You are on page 1of 26

Universiteti I Prishtines

Fakulteti Juridik

Raste ne Lenden “E Drejta e Procedures Civile”


Viti I 4-te

Studente:Ema Hajdini Gega


Rasti 1
Personi A kishte ble nga personi B më datë 22 Janar 2010 një makinë të tipit
“Volvo” në shumën prej 9.000 euro. Personi kishte pranuar makinën dhe kishte
paguar 5.500 euro. Sipas marrëveshjes, personi A është dashur më datë 15 Prill
2010 me paguar edhe 3.500 euro. Pasi A nuk kishte paguar pjesën e mbetur të
çmimit të shitjes, shkon te avokati C dhe dëshiron të dijë se si mund të realizoj
pjesën e mbetur të çmimit të shitjes.
Çka duhet të ndërmerr avokati C lidhur me këtë rast?
Përgjigjje:
Avokati C, së pari në bazë të parimit të ekonomizimit duhet që të kërkoj nga
personi A që ta bëjë pagesën e pjesës së mbetur të çmimit, nëse personi A nuk e
bën pagesën, ateherë avokati C do të fillojë procedurën me padi dtyrimi në gjykatë.
Për ti kryer këto veprime avokatit C do ti duhet që ta paraqës autorizimin e marrë
nga personi B para gjyklatës sipas nenit 93 të LPK-së. Si gjykatë kompetente mund
te jetë gjykata themelore, sipas kompetenës teritoriale te përgjithshme neni 38 ,apo
kompetenca territoriale e zgjedhur neni 53 kompetena në kontestet nga mardhëniet
kontraktuese.

Rasti 2
Komuna e Prizrenit në mars të vitit 2013 kishte hapur një tender për renovimin e
objektit të Kuvendit Komunal. Në atë tender kishin aplikuar shumë ndërmarrje
ndërtimi, në mesin e të cilave edhe ndërmarrja “Betoni”. Pas shqyrtimit të
dokumentacionit, Komuna kishte vendosur që ndërmarrja “Hekuri” të kryente
renovimet e nevojshme, e cila kishte filluar punët menjëherë. Ndërmarrja “Betoni”
nuk ishte pajtuar për këtë me pretendimin se i ka plotësuar kushtet shumë më mirë
dhe se janë shkelur “të gjitha ligjet” gjatë procedurës së tenderimit. Ndërmarrja
“Betoni” autorizon avokatin A për të ndjekur të gjitha procedurat e mundshme
ligjore për të “sjellë drejtësi për rastin e tenderimit”. Avokati i ri A tanimë ka disa
dilema:
a. A është kjo çështje me karakter publiko-juridik apo privato-juridik?!
b. A është kompetente gjykata dhe cila gjykatë do të ishte kompetente për
shqyrtimin e çështjes?!
Përgjigjje:
A. Kjo çështje është më karakter publiko-juridik sipas teorisë së drejtë subjektive
të modifikuar: (Ekziston e drejta publike , nëse norma përkatëse I jep të drejtë ose
e detyron eksklizivisht një bartës të pushtetit shtetëror. Në të kundërtën ekziston e
drejta private).
B. Po, kompetente është gjykata. Kompetente është gjykata themelore e Prizrenit
sipas nenit 39 (Për gjykimin në kontestet kundër Kosovës, njësisë së vetëqeverisjes
lokale, si dhe formave tjera të organizimit territorial, e kompetencës së
përgjithshme territoriale është gjykata në territorin e së cilës ndodhet selia e
kuvendit të saj).

Rasti 3
Personi A kishte shkuar tek autosalloni “King” dhe dëshironte me ble një makinë
të re të markës “Mercedes”. Pas disa hamendjeve, personi A vendos të blen një
makinë të re. Çmimi i shitjes ishte 43. 500 euro. Agjenti i shitjes “B” të
autosallonit kishte përgatit një kontratë me shkrim lidhur me makinën. Në mes të
tjerash, kontrata përmbante edhe dy klauzola, të cilat ishin shkruar në fund të
kontratës dhe me font të vogël. Klauzolat kishin këtë përmbajtje:
• Përjashtohet çdo përgjegjësi e shitësit lidhur me të metat materiale të makinës.
• Palët kontraktuese merren vesh me këtë kontratë se në asnjë rrethanë nuk do të
kërkojnë mbrojtje gjyqësore në rast kontesti lidhur me makinën.
Më vonë, lind një kontest për shkak të dëmit material në makinë. Meqë nuk arrihet
ndonjë marrëveshje, personi A i drejtohet gjykatës për ndihmë. Personi përgjegjës i
autosallonit “King” mbrohet para gjykatës me argumentin se ekziston në drejtësi
një parim “pacta sunt servanda” dhe se palët janë marrë vesh se nuk ka gjykim në
lidhje me këtë rast. Sipas tij, parimi i i lirisë së kontraktimit është “parim absolut”
në drejtësi dhe atë nga e drejta romake.
Si do të vendos gjykata në këtë rast? (Aspektet materialo juridike nuk do të
diskutohen). Përgjigjje:
A : Gjykata kompetente (gjykata e kompetencës së përgjithshme territoriale) nuk
mund ta merr parasysh parimin “pacta sunt servanda”, pasi në rastin e lartëshënuar
(ndalimi mbrojtjës gjyqësore) është në kundërshtim më nenin 3.3. LPK.. Gjykata
nuk do t’i miratojë disponimet e palëve që janë në kundërshtim me: a) rendin
juridik; b) dispozitat ligjore; c) rregullat e moralit public, (sipas LMD-së kjo e
drejtë mund të kufizohet apo edhe fare të mos ekzistoj nëse kemi të bëjmë me të
ashtuquajturën Kontrate KUTURUM). Si të tillë, gjykata duhet ta marrë rastin në
shqyrtim.
Rasti 4
Personi A punon një kohë të gjatë si shitës tek ndërmarrja e madhe tregtare “TTT”,
pronar i së cilës është personi B. Në jetën private ishin miq të ngushtë. Në fillim të
vitit 2009, ndërmarrja kishte ra në krizë të thellë si pasojë e krizës ndërkombëtare
financiare. Pronari B kishte kërkuar te personi A një hua në shumën prej 1.500
euro. Personi A, i cili qëndronte mirë ekonomikisht i kishte ndihmuar pronarit dhe
njëherit mikut të tij. Pronari duhej ta kthente huan sipas marrëveshjes në Prill të
vitit 2009. Meqë, biznesi i ndërmarrjes nuk kishte përfitime të mëdha,
pronari B nuk ishte në gjendje të kthente huan. Pas disa paralajmërimeve për
kthimin e borxhit, personi A vendosi një ditë të merrte shumën prej 1.500 nga kasa
e ndërmarrjes. Personi A e arsyetonte veprimin e vet se “ai ka marrë vetëm pjesën
që i takon”.
1.a. A ka të drejtë personi A? (Aspektet penalo-juridike nuk merren parasysh)
1.b. Si do të ishte situata juridike, nëse personi A ka fituar procesin gjyqësor
kundër personit B për kthimin e borxhit?
Përgjigjje:
A. Në këtë rast kemi te bëjmë me institutuin e VETËNDHMËS , që do të thotë se
personi A nuk ka pasur të drejtë që vetë ti merr të hollat pa dijenin e personit B,
sepse vetëndihma në të drejtën tonë është parimisht e ndaluar.
B. Nëse personi A do të kishte fituar procesin gjyqësor kundër personit B, atëherë
gjykata do ta detyronte personin B që ta kthenta borgjin.

Rasti 5
Personi B i kishte shkaktuar një dëm personit A. Meqë personi B nuk kishte paguar
shpërblyer dëmin në mënyrë vullnetare, atëherë personi A kishte paraqitur padi
kundër personit B dhe kishte kërkuar shumën prej 450 euro. Gjykata kompetente
kishte vendosur me vendim të saj për dëmshpërblim në shumën prej 680 euro.
Gjykata kishte arsyetuar vendimin e saj me faktin se dëmi nuk ishte llogaritur në
mënyrë të drejtë.
a. A ka vepruar drejt Gjykata?
b. Si do të ishte situata juridike, nëse Gjykata do të kishte vendosur që personit A i
takon shpërblimi i dëmit në shumën prej 350 euro.

