You are on page 1of 61

E drejta procedurale civile I

Prof.Dr.Haxhi Gashi
Kuptimi i lëndës – Objekti i
studimit
 E drejta procedurale civile është pjesë e së drejtës
pozitive e cila i përfshinë rregullat juridike me të cilat
rregullohet mbrojtja dhe realizimi i të drejtave
subjektive të cilat lindin nga marrëdhëniet juridiko-
civile.
 E drejta procedurale civile rregullon:
a. Organizimin e gjykatave civile
b. Organeve që kanë për detyrë të bashkëpunojnë me
gjykatën
c. Prezumimet për kryerjen e aktiviteteve procedurale
d. Raportet procedurale
e. Fillimin, zhvillimi dhe përfundimin e procedurës civile.
Ndarja e procedures civile
 Procedura civile ndahet në dy pjesë:
 Procedura civile I (pjesa e përgjithshme) e cila
përfshinë të gjitha rregullat me të cilat rregullohet
procedura civile kontestimore prej fillimit e deri në
përfundimin e procedurës.
 Procedura civile II (pjesa e veçantë) që përfshinë
dispozitat ligjore me të cilat rregullohet përfundimi i
procedurës kontestimore dhe procedurat e veçanta si:
1. Procedura në kontestet familjare
2. Procedura e përmbarimit
3. Procedura jo-kontestimore
4. Proceduren siguruese
Procedura gjyqësore civile
 Procedura gjyqësore civile në kuptimin
material- është aktivitet i përbërë nga një
sërë veprimesh konkrete të subjekteve të
ndryshme prania e të cilave është e
domosdoshme për mbrojtjen dhe realizimin e
të drejtave civile subjektive
 Procedura civile në kuptimin formal është
tërësi e rregullave me të cilat rregullohet,
fillimi , pjesëmarrja, zhvillimi dhe përfundimi i
procedurës civile.
Qëllimi i procedures civile
 Zbatimi i të drejtës materiale në rastin e
shkeljes së të drejtave subjektive dhe
mbrojtja e këtyre të drejtave
 E drejta subjektive dhe shkelja e saj.
 Forma e mbrojtjes së të drejtave subjektive
 Vetëgjyqësia
 Mbrojtja e të drejtave subjektive e rregulluar
me ligj
Kuptimi i procedurave civile
 Procedurën si tërsi e përbëjnë veprimet e subjekteve të autorizuara
gjatë një procesi gjyqësor
 Procedura civile kontestimore- është procedurë gjyqësore me të
cilën rregullohet mbrojtja e të drejtave civile në rast kontesti
(mosmarrëveshje)
 Kontesti- është situata kur një person pretendon se i takon ndonjë e
drejtë subjektive ndërsa personi tjetër e kundërshton këtë pretendim.
 Procedura përmbaruese – përbëhet prej një sërë veprimesh
procedurale me të cilat rregullohet ekzekutimi i vendimeve gjyqësore
që e kanë formën e prerë.
 Procedura siguruese – përbëhet prej një sërë veprimesh procedurale
me të cilat sigurohet mbrojtja e të drejtës subjektive para se të merret
vendimi përfundimtar i gjykatës
 Procedura jokontestimore – përfshinë rregullat me të cilat
rregullohen rastet e rregullimit të të drejtave civile para gjykatave kur
nuk ka kontest civile.
Burimet e të drejtës
procedurale civile
 Procedura civile parimisht rregullohet me rregulla të shkruara. Kështu si burime kryesore
janë:
 Kushtetuta
 Ligji dhe
 Aktet e përgjithshme juridike
 Praktika gjyqësore dhe
 Doktrina juridike
 Procedura kontestimore – burim kryesor është ligji i procedurës kontestimore nr. 03/L-006 i
shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës nr. 38, datë 20 shtator 2008
 Procedura Jo-kontestimore – burim kryesor është ligji i procedurës jokontestimore i vitit
2009, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr.45/12 Janar 2009.
 Procedura përmbaruese – burim kryesor është Ligji për procedurën përmbaruese nr. 04/L-
139, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 3/31 Janar 2013
 Procedurat gjyqësore në çështjet familjare rregullohen me Ligjin për Familjen i hyrë në fuqi
me dt.16.02.2006
 Si burime shërbejnë edhe ligjet me të cilat rregullohen çështjet organizative të gjykatave:
 Ligji për gjykatat i vitit 2010.
E drejta procedurale
kontestimore
 E drejta materiale dhe e drejta procedurale - këto të drejta kanë
lëndë të ndryshme por në procesin kontestimor janë të lidhura
ngushtë.
 Ndikimi i të drejtës procedurale në të drejtën materiale – disa
fakte të natyrës procedurale shkaktojnë efekte materialo
juridike (p.sh paraqitja e padisë e ndalë afatin e parashkrimit)
 Kushtëzimi i të drejtës procedurale me të drejtën materiale dhe
sistemin juridik në përgjithësi – e drejta procedurale ka për
qëllim realizimin e mbrojtjes së të drejtave subjektive. Prandaj
kjo duhet të jetë në harmoni me të drejtën materiale.
 E drejta procedurale si formë- e drejta procedurale quhet edhe
si e drejtë formale sepse veprimet procedurale duhet të kryhen
në formën e paraparë nga ligji (p.sh forma e padisë, ankesës,
etj)
Kërkesa për dhënien e
mbrojtjes juridike
 Teoritë lidhur me mbrojtjen juridike:
 Teoria moniste – njihej nga e drejta romake dhe nënkuptonte shkrirjen ose
unifikimin të drejtës subjektive dhe padive në një sistem. Prandaj në këtë sistem
nuk njihej ndarja në të drejtë materiale subjektive dhe në të drejtë procedurale.
Edhe në të drejtën bashkëkoohore ka mendime se e drejta për mbrojtje është
pjesë e së drejtës subjektive-autorizim i veçantë
 Teoria dualiste – kjo teori niset nga fakti se procesi kontestimor është manifestim i
funksionit shtetëror të gjyqësisë. Kjo teori e trajton të drejtën në mbrojtje
gjyqësore si tagër juridiko-publike që i takon çdo subjekti të së drejtës ndaj shtetit.
 E drejta në mbrojtje juridike sipas kushtetutës- çdo subjekt sipas kushtetutes ka të
drejtë në mbrojtje gjyqësore.
 Mungesa e paditshmerisë – eksitojnë edhe raste kur nuk mund të kërkohet
mbrojtje gjyqësore – detyrimet natyrore (obligatio natyralis)
 Normat e së drejtës procedurale kontestimore:
1. Natyra juridike e normave procedurale kontestimore
2. Fuqia e normave të LPK në pikëpamje territoriale
3. Fuqia e normave të LPK në pikëpamje kohore
4. Fuqia e normave të LPK në pikëpamje subjektive
Raporti i procedurës kontestimore
me procedurat tjera
 Procedura kontestimore dhe procedura në
gjykatën kushtetuese
 Procedura kontestimore dhe procedura
penale
 Procedura kontestimore dhe procedura
administrative
 Procedura kontestimore dhe procedura para
gjykatave joshtetërore (arbitrazhet)
 Çështjet paraprake (prejudiciale)
Parimet e procedurës
kontestimore
 Parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë
 Parimi i pavarësisë së gjykatës
 Parimi i publicitetit
 Parimi i dëgjimit të palëve
 Parimi i disponibilitetit dhe officialitetit
 Parimi i së vërtetës materiale
 Parimi i shqyrtimit dhe hetimit
 Parimi i pandërmejtsisë dhe ndërmjetësisë
 Parimi i zhvillimit të gjykimit gojarisht dhe me shkrim
 Parimi i koncentrimit të procesit dhe i unitetit të shqyrtimit
 Parimi i shfrytëzimit me mirëbesim i të drejtave procedurale
 Parimi i dhënies së ndihmës juridike palës së paudhëzuar
 Parimi i ekonomisë së gjykimit.
