You are on page 1of 170

ÇËSHTJE CIVILE

4
Nr. 1690/268 i Regj. Themeltar.
Nr. 521 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Metush Saraci Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani “
Agron Lamaj “
Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 07.05.2002 dhe 09.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile
nr. 1690/268 qe i perket:

PADITËS: 1. ME CILESINE E ISH PRONAREVE TE TRUALLIT


TARIK LLAGAMI, NEXHAT LLAGAMI, LUAN LEKA,
SELIM XHAFA perfaqesuar nga avokat A. Nini
2. PUNONJESIT E PAM TIRANE, perfaqesuar nga
avokat Kreshnik Spahiu.

I PADITUR: AKP TIRANE


BASHKIA TIRANE
ISMAIL CELA E MULLA MULLAJ perfaqesuar
nga avokat Lili Robo.

OBJEKTI I PADISË
Pavlefshmeria e kontrates shitblerjes
nr.2419 rep. dhe 975 kol. date 7.5.1997.
OBJEKTI I PADISË
Konstatimin e pjesshem te pavlefshmerise
se kontrates se shitblerjes nr. 2419 rep. dhe
975 kol. date 7.5.1997 persa i perket bleresve.
Njohjen bashkepronare mbi sendin.
Baza ligjore: Neni 92/a, 64 dhe 70 te K.Civil
Ligji nr. 7512 date 10.8.1991.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 8267 date 11.10.1996 ka vendosur:


Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 3 date 29.1.2001 ka vendosur:


Pranimin e pjesshem te padise te ngritur nga punonjesit e PAM Tirane.
Konstatimin e pavlefshem te kontrates se shitblerjes nr. 2419 rep. e 975 kol.
date 7.5.1997. Kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.
Rrezimin e padise per pjeset e tjera.

5
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala e ish pronarit te
truallit dhe Ismail Cela e Mulla Mullaj, duke parashtruar keto shkaqe:

Ish pronaret:
- Na eshte mohuar e drejta e parablerjes.
- Nuk eshte zhvilluar ankand per shitjen e PAM. Gjykata nuk ka realizuar detyrat e
Gjykates se Larte.
- Ne na eshte kthyer prona para se te behej privatizimi.
- Te paditurit I. Cela e M. Mullaj pretendojne se vendimi i gjykates eshte ne kundershtim
me ligjin nr. 7512 date 10.8.1991 dhe VKM nr. 195 date 16.4.1993 dhe nr. 248 date
27.5.1993.
- Privatizimi eshte bere pasi kane hequr dore punonjesit nga blerja me deklarate
noteriale.
- Vetem per 4 punonjes qe nuk ishte firma e tyre te quhet e pavlefshme e gjithe
kontrata.
- Ish pronaret nuk kane paraqitur dokumentet per privatizim duke mos marre pjese.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, perfaqesuesin e punonjesve te PAM, avokatin K.
Spahiu, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe perfaqesuesin e
paditesave T. Llagami, etj. avokat Arqile Nini, qe kerkoi rrezimin e padise, ate te pales se
paditur Lili Robo qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe pasi e bisedoi
ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.3 date 29.1.2000 duhet ndryshuar, duke pranuar
padine e paditesave Tarik e Nexhip Llagami, etj. per pavlefshmerine e kontrates shitjes date
07.05.1997 lidhur mes PAM Tirane dhe Ismail Cela e Mulla Mullaj dhe lenien ne fuqi per
pjeset e tjera.
Nga gjykimi ka rezultuar se me date 03.11.1994 eshte lidhur kontrata e shitjes se
objekteve te ish Parkut Automobilistik te Mallrave (PAM) Tirane, mes PAM dhe AKP, si shitesa
e Ismail Celes e Mulla Mullait si bleresa, perfaqesues me prokure te punonjesve te PAM.
Me date 28.3.1997, eshte bere dorezimi i objekteve e pasi eshte shlyer vlera (çmimi)
sipas kontrates, me date 7.5.1997 eshte lidhur kontrata perfundimtare e shitjes ndermjet
perfaqesuesit te PAM me cilesine e shitesit dhe Ismail Cela e Mulla Mullaj me cilesine e
bleresve, duke u bere keto te fundit pronare te vetem te objekteve te shitura.
Sipas te paditurve, punonjesit e tjere te PAM (paditesat) me date 27.9.1994 kane
leshuar deklarate noteriale se, kolektivi punonjes heq dore nga privatizimi i PAM dhe jane
dakort qe ky privatizim te behet nga te paditurit Ismail Cela e Mulla Mullai me kusht qe ato te
mbahen ne marredhenie pune.
Kjo shitje, eshte kundershtuar si veprim juridik ne kundershtim me ligjin nga ish
pronaret e truallit, paditesat Tarik Llagami, Nexhat Llagami, Luan Leka e Selim Xhafa, me
pretendimin se u eshte shkelur e drejta e parablerjes se objektit, njohur nga ligji nr. 7698 date
15.04.1993 “Per kthimin e kompesimin e pronave…” neni 21, nuk eshte organizuar ankand
per kete privatizim dhe se autorizimi i leshuar nga AKP, per privatizimin e PAM nga kolektivi
punonjes eshte anulluar me vendim gjyqesor te formes se prere, (vendimi i Gjykates se Rrethit
Tirane nr. 5402 date 28.10.1994).
Gjithashtu, edhe punonjesit e PAM, kane patur pretendime per kontraten e
lartpermendur dhe sipas objektit te padise kane kerkuar konstatimin e pavlefshem te kontrates
dhe njohjen e tyre bashkepronar me te paditurit Ismail Cela e Mulla Mullaj, me shkakun, se u

6
eshte mohuar e drejta per te qene pale ne kontrate dhe se deklarata noteriale nr. 1921 date
27.9.1994, eshte e pavlefshme pasi eshte e fallsifikuar e nuk shpreh vullnetin e tyre.
Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur: “Te pranoje pjeserisht padine e padise te ngritur
nga punonjesit e PAM Tirane.
Konstatimin e pavlefshem te kontrates shitblerjes me nr. 2419 rep., e 975 kol., date
7.5.1997 te lidhur midis PAM Tirane dhe Ismail Cela e Mulla Mullaj.
Rrezimin e padise se paditesave (punonjesve te PAM) per njohjen bashkepronar mbi
sendin.
Rrezimin e padise se paditesve Tarik Llagami, Luan Leka, Nexhat Llagami, Selim
Xhafa si te pa bazuar ne ligj.
Kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme sipas shpenzimeve qe kane bere secila
pale”.
Kolegji Civil i Gjykates Larte cmon se, me te drejte gjykata ka pranuar padine e
punonjesve, per konstatimin e pavlefshem te kontrates shitblerjes nr. 2419 rep., 975 kol., date
7.5.1997 te lidhur midis PAM Tirane dhe Ismail Cela e Mulla Mullaj, si te lidhur ne kundershtim
me ligjin, neni 92 i Kodit Civil, per faktin se deklarata noteriale nr. 1921 date 27.9.1994 ka
rezultuar e fallsifikuar, e parregullt, pra nuk eshte shfaqur vullneti i punonjesve te tjere, per te
hequr dore nga privatizimi i PAM te cileve ju eshte dhene e drejta e privatizimit, sipas ligjit dhe
leshuar autorizimi nga AKP Tirane.
Po ashtu me te drejte, gjykata ka rrezuar nje pjese te objektit te padise te punonjesve
per tu njohur bashkepronar te sendit objekt i kontrates me te paditurit Ismail Cela dhe Mulla
Mullaj, pasi nuk eshte pranuar qe mes tyre te kete bashkepronesi.
Sipas nenit 199 te Kodit Civil ka bashkepronesi, kur nje ose disa sende dhe te drejta
reale u perkasin bashkerisht, dy ose me shume personave.
Paditesat, punonjes te tjere te PAM nuk rezulton e provuar te kene fituar pronesine
mbi sendet, objektet e ish PAM, qe te pretendojne per realizimin e te drejtave qe burojne nga
bashkepronesia, neni 200 e vijues te Kodit Civil. Ata, as nuk kane marre pjese ne ndonje
veprim juridik shitje, i cili kalon pronesine mbi sendet e paluajtshme sic kerkojne nenet 83 dhe
705 te Kodit Civil.
I drejte, eshte vendimi edhe persa i perket kthimit te paleve ne kontrate ne gjendjen e
meparshme, ne baze te nenit 106 te Kodit Civil, duke zgjidhur pasojat e pavlefshmerise se
veprimit juridik.
Ne lidhje me rrezimin e padise se paditesve, ish-pronare te truallit vendimi i Gjykates
Apelit, eshte ne kundershtim me ligjen, e duhet ndryshuar.
Keshtu sipas autorizimit te leshuar nga AKP, punonjesve te PAM ju eshte dhene e
drejta e privatizimit pa ankand, ne baze te VKM nr. 195 date 16.4 1993, nderkohe qe sipas
nenit 2 te VKM nr. 248 date 27.5.1993 “Privatizimi behet pa ankand vetem per ish-pronaret,
ne zbatim te ligjit nr. 7698 date 15.4.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave te ish-
pronareve”.
Prandaj, kontrata e shitjes e lartpermendur vjen ne kundershtim me ligjen, eshte e
pavlefshme si veprim juridik konform nenit 92 te Kodit Civil, duke mos u respektuar ne kete
veprim juridik ligji nr. 7698 date 15.4.1993, neni 21 per ish pronaret e truallit qe kane fituar te
drejten e parablerjes.
Ne keto rrethana, per kete pjese, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet ndryshuar
duke pranuar padine e paditesve, pronar trualli, per pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes
nr. 2419 rep., e 975 kol., date 7.5.1997.
Sa siper secila pale do kete mundesi te realizoje te drejtat qe ju njeh ligja per
privatizimin e prones shteterore.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485 te K.Pr.Civile,

7
VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.3, date 29.1.2001 te Gjykates se Apelit Tirane ne kete
menyre:
Pranimin e padise se paditesave Tarik Llagami, Luan Leka, Nexhat Llagami, Selim
Xhafa per pavlefshmerine e kontrates se shitjes nr. 2419 rep. dhe 975 kol., date 07.05.1997.
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 30 date 29.01.2001 te Gjykates se Apelit Tirane per
pjeset e tjera.

Tirane me 09.05.2002

8
Nr. 1641/226 i Regj Themeltar
Nr. 523 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Metush Saraci Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Vladimir Metani Anetar
Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 09.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:


PADITËS: 1.EDMOND KOKALARI
2. BESNIK SKENDULI
3. SPARTAK SKENDULI perfaqesuar me prokure nga
av. Haneme Bakia

TË PADITUR: 1. SOKOL BACO, Gjirokaster, ne mungese


2. SEKSIONI FINANCES PRANE BASHKISE
GJIROKASTER, ne mungese
3. NDERMARRJA RIPARIM SHERBIMEVE,
GJIROKASTER, ne mungese

PERSON I INTERESUAR: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE


TE PALUAJTSHME.

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i te paditurve per hapjen e rruges kalimit.
Ndalimin cenimit te pronesise per siperfaqen 189 m2.
Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates shitjes truallit
dhe c`regjistrimin e kontrates nr.453, date 291 kol.,
date 11.12.1991 nga Zyra e Hipotekes.

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin Nr.639, date 13.10.2000, ka


vendosur :
Pranimin e pjeshem te padise duke detyruar te paditurin Sokol Baca te lejoje te
kalojne paditesat ne pjesen e truallit qe ka ne perdorim ne pjesen perendimore
me gjeresi 3 m, sipas gentplanit te percaktuar nga ekspertet.
Ndalimin e cenimit ne pronesi per siperfaqen 189 m2.
Rrezimin e padise pe pjesen tjeter.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin Nr.98, date 01.03.2001, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.639, date 13.10.2000 te Gjykates se Shkalles se
Pare Gjirokaster.

9
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs i padituri Sokol Baca dhe
parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:
- Si une dhe paditesat kemi blere prona nga shteti, por paditesat nuk mund te kerkojne
tjeter rruge kalimi vec asaj ekzistuese qe kane patur ne pronen e tyre. Hapja e nje
rruge tjeter kalimi ne vendin e lojrave demton interesat e ketij ambienti publik.
- Ne pjesen perendimore muri i prones te paditurve sherben si kufi ndares me
kendin e lojrave prandaj nuk ka arsye qe brenda kesaj siperfaqe paditesat te
pretendojne edhe per nje siperfaqe tjeter ne gjatesi 63 m dhe gjeresi 3 m. nga
prona e tyre.
- Trualli 189 m2 objekt konflikti eshte regjistruar ne emrin tim ne zyren e hipotekes
dhe nuk eshte e vertete te jete blere nga paditesat.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesen e paditesave
av. Hanema Bakia, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
Ka rezultuar gjate gjykimit se paditesat jane pronare te disa objekteve te ndodhura ne
teritorin e ish Uzines Mekanike Gjirokaster prona te cilat figurojne te regjistruara edhe prane
Zyres Hipoteke Gjirokaster.
Po ashtu edhe i padituri ka privatizuar kendin e lojrave per femije qe ndodhet ne
pjesen perendimore me pronat e paditesave prone te cilen gjithashtu e ka regjistruar ne zyren
e hipotekes.
Mbas privatizimit te ketyre objekteve midis paleve ndergjyqesa jane krijuar konflikte per
kufizimet e pronave dhe rruget e kalimit per perdorimin e tyre prandaj paditesat jane drejtuar
gjykates per zgjidhjen e tyre.
Mbas administrimit te provave gjykata ka konkluduar ne pranimin e padise duke
detyruar te paditurin te pushoje cenimin e pronesise ne siperfaqen 189 m2 dhe te lejoje
paditesat te kalojne ne kete prone.
Shkaqet e paraqitura ne rekurs nga i padituri nuk kane te bejne me zbatim te keq te
ligjit prandaj ato nuk gjejne mbeshtetje as edhe ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Ato kane te bejne
vetem me vleresim te provave te admnistruara ne gjykimin e ceshtjes e drejte kjo e gjykates
qe ka gjykuar ceshtjen ne fakt e mbeshtetur ne nenin 29 te K.Pr.Civile sipas te cilit gjykata
cmon provat qe ndodhen ne aktet ne baze te bindjes se saj te brendeshme, te formuar nga
shqyrtimi ne teresine e tyre i rrethanave te ceshtjes.
Mbi bazen e akteve te pronesise dhe mbeshtetur ne mendimin e eksperteve gjykata
ka konkluduar lidhur me percaktimin e pronave te pretenduara nga palet si dhe kufizimet e
tyre. Konstatohet se ajo ka bere nje vleresim te drejte dhe te sakte te provave dhe ka zgjidhur
drejt konfliktin midis paleve prandaj nuk gjendet asnje shkak ligjor qe ta beje vendimin e
cenueshem.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.98, date 01.03.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, me 09.05.2002

10
Nr. 1810 i Regj. Themeltar.
Nr. 524 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Zamir Poda Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1810 qe i


perket:

PADITËS: ARTUR RUSTEMI


GENCI RUSTEMI
THEMI PERRI
NAUM PAPUÇIU, perfaqesuar nga avokat Serafin Guxho

I PADITUR: FREDERIK XHAHO


KRISTAQ XHAHO
LLAMBA ÇEREPI
K.K.K.PRONAVE PRANE PREFEKTURES FIER

OBJEKTI I PADISË:
Ndryshimi i vendimit nr. 119 date 24.08.1995 te K.K.Pronave
ndryshuar me vendimin nr.347 date 23.06.2000
te Gjykates se Apelit Vlore, pavlefshmeri e kontrates se shitjes,
pushim cenimi ne posedim, pushim cenimi ne pronesi.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr. 1449 date 11.12.2001 ka vendosur:


Te deklaroje moskompetencen per gjykimin ceshtjes nr. 1618 date 05.11.2001
me padites Artur Rustemi, Genci Rustemi, Themi Perri, Naum Papuçiu me te
paditur Frederik Xhaho.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit ka bere rekurs pala paditese Artur Rustemi i cili
kerkon prishjen e vendimit nr. 1449 date 11.12.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Fier
duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi eshte i pabazuar ne ligj. Gjykata arsyeton se kerkimet tona mund te
kerkoheshin ne rruge tjeter. Perderisa arsyeton keshtu kjo gjykate duhej te vazhdonte
gjykimin, te pushonte ose te rrezonte padine.
- Objekti i padisë ka dhe kerkime te tjera per te cilat gjykata nuk kishte pengesa ligjore
te vendoste.

11
- Ne kushtet kur praktika gjyqesore nuk eshte konsoliduar ( me shfuqizimin e kreut te IV
“Kundershtim i te tretit” ne gjykuam te godasim vendimin e gjykates se apelit me kete
padi. Neqoftese ajo nuk qendron gjykata ta rrezonte padine.
- Neni 61 i K.Pr.Civile, kerkon dergimin e akteve nje gjykate tjeter ne rastin konkret
gjykata ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e kesaj dispozite mbasi arsyeton
“….se nuk mund t’ja dergoje kete ceshtje per gjykim ndonje gjykate tjeter, sepse asnje
gjykate nuk ka kompetence per gjykimin e ceshtjes”.
- Kerkojme te orientohet gjykata ne raste tilla mbasi çfuqizimi i kreut te IV te K.Pr.Civile
ka sjelle veshtiresi per kundershtimin e vendimeve te formes se prere.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Vendimi nr. 1449 date 11.12.2001 i Gjykates se Rrethit Fier eshte rrjedhoje e zbatimit
te gabuar te ligjit, prandaj ai duhet te prishet dhe ceshtja duhet te dergohet prane asaj gjykate
per vazhdimin e gjykimit.
Nga materialet e administruara ne gjykimin e zhvilluar ka rezultuar se paditesat me
padine ne gjykim kane kerkuar ndryshimin e vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave nr.
119 date 27.08.1995 te ndryshuar me vendimin nr. 347 date 23.06.2000, te Gjykates se
Apelit Vlore, pavlefshmerine e kontrates se shitjes nr. 231 rep date 18.01.2001, pushimin e
cenimit ne pronesi per nje siperfaqe 10 m2 dhe pushim cenimi ne posedim. Si shkak ligjor per
kete gjykim ka perdorur nenet 92/a, 302, 312 te Kodit Civil, nenin 32 te K.Pr Civile dhe ligjin nr
7698 date 15.04.1993”Per kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronareve”.
Ne perfundim te gjykimit Gjykata e Rrethit Fier, ka deklaruar moskopetencen per
gjykimin e kesaj ceshtjeje. Ne vendimin e saj kjo gjykate arsyeton se: vendimi i komisionit te
kthimit te pronave qe kerkohet te ndryshohet prej paditesave eshte ndryshuar me pare me nje
vendim te Gjykates se Apelit Vlore nr. 347 date 23.06.2000 qe ka marre forme te prere dhe
perben gje te gjykuar . Rruget per kundershtimin e tij jane parashikuar ne K.Pr.Civile, por ne
asnje menyre kjo rruge nuk mund te jete ajo qe kane zgjedhur paditesat. Me teje gjykata
vazhdon arsyetimin e saj:…..”por duke mos qene moskopetence teritoriale por lendore, nuk
mund tja dergoje ndonje gjykate tjeter gjykimi n e kesaj padie pasi asnje gjykate nuk ka
kopetence te tille si ajo qe pretendojne paditesat”
Konkluzioni i mesiperm i gjykates eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.
Ne kreun e trete te Kodit te Procedures Civile, jane te parashikuara kopetencat
lendore dhe tokesore te gjykates. Ne nenin 41 eshte sanksionuar: Ne kopetence te gjykates
se rrethit jane te gjithe mosmarrveshjet civile e mosmarrveshjet e tjera te parashikuara ne kete
kod dhe ne ligje te vecanta” Pikerisht objekti i gjykimit te mesiperm eshte nje mosmarreveshje
civile sepse kerkohet konstatimi i pavlefshmerise se nje kontrate shitje, ndalimi i cenimit ne
pronesi (padi qe lidhet me mbrojtjen e pronesise), ndalimi i cenimit ne posedim (padi qe lidhet
me mbrojtjen e posedimit) si dhe ndryshimi vendmit te Komisionit te Kthimit te pronave sipas
ligjit nr. 7698 date 15.04.1993 i cili shprehimisht i ka dhene kompetence gjykates per te
zgjidhur mosmarrveshjet qe lindin nga dhenia e vendimeve prej komisioneve. Pra duke qene
mosmarreveshje te kesaj natyre gjykimi i ceshtjes se mesiperme perfshihet ne rrethin e
kompetencave lendore te gjykates se rrethit.
Gjykata duke argumentuar se kjo ceshtje eshte zgjidhur njehere me nje vendim te
formes se prere dhe duke e perdorur kete si shkak per deklarimin e moskompetences ka
gabuar sepse eshte shprehur indirekt per themelin e ceshtjes. Fakti nese kesaj ceshtje i eshte
dhene ose jo nje zgjidhje me nje vendim te meparshem eshte nje fakt qe duhet vleresuar nga
gjykata gjate gjykimit te ceshtjes per t’i dhene zgjidhje perfundimtare lidhur me themelin e saj
por kjo i perket nje faze te mevoneshme mbasi te jete kapercyer problemi i kompetences.

12
Nga sa me siper ceshtja duhet t’i dergohet Gjykates se Rrethit Fier per vazhdimin e
gjykimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 63 te K.Pr.Civile

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1449, date 11.12.2001 te Gjykates se Rrethit Fier dhe dergimin
e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit prane asaj gjykate.

Tirane me 14.05.2002

13
Nr. 1721/297 i Regj. Themeltar
Nr. 525 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Zamir Poda Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2002 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:


PADITËS: 1. HAXHIRE ÇURKA
2. MYFARET ÇURKA
3. ALI ÇURKA
4. LULJETA ÇURKA

TË PADITUR: 1. K.K.K TE PRONAVE PRANË


KËSHILLIT TË RRETHIT KORÇË
2. PETRIKA STEFANLLARI
3. MISHEL STEFANLLARI
4. NIKO LARJA
5. ISMAIL GARO
6. MIKAIL GAXHO
7. AGJENSIA KOMBËTARE E PRIVATIZIMIT, DEGA
KORÇË
8. LIKUJDATORI I NDËRMARRJES METALIKE
9. SEKSIONI IFINANCËS PRANË KËSHILLIT TË
RRETHIT KORÇË

PERSONA TË TRETË: 1. MYXHYRE BIXHO


2. ARBEN BREGU
3. PRANVERA STEFA
4. LUAN BONI
5. VASKË DEDO
6. SADIK BRAHIMLLARI.
7. LUAN SHEHU

OBJEKT I PADISË:
Ndryshimi i vendimit nr.940, date 12.01.1996 të K.K.K. të Pronave;
pavlefshmëria e kontratave te shitjes së godinës
së zyrave dhe lulishtes së ish Ndërmarrjes Metalike Korçë
Baza ligjore: Ligji nr.7896, date 15.04.1993 dhe neni 17/b i Kodit Civil
14
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin nr.177, date 05.02.1998 ka vendosur:
Pranimin e pjesshëm të padisë me paditës Irfan Çurka, i paditur Komisioni i
Kthimit të Pronave pranë Këshillit të Rrethit Korçë, ndërhyrësa kryesorë
Myxhyre Bixho, Arben Bregu, Pranvera Stefa, Luan Boni, Vaskë Dedo, Sadik
Brahimllari, Luan Shehu, duke anulluar vendimin nr.940, date 12.01.1996 të
K.K.K.Pronave për sipërfaqen prej 375 m2, e cila i kthehet e lire paditësit.
Veçimin e gjykimit të padisë shtesë me të paditur Ismail Garo etj., me objekt
anullimin e kontratave të shitblerjes.

Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.185, date 17.05.2000 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.177, date 05.02.1998 të Gjykatës së Rrethit Korçë, si
më poshtë:
Rrëzimin e kërkesëpadisë me objekt anullimin e vendimit nr.940, date
12.01.1996 të K.K.K.Pronave pranë Këshillit të Rrethit Korçë.
Lënien në fuqi të vendimit nr.177, date 177, date 05.02.1998 të Gjykatës së
Rrethit Korçë, përsa i përket veçimit të gjykimit të padisë me objekt anullimin e
kontratave të shitblerjes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili parashtron këto
shkaqe për ndryshimin e vendimit, duke u pranuar padia:
- Vendimi është në kundërshtim me ligjin. Sipërfaqja ka qenë fillimisht lulishte e
fabrikës dhe sot ka humbur destinacionin e saj, duke qenë truall i lire.
- Arsyetimi i gjykatës se, objektet tashmë kanë ndryshuar destinacion dhe ky truall
është i nevojshëm, nuk gjen mbështetje në asnjë dispozitë ligjore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, avokatin e shtetit Delo Isufi, i cili kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 185, date 17.05.2000 i Gjykates se Apelit Korce dhe ai nr. 177, date
05.02.1998 i Gjykates se Rrethit Korce duhet te prishen per shkelje te renda te normave
proceduriale (neni 467 i K. Pr. Civile).
Keto vendime, nga njera ane bejne fjale per padites te kunderpaditur dhe te paditur
kunderpadites dhe nga ana tjeter nuk permendin as objektin e kunderpadise dhe as bazen
ligjore te saj.
Ne dosjen gjyqesore mungon kunderpadia.
Sipas nenit 160/2 te Kodit te Procedures Civile, kunderpadia mund te paraqitet derisa
nuk ka perfunduar hetimi gjyqesor dhe i nenshtrohet te gjitha rregullave te caktuara per
ngritjen e padise. Duke iu referuar ketyre rregullave, nenet 153 dhe 154 te Kodit te
Procedures Civile parashikojne se paraqitja e padise behet me shkrim dhe ajo duhet te
permbaje vec te tjerave, percaktimin e objektit, tregimin e fakteve, rrethanave, dokumenteve,
mjeteve te tjera provuese dhe te se drejtes mbi te cilat mbeshtetet ajo, kerkimin e paditesit, etj.
Ketyre rregullave duhet t`i nenshtrohet edhe kunderpadia.
Gjithashtu, vendimet nr. 185, date 17.05.2000 i gjykates se apelit dhe nr. 177, date
05.02.1998 i gjykates se rrethit, nga njera ane bejne fjale per nderhyrjen kryesore dhe nga
ana tjeter nuk permendin as objektin e nderhyrjes kryesore dhe as bazen ligjore te saj.
Sipas nenit 189 te Kodit te Procedures Civile, kushdo mund te nderhyje ne nje proces
gjyqesor qe zhvillohet ndermjet personave te tjere, kur pretendon per vete teresisht ose
pjeserisht sendin ose nje te drejte qe eshte objekti i padisë ne shqyrtim, ose qe lidhet me
perfundimin e gjykimit, duke ngritur padi kunder te dy paleve ose njeres prej tyre.

15
Sipas nenit 190 te Kodit te Procedures Civile, per te nderhyre ne nje proces civil sipas
nenit te mesiperm, me cilesine e nderhyresit kryesor, personi i trete i paraqet gjykates
kerkesen e tij me shkrim ne aq kopje sa jane ndergjyqesit.
Ne dosjen gjyqesore mungon kjo kerkese e nderhyresve kryesore.
Ne keto kushte, bazuar ne nenin 467, pika “e” te Kodit te Procedures Civile, gjykata e
apelit duhej te prishte vendimin e gjykates se rrethit dhe t`ia dergonte asaj ceshtjen per
rigjykim, per shkak se mungojne dokumentet e mesiperme.
Meqenese gjykata e apelit e ka lejuar kete shkelje te rende procedurale, Kolegji Civil i
Gjykates se Larte, ne zbatim te dispozites se mesiperme, duhet te prishe vendimin e gjykates
se apelit dhe te gjykates se rrethit dhe t`i dergoje ceshtjen per rishqyrtim gjykates se rrethit,
me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 185, date 17.05.2000 te Gjykates se Apelit Korce dhe te
vendimit nr. 177, date 05.02.1998 te Gjykates se Rrethit Korce dhe dergimin e ceshtjes per
rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Korce me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 14.05.2002

16
Nr. 1994 i Regj. Themeltar
Nr. 526 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Zamir Poda Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2002 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: VERI SATKA

TË PADITUR: 1.KËSHILLI I QARKUT BERAT


2.ZYRA E GJËNDJES CIVILE SKRAPAR

PERSONA TË TRETË: 1. XHEVIT SATKA


2. SYTKI MUÇA
3. KUJTIM MUÇA
4. GËZIM GURRI

OBJEKTI I PADISË:
Njohja e pavërtetësisë (falsiteti) së dokumentit;
njohja e marrdhënies juridike të adoptimit (birësimit);
ndreqje e akteve te gendjes civile;
fshirja nga regjistrat e gjendjes civile të trungut të Jahja Satkës
e të personit të tretë Xhevit Satka etj.
Baza Ligjore: Nenet 32, 300 të K.Pr.C;
neni 34 i K.Pr.C. (të vitit 1982);
neni 5/b e c të Ligjit nr.8812, date 17.05.2001;
neni 4 i Ligjit nr.602, date 19.05.1948 “Për adoptimin”;
nenet 26 e 31 të Ligjit nr.5840, date 20.02.1979
“Për aktet e Gjendjes Civile”

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.1175, date 26.03.2002 ka


vendosur:
Moskompetencën e saj në shqyrtimin e çështjes civile me nr. 845 Regj. Them..
Dërgimin e akteve për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Pare Skrapar për
kompetencë gjykimi.

Kunder këtij vendimi ka bere rekurs paditësi, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen
e tij dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Pare Tiranë:

17
- Vendimi i pushimit të gjykimit të çështjes nga Gjykata e Shkallës së Parë Skrapar,
nuk është vendim përfundimtar, në bazë të nenit 127 të K.Pr.C.. Pushimi i gjykimit nuk
e shuan të drejtën e padisë, në bazë të nenit 300 të K.Pr.C., prandaj unë ngrita padi
tjetër. Nga vetë përmbajtja e këtyre dispozitave, mbetet me efekte ligjore vendimi i
Gjykatës së Kasacionit date 04.11.1997 për transferimin e gjykimit të çështjes nga
gjykata e shkallës së pare Berat në Gjykatën e Shkallës së Pare Skrapar.
- Vendimi për deklarimin e moskompetencës ka pasur parasysh vendimin e Gjykatës
së Lartë 03.11.1999, i cili ka qenë i gabuar.
- Gjykata e rrethit është kontradiktore në intrepretimin e nenit 42 të K.Pr.Civile, pasi
vendimi objekt gjykimi është dhënë nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor
Skrapar, funksionet e të cilit i kanë kaluar Këshillit të Qarkut Berat, i cili është i
padituri kryesor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesit e paditesit, av. Viktor
Konomi dhe av. Vasil Plaku, te cilet kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se
Pare Tirane dhe vazhdimin e gjykimit nga ajo gjykate, perfaqesuesin e personit te trete Xhevit
Satka, av. Adnor Shameti, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm dhe pasi shqyrtoi
ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.1175, date 26.03.2002 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane eshte i drejte
dhe i bazuar ne ligj, prendaj ai duhet te lihet ne fuqi.
Ka rezultuar se paditësi Veri Satka ka paraqitur padi me 08.11.2001 pranë Gjykatës së
Shkallës së Pare Tiranë kunder Këshillit të Qarkut Berat dhe Zyrës së Gjëndjes Civile Skrapar,
me objekt pavërtetësi dokumenti, të vendimit nr.116, date 20.10.1964 të ish Komitetit
Ekzekutiv të K.P. të Rrethit Skrapar dhe rregullimin e pasojave që rrjedhin nga njohja e
pavertetesise se këtij dokumenti.
Gjykimi i po kësaj çështjeje ka filluar qysh në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Skrapar.
Pas disa gjykimeve, Gjykata e Larte, Kolegji Civil, pasi ka prishur te dy vendimet e gjykatave
te mesiperme, me vendimin nr.1055, date 03.11.1999 ka derguar çështjen per rishqyrtim në
Gjykatën e Rrethit Skrapar.
Gjykata e Lartë, Kolegjet e Bashkuara, më daten 05.07.2001 kanë vendosur
mospranimin e rekursit në interes të ligjit të paraqitur nga paditësi kundër këtij vendimit
nr.1055, date 03.11.1999 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.
Gjykata e Shkallës së Pare Skrapar, pas dergimit te çeshtjes nga Gjykata e Larte
(Kolegji Civil) për rishqyrtim, me vendimin date 24.05.2000 ka vendosur pushimin e gjykimit
për shkak të mosparaqitjes se paditësit.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, mbi padine e ngritur nga paditesi me 08.11.2002
prane saj, me te drejte ka vendosur moskompetencen e saj ne shqyrtimin e kesaj ceshtjeje
dhe dergimin e akteve per shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Pare Skrapar për kompetencë
gjykimi.
Ne dhenien e vendimit kjo gjykate ka pasur parasysh kerkesat e nenit 43 te K.Pr. Civile
se, kur i padituri eshte person juridik ka qendren e tij.
Te paditur ne kete proçes jane Keshilli i Qarkut Berat dhe Zyra e Gjendjes Civile
Skrapar, ku jane kryer veprimet perkatese dhe ndodhen aktet objekt gjykimi. Keshtu, ne keto
rrethana, gjykata kompetente per shqyrtimin e kesaj padie nuk mund te jete Gjykata e
Shkalles se Pare Tirane.
Paditesi i eshte drejtuar kesaj gjykate duke u mbeshtetur ne nenin 46 te K.Pr.Civile,
megjithese objekt i padise nuk eshte asnje nga kerkimet qe parashikohen ne kete nen dhe qe
mund ta bejne komptente ne shqyrtimin e saj Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane, si gjykate e

18
kryeqytetit. Keshtu, paditesi nuk ka ngritur padi qe rrjedh nga trashegimi, padi per
pavlefshemrine e testamentit apo per pjestimin e tashegimit.
Pretendimi i paditesit se, vendimi i pushimit te gjykimit te çeshtjes nga Gjykata e
Shkallës së Parë Skrapar, nuk i heq atij te drejten e ngritjes se padise, sepse sipas nenit 300
te K.Pr.Civile, pushimi i gjykimit nuk e shuan padine, nuk qendron. Ne kete rast paditesit nuk i
mohohet e drejta e ngritjes se padise, por bazuar ne dispozitat qe kane te bejne mevendin ku
ngrihet padia, ai nuk mund ta ngreje ate padi ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane.
Pretendimi tjeter i paditesit se, mbetet me efekte ligjore vendimi nr.92, date 04.11.1997
i Gjykates se Larte, me te cilin eshte transferuar gjykimi i çeshtjes ne Gjykaten e Shkalles se
Pare Tirane nuk qendron. Kodi i Procedures Civile nuk parashikon transferimin e gjykimit të
çështjes. Nga ana tjeter, vendimi i Gjykatës së Lartë Kolegji Civil, nr.1055, date 03.11.1999
me te cilin çeshtja eshte deguar per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Skrapar eshte
ende ne fuqi. Prandaj, pretendimi i paditesit se ky vendim eshte i gabuar, nuk mund te
pranohet.
Ne keto rrethana, Gjykata e Shkallës së Pare Tirane, mbeshtetur ne nenin 61 te
K.Pr.Civile, ka vendosur drejt moskompetencen e saj per shqyrtimin e kesaj padie dhe
dergimin e akteve per shqyrtim Gjykaten se Shkalles se Pare Skrapar.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 62 e 63 te K.Pr.Civile

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1175, date 26.03.2002 te Gjykates se Shkalles se Pare
Tirane.

Tirane, me 14.05.2002

19
Nr. 1951 i Regj. Themeltar.
Nr. 527 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues


Zamir Poda Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1951 qe i


perket:

PADITËS: NAZMI DEMI

I PADITUR: MUHAZEZ MYDERIZI

PERSON I TRETE: K.K.K. TE PRONAVE TE QARKUT SARANDE


KRYQI I KUQ SHQIPTAR

OBJEKTI I PADISË:
Njohja e pavertetesise se nje dokumenti
me pasoja per cenim ne pronesi.
Baza Ligjore: Neni 32 paragrafi “c” i K.Pr.Civile

Gjykata e Shkalles se Pare Sarande, me vendimin nr. 126 date 05.03.2002 ka


vendosur:
Te shpalle moskompetencen e saj per shqyrtimin gjyqesor te ceshtjes civile me
nr. 285 akti date 13.02.2002 ne Sarande, duke i derguar padine se bashku me
aktet qe ndodhen ne dosje Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere


rekurs paditesi Nazmi Demi, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per
vazhdimin e gjykimit ne Gjykaten e shkalles se pare Sarande duke parashtruar keto shkaqe:
- Padia duhej te shqyrtohej ne Gjykaten e shkalles se pare Sarande, pasi dhe konfliktet
kryesore jane gjykuar po aty. Pretendimet e mia per pavertetesine e gentplaneve jane
ne qytetin e Sarandes.
- -Ne kundershtim me ligjin, gjyqtari na detyron te ankohemi ne Gjykaten e Larte,
nderkohe qe duhej te ankoheshim ne Gjykaten e Apelit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin perkates, ankuesin qe deklaroi se heq dore nga ankimi dhe
diskutoi ceshtjen,

20
VËREN
Ankuesi ka parashtruar se heq dore nga ankimi. Heqja dore nga ankimi, gjykates iu
paraqit me shkrim.
Ne keto rrethana meqenese nuk ka filluar relatimi ne seance gjyqesore ka vend per
pushimin e gjykimit te ceshtjes ne kete gjykate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 490 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit te ceshtjes ne kete gjykate.

Tirane me 14.05.2002

21
Nr. 1741/317 i Regj. Themeltar.
Nr. 528 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues


Zamir Poda Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1741/317 qe i


perket:

PADITËS : MITROPOLIA E SHENJTE

I PADITUR : FOTAQ ZOI


DREJTORIA E SHERBIMIT SHENDETSOR
KOMUNA “ QENDER ” LIBOHOVE
DREJTORIA ARSIMORE GJIROKASTER

PERSON I TRETË : K.K.K.PRONAVE PRANE KESHILLIT TE


RRETHIT GJIROKASTER.

OBJEKTI I PADISË:
Anullimin e vendimit nr. 668 date 03.12.1999
te K.K.K.Pronave prane Keshillit te Rrethit Gjirokaster.
Baza Ligjore : Ligji 7698 date 15.04.1993 .

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster me vendimin nr. 494, date 05.09.2000 ka


vendosur:
Pranimin e pjesshem te padise.
Anullimin e vendimit nr. 668 date 03.12.1999 te K.K.K.Pronave duke njohur
pronesine e paditesit Mitropolia e Shenjte, mbi nje siperfaqe trualli prej 7421
m2, te ndodhur ne fshatin Labove te Kryqit, me kufizime sipas vendimit te
K.K.K.Pronave dhe gentplanit bashkangjitur atij.
T’i ktheje paditesit “ Mitropolia e Shenjte” siperfaqen prej 5725 m2 dhe t’i
kompensoje siperfaqen prej 1696 m2 te zene nga objekti i blere nga Fotaq Zoi,
shkolla e fshatit dhe kompleksi shendetesor prej siperfaqeve perkatese te
pershkruara ne pjesen arsyetuese te vendimit si dhe akt ekspertimit.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 40, date 01.02.2001 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 494, date 05.09.2000 te Gjykates se Shkalles se
pare Gjirokaster.

22
Kunder vendimit te gjykates ka ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se
Larte, pala paditese, Mitropolia e Shenjte i cili ka kerkuar prishjen e tij duke parashtruar
shkaqet :
- Objekti i quajtur "kompleks shendetesor" aktualisht nuk ka kete destinacion dhe
administrohet nga kisha.
- Shkolla eshte ndertuar nga pala paditese dhe oborri i saj ka qene truall i kishes. Ne
keto kushte kerkojme kthimin e kesaj prone.
- Eksperti nuk ka bere matjet ne vend per pronen e Fotaq Zoit.

Ka ushtruar kunderrekurs pala e paditur, Drejtoria e Sherbimit Shendetesor, qe kerkon


mospranimin e rekursit te paraqitur nga pala paditese, Mitropolia e Shenjte per shkaqet :
- Nuk qendron pretendimi i pales paditese se objekti i quajtur "Kompleks
Shendetesor" aktualisht nuk ka kete destinacion dhe administrohet nga kisha. Ky
objekt sherben si qender ambulatore dhe po kete destinacion ka patur qe nga
momenti i ndertimit te tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, perfaqesuesen e avokates se
shtetit Flutura Guri qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne
gjykaten e shkalles se pare dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Gjykata e Apelit Gjirokaster ka respektuar dhe ka zbatuar drejt ligjin e per rrjedhoje
vendimi i saj duhet te lihet ne fuqi.
Ana paditese Mitropolia e Shenjte Gjirokaster ka kerkuar ndryshimin e vendimit nr. 668
date 13.12.1999 te K.K.K.Pronave prane Keshillit te Rrethit Gjirokaster, duke pretenduar se
siperfaqja e lire e prones se saj eshte me e madhe se 3921 m2, qe ka disponuar Komisioni
per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ne favor te saj.
Gjykatat duke patur parasysh kerkesat e ligjit nr. 7698 date 15.04.1993 “Per Kthimin
dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve” si dhe aktet nenligjore perkatese, duke marre
dhe mendimin e ekspertit e kane pranuar pjeserisht padine, duke i kthyer anes paditese truall
te lire siperfaqen prej 5725 m2 gjithsej, kurse pjesa e mbetur nga siperfaqja e pergjithshme e
ish prones prej 7421 m2 eshte konsideruar e zene.
Ne rekursin e paraqitur ana paditese ka pretenduar se pervec siperfaqes se kthyer
truall te lire, duhet t’i kthehet e lire dhe siperfaqja prej 114 m2 te ish kompleksit shendetesor,
94 m2 qe mbahen prej te paditurit Fotaq Zoi dhe 1350 m2 truall qe ze ½ (nje te dyten pjese)
te godines se shkolles.
Keto pretendime ana paditese i ka parashtruar gjate gjykimit te ceshtjes dhe gjykatat i
kane vleresuar dhe verifikuar sipas kerkesave ligjore si ne drejtim te zbatimit te ligjit material
ashtu dhe ne drejtim te zbatimit te kerkesave proceduriale.
Parashtrimi i bere ne rekurs eshte i pergjithshem dhe nuk evidenton asnje nga ato
shkaqe qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile, qe mund te passjellin cenimin e vendimeve.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 40, date 01.02.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane me 14.05.2002

23
Nr.1683/263 i Regj Themeltar
Nr.529 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Evgjeni Sinoimeri Anetare
Ylvi Myrtja Anetar
Zamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: DASHAMIR BAKALLI, ne mungese

TË PADITURKUNDËRPADITËS: KALEM DISHA, HALIT DISHA


ne mungese),
ZYRA QORDJA, HAVA QORDJA, perfaqesuar
nga Av.Bexhet Agolli
AVOKATI I PERGJITHSHEM I SHTETIT,
perfaqesuar nga K. Gazeli

OBJEKTI I PADISË:
Kundershtim i Vendimit Nr.20, date 27.04.1995
dhe Nr.726, date 01.10.1996 te K.K.K.Pronave.
Baza Ligjore: Ligji Nr.7698, date 15.04.1993.
OBJEKTI I K/PADISË:
Kundershtim i Vendimit Nr.84,
date 16.07.1997 te K.K.K.Pronave.
Baza Ligjore: Ligji Nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin Nr.3089, date 27.10.1999, ka


vendosur :
Pranimin e kerkesepadise dhe rrezimin e kunderpadise. Lenien ne fuqi te
Vendimit Nr.726, date 01.10.1996 dhe 84, date 16.07.1997 te K.K.Pronave.
Prishjen e Vendimit Nr.20, date 27.04.1995 te K.K.Pronave, duke hequr nga ky
vendim siperfaqen prej 642 m2 qe eshte prone e familjes Bakalli, nga e cila
144 m2 eshte truall i lire dhe u kthehet ketyre te fundit ndersa 498 m2 u jepet
po ketyre me kompesim. Siperfaqja prej 498 m2 qe u jepet ne kompesim
trashegimtareve Bakalli ne skicen planimetrike bashkangjitur aktit te ekspertimit
eshte ne ngjyre jeshile. Ndersa siperfaqja e lire prej 144 m2 qe u kthehet si e
lire trashegimtareve Bakalli ne skicen planimetrike te vendimit te K.K.Pronave
Nr.84, date 16.07.1997 eshte shenuar me dy parcela perkatesi me 134 dhe 10
m2. Po kjo siperfaqe e lire prej 144 m2 ne skicen planimetrike bashkangjitur
aktit te ekspertimit eshte shenuar ne ngjyre jeshile.
24
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.667, date 27.06.2000, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te Vendimit Nr.3089, date 27.10.1999.

Kunder Vendimit Nr.667, date 27.06.2000 te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs,
i padituri kunderpadites, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimet jane haptazi ne kundershtim me ligjen dhe me provat. Ne kemi qene
gjithmone kufitare me paditesin. Gjykata duhet te saktesonte dhe vendoste drejte
kufirin ndermjet dy pronave.
- Vendimi i K.K.Pronave Nr.84, date 16.07.1997 i K.K.Pronave nuk duhet te merret
parasysh mbasi ai eshte mbeshtetur mbi nje vendim gjykate qe eshte prishur.
- Ekspertet kane gabuar me matjet e tyre.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
Pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit kunderpadites, i cili kerkoi prishjen e
vendimeve dhe kthimin per rigjykim,
Pasi degjoi perfaqesuesin e Avokatit te Shtetit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te
Gjykates se Apelit,

VËREN
Vendimi Nr.667, date 27.10.2000 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje e zbatimit
dhe respektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne
nenin 485/a te K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.
Eshte vertetuar se me Vendimin Nr.20, date 27.04.1995 te K.K.K.Pronave ish
pronareve Tirane, ne favor te te paditurve kunderpadites Disha eshte njohur ne pronesi nje
siperfaqe trualli prej 1450 m2, nga te cilat 414 m2, duke u konsideruar te lira i kthehen dhe
1036 m2 te konsideruara te zena, i kompensohen.
Po ashtu eshte vertetuar se me Vendimin Nr.726, date 01.10.1996 te K.K.K.Pronave
ish pronareve, ne favor te paditesve te kunderpaditur Bakalli, eshte njohur ne pronesi nje
siperfaqe trualli prej 642 m2, nga te cilat 144 m2 te konsideruara te lira, i kthehen dhe 498 m2
te konsideruara te zena, i kompesohen. Ne kete Vendim pranohet se nje pjese e prones i
eshte njohur dhe kthyer gabimisht trashegimtareve te familjes Disha me nje vendim te
meparshem dhe orientohet zgjidhja ne rruge gjyqesore.
Me pas, si rrjedhoje e Vendimit Nr.9748, date 10.12.1996 te Gjykates se shkalles se
pare, i cili kishte vendosur ndryshimin e dy vendimeve te K.K.K.Pronave, ka dale edhe
Vendimi Nr.84, date 16.07.1997 i K.K.K.Pronave ne favor te paditesit te kunderpaditur.
Vendimi i gjykates, pavaresisht se eshte prishur me pas nga Gjykata e Apelit, eshte aktualisht
vazhdim i gjykimit ne fjale.
Pala paditese ka pretenduar se Vendimi i K.K.K.Pronave ish pronareve dale ne favor
te tyre, eshte i sakte. Ne te kundert pala e paditur kunderpaditese e ka kundershtuar nje gje te
tille si dhe Vendimin e fundit te K.K.K.Pronave, duke pretenduar pasaktesine e tij.
Me te drejte gjate gjykimit te ceshtjes, per te sqaruar, konkretizuar dhe zgjidhur drejte
mosmarreveshjet ne fjale, ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 80 te K.Pr.Civile,
eshte vendosur dhe kryer ekspertimi me grup ekspertesh. Ai ka konkluduar se perfundimet e
arritura ne Vendimin Nr.726, date 01.10.1996 te K.K.K.Pronave, jane te sakta. Prona e njohur,
kthyer dhe kompesuar ne favor te paditesve, ne Vendimin Nr.20, date 27.04.1995, gabimisht
eshte perfshire brenda prones se pales paditur. Duke mos u percaktuar siperfaqet
respektivisht ne dokumentacionin e origjines se pronave, beri qe ekspertet te administronin,
vec te tjerave edhe harten e vitit 1937, e cila u krahasua me relievin e viteve 1963, 1982 dhe
ate te azhornuara ne vitin 1993. Ne perfundim te krahasimit sa me siper dhe matjeve faktike
ne terren, rezultoi se prona e te paditurit ishte 1081 m2 dhe jo 1450 m2. Per rrjedhoje, me

25
Vendimin e cituar me siper te K.K.K.Pronave, ishte njohur me shume nje siperfaqe prej 369
m2. Gjithashtu dilte se siperfaqe e lire ne fakt ishte 310 m2 dhe jo 414 m2.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se si rrjedhoje e nje hetimi gjyqesor te plote dhe
objektiv, si gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe ajo e Apelit Tirane, me te drejte kane
pranuar padine dhe kane rrezuar kunderpadine.
Persa i perket shkaqeve te parashtruara ne rekursin e paraqitur nga pala e paditur
kunderpaditese, cmohet se ato nuk jane nga ato qe parashikohen ne kerkesat e nenit 472 te
K.Pr.Civile, qe te motivojne apo perligjin cenimin e Vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.
Te gjitha pretendimet e ngritura, kane marre pergjigje ne analizen e detajuar qe eshte
bere si ne Vendimin e Gjykates se shkalles se pare ashtu edhe ne ate te Apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te Vendimit Nr.667, date 27.10.2000 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 14.05.2002

26
Nr. 1740/316 i Regj. Themeltar
Nr. 530 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Zamir Poda “
Valentina Kondili “
Evgjeni Sinoimeri “

me date 14.05.2002 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr. 1740/316 qe i
perket:

PADITËS: PANDELI MALUQI, perfaqesuar nga avokat Flamur Progonati

I PADITUR : KOÇO MUKA, ne mungese

PERSON I TRETË : K.K.K. PRONAVE PRANE KESHILLIT TE RRETHIT


GJIROKASTER.

OBJEKTI I PADISË
Anullimin e vendimit nr. 188 date 10.03.1995
te KKK Pronave dhe njohje pronesie.
Baza ligjore : Neni 10 i ligjit nr. 7698 date 15.04.1993
dhe neni 324 te KPr Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster me vendimin nr. 579, date 02.10.2000 ka


vendosur:
Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 126, date 14.03.2001 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr. 579, date 02.10.2000 te Gjykates se Shkalles se
pare Gjirokaster. Anullimin e pjesshem te vendimit nr. 188 date 10.03.1995 te
KKK te Pronave ne lidhje me njohjen dhe kthimin e siperfaqes se parcelave
90/5 dhe 90/6 prej 1980 m2 te Thoma Mukes. Njohjen e ish pronesise se
Pandeli Maluqit mbi nje siperfaqe prej 1860 m2, parcela 204/3 e kufizuar: V –
Arkivo Culi, J – Thoma Muka, L – Vasillo Ksero dhe P – rruge dhe kthimin e saj
pronarit Pandeli Maluqi.

Kunder vendimit te gjykates ka ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se


Larte, i padituri Koco Muka, i cili ka kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte haptazi jo logjik dhe i padrejte.
- Gjykata e apelit vendimin e saj e mbeshtet tek dokumentet e dosjes se pare,
megjithese vendimi gjyqesor i shkalles se pare eshte prishur nga Gjykata e Larte.
- Paditesi Pandeli Maluqi ka qene bujk dhe prona i eshte dhene nga Reforma Agrare.

27
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, avokatin Flamur Progonati, i cili kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Me vendim nr. 188 date 10.03.1995 te KKK te Pronave prane Keshillit te Rrethit
Gjirokaster, eshte njohur trashegimlenesi i te paditurve ish pronar per truallin me siperfaqe
5232 m2, te ndodhur ne fshatin Dervican, Gjirokaster, duke ju kthyer te paditurve trualli me
siperfaqe 4570 m2 si truall i lire dhe eshte vendosur kompensimi per diferencen.
Sipas ketij vendimi, trualli qe i eshte kthyer paditesave perbehet nga kater parcela:
parcelat 90/5 dhe 90/6 qe zene nje siperfaqe 1980 m 2 (1774 m2 truall i lire + diferencen e zene
nga oborri i shkolles), parcela 252/1 qe ze nje siperfaqe 1490 m 2 dhe parcela 252/2 me
siperfaqe 1306 m2.
Edhe paditesi i eshte drejtuar KKK te Pronave per njohjen e kthimin e truallit me
siperfaqe 1980 m2 te ndodhur po ne fshatin Dervican, Gjirokaster (parcela nr. 204/3).
Paditesi eshte njoftuar nga ana e KKK te Pronave me date 27.02.1997 se eshte
refuzuar kerkesa e tij per njohjen dhe kthimin e prones, pasi kjo siperfaqe trualli i eshte kthyer
te paditurve me vendimin e permendur me lart.
Me padine objekt gjykimi paditesi ka kerkuar anullimin e vendimit nr. 188 date
10.03.1995 te KKK te Pronave qe ka dale ne favor te te paditurve, per pjesen qe i ka
kthyer ketyre te fundit parcelen 90/5 dhe 90/6 (te dyja se bashku zene nje siperfaqe 1980
m2) dhe te vendimit te po ketij komisioni per refuzimin e kerkeses se tij, duke pretenduar:
Trashegimlenesi i paditesit ka qene pronar i truallit me siperfaqe 1980 m2 qe i eshte
kthyer te paditurve me vendimin e KKK te Pronave qe kundershtohet, ne parcelat 90/5 + 90/6.
KKK te Pronave i ka kthyer pronen te paditurve, bazuar ne dokumenta, ne të cilat jane
korrigjuar kufitaret (listat e pronesise tokesore). Sipas dokumentave origjinale, pretendon
paditesi, parcela 204/3 bie mbi parcelat (90/5 + 90/6) dhe jo ne vijim te ketyre.
Te dyja palet kane paraqitur ne gjykim si prova shkresore per te vertetuar pretendimet
e pronesise per pronen objekt gjykimi, dokumenta arkivore qe jane:
"Lista e pronesise tokesore" te Zyres se Kadastres per vitet 1945, 1946 dhe 1947.
I padituri gjate gjykimit ka pretenduar se paditesi pronat i ka fituar nga Reforma Agrare
dhe si te tilla ato nuk kthehen ne baze te ligjit nr. 7698 date 15.04.1993. Jane paraqitur dy
lutje te paditesit, drejtuar Zyres se Reformes Agrare, ne vitet 1947 dhe 1948, nga te cilat
rezulton se komiteti fshatar (grupi i Reformes) i ka caktuar atij 46 dy toke ne vendin e quajtur
Mengulla, dhe paditesi ka kerkuar t'i jepen atij dhe 5 dy te tjere. Nga lutjet del se paditesi ka
qene bujk.
I padituri pronesine mbi pronen objekt gjykimi (ish toke bujqesore) e verteton po me
lista te pronesise tokesore. Nga ato del se ai eshte deklaruar kulak. Gjithashtu, sipas tij, mbi
parcelen 90/5 dhe 90/6, ai ka patur shtepine e banimit, e cila i eshte marre nga shteti ne vitin
1968 (nuk del nga dosja ne çfare menyre) per efekt te rregullimit te territorit te shkolles qe
ndodhej prane saj. Ne lidhje me kete pretendim, i padituri ka paraqitur nje shkurtim vendimi nr.
46 date 18.12.1968 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster, sipas te cilit, i padituri eshte deklaruar
fajtor per kundershtim te perfaqesuesit te shtetit dhe pengimin e ketij te fundit ta nxjerre te
paditurin nga shtepia dhe eshte denur me 6 muaj heqje lirie.
Gjithashtu, eshte paraqitur nga i padituri dhe nje vendim gjyqesor per vertetim fakti te
qenies se tij pronar mbi pronen objekt gjykimi.
Fillimisht gjykata e rrethit ka vendosur: Pranimin e padise. Anullimin e vendimit te
KKK te Pronave qe kane dale ne favor te te paditurit per parcelen 90/5 dhe 90/6. Njohjen ish
pronar te paditesit per truallin me siperfaqe 1860 m2 duke iu kthyer trualli me siperfaqe 1004
m2 (parcela 204/3) dhe kompensimin per 856 m2 me arsyetimin: “Nga shqyrtimi i dokumenteve

28
te paraqitura ne Komisionin e Kthimit dhe te Kompesimit te Pronave Gjirokaster nga i padituri
Koco Muka rezulton se dikush ka bere korrigjime ne kufizimet e pronave”.
Gjykata e apelit: Ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit me
arsyetimin: “… ka disa dokumente te cilat jane te korigjuara ne lidhje me kufizimet e
pronesise”.
Gjykata e Larte, me vendimin nr. 458 date 03.06.1999 ka vendosur prishjen e dy
vendimeve te permendura me lart dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e rrethit, me
kete arsyetim:
- Gjykata nuk ka vleresuar prapsimet e te paditurit se paditesi, pronat i
ka fituar nga Reforma Agrare.
- Qe kerkimet e paditesit te jene te bazuara ne ligj, ai duhet te paraqese
faktet mbi te cilat mbeshtet pretendimin e tij se pronesine nuk e ka fituar nepermjet
Reformes Agrare.
- Listat e pronesise per te gjithe kufitaret e pronave te paditesit dhe te te
paditurit nuk jane vleresuar nga gjykata.
- Nga gjykata te mbahet parasysh se sipas nenit 81 te K.Pr.Civile kur kjo
ka mendim te kundert me ekspertet duhet te arsyetoje me hollesi kete mendim ne
vendimin perfundimtar ose ne nje vendim qe jep gjate gjykimit.
Gjate rigjykimit, gjykata ka caktuar nje grup ekspertesh topografe. Keta bazuar ne listat
e pronesise tokesore te vitit 1946, per te paditurin dhe ne ato te vitit 1947 per paditesin, kane
kryer aktin e ekspertimit (faqe 48, 49), sipas te cilit:
- Parcela 90/5 ndodhet brenda parceles 90/6 dhe kjo e fundit ndodhet ne
kufi me parcelen 252/2 (te trija jane te te paditurit).
- Parcela 252/2 e te paditurit ka lidhje organike me parcelen 204/3 qe
pretendohet nga paditesi, pra ndodhen ne kufi me njera - tjetren.
- Parcela 90/5 dhe 90/6 nuk ka lidhje me parcelen 204/3.

