You are on page 1of 5

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA

GJYKATA THEMELORE PRISHTINE


Numri i lëndës: 2019:206378
Datë: 25.02.2020
Numri i dokumentit: 00854394

C.nr.516/16

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË - Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari


Adnan Konushevci, në çështjen juridike kontestimore të paditësit V. R. nga fshati V.,
Komuna S., kundër të paditurës “L. K. I. A.” J.C.S me zyre të regjistruar në Qyteza P. –
M.Z., Nr. ., në P., të cilën e përfaqëson, L. F., Zyrtare Ligjore, me objekt kontesti, anulim
vendimi, kthim në punë dhe kompensim pagavae, në shqyrtimin kryesor publik të mbajtur,
me datë 13.02.2020, në prezencën e paditësit dhe përfaqësueses të palës së paditur, ndërsa
me datë 20.02.2020, jep këtë:

AK T G J Y K I M

I. REFUZOHET në tërësi si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit V. R. nga fshati V.,


Komuna S., më të cilën ka kërkuar që të anulohet si i paligjshëm vendimi i të paditurës “L.
K. I. A.” J.C.S, i nxjerr me datë 27.06.2011, përmes të cilit paditësit i është ndërprerë
marrëdhënia e punës, të detyrohet e paditura që në emër të dëmshpërblimit për shkak të
ndërprerjes së marrëdhënies së punës në mënyrë të kundërligjshme, ti paguajë paditësit 24
paga mujore, nga 550 euro bruto në muaj dhe atë sipas kontratës së punës së datës
27.05.2011, apo në shumë të përgjithshme prej 13,200.00 euro bruto, dhe shpenzimet
procedurale lidhur me këtë çështje, të gjitha këto, në afat prej 7 ditësh, pas pranimit të këtij
aktgjykimi, nën kërcënim të përmbarimit,.

II. Secila palë i bartë shpenzimet e veta procedurale.

Ars y e t i m

Paditësi në padinë e ushtruar gjykatë me datë 11.03.2016, në seancat e shqyrtimit gjyqësor


si dhe në fjalën përfundimtare ka theksuar se ka themeluar marrëdhënie pune pranë të
paditurës dhe ka qenë i sistemuar në punë dhe detyra të punës të punëtorit si b. në A. e P.,
fillimisht kishte punuar mbi 2 vite e gjysmë ndërsa duke filluar nga data 01.05.2011, ka
qenë në kontratë pune në kohëzgjatje prej 2 vite, përkatësisht deri më datën e skadencës

1
me datë 30.04.2013, ndërsa e paditura me datë 20.06.2011, pa kurrfarë baze ligjore i ka
shkëputur marrëdhënien e punës së paditësit, i njëjti nuk kishte bërë asnjë shkelje të
detyrave të punës dhe përformanca e tij ishte e kënaqshme deri në momentin e shkëputjes
së marrëdhënies së punës. Pretendimi i të paditurës se paditësi gjatë kryerjes së punëve ka
pasur sjellje të keqe dhe kinse sjelljet e tij paraqesin kërcënim për sigurinë e përgjithshëm
të aeroportit nuk qëndrojnë sepse ky fakt nuk është provuar me asnjë provë materiale që e
argumenton fajësinë e paditësit. Sipas paditësit, vendimi mbi ndërprerjen e marrëdhënien
e punës është i kundërligjshëm, i pabazuar, sepse nuk janë respektuar dispozitat të ligjit të
punës. Me propozim për gjykatën që padia dhe kërkesëpadia të aprovohet në tërësi si e
bazuar sipas parashtresës së datës 03.02.2020.

Shpenzimet e procedurës i ka kërkuar.

E paditura, me përgjigje në padi, seancat e shqyrtimit gjyqësor si dhe në fjalën


përfundimtare, nëpërmes përfaqësuese të autorizuar ka theksuar se e kundërshtojnë në
tërësi si të pabazuar padinë dhe kërkesëpadinë e paditësit duke u bazuar në Ligjin e Punës
dhe në Kontratën e punës, sepse paditësi nuk i ka përfillur procedurat e ankimimit të
parapara me Ligjin e Punës, për faktin se tani paditësi ka ushtruar kërkesën për kthimin në
punë jashtë afatit të paraparë ligjor, andaj padia është jashtë çdo afati ligjor pasi që paditësi
nuk ka kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tij nga marrëdhënia e punës Brenda afatit të
parashikuar në nenin 83 të Ligjit për të Drejtat Themelore nga Marrëdhënia e Punës, po
ashtu në bazë të neneve 78 dhe 79 të Ligjit të Punës të Kosovës, padia e paditësit është e
pasafatshme. Po ashtu ka kundërshtuar pretendimet e paditësit se e paditura nuk i ka
përfillur procedurat në bazë të ligjit të punës dhe kontratës së punës ngase nuk kemi të
bëjmë me atë që thotë paditësi në padinë e tij. Në fund I ka propozuar gjykatës që
kërkesëpadinë e paditësit ta hedh sit ë pasfatshme për arsye se e paditura si palë asnjëherë
nuk ka pranuar ndonjë ankesë nga ana e paditësit dhe gjithashtu dhe vet kërkesëpadia e
paditësit është e pasafatshme gjë që nuk ka bazë ligjore për të shqyrtuar të njëjtën.

