You are on page 1of 6

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË
KOLEGJI CIVIL

Nr. 90200-02890-00-2017 Regj. Themeltar


Nr.00-2017 - 2347 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Artan Broci Kryesues


Medi Bici Anëtar
Shkëlzen Selimi Anëtar

Në datën 03.10.2017 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen që iu përket palëve të


mëposhtme:

KËRKUES: “Pro Credit Bank” Sh. a

OBJEKTI: Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Bankare


nr.40018745, lidhur më datë 17.02.2014.

BAZA LIGJORE: Nenet 510/d, 511 dhe në vijim të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.730, datë 26.07.2017 ka vendosur:

1. Konstatimin e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për


shqyrtimin e çështjes civile nr.730 Akti që i përket palës kërkuese “Procredit Bank” Sh. a me
objekt “Lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Bankare nr.40018745, datë
17.02.2014” dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2. Një kopje e këtij vendimi ti njoftohet kërkuesit Procredit Bank Sh.a.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.s’ka, datë 15.09.2017 ka vendosur:

Ti parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në lidhje me kërkesën civile nr.7277 Akti, datë
regj. 31.08.2017, me kërkues Pro Credit Bank Sh.a, me objekt lëshim urdhër ekzekutimi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë parashtron para Gjykatës së Lartë:

1
 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka kompetencë tokësore për shqyrtimin e kësaj
kërkese, pasi debitorët e kanë vendbanimin në Elbasan, Lagjja “Çlirimi”, fakt që rezulton
nga Kontrata e Kredisë nr.40018745, datë 17.02.2014 që është lidhur në Elbasan. Nisur
nga fakti që debitorët për të cilët kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit e kanë
vendbanimin në Elbasan, gjykata vlerëson se në zbatim të nenit 511 germa “ç” të
K.Pr.Civile, vendi ku do të bëhet ekzekutimi i titullit ekzekutiv është pikërisht në Elbasan,
në vendbanimin e debitorëve.
 Nga Kontrata e Kredisë nr.40018745, datë 17.02.2014, u vërtetua se debitorët nuk kanë
vënë ndonjë send të paluajtshëm në hipotekë në Rrethin e Tiranës për të siguruar
përmbushjen e detyrimit të kësaj kontrate kredie. Nga sa më sipër, gjykata bazuar në nenin
511 gërma “ç” të Kodit të Procedurës Civile konkludon se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë nuk ka kompetencë tokësore për të shqyrtuar këtë çështje civile, por kompetente
nga pikëpamja tokësore është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si gjykata në territorin e
të cilës do të ekzekutohet titulli ekzekutiv.
 Gjithashtu, gjykata konstaton se në nenin 15.2 të Kontratës, është përcaktuar nga palët se
kompetente për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit është Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë. Gjykata vlerëson se kjo marrëveshje për përcaktimin e kompetencës nga palët
kontraktuese është absolutisht e pavlefshme, pasi bie në kundërshtim me nenin 511 germa
“ç” të Kodit të Procedurës Civile, ku kompetenca tokësore është ekskluzive për lëshimin e
urdhërit të ekzekutimit për aktet e dhënies së kredisë bankare në gjykatën ku do të
përmbushet detyrimi. Në rastin konkret rezulton se debitorët janë me vendbanim në
Elbasan dhe kontrata është lidhur në Elbasan dhe nuk mundet që me marrëveshje të palëve
kontraktuese të ndryshohet kompetenca tokësore, e cila është ekskluzive e Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Elbasan.
 Sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Elbasan, gabon në vendimin e saj nr.730, datë 26.07.2017, kur konkludon se kompetente
është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në këto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë çmon që duhet ti parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e mësipërm për të
vendosur për rregullimin e kompetencës në vështrim të nenit 64/2 të K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën e
Këshillimit, në përfundim;

VËREN

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 19.09.2017 është regjistruar çështja civile nr.90200-02890-


00-2017 regj. them, që iu përket palëve: kërkuese “Pro Credit Bank” Sh.a, me objekt: Lëshimin
e urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Bankare nr.40018745, e lidhur me datë
17.02.2014.