Përgjigjje:

A. gjykata nuk ka vepruar drejtë sepsee ka shkelur parimin e diponibillitetit më


konkretisht nenin 2 par 1 të LPK-së(Në procedurë kontestimore gjykata vendos
brenda kufijve të kërkesave që janë parashtruar nga palët ndërgjyqëse). Kjo është
shkelje thelbësore e dispozitave të procedurës kontestimore neni 182 par 2o të
LPK-së (në qoftë se me aktgjykim është tejkaluar kërkesëpadia).
B. Nëse gjykata do të vendoste se personit A i takon shpërblimi prej 350 ero,
atëherë vendimi do të isht në rregull sa i përket rregullave procedurale, sepse
gjykata ka vendosur brenda kërkesës së palës.

Rasti 6
A dhe B kishin një kontest pronësor. Meqë nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje,
ata i drejtohen Gjykatës kompetente. Pas një kohe, gjatë zhvillimit të procesit
gjyqësor, personat A dhe B dëshirojnë të zgjidhin këtë kontest me marrëveshje.
Pyetje:
a. A ekziston baza juridike për këtë?
b. Si do të vendos Gjykata në lidhje me këtë?

Përgjigjje:
A. Mendoj se ka bazë juridike për tu realizuar kjo marrveshje, baza qëndron në
parimin e disponibiltetit dhe atë në nenin 3 par 2 i LPK-së (Palët mund të heqin
dorë nga kërkesat e tyre, ta njohin kërkesën e palës kundërshtare si dhe të bëjnë
ujdi (pajtim) gjyqësorë lidhur me kontestin e tyre). B. Gjykata duhet ta miratojë
këtë ujdi ndërmjet palëve nëse nuk është në kundërshtim me neni 3 par 3 i LPK-së
(Gjykata nuk do t’i miratojë disponimet e palëve që janë në kundërshtim me: a)
rendin juridik; b) dispozitat ligjore; c) rregullat e moralit publik.
Rasti 7
Personi A kishte kërkuar me padi në Gjykatën kompetente kthimin e huas nga
personi B. Menjëherë pas zhvillimit të seancës kryesore, në të cilën seancë ishin
marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë kishte vdekur gjyqtari i çështjes. Më vonë
ishte caktuar një gjyqtar tjetër, i cili kishte vendosur në bazë të procesverbalit.
a. Si është situata juridike?
b. Si do të ishte situata juridike, nëse nuk ka pasur dëshmitarë, por provat janë
marrë nga një gjykatë tjetër e lutur.

Përgjigjje:
A. Në këtë rast kemi shkelje esencial me rëndësi absolute, është shkelur neni 182
par 2a i LPK-së (në qoftë se gjykata është përbërë jo sipas dispozitave ose në çoftë
se në nxjerrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari që nuk ka marrë pjesë në
seancën kryesore; Si dhe parimi direkt neni 4 par 1 i LPK-së (Gjykata vendos për
kërkesëpadinë pas shqyrtimit të çështjes juridike në seancë të drejtpërdrejtë dhe
publike). Kjo nuk do të thotë që gjykatësi i ri do ti shqyrtojë të gjitha provat dhe ti
marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët sërish në pyetje. Nëse palët pajtohen me ato
se çka kanë deklaruar në seancën që është mbajtur me gjyqëtarin që ka vdekur,
atëherë gjyqtari i ri mundë të vendos pa i shyrtuar provat sërish.
B.Provat e marr nga një gjykatë e lutur , mirren si të vlefshme dhe mund të nxirret
vendimi duke u mbështetur në to. Këtu vie në shprehje ndihma juridike.

Rasti 8
Personi A kishte shkaktuar një aksident komunikacioni, në të cilin personi B kishte
pësuar një dëm material, më konkretisht në makinën e tij. Për këtë dëm Personi A
kishte kërkuar në proces gjyqësor një shpërblim të dëmit në shumën prej 1.700
euro. Gjykata kishte nxjerr vendim, me të cilën obligohet Personi A të shpërblej
dëmin në shumën prej 2.100 euro. Gjykata kishte argumentuar vendimin e vet në
atë mënyrë se “gjatë administrimit të provave del e qartë, se dëmi është shumë më i
lartë se sa ka kërkuar Personi A. Për këtë arsye, Gjykata dëshiron që të rivendoset
në tërësi situata, e cila ka qëndruar para shkaktimit të dëmit”.
A është vendimi i Gjykatës i drejtë?
Përgjigjje:
A. Ketu kemi të bejmë me shkeljen e parimit të disponibilitetit: nenin 2 par 1 të
LPK-së (Në procedurë kontestimore gjykata vendos brenda kufijve të kërkesave që
janë parashtruar nga palët ndërgjyqëse) dhe neni 182 par 2o të LPK-së ( qoftë se
me aktgjykim është tejkaluar kërkesëpadia). Për këto arsye nuk është vendimi i
drejtë i gjykatës .
Rasti 9
Personat A dhe B kanë një kontest pronësor. Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor,
palët ofrojnë fakte dhe prova lidhur me rastin konkret. Gjykata ka nxjerrë një
vendim, me të cilin i jep të drejtë
personit B. Gjykata e mbështet vendimin e vet në disa fakte, që B i kishte paraqitur
në Gjykatë më herët. Lidhur me këto fakte nuk është diskutuar fare para Gjykatës.
Pyetje:
a. A ka vendosur drejt Gjykata në rastin konkret?
b. Si do të vendoste Gjykata, nëse faktet e prezantuara janë të vërteta?
Përgjigjje:
A.Mendoj që gjykata nuk ka vepruar drejtë dhe në këtë rast është shkelur parimi
gojor, më konkretisht neni 5 par 1 i LPK-së (Gjykata do t’i jep mundësi secilës
palë që të deklarohet rreth kërkesave dhe thënieve të palës kundërshtare dhe neni 7
par 3 (Gjykata nuk mund ta bazojë vendimin e vet në faktet dhe provat lidhur me të
cilat palëve nuk u është dhënë mundësia që të deklarohen), si dhe është shkelur
parimi i kondradiktoritetit.
B. Nëse thënjet janë të vërteta ato duhet të mirren dhe të shqyrtohen ne seancë të
drejtpërdrejtë dhe publike duke iu dhënë mundësia edhe palës kundërshtare që të
deklarohet për faktet në fjalë.

Rasti 10
Personi A ka iniciuar procesin gjyqësor kundër personit në Gjykatën komunale në
Prizren për kthimin e borxhit në shumën prej 750 euro. Seanca kryesore është
drejtuar nga Gjyqtari T. Pas seancës kryesore, Gjyqtari T kishte pësuar një aksident
komunikacioni dhe për një kohë të gjatë nuk mund të ushtron profesionin e vet. Për
këtë arsye, është caktuar Gjyqtari tjetër R, që të merret me rastin në fjalë. Gjyqtari
R nxjerr vendim duke u bazuar në procesverbalin e mbajtur në seancën kryesore.
A ka vepruar drejt Gjyqtari R?
Përgjigjje:
A. Gjyqtari nuk ka vepruar drejtë dhe me këtë rast është shkelur parimi direct neni
4 par 1 i LPK-së ( Gjykata vendos për kërkesëpadinë pas shqyrtimit të çështjes
juridike në seancë të drejtpërdrejtë dhe publike) dhe neni 182 par 2a (në qoftë se
gjykata është përbërë jo sipas dispozitave ose në çoftë se në nxjerrjen e aktgjykimit
ka marrë pjesë gjyqtari që nuk ka marrë pjesë në seancën kryesore).

Rasti 11
Personi A nga Vushtrria kishte marrë një hua në shumën prej 55.500 euro nga
personi B nga Prizreni për një investim në një tokë bujqësore. Meqë investimi
kishte dështuar tërësisht, ai nuk ishte më në gjendje të kthente huan. Personi B
dëshironte të arrijë tek “paratë e tij” dhe vjen te ju si avokat dhe kërkon ndihmë
prej jush. Ai kërkon prej jush që urgjentisht të ndërmerrni hapa konkret në rrugë
gjyqësore.
Çka do të ndërrmerni ju konkretisht?

