You are on page 1of 2

Problemi - shkaku rrënjësor i paraqitjes së çështjes

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, I pandehuri (pa iniciale) shqiptar në komunën e
Novëmbërdës, është fajtor për kryerje të veprës penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë ” që
parashikohet me nenin Neni 196 të Kodit Penal, nga momenti që né gjysmn e muajit mars e deri
mé 29.03.2019, rreth mesdités,né Novobérdé,né shtépiné familjare ,i pandehuri me dashje dhe
me qéllim tä pamunésimit té lévizjes sé liré,ka mbajtur té lidhur vajzén e tij 10 vjeqare me njé
zingjir metalik,té shkurtur me té cilin ia lidh dy kémbét dhe né ményré qé té sigurohet se e
mitura nuk do té lévizé ia vendosé dy dryré té médhenjé tä cilét i mbyllé me qels,duke mos léné
hapsiré té lévizjes as pér nevojat fiziologjike pa pércjelljen e personit té treté dhe nuk e zgjidh
pérkundér kérkesave té saja,duke e mbajtur me forcé té mbyllur brenda hapsirés sé shtépisé sé tij,
deri mé 29.03.2019,rreth oreé 12.00 h,kur pér shkak té shqetsimit qä e mitura nuk vijonte
mäsimin né shkollé,shkon njé komision i shkollés dhe e gjejné té lidhur né shtépi,me crast edhe e
raportojné rastin né police. Gjykata vendos qe te pandehurin t’a shpall fajtor duke I dhene denim
me burgim prrej 6 muajsh, I cili nuk do te shqiptohet me kusht qe brenda periudhes kohore prej 1
viti te mos kryej vepra penale, gjithashtu obligohet te paguaj shumen me vlere prej 20 euro per
shpenzimet e procedures, dhe 30 euro per Ligjin mbi Kompenzimin e Viktimave nen kercenimin
e permbarimit te dhunshem.

Legjislacioni
Sa I përket legjislacionit të përdorur kemi Kodin e Proceduës Penale të Republikës së Kosovës
që është përdorur mire si bazë ligjore, gjithashtu e njëjta shkon edhe për Kodin Penal të
Republikës së Kosovës të vitit 2012. Mirëpo, pas analizës së aktgjykimit do të shohim disa të
meta që ka hasur ky aktgjykim.

Analiza
Duke analizuar të gjithë pjesët përbërëse të aktgjykimit, sa I përket anës metodologjike të
shkrimit hasim shumë gabime drejtshkrimore, çka e bën aktgjykimin tejet joserioz për t’a lexuar,
sidomos kur këtë e përpilon një jurist me përvojë.
Ndërsa pjesa përmbajtësore sidomos te arsyetimi kemi arsyen e të pandehurit që fare nuk
përputhet me shkaktimin e veprës penale, ai arsyetohet kinse privimin e lirisë së vajzës së tij e
ka bërë nga mosdija dhe për shkak se e ka bërë me motivin për ta edukuar, gjë që asnjëra nga
këto nuk qëndrojnë,sepse njeriu I pashkolluar dhe me mosdije nuk krijon faktin se mund të
privojë nga liria vajzën e tij apo ndoshta edhe dikë tjetër.
Ndonëse është I pashkolluar ai kulturën familjare e ka marrë nga paraardhësit e tij, dhe asnjëherë
dhuna nuk është zgjidhje për të edukuar fëmijën. Sipas Psikologjisë , anë e mbanë botës mësohet
për edukimin e fëmijës në mënyrat sa më të buta të mundshme, në mënyrën që dhuna të mos
ndikojë psikologjikisht aq keq në personalitetin e fëmijës duke I shkaktuar trauma dhe pasoja në
të ardhmen, e jo duke e mbajtur me zingjir metalik, dhe dryrë me qelës ne dy kémbét , në një
mënyrë aq mizore dhe keqtrajtuese duke mos léné hapsiré té lévizjes as pér nevojat fiziologjike,
gjë që është mjaftë e vështirë për një vajzë të moshes 10 vjeçare.

Konkluzioni
Ndonëse Gjykata ka deklaruar se dënimi I të pandehurit do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e
sjelljes së tij në të ardhmen dhe një gjë e tillë nuk do të përsëritet, ne nuk jemi të sigurtë nëse kjo
do të ekzekutohet me të vërtetë, a do të ndalojë të pandehurin ky denim perfundimisht nga
privimi I lirisë së vajzës së tij herave të tjera, apo ndosht shkaktimin e ndonjë vepre penale më të
rëndë, meqenëse I pandehuri na qenka I pashkolluar dhe me mosdije, këtë arsyetim ai do të
mund ta përdorte në qfarëdo kryerje të veprës penale.
Nëse vështrojmë Nenin 41 të Kodit Penal, Qëllimi i dënimit, një nga Qëllimet e dënimit është:
Të parandalojë kryesin nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij;
Qfarë mund të nënkuptojmë me këtë? Nënkuptojmë se nëse Gjykata e ka pasur këtë mundësi dhe
meqenëse rasti është I ndjeshëm, është dashur të marr parasysh këtë fakt që ka mundur të dërgoj
të pandehurin në qendër rehabilituese, sigurisht me përcaktimin e përgjegjësisë penale të tij nga
organet kompetente mjekësore për të siguruar se a ka qenë I aftë në zotësinë e tij të veprimit.
Gjithashtu kemi Nenin 49 Dënimet alternative ku thuhet se:. Kur shqipton dënimin me kusht,
gjykata po ashtu mund të shqiptojë:
2.1. urdhrin për trajtim të detyrueshëm rehabilitues;
Ndërsa ne Nenin 74 për Rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimeve thuhet
se merret parasysh:
2.6. nëse viktima e veprës penale ka qenë posaçërisht e pambrojtur apo e ndjeshme;
2.7. mosha e viktimës, nëse është i ri apo i moshuar;
Në këtë rast, viktima është e moshës së re, posaqërisht që ështëe gjinisë femrore cilësohet si
krijesë e butë dhe e ndjeshme, është dashur të merret ky fakt për ashpësimin e dënimit, I
pandehuri në fakt si përfundim nuk mori asnjë denim, ai qëndron në një shtëpi bashkë me
viktimën e cila në çdo rast mund të ndihet e rrezikuar nga I njëjti veprim në të ardhmen.
Dhe, si përfundim, ky akgjykim nuk më bind se me të vërtetë dënimi I të pandehurit është
meritor, duke I lënë mangët rishikimin e këtyre mundësive dhe fakteve të lartpërmendura.

You might also like