You are on page 1of 563

ÇËSHTJE CIVILE

10
Nr.2254/276 i Regj. Themeltar
Nr.767 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Agron Lamaj Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 03.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS I K/PADITUR: KASTRIOT META,


ne mungese
E PADITUR K/PADITËSE: SHOQERIA A.M.C. SH.A.
TIRANE, perfaqesuar nga
Av. E. Qiriako, A.
Zeneli, E. Ballanca
PERSON I TRETË: DREJTORIA E SHERBIMIT
PYJOR SARANDE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Rivendikim sendi.
Shperblim demi ne shumen 500.000 $.
Sigurimi i objektit te padise.
Pavlefshmeri absolute e kontrates se qirase.
Baza Ligjore: Neni 153, 154, 202 i K.Pr.C.,
neni 296, 298, 640, si dhe neni 92/a i K.C.
OBJEKTI I K/PADISË:
Shperblim demi ne jo me pak se shuma 535.519 Euro.
Baza Ligjore: Neni 608, 640 e vijues, 822 i K.Civil.

11
Gjykata e shkalles se pare Sarande me vendimin nr.1219, date 21.10.2003 ka
vendosur:
Pranimin pjeserisht te padise se paditesit te kunderpaditur Kastriot
Meta per pjesen ku kerkohet rivendikimi i sendit, duke e detyruar te
paditurin kunderpadites Shoqerine A.M.C. sh.a Tirane, qe t’i liroje
dhe dorezoje paditesit Kastriot Meta, siperfaqen e tokes prej 300 m2,
te ndodhur ne parcelen nr.5 te ekonomise kullosore Vllahat te Rrethit
Delvine.
Rrezimin e padise persa i perket shperblimit te demit ne shumen
500.000 $ dhe konstatimit te pavlefshmerise absolute te kontrates se
qirase, date 5 prill 2001.
Rrezimin e kunderpadise se ngritur nga i padituri kunderpadites
A.M.C. sh.a. Tirane.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.65, date 12.02.2004 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.1219, date 21.10.2003 te Gjykates se shkalles
se pare Sarande, persa i perket padise se paditesit Kastriot Meta per
rivendikim sendi dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.
Ndryshimin e vendimit persa i perket padise per shperblim demi si me
poshte:
Detyrimin e te paditurit Shoqeria AMC sh.a. Tirane, t’i paguaje
paditesit Kastriot Meta demin e shkaktuar ne shumen e vleresuar nga
eksperti 66.549.000 leke.
Lenien ne fuqi te vendimit per pjesen tjeter te tij.

Kunder vendimit nr.65, date 12.02.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ka


ushtruar rekurs Shoqeria AMC sh.a, e cila kerkon ndryshimin e vendimeve te
gjykates se apelit dhe gjykates se shkalles se pare, rrezimin e padise dhe pranimin e
kunderpadise, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Te dy vendimet jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit material, por
dhe shkeljeve procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.
- b. Eshte interpretuar gabim neni 822 i K.Civil, sipas te cilit qiraja e sendeve
te paluajteshme te parregjistruara nuk i kundrejtohet fituesit te trete, veç
brenda afatit te 9 vjeteve nga fillimi i qirase. Ne rastin konkret veprimet me
paditesin kane filluar pas 1 viti.
- c. Gabimisht eshte vendosur nga gjykata e apelit, pushimi i gjykimit te
rivendikimit te sendit, mbasi ajo padi duhej te rrezohej per shkelje te
kerkesave te nenit 31 te K.Pr.Civile.

12
- d. Gjykata e apelit gabon kur konkludon se AMC sh.a. i ka shkaktuar dem
paditesit mbasi demi perkon me fajin dhe paligjshmerine e veprimeve. Ne
rastin konkret nuk jane keta elemente, cdo veprim i yni eshte kryer konform
kontrates se qirase.
- e. Vendimi eshte kontradiktor mbasi nga njera ane pushon gjykimin per
rivendikim sendi nga ana tjeter na detyron te shperblejme demin.
- f. E gabuar eshte dhe shuma e caktuar per shperblimin e demit mbasi ai
duhej t’i permbahej cmimit te caktuar ne kontraten e qirase. Ne nuk i kemi
shkaktuar dem paditesit, perkundrazi kemi permiresuar rrugen e hapur me
pare nga ana e ushtrise.

Kunder rekursit ka paraqitur kunderrekurs paditesi Kastriot Meta, i cili


kerkon mospranim rekursi, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Per kontraten e lidhur mes te paditurve jam vene ne dijeni ne momentin e
dorezimit te prones ne kuadrin e vendimit te K.K.K.Pronave. Per
shkaterrimin e siperfaqes tjeter vec 3000 m2 te percaktuar ne kontrate
Drejtoria e Sherbimit Pyjor nuk ishte ne dijeni.
- b. Shoqeria AMC sh.a. gjate gjykimit eshte mbrojtur me arsyetimin se kishte
lidhur kontrate dhe se ajo kishte efekte dhe ndaj meje. Ne lidhje me kete kjo
pale ka perfituar dhe nga interpretimi jo i plote qe i kane bere gjykatat nenit
822 te K.Civil. Mendimi se kontrata e qirase ka efekte dhe ndaj meje eshte i
gabuar.
- c. I kunderligjshem eshte dhe pretendimi i pales se paditur kur pretendon se
kete padi duhej ta ngrinte D.Sh.Pyjor e jo une si pronar i saj. Nuk jane te
bazuara as pretendimet se pales se paditur nuk i eshte dhene mundesia te
mbrohet ne gjykim, dhe as pretendimi lidhur me vleresimin e demit te
shkaktuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesit e pales se paditur kunderpaditese, te cilet kerkuan
ndryshimin e te dy vendimeve duke rrezuar padine dhe pranuar kunderpadine,

VËREN
Si vendimi nr.65, date 12.02.2004 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, ashtu edhe
vendimi nr.1219, date 21.10.2003 i Gjykates se shkalles se pare Sarande, jane
rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e
parashikuara ne nenin 485/d te K.Pr.Civile, ato duhet te ndryshohen.

13
Eshte vertetuar se ndermjet pales se paditur kunderpaditese Shoqerise AMC
sh.a. Tirane dhe personit te trete Drejtoria e Sherbimit Pyjor Delvine, ne perputhje
me kerkesat e Ligjit nr.7623, date 13.10.1992 "Per pyjet dhe policine e sherbimit
pyjor" dhe me miratim te Drejtorise se Pergjitheshme te Pyjeve (shkresa date
21.3.2001) eshte lidhur nje kontrate qiraje, date 05.4.2001. Sipas kesaj kontrate e
para ka marre me qira nje siperfaqe prej 300 m2, ndodhur ne parcelen nr.5, Vllahat
Dhrovjan, me afat 10-vjecar. Qellimi i marrjes me qira te kesaj siperfaqe ishte
ndertimi i nje antene per funksionimin e sherbimit telefonik celular ne ate zone.
Eshte vertetuar gjithashtu se, ne favor te paditesit te kunderpaditur Kastriot
Meta, trashegimtar ligjor i ish pronarit-Xhule Meta, me vendimin nr.88, date
19.4.2002 te K.K.K.Pronave te Prefektures Qarku Vlore, eshte njohur dhe kthyer
pronesia per 28 ha siperfaqe kullote, dhe 48 ha pyll, ndodhur ne ekonomine
kullosore Vllahat-Dhrovjan e Razome, Delvine. Prona eshte rregjistruar ne Zyren e
Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme me nr.53, date 16 maj 2002.
Pala paditese e kunderpaditur-Kastriot Meta kerkon e pretendon se Shoqeria
AMC sh.a., ka kryer punime te ndryshme ne pronen e tij duke e demtuar ate. Sa
siper ai kerkon lirimin e dorezimin e saj, shperblimin e demit te shkaktuar, si dhe
pavlefshmerine e kontrates se qirase per shkak se ajo nuk eshte e rregjistruar, sipas
kerkesave te nenit 197/a te K.Civil.
Ne te kundert, pala e paditur kunderpaditese-Shoqeria AMC sh.a., kerkon
me kunderpadi e pretendon se eshte penguar per rreth nente muaj nga ana e
paditesit te kunderpaditur per te furnizuar me nafte gjeneratoret, duke sjelle si
pasoje mosfunksionimin e antenes perkatese.
Mbasi ka shqyrtuar ceshtjen, gjykata e shkalles se pare ka pranuar pjeserisht
padine per rivendikimin e sendit, ka rrezuar padine per shperblimin e demit, si dhe
pavlefshmerine absolute te kontrates se qirase dhe kunderpadine. Nga ana tjeter
gjykata e apelit ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka pushuar
gjykimin e ceshtjes per rivendikimin e sendit, si dhe ka ndryshuar vendimin per
shperblim demi, duke detyruar te paditurin Shoqeria AMC sh.a. Tirane, t’i paguaje
paditesit Kastriot Meta demin e shkaktuar ne shumen 66.549.000 leke.
Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes si dhe vendimin e Gjykates
se Apelit Gjirokaster, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, te dy vendimet
duhet te ndryshohen, duke u vendosur rrezimi ne teresi si i kerkese padise ashtu
edhe i kunderpadise.
Eshte vertetuar se i padituri kunderpadites-Shoqeria AMC sh.a., ka kryer
punimet per hapjen e rruges per ne stacionin ku ishte vendosur antena ne funksion
te qellimit per te cilin eshte lidhur kontrata e qirase dhe ne teresi para se paditesi i
kunderpaditur-Kastriot Meta te behej pronar i ligjshem me vendimin e permendur
te K.K.K.Pronave. Efektivisht ky i fundit e ka marre objektin ne dorezim pikerisht
ne ate gjendje te kryerjes se punimeve. Nga ana tjeter te gjitha punimet jane

14
realizuar vetem per permiresimin e hapjen e rruges se mepareshme e kjo ne menyre
te dukshme. Sipas kerkesave te kontrates se qirase, personi i trete-Drejtoria e
Sherbimit Pyjor do te mbante nen kontroll zbatimin ligjor te marreveshjes. Ne rast
se ajo do te kishte pretendime rreth ketyre punimeve, do te kishte nderhyre per
ndalimin e tyre, gje qe ne fakt nuk e ka bere. Pra me fjale te tjera ajo i ka miratuar
ato. Ne keto kushte vetem Drejtoria e Sherbimit Pyjor eventualisht mund te
kerkonte shperblim demi (kuptohet ne rast se do ta cmonte) dhe jo pala paditese, e
cila nuk legjitimohet per kete kerkim ne objektin e padise. Sa siper, per kete pjese
te kerkese padise duhet te vendoset rrezimi i kerkeses.
Persa i perket kerkeses ne objektin e padise qe ka te beje me pavlefshmerine
absolute te kontrates se qirase, cmohet gjithashtu se duhet te vendoset rrezimi saj.
Efektivisht pare ne te gjitha kendveshtrimet, kontrata eshte e ligjshme. Lidhja e saj
ndermjet te paditurit kunderpadites dhe personit te trete eshte realizuar me vullnet
te lire ne perputhje me kerkesat e nenit 801 e vijues te K.Civil dhe Ligjit nr.7623,
date 13.10.1992 "Per pyjet dhe policine e sherbimit pyjor". Po ashtu ne veshtrim te
kerkesave te nenit 803/4 te Kodit Civil, duke qene se ishte per nje periudhe me te
gjate se nje vit, kontrata ne fjale eshte bere me shkrese. Kontrata eshte zbatuar dhe
pranuar ne vazhdimesi nga ana e personit te trete, Drejtoria e sherbimit pyjor, gjate
gjithe kohes, perfshire edhe periudhen pas daljes se vendimit te K.K.K.Pronave ne
favor te pales paditese. Po ashtu kontrata eshte realizuar ne kuptim te detyrimeve te
ndersjellta nga ana e te dy paleve. Fakti qe nuk eshte rregjistruar ne Zyren e
Rregjistrimit te Pasurise se Paluajteshme (eshte kontrate me afat mbi 9 vjet dhe ne
veshtrim te kerkesave te nenit 197/a te Kodit Civil duhet te rregjistrohej), nuk
mund te sjelle pavlefshmerine e saj.
Rregjistrimi i kontrates ne fjale, sipas dispozites se mesiperme nuk ka te beje
me formen e saj. Rregjistrimi ne kete rast lidhet me evidentimin e kontrates ne
rregjistrat perkates. Ne keto kushte nuk kemi te bejme me nje pavlefshmeri te saj.
Ndryshe ndodh ne rastet kur per nje veprim juridik kerkohet nje forme e caktuar
ligjore. Keshtu p.sh. veprimi juridik per kalimin e pronesise se sendeve te
paluajteshme dhe te drejtave reale mbi to, duhet te behet me akt noterial dhe te
rregjistrohet, perndryshe eshte i pavlefshem.
Ne analize sa siper, duke qene se kemi te bejme me nje kontrate qiraje lidhur
ne perputhje me kerkesat ligjore, qe eshte ne fuqi dhe me nje afat te percaktuar, i
cili nuk ka mbaruar edhe kerkimi tjeter ne kerkese padine e paditesit te
kunderpaditur per rivendikimin e siperfaqes prej 300 m2, duhet rrezuar. Kontrata e
qirase eshte lidhur ne daten 5.4.2001, pra ne veshtrim te kerkesave te nenit 822/1 te
Kodit Civil, ka nje date te sakte para daljes se vendimit nr.88, date 19.4.2002 te
K.K.K.Pronave ne favor te paditesit te kunderpaditur. Ne interpretim te nenit 825
te K.Civil, ky i fundit duhet te respektoje per 9-vjet kete kontrate. Nga ana tjeter ne
piken 13 te saj, kontrata parashikon se do te kete efekte edhe po te ndryshoje

15
pronari. Me fjale te tjera edhe pas daljes se vendimit te permendur te
K.K.K.Pronave.
Se fundi, edhe persa i perket kunderpadise paraqitur nga i padituri
kunderpadites per shperblimin e demit te shkaktuar nga paditesi i kunderpaditur,
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se duhet te rrezohet. Gjate gjithe gjykimit,
pala e paditur kunderpaditese mbeti ne kuadrin e pretendimeve dhe nuk provoi
kerkimin e saj. Te gjitha aktet dokumentare te paraqitura dhe te administruara ne
gjykim, ishin te nxjerra nga vete Shoqeria A.M.C. sh.a. dhe nuk u konfirmuan me
asnje prove tjeter.
Ne analize sa siper, arrihet ne perfundimin se eshte i motivuar dhe i perligjur
ndryshimi i te dy vendimeve, si te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ashtu edhe te
Gjykates se shkalles se pare Sarande.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimeve nr.65, date 12.02.2004 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster dhe nr.1219, date 21.10.2003 te Gjykates se shkalles se pare Sarande,
duke vendosur si rrezimin e kerkese padise se paditesit te kunderpaditur Kastriot
Meta, ashtu edhe te kunderpadise se te paditurit kunderpadites Shoqeria A.M.C.
sh.a., si te pambeshtetura ne ligj e ne prova.

Tirane, me 03.05.2005

16
Nr.2203/263 i Regj. Themeltar
Nr.783 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Vladimir Metani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 03.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

PADITËS: SKENDERIE GORCE, ne mungese


I PADITUR: POLICIA E NDERTIMIT-DEGA TIRANE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
1. Rivendosje e se drejtes,
detyrimin e pales se paditur te riparoje
ambjentet e lokalit te prishur pa te drejte.
2. Detyrimin te shperbleje demin dhe fitimin e munguar.
Baza Ligjore: Neni 32/a, 202 i K.Pr.Civile,
neni 609 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4934, date 24.11.2003 ka


vendosur:
Te pranoje pjeserisht padine, detyrimin e te paditurit te shperbleje
demin e shkaktuar paditeses ne shumen 6.158.220 leke.
Rrezimin e padise per pjeset e tjera.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.385, date 02.04.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.4934, date 24.11.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane

17
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit te Gjykates se
shkalles se pare Tirane, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar
rekurs Avokatura e Shtetit, e cila kerkon prishjen e vendimit nr.385, date
02.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne
ate gjykate me tjeter trup gjykues, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykatat nuk kane zbatuar nenin 14 te K.Pr.Civile per te zhvilluar nje hetim
te plote dhe te gjithanshem te çeshtjes.
- Gjykata e apelit nuk pranoi kerkesen tone per perseritjen e pjesshme te
hetimit gjyqesor persa i perket te metave qe u konstatuan ne gjykimin e
shkalles se pare qe kane te bejne me ekspertimin.
- Ka rezultuar gjate gjykimit se midis siperfaqes se pretenduar nga paditesja
dhe siperfaqes se percaktuar nga eksperti ka kontradikta, nuk eshte
administruar si prove projekti mbi te cilen eshte dhene leja e ndertimit dhe
nuk eshte thirrur eksperti nese ndertimi eshte ose jo ne perputhje me
projektin e miratuar.
- Vleresimi i sendeve nga eksperti, eshte bere apriori, eksperti ka vleresuar
pemet, qe nuk jane te sferes se tij dhe nuk jane marre çmimet nga njesite ku
ato jane blere, prandaj dhe kerkuam nje rivleresim te demit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, ne mungese te paleve
dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Gjykata e apelit nuk ka respektuar dhe zbatuar drejt kerkesat ligjore, per
rrjedhoje vendimi i dhene prej saj duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per
rigjykim ne ate gjykate.
Paditesja Skenderie Gorce ka paditur Policine e Ndertimit-Dega Tirane,
duke kerkuar detyrimin e anes se paditur per rivendosjen e se drejtes, duke
detyruar anen e paditur te riparoje ambjentet e lokalit te prishur pa te drejte dhe
njekohesisht te detyrohet te shperbleje demin dhe fitimin e munguar.
Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur pranimin pjeserisht te padise,
duke detyruar anen e paditur t’i shperbleje anes paditese demin e shkaktuar ne
shumen prej 6.158.220 1eke dhe rrezimin e padise per pjeset e tjera te kerkimeve,
vendim i cili eshte lene ne fuqi prej gjykates se apelit.
Paditesja Skenderie Gorce ka pretenduar se me vendimin nr.22, date
07.05.2002 te Keshillit te Njesise Bashkiake nr.10, Tirane eshte lejuar te vendose
tavolina dhe te sistemoje ambientin sipas nje projekti te paraqitur. Paditesja ka

18
pretenduar se ne baze te ketij akti ka investuar ne rregullimin e ambientit duke e
pershtatur per sherbim kafeterie.
Ana e paditur ne daten 21.08.2003 ka vendosur dhe ka prishur investimin e
bere prej paditeses. Gjykatat kane konkluduar se ndertimi ka qene me leje dhe per
rrjedhoje eshte shkaktuar demi ne vleren e pranuar.
Gjykata investohet mbi kerkimin e personit qe pretendon se i eshte cenuar
nje e drejte e ligjshme. Paditesja eshte paraqitur ne gjykim me emer dhe mbiemer,
perberes te gjendjes civile qe percaktojne identitetin e saj si Skenderie Gorce, kur
ne fakt dokumentacioni i paraqitur rezulton ne emer te Skenderi Selmanit. Gjykata
ishte e detyruar te saktesonte faktin ne se ne kete rast eshte ose jo i njejti person,
pasi percaktimi i sakte i identitetit te paleve ne kerkese padi dhe per rrjedhoje ne
gjykim eshte kerkese e domosdoshme procedurale.
Pas saktesimit te çeshtjes qe ka te beje me percaktimin e faktit te parashtruar
me siper ka vend per te percaktuar nese mosmarreveshja eshte zgjidhur ose jo drejt
duke patur parasysh kerkesat ligjore.
Nga shkresa e administruar gjate gjykimit te çeshtjes rezulton se me vendim
te Keshillit Bashkiak paditesja eshte lejuar te sistemoje ambientin dhe te vendose
tavolina, ne nje kohe kur ekspertja ka vleresuar sende qe ne fakt nuk rezulton te
kene lidhje me lejen e dhene, si: verande druri, gardh, drure, peme dekorative,
prishje gjelberim dhe lule, etj.
Ne rastin konkret per te zgjidhur drejt mosmarreveshjen e lindur midis
paleve duhet te percaktohet natyra e marredhenies juridike te lidhur midis paditeses
dhe organit perkates vendor ne lidhje me sistemimin dhe vendosjen e tavolinave.
Per te sqaruar kete situate eshte e nevojshme qe gjykata e apelit ne rigjykim, ne
zbatim te nenit 465 te Kodit te Procedures Civile te perserise teresisht ose
pjeserisht hetimin gjyqesor si dhe mund te marre prova te reja.
Konkretisht gjykata duhet te administroje dokumentacionin e nevojshem ne
lidhje me vendimin nr.22, date 07.05.2002 te njesise bashkiake nr.10, per te
percaktuar faktin nese jemi para nje ndertimi ose jo, ne se behet fjale per nderhyrje
qe duhet te behen me leje ne keto ambiente ose jo dhe afatin e zbatimit te te
drejtave te njohura, pasi sikurse rezulton ne rastin konkret nuk behet fjale per
ndertim dhe per me teper per ndertim te perhershem.
Percaktimi i kesaj situate ligjore do te çoje ne perfundimin e drejte ne se,
vendosja e tavolinave dhe sistemi i ambienteve ka qene me afat ose jo dhe ne çfare
kushte faktike dhe juridike duhet te rregulloheshin marredheniet qe lindin midis
paditeses ne rast se do te jete po ajo dhe organit te pushtetit lokal dhe organeve te
tjera administrative qe kane per detyre te ndjekin dhe kerkojne zbatimin e
kerkesave ligjore ne lidhje me te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga problemet
urbane.

19
Duke patur parasysh sa u parashtrua me siper ka vend te sqarohet fakti se
çfare te drejtash ka fituar ne pikepamje ligjore paditesja, çfare ndertimesh duhet te
bente, persa kohe kish te drejte shfrytezimi. Ne rast se vertetohet ligjshmeria e
veprimeve te paditeses duhet te percaktohet demi i ardhur nga veprime te
paligjshme te anes se paditur, sepse paditesja mund te legjitimohet ne kerkimin e
saj per shperblimin e demit vetem ne rast se vertetohet se ka veprim te paligjshem
te kryer prej anes se paditur, se ka dem e lidhje shkakesore midis tyre dhe se ana e
paditur ka vepruar me faj, ne rast te kundert kerkimi i parashtruar nuk gjen
mbeshtetje ligjore.
Persa siper ka vend per prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe
dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate per te respektuar dhe zbatuar drejt
kerkesat ligjore si ne lidhje me proceduren e shqyrtimit te mosmarreveshjes ashtu
dhe ne lidhje me zbatimin e ligjit material, sepse vetem ne keto rrethana mund te
konkludohet drejt per zgjidhjen e mosmarreveshjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.385, date 02.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 03.05.2005

20
Nr.1531 i Regj. Themeltar
Nr.784 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 03.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: "MABETEX- TIRANA" SH.P.K.


"SONAR" SH.P.K, perfaqesuar nga
Av. A. Çami
TË PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E
TATIM TAKSAVE
DEGA E TATIM TAKSAVE TIRANE,
perfaqesuar nga Av. i Shtetit Delo Isufi

OBJEKTI I PADISË:
Shfuqizimi i dy akteve administrative
me nr.3378/1 prot., date 29.10.2001
"urdher shlyerje detyrimi", pezullimi i ekzekutimit te tyre.
Baza Ligjore: Neni 55 i ligjit nr.8560, date 22.12.1999,
Ligji nr.8485, date 12.05.1999,
Ligji nr.7928, date 27.04.1995,
neni 324 e vijues i K.Pr.Civile.

21
Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.4504, date 13.11.2002 ka
vendosur:
Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.608, date 13.05.2003 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.4504, date 13.11.2002 te Gjykates se shkalles
se pare Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po asaj gjykate, me
tjeter trup gjykues.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.115, date 19.01.2004 ka


vendosur:
Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile me nr.405
akti, pasi kjo çeshtje ben pjese ne juridiksionin administrativ.

Gjykata e Larte me vendimin nr.596, date 11.03.2004 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.115, date 19.01.2004 te Gjykates se shkalles se
pare Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim po prane asaj
gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.1087, date 01.03.2005 ka


vendosur:
Nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane nr.1087, date 01.03.2005 ka


ushtruar ankim te vecante pala paditese Shoqeria "Mabetex -Tirana" sh.p.k. dhe
"Sonar" sh.p.k., e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe dergimin e ceshtjes per
rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ndaj dy subjekteve tatimore, ne baze te akt-kontrolleve dhe procesverbaleve
per kete rast, per te dy shoqerite perkatesisht per "Mabetex Tirana" sh.p.k.
me date 30.07.2001 dhe per "Sonar" sh.p.k. me date 09.09.2001, sipas
permbajtjes se tyre ka rezultuar se "... jane leshuar fatura shitje malto te
plotesuara ne menyre te parregullt" referuar udhezimit nr.8, date 05.01.2000
te Ministrise se Financave. Per rrjedhoje jane vendosur gjobat perkatesisht
"Mabetex-Tirana" sh.p.k. 7.057.020 leke dhe per "Sonar" sh.p.k. 5.280.000
leke.
- Akti administrativ objekt i padise "Urdher shlyerje detyrimi" eshte nxjerre
nga Drejtori i Pergjitheshem i Tatimeve, duke urdheruar shyerjen e detyrimit
per shumat perkatese per secilen shoqeri. Eshte ushtruar ankimi
administrativ prane organit kompetent Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve,
i cili i pergigjet ankimit administrativ: "ne mbeshtetje te ligjit nr.8560, date

22
22.12.1999 "per procedurat tatimore", neni 6 ku thuhet".. para se te paraqiten
per apelim tatimpaguesit jane te detyruar te parapaguajne vetem detyrimin
tatimor, pa perfshire interesat dhe gjobat e mundshme…" ne nje kohe qe nuk
eshte bere pagesa; ne keto kushte ankimi juaj nuk mund te merret ne
konsiderate”.
- Nga permbajtja e ketyre akteve del qarte se, nuk kemi te bejme me nje
"denim" qe quhet "gjobe", e cila ka tejkaluar limitet ne shumefish nga sa
percakton ligji per fatura shitje te parregullta apo edhe mosplotesim fature,
pavaresisht argumentave qe lidhen me themelin e ceshtjes

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokaten e pales paditese
Alma Çami, qe kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e
gjykimit, ate te pales se paditur Avokatin e Shtetit Delo Isufi, qe kerkoi lenien e
vendimit ne fuqi dhe si shqyrtoi aktet,

VËREN
Paditesat "Mabetex - Tirana" shpk dhe "Sonar" shpk, me seli ne Tirane, kane
paditur Drejtorine e Pergjitheshme te Tatim Taksave si dhe Degen e Tatim
Taksave Tirane, duke kerkuar shfuqizimin e dy akteve administrative me nr.3378/1
prot, date 29.10.2001, lidhur me shlyerje detyrimi prej paditesave ne favor te te
paditurve.
Ne rigjykim te mosmarreveshjes Gjykata e shkalles se pare Tirane, ka
vendosur te nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor.
Kunder ketij vendimi, ka paraqitur ankim ana paditese duke pretenduar se
çeshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor, pasi ka zbatuar proceduren e shqyrtimit
administrativ te mosmarreveshjes.
Pretendimet e parashtruara prej anes paditese, nuk jane te mbeshtetura ne
ligj. Ne juridiksionin gjyqesor hyn rrethi i çeshtjeve te percaktuara ne Kodin e
Procedures Civile, si dhe rrethi i ceshtjeve te percaktuara me ligje te vecanta.
Ne rastin konkret kur mosmarreveshja ka te beje me pagimin e detyrimeve
fiskale sipas kritereve ligjore duke u detyruar te paguaje tvsh-ne si dhe gjobat
perkatese ankimi i paraqitur para Drejtorise se Pergjitheshme te Tatimeve per
anullimin e vleresimit tatimor, nuk eshte i mjaftueshem per te konsideruar te
ndjekur proceduren administrative te mbrojtjes te se drejtes subjektive te
pretenduar e shkelur, pasi sipas percaktimit ne ligj duhet te behet prej anes paditese
parapagimi i detyrimit tatimor, qe ne rastin konkret nuk eshte bere. Po ashtu
ankimi i paraqitur prane komisionit te apelimeve nuk eshte i ligjshem pasi ai nuk

23
eshte organi kompetent qe mund te shqyrtoje mosmarreveshjet e lindura ne lidhje
me vleresimin tatimor per TVSH.
Persa u parashtrua me siper konkludohet se, Gjykata e shkalles se pare
Tirane, duke patur parasysh proceduren e percaktuar ne ligjin nr.8560, date
22.12.1999 "Per procedurat tatimore" drejt ka vendosur duke nxjerre ceshtjen
jashte juridiksionit gjyqesor.
Gjykata mund te shqyrtoje ceshtjen ne themel vetem ne rast se eshte ndjekur
dhe zbatuar drejt sipas kerkesave ligjore procedura e mbrojtjes te se drejtave
subjektive e posaçme sic eshte rruga administrative, qe ne rastin konkret lidhet dhe
me detyrimin per parapagimin e vleresimit tatimor, ne lidhje me TVSH-ne. Mandej
mund t'i drejtohesh gjykates kompetente per te mbrojtur te drejten e pretenduar te
shkelur, duke zbatuar menyren e pergjitheshme te mbrojtjes te te drejtave
subjektive te shkelura, per zgjidhjen e mosmarreveshjes ne themel.
Persa u parashtrua me siper cmohet se, vendimi i Gjykates se shkalles se
pare Tirane, eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 59 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1087, date 01.03.2005 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Tirane.

Tirane, me 03.05.2005

24
Nr.1627 i Regj. Themeltar
Nr.785 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Vladimir Metani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 03.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: IBRAHIM ISEBERI, ne mungese


I PADITUR: KESH SH.A. TIRANE, perfaqesuar nga
Avokati i Shtetit Delo Isufi

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e anes se paditur K.E.SH. sh.a. Tirane
te me demshperbleje demin e pesuar ne shtepine e banimit
ne masen 2.184.204 leke.
Baza Ligjore: Neni 608 e vijues i K.Civil

Gjykata e Rrethit gjyqesor Kukes me vendimin nr.s`ka, date 11.03.2005 ka


vendosur:
Te shpalle moskompetencen per gjykimin e ceshtjes civile me nr.94
akti qe i perket paleve ndergjyqese, padites Ibrahim Iseberi, i paditur
K.E.SH. sh.a. Tirane, me objekt detyrim lekesh ne masen 2.184.204
leke.

25
Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Kukes nr.s`ka, date 11.03.2005, ka
ushtruar ankim te vecante pala paditese Ibrahim Iseberi, i cili kerkon prishjen e
ketij vendimi dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, si gjykate
kompetente, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i Gjykates se Rrethit Kukes, eshte i pabazuar ne ligj, pasi ne baze te
nenit 43 dhe 48 te K.Pr.Civile, padia eshte ngritur prane Gjykates se Rrethit
Kukes, pasi ne territorin ku mbulon kjo gjykate, ana e paditur ka ndertese me
aktivitet (Hidrocentrali i Fierzes) dhe disponon agjensi te sajen, e cila mund
ta perfaqesoje.
- Gjykata e Rrethit Kukes, mund te beje gjykimin e shpejte te saj per shkak te
vendndodhjes se objektit te demtuar dhe vepres se anes se paditur, e cila me
ka shkaktuar dem.

Me pas paditesi Ibrahim Iseberi, ne date 26.04.2005, ka hequr dore nga


rekursi, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ceshtja mund te zgjidhet me shpejt dhe me drejt ne Gjykaten e shkalles se
pare Tirane, ku ka qendren personi juridik i pales se paditur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, ne lidhje me heqjen dore
nga ankimi dhe si bisedoi çeshtjen,

VËREN
Paditesi Ibrahim Iseberi, ka paditur KESH Sha Tirane, duke kerkuar
detyrimin e anes se paditur, t'i demshperbleje demin e shkaktuar ne banesen e tij ne
shumen prej 2.184.204 leke.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Kukes, me vendimin nr.s'ka, date 11.03.2005 ka
vendosur shpalljen e moskompetences ne lidhje me shqyrtimin e kesaj
mosmarreveshje civile, pasi shqyrtimi i saj i perket Gjykates se Rrethit gjyqesor
Tirane.
Kunder ketij vendimi, ka paraqitur ankim paditesi, por ne seance gjyqesore u
konstatua se, me deklarate noteriale ka hequr dore nga ankimi i paraqitur para
kesaj gjykate ne lidhje me shqyrtimin e mosmarreveshjes per percaktimin e
gjykates kompetente per shqyrtimin e mosmarreveshjes konkrete.
Persa u parashtrua me siper, kjo gjykate nuk mund te investohet ne
shqyrtimin e ankimit, pasi ankuesi ka hequr dore prej tij, prandaj ka vend per
pushimin e gjykimit te çeshtjes ne kete gjykate.

26
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 59 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit te çeshtjes ne kete gjykate.

Tirane, me 03.05.2005

27
Nr.2246/271 i Regj. Themeltar
Nr.786 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 03.05.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: TRENDELINA MILO, përfaqësuar


nga av. Alma Çami
E PADITUR: DREJTORIA E SHËRBIMIT SOCIAL
SHTETËROR, e pa përfaqësuar perpara
kesaj gjykate

OBJEKTI I PADISË:
Rikthim në punë,
pagimin e pages për kohën e qëndrimit pa punë,
si dhe shfuqizimin e vendimeve
nr.695 e 695/1, date 19.06.2003 të pales së paditur.
Baza Ligjore: Nenet 109, 120, 144, 146,
151, 153/3 e 155 të Kodit te Punës.

Gjykata e shkallës së parë Sarandë me vendimin nr.1358, date 26.11.2003 ka


vendosur:
Pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë.
Detyrimin e pales së paditur t’i paguajë dëmshpërblim paditëses
pagën e një viti, për shkak të zgjidhjes së kontratës së punës.
Rrëzimin e kërkesëpadisë për pjesën tjetër të saj, si të pabazuar në ligj
e në prova.

28
Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.40, date 03.02.2004 ka
vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.1358, date 26.11.2003 të Gjykatës së
shkallës së pare Sarandë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila ka


parashtruar këto shkaqe për prishjen e tij:
- Zgjidhja e marrëdhënieve së punës në mënyrë të menjëhershme është bërë
në bazë të ligjit, nenit 153 të KP.
- Për largimin e paditeses nga puna është zbatuar neni 144 i KP, pasi largimi i
saj është bërë i menjëhershëm për shkaqe të arsyeshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesen e paditeses, av.
Alma Çami, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si
bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.40, date 03.02.2004 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, me te cilin
eshte lene ne fuqi vendimi nr.1358, date 26.11.2003 i Gjykates se shkalles se pare
Sarande, eshte i mbeshtetur ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Nga aktet e administruara nga gjykatat rezulton se, paditësja Trëndelina
Milo ka punuar qe nga viti 1993 si edukatore dhe njekohesisht kujdestare pranë
Shtëpisë së Fëmijës Sarandë, e cila eshte në varësi të pales se paditur, Shërbimi
Social Shtetëror Tiranë.
Me 19.06.2003 pala e paditur e ka shkarkuar nga detyra, duke i njoftuar
zgjidhjen perfundimtare te kontrates se punes, per shkak se: Ka favorizuar nje
shtetas grek, i cili ka dashur te biresoje nje femije, duke i krijuar mundesine te
takohet me ‘të, se ka kryer veprime ne dem te interesave te femijes dhe se ka pasur
konflikte me drejtuesin e institucionit dhe kolektivin.
Gjykata i ka konsideruar keto shkaqe te pambeshtetura ne prova.
Nga shqyrtimi gjyqesor ka rezultuar se, nuk ka qene paditesja qe ka
favorizuar biresimin e femijes nga shtetasi grek, por Shtepia e Femijes, drejtori i
saj, qe ka lejuar takimin e tij me femijen. Pikerisht Shtepia e Femijes i ka kerkuar
Komitetit te Biresimeve Tirane biresimin e femijes nga shtetasi grek, meqenese ky
i fundit jepte ndihma per kete Shtepi (pavaresisht se kerkesa nuk eshte pranuar).

29
Ne keto kushte ky Kolegj cmon se:
Zgjidhja e kontrates se punes nga punedhenesi me te drejte eshte konsideruar
nga gjykata jo per shkaqe te justifikuara dhe ne menyre te menjehershme, ne
veshtrim te nenit 153/2 e 3 te Kodit te Punes.
Duke qene se kontrata e punes, qe palet ndergjyqese kane pasur mes tyre,
rezulton te kete qene nje kontrate pune me kohezgjatje te pacaktuar, gjykata, ne
zbatim te neneve 143/1 dhe 144 te Kodit te Punes, me te drejte ka konkluduar se,
pala e paditur nuk ka zbatuar afatet e njoftimit per proceduren e largimit nga puna
te paditeses, e cila ka pasur rreth 10 vjet pune prane saj.
Gjithashtu, duke qene perpara rastit te zgjidhjes se menjehershme te
pajustifikuar te kontrates se punes nga punedhenesi, gjykata, duke vleresuar te
gjitha rrethanat, ne zbatim te nenit 155 te Kodit te Punes, ka vendosur drejt
detyrimin e pales se paditur si punedhenes ndaj paditesit si punemarres me
demshperblimin e pages se nje viti pune.
Pretendimet e pales se paditur te parashtruara ne rekurs lidhen me rrethanat
faktike, te cilat jane shqyrtuar dhe analizuar drejte nga gjykatat, prandaj nuk
pranohen nga ky Kolegj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.40, date 03.02.2004 te Gjykates se apelit
Gjirokaster.

Tirane, me 03.05.2005

30
Nr.2259/277 i Regj. Themeltar
Nr.787 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 03.05.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: MAKSIM KOKONA (pa perfaqesues)


TË PADITUR: ADMINISTRATORËT E SHOQËRISË
“VEFA HOLDING” SHPK NË
ADMINISTRIM, përfaqësuar nga
Arben Abazi
ZYRA E PËRMBARIMIT TIRANË,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmëri titulli ekzekutiv.
Baza Ligjore: Neni 8 i ligjit nr.8471, date 08.04.1999
“Per nxjerrjen e detyrimeve debitore
dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridike
jo bankare qe kane marre hua nga publiku i gjere”.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.29, date 27.04.2004 ka vendosur:


Rrëzimin e padisë së paditësit Maksim Kokona.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili


parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

31
- Shuma e depozituar ka qenë e disa personave, sipas shënimeve prapa
kontrates. Kështu që jemi brenda kërkesave te nenit 2 të ligjit nr.8471, date
08.04.1999.
- Une jam vene ne dijeni qe isha shpallur debitor ne kohen kur me ka ardhur
zyrtarisht shkresa e përmbarimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e te paditurve, i
cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e akteve per
rishqyrtim po asaj gjykate dhe si bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit, me ane te te cilit eshte rrezuar padia e paditesit
Maksim Kokona, eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Pala e paditur, Administratoret e Perbashket te Shoqerise “VEFA
HOLDING” shpk e kane shpallur paditesin debitor ne zbatim ligjit nr.8471, date
08.04.1999 “Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore
ne llogarite e personave juridike jo bankare qe kane marre hua nga publiku i gjere”.
Ky ligj percakton detyrimet e debitoreve te ndryshem kundrejt subjekteve te
kontrollit, si dhe kohen, menyren dhe vleren e arketimit te ketyre detyrimeve, si
dhe rikthimin e pasurive nga te tretet prane administratoreve, me qellim te
shlyerjes sa me mire te kreditoreve.
Paditesi figuron debitor sipas ketij ligji, nenit 2.3, sepse pas dates
23.01.1997 ka mbyllur kontraten e huadhenies dhe shuma e terhequr pas kesaj,
date prej tij eshte mbi nje milion leke. Konkretisht, ai ka terhequr 2.318.040 leke
dhe nuk e ka kthyer.
Sipas nenit 8 te ligjit te mesiperm, kur personat e shpallur debitore nuk e
ekzekutojne vullnetarisht detyrimin, administratori i paraqet zyres se permbarimit
kerkesen per ekzekutimin e detyrueshem te detyrimit.
Ne perputhje me nenet 609 dhe 610 te Kodit te Procedures Civile (K.Pr.C.),
debitori ka te drejte te ankohet ne gjykaten e apelit brenda 10 diteve ndaj vendimit
te administratorit dhe brenda 5 diteve ndaj veprimeve te permbaruesit.
Pas shqyrtimit te ceshtjes gjykata e apelit ka konstatuar se, padia eshte
ngritur jashte afatit te parashikuar ne ligj. Keshtu, vendimi i pales se paditur,
Administratoret e Perbashket te Shoqerise “VEFA Holding” shpk, me te cilin
paditesi eshte shpallur debitor per shumen 2.318.040 leke, mban daten 31.08.1999.
Nga ana tjeter, veprimet e permbaruesit kane filluar me daten 08.12.2003,
ndersa padia eshte paraqitur me 23.12.2003, pra pas 4 vjetesh.

32
Gjykata e apelit me te drejte e ka konsideruar te pabazuar pretendimin e
paditesit, se njoftimin nga zyra e permbarimit e ka marre me 18.12.2003.
Rezulton se njoftimi nga kjo zyre eshte bere me 12.12.2003.
Keshtu, duke qene se padia eshte ngritur jashte afatit 5 ditor te parashikuar si
me siper, ky Kolegj cmon se me te drejte gjykata e apelit i ka rrezuar padine
paditesit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.29, date 27.04.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 03.05.2005

33
Nr.1613 i Regj. Themeltar
Nr.788 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Vladimir Metani Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 03.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe ju


perket paleve:

PADITËS: SHOQERIA "KARL GEGA" SH.P.K.,


ne mungese
E PADITUR: ZYRA E TATIM TAKSAVE SHKODER,
perfaqesuar nga Avokati i Shtetit A. Deda

OBJEKTI PADISË:
Kundershtim i urdher pagesave te faturave
per vitet 2001 -2003.
Begatim pa shkak te ligjshem.
Baza Ligjore: Neni 655 i K.Civil
dhe neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.145, date 03.02.2005,


ka vendosur:
Te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor ceshtjen civile me nr.38/1837
Regj., date 27.10.2004, me padites Shoqeria "Karl Gega" sh.p.k. dhe
te paditur Dega e Tatim Taksave Shkoder.
T'i dergohen aktet organit kompetent.

34
Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Shkoder, ne baze te nenit
472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Shoqeria "Karl Gega" sh.p.k.,
e cila parashtron keto shkaqe:
- Konflikti ne kete proces, nuk mund te zgjidhet nga nje organ i Tatim
Taksave, kur te dy palet jane subjekt juridik, qe edhe mund te privatizohen
dhe nuk jemi para ndonje organi te arbitrazhit.
- Per zgjidhjen e padise me objekt begatim pa shkak, eshte vetem gjykata
kompetente per zgjidhjen e ceshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, Avokatin e Shtetit Abaz Deda, i
cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, si dhe diskutoi
çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.145, date 03.02.2005 i Gjykates se shkalles se pare Shkoder,
eshte i bazuar ne ligj, si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Nga gjykimi i ceshtjes ka rezultuar se, pala paditese Shoqeria "Karl Gega"
shpk, ushtron aktivitet tregtar ne fushen e ndertimit, eshte njoftuar nga pala e
paditur Dega e Tatim Taksave Shkoder, per detyrimin qe i ka kesaj te fundit per
vitin 2001- 821.191 leke, per vitin 2002 -273.659 leke dhe per vitin 2003 -524.932
leke, keto shuma perfaqesojne vlerat e TVSH te papaguara per blerje te ndryshme.
Pala e paditur, ka refuzuar pagimin e detyrimit, me pretendimin se, faturat
nuk jane te kesaj shoqerie. Por, pala paditese, per te mos u penguar ne aktivitetin
tregtar, ka shlyer detyrimet e siperme, nderkohe ka ngritur padine objekt gjykimi,
me te cilen, kundershton faturat e viteve 2001-2003, per TVSH dhe kthimin e
pagesave qe ka bere si begatim pa shkak, nga pala e paditur, ne baze te nenit 655 te
K.Civil.
Gjykata e shkalles se pare Shkoder, ka vendosur nxjerrjen jashte
juridiksionit gjyqesor te ceshtjes, me arsyetimin se, nuk eshte konsumuar rruga
administrative.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, vlereson te drejte vendimin e Gjykates se
shkalles se pare Shkoder, per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.
Sipas nenit 55 te ligjit 8560, date 22.12.1999 "Per Procedurat Tatimore ne
Republiken e Shqiperise", tatim paguesit kane te drejte te apelojne me shkrim cdo
akt zyrtar, te organit tatimor, qe prek tatimpaguesin ne lidhje me shumen dhe
menyren, me ane te se ciles jane percaktuar detyrimet tatimore, me bazen ligjore te
percaktimit, me kerkesen per rimbursim, me vendimet e vecanta ekzekutive apo

35
cdo veprim (apo mosveprim) te parregullt te organeve tatimore apo te punonjesve
te tyre.
Apelimi duhet t'i paraqitet organit tatimor, te shkalles me te ulet te detyrimit
tatimor perkates, vendimi i te cilit apelohet ne organin tjeter me te larte te
hierarkise se apelimeve tatimore.
Pala paditese, ka kundershtuar faturat e TVSH-se, per periudhen 2001-2003.
Neni 55, pika 2/b e ligjit te sipercituar percakton se, Drejtoria e
Pergjitheshme e Tatimeve, eshte organi qe duhej te paraqitej ankimi ndaj faturave
te TVSH-se, detyrim ky qe nuk eshte plotesuar nga paditesi.
Sipas nenit 59 te po ketij ligji "Tatimpaguesi, pasi ka ndjekur te gjitha
shkallet e ankimit administrativ te parashikuar ne kete ligj, ka te drejte t`i drejtohet
gjykates".
Kurse ne baze te nenit 137 te K.Pr.Civile, palet e interesuara mund t`i
drejtohen gjykates, vetem pasi te kene ezauruar ankimin administrativ.
Nga permbajtja e dispozitave te siperme, del qarte se, pala paditese me
cilesine e tatimpaguesit, pa konsumuar ankimin ne rruge administrative, nuk ka te
drejte t'i drejtohet gjykates.
Ne keto rrethana me te drejte, Gjykata e shkalles se pare Shkoder, ka nxjerre
çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.145, date 03.02.2005 te Gjykates se shkalles se
pare Shkoder.

Tirane, me 03.05.2005

36
Nr.2123/234 i Regj. Themeltar
Nr.789 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Vladimir Metani Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 03.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe ju


perket paleve:

PADITËS: MINE RATA (RADA), perfaqesuar


nga Av. Vangjel Kosta
I PADITUR: POLICIA E NDERTIMIT DEGA
DURRES, ne mungese
PERSON I TRETË: BASHKIA FUSHE-KRUJE,
ne mungese

OBJEKTI PADISË:
Shperblim demi.
Baza Ligjore: Nenet 1/2 e 31 te K.Pr.Civile,
si dhe neni 608 e vijues i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Kruje, me vendimin nr.349, date 26.06.2003 ka


vendosur:
Pranimin pjeserisht te kerkeses se paditeses Mine Rata (Rada).
Detyrimin e Policise se Ndertimit Dega Durres, te shperbleje demin
ne shumen 4.722.000 leke paditeses Mine Rata (Rada).

37
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.232, date 02.03.2004, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.349, date 26.06.2003 te Gjykates se
Rrethit Kruje.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Policia e Ndertimit Dega Durres dhe Mine
Rata (Rada), te cilet parashtrojne keto shkaqe:

Dega e Policise se Ndertimit Durres:


- Vendimi nr.433, date 26.09.2002 per prishjen e objektit prone e paditeses
eshte marre pasi ka qene ndertim i paligjshem, sepse eshte ndertuar mbi
kolektoret e ujit, duke sjelle permbytjen e qytetit te Fushe-Krujes ne
shtatorin e vitit 2002, paditesja eshte njoftuar nga Bashkia per ta prishur
vullnetarisht.
- Pala paditese ka njoftuar se ndertimin e ka patur me leje, pasi i eshte prishur
objekti, ne vend qe te njoftohej Policia Ndertimore para se te fillonte
ndertimin ne veshtrim te nenit 9 te ligjit 8402 "Per kontrollin dhe disiplinen
e punimeve".
- Pala e paditur Policia e Ndertimit, ndodhet para kushteve te nenit 612 te
K.Civil.
- Ne dhenien e lejes se ndertimit nr.3, date 18.09.2000 nga KRRT e Rrethit
Kruje, ne favor te Mine Rades, nuk eshte zbatuar drejte neni 45/3 i Ligjit
nr.8405 "Per Urbanistiken", nuk eshte respektuar formulari 3/1 i cili
percakton lidhjen e objektit me infrastrukturen.
- Dega e Policise se Ndertimit Durres, ka ngritur padi kunder Qarkut Durres,
per shpallje te kundraligjshme te lejes se ndertimit, e cila i eshte bere prezent
gjykates se apelit, por kjo e fundit, ne kundershtim me nenin 297/1 te
K.Pr.C., nuk ka pezulluar gjykimin e ceshtjes.

Mine Rata (Rada)


- Vleresimi i lokalit te prishur ne menyre te paligjshme, eshte bere i gabuar.
- Po keshtu eshte bere gabim vleresimi i demeve te rrjedhura nga demtimi i
materialeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, perfaqesuesin e pales paditese
Av. Vangjel Kosta, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si dhe
diskutoi çeshtjen ne teresi,

38
VËREN
Vendimi nr.232, date 02.03.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje
e zbatimit te keq te ligjit, si i tille duhet te prishet.
Ne gjykim rezulton se, paditesja Mine Rata (Rada), ka patur ne pronesi nje
dyqan, njesi tregtare ne qytetin e Fushe-Krujes, te rregjistruar ne hipoteke me
nr.236, date 06.09.2001.
Me vendimin nr.433, date 26.09.2002, Dega e Policise se Ndertimit Durres
ka vendosur te prishe dyqanin e pales paditese si ndertim pa leje, ne baze te nenit
45 te Ligjit 8405, date 17.09.1998 "Per Urbanistiken" dhe eshte ekzekutuar me
date 27.09.2002, duke ju prishur objekti dhe mbajtur procesverbali perkates.
Paditesja Mine Rata (Rada), ka ngritur padi kunder Deges se Policise se
Ndertimit Durres, me person te trete Bashkine e Fushe-Krujes, me objekt
shperblim demi, ne baze te nenit 608 e vijues te K.Civil, me pretendimin se, dyqani
eshte ndertuar me leje te rregullt ndertimi.
Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e shkalles se pare Kruje, ka vendosur te
detyroje Policine e Ndertimit Dega Durres, t'i paguaje paditeses Mine Rata 4.722.000
leke. Arsyetohet se, objekti i paditeses, eshte ndertuar me leje dhene nga KRRT e
Rrethit Kruje, bazuar ne ligjin 8405, date 17.09.1998 "Per urbanistiken", te cilin ana
e paditur, nuk e ka marre parasysh, duke tejkaluar kompetencat qe i jep ligji nr.8408,
date 25.09.1998 "Per Policine e Ndertimit" dhe me veprime te kundraligjshme i ka
shkaktuar dem pales paditese. Vendim ky i lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, gjykata e apelit, nuk ka bere nje
hetim te plote e te gjithanshem konform nenit 14 te K.Pr.Civile, per te bere nje
vleresim me te drejte te fakteve qe kane sjelle prishjen e objektit, objekt i
mosmarreveshjes dhe ne rigjykim duhet te hetohet si me poshte:
Ështe pretenduar nga pala e paditur Policia Ndertimore se, ndertimi i dyqanit
te paditeses, ka qene i kundraligjshem, pasi eshte shkelur neni 45/3 i ligjit 8405,
date 17.09.1998, me themelet e objektit eshte bllokuar kolektori kryesor i qytetit
Kruje, duke shkaktuar permbytjen e qytetit.
Sipas dispozites se sipercituar “Çdo person fizik e juridik, vendas ose i huaj
qe do te ndertoje ne territorin e Republikes se Shqiperise, duhet te pajiset me leje
ndertimi. Ky eshte dokumentacioni i vetem ligjor mbi bazen e te cilit lejohet
ndertimi. Leja e ndertimit i jepet personit juridik ndertues te licencuar.
Si ne rastin kur toka eshte prone private, ashtu dhe kur ajo eshte publike,
personi juridik ndertues, duhet te paraqese kontraten e lidhur me pronarin e tokes,
ose me personin qe ka marre sheshin e ndertimit nga KRRT-ja. Kerkesa per leje
ndertimi behet sipas formularit 3 dhe 3/1 pjese e ketij ligji. Ne rregulloren e
urbanistikes percaktohen kerkesat teknike te dokumentave dhe forma grafike e
tyre”.

39
Per t'i dhene pergjigje ketij pretendimi gjykata duhet te hetonte, ne lidhje me
dokumentacionin mbi te cilin eshte leshuar leja e ndertimit, nese jane plotesuar
kerkesat e formulareve 3 e 3/1 pjese e ligjit, nese qendron pretendimi i pales se
paditur Policise se Ndertimit, per themelet e objektit qe kane bllokuar kolektoret e
kanaleve kulluese.
Hetimi i fakteve te siperme merr rendesi, si ne vleresimin e lejes se ndertimit
qe disponon paditesja, ashtu edhe ne vleresimin e veprimeve te pales se paditur,
Policise se Ndertimit, per prishjen e objektit ne fjale, pranimin e pergjegjesise per
shkaktimin e demit.
Ne rigjykim, gjykata e apelit, ne zbatim te kerkesave te nenit 465 te
K.Pr.Civile, mund te perserise teresisht ose pjeserisht hetimin gjyqesor, si dhe
mund te marre dhe prova te reja qofte dhe kryesisht.
Ne kete drejtim, gjykata duhet te administroje dosjen me dokumentacionin
perkates, mbi te cilin i eshte dhene leja e ndertimit paditeses.
Te thirren me cilesine e deshmitareve, perfaqesuesit e ndermarrjeve qe jane
pjestare ne plotesimin e formularit 3/1, ne lidhjen e objektit me infrastrukturen
inxhinierike, sic mund te jete Ndermarrja e kanalizimeve te ujrave, etj. Me nje grup
ekspertesh sipas dokumentacionit perkates, te percaktohet, cili ka qene shkaku i
bllokimit te kolektoreve, nese ka pergjegjesi paditesja, apo organet shteterore qe
kane dhene lejen e ndertimit dhe mbi kete baze, te vendose ne lidhje me zgjidhjen
e mosmarreveshjes objekt shqyrtimi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.232, date 02.03.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 03.05.2005

40
MENDIMI I PAKICËS
Ne, gjyqtarët në pakicë, jemi kundër qëndrimit të shumicës për prishjen e
vendimit nr.232, date 02.03.2004 te gjykates se apelit, me te cilin eshte lene ne fuqi
vendimi nr.349, date 26.06.2003 i Gjykates se shkalles se pare Kruje, per arsyet që
vijojnë:
Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se, pala e paditur,
Policia e Ndertimit-Dega Durres, ka prishur dyqanin e mallrave ushqimore ne
pronesi te paditeses Mine Rata (Rada) te ndodhur ne lagjen “Bakushe Visha” te
qytetit Fushe-Kruje, duke e konsideruar ate si ndertim pa leje.
Policia e Ndertimit e ka prishur teresisht kete objekt, megjithese ndertimi i
tij eshte bere me leje te rregullt ndertimi te leshuar nga K.RR.T., bazuar ne ligjin
nr.8408, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”.
Ne kete menyre, Policia e Ndertimit ka vepruar haptazi ne kundershtim me
ligjin nr.8408, date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”. Kete veprim abitrar ajo
e ka kryer pa i njoftuar paraprakisht paditeses vendimin per prishje dhe pa i dhene
asaj mundesine per te realizuar te drejten e ankimit ndaj tij.
Ne keto rrethana, gjykojme se paditesja me te drejte i ka kerkuar Policise se
Ndertimit shperblimin per demin qe i ka shkaktuar, bazuar ne nenet 608 e vijues te
Kodit Civil dhe gjykata me te drejte i ka pranuar asaj padine. Ky perfundim i
gjykates eshte rrjedhoje e nje shqyrtimi dhe analize te plote te pergjegjesise
materiale te Policise se Ndertimit, si shkaktues i drejtperdrejte i demit, mbeshtetur
ne nenin 44 te Kushtetutes, qe parashikon se: Kushdo ka te drejte te ... zhdemtohet
ne perputhje me ligjin, ne rast se eshte demtuar per shkak te nje akti, veprimi ose
mosveprimi te paligjshem te organeve shteterore.
Gjithashtu, ne percaktimin e pergjegjesise civile gjykata eshte mbeshtetur ne
dispozitat e Kodit Civil, nenet 608 e vijues te tij.
Ne keto rrethana, nuk pajtohemi me qendrimin e shumices se, gjykata nuk
ka bere nje hetim te plote e te gjithanshem, konform nenit 14 te Kodit te
Procedures Civile (K.Pr.C.), per te bere nje vleresim me te drejte te fakteve qe
kane sjelle prishjen e dyqanit te lartpermendur.
Paligjshmeria e veprimeve te Policise se Ndertimit konstatohet duke mbajtur
parasysh ligjin nr.8408, date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit” dhe ate
nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”, te cilet nuk parashikojne asnje
kompetence te Policise se Ndertimit per te urdheruar shembjen e ndertimeve te
ndertuara me leje ndertimi.

41
Nese leja e ndertimit eshte ose jo e ligjshme, kjo nuk vleresohet nga Policia
e Ndertimit. Organi administrativ kompetent qe vlereson ligjshmerine e lejes se
ndertimit, sipas nenit 6 te ligjit nr.8408, date 25.09.1998 “Per Policine e
Ndertimit”, eshte organi me i larte administrativ i atij qe ka leshuar kete leje, pra
KRRT e Republikes.
Keshtu, duke vepruar haptazi ne kundershtim me ligjin, veprimet e Policise
se Ndertimit perbejne nje precedent te rrezikshem ne nje shoqeri qe mbeshtetet ne
principin e shtetit ligjor dhe te se drejtes.
Ne perfundim, cmojme se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte,
rrjedhoje e respektimit dhe zbatimit korrekt te ligjit, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

Perikli Zaharia Zamir Poda

42
Nr.2137/238 i Rregj. Themeltar
Nr.791 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore, date 28.04.2005 dhe 05.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen


civile nr.2137/238 akti qe i perket:

PADITËS: LUAN KROI, perfaqesuar nga


Av. Roland Samarxhi
TË PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E
SIGURIMEVE SHOQERORE, perfaqesuar
nga juristet Mirela Goxhi e Alketa Rapi

DREJTORIA E PERGJITHESHME E
INSTITUTIT TE SIG. SHOQERORE,
perfaqesuar nga avokati i shtetit K. Skera

OBJEKTI:
Kundershtimi i vendimit nr.95, date 02.5.2002
te Komisionit Rajonal te Apelit
dhe vendimit nr.51, date 30.05.2002 te K.Q. te Apelit.
Baza Ligjore: Ligji nr.7703, date 11.05.1993
"Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise",
Neni 324 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendim nr.910, date 06.03.2003 ka


vendosur:

43
Rrezimin e padise.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.126, date 11.2.2004 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.910, date 06.03.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs paditesi Luan Kroi, i cili kerkon


ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e padise duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e apelit vazhdoi te zbatoje gabim dhe keq ligjin material njelloj si
gjykata e faktit.
- Ne nenin 11/b e ligjit nr.8776, date 26.04.2001 me titull "Shtese Pensioni"
qe hyn ne fuqi me 05.06.2001 dhe qe ndryshon nenin 33 te ligjit nr.7703,
date 11.05.1993 thuhet: I siguruari qe ka plotesuar kushtet per pension
pleqerie sipas neneve 3 dhe 92 te ketij ligji mer nje shtese 4% te pensionit te
plote per çdo vit qe shtyhet dalja ne pension ne rast se; b) nderpret
pensionin dhe vazhdon te punoje, paguan kontribute dhe kerkon perseri ate
ne nje date te mevoneshme. Pension ne çdo rast nuk mund te jete me i madh
se 80% te pages mesatare te 3 vjeteve rrjesht ne 10 vitet e fundit te punes.
- Te dy gjykatat kane injoruar kete dispozite, kushtet e te ciles i plotesoj, pasi
kam nderprere pensionin dhe kam vazhduar te punoj 3 vjet rresht, nga viti
1998 deri ne 2001.
- Pala e paditur qellimisht dhe ne kundershtim me dokumentat zyrtare te
ndodhura ne dosje redukton periudhen 1990-2001 vetem per te mos
plotesuar kohen e nevojshme 3-vjet. Ne kete menyre pensioni im eshte ulur
nga 80% ne 54.4%.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, si degjoi avokatin e pales
paditese Av.Roland Samarxhi, qe kerkoi ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e
padise, perfaqesueset e pales se paditur juristet Mirela Goxhi e Alketa Rapi, qe
kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si degjoi avokatin e shtetit
K. Skera, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si e bisedoi
çeshtjen te teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga paditesi Luan Kroi nuk permban asnje nga shkaqet
ligjore te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se
Apelit Tirane nr.126, date 11.02.2004 i cili ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se
rrethit qe kishte rrezuar padine, duhet te lihet ne fuqi.

44
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se
paditesi Luan Kroi ka dale ne pension ne vitin 1990 dhe me vendimin nr.192, date
13 maj ka perfituar pension ne mbeshtetje te ligjit nr.4171, date 13.04.1966 "Per
sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise". Llogaritja e tij eshte bere ne
masen 70% te pages se tre vjeteve brenda dhjetevjecarit te fundit te punes. Kete
pension paditesi e ka marre deri ne daten 30.03.1998 - kohe kur ka filluar pune ne
Institutin e Integrimit te te Perndjekurve Politike ku ka vazhduar te punoje deri ne
daten 30.10.2001. Ne kete periudhe paditesi e ka nderprere pensionin, sepse ka
perfituar pagese nga puna qe kryente.
Nisur nga situata e krijuar, paditesi ka kerkuar rillogaritje te pensionit me
pagen e re. Pala e paditur e ka refuzuar kete kerkim ndaj paditesi ka ndjekur rrugen
administrative duke ju drejtuar Komisionit Rajonal te Apelit, i cili me vendimin
nr.95, date 02.05.2002 ka lene ne fuqi vendimin e pales se paditur. Te njejten gje
ka bere dhe Komisioni Qendror i Apelit me vendimin nr.51, date 30.05.2002.
Pikerisht keto vendime ka kundershtuar paditesi me padine objekt gjykimi.
Te dy gjykatat kane rrezuar kerkimin e paditesit duke argumentuar se ne
baze te neneve 59 e 88 te ligjit nr.7703, date 11.05.1993 nuk mund te behet nje
rillogaritje e tille. Paditesi mund te perfitoje vetem te drejten e shteses prej 4% per
çdo vit nderprerje pensioni sipas nenit 33 te ketij ligji te ndryshuar me ligjin
nr.8776, date 26.04.2001 - gje qe ai e ka perfituar.
Kolegji Civil arrin ne perfundimin se konkluzioni i arritur nga gjykatat eshte
i drejte e i bazuar ne ligj.
Ligji nr.7703, date 11.05.1993, te cilit paditesi i eshte referuar, me gjithe
ndryshimet e mevoneshme qe ka pesuar, ne nenin 88 parashikon: "Pensionet e
caktuara ne baze te ligjit nr.4171, date 13.04.1966 "Per sigurimet shoqerore te
R.P.SH" te quhen te mireqena dhe nuk do te jene objekt i ndonje ndryshimi, me
perjashtim te indeksit…". Siç pranojne gjykatat paditesit pensioni i eshte caktuar
pikerisht nga ky ligj.
Nga ana tjeter neni 59 i titulluar "Baza e vleresuar per te ardhuren
(pagesen)" parashikon: "Baza e vleresuar per te gjithe te ardhurat do te jene pagat,
sipas te cilave jane paguar kontributet per 3 vjet rrjesht ne dhjetevjeteshin e fundit
te punes. Pas vitit 1996 baza e vleresueshme do te llogaritet mbi pagat per te cilat
eshte derdhur kontribut qe nga viti 1994 e deri ne vitin e fundit te lenies se punes".
Paditesi nuk mund te perfitoje nga kjo dispozite sikurse ka pretenduar sepse ai per
periudhen 1994-1998 nuk ka marre page e per rrjedhoje nuk ka derdhur kontribut.
Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem
vendimin e gjykates.

45
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.126, date 11.02.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 05.05.2005

46
Nr.1892/167 i Regj. Themeltar
Nr.792 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:

PADITËS: “ALBANIA MOBILE


COMMUNICATIONS” Sh.A.
(AMC), perfaqesuar nga avokatet
E.Ballanca, E. Qirjako dhe A. Zeneli
E PADITUR: DEGA E TATIM PAGUESVE TE
MEDHENJ TIRANE, ne mungese

PERSONI I TRETE: MINISTRIA E EKONOMISE,


ne mungese
DREJTORIA E PERGJITHSHME E
TATIMEVE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmerine e vendimit
nr.439/1, date 20.02.2002 te anes se paditur,
kthimin e shumes 88.296.586 leke paditesit,
ne baze te neneve 33, 34, 43, 45, 58, 59 te
Ligjit nr.8560, date 22.12.1999
“Per procedurat tatimore ne R.Shqiperise”,
Ligjit nr.8483, date 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat”.

47
Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2428, date 02.06.2003 ka
vendosur:
Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1296, date 24.12.2003 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.2428, date 02.06.2003 te Gjykates se rrethit
gjyqesor Tirane ne kete menyre:
Pranimin e padise.
Shfuqizimin e vendimit nr.439/1, date 20.02.2002 te Deges se
Tatimpaguesve te Medhenj Tirane dhe detyrimin e anes se paditur t`i
ktheje paditesit shumen prej 88.296.586 leke.

Kunder ketij vendimi kane ushtruar rekurs avokati i shtetit dhe Ministria e
Financave, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, Dega e Tatimpaguesve te
Medhenj, duke parashtruar si me poshte:
- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pambeshtetur ne prova dhe ne ligj.
- Vendimi nr.439/1, date 20.02.2002 i DTM per arketimin e detyrimit eshte i
bazuar ne shkresen nr.360, date 14.01.2002 te Ministrise se Ekonomise e cila
eshte Ministria e percaktuar me ligj per pergatitjen dhe mbylljen e
negociatave te privatizimit te AMC.
- Kjo shkrese eshte prove e mjaftueshme per organet tatimore qe verteton
miratimin e bilancit dhe shperndarjen e dividentit sic percaktohet ne nenin
130 te ligjit “Per shoqerite tregtare” dhe sipas ligjit nr.8327, date
01.09.1997, neni 2.
- Me shkresen nr.5524/3, date 18.09.2000, Ministri, si perfaqesues i pronarit
shtet, si anetar i vetem i Asamblese, e ka shprehur qarte vullnetin e tij per
shperndarjen e dividentit konform Ligjit “Per shoqerite tregtare”.
- Gjykata e apelit eshte shprehur per me shume se nje here per konfliktin
kontradiktor qe ekziston lidhur me dividentin. Edhe pse shprehet “perderisa
nuk eshte zgjidhur ne se ky divident i takon apo jo shtetit, nuk mund te
veprohet ne menyre te njeanshme”, kjo gjykate jep nje vendim te njeanshem.
Vendimi i gjykates se apelit anullon nje detyrim tatimor, sic eshte tatimi mbi
dividentin, qe burimin e ka ne divident. Gjykata gabimisht arsyeton se ky
eshte nje konflikt midis ortakeve, konflikt qe sipas ligjit 8660, date
18.09.2000, nuk eshte kompetence e gjykatave shqiptare, por e Arbitrazhit te
Parisit.
- Llogaritjet e bera nga Ministria e Ekonomise jane ne perputhje me ligjin
“Per shoqerite tregtare” dhe ligjin nr.8660, date 18.09.2000 “Per ratifikimin

48
e kontrates per blerjen e aksioneve te shoqerise AMC”, si dhe perputhen me
llogaritjet e bera nga eksperti i thirrur ne gjykate.
Eshte ushtruar kunder rekurs nga pala paditese “Albanian Mobile
Communications” Sh.A. (AMC) duke parashtruar si me poshte:
- Rekursi i paraqitur nga Dega e Tatimpaguesve te Medhenj nuk permban
asnje nga elementet e parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile.
- Ne asamblene e aksionereve, date 31.05.2001 eshte vendosur mos
shperndarja e fitimit te shoqerise (dividenti) te realizuar ne kete vit per ta
kaluar ne “rezerve” per efekt te investimeve qe do te beheshin ne vitin
pasardhes. Ky vendim i asamblese nuk eshte kundershtuar nga aksioneri
shteteror edhe sot qe po flasim.
- Nuk eshte i vertete deklarimi i permbajtur ne ankim sipas te cilit vendimi i
Ministrit per shperndarjen e dividentit i eshte komunikuar asamblese, pasi ai
vendim eshte shkruar kater muaj pas mbledhjes se asamblese.
- Organet tatimore kane kapercyer kompetencat e tyre duke urdheruar
ekzekutimin e detyruar te nje urdheri te Ministrit te Privatizimit i cili ne
qarkullimin civil ka te njejtat te drejta dhe detyrime si dhe ortaku tjeter.
- Dividenti nuk eshte shperndare dhe pa u shperndare dividenti nuk mund te
paguhet tatimi mbi dividentin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesit e pales paditese qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te apelit,
dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.1296, date 24.12.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin
eshte ndryshuar vendimi nr.2428, date 02.06.2003 i Gjykates se rrethit gjyqesor
Tirane, duke pranuar padine per shfuqizimin e aktit nr.439/1, date 20.02.2002 te
Deges se Tatim Paguesve te Medhenj Tirane dhe detyrimin e pales se paditur t`i
ktheje paditesit shumen prej 88.296.586 leke te marre si tatim mbi dividentin, eshte
i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel ka rezultuar si me poshte:
Dega e Tatimpaguesve te Medhenj me aktin nr.439/1, date 20.02.2002 ka
vendosur detyrimin e pales paditese A.M.C. te derdhe ne buxhetin e shtetit si tatim
mbi dividentin shumen prej 88.296.586 leke, si dhe ka bllokuar dividentin ne
shumen prej 500.347.322 leke, me qellim qe edhe kjo shume te kaloje ne buxhetin
e shtetit. Ky akt vleresimi tatimor eshte nxjerre ne pergjigje te nje shkrese te
Ministrit te Ekonomise nr.360, date 14.01.2001 drejtuar Drejtorise se Pergjithshme

49
te Tatimeve. Nepermjet kesaj shkrese eshte konfirmuar se aksioneri shtet ka
shperndare dividentin e shoqerise per vitin 2000, per 207 dite, d.m.th. deri me
daten 24.07.2000 kur eshte shitur A.M.C.
Shoqeria tregtare A.M.C. sh.a., e krijuar ne vitin 1995 ka qene fillimisht
shoqeri me kapital teresisht shteteror. Ne vitin 1999 ka nisur procesi i privatizimit
te 85 perqind te aksioneve te shtetit shqiptar me tender te hapur nderkombetar.
Procesi i privatizimit ka perfunduar me kontraten e shitjes, date 25.07.2000, e cila
eshte ratifikuar perfundimisht nga Kuvendi i Shqiperise me ligjin nr.8660, date
18.09.2000. Pas privatizimit 85 perqind e aksioneve i kane kaluar ne pronesi
shoqerise Cosmoholding Albania s.a., ndersa 15 perqind e aksioneve kane
vazhduar te jene ne pronesi te shtetit shqiptar, perfaqesuar ne fillim nga Ministria e
Privatizimit dhe aktualisht nga Ministria e Ekonomise.
Pala paditese duke i u referuar termave te kontrates se privatizimit te 85% te
aksioneve te shoqerise (nenet 5.8 dhe 8 te kontrates), si dhe vendimit te marre nga
Asambleja e ortakeve me date 31.05.2001 per mos shpendarjen e dividentit dhe
destinimin e tij per rezervat e zhvillimit (per investime) per vitin 2000 dhe per vitet
e ardheshme financiare, ka pretenduar se aksioneri shteti shqiptar qe zoteron 15
perqind te aksioneve, nuk ka te drejte qe te urdheroje ne menyre te njeaneshme
organet e tij tatimore te ndalin tatimin mbi dividentin per vitin 2000, gjersa vete
dividenti nuk eshte shperndare.
Ka rezultuar se Ministria e Privatizimit (sot Ministria e Ekonomise) ka
kerkuar arketimin e tatimit mbi dividentin nje vit pas privatizimit dhe 4 muaj pas
mbledhjes se asamblese se aksionereve per miratimin e bilancit te vitit financiar
2000.
Ndryshe nga Gjykata e shkalles se pare qe ka rrezuar padine, gjykata e
Apelit me te drejte ka konkluduar se fillimisht duhet te zgjidhet konflikti midis dy
aksionereve te shoqerise lidhur me interpretimin e termave te kontrates se
privatizimit persa u perket permbushjes se detyrimeve te paleve ne kontrate.
Konkretisht, duhet te sqarohet e te zgjidhet problemi lidhur me disponimin per
dividentin e kohes kur shoqeria ishte me kapital teresisht shteteror, si dhe me
disponimin per dividentin per kohen pas privatizimit. Ky eshte nje konflikt i
mirefillte juridiko-civil, qe duhet te zgjidhet paraprakisht midis dy aksionereve
duke respektuar juridiksionin per zgjidhjen e mosmarreveshjeve te tyre, te pranuar
ne kontraten e nenshkruar prej tyre. Ky konflikt nuk mund te zgjidhet ne menyre te
njeaneshme nepermjet urdherimeve (ushtrimit te pushtetit) nga njera pale,
Ministria e Ekonomise, sepse kjo e fundit eshte e barabarte para ligjit me palen
tjeter dhe, per rrjedhoje, ajo ndalohet te veproje ne kapercim te kompetencave te
saj (ultra vires), si dhe ta prezantoje vehten si “gjyqtare te ceshtjes se vet”.
Nga ana tjeter, sipas kuadrit ligjor te kohes organet tatimore nuk kishin te
drejte te urdheronin pagimin e tatimit mbi nje divident ende te pa shperndare.

50
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a, te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1296, date 24.12.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 05.05.2005

51
Nr.2215/264 i Rregj. Themeltar
Nr.793 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2005 moren ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: AGRON BAKU, ne mungese


I PADITUR: IDAJET BAKU, ne mungese
PERSON I TRETË: ALB PETROL SHA, ne mungese

OBJEKTI:
Lirim dhe dorezim prone.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Elbasan me vendimin nr.1896, date 24.12.2002


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.489, date 04.11.2003 ka vendosur:


Lenien e vendimit ne fuqi.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs personi i trete, i cili me


pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:
- Barren e proves e ka paditesi te provoje se eshte pronar.
- Paditesi ka te rregjistruar vetem nje pjese te prones.
- Ekspertet kane vleresuar se ka mbivendosje te dy pronave.
- Kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise.

52
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe
bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit dhe ai i gjykates se shkalles se pare duhet te
prishen per shkak se nuk jane te bazuara ne ligj.
Paditesi ka mbeshtetur padine e tij ne nenin 296 te K.Civil sipas te cilit
pronari ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga çdo posedues ose
mbajtes.
Per vertetimin e faktit te qenies pronar, paditesi ka paraqitur nje çertifikate te
Z.R.P.Paluajteshme sipas te ciles paditesi eshte pronar i nje siperfaqe trualli 1969
m2 brenda se ciles perfshihet edhe siperfaqja 679 m2 e zene nga i padituri dhe qe
gjithashtu pretendohet nga Albpetrol sh.a Patos si pasuri shteterore.
Me shkresen nr.628/1, date 11.12.2002 te Z.R.P.Paluajteshme pranon se ka
gabime ne rregjistrimin e prones te paditesit dhe eshte ne procedura korigjimi te
saj, per shkak se siperfaqja e rregjistruar ne emer te paditesit nuk perputhet me
Aktin e Marrjes se Tokes ne pronesi ne emer te paditesit, mbi bazen e te cilit eshte
bere edhe rregjistrimi, prove kjo e administruar edhe ne gjykim, dhe qe sipas tij
paditesi eshte pronar i nje siperfaqeje 1250 m2 dhe jo 1969 m2 sa gabimisht eshte
pasqyruar ne rregjister. Per parregullsite e verejtura me lart rezulton qe
Z.R.P.Paluajteshme te kete njoftuar edhe paditesin si person i interesuar.
Ne rrethanat si me siper kur vete Z.R.P.Paluajteshme si organ kompetent,
konteston çertifikaten e leshuar prej saj per pronen e paditesit, dhe pranon per
gabime ne pasqyrimin e prones, tregon se gjykata nuk mund te marre te mireqene
çertifikaten e pronesise dhe as me fuqi te plote provuese per permbajtjen e saj
ndryshe do te vepronte ne kundershtim me kerkesat e neneve 253 e vijues te
K.Pr.Civile.
Paraprakisht paditesi te zgjidhe konfliktin me Z.R.P.Paluajteshme per
percaktimin e prones se tij dhe vetem mbas saj mund ti drejtohet me padi gjykates
sipas nenit 296 te K.Civil dhe te kerkoje pronen e tij nga çdo mbajtes ose posedues
i paligjshem, ne te kundert gjykimi i kesaj çeshtje krijon mundesi qe paditesi te
perfitoje padrejtesisht nga gabime te nepunesit te Z.R.P.Paluajteshme.
Paditesi ka ngritur nje padi qe nuk mund te ngrinte, prandaj vendimi i
gjykates se apelit dhe vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te prishen dhe te
vendoset pushimi i gjykimit te çeshtjes.

53
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 485/e te
K.Pr.C.,
VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1896, date 24.12.2002 te Gjykates se Rrethit Elbasan
dhe te vendimit nr.489, date 04.11.2003 te Gjykates se Apelit Durres dhe pushimin
e gjykimit te çeshtjes.
Tirane, me 05.05.2005

MENDIMI I PAKICËS
Nuk jam dakort me vendimin e shumices per arsyet e meposhteme:
Paditesi ka parashtruar ne gjykate pretendimet e tij se si pronar i sendit
objekt gjykimi, eshte zhveshur nga e drejta e tij e pronesise. Pra ai ka barren e
proves te provoje qe eshte pronar dhe qe i padituri e ka zhveshur nga kjo e drejte.
Neni 296 percakton te drejten e pronarit te kerkoje sendin e tij nga çdo
posedues ose mbajtes.
Ne gjykimin e çeshtjes paditesi ka provuar plotesisht barren e tij te proves.
Ai ka provuar se eshte pronar i tokes, ka provuar siperfaqen dhe kufijte e prones se
tij, ka provuar edhe faktin se ne kete prone i padituri ka ndertuar nje objekt pa leje.
I padituri nga ana e tij nuk ka provuar qendrim te ligjshem ndaj sendit objekt
gjykimi, pra nuk ka provuar se ka fituar te drejta pronesie mbi kete objekt.
Nga ana tjeter edhe personi i trete ishte i detyruar te provonte te drejten e
pronesise, qe pretendon per vehten e tij, te cilen nuk ka arritur ta provoje. Ai ka
pretenduar se paditesi nuk eshte pronar i gjithe siperfaqes por i nje pjese te saj.
Derisa personi i trete nuk provon te drejta te tij te pronesisise mbi sendin
objekt gjykimi, nuk legjitimohet te mohoje pronesine e paditesit, pra padia e tij
duhet te rrezohej. I takon vetem pronarit legjitim e drejta te kundershtoje
pretendimin e nje personi tjeter, qe pretendon te drejta pronesise, mbi nje send
objekt gjykimi, por jo çdo personi i cili nuk ka asnje titull pronesise.
Lidhur me pergjigjen qe ka derguar Z.R.P.P., nuk ka vlere per gjykaten pasi
se pari eshte thjeshte korespondence e bere me personin e trete dhe se dyti paditesi
disponon nje çertifikate pronesie leshuar nga ajo zyre, i cili eshte dokumenti dhe
prova e vertetimit te pronesise.
Ne rrethanat e mesiperme vendimi i gjykates duhej te lihej ne fuqi.
Agron Lamaj

54
Nr.1609 i Regj. Themeltar
Nr.794 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:
KËRKUES: EDMOND INATAJ, ne mungese

PERSON I TRETË: KOMUNA NOVOSELE - KESHILLI


BASHKIAK
SEKSIONI I ADMINISTRIMIT DHE
I MBROJTJES SE TOKES SE
QARKUT VLORE, ne mungese

OBJEKTI:
Vertetimin e faktit te pronesise
mbi nje siperfaqe toke bujqesore,
neni 4 i ligjit 7699, date 21.04.1993
dhe neni 388 i K.Civil dhe
neni 151 e 152 i K.Pr.Civile.

Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.303, date 23.02.2005 ka


vendosur:
Te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor ceshtjen civile nr.524, date
14.01.2004 me kerkues Edmond Inataj, objekt vertetimin e faktit te

55
pronesise mbi nje siperfaqe toke bujqesore, duke konstatuar se ceshtja
hyn ne juridiksionin administrativ.
Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs kerkuesi Edmond Inataj duke
parashtruar si me poshte:
- Gjykata ka gabuar qe ka nxjerre jashte juridiksionit kete ceshtje pasi
vertetimi i faktit juridik te pronesise eshte atribut i gjykates dhe jo i ndonje
organi tjeter administrativ.
- Kerkuesi nuk ka bere konfirmimin e pronesise per siperfaqen 20000m2 toke
pasi nuk ka dokument origjine te mirefillte ne kadaster apo ne Z.R.P.P.
- Atributet ligjore K.K.K.Pronave i merr pasi te jete plotesuar gjithe
dokumentacioni ligjor, ku nder te tjera kerkohet edhe origjina e prones e cila
duhet te vije nga ndonje regjistrim apo nga njohja ne rruge ligjore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi nr.303, date 23.02.2005 i Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore, me te
cilin eshte vendosur nxjerrja jashte juridiksionit gjyqesor e ceshtjes me kerkues
Edmond Inataj, me objekt vertetimin e faktit juridik te pronesise mbi nje siperfaqe
toke, eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet ne ate
gjykate per vazhdimin e gjykimit.
Gjykata e shkalles se pare Vlore arsyeton se ceshtja nuk hyn me ne
juridiksionin gjyqesor, por ne ate administrativ, pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri
9235, date 29.07.2004 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones” (nenet 16, 17 e
vijues te tij). Sic shprehet gjykata, neni 30 i ligjit te ri, nder te tjera, ka shfuqizuar
edhe ligjin nr.7699, date 21.04.1993 “Per kompensimin ne vlere te ish pronareve te
tokave bujqesore ....”. Ky ligj, tashme i shfuqizuar, parashikonte nje procedure
administrative te vertetimit te faktit juridik te pronesise mbi nje toke bujqesore, ne
mungese te nje vertetimi kadastral apo hipotekor qe perbente para shpronesimit
titull pronesie te ish-pronarit. Ne kete situate te re juridike, ne mungese te titullit te
pronesise te ish-pronarit, kerkuesit nuk mund t`i drejtohen drejtperdrejte
Komisionit te Pronave, pa pasur ne dore nje vertetim pronesie. Fakti i pronesise, si
te gjitha faktet e tjera juridike, ne mungese te aktit perkates, mund te vertetohet
gjyqesisht, sipas procedures se parashikuar ne nenin 388 e vijues te K.Pr.Civile.
Vendimi qe merret ne kete rast, ne qofte se gjykata me provat qe i paraqiten bindet
dhe verteton faktin e pronesise, nuk zevendeson titullin e pronesise, sepse eshte nje

56
vendim i karakterit “gracioz”, por ai i sherben kerkuesit vetem per t`i hapur rrugen
qe t`i drejtohet Komisionit te Kthimit te Pronave.

Gjate shqyrtimit, Komisioni ka diskrecion te plote ta marre parasysh ose jo


ate cfare pasqyrohet ne vendimin gjyqesor te vertetimit te faktit, sepse nje vendim i
tille nuk ka karakter detyrues per te tretet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 59, te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Te prishet vendimi nr.303, date 23.02.2005 i Gjykates se rrethit gjyqesor
Vlore dhe te dergohet ceshtja per vazhdimin e gjykimit ne ate gjykate.

Tirane, me 05.05.2005

57
Nr.2124/235 i Regj. Themeltar
Nr.800 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2005, mori ne shqyrtim çshtjen civile me


nr.2124/235, qe i perket:

PADITËS: LLESH MENGA


MARTE NIKOLLI
E PADITUR: MINISTRIA E TRANSPORTEVE
DHE TELEKOMUNIKACIONIT
TIRANE
PERSON I TRETË: KESHILLI I MINISTRAVE TIRANE

OBJEKTI:
Detyrimin e pales se paditur per shperblimin
e demit te prones se zene per interes publik.
Baza Ligjore: Neni 190 e 608 te K.Civil,
neni 41 i Kushtetutes,
nenet 31, 45, 48 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Kruje, me vendimin nr.665, date 24.12.2002, ka


vendosur:
Pranimin e kerkese padise se paditesave Llesh Menga dhe Marte
Nikolli, me objekt shperblim demi.

58
Detyrimin e pales se paditur Ministria e Transporteve dhe
Telekomunikacionit t’i paguaje paditesit Llesh Menga shumen prej
1.780.350 leke.
Detyrimin e pales se paditur Ministria e Transporteve dhe
Telekomunikacionit t’i paguaje paditeses Marte Nikolli shumen prej
1.323.850 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.956, date 04.09.2003.


Ka lene ne fuqi vendimin nr.665, date 24.12.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Kruje.

Kunder vendimeve, ka paraqitur rekurs Ministria e Transportit dhe


Telekomunikacionit, e cila kerkon prishjen e tyre si te pambeshtetura ne ligj e ne
prova, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates se apelit eshte nje vendim i gabuar dhe ne shkelje te
rregullave procedurale e ne kundershtim flagrant me gjendjen faktike te
pronesise. Gjykata nuk ka zbatuar nenet 65 dhe 68 te K.Pr.Civile qe kane te
bejne me pagimin e taksave mbi aktet dhe me pas venien e gjykates ne
levizje per fillimin e gjykimit.
- I gjithe dokumentacioni i disponuar nga paditesat eshte dhene ne
kundershtim me Ligjin 7501 “Per Token’”, i cili beri te mundur dhenien ne
perdorim te tokes vetem per tokat bujqesore dhe jo per token truall te zene
me ndertime qofshin publike ose private.
- Komisioni i ndarjes se tokes ne fshat ka vepruar ne tejkalim te
kompetencave te tij dhe per pasoje te gjitha veprimet e tij jane te pavlefshme
juridikisht.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Artan Hoxha,
perfaqesuesin e pales se paditur avokatin e shtetit Abaz Dede, i cili kerkoi
ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e padise dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit eshte i bazuar ne ligj e per kete shkak ai duhet
lene ne fuqi.
Paditesit Llesh Menga e Marte Nikolli kane kerkuar detyrimin e pales se
paditur Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit t’i shperbleje vleren e
tokes se zene prej saj per punime ne interes publik. Sipas vendimeve te Komisionit
te Ndarjes se tokes te ndermarrjen bujqesore Gjorm, paditesat jane pajisur me nje

59
siperfaqe toke, respektivisht Llesh Menga 13.725 m2 dhe Marte Nikolli 10506 m2.
Ata e kane regjistruar kete pasuri ne Z.R.P te Paluajteshme dhe meqenese ne nje
pjese te prones se tyre ka kaluar rruga Fushe Kruje-Laç, kane kerkuar qe te
demshperblehen per zenien e kesaj siperfaqe nga punimet.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Kruje ka thirrur eksperte per te vleresuar
konkretisht siperfaqen e zene nga punimet dhe te pretenduar nga palet si dhe per te
vleresuar ate per efekte shperblimi. Kjo gjykate, pasi ka vleresuar ne teresi provat e
administruara ne gjykim, ka arritur ne perfundimin se kerkese padia duhet te
pranohet dhe se pala e paditur duhet te demshperbleje paditesin Llesh Menga ne
shumen 1.780.350 leke dhe paditesen Marte Nikolli, ne shumen 1.323.850 leke,
vendim ky i lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, ne daten 4.9.2003.
Pala e paditur ka pretenduar ne gjykim se komisioni i ndarjes se tokes per
siperfaqen e tokes te zene nga rruga Fushe Kruje-Laç dhe qe pretendohet nga
paditesat, ka vepruar ne kundershtim me ligjin, sepse ne vitin 1993 (kur ka marre
vendim komisioni) nuk ka qene toke bujqesore por truall dhe nuk duhej te ndahej
si e tille. Pala e paditur ka pretenduar se me V.K.M. te vitit 1988 ishte vendosur
ndertimi i kesaj rruge dhe kalimet e saj. Ne keto kushte kjo pjese e tokes are kish
nderruar destinacion qe ne ate kohe duke u kthyer ne truall. Gjithashtu edhe
punimet per ndertimin e rruges kishin filluar por u nderprene per shkaqet e
ndryshimeve qe pesoi shoqeria shqiptare ne fillimet e viteve 90te.
Kolegji Civil cmon se pala e paditur ka zgjedhur rrugen e gabuar te ngritjes
se pretendimeve te saj. Paditesat ligjerisht jane te pajisur me titull pronesie per
siperfaqen e tokes qe ata pretendojne se u eshte zene me punime ne interes publik.
Tituj keto te cilat nuk jane kontestuar nga pikepamja ligjore dhe qe sjellin efektet e
tyre lidhur me te drejtat reale te gezimit te prones. Pala e paditur pretendimin e saj
per te kundershtuar keto tituj pronesie mund ta bente jo nepermjet prapesimeve dhe
pretendimeve te bera ne seance gjyqesore, apo ne ankimet e veta, por duke kerkuar
deklarimin e tyre te pavlefshme per ate pjese qe ajo do te provonte se eshte dhene
gabimisht me ligjin nr.7501, date 19.7.1991, “Per token”. Ne kete gjykim duke
qene pale e paditur ajo per te realizuar pretendimin e saj ne baze te nenit 160 te
K.Pr.Civile duhet t’i kunderdrejtohej me kunderpadi pales paditese dhe komisionit
te ndarjes se tokave Gjorm. Duke mos e bere kete, me te drejte te dyja gjykatat
kane vendosur te pranojne padine dhe te rrezojne pretendimet e pales se paditur.

60
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit te
Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.956, date 04.09.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 05.05.2005

61
Nr.2253/275 i Rregj. Themeltar
Nr.801 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: SHPETIM MUHO, perfaqesuar ne


gjykim nga Av. G. Dizdari
E PADITUR: BASHKIA SARANDE, perfaqesuar
ne gjykim nga Av. i Shtetit D. Isufi
PERSON I TRETË: MIHAL STEFANIDHI, perfaqesuar
ne gjykim nga Av. V. Konomi

OBJEKTI:
Anullim akti administrativ.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande me vendimin nr.1404, date 12.12.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.105, date 16.03.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

62
Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur dhe personi i
trete, te cilet me pretendimin se:
- Paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e kerkese padise.
- Kam fituar pronesine mbi parcelen nr.94.
- Çeshtja eshte ne juridiksionin administrativ.
- Pale e paditur duhej te ishte Keshilli Bashkiak.
- Kerkojne ndryshimin e vendimit dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes, d.m.th.
rrezimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi pretendimet e
anes se paditur Av. i Shtetit, i cili hoqi dore nga rekursi i paraqitur prej tij,
pretendimet e personit te trete, i cili kerkoi prishjen e vendimit, pretendimet e
paditesit, i cili kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi
çeshtjen,

VËREN
Paditesi ka pretenduar se, me vendim te anes se paditur vendim nr.1, date
28.08.1999, i eshte dhene truall shesh ndertimi bll.1 parcela 94 me sip.681 m2.
Me pas ana e paditur, me nje vendim tjeter te saj nr.129, date 22.12.2002 (ne
piken 3 te tij), ka disponuar per te njejtin truall, duke i dhene leje ndertimi personit
te trete.
Ne rrethanat e mesiperme, paditesi ka goditur aktin administrativ te nxjerre
nga ana e paditur me arsyetimin se, ky akt eshte i kunderligjshem.
Gjykatat kane pranuar pretendimet e paditesit.
Ato kane arsyetuar se, nga ana e paditur i eshte dhene paditesit trualli objekt
gjykimi, i shoqeruar me gentplanin perkates, vendim i cili eshte ligjeruar edhe nga
Prefektura Vlore. I njejti truall i ishte dhene edhe personit te trete, i cili e kishte
hipotekuar, pavaresisht se nuk kishte filluar me ndertim, porse siperfaqja ne kete
rast dhe kufijte ishin te ndryshme nga ato te paditesit. Se fundi kane pranuar edhe
fuqine e nje vendimi penal (te formes se prere), i cili deshmon per veprime te
kunderligjshme lidhur me shperndarjen e trojeve, d.m.th. dhenien e tij personave te
ndryshem.
Ne analizen e fakteve te mesiperme, gjykata ka krijuar bindjen se akti i
nxjerre nga ana e paditur eshte i kunderligjshem.
Rezulton gjate gjykimit se, vendimi nepermjet te cilit personi i trete ka fituar
truallin nuk eshte i rregullt, jo vetem ne forme pasi nuk i pergjigjet realitetit, por
edhe ne permbajtje. Trualli per te cilin pretendon personi i trete, i ishte dhene me
ane te nje vendimi te rregullt ne fillim paditesit dhe persa kohe qe vendimi i anes

63
se paditur per shitjen e ketij trualli ishte ne fuqi, nuk mund t’i hiqej prona paditesit
dhe ti kalonte nje personi tjeter. Ne keto rrethana, veprimet e kryera nga personi i
trete, jane fiktive dhe te pavlefshme, pra akti i anes se paditur qe pretendohet se i
ka dhene truall atij personi eshte i kunderligjshem. Po ashtu ne vendimin objekt
gjykimi, ana e paditur eshte shprehur se palet e kane nderruar truallin, fakt i cili
nuk del te jete i vertete. Ne analize te fundit kemi te bejme edhe me nje vendim
penal te formes se prere, i cili ka provuar kunderligjshmerine e veprimeve te anes
se paditur, lidhur me ndarjen e trojeve.
Ne keto rrethana, arsyetimi i gjykates eshte i drejte dhe i ligjshem dhe
vendimi duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te Nenit 485§a te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.105, date
16.03.2004.

Tirane, me 05.05.2005

64
Nr.1829/148 i Rregj. Themeltar
Nr.802 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore, date 05.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.1829/148


akti qe i perket:

PADITËS: MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME,


perfaqesuar nga juristja Shpresa Shahaj
TË PADITUR: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL
GEZIM ARAPI, ne mungese

OBJEKTI:
Anullim i vendimit te K.Sh.Civil,
sipas nenit 8 te Ligjit nr.8549, date 11.11.1999
"Per statusin e nepunesit civil".
Baza Ligjore: Ligji nr.8549, date 11.11.1999
dhe aktet nen/ligjore.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.02, date 29.01.2004 ka vendosur:


Rrezimin e padise.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala


paditese M.P.Jashtme, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe
pranimin e kerkese-padise, duke parashtruar keto shkaqe:

65
- Rifillimi i punes se te paditurit ne M.P.Jashtme, pas nje shkeputje disa
vjeçare, eshte bere ne baze te urdherit te Kryeministrit, pa i’u nenshtruar
procedurave te testimit sipas ligjit "Per statusin e nepunesit civil" (neni 13).
- Vendimi i K.Sh.Civil eshte i padrejte pasi, i padituri perfiton nga neni 27 i
dispozitave kalimtare te ligjit nr.8549, date 11.11.1999, por vetem si
specialist ne periudhe prove dhe jo ne pozicionin e Drejtorit te Drejtorise.
- Ne ushtrimin e detyres se tij z. Arapi nuk ka fituar statusin "ambasador" per
t’u trajtuar sipas nenit 20 te ligjit nr.8370, date 09.07.1998, ku thuhet se:
Personi me profesion grade "Ambasador”, kur punon ne administraten
qendrore emerohet pergjithesisht ne nje funksion jo me ulet se Drejtor
Drejtorie.
- Pra, z. Arapi te kthehet ne pune por si specialist ne periudhe prove, pasi per
t’u ngritur ne detyre duhet te respektohet procedura.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, perfaqesuesen e pales
paditese, juristen Shpresa Shahaj, qe kerkoi pranimin e rekursit dhe anullimin e
vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Se rekursi i paraqitur nga pala paditese, Ministria e Puneve te Jashtme
permban shkaqe nga ato qe parashikon neni 472/a i K.Pr.Civile, prandaj vendimi
nr.2, date 29.01.2004 i Gjykates se Apelit Tirane duhet te ndryshohet, duke u
pranuar kerkesa lidhur me anullimin e vendimit nr.148, date 05.11.2003 te
Komisionit te Sherbimit Civil.
Nga shqyrtimi i akteve, te administruara ne gjykimet e zhvilluara, ka
rezultuar se pas nje shkeputje disa vjeçare, i padituri Gezim Arapi ka rifilluar pune
ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne date 01.02.2000, me urdherin nr.47, date
26.01.2000 te Ministrit te Puneve te Jashtme, ne detyren specialist ne Drejtorine e
Amerikes. Ne mbeshtetje te urdherit te Kryeministrit nr.156, date 07.6.2000, me
urdherin nr.269, date 16.05.2000 te Ministrit te Puneve te Jashtme, eshte emeruar
Drejtor i Drejtorise se Afro-Azise, duke u caktuar grada diplomatike "keshilltar".
Me pas eshte akredituar Ambasador ne Mbreterine e Spanjes.
Ne daten 03.09.2002, me Dekretin nr.3451, te Presidentit te Republikes
eshte liruar nga detyra e Ambasadorit dhe nuk eshte rifutur ne strukturat e
Ministrise se Puneve te Jashtme.
Mbi ankimin e tij, K.Sh.Civil me vendim nr.148, date 05.11.2003 ka
vendosur: Pranimin e kerkeses. Detyrimi i Ministrise se Puneve te Jashtme per te
sistemuar ne pune ankuesin, ne nje funksion jo me te ulet se Drejtor Drejtorie, ose

66
ne nje rang me te, detyrimi te paguajne ankuesin per gjate gjithe periudhes se
qendrimit pa pune deri ne plotesim te detyrimit ligjor.
Gjykata e Apelit Tirane eshte vene ne levizje me padine e paraqitur nga
Ministria e Puneve te Jashtme, e cila ka kerkuar anullimin e vendimit te
K.Sherbimit Civil duke pretenduar se vendimi objekt padie vjen ne kundershtim
me ligjin, e konkretisht trajtimi i tij ne funksionin jo me te ulet se Drejtor Drejtorie
ose ne nje rang me te, sipas nenit 20/ç te ligjit nr.8370, date 09.07.1998 "Per
sherbimin e jashtem te Republikes se Shqiperise" vjen ne kundershtim me kete ligj
dhe aktet nen/ligjore ne baze e per zbatim te tij.
Gjykata e Apelit Tirane ka rrezuar kerkese-padine e paraqitur, duke lene ne
fuqi nje vendim te kunderligjshem te Komisionit te Sherbimit Civil, me
argumentimin se - megjithese grada "Ambasador” perfitohet sipas nje procedure
te vecante qe eshte rregulluar me ligjin nr.8370, date 09.07.1998 … paditesi ka
qene ne strukturat e Ministrise se Puneve te Jashtme para se te caktohej ne detyren
e ambasadorit, ... si i tille nuk mund te privohet nga perfitimi i te drejtes per t’u
kthyer ne vendin e punes me arsyetimin se ai nuk ka graden e diplomatit
"Ambasador”.
Ky arsyetim vjen ne kundershtim te hapur me ligjin dhe aktet nen/ligjore
dale ne baze e per zbatim te tij.
Ligji nr.8370, date 09.07.1998 "Per sherbimin e Jashtem te Republikes se
Shqiperise" ne nenin 14 te tij parashikon gradat dipllomatike dhe konsullore dhe
menyren e dhenies se tyre. Si grade dipllomatike jane quajtur "Ambasador",
“Minister fuqiplote dhe Minister Keshilltar”. Ndersa ne nenin 15 parashikohet se
keto grada diplomatike te permendura me lart jepen me dekret te Presidentit te
Republikes me propozim te Kryetarit te Keshillit te Ministrave.
Ne baze e per zbatim te ketij ligji ka dale Vendimi i Keshillit te Ministrave
nr.331, date 29.05.2003, sipas te cilit: "Nepunesi i Sherbimit te Jashtem te
Republikes se Shqiperise", ne perzgjidhjen per marrjen e grades "Ambasador”,
duhet te plotesoje keto kushte:
a) te kene vjetersi pune mbi 15 vjet ne sherbimin e jashtem.
b) te kene stazh sherbimi ne post drejtues ne sherbimin e jashtem jo me pak
se 10 vjet.
c) te plotesojne kushtet e parashikuara ne paragrafin e pare te pikes 1 te nenit
31 te ligjit nr.7703, date 11.05.1993 "Per sigurimet shoqerore ne R.Shqiperise”, i
ndryshuar.
ç) te kene punuar ne sherbimin e jashtem per 5 vitet e fundit ne vazhdimesi.
d) te jene dekretuar "Ambasador” jo me pak se 3 here.
dh) te marrin vleresim maksimal ne aftesi profesionale dhe ne rezultatet e
punes.

67
Nga gjykimi ka rezultuar se paditesi nuk e ka perfituar graden ambasador
konform ligjit sepse nuk ka permbushur gjithe kriteret qe permban ai dhe V.K.M. i
dale per zbatim te tij.
Per rrjedhoje paditesi nuk mund te perfitoje nga privilegjet qe ligji lidh me
marrjen e nje grade te tille. Neni 20 i ligjit te cituar me lart parashikon ne piken ç te
tij: "Anetari i sherbimit te jashtem ka te drejte … personi me grade ambasador kur
punon ne administraten qendrore, emerohet pergjithesisht ne nje funksion jo me te
ulet se drejtor drejtorie".
Sa me siper, vendimi Komisionit te Sherbimit Civil objekt gjykimi, i cili ka
njehsuar qenien e te paditurit "Ambasador” me graden "Ambasador” eshte i
kunderligjshem, per rrjedhoje ne zbatim te gabuar te ligjit çmohet edhe vendimi i
Gjykates se Apelit Tirane.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485/d te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.
Pranimin e kerkese-padise, anullimin e vendimit nr.148, date 05.11.2003 te
Komisionit te Sherbimit Civil.

Tirane, me 05.05.2005

68
Nr.1663 i Regj. Themeltar
Nr.803 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.1663, qe i perket:

PADITËSE: VIOLETA SOKOLI


I PADITUR: MINISTRIA E ÇESHTJEVE SOCIALE,
DREJTORIA E SHERBIMIT SOCIAL
SHTETEROR, e perfaqesuar ne gjykim
nga juristja Frida Kusi
SHTEPIA E FOSHNJES VLORE,
perfaqesuar nga drejtoresha Liljana Qejvani

OBJEKTI I PADISË:
Shfuqizim i aktit administrativ
nr.1039/9, date 16.10.2004,
per masen disiplinore te zgjidhjes se
menjehershme te kontrates se punes.
Detyrimin e te paditurve te me rikthejne ne vendin e punes
si kujdestare ne Shtepine e Foshnjes Vlore.
Detyrimin e te paditurve te me paguajne nje demshperblim
per dy muaj ne shumen 28.000 leke.
Detyrimin e te paditurve te me paguajne nje demshperblim
per nje vit page ne shumen 168.000 leke.
Detyrimin e te paditurve te me paguajne
shpenzimet gjyqesore ne shumen 30.000 leke per avokatin.

69
Baza Ligjore: Neni 324/a dhe 325 i K.Pr.Civile,
nenet 144/4-5, 154/2-4, etj. te Kodit te Punes,
neni 102 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.254, date 17.2.2005, ka


vendosur:
Te shpalle moskompetencen tokesore te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Vlore, per shqyrtimin e ceshtjes civile nr.2371, date 9.11.2004, qe i
perket paleve: paditese Violeta Sokoli, e paditur Ministria e Çeshtjeve
Sociale, Drejtoria e Sherbimit Social Shteteror, Shtepia e Foshnjes
Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ka paraqitur rekurs pala


paditese, e cila kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per kompetence
gjykimi ne po ate gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi eshte ne kundershtim me nenin 43/2 te K.Pr.Civile dhe me provat
shkresore pasi Shtepia e Foshnjes eshte ndertese me aktivitet e pales se
paditur ne qytetin e Vlores, e per kete shkak padia mund te ngrihet ne
Gjykaten e shkalles se pare Vlore.
- Provat shkresore, si kartelat e shtrimit te femijeve te intoksikuar, analizat
mjekesore, deshmitaret duke qene ne Vlore, e perligjin Gjykaten e shkalles
se pare Vlore te vazhdoje gjykimin e kesaj ceshtjeje.
- Gjyqtari nuk ka marre ne konsiderate kerkesen tone per perjashtimin e tij
dhe per legjitimimin ose jo te perfaqesueses se pales se paditur.
- Shkresa e perseritur me nr.1220/1, date 25.1.2005, drejtuar kryetarit te
Gjykates se shkalles se pare Vlore, i cili e ka percjelle tek gjyqtari i ceshtjes
eshte nje mjet personi per ta detyruar ate te marre vendimin e mesiperm.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Artan Hoxha dhe bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Vlore eshte marre ne zbatim te
gabuar te ligjit procedural e per kete shkak ai duhet te prishet e ceshtja ti kthehet
asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.
Paditesja Violeta Sokoli ka paditur Ministrine e Çeshtjeve Sociale e
Shtepine e Foshnjes Vlore me objekt shfuqizimin e aktit administrativ per
zgjidhjen e menjehershme te kontrates se punes dhe demshperblimin e saj per kete

70
shkak. Me kerkesen e pales se paditur Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore ka
vendosur te shpalle moskompetencen tokesore te kesaj gjykate, bazuar ne nenin
43/1 te K.Pr.C., pasi duke qene se Ministria e Çeshtjeve Sociale qendren e ka ne
Tirane, atehere padia duhet te ngrihet ne vendin ku ka qendren personi juridik. Mbi
kete baze ka vendosur ta dergoje per kompetence shqyrtimi ceshtjen ne Gjykaten e
Rrethit gjyqesor Tirane.
Kolegji Civil e gjen te pabazuar ne ligj kete vendim dhe konstaton se gjykata
i eshte referuar paragrafit te pare te dispozites se nenit 43 edhe pse ka permendur
ne vendim paragrafin e dyte te ketij neni. Ne vendim, gjykata pa arsyetuar se pse
duhet te zbatohet paragrafi i pare i nenit 43 ka arritur ne perfundimin se: “Ndodhur
para kesaj dispozite e cila percakton prere se ku duhet te ngrihet padia, ne rastin
konkret personi juridik ndodhet ne Tirane, gjykata mendon se kerkesa paraprake e
bere nga pala paditese duhet te pranohet”. Ky arsyetim pervec mungeses se
argumentit eshte i gabuar edhe persa i perket interpretimit te llojit se dispozites qe i
referohet. Ajo nuk eshte nje dispozite percaktuese pa alternative. Neni 43 i
K.Pr.Civile perbehet nga dy paragrafe, paragrafi i pare qe percakton rregullin e
pergjithshem dhe ai alternativ kur ekzistojne rrethana te tjera qe bejne te devijohet
rregulli i paragrafit te pare. Duke lexuar vetem leximi i paragrafit te pare pa
dyshim te nxjerre ne te njejtin perfundim me ate te gjykates, por kjo do te ishte
atehere kur kjo dispozite te mos ishte shoqeruar me paragrafin e dyte te saj.
Fakti qe Shtepia e Foshnjes Vlore eshte institucion me personalitet te vetin
juridik, ne varesi te Ministrise se Çeshtjeve Sociale, aty jane te lidhura te gjitha
marredheniet e punes te paditeses dhe pretendimet per te cilat asaj i eshte nderprere
kontrata e punes, i jep te drejte paditeses te zgjedhe gjykaten kompetente per
shqyrtimin e padise se saj, referuar paragrafit te dyte te nenit 43 te K.Pr.Civile. Ne
keto kushte Kolegji cmon se Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore eshte kompetente te
shqyrtoje padine per kundershtimin e aktit administrativ dhe pasojave qe rrjedhin
prej tij.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 63/3 te Kodit te
Proçedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.254, date 17.2.2005, te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Vlore dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.

Tirane, me 05.05.2005

71
Nr.2195/259 i Regj. Themeltar
Nr.804 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Vladimir Metani Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: LULZIM TAFAJ, perfaqesuar nga


Av. Viktor Ikonomi
TË PADITUR: SHABAN SHABA, EDMOND SHABA,
LAVDERIM SHABA, ALFRED SHABA
perfaqesuar nga Av. Luli Ndoja

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e pales se paditur
te me njohe si bashkepronar te murit ndares
te dy pronave ne kufirin verior te prones sime.
Baza Ligjore: Neni 302 i Kodit Civil, Neni 154 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3850, date 30.09.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise.
Detyrimin e anes se paditur Shaban Shaba, Edmond Shaba, Lavderim
Shaba dhe Alfred Shaba, te njohin paditesin Lulzim Tafaj, si
bashkepronar te nje muri ndares te dy pronave, ne kufirin ndares te dy

72
pronave, ne kufirin verior te prones se paditesit, te ndodhur ne
Rr."Mine Peza", nr.86.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.381, date 02.04.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.3850, date 30.09.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare ne


mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur, e cila
kerkon ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise, duke parashtruar
keto shkaqe:
- Gjykata nuk duhej te prezumonte murin ndares ne bashkepronesi, por ne
qofte se, vertet do te kishin paqartesi per pronesine e ketij muri, mund te
therrisnin ish pronarin, trashegimtaret e familjes Kona.
- Sipas note transkriptimit, date 15 tetor 1930, rezulton se pronesia e murit ne
konflikt, i takon familjes Kona.
- Planvendosja e vitit 1940, cileson shume qarte murin rrethues te baneses te
familjes Kona, i cili cilesohej "mur ekzistues". Ky mur qarkon edhe sot kete
banese, eshte vijues dhe i pandare.
- Paditesi ka ngritur mbi kete mur timin banesen e tij, duke e mbeshtetur ne
pronesine time.
- Paditesi nuk mund te ngreje kete padi, kunder te paditurve, sepse eshte ai qe
ka kryer ndertime te paligjshme mbi murin rrethues ne pronesi te te
paditurve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e pales se
paditur Av. L. Ndoja, qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe rrezimin e padise,
perfaqesuesin e pales paditese Av. Viktor Ikonomi, qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimeve, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.381, date 02.04.2004, i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte
vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.3850, date 30.09.2003 i Gjykates se shkalles se
pare Tirane, eshte i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se, paditesi Lulzim Tafaj, eshte pronar i
nje shtepie dy kateshe e ndodhur ne Tirane, gjithashtu dhe te paditurit jane pronare te
nje shtepie dy kateshe me oborr para dhe mbrapa saj, te cilat kufizojne me njera

73
tjetren. Te dyja pronat kane si kufi ndares nje mur qerpiçi. Pala paditese ne murin
ndares ka mbeshtetur nje pjese te murit anesor te katit te dyte te prones se tij.
Paditesi me padine ne gjykim, ka kerkuar detyrimin e te paditurit ta njohe
bashkepronar mbi murin ndares te dy pronave.
Gjykata e shkalles se pare Tirane, ka vendosur pranimin e padise, detyrimin e
te paditurve te njohin paditesin si bashkepronare te nje muri ndares te dy pronave ne
kufirin ndares te dy pronave ne kufirin verior te prones se paditesit, te ndodhur ne
rrugen "Mine Peza" Tirane.
Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.
Ne rekursin e paraqitur pala e paditur, kerkon ndryshimin e vendimeve dhe
rrezimin e padise, duke parashtruar se paditesi nuk mund te ngreje kete padi, sepse
eshte ai qe ka kryer ndertime te paligjshme mbi murin rrethues ne pronesine tone,
sipas notes se transkriptimit, date 15 tetor 1930 rezulton se, pronesia e murit ne
konflikt i takon familjes Kona, prej se ciles une kam blere shtepine.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon jo te drejta e te bazuara ne ligj
pretendimet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga pala e paditur, si te tilla ato
nuk duhet te pranohen.
Ky Kolegj, e gjen te drejte e te bazuar ne ligj, vendimin e Gjykates se Apelit
Tirane, e cila ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane. Kjo e
fundit nisur nga fakti se pronat e paleve ndergjyqese ndahen nga njera tjetra me nje
mur ndares qerpiçi dhe mbi kete mur, pala paditese prej me se 70 vjet me pare, ka
mbeshtetur nje pjese te murit anesor te katit te dyte te baneses se tij dhe se, kete mur
ai (paditesi) vazhdimisht e ka perforcuar, bazuar ne nenet 199 e vijues te K.Civil, me
te drejte ka pranuar kerkesen e paditesit per te qene bashkepronare me te paditurit
mbi murin ndares te dy pronave.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/"a" te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.381, date 02.04.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 05.05.2005

74
MENDIMI I PAKICËS
Pakica ka mendimin se, duhej te ishte vendosur prishja e vendimeve dhe
pushimi i gjykimit, pasi paditesi ka ngritur nje padi, qe nuk mund te ngrihej.
Paditesi me padine ne gjykim, ka parashtruar si objekt te kesaj te fundit,
detyrimin e pales se paditur qe ta njohe ate bashkepronare, mbi murin ndares
ndermjet dy pronave ne kufirin verior te tij dhe si baze ligjore te saj, ka percaktuar
nenin 302 te K.Civil.
Bazuar ne rrethanat e ceshtjes, paditesi duke kerkuar detyrimin e te paditurve
qe ta njohin ate bashkepronare, mbi murin dhe jo detyrimin e tyre (te paditurve) qe te
pushojne cenimin e pronesise se paditesit, nuk mund ta bazoje ligjerisht padine e tij
ne nenin 302 te K.Civil.
Ne kete nen percaktohet se, "Pronari ka te drejte te kerkoje nga cilido qe e
cenon ne pronesine e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, te pushoje cenimin dhe te
mos e perserise kete ne te ardhmen dhe, kur eshte rasti te shperbleje demet qe mund
t'u kete shkaktuar".
Duke u nisur nga sa me lart, bazuar dhe ne nenin 468 te K.Pr.Civile, pakica
thekson mendimin e saj se, duhej te ishte vendosur prishja e vendimeve te Gjykates
se shkalles se pare Tirane, i Gjykates se Apelit Tirane dhe pushimi i gjykimit te
ceshtjes.