Subjektet në procesin
kontestimor
 Kontesti juridiko civile lind midis dy personave. Cilësinë e palëve e fitojnë me
paraqitjen e padisë.
 Palë ndërgjyqës janë: Paditësi dhe i padituri
 Gjykata- gjyqtari për gjykimin e lëndës caktohet pavarësisht nga vullneti i palëve
 Në procedurë paraqiten edhe subjektet tjera të domosdoshme: përfaqësuesit e
palëve, prokurori publik dhe ndërhyrësi
 Dëshmitarët, ekspertët intërpretët dhe procesmbajtësi janë subjekte ndihmëse.
 Të gjithë subjektet e përmendura quhen pjesëmarrës në procesin kontestimor
në kuptimin e gjerë;
 Subjektet ndahen në:
1. Subjekte që kanë për qëllim vendimin meritor - palët dhe gjykata dhe
2. Subjekte që vendimi meritor nuk ka efekt ndaj tyre- përfaqësuesi, ndërhyrësi,
prokurori dhe
3. Subjektet ndihmëse – dëshmitarët, ekspertët, intërpretët, dhe procesmbajtësi.
Gjykatat dhe juridikesioni
gjyqësor
 Gjykatat e rregullta
 Gjykatat e specializuara
 Gjykatat joshtetërore (arbitrazhi)
 Parimet themelore për organizimin dhe
veprimin e gjykatave:
 Pavarësia e gjykatave
 liria e shprehjes së mendimit nga gjyqëtarët
 Vendimet e gjykatës kontrollohen vetem nga
Shkalla më e lartë e gjykatave
 Publiciteti i punës së gjykatave
Gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë
 Funksionin e gjyqtarit e ushtrojnë gjyqtarët e rregullt – profesionistet dhe qytetarët në cilësinë e
gjyqtarit porotë
 Gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë i zgjedhë Kuvendi i Kosovës.
 Kushtet për zgjedhjen e gjyqtarit.
1. Të jetë shtetas i Kosovës
2. Mosha madhore
3. Të ketë kryer fakultetin juridik
4. Të ketë dhënë provimin e jurisprudencës

5. Gjyqtarët profesionist zgjedhen për 8 vjetë ndërsa gjyqtarët porotë zgjedhen për katër vjetë.
6. Gjyqtarë të gjykatës Supreme zgjedhen vetem juristet e dalluar.

- Pavarsia e gjyqtarëve
- Përgjegjësia e gjyqtarëve
- Largimi dhe shkarkimi nga detyra: shkaqet për largim të detyrueshëm:
- 1. kërkesa e vetë gjyqtarit
- 2. konstatimi se personi që është zgjedhë nuk i plotëson kushtet
- 3. zgjedhja e tij si gjyqtarë në gjykaten tjetër
- 4. dënimi me burg mbi 6 muaj
- 5. konstatimi se gjyqtari është i papërshtatëshëm për punë në pikpamje morale
- 6. konstatimi se gjyqtari nuk ka aftësi për punë
- 7. konstatimi mjeksor se gjyqtari për shkaqe shëndetsore nuk është i aftë për punë.
Përbërja e gjykatës
 Me dispozita ligjore parashihet përbërja e gjykatës.
 Në sitemin tonë parimisht gjykatat gjykojnë në kolegje
gjyqësore dhe vetem në raste të caktuar gjyqtari i vetëm
 Gjyqtari i vetë gjykon vetëm në gjykatën e shkallës së parë dhe
vetem në çështje juridike me vlerë të vogël.
 Trupi gjykues në shkallë të parë gjithëherë është miks dhe
përbëhet nga gjyqtarë profesionist dhe gjyqtarë porotë.
 Në shkallë të dytë vendosë vetem trupi gjykues i përbërë nga
gjyqtarët profesionist.
 Përbërja e gjykatës supreme
 Krytarit të trupit gjykues
 Kryetari i gjykatës
Format e posaçme
organizative te gjykatës
 Seanca e dhomës gjyqësore
 Seanca e te gjithë gjyqtareve
 Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme
 Seanca e Përgjithshme e zgjeruar e Gjykatës Supreme
 Përjashtimi dhe rekuizimi i gjyqtarit nga gjykimi
 Shkaqet e përjashtimit:
1. Nëse gjyqtari është pale, përfaqësues ligjor ose me prokurë i palës, bashkëshort,
bashkëkreditor,bashkëdebitor ose kur me pare ne te njëjtën çështje juridike ka marre
pjese ne cilësinë e dëshmitarit ose ekspertit,
2. Gjinia e gjakut dhe e krushqisë
3. Është kujdestar, adoptues ose i adoptuar
4. Nëse ne njëjten çështje ka marre pjese ne dhenien e vendimit te shkalles se pare ose nga
organi tjetër
5. Është ne marrëdhënie pune me subjektin qe është pale ne gjykim.
 Shkaqet e rekuizimit:
 Këto shkaqe nuk janë caktuar ne mënyrë takstative por mund te jene rrethanat e
ndryshme qe sjellin ne dyshim objektivitetin dhe paanshmëria e gjyqtarit ne gjykim (p.sh
gjinia e gjakut ne shkalle me te largët, miqesia apo armiqësia etj).
Kompetenca e gjykatave ne
procedurën kontestimore
 Kuptimi i kompetencës
 Llojet e kompetencës
 Kompetenca absolute – e përkufizojnë kompetencën e
gjykatës ne raport me organet e tjera vendore dhe te huaja.
 Kompetenca relative e përkufizon rrethin e punëve brenda
gjykatave.
 Kompetenca relative ndahet ne:
a. Kompetence lëndore
b. Kompetence territoriale
c. Kompetence funksionale
Kompetenca lëndore
 Përkufizimi - Kompetenca lëndore nënkupton rrethin
e punëve qe mund te kryhen nga një gjykate apo
lendet qe mund te gjykohen nga një gjykate.
 Kompetenca lëndore e Gjykatës Komunale
 Kompetenca lëndore e Gjykatës se Qarkut
 Kompetenca lëndore e Gjykatës Supreme
 Kompetenca lëndore e gjykatave te kompetencës se
posaçme:
a. Gjykata ekonomike
b. Gjykata ushtarake
Caktimi i vlerës se objektit te
kontestit
 Me objekt te kontestit nënkuptojmë kërkesën juridiko –civile për te
cilën duhet te vendos gjykata me aktgjykim.
 Vlerën e objektit te kontestit e cakton zakonisht paditësi me padi.
 Ne rast se pala nuk e cakton ose caktimi i vlerës se objektit nga pala
nuk është real atëherë gjykata e cakton vlerën e objektit te
kontestit.
 Për caktimin e vlerës se objektit te kontesti merret për baze vetëm
kërkesa kryesore.
 Ndryshimet e vlerës se objektit te kontestit gjate vazhdimit te
gjykimit nuk ndikojnë ne kompetencën e gjykatës.
 Rregullat e posaçme për caktimin e vlerës se kontestit:
1. Komulimi i kërkesave
2. Kërkesat e ardhshme qe përsëriten
3. Rregullat tjera (p.sh llogaritja e qirasë mbrenda një viti)
Kompetenca funksionale
 Me kompetence funksionale
nënkuptojmë ndarjen e punëve brenda
një gjykate ose ne gjykata te shkalleve
te ndryshme.
 Veprimet e gjyqtarit te vetëm
 Veprimet e kolegjit
 Veprimet e kryetarit te trupit gjykues
 Veprimet e gjykatës me te larte etj.
Kompetenca tokësore
 Kompetenca tokësore nënkupton – territorin brenda të cilit vepron gjykata.
