You are on page 1of 6

NJOHURI TE PERGJITHSHME MBI

KRIMINALISTIKEN - DETYRA, OBJEKTI


DHE METODAT E KRIMINALISTIKES

Kriminalistika, sikurse edhe disiplinat e tjera penale, ka per detyre mbrojtjen e


shoqerise nga kriminaliteti. Kontributi i kriminalistikes ne kete drejtim konsiston
ne: zbulimin, sqarimin dhe te provuarit e veprave penale; zbulimin dhe identifi-
kimin e kryesve te veprave penale; parandalimin e kriminalitetit. Duke analizuar
rastet e caktuara, kriminalistika praktike ka per detyre qe te verifikojne vlefsh-
merine e mbeshtetjeve te caktuara teorike, te metodave taktike dhe te mjeteve
teknike, duke i ofruar ne kete menyre materialin e duhur empirik shkences se
kriminalistikes. Kriminalistika, ne lufte kunder kriminalitetit, perpunon metoda
e mjete shkencore per zbulimin, hetimin, gjykimin dhe parandalimin e veprave
penale.
Kriminalistika heton tere veprimtarine represive dhe preventive, e cila ka
per qellim luftimin e kriminalitetit. Kriminalistika preventive persos metodat e
mjeteve ekzistuese dhe gjen ato te reja te parandalimit kriminalistik. Kriminal-
istika represive eshte e lidhur me se ngushti me shkencen e procedures penale.
Ajo studion veprimtarine e te gjithe pjesemarresve ne proceduren penale dhe ne
te gjitha fazat e saja.
Cmuarja e drejte e rezultatit te hetimit behet ne menyre profesionale vetem
nese perdoren mjetet dhe metodat kriminalistike. Permba- jtjen e aplikimit
praktik te kriminalistikes e plotesojne metodat e ndryshme. Ato kane lindur
pjeserisht ne kuader te shkences dhe praktikes kriminalistike, kurse pjeserisht
prejardhjen e kane nga disiplinat e tjera shkencore. Duhet theksuar se, kur eshte
fjala per metodat e marra nga fushat e tjera, ato fitojne karakter teresisht te
ndryshem ne praktiken kriminalistike.
Keto metoda behen kriminalistike edhe per shkak te specifikave te objektit te
trajtuar. Ato aplikohen ne kushte te zbatimit te detyrave kriminalistike, te cilat
imponojne pershtatjen dhe modifikimin e tyre. Metodat e mjetet qe studion dhe
perpunon shkenca e kriminalistikes per te nxjer- re informacionin e duhur per
mekanizmin dhe menyren e kryerjes se veprave penale, grupohen ne tri pjese
homogjene, te nderlidhura dhe te pandara: metodat
taktike (taktika kriminalistike), rekomandimet metodike (metodika kriminalis-
tike ose metodika e hetimit te llojeve te ndryshme te veprave penale) dhe metodat
e mjetet teknike (teknika kriminalistike). Se kendejmi, ne lufte kunder krimi-
nalitetit, se bashku me shkencat e tjera juridike, nje rol aktiv ka luajtur dhe luan
shkenca e kriminalistikes si shkence juridike. Ajo eshte ndare edhe ne kater pjese:
Teoria e pergjithshme e kriminalistikes; Teknika kriminalistike; Taktika krimi-
1
nalistike dhe Metodika kriminalistike. Kurse pak me i gjere, por i afert me kete
ndarje, eshte sistemi i ndarjes: Hyrje ne kriminalistike; Teknika kriminalistike;
Taktika kriminalistike dhe Metodika e hulumtimit (zbulimit) te krimeve. Duke u
mbeshtetur ne tendencat bashkekohore te zhvillimit te sistemit te kriminalistikes,
sipas disa autorevel, ajo perfshin:

• teorine e pergjithshme mbi kriminalistiken, perfshire ketu ceshtjet e


hyrjes, te metodologjise dhe karakteristikat ne pergjithesi;
• tekniken kriminalistike (kuptimi dhe rendesia);
• tekniken kriminalistike per zbulimin, fiksimin, sigurimin dhe kerkimin
e provave etj.;
• shkenca mbi gjurmimin (traseologjia);
• ekspertimet kriminalistike;
• taktiken kriminalistike;
• metodiken e zbulimit (hetimit) te krimeve te caktuara;
• profilaktiken kriminalistike.

