You are on page 1of 8

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË
KOLEGJI CIVIL

Nr. 11243-00175-00-2020 Regj. Themeltar


Nr. 00-2020-388 Vendimi

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ervin PUPE Kryesues


Sokol SADUSHI Anëtar
Ilir PANDA Anëtar

Sot më datë 23.09.2020, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile që iu


përket palëve:

Paditës: Emiljano Beti

I paditur: Kujtim Beti


Merita Beti
Johans Beti

Person i tretë: Xhemal Beti

Objekti: Vërtetimi i së të drejtës së pronësisë së paditësit Emiljano Beti mbi


pasurinë paluajtshme nr. 3/85, me vendndodhje në rrugën “Mihal
Grameno”, nr. 58, Tiranë, të fituar nëpërmjet kontratës së
shitblerjes nr. 3348 Rep, nr. 933 Kol, datë 22.07.2000, të redaktuar
nga notere Ruko Sako dhe njohja e vërtetësisë se kësaj të drejtë
pronësie prej të paditurve: Kujtim Beti, Merita Beti dhe Johans
Beti.

Baza ligjore: Neni 32/1 dhe 155 të K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit, z.Ervin Pupe dhe e bisedoi në tërësi çështjen në Dhomën
e Këshillimit, në përfundim;

1
V Ë R E N:

I. Rrethanat e çështjes:

1. Nga aktet e administruara në dosje rezulton së paditësi Emiljano Beti i është drejtuar gjykatës
me kërkesëpadinë me objekt: Vërtetimi i së të drejtës së pronësisë së paditësit Emiljano Beti
mbi pasurinë paluajtshme nr. 3/85, me vendndodhje në rrugën “Mihal Grameno”, nr. 58,
Tiranë, të fituar nëpërmjet kontratës së shitblerjes nr. 3348 Rep, nr. 933 Kol, datë
22.07.2000, të redaktuar nga notere Ruko Sako dhe njohja e vërtetësisë së kësaj të drejtë
pronësie prej të paditurve: Kujtim Beti, Merita Beti dhe Johans Beti.

II. Procedura:

2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. s’ka, datë 29.10.2019 ka vendosur:
“Rrëzimin e kërkesës së palës së paditur Kujtim Beti, Merita Beti, Johans Beti për nxjerrjen
e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.
Kundër vendimit lejohet ankim sipas ligjit në Gjykatën e Lartë”.

3. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:


“Nisur nga përmbajtja e kërkesë - padisë, parashtrimit të rrethanave të faktit të sipërcituara
dhe pretendimeve të përfaqësuesve të palëve ndërgjyqëse, çështja që do të merren në
shqyrtim në rastin konkret nga ana e gjykatës është: Nëse ekzistojnë apo jo kushtet që çështja
e paraqitur për gjykim nga paditësi bën pjesë në juridiksionin e gjykatës?
Për të vendosur nëse çeshtja objekt hetimi gjyqësor hyn në juridiksionin e gjykatës, Gjykata
pasi shqyrtoi të gjitha provat dhe dëgjoi pretendimet e palëve, theksoi se pala paditëse në këtë
proces ka investuar edhe në të kaluarën për të njëjtin konflikt gjykatën, duke paraqitur
përpara saj për shqyrtim padinë me pale: Paditës: Emiljano Beti, Paditur: Kujtim Beti, Merita
Beti dhe objekt: Lirim dorëzim sendi banese dhe shpërblimin për përdorimin e sendit.
Kjo çështje pasi është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas
rishikimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 4351 datë 27.05.2010 të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur: “Rrëzimin e kërkesë padisë si të
pabazuar në ligj dhe në prova “. Ky vendim, është lënë në fuqi me anë të vendimit nr. 1625,
datë 08.07.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Kjo çështje është shqyrtuar në Gjykatën e Lartë
dhe gjykata me vendimin nr. 00-2015-790 i vendimit 85, datë 18.02.2015, ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë”.
Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti në këtë arsyetim: “Nga gjykimi rezultoi e provuar
plotësisht se ambientet në të cilat paditësi Emiljano jeton aktualisht janë ato sipërfaqe të
cilat ai ka blerë me kontratën e shitjes nr. 3348 rep nr. 883 kol, datë 22.07.2000 me shitës
Xhemal e Myzejen Beti. Dhoma objekt i gjykimit në të cilën pala paditëse Emiljano kërkon
lirimin dhe dorëzimin është pasuri që nuk është e përfshirë në kontratën e mësipërme, pasi
siç rezulton edhe nga përmbajtja e kontratës në fjalë objekti i saj kanë qenë dhoma korridori,
dhe oborri. Nga sa më sipër gjykata vlerëson së paditësi nuk gëzon titull pronësie mbi
dhomën në të cilën banojnë të paditurit Kujtim dhe Merita Beti, dhe si rrjedhojë nuk mund të
kërkojë as lirimin dhe dorëzimin e saj”.

