You are on page 1of 3

AKTGJYKIM -- I. EK. nr.

372 / 2017

1. Gjykates Themelore ne Prishtine - Departamenti per Qeshtje Ekonomike;


2. Gjyqtari individual;
3. Qeshtja juridike - kontestimore: Kompenzim Borxhi; Vlera e objektit te kontestit: 2.797.50
euro.

1. Kompetenca territoriale dhe lendore e Gjykates

Organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i gjykatave në Republikën e Kosovës eshte i rregulluar me


Ligjin per Gjykatat nr. 06 / L – 054. Departamenti për Çështjet Ekonomike vepron në Gjykatën
Themelore në Prishtinë me juridiksion për gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe eshte kompetent
per te gjykuar ne shkalle te pare te gjitha qeshtjet kontestimore te paleve te cilat jane te autorizuar qe
me ane te padise te inicojne procesin kontestimor ku dhe krijohet gjyqvaresia ne mes tyre qe nga
momenti i ngritjes se padise. Sipas nenit 252 te LPK: Gjykimi i një çështje në gjykatë fillon me paraqitjen
e kërkesëpadisë me shkrim (padi detyrimi, vërtetimi dhe ndryshimi). Padia duhet te permbaj te gjitha
elementet themelore te parapare ne nenin 253 te LPK: a) kërkesën e caktuar në pikëpamje të çështjes
kryesore dhe kërkesave aksesore; b) faktet mbi të cilat paditësi e bazon kërkesën;
c) provat me të cilat vërtetohen faktet e tilla; d) vlerën e kontestit; e) bazën juridike dhe f) të dhënat e
tjera që duhet t’i ketë çdo parashtresë.
Pas pranimit te padise, gjykata verteton nese padia eshte e plote dhe e lejueshme fillimisht ne
pikepamje te kompetencen territoriale dhe lendore, pastaj fillon me shqyrtimin e saj. Sa i perkte
kompetences lendore, sipas ligjit per Gjykatat ne neni 16 par. 1 Departamenti për Çështje Ekonomike i
Gjykatës Themelore të Prishtinës është kompetent per gjykim ne: 1.1. kontestet ndërmjet shoqërive
tregtare vendore dhe të huaja lidhur me çështjet e tyre të ndërsjella afariste, përfshirë edhe kontestet
gjyqësore që burojnë nga Ligji për Shoqëritë Tregtare; 1.2. riorganizim, falimentim dhe shuarjen e
shoqërive tregtare, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe; 1.3. kontestet lidhur me pengimin e posedimit,
me përjashtim të pronës së paluajtshme, ndërmjet palëve të cekura në nën- paragrafi 1.1 të këtij
paragrafi; 1.4. kontestet lidhur me cenimin e konkurrencës, keqpërdorim apo monopolizim dhe pozitën
dominuese në treg si dhe marrëveshjet monopoliste përfshirë edhe vlerësimin e kundërligjshmërisë;
1.5. mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të pronësisë industriale, përfshirë markat tregtare,
patentat, dizajnin industrial, fshehtësitë tregtare dhe format e tjera të pronësisë industriale të parapara
me legjislacionin përkatës; 1.6. kontestet midis kompanive të aviacionit, për të cilat zbatohet Ligji mbi
Kompanitë e Aviacionit, duke përjashtuar kontestet lidhur me të drejtat e udhëtarëve; 1.7. çështje të
tjera të parapara me ligj. Prandaj edhe rasti konkret eshte gjykuar ne kete departament konform objektit
te kontestit. Sa i perket kompetences territorriale ne rastin konkret ajo eshte caktuar ne Prishtine per
shkak te vendbanimit te te paditurit nga raporti juridiko – detyrimor i krijuar ne mes paleve pas lidhjes
se kontrates. Konform kesaj nenin 38 par.1 te LPK ka parapare se: për procedimin e çështjes juridike
është e kompetencës së përgjithshme territoriale gjykata në territorin e të cilës i padituri e ka
vendbanimin.

2. Perberja e trupit gjykues

Per gjykimin e qeshtjeve juridiko-kontestimore perveq rasteve nga maredhenjet familjare ku per te
gjykuar nje qeshtje gjykata duhet te veproj ne trup gjykues ne perberje te se cilit duhet te jene nje gjyqtar
i cili vepron edhe si krytari i trupit gjykues, dy gjyqtar te tjere si antare i trypit gjykues, dhe dy gjyqtar
1
porot te cilet ne gjykim angazhohen vetem kur kerkohet me ligj, ne te gjitha qeshtje tjera por edhe ne
Departamentin per Qeshtje Ekonomike gjykata gjykon me gjyktar individual i cili e ka cilesin edhe te
kryetarit te trupit gjykues. Sipas nenit 16 par. 2 te Ligjit per Gjykatat: Të gjitha çështjet në Departamentin
për qështje Ekonomike të Gjykatës Themelore gjykohen nga nje gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj
nuk parashihet ndryshe.