 Varësisht nga lidhja e palëve ose e objektit të kontestit me territorin e caktuar caktohet edhe kompetenca e
gjykatës
 Palët mund të vendosin edhe me marrëveshje për kompetencën e gjykatës ose me vendim të gjykatës
nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe:
 Kompetenca territoriale (tokësor) mund të jetë:
 Kompetencë e përgjithshme territoriale (forum generale)
 Kompetencë e posaçme (forum exclusive) që mund të jetë:
1. Kompetencë ekskluzive (për shkak te specifikave të objektit të kontestit)
2. Kompetencë e zgjedhur (forum electivum) – (ushqimi, shkaktimi i demit, sendet me mungesa, zgjedhja e
martesës, vërtetimin e atësisë dhe amësisë, kur sendi shtrihet në territorin e disa gjykatave, për rastet e
pengim posedimit, për rastet e kontesteve ne pune, kontestet me personin e botes së jashtme, ne
kontestet e trashëgimisë, kontestet kundër nënshkrimit të kambialit dhe çekut, në kontestet nga
marrëdhëniet ekonomike etj.
3. Kompetencë ndihmëse (forum subsidiale) – (kundër shtetasit tonë ë dërguar me punë jashtë shtetit tonë,
kontestet kundër bashkëndërgjyqësve, në kontestet martesore (caktohet vendbanimi i përbashkët,
kontestet lidhur me atësinë dhe amësinë kur i padituri nuk e ka vendbanimin as vendqëndrimin ne shtetin
tone, n[ kontestet kundër personit që në shtetin tonë nuk e ka kompetencën e përgjithshme (padia ngritët
ne vendin ku ndodhet pasuria e tij), në kontestet kundër personit me seli jashtë vendit tonë,
4. Reterosive (e dhunshme) - (kur shtetasi i huaj e paditë shtetasin tonë në gjykatën e cila sipas kritereve të
parapara në LPK nuk do të ishte me kompetencë tokësore atëherë edhe shtetasi i jonë mund të paditë
shtetasin e huaj po sipas të njëjtave kritere që është paditur). P.sh në Austri lejohet caktimi i kompetencës
sipas vendit të pagesës së faturës. Atëherë edhe për shtetasit Austriak do të caktohet kompetenca sipas
vendit të pagesës së faturës.
Kompetenca e gjykatave në kontestet
me element ndërkombëtar
 Sipas LPK gjykata e jonë është kompetente për zgjidhjen kontesteve juridiko-civile:
 A. nëse zgjedhja e kontesteve me element ndërkombëtar është paraparë shprehimisht me LPK ose me
kontratë ndërkombëtare
 B. apo kompetenca e saj është e paraparë me LPK ose dispozitat që e caktojnë kompetencën tokësore.
 Kompetenca e gjykatave në rastet me element ndërkombëtarë rregullohet me ligjin për zgjidhjen e
kolezionit të ligjeve.
 Si rregulla themelor për caktimin e kompetencës ndërkombëtare janë:
 1. kompetenca ndërkombëtare e gjykatës sonë caktohet nëse pala e paditur e ka vendbanimin (selinë) kur
nuk ekziston vendbanimi atëherë vendqëndrimin.
 2. kur të dy palët e kanë shtetësinë tonë, atëherë kompetenca e gjykatës sonë ekziston edhe kur i padituri
e ka vendbanimin në shtetin tonë
 3. Në rastet e bashkëndërgjyqësisë materiale, gjykata e jonë është kompetente atëherë kur vetëm njëri
nga ta e ka vendbanimin apo selinë neë vendin tonë
 4. Kompetenca ekskluzive e gjykatës sonë (p.sh sendi i paluajtshëm ndodhët në vendin tonë)
 5. Kompetenca e gjykatës sonë sipas kompetencës retrosive
 6. Kompetenca e gjykatës sonë për personat pa shtetësi por vetëm me vendbanim në shtetin tonë
 7. Kompetenca e gjykatës sonë kur sendi që kërkohet me padi ndodhët në vendin tonë
 8. Kompetenca e gjykatës sonë edhe për rastet kur detyrimet e shtetasit të huaja gjatë qëndrimit në
shtetin tonë
 9. Kontestet për pengim posedimin
 10. Kontestet nga raportet trashëgimore
 11. Kontestet lidhur me fluturaket dhe anijet kur janë të regjistruara në shtetin tonë
 Vendimet e gjykatës së huaj gëzojnë njohje nga shteti i jonë vetëm nëse ajo ka qenë kompetente.
Tërheqja e kompetencës
 Kuptimi- nënkupton faktin se para saj ose në territorin e asaj
gjykate është në procedim ose duhet të filloj një çështje që ka
lidje me çështjen që është në procedim.
 Me këtë kursehet procedura dhe pritet vendimi i organit apo
gjykatës që e ka filluar proceduren.
 Kjo e thjaseshton proceduren sepse ka mundësi që në
proceduren e filluar të vendoset edhe për çështjen që është në
procedim.
 Rastet e tërheqjes.
 Qështja e ushqimit
 Në kontestet e trashëgimit
 Në kontestet e falimentimit
Kompetenca e kontraktuar
 Palët mund të merren vesh që çështjen juridike që duhet të
gjykohet ta gjykaoj një gjykatë tjetër që nuk është me
kompetencë territoriale.
 Palët nuk munden me marrëveshje ta ndyshojnë kompetencën
ekskluzive
 Marrëveshja mund të lidhet vetem në formen e shkruar para se
padia ti paraqitet gjykatës.
 Marrëveshja mund të jetë edhe për gjykatën e huaj kur njëra
palë është me shtetësi tjetër.
 Marrëveshja duhet ti baskangjitet padisë dhe ti paraqitet
gjykatës së kontraktuar
 Nese ka filluar procedura atëhere palët nuk mund të lidhin
marrëveshje për kompetencen tokësore.
Caktimi i kompetencës tokësore
nga gjykata e shkallës së lartë
 Caktimi bëhet në formë të delegimit ose ordinimit
 Delegimi- është bartja e kompetence te një gjykatë tjetër.
 Shkaqet: perjashtimi i gjyqtarëve dhe mungesa e gjyqtarëve për
të gjykuar çështjen
 Por bëhet edhe për shkaqe të arsyeshme me propozimin e
palëve.
 Propozimi për delegim nuk mund të bëhet para se të ngritet
padia.
 Ordinimi – është caktimi i kompetencës nga gjykata e lartë për
rastet kur nuk mund të caktohet kompetenca e përgjithshme
dhe as e veçantë e ndonjë gjykate.
 Rastet (kontestet martesore dhe prindrore)
 Kunder delegimit ose ordinimit të kompetencës nuk lejohet
ankesë
Veprimet e gjykatës lidhur me
kompetencën
 Kompetenca e gjykatës është një prej prezumimeve procedurele
 Gjykata e vlerson kompetencen e saj posa të paraqitet padia
 Gjykata gjatë gjithë gjykimit duhet të kujdeset për kompetencen
lëndore në raport me organet tjera
 Gjykata e lartë kur vendos për një çëshjte që mund të jetë
kompetencë e gjykatës më të ultë mund të shpallet
jokompetente deri në seancen kryesore.
 Gjykata e ultë mund të shpallet jo-kompetente gjatë gjithë
gjykimit.
 Gjykata jo-kompetente ja dërgon lëndën gjykatës kompetente
dhe e udhëzon palën për këtë çështje.
Konflikti në lidhje me
kompetencen
 Dy ose më shum gjykata mund ta shpallin
veten kompetente për një çështje
 Konflikti mund të jetë pozitiv dhe negativ
 Për konfliktin e kompetencës vendos gjykata
më e lartë
 Kunder vendimit për vendosjen në lidhje me
kompetencen nuk lejohet ankesë.
