You are on page 1of 4

Me prapësim të parashtruar në seancën kryesore; 72.

Për përjashtimin e procesmbajtësit vendos:


 Kryetari i gjykatës;  Gjyqtari i çështjes;  Trupi gjykues;  Këshilli gjyqësor; 73.Vendimet
gjyqësore mund të jenë në formë të:  Aktvendimit;  Konkluzionit;  Përfundimit; 
Prapësimit; 74.Përgjigjia në padi në parim parashtrohet në afatin:  15 ditë;  7 ditë;  5 ditë;
 10 ditë; 75.Nga cili moment fillon të rrjedhë “Litispendenca”? Litispendenca (gjyqvarësia)
fillon të rrjedhë që në momentin në të cilin të paditurit i dorëzohet padia. 76.Përgjigjia në padia
është:  E drejtë diskrecionale e palës së paditur;  Kjo gjë çmohet nga gjykata nga rasti në rast;
 Është detyrim ligjor i të paditurit;  Është tagër e të paditurit dhe paditësit; 77.Përkitazi me
pengim posedimin gjykata vendos me:  Aktvendim;  Aktgjykimin;  Konkluzion; 
Përfundim; 78.Si do të veprojë gjykata nëse padia e paditësit është e paqartë? Në qoftë se gjykata
konstaton, se padia është e pakuptueshme dhe jo e plotë, do t`ia kthejë padinë paditësit dhe do ta
ftojë të njëjtin që në afat prej 3 ditësh t’i eliminojë mangësitë e konstatuara.
79.Bashkëndërgjygjqësia fakultative varet nga:  Paditësi;  I padituri;  Propozuesi; 
Kundërpropozuesi; 80.Nëse në seancën përgaditore vjen vetëm paditësi i cili nuk propozon
dhënien e aktgjykimit për shkak të mungesës edhe për një gjë të tillë janë plotësuar kushtet: 
Seanca do të mbahet përkundër mospranimit së të paditurit;  Shkaktohet ndërprerja e
procedurës;  Bëhet pezullimi i procedurës;  Gjykata ex officio jep aktgjykim për shkak të
mungesës; 81.Revizioni është i palejuar nëse:  E ka paraqitur personi i cili nuk është i
autorizuar për paraqitjen e revizionit;  Revizionin e ka paraqitur personi i cili e ka tërhequr
revizionin;  Nëse personi i cili ka paraqitur revizionin nuk ka interes për paraqitjen e tij; 
Është paraqitur revizioni kundër aktgjykimit kundër të cilit sipas ligjit nuk mund të paraqitet;
8. 8 82.Përkitazi me ankesën kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë mbi masën e
sigurisë vendos gjykata e shkallës së dytë brenda afatit prej 15 ditësh nga dita në të cilën i arrin
përgjigjia në ankesë apo skadimit të afatit për paraqitjen e saj. 83.Kundër vendimit restitutio in
integrum nuk mund të vendoset me:  Aktgjykim;  Aktvendim; 84.Nuk ka zotësi postulative:
 Personat fizik me zotësi të kufizuar;  Njësitë administrative lokale;  Bashkësitë të cilave
gjykata ju ka njohur zotësinë për të qenë palë;  Të gjithë personat me zotësi procedurale e kanë
zotësi postulative; 85.Nuk është e lejuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve në rastet kur: 
Me të cilën kërkohet përjashtimi i të gjithë gjyqtarëve të gjykatës që do të mund të gjykonin në
një kontest të caktuar;  Për kërkesën për të cilën është vendosur njëherë;  Në të cilin nuk
është arsyetuar shkaku në bazë të të cilit kërkohet përjashtimi; 86.Përgjigjia në ankesë i
parashtrohet:  Gjykatës e cila ka marrë aktgjykim;  Gjykatës së shkallës më të lartë e cila
shqyrton ankesën;  Gjykatës së shkallës së dytë përmes gjykatës së shkallës së parë;
87.Përkitazi me propozimin për përsëritjen e procedurës gjykata vendos zakonisht:  Para
seancës për shqyrtim kryesor;  Jashtë seancës për shqyrtim kryesor;  Kjo gjë varet nga
mënyrat e kontestit;  Kjo gjë varet nga vlera e kontestit; 88.Procedura e mbajtjes së të sëmurit
psikik në institucionit shëndetësor duhet të përfundoj brenda afatit:  7 ditë;  5 ditë;  14 ditë;
89.Gjykata jep vendime në formë:  Aktvendimeve;  Aktgjykimeve;  Konkluzioneve;
90.Përkthe këtë fjali në procedurat “Iudex ex officio”? Iudex ex officio – Nuk ka procedim pa
detyrë zyrtare. 91.Përkthe këtë fjali në procedurat “Ne procedat iudex ex officio”? Ne procedat
iudex officio – Sa i përket vënies në veprim e procedurës vlen rregulli se një gjë të tillë e bën
paditësi me padi, e jo gjykata. 92.Provat mund të merren edhe nga:  Gjykata e porositur duke
njoftuar palët ndërgjyqëse;  Gjykata e porositur duke mos njoftuar palët ndërgjyqëse; 
Gjykata e porositur në ligj përjashtohet nga veprimet e tilla;  Gjykata e çështjes vendos për
marrjen e provës; 93.Procedura gjyqësore civile në kuptimin material? Procedura apo procesi në
kuptimin material si material i përbërë nga një seri veprimesh konkrete të subjekteve të
ndryshme, prania e të cilëve është e domosdoshme për mbrojtjen gjyqësore apo për realizimin e
të drejtës subjektive të shkelur. 94.Veçoritë e të drejtës procedurale kontestimore? Në procedurën
kontestimore ekzistojnë tri subjekte kryesore, e të cilat janë: paditësi, i padituri dhe gjykata.
