You are on page 1of 26

Penologjia

Prof. Dr. Veton Vula

1
Sanksionet penale si masa të reagimit të shtetit ndaj krimit

• Vërehet se për një periudhë të gjatë kohore, si mjete dhe


metoda të vetme të luftës kundër kriminalitetit, kanë
dominuar dënimet fizike dhe trupore, torturat fizike dhe
psikike si dhe dënimet me vdekje.

• Më vonë fillojnë të aplikohen edhe dënime të tjera si :


dënimet në të holla, dënimet në konfiskim të pasurisë
dënimet me privim të lirisë ose me burgim.

• Nën ndikimin e mësimeve dhe ideve të lëvizjeve dhe


shkollave të ndryshme , si metoda dhe mjete për pengimin e
kriminalitetit , përveç dënimeve , më vonë parashikohen
edhe sanksione të tjera , si dënimet plotësuese , masat
mbrojtëse, masat edukative ndaj të miturve, masa të
zëvendësimit të dënimeve si dënime plotësuese, dënime
alternative dhe masa e mjete tjera të parandalimit të
kriminalitetit. 2
• Sanksionet penale janë masa të karakterit shtrëngues të cilat i
shqipton gjykata kompetente në procedurë të paraparë ligjore
ndaj kryesit të veprës penale.

• Sanksionet penale gjithmonë që më parë janë të parapara me ligj


dhe përherë nënkuptojnë shtrëngimin ndaj kryesit të veprës
penale i cili përherë pëson duke iu marrë ndonjë e drejtë ose e
mirë ose i kufizohen disa të drejta dhe të mira të tjera.

• Paraparja dhe aplikimi i të gjitha sanksioneve penale në një shtet


sipas dispozitave pozitive penale quhet sistem i sanksioneve
penale.

• Në penologjinë bashkëkohore dhe në të drejtën penale


sanksionet penale karakterizohen me zhvillimin dhe forcimin e
një raporti të ri të shoqërisë ndaj delikuentit gjegjësisht të
dënuarit .

• Kjo ka të bëjë me synimin që i dënuari të riedukohet dhe të


kthehet sa më shpejt në shoqëri si qytetar korrekt. 3
• Pa marrë parasysh dallimet terminologjike në emërtimin e sanksioneve penale sipas
kodeve penale të shteteve të ndryshme ato mund të ndahen në :
• 1. Dënime;

• 2. Masa të ndryshme të zëvendësimit të dënimeve ose dënime alternative

• 3. Dënime plotësuese – dënimet plotësuese si sanksione të veçanta penale që


aplikohen ndaj delinkuentëve të rrezikshëm, nga shprehitë ose ndaj delikuentëve
profesional;

• 4. Masat e trajtimit të detyrueshëm të personave me çrregullime mendore ;

• 5. Masa edukative korrektuese si sanksione të veçanta penale ndaj delikuentve të


mitur.

• Sanksionet penale në sistemin bashkëkohore të ndëshkimit kanë karakter dualist.

• Kjo do të thatë se ndaj kryesve të veprave penale mund të shqiptohen dhe


ekzekutohen dënimet dhe zëvendësimet e tyre p.sh dënimi me kusht dhe vërejtja
gjyqësore ose sanksionet tjera të tipit mbrojtës të cilat kanë karakter preventiv 4
• Sanksionet penale sipas legjislacionit të ri penal të Kosovës

• Kodi penal Kosovës ka paraparë disa risi , kësisoj ai parasheh dënime të reja që nuk
ekzistonin më parë ose emërtoheshin ndryshe . Në këtë drejtim veçohen dënimet
alternative dhe dënimet plotësuese. Gjithashtu sanksionet për të mitur janë të
rregulluara me ligj të veçantë.

• Sipas Kodit penal, në sanksione penale numërohen :

• Dënimet kryesore ; Dënimet alternative ; Dënime plotësuese ; Vërejtja e gjykatës.

