You are on page 1of 12

Prof. Ass. Dr.

Vjosa Jonuzi – Shala


Fakulteti juridik
Universiteti AAB

1
JAVA 3

Nocioni, elementet, objekti, subjekti dhe ndarja e veprave penale

 Vepra penale është: 1) vepër, 2) e kundërligjshme, 3) e përcaktuar


me ligj si vepër penale, 4) tiparet e të cilës janë të përcaktuara me
ligj, 5) për të cilën me ligj është përcaktuar sanksioni penal ose masa
e trajtimit të detyrueshëm.
 Elementet:
1. Veprimi i njeriut (akti, sjellja, aktiviteti i kryerjes);
2. Kundërligjshmëria;
3. Përcaktueshmëria në ligj e veprës penale;
4. Përcaktueshmëria në ligj e elementeve të veprës penale;
5. Përcaktueshmëria në ligj e sanksionit penal/masës së trajtimit të
detyrueshëm.

2
Elementet e përgjithshme dhe të posaçme – FIGURA

 Elementet e përgjithshme – i ka secila vepër penale 1, 2, 3 dhe 5


 Elementet e posaçme – tipare konkrete të një vepre penale 4

 Elementet OBJEKTIVE – normative dhe përshkruese:


- vepra penale e vjedhjes (“kushdo që personit tjetër ia merr pasurinë
e cila vlerësohet prej 50 a më shumë €…”)
 elementi objektiv normativ (“ia merr”),
 elementi objektiv përshkrues (“pasurinë e cila vlerësohet prej 50 a
më shumë €”);

- vepra penale – ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit (“kushdo


që duke shkelur ligjin, bën ndotjen ose degradimin e ajrit, ujit apo
tokës ose shfrytëzon jashtë mase burimet natyrore…”)
 elementi objektiv normativ (“duke shkelur ligjin”),
 elementi objektiv përshkrues (“bënë ndotjen ose degradimin e ajrit,
ujit apo tokës ose shfrytëzon jashtë mase burimet natyrore”); 3
- vepra penale e vrasjes (“kushdo që e privon nga jeta...”), përmban
vetëm
 elementin objektiv normativ “privon nga jeta”,
 elementi objektiv përshkrues nuk është paraparë.

 Elementet SUBJEKTIVE – dashja dhe pakujdesia


 Motivi: racor, kombëtar, fetar, të ulëta, etj.
 Qëllimi: përfitimi pasuror, fshehja e veprës penale, politik, etj.

4
FIGURA e veprës penale – format: themelore, e lehtë, e rëndë, shumë e rëndë

Neni 178 - Vrasja


Kushdo që e privon personin tjetër nga jeta dënohet me jo më pak se 5 vjet burgim.
Neni 179 - Vrasja e rëndë
1. Me dënim minimum 10 vjet burgim ose burgim të përjetshëm dënohet personi i cili
privon nga jeta:
1.1. fëmijën;
1.2. femrën shtatzënë;
1.3. anëtarin e familjes;
1.4. personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake;
1.5. personin tjetër duke vë në rrezik me dashje jetën e një ose më shumë personave
tjerë;
1.6. personin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore;
1.7. personin tjetër me qëllim të kryerjes apo të fshehjes së ndonjë vepre tjetër penale;
1.8. personin tjetër nga hakmarrja e paskrupullt, motive të tjera të ulëta, përfshirë
hakmarrjen;
1.9. personin zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje me detyrën zyrtare;
1.10. personin për motive racore, kombëtare ose fetare;
1.11. me dashje kryen dy apo më shumë vrasje;
1.12. personin tjetër dhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje
5
Neni 181 - Vrasja nga pakujdesia
Kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet
me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet.

Neni 182 - Vrasja e foshnjës gjatë lindjes


Nëna që e privon nga jeta foshnjën e vet gjatë lindjes apo menjëherë
pas lindjes, derisa te ajo vazhdon çrregullimi i shkaktuar nga lindja,
dënohet me burgim prej 3 muaj deri në 3 vjet.

6
Neni 183
Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje

1. Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe
vetëvrasja kryhet, dënohet me burgim prej 1 - 5 vjet.
2. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni ndaj të miturit
ose ndaj personit aftësia e të cilit për të kuptuar peshën e veprës së vet ose
për t'i kontrolluar sjelljet e veta ka qenë esencialisht e zvogëluar, dënohet
me burgim prej 1-10 vjet.
3. Kushdo që kryen vepër penale nga paragrafi 1. i këtij neni ndaj personit
nën moshën 14 vjet ose ndaj personit i cili nuk ka qenë i aftë për të kuptuar
peshën e veprës së tij ose për të kontrolluar sjelljet e tij dënohet në pajtim
me nenin 178.
4. Kushdo që mizorisht ose në mënyrë çnjerëzore trajton personin tjetër i cili
ndodhet në pozitë varësie dhe me këtë e shtytë personin e tillë që të bëjë
vetëvrasje, dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet.
5. Nëse si rezultat i veprës penale nga paragrafi 1. deri 4. i këtij neni vetëm
është tentuar vetëvrasja, dënimi mund të zbutet.
7
Subjekti i veprës penale – njeriu (personi fizik) dhe juridik