Paditësi, është ai apo ajo i cili parashtron kërkesën pranë gjykatës për t’i dhënë mbrojtje juridike,
kurse ndaj të paditurit kërkohet kjo mbrojtje. Subjekti i tretë është gjykata, e cila duhet të
vendosë, nëse
9. 9 kërkesa për mbrojtje juridike është e themeltë ose e pathemeltë dhe varësisht nga rezultatet e
shqyrtimit me aktgjykim konstaton se a ka vend për dhënien e mbrojtjes juridike apo kërkesa e
paditësit është e pa bazë. Nëse i padituri e ka shkelur një të drejtë të paditësit përmes një veprimi
ose mosveprimi, gjykata e urdhëron të paditurin përmes vendimit të akordojë sjelljen e tij me të
drejtën e paditësit brenda një afati të caktuar në vendim. Rregullat e procedurës civile kanë për
qëllim mbrojtjen e të drejtave subjektive civile. Gjykata duhet të ketë një rol aktiv dhe detyrim
për të siguruar zhvillimin e procesit civil në mënyrë të shpejtë dhe efikase, por pa e dëmtuar
qëllimin kryesor të gjykimit dhe arritjen te e vërteta materiale. 95.Dallimet në mes të procedurës
kontestimore dhe procedurës administrative? Në procedurën kontestimore gjykata vendos për
kontestet që lindin nga raportet personale, familjare, nga raportet e punës dhe ato pasurore –
juridike si dhe nga raportet e tjera juridike – civile kurse në procedurën administrative autoriteti
publik duke ushtruar autorizimet publike që i ka, vendosë për të drejtat suvjektive apo detyrimet
në çështjet e natyrës administrative. 96.Parimi i koncentrimit të procesit gjyqësor? Qëllimi i
përbashkët i të gjitha veprimeve procedurale të kryera nga palët dhe gjykata është vendimi
meritor me të cilin zgjidhet kontesti midis palëve. Në sistemin tonë procedural është pranuar
metoda e radhës diskrecionale por në masë të caktuar e korrigjuar me rregullat e regjimit të
rreptë të zhvillimit të aktivitetit procedural. Shqyrtimi kryesor i çështjes është tërësi unike
procedurale pa marrë parasysh se a mbaron në një apo më shumë seanca. Palët mund të
paraqesin fakte, prova dhe kërkesa gjatë shqyrtimit kryesor. Veprimet e kryera në seancën
paraprake mbeten të vlefshme dhe nuk ka nevojë të përsëriten në seancën pasuese. Përjashtimet
janë të pakta dhe kryesisht të natyrës procedurale. Ato kanë të bëjnë me kufizimet në pikëpamje
kohore për paraqitjen e prapësimit të kompetencës, paraqitjen e kërkesës, për përjashtimin apo
rekuizimin e qytetarit nga gjykimi, për emërimin e paraardhësit juridik të të paditurit etj.
