You are on page 1of 9

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

DEPARTAMENTI I DREJTESISE

DEGA: DREJTESI

MASTER PROFESIONAL: E DREJTE PENALE

LENDA : KRIM I ORGANIZUAR

PERMBAJTJA
Abstrakt………………………………………………..
Hyrje…………………………………………………..
Paraburgimi……………………………………………
Kushtet e përgjithshme për përcaktimin e paraburgimit ……..
Masat e përkohshme dhe afatshkurta …………………………
Kohëzgjatja e paraburgimit……………………………………
Mbipopullimi I paraburgimit……………………………………..

Konkluzione dhe rekomandime …………………………….

Referencat……………………………………………………

ABSTRAKT
Qellimi i masave me paraburgim të pandehurit është kufizimi i lirisë së të pandehurit gjatë
procedurës penale në masën që i përgjigjet peshës së veprës penale, karakteristikave personale të
të pandehurit, mënyres së kryerjes së veprës penale si dhe rrethanave të tjera në të cilat është
kryer vepra penale.

Në këtë punim do të trajohet paraburgimi si cështje kryesore, e cila konsiderohet si njëra nga
masat më të rënda për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale. Me anë të
paraburgimit kufizohet liria e të pandehurit. Poashtu në kuadër të këtij punimi do të analizohen
kushtet e përgjithshme për paraburgimin, kohëzgjatjen e paraburgimit, për masat e përkohshme
apo afat shkurta, ndalimin me paraburgim në burgje si dhe mbipopullimi i paraburgimit.

Heqja e lirisë është njëra prej çështjeve më të ndjeshme në procedurën penale, pasi që bëhet fjalë
për heqjen e lirisë ende pa u vërtetuar fajësia e të pandehurit. Prandaj, dispozitat të cilat kanë të
bëjnë me heqjen e lirisë duhet të interpretohen nga policia, prokurori i shtetit dhe gjykatat duke u
mbështetur në parimet që kanë të bëjnë me të drejtën e të pandehurit për liri dhe siguri të cilat
përcaktojnë prezumimin në favor të qëndrimit në liri.

Hyrje
Në shumë vende të Evropës, problemi i vazhdueshëm i mbipopullimit në burgje, me të
gjitha sfidat e lidhura me të, duhet t’i atribuohet në një masë të madhe përqindjes së lartë të
popullimit të burgjeve nga të paraburgosurit (të cilët janë personat e ndaluar me urdhër të
gjykatës, të cilët janë ende në pritje të gjykimit, ose nuk janë dënuar me një vendim të formës së
prerë).

Duhet theksuar se, fakti që personi i dyshuar është në paraburgim, nuk do të thotë edhe se i njëjti
do të akuzohet dhe dënohet, ose lëshimi nga paraburgimi në liri nuk është konfirmim se ndonjë
person do të lirohet nga akuza. Prandaj duhet të bëhet dallim ndërmjet paraburgimit dhe burgut.
Gjithashtu, i madh është dallimi ndërmjet personit të dyshuar dhe të akuzuar. I dyshuar është
personi kundër të cilit mbahet procedurë (paraprake) hetimore, ndërsa person i akuzuar është
personi kundër të cilit është konfirmuar akuza. Në mënyrë që një personi të dyshuar ose të
akuzuar për vepër penale t'i caktohet kjo masë, duhet të jetë plotësuar një nga disa kushtet e
parashikuara në nenin 165 të Ligjit për procedurë penale, siç janë rreziku nga arratisja, mos
shkatërrojë gjurmë, dëshmi ose të përsërisë veprën penale
Paraburgimi

E drejta për liri dhe siguri personale gëzon mbrojtje në kuadër të së drejtës ndërkombëtare
për të drejtat e njeriut (Neni 9. i PNDCP, dhe Neni i 5. i KEDNJ). Për këtë arsye kjo e drejtë
është e pacenueshme, kurse vendimin për pezullimin apo kufizimin e saj e nxjerrë organi i
pushtetit gjyqësor sipas procedurës dhe mënyrës të cilat janë paraparë me norma ligjore.
Paraburgimi si arrest preventiv paraqet mbajtjen e dhunshme të të pandehurit në vend të
caktuar i cili sigurohet me roje apo lloj tjetër të mbikëqyrjes duke zbatuar regjim të caktuar të
ekzekutimit të paraburgimit dhe ndaj të paraburgosurve. Bazën juridike për vendimet ligjore
të paraburgimit paraqet Neni 9. i PNDCP, dhe Neni 5. i KEDNJ, i cili parasheh masat për
mbrojtjen e kësaj të drejte themelore të njeriut