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster me vendimin nr. 579, date 02.10.2000 ka


vendosur: Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova me arsyetimin:
Paditesi nuk arriti te provoje prejardhjen e prones se pretenduar prej tij. Gjithashtu nuk
paraqiti prova qe kjo prone t'i jete shtetezuar atij nga shteti. Nga provat e paraqitura prej tij
rezulton se paditesi pronen e ka fituar nga Reforma Agrare.
Ne baze te nenit 1 te ligjit nr. 7698 date 15.04.1993, nuk lejohet kthimi i pronave te
fituara nga zbatimi i Reformes Agrare. Ne keto kushte paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e
padise objekt gjykimi.
Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 126, date 14.03.2001 ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr. 579, date 02.10.2000 te Gjykates se Shkalles se pare
Gjirokaster. Anullimin e pjesshem te vendimit nr. 188 date 10.03.1995 te KKK te Pronave ne
lidhje me njohjen dhe kthimin e siperfaqes se parcelave 90/5 dhe 90/6 prej 1980 m 2 te Thoma
Mukes. Njohjen e ish pronesise se Pandeli Maluqit mbi nje siperfaqe prej
1860 m2, parcela 204/3 e kufizuar: V – Arkivo Culi, J – Thoma Muka, L – Vasillo Ksero
dhe P – rruge dhe kthimin e saj pronarit Pandeli Maluqi me arsyetimin:
- Gjykata e faktit megjithese ka marre dokumentat e ish pronesise te dy
paleve ndergjyqese dhe ka caktuar ekspert per ceshtjen, nuk i referohet
konkluzioneve te tyre.
- Ne baze te listepronesive te dy paleve ndergjyqese te marra nga Arkivi
i Kadastres se rrethit Gjirokaster nuk rezulton ndonje shenim i vecante qe keta te
jene bujq qe kane fituar nga Reforma Agrare.
- Sipas procesverbalit te mbledhjeve te KKK te Pronave rezulton se per
njohjen e kthimin e parcelave 90/5 e 90/6, nga vete anetaret e ketij komisioni ka
patur kundershtime ne lidhje me vendndodhjen e tyre te pretenduar nga ish
pronari.
29
- Ne fotokopjet e skicave arkivore te ish pronesise se te paditurit dallohen
ndryshime te dukshme lidhur me kufitaret e parceles 90/5 e 90/6, krahasuar kjo me
dokumentin origjinal te arkives.
- Ne baze te ekspertimit te kryer rezulton e qarte se parcela 252/2 e te
paditurit Koco Muka dhe parcela 204/3 qe pretendon Pandeli Maluqi te hedhura ne
planimetri, nuk kane mbivendosje por kane lidhje organike, sipas kufizimeve
ndodhen ne kufi te njera-tjetres dhe kane te njejtet kufitar.
- Parcelat 90/5 e 90/6 nuk kane lidhje me parcelen 204/3, nuk eshte
percaktuar sakte vendndodhja e tyre, ne vendin e pretenduar shtrihet parcela
204/3 me siperfaqe 1860 m2.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se Gjykata e Apelit Gjirokaster e ka zgjidhur
mosmarreveshjen ndermjet paleve ndergjyqese ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat
e tjera ne fuqi qe kane qene te detyrueshme te zbatohen prej saj. Gjykata e apelit ka bere nje
cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen. Perfundimet ne te
cilat ka arritur gjykata e apelit jane te mbeshtetura ne ligj e ne prova. Per pasoje menyra e
zgjidhjes se ceshtjes eshte e drejte dhe ne pajtim me ligjin.
Rekursi i paraqitur nga i padituri Koco Muka nuk ka asnjerin nga elementet qe
parashikon neni 472 i K.Pr.Civile. Lidhur me pretendimin se vendimi mbeshtetet vetem ne
provat e administruara nga gjykata e shkalles se pare duhet thene se ne zbatim te nenit 12 te
K.Pr.Civile, gjykata me vendim lejon palet te provojne faktet mbi te cilat i bazojne kerkimet e
pretendimet e tyre. Kjo detyre e ligjes kryesisht zbatohet ne gjykaten e shkalles se pare por
mund te zbatohet edhe ne gjykaten e shkalles se dyte. Ne nenin 465 te K.Pr.Civile thuhet
shprehimisht: “… Me kerkesen e paleve ose edhe kryesisht gjykata e apelit perserit teresisht
apo pjeserisht hetimin gjyqesor…”.
Persa kohe palet nuk kerkojne dhe gjykata e apelit nuk e cmon te nevojshme marrjen
e ndonje prove, detyrimisht qe vendimi i gjykates do te mbeshtetet ne provat e paraqitura dhe
te administruara gjate gjykimit ne shkalle te pare.

PEËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/”a” te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 126 date 14.03.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, me 14.05.2002

30
Nr. 1725/301 i Regj. Themeltar
Nr. 531 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TE REPUBLIKES

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Evgjeni Sinoimeri “
Valentina Kondili “
Zamir Poda “

me date 14.05.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr. 1725/301 qe u
perket :

PADITËSAVE : ANESTI ZOTO,


MINELLA ZOTO, ne mungese.

TË PADITUR: EMILI REMBECI,


NIKOLLA REMBECI, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË
Kerkim qiraje dhe lirim ambjenti.
Baza ligjore: Ligji nr. 8030, date 15.11.1995.

Gjykata e Shkalles se Pare Korce, me vendimin nr. 699 date 08.05.2000 ka vendosur :
Detyrimin e te paditures Emili Rrembeci t’i paguaj paditesave Anesti dhe
Minella Zoto nje vlere qiraje prej 3.515 leke ne muaj.
Detyrimin e te paditurit Nikolla Rrembeci t’i paguaj paditesave Anesti dhe
Minella Zoto nje vlere qiraje prej 3 355 leke ne muaj.
Detyrimin e te paditurve t’i lirojne paditesave papafingon e baneses qe kane ne
perdorim.

Gjykata e Apelit Korce me vendimin nr. 302, date 05.10.2000 ka vendosur :


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 699 date 08.05.2000 te Gjykates se Rrethit
Korce, me plotesimin qe qiraja e liberalizuar fillon nga dita e ngritjes se kerkese
padise date 06.01.2000.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te
Gjykates se Larte, te paditurit Emine dhe Nikolla Rembeci, te cilet kane kerkuar ndryshimin e
pjesshem te tij, persa i perket liberalizimit te qirase, duke parashtruar keto shkaqe :
- Ligji nr. 8030 date 15.11.1995, neni 10, mbi te cilin jane mbeshtetur vendimet
gjyqesore, eshte ndryshuar nga ligji nr. 8647 date 24.07.2000, neni 4 i te cilit
parashikon se qiraja qe detyrohet te paguajne qytetaret e pastrehe qe banojne ne
banesat ish prone private, do te jete sipas tarifave qe paguanin ne kohen e hyrjes ne
fuqi te ligjit nr. 7698 date 15.04.1993

31
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Me vendim te KKK Pronave prane Bashkise Korçë, nr. 49 date 17.09.1993 eshte
njohur ish pronar trashegimlenesi i paditesave mbi nje shtepi banimi ne qytetin e Korçës dhe i
eshte kthyer kjo prone paditesave.
Ne kete banese kane banuar dhe vazhdojne te banojne ne pozitat e qiramarresit, te
paditurit (nene e bir). Fillimisht, keta te fundit kane qene ne te njejten perberje familjare, me
pas, i padituri Nikolla se bashku me familjen e tij eshte shkeputur dhe, aktualisht rezultojne si
dy familje te veçanta. Si qiramarrese ndaj shtetit e paditura Emili ka paguar detyrimin e saj ne
kuoten 500 leke ne muaj.
Aktualisht e paditura Emili, me vete, posedon nje dhome, i padituri Minella (me gruan
dhe femijet) posedon dy dhoma, ndersa kane ne posedim te perbashket kuzhinen dhe
papafingon.
Me padine objekt gjykimi, paditesat kane kerkuar liberalizimin e qirase dhe
lirimin e ambjenteve te teperta.
Gjykata e Shkalles se Pare Korce, ka pranuar padine duke u detyruar te paditurit te
lirojne papafingon e baneses gjithashtu t’i paguajne paditesave qirane e liberalizuar per
ambjentet e tjera perkatesisht: e paditura Emili qirane ne masen 3.515 leke ne muaj dhe i
padituri Minella ne masen 3.355 leke ne muaj (sipas aktit te ekspertimit te kryer gjate gjykimit).
Gjykata e Apelit Korce me vendimin nr. 302, date 05.10.2000 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 699 date 08.05.2000 te Gjykates se Rrethit Korce, me
plotesimin qe qiraja e liberalizuar fillon nga dita e ngritjes se kerkese padise date 06.01.2000.
- Eshte i vertete fakti se me ligjin nr. 8647 date 24.7.2000 eshte
ndryshuar neni 10 i ligjit nr. 8030 date 15.11.1995, por ky ligj dhe efektet financiare
te tij hyjne ne fuqi me date 01.01.2001.
Vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i zbatimit te keq te ligjit nr. 8030 date
15.11.1995 “Per kontributin e shtetit per familjet e pastreha”. Qellimi i ketij ligji eshte percaktimi
i detyrimeve financiare te shtetit per te pastrehet qe rezultojne nga zbatimi i ligjit nr. 7652 date
23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”. Pas daljes se ligjit nr. 8030 çdo familje e
pastrehe perfitonte falas te drejten per te shpenzuar nje shume parash sipas specifikimeve qe
bente vete ligji. Shuma qe perfitonte falas cdo familje e pastrehe, percaktohet nga numri i
pjesetareve te familjes, moshes se tyre si dhe kategorise se familjes se pastrehe. Per familjet
e pastreha qe banojne ne ish prone private, me kontrate qiramarrjeje, shuma e perfitimit del
nga perllogaritja qe parashikohet ne tabelen me nr. 1 qe i bashkengjitej ligjit.
Ne baze te kesaj perllogaritjeje ka dale dhe detyrimi i te paditurve te paguajne qirane
ne masen 3515 leke ne muaj secili.
Ligji nr. 8030 date 15.11.1995 “Per kontributin e shtetit per familjet e pastreha”, eshte
kundershtuar nga shoqata e qiramarresve te banesave shteterore, ish prone private. Kjo
shoqate, me kerkesen drejtuar Gjykates Kushtetuese ka kerkuar shfuqizimin e ligjit nr. 8030
me pretendimin se ai vjen ne kundershtim me Kushtetuten. Gjykata Kushtetuese, me
vendimin nr. 5 date 27.02.1997 ka vendosur: Shfuqizimin e nenit 11 te ligjit nr. 8030 date
15.11.1995 “Per kontributin e shtetit per familjet e pastreha”. Me arsyetimin se ai duhet te
rregullohet me nje dispozite tjeter. Sipas Gjykates Kushtetuese rregullimi do te konsistonte tek
detyrimi i qiramarresve te banesave ish prone private, per pagimin e qirase deri ne zgjidhjen e
problemit te strehimit te tyre, brenda fuqise se tyre ekonomike. Nga Gjykata Kushtetuese
eshte shfuqizuar ajo pjese e ligjit, qe ben fjale per menyren e pageses se qirase se
liberalizuar.
Kerkese padia e hartuar dhe e paraqitur nga paditesi mban daten 4.01.2000. Baza
ligjore e kesaj padie eshte ligji nr. 8030 qe analizuam dhe cituam me siper. Objekti i kerkimeve

32
te paditesit eshte detyrimi i anes se paditur per te paguar qirane sipas ligjit nr. 8030 date
15.11.1995. Ne kohen e ngritjes se padise, ligji ne fjale ishte shfuqizuar nga Gjykata
Kushtetuese.
Ne kundershtim me sa analizuam me siper, gjykatat si ajo e shkalles se pare dhe ajo e
apelit kane pranuar padine e paditesave, duke i detyruar te paditurit te paguajne qira te
liberalizuar ne kundershtim me ligjin. Kerkimeve te paditesave i mungonte baza ligjore. Baza
ligjore e pretenduar nga paditesat eshte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata
Kushtetuese ka shfuqizuar nenin 11 te ligjit nr. 8030 date 15.11.1995 me arsyetimin se
banesat e kthyera ish pronareve kane qene me pare ne pronesi dhe administrim te shtetit.
Sipas Gjykates Kushtetuese shteti kishte detyrimin per te siguruar kushte per strehimin e
qiramarresve te ketyre banesave. Detyrimi i shtetit buronte nga ligji nr. 8030. Me kete ligj,
shteti duhej te perballonte dhenien falas te nje shume perfitimi per te paguar nje pjese te
qirase derisa ketyre qiramarresve tu sigurohej strehim. Mbi bazen e arsyetimit te mesiperm,
Gjykata Kushtetuese ka arritur ne perfundimin se ligji nr. 8030 nuk kishte zgjidhur drejt raportin
e mases se qirase qe do te perballohej nga qiramarresit dhe nga shteti. Per arsyet e
mesiperme, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenin 11 te ligjit nr. 8030 duke vene detyre
qe ky boshllek ligjor te rregullohej me nje ligj te mevonshem. Ne ligjin nr. 8674 date 24.7.2000,
ligjit ne fjale ju bene ndryshimet perkatese. Ne nenin 10 te ndryshuar te ligjit nr. 8030 thuhet
shprehimit: “Deri ne zgjidhjen e strehimit, qytetaret e pastrehe qe banojne ne banesa ish
prone private, do te paguajne qira sipas tarifave qe paguanin ne kohen e hyrjes ne fuqi te ligjit
nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin e kompesimin e pronave ish pronareve”.
Dispozitat e sipercituara e shpjegojne ne menyre te qarte se qytetaret e pastrehe qe
banojne ne banesa ish prone private, do te paguajne qira sipas tarifave qe paguanin ne
kohen e hyrjes ne fuqi te ligjit “Per kthimin e kompesimin e pronave ish pronareve” dmth se
qiramarresit e banesave ish prone private nuk do te paguajne qira te liberalizuar por ate qira
qe kane paguar kur ka dale ligji “Per kthimin dhe kompesimin e pronave”.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/d te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 302 date 5.10.2000 te Gjykates se Apelit Korce, persa i
takon lirimit e dorezimit te papafingos se baneses dhe ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e
kerkese padise persa i takon pagimit te qirase me çmim te liberalizuar.

Tirane, me 14.05.2002

33
Nr. 1731/307 i Regj. Themeltar.
Nr. 532 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Zamir Poda Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1731/307 qe i
perket:

PADITËS: GAZMIR ZIKAJ


HASAN ZIKAJ
VOJSAVA ZIKAJ
GENTJAN ZIKAJ
LINDITA ZIKAJ
BURBUQE ZIKAJ
NADIRE ZIKAJ
ERJON ZIKAJ, perfaqesuar nga avokat Viktor Ikonomi

I PADITUR: AGIM XHABAFTI


ORLAND MANE, perfaqesuar nga avokat Ridvan Shkembi

OBJEKTI I PADISË:
Deklarimi i pavlefshem i kontrates se shitblerjes
nr. 825/242 date 09.09.1996 dhe kontrates se shitblerjes
nr. 621/231 date 14.01.1997.
Kthimi i paleve ne gjendjen e mepareshme.
Baza Ligjore: Neni 83, 92, 705, 750 te K.Civil
Neni 154, 202 te K.pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 2310 date 10.07.2000 ka vendosur:


Pranimin e kerkese padise.
Deklarimi i pavlefshem i kontrates se shitjes nr. 825/242 date 09.09.1996 dhe
nr. 621/231 date 14.01.1997 dhe kthimi i paleve ne gjendjen e meparshme.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 305 date 15.03.2001 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 2310 date 10.07.2000 te Gjykates se Rrethit
Tirane.

34
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs pala e paditur Orland
Mane, e cila kerkon prishjen e vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e
Rrethit Tirane duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata nuk ka hetuar rreth faktit te pozites sime si posedues ne mirebesim, por
padrejtesisht ma ka trajtuar ne te njejten pozite me te paditurin Agim Xhabrafti i cili ka
vepruar me mashtrim.
- Detyrimi qe une te paguaj shpenzimet gjyqesore eshte i padrejte.
- Gjykata ne kundershtim me nenin 106/2 te K.Civil, kur ka udheruar kthimin e paleve ne
gjendjen e meparshme nuk ka percaktuar detyrimin e te paditurit Agim Xhabrafti te me
ktheje shumen e lekeve.
- Nuk ka caktuar nje ekspert ndertimi per te percaktuar shpenzimet qe kam bere per
permiresimet e dukeshme ne objekt dhe shtesat anesore. Nuk i eshte referuar nenit
299/2 te K.Civil me detyrimin tim te dorezoja shtepine ne momentin e pagimit te
shpenzimeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri, avokatin e pales se paditur Ridvan
Shkembi, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin per rigjykim, avokatin e pales paditese
Viktor Ikonomi i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga pala e paditur permban shkaqe nga ato te parashikuara ne
nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr 305 date 15.03.2001,
duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesat me
cilesine e bashkepronareve mbi nje apartament banimi te ndodhur ne qytetin e Tiranes, kane
kerkuar te konstatohet pavlefshmeria e kontrates se shitjes me te cilen dy prej tyre
(paditesave), ja kane shitur kete apartament te paditurit Agim Xhabafti, e per rrjedhoje dhe e
kontrates se shitjes nr 621 rep dhe 231 kol date 14.01.1997, me te cilen ky i fundit ja ka shitur
apartamentin te paditurit tjeter Roland Mane. Sic pranojne gjykatat bashkepronare mbi kete
apartament fillimisht kane qene prindrit e paditesave te quajtur Halit Zykaj dhe Merjeme Zykaj,
si dhe dy prej paditesave, bashkeshortet Hasan dhe Lindita Zykaj, duke patur seicili ne
bashkepronesi nga ¼ pjese te pandare. Halit dhe Merjeme Zykaj, kane vdekur perkatesisht ne
05.03.1994 dhe 15.08.1993. Duke perdorur dy prokura te perpiluara ne vitin 1996(pas vdekjes
se te perfaqesuarve) ne emer te Halit dhe Merjeme Zykaj, paditesat Hasan dhe Lindita ne
daten 09.09.1996 me kontraten e shitjes nr 825 rep. dhe 242 kol. ja kane shitur kete
apartament te paditurit Agim Xhabafti, i cili disa muaj me vone ja ka shitur te paditurit tjeter
Roland.
Si gjykata e rrethit dhe ajo e apelit ne vendimet e tyre pranojne se kontrata e shitjes e
dates 2.9.1996 eshte lidhur ne kundershtim me ligjin sepse ne shitje nuk kane marre pjese
dhe paditesat e tjere te cilet jane trashegimtaret ligjore te prinderve te tyre te vdekur (tjetersimi
sendit ne bashkepronesi behet me pelqimin e te gjithe bashkepronareve), e si e tille bazuar ne
nenin 92/a te Kodit Civil, eshte nje veprim juridik i pavlefshem qe nuk krijon asnje pasoje. Per
rrjedhoje pranojne gjykatat, edhe kontrata e dates 14.01.1997 eshte gjithashtu nje veprm
juridik i pavlefshem. Ne keto rrethana gjykatat kane pranuar padine e paditesave, kane
deklaruar te pavlefshme te dy kontratat objekt gjykimi dhe kane vendosur kthimin e paleve ne
gjendjen e mepareshme.
Konkluzionet e arritura nga gjykata e Apelit jane rrjedhoje e mosrespektimit te ligjit.
Paditesa ne kete gjykim jane te gjithe trashegimtaret ligjore te Halit dhe Merjeme Zykes, si dhe
nusja e djalit te tyre Lindita Zykaj. Paditesat Lindita dhe Hasan kane qene pale ne kontraten e
shitjes ndersa te gjithe paditesat e tjere duke qene bashkepronare mbi apartamentin ne

35
pjesen qe trashegojne prej prinderve, nuk kane shprehur vullnetin per kete shitje. Paditesat
Gazmir, Gjinovefa, Burbuqe, Vojsava, Skender, Gentjan dhe Erjon Zikaj, si dhe Nadire
Skenderaj, kane kerkuar pavlefshmerine e kontrates per shkak se nuk kane patur dijeni per
shitjen e sendit ne bashkepronesi ndersa paditesat e tjere Hasan dhe Lindita Zikaj, te cilet e
kane nenshkruar vete kontraten nuk kane sqaruar gjate gjykimit se cili eshte interesi i ligjshem
qe i legjitimon ata per te kerkuar pavlefshmerine e kontrates se shitjes. Kjo do te ishte e
domosdoshme per te konstatuar nese jane kushtet ligjore per pavlefshmerine e pjesshme apo
teresore te veprimit juridik (Neni 111 i Kodit Civil) si dhe per te zgjidhur drejt pasojat e
pavlefshmerise se kontrates se shitjes. Kodi Civil si kriter per te percaktuar dhe zgjidhur
pasojat e pavlefshmerise se veprimit juridik ka vendosur mirebesimin e paleve apo dhe te
njeres prej tyre ne kryerjen e veprimit juridik, duke i bere asaj pale qe ka qene ne mirebesim
nje trajtim perjashtimor (neni 106/2) nga rregulli i pergjithshem i percaktuar ne nenin 106/1 te
Kodit Civil .
Gjykata ne dispozitivin e vendimit ka urdheruar kthimin e paleve ne gjendjen e
mepareshme pa specifikuar konkretisht detyrimin e seiciles pale kundrejt pales tjeter. Ky
qendrim nuk eshte i drejte dhe nuk con ne kthimin real te paleve ne gjendjen e mepareshme.
Ne kontratat objekt gjykimi eshte pasqyruar qarte vlera e paguar nga pala blerese per
apartamentin. Por duhet patur parasysh se qe prej lidhjes se kontrates se pare e vitit 1996
ashtu dhe asaj te vitit 1997, ka kaluar nje periudhe e gjate kohore gjate te ciles vlera e lekut ka
pesuar ndryshime te konsiderueshme. Keto ndryshime duhet te llogariteshin nga gjykata
saktesisht me qellim qe te evitohen problemet ne fazen e ekzekutimit te vendimit.
I padituri Roland ka pretenduar se ne banese ka bere shpenzime per te cilat gjykata
nuk eshte shprehur ne vendim. Eshte e drejta e pales qe i ka bere keto shpenzime (kur ajo
eshte ne mirebesim) te kerkoje prej pales tjeter pagimin e tyre por ky problem nuk perfshihet
ne sferen e pasojave te pavlefshmerise te cilat gjykata duhet ti zgjidhe detyrimisht me
konstatimin e pavlefshmerise. Ato duhet te kerkohen nga pala qe i ka bere sipas te gjithe
kritereve ligjore si ne gjykimin e pavlefshmerise ose dhe ne nje gjykim te vecante.
Si shkak ligjor i padise objekt gjykimi, ka sherbyer neni 92 i Kodit Civil qe rregullon
pavlefshmerine absolute te veprimeve juridike, veprime keto qe konsiderohen se nuk kane
sjelle asnje pasoje dhe se vetem duhet te konstatohen nga gjykata. Megjithese ne te tilla
rrethana, ne dispozitivin e saj gjykata eshte shprehur per deklarim te pavlefshem te veprimit
juridik (kontrates se shitblerjes), i cili i takon pavlefshmerise relative te veprimeve juridike qe
rregullohen nga neni 94 e vijues i K.Civil.
Ne rigjykim duhet te mbahet parasysh sheshimi i kesaj kontradikte mes shkakut dhe
objektit te padise.
Nga sa me siper konkludohet se vendimi i Gjykates se Apelit duhet te prishet dhe
ceshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 305 date 15.03.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin
e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane me 14.05.2002

36
Nr. 1722/298 i Regj. Themeltar.
Nr. 533 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani “
Metush Saraci “
Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 15.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1722/298 qe u
perket:

PADITËSE: MYNYRE DEDEJ, perfaqesuar nga avokat Agim Hoxha.

TË PADITUR: RAMAZAN HAKA, ne mungese


FLOCA CACA, “
IBRAHIM KOTORRI, “
REXHEP DURULLAKU, “
ADEM AHMETAJ, “
XHAFER KOKERMALLI, “
MIJE HATUFA, “
BESA DUDA, “

OBJEKTI I PADISË
Detyrimin e te paditurve te dorezojne
e lirojne nje shtepi, prone e paditeses.
Baza ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Kavaje, me vendimin nr. 416 date 12.12.2000 ka vendosur:


Pranimin e padise se paditeses Mynyre Dedej duke detyruar te paditurit t’i
lirojne e dorezojne paditeses banesen dykateshe, te ndodhur ne lagjen nr.3 te
qytetit Kavaje prone e saj me kufijte: V – Ndermarrja e Peshkimit, L – rruge
publike, J – shtepia e Irfan Ohrit, P – rruga automobilistike.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 129 date 20.3.2001 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 416 date 12.12.2000 te Gjykates se Rrethit
Kavaje.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka ushtruar rekurs pala e paditur Flora
Caca e Rexhep Durullaku, te cilet kerkojne prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per
rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimet e gjykatave nuk kane respektuar ligjin nr. 8647 date 24.7.2000, nenin 4 ku
flitet per te pastrehet.
37
- Fakti qe nuk kemi patur kontrate me Ndermarrjen Komunale Banesa por qendrojme
mbi bazen e autorizimit nuk mund te mos favorizohemi nga ligji per te pastrehet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese Agim Hoxha, qe
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ate te pales se paditur ne
mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 129 date 20.3.2001 i Gjykates se Apelit Durres, eshte i drejte e si i tille
duhet te lihet ne fuqi.
Sic pranojne gjykatat, paditesja eshte pronare e nje shtepie dykateshe, ndodhur ne
lagjen nr. 3 te qytetit Kavaje me kontrate shitje date 20.10.1998.
Te paditurit, banojne ne kete shtepi duke perdorur secili me vete pjese te saj. Nuk
rezulton se keto te fundit te kene provuar se me cfare titulli, perdorin kete banese, nese kane
kontrate qiraje me pronarin e meparshem, me paditesen apo shtetin, pra kane hyre ne
banese e vazhdojne te qendrojne ne menyre te paligjshme.
Me padine objekt gjykimi, paditesja ne baze te nenit 296 te Kodit Civil, kerkon te
detyrohen te paditurit te lirojne dhe dorezojne sendin (shtepine), prone e saj.
Te paditurit kane pretenduar se jane te pastrehe dhe se nuk duhet te lirojne banesen
pa u sistemuar ne banese nga shteti.
Nga gjykata e rrethit me te drejte eshte pranuar padia e paditeses per lirimin e
baneses konform nenit 296 te Kodit Civil, vendim i cili eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit.
Paditesja ka provuar pronesine e saj mbi banese dhe se te paditurit jane mbajtes te
paligjshem te saj.
Pretendimet e te paditurave, Flora Caca e Rexhep Durullaku te paraqitura edhe ne
kerkese se duke qene te pastrehe, fitojne te drejten e qendrimit ne banese deri sa te
sistemohen me banese nga shteti, nuk kane baze ligjore.
Ne ligjin nr. 7698 date 15.04.1993 “Per kthimin e kompesimin e pronave ish pronareve”
neni 14, percaktohet se marredheniet mes qiramarresve dhe ish pronareve per banesat qe i
njihen ose kthehen sipas ketij ligji, rregullohen me ligjin nr. 7652 date 23.12.1992 “Per
privatizimin e banesave shteterore”.
Sipas nenit 19 te ligjit te siperm “Tarifat e qirase se banesave caktohen nga Keshilli i
Ministrave, çdo 6 muaj, 1 vit…, per banesat prone private dhe banesat shteterore ish prone
private qe jane dhene me qira para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, tarifat e qirase se te cileve
liberalizoheshin ne dhjetor 1995…”.
Ligji nr. 8030 date 15.11.1995 “Per kontributin e shtetit per familjet e pastreha,
ndryshuar me ligjin nr. 8647 date 27.7.2000, parashikojne ne dispozita te vecanta rregullimin
juridik te kohezgjatjes se qirase dhe vleren qe do paguajne qiramarresit e banesave ish prone
private.
Sipas ligjeve te siperme, personat qe ligji “Per privatizimin e banesave shteterore, i ka
zene me kontrate qiraje ne pronat private dhe shteterore po qe nuk kane perfituar nga ligji nr.
7692 date 23.12.1992, vazhdojne te qendrojne ne banese dhe paguajne qirane (sipas
çmimeve perkatese) deri ne zgjidhjen e problemit te strehimit nga shteti.
Te paditurit duke mos patur kontrate qiraje per banesen ku qendrojne, nuk gezojne te
drejten e qendrimit ne banese ne frymen e ligjeve te sipercituara, pasi ligja kete te drejte e
kushtezon me qenien e tyre ne poziten e qiramarresve, para daljes se ligjit “Per privatizimin e
banesave shteterore” dhe ligjit “Per kthimin e kompesimin e pronave ish pronareve…”.
Sa siper shkaqet e paraqitura ne rekurs nuk jane te tilla qe parashikon neni 472 i
K.Pr.Civile, qe perbejne shkak per cenimin e vendimit te gjykates se apelit, i cili lihet ne fuqi.

38
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 129, date 20.03.2001 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 15.05.2002

39
Nr. 1742/318 i Regj. Themeltar
Nr. 534 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere prej

Agron Lamaj Kryesues


Irma Bala Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar
Metush Saraçi Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 15.05.2002, çeshtjen civile, qe u perket


pjesmarseve ne proces:

PADITËS: SINAN META, banues ne Gjirokaster,


BESNIK SHEHU, banues ne Gjirokaster,
HASIM PETA, banues ne Gjirokaster,
AGATHI CULLI, banuese ne Gjirokaster,
ARBAN MUSTAFARAJ, banues ne Gjirokaster,
VANGJEL JOVANI, banues ne Gjirokaster,
VASO BOGA, banues ne Gjirokaster, ne mungese;

TË PADITUR: FADIL BAJO, banues ne Gjirokaster


PERSEFONI CAVO banuese ne Gjirokaster, ne mungese;

OBJEKTI:
Ndalim cenimi ne pronesi,
ne baze te Nenit 302 te K.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster me vendimin nr. 28 dt. 15.01.2001 ka vendosur:


Rrezimin e kerkesepadise si e pabazuar ne prova dhe ne ligj,

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 111 dt. 07.03.2001 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimit kane paraqitur rekurs paditesit, te cilet me pretendimin se


- Gjykatat kane bere nje hetim te percipte;
- nuk kane zgjidhur problemin e cenimit te pronesise,
- te paditurit nuk kane respektuar kondicionet urbane;
- kerkojne prishjen e vendimeve dhe pranimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relatimin e anetarit Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi çeshtjen ne teresi,

40
VËREN
Se rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te pranohet;
per pasoje vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe ai i Rrethit Gjyqesor Sarande per
zbatim te gabuar te ligjit duhet te prishen dhe çeshtja te dergohet edhe nje here per shqyrtim
prane Gjykates se Apelit Gjirokaster, por me tjeter trup gjykues.
Nga shqyrtimi i materialeve te ndodhura ne dosjen gjyqesore konstatohet se paditesit
me padine objekt gjykimi i jane drejtuar gjykates me pretendimin se te paditurit nepermjet
murit rrethues qe kane ngritur si edhe ndertimit te bere i kane cenuar ato ne pronesi. Per kete
gjate gjykimit jane pyetur edhe eksperte dhe jane marre edhe prova te tjera.
Gjykatat ne arsyetimin e tyre pranojne se ky cenim ekziston por se te paditurit kane nje
te drejte ligjore me te forte se paditesit (Neni 315 i K.C), dhe ne keto rrethana padia duhet te
rrezohet. Ne kete arsyetim bie edhe Gjykata e Apelit.
Ky arsyetim i Gjykates eshte i gabuar per arsyen se asnje nga kerkesat e Nenit 315 te
K.C. nuk i pergjigjen rastit konkret.
Ne mosmarreveshjen ne gjykim kemi te bejme me dhenien e dy lejeve administrative
per ndertim, natyrisht te dhena ne kohe te ndryshme, por qe lidhen me njera tjetren pasi duke
i marre te dyja ne konsiderate kemi natyrisht shkelje te rregullave urbanistike.
Ne rrethanat e mesiperme gjykata ne rigjykim duhet te pyese ne cilesine e personit te
interesuar nje perfaqesues te Zyres se Urbanistikes, i cili te sqaroje menyren e leshimit te
ketyre lejeve si edhe te percaktoje vlefshmerine e tyre, ne perputhje me zbatimin e rregullave
urbanistike. Nese konkludohet se rregullat urbanistike jane zbatuar drejt atehere duhet te
orientohet pala qe te kerkoje fitimin e servitutit.
Secila nga palet duhet te trajtohet ne poziten e saj juridike si pronare e prones qe ajo
zoteron, ne te cilen nuk lejohet cenimi i saj per çdo aresye qofte. Ato kane te drejte te
mbrohen nese cenohen ne pronesi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485 § “c” te KPr.Civile

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. nr. 28 dt. 15.01.2001 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster dhe te
vendimit nr. 111 dt. 07.03.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe dergimin e çeshtjes per
rishqyrtim Gjykates se Apelit Gjirokaster por me tjeter trup gjykues.
Tirane 15.05.2002

41
Nr. 1716/293 i Regj Themeltar
Nr. 535 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Metush Saraci Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: BLENDI GONXHE, etj., ne mungese

E PADITUR: PRANVERA TOLE (GONXHE) perfaqesuar nga av.Zana Hasko

OBJEKTI I PADISË:
Nderprerja e punimeve te paligjshme,
pushim cenimi ne pronesi
dhe kthimin e sendit ne gjedjen e meparshme.
Baza Ligjore: Nenet 200/b, 203 e 296 te K.Civil,
neni 202 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin Nr. 427, date 23.02.2000, ka vendosur :


Pranimin e padise. Detyrimin e te paditures Pranvera Tole te pushoje cenimin
e bashkepronesise ndaj bashkepronareve te pare Blendi, Ilirjana, Agim,
Hiqmet Gonxhe mbi nje banese 1 kateshe ne Rr. “Qemal Stafa” nr.347, duke
prishur shtesat e mureve siper saj dhe duke e kthyer ne gjendjen e
meparshme.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.1121, date 16.11.2000, ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane dhe rrezimin e padise.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs pala paditese e cila
kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit, lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e mosrespektimit te ligjit dhe zbatimit te
gabuar te tij.
- Gjykata e apelit nuk ka patur parasysh dispozitat e K.Civil qe rregullojne
bashkepronesine, te drejtat dhe detyrat e bashkepronareve, nenet 200/b e 203 te
K.Civil.
- Pjestimi i objektit eshte kerkuar dhe ceshtja eshte ne shqyrtim ne gjykaten e rrethit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

42
Pasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, perfaqesuesin e pales se paditur
av.Zana Hasko, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi
ceshtjen ne teresi,
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.1121, date 16.11.2000, eshte i pabazuar ne ligj
dhe si i tille duhet te prishet. I drejte dhe i mbeshtetur ne dispozitat ligjore eshte vendimi i
gjykates se rrethit i cili duhet te lihet ne fuqi.
Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore rezulton se objekt mosmarreveshje
ndermjet paleve ndergjyqese, eshte ndertimi i kryer (shtese kati) nga e paditura Pranvera Tole
(Gonxhe), ne nje banese qe eshte ne bashkepronesi te paleve.
Gjykata e rrethit pasi e ka shqyrtuar ceshtjen ka arritur ne perfundimin se kerkesepadia
e paraqitur nga pala paditese mbeshtetet ne kerkesat ligjore, e per rrjedhoje ka vendosur;
detyrimin e pales se paditur te pushoje cenimin mbi nje banese njekateshe ne Rr. “Qemal
Stafa”, nr.347 e cila eshte ne bashkepronesi te paleve ndergjyqesa, duke prishur shtesat e
mureve sipas saj dhe duke e kthyer ne gjedjen e meparshme.
Gjykata e apelit pasi e ka shqyrtuar ceshtjen, ka arritur ne perfundim te kundert, duke
vendosur rrezimin e kerkesepadise me arsyetimin cenimi i bashkepronesise nuk parashikohet
ne ligj.
Kolegji Civil cmon se ceshtja objekt gjykimi eshte zgjidhur drejte nga gjykata e rrethit.
Nga ana e saj, jane mbajtur parasysh dispozitat ligjore qe rregullojne bashkepronesine. Ne
nenin 203 te Kodit Civil perkufizohet rregulli per administrimin e sendit te perbashket. Ne kete
dispozite ligjore nder te tjera percaktohet… “sendi i perbashket administrohet sipas menyres
se miratuar me marreveshjen e te gjithe bashkepronareve…..”. Ne paragrafin e fundit
shprehet se; “Kur nuk eshte arritur kjo shumice ose kur vendimi i saj eshte i demshem per
sendin e perbashket, gjykata kompetente, me kerkesen e cdo bashkepronari, vendos masat
qe i quan te nevojshme dhe, sipas rastit, emeron nje kujdestar per administrimin e sendit”. Te
gjitha kualifikimet qe rrjedhin nga mungesa e mirekuptimit, lidhur me respektimin e te drejtave
te detyrimeve te bashkepronareve ndaj sendit ne bashkepronesi, zgjidhen vetem nga gjykata.
Ne gjykim eshte vertetuar se pala e paditur ne kundershtim me vullnetin e
bashkepronareve te tjere, ka filluar ndertimin e nje shtese kati mbi banesen qe eshte ne
bashkepronesi te paleve.
Ne kete veshtrim me te drjete eshte vendosur detyrimi ndaj pales se paditur.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1121, date 16.11.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien
ne fuqi te vendimit nr.427, date 23.02.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Tirane, me 15.05.2002

43
Nr.1727/303 i Regj Themeltar
Nr. 536 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Metush Saraci Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: LIRIKA MELO perfaqesuar nga av. Dhimitrulla Spiro

I PADITUR: K.K.K. PRONAVE PRANE KESHILLIT TË RRETHIT KORCE,


ne mungese

PERSON I TRETË: KONFEDERATA E SINDIKATAVE TE SHQIPERISE,


ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Anullimi i V.K.K.Pronave nr.289, date 17.03.2000
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin Nr.1669, date 31.10.2000, ka vendosur :


Pranimin e pjesshem te padise, duke anulluar vendimin nr.289, date
17.03.2000 te K.K.Pronave duke iu kthyer si truall i lire trashegimtareve te ish
pronarit Pandi Nini Stratoberdha prej 1180 m2, duke u kompesuar rrjedhimisht
ne piken 1/b e vendimit, trashegimtaret e ish pronarit Lirika Melo etj, per
siperfaqen 1420 m2 ne nje nga menyrat e parashikuar nga ligji.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin Nr.59, date 28.02.2001, ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1669, date 31.10.2000 te Gjykates se Rrethit Korce si
me poshte: Rrezimin e padise si te pabazuar ne prove e ligj.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce, ka ushtruar rekurs pala paditese e cila
kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit, lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e apelit eshte bazuar ne permbajtjen e aktit te Z.R.P.P. te vitit 1993, mbi
bazen e dekretit te Presidentit nr.204, date 05.06.1992 ku nuk percaktohet siperfaqja
ndertimore dhe ajo funksionale.
- Akti i regjistrimit eshte fiktiv dhe ne kundershtim me ligjin nr.7843, date 13.07.1994
“Per regjistrimin e pasurive te palujtshme”.

44
- Gjykata e apelit qellimisht ka shtyre gjykimin per 2 muaj, per t`i dhene mundesi
personit te trete per te bere ne menyre te kundraligjshem regjistrimin, ne kohen kur
ceshtja ka qene ne gjykim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, perfaqesuesin e pales paditese av.
Dhimitrulla Spiro, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te Gjykates se rrethit Korce, avokaten e Shetetit Flutura Guri, e cila kerkoi lenien ne
fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Korce ne.59, date 28.02.2001 eshte i pambeshtetur ne ligj
dhe si i tille duhet te prishet e ceshtja duhet te dergohet per rishqyrtim.
Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se paditesja Lirika Melo, ka
kerkuar ne rruge gjyqesore anullimin e pikes 1/b te vendimit nr.289, date 17.03.2000 te
K.K.K.Pronave prane Keshillit te rrethit Korce, me argumentin se siperfaqja rreth 1300 m2 nuk
perben objekt funksional per ish kampin e punetoreve, sot prone e Konfederates Sindikale.
Gjykata e rrethit, pasi ka marre nje ekspert per zgjidhjen e kesaj mosmarreveshje dhe
mbi vleresimet e tij, ka anulluar piken 1/b te vendimit 289, date 17.03.2000, per siperfaqen
1180 m2.
Gjykata e apelit duke u mbeshtetur ne nenin 5 te Ligjit 8340/1, date 06.05.1998 “Per
rregullimin e pasojave qe rrjedhin nga zbatimi i dekretit nr.204, date 05.06.1992” “Per pasurite
e Sindikatave” se trualli pasuri e sindikatave konsiderohet prone e zene, ka vendosur rrezimin
e padise.
Kolegji Civil cmon se ceshtja duhet te dergohet per rishqyrtim me qellim qe te thirret
grup ekspertesh per te percaktuar pjesen funksionale te objektit ish Kampi i Punetoreve
Korce. Gjykata e rrethit mbeshtetur ne vlersimet e ekspertit, ka konkluduar ne pranimin e
kerkesepadise. Njekohesishte ne rigjykim te shihet se cila siperfaqe ka qene prone e ish
Bashkimeve Profesionale, e cila me pas kaloi ne pasuri te Sindikatave.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.59, date 28.02.2001 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e
ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 15.05.2002

45
MENDIM I PAKICËS
Nuk jemi dakort me vendimin e shumices qe ka vendosur te prishet vendimi i gjykates
se apelit nr.59, date 28.02.2001 dhe ceshtja te kthehet per rigjykim per arsyet e meposhtme;
Se pari, gjykata e apelit ka rrezuar padine e pales paditese duke interpretuar drejte
nenin 5 te Ligjit 8340/1, date 06.05.1998 “Per rregullimin e pasojave qe rrjedhin nga zbatimi i
dekretit nr.204, date 05.06.1992 “Per pasurite e Sindikatave”. Sipas nenit 1 te ketij ligji trualli,
pasuri e sindikatave, konsiderohet prone e zene. Ish pronaret kompesohen sipas ligjit 7698,
date 15.04.1993 “Per kthimin e kompesimin e pronave ish pronareve”.
Se dyti; Dergimi i ceshtjes per rishqyrtim eshte bere vetem per shkakun e kryerjes se
nje ekspertimi lidhur me siperfaqen funksionale te objektit (ish Kambi i Punetoreve Korce) e
cila eshte prone e Konfederates se Sindikatave te Shqiperise. Ne kete rast, nuk ka nevoje qe
te behet ndonje ekspertim, sepse personi i trete (konfederata) ka fituar ne pronesi ish pronen
e B.Profesionale, rrjedhoje e dispozitave ligjore te sipercituara, duke u percaktuar siperfaqja e
objektit dhe e truallit ne funksion te tij. Mbeshtetur ne keto akte ligjore, eshte regjistruar
pasuria ne favor te Konfederates se Sindikatave, ne rradhorin e pronesise nr.175/20, date
20.02.2001 per objektin “shtepi e pushimit te punetoreve Korce” e formes 5 kateshe,
sebashku me objektet ndihmese, me siperfaqe te ndertuar 1448 m2, siperfaqe funksionale
9420m2.
Se treti, Komisioni i K.K.Pronave, duke patur parasysh drejtimin juridik e mbrojtjen e
pronave te sindikatave (ish B. Profesionale), ka njohur per palen paditese me vendimin
nr.289, date 17.03.2000 ne piken 1/b, te drejten e kompesimit per siperfaqen 2600 m2 te
zene nga ndertesa e kampit te punetoreve dhe siperfaqja funksionale e saj.
Se fundi, cmojme se kthimi i ceshtjes per rishqyrtim eshte formal dhe ne kundershtim
me kerkesat e ligjes.

Metush Saraci Agron Lamaj

46
Nr. 1729/305 i Regj. Themeltar.
Nr. 537 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Metush Saraci Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1729/305 qe i


perket:
PADITËS: GENCI TRENI, perfaqesuar nga Avokat Kujtim Capo

I PADITUR: K.K.K.PRONAVE BASHKIA KORCE


KOSTAQ MANO etj ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Anullimi i vendimit te K.K.K.Pronave
te Bashkise Korce nr. 1531 date 20.08.1996.
Baza Ligjore: Neni 27 i ligjit 7698 te vitit 1993.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr.1401 date 26.09.2000 ka vendosur:


Rrezimin e padise se paditesit Genci Treni, i paditur K.K.K.Pronave, me objekt
anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr. 1531 date 20.08.1996 si te pabazuar
ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr. 7 date 11.01.2001 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1401 date 26.09.2000 te Gjykates se Rrethit
Korce.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon
prishjen e vendimit te gjykates se apelit, kthimin per rigjykim te ceshtjes ne po ate gjykate
duke parashtruar keto shkaqe:
- Vertetoj pronesine time me prova te plota siç eshte vertetimi i pronesise i vitit 1945, si
dhe vendimi i gjykates mbi vertetimin e faktit per percaktimin e kufitareve.
- I padituri ka paraqitur vetem prova indirekte qe nuk duhet te bindin gjykaten mbi
kerkimin e pronesise.
- Gjykata nuk ka thirrur eksperte me gjithe insistimin tone per percaktimin e provave.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, perfaqesuesin e pales paditese av.
Kujtim Capo, i cili kerkoi prishjen e vendimeve e dergimin e ceshtjes per rigjykim, avokaten e
shtetit Flutura Guri, e cila kerkoi prishjen e vendimit e dergimin e ceshtjes per rishqyrtim dhe
pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,
47
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Korce nr. 7 date 11.01.2001 eshte dhene ne kundershtim
me kerkesat ligjore, e si i tille duhet te prishet e ceshtja duhet te dergohet per rishqyrtim.
Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore rezulton se palet ndergjyqesa jane ne
konflikt njeri me tjetrin lidhur me nje siperfaqe toke prej 17.000 m2 te ndodhur ne qytetin e
Korces, e cila ka qene toke are.
Pala paditese pretendon se prona e mesiperme eshte e tyre dhe Komisioni i kthimit
dhe Kompensimit te Pronave prane Keshillit te Rrethit Korce ka disponuar ne favor te
trashegimtareve te Pandi Trenit me vendimit nr. 116 date 21.12.1998. Nderkohe pales se
paditur ne nje vendim te meparshem te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korce, e pikerisht nr.
1531 date 20.08.1996 ju eshte njohur (trashegimtareve te Petro Manos) pronesia mbi nje
siperfaqe trualli (ish toke arre) ne nje siperfaqe prej 17.000 m2 ne kufijte perkates.
Njohja e ketyre pronave te realizuara me vendimet e komisioneve te permendura me
siper ne favor te sejciles pale, ka krijuar mosmarreveshjen midis tyre, pasi rezulton se pronat
kane mbivendosje me njera tjetren. Pala paditese per te zgjidhur kete konflikt ka kerkuar ne
padi, te anullohet vendimi nr. 1531 date 20.08.1996 i K.K.K.Pronave prane Bashkise Korce,
me pretendimin se ka njohur padrejtesisht pronen e tyre ne favor te te paditurit.
Gjykata e Rrethit dhe e Apelit Korce, pasi e kane shqyrtuar ceshtjen kane arritur ne te
njejtin perfundim, rrezimin e kerkeses te pales paditese.
Kolegji Civil çmon se perfundimi i arritur nga gjykata e apelit nuk eshte i mbeshtetur ne
ligj sepse te dy palet ndergjyqesa, pronesine mbi kete siperfaqe, e kane njohur me vendime
gjyqesore vertetim fakti dhe sejcila pale disponon dokumente te trashegimlenesve te tyre, se
mund te jene pronare ne kete prone.
Ne thelb mosmarreveshja midis paleve nuk ka te beje me anullimet e vendimeve te
K.K.K.Pronave, me te cilat eshte njohur reciprokisht pronesia ne kete siperfaqe, por detyrimi i
pales per ta njohur pronar ne pronen e tij.
Ne kete veshtrim, gjykimi i ceshtjes nuk duhet te mbeshtetet ne vendimet gjyqesore te
vertetimit te faktit, te cilat jane deklerative dhe nuk prodhojne pasoja per palet qe nuk jane
pjesemarres ne gjykim dhe as ne vendimet e K.K.K.Pronave, te cilat ne fakt kane njohur te
njejten prone, por sejcila pale te vertetoje pronesine mbi kete siperfaqe trualli.
Njekohesisht ne gjykim duhet te thirret ekspert i fushes topografike, per te konkluduar
per pronat e sejciles pale, te cilet kane dokumenta pronesie te paraclirimit dhe pretendojne se
kufizimet e pronave nuk tregojne te verteten. Ato jane njohur ne rruge gjyqesore.
Gjithashtu, duhet te saktesohet se siperfaqja objekt konflikti eshte ose jo, brenda vijes
se verdhe apo toke arre dhe ne raport me kete, do te shihet edhe bazueshmeria ligjore e
vendimeve te K.K.K.Pronave. Eshte e drejte, vendimmarrje e K.K.K.Pronave prane Bashkise
apo Keshillit te Rrethit.
Ne rishqyrtimin e ceshtjes duhet te administrohet edhe dosja perkatese e marre nga
K.K.K.Pronave te Keshillit te Rrethit.
Ne kete proces duhet te sqarohet pronesia e sejciles pale, kufijte e prones, menyren e
fitimit te pronesise nga trashegimlenesit e tyre etj. Ne perfundim duhet te sqarohet juridikisht
fitimi i pronesise.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 7, date 11.01.2001 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e
çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane me 15.05.2002

48
Nr. 1945 i Regj. Themeltar.
Nr. 538 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Metush Saraci “
Vladimir Metani “
Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 15.5.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1945 qe i perket:

PADITËS: SELAUDIN KACMOLI, ne mungese


HATIXHE SHAHINI
HASAN KACMOLI, etj. perfaqesuar nga avokat Rustem Syziu

I PADITUR: AQIF KACMOLI, etj. ne mungese

OBJEKTI
Ankim ndaj vendimit te ndermjetem
date 27.02.2002 te Gjykates se Rrethit Durres

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. – date 27.02.2002 ka vendosur:


Te mospranoje kerkesen e perfaqesuesit te paditesit per shkak se Gjykates se
Rrethit Durres ceshtja i eshte derguar per kompetence nga Gjykata e Larte.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit ka ushtruar rekurs Selaudin Kacmoli, duke


parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e Rrethit Durres nuk eshte kompetente, duhet t’ja dergonte ceshtjen Gjykates
se Rrethit Vlore.
- Gjithe pasuria e trashegimlenesit ndodhet ne Vlore. Kompetente eshte vetem Gjykata
e Rrethit Vlore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese S. Kacmoli, etj.
ne mungese dhe avokatin e paleve H. Shahini, etj. Rustem Syziu qe kerkoi vazhdimin e
gjykimit nga Gjykata e Rrethit Durres dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Me padite e paleve paditese Selaudin Kacmoli etj. ku kerkohet ndryshim testamenti
date 30.3.1992, “Ndryshim vendimi te KKK te Pronave date 21.3.1995”, konstatim pavlefshme
kontrate dhurimi, ka filluar gjykimi i ceshtjes nga Gjykata e Rrethit Durres. Kjo gjykate pasi ka
gjykuar ne themel ceshtjen ka vendosur sipas vendimit nr. 1079 date 27.10.1999.

49
Vendimi i siperm i Gjykates se Rrethit Durres eshte lene ne fuqi me vendimin nr. 167
date 5.4.2000 te Gjykates se Apelit Durres.
Gjykata e Larte me vendimin nr. 1069 date 18.10.2001 ka vendosur:
“Prishjen e vendimit nr. 1079 date 27.10.1999 te Gjykates se Rrethit Durres dhe
vendimit nr. 167 date 5.4.2000 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim
ne Gjykaten e Rrethit Durres me tjeter trup gjykues”, me udhezime perkatese.
Ne rishqyrtimin e ceshtjes nga Gjykata e Rrethit Durres ne séance gjyqesore paditesi
Selaudin Kacmoli paraqet kerkese gjykates qe ceshtja te gjykohet nga Gjykata e Rrethit Vlore,
pasi Gjykata e Rrethit Durres nuk eshte kompetente per gjykimin e kesaj ceshtje, duke
parashtruar ne kerkesen paraprake edhe arsyet e ketij kerkimi.
Gjykata e Rrethit Durres me vendim te ndermjetem date 27.2.2002, ka vendosur te
mospranoje kerkesen e pales paditese dhe te vazhdoje gjykimin e ceshtjes per shkak se
Gjykates se Rrethit Durres i eshte derguar ceshtja per kompetence me vendim te Gjykates se
Larte.
Ndaj vendimit te siperm te gjykates se rrethit eshte paraqitur ankim nga Selaudin
Kacmoli, e cila se bashku me dosjen i eshte derguar Gjykates se Larte.
Ne Gjykaten e Larte, konform nenit 62 te K.Pr.Civile mund te behet ankim i vecante
nga palet kunder vendimit te gjykates qe ka shpallur moskompetencen per gjykimin e
mosmarreveshjes. Pra, ankimi parashikohet vetem ndaj atyre vendimeve qe shpallin
moskompetencen.
Vendimi date 27.02.2002, i Gjykates se Rrethit Durres, i cili ka refuzuar kerkesen per
moskompetence Gjykates se Rrethit Durres, kerkuar nga pala ndergjyqese dhe deklarimi i
gjykates se, eshte ajo kompetente per ta gjykuar ceshtjen, nuk eshte i tille qe KPr.Civile e
parashikon se kunder tij mund te behet ankim i vecante, si vendim joperfundimtar vendimi i
Gjykates se Rrethit Durres eshte nje vendim i ndermjetem jo perfundimtar dhe sipas nenit 470
te K.Pr.Civile kunder tij mund te behet ankim, se bashku me vendimin perfundimtar qe jepet
per ceshtjen.
Sa siper konform nenit 450 te K.Pr.Civile, ankimi i paraqitur nuk eshte i tille qe mund te
pranohet per shqyrtim nga Gjykata e Larte, e cila konform nenit 485/e K.Pr.Civile, pushon
gjykimin e ceshtjes dhe dergon dosjen gjyqesore per vazhdimin e ankimit te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur nenit 450, 485 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, me nr. regjistri themeltar 1945
date 03.04.2002.
Dergimin e dosjes gjyqesore per vazhdimin e gjykimit nga Gjykata e Rrethit Durres.

Tirane me 15.05.2002

50
Nr. 1972 i Regj. Themeltar
Nr. 539 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere prej

Agron Lamaj Kryesues


Metush Saraçi Anetar
Irma Bala Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 15.05.2002, çeshtjen civile, qe u perket


pjesmarresve ne proces:

PADITËS: NIKOLL LAZER PALOKA, banues ne Shkoder


i perfaqesuar ne gjykim nga Av. Z. Prenga

I PADITUR: INSIG Shkoder, ne mungese.

