You are on page 1of 6

Nr.31003-00480-00-2009 i Regj.

Themeltar
Nr.00-2012-1480 i Vendimit (254)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik Imeraj Kryesues


Fatos Lulo Anëtar
Evelina Qirjako Anëtare
Andi Çeliku Anëtar
Medi Bici Anëtar

në datën 15.05.2012 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që i përket:

KËRKUES: SHOQËRIA “ALBECORP” SH.P.K,


përfaqësuar nga Av. Alma Çami (Kokona).

OBJEKTI:
Rishikimi i vendimit nr.1037, datë 20.03.1998
të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ndryshuar
me vendimin nr.256, datë 10.03.2000 të Gjykatës së Apelit Tiranë,
i lënë në fuqi me vendimin nr.348, datë 19.04.2001
të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë
dhe vendimit nr.T-30 prot., datë 08.01.2002 të Kolegjit Civil
(Seleksionues) të Gjykatës së Lartë.
Baza Ligjore: Neni 494/a e vijues të K.Pr.Civile.

Palët dhe objekti i padisë në vendimin që kërkohet të rishikohet janë si më poshtë:

PADITËS: SHOQËRIA “ALBECORP” SH.P.K TIRANË.


I PADITUR: MINISTRIA E EKONOMISË PUBLIKE DHE
PRIVATIZIMIT TIRANË.
AGJENCIA KOMBËTARE E PRIVATIZIMIT
TIRANË.

Në gjykimin e kërkesës për rishikim, interesat e palës së paditur u mbrojtën nga


Avokati i Shtetit Abaz Deda.

OBJEKTI:
Kërkohet rivlerësimi i aksioneve të
Ndërmarrjes së Mjeteve Mësimore
Didaktike Kulturore dhe Sportive Tiranë.
Baza Ligjore: Neni 653 i K.Civil
dhe ligji nr.7638, datë 19.11.1998 “Për Shoqëritë Tregtare”.

1
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1037, datë 20.03.1998 ka
vendosur:
Rrëzimin e kërkesëpadisë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1442, datë 22.10.1998 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1037, datë 20.03.1998 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:
Detyrimin e palës së paditur Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
dhe Agjensia Kombëtare e Privatizimit t’i kthejë palës paditëse Shoqërisë
“Albecorp” Sh.p.k shumën prej 211.910.380 lekë që përbën diferencën në
mungesë të vlerës së privatizimit të 51% të paketës së aksioneve për
Ndërmarrjen Mjete Mësimore Didaktike.
Vlera e mësipërme të kthehet sipas mënyrës së pagesave të bëra nga pala
paditëse për privatizimin.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.789, datë 19.07.1999 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.1442, datë 22.10.1998 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe
dërgimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.256, datë 10.03.2000 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit civil nr.1037, datë 20.03.1998 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:
Pranimin e kërkesëpadisë.
Detyrimin e palës së paditur Ministria e Ekonomisë Publike dhe e Privatizimit
që ti kthejë palës paditëse Shoqërisë “Albecorp” Sh.p.k shumën 211.910.380
lekë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.348, datë 19.04.2001 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.256, datë 10.03.2000 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe
lënien në fuqi të vendimit nr.1037, datë 20.03.1998 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë.

Pas shqyrtimit të rekursit në interes të ligjit Kolegji Civil (Seleksionues) i Gjykatës së


Lartë me vendimin nr.T-30, datë 08.01.2002 ka vendosur:
Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Shoqëria “Albecorp” Sh.p.k.

Kundër vendimit nr.1037, datë 20.03.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i


ndryshuar nga vendimi nr.256, datë 10.03.2000 i Gjykatës së Apelit Tiranë, i lënë në fuqi nga
vendimi nr.348, datë 19.04.2001 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr.T-30
prot., datë 08.01.2002 të Kolegjit Civil (Seleksionues) të Gjykatës së Lartë, ka paraqitur
kërkesë për rishikim kërkuesi Shoqëria “Albecorp” Sh.p.k, e cila kërkon: Pranimin e
kërkesës për rishikimin e vendimeve.