2
Nisur nga sa më sipër, gjykata thekson se nuk mund të zbatohen dispozitat ligjore të
përcaktuara nga paditësi në këtë moment procedurial ku ndodhemi.
Neni 451/a i Kodit të Procedures Civile parashikon: Vendimi që ka marrë formë të prerë
është i detyrueshëm për palët, për trashëgimtarët e tyre, për personat që heqin të drejta nga
palët, për gjykatën që ka dhënë vendimin dhe për të gjitha gjykatat dhe institucionet e tjera.
Vendimi që ka marrë formë të prerë ka fuqi vetëm për çka është vendosur midis po atyre
palëve, për të njëjtin objekt dhe për të njëjtin shkak. Një konflikt që është zgjidhur me
vendim të formës së prerë nuk mund të gjykohet përsëri, përveç kur ligji parashikon ndryshe.
Neni 299 germa c i KPr. Civile parashikon: “... c). gjykata konstaton se çështja nuk hyn në
juridiksionin gjyqësor, si dhe kur padia nuk mund të ngrihet ose gjykimi nuk mund të
vazhdonte...”.
Nga përmbajtja e dispozitave 36 e në vijim të K.Pr.Civile, rezulton se ligjvënësi të ketë
parashikuar kushtet se kur një çështje gjyqësore i përmbush kushtet e dispozitave, përkatëse
për nxjerrjen se çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.
Në përputhje me përcaktimet e këtyre dispozitave ligjore, dhe nga analiza e provave në kete
moment procedurial, nuk rezulton që ana e paditur në këtë gjykim të jetë në përmbushje të
dispozitave të nenit 36 e vijues të K.Pr.Civile.
Nisur nga sa parashikojnë dispozitat e cituara më sipër, gjykata arrin në përfundimin që
mosmarrëveshja objekt hetimi gjyqësor është një mosmarrëveshje që është plotësisht në
juridiksionin e gjykatës”.

4. Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur ankim të veçantë pala e paditur Kujtim
Beti, Merita Beti dhe Johans Beti, të cilët kërkojnë:
“Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duke vendosur pranimin e
kërkesën për nxjerrjen jashtë juridiksioni të çështjes dhe pushimin e kësaj çështje”.

4.1 Shkaqet që pala e paditur Kujtim Beti, Merita Beti dhe Johans Beti paraqet në ankimin e
veçantë, janë:
 Pala paditëse në ketë proces ka investuar edhe në të kaluarën për të njëjtin konflikt
gjykatën, duke paraqitur përpara saj për shqyrtim padinë me pale, Paditës: Emiljano Beti,
Paditur: Kujtim Beti, Merita me Objekt: Lirim dorëzim sendi banese dhe shpërblimin për
përdorimin e sendit. Në lidhje me këtë konflikt fillimisht me vendimin nr. 4351 datë
27.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur: “Rrëzimi e kërkesë padisë
si të pabazuar në ligj dhe në prova”. Ky vendim, është lënë në fuqi me anë të vendimit nr.
1625, datë 08.07.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Kjo çështje është shqyrtuar në Gjykatën
e Lartë dhe gjykata me vendimin nr. 00-2015-790 i vendimit 85 datë 18.02.2015, ka
vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë”.
 Paditësi Emiljano Beti sërish përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ngritur
padinë më palë: paditës: Emiliano Beti,... i paditur: Kujtim Beti, ..Merita Beti, personi i tretë:
Xhemal Beti, objekti i padisë: Lirim dorëzim sendi, për të cilën me vendimin nr. 6259, datë
14.07.2016 ka vendosur: “Rrëzimin e Padisë”... Në arsyetimin e këtij vendimi Gjykata është
shprehur se: “..... Gjykata ashtu siç theksoi me lart çmon se rregjistrimi i pronësisë nuk
përbën një fakt të ri, pasi nuk ndryshon të drejtën e pronësisë së paditësit në kuptim të nenit
296 të Kodit Civil dhe të vendimit unifikues të sipërcituar, për rrjedhoje verifikimi i të drejtës
së pronësisë së paditësit dhe përcaktimi së ai nuk është pronar i pjesës së poseduar nga të