OBJEKTI:
Korigjim dhe pavlefshmeri akti i vjetersise ne pune,
ne baze te Nenit 388 dhe 32 te KPrC.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder me vendimin nr. 67 dt. 24.01.2001 ka vendosur:


Te nxjerre jashte kompetences çeshtjen civile nr. 207 qe i perket paditesit si te
paperfunduar ne rruge administrative.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr. 71 dt. 15.03.2002 ka vendosur:


Shpalljen e moskompetences lendore te Gjykates se Apelit Shkoder.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relatimin e anetarit Agron Lamaj, avokatin e paditesit, i cili kerkoi prishjen e
vendimit, si shqyrtoi dhe bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Se vendimet e gjykates nuk jane te bazuar ne ligj dhe si te tille duhet te ndryshohen
duke u derguar materiali i dosjes organit administrativ per te dhene pergjigjen e tij.
Paditesi me kerkesepadine drejtuar gjykates pretendon se ka qene ne marredhenie
pune prane Minieres se Bakrit Fushe Arres nga 07.07.`969 deri me 22.06.1970 dhe me pas
nga data 10.08.1977 deri me 08.03.1082, periudhe e cila figuron edhe ne librezen e punes.
Periudhen tjeter nga viti 1968 e ne vazhdim paditesi pretendon se ka punuar ne Koop.
Bujqesore Mnelle-Puke, e saktesuar kjo me nje vertetim vjetersie ne pune te leshuar nga ajo
Kooperative. Ketu paditesi ka te perfshire edhe vitin 1978, kohe ne te cilen ai ka punuar ne
Miniere. Kete fakt paditesi e ka kundershtuar ne gjykate, duke kerkuar qe kjo periudhe ti njihet
si vjetersi ne Miniere.

51
Ne baze te ligjit nr. 7703 dt. 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore” ne Nenin 86 eshte
percaktuar se ankimi ndaj Zyres Rajonale behet ne Zyren qendrore te Institutit te Sigurimeve
Shoqerore dhe pas kesaje ne Gjykate.
Siç rezultoi nga aktet e dosjes gjyqesore, paditesi nuk e ka zbatuar kete kerkese te
ligjit dhe si e tille Gjykata eshte e detyruar qe aktet ti nxjerre jashte jurisdiksionit te saj. Vetem
pasi paditesi te marre nje pergjigje nga organi administrativ kompetent ka te drejte ti drejtohet
Gjykates per zgjidhjen e mosmarveshjes se pretenduar.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485 § “d” te KPr.Civile

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit Nr. 67 dt. 24.01.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder
dhe te vendimit nr. 71 dt. 15.03.2002 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe nxjerrjen e çeshtjes
jashte jurisdiksionit gjyqesore.
Dergimin e akteve prane Zyres Qendrore te Institutit te Sigurimeve Shoqerore

Tirane 15.05.2002

52
Nr. 2017 i Regj. Themeltar
Nr. 540 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere prej:

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Metush Saraci Anetar
Vladimir Metani Anetar

ne daten 15.05.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 2017 akti,
qe u perket paleve :

PADITËS : SHOQERIA “ALB-IMPEX-T3” sh.p.k. perfaqesuar


me prokure nga avokat Nexhdet Kambo

TË PADITUR : 1. DEGA E TATIM TAKSAVE TIRANE.


2. DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE.
3. MINISTRIA E FINANCAVE.

OBJEKTI I PADISË :
Anullim i urdherit nr.1054/6 date 30.7.2001
te Deges se Tatim Taksave Tirane.
Anullim i vendimit nr.23 date 12.11.2001
i Komisionit te Apelimit ne Ministrine e Financave.
Detyrimin e Deges se Tatim Taksave Tirane
te kthejne shumen 6.900.000 leke,
rimbursim i TVSH dhe tatim i paguar teper.
Baza Ligjore : Nene 324 i K.Pr.Civile,
ligji nr.7928 date 24.4.1995, ligji nr.8560 date 22.12.1999,
ligji nr. 7661 date 19.1.1993 dhe ligji nr. 8438 date 28.12.1998

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.1606 akti date 3.4.2002, ka


vendosur:
Nxjerrjen e ceshtjes civile nr.1606 akti te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane
nga juridiksioni gjyqesor.

Kunder vendimit te gjykates, ne baze te nenit 59 te Kodit te Proçedures Civile, ka


ushtruar rekurs paditesi Shoqeria “ALB-IMPEX-T3” sh.p.k., i cili kerkon prishjen e vendimit dhe
dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe :
- Vendimi i gjykates eshte i pabazuar ne prova. Nuk jane marre parasysh ankimet qe
une kam paraqitur si dhe fakti qe keto ankime dhe dokumentacioni kane qene te plota.
Akti i kontrollit i perket te paditurit dhe nuk mund t’i kerkohet paditesit.
- Si padites kemi barren e proves te provojme para gjykates lidhur me themelin e
ceshtjes.
53
- Vendimi i Komisionit te apelimit eshte i padrejte. Edhe sikur dokumentacioni te mos
ishte i plote, ky komision ishte i detyruar te vendoste pezullimin e procedimit derisa te
siguronte informacionin. Megjithate, ky komision ka patur dokumentacionin e plote.
- Gjykata ka zbatuar gabim ligjin. Ne rrethanat kur kam ushtruar rekursin ne komisionin
e apelimit, dhe ky komision ka vendosur mospranimin e tij, ne baze te nenit 324 te
K.Pr.Civile, rekursi quhet i konsumuar dhe gjykata eshte kompetente per zgjidhjen e
mosmarreveshjes.
- Nuk eshte mbajtur parasysh vendimi nr.18 date 1.2.2002 i Gjykates Kushtetuese.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e pales paditese i cili
kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin
e gjykimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 1606 date 03.04.2002 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, eshte i
pabazuar ne ligj dhe si i tille ai duhet te prishet.
Nga materialet e ceshtjes rezulton se paditesi ushtron veprimtari ne teritorin e
Republikes se Shqiperise dhe sipas vendimit gjyqesor nr. 5651 date 20.07.1994 eshte i
organizuar ne shoqeri me pergjegjesi te kufizuar.
Si subjekt tregtar i nenshtrohet detyrimit per te paguar TVSH ndaj shtetit.
Ne vitin 2000 paditesi pretendon te kete paguar ndaj shtetit si tatim fitimi paraprak
shumen prej 8.000.000 leke. Pas mbylljes se llogarise vjetore, me paraqitjen e bilancit dhe
dokumentacionit perkates prane Deges se Tatim Taksave paditesi pretendon se ka realizuar
nje fitim ne shumen 3.400.000 leke per rrjedhoje kerkon rimbursimin e differences prej
4.600.000 leke te paguar me teper. Gjithashtu, kerkohet dhe rimbursimi i shumes prej
2.300.000 leke TVSH.
Sipas padise, detyrimi qe kane te paditurit ndaj paditesit eshte ne shumen 6.900.000
leke.
Pas kerkeses drejtuar te paditurve per rimbursimin e kesaj shume, nga ana e Deges
se Tatim Taksave Tirane, eshte ushtruar kontroll mbi aktivitetin e paditesit dhe ne raportin e
kontrollit te mbajtur urdherohet paditesi te paguaje shumen 12.177.926 leke qe ka te beje me
tatim fitimin, diferencen e paderdhur te tatim fitimit, tatimin mbi te ardhurat personale dhe
gjoba. Per detyrimin e mesiperm paditesi eshte njoftuar me shkresen nr. 1054/6 date
30.07.2001.
Kunder ketij veprimi te Deges se Tatim Taksave Tirane, paditesi ka bere ankim ne
Komisionin e Apelimit prane Ministrise se Financave i cili me vendimin nr. 23 date 12.11.2001
ka vendosur te mos e marre ne shqyrtim kerkesen ankimore te shoqerise pasi nuk eshte e
plote praktika.
Me padine ne gjykim eshte kerkuar nga te paditurit rimbursimi i shumes prej 6.900.000
leke, anullimi i shkreses nr. 1054/6 date 30.07.2001 te Deges se Tatim Taksave Tirane, si dhe
te vendimit nr. 23 date 12.11.2001 te Komisionit te Apelimit prane Ministrise se Financave.
Gjykata e Shkalles se Pare Tirane ka vendosur nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit
gjyqesor per shkak se Komisioni i Apelimit te Tatimeve dhe Taksave prane Ministrise se
Financave, nuk e ka marre ne shqyrtim kerkesen dhe ne rrethanat e tilla, ceshtja nuk mund t’i
nenshtrohet shqyrtimit gjyqesor pa u ndjekur rekursi administrativ i plote.
Vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane eshte i pabazuar ne ligj.
Ne objektin e padise pervec anullimit te shkreses nr. 1054/6 date 30.07.2001 te Deges
se Tatimeve dhe Taksave Tirane, si dhe te vendimit te Komisionit te Apelimit prane Ministrise
se Financave, eshte dhe rimbursimi i TVSH dhe tatim fitimit te paguar me teper prej paditesit,

54
Gjykata duhej te ishte shprehur vec per kete pjese te padise, nese ajo ka ose jo lidhje me
kerkimet e tjera dhe nese jo te bente vecimin e gjykimit per kete kerkim.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 59/2 te K.Pr.Civile

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 1606 akti date 03.04.2002 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe
dergimin e akteve per vazhdimin e gjykimit te Gjykates se Rrethit Tirane.

Tirane, me 15.06.2002

55
Nr. 1674/256 i Regj. Themeltar
Nr. 541 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Thimjo Kondi Kryesues


Irma Bala Anetare
Metush Saraçi Anetar
Agron Lamaj Anetar
Vladimir Metani Anetar

ne datat 24.4.2002 dhe 16.5.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me
nr. 1674 akti, qe u perket paleve :

PADITËS TË KUNDRAPADITUR: TRASHEGIMTARET LIGJORE TE ABDYL


ZHEGUT, perfaqesuar ne gjykim nga
av. Dashamir Kore.

TË PADITUR KUNDRAPADITËS: 1. FREDERIK MEZINI


2. NADIRE MEZINI
3. ELVIRA MEZINI
4. ERJONA MEZINI, te perfaqesuar ne gjykim
nga av.Fatmir Tartale.

TË PADITUR : 1. NDERMARRJA
KOMUNALE BANESA, ne mungese;
2. AGJENCIA KOMBETARE E PRIVATIZIMIT –
DEGA TIRANE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË :
Konstatimi i pavlefshmerise absolute
te kontrates se shitjes nr.1136/234 date 26.3.1998.
Baza Ligjore : Nenet 92/a, 149 dhe 705 te Kodit Civil.
OBJEKTI I KUNDRAPADISË :
Konstatimi i pavlefshmerise absolute
te kontrates se shitjes nr. 8453/2432 date 5.8.1996.
Baza Ligjore : Nenet 92/a, 149 dhe 705 te Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr. 3830 date 9.11.1998, ka


vendosur:
Pranimin e padise.
Rrezimin e kundrapadise.

56
Deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitblerjes nr.1136 rep. 234 kol. date
26.3.1998, te lidhur ndermjet Ndermarrjes Komunale Banesa si shites dhe
pjestareve te familjes se Frederik Mezinit si bleres.
Urdherohet Zyra e Hipotekes te kryeje veprimet e nevojshme.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditurve kundrapadites, me vendimin nr.


833 date 8.6.1999, ka vendosur :
Prishjen e vendimit nr.3830 date 9.11.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe
dergimin e ceshtjes per rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.1796 date 1.6.2000, ka vendosur:


Pranimin e padise se paditesave te kunder paditur, trashegimtare ligjore te
Abdyl Zhegut.
Konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates se shitjes nr.1136 rep. 234
kol. date 26.3.1998 lidhur midis Ndermarrjes Komunale Banesa dhe te
paditurve kundra padites Frederik, Nadire, Elvira dhe Erjona Mezini, per nje
apartament 3+1, ne rrugen “Idriz Dollaku”,apartamenti nr.21, nr.113 Tirane.
Detyrimi i Ndermarrjes Komunale Banesa t’u ktheje te paditurve kundrapadites
shumen e blerjes se apartamentit te indeksuar ne indeksin e cmimeve.
Urdherohet Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te beje fshirjen e
regjistrimit hipotekor nr.1343 date 26.3.1998.
Rrezimin e kundrapadise si te pabazuar.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditurve kundrapadites, me vendimin nr.122


date 25.1.2001, ka vendosur :
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1796 date 1.6.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures


Civile, ka ushtruar rekurs i padituri kundrapadites Frederik Mezini, i cili kerkon prishjen e
vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim me tjeter trup gjykues, duke parashtruar keto
shkaqe :
- Gjykata e Shkalles se Pare, pa asnje shtese objekt padie, eshte shprehur edhe per
c’regjistrimet ne ZRPP. Edhe Gjykata e Apelit nuk ka arsyetuar fare ne lidhje me kete
pjese.
- Per nga vlera e padise, ceshtja duhej gjykuar nga nje trup gjykues dhe jo gjyqtar i
vetem.
- Te dy gjykatat perdorin nje arsyetim standart, pa analize provash dhe faktesh.
- Asnje gjykate nuk ka analizuar dinamiken e praktikes administrative qe ka çuar ne
kalimin e objektit nga dyqan, ne fond banese.
- Megjithese une jam ne te njejtat kushte si komshiu qe ka privatizuar apartament, asnje
nga gjykatat s’duan ta pranojne kete fakt.
- Gjykata e apelit per kundrapadine nuk jep asnje arsyetim.
- Kontrata e paditesit, eshte lidhur ne nje kohe qe ceshtja ka qene ne gjykim dhe qe
eshte provuar se nuk ka qene dyqan.
- Ne shitje ka marre pjese dhe Ndermarrja Komunale qe nuk ka ne administrim objekte
te tilla.
- Vetë kontrata eshte e fallsifikuar pasi mban disa data te ndryshme.
- Veç kesaj, kontrata eshte lidhur ne mashtrim te ligjit, ndaj eshte absolutisht e
pavlefshme.

57
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,
pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, av.Dashamir Kore qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te Gjykates se Apelit,
pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurve av.Fatmir Tartale qe kerkoi prishjen e
vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit,
dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.122 date 25.1.2001, me te cilin eshte vendosur
lenia ne fuqi e vendimit nr.1796 date 1.6.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane, eshte i pabazuar
ne ligj dhe si i tille duhet te prishet.
Nga aktet rezulton e provuar si me poshte:
Trashegimtareve te ish pronarit Abdyl Zhegu, me vendimin e K.K.K.Pronave te
Bashkise Tirane nr. 6 date 19.4.1995, u eshte njohur e drejta e pronesise mbi nje siperfaqe
trualli prej 39.000m2. Ne kete vendim konstatohet fakti se brenda kesaj siperfaqe, nje pjese
eshte e zene me ndertime shteterore, mes te cileve edhe nje pallat banimi nr.21 ne katin e
pare te se cilit jane ndertuar 4 dyqane me siperfaqe 235m 2. Per keto arsye, ne piken 1/d te
pjeses vendimore te ketij vendimi, ne baze te nenit 21 te ligjit nr.7698 date 15.4.1993, u eshte
njohur e drejta e parablerjes se ketyre dyqaneve.
Kunder ketij vendimi, ka ngritur padi Kontrolli i Larte i Shtetit me objekt anullimin e
pikes 1/d te tij, me pretendimin se objektet e katit te pare te ketij pallati nuk jane me dyqane,
pasi ne vitin 1992, me kerkese te Ministrise se Rendit Publik dhe miratim te organeve
kompetente, eshte bere ndryshimi i destinacionit te tyre nga dyqane, ne apartamente.
Rezulton qe njeri prej ketyre apartamenteve, me autorizim te Ministrise, i eshte dhene per
banim Frederik Mezinit, punonjes i kesaj Ministrie, i cili ka lidhur kontraten e qirase me
Nd.Komunale Banesa, kontraten e energjise elektrike dhe ate te furnizimit me uje. Per shkak
te interesave pasurore nga gjykimi i kesaj padie, Frederik Mezini ka nderhyre ne ate gjykim
me cilesine e personit te trete si nderhyres dytesor duke u bashkuar me paditesin.
Me vendim gjyqesor nr. 8669 date 25.10.1996 te Gjykates se shkalles se pare Tirane,
eshte vendosur pranimi i padise, duke anulluar piken 1/d te vendimit nr.6 date 19.4.1995 te
K.K.K.Pronave . Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata e Larte.
Nderkohe gjate gjykimit te kesaj çështje eshte lidhur kontrata e shitjes nr. nr.
8453/2432 date 5.8.1996 mes trashegimtareve te Abdyl Zhegut si bleres dhe AKP dhe
Ndermarrjes Komunale Banesa si shites duke privatizuar katin e pare te ketij pallati me
destinacion “dyqane”, me siperfaqe 235m2.
Me kontraten e shitjes nr.1136 rep. 234 kol. date 26.3.1998 te lidhur ndermjet
Ndermarrjes Komunale Banesa si shites dhe pjestareve te familjes se Frederik Mezinit si
bleres, eshte bere privatizimi i apartamentit 3+1 ndodhur ne katin e pare te pallatit nr.21.
Ndodhur para ketyre fakteve, prej trashegimtareve te Avdyl Zhegut, me padine ne
gjykim, eshte kerkuar pavlefshmeria absolute e kontrates nr.1136 rep. 234 kol. date 26.3.1998
me pretendimin se shitja eshte bere ne nje kohe qe Ndermarrja Komunale nuk e kishte me
kete te drejte pasi ne vitin 1996 ky send i eshte shitur me pare paditesave. Vec kesaj,
pretendohet se çdo veprim prej te paditurve eshte kryer pa u zgjidhur asnje pasoje apo kthim
ne gjendjen e meparshme te bleresit te pare, pasi me vendim gjykate eshte anulluar vetem
pika 1/d e vendimit te K.K.K.Pronave.
Me kundrapadine ne gjykim, eshte kerkuar pavlefshmeria e kontrates se shitjes nr.
nr.8453/2432 date 5.8.1996 me pretendimin se shitja eshte bere ne mashtrim te ligjit ne nje
kohe kur çështja ka qene ne gjykim, si dhe ne kundershtim me ligjin, pasi ne kohen e shitjes,
objekti nuk ka qene dyqan por apartament banimi.
58
Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, pas kthimit per rigjykim nga Gjykata e Apelit per
mosformim te drejte te ndergjyqesise, pasi ka shqyrtuar ceshtjen, ka vendosur pranimin e
padise dhe rrezimin e kunderpadise .
Gjykata e Apelit Tirane, ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e te paditurve
kundrapadites, dhe ne perfundim ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimet e gjykatave jane te pabazuara ne
ligj.
Vendimet e mesiperme jane rezultat i moszbatimit te drejte te dispozitave te
K.Pr.Civile, nenet 11, 14 dhe 16, qe kane te bejne me detyrimin e gjykates per te kryer nje
hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin dhe per te bere nje vleresim
te provave dhe cilesim te sakte te fakteve qe lidhen me mosmarrveshjen ne shqyrtim.
Keshtu, gjykatat kane pranuar padine me arsyetimin se kontrata e lidhur mes
Ndermarrjes Komunale Banesa si shites dhe pjestareve te familjes se Frederik Mezinit si
bleres, eshte absolutisht e pavlefshme pasi sendi eshte shitur nga nje subjekt qe nuk e kishte
me kete te drejte, si dhe ne kohen e shitjes, objekti kishte destinacionin dyqan dhe jo
apartament banimi, dhe kane rrezuar kundrapadine me arsyetimin se kontrata e lidhur mes
trashegimtareve te Abdyl Zhegut si bleres dhe AKP dhe Nd.Komunale Banesa si shites, eshte
e rregullt pasi, nuk jane shkelur procedurat e shitjes me ankand te sendit dhe vec kesaj, kjo
blerje nuk eshte bere me cilesine e ish pronarit, pra me te drejten e parablerjes, por si cdo
subjekt tjeter.
Nje perfundim i tille eshte i pambeshtetur ne aktet e ndodhura ne dosje.
Keshtu, provohet teresisht qe kontrata e shitjes nr.8453/2432 date 5.8.1996 eshte
kryer nga palet ne nje kohe qe çeshtja ka qene ne gjykim dhe objekt gjykimi ka qene
kontestimi i faktit se objekti nuk ka destinacionin si dyqan, por eshte apartament banimi. Keto
pale te kesaj kontrate, kane qene ne dijeni te ketij fakti. Per me teper, me vendim gjyqesor te
formes se prere eshte vendosur anullimi i pikes 1/d te vendimit nr.6 date 19.4.1995 te
K.K.K.Pronave.
Ne te tilla rrethana kur ne kundrapadi pretendohet se shitja eshte bere ne kundershtim
me ligjin, me te drejten e parablerjes se njohur me vendim te K.K.K.Pronave, arsyetimi i
gjykates se apelit se shitja e objekteve dyqane nuk eshte bere me kete cilesi prej ish pronarit,
por si çdo subjekt tjeter, nuk i eshte nenshtruar hetimit gjyqesor dhe te provohej nga paditesi
mbi parimin e barres se proves. Nese shitja do te ishte kryer si çdo shitje tjeter, duhej
administruar praktika e ankandit si dhe vendimi i komisionit per shpalljen e ofertes fituese.
Gjykata duhej te kishte analizuar çdo pretendim te ngritur ne kundrapadi ne lidhje me
shkaqet e pretenduara te pavlefshmerise se kontrates se shitjes nr.8453/2432 date 5.8.1996.
Megjithese nga aktet e administruara ne dosje dhe vendimi gjyqesor me te cilin eshte
anulluar pika 1/d e vendimit te K.K.K.Pronave, eshte evidentuar fakti se objekti ne kohen e
shitjes nga AKP ka qene apartament dhe jo dyqan, nje rrethane e tille, qe pretendohet si
shkak per kunderligjshmerine e shitjes se kryer, jo vetem qe nuk mbahet parasysh dhe
analizohet nga gjykata, por perkundrazi nuk permendet fare ne vendim.
Nje rrethane tjeter qe duhej mbajtur parasysh ne zgjidhjen e drejte te çeshtjes, eshte
edhe sqarimi i faktit se nen adminsitrimin e kujt enti shteteror ka qene objekti ne kohen e
lidhjes se kesaj kontrate. Nje rrethane e tille eshte e nevojshme te sqarohet ne kushtet kur si
shites ne kete kontrate merr pjese edhe Ndermarrja Komunale. Nese merret i mireqene fakti
qe ky objekt ka qene dyqan, atehere nuk ka arsye pse ky subjekt te shfaqet si shites,
nderkohe qe nen administrimin e tij nuk jane objektet e tregtise, por vetem apartamentet e
banimit.
Ne gjykim, veç te tjerash, jane adminstruar edhe vertetimet e pronesise se shtetasit
A.Myrto qe bejne fjale per privatizimin e apartamentit te katit te pare te ketij pallati qysh ne vitin
1995.

59
Vetem pasi rrethanat e pretenduara nga palet ne gjykim t’i nenshtrohen nje hetimi
gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin duke bere nje vleresim te provave
dhe cilesim te sakte te fakteve qe lidhen me mosmarrveshjen ne shqyrtim, mund te arrihet ne
nje perfundim te drejte, te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “c” te K.Pr.C.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.122 date 25.1.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e
çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.
Tirane,me 16.5.2002

60
Nr. 1676/257 i Regjistrit Themeltar
Nr. 543 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Metush Saraci Anetar
Vladimir Metani “
Agron Lamaj “
Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 16.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: URAN DRAGONI, perfaqesuar nga av. Vasil Plaku.

I PADITUR: AGJENSIA KOMBETARE E PRIVATIZIMIT, ne mungese.


BUJAR DOSTI, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:
Konstatimin absolutisht te pa vlefshem te shitjes ne ankad
te objekteve te ndertuara nga shteti ne truallin tone
dhe ushtrimin prej nesh te te drejtes se parablerjes.
Baza ligjore: Neni 92 e vijues dhe neni 204 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.558, date 03.03.2000 ka vendosur:


Rrezimin e kerkesepadise si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.978, date 24.10.2000, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.558, date 08.03.2000 te Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Tirane.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs paditesi duke parashtruar sa me poshte:


- Gjykatat kane shkelur nenin 204 te Kodit Civil, sipas ligjit per K.K.Pronave.
- Une pronar i truallit jam bashkepronar me shtetin per objektet dhe kam te drejten e
parablerjes per to.
- Ne asnje dispozite ligjore qe ben fjale per bashkepronesine nuk parashikohet e drejta
e shitjes se prones.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Irma Bala,
av. e pales paditese qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe pranimin e padise si
dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:
Vendimi nr.978, date 24.10.2000 i gjykates se Apelit Tirane duhet prishur dhe ceshtja
te kthehet per rishqyrtim ne ate gjykate.
61
Nga gjykimi rezulton se, me vendimin nr.1050, date 30.12.1994 te KKKP-ish
Pronareve te Bashkise Tirane, ju eshte njohur trashegimtareve te Haxhi Shtepazes e drejta e
pronesise per 24240 m2 truall. Nje nder trashegimtaret eshte edhe paditesi.
Ne piken “c” te vendimit te lartpermendur ish-pronareve ju eshte njohur e drejta e
parablerjes per objektet e Uzines gjeologjike me s = 10980m 2, ne baze te nenit 21 te ligjit
nr.7698, date 15.04.1993.
Ne kuadrin e privatizimit te prones shteterore ne baze te ligjit nr.7512, date 10.08.1991
“Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private te nismes se lire, te veprimtarise private dhe
privatizimit” nga Ministria e Privatizimit, eshte nxjerre per shitje Uzina Mekanike e Gjeologjise,
ne baze te vendimit nr.192, date 20.03.1998 te Keshillit te Ministrave, i cili parashikon kriteret
e vleresimit te prones shteterore qe privatizohen dhe procedurat e shitjes. Per heren e pare
nuk ka patur konkurrente. Heren e dyte eshte shpallur per shitje me zbritje cmimi ne masen
30% dhe shitje me rezerve (me keste nga 1 dite gjer ne 10 vjete) ne zbatim te vendimit nr.283,
date 18.06.1999 te Keshillit te Ministrave.
Per kete shitje jane zhvilluar procedurat e shitjes me rezerve, ne ankand te kesaj
prone, duke u percaktuar si kriter baze per fituesin e ankandit shlyerja e cmimit ne afatin me te
shkurter kohor.
Ne ankand jane depozituar kerkesa e paditesit Uran Dragoni me cilesine e ish-pronarit
dhe e te paditurirve Bujar Dosti e Luan Shehu.
Me daten 02.09.1999 nga komisioni i AKP eshte zhvilluar ankandi ne pranine e tre
kerkueseve per blerjen e objektit.
Ne perfundim te ankandit, komisioni ka shpallur fitues te paditurin Bujar Dosti per
shlyerjen e vleres totale prej 19.607.280 leke ne daten 03.09.1999, pra ne afatin me te
shkurter.
Ne baze te vendimit te komisionit te ankandit, AKP ka leshuar autorizimin nr.2377,
date 03.09.1999 per kalim pronesie ne emer te te paditurit Bujar Dosti dhe me pas eshte
lidhur kontrata e shitjes me nr.5682 rep. e 1588 kol. date 23.09.1999, ndermjet perfaqesuesit
te AKP e te Uzines Mekanike te Gjeologjise ne cilesine e shitesit dhe Bujar Dosti ne cilesine e
bleresit.
Paditesi Uran Dragoni me kerkese padi ka kerkuar te konstatohet pavlefshmeria e
kontrates se shitjes se lartpermendur. Me pretendimin se ju eshte mohuar e drejta e
parablerjes si ish-pronar te truallit per objektin e shitur, e drejte kjo e njohur nga ligji “Per
kthimin e kompensimin e pronave...”.
Nga gjykata e rrethit dhe ajo e Apelit qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit,
eshte vendosur, rrezimi i padise se paditesit, me arsyetimin se privatizimi i objektit ne fjale
eshte bere sipas procedurave ligjore ne fuqi.
Kalimi i prones shteterore ne prone private ka nje regjim juridik te vecante te
parashikuar ne ligjin nr.7512, date 10.08.1991 i ndryshuar dhe te dispozitave nen ligjore te
dala ne zbatim te ketij ligji, te vendimit te Keshillit te Ministrave nr.192, date 20.03.1998 “Per
kriteret e vleresimit te prones shteterore qe do te privatizohet dhe procedurat e shitjes”, te
vendimit te Keshillit te Ministrave nr.283, date 18.06.1999 “Per privatizimin e ndermarrjeve qe
jane shitur sipas vendimit te Keshillit te Ministrave nr.192, date 20.03.1998” te vendimit te
Keshillit te Ministrave nr.195, date 20.03.1993 “Per privatizimin e ndermarrjeve qe nuk mund
te transformohen” dhe te udhezimit nr.4, date 15.05.1998 te Ministrise se Ekonomise Publike
dhe privatizimit.
Privatizimi i kesaj ndermarrje eshte bere duke u bazuar ne vendimin e Keshillit te
Ministrave nr.195, date 20.03.1998 dhe aplikuar shitjen me rezerve te prones me ankand.
Nga kjo forme privatizimi ish pronari nuk ka fituar te drejten e privatizimit, sic del nga
proces – verbalet e administruara te analizuara si prova nga gjykatat, pasi ai nuk ka plotesuar
kriterin baze, shlyerjen e cmimit ne afat te shkurter.
Gjykata e Apelit, ndonese i permbahet disa akteve nenligjore qe rregullojne
proceduren e privatizimit te kesaj ndermarrje, kur analizon si te drejte formen e privatizimit te
62
objektit, nepermjet ankandit me shitje me rezerve, nuk ka hetuar nese eshte zbatuar drejt ligji
baze e aktet nenligjore, persa i perket ushtrimit te drejtes se parablerjes nga ish pronari.
Ne baze te ligjit “Per kthimin e kompensimin e pronave te ish –pronareve”, ish pronari
Uran Dragoni ka fituar me vendim te K.K.K.Pronave te drejten e parablerjes se ndermarrjes.
Dispozitat e vendimeve te Keshillit te Ministrave te dala ne baze dhe per zbatim te ligjit
nr.7512, date 10.08.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire,
te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit” (me ndryshimet e mevoneshme), duhet te
interpretohen e zbatohen ne nje menyre te tille qe te mos bien ndesh me ligjin, ne vecanti me
te drejten e parablerjes se ish-pronareve te truallit (trashegimtareve te tyre), parashikuar ne
nenin 21 te Ligjit 7698 date 15.04.1993. Per me teper i gjithe kuadri ligjor i kthimit e
kompensimit te pronave ish- pronareve dhe ai i privatizimit te prones shteterore, kur ky proces
nderthuret me te drejtat e ish-pronareve, gjithmone u jep perparesi interesave te ketyre te
fundit. Kjo do te thote se objekti shteteror qe do te privatizohet, ne qofte se shtrihet ne token e
ish-pronarit, pasi te percaktohet cmimi i shitjes ne baze te V.A.M.-it (vleres aktuale minimale)
dhe forma e shitjes, fillimisht duhet t`i ofrohet per shitje pa ankand ish-pronarit dhe vetem ne
qofte se ky i fundit nuk pranon ta bleje, atehere objekti del ne ankand.
Gjithashtu, ne qofte se ankandi deshton dhe vendoset per nje ankand te ri me cmim
fillestar me te ulet, perseri objekti fillimisht duhet t`i ofrohet per blerje ish-pronarit pa ankand.
Kjo oferte duhet t`i behet ish-pronarit perpara cdo ankandi apo forme tjeter privatizimi te
ndermarrjeve, privatizimi i te cilave nuk ka qene e mundur te realizohet nepermjet shnderrimit
te tyre paraprakisht ne shoqeri tregtare. (Per keto raste formula e privatizimit percaktohet me
dispozita te vecanta, te cilat, gjithesesi, rregullojne edhe mbrojtjen e te drejtave te ish-
pronareve te truallit, kur ka te tille, duke perfituar ata, sipas rastit, ne menyre proporcionale,
kuota te caktuara apo nje perqindje te caktuar ne paketen e aksioneve).
Si perfundim, interpretimi dhe zbatimi i dispozitave perkatese te Vendimit nr.192, date
20.03.1998 te Keshillit te Ministrave (pika 2 “a” e kapitullit te trete), te Vendimit te Keshillit te
Ministrave nr.195, date 20.03.1998 (qe percakton format e shitjes dhe qe referon ne vendimin
nr. 192, date 20.03.1998), dispozitat e Vendimit nr.283, date 18.06.1999 (pikat 2 dhe 6), si
dhe i cdo dispozite tjeter nenligjore relevante, duhet te respektoje me perparesi te drejten e
parablerjes te ish-pronareve te truallit, pa pasur keta detyrim qe t`u neneshtrohen procedurave
te ankandit. Ndryshe e drejta e parablerjes nuk do te kishte kuptim, nuk do te mund te
realizohej e, per rrjedhoje, do te shnderohej ne nje fiksion juridik.
Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne Apel, nuk eshte sqaruar ne se ne cmimin total te
shitjes se objektit prej 19.607.280 leke eshte perfshire apo jo edhe vlera e truallit prej 5.541
m2. Kjo ka rendesi te sqarohet. Ne se rezulton qe vlera e truallit nuk eshte perfshire, atehere,
qofte edhe vetem per kete shkak, shitja ne favor te te paditurit Bujar Dosti eshte e paligjeshme
(ne dem te interesave publike). Ne se vlera e truallit eshte perfshire ne cmimin total te shitjes,
ashtu sic eshte shpallur oferta, atehere rezulton qe te jete diskriminuar ne konkurim ish-
pronari i truallit, sepse ai duhet te kishte perfituar truallin falas, d.m.th. atij duhej t`i ofrohej
cmimi qe do te rezultonte pas zbritjes se cmimit te truallit.
Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekursin e paditesit, e drejta e parablerjes e
ish-pronarit te truallit bazohet ne nenin 21 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993. Referenca ne
nenin 204 te Kodit Civil eshte teresisht pa asnje baze. E drejta e parablerjes se
bashkepronarit ne nje marrdhenije juridike bashkepronesie, sipas nenit 204 te Kodit Civil,
eshte krejt e ndryshme me te drejten e parablerjes te ish-pronarit te truallit, te krijuar me ligj.
Neni 21 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993 nuk e ben ish-pronarin e truallit (apo
trashegimtaret e tij) bashkepronar me shtetin (si pronar i ndertesave). Ne kete rast nuk kemi
bashkepronesi, por shteti deri ne momentin e realizimit te privatizimit eshte pronar i vetem i
ndermarrjes (qe ka si pasuri te paluajteshme token e ndertesa te tjera te vendosura mbi te, si
dhe pasuri te tjera te luajteshme). Neni 21 e vijues krijon per ish-pronaret e truallit mundesine
e perfitimit te nje te drejte reale, sic eshte e drejta e parablerjes, ne rast te privatizimit te
objekteve. Duke qene se kjo e drejte e parablerjes e fituar me ligj eshte nje e drejte reale e
63
vecante, ajo mund t`u kundrejtohet te treteve qe kane perfituar nga privatizimi (ankandi), sic
ndodh konkretisht ne rastin ne shqyrtim. Referenca ne dispozitat e Kodit Civil, qe rregullojne
te drejten e parablerjes se bashkepronarit, si dhe gjithe analiza e ndertuar mbi kete premise,
nuk eshte gje tjeter vecse nje spekullim i rendomte.
Ne rigjykim gjykata duhet te administroje te gjitha aktet e privatizimit dhe te beje nje
hetim te plote dhe te gjithanshem te ceshtjes per te sqaruar nese shitja me ankand, eshte e
vlefshme si veprim juridik apo duhej te zgjidhej ndonje forme tjeter shitje, qe te mos cenoje
interesat e ligjeshme te paditesit, i cili pretendon se veprimi juridik i shitjes, ka shkelur te
drejten e tij te parablerjes.
Ne se gjykata do te konkludoje se ankandi eshte i paligjshem atehere, edhe kontrata e
shitjes, objekt i padise eshte e pavlefshme si e lidhur ne kundershtim me ligjin ne veshtrim te
nenit 92 germa “a” te Kodit Civil.
Persa siper ne baze te nenit 485 germa “c” te Kodit te Procedures Civile vendimi i
gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne gjykaten e apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte

V E N D O S I:
Prishjen e vendimit nr.978, date 24.10.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin
e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e Apelit Tirane.

Tirane, me 16.05.2002

64
Nr. 1738/314 i Regj Themeltar
Nr. 544 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Evgjeni Sinoimeri Anetare
Ylvi Myrtja Anetar
Zamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: MITAT ISARAJ, SKENDER VEIPI DHE MITAT SULAJ

TË PADITUR: BUKURIE BIXHAKU, REIZ BIXHAKU, RAHIME LILI,


XHENO MEHMETI, KUJTIM BIXHAKU, GEZIM BIXHAKU
DHE K.K.K.PRONAVE

OBJEKTI I PADISË:
Kundershtim i Vendimit Nr.220,
date 09.11.1994 te K.K.K.Pronave.
Baza Ligjore: Ligji Nr.7698, date 15.04.1993

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin Nr.752, date 06.12.1999 ka


vendosur :
Rrezimin e kerkese padise te Skender Veipit si te pabazuar ne ligj e ne prova.
Pushimin e gjykimit te ceshtjes per paditesit Mitat Isaraj dhe Mitat Sulaj.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin Nr.196, date 12.04.2001, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te Vendimit Nr.752, date 06.12.1999 te Gjykates se Rrethit
Gjirokaster.

Kunder vendimit Nr.196, date 12.04.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster kane bere
rekurs, paditesit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Objekti ka ndryshuar destinacionin dhe kalon per banese ne vitin 1983 ne varesi te
N.K.Banesa. Nga kjo kohe dhe deri ne vitin 1993 kemi qendruar me qera.
- Me daljen e ligjit Nr.7652, date 23.12.1992 kemi bere privatizimin.
- Vendimi i K.K.Pronave duke u dhene te drejten e parablerjes se godines sone te
paditurit, eshte i paligjshem, pasi ata nuk jane pronar.
- Trualli ne fjale edhe sikur te ishte ne pronesi te tyre, nuk mund te kthehej mbasi
konsiderohej i zene.
- Gjykata e apelit vendosi ne kundershtim me konkluzionet e eksperteve.

65
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
Pasi degjoi perfaqesuesin e Avokatit te Pergjithshem te Shtetit, i cili kerkoi prishjen e
vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare dhe pasi e
bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi Nr.196, date 12.04.2001 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, eshte rrjedhoje e
zbatimit te gabuar dhe mosrespektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne perputhje me
kerkesat e parashikuara ne nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te
kthehet per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.
Eshte vertetuar se me Vendimin Nr.220, date 09.11.1994 te K.K.K.Pronave ish
pronareve prane Bashkise Gjirokaster, ne favor te te paditurve, eshte njohur ne pronesi nje
siperfaqe prej 1680 m2, nga te cilat i jane kthyer 1585 m2. Ndersa per siperfaqen prej 95 m2,
e cila ndodhet nen godinen, ku jane strehuar paditesit, Vendimi ne fjale i K.K.K.Pronave, jep
te drejten e kompesimit.
Nderkohe, duke referuar kerkesat e parashikuara ne Ligjin Nr.7652, date 23.12.1992,
paditesit sipas kontratave date 09.01.1996, kane privatizuar banesat e tyre.
Pala paditese ka kerkuar me padi anullimin e vendimit te cituar te K.K.Pronave, me
arsyetimin se te paditurit nuk jane pronar dhe se e gjithe siperfaqja e njohur dhe e kthyer,
duhet te trajtohet si e zene.
Ne te kundert, pala e paditur ka pretendur se vendimi i K.K.K.Pronave eshte i bazuar
ne ligj dhe nuk ka pse cenohet.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se ne rastin konkret paditesit, ne kundershtim me
sa arsyetojne gjykatat, legjitimohen ne kerkimet e tyre. Ata kane qene qeramarres dhe ne
perputhje me kerkesat e Ligjit Nr.7652, date 23.12.1992, kane kerkuar dhe privatizuar
banesat ne fjale. Ligji ne fjale, si dhe respektimi e zbatimi i proceduruave ligjore per
privatizimin e banesave, u jep atyre te drejte e te kerkojne sipas objektit te padise.
Se dyti, cmohet se Gjykata e apelit ne gjykimin e ceshtjes nuk ka mbajtur parasysh
kerkesat e parashikuara nga Ligji Nr.7698, date 15.04.1993 si dhe Udhezimei Nr.3, date 21
qershor 1993, dale ne baze dhe per zbatim te tij. Me te drejte ajo, ne kuadrin e dhenies
pergjigje te pretendimeve te paleve, ka vendosur kryerjen e nje ekspertimi. Ky i fundit, nder te
tjera duhet te sqaronte dhe saktesonte se sa ishte siperfaqja qe zinte objekti banese, ne se
kishte dhe cilat ishin siperfaqet funksionale te saj. Kjo me pas te analizohej ne raport me
siperfaqen e njohur ne pronesi dhe kthyer me Vendimin e K.K.K.Pronave. Nje kerkese e tille,
ishte e domozdoshme, mbasi behet fjale per nje objekt banimi, i cili okuponte nje pjese te
siperfaqes se truallit te njohur me Vendimin e cituar te K.K.Pronave. Akti i ekspertimit
efektivisht ka dhene nje pergjigje, duke konkluduar se siperfaqja funksionale e objektit te
banimit perfshinte 254 m2.
Gjykata, pa e analizuar kete akt ekspertimi dhe konkluzionet e tij ne raport me kerkesat
e nenit 4 te Ligjit 7698, date 15.04.1993, nenit 1 te Udhezimit Nr.3, date 21.06.1993, si dhe
Ligjit “Per urbanistiken”, arrin thjeshte ne nje perfundim te kundert me te. Ne rastin konkret,
Gjykata ne vleresimin e saj, jo vetem duhej te mbante parasysh kerkesat e dispozitave ligjore
si me siper, persa i perket siperfaqes se truallit qe kishte te bente me anen funksionale ne
raport me objektin e banimit, por duhet te argumentonte edhe shkaqet se perse nuk pranonte
perfundimet e aktit te ekspertimit, nje detyrim ky i parashikuar ne kerkesat e nenit 81/2 te
K.Pr.Civile.
Nga sa u tha dhe u analizua me larte, con ne perfundimin se Vendimi i Gjykates se
Apelit Gjirokaster, behet i cenueshem.

66
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.196, date 12.04.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe
dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 14.05.2002

67
Nr. 1647 / 232 i Regj. Themeltar
Nr. 546 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Vladimir Metani Anetar

me date 16.04.2002 dhe 16.05.2002 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile
nr.1647/232 qe i perket :

PADITËS : ILIR PASHKO, perfaqesuar nga Ardian Nuni

I PADITUR : INSIG DEGA KORÇE, perfaqesuar nga


Ligor Vesuli dhe Artur Qyteti.

OBJEKTI I PADISË
Detyrimin e anes se paditur te me demshperbleje
demin ne shumen 950 000 leke.
Baza Ligjore : Neni 640 i K Civil.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr. 54 date 15.01.2001 ka vendosur :


Pranimin e padise se paditesit Ilir Pashko kunder te paditurit INSIG dega
Korce, duke u detyruar ky i fundit t’i paguaj paditesit demin e mjetit te tij,
FURGON KO 084 A, ne shumen 354 000 leke, shpenzime parkimi 33 000
leke, si dhe fitimin e munguar ne shumen 6696 leke ne dite duke filluar nga
hapja e praktikes date 18.09.2000 e ne vazhdim deri ne daten 28.12.2000 qe
eshte data e nxjerrjes nga servisi.

Gjykata e Apelit Korce me vendimin nr. 68, date 08.03.2001 ka vendosur :


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 54 date 15.01.2001 te Gjykates se Rrethit Korce.

Kunder vendimit te Gjykates ka ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se


Larte, pala e paditur, INSIG dega Korçe, i cili ka kerkuar prishjen e tij duke paraqitur keto
shkaqe:
- Sic ka rezultuar dhe gjate hetimit gjyqesor, praktika e dorezuar nga paditesi eshte e
fallcifikuar.
- Vendimi i gjykates qe pranon fitimin e munguar eshte absurd, pasi bie ne kundershtim
me nenin 26 te Rregullores se Ministrise se Financave, nr. 622/1 date 15.;12.1992, qe
ka dale ne zbatim te ligjit 7641 date 01.12.1992, sipas te cilit “ Ne rast se si rezultat i
vertetimit te rastit te sigurimit jane shkaktuar deme pasurore, siguruesi brenda 90
diteve, nga dita e marrjes se kerkeses per demshperblim, i njofton te demtuarit vleften
e shumes se ofruar per demshperblim ose i njofton shkaqet e refuzimit te mospagimit
te demshperblimit. Ne rastin konkret, kerkesa per demshperblim eshte paraqitur me

68
18.09.2000 dhe afati perfundimtar i llogaritjes se demshperblimit do te ishte
18.12.2000.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi

VËREN:
Paditesi Ilir Pashko, ka punuar si shofer me mjetin tip “Furgon“, per transport
pasagjeresh ne linjen Korçe – Tirane e kthim.
Me 10. 07.2000, ai eshte goditur nga nje traktor te i markes T – 28, pa targe dhe pa
siguracion, prone e z. Bajram Telollari.
Eshte perpiluar procesverbali i shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, sipas te cilit
aksidenti eshte shkaktuar per faj te drejtuesit te traktorit, dhe eshte leshuar deklarate nga ana
e ketij te fundit ku pranohet sa me siper (si i tille eshte konsideruar Bajram Telollari). Ne keto
kushte, ai i eshte drejtuar pales se paditur duke kerkuar shperblimin e demit te
shkaktuar nga ky aksident (qe sipas fatures se leshuar nga “ Auto Servis MILI “ Korçe eshte
354 000 leke ) dhe, meqenese kjo e fundit ka refuzuar kete kerkese te paditesit, ai i
eshte drejtuar gjykates duke kerkuar shperblimin e demit dhe fitimin e munguar.
Gjate gjykimit, ka rezultuar se aksidenti nuk eshte shkaktuar prej Bajram Terollorit por
prej ortakut te tij, Fadil Doko, i cili ka firmosur procesverbalin e aksidentit ne prani te policise, jo
ne emer te vet, por ne emer te Bajramit.
Sipas ekspertit ( ekonomist) fitimi ditor i paditesit kapte shumen 6 696 leke.
Gjykata e rrethit ka pranuar padine duke u detyruar pala e paditur t’i paguaj paditesit
demin ne shumen 354 000 leke, shpenzimet e parkimi ne shumen 33 000 leke, si dhe fitimin e
munguar ne shumen 6 696 leke ne dite duke filluar nga hapja e praktikes date 18.09.2000 e
ne vazhdim deri ne daten 28.12.2000 qe eshte data e nxjerrjes nga servisi, duke aresyetuar :
Nuk eshte detyra e paditesit por e policise qe te perpiloje proces – verbalin ne vendngjarje.
Keshtu pavaresisht se u provua se ne aksident ka qene Fadil Doko, ka rezultuar se patenta
ka qene e Bajram Telollarit qe punon bashke me te. Ne keto kushte pala e paditur duhej t’i
paguante paditesit demin e shkaktuar dhe me pas me padi regresi te kerkoje shlyerjen e ketij
demi te shkaktuar nga persona te tjere, qe çmon ajo.
Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.
Vendimi i gjykates, per pjesen qe ka vendosur detyrimin e pales se paditur t’i paguaj
paditesit demin e shkaktuar ne shumen 354 000 leke eshte i drejte dhe si i tille duhet lene ne
fuqi. Kjo pasi, nga procesverbali i shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor ka rezultuar se
aksidenti eshte shkaktuar per faj te drejtuesit te kamionit (pavaresisht nga fakti se cili po
drejtonte automjetin) dhe nga ky aksident eshte demtuar mjeti prone e paditesit. Ne keto
kushte, eshte i drejte konkluzioni i gjykates se, pala e paditur duhej t’i paguante paditesit
demin e shkaktuar dhe me pas me padi regresi te kerkonte shlyerjen e ketij demi te shkaktuar
nga personat e tjere, qe do te çmonte ajo si shkaktare te tij.
Ndersa per pjesen qe ka vendosur pagimin e shpenzimeve te parkimit dhe fitimit te
munguar, gjykata ka zbatuar keq ligjin, gje qe e ben kete pjese te vendimit te cenueshem.
Sipas nenit 26 te Rregullores se Ministrise se Financave, nr. 622/1 date 15.12.1992, qe ka
dale ne zbatim te dekretit nr. 295 date 15.09.1992 “ Per sigurimin e detyrueshem te mbajtesve
te mjeteve motorike per pergjegjesine ndaj paleve te treta” miratuar me ligjin 7641 date
01.12.1992 del se “ Ne rast se si rezultat i vertetimit te rastit te sigurimit jane shkaktuar deme
pasurore, siguruesi brenda 90 diteve, nga dita e marrjes se kerkeses per demshperblim, i
njofton te demtuarit vleften e shumes se ofruar per demshperblim ose i njofton shkaqet e
refuzimit te mospagimit te demshperblimit”.
Ne rastin konkret, kerkesa per demshperblim eshte paraqitur me 18.09.2000 dhe afati
perfundimtar i llogaritjes se demshperblimit do te ishte 18.12.2000, nderkohe qe padia eshte

69
depozituar ne gjykate me 27.10. 2000 (para plotesimit te afatit 90 ditor te permendur me lart).
Ne keto kushte, paditesi nuk legjitimohet te kerkoje fitimin e munguar prej pales se paditur.
Sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se duhet prishur vendimi i gjykates
se rrethit ne lidhje me pagimin e shpenzimeve te kryera dhe fitimin e munguar duke u rrezuar
padia ne lidhje me kete kerkim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ a, d te K. Pr. C.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 68 date 08.03.2001 te Gjykates se Apelit Korce, per
pjesen qe ka vendosur detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditesit demin e mjetit ne
shumen 354 000 leke dhe ndryshimin per pjesen tjeter duke rrezuar kerkese padine ne lidhje
me kerkimin e fitimit te munguar dhe shpenzimeve per parkimin e mjetit.

Tirane, me 16.05.2002

70
Nr. 1757/331 i Regj. Themeltar
Nr. 578 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Agron Lamaj Anetar
Metush Saraçi Anetar
Zamir Poda Anetar

me date 21.05.2002, mori ne shqyrtim ne séance gjyqesore ceshtjen civile nr. 1757/331 qe i
perket :

PADITËS : MIRANDA JAZAJ, perfaqesuar nga Ilmie Veliu

TË PADITUR : PELLUMB SKENDERAJ, perfaqesuar nga Eduart Velçani

OBJEKTI I PADISË
Pjestim pasurie bashkeshortore
Baza Ligjore : Neni 207 e vijues i KC
dhe neni 370 i K Pr C.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin e dates 11.10.2000 per ceshtjen civile
me nr. 488 akti ka vendosur :
Te lejoje pjestimin e pasurise bashkeshortore mbi :
Nje banese te ndodhur ne L. “ 29 Nentori” Vlore, te perbere nga dy dhoma,
guzhine, koridor, dy banja, verande me kufij : V – shesh, J – Kopeshti nr. 15, L
– Bashkime Skendaj, P – shesh.
Nje truall i ndodhur ne L. “ 29 Nentori “ me siperafqe 160 m 2 qe eshte trualli i
shtepise, me kufij : V – Kisha e Shen Todrit, J – Kopeshti 15, L – Gjergji
Sharraj, P – Jaho Mersini.
Dy televizore te markes “ Filips” dhe “ Mivar”.
Nje frigorifer te markes “ Koncar “.
Nje automjet tip kamion “Fiat”, ngjyre jeshile, nr. shasie 009 369, me targe
VL 5508 A.
duke percaktuar si bashkepjestare ne to Miranda Jazaj dhe Pellumb Skendaj,
ne masen 50 % secili.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 72, date 20.02.2001 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit date 11.10.2000 te Gjykates se Rrethit Vlore, qe i
perket paleve ndergjygjese Miranda Jazaj dhe Pellumb Skenderaj, per fazen e
pare te pjestimit per keto sende : Dy televizore te markes “ Filips” dhe “ Mivar”,
nje frigorifer i markes “ Koncar “ dhe nje kamion fiat.
Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt :
Perjashtimin nga pjestimi te nje banese te perbere nga dy dhoma, nje guzhine,
korridor, dy banja si dhe nje truall me kufizime perkatese.

71
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te
Gjykates se Larte, paditesja Miranda Jazaj, duke parashtruar keto shkaqe :
- Vendimi i gjykates se Apelit vjen ne kundershtim me nenin 253 e vijues te K Pr C. Nga
ana e gjykates nuk jane marre parasysh vertetimet e pronesise per pronat objekt
gjykimi, nderkohe qe nuk eshte pretenduar nga ana e te paditurit falsiteti i tyre.
- Nga ana e gjykates se apelit nuk jane vleresuar drejt provat.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit, Ylvi Myrtja, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi

VËREN:
Palet ndergjygjese kane qene bashkeshorte qe nga 14.10.1989. Martesen e kane
zgjidhur me 10.02.2000 (momenti kur ka marre forme te prere vendimi gjyqesor per zgjidhjen
e marteses), por kane bashkejetuar deri me 10.10.1999. Nga martesa nuk kane pasur femije.
Me padine objekt gjykimi paditesja ka kerkuar pjestimin e sendeve (te
paluajteshme) ::
Nje banese te ndodhur ne L. “ 29 Nentori” Vlore dhe nje trualli me sip 1600 m2 po
aty, (te luajtshme) : dy televizore te markes “ Filips” dhe “ Mivar”, nje frigorifer te
markes “ Koncar “ dhe nje automjet tip kamion “Fiat”, midis saj dhe te paditurit, duke i
takuar nga ½ pjese secilit, me pretendimin se sendet e permendura me lart jane pasuri
bashkeshortore.
Gjykata ka marre masen e sigurimit te padise per sendet e luajtshme objekt pjestimi.
Ne zbatim te saj, nga ana e permbaruesit gjyqesor eshte mbajtur proces verbal, nga i cili
rezulton se nga sendet e pretenduara nuk gjendet vetem kamera.
Gjate gjykimit ka rezultuar :
Ne lidhje me shtepine objekt pjestimi :
Kjo prone eshte regjistruar ne regjistrin ipotekor me 06.04.1994 ne favor te te paditurit,
bazuar ne nje vendim gjyqesor per vertetim fakti (vendimi nr. 533 date 28.02.1994 i Gjykates
se Rrethit Vlore). Sipas ketij vendimi, ndertimi i shtepise ka filluar qe ne vitin 1989, dhe per te
eshte marre leje nga organet e pushtetit lokal te asaj kohe.
Paditesja ka pretenduar se shtepia eshte ndertuar ne vitin 1994 (nga vertetimi i dates
30.11.2000 del se ne kete kohe ajo ka qene e papune dhe ka perfituar pagese papunesie nga
Zyra e Punesimit Vlore).
Gjate kesaj periudhe, nga 1993 e ne vazhdim palet ndergjygjese kane banuar ne nje
apartament 1+1 qe i eshte dhene te paditurit nga komisioni i strehimit te ndermarrjes ku
punonte ai, ne baze te vendimit nr. 11.12.1993. Pranohet nga te dy palet ndergjygjese, se
pasi e ato e kane privatizuar kete apartament, ne vitin 1996 e kane shitur ate (dhe sendet e
lujtshme i kane derguar ne Orikum te Vlores, tek babai i paditeses) dhe, parate i kane
depozitur ne firmat piramidale (kontrata e huase date 02.11.1996). Pas kesaj palet
ndergjygjese jane larguar ne Itali, per probleme shendetesore (del nga lejet e qendrimit te
tyre), ku paditesja pretendon se ka punuar dhe ka nxjerre te ardhura ne masen 18 000 000
lireta. Pas kesaj kane lindur dhe konfliktet midis tyre, te cilat kane çuar ne zgjidhjen e
marteses.
Aktualisht shtepia objekt pjestimi posedohet nga prindet e te paditurit dhe vellai i tij.
Nga ana tjeter, i padituri ka pretenduar se ndertimi i shtepise ka filluar qe ne vitin 1989
(kur palet ndergjygjese nuk ishin martuar ) dhe akoma edhe sot nuk ka perfunduar. Kjo shtepi
eshte ndertuar me kontributin e te paditurit, babait te tij dhe te vellait (ne vitin 1989 keta kane
qene ne te njejten perberje familjare).
Persa i perket truallit objekt pjestimi :
Me vendim nr. 80 date 30.05.1995 te K K K Pr prane Bashkise Vlore eshte njohur
trashegimlenesi i te paditurit (babai i tij Xhevahir Skendaj) ish pronar i nje trualli me siperfaqe

72
2000 m2 nga e cila eshte vendosur te kompensohet per truallin me siperfaqe 1600 m2.400 m2.
Ky komision nuk eshte shprehur ne dispozitiv ne lidhje me truallin me siperfaqe
Pavaresisht nga sa me siper, babai i te paditurit, Xhevahir Skendaj, me 18.06.1995 ja
ka dhuruar truallin me siperfaqe 1600 m2 (mbi nje pjese te te cilit bie shtepia objekt gjykimi) te
paditurit, dhe ky i fundit e ka regjistruar ate ne favor te tij ne regjistrin ipotekor.
Gjykata e Rrethit Vlore, me vendim nr. 1353 date 10.12.1999 ka pranuar padine e
ngritur nga babai i te paditurit me objekt : kundershtimin e pjesshem te vendimit te K K K Pr te
permendur me lart, dhe ka vendosur qe nga trualli me siperfaqe 1600 m 2 (qe nuk ishte trajtuar
ne dispozimtivin e ketij vendimi) t’i kthehet atij 1390 m2 dhe te vendoset kompensimi per
diferencen. Ky vendim ka marre forme te prere dhe prona eshte regjistruar ne regjistrin
ipotekor ne favor te ketij te babait te te paditurit, Xhevahir Skendaj.
Me pas, gjykata e rrethit Vlore me vendimin nr. 18 date 23.02.2000 ka konstatuar
pavlefshmerine e kontrates se dhurimit te truallit me siperfaqe 1600 m2, te dates 18.06.1995, e
lidhur midis te paditurit dhe babait te tij, si dhe ç’regjistrimin nga regjistri ipotekor te kesaj
prone, ne favor te paditesit vendim ky qe ka marre forme te prere.
Persa i perket kamionit objekt pjestimi :
Me kontrate shitblerjeje date 18.10.1999 i padituri ja ka shitur kete kamion vellait te tij.
Gjykata e shkalles se pare, ne perfundim te fazes se pare te pjestimit, ka vendosur
lejimin e pjestimit te sendeve shtepise, truallit, kamionit, dy televizoreve dhe frigoriferit ( pra
vetem sendeve te lujtshme qe ekzistonin ne momentin e kerkimit te pjestimit ) midis paleve
ndergjygjese, duke i takuar nga ½ pjese ideale secilit.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 72 date 20.02.2001 ka lene ne fuqi
vendimin e gjykates se rrethit persa i perket lejimit te pjestimit te sendeve te luajtshme, ka
ndryshuar vendimin ne lidhje me pjestimin e sendeve te paluajtshme (shtepi dhe truall) dhe
duke gjykuar ceshtjen ne fakt, ka vendosur perjashtimin e tyre nga pjestimi, duke aresyetuar :
Nuk eshte vertetuar qe banesa te jete ndertuar me kontributin e paleve ndergjygjese
( barra e proves i bie paditeses), ne keto kushte ajo nuk mund t’i nenshtrohet pjestimit.
Truallin objekt pjestimi, vjehrri i paditeses ja ka dhuruar vetem te birit, te paditurit
Pellumb dhe jo paditeses. Ne keto kushte ky truall nuk mund te konsiderohet pasuri
bashkeshortore.
Njekohesisht kontrata e dhurimit me vendim gjyqesor, qe ka marre forme te prere,
eshte konstatuar si veprim juridik absolutisht i pavlefshem, pasi ne momentin e dhurimit,
siperfaqja e truallit objekt pjestimi nuk ka qene prone e dhuruesit.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se qendrimi i mbajtur nga gjykata e Apelit, ne
lidhje me problemin e truallit objekt pjestimi eshte i drejte, pra qendron konkluzioni i arritur prej
saj se trualli me siperfaqe 1 600 m2 , objekt i ketij konflikti, nuk mund te konsiderohet si pasuri
bashkeshortore dhe si i tille nuk mund t’i nenshtrohet pjestimit. Kjo pasi ka rezultuar e provuar
se kontrata e dhurimit te tij, nga ana e babait te te paditurit, ne favor te ketij te fundit, me
vendim gjyqesor qe ka marre forme te prere eshte konstatuar absolutisht e pavlefshme.
Gjithashtu i drejte eshte dhe qendrimi i saj ne lidhje me sendet e luajtshme.
Por nga ana e gjykates se apelit, nuk eshte repektuar neni 14 i K Pr C, gje qe bazuar
ne nenin 472/a te K Pr C e ben vendimin e saj te cenueshme.
Sipas nenit 14 te K Pr C “Gjykata ka per detyre te kryeje nje hetim te plote gjyqesor
dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin“.
Ne rastin konkret, per te arritur ne konkluzionin nese shtepia objekt konflikti, perben
apo jo pasuri bashkeshortore te paleve ndergjygjese, gjykata duhej te kishte kryer nje hetim
me te plote, per te percaktuar daten e fillimit te ndertimit te saj (para apo gjate marteses se
tyre). Per kete, nga ana e kesaj gjykate duhej te ishte administruar dosja civile, per te cilen
eshte marre vendimi nr. 533 date 28.02.1994 i Gjykates se Rrethit Vlore, per vertetimin e faktit
te ndertimit te saj.
Bazuar ne sa me siper Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se duhet prishur vendimi i
gjykates se apelit dhe duhet kthyer ceshtja per rigjykim, po prane kesaj gjykate.
73
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485 / c te K. Pr. C.