Vladimir Metani Nikoleta Kita

75
Nr.1923/176 i Rregj. Themeltar
Nr.805 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolgji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore, date 05.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.1923/176


akti qe i perket:

PADITËS: VIOLETA KANANI, perfaqesuar nga


Av.Viktor Ikonomi
VLADIMIR ISLAMI, banues ne Fier,
perfaqesuar nga Av. Artan Kodheli
E PADITUR: BASHKIA FIER, perfaqesuar nga juristja
Esmeralda Opingari dhe Avokati i Shtetit
Petrit Myftari

OBJEKTI:
Shfuqizimi i aktit administrativ nr.7, date 25.07.2003,
pezullim i zbatimit te aktit.
Baza Ligjore: Nenet 324, 329 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.1509, date 21.10.2003 ka


vendosur:
Rrezimin e padise se paditesave.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.534, date 09.12.2003 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1590, date 21.10.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Fier dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt:

76
Shfuqizimin e aktit administrativ nr.7, date 25.07.2003 te Bashkise
Fier, vetem per piken 3 "kapitulli te ndryshme" qe i perket paditesve
Violeta Kanani e Vladimir Ismaili.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te Nenit 472 te


K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Bashkia Fier, e cila kerkon prishjen e
vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles
se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ne vendimin e Gjykates se Apelit Vlore nuk eshte argumentuar asnje shkak
ose arsye qe e shtyu kete gjykate ne prishjen e vendimit te Gjykates se
shkalles se pare Fier.
- Akti administrativ nr.7, date 25.07.2003, sipas nenit 124 te
K.Pr.Administrative, shfuqizohet vetem nga organi epror i institucionit qe ka
nxjerre aktin.
- Nga ana e paditesve nuk u provua ne asnje seance gjyqesore se ata
disponojne leje te rregullt ndertimi per objektet per te cilet kishte dale akti
administrativ nr.7, date 25.07.2003 me te cilin urdherohej prishja e ketyre
objekteve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, perfaqesuesit e pales
paditese Av. Viktor Ikonomi dhe Av. Artan Kodheli, qe kerkuan mospranimin e
rekursit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesit e pales se
paditur juristen Esmeralda Opingari dhe avokatin e shtetit Petrit Myftari, qe
kerkuan prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te
gjykates se shkalles se pare dhe si diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga pala e paditur - Bashkia Fier permban shkaqe nga ato
te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore
nr.534, date 09.12.2003 duhet te prishet dhe per pjesen qe i perket paditeses
Violeta Kanani duhet te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se rrethit Fier nr.1509,
date 21.10.2003 qe ka rrezuar padine ndersa per paditesin Vladimir Islami çeshtja
duhet kthyer per rigjykim prane po asaj gjykate (apelit), por me tjeter trup gjykues.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me
vendimin nr.7, date 25.07.2003 te K.Rr.T prane Bashkise Fier, eshte vendosur te
prishen objektet pa leje ndertimi ne lagjen "29 Nentori", Rruga "Dervish Hekali"
qe ju perkasin paditesave Violeta Kanani dhe Vladimir Islami. Paditesat me padine
ne gjykim kane kundershtuar si akt administrativ vendimin e mesiperm, duke

77
pretenduar ligjshmerine e ndertimit te tyre.
Objektet qe duhet te prishen sipas ketij akti jane nje lokal-pike shitje pjese
kembimi prone e paditeses Violeta. Kete objekt ajo e ka blere me kontraten e
shitjes, date 12.06.1998 nga shitesi Roland Petromilo dhe e ka rregjistruar dhe ne
Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme. Ne gjykim ne emer te shitesit te
kesaj pasurie eshte paraqitur leja me nr.4, date 26.07.1996 per ndertimin e nje
lokali te perhershem pjese kembimi. Pala e paditur lidhur me kete leje pretendoi se
ajo eshte dhene per ndertim barake provizore dhe me shenimin "me zbatimin e
planit rregullues, ose cdo avari tjeter lokali do te cmontohet me shpenzimet e vete
qytetarit". Lidhur me kete pretendim ne gjykimet e zhvilluara eshte administruar
vendimi i mesiperm i K.RR.T-se nga ku rezulton qe qytetarit Roland Petromile leja
t’i jete dhene per barake provizore ndersa shenimet e tjera te pretenduara nuk
rezultojne.
Objekti tjeter eshte nje garazh prone e paditesit Vladimir Islami per te cilin
nga pala e paditur pretendohet se eshte pa leje ndertimi. Nga dokumentat e
administruara nga gjykatat rezulton qe ky padites te jete bere pronar i dy trojeve
me siperfaqe 461 m2 dhe 166 m2 te cilet i ka te rregjistruar dhe ne Zyren e
Hipotekes Fier. Gjithashtu jane administruar edhe leja e ndertimit, date 24.04.1992
"per ndertimin e nje lokali per artikuj te ndryshem", leja e ndertimit nr.2, date
07.06.1999 per "mur rrethues ne truallin e vete" dhe leja e ndertimit nr.8, date
24.08.2000 per "Rikonstruksion +shtese kati+ngritje kati mbi banesen ekzistuese".
Paditesi Vladimir ka pretenduar se objekti per te cilin eshte vendosur prishja eshte
pikerisht lokali per artikuj te ndryshem i cili nuk ekziston me me destinacion te
tille por eshte kthyer ne garazh.
Gjykata e rrethit pranon se 1eja e dhene ne emer te Roland Petromiles
paraqet mangesi pasi ajo veçse nga vendimi i K.RR.T.-se i sjelle prej anes se
paditur, edhe me sy te lire duket qe eshte dhene per objekt provizor. Ky akt nuk ka
gjithashtu as formen ligjore pasi i mungon vula perkatese qe verteton se ajo ka dale
nga nje organ kompetent shteteror. Sipas gjykates eshte paditesja qe duhet te
vertetoje ligjshmerine e ndertimit - dhe ajo kete gje nuk ka mundur ta beje.
Per paditesin Vladimir ajo arsyeton se pavaresisht nga lejet e paraqitura ky
padites nuk provoi se objekti per te cilin eshte urdheruar prishja eshte ndertuar
pikerisht me njeren nga lejet e ndertimit te administruara. Mbasi ka analizuar
secilin vendim per dhenie leje veç e veç, ajo konkludon se pavaresisht nga numri i
madh keto akte nuk ligjerojne ligjshmerine e ndertimit. Per sa me siper ajo ka
rrezuar padine e te dy paditesave.
Gjykata e apelit, pa bere qofte dhe nje perseritje te pjesshme te hetimit
gjyqesor, faktet e pranuara nga gjykata e rrethit i pranon ne menyre te ndryshme.
Keshtu ajo pranon se paditesat disponojne lejen per ngritjen e objekteve dhe kane
nje kohe te gjate qe i kane ndertuar. Ne kete kuptim pika 3 e vendimit nr.7, date

78
25.07.2003 qe ju referohet paditesave eshte e paligjshme, pala e paditur duhet te
kontestoje ne rruge gjyqesore veprimet e paditesave. Ne perfundim ajo ka
ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka pranuar padine per shfuqizim te
aktit administrativ.
Vendimi i mesipenn i gjykates se apelit eshte i gabuar e duhet prishur jo
vetem per faktin se ka arritur ne nje konkluzion te gabuar ne pikepamje ligjore por
edhe sepse mungon totalisht arsyetimi i tij, duke u perdorur shprehje pa asnje
lidhje logjike dhe pa asnje argument ligjor qe do te justifikonte konkluzionin e
arritur.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne konkluzionin se i drejte eshte
vendimi i gjykates se rrethit qe ka rrezuar padine per pjesen qe lidhet me kerkimet
e paditeses Violeta Kanani. Per te vertetuar ligjshmerine e ndertimit prone e saj,
paditesja i ka paraqitur gjykates vetem nje leje ndertimi e cila nuk shoqerohet me
asnje dokument tjeter te nxjerre nga organi kompetent i asaj kohe. Kjo leje u
kontestua nga pala e paditur si e dhene jo per ndertim te perhershem por per barake
te perkohshme. Per te sqaruar sa me siper, nga gjykata eshte administruar pikerisht
vendimi nr.4, date 26.07.1996 i K.RR.T.-se se rrethit Fier mbi bazen e te cilit eshte
leshuar leja. Prej tij rezulton qarte se ajo eshte dhene per barake provizore. Lidhur
me kete organi i prokurorise ka filluar edhe çeshtjen penale ne ngarkim te Roland
Petromilos per kryerjen e vepres se perdorimit te dokumentave te fallsifikuara por,
çeshtja eshte pushuar per shkak te parashkrimit te ndjekjes penale. Ne fakt
paditesja edhe pse ka te rregjistruar ne Z.R.P.P. objektin e mesiperm, nuk figuron
te jete bere pronare e truallit nen te, çka verteton se shteti e ka dhene lejen per
ndertim te perkohshem dhe asnjehere nuk ka patur per qellim te shiste truallin.
Lidhur me paditesin tjeter Vladimir Islami çeshtja duhet te kthehet per
rigjykim ne gjykaten e apelit. Ne gjykimet e zhvilluara, veç te tjerash eshte
administruar edhe nje leje ndertimi e vitit 1992 per lokal pjese kembimi. Paditesi
ka pretenduar se pikerisht objekti i ndertuar me kete leje sot ka ndryshuar
destinacionin dhe perdoret si garazh dhe eshte ky objekt per te cilin eshte urdheruar
prishja. Gjykata e apelit ka pranuar se ndertimi i paditesit eshte me leje ne nje kohe
qe gjykata e rrethit kishte pranuar te kunderten. Por asnjera prej gjykatave (qofte
ajo qe ka pranuar dhe ajo qe ka rrezuar padine), nuk kane hetuar lidhur me kete
pretendim te paditesit. Kjo detyre duhet te plotesohet ne rigjykim. Gjykata
nepermjet eksperteve te cileve duhet tu veje ne dispozicion lejet e ndertimit dhe
dokumentacionin shoqerues te ndodhur ne dosje, duhet te saktesoje nese objekti qe
permendet ne vendimin e mesiperm (pavaresisht nga emertimi) eshte i ndertuar me
ndonjeren nga keto leje ose jo. Ne varesi te sa me siper mund te arrihet ne
konkluzion te sakte nese padia per kete pjese duhet pranuar apo rrezuar.

79
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b dhe c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.534, date 09.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit Fier nr.1509, date 21.10.2003 per
paditesen Violeta Kanani.
Kthimin e çeshtjes per rigjykim po ne ate gjykate (apel), por me tjeter trup
gjykues per paditesin Vladimir Islami.

Tirane, me 05.05.2005

80
Nr.2251/274 i Rregj. Themeltar
Nr.806 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore, date 05.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.2251/274


akti qe i perket:

PADITËSE: MARIJE TUFA, perfaqesuar nga


av.Merko Muhametaj
E PADITUR: NEZIRE META, perfaqesuar nga
av.Andon Preka.
PERSON I TRETË: NDERMARRJA KOMUNALE
BANESA ELBASAN
ZYRA E SHERBIMEVE PUBLIKE
ELBASAN
ZYRA E RREGJISTRIMIT TE
PASURIVE TE PALUAJTESHME
ELBASAN

OBJEKTI I PADISË:
Lirim e dorezim banese.
Konstatimi i pavlefshmerise absolute
te kontrates se shitjes nr.13992/5851, date 28.10.1993.
Baza Ligjore: Neni 92/a, 296 te K.Civil,
nenet 17/b, 274/2, 286 te K.Civil te vitit 1982.

81
Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendim nr.1632, date 10.11.2003 ka
vendosur:
Rrezimin e kerkese-padise se paditeses Marije Tufa (Sota), si te
paprovuar e mbeshtetur ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres, me vendim nr.44, date 10.02.2004 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1632, date 10.11.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Elbasan Elbasan.
Pranimin e padise duke u detyruar e paditura Nezire Meta t’i liroje
paditeses Marije Tufa banesen e perbere nga 1 dhome qe ndodhet ne
lagjen "Shkumbini" pallati 110, Elbasan.
Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitjes me
nr.13992/5851, date 28.10.1993.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka ushtruar rekurs e paditura


Nezire Meta, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit
te Gjykates se shkalles se pare Elbasan, duke parashtruar keto shkaqe:
- Arsyetimi i vendimit te gjykates se apelit se - e paditura nuk ka pasur
kontrate qiraje per pjesen e apartamentit - argument i perdorur lidhur me
konstatimin e pavlefshem te kontrates se shitjes, eshte i pabazuar ne prova.
Ne dosje ndodhet kontrata e qirase lidhur mes te paditures Nazire Meta dhe
Ndermarrjes Komunale Banesa.
- I pabazuar ne prova eshte dhe konkluzioni i gjykates se apelit se - e paditura
nuk ka qene banore e lagjes "Shenkoll”. Ne dosje ndodhet nje çertifikate dhe
nje vertetim leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile ku thuhet se e paditura
Nazire Meta eshte banore e lagjes "Shenkoll”.
- Gjykata e apelit duke perfituar nga fakti qe gjykimi eshte zhvilluar ne
mungesen time ka arsyetuar sikur paditesja Marije Tufa e ka pasur ne
posedim banesen qe nga viti 1977. Kjo nuk eshte e vertete. Ne kete banese
nga viti 1988 deri ne vitin 1994 kam banuar une dhe vazhdoj ta kem ne
zoterim kete dhome.

Kunder rekursit ka paraqitur kunderrekurs paditesja Marije Tufa, e cila


kerkon mospranimin e rekursit duke parashtruar keto shkaqe:
- Se pari: Shkaqet e parashtruara ne rekurs nuk jane shkaqe qe permenden ne
nenin 472 te K.Pr.Civile dhe nuk perbejne shkak per prishjen e vendimit.
- Se dyti: Rekursi eshte paraqitur jashte afatit ligjor. Vendimi eshte shpallur
ne date 06.04.2004, ndersa rekursi eshte paraqitur ne date 10.02.2004.
Ndonese gjykimi si ne shkalle te pare dhe ne shkalle te dyte eshte zhvilluar
ne mungese te te paditures, por eshte zhvilluar me shpallje dhe praktika e ka

82
pranuar ne menyre te heshtur qe afati i ankimit eshte 30 dite pas dhenies se
vendimit. Pas ketij afati vendimi merr forme te prere.
- Se treti: Rekursi eshte paraqitur nga persona te trete, te cilet nuk kane akt-
perfaqesimi (prokure) ne shkalle te pare e as ne apel, as per te paraqitur
rekurs.
- Se katerti: Nuk qendron pretendimi ne rekurs se Nazira Meta ka pasur
kontrate qiraje per nje pjese te apartamentit, pasi kontrata e qirase per gjithe
apartamentin ka qene ne emer te Marije Tufes (Sota). Ne vitin 1987 - 88
eshte lidhur nenkontrate qiraje me djalin e Marijes, per nje dhome pasi krijoi
familje me vehte. Ne kemi pretenduar se aktet e paraqitura nga Nazira Meta
jane te falsifikuara.
- Se pesti: kerkojme lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit pasi eshte i
bazuar ne prova dhe ne ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, si degjoi avokatin e pales
paditese Av. Merko Muhametaj, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se
apelit, perfaqesuesin e pales paditur Av. Andon Preka, qe kerkoi prishjen e
vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles
se pare dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga e paditura Nezire Meta permban shkaqe nga ato te
parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi nr.44, date 10.02.2004 i
Gjykates se Apelit Durres, i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates se rrethit
Elbasan nr.1632, date 10.11.2003 qe kishte rrezuar padine dhe ka pranuar padine
duke detyruar te padituren te liroje banesen eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te
ligjit. Si i tille ai duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i mesiperm i gjykates
se rrethit.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me
vendimin e Komitetit Ekzekutiv te K.P.Rrethit nr.29, date 30.05.1977, paditeses
Marije Tufa i eshte dhene nje hyrje 1+1 ne pallatin nr.110 ne lagjen "Shenkoll" te
qytetit Elbasan. Ne kete banese ajo eshte strehuar se bashku me djalin e saj Dalip
Tufa. Ne vitin 1987 paditesja se bashku me djalin jane paraqitur para Keshillit
Popullor te Lagjes dhe kane bere ndarjen e kontrates duke i mbetur paditeses vetem
nje dhome si dhe ½ e ambjenteve te perbashketa per te cilat ka vazhduar te paguaje
qirane.

83
Me pas, me vendimin date 25.07.1988 te Keshillit Popullor te Lagjes eshte
disponuar ne favor te te paditures nje dhome dhe pikerisht ajo qe liroi Dalip Tufa i
cili u sistemua ne nje banese tjeter. Ne daten 25.09.1988 eshte perpiluar dhe akti i
dhenies dhe marrjes ne dorezim te baneses ku e paditura ka nenshkruar me cilesine
e qiramarreses.
Me kontraten e shitjes date 28.10.1993 e paditura eshte bere pronare e nje
dhome, pikerisht asaj qe kishte me qira. Me pas me vendimin gjyqesor, date
08.11.2001 eshte korrigjuar kontrata duke u perfshire ne te dhe ½ e koridorit dhe ½
e WC. Kete prone e paditura e ka rregjistruar dhe ne Zyren e Rregjistrimit te
Pasurive te Paluajteshme.
Edhe paditesja me kontraten e privatizimit te vitit 1998 ka privatizuar
dhomen si dhe ½ e ambjenteve te perbashketa.
Duke pretenduar se e gjithe hyrja eshte perdorur prej saj, se qiraja gjithashtu
eshte paguar prej saj dhe se e paditura padrejtesisht e ka privatizuar nje pjese te
apartamentit pasi autorizimi i dhene ne emer te saj eshte i fallsifikuar, paditesja me
padine ne gjykim ka kerkuar qe e paditura te liroje e dorezoje kete pjese si dhe te
shpallet e pavlefshme kontrata e privatizimit te saj.
Gjykata e rrethit mbi keto fakte te pranuara ka konkluduar se padia eshte e
pabazuar e per pasoje ka vendosur rrezimin e saj. Ajo arsyeton se paditesja ka
privatizuar vetem gjysmen e apartamentit dhe nuk mund te kerkoje lirimin e
dorezimin edhe te pjeses tjeter apo dhe te kerkoje pavlefshmerine e kontrates. Te
gjithe pretendimet e paditeses te permendura me siper ajo i ka rrezuar duke bere
dhe argumentimet perkatese.
Gjykata e apelit te gjithe faktet e mesiperme i pranon ne menyre te ndryshme
nga sa ato jane pranuar nga gjykata e rrethit, edhe pse per kete nuk ka bere as
perseritje te pjesshme dhe aq me pak teresore te hetimit gjyqesor. Ajo pranon se
paditesja eshte bere pronare e te gjithe apartamentit 1+1, se ajo e ka perdorur qe
prej vitit 1977 e ne vazhdim kete pjese apartamenti qe e paditura ka privatizuar, se
kontrata e shitjes e kesaj te fundit eshte lidhur ne kundershtim me ligjin, sepse e
paditura nuk ka qene qiramarrese mbi kete pjese dhe autorizimi per strehim eshte i
dyshimte. Per sa me siper ajo ka pranuar padine per lirim e dorezim banese si dhe
ka konstatuar te pavlefshme kontraten e privatizimit te te paditures.
Konkluzioni i mesiperm eshte i pambeshtetur ne ligj e prova.
Kjo gjykate pranon se paditesja eshte pronare e te gjithe apartamentit 1+1 ne
nje kohe kur nga dokumentacioni i ndodhur ne dosje rezulton e kunderta. Qe ne
plotesimin e dokumentacionit per privatizimin e pjeses se saj, ajo vete ka kerkuar
te behet pronare e kesaj pjese pasi ne banese banojne dy familje. Edhe llogaritja e
vleres qe do te paguante i korespondon pikerisht kesaj pjese. Gjithashtu ne Zyren e
Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme paditesja figuron pronare vetem e nje
dhome dhe ½ e ambjenteve ndihmese. Ne vendimin e gjykates se rrethit gjen

84
shpjegim fakti pse nuk duhet te merret parasysh nje çertifikate pronesie ku
paditesja figuron pronare per gjithe apartamentin. Vete gjykata ndodhur perballe
dy çertifikatave me permbajtje te ndryshme ka bere kqyrjen ne vend ne Z.R.P.P.
Ka rezultuar se paditesja ka blere vetem gjysmen e apartamentit. Gjykata e apelit
nuk ka argumentuar sa ka pranuar lidhur me kete fakt.
I pambeshtetur eshte gjithashtu arsyetimi se e paditura nuk ka qene
qiramarrese mbi kete pjese. Te gjitha dokumentat e administruara nga gjykata dhe
te permendura me lart, vertetojne te kunderten, pra faktin qe ajo e ka patur banesen
ne kushtet e qiramarrjes qe ne vitin 1987.
Gabimisht gjykata e apelit ve ne dyshim autorizimin e leshuar ne emer te te
paditures, ne nje kohe qe ai nuk eshte goditur per falsitet ne rrugen qe parashikon
ligji.
Per sa permendem me lart, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe
te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se rrethit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.44, date 10.02.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe
lenien ne fuqi te vendimit nr.1632, date 10.11.2003 te Gjykates se rrethit Elbasan.

Tirane, me 05.05.2005

85
Nr.2120/233 i Regj. Themeltar
Nr.807 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.2120/233 qe i perket:

PADITËS: GJYLE SKENDERI, perfaqesuar


nga Av. Vasil Plaku
I PADITUR: SAIMIR BIDAJ, "BESA-R" SH.P.K.
TIRANE, perfaqesuar nga Av. Avni
Shehu
PERSON I TRETË: BASHKIA TIRANE, KESHILLI I
RREGULLIMIT TE TERRITORIT,
ne mungese

OBJEKTI:
Pushimin e cenimit te pronesise
dhe mos perseritjen ne te ardhmen nga pala e paditur,
duke u urdheruar mbyllja e dritareve
dhe kafazin e shkalleve ne pjesen veriore
te ndertesave 8 kateshe, Rruga "5 Maji" Tirane.
Baza Ligjore:Nenet 302, 608, 640 te K.Civil.
Nenet 202/a, 205 te K.Pr.Civile,
Ligji "Per Urbanistiken" nr.8405, date 17.09.1998,
"Rregullorja e Urbanistikes", miratuar me vendim te
K.Ministrave nr.272, date 19.11.1998.

86
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1823, date 29.04.2003, ka
vendosur:
Pranimin e kerkese padise.
Detyrimin e anes se paditur Shoqeria "Besa-R" dhe Saimir Bidaj te
pushojne cenimin e pronesise ndaj paditeses Gjyle Skenderi, duke
mbyllur me tulle xhami dritaret e hapura ne pjesen veriore te 2 kullave
8 kate ndodhur ne Rr."5 Maji" Tirane.
Detyrimin e anes se paditur shoqeria "Besa - R" dhe Sajmir Bidaj te
mos e perserisin cenimin e pronesise ne te ardhmen.
Pushimin e gjykimit per te paditurin "Alba Konstruksion" sh.p.k.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.287, date 16.03.2004, ka vendosur:


Mospranimin e ankimit.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesja Gjyle Skenderi, e cila


kerkon shqyrtimin e rekursit dhe pranimin e tij, duke parashtuar sa me poshte:
- Gjykata e apelit ka vendosur mospranimin e ankimit me arsyetimin se
ankimi eshte bere nga nje person i palegjitimuar dhe eshte shkelur neni 453 i
K.Pr.Civile.
- Theksojme se avokati yne ka qene perfaqesues i pales sone ne gjykimin ne
shkalle te pare i deklaruar rregullisht dhe i pranuar nga gjykata, ndersa
gjykata e apelit nuk duhej te vendoste mospranimin por "njoftimin per
ndreqjen e te metave brenda 5 diteve" dhe "kthimin e ankimit".
- Pretendojme qe ceshtja t'i dergohet per shqyrtim gjykates se apelit, pasi nuk
eshte zhvilluar nje proçes i rregullt ligjor (neni 42 i Kushtetutes dhe neni
472/a i K.Pr.Civile).

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e paditeses, qe
kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim
po prane asaj gjykate, perfaqesuesin e anes se paditur, qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet per zbatim te keq te
ligjit procedural.
Mbi padine e ngritur nga Gjyle Skenderi, gjykata e shkalles se pare ka
vendosur detyrimin e anes se paditur shoqeria "Besa-R" sh.p.k. dhe Saimir Bidaj te
pushojne cenimin e pronesise ndaj paditeses Gjyle Skenderi, duke mbyllur me tulle

87
xhami dritaret e hapura ne pjesen veriore te dy kullave 8 kate ndodhur ne rrugen "5
Maji" Tirane dhe gjithashtu detyrimin te mos perserisin cenimin e pronesise ne te
ardhmen.
Pushimin e gjykimit per te paditurin "Alb Konstruksion" sh.p.k. Mbi
ankimin e paditeses kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, Gjykata e
Apelit Tirane ka vendosur mospranimin e ankimit me arsyetimin se eshte bere nga
person i palegjitimuar.
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese dhe
shkaqet e saj gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe bejne fjale per
zbatim te keq te ligjit procedural.
Ankimi kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte
perpiluar dhe nenshkruar nga Avokati Vasil Plaku qe ka perfaqesuar ne gjykim ne
shkalle te pare palen paditese, por gjykata e apelit nuk e ka pranuar ate me
arsyetimin se avokati nuk ka patur prokure per te firmosur ankimin, duke shkelur
sipas saj kerkesat e nenit 453 te K.Pr.Civile.
Sipas nenit 453 te K.Pr.Civile ankimi qe i drejtohet gjykates se apelit duhet
te nenshkuhet nga vete pala, avokati, ose perfaqesuesi i pajisur me prokure. Ne
rastin konkret ankimi eshte nenshkruar nga avokati i pales paditese i pranuar ne
gjykimin e shkalles se pare me deklarimin verbal te perfaqesuesit me prokure te
paditeses, djalit te saj Hysen Skenderi.
Ne rast se gjykata e apelit mendonte se ankimi nuk plotesonte kushtet e nenit
453 te K.Pr.Civile duhet te njoftonte palen te ndreqte te metat brenda 5 diteve, ne
te kundert ankimi kthehej, kerkesa keto te parashikuara ne nenin 455/b te
K.Pr.Civile por, qe gjykata e apelit nuk i ka patur parasysh para se te vendoste
mospranimin e ankimit.
Ne rrethanat si me siper, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe
çeshtja te kthehet per rishqyrtim po prane kesaj gjykate ne menyre qe pala paditese
te shfrytezoje mundesine ligjore per ndreqjen e te metave te ankimit dhe
shqyrtimin e çeshtjes ne themel dhe vetem ne rast se ajo nuk ploteson brenda afatit
kerkesat ligjore, gjykata e apelit mund te vendose mospranimin e ankimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.287, date 16.03.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
kthimin e çeshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 05.05.2005

88
Nr.1614 i Rregj. Themeltar
Nr.808 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Vladimir Metani Anetar

ne daten 05.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: ADEM FACI, ne mungese


TË PADITUR: NDERMARRJA ZOOTEKNIKE
SHKODER, ne mungese
K.K.K.PRONAVE BASHKIA SHKODER,
ne mungese
TRASHEGIMTARET LIGJORE TE YMER
ALIA: GAZMEND OKAJ, ne mungese
VJOLLCA OKAJ, ne mungese
ARDJANA OKAJ, ne mungese
FADIL OKAJ, ne mungese

OBJEKTI:
1. Kundershtim i vendimit
nr.632, date 03.10.1995 i K.K.K.Pronave;
2. Konstatim i pavlefshmerise se veprimit juridik te shitblerjes
ndermjet te paditurve dhe Ndermarrjes Zooteknike Shkoder.
Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile,
Neni 27 i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993,
Nenet 92/a, 103, 105, 106 te Kodit Civil.

89
Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.1532, date 25.10.2004
ka vendosur:
Nxjerrjen e çështjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne mbeshtetje te Nenit 59 te


K.Pr.Civile, ka bere ankim paditesi Adem Faci, i cili kerkon prishjen e vendimit
dhe kthimin e çështjes per gjykim ne po ate gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:
- Çështja objekt konflikti gjyqesor e cila eshte e kthyer per rigjykim nga
gjykata e apelit eshte pushuar qe te zgjidhet me pajtim ndermjet paleve dhe
eshte aktivizuar perseri perpara hyrjes ne fuqi te Ligjit nr.9235, date
29.07.2004.
- Per rastin konkret Komiteti Shteteror e ka te pamundur objektivisht te
ushtroje kontrollin mbi vendimet e komisioneve te rretheve qe
kundershtohen nga persona te trete.
- Gjykata e rrethit nuk ka marre parasysh pasojat e pa riparueshme qe sjell
shuarja e mases se sigurimit te objektit te padise, kompetence ligjore qe
Komiteti Shteteror nuk e ka.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, ne mungese te paleve dhe
si bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.1532, date 25.10.2004 i Gjykates se shkalles se pare Shkoder me
te cilin eshte vendosur nxjerrja jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes me pale
ndergjyqesa, paditesi Adem Faci dhe te paditur K.K.K.Pronave prane Bashkise
Shkoder dhe trashegimtareve ligjore te Ymer Alise, eshte jo i drejte e i bazuar ne
ligj prandaj ai duhet te prishet.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se paditesi Adem Faci si punonjes i
Ndermarrjes Zooteknike Shkoder ka privatizuar objektin Inkubator.
Me vendimin nr.632 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Shkoder ka njohur
dhe kthyer te paditurve, nje siperfaqe toke truall. Po ky komision me vendimin
nr.111, date 02.10.1995 i ka njohur te paditurve per efekt parablerje "Inkubatorin”
per vleren 93.7% te tij. Me kontraten date 11.01.1996 pala e paditur ka blere dhe
Inkubatorin me siperfaqe 275 m2 qe ze objekti.
Me padine ne gjykim paditesi ka kundershtuar vendimin nr.632, date
03.10.1995 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Shkoder dhe ka kerkuar konstatimin
e pavlefshmerise se veprimit juridik te shitblerjes ndermjet trashegimtareve te
Ymer Alise dhe Ndermarrjes Zooteknike Shkoder.

90
Gjykata e shkalles se pare Shkoder ka vendosur nxjerrjen e ceshtjes jashte
juridiksionit gjyqesor.
Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs paditesi Adem Faci, i cili kerkon
prishjen e vendimit duke parashtruar se per zgjidhjen e pasojave nga prishja e
kontrates nuk eshte kompetence e Komitetit Shteteror te Kthimit te Pronave.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i cmon pjeserisht te drejta e te bazuara ne
ligj pretendimet e ngritura nga paditesi Adem Faci si te tilla ato duhet te pranohen.
Arsyetimi i Gjykates se shkalles se pare Shkoder se …“Me daljen e ligjit te
ri per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave nr.3934, date 29.07.2004, ne baze te
nenit 16/2 te tij, Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave
verifikon vendimet e komisioneve te ngritura sipas Ligjit nr.7698, date 15.04.1992.
Po ne baze te ketij neni ky komision ka kompetence te shfuqizoje, ose te kerkoje
shfuqizimin e ketij vendimi. Ne keto kushte pa u ezauruar rruga administrative
gjykata nuk ka kompetence te shqyrtoje ceshtjen objekt gjykimi” eshte i gabuar.
Eshte e vertete qe sipas nenit 16/2 te ligjit 9235, date 29.07.2004 Komiteti
Shteteror i Kthimin dhe Kompensimit te Pronave ka ne kompetence te tij te
verifikoje vendimet e Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, te
ngritura sipas ligjit nr.7695, date 15.04.1993, por ne kete dispozite parashikohet se
"te drejten per te kerkuar verifikimin e ketyre vendimeve e kane vetem organet e
qeverisjes vendore ose subjektet e shpronesuara".
Paditesi Adem Faci nuk eshte subjekt i shpronesuar, duke mos qene i tille ai
nuk mund te kerkoje verifikimin e vendimit nr.632, date 06.10.1995 te
K.K.K.Pronave prane Bashkise Shkoder. Paditesi ka pretenduar se me vendimin e
mesiperm i jane cenuar interesat e tij, prandaj i eshte drejtuar gjykates me padi ku e
kundershton ate (vendimin e Komisionit).
Per sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se ceshtja ben pjese
ne juridiksionin gjyqesor dhe jo ate administrativ.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 59 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1532, date 25.10.2004 te Gjykates se shkalles se pare
Shkoder dhe dergimin e ceshtjes po ne kete gjykate per vazhdimin e gjykimit, pasi
ceshtja ben pjese ne juridiksionin gjyqesor.

Tirane, me 05.05.2005

91
Nr.1792/134 i Regj. Themeltar
Nr.809 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Agron Lamaj Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 03.05.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:

PADITËSA: SHOQERIA "DRINI" SH.A., perfaqesuar


nga Avokat A. Zeneli
E PADITUR: SHOQERIA “VEFA” NE ADMINISTRIM,
perfaqesuar nga Av. K. Bablyku
MINISTRIA E PUSHTETIT LOKAL,
perfaqesuar nga Av. i Shtetit F. Guri
DREJTORIA E PERGJITHESHME E
DOGANAVE, perfaqesuar nga
Av. Sh. Shabani

OBJEKTI I PADISË:
Konstatim i pavlefshmerise se veprimit juridik
kontrate shitblerje, date 18.8.2000.
Anullim i Vendimit nr.116, date 9.10.2000.
Baza Ligjore: Neni 92/a i K.C.
dhe 264 e vijues te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992
"Per shoqerite tregtare".

92
Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.365, date 07.02.2001 ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.
Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitblerjes, date
18.08.2000.
Anullimin e vendimit nr.116, date 09.10.2000.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1246, date 09.12.2003 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.365, date 07.02.2001 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit nr.1246, date 09.12.2003 te Gjykates se Apelit Tirane ka


ushtruar rekurs pala e paditur Shoqeria "Vefa" ne administrim, si dhe Avokatura e
Shtetit, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Padia nuk ka vulen perkatese dhe eshte nenshkruar nga Agron Cuedari, i
cili eshte emeruar nga Keshilli mbikqyres ne cilesine e drejtorit te Shoqerise
ne daten 02.07.1996. Ky nenshkrim eshte i paligjshem, mbasi ne daten
17.07.1996, eshte bere transferimi i aksioneve nga shteti tek individet
aksionere, ndersa ne vendimin e dates 22.07.1996 eshte bere depozitimi i
aktit themelues te statutit te ndryshuar.
- b. Ne rigjykim duhet te ishin thirrur palet e paditura si Ministria e Pushtetit
Lokal dhe Drejtoria e Pergjitheshme e Doganave. Palet nuk kane patur dijeni
per diten dhe oren e gjykimit. Ne flete thirrje ka firmosur nje person i
paidentifikuar.
- c. Gjykata nuk ka hetuar ne lidhje me legjitimitetin e pales paditese ne
ngritjen e padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur Shoqeria "Vefa" ne administrim,
i cili kerkoi ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e kerkeses,
pasi degjoi perfaqesuesin e Avokatures se Shtetit, i cili kerkoi prishjen e te
dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur Drejtoria e Pergjitheshme e
Doganave, i cili kerkoi ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e kerkeses,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te Gjykates se Apelit Tirane,

93
VËREN
Vendimi nr.1246, date 09.12.2003, i Gjykates se Apelit Tirane, eshte
rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e nenit
485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim ne po
ate gjykate me tjeter trup gjykues.
Rezulton se, ndermjet Shoqerise "Vefa" ne administrim, ne cilesine e shitesit
dhe Ministrise se Pushtetit Lokal e Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave, ne
cilesine e bleresit, eshte lidhur kontrata e shitblerjes, date 18.08.2000. Objekt i shitjes
sipas kontrates, jane aksionet e Shoqerise "Drini" sha, ne masen 100%, qe perbehen
prej ish Hotel "Drini" me shtesen perkatese si dhe siperfaqja e truallit nen te, ne
vleren 79.500.000, shume e cila eshte likuiduar teresisht. Prona si me siper, sipas
kontrates, eshte e rregjistruar ne Qendren e Rregjistrimit te aksioneve Tirane, me
vendimin nr.12729, date 06.11.1995 te Gjykates se shkalles se pare Tirane. Shitja e
aksioneve eshte realizuar, gjithnje sipas kontrates, me vendimin nr.70/4, date
15.09.1999 te Administratoreve te Shoqerise "Vefa" ne administrim.
Pikerisht kete kontrate, kerkon te deklaroje te pavlefshme, pala paditese
Shoqeria "Drini" sha. Ajo ka pretenduar se Shoqeria "Vefa" ne administrim nuk ka
disponuar asnje aksion ne Shoqerine "Drini" sha, qe te mund te realizonte shitjen e
tyre; se Vehbi Alimuca dhe Leka Vera, dispononin se bashku 81,13% te aksioneve
ne Shoqeri, e jo 100%; se edhe sikur te shiteshin keto aksione, me pare duhet t’u
ofroheshin aksionereve te tjere te Shoqerise; se objekti i hotelit dhe siperfaqja e
truallit nuk jane aksione por pasuri e Shoqerise, keshtu qe nuk mund te shiteshin
sikunder eshte vepruar.
Ne te kundert, palet e paditura kane pretenduar se kontrata eshte e ligjshme
dhe se te quajturit Vehbi Alimuca dhe Leka Vera, jane shpallur persona te lidhur me
Shoqerite huamarrese, keshtu qe aksionet e tyre lirisht mund te tjetersoheshin sikur
jane tjetersuar.
Te dy gjykatat, si ajo e shkalles se pare ashtu edhe ajo e Apelit Tirane, kane
konkluduar per pranimin e kerkese padise.
Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes dhe vendimet respektive te
gjykatave, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, ne rastin konkret eshte
zbatuar keq ligji. Gjate gjykimit te ceshtjes nuk jane mbajtur parasysh kerkesat e
neneve 12 dhe 14 te K.Pr.Civile.
Gjykata e apelit, pa u sqaruar plotesisht nje sere rrethanash qe lidhen me
gjykimin e ceshtjes, te cilat kerkojne pergjigje edhe nga pretendimet e te dy paleve
ne proces, gabon kur arsyeton dhe zgjidh ceshtjen, ne gjendjen ne te cilen ndodhet
hetimi gjyqesor.

94
Efektivisht gjate gjykimit te ceshtjes, nuk jane administruar nje sere aktesh,
shqyrtimi i te cilave ka qene e domosdoshme per zgjidhjen e drejte te ceshtjes, si
dhe per t’i dhene pergjigje pretendimeve te ngritura. Keshtu nuk eshte administruar
akti i themelimit e statuti i Shoqerise "Drini" sha, si dhe gjithe praktika
dokumentare qe lidhet me ndryshimet e bera ne vazhdimesi me to. Sa siper do te
saktesonte, pjesemarrjen e aksionereve ne shoqeri, percaktimin e aksioneve per
secilin, organet drejtuese te kesaj shoqerie si dhe te drejtat e detyrimet e tyre, duke
i dhene pergjigje perfundimisht edhe pretendimit rreth te drejtes apo jo per
ushtrimin e kerkese padise nga Drejtori i Pergjithshem Agron Cuedari.
Se dyti, gjate gjykimit te ceshtjes, nuk eshte administruar e gjithe praktika qe
lidhet me zbatimin e procedurave per realizimin e shitjes se aksioneve nga
Shoqeria "Vefa" ne administrim, ne favor te Ministrise se Pushtetit Lokal dhe
Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave. Duke mbetur vetem ne administrimin e
kontrates, nuk mund te arrihet ne perfundime te drejta rreth respektimit apo jo te
kerkesave ligjore per realizimin e shitjes. Behet fjale per respektimin apo jo te
kerkesave te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992 "Per shoqerite tregtare", te Ligjit
nr.8386, datë 30.07.1998 "Per caktimin e rregullave per shitjen e pasurive te
personave juridike, jo bankare, qe kane marre hua nga publiku i gjere", te vendimit
te K.M. nr.493, date 13.08.1998 "Per caktimin e rregullave per shitjen e pasurive te
personave juridike, jo bankare, qe kane marre hua nga publiku i gjere", etj.
Te gjithe praktiken sa siper, gjykata duhet ta kerkoje qofte prane Shoqerise
"Drini" sha, qofte edhe prane organeve te administrates shteterore ne veshtrim te
kerkesave te nenit 224 te Kodit te Procedures Civile.
Kryerja e veprimeve si me siper si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te
lindin gjate rigjykimit, do te lejoje gjykaten e apelit, qe ne perputhje me kerkesat e
parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise
pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta
dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e ceshtjes.
Nga sa u tha dhe analizua, cmohet se jane kushtet ligjore qe motivojne apo
perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1246, date 09.12.2003 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe kthimin e ceshtjes ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 03.05.2005

95
Nr.2241/269 i Regj. Themeltar
Nr.810 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Vladimir Metani Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.2241/269 qe i perket:
PADITËS: ELENI GRABOCKA, GURI KITA,
VERONIKA MELO, ARJANA KITA,
THANAS KITA, DRITA KITA, ADELINA
KITA, DHIMITRAQ LENA, SPIRO
LENA, ANDREA LENO, THIMI LENO
TE PADITUR: K.K.K. PRONAVE KORCE,
MARIKA GABIU, KRISTO BAKALLI,
ELENI BAKALLI, QELIDHONA
VEBINJA, KETI LEKA, JORGAQ LENA,
FILLORETA STERGIU, VASIL
STERGIU, PIRO SHKURTI, BARDHYL
SHKURTI, GJERGJI GUSHO, ENGJELL
GUSHO, VASIL GUSHO, ILIA GUSHO,
TEUTA GUSHO, GJERGJI MELE,
ANTONETA KOCO, perfaqesuar nga
Av. V. Konomi

OBJEKTI I PADISË:
Anullim pjeserisht i vendimit nr.362, date 24.6.1994
te K.K.K.Pronave Korce.
Detyrim njohje bashkepronar mbi nje shtepi.
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

96
Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.1856, date 30.05.1996:
Ka rrezuar kerkese padine.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.6182, date 15.11.1996, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1856, date 30.05.1996, te Gjykates se
shkalles se pare Korce.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimet nr.200, date 14.01.1998 dhe


200/1, date 01.10.1998, ka vendosur:
Prishjen e vendimeve nr.6182, date 15.11.1996 te Gjykates se Apelit
Tirane dhe nr.1856, date 30.05.1996 te Gjykates se shkalles se pare
Korce dhe pranimin e kerkese padise, duke njohur paditesat si
trashegimtare ligjore te Kristaq Lenos ne ½ pjese te pasurise se tij.

Kunder vendimit nr.200, date 14.01.1998, te Kolegjit Civil eshte ushtruar


rekurs ne interes te ligjit nga paditesja Keti Leka dhe Kolegjet e Bashkuara te
Gjykates se Larte, me vendimin e dates 25.03.2004, kane prishur vendimin nr.200,
date 14.01.1998 dhe 200/1, date 01.10.1998 te Kolegjit Civil te Gjykates se
Kasacionit dhe kane derguar ceshtjen per rishqyrtim ne po ate Kolegj, me tjeter trup
gjykues.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Artan Hoxha dhe si e bisedoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit eshte i bazuar ne ligj e per kete shkak ai duhet
lene ne fuqi.
Paditesat Eleni Grabocka, etj., kane paditur Marika Galiu, etj., e thirrur si
person te trete ne gjykim K.K.K.Pronave Korçe me objekt detyrimin e te paditurve
ti njohin si bashkepronar per pronen e lene nga trashegimlenesja Evanthulla
Bakalli dhe anullimin pjeserisht te vendimit te K.K.K.Pronave qe i ka kthyer te
paditurve pronen e trashegimleneses. Gjykata e Rrethit gjyqesor Korçe ka
vendosur te rrezoje padine si te pambeshtetur ne ligj, vendim ky i lene ne fuqi nga
Gjykata e Apelit Tirane. Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit, me vendimin e tij
te vitit 1998 ka prishur te dy vendimet e gjykatave dhe ka pranuar kerkese padine,
vendim ky qe eshte prishur nga Kolegjet e Bashkuara dhe ceshtja ka ardhur perseri
per gjykim ne Kolegjin Civil.

97
Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe ashtu sic kane pranuar gjykatat ne
vendimet e tyre, K.K.K.P. Korçe, mbi kerkesen e te paditurve ne kete gjykim, ne
vitin 1994 ka vendosur tu ktheje dy shtepi me dyqane poshte ne qytetin e Korçes
prone e trashegimleneses Evanthulla Bakalli si trashegimtare te saj. Ne daten
15.01.1996, pala paditese ka paraqitur padine objekt gjykimi duke kerkuar
anullimin e ketij vendimi pjeserisht dhe njohjen e tyre si bashkepronar me te
paditurit ne 1/8 pjese te pasurise se Evanthulla Bakallit, duke parashtruar se ne
momentin qe trashegimlenesja ka vdekur nuk ka lene trashegimtare te rradhes se
pare e te dyte.
Po ashtu vellezerit e motrat e saj si trashegimtare te rradhes se trete kishin
vdekur perpara trashegimleneses, per pasoje ne trashegimi jane thirrur femijet e
tyre, me perjashtim te femijeve te Kristaq Lenos. Paditesat pretendojne qe ata
duhet te thirren ne trashegimi si trashegimtare te te ndjerit Kristaq Leno per te
trasheguar trashegimlenesen Evanthulla Bakalli.
Kolegji Civil cmon te drejta dhe te bazuara ne ligj vendimet e te dyja
gjykatave dhe te pambeshtetura pretendimet e paditesave pasi nga aktet e ndodhura
ne dosje rezulton se Evanthi Bakalli, trashegimlenesja, ka vdekur ne daten
10.02.1996 e ve, pa femije dhe pa trashegimtare te rradhes se pare e te dyte. Ne
kohen e vdekjes se saj edhe Marigo Kondili, Qelidhoma Leno, Jorgji Bakalli dhe
Pando Bakalli, vellezer e motra te saj kishin vdekur. Ne keto kushte, jane thirrur si
trashegimtare te rradhes se trete femijet e tyre, te paditur ne kete gjykim,
bashkeshortet dhe femijet e femijeve te tyre me zevendesim. Ata qe nuk figurojne
sipas deshmise se trashegimise nr.216, date 17.02.1994, si trashegimtare ligjore te
Evanthulla Bakallit jane paditesat, te cilet trashegojne Kristaq Leno, djali i
Qelidhona Lenos moter e trashegimleneses, i cili ka vdekur ne vitin 1945.
Kolegji Civil arrin ne perfundimin se paditesat nuk mund te trashegojne
pronen e trashegimleneses Evanthulla Bakalli, pasi vete Kristaq Leno, qe ata
trashegojne si trashegimtare te rradhes se pare, nuk ka patur vete cilesine e
trashegimtarit te trashegimleneses Evanthulla Bakalli. Pra, kur ai vete nuk mund te
perfitonte trashegimi ne raport me kete trashegimlenese, edhe femijet e tij nuk
mund te perfitonin me zevendesim sikurse parashikon neni 21 e 23 i ligjit nr.1892,
date 05.07.1954, “Mbi trashegimine”. Trashegimlenesi i paditesave ka vdekur ne
vitin 1945, nderkohe qe ka lene gjalle nenen e tij Qelidhona Leno si dhe motren e
kesaj te fundit, trashegimlenesen Evanthulla Bakalli. Duke qene se ne momentin e
çeljes se trashegimise ne vitin 1966 jane thirrur ne rradhe te trete per te trasheguar
Evanthullen, femijet e gjalle te vellezerve dhe motrave te trashegimleneses, vete
trashegimlenesi i paditesave, Kristaq Leno duke mos qene gjalle nuk mund te
thirrej ne trashegimi, per pasoje ai edhe nuk mund te zevendesohej nga
trashegimtaret e tij.

98
Zevendesimi ne trashegimi me perfaqesim nga femijet sipas nenit 21 te
ligjit, do te ndodhte kur nje nga femijet ka vdekur perpara trashegimlenesit.
Raporti trashegimlenes dhe trashegimtar ne kete gjykim nuk krijohet mes
trashegimlenesit dhe femijes se tij te vdekur, por midis trashegimleneses dhe
femijeve te gjalle te motrave dhe vellezerve te saj ne rradhe te trete. Do te
funksiononte kjo skeme ne qofte se Evanthulla Bakallin do t’a trashegonin ne
rradhe te trete motrat dhe vellezerit e saj. Atehere femija i paravdekur i njeres
moter, ne rastin konkret Kristaq Leno, do te perfaqesohej nga femijet e tij per
shkakun se ai do te trashegonte pjesen e trashegimise te lene nga prindi i tij. Ne
kete ceshtje, per shkak te vdekjes perpara trashegimleneses te vellezerve e motrave
zbritja ne rradhen e trashegimtareve, te con tek ata te rradhes se trete, femijet e
gjalle te motrave dhe vellezerve te paravdekur.
Persa i perket paditesave ata trashegojne pasurine qe mund te kete lene i
ndjeri Kristaq Leno, si trashegimtare te rradhes se pare, por jo pasurine e
trashegimleneses Evanthulla Bakalli, te cilen ata nuk mund ta trashegojne me
zevendesim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit te
Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.6182, date 15.11.1996 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 05.05.2005

99
Nr.2006/203 i Regj. Themeltar
Nr.813 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.05.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:
PADITËS: TIME MUCA
HAMDI MUCA
ENVER MUCA
SOFIJE HANMJA (MUCA)
NAZE MUSTEQJA (MUCA)
ZYDI MUCA
BASHKIM GJUZJA
AQIF GJUZJA
DANIELA GJUZJA
BRUNILDA GJUZJA, te perfaqesuar nga
avokat Gjergji Hyso
I PADITUR: K.E.SH. sh.a., perfaqesuar me autorizim nga
Juliana Parangoni dhe nga Zyra e Avokatit
te Shtetit Abaz Dede

100
OBJEKTI I PADISË:
Detyrim per te dhene kompensim
per vleren e zhvleresimit te prones.
Baza Ligjore: Ligji nr.8561, date 22.12.1999,
“Per shpronesimet dhe marrjen ne perdorim te perkohshem
te pasurise prone private per interes publik”, neni 18.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2578, date 09.06.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise.
Detyrimin e pales se paditur KESH sh.a. te kompensoje palen paditese
ne vleren 57.820 USD qe ne momentin e kryerjes se aktit te
ekspertimit ka qene 7.169.680 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.9, date 15.01.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.2578, date 09.06.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit


te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs K.E.SH sha, duke kerkuar prishjen e ketij
vendimi dhe te vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane nr.2578, date
09.06.2003, ndersa pala paditese Time Muca etj. ka ushtruar kunderrekurs, e cila
kerkon mospranimin e rekursit.

Shkaqet e parashtruara ne rekurs:


- Akti i ekspertimit ne te cilin eshte mbeshtetur vendimi eshte mbeshtetur ne
nje prove te paraqitur nga paditesat dhe jo ne dokumentin qe duhej te merrej
nga Bashkia (Zyra e Urbanistikes).
- Ne gjykim ne apel u paraqit si prove dokumenti i Bashkise dhe doli se ka
mosperputhje midis ketij dhe hartes treguese te pronareve, mbi bazen e te
cilit u krye ekspertimi.
- Pretendimin tone se padia eshte ngritur jashte afatit 30 ditor qe kerkon ligja,
gjykata e shkalles se pare e ka quajtur te pabazuar duke arsyetuar se kjo
dispozite ben fjale vetem per masen e shperblimit te caktuar per token e
shpronesuar. Kjo bie ndesh me nenin 21 pika 2 dhe 2/c e 24 te ligjit 8561,
date 22.12.1999.

101
- Gjykata e apelit nuk eshte shprehur fare ne pjesen pershkruese arsyetuese te
vendimit te saj, duke shkelur nje norme procedurale (nenin 28 te
K.Pr.Civile).

Shkaqet e parashtruara ne kunder-rekurs:


- Plani i sheshit te ndertimit te nenstacionit nga K.E.SH. eshte hartuar pa patur
parasysh pronaret, pronesine ne fakt, po keshtu dhe planimetria e miratuar
nga K.RR.T.-ja nuk perputhet me zbatimin e faktit.
- Pretendimi se pjesa me e madhe e siperfaqes qe paditesit pretendojne se
eshte zhvleftesuar, perfshihet brenda siperfaqes 8000 m2 te shpronesuar nuk
qendron, pasi u vertetua plotesisht se nga nenstacioni eshte nxjerre jashte
funksionit 1652 m2 truall e cila nuk ka qene objekt i shpronesimit, nga ku
712 m2 jane brenda rrethimit dhe 940 m2 jashte rrethimit, por qe eshte
nxjerre jashte funksionit.
- Pretendimi se paditesave u ka kaluar afati 30 ditor per ngritjen e padise nuk
qendron.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani,
pasi degjoi mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit te pales paditese,
avokatit Gjergji Hyso, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.9, date 15.01.2004
te Gjykates se Apelit Tirane,
mbrojtjen dhe mendimet e dy perfaqesuesve te pales se paditur, Juliana
Parangoni dhe Abaz Deda, te cilet kerkuan prishjen e vendimit nr.9, date
15.01.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe rrezimin e padise
dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.9, date 15.01.2004 i Gjykates se Apelit Tirane nuk eshte i bazuar
ne ligj, eshte haptazi jo logjik, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per
rishqyrtim ne ate gjykate.
Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne Apel ka rezultuar si me poshte:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Tirane, me daten 29 Janar 2003 eshte
rregjistruar padia e paraqitur nga pala paditese Time Muça, Hamdi Muça, Enver
Muça etj. me pale te paditur Korporaten Elektro-energjitike Shqiptare Sh.a., me
objekt detyrimin e saj per te shperblyer vleren e prones se zhvleresuar, mbeshtetur
ne nenin 18 te ligjit nr.8561, date 22.12.1999, “Per shpronesimet dhe marrjen ne
perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes publik”.

102
Per qellime te realizimit te nje vepre me interes publik, nenstacionit elektrik
220/110 kw ne zonen e varrezave Sharre, Tirane, pala e paditur KESH sh.a., si
subjekt ne favor te te cilit behej shpronesimi, me Ministrine e Ekonomise Publike
dhe Privatizimit, kane realizuar procedurat e shpronesimit per interes publik te
pasurive te paluajteshme (truall) me siperfaqe 8000 m2 ne pronesi te pales
paditese. Me vendimin e Keshillit te Ministrave nr.128, date 15.03.2001 paditesit,
si pronare te truallit te shpronesuar jane kompensuar me vlere te plote ne shumen
39.009.600 leke, kompensim i cili eshte pranuar dhe marre nga ana e pales
paditese.
Me padine e ngritur ne kete gjykim dhe gjate shqyrtimit te ceshtjes, pala
paditese ka kerkuar e pretenduar qe pervec pasurise se paluajtshme, ne pronesi te
tyre, tashme e shpronesuar dhe kompensuar nga shteti, atyre u eshte zhvleresuar
nga ana e paditur edhe nje siperfaqe tjeter prej 2100 m2. Mbeshtetur ne ligjin
nr.8561, date 22.12.1999, pala paditese ka kerkuar te shperblehet dhe kompensohet
edhe per kete prone te zhvleresuar me te njejten vlere per njesi sikurse per pronen e
shpronesuar (35 USD per m2).
Nga ana tjeter, pala e paditur ka pretenduar se baza ligjore e kerkese-padise
eshte e gabuar dhe ne cdo rast padia eshte paraqitur jashte afatit ligjor 30 ditor;
siperfaqja e pretenduar si e zhvleresuar per shkak te punimeve eshte e perfshire
brenda siperfaqes se shpronesuar prej 8.000 m2, etj.
Ne perfundim te gjykimit te ceshtjes, Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane ka
vendosur pranimin e padise duke e detyruar palen e paditur te kompensoje palen
paditese ne shumen 7.169.680 leke (kundervlefta e shumes 57.820 USD), vendim i
cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.
Vendimi i gjykates se apelit dhe ai i shkalles se pare jane rrjedhoje e
zbatimit te keq te ligjit dhe arsyetimi i tyre haptazi jologjik.
Per te percaktuar nese ka siperfaqe trualli te paditesit qe mund te cilesohet si
e zhvleresuar nga ndertimi i nencentralit elektrik, per vendndodhjen dhe siperfaqen
e sakte te saj nga ana e Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane u caktuan dy eksperte.
Sipas akt ekspertimit, siperfaqe e zhvleresuar trualli ne pronesi te paditesve, nuk
ishin 2100 m2 (sipas kerkese- padise) por 1612 m2 (712 + 610 + 330), nga e cila,
siperfaqja brenda rrethimit te objektit nenstacion elektrik eshte 712 m2. Kjo
gjykate vendosi shperblimin e paditesve per te gjithe siperfaqen prej 1612 m2,
duke perfshire ketu edhe ate prej 712 m2 qe eshte shpronesuar e shperblyer njehere
sipas vendimit te Keshillit te Ministrave.
Nga ana tjeter, Gjykata e Apelit Tirane gjate hetimit gjyqesor thirri perseri te
njejtet eksperte edhe per te saktesuar perputhshmerine e planimetrise se miratuar
per objektin me siperfaqen e zene ne fakt per ndertimin dhe funksionimin e
nenstacionit elektrik. Grupi i eksperteve arriti ne konkluzionin e mosperputhjes se
tyre, por duke u shprehur qe siperfaqja e zhvleresuar eshte e njejte, 1612 m2.

103
Nderkohe qe, planvendosjet e pergatitura nga ekspertet nuk kane konfiguracion e
perberje te njejte ndermjet tyre dhe siperfaqja e shpronesuar e truallit te paditesve
sipas vendimit te Keshillit te Ministrave (8000 m2), eshte dukshem me e madhe se
ne akt ekspertimin e bere ne gjykimin ne shkalle te pare.
Nisur edhe nga vete aktet e ekspertimit ku ka mbeshtetur vendimin e saj,
Kolegji Civil cmon se gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin dhe ka bere nje
arsyetim haptazi jologjik. Kjo gjykate duhet te argumentonte se perse duhet te
shperbleheshin paditesit, vecanerisht per siperfaqen prej 712 m2 qe e pranon te jete
“brenda rrethimit” te objektit, por edhe per ato siperfaqe te tjera te identifikuara te
zhvleresuara, qe duket te jene pjese e siperfaqes prej 8.000 m2, per te cilen
paditesit ishin tashme te shpronesuar me vendim qeverie dhe per te cilin kishin
marre edhe kompensimin perkates.
Gjykata e Apelit Tirane, ne rishqyrtimin e ceshtjes duhet te hetoje per
vendosjen e sakte te siperfaqes prej 8000 m2 per te cilen paditesit, ne cilesine e
pronarit te truallit, jane shpronesuar dhe kane marre kompensimin sipas ligjit, ne
menyre qe te shmanget zbatimi i keq i ligjit dhe arsyetimi jologjik per
kompensimin dhe shperblimin dy here te se njejtes siperfaqe, per efekte te
shpronesimit apo zhvleresimit, pretendim ky i parashtruar edhe nga pala e paditur.
Se fundi Kolegji Civil cmon se shkaqet e tjera te parashtruara ne rekurs nuk
permbajne elemente qe lidhen me zbatimin e rasteve te parashikuara ne nenin 472
te Kodit te Procedures Civile.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen «c » te nenit 485
te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.9, date 15.01.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.05.2005

104
MENDIMI I PAKICËS
Nuk jemi dakord me menyren e zgjidhjes se ceshtjes nga shumica. Ne kete
rast Kolegji Civil duhet te vendoste ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe
rrezimin e padise per arsyet vijuese:
Objekti i padise eshte detyrimi i pales se paditur per te shperblyer paditesit
per zhvleresimin e prones se tyre nga ndertimi i nje objekti per interes publik. Baza
ligjore e padise eshte neni 18 i ligjit nr.8561, date 22.12.1999, “ Per shpronesimet
dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes
publik”.
Mbrojta e prones, cenimi i te drejtes se pronesise dhe shperblimi i demit si
rezultat, p.sh., i zhvleresimit te saj qe vjen per shkak te realizimit te nje vepre me
interes publik, por qe nuk eshte perfshire ne procedurat e shpronesimit a
zhvleresimit sipas ligjit nr.8561, date 22.12.1999, duhet te behet sipas padive
mohuese dhe asaj per shperblimin e demit te parashikuara ne Kodin Civil.
Procedura e shpronesimit a zhvleresimit te pasurive per interes publik, duke
qene se lidhen me cmimin e realizimin e nje interesi te tille nga Keshilli i
Ministrave dhe subjekti i interesuar per shpronesimin, nuk mund te kerkohet dhe
vendoset ne menyre te njeanshme nga pale te interesuara apo cenuara, ne rruge
gjyqesore, aq me teper pa u ezauruar me pare rruga administrative e ankimimit per
shpronesim a zhvleresim dhe per vleften perkatese te kompensimit. Shembujt
analoge mund te jene te ndryshem, p.sh., njesoj sikur me ane te gjykates te
pakesohej a shtohej veprimtaria e licencuar nje subjekti nga organi kompetent
administrativ, pa iu drejtuar fare atij, pa patur nje akt a vullnet administrativ qe
kundershton a refuzon kerkimin, apo pa e ankimuar proceduren a aktin
administrativ ne organin perkates kompetent.
Ne rastin e ceshtjes objekt gjykimi nuk ndodhemi perpara nje pretendimi per
perfshirje te gabuar te prones se tjetrit ne shpronesim, nje vleresimi te
kontestueshem, etj., te pasurive te paluajteshme ne nje procedure shpronesimi sipas
ligjit nr.8561, date 22.12.1999. Ne fakt paditesit, pretendojne se pervec prones se
shpronesuar, per te cilat jane ndjekur procedurat perkatese dhe kane pranuar e
marre shperblimin, atyre u eshte demtuar edhe nje siperfaqe tjeter ne pronesi te
tyre per te cilen as pala e paditur dhe as pala paditese nuk kane zhvilluar procedura
dhe kerkime sipas ligjit te lartpermendur.
Sipas legjislacionit te shpronesimeve, pala paditese mund t’i drejtohej
gjykates, ne perfundim te rruges administrative, vetem per te kontestuar masen e
shperblimit te caktuar me vendim te Keshillit te Ministrave nr.128, date
15.03.2001. Ne ceshtjen konkrete, pa goditur kete vendim qeverie, paditesit
kerkojne kompensimin per zhvleresimin e prones qe nuk eshte i trajtuar nga ky akt
administrativ dhe procedura perkatese. Gjithashtu, ne gjykim rezultoi se paditesat

105
nuk i kane kerkuar anes se paditur dhe Keshillit te Ministrave qe te zhvillojne
procedurat perkatese administrative per zhvleresimin e prones sipas nenit 18 te
ligjit per shpronesimet.
Prandaj padia e tyre nuk gjen mbeshtetje ligjore ne ligjin per shpronesimet
dhe si e tille duhej rrezuar. Nese nuk do te ndiqnin paraprakisht dhe
jashtegjyqesisht rrugen administrative, mjeti ligjor i paditesve per te kerkuar te
drejtat e tyre lidhur me mbrojtjen e prones e pronesise, jane padia mohuese ose ajo
per shperblimin e demit te parashikuara nga Kodi Civil.
Nga ana tjeter, duke qene se ne proceduren e shpronesimit mund te
kundershtohet gjyqesisht vetem ceshtja e vleres se kompensimit dhe vetem pasi te
jete miratuar vendimi i Keshillit te Ministrave, ne ceshtjen objekt gjykimi, padia
eshte ngritur pertej afatit 30 ditor te parashikuar shprehimisht ne nenin 24 te ligjit
nr.8561, date 22.12.1999. Pervec argumentit te trajtuar me pare edhe per kete
shkak, padia duhej te ishte rrezuar nga gjykata.

Irma Bala Ardian Dvorani

106
Nr.2115/231 i Regj. Themeltar
Nr.814 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare
Vladimir Metani Anetar
Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


pale:

PADITËS: PANDI BALLI, perfaqesuar nga


Av. Agim Gogu
TË PADITUR: MUHAMET HYSOLLI
FIRDES HYSOLLI, perfaqesuar
nga Av. Baftjar Rusi

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i te paditurve te lirojne
dhe dorezojne nje objekt (plevice)
te ndodhur ne fshatin Dardhe, me siperfaqe 140 m2.
Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr.985, date 28.05.2001 ka


vendosur:
Detyrimin e te paditurve Muhamet Hysolli dhe Firdes Hysolli te
njohin pronar paditesin Pandi Balli mbi nje plevice me siperfaqe 140
m2 e ndodhur ne Dardhe.
Veçimin dhe pezullimin e padise me po keta pale ndergjyqesa me
objekt lirimin dhe dorezimin e saj, mbeshtetur ne nenin 297/d te
K.Pr.Civile deri ne marrjen forme te prere te njohjes se pronesise.

107
Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.267, date 11.07.2001 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.985, date 28.05.2001, persa i perket
detyrimit te te paditurve Muhamet Hysolli dhe Firdes Hysolli, qe te
njohin pronar paditesin Pandi Balli mbi nje plevice me siperfaqe 140
m2 e ndodhur ne Dardhe.
Ndryshimin e pjeses tjeter te vendimit, duke urdheruar lirimin dhe
dorezimin e plevices se bashku me truallin me siperfaqe gjithsej 140
m2.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.617, date 20.03.2003 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.985, date 28.05.2001 te Gjykates se Shkalles
Pare Korçe dhe te vendimit nr.267, date 11.07.2001 te Gjykates se
Apelit Korçe dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim Gjykates se
shkalles se pare Korçe me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr.1441, date 09.07.2003 ka


vendosur:
Detyrimin e te paditurve Muhamet Hysolli dhe Firdes Hysolli te
lirojne dhe dorezojne objektin plevice te ndodhur ne fshatin Dardhe,
me siperfaqe 140 m2 te fiksuar ne dokumentin kadastral te dates
12.01.2001.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.312, date 14.11.2003 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1441, date 09.07.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Korçe.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe, ne baze te nenit 472 te Kodit


te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Muhamet dhe Firdes Hysolli, te cilet
kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare
Korçe nr.1441, date 09.07.2003, duke parashtruar keto shkaqe:
- Paditesi Pandi Balli nuk legjitimohet ne ngritjen e padise, pasi kete te drejte
e ka vetem pronari dhe se nga aktet e paraqitura ne dosje nuk figuron qe
paditesi te jete me tagra te plota pronesie.
- Deshmia e trashegimise percakton rrethin e personave dhe pjeset takuese,
gjithmone nese ka pasuri te rregjistruar, pra eshte vendim deklarativ dhe
merr fuqi juridike dhe sjell pasoja vetem pasi te jete rregjistruar kalimi i
pronesise ne Z.R.P.Paluajteshme.
- Paditesi dhe si bashkepronar nuk legjitimohet ne ngritjen e padise.

108
- Vertetimi i Arkivit te Rrethit nuk eshte akt-titull pronesie ne kuptimin e
zbatimit te ligjit per pasurite e paluajteshme, e tille eshte çertifikata e
Z.R.P.Paluajteshme.
- I padituri, siç rezulton, e ka blere shtepine ne vitin 1984 nga Thoma Melka
dhe forme te plote ligjore ka marre ne vitin 1997.
- Nga viti 1997 e deri ne ngritjen e padise asnje person, as dhe vete paditesi
nuk kane paraqitur prane te paditurit dhe shitesit Thoma ndonje lloj
pretendimi pronesie.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani,
pasi degjoi mbrojtjen dhe mendimet e avokatit Agim Gogu te pales paditese
Pandi Balli, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.312, date 14.11.2003 te
Gjykates se Apelit Korce,
mbrojtjen dhe mendimet e avokatit Baftjar Rusi te pales se paditur Muhamet
Hysolli e Firdes Hysolli, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit nr.312, date
14.11.2003 te Gjykates se Apelit Korçe dhe te vendimit nr.1441, date 09.07.2003
te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korçe dhe rrezimin e padise
dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.312, date 14.11.2003 i Gjykates se Apelit Korçe eshte i
mbeshtetur ne ligj dhe duhet te lihen ne fuqi.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Korçe, me daten 20 Shkurt 2001 eshte
rregjistruar padia e paraqitur nga paditesi Pandi Balli me pale te paditur Muhamet
Hysolli dhe Firdes Hysolli me objekt detyrimin e te paditurit qe te njohe, liroje dhe
dorezoje paditesit nje objekt (plevice) te ndodhur ne fshatin Dardhe te rrethit te
Korçes, me siperfaqe 140 m2, bazuar ne nenin 296 te Kodit Civil.
I ati i paditesit, i ndjeri Sotir Balli, rezulton te jete pronar i nje sendi te
paluajtshem (plevice) e ndodhur ne fshatin Dardhe te rrethit te Korçes, me nje
siperfaqe 140 m2. Kjo prone dhe te drejtat e pronesise se tij mbi te provohen me
Dokumentin Kadastral te dates 12.01.2001 te leshuar nga zyra e arkivit te
Prefektures se Qarkut te Korçes. Me vendimin nr.630, date 29.01.2001 te Gjykates
se Rrethit gjyqesor Korçe, eshte leshuar edhe deshmia e trashegimise se te ndjerit
Sotir Balli, sipas se ciles rezulton se paditesi Pandi Balli eshte njeri nga
trashegimtaret ligjore te tij te rradhes se pare.

109
Nga ana tjeter rezulton e provuar se me kontraten e shitjes nr.88 Rep. dhe
nr.61 Kol. te dates 09.04.1997 Andrea Balli (vellai i paditesit) i ka shitur bleresit
Thoma Melka nje shtepi banimi te ndodhur ne Dardhe te rrethit te Korçes me
siperfaqe te pergjitheshme 108 m2. Pronari i ri Thoma Melka, lidhur me kete
prone, me vendim gjyqesor nr.1999, date 27.10.1997 ka bere vertetim gjyqesor te
faktit per pronesine e tij me siperfaqe te pergjitheshme 261 m2, ku perveç objektit
dhe siperfaqes se blere nga shitesi Andrea Balli prej 108 m2 eshte perfshire edhe
objekti plevice me siperfaqe 140 m2.
Kete pasuri, ne teresine e saj prej 261 m2, me kontraten e shitjes nr.1973
Rep., nr.1184 Kol. te dates 18.11.1997, shitesi Thoma Melka ia ka shitur te
paditurit Muhamet Hysolli.
Paditesi Pandi Balli, me pretendimin se ishte prone e te atit te tij, te ndjerit
Sotir Balli, gje qe i mundeson legjitimimin aktiv (si trashegimtar i tij ligjor i
rradhes se pare), ka ngritur padi duke kerkuar njohjen, lirimin e dorezimin e
objektit plevice me siperfaqe 140 m2 nga poseduesi i paligjshem i saj Muhamet
Hysolli e Firdes Hysolli.
Kerkimet e paditesit jane te mbeshtetura ne ligj dhe pretendimet e te
paditurve nuk qendrojne per shkak se kontrata e shitjes nr.1973 Rep., nr.1184 Kol.,
e dates 18.11.1997, lidhur ndermjet shitesit Thoma Melka dhe bleresit Muhamet
Hysolli eshte pjeserisht absolutisht e pavlefshme, per objektin plevice me siperfaqe
140 m2. Kjo per arsye se, sikurse provohet ne gjykim, shitesi Thoma Melka nuk ka
patur asnje titull pronesie mbi pronen objekt gjykimi dhe se vertetimi gjyqesor i
faktit me te cilin eshte mbeshtetur kontrata e shitjes perben nje akt deklarativ, te
kontestueshem ne çdo kohe nga cilido qe ka nje interes te ligjshem. Nderkohe qe,
per kete siperfaqe rezulton e provuar ne gjykim me aktet kadastrale pronesia e te
ndjerit Sotir Balli, te drejtat e te cilit i kane fituar me çeljen e trashegimise,
trashegimtaret ligjore te tij te rradhes se pare, perfshire paditesin Pandi Balli.
Ne rrethana te tilla, shitesi Thoma Melka me kontraten e shitjes nr.1973
Rep., nr.1184 Kol., e dates 18.11.199 i ka shitur te paditurit perveç shtepise dhe
siperfaqes prej 108 m2 te blere nga pronari i meparshem Andrea Balli, edhe
objektin plevice me siperfaqe 140 m2, pjese per te cilen me te drejte gjykatat kane
konstatuar pavlefshmerine absolute te veprimit juridik te shitjes.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Korçe, me vendimin nr.1441, date 09.07.2003 ka
vendosur detyrimin e te paditurve Muhamet Hysolli dhe Firdes Hysolli te lirojne
dhe dorezojne objektin plevice te ndodhur ne fshatin Dardhe, me siperfaqe 140 m2
te fiksuar ne dokumentin kadastral te dates 12.01.2001. Ky vendim eshte lene ne
fuqi nga Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.312, date 14.11.2003.

110
Mbeshtetur ne provat e administruara ne dosjen gjyqesore dhe dispozitat
ligjore ne fuqi, ne kushtet e pavlefshmerise absolute te pjesshme te veprimit juridik
te shitblerjes ndermjet Thoma Melkes dhe te paditurit, pikerisht per pronen objekt
gjykimi, natyres deklarative dhe te kontestueshme ne çdo kohe te vertetimit
gjyqesor te faktit te bere nga shitesi Thoma Melka po per kete prone dhe, se fundi,
proves se ekzistences se dokumentave kadastrale qe vertetojne pronesine e
trashegimlenesit te paditesit per ate prone, si dhe te drejtes se ketij te fundit per t’u
legjitimuar ne ngritjen e padise se rivendikimit, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i
gjen te pambeshtetura ne ligj dhe jashte rasteve te parashikuara ne nenin 472 te
Kodit te Procedures Civile, pretendimet e parashtruara ne rekurs nga pala e paditur.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne shkronjen "a" te nenit 485 te
Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.312, date 14.11.2003 te Gjykates se Apelit
Korçe.

Tirane, me 11.05.2005

111
Nr.2058/212 i Regj. Themeltar
Nr.815 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Evjeni Sinoimeri Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.04.2005 dhe 11.05.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen


civile qe i perket:

PADITËS: THOMA ISAKU, ne mungese


E PADITUR: MINISTRIA E RENDIT PUBLIK,
perfaqesuar nga Av. E. Meco

OBJEKTI I PADISË:
Anullimi i urdherit te Ministrit te Rendit Publik
nr.397, date 14.10.2000.
Pagimi i pages per periudhen 14.10.2000 e ne vazhdim.
Baza Ligjore: Ligji 8553, date 25.11.1999
"Per Policine e Shtetit".

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.478, date 10.02.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise, duke anulluar urdherin e Ministrit te Rendit Publik
nr.397, date 14.10.2000, per nxjerrjen ne lirim te paditesit Thoma
Isaku dhe detyrimin e pales se paditur M.R.Publik, t’i paguaje
paditesit Thoma Isaku, pagen per periudhen 16.10.2000 e ne vazhdim.

112
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.51, date 27.01.2004 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.478, date 10.02.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit nr.51, date 27.01.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, ka


ushtruar rekurs i padituri Ministria e Rendit Publik, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Gjykimi ne shkalle te pare, eshte zhvilluar ne mungesen tone pa patur
dijeni per diten dhe oren e gjykimit. Kete pretendim e kemi paraqitur ne
gjykaten e apelit, duke parashtruar faktin se nenshkrimi nuk eshte i personit
qe ka emrin, por nuk u mor parasysh nga gjykata.
- b. Padia eshte ngritur ndaj nje personi qe nuk duhej ngritur, pasi paditesi
eshte pjese organike e Drejtorise se Pergjitheshme te Policise se Shtetit, e
cila eshte me buxhet me vete e per pasoje nuk duhej te detyrohemi ne per
pagen.
- c. Ky vendim bie ne kundershtim te hapur me vendimin unifikues te
Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.31, date 14.04.2003.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare e kthimin e ceshtjes per
rigjykim,

VËREN
Si vendimi nr.51, date 27.01.2004 i gjykates se apelit, ashtu edhe vendimi
nr.478, date 10.02.2003 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, jane rrjedhoje e
zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne
nenin 485 te K.Pr.Civile, ato duhet te ndryshohen pjeserisht.
Eshte vertetuar se, paditesi Thoma Isaku ka sherbyer prej 10 vjetesh si oficer
ne strukturat e Ministrise se Rendit Publik dhe se fundi, prane Drejtorise se
Policise se Prefektures Durres, me detyren e shefit te sektorit per grumbullimin e
armeve.
Me urdherin nr.397/4, date 14.10.2000 te Ministrit te Rendit Publik, paditesi
eshte nxjerre ne lirim para kohe me motivacion: "Per shkelje te ligjit mbi
departizimin, depolitizimin e organeve shteterore".
Mbi ankimin e tij, Komisionet Disiplinore te Drejtorise se Policise te
Prefektures Durres, e Ministrise se Rendit Publik, kane konkluduar se lirimi i
paditesit eshte i padrejte. Po keshtu ne shkresen nr.51/th, date 13.9.2001 te
Ministrise se Rendit Publik, drejtuar paditesit, nder te tjera shprehet se ne lidhje me

113
vendimet e ketij komisioni, Ministri i Rendit Publik me date 05.12.2000 vuri
shenimin se eshte dakort me kete vendim, prandaj moskthimi juaj ne strukturat e
MRP aktualisht eshte se nuk kemi funksione organike te paplotesuara.
Paditesi Thoma Isaku, ka pretenduar gjate gjykimit te ceshtjes se urdheri per
largimin nga detyra eshte i paligjshem, gje qe sipas tij konfirmohet edhe nga e
gjithe praktika perkatese dokumentare. Persa siper, paditesi ka kerkuar anullimin e
urdherit si dhe pagesen e pages per periudhen 14.10.2000 e ne vazhdim.
Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, te dy gjykatat si ajo e shkalles se
pare, ashtu edhe e Apelit Tirane, kane vendosur per pranimin e kerkese padise.
Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes dhe vendimet e te dy
gjykatave, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ato duhet te ndryshohen.
Sic del nga gjykimi i ceshtjes, ne perputhje me kerkesat e neneve 29, 31 dhe
32 te Ligjit nr.8553, date 25.11.1999 "Per Policine e shtetit", paditesi ka ushtruar te
drejten e tij te ankimit kunder Urdherit te Ministrit te Rendit publik per
perjashtimin e tij nga Policia e Shtetit. Pas kesaj, Komisionet disiplinore prane
Drejtorise se Policise prane Prefektures, prane Ministrise se Rendit Publik dhe vete
Ministri i Rendit Publik, e kane konsideruar urdherin e mesiperm te pamotivuar e
per rrjedhoje te pa drejte. Per pasoje urdheri eshte i shfuqizuar. Ne kete
kendveshtrim, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, paditesi nuk mund te
kerkoje anullimin e Urdherit te Ministrit te Rendit Publik, Urdher i cili sikunder u
permend eshte gjetur si i padrejte nga vete Ministri. Keshtu qe per kete kerkim, ka
vend qe te pushohet gjykimi.
Por nga ana tjeter, paditesi eshte njoftuar zyrtarisht nga Sektori i personel
formimit, se nuk mund te kthehet ne detyre per shkak se "nuk kemi funksione
organike te paplotesuara". Ne kete kendveshtrim paditesi mbetet i larguar nga
detyra. Ne rrethanat kur ky largim ishte i pamotivuar, sikunder u analizua edhe me
lart, konsiderohet e justifikuar nga ana ligjore vendosja e nje mase te arsyeshme
demshperblimi ne favor te pales paditese. Duke u nisur nga rrethanat konkrete te
rastit ne fjale, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon te arsyeshme nje
demshperblim ne favor te paditesit ne masen e pages se 12 muajve.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile,

114
VENDOSI
Ndryshimin e vendimeve nr.51, date 27.01.2004 te Gjykates se Apelit e
nr.478, date 10.02.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke detyruar palen
e paditur Ministria e Rendit Publik, te paguaje ne favor te pales paditese
demshperblim ne masen e pages se 12 muajve.
Prishjen e pushimin e gjykimit te ceshtjes, persa i perket anullimit te aktit
administrativ-Urdher i Ministrit te Rendit Publik nr.397/4, date 14.10.2000.

Tirane, me 11.05.2005

115
Nr.2037/206 i Regj. Themeltar
Nr.816 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: HAKI HOXHA, ne mungese


E PADITUR: K.K.K.PRONAVE - PREFEKTURA
KORCE,
SHEMEZIN HOXHA,
KOMISIONI I TOKES PRANE
PREFEKTURES KORCE, ne mungese

OBJEKTI PADISË:
Ndryshim i pjesshem i vendimit nr.1, date 27.9.2001,
pika 2 te K.K.K.Pronave.
Shfuqizim i Aktit administrativ nr 48, date s’ka.
Lirim e dorezim trualli me sip. 98.25 m2.
Baza Ligjore: Neni 27/a i ligjit 7698, date 15.4.1993,
neni 324 i K.Pr.C., Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.668, date 02.04.2002 ka


vendosur:
Rrezimin e padise me padites Haki Hoxha, i paditur K.K.K.Pronave
prane Prefektures Korce, Komisioni i Tokes prane Qarkut Korce,

116
Shemezin Hoxha, me objekt ndryshim i vendimit te Komisionit te
K.K.Pronave nr.1, date 27.9.2001 Prefektura Korce, shfuqizim i Aktit
administrativ nr.48 e lirim e dorezim trualli, si te pabazuar ne ligj.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.1, date 07.01.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.668, date 02.04.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Korce.

Kunder vendimit nr.1, date 07.01.2004 te Gjykates se Apelit Korce, ka


ushtruar rekurs pala paditese, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Gjykata ka marre te mireqene aktin e marrjes se tokes ne pronesi te te
paditurit, megjithese ky akt ka rezultuar i fallsifikuar me vendim penal te
formes se prere nr.198, date 08.07.2003 dhe i padituri Shemezin Hoxha
eshte deklaruar fajtor dhe denuar me 1 muaj burg.
- b. Gjykata e Apelit Korce, pezulloi gjykimin konform nenit 297/a te K.Pr.C.
me qellim qe te perfundonte gjykimi penal perkates dhe megjithese e
administroi kete vendim ne seance, nuk e merr fare ne analize ne arsyetimin
e vendimit, kerkese e neneve 126, 310 te K.Pr.Civile.
- c. Vendimi i gjykates vjen ne kundershtim dhe me nenet 110, 20/2, 29 te
K.Pr.Civile, sipas te cileve gjykata mbeshtet vendimin e saj vetem ne te
dhena qe ndodhen ne aktet dhe qe jane shqyrtuar ne seance gjyqesore.
- d. Ne vendimin e saj gjykata nuk i eshte pergjigjur shkeljeve ligjore te
kryera nga gjykata e shkalles se pare, te cilat jane parashtruar ne kerkesen
ankimore, veprim ne kundershtim me nenin 6 te K.Pr.Civile. Komisioni i
Ndarjes se Tokes ka vepruar ne kundershtim me kompetencat e tij te
percaktuara ne ligjin 7501, date 19.07.1991. Akti i marrjes se tokes ne
pronesi nr.48 eshte nxjerre ne kundershtim me ligjin, eshte ne nje kohe te
mevoneshme, pas ndarjes se tokes bujqesore, si dhe eshte i parregullt dhe
nga ana juridiko-formale pasi i mungon koha kur eshte nxjerre. Sa siper akti
vjen ne kundershtim me nenin 118 te K.Pr.Administrative.
- e. Arsyetimi i vendimit se pretendimi i paditesit vjen ne kundershtim me
nenin 11 te ligjit 7698, date 15.04.1993 eshte i pabazuar dhe ne
keqinterpretim te kesaj dispozite. Prona ne fjale eshte tjetersuar ne truall
para viteve 1990 dhe neni 4 i ligjit percakton se kthehen siperfaqet ish-toke
are te tjetersuara ne truall brenda vijes kufizuese te qendres se banuar.
- f. Vendimi i gjykates vjen ne kundershtim dhe me udhezimin nr.3, date
21.06.1993, pasi trualli objekt gjykimi eshte i lire.

117
- g. Gjykata e Larte ka mbajtur qendrim ne rastet e arsyetimeve te cekta te
gjykatave te apelit, sidomos ne rastet kur nuk argumentohet mospranimi i
kerkeses ankimore, p.sh. vendimi nr.1905/390 rregj., nr 427, date
01.06.1999.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda, ne mungese te paleve ndergjyqese
si dhe diskutoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.1, date 07.01.2004 i Gjykates se Apelit Korce, eshte rrjedhoje e
zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne
nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim ne
po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.
Rezulton se me vendimin nr.1, date 27.09.2001 te K.K.K.Pronave Korce, ne
favor te pales paditese Haki Hoxha, eshte njohur ne pronesi nder te tjera nje
siperfaqe prej 98.25 m2 ne fshatin Vranisht. Sipas vendimit ne fjale, kjo siperfaqe i
kompensohet mbasi me Aktin e marrjes se tokes ne pronesi eshte disponuar nga
Komisioni i ndarjes se tokes ne favor te te paditurit Shemezin Hoxha.
Me padine objekt gjykimi, paditesi Haki Hoxha ka kerkuar ndryshimin e
pjesshem te vendimit te permendur te K.K.K.Pronave, shfuqizimin e aktit te
marrjes se tokes ne pronesi ne favor te te paditurit, si dhe lirimin e dorezimin e
siperfaqes prej 98.25 m2.
Gjate gjykimit te ceshtjes, paditesi ka pretenduar se behet fjale per nje
siperfaqe toke truall dhe ne keto kushte Komisioni i ndarjes se tokes, ka vepruar ne
kundershtim me kerkesat ligjore duke ja dhene ate ne pronesi te paditurit. Po ashtu,
duke qene se trualli eshte i lire dhe i pazene me ndertime, duhet te ishte vendosur
kthimi fizik e jo kompensimi ne favor te tij.
Ne te kundert pala e paditur-Shemezin Hoxha, ka pretenduar se siperfaqja e
tokes objekt mosmarreveshje i vjen nga babai i tij Beqir dhe se Akti i marrjes se
tokes ne pronesi eshte i ligjshem kur ka disponuar nje toke bujqesore, keshtu qe
nuk ka perse te shfuqizohet.
Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, si gGjykata e shkalles se pare,
ashtu edhe ajo e Apelit Korce, kane vendosur rrezimin e kerkese padise.
Duke e pare gjykimin e ceshtjes ne teresine e tij si dhe vendimin e Gjykates
se Apelit Korce, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ne rastin konkret nuk
eshte zhvilluar nje hetim gjyqesor i plote e i gjithanshem ne perputhje me ligjin, si
dhe nuk i jane dhene pergjigje nje sere pretendimesh te bera nga palet, duke
vepruar keshtu ne kundershtim me kerkesat e neneve 12 dhe 14 te K.Pr.Civile.

118
Keshtu gjate gjykimit nuk eshte sqaruar se cili eshte regjimi juridik i
siperfaqes prej 98,25 m2 objekt mosmarreveshje, mbi cfare baze ligjore eshte fituar
pronesia nga te dy palet, kur dhe si eshte nxjerre Akti i marrjes se tokes ne pronesi
(nuk ka date e numer) ne favor te pales se paditur, si dhe ne cfare pozicioni
ndodhet siperfaqja ne fjale ne raport me pronat e tjera te paleve ne gjykim.
Gjate gjykimit, ne veshtrim te kerkesave te nenit 224/a te K.Pr.Civile eshte
vendosur kryerja e ekspertimit dhe jane shtruar per zgjidhje problemet sa me siper,
por efektivisht akti i administruar paraqitet me te meta, i paqarte dhe pa
perfundime. Sa siper ben te domosdoshme qe ne perputhje me kerkesat e nenit 229
te K.Pr.Civile, te perseritet ekspertimi.
Ne kerkesen ankimore kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare
Korce, paditesi ka parashtruar nje sere problemesh qe lidhen me aspektin ligjor
procedural dhe material. Gjykimi dhe vendimi i gjykates se apelit jo vetem qe nuk i
ka marre ne analize, por nuk ka dhene asnje pergjigje rreth tyre. Po ashtu ne kete
gjykim rezulton se ne perputhje me kerkesat e nenit 297/a te K.Pr.Civile, me
vendim te ndermjetem, date 25.09.2002 eshte vendosur pezullimi i gjykimit, per
shkak se ndaj te paditurit Shemezin Hoxha kishte filluar procedimi per vepren
penale te fallsifikimit te aktit te marrjes se tokes ne pronesi, objekt mosmarreveshje
ne kete gjykim. Me pas eshte rifilluar gjykimi dhe nder te tjera eshte administruar
vendimi penal nr.198, date 08.07.2003 i Gjykates se shkalles se pare Korce, me te
cilin i padituri eshte deklaruar fajtor dhe eshte denuar per vepren penale te
perdorimit te dokumentit te fallsifikuar. Ne kushtet kur me vendim gjyqesor te
formes se prere rezulton se Akti i marrjes se tokes ne pronesi ne favor te pales se
paditur eshte i fallsifikuar, Gjykata e Apelit Korce megjithese administron
praktikat perkatese, nuk e merr ne shqyrtim kete moment krahas provave te tjera qe
lidhen me ceshtjen.
Ne rrethanat sa siper, por edhe ne raport me teresine e gjykimit te ceshtjes,
ne kundershtim me kerkesat e nenit 126 te K.Pr.Civile, ne vendimin e Gjykates se
Apelit Korce nuk behet asnje analize dhe asnje arsyetim, duke arritur ne
perfundime te ceketa, kontradiktore dhe te pambeshtetura nga ana ligjore.
Nga sa u analizua, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, shkaqet e
parashtruara ne rekursin e paraqitur nga ana e pales paditese, jane nga ato qe
parashikohen ne kerkesat e nenit 472 te K.Pr.Civile. Si te tilla, e bejne te
cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Korce.

119
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1, date 07.01.2004 te Gjykates se Apelit Korce dhe
kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.05.2005

120
Nr.1902/170 i Regj. Themeltar
Nr.817 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: SHOQERIA "COBIAL" sh.p.k.,


perfaqesuar nga Av. L. Daci
E PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHESHME
E RRUGEVE, perfaqesuar nga
Av. A. Qafa
PERSON I TRETË: MINISTRIA E TRANSPORTEVE
DHE TELEKOMUNIKACIONIT,
perfaqesuar nga avokati i shtetit
Sh. Muçi

OBJEKTI:
Detyrimin e anes se paditur
te me paguaje shumen 12.962.315 leke
sipas kontrates se punimeve ndertimore.
Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile,
neni 659 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin civil nr.3396, date 18.07.2003 ka


vendosur:
Pranimin e pjesshem te padise.

121
Detyrimin e pales se paditur, Drejtoria e Pergjitheshme e Rrugeve t’i
paguaje paditesit Shoqeria "Cobial" sh.p.k. detyrimin ne shumen
10.758.322 leke.
Rrezimin per pjesen tjeter.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.1, date 08.01.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.3396, date 18.07.2003 te Gjykates
se Rrethit Tirane.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Ministria e Transporteve dhe


Telekomunikacionit, e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane
dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes, duke parashtruar sa me poshte:
- Nga ministria kompetente, apo organi qendror nuk eshte dhene miratim me
shkrim per fondin e nevojshem qe do te mundesonte permbushjen e
pretendimeve financiare te paditesit, per punimet shtese.
- Vlera e punimeve shtese e pakontestueshme ka qene ne masen 36% te vleres
se kontrates dhe pala e paditur ne nje rast te tille duhet te kishte iniciuar nje
procedure te re prokurimi (Neni 19 pikat "b", "c", "ç" te Ligjit nr.7971, date
26.07.1995).
- Çdo veprim i kryer nga personat pergjegjes apo perfaqesues te paleve
ndergjyqese nuk ka prodhuar efekte juridike, ne kuptim te ligjit dhe "çdo
pranim i punimeve shtese" ka qene i pavlefshem dhe i pa efektshem.
Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ngarkohet me detyrimet e pagesave ne
kufijte e kuadratizuar nga kontrata e lidhur rregullisht me date 03.04.2001.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te nenit 472 te


K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, e cila kerkon prishjen
vendimeve dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nga ministria kompetente, apo organi qendror nuk eshte dhene miratim me
shkrim per fondin e nevojshem qe do te mundesonte permbushjen e
pretendimeve financiare te paditesit, per punimet shtese.
- Vlera e punimeve shtese e pakontestueshme ka qene ne masen 36% te vleres
se kontrates dhe pala e paditur ne nje rast te tille duhet te kishte iniciuar nje
procedure te re prokurimi (Neni 19 pikat "b", "c", "ç" te Ligjit nr.7971, date
26.07.1995).
- Çdo veprim i kryer nga personat pergjegjes apo perfaqesues te paleve
ndergjyqese nuk ka prodhuar efekte juridike, ne kuptim te ligjit dhe "çdo
pranim i punimeve shtese" ka qene i pavlefshem dhe i paefektshem.

122
Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ngarkohet me detyrimet e pagesave ne
kufijte e kuadratizuar nga kontrata e lidhur rregullisht me date 03.04.2001.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales
paditese av. L. Daci, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve, si degjoi avokatin e
shtetit, qe kerkoi ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e padise dhe si bisedoi
çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit dhe vendimi i Gjykates se shkalles se pare
Tirane duhet te ndryshohen, per shkak se vijne ne kundershtim me ligjin.
Rezulton nga aktet se midis paleve ndergjyqese, me date 03.04.2001 eshte
lidhur nje kontrate sipermarrje sipas se ciles, paditesi shoqeria "Cobial" sh.p.k. ne
rolin e sipermarresit, merrte persiper te kryente punimet ne objektin "Rreshqitje e
Runes Tepelene" dhe i padituri Drejtoria e Pergjitheshme e Rrugeve ne rolin e
investitorit merrte persiper te paguante punimet ne vleren 35.951.075 leke.
Ne proçesin e punimeve jane evidentuar edhe volume punime shtese te pa
parashikuara ne projektin e tenderimit, te cilat gjithshtu jane realizuar nga pala
paditese, por qe kane kerkuar edhe shpenzime shtese tej atyre te percaktuara
fillimisht ne kontrate.
Volumi i punimeve shtese eshte pranuar nga ana e paditur dhe eshte
pasqyruar edhe ne proçesverbalin e kolaudimit, date 06.03.2003, megjithate ka
refuzuar pagesen pasi, vlera e punimeve prej 12.962.315 leke e kerkuar nga
paditesi kapte vleren 36% te vleres fillestare te kontrates dhe per kete vlere sipas
V.K.Ministrave nr.335, date 23.06.2000 duhej te zhvillohej tender i ri.
Per konfliktin e krijuar si me siper shoqeria "Cobial" sh.p.k. i eshte drejtuar
gjykates dhe ne perfundim mbas administrimit te provave Gjykata e shkalles se
pare Tirane ka pranuar pjeserisht padine duke detyruar anen e paditur D.P.Rrugeve
t’i paguaje paditesit shoqerise "Cobial" sh.p.k. shumen 10.785.322 leke, vlere e
barabarte me 30% te vleres se punimeve shtese dhe qe sipas gjykates e lejon neni
19, pika 1, germa b, c, ç e V.K.Ministrave nr.335, date 23.06.2000 sipas te cilit
"Per punime brenda mases 30% te vleres se kontrates fillestare, enti prokurues ben
prokurim te drejtperdrejte, kurse kur vlera e punimeve shtese kalon mbi 30% duhet
te behet tender i ri".
Ky vendim eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit me te njejten arsyetim si
edhe gjykata e shkalles se pare.

123
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore kane bere rekurs Drejtoria e
Pergjitheshme e Rrugeve dhe avokati i shtetit dhe shkaqet e parashtruara ne te
gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe bejne fjale per zbatim te keq te
ligjit.
Kontrata ka fuqine e ligjit per aq kohe sa ajo eshte lidhur rregullisht dhe
D.P.Rrugeve ngarkohet me detyrime financiare brenda kufijve te kontrates baze te
lidhur me date 03.04.2001, detyrime per te cilat nuk ka konflikt midis paleve.
Eshte e vertete qe punimet shtese te bera nga pala paditese kapin vleren 36%
te vleres fillestare te kontrates midis paleve por, derisa miratimi dhe pranimi i tyre
nuk eshte bere konform kerkesave te ligjit nuk sjellin edhe efekte juridike per
pagimin e vleres perkatese.
Punimet shtese nuk jane miratuar konform akteve ligjore dhe nenligjore qe
parashikojne prokurimin e fondeve publike. Ne baze te nenit 19 pika b, c dhe ç te
Ligjit 7971, date 26.07.1993 dhe V.K.Ministrave nr.335, date 23.06.2000 per
punimet shtese mbi 30% te kontrates fillestare, ana e paditur duhet te kishte
iniciuar nje proçedure te re prokurimi, veprim te cilin nuk e ka kryer dhe gjykata
nuk mund te detyroje ate ne kundershtim me kerkesat e ligjit.
Por gjykata ka gabuar edhe per faktin qe ajo pranon pjeserisht padine dhe
detyron palen e paditur ne masen 30% te vleres se punimeve.
Si gjykata e apelit dhe ajo e shkalles se pare per menyren e zgjidhjes, i
referohen nenit 19, pika 1 germa b, c, ç te V.K.Ministrave nr.355, date 23.06.2000
ne nje kohe qe kjo dispozite i perket Ligjit 7971, date 26.07.1995 "Per prokurimin
publik".
Neni 19 i Ligjit 7971, date 26.07.1995 percakton kushtet per perdorimin e
"Prokurimit te drejtperdrejte" dhe sipas pikes 1 te tij, Enti Prokurues mund te
perdore prokurimin e drejtperdrejte, ne rast se kjo proçedure nuk do te perdoret me
qellim te shmange konkurencen e mundeshme, por kjo duhet te behet ne perputhje
me nenin 37 te po ketij ligji, kerkesat e te cilit rezulton gjithashtu te mos jene patur
parasysh.
Ne baze te nenit 37, pika 1 kur enti prokurues perdor "Prokurimin e
drejtperdrejte" sipas nenit 19/1 te Ligjit te sipercituar, krahas kushteve te
permendura qe duhet te plotesoje, ne perfundim çdo marreveshje e arritur
nepermjet prokurimit te drejteperndrejte, duhet te konfirmohet nga nje kontrate e
neneshkruar nga dy palet, mundesi ligjore qe nuk eshte shfrytezuar nga palet dhe
midis tyre nuk eshte nenshkruar asnje kontrate per punime shtese.
Ne rrethanat si me siper ana e paditur nuk mund te detyrohet te likuidoje
punimet shtese ne masen 36% te kontrates fillestare sepse ne baze te nenit 19, pika
1 te Ligjit 7971, date 26.07.1995 "Per prokurimin publik" dhe V.K.Ministrave
nr.335, date 23.06.2000 pika 4/a "Per rregullat e prokurimit publik" nuk lejohet
prokurimi i drejtperdrejte per vlere me te madhe se 30% te kontrates fillestare.

124
Megjithate edhe pse paditesi ka qene dakort, gjykata nuk mund te detyroje
anen e paditur as edhe ne vleren 30% te punimeve shtese per te cilat lejohet
prokurimi i drejtperdrejte kur ky i fundit nuk eshte proceduar konform kerkesave
ligjore.
Prokurimi i drejtperdrejte do te ishte i ligjshem vetem nepermjet nenshkrimit
te nje kontrate shtese midis paleve, te miratuar nga Agjensia e Prokurimit Publik
dhe mbasi te ishte dhene miratimi i posaçem me shkrim nga Ministria perkatese qe
dispononte fondet financiare.
Duke ju referuar edhe nenit 858 te K.Civil, Sipermarresi nuk mund te
ndryshoje menyrat e caktuara ne kontrate per kryerjen e vepres, pa pelqimin me
shkrim te porositesit. Edhe kur eshte dhene pelqimi, po qe se çmimi i vepres eshte
caktuar ne total, nuk ka te drejte te kompensohet per ndryshime apo shtesa, perveç
kur ka marreveshje te kundert, kerkesa ligjore te cilat gjithashtu nuk jane
respektuar.
Ne kundershtim nga sa pranojne te dy gjykatat, perderisa nuk ka kontrate te
re me vlere per punimet shtese, edhe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve nuk mund
te detyrohet edhe sikurse ato te pranohen nen masen 30% te vleres fillestare te
kontrates.
Ne kushtet e lartepermendura ana e paditur ka detyrim vetem per ato te
percaktuara ne kontraten fillestare.
Per te zbatuar sakte ligjin vendimet e dy gjykatave duhet te ndryshohen dhe
te vendoset rrezimi i padise si e pabazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimeve nr.1, date 08.01.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe vendimit nr.3396, date 18.07.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe
rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj.

Tirane, me 12.05.2005

125
Nr.2286 i Rregj. Themeltar
Nr.818 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.2286/288 akti qe i perket:

PADITËS I K/PADITUR: ZEF QIRICI, ne mungese


TË PADITUR K/PADITËS: KOSTANCA ZIKO (STATHI),
e pa perfaqesuar me avokat
VASILLAQ STATHI,
ne mungese
NDËRHYRËS KRYESOR: NAUM ZIKO

OBJEKTI I PADISË:
Pjestim i objektit "Kinema Verore" ndodhur ne Korce.
Faze e dyte pjestimi.
Baza Ligjore: Neni 207 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Korçe, me vendim nr.2414, date 23.12.2003 ka vendosur:


Lenien ne pronesi te objektit ish-kinema verore ne qytetin e Korçes
me sip. 737 m2 te kufizuar: V- banesa, L- rruga, J- rruga, P- Trajan
Koleci, te paditesit te k/paditur Zef Qirici (shih skicen qe shoqeron
aktin dt. 23.12.2003).
Detyrimin e paditesit te k/paditur Zef Qirici te kompensoje te
paditurin Vasillaq Stathi per pjesen 1/24 pjese = ne vlere 407.331

126
leke, te kompensoje te padituren Kostanca Stathi per pjesen 1/2 e 1/24
pjese = 203.666 leke, te kompensoje nderhyresin kryesor Naum Ziko
per 1/2 e 1/24 pjese = 203.666 leke.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendim nr.29, date 16.02.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.2414, date 23.12.2003 te Gjykates se
Rrethit Korçe.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs e paditura k/paditese Kostanca Stathi


(Ziko) dhe nderhyresi kryesor Naum Ziko, te cilet kerkojne prishjen e vendimeve
gjyqesore duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykatat nuk jane mbeshtetur ne normat procedurale dhe as ne respektim te
ligjit por ne nderhyrjet e paligjshme te pales paditese.
- Vendimi i shkalles se pare eshte dhene ne mungesen tone dhe pa u
respektuar rregullat procedurale te lajmerimit te paleve. Megjithese kemi
kerkuar shtyrjen e seances gjyqesore pasi ishim ne Apel Tirane me gjykim
tjeter, gjykata vazhdoi gjykimin ne mungesen tone. Per seancen ne vazhdim
nuk jemi lajmeruar dhe ne dosje nuk ka flete-thirrje.
- Eksperti E. Dangellia eshte caktuar ne kundershtim me ligjin, neni 82, 72/4
te K.Pr.Civile, pasi ky ekspert ka mare pjese si ekspert ne te njejten objekt
ne nje shkalle tjeter gjykimi.
- Eksperti ka dhene pamundesine e ndarjes ne natyre te objektit nderkohe qe
ai ndahej lehtesisht dhe pa i hequr anen funksionale, te cilen e kemi kerkuar
ne gjykim. Objekti ka edhe sip. trualli i cili ka mundesi ndarje ne natyre.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita dhe pasi bisedoi çeshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Korçe duhet te prishet per shkak se nuk eshte i
bazuar ne ligj.
Rezulton se palet pjesemarrese ne gjykim jane bashkepronar mbi nje objekt
kinema verore te ndodhur ne qytetin e Korçes me siperfaqe gjithsej 737 m2 dhe me
raporte pjese 22/24 paditesi Zef Qirici 1/24 pjese i padituri Vasillaq Stathi dhe nga
1/2 e 1/24 pjese e paditura Kostanca Ziko dhe nderhyresi kryesor Naum Ziko.

127
Ne fazen e pare te pjestimit gjykata e shkalles se pare ka lejuar pjestimin e
objektit midis bashkepronareve ne raportet sikunder permendet me lart, vendim i
cili ka marre formen e prere mbasi eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit
Korçe.
Ne fazen e dyte te pjestimit Gjykata e shkalles se pare Korçe, mbasi ka
marre edhe mendimin e eksperteve ka konkluduar se objekti qe i nenshtrohet
pjestimit nuk ka mundesi ndarje ne natyre dhe ja ka lene ate ne pronesi paditesit
Zef Qirici, duke e detyruar ate te kompensoje bashkepronaret e tjere per pjeset e
tyre ne vlefte leku dhe konkretisht te paditurin Vasillaq Stathi ne vleren 407.331
leke dhe Kostanca dhe Naum Ziko, secili ne shumen 203.666 leke. Ky vendim
eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Korçe.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe ka bere rekurs e paditura
Kostanca Ziko dhe nderhyresi kryesor Naum Ziko dhe shkaqet e parashtruara ne te
gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe bejne fjale per zbatim te keq te
ligjit proçedural.
Gjykata e Apelit Korçe ne vendim te saj konkludon per mosndarjen ne
natyre te sendit objekt pjestimi nisur nga raporti i pjeseve takuese, midis
bashkepronareve, per cenimin e anes funksionale te tij si kinema verore dhe duke
arsyetuar gjithashtu se kjo ka qene edhe kerkesa e vete te paditures Kostanca Ziko.
Ndryshe nga sa pranohet ne vendim e paditura Kostanca Ziko qysh ne
gjykimin e çeshtjes ne shkalle te pare ka patur pretendimin per mos pjestimin e
sendit ne bashkepronesi dhe te perdorej sipas destinacionit qe ka patur si kinema
verore, por kur gjykata me vendim te fazes se pare lejoi pjestimin e ketij objekti, e
paditura ka kerkuar ne natyre pjesen takuese te saj, kerkim te cilin e ka paraqitur si
ne gjykaten e apelit dhe me shkaqet e rekursit ne Gjykaten e Larte kunder ketij
vendimi.
Gjykata e apelit ka keqinterpretuar kerkimin e te paditures per mosndarjen e
sendit per shkak te cenimit te anes funksionale te tij dhe nuk e ka marre ne
shqyrtim kete kerkese. Per rrjedhoje nuk ka vene ne diskutim dhe nuk ka pare
mundesine e formimit te pjeseve ne natyre per aq sa jane bashkepronaret, kerkesa
keto te neneve 372 dhe 373 te K.Pr.Civile.
Perderisa me vendim gjyqesor u lejua pjestimi i sendit bashkepronaret kane
te drejte qe ne pjesen e tyre me sa eshte e mundur te perfshihen sende ne natyre me
vlefte te barabarte me pjesen takuese te tyre, kerkesa ligjore ne dispozitat e lart
permenduara qe gjithashtu gjykata nuk i ka patur parasysh me arsyetimin se vete e
paditura ka qene per mos cenimin e anes funksionale.

128
Mbi sa siper vendimi i Gjykates se Apelit Korçe duhet te prishet dhe çeshtja
te kthehet per rigjykim po prane asaj gjykate ne menyre qe gjykata te marre ne
shqyrtim pretendimet e te paditures per dhenien e pjeses takuese te sendit ne natyre
dhe t’i jape asaj pergjigje, pra te shikoje mundesine e ndarjes ne natyre te sendit
konform dispozitave ligjore.
Shkaqet e tjera te parashtuara ne rekurs nga e paditura Kostanca Ziko per
shkelje proçedurale nuk qendrojne dhe nuk ndikojne ne cenimin e vendimit te
gjykates se apelit.
Mbasi te plotesoje sa me siper gjykata e apelit do te zgjidhe drejt konfliktin
midis paleve dhe do te jape nje vendim te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.29, date 16.02.2004 te Gjykates se Apelit Korçe dhe
kthimin e çeshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues

Tirane, me 12.05.2005

129
Nr.2445/377 i Regj. Themeltar
Nr.819 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: GEZIM MYFTARI, perfaqesuar nga


Av. Eduard Halimi
E PADITUR: MINISTRIA E DREJTESISE, ne mungese

OBJEKTI:
Shfuqizim i urdherit nr.22,
date 18.02.2003 te Ministrit te Drejtesise
Shperblim demi me pagen e
periudhes se mbetur padrejtesisht pa pune.
Baza Ligjore: Neni 146/2, 154 dhe 153/3 te K.Punes.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin civil nr.21, date 13.01.2004 ka


vendosur:
Pranimin e padise.
Anullimin e urdherit nr.22, date 18.02.2003 te Ministrit te Drejtesise
per zgjidhjen e kontrates se punes me paditesin.
Detyrimin e pales se paditur te rimarre ne pune paditesin Gezim
Myftari ne pozicionin e meparshem, duke i paguar si demshperblim
pagen e nje viti pune.

130
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.429, date 13.04.2004 ka
vendosur:
Mospranimin e ankimit te paraqitur nga pala e paditur.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Ministria e Drejtesise, e cila kerkon


prishjen e vendimit te apelit dhe dergimin e çeshtjes po ne ate gjykate, duke
parashtruar sa me poshte:
- Gjykata e apelit gabon kur arsyeton se personi qe ka nenshkruar ankimin
nuk legjitimohet, pasi ajo ka qene perfaqesuesja e anes se paditur ne gjykim
ne shkalle te pare dhe meqenese vendimi nuk eshte zbardhur ajo me daten
27.01.2004 ka depozituar nje kerkese per zenie afati dhe me daten
05.02.2004 ka paraqitur ankimin e plote se bashku me autorizimin per
firmosjen e tij qe i eshte leshuar asaj me daten 04.02.2004.
- Gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me nenin 455/b te K.Pr.Civile,
pasi ajo duhej te njoftonte Ministrine e Drejtesise brenda 5 diteve per te
metat e ankimit, gje te cilen nuk e ka bere.
- Gjykata e apelit argumenton se ankimi i dates 27.01.2004 eshte bere nga nje
person i palegjitimuar, ndersa ai i dates 05.02.2004 eshte paraqitur jashte
afatit, nderkohe qe te dy ankimet jane nenshkruar nga i njejti person.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e paditesit qe
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi çeshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet per shkak te zbatimit te
keq te ligjit proçedural.
Rezulton se mbi padine e ngritur nga Gezim Myftari kunder Ministrise se
Drejtesise, Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur anullimin e urdherit
Nr.22, date 18.02.2003 te Ministrit te Drejtesise dhe detyrimin e anes se paditur te
rimarre ne punen e mepareshme paditesin Gezim Myftari duke e demshperblyer ate
edhe me pagen e nje viti.
Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur mospranimin e ankimit me arsyetimin
se ankimi eshte bere nga nje person i palegjitimuar.
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs Ministria e Drejtesise
dhe shkaqet e parashtruara ne te bejne fjale per zbatim te keq te ligjit proçedural.

131
Gjykata e apelit ka vendosur mospranimin e ankimit te bere nga Ministria e
Drejtesise me arsyetimin se ankimi nuk kishte vulen e Institucionit perkates dhe
ishte nenshkruar nga nje person qe nuk kishte te drejten e ankimit.
Ky konkluzion i gjykates se apelit nuk eshte i bazuar.
Fillimisht ankimi kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane
eshte paraqitur brenda afatit ligjor me date 27.01.2004 por meqenese nuk
permbante shkaqet per te cilat behej ankimi, K/sekretarja e Gjykates se shkalles se
pare Tirane ka njoftuar anen e paditur per plotesimin e ketyre te metave. Me date
05.02.2004 ana e paditur ka depozituar prane gjykates se shkalles se pare ankimin
me shkaqet perkatese dhe bashkangjitur tij edhe autorizimin e Ministrit te
Drejtesise per te drejten e ankimit punonjeses N. Bodo. Ne rrethana te tilla çeshtja
eshte derguar per shqyrtim ne shkalle te dyte, por pa te drejte gjykata e apelit ka
vendosur mospranimin e tij.
Mbas plotesimit te te metave sikunder permenden me lart ankimi i anes se
paditur konsiderohet i plotesuar konform kerkesave te ligjit dhe gjykata e apelit pa
te drejte nuk ka shqyrtuar çeshtjen ne themel.
Megjithate edhe ne qofte se gjykata e apelit mendonte se ankimi nuk
plotesonte kushtet sipas nenit 453 dhe 454 te K.Pr.Civile, pra nuk ishte nenshkruar
nga personi i legjitimuar, edhe ajo vete ne baze te nenit 455/b te K.Pr.Civile, kishte
te drejte te njoftonte palen e interesuar te ndreqte brenda 5 diteve te metat e
konstatuara, ne te kundert ankimi kthehej, mundesi ligjore te cilin nuk e ka
shfrytezuar dhe pa te drejte ka vendosur mospranimin e ankimit.
Mbi sa siper vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe çeshtja te
kthehet per rishqyrtim prane asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.429, date 13.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
kthimin e çeshtjes per rishqyrtim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.05.2005

132
Nr.2309/297 i Regj. Themeltar
Nr.820 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: NAULENA KAPONJA, perfaqesuar


nga Av. Shaqir Hasani
E PADITUR: SHOQATA "SOS" FSHATI I FEMIJEVE
TIRANE, perfaqesuar nga
Av. Evelina Qirjako

OBJEKTI:
Pagimin e pages per nje vit
per shkak te nderprerjes te menjehershme
te kontrates te punes pa shkaqe te arsyeshme.
Baza Ligjore: Nenet 144 e 146 te K.Punes.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin civil nr.2768, date 17.06.2003 ka


vendosur:
Te pranoje pjeserisht padine e paditeses Naulena Kaponja duke
detyruar anen e paditur t’i paguaje paditeses pagen e 6 muajve.
Rrezimin e padise per pjesen tjeter.

133
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.467, date 20.04.2004 ka
vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.2768, date 17.06.2003 te Gjykates se
Rrethit Tirane dhe rrezimin e padise se paditeses Naulena Kaponja te
paraqitur jashte afatit ligjor.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Naulena Kaponja, e cila kerkon prishjen
e vendimit dhe kthimin e kesaj çeshtje per rigjykim prane kesaj gjykate, duke
parashtruar sa me poshte:
- Padia eshte rrezuar pasi nuk eshte paraqitur ne afat, sipas afateve ligjore te
parashikuara ne nenet 146 te K.Punes qe ne fakt ky nen eshte ndryshuar me
ligjin nr.9125, date 29.07.2003, pra prapa ngritjes se padise time.
- Interpretimi qe i ben gjykata e apelit padise time eshte i gabuar pasi une e
kam paraqitur padine duke ju referuar shkreses qe me eshte servirur nje muaj
para ngritjes se padise.
- Une nuk kam firmosur ne asnje vend per marrjen dijeni lidhur me aktin e
njoftimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales
paditese, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se shkalles se pare, perfaqesuesin e pales se paditur, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
Paditesja Naulena Kuponja nga viti 1998 ka qene ne marredhenie pune prane
shoqates "SOS" Fshati i Femijeve. Ne muajin Nentor 2002 eshte larguar nga detyra
per sjellje jo korrekte ne detyre.
Mbi padine e saj per kundershtimin e vendimit te largimit nga detyra
Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur detyrimin e anes se paditur t’i
paguaje paditeses pagen per 6 muaj kohe dhe rrezimin e padise per pjesen tjeter.
Mbi ankimin e pales se paditur Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur
ndryshimin e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e padise
si te paraqitur jashte afatit ligjor.
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditesja, por ne
kundershtim me sa parashtrohet ne te konkluzioni i gjykates se apelit eshte i drejte
dhe i bazuar ne ligj.

134
Midis akteve te administruara ne gjykim rezulton se me date 08.11.2002
paditeses ti jete bere njoftimi dhe komunikuar vendimi i anes se paditur per
zgjidhjen perfundimtare te kontrates se punes, njoftim te cilin pavaresisht nga
kundershtimet, paditesja e ka nenshkruar edhe vete dhe nuk e ka kontestuar. Ne
rrethana te tilla, me te drejte gjykata e apelit ka konstatuar se padia per anullimin e
vendimit te anes se paditur e paraqitur ne gjykate me 12.05.2003 eshte tej afatit
ligjor prej 180 dite te parashikuar ne nenin 146/2 te K.Punes dhe duke ndryshuar
vendimin e gjykates se shkalles se pare e ka rrezuar padine vetem pse ajo eshte
paraqitur tej afatit te parashikuar ne ligj.
Fakti kur paditesja ka bere dorezimin e detyres, apo disa paga mujore qe ana
e paditur ka çmuar ti jape asaj si shperblim, nuk tregon se ajo ka vazhduar te jete
ne marredhenie pune. Pavaresisht nga keto dhe ne kundershtim me sa pretendon
paditesja, afati 180 dite per paraqitjen e padise ne gjykate sipas nenit 146/2 te
K.Punes do te llogaritet nga data e njoftimit te vendimit te largimit nga detyra qe
eshte data 08.11.2002 dhe jo ne periudhe te mevonshme, prandaj per nje padi te
paraqitur tej afatit ligjor me te drejte gjykata nuk eshte investuar per shqyrtimin ne
themel te saj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.467, date 20.04.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 12.05.2005

135
Nr.2140/240 i Regj. Themeltar
Nr.821 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2005 dhe dates 12.05.2005 mori ne shqyrtim


ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: SHOQERIA NDERTIMORE “E.A.”


SH.P.K. TIRANE, perfaqesuar
nga av. D. Kore
TË PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E
TATIM TAKSAVE
DREJTORIA TATIM TAKSA, DEGA
TIRANE
DEGA E TATIM PAGUESVE TE
MEDHENJ, perfaqesuar nga avokati i
shtetit Kosta Gazeli

OBJEKTI I PADISË:
Shfuqizim akti administrativ nr.2409, date 24.09.2001
lidhur me detyrimin per TVSH-ne
ne shumen 19.579.367 leke.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1442, date 10.04.2002 ka


vendosur:
Pranimin e padise.