3
paditurit, përbën gjë të gjykuar në kuptim të nenit 451/a të K.Pr.Civile dhe është i
detyrueshëm për zbatim për të gjitha gjykatat dhe insitucionet e tjera. Nisur nga sa më sipër
gjykata çmon së padia duhet të rrëzohet si gjë e gjykuar.” Ky vendim është në fuqi nga
Gjykata e Apelit Tiranë.
 Pala e paditur ka kërkuar nxjerrjen e kësaj çështje jashtë juridiksionit të Gjykatës pasi në
lidhje me ketë konflikt gjyqësor, Gjykata e ka gjykuar njëherë ketë çështje dhe është
shprehur me një vendim të formës së prerë.
 Gjykata rrethit Gjyqësor Tiranë nuk e ka pranuar kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë
juridiksioni dhe me vendimin nr. 4071 Akti, datë 29.10.2019 ka vendosur rrëzimin e kërkesës
se palës paditur Kujtim Beti, Merita Beti, Johanas Beti, për nxjerrjen e çështjes jashtë
juridiksionit gjyqësor.
 Ne arsyetimin e vendimit, Gjykata ka keq interpretuar plotësisht ligjin procedurial mbi të
cilin mbështetej kërkesa e bërë nga pala e paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit
gjyqësor.
 Gjykata në bazë të ligjit është e detyruar në momentin e parë që i paraqitet një
kërkesëpadië, apo në momentin që i paraqiten prapësimet apo pretendimet e palës paditur të
shikojë gjithmonë nëse ka juridiksion për të gjykuar këtë çështje apo jo.
 Në momentin e parë që i është paraqitur për gjykim kjo kërkesë padi Gjykata duhet të
kuptonte menjëherë që kemi të bëjmë me një çështje të gjykuar një herë pasi vetë pala
paditëse e ka referuar në padi ecurinë ndër vite që ka pasur kjo çështje me të njëjtin objekt,
shkak ligjor dhe palë ndërgjyqëse.
 Gjykatës i është paraqitur një kërkesë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksioni dhe
pushimin e gjykimit duke i shpjeguar me prova konkrete pikërisht faktin që jemi para një
çështje të gjykuar njëherë nga gjykata me një vendim të formës së prerë.
 Pavarësisht faktit që gjykata e ka konstatuar këtë fakt nuk është shprehur në asnjë
moment nëse jemi para një çështje të gjykuar apo jo, kjo është një detyre parësore e gjykatës
aq me tepër që ka pasur një kërkese të qartë nga pala e paditur ku i është bërë me dije një fakt
i tillë.
 Gjykata ka rrëzuar kërkesën për nxjerrje jashtë juridiksioni të kësaj çështje duke arsyetuar
si me poshtë: “nga përmbajtja e dispozitave 36 e në vijim të K.Pr.Civile, rezulton se
ligjvënësi të ketë parashikuar kushtet se kur një çështje gjyqësore i përmbush kushtet e
dispozitave përkatëse për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit. Në përputhje me
përcaktimet e këtyre dispozitave ligjore dhe nga analiza e provave në ketë moment
procedurial, nuk rezulton që pala e paditur në ketë gjykim të jetë në përmbushje të
dispozitave të nenit 36 e vijues të K.Pr.Civile. Nisur nga sa parashikojnë dispozitat e cituara
me sipër, Gjykata arrin në përfundimin që mosmarrëveshja objekt hetimi gjyqësor është një
mosmarrëveshje që është plotësisht në juridiksionin e gjykatës.”
 Gjykata ka gabuar duke ju referuar vetëm nenit 36 e vijues të Kodit Procedurës Civile,
kërkesa për nxjerrjen jashtë juridiksioni e paraqitur nga pala e paditur ishte bazuar në nenin
299 pika c, 451/a Kodit të Procedurës Civile. Gjykata jo vetëm që ka gabuar duke ju referuar
vetëm nenit 36 të Kodit të Procedurës Civile, por nuk e ka aplikuar siç duhet kuptimin e nenit
36.
 Pikërisht në nenin 36 paragrafi i fundit është përcaktuar që: Juridiksioni përcaktohet në
momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë, pavarësisht ndryshimeve të mëpasshme të faktit
apo të ligjit.
 Pra ajo çfarë duhet të bënte Gjykata ishte pikërisht analiza e kërkesë padisë për të kuptuar

