You are on page 1of 32

Veprimi i ligjit penal ne kohe

- Ligji penal fillon te veproje prej momentit te hyrjes se tij ne fuqi dhe vazhdon te veproje
deri sa te pushoj, hyn ne fuqi 8 dite pas shpalljes se tij ne gazeten zyrtare, por per arsye te
ndryshme koha e hyrjes se tij ne fuqi nga koha e shpalljes se tij ne gazeten zyrtare mund
te jete edhe me e gjate. Ndodh qe ligji te hyn ne fuqi menjehere ose po ate dite kur
shpallet ne gazeten zyrtare. Koha prej shpalljes se tij ne gazeten zyrtare deri ne hyrjen e
tij ne fuqi quhet vacatio legis. Ligji penal vepron deri sa ligji i ri ta abrogoje ate. Ligji i ri
mund ta abrogoje ligjin e meparshem nese parasheh dispozita me te cilat abrogohet ligji i
meparshem ose kur ligji i ri permban klauzolen gjenerale me te cilen thote se pushojne se
vepruari te gjitha dispozitat qe jane ne kundershtim me ligjin e ri. Ligji i meparshem
pushon se vepruari edhe ku ai eshte nxjerre per nje kohe te caktuar, e kjo quhet ligj penal
temporale.
- Veprimi i ligjit penal ne kohe ka rendesi te madhe per shkak qe prej kesaj varet se cili
ligj do te aplikohet ndaj kryeresit te vepres penale. Ndaj kryeresit aplikohet ligji qe ka
qene ne fuqi ne kohen e kryerjes se vepres penale. Ne rast se ligji qe eshte ne fuqi
ndryshon ende pa u shqiptuar vendimi i formes se prere atehere ndaj kryeresit aplikohet
liji qe eshte me i favorshem. Nese ligji i ri nuk e parashikon vepren, po kryeresi sipas
ligjit te meparshem eshte denuar me aktgjykim te formes se prere atehere sanksioni penal
nuk ekzekutohet ose nese ka filluar, nderpritet.

Veprimi i ligjit penal ne territor


- parimi territorial, real, i personaliteti aktiv, i personaliteti pasiv dhe
universal.

1) Parimi Territorial: eshte parim themelor, i cili perdoret me se shpeshti ne


praktike. Sipas ketij parimi ligji penal i Kosoves aplikohet ndaj te gjithe personave
te cilet kryejne vepra penale ne territorin e Kosoves, pa marre parasysh se a jane
shtetas te Kosoves, shtetas te huaj apo persona pa shtetesi. Kur vepra penale eshte
kryer ne anijen tone atehere aplikohet ligji penal i Kosoves, pa marre parasysh se
ku eshte gjendur anija. Nese vepra penale eshte kryer me aeroplan apo ndonje mjet
tjeter transportues i regjistruar ne Kosove atehere aplikohen ligji penal i Kosoves.
Ky parim e perjashton rregullen “nuk mund te denohesh dy here per te njejten
veper” sepse nese nje person e ka vuajtur denimin jashte vendit atehere denimi qe
e ka vuajtur do t’i llogaritet ne denimin e shqiptuar. Ne denimin e shqiptur do ti
llogaritet edhe paraburgimi dhe privimi i lirise gjate procedures se ekstradimit.
2) Parimi Real: ky parim aplikohet atehere kur veprat penale kryhen jashte territorit
te Kosoves, me te cilat demtohen ose rrezikohen te mirat juridike apo qytetaret e
Kosoves. Per aplikimin e ketij parimi eshte e nevojshme qe kryeresi te haset ne
territorin e Kosoves ose te ekstradohet ne Kosove.
3) Parimi i Personaliteti Aktiv: ky parim aplikohet atehere kur shtetasit e Kosoves
kryejne vepra penale jashte territorit te Kosoves, aplikohet edhe ndaj personave te
cilet pas kryerjes se vepres penale behen shtetas te Kosoves dhe ndaj personave pa
shtetesi (apatrid). Per aplikimin e ketij parimi eshte e nevojshme qe kryeresi te
haset ne territorin e Kosoves ose te ekstradohet ne Kosove dhe te ekzistoje
identiteti i normave, pra vepra e tij te konsiderohet veper penale tek ne dhe tek
shteti ku ai e ka kryer vepren. Ky parim eshte supsidiar sepse ligji penal i Kosoves
aplikohet vetem atehere kur ndaj kryeresit, shteti ne te cilin ai e ka kryer vepren
penale nuk e ka ushtruar mbrojtjen e duhur juridike-penale. Ky parim e respekton
rregullen “nuk mund te denohesh dy here per te njejten veper penale”.
4) Parimi i Personaliteti Pasiv: ky parim aplikohet atehere kur nje i huaj jashte
territorit te Kosoves kryen veper penale kunder Kosoves ose qytetareve te saj.
Quhet pasiv sepse qytetaret apo Kosova jane pasiv, pra jane viktima te vepres
penale. Ky parim eshte supsidiar sepse ligji penal i Kosoves aplikohet vetem
atehere kur ndaj kryeresit, shteti ne te cilin ai e ka kryer vepren penale nuk e ka
ushtruar mbrojtjen e duhur juridike-penale. Ky parim e respekton rregullen “nuk
mund te denohesh dy here per te njejten veper penale”.
5) Parimi Universal: sipas ketij parimi ligji penal i Kosoves aplikohet ndaj te
gjitheve, edhe ndaj personit te huaj i cili kryen veper penale jashte territorit te
Kosoves kunder shtetit te huaj apo personit te huaj. Qe te aplikohet ky parim eshte
e nevojshme qe i huaji te haset ne territorin e Kosoves ose te ekstradohet ne
Kosove. Eshte obligim nderkombetar i cdo shteti qe ta luftoje kriminalitetin, pa
marre parasysh se ku eshte kryer vepra penale dhe ndaj kujt eshte kryer. (krimet e
luftes, gjenocidi, prodhimi dhe qarkullimi i mjeteve narkotike, trafikimi i njerezve
etj.)

- Parimi i Juridiksionit Perfaqesues: kur shtetasi i huaj kryen veper penale ne territorin
e Kosoves; gjykata e Kosoves e ka te drejten qe ta denoje; t’ia besoj shtetit te tij;
reciprociteti ....

- E Drejta e Azilit: termi azil do te thote strehim, strehimin e shtetasve te huaj apo
personave pa shtetesi ne nje shtet, persona te cilet ndiqen per shkak te aktiviteteve te tyre,
aktivite te cilat nuk jane te demshme por jane te dobishme dhe progresive. E drejta e
azilit i garantohet shtetasit te huaj apo shtetasit pa shtetesi nese kerkesa per ekstradim
eshte bere me qellim te ndjekjes ose denimit te personit per shkak te races, religjionit,
gjinise etj; nese personi i cili kerkohet te ekstradohet, nuk e gezon te drejten e mbrojtjes
te parapare per refugjate; nese ekstradimi kerkohet per shkak te ndonje veprimi politik;
nese kerkesa per ekstradim eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare etj.

- Nocioni i Vepres Penale: vepra penale eshte nje veprim apo sjellje e njeriut, e cila
eshte ne kundershtim me interesat e shoqerise dhe me te cilat demtohen dhe rrezikohen
vlerat elementare te njeriut, shoqerise dhe sistemit juridik. Ky veprim penal i njeriut
duhet te jete i kunderligjshem, i demshem, i rrezikshem, te jete i percaktuar me ligj dhe
per te te jene te parapara sanksione penale.

1) Vepra penale e kryer me veprim: eshte levizja trupore e vullnetshme e njeriut.


2) Vepra penale e kryer me mosveprim: kjo veper kryhet me
mosndermarrjen e veprimit nga ana e kryeresit, veprim te cilin ai ka qene i obliguar ta
ndermarre. Pra, mosveprimi eshte qendrim pasiv i njeriut (mosdhenia e ndihmes
mjekesore, moskujdesja e prinderve ndaj femijeve, hapja e gropes dhe mos mbulimi i saj
ne te cilen mund te bie ndokush etj). Keto vepra penale te kryera me mosveprim ndahen
ne: a) te drejta: jane ato vepra te cilat mund te kryhen
vetem me mosveprim, p.sh. mosdhenia e ndihmes personit, jeta e te cilit eshte ne
rrezik. Nje person konsiderohet se kryen veper penale te drejte nese nuk ndermerr
veprimin te cilin ka pasur per detyre ta ndermarre, pra personi eshte i pandegjueshem
ndaj normes imperative.
b) jo te drejta: zakonisht kryhen me veprim, por ne disa raste mund te
kryhen edhe me mosveprim, p.sh. vepra penale e vrasjes, zakonisht kryhet me veprim,
por mund te kryhet edhe me mosveprim kur nena me qellim qe ta privoje nga jeta
femijen e saj, nuk e ushqen.

- Elementet themelore te vepres penale: jane veprimi i njeriut, kunderligjshmeria,


percaktueshmeria e vepres penale me ligj dhe pergjegjesia penale e kryeresit te vepres
penale. Elementet themelore ndahen ne elemente objektive (veprimi i njeriut,
kunderligjshmeria dhe percaktueshmeria e vepres penale me ligj) dhe ne elemente
subjektive (pergjegjesia penale e kryeresit te vepres penale). Qe te ekzistoje nje veper
penale, ajo duhet te kete keto elemente. Por, nje veper penale mund te ekzistoje edhe
vetem me elementet objektive sepse kryeresi mund te jete me ndonje semundje psikike
dhe te jete i paafte per te kuptuar rendesine e veprimit te tij.

- Figura e vepres penale: me figure te vepres penale nenkuptojme teresine e elementeve


te posacme te vepres penale, elemente te cilat e dallojne nje veper penale prej veprave
tjera penale. Elementet e posacme te vepres penale e perbejne fizionomine e vepres
penale. Pa percaktimin e ketyre elementeve nuk mund te behet kualifikimi i vepres penale
konkrete. Figura e vepres penale krijohet duke percaktuar elementet e posacme vec e vec.
Keshtu, p.sh. vepra penale e vjedhjes e cila perbehet prej ketyre elementeve: marrja,
pasuria e huaj e luajtshme, qellimi qe me pervetesimin e pasurise se huaj t’i sjelle vetes
ose tjetrit fitim pasuror ne menyre te kunderligjshme. Elementet e karakterit objektiv te
figures se vepres penale jane: menyra e kryerjes se vepres penale; mjeti; vendi; koha;
cilesite e kryeresit me viktimen; rrethanat personale te kryeresit me viktimen dhe
marredheniet personale te kryeresit me viktimen.

- Objekti i vepres penale: objekt i vepres penale jane te mirat e njeriut dhe popullit te
nje vendi (jeta e njeriut, integriteti i tij trupor, lirite dhe te drejtat e tij, siguria, paqja,
barazia, martesa, familja, nderi, dinjiteti etj) ndaj te cilave eshte drejtuar vepra penale.
Jane dy lloje te objekteve:
1) objekti i pergjithshem i vepres penale: jane njeriu dhe bashkesia shoqerore apo
qytetari dhe sistemi kushtetues juridik. Teresia e te mirave juridike qe jane te
mbrojtura nga e drejta penale, paraqesin objektin e pergjithshem te veprave
penale.
2) objekti grupor i vepres penale: jane disa objekte, te cilet jane te ngjajshem ne
mes veti.

- Subjekti i vepres penale: subjekt i vepres penale eshte personi i cili e kryen vepren
penale, por si subjekt jane edhe personat te cilet ndihmojne ne kryerjen e vepres penale
(ndihmesit, shtytesi, organizatoret etj). Subjekt i vepres penale eshte personi i cili e ka
mbushur moshen 14 vjecare. Subjektet e vepres penale sipas moshes ndahen ne:
delikuentet e mitur (14-18 vjec); te miturit e rinj (14-16 vjec); te miturit e rritur (16-18
vjec); madhoret (mbi 18 vjec) dhe madhore te rinj (18-21 vjec). Sipas aftesive psikike
ndahen ne: te pergjegjshem; te papergjegjshem dhe me pergjegjshmeri esenciale te
zvogeluar. Sipas asaj se a kane qene te ndeshkuar me pare apo jo ndahen ne: delikuentet
primare (qe nuk kane qene te denuar me pare) dhe recidivistet (te cilet kane qene te
denuar edhe me pare).
- Subjektet e vepres penale ndahen ne:
1) aktiv: eshte personi i cili me veprimin e tij kryen veper penale, pra eshte
kryeresi i vepres penale. Veprat penale te cilat mund ti kryej cdo subjekt quhen
“delicta communia”, kurse vepra penale qe mund ti kryejne vetem personat e
caktuar quhen “delicta propria”.
2) pasiv: eshte personi ndaj te cilit eshte kryer vepra penale, personi i cili
eshte demtuar apo rrezikuar nga vepra penale, eshte viktima e vepres penale. Percaktimi
i subjektit pasiv eshte kompleks ngase si subjekt pasiv perveq viktimes mund te
jene edhe te afermit e tij.
- Kauzaliteti: kauzaliteti eshte nje lidhje ne mes veprimit ose mosveprimit me pasojen e
shkaktuar. Kauzaliteti ka rendesi te madhe sepse nje veper per t’u konsideruar veper
penale, duhet te kete nje lidhje ne mes vepres dhe pasojes se shkaktuar, pra duhet te
vertetohet se ai veprim eshte shkaktar i pasojes se caktuar. Kauzaliteti konsiderohet pjese
perberese e figures se vepres penale. Sipas konceptit filozofik, si shkaktar te nje pasoje
jane te gjitha rrethanat dhe faktoret qe kane kontribuar ne shkaktimin e asaj pasoje, kurse
sipas konceptit penalo-juridik si shkaktar te nje pasoje jane vetem ato rrethana dhe
faktore te cilet jane te lidhur ngusht me veprimin e njeriut.

