You are on page 1of 6

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO


GJYKATA E APELIT PRISHTINË

Numri i lëndës: 2020:083898


Datë: 24.02.2023
Numri i dokumentit: 04012532

Ac.nr.4086/2022

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS NË PRISHTINË, në kolegjin e përbërë nga


gjyqtarët Malsor Kryeziu - kryetar i kolegjit, Rafet Haxhaj e Naim Meholli - anëtar të kolegjit,
në çështjen juridike kontestimore të paditëses S.S., nga Gjilani, të cilën me autorizim e
përfaqëson av. A.I., nga Gjilani, kundër të paditurës Komuna e Gjilanit-Drejtoria Komunale e
Arsimit në Gjilan të cilën sipas autorizimit e përfaqëson Burim Maliqi, zyrtar ligjor në Komunën
e Gjilanit, për shkak të kompensimit për shpërblim jubilar dhe pagesa e kompensimit për ushqim,
duke vendosur sipas ankesave të palëve ndërgjyqës, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës
Themelore në Gjilan-Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, C.nr.1664/2020, të datës
07.03.2022, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 22.02.2023, mori këtë:

AKTGJYKIM

REFUZOHEN si të pa themelta ankesa e të paditurës Komuna e Gjilanit - Drejtoria


Komunale e Arsimit në Gjilan dhe ankesa e paditëses S.S. nga Gjilani, ndërsa aktgjykimi i
Gjykatës Themelore në Gjilan-Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, C.nr.1664/2020, i
datës 07.03.2022, VËRTETOHET.

Arsyetim

Gjykata e shkallës së parë, me aktgjykimin, C.nr.1664/20 të datës 07.03.2022, në pikën


I të dispozitivit, e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses S.S., nga Gjilani dhe e ka
obliguar të paditurën Komuna e Gjilanit – Drejtoria Komunale për Arsim në Gjilan, që paditëses
në emër të kompensimit të shpenzimeve të ushqimit gjatë punës për periudhën prej dt.18.04.2017
e deri më dt. 11.03.2020, për 374 ditë pune të pranisë në punë te e paditura, nga 2,00 euro në ditë
ti paguaj shumën prek 748,00 euro dhe atë me kamat ligjore prej 8% nga dita e ushtrimit të padis
me dt.13.07.2020 deri në pagesën definitive, ndërsa , sa i përket shumës më të lartë të kërkuar
nga ajo e gjykuar për 459,00 euro në emër të shpërblimit jubilar për 30 vite përvojë pune, me
2022:132060

1 (6)
Numri i lëndës: 2020:083898
Datë: 24.02.2023
Numri i dokumentit: 04012532

kamat ligjore në atë shumë nga dita e ushtrimit të padisë, kërkesëpadia e paditëses refuzohet si
e pabazuar. Në Pikën e ka obliguar të paditurën që paditëses ti kompensoj shpenzimet e
procedurës në shumë prej 270,00 euro, në afat prej 7 ditësh , nga dita e plotfuqishmërisë së
aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi brenda afatit ligjor ka paraqitur ankesë e paditura, për shkak të
shkeljes thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore, konstatimit të gabuar dhe jo të
plotë të gjendjes faktike, zbatim të gabuar të së drejtës materiale, me propozim që gjykata e
shkallës së dytë ta aprovoj si të bazuar ankesën e të paditurës, aktgjykimin e atakuar në pikën I
në pjesën e aprovuar për shpenzimet e ushqimit dhe pikën II për shpenzimet e procedurës ta
prish, duke e refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e paditëses ose aktgjykimin e atakuar në
pikën I në pjesën e aprovuar për shpenzimet e ushqimit dhe pikën II për shpenzimet e procedurës
ta prishë dhe çështjen t’ia kthejë gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe vendosje.

Kundër këtij aktgjykimi ankesë ka paraqitur dhe pala paditëse brenda afatit ligjor për
shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale , me propozim që ta aprovojë ankesën e
paditëses dhe ta ndryshoj aktgjykimin e ankimuar, ashtu që të gjykojë që në emër të shpërblimit
jubilar për 30 vite të detyrohet e paditura që paditëses t’ia paguajë shumën prej 459.00 euro,
pjesa tjetër mbetet e pa ndryshuar, si dhe të detyrohet e paditura në pagesën e shpenzimeve
procedurale, për parashtrimin e ankesës.

Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore


lidhur me aktgjykimin e atakuar, në mbështetje të dispozitës së nenit 194, 195 dhe 200 të Ligjit
për Procedurën Kontestimore (LPK), ka gjetur se:

Ankesat e palëve ndërgjyqëse janë të pathemelta.

Nga shkresat e lëndës rrjedh se paditësja me dt.13.07.2020, në gjykatën e shkallës së parë


përmes përfaqësuesit të saj, ka paraqitur padi kundër të paditurës, për kompensimin e shpërblimit
jubilar për 36 vite të përvojës së punës në shumën prej 459 euro si dhe kompensimin e
shpenzimeve të ushqimit për 374 ditë të pranisë në punë në shumën prej 748 euro, në shumën e
përgjithshme prej 1.207,00 euro me kamatën ligjore prej 8% nga dita e ushtrimit të padisë, e deri
në pagesën definitive, brenda afatit prej 7 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit nën kërcënim
të përmbarimit, si dhe pagesën e shpenzimeve të procedurës.

Gjykata e shkallës së parë duke vepruar sipas padisë, ka mbajtur shqyrtimin kryesor dhe
pas administrimit të provave të propozuara nga palët ndërgjygjëse ka nxjerrë aktgjykimin e
atakuar C.nr.1664/20, të datës 07.03.2022, me të cilin e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e
paditëses, duke vendosur më decidivisht si në dispozitiv të aktgjykimit të atakuar.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi gjykata ka theksuar se është vërtetuar fakti se paditësja


është në marrëdhënie pune tek e paditura në cilësinë e mësimdhënëses në shkollën e mesme
ekonomike “Marin Barleti”, në Gjilan. Sipas vërtetimit të lëshuar nga e paditura me
dt.08.03.2022 paditësja ka pasur përvojë pune 39 vite e 10 muaj e 21 ditë. Po ashtu gjykata ka
2022:132060