VENDOSI:
Prishjen e vendimit nr. 72, date 20.02.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e
çeshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 21.05.2002

74
Nr.1589 i Regj Themeltar
Nr. 579 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Metush Saraci Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Zamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: MINISTRIA E TRANSPORTIT, ne mungese.

TË PADITUR: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, perfaqesuar nga


R. Permeti dhe I. Kukumi
LINDITA BELLIU, perfaqesuar nga Av. A. Nuni

OBJEKTI I PADISË:
Anullim i vendimit nr.148, date 24.10.2001 i K.Sh.Civil.
Baza Ligjore: Neni 8, pika 3 e Ligjit Nr.8549, date 11.11.1999
dhe nenet 324 e vijues e 452 vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.1, date 09.01.2002, ka vendosur:


Pranimin e padise. Anullimin e vendimit Nr.148, date 24.10.2001 te K.Sherbimit
Civil.

Kunder vendimit nr.1, date 09.01.2002 te Gjykates se Apelit Tirane, kane bere rekurs
te paditurit, duke parashtruar keto shkaqe:
Komisioni i Sherbimit Civil:
- Vendimi nr.148, date 24.10.2001 i KShC eshte bazuar ne ligj dhe brenda
kompetences se tij.
- Perzgjedhja e kandidatit nga eprori direkt eshte pjese perberese e konkurimit, faza e
trete e tij –neni 13, pika 5 e Ligjit.
- Sipas pikes 6 te nenit 13 te Ligjit, del se KSHC eshte kompetent per zgjidhjen e
ankesave, pjese e te ciles eshte edhe faza e trete e konkurimit.
- Sipas nenit 8, pika 1, germa “a” e ligjit, kompetenca jone per shqyrtimin e ankeses del
qarte dhe konkretisht.
- Vendimi i Gjykates Apelit eshte rezultat i zbatimit te keq te ligjes. Sipas nenit 19 te
VKM nr.231, date 11.05.2000, vendimi eprorit direkt duhet te jete i motivuar dhe
bazohet ne parimet e barazise, mirebesimit dhe mosdiskriminimit. Ne rastin konkret
eprori, ka vepruar ne kundershtim me sa siper.
- Perzgjedhja nga eprori eshte bere pas pese muajsh, pra tej cdo afati ligjor. Ky afat
lidhet me afatet e ankimit ne KSHC dhe me pas ne Gjykate.

75
- Nuk eshte mbajtur parasysh nga Gjykata, fitimi i vendit te pare nga Belliu, periudha ne
kete detyre, koha relativisht e gjate, eksperienca, te cilat flasin per diskriminimin, kur
duhet te ishin avantazhe.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesit e paleve te paditura, te cilet kerkuan prishjen e vendimit te
Gjykates se Apelit dhe rrezimin e padise.

VËREN
Vendimi nr.1, date 09.01.2002 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje e zbatimit te
keq dhe mosrespektimit te ligjes. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne
nenin 485 te K.Pr.Civile, ai duhet te ndryshohet dhe te rrezohet kerkese padia.
Eshte vertetuar se e paditura Lindita Belliu, me shkresen nr.187, date 22 janar 2000 te
Ministrit te Transportit eshte komanduar ne detyren e Drejtorit te Investimeve dhe
Infrastruktures per nje afat 6 mujor deri ne zbatimin e procedurave per emerimin perfundimtar.
E permendura ne kete detyre te re, vinte nga funksioni i pergjegjesit te sektorit te kesaj
Drejtorie. Nderkohe, me shkresen nr.113, date 17.01.2000, i ishte propozuar organit te
nomenklatures-Keshillit te Ministrave per emerimin definitiv.
Efektivisht, procedura e emerimit perfundimtar nderpritet, mbasi ne daten 27 janar
2000, hyn ne fuqi Ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Per Statusin e nenpunesit civil”, i cili kishte
procedure teresisht te ndryshme per emerimet e ketij niveli.
Duke qene e komanduar ne detyren e Drejtorit te Investimeve dhe Infrastruktures, ne
perputhje me kerkesat e Ligjit te cituar me siper, si dhe vendimit nr.231, date 11.05.2000, e
paditura Lindita Belliu, ne daten 14.03.2001 ka konkuruar per vendin e Drejtorit, shpallur i lire.
Ne perfundim te konkurimit, Komisioni Ad-hoc ne daten 20 mars 2001, shpall rezultatet, duke
e rradhitur te padituren ne vendin e pare. Pas kesaj eprori direkt-Sekretari i Pergjithshem i
Ministrise se Transporteve, ka bere edhe intervistimin perkates ne date 02.04.2001.
Edhe pas ketyre procedurave e paditura ka vazhduar te punoje ne detyren e Drejtorit,
deri ne daten 03 shtator 2001, kur eprori direkt-Sekretari i Pergjithshem i Ministrise, ka
perzgjedhur ne vendin e Drejtorit dike tjeter (Miranda Shulin), e cila eshte rradhitur e treta ne
konkurimin e bere. Kjo perzgjedhje eshte bere me shkresen nr.2781 te po asaj date. Me tej,
ne baze te propozimit te nomenklatures, Departamenti i Administrates Publike prane Keshillit
te Ministrave, me shkresen nr.224/8 date 20.09.2001, emeron Miranda Shulin ne detyren e
Drejtorit.
E paditura Lindita Belliu, duke referuar kerkesat e Ligjit dhe Vendimit te K.Ministrave te
cituar me siper, ka paraqitur ankese para Komisionit te Sherbimit Civil, kunder;
Vendimit te D.A.P. per shpalljen e rezultatit te konkurimit per pozicionin e Drejtorit
te Drejtorise se Infrastruktures ne Ministrine e Transportit, publikuar ne “Gazeten Shqiptare”
dhe “Shekulli” te dates 20.09.2001, 6 muaj pas realizimit te testimit.
Komisioni i Sherbimit Civil, mbasi ka shqyrtuar ankesen, me vendimin nr.148, date
24.10.2001, arrin ne perfundimin se, ankesa e Lindita Belliut, duhet te pranohet duke u
shfuqizuar si vendimi i Sekretarit te Pergjithshem ashtu edhe Akti i D.A.P. prane Keshillit te
Ministrave. Ne kete venim, konkludohet edhe per caktimin e Lindita Belliut ne detyren e
Drejtorit te Investimeve dhe Infrastruktures ne Ministrine e Transporteve.
Pikerisht kete vendim te Komisionit te Sherbimit Civil ka kerkuar te shfuqizohet
para Gjykates se Apelit Tirane, paditesi Ministria e Transporteve. Ajo gjate gjykimit, ka
pretenduar se Komisioni i Sherbimit Civil me shqyrtimin e ankeses dhe vendimin e tij per
pranimin e saj, ka disponuar jashte kompetencave te dhena nga Ligji i cituar “Per Statusin e
nenpunesit civil” si dhe vendimi nr. 231, date 11.05.2000 i K.Ministrave. Sipas tij, kompetencat
dhe procedura e ankimit prane K.SH. Civil, percaktohet ne nenin 8, pika 1 dhe 2 e ligjit. Po

76
ashtu, sipas paditesit, ne nenin 13, germa “c” te ligjit si dhe nenit 19 te vendimit te
K.Ministrave, percaktohet e drejta e eprorit direkt per zgjedhjen e tre kandidaturave fituese.
Se fundi, paditesi pretendon se K.SH. Civil, mund dhe duhet te shqyrtoje vetem proceduren e
konkurimit dhe ne asnje menyre, perzgjedhjen e kandidatures, e cila sikunder u permend,
eshte e drejte e eprorit direkt.
Ne te kundert, te paditurit kane pretenduar se eshte e drejte ligjore shqyrtimi
i ankimit te bere nga Lindita Belliu dhe se Vendimi i marre eshte rrjedhoje e respektimit dhe
zbatimit te ligjes. Sipas tyre, e drejta e Komisionit te Sherbimit Civil per te marre ne shqyrtim
kerkesen ne fjale, rrjedh nga permbajtja e nenit 13, pika 5, germa “c” e Ligjit te permendur
“Per statusin e nenpunesit civil”, nga ku del se perzgjedhja e kandidatit nga eprori direkt, eshte
faza e trete e konkurimit. Po ashtu, sipas tyre, sipas pikes 6 te nenit 13 te Ligjit, K.SH.Civil
eshte kompetent per zgjidhjen e ankesave edhe per fazen e trete te konkurimit. Me tej,
pretendojne te paditurit, vendimi i eprorit direkt per perzgjedhjen e kandidatures se rreshtuar e
treta, bie ndesh me nenin 19 te vendimit te permendur te K.Ministrave, mbasi ne rastin
konkret, vendimi eshte i pamotivuar dhe i pambeshtetur ne parimet e barazise, mirebesimit
dhe mosdiskriminimit.
Duke e pare ne teresine e tij vendimin e Gjykates se Apelit Tirane si dhe
gjykimin e ceshtjes, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se ai eshte i padrejte, jo objektiv dhe
i marre ne zbatim te keq te kerkesave ligjore.
Kolegji i gjen teresisht te mbeshtetura ne ligj dhe plotesisht te argumentuara
shkaqet e ngritura ne rakursin e paraqitur prej Komisionit te Sherbimit Civil dhe te te paditures
Lindita Belliu.
Se pari, shqyrtimi i ankeses se Lindita Belliut prej Komisionit te Sherbimit Civil eshte
kompetence e tij, e cila buron nga kerkesat e Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 dhe Vendimi i
Keshillit te Ministrave nr.231, date 20.05.2000. Kerkesat e pikes 6, te nenit 13 dhe pikes 1,
germa “a”, neni 8 te Ligjit ne fjale, konfirmojne plotesisht nje perfundim te tille.
Se dyti, sipas nenit 13, pika 5, rezulton se…. “konkurimi zhvillohet ne tre faza”.
a.Ne fazen e pare behet perzgjedhja e kandidateve per t`u nenshtruar testimit…..
b.Ne fazen e dyte zhvillohet testimi……
c.Ne fazen e trete, behet vleresimi perfundimtar i kandidateve. Ne kete faze, eprori
direkt ne varesine e te cilit nepunesi do te punoje, zgjedh nje nga tre kandidatet e
propozuar…..”.
Sic shihet konkurimi perbehet nga tre faza dhe perzgjedhja e kandidatit nga eprori
direkt eshte pjese perberese e konkurimit.
Se treti, sipas pikes 6 te nenit 13,…. “Ankesat per zhvillimin dhe rezultatin e konkurimit
paraqiten ne Komisionin e Sherbimit Civil”. Pra, “ankesat per zhvillimin dhe rezultatin e
konkurimit”, ku ben pjese edhe faza e trete-perzgjedhja e kandidatit nga eprori direkt, behen
ne Komisionin e Sherbimit Civil.
Perfundimi eshte i qarte, Komisioni i Sherbimit Civil eshte organi kompetent per
shqyrtimin e ankeses ne fjale.
Se katerti, me te drejte Komisioni i Sherbimit Civil, ne vendimin e tij, arsyeton se
Vendimi i Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Transportit-eprori direkt, eshte i
pambeshtetur ne ligj. Nje perfundim i tille del, ne veshtrim te kerkesave te nenit 19 te Vendimit
te K.Ministrave te cituar me siper. Vendimi ne fjale, konkludon jo per kandidaturen e rreshtuar
te paren, por per ate te rreshtuar te treten. Ne kete rast, eshte i drejte pretendimi i te
paditurve, se ai eshte i pamotivuar dhe cenon parimet e barazise, mirebesimit dhe
mosdiskriminimin. Nuk mund te mos vleresohet rezultati i testimit. Me tej, vendimi i eprorit
direkt, duke perzgjedhur kandidaturen e rreshtuar e treta, nuk ka mbajtur parasysh, nje sere
rrethanash, te cilat konsiderohen avantazhe per te padituren Lindita Belliu. Ne gjykim jane
administruar rekomandime vleresuese nga ana e ish titullarit te Ministrise dhe funksionare te
tjere, te cilet bejne fjale per eksperience, rezultate, etj. Vendimi nuk ka mbajtur parasysh faktin
se e paditura ka punuar per nje periudhe relativisht te gjate ne detyren e Drejtorit si e
77
komanduar. Per me teper edhe pas testimit, ajo ka vazhduar ne detyre edhe per pese muaj te
tjere .
Nga sa u tha dhe analizua, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se vendimi nr.1,
date 09.01.2002 i Gjykates se Apelit Tirane, behet i cenueshem.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.1, date 09.01.2002 te Gjykates se Apelit Tirane dhe rrezimin
e kerkese padise se Ministrise se Transportit.

Tirane, me 21.05.2002

78
Nr.1761-334 i Regj Themeltar
Nr. 582 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Agron Lamaj Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Metush Saraci Anetar
Irma Bala Anetare
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: FIRMA “GENT ALBA” sh.p.k., ne mungese

I PADITUR: DEGA E TATIM TAKSA- KOLONJE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Anullim akti administrativ.
Baza Ligjore:Neni 324 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin Nr.2022, date 22.12.2000, ka vendosur :


Pranimin pjeserisht te padise.
Anullimin pjeserisht te akt detyrimit tatimor nr.171/3 prot., date 15.06.2000,
duke u detyruar pala paditese te derdhe ne favor te pales paditur shumen prej
15549 leke tatim fitimi nga 1753.881 leke.
Rrezimin e padise per kerkimin ne shumen 38540 leke tatim mbi te ardhurat
personale dhe per gjoben 10.000 leke duke mbetur ne fuqi akti i detyrimit
tatimor per kete pjese.

Gjykata e Apelit Korce, me vendim nr.80, date 14.03.2001, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.2022, date 02.02.2000 te Gjykates se Rrethit
Korce.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce ka bere rekurs pala e paditur dhe
parashtron keto shkaqe per prishjen e tij.
- Gjykata ka zbatuar keq Ligjin 7758, date 12.10.1993 “Per dokumentimin dhe mbajtjen
e llogarise per tatimet”. Vendimet e saj jane haptazi jo logjik dhe te paargumentuar.
- Ne vendimin e saj gjykata eshte mbeshtetur kryesisht ne aktin e ekspertimit me te cilin
kemi qene pjeserisht dakord per shkak se ka qene i njeanshem dhe subjektiv.
- Ne kundershtim me rregullat procedurale gjykata nuk morri parasysh kerkesen tone
per kundershtimin e aktit te ekspertimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

79
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Korce duhet te lihet ne fuqi si i drejte dhe i mbeshtetur ne
ligj.
Pala paditese Firma “Gent – Alba” sh.p.k. me seli ne qytetin e Ersekes, ushtron
aktivitetin e saj per punime gjeodezike, projektime etj.
Mbi bazen e aktit date 15.06.2000 te leshuar nga Dega e Tatim Taksave Kolonje pala
paditese eshte detyruar ne shumen 175.388 leke per tatim fitimi, 38540 leke tatim mbi te
ardhurat personale si dhe gjobe ne masen 10.000 leke per veprime te parregullta dhe te
padokumentuara.
Mbasi ka konsumuar rrugen administrative per kundershtimin e ketij akti, pala paditese
i eshte drejtuar gjykates dhe ka kerkuar anullimin e tij si te paligjshem ne baze te neneve 324
e vijues te K.Pr.Civile.
Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin pjeserisht te padise duke ulur
detyrimin e pales paditese per efekt tatim mbi fitimin nga 1.753.881 leke ne 15549 leke dhe
rrezimin e padise per pjesen tjeter ku behet fjale per tbatim mbi te ardhurat personale ne
shumen 38.540 leke dhe gjobe ne masen 10.000 leke. Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe
nga Gjykata e rethit Korce.
Shkaqet e parashikuara ne rekurs nga pala e paditur nuk jane te mbeshtetura ne ligj
dhe nuk bejne te cenueshem vendimin e gjykates.
Per sqarimin e fakteve qe kane lidhje me mosmarreveshjen ne gjykim kerkoheshin
njohuri te posacme ne fushen e kontabilitetit prandaj, mbeshtetur ne nenin 80 te K.Pr.Civile
gjykata ka caktuar ekespert i cili ka nxjerre konkluzionet mbi bazen e dokumentacionit
perkates dhe njekohesisht ka dhene shpjegime dhe sqarime mbi verejtjet dhe pyetjet e paleve
ne gjykim.
Akti i ekspertimit eshte vleresuar nga gjykata krahas provave te tjera ne baze te
bindjes se saj te brendeshme te formuar nga shqyrtimi ne teresine e tyre te rrethanave te
ceshtjes e drejte e saj kjo sipas nenit 29 te K.Pr.Civile ndersa nga Kolegji Civil i kesaj gjykate
konstatohet se gjykata ka vleresuar drejt dhe sipas ligjit provat e administruara.
Mbas vrejtjeve dhe sqarimeve lidhur me aktin e ekspertimit ne seancen gjyqesore e
dates 22.12.2000, perfaqesuesi i pales paditur perfundimisht ka kerkuar te vendoset sipas
aktit te ekspertimit prandaj edhe gjykata nuk kishte arsye qe te vinte ne dyshim objektivitetin e
konkluzioneve te parashtruara ne te apo te persersite ekspertimin konforme kerkesave te
nenit 229 te K.Pr.Civile.
Pretendimi per njeanshmeri te aktit te ekspertimit eshte ngritur nga pala e paditur edhe
ne gjykaten e apelit e cila i ka dhene gjithashtu pergjigje ne vendimin e saj prandaj
konsiderohet pa baze perseritja e tij edhe ne shkaqet e rekursit prane Gjykates se Larte per
me teper qe nuk ka te beje me zbatim te keq ose mosrespektim te ligjit si parashikon neni 472
i K.Pr.Civile por thjeshte me vleresim te akt ekspertimit si prove ne gjykim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.80, date 14.03.2001 te Gjykates se Apelit Korce.

Tirane, me 22.05.2002

80
Nr.1763/336 i Regj Themeltar
Nr.583 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Metush Saraci Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: FERIT KECI, ne mungese

I PADITUR: HYSEN GJEPALI, perfaqesuar nga av. Rifat Aliu

OBJEKTI I PADISË:
Kthim sendi, truall 2250 m2.
Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin Nr. 151, date 07.02.2001, ka vendosur :


Rrezimin e padise se paditesit Rifat Keci, kunder te paditurit Hysen Gjepali si te
pabazuar ne fakt dhe ne ligj.
Urdherohet regjistrimi i kesaj pronesie ne emer te Ferit Kecit

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.131, date 20.03.2001, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.151, date 07.02.2001 te Gjykates se Rrethit
Durres.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka ushtruar rekurs pala paditese e cila
kerkon prishjen e te dy vendimeve, pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Akti i marrjes se tokes ne pronesi nga i padituri eshte absolutisht i pavlefshem, pasi
eshte nxjerre, ne kapercim te kompetencave ligjore.
- Te dy vendimet e gjykates jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.
- Pronesine e kame fituar me ligj nga organi kompetent, pronesi e cila eshte regjistruar
ne Z.R.P.P.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, perfaqesuesin e pales paditur av. Rifat
Aliu i cili kerkoi, lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit dhe i Gjykates se Apelit Durres, jane rrjedhoje e zbatimit
te gabuar te kerkesave te ligjes, e si i tille duhet te prishen dhe te pushohet gjykimi i ceshtjes.

81
Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore rezulton se paditesi Ferit Keci me
pretendimin se eshte pronar i nje siperfaqe trualli prej 2250 m2 te ndodhur ne qytetin e
Shijakut, ka ngritur padi kunder Hysen Gjepalit dhe kerkon kthimin e saj, mbeshtetur ne nenin
296 te Kodit Civil.
Keshtu, me vendimin nr.5, date 05.10.1999 te Bashkise Shijak paditesit Ferit Keci i
eshte dhene ne pronesi nje siperfaqe toke prej 2250 m2, te cilen e ka regjistruar ne zyren e
regjistrimit te pasurive te paluajtshme me nr.2309 dhe nr. pronesie 187/2 volumi 2, faqe 16.
Edhe te paditurit H. Gjepali i eshte dhene ne pronesi nje siperfaqe prej 2000 m2, si ish anetar i
kooperatives buqesore nga komisioni i ndarjes se tokes te fshatit Gjepalaj me date
16.06.1996 ne zbatim te ligjit 7501, date 19.07.1991. Kete siperfaqe toke e ka regjistruar ne
zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme per zonen kadestrale nr.2309, volumi 2, faqe 21
me urdher pasurie 187/3.
Pra, palet ne proces jane ne konflikt lidhur me siperfaqen e mesiperme sepse e njejta
prone eshte disponuar dy here nga organet perkatese. Aktet e pronesise qe ka i padituri i
takojne vitit 1996 dhe pronesia i eshte njohur, ne zbatim te dispozitave ligjore qe rrejedhin nga
ligji 7501.
Ne kete veshtrim, paditesi nuk mund te mbrohej me padi me objekt; Kthim sendi
bazuar ne nenin 296 te K.Civil, sepse poseduesi ne rastin ne shqyrtim eshte pronar i ligjshem
dhe se aktet e pronesise se tij jane rrjedhoje e zbatimit te ligjit “Per token”.
Paditesi, pronesine mbi siperfaqen e pretenduar e ka fituar ne baze te vendimit te
bashkise, ndersa i padituri ne baze e zbatim te ligjit 7501, nga komisioni i ndarjes se tokes.
Pra, organet shteterore kane disponuar te njejten siperfaqe dy here e per rrjedhoje, paditesi
pretendimet e tija duhet t`i zgjidhi ne organet perkatese shteterore. Pa u shqyrtuar
bazueshmeria ligjore e ketyre akteve, nuk mund te kerkohet kthimi i sendit.
Prandaj cmohet, se gjykatat ne menyre te padrejte e kane shqyrtuar ceshtjen e
mesiperme, sepse paditesi nuk legjitimohej ne kete kerkese.
I padituri eshte pronar i ligjshem i sendit, rrjedhoje e akteve te rregullta te pronesise te
fituar tre vjet me pare, se paditesi te pretendoje te drejte pronesie.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ “e” te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.151, date 07.02.2001 te Gjykates se Rrethit Durres dhe vendimit
nr.131, date 20.03.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 22.05.2002

82
Nr. 1766/339 i Regj Themeltar
Nr. 584 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Agron Lamaj Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Metush Saraci Anetar
Irma Bala Anetare
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: AGIM HYSENI-Fier, perfaqesuar nga av. Hysen Spahia

I PADITUR: SH.A. INSIG-Fier, perfaqesuar nga juristet Etleva Haxhia,


Gentiana Xhanga, me autorizim

OBJEKTI I PADISË:
Shperblim demi mbi bazen e kontrates sigurimit te automjetit.
Baza Ligjore: Neni 113 te K.Civil dhe 153 te K.Pr.Civile

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me vendimin Nr.1237, date 24.12.2000. ka vendosur :


Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin Nr. 116, date 06.03.2001, ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1237, date 24.11.2000 te Gjykates rrethit Fier dhe
duke gjykuar ceshtjen ne fakt pranimin e padise dhe detyrimin e pales paditur
INSIG Fier t`i paguaje paditesit shumen 434.000 leke.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs pala e paditur dhe parashtron
keto shkaqe per prishjen e tij:
- Lidhur me aksidentin e ndodhur eshte vertetuar se mjeti prone e paditesit tip Benz
eshte goditur nga nje mjet i tipit “Chervolet” i Repartit Ushtarak nr.1009 i cili eshte
cilesuar edhe fajtor ne baze te proces-verbalit.
- Per rastin konkret gjykata ka zbatuar keq Ligjin 7841, date 01.12.1992 dhe dekretin
nr.295, date 15.09.1992 sepse mjeti qe ka shkaktuar demin eshte mjet qe qarkullon
per nje periudhe kohe me pak se tre muaj ne vit dhe nuk kosiderohet mjet motorrik ne
kuptim te ligjit.
- Ne rrethana te tilla ky mjet eshte jashte detyrimit ligjor per te lidhur kontraten e sigurimit
dhe I.N.S.I.G. gjithashtu nuk ka detyrimin kontraktual ne kuptim te ligjit per shperblimin
e demeve te shkaktuara nga keto mjete.
- Gjykata e apelit ka keqinterpretuar Udhezimin e I.N.S.I.G., per percaktimin e mjeteve
motorrike dhe ngritjen e padise se regresit nga ana e I.N.S.I.G.

83
- Gjykata e Apelit Vlore ka lejuar shkelje procedurale sepse seanca e planifikuar me
date 06.03.2001, ora 11.00 eshte zhvilluar ne mungesen tone per shkak se eshte
zhvilluar nje ore me pare nga ajo e shpallur nga gjykata.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales
paditese av. Hysen Spahia, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,
perfaqeseset e pales paditur qe kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit Fier, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
Ka rezultuar se paditesi Agim Hyseni pronar i automjetit tip “Benz” me targe Fr.0770 B,
me date 15.06.1998 ne rrugen Tirane-Durres eshte perplasur me automjetin tip “Chervolet”
ushtarak te repartit 1009 me targe U 07225 dhe nga perplasja i eshte shkaktuar dem i
vlersuar ne shumen 434.000 leke. Ngjarja si me siper eshte vertetuar me provat e
administruara gjate gjykimit dhe nuk kontenstohet prej asnjeres pale.
Ajo nuk kontestohet, gjithashtu as per vleren e demit si dhe faktin qe drejtuesi i mjetit
ushtarak ishte fajtor ne aksidentin e shkaktuar.
Paditesi per mjetin qe dispononte ka patur kontrate sigurimi me nr.1335429, date
30.04.1998 me anen e paditur Sh.A. I.N.S.I.G. Fier dhe per demin e shkaktuar i eshte drejtuar
asaj por me qene se ka marre pergjigje negative mbeshtetur ne nenin 1113 te K.Civil ka
kerkuar zgjidhjen e konfliktit ne rruge gjyqesore.
Gjykata e Shkalles se Pare Fier ka vendosur rrezimin e padise me arsyetimin se mjeti
qe ka shkaktuar demin nuk eshte mjet motorrik dhe automjeti i demtuar nuk perfiton shperblim
demi konforme Ligjit 7641, date 01.12.1992.
Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur ndryshimin e vendimit te lartepermendur dhe
pranimin e padise duke detyruar anen e paditur t`i paguajne paditesit shumen 434.000 leke.
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur por shkaqet e
parashtruara ne te nuk jane te bazuara ne ligj.
Lidhur me aksidentin e ndodhur me date 15.06.1998 ngjarja eshte pranuar ne te gjitha
rrethanat e saj si permenden me lart si nga dy gjykatat ne vendimet e tyre edhe nga palet
pjesmarrese ne gjykim pa asnje kontestim.
Pretendimi i pales paditur se mjeti qe ka shkaktuar demin nuk konsiderohet mjet
motorrik ne kuptim te ligjit nuk eshte i bazuar dhe me te drejte nuk eshte marre ne konsiderate
edhe nga Gjykata e Apelit Vlore.
Ne zbatim te Ligjit 7641, date 01.12.1992 “Per sigurimin e detyrueshem te mbajtesve
te mjeteve motorrike per pergjegjesine ndaj personave te trete”, Minisria e Financave dhe
Ekonomiese dhe Ministria e Mbrojtjes kane miratuar nje rregullore ku nder te tjera percaktojne
edhe kategorite e mjeteve qe duhet te perfshihen ne sigurimin e detyrueshem prane degeve
te Insitutit te Sigurimeve dhe ato qe nuk do te perfshihen ne keto kategori si jane mjete
motorrike ne magazine, ato qe vihen ne shfrytezim per me pak se 3 muaj ne vit vetem per
raste gadishmerie e stervitje etj. Sido qe te jete kjo rregullore ka te beje me detyrime per
ministrite perkatese, me percaktimin e sigurimit te mjeteve motorrike dhe nuk perjashton
aspak pergjegjesine e pales paditur per shperblimin e paditesit mbi bazen e kontrates
sigurimit.
Mbi bazen e nje urdheri te Drejtorit te Pergjithshem te I.N.S.I.G. nr.1677, date
03.03.1997 nxjerre ne zbatim te nenit 14 te DR.295, date 15.09.1992 miratuar me Ligjin 7641,
date 01.12.1992 “Per sigurimin e detyrueshem te mbajtesve te mjeteve motorrike per
pergjegjesine ndaj personave te trete” pala e paditur ka te drejte te ngreje padi regresi ndaj
pergjegjesit te demit edhe per rastet kur behet fjale per kategori te vecanta mjetesh motorrike

84
te ushtrise qe qarkullojne pa kontrate sigurimi e perderisa ajo e gezon kete te drejte duke
kerkuar vleften e demshperblimit te paguar nuk ka asnje arsye qe te refuzoje shperblimin e
demit ndaj paditesit me pretendimin se mjeti qe ka shkaktuar demin nuk ka qene i siguruar.
Sipas kontrates se sigurimit nuk rezulton asnje pergjegjesi per siguruesin, per
paditesin, prandaj ai duhet te perfitoje vleren e plote per demin e shkaktuar.
Mbi sa siper kostatohet se gjykata e apelit ka zbatuar drejt ligjin ne zgjidhjen e konfliktit
prandaj vendimi i saj duhet te lihet ne fuqi.
Nuk rezulton qe gjykata e apelit te kete shkelur rregullat procedurale duke gjykuar
ceshtjen ne mungese te anes se paditur. Pretendimi i saj se gjykimi i ceshtjes eshte zhvilluar
nje ore para asaj te shpalluar ne listat e gjykimit nuk ka asnje baze prandaj nuk mund te
merret si i vertete.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1237, date 24.11.2000 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 22.05.2002

85
Nr 1767/340 i Regj. Themeltar
Nr. 599 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Agron Lamaj Kryesues


Irma Bala Anetare
Metush Saraçi Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt. 22.05.2002 çeshtjen civile qe i perket


pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: SADIK HYSNI TROKA, banues ne Vlore, ne mungese.

I PADITUR: ENVER DAJLAN TROKA, banues ne Vlore dhe i perfaqesuar


ne gjykim nga Av. Z. Hajdermataj.

OBJEKTI PADISË:
Pushim cenimi ne pronesi,
Neni 302 K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr. 1064 dt. 17.10.2000 ka vendosur:
Pranimin pjeserisht te padise se paditesit kunder te paditurit dhe lirimin e
dorezimin e lire nga çdo barre te truallit me sip. 95.5.m2.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.35 dt. 26.01.2001 ka vendosur


Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin


se
- Gjykata ka shkelur rende rregullat procedurialo-civile dhe konkretisht gjykimi eshte
bere ne mungesen time, kerkon prishjen e vendimit;

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi te paditurin qe kerkoi
pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

VËREN
Se rekursi i paraqitur nga i padituri eshte i bazuar ne ligj dhe per pasoje duhet te
pranohet, dhe vendimi i Gjykates se Apelit per shkelje te rende te rregullave proceduriale
duhet te prishet duke u derguar çeshtja edhe nje here per shqyrtim prane asaje gjykate.
Gjykimi i çeshtjes nga Gjykata e Apelit eshte bere ne mungese te anes se paditur. Ne
dosje ndodhet nje kopje e listes se gjykimit te Gjykates se Apelit te Vlores, e cila verteton se

86
dorezimi i saj ne Gjykaten e Rrethit Fier eshte bere me dt. 29.01. 2001 pra pasi gjyqi ne Apel
ishte zhvilluar dt. 26.01.2001.
Gjykimi i çeshjtes ne mungese te njeres pale flet per nje proces te parregullt ligjor, i cili
sjell si pasoje prishjen e vendimit.
Ne keto rrethana vendimi i mesiperm per shkelje te rende te normave proceduriale,
duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet perseri Gjykates se Apelit Vlore.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne Nenin 485 § c te KPrC

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.35 dt. 26.01.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e
çeshtjes per rishqyrtim asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Tirane 22.05.2002

87
Nr 1745/321 Rregj. Themeltar
Nr. 600 Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Agron Lamaj Kryesues


Irma Bala Anetare
Metush Saraçi Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt. 22.05.2002 çeshtjen civile qe i perket


pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: RABIJE AVDI PUPLA, banues ne Burrel, ne mungese.

I PADITUR: ZYRA PUNES MAT, ne mungese.

OBJEKTI PADISË:
Anullim urdheri administrativ,
ne baze te Neneve146 K Punes dhe 324, 329 te KPrC.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mat, me vendimin nr. 154 dt. 13.09.2000 ka vendosur:
Te deklaroje largimin nga puna te paditeses, pa shkaqe te arsyeshme dhe
detyrimin e anes se paditur te paguaje paditesen me 12 paga mujore.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.375 dt. 04.2.2001 ka vendosur


Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin


se;
- Veprimet e kryera nga ana e paditur jane te bazuara ne akte normative,
- nuk jam njoftuar per gjykimin ne gjykaten e Apelit,
- paditesia ne kohen e gjykimit ka qene e punesuar,
- kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne
teresi çeshtjen

VËREN
Se rekursi i paraqitur nga e paditura nuk eshte i bazuar ne ligj dhe per pasoje nuk
mundet te pranohet.
Bazuar ne administrimin e provave te ndodhura ne dosje Gjykatat kane konkluduar se
largimi i paditeses nga puna nuk ka qene per shkaqe te arsyeshme, pra ka qene ne
kundershtim me ligjen.
88
Paditesia ka filluar pune prane anes se paditur ne vitin 1992. Meqenese anes se
paditur i eshte kerkuar shkurtimi i dy vendeve, ajo ka larguar nga detyra paditesen dhe nje
punonjese tjeter. Njoftimi per largimin nga puna i eshte bere paditeses me dt. 02.02.2000,
motivacioni shkurtim organike. Paditesia ne mbrojtje te interesave te saja i eshte drejtuar
eprorit te saj direkt duke kundershtuar kete urdher dhe duke pretenduar se prane anes se
paditur kishte punonjes me aresim te mesem. Ana e paditur megjithese e dinte se duhej t’i
jepte prioritet punonjesve me aresim perkates ka hezituar te beje verifikimet perkatese dhe
nuk e ka terhequr urdherin e saj.
Gjykata pretendimet e paditeses i ka gjetur te provuara dhe me kete fakt ka rrezuar
pretendimin e anes se paditur se largimi i paditses ishte i ligjshem.
Duke arritur ne perfundimin se ana e paditur ka shkelur dispozitat ligjore te Kodit te
Punes lidhur me largimin nga detyra, Gjykata me te drejte ka detyruar anen e paditur me
shperblimin e demit ne masen e 12 pagave.
Pretendimet e anes se paditur jane ngritur edhe para Gjykates se Apelit dhe kjo e
fundit me te drejte i ka rrezuar ato.
Ne rrethanat e mesiperme Kolegji çmon se vendimet e Gjykates jane te drejta dhe te
bazuara ne ligj, per pasoje vendimi duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne Nenin 485 § a te KPrC

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.375 dt. 02.04.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane 22.05.2002

89
Nr.1601/201 i Regj Themeltar
Nr. 602 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Metush Saraci Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.04.2002 dhe 22.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile
me pale:

PADITËS: SHEFQET GACI, perfaqesuar nga av. Ardian Nuni

I PADITUR: 1. FRAN MEHMETI perfaqesuar nga av. Gjelosh Progri


2. MERITA VACI ne mungese
3. ARDIAN MERDINI ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Konstatim i pavlefshmerise se kontrates se shitblerjes
date 11.09.1997 dhe 09.01.1998, si dhe kthim sendi .
Marrja e mases se sigurimit te padise.
Baza Ligjore: Neni 296, 92 te K.Civil.
Neni 202 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin Nr.3599, date 16.11.2000, ka vendosur :


Pranimin e kerkesepadise. Konstatimin e pavlefshem te kontratave te
shitblerjes nr.4046 rep. e 7092 kol., date 11.09.1997 dhe asaj nr.342 rep. e 46
kol., date 09.01.1998. Detyrimin e te paditurit Fran Mehmeti t`i ktheje paditesit
Sh.Gaci pronen objekt gjykimi. Fshirjen e te gjithe transkriptimeve te bera ne
hipoteke me emrin te paditurve .

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.240, date 01.03.2001, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nr.3599, date
16.11.2000

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur Fran Mehmeti, i
cili kerkon prishjen e dy vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykimi i ceshtjes eshte bere ne dy shkallet ne mungese tone.
- Jam bere pronar i shtepise me ane te nje kontrate te rregullt. Pronen e kam te
regjistruar duke paguar shumen ne.2.500.000 leke. Si bleres ne mirebesim interesat e
mia ne kuptim te nenit 93/2 te K.Civil nuk duhet te demtohen.
- Veprimet e kryera prej meje jane te ligjshme. Nuk ka pse demtohen interesat e mija
nga kryerja e veprimeve te paligjshme te personave te tjere.

90
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, perfaqesuesin e te paditurit F.Mehmeti,
av. Gjalosh Progri, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe rrezimin e padise, perfaqesuesin e
pales paditese av. Ardian Nuni, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi
ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit nr.240, date 01.03.2001, eshte dhene ne kundershtim me
ligjen e si i tille duhet te prishet e ceshtja duhet te dergohet per rishqyrtim.
Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore rezulton se;
Palet ndergjyqese ne kete proces gjyqesor, jane ne konflikt midis tyre, lidhur me nje
banese te ndodhur ne rrugen “Gjergj Legisi” Laprake-Tirane. Fillimisht pronesine e kesaj
banese e ka patur paditesi Shefqet Gaci, te regjistruar ne hipoteke me nr.2395, date
20.06.1994 te cilen, me date 11.10.1996 edhe me pelqimin e bashkeshortes se tij, te
paditures Merita Vaci, ja kane shitur te paditurit Ardian Merdini. Rezulton se kete kontrate
shitje, Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr.365, date 05.02.1998 te formes se prere e ka
deklaruar te pavlefshme. E megjithate kohe me pare, e pikerisht me date 17.09.1997 i padituri
A. Merdini kete banese ja ka shitur te paditures Merita Vace (ish bashkeshortja e paditesit).
Kjo e fundit, ne date 09.01.1998 kete banese ja ka shitur te paditurit Fran Mehmeti ne vleren
1.900.000 leke, duke kaluar perfundimisht pronesia e baneses.
Ceshtja e mesiperme eshte shqyrtuar disa here nga gjykatat e te gjitha shkalleve.
Keshtu, Kolegji Civil me vendimin nr.521, date 09.03.2000, ka vendosur qe te prishe vendimin
e gjykates se apelit nr.1567, date 20.11.1996 me arsyetimin nder te tjera se;
Ne rishqyrtimin e ceshtjes duhet te mbahen parasysh dispozitat e neneve 87, 111,
296, 93/2 te Kodit Civil dhe njekohesisht te zgjidhen pasojat e ketij veprimi juridik te
pavlefshem per te paditurin Fran Mehmeti.
Gjykatat, qe me pas e kane shqyrtuar ceshtjen, kane vendosur pavlefshmerine e gjithe
kontratave te shitjes te realizuara nga te gjithe pjesmarresit ne kete proces gjyqesor por, nuk
kane zgjidhur pasojat lidhur me pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes te te paditurit Fran
Mehmeti. Ne nenin 486 te K.Pr.Civile shprehet se; “Udhezimet dhe konkluzionet e Gjykates se
Larte jane te detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton ceshtjen”. Ne kete veshtrim, nga gjykata
duhet te zgjidhen edhe pasojat qe rrjedhin nga pavlefshmeria e kontrates nr.342, rep. e 46
kol., date 09.01.1998.
Ne nenin 93/2 te Kodit Civil shprehet se; “Veprimi juridik fiktiv ose i simuluar nuk
demton personat e trete te cilet ne mirebesim kane fituar te drejta ne baze te tij”. Mbeshtetja
ligjore e paleve ne kete dispozite ligjore, nuk duhet te sjelle pasoja per personat e trete, te cilet
ne mirbesim kane fituar te drejta pronesie.
Gjithashtu ne kete proces gjyqesor me te drejte, ne zgjidhjen e ceshtjes, permenden
dispozitat ligjore lidhur me bashkepronesine e bashkeshorteve neni 86-87 i K.Civil te vjeter
dhe 1167 i K.Civil por veprohet ne kundershtim me ta, kur vendosen detyrime per palet e tjera.
Keshtu, detyrimi per te liruar banesen vetem nga i padituri Fran Mehmeti vjen ne kundershtim
me keto dispozita ligjore, sepse ne kete banese eshte bashkepronare dhe bashkeshortja e tij,
sepse rezulton se pronesia e mesiperme, eshte fituar gjate marteses.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.240, date 01.03.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin
e ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate me tjeter trup gjykues.
Tirane, me 22.05.2002
91
Nr. 1744/320 i Regj Themeltar
Nr. 603 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar
Metush Saraci Anetar
Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: 1. AGIM SHIMA


2. REXHEP SHIMA perfaqesuar nga av. Agim Bega

I PADITUR: 1. STAVRULLA KUCA


2. IZET SHIMA perfaqesuar nga av. Kozma Jano

OBJEKTI I PADISË:
Servitut kalimi.
Baza Ligjore: Neni 277 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Lushnje, me vendimin Nr.43, date 29.01.2001, ka vendosur :


Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin Nr.165, date 30.03.2001, ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.43, date 29.01.2001 te Gjykates se Rrethit Lushnje
dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt ka vendosur: Pranimin e padise. Detyrimin
e te paditurit Stavrulla dhe Izet Shima t`i lejoje dalje paditesave Agim Shima
dhe Rexhep Shima per rrugen publike ne kete menyre: te paditurit Izet Shima
dhe Stavrulla Kuca te spostojne murin kufizues nga 1 m ne drejtim te
banesave te tyre.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur e cila kerkon
prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:
- Paditesit nuk shfrytezojne rrugen e ligjshme qe ju ka lene urbanistika duan dalje nga
pronat tona.
- Per te sqaruar se rruga qe kerkojne paditesit te kalojne nuk ka qene rruge kalimi duhej
thirrur Bashkia, kjo per faktin se rruget e kalimit jane prone shteterore e pa leje te
urbanistikes nuk behet nderhyrje.
- Ne se do pranohet vendimi gjykates se apelit, muri rrethues do afrohet shume
ndertesave tona ne kundershtim me rregulloren e urbanistikes.

92
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, av. e pales paditese Agim Bega, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit, av. e pales se paditur av. Kozma Jano, qe kerkoi prishjen e
vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi Nr.165, dt.30.2.2001 i Gjyates se Apelit Vlore eshte i drejte dhe si i till duhet te
lihet ne fuqi.
Nga gjykimi rezulton se, palet ndergjyqese jane banor te lagjes “Loni Dhano” Lushnje.
Paditesit, Agim e Rexhep Shima jane pronar te dy shtepive banimi, ne nje cati te
perbashket, me porta te vecanta ne fundin e rrugices nga e cila dalin ne rrugen nacionale.
E paditura Stavrulla Kuca, ka banesen e saj ne lindje te baneses se paditesit Agim
Shima, i padituri Izet Shima ka banesen e tij ne lindje te baneses Rexhep Shimes. Ne dy
krahet e rrugices, nga kalojne paditesit ne rrugen nacionale kane vendosur gardhet te
paditurit, Stavrulla Kuca dhe Izet Shima te cilet e kane ngushtuar rrugicen deri ne 1,2m
gjeresi. Mbi padine e paditesave Agim e Rexhep Shima, kunder te paditurve Stavrulla Kuca
dhe Izet Shima, me objekte lejimin e servitutit te kalimit nga te paditurit me pretendimin se te
paditurit gradualisht ju kane ngushtuar rrugen e kalimit (rrugicen) qe ato kane perdorur
vazhdimisht, duke jua bere te pakalusheme. Gjykata e Rrethit Lushnje ka vendosur rrezimin e
kerkesepadise.
Mbi ankimin e paditesave, ky vendim eshte ndryshuar nga Gjykata e Apelit Vlore duke
pranuar kerkesepadine e paditesave dhe detyruar te paditurit Stavrulla Kuca dhe Izet Shima
t`ju lejoje dalje paditesave, per rrugen publike, ne menyre qe te paditurit te spostojne murin
kufizues nga 1 m sejcili ne drejtim te banesave te tyre.
Kunder ketij vendimi kane ushtruar rekurs te paditurit. Kolegji Civil i Gjykates se Larte
cmon se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
Nga provat e administruara gjate gjykimit rezulton se, gjykata per te saktesuar
pretendimet e paleve ne konflikt, ka thirrur ekspert. Ekspertet kane konkluduar se, rruga objekt
konflikti eshte-1,2 m (rrugica) dhe sherben si kalim per hyrjen ne banesat e paditesave. Ajo
vjen duke u zgjeruar ne afersi te portes per ne banesen e Agim Shimes nga krahu qe gjendet
banesa e Stavrulla Kuces. Paditesat dalin ne rruge publike nepermjet kesaj rrugice, e cila nga
dalja e portes se paditesave eshte 3 m e pastaj ndermjet banesave te Stavrulla Kucit dhe
murit rrethues te baneses Izet Shimes, zvogelohet deri ne 1,2 m dhe pastaj fillon e zgjerohet
perseri ne daljen ne rrugen nacionale. Rruga me e shkurter e kalimit, per paditesin eshte ajo
qe ata kalojne sot, por ne zgjerimin e saj deri ne 3 m gjeresi totale te rruges, duke u afruar nga
banesat e Stavrulla Kuces dhe Izet Shimes 1 m. Paditesat Agim dhe Rexhep Shima si rruge
me te shkurter dhe te vetme, per daljen ne rrugen publike, kane rrugicen objekt konflikti dhe
se kjo rruge eshte ngushtuar nga te paditurit me spostimet e gardheve.
Vendimi i gjykates eshte i bazuar ne nenin 277 te K.Civil ne te cilin parashikohet se:
“Pronari qe nuk ka dalje ne rrugen publike dhe nuk mund ta siguroje ate pervec me
shpenzime te medha e me veshtiresi ka te drejte te kete rruge kalimi nga toka fqinje, per
perdorimin e pershtatshem te prones se vet. Kalimi duhet te perbeje rrugen me te shkurter per
ne rrugen publike dhe me me pak deme per prone sherbyese…..”.
Pretendimet e te paditurve, se paditesit nuk shfrytezojne rrugen e ligjshme qe ju ka
lene urbanistika, por duan te dalin nga pronat tona, se rrugica nuk ka qene rruge kalimi, se
hapja e rruges se kalimit behe me miratim te Bashkise, se zgjerimi i rruges mund t`i cenoje
pronat atyre, jane te pa mbeshtetura ne prova dhe ne ligj.
Keto pretendime, kane marre pergjigje me vendimin e gjykates se apelit, e cila
arsyeton vendimin mbi bazen e provave te administruara ne seancen gjyqesore,
konkluzioneve te eksperteve dhe ne nenin 277 te K.Civil.

93
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.165, date 30.03.2001 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 22.05.2002

94
Nr. 1768/341 i Regj. Themeltar.
Nr. 604 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Metush Saraci “
Vladimir Metani “
Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 22.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1768/341 qe i
perket:

PADITËS: FILIALI ELEKTRIK FIER, perfaqesuar nga E. Janushi

I PADITUR: JORGAQ POGACE,


BASHKIA FIER, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË
Kundershtim i vendimit nr. 69 date 25.2.1994
te K.K.K. te Pronave ish-Pronareve te Bashkise Fier.
Baza ligjore: Ligji nr. 7698 date 15.4.1993,
neni 153 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr. 1185 date 16.11.2000 ka vendosur:


Rrezimin e padise se Filialit Elektrik Fier si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 140 date 16.3.2001 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr. 1185 date 16.11.2000 te Gjykates se Rrethit Fier dhe
duke gjykuar ceshtjen ne fakt: Pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala paditese, e cila kerkon
prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:
- Kemi kundershtuar vendimin e KKK te Pronave te ish Pronareve sepse duke mos u
kompensuar ish pronaret, sipas nenit 16 te ligjit nr. 7698 eshte shkak i pasojave qe
kane ardhur.
- Ne Gjykaten e Apelit Vlore eshte kerkuar prishja e vendimit per shkelje proceduriale.
- Gjykata anashkaloi objektin e padise duke u mbeshtetur ne nje vendim te formes se
prere qe s’ka lidhje me ceshtjen.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, juristin e pales paditese Edmond Janushi,
i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pranimin e padise, avokatin e pales se
paditur ne mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

95
VËREN
Vendimi nr. 140 date 16.3.2001 i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte e si i tille duhet
te lihet ne fuqi.
Sic pranojne gjykatat me vendimin nr. 69 date 25.02.1994 te KKK te Pronave, prane
Bashkise Fier te paditurit Jorgaq Pogace i eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe trualli prej
824 m2 mbi te cilen ndodhen objektet e NPV – Fier dhe e drejta e parablerjes se ketyre
objekteve.
I padituri me kontrate shitje date 5.7.1994 ka blere objektet e NPV ne baze te vendimit
te siperm te KKK te Pronave bashke me keto objekte te NPV nga i padituri eshte blere dhe
nje kabine elektrike.
Pala paditese, Filiali Elektrik Fier me padine ne gjykim ka kerkuar te anullohet
pjeserisht vendimi i KKK te Pronave qe i njeh te paditurit te drejten e parablerjes te objektit ku
ndodhet kabina elektrike.
Rezulton gjithashtu se me pare me kerkese padi me objekt pavlefshmeri e pjesshme e
kontrates se shitjes date 5.7.1994 kunder Jorgaq Pogace e AKP Dega Fier eshte pretenduar
se kabina elektrike eshte investitor i mjeteve themelore te ndermarrjes elektrike e per pasoje
nuk mund te privatizohej, e per kete pjese kontrata e shitjes eshte e pavlefshme.
Me vendimin nr. 341 date 17.3.1999 te Gjykates se Rrethit Fier padia eshte rrezuar.
Filiali Elektrik Fier, ndaj ketij vendimi rezulton se, nuk ka ushtruar mjetet e mbrojtjes te
tilla si ankim ose rekurs te zakonshem ne Gjykaten e Larte, por me rekurs ne interes te ligjit
paraqitur ne Gjykaten e Larte, ka kundershtuar vendimin e formes se prere te gjykates se
rrethit, qe i ka rrezuar padine me objekt pavlefshmeri veprimi juridik shitje, per kabinen
elektrike, rekurs i cili nuk eshte shqyrtuar aktualisht ne Gjykaten e Larte.
Me date 18.01.2000 Filiali Elektrik Fier, ne lidhje po me kete mosmarreveshje qe ka te
beje me kabinen elektrike, ngre padine tjeter, me objekt kundershtim vendimi te KKK te
Pronave date 25.02.1994, qe i njeh te drejten e parablerjes Jorgaq Pogace mbi objektin ku
ndodhet kabina elektrike.
Me te drejte nga Gjykata e Apelit, rasti eshte trajtuar si padi qe nuk mund te ngrihej e
vendosur pushimi i gjykimit te ceshtjes konform nenit 468 te K.Pr.Civile.
Vendimi i KKK te Pronave, te paditurit Jorgaq Pogace vetem i ka njohur te drejten e
parablerjes se objekteve te NPV ne baze te ligjit “Per kthimin e pronave…”, por me kete
vendim nuk i eshte shitur kabina elektrike, ceshtje e cila pretendohet te kete cenuar interesat
e ligjshme te Filialit Elektrik dhe eshte kundershtuar me nje padi tjeter. Me padine ne gjykim,
pala paditese nuk mund te mbroje interesat e ligjshme te tij qe pretendon t’i jene shkelur nga
pala e cila ka fituar te drejten e parablerjes nga nje vendim i KKK te Pronave.
Sa siper, ajo nuk legjitimon ngritjen e padise me kete objekt, prandaj edhe shkaqet e
paraqitura ne rekurs, nuk jane te tilla qe kerkon neni 472 i K.Pr.Civile,

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 140, date 16.03.2001 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane me 22.05.2002

96
Nr. 1750/325 i Regj Themeltar
Nr.614 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Metush Saraci Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Zamir Poda Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: ABEDIN KALEMI, perfaqesuar nga Av. E.Qafmolla

I PADITUR: DEGA E FILIALIT ELEKTRIK TIRANE, ne mungese


AVOKATI I SHTETIT, perfaqesuar nga Delo Isufi

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv.
Baza Ligjore: Nenet 609 i K.Pr.Civile, 705
e vijues te K.Civil, VKM nr.536, date 04.12.1997.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin Nr.1222, date 25.04.2000, ka


vendosur :
Pranimin e kerkese padise. Anullimin e faturave te Filialit Elektrik te Tiranes,
me nr.862643 te muajit nentor 1999 ne shumen 450.984.99 leke dhe
nr.326387 te muajit dhjetor 1999 ne shumen 567,676,56 leke.
Detyrimin e Filialit Elektrik Tirane qe 90.020 Kw te konsumuara nga paditesi
dhe te faturuara me faturat e mesiperme t`ja llogarise te paditurit me 4,8 leke
per kw qe eshte e barabarte me shumen 446.496 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr. 222, date 27.02.2001, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1222, date 25.04.2000.