Për shkak të natyrës ndërhyrëse të paraburgimit dhe duke pasur parasysh parimin e
prezumimit të pafajësisë, parimi themelor është se paraburgimi duhet të përdoret vetëm si
masë fundore (ultima ratio). Paraburgimi duhet të vendoset për kohën më të shkurtër të
mundshme dhe duhet të bazohet në një vlerësim rast pas rasti bazuar në rrezikshmërinë e
kryerjes së një krimi të ri, fshehjes ndaj drejtësisë, manipulimit me dëshmi ose dëshmitarë,
ose të ndërhyrjes në punën e drejtësisë. Për më tepër, kur vlerësohet proporcionaliteti i masës
duhet të merret parasysh natyra dhe shkalla e veprës penale që dyshohet të jetë kryer nga
personi në fjalë.

Si masa për mbrojtjen e kësaj të drejte themelore të njeriut, mund t’i permendum si: me
kërkesën që procedura e arrestimit të përcaktohet me ligj, me nënvizimin laksativ të bazave
për paraburgim, me parashikimin e obligimeve konkrete të pushtetit publik lidhur me
përcaktimin dhe zhvillimin e procedurës për pezullimin e lirisë, kompetencën kjo për
përcaktimin e paraburgimit, kohëzgjatjen e paraburgimit, obligimin e veprimit të shpejtë të
organeve të cilat marrin pjesë në procedurën penale dhe të cilat ofrojnë ndihmën juridike dhe
zbatimin e paraburgimit.

Kodi i procedurës penale i republikës së shqipërisë | 7905


Kushtet e përgjithshme për përcaktimin e paraburgimit
Për përcaktimin e paraburgimit janë të nevojshme të përcaktohen kushtet e përgjithshme dhe
ato të vecanta për personin i cili është i dyshuar për kryerjen e një vepre penale të caktuar.
Gjykata mund të caktojë paraburgim ndaj një personi vetëm nëse në mënyrë të qartë ka gjetur
se: ekziston dyshimi i bazuar se personi i caktuar ka kryer vepër penale, se masat tjera për
sigurimin e prezencës së të pandehurit, pengimi i kryerjes së veprave penale dhe zhvillimi i
suksesshëm i procedurës penale kanë qenë të pamjaftueshme për ta siguruar prezencën e të
pandehurit, për ta penguar përsëritjen e veprës penale dhe për ta siguruar zhvillimin e
suksesshëm të veprës penale. Krahas kushteve të përgjithshme të cekura për përcaktimin e
paraburgimit kërkohet edhe ekzistimi i kushteve të posaçme apo arsyeve për paraburgim që
kanë të bëjnë me ekzistimin e dy kushteve të përgjithshme për paraburgim dhe me ekzistimin
e një apo më tepër bazave të theksuara në mënyrë taksative në ligj për paraburgim.

Masat e përkohshme dhe afatshkurta

Nga paraburgimi si masë e sigurimit të prezencës së të pandehurit dhe e zhvillimit të


suksesshëm të procedurës, gjithsesi duhet dalluar privimin e përkohshëm nga liria dhe
ndalimin policor, sepse zakonisht këto të fundit i paraprinë përcaktimit të paraburgimit.
Privimi i përkohshëm nga liria dhe ndalimi policor si masa të përkohshme dhe afatshkurta
paraqesin heqjen e lirisë personit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale

Kohëzgjatja e paraburgimit

Kohëzgjatja e paraburgimit sipas aktvendimit të parë të gjykatës paraburgimi, i pandehuri


mund të mbahet më së shumti një muaj nga dita e arrestimit. Pas kësaj i pandehuri, mund të
mbahet në paraburgim por vetëm në bazë të aktvendimit për vazhdimin e paraburgimit.
Paraburgimi mund të vazhdohet vetëm me propozim të prokurorit publik, kurse aktvendimin
për vazhdim e nxjerrë trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë.