Organet e tjera të judikatures
 Prokuroria publike
 Avokatura publike
 Avokaturia dhe
 Ndihmat tjera juridike (ndihma e
organeve komunale)
Palët procedurale dhe
përfaqësimi i tyre
 Palët në procesin kontestimor – palët e fitojnë cilësinë e palës në momentin e
paraqitjes së padisë.
 Palët e përfundojnë cilësinë e palës me përfundimin e procesit kontestimor, me
vdekje kur është person fizik ose me mbarim kur është person juridik
 Natyra procedurale –juridike e nocionit të palës (cilësia e palës fitohet edhe
jashtë raportit materialo juridik. Nocioni i palës është i natyrës procedurale. P.sh
edhe prokurori i cili nuk është palë e raportit juridik munde të ngrit padi, ose
edhe kujdestari i trashëgimit mund të ngrit padi për trashëgimtarët që nuk
dihen).
 Ekzistimi dhe përcaktimi i palës (identifikimi)
 Themelimi dhe mbarimi i palës
 Sukcedimi procedural
 Themelimi i raportit proceduralo juridik në rast të vdekjes së palës
 Barabarësia e palëve në procesin kontestimor
 Kushtet për të qenë palë dhe për të vepruar në gjykim si dhe për të krijuar
efekte juridike.
Zotësia për të qenë palë dhe
zotësia procedurale
 Nocioni i zotësisë për të qenë palë
 Zotësia për të qenë palë u pranohet të gjithë subjekteve që kanë zotësi juridike, sepse ata
janë bartës të drejtave dhe detyrimeve.
 Zotësia për të qenë palë ndryshe thuhet edhe zotësia procedurale-juridike
 Zotësinë për të qenë palë e kanë:
 Çdo person fizikë pa marrë parasysh moshën, zotësinë për të vepruar apo shtetësinë
 Çdo person juridik.
 Përjashtime nga këto raste janë edhe prokurori dhe avokati vetëqeverisës kur ligji i autorizon
për të qenë palë (ngritja e padisë ose mbrojtja e interesave për të cilat i autorizon ligji)
 Zotësia procedurale- është zotësia e palës që personalisht ti kryej veprimet procedurale –
zotësia e veprimit
 Zotësia procedurale e personave fizik
 Zotësia procedurale e personave juridike
 Zotësia postulative (kuptojmë zotësinë e palës që personalisht ti kryej veprimet procedurale.
Zotësinë postulative e kanë çdo palë procedurale. Mirëpo me ligje të disa shteteve ekziston
kufizimi se disa veprime mund të kryhen vetëm përmes përfaqësuesit –avokatit.
 Zotësia procedurale si prezumim procedural
 Legjitimimi real dhe e drejta e ndjekjes së çështjes në gjyq. Legjitimimi real ekziston kur
palët procedurale janë palë të një kontesti materialo-juridik, p.sh kreditor dhe debitor
Përfaqësuesit e palëve
 Nocioni i përfaqësuesit
 Baza e përfaqësimit dhe pozita e përfaqësuesit në
procedurë
 Përfaqësuesi ligjor
 Përfaqësuesi i personit juridik
 Vëllimi autorizimit (prokurës)
 Kalimi i autorizimit; zëvendësimi i përfaqësuesit
 Efektet procedurale të përfaqësuesit
 Pozita procedurale e palës që është e përfaqësuar
 Përfaqësimi pa prokur
 Marrja fund e prokurës
Veprimet procedurale të subjekteve
në procesin kontestimor
 Veprimet procedurale të gjykatës
 Veprimet e gjykatës rreth vendosjes së një çështje juridike
 Vendimet gjyqësore
 Kriteret e klasifikimit të vendimeve gjyqësore:
1. Detyruese (kondemnatore)
2. Konstituive
3. Deklarative
4. Vendimet për çështjen kryesore dhe për çështje incidentale, p.sh përjashtimi i gjyqtarit
5. Vendime përgatitore dhe përfundimtare
6. Vendime procedurale dhe vendime materialo-juridike
7. Veprimet e gjkatës së shkallës së parë dhe vendimet e gjykatës së shkallës së dytë
- forma e vendimeve gjyqësore
1. Aktvendime dhe Aktgjykime
2. Me aktgjykim gjykata gjithmonë vendos për kërkesëpadinë – objektin e kontestit
3. Me aktvendim gjykata vendos për çështje procedurale
4. Përjashtimisht gjykata vendosë p[r objektin e kontest me aktvendim – për pengim posedimin dhe
dhënia e urdhërpagesës.
- Dhënia e vendimeve:
- Veprimet drejtuese të gjykatës
- Protokollimi i vendimeve – mbajtja e procesverbalit
- Komunikimi – dërgimi i shkresave
- Dhënia e ndihmës juridike
Veprimet procedurale të
palëve
 Veprim procedural i palëve është vetëm ai veprimi i cili është rregulluar me dispozita ligjore
dhe ka efekte juridike në procedurë.
 Veprimet procedurale janë rezultat i autorizimeve procedurale (LPK)
 Pala në procedurë mundë ti shfrytëzoj veprimet procedurale (të jetë aktive) ose të mos i
shfrytëzoj (të jetë pasive)
 Veprimet procedurale kanë efekt ashtu siç janë kryer (deklarimi i vullnetit)
 Veprimi procedural i kryer me mungesa të vullnetit ka efekt juridik në procedurë, por lejohet
mundësia e revokimit, korrigjimit, të dyshohet ose të zëvendësohet.
 Përjashtimisht ndaj veprimeve procedurale të kryera me të meta lejohet ankesa në dy raste
 1. Në rastet e pohimit- kur jepet aktgjykim në bazë të pohimit të kërkesëpadisë dhe
 2. Në rastin e keqpërdorimit të të drejtave procedurale (në këtë rast gjykata ka për detyrë
që veprimin ta shpallë të palejueshëm dhe palën ta dënoj me të holla)
 Në mënyrë analoge me pohimin e kërkesëpadisë mund të konkludohet se mund të ketë
ankesë edhe për rastet e tërheqjes së padisë dhe ujdinë gjyqësore.
 Llojet e veprimeve procedurale:
 Të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara
 Të njëanshme dhe të dyanshme
 Sulmuese dhe mbrojtëse
 Me efekt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë
 Të revokueshme dhe të parevokueshme
Forma e veprimeve
procedurale
 Orale dhe të shkruara
 Parashteresat dhe procesverbalte që i zëvendësojnë ato
 Parashtresat përgatitore dhe definitive
 Mungesat e parashtresave dhe evitimi i tyre
 Dorëzimi i parashtresës në gjykatë
 Gjuha e gjykatës dhe e palëve
 Koha dhe vendi i kryerjse së veprimeve procedurale
 Afatet
 Seancat
 Moskryerja e veprimeve procedurale
 Kthimi në gjendjen e mëparshme
Prezumimet procedurale
 Nocioni – janë kushtet për lejimin e vazhdimit të procesit gjyqësor
 Klasifikimi i prezumimeve:
 Prezumimet procedurale lidhur me gjykatën
1. Kompetenca ndërkombëtare e gjykatës sonë
2. Kompetenca e gjykatës së rregullt
3. Kompetenca e llojtë të gjykatës (kompetenca lëndore, tokësore, funksionale)
 Prezumimet lidhur me palët
1. Ekzistimi i palës
2. Zotësia për të qenë palë nërgjyqëse
3. Zotësia procedurale e palëve dhe përfaqësimi i tyre
4. Autorizimi procedural për ndjekjen e çështjes në gjyq
 Prezumimet lidhur me objektin e kontestit
1. Mos ekzistimi i gjyqëvarësisë (litisëpedencës së dyfishtë)
2. Mos ekzistimi i vendimit të formës së prerë
3. Të mos jetë hequr dorë nga kërkesëpadia
4. Mosekzistimi i ujdisë procedurale lidhur me objektin e kontestit
5. Paditëshmeria e të drejtës subjektive dhe ekzistimi i interesit për mbrojtje juridike
 Prezumimet lidhur me padinë
1. Rregullsia e padisë
Kërkesa për dhënien e
aktgjykimit- Padia
 Nocioni
 Përmbajtja e padisë
 Kërkesëpadia- petitum
 Individualizimi i kërkesëpadisë
 Themeli i kërkesëpadisë (faktet)
 Propozimi i padisë (propozimi i aktgjykimit)
 Llojet e padive: Padi detyrime (kondemnatore), Padi njohje
(vërtetimi, deklarative), Padi ndryshime (transformimi,
konstituive)
 Interesi juridik për padi
Bashkimi i kërkesëpadive dhe i
subjekteve procedurale
 Bashkimi i kërkesëpadive
 Kundër të paditurit paditësi mund të praqet një padi të vetme ose disa
padi.