Kunder vendimit nr.222, date 27.02.2001 te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs, i
padituri, duke parashtruar keto shkaqe:
- Paditesi ka kontrate me ne si familjar por gjate kontrollit ju gjeten parregullsi ne nivelin
e faturimit, per me teper ka ndryshim te destinacionit nga familjar ne privat.
- Paraqitja e nje kontrate per dhenien me qera te objektit, nuk mund te vertetoje se
objekti nuk ka funksionuar edhe me pare me qera si hotel.
- Qenia me aktivitet privat vertetohet nga procesverbali i mbajtur nga ana jone ne muajin
nentor.

97
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
Pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates
se apelit,
Pasi degjoi perfaqesuesin e avokatit te shtetit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te
gjykates se apelit,

VËREN
Vendimi nr.222, date 27.02.2001 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje e zbatimit
te keq dhe mosrespektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e
parashikuara ne nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per
rishqyrtim.
Eshte vertetuar se paditesi ka patur dhe ka ne pronesi nje objekt trekatesh ne qytetin e
Tiranes. Per kete objekt, ai ka lidhur kontraten perkatese me te paditurin-Dega e Filialit
Elektrik Tirane, duke u paraqitur ne cilesine e nje abonenti familjar.
Sipas pretendimeve te ngritura nga paditesi dhe te pranuara nga ana e te dy
gjykatave, ai ne daten 31.12.1999 ka lidhur kontrate per dhenien me qera te objektit ne fjale,
me destinacionin hotel. Per kete, gjate gjykimit eshte administruar edhe kontrata perkatese,
realizuar me akt noterial. Ne te njejten kohe me kontraten, pretendohet dhe pranohet, se
paditesi ka bere edhe njoftimin e te paditurit per ndryshimin e destinacionit te objektit, nga
familjar ne veprimtari private. Edhe per kete eshte bere administrimi i njoftimit perkates. Pra si
perfundim gjykatat kane pranuar se faturimet per muajt nentor- dhjetor 1999 duhet te
perllogariten duke u trajtuar objekti si familjar.
Ne te kundert, i padituri ka pretenduar se ndryshimi i destinacionit te objektit eshte
bere me pare dhe per kete ka paraqitur nje procesverbal mbajtur ne daten 16 nentor 1999.
Sipas procesverbalit, faturat si rrjedhoje e leximeve ne muajt nentor-dhjetor 1999, duhet te
perllogariten, duke u trajtuar objekti jo me destinacion familjar por veprimtari private.
Duke pare vendimin e Gjykates se Apelit Tirane si dhe gjykimin e ceshtjes ne teresine
e tij, arrihet ne perfundimin se nuk i jane dhene pergjigje nje sere pretendimesh te bera nga
palet ne gjykim si dhe nuk jane kerkuar e marre prova me rendesi vendimtare per zgjidhjen e
drejte te ceshtjes.
Keshtu, gjykata duhet te kerkonte dhe administronte te gjithe praktiken e faturave per
llogari te paditesit, duke filluar nga dita e lidhjes se kontrates perkatese me te paditurin.
Administrimi i kesaj praktike, eventualisht do te sqaronte cila ishte mezatarja e konsumit te
energjise elektrike mujore e objektit ne pronesi te paditesit.
Se dyti, gjykata duke qene se ishin kushtet e parashikuara ne kerkesat e nenit 80 te
K.Pr.Civile, mund dhe duhej te vendoste caktimin e nje ekspertimi. Realizimi i ekspertimit, do
sqaronte dhe saktesonte ne se sasia e konsumuar e kilovatoreve per muajt nentor e dhjetor
1999, pranuar nga te dy palet ne proces, perkon apo jo me mezataren e konsumuar per gjithe
periudhen e mepareshme. Po ashtu ekspertimi duhet te sqaronte ne se kjo sasi e konsumuar
ne kete periudhe dy mujore, pare ne raport edhe me godinen e banimit (madhesine e saj me
objektet ne te qe konsumojne energji) perkon apo jo eventualisht me nje konsum normal
familjar.
Kryerja e veprimeve si me siper si dhe e te tjerave qe mund te lindin gjate rigjykimit ne
funksion te drejtimeve si me siper, do te lejoje Gjykaten e Apelit, qe ne perputhje me kerkesat
e parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise pjeserisht
apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta dhe objektive, lidhur
me zgjidhjen e ceshtjes.

98
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.222, date 27.02.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e
ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 21.05.2002

99
Nr. 2634/206 i Regj Themeltar
Nr. 635 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Zamir Poda Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 15.05.2002 e 22.05.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: NESHAT MAZAJ – TIRANE ne mungese

I PADITUR: BORDI DREJTUES I ZYRES SE ADMINISTRIMIT TE


BUXHETIT GJYQESOR, perfaqesuar nga z. Filip Lako
me autorizim

OBJEKTI I PADISË:
Konstatim i pavlefshmerise absolute te aktit zyrtar
nr.2, date 18.05.2000 te Bordit te Z.A.B.Gj.
Kthimin e paditesit ne punen e meparshme si drejtues i Z.A.B.Gj.
Baza Ligjore: Ligji 8549, date 11.11.1999
“Per statusin e nenpunesit Civil”.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin Nr.883, date 14.03.2001 ka


vendosur:
Rrezimin e padise si te pambeshtetur ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.1140, date 16.10.2001, ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.883, date 14.03.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe
pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur e cila kerkon
prishjen e vendimit te gjykates se apelit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ne fund te gjykimit te ceshtjes ne shkalle te dyte paditesi ka deklaruar se heq dore nga
gjykimi i padise ne baze te nenit 201 te K.Pr.Civile, por gjykata e apelit ka vendosur ne
kundershtim me kerkesat e kesaj dispozite.
- Gjykata e apelit ka ngaterruar dy nocione te ndryshme procedurale ate te heqjes dore
nga gjykimi i padise dhe ate te heqjes dore nga e drejta e padise.
- Perderisa paditesi ka hequr dore nga gjykimi i padise ne baze te nenit 201/1 i
K.Pr.Civile gjykata e apelit nuk kishte te drejte te prishte vendimin e gjykates se rrethit
por te vendoste vetem pushimin e gjykimit te ceshtjes.

100
- Menyra si ka vendosur gjykata e apelit tregon se ajo i eshte referuar paragrafit te dyte
te nenit 201 te K.Pr.Civile, qe ka te beje me heqjen dore nga e drejta e padise,
megjithate edhe ketu ka gabuar se mbas prishjes se vendimit te gjykates se rrethit
duhet te vendoste rrezimin e padise dhe jo pushimin e gjykimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares, Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditur z. Filip
Lako, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates apelit dhe pushimin e gjykimit ne gjykaten e
apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, duhet te prishet per zbatim te keq te ligjit
procedural.
Mbi padine e ngritur nga Neshat Mazaj kunder Bordit Drejtues te Z.A.B.Gj. per
pavlefshmerine e aktit zyrtar te largimit te tij nga detyra e drejtuesit te kesaj Zyre, Gjykata e
Shkalles se Pare Tirane ka vendosur rrezimin e padise si te pambeshtetur ne ligj dhe prova.
Mbi ankimin e paditesit ceshtja eshte derguar per shqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane
dhe gjate shqyrtimit te ceshtjes prane kesaj gjykate paditesi ka deklaruar se heq dore nga
gjykimi i padise ne baze te nenit 201/1 te K.Pr.Civile.
Mbi kerkesen e tij Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates
se Rrethit Tirane dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.
Ky konkluzion i gjykates se apelit eshte i pambeshtetur ne ligj.
Ne baze te nenit 201/1 te K.Pr.Civile paditesi ne cdo faze te gjykimit mund te heqe
dore nga gjykimi i padise dhe ne kete rast gjykata vendos pushimin e gjykimit por menyra si ka
vendosur gjykata e apelit tregon se ajo ka zbatuar dhe keq interpretuar kete dispozite.
Heqja dore nga gjykimi ne cdo faze te tij sipas nenit 201/1 te K.Pr.Civile mund te behet
deri sa gjykimi nuk ka perfunduar dhe gjykata e shkalles se pare nuk eshte shprehur me
vendim perfundimtar per zgjidhjen e konfliktit ne shqyrtim. Mbas perfundimit te gjykimit ne
shkalle te pare dhe dhenies se vendimit, heqja dore prej tij do te ishte e vonuar dhe pa asnje
pasoje procedurale. Kur gjykata eshte shprehur me vendim perfundimtar do te thote qe padia
eshte gjykuar dhe nuk mund te behet me fjale per heqje dore prej saj.
Permbajtja e kesaj dispozite eshte e lidhur edhe me permbajtjen e nenit 300 te
K.Pr.Civile qe ben fjale per efektet juridike te pushimit te gjykimit.
Sipas saj pushimi i gjykimit sjell si pasoje anullimin e te gjitha veprimeve procedurale,
duke perfshire edhe vendimet qe jepen gjate gjykimit c`ka gjithashtu le te kuptohet qe behet
fjale per veprime dhe vendime te ndermjetme gjate gjykimit dhe jo mbas tij.
Pra e drejta e paditesit per te hequr dore nga gjykimi i padise mund te ushtrohet vetem
ne gjykimin e ceshtjes ne shkalle te pare dhe gjithmone derisa nuk eshte dhene aty vendimi
perfundimtar per zgjidhjen e konfliktit.
Kjo eshte edhe arsyeja qe ne paragrafin e dyte te nenit 201 te K.Pr.Civile behet fjale
per qendrimin qe do te mbaje gjykata e apelit vetem per rastet e heqjes dore nga e drejta e
padise dhe nuk parashikohet ne te qendrimi i gjykates apelit per raste te heqjes dore nga
gjykimi i padise sepse per arsyet e lartepermendura kjo e drejte nuk mund te ushtrohet ne
gjykaten e apelit.
Ne gjykimin e ceshtjes ne shkalle te dyte paditesi vetem mund te hiqte dore nga e
drejta e padise sipas nenit 201/2 te K.Pr.Civile ose nga ankimi sipas nenit 463 te K.Pr.Civile e
me qene se keto kerkesa nuk jane bere ne menyre te shprehur nga paditesi gjykata e apelit
ishte e detyruar te pushonte gjykimin prane asaj gjykate pa prekur vendimin e gjykates se
shkalles se pare. Perderisa ajo nuk u investua per gjykimin e ceshtjes ne themel, si do qe te
ishte zgjidhja juridike e gjykates se shkalles se pare gjykata e apelit nuk kishte te drejte te

101
prekte vendimin e gjykates se shkalles se pare, por vetem te pushonte shqyrtimin e ceshtjes
ne gjykaten e apelit qendrim i cili ne zbatim te sakte te ligjit mbahet nga Kolegji Civil i kesaj
gjykate dhe rregullon pasojat procedurale sipas kerkeses se bere ne gjykaten e apelit nga
paditesi Neshat Mazaj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/e te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.1140, date 16.10.2001 dhe
pushimin e gjykimit te ceshtjes qe i perket paditesit Neshat Mazaj dhe i paditur Bordi Drejtues i
Z.A.B.Gj.

Tirane, me 22.05.2002

102
Nr. 2045 i Regj. Themeltar.
Nr. 637 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Metush Saraci Anetar
Irma Bala Anetare
Vladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2045 qe i
perket:

PADITËS: PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE perfaqesuar nga


av. Haneme Bakia

I PADITUR: HYSNI MILLOSHI TIRANE perfaqesuar me prokure nga


av. Selfo Dosti

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeri e vendimit nr.15/5 prot., date 22.07.2000
te Plenumit te 5 te K.Q te P.K.SH.
Pavlefshmeri e vendimit nr. 19 te konferences
se jashtezakonshme date 05.08.2000.
Fshirje e ketyre akteve nga regjistri perkates.
Baza Ligjore: Nenet 79, 92/a te K.Civil,
Ligji 8580 date 17.02.2000 “Per Partite Politike”.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin date 28.03.2002 ka vendosur:


Shpalljen e moskompetences se Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, per
gjykimin e ceshtjes civile me nr. 2655 akti.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim pala paditese dhe parashtron keto shkaqe per
prishjen e tij:
- Gjykata e shkalles se pare vendosi moskompetencen ne kundershtim me nenet 176
dhe 16 te K.Pr.Civile, sepse nuk zhvilloi asnje séance dhe nuk morri asnje shpjegim
nga palet.
- Padia jone ka per objekt pavlefshmeri te veprimeve juridike per te cilat eshte
kompetente gjykata e shkalles se pare dhe jo gjykata e apelit.
- Arsyetimi i gjykates eshte kontradiktor dhe i kundraligjshem. Ne rast se ceshtja eshte
gjykuar nje here jemi para gjese se gjykuar sipas nenit 451/a paragrafi II te K.Pr.Civile
dhe jo moskompetences per shqyrtim te ceshtjes.

103
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita, perfaqesuesen e pales
paditese Av. Haneme Bakia qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe
kthimin e ceshtjes per gjykim, perfaqesuesin e pales paditur av. Selfo Dosti qe kerkoi lenien
ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane duhet te prishet per zbatim te keq dhe
mosrespektim te ligjit procedurial.
Partia Komuniste Shqiptare ka paditur prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane
Hysni Milloshin dhe ka kerkuar pavlefshmerine e vendimit nr. 15/5 prot date 22.07.2000 te
Pleniumit te 5te te K.Q. te P.K.SH, pavlefshmerine e vendimit nr. 19 te konferences te
jashtezakonshme date 05.08.2000 dhe fshirjen e ketyre akteve nga rregjistri perkates padi e
mbeshtetur ne nenet 79, 92/e te K.Civil dhe Ligji 8580 date 17.02.2000 “Per Partite Politike”.
Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendim date 28.03.2002, ka vendosur shpalljen
e moskompetences per shqyrtimin e kesaj ceshtje me arsyetimin se ky konflikt eshte zgjidhur
me vendim te meparshem te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.
Kunder ketij vendimi ka bere rekurs pala paditese dhe shkaqet e saj per zbatim te keq
dhe mosrespektim te ligjit procedurial gjenden te bazuara sipas nenit 472 te K.Pr.Civile dhe
bejne te cenueshem vendimin e gjykates.
Per zgjidhjen e konfliktit te lartpermendur, gjyqtari i vetem ne veprime pergatitore ka
caktuar zhvillimin e seances gjyqesore me date 28.03.2002. Ne kete date eshte celur seanca
gjyqesore dhe mbas kryerjes se disa veprimeve proceduriale te parashikuara ne nenet 172 e
vijues te K.Pr.Civile, si verifikimi i paraqitjes se paleve, i kerkesave paraprake te tyre, e
shpalljes se perberjes se trupit gjykues etj, kryesisht me vendim te ndermjetem mbeshtetur ne
nenin 61 te K.Pr.Civile, gjykata ka shpallur menjehere moskompetencen e saj per shqyrtimin e
ceshtjes.
Sipas nenit 61 te K.Pr. Civile, kur gjykata konstaton moskompetencen e saj vendos
edhe kryesisht pa kerkesen e paleve, por derisa ajo i thirri palet dhe celi seancen gjyqesore
konform te gjitha rregullave proceduriale, ne baze te nenit 180 te K.Pr.Civile, ishte detyruar te
kerkonte prej tyre shpjegime dhe sqarime rreth fakteve te pretenduara dhe jo menjehere mbas
celjes te mbyllte seancen duke shpallur moskompetencen.
Pavaresisht nga vendimi qe do te merrte gjykata ishte e detyruar te respektonte te
drejten e paleve per te dhene shpjegime, e drejte e percaktuar ne normat proceduriale dhe qe
ka te beje me zhvillimin e nje procesi te rregullt ligjor.
Gjykata ka shpallur moskompetencen ne baze te nenit 61 te K.Pr.Civile dhe ne keto
raste sipas kesaj dispozite ajo gjithashtu ka detyrimin t’i dergoje aktet ne gjykaten kompetente,
veprim te cilin nuk e ka kryer, ç’ka ve ne dyshim edhe konkluzionin e saj per moskompetence
gjykimi te shqyrtimit te ceshtjes.
Gjykata ka shpallur moskompetencen me arsyetimin qe konflikti gjyqesor eshte
zgjidhur njehere nga gjykata e shkalles se pare me vendim nr. 703 date 01.03.2001 dhe nga
gjykata e apelit me vendim nr. 472 date 13.04.2001, ç’ka le te kuptohet se po i njejti konflikt
eshte zgjidhur nje here me vendim te formes se prere dhe jemi para gjese se gjykuar
parashikuar nga neni 451/a te K.Pr.Civile.
Nga arsyetimi i vendimit konstatohet se gjykata nuk ka patur koncepte te qarta lidhur
me kompetencat ne lende parashikuar ne nenin 41 te K.Pr.Civile, sipas se ciles ne
kompetence te saj, jane te gjitha mosmarreveshjet e tjera te parashikuara ne kete kod dhe ne
ligje te tjera si dhe zgjidhjen juridike qe duhet te jepte ajo, ne rast se po ky konflikt ishte
zgjidhur nje here me pare me vendim te formes se prere nga gjykata.

104
Shkaku per te cilin gjykata ka shpallur moskompetencen nuk qendron dhe nuk ka baze
ligjore. Padia eshte bazuar ne nenin 92/a te K.Pr.Civile, qe ben fjale per pavlefshmeri te nje
veprimi juridik per te cilat gjykata eshte kompetente per shqyrtim, prandaj ajo eshte e detyruar
te shqyrtoje ne themel konfliktin midis paleve. Edhe ne rast se behet fjale per gje te gjykuar
me pare nga gjykata me vendim te formes se prere te saj, perseri ky konkluzion mund te
arrihet vetem gjate shqyrtimit te ceshtjes duke vendosur konform kerkesave te ligjit dhe jo
duke e nxjerre ceshtjen jashte kompetence.
Mbi sa siper vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane, duhet te prishet dhe
ceshtja te dergohet per shqyrtim prane gjykates se shkalles se pare per vazhdimin e gjykimit.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne mbeshtetje ne nenit 59 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. ska, date 28.03.2002 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane
dhe dergimin e ceshtjes per shqyrtim prane kesaj gjykate.

Tirane me 15.05.2002

105
Nr. 2105 i Regj. Themeltar
Nr. 681 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Zamir Poda Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.05 dhe 27.05.2002 mori ne shqyrtim çështjen civile me
palë:

PADITËS: BESNIK AMATAJ, VLORE perfaqesuar nga av.Kujtim Capo

I PADITUR: KESHILLI I RREGULLIMIT TE TERRITORIT (KRrT)


PRANE BASHKISË VLORË

PERSON I TRETË: POLICIA E NDËRTIMIT, VLORË

OBJEKTI I PADISË:
Shfuqizimin e aktit administrativ te vendimit të KRRT
prane Bashkise Vlorë; sigurimin e padisë
Baza Ligjore: Nenet 324/a, 325 dhe 329 të K. Pr. Civile
dhe neni 83 i Ligjit nr.8405, date 25.09.1998.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.206, date 18.02.2002 ka vendosur:


Të nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen civile nr.1815 akti, date
15.11.2001 që u përket paditësit Besnik Amataj dhe te paditurit KRRT prane
Bashkisë Vlorë, person i tretë, Policia e Ndërtimit Vlorë.
Të heqë sigurimin e padisë për pezullimin e vendimit nr.2/42, date 30.04.2001.

Kunder këtij vendimi ka bere ankim të veçantë paditësi, i cili parashtron këto shkaqe për
prishjen e tij dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë
Vlorë:
- Gjykata ka interpretuar gabim nenin 82 të Ligjit nr.8045, date 17.09.1998 “Për
Urbanistikën”, pasi objekt ankimi në Policinë e Ndërtimit Tiranë janë vendimet e
kryetarit të degës së Policisë së Ndërtimit në rreth.
- Objekt gjykimi ka qenë shfuqizimi i aktit administrativ, që hyn në juridiksionin e gjykatës
administrative.

106
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditesit, av. Kujtim
Capo, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e çështjes
per vazhdimin e gjykimit ne ate gjykate, perfaqesuesin e Avokatit te Shtetit, z. Kosta Gazeli, i
cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e çështjes per
vazhdimin e gjykimit ne ate gjykate dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Me vendimin nr.2/42, date 30.04.2001 të Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë
Bashkisë Vlorë është vendosur prishja e ndërtimit të bërë nga paditësi, te nje dyqani me
siperfaqe 18 m2. Në bazë të këtij vendimi është kërkuar nga personi i tretë, Policia e Ndërtimit
Vlorë prishja vullnetarisht e tij.
Paditësi ka kërkuar shfuqizimin e vendimit te mesiperm me pretendimin se, pronësinë
mbi dyqanin , të ndërtuar me leje të organeve kompetente, e ka fituar me vendim gjykate dhe
e ka të regjistruar në Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen me
arsyetimin se, në bazë të nenit 82 të ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Për Urbanistikën” paditesi
ka te drejte qe, kundër vendimit të organit vendor të paraqesë ankim pranë organit epror, që
është drejtoria e Policisë se Ndërtimit Tiranë dhe vetëm pas përgjigjes së kësaj të fundit mund
t’i drejtohet gjykatës. Pra, sipas asaj gjykate kjo ceshtje hyn ne juridiksionin administrativ dhe
jo gjyqesor .
Gjykata e Shkalles se Pare Vlore ka interpretuar dhe zbatuar keq ligjin nr.8045, date
17.09.1998 “Për Urbanistikën”, nenin 82, duke e nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor.
Objekt gjykimi eshte shfuqizimi i aktit administrativ, i vendimit të KRRT prane Bashkise Vlorë,
që hyn në juridiksionin e gjykatës administrative, referuar nenit 324/a te Kodit te Procedures
Civile dhe jo vendimi i Policise se Ndertimit, i cili ka dale per zbatimin e aktit administrativ te
mesiperm.
Objekt ankimi në Policinë e Ndërtimit Tiranë janë vendimet e kryetarit të degës së
Policisë së Ndërtimit në rreth.
Nga ana tjeter, sipas nenit 10 te ligjit te mesiperm “Per Urbanistiken”, vendimi i KRRT
nuk hyn ne objektin e shqyrtimit te KRRTSH.
Per rrjedhoje, shfuqizimi i vendimit të KRRT hyn në juridiksionin gjyqesor, prandaj ai
duhet e merret ne shqyrtim nga gjykata.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 59 te K. Pr. Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.206, date 18.02.2002 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore dhe
dergimin e ceshtjes kesaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 27.05.2002

107
ÇËSHTJE PENALE

108
Nr. 67 i Regj.Themeltar.
Nr. 317 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Artan Hoxha Anetar
Bashkim Caka Anetar
Spiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.05.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.67, qe i


perket :

TË PANDEHURIT: ALTIN FEJZO, i biri i Bakiut, lindur me 1972 ne


Lenie-Gramsh, banues ne Gramsh mbrojtur nga
avokat Koci Mita

A K U Z U A R:
Per vepren penale te shfrytezimit
te prostitucionit ne rrethana renduese
parashikuar nga neni 114/a i K.Penal.
OBJEKTI:
Kundershtim i vendimit te gjykates se rrethit
per zgjatjen e afatit te paraburgimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gramsh mbi kerkesen e prokurorit me vendimin nr.12, date
10.04.2002, ka vendosur:
Pranimin e kerkeses se prokurorit. Zgjatjen e afatit te paraburgimit ndaj te
pandehurit Altin Fejzo tre muaj. Zgjatja e afatit fillon me daten 10.04.2002.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs i pandehuri Altin Fejzo i cili kerkon shfuqizimin e tij
duke parashtruar se:
- Me vendimin nr.49, date 13.10.2001 ndaj meje u caktua burg me afat 30 ditor per t`i
dhene mundesi prokurorise te mblidhte provat e nevojshme ne ngarkimin tim. Me
vendimin nr.52, date 10.11.2001, u caktua masa e sigurimit arrest ne burg.
- Gjykata arsyeton se organit te prokurorise i nevojitet nje kohe me e gjate per te
zbardhur ceshtjen ne nje kohe qe ky organ, per 6 muaj i ka patur te gjitha mundesite
te kryente te gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
- Nga hetimet e deritanishme nuk ka dale asnje prove qe une te kem kryer vepren
penale per te cilen akuzohem dhe caktimi i nje mase tjeter sigurimi nuk do te cenonte
hetimet.

109
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela,
Prokurorin Bilbil Meta, qe kerkoi miratimin e vendimit, mbrojtesin Koci Mita, qe kerkoi
shfuqizimin e vendimit e si analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Gramsh per zgjatjen e afatit te paraburgimit per te
pandehurin Altin Fejzo, eshte i bazuar ne ligj e duhet te miratohet.
Ndaj te pandehurit Altin Fejzo eshte filluar ceshtja penale per vepren e shfrytezimit te
prostitucionit ne rrethana renduese parashikuar nga neni 114/a pika 5 e K.Penal.
Rezulton nga aktet qe ndodhen ne dosje se i pandehuri Altin, me daten 30.09.2001,
rreth ores 22, eshte takuar me shtetasen Kozeta Brazhdi me moshe 18 vjec me te cilen ka
qendruar jashte dhe ne shtepine e Arben Bardhit kater dite. Gjate ketyre diteve, rezulton se i
pandehuri e ka paraqitur Kozeta Brazhdin ne disa persona si nusen e tij dhe eshte shprehur
se do te shkonte me te ne Greqi apo Itali. Me daten 04.10.2001, shtetesja e mesiperme eshte
larguar dhe prindrit e saj kane bere denoncimin per zhdukjen e saj pasi nuk eshte gjetur se ku
kishte shkuar.
Mbi kete baze, me daten 13.10.2001 ndaj te pandehurit Altin Fejzo eshte vendosur
nga gjykata si mase sigurimi burg me afat 30 dite dhe me pas, me vendimin nr.52, date
10.11.2001, Gjykata e Rrethit Gramsh, duke i konsideruar te mjaftueshme dyshimet e bazuara
mbi provat e paraqitura nga organi i akuzes, ka caktuar ndaj tij masen e sigurimit arrest ne
burg.
Gjate kesaj periudhe nga organi i prokurorise jane kryer veprimet e mundshme
hetimore por nuk eshte bere i mundur gjetja e vendit ku eshte shtetesja Kozeta Brazhdi. Per
disa muaj familjaret nuk kane ditur asgje per vajzen e tyre, por me pas kjo e fundit ka marre ne
telefon Sabrie Bregun e Adile Brazhdin te cilat duke pranuar kete fakt, shpjegojne se Kozeta u
kishte thene se po fliste nga Belgjika, nga Franca e Italia duke dhene numera te ndryshem
telefoni por qe nuk korespondojne me prefikset e vendeve nga pretendohet se ka folur.
Gjithashtu ne posten e Gramshit ka ardhur nje faks numeri i te cilit i korespondon prefiksit te
Italise. Nga keto te dhena, organi i prokurorise pranon faktin qe Kozeta Brazhdi eshte gjalle e
ndodhet ne Itali pa mundur te percaktohet adresa e sakte. Ky organ, sikurse del nga
materialet e dosjes, duke u nisur nga bisedat telefonike, ka shprehur dyshime se te dhenat e
Kozeta Brazhdit duhet te jene te rreme e te bera nen presionin e personave qe mund ta
shfrytezojne ate per prostitucion.
Duke ndjekur ne vazhdimesi ceshtjen, organi i prokurorise i eshte drejtuar me shkresa
zyres rajonale te luftes kunder trafiqeve per te mundesuar gjetjen e vendodhjes se shtetases
Kozeta Brazhdi, por deri tani nuk ka marre te dhenat qe kerkon gje qe ka vene ne veshtiresi
hetimin dhe sqarimin e se vertetes dhe ka kerkuar zgjatjen e afatit te paraburgimit per te
pandehurin Altin Fejzo.
Gjykata e Rrethit Gramsh ka vleresuar te drejte kerkesen e prokurorit dhe ka vendosur
zgjatjen e paraburgimit per te pandehurin Altin Fejzo per tre muaj duke pranuar faktet e
arsyetuar vendimin me sa u parashtrua.
Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs, ne marrjen e vendimit gjykata ka
zbatuar kerkesat e nenit 264 te K.Pr.Penale. Sipas pikes 2 te ketij neni “gjate hetimeve
paraprake prokurori mund te kerkoje zgjatjen e afateve te paraburgimit, qe jane ne mbarim e
siper, kur ekzistojne nevoja te rendesishme sigurimi dhe verifikimet vecanerisht komplekse e
bejne te domosdoshme kete zgjatje”.
Ne rastin ne shqyrtim eshte prezente nevoja e rendesishme e sigurimit duke patur
parasysh faktin, rrezikshmerine e theksuar te vepres per te cilen akuzohet i pandehuri si dhe
nevoja e verifikimeve qe kerkon te realizoje organi i hetimit eshte vecanerisht komplekse pasi

110
lidhet jo vetem me gjetjen e shtetases Kozeta Brazhdi, por edhe me sqarimin e rrethanave qe
provojne apo rrezojne akuzen.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr.12, date 10.04.2002 te Gjykates se Rrethit Gramsh per zgjatjen
e afateve te paraburgimit per te pandehurin Altin Fejzo.

Tirane, me 07.05.2002

111
Nr. 68 i Regj. Themeltar
Nr.318 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Bashkim Caka Anetar
Artan Hoxha Anetar
Natasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 07.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen penale nr.68 qe i perket:

TË PANDEHURIT : ÇEL PROZLLOMI

AKUZUAR:
Per vepren penale te perkrahjes pas kryerjes se krimit,
parashikuar nga neni 302 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.239 akti, date 24.02.2001 ka


vendosur:
Caktimin si mase sigurimi ndaj te pandehurit Cel Prozllomi, ate te arrestit ne
burg ne mungese.
Ngarkohet Policia Gjyqesore Tirane per ekzekutimin e ketij vendimi.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs te drejtperdrejte avokati i te pandehurit, i cili


kerkon shfuqizimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare duke urdheruar lirimin e
menjehershem te te arrestuarit Çel Prozllomi, duke parashtruar keto shkaqe :
- Nga teresia e veprimeve te kryera nga i pandehuri, te cilat vertetohen me mjaft prova
del se ato nuk formojne elementet e vepres penale per te cilen eshte akuzuar.
- Ne rastin konkret, Çel Prozllomi nuk ka ditur qe Jaho Salia te kishte kryer nje krim,
perkundrazi ai ishte Shef i Komisariatit te Tropojes.
- Ai nuk ka patur urdher qe te kap, arrestoje, apo te ndaloje Jaho Saliun por thjesht per
ta thirrur qe te dale ne telefon.
- Jaho Salia nuk ishte shpallur person ne kerkim dhe duhej patjeter te hynte ne banese,
por ai i ka besuar fjales se babait te Jahos se ky ishte brenda dhe i semure dhe i
pandehuri nuk kishte asnje vendim qe te hynte ne banese pa pelqimin e te zotit.
- Ne nenin 228 te K.Pr.Penale percaktohet qarte se asnje mase nuk mund te zbatohet
kur ka shkaqe padenueshmerie ose te shuarjes se vepres penale.
- I pandehuri nuk i eshte fshehur hetimit ai ka qene ne marrdhenie pune, ai as nuk
eshte larguar dhe as nuk ekzistonte rreziku qe te largohej.
- Gjykata nuk ka patur parasysh kriteret per caktimin e mases se sigurimit personal qe
kerkohen ne nenin 229 te K.Pr.Penale.
- Per zbatimin e mases se sigurimit nuk jane zbatuar nenet 246 e 247 te K.Pr.Penale,
pasi rezulton se proces-verbali i dt.12.04.2002 qe ben fjale per zbatimin e vendimit te
gjykates eshte mbajtur ne Tirane, c’ka tregon se Çel Prozllomi eshte paraqitur vete
dhe nuk eshte bere kerkimi i tij.
112
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi,
Prokurorin Arqile Loli, i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per
kompetence Gjykates se Rrethit Tropoje, avokatin mbrojtjes Fariz Xhurxhi, i cili kerkoi
shfuqizimin e vendimit dhe lirimin e te pandehurit e si e analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se rrethit Tirane eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet
te lihet ne fuqi.
Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se i pandehuri Cel Prozllomi ka qene me
detyre polic ne trupen e sherbimit ne grupin e gatshem prane Komisariatit te Policise Tropoje,
ne repartin e sherbimeve te rendit. Ai eshte akuzuar nga ana e prokurorise per vepren penale
te perkrahjes pas kryerjes se krimit, parashikuar nga neni 302 i K.Penal, pasi sipas saj
ekzistojne te dhena te mjaftueshme se ai ka perkrahur antaret e ngjarjes te dates 12 shtator,
ne te cilen mbeti i vrare deputeti Azem Hajdari dhe truproja e tij Besim Cera.
Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se rreth ores 24 te dates 12 shtator 1998 i
pandehuri ka marre urdher nga shefi i Komisaritatit Tropoje per te vajtur ne shtepine e Jaho
Mulosmanit per te njoftuar kete te fundit te paraqitej menjehere ne komisariat. I pandehuri
sebashku me Avni Sinanin dhe persona te tjere kane vajtur ne shtepine Jahos dhe kane
kerkuar qe ky i fundit te paraqitej ne komisariat. Ne shpjegimet e dates 13 shtator 1998 Cel
Prozllomi ka shpjeguar se ka vajtur vete ne shtepi brenda dhe ka pare Jahon dhe i ka thene
qe te paraqitej sipas urdherit ne komisariat por ai i ka thene qe eshte i semure me
temperature dhe nuk paraqitej dot ne ate moment, por do te vinte ne mengjes, duke
shpjeguar se e ka pare vete Jahon te shtrire ne krevat te semure gje per te cilen ka njoftuar
komandantin e tij, Perparim Papjani dhe ky i fundit, nga ana e tij, shefin e krimeve.
Ne keto rrethana organi i prokurorise ka kerkuar prane Gjykates se Rrethit Tirane
caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg per te pandehurin Cel Prozllomi per vepren
penale te perkrahjes pas kryerjes se krimit parashikuar nga neni 302 i K.Penal, kerkese e cila
eshte pranuar nga ana e kesaj gjykate.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ankimi i te pandehurit kunder vendimit te
Gjykates se rrethit me nr. akti 239, date 24.02.2001 eshte brenda afatit te parashikuar ne ligj
dhe per kete arsye ai merret ne shqyrtim nga ky Kolegj. Ne baze te nenit 249 te K.Pr.Penale
prokurori, i pandehur ose mbrojtesi i tij mund te bej apel ose rekurs te drejteperdrejte per
shkelje te ligjit ne Gjykaten e Larte kunder vendimit ne baze te te te cilit eshte marre ose eshte
rrefuzuar nje mase sigurimi brenda 10 diteve nga zbatimi ose njoftimi i vendimit te gjykates.
Ne rastin ne shqyrtim, vendimi i arrestit kunder te pandehurit eshte vene ne zbatim me date
12 prill 2002 nepermjet paraqitjes se vete te pandehurit mbasi eshte vene ne dijeni te vendimit
te mesiperm.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se drejte ka vepruar gjykata e rrethit, e cila,
duke u mbeshtetur ne nenin 228/1 te K.Pr.Penale, cmoi se, per te pandehurin ekzistojne
dyshime te arsyeshme te mbeshtetur ne prova, per te caktuar mase sigurimi ndaj tij.
Ndersa, shkaqet e paraqitura ne rekurs nga i pandehuri nepermjet avokatit te tij, kane
te bejne me analizen e elementeve te vepres penale parashikuar nga neni 302 i K.Penal, gje
qe i perket nje faze te mevonshme te hetimit.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se gjykata e rrethit, ndryshe sa parashtrohet ne
rekurs, ka zbatuar drejte kerkesat e nenit 228 e 229 te K.Pr.Penale, per caktimin e kesaj mase
sigurimi.
Me tu vene ne zbatim vendimi i Gjykates se Rrethit Tirane me 12.04.2002 me
paraqitjen e vete te pandehurit, ai eshte marre ne pyetje nga ana e gjykates brenda afatit
ligjor, duke u mbajtur procesverbali perkates. I pandehuri nuk ka paraqitur rekurs kunder
veprimeve te gjykates lidhur me marrjen ne pyetje te tij ne zbatim te nenit 248/1 te

113
K.Pr.Penale. Megjithate Kolegji, mbasi shqyrtoi ceshtjen, cmon se nuk ka shkelje ligjore me
pasoje pavlefshmerine qe te conin ne cenim te vendimit te gjykates.
Nga permbajtja e pikes 2 te nenit 248 te K.Pr.Penale, del se gjykata vendos revokimin
ose zevendesimin e mases kur, nga verifikimi qe ajo bene rezulton se nuk ekzistojne kushtet e
zbatimit te mases se arrestit dhe nevojat e sigurimit. Per rastin ne shqyrtim, gjykata e rrethit,
mbasi ka marre ne pyetje te pandehurin dhe ka bere verifikimin e kushteve te zbatimit te
mases se sigurimit dhe te nevojave te sigurimit ka arritur ne perfundimin se keto kushte
ekzistojne.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 449/6, te K. Pr. Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr.239, date 24.02.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Tirane, me 07.05.2002

MENDIMI I GJYQTARËVE NË PAKICË


Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nr.239, date 24.02.2001, eshte i
pabazuar ne ligj e duhet te shfuqizohet.
Nga teresia e akteve te administruara nga gjykata dhe arsyetimi qe ajo ben ne vendim
nuk del qe i pandehuri Cel Prozllomi te kete kryer ndonje veper penale qe bente te nevojshme
caktimin e mases se sigurimit personal ndaj tij.
Ne kerkesen e prokurorit te dates 22.02.2001 drejtuar gjykates se rrethit per caktimin e
mases se sigurimit ndaj te pandehurit Cel Prozllomi mbasi flitet per vrasjen kriminale te
ndodhur me 12.09.1998 ku u vra shtetasi Azem Hajdari (deputet i Kuvendit te Shqiperise)
thuhet se per kete ngjarje eshte marre i pandehur shtetasi Cel Prozllomi per akuzen e
perkrahjes pas kryerjes se krimit parashikuar nga neni 302 i K.Penal pasi ekzistojne te dhena
te mjaftueshme se ai ka perkrahur autoret e ngjarjes kriminale.
Rezulton ne dosje se ekziston nje vendim i dates 14.01.2001 i marre nga prokurori per
njoftimin e akuzes te pandehurit por ky vendim as atehere dhe as me vone, nuk i eshte
komunikuar te pandehurit, ndonje mbrojtesi apo familjari te tij, dhe ai ka vazhduar rregullisht
detyren e policit prane Komisariatit te Policise Tropoje. Te cudit fakti qe pa shkaqe ligjore, pa u
bazuar ne kerkesat e KPP por ne rrethana e ndikime te jashtme kerkohet masa e sigurimit
arrest me burg per Cel Prozllomin. Kjo behet nga prokurori mbas me shume se 29 muajve nga
ndodhja e vrasjes se shtetasit Azem Hajdari kohe gjate se ciles nga organi i akuzes nuk eshte
kryer asnje veprim hetimor me perjashtim te deklarimeve te mara nga Cel Prozllomi, Kastriot
Gjongeci e Perparim Papa me 13.09.1998. Terheq vemendjen gjithashtu fakti qe ne kerkesen
e prokurorit permendet rrezikshmeria e theksuar e vepres penale per te cilen eshte akuzuar i
pandehuri (ndonese dispozita ligjore) per te cilen akuzohet ka sanksionin e denimit me gjobe
ose burgim gjer ne pese vjet) si dhe “intensifikimin e shtypit ditet e fundit per te dhene
informacione me rendesi per ceshtjen dhe per arrestimin e mundshem te tij, duke mbartur
rrezikun real te nje largimi te munshem”.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, shqyrton kerkesen e bere nga prokurori ne daten
24.02.2001 dhe cakton masen e sigurimit arrest me burg per te pandehurin Cel Prozllomi. Ne
arsyetimin e vendimit pranohet se i pandehuri ka perkrahur autoret e vepres penale te vrasjes
se Azem Hajadarit, Besim Ceres e plagosjes se rende te Zenel Nezes si dhe faktin “qe i
pandehuri Cel; Prozllomi i fshihet hetimit te kesaj ceshtje”.

114
Rezulton nga aktet qe ndodhen ne dosje se i pandehuri Cel Prozllomi (qe sic thame
nuk i eshte komunikuar vendimi i marrjes si i pandehur as deri me sot ne daten e shqyrtimit te
ceshtjes) jo vetem qe nuk i eshte fshehur hetimit por ka vazhduar te sherbeje ne detyren e
policit ne efektivin e Komisariatit te Policise Tropoje. Ne shkresat e ketij Komisariati te dates
17.04.2002 theksohet se Cel Prozllomi “eshte efektiv i Komisariatit te Policise Tropoje nga
data 16.06.1997 deri me 11.04.2002” dhe se Cela “ne darken e dates 11.04.2002, eshte
paraqitur ne Komisariat dhe ka thene dua t`u dorezohem organeve te drjetesise per te sqaruar
alibine e krijuar ndaj meje nga mediat”.
Ne keto kushte me te drejte lind pyetja: kur dhe nga kush u fsheh Cel Prozllomi? Ku
ekziston rreziku i ikjes se tij qe pretendon prokurori ne nje kohe qe merret vendim per
arrestimin e tij dhe nuk vihet ne ekzekutim nga organet perkatese qe kane detyrimin ligjor per
rreth tre vjet e gjysem?
Duke trajtuar problemin si me siper veme ne dukje alogjizmin e vendimit te gjykates
shmangien e saj realisht nga zbatimi i kerkesave ligjore (permendim ketu vetem moszbatimin
e ligjit pa theksuar ate qe pranon prokurori, intensifikimin e shtypit per te dhene informacione
me rendesi per ceshtjen). Ne drejtim te pabazueshmerise se arsyetimeve te gjykates flet edhe
fakti qe vendimi i arrestit u ekzekutua me 12.04.2002 date ne te cilen Cel Prozllomi eshte
paraqitur vete per t`u arrestuar.
Eshte e qarte qe masa e sigurimit kerkohet nga prokurori dha caktohet nga gjykata me
qellim qe te sigurohet mundesia e hetimit normal te ceshtjes, qe i pandehuri te menjanohet
nga kryerja e veprimeve qe vene ne rrezik marrjen ose vertetesine e proves, kur ekziston
rreziku qe ai te largohet ose qe ai te kryeje krime te tjera. Por ne cdo rast sikurse theksohet ne
nenin 228 te K.Pr.Penale “askush nuk mund tu nenshtrohet masave te sigurimit personal ne
qoftese ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova”.
Pa dashur te hyjme ne analizen e elementeve te vepres penale te perkrahjes se autorit
te krimit parashikuar nga neni 302 per te cilin akuzohet i pandehuri e shohim te nevojsheme te
trajtojme faktin ne se ne momentin per te cilin akuzohet i pandehuri se ka kryer vepren penale
ekzistojne apo jo elementet e vepres penale (pa trajtuar problemin e fajesise apo pafajesise
se tij qe i takon hetimit ta sqaroje).
Neni 302 i K.Penal parashikon ; “furnizimi i autorit te nje krimi, me ushqime, me mjete
te tjera per jetese ose sigurimi i nje banese, vendqendrimi ose me cdo menyre tjeter me qellim
qe t`i shpetoje kerkimit, kapjes ose arrestimit”. Sic del nga permbajtja e ketij neni qe te kemi
vepren penale te perkrahjes se autorit te krimit, duhet qe nje person te kryeje veprimet e
cituara me qellim qe “t`i shpetoje krimit, kapjes ose arrestimit”. Ne rastin konkret ka dale e
qarte se Jaho Mulosmani jo vetem qe nuk ishte ne kerkim, por ishte me detyren e shefit te
Komisariatit te Policise se Rrethit Tropoje ku sherbente si polic Cel Prozllomi. Eshte pranuar
se te pandehurit Cel Prozllomi i eshte caktuar detyra nga shefi i krimeve Kastriot Gjongeci
rreth ores 24 te dates 12.09.1998 qe te shkohej ne fshatin Bujan ne banesen e Jaho
Mulosmanit e t`i thuhej qe te paraqitej ne Komisariat pasi e kerkonte Ministria ne radio.
Pa trajtuar veprimet qe kreu Cel Prozllomi, sa e si ai realizoi urdherin e dhene, eshte e
domozoshme te ndalemi ne problemin ne se ne veprimet e tij ekzistojne dyshime te
arsyeshme te bazuara ne prova per kryerjen e vpres penale. Per te arritur ne perfundime te
drejta permendim faktin se Jaho Mulosmani nuk ndiqej ate nate per kryerjen e ndonje krimi,
asnje autoritet shteteror nuk hodhi akuza mbi te gje qe u be vetem nga media. Pra, a dinte
Cel Prozllomi se Jaho Mulosmani kishte kryer ndonje krim dhe ishte ne kerkim? C`fare vepre
penale ka kryer ne rastin ne shqyrtim Cel Prozllomi?
Duke ju referuar permbajtjes se nenit 302 te K.Penal del qarte se nga ana objektive
krimi i perkrahjes se autorit te krimit kryehet me veprime aktive ose mos veprime te
kundraligjshme qe shprehet me a) furnizimin me ushqime, b) furnizimin me mjete jetese, c)
sigurimi i nje benese, vendqendrimi ose ç) me cdo menyre jetese me qellim qe t`i shpetoje
kerkimit, kapjes ose arrrestimit.

115
Ne rastin ne shqyrtim nuk ekziston asnje element i tille dhe sic theksuam Jaho
Mulosmani nuk ka qene ne ndjekje penale dhe as ne kerkim d.m.th. mungon ana objektive e
vepres penale.
Pervec kesaj eshte e domozdoshme qe te ekzistoje edhe ana subjektive. Vepra
penale e perkrahjes se autorit te krimit kryhet vetem me dashje d.m.th. personi e di qe po
perkrah autorin e nje krimi dhe deshiron ta perkrahe me qellim qe t`i shpetoje kerkimit, kapjes
apo arrestimit. Teoria e se drejtes penale dhe praktika gjyqesore kane pranuar pa asnje
medyshje se ne rast se personi nuk e di qe perkrah nje person tjeter qe eshte autor i nje krimi,
nuk mund te kete pergjegjesi penale.
Ne menyre te permbledhur: i pandehuri Cel Prozllomi ka shkuar ne shtepine e Jaho
Mulosmanit jo se ky ishte ne kerkim ose kishte vendim arresti per te por per ta njoftuar si shef
qe e kishte, te paraqitej ne Komisariat sepse e kerkonin ne telefon nga Ministria e Rendit, ai
nuk ka ditur se Jaho Mulosmani kishte kryer ndodnje krim dhe nuk i ka dhene asnje nga
menyrat dhe format e perkrahjes qe parashikon neni 302 i K.Penal d.m.th. ne veprimet e te
pandehurit Cel Prozllomi mungojne ana objektive dhe subjektive per vepren penale per te
cilen akuzohet pra nuk ka veper penale.
Ne keto kushte duhej zbatuar neni 228/2 i K.Pr.Penale sipas te cilit asnje mase nuk
mund te zbatohet kur ka shkaqe padenushmerie e nuk duhej aplikuar mase sigurimi ndaj te
pandehurit Cel Prozllomi. Caktimi i mases se sigurimit pa asnje baze ligjore e ben vendimin e
gjykates te paligjshem dhe duhet te shfuqizohet ne kundershtim me mendimin e shumices qe
miraton vendimin. Shfuqizimi i vendimit te gjykates se rrethit duhet bere edhe per faktin se ne
te mungon parashtrimi i shkaqeve te posacme dhe i te dhenave qe perligjin masen e sigurimit
arrest ne burg qendrim ky qe vjen ndesh me kerkesat e nenit 245/c te K.Pr.Penale.
Gjithashtu theksojme se gjykata nuk ka zbatuar edhe kerkesat e nenit 248 te
K.Pr.Penale. Eshte e vertete qe me daten 12.04.2002 diten qe ai eshte paraqitur me deshiren
e tij ne organet e policise eshte zhvilluar nje seance me te pandehurin Cel Prozllomi. Por
gjykata nuk ka patur parasysh qellimin e marrjes ne pyetje. Sipas pikes 2 te nenit 248 te
K.Pr.Penale nepermjet marrjes ne pyetje gjykata verifikon kushtet e zbatimit te mases se
arrestit dhe nevojat e sigurimit dhe kur ato nuk ekzistojne gjykata vendos revokimin ose
zevendesimin e mases. Ne rastin konkret gjykata ka bere vetem pyetjen e te pandehurit pa
bere asnje verifikim per kushtet e zbatimit te mases se arrestit dhe pa vleresuar nevojat e
sigurimit te te pandehurit dhe konkluzioni se ajo e ka bere kete vleresim eshte i pabazuar per
derisa nuk ka asgje te shprehur ne dosje.
Ne rrethanat qe trajtuam vendimi per masen e sigurimit me arrest ne burg per te
pandehurin Cel Prozllomi eshte marre ne mungese te cdo dyshimi per kryerjen e vepres
penale te perkrahjes se autorit te krimit e per pasoje ne baze te nenit 249/6 te te K.Pr.Penale
ai duhet te shfuqizohet.

Artan Hoxha Kristaq Ngjela

116
Nr. 69 i Regj.Themeltar.
Nr. 319 i Vendimit

VENDIM
NË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Artan Hoxha Anetar
Spiro Spiro Anetar
Bashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.05.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 69 qe i


perket :

TË PANDEHURVE: 1. YLBER NEZIRI, i biri i Hajdarit, lindur me 1969


ne Burrel, banues ne Sukth -Durres.
2. RESMI BRAHO, i bri i Petrefit, lindur me 1959 ne
Skrapar, banues ne Durres, mbrojtur nga av. Ilir Pengili.

A K U Z U A R:
Per vepren penale te shperdorimit te detyres
parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
OBJEKTI:
Zevendesim i mases se sigurimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin Nr. 29, date 05.04.2002, ka vendosur:
Pranimin e kerkeses se kerkuesve Ylber Neziri e Resmi Braho, duke ndryshuar
masen e sigurimit nga “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale,
ne “arrest ne shtepi” ne baze te nenit 237 te K.Pr.Penale.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs prokurori i cili kerkon prishjen e tij duke parashtruar
keto shkaqe:
- Vendimi eshte marre ne shkelje te kerkesave proceduriale dhe eshte haptazi jo llogjik
pasi nuk perputhet me provat dhe faktet e paraqitura ne seancen gjyqesore.
- Ne vendim pranohet se nga organi i prokurorise jane grumbulluar provat e nevojshme
per te provuar akuzen ne nje kohe qe nuk ndodhemi para gjykimit per fajesi apo
pafajesi, por kritereve per caktimin e mases se sigurimit dhe nese ato kane ndryshuar.
- Gjykata ne arsyetimin e vendimit permend rolin e te pandehurve ne ardhjen e pasojes
kriminale nga kapja e anijes “Delon” , me lende narkotike, e shtetas Shqiptare qe do te
kalonin ne menyre te paligjshme kufirin duke mos patur parasysh faktin se ndodhemi
ne fazen e caktimit te masave te sigurimit.
- Ne kete aspekt duhet trajtuar edhe fakti qe permend gjykata per rolin e te pandehurve
ne raport me te pandehurit e tjere.
- Vendimi eshte marre ne kundershtim me kerkesat e nenit 260 te K.Pr.Penale, pasi nuk
kane ndryshuar kushtet apo kriteret per te caktuar nje mase tjeter sigurimi nga ajo qe
ishte vendosur.
117
- Nisur nga nevojat e hetimit, pershtatshmerine e masave te sigurimit e vlereson organi i
akuzes dhe jo gjykata. Nuk del e qarte ne vendim, nese jane zbutur nevojat e sigurimit
apo kjo mase nuk i pergjigjet rendesise se faktit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, mbrojtesin Ilir Pengili qe kerkoi
miratimin e vendimit te gjykates se rrethit e si analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Durres, eshte i bazuar ne ligj e duhet te miratohet.
Nga aktet qe ndodhen ne dosje, rezulton se te pandehurit Ylber Neziri e Resmi Braho,
kane qene me detyre ndihmes kontrollore ne Portin Detar te Durresit. Me daten 4 dhe
06.03.2002, ndaj tyre eshte marre masa e ndalimit sepse, ne anijen “Delon” ku ata ushtruan
kontrollin bashke me personat e tjere te autorizuar dhe mbajtjen proces verbalin perkates ku
theksohej se nuk u gjet asgje e kunderligjshme, u gjeten nje sasi e konsiderueshme droge e
fshehur dhe nje numer i madh shtetas Shqiptare, qe ne menyre klandestine donin te shkonin
ne Itali.
Me vendimin nr. 87 date 09.03.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, eshte
vleftesuar i ligjshem ndalimi dhe per te dy te pandehurit, u vendos masa e sigurimit “arrest ne
burg”.
Me daten 02.04.2002, mbrojtesi i te pandehurve ka paraqitur ne gjykate nje kerkese
per zevendesimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” me nje mase tjeter sigurimi. Gjykata e
Rrethit, mbasi ka degjuar palet ne gjykimin e ceshtjes, me vendimin nr. 29 date 05.04.2002 ka
pranuar kerkesen duke ndryshuar masen e sigurimit nga “arrest me burg” ne “arrest ne
shtepi”. Vendimin e mesiperm ajo gjykate e arsyeton se nga momenti i caktimit te mases se
sigurimit “arrest ne burg”, organi i akuzes ka kryer veprimet proceduriale qe lidhen me akuzen
e shperdorimit te detyres nga te pandehurit Ylber Neziri e Resmi Braho, se hetimet vazhdojne
pasi kjo ceshtje eshte ne kompleks edhe me persona te tjere te akuzuar dhe se ne kete faze
jane grumbulluar provat e nevojshme qe lidhen me fajesine apo pafajesine e tyre. Keto
probleme gjykata i ka trajtuar si kritere per zbutjen e mases se denimit e qe passjellin
ndryshimin e saj ne baze te nenit 260/2 te K.Pr.Penale. Gjithashtu gjykata arsyeton se gjate
kontrollit ne anijen “Delon”, te pandehurit i kane ushtruar funksionet e tyre ne prani te
eproreve, gje qe sipas vendimit te gjykates, tregon se roli i tyre ne ardhjen e pasojes eshte me
i vogel. Sipas gjykates se rrethit, duke ju referuar faktit se, neni 248 i K.Penal, parashikon
denimin me gjobe ose burgim, se masa e “arrestit ne burg” e ka kryer funksionin per te cilin
eshte dhene, se rrezikshmeria shoqerore e te pandehurve nuk eshte e larte per shkak te
personalitetit te tyre dhe rrethanave te tjera familjare, masa e sigurimit duhet te ndryshohet.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i gjen te bazuara arsyetimet e gjykates se rrethit qe
jane pranuar per ndryshimin e mases se sigurimit ndaj te pandehurve. Aktualisht ndaj tyre
eshte vendosur nje mase tjeter e rendesishme, “arrest ne shtepi” qe realizon nevojat e
sigurimit ndaj tyre. Nga aktet qe ndodhen ne dosje, nuk rezulton qe te pandehurit Ylber Neziri
e Resmi Braho te kene kryer ndonje veprimtari aktive kriminale ne komplekse se ajo e te
pandehurve te tjere qe kane marre pjese ne kontrollin e anijes “Delon”, qe te beje te
domosdoshme qendrimin e tyre ne “arrest ne burg”.
Gjithashtu ne baze te pikes 1 te nenit 230 te K.Pr.Penale “arrest ne burg mund te
vendoset vetem kur cdo mase tjeter eshte e papershtatshme per shkak te rrezikshmerise se
vecante te vepres dhe te pandehurit” elemente qe ne rastin ne gjykim nuk ekzistojne.
Gjykata ne ndryshimin e mases se sigurimit ndaj te pandehurve Ylber Neziri e Resmi
Braho, ka patur parasysh kerkesat e nenit 260/2 te K.Pr.Penale, sipas te cilit “kur nevojat e
sigurimit zbuten ose kur masa e zbatuar nuk i pergjigjet me rendesise se faktit ose denimit qe
mund te caktohet, gjykata e zevendeson masen me nje tjeter me te lehte”.