97.Rekuzimi dhe përjashtimi i gjyqtarit? Përjashtimi i gjyqtarit (judex inhabilis): Gjyqtari
profesional dhe ai porotë nuk mund ta ushtrojë detyrën e gjyqtarit konkret:  Nëse është vetë
palë, përfaqësues ligjor apo me prokurë i palës, nëse me palën është bashkëkreditor a
bashkëdebitor ose i obliguar për regresim apo nëse në të njëjtën çështje është dëgjuar si
dëshmitar apo ekspert;  Nëse pala ose përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i saj është kushëri
gjaku në vijën vertikale deri në cilëndo shkallë, kurse në vijën horizontale deri në shkallë të
katërt, apo nëse është bashkëshort, apo gjini e krushqisë deri në shkallën e dytë, pavarësisht nëse
martesa ka pushuar ose jo;  Nëse është kujdestar, adoptues ose i adoptuar i palës, i
përfaqësuesit të saj ligjor ose me prokurë;  Nëse në të njëjtën çështje ka marrë pjesë në dhënien
e vendimit të gjykatës më të ulët, ose të organit tjetër ose në procedurën e ndërmjetësimit; 
Nëse ka vepruar në çështjen në të cilën është bërë ujdia gjyqësore, e me padinë e ngritur kërkohet
anulimi i ujdisë së këtillë;  Nëse është aksionar apo anëtar i shoqërisë tregtare që është palë në
procedurën e inicuar me padi; Rekuizimi i gjyqtarit (judex suspectus): Shkak për rekuizim
konsiderohet çdo rrethanë e cila e sjell në dyshim objektivitetin dhe paanësinë e gjyqtarit në
gjykimin konkret. Si rrethana që mund ta shkaktojnë rekuizimin e gjyqtarit merren gjinia e
gjakut në shkallë më të largët, miqësia apo armiqësia e gjyqtarit me palën, qënia kreditor apo
debitor e tij në raportin materialo – juridik me palën, qenia konkubin apo ushqyes e gjyqtarit në
raport me palën etj. 98.Kompetenca ekskluzive (forum exclusive)? Me dispozitat ligjore për këtë
kompetencë tokësore të posaçme caktohet gjykata e cila ekskluzivisht do të jetë kompetente në
pikëpamje tokësore që ta zgjidhë kontestin konkret. Konteste të tilla janë ato në lidhje me sendet
e paluajtshme, kontestet në lidhje me fluturaket dhe anijet si dhe kontestet që lindin gjatë
procedurës përmbaruese dhe të falimentimit. 100.Ekzistimi dhe përcaktimi i palës? Palët janë
subjekte të procesit kontestimor andaj ato duhet të ekzistojnë dhe të jenë të përcaktuara, sepse në
të kundërtën nuk mund të kemi proces kontestimor. Personi i panjohur apo ai që nuk ekziston
nuk mund ta fitojë cilësinë e palës. Palët janë të detyruara që gjykatës t’ia mundësojnë
identifikimin e plotë të
10. 10 tyre. Përcaktimin e të dy palëve e bën paditësi me padi. Personaliteti i palës përcaktohet
duke u treguar për personin fizik, emri, mbiemri, profesioni dhe vendbanimi. Kur është në pyetje
personi juridik një gjë e tillë bëhet duke u treguar në padi firma apo emri i tij si dhe selia e tij.
101.Përfaqësimi i personit juridik? Personat juridikë kanë si zotësi për të qenë palë ashtu edhe
zotësi procedurale. Personat juridikë marrin pjesë në qarkullimin juridik me anë të personave
fizikë të cilët kryejnë veprime relevante. Personat fizikë që veprojnë në emër të personave
juridikë janë zakonisht organe të tyre, të caktuara me anë të statutit.Këtu mund të përmendim
përfaqësuesin e shoqërive tregtare apo përfaqësuesin e personit juridik tjetër që sipas Kushtetutës
së Kosovës Republiken e Kosovës e përfaqëson Presidenti si brenda dhe jashtë. 102.Numëro
rastet kur merr fund prokura për kryerjen e veprimit konkret? Prokura për kryerjen e veprimit
konkret merr fund:  Posa të kryhet veprimi procedural;  Kur vdes pala apo përfaqësuesi i saj
ligjor, kur mbaron (shuhet) personi juridik, kur e humb zotësinë për të vepruar pala apo
përfaqësuesi ligjor i saj si dhe kur vdes apo e humb zotësinë për të vepruar vetë përfaqësuesi i
palës;  Kur e revokon pala atë, apo kur përfaqësuesi heq dorë nga ajo; 103.Çka emërtohet me
termin procedurë gjyqësore civile? Me termin procedurë gjyqësore civile emërtohen: 1.