Përgjigjje:
Për shkak të parimit të ekonomizimit së pari duhet të kërkohet nga debitori që ta
kthej borgjin, nëse edhe pas paraljamrimit nuk paguhet huaja atëherë pason padia e
detyrimit. Do të më duhej autorizimi nga personi B. Si gjykate kompetente do të
ishte vendbanimi i palës së paditur ( Kompetenca e përgjithshme territoriale) neni
38 par 1 ( Për procedimin e çështjes juridike është e kompetencës së përgjithshme
territoriale gjykata në territorin e të cilës i padituri e ka vendbanimin). Ose
kompetenca e zgjedhut neni 53 (Në kontestet për vërtetimin e ekzistimit apo
mosekzistimit të kontratës, për përmbushjen apo zgjidhjen e kontratës, si dhe në
kontestet për zhdëmtime të shkaktuar nga mos përmbushja e kontratës, përpos
gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, e kompetencës territoriale
është edhe gjykata e vendit ku sipas marrëveshjes së palëve kontraktuese i padituri
ka detyrë ta përmbushë kontratën).

Rasti 12
Situata faktike është si në rastin paraprak. Pasi personi B kishte paraqitur padi dhe
personi A ishte vënë në dijeni “zyrtarisht” lidhur me procedurën e filluar, personi
A vendos që të shpërngulet në Pejë, meqë atje kishte gjetur një punë të mirë. Në
këtë rast, personi A dëshiron të dijë, nëse ndërrimi i vendbanimit ka pasoja edhe
lidhur me kompetencën e gjykatës
Çka mendoni ju si avokat?

Përgjigjje:
A. Në këtë rast kemi të bëjmë me institutin e vazhdimit të kompetencës më
konkretisht neni 17 par 3(Në qoftë se gjatë procedimit të çështjes ndryshohen
rrethanat mbi të cilat është mbështetur kompetenca e gjykatës, gjykata e cila ka
qenë kompetente në momentin e paraqitjes së padisë mbetet edhe më tutje
kompetente, përkundrejt faktit se ndryshimet e tilla e bëjnë kompetente gjykatën
tjetër të llojit të njëjtë. Pasi që personi A është vënë në dijeni zyrtarisht me këtë rast
është krijuar gjyqevarësia, nuk mund të fillohet një procedurë tjetër për të njejtën
çështje. Kur gjyqëtari i çështje e shqyrton padinë dhe e dërgon tek i padituri me
këtë rast krijohet kontestvarësia.

Rasti 13
Personit A i është ndërpre marrëdhënia e punës në ndërmarrjen “Thana”. Ai nuk
pajtohet me këtë dhe drejtohet te ju si avokat. Kjo ndërmarrje e ka selinë në Pejë
dhe vendbanimi i pronarit është në Prishtinë, kurse punëmarrësi ka kryer shërbimin
e vet të punës në Skenderaj.
a. A do ta paraqitni propozim ose padi në gjykatë?
b. Cilës gjykatë do të keni mundësi t´i drejtoheni konkretisht?
Përgjigjje:
A. Po do të paraqes padi në gjykatë.
B. Kompetente është gjykata themelore ku kompania e ka selinë ( kompetenca
territoriale e përgjithsme), gjykata në Pejë neni 39 par 2 i LPK-së ( Për gjykimin në
kontestet kundër personave juridik të tjerë e kompetencës së përgjithshme
territoriale është gjykata në territorin e të cilës ndodhet selia e tyre e regjistruar)
dhe kompetenca e zgjedhur, vendi ku është kryer shërbimi, pra gjykata në
Skënderaj sipas nenit 49 të LPK-së (Në qoftë se në kontestin nga marrëdhënia e
punës paditës është punëtori, për gjykim është kompetente, përpos gjykatës së
kompetencës së përgjithshme territoriale për të paditurin, edhe gjykata në territorin
e së cilës kryhet puna ose është kryer, respektivisht gjykata në territorin e së cilës
puna është dashur të kryhet, si dhe gjykata në territorin e së cilës është themeluar
marrëdhënia e punës). Në prishtinë nuk mund të paraqes padi sepse vendbanimi i
pronarit është irrelevant sa i përket këtij rasti.

Rasti 14
Bashkëshortët A dhe B kanë jetuar kohë të gjatë në Ferizaj! Pas prishjes së
harmonisë familjare në Prill të vitit 2008, bashkëshorti A është larguar nga Ferizaj
dhe është vendosur në Gjilan. Tanimë ai dëshiron të “ndahet” nga bashkëshortja e
vet! Ai kërkon nga ju si avokat ndihmë juridike dhe dëshiron të dijë posaçërisht se
a) Cilës gjykatë do t i drejtohet konkretisht?
b) Ai dëshiron të dijë gjithashtu se a mundet të zgjidhet edhe çështja e ushqimit
ligjor bashkë me zgjidhjen e martesës dhe cilës gjykatë do t i drejtohej?

Përgjigjje:
A . Mund ti drejtohet gjykatës ku baskëshortët e kanë pasur vendbanimin e fundit
pra gjykatës së Ferizajit sipas kompetencës së zgjedhur neni 44 i LPK-së ( Për
gjykim në kontestet për konstatimin e ekzistimit apo të mosekzistimit të martesës,
për anulimin e martesës apo zgjidhjen e saj, kompetente është, për-pos gjykatës së
kompetencës së përgjithshme territoriale, edhe gjykata në territorin e së cilës
bashkëshortët kanë pasur vendbanimin e fundit të përbashkët. Në Gjilan nuk ka
nevojë sepse ështe irrelevante vendbanimi i paditësit).
B. Shkaku i parimit të ekonomizimit gjykata themelore ka kompetencë që të
zgjidhë edhe problemin e ushqimit ligjor.

Rasti 15
Fqiu A me vendbanim në Prishtinë ia shet një parcelë tokësore në periferi të
Prizrenit fqiut B, i cili jeton në Mitrovicë. Pasi që blerësi B nuk paguan çmimin e
shitjes, shitësi A dëshiron të dijë se si mund të realizon kërkesën e vet në rrugë
gjyqësore dhe sidomos dëshiron të dijë se
cilës gjykatë do të duhej t i drejtohej konkretisht?

Përgjigjje:
A. Në këtë rast kemi të bëjmë me kompetëncën e përgjitshme territoriael normat e
nenit 38 të LPK-së (Për procedimin e çështjes juridike është e kompetencës së
përgjithshme territoriale gjykata në territorin e të cilës i padituri e ka vendbanimin)
si dhe kompetncën e zgjedhur sipas nenit 53 të LPK-së (Në kontestet për
vërtetimin e ekzistimit apo mosekzistimit të kontratës, për përmbushjen apo
zgjidhjen e
kontratës, si dhe në kontestet për zhdëmtime të shkaktuar nga mos përmbushja e
kontratës, përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, e
kompetencës territoriale është edhe gjykata e vendit ku sipas marrëveshjes së
palëve kontraktuese i padituri ka detyrë ta përmbushë kontratën). Normat e nenit
41 nuk na hynë në punë në këtë rast sepse nuk kemi pengim posedim, mirëpo
mospërmbushje të kontratës.

Rasti 16
Personi A nga Gjakova blen një makinë prej personit B nga Burimi. Çmimi i
shitjes do të duhej të paguhej në Prishtinë. Pasi blerësi A i makinës nuk paguan
çmimin e shitjes, personi B dëshiron të dijë se në cilën Gjykatë konkrete do të
mund të kërkojë mbrojtje gjyqësore?
Përgjigjje:
A. Personi B mund të kërkojë mbrojtje gjyqësore në Prishtinë sipas kompetencës
së zgjedhur nenit 53 të LPK-së (Në kontestet për vërtetimin e ekzistimit apo
mosekzistimit të kontratës, për përmbushjen apo zgjidhjen e kontratës, si dhe në
kontestet për zhdëmtime të shkaktuar nga mos përmbushja e kontratës, përpos
gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, e kompetencës territoriale
është edhe gjykata e vendit ku sipas marrëveshjes së palëve kontraktuese i padituri
ka detyrë ta përmbushë kontratën) , apo në Gjakovë sipas kompetencës së
përgjithme, sipas normave të nenit 38 të LPK-së.
Rasti 17
Personi A nga Dardana kishte gjetur lidhur marrëdhënie të punës në Prishtinë.
Meqë ishte shumë i lidhur me qytetin e vet nuk dëshironte të jetonte në Prishtinë,
por në vendlindjen e vet. Për këtë arsye personi A kishte ble një makinë të tipit
“Audi” dhe udhëtonte çdo ditë në rrugën Dardanë – Prishtinë. Në një vendparkim
të Prishtinës, personi A pengohej në vazhdimësi nga personi B, i cili me
vendbanim ishte nga Peja. Pasi A pengohej në vazhdimësi në përdorim të makinës
së vet, vjen te ju si avokat dhe kërkon të dijë sidomos se në cilën gjykatë duhet të
kërkohet mbrojtje juridike?