2. Vendimi nr.730, datë 26.07.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është rrjedhojë i
zbatimit të gabuar të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet
në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

I. Rrethanat:
2
3. Kërkuesi “Procredit Bank” Sh.a i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan me
objekt: Lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Bankare nr.40018745, datë
17.02.2014.
4. ProCredit Bank Sh.a ka lidhur me kredimarrësin Thoma Kovi Balla, me debitore solidar
Gure Simon Balla, Kontratën e Kredisë nr.40018745, datë 17.02.2014 për shumën 300.000
(treqind mijë) lekë.

5. Pro Credit Bank Sh.a, me cilësinë e kredidhënësit u ka dërguar shkresën nr.P-9875 prot.,
datë 06.04.2017, kredimarrësit Thoma Kovi Balla dhe debitores solidare Gure Simon Balla në
adresën Elbasan, Lagjja “Çlirimi”, ku i ka njoftuar se janë 178.00 ditë me vonesë dhe detyrimi për
tu paguar është 47.088.05 lekë, nga të cilat 650.00 lekë janë penalitete që rriten çdo ditë. Në nenin
15.2 të Kontratës është përcaktuar nga palët se kompetente për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit
është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

6. Në këto kushte kërkuesi kërkon lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë
nr.40018745, datë 17.02.2014.

II. Procedura:

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.730, datë 26.07.2017 ka vendosur:

1. Konstatimin e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për


shqyrtimin e çështjes civile nr.730 Akti që i përket palës kërkuese “Procredit Bank” Sh.a, me
objekt “Lëshimi i urdhërit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Bankare nr.40018745, datë
17.02.2014” dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2. Një kopje e këtij vendimi ti njoftohet kërkuesit Procredit Bank Sh.a.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ndër të tjera arsyeton se:

......Gjykata bazuar në nenin 59 të K.Pr.Civile ka detyrimin ligjor të verifikojë edhe kryesisht


nëse mosmarrëveshja është në kompetencën e saj lëndore dhe tokësore si një detyrim që buron
nga ligji. Madje ky është një detyrim që lind që në fazën e seancës përgatitore sipas nenit 158/a të
K.Pr.Civile sipas së cilit: .....gjyqtari cakton për çdo çështje seancën përgatitore [......] vendos për
moskompetencën e gjykatës kur çmon se çështja hyn në kompetencën e një gjykate tjetër dhe i
dërgon asaj kërkesëpadinë së bashku me aktet e paraqitura. Këtë qëndrim mban edhe Kolegji
Civil i Gjykatës së Lartë ne vendimin nr.442, datë 11.07.2013 ku shprehet se: Duke qenë se
kompetenca është një element kaq i rëndësishëm, si rregull, i takon çdo gjykate që në fillim të
veprimtarisë së saj procedurale të gjykojë mbi kompetencën e saj. Kështu, gjykata kur konstaton
se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes, kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos
moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente (neni 61 K.Pr.Civile). Jo më kot,
ligjvënësi ka parashikuar që shqyrtimi i çështjes së kompetencës përfshihet që në veprimet e
parapërgatitore që duhet të kryejë gjykata, (neni 158/a i K.Pr.Civile). Kompetenca është pjesë e
juridiksionit, është e drejtë dhe detyrë e çdo organi për të kryer veprimtari të caktuara. Sipas
jurisprudencës së Gjykatës së Lartë, konkretisht vendimi nr.13, datë 08.01.2013 thuhet se:
Referuar të drejtës sonë procedurale kompetenca nuk është gjë tjetër veçse sasia e juridiksionit
ose masa e juridiksionit që i është dhënë në ushtrimin e funksioneve të saj çdo gjykate. Në
kuptimin e së drejtës, kompetenca është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm
3
procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin,
që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale, një gjykate jo
kompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj. Kompetenca ndahet në lëndore dhe
tokësore. Të ndara në kategori, kompetenca tokësore e gjykatës në shqyrtimin e
mosmarrëveshjeve që i vijnë për shqyrtim është e tillë: i) kompetencë e përgjithshme ii)
kompetencë e veçantë; iii) kompetencë alternative; iv) kompetencë kontraktuale; v) kompetencë
për shkak lidhjeje apo koneksiteti. (vendimi Kolegjit Civil nr.380, datë 18.09.2012). Kompetencë
kontraktuale kemi në ato raste kur palët më marrëveshje kanë parashikuar shprehimisht se, cila
do të jetë gjykata kompetente nga pikëpamja tokësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, apo në
rastin e urdhrave të ekzekutimit palët parashikojnë në kontratën e kredisë se, cila do të jetë
gjykata kompetente për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. Në çështjen objekt gjykimi palët në
kontratën e Kredisë Bankare në pikën 15.2 të saj kanë parashikuar shprehimisht se, gjykatë
kompetente për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit është Gjykata e Rrethit të Tiranës. Për këtë
arsye, gjykata kryesisht (ex ufficio) konstatoi gjatë seancës gjyqësore se nuk ka kompetencë
tokësore për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Bankare nr.40018745, datë
17.02.2014, me kredimarrës Thoma Balla dhe debitor solidar Gure Balla, për të cilën është
investuar dhe në bazë të nenit 61 të Kodit të Procedurës Civile, çmon se çështja hyn në
kompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe dërgimin e akteve kësaj
gjykate......