3. Qeshtja juridike-kontestimore: Parashkrimi i Kerkespadise per Kompenzim Borxhi; Vlera e


objektit te kontestit: 2.797.50 E.

Baza Ligjore e kerkespadise – Refuzim i Teresishem i Kerkespadise

Ne rastin konkret te ketij aktgjykimi duke u bazuar ne te gjitha rrethanat dhe provat e mbledhura dhe
konform dispozitave ligjore gjykata ka ardhe ne perfundim se kerkespadia e paditesit eshte e pabazuar
dhe si e tille duhet te refuzohet ne teresi. Sipas nenit 151 par. 4 te LPK: Në qoftë se nga faktet e treguara
në padi nuk del themelësia e kërkesëpadisë, kurse padia në seancën gjyqësore nuk është ndryshuar nga
pala paditëse, gjykata do të jep aktgjykimin me të cilin refuzohet kërkesëpadia si e pa themeltë. Gjykata
ka shqyrtuar pretendimet e paditesit qe kjo padi te trajtohet si pasurim pa baze, mirepo ka ardhe ne
perfundim se mosktimi i ambalazhit nuk paraqet pasurim pabaze por kemi te bejme me detyrimin per
permbushjen e kontrates nga qarkullimi i mallrave dhe sherbimeve. Po ashtu gjykata ka shqyrtur
pretendimet te ngitura nga i padituri i cili ka theksuar se borxhi i pretenduar nga paditesi eshte i vitit
2010, andaj gjykata konstaton se nga dita e arritjes se borxhit te pretenduar per pagese e deri ne diten e
inicimit te procedures gjyqesore per kompenzimin e tij, gjegjesisht per paraqitjen e padise kane kaluar
me shume se 3 vite. Gjykata ka vendosur qe te ia refuzoj kerkespadine si te pabazuar pales paditese e
cila ka kerkuar nga i padituri qe ne emer te pasurimit pa baze nga marreveshja per dhenjen ne shfrytezim
te arkave dhe paletave te ia kompenzoj shumen prej 2.797.50, per shkak e parashkrimit te kerekses.
Sipas nenit 374 te LMD: kerkesat reciproke nga kontrata per qarkullimin e mallrvae dhe sherbimeve
ne mes subjekeve juridike apo tregtare parashkruhen per 3 vite, nga rrjedh perfundimi se kerkespadia
e paditesit eshte parashkruar andaj gjykata e refuzoj kerkespadine si te pabaze. Ne rastet e parashkrimit
te kerkesave gjykata nuk leshohet ne konstatimin e fakteve dhe rrethanace te tjera te pretenduara nga
palet ndergjyqese, pasiqe qdo pretendim ne raste te tilla nuk do te kishte fuqi vendimtare per te vendosur
ndyrshe ne qeshtjet e tilla kontestimore te cilaat lidhen me parashkrimin e kerkesave.

Lidhur me shpenzimet e procedures kontestimore gjykata ka vendosur me nje pike te veqante te


dispozitivit te aktgjykimit duke e detyruar te paditurin qe paditesit te ia paguaj shpenzimet e procedures
kontestimore. Sipas neni 452 par. 1 te LPK: Pala e cila e humbë procesin gjyqësor tërësisht ka për
detyrë që palës kundërshtare gjyqfituese, dhe ndërhyrësit që i është bashkuar, t’ia shpërblej të gjitha
shpenzimet gjyqësore. Afati per pagimin e shpenzimeve eshte marre ne afat prej 7 dites nga
plotfuqishmeria e aktgjykimit sepse sipas neni 146 LPK: kur pala me aktgjykim urdhërohet që ta
përmbushë ndonjë pretim, do të caktohet edhe afati brenda te cilit duhet të përmbushet ai. Në kontestet
nga marrëdhëniet në të cilat është dhënë kambiali apo çeku afati për përmbushjen e detyrimit është 7
ditor. Afati për përmbushjen e pretimit fillon të ecë ditën e parë pas dorëzimit të aktgjykimit palës së
urdhëruar për përmbushjen e pretimit.