Vendi i kryeres se vepres penale (teoria e ubviktit): ne te shumten e rasteve pasoja e


vepres penale shkaktohet ne vendin ku eshte ndermarre veprimi. Ne disa raste veprimi
ndermerret ne nje vend, kurse pasoja shkaktohet ne nje vend tjeter (veper penale
distancionale). Prej vendit se ku eshte kryer vepra penale varet se cili ligj do te aplikohet,
cila gjykate eshte kompetente etj. Sipas teorise se ubikvitit (edhe ne Kosove aplikohet kjo
teori): si vend i kryerjes se vepres penale eshte vendi ku eshte ndermarre veprimi dhe
vendi ku eshte shkaktuar pasoja. Ne te drejten nderkombetare ka rendesi vendi sepse
vepra mund te kryhet ne nje shtet tjeter kurse pasoja te shkaktohet ne nje shtet tjeter.

Koha e kryerjes se vepres penale: ka raste kur veprimi ndermerret ne nje kohe, kurse
pasoja shkaktohet ne kohen tjeter, me vone. Prej kohes se kur eshte kryer vepra penale
vare se cili ligj do te aplikohet, a do te aplikohet ligji qe ka qene ne fuqi ne kohen kur
eshte ndermarre veprimi apo do te aplikohet ligji qe ka qene ne fuqi ne kohen kur eshte
shkaktuar pasoja. Nga koha varet edhe pergjegjesia penale e kryeresit, a ka qene kryeresi
i mitur, madhor etj. Vepra penale konsiderohet se eshte kryer ne kohen kur personi ka
vepruar ose ka qene i detyruar te veproje dhe nuk ka rendesi se kur eshte shkaktuar
pasoja.

A) Shkaqet qe e perjashtojne kunderligjshmerine sipas pjeses se pergjithshme te


kodit penal: mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme, urdhrat nga larte, dhuna dhe
kanosja, vepra e rendesise se vogel.

1) MBROJTJA E NEVOJSHME: kjo e perjashton kunderligjshmerine atehere kur


personi A e sulmon me thike personin B dhe personi B duke u mbrojtur e vret personin
A. (zbrapset sulmi i kunderligjshem i personit A) dhe konsiderohet se nuk eshte kryer
vepra penale. Mbrojtja e nevojshme perbehet nga dy elemente: sulmi dhe mbrojtja.
- Kushtet qe duhet plotesuar tek sulmi (5): sulmues duhet te jete njeriut; sulmi duhet te
jete i drejtuar kunder cdo te mire; duhet te jete aktual; duhet te jete i kunderligjshem dhe
duhet te jete i vertete (ka raste kur ndokush gabimisht mendon se eshte i sulmuar dhe me
ate rast mund te kryej veper penale. Ne keto raste eshte fjala per mbrojtje te nevojshme
fiktive ose putative, kjo mbrojtje nuk e perjashton ekzistimin e vepres penale, por mund
te merret si rrethane qe e perjashton fajesine apo ndeshkimin. Te mbrojtja e nevojshme
putative eshte fjala per vepren qe eshte kryer ne lajthim).
- Kushtet qe duhet plotesuar tek mbrojtja (3): mbrojtja duhet te jete e drejtuar kunder
sulmit; mbrojtja duhet te jete e nevojshme per zbrapsjen e sulmit dhe mbrojtja duhet te
jete ne proporcion me sulmin.
- Tejkalimi i mbrojtes se nevojshme: tejkalimi i mbrojtjes se nevojshme behet atehere
kur mbrojtja nuk eshte ne proporcion me sulmin apo kur mbrojtja ndermerret atehere kur
ka mbaruar sulmi. P.sh. i sulmuari ia ka thyer doren sulmuesit dhe ia ka marre thiken,
pastaj me ate thike e ka vrare. Kryeresi i cili e tejkalon mbrojtjen e nevojshme denohet
me lehte, por nese ai kete tejkalim te mbrojtjes se nevojshme e ka bere per shkak te
tronditjes qe e ka marre atehere ai mund te mos denohet.

2) NEVOJA EKSTREME: vepra e kryer nga nevoja ekstreme nuk konsiderohet veper
penale. Nevoja ekstreme eshte atehere kur nje person e kryen vepren me qellim per ta
larguar nga vetja ose nga tjetrin rrezikun, rrezik i cili nuk mund te largohet ne menyre
tjeter, por me kusht qe e keqja e shkaktuar te mos jete me e madhe se e keqja e kanosur.
P.sh. kur nje person e merr barken e huaj me qellim per te shpetuar jeten e ndokujt qe
eshte duke u mbytur ne uje; kur shoferi me qellim per te mos e aksidentuar femijen ne
rruge, del ne trotuar, ku lendon kembesorin etj. Per ekzistimin e nevojes ekstreme duhet
te shprehet rreziku dhe menjanimi i rrezikut.
- Kushtet qe duhet plotesuar me rastin e menjanimit te rrezikut: duhet
te mos ekzistoje mundesia qe rreziku te menjanohet ne ndonje menyre tjeter (per t’u
konsideruar se ekziston nevoja ekstreme duhet te konstatohet se rreziku nuk ka mundur te
menjanohet pa u demtuar e mira juridike e personit tjeter); menjanimi i rrezikut duhet te
jete aktual (veprimi me te cilin menjanohet rreziku duhet te ndermerret gjate kohes kur
vepron rreziku); e keqja e shkaktuar duhet te jete ne proporcion me te keqen e kanosur (e
keqja e shkaktuar-pasuria duhet te jete me e vogel se e keqja e kanosur-jeta ... p.sh. per te
shpetuar jeten e njeriut demtohet pasuria e tjetrit).
- Tejkalimi i nevojes ekstreme: ky tejkalim shprehet ne keto raste: kur e keqja e
shkaktuar eshte me e madhe se e keqja e kanosur; kur rreziku ka mundur te menjanohet
duke e demtuar ne permasa me te vogla te miren juridike te personit tjeter dhe kur
demtimi i te mires juridike te personit tjeter eshte bere pasi ka mbaruar rreziku. Kryeresi i
cili bene tejkalimin e nevojes ekstreme denohet me lehte, por nese ai kete tejkalim te
nevojes ekstreme e ka bere per shkak te tronditjes qe e ka marre atehere ai mund te mos
denohet.
- Detyrimi per t’iu ekspozuar rrezikut: ne raste rreziku, cdo person mund te bazohet ne
nevojen ekstreme dhe ta menjanoje rrezikun duke e demtuar te miren juridike te personit
tjeter. Por, ne disa raste jane disa njerez te cilet per shkak te detyres, profesionit apo
pozites jane te obliguar t’i ekspozohen rrezikut. Nuk ekziston nevoja ekstreme nese
kryeresi ka qene i obliguar t’i ekspozohet rrezikut. Personat te cilet jane te detyruar t’i
ekspozohen rrezikut konsiderohen se kryejne vepra penale dhe ndeshkohen. Detyrimi per
t’iu ekspozuar rrezikut mund te rrjedh nga ligji, marredhenia e punes, profesioni, kontrata
etj.

3) DHUNA DHE KANOSJA: kur nje person kryen nje veper nen ndikimin e dhunes apo
kanosjes atehere ai person nuk konsiderohet penalisht i pergjegjshem dhe per ate veper
nuk do te ndeshkohet. Vepra e kryer nen ndikimin e dhunes se paperballueshme apo
kanosjes se paperballueshme nuk eshte veper penale nese personi menjehere pas pushimit
te rrezikut e lajmeron vepren e tij tek organet. E nese vepra eshte kryer nen ndikimin e
dhunes se perballueshme apo kanosjes se perballueshme atehere denimi mund te zbutet
nese personi menjehere pas pushimit te rrezikut e lajmeron vepren e tij tek organet.
Dhuna: eshte perdorim i forces qe i behet nje personi me qellim per ta detyruar qe
te veproj ose mosveproj, veprim ose mosveprim i cili shkakton veper penale. Dhuna
absolute eshte atehere kur nje person privohet qe te vendos per sjelljen e tij, kurse dhuna
relative eshte atehere kur nje person nuk privohet qe te vendos per sjelljen e tij, por vetem
i behet presion.
Kanosja: eshte deklarate me te cilen i behet me dije apo kercenohet nje personi se do ta
gjeje nje e keqe nese nuk e ndermerre veprimin. Eshte nje lloj presioni, nje lloj dhune
psikike me te cilen ndikohet tek vullneti i nje personi qe te ndermarre nje veprim, veprim
i cili shkakton veper penale. Kanosja duhet te jete: serioze (kur realisht eshte e mundur te
realizohet); aktuale (e cila pritet te realizohet aty per aty, pra menjehere) dhe e
paevitushme ose e paperballueshme (nese sipas rrethanave kanosja nuk ka mundur qe te
evitohet).

4) VEPRA E RENDESISE SE VOGEL: vepra eshte e rendesise se vogel atehere kur


shkalla e rrezikshmerise eshte e ulet per shkak te pergjegjesise se ulet te kryeresit (mosha
e re, mungesa e pervojes etj); natyres ose peshes se vepres; mungeses se pasojave;
rrethanave ne te cilat eshte kryer vepra (menyra e kryerjes, vendi dhe koha e kryerjes,
mjetet e kryerjes); rrethanave personale te kryeresit (gjendja materiale, motivi i kryerjes,
pendimi etj). Nuk eshte veper penale ajo veper e cila edhe pse permban tiparet e vepres
penale, paraqet veper te rendesise se vogel.

5) URDHRAT NGA LART: personi i cili e ekzekuton urdherin, se bashku me personin


qe e ka dhene urdherin, do te konsiderohen kryeres te vepres penale. Personi i cili e ka
ekzekutuar urdherin e eprorit nuk konsiderohet penalisht i pergjegjshem nese ka qene i
detyruar ligjerisht qe t’i bindet urdherit; nese nuk e ka ditur qe urdheri eshte i
kunderligjshem dhe nese urdheri ne menyre te dukshme ishte i ligjshem. Urdherat per te
kryer gjenocid dhe krime kunder njerezimit dhe te drejtes nderkombetare jane urdhera te
paligjshem.

Pergjegjesia Penale: per tu konsideruar nje veper si veper penale dhe per t’iu shqiptuar
sanksioni penal kryeresit te saj duhet te ekzistoje pergjegjesia penale. Nje person
konsiderohet penalisht i pergjegjshem nese ne kohen e kryerjes se vepres penale ka qene i
pergjegjshem dhe i fajshem. Nje person nuk eshte penalisht pergjegjes nese ne kohen e
kryerjes se vepres penale ka qene nen moshen 14 vjecare.

Elementet e Pergjegjesise Penale: pergjegjesia penale perbehet prej dy elementeve:


a) pergjegjesia: kur kryeresi eshte i afte per te kuptuar rendesine e veprimit
apo mosveprimit te tij apo eshte i afte per te kontrolluar sjelljet e tij.
b) fajesia: kur kryeresi ndaj vepres se kryer ka pasur nje qendrim, qendrim i
cili ia ngarkon vepren. Eshte i fajshem nese vepren penale e ka kryer me dashje apo nga
pakujdesia.

Pergjegjshmeria: per t’u konsideruar nje person penalisht i pergjegjshem dhe per t’u
ndeshkuar duhet te jete i pergjegjshem. Nje person konsiderohet i pergjegjshem kur eshte
i afte te kuptoje rendesine e veprimeve apo mosveprimeve te tij dhe eshte i afte qe t’i
kontrolloje sjelljet e tij. Pergjegjshmeria eshte baza e fajesise sepse nje person nuk mund
te jete i fajshem nese nuk eshte i pergjegjshem.
- Pergjegjshmeria perbehet prej dy elementeve:
a) Elementi intelektual: kur kryeresi eshte i afte qe te kuptoje rendesine e
veprimeve apo mosveprimeve te tij, te kuptoje se eshte duke kryer veper te
rrezikshme dhe te kunderligjshme.
b) Elementi volitiv (deshires): kur kryeresi eshte i afte per te kontrolluar
sjelljet e tij.