118
Ne kushtet e permendura vendimi i Gjykates se Rrethit Durres eshte i drejte e i bazuar
ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr. 29 date 05.04.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

Tirane, me 07.05.2002

119
Nr.375 i Regj.Themeltar
Nr.320 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Bashkim Caka “
Spiro Spiro “
Artan Hoxha “

ne seancen gjyqesore te dates 9.5.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.375, qe i


perket:

KËRKUES: MEDI ALISHAJ

OBJEKTI:
Zgjidhja e mosmarrveshjes per kompetence,
Parashikuar nga neni 91/1 i Kodit te Procedures Penale

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.684 akti, date 18.12.2001, ka


vendosur:
Te shpalle moskompetencen per gjykimin e ceshtjes penale me Nr.684 akti,
me kerkues Medi Alishaj dhe objekt ulje denimi dhe ja dergon per kompetence
aktet Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje, me vendimin Nr.11, date 3.4.2002, ka vendosur:


T’i parashtroje per zgjidhje Gjykates se Larte mosmarreveshjen per
kompetence territoriale midis Gjykatave te Rretheve Gjyqesore Tirane, Lushnje
dhe Elbasan lidhur me shqyrtimin e kerkeses per ulje denimi te kerkuesit Medi
Alishaj, i cili vuan denimin ne Institucionin e Riedukimit te ndodhur ne fshatin
Kosove te Komunes Fierze, Qarku i Elbasanit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
prokurorin Arqile Lole, i cili kerkoi percaktimin si gjykate kompetente, gjykaten e
Elbasanit,
mbrojtesi i kerkuesit i njoftuar me shpallje, nuk u paraqit,
dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
I denuari Medi Alishaj i eshte drejtuar me kerkese per uljen e denimit Gjykates se
Rrethit Gjyqesor Tirane. Kjo e fundit, me vendimin Nr.684 akti, date 18.12.2001, meqenese
kerkuesi ne kohen qe ishte duke u gjykuar kerkesa e tij, qe transferuar nga burgu 325 Tirane,
ne Institucionin e Riedukimit Lushnje, sipas vertetimit te dates 18.10 2001, vendosi shpalljen e
moskompetences dhe dergimin e akteve Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje, e cila me

120
vendimin Nr.11, date 3.4.2002, parashtroi per zgjidhje para Gjykates se Larte,
mosmarrveshjen per kompetence territoriale midis Gjykatave te Rretheve Gjyqesore Tirane,
Lushnje dhe Elbasan.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne nje rast te ngjashem me kete ne gjykim, kerkoi
nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, sqarim per varesine e Institucionit ne fjale. Ne
pergjigje, Drejtoria e Pergjitheshme e Burgjeve sqaron se “Institucioni i Riedukimit Kosove
Lushnje”, ndodhet ne fshatin Kosove e Madhe, Komuna Fierze e Rrethit te Elbasanit. Edhe
sipas ligjit Nr.8653, date 31.7.2000 “Per ndarjen administrativo-territoriale te njesive te
qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise”, ky fshat ndodhet ne Qarkun e Elbasanit.
Ne keto kushte, duke patur parasysh permbajtjen e nenit 71 te ligjit Nr.8328, date
16.4.1998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim”, sipas se ciles gjykata
kompetente per shqyrtimin e kerkesave te te denuarve me burgim, eshte gjykata ne territorin e
se ciles ndodhet institucioni, ky Kolegj arriti ne perfundimin se kompetente per shqyrtimin e
kerkeses se te denuarit Medi Alishaj, eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 91 te Kodit te Proçedures
Penale,

VENDOSI
Dergimin e akteve te ceshtjes penale qe i perket kerkuesit (te denuarit) Medi Alishaj
per kompetence, Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.
Nga nje kopje e ketij vendimi t’i dergohet Gjykatave te Rretheve Gjyqesore Tirane dhe
Lushnje.

Tirane, me 9.5.2002

121
Nr.70 i Regj.Themeltar
Nr.321 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Bashkim Caka “
Spiro Spiro “
Artan Hoxha “

ne seancen gjyqesore te dates 9.5.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.70, qe i perket:

TË PANDEHURIT: SADRI DUSHKU

AKUZA
Shperdorim detyre,
parashikuar nga neni 245 te Kodit Penal
OBJEKTI:
Ankim kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe,
per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”
per te pandehurin Sadri Dushku,
ne baze te nenit 249/1 te Kodit te Proçedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe, me vendimin Nr.51, date 16.4.2002, ka vendosur:


Vleftesimin e paligjshem te arrestimit ne flagrance te bere nga ana e policise
gjyqesore Lezhe me date 12.4.2002 ndaj shtetasit Sadri Dushku.
Caktimin si mase sigurimi ndaj te pandehurit Sadri Dushku ate te arrestit ne
burg.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs te drejteperdrejte ne Gjykaten e Larte i pandehuri


duke parashtruar keto shkaqe:
Policia gjyqesore ka vepruar ne kundershtim me kriteret e nenit 296/1 te K.P.P.
Arrestimi ne flagrance i te pandehurit eshte bere ne kundershtim me kriteret e
neneve 251 pikat 1, 2 dhe 252 te K.P.P.
Gjykata dhe Prokuroria kane vepruar ne kundershtim me nenin 230/1 te
K.P.P., ne te cilin behet fjale per kriteret e vecanta per caktimin e mases se
arrestit ne burg.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
prokurorin Arqile Koca, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates duke caktuar si
mase sigurimi garanci pasurore,
mbrojtesi i te pandehurit nuk u paraqit me gjithe njoftimin me shpallje,
dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

122
VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe eshte i bazuar ne ligj lidhur me
deklarimin e pavlefshem te arrestimit ne flagrance te te pandehurit, por duhet te ndryshoje
persa i perket caktimit te llojit te mases se sigurimit.
I pandehuri Sadri Dushku eshte arrestuar ne flagrance per shperdorimin e detyres se
tij si ish drejtor ne drejtorine rajonale te sherbimit te automjeteve, Lezhe. Nga sa ka rezultuar
gjate hetimeve paraprake i pandehuri Sadri Dushku ish drejtor i K.Sh.A Lezhe eshte liruar nga
detyra per shkak se ka patur parregullsi ne dokumentacionin e kesaj drejtorie lidhur me
pagimin e taksave te automjeteve. Ne vazhdimesi ka rezultuar se blloku i takses se regjistrimit
me Nr.serie 109500-109550 nuk gjendet dhe eshte arritur ne perfundimin se parate e
arketuara nga taksat e regjistrimit nuk kane shkuar ne favor te shtetit, por jane marre nga
punonjesit e K.Sh.A Lezhe. Per pasoje, drejtuesit e automjeteve te ketyre numra serie, jane
detyruar ne vitin 2002 te paguajne edhe taksat e viteve 2000 e 2001, nderkohe qe ata kane
pasur te firmosur nga i pandehuri taksa regjistrimi per keto vite, por qe rezultojne se nuk jane
te verteta, por te falsifikuara.
Lidhur me nevojen e sigurimit, eshte organi i akuzes ai qe ben vleresimin, per pasoje
eshte ai edhe qe i kerkon gjykates masen e sigurimit perkates per te personin e marre ne
pergjegjesi penale. Marr per baze kete, ne gjykim ne Gjykaten e Larte, nga organi i
prokurorise u kerkua te ndryshohet masa e sigurimit duke iu referuar kushteve dhe kritereve
ne caktimin e mases se sigurimit, ne ate te garancise pasurore pasi arresti ne burg nuk i
pergjigjet nevojave te sigurimit.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon te drejte kerkesen e prokurorit lidhur me
ndryshimin e mases se sigurimit duke vleftesuar se arrestimi ne burg nuk i pergjigjet ne rastin
konkret kritereve per caktimin e kesaj mase, e cila sipas nenit 230/1 te K.P.P., mund te
vendoset vetem kur cdo mase tjeter eshte e papershtatshme per shkak te rrezikshmerise se
vecante te vepres dhe te pandehurit.
Lidhur me caktimin e mases se sigurimit per garancine pasurore, parashikuar nga neni
236 i K.P.P., Kolegji cmon se nuk ka vend per nje mase te tille edhe per shkak se gjykimi
behet ne mungese te te pandehurit e mbrojtesit te tij dhe se ky Kolegj nuk mund te dije nese i
pandehuri eshte ne gjendje per te paguar nje garanci te tille dhe se po sipas dispozites
mesiper, kjo garanci duhej te ishte depozituar paraprakisht, gje qe nuk ka ndodhur ne rastin
konkret. Marr per baze qe i pandehuri megjithese eshte pushuar nga kjo detyre per te njejtin
shkak ndaj te cilit ka filluar procedimi penal dhe se ai nuk eshte larguar per t’ju fshehur ketij
procedimi, Kolegji Penal arrin ne perfundimin se detyrimi per tu paraqitur ne policine gjyqesore
eshte i pershtatshem per tu zbatuar ne rastin konkret.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te Kodit te Proçedures
Penale,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit Nr.51, date 16.4.2002, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe,
duke caktuar si mase sigurimi per te pandehurin, detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore
prane Prokurorise se Rrethit Lezhe, cdo te marte ne ora 10.00.
Urdherohet lirimi i menjehershem i Sadri Zeqir Dushku nga dhomat e paraburgimit.
Njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte per ekzekutimin e ketij vendimi.

Tirane, me 9.5.2002

123
Nr.71 i Regj.Themeltar
Nr.325 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Bashkim Caka “
Spiro Spiro “
Artan Hoxha “

ne seancen gjyqesore te dates 15.5.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.71, qe i


perket:

TË PANDEHURIT: JORGO NAKO

AKUZA
Rrembim me dhune dhe ushtrimit te prostitucionit,
parashikuar nga nenet 109 e 114/b te Kodit Penal
OBJEKTI:
Ankim kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore,
per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”
per te pandehurin Jorgo Nako,
neni 249/1 i Kodit te Proçedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin Nr.326, date 27.11.2001, ka vendosur:


Te vleftesoje te ligjshem ndalimin e bere ndaj shtetasit Jorgo Nako, akuzuar
per vepret penale te parashikuara nga nenet 109 dhe 114/b te K.P.
Te caktoje si mase sigurimi ndaj tij ate te arrestit ne burg.
Te shpalle jo kompetente Gjykaten e Shkalles se Pare Fier dhe te dergoje
aktet prane Gjykates se Shkalles se Pare Vlore si gjykate kompetente per
shqyrtimin e ceshtjes.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin Nr.37, date 12.3.2002, ka vendosur:


Te vleftesoje te ligjshem ndalimin e shtetasit Jorgo Nako akuzuar per kryerjen
e veprave penale te parashikuara nga nenet 109 e 114/b te K.P.
Te caktoje per te si mase sigurimi arrest ne burg pa afat dhe te urdheroje
qendrimin e te pandehurit Jorgo Nako ne dhomat e paraburgimit prane
Komisariatit te Policies Vlore.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs ne Gjykaten e Larte i pandehuri duke parashtruar
si shakak se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, e ka gjykuar ceshtjen jashte afatit te percaktuar
ne nenin 88 te K.P.P.

124
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
prokurorin Arqile Koçi, i cili kerkoi miratimin e vendimit,
mbrojtesi nuk u paraqit megjithe njoftimin me shpallje,
dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi Nr.37, date 12.3.2002, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore eshte i mbeshtetur
ne ligj e per kete shkak duhet miratuar.
Per te pandehurin Jorgo Nako ka filluar procedimi penal me date 24.11.2001, per
vepren penale te rrembimit me dhune dhe ushtrimit te prostitucionit ndaj shtetases Kadrie
Muharremi, parashikuar nga nenet 109 e 114/b te K.P. Mbi kerkesen e prokurorit Gjykata e
Rrethit Gjyqesor Fier ka vendosur te vleftesoje te ligjshem ndalimin e te pandehurit dhe te
caktoje si mase sigurimi arrest ne burg. Kjo gjykate duke konstatuar moskompetencen e saj
per gjykimin e ceshtjes ne baze te nenit 88 te K.P.P., aktet ja ka derguar per kompetence
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin Nr.37, date 12.3.2002, ka vleftesuar te
ligjshem ndalimin dhe ka caktuar si mase sigurimi ndaj te pandehurit ate me arrest ne burg.
Mbrojtesi i te pandehurit ne rekursin e tij ka pretenduar se gjykimi ne gjykaten e
shkalles se pare Vlore eshte bere jashte afatit qe parashikon neni 88 i K.P.P. e per pasoje,
kerkohet ndryshimi i ketij vendimi.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se gjykimi ne gjykaten kompetente, ate te
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, eshte bere brenda afatit qe kerkon neni 88 i K.P.P. Kjo
dispozite, parashikon se gjykata kompetente duhet te disponoje per masen e sigurimit te
dhene nga nje gjykate jo kompetente “brenda 10 diteve nga marrja e akteve”. Rezulton se
ceshtja eshte regjistruar per gjykim me Nr.37, date 2.3.2002 dhe eshte gjykuar me date
12.3.2002. Sikurse konstatohet, gjykimi eshte bere Brenda 10 diteve nga marrja e akteve prej
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.
Megjithate, Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton faktin se kalimi i akteve nga
gjykata jo kompetente ne gjykaten kompetente per shqyrtim, eshte vonuar ne menyre te
pajustifikuar dhe te pamotivuar. Fakti qe Kodi i Procedures Penale parashikon afate te
shkurtra per shqyrtimin e kerkesave lidhur me masen e sigurimit, tregon se edhe veprimtarite
administrative te lidhura me to, duhet ti pergjigjen ketyre afateve. Ne keto raste, duhen marre
te gjitha masat qe kalimi i akteve te behet ne kohen sa me te shkurter per tju pergjigjur
vullnetit te ligjvenesit per te garantuar nje proces te rregullt, te shpejte e ne nje kohe te
arsyeshme.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte terheq vemendjen per parregullsi dhe vonese te
pajustifikuar qe ka sjelle qe gjykimi i caktimit te mases se sigurimit ndaj te pandehurit, ne rastin
konkret, te behet mbas me shume se 3 muaj nga vendimi i gjykates jo kompetente qe ka
caktuar masen e sigurimit ne baze te nenit 88 te K.P.P. Lidhur me vete vendimin Nr.37, date
12.3.2002, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, Kolegji Penal cmon se ai eshte ne perputhje
me ligjin dhe ne afatin e parashikuar prej tij.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te Kodit te Proçedures
Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit Nr.37, date 12.3. 2002. te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.

125
Tirane, me 15.5.2002
Nr. 193 i Regj.Themeltar.
Nr. 326 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Spiro Spiro Anetar
Bashkim Caka Anetar
Vladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.05.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 193 qe i
perket :

TË GJYKUARIT: THIMI ZOGA, i biri i Janit, lindur me 1975 ne


Dushk - Elbasan, perfaqesuar nga avokat Qazim Gjonaj.

OBJEKTI:
Njohje e vendimit penal
te Gjykates se Shtetit Grek.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin Nr.42, date 15.05.2000, ka


vendosur:
Njohjen e vendimit penal nr. 692 date 03.11.1998 te Gjykates se Apelit
Selanik, duke deklaruar fajtor te denuarin Thimi Zoga, per vepren penale te
mbajtjes se paisjeve per prodhim narkotikesh e kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga nenet 285 e 25 te K.Penal Shqiptar dhe denimin e tij me 5 vjet
burgim.
Deklarimin fajtor te te denuarit Thimi Zoga per vepren penale te kalimit te
paligjshem te kufirit shteteror, parashikuar nga neni 297 i K.Penal Shqiptar dhe
denimin e tij me nje vit e gjashte muaj burgim.
Perfundimisht ne bashkim denimesh sipas nenit 55 te K.Penal e denon te
gjykuarin Thimi Zoga me 12 vjet e 6 muaj burgim.

Gjykata e Apelit Durres, qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi ankimin e te gjykuarit Thimi


Zoga, me vendimin Nr. 222, date 24.10.2001, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 42 date 15.05.2000 te Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Elbasan.

Kunder te dyja vendimeve ka bere rekurs mbrojtesi i te gjykuarit i cili kerkon ndryshimin
e tyre duke parashtruar keto shkaqe:
- Masat e denimit qe kane vendosur gjykatat jane te renda, ndersa rrezikshmeria
shoqerore e veprave te kryera dhe e te pandehurit eshte e vogel.
- Gjykata ne kundershtim me ligjin ka renduar poziten e te pandehurit. Me vendim te
Gjykates Greke te Selanikut, per vepren penale te kundershtimit te punonjesit te

126
policise, eshte denuar me 3 vjet burgim, ndersa Gjykata e Rrethit Elbasan, pasi ka
bere konvertimin e denimit, per kete veper, i ka caktuar si mase denimi 6 vjet burgim.
Po keshtu ka vepruar edhe per masen e denimit per vepren penale te kalimit te
paligjshem te kufirit dhe nga 5 muaj qe e kishte denuar Gjykata e Selanikut, eshte
denuar me nje vit e gjashte muaj burgim. Ndersa per vepren penale te parashikuar
nga nenin 285 i K.Penal i eshte dhene maksimumi i denimit (5 vjet burgim).
- Gjykata nuk ka patur parasysh rrethanat lehtesuese ne favor te te gjykuarit. Ai ka
shkuar ne Greqi per te siguruar buken e gojes, ka gruan e femijet pa asnje te ardhur
dhe eshte bere invalid nga goditja me arme zjarri e policise Greke.
- Ne te dy gjykimet nuk jane zbatuar kriteret e parashikuara ne Konventen e Keshillit te
Europes “Per transferimin e personave te denuar”.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, Prokurorin Arqile Lole qe kerkoi
ndryshimin e cilesimit ligjor per vepren e parashikuar nga neni 285 ne nenin 283 te K.Penal, e
denimin sipas ketij neni ose lenien ne fuqi te vendimit me ndryshimin e cilesimit, mbrojtesin
Qazim Gjonaj qe kerkoi prishjen e vendimit per masen e denimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen
ne teresi,

VËREN
Vendimet e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan e te Gjykates se Apelit Durres, ne
pjesen qe bejne fjale per njohjen e vendimit penal te Gjykates se Apelit te Selanikut, jane te
bazuar ne ligj e duhet te lihen ne fuqi. Por ato duhet te ndryshohen ne pjesen e konvertimit te
denimit i cili eshte bere duke aplikuar gabim ligjin procedurial dhe percaktimet e konventes
“Per transferimin e personave te denuar”.
Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore, rezulton se i gjykuari Thimi Zoga me
vendim te Gjykates se Apelit te Selanikut te Republikes Greke nr. 692 date 03.11.1998, eshte
denuar per veprat penale te mbajtjes dhe shitjes se lendeve narkotike, te kundershtimit te
punonjesit te policise dhe kalimit te paligjshem te kufirit shteteror te kryera ne bashkepunim
me shtetasin tjeter Shqiptar Dukat Çerpja.
Gjykata e Apelit te Selanikut ka pranuar ne vendimin e saj, se i gjykuari Thimi Zoga ne
menyre te paligjshme pa patur vizen perkatese, me daten 20.01.1995, ka kaluar kufirin
shteteror Grek dhe ka vazhduar te qendroje ne Greqi. Me daten 20.01.1998, ai ne
bashkepunim me te gjykuarin tjeter Dukat Çerpja, u kane shitur dy punonjesve te policise
Greke qe hiqeshin si bleres te lendeve narkotike, 13 kg e 250 gram kerp indian (cannabis)
xhufke te ambalazhuar ne 13 pako. Duke qene te hipur ne makine mbasi kishin dhene mallin
e prisnin t’u behej pagesa, nga rrehanat e krijuara, te gjykuarit rane ne dijeni se dy personat
“bleres” ishin punonjes te policise dhe duke dashur te largohen, jane perleshur me ta, i kane
goditur dhe gjate kesaj perleshje, i gjykuari u plagos ne gjurin e njeres kembe nga nje plumb
pistolete.
Duke e gjetur akuzen te bazuar, Gjykata e Apelit Selanik i ka denuar te dy te gjykuarit
duke i dhene Thimi Zoges 16 vjet burgim per vepren penale te mbajtjes dhe shitjes se lendeve
narkotike, tre vjet burgim per vepren penale te kundershtimit te punonjesve te policise dhe
pese muaj burgim per vepren penale te hyrjes se paligjshme ne Greqi.
I gjykuari Thimi Zoga, ka vazhduar te vuaje denimin ne burgun e Shen Stefanit ne
qytetin e Patres. Me daten 14.09.1999, ai ka paraqitur kerkesen me te cilen ka shprehur
deshiren qe vuajtjen e metejshme te denimit ta bente ne institucionet e riedukimit ne Shqiperi.
Mbi bazen e kesaj kerkese e ne zbatim te Konventes se Keshillit te Europes “Per transferimin
e personave te denuar” (ratifikuar me ligjin nr. 8499 date 10.06.1999 nga Kuvendi i
Shqiperise) dhe marreveshjes dy paleshe midis shtetit Grek e Shqiptar date 17.05.1993, per
zbatimin reciprok te vendimeve gjyqesore per ceshtjet penale, nga ana e Ministrise se

127
Drejtesise te Republikes se Shqiperise, kryerja e procedurave perkatese per ekstradimin e
shtetasit Thimi Zoga.
Ne gjykimin e ceshtjes nga prokurori jane zbatuar gjithe kerkesat e parashikuara ne
nenin 489 te K.Pr.Penale dhe Konventa “Per transferimin e personave te denuar”, lidhur me
kerkesen e te gjykuarit per ekstradim dhe dokumentat qe i duhen bashkengjitur. Keshtu
pervec kerkeses se te gjykuarit Thimi Zoga, ne dosje jane administruar proces verbali i
seances gjyqesore dhe vendimi i Gjykates se Apelit Selanik me tre gjyqtare nr. 692 date
03.11.1998, dokumenti qe ky vendim ka marre forme te prere me heqjen dore me shkrim nga
e drejta e ankimit nga i gjykuari, teksti i dispozitave ligjore mbi te cilat eshte vendosur denimi i
te gjykuarit, vertetimi i sherbimit te Drejtorit te Burgut te Patres dhe per kohen e denimit te
vuajtur, raporti i sherbimit shoqeror te burgut per gjendjen personale, familjare dhe sjelljen e te
pandehurit ne burg.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, duke gjetur te bazuar kerkesen edhe ne nenet
4,5,6 te Konventes Europiane, e pasi ka degjuar kerkesat e pretendimet e paleve ka vendosur
pranimin e kerkeses per ekstradimin e te gjykuarit Thimi Zoga. Ajo ka njohur vendimin nr. 692
date 03.11.1998 te Gjykates se Apelit te Selanikut, duke pranuar veprat penale te kryera nga i
gjykuari ne baze te percaktimeve te K.Penal te Republikes se Shqiperise per: mbajtje te
paisjeve per prodhim narkotikesh te parashikuar nga neni 285 i K.Penal, duke i konvertuar
denimin per kete veper ne 5 vjet burgim; per vepren penale te kundershtimit me dhune te
punonjesit te policise te rendit publik parashikuar nga neni 236/2 te K.Penal, duke i caktuar
denimin me 6 vjet burgim dhe per vepren penale te kalimit te paligjshem te kufirit shteteror,
parashikuar nga neni 297 te K.Penal duke i caktuar masen e denimit me nje vit e gjashte muaj
burgim.
Perfundimisht ne bashkim te denimeve gjykata ka caktuar per te gjykuarin Thimi Zoga
12 vjet e 6 muaj burgim.
Duke ju referuar cilesimeve ligjore te veprave penale te kryera nga i gjykuari, e te
pranuara ne vendimin e Gjykates se Apelit te Selanikut, Kolegji Penal i Gjykates se Larte,
konkludon se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan dhe ajo e Apelit Durres, kane arritur ne
perfundim te gabuar qe e kane cilesuar vepren e pranuar ne vendimin e Gjykates se Apelit
Selanik, si mbajtje e shitje e lendeve narkotike ne baze te nenit 285 te K.Penal, mbajtje e
paisjeve per prodhimin e narkotikeve. Kjo figure krimi, sikurse del nga emertimi ka te beje me
mbajtjen, prodhimin, shperndarjen e paisjeve e materialeve apo substancave qe jane perdorur
ose do te perdoren per prodhimin e droges narkotike apo substancave psikotrope gje qe ne
rastin konkret nuk ekziston.
Bima qe ka mbajtur dhe ka tentuar te shese i gjykuari Thimi Zoga, sic del nga aktet,
eshte kerp indian. Kjo lloj bime ne baze te ligjit nr. 7975 date 26.07.1995 “Per barnat narkotike
dhe lendet psikotrope” e emertuar cannabis sativa var indica, eshte e ndaluar te kultivohet
dhe eshte vendosur ne tabelen I te klasifikimit te barnave narkotike dhe lendeve psikotrope.
Ne nenin 283 te K.Penal, theksohet:.. prodhimi, mbajtja, ofrimi per shitje, shitja, transferimi i
cdo lloj droge narkotike ose substance psikotrope ne kundershtim me dispozitat ligjore dhe ne
rastin e te gjykuarit kemi te bejme me mbajtjen e ofrimin per shitje te substancave psikotrope
ne kundershtim me kerkesat e ligjit te siperpermendur. Per pasoje, vepra penale e kryer nga i
gjykuari Thimi Zoga duhet te cilesohet ne baze te ketij neni e jo nenit 285 te K.Penal.
Gjykatat kane gabuar edhe ne rastin e konvertimit te denimit te dhene nga Gjykata e
Apelit te Selanikut, per veprat penale te kundershtimit te punonjesit te policise dhe kalimit te
paligjshem te kufirit shteteror. Gjykata e Apelit te Selanikut per keto vepra e ka denuar
perkatesisht me 3 vjet burgim dhe me 5 muaj burgim, ndersa Gjykata e Rrethit Gjyqesor
Elbasan ka caktuar perkatesisht 6 vjet dhe nje vit e gjashte muaj burgim, gje qe perben
rendim te pozites te te gjykuarit ne konvertimin e denimit.
Sipas nenit 10 te Konventes Europiane “Per transferimin e personave te denuar”, ne
rastin e vazhdimit te ekzekutimit shteti zbatues eshte i detyruar t’i permbahet natyres ligjore
dhe kohezgjatjes se denimit, si eshte percaktuar ne shtetin denues. Ne piken 2 te ketij neni
128
percaktohet “persa i perket natyres se tij, denimi ose masa, nese eshte e mundur, duhet te
korespondoje me ate te dhene nga denimi per t’u ekzekutuar. Per nga natyra dhe kohezgjatja,
ai nuk duhet te rendoje sanksionin e dhene nga shteti denues…” Po keshtu ne nenin 11 te
Konventes percaktohet se ne rastin e konvertimit te denimit organi kompetent “ nuk e rendon
denimin e personit te denuar dhe nuk eshte i detyruar t’i permbahet ndonje minimumi qe
mund te parashikoje ligji i vendit zbatues per veprat e kryera”.
Duke mos zbatuar keto detyrime qe rrjedhin nga konventa, gjykatat kane zbatuar keq
ligjin dhe kane konvertuar denimet duke renduar denimin e te gjykuarit e per pasoje, vendimet
e tyre duhet te ndryshohen duke caktuar ato masa denimi qe ka vendosur Gjykata e Apelit te
Selanikut.
Ne rekursin e paraqitur, pretendohet se gjykatat kane gabuar ne zbatimin e ligjit penal
pasi ne caktimin e denimit nuk kane patur parasysh rrezikshmerine shoqerore te vogel te
veprave te kryera nga i gjykuari, te te gjykuarit, rrethanat e faktit e familjare dhe gjendjen
shendetesore te tij. Keto pretendime jane te pabazuara sepse:
Rrethanat lehtesuese apo renduese, rrezikshmeria e veprave dhe autorit, jane
probleme qe c’mohen nga gjykata qe gjykon ceshtjen, pranon fajesine e te pandehurit dhe
cakton masen e denimit ndaj tij. Keshtu ka vepruar edhe gjykata e Apelit Selanik ne vendimin
e se ciles theksohet se trupi gjykues ne caktimin e mases se denimit merr parasysh rendesine
e krimeve te kryera e personalitetin e te pandehurve, demin e rrezikun e shkaktuar nga veprat,
natyren, llojin, objektin e krimeve, arsyet qe i shtyne per kryerjen e krimeve, karakterin e
shkallen e zhvillimit te tyre, rrethanat personale e shoqerore, jeten e tyre te meparshme,
sjelljen e tyre gjate kryerjes se krimeve dhe pas tyre. Si shihet gjykata qe ka shqyrtuar
ceshtjen ne fakt, ne caktimin e mases se denimit, ka patur parasysh edhe probleme te tjera
vec atyre te ngritura ne rekurs qe kane lidhje me te pandehurit dhe veprat penale te kryera
prej tyre.
Por e rendesishme eshte konceptimi i drejte i faktit te njohjes se nje vendimi penal te
shtetit te huaj dhe ekzekutimi i vendimeve penale te huaja. Ne keto raste gjykatat e shtetit
zbatues nuk marrin nje vendim te ri penal, nuk trajtojne probleme te fajesise se te gjykuarit e
nuk caktojne denime por njohin e pranojne vendimin e huaj per efekt te ekzekutimit te tij ne
Shqiperi dhe ne perputhje me legjislacionin penal shqiptar kryejne konvertimin e denimit te
dhene nga gjykata e huaj, sipas kritereve te percaktuara ne K.Pr.Penale e ne Konventen
Europiane “Per transferimin e personave te denuar’.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/b te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit Nr. 42, date 15.05.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Elbasan dhe nr. 222 date 24.10.2001 te Gjykates se Apelit Durres lidhur me njohjen e
vendimit nr. 692 date 03.11.1998 te Gjykates se Apelit te Selanikut per te gjykuarin Thimi
Zoga, duke bere ndryshimin e cilesimit ligjor per vepren penale te mbajtjes e shitjes se
lendeve narkotike nga neni 285 i K.Penal ne nenin 283 te K.Penal.
Ndryshimin e vendimeve ne pjesen qe ben fjale per konvertimin e denimit per vepren
penale te kundershtimit te punonjesit te policise ne baze te nenit 236/2 ne 3 (tre) vjet burgim
dhe per vepren penale te kalimit te paligjshem te kufirit parashikuar nga neni 297 te K.Penal
ne 5 (pese) muaj burgim.
Perfundimisht te gjykuarit Thimi Zoga i caktohet denimi me 8 (tete) vjet e 5 (pese) muaj
burgim.

Tirane, me 16.05.2002

129
Nr. 173 i Regj. Themeltar
Nr. 327 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Bineri Anetar
Bashkim Caka Anetar
Artan Hoxha Anetar
Natasha Sheshi Anetare

e seancen gjyqesore te dates 16.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen penale nr.173 qe i perket:

TË PANDEHURVE : MARLEN TOMA, mbrojtur nga avokat Gjon Brunga.


ARTAN HYMERI, mbrojtur nga avokate Evelina Qirjako

AKUZUAR:
Per vepren penale te vrasjes
me paramendim ne bashkepunim,
sipas nenit 78/1 e 25 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.127 date 22.06.2001 ka vendosur:


Te deklaroje fajtor te pandehurin Marlen Toma per vepren penale te vrasjes
me dashje ne bashkepunim e ne baze te nenit 76 e 25 te K.Penal e denon me
16 vjet burg.
Te deklaroje fajtor te pandehurin Marlen Toma per vepren penale te
armembajtjes pa leje e ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 1 vit
burg.
Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal denohet perfundimisht
i pandehuri Marlen Toma me 16 vjet burg.
Vuajtja e denimit i fillon diten e ekzekutimit te ketij vendimi.
Te deklarohet fajtor i pandehuri Artan Hymeri per vepren penale te vrasjes me
dashje ne bashkepunim e ne baze te nenit 76 e 25 te K.Penal denohet me 12
vjet burg.
Vuajtja e denimit i fillon diten e ekzekutimit te ketij vendimi.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.235 date 13.11.2001 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.127 date 22.06.2001 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Durres.

Kunder ketyre vendimeve kane ushtruar rekurs, prokurori prane Gjykates se Apelit
Durres dhe avokatet e te pandehurve te cilet parashtrojne keto shkaqe per prishjen e tyre:
Prokurori prane Gjykates se Apelit Durres :
- Nuk jemi dakort persa i perket cilesimit juridik te akuzes si dhe mases se denimit per
keto aresye:

130
- Eshte provuar se koha midis zenies dhe realizimit te vrasjes ka qene relativisht e gjate
rreth 30 minuta, kohe gjate te ciles te pandehurit kane patur mundesine per te
kontrolluar me qetesi veprimet e mepasshme te tyre.
- Ne keto rrethana te pandehurit kane konsumuar elementet e vepres penale te vrasjes
me paramendim, parashikuar nga neni 78 e 25 te K.Penal dhe gjykatat kane gabuar
ne cilesimin juridik te akuzes duke i deklaruar fajtor per vepren penale te vrasjes me
dashje parashikuar nga neni 76 e 25 te K.Penal.
- Persa i perket mases se denimit kerkojme denimin perfundimtar te te pandehurit
Marlen Toma me 25 vjet burg dhe denimin e te pandehurit Artan Hymeri me 20 vjet
burg.

Avokati i te pandehurit Artan Hymeri :


- Pranimi nga gjykata se vrasja eshte kryer ne bashkepunim nga ana e te pandehurve
eshte krejtesisht i gabuar dhe nuk eshte i mbeshtetur ne provat e administruara.
- Nje veper konsiderohet ne bashkepunim kur ka nje marreveshje te mepareshme midis
te pandehurve ose nje marreveshje gjate kryerjes se vepres.
- Ne veshtrim te provueshmerise mund te themi me bindje te plote se ne ngarkim te te
pandehurit Artan Hymeri nuk ka asnje prove qe ta fajesoje per vrasjen e Filip Dhimes.
- Vete akuza ne konkluzionet perfundimtare pranon se autori eshte Marleni dhe Artani e
ka shoqeruar dhe fshehur autorin. Pra, i pandehuri Artan nuk mund te pergjigjet per
akuzen e vrasjes por mund te pergjigjet per ndonje akuze tjeter.
- Njekohesisht pranohet se ne vendin e ngjarjes ka patur shkembim gjuajtjesh; as akuza
dhe as gjykata nuk kane qene ne gjendje te vertetojne dhe te identifikojne se kush ka
gjuajtur. Ky fakt ka rendesi se ai qe ka gjuajtur i pari ka qene ne sulm ndersa pala
tjeter mund te kete qene ne mbrojtjen e nevojshme.
- Kerkojme prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim.

Avokati i te pandehurit Marlen Toma :


- Sipas akt-ekspertimit del qe goditja eshte bere nga mbrapa ne fund te shpatulles se
majte, c’ka tregon se viktima eshte goditur nga brenda diskos nga mbrapa. Ky fakt
eshte thelbesor per zgjidhjen e ceshtjes.
- Nje ose tre dite perpara ngjarjes, viktima Filip Dhima ka bere fjale me disa persona
duke u rrahur ne bufe “Pranvera”. Gjykata ose hetimi nuk ka verifikuar se me cilet
persona ka bere fjale mbasi mundet te jene keto autoret e ngjarjes.
- Diten e ngjarjes dhe pikerisht ne momentin qe eshte vrare viktima, jashte diskos ne
afersi te saj ka patur shkembime zjarri midis dy grupeve rivale, por nga ana hetimit nuk
eshte verifikuar ky fakt.
- Ne te dyja shkallet e gjykatave kemi kerkuar qe te behej kqyrja e vendit te ngjarjes
edhe njehere duke bere fillimisht nje kqyrje dhe pastaj nje eksperiment per pozicionin
e viktimes e te autorit, plaga e marre dhe drejtimi i qitjes ku te percaktohej kjart se ne
c’pozicion ka qene autori i krimit.
- Kerkoj prishjen e vendimeve dhe dhenien e pafajesise.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Artur Selmani, i cili
kerkoi pranimin e rekursit, avokatin mbrojtes Gjon Brunga, i cili kerkoi pafajesi, avokaten
mbrojtese Evelina Qirjako e cila kerkoi pushimin e gjykimit te ceshtjes e si analizoi ceshtjen
ne teresi,

131
VËREN
Vendimet e gjykatave duhet te ndryshohen per shkak se eshte zbatuar gabim ligji
penal.
Sic kane pranuar edhe gjykatat, ne mengjesin e dates 14.03.1998, deshmitari Fatmir
Metani me klasen e tij, kane organizuar nje mbremje vallzimi ne “ Pub”-in e qytetit te Durresit,
ku punonte si roje viktima Filip Dhima. Paraditen e kesaj date, deshmitari Fatmir Metani i ka
dhene automjetin e tij te pandehurit Marlen Toma, ku i pranishem ka qene edhe i pandehuri
Artan Hymeri, te cileve u ka bere ftese qe te vinin ne disko nese deshironin. Rreth ores 12.30
te pandehurit kane vajtur tek disko dhe kane tentuar qe te futen brenda, por kane ndeshur ne
kundershtimin e rojes, viktimes Filip Dhima, te cilin pas acarimit me te, i pandehuri Marlen
Toma e ka qelluar me arme zjarri duke i shkaktuar vdekjen. Pas kesaj te dy te pandehurit jane
larguar me automjetin qe kishin ne perdorim. Pas goditjes se viktimes, jashte diskos ka patur
kunderpergjigje me arme zjarri, nga ku eshte plagosur edhe i pandehuri Marlen Toma. Por qe
personi qe ka qelluar ne drejtim te tij nuk eshte identifikuar.
Bazuar ne keto rrethana faktike, gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit, e kane
cilesuar vepren e kryer nga te pandehurit si vrasje me dashje te kryer ne bashkepunim, ne
baze te nenit 76 e 25 te Kodit Penal. Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne materialet e
dosjes gjyqesore dhe ne rrethanat e pranuara nga gjykatat e faktit, cmon se prej tyre nuk jane
zbatuar drejt dispozitat e Kodit Penal.
Ashtu sic arsyetojne edhe gjykatat, ekzekutor i vrasjes se viktimes Filip Dhima, eshte i
pandehuri Marlen Toma. Pretendimet e ngritura ne gjykim nga mbrojtesi i ketij te pandehuri,
se ai nuk eshte autor i vepres penale jane rrezuar nga gjykatat me provat e administruara ne
gjykim, si thenjet e deshmitareve dhe analiza e AND-se se gjakut te tij, si dhe me prova te
tjera te administruara ne perputhje me ligjin. Por e pranuar ngjarja sic arsyetojne gjykatat ne
baze te provave te administruara, vepra penale nga ky i pandehur nuk eshte kryer ne
bashkpunim me te pandehurin Artan Hymeri.
Per te patur pergjegjesi penale si bashkepunetor ne krimin e vrasjes, bazuar ne nenin
25 te Kodit Penal, duhej qe i pandehuri Artan Hymeri te te kishte dhene ndihmen e tij te
pandehurit tjeter, autor i krimit, para se te kryhej vepra penale, nepermjet keshillave, apo
premtimeve se do te realizonte ndihmen nepermjet fshehjes te te pandehurit mbas kryerjes se
krimit. Ai do te pergjigjej penalisht si bashkepunetor ne vrasje ne raste se ndihmen e tij do ta
kishte dhene edhe ne kryerje e siper te vepres penale, megjithese nuk kishin marreveshje te
meparshme per realizimin e saj. Nga faktet e pranuara nga ana e gjykatave, nuk rezulton se i
pandehuri Artan te kete qene ne rolin e ndihmesit si nepermjet marreveshjes se merparshme
per kryerjen e krimit, ashtu edhe nepermjet marreveshjes se realizuar ne kryerjen e siper te
vepres. Sic pranojne edhe gjykatat, te pandehurit nuk kane shkuar ne disko me qellim qe te
realizojne vrasjen, qellimi i vajtjes se tyre ka qene hyrja ne disko per te vallzuar. Kjo do te
thote se nuk kane patur marreveshje me pare me te pandehurim Artan, ku ai te kishte marre
persiper fshehjen e te pandehurit Marlen pas kryerjes se krimit. Nga ana tjeter nuk jane
administruar prova qe te vertetojne se te dy te pandehurit kane patur qellim te njejte kriminal
per te realizuar vrasjen e viktimes. Nuk ka asnje fakt te adminstruar ne gjykim dhe te
argumentuar nga ana e gjykatave te faktit se te dy te pandehurit e kane realizuar
marreveshjen e perbashket per kryerjen e krimit ( qofte para kryerjes se tij apo ne kryerje e
siper te vepres penale) dhe te kene kryer te dy veprime aktive per realizimin e saj.
Perkundrazi, rezulton se vrasja eshte kryer nga ana e te pandehurit Marlen.
Fakti qe te dy te pandehurit jane larguar me te njejtin automjet pas kryerjes se ngjarjes,
nuk do te thote se ata jane bashkepunetore ne kryerjen e krimit. Meqenese i pandehuri
Marlen eshte plagosur me arme nga persona te paidentifikuar, pasi ai kishte kryer vrasjen e
viktimes, i eshte dhene ndihme per tu larguar nga vendi i ngjarjes nga ana e te pandehurit
Artan. Ky veprim i kryer nga ana e ketij te fundit, duke patur te qarte qellimin per ta larguar nga
vendi i ngjarjes, ku mund te kapej nga ana e organeve te policise tregon se nga ana e te

132
pandehurit Artan Hymeri eshte konsumuar vepra penale e perkrahjes se autorit pas kryerjes
se krimit parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
Nga rrethanat e argumentuara me siper, del se eshte i pambeshtetur pretendimi i bere
nga prokuori ne rekurs se vrasja eshte kryer me paramendim ne bashkepunim ndermjet te dy
te pandehurve. Sic u theksua, ndermjet te pandehurve ka munguar marreveshja per kryerjen
e krimit. Nga ana tjeter del se vrasja eshte kryer nga ana e te pandehurit Marlen, per shkak se
nuk eshte lejuar nga viktima qe te futej ne disko dhe ne kushtet ne te cilat ajo eshte kryer, e
ben vepren qe te cilesohet si vrasje me dashje ne baze te nenit 76 te Kodit Penal dhe jo si
vrasje me paramendim parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.
Per sa me siper, Kolegji Penal cmon se vendimi i gjykatave duhet te ndryshohet dhe i
pandehuri Marlen Toma te denohet per vepren penale te vrasjes me dashje me 15 vjet
burgim, ndersa per te pandehurin Artan Hymeri duhet te ndryshohet cilesimi ligjor i vepres nga
vrasje me dashje ne bashkepunim, ne perkrahje pas kryerjes se krimit dhe te denohet per
kryerjen e kesaj vepre penale me 4 vjet burgim

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/b, a te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr. 23 date 13.11.2001, per te
gjykuarin Marlen Toma, duke e deklaruar fajtor per vepren penale te vrasjes me dashje
dhe ne baze te nenit 76 te K.Penal e denon me 15 vjet burgim.
Lenien ne fuqi te vendimit per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne
perfundim ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon me 15 vjet
burgim.
Ndryshimin e cilesimit juridik te vepres per te pandehurin Artan Hymeri nga vrasje
me dashje ne bashkepunim, parashikuar nga neni 76-25 te K.Penal, ne perkrahje pas
kryerjes se krimit dhe ne baze te nenit 302 te K.Penal e denon me 4 vjet burgim.

Tirane, me 16.05.2002

133
Nr. 174 i Regj.Themeltar.
Nr. 328 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Spiro Spiro Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Vladimir Bineri Anetar
Bashkim Caka Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.05.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.174, qe i


perket :

TË PANDEHURIT: BARDHYL SHEGA, i biri i Saitit, i datl. 1970, banues ne


Shkoder, i padenuar, ne mungese.

A K U Z U A R:
Per krimet e vrasjes me dashje
dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake,
parashikuar respektivisht, nga nenet 76 dhe 278/II te K.Penal.

Me vendimin nr.176, date 09.07.2001, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder eshte


vendosur:
Deklarimi fajtor i te pandehurit Bardhyl Shega per krimet e vrasjes me dashje
dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar, respektivisht, nga
nenet 76 dhe 278/II te K.Penal dhe denimi i tij, per krimin e vrasjes, me 14
(katermbedhjete) vjet burgim, kurse per ate te mbajtjes pa leje te armeve
luftarake, me 1 (nje) vit burgim.
Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Bardhyl Shegaj u denua,
perfundimisht, me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.
U vendos edhe pushimi i gjykimit te ceshtjes civile me objekt shperblim demi.

Gjykata e Apelit Durres, e cila gjykoi ceshtjen ne shkalle te dyte, mbi ankimin e
mbrojtesit te te pandehurit dhe te paditesit civil, me vendimin nr. 232, date 08.11.2001,
vendosi :
Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare ne pjesen qe ben
fjale per deklarimin fajtor dhe denimin e te pandehurit Bardhyl, si dhe prishjen e
tij dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim persa i perket padise civile.

Kunder te dy vendimeve ka paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte, mbrojtesi i te


gjykuarit me te cilin kerkon prishjen e tyre dhe deklarimin e pafjshem te tij, duke parashtruar
shkaqet e meposhtme:
- Gjykatat kane vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale, duke
dhene vlere te paracaktuar opinionit per autorin e vrasjes, pasi jane pyetur nje seri
deshmitaresh rreth ngjarjes, por asnjeri prej tyre nuk ka thene qe autori i vrasjes eshte
i pandehuri.
134
- Alogjizmi i dy vendimeve duket ne faktin se te dy gjykatat pranojne ngjarjen mbi
argumente dhe fakte qe nuk jane trajtuar ne procesin gjyqesor. Gjykata e apelit ve ne
gojen e deshmitareve gjera qe nuk jane thene prej tyre, sic ka bere me shpjegimet e
deshmitarit Mirban Kurti.
- Gjykatat kane zbatuar, si menyre te provuari, metoden e perjashtimit gje qe eshte e pa
pranueshme nga ligjet tona.
- Gjykata e apelit nuk u ka dhene zgjidhje problemeve te ngritura ne ankim sic eshte
pretendimi per vleresimin e mendimit te ekspertit.
- Te dy gjykatat nuk kane zbatuar kerkesat e nenit 154 te K.Pr.Penale ne lidhje me
deshmine indirekte.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro;
prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe
kthimin e akteve, per rishqyrtim, ne po ate gjykate dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne fashikullin e procedimit penal qe i perket te
gjykuarit Bardhyl Shegaj dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, u konstatua se ky i
gjykuar eshte deklaruar fajtor dhe denuar per vrasjen e viktimes Ardit Halili, vrasje e cila ka
ndodhur perballe lokalit te nje salle lojrash, ne qender te qytetit te Shkodres, me 22.10.2000.
Ne te dy shkallet e gjykimit, vepra eshte cilesuar si vrasje me dashje dhe mbajtje pa
leje te armeve luftarake, parashikuar, respektivisht, nga nenet 76 dhe 278/II te K.Penal dhe i
gjykuari eshte denuar ne mungese perfundimisht, me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.
Vendimin e saj, gjykata e shkalles se pare, e mbeshtet ne analizen e gjithaneshme te
thenive te nje sere deshmitareve, te pranishem ne vendin e ngjarjes, ne momentin e vrasjes,
te cilet, megjithese nuk i percaktojne me emer te gjykuarin Bardhyl si autor te saj, kane
perjashuar, ne menyre kategorike, autoresine e kesaj vrasjeje nga personat e tjere te
pranishem ne vendngjarje, perfshire edhe deshmitaret Sherif Shega e Bujar Shehi, te cilet
ishin dy nga tre personat me te cilet ishte konfliktuar viktima.
Sikurse rezulton edhe nga provat e tjera te administruara gjate gjykimit te ceshtjes dhe
se pranohet ne vendimin e gjykates se faktit, personi i trete qe kishte patur konflikt dhe ishte
fyer e provokuar nga ky i fundit (viktima) ishte i gjykuari, i cili, sikunder rezulton nga aktet, u
largua menjehere nga vendi i ngjarjes, duke marre me vete edhe armen me te cilen kishte
ndodhur vrasja, duke i u fshehur keshtu, organeve te policise, hetimit dhe gjykimit te ceshtjes
penale ne ngarkim te tij.
Edhe Gjykata e Apelit Durres, ne vendimin e saj, i gjeti te drejta konkluzionet si me
siper te gjykates se faktit, perfundim, te cilin edhe Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjeti te
drejte, te bazuar ne ligj e ne prova dhe prandaj cmon se, te dy keto vendime, persa i takon
deklarimit fajtor dhe denimit te te gjykuarit Bardhyl, duhet te lihen ne fuqi.
Pretendimin e mbrojtesit te te gjykuarit, bere nepermjet rekursit te paraqitur prej tij ne
Gjykaten e Larte, sipas te cilit gjykatat kane vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 152
te K.Pr.Penale dhe se vendimet karakterizohen nga alogjizmi, ky kolegj e gjen te pabazuar.
Ne kete perfundim u arrit duke u nisur nga interpretimi teresor dhe i gjithanshem qe i
duhet bere permbajtjes se dispozites se nenit 152 te K.Pr.Penale, ne te cilen jepet jo vetem
kuptimi i procesit te cmuarjes se provave por edhe metoda dhe kriteret qe duhen zbatuar per
realizimin e tij.
Eshte fakt i njohur nga te gjithe qe, procesi i cmuarjes se provave eshte proces i
nderlikuar dhe kompleks, pasi perberes te tij jane komponente sa juridiko –faktike, aq edhe te
brendeshem, psikologjike nga te cilet duhet te udhehiqet dhe nga i cili ndikohet trupi gjykues
ne formimin e bindjes se brendeshme, pas shqyrtimit prej tij, ne teresi, te provave te

135
admnistruara gjate gjykimit, prova keto qe, doemos, duhet te jene marre, ne zbatim te
kerkesave te dispozites se nenit 151 te K.Pr.Penale, kerkesa per te cilat Kolegji Penal i
Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se jane respektuar plotesisht nga gjykatat qe kane
marre ne shqyrtim ceshtjen penale ne ngarkim te te gjykuarit Bardhyl.
Nga shqyrtimi i akteve, rezulton se, vendimin e saj, gjykata e faktit e mbeshtet pikerisht
ne analizen e provave te administruara si me siper, duke i permendur nje per nje ato dhe, ne
zbatim te kerkesave te pikes 2 te nenit 152 te K.Pr.Penale, duke i vleresuar me te drejte,
theniet e disa deshmitareve si indicje te rendesishme, te sakta dhe ne perputhje me njera
tjetren d.m.th. duke i vleresuar ato si prova indirekte, i ka perdorur (ato) nder provat ne te cilat
ka mbeshtetur vendimin e fajesise ne ngarkim te te gjykuarit Bardhyl.
Kolegji arriti ne perfundimin se, ndryshe nga c`pretendohet ne rekurs, metoda e
perjashtimit qe eshte perdorur nga gjykata, ne rastin konkret, jo vetem qe nuk eshte e
kunderligjshme, por fakti qe, me prova direkte, u provua se asnjeri prej personave te tjere te
pranishem ne ngjarje, nuk kishte shtene me arme ne drejtim te viktimes, sherbeu per te (per
gjykaten) si prove indirekte, e cila, duke qene ne harmoni edhe me provat e tjera, ndikoi me te
drejte per formimin e bindjes per fajesine e te gjykuarit Bardhyl, autor i kesaj vrasjeje.
Sikunder u permend edhe ne pjesen hyrese (koken) e ketij vendimi, gjykata e shkalles
se pare, ne vendimin e saj ishte shprehur edhe ne lidhje me shqyrtimin e padise civile ne
procesin penal, me padites Gjykaten e Apelit Shkoder, ne pronesine e se ciles ishte automjeti
i demtuar dhe me arsyetimin se, pala paditese ka hequr dore nga gjykimi i padise civile,
vendosi pushimin e gjykimit te ceshtjes, me objekt, shperblimin e demit, vendim i cili, ne kete
pjese te tij, eshte prishur nga gjykata e apelit, duke urdheruar kthimin e ceshtjes per rigjykim,
nga po ajo gjykate.
Duke patur parasysh urdherimet qe permban pika 2 e nenit 64 te K.Pr.Penale, Kolegji
Penal i Gjykates se Larte, arriti ne perfundimin se, ne kete pjese te tij, vendimi nr.232, date
08.11.2001, i Gjykates se Apelit Durres, duhet prishur dhe duhet lene ne fuqi vendimi nr.176,
date 09.07.2001, i Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder me te cilin, sikurse u permend, eshte
vendosur pushimi i gjykimit te ceshtjes civile me objekt shperblimin e demit.
Ne kete perfundim u arrit, pasi pavaresisht nga mangesite qe vihen re ne arsyetimin e
vendimit te gjykates se shkalles se pare ne kete pjese te tij, pushimi i gjykimit arsyetohet me
deklarimin e paditesit, i cili, pasi kishte marre pjese ne disa seanca, me shkresen nr. 9/1, date
06.04.2001, deklaroi se nuk do te merrte pjese ne seancat e ardheshme, duke insistuar ne
pranimin e padise civile, f.50 e dosjes), nga shqyrtimi i akteve te ketij procedimi penal, rezulton
se, paditesi, jo vetem qe nuk eshte paraqitur ne seancat pasardhese, por nuk ka paraqitur as
konkluzionet e tij ne diskutimin perfundimtar qe u zhvillua ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor
te kesaj ceshtjeje, mosparaqitje, te cilen ligjevenesi, ne piken 2 te nenit 64 te K.Pr.Penale, ne
menyre te shprehur, e konsideron heqje dore nga gjykimi i padise civile.
Ne keto kushte, bazuar ne piken 4 te nenit 64 te K.Pr.Penale, paditesi ruan te drejten
qe, brenda afateve te parashikuara ne Kodin Civil, te ngreje padi, me te njejtin objekt dhe te
njejtin shkak, ne gjykaten civile.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar ne shkronjat “a” dhe “c” te nenit 441 te
K.Pr.Penale,
VENDOSI
1.Lenien ne fuqi te vendimeve nr.176, date 09.07.2001, te Gjykates se rrethit gjyqesor
Shkoder dhe nr.232, date 08.11.2001, te Gjykates se Apelit Durres, persa i takon deklarimit
fajtor dhe denimit te te gjykuarit Bardhyl Shegaj.
2. Prishjen e vendimit nr.232, date 08.11.2001, te Gjykates se Apelit Durres, persa i
takon zgjidhjes se padise civile ne procesin penal dhe lenien ne fuqi, edhe per kete pjese, te
vendimit nr.176, date 09.07.2001, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

136
Tirane, me 16.05.2002
Nr.199 i Regj.Themeltar
Nr. 329 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Natasha Sheshi Anetare
Vladimir Bineri Anetar
Bashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.05.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.199 akti, qe
i perket :

TË PANDEHURIT: IBRAHIM QAJKA

A K U Z U A R:
Vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje te armeve te gjahut,
ne baze te nenit 76 dhe 280 te Kodit Penal .