Ne metodiken kriminalistike perfshihen edhe masat qe merren nga policia,


prokurori, gjykata dhe institucionet e ekspertimit kriminalistik per parandalimin e
veprave penale (profilaksia kriminalistike). Taktika, metodika dhe teknika krimi-
nalistike ndihmojne per tCi hetuar e gjykuar ne menyre te plote, te
gjithanshme dhe te shpejte rrethanat e vepres penale, per te kerkuar fajtorin dhe
provat qe jane ne lidhje me vepren e kryer penale.
Ne kuptimin me te gjere, detyrat e kriminalistikes jane marrja e masave pre-
ventive dhe represive me qellim te parandalimit dhe te luftimit te kriminalitetit.
Kur eshte fjala per luftimin e kriminalitetit, detyra e kriminalistikes eshte qe ajo,
me metoda dhe mjete perkatese, tCi vertetoje dhe provoje faktet, gje qe
eshte identike me vertetimin e se vertetes ne proceduren penale. Detyrat
kryesore te kriminalistikes ne luften kunder kriminalitetit jane:

• gjetja e metodave me efektive dhe pershtatja e metodave ekzistuese per


zbulimin e veprave penale dhe kryesve te tyre, si dhe persosja, pershtat-
ja e shfrytezimi i metodave te shkencave te tjera per kete qellim;
• zbulimi, mbledhja dhe sigurimi i provave mbi vepren e kryer penale si
dhe mbi fajin e personit te caktuar;
• gjetja, persosja dhe shfrytezimi i metodave me bashkekohore me rastin
e marrjes se masave taktike-kriminalistike dhe teknike-kriminalistike

2
dhe te veprimeve qe kane karakter hetimor;
• mbledhja, evidencimi dhe studimi i menyres se kryerjes se veprave pe- nale, aplikimit te
mjeteve dhe metodave nga ana e kryesve te veprave penale ose veprimet me te cilat e fshehin
ato;
• planifikimi dhe marrja e masave dhe veprimeve operative-taktike dhe operative teknike me
qellim te kapjes se kryesve qe jane ne arrati pas kryerjes se vepres penale;
• studimi i psikologjise se deklarimit te personit ne proceduren parapenale si dhe te
pjesemarresve te procedures (deshmitarit, te pandehurit), duke perfillur rregullat dhe parimet e
taktikes dhe teknikes kriminalistike;
• studimi dhe percaktimi i metodave dhe i mjeteve qe mund te aplikohen ne luftimin e
kriminalitetit;
• unifikimi i logjikes se te provuarit dhe te te gjykuarit te vepres penale qysh nga te mesuarit
per vepren e kryer penale deri ne marrjen e ven- dimit gjyqesor;
• studimi i menyrave dhe metodave per arritjen deri te njohurite fillestare (indicjet-bazat e
dyshimit) se eshte duke u pergatitur kryerja e vepres penale, me qellim te parandalimit te tyre.

2. VENDI I KRIMINALISTIKES NE SISTEMIN E SHKENCAVE


JURIDIKE PENALE

Per ta kuptuar rendesine e kriminalistikes peshe te vecante ka percaktimi i vendit dhe rolit te kesaj
disipline shkencore ne sistemin e shkencave penale juri- dike. Kriminalistika, ne krahasim me shkencat
e tjera juridike, lidhet drejtperdrejt me progresin tekniko-shkencor, me shkencat teknike, natyrore e
shoqerore dhe perpunon e krijon, ne baze te arritjeve aplikative te ketyre shkencave, metoda e mjete
teknike, taktike e metodike, te cilat ndihmojne per zbulimin, hetimin, gjy- kimin dhe parandalimin e
veprave penale.