2 (6)
Numri i lëndës: 2020:083898
Datë: 24.02.2023
Numri i dokumentit: 04012532

vërtetuar se paditësja për periudhën prej 18.04.2017 e deri më 11.03.2020 ka qenë e pranishme
në punë për 374 ditë. Paga mujore sipas kontratës e paditëses ka qenë 514.57 euro, kurse paga
neto 459 euro dhe paditësja ka qenë anëtare e sindikatës. Në fund gjykata e shkallës së parë e ka
aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses vetëm për shpenzimet e ushqimit, duke e
mbështetur vendimin e saj në dispozitat e nenit 35 par.7, të Kontratës Kolektive të Arsimit në
Kosovës nr.2056, të datës 18.04.2017. Ndërsa për kompensimin e shpërblimit jubilar e ka
refuzuar me arsyetim se paditësja marrëdhënien e punës e ka krijuar më dt.13.09.1982 , jubileun
30 vjeçar e ka pasur më dt. 13.09.2012, kurse padinë e ka ushtruar me dt. 13.07.2020, e kjo është
e vërtetuar nga vula e pranimit në padi, pra, do të thotë se jubileun e ka pasur atëherë kur Kontrata
Kolektive e dt. 18.04.2017, në të cilën thirret, nuk ka qenë në fuqi, e as ndonjë ligj tjetër KKAK
ose ndonjë akt tjetër nënligjor, me të cilin do të parashihej e drejta e paditëses për shpërblimin
jubilar, ndërkaq , KKAK e vlefshme, nuk ka efektin retroaktiv, nga i cili del përfundimi se
kërkesëpadia e paditëses për kompensimin e shpërblimit jubilar është parashkruar dhe është e
pabazuar, andaj gjykata atë njëjtën e refuzoi. Lartësia e kamatëvonesës është 8% në vit, është
caktuar në bazë të nenit 382 , 1 dhe 2 LMD. Gjykata e shkallës së parë në tërësi i ka pranuar
provat e shkruara si të besueshme , meqë të njëjtat janë lëshuar nga organi kompetent, dhe gjykata
nuk pati dyshime për të njëjtat. Është i pabazuar kundërshtimi për jo kompetencë të kësaj gjykate
për të vepruar në këtë çështje juridike, ngase në bazë të nenit 12 Ligji mbi Gjykatat, për të vepruar
në këtë çështje juridike kompetente është Gjykata Themelore në Gjilan. Janë të pabazuara thëniet
e të paditurës që sipas nenit 90 par.4 Ligji i punës, KKAK nuk vlen më dhe nuk prodhon efekt
juridik, ngase sipas dispozitave të nenit 45 të kësaj kontrate shprehimisht është paraparë që: ”nëse
nga Kontrata Kolektive pasi ti skadojë afati i përcaktuar, nuk tërhiqet asnjëra nga palët
nënshkruese, zbatimi i saj vazhdon edhe për një vit “, çka do të thotë se e njëjta ka pasur
vlefshmëri deri me dt.17.04.2021. Janë të pa bazuara thëniet e të paditurës se paditësja para se të
ushtroj padinë nuk e ka shfrytëzuar mbrojtjen interne të drejtave të saj në kuptim të nenit 78,79
dhe 82 Ligji i Punës, që paraprakisht t’i drejtohet punëdhënësit ose inspekcionit të punës , me që
në rastin konkret bëhet fjalë për shumën e parave nga marrëdhënia e punës, e cila nuk bëhet fjalë
për shkeljen e të drejtave në punë, siç është përshkruar me nenin 78 dhe 79 Ligji i Punës,
përderisa nga ana tjetër paditësja me kërkesë i është drejtuar të paditurës, por që e paditura nuk
i është përgjigjur dhe nuk ia ka paguar shumën e kërkuar në emër të shpenzimeve të ushqimit
gjatë punës dhe në emër të shpërblimit jubilar. Gjykata vlerësoi edhe provat tjera dhe thëniet e
palëve , por të njëjtat nuk i arsyetoi veç e veç, ngase të njëjtat nuk janë me ndikim që gjykata të
vendosë ndryshe. Vendimi mbi shpenzimet e procedurës është bazuar në dispozitat e nenit 451
të LPK. Në bazë të cekurave të mësipërme dhe nenit 142 par.1 dhe 3 dhe nenit 143 par.1 LPK,
është vendosur si në dispozitivin e këtij aktgjykimit.

Gjykata e Apelit e aprovon në tërësi vlerësimin juridik të gjykatës së shkallës së parë si të


rregullt dhe të ligjshëm sa i përket vendosjes si në dispozitiv të aktgjykimit të atakuar, për arsye
se i njëjti nuk është përfshirë me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore të
pretenduara, dhe as në shkeljet nga neni 182 parag.2, pika b), g), j), k) dhe m), të LPK-së, dhe
rrjedhimisht nuk ka aplikim të gabuar të së drejtës materiale për të cilat gjykata kujdeset sipas
detyrës zyrtare sipas nenit 194 të LPK-së.
2022:132060

3 (6)
Numri i lëndës: 2020:083898
Datë: 24.02.2023
Numri i dokumentit: 04012532

Nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të të paditurës se aktgjykimi është përfshirë në


shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182 parag.2 pika (n) e
LPK-së. Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, dispozitivi i aktgjykimit të atakuar është mjaftë
i qartë, e në përputhje të plotë me arsyet e aktgjykimit, duke qenë kështu në harmoni logjike dhe
juridike dispozitivi me arsyetimin. Gjykata ka arsyetuar të gjitha faktet vendimtare për
themelësinë e kërkesëpadisë e në lidhshmëri me këtë ka arsyetuar mënyrën se si janë vërtetuar
faktet dhe mënyrën se si i ka vlerësuar provat për secilin fakt të provuar.

Po ashtu gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe disa fakte vendimtare nuk
kanë qenë kontestuese. Nuk ka qenë kontestuese në mes palëve se paditësja është në marrëdhënie
pune tek e paditura dhe ka përvojë pune 39 vite. Përveç kësaj nuk ka qenë kontestuese as lartësia
e pagës.

Nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të palës së paditur se gjykata e shkallës së parë


gabimisht ka aplikuar të drejtën materiale, kjo për arsye se me nenin 90 parag.1 të Ligjit të Punës
03/L-212, të datës 01.11.2010, përcaktohet se: “Marrëveshja Kolektive mund të lidhet në mes:
a) organizatës së punëdhënësve ose përfaqësuesit të tij, dhe b) organizatës së të punësuarve, ose
kur nuk ekzistojnë organizata, marrëveshjen mund ta lidhin edhe përfaqësuesit e të punësuarve.
Me parag.1 të këtij neni përcaktohet se Marrëveshja Kolektive mund të lidhet a) në nivel të
vendit, b) në nivel të degës dhe c) nivel të ndërmarrjes. Me parag.3 të këtij neni përcaktohet se
Marrëveshja Kolektive duhet të jetë në formë të shkruar, në gjuhën zyrtare të Republikës së
Kosovës. Me parag.4 përcaktohet se Marrëveshja Kolektive vlen për ata punëdhënës dhe
punëmarrës të cilët marrin përsipër detyrimet e përcaktuara me marrëveshjen e tillë kolektive”.

Po ashtu në nenin 35 par.7 të kësaj kontrate parashihet se “Të punësuarve, u sigurohet


kompensim për ushqim gjatë punës, për ditët e pranisë në punë. Vlera e kompensimit të ushqimit
në punë, për një ditë pune është 2 (dy) euro për të punësuarit që kanë marrëdhënien e punës
primare në institucione arsimore. Punëdhënësi i cili e ka të rregulluar ushqimin e të punësuarve,
përmes restaurantit a kuzhinës, ose në një formë tjetër, nuk ka obligim kompensimin për ushqim”.

Nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të paditurës lidhur me atë se e paditura nuk ka për
detyrim të paguajë shpenzimet e ushqimit, pasi që e njëjta nuk është nënshkruese e kësaj
kontrate, për faktin se sipas vlerësimit të gjykatës ankimore me dispozitën e nenit 2 paragrafi 1
pika 1.1 të Kontratës Kolektive të Arsimit në Kosovë e datës 18.04.2017 përcaktohet se: “1.
Dispozitat e kësaj kontrate kolektive, janë të zbatueshme për të gjithë të punësuarit në të gjitha
institucionet publike dhe private të arsimit para universitar (parashkollor, fillor, të mesëm të
ulët dhe të mesëm të lartë, shkolla speciale e qendra të kompetencës) dhe institucionet e arsimit
të lartë në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, të cilët janë anëtarë të SBASHK-ut”, ndërsa
me nën paragrafin 1.2 përcaktohet se: “Dispozitat e kësaj kontrate, janë të zbatueshme për të
gjithë punëdhënësit në sektorin e Arsimit, (Komunat-DKA, KD të Universiteteve e institucioneve
të arsimit të lartë, MASHT-in etj) në sektorin publik dhe institucionet edukativo-arsimore private
në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”.

Nga interpretimi i këtyre dispozitave Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret është
obligim i të gjitha institucionet edukativo-arsimore publike dhe private të zbatojnë këtë kontratë,
2022:132060

4 (6)
Numri i lëndës: 2020:083898
Datë: 24.02.2023
Numri i dokumentit: 04012532

pasi që e njëjta është nënshkruar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe
SBASHK-ut, prej së cilës rrjedhin detyrime të cilat është e obliguar e paditura ti përmbushë,
gjegjësisht përgjegjësia për kompensimin e shpenzimeve të ushqimit dhe të udhëtimit, bien në
të paditurën e cila është e detyruar ta përmbushë një detyrim të tillë, andaj edhe një pretendim i
tillë del të jetë i pathemeltë të cilin gjykata ankimore vendosi ta refuzojë.

Nga arsyet e lartcekura, Gjykata e Apelit e aprovon në tërësi arsyetimin e aktgjykimit të


gjykatës së shkallës së parë sa i përket vendosjes lidhur me aprovimin e kërkesëpadisë së
paditësit që në emër të kompensimit të shpenzimeve të ushqimit t’ia kompensojë shumën e
aprovuar si në dispozitiv të aktgjykimit të atakuar. Gjithashtu edhe për lartësinë e kërkesëpadisë
për shpenzimet e ushqimit gjykata e shkallës së parë ka vendosur drejtë dhe në mënyrë të
ligjshme, pasi që në shkresat e lëndës ka pasur prova të mjaftueshme siç është vërtetimi për ditët
e pranisë në punë të paditëses, nga e cila edhe është vërtetuar saktësisht lartësia e kërkesëpadisë
duke llogaritur nga 2 euro në ditë, andaj dhe u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi. Në
këtë drejtim edhe vendimi mbi shpenzimet e procedurës nga gjykata e shkallës së parë është
marrë në përputhje të plotë me nenin 452 të LPK-së.