• Ndërkaq në kuadër të masave të trajtimit të detyrueshëm , ky kod numëron :

• Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryesit e veprës penale me paaftësi mendore;

• Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryesit e veprës penale me aftësi të zvogëluar


mendore ;

• Trajtimi i detyrueshëm përmes rehabilitimit të kryerësve të veprave penale të varur


5
nga droga dhe alkooli.
Qëllimet e dënimeve me këtë Kod janë :

• Të parandalojë kryerësin nga kryerja e veprës


penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e
tij
• Të përmbajë persona të tjerë nga kryerja e veprës
penale .
Në Kod janë përcaktuar edhe llojet e dënimeve dhe
atë:
• Dënimet kryesore ;
• Dënimet alternative ; dhe
• Dënimet plotësuese . 6
• Dënimet kryesore
Sipas Kodit penal të Kosovës janë përcaktuar këto dënime
kryesore :
• Dënimi me burgim afatgjatë
• Dënimi me burgim afatgjatë – nuk mund të shqiptohet si
dënim kryesor i vetëm për një vepër penale të veçantë, ky
dënim çdo herë parashikohet në mënyrë alternative me
dënimin me burgim. Minimumi i tij është 21 vjet dhe
maksimumi 40 vjet.
• Dënimi me burgim
• Dënimi me burgim – është dënim kryesor . Minimumi i tij
është 15 ditë dhe maksimumi 20 vjet.
• Dënimi me gjobë
• Dënimi me gjobë – është dënim kryesor , por ky dënim
mund të shqiptohet edhe si dënim plotësues . Minimumi i tij
është 50€ dhe maksimumi është 25.000€ respektivisht për
vepra penale me përfitime materiale 500.000€. Afati i
pagimit minimum 15 ditë maksimum 3 muaj. 7
Zëvendësimi i dënimit ( me burgim ose me gjobë ) me urdhrin për punë në
dobi të përgjithshëm

• Në rast kur shqiptohet Urdhëri për punë në dobi të përgjithshme , gjykata e


urdhëron personin e dënuar të kryej punë në dobi të përgjithshme pa
pagesë ( në interes të organit shtetërorë , institucionit publik ose humanitar
) për një periudhë të caktuar kohe prej 30-240 orë pune.

• Puna në dobi të përgjithshme duhet të kryhet brenda kohës së caktuar nga


gjykata, për çka kjo kohë nuk mund të zgjat më tepër se një vit.

Dënimet alternative
• Kodi penal i Kosovës në kuadër të dënimeve alternative numëron :
• Dënimin me kusht;
• Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues;
• Dënimi me kusht me urdhër nga shërbimi sprovues ;
• Dënimi me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme dhe
• Gjysëm lirinë. 8
Dënimi me kusht

• Është dënim alternativ të cilin e shqipton gjykata në


procedurë gjyqësore kryerësit të veprës penale për të cilin
është paraparë dënimi me burgim deri ne 5 vite ose
paraparë dënimi me gjobë dhe:

• në të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim (me burgim ose


me gjobë) të mos ekzekutohet , nëse personi i dënuar për
kohën të cilën e cakton gjykata ( cila nuk mund të jetë më
e shkurtër se 1 vit e as më e gjatë se 5 vite – afati i
verifikimit ) nuk kryen vepër tjetër penale.

9
Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm
rehabilitues

• Gjykata mund të shqiptoj dënimin me kusht me urdhër


për trajtim të detyrueshëm rehabilitues ne rastet kur
personi ka kryer vepër penale për herë të parë, personi
veprën penale e ka kryer si rezultat i varshmërisë së
alkoolit, drogës ose mjeteve tjera dehëse, gjykata
vërteton se faktori kryesor që ka kushtëzuar kryerjen e
veprës penale është alkooli ose droga.

• Urdhëri për trajtim të detyrueshëm rehabilitues


nënkupton jetësimin e një programi të posaçëm të
trajtimit mjekësor me të cilin personi do të shërohet nga
varësia e alkoolit ose drogës.

