You are on page 1of 1

Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.

am

b) Prokurori publik mund ta ngrish aktakuzën pa zbatimin e hetimeve kur konsideron


se informacionet me të cilat ai disponon për veprën penale dhe kryerësin e saj
paraqesin bazë të mjaftueshme për ngritjen e saj.

Procedura SUMARE – veçoritë e procedurës sumare kanë të bëjnë me fillimin e


procedurës penale dhe me vet zhvillimin e shqyrtimit gjyqësor. Disa veçori, që në të
vërtetë paraqesin zgjidhje të reja të KPP, kanë të bëjnë me mundësinë e pezullimit,
pushimit ose shmangies nga ndjekja penale, ndërsa disa të tjera për zgjidhje të disa
çështjeve penale mundësojnë zbatimin e procedurës për ndërmjetësim apo procedurës
për dhënien e urdhrit ndëshkimor pa mbajtur shqyrtimin gjyqësor.

Fillimi i procedurës sumare – procedura penale vihet në lëvizje në bazë të


propozimakuzës të prokurorit publik apo të paditësit subsidar ose në bazë të padisë
private të paditësit privat. Prokurori publik mund të paraqes propozimakuzë në bazë të
kallëzimit penal pa zbatuar hetimet. Në procedurë sumare nuk ka procedurë për
konfirmimin e aktakuzës.

Procedura për ndërmjetësim – KPP parasheh mundësinë e zbatimit të procedurës së


ndërmjetësimit. Prokurori publik mund ta dërgoj kallëzimin penal për vepër penale për të
cilën është paraparë dënimi me gjobë apo dënimi deri në 3 vjet burg për ndërmjetësim.
Ndërmjetësi duhet të pranojë çështjen e dërguar nga prokurori dhe të përpiqet që brenda
tre muajve të arrijë marrëveshjen e palëve. Me rastin e arritjes së marrëveshjes
ndërmjetësi duhet të kujdeset që përmbajtja e marrëveshjes të jetë në proporcion me
seriozitetin dhe pasojat e veprës. Varësisht nga rezultati i arritur në marrëveshje prokurori
publik e hedh kallëzimin penal apo e paraqet propozimakuzën.

Zhvillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe marrja e aktgjykimit – shqyrtimin gjyqësor në


procedurë sumare e zbaton gjyqtari i vetëm, i cili ka autorizimet që sipas KPP i ka kryetari i
trupit gjykues. Shqyrtimi gjyqësor mbahet në selinë e gjykatës.
Aktgjykimin e shpall gjykata me arsyet esenciale menjëherë dhe, në afat prej 15 ditësh
duhet të përpiloj me shkrim dhe t’ua dërgoj palëve. Ankesë mund të paraqitet brenda afatit
8 ditor.

www.valonhasani.do.am -19-

You might also like