You are on page 1of 6

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO


GJYKATA E APELIT PRISHTINË

Numri i lëndës: 2022:016286


Datë: 16.01.2023
Numri i dokumentit: 03861229

PAKR.nr.688/2022
NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS - Departamenti për Krime të Rënda, në kolegjin e


përbërë nga gjyqtarët Xhevdet Abazi - kryetar, Afërdita Bytyçi dhe Ferit Osmani - anëtarë, me
pjesëmarrjen e bashkëpunëtorit profesional Sadik Kryeziu, në çështjen penale kundër të
akuzuarit B.H.nga Prishtina, Rr.”...”, për shkak të veprës penale, Lëndim i rëndë trupor nga neni
186 par.1, pika 1.1, lidhur me par.3 pika 3.1 të KPRK-së, dhe veprës penale, Mbajtja në pronësi,
kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së, duke vendosur
në lidhje me ankesën e Prokurorisë Themelore – DKR në Prishtinë, përgjigjen në ankesë të
mbrojtësit të akuzuarit B. H., avokatit Mentor Neziri, si dhe ankesën e përfaqësuesit të
dëmtuarit, A.L., avokatit Elmi Qerimi, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore
në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.361/2022, datë 25.10.2022, në seancën
e kolegjit të mbajtur konform nenit 390 të KPPRK-së, më datë 12.01.2023, mori këtë:

A K T GJ Y K I M

REFUZOHET si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, si dhe ankesa e


përfaqësuesit të dëmtuarit, A.L., avokatit Elmi Qerimi, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore
në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.361/2022, datë 25.10.2022,
VËRTETOHET.

Arsyetim
2022:268764

1 (6)
Numri i lëndës: 2022:016286
Datë: 16.01.2023
Numri i dokumentit: 03861229

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktgjykimin,


PKR.nr.361/2022, datë 25.10.2022, të akuzuarin B.H.e ka shpallur fajtor për shkak të veprës
penale, Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par.1, pika 1.1, lidhur me par.3, pika 3.1 të KPRK-
së, dhe veprës penale, Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve nga
neni 366 par.1 të KPRK-së, dhe e ka gjykuar për veprën penale si në dispozitivin e parë të
aktgjykimit te ankimuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj,
i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Për veprën
penale të përshkruar në dispozitivin e dytë të aktgjykimit të ankimuar më dënim me gjobë në
shumën 2000 (dymijë) euro, e që i akuzuari dënimin e shqiptuar mund t’a paguaj me tre këste
me se largu deri me datën 5 të muajit vijues. Mundësia e pagesës me këste do të revokohet nëse
personi i dënuar nuk e paguan këstin me kohë. Nëse dënimi i shqiptuar me gjobë nuk mund të
ekzekutohet, gjykata dënimin me gjobë në bazë të nenit 43 par 3 të KPRK-së, do t’ia zëvendësoj
me dënim me burg, ku një ditë burgim do t’i llogaritet me 20 (njëzet) euro gjobë. Të akuzuarit
në pajtim me nenin 79 të KPRK-së, koha e kaluar në paraburgim nga data 26.01.2022 e deri me
date 14.10.2022, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

Në mbështetje të nenit 282 par.1 dhe 2 të KPPK-së, lidhur me nenin 366 par.3 të KPRK-së,
gjykata ka urdhëruar konfiskimin e përhershëm të sendeve si në vijim: pistoletën e tipit “Zoraki’’
me mbishkrim M 906-B 7.65 mm. Made By Atak Arms LTD. Pas plotfuqishmërisë së këtij
aktgjykimi, këto armë duhet të shkatërrohen nga Policia e Kosovës, në bashkëpunimin me
Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pasi që të vërtetohet se armët nuk janë përdorur në ndonjë
krim tjetër.

Është obliguar i akuzuari që t’i paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës penale, në emër të
paushallit gjyqësor shumën prej 30 (tridhjetë) euro, në emër të kompensimit të viktimave të
krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të ekspertizës mjeko ligjore dhe prezantimit të
ekspertit në seancë shumën prej njëqind e nëntëdhjetë (190) euro, të gjitha këto në afat prej 15
ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore juridike t’a paraqes në kontest të rregullt
juridiko civil.