Papergjegjshmeria: kryeresi i vepres penale i cili nuk ka aftesi per te kuptuar rendesine
e veprimeve te tij dhe i cili nuk ka aftesi per ti kontrolluar sjelljet e tij konsiderohet i
papergjegjshem, pra me paaftesi mendore. Jane tri lloje te semundjeve apo ç’rregullimeve
psikike qe ndikojne ne papergjegjshmerine e nje personi:
a) semundjet mendore: mund te jene te perhershme dhe te perkohshme.
b) crregullimi mendor  i perkohshem: shkaktohet nga hipnoza, alkooli dhe mjetet
narkotike, temperaturat e larta, tronditjet ne tru etj.
c) ngecja ne zhvillimin mendor
Pergjegjshmeria esenciale e zvogeluar: kjo pergjegjshmeri eshte ne mes
pergjegjshmerise dhe papergjegjshmerise. Nje person konsiderohet se eshte me
pergjegjshmeri esenciale te zvogeluar nese ne kohen e kryerjes se vepres penale aftesia e
tij per te kuptuar rendesine e veprimeve apo mosveprimeve te tij dhe per te kontrolluar
sjelljet e tij ka qene e zvogeluar, kjo per shkak te ndonje semundje mendore, crregullimi
mendor apo ngecjes ne zhvillimin mendor. Keto shkaqe gjykata i ka parasysh ne caktimin
e denimit me te bute. Pergjegjshmeria esenciale e zvogeluar nuk e perjashton
pergjegjesine, keto persona konsiderohen penalisht te pergjegjshem.

Actiones Liberae in Causa: do te thote kur nje person me dashje apo nga pakujdesia
(kur konsumon alkool, drog etj) e sjelle veten ne gjendje te papergjegjshme, me c’rast
kryen veper penale dhe konsiderohet penalisht i pergjegjshem. Ketu personi vendimin per
te kryer vepren penale e merr kur eshte ne gjendje te pergjegjshme dhe vepren penale e
kryn kur eshte ne gjendje te papergjegjshme. P.sh. kur nje person perpara se te drejtoj
makinen konsumon alkool dhe duke vozituar shkakton aksident, ku humb jeten nje
person tjeter. Qellimi i ketij institucioni eshte qe te pengoje keqperdorimin e parimit se
“penalisht i pergjegjshem eshte personi i cili ne kohen e kryerjes se vepres penale ka qene
i pergjegjshem”.

Faji: per t’u konsideruar nje person penalisht i pergjegjshem dhe per t’u ndeshkuar duhet
qe vepren penale ta kete kryer me fajin e tij. Eshte parimi “nullum crimen nulla poena
sine culpa” – “nuk ka veper penale dhe nuk ka denim pa faj”. Nje person konsiderohet se
vepren e ka kryer me faj atehere kur ai e ka ditur se me veprim ose mosveprimin e tij do
te shkaktoje pasojen e ndaluar. Ne cdo veper, fajesia duhet te vertetohet. Me vertetimin e
fajesise konstatohet se a e ka kryer vepren me dashje apo nga pakujdesia. Pra, faji i ka dy
forma kryesore: dashjen dhe pakujdesine.

A) DASHJA: eshte forma me e rende dhe me e shpeshte e fajit. Vepra penale eshte kryer
me dashje kur kryeresi ka qene i vetedijshme se per shkak te veprimit ose mosveprimit te
tij do te shkaktohet pasoja e ndaluar dhe ai e pranon shkaktimin e saj. Dy lloje te dashjes:
1) Dashja Direkte: kur kryeresi eshte i vetedijshem se me veprimin ose mosveprimin e
tij do te kryhet vepra penale dhe e deshiron kryerjen e saj. Ketu duhet te shprehet
elementi intelektual dhe volitiv.
Elementi Inlektual: kur kryeresi eshte i vetedijshem se me veprim apo mosveprim
e tij do te shkaktohen pasojat, do te kryhet vepra penale dhe eshte i vetedijshem
per te gjitha rrethanat tjera qe e perbejne figuren e vepres penale.
Elementi Volitiv: kur kryeresi ka dashur qe me veprimin ose mosveprimin e tij te
shkaktoje pasoja. Ketu personi qeveris me sjelljen e tij.
2) Dashja Eventuale: kur kryeresi eshte i vetedijshem se me veprimin ose mosveprimin
e tij do te kryhet vepra penale dhe e pranon kryerjen e saj. Kryeresi shkaktimin e kesaj
pasoje nuk e sheh si te sigurt. P.sh. personi A gjuan me arme per t’a vrare personin B, i
cili eshte ne makine me personin C, ketu personi A eshte i vetedijshem se mund ta godase
edhe personin C. Edhe dashja eventuale perbehet prej dy elementeve:
Elementi Intelektual: kur kryeresi eshte i vetedijshem apo supozon se me
veprimin ose mosveprimit te tij mund te shkaktohet pasoja e ndaluar.
Elementi Volitiv: kur kryeresi nuk e deshiron, nuk e kundershton dhe e lejon s
shkaktimin e pasojes se ndaluar.

- Dallimi ne mes dashjes direkte dhe dashjes eventuale: Dashja direkte eshte atehere
kur kryeresi eshte i vetedijshem se me veprimin ose mosveprimin e tij do te kryhet vepra
penale dhe e deshiron kryerjen e saj. Dashja eventuale eshte atehere kur kryeresi eshte i
vetedijshem se me veprimin ose mosveprimin e tij do te kryhet vepra penale dhe e pranon
kryerjen e saj, kryeresi ketu shkaktimin e kesaj pasoje nuk e sheh si te sigurte. Veprat
penale te kryera me dashjen direkte zakonisht konsiderohen me te renda pershkak te
intensitetit te larte te elementit intelektual dhe volitiv. Por ka raste kur dashja eventuale
denohet me rende, per shkak te qendrimit te tij ndaj pasojes.

B) Pakujdesia: eshte forma e dyte dhe forma me e lehte e fajesise. Pakujdesia ekziston
atehere kur kryeresi nuk e deshiron shkaktimin e pasojes, por pasoja shkaktohet kunder
vullnetit te tij. Pra, pasoja shkaktohet pershkak te moskujdesit gjate ushrimit te
veprimtarive te ndryshme, pasoje e cila ka mundur te mos shkaktohet nese kryeresi do te
ishte me i kujdesshem. Jane dy lloje te pakujdesise: pakujdesia me vetedije
(mendjelehtesia) dhe pakujdesia pavetedije (neglizhenca).
- Pakujdesia me vetedije (mendjelehtesia): kur nje person eshte i vetedijshem se nga
veprimi apo mosveprimi i tij, mund te shkaktohet pasoja, por me mendjelehtesi mendon
se ajo nuk do te shkaktohet apo mendon se ai do te mund ta parandaloje shkaktimin e saj.
P.sh. kur nje person ne dimer vozit makinen me shpejtesi te madhe, ai edhe pse e di qe
mund te shkaktoje aksident per shkak te ngrices dhe mjegulles, mendon dhe shpreson se
me aftesite dhe pervojen e tij si shofer do te jete ne gjendje ta kontrolloje veturen, por aty
shkaktohet aksidenti.
- Pakujdesia pavetedije (neglizhenca): eshte atehere kur nje person nuk eshte i
vetedijshem se nga veprimi apo mosveprimi i tij mund te shkaktohet pasoja, por sipas
rrethanave dhe vetive te tij ka mundur te ishte apo duhet te ishte i vetedijshem. P.sh. nje
mjeshter qe eshte duke ndertuar nje shtepi, nga kati i dyte hedh poshte dicka dhe i
shkakton lendim te rende personit qe ka qene aty afer. Ketu kryeresi konsiderohet
penalisht i pergjegjshem dhe denohet. Kur te percaktohet pakujdesia pavetedije duhen
ndricuar dy rrethana: objektive (a ka qene nate, a ka pasur mjegull, a ka pasur mundesi
kryeresi te mendoje gjate etj) dhe subjektive (gjendja psikike dhe fizike e kryeresit).

- Lajthimi: eshte atehere kur nje person ka perfytyrim te gabuar, jo te drejte per ndonje
rrethane apo nuk di asgje per ate rrethane. Personi i cili gjendet ne kete situate, me
veprimin apo mosveprimin e tij mund ta shkaktoje pasojen e ndaluar. Lajthimi ndahet ne:
A) Lajthimi ne fakt: kur kryeresi ne kohen e kryerjes se vepres penale nuk
ka qene i vetedijshem per ndonje tipare te asaj vepre apo kur gabimisht ka menduar se
ekzistojne rrethanat sipas te cilave ajo veper eshte e lejuar.
- Lajthimi ne fakt ne kuptimin e ngushte: kur nje person ka
perfytyrim te gabuar apo nuk di per rrethanen.
- Lajthimi ne fakt ne kuptimin e gjere: kur nje person
ne kohen e kryerjes se vepres penale, gabimisht mendon se ekzistojne rrethanat sipas te
cilave ajo veper eshte e lejuar. P.sh. kur polici e privon nga liria nje person duke menduar
se ai eshte personi per te cilin eshte shpallur urdherarrestimi.
- Lajthimi ne fakt i menjanuar: kur nje person per shkak
te pakujdesise se tij ka qene ne lajthim.
- Lajthimi ne fakt i pamenjanuar: kur nje person nuk ka
mundur dhe nuk ka qene i detyruar te kete perfytyrim te drejte per ato rrethana per te cilat
ka qene ne lajthim.

B) Lajthimi juridik: eshte atehere kur nje person eshte i vetedijshem per vepren e tij,
por gabimisht mendon se vepra e tij eshte e lejuar. Lajthimi juridik nuk e perjashton
pergjegjesine penale sepse te gjitha ligjet dhe normat e tjera jane te njohura dhe te gjithe
qytetaret jane te obliguar te njihen me to, por kur per shkaqe te arsyeshme personi nuk e
ka ditur ose nuk ka mundur ta dije se vepra eshte e ndaluar atehere perjashtohet
pergjegjesia penale.
- Lajthimi juridik i menjanuar: kur nje person ne kohen e kryerjes se vepres penale, sipas
rrethanave dhe aftesive te tij ka mundur te dije se vepren qe po e kryen eshte veper
penale.
- Lajthimi juridik i pamenjanuar: kur nje person nuk ka mundur te evitoje lajthimin, nuk
ka mundur te dije se ndonje norme judike e parasheh ate veper si veper penale.

- Fazat e kryerjes se vepres penale:


1) Vendimi per te kryer veper penale: eshte nje proces mendor psikologjik i cili
konsiston ne vleresimin e mundesive te ndryshme per kryerjen e vepres penale dhe
aprovimin e njeres prej mundesive. Vendimi per te kryer veper penale nuk denohet.
2) Veprimet pergatitore: kur personi menifeston mendimin e tij ne boten e
jashtme. Veprimet pergatitore jane furnizimi ose aftesimi i mjeteve per kryerjen e vepres
penale; menjanimi i pengesave per kryerjen e vepres penale; arritja e marreveshjes,
planifikimit apo organizimit me te tjeret per kryerjen e vepres penale etj
3) Tentativa e vepres penale: tentativa eshte kur nje person
me dashje ndermerr nje veprim me qellim per te kryer veper penale, por ajo veper te cilen
e ka ndermarr nuk perfundohet. Tentativa nuk ndeshkohet gjithmone, ajo ndeshkohet
vetem tek veprat penale, te cilat jane te denueshme me se paku 3 vjet, por mund te kete
perjashtime dmth edhe me pak se 3 vjet.
- Tentativa e plote: kur veprimi ka filluar dhe ka perfunduar, por
pasoja nuk eshte shkaktuar.
- Tentativa e mete: kur veprimi ka filluar, po nuk ka
perfunduar. - Tentativa e cilesuar: kur me veprimin e ndermarre
eshte tentuar kryerja e nje vepre penale, por eshte kryer nje veper tjeter penale.
- Tentativa e papershtatshme: kur personi
ndermerr veprimin me qellim per te kryer vepren penale, por per shkak te mjeteve te cilat
i perdor apo objektit ndaj te cilit eshte ndermarre veprimi eshte e pamundur te kryhet
vepra penale. Jane dy lloja te tentatives se papershtatshme: absolute dhe relative. Personi
i tentatives se papershtatshme denohet, por ne disa raste mund te lirohet nga denimi.
4) Kryerja e vepres penale

- Heqja dore vullnetare nga kryerja e vepres penale: ka raste kur nje person ndermerr
veprime pergatitore apo tentativen, mirepo heq dore vullnetarisht dhe abstenon nga
kryerja e saj. Gjykata mund ta liroje personin qe me vullnetin e tij heq dore nga kryerja e
vepres penale.
- Heqja dore vullnetare nga tentativa e plote: kur personi pasi te kete perfunduar
veprimin, ndermerr nje veprim tjeter me qellim qe ta parandaloje pasojen.
- Heqja dore vullnetare nga tentativa e mete: kur personi me vullnetin e tij te lire ndal
perfundimin e veprimit. P.sh. ngre revolen, por nuk shkrep.