Përgjigjje:
A. Në këtë rast vie në pyetje kompetenca e zgjedhur. Personi A mund ti drejtohet
gjykatës ku është bërë pengimi, pra në Prishtinë sipas nenit 52 të LPK-së(Për
zgjidhjen e kontesteve për shkak të pengim-posedimit mbi sendet e luajtshme është
kompetente, përpos gjykatës së kompetencës së përgjithshme territoriale, edhe
gjykata në territorin e së cilës është bërë pengimi), apo gjykatës në pejë sipas
kometencës së përgjithsme, nenve 37, 38 të LPK-së.

Rasti 18
Në Gjykatën Komunale të Vushtrrisë është paraqitur një padi për kompensimin e
dëmit nga një aksident në komunikacion . Pas një “afere të korrupsionit” janë
pezulluar nga puna disa gjykatës. Një gjykatës i mbetur është përjashtuar nga
procesi, për shkak se është në lidhje të afërt familjare me paditësin. Edhe gjykatësi
tjetër i caktuar është “përjashtuar” nga procesi, sepse sipas shumë informatave ai
është në armiqësi të përhershme me paditësin. Pas këtyre ngjarjeve, lënda ka
mbetur jashtë shqyrtimit, sepse nuk ka asnjë gjykatës, i cili do të mund të merrej
me këtë lëndë?
Si mund të zgjidhet ky problem dhe cila gjykatë do të mund të ishte kompetente

Përgjigjje:
A. Në këtë rast kemi të bëjmë më kompetencën ndihmëse apo delegimin dhe ky
rast zgjidhet sipas normave të nenit 63 të LPK-së ( Në qoftë se gjykata kompetente,
nga shkaku i përjashtimit të gjyqtarëve apo nga ndonjë shkak tjetër nuk mund të
procedoj, atëherë ajo do ta njoftoj për këtë gjykatën e shkallës më të lartë me
qëllim që ta caktoj një gjykatë tjetër nga territori i vet, por që është e kompetencës
lëndore për çështjen konkrete).

Rasti 19
Punëtori i autorizuar A i ndërmarrjes tregtare për pije alkoolike “Koral” me seli në
Prishtinë pëson aksident në Besianë me fajin e personit B nga Prizreni gjatë
ushtrimit të detyrës së tij për transportimin e pijeve alkoolike. Gjatë këtij aksidenti
thyhet i tërë ambalazhi.
Në cilën Gjykatë mund të paraqitet padia për kompensimin e dëmit?

Përgjigjje:
A. Kemi të bëjmë me kompetencën e zgjedhur teritoriale, padia mund të paraqitet
në Besjanë , ku ka lindur pasoja e dëmtimit, sipas nenit 47 (Për gjykim në kontestet
lidhur me përgjegjësinë jokontraktuale për demin, përveç gjykatës së kompetencës
së përgjithshme territoriale, është kompetente edhe gjykata në territorin e së cilës
është kryer veprimi dëmtues apo gjykata në territorin e së cilës ka lindur pasoja e
dëmtimit), apo gjykatës me kometencë të përgjithshme territorial, pra në Prizren
sipas normave të neneve 37, 38 të LPK-së.

Rasti 20
Personi A nga Gjilani ishte një ekonomist i suksesshëm tek “Firma Qielli”. Ai
dëshironte të arrinte më shumë në jetë dhe pranon një ofertë të sh.p.k. “Dielli” për
të qenë drejtor i financave. Që në ditën e parë të punës tek sh.p.k. porosit tek
shitorja e mobileve “Druri” mobile të prodhimit italian për zyrën e tij shumë
komode. Në kontratën e shitjes ishte cekur se mobilet ishin dedikuar për zyrat e
sh.p.k “Dielli”. Meqë pagesa nuk ishte kryer një kohë të gjatë, përgjegjësit e
shitores së mobileve paraqesin padi në gjykatën kompetente kundër personit A.
Si do të vendos gjykata lidhur me këtë rast?

Përgjigjje:
A. Në këtë rast mungon legjitimiteti real pasiv dhe për këtë arsye duhet të
refuzohet padia. Do të duhej të paditej ndëmarrja e jo personi A.

Rasti 21
Në qytetin e Dardanës mbahet një demonstratë kundër papunësisë së madhe në
këtë komunë. Gjatë kësaj demonstrate, disa të pakënaqur dëmtojnë edhe një lokal
bizhuterie të personit B. Personi B nuk e kishte ide se kush e kishte shkaktuar
dëmin. Ai kërkon ndihmë te një avokat i ri, i cili sapo kishte filluar punën. Ai
konsulton disa ligje dhe paraqet padi për shpërblim të dëmit kundër komunës së
Dardanës?
Si do të vendos gjykata kompetente lidhur me këtë padi?

Përgjigjje:
Sipas nenit 161 të LMD-së : Shteti ose personi që është dashur ta parandaloj këtë ,
sipas dispozitave në fuqi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar.
Nëse dihet organizatori ata mirren në pergjegjësi, nëse jo duhet të paditet shteti i
Kosovës,. Në këtë rast duhet të refuzohet padia, sepse mungon legjitimiteti real
pasiv, nuk është dashur të paditet komuna e Dardanës.

Rasti 22
Personi A kishte ble nga personi B një ngastër toke nga personi B para disa vitesh.
Kontratë nuk kishte pasur, por transaksionet ishin zhvilluar “në besë” dhe me
“shtrëngim duarsh”. Më vonë, personi A dëshironte të merrte një kredi të madhe
dhe për këtë i duhej një paluajtshmëri për ta vënë nën hipotekë. Kjo nuk ishte e
mundshme, meqë personi A nuk ishte “pronar” i asaj paluajtshmërie. Tanimë
personi A dëshironte të ndërmerr diçka juridikisht, por personi B nuk gjendet
askund. Si duket, ai kishte emigruar në Zelandë të Re dhe askush nuk din për
vendbanimin ose vendqëndrimin e tij.
Si është situata juridike?

Përgjigjje:
A. Në këtë rast gjykata e cakton përfaqesuesin e përkohshëm sipas nenit 89 par 3a
të LPK-së(Gjykata do t’i caktoj palës së paditur përfaqësuesin e përkohshëm edhe
në këto raste : a) në qoftë se vendqëndrimi i të paditurit është i panjohur, kurse i
padituri nuk ka përfaqësues me procure), nga rradha e avokatëve sipas nenit 81 par
1 të LPK-së ( Gjykata e cakton përfaqësuesin e përkohshëm nga radha e
avokatëve). Caktimi publikohet në gazetat ditore.

Rasti 23
Personi A kishte angazhuar një sh.p.k. ndërtimi “Plani” për ndërtimin e një mulliri
në Ferizaj. Kjo ndërmarrje kishte kryer punimet në afatin e paraparë sipas
kontratës. Më vonë rezulton se punimet nën kulm nuk ishin kryer si duhet dhe si
pasojë në ditët me shi pikonte uji në mulli. A ishte shumë i tronditur për këtë dhe
angazhon juristin B nga Ferizaj për të kërkuar shpërblim të demit nga ndërmarrja
“Plani” për këtë të metë materiale. Juristi B ushtronte qe disa vite profesionin e
juristit dhe kishte të kryer provimin e jurisprudencës, por nuk ishte I licencuar në
OAK. Në të vërtetë, ai përfaqësonte në vazhdimësi klientët e ndryshëm dhe kishte
një emër të mire si profesionist. Pas një kohe vjen deri te procesi civil, ku jursti B
kishte paraqitur autorizimin me shkrim. Gjykatësi C posa kishte marrë padinë
kishte kërkuar nga ndërmarrja, që të angazhojë një avokat të licencuar dhe kishte
refuzuar autorizuar angazhimin e juristit B, me arsyetimin se ai nuk ka të drejtë të
përfaqësojë ndërmarrjen.
a. A ka vepruar drejt gjykatësi C?