• Kohë zgjatja e këtij dënimi nuk mund të jetë me e shkurt


se 6 muaj dhe ma e gjatë se 3 vjet . 10
Dënimi me kusht me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi
sprovues
• Është dënim alternativ të cilin e shqipton gjykata në rastet
kur konsideron se integrimi i të dënuarit në shoqëri arrihet
më mirë përmes mbikëqyrjes nga ana e Shërbimit sprovues
dhe pas shqyrtimit të dosjes së Shërbimit sprovues.

• Me rastin shqiptimit të dënimit me kusht me urdhër për


mbikëqyrje nga Shërbimi sprovues , gjykata merr parasysh :
moshën e kryerësit të veprës penale, gjendjen shëndetësore
dhe mendore të kryerësit të veprës penale , mënyrën e
jetesës , nevojat në lidhje me familjen etj.

• Nëse i dënuari nuk i përmbahet urdhërit për mbikëqyrje nga


shërbimi sprovues , gjykata mund ta zëvendësoj detyrimin e
mëparshëm me një tjetër , ta shtyjë kohëzgjatjen e
ekzekutimit ose ta revokojë dënimin me kusht. 11
Dënimi me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme

• Është dënim alternativ të cilën e shqipton gjykata me pëlqimin


e personit të dënuar e pas shqyrtimit të raportit të shërbimit
sprovues e i cili konsiston në kryerjen e punës në dobi të
përgjithshme pa pagesë për një periudhë të caktuar prej 30
deri në 240 orë pune.

• Shërbimi sprovues vendos për : llojin e punës në dobi të


përgjithshme që duhet të kryhet nga personi i dënuar etj ,
ditët e javës gjatë të cilave kryhet puna në dobi t përgjithshme
, mbikëqyrjen e kryerjes së punës në dobi të përgjithshme .

12
Gjysëm liria

• Gjysëmliria është dënim alternativ të cilin e shqipton


gjykata kryerësit të veprës penale e i cili konsiston në
faktin se personit të cilit i shqiptohet dënimi me burgim
deri në një vit, e i cili konsiston në ekzekutimin e këtij
dënimi me gjysëm liri.

• Kjo për shkak të detyrimeve të personit të dënuar lidhur


me punën, arsimimin, kualifikimin ose aftësimin
profesional, përgjegjësit esenciale familjare apo për
nevojën për trajtim ose rehabilitim mjekësor.

13
Dënimet plotësuese

• Dënimet plotësuese janë sanksione penale të cilat i shqipton


gjykata kryerësve të veprave penale krahas dënimit kryesor ose
dënimit alternativ me qëllim të mënjanimit të kushteve dhe
rrethanave të cilat mund të ndikojnë që kryerësi në të ardhmen
të kryejë vepra penale, e që kanë për efekt kufizimin e disa të
drejtave të caktuara kryerësit të veprës penale, parandalimin e
kriminalitetit dhe edukimin , riedukimin , socializmin dhe
riintegrimin e personave të dënuar.

• Kodi penal i Kosovës parasheh këto dënime plotësuese:

• Gjoba; heqja e të drejtës për tu zgjedhur; ndalimi i ushtrimit të


profesionit në administratën publike ose në shërbimin publik;
ndalimin e ushtrimit të profesionit, aktiviteteve ose detyrës;
ndalimin për të drejtuar automjetin; marrja e lejes së vozitjes ;
marrja e sendit; urdhëri për publikimin e aktgjykimit dhe dëbimi i
të huajit nga territori i Kosovës.
14
Gjoba
• Në kodin penal të Kosovës , dënimi me gjobë është
përcaktuar si dënim kryesor por edhe si dënim plotësues. Si
dënim plotësues bashkë me dënimin kryesor ose alternativ
ose si dënim alternativ me dënimin kryesor.

Heqja e drejtës për tu zgjedhur

• Heqja e drejtës për tu zgjedhur është dënim plotësues të


cilin e shqipton gjykata kryerësit i cili kryen veprën penale
me qëllim që për tu zgjedhur në organin e caktuar të
bashkësisë shoqërore – politike.