136
Anullimin e aktit administrativ nr.2409, date 24.09.2001 te Drejtorise
se Pergjithshme te Tatimeve Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.59, date 28.01.2004, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1442, date 10.04.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur duke parashtruar si


me poshte:
- Rivleresimi eshte bere ne zbatim te nenit 36 te ligjit 8560 (metoda
alternative e percaktimit te detyrimit tatimor dhe nenit 41/c te ligjit 7928
date 27.04.1995 dhe udhezimeve ne zbatim te tyre.
- Neni 41/c i ligjit nr.7928 shprehet qarte se organet tatimore kane te drejte te
bejne vleresim tatimor te TVSH-se se paraqitur te pagueshme kur cmojne se
shuma e paraqitur si e pagueshme eshte me pak se shuma qe duhej te
pasqyrohej.
- VKM dhe Udhezimi 5 eshte shprehur se pervec kostos se miratuar eshte dhe
kostoja e tregut te lire te banesave dhe qe mes tyre ka diference te
konsiderueshme.
- Ne legjislacionin fiskal nuk shprehet se TVSH-ja eshte element i kostos,
duke hedhur poshte pretendimin e pales paditese se ne shkresen nr.1894/1,
date 10.11.2000, EKB perfshihet edhe TVSH-ja per m2.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e av. te shtetit, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe
pushimin e gjykimit, perfaqesuesin e pales paditese, qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te apelit, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.59, date 28.01.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte
lene ne fuqi vendimi nr.1442, date 10.04.2002 i Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane,
eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel ka rezultuar si me poshte:
Me daten 17.09.2001 eshte ushtruar kontroll prane pales paditese, shoqeria
ndertimore “E.A.” sh.p.k., nga Dega e Tatim Taksave Tirane dhe ne perfundim te
kontrollit eshte nxjerre akti administrativ i detyrimit tatimor nr.2401, date
24.09.2001, sipas te cilit shoqeria “E.A.” sh.p.k. detyrohet te paguaje shumen prej
19.579.367 leke. Kjo shume perben sipas pales se paditur rivleresim te detyrimit

137
tatimor te T.V.SH. te deklaruar me pare, te paguar per te ardhurat e nxjerra nga
ndertimi i dy pallateve, respektivisht prane stacionit te trenit dhe ne rrugen
“Muhamet Gjollesha”.
Pala paditese e ka konsideruar kete detyrim te padrejte dhe e ka
kundershtuar fillimisht ne rruge administrative tek Drejtori i Pergjithshem i
Tatimeve. Gjykata e apelit me te drejte ka konkluduar se rruga administrative e
ankimit eshte ezauruar. Ne pergjigjen e tij Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve nuk
shprehet qe kerkesa nuk merret ne shqyrtim pa u paguar paraprakisht detyrimi qe
rrjedh nga rivleresimi tatimor per T.V.SH., por ai shprehet qe kerkesa nuk qendron
ne themel, prandaj rrezohet. Rezulton gjithashtu se me akt-marreveshjen e dates
29.09.2003 pala e paditur ka pranuar qe detyrimi te paguhet me keste. Sipas
mandat-arketimeve te leshuara nga Banka Kombetare Tregtare detyrimi po paguhet
rregullisht sipas marreveshjes ne fjale, bazuar ne nenin 41 te Ligjit nr.8560, date
22.12.1999.
Edhe pretendimi i pales paditese, sipas te cilit rekursi eshte ushtruar nga nje
subjekt i palegjitimuar qe ka hyre padrejtesisht ne gjykimin ne Apel, sic eshte
Dega e Tatimpaguesve te Medhenj, nuk qendron. Eshte e vertete qe zevendesimi
procedural i paleve nuk mund te behet ne apel, por ne rastin ne shqyrtim nuk kemi
te bejme me zevendesim procedural per shkak legjitimimi, por kemi te bejme me
suksedim procedural, sepse ne kohen e gjykimit te ceshtjes ne apel te drejtat dhe
detyrimet e pales se paditur i kishin kaluar subjektit te ri.
Persa i perket zgjidhjes se ceshtjes ne themel te pranuar nga te dy gjykatat e
faktit, Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se rekursi nuk permban ndonje nga
shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.
Te dy gjykatat, ne baze te administrimit dhe vleresimit te provave te
paraqitura, kryesisht te akteve te ekspertimit, kane arritur ne perfundimin qe
detyrimi i rivleresimit tatimor per T.V.SH. nuk ka baze faktike, prandaj edhe e
kane anulluar ate me te drejte.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.59, date 28.01.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 12.05.2005

138
Nr.2267/283 i Regj. Themeltar
Nr.822 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:
PADITËS: SHOQERIA “CURRI” sh.p.k., perfaqesuar
nga av.Vitore Tusha.
E PADITUR: MINISTRIA E KULTURES, RINISE DHE
SPORTEVE, perfaqesuar nga avokati i
shtetit Delo Isufi

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e te paditurit te paguaje
shumen prej 4.633.146 leke.
Baza ligjore: Neni 850, 860 i K.Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.3450, date 28.07.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkeses.
Detyrimin e pales se paditur MRK Sporteve qe t’i paguajne paditesit
shumen 4.633.146 leke si kompensim per punimet e kryera per
rikonstrukturimin e fushes se futbollit “ Loro Borici” Shkoder.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.446, date 15.04.2004 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.3450, date 28.07.2003 te Gjykates se
Rrethit Tirane.
Rrezimin e padise si te pabazuar ne prova e ne ligj.

139
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese duke
parashtruar sa me poshte:
- Gjykata eshte bazuar ne rrezimin e padise vetem tek neni 858 i K.C., ku
thuhet se “sipermarresi nuk mund te ndryshoje menyren e caktuar ne
kontrate pa pelqimin me shkrim te porositesit ...”. Po qe se ne kontrate eshte
percaktuar cmimi total, ai nuk ka te drejte te kompensohet per vepren,
pervecse se kur ka marreveshje te kundert, eshte i gabuar, pasi Kodi Civil ka
dhe nene te tjera si ai 860/2 qe shprehen ne favorin tone dhe qe paraqesin
drejt menyren e rregullimit si ne keto raste.
- Ne dosje kushtet e ketyre neneve jane plotesuar, si rrjedhoje padia duhet
pranuar.
- Sipas nenit 860/1, kur vlera e objektit te mos kaloje 1/6 e cmimit te
pergjithshem te caktuar, sipermaresi ka te drejte te kompensohet.
- Gjykata ka pranuar fakte te parezultuara ne hetimin gjyqesor, ne
kundershtim me nenin 10 te K.Pr.Civile. Provat ne dosje, si dhe shkresat e
Ministrise drejtuar Entit Prokurues, etj, vertetojne marreveshjen midis
porositesit e sipermarresit.
- Gjykata ka vene palet ne pozite jo te barabarte ne gjykim duke nenvleresuar
provat e pales paditese.
- Vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne
prova.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e paditesit, qe kerkoi prishjen e vendimit te apelit dhe lenien
ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, perfaqesuesin e Avokatit te Shtetit, qe
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi nr.446, date 15.04.2004 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar
ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Prej gjykimit ne shkalle te pare e ne apel rezultojne faktet e rrethanat e
ceshtjes si me poshte:
Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve (me poshte i permendur si enti
prokurues), pasi ka realizuar procedurat e tenderimit konform ligjit nr.7971, date
26.07.1995 “Per prokurimin publik”, me date 03.07.2001 ka lidhur nje kontrate
sipermarrje me Shoqerine “CURRI” sh.p.k. (sipermarresi), me objekt
rikonstruksionin e fushes se futbollit te stadiumit “Loro Borici”, ne Shkoder.

140
Vlera e kontrates per gjithe punimet ishte parashikuar 33.780.336 leke. Ne
variantin fillestar parashikohej shtrimi i fushes se futbollit me tapet importi, kryerja
e punimeve ne funksion te ketij tapeti, si drenazhimet, kanalizimet perkatese,
shtrimi me beton, etj. Nder te tjera ne projekt parashikohet edhe sistemi i ujitjes
siperfaqesore per tapetin e fushes se futbollit. Gjate realizimit te punimeve, u
konstatua se sistemi siperfaqesor i ujitjes i parashikuar ne kontrate, nuk ishte ne
perputhje me kerkesat e tapetit te fushes qe po vendosej, ishte nje teknologji
primitive, dhe qe nuk ndihmonte ne ruajtjen e cilesise se punimeve. Per kete arsye
sipermarresi i kerkoi entit prokurues qe te mundesonte instalimin e nje sistemi
ujitje nentokesore, bashkekohor i tipit “Toross”, automatik dhe me programator.
Kesaj kerkese dhe parashtrese te sipermarresit, enti prokurues i eshte pergjigjur
pozitivisht duke i kerkuar qe te vendoste ne fushen e futbollit sistemin nentokesor
te ujitjes “Toross”. Pas ketij veprimi sipermarresi vazhdoi punimet dhe e instaloi
sistemin ujites ne fjale, duke bere punime shtese nga ato te parashikuara ne projekt,
si dhe duke pasur parasysh se enti prokurues ia kishte kerkuar nje gje te tille. Vlera
e punimeve shtese nuk i kalonte 1/6 e vleres totale te projektit. Ne kete menyre
eshte i zbatueshem neni 860§1 i Kodit Civil.
Enti prokurues pasi ra dakord me sipermarresin per kryerjen e punimeve
shtese, iu drejtua Agjensise se Prokurimit Publik, per te marre miratimin dhe per te
bere te mundur levrimin e fondeve te nevojshme per vleren e punimeve shtese.
Enti prokurues e argumentonte kerkesen e tij drejtuar Agjensise se Prokurimit
Publik, ne baze te nenit 19§ 1/c te ligjit “Per prokurimin publik”.
Agjensia e Prokurimit Publik refuzoi te miratonte kerkesen e entit prokurues,
me arsyetimin se punimet nuk ishin te nevojshme dhe se per keto punime duhet te
zbatohet nje procedure e rregullt tenderimi.
Enti prokurues i ka drejtuar disa shkresa Agjensise se Prokurimit Publik, me
objekt miratimin e kerkeses per prokurim te drejteperdrejte, por kjo e fundit u eshte
pergjigjur negativisht atyre. Per rrjedhoje vlera e punimeve shtese te kryera nga
shoqeria “CURRI” sh.p.k., nuk i eshte shlyer asaj nga ana e entit prokurues.
Sipermarresi ka bere perpjekje per zgjidhjen e ceshtjes me pajtim dhe pasi i kane
rezultuar te kota keto perpjekje i eshte drejtuar gjykates me padi ku ka kerkuar
detyrimin e te paditurit te paguaje shumen prej 4.633.146 leke si kompensim per
punimet e kryera nga ana e saj.
Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3450, date 28.07.2003, ka
vendosur pranimin e kerkesepadise, detyrimin e te paditurit, Ministrine e Kultures,
Rinise dhe Sporteve, qe t`i paguaje paditesit, shoqerise “CURRI” sh.p.k. shumen
prej 4.633.146 leke si kompensim per punimet e kryera per rikonstruksionin e
fushes se futbollit te stadiumit “Loro Borici” Shkoder. Gjykata e Apelit Tirane me
vendimin nr.446, date 15.04.2004, ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.3450,

141
date 28.07.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, rrezimin e padise si te
pabazuar ne ligj e ne prova.
Baza ligjore: Neni 19§1 germa (c) dhe (ё) e ligjit nr.7971, date 26.07.1995
“Per prokurimin publik”. Nenet 850, 860 te Kodit Civil.
Neni 19§1, germat (c) dhe (ё) te ligjit “Per prokurimin publik” parashikojne shprehimisht
se:
“ (1) Enti prokurues mund te perdore prokurimin e drejteperdrejte, ne perputhje me
nenin 37, ne rast se kjo procedure nuk do te perdoret me qellim qe te shmange konkurencen e
mundeshme, ose ne nje menyre e cila do te shkaktonte nje diskriminim ndermjet kandidateve:
.........
(c) sipas kufizimeve te parashikuara ne rregullat e prokurimit, kur sherbimet
suplementare te ndertimit, te cilat nuk perfshiheshin ne kontraten fillestare, per shkak te
rrethanave te paparashikueshme, jane bere te domosdoshme pasi ndarja e sherbimeve
suplementare te ndertimit nga kontrata fillestare do te ishte e veshtire per arsye teknike ose
ekonomike;
.........
(ё) enti prokurues do te perdore proceduren e prokurimit te drejteperdrejte per rastet e
parashikuara ne shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” te pikes 1 te ketij neni, vetem pasi te kete marre
miratimin nga Agjensia e Prokurimit Publik;
.......”
Neni 37 i ligjit “Per prokurimin publik” parashikon se:
“ (1) Kur enti prokurues perdor “Prokurimin e drejteperdrejte”, sipas nenit
19§1, ai duhet te pergatite nje pershkrim te nevojave te tij dhe cdo kerkese tjeter lidhur me
sasine, cilesine, kushtet dhe kohen e kerkuar te dorezimit dhe te jete i lire te negocioje me
kandidatin e vetem. Cdo marreveshje e arritur nepermjet prokurimit te drejteperdrejte sipas
nenit 19§1 duhet te konfirmohet nga nje kontrate e nenshkruar nga te dy palet.
(2) Prokurimi i drejteperdrejte sipas nenit 19§2 nuk kerkon kontrate ose
dokument tjeter, pervec dokumentit te rregullt qe verteton blerjen e mallit”.
Neni 850 i Kodit Civil parashikon se:
“Sipermarrja eshte kontrata me te cilen njera nga palet (sipermarresi) detyrohet, qe me
mjetet e saj dhe duke marre persiper rrezikun, te kryeje nje veper (pune), ose te beje nje sherbim
apo zbatim te pavarur te punimeve, ndersa pala tjeter detyrohet ta pranoje ate kundrejt cmimit te
caktuar ne kontrate.”
Neni 851 i Kodit Civil parashikon:
“Kur palet nuk e kane caktuar cmimin e sipermarrjes dhe as nuk kane vendosur menyren
per ta percaktuar ate, ai llogaritet ne baze te tarifave ekzistuese ose ne baze te zakonit te vendit.
Ne rast mosmarreveshje, caktohet nga gjykata”.
Neni 860 i Kodit Civil parashikon se:
“Porositesi mund te beje ndryshime ne projekt, me kusht qe madhesia e tyre te mos kaloje
nje te gjashten e cmimit te pergjithshem te caktuar. Sipermarresi ka te drejte te kompensohet per
punimet kryesore te kryera, edhe pse cmimi i vepres eshte caktuar ne total.
.......”

142
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se duhet te lihet ne fuqi vendimi i
gjykates se apelit me arsyetimin si me poshte:
Marredhenia juridike qe ekziston midis paleve, entit prokurues dhe
sipermarresit eshte nje marredhenie juridike civile, kontrate sipermarrje me objekt
rikonstruktimin e fushes se futbollit “Loro Borici” ne Shkoder. Enti prokurues, e
ka lidhur kete kontrate, pasi i eshte vene ne dispozicion nje fond per prokurimin e
objektit te kontrates se sipermarrjes. Kontrata fillestare parashikonte nder te tjera
edhe instalimin nga sipermarresi te nje sistemi ujitje siperfaqesor per fushen e
futbollit.
Gjate realizimit te punimeve sipermarresi i ka propozuar entit prokurues,
ndryshimin e kushtit te kontrates lidhur me kete ze te vecante (sistemin e ujitjes).
Sipermarresi ka argumentuar se per siguruar jetegjatesine e fushes se futbollit do te
ishte e nevojshme qe te vendosej nje sistem ujitje nentokesor i tipit “Toross”,
modern dhe qe do te ndihmonte ne mirembajtjen cilesore te fushes se re.
Permbajtja e propozimit te sipermarresit perfshinte te gjithe elementet e
domosdoshem per lidhjen e kontrates. Ne rastin konkret kemi te bejme me nje
ndryshim te kontrates fillestare per zerin e sistemit te ujitjes.
Pra nga sipermarresi eshte bere propozimi per ndryshimin e marredhenies
juridike qe ekzistonte midis tyre. Oferta ishte e plote 1 (permbante te gjithe
elementet thelbesor, cmimin, objektin konkret), ajo i drejtohet pales porositese
(entit prokurues) dhe nga ky propozim dilte qarte gadishmeria e propozuesit
(shoqerise “CURRI” sh.p.k.) per ndryshimin e kontrates per zerin e vecante. Nga
ana tjeter pranimi i entit prokurues nga pikepamja e se drejtes civile ishte i plote
(per te gjithe kushtet e propozuara nga sipermarresi) i drejtohej sipermarresit dhe u
dha ne kohen e caktuar (menjehere).
Qe kontrata te quhet e lidhur duhet qe palet (sipermarresi dhe enti
prokurues) te kene shprehur lirisht2 vullnetin e tyre se jane dakord mbi te gjithe
kushtet thelbesore. Ne castin e bashkimit te vullnetit te tyre, kontrata quhet e lidhur
me perjashtim te rasteve kur ligji kerkon plotesimin e ndonje forme te vecante
(kontrata formale), ose dorezimin e sendit (kontrata reale). Kontrata quhet e lidhur
nese propozimi i njeres pale eshte pranuar nga pala tjeter, pra kur palet kane
shfaqur ne menyre te ndersjellte vullnetin e tyre, duke u marre vesh per te gjitha
kushtet thelbesore te saj3. Ky arsyetim perdoret edhe per ndryshimin e
marredhenies juridike te detyrimit ekzistues midis paleve.
__________
1
Ne perputhje me Nenet 663 dhe 671 te Kodit Civil
2
Ne rastin konkret vullneti i entit prokurues nuk ka qene autonom, por i kushtezuar nga miratimi
i Agjensise se Prokurimit Publik, konform nenit 19§1, germa (ё) e ligjit “Per prokurimin
publik”.
3
Neni 676 i Kodit Civil.

143
Palet kane shkembyer korrespondence te shkruar midis tyre duke percaktuar
edhe cmimin e sistemit te ri te ujitjes dhe kane rene dakord per te. Sipas nenit 690
te Kodit Civil kontrata e lidhur rregullisht ka forcen e ligjit per palet. Ajo mund te
prishet ose te ndryshohet me pelqimin e ndersjellte te paleve, ose per shkaqe te
parashikuara me ligj.
Ne ceshtjen konkrete, enti prokurues eshte nje organ i administrates publike
dhe veprimtaria e tij ne rastin konkret rregullohet nga ligji nr.7971, date
26.07.1995 “Per prokurimin publik”. Enti prokurues mund te prokuroje vetem kur
i vihen ne dispozicion fonde publike. Ai (enti) eshte pergjegjes per kete (neni 7§1 i
ligjit “Per prokurimin publik”). Pa pasur fonde te vena ne dispozicion, nuk mund te
kete prokurim, konform ligjit.
Ligji “Per prokurimin publik” eshte ligji qe rregullon menyren e shfaqjes se
vullnetit te entit prokurues. Ky ligj eshte nje ligj qe rregullon nje marredhenie
administrative te se drejtes publike. Ai ka per qellim te nxise perdorimin ekonomik
dhe efektiv te fondeve publike nga entet prokuruese (Neni 1§a i ligjit “Per
prokurimin publik”). Enti prokurues mund te shprehe vullnetin e tij per ndryshimin
e kontrates se lidhur rregullisht4, vetem duke respektuar procedurat e parashikuara
ne ligjin “Per prokurimin publik”. Neni 19§1, germa (ё) e ligjit ne fjale parashikon
shprehimisht se “enti prokurues do te perdore proceduren e prokurimit te
drejteperdrejte per rastet e parashikuara ne shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” te pikes
1 te ketij neni, vetem pasi te kete marre miratimin nga Agjensia e Prokurimit
Publik”.
Enti prokurues kushtezohet ne shfaqjen e rregullt te vullnetit te tij nga
formulimi ligjor i siperpermendur. Enti prokurues duhet te mos e kishte pranuar
propozimin e sipermarresit, pa marre me pare miratimin nga Agjensia e Prokurimit
Publik, konform nenit 19§1, germa (ё) te ligjit “Per prokurimin publik”. Per
rrjedhoje vullneti i shfaqur nga enti prokurues eshte nje vullnet i shfaqur ne
kundershtim me ligjin, dhe si i tille nuk krijon asnje pasoje juridike, konform nenit
92§a te Kodit Civil. Ky nen i Kodit Civil parashikon se veprimet juridike te
pavlefshme nuk krijojne asnje pasoje juridike. Te tilla jane ato qe: (a) vijne ne
kundershtim me nje dispozite urdheruese te ligjit. Ne rastin konkret germa (ё) e
nenit 19§1 te ligjit “Per prokurimin publik”, eshte nje norme urdheruese, pasi
parashikon shprehimisht detyrimin e entit prokurues qe mund te realizoje
prokurimin e drejtperdrejte (qe ka kerkuar te realizoje) vetem pasi te kete marre
miratimin nga Agjensia e Prokurimit Publik.
_______
4
Kontrata fillestare ishte lidhur rregullisht, ndersa ndryshimi qe iu be asaj jo.

144
Pra, miratimi duhej marre para se te shprehej vullneti per ndryshimin e
kontrates fillestare qe ishte lidhur rregullisht dhe qe perbente ligj per palet. Dhenia
e miratimit nga Agjensia e Prokurimit Publik, per entin prokurues, eshte nje
procedure e parashikuar shprehimisht ne ligjin “Per prokurimin publik”, dhe
shkelja e kesaj kerkese shkakton pavlefshmeri absolute te veprimit juridik per
ndryshimin e kontrates fillestare. Ne nje rast te tille gjykata duhet te marre vete
kryesisht parasysh kete pavlefshmeri absolute, dhe te rregulloje pasojat konform
nenit 106 te Kodit Civil. I padituri prezumohet se e njeh ligjin dhe e di se enti
prokurues nuk ka mundesi qe te shprehe ne menyre te lire vullnetin e tij per
prokurimin e drejteperdrejte te shumes se nevojshme per realizimin e punimit
shtese qe iu propozua, pa marre me pare miratimin e Agjensise se Prokurimit
Publik. Ne nje rast te tille sipermarresi mund te zgjidhte dy alternativa te
mundeshme, ose te priste derisa te merrej pergjigja nga Agjensia e Prokurimit
Publik dhe ne vartesi te saj, te realizonte ose jo punimin per sistemin nentokesor te
ujitjes, ose thjesht t`i qendronte besnik kushteve te kontrates se lidhur rregullisht
midis paleve me date 03.07.2002 5.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a, te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.446, date 15.04.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 12.05.2005
___________
5
Paditesi ne kete rast do te mund te kishte mundesine qe t`i drejtohej gjykates me padi per
shperblim demi jashtekontraktor, konform neneve 608 e vijues te Kodit Civil si dhe Ligjit
Nr.8510, date 15.07.1999 “Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates
publike”. Neni 3§a i Ligjit “Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates
publike”, parashikon shprehimisht se organet e administrates shteterore pergjigjen per demet qe
u shkaktojne personave fizike a juridike private, ne rastet qe vijojne: (a) kur kryejne veprime a
mosveprime te kunderligjshme.

145
Nr.2335/306 i Regj. Themeltar
Nr.823 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:
PADITËS (TË K/PADITUR): GUSHI CEREKJA
MELEQ BEDHIA
ARFA SULKUQI
AFERDITA SPAHO
SADETE TURKU
OSMAN KAZAZI
HILMI KAZAZI
SKENDER KAZAZI
TOMORR KAZAZI
NASHIFER COPJA
BURBUQE KOTHERJA
BUKUROSHE BOJA,
ne mungese
TË PADITUR: BESNIK PAPRI
SILVANA PAPRI,
ne mungese.
TË PADITUR (K/PADITËS): ARBEN PAPRI

146
ELIDA PAPRI,
ne mungese
PERSON I TRETË: K.K.K. PRONAVE
PRANE BASHKISE
ELBASAN, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Lirim e dorezim sendi.
Baza ligjore: Neni 296 i K.Civil.
OBJEKTI I KUNDËRPADISË:
Anullim i vendimit nr.374/2, date 10.03.1994
te K.K.K. Pronave Elbasan.
Baza ligjore: Neni 106 i K.Pr.Civile
dhe neni 22 i ligjit nr.7689, date 15.04.1993.

Gjykata e rrethit gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.236, date 21.02.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkese-padise se paditesave te kunderpaditur.
Rrezimin e kunderpadise se te paditurve (kunderpadites) si te
pabazuar ne prova e ne ligj.
Detyrimin e te paditurve (kunderpadites) Arben Papri, Elida Papri,
Besnik Papri e Silvana Papri t`u lirojne paditesave shtepine, te
ndodhur ne lagjen “28 Nentori” me kufizime V. - 6/15, 6/16, L. - 6/46,
J. - 6/18, P. - 6/18, 6/15.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.304, date 27.05.2003 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.236, date 21.02.2003 te Gjykates se
rrethit gjyqesor Elbasan.

Kunder ketij vendimi kane ushtruar rekurs te paditurit kunderpadites, duke


parashtruar si me poshte:
- Gjykata ka zbatuar keq ligjin, duke pranuar padine per lirim te baneses, pasi
ne jemi pronare te ligjshem bazuar ne ligjin 7562 “Per privatizimin e
banesave”, e regjistruar kjo ne hipoteke me date 03.11.1993 dhe nuk mund
te urdheroje kthimin e sendit pa shfuqizuar sipas rruges ligjore titullin tim te
pronesise.

147
- Po keshtu gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 18 dhe 451/a te
K.Pr.C. duke pranuar padine per kthim sendi, duke u bazuar ne vendimin e
gjykates qe ka konstatuar pavlefshmerine e kontrates se privatizimit, pasi ne
nuk kemi qene pale ne kete gjykim dhe vendimi ne fjale nuk ka fuqi ndaj
nesh.
- Gjykata ka gabuar ne rrezimin e kunderpadise per shkak te legjitimitetit
aktiv, pasi kete te drejte na e jep ligji 7698, neni 22 i tij dhe per faktin se ne
kete banese jane bere shtesa e ndryshime dhe si posedues te ligjshem te
kesaj banese legjitimohemi ne kerkesen tone. Kjo dhe per faktin se pales
paditese nuk i eshte marre banesa ne kundershtim me ligjin, por ne rruge
ligjore si trashegimtare, pasi nuk ka patur trashegimtare te tjere te radhes se
meparshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi nr.304, date 27.05.2003 i Gjykates se Apelit Durres, me te cilin
eshte lene ne fuqi vendimi nr.236, date 21.02.2003 i Gjykates se rrethit gjyqesor
Elbasan, eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet
per rishqyrtim ne gjykaten e apelit.
Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel ka rezultuar si me poshte:
Me vendimin nr.374/2, date 10.08.1994 te K.K.K.Pronave Elbasan
paditesave, me cilesine e trashegimtareve te ish-pronarit Ahmet Kazazi, u eshte
njohur pronesia dhe u eshte kthyer nje shtepi dhe nje kopesht prej 280m 2, me kufij
te percaktuar. Kete prone pala paditese e ka rregjistruar ne Z.RR.P.P.
Nepermjet padise, paditesit kane kerkuar detyrimin e te paditurve t’u kthejne
pronen ne fjale qe vazhdojne ta mbajne ne menyre te kunderligjshme.
Rezulton se me vendim gjyqesor te formes se prere te dhene ne vitin 1995
eshte konstatuar pavlefshmeria e kontratave te privatizimit te baneses nga te
paditurit.
Te paditurit kunderpadites me ane te kunderpadise kane kerkuar anullimin e
vendimit te Komisionit te Pronave me pretendimin se kthimi i prones paditesave
nuk gjen mbeshtetje ne ligj. Sipas tyre kjo prone i ka kaluar shtetit ne baze te ligjit
si pasuri trashegimore.
Sipas tyre, me vdekjen e trashegimlenesit Ahmet ne vitin 1959, ai nuk ka
pasur trashegimtare ligjore te radheve te mepareshme, prandaj pasurine e tij e ka
fituar shteti si trashegimtar ligjor i radhes se fundit.

148
Gjithashtu ka edhe nje vendim te ish Komitetit Ekzekutiv te K.P. te Rrethit
Elbasan per kalimin e kesaj prone ne pronesi te shtetit.
Ne lidhje me padine gjykata e apelit ka arsyetuar se ajo me te drejte eshte
pranuar, sepse te paditurit jane posedues te paligjshem te prones ne fjale, ndersa
paditesit e kerkojne ate me cilesine e pronarit te saj, pronesi e trasheguar dhe e
kthyer me vendim te Komisionit te Pronave. Sipas gjykates se apelit, titulli i
pronesise se te paditurve (kontrata e privatizimit te baneses) eshte konstatuar si i
pavlefshem me vendim gjyqesor te formes se prere. Kjo eshte e vertete, por
vendimi ne fjale nuk u heq te paditurve te drejten e posedimit si qiramarres te
baneses qe ka qene prone e shtetit. Gjykata e apelit duhej te verifikonte faktin ne se
te paditurit kane statusin e te pastrehit, si qytetare qe banojne ne banese qe do t`i
kthehet ish-pronarit, dhe ne se perfitojne si te tille ne baze te legjislacionit ne fuqi.
Duhet te kihet parasysh fakti qe edhe sipas ligjit te ri nr.9235, date 29.07.2004
“Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” (neni 9), banesat prone e subjekteve te
shpronesuara, lirohen nga qirramarresit brenda nje afati 3 vjecar.
Ne lidhje me kunderpadine gjykata e apelit eshte shprehur qe te paditurit
kunderpadites nuk legjitimohen ne ngritjen e kunderpadise, sepse, pasi kontrata e
privatizimit eshte konstatuar si e pavlefshme nga gjykata, ata nuk kane titull
pronesie. Eshte e vertete qe ata nuk legjitimohen te kerkojne anullimin e vendimit
te Komisionit te Pronave me cilesine e pronarit te sendit, por ata kane nje interes te
ligjshem per te mbrojtur, i cili i legjitimon ne ngritjen e kunderpadise. Mbajtja e
baneses prej tyre nuk eshte nje veprim arbitrar, por bazohet ne nje kontrate qiraje.
Gjithashtu, te paditurit kunderpadites kane pretenduar se prona e trashegimlenesit
nuk eshte marre nga shteti me ane shtetezimi, shpronesimi, konfiskimi apo me cdo
menyre tjeter te padrejte, por eshte perfituar nga shteti si trashegimtar ne baze te
ligjit per trashegimine.
Edhe sipas legjislacionit te kohes, trashegimtaret e vertete, sic permenden ne
vendimin e gjykates se apelit zoterinjte Sadullah e Veli Kazazi, kishin te drejte ta
kerkonin pronen e tyre nga cdo person qofte ky edhe shteti.
Gjykata e apelit duhet te verifikoje ne se te lartpermendurit kane ushtruar
apo jo mjetet e ligjshme per kerkimin e pasurise trashegimore dhe, ne se nuk i kane
ushtruar ato, a kane qene ne pamundesi per t`u mbrojtur sipas rrethanave qe
diktonte koha.
Se fundi, te paditurit kunderpadites kane pretenduar se ato i kane bere
nderteses shtesa e ndryshime, qe i bejne bashkepronare ne kushtet e nenit 13 te
Ligjit nr.7698 date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-
Pronareve”. Gjykata e apelit eshte e detyruar t`i jape pergjigje edhe ketij
pretendimi te te paditurve.

149
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c, te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.304, date 27.05.2003 te Gjykates se Apelit Durres dhe
dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.05.2005

150
Nr.2322/301 i Regj.Themeltar
Nr.824 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:

PADITËS: SHOQERIA “REXHEPI” sh.p.k.,


perfaqesuar nga av. Zana Hasko
E PADITUR: DREJTORIA E KONTROLLIT MBI
TERRITORIN PRANE BASHKISE
TIRANE, perfaqesuar nga juristja Lindita
Troja dhe avokati i shtetit Petrit Myftari

OBJEKTI I PADISË:
Anullimi i aktit administrativ nr.3720, date 10.07.2002
si absolutisht te pavlefshem.
Baza ligjore: Ligji nr.8485, date 12.05.1999,
Kodi i Procedures Administrative.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2474, date 03.06.2003 ka


vendosur:
Te rrezoje padine e ngritur nga paditesi Shoqeria “Rexhepi” sh.p.k. si
te pabazuar ne ligj.

151
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.423, date 13.04.2004 ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.2474, date 03.06.2003 te Gjykates se rrethit
gjyqesor Tirane.
Pranimin e padise.
Anullimin e aktit administrativ nr.3720, date 10.07.2002 dale nga
Drejtoria e Kontrollit mbi Territorin prane Bashkise Tirane.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur Bashkia Tirane, duke
parashtruar si me poshte:
- Kundershtojme vendimin e gjykates se apelit sepse verejme shkelje te renda
te ligjit material e procedurial.
- Gjykata e apelit gjate gjykimit nuk ka marre parasysh vendimin e Keshillit
Bashkiak nr.6, date 26.01.2001 “Per vendosjen e gjobave nga Bashkia e
Tiranes”, ligjshmeria e te cilit eshte konfirmuar edhe nga Prefekti i Qarkut
Tirane.
- Gjoba e vendosur ndaj paditesit Shoqeria “Rexhepi” eshte e drejte dhe ne
zbatim te ligjit pasi paditesi ka kryer nje veprim te paligjshem, i cili perben
kundervajtje administrative.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e te paditurit dhe av. e shtetit, qe kerkuan prishjen e vendimit
te apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare, perfaqesuesin e
paditesit, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen
ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.423, date 13.04.2004 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar
ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Pala paditese shoqeria “Rexhepi” sh.p.k. ushtron veprimtari ne fushen e
ndertimeve. Me daten 23.04.2002 inspektoret e pales se paditur, Bashkia Tirane
(drejtoria e Kontrollit mbi Territorin), pas nje kontrolli te ushtruar prane objekteve
qe ndertonte pala paditese kane konstatuar ndotje ambienti. Nepermjet aktit te
kontrollit nr.419, date 23.04.2002 kane pershkruar gjendjen dhe kane lene detyre
qe te behen pastrimet nga mbeturinat e ujrat me qellim qe te shmanget ndotja.
Po me daten 23.04.2002 inspektoret kane mbajtur proces-verbalin perkates
dhe kane perpiluar vendimin per dhenien e gjobes prej 200.000 leke pales paditese.
Keto dokumente permbajne vetem nenshkrimin e inspektoreve, ndersa
perfaqesuesi i kundravajtesit nuk rezulton te jete pyetur per veprimet e tij dhe te

152
kete nenshkruar per marrjen dijeni per proces-verbalin e mbajtur dhe per vendimin
e gjobitjes.
Ne keto rrethana, ndryshe nga gjykata e shkalles se pare, gjykata e apelit, me
te drejte ka konkluduar se vendimi per dhenien e gjobes nuk eshte nxjerre ne
formen dhe sipas procedures se parashikuar ne ligj, si dhe nuk i eshte komunikuar
rregullisht kundervajtesit, duke u shkelur kerkesat e neneve 60 dhe 116/c te Kodit
te Procedures Administrative.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.423, date 13.04.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 12.05.2005

153
Nr.2328/305 i Regj. Themeltar
Nr.825 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 11.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, ceshtjen civile me


nr.2328/305 akti qe ju perket paleve:

PADITËS: AGJENSIA KOMBETARE E


PRIVATIZIMIT TIRANE, perfaqesuar nga
Av. L. Lleshi dhe Av. i Shtetit Delo Isufi
I PADITUR: BARDHYL BALTEZA, perfaqesuar nga
Av. A.Gunbardhi

OBJEKTI I PADISË:
Konstatimin e pavlefshmerise absolute
te kontrates se shitjes nr.457/243, date 09.11.2001.
Baza Ligjore: Neni 92/a i K.Civil,
Ligji 7980, date 27.07.1999 dhe
VKM nr.562, date 09.10 1995.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3224, date 11.07.2003,


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.619, date 14.05.2004, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.3224, date 11.07.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

154
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te
Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Agjensia Kombetare e Privatizimit, e cila
parashtron keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates se apelit eshte ne kundershtim me ligjin.
- Ne baze te autorizimit per kalim pronesie date 22.09.1998 dhe date
28.01.1998, eshte lidhur kontrata date 23.10.1998, per shitjen e objektit 702,
qe perfshin (mencen +salla kimike) dhe mbi kete baze, eshte lidhur kontrata
e shitjes se truallit, per siperfaqen 3739 m2. Keto kontrata jane te ligjshme
dhe nuk jane kundershtuar nga asnjera pale.
- Me date 09.11.2001, eshte lidhur kontrata e shitjes per truallin e
domosdoshem per ushtrim aktiviteti te objektit 702, ish prone e ndermarrjes
Pesticide Durres, per siperfaqen 1972,25 m2. Kjo kontrate eshte lidhur ne
kundershtim me ligjin dhe per pasoje ne zbatim te nenit 92/a te K.C., duhet
te prishet.
- Siperfaqja e truallit qe duhej privatizuar do te ishte vetem ajo e percaktuar ne
autorizimin per kalimin e pronesise date 22.09.1998, me siperfaqe 3739m2,
e cila eshte zyrtarizuar me kontraten date 06.01.1999.
- Privatizimi i siperfaqes 1972,25 m2, eshte bere ne kundershtim me VKM
nr.562, date 09.10.1995, duke kaluar kompetencat e vendimit piken 4 ku
thuhet se, shitja e truallit behet sipas gentplaneve te ndermarrjeve ne dosjet e
privatizimit.
- Pika 2 e udhezimit nr.20, date 30.08.2001, vjen ne kundershtim me
vendimin nr.562, date 09.10.1995, duke tejkaluar kompetencat.
- Pika "d" e ketij udhezimi, eshte shfuqizuar me Urdherin nr.36, date
13.08.2002 nga A.K.P.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, perfaqesuesit e pales paditese
Av. L. Lleshi dhe Avokatin e Shtetit Delo Isufi, qe kerkuan pranimin e rekursit,
perfaqesuesin e pales se paditur av. A. Gunbardhi, qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimeve, si dhe diskutoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.619, date 14.05.2004, i Gjykates se Apelit Tirane, eshte i bazuar
ne ligj, si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Siç ka rezultuar nga gjykimi, me kontrate shitje nr.4567/243, date
09.11.2001, pala e paditur Bardhyl Balteza, ka blere nga Agjensia Kombetare e
Privatizimit, siperfaqen shtese te truallit per ushtrimin e aktivitetit te objektit
"702", ish prone e Ndermarrjes Pesticide Durres, siperfaqe e cila eshte 1972,25 m2,

155
kundrejt cmimit 946.680 leke. Kjo kontrate eshte bazuar ne ligjin 7980, date
27.07.1995 "Per shitblerjen e trojeve", V.K.M nr.562, date 09.10.1995 "Per shitjen
e truallit te ndermarrjeve qe privatizohen" dhe Udhezimin nr.20, date 30.08.2001 te
A.K.P.
Nga kontrolli i ushtruar ne A.K.P., nga Kontrolli i Larte i Shtetit dhe
kontrolli i brendshem administrativ i K.Ministrave, nder te tjera, eshte konkluduar
se, shitja e truallit shtese, per objektin "702" Kimike me siperfaqe 1972 m2, eshte
bere ne baze te pikes "D" te udhezimit nr.20, date 30.08.2001, te Drejtorise se
A.K.P., udhezim ky ne kundershtim me VKM nr.562, date 09.10.1995 "Per shitjen
e truallit te ndermarrjeve qe privatizohen" si dhe me ligjin nr.8652, date
31.07.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" dhe eshte
lene detyre te behet padi civile, ne gjykate nga A.K.P., per anullimin e kontrates se
shitjes te siperfaqes se truallit, shtese funksionale.
Agjensia Kombetare e Privatizimit ka ngritur padi kunder Bardhyl Baltezes,
(bleresi) me objekt konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates se shitjes
nr.4567/243, date 09.11.2001 per siperfaqen shtese funksionale prej 1972,25 m2,
dhe detyrimin e ZRPP te crregjistroje kete prone, duke u kthyer palet ne gjendjen e
mepareshme, me pretendimin se eshte lidhur ne kundershtim me ligjin dhe
konkretisht me V.K.M. nr.562, piken 4 te tij.
Gjykata e shkalles pare, ka vendosur rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj
e ne prova. Ky vendim, eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit, duke arsyetuar se
kontrata e shitjes objekt gjykimi eshte lidhur konform me dispozitat ligjore ne fuqi.
Sic ka rezultuar nga gjykimi, kontrata e sipercituar eshte lidhur, ne baze te
autorizimit nr.2909, date 22.10.2001 te Drejtoreshes se Pergjitheshme te Agjensise
Kombetare te Privatizimit, ne zbatim te ligjit 7980, date 27.07.1995 "Per
shitblerjen e trojeve" dhe V.K.M. nr.562, date 09.10.1995 "Per shitjen e truallit te
ndermarrjeve qe privatizohen" si dhe Udhezimit nr.20, date 30.08.2001 te
Agjensise Kombetare te Privatizimit "Per zbatimin e vendimit te Keshillit te
Ministrave nr.562, date 09.10.1995 dhe vendimit nr.883, date 23.12.1996".
Sipas nenit 4/b te ligjit nr.7980, date 27.07.1995 "Per shitblerjen e trojeve"
kalimi i trojeve te zena prone shteterore ne prone private eshte i detyrueshem, kur
kerkohet nga i interesuari, ne rastet kur trualli do perdoret per zgjerime apo
ristrukturime nga persona private, qe u lind kjo e drejte nga ana urbanistike sic
parashikohet ne paragrafin e dyte te nenit 1. Kalimi behet ne favor te pronareve te
objekteve qe zgjerohen apo ristrukturohen.
I padituri Bardhyl Balteza, ne perputhje me kerkesat e Udhezimit nr.20, date
30.8.2001 te Agjensise Kombetare te Privatizimit, ka bere kerkesen ne Agjensine
Kombetare te Privatizimit, per blerjen e siperfaqes shtese funksionale prej
1972,25m2, e cila i eshte miratuar, duke u pajisur me autorizimin perkates per

156
lidhjen e kontrates perfundimtare dhe me date 09.11.2001 eshte lidhur kontrata e
shitjes te shteses se truallit.
Nga Seksioni i Urbanistikes te Keshillit te Qarkut Durres, eshte vertetuar se,
trualli shtese funksionale, me siperfaqe 1972,25 m2, qe kerkohet te blihet nga
pronari i objektit nr.702, ndodhet brenda rrethimit, te ish Ndermarrjes se
Pesticideve, ne Porto Romano. Ky truall, nuk mund te perdoret, nga persona te
tjere per te bere ndertime, per vete vendodhjen ne vazhdim te prones se Bardhyl
Baltezes dhe te pronave te tjere qe ai disponon ne kete territor. Pra, kjo pjese
trualli, ka rezultuar se, eshte e nevojshme per funksionimin normal te prones se
privatizuar, si per te tashmen dhe te ardhmen.
Nga akti i ekspertimit i administruar si prove eshte vertetuar se, objekti eshte
shesh teknologjik, ne funksion te investimit te kryer nga i padituri, investim qe
eshte sa trefishi i vleres se truallit te privatizuar.
Sa siper, Kolegji Civil çmon se, ndryshe nga sa pretendohet ne rekurs,
veprimi juridik i shitjes, kryer nga palet, nuk vjen ne kundershtim me ligjin dhe
aktet nenligjore, ne te cilat parashikohen rastet dhe kriteret per shitjen e trojeve
funksionale, siç eshte trualli objekt konflikti.
Pretendimi i te paditures se pika "d" e Udhezimit nr.20, date 30.08.2001 te
Drejtorise se A.K.P., qe eshte nje nder udhezimet ku eshte bazuar shitja e objektit,
eshte shfuqizuar me urdherin e vete te paditures nr.36, date 13.08.2002, nuk perben
shkak per pavlefshmerine e veprimit juridik te shitjes.
Siç eshte provuar gjate gjykimit veprimi juridik i shitjes se truallit objekt
konflikti eshte bazuar ne ligjin "Per shitblerjen e trojeve" nr.7980, date 27.07.1995,
vendimet e Keshillit te Ministrave te cituara me siper dhe ne udhezimin nr.20, date
30.08.2001 te paditures qe percaktojne rregulla te pergjitheshme e te posaçme per
shitjen e ketyre trojeve, te kerkuara per shitje nga pronari dhe dokumentacionin
perkates (pika d) qe i interesuari duhej t'i paraqiste A.K.P.
Vendimet e Keshillit te Ministrave dhe udhezimi perkates mbi bazen e te
cilave eshte realizuar shitja jane aktet qe kane qene ne fuqi, ne kohen e kryerjes se
shitjes, e cila eshte realizuar me date 09.11.2001 dhe nga gjykimi nuk ka rezultuar
e provuar pavlefshmeria e saj, per shkak se vjen ne kundershtim me vendimet e
Keshillit te Ministrave dhe udhezimet perkatese, qe kane sherbyer si baze ligjore
per shitjen.
Ndryshimet e mevoneshme qe mund t'i behen akteve ligjore e nenligjore mbi
te cilat realizohet nje veprim juridik, siç eshte shitja ne rastin konkret, nuk e bejne
te pavlefshem veprimin juridik te kryer me pare, sipas udhezimeve qe vete ato
percaktojne, per shkak te ndryshimit me vone te nje pjese te aktit apo vendimi i
K.M. nga vete organi qe ka nxjerre aktin.

157
Ne perfundim, Kolegji Civil i Gjykates se Larte konsideron te pabazuara ne
ligj pretendimet e ngritura ne rekurs dhe vendimi i gjykates se apelit lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures
Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.619, date 14.05.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 11.05.2005

158
Nr.2324/302 i Regj. Themeltar
Nr.826 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne daten 11.05.2005 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe u


perket paleve:

PADITËS: YMER BALLA, perfaqesuar Av. Luli Ndoja


E PADITUR: KORPORATA ELEKTRO ENERGJITIKE
SHQIPTARE SH.A., perfaqesuar nga juristi
Edmond Janushi

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeri e zgjidhjes se kontrates se punes.
Demshperblim me pagen e nje viti.
Shperblim per vjetersi ne pune.
Baza Ligjore: Nenet 21, 143, 144/5, 146/3,
152, 155/3 te K.Punes.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2743, date 16.06.2003, ka


vendosur:
Pranimin e kerkese padise.
Deklarimin e pavlefshmerise se aktit te zgjidhjes se kontrates se punes
me nr.7337, date 01.10.2002 te nxjerre nga pala e paditur Korporata
Elektroenergjitike (KESH) Tirane.

159
Detyrimin e te paditurit Korporata Elektroenergjitike (KESH) Tirane
te demshperbleje paditesin Ymer Balla, me pagen e nje viti pune
(pagen mujore ne masen 40.500 leke).
Detyrimin e te paditurit Koorporata Elektroenergjetike (KESH)
Tirane te paguaje ne favor te paditesit Ymer Balla shperblimin per
vjetersi ne pune ne perputhje me ligjin.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.563, date 06.05.2004, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.2743, date 16.06.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Procedures Civile ka ushtruar rekurs K.E.SH sh.a., e cila parashtron keto shkaqe:
- Gjykatat kane gabuar ne dhenien e vendimeve ne pjesen arsyetuese, duke
percaktuar se pretendimet e pales se paditur nuk jane te mbeshtetura ne ligj
dhe ne prova.
- Gjykatat nuk jane shprehur per kerkesat dhe pretendimet qe kemi patur ne
seance gjyqesore. Ne baze te nenit 29 te K.Pr.C., gjykata eshte e detyruar te
shprehet per te gjitha pretendimet qe kane palet.
- Gjykatat ne dhenien e vendimeve jane mbeshtetur vetem ne pretendimet e
pales paditese.
- Paditesi ka munguar ne pune nga data 19-31 gusht 2002, pa u justifikuar.
- Persa i perket muajit shtator gjate te cilit paditesi pretendon se ka qene me
leje pa te drejte page, theksojme se ai nuk ka paraqitur asnje kerkese per leje
pa te drejte page sipas rregullit dhe ka munguar pa miratim.
- Afatet e njoftimit jane zbatuar se pasi eshte njoftuar familja me telefon, jane
pergjigjur se do marre leje pa te drejte page. Ky ka qene edhe shkaku qe
koheshenuesja ka rregjistruar liste prezencen leje pa te drejte page.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin anetares Irma Bala, perfaqesuesin e pales se paditur
juristin E. Janushi, i cili kerkoi te prishen vendimet dhe rrezimin e padise,
perfaqesuesin e pales paditese L. Ndoja, qe kerkoi te lihet ne fuqi vendimi dhe pasi
e diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.563, date 06.05.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte i bazuar
ne ligj, si i tille duhet te lihet ne fuqi.

160
Nga gjykimi rezulton se, paditesi Ymer Balla, me detyren inxhinier elektrik,
ka punuar prane pales se paditur qe nga viti 1993, ne detyra te ndryshme.
Me shkresen nr.7337, date 01.10.2002, pala e paditur ka njoftuar paditesin
per zgjidhjen e kontrates se punes, duke e larguar nga puna me motivacionin
"mungesa te perseritura", ne baze te nenit 61 te kontrates kolektive te punes.
Vendimin e mesiperm, paditesi e ka kundershtuar, me padine objekt te ketij
gjykimi, me te cilen kerkon, te konsiderohet e pavlefshme zgjidhja e kontrates se
punes, te demshperblehet, me pagen e nje viti dhe vjetersine ne pune.
Gjykata e shkalles se pare, ka arritur ne perfundimin se, paditesi eshte
larguar ne menyre te padrejte nga puna dhe ne zbatim te dispozitave te Kodit te
Punes, nenet 143, 144, 145, 153, 155/3 ka vendosur te demshperblehet me pagen e
nje viti dhe shperblimin per vjetersi ne pune. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga
gjykata e apelit.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, vlereson te drejta konkluzionet qe kane
arritur gjykatat ne lidhje me shkaqet e zgjidhjes se kontrates se punes. Paditesi
eshte larguar ne menyre te pajustifikuar nga puna, per shkelje te perseritur te
disiplines ne pune dhe mos zbatim i orarit te punes, me date 25, 27 e 30 09.2002,
nderkohe qe eshte provuar se, ne muajin Shtator 2002, nuk ka punuar asnje dite,
pasi ka qene me leje, pa te drejte page e per rrjedhoje nuk mund te ishte ne pune.
Ne gjykim eshte konstatuar se, pala e paditur nuk ka respektuar as afatet dhe
procedurat e njoftimit, per largimin nga puna te paditesit, sipas kerkesave te
neneve 143 e 144 te Kodit te Punes. Me te drejte, gjykatat zgjidhjen e kontrates se
punes me paditesin edhe per kete shkak e konsiderojne si zgjidhje me efekt te
menjehershem, ne baze te nenit 143/4 te K.Punes, e cila gjen rregullim ne nenin
153 e vijues te K.Punes.
Sipas pikes 3 te nenit 153 te K.Punes, gjykata vendos nese ekzistojne shkaqe
te justifikuara per zgjidhjen e menjehershme te kontrates. Ne rastin e largimit nga
puna te paditesit, nuk provohen shkaqet e justifikuara per zgjidhjen e
menjehershme te kontrates, pasi paditesi nuk ka vepruar me faj dhe as nuk ka
shkelur ne menyre te perseritur disiplinen ne pune. Shkelja e perseritur e disiplines
ne pune, e pretenduar nga pala e paditur, i referohet vetem diteve kur paditesi ka
qene me leje, pa te drejte page, gjithashtu nuk eshte provuar as paralajmerimi me
shkrim i punedhenesit, sic kerkon neni 153/3 i K.Punes.
Perfundimisht, gjykatat kane pranuar kerkesen e paditesit, per pagimin e
pages per nje vit pune, ne baze te nenit 155/3 te K.Punes.
Sipas kesaj dispozite, ne rastet e zgjidhjes se menjehershme te pajustifikuar
te kontrates se punes nga punedhenesi, gjykata, duke vleresuar te gjitha rrethanat,
vendos detyrimin e punedhenesit, ndaj punemarresit, me nje demshperblim jo me
shume se paga e nje viti pune.

161
Po ashtu me te drejte eshte pranuar kerkesa e paditesit per shperblimin per
vjetersi ne pune, pasi plotesohen kerkesat e nenit 145 te K.Punes, per kete lloj
shperblimi. Punemarresi e perfiton kete shperblim, pasi kontrata eshte zgjidhur nga
punedhenesi dhe marredheniet e punes kane zgjatur jo me pak se tre vjet.
Shperblimi per vjetersi i shtohet shperblimit qe jepet ne rastin e zgjidhjes se
kontrates pa shkaqe te arsyeshme, ose te zgjidhjes me efekt te menjehershem pa
shkaqe te arsyeshme.
Paditesit, kontrata e punes i eshte zgjidhur nga punedhenesi, pa shkaqe te
arsyeshme dhe marredheniet e punes midis paleve kane zgjatur mbi 3 vjet.
Ne rrethanat e siperme, vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe duhet
te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.563, date 06.05.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 11.05.2005

162
Nr.2261/278 i Regj. Themeltar
Nr.827 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


pale:

PADITËS: TRASHEGIMTARET E QEMAL QESES:


1. NEFIJE ELEZI
2. BESNIKE QESJA
3. SHADIJE QESJA
4. IKBALE QESJA
5. PETRIT QESJA
6. LINDITA DELAJ
7. EDUART QESJA
8. RIGERS QESJA
9. VJOLLCA QESJA
10. FITNETE QESJA
11. ALI QESJA, perfaqesuar prej
Av. A. Hakani
TË PADITUR: 1. K.K.K.PRONAVE PRANE BASHKISE
TIRANE, ne mungese

163
2. SOKRAT BARE, perfaqesuar nga
Av. Haneme Bakia
OBJEKTI I PADISË:
Kundershtim i vendimit te K.K.K.Pronave
nr.560, date 17.11.1995 duke saktesuar pronen qe i njeh
dhe kthen paditesave si trashegimtare te Xhemal Qeses.
Baza Ligjore: Neni 27 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2629, date 10.06.2003 ka


vendosur:
Anullimin e pjesshem te vendimit te K.K.K.Pronave nr.560, date
17.11.1995 duke percaktuar perfundimisht si me poshte:
Te njohe ish pronar Xhemal Qesen (trashegimtaret e tij) mbi pronen e
tij duke e kthyer dhe kompensuar si vijon: Nje shtepi nje kateshe e
perbere prej gjashte dhomave, dy kuzhina dhe aksesore, ndodhur ne
lagjen "29 nentori" Rr. "Muhtesim Kullici", nr.34, ndodhur mbi nje
truall me nje siperfaqe te pergjithshme prej 500 m2 i njihet dhe i
kthehet pronarit ne baze te nenit 4 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993.
Prona figuron e rregjistruar ne rregjistrin hipotekor me nr.147, date
03.04.1952 dhe kufizohet: Lindja - Barjam Kazazi, Jug - Haxhi Qesja,
Perendim - me rrugen "Muhtesim Kullici", Veri - rruga "Xhorxhi
Martini".

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.437, date 14.04.2004 ka vendosur:


Te lere ne fuqi vendimin nr.2629, date 10.06.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne mbeshtetje te nenit 472 te


K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese trashegimtaret e Xhemal Qeses, te
cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare
Tirane nr.2629, date 10.06.2003 e kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e
shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk i eshte dhene pergjigje kerkimeve te parashtruara ne ankim duke
shkelur rende te drejtat e parashikuara ne nenin 465 te K.Pr.Civile.
- Gjykata ka cenuar rende me dashje te drejten e paditesit per pronen
objekt konflikti ku arbitrarisht jashte kerkimeve tona si disponues e
zvogelon ate.

164
- Ne padi ne kerkuam saktesimin e prones persa i perket skices
bashkengjitur vendimit, pasi me vendim na jane kthyer dy banesa 32 dhe
34, gjykata jo vetem qe nuk e rregulloi kete pasaktesi, por zvogeloi
pronen me 82 m2.
- Gjykata per te bere saktesimin duhet te caktonte ekspert per te bere
matjet ne vend, por edhe kete gje ajo nuk e beri.
- Gjykata ka shtremberuar provat dhe faktet kur thote se kthehet banesa 34
me 6 dhoma ne nje kohe qe banesa 34 ka 3 dhoma.
- Eshte e vertete qe banesa 32 i eshte shitur Emilia Petro, por eshte banesa
38 qe posedohet nga i padituri Sokrat Bare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese
av. Arben Hakani, qe kerkoi prishjen e vendimeve, ate te pales se paditur
av. H. Bakia, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si
shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Gjykata e apelit dhe gjykata e shkalles se pare nuk kane respektuar dhe nuk
kane zbatuar drejt kerkesat ligjore, per rrjedhoje ka vend per prishjen e vendimeve.
Paditesat, trashegimtaret e Xhemal Qeses, kane paditur Komisionin per
Kthimin dhe Kompensimin e Pronave prane Bashkise Tirane si dhe Sokrat Baren
duke kundershtuar vendimin e komisionit me nr.560, date 17.11.1995 e duke
kerkuar saktesimin e prones qe u ka njohur dhe kthyer Komisioni per Kthimin dhe
Kompensimin e Pronave paditesave.
Mbi kerkimin e paditesave komisioni eshte shprehur ne lidhje me njohjen e
pronesise dhe kthimin e dy banesave me kufij te percaktuar ne vendim me nr.32
dhe nr.34. Paditesat ne fakt gjate gjykimit kane pretenduar per saktesimin e prones
duke kerkuar percaktimin e kufijve dhe me konkretisht njohjen e pronesise dhe
kthimin e nje banese qe sipas tyre trashegimlenesi ka ndertuar ne truallin e baneses
me nr.34 dhe qe mban nr.38.
Gjykatat duke vleresuar provat kane konkluduar se ne fakt behet fjale per
kthim te baneses me nr.34. Konkluzioni i arritur prej gjykatave nuk eshte ne
perputhje me kerkimin e paditesave, pasi ata ne fakt kane kerkuar njohjen e
pronesise dhe kthimin e baneses me nr.38. Gjykatat ne lidhje me kete kerkim dhe
brenda ketij kerkimi duhet te shpreheshin.
Ne fakt nga materialet e ceshtjes rezulton se paditesat ne lidhje me banesen
me nr.38, nuk kane bere ndonje kerkim konkret prane komisionit per kthimin dhe

165
kompensimin e pronave dhe sikurse rezulton edhe prej vendimit te komisionit, ai
nuk eshte shprehur ne lidhje me kete banese.
Persa u parashtrua me siper, meqenese rezulton qarte se paditesat nuk i jane
drejtuar komisionit per njohjen dhe kthimin e prones dhe per rrjedhoje ai nuk eshte
shprehur ne lidhje me kete kerkim, konkludohet se paditesat nuk mund te
legjitimohen ne kerkimet e tyre ne rruge gjyqesore.
Te drejten e pretenduar paditesat mund ta realizojne duke iu drejtuar
komisionit perkates per njohjen dhe kthimin e prones dhe mandej mund te ndjekin
rrugen gjyqesore per mbrojtjen e se drejtes se tyre te pretenduar te shkelur.
Per sa siper çmohet se gjykatat ne kundershtim me kerkesat ligjore, kane
shqyrtuar mosmarreveshjen, pasi paditesat ne situaten ligjore konkrete nuk
legjitimohen per ngritjen e kesaj padie.
Ne keto rrethana, ky Kolegj çmon se duhet te vendoset prishja e vendimeve
te dhena prej gjykates se apelit, si dhe gjykates se shkalles se pare duke vendosur
pushimin e gjykimit te çeshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.437, date 14.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, si
dhe te vendimit nr.2629, date 10.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe
pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 13.05.2005

166
Nr.2287/289 i Rregj. Themeltar
Nr.828 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS I K/PADITUR: ANDREA DUNI, i perfaqesuar


ne gjykim nga Av. D. Habilaj
I PADITUR K/PADITËS: LLAQI RUCI, i perfaqesuar ne
gjykim nga Av. V. Konomi
I PADITUR: K.K.K. PRONAVE VLORE,
ne mungese

OBJEKTI:
Kundershtim i vendimit te K.K.K.Pronave.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore me vendimin nr.1581, date 20.11.2002 ka


vendosur:
Rrezimin e kerkese padise se paditesit dhe pranimin e kunderpadise.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.330, date 11.07.2003 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me


pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:
- Gjykata nuk ka caktuar ekspert per te bere vleresimin e shpenzimeve.

167
- Komisioni ka bere caktimin ne mungesen time.
- Une banoj ne ate banese nga viti 1964.
- Jam pronar i truallit ku eshte ngritur ndertesa.
- Kerkon prishjen e vendimeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


si degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi pretendimin e
paditesit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, te paditurin, i cili kerkoi rrezimin e
rekursit d.m.th. lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Pjesemarresit ne proces jane ne marredhenie familjare dhe i kunderdrejtojne
njeri tjetrit pretendime pronesie.
Paditesi ka pretenduar se, eshte pronar i shtepise objekt gjykimi (pronesi e
fituar me blerje dhe parashkrim fitues) ndersa i padituri ka pretenduar se, eshte
banesa e tij, e kthyer me vendim te anes se paditur K.K.K.Pronave.
Mosmarreveshjen e mesiperme, pjesemarresit ne proces e kane parashtruar
para gjykates, e cila ka konsideruar te drejte pretendimin e te paditurit
kunderpadites.
Nga teresia e dosjeve gjyqesore ka dale se, i padituri kunderpadites me
pretendimin e pronesise mbi banesen objekt gjykimi, i eshte drejtuar
K.K.K.Pronave Vlore, por meqenese nuk provonte pronesine e tij, i eshte drejtuar
gjykates, duke paditur paditesin me objekt njohje pronesie. Gjykata ka pranuar
pretendimin e tij, duke vendosur njohjen e pronesise. Mbi kete baze, i padituri i
eshte drejtuar K.K.K.Pronave Vlore, i cili me vendimin nr.501, date 26.11.1999 ka
vendosur njohjen e pronesise se te paditurit dhe detyrimin e tij, t'i ktheje paditesit
shumen prej 35.248 leke, me arsyetimin se pjesa e paditesit eshte 29% e vleres se
godines.
Ky vendim ne permbajtjen e tij eshte kundershtuar nga pjesemarresit ne
proces.
Gjykatat ne dhenien e vendimit kane arsyetuar se:
- Pretendimet e paditesit vijne ne kundershtim me ligjin nr.7698, date
15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve" (Nenin
13);
- Paditesi nuk eshte pronar dhe per pasoje, nuk legjitimohet ne ngritjen e
padise;
- I padituri eshte njohur pronar me vendimin gjyqesor nr.689, date 21.11.1997
dhe me vendim te anes se paditur, dhe ne baze te nenit 296 ka te drejte te
kerkoje sendin e tij.

168
Arsyetimi i gjykates, per shkaqet e meposhteme, eshte ne kundershtim me
ligjen:
Si parim procedural, pranohet se gjykata zbaton ligjin e kohes se gjykimit te
çeshtjes dhe si ligj material ate te kohes se lindjes se marredhenies juridike. Pra ne
rastin konkret, mosmarreveshja objekt gjykimi, do te behet duke ju referuar ligjit
nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve".
Ne te njejten kohe, do te zbatohen edhe dispozitat civile te kesaj kohe.
Ne baze te nenit 1 te Ligjit se mesiperm, njohja e pronesise behet nga organi
administrativ qe eshte K.K.K.Pronave (fitimi i pronesise ne baze te ligjit) ne rastet
e percaktuara ne kete dispozite dhe qe i referohet pikerisht rasteve kur prona ka
qene shtetezuar ose shpronesuar pas dates 29.11.1944.
Nje menyre e tille e fitimit te pronesise, rrjedh dhe legjitimohet edhe nga
permbajtja e dispozitave te K.C. (Neni 163), ku percaktohen si menyra fitimi te
pronesise, ato te parashikuara ne kete kod, si edhe ato te caktuara me ligj te
veçante.
Kthimi i prones me ane te K.K.K.Pronave eshte nje forme e caktuar me ligj.
Ligja e mesiperme ka caktuar edhe menyren e njohjes se pronesise dhe
organet perkatese qe jane ato te rregjistrimit te pasurise se paluajteshme dhe
gjykata (Neni 22 i Ligjes). Mbi kete baze i padituri i eshte drejtuar gjykates, e cila
ne prani te pales kundershtare ka bere njohjen e faktit te pronesise, si menyre per
fitimin e pronesise nga organi kompetent. Pra njohja e pronesise ne kete menyre
sherben per vleresimin e faktit nga Komisioni si organ kompetent per kthimin e
prones. Por nje fakt i tille nuk ka vlere te paracaktuar per gjykaten, pasi fitimi i
pronesise nuk mundet te behet me vendim gjyqesor (neni 163 i K.C.).
Te dy gjykatat kane pranuar se, ne banesen objekt gjykimi nga viti 1964 ka
qendruar paditesi, i pa cenuar ne asnje moment nga i padituri. Ne keto rrethana
paditesi e ka quajtur vehten e tij si pronar i ligjshem, pronesi e fituar ne baze te
normave juridike te kohes (si banese e bojkotuar per me teper se nje vit) por edhe
ne baze te normave juridike civile ne fuqi (Neni 91 i K.C. te vjeter dhe neni 169 i
K.C.).
Ne kuptim te nenit 13 te Ligjes, behet fjale per tre subjekte, shteti, pronari
dhe ish pronari. Ne rastin ne gjykim kemi nje konflikt ndermjet pronarit dhe ish
pronarit. Gjykatat duke pranuar faktin se, paditesi banon ne ate banese nga viti
1964, pra perjashtojne mundesine e te paditurit per meremetime ose per posedim te
baneses, pra ne kuptim te nenit 13 te Ligjes, duhet te percaktohet qarte vlera e
shpenzimeve te kryera si nje kriter ligjor per perfitimin e prones. Ne keto kushte,
mungesa e hetimit te nje fakti te tille te pretenduar nga paditesi, e ben vendimin te
cenueshem. Nga hetimi i drejte i ketij fakti, varet perfitimi i te drejtes se pronesise
d.m.th. bashkepronesise.

169
Per hetimin e ketij fakti, gjykata duhet te therrase ekspert dhe te pyese edhe
deshmitare, duke u bazuar ne parimin e kontradiktorialitetit te barres se proves.
Masa e shpenzimeve te kryera duhet te percaktohet nga koha e zoterimit te sendit
dhe deri ne kohen qe K.K.K.Pronave ka vendosur per kthimin e saj ish pronarit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 485/c te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.330, date 11.07.2003 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup
gjykues.

Tirane, me 12.05.2005

170
Nr.2039/207 i Rregj. Themeltar
Nr.829 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: SHYQYRI DOLLAKU, i perfaqesuar ne


gjykim nga Av. L. Petani
TË PADITUR: SHABAN BAÇI , i perfaqesuar ne gjykim
nga Av. S. Qordukaj
BASHKIA SHIJAK, ne mungese

OBJEKTI:
Shfuqizim akti administrativ
dhe lirim e dorezim trualli,
ne baze te nenit 324 te K.Pr.C.
dhe nenit 296 te K.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.589, date 03.04.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.16, date 22.01.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

171
Kunder vendimit te mesiperm, ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me
pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:
- Eshte ndryshuar objekti dhe shkaku i kerkese padise.
- Padia eshte pranuar tej afatit nje mujor.
- Gjykata nuk ka bere vleresim te drejte te provave shkresore.
- Kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, pretendimet e anes
se paditur, e cila kerkoi pranimin e rekursit, pretendimet e paditesit, i cili kerkoi
rrezimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesi me vendim te K.K.K.Pronave eshte njohur pronar i nje siperfaqe
prej 430 m2. I padituri nga ana e tij, ka marre leje ndertimi, nga ana e paditur
Bashkia, per ndertimin e nje muri rrethues. Meqenese nepermjet ketij veprimi
paditesi pretendon se cenohet ne pronesine e tij, ka paraqitur mosmarreveshjen
objekt konflikti gjyqesor, duke kerkuar anullimin e aktit, si edhe mbrojtjen e
pronesise.
Gjykatat kane pranuar kerkese padine, me arsyetimin e meposhtem:
- Paditesi ka provuar pronesine e tij, ndersa i padituri nuk provon siperfaqen
e prones se tij;
- Ekspertet kane percaktuar se kemi te bejme me mbivendosje dhe cenim te
pronesise;
- se Bashkia ka cenuar nepermjet aktit administrativ pronen e paditesit.
Ne analize te fakteve dhe provave te analizuara nga gjykata, çmohet se
vendimi eshte i drejte dhe i ligjshem.
Secila nga palet ka barren e proves te provoje pretendimet e saj. Fakti qe ana
e paditur nuk ka te caktuar siperfaqen e saj, nuk e lejon ate te provoje barren e
proves se pronare e kujt sendi eshte. Po ashtu edhe ana e paditur, Bashkia, nuk ka
te drejte qe pa u vene ne dijeni mbi pronesine e pronarit te lejoje ndertimin e nje
objekti, pasi mundet qe te cenohet padrejtesisht ne pronesi personi tjeter, po
pronar.
Lidhur me shkaqet e parashtruara ne rekurs:
- Eshte e vertete se paditesi gjate gjykimit te çeshtjes ka kerkuar ndryshimin
e objektit te padise, ndryshim i cili eshte pranuar, porse gabimisht nuk eshte
pasqyruar ne formen e duhur procedurale. Por nje pretendim i tille nuk eshte bere
gjate gjykimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit, pra pretendimi i mesiperm ka rene
ne dekadence.

172
- Pretendimi i paraqitur lidhur me afatin e kerkese padise, duhet te rrezohet
per shkakun se paditesi ka ezauruar fillimisht rrugen administrative, fakt i cili
provohet nga korrespondenca e ndodhur ne dosjen gjyqesore.
- Lidhur me shkakun e fundit, ai ka te beje me vleresim te provave, e cila
sherben per te ndihmuar gjykaten te krijoje bindjen e saj te brendshme, pra nuk
eshte shkak per Gjykaten e Larte.
Ne rrethanat e mesiperme vendimi i gjykates eshte i drejte dhe duhet te lihet
ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te Nenit 485§a te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.16, date 22.01.2004 te Gjykates se Apelit
Durres.

Tirane, me 12.05.2005

173
Nr.2277/285 i Rregj. Themeltar
Nr.830 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS I K/PADITUR: HAXHI BISHA, ne mungese


I PADITUR K/PADITËS: HITO VRESHTAZI, ne mungese
I PADITUR: K.K.K.PRONAVE VLORE,
ne mungese
PERSON I TRETË: Z.R.P.P. VLORE
PERO VRESHTAZI, ne mungese

OBJEKTI:
Kundershtim i vendimit te K.K.K. Pronave.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore me vendimin nr.1454, date 16.09.2003 ka


vendosur:
Rrezimin e kerkese padise dhe te kunderpadise.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.41, date 11.02.2004 ka vendosur:


Pranimin e kerkese padise dhe rrezimin e kunderpadise.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs i padituri kunderpadites, i


cili me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:

174
- Jam pronar i baneses objekt gjykimi.
- Paditesit nga K.K.K.Pronave i eshte kthyer trualli ku perfshihet edhe banesa
ime.
- Ekspertet kane konkluduar se ka mbivendosje ndermjet truallit te baneses
sime dhe atij te paditesit.
- Une kam ndertuar me leje te rregullt ndertimi.
- Trualli duhet te quhet i zene.
- Kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe
bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesi, duke pretenduar te drejta pronesie, ka kerkuar gjyqesisht detyrimin
e te paditurit ta njohe ate pronar per nje sip. trualli prej 200 m2.
Ne te njejten kohe i padituri ka paraqitur kunderpadi, duke kerkuar anullimin
e vendimit te K.K.K.Pronave nr.80, date 30.05.1995 me pretendimin se ky vendim
eshte i kunderligjshem, pasi trualli duhet te konsiderohet si i zene.
Gjykata e shkalles se pare ka rrezuar si padine dhe kunderpadine, ndersa
gjykata e apelit ka pranuar kerkese padine dhe ka rrezuar kunderpadine me
arsyetimin si me poshte:
- Paditesit i jane kthyer 196 m2 truall;
- I padituri nuk provon te drejten e tij te pronesise. Nuk provohet se ndertesa
te jete ndertuar nga Nd. Kom. R.SH. Vlore;
- Deklarimet e deshmitares nuk perbejne prove, pasi veprimi juridik i kalimit
te pronesise duhej te behej me akt noterial.
Arsyetimi i mesiperm i gjykates eshte i gabuar dhe i pabazuar ne ligj.
Te dy gjykatat kane pranuar se paditesit me vendim te K.K.K.Pronave i
eshte njohur dhe kthyer sip. prej 196 m2. Po ashtu, keto pranojne se ne kete
siperfaqe ndodhet edhe banesa e te paditurit.
Pretendimet e te paditurit jane se kjo godine eshte ndertuar nga shteti dhe
gjykata e rrezon kete pretendim me arsyetimin se veprimi juridik i kalimit te
pronesise duhej te behej me shkrese. Ne baze te dispozitave te kohes si menyre
fitimi ka qene edhe parashkrimi fitues, qe gjykata nuk e ka marre ne analize. Nje
dispozite e tille ndodhet edhe ne K.C. ne fuqi (Neni 169 i K.C.). Pra gjykata duhet
te kerkoje nga palet qe nepermjet parimit te kontradiktorialitetit dhe te barres se
proves te provojne pretendimet e tyre. Paditesi duhet te provoje te drejten e tij te
pronesise (e ka me ane te vertetimit te faktit) dhe i padituri te drejten e tij te

175
pronesise. Ne vazhdim te saj duhet te hetohet menyra dhe koha kur i padituri eshte
bere zoterues i godines objekt gjykimi dhe nese jane plotesuar afatet e
parashkrimit.
Vetem mbi bazen e ketij hetimi gjykata do te arrije ne perfundimin nese
kemi te bejme me truall te zene ose jo.
Ne keto rrethana, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe çeshtja te
dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485/c te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.41, date 11.02.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup
gjykues.

Tirane, me 12.05.2005

176
Nr.2292/292 i Regj. Themeltar
Nr.831 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2005, mori ne shqyrtim çshtjen civile me


nr.2292/292, qe i perket:

PADITËS: ALBTELEKOM SH.A., FILIALI


POGRADEC
I PADITUR: KOÇI MITI

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i pales se paditur te paguaje shumen 42268 leke,
te rrjedhur nga kontrata date 21.10.2002
Baza Ligjore: Nenet 445-450 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Pogradec, me vendimin nr.270, date 26.06.2003,


Ka pranuar kerkese padine dhe ka detyruar palen e paditur, Koco
Petraq Miti, qe te paguaje ne favor te pales paditese “Albtelekom”
sh.a., Filiali Pogradec, shumen totale 48.608 leke.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.6, date 09.1.2004,


Ka lene ne fuqi vendimin nr.270, date 26.6.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Pogradec.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs Koço Miti, i cili


kerkon prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe:

177
- Gjykimi ne shkalle te pare eshte zhvilluar ne mungese dhe pa dijenine time.
Ftesa qe ndodhet ne dosje qe tregon se eshte njoftuar fqinji im nuk eshte e
sakte, pasi une nuk kam nje fqinj me ate emer dhe se askush nuk me ka
komunikuar ndonje deftese per kete gjykim.
- Ceshtja ne themel nuk eshte zgjidhur drejt, pasi vertetohet te kete
crregullime ne rregjistrimin e bisedave telefonike, per kete kemi kerkuar te
thirret ekspert.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Artan Hoxha dhe pasi bisedoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimet e te dyja gjykatave jane marre ne kundershtim me ligjin e per kete
shkak ato duhet te prishen e ceshtja te kthehet per rigjykim ne gjykaten e shkalles
se pare me tjeter trup gjykues.
Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se Albtelekomi sh.a., Filiali
Pogradec, ka paditur Koçi Miti me objekt detyrimin e tij qe te paguaje shumen
42.268 leke si detyrim qe rrjedh nga kontrata e sherbimit qe palet ndergjyqese kane
lidhur mes tyre. Gjykata e Rrethit gjyqesor Pogradec ka vendosur te pranoje padine
e Albtelekomit dhe te detyroje palen e paditur te paguaje shumen e kerkuar se
bashku me kamate vonesat, vendim ky i lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Korçe.
Ne rekursin e paraqitur nga i padituri Koçi Miti, eshte pretenduar se jane
shkelur dispozitat e K.Pr.Civile ne gjykimin e ceshtjes ne shkalle te pare, pasi ai
nuk eshte thirrur dhe nuk ka marre dijeni per gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e
shkalles se pare. Kete pretendim ai e ka ngritur ne gjykaten e apelit dhe ajo
gjykate, bazuar ne kete shkak, ne aplikim te nenit 465 te K.Pr.Civile, ka perseritur
shqyrtimin gjyqesor per t’i dhene mundesi pales te paraqese provat e saj.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se vendimi i gjykates se apelit vjen
ne kundershtim me dispoziten e nenit 467 te K.Pr.Civile, pasi ajo ka qene perpara
rastit te dergimit te ceshtjes per rishqyrtim ne shkalle te pare, referuar germes “ç”
te ketij neni. Ashtu sikurse rezulton nga aktet, i padituri nuk ka marre dijeni per
gjykimin ne shkalle te pare dhe duke qene se mospjesemarrja ne gjykim nuk ka
qene per faj te tij, gjykimi ne shkalle te pare eshte i parregullt dhe duhet
konsideruar i pabere.
Neni 467 i K.Pr.Civile percakton ato raste qe legjitimojne gjykaten e apelit
te mos e shqyrtoje vete ceshtjen, por ta ktheje ate per rigjykim. I vetmi rast ku
dergimi i ceshtjes per rigjykim ne shkalle te pare mbetet ne vleresimin e gjykates
se apelit eshte ai germes “ë” te nenit 467 te K.Pr.Civile, qe ka te beje me marrjen e

178
nje prove vendimtare qe eshte e veshtire per t’u bere ne gjykimin ne shkalle te
dyte. Te gjitha rastet e tjera jane te tilla qe mungesat ne gjykim ne shkalle te pare
nuk mund te plotesohen nga gjykimi ne shkalle te dyte e per kete shkak ceshtja
duhet te rigjykohet me pare nga gjykata e shkalles se pare. Ceshtjet e rregullimit te
juridiksionit e kompetences, perberjes se trupit gjykues, pushimit te ceshtjes ne
kundershtim me ligjin, formimit te ndergjyqesise, mungesa e procesverbaleve
gjyqesore, apo mospjesmarrja e paleve ne gjykim per shkak te mosnjoftimit te
rregullt te tyre, nuk mund te korigjohen nga gjykata e apelit.
Kolegji Civil arrin ne perfundimin se ne keto raste gjykata e apelit as nuk
mund te rregulloje ndergjyqesine apo te ribeje procesverbalin e gjykimit ne shkalle
te pare dhe as te perserise shqyrtimin gjyqesor per te plotesuar gjykimin ne shkalle
te pare per mospjesemarrje te paleve pa faj te tyre. Ne rastin ne shqyrtim, gjykata e
apelit duhej te kishte prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ceshtjen
t’ja kthente asaj per rigjykim. Duke vepruar ne te kundert, gjykata e apelit i ka
mohuar padrejtesisht nje shkalle gjykimi pales se paditur duke mos i dhene asaj
mundesi per t’u mbrojtur ne gjykate me nje proces te rregullt gjyqesor.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te Kodit
Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.6, date 09.01.2004 te Gjykates se Apelit Korçe dhe
nr.270, date 26.06.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Pogradec dhe dergimin e
ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Pogradec, me tjeter trup
gjykues.

Tirane, me 12.05.2005

179
Nr.2319/300 i Rregj. Themeltar
Nr.832 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 12.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.2319/300


akti qe i perket;

PADITËS: UKE THAÇI, ne mungese


I PADITUR: ENTI KOMBETAR I BANESAVE,
ne mungese
PERSON I TRETË: KORAB BAJRAKTARI

OBJEKTI:
Detyrimi i anes se paditur per te dorezuar
apartamentin nr.5, shkalla 3, kati i dyte pallati 2,
lagja 5 ne qytetin e Kukesit,
sipas kontrates se shitjes date 10.02.1996.
Baza Ligjore: Neni 710 e vijues te K.Civil.

Gjykata e shklalles se pare Kukes, me vendim nr.307, date 15.10.1998 ka


vendosur:
Detyrimin e anes se paditur Enti Kombetar i Banesave, Dega Kukes
per t’i dorezuar paditesit Uke Thaçi apartamentin nr.5, Kukes, sipas
kontrates se shit-blerjes date 10.02.1996.

180
Gjykata e Apelit Shkoder, me vendim nr.331, date 24.11.2003 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.307, date 15.10.1998 te Gjykates se
Rrethit Kukes.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs person i trete Korab Bajraktari, i cili


kerkon prishjen e vendimeve gjyqesore dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne
Gjykaten e shkalles se pare Kukes, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimet gjyqesore jane rrjedhoje e shkeljeve te renda procedurale.
- 1. Te dy gjykatat kane zhvilluar gjykimin ne mungesen time, pa pasur
njoftim. Gjykata e shkalles se pare Kukes nuk me ka komunikuar kerkese-
padine sipas nenit 155 te K.Pr.Civile. Te njejtin gabim ka bere dhe gjykata e
apelit, e cila nuk e ktheu çeshtjen per rigjykim, por zhvilloi gjykimin ne
mungesen time ne kundershtim me nenin 461 te K.Pr.Civile.
- 2. Gjykata e rrethit Kukes ka vendosur mbi dokumenta shkresore fotokopje
te pa noterizuara, shkresa te cilat ne kuptim te nenit 246 e vijues te
K.Pr.Civile nuk kane fuqi provuese.
- 3. Nga te dy gjykatat me eshte mohuar e drejta e paraqitjes se provave dhe
pretendimeve te mija lidhur me padine ne gjykim. Une si i perndjekur politik
kam dorezuar nje banese 1+1 dhe kam perfituar banesen objekt gjykimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e antares Evjeni Sinojmeri, ne mungese te paleve dhe
si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga person i trete Korab Bajraktari nuk permban asnje
nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates
se Apelit Shkoder nr.331, date 24.11.2003, i cili ka lene ne fuqi vendimin nr.307,
date 15.10.1998 te Gjykates se Rrethit Kukes, eshte i drejte e duhet te lihet ne fuqi.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesi ka
patur statusin e te perndjekurit politik dhe eshte trajtuar si i tille me nje vendim te
dates 20.06.1995 te Ministrise se Punes, Emigracionit dhe Perkrahjes sociale e ish
te Perndjekurve Politike, me te cilin eshte vendosur qe ai te marre nje banese nga
kontigjenti i vitit 1994 i planifikuar per kete kategori personash. Mbi kete baze ne
daten 11.05.1995, me autorizimin nr.20 te Bashkise Kukes, paditesit i eshte dhene
apartamenti nr.3 shkalla nr.3 kati i dyte, ne lagjen nr.5 (afer Spitalit) i perbere nga
dy dhoma e nje guzhine.
Ne daten 08.02.1996 midis pales se paditur E.K.Banesave dhe paditesit eshte
lidhur kontrata e shitblerjes date 08.02.1996 per apartamentin e mesiperm, kontrate

181
qe ne daten 15.10.1998 eshte rregjistruar dhe ne Zyren e Hipotekes Kukes. Por
paditesi qe prej kesaj date nuk e ka marre asnjehere ne posedim apartamentin e
mesiperm, sepse ne te kishte hyre personi i trete Korab Bajraktari. Per sa me siper,
me cilesine e pronarit, ai ka kerkuar gjyqesisht nga i padituri t’i liroje e dorezoje
banesen.
Gjykata e rrethit ka konkluduar se paditesi eshte pronar i ligjshem i baneses
dhe se i padituri nuk ka permbushur nje nder detyrimet themelore te shitjes-
dorezimin e sendit. Person i trete banon aty pa ndonje titull (gje te cilen e ka
spjeguar dhe vete pala e paditur). Mbi kete baze ajo ka pranuar padine dhe ka
detyruar palen e paditur t’i liroje e dorezoje atij banesen.
Ne gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e rrethit, i cili ka perfunduar ne daten
15.10.1998, personi i trete nuk ka marre pjese dhe mbasi vendimi ka marre forme
te prere dhe eshte derguar per ekzekutim, personi i trete ne vitin 2003 ka bere
kerkese per rivendosje ne afatin e ankimit, kerkese qe i eshte pranuar me vendimin
nr.60, date 11.07.2003.
Edhe ne gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e apelit, megjithese i iniciuar prej
tij, person i trete nuk ka marre pjese. Nga kjo gjykate eshte konstatuar se nga
gjykata e rrethit nuk jane shkelur dispozitat mbi njoftimin e padise apo per
paraqitjen e paleve dhe ne vendim jane analizuar secila prej fletethirrjeve ne emer
te personit te trete. Gjykata ka konstatuar se ky i fundit pa shkaqe te arsyeshme nuk
eshte paraqitur ne gjykim dhe gjithashtu pa shkak ka refuzuar edhe komunikimin e
vendimit.
Te njejtin qendrim ka mbajtur person i trete dhe gjate gjykimit ne gjykaten e
apelit. Njoftimi i paleve ne kete gjykate behet me shpallje si prane saj ashtu dhe
prane gjykates se rrethit qe ka dhene vendimin. Personi i trete pretendoi ne rekurs
se nuk ka marre dijeni edhe per kete gjykim, por nuk paraqiti asnje prove se ne
kete date nuk ka dale shpallje per kete çeshtje. Mbasi ka administruar dosjen e
gjykimit ne shkalle te pare, si edhe dokumentacionin e barazuar ligjerisht me
origjinalin te paraqitur para kesaj gjykate, perfundimisht gjykata e apelit ka gjetur
te drejte e te bazuar vendimin e gjykates se rrethit.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se vendimi i gjykates se apelit
eshte i drejte e i mbeshtetur ne ligj. Pretendimet e personit te trete kane qene dhe
vazhdojne te jene per zhvillim te gjykimit ne mungese, por ato per sa permendem
me lart jane te pabazuara. Qofte edhe ne mjetet e ankimit (ankim apo rekurs),
personi i trete nuk paraqet asnje argument lidhur me themelin e çeshtjes per te
justifikuar ligjshmerine e qendrimit te tij ne kete banese. Ai vetem se pretendon se
dokumentacioni i paraqitur nga paditesi nuk eshte i rregullt sepse eshte fotokopje.
Ky pretendim eshte ngritur dhe ne ankimin e paraqitur para gjykates se apelit dhe
nga kjo e fundit ne gjykim eshte administruar dokumentacioni i vertetuar prej
noterit, i cili konform kerkesave ligjore barazohet me origjinalin.

182
Per sa me siper, konkludohet se nuk ka asnje shkak ligjor qe te beje te
cenueshem vendimin.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.331, date 24.11.2003 te Gjykates se Apelit
Shkoder.

Tirane, me 12.05.2005

183
Nr.2298/294 i Rregj. Themeltar
Nr.833 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne daten 12.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: SHOQERIA "EUROPEAN TECHNICAL


SERVICE (E.T.S)", ne mungese
TË PADITUR: DEGA E TATIM TAKSAVE TIRANE,
perfaqesuar nga avokati i shtetit Sh. Muçi

OBJEKTI:
1. Kthimin e shumes se tatim fitimit te paguar,
fitimin e munguar.
2. Begatim pa shkak.
Baza Ligjore: Ligji Nr.8438, date 28.12.1998
"Per tatimin mbi te ardhurat".
Nenet 640, 655 te Kodit Civil,
Neni 324 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2779, date 19.06.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise pjeserisht.
Detyrimin e pales se paditur te paguaje ne favor te paditesit shumen
475.000 leke, si rezultat i parapagimit te tepert mbi fitimin.

184
Rrezimin e kerkesepadise per sa i perket fitimit te munguar dhe
legalizimit pa shkak.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.518, date 27.04.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.2779, date 19.06.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare, ne


mbeshtetje te Nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Dega e
Tatim Taksave Tirane, e cila kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e
kerkesepadise duke parashtruar keto shkaqe:
- Kthimi i shumes se tatimit te parapaguar me teper ne baze te pikes 3 Nenit
29 te Ligjit nr.8438, date 28.12.1998 nuk eshte bere, pasi paditesi me
cilesine e tatimpaguesit nuk ka bere nje kerkese te tille siç parashikon
Udhezimi nr.3, date 11.02.2002.
- Ne si pale e paditur kemi respektuar Nenin 36, paragrafi i 3, 4 te K.Pr.Civile,
ku parashikohet se: "Asnje institucion tjeter nuk ka te drejte te pranoje per
shqyrtim nje mosmarreveshje civile qe eshte duke u gjykuar nga gjykata.
Eshte e pavlefshme çdo marreveshje qe lidhet ne kundershtim me kete
dispozite", prandaj ne kemi pezulluar çdo veprim tonin.
- Juridiksioni administrativ parashikon ankim brenda nje muaji nga momenti i
nxjerrjes se ketyre akteve. Per derdhjet respektivisht per vitet 2000, 2001,
2002 nuk ka asnje ankim administrativ ne organin tatimor.
- Persa i perket begatimit pa shkak qe kerkon paditesi, sqarojme se buxheti i
shtetit as ka fituar dhe ka kursyer diçka ne dem te subjektit. Perkundrejt ketij
te fundit jane zbatuar proçedurat ligjore te vendosjes se tatimit, nderkohe qe
subjekti nga ana e tij nuk ka bere asnje veprim te nevojshem per t’i vertetuar
organit tatimor se ai nuk ka mundesi dhe detyrim per te paguar kete
paradhenie.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, Avokatin e avokatures se
shtetit Sh. Muçi i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte
juridiksionit gjyqesor dhe si diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.518, date 27.04.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin
eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.2279, date 19.06.2003 i gjykates se
shkalles se pare eshte i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

185
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se pales paditese "European Technical
(E.T.S.)" per shkak te ushtrimit te aktivitetit te saj, me cilesine e tatim paguesit
bazuar ne Ligjin nr.8438, date 28.12.1998 "Per tatimin mbi te ardhurat" i eshte
kerkuar te paguaje shumen 475.000 e ndare perkatesisht per vitet 2000, 2001,
2002, detyrime keto te parashikuara nga neni 30 i ligjit te mesiperm.
Kunder aktit te kontrollit date 04.03.2002 te inspektoreve te T.V.Sh. paditesi
eshte ankuar, por pala e paditur nuk i eshte pergjigjur.
Rezulton se sipas vertetimit nr.432/1, date 12.03.2002 per moszhvillim te
aktivitetit, shoqeria ka kaluar nga sektori i "Bisnesit te Madh" ne ate te "Bisnesit te
Vogel".
Paditesi me padine ne gjykim, kerkon detryimin e pales se paditur per t’i
kthyer shumen e paguar teper me pretendimin se nuk ka patur aktivitet.
Edhe gjate gjykimit paditesi ka perseritur kerkesen e tij qe pala e paditur t’i
ktheje shumen 475.000 leke, por kjo e fundit nuk i ka kthyer pergjigje duke
arsyetuar se çeshtja eshte ne gjykim.
Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin e pjesshem te padise,
detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditesit shumen 475.000 leke dhe rrezimin
e kerkeses per sa i perket fitimit te munguar dhe begatimit pa shkak. Ky vendim
eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit.
Ne rekursin e paraqitur nga pala e paditur kerkohet prishja e vendimeve dhe
rrezimi i kerkeses, duke pretenduar se pala paditese nuk ka kerkuar me cilesine e
tatim paguesit, kthimin e tatimit te parapaguar me teper, per sa i perket begatimit
pa shkak, buxheti i shtetit nuk ka fituar dhe nuk ka kursyer ne dem te subjektit, etj.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon jo te drejta e te bazuara ne ligj
pretendimet e parashtruara, ato nuk gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile,
si te tilla nuk duhet te pranohen.
Pavaresisht se padine e tij paditesi e ka bazuar edhe ne nenet 640, 655 e
vijues te K.Civil, thelbi i kerkimeve te tij ka te beje me ligjin nr.8438, date
28.12.1998 "Per tatimin mbi te ardhurat", ligj mbi te cilin, krahas neneve te
sipercituara te K.Civil, ai ka bazuar padine e tij.
Ana e paditur megjithe kerkimet e paditesit, ndonese vete ka pranuar se per
vitet 2000, 2001, 2002, pavaresisht se paditesi nuk ka zhvilluar aktivitet
fitimprures, ai eshte ngarkuar te paguaje shumen 475.000 leke, nuk ja ka kthyer atij
kete shume, sipas percaktimeve te pikes 3 te nenit 30 te ligjit te sipercituar.
Duke qene se ky detyrim ligjor nuk eshte permbushur nga pala e paditur,
paditesi ka kerkuar me padi detyrimin e tij nga gjykata, e cila ne perfundim te
shqyrtimit gjyqesor e ka pranuar ate.

186
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur dhe ne nenin 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.518, date 27.04.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 12.05.2005

187
Nr.2949/797 i Regj. Themeltar
Nr.834 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Irma Bala Anetare

ne daten 26.04.2005, 13.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen


civile me nr.2949/797 akti qe ju perket paleve:

PADITËS I K/PADITUR: LUTFI SHTAMA, perfaqesuar


nga Av. Gezim Lama
I PADITUR: SHERBIMI INFORMATIV
DEGA DURRES, perfaqesuar
nga juristet K. Poga dhe
J. Pallaj
I PADITUR K/PADITËS: SHERBIMI INFORMATIV
KOMBETAR TIRANE,
perfaqesuar nga juristet K.
Poga dhe J. Pallaj

OBJEKTI PADISË:
Anullimi i urdherit te Drejtorise te SHIK
nr.08-18, date 31.01.2002.
Anullimi i urdherit te Drejtorit te SHIK
nr.08-130, date 22.04.2002
dhe rikthimin ne strukturat e SHIK
ne vendin e punes.
Dhenien e pageses per periudhen
01.02.2002 e ne vazhdim.

188
OBJEKTI I K/PADISË:
Detyrimi i paditesit te k/paditur te paguaje gjobe
ne masen e 12 e pagave mujore te funksionit
qe ka pasur ne momentin e largimit nga puna.
Baza Ligjore: Nenet 42, 43, 153 e vijues te K.Pr.C.
Neni 32/1, 2, neni 23/2,
neni 144/5, 146, 153, 154 e vijues te K.Punes.
Ligji per SHIK nr.8391, date 28.10.1998.
Baza Ligjore e K/Padisë: Neni 160 i K.Pr.C.,
Neni 7 ligji nr.7496, date 03.07.1991,
V.K.M. nr.96, date 12.03.1992.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1626, date 21.10.2002, ka


vendosur:
Pranimin pjeserisht te padise se paditesit te K/paditur Lutfi Shtama.
Anullimin e urdherit te Drejtorit te SHIK nr.08-18, date 31.01.2002
dhe te urdherit te Drejtorit SHIK nr.08-130, date 22.04.2002.
Rikthimin e paditesit te kunderpaditur Lutfi Shtama, si oficer ne
Sherbimin Informatik Kombetar.
Dhenien e pages si oficer paditesit per periudhen 1 shkurt 2002 e ne
vazhdim deri ne ekzekutimin e ketij vendimi.
Rrezimin e padise per kthimin e paditesit ne SHIK, Dega Durres.
Rrezimin e kunderpadise se te paditurit K/padites SHIK, si i pabazuar
ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.47, date 03.02.2003, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1626, date 21.10.2002 te Gjykates se
Rrethit Durres.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.623, date 18.03.2004 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.47, date 03.02.2003 te Gjykates se Apelit
Durres dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit
Durres.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.386, date 06.09.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1626, date 21.10.2002 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Durres.

189
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te
Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Sherbimi Informativ i Shtetit, i cili
parashtron keto shkaqe:
- Nuk eshte respektuar ligji, pasi paditesi ka ngritur padi jashte afatit 10 ditor
te parashikuar ne nenin 32 te ligjit 7978, date 26.07.1995 "Per forcat e
armatosura te Republikes se Shqiperise".
- Marredheniet e punesimit ne sherbimin Informativ nuk rregullohen me
Kodin e Punes, per rrjedhoje detyrimi per pagimin e pages eshte i padrejte.
- Paditesi mund te perfitoje vetem pagen kalimtare, ne baze te ligjit nr.8087,
date 13.03.1996 "Per sigurimet shoqerore suplimentare te ushtarakeve te
Forcave te Armatosura ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, perfaqesuesin e pales paditese
Av. G. Lama, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, juristin
K. Poga, i cili kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes,
si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Durres nr.386, date 06.09.2004, me te cilin
eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.1626, date 21.10.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Durres, duhet te ndryshohet si me poshte vijon:
Ne gjykim eshte padia e ngritur nga paditesi Lutfi Shtama, oficer prane
SHIK, kunder ketij te fundit, me te cilin kerkohet te anullohen ne gjykate urdherat
e nxjerra nga Drejtoria e SHIK, Dega Durres.
Me urdherin nr.08-18, date 31.01.2002 te Drejtorise se SHIK, me te cilen i
eshte hequr titulli oficer dhe eshte emeruar n/oficer prane Deges se SHIK Durres,
duke i hequr dhe graden qe kishte.
Urdheri nr.08/130, date 20.04.2004 te Drejtorit te SHIK, me te cilin eshte
urdheruar nxjerrja ne lirim e paditesit, me motivacion "Braktisje ne detyre".
Sipas objektit te padise eshte kerkuar anullimi i urdherave te sipercituar si te
kundraligjshem, rikthimin ne strukturat e SHIK, ne vendin e punes. Detyrimin e te
paditures per dhenien e pageses per periudhen 01.02.2002 e ne vazhdim.
Ne kunderpadine e paraqitur, eshte kerkuar detyrimi i paditesit te paguaje
gjoben ne masen e 12 pagave mujore per mosparaqitje ne detyre, bazuar ne ligjin
nr.2496, date 03.07.1991 "Per statusin e ushtarakut…", kerkim nga i cili eshte
hequr dore gjate gjykimit dhe gjykata me te drejte ka vendosur rrezimin e
kunderpadise.
Gjykata e shkalles se pare Durres ka vendosur:

190
"Pranimin pjeserisht te padise se paditesit te kunderpaditur Lutfi Shtama.
Anullimin e urdherit nr.08-18, date 31.01.2002 dhe te urdherit nr.08-130,
date 22.04.2002".
Rikthimin e paditesit si oficer ne Sherbimin Informatik Kombetar.
Dhenien e pages si oficer, per periudhen 1 shkurt 2002 e ne vazhdim deri ne
ekzekutimin e vendimit.
Rrezimin e padise per kthimin e paditesit ne SHIK.
Rrezimin e kunderpadise.
Vendimi i siperm eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se:
Vendimi i siperm i gjykates se apelit, duhet ndryshuar si me poshte:
Padia duhet pranuar pjeserisht, duke lene ne fuqi vendimin e gjykates persa i
perket anullimit te urdherit te Drejtorit te SHIK, persa i perket heqjes se titullit
oficer dhe titullimit nenoficer.
Sic ka rezultuar nga gjykimi, paditesi ka patur titullin oficer dhe ka sherbyer
per mbi 10 vjet ne strukturat e SHIK Dega Durres.
Me urdherin nr.08-18, date 31.01.2002 te Drejtorit te Drejtorise SHIK, Dega
Durres, rezulton se i eshte hequr titulli oficer dhe titulluar nenoficer e me pas nje
titull tjeter, qe perfaqeson nje grade me te ulet te karrieres ne SHIK.
Urdheri i anes se paditur per heqjen e titullit "oficer" dhe zbritja ne nje titull
me te ulet eshte marre ne kundershtim me ligjin nr.8391, date 28.05.1998 "Per
Sherbimin Informativ Kombetar" dhe Ligjin "Per gradat" dhe karrieren ushtarake
ne forcat e armatosura", ligji ka rregulluar ne dispozita te posacme, nenet 14, 16,
17, 22, 23, etj., menyrat e fitimit te gradave per ushtarakun dhe kane percaktuar,
autoritet kompetente per vleresimin e perparimit ne grade dhe karriere (komisionet
e karrieres), si dhe kompetencat e Ministrit te Mbrojtjes dhe Kryetarit te Sherbimit
Informativ Kombetar per ushtrimin e funksionit te tyre, ne rastet e dhenies se
grades.
Rregullimet qe parashikojne dispozitat e ligjit per dhenien e gradave jane te
vlefshme edhe ne rastet e heqjes se tyre, qe sipas ligjit nuk jane diskrecione te
Drejtorit te Drejtorise te nje Dege te SHIK-ne qytete e rrethe te ndryshme. Pra
vendimi i Drejtorit te Drejtorise se SHIK Durres, per heqjen e grades oficer dhe
titullimin nenoficer, per paditesin Lutfi Shtama eshte i pabazuar ne ligj, si i tille,
me te drejte, nga gjykatat, eshte anulluar. Per kete pjese dhe Kolegji e vlereson te
drejte kete zgjidhje, duke e lene ne fuqi vendimin.
Nga gjykimi, nuk ka rezultuar se jane vertetuar shkaqet e nxjerrjes se
urdherit te pales se paditur 31.01.2002, me te cilin paralelisht me heqjen e titullit
eshte liruar nga detyra e inspektorit dhe emeruar ne nje detyre tjeter si operator ne
VKK Drejtoria e SHIK Durres, as shkaqet e nxjerrjes ne lirim, me urdherin tjeter te
anes se paditur. Me te drejte nga gjykata eshte konkluduar per pergjegjesine e te

191
paditurit sa i takon pasojave financiare te ushtarakut, nga nderprerja e padrejte e
kontrates se sherbimit publik.
Megjithate me ane te ankimit ne gjykate, ushtaraku apo cdo punonjes tjeter
qe ka nje detyre te caktuar ne sherbimin publik, per shkak te ciles vepron si
perfaqesues i shtetit, per mbrojtjen e interesave te tij, apo kryen detyra me karakter
publik, nuk mund te realizoje rikthimin e tij ne detyren qe ka patur edhe kur eshte
larguar prej saj per shkaqe te perligjura, por vetem mund te realizoje te drejten per
t'u kompensuar financiarisht per demet qe ka pesuar nga nderprerja e kontrates se
shperblimit publik dhe humbja dhe perfitimeve qe rrjedhin prej saj.
Sa siper, vendimi lihet ne fuqi persa i perket rrezimit te padise per kthimin
ne vendin e punes se mepareshme, ne strukturat e SHIK, Dega Durres.
Gjithashtu, per te njejtat arsye, nuk mund te realizoje ne gjykate te drejten
per t’u rikthyer si oficer i Sherbimit Informativ Kombetar. Per kete pjese vendimi i
gjykates se apelit qe le ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare duhet
ndryshuar dhe rrezuar padia.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon te drejte vendimin e gjykates se
apelit, persa i perket te drejtes per kompensimin e demit ekonomik te shkaktuar,
por vlereson se masa e kompensimit eshte zgjidhur jo ne perputhje me ligjin, pasi
ajo nuk mund te jete deri ne vazhdim, sic eshte shprehur gjykata.
Ne zbatim te ligjit nr.8087, date 13.03.1996 "Per sigurimin shoqeror
suplementar”, ushtaraku i liruar perfiton sipas kritereve te caktuara ne nenin 10/b te
ligjit, pagesen kalimtare e cila eshte parashikuar jo me teper se 2 vjet kohe per
burrat, pagese qe duhet te detyrohet i padituri per kompensimin e demit.
Vendimi i gjykates se apelit, qe le ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se
pare sa i takon kunderpadise, lihet ne fuqi.
Pretendimet e tjera te te paditurit ne rekurs, ne lidhje me afatin e padise, etj.,
te karakterit procedural, konsiderohen te pabazuara ne ligj, si te tilla nuk perbejne
shkaqe per pranimin e tij.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures
Civile,

192
VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.386, date 06.09.2004 te Gjykates se Apelit Durres
dhe vendimit nr.1626, date 21.10.2002 te Gjykates se shkalles se pare Durres si me
poshte:
Pranimin pjeserisht te padise.
Lenien ne fuqi te vendimit nr.386, date 06.09.2004 te Gjykates se Apelit
Durres persa i perket anullimit te urdherit 08-18, date 31.01.2002, per heqjen e
titullit (grades).
Ndryshimin e vendimit nr.386, date 06.09.2004 dhe vendimit nr.1626, date
21.10.2002 te Gjykates se shkalles se pare Durres, ne lidhje me pagen.
Detyrimin e te paditures t'i paguaje paditesit pagesen kalimtare sipas ligjit.
Ndryshimin e vendimeve persa i perket anullimit te vendimit nr.08-18, date
31.01.2002, per caktimin ne nje detyre tjeter (ish inspektorit) dhe urdherit nr.08-
130, date 20.04.2004 per lirimin nga detyra dhe rrezimin e padise ne lidhje me keto
kerkime.
Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr.386, date
06.09.2004 dhe vendimit nr.1626, date 21.10.2002 te gjykates se shkalles se pare,
sa i perket rrezimit te padise per kthimin e paditesit ne SHIK, Dega Durres.
Ndryshimin e vendimit nr.386, date 06.09.2004 te Gjykates se Apelit Durres
dhe vendimit nr.1626, date 21.10.2002 te Gjykates se shkalles se pare dhe rrezimin
e padise per rikthimin e paditesit si oficer i Sherbimit Informativ Kombetar.
Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit nr.386, date 06.09.2004, si
dhe te vendimit nr.1626, date 21.10.2002 te Gjykates se shkalles se pare Durres
persa i perket rrezimit te kunderpadise.

Tirane, me 13.05.2005

193
Nr.1827/147 i Regj. Themeltar
Nr.835 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Nikoleta Kita Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 03.05.2005 dhe 13.05.2005, mori ne shqyrtim


çështjen civile me palë:
PADITËS: SHOQËRIA "SELENICA BITUMI"
sh.a përfaqësuar nga Evelina Qirjako
dhe E. Ballanica
E PADITUR: SHOQËRIA "VEFA HOLDING"
shpk në administrim, përfaqësuar nga
Kirov Babliku dhe S. Duçkollari
EDMOND MALOLLARI,
ne mungese
PERSON I TRETË: MINISTRIA E EKONOMISE DHE E
PRIVATIZIMIT përfaqësuar nga av. i
shtetit Abaz Deda

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmëria e kontrates se shitjes
nr.418/23, date 28.12.2001
Baza Ligjore: Neni 91/a, 149 e 153 të K.Civil.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.1548, date 14.04.2002 ka


vendosur:
Rrëzimin e padisë.

194
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1200, date 18.11.2003 ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.1584, date 14.04.2002 të Gjykatës së
shkallës së pare Tiranë në këtë mënyrë:
Konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitjes nr.418/23, date
28.12.2001 që u përket palëve në këtë kontratë me cilësinë e shitësit
shoqëria "Vefa Holding" shpk në administrim dhe me cilësinë e
blerësit Edmond Malollari, për shitjen e Minieres se Dolomiteve
Dukat Vlorë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kanë bere rekurs të paditurit, te cilët


parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:

Shoqëria "Vefa Holding" shpk në administrim:


- Shoqëria "Vefa Holding" shpk në administrim ka qenë pronari i ligjshëm i
pasurisë, e provuar kjo me vertetimin hipotekor, date 26.12.2001 për shitjen
e ketij aseti jane zbatuar me perpikmëri ligjet dhe aktet nenligjore ne fuqi.
Shitja eshte shoqeruar me vendimet përkatese te administratoreve, katalogun
perkates, vertetimin e pronesise dhe raportin e vlerësimit. Pala paditëse nuk
ka pretenduar që kjo shitje të jetë bërë në kundërshtim me aktet ligjore që
kanë të bëjnë me shitjen e aseteve të firmave piramidale.
- Gjatë gjykimit pala paditëse nuk paraqiti asnjë prove që të provojë pronësinë
mbi objektin. Edhe vertetimi hipotekor ku pasqyrohet pronesia mbi objektin
e shoqërisë "Vefa Holding" shpk në administrim dhe kontrate shitjes me
shoqërinë franceze mban nje date 10 muaj pas aktit hipotekor.
- Kontrata e shitjes, date 20.02.2001 ku mbeshtetet pala paditese është
kontratë për shitje aksionesh dhe jo kontratë për shitje pasurie të
paluajtëshme.
- Pala paditëse nuk legjitimohet ne paraqitjen e padise, pasi nuk eshte pronare
e objektit.
- Pretendimi i gjykates se apelit ne arsyetimin e vendimit te saj, se eshte
vepruar ne kundershtim me nenin 83 te K Civil eshte i pambeshtetur.
- Arsyetimi i gjykates se apelit se nuk eshte marre pelqimi nga aksioneri tjeter
me 30% te aksioneve (shteti), eshte haptazi ne kundershtim me provat e
dosjes, pasi me VKM nr.620, date 23.11.2000 eshte vendosur "pjesa 30%
prone e shtetit, se bashku me 70% prone e shoqerise "Vefa" do te shiten nga
administratoret e shoqerise "Vefa".
- Arsyetimi i gjykates se apelit se, kompanite audituese kane bere copezime
dhe inventarizime te copetuara te pasurive te paluajtshme dhe se ato nuk
kane te drejte te zevendesojne titujt e pronesise te regjistruar me pare eshte i
pambeshtetur.

195
I padituri Edmond Malollari:
- Ne vendimin e saj, Gjykata e Apelit Tirane i kushton rendesi nje fakti qe nuk
eshte vene ne bisedim nga palet gjate procesit, duke vepruar keshtu ne
kundershtim me nenin 6 te K.Pr.C. (behet fjale per kontraten e shitblerjes se
nr.418/23, date 28.12.2001, se ciles i mungon nje nga kushtet e vlefshmerise
se saj, regjistrimi).
- Arsyetimin e mesiperm, gjykata mundohet gabimisht ta shikoje dhe ne nje
kendveshtrim tjeter, kur thote qe kjo pasuri ka qene e paveçuar ne kartelat e
regjistrimit te pasurive te paluajteshme dhe e gjithe pasuria ka qene prone e
pales paditese. Edhe ne kete pjese te vendimit gjykata investohet per nje
pretendim te pangritur nga ana e paleve gjate gjykimit.
- Konkluzioni i mesiperm i gjykates se apelit eshte teorik dhe i pabazuar, pasi
kjo pasuri eshte ndare dhe i eshte hapur nje kartele e veçante, gje qe
provohet nga vertetimi hipotekor, nr.149, date 26.12.2001.
- Gjykata e apelit ka gabuar kur arsyeton se ne kete shitje nuk ka marre pjese
ortaku shteteror qe perfaqeson 30% te aksioneve te shoqerise.
- Gjykata e shkalles se pare Tirane ka arsyetuar shume drejt ne vendimin e saj
persa i perket analizes dhe argumentimit te pjesemarrjes se aksionerit shtet
ne administrimin dhe shitjen e aseteve te minieres se Selenices dhe minieres
se Dukatit, nderkohe qe analiza dhe argumentimi i bere nga gjykata e apelit
eshte i pabazuar ne prova.
- Gjate gjykimeve ne te dyja shkallet, une kam provuar me dokumenta se si ka
respektuar hap pas hapi proceduren e percaktuar nga administratoret, deri ne
fitimin e titullit te pronesise te minieres se dolomiteve.
- E njejta procedure eshte ndjekur dhe ne per asetet e minieres se Selenices, e
cila i eshte shitur shoqerise franceze.
- Nje argument tjeter i vleresuar drejt nga gjykata e shkalles se pare dhe i
anashkaluar nga gjykata e apelit eshte dhe ai i katalogeve te shitjeve, ne te
cilin jane percaktuar drejt dhe ne menyre te hollesishme objekti i shitjes
"Miniera e bitumit Selenice", vendndodhja, siperfaqja, pjeset perberese, etj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e shoqerise
"Vefa" sh.p.k av. Kirov Babliku, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se
apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, av. e shtetit
Abaz Deda, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi
te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

196
VËREN
Vendimi nr.1200, date 18.11.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje
e zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne
nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim ne
po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.
Eshte vertetuar se pala e paditur,Shoqeria "Vefa" ne administrim, me kontraten
e shitblerjes, date 28.12.2001 i ka shitur pales se paditur Edmond Malollari, minieren
e Dolomiteve ne Dukat Vlore, si pasuri e ish kompanise huamarrese Vefa Holding,
ne shumen 4.500.000 leke.
Me ardhjen ne dijeni te kesaj kontrate, pala paditese Shoqeria "Selenica
bitumi" sh.a, ka kerkuar pavlefshmerine absolute te saj me arsyetimin se ajo vjen ne
kundershtim me nje dispozite urdheruese te ligjit. Ajo ka pretenduar se ne momentin
e shitjes Shoqeria "Vefa" ne administrim nuk ka qene pronare e objektit. Ky objekt,
sipas saj, i eshte shitur shoqerise "KLP Industries sa".
Nga ana tjeter pala e paditur Shoqeria "Vefa" ne administrim ka pretenduar
se miniera e dolomiteve nuk ka qene ne asnje rast ne pronesi te shoqerise se
mesiperme.
Mbasi kane zhvilluar gjykimin e çeshtjes, Gjykata e shkalles se pare Tirane,
ka konkluduar per rrezimin e kerkese padise, ndersa gjykata e apelit per pranimin e
kerkese padise.
Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e çeshtjes dhe vendimet respektive te
gjykatave, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se ne rastin konkret eshte
zbatuar keq ligji.Gjate gjykimit te çeshtjes nuk jane mbajtur parasysh kerkesat e
neneve 12 dhe 14 te K.Pr.Civile.
Gjykata e apelit, pa u sqaruar plotesisht nje sere rrethanash qe lidhen me
gjykimin e çeshtjes, te cilat kerkojne pergjigje edhe nga pretendimet e te dy paleve
ne proces, gabon kur arsyeton dhe zgjidh çeshtjen, ne gjendjen ne te cilen ndodhet
hetimi gjyqesor.
Keshtu gjate gjithe hetimit gjyqesor nuk eshte sqaruar dhe saktesuar se cila
eshte origjina e prones-Miniera e Dolomiteve, si eshte fituar pronesia mbi te nga
ana e Shoqerise "Vefa" ne administrim dhe me çfare titulli ajo e mbante ne
momentin e lidhjes se kontrates se shitblerjes-objekt gjykimi.
Gjithashtu nuk eshte sqaruar ne se objekti Miniera e Dolomiteve ne Dukat,
Vlore, ne momentin e shitjes se 100% te aksioneve nga Shoqeria "Selenice Bitumi"
tek "KLP Industries" s.a, ka qene apo jo e rregjistruar prane Zyres se Rregjistrimit
te Pasurise se Paluajteshme dhe ne çfare cilesie, e vetme apo bashke me objekte te
tjera.

197
Gjate gjithe gjykimit te çeshtjes, por dhe ne vendimet respektive te
gjykatave, te cilat sikunder permend me lart e kane zgjidhur çeshtjen ne menyre te
ndryshme nga njera tjetra, kane mbetur pa sheshuar nje sere problemesh qe lidhen
me faktin se çfare pasurie kishte ne pronesi Shoqeria Bitumi Selenica; çfare prone
ajo i ka shitur Shoqerise KLP Industries; çfare kuptohet me "shitje te 100% te
aksioneve" ne veshtrim te kerkesave te Ligjit nr.7638 ate 19.11.1992 "Per shoqerite
tregtare", etj. Vetem pas konkretizimit te ketyre problemeve mund dhe duhet te
behet nje analize e hollesishme rreth kontrates se shitblerjes, date 20.02.2001 dhe
te gjithe procedures paraprake te saj.
Kryerja e veprimeve si me siper, si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te
lindin gjate rigjykimit, do te lejoje gjykaten e apelit, qe ne perputhje me kerkesat e
parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise
pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta
dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çeshtjes.
Nga sa u tha dhe analizua, cmohet se jane kushtet ligjore qe motivojne apo
perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1200, date 18.11.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.05.2005

198
MENDIMI I PAKICËS
Une, gjyqtari ne pakice, jam kunder qendrimit te shumices per prishjen e
vendimit nr.1200, date 18.11.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e
ceshtjes per rishqyrtim, sepse nuk mbeshtetet ne asnje shkak ligjor.
Gjykata e apelit ka konkluduar pas nje analize te hollesishme te te gjitha
provave te paraqitura nga palet dhe te verifikuara ne gjykimin ne shkalle te pare.
Kjo e fundit, sic rezulton nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore, ka
permbushur detyrimin qe rrjedh nga neni 14 i Kodit te Procedures Civile (K.Pr.C.),
duke kryer nje hetim te plote dhe te gjithanshem te ceshtjes.
Gjykata e apelit ka sqaruar dhe i ka dhene pergjigje te gjitha problemeve
ligjore qe lidhen me zgjidhjen drejt te kesaj ceshtje.
Çfare rezulton nga aktet e administrura ne dosjen gjyqesore:
“Selenice Bitumi” sha ka qene krijuar si shoqeri e tille (anonime) me vendim
te Ministrise se Financave, me daten 09.05.1996, ne baze te ligjit nr.7926, date
20.04.1995 “Per transformimin e ndermarrjeve shteterore ne shoqeri tregtare” dhe
eshte regjistruar ne Gjykaten e rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.14804, date
10.05.1996. Nga permbajtja e ketij vendimi rezulton se pjese perberese e shoqerise
se mesiperme eshte edhe miniera e dolomiteve Dukat-Vlore.
Me vendimin nr.602, date 09.09.1996 te Keshillit te Ministrave eshte
vendosur qe “Selenice Bitum” sha te privatizohet. Keshtu, me kontraten e
shitblerjes date 07.10.1996 jane blere nga ish Shoqeria “VEFA Hollding” shpk
70% e aksioneve, kurse diferenca prej 30% e tyre ka vazhduar te jete ne pronesi te
shtetit.
Pas venies ne administrim te shoqerive piramidale, Keshilli i Ministrave, me
vendimin nr.620, date 23.11.2000 vendosi shitjen e 100% te aksioneve te “Selenice
Bitumi” sha Vlore per shkak te likuidimit te saj.
Me vendimin nr.209, date 28.04.1999 Keshilli i Ministrave kishte vendosur
qe, 100% e aksioneve te kesaj shoqerie t’i shiteshin me tender te drejtperdrejte
shoqerise franceze “KLP Industries” sa.
Ne zbatim te ketyre vendimeve, dy aksioneret e “Selenice Bitumi” sha
Vlore, perkatesisht Shoqeria “VEFA Hollding” shpk dhe Ministria e Ekonomise
Publike dhe Privatizimit per shtetin, me vendimin nr.254, date 24.11.2000 kane
vendosur shitjen 100% te aksioneve te kesaj shoqerie me tender te drejtperdrejte
shoqerise franceze “KLP Industries” s.a.
Ne kete menyre, eshte lidhur kontrata date 20.02.2001 per shitjen 100% te
aksioneve te “Selenice Bitum” sha, duke pasur si pjese integrale te saj kontraten
paraprake date 30.11.2000, bilancet e viteve 1998, 1999, bilancin e reformuar te
vitit 2000, si dhe anekset e kesaj kontrate “A”, “B”, “C”, “D”, “E”, “M”, “N”, si
dhe te gjitha dokumentet perkatese bashkangjitur kontrates.