Përgjigjje:
A. Sipas nenit 86 par1 të LPK-së (Përfaqësues me prokurë i palës mund të jetë çdo
person që ka zotësi të plotë për të vepruar). Gjyqëtari nuk ka pasur drejtë që e ka
refuzuar Juristin B, mirëpo sipas ligjit të avokatisë gjyqëtari ka pasur të drejtë ta
refuzojë juristin B, sepse palën në mënyrë komerciale mund ta përfaqësoj vetëm
avokati i licencuar nga OAK.

Rasti 24
Situata si në rastin paraprak, por duke abstrahuar të drejtën e angazhimit të juristit
B. Gjatë zhvillimit të procesit civil, juristi B kishte deklaruar në fillim të séancës se
“për këtë çështje ne nuk kemi interes më për të vazhduar mëtutje”. Si pasojë e
kësaj deklarate, gjykatësi kishte nxjerrë një aktgjykim dhe kishte përfunduar
procesin. Me këtë ndërmarrja “Plani” nuk ishte pajtuar dhe kishte shkuar shumë
shpejt te një avokat tjetër G, prej të cilit kishte kërkuar ndihmë profesionale për
këtë.
a. Si është situata juridike lidhur me këtë rast dhe çka mund të ndërmerr avokati G?

Përgjigjje:
A. Juristi B pasi që nuk ka qenë i licencuar nga OAK nuk ka pasur të drejtë që të
ndërmerr veprime disponibile, nuk ka pasur të drejtë që pa autorizim nga
ndërmarrja “Plani” të heqë dorë nga procedura, neni 91 par 1 të LPK-së (Në qoftë
se pala në prokurë nuk ia ka caktuar me hollësisht autorizimet përfaqësuesit,
përfaqësuesi që nuk është avokat mundet në bazë të prokurës së tillë, t’i kryejë të
gjitha veprimet procedurale, por gjithmonë i nevojitet autorizim shprehimor për
tërheqjen e padisë, për pohimin e kërkesëpadisë apo për heqjen dorë nga ajo, për
lidhjen e pajtimit gjyqësor, për heqjen dorë nga e drejta e paraqitjes së mjetit të
goditjes së vendimit, apo për tërheqjen e tij dhe për kalimin e prokurës një personi
tjetër, si dhe për paraqitjen e mjeteve të jashtëzakonshme të goditjes se
vendimeve). Avokati G mund ta godet vendimin me mjete juridike.

Rasti 25
Situata si në rastin paraprak. Juristi B kishte kërkuar përjashtimin e gjykatësit C,
me pretendimin se ai është anëtar në të njëjtën shoqatë të bamirësisë me pronarin e
sh.pk. “Plani”. Kërkesa e tillë ishte refuzuar dhe i njëjti gjykatës kishte vendosur
lidhur me këtë çështje.
Çka mund të ndërmerret në këtë rast dhe si është situata juridike?!

Përgjigjje:
A. Këtu kemi të bëjmë me rekuizim të gjyqtarit që e parasheh norma e nenit 67 g
(në qoftë se ekzistojnë rrethana të tjera që e vejnë në dyshim paanësinë e tij). LPK
nuk i parsheh taksativisht shkaqet e rekuizimit , mirëpo këtë e bënë shkenca
juridike, është shkelje esenciale me rëndësi relative dhe nuk lejohet ankesë e
veçantë nësë refuzohet kerkesa për rekuizimin e gjyqtarit, neni 70 par 5 i LPK-së(
Kundër aktvendimit me të cilin aprovohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit nuk
lejohet ankimi, kurse kundër aktvendimit me të cilin refuzohet kërkesa e tillë nuk
lejohet ankim i veçantë).

Rasti 26
Personi A nga Drenasi dëgjon prej mjeteve të informimit se toka bujqësore “Te
lisi” do t’ i nënshtrohet procesit të privatizimit. Ai nuk pajtohet me këtë. Para se
gjithash, ai mendon se
askush nuk mundet me shit tokën e tij, sepse atë tokë e punon qe 20 vite dhe se
është tokë e tij. Në regjistrat kadastral figuron kjo ngastër si ndërmarrje shoqërore.
Për këtë arsye ai dëshiron të dijë:
a. Cilës gjykatë mundet me iu drejtuar?
b. Çfarë padie mundet me paraqit?
c. A duhet me qenë përfaqësuar nga një avokat?
d. Dhe çka ndodhë nëse nuk angazhon një avokat, edhepse ligji kërkon një gjë të
tillë?

Përgjigjje:
A. Për çështjet qe kanë të bëjnë me privatizimin kompetente është dhoma e
posacme e Gjykatës supreme të Kosovës. Pala sipas nenit 254.1 LPK mund të
paraqes padi vërtetimi për që të vërtëtoj ekzistimin e një të drejtë apo raporti
juridik. Sipas ligjit mbi pronësinë dhe të drejtat tjera sendore një person sipas
parashkrimit fitues mund të bëhët pronar i një sendi të paluajtshëm nëse disponon
me sendin së paku 20 vite në MIRËBESIM. , duhet të përfaqësohet nga avokati
dhe nëse nuk përfaqësohet veprimet e palës llogariten sit ë paqena.

Rasti 27
Në një kontest pronësor në mes të peronave A dhe B, gjykata kompetente vendos
në favor të personit B. Personi A nuk pajtohet kurrsesi me këtë. Ai dëshiron të
ankohet, por dy ditë para mbarimit të afatit për ankesë sëmuret rëndë. Si pasojë e
sëmundjes, ai nuk mund të ankohet dhe kështu vendimi bëhet i formës së prerë.
Pas 2 muajsh, personi A shërohet dhe vihet në dijeni lidhur me pasojat juridike të
vendimit të formës së prerë. Menjëherë drejtohet te avokati C dhe i tregon
situatën.
Çka do të duhej të ndërmerrë avokati C?

Përgjigjje:
A. Këtu kemi të bëjmë me institutin e kthimit në gjendjen e mëparshme, nenin 130
par 2,3,4 te LPK-së (30.2 Propozimi duhet të paraqitet brenda afatit shtatë (7) ditor
nga dita kur ka pushuar shkaku i mosveprimit, e po që se pala më vonë ka mësuar
për mosveprimin, atëherë afati llogaritet nga dita kur ka mësuar për mosveprimin.
130.3 Pas kalimit të gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e mosveprimit nuk mund të
kërkohet kthimi në gjendjen e mëparshme. 130.4 Po që se kthimi në gjendje të
mëparshme kërkohet për shkak të mos ruajtjes së afatit për kryerjen e
veprimit procedural, propozuesi ka për detyrë që propozimit t’ia bashkëngjisë
veprimin e shkruar procedural të pakryer me kohë. Afati është ligjor dhe e drëjta e
ankesës humbet përgjithmonë.
Rasti 28
Situata faktike si në rastin paraprak. Pasi avokati C përgatit të gjitha “shkresat” për
gjykatë i dorëzon te sekretarja D e tij për t i dërguar në gjykatë. Sekretarja D, e cila
kishte probleme të mëdha me të dashurin e tij, harron fare t’ i dërgon kët “shkresa”
në gjykatë. Meqë sekretarja ishte shumë e zellshme, nuk e kishte menduar se një
gjë e tillë mundet me ndodhë. Pas 4 muajsh, del në sipërfaqe se “shkresat” nuk janë
dërguar fare në gjykatë. Avokati C është tejet i shtresuar dhe kërkon një sqarim
profesional me kolegun e tij G. Avokati G ushtron kohë të gjatë profesionin e
avokatit dhe ekziston një bindje e përgjithshme në opinion “si avokat shumë i
zoti”.
Çka mund të preferon avokati G?