Bazen ligjore te kriminalistikes e per- bejne kodi penal dhe ai procedural penal. Per dallim nga
kriminalistika praktike, e cila eshte e drejtuar ne analizimin e strukturave te proceseve dhe objekteve
vec e vec, shkenca e kriminalistikes merret me studimin e ligjshmerive objektive te lidhura me
dukurine, ndricimin dhe parandalimin e kriminalitetit ne pergjithesi. Duke aplikuar metoda universale
filozofike, te pergjithshme shkencore, speciale ose te vecanta ne materialin empirik, shkenca e
kriminalistikes gjen, zhvillon dhe perfeksionon parimet me adekuate teknike dhe taktike, metoda dhe
mjete per zgjidhjen e detyrave shkencore e praktike kriminalistike dhe ofron propozime konkrete per
perparimin e praktikes operative dhe hetimore. Midis se drejtes pe- nale, procedures penale dhe
kriminalistikes ka nje lidhje organike. Kjo lidhje bu- ron nga fakti se zbulimi, hetimi, gjykimi dhe
parandalimi i veprave penale eshte nje veprimtari komplekse dhe e nderlikuar, ku gershetohen probleme
penale, pro- cedurale dhe kriminalistike. Shkencat tjera duke ruajtur pavaresine e tyre relative, plotesojne
njera-tjetren. Shpeshhere hasen qendrime ne literaturen procesuale,
ndonjehere edhe ne literaturen kriminalistike, sipas te cilave kriminalistika eshte shkence ndihmese, me
funksion te sherbimit shkences se te drejtes procedurale penale.
Kriminalistika eshte sistem unik i studimit shkencor, ne te cilin ndahen qarte veshtrimet teorike, objekti
3
dhe metoda e hulumtimit. Ndermjet shkencave te pavarura nuk mund te kete raporte nenshtruese.
Shkenca mund te jete ndihmese vetem ne raport me praktiken e cila shfrytezon njohurite e saj . Fusha e
interesimit shkencor e kriminalistikes eshte me e gjere se ajo e procedures penale. Studimi i
gjithanshem i kriminalistikes nenkupton gjurmimin edhe te atyre permbajtjeve qe gjenden jashte ketij
segmenti te sistemit juridik.
Duke e percaktuar permbajtjen e inkriminimeve te caktuara dhe kushtet per aplikimin e tyre, e
drejta penale synon zgjidhjen e ceshtjes penale ne suazat e sistemit juridik te nje vendi. Mirepo, per ta
aplikuar normen konkrete te se drejtes penale, eshte e domosdoshme qe te vertetohen saktesisht faktet e
nje ngjarjeje penale. Veshtrimi i materialit perkates faktik nen normen abstrakte te se drejtes penale
eshte i mundur fale funksionit gnoseologjik te kriminalistikes.
Me ndermjetesimin e saj ndertohet baza faktike, nga e cila, gjate procedures penale, ngritet (lind)
cilesia e vepres se caktuar penale, e cila e merr kualifikimin e vet juridik ne aktgjykimin e formes se
prere. E drejta e procedures penale eshte dege e drejte- sise e cila rregullon veprimtarine e gjykates dhe
te subjekteve te tjera procesuale dhe proceduren ne te cilen vertetohet se a i pergjigjet ngjarja
konkrete cilesise se vepres se caktuar penale.
Duke rregulluar formen juridike te veprimeve te caktuara procedurale, menyren e zbatimit te tyre ia
le kryesisht kriminalistikes. Keshtu, p.sh., permbajtjen reale te keqyrjes se vendit te ngjarjes, pyetjen e
desh- mitarit dhe te te pandehurit dhe te disa veprimeve te tjera hetimore, i siguron kriminalistika.
Rendesi te vecante ka aspekti qe i perket teorise se provave ne raportin ndermjet kriminalistikes dhe te
drejtes procedurale penale. Kjo fushe eshte pjese kufitare e ketyre dy disiplinave, ne te cilen jane
nderlidhjet e pandara te interesave te tyre shkencore. Shkenca e se drejtes procedurale penale nuk eshte
ne gjendje qe vete t'u pergjigjet ketyre detyrave te nderlikuara dhe per zgjid- hjen e tyre nevojitet
lidhja e ngushte me kriminalistiken. Kriminalistika duhet te jete e pranishme ne proceduren penale
qysh nga fillimi i saj deri ne perfundim.

Ajo eshte pjese e domosdoshme e cdo mendimi juridik mbi ceshtjen penale. Kjo shkence e ka
funksionin e zbardhjes se krimit, mbledhjes se provave, ekzaminimit te gjurmeve materiale dhe
shfrytezimit te mjeteve bashkekohore ne luftimin e krimit2. Kriminalistika ka lidhje edhe me
kriminologjine, me mjekesine lig-
jore, me psikiatrine ligjore dhe me kimine ligjore. Kriminalistika ka lidhje edhe
me proceduren civile, kur eshte fjala per ekzaminimin e dokumenteve te falsifi- kuara, objekte
shqyrtimi ne procesin gjyqesor civil. Interesat e kriminalistikes dhe te kriminologjise gershetohen ne
sferen e fenomenologjise (kriminalistika regjistron te dhena te shumta lidhur me menyren e kryerjes se
veprave te cak- tuara penale, te cilat jane te dobishme per analiza kriminologjike dhe njohuri te
pergjithshme te kriminalitetit) dhe etiologjise. Analiza kriminologjike lidhur me gjendjen e
rrezikueshmerise nga format e ndryshme te kriminalitetit eshte njeri nga konceptet e pergjithshme te
veprimtarise preventive por, edhe baze per marrjen e masave te kontrollimit kriminalistik. Se fundi,
duhet theksuar se raporti ndermjet kriminalistikes dhe psikologjise gjyqesore lidh perberje te ndryshme
psikologjike, duke i ofruar kriminalistikes njohuri te dobishme per psikologjine e personalitetit te
kryesit te vepres penale (psikologjia kriminale). Pastaj, ofron njohuri per psikologjine e personaliteteve
te pjesemarresve te tjere ne proce- duren penale dhe parapenale si dhe ne proceset psikologjike qe
percjellin form- imin dhe dhenien e deklarates (psikologjia e deklarimit).

