You are on page 1of 1

Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.

am

Përbërja e gjykatës për të mitur – në procedurë për të mitur në gjykatë të shkallës së


parë edhe të shkallës së dytë, përveç në Gjykatë supreme të Kosovës trupi gjykues
përbëhet prej një gjyqtari për të mitur dhe dy gjyqtarëve laik. Gjyqtari për të mitur është
kryetari i trupit gjykues.

Kompetenca e gjykatës për të mitur –Për zhvillimin e procedurës penale për të mitur
përparësi i jepet vendbanimit të të miturit (forum domicili), e kur i mituri nuk ka vendbanim,
ose ai nuk dihet atëherë gjykata e vendqëndrimit të tij.

Procedurat e veçanta – rregullojnë zgjidhjen e lëndëve procedurale të posaçme dhe


plotësuese, pas përfundimit të veprimtarisë sipas lëndës procedurale themelore ose gjatë
rrjedhës së asaj veprimtarie. Si procedura të veçanta konsiderohen:
a) Procedura për aplikimin e masave për trajtim të detyrueshëm, për konfiskim të
dobisë pasurore, për revokimin e dënimit alternativ
b) Procedura për marrjen e vendimit për shlyerjen e dënimit nga evidenca
c) Procedura për dhënien e ndihmës ndërkombëtare juridiko-penale dhe ekzekutimin e
marrëveshjeve ndërkombëtare në çështjet penale
d) Procedura për dorëzimin e të pandehurve dhe të dëmtuarve
e) Procedura për kompensim të dëmit, për rehabilitim dhe realizimin e të drejtave të
tjera të personave të dënuar ose arrestuar pa arsye si dhe
f) Procedura për letër reshtim dhe shpallje.

www.valonhasani.do.am -21-

You might also like