• Ky dënim plotësues shqiptohet krahas dënimit me burgim


dhe kohëzgjatja e tij është prej 1-3 vjet.
• Ekzekutimi i këtij dënimi plotësues fillon pasi i dënuari të
ketë mbajtur dënimin me burgim.
15
Ndalimi i ushtrimit të profesionit në administratën publike ose në
shërbimin publik

• Ndalimi i ushtrimit të profesionit në administratën publike ose


në shërbimin publik është dënim plotësues të cilin e shqipton
gjykata në çdo rast (në mënyrë të detyrueshme) kryerësit i cili
duke keqpërdorur ushtrimin e funksionit në administratë publike
ose në shërbimin publik kryen vepër penale për të cilën i është
shqiptuar dënimi me burgim jo më pak se 10 vjet.

Ndalimi i ushtrimit të profesionit , aktiviteteve ose detyrës

• Është dënim plotësues të cilin e shqipton gjykata kryerësve të


veprës penale me tv cilin ja ndalon ushtrimin e profesionit të
caktuar , veprimtarinë e pavarur etj , kur kryerësi e ka
keqpërdorë pozitën e tij , veprimtarin apo detyrën e tij me qëllim
të kryerjes së veprës penale dhe gjykata është e bindur dhe me
arsye mund të priste se ushtrimi i profesionit , veprimtarisë apo
detyrës së tillë nga kryerësi mund të keqpërdoret për të
përsëritur kryerjen e veprës penale. 16
Ndalimi për të drejtuar automjetin

• Është dënim plotësues të cilin e shqipton gjykata


kryerësit të veprës penale i cili ka rrezikuar
sigurinë e trafikut publik e i cili konsiston në
ndalimin e drejtimit të automjetit të llojit apo të
kategorisë së caktuar kryerësit të veprës penale.

• Kohëzgjatja e këtij dënimi plotësues nuk mund të


jetë me e shkurtë se 1 vit e as më e gjatë se 5 vite.
17
Marrja e lejes së vozitjes
• Është dënim plotësues të cilin e shqipton gjykata kryerësit
të veprës penale i cili ka rrezikuar sigurinë e trafikut publik ,
për cka ka shkaktuar plagosjen e rëndë trupore ose vdekjen
e personit dhe nëse gjykata krijon bindjen se pjesëmarrja e
mëtejme e kryerësit në trafikun publik

• është e rrezikshme për sigurinë e trafikut publik për shkak


të paaftësisë së tij për drejtimin e sigurt të automjetit e që
ka për efekt marrjen e lejes së vozitjes për llojin apo
kategorinë e caktuar të automjetit dhe ndalimin e marrjes
së lejes së re gjatë periudhës prej 1deri 5 vjet .

• Marrja e lejes së ngasjes mund të shqiptohet bashkë me
dënimin kryesor , dënimin alternativ, vërejtjen gjyqësore
ose lirimin nga dënimi.
18
Marrja e sendit

• Është dënim plotësues e karakterit pasuror të cilin e


shqipton gjykata kryerësit të veprës penale , me të cilin
kryerësit bashkë me dënimin kryesor ose me dënimin
alternativ ose me vërejtjen e gjykatës ose me lirimin nga
dënimi i merren sendet të cilat janë përdorur apo janë
dedikuar për kryerjen e veprës penale q që janë pronë e
kryerësit të veprës penale.

Urdhëri për publikimin e aktgjykimit

• Është dënim plotësues të cilin e shqipton gjykata të dënuarit


kur e çmon se publikimi i aktgjykimit është në interes të
përgjithshëm të të dënuarit ose personave tjerë e i cili
konsiston në publikimin e tërësishëm ose të pjesërishëm të
aktgjykimit në gazet , në radio ose në televizion me
shpenzime të të dënuarit. 19
Dëbimi i të huajve nga territori i Kosovës

• Dëbimi i të huajve nga territori i Kosovës është


dënim plotësues që u shqiptohet kryerësve të huaj
të veprës penale në kohëzgjatje prej 1 viti deri në 10
vite.
Vërejtja e gjykatës

• Vërejtja e gjykatës është sanksion penal të cilin e


shqipton gjykata kryerësit të veprës penale për të
cilin është parashikuar dënimi me burgim deri në
një vit ose dënimi me gjobë, ose kur vepra është
krye në rrethana lehtësuese etj. 20
Masat e trajtimit të detyrueshëm
• Masat e trajtimit të detyrueshëm janë sanksione të
veçanta që u shqiptohen kryerësve të veprave penale të
cilët në momentin e kryerjes kanë pasur crregullime
mendore ose kanë qenë të varur nga droga dhe alkooli.