Kundër këtij aktgjykimi në afat ligjor ankesë kanë ushtruar:


2022:268764

2 (6)
Numri i lëndës: 2022:016286
Datë: 16.01.2023
Numri i dokumentit: 03861229

Prokuroria Themelore – DKR në Prishtinë, për shkak të vendimit mbi sanksionin penal, me
propozim që Gjykata e Apelit e Kosovës, aktgjykimin e ankimuar t’a ndryshoj përkitazi me
vendimin mbi dënim dhe të akuzuarit t'i shqiptoi dënim adekuat me të rëndë.

Përfaqësuesi i të dëmtuarit, A.L., avokatit Elmi Qerimi, për shkak të vendimit për dënim nga
neni 383 par.1, nënpar.1.4 të KPPK-së, me propozim që Gjykata Apelit e Kosovës aktgjykimin
e ankimuar t’a ndryshoj dhe të akuzuarit t’i shqiptoj dënim me të ashpër nga ai që është shqiptuar.

Përgjigje në ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka paraqitur mbrojtësi i të akuzuarit


B.H., avokatit Mentor Neziri, me propozim që Gjykata Apelit e Kosovës, ankesën e PTH-së, t’a
refuzoj si të pa bazuar, ndërsa aktgjykimin e ankimuar t’a vërtetoj.

Prokurori i Apelit më parashtresën, PPA/I.nr.637/2022, datë 20.12.2022, ka propozuar që ankesa


e Prokurorisë dhe ankesa e përfaqësuesit të dëmtuarit, A.L., avokatit Elmi Qerimi, të aprovohen
si të bazuara, aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet ashtu që të akuzuarit t’i shqiptohet dënim me
i lartë më burg efektiv se sa në aktgjykimin e ankimuar, ndërsa përgjigjeja në ankesë të
prokurorit e mbrojtësit të akuzuarit, B.H., avokatit Mentor Neziri, të refuzohet si e pa bazuar.
Gjykata e Apelit caktoj dhe mbajti seancën e kolegjit në pajtim me dispozitën e nenit 390 të
KPPRK-së, në të cilën morën pjesë i dëmtuari A.L., i akuzuari B.H.dhe mbrojtësi i tij, avokat
Mentor Neziri, ndërsa përfaqësuesi i të dëmtuarit, avokat Elmi Qerimi dhe Prokurori i Apelit
edhe pse të njoftuar në mënyrë të rregullt nuk morën pjesë në seancë. Gjatë seancës i dëmtuari
A.L. mbeti pranë pretendimeve të parashtruara në ankesë. Mbrojtësi i të akuzuarit, B.H., avokat
Mentor Neziri pasi elaboroj përgjigjen në ankesë të prokurorit mbeti pranë propozimit që ankesa
të refuzohet kurse aktgjykimi i ankimuar te vërtetohet. I akuzuari B.H.mbështeti mbrojtësin e tij.

Gjykata e Apelit shqyrtoi shkresat e lëndës, studioj aktgjykimin e ankimuar konform dispozitës
së nenit 394 të KPPRK-së, dhe pasi që vlerësoi pretendimet ankimore në ankesa gjeti se:

Ankesat nuk janë të bazuara.

Aktgjykimi i shkallës së parë edhe pse nuk ankimohet për shkak të shkeljeve esenciale të
dispozitave të procedurës penale, megjithatë Gjykata e Apelit të njëjtin e shqyrtoi sipas detyrës
zyrtare edhe në këtë aspekt konform nenit 394 par.1 të KPPK-së, dhe gjeti se i njëjti nuk
2022:268764

3 (6)
Numri i lëndës: 2022:016286
Datë: 16.01.2023
Numri i dokumentit: 03861229

përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale e as shkelje të tjera të cilat


detyrimisht do të kushtëzonin prishjen e tij.

