You are on page 1of 9

Shkolla e Mesme Ekonomike

“ISA Boletini”
Podujevë

Lënda: E drejta Penale


Tema: Sanksionet Penale

Mentori: Kandidati:
Afërdita Shala Arben Neziri
Maj 2014
Podujevë
Përmbajtja
SANKSIONET PENALE

Karakteristikat kryesore të ekzekutimit të sanksioneve penale


Parimet themelore për ekzekutimin e sanksioneve penale
Parimi i ligjëshmërisë
Parimi i humanitetit
Parimi i riedukimit dhe risocializimi
Parimi i individualizimit
Karakteristikat kryesore të ekzekutimit të sanksioneve
penale
Çështja e ekzekutimit të sanksioneve penale rregullohet me Ligjin për
ekzekutimin e sanksioneve penale dhe njëkohësishtë stuidiohet nga
Penologjia e cila merret me zbatimin e sanksioneve penale-ekzekutimin e
tyre. Pasi që parimet e përgjithshme për ekezkutimin e snaksioneve penale,
burojnë nga e drejta penale materjale, e që janë të rregulluara edhe me
Kodin Penal të Kosovës në kapitullin VII(7) nenet 78-81, atëherë është
parapa e arsyeshme që të trajtohen si kapitull i veçantë edhe nga e drejta
penale.
Rëndësia e ekzekutimit të dënimeve dhe sanksioneve penale është :
1. preventive speciale
2. preventive gjenerale
3. riedukimi-rizocializimi
4. izolimi i kryersit nga shoqëria-mbrojtja e shqoërisë nga kryrsit e tillë.
Ekzekutimi i sanksioneve penale dhe masave penale të drejtës penale i
intereson, për arsye që në këtë fazë arrihet qëllimii kësaj të drejte, që e ka
parapa në mënyrë apstrakte qëllimin e tyre.Në këtë fazë ushtrohet
ndikimi i funksioni i preventivës speciale dhe gejnerale.Me anë të
preventivës speciale ushtrohet ndaj kryersit të veprës penale të këqija të
pakëndshme dhe pasoja të tilla që ndikojnë në personin e dënuar që në të
ardhmen më most ë kryej vepra të tilla (pika 1 e nenit 34 KPK), kurse
preventive gjenerale po ashtu ndikon në frikësimin, parandalimin e
krysve potencialë të veprave penale, duke ua tërhequr vëmendjen me gjitha
pasojat e ekzekutimit të dënimeve.Sot ekzistojnë edhe masa tjera- dënime
tjera pos dënimeve kryesore, si ato alternative, plotësuese dhe masat
e trajtimeve të detyrueshme, të cilat kanë ndikim në rizocializimin e
kryersve të veprave penale.Po ashtu dënimet e kanë edhe një rëndësi sepse
me anë të tyre krersit e veprave të tilla izolohen nga shoqëria, në këtë
mënyrë pretendohet të mbrohet shoqëria nga viktimizimi me vepra të tilla.
Parimet themelore për ekzekutimin e Sanksioneve penale

Në Kodin Penal të Kosovës janë parapa parimet e përgjithshme të natyrës


materjale që kanë të bëjnë me ekzekutimin e sanksioneve penale. Të drejtat,
liritë, kufizimet e tyre, sjellja ndaj të dënuarve, trajtimi i tyre dhe masat që
mund të ndërmerren ndaj tyre, kurse më hollësishtë është e rregulluar në
Ligjin për Ekzekutimin e zanksioneve penale.
Parimet e përgjithshme që kanë ëtë bëjnë edhe me ekzekutimin e
sanksioneve penale janë:
1. Parimi i ligjshmërisë
2. Parimi i humanitetit
3.Parimi i riedukimit dhe risocializimit
4.Parimi i individualizimit
Parimi i ligjshmërisë

Me parimin e ligjëshmërisë kuptojmë trajtimin e kryersve të veprave penale


nëpër gjitha fazët që kalon ai nëpër organet shtetrore.
Në të drejtën penale, trajtimi i tillë ka dy aspekte:
1. Aspekti i parë ka të bëjë se ndaj kryersit të veprës penale të tillë mund të
i shqiptohet vetëm ai sanksion i cili është parapa me ligj, dhe që në rastin
konkret e ka shqiptu gjykata. Vlen maksima latine :” nulla poena sine
lege”.
2. Aspekti i dytë ka të bëjë me atë se kryersit të veprës penale mund të i
merren vetëm ato të drejta, apo të i kufizohen vetëm ato të drejta të cilat
janë parapa me ligj, asnjë e drejtë tjetër nuk mund të i mohohet. Pra në
këtë rast e mbronë kryersin e veprës penale nga arbitrariteti i organeve
shtetrore.
Parimi i humanitetit