199
Keshtu, aksioneri i vetem i kesaj shoqerie eshte shoqeria franceze “KLP
Industries” s.a. Pronësia mbi pronat e shoqerise eshte e regjistruar në Zyren e
Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (Z.R.P.P.) Vlorë.
Me kontraten date 28.12.2001 midis shoqerise “Vefa Holding” shpk ne
administrim, me cilesine e shitësit dhe të paditurit Edmond Malollari me cilësine e
blerësit, eshte bere shitja e minierës së dolomiteve Dukat, Vlorë, me siperfaqe
22.500 m2, si aset me vete, kundrejt cmimit 4.500.000 lekë. Shitja është realizuar
në nje nga mënyrat e percaktuara në ligjin nr.8386, date 30.07.1998, “Per menyren
dhe procedurat e shitjes se pasurive te personave juridike jo bankare, qe kane
marre hua nga publiku i gjere”.
Me ardhjen ne dijeni te kesaj kontrate, pala paditese ka kërkuar konstatimin
e pavlefshmerise se saj, me pretendimin se është disponuar mbi një send, i cili nuk
ka qenë ne pronësi të shitësit, shoqërise “Vefa Holding” shpk në administrim. Kjo
e fundit ishte zhveshur nga pronesia mbi sendin qe me kontraten e shitjes date
20.02.2001 te lidhur nga njera ane midis saj dhe Ministrise se Ekonomise Publike
dhe Privatizimit, me cilësinë e shitësit dhe nga ana tjeter, shoqerise franceze “Klip
Industrie” s.a, si blerese. Gjithashtu, shitja eshte bere pa pelqimin e Ministrise se
Ekonomise Publike dhe Privatizimit.
Gjykata e apelit ne pergjigje te pretendimit te pales paditese ka sqaruar se,
cfare kuptohet me shitje te 100% te aksioneve te “Selenice Bitum” sha, pra nese
me shitjen e tyre kuptohet shitja e te gjitha aseteve te shoqerise, apo vetem e nje
pjese te tyre.
Keshtu, ajo me te drejte ka pranuar se, me shitje 100% te aksioneve te nje
shoqerie kuptohet kalimi ne pronesi te bleresit te te gjithe pasurise se luajteshme
dhe te paluajteshme te asaj shoqerie, duke perfshire pervec aseteve, sendit, edhe
frutat e tij. Me fjale te tjera, me shitje 100% te aksioneve te nje shoqerie nuk
kuptohet shitja e aseteve veç e vec te saj.
Ne kete menyre, me te drejte gjykata e apelit ka pranuar se, me kontraten e
mesiperme te shitjes date 20.02.2001 “KLP Industries” s.a. i eshte shitur e gjithe
shoqeria, e cila perfshin si minieren e Bitumit Selenice, ashtu edhe minieren e
dolomiteve Dukat, pasi te dyja keto miniera kane qene prone e “Selenice Bitum”
sha Vlore.
Me kete rast gjykata e apelit ne arsyetimin e vendimit te saj ka vene ne dukje
se, origjina e prones se minieres e dolomiteve Dukat rrjedh nga “Selenice Bitum”
sha Vlore, e cila ka pasur te regjistruar ne Gjykaten e rrethit gjyqesor Tirane si
pjese perberese te saj edhe kete miniere.
Ministria e Ekonomise Publike dhe Privatizimit me shkresen nr.1464/1, date
03.03.2001 te administruar ne gjykim, ka konfirmuar se, sipas vendimit nr.14804,
date 10.05.1996 te Gjykates se rrethit Tirane dhe akteve te themelimit te “Selenice

200
Bitum” sha Vlore, ne kete shoqeri eshte e perfshire edhe miniera e dolomiteve
Dukat me siperfaqe 22.500 m2 si pasuri e paluajteshme.
Keshtu, duke qene se me shitjen 100% te aksioneve me 20.02.2001 dhe
regjistrimin ne Z.R.P.P., kjo prone i ishte shitur “KLP Industries” s.a., atehere
administratoret e “VEFA Hollding” shpk nen administrim, te zhveshur prej saj,
nuk kane pasur se cfare te shisnin.
Per rrjedhoje, kontrata e lidhur me daten 28.12.2001 midis te paditurve,
administratoret e “VEFA Hollding” shpk nen administrim dhe Edmond Malollari,
per shitjen e minieres se dolomiteve Vlore, me te drejte eshte konstatuar e
pavlefshme nga gjykata e apelit. Kjo e fundit pavlefshmerine e kesaj kontrate e ka
lidhur edhe me ardhjen e saj ne kundershtim me dispoziten urdheruese te nenit 83
te Kodit Civil, sipas te ciles veprimi juridik per kalimin e pronesise se sendeve te
paluajteshme dhe te te drejtave reale mbi to, duhet te behet me akt noterial dhe te
regjistrohet, perndryshe nuk eshte i vlefshem. Kontrata e mesiperme nuk rezulton
te jete e regjistruar.
Nga ana tjeter, gjykata e apelit nuk ka lene pa vene ne dukje dhe pa
argumentuar se, gjykata e shkalles se pare ka keqinterpretuar nenin 2/a te ligjit
nr.8386, date 30.07.1998, “Per menyren dhe procedurat e shitjes se pasurive te
personave juridike jobankare, qe kane marre hua nga publiku i gjere”.
Ne keto rrethana, vendimi nr.1200, date 18.11.2003 i Gjykates se Apelit
Tirane, me te cilin eshte ndryshuar vendimi nr.1584, date 14.04.2003 i Gjykates se
shkalles se pare Tirane, duhet te lihet ne fuqi.

Perikli Zaharia

201
MENDIMI I PAKICËS
Une gjyqtare, Valentina Kondili, ne lidhje me çeshtjen objekt gjykimi midis
paleve paditese shoqeria "Selenica Bitumi" sh.a dhe anes se paditur Shoqeria "Vefa
Holding" sh.p.k ne administrim, si dhe personit te trete, Ministrise se ekonomise
dhe privatizimit me objekt, pavlefshmerine e kontrates se shitjes nr.418/23, date
28.12.2001, kam mendim te kundert me shumicen.
Duke patur parasysh rrethanat e mosmarreveshjes, mendoj se çeshtja eshte e
qarte ne drejtim te zbatimit te ligjit material dhe proçedural.
Ana paditese ka blere nje pjese te shoqerise e per rrjedhoje nuk parashtron
asnje interes te ligjshem per te kerkuar pavlefshmerine e kontrates se shitjes te
pjeses tjeter te shoqerise te privatizuar si objekt me vehte, pasi eshte bere ndarje e
aseteve te shoqerise ne zbatim te kerkesave ligjore.
Persa siper çmoj se, ana paditese nuk legjitimohet ne kerkesat e saj, prandaj,
mendimi im eshte per prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Valentina Kondili

202
Nr.2391/344 i Regj Themeltar
Nr.838 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: DEGA E DOGANES BERAT, perfaqesuar


nga Av. i Shtetit Delo Isufi dhe Sh. Shabani
I PADITUR: SHOQERIA "GEGA" SHPK, perfaqesuar
nga av. B. Kaçurri

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i te paditurit
per pagimin e detyrimit doganor
te pashlyer ne shumen 1.264.744 leke.
Baza Ligjore: Neni 655 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Berat, me vendimin nr.264, date 11.05.2001, ka


vendosur:
Pushimin e gjykimit.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.445, date 12.10.2001 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.264, date 11.05.2001 te Gjykates se shkalles se
pare Berat dhe dergimin e ceshtjes po asaj gjykate per te vazhduar
gjykimin.

203
Gjykata e shkalles se pare Berat, me vendimin nr.157, date 03.03.2003 ka
vendosur:
Rrezimin e padise si te parashkruar.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.77, date 05.03.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.157, date 03.03.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Berat.

Kunder vendimit nr.77, date 05.03.2004 te Gjykates se Apelit Vlore, ka


ushtruar rekurs Dega e Doganes Berat, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Padia eshte ngritur brenda afatit ligjor, mbasi deklarata e fundit mban
daten 9.3.1998 dhe padia e fundit eshte ngritur me date 12.l.2001.
- b. E drejta e padise nuk ka lindur me date 49.1997 sic arsyeton gjykata, por
me deklaraten e fundit doganore nr.125, date 9.3.1998.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe te gjykates se rrethit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne
Gjykaten e shkalles se pare Berat,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi lenen ne fuqi te
vendimit te Gjykates se Apelit Vlore,

VËREN
Si vendimi nr.77, date 05.03.2004 i Gjykates Apelit Vlore, ashtu edhe
vendimi nr.157, date 03.03.2003 i Gjykates se shkalles se pare Berat, jane rrjedhoje
e zbatimit te gabuar te ligjit. Per rrjedhoje, ne perputhje me kerkesat e parashikuara
nga neni 485/c te Kodit te Procedures Civile, ato duhet te prishen dhe ceshtja te
dergohet per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Berat, me tjeter trup gjykues.
Eshte vertetuar se, me Aktin date 12.5.1998 te pales paditese Dega e
Doganes Berat, eshte njoftuar pala e paditur Shoqeria "Gega" shpk, per nje detyrim
doganor ne vleren 1.264.744 leke.
Duke qenese, pala e paditur nuk ka pranuar, pala paditese ka paraqitur
kerkese padine duke kerkuar shlyerjen e detyrimit doganor.
Mbasi kane zhvilluar shqyrtimin e ceshtjes, si gjykata e shkalles se pare ashtu
edhe ajo e apelit, kane vendosur rrezimin e kerkeses, me arsyetimin se ne veshtrim te
kerkesave te nenit 115/dh ne lidhje me nenet 112, 121, 125 dhe 135 te K.Civil, padia
eshte parashkruar.

204
Duke pare vendimet e te dy gjykatave, si dhe gjykimin e ceshtjes ne teresine
e saj, arrihet ne perfundimin se ato jane marre ne zbatim te keq te kerkesave
ligjore.
Sic del nga gjykimi i ceshtjes, pala e paditur Shoqeria "Gega" shpk, gjate
vitit l997 ka importuar artikullin miell. Mosmarreveshja ka lindur per furnizimet
per te cilat bejne fjale deklaratat doganore nr.435, 437, 446, 461, 464, 124 dhe 125,
qe i perkasin periudhes 6 gusht deri 4 shtator 1997.
Gjykatat duke ju referuar kerkesave te nenit 115/dh te Kodit Civil, sipas te
cilave padite per shperblimin e demit jo kontraktor apo per kthimin e perfitimit
pasuror pa te drejte, parashkruhen brenda afatit tre vjecar, arsyetojne se padia eshte
parashkruar. Kjo per shkak e drejta e ngritjes se padise, ka filluar me 04.09.1997,
data e fundit e importimit te miellit, kur efektivisht padia e fundit (mbasi eshte
ngritur tre here padia dhe pushuar gjykimi per mosparaqitje te paleve) eshte
paraqitur ne daten 12.01.2000.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, nje arsyetim dhe perfundim i tille
i te dy gjykatave eshte i gabuar. Duke ju referuar deklaratave doganore nr.124 dhe
125, rezulton se ato mbajne daten 09.03.1998.
Ne veshtrim te kerkesave te nenit 216, pika "2" te Kodit Doganor, rezulton
se borxhi doganor i importit lind ne daten e pranimit te deklarates doganore. Me tej
akoma me veshtrim te kerkesave te nenit 249/2 te Kodit Doganor, detyrimet e
importit ose detyrimet e eksportit rimbursohen ose shuhen me paraqitjen e nje
kerkese ne zyren doganore kompetente, brenda nje periudhe tre vjecare, qe fillon
nga data kur shuma e ketyre detyrimeve i eshte njoftuar debitorit. Efektivisht
njoftimi i detyrimit nga ana e pales paditese eshte bere prane pales se paditur ne
daten 12.05.1998. Pare ne raport me daten 09.03.1998 kur eshte realizuar deklarata
doganore e fundit, si dhe me daten 12.05.1998, kur eshte bere njoftimi i detyrimit,
padia e ngritur ne daten 12.01.2001, cmohet se eshte brenda afatit ligjor, si ne
veshtrim te kerkesave te nenit 115/dh te K.Civil, ashtu dhe te nenit 249/2 te Kodit
Doganor. Me fjale te tjera, e drejta e padise nuk rezulton te jete parashkruar.
Nga sa siper, Kolegji Civil i Gjykates se larte, cmon se te dy vendimet e
Gjykates se Apelit Vlore dhe te shkalles se pare Berat, behen te cenueshme.

205
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te nenit 485/c
te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimeve nr.77, date 05.03.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
nr.157, date 03.03.2003 te Gjykates se shkalles se pare Berat dhe kthimin e
ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Berat, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 17.05.2005

206
Nr.2372/330 i Regj. Themeltar
Nr.849 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: VEHBI ANAMALI, NAXHIJE ANAMALI,


NEXHMIJE ANAMALI, EQEREM
ANAMALI, JAVER ANAMALI,
MELIHAT ANAMALI, RUKIJE
ANAMALI, MEHMET ANAMALI,
AVNI ANAMALI, NUHI ANAMALI
përfaqësuar nga av.Vasil Plaku
TË PADITUR: VASFIJE BILALI, HAKI BILALI,
NADIRE BILALI, BADEME BILALI
ENIS BILALI
SAIDE OROSHI, TAIP OROSHI, FATIME
OROSHI, ZYRIHA OROSHI, MIMOZA
OROSHI, SADETIN OROSHI, përfaqësuar
nga av. Bujar Hoti
AGJENCIA KOMBËTARE E
PRIVATIZIMIT (A.K.P.), DEGA
SHKODËR, përfaqësuar nga Lefteri Lleshi

207
OBJEKTI I PADISË:
Deklarimin e pavlefshëm të kontrates të shitjes,
date 10.01.1996 lidhur midis palëve të paditura
dhe kryerjen e veprimeve të tjera që vijnë nga pavlefshmëria.
Baza Ligjore: Neni 92 i Kodit Civil.

Gjykata e shkallës së parë Shkodër me vendimin nr.248, date 11.03.2002 ka


vendosur:
Rrëzimin e padisë.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.209, date 09.07.2002 ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.248, date 11.03.2002 të Gjykatës së
shkallës së parë Shkodër.

Gjykata e Lartë me vendimin nr.1869, date 09.12.2003 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.209, date 09.07.2002 të Gjykatës së Apelit
Shkodër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në atë gjykatë, me
tjetër trup gjykues.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.70, date 06.04.2004 ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.248, date 11.03.2002 të Gjykatës së
shkallës së parë Shkodër.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kanë bere rekurs paditësat, të cilët


parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:
- Gjykata e apelit nuk ka zbatuar udhezimet e Gjykates se Larte, ne
kundershtim me nenet 486 e 493 te Kodit te Procedures Civile (K.Pr.C).
- Gjate gjykimit u provua se, kontrata për shitjen e Fabrikes se Tullave
Shkoder nuk eshte bere me akt noterial. Po kështu u provua se, në Zyren e
Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (Z.R.P.P.) ku eshte bere regjistrimi i
saj, nuk gjendet kontrata e shitjes qe eshte bere regjistrimi dhe as planimetria
e vendosjes se prones.

208
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditesave,
av.Vasil Plaku, i cili kerkoi ndryshimin e vendimeve te gjykates se shkalles se pare
dhe te gjykates se apelit dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e te paditurve, av.
Bujar Hoti, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,
perfaqesuesen e A.K.P., Lefteri Lleshi, e cila u shpreh se procesi i ankandit eshte i
parregullt dhe i paligjshem dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Me kontraten e shitjes date 10.01.1996, te paditurit, trashegimtaret e Jonuz
Oroshit dhe Halil Bilalit kane blere nepermjet Agjencise Kombëtare te
Privatizimit, Dega Shkodër, Ndërmarrjen e Prodhimit te Tullave Shkodër.
Paditesat pretendojne se objektet e kesaj ndermarrje ndodhen pjeserisht ne
truallin e tyre, pronesia e te cilit u eshte njohur dhe kthyer me vendim gjyqesor.
Keshtu, paditesat kane parashtruar se kane depozituar ne Komisionin e
Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (K.K.K.P.) prane Bashkise Shkoder, qysh ne
vitin 1993, kerkesen, se bashku me te gjithe dokumentacionin perkates, per njohjen
dhe kthimin e siperfaqes se truallit ne qytetin e Shkodres, ne territorin ku ishte
ndertuar Fabrika e Prodhimit te Tullave.
K.K.K.P. nuk e ka shqyrtuar kerkesen e paditesave, per shkak se per te
njejten siperfaqe ishte shprehur me vendimin nr.681, date 04.10.1995, duke ia
njohur dhe kthyer ate te paditurve, trashegimtareve te Halil Bilalit.
Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se, paditesat kane
kundershtuar kete vendim perpara Gjykates se Rrethit Shkoder, e cila me vendimin
nr.158, date 09.02.1998 ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.681, date
04.10.1995 te K.K.K.P. prane Bashkise Shkoder, ne kete menyre: Pales Bilali (te
paditurve) i ka njohur ne pronesi nje siperfaqe prej 14 dynym toke, ku per efekt
parablerje i eshte njohur objekti nr.3, me siperfaqe 626 m2, pjesa e salles se
makinerive e ndodhur brenda kesaj siperfaqe, si dhe siperfaqja prej 746 m2 me
nr.1, qe eshte pjese e kapanonit te strehimit te argjiles, si dhe pjesen e objektit nr.4.
“furre”.
Pales Anamali (paditesave) u ka njohur per efekt parablerje siperfaqen prej 4
dynym, ku ndodhet pjesa e objektit nr.1, kapanon strehim argjile, me siperfaqe
378m2, si dhe objekti nr.2, magazinat (sot zyra), me siperfaqe prej 182 m2.
Gjykata e Apelit Shkoder, duke ndryshuar vendimin e mesiperm me
vendimin nr.176, date 08.09.1998, te plotesuar me vendimin nr.7, date 20.10.1998,
ka vendosur njohjen ne pronesi dhe kthimin e siperfaqes 11 dynym toke dhe te
drejten e parablerjes per objektin nr.2, magazina (sot zyra), me siperfaqe 280 m2

209
(182 m2 + 98 m2) te Fabrikes se Prodhimit te Tullave Shkoder. Ky vendim ka
mbetur ne fuqi me vendimin nr.332, date 20.03.2000 te Gjykates se Larte.
Ne keto kushte, paditësat, me pretendimin se privatizimi i kesaj Ndermarrje
është bërë në kundërshtim me ligjin, kanë kërkuar perpara gjykates deklarimin e
pavlefshëm të kontrates se mesiperme te shitjes, date 10.01.1996.
Pas shqyrtimit te ceshtjes nga Gjykata e shkalles se pare Shkoder, e cila me
vendimin nr.248, date 11.03.2002 ka rrezuar padine dhe lenies ne fuqi te ketij
vendimi nga Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.209, date 09.07.2002,
Kolegji Civil i Gykates se Larte, mbi rekursin e paditesave, me vendimin nr.1869,
date 09.12.2003 ka prishur vendimin e Gjykates se Apelit Shkoder, duke ia derguar
ceshtjen per rishqyrtim dhe duke i vene ne dukje se:
Kontrata e mesiperme ka per objekt tjetersimin e pasurise se paluajteshme.
Ne baze te nenit 83 te K.C., qe ka qene ne fuqi ne kohen e privatizimit te
Ndermarrjes se Prodhimit te Tullave Shkoder, eshte kerkese ligjore qe ajo kontrate
te behet me akt noterial dhe te regjistrohet, perndryshe eshte e pavlefshme. Zbatimi
i kesaj kerkese ligjore nuk ka qene mbajtur parasysh nga gjykata e apelit ne
zgjidhjen e ceshtjes.
Po keshtu, eshte vene ne dukje se, kontrata e lartpermendur e shitjes, date
10.01.1996 eshte nje kontrate paraprake, e lidhur midis atyre paleve. Mbi bazen e
kesaj kontrate, si dhe te dokumentacionit shoqerues perkates, ishte e domosdoshme
lidhja e kontrates para noterit dhe regjistrimi ne Z.R.P.P. Shkoder.
Nga ana tjeter, eshte vene ne dukje se ne vertetimin me date 12 shkurt 1998
te Zyres se Hipotekes Shkoder evidentohen shenimet e bera ne rradhoret e
pronesise, por nuk eshte sqaruar se mbi çfare baze jane bere keto shenime.
Gjithashtu, eshte kerkuar qe secila nga palet pretendimet qe ben t’i vertetoje
sipas kerkesave ligjore procedurale dhe gjykata te respektoje kerkesat per zbatimin
e ligjit material dhe atij procedural.
Gjykata e apelit, ne rigjykim, i ka kerkuar A.K.P., Dega Shkoder dhe kjo e
fundit i ka paraqitur, sic rezulton nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore,
dosjen e privatizimit te Fabrikes se Prodhimit te Tullave Shkoder te vitit 1996. Kjo
dosje permban kontraten e shitjes (kopje) te dates 10.01.1996, procesverbalin e
inventarizimit te objekteve, date 18.07.1995, akt-dorezimin, date 10.01.1996 dhe
autorizim (per) shitje objekti, date 02.02.1994.
Ne keto rrethana, gjykata e apelit ka arsyetuar se, kontrata e lidhur mes
A.K.P. dhe te paditurve me daten 10.01.1996 eshte nje kontrate tip dhe mbi bazen
e kesaj kontrate tip eshte kryer edhe regjistrimi prane Z.R.P.P. Shkoder.
Pra, megjithese perseri ka rezultuar se, kontrata e mesiperme e shitjes, date
10.01.1996 nuk eshte lidhur perpara noterit e pas kesaj te regjistrohej, Gjykata e
Apelit Shkoder e ka konsideruar ate te vlefshme.

210
Nga ana tjeter, gjykata e apelit e pranon regjistrimin e pronesise se
Ndermarrjes se Prodhimit te Tullave Shkoder te ligjshem, megjithese nga
vertetimet hipotekore te administruar ne dosjen gjyqesore rezulton se:
Ne radhorin e pronesise nr.214, date 12.02.1998, regjistrimi i kesaj
ndermarrje, me siperfaqe te ndertesave prej 5368 m2 dhe te sheshit funksional
29740 m2, ne emer te trashegimtareve te Jonuz Oroshit dhe te trashegimtareve te
Halil Bilalit, eshte kryer mbi bazen e vendimeve te K.K.K.P. nr.680, date
04.10.1995 dhe nr.681, date 04.10.1995 dhe kontrates se shitjes nr.133-133, date
12.02.1998 dhe se kjo kontrate, si dhe planimetria e vendosjes se prones, nuk
ekziston ne Z.R.P.P.
Pra, megjithese vendimi nr.681, date 04.10.1995 i K.K.K.P. prane Bashkise
Shkoder ka ndryshuar dhe kontrate shitje me nr.133-133, date 12.02.1998 nuk
ekziston, regjistrimi i Hipotekes perseri merret i mireqene nga Gjykata e Apelit
Shkoder, ne vend qe te konstatohej i pavlefshem.
Ne keto rrethana, ky Kolegj gjykon se, gjykata e apelit padrejtesisht ka lene
ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, e cila ka rrezuar padine e paditesit,
sepse:
Paditesat, sic u permend, pretendojne se, A.K.P., Dega Shkoder, nuk ka
respektuar procedurat ligjore, te cilat jane te lidhura me te drejten e parablerjes,
parashikuar nga neni 21 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993, “Per kthimin dhe
kompensimin e pronave ish pronareve” dhe se, A.K.P.-se i ishte bere e ditur se
paditesit ishin ne procesin e njohjes dhe kthimit nga K.K.K.P. te prones se tyre, e
cila zinte nje pjese ku ndodheshin objektet e Fabrikes se Prodhimit te Tullave
Shkoder. Pra, se ata i kane bere te ditur qe, trualli ku jane ndertuar dhe ndodhen ato
objekte kishte pronare dhe ne keto kushte A.K.P. nuk mund te vinte ne shitje
objektet, pa u zgjidhur gjyqesisht midis paleve Animali dhe Bilali pronesia e
truallit, pasi shkelej e drejta e parablerjes.
Ne keto kushte, paditesat, duke qene se kerkojne te ushtrojne te drejten e
parablerjes per objektet qe ndodhen ne truallin qe atyre u eshte njohur dhe kthyer si
me siper, nuk mund te ngrene padi vetem per kerkimin e deklarimit te
pavlefshmerise se kontrates se mesiperme te shitjes, date 10.01.1996, si veprim
juridik absolutisht i pavlefshem. Aq me teper, ky i fundit, ndryshe nga veprimet
juridike relativisht te pavlefshme, nuk deklarohet, por konstatohet nga gjykata.
Paditesat ne kete rast kerkimin e kane per pavlefshmerine e ankandit, per
shkak te mosrespektimit te nje procesi te rregullt ligjor ne privatizimin e
Ndermarrjes se Prodhimit te Tullave Shkoder.
Keshtu qe padia per deklarimin e pavlefshmerise se kontrates se
lartpermendur te shitjes eshte nje padi qe, vete gjykata e apelit duhej ta konstatonte
se nuk mund te ngrihej, pasi, sipas nenit 83 te K.C., nuk eshte e vlefshme kontrata

211
per kalimin e pronesise se sendeve te paluajteshme dhe te drejtave reale mbi to, kur
nuk respektohet forma e kerkuar nga ligji dhe regjistrimi i saj.
Pra, ky Kolegj cmon se, megjithese kontrata e mesiperme e shitjes date
10.01.1996 eshte e pavlefshme, Gjykata e Apelit Shkoder, ne baze te nenit 468 te
K.Pr.C., duhej te vendoste prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe
pushimin e gjykimit te ceshtjes.
Ne keto kushte, vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder eshte rrjedhoje e
mosrespektimit te ligjit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/e te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.70, date 06.04.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder
dhe te vendimit nr.248, date 11.03.2002 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder
dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 17.05.2005

212
Nr.2394/346 i Regj. Themeltar
Nr.850 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: TRASHËGIMTARI LIGJOR I DIJE


FERATI (SOPI), MUSTAF
DURAKU, përfaqësuar nga
av. Nik Progri
TË PADITUR: K.K.K.P. PRANË BASHKISË
KUKËS, i pa perfaqesuar perpara
kesaj gjykate
AGJENCIA KOMBËTARE E
PRIVATIZIMIT (AKP), DEGA
KUKËS, e përfaqësuar nga Lefteri
Lleshi
HAKIK SOPI, RRAHMAN SOPI, te
përfaqësuar nga av. Ramiz Lala
KADE SOPI, RAMIZ SOPI, ALI
SOPI, NURI SOPI, MARJETA SOPI,
HASIJE SOPI, te pa perfaqesuar
perpara kesaj gjykate
PERSON I TRETË: ASTRIT SOPI, HAJDIN SOPI, te pa
perfaqesuar perpara kesaj gjykate

213
OBJEKTI I PADISË:
Shfuqizimi i pjesshem i vendimit
nr.5, date 15.12.1994 te K.K.K.P.
per siperfaqen prej 12.931 m2;
shfuqizimi i vendimit te privatizimit te objektit;
njohjen pronar, si dhe shfuqizimin e akteve te pronesise
ne favor te te paditurve.
Baza Ligjore: Ligji nr.2022, date 02.04.1955 “Per Pronësinë”,
ligji nr.1903, date 20.07.1954, ndryshuar me
ligjin nr.3169, date 26.10.1960 “Mbi trashëgiminë”,
neni 58, nenet 153 e vijues të Kodit të Procedurës Civile,
ligji nr.7698, date 15.04.1993
“Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”

Gjykata e shkalles se pare Kukes me vendimin nr.225, date 03.10.2001 ka


vendosur:
Të pranojë padinë e paditeses Dije Sopi, duke shfuqizuar pjeserisht
vendimin nr.5, date 15.12.1994 te K.K.K.P. pranë Bashkise Kukes,
pikën 1, paragrafin 4 të tij, qe ben fjale per siperfaqen e tokes prej
12931 m2.
Rrezimin e padise se paditeses Dije Sopi per shfuqizimin e vendimit
per shitblerjen e objektit, Agjencia e Udhetareve Kukes si te pabazuar
ne prova e ne ligj.
Te pushoje gjykimin per pjesen tjeter te padise.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.41, date 06.02.2002 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.225, date 03.10.2001 te Gjykates se shkalles se
pare Kukes dhe dergimin e çështjes per rigjykim prane po asaj
gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Kukes me vendimin nr.365, date 13.12.2002 ka


vendosur:
Te rrezoje padine e paditeses Dije Sopi, persa i perket shfuqizimit te
pjesshem te vendimit te K.K.K.P. te Bashkise Kukes me nr.5, date
15.12.1994 per siperfaqen 12931 m2, si dhe per shfuqizimin e
vendimit te privatizimit te objektit, Agjencia e Udhetareve Kukes, nga
Dega e A.K.P.-se Kukes ne favor te Astrit Sopit, si te pabazuar ne
prova dhe ligj.

214
Te pushoje padine e paditeses Dije Sopi per pjesen tjeter te padise.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.296, date 28.10.2003 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.365, date 13.12.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Kukes, duke shfuqizuar pikën 1, paragrafi 4 të
vendimit nr.5, date 15.12.1994, te K.K.K.P. te Bashkise Kukes, qe ben
fjale per siperfaqen e tokes prej 12.931 m2.
Lenien ne fuqi te vendimit per pjesen tjeter te tij.

Kunder këtij vendimi kanë bërë rekurs te paditurit Haki, Rrahman dhe
Hajdin Sopi, te cilet parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:
- Padia eshte ngritur nga nje person qe nuk ka te drejte ta ngreje, pasi nuk i
eshte cenuar asnje interes i ligjshem.
- Gjykata e Apelit Shkoder nuk duhej te kishte marre parasysh vendimin e
Gjykates se shkallës së pare Kukës nr.780, date 25.09.1995, per arsye se
eshte ai eshte prishur nga nje gjykate me e larte.
- Gjykata e Apelit Shkoder nuk ka respektuar ligjin mbi kthimin dhe
kompensimin e pronave.
- Perfaqesuesi i paditeses Dije Sopi ka qene i ndergjegjshem ne
pabazueshmerine ne ligj te kerkeses, por nepermjet perdorimit te
dokumentave te fallsifikuar, ka abuzuar ne te drejten per te ngritur padine.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e te paditurve,
av. Ramiz Lala, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne
fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, perfaqesuesin e paditeses, av. Nik
Progri, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, duke e
ndryshuar kete vendim ne pjesen lidhur me privatizimin e Agjencise se Udhetareve
Kukes dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Me vendimin nr.5, date 15.12.1994 te K.K.K.P. pranë Bashkisë Kukës,
midis te tjerave, në pikën 1, paragrafi 4 u eshte njohur pronesia dhe u është kthyer
te paditurve një sipërfaqe trualli 12931 m2, të ndodhur ne qytetin e Kukësit, ne
vendin e quajtur “Livadhet e Gjata”.
Paditësja, e cila ka vdekur gjate vazhdimit te gjykimit dhe eshte zevendesuar
procedurialisht nga trashegimtari i saj ligjor Mustaf Duraku, ka kundershtuar
vendimin e K.K.K.P. me pretendimin se, siperfaqja e kthyer të paditurve ka qene e
te ndjerit Sinan Sopi dhe ajo eshte trashegimtare ligjore, si bashkeshorte e tij.

215
Personi i tretë ka blerë objektin Agjencia e Udhetareve Kukës nepermjet
privatizmit nga A.K.P. dhe pronën e ka të regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te
Pasurive te Paluajteshme (Z.R.R.P.).
Paditësja ka kerkuar edhe shfuqizimin e vendimit të A.K.P. për privatizimin
e objektit të mësipërm, me pretendimin se nuk eshte respektuar e drejta e
parablerjes së ish pronarit, pasi objekti eshte mbi nje siperfaqe trualli, i cili ka qene
pronë e trashegimlënësit te saj.
Paditësja ka kerkuar edhe njohjen e pronesise mbi një sipërfaqe tjetër, si dhe
shfuqizimin e akteve te pronesise ne favor te te paditurve, por per kete pjese ka
hequr dore nga gjykimi.
Ky Kolegj konstaton se:
Ne keto rrethana, Gjykata e shkalles se pare Kukes me te drejte ka vene se
pari ne diskutim per zgjidhje ceshtjen e legjitimitetit te paditeses ne ngritjen e
padise, pra, nese ajo eshte ose jo trashegimtare ligjore e te ndjerit Sinan Ibish Sopi.
Gjykata e shkalles se pare, pas shqyrtimit dhe verifikimit te provave ne
seance gjyqesore, ka verejtur se, paditesja nuk ka bere lidhje martese me te ndjerin
Sinan Ibish Sopi dhe ne aktet e gjendjes civile ajo nuk figuron me mbiemrin Sopi.
Ajo i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Kukes duke kerkuar pavertetesine e akteve
te gjendjes civile dhe ajo gjykate me vendimin nr.608, date 14.07.1995 i ka pranuar
padine, duke e njohur si bashkeshorte te te ndjerit Sinan Ibish Sopi. Por, mbi
kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise, Gjykata e Kasacionit ka vendosur me
vendimin nr.1104, date 03.07.1996, prishjen e vendimit te mesiperm te gjykates se
rrethit dhe rrezimin e padise, duke mos e njohur paditesen bashkeshorte te te
ndjerit Sinan Ibish Sopi, me arsyetimin se: “Nuk ka akt te lidhjes se marteses dhe
bashkejetesat e faktit nuk mund te konsiderohen martesa te lidhura ne formen e
kerkuar nga ligji.”
Ne keto kushte, gjykata e shkalles se pare me te drejte ka rrezuar padine e
paditeses.
Gjykata e apelit, ndryshe nga sa ka arsyetuar dhe konkluduar gjykata e
shkalles se pare, ka pranuar se paditesja “ka te drejten e kerkimit te saj mbi
objektin e padise”.
Kete konkluzion gjykata e apelit, ne arsyetimin e vendimit te saj, e mbeshtet
ne faktin se, me vendimin nr.780, date 25.09.1995 te Gjykates se Rrethit Kukes
paditesja eshte percaktuar si trashegimtare ligjore e rradhes se pare e
trashegimlenesit Sinan Sopi, me te cilin ka bashkejtuar qe nga viti 1957 deri kur ka
vdekur, me 29.12.1976. Por, nderkohe gjykata e apelit “ka lene ne harrese”
vendimin e lartpermendur te Gjykates se Kasacionit, me te cilin nuk eshte pranuar
qe paditesja eshte bashkeshortja e te ndjerit Sinan Ibish Sopi dhe se gjykata ne
leshimin e deshmise se trashegimise dhe percaktimin e paditeses si trashegimtare e
rradhes se pare te te ndjerit te mesiperm eshte bazuar ne nje akt te pavlefshem,

216
(vendimin gjyqesor nr.608, date 14.07.1995 te prishur me pas nga Gjykata e
Kasacionit).
Duke qene se paditesja nuk e ka fituar statusin e bashkeshortes se te ndjerit
Sinan Ibish Sopi, sipas legjislacionit ne fuqi qe zbatohej ne kohen qe eshte celur
trashegimia ligjore e ketij trashegimlenesi, dekreti nr.1892, date 05.07.1954, “Mbi
Trashegimine” me ndryshimet perkatese, ajo nuk mund te jete trashegimtare ligjore
dhe per rrjedhoje, nuk mund te legjitimohet ne kerkimet e saj te paraqitura ne padine
objekt gjykimi.
Ne keto kushte, ky Kolegj cmon se, vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder
eshte marre ne mosrespektim dhe zbatim te gabuar te ligjit, prandaj ai duhet te prishet
ne pjesen qe ndryshon vendimin e Gjykates se shkalles se pare Kukes, lidhur me
shfuqizimin e pikes 1, paragrafi 4 i vendimit nr.5, date 15.12.1994 te K.K.K.P. prane
Bashkise Kukes dhe qe ben fjale per siperfaqen e truallit prej 12931 m2.
Ndersa per pjesen tjeter, meqenese ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se
shkalles se pare, vendimi i gjykates se apelit nuk ka vend te cenohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.296, date 28.10.2003 te Gjykatës së Apelit Shkodër
dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.365, date 13.12.2002 te Gjykatës së shkalles se
pare Kukes edhe ne pjesen qe Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin e saj te
mesiperm e ka ndryshuar ate.

Tirane, me 17.05.2005

217
Nr.1578 i Regj. Themeltar
Nr.851 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.5.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: FATMIR MAJUNI, LUMTURI


MAJUNI, perfaqesuar nga
Av. F. Tartale
TE PADITUR: DHIMITER POPA, LLAZAR POPA,
MILLAN POPA, perfaqesuar nga
Av. M. Salavaci
PERSONA TË TRETË: BRANKO POPA, TEODORKA
POPA, LILIANA POPA, ERNEST
POPA, REGERS POPA, SPIRO
POPA, THANAS POPA, NEDA
POPA, EDLIRA POPA,
NADJEZHDA POPA, MILENKO
POPA, ELKA POPA, SOKOL POPA,
ARBEN POPA, MERITA POPA,
VASILIKA POPA, GJERGJ POPA,
ROBERT POPA, TONICA POPA,
SLLABA POPA, ELTON POPA,
SUELA POPA, IRMA POPA, DESA
POPA DHE GJERGJ POPA,
ne mungese

218
OBJEKTI I PADISË:
Lirim e dorezim banese,
shperblim per perdorim sendi,
detyrim per crregjistrim si pronar.
Kallezim i nje punimi te ri.
Baza Ligjore: Nenet 296, 297, 303, 115
dhe 801 te Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4527, date 5.10.2004, ka


vendosur:
Deklarimin e moskompetences se Gjykates se shkalles se pare Tirane,
per gjykimin e ceshtjes nr.5128 akti.
Dergimin e akteve per kompetence Gjykates se Apelit Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1275, date 8.11.2004, ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.4527, date 5.10.2004 te Gjykates se shkalles se
pare Tirane dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit ne po
ate gjykate, me te njejtin trup gjykues.

Kunder vendimit nr.1275, date 8.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane kane


ushtruar rekurs te paditurit, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Gjykata e apelit ka gjykuar ceshtjen pa ndonje ankim te paleve.
- b. Te shprehet Gjykata e Larte per kompetencen.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi prishjen e te dy
vendimeve dhe dergimin e ceshtjes per gjykim prane Gjykates se shkalles se pare
Tirane,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per gjykim ne po ate gjykate,

VËREN
Te dy vendimet, si ai me nr.4527, date 05.10.2004 i gjykates se shkalles se
pare, ashtu edhe ai me nr.1275, date 08.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, jane
rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjes. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e
parashikuara nga neni 485 te Kodit te Procedures Civile, ato duhet te prishen.

219
Eshte vertetuar se, me vendimin nr.3067, date 26.06.2001 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane, eshte vendosur pranimi i kerkese padise se ushtruar nga
Fatmir Majuni e Lumturi Majuni. Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.76, date
24.01.2002, ka prishur vendimin e mesiperm dhe ka kthyer ceshtjen per rigjykim po
ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane.
Gjykata e shkalles se pare Tirane, mbasi ka zhvilluar rigjykimin e ceshtjes me
vendimin nr.2330, date 27.5.2003 ka konkluduar per pushimin e gjykimit te ceshtjes.
Pas kesaj, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin 449, date 15.04.2004, ka
vendosur prishjen e vendimit sa siper dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po ne
Gjykaten e shkalles se pare Tirane.
Pas shqyrtimit qe i ka bere ceshtjes ne fjale, Gjykata e shkalles se pare Tirane,
e ridergon ceshtjen po ne gjykaten e apelit me arsyetimin se nuk eshte kompetente
per gjykimin e ceshtjes, mbasi ne veshtrim te kerkesave te nenit 467/a te K.Pr.Civile,
gjykata e apelit nuk mund te ktheje per rigjykim per te dyten here ceshtjen, por duhet
ta gjykoje ate vete si gjykate e shkalles se pare.
Nga ana e saj, gjykata e apelit me vendimin nr.1275, date 08.11.2004
konkludon per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, me
arsyetimin se ne perputhje me nenin 64 te K.Pr.Civile, gjykata te ciles i dergohet
ceshtja nga nje gjykate tjeter e te njejtes kategori, ose nga nje gjykate me e larte,
duhet te pranoje dhe shqyrtoje ate.
Duke i pare ne teresi te dy vendimet e gjykatave, Kolegji Civil i Gjykates se
Larte, cmon se ato jane marre ne zbatim te keq te ligjes.
Gjykata e shkalles se pare ka gabuar kur ne rastin konkret ka vendosur
kryesisht moskompetencen dhe dergimin e ceshtjes gjykates se apelit. Ceshtja nuk
ishte derguar per shqyrtim ne kuadrin e kompetences kesaj gjykate, keshtu qe nuk
kishte vend per te vendosur moskompetencen dhe referuar kerkesat e nenit 64 te
K.Pr.Civile. Eshte e drejte se ne veshtrim te kerkesave te nenit 467/a te K.Pr.Civile,
gjykata e apelit kur prish vendimin nuk mund ta ktheje ceshtjen per rigjykim per te
dyten here, por e shqyrton vete si gjykate e shkalles se pare. Mirepo ne rastin ne fjale
kunder ketij vendimi nuk ka patur ankim nga palet, keshtu qe gjykata e shkalles se
pare duhet te zbatonte rregullat e pergjithshme per rigjykimin e ceshtjes.
Nga ana tjeter eshte e vertete se, ne perputhje me kerkesat e nenit 64 te
K.Pr.Civile, gjykata te ciles i dergohet per shqyrtim ceshtja nga nje gjykate tjeter e te
njejtes kategori, ose nga nje gjykate me e larte, duhet te pranoje dhe shqyrtoje ate,
mbasi konflikt per kompetence midis gjykatave nuk lejohet. Ajo pa nderprere
gjykimin e ceshtjes ka te drejte t’i parashtroje qendrimin e saj Gjykates se Larte, e
cila vendos per rregullimin e kompetences. Mirepo sikunder u permend me lart,
efektivisht nuk ndodhemi para nje rasti te tille. Kjo dispozite sikunder u analizua ka
te beje me kundershtimin e kompetences dhe nuk ka lidhje me ceshtjen ne fjale.

220
Nga ana tjeter, gjykata e apelit gjithashtu ka gabuar kur ka shqyrtuar ceshtjen
dhe vendosur per ridergimin e saj Gjykates se shkalles se pare Tirane, pa patur edhe
ankim nga palet.
Sa siper i behet verejtje te dy gjykatave per zbatim te drejte ne te ardhmen te
kerkesave procedurale civile.
Megjithate, ne analize sa siper ne kushtet e shqyrtimit te rekursit te ushtruar
nga pala e paditur, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ceshtja i duhet derguar
per shqyrtim Gjykates se shkalles se pare Tirane.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimeve nr.4527, date 05.10.2004 te Gjykates se shkalles se pare
Tirane e nr.1275, date 08.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e
ceshtjes per shqyrtim Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Tirane, me 17.05.2005

221
Nr.2380/338 i Regj.Themeltar
Nr.852 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


pale:
PADITËS: SHOQERIA "INVESTRADE" TIRANE,
ne mungese
TË PADITUR: FILIALI ELEKTRIK LAÇ, perfaqesuar nga
Av. Dritan Baba
K.E.SH. ZONA E SHPERNDARJES
BURREL, perfaqesuar prej Av. te Shtetit
A. Deda

OBJEKTI PADISË:
Kthim shume, 697.353 leke
plus kamate vonesat sipas kontrates.
Baza Ligjore: Neni 419 i Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Kurbin, me vendimin nr.351, date 10.07.2003, ka


vendosur:
Detyrimin e pales se paditur, Filialit Elektrik Laç te paguaje ne favor
te paditesit shoqerise "Investrade" shumen prej 1.273.566 leke.

222
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.576, date 10.05.2004, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.351, date 10.07.2003 te Gjykates se
Rrethit Kurbin

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Agjensia Elektrike Kurbin, e cila kerkon
prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e Rrethit Kurbin nuk ka qene kompetente te shqyrtoje
mosmarreveshjen e lindur nga kontrata, date 22.05.2002 ne te cilen eshte
caktuar Gjykata e Matit per zgjidhjen e mosmarreveshjeve te lindura nga
zbatimi i saj.
- Kontrata shtese eshte lidhur ne kundershtim me ligjin nr.7971, date
26.07.1995 te ndryshuar "Per prokurimet". Kjo kontrate eshte nenshkruar
nga persona pa tager juridike dhe ne kundershtim me ligjin, pasi kjo
kompetence i kishte kaluar zones se Burrelit.
- Aktet e paraqitura nga gjykatat jane te pavlefshme, pasi jane firmosur nga
nje dore per persona te ndryshem
- Padia eshte ngritur nga shoqeria "Investrade", por nenshkrimi i padise nuk
eshte bere nga drejtuesi ligjor, por nga Kadri Hysenaj, i cili ka bere dhe
rakordimin.
- Kontratat e furnizmit jane nenshkruar nga e njejta firme si me lart ne emer te
Edmond Kulit dhe Riza Kukaj, po keshtu autorizimi per gjykim eshte
firmosur nga nje person qe nuk ka patur tager.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales se
paditur D. Baba, si dhe avokatin e shtetit A. Deda, qe kerkuan ndryshimin e
vendimeve dhe rrezimin e padise, ne mungese te anes paditese dhe si shqyrtoi aktet
ne teresi,
VËREN
Shoqeria "Investrade" Tirane per vitin 2001 ka pasur te lidhur kontrate
konform kritereve ligjore me Filialin Elektrik Kurbin, (qe pas riorganizimit i ka
kaluar anes se paditur) per ta furnizuar kete filial per nevojat e tij me nafte, benzine
dhe vaj ne sasite dhe kushtet e percaktuara ne kontraten e lidhur ne daten
25.07.2001.
Per periudhen deri ne daten 22.05.2002 nuk jane kryer veprimet perkatese
per lidhjen e kontrates sipas kritereve ligjore, por midis Filialit Elektrik Kurbin dhe
anes paditese eshte lidhur nje marreveshje e quajtur midis tyre kontrate furnizimi

223
shtese, ku palet kane pranuar te vazhdojne furnizimin me mallrat e siperme deri ne
lidhjen e kontrates sipas kerkesave ligjore.
Tenderin perseri e ka fituar ana paditese dhe ka lidhur me Zonen e
Shperndarjes Burrel, ku perfshihej dhe ana e paditur, kontraten duke filluar qe nga
data 22.05.2002 deri ne daten 31.12.2002. Kane percaktuar te drejtat dhe detyrimet
reciproke, pa percaktuar menyren e zgjidhjes se plotesimit te detyrimeve qe i
perkisnin anes paditur per periudhen Janar - Maj 2002, meqenese efektivisht ana e
paditur ish furnizuar me mallin perkates prej anes paditese.
Nga sa u parashtrua me siper, ana e paditur eshte furnizuar me mall ne
vleren 697.353 leke, çka pranohet nga palet dhe konfirmohet nga dokumentet
financiare, per rrjedhoje mosplotesimi i detyrimit per pagimin e çmimit qe i perket
mallit te furnizuar faktikisht prej gjykatave eshte zgjidhur drejt.
Gjykatat kane gabuar ne lidhje me percaktimin e kamate vonesave perkatese,
pasi ne marreveshjen e lidhur midis paleve nuk eshte percaktuar asnje kusht per
mosplotesimin e detyrimeve perkatese dhe ne te kundert, ana paditese pas me se
nje viti nga lidhja e kontrates se rregullt te furnizimit ka kerkuar pagimin e shumes
se kundervleres se karburantit te furnizuar, pa parashtruar rrethanat qe kane sjelle
mospagimin e vleres se mallit te furnizuar.
Ne keto rrethana nisur nga mangesite e lejuara prej paleve ne lidhjen e
marredhenieve kontraktore ka vend per ndryshimin e vendimeve, duke vendosur
detyrimin e anes se paditur vetem per pagimin e shumes se lartpermendur.
Ne rekurs jane parashtruar pretendime ne lidhje me shqyrtimin e çeshtjes
prej Gjykates se Rrethit Kurbin, te cilat jane te pabazuara, pasi marreveshja eshte
lidhur ne Kurbin dhe palet kane percaktuar gjykaten kompetente per zgjidhjen e
mosmarreveshjes ate te vendit te ekzekutimit te detyrimit, Gjykaten e Kurbinit. Ne
keto rrethana drejt ka vendosur ajo gjykate, duke shqyrtuar çeshtjen, ne nje kohe
kur per kete pretendim mund te behej dhe ankim i veçante.
Te gjitha pretendimet e tjera nuk perbejne shkaqe te parashikuara nga neni
472 i K.Pr.Civile.
Persa u parashtrua me siper ka vend per ndryshimin e vendimit te gjykates se
apelit, si dhe te gjykates se rrethit dhe zgjidhjen ne fakt te çeshtjes, duke vendosur
detyrimin e anes se paditur t’i paguaje anes paditese vetem kundervleren e mallit te
furnizuar prej saj.

224
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/d te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.576, date 10.05.2004 te Gjykates se Apelit Tirane,
si dhe ndryshimin e vendimit nr.351, date 10.07.2003 te Gjykates se Rrethit
Kurbin, duke detyruar anen e paditur Filialin Elektrik Laç t’i paguaje Shoqerise
"Investrade" Tirane shumen prej 697.353 (gjashteqind e nentedhjete e shtatemije e
treqind e pesedhjete e tre) leke.

Tirane, me 17.05.2005

225
Nr.2363/324 i Regj. Themeltar
Nr.853 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS I K/PADITUR: ISMET DRISHTI


I PADITUR K/PADITËS : TELENORBA SHQIPTARE SH.A

OBJEKTI I PADISË:
Detyrim per pagimin e pages nje vjecare
dhe te ktheje librezen e punes,
bazuar ne nenet 12, 21, 109/1, 143, 144,
146, 155 te Kodit te Punes.
OBJEKTI I K/PADISË:
Detyrimin e pales se kunderpaditur
per shperblimin e demit qe i ka ardhur pales k/paditese
per shkak te shkeljes se konfidencialitetit
dhe konkurrences se lire dhe te ndershme,
si dhe per shkak te shkeljes se perseritur te disiplines ne pune.
Baza Ligjore e K/Padise: Neni 42/1 i Kushtetutes se R.SH.,
Nenet 26/3, 27/1, 156/1 te Kodit te Punes.

226
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3098, date 04.07.2003 ka
vendosur:
Pranimin e padise.
Detyrimin e pales se paditur te demshperbleje paditesin me pagen e
nje viti.
Rrezimin e padise ne pjesen tjeter.
Rrezimin e kunderpadise si te pabazuar ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.540, date 04.05.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.3098, date 04.07.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te Gjykates se shkalles se pare, ne


mbeshtetje te Nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Telenorba
Shqiptare sh.a, e cila kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Shkaqet e zgjidhjes se kontrates se punes nga ana jone, ne kuptim te Nenit
153 te Kodit te Punes, perbejne shkaqe te arsyeshme, sepse kane te bejne me
shkeljen ne menyre te perseritur te disiplines ne pune.
- Paditesit i jane komunikuar rregullisht masat disiplinore, ndersa ky i fundit,
ka refuzuar me arrogance qe te nenshkruaje per marrjen dijeni ne lidhje me
keto masa disiplinore.
- Gjykata nuk eshte thelluar ne hetimin e shkaqeve qe kane cuar ne zgjidhjen e
kontrates se punes.
- Paditesi pas braktisjes se detyres eshte punesuar prane TVA, duke realizuar
te njejtin spektakel me te njejtat metoda, duke shkaktuar keshtu deme jo te
vogla subjektit tone.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese
Lili Robo, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, ne mungese anes se paditur, si dhe
shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Gjykata e apelit ka respektuar dhe zbatuar drejt kerkesat ligjore.
Paditesi ka punuar prane anes se paditur si udheheqes i programit "Shkruaj ne
akull", ne muajin Nentor te vitit 2000. Me marreveshje te paleve kontrata eshte
rinovuar çdo vit.

227
Sikurse rezulton nga materialet e dosjes, me urdherin e brendshem nr.200 Prot,
date 05.07.2002, ana e paditur ka vendosur nderprerjen e marredhenieve te punes me
paditesin, per mosprezence te vazhdueshme ne pune, duke urdheruar dhe
komunikimin e ketij urdheri paditesit.
Paditesit nuk i eshte komunikuar urdheri, i cili dhe ne formulimin e tij nuk
eshte i sakte dhe i qarte, porse nga rrethanat konkrete ka rezultuar se, ana e paditur e
ka zgjidhur ne menyre te njeaneshme kontraten e punes. Ne fakt nisur nga veprimet
konkrete te anes se paditur, gjykatat me te drejte kane konkluduar se, zgjidhja e
kontrates se punes eshte bere ne menyre te njeaneshme dhe pa shkaqe te arsyeshme,
si dhe nuk jane zbatuar procedurat e nevojshme ligjore per largimin nga puna.
Ne keto rrethana, kur ana e paditur ka lejuar shkelje te zbatimit te kerkesave
ligjore per largimin nga puna, si dhe kur nuk ka provuar pretendimet e saj per shkelje
te disiplines ne pune, ne menyre te perseritur, me te drejte, gjykatat kane vendosur qe
ana e paditur, te demshperbleje paditesin per pagen e nje viti pune.
Persa i perket kunderpadise, gjykatat kane konkluduar drejt, pasi dhe ne lidhje
me kete kerkim, ana e paditur kunderpaditese ka mbetur ne kuadrin e pretendimeve,
duke mos zbatuar kerkesat procedurale, sipas te cilave pala qe pretendon ka dhe
detyrimin te vertetoje pretendimin e saj.
Edhe ne rekursin e paraqitur, ana e paditur ka pretenduar per hetim gjyqesor jo
te plote qe lidhet me procesin e te provuarit dhe qe ne teresine e tyre, parashtrimet e
bera nuk mund te konsiderohen si shkaqe te parashikuara nga neni 472 i Kodit te
Procedures Civile qe mund te ndikojne ne cenimin e vendimeve te dhene prej
gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/"a" te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.540, date 04.05.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 17.05.2005

228
Nr.1765 i Regj. Themeltar
Nr.854 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

KËRKUES: GEZIM ZABELAJ


PERSON I TRETË: ZYRA E GJENDJES CIVILE
SHKODER

OBJEKTI PADISË:
Konfirmimin e lindjes se femijes tim
te seksit femer te quajtur Elsa Zabelaj, te lindur
ne date 05.02.2002 ne Athine, Republika e Greqise.
Baza Ligjore: Neni 34/5 i Ligjit 8950, date 10.10.2002,
ndryshuar me ligjin 9229, date 20.04.2004
"Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin 8950,
date 10.10.2002 per gjendjen Civile".

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.339, date 02.03.2005 ka


vendosur:
Nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit.

229
Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, ka ushtruar ankim te vecante
kerkuesi Gezim Zabelaj, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe dergimin e
ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues, duke parashtruar
keto shkaqe:
- Ligjin nr.8950, date 10.10.2002 neni 34/2 "Per Gjendjen Civile", i cili thote:
"per femijet e lindur jashte territorit te Republikes se Shqiperise nga shtetas
shqiptare me banim te perhershem ne Shqiperi deklarimi behet ne sherbimin
konsullor shqiptar te vendit ku ka lindur, ose ne ate te perfaqesive
diplomatike dhe konsullore perkatese dhe kur kjo eshte e pamundur,
deklarimi behet edhe ne sherbimin e gjendjes civile te atij vendi", deklarim
te cilin une e kam bere pikerisht sipas kesaj dispozite, por qe nga Gjykata e
rrethit gjyqesor Shkoder u anashkalua dhe nuk u mor parasysh.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, ne mungese paleve
ndergjyqese, si dhe shqyrtoi aktet,

VËREN
Paditesi Gezim Zabelaj ka paditur Zyren e Gjendjes Civile Shkoder, duke
kerkuar deklarimin e lindjes se femijes se tij, te quajtur Elsa Zabelaj, te lindur ne
daten 05.02.2002 ne Athine, Republika e Greqise.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Shkoder ka vendosur nxjerrjen e çeshtjes jashte
juridiksionit gjyqesor, duke arsyetuar se çeshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor pasi
te jete konfirmuar lindja prej sherbimit Konsullor te vendit ku ka lindur femija.
Ne baze te ligjit nr.8950, date 10.10.2002 "Per gjendjen civile" me
ndryshimet perkatese, neqoftese deklarimi i lindjes se femijes nuk behet brenda
afateve ligjore, lindja konfirmohet vetem me vendim te gjykates.
Po ashtu, per femijet e lindur jashte territorit te Republikes se Shqiperise,
nga shtetas shqiptare me banim te perkohshem ne Shqiperi, kur veprimet per
konfirmimin e lindjes se femijes jane te pamundura te behen, deklarimi behet dhe
ne sherbimin e gjendjes civile te atij vendi.
Ne rastin konkret, deklarimi i lindjes sipas kerkesave rezulton te jete jashte
afatit ligjor dhe per rrjedhoje, lindja konfirmohet vetem me vendim te gjykates.
Nga vete permbajtja e nenit 34/5 te ligjit te cituar me siper rezulton se,
mosmarreveshja e lindur per deklarimin e lindjes se femijes jashte afatit ligjor, hyn
ne juridiksionin gjyqesor.
Sipas nenit 36 te K.Pr.Civile, ne juridiksionin e gjykatave hyjne te gjitha
mosmarreveshjet e tjera te parashikuara ne kete kod e ne ligje te veçanta.

230
Sipas ligjit te cituar me siper, deklarimi i lindjes se femijes jashte afateve
ligjore, mund te behet vetem me vendim gjykate, prandaj ne menyre te shprehur
eshte percaktuar juridiksioni gjyqesor i mosmarreveshjes ne kundershtim me sa ka
arsyetuar gjykata e rrethit.
Persa siper çmohet se, vendimi i asaj gjykate duhet te prishet, duke ia
derguar çeshtjen per vazhdimin e gjykimit te saj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 59 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.339, date 02.03.2005 te Gjykates se shkalles se pare
Shkoder dhe dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne ate gjykate.

Tirane, me 17.05.2005

231
Nr.2250/273 i Regj.Themeltar
Nr.855 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: LAVDOSH LIMAJ

I PADITUR: BANKA E KURSIMEVE TEPELENE

OBJEKTI I PADISË:
Kthim shume.
Baza Ligjore: Nenet 982, 985, 486, 296,
1013, 1041 e vijues te K.Civil
dhe 32 e 154 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tepelene, me vendimin nr.20, date 26.01.2004 ka


vendosur:
Pranimin e pjesshem te padise.
Detyrimin e pales se paditur Banka e Kursimeve Tepelene t'i ktheje
paditesit Lavdosh Limaj,shumen prej 1.771.804 leke, qe perfaqeson
shumen 1.540.000 te terhequr nga llogaria nr.471 pa autorizimin e
paditesit, si dhe interesat perkatese (kamate vonesat) ne shumen
231.804 leke.

232
Rrezimin e kerkeses per pjesen tjeter te kerkimit per shumen 140.300
leke.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendim nr.168, date 15.04.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.20, date 26.01.2004 te Gjykates se
shkalles se pare Tepelene.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te


Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Dega e Bankes Kursimeve Tepelene,
e cila kerkon ndryshimin e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se
pare Tepelene nr.20, date 26.01.2004 dhe rrezimin e padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e
perfaqesuesit te pales paditese, avokatit Xhafer Meçe, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit nr.168, date 15.04.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster, mbrojtjen dhe
mendimet e perfaqesuesit te pales se paditur, zotit Kujtim Mara, i cili kerkoi
ndryshimin e vendimit nr.20, date 26.01.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Tepelene dhe te vendimit nr.168, date 15.04.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster
dhe rrezimin e padise dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.168, date 15.04.2004 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, me te
cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.20, date 26.01.2004 i Gjykates se Rrethit
gjyqesor Tepelene, eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Tepelene, me daten 1 Shtator 2003 eshte
rregjistruar padia e ngritur nga pala paditese Lavdosh Limaj, me objekt "Kthim i
shumes 1.680.300 leke te marra padrejtesisht, nepermjet fallsifikimit te firmes ne
llogarine rrjedhese 471/7102 me pronar Lavdosh Limaj", duke vendosur si baze
ligjore nenet 982, 985, 486, 296, 1013, 1041 e vijues te Kodit Civil dhe nenet 32
dhe 154 te Kodit te Procedures Civile.
Ne vitin 1993, paditesi ka celur nje llogari bankare rrjedhese, personale, me
numer 471, ne Degen e Tepelenes se ish Bankes Kombetare Tregtare. Paditesi
pretendon se kjo llogari trajtohej si depozite bankare, nderkohe qe, nga ana tjeter,
pala e paditur pretendon se kemi te bejme me marredhenien (kontraten) e llogarise
rrjedhese bankare.

233
Ne vitin 1995 pala paditese se bashku me dy persona te tjere qe nuk jane
pale ne kete proces, themeluan ne cilesine e ortakeve dhe filluan te ushtrojne
veprimtari tregtare nepermjet shoqerise tregtare "Vjosa" shpk. Paditesi ka patur
edhe poziten e administratorit te kesaj shoqerie tregtare. Nga hetimi gjyqesor nuk
ka prova shkresore qe te vertetojne se kjo shoqeri tregtare ka patur llogarite e saj
bankare, nderkohe qe ka qene e pajisur me licenca dhe leje fiskale etj, per
ushtrimin e veprimtarise, per te cilat ishte e domosdoshme sipas ligjit ekzistenca
dhe veprimet nga llogaria bankare.
Nga hetimi gjyqesor rezulton se, nga llogaria bankare nr.471, ndermjet te
tjerave, jane kryer edhe veprime e transaksione bankare ne emer dhe per llogari te
shoqerise tregtare "Vjosa" shpk. Veprime te tilla jane shtrire pergjate periudhes
1995-1999 derisa ne 18.11.1999 paditesi e mbylli llogarine dhe mbaruan
marredheniet e tij me te paditurin.
Nga provat shkresore te administruara ne dosjen gjyqesore eshte vertetuar
se, me ane te mandat pageses nr.500531 nga llogaria bankare e lartpermendur me
nr.471 eshte terhequr shuma 1.500.000 leke. Gjithashtu, me urdher xhirimin
nr.326663 te dates 18.11.1996, eshte bere veprimi i xhirimit te shumes prej
180.130 leke, ne favor te nje subjekti tjeter.
Gjate gjykimit, pala paditese pretendon se, keto dy veprime bankare jane
kryer nga njeri prej ortakeve te tij ne shoqerine "Vjosa" shpk, nderkohe qe sipas
paditesit, ne cilesine e administratorit te kesaj shoqerie, nuk ishte fare ne dijeni dhe
nuk kishte autorizuar ndonje person per kryerjen e veprimeve te tilla me banken.
Nga ana tjeter, palet nuk kane paraqitur kerkime dhe prapesime te goditjes per
falsitet apo kallzime penale lidhur me pretendimin e paditesit se nga ana e ortakut
te tij veprimet jane bere duke i fallsifikuar nenshkrimin.
Pretendimi kryesor i pales se paditur eshte se, llogaria bankare nuk eshte
depozite por llogari rrjedhese dhe, ne kete kuptim te ligjit, vecanerisht te nenit
1022 te Kodit Civil, pales paditese i eshte parashkruar e drejta e ngritjes se kesaj
padie.
Gjykatat, ne te dy shkallet e gjykimit, e kane konsideruar te pambeshtetur ne
ligj pretendimin e pales se paditur, lidhur me parashkrimin e se drejtes se ngritjes
se padise dhe kane pranuar pjeserisht padine per shumen 1.771.804 leke. Gjykata e
shkalles se pare arsyeton se, padia eshte ne afat ne kuptim te nenit 113, shkronja
"ç" te Kodit Civil, duke e cilesuar marredhenien ndermjet paleve si depozite
bankare te rregulluar "ne formen e llogarise rrjedhese" ne kuptim te nenit 1041. Ne
vijim te ketij arsyetimi, gjykata e apelit shprehet se, nuk jemi perpara nenit 1022 te
Kodit Civil, per shkak se aty behet fjale per veprime ne llogari rrjedhese nga nje
klient i bankes tek klienti tjeter i saj, nderkohe qe ne ceshtjen ne gjykim, veprimi
eshte bere me nje person tjeter qe nuk eshte klient i bankes.

234
Te dy vendimet jane rrjedhoje e kuptimit dhe interpretimit te gabuar te
dispozitave te Kodit Civil. Ne ceshtjen ne gjykim, jemi perpara nje kontrate
bankare, format e se ciles parashikohen ne menyre te posacme ne nenet 1024 deri
1049 te Kodit Civil, ku duhet te mbahen parasysh shkronja A (nenet 1024-1027) qe
rregullon depoziten bankare, si dhe shkronja D (nenet 1041-1046) qe rregullon ne
menyre konkrete veprimin bankar me llogari rrjedhese. Gjykatat per kuptimin dhe
zgjidhjen e mosmarreveshjes objekt gjykimi, kishin detyrimin t’i permbaheshin
neneve 1041 deri 1046 dhe atyre dispozitave ku ato referojne shprehimisht, te cilat
rregullojne ne menyre te posacme marredhenien juridike qe lidh palet ndergjyqese.
Provat shkresore te administruara vertetojne se, nuk ekziston ndonje element
i kontrates se depozites bankare ndermjet paleve ndergjyqese. Meqenese jemi
perpara llogarise rrjedhese bankare dhe veprimeve me kete llogari, per te hetuar
dhe analizuar pretendimin e te paditurit, lidhur me te drejten e ngritjes se padise
dhe parashkrimin e saj, gjykatat duhet te zbatonin nenin 1046 ne lidhje me nenin
1022 te Kodit Civil. Neni 1022 parashikon se kundershtimi i kalimit te veprimeve
ne llogarine rrjedhese duhet te behet brenda 6 muajve nga data e kalimit te
llogarise. Sipas provave shkresore te administruara ne dosjen gjyqesore, veprimet
me llogarine rrjedhese bankare objekt gjykimi, jane kryer ne vitin 1996, nderkohe
qe llogaria rrjedhese nr.471 eshte mbyllur perfundimisht ne 18.11.1999.
Duke patur parasysh te drejten per te patur dijeni per veprimet e kryera dhe
njoftimet, te permendura edhe ne nenin 1022 te Kodit Civil, edhe po te mos
marrim parasysh zakonet dhe rregullat e kohes se ish Bankes Kombetare Tregtare
per komunikimet me klientin, afatet 5 ditore te njoftimit te gabimeve dhe
kundershtimeve, perseri rezulton se, nga dita e mbylljes se llogarise deri ne
rregjistrimin e padise ne gjykate kishin kaluar me shume se 6 muaj.
Pretendimet e paditesit per padijenine e tij, lidhur me veprimet ne llogarine
objekt gjykimi nuk qendrojne. Nga provat e administruara ne dosjen gjyqesore
rezulton se, ne cdo rast, me shume se 3 vjet e 10 muaj perpara dates se rregjistrimit
te padise, ne diten e mbylljes se llogarise rrjedhese (18.11.1999), pala paditese
eshte vene ne dijeni dhe ka patur te gjitha mundesite per te verifikuar veprimet me
llogarine, e finalizuar kjo me terheqjen e shumes se mbetur ne llogari ne castin e
mbylljes se saj. Prandaj gjykatat duhet te kishin pranuar pretendimin e pales se
paditur per parashkrimin e afatit 6 mujor per ngritjen e padise, parashikuar nga
neni 1022 i Kodit Civil dhe te vendosnin rrezimin e padise.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "d" te nenit 485
te K.Pr.Civile,
VENDOSI

235
Ndryshimin e vendimit nr.20, date 26.01.2004 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Tepelene dhe te vendimit nr.168, date 15.04.2004 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster dhe rrezimin e padise.
Tirane, me 17.05.2005
Nr.1644 i Regj.Themeltar
Nr.856 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Irma Bala Anetare
Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: KOÇO KOKËDHIMA, ne mungese


PERSON I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT
LIBRAZHD ne mungese
PALË E INTERESUAR: HASAN DISHA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Kundershtim veprimesh permbarimore.
Shfuqizim i urdherit te ekzekutimit te
Zyres se Permbarimit Librazhd, nr.45, date 02.02.2005.
Pezullim i ekzekutimit te urdherit te ekzekutimit
te Zyres se Permbarimit Librazhd nr.45, date 02.02.2005.
Baza Ligjore: Neni 516/1, neni 517/1, 610 dhe 611 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.s’ka, date 18.03.2005 ka


vendosur:

236
Moskompetencen e Gjykates se shkalles se pare Tirane per ceshtjen
civile te mesiperme.
Dergimin e padise dhe akteve Gjykates se shkalles se pare Librazhd.

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, ne baze te nenit 59


dhe 62 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar ankim te vecante Koço
Kokëdhima, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe vendosja e detyrimit per
Gjykaten e shkalles se pare Tirane per te shqyrtuar padine, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Lidhur me zbatimin e urdherit te Ekzekutimit eshte investuar Zyra e
Permbarimit Librazhd, ne vend qe te investohej Zyra e Permbarimit Tirane.
- Zyra e Permbarimit Librazhd, duhej te kishte deklaruar moskompetencen
dhe ta dergonte per zbatim Zyres Permbarimore Tirane.
- Ne rastin konkret kompetente per gjykimin e ceshtjes eshte Gjykata e
Tiranes, pasi eshte ajo qe ka nxjerre urdherin e ekzekutimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani, ne mungese te paleve dhe si
e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.s’ka, date 18.03.2005 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane per
moskompetencen e kesaj gjykate dhe dergimin e kerkesepadise se bashku me aktet
e paraqitura Gjykates se Rrethit gjyqesor Librazhd, eshte rrjedhoje e respektimit
dhe zbatimit te drejte te ligjit dhe, per kete shkak, duhet te lihet ne fuqi.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes rezulton se, ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor
Tirane, me daten 09 Shkurt 2005 eshte rregjistruar kerkese-padia e paraqitur nga
paditesi Koco Kokedhima me pale te trete Zyren e Permbarimit gjyqesor Librazhd,
pale te interesuar Hasan Dishen dhe me objekt "Kundershtim veprimesh
permbarimore. Shfuqizim i urdherit te ekzekutimit te Zyres Permbarimore
Librazhd nr.45, date 02.02.2005. Pezullim i ekzekutimit te urdherit te ekzekutimit
te Zyres Permbarimore Librazhd nr.45, date 02.02.2005".
Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton se,
ndermjet paditesit Koco Kokedhima dhe pales se interesuar Hasan Disha ishte
lidhur nje akt-marreveshje e dates 07.01.1997, sipas se ciles ky i fundit i shiste
280.000 leke bono privatizimi ne masen 80% te vleres paditesit Koco Kokedhima.
Me pretendimin e mospermbushjes se detyrimeve nga paditesi, pala e interesuar
Hasan Disha i eshte drejtuar me kerkese padi Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane.

237
Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin e saj nr.694, date 18.02.2004
ka vendosur detyrimin e Koco Kokëdhimes qe t’i ktheje paditesit shumen 224.000
leke. Gjykata e apelit e ka lene ne fuqi kete vendim, por me ndryshimin qe pervec
detyrimit Koco Kokedhima t’i shlyente Hasan Dishes demin e pesuar nga
mosshlyerja ne kohe e detyrimit sipas interesave bankare perkatese.
Ne permbushje te dispozitave te Kodit te Procedures Civile, mbi kerkesen e
kreditorit Hasan Disha, Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.137,
date 28.01.2005 ka leshuar urdherin e ekzekutimit, me te cilin Hasan Disha i eshte
drejtuar me kerkese per ekzekutim Zyres se Permbarimit Librazhd.
Debitori Koco Kokedhima, ne cilesine e paditesit ne ceshtjen objekt gjykimi,
ka kundershtuar veprimet permbarimore duke kerkuar shfuqizimin e urdherit te
ekzekutimit te Zyres se Permbarimit gjyqesor Librazhd me pretendimin se, per
Urdherin e Ekzekutimit nr.127, date 28.01.2005 te leshuar nga Gjykata e Rrethit
gjyqesor Tirane, duhet te jete kompetente Zyra e Permbarimit gjyqesor Tirane dhe
jo ajo e Librazhdit. Kerkesepadine per kundershtimin e veprimeve permbarimore,
paditesi Koco Kokëdhima ia ka drejtuar Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin e saj nr. s’ka, date
18.03.2005 ka vendosur moskompetencen e saj dhe dergimin e kerkese-padise se
bashku me aktet e paraqitura Gjykates se Rrethit gjyqesor Librazhd.
Kolegji Civil cmon se, vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane eshte
dhene ne perputhje te plote me parimet e pergjithshme per ngritjen e padise, si dhe
me dispozitat e posacme lidhur me kompetencen tokesore ne gjykimin e ceshtjeve
civile dhe, me konkretisht, atyre per kundershtimin e veprimeve permbarimore.
Ne kuptim dhe zbatim te nenit 42 te Kodit te Procedures Civile, parimi i
pergjithshem eshte qe padia duhet te ngrihet ne gjykaten e vendit ku i padituri ka
vendqendrimin (qendren) e tij. Nderkohe qe ne menyre te posacme, neni 50 i ketij
Kodi, parashikon se padite qe kane per objekt kundershtimin e veprimeve
permbarimore duhet te ngrihen ne gjykaten e vendit te ekzekutimit.
Ne pjesen e katert te Kodit te Procedures Civile, parashikohen rregullat
lidhur me ekzekutimin e detyrueshem. Ne nenin 516 te ketij Kodi, trajtohen
ceshtjet lidhur me percaktimin e vendit te ekzekutimit, ku duhet te paraqitet edhe
kerkesa, kompetencen tokesore te permbaruesit gjyqesor dhe se si vepron ai
kryesisht ne rruge administrative apo gjyqesore ne rastin kur konstaton a cmon
moskompetencen per venien ne ekzekutim te nje kerkese ne kuptim te vendit te
ekzekutimit.
Ndersa palet, ne mbeshtetje te nenit 610 te ketij Kodi, pavaresisht nga
shkaqet dhe motivet, nese nje zyre e permbarimit gjyqesor ka filluar procedurat e
ekzekutimit, mund te kerkojne dhe bejne kundershtim te veprimeve te
permbaruesit gjyqesor vetem ne gjykaten e vendit te ekzekutimit, e cila ne keto

238
raste, eshte gjykata e rrethit gjyqesor prane se ciles ushtron veprimtarine dhe
kompetencen zyra permbarimore, veprimet e se ciles kundershtohen nga pala.

239
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 62, 63 dhe 485,
shkronja "a" te Kodit Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.s’ka, date 18.03.2005 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Tirane.

Tirane, me 17.05.2005

240
Nr.2147/243 i Regj.Themeltar
Nr.857 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


pale:

PADITËS: ISMAIL KAFEXHIU,


perfaqesuar nga av. H. Kovaçi
I PADITUR K/PADITËS: NDERMARRJA SH.A.
ELEKTRIKU ELBASAN,
perfaqesuar nga av. E. Rama
PERSONI I TRETË: K.K.K. PRONAVE PRANE
BASHKISE ELBASAN,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Shperblim demi.
Baza Ligjore: Neni 640 i K.Civil.
OBJEKTI I KUNDËRPADISË:
Ndryshim vendimi te K.K.K. Pronave
Baza Ligjore: Ligji nr.7698.

241
Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.769, date 13.05.2003 ka
vendosur:
Detyrimin e Sh.A. Elektrikut Elbasan, te demshperbleje paditesit
Ismail Kafexhiu, etj., ne shumen 8.285.501 leke.
Rrezimin e k/padise si te pambeshtetur ne ligj.
Pushimin e gjykimit persa i perket cenimit te pronesise.
Detyrimin e anes paditese te paguaje vleren e padise.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.475, date 28.10.2003 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.769, date 13.05.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Elbasan.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe vendimit te Gjykates se


shkalles se pare Elbasan, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr. Civile, ka ushtruar
rekurs pala e paditur k/paditese Ndermarrja Sh.A. Elektriku Elbasan dhe
Avokatura e Shtetit, e cila kerkon prishjen e te dy vendimeve dhe dergimin e
çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare.

Shkaqet e parashtruara ne rekurs nga Ndermarrja e Elektrikut sh.a. Elbasan:


- Sh.A. Elektriku eshte shoqeri anonime e themeluar ne date 30.10.1995, ku
kapitali i shoqerise perbehet nga aksionet qe i takon shtetit dhe pjesa e
aksioneve qe i takon ish pronareve te truallit
- Ish pronaret nuk kane respektuar dispozitat ligjore te cilat rregullojne
proçesin e privatizimit te ndermarrjeve shteterore
- Vendimi i K.K.K.Pronave eshte i kundraligjshem, pasi shprehimisht ne te
thuhet se trojet e zena me ndertime te perhershme nuk u kthehen ish-
pronareve, por ata kompensohen ne nje nga menyrat e parashikuara ne ligj.
Ne rastin konkret kjo siperfaqje ishte e zene me ndertime te perhershme dhe
pala paditese duhej te kompensohej.

Shkaqet e parashtruara ne rekurs nga Avokati i Shtetit:


- Akti i ekspertimit nuk u ka dhene pergjigje shume pyetjeve te bera nga pala
e paditur dhe eshte i njeanshem
- Çmimet e marra nga eksperti tek zyrat imobilare nuk jane te sakta, pasi ato
nuk jane serioze
- Eksperti i caktuar nga gjykata nuk ishte i liçensuar
- Kerkesa per kryerjen e nje ekspertimi te ri nuk u mor parasysh

242
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese
H. Kovaçi, qe kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, ate te pales se paditur av. E. Rama,
qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per shqyrtim ne gjykaten e
shkalles se pare dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Gjykata e Apelit Durres, si dhe Gjykata e shkalles se pare Elbasan nuk kane
respektuar kerkesat procedurale, shkelja e te cilave ka ndikuar ne dhenien e
vendimeve.
Paditesat Ismail e Hatixhe Kafexhiu kane paditur Ndermarrjen Sh.A.
Elektrike Elbasan, duke kerkuar, sipas objektit te kerkimit te percaktuar ne vendim,
shperblimin e demit. Ana e paditur, Ndermarrja Sh.A. Elektrike Elbasan ka
paraqitur sipas saj kunderpadi kunder paditesave dhe K.K.K.Pronave prane
Bashkise Elbasan, duke kerkuar ndryshimin e vendimit te komisionit per kthimin
dhe kompensimin e pronave dhene ne favor te paditesave.
Per paditesat, si trashegimtare te ish pronarit Behxhet Kafexhiu, mbi
kerkimin e tyre, Komisioni per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave prane
Bashkise se qytetit Elbasan ka vendosur:
1. Ne baze te nenit 21 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 ish pronarit Behxhet
Kafexhiu t’i kthehet pronesia per siperfaqen 3.800 m2 qe eshte zene nga sheshet
dhe objektet e ndermarrjes elektrike dhe t’i jepet e drejta e parablerjes per keto
objekte.
2. Ne baze te nenit 16, germa A e ligjit nr.7698, date 15.04.1993 ish pronari
te kompensohet ne vlere per truallin e zene nga banesa private dhe shkolla per
siperfaqen 2200 m2.
Paditesat, sikurse rezulton nga materialet e dosjes, kane paraqitur padi me
objekt, pushim cenimi te pronesise se truallit dhe detyrimin e anes se paditur te
paguaje qirane per perdorimin e truallit, bazuar ne nenet 302 e 801 te K.Civil.
Gjate gjykimit ana paditese ka kerkuar ndryshimin e objektit te padise, duke
percaktuar objektin e padise si shperblim demi, ne baze te nenit 640 te Kodit Civil,
kerkim te cilin gjykatat e kane pranuar.
Sikurse parashtrohet nga percaktimi i objektit dhe shkakut te padise,
paditesat nuk kane ndryshuar vetem objektin, por dhe shkakun e padise. Paditesat
kane paraqitur padine mohuese si mjet mbrojtjeje te se drejtes se pronesise te
pretenduar te shkelur, si dhe pagimin e qirase per perdorimin e truallit, detyrim qe
rrjedh nga marredheniet kontraktore.
Gjate gjykimit kane kerkuar vetem shperblimin e demit, marredhenie
juridike qe rrjedh nga konstatimi i fakteve juridike te paligjshme, siç eshte

243
marredhenia juridike qe rrjedh nga shkaktimi i demit midis subjekteve perkatese te
marredhenies juridike civile. Sikurse u parashtrua me siper, evidentohet fakti se
paditesat kane ndryshuar shkakun dhe objektin e padise, ne kundershtim me
kriteret ligjore te percaktuara ne nenin 185 te Kodit te Proçedures Civile.
Sipas ketij neni, paditesi gjate hetimit gjyqesor ka te drejte te ndryshoje
shkakun ligjor te padise, ate perse e kerkon, duke perfshire dhe bazen ligjore, si
dhe pa ndryshuar shkakun ligjor, mund te shtoje, te pakesoje ose te ndryshoje
objektin e padise, ate qe kerkon.
Paditesi ka ndryshuar si objektin dhe shkakun e padise, rrethana procedurale
te cilat ndikojne ne dhenien e vendimeve gjyqesore, pasi nuk legjitimojne paditesat
ne kerkimet e tyre ne kete gjykim.
Edhe persa i perket padise se paraqitur prej te paditurve, gjykatat gabimisht e
kane konsideruar si kunderpadi.
Kunderpadia eshte padia e te paditurit e paraqitur kunder paditesit ne nje
gjykim te filluar ne kushtet ligjore te parashikuara nga neni 160 i Kodit te
Proçedures Civile.
Ne rastin konkret si te paditur jane thirrur jo vetem paditesat, por dhe
K.K.K.Pronave prane Bashkise Elbasan, rrethane qe percakton faktin se ne
pikepamje ligjore Ndermarrja Sh.A Elektrike Elbasan ka paraqitur padi te re dhe jo
kunderpadi dhe per rrjedhoje nuk legjitimohet ne kerkimet e saj ne kete gjykim.
Per sa siper duke patur parasysh shkeljet e kerkesave procedurale te lejuara
nga gjykatat çmohet se ka vend per prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e
gjykimit te çeshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/e te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.475, date 28.10.2003 te Gjykates se Apelit Durres, si
dhe te vendimit nr.769, date 13.05.2003 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan
dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 17.05.2005

244
Nr.2242/270 i Regj. Themeltar
Nr.858 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Irma Bala Anetare
Valentina Kondili Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

KËRKUES: TOME PLANI, ne mungese


PERSON I TRETË: PROKURORIA PRANE GJYKATES
SE SHKALLES SE PARE SHKODER,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Rivendosje ne afat per paraqitjen e kerkeses
per kompensim per burgim te padrejte.
Baza Ligjore: Neni 151 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.1627, date 17.10.2003


ka vendosur:
Rrezimin e kerkeses.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.24, date 23.12.2003 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1627, date 17.10.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Shkoder.
Pranimin e kerkeses per rivendosjen ne afat te kerkeses se kerkuesit
Tom Plani per kompensim per burgim te padrejte.

245
Kunder vendimit te Gjykates Apelit Shkoder, ne baze te nenit 472 te Kodit
te Progedures Civile, ka ushtruar rekurs Prokuroria e Apelit Shkoder, e cila kerkon
prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se
pare Shkoder nr.1627, date 17.10.2003.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani, ne mungese te paleve
ndergjyqese dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.24, date 23.12.2003 i Gjykates se Apelit Shkoder me te cilin
eshte ndryshuar vendimi nr.1627, date 17.10.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor
Shkoder eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit.
Nga hetimi gjyqesor i çeshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Shkoder, me daten 22 Nentor 2003 eshte
rregjistruar kerkesa e paraqitur nga kerkuesi Tome Plani me objekt "Rivendosje ne
afat per paraqitjen e kerkeses per kompensimin per burgim te padrejte", duke
vendosur si baze ligjore nenin 151 te Kodit te Procedures Civile.
Kerkuesi Tome Plani, ne perfundim te hetimit gjyqesor per çeshtjen penale
ne ngarkim te tij, me vendimin e formes se prere nr.63, date 17.10.1995 te
Gjykates se Rrethit Malesi e Madhe, eshte deklaruar i pafajshem per vepren penale
te vjedhjes se pasurise ne bashkepunim te parashikuara nga nenet 134 dhe 25 te
Kodit Penal. Gjate fazes se hetimit dhe gjykimit ne kete çeshtje penale, ndaj
kerkuesit Tome Plani ishte vendosur masa e sigurimit arrest ne burg.
Nisur nga afati 3 vjeçar i parashikuar nga neni 269, pika 1 te Kodit te
Procedures Penale, duke pretenduar se per shkak te nje konflikti gjakmarrje nuk ka
qene e mundur te ushtronte te drejtat e parashikuara nga ky Kod, kerkuesi Tome
Plani ka paraqitur para gjykates kerkese per rivendosjen ne afat te se drejtes per te
kerkuar kompensimin per burgim te padrejte te parashikuar nga neni 268 i Kodit te
Procedures Penale. Per te argumentuar pretendimin e tij, kerkuesi ka paraqitur dy
vertetime te leshuara nga njesia e pushtetit vendor dhe nga Lidhja e Misionareve te
Paqes se Shqiperise.
Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder ka rrezuar kerkesen me arsyetimin se,
nga koha kur me vendim te formes se prere kerkuesi Tome Plani deri ne çastin e
paraqitjes se kerkeses per rivendosjen ne afat ka kaluar nje periudhe tete vjeçare,
gjate se ciles ai, pavaresisht nga rrethanat qe lidhen me konfliktin e gjakmarrjes,
mund te kishte caktuar nje perfaqesues per te paraqitur kerkesen per kompensim
per burgim te padrejte.

246
Gjykata e Apelit Shkoder ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit
gjyqesor Shkoder dhe ka pranuar kerkesen per rivendosje ne afat te kerkeses per
kompensim per burgim te padrejte, duke u mbeshtetur mbi te njejtat prova: qenien
e kerkuesit ne konflikt gjakmarrje, duke e konsideruar kete si rrethane qe ka bere te
pamundur ushtrimin prej tij te se drejtes objekt gjykimi. Ky vendim eshte rrjedhoje
e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit procedural, penal dhe civil, si dhe ne
mosrespektim te udhezimeve detyruese te permbajtura ne vendimin unifikues nr.3,
date 27.03.2003 te Gjykates se Larte.
Gjykata e Apelit Shkoder eshte mbeshtetur vetem ne rregullat e parashikuara
ne Kodin e Procedures Civile, e ne veçanti ne nenin 151 e 152 te ketij Kodi, duke
mos marre parasysh edhe zbatueshmerine e drejtperdrejte lidhur me afatet e rastet e
kerkimit dhe perfitimit te kompensimit per burgim te padrejte, sipas dispozitave te
posaçme per kete qellim te parashikuara ne Kodin e Procedures Penale e ne veçanti
ne nenet 268 e 269 te ketij Kodi.
Sipas nenit 269 te Kodit te Procedures Penale kerkesa per kompensim per
burgim te padrejte duhet te paraqitet brenda 3 vjeteve nga data ne te cilin vendimi i
pafajesise a pushimit te çeshtjes ka marre forme te prere, sepse ndryshe kerkesa
nuk pranohet. Kerkuesi Tome Plani nuk ka paraqitur kerkesen per kompensim per
burgim te padrejte brenda afatit 3 vjeçar.
Nga ana tjeter, edhe nese do te ishte vendi per te kerkuar rivendosjen ne afat
te kesaj te drejte, Gjykata e Apelit Shkoder, ndryshe nga gjykata e rrethit gjyqesor
Shkoder, ka zbatuar dhe intereptuar ne menyre te gabuar ligjin procedural. Ne kete
rast, gjykata duhej te çmonte rrethanat edhe sipas kerkesave e frymes se nenit 147
te Kodit te Procedures Penale lidhur me rastin fator e forcen madhore. Edhe ne
kete pikepamje, qenia e kerkuesit ne konflikt per gjakmarrje e per pasoje
pretendimi per pamundesi per te paraqitur kerkesen per kompensim per burgim te
padrejte nuk do te perbente shkak justifikues per te vendosur rivendosjen ne afat te
kerkeses. Legjislacioni i ka krijuar kerkuesit te gjitha mundesite qe gjate periudhes
tete vjeçare nga deklarimi i pafajshem me vendim te formes se prere, te ushtronte
te drejten e tij per kerkimin e kompensimit per burgim te padrejte nepermjet nje
perfaqesuesi te ngarkuar prej tij sipas ligjit. Ne fakt, nga hetimi gjyqesor rezulton
se vete gjendja e kerkuesit ne konflikt per gjakmarrje vazhdonte edhe gjate
gjykimit te kerkeses objekt gjykimi ne kete çeshtje civile.
Ne perfundim, Kolegji Civil çmon se, duhet te prishet vendimi nr.24, date
23.12.2003 i Gjykates se Apelit Shkoder per shkak te mosrespektimit dhe zbatimit
te keq te ligjit, ndersa vendimi nr.1627, date 17.10.2003 i Gjykates se rrethit
gjyqesor Shkoder duhet te lihet ne fuqi.

247
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "b" te nenit 485
te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.24, date 23.12.2003 te Gjykates se Apelit Shkoder
dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1627, date 17.10.2003 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Shkoder.

Tirane, me 17.05.2005

248
Nr.1732 i Regj. Themeltar
Nr.859 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 17.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, ceshtjen civile me


nr.1732 akti, qe ju perket paleve:

PADITËS: VASIL KASHUTA, perfaqesuar


nga Av. Bashkim Asllani
I PADITUR: VASIL DHRAPA, ne mungese

OBJEKTI PADISË:
Kthim sendi shtepi dhe truall prej 1490 m2
kthyer me vendim te K.K.K.Pronave.
Pagim qiraje ne shumen 150.000 leke.
Baza Ligjore: Nenet 296 e 298 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.97, date 07.02.2005,


ka vendosur:
Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kerkimit te padise, per kthim
sendi nje shtepi dhe truallin 1490 m2.
Rrezimin e kerkimit te padise, per pagim qiraje si te pambeshtetur ne
ligj e prova.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.117, date 06.04.2005 ka


vendosur:
Dergimin e akteve per shqyrtim Gjykates se Larte Tirane.

249
Kunder vendimit te gjykates se shkalles pare, ka bere ankim te vecante
paditesi Vasil Kashuta, ne baze te nenit 59 te Kodit te Procedures Civile, i cili
parashtron keto shkaqe:
- Se pari, lidhur me nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor gjykata
ben interpretim dhe zbatim te gabuar te ligjit, pasi ai ligj nuk ka fuqi
prapavepruese per vendimet e komisionit te kthimit e kompensimit te
pronave te marre para 12 vjeteve.
- Se dyti, arsyetimi se kerkimi i qirase duhet te kerkohet ne baze te ligjit
7698/93 eshte i gabuar, pasi i padituri Vasil Dhrapa eshte nje posedues me
keqbesim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, perfaqesuesin e pales paditese
av. B. Asllani, qe kerkoi gjykimin e ceshtjes ne gjykaten e shkalles se pare, si dhe
diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster, nr.97, date 07.02.2005,
eshte marre ne zbatim te keq te ligjit, si i tille duhet prishur.
Rezulton se, eshte ngritur nje padi me objekt, kthim sendi dhe pagim qiraje,
bazuar ne nenet 296, 298 te K.Civil, keto kerkime te lidhura me njera tjetren ne
zgjidhjen e mosmarreveshjes qe do te beje gjykata. Sendi qe kerkohet te kthehet
sipas paditesit eshte nje shtepi dhe truall, kthyer me vendim te K.K.K.Pronave
perkates dhe qe pretendohet se mbahet padrejtesisht nga i padituri.
Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.97, date 07.02.2005
ka vendosur:
"Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kerkimit te padise per kthim sendi.
Rrezimin e kerkimit per pagim qiraje…"
Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.117, date 06.04.2005 ka
vendosur:
"Dergimin e akteve per shqyrtim Gjykates se Larte Tirane".
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konstaton se, çeshtja eshte nxjerre jashte
juridiksionit gjyqesor ne zbatim te keq te dispozitave te K.Pr.Civile, neni 36 e
vijues 59, qe bejne fjale per mosmarreveshjet civile qe hyjne ne juridiksionin
gjyqesor.
Arsyetimi i gjykates se ligji nr.9235, date 29.07.2004, neni 9, perjashton
juridiksionin gjyqesor, me rregullimin e ri te marredhenieve ish pronar -
qiramarres, nuk eshte i mbeshtetur ne dispozitat e K.Pr.Civile qe rregullojne
juridiksionin gjyqesor dhe ato te K.Civil qe bazojne zgjidhjen e mosmarreveshjes.

250
Ne rastin ne gjykim, mosmarreveshja civile e lindur mes paleve, eshte
bazuar ne dispozitat e K.Civil, qe rregullojne "Mbrojtjen e pronesise" neni 296,
298, si e tille eshte ne juridiksionin gjyqesor dhe duhet te zgjidhet nga gjykata.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 485/"ç" te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.97, date 07.02.2005 te Gjykates se shkalles se pare
Gjirokaster, dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit Gjykates se shkalles se
pare Gjirokaster.

Tirane, me 17.05.2005

251
Nr.2379/337 i Regj. Themeltar
Nr.860 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 17.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me


nr.2379/337 akti, qe ju perket paleve:

PADITËS: LINA MARKU, ne mungese


I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE I.S.SH.
SHKODER, ne mungese

OBJEKTI PADISË:
Kundershtim i aktit administrativ,
vendimi i DRSSH Shkoder,
i lene ne fuqi nga KRA e KQA Tirane.
Baza Ligjore: Neni 86/3 ligji 7703, date 11.05.1993,
neni 324 te K.Pr.C.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.1399, date 15.09.2003,


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.
Kundershtimin e aktit administrativ, vendimi i DRSSH Shkoder, lene
ne fuqi nga KRA dhe KQA Tirane, me vendimin nr.64, date
31.03.2003, duke detyruar Drejtorine Rajonale te ISSH Shkoder, t'i
lidhin paditeses Lina Marku pension familjar te rrjedhur nga
bashkeshorti i vdekur.

252
Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.3, date 12.01.2004, ka vendosur :
Prishjen e vendimit nr.1399, date 15.09.2003 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Shkoder dhe rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne
prova.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Lina Marku, e cila parashtron keto shkaqe:
- Gjykata e apelit me te padrejte ka rrezuar padine, pasi nuk kam perfituar nga
ligji per token 7501, ajo gjykata ne kundershtim me nenin 6 te K.Pr.C., ka
dale tej kerkesave te paleve, duke arsyetuar se nuk me takon pensioni sipas
nenit 57 /3 te ligjit 7703, date 11.05.1993, pasi jam bere e pa afte per pune,
pas me shume se 10 vjeteve nga vdekja e burrit. Por edhe ky arsyetim nuk
qendron, sepse pensioni me takon se kam plotesuar moshen 50 vjec.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.3, date 12.01.2004 i Gjykates se Apelit Shkoder duhet te prishet
dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim, per shkelje procedurale qe kane ndikuar ne
dhenien e vendimit.
Sic ka rezultuar nga gjykimi i ceshtjes, kerkuesja Lina Marku eshte e veja e
Lazer Markut, i cili ka vdekur me date 22.10.1998. Bazuar ne nenin 40 te ligjit
nr.7703, date 11.05.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise",
me kerkese drejtuar Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Shkoder, kerkon
te perfitoje pension familjar, qe pretendon se i takon si bashkeshorte e Lazer
Markut. Kerkesa, nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Shkoder, i eshte
refuzuar me arsyetimin se, nuk ploteson kushtin e te qenurit banore ne qytet, para
dates 1.08.1991, meqene se ka ardhur ne Shkoder ne vitin 1996, nuk gezon kete
pension, deri sa te plotesoje moshen 55 vjec.
Mbi ankimin e paditeses, Komisioni Rajonal i Apelit, me vendimin nr.20,
date 07.02.2003 ka vendosur, refuzimin e kerkeses, duke lene ne fuqi vendimin e
DRSSH, me arsyetimin se, paditesja eshte vendosur ne qytetin e Shkodres 1996
pas vitit 1991, si e tille ka perfituar nga ligji "Per token" ne fshatin e saj dhe deri ne
moshen 55 vjec, quhet e vetepunesuar, ne bujqesi, prandaj nuk perfiton pension
familjar.

253
Gjithashtu, me vendimin nr.64, date 31.03.2003 te Komisionit Qendror te
Apelit prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore, eshte vendosur te rrezohet kerkesa
e Lina Markut per te perfituar pension familjar, duke lene ne fuqi vendimin e
DRSSH dhe KRA Shkoder, me arsyetimin se, ne dosje nuk ka dokumenta qe te
provojne se kerkuesja ka perfituar apo jo nga ligji "Per token", per periudhen qe ka
qene banore e fshatit dhe nuk ka dokumenta qe te provoje se bashkeshorti i saj
Lazer Marku, te kete qene ne marredhenie pune, pra te kete qene i siguruar.
Ne keto rrethana, paditesja Lina Marku, ne baze te nenit 86/3 te ligjit 7703,
date 11.03.1993 "Per sigurimet shoqerore te Republikes se Shqiperise" ngre padi,
kunder Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Shkoder, me objekt
kundershtimin e aktit administrativ, perkatesisht te vendimit te D.R.S.SH, Shkoder,
te lene ne fuqi nga K.R.A, Shkoder dhe K.Q.A Tirane, me te cilet i eshte refuzuar
kerkesa per pension familjar.
Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.1399, date 15.09.2003
ka vendosur pranimin e padise, duke detyruar Drejtorine Rajonale te I.S.SH.
Shkoder, t'i lidhe paditeses Lina Marku pension familjar te rrjedhur nga
bashkeshorti i vdekur, me arsyetimin se, paditesja nuk ka perfituar nga ligji "Per
Token", nuk eshte e vetepunesuar dhe as punesuar ne bujqesi, bashkeshorti i saj i
vdekur ka qene i siguruar, si dhe ka mbushur moshen qe kerkon neni 40 i ligjit
7703, date 11.05.1993.
Gjykata e apelit ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka
rrezuar padine si te pabazuar ne ligj e ne prova, me arsyetimin se paditesja Lina
Marku eshte e datelindjes 01.04.1952, pra nuk ka mbushur moshen 55 vjec per te
perfituar pension familjar nga bashkeshorti i saj i vdekur, si dhe per faktin se
paditesja ka qene banore e fshatit deri ne vitin 1996, ka qene e vetepunesuar ne
bujqesi dhe ka perfituar nga ligji 7501 "Per token".
Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se, vendimi duhet te prishet dhe
ceshtja te hetohet si me poshte:
Sipas nenit 40 te ligjit 7703, date 11.05.1993, pension familjar perfiton e
veja kur ka mbushur moshen 50 vjec, pra jo 55 vjec, sa shprehet gjykata e apelit.
Gjykatat ne zbatim te kerkeses te dispozites se siperme, qe percakton kushtet
e perfitimit te pesionit, te hetoje, duke marre e analizuar provat e nevojshme ne
lidhje me kriterin moshe qe duhet te plotesoje paditesja per te fituar kete lloj
pensioni.
Te analizohet permbajtja e vertetimeve date 02.07.2003 dhe date 07.07.2003
te Komunes Shllak dhe Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Shkoder, nese
eshte nevoja edhe duke kerkuar prova te tjera, per te konkluduar ne lidhje me
perfitimin ose jo te paditeses nga ligji 7501, date 19.07.1991 "Per Token", kriteret
qe kerkohen me ligj per personat qe fitojne nga favoret e tij, duke e lidhur me te
drejten per pension, nese paditesja rezulton se ka fituar nga ligji i siperm.

254
Te hetohet lidhur me qenien ne marredhenje pune te te ndjerit Lazer Marku,
te administrohet dosja e pensionit familjar me nr.4944/3 e pushuar ne emrin e
Luçian Markut, i cili ka perfituar pensionin nga i ati deri ne vitin 1999, per te
sqaruar nese bashkeshorti i paditeses ka qene i siguruar ose jo.
Gjykata, pasi te hetoje sa siper dhe cfare te vleresohet nga ana e saj, ne lidhje
me shkaqet e refuzimit qe permban vendimi i Komisionit Qendror i Apelit te
I.S.SH.R.SH, te zgjidhe mosmarreveshjen sipas kerkimeve qe jane paraqitur ne
padi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.3, date 12.01.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe
dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Shkoder, me tjeter trup
gjykues.

Tirane, me 17.05.2005

255
Nr.2062/214 i Regj. Themeltar
Nr.864 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore date 12.05.2005 dhe 19.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen


civile nr.2062/214 akti qe i perket:

PADITËS TË K/PADITUR: RAMAZAN TRESA


TAHIR TRESA, perfaqesuar
nga Av. Avni Shehu
TË PADITUR K/PADITËS: SHEQERE XIBRAKU
SANIJE ZELKA
SEMIHA ALLA
HAJDIJE KIÇAJ
NAZMIJE METANI, perfaqesuar
nga Av. Mero Metaj
TË PADITUR: NEHIME MURATI, YMER GJUZI,
LUMTURI GJUZI, BLERINA
GJUZI, DORINA GJUZI,
LIRI SUAKAJ, SANIJE GJINIA,
LINDITA MEMUSHAJ, SAHIT
GJINIA, VALHALLA GJINIA,
LORETA GJINIA,
ZYRA E RREGJISTRIMIT TE
PASURIVE TE PALUAJTESHME,
perfaqesuar nga Av. Mero Metaj

256
OBJEKTI I PADISË:
Deklarimi i pavlefshmerise absolute
te rregjistrimeve Hipotekore nr.344, date 06.12.2001
te Zones Kadastrale 8150 te bera
ne bashkepronesi te 18 trashegimtareve te Muharrem Treses,
ne nje kohe kur pasuria eshte e dhuruar.
Korigjimi i rregjistrave hipotekore konform
paragrafit te dyte te nenit 27 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994
"Per rregjistrimin e Pasurive te Paluajteshme".
Baza Ligjore e padise: Neni 304 i K.Civil te vitit 1982
dhe neni 27 i Ligjit nr.7843, date 13.07.1994
"Per rregjistrimin e Pasurive te Paluajteshme".
OBJEKTI I KUNDËRPADISË:
Pavlefshmeria absolute e veprimit juridik
te Kontrates se dhurimit, date 08.09.1994,
vertetuar nga noterja Shpresa Spahiu,
nr.2059 Rep. e 1198 Kol., date 13.09.1994.
Fshirja e Hipotekes nr.3880, date 20.09.1994
te bere ne emer te Ramazan e Tahir Treses
ne Hipoteken e Tiranes, bere ne baze te
kontrates se dhurimit date 08.09.1994,
me vertetim noterial nr.12059/117 te noteres se mesiperme.
Baza Ligjore e k/padise: Neni 304/3 i K.Civil (te vitit 1981),
neni 193/4, neni 35 Ligji nr.7843, date 13.07.1994,
nenet 46, 53, 54, 55 e 49/“f”, “d”, “dh”, “e”
te ligjit nr.7829, date 01.06.1994 "Per noterine".

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.4342, date 4.11.2002 ka vendosur:


Rrezimin e padise si te pabazuar ne prova e ne ligj.
Pranimin e k/padise.
Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se dhurimit, date
08.09.1994 te lidhur midis te paditurve kunderpadites dhe paditesave
te kunderpaditur.
Detyrimin e pales se paditur Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te
Paluajteshme qe te fshije nga rregjistrat e saj shenimet e bera ne
rregjistrat hipotekore nr.3880, date 20.09.1994, shenimet e bera ne
rregjistrat hipotekore nr.3502, date 17.08.1995 dhe nr.3503, date
17.08.1995.

257
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.11, date 16.01.2004, ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.4342, date 04.11.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane ne kete menyre:
Pranimin e kerkese padise te pales paditese te kunderpaditur Ramazan
e Tahir Tresa, duke deklaruar pavlefshmerine absolute te
Rregjistrimeve Hipotekore nr.334, date 06.12.2002 te Zones
Kadastrale 8150 dhe 345, date 06.12.2001 te Zyres Kadastrale 8150 te
bera ne bashkepronesi te 18 bashketrashegimtareve te Muharrem
Treses.
Korigjimin e Rregjistrave Hipotekore, konform paragrafit te dyte te
nenit 27 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994 "Per Rregjistrimin e
Pasurive te Paluajteshme".
Rrezimin e kunderpadise te pales se paditur kunderpaditese si te
pabazuar ne ligj e ne prova.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs te paditurit


k/padites Sheqere Xibraku, Sanije Zelka, Semiha Alla, Hajdije Kiçaj, Nazmije
Metani dhe te paditurit Nahime Murati, Ymer Gjuzi, Lumturi Gjuzi, Blerin Gjuzi,
Dorina Gjuzi, Liri Suakaj, Sanie Gjinia, Lindita Memushaj, Sahit Gjinia, Valbona
Gjinia, Loreta Gjinia, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi
te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:
- Se pari: Gjykata e apelit me ndergjegje ka gabuar ne prishjen e vendimit te
Gjykates se shkalles se pare Tirane, pasi te gjithe veprimet e kryera nga pala
paditese jane absolutisht te pavlefshme dhe ne mashtrim te ligjit per te
nxjerre perfitime te paligjshme. Vendimi i gjykates se apelit eshte i
njeanshem dhe teper subjektiv.
- Se dyti: Gjykata e apelit ne rrezimin e kunderpadise te te paditurve k/padites
ka legalizuar nje akt te paligjshem siç eshte ai me nr.2059 Rep., 1198 Kol.,
date 13.09.1994. Eshte e papranueshme qe te dhurosh nje prone, e cila ne
daten e dhurimit ka qene ne pronesi te shtetit, prona eshte kthyer ne vitin
1995.
- Noterja e thirrur si deshmitare ne apel pranoi se, akti i dhurimit ndodhej ne
arkivin e Shpresa Kurtit, por kjo e fundit me shkresen qe ndodhet ne dosje
mohon qenien e saj ne arkiv.
- Po keshtu ajo pohoi se akti i dhurimit eshte perpiluar jashte zyres noteriale.
Ne rastin konkret jemi para nje veprimi juridik i cili perpilohet nga noteri
(neni 49 i ligjit per noterine) dhe jo para nje akti privat, i cili sipas nenit 55
te ketij ligji vertetohet nenshkrimi nga noteri.

258
- Te paditurit kunderpadites Ramazan e Tahir Tresa pasi jane siguruar se ne
favor te tyre eshte perpiluar akt-dhurimi, date 08.09.1994, edhe pse gjithe
prona ishte ne disponim te shtetit, bejne akt-marreveshje per pjestim te
pasurise.
- Gjate gjykimit ne dy shkallet e gjykimit asnjera pale nuk ka paraqitur akt
trashegimie nr.1749, date 01.06.1978 dhe se, gjoja ne rregjistrin hipotekor
nr.238, date 16.08.1978 eshte bere ndryshimi, duke kaluar pronat ne emer te
trashegimtareve te Muharrem Treses qe jane: Tahiri, Ramazani, Sheqerja,
Ermira dhe Haxhire Tresa.

Kunder rekursit kane paraqitur kunderrekurs paditesat e kunderpaditur,


Ramazan Tresa dhe Tahir Tresa, te cilet kerkojne mospranimin e rekursit te
paraqitur, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk qendron pretendimi i te paditurve k/padites se kontrata e dhurimit eshte
e paligjshme, pasi ne nenin 764 te K.Civil te vitit 1981 thuhet "Kontrata e
dhurimit eshte kontrate reale, d.m.th. ajo quhet e lidhur ne çastin e dorezimit
te sendit", mirepo kur objekti i kontrates se dhurimit nuk jane sende, por te
drejta reale mbi sendet, siç jane pjeset ideale mbi kuotat ne bashkepronesi,
atehere kontrata e dhurimit merr karakter konsensual (arsyeton Gjykata e
Larte).
- Rastet e pavlefshmerise absolute jane te percaktuara dhe nje akt nuk eshte i
papranueshem per mosrespektim te nje kerkese formale ose procedurale, ne
rast se ndonje shkelje e tille nuk do te silIte ndonje ndryshim te madh.
- Pretendimet e parashtruara ne rekurs nuk jane te bazuara ne asnje dispozite
ligjore, flitet ne pergjithesi pa shkaqe te argumentuara ligjerisht.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesit e pales
paditese te k/paditur Av. Avni Shehu, qe kerkoi mospranimin e rekursit dhe lenien ne
fuqi te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesin e pales paditur k/paditese
Av.Mero Metaj, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi
te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga pala e paditur kunderpaditese Sheqere Xibraku, etj.,
nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj
vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.11, date 16.01.2004, i cili ka ndryshuar
vendimin e gjykates se rrethit dhe ka pranuar padine duke deklaruar

259
pavlefshmerine e rregjistrimeve hipotekore ne emer te te gjithe paleve, si dhe ka
rrezuar kunderpadine, duhet te lihet ne fuqi.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se te
gjithe palet ne gjykim jane trashegimtare ligjore te Muharrem Treses (dy paditesat
djemte e tij ndersa te paditurit kunderpadites dhe te paditurit e tjere femije te
vajzave). Trashegimlenesi i paleve ka patur te rregjistruara ne Zyren e Hipotekes
qe ne vitin 1932 ne pronesi te tij dy kulla, nje shtepi zjarri, nje sallon, hajat, oborr,
e gjysem pusi dhe pjese kopshti me siperfaqe dymije e shtateqind e nentedhjete
meter katror. Mbas vdekjes se trashegimlenesit, njerit prej paditesave-Ramazan
Treses qe banonte ne keto prona, i eshte shpronesuar me vendimin nr.210, date
01.11.1978 te Komitetit Ekzekutiv te Rrethit banesa dhe pemet frutore per ndertim
apartamentesh banimi. Siç pranojne gjykatat edhe pse u nxorr nje vendim i tille ai
asnjehere nuk u zbatua dhe nuk u perdor per ndertime te reja dhe paditesat
vazhduan te banojne ne po ate shtepi ku qendrojne edhe sot. Vetem nje pjese e
vogel e truallit te kopeshtit u perdor per ndertim apartamentesh te reja.
Per te ligjeruar gjendjen e faktit te krijuar mes dy paditesave (te dy banonin
ne pjese te prones te veçuara njera nga tjetra), midis paleve ne gjykim (motra e
vellezer) eshte lidhur kontrata e dhurimit e dates 13.09.1994 e vertetuar nga noterja
me te cilen te paditurit pjeset e tyre te pandara ne kete prone te rrjedhura nga
trashegimia e babait te tyre, ja dhurojne paditesave. Kjo kontrate eshte rregjistruar
ne Z.R.P.Paluajteshme dhe me pas me aktin e pjestimit vullnetar, date 07.08.1995
te redaktuar jashte zyres noteriale po te vertetuar nga noterja eshte pjestuar midis
tyre pasuria e dhuruar, e cila mbi bazen e ketij akti, eshte rregjistruar ne
Z.R.P.Paluajtshme ne emer te secilit padites.
Nga ana tjeter te paditurit, duke patur si baze vendimin e shpronesimit te
vitit 1978, i jane drejtuar K.K.K.Pronave i cili me vendimin nr.546, date
01.12.1995 e ka kthyer kete prone ne emer te te gjithe trashegimtareve ligjore te
Muharrem Treses. Edhe ky akt eshte rregjistruar ne Z.R.P.Paluajteshme ne daten
06.12.2001 pavaresisht nga rregjistrimi ekzistues, por tashme ky rregjistrim eshte
bere ne emer te gjithe paleve ne kete gjykim. Pikerisht me padine e paraqitur
paditesat kane kerkuar te deklarohen te pavlefshme rregjistrimet e mesiperme (te
vitit 2001), ndersa te paditurit me kunderpadi kane kerkuar pavlefshmerine
absolute te kontrates se dhurimit dhe per rrjedhoje edhe fshirjen e rregjistrimeve ne
emer te paditesave.
Gjykata e rrethit ka konstatuar se kontrata e dhurimit e lidhur mes paleve
eshte e pavlefshme dhe kjo se pari per shkak se dhuruesit kane disponuar nje pasuri
te cilen ne momentin e dhurimit nuk e dispononin (vendimi i K.K.K.Pronave eshte
i vitit 1995, ndersa kontrata e dhurimit e vitit 1994) dhe se dyti sepse kontrata nuk
ka formen e kerkuar nga ligji (kontrata eshte redaktuar jashte zyres se noterise dhe

260
noterja ka bere vertetimin e nenshkrimeve). Per sa me siper ajo ka rrezuar padine
dhe ka pranuar kunderpadine.
Gjykata e apelit, ne ndryshim nga gjykata e rrethit, arsyeton se te paditurit
nuk kane disponuar mbi nje pasuri qe nuk e dispononin. Kjo sepse pavaresisht se
de jure ekzistonte nje vendim shpronesimi i vitit 1978, de facto paditesat kishin
banuar dhe vazhdonin te banonin ne keto prona. Edhe rregjistrimet ne Zyren e
Hipotekes nuk kishin pesuar ndryshime duke kaluar kjo prone ne favor te shtetit.
Lidhur me formen e kontrates kjo gjykate pranon se ligji kerkon respektimin e nje
forme te caktuar qe ka te beje jo me nje shprehje te thjeshte vullneti, por me
shprehjen e tij para noterit. Sipas saj vullneti nuk ka qene i vesuar, sepse ndonese
kontrata eshte redaktuar jashte zyres se noterise, nenshkrimi i saj eshte bere para
noteres e cila eshte siguruar per identitetin e paleve dhe ka vertetuar shprehjen e
lire te vullnetit te bere para saj. Per sa me siper kjo gjykate ka ndryshuar vendimin
e gjykates se rrethit dhe ka pranuar padine e rrezuar kunderpadine.
Konkluzioni i arritur nga gjykata e apelit eshte i drejte e i bazuar ne ligj.
Me te drejte gjykata e apelit kur ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit
eshte shprehur se, ajo duhet t’i referohej ligjit te kohes kur eshte lidhur kontrata e
dhurimit-pra Kodit Civil te vitit 1981, i cili ne dispozitat qe rregullojne kete
kontrate, ne ndryshim nga K.Civil ne fuqi, nuk parashikonte ndalime per pasurine e
ardhshme te dhuruesit. Megjithate siç me te drejte pranon kjo gjykate, ne fakt nuk
kemi te bejme me pasuri te ardhshme, por me pasuri qe disponohej nga vete
pronaret. Te gjithe palet ne gjykim kane pranuar se vendimi i shpronesimit ka
mbetur pa fuqi dhe se posedimi i paleve mbi kete pasuri asnjehere nuk eshte
nderprere. Ne keto rrethana, kur jo vetem de facto por edhe de jure (ne Zyren e
Hipotekes), pasuria nuk eshte kaluar ne pronesi te shtetit, nuk kishte vend per
disponime nga ana e K.K.K.Pronave, i cili ne mbeshtetje te ligjit nr.7698, date
15.05.1993 kthen vetem pronat e marra nga shteti ne çdo menyre qofte. Ne vijim te
sa me siper mund te thuhet se ne kete pikepamje kontrata e dhurimit ka qene nje
kontrate e lejuar nga ligji.
Lidhur me formen ligjore te kontrates se dhurimit, ligji i kohes kur ai eshte
kryer, i cili eshte ne harmoni me ligjin ne fuqi, parashikonte se kontrata e dhurimit
te sendeve te paluajteshme behet me akt noterial, perndryshe eshte e pavlefshme.
Eshte njekohesisht i qarte koncepti i aktit noterial dhe dallimi midis tij dhe
veprimit noterial te parashikuar ne ligjin "Per noterine". Por praktika gjyqesore e
deritanishme ka treguar se ne fillimet e tij (pasi ligji kishte vetem nje muaj qe
kishte hyre ne fuqi), duke mos patur te qarte kete dallim shume kontrata kalimi
pasurie e paluajteshme jane bere vetem ne formen e vertetimeve te nenshkrimit
para noterit. Qendrimi i mbajtur nga gjykata ne keto raste ka qene disi tolerues kur
ky ka qene i vetmi shkak per goditjen e kontrates. Edhe ne rastin ne gjykim
vullneti i paleve per lidhjen e kontrates eshte shprehur qarte para noterit dhe kjo

261
rezulton nga fakti qe palet kane nenshkruar ne prezence te saj. Gjykata e apelit per
te qene sa me bindese ne konkluzionet e saj ka administruar edhe rregjistrin
noterial, si dhe kontraten origjinale nga arkivi i noterise. Siç rezulton nga vendimi i
saj, edhe vete te paditurit pranuan se nenshkrimet ne kartele jane te tyre. Pra fakti i
disponimit te kesaj pasurie nga te paditurit ne favor te paditesave ka rezultuar
plotesisht i qarte, ndaj dhe rregjistrimi hipotekor i bere ne emer te gjithe paleve
duhet te fshihet, duke mbetur prona e rregjistruar ne emer te secilit prej paditesave
sipas rregjistrimit te bere prej tyre.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.11, date 16.01.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 19.05.2005

262
Nr.2345/308 i Rregj. Themeltar
Nr.865 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.05.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: ZAGOLL SHOSHA,


LUTFI CAKO, te perfaqesuar ne gjykim
nga Av. B. Nikolla
TË PADITUR: AGRON DHE ADRIATIK DANAJ,
ne mungese

OBJEKTI:
Njohje bashkepronesie.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Gjirokaster me vendimin nr.26, date 21.01.2004


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.129, date 29.03.2004 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me


pretendimin se, vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:
- Ne kemi krijuar nje shoqeri tregtare.