 Kërkesëpadia që përfshihet në një padit mund të jetë:
 E thjeshtë ( kur kërkohet nga gjykata të vendosë vetëm për një
çështje)
 E përbërë (kur kërkohet nga gjykata të vendosë për dy ose më shumë
çështje juridike të pavarura.
 Në rastin e dytë çështjet e paraqitura mund të parashtrohen në mënyrë
komulative ose eventuale
 Shembull:
 Pagesa e borxhit, (paditësi kërkon borxhin dhe kamatën)
 Dëmtimi në komunikacion (Paditësi kërkon dëmin e shkaktuar,
dhembjet fizike, traumat psikike etj)
 Kur janë duke u zhvilluar procedurat për secilën çështje gjykata mund
ti bashkoj kërkesëpaditë dhe të vendos për të gjitha me një procedurë.
Bashkimi i kërkesëpadive dhe i
subjekteve procedurale
 Bashkimi mund të bëhet vetëm atëherë kur për të njëjtat
kërkesa është kompetente e njëjta gjykatë me kompetencë
lëndore.
 Kur kërkesat janë nga e njëjta bazë faktike dhe juridike
(kërkesat konekse) bashkimi i kërkesave mund të bëhet edhe
atëherë kur gjykata nuk është me kompetencë lëndore për të
gjitha kërkesat.
 Në qoftë se me padi është bërë komulimi i kërkesave për të cilat
nuk lejohet bashkim atëherë gjykata vepron sikur në rastin kur
padia ka mungesa formale
 Nëse paditësi nuk vepron sipas sugjerimeve të gjykatës gjykata
e bënë ndarjen e kërkesave dhe kërkesat për të cilat nuk është
kompetente ja dërgon gjykatës tjetër kompetente
 Paditësi bashkimin e kërkesave mund ta paraqes edhe gjatë
gjykimit gjerë në përfundimin e shqyrtimit të çështjes kryesore.
Bashkimi eventual dhe
alternativ i kërkesëpadive
 Bashkimi eventual-
 Nocioni dhe prezumimet
 Procedura- Gjykata vepron ashtu që e pranon vetëm njërën
kërkesë sepse kërkesat e përjashtojnë njëra tjetrën:
 Shembull:
 Si kërkesë e parë përmbushja e kontratës dhe si kërkesë e dytë
eventuale shpërblimi i dëmit nëse debitori nuk e përmbushë
kontrate.

 Bashkimi alternativ-
 Bashkimin alternativ e detyrojnë rregullat materiale juridike të
lidhura me detyrimet alternative për debitorin.
 Detyrimet alternative
 Autorizimi alternativ i të paditurit
Bashkimi i subjekteve në
procedurë
 Bashkëndërgjyqësia
 Nocioni dhe themelimi i bashkëndërgjyqësisë
 Bashkëndërgjyqësia primare dhe e mëvonshme
 Bashkëndërgjyqësia materiale dhe formale
 Bashkëndërgjyqësia ligjore
1. Bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual
2. Bashkëndërgjyqësia e palëve sipas padisë së personit të tretë (ndërhyrësit
kryesor)
3. Bashkëndërgjyqësia e debitorit kryesor dhe e dorëzanit
4. Bashkëndërgjyqësia e organizatës së sigurimit dhe e pronarit të automjetit
5. Bashkëndërgjyqësia e personit juridik dhe e punëtorëve
6. - Pozita procedurale e bashkëndërgjyqësve
7. Bashkëndërgjyqësia e thjeshtë
8. Bashkëndërgjyqësia unike
9. Bashkëndërgjyqësia e domosdoshme
Pjesëmarrja e personave të
tretë në gjykim
 Arsyet e lejimit të ndërhyrjes (për shkak se në ndonjë mënyrë preken interesat e
personit të tretë)
 Personi që merr pjesë në gjykimin e huaj e quajmë – ndërhyrës ose intervenient
 Llojet e ndërhyrjes:
1. Ndërhyrësi i zakonshëm – është personi i cili ka interes që njëra palë ta fitoj gjykimin
sepse me vendim të gjykatës mund të preken edhe interesat e tij ( p.sh rastet e
evikcionit)
2. Ndërhyrësi me pozitën e bashëndërgjyqësit unik- është personi i tretë i cili ndërhynë
në gjykim në të cilin gjykimi do të prodhoj efekte të njëjta sikur ndaj palës ashtu
edhe nda ndërhyrësit (shembull: ndërhyrja e kreditorit në procedurën e
falimentimit lidhur me atë se a ekziston kërkesa apo jo, personi i tretë që ka të
drejtë të kërkoj anulimin e martesës së huaj etj)
- veprimet procedurale që i kryen ndërhyrësi për palën që i ndihmon konsiderohen se
i ka kryer edhe vetë pala, madje edhe kur janë kundër vullnetit të saj me qëllim
të pengimit të dhënies së vendimi të disfavorshëm për të.
- Në gjykimin në të cilën paraqitet pala me pozitë të bashkëndërgjyqësit unik, pala e
ndihmuar nuk mund të kryej veprime disponibile me të cilat nuk pajtohet
ndërhyrësi.
3. Ndërhyrësi sui generis (Avokati i publik, prokurori, organi i kujdestarisë)
Pjesëmarrja e personave të
tretë në gjykim
 Lajmërimi i personit të tretë mbi procesin kontestimor
 Emërtimi i paraardhësit juridik (me dispozita ligjor autorizohet pala e
paditur që ta emërtoj paraardhësin e saj juridik, me pretendimin se
sendin apo të drejtën lidhur me të cilën është paditure mbanë ose e
ushtron në emër të të tretit – shembull: huapërdorësi, huadhënësi,
qiramarrësi etj)
 Pala me këtë rast ka të drejtë që përmes gjykatës të thërrasë
personin e tretë që në vend të saj të hyjë në gjykim. Pala e tretë
mund:
1. Ti bashkohet si ndërhyrës njërës nga palët
2. Të ngreh padi kundër të dy palëve për ta kërkuar sendin
3. Të ngreh padi kundër njërës ose palës tjetër dhe të zhvilloj proces të
pavarur nga ai në të cilën është thirrur si paraardhës
4. Të hy në gjykim në vend të palës së paditur
5. Të mos veproj sipas thirrjes – por në këtë rast nuk lirohet nga roli
procedural i palës së paditur
Zhvillimi i procedurës
kontestimore
 Vënia në veprim e procedurës –paraqitja e padisë
 Mënyra e paraqitjes së padisë në gjykatë
 Shqyrtimi paraprak i padisë
1. Hedhja poshtë e padisë
1. Shtyrja e vendosjes për disa çështje
2. Zgjidhja meritore e kontestit (ujdia gjyqësore dhe pohimi i padisë nga
i padituri)
3. Veprimi i mëtejshëm i gjykatës lidhur me padinë

- Ndryshimi i padisë
- Ndryshimi objektiv dhe subjektiv
- Lejueshmëria e ndryshimit të padisë
- Përmirësimi dhe plotësimi i padisë
- Dërgimi i padisë palës së paditur
- Përgjigja me shkrim në padi
Seanca përgatitore
 Caktimi i seancës përgatitore
 Zhvillimi i seancës përgatitore
 Marrja e provave
 Vendimet për çështje procedurale në seancën përgatitore
 Vendimet për çështje kryesore në seancën përgatitore:
 Në këtë fazë gjykata mund të marr këto vendime:
1. Aktgjykim në bazë të pohimit
2. Aktgjykim për shkak të mungesës së palës së paditur
3. Aktgjykim për shkak të mosbindjes së gjykatës
4. Aktgjykim me të cilin e refuzon kërkesëpadinë në rast të mungesës
së palës paditës. Këtë vendim e jep kryetari i trupit gjykues nëse nga
padia nuk del themelësia e kërkesëpadisë.