 “kushdo”, “organizatori”, “kryesi”, “anëtari i grupit”, “personi“,


“nëna”, “personi zyrtar”, “avokati”, “mbrojtësi”, “mjeku”, “personi
përgjegjës”, “zyrtari policor”, “prindi”, “motra”, “vëllai”,
“kujdestari”, “farmacisti”, “veterinari”, “ngasësi”, “dëshmitari”,
“eksperti”, “çdo person”, etj.

 Subjekti aktiv – kryesi


 Subjekti pasiv – I dëmtuari, viktima

8
OBJEKTI I VEPRËS PENALE – I mbrojtur dhe i veprimit
Objekti i mbrojtur Objekti i veprimit
Jeta e njeriut Trupi i njeriut
E drejta në pronë, zotërim Pasuria e njeriut
Ekonomia Mallrat
menteve Administrimi juridik dhe administrata Dokumenti
publike
menteve të votimit E drejta e votimit Fleta e votimit

e në marrëdhëniet e E drejta në punë Kontrata e punës

ërligjshëm Liritë dhe të drejtat e njeriut Banesa, zyra, kopshti, p


mijëve në pornografi Integriteti seksual Fëmija

Familja dhe martesa Njeriu


aktisja e fëmijës Fëmija Fëmija

djeve ngjitëse Shëndeti publik Njerëzit dhe kafshët


onit me narkotikë ose Njeriu Njeriu
9
Klasifikimi i veprave penale dhe klasifikimi sipas veprimeve të
kryerjes
Sipas:

 NATYRËS – të përgjithshme, politike


 CILËSIVE TË KRYESIT – të përgjithshme, speciale
 PASOJËS SË SHKAKTUAR – që dëmtojnë, rrezikojnë
 PESHËS – vepra penale, krime, delikte ekonomike
 MËNYRËS SË KRYERJES – me veprim, me mosveprim
 NR. TË VEPRIMEVE TË KRYERJES – të thjeshta, të përbëra
 FAZAVE TË KRYERJES – përgatitja, tentativa
 (MOS)PËRMBAJTJES SË PASOJËS NË PËRSHKRIMIN LIGJOR –
formale, materiale
 CILËSIVE TË PERSONIT TË DËMTUAR – mosha, gjinia, pozita
 MËNYRAVE TË KRIJIMIT TË GJENDJES SË KUNDËRLIGJSHME –
vepra penale të qëndrueshme, të gjendjes, në vazhdim. 10
Legjislacioni penal i Republikës së Kosovës zbatohet ndaj:
LLOJI I VEPRËS PENALE SHTETI I KUSHTI PARIM
KRYERJES
Kryen cilëndo vepër penale Në Kosovë (tokë, ujë,   Territo
ajër) 114

Kryen vepër penale nga neni: 148-153, Jashtë Kosovës Marrëveshje I mbroj
57-160, 164-169, 171, 173-175, 238, ndërkombëtare 115/1
41, 273-280, 293, 294, 302-304, 336,
 
37 sipas KPK
 
 
Kryen vepër penale nga neni: 136-145 Jashtë Kosovës Kur paraqet rrezik për  
Kosovën ose shtetasit e  
saj 115/2
 
Kryen vepër penale (përveç v.p. të Jashtë Kosovës Kundër Kosovës ose  
arapara sipas enumeracionit) shtetasit të saj (Person
  116/1.1
11
LLOJI I VEPRËS PENALE SHTETI I KRYERJES KUSHTI P
Kryen cilëndo vepër penale Në Kosovë (tokë, ujë,   T
ajër) 1

Kryen vepër penale nga neni: 148-153, Jashtë Kosovës Marrëveshje I


157-160, 164-169, 171, 173-175, 238, ndërkombëtare 1
241, 273-280, 293, 294, 302-304, 336,
 
337 sipas KPK
 
 
 
Kryen vepër penale nga neni: 136-145 Jashtë Kosovës Kur paraqet rrezik për  
Kosovën ose shtetasit e saj 1
 
Kryen vepër penale (përveç v.p. të Jashtë Kosovës Kundër Kosovës ose  
parapara sipas enumeracionit) shtetasit të saj (
    1

Kryen vepër penale jashtë Kosovës Jashtë Kosovës Vepra penale është e (
(përveç v.p. të parapara sipas dënueshme edhe në vendin
12 1

You might also like