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.s’ka, datë 15.09.2017 ka vendosur:

Ti parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e saj në lidhje me kërkesën civile nr.7277 Akti,
datë regj. 31.08.2017, me kërkues ProCredit Bank Sh.a, me objekt lëshim urdhër ekzekutimi.

10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë parashtron para Gjykatës së Lartë:

.....Gjykata kryesisht konstaton se, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka kompetencë
tokësore për shqyrtimin e kësaj kërkese, pasi debitorët e kanë vendbanimin në Elbasan, Lagjja
“Çlirimi”, fakt që rezulton nga Kontrata e Kredisë nr.40018745, datë 17.02.2014 që është lidhur
në Elbasan. Nisur nga fakti që debitorët për të cilën kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit e
kanë vendbanimin në Elbasan, gjykata vlerëson se në zbatim të nenit 511 germa “ç” të
K.Pr.Civile, vendi ku do të bëhet ekzekutimi i titullit ekzekutiv është pikërisht në Elbasan, në
vendbanimin e debitorëve. Nga Kontrata e Kredisë nr.40018745, datë 17.02.2014, u vërtetua se
debitorët nuk kanë vënë ndonjë send të paluajtshëm në hipotekë në Rrethin e Tiranës për të
siguruar përmbushjen e detyrimit të kësaj kontrate kredie. Nga sa më sipër, gjykata bazuar në
nenin 511 germa “ç” të Kodit të Procedurës Civile konkludon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë nuk ka kompetencë tokësore për të shqyrtuar këtë çështje civile, por kompetente nga
pikëpamja tokësore është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si gjykata në territorin e të cilës do
të ekzekutohet titulli ekzekutiv.
Gjithashtu, gjykata konstaton se në nenin 15.2 të Kontratës objekt gjykimi, është përcaktuar
nga palët se kompetente për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit është Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë. Gjykata vlerëson se kjo marrëveshje për përcaktimin e kompetencës nga palët
kontraktuese është absolutisht e pavlefshme, pasi bie në kundërshtim me nenin 511 germa “ç” të
Kodit të Procedurës Civile, ku kompetenca tokësore është ekskluzive për lëshimin e urdhërit të
ekzekutimit për aktet e dhënies së kredisë bankare në gjykatën ku do të përmbushet detyrimi. Në
rastin konkret rezulton se debitorët janë me vendbanim në Elbasan dhe kontrata është lidhur në
4
Elbasan dhe nuk mundet që me marrëveshje të palëve kontraktuese të ndryshohet kompetenca
tokësore e cila është ekskluzive e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Në këto kushte, Gjykata e
Rrethit Gjyqësor Tiranë çmon që duhet ti parashtrojë Gjykatës së Lartë qëndrimin e mësipërm
për të vendosur për rregullimin e kompetencës në vështrim të nenit 64/2 të K.Pr.Civile........