263
- Mjetet e punes jane blere nga shoqeria.
- Baxhot jane privatizuar nga shoqeria.
- Kerkon prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vedimit te gjykates se
shkalles se pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi pretendimin
e paditesit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, te paditurin, i cili kerkoi rrezimin e
rekursit, d.m.th. lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi
çeshtjen,

VËREN
Eshte provuar gjate gjykimit dhe, pjesemarresit ne proces e pranojne, se
kane lidhur me njeri tjetrin nje shoqeri te thjeshte per ushtrimin e aktivitetit te
qumeshtit (grumbullim e shitje).
Meqenese ndermjet tyre kane lindur mosmarreveshje, paditesit kane
pretenduar njohjen e tyre si bashkepronar ne mjetet dhe objektin e ushtrimit te
aktivitetit te shoqerise.
Gjykata e shkalles se pare ka pranuar kerkese padine dhe ka vendosur
njohjen e paditesave si bashkepronare per ¼ pjese te pasurise mbi baxhot, truallin
dhe mjetet e punes.
Ajo ka arsyetuar se:
- Pjesemarresit ne proces, kane krijuar nje shoqeri te thjeshte civile (Neni
1074 i K.C.);
- Blerja e pasurise nga i padituri, eshte bere duke shperdoruar besimin e
paditesave;
- Pjesemarresit si ortake, kane pasur ne administrim pasurine dhe kane ndare
edhe fitimet.
Gjykata e apelit ka prishur vendimin dhe pushuar gjykimin me arsyetimin
se:
- Kemi te bejme me nje shoqeri te thjeshte civile;
- Per shperndarjen e shoqerise duhet te ndiqet rruga e duhur e parashikuar
nga ligja;
- Paditesit duhet te ndjekin rregullat mbi shoqerine.
Pra te dy gjykatat, kane arritur ne perfundimin se ndermjet pjesemarresve ne
proces, eshte krijuar nje shoqeri e thjeshte e te drejtes civile. Gjykata e shkalles se
pare ka vazhduar me tej arsyetimin se, me krijimin e shoqerise prezumohet edhe
nje bashkepronesi e ortakeve mbi te gjitha mjetet dhe pronat qe kane sherbyer per
ushtrimin e aktivitetit te shoqerise. Ne kete drejtim, arsyetimi i gjykates eshte i

264
gabuar. Nuk mundet te prezumohet bashkepronesia me rastin e krijimit te
shoqerise. Shoqeria e thjeshte eshte nje forme e shoqerise e cila bazohet mbi
personin si individ, pra me synimin per te ushtruar nje aktivitet te caktuar
ekonomik, dy persona lidhen per shkak te cilesive te personave (jo mbi bazen e
kapitalit), d.m.th. krijojne nje shoqeri te tille. Ky eshte kuptimi qe merr Neni 1074 i
K.C. dhe qe perforcohet edhe nga Neni 1075. Ne te kundert, nuk kishte pse te
kishte shoqeri te tille dhe ligja do te mjaftohej vetem me formen e shoqerise se
krijuar mbi bazen e kapitalit (shpk). Duke patur ne vemendje nje shoqeri te tille te
thjeshte, ligja nuk kerkon domosdoshmerisht edhe lidhjen e kontrates, perveç rastit
kur e kerkon natyra e sendit (kalimi i pasurise mbi sende te paluajteshme). Pra
shoqeria e thjeshte nuk eshte nje shoqeri tregtare, por eshte nje shoqeri e rastit.
Duke patur parasysh keto cilesi te kesaj forme te shoqerise, arsyetimi i gjykates
mbi bashkepronesine eshte i gabuar. Per me tej, ajo ka caktuar edhe pjeset ne kete
bashkepronesi duke i dhene ¼ (qe nuk eshte ne objekt te kerkese padise).
Gjykata e apelit ka arritur edhe ajo ne perfundimin se, kemi shoqeri te
thjeshte porse ortaket nese deshirojne, mund te kerkojne likuidimin e saj pasi nuk
prezumohet bashkepronesia mbi pasuri te paluajteshme.
Arsyetimi mesiperm i gjykates eshte i drejte dhe ne perputhje me ligjin,
prandaj dhe vendimi duhet te lihet ne fuqi.
Paditesit, nese kane pretendime lidhur me menyren e gabuar te fitimit te
pronesise, kane te drejte qe ne cilesine e ortakut te shoqerise, te kerkojne
pavlefshmerine e veprimit juridik, por jo thjesht njohjen e bashkepronesise. Po
ashtu, padia e paraqitur edhe thjesht nje padi njohje, e cila nuk paraqet asnje
detyrim, por thjesht nje konstatim dhe njohje te faktit te pretenduar.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485/a te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.129, date 29.03.2004 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster.

Tirane, me 19.05.2005

265
Nr.2405/354 i Rregj. Themeltar
Nr.866 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.05.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: "BESNIKU" SHPK, ne mungese


E PADITUR: DEGA DOGANES KUKES, perfaqesuar ne
gjykim nga Av. i Shtetit P. Myftari

OBJEKTI:
Anullim akti administrativ.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Kukes me vendimin nr.373, date 09.10.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.57, date 16.03.2004 ka vendosur:


Mospranimin e ankimit.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me


pretendimin se vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me ligjen, kerkon prishjen
e vendimit dhe pranimin e kerkeses.

266
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, pretendimet e anes
se paditur, e cila kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi
çeshtjen,

VËREN
Gjykata e apelit ka shqyrtuar ankimin e anes se paditur dhe ka vendosur
mospranimin e ankimit te paraqitur me arsyetimin se, ankimi i paraqitur ka patur te
meta, nuk ka vulen dhe nenshkrimin e duhur.
Paraqitja e rregullt e ankimit, d.m.th. paraqitja e tij ne perputhje me ligjen,
eshte percaktuar ne Kreun II (paraqitja e ankimit dhe gjykimi ne apel), nenet 452 e
vijues te tij.
Ne dispozitat e cituara, eshte percaktuar detyrimi i nenshkrimit te ankimit si
dhe kerkesat e tjera qe me te drejte jane cituar nga gjykata e apelit. Ne nenin 455§2
eshte percaktuar se, kur ankimi nuk i ploteson kushtet e mesiperme (Nenet 453,
454 te K.Pr.C.), gjykata njofton palen qe te ndreqe te metat brenda 5 diteve, ne te
kundert ankimi kthehet.
Ne rrethanat e mesiperme, vendimi i gjykates se apelit eshte i gabuar, pasi ka
vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 455§2 te K.Pr.C. Ajo ishte e detyruar
te vendoste kthimin e ankimit duke caktuar afatin e duhur per ndreqje.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485/c te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.57, date 16.03.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder
dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.05.2005

267
Nr.2395/347 i Rregj. Themeltar
Nr.867 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.05.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: ENVER DUMA, ne mungese


I PADITUR: RIFAT XHELOLLARI, ne mungese

OBJEKTI:
Pushim cenimi.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres me vendimin nr.2186, date 17.12.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.250, date 10.05.2004 ka vendosur:


Lenien e vendimit ne fuqi.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me


pretendimin se vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht
se:
- Prona nuk rezulton te jete ne bashkepronesi.
- Pronesia ime mbi banesen dhe truallin eshte fituar ne menyre te ligjshme.
- Kemi te bejme me servitut detyrues.
- Kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim.

268
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe
bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesi me kerkese padine e paraqitur ka pretenduar se, i padituri e pengon
ne ndertimin e nje muri rrethues te prones se tij.
I padituri nga ana e tij pretendon se, paditesi nuk ka te drejta pronesie dhe ne
kete menyre nuk legjitimohet te cenoje te paditurin.
Gjykatat kane pranuar kerkesen e paditesit. Ato kane pranuar faktin se
paditesi eshte pronar i truallit, ndersa i padituri eshte pronar vetem i baneses dhe
nga veprimet e paditesit nuk i vjen te paditurit asnje dem. Por gjykata ne vendimin
e saj nuk ka analizuar se pari interesin e ligjshem te paditesit dhe se dyti veprimet e
te paditurit.
Gjykatat analizojne se, paditesi eshte pronar dhe se duhet te ndertoje murin
rrethues. Por ne arsyetimin e ketyre fakteve, gjykata nuk ka marre ne analize nese
veprimet e paditesit jane te ligjshme dhe ne perputhje me normat urbanistike. Ne
dosje nuk ka ndonje fakt ne kete drejtim, d.m.th. nese veprimi i paditesit eshte
miratuar nga organet perkatese ligjore. Interesi i ligjshem i paditesit ne ngritjen e
padise, nuk do te thote vetem paraqitja e te paditurit dhe kunderdrejtimi ndaj tij i
fakteve, por edhe ligjshmeria e veprimeve te paditesit. Derisa paditesi nuk provon
interesin e ligjshem te tij, ai nuk legjitimohet te ngreje kerkese padi, d.m.th. te
padise te paditurit, duke kerkuar prej tij kryerjen e nje veprimi te caktuar.
Ne keto rrethana vendimet duhet te prishen dhe çeshtja te pushohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485/e te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.250, date 10.05.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe
te vendimit nr.2186, date 17.12.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres dhe
pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 19.05.2005

269
Nr.1766 i Regj. Themeltar
Nr.869 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.1766, qe i perket:
PADITËS: YLVIE KOLAMI
TË PADITUR: K.K.K.P. PRANE PREFEKTURES
KORÇE
BRUILD MULLA
MANJOLA MULLA
FREDERIK MULLA
HATIXHE MULLA
BRUNILDA MULLA
FEVRI MULLA
MUHARREM MULLA
ILJAZ MULLA
NEZAQET MULLA
PRANVERA MULLA
ANILA MULLA
EVA MULLA
GENTI MULLA
ERNOLD MULLA

270
OBJEKTI I PADISË:
Detyrim per njohje pronar
mbi 1/5 pjese te pasurise trashegimore,
qe vjen nga trashegimia e gjyshes Adivie Mulla
per siperfaqen 12781 m2 qe kane perfituar te paditurit
me vendime te K.K.K.Pronave.
Baza Ligjore: Neni 349 ne lidhje me nenet 165,
316, 317, 330 dhe 331 te K.Civil,
si dhe te neneve 324 e 325 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Korçe, me vendimin nr.539, date 21.03.2005, ka


vendosur:
Nxjerrjen e ceshtjes civile me nr.300 Regj.Them., date 10.01.2005,
jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder vendimit ka paraqitur ankim te veçante paditesja Ylvie Kolami, e


cila kerkon prishjen e vendimit dhe rikthimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit
te saj dhe kunder ankim te paditurit, te cilet kerkojne rrezimin e kerkese padise,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi eshte marre ne kundershtim me ligjin qe rregullon realizimin e te
drejtes ne marredheniet e pronesise qe rrjedhin nga trashegimia ligjore.
- Ne padi eshte kerkuar njohja bashkepronare ne pasurine trashegimore duke u
bere dhe ndryshimi i vendimeve te K.K.K.Pronave dhe nuk eshte kerkuar
anullimi i tyre. Nenet 16 dhe 20 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004, mbi te
cilin gjykata bazon vendimin e saj, nuk kane lidhje me objektin e padise.

Kunder ankim:
- Pretendimet e paditeses per t’u njohur si bashkepronare e pasurise
trashegimore nuk jane te drejta dhe jane te pabazuara e ne keto kushte duhet
vendosur rrezimi i padise se paditeses Ylvie Kolami.
- Gjyshi jone Nazmiu ka pasur familjen e tij te ndare dhe pasurine te ndare
nga trashegimlenesja dhe K.K.K.Pronave Devoll per nje pjese te pasurise se
tij ka disponuar me vendimet nr.105, date 28.07.1995 dhe nr.29, date
29.05.2000.
- Pasuria, per te cilen paditesja pretendon se eshte prone e gjyshes se saj, nuk
eshte e Adivijes, trashegimleneses, por e djemve te saj.

271
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Artan Hoxha dhe bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Korçe qe e ka nxjerre ceshtjen jashte
juridiksionit gjyqesor, vjen ne kundershtim me ligjin e per kete shkak ai duhet
prishur dhe ceshtja te kthehet per vazhdimin e gjykimit.
Paditesja Ylvie Kolami, bazuar ne nenin 349 te K.Civil dhe ne dispozitat e
tjera per trashegimine, ka kerkuar nga te paditurit qe te njihet bashkepronare ne
pjese te pandare te pasurise se lene nga trashegimlenesja Adevie Mulla, qe
perbehet nga 12.781 m2 truall dhe qe K.K.K.Pronave ua kthen te paditurve.
Paditesja ka pretenduar ne gjykate dhe ka paraqitur prova se edhe ajo eshte
trashegimtare ligjore e te ndjeres Adevie Mulla dhe se gabimisht K.K.K.Pronave,
pasurine ne fjale ja kane kthyer vetem te paditurve.
Sikurse rezulton, padia e ngritur nga Ylvie Kolami ka te beje me nje padi
njohje, bazuar ne cilesine e trashegimtares ligjore dhe qe u kundrejtohet
trashegimtareve te tjere te cilet kane perfituar pasurine qe rrjedh nga kjo. Gjykata
duke u nisur nga nje baze ligjore e gabuar ne percaktimin e objektit te padise ka
arritur ne perfundimin se ceshtja ne shqyrtim nuk eshte ne juridiksionin e saj, por e
nje organi administrativ.
Ne te kundert sa pranon gjykata e rrethit gjyqesor, paditesja nuk kerkon
shfuqizimin e vendimeve te Komisioneve te Kthimit e Kompensimit te Pronave,
pasi me keto vendime eshte kthyer prona e trashegimleneses, e cila ne vetvete nuk
kontestohet nga pala paditese. Kjo e fundit eshte dakort me vendimet e
komisioneve qe kane njohur pronen dhe kthyer ate tek ish pronari. Nga ana tjeter,
komisioni ka disponuar ne favor vetem te pales se paditur ne vendimin e saj, sepse
vetem ajo ishte drejtuar ne ate kohe.
Fakti qe padia eshte ngritur ne 07.05.2005, pasi ka hyre ne fuqi ligji i ri per
K.K.K.Pronave ish pronareve, nuk do te thote, ashtu si gabimisht ka pranuar
gjykata, se mosmarreveshja duhet te zgjidhet ne rruge administrative. Nese
paditesja eshte trashegimtare e te ndjeres Adivie Mulla dhe nese ajo duhet te njihet
bashkepronare ne pronesine e lene prej de cuius kjo eshte nje ceshtje e mirefillte
gjyqesore dhe jo administrative. Neni 349 i K.Civil shprehet se trashegimtari mund
te kerkoje me padi kundrejt te tjereve pjesen qe ai pretendon se e fiton me
trashegimi. Padia ngrihet ne gjykate dhe gjykata eshte ajo qe duhet t’i jape
pergjigje pretendimeve te paleve dhe jo Komiteti Shteteror i Kthimit te Pronave,
apo ndonje organ tjeter administrativ.

272
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te Kodit
Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.539, date 21.03.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Korçe dhe dergimin e akteve ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 19.05.2005

273
Nr.1701 i Rregj. Themeltar
Nr.870 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne date 19.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile qe i


perket:
PADITËS: MYNYR GREMI, perfaqesuar me prokure
nga Av. Llaqi Komini
TË PADITUR: 1. KOMUNA ZHARRES, ne mungese.
2. ZYRA E KADASTRES FIER PRANE
KESHILLIT TE QARKUT, ne mungese.

OBJEKTI:
Rivendosje e nje te drejte
dhe interesi te ligjshem qe me eshte shkelur
dhe detyrimin e pales se paditur si organ administrativ
qe te marre masat e duhura
per rivendosje te drejtesise se cenuar.
Baza Ligjore: Nenet 32/a, 331 te K.Pr.Civile,
Ligji nr.7501, date 19.07.1991 "Per Token",
V.K.Ministrave nr.230, date 23.07.1991
"Per krijimin e komisioneve te tokes",
Urdheri nr.2, date 02.08.1991
"Per funksionimin e komisioneve te tokes".

274
Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.378, date 13.03.2004 ka
vendosur:
Te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor civil padine e paditesit Mynyr
Gremi.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.6, date 12.01.2005 ka vendosur:


Moskompetencen e Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e akteve
per shqyrtim Gjykates se Larte Tirane.

Ne ankimin e paraqitur para Gjykates se Apelit Vlore, paditesi ka


parashtruar keto shkaqe:
- Une jam interesuar gjate gjithe kohes ne organet e pushtetit vendor, por
vetem kohet e fundit keto organe denjuan te merren me problemin tim dhe te
me kthejne pergjigje.
- Formulari nr.6 ne pjesen qe ben fjale per mua eshte korrigjuar.
- Te tjere persona kane qene kryetar i Komisionit te ndarjes se tokes dhe te
tjere jane ato qe kane nenshkruar ne aktin e marrjes se tokes ne pronesi qe
me eshte dorezuar mua.
- Padia ime nuk mund te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor per faktin se une
jam ankuar rregullisht ne organet qe parashikohen ne V.K.Ministave nr.230,
date 23.07.1991 dhe ankimi ne Koimisionin Qeveritar eshte nje shpikje nga
Gjykata e Rrethit Fier.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e paditesit
Av. Ll. Komini, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier
dhe dergimin e çeshtjes po ne kete gjykate, pasi çeshtja ben pjese ne juridiksionin
gjyqesor dhe si diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.378, date 13.03.2004 i Gjykates se shkalles se pare Fier me te
cilin eshte vendosur nxjerrja jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes qe i perket
paditesit Mynyr Gremi me te paditur Komuna Sharres e tjere eshte i drejte e i
bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Paditesi Mynyr Gremi me padine ne gjykim ka kerkuar rivendosjen e nje te
drejte te shkelur dhe detyrimin e pales se paditur qe te marre masat e duhura per
rivendosje te drejtesise se cenuar.

275
Ne shtjellim te ketyre kerkesave, paditesi ne padi ka pretenduar se atij nga
Komisioni Ndarjes se Tokes ne fshatin Beline i jane dhene me pak 2 dynym toke te
cilat ai i kishte perfituar para daljes se Ligjit nr.7501, date 19.07.1991 "Per Token".
Gjykata e shkalles se pare Fier ka vendosur te nxjerre jashte juridiksionit
gjyqesor kete çeshtje, pasi bazuar ne V.K.Ministrave nr.230, date 23.07.1991 "Per
krijimin e komisioneve te tokes" dhe udhezimin e K.Ministrave nr.2, date
02.08.1991 "Per funksionimin e komisioneve te tokes" kunder vendimeve te
komisioneve te ndarjes se tokes ne fshat mund te behet ankim ne nivelin me te
larte, perfshi dhe Komisionin Qeveritar te Tokes.
Sipas paragrafit te pare te nenit 328 te K.Pr.Civile "Afati i paraqitjes se
padise ndaj nje akti administrativ eshte tridhjete dite nga dita e shpalljes, ose e
njoftimit te vendimit te organit me te larte administartiv, qe ka shqyrtuar ankesen
ne rruge administrative, perveç kur ligji parashikon ankimin e drejteperdrejte ne
gjykate".
Gjithashtu ne piken 3 te nenit 136 te K.Pr.Adniminstrative percaktohet se:
"Ne parim, palet e interesuara mund t’i drejtohen gjykates vetem pasi te kene
ezauruar rekursin administrativ".
Bazuar ne dispozitat e sipercituara Kolegji Civil çmon se, drejt ka vendosur
Gjykata e shkalles se pare Fier qe çeshtjen e ka nxjerre jashte juridiksionit
gjyqesor, pasi nuk del nga aktet e dosjes gjyqesore qe paditesi te kete ezauruar
rekursin administrativ.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 59 dhe 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.378, date 13.03.2004 te Gjykates se shkalles se
pare Fier.

Tirane, me 19.05.2005

276
Nr.1705 i Regj. Themeltar
Nr.871 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.05.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:
PADITËS: XHIDO XHEKA, ANTHULLA SHESHI,
ne mungese
I PADITUR: KESHILLI I RREGULLIMIT TE
TERRITORIT TE REPUBLIKES SE
SHQIPERISE TIRANE, ne mungese

OBJEKTI:
Konstatimi i pavlefshmerise absolute
te vendimit nr.8, date 18.12.2004 i K.RR.T.SH.
ne piken 1, per prishjen e objektit lokal sherbimi
dhe hotel 2-3 kate me pronar Anthulla Sheshin
dhe lokal ne lagjen nr.3 per subjektin "Cici" dhe "Ereda".
Pezullimin e zbatimit te aktit administrativ.
Baza Ligjore: Neni 41, 42 i Kushtetutes,
neni 1, 14 i Konventes Evropiane "Per te drejtat e Njeriut",
Neni 18/b K.Pr.Administrative,
nenet 324/a, 325, 327 e 328 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin civil nr.1734, date 30.05.2005 ka


vendosur:
Te nxjerre çeshtjen jashte kompetences lendore.

277
Kunder ketij vendimi kane bere rekurs, Xhido Xheka, Anthulla Sheshi, te
cilet kerkojne prishjen e vendimit dhe kthimin per rigjykim, duke parashtruar sa
me poshte:
- Vendimi nr.8, date 18.12.2004 i K.RR.T.Sh-se eshte ne kundeshtim me
ligjin, sepse na cenon te drejtat tona.
- Vendimi kapercen procedurat e percaktuara ne ligjin nr.8561, date
22.12.1999 "Per shpronesimin per interes publik".
- Gjykata nuk mori parasysh kerkesen e nenit 6/4, i cili ndalon shpronesimin
nese pronari merr persiper vete te realizoje projektin.
- Vendimi i gjykates eshte zbatim i gabuar i ligjit edhe per faktin se ajo nuk
mori parasysh verejtjet tona per referencen e vendimit te K.R.T.Sh-se.
- Eshte cenuar e drejta e barazise dhe pronaret e ndjejne veten te diskriminuar
kur qytetaret nuk trajtohen si te barabarte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, ne mungese te paleve dhe si
bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte i drejte dhe duhet te lihet
ne fuqi.
Rezulton nga aktet se K.Rr.T.R.Sh me vendim nr.8, date 18.12.2004 ka
vendosur per prishjen e disa objekteve ne qytetin e Sarandes, midis te cilave edhe
dy lokale, prone e paditeseve Xhido Xheka dhe Anthulla Sheshi dhe ne piken 2 te
tij ka urdheruar organet kompetente te kryejne procedurat e shpronesimit sipas
Ligjit nr.8561, date 22.12.1999 "Per shpronesimin dhe marrjen ne perdorim te
perkoheshem te pasurise prone private per interes publik".
Me padi drejtuar gjykates, paditeset Xhido Xheka dhe Anthulla Sheshi
pretendojne se cenohen interesat e tyre te pronesise dhe kane paditur Keshillin e
Rregullimit te Territorit te R.Shqiperise, duke kerkuar pavlefshmerine absolute te
vendimit te lartpermendur per prishjen e lokaleve prone e tyre.
Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur te nxjerre çeshtjen jashte
kompetences lendore.
Kunder ketij vendimi kane bere rekurs paditeset, por ne kundershtim me sa
parashtrohet ne te konkluzioni i gjykates eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.
Vendimi nr.8, date 08.12.2004 i K.Rr.T.R.Shqiperise eshte marre ne zbatim
te vendimit nr.1, date 11.09.2004 te po ketij organi qe ka miratuar studimin
urbanistik te qytetit te Sarandes.

278
Ai urdheron prishjen e objekteve qe preken nga studimi urbanistik i qendres
se qytetit te Sarandes, kompetence ekskluzive e tij ne baze te Ligjit nr.8405, date
18.12.2004 "Per urbanistiken" dhe njekohesisht ngarkon Ministrine e Rregullimit
te Territorit dhe Turizmit, M.T. dhe Telekomunikacionit dhe Bashkine Sarande te
kryeje proçedurat per shpronesimet per interes publik, midis te cilave perfshihen
edhe pronat e paditeseve.
Vendimi nr.8, date 18.12.2004 i K.Rr.T.R. Shqiperise nuk ka fuqi juridike
detyruese drejtperdrejt ndaj paditeseve apo personave te tjere. Ai vetem urdheron
organe te tjera te percaktuara ne ligj te kryejne procedurat e shpronesimit publik,
prandaj me te drejte gjykata nuk ka shqyrtuar ligjshmerine e ketij vendimi simbas
padise te paraqitur dhe ka konstatuar se ne rastin konkret nuk ka mosmarreveshje
civile midis paleve nder ato qe hyjne ne kompetencen e saj per t’u shqyrtuar
simbas Kodit te Proçedures Civile, apo ligjeve te tjera.
Ne baze te ligjit nr.8561, date 22.12.1999 "Per shpronesimin dhe marrjen ne
perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes publik", organet
perkatese nxjerrin aktet e tyre dhe ne rast se paditeset kane pretendime, mund t’i
kundershtojne ato ne rrugen e parashikuar ne ligj, mosmarreveshje qe zgjidhen nga
gjykata dhe garantojne mbrojtjen e interesave te tyre te ligjshme.
Mbas njoftimit te aktit perfundimtar te shpronesimit paditesat legjitimohen
ta kundershtojne ate ne rrugen e parashikuar ne ligj, por per arsyet e permendura
me lart, ato nuk mund te kundershtojne ne rruge gjyqesore vendimet e K.Rr.T.R.
Shqiperise per studimet urbanistike, apo vendimet e tjera te po ketij organi qe kane
dale ne zbatim dhe per realizimin e studimeve urbanistike.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1734, date 30.03.2005 te Gjykates se shkalles
se pare Tirane.

Tirane, me 19.05.2005

279
Nr.2360/322 i Regj. Themeltar
Nr.872 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: MINO GOCKAJ, banues ne Leskan-Vlore.


I PADITUR: 1. DREJTORIA RAJONALE E
SIGURIMEVE SHOQERORE VLORE.
2. KOMUNA SEVASTER

OBJEKTI:
1. Goditje si te pasakte te rregjistrit themeltar
te punonjesve te ish kooperatives bujqesore Sevaster
per periudhen 01.01.1962 dhe 31.12.1975.
2. Kundershtimi i vendimit te K.Q.Apelit Tirane
nr.10, date 22.07.1999 dhe detyrimin e te paditurve
t'i njohin vjetersine ne pune.
Baza Ligjore: Nenet 246, 254, 126 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.487, date 28.03.2002 ka


vendosur:
Rrezimin e padise te paditeses si te pabazuar ne prova.

280
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.7, date 17.01.2003 ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.487, date 28.03.2002 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Vlore, duke vendosur pranimin e padise te paditeses Mino
Gockaj duke njohur vertetesine e rregjistrit themeltar te punonjesve te
ish kooperatives bujqesore Sevaster per periudhen 01.01.1962 -
31.12.1975.
Prishjen e vendimit nr.101, date 22.07.1999 te K.Q.Apelit te I.S.SH
Tirane dhe anullimin e ketij vendimi, duke detyruar palet e paditura
Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Vlore dhe Komuna
Sevaster t'i njohin paditeses qenien ne marredhenie pune me ish
kooperativen bujqesore Lezhan per periudhen 1 Mars 1956 deri me
31.12.1975.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te Nenit 472 te


K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqerore Vlore e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien
ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
- Objekti i padise ka qene goditje si te pasakte te dokumentit rregjister i
Kooperatives Bujqesore Sevaster per periudhen 1962 - 1975 dhe jo njohje e
vertetesise se dokumentit, sikurse gjykata e apelit ka vendosur.
- Vendimi eshte kontradiktor dhe vjetersia e njohur ne kooperativen bujqesore
nuk eshte pasqyruar me dite pune.
- Paditesja figuron ne rregjistrin e kooperatives bujqesore Lezhan per
periudhen 1958 - 1977 dhe figuron me dite jo te plota pune.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, ne mungese te paleve dhe si
diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishet per shkak se nuk eshte
respektuar ligji procedural.
Rezulton se me padi drejtuar gjykates, Mino Gockaj ka paditur Drejtorine
Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Vlore dhe Komunen Sevaster, duke goditur si te
pasakte rregjistrin themeltar te ish Kooperatives Bujqesore Sevaster per periudhen
1962-1975, kundershtimin e vendimit te K.Q.Apelit Tirane nr.101, date 22.07.1999
dhe detyrimin e te paditurve t’i njohin paditeses vjetersine ne pune per periudhen e
pretenduar.

281
Ne perfundim Gjykata e shkalles se pare Vlore ka vendosur rrezimin e
padise, ndersa gjykata e apelit ka vendosur ndryshimin e ketij vendimi dhe
pranimin e padise sipas kerkimeve te paditeses.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs Drejtoria
Rajonale e Sigurimeve Shoqerore dhe rezulton se shkaqet e parashtruara ne te
gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe bejne fjale per mosrespektim te
ligjit procedural.
Rezulton se nje nga kerkimet ne objektin e padise eshte edhe goditja si i
pasakte i rregjistrit themeltar te punonjesve te ish Kooperatives Bujqesore Sevaster
per periudhen 1 Janar 1962 - 31.12.1975. Gjykata e apelit ne arsyetimin e vendimit
te saj, ndonese pranon se rregjistri themeltar eshte i pasakte dhe padia per
pavertetesine e dokumenteve duhet pranuar ne pjesen urdheruese te vendimit te saj,
duke ndryshuar vendimin e Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore, vendos pranimin e
padise te paditeses Mino Gockaj duke njohur vertetesine e rregjistrit themeltar te
punonjesve te ish Kooperatives Bujqesore Sevaster.
Sikunder verehet arsyetimi i vendimit te gjykates se apelit eshte kontradiktor
me pjesen urdheruese te tij, prandaj vendimi i saj duhet te prishet dhe çeshtja te
kthehet per rigjykim ne menyre qe gjykata te shprehet qarte per ate çka vendos,
dhe vendimi i saj te jete analize e rrethanave te çeshtjes dhe provave te
administruara ne gjykim dhe jo ne kundershtim me to, duke respektuar keshtu edhe
kerkesat e neneve 126 dhe 310 te K.Pr.Civile.
Gjykata e apelit ndonese ka njohur vertetesine e rregjistrit themeltar ka
pranuar padine e paditeses edhe per vertetimin e qenies se saj ne marredhenie
pune prane ish Kooperatives Bujqesore Sevaster per periudhen 1956 - 1975
vertetim te cilin nuk kishte arsye ta pranonte ne rruge gjyqesore ne rast se
rregjistri themeltar i punonjesve sipas saj ishte i vertete dhe i sakte.
Ne vertetimin e faktit te qenies ne marredhenie pune te paditeses gjykata nuk
i referohet as edhe dispozites perkatese dhe nuk permend provat ku ajo mbeshtet
konkluzionin e saj, kerkesa keto te neneve 126, 309, 310 te K.Pr.Civile dhe qe
gjithashtu te kihen parasysh ne rigjykim te çeshtjes.
Mbasi te plotesoje sa me siper, gjykata do te jape nje vendim te drejte dhe te
bazuar ne ligj dhe ne respektim te normave procedurale duke shprehur qarte e sakte
vendimin e saj ne pjesen urdheruese te vendimit dhe ne perputhje te plote me
pjesen arsyetuese te tij.

282
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.7, date 17.01.2003 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
kthimin e çeshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.05.2005

283
Nr.2392/345 i Regj. Themeltar
Nr.873 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.2392/345 qe i perket:

PADITËS: ERMIRA KOXHAKU, u paraqit e pa


perfaqesuar me avokat
TË PADITUR: MIHALLAQ KOXHAKU, KOSTAQ
KOXHAKU, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pjestim i nje trualli banese.
Baza Ligjore: Neni 207 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Berat me vendimin civil nr.547, date 24.06.2002 ka


vendosur:
Pranimin e padise.
Pjestimin e nje banese te perbere nga tre dhoma, koridor e nje banje e
nje trualli prej 285 m2, midis Ermira Koxhakut, Mihallaq Koxhakut
dhe Kostaq Koxhakut, duke ja lene ne natyre te gjithe pasurine
paditeses Ermira Koxhaku.
Detyrimin e paditeses Ermira Koxhaku, t’i paguaje te paditurve
Mihallaq dhe Kostaq Koxhaku, per pjesen takuese 514.286 leke secilit
prej tyre.

284
Gjykata e Apelit Vlore me vendimin civil nr.205, date 27.04.2004 ka
vendosur:
Mospranimin e ankimit.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Mihallaq Koxhaku, i cili kerkon


prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit, duke
parashtruar sa me poshte:
- Gjykata ka gabuar ne lidhje me afatin, pasi afati 15 ditor nuk fillon pas
dhenies se vendimit, por pas 5 diteve nga shpallja e tij, pra kur vendimi i
rivendosjes ne afat te marre formen e prere.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, ne mungese te paleve
ndergjyqese, dhe si bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
Rezulton se me vendimin nr.547, date 24.06.2002 te Gjykates se Rrethit Berat,
ka perfunduar pjestimi i nje banese midis paditeses Ermira Koxhaku dhe te paditurve
Mihallaq dhe Kosta Koxhaku.
Me qene se eshte plotesuar afati i ankimit, mbi kerkesen e te paditurit Mihallaq
Koxhaku, Gjykata e Rrethit Berat me vendimin nr.14, date 15.10.2003 ka rivendosur
ne afat ankimin e tij kunder ketij vendimi ne gjykaten e apelit.
Gjykata e Apelit Vlore, ka vendosur mospranimin e ankimit kunder vendimit
te Gjykates se shkalles se pare Berat, me arsyetimin se ai eshte paraqitur jashte afatit
ligjor te parashikuar nga neni 443 i K.Pr.Civile.
Sipas Gjykates se Apelit Vlore, ankimi eshte paraqitur tej afatit 15 ditor te
llogaritur nga e nesermja e shpalljes se vendimit te gjykates se shkalles se pare, me
date 14.10.2003, qe ka rivendosur ne afat ankimin ne gjykaten e apelit.
Kunder ketij vendimi ka bere rekurs i padituri Mihallaq Koxhaku, por shkaqet
e parashtruara ne te nuk jane te bazuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.
Ndryshe nga sa parashtrohet ne rekurs, gjykata e apelit ka llogaritur drejt afatin
e ankimit dhe me te drejte ka vendosur mospranimin e tij per shkak se rezulton jashte
afatit 15 ditor te parashikuar ne nenin 443 te K.Pr.Civile.
I padituri vete, mbeshtetur ne nenin 458 te K.Pr.Civile, i kishte bere kerkese
gjykates per rivendosje ne afatin e ankimit e perderisa kjo kerkese u pranua me date
14.10.2003, ishte i detyruar qe brenda 15 dite nga e nesermja e ketij vendimi te
paraqiste ankimin kunder vendimit te pjestimit gjyqesor qe konsideronte te padrejte.

285
Perderisa kerkesa e tij per rivendosje ne afat u pranua, i padituri nuk kishte
arsye qe te priste qe ai vendim te merrte formen e prere. Gjykata ka patur parasysh
fillimin e afateve te ankimit sipas nenit 444 te K.Pr.Civile, sipas te cilit afatet fillojne
nga dita e neserme e shpalljes se vendimit perfundimtar dhe per rastin konkret, e
vendimit qe ka pranuar kerkesen e paditesit dhe e ka rivendosur ate ne afatin e
ankimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/"a" te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.205, date 27.04.2004 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 19.05.2005

286
Nr.2357/319 i Rregj. Themeltar
Nr.874 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne daten 19.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: LEJLI ALIKO, perfaqesuar nga


Av. Luli Ndoja.
ZENEPE BACKA, KUJTIM
HOXHA, NURI HOXHA, FIGALI
HOXHA, HAMIT VELAJ, PERLAT
VELAJ, ROBERT VELAJ,
NUREDIN VELAJ, banues ne Vlore,
ne mungese.
TË PADITUR: RAZIE AMZAI, GJINOVEFA
KUSHTA AMZAI, DILE
HAXHIRAJ AMZAI, SALI AMZAI,
VENIGJARE AMZAI,
ALEKSANDER AMZAI, SHEGA
AMZAI, banues ne Vlore,
perfaqesuar nga Av. Dashamir Kore.
ZYRA E RREGJISTRIMIT TE
PASURIVE TE PALUAJTESHME
VLORE, ne mungese.
PERSON I TRETË: SHOQERIA "SARA" SH.P.K.
VLORE, ne mungese.

287
OBJEKTI:
Detyrimin e te paditurve te na njohin
bashkepronare ne masen 1/3 pjese paditesit e pare
dhe 1/3 pjese kater paditesit e dyte
mbi nje siperfaqe trualli prej 1000 m2 te ndodhur
ne Lagjen "Skele"-"Kume" Vlore me kufijte perkates.
Marrjen e mases se perkohshme, moskryerjes se veprimeve
nga Z.R.P.Paluajteshme Vlore
dhe ndalimi i punimeve nga Shoqeria "Sara".
Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 202 e vijues te K.Pr.Civile,
Nenet 165, 199, 200, 349 te Kodit Civil,
Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.1361, date 18.07.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise se paditesve ngritur kunder te paditurve duke u
detyruar keta te fundit dhe personin e trete t’i njohe trashegimtare
ligjore te radhes se pare te trashegimlenesit Rustem Sulo.
Detyrimin e te paditurve te njohin trashegimtare ne masen 1/3 pjese
paditesit si trashegimtare ligjore te radhes se pare te trashegimleneses
Drita Amzai mbi siperfaqe toke truall i ndodhur ne Lagjen "Skele -
Kume" Vlore, me kufij: V - shesh i lire; L dhe J - rruge, P - kanali.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.30, date 04.02.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te Vendimit nr.1361, date 18.07.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare ne


mbeshtetje te Nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Razie
Amzai, Gjinovefa Kushta Amzai, Dile Haxhiraj Amzai, Sali Amzai, Venigjare
Amzai, Aleksander Amzai, Shega Amzai, te cilet kerkojne prishjen e vendimeve
dhe dergimin e çështjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata ka lejuar shkelje te renda proçedurale, duke thirrur ne gjykim nje
pale irreale, pa perfaqesues, gjykim i bere ne mungese te tij, sikurse eshte
shoqeria "Sara" sh.p.k.

288
- Eshte shkelur Neni 35/a i K.Pr.Civile, i cili kerkon qe objekti i padise me
vlere mbi 10.000.000 leke te gjykohet me tre gjyqtare. Vlera eshte e
dokumentuar dhe e paraqitur me ekspert.
- Eshte shkelur Neni 102 e vijues i K.Pr.Civile per pagimin e taksave
gjyqesore.
- Gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te te paditures Shega, pa respektuar
kerkesat e ligjit, sepse ajo ishte ne Greqi emigrante.
- Ne kundershtim me ligjin eshte zgjidhur dhe vete padia, mbasi kjo pasuri
eshte e dhuruar nga shteti dhe jo e trasheguar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e paditeses
Av. Luli Ndoja, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve, perfaqesuesin e te paditurve
Av. Dashamir Kore, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe rrezimin e padise dhe si
bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.30, date 04.02.2004 i Gjykates se Apelit Vlore me te cilin eshte
vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.1361, date 18.07.2003 te Gjykates se shkalles
se pare Vlore qe ka pranuar padine eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj, si i tille
ai duhet te lihet ne fuqi.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se paditesit dhe te paditurit jane
trashegimtare ligjore te te ndjerit Rustem Sulo. Gjate gjykimit eshte provuar se i
ndjeri Rustem Sulo ka te rregjistruar ne emer te tij ne rregjistrat e
Z.R.P.Paluajteshme Vlore nje siperfaqe toke prej 1000 m2, e ndodhur ne Lagjen
"Kume" te Vlores me kufij: Lindje dhe Perendim - toke shteti, Veriu - rrugice,
Jugu - toke shteti.
Nga materialet e çështjes ka rezultuar qe me Dekretligjin nr.597, date
28.04.1948 eshte vendosur falja e tokave te okupuara dhe ne rastin konkret
trashegimlenesit Rustem Sulo i eshte falur nje cope toke me siperfaqe 1000 m2 e
ndodhur ne Lagjen "Skele - Kume" te Vlores me kufizimet perkatese e rregjistruar
ne Z.R.P.Paluajteshme Vlore. Me vendimin nr.80, date 30.05.1995 te
K.K.K.Pronave Vlore eshte vendosur te njihet si ish pronar Rustem Sulo
(trashegimtaret e tij) dhe t’i kthehet ne natyre nje siperfaqe toke prej 1000 m2 ne
Lagjen "Skele - Kume" Vlore.
Nga vendimi i komisionit jane evidentuar si trashegimtare te Rustem Sulo
trashegimtaret ligjore te Eqerem Hamzaj qe jane: Razie, Gjinovefa, Dile, Shega,
Aleksander, Sali dhe Venigjare Amzaj. Paditesit me padine ne gjykim kane
kerkuar qe te paditurit t’i njohin ata trashegimtare ligjore te radhes se pare te te

289
ndjerit Rustem Sulo, si dhe detyrimin t’i njohin ata bashkepronare mbi nje
siperfaqe trualli prej 1000 m2 dhe moskryerjen e veprimeve nga
Z.R.P.Paluajteshme Vlore e ndalimin e punimeve nga Shoqeria "Sara" sh.p.k. e
thirrur si person i trete.
Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.1361, date 18.07.2003 ka
vendosur, pranimin e padise se paditesve ngritur kunder te paditurve, duke u
detyruar keta te fundit dhe personin e trete t’i njohe trashegimtare ligjore te radhes
se pare te trashegimlenesit Rustem Sulo dhe detyrimin e te paditurve te njohin
trashegimtare ne masen 1/3 pjese paditesit si trashegimtare ligjore te radhes se pare
te trashegimleneses Drita Amzai mbi siperfaqen toke truall i ndodhur ne Lagjen
"Skele - Kume" Vlore, me kufij: V - shesh i lire; L dhe J - rruge, P - kanali.
Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.30, date 04.02.2004 ka vendosur
lenien ne fuqi te vendimit nr.1361, date 18.07.2003 te Gjykates se shkalles se pare
Vlore.
Kunder vendimeve te mesiperme ka ushtruar rekurs pala e paditur sipas te
ciles, gjykata ka lejuar shkelje te renda proçeduriale duke thirrur ne gjykim nje
pale irreale, pa perfaqesues, sikurse eshte shoqeria "Sara" sh.p.k. dhe se gjykimi
eshte zhvilluar ne mungese te te paditures Shega Prifti pa respektuar kerkesat e
ligjit, sepse ajo ishte ne Greqi emigrante.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, shkaqet e parashtruara ne rekurs
nuk qendrojne, per rrjedhoje nuk ka vend qe vendimi i gjykates se apelit te
cenohet.
Gjate shqyrtimit te dosjes rezulton se pretendimet e ngritura ne rekurs ne
lidhje me shkeljet e renda proçedurale te lejuara nga gjykata qe bejne te cenueshem
vendimet nuk qendrojne, gjykata ka respektuar rregullat procedurale per njoftimin
e te paditures Shega Prifti (Neni 131, 133 te K.Pr.Civile), ndersa mosparaqitja ne
gjykim e personit te trete Shoqeria "Sara" sh.p.k. nuk perben nje detyrim per
gjykaten,e cila ne baze te ligjit nuk mund te detyroje palen te paraqitet ne
gjykim,por e vlereson qendrimin e saj ne harmoni me provat e tjera (Neni 182 i
K.Pr.Civile).
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne mbeshtetje te Nenit 485 germa "a" i
K.Pr.Civile
VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.30, date 04.02.2004 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 19.05.2005

290
Nr.2385/343 i Rregj. Themeltar
Nr.875 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne daten 19.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: FATMIR HALLA, ne mungese


E PADITUR: AGJENSIA KOMBETARE E
PRIVATIZIMIT - DEGA VLORE,
perfaqesuar nga avokati i Avokatures
se Shtetit Delo Isufi.
PERSON I TRETË: BASHKIM BAJRAMI, ne mungese

OBJEKTI:
Anullim i kontrates se shitjes nr.5989, date 29.06.1993
dhe detyrimi i te paditurit per shitblerjen e truallit
nga 31,8 m2 ne 59 m2.
Baza Ligjore: Neni 92/a i Kodit Civil,
Ligji nr.7521, date 10.08.1991 dh
V.K.Ministrave nr.562, date 09.10.1995.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.1178, date 01.07.2003 ka


vendosur:
Detyrimin e anes se paditur A.K.P.Vlore qe t’i shese paditesit Fatmir
Halla 29,2 m2 truall te dyqanit te ndodhur ne lagjen "Osman Haxhiu"
pallati nr.1187,Vlore.

291
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.146, date 09.04.2004 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1178, date 01.07.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare,ne


mbeshtetje te Nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Agjensia
Kombetare e Privatizimit - Dega Vlore, e cila kerkon prishjen e vendimeve, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Ne baze te Nenit 756 te Kodit Civil paditesi Fatmir Halla nuk ka te drejte per
ngritjen e padise,pasi afati parashkrimit per te kerkuar te metat e sendit ka
kaluar. Kontrata e truallit eshte hartuar me date 17.12.1997, ndersa
kerkesepadia eshte paraqitur ne gjykate ne Janar 2003.
- Paditesi nuk legjitimohet per te kerkuar ndryshim te siperfaqes se truallit,
pasi kete pretendim duhej ta paraqiste bleresi i pare nga i cili ka blere
objektin.
- A.K.P-ja ka kryer privatizimin e objektit duke u bazuar ne dokumentacionin
perkates, ne vleresimin qe ka A.K.P-ja siperfaqja e objektit ne momentin e
privatizimit ka qene 31,8 m2. Keto te dhena jane pasqyruar ne permbledhjet
vleresuese te objekteve, si dhe ne aktin e dorezimit te objektit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, Avokatin e Avokatures se
Shtetit Delo Isufi, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit dhe si
diskutoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.146, date 09.04.2004 i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin
eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.1178, date 01.07.2000 i gjykates se
shkalles se pare eshte jo i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj ato duhet te prishen dhe
te vendoset pushimi i gjykimit te çeshtjes.
Nga aktet e dosjes gjyqesore, rezulton se paditesi ka blere me date
17.09.2000 nga personi i trete Bashkim Bajrami nje dyqan me siperfaqe 31.8 m2
ne qytetin e Vlores. Ky i fundit objektin e mesiperm e ka blere nga A.K.P. Dega
Vlore me date 29.06.1993, te cilin dhe e ka rregjistruar ne Z.R.P.Paluajteshme se
bashku me truallin nen te me siperfaqe 31.8 m2. Paditesi me padine ne gjykim
pretendon se siperfaqja e dyqanit dhe e truallit nen te nuk eshte 31.8. m2, por eshte
60 m2 dhe me padine ne gjykim kerkon detyrimin e pales se paditur qe te anulloje
kontraten e shitjes nr.6989, date 29.06.1993 dhe detyrimin e pales se paditur per
shitblerjen e truallit nga 31.8 m2 ne 59 m2.

292
Gjykata e shkalles se pare Vlore ka vendosur detyrimin e anes se paditur qe
t’i shese paditesit Fatmit Halla 29.2 m2 truall te dyqanit. Ky vendim eshte lene ne
fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore.
Ne rekursin e paraqitur, A.K.P. Dega Vlore kerkon prishjen e vendimeve
duke parashtruar se paditesi nuk legjitimohet per te kerkuar ndryshimin e
siperfaqes se truallit, pasi kete pretendim duhej t’ja kishte paraqitur bleresit te pare
nga i cili ai ka blere objektin. Privatizimi i objektit eshte bere duke u bazuar ne
dokumentacionin perkates dhe ne vleresimin qe ka A.K.P., siperfaqja e objektit ne
momentin e privatizimit ka qene 31.8 m2, keto te dhena jane pasqyruar ne
permbledhjet vleresuese te objekteve, si dhe ne aktin e dorezimit te objekteve te
tjere.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i çmon te drejta e te bazuara ne ligj
pretendimet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga pala e paditur, prandaj ato
duhet te pranohen.
Nga gjykimi ka rezultuar se kontrata e shitjes eshte lidhur midis pales se
paditur dhe personit te trete dhe sipas nenit 960 te K.Civil "Kontrata e lidhur
rregullisht ka forcen e ligjit per palet. Ajo mund te prishet ose te ndryshohet me
pelqimin e ndersjellte te paleve, ose per shkaqe te parashikuara me ligj".
Nga permbajtja e dispozites se sipercituar vetem personi i trete Bashkim
Bajrami dhe pala e paditur mund te ndryshonin kontraten e lidhur midis tyre.
Paditesi, duke mos qene pale ne kete kontrate, nuk legjitimohet te kerkoje
ndryshimin e saj.
Ne veshtrim te dispozites te sipercituar dhe te nenit 468 te K.Pr.Civile
paditesi Fatmir Halla ka ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihej, prandaj vendimet
duhet te prishen dhe te pushohet gjykimi i çeshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.146, date 09.04.2004 te Gjykates se Apelit Vlore,
prishje e vendimit nr.1178, date 01.07.2003 te Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe
pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 19.05.2005

293
Nr.1700 i Rregj. Themeltar
Nr.876 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore, date 19.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.1700


akti qe i perket:

PADITËS: ZIJA PALLUCI, ne mungese


I PADITUR: ASLLAN SKARA, ne mungese
PERSON I TRETË: FLUTURIME SKARA

OBJEKTI:
1. Pezullimi i ekzekutimit te urdherit te ekzekutimit
nr.48, date 06.09.2004 te Gjykates se rrethit Bulqize.
2. Detyrimi i te paditurit t’i ktheje
personit te trete shumen 100.000.000 lireta.
3. Shkarkimin tim si debitor ndaj personit te trete.
Baza Ligjore: Neni 615, 49 i K.Pr.Civile,
neni 467 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Bulqize, me vendim nr.37 rregjistri, date


05.04.2005 ka vendosur:
Te ngreje çeshtjen e mosmarreveshjes per kompetence tokesore per
gjykimin e çeshtjes civile nr.37 akti, qe eshte ngritur nga paditesi Zija
Palluci ne lidhje me dy pikat e fundit te objektit te padise, para
Gjykates se Larte.
T’i paraqiten Gjykates se Larte kopja e ketyre akteve:

294
Vendimi civil nr.121, date 10.7.2003 i Gjykates se shkalles se pare
Bulqize.
Vendimi civil nr.48, date 06.9.2004 i Gjykates se shkalles se pare
Bulqize.
Kerkese-padia, urdheri "per vendosjen e sekustros" i Zyres se
Permbarimit Diber.
Deklarate noteriale date 23.12.2002.
Vendimi i dates 12.01.2005 i Gjykates se shkalles se pare Diber dhe
çertifikate lindje per palet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, ne mungese te paleve dhe
si shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Diber, date 12.01.2005 me te cilin eshte
vendosur veçimi i kerkimeve te parashtruara ne kerkespadine e paditesit Zija
Palluci persa i perket pikes 2 dhe 3 nga pika 1, deklarimi i moskopetences se kesaj
gjykate per gjykimin e ketyre kerkimeve dhe dergimi i çeshtjes prane Gjykates se
rrethit Bulqize si gjykate kompetente, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.
Ka rezultuar se me vendimin e Gjykates se rrethit Bulqize nr.121, date
10.07.2003 eshte vendosur detyrimi i te paditurit Zija Palluci (padites ne çeshtjen
ne gjykim) t’i ktheje paditeses Fluturime Skara (person i trete ne kete gjykim)
shumen 11.832.573 leke. Ky vendim ka marre forme te prere dhe per te eshte
leshuar edhe urdhri i ekzekutimit nr.48, date 06.09.2004, gjithashtu nga gjykata e
ketij rrethi. Meqenese i padituri ka qene me banim ne qytetin e Peshkopise, urdhri i
ekzekutimit eshte derguar per ekzekutim prane Zyres se Permbarimit Diber, e cila
me urdhrin date 02.11.2004 ka vendosur sekuestrimin e nje pasurie te luajteshme
(nje furgoni) ne emer te tij.
Me padine ne gjykim te paraqitur para Gjykates se Rrethit Diber paditesi ka
kerkuar pezullimin e ekzekutimit te vendimit te leshuar me urdhrin e ekzekutimit
nr.48, si dhe te detyrohet i padituri Asllan Skara te shlyeje ne favor te personit te
trete detyrimin qe paditesi ka ndaj saj, duke u shkarkuar vete nga detyrimi.
Gjykata e Rrethit Diber ka konstatuar se kerkimet per piken 2 dhe 3 (pra per
detyrimin e Asllan Skares te paguaje kete shume personit te trete, si dhe
shkarkimin e paditesit nga detyrimi) jane ne kompetence te Gjykates se rrethit
Bulqize, sepse te dy palet jane me banim ne Bulqize. Ne lidhje me kerkesen per
pezullimin e ekzekutimit ajo ka konkluduar se eshte ne kompetence te vete asaj
gjykate, por per kete kerkese paditesi duhet te rregulloje ndergjyqesine.

295
Gjykata e Rrethit Bulqize, duke shmangur konfliktin e kompetences e ka
mbajtur per gjykim çeshtjen e derguar dhe ja ka parashtruar qendrimin e saj
Gjykates se Larte per te vendosur perfundimisht per kompetencen.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne konkluzionin se, vendimi i
Gjykates se Rrethit Diber eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.
Te gjithe kerkimet e paditesit pavaresisht nga menyra si jane bere, kane si
qellim te fundit kundershtimin e veprimeve permbarimore ne menyre qe
ekzekutimi te mos behet ndaj paditesit por ndaj nje personi tjeter. Kodi i
Procedures Civile ne nenin 50 parashikon: "Padite qe kane per objekt
kundershtimin e veprimeve te kryera nga permbaruesi per ekzekutimin e detyruar,
ngrihen ne gjykaten e vendit te ekzekutimit". Gjykata e vendit te ekzekutimit ne
kete çeshtje eshte Gjykata e rrethit Diber, sepse Zyra e Permbarimit Diber eshte ajo
qe ka urdheruar ekzekutimin. Nga ana tjeter neni 55 i K.Pr.Civile parashikon se
"Gjykata qe gjykon padine kryesore eshte kompetente per te shqyrtuar dhe
kerkesat dytesore ...". Ne mbeshtetje te sa cituam me lart kompetente per
shqyrtimin e kesaj çeshtjeje eshte Gjykata e rrethit Diber.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 63 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit date 12.01.2005 te Gjykates se Rrethit Diber dhe
dergimin e akteve ne po ate gjykate si kompetente per vazhdimin e gjykimit.
Njoftohen si Gjykata e Rrethit Bulqize dhe Gjykata e Rrethit Diber per kete
vendim.

Tirane, me 19.05.2005

296
Nr.2377/335 i Rregj. Themeltar
Nr.877 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore, date 19.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.2377/335 akti qe i perket:

PADITËS: RAJONI I ALBTELEKOMIT SH.A.


KORÇE, ne mungese
I PADITUR: ROMEO PERMETI, ne mungese

OBJEKTI:
Kerkim lekesh.
Baza Ligjore: Neni 476/b, 698 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendim nr.197, date 03.02.2004 ka


vendosur:
Rrezimin e kerkese-padise.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendim nr.59, date 06.4.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.197, date 03.02.2004 te Gjykates se
shkalles se pare Korçe.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs pala e paditur Rajoni i Albtelekom sh.a.,


Korçe, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e kerkese-padise, duke
parashtruar keto shkaqe:

297
- Vendimi i Gjykates se Apelit Korçe eshte i gabuar, sepse nga kjo gjykate
nuk jane marre ne konsiderate provat dhe argumentat tona te parashtruara ne
kerkesen ankimore, te cilat administrohen ne dosjen gjyqesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, ne mungese te paleve dhe
si shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga pala paditese-Rajoni Albtelekom Sh.A. Korçe
permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj
vendimi i Gjykates se Apelit Korçe nr.197, date 03.02.2004, i cili ka lene ne fuqi
vendimin e Gjykates se Rrethit Korçe qe kishte pranuar padine, duhet te prishet
dhe çeshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.
Te dy gjykatat kane pranuar rrethanat e çeshtjes si vijon:
Pala paditese disponon nje kontrate sherbimi telefonik me nr.813, date
20.12.1996, nga e cila rezulton qe perdorues i telefonit me numur 38-10 ka qene i
padituri Romeo Permeti. Ky abonent figuron debitor prane pales paditese per
periudhen gusht 1998 - gusht 1999 ne shumen 646.050 (gjashteqind e dyzet e
gjashtemije e pesedhjete) leke, shume te cilen me padine ne gjykim pala paditese ja
kerkon te paditurit. Ky i fundit ka pretenduar se nuk ka asnje lidhje me kete numur
telefoni, si dhe me adresen e shenuar ne kontrate, si dhe se nenshkrimi ne kete te
fundit nuk eshte i tij.
Per te vertetuar pretendimet e paleve gjykata ka kerkuar kryerjen e
ekspertimit grafik si dhe ka administruar vertetimet e Bashkise Korçe per
vendbanimin e paditesit dhe te personit qe banon ne adresen e shenuar ne kontrate.
Nga akti i ekspertimit grafik ka rezultuar se nenshkrimi i vendosur ne kontrate nuk
eshte i paditesit, ndersa nga vertetimet ka rezultuar se ne adresen e shenuar ne
kontrate nuk ka banuar i padituri, por vjehrri i tij, deri ne vitin 2002 - kohe kur ka
vdekur.
Per sa siper, gjykata e rrethit ka pranuar se kontrata qe pala paditese
disponon nuk i perket te paditurit, se eshte ajo qe duhet te percaktoje qarte
legjitimitetin pasiv (pra se kunder kujt duhet ngritur padia) dhe eshte ajo qe ka
barren per te provuar pretendimin e saj. Sipas gjykates keto pala paditese nuk ka
mundur t’i beje dhe per kete shkak ajo ka rrezuar padine si te pabazuar.
Vendimi, me te njejtin arsyetim, eshte lene ne fuqi dhe nga Gjykata e Apelit
Korçe.

298
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arrin ne konkluzionin se vendimi i
Gjykates se Apelit Korçe duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim per
sa me poshte:
Ka rezultuar se kontrata e sherbimit telefonik eshte lidhur ne dhjetor 1996
ndersa detyrimi qe pala paditese pretendon i perket periudhes gusht 1998 - dhjetor
1998 dhe janar 1999 - gusht 1999. Gjykata eshte mjaftuar vetem me ekspertimin e
firmes se te paditurit dhe nuk ka hetuar lidhur me faktin se çfare eshte bere per
periudhen qe nga lidhja e kontrates deri ne gusht 1998, kush e ka bere pagesen per
kete abonent dhe te administronte per kete qellim dhe dokumentacionin qe
disponon pala paditese. Kjo do te ishte e nevojshme per te saktesuar ate qe me te
drejte gjykatat e kane quajtur legjitimitet pasiv, pra nese ka qene i padituri qe
pamvaresisht nga mungesa e nenshkrimit ne kontrate ka bere pagese per kete
periudhe, apo ajo eshte bere nga persona te tjere. Hetimi ne kete drejtim do te
kishte rendesi duke patur parasysh edhe faktin tjeter te pranuar nga gjykata e apelit
se personi qe banonte ne adresen e shenuar ne kontrate nuk ka qene pa asnje lidhje
me te paditurin, por ka qene vjehrri i tij.
Hetimi ne rigjykim i sa me siper dhe te tjera qe gjykata do te çmoje do te
çojne ne dhenien e nje vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.59, date 06.04.2004 te Gjykates se Apelit Korçe dhe
dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.05.2005

299
Nr.2401/351 i Rregj. Themeltar
Nr.878 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore, date 19.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.2401/351 akti qe i perket:

PADITËS: METO TELEKU, ne mungese


TË PADITUR: DALAN ÇOBO
AMARILDO HYSI
SEIT KORE
BARDHYL ALIKAJ, ne mungese

OBJEKTI:
Detyrimi i te paditurve te lirojne
e te dorezojne truallin.
Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendim nr.994, date 27.11.2003


ka vendosur:
Pranimin e pjesshem te padise.
Detyrimin e te paditurit Amarildo Hysi te liroje e te dorezoje truallin e
zene me barake me sip. 12 m2 paditesit Meto Teleku.
Detyrimin e te paditurit Bardhyl Alikaj te dorezoje siperfaqen prej 16
m2 ne formen e trekendeshit, qe ka zene pa lejen e organeve
kompetente, paditesit Meto Teleku.

300
Rrezimin e pjeses se padise te ngritur nga paditesi Meto Teleku
kundra te paditurve Seit Kore dhe Dalan Çobo.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendim nr.113, date 18.04.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.994, date 27.11.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Gjirokaster persa i perket te paditurve Amarildo Hysi
e Bardhyl Alikaj.
Ndryshimin e vendimit persa i perket pjeses tjeter duke vendosur:
Detyrimin e te paditurit Dalan Çobo te liroje e dorezoje ne favor te
paditesit Mete Teleku siperfaqen e truallit prej 62.2 m2, te specifikuar
ne planvendosjen e aktit te ekspertimit te ekspertit Luan Bufi e Krenar
Kuçi.
Detyrimin e te paditurit Seit Kore te liroje e dorezoje ne favor te
paditesit Mete Teleku siperfaqen e pergjitheshme prej 20 m2 +28 m2,
te specifikuar ne planvendosjen e akt-ekspertimit dhe shtese e aktit te
ekspertimit te eksperteve Luan Bufi e Krenar Kuçi.

Kunder vendimit te gjykates se Apelit Gjirokaster kane ushtruar rekurs te


paditurit Dalan Çobo e Seit Kore, te cilet kerkojne prishjen e vendimit dhe kthimin
e çeshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:
- Eshte e vertete qe trualli eshte njohur ne favor te paditesit me vendim
komisioni, e vertete eshte dhe qe ky vendim eshte ndryshuar me vendim
gjyqesor, por gjykimi i asaj çeshtje eshte zhvilluar pa pranine tone.
- Sipas rregullave kemi marre leje ndertimi dhe kemi ndertuar shtepi;
perkatesisht per mua Seitin eshte miratuar shesh ndertimi me sip. 30 m2 dhe
per te eshte nxjerre dhe leja e ndertimit, ndersa mua Dalanit me eshte
miratuar sheshi ndertimit me sip. 125 m2 duke u dhene dhe leja perkatese e
ndertimit.
- K.K.K.Pronave ne momentin e kryerjes se ndertimit nga ana jone ka leshuar
vertetim se per ate truall nuk kishte pretendime pronesie. Ne keto kushte ne
kryerjen e ketyre ndertimeve kemi qene ne kushtet e mirebesimit, duke fituar
pronesine mbi truallin ne baze te nenit 163 te K.Civil.
- Gjykata e apelit, duke vendosur qe te lirojme e dorezojme truallin me
arsyetim se duhet te ndreqet nje situate paligjshmerie gabon, pasi rregullimi i
kesaj situate duhet te behet deri ne kufirin e mundshem dhe ky kufi nuk
mund te mos mare parasysh ligjshmerine e kryerjes se veprimeve nga ana
jone, vleren qe ka mare trualli pas ndertimeve te kryera, vleren e objektit ne
krahasim me vleren e truallit, etj.

301
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, ne mungese te paleve dhe
si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga te paditurit Dalan Çobo e Seit Kore nuk permban
asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i
Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.113, date 18.04.2004, i cili ka lene ne fuqi
vendimin e Gjykates se rrethit Gjirokaster pjeserisht per dy te paditurit Amarildo
Hysi dhe Bardhyl Alikaj, dhe e ka ndryshuar ate per dy te paditurit e tjere, Dalan
Çobo e Seit Kore, duke detyruar keta te fundit te lirojne e dorezojne ne favor te
paditesit i pari 62 m2 dhe i dyti 48 m2, eshte i drejte e duhet te lihet ne fuqi.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me
vendimin nr.772, date 20.10.2000 te K.K.K.Pronave te Rrethit Gjirokaster paditesit
i eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe trualli 1855 m2, duke ju kthyer te lira 657
m2 dhe kompensuar 1105 m2. Kete vendim paditesi e ka kundershtuar gjyqesisht
dhe me vendimin nr.159, date 04.03.2003 te Gjykates se rrethit Gjirokaster qe ka
marre forme te prere,’ i eshte ndryshuar ky vendim duke ju kthyer si e lire veç sa
kishte vendosur Komisioni dhe nje siperfaqe 151 m2 e ndare ne tre parcela.
Paditesi ka pretenduar se keto siperfaqe jane te zena nga te paditurit dhe me
padine ne gjykim ka kerkuar qe ata te detyrohen ti lirojne e dorezojne keto
siperfaqe.
Ekspertet e thirrur nga gjykata e rrethit kane spjeguar se dy te paditurit
Amarildo dhe Bardhyl kane zene ne pronen e paditesit, i pari me nje barake, nje
siperfaqe 12 m2 dhe i dyti nje siperfaqe 16 m2 ne forme trekendeshi. Per keto
siperfaqe te dy te paditurit e mesiperm nuk disponojne dokumenta pronesie. Per te
dy keta te paditur gjykata e rrethit ka pranuar padine e paditesit dhe i ka detyruar
ata te lirojne e dorezojne keto siperfaqe.
Lidhur me dy te paditurit e tjere Dalan e Seit, gjykata e rrethit bazuar po ne
kete akt ekspertimi, ka pranuar se ndertimet prej tyre jane kryer me leje ndertimi te
rregullta, ku i padituri Seit ka ndertuar porten ku futet ne banesen e tij dhe ka zene
nje siperfaqe prej 20 m2 nga paditesi dhe i padituri Dalan ka marre nje siperfaqe
125 m2 per ndertim, banese nga e cila nje siperfaqe prej 62 m2 mbivendoset me
pronen e paditesit. Por gjykata e rrethit pranon se keta dy te paditur kane qene ne
mirebesim ne kryerjen e ndertimeve, sepse jo vetem kane qene me leje por edhe
K.K.K.Pronave i pyetur nese per keto troje ka ish pronare eshte pergjigjur
negativisht. Per sa me siper ajo ka rrezuar padine e paditesit ngritur kunder tyre.

302
Gjykata e apelit ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor duke kerkuar
kryerjen e nje ekspertimi te ri. Eshte pranuar nga kjo gjykate se dy te paditurit
Dalan e Seit jane bere pronare i pari mbi 125 m2 dhe i dyti mbi 50 m2, te cilat i
kane blere nga shteti, pasi me pare dhe konkretisht ne vitin 1999 dhe 2000 i kane
marre nga K.R.T-ja si sheshe ndertimi dhe jane pajisur me lejet perkatese te
ndertimit. Ekspertet kane spjeguar se veç siperfaqeve 62 m2 (per te paditurin
Dalan) dhe 20 m2 (per te paditurin Seit), per te cilat ka mbivendosje me pronen e
paditesit, ky i fundit ka zene edhe nje siperfaqe 28 m2 per te cilen nuk disponon
titull pronesie.
Gjykata e apelit arsyeton se pavaresisht nga fakti qe, te keta dy te paditur
kane qene me leje ndertimi, keto siperfaqe duhet t’i lirohen paditesit dhe kjo per
faktin se ligji nr.7698, date 15.04.1993 e lidh percaktimin e siperfaqeve te zena e te
lira me gjendjen e tyre ne momentin e daljes se ligjit. Dhe pikerisht ne kete
moment ato kane qene te lira, veç sa siper dhe ne mbeshtetje te pikes 1 te
Udhezimit nr.3, date 21.06.1993. Prandaj, arsyeton gjykata, ato nuk duhet t’i ishin
shitur te paditurve, kontratat e te cileve duhet te konstatohen si te pavlefshme.
Konkluzioni i arritur nga gjykata e apelit eshte i drejte e i bazuar ne ligj.
Me te drejte per dy te paditurit kjo gjykate ka ndryshuar vendimin e gjykates
se rrethit, e cila gabimisht arsyetonte rrezimin e padise per kete pjese me
mirebesimin e te paditurve ne kryerjen e ndertimeve. Gjykata padrejtesisht i eshte
referuar ne kete pike dispozitave te Kodit Civil qe lidhen me mirebesimin,
pavaresisht se nuk i ka cituar ato. Ne rastin ne gjykim pronesia e paditesit eshte
fituar me nje ligj te posaçem, me ligjin "Per kthimin dhe kompensimin e pronave
ish pronareve", i cili per vete specifiken e tij ka vendosur rregullime te ndryshme
nga rastet e tjera te parashikuara ne K.Civil dhe ne ligje te tjera te veçanta. Ne
asnje dispozite te ketij ligji nuk behet fjale per ndertimin ne kushtet e mirebesimit,
por gjithçka lidhet me ate qe ka argumentuar dhe gjykata e apelit, me gjendjen e
truallit ne momentin e hyrjes se ligjit ne fuqi te ligjit. Kete ka theksuar edhe
Udhezimi nr.3, date 21.06.1993 i dale per zbatim te ligjit. Ka rezultuar se ne
momentin e hyrjes ne fuqi te ligjit trojet kane qene te lira dhe vetem ne 1999-2000
ato jane disponuar ne favor te te paditurve.
Per dy te paditurit e tjere, te cilet ndertimet i kane patur pa leje, vendimet e
te dy gjykatave jane te drejta dhe ata edhe vete nuk i kane ankimuar ato.
Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem
vendimin e gjykates se apelit.

303
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.113, date 18.04.2004 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster.

Tirane, me 19.05.2005

304
Nr.2061/213 i Regj. Themeltar
Nr.879 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne daten 12.05.2005 dhe 19.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.2061/213,


qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA "UJI I FTOHTE TEPELENE"


Sh.P.K, perfaqesuar nga Av.Evelina Qirjako
dhe av. E. Shuke
TË PADITUR: DEGA E TATIMEVE TE TATIM
PAGUESVE TE MEDHENJ, perfaqesuar
nga Av. i Shtetit Kosta Gazeli
DREJTORIA E PERGJITHESHME E
TATIMEVE, perfaqesuar nga Av. i Shtetit
Kosta Gazeli

OBJEKTI:
Anullimi i Akt-Njoftimit te Vleresimit Tatimor
nr.1057/26 Prot, date 06.12.2001 dhe
akt kontrollit mbi te cilin bazohet, date 24.08.2001,
persa i perket detyrimeve per
Tatimin mbi Vleren e Shtuar (TVSH)
dhe penaliteteve perkatese.

305
Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.471, date 10.02.2003, ka
vendosur:
Rrezimin e kerkese padise te ngritur nga shoqeria "Uji i Ftohte
Tepelene" sh.p.k

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1882, date 12.11.2003, ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit civil nr.471, date 10.02.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane, ne kete menyre:
Pranimin e pjesshem te kerkese padise.
Ndryshimin e Akt Kontrollit, date 28.08.2001 dhe akt te Njoftimit te
Vleresimit Tatimor nr.1057/26, date 06.12.2001 te perpiluar nga ana e
paditur, Dega e Tatimeve te Tatimpaguesve te Medhenj Tirane, persa i
perket vleres se T.V.Sh. te kreditueshme qe do te jete ne masen
45.013.037 leke, si dhe persa i perket vleres te T.V.SH te
pakreditueshme qe do te jete ne masen 6.284.704 leke.
Anullimin e asaj pjese te Akt-Njoftim Vleresimi Tatimor nr.1057/26,
date 06.12.2001 te perpiluar nga pala e paditur, Dega e Tatimeve te
Tatimpaguesve te Medhenj Tirane, qe ka gjobitur anen paditese ne
masen 29.594.219 leke.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs, Drejtoria e


Pergjitheshme e Tatimeve, Dega e Tatim Paguesve te Medhenj, e cila kerkon
prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit, me shkaqet si me poshte:
- Gjykata ka vepruar ne kundeshtim me ligjin material per T.V.Sh-ne, duke
gjykuar vlefshmerine e njoftim vleresimit tatimor, pa u kundershtuar ajo ne
rruge administrative sipas nenit 45, pika 1, 2, 3 te Ligjit "Per T.V.Sh.".
- Gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit nuk kane detyruar paditesin te
paguaje para se te filloje apelimin, detyrimin tatimor per T.V.SH-ne sipas
njoftim vleresimit tatimor, ne kundershtim me nenin 41, pika 5 dhe 42, 43 te
Ligjit "Per T.V.Sh.".
- Persa i perket themelit te çeshtjes gjykata e apelit nepermjet vendimit te saj i
ka njohur kreditimin shoqerise per TVSH- ne ne ndertim me fatura tatimore
duke mohuar situacionet.
- Fatura absolutisht nuk mund te luaje rolin e situacionit tatimor ne ndertim,
sepse vjen ne kundershtim me Udhezimin e M.Financave nr.7, pika 4.1, date
15.07.1996 dhe Udhezimin nr.8, date 05.01.2000 nxjerre ne zbatim te Ligjit
"Per T.V.Sh.-ne".

306
- Pa te drejte keto udhezime nuk jane patur parasysh nga gjykata e apelit kur
Ministri perkates e ka ate te drejte ne baze te nenit 35, pika 3 e ligjit "Per
T.V.Sh-ne".
- Sipas udhezimeve te lartpermendura, ndertimi eshte furnizim sherbimi dhe
per kryerjen e tij si fature tatimore do te sherbeje situacioni i punimeve. Pra
rolin e fatures tatimore ne kete rast do ta ruaje situacioni i punimeve. Vlera e
situacionit do te jete vlera e tatueshme mbi te cilen do te llogaritet T.V.Sh.-ja
ne masen 20%.
- Pala paditese nuk paraqiti asnje dokument te provoje perparimin e punimeve
sipas kontrates, sepse furnizimi i ndertimit ndryshon krejtesisht nga
furnizimi i çdo malli, apo sherbimi tjeter.
- Akti i ekspertimit nuk eshte i sakte, pasi perfundimi i tij nuk bazohet ne
prova dhe dokumenta.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditur,
qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes,
perfaqesuesit e pales paditese, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se
apelit dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
Rezulton nga aktet se shoqeria "Uji i Ftohte Tepelene" sh.p.k e regjistruar si e
tille nga viti 1996, ushtron aktivitet per prodhim dhe tregtim uji, pije freskuese, etj.
Per realizimin e aktivitetit te saj pala paditese ka investuar per impjante te
ndryshme ndertimore dhe teknollogjike, te cilat i ka porositur prane shoqerive
ndertimore. Per transanksionet ne vlera te medha pala paditese ben pjese ne grupin
e tatimpaguesve te medhenj dhe paguan detyrimet perkatese ligjore, nder te cilat
edhe Tatim mbi vleren e shtuar per çdo pagese te kryer ne favor te te treteve. Per
pagesat e T.V.Sh.-se pala paditese ben deklarata te permuajshme, te cilat per
saktesine dhe korrektesine e tyre kontrollohen nga ana e paditur. Per rastet kur pala
paditese paguan T.V.Sh si konsumator i fundit, ne zbatim te nenit 33 te Ligjit
nr.7928, date 27.04.1995 Per T.V.Sh.-ne, pala e paditur ka te drejte te urdheroje
rimbursimin e T.V.Sh-se, dhe ne keto raste T.V.Sh e paguar vazhdimisht nga
paditesi mund te kreditohet, pra kreditimi i T.V.Sh. se kthyeshme debitohet me
T.V.Sh per t’u paguar nga subjekti ne te ardhmen.
Mbas nje kontrolli te ushtruar nga ana e paditur me date 24.08.2001 per
periudhen 1996 - 2001 per pagimin e T.V.Sh.-se, eshte konstatuar se pala paditese
shoqeria "Uji i Ftohte Tepelene" sh.p.k rezulton me teprice kreditore dhe ka

307
percaktuar ndaj paditesit nje detyrim T.V.Sh. ne masen 51.279.869 leke dhe nje
gjobe ne masen 29.594.219 leke.
Me padi drejtuar gjykates Shoqeria "Uji i Ftohte Tepelene" sh.p.k. ka
kundershtuar akt-kontrollin e dates 24.08.2001 dhe me qene se gjate gjykimit mbi
bazen e tij eshte nxjerre edhe Njoftim Vleresimi Tatimor eshte saktesuar objekti i
padise, duke u kundershtuar edhe njoftimi i vleresimit tatimor, date 06.12.2001 te
nxjerre nga ana e paditur.
Ne perfundim Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur rrezimin e
padise, ndersa Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur ndryshimin e vendimit te
gjykates se shkalles se pare dhe pranimin e pjesshem te padise per ndryshimin e
Akt-Kontrollit date 24.08.2001 dhe te Akt njoftim vleresimi Tatimor nr.1037/26,
date 06.12.2001 te nxjerre nga Dega e Tatimeve te Tatimpaguesve te Medhenj
persa i perket vleres se T.V.Sh te kreditueshme qe do te jete ne masen 45.013.037
leke, si dhe persa i perket vleres se T.V.Sh. te pakreditueshme qe do te jete ne
masen 6.284.704 leke.
Anullimin e asaj pjese te Akt Njoftim Vleresimi Tatimor nr.1057/26, date
06.12.2001 qe ka gjobitur anen paditese, Shoqeria "Uji i Ftohte Tepelene" sh.p.k.
ne masen 29.594.219 leke.
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs ana e paditur Drejtoria e
Pergjitheshme e Tatimeve, por ne kundershtim me sa parashtrohet ne te
konkluzioni i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.
Shkaqet e parashtruara ne rekurs nuk bejne fjale per mosrespektim apo zbatim te
keq te ligjit, prandaj nuk gjejne mbeshtetje as edhe ne nenin 472 te K.Pr.Civile.
Ne rekurs pretendohet se gjykata e apelit ka shqyrtuar vlefshmerine e
njoftim vleresimit tatimor pa u shqyrtuar me pare ai ne rruge administrative nga
organi kompetent dhe pa u paguar paraprakisht shuma e T.V.Sh.-se nga subjekti,
duke vepruar keshtu ne kundershtim me nenin 45 pika 1, 2, 3 te Ligjit nr.7928, date
27.04.2005 "Per T.V.Sh-ne" dhe nenin 55 te Ligjit nr.8560, date 22.12.1999 Per
proçedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise, si dhe nenin 41/5 te Ligjit
nr.7928, date 27.04.1995 "Per T.V.Sh-ne".
Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs nga aktet rezulton qe pala
paditese ka paraqitur kerkese ankimore prane Drejtorise se Pergjitheshme te
Tatimeve me nr.3211/2 Prot, date 29.10.2001, ankim i cili eshte komunikuar per
dijeni edhe Deges se Tatim Taksave Tirane e me qene se brenda afatit ligjor nuk ka
marre pergjigje nga organi administrativ, i eshte drejtuar me padi gjykates.
Keto fakte jane pranuar ne vendimin e gjykates se shkalles se pare, po ashtu
edhe nga ana e paditur dhe nuk jane kundershtuar prej saj me ankim ne gjykaten e
apelit. Pavaresisht nga menyra si ka vendosur gjykata e shkalles se pare, ana e
paditur nuk ka bere ankim ne gjykaten e apelit dhe as ka pretenduar per mos
konsumimin paraprak te rruges administrative.

308
Ne gjykimin e çeshtjes ne shkalles te pare ana e paditur ka pranuar
shqyrtimin e çeshtjes ne themel dhe nuk ka ngritur probleme te juridiksionit
gjyqesor apo administrativ, konflikt qe mund te zgjidhej nga Gjykata e Larte
konform neneve 59, 60 te K.Pr.Civile. Ne rrethana te tilla, perderisa ka pranuar
shqyrtimin e çeshtjes ne themel ana e paditur ka pranuar se ishte konsumuar edhe
rruga administrative e ankimit kunder aktit per vleresimin tatimor, prandaj pa te
drejte ne rekurs e permend kete si shkak per prishjen e dy vendimeve gjyqesore
edhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.
I pabazuar gjendet edhe pretendimi tjeter i pales paditur per pagimin
paraprak se T.V.Sh.-se nga subjekti pavaresisht nga ankimi, per shkak se ne rastin
konkret nuk behet fjale per mospagim te T.V.Sh-se per shkak te aktivitetit dhe ana
e paditur nuk kishte asnje detyrim ne kete drejtim.
Ne rastin konkret behet fjale per shumen e T.V.Sh.-se, qe ana e paditur
refuzon te rimbursoje palen paditese konform ligjit, qendrim ky qe ka ndryshuar
disa here nga ana e paditur mbas kontrollit te aktivitetit per palen paditese per
periudhen 1996 - 2001. Ky pretendim eshte ngritur gjate gjykimit ne gjykaten e
apelit dhe i eshte dhene pergjigje ne vendimin e saj, prandaj mbi sa siper
konstatohet qe mospagimi i T.V.Sh-se te permendur ne aktin e kontrollit dhe aktin
e njoftim vleresimit tatimor nuk e pengonte gjykaten per shqyrtimin e çeshtjes ne
themel.
Persa i perket shqyrtimit te çeshtjes ne themel konstatohet qe gjykata e apelit
ka administruar te gjitha provat e nevojshme dhe i ka vleresuar sakte ato, e drejte e
saj kjo konform kerkesave te nenit 29 dhe 309 te K.Pr.Civile sipas te cilave gjykata
çmon provat qe ndodhen ne aktet ne baze te bindjes se saj te brendshme, te
formuar nga shqyrtimi ne teresine e tyre i rrethanave te çeshtjes dhe qe nuk ka te
beje me mosrespektim apo zbatim te keq te ligjit. Ajo ka caktuar eksperte per
kontrollin financiar te gjithe dokumentacionit perkates dhe mbi bazen e rezultateve
te tyre ka arritur ne konkluzionin se shuma e T.V.Sh-se per t’u kredituar kap vleren
45.013.037 leke, ndersa shuma e pakreditueshme 6.284.704 leke dhe mbi kete baze
ka vendosur edhe per ndryshimin e akt-kontrollit dhe akt-njoftimit te vleresimit
tatimor te perpiluar dhe nxjerre nga ana e paditur.
Ne rastin konkret perllogaritjet jane bere mbi bazen e faturave tatimore per
blerje dhe furnizim ndertimi, fatura te cilat pala paditese i ka disponuar konform
kerkesave te ligjit. Ne te gjitha faturat e paraqitura paditesi figuron si bleres,
konsumator i fundit dhe jo si shites, prandaj ne kundershtim me sa pretendon ana e
paditur perllogaritja e T.V.Sh-se se kreditueshme do te behej mbi bazen e faturave
tatimore si akti financiar baze dhe jo mbi bazen e situacionit te punimeve.
Duke ju referuar edhe Udhezimit nr.7, pika 4.1, date 15.07.1996 te Ministrit
te Financave per tatimin mbi vleren e shtuar, nxjerre ne baze te Ligjit nr.7928, date
27.04.1999 "Per T.V.Sh.-ne", ... Ndertimi eshte furnizim sherbimi dhe per kryerjen

309
e tij, si fature tatimore do te sherbeje situacioni i punimeve dhe vlera totale e ketij
situacioni qe do te luaje edhe rolin e fatures tatimore eshte ajo qe rregjistrohet ne
librin e shitjeve si nje shitje e vetme, pra udhezimi perkates rregullon pagimin e
T.V.Sh-se per shitesin si shoqeri ndertimore dhe jo per bleresin si eshte pala
paditese dhe ana e paditur ne pretendimet e saj keqinterpreton permbajtjen e nenit
41 te tij.
Gjykata e apelit ka arsyetuar dhe argumentuar ne vendim te saj konkluzionet
e arritura duke ju referuar dispozitave ligjore perkatese. Ajo ka zbatuar drejt nenin
53 te Ligjit nr.7928, date 27.04.1995 "Per T.V.Sh.-ne" qe ben fjale per kreditimin e
tatimit, prandaj vendimi i saj duhet te lihet ne fuqi si i drejte dhe i bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1182, date 12.11.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 19.05.2005

310
Nr.2102/228 i Regj. Themeltar
Nr.880 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Evjeni Sinoimeri Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.05.2005, 23.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen


civile qe i perket:

PADITËS: NIKOLIN DEDVUKAJ, ne mungese


TË PADITUR: PASHK GJEKAJ, ne mungese
Z.R.P.P MALESI E MADHE,
ne mungese
PERSON I TRETË: SHOQERIA “VEFA” HOLLDING
SH.P.K ne administrim, ne mungese
PASHK VUKSANLEKAJ,
ne mungese
Z.R.P.P. SHKODER, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Kthim sendi e shperblim demi.
Baza Ligjore: Neni 296 e 640 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.306, date 10.03.2003,


ka vendosur:
Pranimin pjeserisht te kerkese padise.

311
Detyrimin e te paditurit Pashk Gjekaj, t’i ktheje paditesit Nikolin
Dedvukaj nje pike karburanti; magazine e wc, ndertese me permasa
10 x 8 (dhjete me tete) m2 e perbere prej kater cisternave e gjashte
pompa distributore e vendosur me siperfaqe 3000 (tre mije) meter
katrore, e ndodhur ne fshatin Pjetroshan Malesi e Madhe dhe e
kufizuar: Veriu - rruga e fshatit Kamice, Jugu - rruga e fshatit Jubice,
Lindje - rruga nacionale Shkoder - Hot, Perendimi inproduktive e
rregjistruar ne radhorin e pronesise nr.18, date 03.02.1997.
Detyrimin e te paditurit Pashk Gjekaj, t’i shperbleje paditesit Nikolin
Dedvukaj demin e shkaktuar nga posedimi i paligjshem i prones se
sipercituar ne shumen 1.589.014 (nje milion e peseqind e tetedhjete e
nente e katermbedhjete) leke per periudhen 09.09.1996 - 31.12.2002.
Rrezimin e kerkese padise, persa i perket shperblimit te demit te
shkaktuar paditesit Nikolin Dedvukaj nga Zyra e Rregjistrimit te
Pasurive te Paluajteshme Malesi e Madhe.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.365, date 23.12.2003 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.306, date 10.03.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Shkoder.

Kunder vendimit nr.365, date 23.12.2003 te Gjykates Apelit Shkoder, ka


ushtruar rekurs personi i trete Shoqeria "Vefa Holding" sh.p.k ne administrim,
duke parashtruar:
- a. Ne kemi shpallur debitor Pashk Gjekaj, pasi ka marre ne forme kredie nje
shume prej 90.000 USD, duke lene peng ne hipoteke piken e karburantit dhe
ne rast moshlyerje te kredise pika do te kalonte ne pronesi te Shoqerie
Rentiere "Vefa" shpk.
- b. I padituri ne menyre te paligjshme ka bere shitjen.
- c. Pretendimi i gjykates se duhej te behej padi si nderhyres kryesor, nuk
legjitimon kthimin e pikes pales paditese.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe diskutoi aktet,

312
VËREN
Vendimi nr.365, date 23.12.2003 i Gjykates se Apelit Shkoder, eshte
rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e
parashikuara ne nenin 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te
kthehet per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.
Eshte vertetuar se paditesi Nikolin Dedvukaj, sipas vertetimit te pronesise,
date 3.2.1997, rezulton pronar i nje pike karburanti, magazine e wc, ndertese me
permasa 10x8 (dhjete me tete) m2 e perbere prej kater cisternave e gjashte pompa
distributore e vendosur me siperfaqe 3000 meter katrore e ndodhur ne fshatin
Pjetroshan, Malesi e Madhe. Prona ne fjale eshte blere prej tij nga personi i trete
Pashk Vuksanlekaj, i cili nga ana e tij ja ka blere te paditurit Pashk Gjekaj me
kontraten e shitblerjes, date 09.09.1996.
Gjate shqyrtimit te ceshtjes, paditesi ka pretenduar se pika e karburantit ne
pronesine e tij mbahet ne menyre te paligjshme nga i padituri dhe me gjithe
kerkesat nuk ka realizuar te drejtat e pronesise.
Nga ana tjeter, i padituri Pashk Gjekaj ka pretenduar se eshte pronar i truallit
nen objektin-karburant, keshtu qe ai e ka mbajtur kete fundit, ne kete cilesi dhe pa
u paguar vlera e truallit, nuk ka pse kerkohet pika e karburantit.
Po ashtu gjate shqyrtimit gjyqesor eshte thirrur ne cilesine e personit te trete
Shoqeria "Vefa" ne administrim, e cila ka pretenduar te drejta pronesie mbi piken e
karburantit. Sipas saj, i padituri Pashk Gjekaj, me kontraten e huase date 23.4.1996
ka terhequr prane "Vefa Holding" shumen prej 9.000.000 leke dhe si garanci ka
vendosur ne hipoteke piken e karburantit. Me tej me vendimin nr.30, date
31.8.1999, Shoqeria "Vefa" ne administrim ka shpallur debitor te paditurin Pashk
Gjeka dhe ne veshtrim te kerkesave te Ligjit nr.8471, date 8.4.1999, ka kerkuar
prane Zyres se Permbarimit ekzekutimin e vendimit.
Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, te dy gjykatat, si ajo e shkalles se
pare ashtu edhe e Apelit Shkoder, kane konkluduar per pranimin e pjesshem te
kerkese padise.
Duke pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes, si dhe vendimin e Gjykates
se Apelit Shkoder, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arrin ne perfundimin se ne
kundershtim me kerkesat e nenit 12 dhe 14 te K.Pr.Civile, nuk eshte zhvilluar nje
hetim gjyqesor i plote dhe i gjithanshem ne perputhje me ligjin, nuk i jane dhene
pergjigje nje sere pretendimesh te bera nga palet ne gjykim, si dhe nuk jane
kerkuar e marre prova me rendesi vendimtare per zgjidhjen e drejte te ceshtjes.
Keshtu, gjykata duhet te beje te qarte paleve ne gjykim, se eshte detyre e
seciles prej tyre, qe ne perputhje me ligjin, te provojne faktet mbi te cilat bazojne
pretendimet per te drejtat qe kerkojne. Kjo si per paditesin, ashtu edhe per te
paditurin e personat e trete.

313
Gjykata gjate rigjykimit duhet te sqaroje dhe saktesoje kontradiktat qe
ekzistojne ndermjet akteve qe ajo ka administruar dhe konkretisht vertetimeve te
pronesise per piken e karburantit. Duke i pare aktet e pronesise ne raport me
kontraten e huase, date 23.4.1996, lidhur ndermjet te paditurit Pashk Gjeka dhe
personit te trete Shoqeria "Vefa Hollding", rezulton se disa prej tyre bejne fjale se
prona ne vazhdimesi ka qene e lire (vertetimet e pronesise date 04.10.1996,
3.2.1997), ndersa disa te tjera e paraqesin te bllokuar (vertetimet e pronesise date
23.4.1996, 10.01.2002, 18.2.2002).
Ne vijim dhe lidhur me sa siper duhet te saktesohet rreth faktit ne se eshte
rregjistruar kontrata ne fjale dhe kur, si dhe ne se pika e karburantit ka qene apo jo
e rregjistruar ne favor te Shoqerise "Vefa Hollding" si garanci per shlyerjen e
detyrimit te pranuar ne kontraten e huase. Ne rast se eshte bere nje rregjistrim i
tille, atehere rezulton qe kontratat e mevoneshme te tjetersimit te pikes se
karburantit te jene kryer pa marre pelqimin e kreditorit.
Nje problem tjeter mjaft i rendesishem qe lidhet me zgjidhjen e drejte te
mosmarreveshjes eshte edhe sqarimi e saktesimi nese eshte shlyer, apo jo detyrimi
qe i padituri Pashk Gjekaj kishte ndaj Shoqerise "Vefa Hollding", si rrjedhoje e
kontrates se huase.
Gjithe sa u tha, ne fund te fundit ka te beje me sqarimin e ligjshmerise apo jo
te kontratave te shitjes se pikes se karburantit nga i padituri Pashk Gjeka tek
personi i trete Pashk Vuksanlekaj dhe nga ky i fundit tek paditesi Nikolin
Dedvukaj. Ligjshmeria apo jo e kontratave do te zgjidhe ceshtjen e legjitimitetit te
kerkimeve te paditesit.
Kryerja e veprimeve si me siper, si dhe e te tjerave qe eventualisht mund te
lindin gjate rigjykimit, do te lejoje gjykaten e apelit, qe ne perputhje me kerkesat e
parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te perserise
pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne perfundime te drejta
ligjore lidhur me zgjidhjen e ceshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.365, date 23.12.2003 te Gjykates se Apelit Shkoder
dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 23.05.2005

314
Nr.2453/384 i Regj. Themeltar
Nr.894 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Besnik Imeraj Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: SHOQERIA TREGTARE "DEKA


COMPANY" SH.P.K, ne mungese
E PADITUR: DEGA E DOGANES DURRES,
perfaqesuar nga Av. i Shtetit F. Guri

OBJEKTI I PADISË:
Detyrim per kthimin e shumes prej 2.712.204 leke.
Baza Ligjore: Neni 655 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.286, date 08.03.2001, ka


vendosur:
Pranimin e kerkese padise, duke detyruar te paditurin Dega e Doganes
Durres, t'i ktheje paditesit shumen prej 2.433.309 leke.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.435, date 04.09.2001, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.286, date 08.03.2001 te Gjykates se
shkalles se pare Durres.

315
Gjykata e Larte, me vendimin nr.1281, date 3.7.2003, ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.435, date 04.09.2001 te Gjykates se Apelit dhe
kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup
gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.154, date 26.03.2004, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.286, date 08.03.2001 te Gjykates se
shkalles se pare Durres.

Kunder vendimit nr.154, date 26.03.2004 te Gjykates se Apelit Durres, ka


ushtruar rekurs pala e paditur, duke parashtruar keto shkaqe:
Kunder te dy vendimeve te gjykatave, ka ushtruar rekurs i padituri Dega e
Doganes Durres, e cila kerkon ndryshimin e dy vendimeve dhe rrezimin e kerkese
padise duke parashtruar keto shkaqe:
- Vete paditesi nuk e ka kundershtuar metoden e vleresimit te mallrave sipas
nenit 36 te Kodit Doganor (cmimet e references).
- Klasifikimi tarifor eshte bere mbi bazen e kodit te percaktuar nga paditesi ne
deklaraten e perpiluar prej tij (vetedeklarim).
- Klasifikimi tarifor ben fjale per hipoklorit kalciumi dhe gjykatat vendosin se
kemi te bejme hipoklorit natriumi, kur ne rastin konkret s’jane marre mostra.
- Eshte injoruar nga gjykatat neni 28 i K.Doganor.
- Paditesi deklaron hipoclorit natriumi, organi doganor pranon dhe zhdoganon
hipoklorit natriumi, ndersa gjykata vendos pa pranine e mallit se ka qene
hipoclorit kalciumi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi ndryshimin e
vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se rrethit dhe rrezimin e kerkeses,

VËREN
Vendimi nr.154 date 26.03.2004 i Gjykates se Apelit Durres eshte rrjedhoje
e zbatimit dhe respektimit te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e
parashikuara nga neni 485/a i Kodit te Procedures Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.
Eshte vertetuar se, paditesi Shoqeria "Deka" shpk, eshte rregjistruar si
person juridik, me vendimin nr.13924, date 23.2.1996 te Gjykates se shkalles se
pare Tirane. Ne objektin e veprimtarise se saj, nder te tjera, ka patur edhe import
eksport mallrash te ndryshme tregtare, detergjente, prodhim detergjentesh, etj.

316
Ne muajin tetor 2000 Shoqeria "Deka", ka importuar nder te tjera edhe lende
te pare sodium hipoklorit, per prodhimin e testit zbardhues. Sa siper, paditesi ka
perpiluar deklaraten doganore date 02.10.2000, e cila i perket fatures nr.213076,
date 25.9.2000. Per kete fature paditesi i ka paguar Deges se Doganes Durres,
shumen prej 2.324.296 leke TVSH dhe 553.641 leke takse doganore, gjithsej
2.877.937 leke.
Paditesi, mbasi ka realizuar pagesen, me shkresat date 31.10.2000, i eshte
drejtuar respektivisht Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave dhe Deges se
Doganes Durres, duke kerkuar rivleresimin e deklarates doganore, mbasi sipas tij
padrejtesisht i padituri ka aplikuar cmimet e references. Ne kushtet kur nuk eshte
pranuar kerkesa, paditesi ka kerkuar ne rruge gjyqesore.
Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, te dy gjykatat kane konkluduar per
pranimin e kerkese padise.
Duke pare vendimin e Gjykates se Apelit Durres, si dhe gjykimin e ceshtjes
ne teresine e saj, arrihet ne perfundimin se ai eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.
Ne perputhje me kerkesat e nenit 224/a te Kodit te Procedures Civile, gjate
gjykimit eshte vendosur kryerja e ekspertimit ne fushen financiare e doganore.
Me te drejte arsyetohet ne vendimin e gjykates se apelit, duke u mbeshtetur
edhe ne perfundimet e aktit te ekspertimit, se nga ana e pales se paditur-Dega e
Doganes Durres, ne rastin konkret nuk mund te aplikohet cmimi i references sipas
kodit tarifor 28281000, qe i perket hipokloritit te kalciumit ne masen 1,40 U.S.D.
per kg, kur ne listen emerore te te gjitha mallrave te administruara ne Doganat,
artikulli hipoklorit sodiumi nuk perfshihet. Kjo edhe per faktin se, artikujt jo vetem
nuk jane te njejte, por edhe se pala e paditur Dega e Doganes, duke ju referuar po
ketij kodi tarifor dhe per te njejtin artikull, ne llogaritjen e takses doganore per nje
fature tjeter me nr.212598, date 16.8.2000, ka aplikuar cmimin e references 0,22
U.S.D. per kg.
Efektivisht ky cmim i korrespondon edhe cmimit te parashikuar ne faturat e
furnizimit te mallit nga origjina. Pra sic shihet cmimi i percaktuar nga akti i
ekspertimit dhe i pranuar edhe nga gjykata, perkon me kerkesat e neneve 34 e 35 te
Kodit Doganor.
Persa i perket shkaqeve te parashtruara ne rekursin e paraqitur nga ana e
Deges se Doganes Durres, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arrin ne perfundimin
se nuk jane te tilla, qe te motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se
Apelit Durres.

317
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te nenit 485/a
te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.154, date 26.03.2004 te Gjykates se Apelit
Durres.

Tirane, me 24.05.2005

318
Nr.1945/187 i Regj. Themeltar
Nr.895 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Besnik Imeraj Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.05.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: SEJDIE BICI, perfaqesuar


nga Av. R. Demo
E PADITUR: SHOQERIA TREGTARE "SUPER
BETON", perfaqesuar nga
Av. M. Dautaj
PERSON I TRETË: DREJTORIA RAJONALE E
SIGURIMEVE SHOQERORE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pagim detyrimi i rrjedhur nga aksidentimi ne pune,
ne shumen 2.100.000 leke dhe
shpenzime per mjekim ne shumen 650.000 leke.
Baza Ligjore: Neni 622 e 641 i K.C.
dhe 39/2 i K.Punes.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1078, date 17.03.2003 ka


vendosur:
Rrezimin e padise.

319
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.207, date 25.02.2004 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1078, date 17.03.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit nr.207, date 25.02.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, ka


ushtruar rekurs paditesja, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Perfaqesimi i avokatit per palen paditese, nuk eshte i legjitimuar mbasi
prokura eshte e dates 30.04.2001 dhe padia eshte paraqitur ne gjykate, ne
daten 22.02.2002, pra nje vit me pas.
- b. Gjykata ka marre vendim per vazhdimin e gjykimit, ne mungese te
personit te trete, pa pyetur me pare palet ne gjykim.
- c. Eshte lejuar nderrimi i sekretares disa here, pa pyetur palet ne se ishin apo
jo dakord.
- d. Gjate gjykimit, nuk jane marre parasysh pretendimet tona per provat qe te
merrej dosja e sigurimeve shoqerore, mbasi aty jane provat qe vertetojne te
kunderten e arsyetimit te gjykates.
- e. Ana e paditur ka zhdukur procesverbalin mbi aksidentin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi ndryshimin e
vendimeve dhe pranimin e kerkeses,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit,

VËREN
Vendimi nr.207, date 25.02.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje
e zbatimit dhe respektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje, ne perputhje me
kerkesat e parashikuara ne nenin 485/a te K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.
Eshte vertetuar se, pala paditese ka punuar prane ish Ndermarrjes se
Material Ndertimit ne Tirane, shnderruar me pas ne Shoqerine "Super Beton" shpk,
nga viti 1975 e deri ne diten kur eshte larguar, me profesionin hekurkthyese dhe
betoniste. Sipas pretendimit te saj ne daten 02.10.1995 eshte aksidentuar ne vendin
e punes jo per faj te vet, por per shkak te veprimeve te paligjeshme te punedhenesit
difekt ne makineri. Sa siper e ka vertetuar gjyqesisht me vendimin nr.936, date
30.03.1999 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.
Paditesja ka kerkuar me padi, pagimin e diferences ndermjet demit te
shkaktuar dhe shperblimit te marre nga sigurimet shoqerore, per shkak te aksidentit
dhe me pas me shtese objekti padie dhe shpenzimet e bera per mjekim.

320
Pala e paditur ka kundershtuar faktin e ndodhjes se aksidentit ne pune, aq me
teper per faj te tij.
Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes te dy gjykatat, kane konkluduar per
rrezimin e kerkese padise.
Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes, si dhe vendimin nr.207,
date 25.02.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, i cili ka lene ne fuqi vendimin
nr.1078, date 17.03.2003 te gjykates se shkalles se pare, Kolegji Civil i Gjykates se
Larte, cmon se ai eshte rrjedhoje e nje vleresimi te drejte dhe objektiv te rrethanave
te ceshtjes.
Sipas praktikes dokumentare te administruar gjate gjykimit rezulton se
paditesja Sejdie Bici, ka vuajtur dhe eshte ankuar per dhimbje ne rregjionin
lumbar, spondeleartroze, etj. edhe para dates 02.10.1995, date ne te cilen pretendon
se ka ndodhur aksidenti. Sa siper vertetohet nga kqyrja e karteles personale nr.42.
Po ashtu paditesja nuk rezulton te kete paraqitur prova per viziten e saj tek mjeku
ne daten 2.10.1995, apo qe edhe te kete ndodhur aksident ne pune qe te kete
implikuar parregullsi apo fajesi te rende te punedhenesit. Kjo si nga theniet e
deshmitareve te pyetur ne gjykim ashtu edhe nga fakti se nuk ka nje procesverbal
te mbajtur ne vend apo prove tjeter te paraqitur, qe te konfirmoje pretendimet e
pales paditese. Me te drejte arsyetohet ne vendimet e gjykatave se e gjithe praktika
dokumentare qe lidhet me raportet mjekesore te paditeses, i perket periudhes se
viteve l998-2002 dhe sakteson se behet fjale per semundje te pergjitheshme. Nga
ana tjeter, fakti qe paditesja nuk ka kaluar ne KEMP, konfirmon gjithashtu se nuk
kemi te bejme me aksident ne pune dhe eshte pikerisht per kete shkak qe paditesja
duke mos gjetur hapesire tjeter, ka kerkuar dhe realizuar ndodhjen e aksidentit me
vertetim gjyqesor fakti.
Nga ana tjeter, gjithashtu i drejte e ligjor eshte edhe arsyetimi qe behet ne
vendimet e gjykatave lidhur me parashkrimin e kerkese padise. Ne veshtrim te
kerkesave te nenit 203 te Kodit te Punes, afati i parashkrimit per kerkimin e te
drejtave te punemarresit kundrejt punedhenesit është 3 vjet, duke filluar nga data e
lindjes të së drejtës. Efektivisht e drejta qe pretendon pala paditese, ka filluar nga
data 02.10.1995, kur kerkese padia mban daten 22.02.2002.
Sa siper, ka bere qe me te drejte te dy gjykatat, duke analizuar konkretisht te
gjitha aktet e administruara ne dosje, si dhe pretendimet e shpjegimet e te dy
paleve ne gjykim, te arrijne ne perfundimin objektiv per rrezimin e kerkese padise.
Persa i perket shkaqeve te parashtruara ne rekursin e paraqitur nga pala e
paditese, cmohet se ato nuk jane nga ato qe parashikohen ne kerkesat e nenit 472 te
K.Pr.Civile, qe te motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit
Durres.

321
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.207, date 25.02.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 24.05.2005

322
Nr.2164/249 i Regj. Themeltar
Nr.896 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Besnik Imeraj Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.04.2005 dhe 24.05.2005, mori ne shqyrtim


ceshtjen civile me pale:

PADITËS: PELLUMB ISUFI, perfaqesuar


nga Av. S. Shehu
MIMOZA CELIKU (ISUFI),
perfaqesuar nga Av. S. Shehu

NADJA TARELLI (ISUFI),


perfaqesuar nga Av. S. Shehu

SADETE HYSI (ISUFI), perfaqesuar


nga Av. S. Shehu

TË PADITUR: SELAUDIN MAXHUNI, perfaqesuar


nga Av. K. Capo
NAZMI MAXHUNI, perfaqesuar
nga Av. K. Capo

PERSON I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT KAVAJE

OBJEKTI I PADISË:

323
Kundershtim i veprimeve permbarimore,
procesverbalit te Zyres se Permbarimit Kavaje,
date 02.05.2003, shfuqizimi i tij.

324
Marrja e mases se perkoheshme te pezullimit
te veprimeve permbarimore deri ne perfundimin e gjykimit.
Baza Ligjore: Nenet 297/c, 610 dhe 615/a, c te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Kavaje, me vendimin nr.367, date 14.10.2003 ka


vendosur:
Anullimin e veprimeve permbarimore per ekzekutimin e vendimit te
Gjykates se shkalles se pare Durres nr.767, date 06.06.2001 te kryera
sipas procesverbalit te dates 14.05.2003.
Deri sa vendimi te marre forme te prere te pezullohet cdo veprim
tjetersimi (dhurimi, shitblerje) dhe cdo veprim tjeter qe ka te beje me
ekzekutimin e vendimit gjyqesor nr.767, date 06.06.2001 te Gjykates
se shkalles se pare Durres.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.133, date 24.03.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.367, date 14.10.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Kavaje.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ne baze te nenit 472 te Kodit


te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Selaudin dhe Nazmi Mazhuni, te cilet
kerkojne prishjen e ketij vendimi e vendimin e Gjykates se shkalles se pare Kavaje
nr.367, date 14.10.2003 dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk mund te trajtohen ne padine kundershtim i veprimeve permbarimore
pretendimet qe kane te bejne me saktesimin, interpretimin apo plotesimin e
vendimit gjyqesor.
- Vendimi i gjykates se apelit, nuk permban analizen e provave te
administruara si dhe nuk i jep pergjigje pretendimeve qe jane ngritur ne
kerkesen ankimore, duke mos respektuar kerkesat e nenit 126 te K.Pr.Civile.
- Ne gjykimet me objekt kundershtim te veprimeve permbarimore gjykata
mund te pezulloje ekzekutimin e vendimit deri ne perfundimin e gjykimit te
ceshtjes (neni 611 i K.Pr.Civile), por jo te dale jashte shqyrtimit te objektit te
padise, duke vendosur si ne rastin konkret dhe pezullimin e te drejtave te
tjera te pales tone ne drejtim te prones.

325
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e
perfaqesuesit te pales paditese, avokatit Sokol Sheshu, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit nr.133, date 24.03.2004 te Gjykates se Apelit Durres, mbrojtjen dhe
mendimet e perfaqesuesit te pales se paditur, avokatit Viktor Ikonomi, i cili kerkoi
ndryshimin e vendimit nr.133, date 24.03.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe te
vendimit nr.367, date 14.10.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Kavaje dhe
rrezimin e padise, ne mungese te personit te trete, Zyra e Permbarimit Kavaje, dhe
si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.133, date 24.03.2004 i Gjykates se Apelit Durres, me te cilin
eshte lene ne fuqi vendimi nr.367, date 14.10.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor
Kavaje, nuk eshte plotesisht i mbeshtetur ne ligj dhe per nje pjese te tij, duhet te
prishet e pushohet gjykimi i ceshtjes.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Kavaje, eshte rregjistruar padia e paraqitur
nga paditesit Pellumb Isufi, Nadja Tarelli, Mimoza Cifliku dhe Sadete Hysi, me
pale te paditur Selaudin Maxhuni dhe Nazmi Maxhuni, person te trete Zyren e
Permbarimit Kavaje dhe me objekt e shkak ligjor "Kundershtimin e veprimeve
permbarimore, te procesverbalit te Zyres se Permbarimit Kavaje, te dates
02.05.2003 dhe shfuqizimin e tij. Marrjen e mases se perkoheshme te pezullimit te
veprimeve permbarimore, deri ne perfundimin e gjykimit" ne baze te neneve 297/c,
610 dhe 615/a/c te Kodit te Procedures Civile.
Rezulton nga gjykimi se, me vendimin nr.767, date 06.06.2001 te Gjykates
se Rrethit gjyqesor Durres, pales se paditur ne kete gjykim, i eshte njohur dhe
kthyer trualli me siperfaqe prej 22.850 m2, duke e konstatuar pjeserisht te
pavlefshem aktin e marrjes ne pronesi te tokes, nga pala paditese per nje siperfaqe
prej 18.170 m2, e cila i kthehet pales se paditur. Per ekzekutimin e ketij vendimi,
nga Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.359, date 20.12.2001 eshte
leshuar urdheri i ekzekutimit. Mbi kete baze dhe kerkeses se pales se paditur, ne
vendin te ekzekutimit te detyrimit, permbaruesi gjyqesor i Zyres se Permbarimit
Kavaje, ka filluar procedurat dhe veprimet permbarimore per ekzekutimin e
vendimit te themelit.
Sipas procesverbalit te dates 02.05.2003, pas njoftimit per ekzekutim
vullnetar dhe kundershtimit te tij nga debitoret, ne te njejten dite, permbaruesi
gjyqesor ka njoftuar dhe filluar procedurat per ekzekutimin e detyrueshem te
vendimit, per te vazhduar kryerjen e veprimeve permbarimore deri ne daten

326
14.05.2003. Nderkohe ne daten 05.05.2003, pala paditese ngriti padi per
kundershtim te veprimeve permbarimore ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Kavaje.
Sipas veprimeve te kryera, akteve dhe procesverbaleve te mbajtur me palet
kreditore dhe debitore, permbaruesi gjyqesor eshte asistuar nga inxhiniere Pranvera
Berdaj, ne cilesine e ekspertes, e cila i ka dhene mendim per menyren e realizimit
te veprimeve permbarimore per ekzekutimin e vendimit. Sipas mendimit te saj, te
reflektuar ne veprimet dhe procesverbalin e veprimeve permbarimore, midis
pershkrimeve dhe zgjidhjeve te dhena nga ekspertet e ceshtjes se vendimit te
themelit qe ekzekutohej dhe matjeve e gjendjes ne vendin e ekzekutimit kishte
mosperputhje. Ne rrethana te tilla, ekspertja paraqiti nje zgjidhje alternative per
ekzekutimin e vendimit te themelit, i cili u reflektua ne veprimet permbarimore dhe
procesverbalin perkates te dates 14.05.2003 te mbajtur nga permbaruesi gjyqesor.
Nga hetimi gjyqesor dhe aktet e administruara ne dosje rezulton se, veprimet
permbarimore te permbaruesit gjyqesor bazuar ne mendimet, zgjidhjen dhe skicat e
parashtruara nga ekspertja Pranvera Berdaj, te pasqyruara ne procesverbalet e dates
02.05.2003 dhe 14.05.2003, nuk perputhen dhe disponojne ne menyre te ndryshme
nga dispozitivi i vendimit te themelit nr.767, date 06.06.2001, te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Durres dhe aktet e ekspertimit te administruara e te mbajtura
parasysh ne arsyetimin e mbeshtetjen e vendimit nga kjo gjykate.
Krahas akteve te tjera te administruara, te thirrur ne gjykim, ekspertet e
vendimit gjyqesor qe ekzekutohet, deklaruan dhe shpjeguan pikat e orientimit dhe
referencat e parashtruara, te reflektuara nga gjykata ne pjesen arsyetuese dhe ne
dispozitivin e vendimit qe ekzekutohet. Sipas tyre, ekspertja e thirrur nga
permbaruesi gjyqesor i Zyres se Permbarimit Kavaje dhe veprimet permbarimore
te tij, nuk i jane permbajtur ketyre akteve, pershkrimeve, referencave dhe skicave
perkatese, duke hequr mundesine e ekzekutimit te sakte te vendimit gjyqesor.
Sipas nenit 510 te Kodit te Procedures Civile, ekzekutimi i detyrueshem
mund te behet vetem ne baze te nje titulli ekzekutiv, ku perfshihen edhe vendimet
gjyqesore civile te formes se prere. Ne kuptim te ketij neni dhe teresise se
dispozitave qe lidhen me ekzekutimin e detyrueshem, eshte e pambeshtetur ne ligj
dhe zbatim i keq i tij, cdo zgjidhje e percaktuar dhe realizuar ne fazen e kryerjes se
veprimeve permbarimore, qe nuk mbeshtetet dhe vjen ne kundershtim me
permbajtjen e titullit ekzekutiv, ne kete rast me ate te vendimit gjyqesor civil te
formes se prere.
Prandaj, eshte i drejte dhe mbeshtetur ne ligj arsyetimi dhe dispozitivi ne
vendimet e gjykatave te te dy shkalleve te gjykimit, me te cilat jane anulluar
veprimet permbarimore te kryera sipas procesverbalit te dates 14.05.2003, per
ekzekutimin e vendimit nr.767, date 06.06.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Durres.

327
Nga ana tjeter, gjykatat ne te dy shkallet e gjykimit, kane gabuar kur kane
disponuar qe "deri sa vendimi te marre formen e prere te pezullohet cdo veprim
tjetersimi (dhurim, shitblerje) dhe cdo veprim tjeter qe ka te beje me ekzekutimin e
vendimit....". Ne padine e ngritur prej saj, pala paditese, mbeshtetur ne nenin 611 te
Kodit te Procedures Civile, ka kerkuar vetem "pezullimin e ekzekutimit te
vendimit (urdherit te permbaruesit) deri ne perfundim te gjykimit te kesaj ceshtje".
Sipas kesaj dispozite, ankimi kunder veprimeve permbarimore nuk pezullon
ekzekutimin dhe, ne interpretim te saj, eshte e dukshme se te dy gjykatat, kane
arsyetuar dhe disponuar pertej kerkimeve te pales paditese. Nuk eshte ne cmimin e
gjykates, pa nje kerkese paraprake te paleve, qe te vendose masen e pezullimit te
ekzekutimit te titullit ekzekutiv, aq me teper per masa te perkoheshme pezulluese
me natyre tjeter nga ajo e ekzekutimit te ketij titulli.
Kolegji Civil cmon se, shkaqet dhe pretendimet e tjera te paraqitura ne
rekursin e pales se paditur, nuk permbajne elemente te tille qe lidhen me zbatimin e
rasteve te parashikuara ne nenin 472 te Kodit te Procedures Civile.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjat "a" dhe "e" te
nenit 485 te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.133, date 24.03.2004 te Gjykates se Apelit
Durres, persa i perket anullimit te veprimeve permbarimore per ekzekutimin e
vendimit nr.767, date 06.06.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres, te kryera
sipas procesverbalit te veprimeve permbarimore te dates 14.05.2003.
Prishjen e vendimit nr.133, date 24.03.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe
te vendimit nr.367, date 14.10.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Kavaje,
paragrafit te dyte te dispozitivit te tij, per pezullimin e cdo veprimi tjetersimi dhe te
cdo veprimi tjeter qe ka te beje me ekzekutimin e vendimit nr.767, date 06.06.2001
te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes per kete
pjese.

Tirane, me 24.05.2005

328
Nr.1084 i Regj. Themeltar
Nr.897 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare
Besnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: SEZAR MALILE, ne mungese


TË PADITUR: BASHKIA SARANDE, ZYRA E
ADMINISTRIMIT TE MBROJTJES SE
TOKES SARANDE, perfaqesuar nga
Av. i Shtetit Petrit Myftari

OBJEKTI I PADISË:
Njohjen e se drejtes se ish pronesise
mbi nje siperfaqe trualli prej 1367 m2,
ndodhur ne lagjen nr.1 te qytetit te Sarandes,
per efekt te njohjes dhe kthimit te saj nga
K.K.K. Pronave te Prefektures se Vlores.
Baza Ligjore: Neni 22 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993
dhe nenet 153 dhe 154 te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande, me vendimin nr.820, date 04.11.2004,


ka vendosur:
Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor, te ceshtjes civile me nr.717,
Regjistri Themeltar, date regjistrimi 23.06.2004 te pales paditese
Sezar Malile.