Përgjigjje:
A. Edhe këtu kemi të bëjmë me institutin e kthimit në gjendjen e mëparshme, pala
e ka humur të drejtën e kthimit në gjendjen e mëparshme pasi që ka kaluar afati,
neni 131 i LPK-së (Nuk lejohet kthimi në gjendje të mëparshme nëse nuk është
ruajtur afati për paraqitjen e propozimit për kthimin në gjendje të mëparshme apo
nëse pala nuk ka ardhur në seancën e caktuar për shqyrtimin e propozimit për
kthimin në gjendjen e mëparshme).

Rasti 29
Personi A kishte kërkuar hua prej mikut të tij B në shumën prej 10.000 euro. Meqë
B qëndronte mirë ekonomikisht nuk merren vesh fare se kur duhet të kthehet huaja.
Pas një kohe, B megjithatë kërkon huan urgjentisht. A ka të drejtë personi B sipas
të drejtës materiale për një kërkesë të tillë?
Meqë A nuk e kthen borxhin, personi B kërkon mbrojtje gjyqësore. Si kualifikohet
juridikisht kjo padi?
Si do të ishte situata juridike, nëse B kërkon mbrojtje gjyqësore, edhepse huaja
është dashur të kthehet sipas marrëveshjes në Prill të vitit 2013.

Përgjigjje:
A. Sipas nenit 572 par 2 të LMD-së ekziston baza juridike ( Në qoftë se
kontraktuesit nuk kanë caktuar afatin për kthimin e huas dhe as që ky mund të
caktohet nga rrethanat e huas, huamarrësi ka për detyrë ta kthejë huan pasi të ketë
kaluar afati i arsyeshëm, duke filluar që nga kërkesa e huadhënësit që huaja t'i
kthehet e që nuk mund të jetë më i shkurtër se dy (2) muaj).
B. Kjo padi është padi detyrimi.
C . Nëse huaja është dashur të ktheht në prill të 2013 atëherë kemi të bëjmë me
“Arritshmërinë e kërkesës” neni 144 par 1 i LPK-së ( kata mund ta urdhërojë palën
e paditur që ta përmbushë premtimin e caktuar vetëm po që se kërkesa e paditësit
është bërë e realizueshme para se të përfundojë shqyrtimi kryesor i çështjes).
Gjykata duhet ta detyrojë palën e paditur që ta përmbush detyrimin.

Rasti 30
Personi A kishte ble një traktor nga personi B. Meqë A nuk kishte paguar ende
çmimin e shitjes, personi B kërkon në rrugë gjyqësore çmimin e shitjes. Në padi
fare nuk paraqitet se cili është interesi juridik i personit B.
a. Si do të vendos gjykata në këtë rast?
b. Si do të vendoste gjykata, nëse kërkohet me padi vetëm të vërtetohet se ekziston
një kontratë e rregullt e shitjes së traktorit?
Përgjigjje:
A. Këtu kemi të bëjmë me padi detyrimi dhe nuk është e nevohjshme që të ceket
interesi juridik. Interesi juridik tek padia e detyrimit supozohet se egziston.
B. Nëse kërkohet që të vërtetohet se vetëm a egziston një kontratë e rregullt e
shitjes së traktorit atëherë patjetër duhet të shkruhet edhe interesi juridik, sipas
nenit 254 par 2 i LPK-së (Padia e këtillë mund të ngrihet kur kjo është përcaktuar
me dispozita të posaçme, apo kur paditësi ka interes juridik që gjykata të vërtetojë
ekzistimin apo mosekzistimin e ndonjë të drejte apo të raportit juridik, ose
vërtetësinë, respektivisht mos vërtetësinë e ndonjë dokumenti para se të jetë bërë e
kërkueshme kërkesa për pretim nga raporti i njëjtë).

Rasti 31
Në rrugën Prishtinë – Podujevë lëndohet rëndë këmbësori (A) nga ngasësi i
makinës (B) për shkak të pakujdesisë të këtij të fundit. Këmbësori A kërkon
dëmshpërblim dhe në procedurën e të provuarit thirret eksperti (C) si dëshmitarë.
Dëshmitari C ofron të dhëna lidhur me shkallën e lëndimit dhe trajtimit mjekësor si
dhe shkallën dhe zgjatjen e dhimbjeve. Gjykata kërkon prej tij, që të eksperti të
propozon edhe shumën e shpërblimit të dëmit. Lidhur me këtë ai propozon një
shumë prej 2500 Euro si dëmshpërblim për dhembjet e shkaktuara.
A ka vepruar drejt Gjykata lidhur me këtë?

Përgjigjje:
A. Këtu kemi të bëjmë me shkeljen e parimit të disponibilitetit neni 2 par 1 i LPK-
së (Në procedurë kontestimore gjykata vendos brenda kufijve të kërkesave që janë
parashtruar nga palët ndërgjyqëse). Dhe parimin e çmuarjes së lirë të provave
nenin 8 të LPK-së (Se cilat fakte do t’i konsiderojë të provuara e cilat jo, vendosë
vetë gjykata në bazë të çmuarjes me ndërgjegje, e të kujdesshme të provave, por
edhe në bazë te rezultatit të gjithë procedimit). Eksperti nuk pyetet për fajjsinë apo
pafajsinë, mirëpo vetëm për shkallën e dëmit.

Rasti 32
Në një kontest lidhur me shpërblim të dëmit, Gjykata cakton ekspertin C që të ofroj
ekspertizë. Gjatë krijimit të ekspertizës, ai ka nevojë për disa informacione nga
palët në kontest. Të dy palët nuk janë të gatshme, që të ofrojnë bashkëpunim.
Çka duhet të ndërmerret në këtë rast?

Përgjigjje:
A. Eksperti ka të drejtë të kërkoj nga palët që ato të bashkëpunojnë me ekspertin në
rast se ai për krijimin e ekspertizës ka nevojë për sende, spjegime, pyetje etj neni
363par 1 i LPK-së (Eksperti ka të drejtë të njihet me materialet e çështjes, të marrë
pjesë në seancë gjyqësore, të bëjë pyetje, të japë shpjegime dhe të kërkojë nga
palët të marrë të dhëna si dhe nga të tretët brenda kufijve të nevojshëm për kryerjen
e detyrës), mirëpo nuk ka ndonjë ligj të veçantë që do ti detyronte palët të
bashkpunonin me ekspertin.

Rasti 33
Në një aksident komunikacioni dëshmitar kryesor dhe i vetëm është personi (D).
Ai kishte vërejtur në tërësi se si ishte shkuar aksidenti. Pala paditëse pretendonte
shpërblim të dëmit dhe ishte në dijeni se dëshmitari B dinte të vërtetën. Ai kishte
shantazhuar dëshmitarin (D) për të dëshmuar në proces. Dëshmitari kishte
dëshmuar drejt dhe kishte treguar të vërtetën, ku më vonë Gjykata kishte vendosur
në bazë të kësaj prove.
A mund të merret për bazë kjo dëshmi?

Përgjigjje:
A. Në rradhë të parë cdo dëshmitar i thirrur ështëi obliguar t`i përgjigjjët thirrjës së
gjykatës bazuar në nenin 339 par 1 i LPK- së (Çdo person që thirret si dëshmitar ka
për detyrë t’i përgjigjet thirrjes, e në qoftë se me këtë ligj nuk është përcaktuar
ndryshe, ka për detyrë edhe të dëshmojë), pasi pala është njoftuar se ajo duhet të
dëshmojë drejtë (neni 347.2) dhe se ajo ka të drejtë të hesht në raste të caktuara
(342, 343 LPK). Pasiqë edhe përkundër shantazhimit pala kishte dëshmuar drejtë,
Gjykata e çmon si të drejtë dëshminë e palës dhe ajo merret për bazë.