Për nga përmbajtja e saj sanksionet penale janë një e keqe e cila e godet
kryersin e veprës penale, me të i mohohet, i kufizohet një e drejtë që ta
gëzoj.
Gjithashtu ,ekzekutimi i sanksionit për të dënuarin është lloj nënçmimi,
përbuzje.
Këto premise të sanksioneve penale nuk mund të evizohen, për shkak të
natyrës, përmbajtjes dhe qëllimit që duhet ta arrijnë. Por sot kërkohet që të
rrespektohet parimi i humanitetit.
Ky parim është parapa edhe në Kodin Penal të Kosovës nenin 78
paragrafi 3 ku thuhet se se gjatë ekzekutimit të dënimit, personi i dënuar
nuk duhet të i nënshtrohet trajtimeve të ndryshme çnjerëzore, dhe
poshtruese dhe asnjë dënim tjetër i panevojshëm, duke përfshi edhe
trajtimin mjeksorë.
Po ashtu edhe në nenin 79 është e rregulkluar prapë ky parim ku
thuhet:”Gjatë ekzekutimit të dënimit, të drejtat themelore të personit të
dënuar duhet të respektohen gjithmonë. Të drejtat e personit të dënuar
mund të kufizohen aq sa është e nevojshme dhe në përputhje me ligjin dhe
standardet ndërkombëtare të të drejtës të njeriut”
Po ashtu ky parim është absorbu edhe në Ligjin për ekzekutimin e
sanksioneve penale, ku sjellja ndaj personit të dënuar duhet të jetë
njerëzore dhe dhe të ruhet dinjiteti i tij, por edhe të mbahet disiplina në
entin e tillë korrektues.
Parimi i riedukimit dhe risocializimi

Ky parim është parasegjithash që i referohet personave që dënohen me


burigim, që në masën e tillë të burgimit të riedukohet, risocializohet personi
i tillë që kur të dalë prej atij enti më mos të kryej vepër penale.
Gjatë mbajtjes së dënimit sidomos të atij me burgim, tek i dënuariduhet
të krijohet vetëdija për jetë dhe t’i përshtatet ligjeve të shoqërisë.
Në entet e tilla të dënuarit i nënshtrohen trajtimeve të
ndryshme terapeutike dhe punës në entë që në të të krijohet shprehia për
punë! Pastaj të krijohet risocializimi që pasi të e kryej burgimin të jetë
person i “ denjë” që të jetojë si duhet në shoqëri.
Parimi i individualizimit

Individualizimi si parim është mjaftë i rëndësishëm, sidomos në fazën


e ekzekutimit të sanksioneve, që njihet me emrin individualizimi
penitensiarë.
Po ashtu ka rëndësi edhe tek rastet kur dënimi shqëiptohet me burgim.
Parimi i individualizimit:
1.Parimi i individualizimit në të drejtën penale
2.Parimi i individualizimit në të drejtën penistensiare
Individualizimi në këtë fazë konsiston në përshtatjen e dënimit dhe masave
tjera të sanksioneve penale për personin kokret që dënohet, si dhe
rrethanave dhe kushteve që janë karakteristike për atë person-kryers të
vepërs penale.
Kurse ky parim në të drejtën penitensiare korrespondon si kusht për
realizimin e parimit të riedukimit dhe risocializimit.
Në Kodin penal të Kosovës përcaktohen vetëm parimet dhe suazat
themelore të individualizimit, kurse në Ligjin për ekzekutimin e
sanksioneve penale parashihen edhe më detalisht këto metoda dhe mënyra të
individualizimit të dënimit.
Individualizimi i dënimit tek e drejta penitensiare bëhet varësishtë nga
kushtet objective dhe subjective. Nga kushtet në entet korrektuese-edukuese,
nga mosha, gjinia, shkollimi, recidivizmi apo për herë të parë, këto bëhen
me anë të masave të ndryshme mjeksore, sociale dhe psikologjike.
Literatura: E drejta penale 3, Skender Jashari, Prishinë R342/08

You might also like