Bashkimi i Veprave Penale: kur me nje apo me shume veprime kryen dy apo me shume
vepra penale, per te cilat ne te njejten kohe zhvillohet procedura penale dhe shqiptohet
nje denim unik. Jane dy lloje te bashkimit te veprave penale: ideal dhe real.
1) Bashkimi ideal: kur me nje veprim kryen dy apo me shume vepra penale, per te cilat
ne te njejten kohe zhvillohet procedura penale dhe shqiptohet nje denim unik. P.sh. me
nje shkrepje vret nje person dhe plagose nje person tjeter. Dy lloje te bashkimi ideal:
a) bashkimi ideal homogjen: kur nje person me nje veprim kryen dy apo me
shume vepra penale te njejta.
b) bashkimi ideal heterogjen: kur nje person me nje veprim kryen dy apo me
shume vepra penale te ndryshme.
2) Bashkimi real: kur me shume veprime kryen dy apo me shume vepra penale, per te
cilat ne te njejten kohe zhvillohet procedura penale dhe shqiptohet nje denim unik. P.sh.
me nje veprim kryen vepren penale te plagosjes, kurse me nje veprim tjeter kryen vepren
penale te vjedhjes. Jane dy lloje te bashkimit real:
a) bashkimi real homogjen: kur nje person me shume veprime kryen dy apo me
shume vepra penale te njejta.
b) bashkimi real heterogjen: kur nje person me shume veprime kryen dy
apo me shume vepra penale te ndryshme.

- Bashkimi Fiktiv i veprave penale: kur me nje apo me shume veprime kryen dy apo me
shume vepra penale, por sipas te drejtes penale konsiderohet se eshte kryer vetem nje
veper penale. Jane dy lloje te bashkimit fiktiv: bashkimi fiktiv ideal dhe real.
1) Bashkimi fiktiv ideal: kur nje person me nje veprim kryen dy apo me shume vepra
penale, por sipas te drejtes penale konsiderohet se eshte kryer vetem nje veper penale.
Bashkimi fiktiv ideal ekziston atehere kur ne mes figurave te veprave penale shprehet
marredhenia e: specialitetit, supsidiaritetit dhe konsumcionit.
a) specialitetit: kur e njejta veper penale parashihet ne dy norma, ne normat e
pergjithshme dhe ne normat e posacme. Ketu perjashtohet norma e pergjithshme.
b) supsidiaritetit: kur nje veper penale paraqitet si faze paraprake e vepres
penale te dyte. Vepra e meparshme (marreveshja per te vjedh) eshte supsidiare,
kurse vepra e mevonshme (vjedhja) eshte primare.
c) konsumcionit: kur vepra e mevonshme e konsumon vepren e
mevonshme. 2) Bashkimi fiktiv real: kur me shume veprime kryen dy apo me
shume vepra penale, por sipas te drejtes penale konsiderohet se eshte kryer vetem nje
veper penale. Bashkimi fiktiv real eshte tek vepra penale e perbere, e vazhduar dhe
kolektive. a) vepra penale e perbere (e drejte dhe jo e drejte): kur dy apo
me shume vepra penale jane te lidhura dhe te kushtezuara me njera-tjetren, te cilat
bashkohen ne nje veper penale. Vepra e perbere e drejte: kur jane dy apo me
shume vepra dhe te gjitha jane vepra penale. Vepra e perbere jo e drejte: kur jane dy apo
me shume vepra dhe vetem njera eshte veper penale.
b) vepra penale e vazhduar (6 kritere): kur nje person brenda nje
kohe te shkurter apo te gjate kryen shume vepra penale te njejta. P.sh. nje person
brenda vitit vjedh rryme apo uje. Vepra penale e vazhduar eshte atehere kur jane kryer
shume vepra penale; kur viktima eshte e njejte; kur objekti eshte i njejte; kur situata apo
marredhenia kohore eshte e njejte; kur vendi eshte i njejte dhe kur dashja eshte e
njejte.
c) vepra penale kolektive: kur disa persona kryejne dy apo meshume vepra penale
te njejta, te cilat sipas te drejtes penale konsiderohen nje veper penale. Jane tri
lloje te veprave penale kolektive: te zejes; te profesionit dhe nga shprehia.

BASHKEPUNIMI: eshte atehere kur ne kryerjen e vepres penale marrin pjese dy apo
me shume persona (terrorizmi, trafikimi me njerez, droge, arme etj). Bashkepunimi
ekziston kur ne mes pjesemarresve shprehet lidhja objektive (secili bashkepunetor te
kontribuoj ne kryerjen e vepres penale) dhe lidhja subjektive (bashkepunetoret te dine per
njeri-tjetrin, te dijne se pervec tij, marrin pjese edhe persona te tjere). Sipas teorise
akcesore te limituar, pergjegjesia penale e bashkepunetoreve varet nga ajo se kryeresi a e
ka kryer vepren penale apo jo.

Bashkepunimi ne kuptimin e ngushte: kur nje person nuk merr pjese drejtperdrejt ne
kryerjen e vepres penale (shtytet, ndihmes, bashkimi kriminal).

- Format e bashkepunimit jane: bashkekryerja; shtytja; ndihma dhe bashkimi kriminal

A) Bashkekryerja: kur dy apo me shume persona kryejne veper penale apo ndihmojne
ne kryerjen e vepres penale. Bashkekryes eshte personi i cili ka kryer veper penale apo ka
ndihmuar ne kryerjen e vepres penale dhe vepren e ka konsideruar si te veten.
Pergjegjesia penale dhe denimi percaktohen per secilin bashkekryes, varesisht prej
formes se fajit dhe sa kane kontribuar ne kryerjen e vepres penale.
- Bashkekryerja e domosdoshme: kur vepra penale mund te kryhet vetem nese marrin
pjese shume persona (kryengritja e armatosur). Jane dy grupe te bashkekryerjes se
domosdoshme:
a) konvergjente: kur vepra penale mund te kryhet vetem nese marrin pjese shume
persona me interesa te njejta.
b) divergjente: kur vepra penale mund te kryhet vetem nese marrin pjese
shume persona me interesa te ndryshme.

B) Shtytja: kur nje person me dashje e shtyt tjetrin per te kryer veper penale atehere ai
do te denohet sikurse e ka kryer vete vepren penale. Shtytja mund te kryhet ndaj nje
personi i cili nuk e ka ndermend qe te kryej veper penale, tek i cili ndikohet qe te vendose
per te kryer veper penale. Veprimet e shtytjes jane: bindja; premtimi per dhurate; lutja;
kanosja etj.
- Bashkimi ideal i shtytjes: kur me nje shtytje ndikohet tek dy apo me shume persona qe
te kryejne dy apo me shume vepra penale.
- Bashkimi real i shtytjes: kur me dy apo me shume shtytje ndikohet te i njejti person qe
te kryeje dy apo me shume vepra penale.
- Shtytja indirekte: kur nje person me dashje shtyt personin tjeter qe te ndikoje ne
personin e trete, ketu shtytetes konsiderohen dy personat e pare.
- Provokatori agjent: eshte nje person i policise i cili e shtyt nje person tjeter qe te kryej
veper penale me qellim qe te kapet ne flagrance. Kjo eshte nje menyre e luftimit te
kriminalitetit ne rastet kur kryeresi i vepres penale eshte veshtire te kapet duke kryer
veper penale.

C) Ndihma: kur nje person me dashje ndermerr nje veprim, me te cilin ndihmon dhe
lehteson kryerjen e vepres penale, ky person denohet me denim me te bute. Nese ndihma
nuk ka qene e suksesshme atehere kemi tentativen e ndihmes. Per dallim nga shtytja e
cila mund te kryhet vetem para se personi te kete vendosur per te kryer vepren penale,
ndihma mund te kryhet vetem pasi qe personi te kete vendosur per te kryer vepren penale.
Ndihme jane (4): dhenia e keshillave ose udhezimeve se si te kryhet vepra penale
(psikike); dhenia e mjeteve per kryerjen e vepres penale (fizike); menjanimi i pengesave
per kryerjen e vepres penale (fizike); fshehja e vepres penale, e kryeresit, e gjurmeve
(fizike) etj. Dy lloje te ndihmave: ndihma fizike dhe ndihma psikike.

D) Bashkimi Kriminal: nenkuptojme organizatat kriminale, grupin e personave te cilet


jane marre vesh per te kryer veper penale. Me bashkimin kriminal kryhen vepra penale
shume te renda, sic jane: trafikimi me njerez, me droge, me arme, terrorizmi, korrupsioni,
larja e parave etj. Te bashkimi kriminal personi konsiderohet penalisht pergjegjes dhe
denohet nese ka arrituar marreveshje me nje apo me shume persona per te kryer veper
penale; nese ka arrituar marreveshje me nje apo me shume persona per te shtytur te tjeret
per te kryer veper penale; nese vepra penale per te cilen jane marre vesh eshte e
denueshme me me se paku 5 vjet burgim etj. Gjykata mund ta zvogeloj denimin ose ta
liroje dike nga denimi nese ai vullnetarisht heq dore nga marreveshja; nese ai
vullnetarisht ndermerr veprime per ta parandaluar bashkimin kriminal ose kryerjen e
vepres penale; nese ai vullnetarisht ne kohen e duhur i tregon policise per marreveshjen.

Sanksionet Penale: jane masa te dhunshme penalo-juridike te cilat i shqipton gjykata ne


procedure te caktuar ligjore ndaj kryeresit te vepres penale, duke ia kufizuar ose duke ia
marre disa liri apo te drejta. Qellimi i sanksioneve penale eshte mbrojtja e individit dhe
shoqerise nga kriminaliteti; qe kryeresi ne te ardhmen te mos kryej veper penale dhe te
behet anetar i dobishem i shoqerise. Jane kater lloje te sanksioneve penale: denimet
kryesore; denimet alternative; denimet plotesuese dhe verejtja gjyqesore.

1) DENIMET: denimi eshte lloji me i vjeter i sanksioneve penale dhe eshte mjeti kryesor
ne luftimin e kriminalitetit.
Elementet e Denimit:
- denimi eshte vleresim negativ moralo-etik ndaj vepres penale dhe ndaj
kryeresit te vepres penale
- denimi duhet te jete nje e keqe qe e godet personin i cili ka kryer veper penale
- denimi duhet te kete qellimin e caktuar (mbrojtja e individit dhe shoqerise nga
kriminaliteti)
- denimi duhet te jete i percaktuar me ligj dhe te shqiptohet nga gjykata ne
procedure te caktuar ligjore
- denimi mund te shqiptohet vetem ndaj kryeresve te veprave penale qe jane
penalisht te pergjegjshem
Karakteristikat e Denimit:
- denimi duhet te jete personal (te shqiptohet vetem ndaj kryeresit te vepres
penale);
- denimi duhet te jete human (ta respektoj personalitetin dhe dinjitetin e njeriut);
- denimi duhet te jete legjitim dhe i ndare;
- denimi duhet t’i godase njejte te gjithe kryeresit (barazia para
ligjit); - denimi duhet te jete ne proporcion me vepren penale dhe pergjegjesine
penale te kryeresit;
- denimi duhet te jete i revokueshem dhe i permiresueshem
- Qellimet e denimit: ta parandaloje kryeresin qe ne te ardhmen te mos
kryej veper penale dhe ta beje rehabilitimin e tij; ti parandaloje personat e tjere qe te mos
kryejne vepra penale; te beje kompenzimin e viktimave dhe demeve qe shkaktohen nga
vepra penale; ta ngrite moralin tek njerezit; ti detyroj njerezit qe ta respektojne ligjin etj.
Denimi permban nje doze te hakmarrjes, por hakmarrja si qellim i denimit nuk duhet ta
kuptojme ashtu sic ka qene para disa shekujve, por hakmarrja duhet kuptuar dhe trajtuar
si qellim qe ne shoqeri te arrihet drejtesia.
- Preventiva e pergjithshme (gjenerale): qellimi i denimit eshte qe te frikesoj kryesit e
mundshem te veprave penale, qe te mos e kryejne vepren penale. Denimi i parapare ne
ligj, ia ben me dije cdo qytetari se do ta godase nje e keqe ne qoftese kryen veper penale.
- Preventiva individuale (speciale): qellimi i denimit eshte qe te ndikoje tek kryeresi i
vepres penale qe ne te ardhmen te mos kryej serish veper penale. Ky qellim arrihet duke e
frikesuar kryeresin gjate ekzekutimit te denimit. Ka per qellim qe pasi kryeresi ta vuaj
denimit, te pranohet ne shoqeri si nje anetar i dobishem i saj.