Shkaqet që kërkuesi paraqet në kërkesën për rishikim janë:

2
- Gjatë gjykimeve të çështjes nuk janë administruar, çmuar e vlerësuar si prova
shkresore proces verbalet e datave 17.03.1997 dhe 30.03.1997, të mbajtura nga
Komisioni i Inventarizimit të Shoqërisë Mjete Didaktike.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 19.02.2010 ka vendosur:


Kalimin për gjykim të kërkesës së Shoqërisë “Albecorp” Sh.p.k për rishikimin
e vendimit nr.1037, datë 20.03.1998 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,
etj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; dëgjoi përfaqësuesen e kërkueses Av.
Alma Çami (Kokona), e cila kërkoi pranimin e kërkesës për rishikim dhe prishjen e
vendimeve; dëgjoi përfaqësuesin e Avokaturës së Shtetit, Av. Abaz Deda, i cili kërkoi
mospranimin e kërkesës për rishikim të paraqitur nga kërkuesi Shoqëria “Albecorp” Sh.p.k
Tiranë; në përfundim,

VËREN
Në Gjykatën e Lartë më datë 31.05.2009 është regjistruar çështja civile nr.31003-
00480-00-2009 regj. them., që i përket kërkueses Shoqëria “Albecorp” Sh.p.k Tiranë, me
objekt rishikimi i vendimeve të formës së prerë, në bazë të nenit 494/a e vijues të K.Pr.Civile.
Kërkesa e kërkueses Shoqëria “Albecorp” Sh.p.k për rishikimin e vendimit nr.1037,
datë 20.03.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ndryshuar nga vendimi nr.256, datë
10.03.2000 i Gjykatës së Apelit Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr.348, datë 19.04.2001 i
Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr.T-30 prot., datë 08.01.2002 të Kolegjit
Civil (Seleksionues) të Gjykatës së Lartë, është e bazuar në prova dhe në ligj, prandaj si e
tillë ajo duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimet e mësipërme duhen prishur dhe çështja
të dërgohet për t’u rishqyrtuar, nga një trup tjetër gjykues i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë.
Para se të shqyrtojë bazueshmërinë ose pabazueshmërinë e kërkesës për rishikimin e
vendimeve të formës së prerë, Kolegji Civil vlerëson se duhet sqaruar një moment
procedural, pasi fillimisht kërkuesja nuk kishte kërkuar në objektin e kërkesës rishikimin e
vendimit nr.T-30 prot., datë 08.01.2002 të Kolegjit Civil (Seleksionues) të Gjykatës së Lartë,
cili është vendim i dhënë nga kjo gjykatë pas shqyrtimit të rekursit në interes të ligjit, por në
gjykim përfaqësuesja e kërkuesit kërkoi që edhe ky vendim të jetë objekt i rishikimit (faqe 4
e procesverbalit gjyqësor).
Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes, rrethanat dhe faktet rezultojnë të jenë si më poshtë:
Në zbatim të nenit 3 të ligjit nr.7926, datë 20.04.1995 “Për Transformimin e
Ndërmarrjeve Shtetërore në Shoqëri Tregtare”, ish-Ndërmarrja Shtetërore e Mjeteve
Didaktike, Kulturore dhe Sportive Tiranë është shndërruar nga ndërmarrje shtetërore në
shoqëri tregtare anonime, e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin
nr.13004, datë 14.11.1995.
Me vendimin nr.760, datë 11.11.1996 të Këshillit të Ministrave është vendosur
privatizimi i 51% të aksioneve të kësaj shoqërie. Në zbatim të këtij vendimi ka dalë Urdhëri
nr.09, datë 09.01.1997 i Ministrit të Financave dhe pas zhvillimit të ankandit nga A.K.P-ja,
fituese e tij ka dalë kërkuesja Shoqëria “Albecorp” Sh.p.k, e cila ka bërë edhe pagesën e
vlerës së aksioneve në shumën 645.050.000 lekë.