- Në seancën përgatitore procedura përfundon në formë të prerë edhe
sikur ka aktgjykim të formës së prerë atëherë kur ka ujdi gjyqësore
ose kur paditësi heqë dorë nga kërkesëpadia.
Mbrojtja e të paditurit nga
padia
 Mbrojtja me anë të mjeteve proceduralo juridike (parashtrimi i prapsimeve
procedurale dhe kërkesën për sigurimin e shpenzimeve procedurale)
 Mbrojtja me mjete materialo – juridike ( i konteston faktet e përmendura në
padi, e konteston bazën juridike të kërkesëpadisë, i parashtron prapsimet
materialo jurdike , i parashtron kundërkërkesat)
 Vendimet në lidhje me mbrojtjen e suksesshëm- refuzimi i padisë
 Lëshimi i të paditurit në shqyrtimin e çështjes kryesore
 Prapsimi i kompensimit
1. Kompensimi civil-juridik i dy kërkesave
2. Kompensimi me vendim të gjykatës
 Kundërpadia
 Llojet e kundërpadive
1. Kundërpadia konekse
2. Kundërpadia kompensuese
3. Kundërpadia prejudiciale
 Kompetencat dhe rregullat procedurale lidhur me kundërpadinë
Shqyrtimi kryesor i çështjes
juridike
 Caktimi i seancës për shqyrtimin kryesor
 Përgatitja e shqyrtimit kryesor
 Zhvillimi dhe përmbajtja e shqyrtimit kryesor
1. Nocioni dhe parimet
2. Hapja e seancës së shqyrtimit kryesor
3. Udhëheqja me shqyrtimin kryesor
4. Bisedimi i palëve dhe mënyra e parashtrimit të pyetjeve për palët
5. Zgjidhja e çështjeve procedurale
6. Aktvendimi për të provuarit
7. Shtyrja e seancës
8. Mbajtja e rendit
9. Përfundimi i shqyrtimit kryesor
10. Rihapja e shqyrtimit kryesor
11. Dhënia e vendimit përfundimtarë
Te provuarit
 Prova dhe procesi i te provuarit
 Roli i gjykatës është zbulimi i se vërtetës lidhur me çeshtjen juridike kontestuese.
 Zbulimi i se vërtetës behet përmes procesit te njohjes se fakteve.
 Procesi i njohjes ka tri elemente
 1. Objektin e njohjes
 2. Mjetin provues dhe
 3. Procesi i vërtetimit gjyqësor
 Mjetet përmes te cilave vërtetohen faktet juridike quhen prova.
 Gjykata i provon vetëm faktet relevante. Faktet qe janë objekt i te provuarit gjykata i merre për themel te vendimit vetëm
nëse janë paraqitur te sakta
 Dy shkallet e te provuarit:
 Premisa e vogël (silogjizmi gjyqësor)- është materiali faktik i grumbulluar.
 Premisa e larte është – zbatimi i normës juridike mbi bazën e gjendjes faktike dhe nxjerrja e vendimit gjyqësore për
çështjen juridike.
 Gjykata ne baze te bindjes dhe besushmerise se fakteve e merr vendimin.
 Për marrjen e vendimit ne favor te kërkespadise duhet te vërtetohen faktet ne favor te pranimit te kërkesës, ndërsa për te
vendosur kundër kërkesës faktet duhet te jene te tilla qe flasin kundër kërkeses.
 Gjykata ne disa raste nuk ka detyre qe me prova te bindet ne saktësinë e disa fakteve si:
 Delegimi, përjashtimi i gjyqtarit, zgjatja e afatit gjyqësor, shtyrja e seancës, rivendosja ne gjendjen e mëparshme, pranimi i
propozimit për marrjen e provës etj.
 Gjykata kur duhet te vendos për pranimin e ndonjë veprimi procedural nuk duhet te vendos çdo here për marrjen e
provave ngase nganjëherë shkaktohen edhe shpenzime. Gjykata gjithmonë duhet te veproj ne pajtim me parimin e
ekonomizmit.
 Procesi i te provuarit është procesi I konstatimit te vërtetesise se vakteve relevante.
Barra e proves
 Faktet dhe provat i paraqesin vete palët.
 Paditësi ne padi i paraqet fakte dhe provat me te cilat do te vërtetoje bazueshmerin e kerkespadise
 I padituri ne përgjigje ne padi i paraqet faktet dhe provat me te cilat i kundërshton pretendimet e paditësit.
 Gjykata për te vërtetuar te vërtetën gjithmonë duhet te përcaktoj rrethin e provave qe duhet te merren dhe t’
iu ndihmoj palëve ne paraqitjen e provave dhe kur provat nuk paraqiten nga palët te autorizoj marrjen e
tyre.
 Gjykata do te refuzoje pretendimet e palëve dhe prapësimet nëse nuk mund te provohet bazushmeria e tyre.
 Natyra juridike e rregullave mbi barrën e provave (ne shkence mbizotëron mendimi se rregullat e provës jane
te natyrës materialo-juridike). Mirëpo rregullat mbi pasojat juridike te mos-pjesëmarrjes se provave janë te
natyrës procedurale-juridike.
 Dispozitat ligjore lidhur me provat- ligjet nuk përmbajnë rregulla te përgjithshme lidhur me ate se kush duhet
te paraqes prova. Mirëpo ne disa dispozita te natyrës materiale jepet përgjigja për disa situata p.sh kush i
shkakton dem tjetrit duhet ta kompensoj nëse nuk është ne gjendje te provoj se demi është shkaktuar me
fajn e tij, ose kujdestari do te përgjigjet për demin qe ia shkakton i mituri te tjreve, ai qe pretendon se i takon
e drejta e pronësie duhet ta provoj atë - padia reivindicatio etj
 Faktet formuese- janë faktet qe tregojnë lindjen e ndonjë te drejte – këto I parqet zakonisht paditësi
 Faktet penguese- janë faktet qe tregojnë se një e drejte nuk është krijuar – këto fakte zakonisht i paraqet i
paditur.
 Faktet shuese- janë fakte qe tregojnë shuarjen e ndonjë te drejte – këto fakte zakonisht I paraqet i padituri
 Barra e provave për prezumimet procedurale – gjykata ka për obligim, por edhe palët mund ti propozojnë.
Objekti i proves
 Pretendimet faktike si objekt i provës
 Objektin e provës e përcaktojnë vete palët me pretendimet e tyre se ekziston ose nuk ekziston
një fakt i caktuar nga i cili varet zbatimi i te drejtës materiale ne procesin kontestimor.
 Objekt i te provuarit mund te jene edhe tezat e gjykatës për ekzistimin e fakteve te cilat nuk
janë paraqitur nga palët dhe janë te rëndësishme për marrjen e vendimit.
 Duke u bazuar ne normën materiale nxjerrët edhe përfundimi se cilat fakte duhet konstatuar
për zbatimin e saj.
 Faktet kontestuese si objekt i te provuarit – provohen vetëm faktet qe janë kontestuese midis
palëve.