A) DENIMET KRYESORE: denimet kryesore jane: denimi me burgim te perjetshem,


denimi me burgim dhe denimi me gjobe.
1) Denimi me burgim te perjetshem: ne vend te denimit me vdekje eshte parapare
denimi me burgim te perjetshem. Denimi me burgim te perjetshem konsiston ne marrjen
e lirise se levizjes. Ky denim eshte denimi me i rende dhe eshte parapare per veprat
penale te renda, te cilat kane shkaktuar pasoja te renda. Personit te cili i shqiptohet
denimi me burgim te perjetshem, mund ta fitoj lirimin me kusht vetem pasi te kete
mbajtur 40 vjet te denimit me burgim te perjetshem. Ky denim nuk mund ti shqiptohet
kryeresit, i cili ne kohen e kryerjes se vepres penale nuk i ka pasur 21 vjet dhe nese ka
pasur aftesi mendore esenciale te zvogeluar.
2) Denimi me burgim: ky denim konsiston ne marrjen e lirise se levizjes per nje kohe te
caktuar. Minimumi i denimit me burgim eshte 30 dite, kurse maksimumi eshte 25 vjet.
Nese minimumi dhe maksimumi i posacem i denimit nuk eshte caktuar atehere minimumi
i denimit me burgim eshte 15 dite, kurse maksimumi eshte 20 vjet. Denimi me burgim
shqiptohet ne vite dhe muaj te plote, por nese ky denim shqiptohet deri ne 6 muaj atehere
mund te shqiptohet edhe ne dite te plota. Kur gjykata e shqipton denimin me burgim deri
ne 6 muaj atehere gjykata mund te vendose qe denimi me burgim mund te zevendesohet
me gjobe ose me pune ne dobi te pergjithshme (30 ore deri ne 240 ore).
3) Denimi me gjobe: eshte denim pasuror, sipas te cilit kryeresi i vepres
penale detyrohet qe brenda afatit te caktuar ta paguaje gjoben ne dobi te shtetit. Gjate
matjes se denimit me gjobe duhet pasur parasysh gjendjen materiale te kryeresit. Denimi
me gjobe mund te shqiptohet si denim kryesor dhe plotesues. Minimumi i denimit me
gjobe eshte 100 euro, kurse maksimumi eshte 25.000 euro. Ne rastet kur vepra penale
eshte kryer me qellim per te fituar atehere maksimumi i denimit me gjobe edhe 500.000
euro. Afati per pagimin e gjobes eshte 15 dite deri ne 3 muaj, por per arsye te ndryshme
gjykata mund te vendose qe gjoba te paguhet me keste deri ne 2 vjet. Nese i denuari
refuzon ta paguaje gjoben atehere denimi me gjobe mund t’i zevendesohet me denim me
burgim deri ne 6 muaj (nje dite ne burg=20 euro) ose me pune ne dobi te pergjithshme (8
ore pune=20 euro) deri ne 240 ore.
Denimi me gjobe per te mitur: me shqiptimin e dënimit me
gjobë, gjykata duhet ta kete parasysh gjendjen financiare të të miturit dhe lartësinë e të
ardhurave të tij personale. Minimumi eshte 25 euro, kurse maksimumi eshte 5.000 euro.
Afati per pagimin e gjobes eshte 15 ditë deri ne 3 muaj, por per arsye te ndryshme
gjykata mund te vendose qe gjoba te paguhet me keste deri ne 2 vjet. Nëse i mituri nuk
dëshiron apo nuk mund ta paguajë gjobën, gjykata mund ta zëvendësojë gjobën me
urdhër për punë në dobi të përgjithshme.

B) DENIMET ALTERNATIVE: qellimin e kane luftimin e kriminalitetit me sanksione


joizoluese. Jane tri lloje te denimeve alternative: denimi me kusht; gjysmeliria dhe
urdheri per pune ne dobi te pergjithshme.
1) Denimi me kusht: eshte atehere kur gjykata e shqipton denimin, por urdheron qe te
mos ekzekutohet nese personi i denuar brenda nje kohe te caktuar nuk kryen veper
penale. Koha te cilen e cakton gjykata (koha e verifikimit) eshte 1 deri ne 5 vjet. Ketij
personi gjykata ia ben me dije se nese nuk i permbush obligimet e caktuara dhe ne
qoftese kryen veper te re penale, do ti revokohet denimi me kusht dhe do ti ekzekutohet
denimi. Se bashku me denimin me kusht mund te shqiptohet trajtimi i detyrueshem
rehabilitues dhe mbikqyrja nga sherbimi sprovues. Denimi me kusht shqiptohet per
vepren penale, te denueshme deri ne 5 vjet ose 10 vjet (nese ka zbutje te denmit) dhe per
veprat penale ne bashkim, te denueshme deri ne 2 vjet ose denueshme me gjobe.

Revokimi i denimit me kusht per shkak te vepres se re penale: kur personi i denuar
me kusht, gjate kohes se verifikimit kryen veper te re penale atehere gjykta do ta revokoje
denimin me kusht. Denimi me kusht mund te revokohet ne menyre te obliguar nese i
denuari gjate kohes se verifikimit kryen nje apo me shume vepra penale, per te cilat i
eshte shqiptuar denimi me burgim prej 2 apo me shume vjetesh dhe denimi me kusht
mund te revokohet ne menyre fakultative nese i denuari gjate kohes se verifikimit kryen
nje apo me shume vepra penale, per te cilat i eshte shqiptuar denimi me burgim me pak se
2 vjet ose denimi me gjobe. Nese gjykata e revokon denimin me kusht atehere ajo per te
gjitha veprat penale do ta shqiptoje nje denim unik (veprat penale para denimit me kusht
dhe veprat penale gjate denimit me kusht). Afati per revokimin e denimit me kusht per
shkak te vepres se re penale eshte gjate kohes se verifikimit ose brenda 1 viti nga dita kur
ka skaduar koha e verifikimit.

Revokimi i denimit me kusht per shkak te vepres penale te kryer me pare: pasi te
shqiptohet denimi me kusht, mund te ndodhe qe gjykata ta zbuloje se personi ka kryer
edhe ndonje veper penale, per te cilen veper gjykata nuk e ka ditur ne kohen e shqiptimit
te denimit me kusht. Ketu gjykata mund ta revokoje denimit me kusht dhe te shqiptoje
nje denim unik per te gjitha veprat penale. Afati per revokimin e denimit me kusht per
shkak te vepres se penale te kryer me pare eshte vetem gjate kohes se verifikimit.

Revokimi i denimit me kusht per shkak te mospermbushjes se detyrimeve te


caktuara: detyrimet te cilat duhet t’i permbushe personi i denuar me kusht jane: ta ktheje
perfitimin pasuror te fituar nga vepra penale; ta beje kompensimin e demit dhe t’i
permbushe obligimet e tjera. Nese personi nuk e permbushe ndonjeren prej ketyre atehere
gjykata mund te vendose qe: personit ti vazhdohet afati per permbushjen e detyrimit;
personin e denuar ta liroje nga permbushja e ketij detyrimi per arsye te ndryshme; qe
personit te denuar t’ia nderroje detyrimin me ndonje obligim tjeter dhe ta revokoje
denimin me kusht. Nese personi i permbushe detyrimet pasi qe vendimi mbi revokimin
eshte bere i plotefuqishem atehere nuk do te kete ndikim, por nese personi i permbushe
detyrimet gjate procedures se revokimit atehere pushon vendimi per revokimin e denimit
me kusht. Afati per revokimin e denimit me kusht per shkak te mospermbushjes se
detyrimeve eshte brenda 1 viti nga dita kur ka skaduar koha e verifikimit.
Detyrimi me kusht dhe urdheri per trajtim te detyrueshem rehabilitues: ne rastet kur
personi i denuar e ka shkelur ligjin per here te pare dhe eshte i varur nga droga ose
alkooli atehere ndaj tij pervec denimit me kusht, shqiptohet edhe urdheri per trajtim te
detyrueshem rehabilitues me qellim qe ai person te mjekohet. Trajtimi i suksesshem i tij
do ta zvogelonte mundesine qe ai person te kryej prap veper penale. Trajtimi i
detyrueshem rehabilitues shqiptohet per 3 muaj deri ne 1 vjet. Nese i denuari largohet nga
ky trajtim atehere gjykata mund ta zevendesoje detyrimin e tij, mund ta shtyej
kohezgjatjen e trajtimit te detyrueshem rehabilitues ose mund ta revokoje denimin me
kusht.

Denimi me kusht dhe urdheri per mbikeqyrje nga sherbimi sprovues: sherbimi
sprovues i jep ndihme, kujdeset, e mbikqyre dhe e kontrollon kryeresin e vepres penale.
Qellimi i denimit me kusht mund te realizohet me mire me shqiptimin e ketij urdheri. Ky
urdher shqiptohet per 6 muaj deri ne 3 vjet. Nese i denuari largohet nga mbikqyrja
atehere gjykata mund ta zevendesoje detyrimin e tij, mund ta shtyej kohezgjatjen e
mbikqyrjes ose mund ta revokoje denimin me kusht.

2) Gjysmeliria: gjysmeliria konsiston ne ate qe te denuarit i mundesohet qe cdo dite,


brenda oreve te caktuare (6, 8 ose 10 ore) te qendroje jashte burgut me qellim qe te
vazhdoj punen e tij, ti kryej punet familjare, te vijoj shkollimin, te vazhdoje mjekimin etj.
Pasi qe i denuari t’i kryej punet brenda oreve te caktuara, ai detyrohet te kthehet prap ne
burg. Gjysmeliria mund te shqiptohet vetem per ato vepra te cilat jane te denuara deri ne
1 vit. Nese i denuari nuk i permbush obligimet jashte burgut ose nese kryen veper penale
te re atehere gjykata do ta revokoje gjysmelirine dhe do te urdheroje qe pjesa tjeter e
denimit te ekzekutohet ne burg.
3) Denimi me urdher per pune ne dobi te pergjithshme: i denuari
obligohet qe brenda afatit te caktuar te kryeje pune ne dobi te pergjithshme pa pagese.
P.sh. te pastoje rruges apo parqet e qytetit; te kujdeset per te moshurit apo te semuret; te
punoje ne ndonje shoqate humanitare etj. Ky denim eshte ne interes te denuarit sepse me
lehte eshte te punohet se sa te mbahet denimi me burgim. Qe te mund te shqiptohet ky
denim duhet qe kryeresit te vepres penale ti jete caktuar denimi me burgim deri ne 1 vite
ose denimi me gjobe deri ne 2,500 euro. Ky denim shqiptohet per 30 deri ne 240 ore, oret
e punes duhet te kryhen brenda nje viti. Gjykata cakton numrin e oreve, kurse sherbimi
sprovues cakton llojin e punes.

C) DENIMET PLOTESUESE: shqiptohet krahas denimeve kryesore dhe denimeve


alternative. Denimet plotesuese jane denime te vecante, te cilat kryeresit te vepres penale,
pasi ta mbaje denimin, ia merr apo kufizon disa te drejta per nje kohe te caktuar me
qellim te luftimit te kriminalitetit, recidivimit dhe resocializmit te kryeresit. Denimet
plotesuese jane: heqja e te drejtes per t’u zgjedhur; ndalimi i ushtrimit te funksioneve ne
administraten publike ose sherbimet publike; ndalimi i ushtrimit te profesionit,
veprimtarit apo detyres; ndalimi i drejtimit te automjetit; marrja e lejes se vozitjes;
urdheri per publikimin e aktgjykimit; konfiskimi; urdheri per kompensimin e humbjes
apo demit; debimi i te huajit jashte territorit te Kosoves.

1) Heqja e te drejtes per t’u zgjedhur: ky denim i shqiptohet personit i cili me qellim
per t’u zgjedhur sherbehet me kercenim, me falsikim te letrave te votimit apo nese kryen
veper penale, e cila eshte e denueshme se paku 2 vjet. Ky denim shqiptohet prej 1 deri ne
4 vjet dhe fillon te ekzekutohet pasi qe i denuari ta kete kryer denimin me burg.

2) Urdheri per kompensimin e humbjes apo demtimit: shqiptohet me qellim per ta


urdheruar kryeresin e vepres penale qe ta ktheje perfitimin pasuror te fituar ne menyre te
kunderligjshme nga vepra penale; ta beje kompensimin e humbjes apo demit; ta beje
demshperblimin etj.

3) Ndalimi i ushtrimit te funksioneve ne administraten publike ose sherbimin


publik: nese nje person detyren apo poziten te cilen i eshte besuar ne organin e pushtet e
shperdor ose keqperdor atehere i shqiptohet ky denim me kohezgjatje prej 1 deri ne 5
vjet. Por, nese me shperdorimin apo keqperdorimin e kesaj detyre kryen veper penale, per
te cilen gjykata ia ka shqiptuar denimin me gjobe apo denimin me kusht atehere i
shqiptohet ky denim i ndalimit me kohezgjatje prej 1 deri ne 3 vjet. Ky denim fillon te
ekzekutohet pasi qe i denuari ta kete kryer denimin me burg dhe koha e kaluar ne burg
apo ne ndonje denim tjeter nuk i llogaritet ne kohezgjatjen e ketij ndalimi.

4) Ndalimi i ushtrimit te profesionit, veprimtarise ose detyres: nese nje person e ka


keqperdor apo nese pritet se do ta keqperdor profesionin e tij, veprimtarine e tij apo
detyren e tij me qellim qe te kryej veper penale, per te cilen i eshte shqiptuar denimi me
gjobe apo denimi me kusht, atehere ndaj tij shqiptohet ky ndalim i ushtrimit te profesioni,
veprimtarise ose detyres. P.sh. mjeku kur kryen abortime te palejueshme; kur arkatari i
perveteson parate qe i jane besuar; kur drejtori pranon ryshfet etj. Ky denim shqiptohet
prej 1 deri ne 5 vjet dhe fillon te ekzekutohet pasi qe i denuari ta kete kryer denimin me
burg, por koha e kaluar ne burg apo ne ndonje denim tjeter nuk i llogaritet ne
kohezgjatjen e ketij denimit.