4
Kriminalistika i siguron psikologjise gjyqesore materiale te duhura empirike, qe mundeson
verifikimin e rregullsise se hipotezave te shumta psikologjike.
"Zbatimi i kriminalistikes si shkence eshte i lidhur ngushte me planifikimin e procedures
paraprake penale dhe penale si metode te saj te pergjithshme. Pa planifikim eshte e pamundur te
zbulosh, te hetosh dhe te shpjegosh ne menyre objektive, te gjithanshme dhe te plote vepren penale
dhe fajesine e kryesit, sepse ne kete rast procedura paraprake penale dhe penale zhvillohet si proces
spontan me pjesemarrje te madhe te rastesise. Me kete rast ato do te mbesin te mangeta e ne esence te
pakryeralO. Planifikimi i hetimit dhe gjykimit te veprave penale eshte metode organizimi, me anen e se
ciles hetuesi dhe gjykata i japin hetimit dhe gjykimit ne teresi dhe veprimeve hetimore e gjyqesore ne
vecanti nje drejtim te caktuar, bejne lidhjen midis tyre dhe i kryejne ne kohe ato, duke ndjekur si qellim
qe te zbulohet e verteta ne ceshtjen penale.
Metoda e organizimit dhe planifikimit te hetimit te veprave penale nuk do te kishte asnje vlere, ne
qofte se nuk merret parasysh realizimi ne praktike i unitetit te domosdoshem qe duhet te ekzistoje
ndermjet planit dhe zbatimit te tij. Duke trajtuar ceshtjen e planifikimit te hetimit te veprave penale,
Drejtimi dhe organizimi i punes ne planifikimin e hetimit te veprave penale nuk mund te kuptohen te
shkeputura nga puna mendore qe kryen hetuesi si subjekt i veprimtarise procedurale. Vepra penale
eshte nje ngjarje e kaluar, e cila njihet kryesisht ne rruge te terthorte, logjike. Kjo ngjet per arsye se
hetuesi nuk e ka vezhguar drejtperdrejt vete ngjarjen. Ngjarja, e cila i perket se kaluares, perben
vetem nje pjese te objektit te te provuarit. Ne kete objekt perfshihen edhe fakte te tjera, te cilat
perceptohen drejtpersedrejti nga hetuesi: pasojat e vepres penale, shenjat qe le personi ne kryerjen e
vepres penale, mjetet qe jane perdorur per kryerjen e saj, rrethanat qe kane te bejne me personalitetin
e subjektit te vepres penale etj.
Duhet theksuar se drejtimi dhe organizimi i pu- nes jane faktore te rendesishem, por nuk mjaftojne
per nje planifikim shkencor te hetimit. Faktori tjeter, i pandare nga drejtimi dhe organizimi, eshte
zbatimi i metodave logjike, qe perbejne shtyllen tjeter kryesore te planifikimit dhe te heti- mit te
veprave penale.
Mungesa e planifikimit, e organizimit shkencor te punes behet shkak per t’i zhvilluar hetimet ne
menyre spontane, gje qe sjell me vete edhe rrezikun e njean- shmerise, te paragjykimit te ceshtjes, te
kapjes pas nje versioni qe duket i drejte dhe te lenies pas dore per te ngritur dhe verifikuar versionet
e tjera. Tere vep- rimtaria e punetoreve te policise dhe e hetuesit duhet zhvilluar sipas planit te
perpiluar ne hetimin e vepres penale.
Aplikimi i kriminalistikes si shkence eshte i pandare nga planifikimi i procedures parapenale dhe penale
si metode e pergjith- shme ne hetimin e veprave penale. Cilesia e kriminalistikes qendron ne faktin qe
rregullat e pergjithshme te taktikes dhe teknikes kriminalistike mund te aplikohen vetem ne rrethanat
dhe situatat reale te rasteve konkrete. Roli i organizimit dhe i planifikimit ne zbulimin, hetimin dhe
parandalimin e veprave penale shprehet ne disa drejtime kryesore: ai e disiplinon hetuesin ta respektoje
ligjshmerine dhe, mbi bazen e ketij parimi themelor, te zhvilloje hetime te plota te gjithanshme; ai
ndihmon per hetime te shpejta; planifikimi i hetimit ndihmon per ta zhvilluar me efekt luften
parandaluese kunder kriminalitetit.

5
6

You might also like