329
Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne baze te nenit 59 te Kodit
te Proçedures Civile, ka ushtruar ankim te vecante paditesi Sezar Malile, duke
kerkuar prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Sarande dhe dergimin e
ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nga ana e gjykates se faktit ne marrjen e ketij vendimi, nuk eshte respektuar
por edhe eshte zbatuar keq ligji.
- Ky gjykim ne kohen e fillimit te tij, sipas ligjit nr.7698, date 15.04.1993 ka
qene objekt i shqyrtimit gjyqesor si nje nga llojet e gjykimit te vertetimit te
fakteve, per shkak te mungeses se dokumentacionit te plote te ish-pronesise
ne zyrat e kadastres dhe te hipotekes.
- Ky gjykim duhet te vazhdoje dhe te perfundohet ne kete gjykate edhe per
shkak se vertetimet e fakteve juridike, jane nen juridiksionin gjyqesor.
- Nuk mund te perligjet nga gjykata fakti se, ligji i ri i pronave nr.9235, i vitit
2004, ka boshlleqe, mangesi ne kete drejtim, pasi ne baze te nenit 1 te
K.Pr.Civile, gjykata eshte kompetente dhe e detyruar t'u jape zgjidhje te
drejta dhe ligjore ceshtjeve qe ajo ka ne gjykim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani, ne mungese te pales
paditese, pasi degjoi perfaqesuesin e Bashkise Sarande, Petrit Myftari nga zyra e
Avokatit te Shtetit dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.820, date 04.11.2004 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Sarande,
eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit dhe per kete shkak,
duhet te prishet e ceshtja te kthehet per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes rezulton se, ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor
Sarande, me daten 16 Qershor 2004, eshte rregjistruar kerkese-padia e paraqitur
nga paditesi Sezar Malile, me pale te paditur Bashkine e Sarandes dhe me objekt
"Njohjen e se drejtes se ish-pronesise mbi nje siperfaqe trualli prej 1367 m2,
ndodhur ne lagjen nr.1 te qytetit te Sarandes, per efekt te njohjes dhe kthimit te saj
nga Komisioni i Kthimit te Pronave te Prefektures se Vlores".
Paditesi duke pretenduar se eshte trashegimtar ligjor i ish pronarit, te ndjerit
Veli Malile, babai i tij, nepermjet kerkimeve te paraqitura ne padi, shoqeruar me
tregimin e disa fakteve, rrethanave dhe dokumentave, kerkon te njihet pronar per
nje siperfaqe trualli te ndodhur ne Bashkine e Sarandes. Sipas objektit te padise, ky
gjykim, behet me qellim qe paditesi t’i kerkoje me pas komisionit te kthimit te
pronave, kthimin apo kompensimin e prones se tij.

330
Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande, ne perfundim te hetimit gjyqesor, me
arsyetimin se "... me hyrjen ne fuqi te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 "Per kthimin
dhe kompensimin e prones" eshte shfuqizuar ligji nr.7698, date 15.04.1993 dhe
gjykimi i kesaj ceshtjeje, nuk mund te vazhdoje me, persa kohe qe tashme kete
juridiksion ky ligj ia njeh komisioneve vendore per kthimin dhe kompensimin e
pronave....", ka vendosur te nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor dhe ka
orientuar paditesin qe te ezauroje me pare rrugen administrative, sipas menyres se
parashikuar me ligj, duke iu drejtuar komisionit per kthimin dhe kompensimin e
pronave.
Kolegji Civil cmon se, ky vendim eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe
zbatimit te keq te ligjit.
Gjykata ka bere nje interpretim te gabuar te objektit dhe shkakut ligjor te
padise. Pavaresisht nga mungesa e qartesise se kerkimeve dhe disa mangesi
juridike te permbajtura ne kerkese-padi, per te cilen gjykata mund te orientonte
sipas nenit 154/a te Kodit te Procedures Civile, berjen e plotesimeve perkatese, nga
shqyrtimi i saj dhe rrethanave e dokumentave te paraqitura ne dosje, rezulton se
jemi perpara nje ceshtjeje civile per vertetim gjyqesor te faktit. Objekti i kesaj
ceshtje civile, eshte vertetimi ne rruge gjyqesore me pale kundershtare te faktit
juridik te pretenduar nga paditesi, per shkak te mungeses se dokumentacionit qe
atij i duhet te plotesoje e paraqese me qellim te kerkimeve te njohjes se pronesise
te nje siperfaqeje trualli, nga komisioni i kthimit dhe kompensimit te pronave. Pra,
ky gjykim nuk ka te beje me njohje, kthim a kompensim prone, por me vertetim
gjyqesor te faktit. Sipas nenit 388 e vijues te K.Pr.Civile, keto ceshtje bejne pjese
ne juridiksionin gjyqesor.
Gjithashtu, Kolegji cmon se, nxjerrja jashte juridiksionit gjyqesor i kesaj
ceshtje, eshte rrjedhoje edhe e interpretimit dhe kuptimit te gabuar te gjykates,
lidhur me misionin dhe kompetencat e komisionit te kthimit e kompensimit te
pronave, si dhe te raporteve e kompetencave qe ne keto fusha te marredhenieve
juridike, gjykatat kane kundrejt ketij organi administrativ.
Sipas ligjit nr.9235, date 29.07.2004 "Per kthimin dhe kompensimin e
prones", por edhe te ligjit te meparshem nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe
kompensimin e pronave ish pronareve", gjykata nuk njeh, kthen, kompenson etj.
prona. Gjykata vendos lidhur me mosmarreveshjet qe lindin si rezultat i vendimeve
te marra nga nje organ kompetent administrativ, sikurse jane edhe komisionet e
kthimit dhe kompensimit te pronave ish pronareve. Nga ana tjeter, vertetimi
gjyqesor i faktit juridik, nuk perben vendim detyrues per organet administrative
dhe te tretet, por eshte nje vendim qe verteton gjyqesisht nje fakt, qe duhet te
mbahet parasysh dhe mund te sherbeje qe, ne perputhje me teresine e
dokumentacionit te administruar, organi kompetent administrativ te marre
vendimin perkates ne perputhje me ligjin.

331
Rezulton nga aktet e dosjes gjyqesore qe kerkese-padia, eshte paraqitur ne
gjykate perpara hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9325, date 29.07.2004 "Per kthimin dhe
kompensimin e prones". Pavaresisht se nuk perben ceshtje thelbesore per dhenien e
vendimit, Kolegji veren se ne pjesen arsyetuese, gjykata jep nje kuptim te gabuar
apriori per perjashtimin e juridiksionit gjyqesor nga ceshtjet e mosmarreveshjet
lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve, me hyrjen ne fuqi te
ligjit te lartpermendur e shfuqizimin e atij te meparshem. Ne vazhdimin e gjykimit
te kesaj ceshtjeje, gjykata duhet te mbaje parasysh trajtimin qe i behet ketij
problemi, ne vendimin unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte,
nr.7, date 24.03.2005.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 59 dhe 485, shkronja
"ç" te Kodit Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.820, date 04.11.2004, te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Sarande dhe dergimin e akteve ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 24.05.2005

332
Nr.2468/393 i Regj. Themeltar
Nr.898 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Irma Bala Anetare
Besnik Imeraj Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

PADITËS: STILLO MEKSHI, ne mungese


I PADITUR: SOFO MEKSHI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Rivendikim prone,
siperfaqe trualli prej 300 m2 zene nga i padituri.
Baza Ligjore: Neni 154 i K.Pr.Civile
dhe Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.80, date 05.02.2003 ka


vendosur:
Detyrimin e te paditurit Sofo Mekshi t’i ktheje paditesit Stillo Mekshi
siperfaqen e truallit prej 179.9 m2 te ndodhur ne fshatin Shenvasil me
kufij te percaktuar sipas planvendosjes se ekspertimit per pjesen me
ngjyre roze me pika jeshile.
Rrezimin e padise per pjesen tjeter te objektit (per diferencen e ngelur
nga 300 m2).

333
Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.155, date 13.04.2004, ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.80, date 05.02.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Sarande.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te


Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Sofo Mekshi, e cila kerkon prishjen
e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Sarande nr.80, date
05.02.2003 e vendosjen e rrezimit te padise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Objekti i gjykimit ka qene qe ne vitin 1939 prone e babait te paditesit dhe
asnjehere nuk eshte shtetezuar, konfiskuar ose tjetersuar si prone.
- Rregjistrimi ne kadaster eshte ne favor te Qendro Mekshit, babait te te
paditurit.
- Cenimi i pronarit nga nje kufitar eshte e pambeshtetur ne prova dhe ne ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani, ne mungese te paleve
ndergjyqese dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.155, date 13.04.2004 i Gjykates se Apelit Gjirokaster me te cilin
eshte lene ne fuqi vendimi nr.80, date 05.02.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor
Sarande eshte i mbeshtetur ne ligj dhe duhet te lihet ne fuqi.
Nga hetimi gjyqesor i çeshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Sarande, me daten 3 Dhjetor 2003 eshte
rregjistruar padia e paraqitur nga paditesi Stillo Mekshi me pale te paditur Sofo
Mekshi dhe me objekt dhe shkak ligjor "Rivendikim prone, nje siperfaqe trualli
prej 300 m2, zene padrejtesisht ne baze te nenit 154 te Kodit te Procedures Civile
dhe nenit 296 te Kodit Civil".
Paditesit Stillo Mekshi, me vendimin nr.14, date 24.01.1995 te Komisionit te
Kthimit dhe Kompensimit te Pronave i eshte njohur pronesia e nje siperfaqeje
trualli prej 450 m2 dhe i eshte kthyer 350 m2. Pjesa tjeter e siperfaqes se truallit
prej 110 m2 eshte shpallur e zene me rruge publike. Keto te dhena dhe pronesia
perkatese jane rregjistruar ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme te
rrethit Sarande dhe ne gjykim eshte administruar edhe vertetimi perkates i
pronesise leshuar nga kjo zyre.
Ne poziten e pronarit te siperfaqes se truallit te lartpermendur, paditesi Stillo
Mekshi ka pretenduar dhe rivendikuar ndaj te paditurit Sofo Mekshi qe t’i liroje

334
300 m2 siperfaqe trualli te cilin, sipas pretendimit te paditesit, ai e ka zene dhe e
mban padrejtesisht.
I padituri gjate gjykimit te çeshtjes ka pretenduar se ai ka qene dhe eshte
pronar i nje siperfaqe trualli prej 480 m2, ku ben pjese edhe siperfaqja e pretenduar
prej 300 m2 nga pala paditese. Per kete i padituri ka paraqitur nje vertetim
kadastral te dates 06.09.1995 duke pretenduar se rregjistrimi i kesaj prone prane
Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme te rrethit Sarande nuk eshte bere
per shkak te vonesave te ketij proçesi nga kjo Zyre.
Gjate shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes dhe aktet e administruara rezulton se,
palet ndergjyqese jane te aferm e kufitare me njeri tjetrin dhe se prona e paditesit i
eshte kthyer atij sipas ligjit nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe
kompensimin e pronave te ish pronareve", pas shtetezimit qe i ishte bere prones
motivuar nga nevoja per te kryer investime publike. Per kete motiv, i padituri ne
gjykim beri prapesim duke pretenduar se nuk ka patur asnje lloj shtetezimi per
siperfaqen e truallit objekt gjykimi, por duke patur barren e proves ne kete rast,
nuk paraqiti ndonje prove qe te mbeshteste pretendimin e tij. Gjithashtu, i padituri
nuk paraqiti prova dhe ndonje argument se perse nuk duhet te pranohet vlefshmeria
per efekt te njohjes se pronesise me vendim te K.K.K.Pronave se te njejtit
dokument me te cilin edhe ai (i padituri) mbrohet dhe pretendon "se ato nuk e kane
humbur rolin dhe funksionin e tyre". Sipas vertetimeve kadastrale edhe kufitari i
tij, paditesi, eshte pronar per nje siperfaqe trualli prej 450 m2. Nga ana tjeter, i
padituri, brenda dhe jashte ketij gjykimi, nuk parashtroi kerkime lidhur me
kundershtimin e vendimit te K.K.K.Pronave qe i ka njohur e kthyer pronen
paditesit.
Me te drejte ka vepruar Gjykata e rrethit gjyqesor Sarande, e cila, per te
saktesuar pretendimet e pales paditese dhe asaj te paditur, lidhur me siperfaqen ne
pronesi te secilit prej tyre dhe mundesine e mbivendosjes, realizoi ekspertimin
topografik, nga ku rezultoi se ndryshe nga pretendimi i paditesit, siperfaqja e zene
padrejtesisht nga i padituri nuk eshte 300 m2, por 179.9 m2. Njekohesisht, rezultoi
nga ekspertimi se siperfaqja e pretenduar ne pronesi te te paditurit eshte me e
madhe se sa ajo qe rezulton ne vertetimin kadastral.
Ne rrethana te tilla, ne perputhje me provat e administruara dhe ne zbatim
korrekt te ligjit, Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande ka vendosur te detyroje te
paditurin qe te liroje dhe dorezoje paditesit vetem nje siperfaqe trualli prej
179.9m2, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Gjirokaster.
Ne perfundim, Kolegji Civil çmon se, shkaqet e parashtruara ne rekurs nuk
permbajne elemente qe lidhen me zbatimin e rasteve te parashikuara ne nenin 472
te Kodit te Procedures Civile dhe per kete arsye vendimi nr.155, date 13.04.2004 i
Gjykates se Apelit Gjirokaster duhet te lihet ne fuqi.

335
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "a" te nenit 485 te
Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.155, date 13.04.2004 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster.

Tirane, me 24.05.2005

336
Nr.2482/400 i Regj. Themeltar
Nr.899 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne daten 24.05.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe ju perket paleve:

PADITËS: DHURATA DAJLANI, ne mungese


I PADITUR: AGIM DOKO, perfaqesuar nga
Av. A. Çami

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e te paditurit te liroje banesen.
Baza Ligjore: Neni 14 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.641, date 18.04.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise se paditeses Dhurata Dajlani dhe detyrimin e te
paditurit Agim Doko, te liroje dhe dorezoje banesen ne pronesi te
paditeses e ndodhur ne lagjen "Hajro Cakerri", rruga "M. Xhindi"
Vlore, me kufizimet: - nga e djathta me I. Mustafaraj, nga majta - i
zoti, para - rruga dhe mbrapa - i zoti.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.250, date 12.05.2004 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.641, date 18.04.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Vlore dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt, rrezimin e
padise.

337
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile ka
ushtruar rekurs Dhurata Dajlani, e cila parashtron keto shkaqe:
- Une jam pronare e ligjshme e gjithe baneses, kete e vertetoj me vertetim
hipotekor.
- Une kam plotesuar kushtet e parashikuara nga neni 14 i ligjit nr.7698, date
15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave" dhe nuk duhej te
rrezohej padia.
- Vendimi i gjykates nuk eshte i mbeshtetur ne prova dhe ne ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, ne mungese te pales paditese,
perfaqesuesin e pales se paditur A. Çami, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te
gjykates se apelit, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.250, date 12.05.2004 i Gjykates se Apelit Vlore, eshte dhene ne
zbatim te keq te ligjit, si i tille duhet te prishet.
Siç del nga gjykimi, paditesja Dhurata Dajlani, eshte pronare e katit te pare
te nje banese me dy dhoma, ne te cilen banon i padituri Agim Dako, ne pozitat e
qiramarresit para se banesa t'i kthehej ish pronarit.
Paditesja pretendon se, i ka siguruar te paditurit banese tjeter brenda te
njejtes qender te banuar, me te njejten siperfaqe banimi, duke marre persiper
detyrimet financiare (pagimin e qirase) dhe ne baze te nenit 14 te ligjit 7698, date
15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave", kerkon t'i lirohet banesa
prone e saj.
Gjykata e shkalles pare, ka arritur ne perfundimin se, kerkese padia e
paditeses, eshte e drejte dhe ka detyruar te paditurin te liroje e dorezoje banesen
paditeses, me arsyetimin se, paditesja me gjetjen e baneses per strehimin e te
paditurit, ka plotesuar kushtin qe kerkon neni 14 i ligjit te sipercituar per lirimin e
baneses nga qiramarresi.
Gjykata e Apelit Vlore, ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare
dhe, duke gjykuar ceshtjen ne fakt, ka vendosur rrezimin e padise, me arsyetimin
se, e drejta per te kerkuar lirimin e baneses nga qiramarresi ne rast te sigurimit te
baneses tjeter, eshte nje e drejte e posacme qe i eshte dhene ish pronarit, qe ne
baze te ketij ligji, eshte bere pronar dhe si e tille, eshte e patjetersueshme tek
pronaret e tjere, tek te cilet ka kaluar pronesia e baneses. Kjo edhe per arsye se ne
raste tjetersimi te banesave te banuara prej qiramarresve, pronari i ri, ka pranuar
te fitoje te drejten e pronesise mbi banesen me barren e mesiperme.

338
Kolegji Civil i Gjykates Larte cmon se, vendimi i gjykates se apelit eshte
dhene ne zbatim te keq te ligjit.
Neni 14 i Ligjit 7698, date 15.04.1993 "Per Kthimin dhe Kompensimin e
Pronave" ka percaktuar "marredheniet midis qiramarresve dhe ish-pronareve qe
behen pronare sipas ketij ligji, rregullohen me ligjin nr.7652, date 23.12.1992 "Per
privatizimin e banesave".
Ne qofte se, gjate kesaj kohe pronari i siguron qiramarresit banese tjeter
brenda te njejtes qender te banuar, me siperfaqe banimi aq sa i takon sipas normave
te strehimit ne momentin e daljes se ketij ligji, por jo me teper se sa ka, atehere
qiramarresi eshte i detyruar te liroje banesen (paragrafi 2 i nenit 14 te ligjit
nr.7698, date 15.04.1993).
Dispozita e sipercituar ben nje rregullim te vecante, te marredhenieve
juridike, ndermjet qiramarresit ne banesat ish prone private, me pronaret pas
rikthimit te drejtes se pronesise nga shteti, duke mbrojtur si te drejtat e pronareve
dhe ato te qiramarresve.
Gjykata e apelit arsyeton gabim se, e drejta per te kerkuar lirimin e baneses
nga qiramarresi, ne rast te sigurimit te baneses tjeter, eshte nje e drejte e posacme
qe i eshte dhene ish pronarit qe ne baze te ketij ligji, eshte bere pronar dhe si e tille
eshte e patjetersueshme, tek pronaret e tjere, tek te cilet ka kaluar pronesia e
baneses. Nga permbajtia e dispozites se siperituar dihet se qellimi i ligjvenesit, ka
qene rikthimi plotesisht i pronave ish pronareve, per te ushtruar te gjitha tagrat si
pronar, duke ruajtur te drejtat e qiramarresve, qe kane patur para se te dale ligji
"Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave".
Pra, shitja e prones nga ish pronari tek nje person tjeter (pronar i ri), nuk
cenon te drejtat e fituara nga qiramarresi, para se te hynte ne fuqi ligji "Per kthimin
dhe kompensimin e pronave". Per pasoje qiramarresi, i cili ka fituar kete cilesi dhe
eshte i tille edhe kur banesa i kthehet ish pronarit, ruan statusin e tij dhe te drejten
per t'u sistemuar ne banese, nga shteti edhe nese detyrohet te liroje banesen, kur
pronari i ri qe fiton pronesine me shitje nga ish pronari, ka mundur t'i siguroje nje
banese tjeter, me te njejtat kushte te baneses ne te cilat qendron, deri sa t'i zgjidhet
problemi i strehimit.
Sa siper arsyetimi i gjykates se apelit, qe rrezon padine per kete pjese, eshte
marre ne zbatim te keq te ligjeve te sipercituara.
Ne rigjykim, duke zbatuar sa siper, gjykata e apelit te hetoje ne lidhje me
permbushjen e kritereve teknike e ligjore, qe duhet te plotesoje banesa tjeter qe
paditesja ka pretenduar se i ka gjetur te paditurit, ne te cilen i padituri mund te
sistemohet deri sa te zgjidhet problemi i strehimit te tij sipas ligjit.

339
Nga gjykata duhet te mbahet parasysh se, per shkak te karakterit te posaçem
te marredhenieve pronar - qiramarres, detyrimit te pales qiramarrese per te liruar
banesen, duhet t'u pergjigjet detyrimi i pales pronare per te siguruar banese tjeter,
brenda kushteve dhe afatit kohor qe ligji ju cakton.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.250, date 12.05.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 24.05.2005

340
Nr.2249/272 i Regj. Themeltar
Nr.900 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Besnik Imeraj Anetar

ne daten 24.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me


nr.2249/272 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: SHEFIKAT KALECI (ASLLANI),


YMER KALECI, SUZANA SUBASHI,
HAMIDE SUBASHI, RAMAZAN KALECI,
BANI SUBASHI, BEQIR SUBASHI,
DRITA SUBASHI, ne mungese
TË PADITUR: XHAVIT KALECI, perfaqesuar nga
av. K. Capo
MEREME KALECI, RAZIE KALECI,
SOKOL KALECI, SHQIPE KALECI,
FLORINDA KALECI, ARIANA KALECI,
RABIE KALECI, INDRIT KALECI,
ROLAND KALECI, ANILA KALECI,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pjestim trualli ne bashkepronesi.
Baza Ligjore: Neni 207 i K.Civil.

341
Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.s’ka, date 07.11.1995,
ka vendosur:
Lejimin e pjestimit midis trashegimtareve te te ndjerit Osman e
Rrahman Kaleci, te nje siperfaqeje trualli prej gjysem pendi, te
ndodhur ne lagjen "Spaikorre" me kufizimet: L. - Musa Reshka, P. e
V. - rruge, J. - Hysen Bakalli, duke marre paditesat Bejaze, Shefikat,
Ymer e Ramazan Kaleci secili nga 1/10 pjese te ketij trualli dhe te
paditurit Xhavit, Mereme e Razije Kaleci, nga 1/8 pjese e tij, i padituri
Ismail Kaleci 1/10 pjese dhe te paditurit Sokol, Florinda, Shqipe e
Arjana Kaleci secili nga 1/32 pjese.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1686, date 13.03.1996, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.s’ka, date 07.11.1995 te Gjykates se
Rrethit Elbasan.

Gjykata e Kasacionit, me vendimin nr.1864, date 26.11.1996 ka vendosur:


Prishjen e vendimit date 07.11.1995 te Gjykates se Rrethit Elbasan
dhe te vendimit nr.1686, date 13.03.1996 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Elbasan.

Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr.424, date 04.12.1997 ka


vendosur:
Lejimin e pjestimit midis trashegimtareve te te ndjerit Osman e
Rrahman Kaleci, te nje siperfaqe trualli prej 2000 m2, te ndodhur ne
lagjen "Spajkorre" me kufizime: L. - Musa Rexha, P. e V. - rruga, J. -
trashegimtaret e Osman Kalecit 1/2 pjese e trashegimtaret e Rrahman
Kalecit 1/2 pjese.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.133, date 03.06.1998 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.424, date 04.12.1997 te Gjykates se Rrethit
Elbasan dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne ate gjykate.

Gjykata e Larte me vendimin nr.1508, date 11.12.1998 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.133, date 03.06.1998 te Gjykates se Apelit
Durres dhe dergimin per rigjykim ne ate gjykate.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.445, date 19.07.1999 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.424, date 04.12.1997 te Gjykates se Rrethit
Elbasan. Lejimin e pjestimit midis trashegimtareve te Osman e Xhevit

342
Kaleci, te nje siperfaqe trualli prej 2140 m2 ndodhur ne lagjen
"Spaikorre" me kufij: L. - Musa Rexha, P e V. - rruga, J. - Hysen
Bakalli, duke marre trashegimtaret e Osman Kalecit 1/2 pjese e
trashegimtaret e Rrahman Kalecit 1/2 pjese.

Gjykata e Larte me vendimin nr.733, date 07.06.2000 ka vendosur:


Te prishe vendimin nr.445, date 19.07.1999 te Gjykates se Apelit
Durres dhe vendimit nr.424 Rregj. Themeltar, date 04.12.1997 te
Gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne
Gjykaten e shkalles se pare Elbasan.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.s’ka, date 14.02.2002 ka


vendosur:
Lejimin e pjestimit te nje trualli me madhesi 2033m2, te ndodhur ne
lagjen "Spaikorre" te qytetit Elbasan me kufizimet V.+P. - rruge, L. -
Musa Reshka, J. - Hysen Bakalli midis paleve: Bajaze Subashi me
1/10 pjese, Shefikat Kaleci 1/10 pjese, Ymer Kaleci 1/10 pjese,
Ramazan Kaleci 1/10 pjese, Rabije Kaleci 1/40 pjese, Roland Kaleci
1/40 pjese, Anila Kaleci (Haqaqi) 1/40 pjese, Indrit Kaleci 1/40 pjese,
Xhevit Kaleci 1/8 pjese, Mereme Xhyra 1/8 pjese, Razije Kaleci 1/8
pjese, Shqipe Kaleci 1/32 pjese, Florinda Kaleci 1/32 pjese, Ariana
Kaleci 1/32 pjese, Sokol Kaleci 1/32 pjese.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.75, date 17.02.2003 ka vendosur:


Lejimin e pjestimit te nje trualli me madhesi 2037 m2, te ndodhur ne
lagjen "Spaikorre" te qytetit te Elbasanit, midis paleve ndergjyqese,
duke percaktuar pjeset takuese:
Xhevit Kaleci 12,5% te prones Mereme Kaleci 12,5% "
Razije Kaleci 12,5% " Shqipe Kaleci 3,125% "
Florinda Kaleci 3,125% " Ariana Kaleci 3,125% "
Sokol Kaleci 3,125% " Shefikat Kaleci 10% "
Ramazan Kaleci 10% " Ymer Kaleci 10% "
Rabije Kaleci 2,5% " Roland Kaleci 2,5% "
Anila Kaleci 2,5% " Indrit Kaleci 2,5% "
Suzana Subashi 2% " Bani Subashi 2% "
Beqir Subashi 2% " Hamide Subashi 2% "
Drita Subashi 2% "
Pjese perberese e ketij vendimi eshte edhe planvendosja e hartuar nga
eksperti Shpetim Pashollari.

343
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te
Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Razije dhe Xhevit Kaleci, te cilet kerkojne
prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:
- Prona objekt pjestimi eshte ndare me kohe nga trashegimlenesit, kete ndarje
e pasqyron vendimi nr.940, date 14.10.1977 i Gjykates se Rrethit Elbasan
per pjestimin e shtepive.
- Gjykata e apelit i eshte referuar verberisht vendimit te Gjykates se Larte, pa
marre parasysh provat qe jane paraqitur per te provuar ndarjen me kohe te
ketij trualli.
- Gjykata e Elbasanit ne vitin 1977 ka pasqyruar qarte si pjestimin e shtepise
dhe truallit ku ishin keto shtepi, por atehere nuk ndahej trualli sepse
prezumohet se ishte ne pronesi te shtetit.
- Nuk jemi dakort me ekspertin e pyetur nga gjykata e faktit dhe e apelit,
sepse duhet te ishin thirrur si pale te trete, personat qe kane zene siperfaqe te
truallit tone. Kjo do ishte me mire, por kembengulin se prona eshte ndare
dhe secili ka shtepine me oborrin perkates dhe mure me kufijte si ne tapine e
rregjistruar ne Zyren e Hipotekes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, Av. K. Capo, i cili kerkoi
ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e padise dhe pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.75, date 17.02.2003 i Gjykates se Apelit Durres, eshte i bazuar
ne ligj, si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Siç rezulton nga gjykimi, palet ndergjyqese jane trashegimtare te vellezerve
Osman e Rrahman Kaleci.
Sipas deshmive te trashegimise te ndodhura ne dosjen gjyqesore,
trashegimtaret e Osman Kalecit, jane femijet e tij Xhevit Kaleci, Mereme Kaleci,
Razije Kaleci, si dhe trashegimtaret e djalit tij te vdekur, Ismet Kalecit, gruaja
Shqipe Kaleci dhe femijet Florika Kaleci, Arjana Kaleci dhe Sokol Kaleci.
Trashegimtare te Rrahman Kalecit jane femijet e tij, Shefikat Kaleci
(Asllani), Ymer Kaleci, Ramazan Kaleci dhe femijet e vajzes te vdekur Bajaze
Kalecit (Subashi), Suzana Subashi, Bani Subashi, Hamideje Subashi dhe Dritan
Subashi, si dhe trashegimtaret e djalit te vdekur Ismail Kalecit, gruaja Rabije
Kaleci dhe femijet Roland Kaleci, Anila Kaleci e Indrit Kaleci. Trashegimlenesit
Osman e Rrahman Kaleci, kane patur ne bashkepronesi, nje truall me siperfaqe
"Gjysem pende" ose 2830m2 te ndodhur ne qytetin e Elbasanit ne lagjen
"Spaikorre" me kufij: L. - Musa Peshku, P. - e V. - Rruga dhe J. - Hysen Bakalli.

344
Mbi kete truall ato kane patur banesat te cilat i kane pjestuar me vendimin
nr.940, date14.10.1977 te Gjykates se Rrethit Elbasan (vendim qe ka marre forme
te prere).
Me vendimin e pjestimit te banesave, gjykata nuk ka bere pjestimin e
truallit, pasi sipas nenit 18 te Kushtetutes R.P.S.Shqiperise, toka eshte konsideruar
prone shtetrore dhe dhenia e oborreve ne perdorim e ndryshimi posedimit, behej
nga organet perkatese shteterore.
Paditesit Ramazan Kaleci etj, me padine objekt gjykimi kunder te paditurve
Xhavit Kaleci, etj., kane kerkuar pjestimin e siperfaqes se truallit prej "gjysme
pende" te ndodhur ne lagjen "Spaikorre" Elbasan, siperfaqe kjo, qe sipas aktit te
pronesise, radhori nr.8, numer rendor 174, date 03.04.1935 figuron ne pronesi te
Osman e Rrahman Kalecit, qe jane trashegimlenesit e paleve ndergjyqese.
Pas disa gjykimesh, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.733,
date 07.06.2000 ka vendosur prishjen e vendimit nr.445, date 19.07.1999 te
Gjykates se Apelit Durres dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Elbasan,
date 04.12.1997 dhe ka derguar çeshtjen per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se
pare Elbasan.
Ne kete vendim te Gjykates se Larte, pranohet fakti se, eshte percaktuar
sakte e drejta e bashkepronesise, por nuk jane percaktuar drejt pjeset e tyre takuese
dhe siperfaqja e truallit qe do te pjestohet, duke udhezuar gjykaten ne rishqyrtim te
percaktoje siperfaqen e truallit qe do pjestohet, ne baze te vertetimit hipotekor te
vitit 1935, pasi te zbritet siperfaqja e zene nga personat e trete.
Ne rigjykim, Gjykata e shkalles se pare Elbasan me vendimin nr.s'ka, date
14.02.2002 ka vendosur:
Lejimin e pjestimit te nje trualli me madhesi 2033 m2, te ndodhur ne Lagjen
"Spaikorre" te qytetit Elbasan, ndermjet paleve ndergjyqese, duke caktuar pjeset
takuese.
Gjykata e apelit me vendimin date 09.09.2002, per shkak te mos formimit
drejt te ndergjyqesise, ka prishur vendimin e gjykates se shkalles pare dhe ne baze
te nenit 467/a te K.Pr.Civile, ka shqyrtuar vete si gjykate e shkalles se pare.
Nga rishqyrtimi ne gjykaten e apelit, eshte provuar se, siperfaqja e truallit
sipas vertetimit hipotekor te vitit 1935, qe i vjen si trashegim paleve ndergjyqese,
eshte "gjysme pende" ose 2830 m2, ne kete truall jane bere ndertime nga
bashkepronaret dhe persona te trete.
I padituri Xhavit Kaleci, disponon 1008 m2 (295,6 m2 te zene me ndertim),
kurse te paditurit Ymer, Rabije dhe Remzije Kaleci, disponojne 1029 m2 (399,9
m2 eshte zene me ndertime).
Pra, brenda siperfaqes prej 2830 m2, qe kane sipas vertetimit te pronesise
Osman e Rrahman Kaleci, 2037 m2 disponohet nga nje pjese e bashkepronareve,
kurse 289 m2 nga persona te trete dhe 505 m2 eshte zene me rruge, pallat dhe

345
ambjente te tjera funksionale te zones se banimit.
Ne keto rrethana, Gjykata e Apelit Durres, me vendimin e ndermjetem te
fazes se pare te pjestimit ka vendosur:
"Lejimin e pjestimit te nje trualli me madhesi 2037 m2, e ndodhur ne lagjen
"Spaikorre" te qytetit te Elbasanit, mes paleve ndergjyqese, etj., duke percaktuar
pjeset takuese te tyre, sipas deshmive te trashegimive …".
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se gjykata e ka zgjidhur drejt
çeshtjen.
Ne zbatim te udhezimeve te dhena nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i
cili e dergoi çeshtjen per rigjykim, eshte konkluduar drejte, ne lidhje me siperfaqen
e sendit (truallit) qe do t'i nenshtrohet pjestimit.
Drejt nga gjykata e apelit, pasi eshte marre mendimi i ekspertit, i cili eshte
analizuar si prove me provat e tjera te administruara dhe vertetimi hipotekor qe
permban shenimet, mbi origjinen e prones, te vitit 1935, eshte konkluduar se,
siperfaqja 2037 m2 eshte siperfaqe qe përputhet me vertetimin e pronesise qe
zoterojne aktualisht disa nga palet bashkepronare, nuk eshte pjestuar me pare dhe
me te drejte eshte lejuar te pjestohet.
Pretendimet e pales rekursuese, ne lidhje me pjestimin e meparshem te
prones, nuk jane mbeshtetur ne gjykim, ne asnje nga provat e paraqitura, per pasoje
me te drejte jane konsideruar te bazuara nga gjykata.
Drejte eshte analizuar nga apeli se Kolegji Civil i Gjykates se Larte qe ka
kthyer ceshtjen per rigjykim ka konkluduar se, nga gjykata eshte percaktuar sakte e
drejta e bashkepronesise se paleve mbi truallin, duke lene detyre gjykates te
sqaroje vetem kontradiktat, ne lidhje me siperfaqen konkrete qe do te pjestohet, gje
qe rezulton e zbatuar.
Ne rigjykimin e çeshtjes vleresohet se jane zbatuar drejte kerkesat e neneve
369, 370, 373 te K.Pr.Civile, ne lidhje me gjykimin ne fazen e pare te pjestimit,
eshte percaktuar drejte rrethi i bashkepjestareve, sendi qe do pjestohet dhe pjeset
takuese te secilit.
Sa siper, Gjykata e Apelit Durres e ka zgjidhur drejt çeshtjen, si i tille
vendimi lihet ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.75, date 17.02.2003 te Gjykates se Apelit
Durres.
Tirane, me 24.05.2005

346
Nr.2264/280 i Regj. Themeltar
Nr.901 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Besnik Imeraj Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 24.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, ceshtjen civile me


nr.2264/280 akti qe ju perket paleve :

PADITËS: AJTEN TOPTANI, ne mungese.


E PADITUR: BASHKIA TIRANE, perfaqesuar nga
L. Traja dhe Av. i Shtetit P. Myftari

OBJEKTI PADISË:
Pushim cenimi ne pronesi.
Sigurimi i objektit te padise.
Baza Ligjore: Neni 302 i K.Civil dhe
Neni 202, 203 e 204 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1978, date 07.05.2003, ka


vendosur:
Pranimin e kerkese padise.
Pushimin e cenimit ne pronesi ne pronen e paditesit Ajten Toptani,
duke detyruar te paditurin Bashkia Tirane te heqe shiritat rrethues dhe
mos perseritjen ne te ardhmen.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.435, date 14.04.2004, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1978, date 07.05.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

347
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te
Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Bashkia e Tiranes, e cila parashtron keto
shkaqe:
- Ne baze te ligjit 8405, date 17.09.1998 "Per urbanistiken" dhe ligjin nr.8652,
date 31.07.2000 "Per organizimin e qeverisjes vendore", Bashkia Tirane ben
mirembajtjen e te gjithe ambjenteve te gjelberuara ne qytetin e Tiranes.
- Persa i perket objektit te padise, nuk perben cenim pronesie vendosja e disa
drujve rreth lulishtes.
- Ne objektin e padise eshte bere kallzim i nje punimi te ri, ne nje kohe, qe
nuk ka asnje punim te ri, pasi mirembajtja e lulishtes nuk quhet punim i ri.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, pasi degjoi Av. e Shtetit
P. Myftari dhe perfaqesuesin e pales paditur L. Traja, te cilet kerkojne prishjen e
dy vendimeve dhe rrezimin e padise, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.435, date 14.04.2004 i Gjykates se Apelit Tirane dhe nr.1978,
date 07.05.2003 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, jane rrjedhoje e
mosrespektimit te ligjit, si te tille duhet te prishen.
Siç rezulton nga gjykimi i çeshtjes, me vendimin nr.92, date 07.06.1995 te
K.K.K. Pronave Tirane, i eshte njohur dhe kthyer pronesia ish pronarit Sulejman
Toptani (trashegimtareve te tij) mbi nje truall te lire me siperfaqe 395 m2 dhe
kufizimet perkatese, brenda te cilit eshte ndertuar nje kjoske. Kjo prone eshte
rregjistruar ne rregjistrin hipotekor me nr.2110, date 29.05.1998, ne bashkepronesi
te Ajten Toptanit, etj, me nr.pronesie 1/179.
Pala e paditur Bashkia Tirane, ka rrethuar pronen e siperme me nje shirit te
shkruar Bashkia Tirane dhe e trajton si lulishte te qytetit.
Paditesi, me padine objekt gjykimi, ka kerkuar pushimin e cenimit te
pronesise dhe kallzimin e nje punimi te ri, me pretendimin se ne truallin e paditesit,
Bashkia e Tiranes ka kryer veprime konkrete qe cenojne pronesine e tij. Gjithashtu,
Bashkia kerkon te ndertoje mbi truallin e tyre pa marreveshje me pronaret, lidhur
me kete kerkim rezulton se eshte hequr dore nga gjykimi nga vete pala.
Ne prapsimet e saj, pala e paditur Bashkia e Tiranes, ndonese pranon se
trualli objekt konflikti eshte prone e pales paditese i kthyer nga K.K.K.Pronave,
pretendon se meqenese eshte zone e gjelber, Ndermarrja e Gjelberimit prane
Bashkise ka per detyre te kujdeset per kete zone brenda territorit te Bashkise dhe
me miratimin e studimit urbanistik do procedohet me kete prone.

348
Ne perfundim te gjykimit, gjykata e shkalles se pare, ka pranuar padine e
pales paditese, duke vendosur te pushohet cenimi i pronesise ne pronen e paditesit
Ajten Toptani dhe detyrimin e Bashkise Tirane te heqe shiritat rrethues dhe mos
perseritjen ne te ardhmen. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit, me
arsyetimin se eshte provuar cenimi i pronesise dhe eshte rasti per te vendosur
pushimin e cenimit, sipas nenit 302 te K.Civil.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte e vlereson te gabuar vendimin e Gjykates
se Apelit Tirane, pasi eshte marre ne zbatim te keq te ligjit.
Sipas kerkese padise, objekt i mosmarreveshjes eshte cenimi i pronesise dhe
kallzimi i nje punimi te ri dhe i nje demi te mundshem, bazuar ne nenet 302 e 303
te K.Civil.
Neni 302 i K.Civil, parashikon se:
"Pronari ka te drejte te kerkoje nga cilido qe e cenon ne pronesine e tij, por
pa u zhveshur nga posedimi, te pushoje cenimin dhe te mos e perserise kete ne te
ardhmen dhe, kur eshte rasti te shperbleje demet qe mund t`i kete shkaktuar."
Sic del nga permbajtja e dispozites se siperme, padia mohuese ka per baze
pronesine dhe cenimin e saj nga nderhyrja e personave te trete, por pa ju hequr
pronarit posedimi mbi sendin. Lidhur me kete edhe qellimi i padise mohuese,
eshte nga nje ane njohja e se drejtes se pronesise se paditesit dhe nga ana tjeter
mohimi i qenies te drejtes se pretenduar nga i padituri.
Nga gjykimi, eshte vertetuar pronesia e paditesit Ajten Toptani mbi truallin
objekt konflikti gjyqesor, gjithashtu eshte provuar se pala e paditur Bashkia e
Tiranes ka kryer veprime mbi kete truall, duke e rrethuar ate me shirita dhe
shkopinj.
Por sic del nga gjykimi, paditesi (pronari) nuk e ka poseduar truallin ne
kohen qe eshte bere cenimi dhe kur ka ngritur padi, pasi ky truall eshte
administruar dhe vazhdon te administrohet, nga Ndermarrja e Gjelberimit, prane
Bashkise Tirane, si zone e gjelberuar publike.
Paditesi, duke mos patur posedimin e sendit ne kohen qe eshte bere cenimi i
pronesise, nuk mund te ngrinte padine mohuese, e cila kushtezohet me mos heqjen
e posedimit mbi sendin pronarit, pra eshte ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihej,
pa u plotesuar kriteret qe neni 302 i K.Civil kerkon per ngritjen e nje padie qe ka
baze ligjore te kerkimit kete dispozite.
Ne keto kushte, gjykata e apelit, ne baze te nenit 468 te K.Pr.Civile duhet te
konstatonte se, eshte ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihej dhe te prishte
vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe te vendoste vete pushimin e gjykimit te
ceshtjes.
Prandaj, meqenese gjykata e apelit nuk ka respektuar kerkesat e nenit 468 te
K.Pr.Civile, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, duhet te prishen vendimet e
dy gjykatave dhe te pushohet gjykimi i ceshtjes.

349
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/e te K.Pr.Civil,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.435, date 14.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
vendimit nr.1978, date 07.05.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe
pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 24.05.2005

350
Nr.1784 i Rregj. Themeltar
Nr.902 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne daten 26.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile qe i


perket:
PADITËS: VLADIMIR ARA, ne mungese
TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE ISH PRONAREVE
QARKU KORÇE, ne mungese
MIHALLAQ TONA, DHIMITER RENXA,
DHURATA ÇOBANI, KRISTAQ TONA,
LEONARD TONA, ILIR TONA,
ANTONETA TONA, NAUM TONA,
ne mungese

OBJEKTI:
1. Ndryshim i vendimit te K.K.K.P.
nr.22, date 10.01.2003.
2. Detyrim per njohje bashkepronar.
Baza Ligjore: Nenet 4, 27 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993
"Per K.K.K.Pronave".

Gjykata e shkalles se pare Pogradec, me vendimin nr.106, date 21.02.2005


ka vendosur:
Te rrezoje kerkesen e te paditurit Kostaq Pavllo Tona per nxjerrjen
jashte juridiksionit gjyqesor te qytetit kerkese padine qe i perket
paditesit Vladimir Arra me objekt ndryshimin e vendimit te

351
K.K.K.Pronave dhe njohje bashkepronare, si te pambeshtetur ne prova
e ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne mbeshtetje te Nenit 59 te


K.Pr.Civile, ka bere ankim pala e paditur Kostaq Tona, e cila kerkon ndryshimin e
vendimit dhe nxjerrjen e çështjes jashte juridiksionit gjyqesor, duke parashtruar
keto shkaqe:
- Paditesi, ne baze te Nenit 16 te Ligjit nr.9235, date 29.07.2004 nuk mund t’i
drejtohej gjykates por duhet te ankohej ne Komitetin Shteteror per K.K.K
Pronave brenda 6 muajve nga dalja e ligjit.
- Paditesi, pa patur dokumentacionin e nevojshem qe kerkon ligji,
kundershton vendimin e dhene ne favor te trashegimatreve te Todi Tones ne
nje kohe qe paditesi pretendon pronesi ne emer te Todi Laçkes pa u shprehur
asnjehere me pare K.K.K.Pronave. Prandaj kjo çështje del jashte
juridiksionit gjyqesor, si me dispozitat e ligjit nr.7698, ashtu dhe me ato te
Ligjit nr.9235.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, ne mungese te paleve dhe
bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.106, date 21.02.2005 i Gjykates se shkalles se pare Pogradec
eshte i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj ai duhet te lihet ne fuqi.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se, Vladimir Ara me padine ne gjykim,
ka kerkuar ndryshimin e vendimit nr.22, date 10.01.2003 te K.K.K.Pronave Qarku
Korçe dhe detyrimin e te paditurve t’i njohe trashegimtaret e Ollga Todi Ares
bashkepronare mbi siperfaqen prej 3448 m2 toke te paditurve nga K.K.K.Pronave.
Paditesi pretendon se ky vendim duhet te ndryshohet, duke i njohur ata
bashkepronare mbi ½ pjese te pandare te truallit si trashegimtare te Ollga Todi
Ares Laçkes, pasi ky truall nuk ka qene ne pronesi te Todi Tones - trashegimlenes i
te paditurve, por te gjyshit te te gjithe paleve ndergjyqese, Todi Josif Laçkes.
Te paditurit ne gjykim kane kerkuar nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit
gjyqesor, sepse sipas ligjit nr.9235, date 29.07.2004 çeshtja hyn ne juridiksionin
administrativ.
Gjykata e shkalles se pare Pogradec, ka vendosur te rrezoje kerkesen e te
paditurit Kostaq Tona per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.
Ne ankimin e tij i padituri Kostaq Tona kerkon ndryshimin e vendimit dhe
pranimin e kerkeses se tij, pasi ne nenin 16 te Ligjit te sipercituar percaktohet qarte

352
e drejta e ankimit kunder vendimeve te dhena nga K.K.K.Pronave te Qarqeve ne
Komitetin Shteteror brenda 6 muajve nga dalja e Ligjit nr.9235, date 29.07.2004.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon jo te drejta e te bazuara ne ligj
pretendimet e parashtruara ne ankimin e paraqitur nga i padituri Kostaq Tona,
prandaj ato nuk duhet te pranohen.
Pavaresisht arsyetimit qe ben Gjykata e shkalles se pare Pogradec, thelbi i
pretendimeve te paditesit eshte qe, mbi nje siperfaqe trualli te njohur e kthyer te
paditurve te njihen dhe ata (trashegimtaret e Ollges) bashkepronare mbi kete truall
dhe jo kundershtim i vendimit te Komisionit, per shkak se ai si akt i nje organi
administrativ eshte i pabazuar ne ligj.
Ne rastin konkret nuk kemi te bejme me nje mosmarreveshje te karakterit
juridiko - administrativ, por me nje mosmarreveshje te mirefillte juridiko - civile.
Duke qene keshtu, vendimi i Gjykates se shkalles se pare Pogradec, qe refuzoi
kerkesen te paditurit per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, eshte i
drejte. Ne kerkimet e tij paditesi i kunderdrejtohet te paditurve qe ne siperfaqen e
truallit te kthyer nga komisioni atyre te njihen bashkepronare dhe ata. Ata
(paditesit), perveç pretendimeve te mesiperme, nuk kane pretendime qe kane te
bejne me ligjshmerine e vendimit te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te
Pronave.
Paditesat kerkojne detyrimin e te paditurve qe t’i njohin ata pronare, pasi ata
si dhe keto te fundit e fitojne pronesine si trashegimtare ligjore te ish pronarit.
Per sa me siper, drejt ka vendosur Gjykata e shkalles se pare Pogradec qe ka
rrezuar kerkesen e te paditurit Kostaq Tona per nxjerrjen e çeshtjes jashte
juridiksionit gjyqesor.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 39 e 485/a te
K.Pr.Civile.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.106, date 21.02.2005 te Gjykates se shkalles se
pare Pogradec.

Tirane, me 26.05.2005

353
Nr.2436/372 i Regj. Themeltar
Nr.903 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: NEXHIP BRAHIMI, perfaqesuar


me prokure nga Av. Alma Çami
TË PADITUR: SELAM KUMBARA, perfaqesuar
me prokure nga Av. Hareme Babija
ILMI BRAHIMI, ne mungese

OBJEKTI:
Kthim sendi
dhe shpallje e pavlefshme e kontrates se shitjes.
Baza Ligjore: Nenet 92, 204, 296 te Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.1358, date 18.07.2003 ka


vendosur:
Pranimin pjeserisht te padise se paditesit Nexhip Brahimi kunder te
paditurve Selam Kumbara dhe Ilmi Brahimi dhe detyrimin e te
paditurit Selam Kumbara t’i dorezoje paditesit siperfaqen e truallit
prej 65 m2 e ndodhur ne lagjen "24 Maji" Vlore, e kufizuar: nga Veriu
- P.Minga, Jugu - S.Kuqi, Lindja - Th. Zoga e Perendimi - I. Imeri.
Rrezimin e padise per pjesen tjeter te kthimit te siperfaqes se truallit
prej 90 m2 dhe per deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitjes

354
nr.2026 Rep., date 30.05.1996 te lidhur midis te paditurve Selam
Kumbara dhe Ilmi Brahimi si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.165, date 14.04.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1358, date 18.07.2003 te Gjykates se
rrethit Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare, ne


mbeshtetje te Nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Selam
Kumbara, e cila kerkon prishjen e vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Kthimi i siperfaqes prej 65 m2 toke truall eshte i gabuar, pasi nuk eshte
saktesuar pronesia e paditesit mbi kete prone.
- Vendimi nuk eshte i sakte pasi nuk eshte percaktuar se ç’pjese e oborrit prej
65 m2 i jepet paditesit, kur e gjithe siperfaqja qe une kam blere eshte 155m2,
si dhe nuk eshte percaktuar rruga nga duhet te kaloj une i padituri.
- Nuk eshte e vertete se ka mbivendosje dhe per kete duhet nje ekspertize e re.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e paditesit
Av. A. Çami, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore,
perfaqesuesin e te paditurit Selam Kumbara Av. H. Bakija, qe kerkoi ndryshimin e
dy vendimeve dhe rrezimin e padise dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.165, date 14.04.2004 i Gjykates se Apelit dhe vendimit nr.1358,
date 18.07.2003, i cili eshte lene ne fuqi me te parin jane jo te drejte e te bazuar ne
ligj, prandaj ato duhet te ndryshohen.
Nga aktet e dosjes rezulton se paditesi Nexhip dhe i padituri Ilmi jane
vellezer, trashegimtare te te ndjerit Osman Brahimi Resulaj. Babai i tyre ne vitin
1959 ka blere nga shteti nje parcele me siperfaqe 375 m2 qe ndodhej ne Lagjen
"Çole" Vlore, me kushtin qe brenda dy vjeteve te ndertonte banesen e tij (fq.14 e
dosjes) dhe per kete atij i eshte dhene leja e ndertimit nr.51, date 27.08.1959.
I padituri Ilmi ka bere vertetimin e faktit gjyqesor te ndertimit te nje pale
shtepive ne emer te tij me vendimin nr.724, date 22.11.19978 te Gjykates se rrethit
Vlore.
Me kontraten e shitjes nr.2026 Rep., nr.1166 Kol., date 30.05.1999 Ilmi
Brahimi i ka shitur te paditurit Selam Kumbara nje shtepi banimi te perbere nga tre
dhoma e ambjente te tjera jetesore, pa siperfaqe te percaktuar shprehimisht ne

355
kontrate. Me vendimin nr.648, date 27.06.2000 Gjykata e Rrethit Vlore ka
vendosur detyrimin e Bashkise Vlore te njohe pronar paditesin Selam Kumbara
mbi nje truall oborr prej 155 m2, perpara shtepise prej 90 m2.
Paditesi, me cilesine e me pretendimin se eshte njeri prej trashegimtareve
ligjore te babait te tij Osman Brahimi, ka kerkuar ne gjykate me padi lirimin dhe
dorezimin e truallit prej 155 m2 nga i padituri Selam ne baze te nenit 296 te
K.Civil, pasi sipas tij ky truall mbahet nga ky i fundit pa asnje titull te ligjshem. I
padituri Ilmi eshte njeri prej bashkepronareve me 1/6 pjese takuese i se teres dhe jo
pronar i vetem qe te realizonte shitjen e prones. Per rrjedhoje, paditesi ka bere
shtese te objektit te padise duke kerkuar edhe pavlefshmerine e kontrates se shitjes.
I padituri Selam Kumbara nga ana e tij ka pretenduar se ka titull te ligjshem
pronesie qe e gezon nga kontrata e shitjes se prones dhe vendimi gjyqesor nr.648,
date 27.06.2000, ne baze te te cilave ka bere rregjistrimin ne Z.R.P.Paluajteshme
per truallin me siperfaqe 155 m2 dhe banesen qe ndodhet mbi te me siperfaqe
ndertimore 90 m2.
Gjykata e shkalles se pare Vlore ka vendosur, pranimin pjeserisht te padise
se paditesit Nexhip Brahimi kunder te paditurve Selam Kumbara dhe Ilmi Brahimi
dhe detyrimin e te paditurit Selam Kumbara t’i dorezoje paditesit siperfaqen e
truallit prej 65 m2 e ndodhur ne lagjen "24 Maji" Vlore e kufizuar: nga veriu - P.
Minga, Jugu - S. Kuqi, Lindja - Th. Zoga e Perendimi - I. Imeri. Rrezimin e padise
per pjesen tjeter te kthimit te siperfaqes se truallit prej 90 m2 dhe per deklarimin e
pavlefshem te kontrates se shitjes nr.2026 Rep., date 30.05.1996 te lidhur midis te
paditurve Selam Kumbara dhe Ilmi Brahimi si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.
Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.1358, date
18.07.2003 te Gjykates se rrethit Vlore.
Ne rekursin e ushtruar i padituri Selam Kumbara kerkon prishjen e
vendimeve, duke parashitruar se ai eshte bere pronar i siperfaqes prej 155 m2, te
cilen e ka blere me kontrate nga vellai i paditesit dhe se detyrimi per t'i kthyer
paditesit 65 m2 truall eshte i gabuar, por nuk eshte saktesuar pronesia e paditesit
mbi kete prone.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon, si te drejta e te bazuara ne ligj
pretendimet e parashtruara ne rekursin e te paditurit Selam Kumbara, prandaj ato
duhet te pranohen.
Paditesi me te paditurin Ilmi Brahimi jane vellezer, ata trashegojne nga
babai i tyre Osman nje siperfaqe trualli. Ne nje pjese te ketij trualli i padituri Ilmi
ka ndertuar nje shtepi, te cilen ja ka shitur ate me kontrate noteriale date
30.05.1996 te paditurit Selam Kumbara i cili edhe e ka te rregjistruar ne Z.R.P.P.
Vlore.
Paditesi Nexhip kerkon nga i padituri Selam dhe Ilmi, lirimin e dorezimin e
sendit ne formen e tokes truall, bazuar ne nenin 296 te K.Civil.

356
Gjykatat, ne kundershtim me permbajtjen e nenit te sipercituar, kane pranuar
padine e paditesit Nexhip Brahimi duke detyruar te paditurin Selam t'i dorezoje te
paditurit 65 m2 truall.
Ne nenin 296 percaktohet se: "Pronari ka te drejte e te ngreje padi per te
kerkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbrojtes".
Ne çeshtjen objekt shqyrtimi, eshte njeri nga ish pronaret, i cili me akt te
ligjshem truallin pasuri trashegimore dhe e paditesit Nexhip se bashku me shtepine
e ndertuar mbi te t'ja kete kaluar ne pronesi te paditurit Selam. Ndodhur ne keto
kushte paditesi Nexhip nuk mund te kerkoje lirimin e dorezimin e truallit nga i
padituri Selam, bazuar ne nenin 296 te K.Civil. Ai (paditesi Nexhip), si njeri nga
trashegimtaret e te ndjerit Osman ka te drejte te kerkoje me padi pasurine
trashegimore sipas neneve 348 e vijues te K.Civil.
Eshte fakt i provuar se kjo pasuri ne formen e tokes truall eshte tjetersuar ne
nje pjese te saj, ndertuar banesa ne pronesi te paditesit Selam.
Paditesi Nexhip mund te kerkoje pjesen qe i takon nga trashegimi, ate pjese
qe kane ne pronesi te tyre trashegimtaret e tjeter dhe jo nga i padituri Selam, ky i
fundit eshte posedues i ligjshem edhe i truallit qe ze banesa dhe ai ne funksion te
saj. Per sa me lart vendimet e gjykjatave duhet te ndryshohen dhe duke qene se
kemi te bejme me zbatim te gabuar te ligjit, duke qene kompetence e ketij Kolegji,
çeshtja mund te zgjidhet pa e kthyer ate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur dhe ne nenin 485/d te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.165, date 14.04.2004 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe te vendimit nr.1358, date 18.07.2003 te Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe
rrezimin e padise se paditesit Nexhip Brahimi si te pabazuar ne ligj.

Tirane, me 26.05.2005

357
Nr.2443/375 i Rregj. Themeltar
Nr.904 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne daten 26.05.2005, mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: SHYQYRI HAJDARI, perfaqesuar nga


Av.Bashkim Merkaj dhe Av. T. Toska
TË PADITUR: KOMISIONI I TOKES SE FSHATIT
LANABREGAS, KOMUNA DAJT,
ne mungese
HAXHI LANA, perfaqesuar nga
Av. Vladimir Germenji
ZYRA E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE
TE PALUAJTESHME, ne mungese

OBJEKTI:
Deklarimin te fallsifikuar te Aktit te marrjes se tokes
ne pronesite e Haxhi Lanes nr.22, date 15.03.1996
te Komisionit te Tokes Lanabregas, Komuna Dajt
per siperfaqen 1700 m2 me emertimin Gjerdhe.
Fshirjen e çdo rregjistrimi apo titulli pronesie
qe mund te kete ardhur nga ky akt
per siperfaqen prej 1700 m2.
Baza Ligjore: Neni 270 e vijues i K.Pr.Civile.

358
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2559, date 06.06.2003 ka
vendosur:
Pranimin e kerkesepadise si te bazuar ne ligj e ne prova.
Deklarimin e fallsifikuar dhe goditjen per fallsitet te aktit te marrjes se
tokes ne pronesi ne emer te Haxhi Lanes me nr.22, date 15.03.1996 te
nxjerre nga Komisioni i Tokes se fshatit Lanabregas, Komuna Dajt
per siperfaqen prej 1700 m2 me numer kadastral 155 dhe emertim
Gjerdhe.
Fshirjen e çdo rregjistrimi te bere apo titulli te fituar ne baze te aktit te
marrjes se tokes ne pronesi ne emer te Haxhi Lanes me nr.22 Akti,
date 15.03.1996 te nxjerre nga komisioni i Tokes se fshatit
Lanabregas, per siperfaqen 1700 m2 me numer kadastral 155 dhe
emertim Gjerdhe.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.525, date 27.04.2004 ka vendosur:


Ndryshimin e endimit nr.2559, date 06.06.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e kerkesepadise si te
pambeshtetur ne prova dhe ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te Nenit 472 te


K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Shyqyri Hajdari, i cili kerkon prishjen e
vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles
se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e apelit nuk ka vleresuar drejt te gjitha provat qe jane admnistruar
ne dosjen gjyqesore, por ka bere vetem nje gjykim formal nga ana e saj duke
vleresuar ne menyre te njeanshme vetem pretendimet e te paditurit Haxhi
Lana.
- Duke iu referuar aktit objekt gjykimi, qe i perket te paditurit Haxhi Lana,
rezulton se ekzistojne tre modulare akte marrje toke ne pronesi ne emer te
Haxhi Lana te ndryshem dhe me korrigjime te ndryshme.
- Ne mbeshtetje te pikes 5 te V.K.Ministrave nr.230, date 22.07.1991
komisioni perpilon gjithsej dy akte marrje toke ne pronesi, ndersa ne jemi
para tre te tilleve.
- Provohet se parcela nr.155 me emertimin Gjerdhe me siperfaqe 1700 m2
perfshihet brenda kufijve te prones se vjeter, por mbi kete parcele une jam
trajtuar se bashku me nipin tim me siperfaqe token ne baze te ligjit nr.7501
dhe jemi pajisur me aktet e marrjes se tokes ne pronesi.

359
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e paditesit
Av. Bashkim Merkaj, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per
rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, perfaqesuesin e te paditurit Av. Vladimir
Germenji, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi
çështjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.525, date 27.04.2004 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi
nr.2559, date 06.06.2003 i Gjykates se shkalles se pare Tirane jane pasoje e
zbatimit te gabuar te ligjit, si te tille ato duhet te prishen dhe te vendoset pushimi i
gjykimit te çështjes.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se Komisioni i tokes se fshatit
Lanabregas, Komuna Dajt i ka dhene ne pronesi te paditurit Haxhi Lana, ne baze te
aktit te marrjes se tokes ne pronesi nr.22, date 15.03.1996, disa parcela me
siperfaqe te percaktuara ne emertim, ne metra katrore, ne kufizime dhe midis tyre
parcelen me emrin "Gjerdhe" me siperfaqe 1700 m2, ne lidhje me te cilen paditesi
ngre pretendimin se ky akt marrje toke ne pronesi eshte i fallsifikuar.
Paditesit Shyqyri Hajdari, me aktin e marrjes se tokes ne pronesi, nder te
tjera i eshte dhene ne pronesi edhe ngastra "Gjerdhe" me nr.155 me siperfaqe 200
m2, ndersa i padituri ka marre token e ngastren "Gjerdhe" nr.155 me siperfaqe
1700m2.
Paditesi me padine e paraqitur kerkon goditjen per fallsitet te aktit te marrjes
se tokes ne pronesi nr.22 m, date 15.03.1996 me pretendimin se i padituri Haxhi
Lana ka bere korrigjime ne aktin e tij dhe Z.R.P.Paluajteshme padrejtesisht e ka
rregjistruar aktin si te tille te ndryshuar. Paditesi terheq te drejta mbi vete me
padine e paraqitur (Neni 32 i K.Pr.Civile) sepse me vendimin nr.1845, date
13.03.1996 Gjykata e Rrethit Tirane ka vendosur pranimin e padise se paditesit
Shyqyri Hajdari kunder Keshillit te Rrethit, duke vertetuar faktin juridik te njohjes
se pronesise, nder te tjera edhe ne "Qafe Gjerdhe" me siperfaqe 6 dy, me kufizimet
perkatese.
Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.2559, date 06.06.2003 ka
vendosur pranimin e kerkesepadise duke deklaruar te fallsifikuar dhe goditjen per
fallsitet te aktit te marrjes se tokes ne pronesi ne emer te Haxhi Lanes me nr.22,
date 15.03.1996 te nxjerre nga komisioni i Tokes se fshatit Lanabregas, Komuna
Dajt per siperfaqen prej 1700 m2 me numer kadastral 155 dhe emertim Gjerdhe.
Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.525, date 27.04.2004 ka vendosur
ndryshimin e vendimit nr.2559, date 06.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare
Tirane dhe rrezimin e kerkesepadise.

360
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesi, duke
parashtruar si shkaqe per prishjen e vendimit faktin se gjykata ka vleresuar ne
menyre te njeanshme pretendimet e te paditurit, se ekzistoje tre modulare akte
marrje toke ne pronesi me korrigjime dhe se parcela me nr.155, me emertimin
"Gjerdhe" me siperfaqe 1700 m2, perfshihet brenda kufijve te prones se vjeter.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, shkaqet e parashtruara ne rekurs
nga paditesi kane te bejne me themelin e çështjes, sepse paditesi duhet te kishte
drejtuar ankimin e tij per ligjshmerine dhe rregullsine e aktit qe konteston ne
organin administrativ perkates (Neni 137/1, 2 i K.Pr.Administrative) dhe vetem
pasi te kishte ezauruar rekursin administrativ (Neni 137/3 i K.Pr.Administrative)
mund t’i drejtohej gjykates.
Ne lidhje me çështjen objekt gjykimi V.K.Ministrave nr.230, date
22.07.1991 "Per krijimin e komisioneve te tokave" pika II/2 parashikon
shprehimisht se "Komisioni i tokes ne rreth zgjidh mosmarreveshjet qe kane lindur
ndermjet individeve dhe komisionit te tokes ne fshat". Gjate verifikimit te dosjes
gjyqesore nuk provohet qe paditesi t’i jete drejtuar Komisionit te tokes ne rreth per
kundershtimin e aktit te marrjes se tokes ne pronesi, per rrjedhoje vendimet duhet
te prishen dhe gjykimi i çështjes te pushohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te Nenit 485 germa "e" te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.525, date 27.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane,
vendimit nr.2559, date 06.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe
pushimin e gjykimit te çështjes.

Tirane, me 26.05.2005

361
Nr.2451/382 i Rregj. Themeltar
Nr.905 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore, date 26.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.2451/382


akti qe i perket:

PADITËS: QEMAL XHIBO


E PADITUR: BANKA E KURSIMEVE DURRES,
perfaqesuar nga Av. K. Mara

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e te paditurit per te shlyer depozitat bankare
sipas interesit bankar dhe koeficentit te rivleresimit.
Baza Ligjore: Neni 1027 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.2047, date 02.12.2003, ka


vendosur:
Pranimin e padise, duke detyruar Banken e Kursimeve Durres t’i
shlyeje paditesit depozitat bankare sipas interesit bankar dhe
koefiçentit te rivleresimit ne shumen prej 625.537 leke nga te cilat
431.058 leke per depoziten nr.540 dhe 194.479 leke per depoziten
1595/1, si dhe te llogarise, interesin bankar te depozitave me afat
maksimal.

362
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.236, date 04.05.2004, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.2047, date 02.12.2003 te Gjykates se shkalles
se pare Durres.

Kunder dy vendimeve te gjykatave ka ushtruar rekurs pala e paditur Banka e


Kursimeve Durres, e cila kerkon ndryshimin e dy vendimeve dhe rrezimin e
kerkese padise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vete klienti ka zgjedhur llojin e depozites pa afat.
- Gjykatat kane gabuar kur kane pranuar koefiçentin e rivleresimit per efekt te
zhvleftesimit te lekut.
- Nuk ka akt te mirefillte nenligjor per rivleresimin e depozitave pas 1991.
- Baza ligjore e padise eshte e padrejte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, avokatin e pales paditur
K. Mara, qe kerkoi ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e padise dhe si shqyrtoi
aktet ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga pala e paditur, Banka e Kursimeve Durres, permban
shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj si vendimi i
Gjykates se Rrethit Durres nr.2047, date 02.12.2003 qe kishte pranuar padine e
paditesit dhe vendimi i Gjykates se Apelit Durres nr.236, date 04.05.2004, i cili ka
lene ne fuqi vendimin e mesiperm te gjykates se rrethit, duhet te ndryshohen dhe te
vendoset rrezimi i padise.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se midis
paleve eshte lidhur kontrata e depozites bankare, me te cilen paditesi ka depozituar
prane pales se paditur shumen 43.628 (dyzet e tremije e gjashteqind e njezet e tete)
leke me depoziten nr.540, date 17.07.1978 dhe shumen 19.684 leke
(nentembedhjetemije e gjashteqind e tetedhjete e kater) me depoziten 1595/1, date
20.09.1986. Te dy keto depozita jane hapur si depozita pa afat. Paditesi ne
depoziten e pare nuk ka kryer asnje veprim te mevonshem derdhje apo terheqje,
ndersa ne te dyten, veprimet jane kryer deri ne vitin 1991 dhe mbas ketij viti nuk
ka me veprime.
Paditesi ka pretenduar se te dy depozitat duhet te konsiderohen si depozita
me afat maksimal (12 muaj) meqenese ne to nuk jane kryer veprime per shume
vite, si dhe sasia e lekeve te depozituara ne to duhet te rivleresohet per shkak te
rivleresimit te lekut.

363
Gjykata e rrethit pasi ka marre dhe mendimin e eksperteve te thirrur prej saj
ka arritur ne konkluzionin se vlera e depozites, duke marre per baze fuqine blerese
te lekut midis periudhave 1991-2003, si dhe indeksin e çmimeve te publikuara nga
INSTAT per secilen nga depozitat, do te ishte 431.058 leke per te paren dhe
194.479 leke per te dyten. Pikerisht mbi keto shuma duhen llogaritur sipas saj,
interesat si depozita me afat maksimal (pra nese depozita do te ishte vjetore) te
pasqyruara ne pasqyrat per interesat. Gjykata i eshte referuar per sa me siper nenit
1027 te K.Civil per rolin e Bankes si marrese dhe pranuese e depozitave te titujve
ne administrim, duke argumentuar se banka nuk duhet te mbante parasysh vetem
thjesht veprimin e saj mbi kartelen e depozituesit, por duhet ta klasifikonte ate si
depozite me afat maksimal per te mbrojtur interesat e klientit. Per sa me siper ajo
ka pranuar teresisht padine.
Edhe gjykata e apelit ka lene ne fuqi me te njejtin arsyetim vendimin e
gjykates se rrethit.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte e vlereson konkluzionin e arritur nga
gjykatat si te pambeshtetur ne ligj.
Marreveshja e lidhur mes paleve ka qene ne formen e kontrates se depozites
bankare pa afat. Ne nenin 1024 qe i referohet kesaj kontrate parashikohet: "Kur
depozitohet nje shume parash prane nje banke, ajo fiton pronesine dhe eshte e
detyruar ti ktheje ne te njejten lloj monedhe me skadimin e afatit te percaktuar ose
me kerkesen e depozituesit, duke patur parasysh periudhen e lajmerimit te
percaktuar nga palet ose nga zakoni bankar". Sipas dispozites se mesiperme eshte
depozituesi ai qe percakton afatin e depozites dhe jo banka. Vete paditesi kontraten
e ka nenshkruar si depozite pa afat. Sipas percaktimeve te K.Civil kontrata e lidhur
mes paleve ka fuqine e ligjit dhe mund te ndryshohet vetem me pelqimin e te dy
paleve. Paditesi nuk rezulton te kete paraqitur kerkese prane pales se paditur per
ndryshimin e afatit te depozites. Te njejten fryme sjell edhe ligji nr.8365, date
02.07.1998 "Per Bankat ne Republiken e Shqiperise" i cili, ne nenin 2 parashikon
"Depozita bankare eshte marredhenia juridike per shumen monetare te vene si
depozite ne banke me kushtet e meposhteme:… i) kjo shume monetare do te
ripaguhet nga banka me ose pa interes apo vlere te çdo lloji, me ose pa afat, sipas
kushteve te pranuara nga vete depozituesi apo perfaqesuesi i tij dhe banka….".
Gjykata ne lidhje me kete pike nuk ka argumentuar se ne cilen dispozite
ligjore e ka mbeshtetur konkluzionin e saj. Ajo i referohet nenit 1027 te K.Civil,
por kjo dispozite ben fjale per depozitat e titujve ne administrim. Ne çeshtjen ne
gjykim eshte depozituar nje shume parash, prandaj dispozita e mesiperme nuk
mund t’i shtrije rregullimet e saj ne te tilla raste.

364
Edhe lidhur me kerkimin tjeter te paditesit per rivleresimin e shumes se
depozituar gjykata nuk ka respektuar kerkesat ligjore. Ajo ka kerkuar mendimin e
ekspertit dhe i eshte referuar indeksit te rivleresimit te çmimeve te publikuar nga
INSTAT, dhe ka konkluduar per rivileresim te depozites bankare. Dihet se bankat
e zhvillojne aktivitetin e tyre mbeshtetur ne ligj dhe akte nenligjore qe dalin per
zbatim te tij. Gjykata nuk ka treguar ligjin te cilit i eshte referuar per nje zgjidhje te
tille, ne nje kohe qe nuk rezulton te jete miratuar asnje ligj apo akt nenligjor per
indeksimin e depozitave te kursimit mbas vitit 1991. Ligjet apo V.K.Ministrave qe
ndodhen te administruara ne dosjen gjyqesore dhe qe bejne fjale per rivleresim mbi
bazen e indeksimit te lekut i perkasin fushave te tjera qe lidhen me rivleresimin e
prones shteterore apo pasurise se ish kooperativave bujqesore qe do te privatizohej.
Kjo do te thote se ligjvenesi i ka dhene fuqi ligjore ne rastet kur vete ka çmuar
rivleresimin mbi bazen e indeksimit te lekut, por nje gje te tille nuk e ka shtrire ne
sistemin bankar. Gjykata eshte e detyruar te zbatoje ligjin, por jo te beje vete ligj.
Per sa me siper vendimet e te dy gjykatave duhet te ndryshohen dhe te
vendoset rrezimi i padites se paditesit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/d te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.2047, date 02.12.2003 te Gjykates se rrethit
Durres dhe te vendimit nr.236, date 04.05.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe
rrezimin e padise se paditesit Qemal Xhibo kunder te paditures Banka e Kursimeve
Durres (sot Raiffeisen Bank) si te pambeshtetur ne ligj.

Tirane, me 26.05.2005

365
Nr.2410/353 Rregj. Themeltar
Nr.906 Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.05.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: XHELADIN DELIA


SAXHIDE BERBERI, te perfaqesuar ne
gjykim nga Av. Ll. Zani
TË PADITUR: K.K.K. PRONAVE PRANE BASHKISE
FIER,
PROKOP PRIFTI, ne mungese

OBJEKTI:
Kundershtim vendimi i K.K.K.Pronave
dhe detyrim per njohje pronar,
ne baze te Ligjes per kthimin
dhe kompensimin e pronave ish pronareve.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier me vendimin nr.881, date 26.05.2003 ka


vendosur:
Rrezimin e kerkese padise

366
Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.71, date 02.03.2004 ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pranimin e
kerkese padise duke anulluar vendimin e K.K.K.Pronave.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me


pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:
- Kjo çeshtje eshte gjykuar nga te njejtet gjyqtare.
- Jam pronar i ligjshem i shtepise qe e kam fituar me kontrate shitje.
- Kerkon prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se
pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


si degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi pretendimin e
paditesit, i cili kerkoi rrezimin e rekursit, d.m.th. lenien e vendimit ne fuqi, si
shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen;

VËREN
Paditesit kane pretenduar se kane patur ne pronesi, d.m.th. ne bashkepronesi,
nje truall prej 3456 m2, si dhe nje shtepi banimi te ndertuar mbi kete truall.
Prona e mesiperme eshte shpronesuar dhe mbi te eshte ndertuar nje objekt
social. Ne keto kushte ne kuptim te ligjes mbi kthimin dhe kompensimin e pronave
ish pronareve, paditesit kane marre pergjigje negative nga Komisioni per faktin se
kjo prone i eshte njohur dhe kthyer te paditurit. Ne keto kushte kane kerkuar
gjyqesisht kundershtimin e ketij vendimi.
Nga ana e tij i padituri ka pretenduar te drejta pronesie, te fituara keto me
titull blerje.
Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e kerkese padise, me
arsyetimin se i padituri pronen e ka fituar me parashkrim fitues ne baze te Nenit 44
te Ligjes mbi Kodin Civil.
Gjykata e Apelit Vlore ka ndryshuar vendimin duke pranuar kerkese padine
me arsyetimin se:
- Nuk ndodhemi para fitimit te pronesise me parashkrim fitues, pasi i
padituri nuk provon nje nga menyrat e fitimit te pronesise;
- I padituri nuk ka pretenduar se ka fituar pronesine me ane te institutit
te mesiperm;
- Gjykata ka interpretuar gabim Nenin 44 te Dekretit mbi pronesine;
- Paditesit nuk e kane humbur pronesine e tyre mbi truallin;
Nisur nga parimi i barres se proves, pjesemarresit ne proces kane paraqitur
ne gjykimin e çeshtjes pretendime te ndryshme.

367
Paditesit kane pretenduar se jane pronare te nje sip, prej 2956 m2, e cila nuk
i eshte shitur te paditurit dhe i padituri nga ana e tij ka pretenduar se ka blere kete
siperfaqe nga trashegimlenesia e paditesave.
Secila pale ka paraqitur edhe provat e saj per te provuar pretendimet, prova
te cilat jane analizuar edhe nga gjykata, por qe jane interpretuar ne menyre te
ndryshme.
Paditesit kane arritur te provojne se trashegimlenesia e tyre i ka shitur
personit te trete nje siperfaqe trualli prej 500 m2, si edhe nje pjese prej 5/6 te
baneses, veprim i cili eshte kryer me aktin e shitjes, date 19.05.1955. Kjo e fundit
kete prone ja ka shitur me pas te paditurit (22.05.1957). Ne keto rrethana i padituri
ka fituar pronesine per sendin e mesiperm.
Eshte e vertete se trashegimlenesia ka kryer edhe nje veprim tjeter juridik
shitje, per pjesen tjeter te truallit dhe 1/6 te baneses, porse kjo ka qene shitje me
premtim, d.m.th. qe duhej te shoqerohej me pas nga nje kontrate definitive shitje, e
cila nuk eshte kryer. Pra pronesia nuk ka kaluar tek i padituri.
Gjykata e ka interpretuar kete veprim juridik si menyre e fitimit te pronesise
me parashkrim fitues. Arsyetimi i gjykates se apelit ne kete drejtim eshte i drejte
dhe i ligjshem. Se pari nuk ndodhemi para ketij instituti, d.m.th. para kesaj menyre
te fitimit te pronesise per shkak se nuk bazohet ne ligj dhe se dyti se vete i padituri
nuk ka parashtruar nje pretendim te tille, pra gjykata ka dale jashte kufijve te
kompetences se saj.
Arsyetimi i gjykates se apelit se nuk ndodhemi para parashkrimit fitues eshte
i bazuar edhe ne praktiken gjyqesore. Eshte pranuar se si kusht per kete menyre te
fitimit te pronesise duhet ekzistenca e nje veprimi juridik per kalimin e pronesise,
veprim i cili nuk ishte i ndaluar nga ligja. I padituri nuk arriti te provoje
ekzistencen e nje veprimi te tille juridik. Veprimi juridik qe ai ka kryer ka qene nje
veprim juridik premtim shitje, per te cilen ai si i paditur nuk mund te pretendoje
kalimin e pronesise, por vetem shperblimin e demit nga mungesa e premtimit te
dhene. Pra ndodhemi para nje veprimi juridik detyrimi dhe jo para nje veprimi
juridik kalim pronesie. Me kontraten e premtimit kemi nje marredhenie detyrimi
ndermjet kreditorit dhe debitorit, ndersa me marredhenien e pronesise kemi
rregullimin e marredhenies juridike te pronesise, pra te perkatesise se nje sendi
ndaj nje personi te caktuar.
Edhe ne kete drejtim analiza qe i ka bere gjykata e apelit eshte e drejte dhe e
ligjshme.
Ne rrethanat e mesiperme vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe i
ligjshem dhe duhet te lihet ne fuqi.

368
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 485 a te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.71, date 02.03.2004 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 26.05.2005

369
Nr.1819 i Rregj. Themeltar
Nr.907 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates mori ne shqyrtim 26.05.2005 çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËSE: XINXIFE VEIZI, ne mungese


I PADITUR: K.K.K. PRONAVE FIER, ne mungese

OBJEKTI:
Kundershtim vendimi i K.K.K.Pronave Fier,
ne baze te Ligjes 7698, date 15.04.1993,
Neni 154 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr.1601, date 24.11.2004 ka


vendosur:
Nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs paditesja, e cila me pretenimin se


vendimi eshte ne kundershtim me ligjen, kerkon prishjen e tij dhe vazhdimin e
gjykimit te çeshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


si degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

370
VËREN
K.K.K.Pronave Fier me vendimin nr.10, date 15.06.1995, ka vendosur
njohjen pronar te Z.Velmishi mbi nje siperfaqe toke (truall) prej 4250 m2.
Paditesia me kerkese padine objekt gjykimi, ka kundershtuar kete vendim, me
pretendimin se gezon te drejta pronesie mbi kete truall.
Gjykata e ka nxjerre kete çeshtje jashte juridiksionit gjyqesor me
pretendimin se, me daljen e ligjit nr.9235, date 29.07.2004 eshte parashikuar se
shqyrtimi i ketyre ankesave, duhet te behet prane nje organi administrativ. Kerkese
padia eshte paraqitur pasi ky ligj kishte hyre ne fuqi, per pasoje duhet te zbatohen
normat e reja proceduralo civile.
Ligji i ri nr.9235, date 29.07.2004 ka bere nje rregullim te ri procedurial, per
shqyrtimin e kerkesave ndaj vendimeve te K.K.K.Pronave. Keshtu me daljen e
ketij ligji shqyrtimi i tyre duhet te behet nga nje organ administrativ dhe jo me ne
rruge gjyqesore. Meqenese kerkese padia eshte paraqitur pasi ka hyre ne fuqi ky
ligj, duhet qe te ndiqet procedura e parashikuar nga normat e ketij ligji. Per pasoje
me te drejte gjykata e ka nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§a te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1601, date 24.11.2004 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Fier.

Tirane, me 26.05.2005

371
Nr.2447/378 i Rregj. Themeltar
Nr.908 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.05.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: "ALGINERT" Shpk, ne mungese


"STUDIO PROJEKT" Shpk, ne mungese
E PADITUR: BASHKIA TIRANE, perfaqesuar nga
Av. i Shtetit A. Deda dhe Juriste N. Kondi

OBJEKTI:
Detyrim per shperblim demi,
ne baze te Neneve 450 e 850 te K.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.4675, date 11.11.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.624, date 17.05.2004 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe duke e gjykuar çeshtjen ne
fakt rrezimin e kerkese padise se paditesave.

Kunder vendimit te mesiperm kane paraqitur rekurs paditesit, te cilet me


pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjen gabim dhe konkretisht per arsye se:
- Detyrimi i anes se paditur eshte detyrim kontraktor;

372
- Ana e paditur ka qene ne dijeni per gjithe veprimtarine tone;
- Nje pjese e punimeve jane paguar nga ana e paditur;
- Gjykata duhej te therriste mendimin e eksperteve;
- Kerkojne prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se
pare.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
si degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi perfaqesuesit
e anes se paditur, te cilet kerkuan pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne
teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesit kane pretenduar se me date 23.05.2001 kane lidhur me anen e
paditur nje kontrate sipermarrje me objekt sistemim, asfaltim, rehabilitim te
ujesjellesit dhe kanalizimeve ne rrugen "Punetoret e Rilindjes".
Pas kesaj, nga ana e paditur eshte kerkuar edhe shtesa e punimeve per zonen
nga "Ura e Lanes" deri tek PTT nr.4, punime te cilat jane kryer dhe pretendohet se
nga ana e paditur nuk jane paguar.
Ne keto rrethana, paditesit kane kerkuar gjyqesisht detyrimin e anes se
paditur per shperblimin e demit.
Gjykata e shkalles se pare ka pranuar pretendimet e paditesave, duke
arsyetuar se:
- punimet jane bere mbi bazen e planit rregullues te qytetit, i cili
disponohej nga ana e paditur;
- punimet jane ndjekur dhe kontrolluar nga ana e paditur;
- dokumentacioni eshte nenshkruar nga supervizoret e anes se paditur;
- nga ana e paditur jane pranuar keto punime pasi ne te kundert do te
prisheshin;
- kemi te bejme me kontrate siperrmarrje, e cila mundet te mos behet me
shkrim;
Gjykata e apelit ka prishur kete vendim me arsyetimin se:
- kontrata e siperrmarjes eshte e lidhur me shkrim dhe ka nje objekt te
sakte;
- paditesit bejne fjale per punime shtese, te cilat duhet te jene me shkrim;
- kemi te bejme me fonde te buxhetit te shtetit dhe jo te bashkise;
Duke ju referuar materialeve te ndodhura ne dosje dhe pretendimeve te
pjesemarresve ne proces, arsyetohet se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte
dhe i bazuar ne ligj.

373
Paditesit, duke ju referuar bazes juridike te kerkese padise, kane zgjedhur
Nenin 850 te K.C. (kontrata e sipermarrjes). Pra ato nuk kane paraqitur ndonje
pretendim per shkaktim demi jashtekontraktor, pretendojne se kemi te bejme me
nje shtese te kontrates se sipermarrjes se lidhur me anen e paditur. Ky pretendim i
tyre, eshte rrezuar me te drejte nga gjykata e apelit. Kontrata e sipermarrjes eshte
kontrate e lidhur per nje objekt te caktuar, i cili eshte vertetuar gjate gjykimit te
çeshtjes. Ne kete objekt nuk jane perfshire pretendimet e paditesave per shtesen e
pretenduar. Pra, derisa kontrata eshte plotesuar ne rregull dhe palet i kane shlyer
detyrimet e tyre, paditesit nuk mundet te vertetojne pretendimet e ngritura.
Edhe ne kuptim te Ligjes mbi prokurimet, gjykata e apelit ka bere nje
analize te drejte te pretendimeve te pjesemarresve ne proces.
Ne keto kushte, vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe duhet te lihet
ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485 § a te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.624, date 17.05.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 26.05.2005

374
Nr.2411/359 i Regj. Themeltar
Nr.909 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.2411/359 akti qe i perket:

PADITËS: GANI KALLOLLARI, perfaqesuar


nga Av. A. Hakani
MARJANA BLIDO, ne mungese

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE BASHKIA FIER

PERSONA TË TRETË: NIKOLLAQ MENI, perfaqesuar nga


Av. S. Guxho
ZOICA PETO

OBJEKTI I PADISË:
Kundershtim i vendimit nr.45,
date 29.12.1993 te K.K.K.Pronave
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.1145, date 11.07.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkese-padise

375
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.96, date 17.03.2004 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore kane ushtruar rekurs personat e
trete Nikollaq Meni dhe Zoica Peto, te cilet kerkojne prishjen e vendimit duke
parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata ka gabuar ne pranimin e padise me arsyetimin e vetem se K.K.K.P.
prane Bashkise nuk eshte kompetent per trajtimin e kesaj siperfaqe, pasi
eshte jashte vijes se verdhe, bazuar kjo ne nje vendim te Urbanistikes se
rrethit date 12.06.1996.
- Per kete gjykata duhej te plotesonte kerkesen tone per ekspertim dhe te
merrte eksperte, pasi ne dosje ndodhet dhe nje vertetim tjeter (fq. 146) ku
provohet e kunderta.
- Edhe po te qe i vertete nje pretendim i tille gjykata nuk duhej te pranonte
padine, pasi nga nje sere provash ka rezultuar se pronare te siperfaqes objekt
gjykimi jemi ne dhe pales paditese me vendim nr.1962, date 21.08.1995 te
Gjykates se shkalles se pare Fier, (i cili ka marre forme te prere me vendimin
nr.663, date 19.04.1996 te Gjykates se Kasacionit) eshte konstatuar
pavlefshmeria e kontratave te privatizimit mes tyre dhe Agjensise se NB-ve.
- Edhe persa i perket legjitimimit pala paditese nuk mund te kerkoje me kete
padi, pasi kontratat e tyre te privatizimit jane bere te pavlefshme sipas
vendimit te gjykates.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, avokatin e pales paditese
A. Hakani, qe kerkoi mospranimin e rekursit dhe lenien ne fuqi te vendimeve, si
degjoi Av. S. Guxho, qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe rrezimin e padise
dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga personat e trete, Nikollaq Meni dhe Zoica Peto
permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj
vendimi i Gjykates se Rrethit Fier nr.1145, date 11.07.2003 me te cilin eshte
vendosur pranimi i padise dhe kundershtimi i vendimit te K.K.K.Pronave dale ne
favor te personave te trete, si dhe vendimi nr.96, date 17.03.2004 i Gjykates se
Apelit Vlore me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i mesiperm, duhet te
ndryshohen dhe te vendoset rrezimi i padise.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se, me
vendimin e K.K.K.Pronave Fier nr.45, date 29.12.1993 (i cili eshte vendimi objekt
kundershtimi) u eshte njohur personave te trete si trashegimtare te Llazi Menit,

376
pronesia mbi nje truall me siperfaqe 3600 m2 te ndodhur ne "Sheq i Vogel". Mbi
kete truall kane qene te ndertuar disa objekte si Dhoma e mekanikeve, Depo
Brigade, apo Hangar, per te cilet personave te trete u eshte njohur e drejta e
parablerjes me vendimin e mesiperm.
Nga ana tjeter paditesat kane qene punonjes te ish N.B.Fier dhe me kete
cilesi ne kuadrin e privatizimit te N.B. kane blere objektet e cituara me lart, qe
ndodheshin mbi truallin e njohur personave te trete.
Ne nje gjykim te meparshem, personat e trete me cilesine e pronarit dhe me
te drejten e njohur nga vendimi i K.K.K.Pronave, kane kundershtuar kontratat e
shitblerjes ne emer te paditesave dhe me vendimin gjyqesor nr.1962, date
21.08.1995, i cili ka marre forme te prere, eshte vendosur deklarimi i
pavlefshmerise se tyre. Mbas dhenies se ketij vendimi personat e trete kane bere
privatizimin e objekteve qe gjendeshin ne truallin e tyre.
Me padine ne gjykim paditesat kane kundershtuar vendimin e
K.K.K.Pronave dhene ne favor te personave te trete, duke pretenduar se siperfaqja
qe i eshte njohur atyre nuk eshte truall por toke bujqesore, ajo ndodhet jashte vijes
se verdhe te qytetit Fier dhe per rrjedhoje nuk duhet te disponohej nga
K.K.K.Pronave prane Bashkise Fier.
Gjykata e rrethit pasi ka administruar vertetime te leshuar nga Bashkia Fier
nga ku rezulton se siperfaqja e pretenduar nga paditesit ndodhet jashte vijes se
verdhe te qytetit te miratuar me vendimin nr.392, date 24.10.1991 te Keshillit te
Ministrave, ka konkluduar se vendimi objekt kundershtimi eshte nxjerre nga nje
organ jo kompetent e per rrjedhoje ka pranuar padine e paditesit.
Gjykata e apelit me te njejtin arsyetim ka lene ne fuqi vendimin e dhene nga
gjykata e rrethit. Ne te dy gjykimet personi i trete ka pretenduar mungesen e
legjitimitetit te paditesave ne ngritjen e padise dhe gjykata e ka rrezuar kete
pretendim, duke argumentuar se sipas nenit 324 te K.Pr.Civile, padia mund te
ngrihet kur paditesi argumenton se akti administrativ eshte i paligjshem dhe se atij
i cenohen interesat dhe te drejtat e tij ne menyre te terthorte, individualisht apo ne
menyre kolektive. Ne rastin ne gjykim, sipas gjykates, interesat e paditesave
cenohen ne menyre te terthorte sepse ka qene ky akt administrativ qe ka sjelle
pasoje pavlefshmerine e kontratave te tyre.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne konkluzionin se vendimet e te dy
gjykatave jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit e si te tilla ato duhet te
ndryshohen.
Ndryshe nga sa argumentojne gjykatat lidhur ne interesin e ligjshem te
paditesave ne ngritjen e kesaj padie, Kolegji Civil konkludon se nje interes i tille
mungon. Paditesat tashme nuk kane asnje titull mbi pronat qe ndodhen ne truallin e
personave te trete, sepse me nje vendim qe ka marre forme te prere kontratat jane
deklaruar te pavlefshme. Keshtu qe ata nuk kane mundesi te realizojne ndonje te

377
drejte edhe ne rast se vendimi i K.K.K.Pronave do te kundershtohej. Interesi i
ligjshem i tyre per te kundershtuar kete vendim ka qene deri sa nuk kishte
perfunduar gjykimi per pavlefshmerine e kontratave, gje qe mund te realizohej
qofte ne kuadrin e atij gjykimi me kunderpadi, apo dhe me nje gjykim te veçante.
Paditesat nuk e kane shfrytezuar kete mundesi e per rrjedhoje, duke u konsideruar i
mireqene vendimi i K.K.K.Pronave, jane goditur kontratat e tyre.
Problemet qe lidhen me regjimin juridik te tokes se disponuar ne vendim
jane probleme themeli, te cilat mund te shqyrtohen nga gjykata vetem pasi
paditesat te legjitimoheshin ne ngritjen e padise.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/d te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.1145, date 11.07.2003 te Gjykates se Rrethit Fier
dhe te vendimit nr.96, date 17.03.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe rrezimin e
padise se paditesave me objekt kundershtim i vendimit te K.K.K.Pronave.

Tirane, me 26.05.2005

378
Nr.2458/387 i Regj. Themeltar
Nr.910 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.05.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: E’THEM OSMANI, RIFAT LALA,


BESIM MUÇA, HASAN LLESHI, ne
mungese
TË PADITUR: ISMAIL BESHI, ISUF DISHA, ne mungese
PALË E TRETË: BANKA E KURSIMEVE, ne mungese

OBJEKTI:
Pjestim pasurie.
Baza Ligjore: Neni 207 i K.Civil,
neni 369 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Mat, me vendimin civil nr.106, date 25.06.1999 ka


vendosur:
Rrezimin e padise te ngritur si te pambeshtetur ne ligj e prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.363, date 13.04.2000, ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.106, date 25.06.1999 te Gjykates se Rrethit
Mat, duke vendosur:

379
Lejimin e pjestimit te zyrave Burrel, murit rrethues, magazinave
shtese mbi magazinat ekzistuese dhe toka nen te, ne mes te paditesve
dhe te paditurve duke marre secili nga 1/6 pjese.
Dergimin e çeshtjes Gjykates se Rrethit Mat per vazhdimin e fazes se
dyte.

Gjykata e Rrethit Mat ne fazen e dyte te pjestimit me vendimin civil nr.202,


date 16.10.2000 ka vendosur:
Pranimin e pjesshem te padise se paditesve Et’hem Osmani, Rifat
Lala, Besim Muça, Hasan Lleshi, kunder te paditurve Ismail Beshi e
Isuf Disha me person te trete Banka e Kursimeve Burrel.
Pjestimin e pasurise se paluajteshme te Firmes "IBISI" sh.p.k. duke
perfituar nga 1/6 pjese secili, te barabarte me vlere leku 113.150 leke
secili ne pjese dhe konkretisht si me poshte:
Ethem Osmani gjysmen e zyrave me gjysmen e murit rrethues te tyre.
Kthimin ndaj Ismail Beshit e Isuf Dishes nga 4950 leke secili.
Besim Muça gjysma tjeter e zyrave se bashku gjysmen tjeter te murit
rrethues. Kthimin ndaj Rifat Lales e Hasan Lleshit nga 4950 leke,
secili.
Ismail Beshi maazina nr.1 me vlere 108.200 leke.
Isuf Disha magazina nr.2 me vlere 108.200 leke.
Rifat Lala magazina nr.3 me vlere 108.200 leke.
Hasan Lleshi magazina nr.4 me vlere 108.200 leke.
Pushimin e gjykimit per magazinen, plus shtesen e katit qe eshte
hipotekuar ne favor te Bankes se Kursimeve.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.467, date 12.04.2001 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.202, date 16.10.2000 te Gjykates se Rrethit Mat
dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup
gjykues.

Gjykata e Larte, me vendimin civil nr.336, date 13.02.2003 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.467, date 12.04.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup
gjykues.

380
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.469, date 20.04.2004 ka
vendosur.
Lenien ne fuqi te vendimit nr.202, date 16.10.2000 te Gjykates se
Rrethit Mat.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Et’hem Osmani, i cili kerkon prishjen e
vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, duke
parashtruar sa me poshte:
- Gjykata nuk ka depozituar ne sekretari 10 dite para seances gjyqesore te
ardheshme projekt - pjestimin.
- Gjykata nuk ka caktuar asnje ekspert per hartimin e ketij projekt-pjestimi.
- Palet nuk kane dhene mendimin ne hartimin e projektit te pjestimit.
- Gjykata nuk ka perfshire ne projektin e pjestimit objektin i cili eshte
vendosur ne hipoteke ne favor te Bankes se Kursimeve.
- Nuk eshte marre parasysh akt - marreveshja e lidhur mes bashkepronareve
me daten 23.03.1994 ne lidhje me marredheniet e bashkepronesise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, ne mungese te paleve dhe si
bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi i Gjykates se shkalles se
pare Mat duhet te prishen per shkak se nuk jane te bazuara ne ligj.
Rezulton nga aktet se Et’hem Osmani, etj., kane paditur Ismail Beshi, etj.
dhe kane kerkuar ne baze te nenit 207 te K.Civil, pjestimin e pasurise se
perbashket perbere nga sende te luajteshme dhe te paluajteshme. Meqenese
pjestimi i sendeve te luajteshme eshte zgjidhur me pajtim, ka vazhduar gjykimi per
pjestimin e sendeve te luajteshme dhe qe perbehen nga objekte, zyra dhe magazina
te ndodhura ne qytetin e Burrelit.
Mbas prishjes se çeshtjes per disa here perfundimisht Gykata e Apelit Tirane
me vendimin nr.363, date 13.04.2000 ka vendosur per fazen e pare te pjestimit te
pasurise se paluajteshme duke perfshire ne te zyrat, murin rrethues, magazinat,
shtesat mbi magazine dhe toka nen te midis paleve pjesemarrese ne gjykim duke
marre secili nga 1/6 pjese te kesaj pasurie. Gjithashtu ka vendosur kthimin e
çeshtjes prane Gjykates se shkalles se pare Mat, per vazhdimin e gjykimit per
fazen e dyte te pjestimit.
Ne fazen e dyte te pjestimit Gjykata e shkalles se pare Mat ka vendosur
pjestimin midis paleve vetem per objektet zyra dhe nje pjese te magazinave dhe ka

381
pushuar gjykimin per pjestimin e nje magazine tjeter plus shtese kati mbi te me
arsyetimin se kjo prone eshte hipotekuar ne favor te Bankes se Kursimeve per efekt
te shlyerjes se nje kredie qe palet kishin marre prej saj.
Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.
Kunder dy vendimeve te lartpermendura per fazen e dyte te pjestimit ka bere
rekurs paditesi Et’hem Osmani dhe konstatohet se shkaqet e parashtruara ne te jane
te bazuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe bejne fjale per zbatim te keq te ligjit
procedural.
Gjykata e rrethit Mat ne fazen e dyte te pjestimit ka perjashtuar disa sende, si
nje magazine, shtesat mbi te dhe siperfaqe trualli dhe ka vendosur pushimin e
gjykimit per kete pjese me arsyetimin se keto objekte nuk mund te pjestohen per
shkak se jane vene hipoteke per efekt te shlyerjes se nje kredie te marre nga palet
nga Banka e Kursimeve dhe sipas saj pjestimi i ketyre sendeve mund te behet
midis paleve ne nje faze te mevoneshme mbas shlyerjes se kredise.
Ky konkluzion eshte i gabuar.
Me vendim te Gjykates se Apelit Tirane nr.363, date 13.04.2000 per fazen e
pare te pjestimit, ne pasurine qe i nenshtrohet pjestimit jane perfshire edhe sendet e
lartpermendura, prandaj gjykata nuk mund te vinte me ne diskutim pjestimin e
tyre. Per problemet qe zgjidhen ne fazen e pare te pjestimit, konform kerkesave te
nenit 370 te K.Pr.Civile si, percaktimi i rrethit te bashkepronareve, sendet qe do te
pjestohen dhe pjesa takuese e sejcilit bashkepronar, vendimi ka marre forme te
prere, prandaj gjykata nuk kishte me te drejte te diskutonte sendet qe ishin
perfshire ne pjestim. Ne baze te nenit 371 te K.Pr.Civile ajo ishte e detyruar te
vazhdonte gjykimin ne fazen e dyte te pjestimit dhe te merrte ne shqyrtim kerkesat
e paleve vetem per aq sa ato lidheshin me kete faze te gjykimit te çeshtjes.
Pretendimet e te paditurve qe nje pjese e magazinave nuk duhet te pjestohen
per shkak se jane vene hipoteke ne favor te Bankes Kursimeve per efekt te
shlyerjes se kredise, jane ngritur ne gjykime te mepareshme ne fazen e pare te
pjestimit dhe nuk jane marre ne konsiderate nga gjykata, prandaj perderisa jane
marre nje here ne shqyrtim nuk mund te ngrihen rishtazi dhe te pranohen nga
gjykata per me teper ne fazen e dyte te pjestimit. Duke patur parasysh sa me siper
Gjykata e Apelit Tirane ka dhene edhe orientimet e duhura qe gjykata duhet te kete
parasysh per menyren e shlyerjes se kredise, por gjykata e shkalles se pare ne
vendim te saj shprehet se keto orientime nuk jane te drejta dhe nuk i ka parasysh ne
gjykimin e çeshtjes, duke vepruar keshtu edhe ne kundershtim me kerkesat ne tre
paragrafet e fundit te nenit 467 te K.Pr.Civile sipas te cilave ne rigjykim gjykata e
shkalles se pare eshte e detyruar t’i permbahet vendimit te gjykates se apelit.
Gjykata e shkalles se pare Mat, ne fazen e dyte te pjestimit edhe per sendet
qe ajo ka pranuar t’i pjestoje midis paleve nuk ka respektuar kerkesat e neneve 372
e vijues te K.Pr.Civile qe bejne fjale per vleresimin e pasurise dhe formimin e

382
pjeseve. Ndonese behet fjale per vleresimin e nje pasurie te paluajteshme ajo nuk
ka marre mendimin e eksperteve por i eshte referuar çmimeve te objekteve ne
listen e inventarit para privatizimit te tyre, ne nje periudhe para shume vitesh dhe
qe nuk pasqyrojne vleren reale te sendeve ne pjestim.
Po ashtu ka vendosur ndarjen ne natyre te objekteve pa marre mendimin e
eksperteve per mundesine e ndarjes ne natyre te tyre dhe formimit te pjeseve
takuese per secilen pale.
Ne kundershtim me kerkesat e nenit 373 te K.Pr.Civile gjykata nuk ka
hartuar paraprakisht nje projekt pjestimi ne menyre qe palet te parashtronin
verejtjet e tyre ne seancen e ardhshme.
Ne shkeljet e permendura me lart ka rene edhe Gjykata e Apelit Tirane qe ka
lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, shkelje te ligjit procedurial qe
kane ndikuar edhe ne zgjidhjen e konfliktit midis paleve.
Per te zbatuar sakte ligjin dhe per te zgjidhur drejt çeshtjen vendimi i
gjykates se apelit dhe vendimi i gjykates se shkalles se pare per fazen e dyte te
pjestimit duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rigjykim prane Gjykates se
shkalles se pare Mat.
Mbasi te plotesoje dhe te kete parasysh sa me siper gjykata do te jape nje
vendim te drejte dhe te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.469, date 20.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
vendimit nr.202, date 16.10.2000 te Gjykates se shkalles se pare Mat dhe kthimin e
çeshtjes per fazen e dyte te pjestimit prane Gjykates se shkalles se pare Mat, por
me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 26.05.2005

383
Nr.2452/383 i Regj. Themeltar
Nr.911 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Irma Bala Anetare
Shpresa Beçaj Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.05.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËSE: GORE ZIU, përfaqësuar nga


av. Edmond Hoxha
I PADITUR: DODOL MUHO, përfaqësuar
nga av. Gramoz Lika

OBJEKTI I PADISË:
Lirim e dorëzim i tokës bujqësore.
Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e shkallës së parë Durrës me vendimin nr.72, date 14.01.2004 ka


vendosur:
Pranimin pjesërisht të padisë së ngritur nga paditësja Gore Ziu, vetëm
përsa i përket sipërfaqes 370 m2, të ndodhur në lagjen nr.15, Rr. “A.
Goga” Durrës, e cila eshte e shenuar ne aktin e ekspertimit me ngjyre
te verdhë, duke u detyruar i padituri Dodol Muho ta lirojë e dorëzojë
atë, duke prishur gardhin me tela dhe të mos e përsërisë më në të
ardhmen.
Rrëzimin e padisë përsa i përket sipërfaqes 600 m 2, të shënuar në aktin
e ekspertimit me ngjyrë të kuqe, si të pabazuar në ligj e në prova.

384
Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.257, date 13.05.2004 ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.72, date 14.01.2004 të Gjykatës së
shkallës së parë Durrës.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësja, e cila


parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- Gjykatat kane pranuar që une jam pronare e ligjshme e siperfaqes se tokes,
objekt gjykimi, por në të njëjtën kohë kane pranuar edhe që ndertimi i të
paditurit është i vitit 1989, megjithese ne ato vite nuk mund te beheshin
ndertime pa leje ne pronen shteterore.
- Gjykatat nuk i kane dhene zgjidhje problemit për pjesën e sipërfaqes që më
kanë hequr.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditeses, i
cili kerkoi ndryshimin e te dy vendimeve dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e te
paditurit, i cili kerkoi kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe
pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Paditëses Gore Ziu, gjatë ristrukturimit të ndërmarrjeve bujqësore, i është
dhënë në pronësi, ne baze te ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Per Token”, një
sipërfaqe 3000 m2 toke (are + truall, te ndare ne tre parcela), të ndodhur në Porto
Romano Durrës, të cilën e ka regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme (Z.R.P.P.).
Meqenese i padituri i ka zënë një sipërfaqe prej 929 m 2, paditesja ka kërkuar
lirimin e dorëzimin e saj.
I padituri ka prapsuar se, ka ndertuar ne vitin 1989 nje shtëpi një katëshe me
sipërfaqe 120 m2, pronesine e të cilës e ka vertetuar me vendimin nr.763, date
16.03.1995 te Gjykatës së shkallës së pare Durrës dhe më pas e ka regjistruar në
Zyrën e Hipotekës.
Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se, i padituri Dodol
Muho, me padine per njohjen e pronesise se ndertimit te tij te paligjshem, te nje
shtepie me siperfaqe ndertimi 120 m2, ka paditur ne vitin 1995 formalisht Rajonin
nr.4 Durres. Gjykata, ne mungese te kesaj te fundit, me vendimin nr.763, date
16.03.1995, mbi theniet e deshmitareve te paraqitur nga vete ky i paditur, i ka
njohur pronesine per kete ndertim te paligjshem. Ne kete menyre, gjykata (e
perbere nga nje gjyqtar) i ka hapur atij rrugen per ta regjistruar ndertimin e
paligjshem ne Z.R.P.P., pasi ai nuk kishte mundesi tjeter ta bente kete regjistrim.

385
Nga ana tjeter, gjykimi per njohjen e kesaj pronesie me pale kundershtare e
ka ndihmuar te paditurin te shmange ndalimin ligjor qe ka vendosur neni 193 i
K.C., i cili parashikon se, vertetimi gjyqesor i faktit te pronesise nuk regjistrohet.
Megjithese eshte ndodhur perpara kesaj situate, gjykata e apelit ka lene ne
fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, me te cilin, ndermjet te tjerave, eshte
rrezuar padia persa i perket lirimit dhe dorezimit nga i padituri te siperfaqes se
tokes prej 600 m2, ku futet siperfaqja qe ze ndertimi i paligjshem dhe siperfaqja
tjeter qe gjykata e pranon se i sherben te paditurit si siperfaqe funksionale.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se, vendimet e gjykatave te
mesiperme jane te padrejte, sepse vijne ne kundershtim me ligjin.
Se pari, e paditura legjitimohet plotesisht ne ngritjen e kesaj padie, sepse
vertetohet qe pronesine e tokes qe ajo kerkon t’i lirohet e dorezohet e ka fituar ne
menyre te ligjshme, ne nje nga menyrat qe parashikon neni 163 i K.C., sipas ligjit
te lartpermendur, sic rezulton edhe nga aktet e marrjes se tokes ne pronesi te
administruara ne dosjen gjyqesore.
Se dyti, edhe sikur te pranohet sic arsyeton gjykata e shkalles se pare, se
vendimi gjyqësor me të cilin i padituri është njohur pronar mbi banesën e tij, është
dhënë perpara se paditësja të pajisej me aktin e marrjes së tokës në pronësi, kjo nuk
e legjitimon te paditurin si pronar te asaj prone, sepse ne kete rast kemi te bejme
me njohjen e nje ndertimi te paligjshem, i cili eshte bere pa lejen e organeve
shteterore kompetente. Fakti qe ky ndertim i paligjshem eshte njohur me vendim
gjykate, nuk e kthen ate ne ndertim te ligjshem, sepse gjykata “ne nje shtet ligjor”
nuk eshte organ qe ligjeron paligjshmerine e ndertimeve pa leje dhe qe injoron
pasojat e kesaj paligjshmerie, ne kundershtim me kerkesat e dispozitave te K.C.
Per rrjedhoje, akti i regjistrimit te ketij ndertimi ne Zyren e Hipotekes
konstatohet se eshte i pavlefshem, prandaj nuk merret i mireqene.
Ne keto kushte, i padituri nuk mund te konsiderohet realisht pronar i nje
siperfaqe toke te zene ne menyre arbitrare me nje ndertim te paligjshem,
pavaresisht se kete ndertim e ka formalisht te regjistruar ne Zyren e Hipotekes.
Nga ana tjeter, sipas nenit 391 te Kodit te Procedures Civile (K.Pr.C.),
vendimi gjyqesor nuk ka fuqi provuese kunder personave fizike a juridike qe nuk
kane qene thirrur, ne rast se e kundershtojne faktin e vertetuar ne vendim.
Se treti, eshte paradoksale qe gjykatat pranojne se, i padituri posedon ne
menyre te ligjshme, pervec siperfaqes se ndertimit, edhe siperfaqen funksionale te
baneses, duke iu referuar ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”. Ky i
fundit percakton dhe zbatohet per siperfaqet funksionale te ndertimeve te ligjshme
dhe jo edhe per ato te paligjshme.

386
Per rrjedhoje, gjykatat nuk duhet te pranonin se, i padituri mban ne menyre
te padrejte vetem siperfaqen prej 370 m2 dhe t’i rrezonin padine per pjesen tjeter.
Ne te kunderten, ato duhej t’i pranonin padine paditeses, duke e detyruar te
paditurin t’i lironte dhe dorezonte asaj gjithe siperfaqen e tokes prej 929 m 2 qe ai i
ka zene padrejtesisht paditeses.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.257, date 13.05.2004 te Gjykates se Apelit Durrës
dhe te vendimit nr.72, date 14.01.2004 te Gjykates se shkalles se pare Durres dhe
pranimin e padise se ngritur nga paditesja Gore Ziu kunder te paditurit Dodol
Muho.

Tirane, me 24.05.2005

387
Nr.2438/373 i Regj. Themeltar
Nr.912 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Irma Bala Anetare
Besnik Imeraj Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.05.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: M. Z., pa përfaqësues


I PADITUR: N. Z., pa përfaqësues

OBJEKTI I PADISË:
Zgjidhje martese,
lënien e fëmijëve për rritje dhe edukim,
si dhe caktimin e detyrimit ushqimor.
Baza Ligjore: Nenet 94 e vijues të Kodit Civil.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.3267, date 14.07.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padisë.
Zgjidhjen e martesës midis paditëses M. Z. dhe të paditurit N. Z.,
duke përcaktuar si fajtore paditësen.
Lënien e fëmijëve E. Zito, i datëlindjes 25.03.1990 dhe Klea Zito e
datëlindjes 20.01.1994 për rritje dhe edukim të paditurit N. Zito.
Të drejtën e paditëses M. Z. të takohet me fëmijët e saj E. e K. Z., çdo
të shuntë, ora 1000, si dhe t’i marrë ata për pushimet verore gjatë
muajit korrik të çdo viti.

388
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.581, date 11.05.2004 ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.3267, date 14.07.2003 të Gjykatës së
shkallës së parë Tiranë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësja, e cila


parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- Gjykimi në gjykatën e apelit është bërë në mungesën time.
- Unë kam sipërfaqe banimi dhe të ardhura të mjaftueshme për të përballuar
mbajtjen e vajzës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Perikli Zaharia dhe pasi bisedoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Palët ndërgjyqëse kanë lidhur martesë më 28.03.1988 dhe nga martesa e tyre
kanë lindur dy fëmijë, nje djale i quajtur E., i datëlindjes 25.03.1990 dhe nje vajze
e quajtur K. Z., e datëlindjes 20.01.1994.
Paditësja me pretendimin se, vitet e fundit kanë lindur mosmarrëveshje
serioze midis tyre, të cilat kanë tronditur marredheniet bashkeshortore dhe kane
cuar ne prishjen e marteses, ka kërkuar zgjidhjen e saj dhe t’i lihet vajza për rritje
dhe edukim.
Gjykata e shkallës së parë ka zgjidhur martesën per fajin e paditeses dhe
fëmijët ia ka lënë për rritje dhe edukim të paditurit, nisur nga interesi i mirerritjes
se tyre.
Gjykata ne dhenien e vendimit ka mbajtur parasysh se, paditësja ka krijuar
një lidhje jashtëmartesore për rreth dy vjet dhe ka braktisur fëmijët për dy muaj,
për të jetuar me të dashurin e saj.
Gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke
arsyetuar se i padituri i ka kushtet dhe eshte ne gjendje per t’i rritur te dy femijet
me mire se paditesja.
Ky kolegj cmon se, vendimi i gjykates se apelit me te cilin eshte lene ne fuqi
vendimi i Gjykates se shkalles se pare eshte i drejte, rrjedhoje e respektimit te
ligjit. Gjykata e apelit, duke mbajtur ne vemendje ne rradhe te pare interesin e
femijeve, ka vene ne dukje se, lenia e femijeve bashke eshte e nevojshme dhe do te
influencoje pozitivisht ne rritjen e tyre, duke bere qe ta ndjejne me pak ndarjen e
prinderve. Kjo lidhet edhe me diferencen e vogel te moshes se tyre.

389
Persa i perket pretendimit te paditeses se, gjykimi në gjykatën e apelit eshte
bere në mungesën e saj ne kundershtim me rregullat, ky Kolegj gjykon se ai eshte i
pabazuar. Rezulton se, gjykimi ne shkalle te dyte eshte zhvilluar duke respektuar
nje proces te rregullt gjyqesor.
Njoftimi i paleve per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjes eshte bere nga
gjykata e apelit me shpallje, ne respektim te kerkesave te nenit 460 te Kodit te
Procedures Civile (K.Pr.C.).
Lidhur me pretendimin tjeter te paditeses ky Kolegj gjykon se, gjykata e
apelit i ka dhene pergjigje nepermjet nje argumentimi te drejte te vendimit te saj,
kur ben fjale perse femijet nuk duhet te vecohen.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.581, date 11.05.2004 te Gjykatës së Apelit
Tiranë.

Tirane, me 24.05.2005

390
Nr.2415/363 i Regj. Themeltar
Nr.913 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.05.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: OLLGA PAPAGJINI, MARJETA


PAPAGJINI, perfaqesuar nga Av.Z.Hasko.
TË PADITUR: QERAMEDIN KOKOSHI, VIOLETA
KOKOSHI, perfaqesuar nga Av. E. Kurteshi

OBJEKTI:
Detyrim per njohjen pronar
dhe fshirjen nga rregjistri i Z.R.P.P. i dy te paditurve.
Baza Ligjore: Neni 83 e 164 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin civil nr.2624, date 10.06.2003 ka


vendosur:
Te rrezoje si te pabazuar padine e paditeses Ollga Papagjini dhe
Marjeta Papagjini me te paditur Qeramedin Kokoshi e Violeta
Kokoshi me objekt, detyrimin per tu njohur pronar dhe fshirje nga
kartela e rregjistrimit te pasurise se paluajteshme te te paditurve.

391
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.534, date 29.04.2004 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.2624, date 10.06.2003 te Gjykates se
Rrethit Tirane.

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs Ollga Papagjini, Marjeta Papagjini, te
cilat kerkojne prishjen e vendimit dhe pranimin e padise, duke parashtruar sa me
poshte:
- Ne paditesat kemi provuar qe jemi ne te vetmit qiramarres me vertetimin e
pronesise dhe kartelen e Z.R.P.Paluajteshme.
- Nga ana e gjykatave ne vendimet e tyre nuk eshte shenuar si pale e paditur
Z.R.P.Paluajteshme, ndersa ne hetimet gjyqesore ne shkalle te pare ka qene e
pasqyruar.
- Ne vendimet e gjykates nuk gjejne pasqyrim kerkimet e bera nga ana e jone
ne lidhje me korigjimin e çertifikates te pronesise tone te bere nga
Z.R.P.Paluajteshme.
- Nga ana e gjykates nuk eshte bere nje hetim gjyqesor i plote dhe i
gjithanshem ne perputhje me ligjin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales
paditese, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e
pales paditur, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si
bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi i Gjykates se shkalles se
pare Tirane duhet te prishen per shkak se nuk jane te bazuar ne ligj.
Paditeset Ollga dhe Marjeta Papagjini kane paditur Qeramedin dhe Violeta
Kokoshi dhe Z.R.P.Paluajteshme dhe kerkojne detyrimin e tyre te njohin pronare te
vetme paditeset mbi nje apartament banimi 2+1 dhoma e kuzhine me adrese te
percaktuar dhe fshirjen nga rregjistri i Z.R.P.Paluajteshme i dy te paditurve si
bashkepronar te kesaj banese.
Ne perfundim Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur, rrezimin e
padise si te pabazuar, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit
Tirane.
Kunder dy vendimeve te lartpermendura ka bere rekurs pala paditese dhe
konstatohet se, shkaqet e parashtruara ne te gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te
K.Pr.Civile.

392
Ne gjykimin e çeshtjes me cilesine e te paditurit eshte thirrur edhe
Z.R.P.Paluajteshme dhe simbas proçesverbalit te seances gjyqesore te Gjykates se
shkalles se pare, date 06.06.2003, kjo pale nuk eshte paraqitur dhe gjykata ka
vazhduar gjykimin ne mungese me arsyetimin se, ka marre dijeni per diten dhe
oren e gjykimit te çeshtjes. Ne kete date gjykata e shkalles se pare ka mbyllur
hetimin gjyqesor dhe ka shtyre seancen per pretendimet perfundimtare me date
09.06.2003, ndersa shpallja e vendimit perfundimtar eshte bere me date
10.06.2003.
Ne dy seancat e fundit, Z.R.P.Paluajteshme perseri nuk eshte paraqitur, por
nuk permendet ne proçesverbal dhe as ne vendimin perfundimtar si pale
pjesemarrese ne gjykim. Nuk rezulton t’i jete komunikuar asaj kopja e vendimit
konform kerkesave te nenit 316 te K.Pr.Civile dhe as kopja e ankimit te pales
paditese konform kerkesave te nenit 450/a te K.Pr.Civile. Z.R.P.Paluajteshme nuk
permendet si pale ne gjykim as edhe ne vendimin e Gjykates se Apelit Tirane me
gjithe pretendimet e pales paditese ne ankim.
Ne rrethanat si me siper perderisa padia ishte ngritur edhe kunder
Z.R.P.Paluajteshme, ne baze te nenit 90 te K.Pr.Civile ajo ishte pale ne gjykim dhe
askush tjeter nuk mund ta perfaqesonte. Pa te drejte gjykata nuk ka respektuar
poziten e saj procedurale, dhe ka shkelur norma procedurale si permenden me siper
qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit dhe qe perbejne shkak ligjor per prishjen e
tij.
Rezulton qe ne gjykimin e çeshtjes te dyja gjykatat nuk jane perqendruar si
duhet tek objekti i padise duke mos respektuar keshtu kerkesat e nenit 5 dhe 6 te
K.Pr.Civile.
Sipas nenit 5 te K.Pr.Civile objekti i mosmarreveshjes percaktohet ne
pretendimet e paleve dhe sipas nenit 6 te K.Pr.Civile, gjykata qe gjykon
mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe
kerkohet. Ndonese pas ngritjes se padise, me kerkese te veçante pala paditese ka
saktesuar objektin e padise, konstatohet se gjykatat nuk jane shprehur per ate qe
kerkohet nga pala paditese, duke mos i dhene pergjigje keshtu edhe pretendimeve
te saj.
Gjykata e shkalles se pare ka rrezuar padine ndersa gjykata e apelit e ka lene
ate ne fuqi, por me arsyetim tjeter. Sidoqofte konstatohet se arsyetimet e dy
gjykatave dhe konkluzionet perfundimtare te tyre nuk jane rezultat i shqyrtimit te
padise sipas objektit te percaktuar nga vete pala paditese.