5) Ndalimi i drejtimit te automjetit: ky denim ka per qellim rritjen e sigurise ne


trafikun publik dhe mund t’u shqiptohet shofereve profesioniste dhe amatore. Ky denim
shqiptohet nese nje person ka kryer veper penale me te cilen ka rrezikuar trafikun publik,
per te cilen i eshte shqiptuar denimi kryesor, alternativ, vrejtja gjyqesore apo ndonje mase
tjeter dhe nese sipas rrethanave ne te cilen eshte kryer vepra penale dhe sipas gjendjes se
tij te mehershme tregohet se lejimi i drejtimit te automjetit nga ai eshte i rrezikshem. Ky
denim shqiptohet prej 1 deri ne 5 vjet dhe fillon te ekzekutohet pasi qe aktgjykimi te
behet i plotfuqishem. Nese ky denim i eshte shqiptuar personit i cili e ka patentin e nje
shteti tjeter atehere ky prson nuk do te lejohet qe te drejtoje automjetin ne territorin e
Kosoves.

6) Marrja e lejes se vozitjes: per shkak te shume aksidenteve qe po sjellin lendime


trupore, vdekje apo deme te medha materiale, eshte parapare denimi marrja e lejes se
vozitjes atyre personave qe kryej veper penale ne trafikun publik, ku jane shkaktuar
plagosje te renda apo vdekje, per te cilen i eshte shqiptuar denimi kryesor, alternativ,
verejtja gjyqesore apo ndonje mase tjeter dhe nese sipas rrethanave ne te cilen eshte kryer
vepra penale dhe sipas gjendjes se tij te mehershme tregohet se lejimi i drejtimit te
automjetit nga ai eshte i rrezikshem. Ky denim mund t’u shqiptohet shofereve
profesioniste dhe amatore. Ky denim shqiptohet prej 1 deri ne 5 vjet dhe fillon te
ekzekutohet pasi qe aktgjykimi te behet i plotfuqishem, koha e kaluar ne burg apo ne
ndonje denim tjeter nuk i llogaritet ne kohezgjatjen e ketij denimi. Pas skadimit te ketij
denimi, personi mund ta marre lejen e re duke hyre serish ne provimin e vozitjes.

7) Marrja e sendit: ky denim konsiston ne marrjen e sendeve te cilat jane perdor per
kryerjen e vepres penale, te cilat kane qene te dedikuara per kryerjen e vepres penale apo
te cilat jane si rezultat i kryerjes se vepres penale. Sendet te cilat mund te merren mund te
jene prone e kryeresit: sendet te cilat jane perdor per kryerjen e vepres penale (revolja,
mjetet per falsifikimin e parave etj), te cilat kane qene te dedikuara per kryerjen e vepres
penale apo te cilat jane si rezultat i kryerjes se vepres penale dhe sendet qe mund te jene
prone e personit tjeter. Ky denim shqiptohet nese kryeresit te vepres penale i eshte
shqiptuar denimi kryesor, alternativ, verejtja gjyqesore apo ndonje mase tjeter.

8) Urdheri per publikimin e aktgjykimit: gjykata mund te urdheroje publikimin e


aktgjykimit nese cmon se publikimi i tij eshte ne interes te pergjithshem te te demtuarit
apo personave tjere. Publikimi behet teresisht ose pjeserisht ne gazete, radio, TV etj.

9) Debimi i te huajit nga territori i Kosoves: ky denim mund te shqiptohet ndaj


shtetasve te huaj apo personave pa shtetesi te cilet kryejne veper penale ne territorin e
Kosoves. Personit te cilit i eshte shqiptuar ky denim duhet te largohet nga Kosova dhe
gjate kohezgjatjes se denimit te tij nuk mund te kthehet. Nese kryeresi ka ndonje
familjare ne Kosove, ka qene me heret shtetas i Kosoves, e ka punen ne Kosove apo ne
qoftese ekzekutimi i ketij denimi eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare
atehere ndaj tij nuk do te shqiptohet ky denim. Ky denim mund te shqiptohet prej 1 deri
ne 10 vjet dhe fillon te ekzekutohet kur vendimi i gjykates behet i plotfuqishem, koha e
kaluar ne burg apo ne ndonje denim tjeter nuk i llogaritet ne kohezgjatjen e ketij denimi.

Matja e Denimit: me matje te denimit nenkuptojme caktimin e llojit dhe lartesise se


denimit, duke marre parasysh rrethanat renduese dhe lehtesuese qe jane paraqitur gjate
momentit te kryerjes se vepres penale. Jane tri lloje te matjes se denimi: matja ligjore,
matja gjyqesore dhe matja administrative.
1) Matja ligjore: kete matje e ben vete organi qe e ka nxjerre ligjin, pra ligjdhenesi. Jane
disa lloje te matjes ligjore:
a) sistemi absolut i caktimit te denimit: kur ligji e cakton llojin dhe lartesine
e denimit dhe gjykates nuk i lehet qe ta beje kete, gjykata vetem e shqipton denimin
sipas caktimit te ligjit.
b) sistemi arbitrar i caktimit te denimit: kur ligji nuk e cakton llojin dhe
lartesine e denimit, por kete i lene gjykates.
c) sistemi relativ i caktimit te denimit: kur ligji cakton minimumin
dhe maksimumin e denimit, ndersa gjykata ne kufijte e minimumit dhe maksimumit
shqipton llojin dhe lartesine e denimit. Kjo eshte e aplikueshme edhe tek ne.
2) Matja gjyqesore: kete matje e ben gjykata brenda kufijve te minimumit
dhe maksimumit te percaktuar me ligj, duke marre parasysh rrethanat objektive dhe
subjektive.
3) Matja administrative: kete matje e ben organi kompetent per ekzekutimin e denimit.
Kete matje e kemi tek denimi me heqje te lirise.

Individualizmi i Denimit: me individualizimin e denimit nenkuptojme pershtatjen e


denimit me vepren penale dhe me kryeresin e vepres penale sepse vetem me
individualizimin e denimit mund te arrihet qellimi i denimit. Ketu qellimi eshte qe te
shqiptohet denimi me efikas, i cili do te ndikoje ne riedukimin e kryeresit te vepres
penale. Individualizmi behet duke respektuar parimin e ligjshmerise. Ekziston
individualizimi ligjor dhe gjyqësor.

Rregullat e pergjithshme dhe rrethanat per matjen e denimit: gjykata e ben matjen e
denimit brenda kufijve te minimumit dhe maksimumit te parapare me ligj, keto jane
rrethanat lehtesuese dhe renduese: shkalla e pergjegjesise penale (shkalla e pergjegjesise
dhe fajesise, se a ka qene kryeresi pergjegjegj, sa ka qene pergjegjesia e tij etj); motivet e
kryeresit; sjellja e meparshme e kryeresit dhe rrethanat personale te tij (a eshte primare
apo recidivist); pranimi i fajit; sjellja e kryeresit pas kryerjes se vepres penale (a e ka
pranuar fajin apo jo; a eshte penduar apo kenaqur; a i ka dhene ndihme viktimes etj);
intensiteti i rrezikimit apo demtimit te se mires se mbrojtur; rrethanat ne te cilat eshte
kryer vepra penale (koha, vendi, menyra, mjetet etj); gjendja pasurore e kryeresit (kjo
zakonisht nuk ndikon ne matjen e denimit, por gjate shqiptimit te denimit me gjobe duhet
pasur parasysh gjendjen materiale te kryeresit).

Zbutja e Denimit: gjykata mund ta zbuse denimin nen minimumin e parapare me ligj.
- Jane dy lloje te zbutjes se denimit:
1) zbutja e denimit sipas ligjit: denimi mund te zbutet kur personi vepren
penale eshte kryer si ndihmes; me pergjegjesi te zvogeluar; me lajthimin juridik; me
tejkalimin e kufijve te mbrojtjes se nevojshme dhe nevojes ekstreme; kur vepra penale
mbetet ne tentative etj.
2) zbutja e denimit sipas bindjes se gjykates: gjykata mund ta ule
denimin nese konstaton se ekzistojne rrethanat objektive dhe subjektive te cilat tregojne
se me shqiptimin e denimit me te bute mund te arrihet qellimi i denimit.
- Menyra dhe kufijte e zbutjes se denimit:
- nese vepra penale eshte e ndeshkueshme me se paku 10 vjet
atehere denimi mund te ulet deri ne 3 vjet
- nese vepra penale eshte e ndeshkueshme me se paku 5 vjet
atehere denimi mund te ulet deri ne 3 vjet
- nese vepra penale eshte e ndeshkueshme me se paku
3 vjet atehere denimi mund te ulet deri ne 1 vjet
- nese vepra penale eshte e ndeshkueshme me se
paku 2 vjet atehere denimi mund te ulet deri ne 6 muaj
- nese vepra penale eshte e ndeshkueshme me se
paku 1 vjet atehere denimi mund te ulet deri ne 30 dite
- nese nuk ka minimum te denueshmerise se
vepres penale atehere denimi mund te zevendesohet me gjobe
- nese nuk ka minimum te gjobese
atehere gjoba mund te zbutet deri ne 100 euro.

Lirimi nga Denimi: nje person mund te lirohet nga denimi. Me rastin e lirimit nga
denimi gjykata nxjerr aktgjykim me te cilin e shpall fajtor kryeresin, por e liron nga
denimi. Jane dy grupe kur nje person mund te lirohet nga denimi:
1) dispozitat e pjeses se pergjithshme te Kodit Penal: nje person lirohet nga denimi kur
vepra penale kryhet duke bere tejkalimin e kufijve te mbrojtjes se nevojshme dhe te
nevojes ekstreme; kur vepra penale kryhet ne lajthimin juridik; kur personi heq dore
vullnetarisht nga kryerja e vepres penale apo nga bashkimi kriminal; kur ndodh tentativa
e papershtatshme etj.
2) dispozitat e pjeses se posacme te Kodit Penal: nje person lirohet nga denimi kur
deshmitari, eksperti apo dikush tjeter e revokon deshmine e rreme para se te merret
vendimi perfundimtar; kur personi i denuar heq dore nga rebelimi etj.

Lirimi nga Denimi per vepren penale te kryer nga pakujdesia: nje person lirohet nga
denimi kur vepren penale e ka kryer nga pakujdesia ne keto raste: kur pasojat e vepres
penale te cilen e ka kryer e godasin forte ate dhe me kete rast shqiptimi i denimit nuk do
ta arrije qellimin e denimit. P.sh. kur nje person kryen veper penale nga pakujdesia, ku
lendohet rende apo vdes ndonje familjare i tij, ne kete rast kjo veper penale e godet rende
kryeresin e vepres penale nga pakujdesia. Rasti i dyte kur nje person lirohet nga denimi
eshte atehere kur ai pas kryerjes se vepres penale ndermerre menjehere ndonje veprim me
qellim qe te mos e lejoje ose ta zvogeloje pasojen ose e kompenson demin e shkaktuar.

Recidivi: me recidiv nenkuptojme kur nje person qe ka kryer veper penale dhe qe ka
qene me heret i denuar, kryen prape veper penale.
- Sipas natyres se vepres penale:
a) recidivi i pergjithshme: kur nje person kryen prap veper penale te llojit te ndryshem
b) recidivi special: kur nje person kryen prap veper penale te llojit te njejte
- Sipas numrit te veprave penale te kryera:
a) recidivi i njefishte: kur nje person kryen prap veper penale
b) recidivi i shumefishte: kur nje person qe ka qene i denuar me se paku dy here, me se
paku nje vjet burgim, kryen prape veper penale. Koha nga lirimi i kryeresit deri ne
kryerjen e vepres se re duhet te jete me pak se 5 vjet. Maksimumi i denimit per personat
recidivist te shumefishte eshte 5 vjet, atyre ju shtohet edhe gjysma e maksimumit, pra ju
shtohet edhe 2 vjet e gjysme.

Matja e denimit per veprat penale ne bashkim: jane tri sisteme te matjes:
1) sistemi absorbcionit: maten te gjitha denimet vec e vec per cdo veper
penale dhe si denim unik shqiptohet denimi me i rendi.
2) sistemi asperacionit: maten te gjitha denimet vec e vec per
cdo veper penale, pastaj si baze marret denimi me i rend dhe denimit me te rend i shtohen
denimet tjera. Denimi unik nuk mund te jete i njejte me shumen e te gjitha denimeve dhe
nuk mund te jete me i madhe se 25 vjet. Kurse per veprat penale te cilat jane te
denueshme deri ne 3 vjet, denimi unik nuk mund te jete me i madhe se 8 vjet.
3) sistemi kumulacionit: eshte per denimet me gjobe.
Denimi unik nuk mund te jete me i madhe se 25.000 euro, kurse per veprat penale qe jane
kryer me qellim te perfitimit pasuror nuk mund te jete me i madhe se 50.000 euro.