Procedura apo procesi në kuptimin material si material i përbërë nga një seri veprimesh konkrete
të subjekteve të ndryshme, prania e të cilëve është e domosdoshme për mbrojtjen gjyqësore apo
për realizimin e të drejtës subjektive të shkelur. 2. Procedura në kuptimin formal si tërësi e
rregullave juridike me të cilat përcaktohet pjesëmarrësit në procesin civil, mandej të drejtat dhe
detyrimet e tyre procedurale, mandej forma dhe afatet për kryerjen e veprimeve procedurale, si
dhe efektet që i prodhojnë në gjykim veprimet e tilla; 104.Procedura kontestimore dhe procedura
penale? Në procedurën kontestimore bëhet shqyrtimi dhe vendoset mbi kërkesëpadinë e natyrës
juridiko – civile kurse objekti i procesit penale është pretendimi i prokurorit publik apo i
paditësit privat se i akuzuari ka kryer një vepër penale. Në procedurën kontestimore kryesore
është parimi i disponibilitetit sipas të cilit palëve u jepet e drejta që me veprimet e tyre të
ndikojnë drejtpërdrejtë në fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e procesit kontestimor, kurse
procedura penale karakterizohet nga parimi i gjykimit hetimor sipas të cilit gjykata ka detyrë që
ex officio t’i vërtetojë të gjitha faktet relevante dhe t’i marrë të gjitha provat e nevojshme, pa
marrë parasysh se çfarë qëndrimi lidhur me to kanë i akuzuari dhe prokurori publik, përkatësisht
paditësi privat. 105.Procedura e zgjedhjes së gjyqtarëve? Gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë i
emëron, riemëron dhe i shkarkon Presidenti i Republikës së Kosovës me propozim e Këshillit
Gjyqësor të Kosovës. Mandate fillestar për gjyqtarët është tre vjeçar. Në raste të riemërimit,
mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionomit, sikurse është përcaktuar me ligj,
përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin. Këta e ushtrojnë funksionin në mënyrën e caktuar
me ligj apo akt për themelimin e gjykatës. 106.Delegimi dhe ordinimi i lëndëve gjyqësore? Në
disa raste delegimi (forum delegatum) paraqitet si masë e domosdoshme që duhet të ndërmarrë
gjykata e lartë. Propozimi për delegim pranohet nga gjykata e lartë nëse është e qartë se me anë
të delegimit do të lehtësohet gjykimi. Në të shumtën e rasteve propozimi për delegim do të
lehtësohet gjykimi. Në të shumtën e rasteve propozimi për delegim pranohet për arsye se në
territorin e gjykatës tjetër ndodhen dëshmitarët dhe provat e tjera. Ordinimi (forum ordinatum)
bëhet kur sipas dispozitave ligjore nuk mund të konstatohet se cila gjykatë e shtetit tonë është
kompetente në pikëpamje tokësore edhe pse me siguri çështja konkrete juridike hyn në
juridiksion civil të vendit tonë.
11. 11 h107.Forma e procesverbalit gjyqësor?  Procesverbalin për shqyrtimin e çështjes
juridike;  Procesverbalin për marrjen e provës jashtë shqyrtimit kryesor;  Procesverbali me të
cilin zëvendësohet parashtresa (veprimi procedural i shkruar i palës);  Procesverbalin për
këshillim dhe votim (që përpilohet me rastin e dhënies së vendimit nga trupi gjykues jashtë
shqyrtimit kryesor të çështjes). 108.Denoncimi dhe revokimi i prokurës për kryerjen e veprimit
konkret? Me revokimin që e bën pala (tërheqja e prokurës) dhe me heqjen dorë (denoncimin) të
përfaqësuesit nga prokura. Të dyja këto veprime kryhen me shkrim jashtë seancës apo gojarisht
në seancë. Ndaj palës kundërshtare ato prodhojnë efekt kur t’i komunikohen. Pas denoncimit,
përfaqësuesi është i detyruar që për palën të kryejë veprime procedural dhe një muaj, nëse një gjë
e tillë është e nevojshme që të evitohet dëmi që mund t’i shkaktohet palës. 109.Prezumimet
procedurale lidhur me vlerën e objektit të kontestit? Prezumimet janë mosekzistimi i
gjyqvarësisë së dyfishtë, mosekzistimi i vendimit të formës së prerë, të mos ketë hequr dorë
paditësi nga kërkespadia, mosekzistimi i ujdisë gjyqësore lidhur me objektin e kontestit,
paditshmëria e së drejtës subjektive dhe ekzistimi i interesit për mbrojtje juridike. 110.Parimi i
kontradiktorialitetit? Sipas këtij parimi gjykata ka detyrë që para se ta japë vendimin meritor
çdonjërës nga palët t’ia japë mundësinë që ta paraqesë mendimin

You might also like