Kodi i procedurës penale i republikës së shqipërisë | 7905


Mbipopullimi I paraburgimit
Megjithse dy vjet më parë është miratuar ligji për mosmbajtjen e të ndaluarve në komisariate,
pasi marrin masën e arrestit në gjykatë, kjo gjë ka mbetur vetëm në letër. Të ndaluarit vazhdojnë
të mbeten në komisariate dhe të përballen me kushtet e vështira e në disa raste edhe me dhunën.
Mbipopullimi në burgje, përveç problematikës që sjell në trajtimin e personave të izoluar, shoqërohet
edhe me një kosto të konsiderueshme për shtetin. Çdo vit, qeveria shpenzon qindra miliona lekë për të
mbështetur administrimin normal të sistemit penitenciar.

Rëndësia e veprës penale ose pasojat e saj, nuk përbëjnë arsye të që justifikojnë paraburgimin
dhe nuk mund të justifikojnë në vetvete, heqjen e lirisë së një të dyshuari.”

Aktualisht në Shqipëri, numri i personave të cilët janë mbyllur në qeli si të dyshuar, është më i
lartë se numri i atyre që janë gjetur fajtorë dhe dënuar.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve tregojnë se mbi 2653 qytetarë ndodhen në ambientet
e paraburgimit dhe pjesa më e madhe e tyre si përfshirë në çështje të drogës. Numri i të dënuarve
është 2238 dhe pjesa më e madhe e tyre, janë gjetur fajtore për vrasje dhe çështje të drogës.

Politikat e ashpra penale në masat e sigurimit dhe mungesa e dënimeve alternative nga dretësia,
janë parë prej vitesh si shkak kryesor për mbipopullimin e paraburgimit në Shqipëri.

https://rm.coe.int/handbook-3/16806fc13a
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Në kuptimin formal-juridik dhe në kuptimin material-juridik, masat për sigurimin e pranisë


së të pandehurit në procedurë penale nuk janë sanksione penale, pra nuk janë dënime por
vetëm masa që zbatohen pothuaj gjatë gjithë procedurës penale dhe që e kufuzojnë lirinë e
personit i cili dyshohet se e ka kryer një apo më shumë vepra penale. Këto masa zgjasin deri
në vendosjen e çështjes juridiko-penale me vendim të formës së prerë apo deri sa të pushojnë
së ekzistuari kushtet ligjore për mbejten në fuqi të masave të tilla. Gjatë mbajtjes së masave
për sigurimin e pranisë së të pandehurit, i pandehuri nuk konsiderohet i dënuar dhe se edhe
më tej atij i ofrohet garancia kushtetutese e prezumimit të pafajsisë, deri sa gjykata me
vendim të formës së prerë të mos e dëshmoj të kundërtën.
E drejta për të mos u privuar nga liria në mënyrë arbitrare është një e drejtë themelore dhe
është shprehur në të gjitha dokumentet kryesore për të drejtat e njeriut. Megjithatë, ka raste
kur shteti ka interes legjitim për t'i hequr një personi lirinë e tij/saj me qëllim që të mbrojë
vetë individin, individët të tjerë ose interesa të tjera të rëndësishme. Meqenëse cenimi i lirisë
nga autoritetet shtetërore e vendos individin në një pozitë tepër të cenueshme, është tepër e
rëndësishme që çdo cenim i lirisë të shoqërohet me një procedurë ligjore dhe transparente,
dhe të mos zgjasë më shumë se sa është plotësisht e nevojshme për të arritur qëllimin që ka
heqja e lirisë.

REFERENCAT
Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqiperise [Online]
Hajrija Sijerçiq – Çoliq, Haris Haliloviq (2007), E DREJTA E PROCEDURËS PENALE ME
Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor dhe
Poshtërues – KPT (2017), Ndalimi me paraburgim, 2017 [Online] OSCE (2010),
Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete Sektori për Monitorimin e Sistemit
Ligjor (2010),
Kodi i drejtësisë penale për të mitur | 37/2017

You might also like