Gjykata e Apelit e Kosovës vlerëson se, pretendimet ankimore të paditësit, lidhur me atë
se aktgjykimi i atakuar është rrjedhojë e aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, është
pretendim i pabazuar, me arsyetim se gjykata e shkallës së parë pas administrimit të provave, të
cilat i ka pasur në dispozicion, ka marr aktgjykimin e drejtë sa i përket njohjes së kompensimit
për pagat jubilare

Në bazën e gjendjes faktike Gjykata ka vërtetuar se kërkesëpadia e paditësit është e pa


bazuar, në rend të parë për faktin se referimi i besushmërisë së kërkesëpadisë bëhet në nenin 35
par.8 pika 8.3 dhe 8.5 të Kontratës Kolektive të Arsimit në Kosovë, e cila ka hyrë në fuqi më
18.04.2017.

Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar se paditësit nuk i takon një pagat jubilare siç kishte
kërkuar, nisur nga përvoja e punës e ka arritur saktësisht në vitin 2012, e që në atë kohe nuk ka
pasur normë ligjore në fuqi për njohjen e një të drejte të tillë e që përfundimisht në vitin 2015 ka
hyrë në fuqi një e drejtë e tillë objektive, meqenëse se paditësja ka arritur vitin e tretë jubilar në
vitin 2012, gjykata vlerësoj se për këtë kërkesë nuk ka ekzistuar një e drejtë e tillë, për faktin se
kontrata e lartcekur kolektive ka pushuar së vepruari saktësisht me datë 31.12.2017, ndërsa
Kontrata Kolektive e Arsimit në Kosovë në të cilën është thirrur paditësja, ka hyrë në fuqi në
vitin 2017, andaj në mungesë të efektit retroaktiv të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të
Kosovës dhe Kontratës Kolektive të Arsimit në Kosovë, Gjykata refuzoj kërkesëpadinë e
paditësit si të pa bazuar. Përkundër faktit se edhe po të kishte efekt retroaktiv kontratat, kërkesa
e paditëses për kompensimin e shpërblimit jubilar është parashkruar, në kuptim të nenit 87 të
Ligjit të Punës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, qëndrimi dhe përfundimi juridik i gjykatës së


shkallës së parë për pathemelësinë e kërkesëpadisë së paditësit për kompensimin e shpërblimit
jubilar, është i drejtë dhe i argumentuar. Mbi këtë gjendje faktike të vërtetuar, gjykata ankimore
e pranon në tërësi përfundimin e gjykatës së shkallës së parë për zbatimin e rregullt dhe të drejtë
2022:132060

5 (6)
Numri i lëndës: 2020:083898
Datë: 24.02.2023
Numri i dokumentit: 04012532

në përputhje me konstatimin e gjendjes faktike të vërtetuar nga gjykata e shkallës së parë,


argumenton plotësisht qëndrimin e kësaj të fundit se kërkesëpadia e paditësit në rastin konkret
është e pabazuar, për çka edhe u vendos sikurse në dispozitiv të këtij aktgjykimi.

Gjykata e Apelit me rastin e vendosjes i vlerësoi edhe të gjitha pretendimet e tjera


ankimore, mirëpo të njëjtat nuk ishin me ndikim për një vendim ndryshe për çka edhe vendosi si
në dispozitiv të këtij aktgjykimi.

Nga arsyet e cekura Gjykata e Apelit, gjeti se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të
drejtë dhe të ligjshme ka vendosur në këtë çështje juridike, prandaj në mbështetje të dispozitave
nga neni 194, 195 par. 1 pika d) të LPK-së, lidhur me neni 200 të LPK-së, u vendosë si në
dispozitiv të këtij aktgjykimi.

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS NË PRISHTINË


Ac.nr.4086/2022, datë 22.02.2023

Kryetari i kolegjit - gjyqtari


Malsor Kryezi
2022:132060

6 (6)

You might also like