Pjesë përbërëse e secilit aktgjykim është edhe arsyetimi. Sipas LPK: Në pjesën arsyetuese të
aktgjykimit kontumacional, aktgjykimit në bazë të pohimit, aktgjykimit në bazë të heqjes dorë nga
kërkesëpadia, apo të aktgjykimit për shkak të mungesës, jepen vetëm arsyet që e justifikojnë dhënien e
aktgjykimeve të këtilla. Megjithatë kjo vlen parimisht meqë në raste të caktuara, aktgjykimi edhe mund
të mos ketë arsyetim. Ky përjashtim vlen vetëm në rastet e parapara sipas dispozitës së nenit 161 të LPK
2
ku thuhet: Po që se palët pas shpalljes së aktgjykimit kanë hequr dorë nga e drejta e ankimit, si dhe kur
ato nuk kanë kërkuar shprehimisht që aktgjykimi, që do tu dërgohet, ta përmbajë pjesën arsyetuese,
gjykata nuk do ta arsyetojë posaçërisht aktgjykimin e dhënë, por vetëm do të tregojë se palët kanë hequr
dorë nga ankimi dhe se nga ky shkak aktgjykimi nuk është arsyetuar. Përndryshe, secili aktgjykim duhet
të përmbajë arsyetimin. Edhe praktika gjyqësore ka potencuar faktin se secili vendim në parim duhet të
ketë arsyetimin; megjithatë kjo rezulton jo shprehimisht, por nga përmbajtja e dispozitivit të këtij
vendimi të Gjykatës Supreme. Mos arsyetimi i një vendimi meritor paraqet shkelje esenciale me rëndësi
absolute, me ç’rast vendimi gjithmonë duhet të abrogohet. Këtë e parasheh shprehimisht dispozita e
nenit 182 par. 2 nënpar. n të LPK ku thuhet vendimi përmban një shkelje esenciale të dispozitave
procedurale nëse ai nuk është arsyetuar. Si vendim i paarsyetuar konsiderohet edhe vendimi, i cili është
kontradiktor në mes të gjendjes faktike të konstatuar dhe arsyetimit të vendimit. Për më tepër secila palë
ka të drejtë në arsyetimin e vendimit dhe se mos respektimi i kësaj përbën shkelje të nenit 6 të KEMDNJ
e cila Konventë është pjesë përbërëse e KRK. Në pjesën arsyetuese, vendimi përmban të dhëna lidhur
me faktet e prezantuara nga ana e palëve. Fillimisht duhet të ceken të gjitha faktet e tilla, duhet të
paraqiten faktet e prezantuara të palëve, të cilat janë edhe kontestuese nga ana e palëve. Po ashtu,
arsyetimi përmban të dhëna lidhur me provat e prezantuara nga ana e palëve si dhe administrimi i
provave. Në arsyetim duhet të ceken të gjitha provat e prezantuara nga ana e palëve dhe po ashtu duhet
të jepen të dhënat lidhur me vlerësimin dhe konstatimin e secilës provë veç e veç konform nenit 8 te
LPK. Shkelja thelbësore e dispozitave të procedurës kontestimore, ekziston në faktin se aktgjykimi i
gjykatës së shkallës së parë është i pakuptueshëm dhe kontradiktor me vetvete dhe ekzistojnë
kundërthënie midis asaj që thuhet në arsyetimin e aktgjykimit”.

Udhezimi mbi te drejten e ankeses eshte pjese e aktgjykimit. Gjyqtari sa do i mirë i kujdesshëm dhe i
përgatitur që të jetë mund të gabojë në dhënien e vendimeve. Gabimi mund të bëhet si në të çmuarit e
fakteve ashtu edhe me rastin e zbatimit të normave procedurale apo materiale. Për ndreqjen dhe zhdukjen
e gabimeve të vendimeve është pranuar prej sistemit procedural që nëpërmjet mjeteve të goditjes të
bëhet shqyrtimi i çështjes nga një gjykatë tjetër. Sipas nenit 176 par. 1 i LPK: Kundër aktgjykimit nga
gjykata e shkallës së parë palët mund të bëjnë ankim brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e dorëzimit të
kopjes së aktgjykimit, po që se me këtë ligj nuk është caktuar ndonjë afat tjetër. Në kontestet nga raportet
në të cilat është dhënë aktgjykimi në bazë të kambialit apo çekut, afati për ankim është 7 ditor. Ankimi i
bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë në pjesën e
goditur me ankim. Mbi ankimin kundër aktgjykimit vendosë gjykata e shkallës së dytë.

You might also like