Po ashtu, me ankesë nuk kontestohet as gjendja faktike të cilën e ka vërtetuar gjykata e shkallës
së parë, prandaj as në këtë aspekt çështja nuk ka qenë objekt vlerësimi i kësaj Gjykate (në fakt
as që ka mund të kontestohet aktgjykimi përkitazi me ketë bazë ankimore ngase i akuzuari e ka
pranuar fajësinë), kurse aktgjykimi u vlerësua vetëm në frymë të pretendimeve ankimore sa i
përket vendimit për dënim.

Pretendimet të Prokurorit lidhur me vendimin mbi dënim.


Prokurori në ankesë thekson se dënimi i shqiptuar të akuzuarit nga Gjykata shkallës së parë është
i ulët dhe nuk i përgjigjet shkallës së rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale për të cilat i
akuzuari është shpallur fajtor, gjithashtu nuk i përgjigjet as shkallës së përgiegjësisë penale të
akuzuarit, ngase denimi i shqiptuar për veprat penale të lartcekura është pranë minimumit të
denimit, dënimi i shqiptuar është i butë, se Gjykata vendimin mbi denim e ka mbështetë në
rrethanat lehtësuese dhe atë në pranimin e fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar. Është fakt se kjo
natyrë e veprave penale është shpeshtuara në Kosovë dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë për
shoqërinë, mbi këtë bazë, Prokuroria konsideron se dënimi i shqiptuar nuk është në
përputhshmëri as për së afërmi me shkallën e rrerikshmërisë shoqërore të veprës penale, prandaj
ky dënim është jo vetëm tepër i ulët por edhe jo adekuat, sepse nuk do të ndikojë në riedukimin,
risocializimin dhe parandalimin e të akuzuarit dhe personave të tjerë nga kryerja e veprave
penale. Konsideron se nëse kryesve të tillë të këtyre veprave penale u shqiptohen dënime të tilla
të ulëta, në rrethana të këtilla rënduese, të njëjtit do të vazhdojnë t'i përsërisin veprat e tilla penale,
dhe se me dënimin e shqiptuar nuk do të arrihet qëllimi i dënimit i paraparë me nenin 41 të
KPRK-së, andaj edhe ka propozuar si me lartë.

Pretendimet në ankesë të përfaqësuesit të dëmtuarit, A.L., avokatit Elmi Qerimi.


Në ankesë avokati Elmi Qerimi thekson se gjykata shkallës së parë me rastin e shqiptimit të
dënimit ka akceptuar si rrethanat rënduese edhe ato lehtësuese, mirëpo të njëjtat nuk kanë qenë
të justifikuara mjaftueshëm, nuk ka konstatuar se viktima A.L. nuk ka kontribuar me asgjë qe të
vije deri të ngjarja, si dhe fakti se viktima akoma vuan nga lëndimet e pësuara. Përkitazi me
vendimin mbi dënim thekson se edhe pse kanë dominuar rrethanat rënduese gjykata e shkallës
së parë i ka shqiptuar të akuzuarit dënim shumë të butë, ngase vepra penale është kryer me dashje
direkte. Dënimi i shqiptuar nuk i përgjigjet shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit dhe nuk
2022:268764

4 (6)
Numri i lëndës: 2022:016286
Datë: 16.01.2023
Numri i dokumentit: 03861229

është në proporcion me rrezikshmërinë shoqërore dhe pasojat e veprës penale dhe se me një
dënim të tillë nuk mund të arrihet qëllimi i dënimit nga neni 41 të KPK-së. Nga të cekurat ka
propozuar si më lartë.

