You are on page 1of 3

Kundër aktgjykimit në procedurën penale, ankesë mund të paraqesin personat e

autorizuar brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit.
Ankesa e personit të autorizuar e paraqitur brenda afatit të caktuar e pezullon
ekzekutimin e aktgjykimit.

Ankesa kundër aktgjykimit duhet të përfshij:

 Të dhënat mbi aktgjykimin i cili ankimohet;


 Arsyet për kundërshtimin e aktgjykimit;
 Propozimin për anulim të tërësishëm apo të pjesërishëm të aktgjykimit ose për
ndryshim të tij; dhe
 Nënshkrimin e ankuesit.
Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet, nëse:

 Përbërja e gjykatës nuk ka qenë në pajtim me ligjin ose kur në marrjen e


aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari i cili nuk ka qenë i pranishëm në shqyrtimin
gjyqësor, ose kur me vendim të formës së prerë është përjashtuar nga
gjykimi;
 Në shqyrtim gjyqësor ka marrë pjesë gjyqtari i cili është dashur të
përjashtohet; shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa personat, prania e të cilëve
në shqyrtim gjyqësor kërkohet me ligj, ose kur të akuzuarit apo mbrojtësit,
pavarësisht nga kërkesa e tij, i është mohuar përdorimi i gjuhës së vet në
shqyrtim gjyqësor dhe përcjellja e zbatimit të shqyrtimit gjyqësor në gjuhën e
tij; publiku është përjashtuar nga shqyrtimi gjyqësor në kundërshtim me ligjin;
 Gjykata ka shkelur dispozitat e procedurës penale lidhur me çështjen nëse
ekziston akuza e prokurorit të autorizuar, propozimi i të dëmtuarit ose leja e
organit publik kompetent;
 Aktgjykimin e ka marrë gjykata e cila nuk ka pasur kompetencë lëndore për
gjykimin e çështjes; gjykata me aktgjykim nuk e ka gjykuar plotësisht lëndën e
akuzës; aktgjykimi bazohet në provë të papranueshme;
 I akuzuari i thirrur të deklarohet mbi fajësinë nuk e ka pranuar fajësinë për të
gjitha pikat e akuzës ose ndonjë pikë të saj dhe është marrë në pyetje para
prezentimit të provave;
 Aktgjykimi ka tejkaluar akuzën;
 Me aktgjykim është shkelur dispozita e Kodit Penal; ose
Aktgjykimi nuk është përpiluar në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e
Procedurë Penale.
Shkelje e ligjit penal ekziston kur:

 Vepra për të cilën i akuzuari ndiqet nuk është vepër penale;


 Ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale;
 Ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale, e sidomos nëse ndjekja
penale është parashkruar ose është përjashtuar për shkak të amnistisë apo
faljes, ose më parë është gjykuar me aktgjykim të formës së prerë;
 Lidhur me veprën e gjykuar penale është zbatuar ligji i cili nuk mund të
zbatohet; në marrjen e vendimit për dënim, dënim alternativ, vërejtje
gjyqësore ose në marrjen e vendimit për masën e trajtimit të detyrueshëm për
rehabilitim apo për konfiskim të dobisë pasurore të fituar me vepër penale
gjykata ka tejkaluar kompetencat ligjore; ose janë shkelur dispozitat mbi
llogaritjen e paraburgimit dhe të dënimit të mbajtur.
Aktgjykimi mund të kundërshtohet edhe për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose
jo të plotë të gjendjes faktike. Vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike ekziston kur gjykata
ka vërtetuar gabimisht ndonjë fakt të rëndësishëm apo kur përmbajtja e dokumentit,
procesverbalit mbi provat e shqyrtuara ose të incizimit teknik vënë në pikëpyetje
saktësinë ose bazueshmërinë e vërtetimit të fakteve të rëndësishme. Vërtetimi jo i plotë
i gjendjes faktike ekziston kur gjykata nuk ka vërtetuar ndonjë fakt të rëndësishme.

Reformatio in Peius dhe Beneficium Cohaesionis, parasheh poashtu se në qoftë se


është paraqitur ankesë vetëm në dobi të të akuzuarit, aktgjykimi përsa i përket cilësimit
juridik të veprës dhe sanksionit penal nuk mund të ndryshohet në dëm të tij.

Mjetet e jashtëzakonshme juridike: Pala mund të kërkojë rishikimin e procedurës


penale brenda dy vjetësh nga aktgjykimi i formës së prerë ose aktvendimi i formës së
prerë për pushimin e procedurës penale. Pala i paraqet kërkesën gjykatës themelore e
cila ka nxjerr aktgjykimin e formës së prerë, e cila ia përcjell të gjitha kërkesat e
vlefshme Gjykatës Supreme.

Pala mund të kërkojë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit në çdo kohë gjatë


periudhës së mbajtjes së dënimit, por jo kur kanë mbetur edhe gjashtë (6) muaj deri në
përfundim të dënimit me burgim.

Pala mund të kërkoj Rishikimi i procedurës penale, ku aktvendimi i formës së prerë ose
aktgjykimi i formës së prerë, mund të rishikohet me kërkesën e personave të autorizuar
vetëm në rastet dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod.

Pala mund të kërkoj edhe kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, kundër vendimit
gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka paraprirë
marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të
prerë, në rastet vijuese:

 Në rast të shkeljes së ligjit penal;


 Në rast të shkeljes esenciale të ligjit të procedurës penale, ose në rast të
shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë
ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.

You might also like