• Masat e trajtimit të detyrueshëm janë dy lloje:

• Masat të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik (rregullorja i


parasheh Trajtimin e detyrueshëm psikiatrik me ndalim
dhe Trajtimin e detyrueshëm psikiatrik ne liri ) ; dhe

• Masa të trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm të


personave të varur nga droga dhe alkooli . 21
Trajtimin e detyrueshëm psikiatrik me ndalim

• Shqiptohet ndaj kryerësit që ka kryer vepër penale për të


cilin është paraparë dënimi me burgim prej së paku 3 vjet.

• Po ashtu si kusht apo arsye për shqiptimin e kësaj mase
është fakti se kryerësi në momentin e kryerjes së veprës
penale ka qen në gjendje të paaftësisë mendore ose në
gjendje të aftësisë të zvogëluar mendore.

Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri


• Shqiptimi dhe ekzekutimi i kësaj mase bëhet edhe për
arsye të vet personit që ka kryer vepra penale dhe
shmangies së rrezikut nga veprimet e tij. 22
Masat e trajtimit të rehabilitimit të detyrueshëm për
kryerësit e varur nga droga dhe alkooli
• Kjo masë shqiptohet ndaj kryerësve të veprave penale që
janë të varur nga droga dhe alkooli.
• Rëndom veprat e kryera penale të këtyre kryerësve janë
rezultat i ndikimit të substancave narkotike dhe pijeve
alkoolike.
• Sanksionet penale sipas Ligjit penal për të mitur i Kosovës
• Sipas ligjit penal për të mitur të Kosovës janë paraparë
këto lloje të sanksioneve penale ndaj të miturve :
• 1. Masat e diversitetit ;
• 2. Masat edukative ;
• 3. dënimet ;
• 4. Dënimet plotësuese ;
• 5. Masat e trajtimit të detyrueshëm . 23
Masat e diversitetit
• Janë masa të reja të cilat për herë të parë parashihen si masa
ndaj të miturve dhe kanë për qëllim ndalimin e zhvillimit të
procedurës penale ndaj kryerësve të mitur, të ndikoj në
rehabilitimin pozitiv, në riintegrimin e tyre në komunitet me
qëllim të pengimit të sjelljeve recidiviste.

• Në LPMK janë paraparë këto masa të diversitetit :


• 1. Kërkim falja nga i mituri palës së dëmtuar ;
• 2. Ndërmjetësimi në mes të miturit dhe familjes së tij;
• 3. Kompensimi i dëmit palës së dëmtuar;
• 4. Vijimi me rregull i shkollimit nga i mituri ;
• 5. Pranimi i punësimit apo aftësimit në ndonjë profesion i të
miturit ;
• 6. Kryerja e punëve pa pagesë në dobi të përgjithshme në pajtim
me aftësit e të miturit;
• 7. Edukimi me rregullat e trafikut;
• 8. Këshillimi psikologjik.
24
Masat edukative - Ligji ka paraparë këto masa edukative
1. Masat disiplinore ;
2. Masat e mbikëqyrjes së shtuar dhe
3. Masat institucionale

Masat disiplinore janë :


1. Qortimi gjyqësor dhe
2. Dërgimi i të miturit në qendrën disiplinore .
Dënimet ndaj kryerësve të mitur janë :
1. Gjoba;
2. Urdhri për punë në dobi të përgjithshme dhe
3. Burgimi për të mitur .
25
FUND

26

You might also like