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.551, date 16.07.2001 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Ibrahim Qajka per kryerjen e vepres penale te
mbajtjes pa leje te armeve te gjuetise dhe ne baze te nenit 280 te Kodit Penal
e denon me 2 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Ibrahim Qajka per vepren penale te vrasjes
me dashje te shtetases Algina Noka dhe ne baze te nenit 76 te Kodit Penal e
denon me 14 vjet burgim.
Ne bashkim te veprave penale ne baze te nenit 55 te Kodit Penal e denon
perfundimisht te pandehurin me 15 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.183, date 05.05.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.551.date 16.07.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs i pandehuri duke parashtruar keto shkaqe:


- Rrethanat e kryerjes se vepres penale jane vleresuar ne menyre te gabuar nga
gjykatat dhe duke dhene vendim fajesie kane interpretuar gabim ligjin penal. I gjykuari
ka qene i bindur se arma nuk ka qene e mbushur.
- Gjykatat nuk kane patur te qarte dhe nuk kane bere dallimin midis kryerjes se vepres
penale me dashje dhe asaj nga pakujdesia.
- Asnje prove nuk ekziston per vertetimin e faktit se vepra eshte kryere me dashje dhe
organi i akuzes nuk ka paraqitur asnje motiv apo qellim per kryerjen nga ana e te
gjykuarit te vrasjes se vajzes se tij te tezes.
- Ne gjykim eshte vertetuar se vepra eshte kryer nga pakujdesia, prandaj gjykatat duhet
te kishin rikualifikuar vepren sipas nenit 85 te Kodit Penal dhe te pushonin gjykimin per
shkak se nga te afermit eshte hequr dore nga ankimi.
137
- I pandehuri ka levizur me armen e gjuetise dhe e ka mbajtur me qellim per ta pastruar,
prandaj nuk duhet te akuzohet per armembajtje pa leje.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Bashkim Caka, prokurorin Arqile Lole qe kerkoi
ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres nga vrasje me dashje parashikuar nga neni 76 KP. ne
vrasje nga pakujdesia ne baze te nenit 85 te KP dhe denimin per kete veper me 2 vjet burgim,
lenien ne fuqi per pjesen tjeter dhe denimin perfundimisht te te pandehurit me 2 vjet e 6 muaj
burgim, avokatin e te gjykuarit Avni Shehu, i cili kerkoi ciliesimin e vepres ne baze te nenit 85
te Kodit Penal dhe pushimin e ceshtjes per kete veper dhe denimin e te gjykuarit me gjobe per
armembajtjen pa leje, dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimet e gjykatave duhet te ndryshohen per shkak se cilesimit ligjor i vepres se
kryer nga ana e te gjykuarit nuk eshte i bazuar ne ligj.
Ka rezultuar se i gjykuari Ibrahim Qajka, me daten 24.02.2001, rreth ores 19.00 ka
shkuar ne shtepine e tezes se tij Naile Noka, ne Paskuqan te Rrethit te Tiranes, duke patur
me vehte edhe nje cifte gjahu, te cilen e kishte me leje daja i tij. Mbasi ka hyre ne banese, ku
pervec tezes ka qene edhe vajza e saj, Algina dhe dy vajza te tjera te aferta te tyre, i gjykuari
ka kerkuar nje lecke dhe ka pastruar nga jashte armen e gjahut. Duke qene brenda ne
banese te gjithe personat e mesiperm, ne bisede e siper i gjykuari u eshte drejtuar atyre me
fjalet “ vihuni ne rresht se do t’ju vras”. Ne kete kohe ka nderhyre tezja e tij duke i thene se “
mos e drejto ciften se e mbush shejtani.”. I gjykuari i eshte pergjigjur se “ ciftja nuk eshte e
mbushur “ dhe pas kesaj kane vazhduar qe te bejne shaka se bashku. Mbasi ka qendruar
edhe pak, i gjykuari eshte ngritur per tú larguar nga banesa dhe vajza e tezes, e ndjera Algina
i ka thene qe “po iken pa na thene naten e mire” dhe se bashku me vajzat e tjera e kane
percjelle te gjykuarin deri tek dera e jashteme e shtepise. Kur kane dale jashte, i gjykuari ka
drejtuar ciften dhe duke qeshur u ka thene se do t’ju vras. Ne kete moment eshte degjuar e
shkrehura e ciftes dhe Algina eshte rrezuar pertoke dhe nga plaga e marre ka gjetur vdekjen. I
tronditur nga ngjarja i gjykuari eshte larguar.
Gjykata e Rrethit te Tiranes e ka cilesuar vepren e mesiperme si vrasje me dashje ne
baze te nenit 76 te Kodit Penal dhe vendimi eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit
Tirane. Arsyetimi i bere nga gjykata e shkalles se pare se “ Procesverbali i kqyrjes se vendit te
ngjarjes hedh poshte ne menyre kategorike theniet e deshmitares Naile Noka ne gjyq, e cila
pohon se i pandehuri vrasjen e ka kryer pa dashje, pasi ne fund te shkurtit qe eshte muaji me i
ftohte i dimrit nuk mund te rrine njerezit jashte”, nuk zgjidh dallimin ligjor ndermjet vepres
penale te vrasjes me dashje dhe asaj te kryer nga pakujdesia. Edhe Gjykata e Apelit Tirane,
ka gabuar ne cilesimin e vepres se kryer nga i gjykuari si vrasje me dashje..
Nga analiza e te gjitha rrethanave te ngjarjes del qarte se vrasja e vajzes se tezes nga
ana e te gjykuarit nuk eshte kryer me dashje por nga pakujdesia. I gjykuari nuk ka deshiruar
ardhjen e pasojes, (vrasjen e kusherires se tij me te cilen kishte moshe te perafert dhe kishin
marredhenie te mira). I gjykuari nuk i ka parashikuar pasojat qe mund te vinin. Megjithate,
nisur edhe nga rrethanat qe vepra penale ka ndodhur i gjykuari duhej te parashikonte se nga
veprimet e tij mund te vinin pasoja te renda dhe, megjithese me zhvillim intelktual te ulet, ai i
kishte te gjitha mundesite qe te parashikonte ardhjen e pasojes.
Ne percaktimin e faktit nese personi mund dhe duhej te parashikonte pasojat, vdekjen
e viktimes, gjykata nuk duhet te vleresoje vetem kriterin subjektiv, por se bashku me kete kriter
te vleresoje edhe veprimet ose mosveprimet e te gjykuarit si elemente te anes objektive.
Mungesa e parashikimit te pasojave del nga teresia e veprimeve te kryera nga ana e te
gjykuarit. Ai fillimisht ka drejtuar armen duke qene ne dhome dhe kur tezja i ka thene qe te
mos e drejtonte ate, ai i eshte pergjigjur se ciftja nuk ishte e mbushur. Edhe kur kane dale tek
dera e shtepise per tu larguar, i gjykuari ka drejtuar perseri armen e gjahut, duke qene i bindur

138
se ajo nuk ishte e mbushur. Ne gjykimin e ceshtjes eshte vertetuar ne menyre te plote se i
gjykuari nuk ka patur si qellim dhe nuk ka dashur qe ta vrase viktimen.

Dallimi midis vepres penale te kryer me dashje dhe asaj te kryer nga pakujdesia
qendron ne anen subjektive te tyre. Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parshikon
pasojat e vepres penale dhe deshiron ardhjen e tyre ose, megjithese i parashikon dhe nuk i
deshiron ato, me ndergjegje lejon ardhjen e pasojes. Ne rastin ne gjykim del qarte qe i
pandehuri Ibrahim Qajka nuk e ka deshiruar ardhjen e vdekjes se kusherires se tij dhe
gjithashtu nuk ekzistojne rrethana qe te cojne ne perfundimin se ai ka lejuar me ndergjegje
ardhjen e vdekjes se saj (dashje indirekte). Vepra penale kryhet me pakujdesi ne formen e
besimit te teperuar ose te neglizhences. Do te ekzistojne kushtet e pakujdesise ne formen e
vetbesimit te teperuar, kur personi megjithese nuk i deshiron pasojat, e parashikon mundesine
e ardhjes se tyre dhe me mendjelehtesi shpreson tí shmange ato. Ndersa pakujdesi ne
formen e neglizhences, do te kemi ne rast se personi qe nuk e deshiron ardhjen e pasojes,
nuk e parashikon ardhjen e saje, megjithese sipas rrethanave duhej dhe kishte mundesi qe t’í
parashikonte. Edhe vepra penale ne rastin ne gjykim, sic u argumentua, eshte kryer me
pakujdesi ne formen e neglizhences.
Per shkaqet e mesiperme Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se
vepra penale e vrasjes se vajzes se tezes nga ana e te gjykuarit Ibrahim Qajka nuk duhet te
cilesohet si vrasje me dashje ne baze te nenit 76 te Kodit Penal, por si vrasje nga pakujdesia
ne baze te nenit 85 te Kodit Penal. Per kete arsye vendimet e gjykatave duhet te ndryshohen
dhe ndryshimi i cilesimit te vepres penale te behet nga ana e Kolegjit. Meqenese vrasja nga
pakujdesia parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, eshte veper penale qe sipas nenit 248/1 e
Kodit te Procedures Penale ndiqet me ankim, dhe meqenese sipas deklarates noteriale te
nenes se viktimes te administruar ne dosje rezulton se nuk kane ankim, ceshtja ne baze te
nenit 290, germa “ c “ e Kodit te Procedures Penale duhet te pushohet.
Kolegji Penal e cmon te pabazuar kerkesen e ngritur ne rekurs dhe ne gjykimin e
ceshtjes se i gjykuari nuk duhet te pergjigjet per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve
te gjuetise parashikuar nga neni 280 te Kodit Penal, me arsyetimin se i pandehuri nuk ka
patur si qellim qe te mbaje armen pa leje por e ka mbajtur me qellim per ta pastruar ate. Ne
kundershtim me sa pretendohet, vepra penale e armembajtjes pa leje nuk kerkon qe personi
te kete qellimin e posacem per ta disponuar armen ne menyre te tille, pa lejen perkatese, por
kerkon si element te ekzistences se saje mbajtjen e armes, natyrisht pa patur lejen perkatese,
pavaresisht nga qellimi qe ka personi qe e mban ate.
Kolegji Penal cmon se masa e denimit me dy vjet burgim te dhene te gjykuarit per
mbajtjen pa leje te armes se gjahut, qe i perkiste dajes se tij me leje perkatese te organeve
kompetente, eshte e rende, prandaj ajo duhet te ndryshohet dhe i gjykuari per kete veper
penale te denohet me gjashte muaj burgim. Kolegji Penal ne kete ndryshim te mases se
denimit per kete veper penale, mban parasysh se mbajtja pa leje e armeve te gjahut, ne
krahasim me armet e tjera eshte nder format me te lehta te armembajtjes te parashikuara nga
legjislacioni penal. Mbahet parasysh mosha e re e te gjykuarit, zhvillimi i tij arsimor, koha e
shkurter e mbajtjes se armes pa laje, fakti qe arma ishte e nje personi tjeter i cili e dispononte
lejen.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441, germa “b” dhe 442 te Kodit te
Procedures Penale
VENDOSI
Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane nr.551, date 16.07.2001 dhe te
vendimit nr.476, date 31.10.2001 te Gjykates se Apelit Tirane, per cilesimin ligjor te vepres se
kryer nga i gjykuari Ibrahim Qajka nga vrasje me dashje ne baze te nenit 76 te Kodit Penal ne
nenin 85 te Kodit Penal dhe pushimin e ceshtjes per kete veper penale.

139
Ndryshimin e mases se denimit per te gjykuarin Ibrahim Qajka, per vepren penale te
mbajtjes pa leje te armes se gjahut parashikuar nga neni 280 te Kodit Penal dhe denimin e tij
per kete veper penale me gjashte muaj burgim.
Tirane, me 16.05.2002
Nr. 74 i Regj.Themeltar.
Nr. 338 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Vladimir Bineri Anetar
Bashkim Caka Anetar
Spiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.05.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.74, qe i


perket :

KËRKUESIT: SEJDIN DUCKOLLARI, i biri i Shaqirit, i datl 1937, i denuar.

OBJEKTI:
Zgjidhje moskompetence.

I denuari Sejdin Duckollari ka paraqitur kerkese, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane


per ulje denimi.
Me vendimin nr. 287-akti, date 21.03.2002, kjo e fundit, shpall moskompetencen dhe
aktet i`a dergoi Gjykates se Rrethit gjyqesor Lushnje e cila, me vendimin nr.151, date
30.04.2002, e dergoi ceshtjen ne Gjykaten e Larte per te zgjidhur mosmarreveshjen per
kompetence midis Gjykatave Tirane, Lushnje e Kavaje.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro,
Prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi qe ceshtja t`i dergohet, per kompetence, Gjykates
se Rrethit Gjyqesor Kavaje dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Me 29.01.2002, i denuari Sejdin Duckollari qe ishte duke vuajtur denimin ne Repartin
327 Vaqarr, iu drejtua, Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, me kerkese per ulje denimi.
Kjo e fundit, me vendimin nr.287 akti, date 21.03.2002, shpalli moskompetencen dhe
i`a dergoi Aktet Gjykates se Rrethit Lushnje, me arsyetimin se, sipas shkreses nr. extra, date
21.03.2002, te Institutit te Riedukimit Vaqarr, i denuari Sejdin ishte transferuar ne Burgun e
Rrogozhines ku vazhdon te vuaje pjesen e mbetur te denimit me burgim.
Ne zbatim te pikes 2 te nenit 90 te K.Pr.Penale, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje e
dergoi ceshtjen ne Gjykaten e Larte per zgjidhjen e mosmarreveshjes per kompetence.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte pasi konstatoi se, sipas Ligjit nr.8650, date
31.07.2000, “Per ndarjen administrativo-teritoriale te njesive te qeverisjes vendore ne
140
Republiken e Shqiperise” qyteti i Rrogozhines ndodhet ne qarkun e Kavajes, ne zbatim te
nenit 7 te Ligjit nr.8328, date 16.04.1998, “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me
burgim, arriti ne perfundimin se, kompetente per gjykimin e kerkeses se te denuarit Sejdin
Duckollari eshte Gjykata e Rrethit Kavaje.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 91, te K.Pr.Penale,

VENDOSI
1. Aktet e ceshtjes penale nr.17 qe i perket kerkuesit Sejdin Duckollari, t`i a
dergoje per kompetence, Gjykates se Rrethit Kavaje.
2. Ky vendim t`i komunikohet, menjehere, Gjykates se Rrethit Lushnje,
Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Lushnje e Kavaje dhe kerkuesit Sejdin
Duckollari.

Tirane, me 21.05.2002

141
Nr 231 i Regj.Themeltar
Nr 340 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Spiro Spiro Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Natasha Sheshi Anetare
Bashkim Caka Anetar
Vladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 16.5.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURVE : ADRIAN KOLA


ROLAND DERVISHI

AKUZA
I pari, per vepren penale
te shkeljes te rregullave te sherbimit te rojes,
parashikuar nga neni 41/2 te Kodit Penal Ushtarak,
dhe i dyti, per vepren penale
te plagosjes se rende nga pakujdesia,
parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal Ushtarak.

Gjykata Ushtarake e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr 239, date 30.11.2001, ka


vendosur :
Deklarimin fajtor te te pandehurit Adrian Kola, per kryerjen e vepres penale te
shkeljes se rregullave te sherbimit te rojes, parashikuar nga neni 41/2 te Kodit
Penal Ushtarak dhe duke zbatuar nenin 406 te Kodit te Procedures Penale,
denimin e tij me 2 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland Dervishi, per kryerjen e vepres penale
te plagosjes se rende nga pakujdesia, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal
Ushtarak dhe duke zbatuar nenin 406 te Kodit e Procedures Penale, denimin e
tij me 1 vit dhe 4 muaj burgim.

Gjykata e Ushtarake e Apelit Tirane, me vendimin nr 5, date 11.1.2002, ka vendosur :


Pezullimin e ekzekutimit te denimit, me burgim,per te pandehurin Adrian
Kola,per 2 vjet kohe.
Lenien ne fuqi te vendimit ne te gjithe pjeset e tjera te tij.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar keto
shkaqe :
- Se cilesimi juridik i vepres, te kryer nga i pandehuri Adrian Kola, eshte i gabuar. Ky i
pandehur duhet te pergjigjet jo per vepren penale te shkeljes se rregullave te sherbimit
te rojes, parashikuar nga neni 41/2,te Kodit Penal Ushtarak, por per vepren penale te
vrasjes me dashje indirekte,te mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 77 i Kodit
Penal Ushtarak dhe 22 te Kodit Penal,
142
- Se pezullimi i ekzekutimit te denimit per te pandehurin Adrian Kola, eshte i gabuar,
mbasi nuk ekziston asnje nga kushtet e parashikuara ne nenin 59 te Kodit Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Arqile Lole, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit
dhe kthimin e akteve per rishqyrtim,
mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit Ardian Kola, avokat Qemal Dragoshi, i cili
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates Ushtarake te Apelit
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Nga shqyrtimi i akteve te ceshtjes penale,me te gjykuar Ardian Kola dhe Roland
Dervishi,del se, ne gjykimin e zhvilluar ne Gjykaten Ushtarake te Apelit, nuk jane zbatuar
rregullat e detyrushme per thirjen e te pandehurve ne gjykim.
Simbas proces verbalit gjyqesor,te Gjykates Ushtarake te Apelit,te dates 11.1.2002,del
se te gjykuarit Ardian Kola dhe Roland Dervishi nuk kane marre pjese ne gjykim.
Po ashtu ne gjykim nuk ka mare pjese as mbrojtesi i te gjykuarit Roland Dervishi.
Nga permbajtja e proces verbalit nuk del qe nga gjykata te jene kryer veprime per te
verifikuar shkakun e mosparaqitjes te te dy te gjykuarve dhe te mbrojtesit.
Ne dosje ndodhet vetem nje kopje telegrami, ne emer te Gjykates Ushtarake te
Apelit,me date 28.12.2001,pa firme, pa vule, pa asnje shenim,derguar me adrese “ Adrian
Fatmir Kola,Roland Halim Dervishi,Burgu 313 Tirane “,me te cilin behet njoftimi per diten dhe
oren e zhvillimit te gjykimit,prane asaj gjykate.
Nga sa u paraqit, del se, ne kushtet kur te gjykuarit kane qene te paraburgosur, ne
Burgun 313 Tirane, gjykata nuk ka urdheruar administraten e saj per te kryer te gjitha veprimet
e nevojeshme, lidhur me thirjen e te gjykuarve ne gjykim dhe njoftimin e tyre, per diten dhe
oren e zhvillimit te tij.
Njoftimi do te quhej i realizuar kur akti i njoftimit, simbas neneve 139 dhe 143,pika
1,germa b dhe germa d te Kodit te Procedures Penale, do t’i ishte dorezuar personalisht te
pandehurve te paraburgosur dhe kur ne te figuronin nenshkrimet e tyre si dhe neneshkrimi i
personit qe do te bente njoftimin.
Per me teper,te pandehurit e paraburgosur, ne aktin e njoftimit,krahas nenshkrimit,
duhej te shprehnin dhe vullnetin e tyre, per te mare ose jo pjese ne gjykim.
Ne te njejten menyre kjo gjykate duhej te vepronte dhe per njoftimin e mbrojtesve.
Duke mos i kryer keto veprime, Gjykata Ushtarake e Apelit ka cenuar te drejten e te
gjykuarve,te garantuar nga dispozitat e permendura,per tu njoftuar dhe per te mare pjese ne
gjykim.
Persa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se, ne kushtet e ekzistences te
nje akti te paplote, njoftimi i te gjykuarve, per diten dhe oren e zhvillimit te gjykimit, eshte i
pavlefshem.
Duke qene njoftimi i pavlefshem, per shkakun se nuk jane respektuar dispozitat qe
lidhen me thirjen e te pandehurve dhe pranine e mbrojtesit ne gjykim, ne baze te nenit 128,
pika 1, germa c te Kodit te Procedures Penle, te gjitha aktet proceduriale te bera nga Gjykata
Ushtarake e Apelit, jane absolutisht te pavlefshme.
Per kete shkak, vendimi nr 5, date 11.1.2002 i Gjykates Ushtarake te Apelit, duhet te
prishet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa c te Kodit te
Procedures Penale

143
VENDOSI
Prishjen e vendimit nr 5, date 11.1.2002 te Gjykates Ushtarake te Apelit.
Kthimin e akteve, ne ngarkim te te gjykuarve Ardian Kola dhe Roland Dervishi ne
Gjykaten Ushtarake te Apelit, per rigjykim me tjeter trup gjykues.

Tirane me 16.5.2002

144
Nr 204 i Regj.Themeltar
Nr 341 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Artan Hoxha Anetar
Spiro Spiro Anetar
Vladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 23.5.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURVE : LULZIM GJATA


BLEDAR IBRO

AKUZA
Vjedhje me dhune e pasurise,
kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 139 e 25 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr 151, date 19.4.2001, ka vendosur :


Deklarimin fajtor te te pandehurit Lulzim Gjata per kryerjen e vepres penale te
vjedhjes me dhune te pasurise, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni
139 e 25 te Kodit Penal, duke e denuar me 8 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Bledar Ibro per kryerjen e vepres penale te
vjedhjes me dhune te pasurise, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni
139 e 25 te Kodit Penal, duke e denuar me 8 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr 254, date 23.10.2001, ka vendosur :


Lenien ne fuqi te vendimit nr 151, date 19.4.2001 te Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Fier.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs mbrojtesi i te gjykuarit Bledar Ibro,
duke parashtruar keto shkaqe :
- se ne ngarkim te te gjykuarit nuk ekziston asnje prove fajesie,
- se i gjykuari ne kohen e ndodhjes se ngjarjes ka qene ne shtepine e tij,
- se nga gjykata nuk ju eshte dhene pergjigje e argumentuar pretendimeve tone,
- se ngjarja e ndodhur ben fjale per nje veper te mbetur ne tentative dhe jo te kryer
plotesisht sic pranon gjykata.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Saliko Hajno, i cili kerkoi kerkoi prishjen e vendimit te gjykates
se apelit dhe kthimin e akteve per rigjykim po ne ate gjykate,
mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit, avokat Ilir Cano, i cili kerkoi prishjen e
vendimit te gjyates se apelit dhe kthimin e akteve per rigjykim po ne ate gjykate,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi
145
VËREN
Vendimi nr 245,date 23.10.2001 i Gjykates se Apelit Vlore, i cili ka lene ne fuqi
vendimin nr 151, date 23.10.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, eshte absolutisht i
pavlefshem dhe si i tille duhet te prishet.
Nga aktet e ndodhura ne dosje del se, ne gjykimin e zhvilluar ne Gjykaten e Apelit
Vlore, nuk jane respektuar rregullat, e percaktuara ne Kodin e Procedures Penale per
njoftimin e te gjykuarve per te mare pjese dhe per t’u degjuar ne gjykim.
Sipas proces verbalit gjyqesor te dates 23.10.2001, Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur
gjykimin e ceshtjes ne mungese te te gjykuarve Bledar Ibro dhe Lulzim Gjata, me aresyetimin
se ata nuk jane paraqitur ne gjykim, ndonese kishin dijeni per diten dhe oren e zhvillimit te tij.
Lidhur me kete vendim te gjykates, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ai,
bazuar ne aktet e njoftimit, nuk eshte i drejte dhe i bazuar.
Gjykata e Apelit Vlore, te gjykuarve Lulzim Gjata dhe Bledar Ibro ju ka derguar flete
thirrje, me te cilat i njofton per te mare pjese ne gjykim, duke saktesuar diten dhe oren e
shqyrtimit te ceshtjes ne ngarkim te tyre.
Ne flete thirjet e ndodhura ne dosje verehet se ato nuk ju jane dorezuar personalisht te
dy te gjykuarve.
Ne flete thirjen derguar te gjykuarit Bledar Ibro, ne fund te saj, figuron i shkruar emri
“Vali Ibro”. Me te njejtin shkrim, poshte emertimit FTUSI, figuron i shkruar emri “Merjem” dhe
ne vazhdim te tij nje emertim i palexueshem.
Ne kete flete thirrje nuk ka asnje nenshkrim.
Ne flete thirjen derguar te gjykuarit Lulzim Gjata,ne fund te saj, ndodhet shenimi
“Personi ndodhet jashte shtetit. Nuri Gjata babai”. Poshte emertimit FTUESI nuk ka asnje
shenim.
Dhe ne kete flete thirje nuk ka asnje nenshkrim.
Duke vleresuar sa u paraqit, del se aktet e njoftimit, flete thirjet nuk jane perpiluar ne
formen e kerkuar nga ligji.
Neni 140, pika 1 i Kodit te Procedures Penale, percakton rregullat per njoftimet qe i
behen te pandehurit te lire. Simbas kesaj dispozite, kur njoftimi te pandehurit “nuk mund t’i
behet personalisht, ai behet ne banesen e tij ose ne vendin e punes, duke ia dorezuar aktin
nje personi qe bashkejeton me te ose nje fqinji, ose nje personi qe punon me te “.
I njejti rregull, simbas nenit 141, pika 1 te Kodit te Procedures Penale, zbatohet dhe
per te pandehurin qe nuk gjendet.
Nga permbajtja e ketyre dy dispozitave, del se, ne cdo rast, qe njoftimi nuk i eshte
dorezuar personalisht te pandehurit por nje personi tjeter, ne kopjen e aktit te njoftuar eshte e
detyrushme qe te shenohet emri i atij qe ju dorezua akti si dhe fakti se ai bashkejeton me te
pandehurin, eshte fqinj i tij apo punon me te.
Personi qe dorezon aktin e njoftimit si dhe personi qe e mer ate,per tia dorezuar te
pandehurit, jane te detyruar qe te nenshkruajne, ne kopjen e aktit te njoftimit.
Mosrealizimi i ketij detyrimi, passjell pavlefsherine e aktit.
Simbas nenit 143, pika 1, germa b dhe germa d te Kodit te Procedures Penale, njoftimi
eshte i pavlefshem…”kur ne kopjen e aktit te njoftuar mungon neneshkrimi i atij qe ka bere
njoftimin” dhe … “kur ne origjinalin e aktit te njoftuar mungon neneshkrimi i personit qe ka
mare persiper njoftimin”.
Bazuar ne sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se, te dy fletethirjet,
duke qene se jane te pa nenshkruara nga ai qe ka bere njoftimin dhe nga ai qe ka mere
persiper njoftimin, jane te pavlefsheme.
Duke u ndodhur ne kushtet e mosrespektimit te dispozitave, qe lidhen me thirjen e dy
te gjykuarve ne gjykim, ne gjykaten e apelit, kur ajo ka qene e detyrueshme, Kolegji Penal i
Gjykates se Larte cmon se ne baze te nenit 128, pika 1, germa c te Kodit te Procedures
Penale, te gjitha aktet proceduriale te bera ne kete gjykate, jane absolutisht te pavlefshme.

146
Per kete shkak vendimi nr 245, date 23.10.2001 i Gjykates se Apelit Vlore, duhet te
prishet.
Pervec sa u paraqit, simbas proces verbalit gjyqesor te dates 12.10.2001, del se, ne
gjykimin e zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Vlore, i gjykuari Lulzim Gjata eshte gjykuar ne
mungese, pa patur mbrojtes.
Lidhur me kete fakt, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se, nga ana e gjykates se
apelit eshte vepruar ne kundershtim me urdherimin e nenit 351, pika 1 te Kodit te Procedures
Penale.
Simbas kesaj dipozite, per cdo rast qe gjykata deklaron mungesen e te pandehurit ajo
eshte e detyruar qe gjykimin, ne ngarkim te tij, ta vazhdoje te prani te mbrojtesit.
Mos respektimi i dispozites se mesiperme, qe lidhet me pranine e mbrojtesit ne gjykim,
kur ajo eshte e detyrueshme, ben qe te gjitha aktet, e perpiluara nga Gjykata e Apelit Vlore, te
jene absolutisht te pavlefshme.
Dhe per kete shkak, vendimi nr 254, date 23.10.2001 i Gjykates se Apelit Vlore, duhet
te prishet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa c te Kodit te
Procedures Penale

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr 254,date 23.10.2001,te Gjykates se Apelit Vlore.
Kthimin e akteve ne ngarkim te te gjykuarve Lulzim Gjata dhe Bledar Ibro Gjykates se
Apelit Vlore per rishqyrtim, me tjeter trup gjykues.

Tirane me 23.5.2002

147
Nr. 73 i Regj.Themeltar
Nr. 342 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Bashkim Caka Anetar
Spiro Spiro Anetar
Vladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 21.5.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : PJERIN NDOCA

AKUZA
Vjedhje e pasurise,
parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
OBJEKTI
Rekurs i drejteperdrejte kunder vendimit nr 130,
date 23.4.2002, per caktimin e mases se sigurimit personal,
detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin nr 130, date 23.4.2002, ka


vendosur:
Vleftesimin te paligjshem te arrestit ne flagrance te te pandehurit Pjerin Ndoca.
Urdherimin e lirimit te menjehershem te te pandehurit Pjerin Ndoca nga
paraburgimi.
Caktimin e mases se sigurimit personal detyrim per paraqitje ne policine
gjyqesore, duke e urdheruar te pandehurin Pjerin Ndoca te paraqitet cdo te
hene dhe te enjte, ora 9.30, ne zyrat e Prokurorise se Rrethit Shkoder.

Kunder vendimit, te gjykates se apelit, ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar keto
shkaqe :
- Se ne kushtet e ekzistences te dyshimit te bazuar ne prova se i pandehuri ka kryer
vepren penale te vjedhjes se pasurise gjykata duhej qe ndaj te pandehurit te caktonte
si mase sigurimi personal arrestin ne burg dhe jo detyrimin per paraqitje ne policine
gjyqesore.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates per
masen e sigurimit personal nga arrest ne shtepi ne caktimin e nje garancie pasurore,
mbrojtesi i te pandehurit, nuk u paraqit
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

148
VËREN
Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se, i pandehuri Pjerin Ndoca eshte arrestuar ne
flagrance, nga policia gjyqesore, me arsyetimin se ai, ne daten 15.3.2002, ne fshatin Velipoje-
Plazh Shkoder, ka vjedhur nje pompe uji, prone e shtetasit Ndok Bleta, me vlere rreth 10.000
leke.
Per kete fakt, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin e saj ka vendosur
vleftesimin te paligjshem te arrestit ne flagrance, te te pandehurit Pjerin Ndoca, duke arsyetuar
se ai eshte realizuar ne mungese te kushteve te flagrances dhe pa patur urdher me shkrim te
prokurorit.
Lidhur me kete perfundim te gjykates, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ai
eshte i drejte dhe i bazuar ne fakt dhe ligje.
Ne te njejtin vendim, gjykata, duke caktuar per te pandehurin si mase sigurimi
personal, detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore, ka pranuar se, ne drejtim te tij ekziston
nje dyshimi i arsyeshem se ai e ka kryer vepren per te cilen eshte mare si i pandehur.
Ne vendim, gjykata ka arsyetuar gjithashtu se masa e sigurimit duhet te jete e tille per
shkakun se vlera e sendit te vjedhur eshte relativisht e vogel dhe se, bazuar ne nenin 229,
pika 2 te Kodit te Procedures Penale, kjo mase eshte ne raport te drejte me rendesine e faktit
dhe me sanksionin qe parashikon neni 134 i Kodit Penal, i cili fillon nga denimi me gjobe.
Lidhur me arsyetimin e kesaj pjese te vendimit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon
se ai eshte i plote dhe i bazuar ne ligje.
Persa i perket rekursit te prokurorit, me te cilin kerkohet prishja e vendimit te gjykates
dhe caktimi per te pandehurin Pjerin Ndoca, si mase sigurimi personal, arrest ne burg, Kolegji
Penal veren se ai nuk paraqitet asnje shkak, vecanerisht asnje nga ato te parashikuara ne
nenin 432 te Kodit te Procedures Penale, me te cilin te pretendohet per pabazueshmerine e
vendimit.
Duke qene ne keto rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, cmon se rekursi i
prokurorit eshte i pabazuar ne ligje dhe per kete shkak vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Shkoder, duhet te miratohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 249, pika 6 e Kodit te
Procedures Penale

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr 130, date 23.4.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder,
qe ben fjale per te pandehurin Pjerin Ndoca.

Tirane me 21.5.2002

149
Nr. 198 i Rregj. Themeltar
Nr. 343 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga :

Spiro Spiro Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Vladimir Bineri Anetar
Bashkim Caka Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.5.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen penale Nr.198, qe i


perket:

TË PANDEHURVE : ALFRED TOSKA


LUAN BIBERAJ

TË AKUZUAR :
Per veprat penale te vrasjes me dashje
e mbetur ne tentative e ne bashkepunim
dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake,
parashikuar nga nenet 76, 22 e 25 dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.29 date 19.1.2001, ka vendosur :


Deklarimin fajtor te pandehurit Alfred Toska per kryerjen e vepres penale te
vrasjes me dashje e mbetur ne tentative, ne bashkpunim dhe ne baze te
neneve 76, 22, 23 e 25 te K.Penal e denon me 8 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te pandehurit Alfred Toska per vepren penale te mbajtjes pa
leje te armeve luftarake dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 2
vjet burgim.
Ne bashkim te veprave penale ne baze te nenit 55 te K.Penal, gjykata i jep te
pandehurit nje denim te vetem prej 9 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te pandehurit Luan Biberaj per vepren penale te vrasjes me
dashje e mbetur ne tentative, ne bashkpunim dhe ne baze te neneve 76, 22,
23 e 25 te K.Penal e denon me 8 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te pandehurit Luan Biberaj per vepren penale te mbajtjes pa
leje te armeve luftarake dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal e denon me 2
vjet burgim.
Ne bashkim te veprave penale ne baze te nenit 55 te K.Penal gjykata i jep te
pandehurit nje denim te vetem prej 9 vjet burgim”.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi apelin e te pandehurit Alfred Toska, me vendimin Nr.91
date 7.3.2001, ka vendosur:
Mospranimin e ankimit kunder vendimit Nr.29 date 19.1.2001 te Gjykates se
Rrethit Gjyqesor Tirane.

150
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbi rekursin e te pandehurit Alfred Toska, me
vendim Nr.517 date 3.10.2001, ka vendosur:
Prishjen e vendimit Nr.91 date 7.3.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate.

Gjykata e Apelit Tirane, ne rigjykim, me vendim Nr.515, date 7.12.2001, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit Nr.29 date 19.1.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit Nr.515 date 7.12.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit
Nr.29 date 19.1.2001 te Gjykates Rrethit Gjyqesor Tirane, ka paraqitur rekurs ne baze te nenit
432 te K.Pr.Penale i gjykuari Alfred Toska, i cili kerkon prishjen e tyre dhe dergimin e ceshtjes
per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe :
- Vendimet jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe arsyetimi i tyre eshte haptazi
jologjik, pasi:
- Gjykata e Apelit qe ne fillim te shqyrtimit gjyqesor, ne kundershtim me ligjin, nuk pranoi
kerkesen per perseritje te pjeseshme te shqyrtimit gjyqesor, duke marre prova te reja,
per te thirrur e pyetur si deshmitar pjesmarresin ne ngjarje Eduart Koliqi, deshmia e te
cilit do te sqaronte shume rrethana te cilat deshmitaret e akuzes i kane dhene teper te
dyshimta.
- Nga vete menyra e arsyetimit te vendimit rezulton se te gjithe deshmitaret e akuzes
nuk e kane pare te pandehurin Alfred Toska te kete gjuajtur me granate ne drejtim te
te demtuares, nderkoh qe po ne arsyetimin e vendimit padrejtesisht vihen ne dyshim
deklarimet e dhena nga deshmitaret ne seance gjyqesore, qe kane deklaruar se me
granate nuk ka qelluar ky i pandehur.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin anetarit Artan Hoxha,
prokurorin Arqile Lole, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe te
Gjykates se Rrethit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim per mosthirrje te te gjykuarit Luan dhe
perseritje te shqyrtimit gjyqesor,
dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimet Nr.29 date 19.1.2001, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Nr.515
date 7.12.2001, te Gjykates se Apelit Tirane, jane marre ne mosrespektim te normave
proceduriale me pasoje pavlefshmerine e gjykimeve ne keto shkalle dhe njekohesisht
humbjen e te drejtave te ligjshme te te pandehurit, per kete shkak ato duhet te prishen.
Nga materialet e ceshtjes rezulton se Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Tirane, ne perfundim te hetimeve, ka derguar per gjykim ceshtjen penale kunder te
pandehurve Alfred Toska dhe Luan Biberaj per akuzen e vrasjes me dashje te mbetur ne
tentative e ne bashkepunim dhe ate te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga
nenet 76, 22 e 25 dhe 278/2 te K.Penal, ku i pandehuri Luan Biberaj ka qene ne gjendje te
lire.
Gjykimi ne shkalle te pare eshte zhvilluar ne mungese te te pandehurit Luan Biberaj.
Per thirrjen e tij, nga materialet e administruara ne dosje, rezulton se gjykata ka bere perpjekje
per t’a njoftuar me disa telegrame, te cilat rezultojne qe te mos i jene dorezuar atij dhe ne
pergjigje te vetem te njerit prej tyre nga sherbimi postar eshte vene shenimi “kthen Kamza,
personi ka dy muaj qe eshte larguar ne drejtim te paditur”. Gjithashtu, gjykata ka nxjerr nje
Urdher per kerkimin e tij dhe ne fund te tij nga njeri prej drejtuesve te toges se shoqerimit
eshte vene shenimi “personat qe ju kerkoni nuk ndodhen ne banese qe prej nje muaji. Jane
larguar jashte”.

151
Nga ky parashtrim rezulton se per njoftimin e te pandehurit Luan Biberaj nuk jane
respektuar rregullat per njoftimin e te pandehurit te lire qe jane percaktuar ne nenin 140 te
K.Pr.Penale. Keshtu, ne kete dispozite eshte parashikuar se : “1. Njoftimi per te pandehurin e
lire behet duke i dorezuar atij kopjen e aktit dhe kur nuk eshte e mundur t’i dorezohet atij
personalisht, njoftimi behet ne banesen e tij ose ne vendin e punes, duke ia dorezuar aktin nje
personi qe bashkjeton me te ose fqinjit, ose nje personi qe punon me te. 2. Kur vendet e
permendura me larte nuk dihen, atehere njoftimi behet ne vendin ku i pandehuri ka banimin e
perkohshem ose ne vendin ku qendron me shpesh, duke ia dorezuar aktin njerit prej
personave te permendur mesiper. 4. Kur pesonat e permendur mesiper mungojne, jane te
papershtatshem apo refuzojne te marrin aktin atehere procedohet per kerkimin e te
pandehurit ne vende te tjera. Dhe ne qofte se perseri nuk mund te arrihet te behet njoftimi,
atehere akti depozitohet ne qendren administrative te lagjes ose te fshatit ku i pandehuri
banon apo punon, duke afishuar ne porten e shtepise se te pandehurit ose ne vendin e tij te
punes lajmerimin e ketij depozitimi”. Pra,ne kete dispozite parashikohet procedura qe duhet te
ndiqet per njoftimin e te pandehurit te lire, e cila mund te kryhet ne disa menyra, por keto
rigorozisht te percaktuara ne permajtje dhe ne respektim te nje rradhe te ndervarur nga njera-
tjetra.Kjo procedure per njoftimin e te pandehurit Luan Biberaj nuk rezulton qe te jete kryer.
Ne rrethanat kur, nga ana e gjykates se shkalles nuk eshte respektuar neni 140 i
K.Pr.Penale dhe kur aktet e njoftimeve te kesaj gjykate per te pandehurin Luan Biberaj jane te
pavlefshme, bazuar ne nenin 143 te K.Pr.Penale, Kolegji Penal arrin ne perfundimin se
gjykimi ne shkalle te pare eshte zhvilluar ne mungese te ketij te pandehuri, duke mos u thirrur
ai ne kundershtim me ligjin.
Kjo shkelje,ne kuptim te nenit 128/c te K.Pr.Penale, passjell pavlefshmerine absolute
te gjykimit ne shkalle te pare, per shkak te mosrespektimit te dispozitave qe lidhen me thirrjen
e te pandehurit ne gjykim. Njekohesisht,kjo shkelje ka sjell dhe humbjen e te drejtave te
ligjshme te te pandehurit Luan Biberaj dhe pikerisht ato per t’u mbrojtur vete apo per t’u
degjuar para se te gjykohet ne nje proces penale, te drejta keto qe burojne nga nenet 31 dhe
33 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Per rrjedhoj, vendimi i gjykates se shkalles se
pare eshte i kunderligjshem.Ky perfundim vjen konform edhe me qendrimin e mbajtur nga
Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne Vendimin Unifikues Nr.2 date 19.4.2001.
Gjithashtu,nga materialet e ceshtjes, konstatohet se ne fazen e hetimit paraprak, te
pandehurit kane zgjedhur si mbrojtes, avokatin Qazim Gjonaj. Ne seancat e pare gjyqesore,
gjykata e ka njoftuar kete avokat per te marre pjese ne gjykim si mbrojtes i te dy te
pandehurve, por per shkak te mosparaqitjes se tij, ne seancen e dates 3.11.2000, ne
mungese te te pandehurve, gjykata, mbeshtetur ne nenin 49/5 te K.Pr.Penale, ka vendosur
zevendesimin e tij me avokaten Manushaqe Zhulali. Kjo mbrojtese eshte zevendesuar me
pas, per shkak mosparaqitje ne gjykim, me avokatin Uk Cenaj, i cili eshte zevendesuar me
pas, po per te njejtin shkak, me avokaten Manushaqe Zhulali qe ka marre pjese deri ne
perfundim te gjykimit dhe seancen e parafundit, eshte zgjedhur edhe me deklarim nga i
pandehuri Alfred Toska. Pra, rezulton se te pandehurit Alfred Toska dhe Luan Biberaj jane
mbrojtur ne gjykimin ne shkalle te pare nga i njejti mbrojtes.
Nga materialet e ceshtjes rezulton se midis te gjykuarve Alfred Toska dhe Luan Biberaj
ka mosperputhje interesash, c’ka del nga deklarimet e tyre ne disfavor te njeri-tjetrit.
Ne keto rrethana, ka qene e domosdoshme qe nga ana e gjykates se shkalles se pare
te konstatohej kjo mosperputhje interesash dhe te beheshin zevendesimet e nevojshme te
mbrojtesve, per t’ju garantuar keshtu te pandehurve nje mbrojtje te drejte dhe ligjore. Duke
mos u bere kjo, ben qe gjykimi te jete kryer ne kundershtim me dispozitat proceduriale penale,
nenin 54 te K.Pr.Penale, qe lidhen me pjesmarrjen ne gjykim te mbrojtesit. Per pasoje, ne
baze te nenit 128/c te K.Pr.Penale aktet e ketij gjykimi jane absolutisht te pavlefshme edhe
per kete shkelje te rende proceduriale, dhe gjykimi konsiderohet se nuk eshte kryer.
Rigjykimi i ceshtjes ne Gjykaten e Apelit Tirane, pas prishjes se vendimit te saj me
vendim Nr.517 date 3.10.2001 te Gjykates se Larte, eshte zhvilluar gjithashtu ne mungese te
152
te pandehurit Luan Biberaj pa u njoftuar rregullisht ai. Ne dosje jane administruar Shkresa per
shoqerimin e ketij te pandehuri per me date 9.11.2001 drejtuar Toges se Shoqerimit dhe
Komandes se Repartit 313 Tirane, ne nje kohe qe i pandehuri ishte i lire dhe per njoftimin e tij
duhej te ishin respektuar rregullat e parashikuara ne nenin 140 te K.Pr.Penale. Per me teper
qe, ne shkresen derguar Komandes se Repartit 313 Tirane, eshte vene shenimi “nuk ndodhet
ketu”. Ne keto kushte, seanca gjyqesore ne kete date eshte shtyre per me date 7.12.2001,
por perseri gjykata nuk ka realizuar detyrimin e saj per thirrjen e te pandehurit Luan Biberaj ne
vendbanimin e njohur te tij, duke mos i nisur asnje lloj njoftimi.
Kolegji keshtu konstaton se edhe nga ana e Gjykates se Apelit nuk eshte permbushur
detyrimi i saj per thirrjen ne gjykim te te pandehurit Luan Biberaj, ne kundershtim me nenin
426 te K.Pr.Penale, shkelje kjo qe ne kuptim te nenit 128/c te K.Pr.Penale passjell
pavlefshmerine absolute te akteve te ketij gjykimi,.Ky perfundim vjen konform edhe me
qendrimin e mbajtur, ne interpretim te ketyre dispozitave qe lidhen me zhvillimin e gjykimit ne
shkalle te dyte nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me Vendimin Unifikues Nr.1
date 15.2.2001, qe nuk eshte mbajtur parasysh nga Gjykata e Apelit ne kete gjykim.
Pervec sa mesiper, ne rigjykim gjykata duhet te beje kujdes per respektimin e te
drejtes kushtetuese dhe ligjore te te pandehurit ne nje proces penal, qe buron nga neni 31/d i
Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe nga neni 356 i K.Pr.Penale, qe ka te beje me
kerkesat per marrjen e provave, mospranimi apo mosmarrja e te cilave duhet te behet vetem
per shkaqe te ligjshme.
Si perfundim, pavarsisht se kjo ceshtje ka ardhur ne Gjykate te Larte mbi rekurs te te
gjykuarit Alfred Toska, Kolegji Penal mbeshtetur nenit 434 te K.Pr.Penale, kryesisht konstaton
se gjykimet ne dy shkallet e para jane zhvilluar ne shkelje te renda te normave proceduriale
dhe cmon se ndodhemi para rasteve te parashikuara nga neni 432/b te K.Pr.Penale, qe i
bejne te cenueshem vendimin Nr.515 date 7.12.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
vendimin Nr.29 date 19.1.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, vendime te cilat duhet
te prishen dhe ceshtja te kthehet per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, aty ku kane
filluar edhe shkeljet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 441/c dhe 443 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.515 date 7.12.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit
Nr.29 date 19.1.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe dergimin e ceshtjes per
rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me tjeter trup gjykues.

Tirane me 16.5.2002

153
Nr. 72 i Regj.Themeltar.
Nr. 344 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Bashkim Caka Anetar
Spiro Spiro Anetar
Vladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21-23.05.2002 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 72 qe i


perket :

TË PANDEHURVE: 1. AGIM HOXHA, i biri i Isase, lindur me 1967 ne Puke.


2. BUJAR HOXHA, i biri i Isase, lindur me 1974
ne Puke.
3. ISMET HOXHA, i biri i Isase, lindur me 1970 ne Puke,
mbrojtur nga avokat Leke Hajdari.

A K U Z U A R:
Per vepren penale te vrasjes me dashje
kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative
parashikuar nga neni 78, 22 e 25 te K.Penal
dhe armembajtje pa leje
parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal.
OBJEKTI:
Kundershtim i vendimit te gjykates se rrethit
per caktimin e mases se sigurimit.

Gjykata e Rrethit Puke, me vendimin Nr.20, date 29.04.2002, ka vendosur:


Vleftesimin e ligjshem te “arrestit ne flagrance” per te pandehurit Agim Hoxha,
Bujar Hoxha e Ismet Hoxha.
Caktimin si mase sigurimi “arrest ne burg” per te pandehurit Agim Hoxha Bujar
Hoxha e Ismet Hoxha.

Kunder vendimit kane bere rekurs te pandehurit Agim Hoxha e Bujar Hoxha te cilet
kerkojne ndryshimin e mases se sigurimit nga “arrest ne burg” ne detyrim per paraqitje ne
policine gjyqesore duke parashtruar keto shkaqe:
- Per ngjarjen e ndodhur me 25.04.2002, ka pergjegjesi vetem i pandehuri Ismet qe ka
patur automatikun e ka qelluar me te ne drejtim te autovetures ku ishin tre persona. Ne
te dy nuk kemi qene te pranishem e skemi asnje lidhje me ngjarjen.
- Ne rastin konkret nuk ekziston asnje dyshim i bazuar ne prova, nuk ka rrezik ikje pasi
ne jemi paraqitur vete ne prokurori.

154
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Artur Selmani qe kerkoi
ndryshimin e vendimit te gjykates duke caktuar “burg me afat” per dy te pandehurit, mbrojtesin
Lek Hajdari qe kerkoi ndryshimin e vendimit duke caktuar si mase sigurimi detyrimin per
paraqitje ne policine gjyqesore te te pandehurve Bujar Hoxha e Agim Hoxha dhe pasi e
bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Puke, me te cilin eshte vendosur vleftesimi i ligjshem i
“arrestit ne flagrance” per te pandehurit Bujar Hoxha, Ismet Hoxha e Agim Hoxha, eshte marre
duke aplikuar drejt kerkesat ligjore e duhet te miratohet.
Duke ju referuar materialeve te paraqitura nga organi i akuzes e te administruara prej
saj, gjykata e rrethit ka pranuar se me daten 25.04.2002 rreth ores 11, ne qendren e qyetit te
Pukes eshte qelluar me arme zjarri ne drejtim te nje autoveture, ne te cilen ndodheshin
shtetasit Fation Gerxhari, Myzafer Puka e Zamir Puka. Nga procesverbali i kqyrjes se vendit
te ngjarjes, ka rezultuar se makina “Niva” 1600 ishte qelluar nga disa plumba (jane gjetur ne
vendin e ngjarjes 6 gezhoja). Njekohesisht nga plumbat ishin demtuar banesa e shtetasit
Musa Hadroj, autobuzi i shtetasit Ilir Rexhepi dhe dyqani i shtetasit Artur Kuqi.
Menjehere organet e policise kane kryer veprimet perkatese dhe jane vene ne ndjekje
te autoreve te vepres penale, identifikimi i te cileve eshte bere nga tre personat qe
ndodheshin ne autoveture dhe eshte bere e mundur kapja e te pandehurit Ismet Hoxha i cili
kishte me vehte dhe nje arme automatike tip kinez dhe e te pandehurve Bujar e Agim Hoxha
qe jane vellezer.
Pasi jane kryer veprimet fillestare hetimore, jane pyetur personat e ndodhur ne vend
ngjarje, jane marre te pandehur tre personat e siperm, jane pyetur me ate cilesi dhe eshte
bere ekspertimi balistik i automatikut te kapur te pandehurit Ismet Hoxha nga ka dale se
gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes jane qitur nga ai automatik.
Ne kundershtim me sa pretendohet ne rekursin e paraqitur, gjykata e rrethit per
vleftesimin e ligjshem te “arrestit ne flagrance”, e caktimin e mases se sigurimit “arrest ne
burg”, ka zbatuar gjithe kerkesat e percaktuara ne K.Pr.Penale. Duhet patur parasysh se
caktimi i mases se sigurimit, nuk zgjidh problemin e fajesise se te pandehurve, menyren e
kryerjes se vepres penale, rolin e bashkepunetoreve ne krim, shkaqet e motivit e kryerjes se
saj. Ne caktimin e mases se sigurimit, gjykata e rrethit mbi bazen e kerkeses se bere nga
organi i akuzes dhe materialeve te paraqitura prej tij, cmon nevojen e marrjes se masave te
sigurimit personal, per te krijuar kushte normale per hetimin e ceshtjes, per te evituar
mundesine e ikjes se te pandehurve dhe te realizimit te kryerjes se ndonje vepre tjeter penale
prej tyre.
Kushti themelor per caktimin e masave te sigurimit personal, percaktohet ne nenin
228/1 te K.Pr.Penale, ku theksohet “askush nuk mund t’u nenshtrohet masave te sigurimit
personal ne qofte se ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova”,
pra eshte e domosdoshme qe te kete materiale e te dhena te mjaftueshme mbi bazen e te
cilave gjykata te krijoje dyshime per kryerjen e vepres penale dhe per autoret e tyre.
Ne rastin ne shqyrtim, nga materialet e paraqitura nga prokurori, si kqyrja e vendit te
ngjarjes, kapja dhe ekspertimi i automatikut dhe deklarimet e bera nga personat qe kane patur
dijeni per vepren penale, me te drejte gjykata ka krijuar dyshime per kryerjen e vepres penale
te tentatives se vrasjes, nga tre te pandehurit si dhe ka gjetur te ligjshem “arrestimin ne
flagrance” te tyre e ka caktuar masen e sigurimit “arrest ne burg”.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, arrin ne perfundimin se gjykata e rrethit ne
vendosjen e masave te sigurimit personal, ka cmuar se ekzistojne shkaqe te rendesishme qe
vene ne rrezik marrjen e provave, ka patur parasysh pershtatshmerine e tyre me shkallen e

155
nevojave te sigurimit, rendesine e faktit dhe saksionin qe parashikon vepra penale, per te cilen
akuzohen tre te pandehurit.
Ne kushtet e mesiperme vendimi i Gjykates se Rrethit Puke, eshte i drejte por Kolegji
Penal i Gjykates se Larte, duke ju referuar materialeve qe ndodhen ne dosje, terheq
vemendjen ne keto drejtime:
a. Nga ligji procedurial penal del se, masa e sigurimit eshte personale dhe
ne cdo rast vendimi i gjykates duhet te merret per nje te pandehur e jo te vendoset
masa e sigurimit per disa te pandehur ne nje vendim.
b. Vendimi i gjykates duhet te jete i qarte e bindes mbi faktet mbi te cilat
gjykata krijon dyshimin e arsyeshem e jo te permende pa argumenta vetem
parashtrimet e prokurorit. Duke qene vendime qe kane te bejne me kufizimin e te
drejtave te shtetasit ne cdo rast gjykata duhet te theksoje pervec faktit dispozitat
ligjore ku bazohet per caktimin e mases se sigurimit dhe te llojit te saj gje qe nuk
del ne vendimin kunder te cilit eshte ushtruar rekurs.
c. Ne teresine e tyre, proces verbalet gjyqesore nuk jane te plota. Dihet
qe edhe vendimet e gjykatave te rretheve, per caktimin e masave te sigurimit jane
te atakueshme, pra qe i nenshtrohen kontrollit te nje gjykate me te larte. Duke
qene te tilla e me qellim qe nje gjykate me e larte te nxjerre perfundime te drejta
per bazueshmerine ne ligj te vendimit, eshte e domosdoshme qe ne proces verbal
te gjejne pasqyrim te gjitha aktet qe paraqesin palet ne gjykim e qe administrohen
nga gjykata. Ne rastin konkret ne proces verbalin e seances gjyqesore thuhet
vetem “administrohet fashikulli nr. 43 akti” pa permendur se cfare akte permban ky
fashikull i cili nuk ka as numertim per te arritur ne konkluzionin se eshte ky fashikull
ku ndodhen aktet e adminstruara ne gjykim.
d. Cdo akt i paraqitur nga prokurori pervec qe sikurse u tha duhet te gjeje
pasqyrim ne proces verbalin e seances gjyqesore, duhet te bashkohet e te lidhet
me te gjithe aktet e tjera veprim ky qe pamvaresisht se nga kush kryhet, duhet t’i
nenshtrohet kontrollit te gjykates.
Problemet e tjera te ngritura ne rekurs per pjesemarrjen apo jo te tre te pandehurve ne
kryerjen e vepres penale, nuk kane te bejne me caktimin e mases se sigurimit por me hetimin
e ceshtjes, e cila sikurse u tha do te nxjerre perfundimisht konkrete per fajesine e te
pandehurve.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, gjen te bazuar edhe kerkesen e prokurorit per
ndryshimin e vendimit e caktimin ndaj te pandehurve Bujar Hoxha e Agim Hoxha te “arrestit
me burg” me afat. Ne baze te nenit 245/ç te K.Pr.Penale, masa e sigurimit mund te jete me
kohezgjatje te caktuar kur ajo urdherohet per te garantuar marrjen ose vertetimin e proves dhe
kjo mase duhet te caktohet nga gjykata e faktit qe vlereson brenda nje kohe te shkurter nga
ndodhja e vepres penale materialet qe paraqet prokurori, pershtatshmerine e tyre per caktimin
e mases se sigurimit dhe nevojen e marrjes se proves per te garantuar nje mase sigurimi sa
me te bazuar. Ndersa Kolegji Penal i Gjykates se Larte, kontrollon zbatimin e ligjit nga gjykatat
e rrethit apo te apelit e bazueshmerine ne ligj te masave te marra.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr.20, date 29.04.2002 te Gjykates se rrethit Puke, per caktimin e
mases se sigurimit “arrest ne burg” per te pandehurit Bujar Hoxha e Agim Hoxha.

Tirane, me 23.05.2002

156
Nr.203 i Regj.Themeltar.
Nr. 346 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Vladimir Bineri Anetar
Artan Hoxha Anetar
Spiro Spiro Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 23.05.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.69, qe i


perket :

TË PANDEHURIT: MEXHIT KURTI, i biri i Hysenit, i datl.1919,


banues ne Burrel; ne gjendje arrest shtepie.

A K U Z U A R:
Per krimin e vrasjes
ne gjendje te tronditjes se forte psikike te castit,
parashikuar nga neni 82 i K.Penal.

Me vendimin nr.67, date 03.10.2001, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin, eshte


vendosur:
Deklarimi fajtor i te pandehurit Mexhit Kurti per krimin e vrasjes ne gjendje
tronditje te forte psikike te castit dhe ne zbatim te nenit 82 te K.Penal, denimi i
tij me 21 (njezetenje) muaj burgim.
Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale i pandehuri Mexhit u denua,
perfundimisht, me 14 (katermbedhjete) muaj burgim.
Ciftja e gjahut me nr.18293008811, me te cilen eshte kryer krimi, t’i kthehet te
pandehurit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.533, date 21.12.2001, ka vendosur


Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder te dy vendimeve ka paraqitur rekurs, ne Gjykaten e Larte, mbrojtesi i te


pandehurit, avokat Ali Paja, me te cilin kerkon ndryshimin e tyre, persa i takon cilesimit ligjor te
vepres nga vrasje ne tronditje te forte psikike te castit, parashikuar nga neni 82 i K.Penal, ne
vrasje ne kushtet e kapercimit te kufijeve te mbrojtjes se nevojshme dhe denimin e te
pandehurit me kohen e paraburgimit, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:
- Te dy vendimet jane haptazi jo logjik, pasi, ne pjesen arsyetuese nuk marrin parasysh
rrethanat e ngjarjes sic, kane gjetur pasqyrim ne aktet e procedimit penal ne ngarkim
tim.
- Duke qene i tronditur dhe meqenese sulmi vazhdonte ndaj baneses sime, kam gjuajtur
ne drejtim te jonxhes, pa objektiv, per t`u mbrojtur dhe rastesisht eshte plagosur
viktima per vdekjen e te cilit akuzohem.

