You are on page 1of 3

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyet Opština Prizren – Prizren Belediyesi

Prizren 22. 04. 2021

Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit i Komunës së Prizrenit, në mbështetje të nenit 108/A (paragrafi


10.1) të Ligjit per Prokurimin Publik nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr.
04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në nenin 8 (paragrafi
8.1.2 ) të Rregullave për Parashtrimin e Ankesave të aprovuara nga Komisioni Rregullativ i
Prokurimit Publik, duke vendosur sipas kërkesës për ri-shqyrtim të datës .. 2021 të
parashtruar nga Operatori Ridvan Elezi B.I.; BM GROUP SH.P.K.; RENELUAL TAHIRI SH.P.K lidhur
me aktivitetin e prokurimit me titull: “Ndërtimi i Banesave kolektive për banim social në Komunën e Prizrenit”. Me nr të
prokurimit 622-20-2658-511 nxjerr këtë:
VENDIM

Refuzohet si e pa bazuar kërkesa për ri-shqyrtim e Operatori Ekonomik të Ridvan Elezi B.I.;
BM GROUP SH.P.K.; RENELUAL TAHIRI SH.P.K lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Ndërtimi i
të parashtruar
Banesave kolektive për banim social në Komunën e Prizrenit”. Me nr të prokurimit 622-20-2658-511
kundër njoftimit për dhënie të kontratës te AK –së, të datës 13. 04. 2021 te publikuar ne
web-faqe te KRPP-së .
. Vendimi për dhënie të kontratës mbetet në fuqi

Arsyetim

Operatori Ekonomik Ridvan Elezi B.I.; BM GROUP SH.P.K.; RENELUAL


TAHIRI SH.P.K ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim lidhur me aktivitetin e
prokurimit me titull: “Ndërtimi i Banesave kolektive për banim social në Komunën e
Prizrenit”. Me nr të prokurimit 622-20-2658-511
Autoriteti Kontraktues, me dat. 22. 04. 2021 , ka shqyrtuar kërkesën në fjalë dhe ka
vendosë që kërkesa për rishqyrtim të refuzohet si e pa bazuar për arsyet në vijim:

1. Lidhur me kontestimin e komisionit për rivlerësim të ofertave nga ana juaj, iu bëjmë me
dije se anëtarët e komisionit për rivlerësim kanë pregaditje superiore shkollore si dhe
puna e tyre gjat procesit të rivlerësimit është monitoruar nag ana e një anëtari të zyres
së prokurimit i cili është profesionalisht i pregaditur në lëmin e prokurimit publik.
2. Nga ana e Komisionit për rivlerësimin e ofertave është kërkuar që edhe një herë të
kontrollohen të gjitha kontratat dhe referencat e ofruara nga ana e OE të propozuar për
kontratë dhe të skjarohen se a janë të natyrës së kontratës ato referenca si dhe a e
plotësojnë shumën e kërkuar të referencave në DT dhe NJK
3. Komisioni ka konstatuar se shuma e referencave të cilat janë konsideruar TË
NATYRËS SË KONTRATËS është më e madhe se shuma e kërkuar në DT dhe NJK
4. Kemi kërkuar nga KFOR i Gjerman që të deklarohet me shkrim dhe të na përgjigjet se
dëshnmit të cilat janë ofruar nga OE ALBOSS e që kan të bëjnë me punimet e kryera në
favor të KFOR it janë autentike, nuk ka ndërhyrje në to dhe nuk ka falsifikime në to.
5. Me datë 12. 04 2021 kemi marrë një letër nga Përfaqësuesi i KFOR it të cilën letër do të
ua dërgojmë edhe juve
Nga kjo që na është thënë në këtë email na len të kuptojmë që të gjithë përgjegjësinë
për autenticitetin e këtyre kontratve të listuara sipas numrave e merr KFOR.
6. Lidhur me shqetësimin tuaj se dikush nga AK synon me qdo kusht për këtë ose për
atepo iu bëjmë me dije se jo më largë se dje keni nënshkruar një kontratë me këtë
autoritet dhe iu presin edhe disa lëndë për nënshkrim
7. Komuna e Prizrenit e edhe zyra e prokurimit nuk është e inetersuar që të krijoj “Armiq”
të autoritetit por jemi të interesuar të sigurojmë OE të ndershëm, teknikisht të
pregaditur dhe profesionalisht të aftë për ti kry sa me sukses punët për të cilat i
angazhojmë.

Duke u mbështetë në këto fakte:


1. Autoriteti Kontraktues, vendos si në dispozitivin e këtij vendimi
Këshilla juridike:
Kundër këtij vendimi, ankuesi mund të paraqesë ankesë pranë OSHP-së. Ankesa prane
OSHP-se duhet te dorezohet brenda 10 (dhjete) diteve pas pranimit te ketij vendimi.

Isa Osmankaj
Udhëheqës i sektorit të prokurimit

You might also like