3
Me autorizimin nr.490, datë 03.03.1997 të lëshuar nga A.K.P-ja rezulton se shoqëria
blerëse i ka shlyer të gjitha detyrimet, prandaj po këtë ditë është lidhur aktmarrëveshja
ndërmjet palëve dhe më datë 26.05.2007 kërkuesja ka marrë në dorëzim shoqërinë, ku ka
rezultuar një diferencë në shumën 211.910.380 lekë, të cilën ajo e ka kërkuar gjyqësisht dhe
përfundimisht kërkimi i saj është rrëzuar nga gjykata.
Në vendimin nr.02/2008 Gjykata Kushtetuese, ndërmjet të tjerave, thotë se:
Sipas nenit 494 e vijues të K.Pr.C., e drejta për të paraqitur kërkesë në Gjykatën e
Lartë për rishikimin e një vendimi të formës së prerë, i përket në mënyrë të pavarur çdo
personi që ka qenë palë në gjykimin e çështjes, për të cilën është dhënë vendimi dhe që ka
interes të ligjshëm për rishikimin e tij. Kjo do të thotë se është në vullnetin e personit të
mësipërm që të paraqesë ose jo kërkesën për rishikim, ose të paraqesë atë së bashku me
persona të tjerë që janë palë në të njëjtën çështje......
Kërkuesja, Shoqëria “Albecorp” Sh.p.k, ka qenë palë paditëse në vendimin që
kërkohet të rishikohet, gjithashtu ajo ka interes të ligjshëm, pasi duke përdorur provat e reja
kërkon që të rishikohen vendimet e formës së prerë, të cilat i kanë cënuar të drejtën e saj për
kthimin e vlerës së pasurisë së dëmtuar në kohën që ajo nuk e kishte marrë në dorëzim ish-
ndërmarrjen shtetërore, prandaj në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që cituam më
sipër, rezulton që kërkuesja legjitimohet që të paraqesë para Gjykatës së Lartë kërkesën për
rishikimin e vendimeve të formës së prerë.
Kërkuesja, Shoqëria “Albecorp” Sh.p.k, duke pretenduar se gjatë gjykimit nuk janë
administruar dy prova shkresore, të cilat kanë rëndësi për çështjen, i është drejtuar Gjykatës
së Lartë për të rishikuar vendimin e formës së prerë.
Kërkimin e saj pala kërkuese e mbështet në nenin 494/a të K.Pr.Civile, në të cilin
shprehimisht thuhet se:
Pala e interesuar mund të kërkojë rishikimin e një vendimi që ka marrë formë të
prerë, kur zbulohen rrethana të reja apo prova të reja me shkresë që kanë rëndësi për
çështjen, të cilat nuk mund të diheshin nga pala gjatë shqyrtimit të saj….
Në mënyrë që të gjej zbatim dizpozita ligjore e mësipërme, gjykata vlerëson se duhet
të plotësohen njëkohësisht katër kushtet e mëposhtme:
Rrethana apo prova për të cilën kërkohet rishikimi i vendimit duhet të jetë e re.
Prova që paraqitet në rishikim duhet të jetë në formë shkresore.
Prova e paraqitur nga pala duhet të ketë rëndësi për çështjen.
Kjo provë nuk mund të dihej nga pala në kohën e shqyrtimit të çështjes.
Nga dosja gjyqësore nr.1037 vendimi, datë 20.03.1998 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë del e provuar se në seancën gjyqësore të datës 09.02.1998 gjykata, me kërkesë të
palëve, ka marrë për shqyrtim provat shkresore ku nuk figurojnë të administruara
procesverbalet e datave 17.03.1997 dhe 30.03.1997 të mbajtura nga Komisioni i
Inventarizimit të ish-Ndërmarrjes Mësimore dhe Didaktike Tiranë, të cilat nuk janë marrë si
prova shkresore as në gjykimin në apel, prandaj në këto rrethana plotësohet kushti i parë i
kërkuar nga neni 494/a të K.Pr.Civile, që këto prova të jenë të reja.
Procesverbalet e datave 17.03.1997 dhe 30.03.1997 që i përkasin Komisionit të
Inventarizimit të ish-Ndërmarrjes Mjete Didaktike e Mësimore Tiranë i plotësojnë kërkesat e
neneve 246 dhe 253 të K.Pr.C., pasi ato janë akte zyrtare të përpiluara nga personat që kanë
ushtruar veprimtari publike, brenda kompetencës së tyre, janë të nënshkruara nga anëtarët
dhe kryetari i komisionit dhe mbajë vulën e ish-ndërmarrjes, prandaj ato kanë vlerën e provës
shkresore, duke i plotësuar kriteret e nenit 494/a të K.Pr.C. për provat me shkresë.