 Faktet qe nuk kane nevoje te provohen:
 Faktet e ditura botërisht
 Faktet e prezumuara nga ligji
 Faktet e pranuara (te pohuara)
 Rastet ne të silat gjykata nuk merr prova për provimin e fakteve kontestuese:
1. Mosdepozitimi i paradhënies
2. Mosmarrja e provës në afatin e caktuar
3. Bindja e formuar e gjykatës
4. Dijenia profesionale e gjykatës
5. Konstatimi i sasisë së dëmit në rast të mungesës së provave apo të vështirësive për të provuar
Mjetet provuese
 Mjetet provuese (provë) quajmë çdo burim nga i cili me anë të organeve të shqisave nxjerrim njohuri për
vërtetësinë e thënies se ekziston apo nuk ekziston një fakt për të cilin lidhet pasoja juridike e caktuar.
 Me ligj janë parashikuar si mjete provuese:
 Këqyrja e drejtpërdrejtë
 Dokumenti
 Dëshmitari
 Eksperti dhe
 Palët
 Të gjitha mjetet provuese e kanë rëndësinë e njëjtë. Me ligj nuk përcaktohet radha e marrjes së provave
por kjo çmohet nga gjyqtarët.
 Klasifikimi i provave:
 Provat personale (personat- palët, dëshmitarët, ekspertët)
 Provat materiale ((sendet, gjurmët, dokumenti etj)
 Provat kryesore (që përfitohen nga burimi i parë – thënia e një dëshmitari që e ka pa ngjarjen me sy,
dokumenti origjinale etj) dhe
 Provat e thjeshta (thënia e dëshmitarit që nuk e ka pa ngjarjen me sy por ka dëgjuar nga të tjerët, kopja
e dokumentit etj)
 Provat e drejtpërdrejta (ato për konstatimin e drejtpërdrejtë të fakteve – deklarata e dëshmitarit, etj)
dhe
 Prova të tërthorta (ato prova që tërthorazi e konstatojnë një fakt- p.sh dokumenti me shkrim se është
paguar borxhi shërben për të konstatuar se kreditori e ka lëshuar dëftesen e pagimit, p.sh pagesat në
KEK)
Procedimi i provës
 Të provuarit e përbëjnë aktivitetet e palëve dhe të gjykatës- palët i ofrojnë
provat ndërsa gjykata vlerëson çdo ofrim dhe me aktvendim vendos për lejimin
e marrjes së një prove apo jo.
 Hetimi dallohet nga të provuarit sepse është veprim i gjykatës me qëllim të
njohjes së rrethanave të caktuare ex officio me rastin e dhënies se vendimeve të
natyrës procedurale p.sh zgjatja e afatit, shtyrja e seancës, ndërprerja apo
vazhdimi i seancës etj
 Koha e paraqitjes së provës
 Aktvendimi mbi marrjen e provës
 Marrja e provave
 Seanca e posaçme për marrjen e provave
 Shoshitja e rezultatit të provave
 Çmuarja (vlerësimi) i provave
Sigurimi i provës
 Nocioni- sigurimi i provës bëhet duke u marrë prova para se të vijë
kohe e rregullt për marrjen e saj (para shqyrtimit kryesor)
 Shkaqet – rreziku i shkatërrimit te sendit, sëmundjet e renda për
dëshmitarin etj
 Prezumimet për sigurimin e provës:
 1. Ekzistimi i kërkesës qe bazohet në faktet që mund të provohet me
anë të provës sigurimi i të cilës propozohet
 2. Ekzistimi i rrezikut se prova e propozuar do të zhduket
 3. Marrja e provës të jetë e nevojshme për procesin
 4. Që të ekzistoj propozimi për sigurimin e provës
 Kompetenca dhe procedura
 Nëse propozimi për sigurimin e provës është paraqitur pas paraqitjes
së padisë kompetente është gjykata që e zhvillon procedurën
 Në çoftë se propozimi paraqitet para se të paraqitet padia propozimi
paraqitet në gjykatën në territorin e së cilës ndodhet prova.
Këqyrja e drejtëpërdrejtë dhe
dokumentet
 Këqyrja e drejtpërdrejtë është një nga mjetet provuese që i mundëson gjykatës të marrë
dijeni për faktet.
 Marrja e dijenisë me këtë mjet arrihet përmes shqisave si: shqimit, dëgjimit, shijimit ose
kombinimit të tyre.
 Këqyrja është një veprim për konstatimin e fakteve por mund të zbulohen edhe fakte të
reja.
 Gjatë këqyrjes vërtetohen vetëm faktet që janë kontestuese midis palëve
 Koha dhe vendi i këqyrjes së drejtpërdrejtë (këqyrja behet aty ku ndodhen faktet si dhe në
kohen më të përshtatshme)
 Nëse objekti i këqyrejes ndodhet nën juridiksionin e gjykatës tjetër këqyrja bëhet nga ajo
gjykatë
 Dokumentet (provat shkresore)
 Dokumentet janë mjete provuese përmes të cilave nga përmbajtja e dokumentit –shenjat e
dokumentit- vërtetohen faktet.
 Llojet e dokumenteve:
 Publike dhe jopublike
 Dokumente për provueshmëri dhe vlefshmëri
 Dokumente dispozitive dhe informative
 Dokumente të vendit dhe të huaja
 Dokumente origjinale dhe kopje etj
Dëshmitarët dhe ekspertët
 Dëshmitarët janë personat të cilët i japin gjykatës deklarata në lidhje me perceptimin e fakteve në të
kaluarën
 Zotësia për të qenë dëshmitarë – dëshmitarë mund të jetë secili person që ka dijeni për fakte të
caktuara.
 Ligji nuk parasheh kurrfarë moshe të caktuar si kusht për të qenë një person dëshmitarë.
 Si dëshmitarë mund të thirren personat që i kanë perceptuar faktet drejtpërdrejtë dhe ata të cilët i kanë
perceptuar tërthorazi
 Detyra e dëshmitarit për të dëshmuar
 Përjashtimi nga detyra e dëshmimit
 E drejta e mosdhënies së dëshmisë
 Pyetja e dëshmitarëve
 Betimi
 Sanksionet kundër dëshmitarit
 Të drejtat e dëshmitarit
 Vlerësimi i provës
 Ekspertët
 Caktimi i ekspertit
 Përjashtimi i ekspertit
 Ekspertimi
 Sanksioni kundër ekspertit
 Vlerësimi i provës
 Përkthyesit dhe interpretët
Palët si mjete provuese
 Palët janë burim kryesor i dijenisë lidhur me faktet
relevante të çështjes juridike. Ata më së miri i dinë
ngjarjet që jenë objekt i kontestit
 Me anë të këtij mjeti provues palët bëhen mjetë për
zbulimin e së vërtetës sikur dëshmitarët (vlejnë
rregullat e pyetjes sikur dëshmitarët)
 Sipas ligjit prova me anë të dëgjimit të palëve ka
karakter subsidiar.
 Marrja e kësaj prove bëhet vetëm atëherë kur
gjykata nuk ka prova të mjaftueshme për vërtetimin
e fakteve.
Shpenzimet e procedurës
kontestimore
 Shpenzimet gjyqësore
 Shpenzimet procedurale
 Parapagimi i shpenzimeve procedurale
 Pagimi definitiv dhe detyrimi i rimbursimit të shpenzimeve
 Kërkesa për rimbursimin e shpenzimeve
 Detyrimi për rimbursimin e shpenzimeve procedurale
 Zbatimi i parimit causae dhe culpae
 Rregullat tjera për detyrimin e rimbursimit të shpenzimeve procedurale
 Vendimi për shpenzimet e procedurës së shkallës së parë
 Shpenzimet procedurale në procesin sipas mjeteve të goditjes
 Lirimi nga pagimi paraprak i shpenzimeve procedural
1. Nocioni
2. Vendosja mbi kërkesën e palës
3. Përmbajtja dhe e fakti i lirimit
4. Rimbursimi i shpenzimeve procedurale nga të cialt është liruar pala
- sigurimi i shpenzimeve procedurale
1. Nocioni
2. Parashtrimi i kërkesës
3. Pasojat e mos sigurimit
4. Lirimi nga detyrimi i dhënies së kaucionit
Ndalja e përkohshme e
procedurës
 Ndërprerja e procedurës
 Nocioni dhe shkaqet e ndërprerjes
 Ndërprerja e procedurës sipas fuqisë së ligjit – (vdekja e palës, vdekja e përfaqësuesit të palës, mbarimi i
ekzistimit të palës, falimenetimi, ndalja e punës së gjykatës).