Rasti 34
Bashkëshortja B kishte paraqitur padi për zgjidhjen e martesës në Gjykatën e
Qarkut në Gjakovë për shkak të prishjes së harmonisë familjare dhe për shkak të
tradhtisë bashkëshortore nga ana e burrit të saj. Si provë kishte ofruar incizimet
telefonike, që i kishte siguruar në mënyrë të fshehtë. Nga ato incizime mund të
konstatohet se burri i saj kishte një aferë jashtëmartesore me një grua tjetër.
Gjykata kishte zgjidhur martesën për shkak të tradhtisë bashkëshortore duke u
bazuar edhe në provat e ofruara nga incizimet telefonike. Bashkëshorti më vonë
kishte paraqitur ankesë dhe kishte kërkuar abrogimin e aktgjykimit. Në mes të
tjerash, bashkëshorti kishte paraqitur ankesën për shkak të shkeljeve të dispozitave
procedurale se Gjykata nuk ka pasur të drejtë për të marrë në konsideratë provat, e
fituara në mënyrë të fshehtë.
Si do të vepron Gjykata e shkallës së dytë?

Përgjigjje:
A. Mënyra e marrjes së fshehtë të provave është caktuar me së shumti me kod të
procedurës penale, dhe në të shumtën e rasteve është e ndaluar që të mirret për
bazë një provë e tillë, mirëpo ligji e lejon marrjen e provave të tilla në të drejtën
familjare.

Rasti 35
Personi A kishte blerë një lavatriqe nga personi B. Në kontratën e shitjes nuk janë
marrë vesh fare lidhur me kohën e pagesës. Personi B kishte paraqitur padi në
gjykatën kompetente me kërkesën për pagimin e çmimit të shitjes fare pa kërkuar
çmimin prej personit A. Pala a paditur ishte përgjigjur në padi dhe kishte pranuar
kërkesëpadinë pa ekuivoke. Gjykata kishte nxjerrë aktgjykim dënues për palën e
paditur (A) dhe gjithashtu kishte vendosur që shpenzimet procedurale duhet t”i
bartë pala e paditur (A).
a) A ka vendosur drejt Gjykata lidhur me shpenzimet procedurale?
b) Si do të ishte situata juridike, nëse pala e paditur (A) nuk do ta pranonte
kërkesëpadinë gjatë përgjigjes në padi?

Përgjigjje:
A. Mendoj se gjykata nuk ka vendosur drejtë, sepse këtu kemi aktgjykim në bazë
të pohimit dhe sipas nenit 455 të LPK-së (Në qoftë se i padituri nuk i ka dhënë
shkas padisë, nga shkaku se e ka pohuar kërkesëpadinë dhe ka qenë i gatshëm ta
përmbushë detyrimin e vet, paditësi duhet t’ia shpërblej të paditurit shpenzimet e
procedures). Paditësi është dashur që ti paguaj shpenzimet.
B, Nëse i padituri nuk nuk do ta pranonte kërkesëpadinë gjatë përgjigjes në padi,
atëherë nëse aktgjykimi është kundër tij, ai i bartë edhe shpenzimet procedurale.

Rasti 36
Në një kontest për shkak të shpërblimit të dëmit, Gjykata cakton ekspertin R që të
ofroj ekspertizë. Gjatë krijimit të ekspertizës, ai ka nevojë për disa informacione
nga palët në kontest. Pala e paditur nuk është e gatshme që të bashkëpunojë me
ekspertin?
Si zgjidhet kjo situatë juridike?

Përgjigjje:
A. Eksperti ka të drejtë të kërkoj nga palët që ato të bashkëpunojnë me ekspertin në
rast se ai për krijimin e ekspertizës ka nevojë për sende, spjegime, pyetje etj neni
363par 1 i LPK-së (Eksperti ka të drejtë të njihet me materialet e çështjes, të marrë
pjesë në seancë gjyqësore, të bëjë pyetje, të japë shpjegime dhe të kërkojë nga
palët të marrë të dhëna si dhe nga të tretët brenda kufijve të nevojshëm për kryerjen
e detyrës), mirëpo nuk ka ndonjë ligj të veçantë që do ti detyronte palët të
bashkpunonin me akspertin.
Rasti 37
Në një aksident komunikacioni të shkaktuar nga personi A është lënduar rëndë
këmbësori B. Vozitësi A mbrohej në atë se aksidenti është shkaktuar për shkak të
pakujdesisë të këmbësorit B. Në anën tjetër, këmbësori B kishte deklaruar se ai ka
qenë në trotuar në momentin, kur është goditur nga makina e personit A. I vetmi
dëshmitar në këtë ngjarje kishte qenë personi C, i cili e kishte vërejtur tërë
ngjarjen. Dëshmitari i ngjarjes kishte vendosur më herët të shpërngulej për Australi
dhe se mendonte shumë shpejt të udhëtonte. Sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të
kthehej më në Kosovë, ose së paku për një kohë të gjatë.
Çka mund të ndërmerr personi A në këtë rast?

Përgjigjje:
A. Këtu kemi të bëjmë me institutin e sigurimit të provës. Ky rast zgjidhet me
normat e nenit 379 par 1 i LPK-së (Kur një provë, nga e cila varët zgjidhja e
kontestit ose që ndikon në sqarimin e tij, ka rrezik të zhduket ose të vështirësohet
marrja e saj, me kërkesën e palës se interesuar mund të urdhërohet marrja para
kohë e saj, qoftë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor qoftë para fillimit te tij). dhe
nenin 380 të LPK-së ( Kërkesa për sigurimin e provës paraqitet ne gjykatën që
është duke shqyrtuar çështjen dhe, ne rast se padia nuk është ngritur ende, ne
gjykatën e vendit ku ka banim personi qe do te pyetet ose ku ndodhet sendi që
duhet te këqyret. Ne rastet e ngutshme kërkesa për sigurimin e provës mund të
paraqitet në gjykatën e vendit ku ka banim personi që do të pyetet ose ku ndodhet
sendi që duhet të këqyret, përkundrejt faktit se padia është ngritur).

Rasti 38
Gjatë zhvillimit të procesit kontestimor në mes të palës paditëse (A) dhe palës së
paditur (B) në Gjykatën komunale në Vushtrri kishin ndodhur vërshime të mëdha.
Megjithë këtë ngjarje natyrore, Gjykatësi i zellshëm (C) kishte nxjerrur një
aktgjykim për shkak të mungesës së palës së paditur (B) pasi pala paditëse kishte
arritur të vinte në Gjykatë dhe kishte paraqitur kërkesë për nxjerrjen e aktgjykimit.
Si kualifikohet juridikisht kjo situatë?

Përgjigjje:
A. Në këtë rast kemi të bëjmë më ndërprerjen e procedurës më konkretisht nenin
277 par e i LPK-së (Procesi gjyqësor ndërpritet: kur për shkak të luftës ose për
shkaqe të tjera pushon puna në gjykatë).
Rasti 39
Personi (A) kishte ble nga personi (B) një makinë të tipit “mercedes” në shumën
prej 1800 euro. Meqë A nuk kishte paguar fare çmimin e shitjes, B kishte paraqitur
padi në gjykatën kompetente. Në këtë kohë, A kishte qenë në pushime në ishujt
karibik, ku për shkak të grevës së pilotëve kishte mbetur 3 muaj atje. Gjykata
kompetente kishte nxjerrë aktgjykim për shkak të mungesës. Kur A kthehet në
Kosovë njoftohet lidhur me vendimin e Gjykatës. Menjëherë shkon te avokati (D)
dhe kërkon ndihmë prej tij.
Cila do të ishte përgjigja e avokatit?

Përgjigjje:
A. Avokati duhet të shërbehet me institutuin e “nderprerjes së procedurës”,
nenin278par 1b të LPK-së (Përveç rasteve të parashikuara me këtë ligj, gjykata e
ndërpret gjykimin: po që se pala ndodhet në zonën e cila, për shkak të ngjarjeve të
jashtëzakonshme (vërshimet, tërmeti etj) është shkëputur nga gjykata).

Rasti 40
. Në një proces kontestimor në mes të personave A dhe B, që tanimë kishte filluar,
vendosin papritmas palët ndërgjyqëse, që mos të vazhdojnë procesin më. Ata
dëshirojnë, që kontestin ta zgjedhin me “marrëveshje”
Si zhvillohet mëtutje procesi në këtë rast?