Shpenzimet e procedurës nuk i ka kërkuar.

Me qëllim të vërtetimit të drejtë dhe të plotë të gjendjes faktike lidhur me këtë çështje
kontestimore, gjykata në shqyrtimin kryesor publik të mbajtur më 13.02.2020, bëri
administrimin e provave të propozuara dhe lexoi: Kontrata për periudhë të caktuar e datës
27.05.2011 dhe Vendimi i datës 27.06.2011.

Pas administrimit të provave të cilat palët ndërgjyqëse i kanë parashtruar gjatë shqyrtimit
kryesor, dhe duke marrë parasysh pretendimin e te paditurës lidhur më afatshmërinë e
padisë, gjykata erdhi në përfundim së në rastin konkret, padia e paditësit është e pabazuar,
për këto arsye:

2
Gjykata, pas shikimit dhe vlerësimit të provave, erdhi në përfundim që kërkesëpadia e
paditësit është e pasafatshme, nga shkaku se me nenin 78 paragrafi 1, të Ligjit të Punës,
është përcaktuar se “I punësuari i cili vlerëson se punëdhënësi ka shkelur të drejtën e
marrëdhënies së punës, mund të paraqesë kërkesë te punëdhënësi apo organi përkatës i
punëdhënësit nëse ekziston, për realizimin e të drejtave të shkelura.”, ndërsa në rastin
konkret në shkresat e lëndës nuk ka prova se paditësi ka vepruar konform dispozitës ligjore
të lartëcekur dhe se i njëjti nuk e ka atakuar me ankesë vendimin e të paditurës me të cilin
i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës. Poashtu me nenin 79 të Ligjit të Punës, është
përcaktuar se “Çdo i punësuar i cili nuk është i kënaqur me vendimin me të cilin mendon
se i janë shkelur të drejtat e tij, ose nuk merr përgjigje brenda afatit nga neni 78 paragrafi
2 të këtij ligji, në afatin vijues prej tridhjetë (30) ditësh, mund të inicioj kontest pune në
Gjykatën Kompetente”. Nga kjo rezulton se padia dhe kërkesëpadia e paditësit është e
pasafatshme ngase vendimi i të paditurës mbi ndërprerjen e marrëdhënies së punës është
marr me datë 20.06.2011, ndërsa paditësi ka paraqitur padi dhe kërkesëpadi në këtë gjykatë
me datë 11.03.2016, që rezulton të jetë pasafatit të përcaktuar ligjor sipas dispozitës së
lartcekur, në të cilën dispozitë ligjore është i përcaktuar se afati ligjor, prej 30 ditëve, që
ish dashtë paditësi ta inicon kontestin e punës, mirëpo këtë të drejtë paditësi nuk e
shfrytëzuar brenda afatit kohor te përcaktuar me ligj, por siç u vërtetuar me lartë inicimin
e kësaj procedure në gjykatë paditësi, e ka bërë pas 4 viteve e 9 muaj e 9 ditë, që del se
paditësi e ka humbur çdo afat ligjor për ta iniciuar këtë natyrë të kontestit.

Meqenëse në rastin konkret kërkesëpadia është gjetur e pabazuar për shkak të


pasafatshmërisë, gjykata duke zbatuar dispozitat e lartcekura ligjore, e pas vlerësimit të
provave relevante, vendosi që kërkesëpadinë e paditësit ta refuzoj në tërësi të pabazuar.

Gjykata ka shqyrtuar edhe pretendimet tjera të palës paditëse, mirëpo meqenëse kemi të
bëjmë me afat ligjor të cilat janë prekluzive, prandaj gjykata nuk u lëshua në vlerësimin e
çështjeve meritore sipas kërkesave të paditësit.

Vendimin lidhur me shpenzimet e procedurës, gjykata e mori konform nenit 449 dhe 450 të
LPK-së.

Mbi bazën e të dhënave si me lart u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË – Departamenti i Përgjithshëm


C.nr.516/16 datë 20.02.2020

Gjyqtari
Adnan Konushevci
KESHILLË JURIDIKE: Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar ankesa, në afat prej 7
ditësh, nga dita e marrjes së te njëjtit, Gjykatës Apelit të Kosovës në Prishtinë, e përmes
kësaj gjykate.

3
4
2019:206379

5 (5)

You might also like