 Ndërprerja e procedurës me vendim të gjykatës – për shkaqe të arsyeshëm, si psh, kur nuk ka vendosur
që vet ta zgjedh çështjen paraprake, kur pala ndodhet në territorin i cili për rrethana të jashtëzakonshme
nuk mund te marr pjesë ne séance, nëse vendimi për kërkesë padinë varet se a është kryer vepra
penale, propozimi për kthimin në gjendjen mëparshme.
 Pasojat e ndërprerjes së procedurës - (nuk kryehn veprime procedurale vetem perjashtimisht dhe nuk
ecin afatet)
 Vazhdimi i procedurës së ndërprerë - (vazhdimi i procedures bëhet kur pushojnë shkaqet që e kanë
shakktuar ndërprerjen dhe duhet të merret vendimi i gjykatës për vazhdim)
 Pezullimi i procedurës
 Nocioni dhe prezumimet e pezullimit
 Shkaqet:
 Me marrëveshje te palëve
 Kur mungojne te dy palët
 Kur njëra palë është e pranishme dhe pala tjetër propozon pezullimin
 Kur mungon i padituri por paditësi nuk propozon marrjen vendimit për shkak të mungesës
 Kur të dy palët nuk deshirojnë të marrin pjesë në shqyrtimin e çështjes
 Pasojat procedurale të prezumimit
 Vazhdimi i procedurës së pezulluar- para 3 muajve pala nuk mund të kërjoi vazhdimin, por mbrenda 6
muajve duhet ta bëjë kërkesen.
Përfundimi i procedurës
kontestimore
 Vështrim i përgjithshëm:
 Procedura gjyqësore mund të përfundoj me:
1. Vendim të gjykatës
2. Tërheqje të padisë
3. Heqjen dorë nga padia dhe
4. Ujdia gjyqësore
- Procedurën mund ta ndërpresin edhe disa ngjarje relevante si: vdekja e palës në ato raste
kur e drejta subjektive nuk mund të trashëgohet.
- Prandaj procedura mund të përfundoj:
- 1. me vendim të gjykatës
- 2. veprime disponibile të palëve dhe
- 3. ngjarjes relevante jashtë procedurës.
- Shikuar nga aspekti i gjykatës:
- procedura përfundon në një gjykatë kur pas vendimit të saj nuk mund të gjykoj të njëjtën
çështje
- Kur gjykata vendos me vendim të ndërmjetshëm dhe të pjesshëm procedura nuk përfundon
- Gjykata mund të vendosë vetëm sipas mjetit të goditjes (riprocedura)
- Në aspektin e palëve dhe të objektit:
- Litispedenca shuhet kur vendimi bëhet i formës së prerë.
Përfundimi i procedures me
vendimin e palëve
 Tërheqja e padisë
- Me tërheqjen e padisë paditësi vetem e ndërpretë procedurën që ka fillu me qëllim që ajo gjykatë të
mos vendos për kërkesësn e tij.
- Shkaqet: mund të jenë rrethanat e ndryshme, si.sh paditësi ka gjetur nonjë mundësi që jashtë
procesit gjyqësor ta realizoj kërkesen e tij.
- Me tërheqjen e padisë nuk humbet e drejta që padia të paraqitet më vonë.
- Padia e tërhequr konsiderohet se nuk është paraqitur asnjëher.
- Me tërheqjen e padisë gjykata nxjerrë aktvendim me të cilin deklaron se procedura është përfunduar.
- Padia mund tërhiqet edhe pjesërisht. Gjithashtu padia mun të zëvendësohet me padi tjetër, dhe në
këtë rast procedura e parë përfundon dhe fillon procedura e dytë.
- Në disa raste ligji e supozon tërheqjen e padisë (mos plotësimi i padisë, mos-pjesmarrja e paditësit në
seancë, nese asnjëra palë pas kalimit të afatit prej 6 muajsh nga pezullimi i procedurës nuk e
propozojnë vazhdimin)
 Heqja dorë nga kërkesëpadia
- Heqja dorë është veprim procedural me të cilin paditësi deklaron se heqë dorë përgjithmonë nga
kërkesa e tij ndaj të paditurit.
- Në rastin e heqjes dorë nga padia, paditësi nuk ka të drejtë që ta ngritë përsëri të njëjten padi.
- Me këtë veprim përfundon rocedura për çështjen juridike
- Kur paditësi deklaron se heqë dorë nga kërkesëpadia, gjykata nxjerrë aktvendim me të cilin deklaron
se ka përfunduar përocedura me këtë veprim procedural.
- Mjetet e goditjes në rast të heqjes dorë nga kërkeëpadia ( mund të përdoren vetem mjetet e
jashtëzakonshme – kërkesa për mbrojtjen e ligjshmerisë dhe propozimi për përseritjen e procedurës)
Pajtimi (ujdia) gjyqësore
 Ujdia gjyqësore është një mënyrë e zjidhjes së kontestit me pajtimin e palëve- veprime
disponibile
 Pajtimi gjyqësor – nocioni
 Pajtimi gjyqësor është kontratë që lidhet para gjykatës dhe e ka fuqinë e një dokumeni
ekzekutiv.
 Kompetenca dhe procedura- palët mund të pajtohen gjatë gjithë gjykimit para gjykatës së
shkallës së parë
 Në qoftë se procedura është në shkallën e dytë, gjykata e shkallës së parë e lajmëron sipas
detyres zyrtare atë gjykatë.
 Në këtë rast nuk ka nevojë të meeret vendim për anulimin e vendimit të shkallës së parë
sepse vetë marrëveshja ja merre efektin juridik vendimit.
 Në rast se vednimi e ka marrë formen e prerë atëhere kontrata e ka efektin e një
marrëveshje të thjeshtë civilo-juridike – marrveshja nuk ja merre efektin vendimit të formes
së prerë.
 Palët mund të bëjnë marrëveshje –jashtëgjyqësore. Kjo marrëveshje nuk ka efekt në
vendimin egjykatës, por pala mund të paraqes prapsim me te cilin tregon se palët jashtë
gjykatës janë marrë vesh për objektin e kontestit.
 Roli i gjykaës
 Lënda dhe përmbajtja e pajtimit
 Natyra juridike e pajtimit. – pajtimi gjyqësor e ka karakterin e vendimit të formes së prerë
Përfundimi i procedurës me
vendim të gjykatës
 Vendimi gjyqësor
 Themeli faktik i vednimit gjyqësor
 Themeli juridik i vendimit gjyqësor
 Aktgjykimi
 Përmbajtja e aktgjykimit
 Llojet e aktgjykimit
1. Aktgjykimi detyrues (Denues, Kondemnator)
2. Aktgjykimi vërtetues (Deklerativ, Njohje)
3. Aktgjykimi transformues (konstituiv, ndryshues)
4. Aktgjykimi i plotë
5. Aktgjykimi i pjesshëm
6. Aktgjykimi i ndërmjetshëm
7. Aktgjykimi plotësues
8. Aktgjykimi në bazë të pohimit
9. Aktgjykimi për shkak të mungesës
10. Dhënia dhe shpallja e aktgjykimit

You might also like