You are on page 1of 1

Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.

am

më të ultë. Kjo kërkesë nuk ka karakter suspenziv. Për këtë kërkesë vendosë Gjykata
Supreme e Kosovës.

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë – gjithashtu paraqitet kundër vendimeve gjyqësore


të formës së prerë, ose kundër procedurës gjyqësore që u ka paraprirë këtyre vendimeve
të formës së prerë kur pretendohet se me te është shkelur ligji.
Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë mund ta paraqes prokurori publik i Kosovës, i
pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Për këtë kërkesë vendos Gjykata Supreme e Kosovës në
seancë të kolegjit. Me rastin e vendosjes lidhur me kërkesën gjykata kufizohet vetëm në
verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës pretendon, si dhe duhet t’i
ketë parasysh favoret ndaj të pandehurit që dalin nga beneficium cohaesinis dhe
reformatio in peius.
Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është e
bazuar, merr aktgjykim me të cilin, duke pasur parasysh natyrën e shkeljes, e ndryshon
vendimin e formës së prerë; në tërësi ose pjesërisht e prish vendimin e gjykatës së
shkallës së parë dhe të gjykatës së lartë; ose vetëm vendimin e gjykatës më të lartë dhe ia
kthen lëndën gjykatës së shkallës së parë ose gjykatës më të lartë për vendim të ri ose
gjykim të ri; ose kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit.

PROCEDURA E SHKURTËR, DHËNIA E URDHËRIT NDËSHKIMOR DHE SHQIPTMI I


VËREJTJES GJYQËSORE

Në gjykatën komunale zhvillohen dy lloje procedurash: procedura e rregullt për vepra


penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim mbi 3 vjet deri në 5 vjet dhe
procedura sumare – procedura e shkurtër e cila zhvillohet për vepra penale për të cilat si
dënim kryesor është paraparë dënimi me gjobë ose burgim deri në tre vjet.

Procedura e rregullt në gjykatë komunale – kur në gjykatë komunale zhvillohet


procedurë penale për vepra penale për të cilat mund të shqiptohet dënimi me burgim mbi 3
vjet, me pak përjashtime, zbatohet procedura e rregullt e cila zbatohet në gjykatë të qarkut,
çka për një çështje penale konkrete nënkupton mundësinë e zbatimit të hetimit, ngritjen e
aktakuzës dhe kontrollimin e saj në seancë për konfirmimin e aktakuzës si dhe kalimin e
çështjes nëpër stadet tjera të procedurës penale.
Ndryshimet të cilat i parasheh KPP në këtë drejtim kanë të bëjnë me paraburgimin dhe
ndjekjen e drejtpërdrejtë. Kështu:
a) Paraburgimi gjatë zhvillimit të hetimit për vepër penale për të cilën është paraparë
dënimi mbi 3 vjet burgim deri në 5 vjet mund të caktohet sipas të gjitha bazave për
paraburgim që i parasheh KPP

www.valonhasani.do.am -18-

You might also like