393
Paditeset Ollga dhe Marjeta Papagjini pretendojne se jane bashkepronare te
baneses objekt gjykimi, pronesi e fituar ne kuadrin e privatizimit te baneses
shteterore ne zbatim te Ligjit nr.7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e
banesave shteterore" duke u pajisur per kete edhe me çertifikate pronesie, date
19.03.2001 dhe e shoqeruar me kartelen e pasurise se paluajteshme, date
26.01.1995.
Me vone Z.R.P.Paluajteshme, date 05.02.2002 ka bere shenimin per
korrigjimin ne kartelen e pasurise se paluajteshme dhe krahas dy paditeseve ka
shtuar edhe dy te paditurit si bashkepronare ne banesen 2+1 dhome e kuzhine,
veprim i cili ka krijuar konflikt midis paleve per zgjidhjen e te cilit paditeset i jane
drejtuar me padi gjykates.
Per te zgjidhur drejt konfliktin midis paleve gjykata te perqendrohet ne
objektin e padise dhe te hetoje se ne favor te kujt pale eshte bere privatizimi i
baneses nga shteti, ne favor vetem te pales paditese apo te dy paleve pjesemarrese
ne proçes dhe sqarimi i ketij momenti do te ndihmoje gjykaten edhe ne zgjidhjen
drejt te konfliktit midis paleve.
Ne rast se privatizimi i baneses ne vitin 1993 eshte bere vetem ne favor te
pales paditese gjykata te shprehet per korrigjimet e mevoneshme te bera ne vitin
2002 nga Z.R.P.Paluajteshme, mbi ç’baze jane bere, duke i dhene pergjigje keshtu
edhe kerkimit te pales paditese per fshirjen e tyre nga rregjistri.
Gjykata e apelit ne arsyetimin e vendimit te saj argumenton se te paditurit
Qeramedin dhe Violeta Kokoshi perfitojne nga Ligji "Per privatizimin e banesave
shteterore", mosmarreveshje e cila nuk ishte objekt i shqyrtimit gjyqesor, sepse te
drejtat e tyre ne zbatim te ligjit te lartpermendur duhet te realizoheshin vetem me
privatizmin e baneses nga N.K.Banesa, ne te kundert nuk mund te merren sot ne
shqyrtim nga gjykata.
Ne rast se ata kane pretendime per parregullsi ne proçesin e privatizimit te
baneses qe kane cenuar edhe te drejtat e tyre mund t’i realizojne duke kundershtuar
veprimin juridik te shitblerjes se baneses por nuk mund te shtohen si
bashkepronare direkt me korrigjime te mevoneshme nga Z.R.P.Paluajteshme.
Vetem ne qofte se privatizimi i baneses do te rezultoje ne favor te dy paleve
pjesemarrese ne gjykim, ata do te gezojne edhe te drejtat e pronesise te fituara me
kete rast, ne te kundert te paditurit nuk mund te behen bashkepronar me gjithe
argumentat qe pranohen ne vendim te gjykates.
Mbasi te hetoje dhe plotesoje sa me siper, gjykata do te jape nje vendim, te
drejte dhe te bazuar ne ligj.

394
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.534, date 29.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
vendimit nr.2624, date 10.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe
kthimin e çeshtjes per rigjykim Gjykates se shkalles se pare Tirane, por me tjeter
trup gjykues.

Tirane, me 26.05.2005

395
Nr.2271/284 i Regj. Themeltar
Nr.914 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetar
Nikoleta Kita Anetar

ne date 12.05.2005 e 27.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen


civile qe i perket:

PADITËS: IRENA BODE, ne mungese


E PADITUR: MINISTRIA E ARSIMIT DHE
SHKENCES, ne mungese

OBJEKTI:
Kundershtim i urdherit te largimit nga puna,
detyrimin e pales se paditur per demshperblim
me pagen e nje viti, pagen per periudhen e afatit te njoftimit
si dhe pagesen per vjetersi ne pune.
Baza Ligjore: Nenet 143, 146/3, 155 te Kodit te Punes.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3680, date 19.09.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkesepadise.
Kundershtimin e urdherit te te paditurit nr.143, date 10.06.2003.
Detyrimin e te paditurit t’i paguaje paditeses pagen e nje viti, ne
masen qe e ka patur me date 11.06.2003 prej 41.160 leke ne muaj, si
edhe te paguaje pagen per afatin e njoftimit prej 123.480 leke, si dhe
shperblimin per vjetersi ne pune prej 144.060 leke.

396
Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.347, date 30.03.2004 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.3680, date 19.09.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare ne


mbeshtetje te Nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Ministria e
Arsimit dhe Shkences, e cila kerkon ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e
kerkesepadise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykimi ne gjykaten e shkalles se pare eshte zhvilluar ne mungese te pales
se paditur ne kundershtim me dispozitat e K.Pr.Civile pa patur njoftim te
ligjshem per daten dhe oren e gjykimit.
- Paditesja ka qene ne marredhenie pune prane MASH-it si sekretare e
zv/ministrit dhe si e tille ajo konsiderohet pjese e stafit politik. Ne rastin
konkret me largimin e zv/ministrit nga detyra eshte i natyrshem dhe largimi i
saj nga puna.
- Detyra e sekretares se zv/ministrit nuk perfshihet ne kategorine e nepunesve
civil dhe per me teper ajo nuk ka kontrate pune te lidhur me MASH.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, ne mungese te paleve, si
dhe bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.347, date 30.03.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin
eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.3680, date 19.09.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane, eshte i drejte dhe i mbeshetur ne ligj, si i tille ai duhet te
lihet ne fuqi.
Nga aktet e dosjes gjyqesore ka rezultuar se, paditesja ka filluar pune ne
detyren e sekretares se Zv/ministrit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences me date
16.09.1995. Pala e paditur me Urdherin nr.143, date 10.06.2003, ka vendosur
lirimin e paditeses nga detyra dhe nderprerjen e marredhenieve financiare me date
11.06.2003.
Paditesja i eshte drejtuar gjykates me padine ne gjykim, me pretendimin se,
zgjidhja e kontrates se punes ka qene e menjehershme, pa asnje shkak te arsyeshem
dhe pa respektuar afatet e njoftimit.
Perfaqesuesi i pales se paditur ne gjykim ka pretenduar se largimi i paditeses
nga puna eshte bere per arsye se eshte larguar nga puna zv/ministri e natyrisht
duhet larguar edhe sekretarja e tij.

397
Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur pranimin e kerkesepadise,
kundershtimin e urdherit te te paditurit nr.143, date 10.06.2003 dhe detyrimin e te
paditurit t’i paguaje paditeses pagen e nje viti, ne masen qe e ka patur me date
11.06.2003 prej 41.160 leke ne muaj, si edhe te paguaje pagen per afatin e
njoftimit prej 123.480 leke, si dhe shperblimin per vjetersi ne pune prej 144.060
leke.
Gjykata e apelit ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit, kunder te cilit ka
ushtruar rekurs pala e paditur Ministria e Arsimit dhe Shkences, e cila ka
parashtruar si shkaqe mos pjesemarrjen e saj ne gjykim, faktin se detyra e
sekretares se zv/ministrit, nuk perfshihet ne kategorine e nepunesve civile dhe se
nuk ka kontrate pune te lidhur ndermjet paleve.
Rekursi i paraqitur nuk permban shkaqe nga ato qe parashikohen ne Nenin
472 te K.Pr.Civile, per rrjedhoje Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se nuk ka
vend te cenohet vendimi i gjykates se apelit.
Gjate shqyrtimit te dosjes rezulton se, gjykata ka zbatuar drejt rregullat
proçedurale te njoftimit te paleve (Neni 131 i K.Pr.Civile) per pjesemarrje ne
gjykim (faqe 22 e proçesverbalit gjyqesor) prandaj pretendimi i pales se paditur
eshte i pabazuar.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te Nenit 485 germa "a" te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.347, date 30.03.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 27.05.2005

398
Nr.1584 i i Rregj. Themeltar
Nr.915 i i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne date 21.04.2005, 27.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen


civile qe i perket:

PADITËS: SHEMSI AGO, ne mungese


I PADITUR: KESHILLI BASHKIAK I NJESISE
BASHKIAKE Nr.7, ne mungese
PERSON I TRETË: KOMISIONI QENDROR I
ZGJEDHJEVE

OBJEKTI:
Konstatim te pavlefshmerise absolute
te vendimeve nr.1, date 15.12.2003 e
nr.2, date 15.12.2003 te
Keshillit Bashkiak te Njesise nr.7, Tirane.
Baza Ligjore: Neni 324 e vijues i K.Pr.Civile,
Neni 115 i K.Pr.Administrative,
Ligji nr.8652, date 31.07.2000
"Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".

399
Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.5227, date 03.11.2004 ka
vendosur:
Moskompetencen e gjykimit te kesaj çështje nga Gjykata e shkalles se
pare Tirane e dergimin e akteve Gjykates kompetente te Apelit Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.15, date 02.12.2004 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.5227, date 03.11.2004 te Gjykates se Rrethit
Tirane dhe dergimin e çështjes po asaj gjykate per vazhdimin e
gjykimit.

Gjykata e shkalles se pare, duke mos qene dakord me vendimin e gjykates se


apelit, i eshte drejtuar Gjykates se Larte, duke parashtruar qendrimin e saj, ne
lidhje me kete mosmarreveshje te kompetences si me poshte:
- Duke u mbeshtetur ne Nenin 162 te Kodit Zgjedhor, gjykata eshte e detyruar
te shqyrtoje nje akt administrativ te K.Q.Z-se, per te cilin pala paditese ngre
pretendimin se duhet konstatuar pavlefshmeria absolute e tij, ka konkluduar
se kompetente per shqyrtimin e kesaj çështje, eshte Gjykata e Apelit Tirane -
Kolegji Zgjedhor.
- Ne zbatim te nenit 64 te K.Pr.Civile, trupi gjykues meqenese nuk eshte
dakord me qendrimin e mbajtur nga Kolegji Zgjedhor, vendos t’i parashtroje
Gjykates se Larte kete kerkese, per te vendosur lidhur me kompetencen e
kesaj çështje.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, ne mungese te paleve, si
dhe bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.15, date 02.12.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte i gabuar
dhe nuk gjen mbeshtetje ne ligj, si i tille ai duhet prishur dhe çështja duhet te
nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.
Nga aktet e dosjes gjyqesore provohet se, me, date 15.12.2003 Keshilli
Bashkiak i Njesise nr.7 Tirane, me vendimet nr.1 dhe nr.2 te tij, ka vendosur
zgjedhjen e kryetarit dhe te zv/kryetarit te tij. Paditesi pretendon se, keto dy
vendime si akte administrative, jane absolutisht te pavlefshem ne baze te nenit 116
te K.Pr.Administrative, sepse jane marre nga ana e nje organi shteteror, i cili ne
momentin e marrjes se vendimit nuk e kishte kete kompetence.
Me vendimin nr.2776, date 18.11.2003 K.Q.Z. ka vendosur te rrezoje
kerkesen ankimore te kandidatit te mbeshtetur nga koalicioni PD+PR+PBL me

400
objekt "Shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne Njesine Zgjedhore, Njesia
Bashkiake nr.7 Tirane dhe te pranoje kerkesen ankimore te P.S.-se, duke deklaruar
fitues kandidatin Pandeli Vero Sara, si kryetar i Njesise Bashkiake nr.7". Ky
vendim nuk eshte cenuar edhe nga gjykata e apelit ne vendimin e saj nr.113, date
03.12.2003, e cila ka vendosur mospranimin e ankimit.
Me padine ne gjykim, paditesi ka parashtruar se vendimi nr.2776, date
18.11.2003 i K.Q.Z-se eshte i pavlefshem, sepse eshte votuar pro tij vetem nga 4
anetare te K.Q.Z-së, duke shkelur keshtu nenin 30§5 te Kodit Zgjedhor, i cili
kerkon per vlefshmerine e nje vendimi te tille minimumin e 5 votave pro. Per
pasoje prej Kandidateve Keshilltare, nuk mund te behej nje mbledhje e vlefshme
per te zgjedhur ata kryetarin apo zv/kryetarin e ketij keshilli, pasi keshilltaret vete,
nuk kishin bere vlefshmerine e mandatit te tyre.
Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.5227, date 03.11.2004, ka
vendosur moskompetencen e gjykimit te kesaj çështje nga Gjykata e shkalles se
pare Tirane, e dergimin e akteve Gjykates kompetente te Apelit Tirane.
Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.15, date 02.12.2004 ka vendosur
prishjen e vendimit nr.5227, date 03.11.2004 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe
dergimin e çështjes po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.
Gjykata e shkalles se pare ka derguar çështjen ne Gjykaten e Larte ne
referim te Nenit 64 te K.Pr.Civile, per zgjidhjen e kompetences lendore ndermjet
kesaj dhe Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit Tirane.
Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit, sipas Ligjit nr.9087, date 19.06.2003,
neni 162/ 1, 2 gjykon vetem ankimet qe behen kunder vendimit te K.Q.Z-se. Ne
rastin konkret, paditesi kerkon vetem konstatimin e pavlefshmerise absolute te
vendimeve te Keshillit Bashkiak dhe jo te vendimit te K.Q.Z-se, prandaj nuk eshte
ne kompetencen lendore te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit shqyrtimi i
kesaj çështje.
Ne rastin objekt gjykimi, jemi para pretendimeve qe jane ngritur ne fazen e
formimit te organit, pra te veprimtarise se tij te brendshme dhe jo te shfaqjes se
vullnetit te tij tek te tretet, pra te formimit te tij. Gjykata behet kompetente kur
vullneti i organit shfaqet nepermjet formes ligjore tek te tretet, d.m.th. krijon
pasoja per persona te trete, te cilet legjitimohen te kerkojne anullimin e ketyre
pasojave nepermjet anullimit te aktit si i kunderligjshem.
Duke iu referuar Ligjit nr.8652, date 31.07.2000 "Per organizimin dhe
funksionimin e qeverisjes vendore" ne asnje dispozite te tij nuk parashikohet
zgjidhja e mosmarreveshjeve ne fazen e krijimit te Keshillit Bashkiak, per
rrjedhoje Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, shqyrtimi i kesaj çështje nuk
hyn ne juridiksionin gjyqesor.

401
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 63, paragrafi i trete i
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.15, date 02.12.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
nxjerrjen e çështjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Tirane, me 27.05.2005

402
Nr.1071 i Rregj. Themeltar
Nr.916 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare

ne date 03.02.2005 dhe 27.05.2005 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen


civile qe i perket:
PADITËS: MELPOMENI DEMI (ZENO), ne mungese
TË PADITUR: 1. PREFEKTURA E QARKUT VLORE
(K.K.K. PRONAVE), perfaqesuar nga Avokati
i Shtetit Delo Isufi
2. ZYRA E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE
PALUAJTESHME SARANDE, perfaqesuar nga
Avokati i Shtetit Delo Isufi
3. KASJANI LASKE QIQI
4. ANDREA (ANDRUC) LASKE PAPAGJIKA
5. VIRON LASKE PAPAGJIKA
6. OREST PAPAGJIKA, perfaqesuar nga
Av. Vasil Plaku

OBJEKTI:
Anullim i vendimit nr.5, date 16.03.1999
i K.K.K.Pronave Sarande.
Fshirja e shenimeve te bera ne librat e Z.R.P.Paluajteshme.
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993,
Udhezimi nr.3, date 21.06.1993,
Ligji nr.7843, date 13.07.1994.

403
PADITËSE: BASHKIA SARANDE
TË PADITUR: 1. MINELLO ZENO,
2.ANDON ZENO
3. KRISTOFOR ZENO
4. MELPOMENI DEMI (ZENO)
5. FOTINI ZEKA
6. K.K.K.PRONAVE TE
PREFEKTURES VLORE
7. ZYRA E RREGJISTRIMIT TE
PASURIVE TE PALUAJTESHME

OBJEKTI:
Anullim i vendimeve nr.18, date 10.06.1994,
nr.57, date 08.12.1994,
nr.31, date 06.11.1998 te K.K.K.Pronave
si dhe fshirjen e rregjistrimeve hipotekore.
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993,
Ligji nr.7572, date 10.06.1992,
Nenet 32, 153, 154, 324, 325 e vijues te K.Pr.Civile.

NDËRHYRËS KRYESOR: ALTIN PREMTI


TË PADITUR: 1. MINELLO ZENO
2. ANDON ZENO
3. KRISTOFOR ZENO
4. MELPOMENI DEMI
5. FOTINI ZEKA (ZENO)
6. K.K.K. PRONAVE
PREFEKTURA VLORE
7. ZYRA E RREGJISTRIMIT TE
PASURIVE TE PALUAJTESHME
SARANDE

404
OBJEKTI I PADISË:
Anullim i vendimeve nr.18, date 10.06.1994,
nr.57, date 08.12.1994, nr.31,
date 06.11.1998 te K.K.K.Pronave,
si dhe fshirjen e rregjistrimeve hipotekore.
Baza Ligjore: Neni 32/a, 189, 190 i K.Pr.Civile,
Ligji nr.7698, date 15.04.1993

NDËRHYRËS KRYESORË PADITËS: OREST PAPAGJIKA,


ANDREA (ANDRUC)
PAPAGJIKA
TË PADITUR: MINELLO ZENO
ANDON ZENO
KRISTOFOR ZENO
MELPOMENI DEMI
(ZENO)
FOTINI ZEKA (ZENO)
K.K.K.PRONAVE
PREFEKTURA VLORE
Z.R.P.PALUAJTESHME
SARANDE

Baza Ligjore:
Neni 32/a i K.Pr.Civile,
Nenet 189 dhe 190 i K.Pr.Civile,
Ligji nr.7698, date 15.04.1993, Neni 27/a.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.750, date 14.10.2004 ka


vendosur:
Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.208
Rregj. Them, date rregjistrimi 26.01.2004.
Pushimin e gjykimit te çështjes civile te pales paditese Bashkise
Sarande.

405
Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ne mbeshtetje te Nenit 59/a
te K.Pr.Civile, ka bere ankim te veçante paditesja Melpomeni Demi (Zeno), e cila
kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes per gjykim ne Gjykaten e
shkalles se pare Sarande, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata pas shume seancash gjyqesore vendosi ta nxjerre çështjen jashte
juridiksionit me argumentin se, ka dale ligji i ri nr.9235, date 29.07.2004,
Neni 16 pika 2 e tij "Per kthimin dhe kompensimin e pronave".
- Ne asnje nen te ligjit te ri nuk thuhet se gjithçka qe eshte ne gjykim ne lidhje
me anullimet e vendimeve te K.K.K.Pronave qe jane ne proçes duhet te dalin
jashte juridiksionit, te pezullohet apo diçka tjeter.
- Komisionet e kthimit te Pronave nuk jane organizuar dhe se kur do te
organizohen per te shqyrtuar probleme te tilla e di Qeveria. Per çështjet qe
jane ne proçes gjyqesor dhe kane masa sigurimi per pezullim punimesh si do
te veprohet?
- Nga ana jone eshte insistuar qe te mbaronte gjykimi se jemi para faktit, se po
behen punime dhe nje vendim i tille do te thote, renie te mases dhe
automatikisht fillimin e punimeve nga te paditurit mbi truallin qe mbajne ne
menyre te jashteligjshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, Avokatin e Shtetit Delo
Isufi dhe perfaqesuesin e pales se paditur Av. Vasil Plaku, te cilet kerkuan lenien
ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.750, date 14.10.2004 i Gjykates se shkalles se pare Sarande
eshte i gabuar dhe i pambeshtetur ne ligj, si i tille ai duhet te prishet dhe çështja te
dergohet per vazhdimin e gjykimit prane po asaj gjykate, pasi ajo ben pjese ne
juridiksionin gjyqesor.
Nga aktet e dosjes ka rezultuar se me vendimin nr.57, date 29.12.1994
K.K.K.Pronave prane Bashkise Sarande ka njohur dhe kthyer siperfaqen e truallit
objekt konflikti gjyqesor trashegimtareve te te ndjerit Llambro Zeno, nje prej te
cileve eshte paditesja Melpomeni Demi. Vendimet e K.K.K.Pronave qe jane objekt
i padise ne gjykim jane kundershtuar nga paditesja me pretendimin se jane haptazi
te paligjshem dhe se me keto vendime K.K.K.Pronave ka njohur pronesine per nje
siperfaqe 20.200 m2 qe bie ndesh me vertetimin e pronesise te familjes Zeno me
nje siperfaqe prej 12.300 m2.

406
Kjo çështje eshte rregjistruar ne gjykate me date 21.01.2004, ndersa ne
seancen gjyqesore date 14.10.2004, gjykata e shkalles se pare ka vendosur
nxjerrjen e çështjes jashte juridiksionit gjyqesor me arsyetimin se sipas Nenit 16/2
te Ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit
te Pronave verifikon vendimet e Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te
Pronave te ngritura sipas Ligjit nr.7698, date 15.04.1993. Kerkesa per verifikimin e
vendimeve te dhena paraqitet ne menyre te motivuar nga organet e qeverisjes
vendore ose subjektet e shpronesuara, brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij
ligji. Komisioni ka te drejte te shfuqizoje vendimin administrativ te dhene ose te
kerkoje shfuqizimin e tij ne rruge gjyqesore.”
Gjykata ka arsyetuar ne vendimin e saj se kundershtimi i vendimit te
K.K.K.Pronave Sarande ne rruge gjyqesore nuk mund te vazhdoje sepse do te
krijonte nje dualitet juridiksionesh (gjyqesor dhe administrative) mbi te njejtat
vendime dhe ne referim te nenit 16/2 te Ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per
kthimin dhe kompensimin e prones”, palet duhet te ezaurojne rekursin
administrative.
Per sa me siper, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin
nr.7, date 24.03.2005 kane arritur ne perfundimin unifikues se “te gjitha çeshtjet te
cilat kane te bejne me kundershtimin e vendimeve te Komisioneve te Kthimit e
Kompensimit te Pronave ish Pronareve qe jane marre ne zbatim te Ligjit nr.7698,
date 15.04.1993 dhe qe jane kundershtuar ne gjykate perpara hyrjes ne fuqi te ligjit
nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin e kompensimin e prones”, jane ne
juridiksionin gjyqesor dhe jo ne ate administrative”.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te Nenit 63, paragrafi i trete
i K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.750, date 14.10.2004 te Gjykates se shkalles se pare
Sarande dhe dergimin e çështjes per vazhdimin e gjykimit, pasi çështja ben pjese
ne juridiksionin gjyqesor.

Tirane, me 27.05.2005

407
Nr.2295/293 i Regj. Themeltar
Nr.917 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.04.2005 dhe 13.05.2005 mori ne shqyrtim


ceshtjen civile qe u perket:
PADITËS: ARTAN MEÇI
SOKOL BARAJ, te perfaqesuar
nga avokat Vladimir
MEÇI
I PADITUR: SHERBIMI INFORMATIV I
SHTETIT, i perfaqesuar me autorizim
nga Ilirjan Palloj dhe Kreshnik Poga

OBJEKTI I PADISË:
Shfuqizimin si te padrejte,
haptazi te kunderligjshem dhe arbitrar te urdherit
per lirimin nga detyra si drejtore ne SHISH,
te paditesave Artan Meci dhe Sokol Baraj,
te komunikuar nga pala e paditur, me date 12.03.2003
dhe rikthimin e tyre ne detyren e mepareshme.
Baza Ligjore: Neni 6 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut,
nenet 15, 42 dhe 44 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise,
Ligji nr.8391, date 28.10.1998 “Per Sherbimin Informativ Kombetar”,
ndryshuar me ligjin nr.8479, date 29.04.1999,
Ligji nr.7496, date 03.07.1991, Ligji nr.7978, date 26.07.1995,
Ligji nr.8670, date 26.10.2000, si dhe nenet 153 e vijues te K.Pr.Civile.

408
Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3959, date 06.10.2003 ka
vendosur:
Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1295, date 23.12.2003 ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit civil nr.3959, date 06.10.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane dhe pranimin e padise.
Shfuqizimin e Urdherit nr.09-63, date 12.03.2003 te nxjerre nga ana e
paditur Sherbimi Informativ i Shtetit, per nxjerrjen ne lirim te
paditesit Artan Miltiadh Meçi.
Shfuqizimin e Urdherit nr.09-64, date 12.03.2003 te nxjerre nga ana e
paditur Sherbimi Informativ i Shtetit per nxjerrjen ne lirim te paditesit
Sokol Mitat Baraj.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit


te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Sherbimi Informativ i Shtetit, i cili kerkon
prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se
pare Tirane, duke parashtruar, ne menyre te permbledhur, keto shkaqe:
- Rekursi eshte bere brenda afatit ligjor, pasi gjykimi eshte zhvilluar ne
mungesen tone.
- Baza ligjore e padise eshte e gabuar kur mbeshtetet tek neni 28 i ligjit 8670,
date 26.10.2000.
- Gjykata e shkalles se pare me te drejte ka arsyetuar se paditesat nuk mund te
kerkojne rikthim ne pune, bazuar kjo dhe ne vendimet unifikuese te Gjykates
se Larte nr.3, date 30.01.2003 dhe nr.31, date 14.04.2003.
- Ne konkluzionin e gjykates se apelit se urdheri eshte i padrejte qendron
vetem fakti se paditesat nuk kane patur shkelje disiplinore, por u konstatua
se nuk eshte zbatuar rregullorja “Per administrimin e fondit publik per
sherbimet e burimeve te informacionit dhe shpenzimet per sigurimin e
informacionit”.
- Urdheri i lirimit eshte nxjerre konform ligjit nr.8479, date 29.04.1999 “Per
disa ndryshime ne ligjin 8391, date 28.10.1998 “Per sherbimin Informativ
Kombetar”.
- Vendimi i ndermjetem i gjykates se apelit per hetim te pjesshem nderkohe
qe vendimi i gjykates se shkalles se pare ishte i plote, shpreh paragjykimin e
ceshtjes.
- Lidhur me motivacionin e lirimit ne shkresen nr.715/1, date 11.04.2003
eshte shprehur qarte se behet fjale per proven shkresore te karakterit teper

409
sekret, per kete shkak eshte bere dhe refuzimi i kerkeses se gjykates per te
paraqitur prova.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani,
pasi degjoi mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit te pales paditese,
avokatit Vladimir Meçi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.1295, date
23.12.2003 te Gjykates se Apelit Tirane,
mbrojtjen dhe mendimet e dy perfaqesuesve te pales se paditur, Ilirjan Palloj
dhe Kreshnik Poga te cilet kerkuan prishjen e vendimit nr.1295, date 23.12.2003 te
Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.3959, date 06.10.2003
te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane,
dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:
Vendimi nr.1295, date 23.12.2003 i Gjykates se Apelit Tirane nuk eshte i
bazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne ate
gjykate.
Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel ka rezultuar si me poshte:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Tirane, me daten 10 Prill 2003 eshte
rregjistruar padia e paraqitur nga pala paditese Artan Meçi dhe Sokol Baraj, pale te
paditur Sherbimin Informativ te Shtetit, me objekt shfuqizimin si te padrejte,
haptazi te kunderligjshem dhe arbitrar te urdherit per lirimin e tyre nga detyrat si
drejtore ne SHISH, te komunikuar nga pala e paditur, me, date 12.03.2003, si dhe
rikthimin e tyre ne detyren e meparshme.
Paditesi Artan Meçi eshte emeruar kryetar i deges se marredhenieve me
jashte ne Sherbimin Informativ te Shtetit me urdherin nr.1246, date 19.12.1997.
Me pas eshte komanduar ne detyren e drejtorit te Drejtorise se Planizim Drejtimit,
me graden nenkolonel dhe qe nga data 31.03.1998 eshte emeruar drejtor i
Drejtorise se Zbulimit duke iu dhene grada Kolonel. Me urdherin nr.09-63, date
12.03.2003, paditesi eshte nxjerre ne lirim me motivin “Per shkelje te rregullave te
percaktuara ne aktet nenligjore qe normojne veprimtarine informative te SHISH”,
duke i nderprere marredheniet financiare me daten 10.04.2003.
Paditesi Sokol Baraj ka patur graden kolonel qe i eshte dhene me urdher te
Ministrit te Rendit Publik ne ushtrim te detyrave te meparshme. Me urdherin
nr.401/1, date 12.02.2000 ai eshte emeruar drejtor i Departamentit Informativ te
SHISH dhe qe nga data 05.09.2002 drejtor i Institutit ne SHISH. Me urdherin
nr.09-64, date 12.03.2003, paditesi eshte nxjerre ne lirim me motivin “Per shkelje
te rregullave te percaktuara ne aktet nenligjore qe normojne veprimtarine

410
informative te SHISH”, duke i nderprere marredheniet financiare me daten
20.04.2003.
Me padine e ngritur ne kete gjykim dhe gjate shqyrtimit te ceshtjes, pala
paditese ka pretenduar se te dy urdherat per nxjerrjen e tyre ne lirim jane te
padrejte, haptazi te kunderligjshem dhe arbitrare, per shkak se ata kane kryer
funksione te rendesishme prane pales se paditur; kane pervoje dhe kualifikime te
posacme dhe puna e tyre ne vazhdimesi eshte vleresuar shume e mire; per ta nuk
ka patur asnjehere masa disiplinore; per nxjerrjen e tyre ne lirim, si ushtarake, nuk
jane respektuar menyrat dhe procedurat e nxjerrjes ne lirim; pala e paditur duke u
pozicionuar ne menyre te pajustifikuar ne karakterin sekret te informacionit, nuk
ka paraqitur ne kete gjykim asnje dokument apo fakt qe te vertetonte se paditesat
kane shkelur ligjin dhe aktet nenligjore per veprimtarine informative; motivacioni
per shkeljen e prezumuar eshte i pergjithshem, etj.
Nga ana tjeter, pala e paditur pretendon se baza ligjore e kerkese-padise
eshte e gabuar; lirimi i paditesave pervec momentit te largimit ka edhe momentin e
humbjes se besimit ne kryerjen e detyrave qe ata mbulonin; si nepunes publike
paditesat nuk mund te kerkojne rikthimin ne detyre (ne kuptim te vendimit
unifikues nr.3, date 14.04.2003 te K.Bashkuara te Gjykates se Larte); paditesit nuk
kane zbatuar rregulloret e SHISH; vendosja e nje motivacioni sipas akteve
nenligjore te SHISH tregon se jane zbatuar procedurat; provat jane te karakterit
teper sekret; gjykata e apelit ka paragjykuar ceshtjen duke bere riceljen e
pjeseshme te hetimit gjyqesor, etj.
Ne perfundim te gjykimit te ceshtjes, Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane ka
vendosur rrezimin e padise, ndersa Gjykata e Apelit Tirane, duke e ndryshuar ate
ka vendosur pranimin e padise.
Eshte i drejte vendimi i gjykates se apelit ne lidhje me bazen ligjore per
mbeshtetjen e arsyetimit dhe dispozitivit te saj ne nenin 5 dhe 10 te ligjit nr.8391,
date 28.10.1998 “Per sherbimin informativ kombetar”, ku parashikohet jo vetem
kompetenca e drejtorit te SHISH per emerimin dhe lirimin nga detyra te
punonjesve te SHISH, por edhe gezimi prej tyre i statusit te ushtarakut. Ky status
perfshin edhe ndjekjen e zbatimin e procedurave te komunikimit, motivimit,
ankimimit, parashkrimit, etj., te shkeljeve disiplinore dhe masave perkatese
disiplinore per ndeshkimin e tyre, te parashikuar me legjislacionin e posacem per
SHISH, e ne mungese te rregullave te hollesishme ne te, ne legjislacionin qe trajton
statusin e ushtarakut ne teresi.
Nga ana tjeter, pretendimi lidhur me “humbjen e besimit” eshte nje ceshtje e
natyres etike dhe drejtuese te ketij institucioni, qe nuk ka te beje me rastet dhe
procedurat ligjore te shkeljes e masave disiplinore ndaj punonjesve te SHISH, ne
kuptim te gezimit te statusit te ushtarakut nga ana e tyre. Njekohesisht, nuk eshte i
sakte referimi i pretendimit te pales se paditur ne vendimin unifikues nr.3, date

411
14.03.2003 te K.B. te Gjykates se Larte persa i perket ceshtjes se rikthimit
gjyqesisht ne detyre te punonjesve publike, ku pretendohet te perfshihen edhe ata
te SHISH. Ne fakt, vendimi i Kolegjeve te Bashkuara trajton nje kategori tjeter
nepunesish publike, nuk ka per mision dhe as mund te dale mbi rregullimet ligjore
te posacme qe mund te parashikojne shprehimisht ndryshe nga udhezimet
unifikuese te saj. Keshtu, sipas ligjit nr.8670, date 26.10.2000, neni 28 e vijues i tij,
por edhe me ligjin e ri nr.9171, date 22.01.2004 “Per gradat dhe karrieren
ushtarake ...” (neni 27), parashikohet se “kur akti i shfuqizuar nga gjykata ka te
beje me ... lirimin e ushtarakut ... ai ka te drejte te rikthehet ne detyren e
meparshme ose ne nje detyre tjeter ...”.
Drejt ka arsyetuar gjykata e apelit dhe nuk qendron pretendimi i pales se
paditur lidhur me kalimin e barres se proves tek paditesit, si edhe per mbrojtjen nen
justifikimin e karakterit sekret shteteror jo vetem te provave per shkeljen e
pretenduar nga paditesit, por edhe te teresise se akteve nenligjore, normative dhe
individuale, te nxjerra nga titullari i SHISH. Ndersa mund te justifikohet me
sekretin shteteror per ngjarjen, veprimet dhe motivet konkrete te shkeljes se
rregulloreve, minimalisht, pales se paditur, i perket barra qe te gjente rrugen per te
provuar pretendimet e saj, qofte edhe per faktin e thjeshte se kur ka ndodhur dhe
kur eshte konstatuar shkelja e rregulloreve dhe e disiplines qe motivon nxjerrjen ne
lirim te paditesve. Po keshtu edhe lidhur me rregulla disiplinore qe do te
parashikonin procedura dhe afate per dhenien e masave disiplinore, parashkrimin e
tyre, etj.
Megjithate, duke mbetur nje vendim i drejte persa i perket shfuqizimit te
urdherave te nxjerrjes ne lirim te paditesve, gjykata e apelit ka gabuar ne kuptimin
se ajo nuk eshte shprehur per pasojat e shfuqizimit te urdherave te nxjerrjes ne
lirim te paditesve nga ana e paditur. Ky perben nje kerkim kryesor ne objektin e
kerkese-padise dhe njekohesisht nje pretendim i ngritur edhe nga pala e paditur ne
kuptim te bazueshmerise ligjore te vendimit te gjykates se apelit. Nga ana tjeter, ne
kuptim te nenit 331 te Kodit te Procedures Civile, por me konkretisht te ligjit
nr.8670, date 26.10.2000, neni 28 e vijues i tij, i japin paditesit te drejten ligjore qe
te kerkoje rikthimin e tij ne detyre ose ne nje funksion te ngjashem. Po ky ligj, si
dhe akte te tjera ligjore dhe nenligjore, parashikojne edhe pasoja te tjera,
financiare, etj., qe mund te cmohen e vendosen nga gjykata e apelit, lidhen me
shfuqizimin gjyqesisht te akteve administrative te nxjerrjes ne lirim te paditesve
nga ana e paditur.

412
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen c te nenit 485 te
Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S I:
Prishjen e vendimit nr.1295, date 23.12.2003 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.05.2005

413
Nr.2145/242 i Regj. Themeltar
Nr.918 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne daten 26.04.2005, 13.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen


civile me nr.2145/242 akti, qe u perket paleve:

PADITËS I K/PADITUR: AGIM MEMA, perfaqesuar


nga Av. A. Nini
E PADITUR K/PADITËSE: FATIME SHABANI,
perfaqesuar nga Av. V. Konomi
E KUNDËRPADITUR: BASHKIA ELBASAN,
ne mungese
TË PADITUR: BESIM HOXHA,
STAVRI ZHUPA,
MUKADES HAXHIMANGA,
AGIM HAXHIMANGA,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Kerkim sendi dhe pagim qiraje.
Baza Ligjore: Neni 130 i K.Civil.

414
OBJEKTI I K/PADISË:
Njohje pronare dhe
kundershtim vendimi te K.K.K.Pronave.
Baza Ligjore: Nenet 86, 90 te K.Pr.Civile
dhe ligji 7698 "Per K.K.K.Pronave".

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.2457, date 22.11.1993


ka vendosur:
Pranimin pjeserisht te padise se paditesit Agim Mema, ndaj te
paditurve Avni Haxhimanga, Fatime Shabani, Stavri Zhupa e Besim
Hoxha, duke u detyruar keta te fundit te lidhin kontraten e qirase me
paditesin Agim Mema, per shtepine objekt gjykimi ndodhur ne lagjen
"Brigada e 17 S" Elbasan, sipas kufizimeve perkatese.

Gjykata e Apelit Durres, me vendim nr.135, date 21.02.1994 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.2457, date 22.11.1993 te Gjykates se shkalles
se pare Elbasan dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, me tjeter trup
gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.2945, date 23.11.1995


ka vendosur:
Te pranoje pjeserisht padine e paditesit Agim Abdulla Mema, ne kete
menyre:
Rrezimin e padise per lirimin e baneses prej te paditurve.
Detyrimin e te paditurve Fatime Shabani e trashegimtaret e Avni
Haxhimanges te lidhin kontraten e qirase.
Rrezimin e kunderpadise se paraqitur nga e paditura Fatime Shabani
per njohje pronare.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1293, date 06.03.1996 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.2945, date 23.11.1995 te Gjykates se shkalles
se pare Elbasan dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po asaj gjykate,
me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.359, date 13.03.1998 ka


vendosur:
Te pranoje pjeserisht padine e paditesit Agim Mema ne kete menyre:

415
Rrezimin e padise persa i perket te paditurve Stavri Zhupa dhe Besim
Hoxha me objekt kerkim qiraje.
Rrezimin e padise per lirimin e baneses prej te paditurve.
Detyrimin e te paditurve Fatime Shabani dhe trashegimtareve te Avni
Haxhimanges, Agim e Mukadez Haxhimanga, te lidhin kontraten e
qirase dhe te paguajne qirane ne baze te V.K.M. nr.313, date
28.06.1993 ku qiraja per 1 m2 siperfaqe ndertimi eshte 4.865 leke ne
muaj.
Detyrimi fillon nga dita e vendimit te K.K.K.Pronave, date
01.06.1994.
Rrezimin e kunderpadise se paraqitur nga e paditura Fatime Shabani
me objekt detyrimin e paditesit ta njohe pronar si te pabazuar ne prova
e ligj.
Rrezimin e k/padise se paraqitur nga e paditura Fatime Shabani me
objekt kundershtim i vendimit nr.350/2, date 01.06.1994 te
K.K.K.Pronave, prane Bashkise Elbasan.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.229, date 26.06.1998 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.359, date 13.03.1998 te Gjykates se
shkalles se pare Elbasan.

Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte, me vendimin nr.8, date


13.01.2000 ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.229, date 26.06.1998 te Gjykates se Apelit
Durres dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me
tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.208, date 26.04.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.359, date 13.03.1998 te Gjykates se
shkalles se pare Elbasan.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.94, date 11.02.2002 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e
ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres, me trup gjykues
tjeter.

416
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.390, date 22.07.2002 ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.359, date 13.03.1998 te Gjykates se shkalles se
pare Elbasan dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes persa i perket te
paditurve Besim Hoxha, Stavri Zhupa, Mukadez Haxhimanga, Agim
Haxhimanga per shkak te heqjes dore te paditesit nga gjykimi i kesaj
pjese te padise.
Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm ne pjeset e tjera te tij.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ne baze te nenit 472 te Kodit


te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Fatime Shabani, e cila kerkon prishjen e
ketij vendimi e vendimin e gjykates se shkalles se pare nr.359, date 13.03.1998 dhe
rrezimin e padise e pranimin e kunderpadise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Banesa objekt konflikti, eshte nxjerre ne ankand per shlyerjen e nje borxhi,
por ne vitin 1947, me daljen e ligjit nr.355, date 21.11.1946, me vendim te
permbarimit i ka kaluar Mustafa Shabanit, duke u transkriptuar ne hipoteke
dhe qysh nga ajo kohe vazhdon te banoje kjo familje.
- Persa i perket konfiskimit qe i eshte bere kesaj banese ne emer te pales
paditese meqenese u denua per krim kunder shtetit, nuk qendron pasi ne ate
banese kemi jetuar gjate gjithe kohes ne dhe asnjehere nuk ka qene ne
pronesi te shtetit, por ne pronesine tone.
- Konkluzionet e Gjykates se Apelit bien ndesh me konkluzionet e pjeses
arsyetuese te vendimit nr.94, date 11.02.2002 te Kolegjit Civil te Gjykates se
Larte te cilat jane detyruese ndaj gjykates se apelit.
- Banesa figuron ne hipoteke qysh pas vitit 1947 dhe nuk eshte konfiskuar dhe
Seksioni i Finances dhe K.K.K.Pronave nuk kane te drejte te kthejne prona
qe nuk jane konfiskuar apo sekuestruar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e
perfaqesuesit te pales paditese te kunderpaditur, avokatit Arqile Nini, i cili kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit nr.390, date 22.07.2002 te Gjykates se Apelit Durres,
mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit te pales se paditur kunderpaditese Fatime
Shabani, avokatit Viktor Ikonomi, i cili kerkoi prishjen e vendimit nr.390, date
22.07.2002 te Gjykates se Apelit Durres dhe te vendimit nr.359, date 13.03.1998 te
Gjykates se Rrethit gjyqesor Elbasan, ne mungese te pales se kunderpaditur
Bashkia Elbasan dhe paleve te tjera te paditura dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

417
VËREN
Vendimi nr.390, date 22.07.2002 i Gjykates se Apelit Durres, eshte rrjedhoje
e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja
te dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Mbeshtetur ne ligjin nr.7514, date 30.09.1991 "Per kthimin e pasurive te
konfiskuara ish te denuarve politike", Bashkia e qytetit te Elbasanit, me vendimin
nr.592, date 25.12.1992, ka vendosur kthimin ne pronesi te pasurive te konfiskuara
trashegimtareve te te ndjerit Abdulla Mema, perfshire edhe shtepine dhe siperfaqen
e kopshtit objekt i ketij gjykimi.
Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve, me
vendimin nr.350/2, date 01.06.1994 ka vendosur, t’i njohe pronesine ish pronarit
Abdulla Mema, trashegimlenes i paditesit, me siperfaqe te pergjithshme prej 2070
m2, duke i kthyer nje shtepi me kopesht me siperfaqe 1160 m2, nje truall me
siperfaqe 350 m2 zene nga magazina e ndermarrjes se tregut te lire, se bashku me
te drejten e parablerjes, ndersa per siperfaqen e oborrit prej 560 m2, i njihet
pronesia dhe e drejta e kompensimit ne vlere per shkak te zenies me pallat banimi.
Paditesi ka ngritur padi me objekt kthim sendi, kunder te paditurve Fatime
Shabani, Avni Haxhimanga, Stavri Zhupa dhe Besim Hoxha, me pretendimin se
duke qene pronar te shtepise dhe te kopshtit, te detyrohen te paditurit qe te lirojne
shtepine dhe siperfaqet e truallit qe mbahen nga secili prej tyre.
Gjate gjykimit, e paditura Fatime Shabani, ka ngritur kunderpadi ndaj
paditesit Agim Shabani, duke kerkuar qe ky i fundit te detyrohet ta njohe si pronare
te baneses objekt gjykimi, si dhe anullimin e vendimit nr.350/2, date 01.06.1994 te
Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve.
Ne mbeshtetje te pretendimeve dhe prapesimeve te paraqitura prej tij,
paditesi Agim Mema ka paraqitur dhe gjykata ka administruar vertetime te
pronesise te leshuara nga Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme, si dhe
vendime gjyqesore, nota transkriptimi dhe dokumenta te tjere zyrtare, te kohes nga
te cilat rezulton se trashegimlenesi i paditesit eshte bere pronar i te gjithe shtepise
dhe kopshtit objekt gjykimi ne vitin 1937, duke mbajtur kete pozite deri ne vitin
1949.
Ne vecanti, pretendimet e paditesit mbeshteten ne shenimet e rradhorit te
pronesise datuar 04.02.1935, sipas te cilit eshte bere transkriptim ne favor te
trashegimlenesit te paditesit te kunderpaditur, te ndjerit Abdullah Sali Mema,
kopshti dhe 46/48 pjese te shtepise ne pronesi te trashegimlenesit te pales se
paditur kunderpaditese, Mustafa Shabanit. Ndersa me vendimin nr.45, date
8.7.1935 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan, shpallej shitja ne ankand e prones

418
objekt gjykimi, per shkak te pamundesise se pjestimit te shtepise ku 46/48 i
takonin Abdullah Sali Memes, ndersa 2/48 te miturit Osman Shabani. Po keshtu,
me noten e transkriptimit te dates 03.03.1937 te Zyres se Hipotekes Elbasan, ne
perfundim te te gjitha veprimeve permbarimore dhe vendimit te kryesise se
permbarimit, prona objekt gjykimi u nxorr ne ankand dhe fitues ishte
trashegimlenesi i paditesit te kunderpaditur, i ndjeri Abdullah Sali Mema.
Perfundimisht prona eshte transkriptuar ne emer te trashegimlenesit te pales
paditese te kunderpaditur, ne baze te vendimit te kryesise se permbarimit nr.249,
date 03.03.1937.
Per shkak te ndjekjes penale, mbeshtetur ne urdherimet e vendimeve
gjyqesore penale, me vendimin nr.24, date 10.04.1947 nga Komiteti Ekzekutiv i
K.P. te qytetit te Elbasanit, eshte vendosur sekuestrimi i te gjitha pasurive te
tundshme dhe te patundshme te trashegimlenesit te paditesit te kunderpaditur, te
ndjerit Abdullah Sali Mema. Ndersa me vendimin nr.26 te dates 20.05.1948,
Komisioni lokal per konfiskimin e pasurive private te qytetit te Elbasanit, ka
vendosur konfiskimin e pasurive te te ndjerit, ku ne rubriken "Pasuri te
patundeshme", perfshihet edhe shtepia me kopesht objekt gjykimi, por, e "renduar"
me vendimet permbarimore sipas padise se Mustafa Shabanit, bazuar ne ligjin
nr.355, date 21.11.1946 "Mbi shlyerjen e huave qe kane lindur para dates 29
Nentor 1944". Ky vendim eshte transkriptuar ne zyren e hipotekes me 26.11.1949.
Nga ana tjeter, ne mbeshtetje te prapesimeve dhe pretendimeve te paraqitura
prej saj, pala e paditur kunderpaditese Fatime Shabani, ka paraqitur dhe gjykata ka
administruar nota transkriptimi te leshuara nga Zyra e Hipotekes Elbasan, ne favor
te Mustafa Shabanit, kunder Abdullah Sali Memes, sipas te cilave mbeshtetur ne
vendimin e kryesise se Zyres se Permbarimit Elbasan, me nr.akti 492, date
12.03.1947, ne baze te nenit 9 te ligjit nr.355, date 21.11.1946 "Mbi shlyerjen e
huarave qe kane lindur para dates 29 Nentor 1944", eshte vendosur t'i kthehet
debitorit Mustafa Shabani, kopshti me siperfaqe 1800 m2, pervec siperfaqes prej
344 m2, te blere nga Hysen Delimeta, si dhe 46/48 pjese te shtepise me kopesht qe
ishin transkriptuar me pare ne favor te Abdullah Sali Memes, me daten 04.02.1935.
Gjithashtu, eshte administruar ne gjykim edhe vendimi nr.66, date 24.12.1966 i
Komitetit Ekzekutiv te KP te qytetit te Elbasanit, me te cilen eshte vendosur
anullimi i pikes 1 te vendimit nr.26, date 06.05.1961, qe bente fjale per
shpronesimin e truallit te qytetares Hamide Kamber Shabani, duke urdheruar
kalimin e tij ne pronesi te tyre.
Gjykatat kane administruar edhe nje vertetim pronesie te Zyres se Hipotekes
Elbasan, te dates 27.11.1958, me te cilin vertetohet se Josif Dodbiba, kundrejt
shumes 140.000 leke, i ka shitur te paditurit ne kete gjykim, Avni Haxhimanga, nje
shtepi me kufizime qe perfshihen ne pronat objekt i ketij gjykimi dhe pretendimi

419
nga pala paditese. Sipas kesaj shkrese zyrtare, shitesi e zoteronte pronen sipas
transkriptimit nr.18 te dates 26.01.1995.
Si Gjykata e Apelit Durres ashtu edhe Gjykata e Rrethit gjyqesor Elbasan,
kane vendosur te pranojne pjeserisht padine dhe rrezojne kunderpadine, duke
mbeshtetur arsyetimin e tyre dhe interpretimin ligjor te fakteve, provave dhe
dispozitave ne fuqi ne dy elemente kryesore: se pari, pales paditese i eshte
konfiskuar prona objekt gjykimi nga shteti ne vitet 1947-49 dhe, se dyti, kjo pale e
ka fituar pronesine ne vitet 1935-37 jo si kreditor (huadhenes), por si ofertues me i
larte ne ankandin e shitjes se prones objekt gjykimi ne ate kohe ne pronesi te
trashegimlenesit te pales se paditur kunderpaditese.
Megjithe udhezimet dhe konkluzionet e detyrueshme qe i jane dhene nga
Gjykata e Larte me vendimet nr.8, date 13.01.2000 dhe nr.94, date 11.02.2002,
perseri Gjykata e Apelit Durres, nuk ka hetuar, administruar dhe analizuar faktet
dhe provat qe duhet te qartesonin perkatesine e pronesise se pronave objekt
gjykimi, vecanerisht per periudhen nga viti 1947 deri ne vitin 1994. Ne perputhje
me keto udhezime dhe ne zbatim te neneve 9, 12 dhe 14 te Kodit te Procedures
Civile, kjo gjykate ka detyrimin e kryerjes se hetimit te plote e te gjithaneshem te
ceshtjes, duke vendosur perfundimisht sipas interpretimit te sakte te dispozitave
ligjore, qe lidhen me zgjidhjen e mosmarreveshjes.
Nga ana tjeter, Gjykata e Apelit Durres ka dhene nje vendim mbeshtetur ne
arsyetime dhe interpretime te gabuara dhe te pambeshtetura te ligjit dhe provave te
administruara. Keshtu, nuk jane respektuar udhezimet e vendimit unifikues nr.46,
date 31.05.2002 te Gjykates se Larte, sipas te cilit zbatimi i ligjit nr.7698, date
15.02.1993 dhe pasojat qe vijne prej tij nuk kane te bejne aspak me pasojat e
rrjedhura nga zbatimi i ligjit nr.355, date 21.11.1946, efektet e te cilit nuk
shfuqizohen dhe nuk preken nga legjislacioni per kthimin dhe kompensimin e
pronave ish pronareve.
Gjykata ka gabuar rende ne arsyetimin e saj dhe interpretimin e provave ne
kuptimin e se drejtes procedurale civile. Ne gjykim jane administruar me cilesine e
proves nje numer aktesh zyrtare. Sipas nenit 253 dhe 254 te Kodit te Procedures
Civile, keto akte zyrtare perbejne prove te plote te deklarimeve dhe fakteve qe
permbajne, si dhe te veprimeve te kryera nga organet shteterore. Lejohet te
provohet e kunderta vetem kur pretendohet se shkresa eshte e falsifikuar.
Prandaj eshte i gabuar dhe i pambeshtetur ne ligj arsyetimi i gjykates se
apelit se, nuk eshte provuar dhe administruar asnje prove qe te vertetoje
ekzistencen e marredhenieve te huase ndermjet paleve ndergjyqese. Kjo per shkak
se provat shkresore te marra nga zyrat e hipotekes bejne fjale per vendime te
kryesise se permbarimit per kthimin e pronave te marra debitorit Mustafa Shabani,
mbeshtetur ne ligjin nr.355, date 21.11.1946, neni 9 i tij. Vertetesia e ketij akti
zyrtar, vendimeve te marra nga organi shteteror kompetent dhe fakteve qe

420
permban, nuk mund te vihen ne diskutim nga askush pervec te provuarit te falsitetit
te tij. Sipas ketij akti zyrtar rezulton se, pales se paditur kunderpaditese Fatime
Shabani, i jane kthyer 1800 m2 (pervec 340 m2 te shitura Hysen Delimetes) dhe
46/48 pjese te shtepise objekt gjykimi. Nderkohe eshte e kuptueshme se 2/48 pjese
te shtepise nuk i jane kthyer per shkak se ne kohen e ankandit nuk i perkisnin ne
pronesi kesaj pale. Ne kete logjike, eshte i gabuar qendrimi i gjykates se apelit qe e
konsideron absolutisht te pavlefshem dhe arbitrar, vendimin e kryesise se
permbarimit te vitit 1947 pa respektuar rregullat procedurale lidhur me
pavlefshmerite e akteve dhe pa treguar dispoziten urdheruese ligjore te shkelur qe
do te justifikonte nje qendrim te tille.
Per te njejtat arsye, nuk mund te vihet ne diskutim permbajtja e akteve
zyrtare qe tregojne faktet per kalimin e pronesise nga pala e paditur kunderpaditese
tek pala paditese ne vitet 1935-37, si dhe per sekuestrimin dhe konfiskimin e
pasurive te kesaj te fundit ne periudhen 1947-49.
Gjykata e apelit kishte dhe ka detyrimin te hetoje ne menyre te plote dhe te
gjithaneshme, te gjitha faktet dhe provat qe i paraqiten nga palet ndergjyqese, duke
i analizuar ato ne teresine e tyre dhe ne lidhje me njera-tjetren.
Keshtu, nuk gjen mbeshtetje as konkluzioni i gjykates se apelit se, pala
paditese nuk ka qene ne pozitat e huadhenesit, por te bleresit ne ankand sepse
vertetesia e raporteve te huase ndermjet paleve, provohet nga aktet zyrtare qe
tregojne per vendimmarrjen e kryesise se permbarimit ne vitin 1947, nderkohe qe
procedura e ankandit te blerjes se prones eshte nje ceshtje tjeter qe, ndermjet te
tjerave, sipas ligjit te kohes, nuk perjashton pjesemarrjen dhe fitimin e tij nga vete
huadhenesi. Sipas ligjit nr.355, date 21.11.1946, nenet 9, 11 dhe 13, kalimi i
pronesise nepermjet ankandit nuk perben perjashtim nga dispozitat e ketij ligji,
nese fituesi i ankandit eshte vete huadhenesi, etj.
Nga ana tjeter, eshte e vertete se, me vendimin nr.26 te dates 20.05.1948 te
Komisionit lokal per konfiskimin e pasurive private te qytetit te Elbasanit, eshte
vendosur konfiskimi i pasurive te trashegimlenesit te pales paditese. Por, gjykata
nuk ka hetuar dhe nuk ka mbajtur parasysh se ne kete akt zyrtar, ne rubriken
"Pasuri te patundeshme", ku perfshihet edhe shtepia me kopesht objekt gjykimi,
kjo prone eshte e "renduar" me vendimet permbarimore sipas padise se Mustafa
Shabanit, bazuar ne ligjin nr.355, date 21.11.1946 "Mbi shlyerjen e huarave qe
kane lindur para dates 29 Nentor 1944".
Nese zbatimi i dispozitave te kohes dhe transkriptimet e dates 12.03.1947,
ne favor te pales se paditur kunderpaditese Shabani, lidhen me siperfaqen e
kopshtit prej 1800 m2 dhe per 46/48 pjese te shtepise, gjykata duhet te orientonte
palet dhe te hetonte se cili eshte fati i 2/48 pjese te shtepise, per te cilin nuk
shprehej akti i kryesise se permbarimit, cfare siperfaqe kopshti dhe shtepie i eshte
nenshtruar vendimit per konfiskimin e pasurise se trashegimlenesit te pales

421
paditese, mbi cfare baze ligjore dhe akti nje pjese e shtepise objekt gjykimi, ku
pretendojne si pala paditese e kunderpaditur Agim Mema, ashtu edhe pala e paditur
kunderpaditese Fatime Shabani, kishte kaluar ne vitin 1955 ne pronesi te Josif
Dodbibes dhe qe me pas e bleu prej tij i padituri Avni Haxhimanga, mbi cfare baze
ligjore dhe akti nje pjese e kopshtit objekt gjykimi, p.sh. magazja apo siperfaqja e
truallit e lidhur me te, kishte kaluar ne pronesi te nje personi te trete dhe me pas
shitur dy te paditurve te tjere ne gjykim, Stavri Zhupa dhe Besim Hoxha.
Gjithashtu, per te njejtat shkaqe hetimi gjyqesor nuk hedh drite se mbi cilen
baze ligjore dhe akti nje pjese e siperfaqes se kopshtit objekt gjykimi eshte zene
me ndertime publike (pallat banimi), me cfare titulli dhe cila siperfaqe konkrete
trualli i eshte shpronesuar ne vitin 1961 dhe nje pjese e saj rikthyer perseri ne vitin
1966, pales se paditur kunderpaditese Fatime Shabani. Nese kjo pale apo dhe pale
te tjera te paditura, nuk ka qene ne pozitat e pronarit te pjeseve perkatese te prones
objekt gjykimi, me cfare lloj marredhenie (qiraje, etj.) kane poseduar pronat objekt
gjykimi etj.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, Gjykata e Apelit Durres duhet te
rishqyrtoje ceshtjen objekt gjykimi sipas orientimeve, konkluzioneve dhe
udhezimeve te permbajtura ne kete vendim te saj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit 485 te
Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.390, date 22.07.2002 te Gjykates se Apelit Durres dhe
dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.05.2005

422
Nr.1849 i Regj. Themeltar
Nr.927 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Valentina Kondili Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: MEXHIT BAMI, perfaqesuar nga


Av. H. Noga
TË PADITUR: KOMUNA DAJT-TIRANE, ne mungese
HAMIT BAMI, VAIT BAMI,
FATMIR BAMI, ENVER BAMI,
ne mungese
Z.RR.P.PALUAJTESHME TIRANE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Anullim i aktit te marrjes se tokes ne pronesi.
Detyrim i Komunes Dajt
te ndaje token objekt gjykimi.
Baza Ligjore: Neni 199 i K.C.,
Nenet 325 e 185 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2570, date 09.06.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

423
Anullimin e vertetimit date 21.12.2002, te leshuar nga Komuna Dajt.
Detyrimin e te paditurit Fatmir Bami, etj., te njohin bashkepronar
paditesin Mexhit Bami, ne 1/5 pjese te prones se ndodhur ne fshatin
Linze, Komuna Dajt.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.174, date 18.2.2004, ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.2570, date 9.6.2003 te Gjykates se shkalles se
pare Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me
tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1776, date 31.3.2005 ka


vendosur:
Te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor ceshtjen civile me nr.407 Akti
dhe zgjidhjen e saj ne rruge administrative.

Kunder vendimit nr.1776, date 31.3.2005 te Gjykates se shkalles se pare


Tirane, ka ushtruar ankim te vecante paditesi, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Ne baze te ligjit per token, me ndryshimet e mevoneshme, ne juridiksionin
administrativ jane vetem konfliktet qe lidhen me ndarjen e tokes, ne lidhje
me kufijte, sasine, numrin e pjesetareve te familjes bujqesore.
- b. Komuna Dajt, eshte shprehur se pavaresisht qe komisionet nuk jane
shfuqizuar, ato nuk mblidhen me.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Z. Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe
dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit,

VËREN
Vendimi nr.1776, date 31.03.2005 i Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte
rrjedhoje e zbatimit te drejte te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e
parashikuara ne nenin 485/a dhe 59 te K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.
Rezulton se paditesi Mexhit Bami, ka kerkuar anullimin e akteve te marrjes se
tokes date 07.09.1998 ne emer te Hamit Bamit, date 07.09.1998 ne emer te Vait
Bamit, date 07.09.1998 ne emer te Fatmir Bamit dhe date 07.09.1998 ne emer te
Enver Bamit.
Ai ka pretenduar se kjo e drejte i lind mbasi eshte bashkepronar me te paditurit
ne masen 1/5.

424
Mbasi ka shqyrtuar ceshtjen, Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin e
saj konkludon per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes.
Duke pare ne teresine e tij kete vendim, Kolegji Civil i Gjykates se Larte,
cmon se ne kete rast, kemi te bejme me zbatim te drejte te kerkesave ligjore.
Ne kushtet kur kerkohet anullimi i akteve te marrjes se tokes ne pronesi,
gjykata me te drejte arsyeton se, paditesi nuk ka ndjekur rrugen administrative.
Ne veshtrim te kerkesave te Ligjit nr.7501, date 19.07.1991 "Per token" dhe
Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.230, date 22.07.1991 "Per krijimin e
komisionit te tokave", ndryshuar me Vendimin nr.151, date 22.03.2001 te Keshillit
te Ministrave, çdo individ qe ka mosmarreveshje me Komisionin perkates te tokes,
me pare duhet t’i drejtohet ne rruge administrative Komisionit te ndarjes se tokes ne
Komune, Bashki dhe Qark. Me fjale te tjera, ai duhet me pare te ndjeke rrugen
administrative ne komisionin me te larte dhe me pas, ne rast se eventualisht do te kete
pretendime ka te drejte te kerkoje ne rruge gjyqesore.
Efektivisht ne kapitullin II, pika 2 e Vendimit te cituar te Keshillit te
Ministrave, parashikohet se Komisioni i tokes ne qark zgjidh mosmarrëveshjet që
kanë lindur ndërmjet individëve dhe Komisionit të tokës në fshat të cilat janë
shqyrtuar më parë në Komisionin e Komunës dhe të Bashkisë dhe që janë
kundërshtuar nga njëra palë, ose mosmarrëveshjet te cilat nuk janë zgjidhur sipas
dispozitave ligjore.
Sa siper me te drejte, Gjykata e shkalles se pare Tirane ka arritur ne
perfundimin se mosmarreveshja duhet te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.
Nga sa u tha me lart, cmohet se ne ankimin e vecante te paraqitur nga ana e
pales paditese, nuk ka shkaqe ligjore qe te motivojne apo perligjin cenimin e
vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 59 dhe 485/c te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1776, date 31.03.2005 te Gjykates se shkalles
se pare Tirane.

Tirane, me 31.05.2005

425
Nr.3139/984 i Regj. Themeltar
Nr.928 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me pale:

PADITËS: EMIN ÇOLLAKU, përfaqësuar nga


av. Edmond Saliu
TË PADITUR: FLAMUR ALIA, THEODHORI
GOXHABASHI E ALBERT
GOXHABASHI, përfaqësuar nga
av. Ardian Kalia

OBJEKTI I PADISË:
Zgjidhje e kontratës së qirasë dhe
lirim e dorëzim i ambjenteve të banimit.
Baza Ligjore: Nenet 698 e vijues të Kodit Civil.

Gjykata e shkallës së pare Durrës me vendimin nr.216, date 10.02.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padisë së paditësit Emin Çollaku, duke detyruar të
paditurin Flamur Alia t’i lirojë e dorëzojë paditësit banesën 2+1,
prone e tij dhe të paditurit Theodhori Goxhabashi e Albert
Goxhabashi ambjentin 1+1, prone e tij.
Detyrimin e paditësit t’i sigurojë të paditurve banesa të tjera brenda
qytetit të Durrësit, pothuajse me të njëjtat sipërfaqe që do dorëzojnë të
paditurit.

426
Detyrimin e paditësit të paguajë qiranë e të paditurve, derisa ata te
sistemohen nga shteti si te pastrehë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.256, date 08.05.2003 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.216, date 10.02.2003 të Gjykatës së
shkallës së pare Durrës.
Rrëzimin e kërkesëpadisë së paditësit Emin Çollaku, si te pabazuar në
prova e në ligj.

Gjykata e Lartë me vendimin nr.1302, date 24.06.2004 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.256, date 08.05.2003 të Gjykatës së Apelit
Durrës dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me
tjetër trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.496, date 09.11.2004 ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.216, date 10.02.2003 të Gjykatës së
shkallës së pare Durrës.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kanë bërë rekurs të paditurit, te cilët


parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:
- Gjykatat nuk kanë interpretuar drejt nenin 14 të ligjit nr.7698, date
15.04.1993, “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronareve”,
sipas të cilit qiradhënësi detyrohet t’i sigurojë qiramarrësve sipërfaqe banimi
aq sa i takon sipas normave të strehimit.
- Gjykata e apelit nuk ka hetuar, sipas detyrave të lëna nga Gjykata e Lartë,
nëse kontratat e paraqitura nga paditësi i përmbushin detyrimet që rëndojnë
mbi të për t’i siguruar qiramarrësve banesë brenda të njëjtës qendër të
banuar, si dhe sipërfaqja të jetë sipas normave të strehimit.
- Kushtet e vëna në themel të kontratave të qirasë të paraqitura nga paditësi
janë të pavlefshme për efekt të ligjit civil. Në bazë të tyre nuk ekziston asnjë
siguri banimi për të paditurit, ç’ka vjen në kundërshtim me kërkesat e nenit
14 të ligjit nr.7698, date 15.04.1993.
- Në kundërshtim me nenin 493 të Kodit të Procedurës Civile (K.Pr.C.), nuk
është plotësuar ne rigjykim detyra për të caktuar grup ekspertësh, për të
sqaruar nese banesat e ofruara nga paditësi jane ose jo brenda të njëjtës
qendër të banuar.

427
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e te paditurve,
av. Ardian Kalia, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe te
vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe rrezimin e padise, perfaqesuesin e
paditesit, av. Edmond Saliu, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se
apelit dhe pasi bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Paditësi Emin Çollaku është pronar i një banese me dy kate të ndodhur në
lagjen nr.3, Rruga ”Nail Kondi”, Durrës. Prona është e regjistruar në hipotekë.
Këtë banesë paditësi e ka blerë nga familja Beshiri, të cilës i ishte kthyer me
vendim te Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, si ish pronarë.
Të paditurit banojne në katin e pare të banesës në kushtet e qiramarrësit, pasi
kanë qenë në këto kushte qe nga vitet 70-të me Ndërmarrjen Komunale Banesa.
Aktualisht ata kane statusin e te pastrehëve.
Paditësi ka kërkuar lirimin e dorëzimin e ambjenteve ku banojne te paditurit
me pretendimin se, banesa ka rrezik shembje pasi eshte amortizuar dhe per
rrjedhoje ka nevoje te restaurohet.
Per te bere te mundur lirimin e siperfaqeve te banimit nga te paditurit, si
qiramarres, paditesi ka paraqitur kontrata qiraje, duke kerkuar që ata të sistemohen
ne banesa te tjera.
Pas kthimit të çështjes për rishqyrtim nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte,
paditësi ka paraqitur dy kontrata te reja qiraje, njera me date 19.10.2004 dhe tjetra
04.11.2004, meqënëse afati i dy kontratave te para ishte deri ne vitin 2004.
Ne vendimin nr.1302, date 24.06.2004, me te cilin ka kthyer ceshtjen per
rishqyrtim, Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka lene si detyre qe, gjykata e apelit
duhet te hetoje (verifikoje) nese plotesohen kushtet e kerkuara nga neni 14 i ligjit
nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronareve”.
Sipas kesaj dispozite, marredheniet midis qiramarresve dhe ish-pronareve qe behen
pronare sipas ketij ligji, rregullohen me ligjin nr.7652, date 23.12.1992 “Per
privatizimin e banesave shteterore”.
Gjithashtu, ne qofte se gjate kesaj kohe pronari i siguron qiramarresit banese
tjeter brenda te njejtes qender te banuar, me siperfaqe banimi aq sa i takon sipas
normave te strehimit ne momentin e daljes se ketij ligji, por jo me teper se sa ka,
atehere qiramarresi eshte i detyruar te liroje banesen.
Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se, Gjykata e Apelit
Durrës ne rigjykim ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së pare, me
arsyetimin se: Paditësi ka paraqitur në gjykim dy kontrata qiraje banese pa afat, në
bazë të të cilave ai plotëson detyrimin ligjor për t’i siguruar të paditurve sipërfaqe

428
të njëjta banimi në qytetin e Durrësit dhe se ai ka pranuar vete ne gjykim
perballimin e shpenzimeve te qirase së banesave për aq kohë sa ata të strehohen
nga shteti, detyrim ky i caktuar edhe nga gjykata e shkalles se parë.
Ky Kolegj konstaton se, gjykata e apelit ne kete rast nuk ka zbatuar detyrat e
lena me vendimin e mesiperm nr.1302, date 24.06.2004, megjithese ne baze te
nenit 493 te K.Pr.C. detyrat e lena nga Gjykata e Larte jane te detyrueshme per
gjykaten qe rishqyrton ceshtjen.
Se pari, gjykata e apelit nuk ka verifikuar nese kontratat e paraqitura nga
paditesi i plotesojne ne aspektin ligjor kushtet e kerkuara nga neni 14 i ligjit
nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-
Pronareve”.
Ne zbatim te detyrave te lena ajo duhej te verifikonte nese ato kontrata
parashikojne klauzola te tilla qe sigurojne qirramarresit per te mos u demtuar nga
prishja e njeanshme e tyre, deri ne strehimin nga shteti.
Pra, ne gjykimin e ketij rasti gjykata, kur ka vendosur detyrimin e
qiramarresve per lirimin dhe dorezimin e banesave qe ata kane pasur ne posedim
per shkak te marredhenies se lartpermendur me shtetin, nuk ka sqaruar nese
ekziston pasiguria e te paditurve per tu sistemuar e banuar ne banesen e re te
siguruar nga pronari.
Ajo jo vetem qe nuk i ka dhene pergjigje prapsimit te ngritur nga te paditurit,
por as nuk e ka shqyrtuar kete aspekt te rendesishem qe lidhet me kushtet e
kerkuara nga dispozita e ligjit te mesiperm.
Lidhur me kete aspekt, gjykata e apelit nuk ka trajtuar apo shtruar per
zgjidhje problemin, cfare pozite eshte e nevojshme te kene te paditurit ne keto
kontrata qiraje, ku vete paditesi eshte vendosur ne poziten e qiramarresit, ndersa ne
poziten e qiradhenesit jane persona, te cilet nuk kane lidhje me te paditurit. Nje gje
e tille diktohet edhe nga fakti se, ne kontraten e qirase qe mban daten 04.11.2004 te
administruar ne dosjen gjyqesore, eshte vendosur klauzola qe: Qiramarresi (i cili
nenkupton paditesin) nuk ka te drejte te jape banesen me nenqira ...
Per t’i dhene zgjidhje ketij problemi, gjykata e apelit duhej t’i linte kohen e
nevojshme te paditurve per tu njohur me kontratat e reja te qirase, te paraqitura nga
paditesi ne gjykim dhe jo te mjaftohej me leximin dhe administrimin e tyre.
Per rrjedhoje, nuk mund te pranohet arsyetimi i saj se, duke paraqitur keto
kontrata qiraje pa afat ne gjykimin ne shkalle te dyte, paditesi ka plotesuar nje
detyrim te ligjit, qe t’i siguroje te paditurve siperfaqe te njejte banimi ne qytetin e
Durresit.
Ne kete menyre, vec te tjerave gjykata e apelit ka gabuar duke mos
konstatuar ne keto kontrata qiraje mosrespektimin e nenit 803/2 te Kodit Civil.
Sipas kesaj dispozite, per ndertesat qe perdoren per banim, kontrata e qirase nuk
mund te lidhet per nje kohe me te gjate se pese vjet.

429
Per rrjedhoje, kontratat e mesiperme te qirase duhej te analizoheshin ne te
gjithe elementet perberes.
Se dyti, ne kundershtim me detyrat e lena nga Gjykata e Larte me vendimin e
lartpermendur, gjykata e apelit nuk ka kerkuar prej eksperteve te sqarojne, nese
siperfaqja e banimit qe parashikohet ne kontratat e mesiperme te qirase eshte
brenda te njejtes qender te banuar.
Pra, gjykata, pervec sqarimit te faktit nese siperfaqja e banimit e ofruar nga
paditesi eshte brenda normave te strehimit, te kushtezuara nga neni 14 i ligjit
nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-
Pronareve”, duhet te sqaroje me eksperte edhe aspektin e mesiperm, nepermjet
kqyrjes ne vend te banesave prej tyre.
Ne te njejten kohe, ajo duhej t’i krijonte mundesine te paditurve te njihen me
banesat qe atyre u jane ofruar nga paditesi per te banuar me qira.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.496, date 09.11.2004 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe
dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 31.05.2005

430
Nr.2082/219 i Regj. Themeltar
Nr.929 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: ADRIAN HASKAJ, përfaqësuar nga


av. Fatmir Braka
TË PADITUR: AGJENCIA KOMBETARE E
PRIVATIZIMIT (A.K.P.), DEGA
VLORE, përfaqësuar nga znj. Ledana
Narta
DRITA HARXHI, MIRJAM
IBRAHIMI, përfaqësuar nga
av. Delo Mecani
PERSON I TRETË: BASHKIA VLORE, e pa përfaqësuar

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e palës së paditur të lidhë kontratën e shitjes
per nje siperfaqe trualli 1104 m2.
Baza Ligjore: Ligji nr.7980, date 27.07 1995
“Për shitblerjen e trojeve”
dhe nenet 31 e 32 të Kodit të Procedurës Civile.

431
Gjykata e shkallës së pare Vlorë me vendimin nr.804, date 14.05.2003 ka
vendosur:
Pranimin e pjesshëm të padisë së paditesit Adrian Haskaj dhe
detyrimin e te paditurit A.K.P., dega Vlore te lidhe kontraten e shitjes
per siperfaqen prej 182 m2, pjese e siperfaqes ndertimore te repartit te
presave dhe siperfaqes se truallit prej 368.42 m 2, si siperfaqe
funksionale e ketij objekti me kufijte përkatës.
Rrezimin e padise per pjesen tjeter prej 448 m2 siperfaqe ndertimore
dhe per detyrimin e te paditurave Drita Harxhi dhe Mirjam Ibrahimi te
njohin si siperfaqe funksionale siperfaqen e truallit prej 400 m2, si te
pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.555, date 17.12.2003 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.804, date 14.05.2003 te Gjykates se
shkallës së parë Vlorë.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs pala e paditur, e cila parashtron


këto shkaqe për prishjen e tij:
- Në rastin konkret janë realizuar rregullisht tërë fazat e lidhjes se nje kontrate,
eshte bere propozimi, eshte bere oferta dhe me pas eshte kaluar ne lidhjen
reale te saj. Gjate gjykimit te çështjes kemi kerkuar prej pales paditese te na
jape nje norme ligjore te drejtperdrejte ku ai e mbeshtet kerkimin e tij, pra qe
pas nje viti qe ka realizuar nje blerje nuk eshte dakort dhe kerkon t`a
ndryshoje ate, duke detyruar palen shitese t`i shese me teper truall. Prej tyre
nuk eshte dhene pergjigje kesaj kerkese.
- Siperfaqja qe pretendohet ne shtesen e padise, siç edhe ata vete e pranojne,
eshte nen pronesine e te paditurve.
- Per sa i perket aktit te ekspertimit te kerkuar nga pala paditese ne kete
gjykim themi se, ai eshte i paragjykuar dhe i palogjikshem. Ne e kemi
kundershtuar marrjen e kesaj prove me ekspert, pasi nuk gjen mbeshtetje
ligjore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Perikli Zaharia, avokaten e shtetit, Flutura
Guri, e cila kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe te atij te gjykates se
shkalles se pare dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes, perfaqesuesin e paditesit,
av. Fatmir Braka, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe
pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

432
VËREN
Paditesi Adrian Haskaj me padine objekt gjykimi ka kerkuar detyrimin e
A.K.P., Dega Vlore, t’i shese siperfaqen e truallit se bashku me siperfaqen
funksionale te objektit, ish reparti i presave prane ish kombinatit të konservave Vlorë,
te blere me pare prej tij dhe detyrimin e te paditurve Drita Harxhi dhe Mirjam
Ibrahimi ta njohin pronare mbi 400 m2 te kesaj siperfaqe funksionale.
Kerkimin e tij paditesi e mbeshtet ne ligjin nr.7980, date 27.07.1995 “Per
shitblerjen e trojeve”.
Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se, paditesi eshte bere
pronar i shtetasit Tanush Bleta, pasi e ka blere me ane te kontrates se shitjes, date
23.10.1998 nga shtetasi Tanush Bleta. Ky i fundit e kishte blere objektin e mesiperm
me 18.01.1995, ne baze te kontrates paraprake te shitjes, date 30.08.1994 me anen e
paditur A.K.P., Dega Vlore, ndersa trualli nen objekt, pra siperfaqja ndertimore e
truallit te objektit prej 448 m2, sipas gent-planit shoqerues, shtetasit Tanush Bleta i
eshte dhene me qira vjetore, ne shumen 358.40 USD.
Paditesi, si pronar i objektit dhe qiramarres i siperfaqes ndertimore te tij, per
te cilen paguante po te njejten qira vjetore ashtu si shtetasi Tanush Bleta, ka lidhur
me daten 19.06.2002 me A.K.P., Dega Vlore, kontraten e shitjes te siperfaqes
ndertimore te truallit te objektit prej 448 m 2. Pra, nepermjet A.K.P., Dega Vlore, ai
ka blere po aq siperfaqe trualli nen objekt, per te cilen ishte qiramarres.
Paditesi pas afro nje viti ka pretenduar se, A.K.P., Dega Vlore, ishte e
detyruar t`i shese si siperfaqe ndertimore te objektit jo 448 m 2, por 646 m2, pra aq
sa figuronte e regjistruar ne hipoteke.
Gjithashtu, ai ka pretenduar se, ajo ishte e detyruar t’i shese edhe siperfaqen
funksionale te objektit, e cila sipas pretendimeve fillestare te paditesit ishte 458 m 2.
Duke qene se nga akt-ekspertimi rezultoi se, si siperfaqe funksionale ishin edhe
400 m2 të tjerë, ai bëri shtesë objekti padie, me ane te se ciles kerkoi detyrimin e
personave te trete (deri ne ate kohe), t`ia njihnin kete siperfaqe si siperfaqe
funksionale.
Pala e paditur A.K.P. Dega Vlore ka prapsuar se, siperfaqja ndertimore e
objektit eshte ajo qe ka blere paditesi, 448 m2, si dhe siperfaqja e truallit e
pretenduar prej paditesit si siperfaqe funksionale e objektit nuk mund te shitet, pasi
e kane pronare te tjere.
Te paditurit Drita Harxhi dhe Mirjam Ibrahimi, qe kane hyre ne kete proces
si nderhyresa dytesore, ne baze te nenit 191 te K.Pr.C., duke u bashkuar me palen e
paditur A.K.P., Dega Vlore, kane prapsuar se, ato jane pronare te ligjshme te
siperfaqes se pretenduar si siperfaqe funksionale e objektit, pasi i eshte kthyer si
truall i lire nga K.K.K.P. dhe e kane te regjistruar ne Z.R.P.P.

433
Ne keto rrethana, gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se
shkalles se pare, e cila ka pranuar pjeserisht padine, duke e detyruar te paditurin
A.K.P., Dega Vlore, te lidhe kontraten e shitjes per siperfaqen prej 182 m 2, pjese e
siperfaqes ndertimore te repartit te presave dhe per siperfaqen e truallit prej
368.42m2, si siperfaqe funksionale e ketij objekti me kufijte përkatës.
Gjithashtu, ka rrezuar padine per pjesen tjeter prej 448 m2 siperfaqe
ndertimore dhe per detyrimin e te paditurve Drita Harxhi dhe Mirjam Ibrahimi te
njohin si siperfaqe funksionale siperfaqen e truallit prej 400 m 2, si te pabazuar ne
prova dhe ne ligj.
Ne arritjen e ketij perfundimi te dyja gjykatat e mesiperme u jane referuar
dhe kane interpretuar nenet 1/2 dhe 4/1 te Ligjit nr.7980, date 27.07 1995 “Për
shitblerjen e trojeve”. Ato kane pranuar se, meqenese objekti ish reparti i presave
ka kaluar ne pronesi te paditesit, shitja e truallit te ketij objekti eshte e detyrueshme
ne favor te tij dhe se A.K.P. eshte e detyruar per ta kryer kete shitje ne baze te
Vendimit te Keshillit te Ministrave (V.K.M.) nr.562, date 09.10.1995, “Per
shitblerjen e truallit te ndermarrjeve qe privatizohen”, ashtu si edhe shitjen e
siperfaqes funksionale te ketij objekti.
Ky Kolegj cmon se, te dyja gjykatat nuk kane interpretuar dhe kane zbatuar
keq ligjin, prandaj kane arritur ne kete perfundim te gabuar.
Nisur nga pozicioni ligjor i saj, A.K.P. nuk mund te detyrohet me shitjen e
asaj siperfaqe trualli, per te cilen nuk eshte e autorizuar nga shteti.
Sipas nenit 1 te V.K.M. te mesiperm, te nxjerre ne baze dhe per zbatim te
ligjit nr.7980, date 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, shitja e truallit, siperfaqe
e domosdoshme per ushtrimin e veprimtarise te ndermarrjeve dhe objekteve qe
privatizohen, behet nga A.K.P. dhe deget e saj ne rrethe, por sipas percaktimit ne
autorizimin e kalimit te pronesise te leshuar per kete qellim per ndermarrjen apo
objektin perkates.
Keshtu, A.K.P. vepron ne emer te shtetit ne procesin e privatizimit te
ndermarrjeve dhe ben shitjen e atyre objekteve dhe trojeve perkatese, qe ka nxjerre
shteti per shitje. Pra, ajo nuk mund te veproje ne rast se nuk eshte autorizuar te
kryeje shitjen e nje objekti dhe trualli, kur nuk i eshte deleguar nje e drejte e tille.
Keshtu, sic rezulton nga kontrata paraprake e shitjes me shtetasin Tanush
Bleta, A.K.P. ka nxjerre ne privatizim objektin, ish reparti i presave me nje
siperfaqe ndertimore trualli 448 m2 dhe per kaq siperfaqe i ka kerkuar atij pagimin
e qirase dhe jo per 646 m2 te shenuar ne kontraten e shitjes, date 18.01.1995. Po
per siperfaqen 448 m2 si siperfaqe ndertimore te objektit te mesiperm, sic u
permend, ka paguar qira edhe paditesi, pasi ka blere ate objekt nga shtetasi Tanush
Bleta. Po kete siperfaqe ndertimore te truallit te objektit i ka shitur A.K.P., Dega
Vlore, paditesit me ane te kontrates te shitjes nr.2371 Rep. dhe nr.257 Kol., date
19.06.2002. Shtrohet pyetja: Perse i ka shitur 448 m2 si siperfaqe trualli nen objekt

434
ne vend qe t’i shiste 646 m2, pra jo aq sa e ka regjistruar objektin shtetasi Tanush
Bleta dhe me pas paditesi.
Rezulton se, A.K.P. ka respektuar pozicionin qe i ka dhene ligji, pra qe te
nxjerre ne shitje aq sa i lejohet dhe eshte autorizuar nga shteti.
Ajo nuk mund te detyrohet te shese ne vazhdim te procesit te privatizimit te
ndermarrjeve troje dhe siperfaqe trualli qe shteti nuk i disponon ne baze te
dokumentacionit perkates.
Duhet vene ne dukje se, paditesi ka pranuar oferten per blerjen e asaj
siperfaqe te objektit ish reparti i presave, sa i eshte deleguar A.K.P.-se te shese.
Prandaj, ai nuk mund te kerkoje detyrimin e A.K.P.-se qe t’i shese me teper
siperfaqe trualli nen objekt, aq me teper qe kjo nuk lidhet dhe as ka te beje me
destinacionin e ketij objekti, pra te vazhdimit te veprimtarise se tij.
Gjykatat, pa marre parasysh sa me siper, kane detyruar A.K.P.-ne te lidhe
kontrate per nje siperfaqe trualli, si pjese e siperfaqes se atij objekti dhe per nje
siperfaqe tjeter, si pjese funksionale. Ne kete menyre, ne thelb gjykatat kane
pranuar kerkesen e paditesit per te ndryshuar kushtet e kontrates se mesiperme,
date 19.06.2002, duke u mbeshtetur ne mendimin e ekspertit.
Ne kete rast gjykatat nuk kane mbajtur parasysh nenin 690 te Kodit Civil, i
cili parashikon se, kontrata e lidhur rregullisht ka forcen e ligjit per palet. Ajo
mund te prishet ose te ndryshohet me pelqimin e ndersjellte te paleve ose per
shkaqe te parashikuara me ligj.
Perderisa nga pala shitese, qe realisht eshte shteti, nuk ka vullnet te shprehur
nepermjet autorizimit te leshuar A.K.P.-se per ndryshimin e kesaj kontrate, pra per
shitjen e ndonje siperfaqe tjeter trualli qe kerkon paditesi per objektin ish reparti i
presave dhe perderisa nuk ka asnje shkak te parashikuar nga ligji i mesiperm qe te
detyroje shtetin te shese siperfaqe trualli qe ai nuk ka nxjerre ne shitje, gjykata nuk
mund qe, ne zbatim te ligjit te mesiperm, ta detyroje A.K.P.-ne si me siper.
Gjithashtu, paditesi nuk mund te kerkoje dhe gjykata te detyroje A.K.P.-ne
te shese siperfaqe trualli si siperfaqe funksionale, jo vetem per shkakun e
lartpermendur, sepse A.K.P. nuk eshte e autorizuar, por edhe sepse shteti nuk e ka
nxjerre ne shitje ate siperfaqe trualli.
Vertet A.K.P. realizon shitjen e trojeve te objekteve te privatizuara
mbeshtetur ne V.K.M. nr.562, date 09.10.1995 “Per shitjen e ndermarrjeve qe
privatizohen”, por eshte shteti ai qe percakton siperfaqen e truallit qe do te shitet,
pas nje procesi qe kalon ne disa hallka.
Sipas pikes 2 te ketij vendimi, siperfaqja e domosdoshme per zhvillimin e
veprimtarise se ndermarrjes percaktohet mbi bazen e gentplanit ekzistues te
ndermarrjes. Kjo siperfaqe percaktohet nga komisionet e vleresimit te
ndermarrjeve apo objekteve, zyrat e urbanistikes dhe organi i finances ne pushtetin

435
lokal dhe miratohet nga Drejtoria e Shoqerive Publike dhe deget e saj ne dikaster
apo pushtet lokal, sipas perkatesise se ndermarrjes apo objektit qe shitet.
Per rrjedhoje, mbeshtetur ne kete arsyetim dhe ne faktin se shteti nuk mund
te nxjerre ne shitje apo te shese siperfaqe trualli qe nuk i disponon, gjykata nuk
kishte perse te caktonte ekspert per te percaktuar siperfaqen funksionale te objektit,
aq me teper qe gjykata, sic rezulton nga aktet e dosjes gjyqesore, nuk ben fjale per
asnje prove te paraqitur nga paditesi lidhur me bllokimin e veprimtarise se ketij
objekti per shkak te mospasjes se siperfaqes funksionale, qe ka kerkuar ai.
Nga ana tjeter, gjykatat kane vepruar drejt duke rrezuar padine lidhur me
kerkimin e paditesit per detyrimin e te paditurve te tjere, Drita Harxhi dhe Mirjam
Ibrahimi qe ta njohin pronar mbi siperfaqen e truallit prej 400 m 2., si siperfaqe
funksionale, pasi, sic arsyeton edhe gjykata e shkalles se pare ne vendimin e saj,
keta te paditur jane pronare mbi kete siperfaqe trualli me nje titull pronesie te pa
kundershtuar nga paditesi.
Po keshtu, me te drejte eshte rrezuar padia edhe per pjesen qe ben fjale per
448 m2 siperfaqe ndertimore, pasi ajo i eshte shitur nje here paditesit nga A.K.P.,
sic e pranon edhe vete ai.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/e te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.555, date 17.12.2003 të Gjykates se Apelit Vlorë dhe
te vendimit nr.804, date 14.05.2003 te Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe
pushimin e gjykimit te ceshtjes per pjesen qe ben fjale per detyrimin e A.K.P.,
Dega Vlore, te lidhe kontraten e shitjes me paditesin.
Lenien ne fuqi te vendimit nr.555, date 17.12.2003 të Gjykates se Apelit
Vlorë persa i perket rrezimit te padise per detyrimin e te paditurve Drita Harxhi
dhe Mirjam Ibrahimi te njohin si siperfaqe funksionale, siperfaqen e truallit prej
400 m2 dhe persa i perket rrezimit te padise per siperfaqen 448 m 2 siperfaqe
ndertimore.

Tirane, me 31.05.2005

436
Nr.2318/299 i Regj. Themeltar
Nr.930 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.05.2005, 23.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen


civile qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA "ALBEL-SA" SH.P.K.


DURRES, perfaqesuar nga
Av. I. Pengili
I PADITUR: SHOQERIA "DURRAZO" SH.P.K.
DURRES, perfaqesuar nga
Av. G. Lika
PERSON I TRETË: AUTORITETI PORTUAL SH.A.
DURRES, perfaqesuar nga
Av.i Shtetit K.Gazeli dhe
Juristi A. Beqiraj

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi per shperblim demi,
ne shumen 57.781.660 leke.
Baza Ligjore: Neni 945, 982 e vijues te K.Civil.

437
Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.250, date 26.02.2001 ka
vendosur:
Rrezimin e padise te paditesit Shoqeria Tregetare "ALBEL" SA
Durres, kunder te paditurit Shoqeria "Durrazzo" sh.p.k. Durres dhe
personit te trete Autoriteti Portual Durres, me objekt likuidimin e
shumes leke 69.510.000 leke, si dem i shkaktuar.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.434, date 04.09.2001, ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.250, date 26.02.2001 te Gjykates se
shkalles se pare Durres.
Detyrimin e personit te trete, Autoritetit Portual Durres, te paguaje ne
favor te paditesit "Albel- Sa" Durres, demin e shkaktuar ne shumen
57.781.660 leke.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.795, date 12.07.2002 ka


vendosur:
Mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi i trete, Autoriteti
Portual sh.a. Durres.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.87, date 06.12.2002 ka


vendosur:
Pranimin e kerkeses per rishikim dhe prishjen e vendimeve nr.250,
date 26.02.2001 te gjykates se shkalles se pare dhe nr.434, date
04.09.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e ceshtjes per
rigjykim.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.2182, date 17.12.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkese padise te pales paditese Shoqerise "Albel- Sa"
Durres duke detyruar palen e trete Autoritetin Portual sh.a Durres, te
paguaje ne favor te paditesit Shoqeria "Albel- sa" Durres, shumen prej
57.781.660 leke, si shkaktim demi i rrjedhur nga kontrata e
depozitimit te mallit.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.195, date 08.04.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.2182, date 17.12.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Durres.

438
Kunder vendimit nr.195, date 08.04.2004 te Gjykates se Apelit Durres, ka
ushtruar rekurs Avokati i Shtetit dhe Autoriteti Portual Durres, te cilet parashtrojne
keto shkaqe:

Avokati i Shtetit:
- a. Midis Autoritetit Portual dhe Spedicionerit ka patur vetem nje dokument
fature shkarkim malli, por nuk dihet se sa miell ka hyre konkretisht ne
magazine.
- b. Vendosja e miellit ne magazine nga spedicioneri, eshte cilesuar edhe ne
dokumenta se ishte falas per muajin Mars 1997 dhe se kontrata e qirase do te
lidhej me pas, konkretisht ne muajin Prill.
- c. Ne nenin 982 te K.Civil, shprehet qarte se cilat jane kerkesat e nje
kontrate depozite, kushtet qe parashikon ajo, te drejtat dhe detyrimet e
paleve, etj., elemente keto qe nuk ekzistojne ne asnje nga dokumentat te
paraqitura nga pala paditese.
- d. Vjedhja e kryer ne Mars te vitit 1997, nuk ve para pergjegjesise
Autoritetin Portual, vetem se mielli ishte ne magazine perderisa detyrimet
nuk ishin shprehur ne kontrate.

Autoriteti Portual Durres:


- a. Gjykata e shkalles se pare, nuk ka zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e
Larte me vendimin nr.87, date 06.12.2002, ku shprehet se "... nga momenti i
shkarkimit te mallit deri ne vjedhjen e tij nuk kane kaluar me teper se 30
dite, periudhe ne te cilen Porti nuk merrte persiper asnje lloj detyrimi…”
marredheniet me te.
- b. Gjykata aludon se marredheniet ndermjet Autoritet Portual Durres dhe
pales se paditur Shoqeria "Durrazzo", jane ato te depozitimit te mallit
parashikuar ne nenin 982 te K.Civil. Ne gjykim nuk u paraqit ndonje
kontrate depozite.
- c. Vendimi i gjykates se apelit eshte ne kundershtim me Ligjin nr.6942, date
25.12.1984 "Mbi ruajtjen dhe administrimin e vlerave materiale".
Provat shkresore te paraqitura ne rigjykim, si libri i tarifave, etj., te
vleresuara si te rendesishme jane shtremberuar nga Gjykata e Rrethit Durres.
- d. Ne kete gjykim Autoriteti Portual Durres, ka hyre i thirrur si person i trete
nga i padituri Shoqeria "Durazzo", ne baze te nenit 192 te K.Pr.C.
- e. Ne kete ceshtje ne nuk kemi asnje detyrim ligjor ndaj paditesit Shoqeria
"Albel" pasi nuk kemi lidhur asnje kontrate apo marreveshje ligjore me te,
qe te shlyejme detyrimin ligjor te ngarkuar nga gjykata.

439
Nese do ekzistoje ndonje detyrim ndaj te paditurit Shoqeria "Durrazzo"
sh.p.k. kjo nuk do te zgjidhet ne kete gjykim, por duke u ngritur padi e
vecante me te paditur Autoriteti Portual Durres ose te paraqiste kunderpadi
ku te thirreshim si te paditur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit, i cili kerkoi ndryshimin e vendimeve
dhe rrezimin e kerkeses.
pasi degjoi perfaqesuesin e personit te trete, i cili kerkoi ndryshimin e
vendimeve dhe rrezimin e kerkeses.
pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit
te gjykates se apelit,

VËREN
Vendimi nr.195, date 08.04.2004 i Gjykates se Apelit Durres, eshte rrjedhoje
e zbatimit te drejte te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne
nenin 485/a te K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.
Eshte vertetuar se pala paditese-Shoqeria tregtare "Albel-SA" ka importuar
gjate vitit 1997 mallra ushqimore, si miell, sheqer dhe oriz. Per trajtimin e mallit,
ne veshtrim te kerkesave te nenit 945 e vijues te Kodit Civil, ajo ka lidhur kontrata
spedicioni me personin e trete Shoqeria "Durrazzo" sh.p.k.
Sipas kontratave, date 30.01.1997 per 50 ton miell, 12.2.1997 per 270 ton
sheqer dhe 05.03.1997 per 1002 ton miell, kjo e fundit merrte persiper shkarkimin
dhe vendosjen e mallit ne magazinat e Autoritetit Portual Durres, duke lidhur edhe
kontratat me te per ruajtjen e administrimin e tij.
Efektivisht jane lidhur edhe kontratat, date 31.01.1997 per 50 ton miell, date
14.02.1997 per 270 ton sheqer dhe date 06.03.1997 per 1002 ton miell, qe gjykatat
i kane pranuar si kontrata depozite. Sipas kontratave ne fjale, Autoriteti Portual
Durres, merrte persiper shkarkimin e mallit ne vend dhe vendosjen ne magazinat
ne administrim te tij.
Rezulton se i gjithe malli i permendur eshte magazinuar ne magazinen nr.14
te te paditurit. Sic del nga aktet e administruara ne dosje, ndermjet datave 13 dhe
14 mars 1997 magazinat e Portit Detar ne Durres, perfshire edhe magazinen nr.14,
jane vjedhur e shkaterruar nga turma te armatosura njerezish te panjohur. Sa siper
vertetohet edhe nga praktika e Prokurorise se Rrethit Durres, sipas te ciles eshte
filluar procedimi penal per kete rast.
Me padine ne gjykim pala paditese ka pretenduar se ne kete rast i eshte
shaktuar nje dem ekonomik ne shumen 69.510.000 leke dhe se pergjegjesine e ka

440
kerkuar tek pala e paditur dhe personi i trete.
Ne te kundert, pala e paditur Shoqeria "Durrazo" sh.p.k. Durres, ka
pretenduar se pergjegjesia duhet kerkuar tek personi i trete Autoriteti Portual
Durres, i cili administronte magazinat dhe mbante pergjegjesi per ruajtjen e mallit.
Nga ana tjeter, ky i fundit ka kundershtuar, duke pretenduar se nuk kishte marre
asgje persiper per ruajtjen e administrimin e mallrave.
Mbasi eshte zhvilluar shqyrtimi i ceshtjes, ne te tre shkallet e gjykimit eshte
konkluduar per pranimin e kerkese padise. Me tej, ne perputhje me kerkesat e nenit
494 te K.Pr.Civile, personi i trete Autoriteti Portual Durres, ka kerkuar rishikimin e
vendimeve nr.250, date 26.02.2001 te Gjykates se shkalles se pare dhe nr.434, date
04.09.2001 te Gjykates se Apelit Durres. Kolegji Civil i Gjykates se Larte me
vendimin nr.87, date 06.12.2002 ka pranuar kerkesen dhe ka prishur vendimet e
permendura, duke e derguar ceshtjen per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare
Durres.
Te dy gjykatat, si ajo e shkalles se pare ashtu edhe ajo e apelit mbasi kane
shqyrtuar provat e reja te administruara, perseri kane konkluduar per pranimin e
kerkese padise.
Duke pare ne teresine e tij rigjykimin (ne kuadrin e rishikimit) e ceshtjes si
dhe vendimin e Gjykates se Apelit Durres, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arrin
ne perfundimin se ai eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.
Nga analiza ligjore qe gjykatat i kane bere provave te reja te administruara
ne raport me te gjithe provat e tjera, rezulton se ato ne veshtrim te kerkesave te
nenit 494 e vijues te K.Pr.Civile, nuk sjellin asgje te re qe te kete rendesi per
ceshtjen dhe te ndikojne ne zgjidhjen e mosmarreveshjes.
Duke i pare ne menyre analitike te gjitha provat e reja te paraqitura, me te
drejte dhe objektivisht ne vendimet e te dy gjykatave, konkludohet se:
- Ne Librin e tarifave, pasqyrohen tarifat e ngarkim-shkarkimit dhe
magazinimit te mallrave.
- Ne faturen nr.143, date 07.03.1997, pasqyrohet shpenzime per shkarkim
1002 ton miell nga anija AGIOS per ne magazinen e Portit Detar.
- Ne faturen nr.93, date 14.02.1997, pasqyrohet shpenzime per shkarkim 50
ton sheqer nga anija MUHADINE per ne magazinen e Portit Detar.
- Ne Ditarin e Bankes Kombetare Tregetare, pasqyrohet se ne daten 29 Maj
1997, Shoqeria Durrazzo ka paguar per faturat nr.7, 20, 21, 44, 45, etj., ne favor te
Portit Detar Durres, shumen prej 4.003.043 leke.
- Sipas urdher-xhirimit nr.026853, date 26.5.1997, pasqyrohet se Shoqeria
Durrazzo ka paguar per llogari te Portit Detar Durres, shumen prej 4.003.043 leke.
- Deshmia e te quajturit Stavri Bozo, pasqyron rregullat per magazinimin
kundrejt dokumentacionit hyrje dalje dhe me shperblim, te mallit ne magazinat e
Portit deri ne dergimin e tij ne destinacion.

441
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ashtu sikunder edhe vendimet e te dy
Gjykatave mbas rigjykimit te ceshtjes, cmon se te gjitha keto prova te shqyrtuara si
vecmas ashtu edhe ne raport me provat e tjera te administruara, jo vetem qe nuk
ndikojne, por perkundrazi konfirmojne perfundimet e arritura ne gjykimin e pare,
se pergjegjesia e personit te trete-Autoriteti Portual Durres per demin e shkaktuar
ndaj paditesit Shoqeria "Albel- SA", eshte direkte dhe konkrete.
I gjithe malli i pretenduar konkretizohet se eshte magazinuar kundrejt
dokumentacionit prane magazines nr.14 te Autoritetit Portual Durres ne sasite
perkatese. Per kete magazinim ne veshtrim te kerkesave te parashikuara nga neni
982 e vijues i K.Civil, jane perpiluar kontratat e depozites ndermjet kesaj te fundit
dhe te paditurit Shoqeria "Durrazzo" shpk. Qe nga ky moment, pra lidhja e
kontrates dhe dorezimi i sendit ne magazinat, eshte detyre e depozitarit per te
ruajtur sendin dhe per ta kthyer ate ne natyre. Efektivisht per kushtet dhe natyren e
objektit - Porti Detar, ai eshte trajtuar si i rendesise se vecante dhe per rrjedhoje
administrohet e ruhej ne menyre te vecante. Nga sa siper, eshte ligjor perfundimi
qe arrijne gjykatat ne vendimet respektive, kur shprehen se "... ishte detyrim i
personit te trete te siguronte dhe ruante mallin, ose te lajmeronte palet per
evadimin e tij jashte territorit te portit ...".
Lidhur me demin e shkaktuar, ne kushtet kur gjate rishqyrtimit te ceshtjes ne
kuadrin e rishikimit, nuk ka patur pretendime, me te drejte gjykatat kane qendruar
ne perfundimet e arritura nga Akti i ekspertimit, i cili ka konkretizuar vleren reale
nga 69.510.000 leke kerkuar prej paditesit, ne 57.781.660 leke.
Persa i perket shkaqeve te parashtruara ne rekursin e paraqitur nga ana e
personit te trete-Autoriteti Portual Durres, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arrin
ne perfundimin se nuk jane te tilla, qe te motivojne apo perligjin cenimin e
vendimit te Gjykates se Apelit Durres.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.195, date 08.04.2004 te Gjykates se Apelit
Durres.

Tirane, me 23.05.2005

442
MENDIMI I PAKICËS
Mendimi kunder shumices eshte si me poshte:
Kontrata e depozites, mes paleve paditese Shoqeria "Albel " shpk dhe i
Autoritetit Portual, mendoj se nuk quhet se eshte lidhur sipas Kodit Civil ...
"Kontrata e depozites quhet e lidhur nga çasti i depozitimit te sendit ...".
Nga provat qe ka administruar dhe analizuar gjykata, nuk ka rezultuar se ka
ndodhur pikerisht kushti qe ben kontraten te filloje efektet e saj, pra dorezimi i
mallit tek Autoriteti Portual.
Me "dorezim" sipas dispozites, kuptohet permbushja e detyrimeve reciproke
te paleve qe hyjne ne marreveshje, njera pale i dorezon depozituesit mallin se
bashku me dokumentacionin perkates, ndersa pala tjeter nenshkruan marrjen ne
dorezim sipas faturave, etj., veprime qe karakterizojne kete proces, ndersa pala
tjeter merr persiper ruajtjen e tyre sipas kontrates.
Sa kohe qe nuk provohet momenti i dorezimit, kontrata e depozites nuk ka
filluar efektet e saj e per pasoje nuk mund te behet fjale per permbushje ose
mospermbushje detyrimesh nga nje kontrate qe nuk eshte efektive, pavaresisht se
mund te kete patur vullnet ne fazen paraprake te lidhjes se saj per te hyre ne
marredhenie depozite.

Irma Bala

443
Nr.2290/290 i Regj. Themeltar
Nr.931 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: TODI PIJA, përfaqësuar nga


av. Artan Haxhia
I PADITUR: ILIR GJATA, përfaqësuar
nga av. Petrit Seriani

OBJEKTI I PADISË:
Konstatimi i pavlefshmërisë
së kontratës së shitjes, date 21.01.2000
dhe kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme.
Baza Ligjore: Nenet 92/a, 106/2 te Kodit Civil.

Gjykata e shkallës së parë Korçë me vendimin nr.2148, date 19.11.2003 ka


vendosur:
Rrëzimin e padisë.

Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.35, date 19.02.2004 ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.2148, date 19.11.2003 të Gjykatës së
shkallës së pare Korçë.

444
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili ka
parashtruar këto shkaqe për prishjen e tij:
- Kontrata eshte e paqarte, pasi ne kundershtim me nenin 49 të ligjit “Per
Noterine”, nuk eshte treguar qartë sendi me cilesite dhe shenjat dalluese te
tij; nuk është treguar vendndodhja dhe kufijte e sakte te tij.
- Objekti i kontrates është i pamundshem, pasi ekziston i konfiguruar dhe nuk
është i ligjshëm, pasi nuk është i ndare, siç kërkon neni 678 i K.C.
- Në bazë të nenit 681 të K.C., duhet të interpretohet qëllimi i vërtetë dhe i
përbashkët i palëve në lidhjen e kontratës dhe rezulton se, qëllimi i vërtetë i
shitjes ka qenë pjesa e oborrit që përmban pjesa “B”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditesit, av.
Artan Haxhia, i cili kerkoi ndryshimin e te dy vendimeve dhe pranimin e padise,
perfaqesuesin e te paditurit, av. Petrit Serjani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Paditësi Todi Pija, sic rezulton nga aktet e administruara ne dosjen
gjyqesore, ka pasur në pronësi një shtëpi banimi në qytetin e Korçës, lagjen nr.12,
rruga “Kongresi i Lushnjës”. Kjo pronë ka qenë e regjistruar në zyrën e hipotekës
ne emrin e tij.
Paditësi, me kontratën e shitjes, date 21.02.2000 te bere perpara noterit, i ka
shitur të paditurit Ilir Gjata një pjesë të ndarë të shtëpisë së tij, pjesën “B” (të
shënuar në skicën shoqeruese), të përbërë nga dy dhoma, korridor, shkallë, banjë,
pjesë oborri dhe bodrume poshtë, kundrejt çmimit 2.000.000 lekë (një pjesë e tij do
te shlyhej brenda një afati të përcaktuar në kontratë).
Paditësi Todi Pija i eshte drejtuar gjykates me padi, duke kërkuar kthimin e
paleve ne gjendjen e meparshme, meqenese kjo kontrate sipas tij eshte absolutisht
e pavlefshme sepse:
- është shitur vetem pjesa e oborrit para shkalleve te shtepise, pasi qëllimi i
shitjes ka qenë për një pjesë të oborrit dhe per kete eshte shprehur edhe
vullneti i tij;
- shitja eshte bere pa u kryer me pare pjestimi i baneses;
- jane shkelur dispozitat e ligjit nr.7829, date 01.06 1994 “Per Noterine”,
sipas te cilave aktet noteriale duhet te redaktohen paster, qarte, duke mos
lene vend per keqinterpretime dhe keqkuptime;
- nuk eshte treguar qartë sendi me cilesite dhe shenjat dalluese te tij,
vendndodhjen dhe kufijte.

445
I padituri ka prapsuar se, shitja eshte bere me vullnetin e paditesit dhe sipas
skices se pergatitur prej tij e te paraqitur perpara noterit.
Gjykata e shkalles se pare pas shqyrtimit te ceshtjes ka vendosur rrezimin e
padise, si te pabazuar ne prova dhe ne ligj, duke i dhene pergjigje ne vendimin e
saj te gjitha pretendimeve te paditesit.
Ajo ka vene ne dukje qe, pretendimi i paditesit se është shitur vetem pjesa e
oborrit para shkalleve te shtepise, eshte zgjidhur me vendimin nr.386, date
26.02.2002 të Gjykatës së rrethit gjyqesor Korçë, qe ka marre formë së prerë. Me
kete vendim i është rrëzuar padia paditësit Todi Pija, me objekt detyrimin e të
paditurit Ilir Gjata për ta njohur pronar mbi 13 m 2 oborr dhe lirimin e dorëzimin e
tij.
Po keshtu, ne kundershtim me pretendimin tjeter te paditesit, gjykata e
shkalles se pare, duke mbajtur parasysh kerkesen e nenit 92/a te Kodit Civil, ka
analizuar dhe argumentuar se kontrata e lartpermendur e shitjes nuk vjen ne
kundershtim me asnje dispozite urdheruese te ligjit nr.7829, date 01.06 1994 “Per
Noterine” dhe as me ndonje dispozite tjeter ligjore, se ajo eshte redaktuar paster,
qarte dhe nuk le shteg per keqkuptime dhe keqinterpretime.
Me kete rast ka theksuar se, kontrata permban deklarimet e paleve dhe aktet
e paraqitura prej tyre, si vertetimin hipotekor dhe skicen e planvendosjes dhe se ne
të percaktohet qarte sendi, objekt shitje, me te gjitha te dhenat, vendndodhjen dhe
kufijte e sakte.
Nga ana tjeter, gjykata e shkalles se pare, pasi ka konstatuar se paditesi ka
qene pronar i vetem i te gjithe shtepise dhe se, per rrjedhoje, nuk kishte me cilin ta
pjestonte ate, ndryshe nga sa ka pretenduar paditesi, e ka konsideruar kontraten e
shitjes objekt gjykimi si veprim juridik te vlefshem, i bere me shfaqjen e vullnetit
te lire perpara noterit, duke percaktuar sakte ne kete kontrate pjesen qe shitej.
Prandaj, i ka rrezuar padine paditesit.
Gjykata e apelit e ka gjetur te drejte vendimin e gjykates se shkalles se pare,
mbasi i ka analizuar edhe nje here pretendimet e paditesit dhe dhene pergjigje
atyre.
Ky Kolegj konstaton se, vendimi i gjykates se apelit, me te cilin eshte lene
ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se pare, eshte marre ne respektim dhe zbatim
te ligjit.
Në respektim te nenit 681 të K.C., qëllimi i vërtetë dhe i përbashkët i palëve
ndergjyqese në lidhjen e kontratës rezulton shitja e pjeses së ndarë të shtëpisë së
paditesit, pjesës “B” (të shënuar në skicën shoqeruese te kontrates), të përbërë nga
dy dhoma, korridor, shkallë, banjë, pjesë oborri dhe bodrume poshtë, sic e kane
pranuar gjykatat.

446
Pretendimet e ngritura ne rekurs nga paditesi jane perseritje e atyre te
paraqitura ne padi, te shqyrtuara nga gjykata dhe te shpallura me te drejte prej saj
si te pabazuara ne ligj. Keto pretendime jane analizuar ne menyre objektive dhe te
argumentuar, si nga gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe nga ajo e apelit, prandaj
nuk ka vend per komente te metejshme.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.35, date 19.02.2004 të Gjykatës së Apelit
Korçë.

Tirane, me 31.05.2005

447
Nr.2303/296 i Regj. Themeltar
Nr.932 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: FIRMA NDERTUESE "GRANIT"


SH.P.K. TIRANE, perfaqesuar nga
Av. K.Capo
E PADITUR: NJESIA E MENAXHIMIT TE
PROJEKTIT TE REHABILITIMIT
TE UJITJES (P.M.U.) TIRANE
PERSONA TË TRETË: SUPERVIZORI "ELBA" SH.P.K.
DREJTORIA E UJRAVE ELBASAN
SHOQATA E PERFITUESVE TE
UJIT (SH.P.U.), perfaqesuar nga
A. Gurbardhi

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmerine e veprimit juridik
te shkreses nr.496 prot., date 02.08.2002
(dhe shkresave te meparshme me kete permbajtje),
si rezultat i zgjidhjes se njeaneshme
te marreveshjes kontraktore te lidhur
midis paleve (kontrata e sipermarrjes).

448
Detyrimin e PMU per te kthyer shumen respektivisht
ne favor te pales paditese 1.550.996 leke
qe perben 10% te gjithe punimeve te kryera
mbajtur per kohen e garancise se objektit,
571.632 leke ndalesa per punime te kryera per difekt te projektimit
dhe zbritjes se volumeve nga ana e tyre.
Pagimin e interesave per te gjitha shumat e mesiperme
nga momenti i lidhjes se detyrimit
deri ne momentin e ekzekutimit te vendimit te gjykates.
Baza Ligjore: Neni 90,153 te K.Pr.Civile,
neni 92, 106, 419, 422, 492, 493, 544, 608,
640, 677, 699, 858, 862, 863 te K.Civil
dhe neni 29.2 i marreveshjes midis paleve
(kontrata e sipermarrjes).

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1172, date 21.03.2003, ka


vendosur:
Pranimin e pjesshem te padise, duke konstatuar te pabazuar ne ligj dhe
te pavlefshem veprimet e anes se paditur per nderprerjen dhe
zgjidhjen ne menyre te njeaneshme te kontrates, date 11.07.2000, te
lidhur midis paleve dhe duke detyruar anen e paditur PMU Tirane
(Njesine e Menaxhimit te Projektit te Rehabilitimit te Ujitjes), per t’i
paguar paditesit, Firmes Ndertuese "Graniti" sh.p.k., shumen prej
2.261.408 leke.
Rrezimin e padise per diferencen, shumen prej 302.220 leke.
Pushimin e gjykimit te padise per kerkimin e interesave, me heqje
dore.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.450, date 15.04.2004, ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.1172, date 21.03.2003 te Gjykates se shkalles
se pare Tirane dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Firma "Granit" sh.p.k., e cila kerkon prishjen
e tij duke parashtruar keto shkaqe:
- Qendrimi i gjykates se apelit duke e nxjerre konfliktin kontraktor te paleve
ne proces jashte juridiksionit gjyqesor, eshte jo i drejte ne kundershtim me
provat dhe permbajtjen e nenit 404/2 te K.Pr.Civile.

