You are on page 1of 1

Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.

am

Vendimet e prokurorit publik lidhur me kallëzimin penal - prokurori publik, pasi të


pranojë kallëzimin penal, çmon bazueshmërinë e tij dhe varësisht nga situata mund të
vendosë:
a) E hedhë kallëzimin penal. Nëse nga kallëzimi penal konkludohet se nuk ka të bëjë
me vepër penale, ose se ekzistojnë rrethana të cilat përjashtojnë ndjekjen penale,
ose vepra penale në fjalë nuk ndiqet sipas detyrës zyrtare, prokurori publik duhet ta
hedh kallëzimin penal me aktvendim. Varësisht nga ajo se kush e ka paraqitur
kallëzimin penal, për hedhjen e tij brenda 8 ditësh duhet të njoftohet: i dëmtuari, i cili
po ashtu brenda 8 ditësh prej ditës kur është njoftuar mund të paraqitet si paditës
subsidar, dhe policia.
b) Kërkon informata plotësuese. Nëse prokurori publik nga kallëzimi penal nuk
mund të përcaktojë se pretendimet e përfshira në të janë të mundshme, ose të
dhënat në kallëzim penal nuk sigurojnë bazë të mjaftueshme për fillimin e hetimit
dhe veçanërisht kur kryerësi është i panjohur ose prokurori vetëm ka dëgjuar se
është kryer vepra penale, nëse prokurori vetë nuk është në gjendje të ndërmerr
këtë, kërkon nga policia gjyqësore të mbledh të dhëna të duhura. Prokurori publik
mund të mbledh vetë të dhëna nëpërmjet organeve tjera shtetërore.
c) Fillon zbatimin e hetimeve. Kur prokurori publik pas pranimit të kallëzimit penal
apo mbledhjes së të dhënave plotësuese formon bindjen se ekziston dyshimi i
arsyeshëm se personi i caktuar ka kryer veprën penale e cila ndiqet sipas detyrës
zyrtare dhe në rast të tillë duhet të hetohet çështja ai merr aktvendim për fillimin e
hetimeve.
d) Ngritë aktakuzë. Kur prokurori publik konsideron se informacionet me të cilat ai
disponon për veprën penale dhe kryerësin e saj paraqesin bazë të mjaftueshme për
ngritje të aktakuzës, ndërsa në rastin kur janë zbatuar hetimet pas përfundimit të
hetimit ai ngritë aktakuzën të cilën e dërgon në gjykatë kompetente.

HETIMI – është faza e parë e stadit të parë të procedurës penale (procedurës paraprake).
Çështja e zhvillimit të hetimit në të drejtat pozitive është rregulluar në mënyra të ndryshme,
kështu që atë diku e zhvillon gjyqtari hetues si subjekt që i takon gjykatës e diku tjetër
hetimi është në kompetencë dhe mbikëqyrje të prokurorit publik. Në të drejtën tonë të
procedurës panel hetimin e zbaton prokurori publik.
Në raste të parashikuara me ligj, policia apo prokurori publik me rastin e ndërmarrjes së
ndonjë veprimi hetimor duhet të kërkojë urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake.
Gjyqtari i procedurës paraprake, në krahasim më ish gjyqtarin hetues, ka kompetenca më
të reduktuara por shumë të rëndësishme. Gjyqtari i procedurës paraprake e drejton
seancën për konfirmimin e aktakuzës.

www.valonhasani.do.am -2-

You might also like