4
Kolegji Civil vlerëson se këto prova shkresore kanë rëndësi për çështjen, sepse ato
janë të vetmet dokumente ku pasqyrohen në mënyrë të saktë dhe analitike nga një komision
kompetent se çfarë mungesash ka pasur në magazinën dhe repartin e veglave muzikore të
kësaj ish-ndërmarrje pas datës 14.03.1997, në një kohë kur në shqyrtimin e çështjes në
themel është administruar shkresa nr.17, datë 17.03.1997 e ish-Ndërmarrjes së Mjeteve
Mësimore Didaktike Tiranë drejtuar Ministrit të Arsimit, e cila bën fjalë për vjedhjet masive
që janë bërë në këtë ndërmarrje, duke përcaktuar një vlerë dëmi prej afërsisht 650.000 USD.
Megjithëse kjo shkresë tregon faktin e dëmtimeve, ajo nuk provon hollësisht se çfarë
mjetesh dhe lëndësh të para janë vjedhur në këtë ish-ndërmarrje, por ajo më tepër ka
karakterin e një kërkese për ndihmë, në shumën 600.000 USD që i bëhet Ministrisë së
Arsimit, prandaj kjo provë nuk mund të zëvendësonte në asnjë rrethanë dy vërtetimet e
paraqitura nga pala kërkuese si prova të reja për rishikimin e vendimeve, pasi në këto
procesvebale janë përcaktuar saktë dhe qartë të gjitha mungesat e konstatuara menjëherë pas
datës 14.03.1997, duke u plotësuar kështu edhe kërkesa e tretë që parashikon neni 494/a i
K.Pr.Civile.
Procesverbalet e paraqitura nga kërkuesja nuk janë akte të përpiluara prej saj, por ato
janë akte zyrtare që i përkasin një ish-ndërmarrje shtetërore, e cila jo vetëm që nuk ka
kërkuar administrimin e tyre në gjyq, por ajo nuk ka vënë në dijeni as palën tjetër për
ekzistencën e tyre, prandaj realisht kërkuesja nuk ka pasur mundësi të ketë dijeni për këto
prova në kohën e shqyrtimit të çështjes në themel.
Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil arrin në përfundimin se në rastin objekt
gjykimi plotësohen të gjitha kriteret ligjore të parashikuara nga neni 494/a i K.Pr.C., pasi
kërkuesja paraqiti dy prova të reja me shkresë, të cilat kanë rëndësi për zgjidhjen çështjes dhe
që nuk mund të diheshin prej saj në kohën e gjykimit të çështjes në themel, pasi këto prova i
dispononte vetëm pala tjetër dhe për rrjedhojë vendimet e mëparshme të gjykatave bëhen të
cënueshme.
Kolegji Civil krijon bindjen e plotë se nëse gjykatat do t’ia kishin nënshtruar
shqyrtimit gjyqësor dy procesverbalet e paraqitura nga kërkuesja si prova të reja, atëherë
përfundimi që ato do të arrinin mund të ishte i ndryshëm nga ai që është arritur, pasi gjykatat
do të kishin të dhëna të sakta mbi dëmet që ishin shkaktuar në këtë ish-ndërmarrje, të marra
vetëm pak ditë pas ngjarjeve të ndodhura në datat 13 dhe 14.03.1997.
Kërkesa për rishikim përveç plotësimit të kërkesave të parashikuara në nenin 494/a të
K.Pr.C. është e detyrueshme që të paraqitet brenda afateve të parashikuara nga neni 496 i
K.Pr.C., prandaj gjykata në përputhje me Vendimin Unifikues nr.08/2008 të Kolegjeve të
Bashkuara të Gjykatës së Lartë bëri objekt të debatit gjyqësor edhe momentin e marrjes
dijeni të kërkueses për provat e reja. Në gjyq përfaqësuesja e saj pretendon se këto prova janë
zbuluar prej palës që ajo përfaqëson në Mars të vitit 2009, në një kohë që kërkesa për
rishikim është regjistruar në gjykatë me datë 25.03.2009, prandaj përderisa në dosje nuk ka
asnjë dokument që të provojë momentin e marrjes dijeni të kësaj pale, gjykata e konsideron
kërkesën për rishikim të paraqitur brenda afatit 30 ditor të parashikuar në ligj.
Arsyetimi i mësipërm e çon Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë në përfundimin se
kërkesa për rishikimin e vendimeve të formës së prerë e paraqitur nga Shoqëria “Albecorp”
Sh.p.k është e bazuar në prova dhe në ligj, prandaj si e tillë ajo duhet pranuar dhe për
rrjedhojë vendimet objekt rishikimi duhet të prishen, duke u dërguar çështja për t’u
rishqyrtuar nga një trup tjetër gjykues i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

5
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 498/2 të Kodit të Procedurës
Civile,

VENDOSI
Pranimin e kërkesës.
Prishjen e vendimit nr.T-30 prot., datë 08.01.2002 të Kolegjit Civil (Seleksionues) të
Gjykatës së Lartë, të vendimit nr.348, datë 19.04.2001 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë,
të vendimit nr.256, datë 10.03.2000 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të vendimit nr.1037, datë
20.03.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në
Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 15.05.2012

You might also like