D) Verejtja e gjykates: sipas brendise dhe qellimit te saj nuk eshte denim, por eshte nje
trajtim, nje mase jondeshkuese te cilen e shqipton gjykata sipas bindjes se saj se edhe me
kete verejtje mund te arrihet qellimi i denimit. Paraqet nje qortim apo verejtje serioze dhe
publike qe i behet kryeresit te vepres penale, qe te mos kryej veper penale sepse ne te
kunderten do te denohet me denim me te rende. Kjo verejtje shqiptohet per veprat penale
te denueshme deri ne 1 vjet burgim apo denimi me gjobe dhe per veprat penale te
denueshme deri ne 3 vjet burgim.

Masat e trajtimit te detyrueshme: nuk jane denime, por jane masa te karakterit
mjeksor. Keto masa jane:
1) Trajtimi i detyrueshem psikiatrik per personat me paaftesi mendore: personi
eshte me paaftesi mendore nese nuk ka aftesi per te kuptuar rendesine e veprimeve apo
mosveprimeve te tij dhe nese nuk ka aftesi per te kontrolluar sjelljet e tij per shkak te
ndonje semundje mendore, crregullimi mendor apo per shkak te ndonje ngecjeje ne
zhvillimin mendor. Ketij personi i shqiptohet kjo mase me qellim te mjekimit apo kurimit
te tij. Kjo mase shqiptohet nese kryeresi ka kryer veper penale te denueshme me se paku
3 vjet burgim dhe nese shihet rreziku se ai prap do te kryej veper penale.
2) Trajtimi i detyrueshem psikiatrik per personat me aftesi te zvogeluar mendore:
personi eshte me aftesi te zvogeluar mendore nese aftesia e tij per te kuptuar rendesine e
veprimeve apo mosveprimeve te tij dhe aftesia e tij per te kontrolluar sjelljet e tij ka qene
e zvogeluar per shkak te ndonje semundje mendore, crregullimi mendor apo per shkak te
ndonje ngecjeje ne zhvillimin mendor. Ketij personi i shqiptohet kjo mase me qellim te
mjekimit apo kurimit te tij. Nese krahas kesaj mase shqiptohet edhe denimi atehere
kryeresit njehere e mban kete mase e pastaj denimin, koha e kaluar ne trajtim i llogaritet
ne denimin me burgim apo me gjobe.
3) Trajtimi i rehabilitim te detyrueshem per personat e varur nga droga dhe alkooli:
kjo mase i shqiptohet personit, i cili vepren penale e ka kryer nen ndikimin e droges apo
alkoolit. Kjo mase shqiptohet me qellim te mbrojtjes se shoqerise nga personat nen
ndikimin e droges dhe alkoolit dhe me qellim te sherimit te ketyre personave, per ti
larguar nga varesia e droges dhe alkoolit. Kjo mase shqiptohet kur kryeresit i eshte
shqiptuar denimi me burgim, denimi me gjobe, denimi me kusht, verejtja gjyqesore apo
lirimi nga denimi.

- Trajtimi i detyrueshem psikiatrik ne liri: kur nje person ka aftesi te zvogeluar


mendore, ndaj ti mund te shqiptohet trajtimi i detyrueshem psikiatrik ne liri. Per ta
shqiptuar kete mase, duhet te plotesohen keto kushte: te kete rrezik se kryeresi do te kryej
prap veper penale; qe ky trajtim te jete i nevojshem per te shmangur kryerjen e vepres
penale dhe rrezikun dhe ky trajtim nuk mund te zgjase me shume se 3 vjet.

- Te drejtat e personave te denuar me burgim (8): te shperblehen per punen e kryer;


pushimin ditore per punen 8 oreshe pa nderprere; 1 dite pushim ne jave; 14 dite pushim
ne vit; mbrojtja shendetesore pa pagese; sigurimin invalidor; te pranoje vizita dhe paketa;
te paraqese ankesa etj.
- Detyrimet e personave te denuar me burgim (3): ti respektoje rregullat;
ti punojne punet e caktuara ne orarin e caktuar; ti zbatoje urdherat e personit zyrtare etj.

Nidhma Postpenale: eshte ndihma qe i behet personit qe e ka mbajtur denimin, me


qellim qe t’i evitoje te gjitha problemet me te cilat mund te perballet. Jane dy lloje te
ndihmave postpenale: ndihma e brendshme (eshte dhenia e kurajos apo keshillava per
zgjidhjen e problemeve te ndryshme) dhe ndihma e jashtme (eshte dhenia e ndihmes
materiale, sigurimi i punesimit, sigurimi i banimit etj).

Konfiskimi i dobise pasurore te fituar nga vepra penale: askush nuk mund te
pasurohet dhe te mbaje pasurine te cilen e ka fituar ne menyre te kunderligjshme, pra
pasurine e cila eshte si rezultat i vepres penale. Gjykata e ka per detyre qe ta beje
konfiskimin e kesaj pasurie, e nese konfiskimi nuk eshte i mundshem atehere kryeresi i
vepres penale eshte i detyruar qe kompensimin ta beje ne te holla. Dobia pasurore mund
te merret edhe nga personat e tjere, te cileve iu eshte bartur pasuria pa kompensim ose me
kompensim nen vleren e pasurie, nese keta persona e kane ditur apo eshte dashur ta dije
se kjo pasurie eshte si rezultat i vepres penale. Dobia pasurore nese i eshte bartut anetarit
te familjes, mund te merret edhe nga ata.

Rehabilitimi: me rehabilitim nenkuptojme qe personit i cili e ka mbajtur denimit, i


kthehen te gjitha te drejtat me qellim te riedukimit dhe resocializmit te tij. Personi i cili
rehabilitohet barazohet me personat e tjere. Jane dy lloje te rehabilitimit:
a) ligjor: denimi shlyhet nga evidenca e te ndeshkuarve dhe i denuari
konsiderohet i padenuar, nese ka kaluar afati i caktuar me ligj prej kur denimi ka
mbajtur, parashkruar apo falur dhe nese i denuari brenda atij afati nuk ka kryer
veper penale te re. Personi i cili eshte denuar me mbi 15 vjet burgim apo me
burgim te perjetshem nuk mund t’i shlyhet denimi.
b) gjyqesor: ketu vendos gjykata ne baze te lutjes se te denuarit, nese i
denuari nuk kryen veper penale te re.

Parashkrimi i ndjekes penale: per shkak se ka kaluar afati i parapare me ligj nuk mund
te behet ndjekja penale dhe nuk mund ti shqiptohet denimi kryeresit te vepres penale.
- Afatet e parashkrimit te ndjekjes penale jane:
30 vjet nga denimi me burgim te perjetshem;
20 vjet nga denimi me mbi 10 vjet burgim;
10 vjet nga denimi me mbi 5 vjet burgim;
5 vjet nga denimi me mbi 3 vjet burgim;
3 vjet nga denimi me mbi 1 vjet burgim;
2 vjet nga denimi me mbi 1 vjet burgim ose denimi me gjobe.
Nese per vepren penale jane disa denime atehere afati i parashkrimit caktohet sipas
denimit me te rende. Afati i parashkrimit fillon nga dita kur eshte kryer vepra penale apo
nga dita kur eshte shkaktuar pasoja. Tek vepra penale e perbere fillon kur eshte kryer
veprimi i fundit; tek vepra penale kolektive fillon kur eshte kryer vepra e fundi; tek vepra
penale e vazhduar fillon kur eshte ndermarre veprimi i fundit dhe tek vepra penale
permanente fillon kur ka pushuar gjendja e kunderligjshme.
- Ndalja e parashkrimit te ndjekes penale: parashkrimi i ndjekjes penale
ndalet kur kryeresi eshte jashte Kosoves; kur ai kerkohet me urdher arrest; kur
kryeprokurori i shtetit kerkon deshmi jashte Kosoves; ndalet gjate procedures se pranimit
te fajit etj. Kur keto pengesa te pushojne, parashkrimi fillon aty ku ka mbetur. Jane dy
lloje te pengesave: a) pengesat faktike: arratisja e kryeresit, kur nuk dihet
vendbanimi i tij, termeti, vershimet, zjarri etj.
b) pengesat juridike: imuniteti i deputetit te
parlamentit, semundja psikike etj. - Nderprerja e parashkrimit te ndjekjes penale:
gjate kohes sa zgjasin rrethanat, parashkrimi i ndjekjes penale nderpritet dhe koha e cila
ka kaluar para nderprerjes nuk llogarit dhe parashkrimi fillon nga fillimi. Parashkrimi i
ndjekjes penale nderpritet kur kryeresi gjate afatit te parashkrimit kryen veper penale te
re; kur organet shteterore kompetente (policia, gjykata dhe prokuroria) ndermarrin
veprime me qellim te ndjekjes se kryeresit, keto veprime jane marrja ne pyetje e
deshmitareve, hetimi ne vendin e ngjarjes, ekspertiza etj.

Parashkrimi i ekzekutimit te denimit: per shkak se ka kaluar afati i parapare me ligj


nuk mund te ekzekutohet denimi i shqiptuar. Afati i parashkarimi te ekzekutimit te
denimit fillon nga dita kur aktgjykimi behet i plotefuqishem. Afatet e parashkrimit te
ekzekutimit te denimit jane:
30 vjet nga denimi me burgim te perjetshem;
20 vjet nga denimi me mbi 10 vjet burgim;
10 vjet nga denimi me mbi 5 vjet burgim;
5 vjet nga denimi me mbi 3 vjet burgim;
3 vjet nga denimi me mbi 1 vjet burgim;
2 vjet nga denimi me mbi 1 vjet burgim ose denimi me gjobe.
- Ndalja e parashkrimit te ekzekutimit te denimit: afati i parashkrimit te ekzekutimit
te denimit ndalet kur i denuari semuret rende, kur te denuarit i vdes ndonje familjare, kur
organet e ndjekjes nuk mund ta gjejne te denuarin etj.
- Nderprerja e parashkrimit te ekzekutimit te denimit: parashkrimi i ekzekutimit te
denimit nderpritet kur organet shteterore kompetente (policia, gjykata apo prokuroria)
ndermarrin veprime me qellim te ekzekutimit te denimit dhe koha e cila ka kaluar para
nderprerjes nuk llogarit dhe parashkrimi fillon nga fillimi. Veprimet te cilat e shkaktojne
nderprerjen jane: thirrja e gjykates qe i denuari te paraqitet per te mbajtur denimin,
urdheresa qe i denuari te sillet me dhune per te mbajtur denimin, urdheri per arrestimin e
te denuarit qe ka ikur etj.
- Parashkrimi i ekzekutimit te denimeve plotesuese behet kur kane kaluar 5 vjet nga dita
kur aktgjykimi eshte bere i plotefuqishem, kurse te masa e trajtimit te detyrueshem behet
kur kane kaluar 3 vjet.
- Veprat penale te gjenocidit, krimeve te luftes, krimeve te njerezimit, vrasjeve te renda
nuk kane parashkrim.

Amnistia: eshte akt, te cilin e nxjerr organi me i larte i shtetit (parlamenti), me te cilin
personat e pacaktuar emer per emer lirohen nga ndjekja penale, lirohen plotesisht ose
pjeserisht nga ekzekutimi i denimit, iu zevendesohet denimi me denim me te bute (denimi
me burgim afatgjate iu zevendesohet me denim me burgim ose denimi me burgim iu
zevendesohet me denim me gjobe) ose iu shlyhet denimi nga evidenca e te denuarve.
Falja: eshte akt, te cilin e nxjerr kryetari i shtetit ose qeveria e shtetit, me te cilin personat
e caktuar emer per emer lirohen nga ndjekja penale, lirohen plotesisht ose pjeserisht nga
ekzekutimi i denimit, iu zevendesohet denimi me denim me te bute (ketu denimi mund te
zevendesohet edhe me denim me kusht) ose iu shlyhet denimi nga evidenca e te
denuarve. Procedura per falje fillon sipas detyres zyrtare (exofficio) dhe me iniciativen e
te denuarit ose familjareve te tij. - Amnistia
apo falja, me te cilen kryeresi i vepres penale lirohet nga ndjekja penale quhet abolicion.
Me abolicion procedura nuk mund te fillohet ose nese ka filluar, nderpritet.

Interpretimi dhe llojet e interpretimi sipas vellimit: me interpretim kuptojme


percaktimin e kuptimit te normes penalo-juridike. Jane tri grupe te interpretimit (subjektet
qe e bejne interpretimin; metodat e interpretimi dhe interpretimi sipas vellimit).
Interpretimi sipas vellimi eshte interpretimi i ngusht-restriktiv (kur fjaleve, nocioneve dhe
termave qe jane perdorur u jepet nje kuptim me i ngushte, kur ngushtohet fusha e
aplikimit te ligjit) dhe interpretimi i gjere-ekstensiv (kur fjaleve, nocioneve dhe termave
qe jane perdorur u jepet nje kuptim me i gjere, kur zgjerohet fusha e aplikimit te ligjit).