III. Ligji i Zbatueshëm:

11. Neni 42/1 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

Paditë ngrihen në gjykatën e vendit, ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe
kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme.

12. Neni 50 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për
ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit.

13. Në nenin 52 të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:

Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç


rasteve të parashikuara në nenet 45 dhe 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.

14. Neni 61 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me
kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.

15. Neni 62 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes,


si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë
nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e
mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë.

16. Në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të ndryshuar me ligjin nr.122/2013 “Për disa
shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8116, datë 29.03.1996 Kodi i Procedurës Civile i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar parashikohet se:

Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:... ç) për
rastet e parashikuara nga shkronjat “d” e “dh” dhe “e” lëshohet nga gjykata e vendit ku
detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes se
kërkesës se kreditorit.

IV. Vlerësimi i Kolegjit Civil:

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, parashtrimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë për konfliktin e kompetencave ndërmjet dy gjykatave, përmbajnë shkaqe nga ato që
5
parashikohen në ligj, prandaj ka arsye që të cënohet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Elbasan.
18. Kolegji Civil e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin e tij se, kompetenca e gjykatës për
gjykimin e një mosmarrëveshje nga pikëpamja tokësore/funksionale dhe lëndore është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që
zbatohen sipas legjislacionit përkatës ajo nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.
19. Neni 510/d i Kodit të Procedurës Civile parashikon se: Ekzekutimi i detyrueshëm mund të
bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv, ndërsa në paragrafin e dytë, germa e) të po këtij neni
parashikohet se: Janë tituj ekzekutiv: ... aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla si dhe
aktet për dhënien e kredive bankare. Ndërsa në nenin 511 të Kodit të Procedurës Civile, të
ndryshuar me ligjin nr.122/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8116, datë
29.03.1996 Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar”, parashikohet se:
Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:... ç) për
rastet e parashikuara nga shkronjat “d” e “dh” dhe “e” lëshohet nga gjykata e vendit ku detyrimet
që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes se kërkesës
se kreditorit.
20. Në përcaktimin e kompetencës tokësore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan duhej ti
referohej nenit 510/d të Kodit të Procedurës Civile, pasi duke u bazuar në dispozitat ligjore që
cituam më sipër rezulton se, kompetenca tokësore për shqyrtimin e kërkesës për lëshimin e
urdhërit të ekzekutimit të titujve ekzekutiv, për aktet për dhënien e kredive bankare përcaktohen
nga vendi ku do të përmbushen detyrimet që përmban titulli ekzekutiv, i cili është edhe vendi i
banimit të debitorit. Në nenin 15.2 të Kontratës objekt gjykimi, është përcaktuar nga palët se
kompetente për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, marrëveshja me shkrim e bërë nga palët për
ndryshimin e kompetencës tokësore është absolutisht e pavlefshme, pasi ajo bie në kundërshtim
me nenin 511 germa “ç” të Kodit të Procedurës Civile, ku kompetenca tokësore është ekskluzive
për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për aktet e dhënies së kredisë bankare në gjykatën ku do të
përmbushet detyrimi. Meqenëse debitorët janë me vendbanim në Elbasan dhe kontrata është
lidhur në Elbasan, atëhere kompetenca tokësore i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
21. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se,
vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është i pabazuar në ligj dhe për rrjedhojë ai duhet
të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

VENDOSI

Prishjen e vendimit nr.730, datë 26.07.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin
e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 03.10.2017

You might also like