4
nese kemi të bëjmë me një çështje të gjykuar me para apo jo. në rast se do të bënte një gje të
tillë do të konstatonte që çështja ishte e gjykuar dhe Gjykata nuk ka Juridksion për të gjykuar
kete çështje.
 Gjykata është kontradiktore pasi në vendimin e dhëne ka konfirmuar faktin që kemi të
bëjmë me një çështje që është shqyrtuar dhe gjykuar njëherë nga Gjykata me një vendim të
formës së prerë dhe nga ana tjetër ka rrëzuar kërkesën e palës paditur për nxjerrjen e çështjes
jashtë juridiksioni, kjo pasi kërkesa nuk është e bazuar në nenet 36 e vijues të Kodit të
Procedurës Civile.
 Koncepti i juridiksionit është “e drejta e organeve shtetërore për të zgjidhur çështjet që
përfshihen në funksionet e tyre, duke zbatuar në çdo rast ligjën, quhet juridiksion (jus dicere).
 Pra kuptimi i juridiksioni ka të bëjë me të drejtën e Gjykatës për të marrë për shqyrtim
dhe për të gjykuar ato çështje të cilat ligji ja lejon që të gjykojë. Në rastin tonë Gjykata në
momentin që ka konstatuar që kemi të bëjmë me një çështje të gjykuar njëherë nuk mundet
kurrsesi ta marrë për shqyrtim ketë çështje për gjykim pasi nuk ka juridiksion për ta bërë një
gjë të tillë. Pavarësisht se në të dy Gjykimet e mëparshme rezultati i gjykimeve konfirmon
prapësimet e palëve të përfaqësuara prej nesh, dhe rrëzon padinë e paditësit Emiljano Beti,
është detyrë e Gjykatave të zgjidhin faktin se kjo padi nuk mund të gjykohet më, pra Gjykatat
nuk kanë më juridiksion për shqyrtimin e saj.
 Respektimi i parimit të gjësë së gjykuar është një nga themelet e parimit kushtetues të
shtetit të drejtës dhe i sigurisë juridike. Një çështje e vendosur një herë me një vendim
përfundimtar që është shprehur për themelin e të drejtës që është në grindje mes palëve nuk
mund të rigjikohet, përveç mundësive të rishikimit të tij të përcaktuara në ligj nga Gjykata
me të larta. Këto mundësi rishikimi janë konsumuar dy herë për rastin në fjalë. Kur një
vendim është tashmë final dhe ndaj tij nuk ka më mjete për ta rishkuar atë ai përbën gjë të
gjykuar dhe Gjykatat sipas nenit 451 nuk mund ta gjykojmë më atë. E kundërta do të sillte
pasiguri dhe ankth të subjektet e të drejtës që do të ishin gjithnjë nën presionin se Gjykatat do
të vendosnin ndryshe nga vendimi final i mëparshëm.
 Gjykata në momentin e parë që konstatoi faktin që kemi të bëjmë me të njëjtën çështje
gjyqësore e cila është gjykuar tashme me një vendim të formës së prerë nuk duhet të merrte
për shqyrtim këtë çështje, por duhet të pranonte kërkesën tonë për nxjerrjen e çështjes jashtë
juridiksionit dhe të vendoste pushimin e çështjes. Në të njëjtën frymë janë edhe ndryshimet
që kanë ndodhur në Kodin e Procedurës Civile. Këtë Gjykata duhet ta bëjë që në momentin e
parë kur vjen në dijeni të një rrethane të tillë dhe jo të veprojë siç ka veprur në vitin 2016 kur
kanë rrëzuar sërish padinë e rrëzuar më parë. Gjykata ka menduar në atë rast se çështjen e
gjëse së gjykuar do ta zgjidhë duke e rrëzuar sërish padinë. Kjo është llogjikisht dhe
juridikisht e pasaktë. Po nëse do të lejohej të gjykohej për herë të dytë një padi e pranuar më
parë, çfarë do të vendoste Gjykata sipas kësaj llogjike? Do vendoste sërish pranimin e saj?
 Ndaj në rast se gjykata vëren se i është paraqitur për shqyrtim një çështje e vendosur më
parë me vendim përfundimtar (themeli), final, ajo duhet ta konsiderojë veten pa juridiksion
dhe ta pushojë çështjen. Ndërsa nëse çështja e mëparshme është ende në shqyrtim në ndonjë
istancë gjyqësore, Gjykata duhet të konstatojë gjendje e gjyqvarësisë dhe të vendosë sërish
pushimin e gjykimit. Por të dyja këto veprime Gjykata duhet ti bëjë mundësisht që në
veprime paraprake apo në çdo rast menjëherë pasi është vënë në dijeni të ekzistencës së një
konflikti të njëjtë, pavarësisht nëse është zgjidhur në mënyrë finale apo është ende në
diskutim gjyqësor.
 Kjo pasi neni 451/a i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar që: Vendimi që ka marrë