E Drejta Penale: eshte nje dege pozitive e nje shteti, eshte sistem normash me te cilat
percaktohen se cilat vepra jane vepra penale, kur nje person eshte penalisht i
pergjegjshem (pergjegjesia penale) dhe sanksionet penale. Eshte nje nga menyrat dhe
mjetet kunder luftimit te kriminalitetit dhe mbrojtjes se shoqerise. Karakteristike eshte se
e drejta penale eshte e drejte ligjore, ceshtjes nga fusha e saj i rregullon vetem me ligj.
Sanksionet penale jane llojet me te renda te sanksioneve, te cila kryeresve te veprave
penale iu kufizohet apo iu merren disa liri dhe te drejta. Parimi i ligjshmerise se vepres
penale eshte gjithashtu karakteristike e te drejtes penale.

E Drejta Penale Nderkombetare: kontratat nderkombetare paraqiten si burimi


rendesishem i se drejtes penale. Ne te drejtat penale te shteteve eshte ne zbatim
solidariteti nderkombetare. Shume shtete ne legjislacionet e tyre te gjitha veprat penale i
kane te parapara me kontratat nderkombetare. Shkollat kryesore ne te drejten penale jane:
shkolla klasike, neoklasike, antropologjike, pozitive, sociologjike dhe shkolla e mbrojtjes
se re shoqerore.

Pjesa e Pergjithshme e te Drejtes Penale: studion parimet dhe institucionet themelore


te se drejtes penale. Lidhur me ceshtjet qe studiohen ne pjesen e pergjithshme, jane dy
sisteme: sistemi bipartit dhe tripartit. Pjesa e pergjithshme paraqet nje sistem te normave
penale-juridike me te cilat percaktohen parimet e te drejtes penale, veprat penale,
sanksionet penale, pergjegjesia penale etj. Pra, me normat e pjeses se pergjithshme
rregullohen ceshtjet qe jane te perbashketa per te gjitha veprat penale. Keto norma jane te
karakterit universal.
Pjesa e Posacme e te Drejtes Penale: paraqet nje sistem te normave penalo-juridike me
te cilat percaktohen veprat penale vec e vec, formen e fajit dhe sanksionet penale.

Parimi i Ligjshmerise: sipas parimit te ligjshmerise nuk ka veper penale dhe askush nuk
mund te ndeshkohet per nje veper penale ne qoftese para se vepra te jete kryer, ajo veper
dhe sanksioni per ate veper nuk eshte parapare me ligj. Rendesia shoqerore-politike e
ketij parimi eshte qe t’i siguroje qytetaret nga arbitrariteti dhe keqperdorimet e gjykatave,
qe qytetaret te jene te njoftuar se cilat vepra jane te lejuara dhe cilat jane te ndaluara.
Rendesia juridike e ketij parimi eshte se veprat penale dhe sanksionet penale percaktohen
vetem me ligj, ndalohet aplikimi i analogjise, ndalohet veprimi retroaktiv i ligjit, kur
ligjdhenesi percakton vepren penale duhet te sherbehet me terma dhe shprehje te qarta.

Veprimi retroaktiv i Ligjit: ne dispozitat e kodit penal ne te drejten penale eshte


pervetesuar parimi i ndalimit te veprimit retroaktiv te ligjit penal. Por, perjashtimisht
eshte lejuar mundesia e veprimit retroaktiv apo prapaveprues te ligjit penal vetem ne
rastet kur ligji qe eshte nxjerr pas kryerjes se vepres penale eshte me i bute dhe me i
favorshem per kryeresin.
KODI PENAL PER TE MITUR
Te miturve delikuent, mund t’u shqiptohen keto denime: gjoba, urdheri per pune me dobi
te pergjithshme, burgu per te mitur, denimi me kusht dhe denimet plotesuese.

Masat e diversitetit: keto masa kane per qellim që të parandalojne, kur është e mundur,
fillimin e procedurës ndaj kryerësit të mitur, të ndihmojne ne rehabilitimin e tij dhe ne
riintegrimin e tij. Masa e diversitetit mund ti shqiptohen të miturit i cili ka kryer vepër
penale për të cilën është paraparë dënim me gjobë apo me burgim deri në 3 vjet ose për
vepër penale të kryer nga pakujdesia për të cilën është paraparë dënimi deri në 5 vjet
burgim. Kushtet per caktimin e tyre jane: pranimi per vepren penale nga ana e te miturit;
shprehja e gadishmerise qe te pajtohet me palen e demtuar dhe pelqimi i te miturit ose i
prindit te tij per te zbatuar masen e shqiptuar. Masat e diversitetit që mund tu shqiptohen
të miturit janë:
- pajtimi në mes të miturit dhe palës së dëmtuar (kërkim falja nga i mituri) pajtimi
ndërmjet të miturit dhe familjes së tij
- kompensimi i dëmit
- vijimi i rregullt në shkollë
- pranimi i punësimit apo aftësimit në një profesion adekuat per te miturin
- kryerja e punës pa pagesë në dobi të përgjithshme (10 deri 60 ore)
- edukimi në rregullat e trafikut
- këshillimi psikologjik.

Masat edukative: keto masa kane per qellim rehabilitimin dhe zhvillimin e kryerësit të
mitur, duke e mbrojtur, ndihmur dhe mbikëqyre, duke siguruar edukim dhe aftësim
profesional per te, duke zhvilluar përgjegjësinë e tij personale. Llojet e masave edukative
që mund ti shqiptohen te miturit janë: masat disiplinore, masat e mbikëqyrjes së shtuar
dhe masat institucionale.
1) Masat disiplinore: qortimi gjyqësor dhe dërgimi i të miturit në qendër disiplinore.
- qortimi gjyqesor: shqiptohet kur konsiderohet e mjaftueshme dhe në interes të
të miturit. Te miturit, i bëhet me dije se nëse përsëri kryen vepër të tille, gjykata do
t’i shqiptojë një dënim më të rëndë.
- dergimi i te miturit ne qendren disiplinore: shqiptohet kur konsiderohet e
mjaftueshme dhe në interes të të miturit. Gjykata mund ta dërgojë të miturin në
qendër disiplinore: më së shumti 1 muaj (4 ore ne dite) ose më së shumti 4 ditë
gjatë festës shkollore apo shtetërore (8 ore ne dite). Kur shqiptohet kjo masë,
gjykata kujdeset që ekzekutimi i saj të mos e pengojë shkollimin dhe punën e
rregullt të të miturit. Në qendrën disiplinore i mituri angazhohet në aktivitete të
dobishme.
2) Masat e mbikëqyrjes së shtuar: janë mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit
adoptues ose kujdestarit të të miturit (3 muaj deri ne 2 vjet).
- mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit:
shqiptohet kur prindi, prindi adoptues apo kujdestari është i aftë për mbikëqyrjen e
të miturit, por është treguar i pakujdesshëm. Me shqiptimin e kesaj mase, gjykata
mund t’i jep prindit, prindit adoptues apo kujdestarit udhëzimet e nevojshme dhe
ta urdhërojë në përmbushjen e detyrave.
- mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër: shqiptohet kur prindi, prindi adoptues
apo kujdestari është i paaftë për kryerjen e mbikëqyrjes së shtuar ndaj të miturit
dhe kur kjo mase është në interes të të miturit. Ekzekutimi i kësaj mase përfundon
kur prindi, prindi adoptues apo kujdestari i të miturit është në gjendje të ushtrojë
mbikëqyrjen e shtuar ndaj tij.
- mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë: shqiptohet kur prindi, prindi
adoptues apo kujdestari nuk është në gjendje të ushtrojë mbikëqyrjen e shtuar ndaj
të miturit dhe kur kjo masë është në interes të të miturit. Me shqiptimin e kësaj
mase, gjykata i cakton detyra organit të kujdestarisë: mbikëqyrjen e edukimit të të
miturit; lehtësimin e qasjes në aftësimin profesional dhe punësimin; sigurimin e
largimit të të miturit nga çfarëdo ndikimi negativ; lehtësimin e qasjes në kujdes të
nevojshëm mjekësor; ofrimin e zgjidhjeve të mundshme për ndonjë problem që
mund të shfaqet në jetën e të miturit. Organi i kujdestarisë është i detyruar ti
raportoj gjykatës së paku çdo 3 muaj.
3) Masat institucionale edukative: dërgimi i të miturit në institucion edukues, dërgimi
i të miturit në institucion edukues korrektues dhe dërgimi i të miturit në
institucionin e kujdesit të posaçëm.
- dërgimi në institucionin edukativ: shqiptohet kur të miturit i nevojitet
mbikëqyrje e plotë nga edukatorët adekuat dhe kur masa e tillë është në interesin
më të mirë të miturit (3 muaj deri ne 3 vjet).
- dërgimi në institucionin edukativo–korrektues: shqiptohet kur i mituri i cili ka
kryer vepër penale të dënueshme me burgim prej më shumë se 3 vjet ka nevojë për
edukim të specializuar (1 vjet deri ne 5 vjet).
- dërgimi në institucionin për kujdes të posaçëm (insitucionin edukativ ose
edukativo-korrektues): shqiptohet me rekomandimin e ekspertit të mjekësisë kur
të miturit i nevojitet përkujdesje e posaçme për shkak të çrregullimit mendor ose të
metave fizike. Gjykata cdo 6 muaj e rishikon nevojën për qëndrim të mëtejshëm
në institucionin e kujdesit të posaçëm.

Gjoba: shqiptohet nëse i mituri ka mjete për ta paguar gjobën. Me rastin e shqiptimit të
dënimit me gjobë, gjykata duhet ta kete parasysh gjendjen financiare të të miturit dhe në
veçanti lartësinë e të ardhurave të tij personale. Dënimi me gjobë nuk mund të jetë më
pak se 25 euro e as më shumë se 5.000 euro. Afati per pagimin e gjobes nuk mund të jetë
më i shkurtër se 15 ditë e as më i gjatë se 3 muaj, por per arsye te ndryshme gjykata
mund ta lejojë pagesën e gjobës me këste deri ne 2 vjet. Nëse i mituri nuk dëshiron apo
nuk mund ta paguajë gjobën, gjykata mund ta zëvendësojë gjobën me urdhër për punë në
dobi të përgjithshme.
Urdhri për punë në dobi të përgjithshme: gjykata mund ta zëvendësojë masën e
shqiptuar edukative institucionale deri në 3 vjet, burgimin e të miturit deri në 2 vjet ose
gjobën ne urdhër për punë në dobi të përgjithshme (30 deri 120 ore). Shërbimi sprovues e
përcakton llojin e punës dhe puna duhet te kryhet brenda nje viti. Nëse pas kalimit të
kohes së caktuar i mituri nuk e kryen punën në dobi të përgjithshme ose e kryen
pjesërisht, gjykata urdhëron ekzekutimin e masës institucionale edukative ose burgimin
për të mitur ose pagimin e gjobes.

Burgimi për të mitur: qellimi i burgimit për të mitur është rehabilitimi dhe zhvillimi i të
miturit. Burgimi për të mitur duhet të ndikojë pozitivisht tek i mituri përmes mbrojtjes,
ndihmës dhe mbikëqyrjes. Gjykata mund t’ia shqiptojë dënimin me burgim te miturit 16
vjet, i cili ka kryer vepër penale të dënueshme me mbi 5 vjet. Kohëzgjatja e burgimit për
të mitur nuk mund ta kalojë maksimumin e burgimit të paraparë për veprën penale por
mund të jetë më i ulët se minimumi i burgimit të paraparë për veprën penale. Burgimi për
të mitur nuk mund të shqiptohet më pak se 6) muaj as më shume se 5 vjet. Maksimumi i
burgimit për të mitur është 10 vjet për vepra të rënda penale ose kur i mituri ka kryer së
paku 2 vepra penale në bashkim. I mituri i dënuar me burgim mund të lirohet me kusht
nëse e ka mbajtur së paku 1/3 e dënimit. Kur lejohet lirimi me kusht, gjykata mund të
shqiptojë masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose
kujdestarit apo organit të kujdestarisë.
- Dënimi me burgim për të mitur nuk mund të ekzekutohet nese kane kaluar 5 vjet nga
vendimi i formës së prerë me të cilin është shqiptuar burgim për të mitur për më shumë se
5 vjet; 3 vjet nga vendimi i formës së prerë me të cilin është shqiptuar burgim për të mitur
për më shumë se 3 vjet dhe 2 vjet nga vendimi i formës së prerë me të cilin është
shqiptuar burgim për të mitur deri në 3 vjet.

Masat e trajtimit të detyrueshëm: qëllimi i masës së trajtimit të detyrueshëm është që


të kontribojë në rehabilitimin e të miturit dhe të parandalojë rrezikun nga recidivizmi.
Gjykata mund ta shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik ndaj të miturit me
çrregullime mendore dhe mund ta shqiptojë masën për trajtim të detyrueshëm të
rehabilitimit ndaj të miturit. Masa e trajtimit të detyrueshëm shqiptohet vetëm pas
konsultimit me shërbimin sprovues, organin e kujdestarisë dhe ekspertët. Masa e trajtimit
të detyrueshëm nuk mund të shqiptohet në të njëjtën kohë me masën disiplinore.

You might also like