You are on page 1of 1

Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.

am

MJETET JURIDIKE – janë veprime procedurale, me të cilat palët dhe personat e tjerë të
autorizuar në procedurë, e atakojnë vendimin të cilin e konsiderojnë jo të drejtë dhe jo të
ligjshëm dhe kërkojnë që gjykata e mjetit juridik, pasi të vërtetojë bazueshmërinë e
thënieve të tyre, të ndryshojë ose ta prishë atë me vendim të vet.
Në procedurën penale është e nevojshme të bëhet dallimi ndërmjet mjetit juridik në
kuptimin e gjerë dhe mjetit juridik në kuptimin e ngushtë.
Mjetet juridike në kuptimin e gjerë përfshinë, përveç mjeteve juridike në kuptimin e
ngushtë edhe kërkesa të tjera të lejuara me ligj (p.sh kundërshtimi i aktakuzës, ankimi,
lutja për kthimin në gjendjen e mëparme etj).
Mjet juridik në kuptimin e ngushtë konsiderohen të gjitha mjetet juridike me të cilat
atakohet vendimi gjyqësor. Mjetet juridike në kuptimin e ngushtë mund të radhiten sipas
kritereve të ndryshme. Ato ndahen në mjete të rregullta dhe jo të rregullta juridike.

Mjeti i rregullt juridik ushtrohet kundër vendimit i cili ende nuk e ka fituar formën e prerë
dhe si i tillë e pengon arritjen e formës së prerë, derisa gjykata e shkallës së dytë (në disa
raste edhe ajo e shkallës së tretë) të merr vendim lidhur me të.
Mjetet jo të rregullta juridike përdoren kundër vendimeve të cilat kanë fituar formën e
prerë. Rrjedhimisht kundër të njëjtit vendim në të njëjtën kohë nuk mund të paraqitet edhe
mjeti i rregullt edhe mjeti juridik i jashtëzakonshëm.
Si mjet i rregullt juridik konsiderohet ankesa kundër aktgjykimit dhe ankesa kundër
aktvendimit, kurse mjet i jashtëzakonshëm juridik kërkesa për rishikimin e procedurës
penale, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e
ligjshmërisë.

Mandej, mjetet juridike ndahen në mjete evolutive dhe jo evolutive. Karakteri evolutiv i
mjetit juridik donë të thotë se lidhur me mjetin juridik të paraqitur duhet të vendosë gjykata
e rangut më të lartë nga ajo qe e ka dhënë vendimin i cili sulmohet.

Ekziston edhe ndarja në mjete juridike suspenzive dhe jo suspenzive. Mjetet juridike kanë
karakter suspenziv kur e pezullojnë (ndalin) ekzekutimin e vendimit gjyqësor, kurse u
mungon kjo karakteristikë kur ato nuk ndalin ekzekutimin e vendimit. Ankesa kundër
aktgjykimit gjithëherë ka karakter suspenziv, kurse ankesa kundër aktvendimit, parimisht e
ka këtë karakteristikë, por te disa aktvendime ankesa nuk ka karakter suspenziv (ankesa
kundër aktvendimit mbi paraburgimin, mbi marrjen e lejes se udhëtimit etj.). mjetet e
jashtëzakonshme nuk kanë karakter suspenziv, edhe pse, sipas rrethanave të rastit
konkret, gjykata mund të vendos pezullimin e ekzekutimit të vendimit derisa të përfundojë
procedura lidhur me atë mjet juridik.

www.valonhasani.do.am -10-

You might also like