5
formë të prerë është i detyrueshëm për palët, për trashëgimtarët e tyre, për personat që heqin
të drejta nga palët, për gjykatën që ka dhënë vendimin dhe për të gjitha gjykatat dhe
institucionet e tjera. Vendimi që ka marrë formë të prerë ka fuqi vetëm për çka është
vendosur midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt dhe për të njëjtin shkak. Një konflikt që
është zgjidhur me vendim të formës së prerë nuk mund të gjykohet përsëri, përveç kur ligji
parashikon ndryshe. Pikërisht togfjalëshin nuk mund të gjykohet përsëri që ka vendosur
ligjvënësi në nenin 451/a është përcaktimi i qartë që gjykata nuk ka juridiksion për të gjykuar
një çështje të caktuar që më parë është gjykuar njëherë me një vendim të formës së prerë.
 Ndërkohe neni 299 ka përcaktuar që gjykata vendos pushimin e gjykimit kur: c) gjykata
konstaton se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si edhe kur padia nuk mund të ngrihej
ose gjykimi nuk mund të vazhdonte. Kur këto shkaqe konstatohen nga gjykatat më të larta,
ato prishin vendimin e gjykatave më të ulëta dhe vendosin pushimin e gjykimit.
 Duke zbatuar ligjin në mënyrë të drejtë, Gjykata duhet të vendoste nxjerrjen e çështjes
jashtë juridiksioni dhe pushimin e çështjes për shkak se është konstatuar dhe provuar që kjo
çështje është një çështje e gjykuar dhe përfunduar tashmë me një vendim të formës së prerë.
 Ndodhur në këto kushte Gjykata duhet të ndryshoje vendimin e Gjykatës se rrethit
Gjyqësor Tiranë të nxjerrë jashtë juridiksioni ketë çështje si dhe ta pushoje konform nenit
451/a dhe 299/c të Kodit të Procedurës Civile.

III.Vlerësimi i Kolegjit Civil:

5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen


gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve të palës ankuese, si dhe pjesës
arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil duke bërë një
cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke e
zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i
K.Pr.Civile).

6. Kolegji Civil konstaton se, në gjykim paditësi me padinë objekt shqyrtimi gjyqësor
pretendon: Vërtetimi i së të drejtës së pronësisë së paditësit Emiljano Beti mbi pasurinë
paluajtshme nr. 3/85, me vendndodhje në rrugën “Mihal Grameno”, nr. 58, Tiranë, të fituar
nëpërmjet kontratës së shitblerjes nr. 3348 Rep, nr. 933 Kol, datë 22.07.2000, të redaktuar
nga notere Ruko Sako dhe njohja e vërtetësisë së kësaj të drejtë pronësie prej të paditurve:
Kujtim Beti, Merita Beti dhe Johans Beti.

7. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, pretendimet e parashtruara në padi prej palës
paditëse lidhen me mënyrën e fitimit të pronësisë me anë të kontratës së shitblerjes, pra
marëdhënia e pretenduar nga pala paditëse është një marrëdhënie juridiko-civile, e rregulluar
dispozitat e Kodit Civil ndaj, me të drejtë Gjykata e faktit e ka rrëzuar pretendimin e ngritur
nga pala e paditur, si të pabazuar në ligj”.