Vlerësimi i Gjykatës së Apelit

Duke shqyrtuar aktgjykimin e ankimuar përkitazi me vendimin mbi dënimin, Gjykata Apelit,
konstaton se pretendimet ankimore të prokurorit dhe përfaqësuesit të dëmtuarit për një dënim
me të ashpër, nuk janë të bazuara.
Gjykata e shkallës së parë me rastin e caktimit të dënimit i ka vlerësuar një mori të rrethanave
lehtësuese dhe rënduese konform nenit 69 dhe 70 të KPRK-së. Si rrethana lehtësuese për të
akuzuarin ka marr faktin se ka pranuar fajësinë që në seancën e shqyrtimit fillestar dhe në të
gjitha fazat e procedurës penale, pendimin dhe kërkim faljen lidhur me veprën e kryer, i njëjti
është i gjendjes së dobët ekonomike, faktin se menjëherë pas ngjarjes e ka dërguar tek mjeku të
dëmtuarin pra ka marr veprime për t’a zvogëluar pasojën e mundshme, ndërsa si rrethana
rënduese ka marr rrezikshmërinë shoqërore të kësaj vepre, intensitetin e rrezikimit apo të
dëmtimit të vlerës së mbrojtur, e që kjo vepër penale ka qëllim të mbrojë jetën dhe trupin e
individit, gjë që në rastin konkret është rrezikuar shëndeti i të dëmtuarit, përgjegjësinë dhe
përgjegjshmërinë plotë, faktin se i akuzuari ka të kaluar kriminale pasi është i dënuar me
aktgjykim të plotfuqishëm në lëndën penale, P.nr.688/20, andaj të akuzuarit i shqiptoi dënimin
sikurse në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar. Gjykata ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar është
në përputhje me ligjin dhe njëkohësisht me qëllimin e dënimin, andaj edhe ka vlerësuar se dënimi
i shqiptuar në rastin konkret është në harmoni me shkallën e përgjegjësisë penale, shkallën e
rrezikshmërisë së veprës penale dhe me intensitetin e rrezikimit apo dëmit që i është shkaktuar
vlerës së mbrojtur nga kryerja e kësaj vepre penale. Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se një dënim
i tillë do të ndikojë në parandalimin e të akuzuarit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen
si dhe në rehabilitimin e tij, në parandalimin e personave tjerë nga kryerja e veprave penale, në
kompensimin e palës së dëmtuar për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga vepra penale si dhe në
shprehjen e gjykimit shoqëror në raport me veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e
detyrimit për respektimin e ligjit në shoqëri, duke ndikuar në këtë mënyrë në përmbushjen e
qëllimit të dënimit, të paraparë në nenin 38 të KPRK-së.

Një vlerësim të këtillë të rrethanave relevante për matjen e dënimit si të drejtë dhe të ligjshëm e
pranon edhe kjo gjykatë dhe gjen se gjykata e shkallës së parë drejtë dhe në mënyrë të plotë ka
2022:268764

5 (6)
Numri i lëndës: 2022:016286
Datë: 16.01.2023
Numri i dokumentit: 03861229

vlerësuar rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, ndërsa rrethanat
e pretenduara rënduese në ankesën e prokurorit dhe përfaqësuesit të dëmtuarit si rrezikshmërinë
shoqërore të veprave penale, dhe mënyrën e kryerjes se tyre ndaj të dëmtuarit janë pretendime të
përgjithësuara, të cilat nuk e justifikojnë shqiptimin e një dënimi me të ashpër kurse disa nga
rrethanat në të cilat thirren kanë qenë objekt vlerësimi nga gjykata e shkallës së parë, kurse të
tjerat edhe pse nuk kanë qenë objekt vlerësimi nuk janë të asaj natyre që justifikojnë zbutjen e
dënimit kur kihet parasysh pesha e veprës penale, andaj të gjitha këto rrethana sipas vlerësimit
të kolegjit penal të kësaj gjykate japin bazë të mjaftueshme që arsyetojnë shqiptimin e dënimit
nga gjykata e shkallës së parë si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar.

Prandaj, kjo Gjykatë vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e Gjykatës së
shkallës se parë është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer
penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit si ekzekutor, dhe me intensitetin e
rrezikimit apo pasojave të shkaktuara dhe se me të do të mund të parandalohet i akuzuari nga
kryerja e veprave penale në të ardhmen, si dhe do të parandalohen personat tjerë nga kryerja e
veprave penale.

Nga arsyet e sipërcekura, e në bazë të nenit 401 të KPPRK-së, u vendos si në dispozitiv të këtij
aktgjykimi.

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS – Departamenti për Krime të Rënda


PAKR.nr.688/2022, datë 12.01.2023
Bashkëpunëtori Profesional Kryetari i kolegjit
________________ _______________
Sadik Kryeziu Xhevdet Abazi

Anëtarët e kolegjit:

Afërdita Bytyçi

Ferit Osmani
2022:268764

6 (6)

You might also like