157
- Gjykata nuk ka vleresuar si duhet rrethanat lehtesuese si qendrimin tim pendues,
normalizimin e marredhenieve, moshen time te thyer, si dhe gjendjen e rende
ekonomike dhe shendetesore.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro,
Prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe
dergimin e akteve, per rishqyrtim, po asaj gjykate; mbrojtesin e te gjykuarit, avokat Ali Paja, i
cili kerkoi pafajesi dhe pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne fashikullin e procedimit penal qe i perket te
gjykuarit Mexhit Kurti si dhe gjate gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte, u konstatua se, si
rrjedhoje e shkembimit te armeve qe ndodhi pas mesnates se dates 29.11.2000, ne fshatin
Fushe – Milot, te rrethit Kurbin, mbeti i plagosur i quajturi Eduard Shyti, i cili rruges, duke u
transportuar per ne spital, vdiq.
Si gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe ajo e apelit, ne vendimet e tyre, kane
pranuar te provuar faktin se vdekja e viktimes Eduard ka ardhur si rezultat i gjuajtjes me arme
gjahu nga ana e te gjykuarit, perfundim, te cilin Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjen te
drejte, te bazuar ne provat qe jane administruar gjate shqyrtimit te ceshtjes, ne te dy shkallet e
gjykimit te saj.
Vepren e te gjykuarit, te dy keto gjykata, e kane cilesuar si vrasje te kryer ne gjendjen
e tronditjes se forte psikike, parashikuar si krim nga neni 82 i K.Penal, vleresim te cilin ky
Kolegj e gjen te pabazuar ne ligj.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte arriti ne kete perfundim, duke u bazuar, se pari, ne
analizen e fakteve te kesaj ngjarjeje, ashtu sikunder i kane pranuar gjykatat ne vendimet e
tyre dhe se dyti, ne domosdoshmerine e zbatimit drejt dhe sakt te kuptimit te dispozitave te
pjeses se pergjithshme te K.Penal dhe interpretimit qe u eshte bere atyre si nga doktrina
ashtu edhe nga praktika gjyqesore.
Keshtu, te dy gjykatat, kane pranuar se, ndersa ishte duke fjetur ne shtepine (barake
me derrasa) e djalit te tij, bashke me gruan dhe te rene e ketij te fundit, si dhe femijet e mitur, i
gjykuari, rreth ores 01.00 pas mesit te nates, konstatoi se disa persona perpiqeshin te vidhnin
bagetite dhe shpendet e familjes se te birit qe ishin te mbyllura ne nje banese tjeter, e cila
ndodhej disa metra larg barakes qe perdorej per banim. I ndodhur para kesaj situate, duke
qene i vetmi mashkull ne shtepi, megjithese ne moshen 82 vjecare, me armen e gjahut qe
mbante me leje, i gjykuari shtiu dy here per t`i trembur dhe kur, mbas kesaj, vjedhesit u
kunderpergjigjen, me bresheri automatiku ,derjpersedrejti ne drejtim te barakes ku, vec tij,
sikurse u permend, ishin duke fjetur pjestaret e tjere, (gra e femije) te familjes, shtiu edhe disa
here te tjera, tashme jo ne ajer, por, ne kushtet e erresires se plote, ne drejtim te vendit ku
ndodhej baraka e bagetive, ku, u plagos i quajturi Eduard Shyti, i cili sikurse rezultoi me vone,
kishte qene duke tentuar te vidhnin bageti, bashke me vellane e tij, Gjergj Shyti.
Duke i konsideruar rrethanat e ngjarjes te pranuara si me siper, Kolegji Penal i
Gjykates se Larte, arriti ne perfundimin se i gjykuari Mexhit nuk ka vepruar ne kushtet e
tronditjes se forte psikike te castit, por e ka kryer vepren ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme,
parashikuar ne nenin 19 te K.Penal dhe per rrjedhoje, ai nuk duhet te pergjigjet penalisht, per
pasojen e ardhur, fillimisht, plagosjen dhe ne vijim, vdekjen e viktimes Eduard.
Nga permbajtja e dispozites se nenit 19 te K.Penal, rezulton se, personi, i cili ka kryer
vepren, ne disa rrethana te percaktuara rigorozisht ne kete dispozite, te cilat ligjevenesi i
shpreh me fjalet: “….. duke qene i detyruar te mbroje jeten, shendetin, te drejtat dhe interesat
e tij ose te nje tjetri, nga nje sulm i padrejte dhe i castit, me kusht qe karakteri i mbrojtjes te
jete ne proporcion me rrezikshmerine e sulmit”, nuk ka pergjegjesi penale, rrethana ne te cilat

158
ky Kolegj cmon se ka ndodhur ngjarja e dates 29.11.2000, ne te cilen ka ardhur vdekja e
viktimes Eduard.
Ne kete perfundim u arrit, pasi sikurse u permend edhe ne pjesen e perparme te ketij
vendimi, i gjykuari fillimisht, u vu ne mbrojtje te pasurise dhe, pasi viktima me te vellane,
shtine, me bresheri automatiku, ne drejtim te barakes se banimit, ku u plagos ai vete dhe
bashkeshortja e tij, veproi per te mbrojtur jo vetem pasurine, por edhe jeten e shendetin e
pjestareve te tjeter te familjes qe ndodheshin, ne ate moment, ne barake, bashke me te.
Sikunder pranojne ngjarjen te dy gjykatat, rezulton i provuar fakti qe ishte viktima,
bashke me vellane e tij, inisiatore te sulmit, fillimisht ndaj pasurise dhe menjehere mbas saj,
ne vijimesi te panderprere ne kohe, (d.m.th. ne cast), ndaj jetes dhe shendetit te te gjykuarit
dhe pjestareve te tjere te familjes, te cilet nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje,
provohet se jane rrezikuar realisht, pervec me faktin e demtimeve qe pesoi i gjykuari dhe
bashkeshortja e tij edhe me numrin e madh te vrimave tejshpuese te shkaktuara me predhe
ne faqet anesore te barakes se banimit dhe disa pajisjeve qe ndodheshin ne mejdiset e
brendeshme te saj , sikurse jane pasqyruar me hollesi, ne procesverbalin e keqyrjes se vendit
te ngjarjes qe eshte mbajtur rreth 5-6 ore mbasi kishte ndodhur ngjarja, (f.11-16 e fashikullit te
prokurorise).
Ndodhur ne keto kushte, Kolegji penal i Gjykates se Larte, arriti ne perfundimin se
duhet te prishen, si vendimi nr.67, date 03.10.2001, i Gjykates se rrethit gjyqesor Kurbin,
ashtu edhe vendimi nr.533, date 21.12.2001, i Gjykates se Apelit Tirane dhe ceshtja penale
qe i perket te gjykuarit Mexhit Kurti, te pushohet.
Ne lidhje me armen e gjahut me te cilen shtiu i gjykuari, meqenese vepra e kryer prej tij
nuk sjell pergjegjesi penale dhe ajo mbahej me lejen e organeve kompetente, Kolegji cmon se
se ajo duhet t`i mbetet te gjykuarit Mexhit.
Megjithate, ne lidhje me kete arme, nga shqyrtimi i akteve rezulton se, ne nje kohe kur
gjykata e shkalles se pare kishte disponuar qe ajo t`i kthehej te gjykuarit, gjykata e apelit, ne
pjesen arsyetuese te vendimit, gabimisht , shprehet sikur te qe vendosur kalimi i armes ne
favor te shtetit, lajthitje e cila i vihet ne dukje kesaj gjykate (apelit) per nje studim me te
vemendshem te akteve qe merren ne shqyrtim prej saj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar ne pikat 1/a dhe 2 te nenit 442 dhe nenit
190/c te K.Pr.Penale,

VENDOSI
1. Prishjen e vendimeve, nr.67, date 03.10.2001, te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Kurbin dhe nr.533, date 21.12.2001, te Gjykates se Apelit Tirane dhe pushimin e ceshtjes qe
i perket te gjykuarit Mexhit Kurti.
2. Arma e gjahut me nr.18293008811, t`i kthehet ketij te gjykuari.

Tirane, me 23.05.2002

159
Nr. 78 i Regj.Themeltar.
Nr. 347 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Bashkim Caka “
Vladimir Metani “
Vladimir Bineri “

ne seancen gjyqesore te dates 27.5.2002 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 78 qe i perket:

TË PANDEHURIT: RAKIP MUHAMETI, i biri i Asllanit, lindur me


1952, banues ne Bistrovice – Berat, mbrojtur nga avokat
Shuaip Syri.

A K U Z U A R:
Per vepren penale te vrasjes me dashje
parashikuar nga neni 76 i K.Penal.
OBJEKTI:
Kundershtim i vendimit te gjykates se rrethit
per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendim te ndermjetem, ne seancen gjyqesore te


dates 30.04.2002, ka vendosur:
Caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg ndaj te pandehurit Rakip
Muhameti.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs i pandehuri qe kerkon shfuqizimin e tij, duke


parashtruar keto shkaqe:
- Ceshtja penale kunder meje ka filluar ne vitin 1995 per vepren penale te vrasjes me
dashje. Gjykata e Rrethit Berat me vendimin nr. 44 date 7.5.2001 e ka cilesuar vepren
si vrasje e kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme dhe u urdherua lirimi
me qe kjo veper ishte amnistuar. Vendimi u prish nga gjykata e apelit dhe ceshtja u
dergua per rishqyrtim ne gjykaten e rrethit.
- Ne seancen e dates 30.4.2002, mungonte mbrojtesi dhe gjykata caktoi masen e
sigurimit arrest ne burg, vendim qe vjen ne kundershtim me ligjin sepse:
- Ne baze te nenit 260/3 te K.Pr.Penale kerkesen per masen e sigurimit e ben prokurori.
Ne rastin konkret nuk ka kerkese nga prokurori dhe nevojat e sigurimit nuk jane
renduar.
- Meqenese mungonte mbrojtesi, gjykata nuk mund te vazhdonte gjykimin.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Arqile Lole dhe mbrojtesin
Shuaip Syri, qe kerkuan shfuqizimin e vendimit e si analizoi ceshtjen ne teresi,

160
VËREN
Vendimi i ndermjetem per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg per te
pandehurin Rakip Muhameti marre nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat ne seancen
gjyqesore te dates 30.04.2002 eshte rezultat i aplikimit te gabuar te ligjit e duhet te
shfuqizohet.
Nga aktet qe jane administruar ne gjykimin e ceshtjes, rezulton se i pandehuri Rakip
Muhameti eshte derguar per gjykim nen akuzen e vrasjes me dashje te viktimes Xhevair Tafa
me daten 25.3.1995. Me vendimin nr. 47 date 4.8.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat,
ndaj tij eshte caktuar masa e sigurimit personal arrest ne burg.
Mbasi ka vazhduar gjykimi, me vendimin nr. 44 date 7.5.2001 te asaj gjykate eshte
vendosur deklarimi fajtor i te pandehurit Rakip Muhameti per vrasje te kryer ne kapercim te
kufijve te mbrojtjes se nevojshme dhe denimi i tij ne baze te nenit 83 te Kodit Penal me 6 vjet
burgim. Ne zbatim te nenit 1 te ligjit nr. 8202 date 27.3.1997 “Per amnistine” eshte perjashtuar
nga vuajtja e denimit dhe eshte urdheruar lirimi nga paraburgimi.
Gjykata e Apelit Vlore qe ka gjykuar ceshtjen mbi apelimin e prokurorit, me vendimin
nr. 226 date 20.10.2001, ka prishur vendimin e gjykates se rrethit dhe e ka kthyer ceshtjen per
rishqyrtim ne ate gjykate. Ne vendimin e gjykates se apelit theksohet se ka te dhena qe ky i
pandehur per kete akuze eshte gjykuar njehere ne vitin 1995 e s’duhej te gjykohej perseri.
Njekohesisht i lihet detyre gjykates se rrethit qe te kryeje verifikimet e nevojshme dhe ne se
del se eshte denuar me pare per te njejten veper, te konkludohet sipas kerkesave te nenit 377
te K.Pr.Penale.
Me daten 12.2.2002 ka rifilluar gjykimi ne gjykaten e rrethit duke u paraqitur i
pandehuri ne gjendje te lire ne disa seanca. Ne vazhdim te gjykimit, ne seancen gjyqesore te
dates 30.4.2002 ne kerkesat paraprake, i pandehuri Rakip Muhameti, ka kerkuar te shtyhet
gjykimi pasi kerkonte te mbrohej me avokat. Gjykata e rrethit, ne kundershtim me kerkesat
proceduriale dhe te drejtat Kushtetuese qe i njihen cdo shtetasi, nuk ka marre ne shqyrtim ate
kerkese dhe pa u shprehur per te merr vendim kryesisht per caktimin e mases se sigurimit
arrest ne burg ndaj te pandehurit Rakip Muhameti. Ne marrjen e ketij vendimi gjykata e rrethit
arsyeton se kane ndryshuar rrethanat per te pandehurin duke u renduar pozita pas kthimit te
ceshtjes per rishqyrtim nga gjykata e apelit, se i pandehuri nuk mund te rrije ne gjendje te lire
duke u gjykuar per vepren penale te vrasjes me dashje dhe ndonese pranon faktin se i
pandehuri ka qene me mase sigurimi arrest ne burg para vendimit te marre nga gjykata e
rrethit per lirimin e tij, cakton mase sigurimi arrest ne burg.
Kunderligjshmeria e ketij vendimi qendron ne faktin se:
a. Ai eshte marre ne vazhdim te nje séance gjyqesore ku i pandehuri ka
kerkuar t’i sigurohet mbrojtja duke shkelur haptazi te drejtat e tij per tu mbrojtur.
Vetem kjo rrethane e ben te pavlefshem vendimin e marre pasi ne baze te nenit
128 te K.Pr.Penale germa “c” jane absolutisht te pavlefshme aktet proceduriale kur
nuk respektohen dispozitat qe lidhen me thirrjen e te pandehurit ose pranine e
mbrojtesit kur ajo eshte e detyrueshme. Ne cdo rast kur i pandehuri kerkon
mbrojtes, prania e ketij gjykimi eshte e detyrueshme e gjykata nuk mund te
vazhdoje me tej gjykimin pa u paraqitur mbrojtesi.
b. Nga teresia e dispozitave qe kane te bejne me masat e sigurimit, del
qarte se ato mund te caktohen vetem me kerkesen e prokurorit, i cili eshte
autoriteti qe çmon nevojen e marrjes se tyre ne cdo rast konkret.
Gjykata e rrethit shprehet se çmon se duhet te zbatoje piken 4 te nenit 260 te
K.Pr.Penale ne te cilen parashikohet se ne lidhje me masat e sigurimit gjykata vendos edhe
kryesisht gjate gjykimit.

161
Duke ju referuar pikave 3 e 4 te nenit 260 te K.Pr.Penale del qarte se kur nevojat e
sigurimit rendohen zevendesimi i nje mase me nje tjeter me te rende behet me kerkesen e
prokurorit dhe se kerkesa e prokurorit ose e te pandehurit per zevendesimin e mases
shqyrtohet nga gjykata. Dhe ne paragrafin e fundit theksohet se “kur eshte rasti gjykata
vendos edhe kryesisht gjate procedimit per sigurimin e proves ose gjate gjykimit” gje qe ne
rastin ne gjykim nuk ka baze per tu zbatuar.
c. Sikurse pranon edhe vete gjykata “para vendimit te gjykates se rrethit
qe eshte prishur nga gjykata e apelit, i pandehuri ka qene me mase sigurimi arrest
ne burg caktuar me 4.8.2001”. Kjo mase sigurimi shtrin efektet e veta pas prishjes
se vendimit te gjykates se rrethit dhe nuk ka asnje baze ligjore qe te merret nje
mase e dyte sigurimi e njejte me ate qe eshte ne fuqi. Ne rastin konkret per te
pandehurin Rakip Muhameti eshte ne fuqi vendimi per caktimin e mases se
sigurimit arrest ne burg e ajo duhet te ekzekutohet nga organet perkatese pa qene
nevoja te merret nje mase tjeter sigurimi.
Pervec kesaj terheq vemendjen fakti qe ndonese ka te dhena se i pandehuri Rakip
Muhameti eshte gjykuar e denuar me pare per vepren qe akuzohet, gjykata nuk ka kryer
veprimet e nevojshme per sqarimin e ketij problemi ndonese eshte lene detyre edhe nga
gjykata e apelit. Sqarimi i ketij problemi jo vetem qe ka te beje me vazhdimin apo jo te gjykimit
por lidhet edhe me masen e sigurimit sepse ne se ka vendim denimi, ndodhemi ne fazen e
ekzekutimit te vendimit e jo te caktimit te mases se sigurimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne baze te nenit 249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Shfuqizimin e vendimit te ndermjetem date 30.4.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Berat per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg per te pandehurin Rakip Muhameti.
Urdherohet lirimi i te pandehurit Rakip Muhameti nga kjo mase sigurimi.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 27.5.2002

MENDIMI I PAKICËS
Rezulton nga materialet e dosjes dhe pranohet edhe nga shumica se i pandehuri
Rakip Muhameti, ka qene derguar per gjykim per vrasjen me dashje te Xhevahir Tafes duke
qene me mase arresti ne burg, vendosur me daten 4.8.2000.
Me vendimin nr. 44, date 7.5.2001, te Gjykates se Rrethit Berat eshte vendosur
deklarimi fajtor i te pandehurit Rakip Muhameti, per vrasje te kryer ne kapercim te mbrojtjes se
nevojshme, eshte denuar per kete veper me 6 vjet burgim dhe ne zbatim te ligjit nr. 8202, date
27.03.1997 “Per amnistine“ eshte perjashtuar nga vuajtja e denimit dhe eshte urdheruar lirimi
nga paraburgimi.
Meqenese vendimi i mesiperm eshte prishuar nga Gjykata e Apelit Vlore me vendimin
nr. 226, date 20.10.2001 dhe ceshtja eshte kthyer per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Berat,
masa e sigurimit arrest ne burg, e vendosur nga gjykata e rrethit me vendimin e saj nr. 47,
date 4.8.2000 ngelej ne fuqi dhe duhet te ekzekutohej.

162
Duke “ricaktuar mase sigurimi arrest ne burg“ per te pandehurin, pranohet fakti se i
pandehuri ka qene me kete mase sigurimi para vendimit te marre nga gjykata e rrethit per
lirimin e tij. Edhe shumica pranon ne vendimin e saj se masa e arrestit e vendosur me daten
4.8.2000 i shtrin efektet e veta pas prishjes se vendimit te gjykates se rrethit. Kjo mase
sigurimi, edhe sipas mendimit te shumices, eshte ende ne fuqi dhe ajo duhet te ekzekutohet
nga organet perkatese pa qene nevoja qe te merret nje mase tjeter sigurimi.

Duke u pranuar sa me siper, pra qe masa e sigurimit te vendosur me daten 4.8.2000


eshte ende ne fuqi, mendimi yne eshte i kundert lidhur me urdherimin e bere nga ana e
Kolegjit Penal per lirimin e menjehershem te te pandehurit. Duke u prishur nga Kolegji Penal,
vendimi i gjykates se rrethit qe ka “ricaktuar“ masen e sigurimit do te ngelej ne fuqi masa e
sigurimit arrest ne burg e caktuar nga gjykata e rrethit me vendimin e saj nr. 47, date
4.8.2000.

Natasha Sheshi Bashkim Caka

163
Nr. 238 i Regj.Themeltar.
Nr. 349 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Natasha Sheshi “
Vladimir Bineri “
Artan Hoxha “

ne seancen gjyqesore te dates 23.5.2002 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 238 qe u
perket:

TË PANDEHURVE: FLAMUR RAKO, i biri i Malos, lindur me 1974


ne Konispol.
HAXHI IDRIZI, i biri i Demirit, lindur ne Konispol.
ABAZ TAQE, i biri i Halilit, lindur me 1969 ne Sarande,
banues ne Metoq Sarande, mbrojtur nga avokat
Perparim Sanxhaku.

A K U Z U A R:
I pari: Per veprat penale te vrasjes me dashje
ne lidhje me nje krim tjeter,
parashikuar nga neni 77 i K.P;
rrembim personi ne bashkepunim dy here
parashikuar nga neni 109/1 e 25 i Kodit Penal,
marredhenie seksuale me dhune me te mitura
kryer ne bashkepunim
parashikuar nga neni 101/1 e 25 i KP
dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake
parashikuar nga neni 278/2,3 te Kodit Penal.
I dyti: Per veprat penale te rrembimit te personit,
marredhenie seksuale me dhune
me te mitura14-18 vjeç, armembajtje pa leje
parashikuar nga nenet 109/1, 101/1, 278/2, 3 e 25 te KP.
I treti: Per veprat penale te rrembimit te personit
ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje
parashikuar nga nenet 109/1, 278/2, 3 e 25 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Sarande me vendimin nr. 34, date 26.12.1998, ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Flamur Rako per vepren penale te vrasjes me
dashje ne lidhje me nje krim tjeter te parashikuar nga neni 77 i KP dhe denimin
e tij me vdekje (me pushkatim).

164
Deklarimin fajtor te te pandehurit Flamur Rako per vepren penale te rrembimit
te personit, Daniela Dhimitri, parashikuar nga neni 109/1 e 25 te K.Penal dhe
denimin e tij me 20 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Flamur Rako per vepren penale te rrembimit
te personit, Manushaqe Gravani, parashikuar nga neni 109/1 e 25 i K. Penal e
denimin e tij me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Flamur Rako per vepren penale te kryerjes se
marredhenieve seksuale me dhune me te mitura 14-18 vjeç kryer ne
bashkepunim parashikuar nga neni 101/1 e 25 i K.Penal dhe denimin me 8 vjet
burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Flamur Rako per vepren penale te arme
mbajtjes pa leje parashikuar nga neni 278/2,3 i K.Penal dhe denimin me 7 vjet
burgim.
Perfundimisht ne baze te neneve 55 e 56 te K.Penal e ka denuar te
pandehurin Flamur Rako me vdekje me pushkatim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Haxhi Idrizi per vepren penale te rrembimit te
personit kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 109/1 e 25 i K.Penal e
denimin me 18 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Haxhi Idrizi per vepren penale te
marredhenieve seksuale me dhune me te mitura 14-18 vjec kryer ne
bashkepunim parashikuar nga neni 101/1 e 25 i K.Penal e denimin me 5 vjet
burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Haxhi Idrizi per vepren penale te
armembajtjes pa leje dhe te municioneve parashikuar nga neni 278/2, 3 i Kodit
Penal e denimin me 3 vjet burgim.
Perfundimisht ne baze te nenit 55 te Kodit Penal e denon te pandehurin Haxhi
Idrizi me 18 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Abaz Taqe per vepren penale te rrembimit te
personit kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 109/1 e 25 i K.Penal e
denimin me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Abaz Taqe per vepren penale te arme
mbajtjes pa leje parashikuar nga neni 278/2, 3 te Kodit Penal dhe denimin e tij
me 3 vjet burgim.
Perfundimisht ne baze te nenit 55 te Kodit Penal e denon te pandehurin Abaz
Taqe me 16 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Gjirokaster qe ka shqyrtuar ceshtjen mbi ankimin e te pandehurve, me


vendimin nr. 113 date 10.12.2001 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 34 date 26.12.1998 te Gjykates se Rrethit
Sarande lidhur me deklarimin fajtor, cilesimin ligjor dhe masen e denimit dhene
per te pandehurit Haxhi Idrizi e Abaz Taqe.
Lenien ne fuqi te vendimit ne lidhje me deklarimin fajtor dhe cilesimin ligjor te
veprave penale te kryera nga i pandehuri Flamur Rako me kete ndryshim:
Denimin e tij per vepren penale te vrasjes ne lidhje me nje krim tjeter
parashikuar nga neni 77 i Kodit Penal me 25 vjet burgim.
Denimin e tij per vepren penale te arme mbajtjes pa leje parashikuar nga neni
278/2, 3 i Kodit Penal me 5 vjet burgim duke lene ne fuqi denimet e tjera dhe
perfundimisht ne baze te nenit 55 te Kodit Penal e denon te pandehurin Flamur
Rako me 25 vjet burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster kane ushtruar rekurs te pandehurit,


te cilet kerkojne:
165
I pandehuri Flamur Rako:
- Kerkon ndryshimin e vendimit per kualifikimin ligjor te vepres se rrembimit te personit,
ndryshimin e kualifikimit ligjor te vepres se parashikuar nga neni 77 i Kodit Penal duke
e kualifikuar si vrasje nga pakujdesia parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, pushimin
e ceshtjes per akuzen e marredhenieve seksuale me dhune dhe te rrembimit te
Manushaqe Gravani duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimet e gjykatave jane rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit e nuk gjejne mbeshtetje
ne provat e administruara.
- Te pandehurit bashkerisht kane shkuar ne Vrine ne shtepine e Jorgo Dhimitrit me
propozimin e Flamur Rakos qe thoshte se kishte marredhenie dashurie me Daniela
Dhimitrin e do ta merrte grua. Nga hetimi nuk ka dale asnje motiv tjeter veç ketij e nuk
ka asnje prove qe te rrembehej Daniela per qellime fitimi sic e kerkon dispozita ligjore.
- I pandehuri e donte ate dhe fakti qe e ka shtrenguar per te bashkejetuar perben
vepren e parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal.
- Diten e peste te rrembimit i pandehuri e ka cuar ne menyre vullnetare te demtuaren ne
shtepine e saj e vepra duhet te kualifikohet ne baze te nenit 109/a te Kodit Penal pasi
kjo eshte dispozite me favorizuese per te pandehurin.
- I pandehuri duhet te shkarkohet nga akuza e rrembimit te Manushaqe Gravanit pasi
vendimi eshte marre ne shkelje te kerkesave proceduriale. Gjykata nuk ka bere
perpjekje per thirrjen e deshmitareve ne gjyq e jane lexuar theniet e tyre ne fazen e
hetimeve paraprake kur ata jane persona te identifikuar e me vendbanim te
perhershem.
- I pandehuri duhet te shkarkohet nga akuza e marredhenieve seksuale me dhune. Me
aktin e ekspertimit provohet qe Daniela Dhimitri eshte e pa defloruar.
- Provat ku gjykata mbeshtet akuzen e vrasjes nuk jane te plota e nuk motivojne
kryerjen e krimit e ndodhemi para vrasjes nga pakujdesia.

I pandehuri Abaz Taqe, kerkon ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres se rrembimit te


personit e pushimin e ceshtjes per akuzen e armembajtjes pa leje duke parashtruar se:
- Vendimet jane rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit. Eshte provuar se me 25.6.1997, me
propozimin e Flamur Rakos, ky, Haxhi Idrizi dhe Elton Korça kane hyre ne shtepine e
Jorgaq Dhimitrit dhe kane marre forcerisht te demtuaren Daniela Dhimitri. I pandehuri
Abaz Taqe ka qendruar pasiv e nuk ka dale nga makina.
- Ne kundershtim me provat dhe kerkesat ligjore, gjykatat e kane cilesuar vepren si
rrembim personi, pasi Flamur Rako kishte qellim ta shtrengonte te demtuaren per te
bashkejetuar.
- Pas 4 ditesh i pandehuri Flamur e ka cuar te demtuaren ne menyre vullnetare ne
shtepine e saj, gje qe duhet te coje ne cilesimin e vepres ne baze te nenit 109/a te
K.Penal.
- I pandehuri e ka ndihmuar me veprimet e tij per ta cuar ne shtepi te demtuaren.
- Pa asnje prove i pandehuri eshte deklaruar fajtor per vepren penale te arme mbajtjes
pa leje e duhet te shkarkohet nga kjo akuze.
-
I pandehuri Haxhi Idrizi kerkon ndryshimin e vendimeve duke i kualifikuar veprat ne
baze te nenit 130 e 278/2 te Kodit Penal per keto arsye:
- Vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster vjen ne kundershtim me nenin 425 te
K.Pr.Penale se me vendimin nr. 20 date 20.4.1999 ajo ka vendosur pushimin e
ceshtjes. Mbi ankimin tim ceshtja u rishqyrtua ne ate gjykate dhe me vendimin nr. 34
date 26.12.2001 u deklarova fajtor per vepren penale te marredhenieve seksuale me
dhune duke renduar poziten.
- Akuza per marredhenie seksuale me dhune nuk eshte e bazuar pasi e demtuara ka
dale e pa defloruar.
166
- Te demtuaren e ka dorezuar vullnetarisht i pandehuri Flamur Rako e vepra duhet te
cilesohet ne baze te nenit 109/a te K. Penal.
- Denimi per vepren e arme mbajtjes pa leje eshte i pa perligjur.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit per te pandehurin Flamur Rako persa i perket cilesimit ligjor dhe
denimit per veprat penale te vrasjes me dashje ne lidhje me nje krim tjeter, rrembimit te
personave e arme mbajtjes pa leje duke e ndryshuar cilesimin ligjor te vepres se
marredhenieve seksuale me dhune duke e pranuar si veper te mbetur ne tentative; lenien ne
fuqi te vendimit per te pandehurin Haxhi Idrizi per cilesimin ligjor dhe denimin per vepren
penale te rrembimit te personit e arme mbajtje pa leje e pranimin e vepres se marredhenieve
seksuale me dhune te kryer ne bashkepunim si te mbetur ne tentative; lenien ne fuqi te
vendimit per te pandehurin Abaz Taqe per cilesimin ligjor te vepres penale te rrembimit te
personit te kryer ne bashkepunim e pushimin e ceshtjes per akuzen e arme mbajtjes pa leje;
mbrojtesin e te pandehurit Abaz Taqe, avokatin Perparim Sanxhaku qe kerkoi ndryshimin e
cilesimit ligjor te vepres se rrembimit te personit te kryer ne bashkepunim nga neni 109 ne
nenin 109/a te Kodit Penal, pushimin e ceshtjes per vepren penale te armembajtjes pa leje e
caktimin e nje denimi te bute duke pezulluar ekzekutimin e tij e si analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande, pasi ka marre gjithe provat e nevojshme, ka bere
analize te gjithanshme te tyre dhe duke i cmuar ne teresine e tyre ka pranuar se te pandehurit
Flamur Rako, Haxhi Idrizi e Abaz Taqe jane fajtore per veprat penale qe akuzohen. Ajo ka
pranuar se tre te pandehurit ne bashkepunim kane kryer vepren penale te rrembimit te
shtetases Daniela Dhimitri duke qene bashke me ta edhe Elton Korca (i vrare me vone) te
marredhenieve seksuale me dhune ne bashkepunim me te demtuaren Daniela Dhimitri dhe te
arme mbajtjes pa leje. Gjithashtu eshte pranuar se i pandehuri Flamur Rako ka kryer vepren
penale te vrasjes me dashje ne lidhje me nje krim tjeter te viktimes Jorgaq Dhimitri dhe ne
bashkepunim me Elton Korcen edhe vepren penale te rrembimit me qellim fitimi te te
demtuares Manushaqe Gravani.
Eshte pranuar nga gjykata se i pandehuri Flamur Rako pasi eshte vene ne dijeni nga
degjimi i nje bisede telefonike te bere midis Gezime Dhimitrit dhe bashkeshortit te saj viktimes
Jorgaq Dhimitri se ky i fundit do te kthehej nga Greqia ku kishte shkuar per te punuar, me
daten 26.6.1997, ne mengjes, ka shkuar me automjetin e tij ne Qafe Bote. Mendimin e
deshiren per te dale ne Qafe Bote i pandehuri ja shprehu edhe Gezime Dhimitrit, e cila kishte
pajtuar nje taksi per te pritur burrin e saj. Kjo e fundit ka pare e ndjekur levizjet e te pandehurit
Flamur Rako por nuk ka mundur te kuptoje qellimin dhe vetem me pas i ka lidhur ato me
dyshimin se i pandehuri donte te shtinte ne dore dhramite qe kishte siguruar me punen e tij ne
Greqi viktima Jorgaq Dhimitri.
Pas mesnates se kesaj dite, i pandehuri Flamur Rako, pasi ka parashtruar qellimet e tij
me te pandehurit Haxhi Idrizi, Abaz Taqe e me Elton Korcen, kane rene dakort qe te
realizonin rrembimin e vajzes 17 vjecare Daniela Dhimitri. Ne zbatim te kesaj vepre penale,
ata te hipur ne dy makina kane shkuar tek shtepia e Jorgaq Dhimitrit, kane trokitur e me pas
forcerisht kane hapur deren e baneses e jane futur brenda dhunshem te pandehurit Flamur
Rako, Haxhi Idrizi e Elton Korca ndersa i pandehuri Abaz Taqe ka qendruar jashte. I
pandehuri Flamur Rako kishte dijeni se ku sistemoheshin bashkeshortet Dhimitri e vajzat e
tyre Daniela e Aida pasi perballe ka banesen nje i aferm i tij. Te tre personat qe u futen brenda
duke shmangur qendresen e Gezime e Jorgaq Dhimitri ishin te armatosur. Ne dhomen ku
flinte Daniela Dhimitri u fut i maskuar me pistolete ne dore i pandehuri Flamur, i cili u njoh nga
Daniela pasi motra e saj me e vogel mundi t’i ulte shallin qe ishte maskuar. Menjehere vajzat

167
kane filluar te bertasin por i pandehuri Flamur e Haxhi e kapen per flokesh e duarsh te
demtuaren Daniela per ta nxjerre jashte. Ne korridor, viktima J. Dhimitri eshte munduar te
ndalonte rrembimin e vajzes, por nuk mundi dot perveç se ate e terhiqnin dy persona edhe se
i pandehuri Flamur i vuri pistoleten ne koke. Te pandehurit e nxorren Danielen nga dera dhe
ate e moren duke e terhequr i pandehuri Haxhi e Elton Korca, ndersa i pandehuri Flamur
Rako per te shmangur rezistencen e babait te saj e qellon kete me nje plumb me pistolete ne
fytyre ne buzen e siperme duke i shkaktuar vdekjen. Me kete veprim ky i pandehur kreu
vrasjen me dashje te viktimes Jorgaq Dhimitri duke shoqeruar vepren penale te rrembimit qe
po kryente ne bashkepunim me te pandehurit e tjere.
Pasi kane futur ne makine te demtuaren, te pandehurit kane hipur ne makina dhe jane
larguar duke shkuar ne disa vende si tek sektori i peshkimit, ne Bistrice, tek “Syri i Kalter” ku
kane mbajtur te demtuaren Daniela duke siguruar ruajtjen per mos largimin e saj. Qe ne
makina te pandehurit hoqen maskimin dhe e demtuara njohu personat qe kryen rrembimin e
saj, qe ishin tre te pandehurit dhe Elton Korca. Te demtuaren e kane mbajtur ne keto kushte 6
dite duke levizur me makina e duke u sistemuar per te qendruar ne baraka e vende te tjera.
Ne vazhdimesi e demtuara ka tentuar te largohet e ka kerkuar qe ta linin te lire, por i
pandehuri ketyre veprimeve u eshte pergjigjur me te rrahura e kanosjen se do ta vriste ne se
tentonte te largohej duke i permendur edhe faktin se i kishte vrare babane.
Ne diten e gjashte te rrembimit, te pandehurit Flamur Rako, Haxhi Idrizi, Abaz Taqe e
Elton Korca, me makinat e tyre ku marrin dhe te demtuaren Daniela Dhimitri, kane ardhur ne
Sarande duke u sistemuar ne mbremje per te fjetur tek hoteli “Gjika”.
Gjate gjithe kesaj periudhe shume te afert te Danieles, te indinjuar per rrembimin e saj
dhe vrasjen e viktimes Jorgaq Dhimitri, ishin vene ne kerkim te te pandehurve duke qene te
armatosur. Pasi jane informuar se ku ishin sistemuar te pandehurit, ata kane rrethuar godinen
e hotelit. Me pretendimin per te levizur makinen i eshte folur te pandehurit Flamur te dilte
jashte por ky i dha celsat e makines Elton Korces, i cili sa doli nga dhoma, u qellua me arme
disa here duke gjetur vdekjen. Nga jashte filluan te qellonin me arme ne drejtim te dhomes ku
ishin sistemuar te pandehurit mbasi keta nuk i pergjigjeshin thirrjes per te dorezuar vajzen dhe
njekohesisht u kundervune me arme. Sikurse pranojne gjithe personat e pyetur rreth ceshtjes,
kjo beteje ka vazhduar disa ore pa pranuar te pandehurit qe te nxirrnin vajzen jashte dhomes.
Gjate kesaj perleshjeje me arme ku u perdoren edhe bomba e per disa ore, te pandehurit nuk
kane pranuar qe te lene te lire e te dorezonin Daniela Dhimitrin dhe vetem kur u binden se
nuk mund t’i rezistonin rrethimit te njerezve te armatosur dhe me ndermjetesimin e deshmitarit
Llambi Lapa, i pandehuri Flamur dhe te pandehurit e tjere, pranuan ta lene te lire vajzen. Me
pas, deshmitaret Ristan Lapa, Llambi Lapa, Pajtim Yzeiri moren Daniela Dhimitrin ne nje
makine ku moren edhe te pandehurin Flamur Rako dhe e cuan Danielen ne shtepine e saj.
Sa me siper, duke cmuar me objektivitet provat e marra gjykata e rrethit dhe ajo e
apelit, i kane pranuar akuzat per vrasje me dashje ne lidhje me nje krim tjeter te kryer nga i
pandehuri Flamur Rako dhe per rrembimin e te demtuares Daniela Dhimitri te realizuar ne
bashkepunim nga te pandehurit Flamur Rako, Haxhi Idrizi e Abaz Taqe.
Te pandehurit dhe mbrojtesit e tyre kane pretenduar se nuk qendrojne akuzat e
siperme me arsyetimin se vrasja e viktimes J. Dhimitri eshte bere nga pakujdesia dhe se nuk
ndodhemi para vepres penale te rrembimit te Daniela Dhimitrit sepse ajo u muar nga te
pandehurit sepse i pandehuri Flamur Rako kishte lidhje me te dhe donte qe ta merrte per
grua.
Keto pretendime jane ngritur gjate gjykimit ne gjykaten e rrethit, te apelit e ne rekursin
e paraqitur ne Gjykaten e Larte. Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se
gjykatat kane bere vleresim te drejte te provave dhe ne arsyetimin e vendimeve u kane dhene
pergjigje pretendimeve te ngritura nga te pandehurit. Keshtu nuk ka asnje prove se i
pandehuri Flamur Rako ka patur marredhenie me te demtuaren Daniela Dhimitri. Ai eshte
njohur nga Daniela e Aida Dhimitri kur ka hyre ne dhomen e tyre me pistolete ne dore e eshte
pare qe kur viktima Jorgaq Dhimitri po perpiqej te mbronte vajzen e vet, eshte kapur nga i
168
pandehuri Flamur dhe per te shmangur kundershtimin e tij, eshte qelluar direkt ne koke me
pistoleten qe kishte.
Pavaresisht nga pretendimet qe paraqesin te pandehurit, del qarte se ata kane
realizuar ne bashkepunim rrembimin e te demtuares Daniela Dhimitri nen kerkesen e te
pandehurit Flamur Rako. Nuk ka baze qe te pranohet pretendimi i te pandehurve se nuk
ndodhemi para vepres penale te rrembimit te personit sepse ata kane shkuar grup personash
te armatosur ne shtepine e Daniela Dhimitrit, te armatosur, kane ushtruar dhune per marrjen e
Danieles e kunder pjestareve te familjes se saj duke arritur deri aty sa per te realizuar me cdo
kusht rrembimin, i pandehuri Flamur Rako, qelloi me pistolete e vrau babain e saj. Gjithashtu
te papranueshme i ben pretendimet e te pandehurve edhe fakti qe te pandehurit kane
qendruar bashkerisht per gjashte dite larg banesave te tyre ne vende te ndryshme duke marre
te gjitha masat qe te siguronin moslargimin e te demtuares Daniela Dhimitri dhe nuk pranuan
ta linin te lire ate edhe pas shkembimit per disa ore te zjarrit me arme luftarake me te afermit e
saj.
Teresia e rrethanave, fakteve e provave te analizuara nga gjykatat sqarojne plotesisht
se vrasjen e viktimes Jorgaq Dhimitri e ka realizuar i pandehuri Flamur Rako me qellim qe te
eliminonte pengesen qe i doli ne realizimin e qellimit kriminal per rrembimin e Daniela Dhimitrit
dhe me te drejte eshte cilesuar si vrasje me dashje qe shoqeron nje krim tjeter parashikuar
nga neni 77 i Kodit Penal.
Duke ju referuar arsyetimeve te bera nga gjykatat dhe ne kete kolegj si me siper, eshte
e bazuar edhe akuza e rrembimit te Daniela Dhimitrit ne bashkepunim nga te tre te pandehurit
parashikuar nga neni 109/1 i Kodit Penal.
I pandehuri Flamur Rako dhe Haxhi Idrizi e Abaz Taqe, kane pretenduar edhe ne
rekurset e paraqitura ne Gjykaten e Larte se ne rastin e rrembimit te Daniela Dhimitrit vepra e
kryer prej tyre nuk duhet te cilesohet si rrembim i personit i parashikuar nga neni 109/1 i Kodit
Penal, por si rrembim i personit ne rrethana lehtesuese te parashikuar nga neni 109/a i cili
eshte nje nen i ri i shtuar ne Kodin Penal me ligjin nr. 8733 date 24.1.2001 me i bute ne
masen e denimit dhe se ne baze te nenit 3/3 te Kodit Penal “Kur ligji i kohes kur eshte kryer
vepra penale dhe ligji i mevonshem jane te ndryshem, zbatohet ai ligj dispozitat e te cilit jane
me te favorshme per personin qe ka kryer vepren penale”.
Edhe kete pretendim Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjen te pabazuar. Sipas nenit
109/a “Kur personi i rrembyer lirohet vullnetarisht para mbarimit te shtate diteve nga rrembimi,
pa e arritur qellimin e krimit dhe kur ndaj personit nuk eshte ushtruar torture ose demtime te
tjera denohet…”. Ne kete nen parashikohen denime me te lehta se ne nenin 109 te Kodit
Penal, por kushti i vetem qe percakton edhe cilesimin ligjor te vepres (pervec para mbarimit te
shtate diteve nga rrembimi) eshte lirimi vullnetar i personit te rrembyer. Ne rastin konkret eshte
e vertete se Daniela Dhimitri u lirua diten e shtate nga rrembimi, por nuk ka asnje veprim te
vullnetshem te paraqitur nga te pandehurit per lirimin e saj. Keshtu ka dale plotesisht e
provuar se te pandehurit, megjithe keshillat e shume personave (midis te cileve te familjareve
te tyre, te te jatit te Elton Korces, etj.) nuk kane pranuar ta lirojne te demtuaren. Jo vetem kaq,
por edhe kur u ndodhen te rrethuar ne hotelin “Gjika” nga nje numer i madh personash te
armatosur, te aferm te te demtuares, refuzuan thirrjen e bere per te liruar Danielen duke u
pergjigjur edhe me arme per te shmangur lirimin e saj. Ata kane pranuar te lirojne te
demtuaren pasi ishte vrare Elton Korca, pas disa ore luftimi dhe kur e pane se nuk kishin me
asnje mundesi per ta mbajtur ate sepse u rrezikua seriozisht jeta e tyre. Deshmitaret e pyetur
rreth ketij episodi Ristan Lapa, Llambi Lapa, Pajtim Yzeiri kane sqaruar se ata u bene thirrje te
pandehurve ta lironin vajzen por ata s’pranonin dhe se vetem pasi hyne ne dhome e i
carmatosen, moren vajzen dhe e cuan ne shtepi. Ne te njejtin deklarim qendron edhe e
demtuara Daniela Dhimitri e cila shpjegon gjithashtu se kur “ Taku Hasani thoshte Daniela dil
jashte” dhe ajo mundohej te kerkonte ndihme, i pandehuri Flamur Rako, nen kercenimin e
armes i thoshte “po kerkove ndihme do te te vras”.

169
Ne rrethanat e paraqitura, cilesimi ligjor i vepres se rrembimit te personit te kryer ne
bashkepunim nga te pandehurit Flamur Rako, Haxhi Idrizi e Abaz Taqe ne baze te nenit 109/1
te K. Penal eshte i drejte.
Ka dale e provuar gjate hetimit te ceshtjes se te pandehurit Flamur Rako e Haxhi Idrizi,
kane mbajtur arme luftarake pa lejen e organeve perkatese. Ne te gjitha rrethanat e paraqitura
ne gjykim, ne shpjegimet e vete te pandehurve dhe te deshmitareve Aida, Daniela e Gezime
Dhimitri, Dilaver Papare, etj., se te pandehurit Flamur e Haxhi kane mbajtur automatik ose
pistoleta te cilat u perdoren prej tyre edhe ne perpjekjen me arme qe u be ne hotelin “Gjika” ne
Sarande. Ne kontrollin e bere me date 4.10.1997 ne banesen e te pandehurit Flamur Rako
jane gjetur edhe nje automatik, dy krehera me fisheke e 10 granata difensive. Ne keto kushte
deklarimi fajtor i ketyre dy te pandehurve edhe per vepren penale te mbajtjes pa leje te
armeve luftarake dhe municioneve eshte i bazuar.
Njekohesisht per vepren penale te arme mbajtjes pa leje eshte deklaruar fajtor edhe i
pandehuri Abaz Taqe por Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se per kete
akuze ne ngarkim te tij nuk ka prova e per pasoje ai duhet te shkarkohet nga akuza e nenit
278/2 i K. Penal.
Duke ju referuar shpjegimeve te se demtuares Daniela Dhimitri, gjykatat kane pranuar
se i pandehuri Flamur Rako, gjate periudhes qe mbanin personin e rrembyer ka kryer ne dy
raste marredhenie seksuale me te. Keshtu ne arsyetimin e vendimit te gjykates se rrethit
pranohet se diten e pare qe te pandehurit shkuan tek “Syri i Kalter”, i pandehuri Flamur Rako
pasi largon te pandehurin Haxhi Idrizi e Elton Korcen duke u thene qe te bejne roje, e ka
vendosur te demtuaren Daniela prapa makines, me dhune duke e goditur me grushta e ka
zhveshur dhe ne vazhdim te kesaj dhune, ka mundur te kryeje kontakte sekuale me dhune
me te demtuaren. Gjithashtu, ajo gjykate arsyeton ne vendim se, pas dy ditesh i pandehuri
Flamur Rako, ka realizuar perseri marredhenie seksuale me dhune me te demtuaren Daniela
Dhimitri ne kampingun e “Syrit te Kalter” duke bere roje te pandehurit Haxhi Idrizi e Abaz
Taqe, te cilet kane qene te armatosur ne rolin e bashkepunetorit.
Me vendimin e saj nr. 20 date 20.4.1999, Gjykata e Apelit Gjirokaster, ka vendosur
pushimin e ceshtjes penale per marredhenie seksuale me dhune te kryer ne bashkepunim
nga te pandehurit Flamur Rako e Haxhi Idrizi me arsyetimin se, nga ekspertimi mjeko-ligjor ka
rezultuar se “kjo shtetase eshte e pa defloruar”.
Pas prishjes se vendimit te siperm te Gjykates se Apelit Gjirokaster, nga Kolegji Penal i
Gjykates se Larte (per shkelje proceduriale pasi nuk ishin thirrur te pandehurit ne gjykim) ne
rigjykim, kjo gjykate ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit edhe persa i perket akuzes
per marredhenie seksuale me dhune per te pandehurit Flamur Rako e Haxhi Idrizi duke
pranuar se “gjate diteve qe shtetasen Daniela e mbanin tek “Syri i Kalter”, i pandehuri Flamur
Rako, ka kryer marredhenie seksuale me dhune me te demtuaren i ndihmuar nga i pandehuri
Haxhi Idrizi”.
Te pandehurit e kane mohuar akuzen per marredhenie seksuale me dhune. Del nga
aktet qe ndodhen ne dosje se, te demtuares Daniela Dhimitri, nuk i ishte bere ekspertimi
mjeko-ligjor dhe eshte marre vendim per kryerjen e tij vetem me date 25.12.1998 mbi
kerkesen e bere ne seancen gjyqesore te kesaj date nga i pandehuri Flamur Rako. Ne aktin e
ekspertimit kryer nga mjekja gjinekologe Natasha Nani me daten 25.12.1998 thuhet se “nga
ekspertimi gjinekologjik u konstatua se hymeni eshte i pa defloruar e pa fenomene demtimi”.
Bazuar ne kete akt te pandehurit kane kerkuar deklarimin e pafajshem per vepren
penale te marredhenieve seksuale me dhune me te mitur te moshes 14-18 vjec, gje qe nuk
eshte pranuar nga gjykatat. Ne rekursin e paraqitur nga i pandehuri Haxhi Idrizi pretendohet
se ne rigjykim, Gjykata e Apelit Gjirokaster e ka renduar poziten e tij, se vendimi i saj vjen ne
kundershtim me nenin 425 te K.Pr.Penale pasi me nje vendim te meparshem te saj, ajo kishte
vendosur pushimin e ceshtjes.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimet e te dy gjykatave qe pranojne
akuzen per marredhenie seksuale me dhune kane mungese arsyetimi e per kete pjese ato
170
duhet te ndryshohen duke pushuar ceshtjen ne ngarkim te te pandehurve Flamur Rako e
Haxhi Idrizi, per akuzen e parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.
E pyetur nga gjykata e demtuara Daniela Dhimitri ka shpjeguar se i pandehuri Flamur
Rako, pasi e futi ne sedilen e prapme te makines e zhveshi forcerisht duke e qelluar me
pellembe e me pas si hoqi pantallonat ra mbi te. Ne procesverbalin e seances gjyqesore te
dates 25.12.1998 e demtuara tekstualisht ka thene: “ai ra mbi mua. Ndjeva tek kofshet nje
leng, u trondita dhe mendova se kishte mbaruar çdo gje. Edhe ne kabine me zhveshi perseri
e u zhvesh edhe vete. Po ashtu dhe aty ndjeva te njejten gje”.
Ekspertja e pranishme, pasi ka degjuar te demtuaren ka shpjeguar se nga vizita qe ju
be del se vajza eshte e paprekur e se mbi kete vajze nuk eshte ushtruar marredhenie
seksuale. Ne keto rrethana nuk mund te mos merren parasysh si shpjegimet e te demtuares
ashtu dhe konkluzionet e ekspertes se me te nuk eshte kryer marredhenie seksuale e per
pasoje te pandehurit duhet te shkarkohen nga kjo akuze.
Megjithate duhet theksuar se pretendimi i te pandehurit Haxhi Idrizi se gjykata e apelit i
ka renduar poziten duke e denuar per nje veper per te cilen ajo gjykate me vendimin nr. 20
date 20.4.1999 kishte prishur akuzen per marredhenie seksuale me dhune eshte e pabazuar
(gje qe e shohim te nevojshme ta trajtojme ne anen teorike per derisa ngrihet si pretendim).
Eshte e vertete qe Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin e siperpermendur ka vendosur
pushimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurve Flamur Rako e Haxhi Idrizi per
vepren penale te marredhenieve seksuale me dhune, por ky vendim eshte shqyrtuar ne
Kolegjin Penal te Gjykates se Larte mbi rekursin e te pandehurve i cili me vendimin nr. 293
date 25.4.2001 e ka prishur dhe e ka kthyer ceshtjen per rishqyrtim. Kjo prishje e vendimit te
gjykates se apelit eshte bere per shkelje proceduriale pasi gjykimi ishte zhvilluar ne mungese
te te pandehurve veprim ky ne kundershtim me kerkesat e nenit 426 te K.Pr.Penale. Sipas
nenit 128 te K.Pr.Penale jane absolutisht te pavlefshme aktet proceduriale kur nuk zbatohen
dispozitat qe lidhen me thirrjen e te pandehurit kur ajo eshte e detyrueshme. Duke u
konsideruar absolutisht te pavlefshme aktet e gjykates se apelit, per shkak te shkeljes qe u
trajtua, duhet kuptuar se nuk ka gjykim e per pasoje, gjykimi zhvillohet nga fillimi sikur te mos
ishte bere, pra nuk kemi te bejme me rendim te pozites te te pandehurit sic pretendohet ne
rastin konkret.
Gjykatat kane pranuar edhe akuzen per rrembimin e te demtuares Manushaqe
Gravani veper kjo e kryer nga i pandehuri Flamur Rako. Ka dale se me daten 16.6.1997 i
pandehuri Flamur se bashku me Elton Korcen, te armatosur me automatike kane shkuar ne
fshatin Shales. Kane trokitur ne banesen e shtetasit Kico Gravani ku ndodheshin deshmitaret
Stamato e Manushaqe Gravani (nene e bije). Ka dale jashte Stamato e cila ka bertitur sepse e
kapi i pandehuri Flamur Rako dhe ne kete moment del jashte vajza Manushaqe Gravani, te
cilen me dhune e nen kercenimin e armeve e fusin ne makinen qe kishin i pandehuri Flamur
dhe Elton Korca dhe u larguan prej aty, sikurse pranohet e provuar nga gjykatat, rrembimin e
te demtuares Manushaqe Gravani i pandehuri Flamur Rako e ka kryer per qellime fitimi.
Keshtu edhe deshmitaret Mitat Avduli, Tajar Lako, Dritan Avduli e Laze Rako kane shpjeguar
se kur moren vesh ngjarjen, kane takuar te pandehurin Flamur dhe i kane kerkuar te lironte
vajzen por ky u ka thene se do e lironte vetem kur t’i sillnin dhramite. Dhe ne mbremje, pasi ju
dhane 300.000 dhrami, e liroi te demtuaren Manushaqe Gravani pa kryer asnje veprim tjeter
ndaj saj.
Ne rekursin e paraqitur nga i pandehuri Flamur Rako, pretendohet se ai duhet te
shkarkohet nga kjo akuze pasi vendimi eshte marre ne shkelje te rende te rregullave
proceduriale.
Problemi i fajesise dhe i vleresimit te provave ne seancen gjyqesore ne baze te
kerkesave te K.Pr.Penale behet nga gjykata e rrethit dhe e apelit ndersa Kolegji Penal i
Gjykates se Larte verifikon dhe trajton probleme te zbatimit te ligjit nga keto gjykata. Ne rastin
ne shqyrtim gjykata e rrethit dhe e apelit kane administruar provat e paraqitura dhe duke e
cmuar secilen prej tyre, kane arritur ne perfundimin se, i pandehuri Flamur Rako, e ka kryer
171
edhe vepren penale te rrembimit te te demtuares Manushaqe Gravani parashikuar nga neni
109/1 i K.Penal.
Rezulton se jane bere thirrjet perkatese per paraqitjen e deshmitareve ne gjykim ne
gjykaten e rrethit por nje pjese e tyre nuk mund te paraqiteshin per shkak se ishin larguar ne
Greqi. Ndodhur para ketij fakti, gjykata e rrethit, mbi kerkesen e prokurorit, ne baze te nenit
369 te K.Pr.Penale ka vendosur dhe ka lexuar deklarimet e bera ne organin e hetimit nga
deshmitaret Stamato Gravani, Manushaqe Gravani, Kico Gravani, Mitat Avduli, Baftjar Myrto
etj. deklarimet e te cileve i jane nenshtruar diskutimit ne gjyq nga ana e paleve.
Ne keto kushte veprimi i gjykates se rrethit eshte i bazuar ne ligj e nuk ndodhemi para
shkeljes se rregullave proceduriale sic pretendon i pandehuri Flamur Rako.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon gjithashtu te bazuara masat e denimit caktuar
nga gjykata per secilin te pandehur duke patur parasysh rrezikshmerine e veprave dhe te
autoreve, pasojat e ardhura dhe rrethanat e tjera qe lidhen me kryerjen e veprave penale.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne baze te nenit 441/a, b te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 34, date 26.12.1998 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Sarande dhe te vendimit nr. 113 date 10.12.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster per
deklarimin fajtor dhe denimin e te pandehurit Flamur Rako per veprat penale te vrasjes me
dashje ne lidhje me nje krim tjeter parashikuar nga neni 77 i K. Penal, per rrembimin ne
bashkepunim te shtetases Daniela Dhimitri parashikuar nga neni 109/1 e 25 i Kodit Penal per
rrembimin per interesa fitimi te shtetases Manushaqe Gravani parashikuar nga neni 109/1 i
K.Penal dhe per arme mbajtje e mbajtje municioni pa leje parashikuar nga neni 278/2, 3 i
Kodit Penal.
Ndryshimin e vendimeve per pjesen qe ben fjale per deklarimin fajtor dhe denimin e te
pandehurit Flamur Rako per vepren penale te marredhenieve seksuale me dhune parashikuar
nga neni 101/1 e 25 i Kodit Penal dhe pushimin e ceshtjes per kete akuze.
Perfundimisht i pandehuri Flamur Rako denohet me 25 (njezet e pese) vjet burgim.
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 34 date 26.12.1998 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Sarande dhe te vendimit nr. 113 date 10.12.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster per
deklarimin fajtor dhe masat e denimit per te pandehurin Haxhi Idrizi per vepren penale te
rrembimit te personit kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 109/1 e 25 te Kodit Penal
dhe per mbajtje pa leje te armeve luftarake e municioneve parashikuar nga neni 278/2, 3 te
Kodit Penal.
Ndryshimin e vendimeve ne pjesen qe bejne fjale per deklarimin fajtor dhe denimin e
te pandehurit Haxhi Idrizi per vepren penale te marredhenieve seksuale me dhune ne
bashkepunim parashikuar nga neni 101/1 e 25 i Kodit Penal dhe pushimin e ceshtjes per kete
akuze.
Perfundimisht i pandehuri Haxhi Idrizi denohet me 18 (tetembedhjete) vjet burgim.
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 34 date 26.12.1998 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Sarande dhe te vendimit nr. 113 date 10.12.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster per te
pandehurin Abaz Taqe ne pjesen qe ben fjale per deklarimin fajtor dhe denimin per vepren
penale te rrembimit te personit parashikuar nga neni 109/1 e 25 te Kodit Penal.
Ndryshimin e vendimeve te siper permendura ne pjesen qe bejne fjale per deklarimin
fajtor dhe denimin e te pandehurit Abaz Taqe per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve
luftarake dhe municionit parashikuar nga neni 278/2, 3 te Kodit Penal dhe pushimin e ceshtjes
per kete akuze.
Perfundimisht i pandehuri Abaz Taqe denohet me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.

172
Tirane, me 23.5.2002

173

You might also like