Përgjigjje:
A. Palët mund ta përmbyllin më ujdi procesin gjyqesorë, neni 412 i LPK-së (Palët
mund ta zgjedhin kontestin e tyre me anë të pajtimit gjyqësor gjatë gjithë
gjykimit), gjykata me aktvendim e miratonpajtimin gjyqësor. Gjykata mund të
vendosë për shpenzimet nëse këtë nuk e kan bërë palët me marrveshje, neni 416
par 4 i LPK-së (4 Pajtimi gjyqësor duhet të përmbajë edhe marrëveshjen mbi
shpenzimet gjyqësore. Po që se palët nuk merren vesh rreth shpenzimeve, ato
mund të kërkojnë që vendimin mbi shpenzimet gjyqësore ta jep gjykata e çështjes).
Rasti 41
Si do ishte situata juridike, nëse gjatë zhvillimit të procesit kontestimor, pala
paditëse deklaron në seancë, se nuk dëshiron më që gjykata të vendos lidhur me
çështjen.

Përgjigjje:
A. Këtu kemi të bëjmë me institutuin e “tërheqjes së padisë”. Me rastin e tërheqjes
së padisë pala nuk e hum btë drejtën që ta paraqesë sërish këtë padi. neni 261 par
3.4.5 të LPK-së (261.3 Po që se padia është tërhequr, gjykata jep aktvendim me të
cilin konstatohet se është tërhequr padia. Ky aktvendim i dërgohet të paditurit
vetëm po që se padia i është dorëzuar me parë. 261.4 Kundër aktvendimit me të
cilin konstatohet se është tërhequr padia nuk lejohet ankimi. 261.5 Padia e tërhequr
konsiderohet se nuk është paraqitur asnjëherë dhe mund të paraqitet në gjykatë
përsëri).

Rasti 42
Personi A i kishte dhënë një hua personit B në shumën prej 25. 000 euro. Meqë
personi B nuk ishte në gjendje me kthyer borxhin, personi A paraqet padi në
gjykatën kompetente. Gjatë zhvillimit të procesit kontestimor personi A dhe B
lidhin marrëdhënie krushqie dhe për këtë arsye personi A kishte deklaruar se nuk
dëshiron më për këtë çështje “të bisedohet në gjykatë”.
a. Si është situata juridike lidhur me këtë rast?
b. Si do të ishte situata juridike, nëse personi A më vonë pendohet për atë, që
kishte deklaruar në gjykatë?

Përgjigjje:
A. Pasi që palët kanë lidhur mardhënie krushqie atëherë mendohet se këtu personi
A ka heqë dorë nga kërkesë padia, neni 149 par 1 i Lpk-së (Në qoftë se paditësi,
deri në përfundimin e seancës për shqyrtim kryesor të çështjes, heqë dorë nga një
pjesë e kërkesëpadisë apo nga e gjithë kërkesëpadia, gjykata pa shqyrtim të
mëtejshëm e jep aktgjykimin me të cilin e refuzon kërkesëpadinë në pjesën nga e
cila paditësi ka hequr dorë apo në tërësi (aktgjykimi në bazë të heqjes dorë )/ B.
Nëse personi A pendohet se ka hequr dorë, ai nuk mund ta paraqesë padinë sërish,
sepse kjo konsiderohet si çëshjte e gjykuar.
Rasti 43
Në një proces kontestimor të iniciuar nga personi A kundër kompanisë së
sigurimeve “Qielli i kaltër” në lidhje me shpërblimin e dëmit për gjykatën është e
qartë, se dëmi duhet të shpërblehet, Megjithatë nuk është e qartë lartësia e shumës,
që duhet të shpërblehet. Për këtë arsye, Gjykata vendos me aktgjykim lidhur me
objektin e kontestit, por jo edhe lidhur me lartësinë e shumës.
a. A ka vepruar drejt gjykata?
b. A mundet të shërbejë ky aktgjykim si titulus exekutionis në procedurë të
përmbarimit? Përgjigjje:
A. Këtu kemi të bejmë me një aktgjykim të ndërmjetëm. Tani nuk parashihet me
LPK, por kete e parsheh shkenca juridike. Gjykata ka vendosur vetëm për
themelsinë e kërkesës, por jo edhe për lartësinë e saj. Nëse ky aktgjykim bëhet i
formës së prerë bëhet i fromës së prerë, atëherë duhet të nxirret edhe vendimi
definitiv.
B. Vetëm aktgjikimi i ndërmjetëm nuk mund të shërbejë për ekzekutim sepse nuk
dihet lartësia e shumës që duhet të paguhet. Ky aktgjykim mund të nxirret vetëm
për sende të zëvendësueshme dhe kërkesa në të holla.

Rasti 44
Personi A kishte ishte marrë vesh me personin B, sipas së cilës B detyrohej të
instalonte një kuzhinë për të në shumën prej 3.500 euro. Pasi A nuk ka paguar
shumën e kërkuar, personi B i drejtohet gjykatës dhe kërkon shumën prej 3. 500
euro. Në proces, personi A deklaron, se porosinë nuk e kishte bë ai, por vëllai i tij
C dhe për këtë arsye, ai nuk ndihet fare përgjegjës për këtë. A deklaron poashtu se
palët kontraktuese nuk janë marrë vesh për 3. 500 euro, por për 2.300 euro.
Gjykata kompetente vendos dhe dënon A për pagimin e shumës prej 2.300 euro.
Kundër këtij vendimi, personi B paraqet ankesë dhe kërkon shumën prej 1.200
euro. Personi A nuk paraqet fare ankesë lidhur me këtë.
a. A mundet gjykata e shkallës së dytë të nxjerrë një vendim, sipas të cilit personi
A nuk është i detyruar të paguaj as 2. 300 euro.
b. Si do të ishte situata juridike, nëse gjykata është e shkallës së dytë fiton bindje se
A nuk ka të drejtë as për 3.200 euro.
c. Si do të ishte situata juridike, nëse edhe personi A paraqet ankesë kundër
vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Përgjigjje:
A. Në këtë rast kemi të bëjmë më institutin e “ reformation in peius” . Në
procedurën sipas ankesës parimisht gjykata nuk mund ta vendosë ankuesin në
pozitë më të keqe se që ka qenë para ankesës. Neni 203 i LPK-së( Gjykata e
shkallës së dytë nuk mund ta ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë në dëm të
palës ankuese, po që se vetëm ajo ka bërë ankim, e jo edhe pala kundërshtare).
B. Ajo duhet të vendosë Brenda kërkesës së ankuesit.
C Nëse edhe personi A bën ankesë atëherë bie poshtë instituti reformation in peius

Rasti 45
Personi A i kishte dhënë një mikut të tij B një hua në shumën prej 450 euro. Që të
dytë ishin studentë të Fakultetit Juridik. Sa për “siguri”, personi A kishte kërkuar
prej B të nënshkruaj në një copë letre, sipas së cilës B kishte pranuar nga A
shumën prej 450 euro. Pasi B nuk kishte kthyer huanë, personi A kishte kërkuar
nga gjykata kompetente mbrojtje gjyqësore. Padisë ia ka bashkëngjitur edhe këtë
letër të nënshkruar. Gjykata fare nuk konvokon seancë dhe nxjerr një vendim, sipas
të cilit personi B duhet të paguajë brenda 7 ditësh shumën e kërkuar. B, i cili ishte
student i vitit të tretë të Fakultetit Juridik nuk pajtohet me këtë “sjellje” të gjykatës
duke menduar se kjo është shkelje e “Kushtetutës së Republikës së Kosovës”,
sepse nuk iu është dhënë rasti fare me paraqit opinionin e tij para gjykatës.
A ka të drejtë studenti B dhe si qëndron situata juridike?

Përgjigjje:
A. Këtu kemi të bëjmë me procedurën sipas urdhërpagesës dhe student B nuk ka të
drejtë sepse gjykata mund të jap vendim pa e mbajtur seancën kryesore, neni 494
par 3 i LPK-së ( Kur kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesën në të holla që është bërë
e realizueshme e që nuk është më e madhe se 500 Euro, gjykata e jep
urdhërpagesën kundër të paditurit edhe po që se padisë nuk i është bashkangjitur
dokumenti i besueshëm, por në padi është treguar baza juridike e kërkesës dhe
shuma e detyrimit si dhe provat me anë të të cilave mund të provohet vërtetësia e
pretendimeve të paditësit).

You might also like