You are on page 1of 1

Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.

am

MJETET E RREGULLTA JURIDIKE

Ankesa kundër aktgjykimit të shkallës së parë – gjykimi në shkallë të dytë mund të


iniciohet me ankesë po qe se subjekti i ankesës konsideron se me aktgjykim është bërë
ndonjë gabim i natyrës faktike ose juridike. Ankesa si mjet juridik i rregullt, evolutiv dhe
suspenziv mund të sulmojë aktgjykimin në të gjitha pikat e tij, pa marrë parasysh a është
fjala për gabim faktik apo juridik. Kundër aktgjykimit të shkallës së parë personat e
autorizuar mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej 15 ditësh nda dita e dërgimit të kopjes
së aktgjykimit.

Personat e autorizuar për paraqitjen e ankesës – sipas KP ankesë mund të paraqesin


palët, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor i të akuzuarit dhe i dëmtuari.
I dëmtuari mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës lidhur
me sanksionet penale: për veprat penale kundër jetës dhe trupit, për veprat penale kundër
integritetit seksual, për veprat penale kundër trafikut publik si dhe për shpenzimet e
procedurës penale.

Përmbajtja e ankesës – forma e ankesës është e përcaktuar me ligj. Sipas ligjit ankesa
duhet të përfshijë:
1. Të dhënat për aktgjykimin i cili ankimohet
2. Arsyet (bazën) e animimit të aktgjykimit
3. Arsyetimin e ankesës
4. Propozimin për prishje të tërësishme ose të pjesërishme të aktgjykimit ose për
ndryshimin e tij dhe
5. Nënshkrimin e ankuesit

Bazat e ushtrimit të ankesës - sipas nenit 402 aktgjykimi mund të ankimohet për shkak
të :
a) shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale;
b) të shkeljes së kodit penal;
c) të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike;
d) të vendimit mbi sanksionin penal sekuestrimit të dobisë pasurore, shpenzimeve të
procedurës penale, kërkesave pasurore juridike si dhe për shkak të cendimit mbi
shpalljen e aktgjykimit nëpërmjet shtypit radios ose televizionit.

www.valonhasani.do.am -11-

You might also like