8. Kolegji Civil çmon se, vendimi gjyqësor që disponon mbi juridiksionin është një moment i
rëndësishëm procedural për procesin në tërësi, për të garantuar të drejtat themelore të
individit për t’iu drejtuar gjykatës dhe për tu dëgjuar prej saj për themelin e kërkimit. Duke
konsideruar rëndësinë e këtij momenti procedural në garantimin e të drejtave të individit për

6
një proces të rregullt ligjor, është parashikuar ushtrimi i ankimit të veçantë në Gjykatën e
Lartë, pa qenë e nevoja e ankimit në gjykatën e apelit (neni 59/2 i Kodit të Procedurës
Civile). Çështja e juridiksionit është parakushti kryesor për të patur proces të rregullt dhe për
ti lindur e drejta dhe detyrimi ligjor gjykatës që të shqyrtojë gjyqësisht pretendimet objekt
gjykimi. Që në momentin e ngritjes së padisë nga pala paditëse duhet të përmbushen
detyrimisht kushtet e ngritjes së saj dhe kushtet për të ushtruar të drejtën e padisë. Një nga
kushtet thelbësore për të ushtruar të drejtën e padisë është fakti së, padia i përket juridiksionit
gjyqësor dhe jo atij administrativ dhe në këto rrethana bazuar në efektet juridike të padisë në
gjykatë, kjo e fundit është e detyruar që të marrë një vendim përfundimtar për të gjitha
problemet e parashtruara në padi, pasi ndryshe shkelet një nga parimet themelore të procesit
gjyqësor që gjen rregullim në nenin 1 të K.Pr. Civile...

9. Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas
të cilit janë në juridiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e
tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor është i
përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1/2 i K.Pr.Civile). Një çështje mund të nxirret jashtë
juridiksionit gjyqësor kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues,
përpara se ti drejtohet gjykatës duhet të shterojë juridiksionin administrativ. Në këto raste
mos ndjekja e juridiksionit administrativ e pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e
gjykatës. Në vendimin unifikues nr. 01/2010 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë
mbajnë qëndrimin se, rekursi administrativ është i detyrueshëm vetëm në ato raste kur ligji
specifik në mënyrë të shprehur e parashikon si të detyrueshme ndjekjen e rrugës
administrative të ankimit, duke treguar edhe organin kompetent ku mund të paraqitet ky
ankim.

10. Në nenin 59, të Kodit të Procedurës Civile parashikohet shprehimisht se: “Gjykata në çdo
fazë dhe shkallë gjykimi, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën
pjesë në juridiksionin gjyqësor...(...)”. Në analizë të dispozitës së mësipërme konstatohet se
çdo lloj gjykate dhe në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim, të analizojë dhe
të vendosë në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të
vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit
të një procesi të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të
K.E.D.NJ.

11. Kolegji Civil çmon se në rastin objekt gjykimi arsyetimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë për rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes është marrë në
zbatim të drejtë të ligjit procedural, për rrjedhojë pretendimi i ngritur në ankimin e veçantë
se: Gjykata ka gabuar duke ju referuar vetëm nenit 36 e vijues të Kodit Procedurës Civile,
kërkesa për nxjerrjen jashtë juridiksioni e paraqitur nga pala e paditur ishte bazuar në nenin
299 pika c, 451/a Kodit të Procedurës Civile. Gjykata jo vetëm që ka gabuar duke ju referuar
vetëm nenit 36 të Kodit të Procedurës Civile por nuk e ka aplikuar siç duhet kuptimin e nenit
36, është i pabazuar pasi në rastin konkret gjykatës nuk i mungon juridiksioni për ta
shqyrtuar kërkimin, duke qenë se pretendimet e palës së paditur kanë lidhje me themelin e
çështjes.

7
12. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, ankimi i veçantë i
paraqitur nga pala e paditur Emiljano Beti etj nuk është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai
nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet
të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE,

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës


Civile;

V E N D O S I:

Lënien në fuqi të vendimit nr. s’ka, datë 29.10.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë.

Tiranë, më 23.9.2020

You might also like