449
- Ne kontraten e vitit 2000, objekt shqyrtimi gjyqesor, ne piken 54 te saj
parashikohet zgjidhja e mosmarreveshjeve ne organet e drejtesise, pra ato
gjyqesore, por gjykata gabimisht i referohet kontrates se lidhur ne Maj 1999,
e cila ne piken 32 parashikon zgjidhjet e mosmarreveshjeve ne arbitrazhe.
- Edhe po t'i referohemi pikes 32 te kontrates se Majit 1999, perseri nuk eshte
zbatuar neni 404/2 i K.Pr.Civile. Keshtu, nisur nga permbajtja e kontrates
dhe vecanerisht pika 32.1 ne marreveshjen e paleve nuk eshte parashikuar
menyra e caktimit te arbitrave si dhe objekti i mosmarreveshjes, prandaj ne
veshtrim te nenit 404 te K.Pr.C., jemi para nje pavlefshmerie te marreveshjes
per arbitrazh e si rrjedhoje mosmarreveshja e lindur ndermjet paleve do te
zgjidhet ne rrugen e zakoneshme gjyqesore bazuar ne parimet e K.Pr.C. te
neneve 1 e 2 te tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, Avokatin e pales paditese
Kujtim Capo, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit, avokatin e pales se
paditur A. Gurbardhi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe si shqyrtoi aktet,

VËREN
Gjykata e apelit, nuk ka zbatuar drejt kerkesat ligjore dhe per rrjedhoje,
vendimi i dhene prej saj duhet te prishet, duke i u kthyer çeshtja per rishqyrtim asaj
gjykate.
Ana paditese, Firma Ndertimore "Graniti" shpk Lushnje, ka paditur Njesine
e Zbatimit te Projektit te Rehabilitimit te Kullim Ujitjes Tirane, duke kerkuar
pavlefshmerine e veprimit juridik, si rezultat i zgjidhjes se njeaneshme te
marreveshjes kontraktore te lidhur midis paleve, kontrates se sipermarrjes si dhe
detyrimin e anes se paditur, per te kthyer shumat perkatese te detyrimit si dhe
interesat.
Gjykata e shkalles se pare Tirane, e ka shqyrtuar mosmarreveshjen ne
themel dhe me vendimin nr.1172, date 21.03.2003 ka vendosur pranimin e
pjesshem te padise, rrezimin e padise per diferencen perkatese, si dhe pushimin e
gjykimit te padise per interesat per shkak se ana paditese ka hequr dore nga
gjykimi i padise.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.450, date 15.04.2004 ka vendosur
prishjen e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe pushimin e gjykimit
te ceshtjes me arsyetimin se, ceshtja nuk hyn ne juridiksionin gjyqesor, pasi ne
kontraten e lidhur midis tyre, palet kane parashikuar menyren e zgjidhjes se
mosmarreveshjes jashtegjyqesisht. Ne rast mosmarreveshje te metejshme ne baze

450
te pikes 32/1 te kontrates secila pale mund ti'a referoje ceshtjen arbitrazhit ne baze
te ligjit qe rregullon kete kontrate.
Vendi i arbitrazhit do te percaktohet ne te dhenat e kontrates.
Duke patur parasysh formulimin e mesiperm te asaj pike te kontrates,
gjykata e apelit ka konkluduar se, ceshtja nuk hyn ne juridiksionin gjyqesor, pasi
palet duhet ti drejtohen arbitrazhit.
Gjykata e apelit ka vleresuar faktin se palet kane parashikuar zgjidhjen e
mosmarreveshjeve te lindura midis tyre ne arbitrazh, si rrethane qe percakton
juridiksionin dhe per rrjedhoje duke zbatuar nenin 468 te Kodit te Procedures
Civile, ka konkluduar se ceshtja konkrete nuk hyn ne juridiksionin gjyqesor.
Vendimi i gjykates se apelit eshte i gabuar, pasi palet kane parashikuar
zgjidhjen e mosmarreveshjeve te lindura midis tyre, per te zbatuar menyren e
posaçme te mbrojtjes te te drejtave subjektive te cenuara, duke i u drejtuar
arbitrazhit, porse nuk kane percaktuar arbitrazhin konkret, duke mos percaktuar
vendin e arbitrazhit sikurse e kane percaktuar ne marreveshjen e lidhur midis tyre.
Duke patur parasysh se palet nuk kane percaktuar arbitrazhin qe do t'i
drejtoheshin, si dhe duke patur parasysh se mosmarreveshja e lindur midis paleve
ne lidhje me pavlefshmerine e veprimit juridik, kontrates se sipermarrjes, se lidhur
midis tyre dhe plotesimit te detyrimeve perkatese eshte mosmarreveshje civile, pasi
objekt i saj jane te drejta pasurore te lindura midis subjekteve te marredhenieve
juridike perkatese, percaktohet qarte se mosmarreveshja konkrete hyn ne
juridiksionin gjyqesor. Sipas nenit 36 te Kodit te Procedures Civile ne juridiksionin
e gjykatave hyjne te gjitha mosmarreveshjet civile dhe mosmarreveshjet e tjera te
parashikuara ne kete kod dhe ne ligje te vecanta. Ne rastin konkret,
mosmarreveshja eshte e natyres juridike civile dhe per rrjedhoje, hyn ne
juridiksionin gjyqesor, perderisa palet me marreveshje midis tyre nuk kane
percaktuar organin konkret administrativ, qe mund te zgjidhe mosmarreveshjen
duke zbatuar menyren e posaçme te mbrojtjes te te drejtave subjektive te
pretenduara te shkelura dhe mandej, menyren e pergjitheshme ate te mbrojtjes te te
drejtave subjektive ne rruge gjyqesore.
Ne rastin konkret, çeshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor dhe per rrjedhoje
Gjykata e shkalles se pare me te drejte, e ka shqyrtuar çeshtjen ne themel. Gjykata
e apelit pas dergimit te ceshtjes per rishqyrtim, duhet te shprehet per ligjshmerine
dhe bazueshmerine e zgjidhjes se çeshtjes prej Gjykates se shkalles se pare ne
themel.
Persa siper, ky Kolegj çmon se ka vend per prishjen e vendimit te gjykates
se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup
gjykues.

451
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/"c" te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.450, date 15.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 31.05.2005

452
Nr.1832 i Regj.Themeltar
Nr.933 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Irma Bala Anetare
Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:
PADITËS: CENKO ROBOCI, ne mungese
TË PADITUR: ZYRA E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE
TE PALUAJTESHME SARANDE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pavertetesi e çertifikatave te pronesise me nr.443 dhe 813 pasurie,
se bashku me hartat treguese qe i shoqerojne,
date leshimi 08.02.2005,
fshirja e tyre nga librat nr.4, faqe 93 dhe 94.
Detyrimi i Z.R.P.P. Sarande te beje rregjistrimin
ne baze te aktit te marrjes se tokes ne pronesi,
date 20.07.2000 per siperfaqen ullishte prej 1.200 m2.
Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 42, 153 te K.Pr.Civile,
si dhe ligji nr.7843, date 13.07.1994, nenet 16, 24, 28 te tij.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.301, date 06.04.2005 ka


vendosur:
Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile me nr.397
Rregjistri Themeltar, date 08.03.2005 rregjistrimi te paditesit Cenko
Roboci.

453
Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Sarande, ne baze te nenit 59
te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar ankim te vecante Cenko Roboci, i cili
kerkon ndryshimin e ketij vendimi dhe kthimin e ceshtjes per vazhdimin e
gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e Rrethit Sarande, i ben nje interpretim te gabuar ligjit nr.7843, date
13.07.1994 "Per rregjistrimin e pasurive te paluajteshme".
- Nuk eshte respektuar neni 32/c i K.Pr.Civile dhe gjykata nuk ka kuptuar se
çfare kerkohet ne objektin e padise dhe kush eshte baza ligjore.
- Z.R.P.P. ka gabuar ne rregjistrimin e prones duke leshuar dy çertifikata per
te njejten parcele duke e copezuar ate ne nje kohe qe eshte nje e tere. Ne kete
rast kemi te bejme me nje veprim te perfunduar te Z.R.P.P.dhe nuk ka vend
per te ezauruar ankimin administrativ.
- Gjykata e shkalles se pare Sarande ka interpretuar ne menyre te gabuar nenin
21 te ligjit 7843, date 13.07.1994.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani, ne mungese te paleve dhe si
e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.301, date 06.04.2005 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Sarande
eshte rrjedhoje e respektimit dhe zbatim te drejte te ligjit dhe per kete shkak, duhet
te lihet ne fuqi.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes rezulton se, ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor
Sarande, me daten 01 Mars 2005 eshte rregjistruar kerkese-padia e paraqitur nga
paditesi Cenko Roboci, me pale te paditur Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te
Paluajteshme te Rrethit Sarande dhe me objekt "Pavertetesi e çertifikatave te
pronesise me nr.443 dhe 813 se bashku me hartat treguese qe i shoqerojne leshuar
me daten 08.02.2005, fshirja e tyre nga librat nr.4 faqe 93 dhe 94. Detyrimi i ZRRP
Sarande te beje rregjistrimin ne baze te aktit te marrjes se tokes ne pronesi, date
20.07.2000 per siperfaqen ullishte prej 1200 m2".
Sipas rrethanave dhe dokumentave qe ndodhen ne dosjen gjyqesore, paditesi
Roboci ne baze te ligjit nr.7501, date 19.07.1991 "Per token", eshte trajtuar me
siperfaqe toke bujqesore dhe ullishte, sipas procesverbalit te dates 20.11.1994 te
komisionit te ndarjes se tokes. Pasi i eshte drejtuar Zyres se Rregjistrimit te
Pasurive te Paluajteshme Sarande dhe ka marre çertifikatat e pronesise, ai ka
konstatuar dhe pretendon ne kete gjykim se, lidhur me siperfaqen ullishte 1200 m2
ato jane te pasakta sepse behet fjale per siperfaqe te ndryshme, ne vende dhe me
kufitare te ndryshem nga ato qe jane percaktuar nga komisioni i ndarjes se tokave.

454
Sipas cmimit te tij, duke mos patur asnje mundesi tjeter, paditesi i eshte drejtuar
gjykates dhe ka kerkuar prej saj te "... beje rregullimet e duhura lidhur me
pavertetesine e çertifikatave te pronesise se bashku me hartat treguese ...".
Gjate gjykimit ka rezultuar se paditesi nuk eshte ankuar prane
Kryeregjistruesit i cili ka per detyre te zgjidhe mosmarreveshjet qe lindin ndermjet
rregjistruesit dhe pales ankuese ne procesin e verifikimit, apo korrigjimit te
informacioneve, akteve dhe dokumentave, duke marre vendimet perkatese sipas
ligjit nr.7843, date 13.07.1994 "Per rregjistrimin e pasurive te paluajteshme".
Ne kushte te tilla, duke mos u ezauruar juridiksioni administrativ, pra
procedura administrative e ankimimit dhe vendimmarrjes perkatese, sipas cmimit
te gjykates se shkalles se pare, paditesit nuk i lind e drejta t’i drejtohet asaj per
zgjidhjen e konfliktit. Prandaj, Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande, ka vendosur
nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile me nr.397 Rregjistri
Themeltar, date 08.03.2005 te paditesit Cenko Roboci.
Kolegji Civil cmon se, ky vendim eshte rrjedhoje e respektimit dhe zbatimit
te drejte te ligjit.
Paditesi pretendon se gjykata ka interpretuar gabim ligjin lidhur me rrugen
administrative te ankimimit sepse, sipas tij, me leshimin e çertifikates se pronesise
procedura e rregjistrimit te prones quhet e perfunduar dhe kjo rruge ankimi quhet e
ezauruar. Nga ana tjeter, ne kerkimet e tij, paditesi niset nga e drejta e tij qe te
zgjedhe llojin e padise per te provuar me ane te gjykates bazueshmerine ose jo te
pretendimit te tij. Ai ka zgjedhur padine per njohjen e pavertetesise se
dokumenteve me pasoja juridike per te sipas shkronjes "c" te nenit 32 te Kodit te
Procedures Civile.
Gjykata ka vendosur drejt dhe kerkimi i paditesit nuk qendron per faktin se
krahas cmimit te paditesit per te zgjedhur padine (brenda juridiksionit gjyqesor), ne
gjykimin tone civil parashikohen kritere dhe procedura te posacme e detyruese
lidhur me kompetencen dhe juridiksionin. Palet, ndryshe nga padia, nuk kane te
drejten te zgjedhin ndermjet juridiksionit gjyqesor dhe atij administrativ. Persa i
perket juridiksionit gjykata ka nje rol te vecante aktiv dhe palet ne proces jane te
detyruara te permbushin kriteret e posacme ligjore. Sipas nenit 59 te Kodit te
Procedures Civile, gjykata ne cdo faze dhe shkalle gjykimi, edhe kryesisht,
shqyrton dhe vendos lidhur me nxjerrjen ose jo te ceshtjes jashte juridiksionit
gjyqesor.
Pavaresisht nga ndonje pasaktesi ne pjesen arsyetuese te vendimit, sikurse
eshte referimi i gabuar ne nenin 21 te ligjit nr.7843, date 13.07.1994 "Per
rregjistrimin e pasurive te paluajteshme", Kolegji Civil cmon se eshte i bazuar ne
ligj arsyetimi dhe referimi qe gjykata ben ne nenet 51 dhe 52 te ketij ligji, te cilave
mund t’u shtohen edhe nenet 17, 27, 48 e vijues te tij.

455
Ne kuptim dhe zbatim te ketij kuadri ligjor, çertifikata e pronesise leshohet
vetem me kerkese te personit te interesuar (neni 28) dhe ajo pasqyron te dhenat e
rregjistrit, hartave treguese, etj., te perpiluara sipas menyres se fitimit te pronesise
dhe te drejtave te tjera mbi pasurine e paluajteshme ne aktet e dokumentet
perkatese.
Nisur edhe nga rrethana te tilla qe lidhen me procesin e rregjistrimit fillestar,
mbeshtetur ne dispozitat e lartpermendura, paditesi duhet te ndjeke rrugen
administrative te kerkimit dhe ankimimit tek rregjistruesi dhe, me pas,
kryeregjistruesi, per korrigjimin dhe pasqyrimin ne rregjistrin dhe aktet e tjera te
Zyres se Rregjistrimit te te dhenave qe burojne nga akti i fitimit te pronesise se
pasurise prej tij, pra te akteve dhe dokumentacionit te leshuar nga hallkat perkatese
administrative sipas ligjit nr.7501, date 19.07.1991 "Per token".

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 59 dhe 485, shkronja
“a” te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.301, date 06.04.2005 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Sarande.

Tirane, me 31.05.2005

456
Nr.2081/218 i Regj. Themeltar
Nr.934 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: FLAMUR KADENA, perfaqesuar


nga Av. E. Seitaj
E PADITUR: DEGA E BANKES SE KURSIMEVE
VLORE, perfaqesuar nga Av. K. Mara
PERSONA TË TRETË: ANESTI CEKO, perfaqesuar nga
Av. D. Kore

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e te paditurit te dorezoje
pasurine trashegimore lene si depozite bankare.
Baza Ligjore: Nenet 349 e vijues dhe 1024 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.1240, date 11.12.2000 ka


vendosur:
Te pranoje padine e paditesit Flamur Kadena, trashegimtar ligjor i
radhes se pare i te ndjerit Tafil Kadena, bashkepronar ne pjese te
barabarta me te paditurin Anesti Ceko, duke detyruar palet e paditura,
Dega e Bankes se Kursimeve Vlore e te paditurin Anesti Nikolla
Ceko, per shumen 1.293.175 dhrahmi, qe i perkasin periudhes nga
data 18.11.1996 - 09.01.1998 deri date 30.11.2000 dhe per shumen

457
1.796.763 leke, qe i perkasin periudhes nga data 11.03.1993 -
17.02.1998 deri me date 30.11.2000, qe i perkasin kartelave
depozitare nr.9061, date 18.11.1996 dhe kartela nr.5972/2, date
11.03.1993 ne kete menyre:
Detyrimin e pales se paditur, Dega e Bankes se Kursimeve Vlore, t’i
ktheje paditesit Flamur Kadena shumen prej 896.587,5 dhrahmi
Greke, qe i perket karteles depozite nr.9061, data 18.11.1996 dhe
898.381,5 leke qe i perket depozites me nr.5972/2, date 11.03.1993,
pra gjysma e detyrimit te pergjitheshem.
Detyrimin e pales se paditur Anesti Ceko, t’i ktheje pales se paditur
Deges se Bankes se Kursimeve Vlore, shumen prej 898.381,5 leke
dhe qe i perket karteles depozite nr.5972/2 date 11.03.1993 dhe
896.587,5 dhrahmi qe i perket karteles depozite nr.9061, date
18.11.1996, pra gjysma e detyrimit te pergjitheshem prej 1.293.175
dhrami dhe 1.796.763 leke.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.156, date 20.03.2001 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1240, date 11.12.2000 te Gjykates se
shkalles se pare Vlore dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt:
Pranimin e padise.
Detyrimin e Bankes se Kursimeve Vlore, t’i ktheje paditesit Flamur
Kadena, shumen prej 898.381,5 leke dhe shumen prej 1.293.175
dhrahmi.
Prishjen e ketij vendimi dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes per pjesen
tjeter.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1043, date 05.11.2002 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.156, date 20.03.2001 te Gjykates se Apelit
Vlore dhe te vendimit nr.1240, date 11.12.2000 te Gjykates se
shkalles se pare Vlore dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne
Gjykaten e shkalles se pare Vlore, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.765, date 09.05.2003 ka


vendosur:
Pranimin e pjesshem te padise se padidtesit Flamur Kadena dhe
detyrimin e te paditurit Dega e Bankes se Kursimeve Vlore te paguaje
ne favor te trashegimtareve te Tafil Kadenes shumen 579.565 leke dhe
1.120.183 dhrahmi te konvertuar ne Euro dhe interesat e tyre deri ne
ekzekutim te vendimit.

458
Pushimin e gjykimit per detyrimin e te paditurit te ktheje pasurine
trashegimore.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.554, date 17.12.2003 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.765, date 09.05.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit


te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Dega e Bankes se Kursimeve Vlore, e cila
kerkon prishjen e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Vlore
nr.765, date 09.05.2003 e rrezimin e padise si dhe personi i trete Anesti Ceko, i cili
kerkon prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar keto
shkaqe:

Shkaqet e parashtruara ne rekursin e Deges se Bankes se Kursimeve Vlore:


- Ne rastin konkret kemi te bejme me nje depozite te perbashket solidare dhe
jo depozite e perbashket e thjeshte dhe dhe keto raste secili ka te drejte te
kryeje veprime terheqje apo shlyerje te depozites ne menyre te pavarur.
- Sic rezulton nga provat e administruara veprimet ne librezat e kursimit jane
kryer nga njeri prej depozituesve, konkretisht Anesti Ceko.
- Lidhur me shtesen e emrit te dyte, Anesti Ceko, ku pretendohet se eshte
shtuar pa dijenine e depozituesit Tafil Kadena, nuk qendron pasi emri eshte i
shtuar si ne kartele dhe ne libreze te cilen e mbante depozituesi.
- Banka ka vepruar ne perputhje me rregullat e percaktuara per kontratat e
depozites bankare si dhe udhezimet e Bankes se Kursimeve.
- Detyrimi i Bankes se Kursimeve eshte shuar ne momentin qe ajo ka kryer
pagesen ne favor te njerit prej depozituesve, per rrjedhoje cdo pretendim qe
mund te kene trashegimtaret e te ndjerit Tafil Kadena, duhet t’i drejtohet
bashketitullarit te depozites, Anesti Ceko.

Shkaqet e parashtruara ne rekursin e Anesti Cekos:


- Ceshtja eshte kthyer nga Gjykata e Larte dhe ne vendimin e saj ka caktuar
detyra te cilat nuk jane mbajtur parasysh nga gjykatat.
- Gjykata e shkalles se pare ka gabuar ne respektimin e neneve 191 dhe 194 te
K.Pr.Civile.
- Lidhur me nderhyrjen e personit te trete eshte vepruar ne kundershtim dhe
me vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara nr.901, date 14.07.2000.
- Gjykatat kane gabuar ne lidhje me zbatimin e nenit 201 dhe 185 te
K.Pr.Civile, pasi pala paditese ka pakesuar objektin e padise kur kishte
perfunduar hetimi gjyqesor dhe ishin pretendimet perfundimtare.

459
- Ne vendimin e gjykates eshte urdheruar ekzekutimi i interesave nga pala e
paditur deri ne castin e ekzekutimit te vendimit, por se sa jane interesat, sa
eshte shuma qe perbejne interesat keto nuk jane hetuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATES SË LARTË


pasi degjoi relatimin e anetarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e
perfaqesuesit te pales paditese, avokatit Edmond Seitaj, i cili kerkoi lenien ne fuqi
te vendimit nr.554, date 17.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore, mbrojtjen dhe
mendimet e perfaqesuesit te pales se paditur, zotit Kujtim Mara, i cili kerkoi
ndryshimin e vendimit nr.765, date 09.05.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Vlore dhe te vendimit nr. 554, date 17.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
rrezimin e padise, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit te personit te trete,
avokatit Dashamir Kore, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit nr.765, date
09.05.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Vlore dhe te vendimit nr. 554, date
17.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore dhe rrezimin e padise, ose ne te kunderten
prishjen e vendimeve dhe kthimin per rishqyrtim, dhe si e bisedoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi nr.554, date 17.12.2003 i Gjykates se Apelit Vlore me te cilin eshte
lene ne fuqi vendimi nr.765, date 09.05.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Vlore,
eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Vlore, me daten 17.10.2000, eshte
rregjistruar padia e ngritur nga paditesi Flamur Kadena, me objekt e shkak ligjor
"Detyrimi i pales se paditur te dorezoje pasurine trashegimore te te ndjerit babait
tone Tafil Kadena, lene ne formen e depozites bankare, ne baze te neneve 349 e
vijues dhe 1024 te Kodit Civil".
Ne emer te personit te trete Anesti Ceko dhe babait te paditesit, te ndjerit
Tafil Kadena, prane pales se paditur Banka Raifeissen (ish Banka e Kursimeve
sh.a.) - Dega Vlore, kane qene te hapura dy depozita bankare. Njera nga depozitat
me nr.9601 çelur ne 18.11.1996 ishte ne monedhen greke (dhrahmi), ndersa
depozita tjeter me nr.5972/2 ishte çelur ne 30.03.1995 ne leke. Ne te dy depozitat
rezulton te kene qene depozitues babai i paditesit, i ndjeri Tafil Kadena dhe personi
i trete Anesti Ceko, si depozitues solidare me kushtin "ose". Depozituesi, i ndjeri
Tafil Kadena ka vdekur ne 03.09.1997.
Ne datat 09.01.1998 dhe 17.02.1998, nisur nga natyra e depozites dhe
cilesite e tij si depozitues me kushtin "ose", personi i trete Anesti Ceko, ka terhequr

460
shumat perkatese, 1.120.183 dhrahmi greke dhe 1.159.130 leke, duke mbyllur te dy
kontratat e depozites bankare prane pales se paditur.
Paditesi Flamur Kadena, ne cilesine e tij si njeri nga trashegimtaret e
depozituesit, te ndjerit Tafil Kadena, ka pretenduar ne kete proces se depozita ne
dhrahmi ka qene vetem e babait te tij, nderkohe qe ka qene edhe depozituesi i dyte
i depozites dyemerore ne leke objekt gjykimi. Sipas paditesit, nga ana e personit te
trete ne bashkepunim me punonjes te pales se paditur, ish Banka e Kursimeve, pas
vdekjes se babait te tij, jane bere veprime te paligjshme dhe fallsifikime ne librezen
e depozitave dhe kartelat perkatese bankare duke shtuar emrin e personit te trete ne
depoziten nr.9061 ne dhrahmi greke, si dhe duke fshire emrin e te ndjerit, babait te
tij, e zevendesuar me nje emer tjeter ne depoziten nr.5972/2 ne leke.
Nga ana tjeter, pala e paditur Banka Raifeissen (ish Banka e Kursimeve) ka
pretenduar se shtimi i emrit te personit te trete ne librezen e depozites me nr.9061 e
kartelat perkatese jane bere perpara vdekjes se te ndjerit Tafil Kadena, me veprime
te kryera sipas rregullave e zakonit bankar nga ana e punonjeses se saj. Ndersa ne
veprimet e kryera me depoziten me nr.5972/2 pala e paditur pranon se ato
permbajne parregullsi por qe nuk kane sjelle pasoja te tilla qe do te cenonin poziten
e te ndjerit, babait te paditesit, krahasuar me gjendjen perpara ketyre ndryshimeve.
Nga ana tjeter, i ndjeri, Tafil Kadena, si depozitues ka patur dijeni per keto
veprime, perderisa ai ishte mbajtesi i librezave te depozitave bankare ku jane bere
shenimet. Ne cdo rast, i padituri nuk eshte njoftuar per vdekjen e depozituesit, te
ndjerit Tafil Kadena.
Personi i trete Anesti Ceko, ka pretenduar se ai ka qene depozitues solidar
me babain e paditesit dhe, jo vetem kaq, por eshte ai burimi i te ardhurave qe jane
bere derdhje ne celjen dhe mbajtjen e te dy kontratave te depozites bankare,
nepermjet punes se tij ne vazhdimesi ne Greqi.
Pervec provave te paraqitura nga palet, gjykata ka kryer dy ekspertime, ate
tekniko-grafik te dokumentave dhe kontabel. Krahas vlerave perkatese te
depozitave sipas ekspertimit kontabel, rezulton se veprimet mbi depoziten nr.9061,
sipas ekspertimit tekniko-grafik jane kryer nga nje ish punonjese e ish Bankes se
Kursimeve. Ne baze te provave shkresore kjo punonjese eshte larguar nga puna
prane te paditurit disa kohe perpara vdekjes se te ndjerit Tafil Kadena. Ne rrethana
te tilla veprimet me depoziten nr.9061 nuk jane rezultat i ndonje fallsifikimi te
dokumentave. Gjithashtu, sipas ekspertit, fshirjet dhe shenimet ne depoziten
nr.5972/2 jane bere nga nje punonjese tjeter e pales se paditur.
Kjo ceshtje, pasi ka kaluar dy shkallet e gjykimit eshte gjykuar njehere nga
Kolegji Civil i Gjykates se Larte. Ky Kolegj, me vendimin nr.1043, date
05.11.2002 ka arritur ne konkluzione dhe ka dhene udhezime per rishqyrtimin e
ceshtjes dhe qe kishin te benin me kuptimin e gabuar te gjykatave lidhur me padine
e kerkimit te trashegimit, parashikuar nga neni 349 i Kodit Civil. Me konkretisht,

461
per nevojen e vertetimit te pronesise per trashegimlenesin si dhe per kerkimin e saj
nga ai qe e posedon ate ne fakt. Gjithashtu, ne kete vendim, Kolegji Civil i
Gjykates se Larte ka orientuar gjykatat qe te ndertojne me drejt ndergjyqesine dhe
poziten e paleve ne proces dhe, ne rast te kundert, gjykata te jape vendimin e saj
sipas kerkimeve dhe menyres aktuale te ndertimit te ndergjyqesise.
Kolegji Civil cmon se, te dy vendimet gjyqesore pas rishqyrtimit gjyqesor te
ceshtjes jane rrjedhoje e kuptimit dhe interpretimit te gabuar te dispozitave te
Kodit Civil. Kontrata e depozites bankare, parashikuar nga nenet 1024 e vijues te
ketij Kodi dhe rregullat e zakonet bankare per depozitat e perbashketa permbajne
dallimin ndermjet depozites se perbashket dyemerore me kushtin "ose" dhe asaj me
kushtin " dhe". Ne rastin e pare secili nga depozituesit mund te kryeje me banken
veprime te derdhjes, terheqjes, shlyerjes a mbylljes se depozites pa qene nevoja qe
ata dhe banka te njoftojne a marrin paraprakisht mendimin e nenshkrimin e
depozituesve te tjere. Banka nuk pergjigjet per pretendimet e ndersjellta qe mund
te lindin ndermjet depozituesve. E kunderta ndodh ne rastin e depozitave dy a
shume emerore me kushtin "dhe".
Pervec sa me siper, ne rastin e depozites nr.9061 ne dhrahmi nga provat
shkresore te paraqitura nga palet dhe administruar nga gjykatat si dhe nga akt
ekspertimet vertetohet se veprimet me depoziten jane kryer nga nje punonjese e
bankes, qe eshte larguar nga kjo detyre perpara vdekjes se njerit prej depozituesve,
te ndjerit Tafil Kadena. Shenimet ne libreze dhe kartela nuk permbajne
fallsifikime. Nga ana e paditesit, qe ka edhe barren e proves per kerkimet e tij, nuk
eshte paraqitur ndonje prove tjeter qe te vertetoje te kunderten. Ne rrethana te tilla
veprimet e pales se paditur, ish Bankes se Kursimeve, si dhe ato te personit te trete
Anesti Ceko, per terheqjen e shumave dhe mbylljen e depozites bankare nuk
permbajne elemente qe do t’i cilesonin ato si te kunderligjshme dhe te parregullta.
Nga ana tjeter, ne rastin e depozites nr.5972/2 ne leke, eshte vertetuar se
depozita ka qene dyemerore, personi i trete "Anesti Ceko ose Tafil Kadena".
Shenimet e bera duke fshire me boje te bardhe emrin e dyte dhe zevendesuar me
"Eli Ceko", sikurse pranohet edhe nga vete pala e paditur, jane veprime te kryera
ne forme te parregullt nga ana e punonjeses se tij. Nga shqyrtimi i provave
shkresore rezulton se, keto shenime te parregullta nuk kane sjelle ndonje pasoje qe
do te cenonte poziten dhe interesat e dy depozituesve Anesti Ceko dhe Tafil
Kadena. Eli Ceko nuk ka kryer asnje veprim me depoziten bankare nderkohe qe
depozita eshte terhequr nga personi i trete Anesti Ceko, njeri prej dy depozituesve
me kushtin "ose". Ne kete rast ne veprimet e personit te trete Anesti Ceko, per
terheqjen e shumave dhe mbylljen e depozites bankare nuk permbahen elemente qe
do t’i cilesonin ato si te kunderligjshme dhe te parregullta. Ndersa, per palen e
paditur, ish Banken e Kursimeve, ka disa veprime te parregullta por qe nuk kane
cenuar ne fakt interesat e depozituesit te interesuar, te ndjerit Tafil Kadena. Pra

462
jemi perpara mungeses se lidhjes shkakesore midis veprimit te parregullt te kryer
nga i padituri dhe pasojes se pretenduar nga paditesi Flamur Kadena.
Per arsyet e mesiperme gjykatat ne te dy shkallet e gjykimit kane zbatuar
keq ligjin dhe kane gabuar kur i cmojne te parregullta, ngarkojne me pergjegjesi
dhe vendosin detyrimin e te paditurit per t’i shlyer paditesit shumat e plota a te
pjesshme te depozitave bankare, ku i ndjeri Tafil Kadena, babai i paditesit, ka qene
njeri nga depozituesit e kushtit "ose". Ne te dy rastet, nisur nga permbajtja dhe
interpretimi i dispozitave ligjore e rregullave bankare lidhur me depoziten bankare,
si dhe nga teresia e provave te administruara, gjykatat duhet te kishin rrezuar
padine lidhur me kerkimet e paditesit sipas neneve 1024 e vijues te Kodit Civil.
Ndersa lidhur me kerkimet e paditesit dhe premtimet e paleve te tjera ne
proces per dorezimin e pasurise trashegimore sipas neneve 349 e vijues te Kodit
Civil, mbi kerkesen e vete paditesit per heqjen dore nga gjykimi i padise per kete
pjese, gjykatat kane vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "d" te nenit 485
te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.765, date 09.05.2003 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Vlore dhe te vendimit nr.554, date 17.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe rrezimin e padise.
Lenien ne fuqi te vendimit nr.765, date 09.05.2003 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Vlore lidhur me pushimin e gjykimit per detyrimin e te paditurit te ktheje
pasurine trashegimore.

Tirane, me 31.05.2005

463
Nr.2291/291 i Regj. Themeltar
Nr.935 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 31.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me


nr.2291/291 akti, qe u perket paleve:

PADITËSE: ERVEHE FLOQI, ne mungese


TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE BASHKIA KORCE
K.K.K.PRONAVE PREFEKTURA KORCE
LILJANA AVUSHKA, ne mungese
KRISTAQ AVUSHKA, perfaqesuar nga
Av. D. Kore

OBJEKTI I PADISË:
Ndryshim i vendimit nr.494, date 09.09.1994
te K.K.K. Pronave Bashkia Korce.
Detyrim te paditesave te na njohin pronare ne sip.3.000 m2.
Anullimin e vendimit nr.66, date 15.04.2003 te K.K.K.P. Korce.
Baza Ligjore: Neni 27/a i ligjit 7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.2363, date 18.12.2003 ka


vendosur:
Rrezimin e padise.

464
Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.46, date 09.03.2004 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.2363, date 18.12.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Korce.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Ervehe Floqi, e cila kerkon prishjen e
vendimit duke parashtruar keto shkaqe:
- Arsyetimi i vendimit te gjykates se nga vertetimi date 21.03.2003 rezulton
qe nga zyra e permbarimit eshte marre vendim per shitje ne ankand me aktin
313, date 08.08.1936 te prones te nje pjese mbi kater pjese te pandara, ne
thember te regjistrit eshte bere shenimi qe kjo prone eshte shitur, nuk eshte i
bazuar sepse ne vertetimin, date 20.01.2003 te leshuar prej ZRPP te Keshillit
te Qarkut Korce thuhet: "ne themren e transkiptimit nuk ka shenime
hipotekore".
- Ne piken 1 te vendimit K.K.K.P. shprehet per mbivendosje.
- Ne kete menyre duhet te behet ekspertim qe ne e kemi kerkuar por nuk eshte
pranuar nga gjykata.
- Prona qe kerkojme te na njihet e kthehet eshte e percaktuar me kufijte
perkates sipas hipotekes.
- Kristaq Avusha figuron pronar mbi kete prone me anen e nje vertetim fakti.

Kunder ketij rekursi kane ushtruar kunder rekurs Kristaq e Liliana Avushka,
ne baze te nenit 477 te K.Pr.Civile, te cilet kerkojne te mos pranohet rekursi, pasi
nuk ka shkaqe ligjore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, Avokatin Dashamir Kore, qe
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si dhe diskutoi çeshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi nr.46, date 09.03.2004 i Gjykates se Apelit Korce, eshte i drejte, si
i tille duhet te lihet ne fuqi.
Nga gjykimi ka rezultuar se, Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te
Pronave Bashkise Korce, me vendimin nr.494, date 09.09.1994, i ka njohur
pronesine ish pronarit Kristaq Avushka (trashegimlenesi i te paditureve), per nje
sip.trualli prej 4000 m2, me kufizimet perkatese dhe i eshte dhene e drejta e
parablerjes per 3 objekte, sipas skices bashkangjitur dhe kompensim me letra me
vlere pjesa tjeter.

465
Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Pronave prane Prefektures Korce
me vendimin tjeter nr.66, date 06.06.2003, ka vendosur te mos miratoje kerkesen e
paditeses Ervehe Floqi, per njohjen dhe kthimin e nje siperfaqeje trualli prej 3000
m2 te ndodhur ne Korce, me pretendimin se, kjo siperfaqe eshte trajtuar ne emer te
ish pronarit Kristaq Avushka me vendimin e siperm.
Paditesja Ervehe Floqi, ka ngritur padi kunder Komisioneve te Kthimit e
Kompensimit te Pronave te Bashkise se Qarkut Korce si dhe Kristaq e Liljana
Avushkes (trashegimtaret e Kristaq Avushkes), me objekt kundershtimin e
vendimeve nr.494, date 09.09.1994 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Korce dhe
vendimit nr.66, date 15.04.2003 te K.K.K.Pronave prane Qarkut Korce dhe njohjen
pronare per siperfaqen prej 3000 m2, ne baze te nenit 27/a te ligjit nr.7698, date
15.04.1993 "Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve".
Pra, objekt konflikti ndermjet paleve ndergjyqese eshte siperfaqja e truallit
prej 3000 m2 per te cilen Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave eshte
shprehur ne favor te pales se paditur.
Pala paditese pretendimin e saj e mbeshtet ne vertetimin e pronesise, date
20.01.2003 te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Korce, nga
permbajtja e te cilit ka rezultuar se, mbi nje pjese mbi 4 pjese te pandare te nje
prone prej 3 dynym te ndodhur ne "Shen Meria", eshte transkriptuar leter lajmerimi
i Zyres se Permbarimit Korce me nr.313, date 10.04.1936 me anen e se cilit
lajmerohet qe brenda 8 diteve, Zymbyle Beqiri me kualitetin e saj si perfaqesuese
ligjore e bijes se saj te mitur Ervehe Nezir Mustafaj, te paguaje ne favor te Take
Avdylit i te ndjerit Tahir Avdyli, deten prej napolona ari njeqind e njezet e nje
(121), kamaten e tyre, bashke me shpenzimet perkatese, per sigurimin e detes,
eshte konfirmuar sekuestrimi, mbi pronat e te ndjerit Nezir Mustafa Floqi. Ne
thember te transkriptimit, sipas ketij vertetimi, nuk ka shenim hipotekor.
Te paditurit Kristaq dhe Liljana Avushka, prapesimet e tyre i mbeshtesin ne
vertetimet e pronesise, date 21.08.2003 te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te
Paluajteshme Korce, vendimin gjyqesor qe verteton faktin e pronesise per te
paditurin, vendimin e K.K.Pronave.
Nga permbajtja e vertetimit te paraqitur nga kjo pale ka rezultuar se:
"Ne nr.436/10, date 08.08.1936 te rradhoreve te pronesise qe disponon zyra
figuron e rregjistruar ne favor te Take Tahir Avdylit dhe kundra Zymbyle Hysen
Beqiri, e veja e Nezir Mustafa Floqit me kualitetin e saj si perfaqesuese ligjore, e
bija saj e mitur Ervehe Nezir Mustafa, kerkohet transkriptimi i vendimit gjyqesor
qe verteton faktin e pronesise per te paditurin, vendimin e K.K.K.Pronave te
kryesise se permbarimit Korce me nr.313, date 08.08.1936, qe permban shitjen
definitive ne ankand dhe perkundrejt cmimit prej 1300 franga ari, pervec dy
pronave edhe te nje pjese mbi kater pjese te pandare te nje are ne vendin Shen
Meria prej 3 dynym me kufij: Lindje - Arra e Shan Merise; Perendimi - Rafail

466
Avrami; Veriu - Spiro Qirinxhi dhe Jugu - Udha. Ne thembren e transkriptimit
eshte bere shenimi: u shit dhe u transkriptua ne nr.432/12, date 20.04.1938.
Ne nr.432 /12, date 20.04.1938 figuron e rregjistruar ne favor te Hatixhese
Avdylit dhe kundra Mustafa Avdyli kontrata e shitblerjes nr.7203,10729, date
19.04.1938, 1/4 pjese e pandare te nje are tjeter ne sinor te Korces ne vendin Shen
Meria prej 3 dynym me kufij: Lindje - Are e Shen Merise, Perendim - Rafail
Avrami, Veri - Spiro Qirinxhi dhe Jug - Udhe, te zoteruar ne baze te transkriptimit
te zyrave te hipotekave Korce nr.436/10, date 08.08.1936. Ne thembren e
transkriptimit nuk ka shenime hipotekore.
Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise me arsyetimin se,
vertetimi qe paditesja ka paraqitur ne komisionin e pronave te Prefektures, ne baze
te te cilit pretendon t’i njihet pronesia, ne thelb nuk perben akt qe provon pronesine
e atit te saj, por perfaqeson dokumentimin e veprimeve te bera nga Zyra e
Permbarimit mbi pronat e debitorit Nezir Flloqi, qe plotesohet edhe nga vertetimi i
paraqitur nga pala e paditur.
Vendimi i siperpercituar eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Korce me
arsyetimin se, paditesja nuk ka provuar pronesine e pretenduar, kurse te paditurve i
provohet pronesia, si me vendimin per vertetim fakti, por edhe me vendimet e
K.K.K.Pronave, te kufitareve.
Ne rekurs paditesja, duke u bazuar ne vertetimin e pronesise, date
20.01.2003, te leshuar nga Z.R.P.P pretendon se ne thembren e transkriptimit, nuk
ka shenim hipotekor, kurse gjykata e apelit arsyeton se, figuron shenimi se prona
eshte shitur. Gjithashtu pretendohet se, gjykata duhej te bente ekspertim, per shkak
se Komisioni i Pronave eshte shprehur per mbivendosje. Pronat e kerkuara jane te
saktesuara me hipoteke, ndersa Kristaq Avushka, eshte njohur pronar me vertetim
fakti.
Ne kunder rekursin e paraqitur nga Kristaq Avushka pretendohet se, pala
paditese nuk ka dokumenta pronesie, pasi prona e pales paditese e pretenduar ka
qene 1/4 e 3000m2, e cila eshte sekuestruar dhe me pas eshte shitur per shkak te
ketij detyrimi.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, drejt nga gjykata eshte
konkluduar per bazueshmerine ne ligj te vendimeve te K.K.K.Pronave qe kane
njohur pronesine e te paditurve "Avushka" dhe refuzuar kerkesen e paditeses
Ervehe Flloqi, per siperfaqen 3000 m2, objekt mosmarreveshje.
Duke analizuar drejt provat e marra nga gjykimi eshte konkluduar, per
lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, qe ka rrezuar kerkesen e
pales paditese, duke vleresuar te pabazuara pretendimet e saj, ne lidhje me pronen.
Nga vertetimi date 21.08.2003 i Zyres se Rregjistrimit te Pasurive, i
analizuar si prove nga gjykata ka rezultuar se nuk u mbeshtet pretendimi i pales
paditese se per ¼ pjese te siperfaqes prej 3 dynym, nuk eshte humbur pronesia,

467
pasi vertetimet e mepareshme te zyres se rregjistrimit (date 20.01.2003) kane
provuar se nuk ka shenime per shitje te prones.
Vertetimi tjeter, date 21.08.2003 i analizuar nga gjykata ka provuar se, ne
thember te rregjistrit eshte bere shenimi se, kjo prone eshte shitur, rregjistruar me
nr.432/12, date 20.04.1936 ne favor te Hatixhe Avdyli, çfare ben te pabazuar
pretendimin e paditeses, per ¼ pjese te kesaj prone.
Po keshtu nga paditesja siç me te drejte arsyeton gjykata, nuk eshte paraqitur
asnje prove, ne kuptimin qe ligji kerkon, per fitimin e pronesise, mbi pjesen tjeter
te siperfaqes se pretenduar prej 3000 m2 (pjeses tjeter prej ¾) duke mos u zbatuar
nga kjo pale kerkesat e nenit 12 te K.Pr.Civile ne lidhje me detyrimin ligjor per
paraqitjen ne gjykate, nga pala qe e ve ne levizje, te fakteve qe mbeshtesin
pretendimet e saj.
Sa siper shkaqet e paraqitura ne rekurs rezultojne se kane te bejne me
vleresim e analize provash te cilave u eshte dhene pergjigje nga gjykata e apelit
dhe qe nuk perbejne shkaqe, per cenimin e vendimit nga Gjykata e Larte.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/"a" te Kodit te
Proçedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.46, date 09.03.2004 te Gjykates se Apelit
Korçe.

Tirane, me 31.05.2005

468
Nr.1833 i Regj. Themeltar
Nr.936 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 31.05.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me


nr.1833 akti qe ju perket paleve:

PADITËS: KASTRIOT LLUKA, perfaqesuar


nga Av. B. Asllani
I PADITUR: MINISTRIA E TRANSPORTIT E
TELEKOMUNIKACIONIT TIRANE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Kundershtim i mases se shperblimit
qe rrjedh nga shpronesimi.
Baza Ligjore: Neni 24 i ligjit nr.8561, date 22.12.1999
dhe neni 324 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.215, date 15.03.2005


ka vendosur:
Shpalljen e moskompetences te Gjykates se shkalles se pare
Gjirokaster, te ceshtjes civile nr.270, date 19.01.2005 me pale paditese
Kastriot Lluka, i paditur Ministria e Transporteve dhe
Telekomunikacionit Tirane, me objekt kundershtimin e mases se
shperblimit.

469
Dergimin e ceshtjes Gjykates se shkalles se pare Tirane, si gjykate
kompetente per gjykimin e kesaj ceshtje.

Kunder vendimit te gjykates qe ka shpallur moskompetencen per gjykimin e


mosmarreveshjes, ne baze te nenit 62 te K.Pr.Civile, ka bere ankim te vecante pala
paditese Kastriot Lluka, i cili parashtron keto shkaqe:
- Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, eshte kompetente per te gjykuar
padine e mesiperme.
- Padia objekt gjykimi, ka si objekt te saj, kundershtimin e mases se
shperblimit qe rrjedh nga shpronesimi i objektit, mbi te cilin jam pronar.
- Duke patur kete objekt, duke ju referuar nenit 45 te K.Pr.Civile gjykimi i
ceshtjes, duhet te behet ne gjykaten ku ndodhet sendi, mbi te cilin jam
pronar i tij dhe kjo eshte Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, kjo edhe per
ekonomi gjyqesore.
- Avokati i Shtetit qe perfaqeson palen e paditur, pretendon te behet gjykimi
aty ku qendron personi juridik perkates, pra ne Tirane, bazuar ne nenin 43 te
K.Pr.Civile, por ne paragrafin e dyte te nenit 43, lejon qe gjykata te
zhvillohet dhe ne gjykaten e shkalles se pare, kur personi juridik ka nje
perfaqesues te autorizuar qe te paraqitet ne gjykim.
- Mendoj se pala e paditur ka nje perfaqesues te autorizuar qe mund te
paraqitet ne gjykim dhe ky perfaqesues, eshte Avokati i Shtetit, Zyra e
Avokatise Vendore Gjirokaster.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, perfaqesuesin e pales paditese,
Av. B. Asllani, qe kerkoi gjykimin e kesaj çeshtje ne Gjykaten e Rrethit
Gjirokaster, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.215, date 15.03.2005 i Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster, qe
ka shpallur moskompetencen ne gjykimin e çeshtjes, eshte i drejte e si i tille lihet ne
fuqi.
Padia objekt gjykimi, ka si objekt kundershtimin e mases se shperblimit, qe
rrjedh nga shpronesimi i prones se tij, me ndertimin e aksit rrugor Tepelene
Gjirokaster.
Paditesi rezulton se eshte ankuar ne rruge administrative, per vleresimin e
prones, ne Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe pasi ka marre
pergjigjen perkatese, eshte ankuar ne gjykate kunder vendimit te komisionit
perkates prane te paditures, qe ka vendosur masen e shperblimit.

470
Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me kerkesen e perfaqesuesit te
Avokatit te Shtetit, ka shpallur moskompetencen e saj per gjykimin e çeshtjes dhe
dergimin e çeshtjes Gjykates se shkalles se pare Tirane, si kompetente, per
gjykimin e kesaj çeshtje.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, vlereson te drejte vendimin e Gjykates se
shkalles se pare Gjirokaster.
Ne rastin konkret, ne gjykim eshte padia qe kundershton aktin administrativ,
prane Ministrise se Transportit, qe ka te beje me vleresimin, per efekt shpronesimi.
Me te drejte, nga gjykata jane zbatuar kerkesat e nenit 43, 327 te K.Pr.Civile, duke
shpallur moskompetencen e saj, pasi e paditura si person juridik, ka qendren ne
Tirane dhe kompetente per gjykimin e çeshtjes eshte Gjykata e shkalles se pare
Tirane, ku ka qendren e paditura.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.215, date 15.03.2005 te Gjykates se shkalles se
pare Gjirokaster.

Tirane, me 31.05.2005

471
ÇËSHTJE PENALE

472
Nr.778/196 i Regj. Themeltar
Nr.287 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

në seancen gjyqesore të datës 04.05.2005 mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURVE: ZEFIR ALUSHLLARI


ALKET KANTOLLARI
EMILIANO QYSHKO

A K U Z U A R:
Dy te paret: Për veprën penale të
"Vrasjes ne rrethana cilesuese",
ne menyre te tille qe i shkakton
mundime te veçanta viktimes,
e kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 79/e i K.Penal.
Emiliano Qyshko: Për veprën penale të
"Perkrahje te autorit te krimit",
parashikuar nga neni 302 i K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Korçe me vendimin nr.58, date 25.02.2003 ka


vendosur :
Deklarimin fajtor te te pandehurit Zefir Alushllari per kryerjen e
vepres penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, ne menyre qe i

473
shkakton mundime te veçanta viktimes, ne bashkepunim dhe ne baze
te nenit 79/a - 25 te K.Penal, te denohet me burgim te perjetshem.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Alket Kantollari, per kryerjen e
vepres penale te vrasjes, ne rrethana te tjera cilesuese ne menyre qe i
shkakton mundime te veçanta viktimes, ne bashkepunim dhe ne baze
te nenit 79/a - 25 te K.Penal, te denohet me 25 vjet burgim.
Vuajtja e denimit i fillon nga dita e ndalimit te tij, me 05.04.2002.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Emiliano Qyshko per kryerjen e
vepres penale te perkrahjes se autorit te krimit dhe ne baze te nenit
302 te K.Penal te denohet me 17 muaj burgim.
Automjeti tip benz furgon, me targe TR 8281 G bashke me
dokumentat dhe çelesat, nje mbulese sediljeje dhe nje cope
kompensate te marre si prove materiale te kalojne ne pronesi te shtetit,
ne baze te nenit 190/1, germa a te K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.46, date 06.04.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.58, date 25.02.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Korçe.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se


pare ka paraqitur rekurs i gjykuari Alket Kantollari, i cili kerkon ndryshimin e
kualifikimit ligjor te vepres, si dhe kthimin e mjetit Benz te pandehurit Alket, sepse
sekuestrimi і tij nuk perputhet me kriteret e percaktuara ne nenin 190/1 te
K.Pr.Penal, duke parashtruar keto shkaqe:
- Te dy vendimet duhen prishur sepse fakti juridik nuk pasqyrohet drejt, nuk
behet analiza e provave e per rrjedhoje perfundimet dhe kualifikimi ligjor і
vepres eshte і gabuar і pambeshtetur ne prova dhe ne ligj.
- Gjykata e apelit ne pjesen arsyetuese te vendimit, nuk pershkruan rrethanat e
faktit duke ndjekur kronologjine e tyre, gje qe do ta conte ne shkaqet e
verteta per te cilat і pandehuri akuzohet, ne motivet qe і shtyne ata te kryenin
krim dhe mbi kete baze do te individualizohej vepra penale dhe do t’i behej
faktit nje percaktim tjeter ligjor.
- Pa vertetuar asgje, si ne hetim dhe ne gjykimin ne te dyja shkallet e gjykimit,
indicje merret xhami i thyer i automjetit te Alketit dhe prej kendej rrjedhin
perfundime te gabuara. Fakti qe te pandehurit konstatuan xhamin te thyer
nuk mund te pranohet si indicje, per me teper se makina ishte e te pandehurit
Alket dhe jo e te pandehurit Zefir.

474
- Kemi kerkuar si ne gjykimin ne shkalle te pare edhe ne gjykaten e apelit kur
perseriti shqyrtimin gjyqesor te thirrej mjeku specialist per te percaktuar
nese nje person qe ka humbur ndjenjat nga traumatizimi ne koke, a eshte i
ndergjegjshem per te ndjere dhimbjet nga qe mund t’i shkaktoje temperatura
e larte, kerkesa na u refuzua dhe akuza mbeti apriori pa prova qe te
vertetonin te kunderten e asaj qe shpjegonte i pandehuri Alket, ose te
vertetonin anen subjektive te figures se krimit te parashikuar nga neni 79/e i
K.P., gje qe vjen me kundershtim me nenin 383/ç te K.Pr.P., sipas te ciles
gjykata eshte e detyruar te rrezoje pretendimet e te pandehurit me prova e
fakte bindese.
- I gabuar eshte vendimi dhe persa i perket sekuestrimit te automjetit prone e
te pandehurit Alket Kantollari. Sipas nenit 190/1 te K.Pr.Penale, mund te
sekuestrohet vetem sendi qe ka sherbyer si mjet per kryerjen e krimit. Kur
vete gjykata pranon qe krimi eshte kryer me leve nuk eshte i pranueshem te
konsiderohet automjeti si i tille dhe padrejtesisht te sekuestrohet.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, degjoi prokurorin Artur
Selmani, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, degjoi
mbrojtesin e te gjykuarit Alket Kantollari, qe kerkoi prishjen e tyre dhe pasi e
bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne fashikullin e procedimit penal, qe i
perket te pandehurve Zefir Alushllari, Alket Kantollari dhe Emiliano Qyshko, si
dhe gjate gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte, rezulton se, me date 04.04.2002,
ora 1300, ne vendin e quajtur Grabovice, pergjate rruges nacionale Korçe-Pogradec,
eshte gjetur kufoma e djegur e viktimes Marenglen Fraholli. Gjate kqyrjes se
vendit te ngjarjes, jane fiksuar ne cilesine e proves materiale disa xhama, nje ore
dore dhe copa trunore.
Gjate hetimeve paraprake, nga ana e organit te prokurorise eshte konstatuar
se, vrasja eshte kryer nga te pandehurit Zefir Alushllari dhe Alket Kantollari.
Sipas aktit te ekspertimit mjeko - ligjor te kryer gjate hetimeve paraprake, ne
trupin e viktimes jane konstatuar 4 plage, thyerje masive e kockave te kafkes,
shoqeruar me demtim masiv te mases trunore dhe djegie te kufomes ende duke
qene gjalle. Demtimet e kokes nga goditjet me mjet te forte, jo te mprehte dhe me
tej djegia nga zjarri, kane shkaktuar vdekjen e viktimes. Pas djegies kufoma ka
marre pamjen e boksierit dhe jane karbonizuar pjesa dermuese e indeve te buta, te
siperfaqes se trupit.

475
Ne lidhje me sa me siper, te pandehurit jane akuzuar per kryerjen e
vepres penale te vrasjes, ne rrethana cilesuese, ne menyre te tille qe i shkakton
mundime te veçanta viktimes, ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 79/e -
25 te K.Penal, ndersa i pandehuri Emiliano Qyshko, eshte akuzuar per vepren
penale te perkrahjes se autoreve te krimit, parashikuar nga neni 302 i
K.Penal.
Nga ana e tyre eshte pranuar se, me date 03.04.2002, rreth ores 20 00, te
pandehurit Zefir dhe Alket jane grindur me shtetasin Arben Tahirllari ne nje lokal
ne fshatin Vreshtas. Pasi situata eshte qetesuar, me nderhyrjen e personave te tjere
te pranishem aty, dy te pandehurit kane dale nga lokali dhe jane drejtuar per te
automjeti tip benz, furgon i te pandehurit Alket Kantollari, ku kane konstatuar
thyerjen e xhamit te pare te tij. Menjehere ata jane kthyer perseri ne lokal, ku i
pandehuri Zefir, me nje leve qe kishte ne dore, ka goditur ne kurriz viktimen
Marenglen Fraholli. Perseri me nderhyrjen e te pranishmeve ne lokal, jane
nderprere veprimet e te pandehurve, te cilet me pas jane larguar dhe me makinen e
te pandehurit Alket kane levizur neper fshat. Ne momentin qe ata kane pare te
kalonte viktima me nje dru ne dore, ata i kane kerkuar te hipte ne makinen e tyre
per t’u sqaruar dhe ja kane marre dhe hedhur jashte drurin. Me pas, me makinen e
drejtuar nga i pandehuri Alket, ata jane nisur ne drejtim te fushes se Maliqit, ku ne
buze te nje kanali kane ndaluar. Sapo kane zbritur nga makina, i pandehuri Zefir,
ka goditur disa here me leve ne koke viktimen dhe me pas, se bashku me te
pandehurin Alket, e kane hedhur ate ne karrocerine e furgonit, me te cilin kane
dale ne rrugen nacionale Korçe - Pogradec. Te vendi i quajtur kthesa e Grabovices,
ata kane ndaluar dhe pasi kane hedhur viktimen ne nje grope, rreth 15 m larg
rruges kryesore, kane shkuar ne piken me te afert te karburantit ku kane marre 4
litra benzine, me te cilen kane sperkatur trupin e viktimes. Pasi i kane vene atij
flaken jane larguar nga vendngjarja dhe kane shkuar ne shtepine e te pandehurit
Emiljano Qyshko, ne fshatin Lin - Pogradec, te cilit pasi i kane treguar per vrasjen,
i kane kerkuar ndihme. Ky i ka dhene te pandehurit Zefit nje pale rroba, atlete per
t’u nderruar dhe 3500 leke. Pasi kane hedhur ne liqen rrobat qe i pandehuri Zefir
kishte veshur ne momentin e ngjarjes, i pandehuri Emiljano eshte kthyer ne
banesen e tij, ndersa dy te pandehurit me makine kane shkuar ne Tirane ku dhe
jane ndare. I pandehuri Alket ka shkuar ne banesen e tij ne fshatin Yzberisht,
ndersa i pandehuri Zefir eshte larguar ne drejtim te paditur.
Sipas gjykatave, te pandehurit Alket dhe Zefir duhet te pergjigjen per vepren
penale te parashikuar nga neni 79/e - 25 te K.Penal, ku i pandehuri Zefir ka qene
ne rolin e ekzekutorit, ndersa i pandehuri Alket ne rolin e ndihmesit. Ata kane
konsumuar plotesisht elementet e saj, duke konsumuar anen objektive dhe
subjektive, si dhe kryerjen e kesaj vepre, me ane te djegies me zjarr, ndonese

476
viktima ka qene gjalle, kokluzion ky bazuar ne aktin e ekspertimit mjeko - ligjor
"Mbi ekzaminimin e kufomes".
Gjithashtu dhe i pandehuri Emiljano, me veprimet konkrete te tij ka
konsumuar elementet e vepres penale te perkrahjes se autorit te krimit, parashikuar
nga neni 302 i K.Penal.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, vendimi i gjykates se apelit nuk
eshte rezultat i nje hetimi te plote dhe te gjithanshem te çeshtjes.
Sa me siper, del i nevojshem kthimi per rigjykim i saj ne gjykaten e apelit.
Nga procesverbali i kqyrjes se kufomes dhe tabeles fotografike te viktimes,
dhe siç thuhet dhe ne aktin e ekspertimit te kryer gjate hetimeve paraprake, vihet re
se trupi i tij ka te ashtuquajturen "poze te boksierit ne mbrojtje", me krahe te
mbledhur perpara kraharorit, kembe te perkulura ne gjunjet, koka dhe shpatulla te
terhequra mbrapa. Kjo eshte pamja karakteristike e shkalles me te larte te djegies,
asaj se katert, ku ndodhin tkurrje te muskujve pas vdekjes, te cilat shkurtohen per
shkak te dehidratimit dhe denatyrimit te proteinave dhe muskujt fleksore
kontraktohen me shpejt dhe me fuqishem.
Djegia e shkalles se katert karakterizohet nga karbonizimi i pjesshem ose i
plote jo vetem i lekures, por dhe i indeve te thella, muskujve dhe eshtrave. Prej saj
shkaktohen dhe fraktura si te gelqeruara ne trupin e viktimes, te cilat ndodh te
interpretohen si fraktura te shkaktuara per se gjalli.
Sipas manualit "Vdekja nga dhuna" te prof.Dr. Sokrat Meksi, percaktimi
nese djegia ka ndodhur per se gjalli ose pas vdekjes, realizohet duke shfrytezuar
disa shenja karakteristike te djegies per se gjalli, siç jane: prania e blozes ne rruget
e siperme dhe te poshtme te frymemarrjes; prania e oksidit te karbonit ne gjak;
prania e leokociteve dhe fibrines ne lengun e flluskave; mungesa e demtimeve dhe
grumbullimit te blozes ne palet e kapakeve te syve te mbledhura instiktivisht nga
mbyllja e syve per t’u mbrojtur nga zjarri, si dhe ne gropat e brrylave dhe te
gjunjeve.
Ne rastin konkret, gjykatat kane pranuar se viktima eshte djegur per se gjalli,
bazuar ne konkluzionet e dhena nga eksperti i vetem mjeko - ligjor, ne aktin e
ekspertimit te kryer gjate hetimeve paraprake, nderkohe qe ato nuk jane bindese,
pasi nuk pasqyrohet ne akt se ku eshte bazuar ai per arritjen e ketij konkluzioni
mjaft te rendesishem, nga i cili varet dhe percaktimi i cilesimit ligjor te vepres
penale te kryer nga te pandehurit.
Ne keto kushte, del e nevojshme kryerja e nje ekspertimi te ri nga nje grup
ekspertesh gjate rigjykimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit.

477
Gjithashtu gjate rigjykimit duhet te hetohet nese qendron pretendimi i te
gjykuarit Alket se eshte dorezuar vete ne policine e Tiranes, apo eshte kapur ai nga
forcat e policise. Per kete, duhet te administrohen aktet e mbajtura nga policia pas
dorezimit dhe si eshte derguar ne policine e Korçes. Kjo do te perbente nje rrethane
lehtesuese, te parashikuar nga neni 48/dh te K.Penal, e cila referuar nenit 47 te
K.Penal, duhet te merrej parasysh nga gjykata ne caktimin e mases se denimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a, ç te K.Pr.P.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.46, date 06.04.2004 te Gjykates se Apelit
Korçe per te pandehurin Emiljano Qyshko dhe prishjen e ketij vendimi, si dhe
kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Korçe per te pandehurit e
tjere, me trup gjykues tjeter.

Tirane, më 04.05.2005

478
Nr.911/226 i Regj. Themeltar
Nr.288 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Ymeri Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Vladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 04.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURIT: MENTOR MEZINI

A K U Z A:
Shfrytezim prostitucioni, ne rrethana renduese,
parashikuar nga neni 114/a, pikat 1 dhe 5 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Lushnje, me vendimin nr.61, date 23.9.2002, ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Mentor Mezini per vepren penale te
shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese ndaj te demtuares
Rezarta Sulko, parashikuar nga neni 114/a, pikat 1 dhe 5 te Kodit
Penal dhe denimin e tij me 8 vjet burgim.

Gjykata Apelit Vlore, me vendimin nr.23, date 31.01.2003, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.61, date 23.09.2002 te Gjykates se Rrethit


gjyqesor Lushnje dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate,
me tjeter trup gjykues.

479
Gjykata e Rrethit gjyqesor Lushnje (ne rigjykim), me vendimin nr.22, date
09.03.2004, ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Mentor Mezini per vepren penale te
shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese, parashikuar nga
neni 114/1, pikat 1 dhe 5 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 10 vjet
burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.202, date 06.07.2004, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.22, date 09.03.2004 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Lushnje.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs i gjykuari, nepermjet


avokatit te tij, i cili parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:
- Te dy vendimet jane rezultat i shkeljeve te rregullave procedurale qe kane te
bejne me kryerjen e njoftimeve, neni 143/c i Kodit te Proçedures Penale, me
pyetjen e deshmitareve, neni 360 i Kodit te Proçedures Penale dhe me
kryerjen e leximeve te lejueshme, neni 369/3 i K.Pr.Penale.
- Ne rastin konkret, gjykata e shkalles se pare, megjithese e ka shtyre disa here
seancen per te thirrur ne gjyq nenen dhe xhaxhain e te demtuares, e
megjithese ata kane qene ne qytetin e Lushnjes dhe nuk kane pranuar te
vijne te deshmojne, pa te drejte ka proceduar me leximin e thenieve te tyre,
bere gjate hetimit paraprak.
- Sa paraqitet ne kallzimin e bere nga e demtuara nuk eshte i vertete.
- E demtuara ka jetuar jashte shtetit me te gjykuarin per 3 vjet.
- Ne kohen kur i pandehuri ka qene burg per gjashte muaj, ajo kishte mundesi
te largohej nga Italia, ose te bente denoncim kunder tij.
- Moskryerja e ketyre veprimeve nga ana e saj, tregon se ajo kallzimin e ka
bere per hakmarrje, mbasi lidhja mes tyre nuk u be zyrtare, pra ajo eshte
hakmarre per kete fakt.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Skender Breca, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit,
mbasi degjoi mbrojtesin e te gjykuarit, avokate Arta Dano, e cila kerkoi
prishjen e vendimit te gjykates se apelit, prishjen e vendimit te gjykates se shkalles
se pare dhe kthimin e akteve ne gjykaten e shkalles se pare per rishqyrtim
dhe mbasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

480
VËREN
Vendimi i Gjykates te Rrethit gjyqesor Lushnje dhe ai i Gjykates se Apelit
Vlore jane teresisht te pa arsyetuara dhe per kete shkak duhet te prishen.
Simbas vendimeve te te dy gjykatave, ngjarja per te cilen i gjykuari eshte
deklaruar fajtor dhe denuar, ka ndodhur ne keto rrethana:
Ne fillim te vitit 1999, e demtuara Rezarta Sulko eshte njohur me te
gjykuarin Mentor Mezini dhe pas premtimit per martese, te cilin ajo e ka pranuar, i
gjykuari e ka marre ne shtepine e tij, ku kane qendruar per rreth dy jave.
Mbas kesaj kohe, i gjykuari, bashke me te demtuaren, kane shkuar ne qytetin
e Vlores, me synimin per te ikur ne Itali.
Duke mos e realizuar ikjen per ne Itali, ne muajin Mars, ata kane shkuar ne
Greqi, ku mbas nje fare kohe, i gjykuari i ka propozuar te demtuares qe te
ushtronte profesionin e prostitutes, kerkese qe ajo e ka refuzuar.
Ne muajin Korrik 1999, pas rikthimit te tyre ne Shqiperi, te dy se bashku
kane mundur te shkojne ne Itali, ku jane vendosur ne nje banese ne qytetin e
Torines, ne te cilen jetonin dy shoke te te gjykuarit me dy vajza, te cilat ushtronin
prostitucion.
Gjate qendrimit ne kete qytet, i gjykuari, me ane te dhunes fizike dhe
psihike, e ka detyruar te demtuaren te ushtronte prostitucion ne menyre te
vazhdueshme. Te ardhurat e fituara nga kjo veprimtari jane marre dhe perdorur nga
i gjykuari.
Gjate kohes qe kane qene ne qytetin e Torinos, i gjykuari eshte arrestuar,
gjykuar dhe denuar nga autoritetet gjyqesore te shtetit Italian, per shfrytezim
prostitucioni. Mbas daljes nga burgu, i gjykuari dhe e demtuara kane shkuar ne
qytetin e Romes.
Dhe ne kete qytet, i gjykuari, duke vazhduar te perdore ndaj te demtuares
dhune fizike dhe dhune psihike, e ka detyruar ate qe te ushtroje profesionin e
prostitutes.
Ne qytetin e Romes, e demtuara kapet nga policia dhe kthehet ne Shqiperi.
Disa dite me pas, ne Shqiperi vjen dhe i gjykuari. Mbas rreth nje muaji, i
gjykuari e detyron te demtuaren per te shkuar perseri ne Itali ne qytetin e Romes.

Ne kete qytet, e demtuara vazhdon te ushtroje profesionin e prostitutes deri


sa ne daten 17.02.2002 kapet nga policia italiane dhe kthehet ne Shqiperi.
Per rrethanat e parashtruara, te cilat kane perbere dhe akuzen per te
gjykuarin, Gjykata e Rrethit gjyqesor Lushnje, ne vendimin e saj, ka paraqitur
arsyetimin e vetem se “… Bindja e gjykates, ne lidhje me fajesine e te pandehurit,
mbeshtetet ne deklarimet e deshmitareve, te marre me cilesine e proves, ne kuptim
te nenit 153 e 154 te Kodit te Proçedures Penale. Gjate proçesit te çmuarjes se

481
provave, ne kuptim te nenit 152 te Kodit te Proçedures Penale, gjykata konstaton
se deklarimet e dhena nga deshmitaret e pyetur ne kete gjykim, mbeshtesin njera
tjetren duke i dhene atyre fuqine e nevojshme provuese ne krijimin e bindjes ne
lidhje me fajesine e te pandehurit”.
Ne te njejten menyre, po per keto rrethana, ka arsyetuar ne vendimin e saj
dhe Gjykata e Apelit Vlore.
Ne vendimin e kesaj gjykate eshte paraqitur arsyetimi i vetem se nga
“Provat e administruara, si deklarimet e te demtuares, qe harmonizohen me
proces verbalin e sigurimit te proves, deklarimet ne seance gjyqesore te
familjareve te se demtuares, arrihet ne konkluzionin se veprimet e te pandehurit
konsistojne te kryera me dashje, me qellim fitimi, te shfrytezimit te se demtuares ne
prostitucion”.
Lidhur me arsyetimet qe te dy gjykatat kane paraqitur ne vendimet e tyre,
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ato, persa paraqesin, jane jo te plota dhe
per rrjedhoje jo ne perputhje me ligjin.
Kolegji Penal arrin ne kete perfundim per faktin se, ne vendimet ne fjale, te
gjykatat nuk kane paraqitur asnje prove, qofte shkresore qofte me deshmitare, mbi
baze te te cilave te arrihej ne perfundimin se e demtuara ka qene me te gjykuarin
ne shtetin grek; se i gjykuari ne kete vend i ka propozuar asaj per te ushtruar
prostitucion; se ajo dhe i gjykuari kane qene dy here ne shtetin Italian; se ne kete
vend kane kaluar nje here me gomone nga qyteti Vlores, dhe nje here me traget
nga qyteti i Durresit; se ne shtetin Italian kane banuar ne qytetin e Torinos dhe ne
ate te Romes, here ne hotel dhe here ne apartament; se i gjykuari, ne keto dy
qytete, duke ushtruar dhune fizike dhe dhune psihike e ka detyruar ate qe te
ushtroje profesionin e prostitutes; se te ardhurat e fiturara nga kjo veprimtari i ka
perfituar i gjykuari; se i gjykuari eshte kapur nga policia italiane dhe eshte denuar
nga organet gjyqesore te ketij shteti me gjashte muaj burgim per ushtrim
prostitucioni, etj.
Mos pasqyrimi ne vendimet e te dy gjykatave i provave qe vertetojne akuzen
eshte veprim i kunderligjshem, mbasi vjen ndesh me urdherimin e nenit 383, pika
1, germa ç te Kodit te Proçedures Penale.
Simbas kesaj dispozite, ne vendimin e gjykates duhet detyrimisht qe krahas
parashtrimit ne menyre te permbledhur te rrethanave te faktit, te paraqiten “… dhe
provat mbi te cilat bazohet vendimi …”.
Mosparaqitja e provave ne keto dy vendime, i ben ato qe te vleresohen si te
pa arsyetuara.
Bazuar ne sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimet e
Gjykates se Rrethit gjyqesor Lushnje dhe te Gjykates se Apelit Vlore, jane te pa
arsyetuara.

482
Duke qene te tilla, keto vendime, ne zbatim te nenit 112, pika 3 te Kodit te
Proçedures Penale, çmohet se jane te pavlefshme dhe si te tilla duhet te prishen.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Lushnje, mbas rishqyrtimit gjyqesor te çeshtjes,
vleresimit te provave dhe pretendimeve te paraqitura nga organi i akuzes dhe
mbrojtja e te gjykuarit, si dhe provave qe mund dhe duhet te merren kryesisht,
eshte e detyruar qe, per vendimin perfundimtar te saj, te zbatoje me perpikmeri
urdherimet e nenit 283 te Kodit te Proçedures Penale dhe ne veçanti ato te
parashikuara ne piken 1, germa ç te tij.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441, pika 1, germa ç te
Kodit te Proçedures Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.202, date 06.07.2004 te Gjykates se Apelit Vlore, qe
ben fjale per te gjykuarin Mentor Mezini.
Prishjen e vendimit nr.22, date 09.03.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Lushnje, qe ben fjale per te gjykuarin Mentor Mezini.
Dergimin e akteve ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Lushnje per rishqyrtim,
me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 04.05.2005

483
Nr.912/227 i Regj. Themeltar
Nr.289 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Shpresa Beçaj Anetare

në seancen gjyqesore te datës 04.05.2005, mori në shqyrtim çështjen penale


nr.912/227 që i përket:

TË PANDEHURIT: BARDHOK PERDODA, i mbrojtur


nga Av. A. Sulshabanaj

A K U Z A:
Pengimi i ekzekutimit te vendimit te gjykates.
Baza ligjore: Neni 320 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Mirdite, me vendimin nr.24, date 09.03.2004 ka


vendosur:
Pushimin e çeshtjes penale nr.36 te Regj. Themeltar ne ngarkim te te
pandehurit Bardhok Perdoda akuzuar per kryerjen e vepres penale te
pengimit te ekzekutimit te vendimit te gjykates, parashikuar nga neni
320 i K.Penal.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.485, date 29.06.2004, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.24, date 09.03.2004 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Mirdite.

484
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, i
cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe deklarimin fajtor te te
pandehurit per vepren penale te parashikuar nga neni 320 i K.Penal dhe denimin e
tij, duke parashtruar keto shkaqe:
- Argumentimi i bere ne vendimin e gjykates se apelit se nga prokuroria nuk
eshte sjelle asnje prove qe te vertetoje se i pandehuri Bardhok ka kryer
punime mbas vendimit penal te vitit te vitit 2001 qe ai eshte denuar, nuk
qendron. Eshte fakt qe shtepia eshte e perfunduar, duke mos zbatuar
vendimin e gjykates se apelit nr.687, date 31.05.2001, i cili ka vendosur
prishjen e ndertimit te kryer nga i pandehuri, ky i fundit jo vetem nuk e ka
zbatuar, por ka vazhduar te kryeje punime deri diten e gjykimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetares Shpresa Beçaj, prokurorin Bujar Sheshi, i
cili kerkoi prishjen e vendimit e kthimin e akteve per rishqyrtim, mbrojtesin e te
pandehurit Av. A. Sulshabani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e
bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Vendimi nr.485., date 29.06.2004 i Gjykates se Apelit Tirane duhet te
prishet per shkak se eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit.
Gjykata e Apelit Tirane ka lene ne fuqi vendimin nr.24, date 29.03.2004 te
Gjykates se shkalles se pare Mirdite, me te cilin eshte vendosur pushimi i çeshtjes
penale nr.36 rregjistri themeltar, ne ngarkim te te pandehurit Bardhok Pjeter
Perdoda, i akuzuar per vepren penale te pengimit te ekzekutimit te vendimit te
gjykates, parashikuar nga neni 320 i K.Penal. Ndryshe nga sa ka arsyetuar gjykata
e shkalles se pare, Gjykata e Apelit Tirane ne arsyetimin e bere prej saj shprehet se,
"gjykata e faktit ka gabuar kur arsyeton se ndodhemi para gjese se gjykuar, pasi i
pandehuri do te deklarohet fajtor dhe do te denohet sa here qe te kryeje vepren
penale te pengimit te akzekutimit te vendimit". Shkaku per te cilin gjykata e apelit
ka motivuar pushimin e gjykimit te çeshtjes ne ngarkim te te pandehurit Bardhok
Perdoda, eshte se nga organi i akuzes nuk jane paraqitur prova per te provuar se i
pandehuri ka vazhduar te kryeje punime pas dhenies se vendimit penal nr.51, date
11.10.2001.
Ne ankimin e paraqitur kunder vendimit te gjykates se apelit, prokurori ka
pretenduar se, ndonese gjykata e apelit ben percaktim te sakte te vepres penale, ajo
ka gabuar kur shprehet se nga organi i akuzes nuk jane paraqitur prova qe te
vertetojne se i pandehuri i ka vazhduar keto punime pas marrjes se vendimit te
gjykates.

485
Kolegji Penal i Gjykates se Larte pasi shqyrtoi aktet ne dosjen hetimore dhe
gjyqesore, arrin ne konkluzionin se, ne vendimin e gjykates se apelit nuk gjejne
pasqyrim provat e paraqitura nga organi i Prokurorise dhe nuk eshte bere nje
analize e provave sipas kerkesave te nenit 152 te K.Pr.Penale.
Kolegji Penal arrin ne kete konkluzion, sepse perveç deklarimit te kallzuesit
Pal Gega, ne dosjen gjyqesore eshte administruar si prove edhe deshmia e
permbaruesit Julian Pergega, i cili pasi ka pare fotografite e baneses, ka deklaruar
se jane bere punime te metejshme ne objekt.
Gjithashtu ne fashikullin e prokurorit qe eshte administruar ne gjykim, eshte
paraqitur si prove proçes verbali i kqyrjes se baneses dhe tabela fotografike qe
pasqyrojne ecurine e punimeve te baneses nga i pandehuri Bardhok Perdoda.
Ndodhur para faktit te mesiperm, çmojme prishjen e vendimit te Gjykates
Apelit Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim, ku gjykata krahas çmuarjes se
bazueshmerise ne ligj e ne prova te vendimit te gjykates se faktit, te beje analize te
plote te fakteve, rrethanore, provave te paraqitura, mbi te cilat e bazon vendimin.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.485, date 29.06.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
kthimin e akteve per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, më 04.05.2005

486
Nr.863/179 i Regj. Themeltar
Nr.290 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 04.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.863/179, qe i perket:

TË PANDEHURIT: BLEDAR BEQIRI, mbrojtur nga


avokat Mark Pellumbi

A K U Z U A R:
Per vepren penale te prodhimit
dhe shitjes se narkotikeve,
parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.292, date 25.03.2004 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Bledar Beqiri, per vepren penale te
"Mbajtjes dhe shitjes se lendeve narkotike", parashikuar nga neni
283/1 i K.Penal dhe ne baze te neneve 283/1, 48/c dhe 18 te K.Penal e
denon me 5 vjet burg.
Ne aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e denimit te
mesiperm dhe i mbetet si denim perfundimtar 3 vjet dhe 4 muaj
burgim.
Ne zbatim te nenit 59 te K.Penal, urdherohet pezullimi i ekzekutimit
te metejshem te ketij vendimi per pjesen e mbetur, duke e vene te
pandehurin ne prove, per nje kohe 5 vjet.
Urdherohet lirimi i menjehershem i tij nga burgu 313, Tirane.

487
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.534, date 09.07.2004 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.292, date 25.03.2004 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs prokurori,


i cili ka kerkuar ndryshimin e tij, duke e denuar te gjykuarin Bledar Beqiri me 5
vjet burg dhe ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, caktimin perfundimisht per te
te nje denimi 3 vjet e 4 muaj burg, per shkaqet:
- Ka rezultuar e provuar se i gjykuari Bledar Beqiri eshte jo vetem perdorues,
por dhe shites i lendeve narkotike.
- Gjykata ka gabuar duke aplikuar nenin 59 te K.Penal, pasi rrezikshmeria
shoqerore e te gjykuarit Bledar dhe e vepres penale te kryer prej tij eshte e
madhe. Gjithashtu, ky i pandehur ka mbajtur qendrim mohues ndaj akuzes.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Artur Selmani, qe
kerkoi ndryshimin e vendimit e heqjen e nenit 59 te K.Penal, mbrojtesin av.Mark
Pellumbi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimet e gjykatave per cilesimin ligjor dhe deklarimin fajtor te te
gjykuarit Bledar Beqiri per vepren penale te shitjes se lendeve narkotike,
parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal, jane te bazuara ne ligj e ne prova.
Nga aktet e marra gjate hetimeve paraprake, te cilat jane administruar si
prova nga gjykata e rrethit pasi eshte pranuar kerkesa e te gjykuarit per gjykim te
shkurtuar ne baze te neneve 403, 404 te K.Pr.Penale, ka rezultuar se:
Mbi bazen e te dhenave qe kishin punonjesit e zyres rajonale te luftes kunder
droges se i gjykuari Bledar Beqiri shiste lende narkotike, eshte organizuar
mbikqyrja e tij ne lokalin ku sherbente si kamarier. Me daten 16.09.2003, pasi ne
lokal eshte futur shtetasi Elton Kraja, person i njohur si perdorues i lendeve
narkotike, jane hedhur ne veprim forcat e policise, te cilat kontrolluan te gjykuarin
dhe brenda nje pakete cigaresh ju gjeten 10 pako me nje pluhur te verdhe
mbeshtjelle me leter fletoreje ne nje sasi prej 2.8 gram bashke me amballazhin, qe
sipas aktit te ekspertimit kimik nr.425, date 30.09.2003 eshte lende narkotike me
permbajtje heroine, monoacetilmorfine e acetilkodeine, te cilat, sipas ligjit nr.7975,
date 27.07.1995 "Per barnat narkotike e psikotrope", bejne pjese ne lendet
narkotike-psikotrope (tabela nr.1 e vitit 1961).
Eshte vertetuar edhe nepermjet ekspertimit toksikologjik se, i gjykuari
Bledar Beqiri eshte perdorues i lendeve narkotike.

488
Gjykatat, duke ju referuar provave te administruara, kane arritur ne
perfundimin se i gjykuari ne vazhdimesi ka shitur lende narkotike duke furnizuar
me to edhe persona te tjere qe merreshin me shitje.
Me te drejte edhe gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin se i pandehuri
duhej deklaruar fajtor per vepren penale te shitjes se lendeve narkotike, pavaresisht
nga sasia qe ju gjet e ju kap te gjykuarit ne momentin e kontrollit dhe arrestimit te
tij ne flagrance. Edhe se ai eshte perdorues i lendeve narkotike, fakti qe ka shitur
keto lende, e ngarkon me pergjegjesi penale per vepren e parashikuar nga neni
283/1 i K.Penal.
Gjykata e rrethit, duke e deklaruar fajtor te gjykuarin per kryerjen e kesaj
vepre penale e ka denuar ate me pese vjet burgim, ne zbatim te nenit 406 te
K.Pr.Penale me 3 vjet e 4 muaj burgim, duke urdheruar njekohesisht pezullimin e
ekzekutimit te metejshem te vendimit per nje kohe prej 5 vjetesh, ne baze te nenit
59 te K.Penal.
Ne vendimin e saj, gjykata pranon se, ne caktimin e mases se denimit duhet
mbajtur parasysh fakti qe i gjykuari eshte perdorues i lendeve narkotike, qe sasia e
lendes narkotike te kapur eshte e vogel, qe e ka kryer vepren duke qene i ndikuar
nga perdorimi i lendeve narkotike, se ai duhet trajtuar si viktime e perdorimit te
lendeve narkotike dhe se paraqet pendim te thelle. Keto rrethana, gjykata i ka
trajtuar te tilla qe bejne te nevojshme zbatimin e nenit 59 te K.Penal per pezullimin
e ekzekutimit te vendimit te denimit me burgim.
Sa me siper i pranon dhe gjykata e apelit (e cila ka lene ne fuqi vendimin e
gjykates se rrethit) ne vendimin e se ciles si rrethane ne favor te te pandehurit,
theksohet edhe se i gjykuari nuk ka precedent te meparshem penal e se koha e
paraburgimit i ka sherbyer qellimit te riedukimit te tij.
Duke ju referuar rrethanave te faktit dhe arsyetimit te vendimeve te
gjykatave, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se ato nuk kane vleresuar
rrezikshmerine e madhe shoqerore te vepres se kryer nga i gjykuari dhe vete
rrezikshmerine shoqerore te tij. Kjo rrezikshmeri duhet trajtuar ne veprimtarine e
gjere kriminale si shites i lendeve narkotike, gje qe nuk duhet lidhur me sasine e
lendes narkotike te kapur dhe se me veprimtarine e tij ka ndikuar ne rritjen e
fenomenit te perdoruesve te lendeve narkotike dhe nuk mund te trajtohet si viktime
e ketij fenomeni, por si nxites i tij.
Pranohet ne arsyetimin e vendimeve si rrethana lehtesuese se, i gjykuari ka
shprehur pendim te thelle per vepren e kryer gje qe, duke ju referuar akteve te
administruara, eshte e pabazuar. Ne pyetjen si te pandehur me 17.09.2003, ai eshte
shprehur se nuk e pranonte akuzen. Me 28.10.2003, ne ripyetje ne prani te
mbrojtesit eshte shprehur "s’dua te jap asnje shpjegim", ndersa ne pyetjen qe i
eshte bere si person nen hetim eshte shprehur se nuk ishte perdorues droge, nuk

489
merrej me shitjen e saj dhe se per dozat e lendes narkotike qe ju gjeten nuk dinte
gje.
Ne gjykimin ne gjykaten e rrethit, perveç kerkimit per gjykim te shkurtuar
dhe per meshire nga i gjykuari, nuk rezulton te kete pendim per vepren e kryer pasi
edhe mbrojtesi e ka trajtuar si perdorues te lendeve narkotike, gje qe e ka shprehur
edhe ne seancen gjyqesore te dates 09.07.2004 ne Gjykaten e Apelit Tirane, ku ka
pretenduar se i mbrojturi prej tij eshte perdorues dhe jo shperndares i droges.
Eshte e drejta e gjykates, qe rast mbas rasti, te aplikoje nenin 59 te K.Penal,
por gjithmone gjykata eshte e detyruar te respektoje kriteret e percaktuara ne kete
nen. Ne dhenien e mases minimale te denimit ndaj te gjykuarit gjykatat kane
permendur gjithe rrethanat qe u thane, por nuk arsyetojne kushtet qe e bejne te
nevojshem zbatimin e nenit 59 te K.Penal per pezullimin e ekzekutimit te vendimit
me burgim.
Kriteri baze qe parashikohet ne nenin 59 te K.Penal eshte rrezikshmeria e
paket e personit, gje qe ne rastin ne shqyrtim nuk mund te pranohet, pasi shitja dhe
perhapja e lendeve narkotike jane veprime me rrezikshmeri shoqerore. Gjithashtu
ne kete nen parashikohen edhe rrethanat e kryerjes se vepres penale qe duhen
specifikuar ne çdo rast. Si rrethane qe ka ndikuar ne kryerjen e vepres penale nga i
gjykuari eshte pranuar fakti qe eshte perdorues i lendeve narkotike dhe kete
rrethane gjykata e ka patur parasysh per caktimin e mases se denimit, duke zbatuar
edhe nenin 18 te K.Penal. Per pasoje kjo mund te merret parasysh edhe per te
urdheruar pezullimin e ekzekutimit te vendimit me burgim, siç pa te drejte
pranojne gjykatat.
Ne keto kushte, Kolegji Penal çmon se aplikimi i nenit 59 te K.Penal ne
favor te te gjykuarit eshte bere ne kundershtim me kerkesat qe parashikon ky nen e
ne kete pjese, vendimi i gjykates se apelit duhet te ndryshohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a,b te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.534, date 09.07.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane lidhur me cilesimin ligjor te vepres, deklarimit fajtor e mases se denimit
dhene ndaj te gjykuarit Bledar Beqiri.
Ndryshimin e ketij vendimi ne pjesen qe ben fjale per pezullimin e
ekzekutimit te vendimit me burgim, duke hequr zbatimin e nenit 59 te K.Penal per
te gjykuarin Bledar Beqiri.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.
Tirane, me 04.05.2005

490
Nr.905/220 i Regj.Themeltar
Nr.291 i Vendimit

VENDIM
NË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anëtare
Vladimir Bineri Anëtar
Besnik Imeraj Anëtar
Spiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 04.05.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURIT: LEONARD MUHARREMI, i biri


i Bashkimit, i dtl.1984, banues
në fshatin Gurrë e Madhe (Mat),
i padënuar

A K U Z U A R:
Për kundërvajtjen penale të kanosjes
dhe krimin e mbajtjes pa leje të armëve luftarake,
të parashikuara, përkatësisht, nga nenet 84 e 278/II, të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Mat, me vendimin nr.10, datë 26.02.2004,


vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Muharremi per krimin e
mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe, në zbatim të nenit 278/II të
K.Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Deklarimin e pafajshëm të këtij të pandehuri për kundërvajtjen penale
të kanosjes.

491
Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, u urdhërua pezullimi i ekzekutimit
të vendimit, duke e vënë të pandehurin në provë, për tre (3) vjet kohë.
U urdhërua lirimi i menjëhershëm i të pandehurit.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.514, datë 07.07.2004 të saj,
vendosi:
Prishjen e vendimit te Gjykatës së shkallës së parë Mat dhe dërgimin e
çeshtjes për rigjykim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, prokuroria e


apelit me të cilin kërkon prishjen e tij dhe kthimin e akteve për rishqyrtim, duke
parashtruar:
- Argumenti sipas të cilit Kryetari i gjykatës nuk ka miratuar me akt të shkruar
dorëheqjen e paraqitur nga gjyqtari Vesel Bako nuk qëndron.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro; prokurorin Saliko Hajno, i cili
kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve për rigjykim
në po atë gjykatë dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Se, shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga prokurori janë të
bazuara në ligj dhe gjejnë mbështetje në aktet e dosjes. Për rrjedhojë, vendimi
nr.514, datë 07.07.2004 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arriti në këtë përfundim, pasi me vendimin
e sipërcituar, gjykata e apelit prishi vendimin nr.10, datë 26.02.2004 të Gjykatës së
shkallës së parë Mat, me arsyetimin se në vendimin e Kryetarit të asaj gjykate, me
të cilin është pranuar kërkesa e gjyqtarit Vesel Bako për dorëheqje, nuk dalin
shkaqet e përligjura për pranimin e kësaj kërkese dhe se, në kundërshtim me
kërkesat e neneve 23/2 e 351 të K.Pr.Penale, (në atë vendim) nuk ështe shprehur
nëse dhe në ç’pjesë ishin të vlefshme veprimet e kryera nga gjyqtari që hoqi dorë
nga gjykimi i çështjes, arsyetim ky, i cili nuk gjen mbështetje në aktet e dosjes.
Kështu, gjatë shqyrtimit të akteve u konstatua se, gjatë gjykimit të çështjes
penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Muharremi nga ana e gjyqtarit Vesel
Bako, u zhvilluan katër seanca gjyqësore (në datat 12 e 24.11.2003 dhe 11 e
22.12.2003) dhe në seancën e fundit (datë 22.12.2003), mbas kërkesës së
prokurorit për përjashtimin e gjyqtarit (me pretendimin, sipas tij, për paragjykimin
e çështjes), u paraqit kërkesa për dorëheqje nga vazhdimi i gjykimit të kësaj
çeshtjeje edhe nga vete ky gjyqtar. Në aktin e kërkesës së paraqitur me shkrim, prej
këtij të fundit, është vënë shënimi nga Kryetari i Gjykatës së shkallës së parë Mat

492
me të cilin u miratua kërkesa dhe më 20.01.2004 ka rifilluar shqyrtimi gjyqësor i
kësaj çështjeje nga gjyqtari Artan Çupi, nga i cili, sikundër rezulton nga
proçesverbali i shqyrtimit gjyqësor, jane kryer të gjitha veprimet procedurale,
përfshirë deklarimin e mungesës së të pandehurit dhe marrjen e provave nga e para
edhe pse disa prej tyre ishin kryer më parë nga gjyqtari Vesel Bako.
Në këto kushte dhe kur çeshtja objekt gjykimi është nga ato që, sipas pikës 3
të dispozitës së nenit 13 të K.Pr.Penale, gjykohen me një gjyqtar, (gjyqtar, i cili
është ndryshuar tashmë), mosrespektimi i kërkesave të pikës 2 të nenit 23 të
K.Pr.Penale lidhur me disponimet kur pranohet deklarimi i heqjes dorë dhe kërkesa
e përjashtimit, mbetet mungesë me karakter krejtësisht formal, për të cilën ky
Kolegj çmon se nuk krijonte premisa për ndikim në zgjidhjen e çështjes nga
gjyqtari Artan Çupi.
Për shkaqet e parashtruara më lart, Kolegji Penal çmon se, vendimi i
Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja penale në ngarkim të të
pandehurit Leonard Muharremi duhet të kthehet në po atë gjykatë për shqyrtimin
nga ana e saj të ankimeve të paraqitura nga prokuroria pranë Gjykatës së shkallës
së parë Mat dhe i pandehuri e mbrojtësi i tij.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"ç" të K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.514, datë 07.07.2004 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe
kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër.

Tirane, më 04.05.2005

493
Nr.939/253 i Regj. Themeltar
Nr.303 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 11.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.939/253, qe i perket:

TË PANDEHURIT: KOSTA FERRI, mbrojtur nga


avokat Ardian Kalia

A K U Z U A R:
Se ka kryer vepren penale te vrasjes me dashje,
parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Gramsh, me vendimin nr.1, date 14.01.2004, ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Kosta Ferri per vepren penale te
vrasjes me dashje dhe ne baze te nenit 76 te K.Penal e denon me 11
vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.174, date 01.06.2004, ka vendosur:


Prishjen e vendimit penal nr.1, date 14.01.2004 te Gjykates se shkalles
se pare Gramsh dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim prane kesaj
gjykate, me tjeter trup gjykues.

494
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, i
cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate
gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:
- Rasti ne gjykim nuk ka lidhje me nenin 140 te K.Pr.Penale, pasi kjo
dispozite rregullon njoftimin per te pandehurin e lire.
- Nuk jemi edhe para rastit qe parashikon neni 142 i K.Pr.Penale, pasi nuk
dihet adresa e te pandehurit apo vendbanimi i tij jashte shtetit, qe gjykata te
mund te beje njoftimet sipas kesaj dispozite.
- Ne rastin kur i pandehuri eshte deklaruar i ikur pasi i fshihet drejtesise,
njoftimet jane bere sipas nenit 141/3 te K.Pr.Penale, duke njoftuar te gjitha
aktet dhe njoftimet per gjyq avokatit te emeruar me prokure nga familjaret.
- Perderisa familjaret e te pandehurit kane ardhur ne dieni per gjykimin e
çeshtjes nepermjet avokatit te tyre, eshte krejt e panevojshme qe te behen
njoftimet.
- Ne rastin konkret nuk kemi shkelje te se drejtes se individit per t’u degjuar
para se te gjykohet, pasi nga kjo e drejte nuk mund te perfitoje personi qe i
fshihet drejtesise.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno, qe
kerkoi prishjen e vendimit, mbrojtesin av. Ardian Kalia, qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte i pabazuar e si i tille duhet te
prishet.
Nga aktet e administruara gjate procedimit penal, provohet se i pandehuri
Kosta Ferri, pas kryerjes se vepres penale eshte larguar nga Shqiperia, ka shkuar ne
Greqi por nuk ka adrese te percaktuar. Gjate hetimeve paraprake jane zbatuar
kerkesat ligjore per kerkimin e te pandehurit e, me qe nuk eshte gjetur, me
15.10.2003, nga prokurori eshte marre vendimi per mosgjetjen e tij ne baze te nenit
141 te K.Pr.Penale duke ja njoftuar kete vendim mbrojtesit te te pandehurit. Me
pas, me vendimin nr.23, date 28.10.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Gramsh,
ne baze te nenit 247/3 te K.Penal, eshte vendosur deklarimi i ikjes se te pandehurit
Kosta Ferri.

495
Rezulton nga aktet se, para fillimit te shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes me
daten 20.11.2003, perveç mbrojtesit te te pandehurit te caktuar kryesisht, kane
marre dijeni familjaret e tij dhe me daten 03.10.2003, Neslie Liçi (nena e te
pandehurit) ka leshuar prokure te posaçme, duke emeruar mbrojtes tjeter per
mbrojtjen e te pandehurit, i cili eshte paraqitur ne gjykim.
Ne rrethanat qe u paraqiten, gjykata e rrethit ka realizuar detyrimet ligjore
per njoftimin e te pandehurit ndaj vendimi i gjykates se apelit eshte i pabazuar, pasi
jane realizuar gjithe kerkesat ligjore per nje proçes te rregullt.
Gjykata e apelit ka prishur vendimin e gjykates se rrethit, duke arritur ne
perfundimin se aktet jane absolutisht te pavlefshme per shkak se nuk eshte njoftuar
i pandehuri.
Duke ju referuar akteve qe ndodhen ne dosje, eshte e vertete se gjykata e
rrethit nuk ka zbatuar siç duhet kerkesat e nenit 140 te K.Pr.Penale qe pranon
gjykata e apelit (megjithese duhet vene ne dukje se nuk ndodhemi para rastit te
njoftimit te te pandehurit te lire, por para njoftimit te te pandehurit qe nuk gjendet)
lidhur me njoftimin e te pandehurit Kosta Ferri per te marre pjese ne gjykimin e
çeshtjes penale ne ngarkim te tij ne gjykaten e shkalles se pare. Me sa duket ajo
gjykate eshte mjaftuar me faktin qe familjaret e te pandehurit kane marre dijeni per
gjykimin e çeshtjes dhe se kane autorizuar mbrojtesin Emin Cani qe, ne mungese
te te pandehurit, ta perfaqesoje e mbroje ate ne gjykimin e çeshtjes. Siç del nga
prokura e dates 03.10.2003, nena e te pandehurit rikonfirmon faktin se ai ndodhet
jashte shtetit dhe, per kete arsye, interesat e tij ne gjykim do te mbrohen nga
avokati i emeruar prej saj.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se njoftimi i te pandehurit lidhur me
gjykimin e çeshtjes ne ngarkim te tij, eshte nje veprim proçedural qe ka per qellim
t’i jape mundesi te pandehurit qe te marre masa qe te perfaqesohet ne gjykim vete
ose me mbrojtesin e tij, t’i jape kohe qe te marre masa per te paraqitur pretendimet
e tij dhe t’i provoje ato me qellim qe te sigurohet nje proçes i rregullt gjyqesor.
Mosrespektimi i kerkesave te K.Pr.Penale per njoftimin e te pandehurit per gjykim
e per pasoje mospjesemarrja e tij, passjell pavlefshmerine absolute te veprimeve te
vendimit gjyqesor te dhene ne keto kushte. Megjithate nuk mund te arrihet ne te
njejtin konkluzion kur edhe se nuk jane zbatuar me perpikmeri dispozitat
procedurale per njoftimin e te pandehurit per gjykim, ai vete ose mbrojtesi i tij
marrin pjese ne gjykim. Ne kete rast, Kolegji çmon se nuk jemi para
pavlefshmerise se gjykimit, pasi edhe se nuk eshte zbatuar si duhet ligji,
pjesemarrja e te pandehurit ne gjykim eshte siguruar. Forma merr vlere e lidhur me
permbajtjen. Kjo do te thote qe rregullat procedurale kane si qellim qe nepermjet
zbatimit te tyre, te garantohet nje e drejte qe, kur kjo e drejte garantohet edhe pa u
zbatuar siç duhet forma, passjell shkelje per gjykaten (e cila duhet t’i vihet ne
dukje nga gjykata me e larte), por jo pavlefshmerine e veprimeve te kryera prej saj.

496
Sikurse u permend, nga aktet e administruara rezulton se i pandehuri gjate
gjithe fazave te procedimit ka qene ne mungese dhe se ai i fshihet gjykimit. Kjo
konfirmohet me vendimin e prokurorit gjate hetimit paraprak per mos gjetjen e te
pandehurit, si dhe te gjykates ne kete faze me vendimin per deklarimin e ikjes dhe
ne gjykimin e çeshtjes ne shkalle te pare. Po ashtu, kjo pozite proçedurale e tij
eshte percaktuar edhe ne gjykimin e çeshtjes ne gjykaten e apelit, e cila ndryshe
nga gjykata e shkalles se pare, ka zbatuar me korrektese dispozitat procedurale per
thirrjen e te pandehurit e perseri ka rezultuar se i pandehuri Kosta Ferri ndodhet
jashte shtetit duke ju fshehur procedimit e per pasoje nuk e perfaqeson vehten ne
gjykim, por e perfaqeson mbrojtesi Ardian Kalia i autorizuar me prokuren e
posaçme te dates 22.01.2004 leshuar nga Neslie Liçi (nena e te pandehurit).
Ndodhur ne keto kushte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte i terheq
vemendjen Gjykates se Rrethit gjyqesor Gramsh per moszbatimin e gjithe
kerkesave qe lidhen me njoftimin e te pandehurit, por duke qene para nje proçesi te
rregullte gjyqesor, prish vendimin e Gjykates se Apelit Durres duke e kthyer
çeshtjen per vazhdimin e gjykimit ne kete gjykate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.174, date 01.06.2004 te Gjykates se Apelit Durres e
kthimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.05.2005

497
Nr.979/292 i Regj. Themeltar
Nr.304 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Besnik Imeraj Anetar

në seancen gjyqesore të dates 11.05.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

KËRKUES: PROKURIA PRANE GJYKATES SE


SHKALLES SE PARE KORÇE
TË PANDEHURVE: KELVIN ÇELA
FATOS LLAPA

A K U Z U A R:
Kalim i paligjshem i kufirit me qellim fitimi.
Parashikuar nga neni297 të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Kolonje me vendimin nr.10, datë 24.06.2002 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Kelvin Çela, per vepren penale te
dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, parashikuar nga
neni 298/2 i K.Penal, e po sipas kesaj dispozite ta denoje ate me 1 vit
burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Kujtim Llapa, per vepren penale te
dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, parashikuar nga
neni 298/2 te K.Penal, e sipas kesaj dispozite ta denoje ate me 6 muaj
burgim.

498
Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr.106, datë 15.10.2002 ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.10, date 24.06.2002 te Gjykates se shkalles
se pare Kolonje, persa i perket kualifikimit te vepres penale te kryer
nga i pandehuri Kelvin Çela e Fatos Llapa, duke u deklaruar fajtore te
pandehurit per vepren penale te organizimit te kalimit te paligjshem te
kufirit me qellim fitimi, ne baze te nenit 297 te K.Penal.
Lenien ne fuqi te vendimit, persa i perket masave te denimit dhene
ndaj te pandehurve nga Gjykata e shkalles se pare Korçe.

Kundër vendimit te Gjykates se Apelit Korçe ka paraqitur rekurs mbrojtesi i te


gjykuarit Kelvin Çela, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tyre:
- Gjykatat kane gabuar ne cilesimin ligjor te vepres penale te kryer nga i
gjykuari, pasi ky vetem i ka treguar rrugen shtetasit Rakip Plesati per te
kaluar ne Greqi. Kete ndihme ai e ka dhene pa qellim perfitimi ekonomik.
- Nga ana e gjykatave jane kryer shkelje te renda procedurale, te cilat kane
ndikuar drejtperdrejte ne dhenien e vendimit prej saj. Eshte lejuar prej tyre
perdorimi si prove ne gjykim e procesverbalit te dates 25.09.2001, ku i
gjykuari Kelvin eshte pyetur me cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen
hetime pa pranine e avokatit, ne kundershtim me nenin 296/1te K.Pr.Penale.
- Gjate gjykimit jane kryer shkelje te renda procedurale te cilat sjellin
pavlefshmerine absolute te vendimeve te mesiperme, pasi i gjykuari nuk ka
marre njoftim per gjykimin ne to. Bile gjykata e apelit nuk ka bere as
perpjekjen me te vogel per te njoftuar te gjykuarin per gjykimin ne te, duke u
mjaftuar me deklarimin e mungeses se tij nga gjykata e shkalles se pare.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Besnik Imeraj, prokurorin Bujar Sheshi, i
cili kerkoi kthimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Korce, si dhe
bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Se vendimi nr.106, date 15.10.2002, i Gjykates se Apelit Korce, duhet te
prishet dhe aktet te kthehen per rishqyrtim ne ate gjykate, ky vendim eshte
absolutisht i pavlefshem.
Ka rezultuar se, mbi bazen e kerkeses per gjykim te Prokurorise prane
Gjykates se shkalles se pare Kolonje, eshte zhvilluar ne mungese gjykimi i te
pandehurve Kelvin Cela e Kujtim Llapa, te akuzuar per kryerjen e vepres penale te
organizimit te kalimit te kufirit shtetror me qellime perfitimi, te parashikuar nga
neni 297 i K.Penal.

499
Mbi ankimin e mbrojtesit te caktuar kryesisht, ceshtja eshte gjykuar edhe ne
Gjykaten e Apelit Korce, e cila duke mos respektuar dispozitat qe lidhen me
thirrjen e te pandehurit, ka mare nje vendim, i cili ne kuptim te kerkesave te nenit
128/c te K.Pr.Penale eshte absolutisht i pavlevshem.
Gjykata e Apelit Korce, mbasi ka caktuar daten 25.9.2002, per gjykimin e
kesaj ceshtje, i ka derguar dy flete thirje dy te pandehurve ne Komisariatin e
Policise Erseke, se bashku me nje shkrese percjellese, per komunikimin te
pandehurve. Edhe pse nga ana e ketij komisariati, te dyja flete thirjet jane kthyer
me pergjigjen e shkruar se, "Komisariati i Policise nuk shperndan flete thirje",
duke mos marre keshtu persiper njoftimin e te pandehurve nga ana e Gjykates se
Apelit Korce, gjykimi i ceshtjes ka vazhduar dhe perfunduar ne mungese te te
pandehurve, pa marre ata dijeni per daten e ketij gjykimi.
Edhe pse nga materialet e dosjes gjyqesore ka rezultuar se hetimi dhe
gjykimi i te pandehurve ne shkalle te pare eshte bere ne mungese te tyre, mbasi nga
kerkimet ne ate shkalle gjykimi te pandehurit nuk jane gjetur, nga ana e Gjykates
se Apelit Korce, ne njoftimin e ketyre dy te pandehurve, nuk jane zbatuar kerkesat
e nenit 141 te K.Pr.Penale, ne te cilen percaktohen rregullat dhe procedurat e
njoftimit te te pandehurit qe nuk gjendet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/"c" te Kodit te
Procedures Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.106, date 15.10.2002, te Gjykates se Apelit Korce dhe
kthimin e akteve ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.05.2005

500
Nr.942/256 i Regj.Themeltar
Nr.305 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anëtar
Vladimir Bineri Anetar
Besnik Imeraj Anëtar
Ylvi Myrtja Anëtar

ne seancën gjyqësore të datës 11.05.2005 mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURIT : TOMORR KARAJ

A K U Z U A R:
Per vepren penale te vjedhjes me shume se nje here.
Parashikuar nga neni 134/2 i K Penal.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.13, date 20.01.2004, ka


vendosur:
Te deklaroje fajtor te pandehurin Tomorr Karaj, per kryerjen e vepres
penale te vjedhjes me shume se nje here ne shumen 48.500 leke,
parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal dhe bazuar ne kete nen dhe ne
nenin 48/ç te K.Penal e denon ate me 6 vjet burgim.
Ne zbatim te nenit 406 te K.P.Penale e denon te pandehurin Tomorr
Karaj perfundimisht me 4 vjet burgim.

501
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.242, date 14.07.2004, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.13, date 20.1.2004 te Gjykates se
shkalles se pare Elbasan.

Kunder ketij vendimi, ka paraqitur rekurs i gjykuari Tomorr Karaj, i cili


kerkon ndryshimin e tij, persa i perket mases se denimit, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Vepren penale e kam kryer ne gjendje te dehur.
- Familja ime jeton ne kushte mjaft te veshtira ekonomike.
- Ky gabim do te me vleje dhe jam teper i penduar. Koha qendrimi ne burg me
ka ndihmuar per te kuptuar gabimin.
- Kerkesa e te demtuares, e pleqesise se fshatit dhe vertetimi Komunes
kerkojne qe te me falet gabimi qe kam bere.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe pasi e bisedoi çështjen në
tërësi,

VËREN
I pandehuri akuzohet per vjedhjen e nje manjetofoni, ne banesen e shtetasit
Hekuran Blloku dhe te nje trapanoje dhe televizori te shtetases Nasipe Brazhdi.
Te dyja vjedhjet i ka bere brenda nje dite dhe konkretisht me date
16.11.2003. Ate dite, pasi ka konsumuar alkol me shoket, ai ka vajtur ne shtepine e
Hekuran Bllokut dhe ka pare nga dritarja manjetofonin. Ne moment i ka lindur
mendimi kriminal per ta vjedhur ate, dhe pasi e ka realizuar vjedhjen e ka fshehur
manjetofonin ne parcelen e nje bashkefshatari te tij.
Me pas, ai ka realizuar dhe vjedhjen tjeter ne shtepine e Nasipe Brazhdit, ku
fillimisht ka vjedhur nje trapan, i cili ndodhej ne oborrin e shtepise dhe me pas,
pasi ka hapur deren e baneses me nje leve hekuri, ka vjedhur dhe televizorin, te
cilin e ka fshehur ne te njejtin vend me manjetofonin.
Vlera e sendeve te vjedhura, sipas aktit te vleresimit, date 07.12.2003, kap
shumen 48.500 leke dhe aktualisht ato i jane kthyer te demtuarve.
I pandehuri eshte treguar i penduar dhe ka kerkuar gjykim te shkurtuar.
Gjykata e shkalles se pare Elbasan e ka deklaruar fajtor ne baze te nenit
134/2 te Kodit Penal dhe denuar me 6 (gjashte) vjet burgim. Ne zbatim te nenit 406
te K.Pr.Penale, e ka denuar perfundimisht me 4 vjet burgim.
Vendimi i Gjykates se shkalles se pare Elbasan, eshte lene ne fuqi nga
Gjykata e Apelit Durres.

502
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se, vepra penale e kryer nga i
pandehuri Tomorr Karaj, eshte cilesuar juridikisht drejte, si nga gjykata e shkalles
se pare ashtu edhe nga gjykata e apelit.
I pandehuri Tomorr Karaj ka konsumuar vepren penale te vjedhjes me
shume se nje here, jo vetem se mendimet e tij per kryerjen e vepres kane qene te
ndryshme, por edhe per faktin se objektet qe ai ka vjedhur jane te ndryshem e nuk
kane lidhje me njeri tjetrin. Per me teper vjedhja e banesave nga i pandehuri eshte
kryer me distance kohe ndermjet njera tjetres.
Ne lidhje me vepren penale te kryer nga i pandehuri, Kolegji Penal i
Gjykates se Larte merr ne konsiderate ndryshimin e mases se denimit per vepren
penale te parashikuar nga paragrafi i dyte i nenit 134 te Kodit Penal. Ligji nr.9275,
date 16.09.2004 (neni 12) ka ulur ndjeshem si minimumin, ashtu dhe maksimumin
e denimit.
Ne keto rrethana, nisur edhe nga percaktimet e nenit 3/3 te Kodit Penal;
"Veprimi ne kohe i ligjit penal", duhet te zbatohen dispozitat qe jane me te
favorshme per personon qe ka kryer vepren penale. Per pasoje ndaj te pandehurit
Tomorr Karaj duhet aplikuar nje mase denimi me e ulet.
Perfundimisht Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se, i pandehuri
Tomorr Karaj duhet te denohet me 3 (tre) vjet burg dhe ne zbatim te nenit 406 te
Kodit te Procedures Penale, meqenese eshte pranuar gjykimi i shkurtuar, te
denohet me 2 vjet burgim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbeshtetur në nenin 441/1 germa "b" të
K.Pr.Penale,

VENDOSI
Ndryshimin ë vendimit nr.13, date 20.01.2004 të Gjykatës së shkalles se
pare Elbasan dhe vendimin nr.242, date 14.07.2004 te Gjykates se Apelit Durres
vetem per masen e denimit, si me poshte:
Denimin e te pandehurit Tomorr Karaj me 3 (tre) vjet burg per vepren penale
te vjedhjes me shume se nje here, te parashikuar nga neni 134/2 te Kodit Penal dhe
ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, e ul denimin e tij me nje te treten, duke e
denuar perfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

Tirane, me 11.05.2005

503
Nr.826/142 i Regj. Themeltar
Nr.306 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

në seancen gjyqesore të dates 11.05.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURVE: FRAN ZEFI


ALFRED KOLBUÇAJ

A K U Z A:
Vrasje me dashje, armembajtje pa leje
dhe perkrahje e autorit te krimit.
Parashikuar nga nenet 76, 278/2 dhe 302 te K.Penal

Gjykata e Rrethit gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.144, date 15.7.2003, ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Fran Zefi per vepren penale te
vrasjes me dashje dhe ne baze te nenit 76 te K.Penal, denimin e tij me
12 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Fran Zefi per vepren penale te
vrasjes me dashje te mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 76 e 22
te K.Penal, denimin e tij me 8 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Fran Zefi per vepren penale te
armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te K.Penal, denimin e
tij me 1 vit burgim.

504
Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal, denimin e te pandehurit Fran Zefi
perfundimisht me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Alfred Kolbuçaj per vepren penale
te perkrahjes se autorit te krimit dhe ne baze te nenit 302 te K.Penal,
denimin e tij me 3 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.11, date 26.1.2004, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.144, date 15.7.2003, te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Shkoder.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se


pare, ka paraqitur rekurs i gjykuari Alfred Kolbuçaj nepermjet mbrojtesit av. Prel
Martini, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim me
tjeter trup gjykues, duke parashtruar keto shkaqe:
- I gjykuari, si ne hetim dhe ne gjykim ne te dy shkallet, nuk ka pasur avokat
te caktuar nga vete ai ose familjaret. Per kete i gjykuari nuk ka pasur dijeni
se ka qene jashte shtetit dhe ne si familje nuk ia kemi ditur adresen. Ne si
prinder e kemi marre vesh, por nuk kemi ditur se dhe ne si familje mund te
caktonim avokat per te. Hetimi dhe gjykata mendoj se duhet te na i kishte
bere te qarte qe ne kishim te drejte per te zgjedhur avokat per djalin.
- Te gjykuarit i eshte mohuar e drejta e mbrojtjes me avokat te zgjedhur dhe jo
avokat te caktuar kryesisht, sic eshte bere hetimi dhe gjykimi i tij.
- Jane shkelur procedurat ne lidhje me njoftimet qe parashikohen ne nenin 132
e vijues te K.Pr.Penale.
- Qenia ne makine e te gjykuarit me te pandehurin dhe viktimen nuk do te
thote se ke bere krimin e perkrahjes se autorit te krimit. Ai nuk ka bere asnje
veprim qe kerkon neni 302 i K.P., per ta quajtur veprimin e tij si krim. Nuk
provohet me asnje prove qe i gjykuari te kete kryer elementet e vepres
penale qe eshte hetuar, gjykuar e denuar nga te dyja gjykatat.
- Edhe vete arsyetimi i vendimeve te shkalles se pare, e ne vecanti i apelit nuk
e provoi ne menyre te arsyetuar dhe me prova vepren ne ngarkim te tij, por
duke e permendur shkarazi dhe lene elektron ne hapesire, ashtu sic eshte pa
mbrojtje ligjore.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe pasi e bisedoi çështjen në
tërësi,

505
VËREN
Me daten 13.8.2001, dy te pandehurit Fran Zefi e Alfred Kolbuçaj, se
bashku me shtetasin Lin Dardha dhe Paulin Guri, kane qene duke udhetuar me nje
furgon dhe ne rruge i bllokon nje automjet tip "golf", ku ndodheshin shtetasit
Alfred, Preng e Pashk Hila. Ka filluar debati dhe te pandehurit qe ishin ne furgon
dhe personat ne autoveture zihen njeri me tjetrin duke u qelluar me grushta.
Po ate dite mbasdite me ndermjetesine e personave te tjere, te gjithe kane
pire kafe me njeri-tjetrin dhe debati eshte quajtur i mbyllur, vetem i pandehuri
Alfred Kolbuçaj ka thene se une nuk jam pajtuar.
Tre dite me pas, rreth ores 1900, kur dy te pandehurit dhe viktima Lin Dardha
kane qene duke udhetuar me automjetin tip "Benz" ku kane patur dy automatike,
ne drejtim te Vaut te Dejes, ne vendin e quajtur Ganjolle jane shkembyer me
automjetin tip "Golf" qe drejtohej nga i demtuari Alfred Hila dhe menjehere jane
kthyer.
Tek "Lumi" ne hyrje te fshatit Juban ata kane ardhur paralel me makinen e
shtetasit Alfred dhe kane bere shenje te ndaloje duke drejtuar armet. Nga makina
benz ka zbritur viktima Lin Dardha, duke hipur ne makinen "golf" qe drejtohej nga
Alfred Hila, i cili mundohej t’u shmanget duke u nisur me shpejtesi nga vendi, si
dhe duke u kacafytur me viktimen Lin Dardha. Ne kete kohe nga makina tjeter qe e
ndiqte i pandehuri Fran Zefi, ka qelluar me bresheri ne drejtim te Alfred Hiles qe ta
detyronte te ndalte makinen, por nga plumbat ka mbetur i vrare shoku i tij Lin
Dardha dhe eshte plagosur shtetasi Alfred Hila, i cili ka lene makinen duke u nisur
drejt banesave te fshatit Juban per t’u mbrojtur dhe ne ikje e siper eshte qelluar
perseri nga i pandehuri Fran Zefi.
Te pandehurit jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Hetimi ne
ngarkim te pandehurve eshte zhvilluar pa pjesemarrjen e tyre.
Prokuroria e Rrethit Shkoder pasi ka kryer veprimet e nevojshme hetimore
ka paraqitur per gjykim ceshtjen penale ne ngarkim te pandehurve Fran Zefi,
akuzuar dy here per vrasje, njera e mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje,
ndersa Alfred Kolbucaj per perkrahjen e autorit te vrasjeve.
Pas depozitimit te kerkeses se prokurorit per gjykim, kryetari i trupit gjykues
i ngarkuar per gjykimin e kesaj ceshtje ka caktuar daten 24.01.2002 per zhvillimin
e seances gjyqesore.
Ne daten 24.01.2002 seanca nuk eshte zhvilluar per mosparaqitje te te
pandehurve. Meqenese te pandehurit nuk kane marre dijeni per diten dhe oren e
gjykimit, gjykata ka shtyre seancat dhe perseritur thirrjet disa here.
Me daten 13.05.2002, ftuesit e gjykates kane gjetur ne shtepi nenen e te
pandehurit Alfred Kolbucaj te cilen e kane njoftuar se, gjykimi ne ngarkim te djalit

506
te saj do te zhvillohej me daten 22.05.2002, ne ora 9.30. Nena e te pandehurit nuk
ka pranuar te marre flete thirrjen dhe ka refuzuar te firmose.
Ne te njejten, date ne seance eshte paraqitur nena e te pandehurit tjeter Fran
Zefi, e quajtura Mrike Zefi, e cila ka deklaruar se familja e saj e di qe ne ngarkim
te djalit te saj po zhvillohet nje gjyq penal.
Meqenese te pandehurit nuk jane paraqitur ne seance ndonese jane njoftuar,
gjykata ka deklaruar mungesen e tyre dhe caktuar kryesisht nga nje mbrojtes per
seicilin.
Pasi jane marre nje pjese e provave, ne seancen e dates 12.12.2002 eshte
paraqitur i pandehuri Fran Zefi me avokatin qe kishte zgjedhur vete. Gjykata ka
revokuar deklarimin e mungeses per kete te pandehur dhe ka vendosur te perserise
veprimet e kryera prej saj deri ne ate seance.
Me tej gjykimi ka vazhduar vetem ne mungese te te pandehurit Alfred
Kolbucaj.
Mbas mbylljes se shqyrtimit gjyqesor, Gjykata e shkalles se pare Shkoder ka
deklaruar fajtor dhe denuar te pandehurit Fran Zefi dy here per vrasje dhe nje here
per armembajtje pa leje, ndersa te pandehurin Alfred Kolbucaj per perkrahje te
autorit te krimit.
Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka ushtruar ankim vetem i
pandehuri Fran Zefi, i cili ka pretenduar se viktimen Lin Dardha e ka vrare Alfred
Hila dhe jo ai, pasi ai ka qelluar pas vdekjes se tij. Per plagosjen e Alfred Hiles i
pandehuri apelues ka pretenduar se ajo ka ndodhur ne kushtet e nje pakujdesie.
I pandehuri Alfred Kolbucaj dhe avokati i caktuar per te nuk kane bere
ankim. Gjate gjykimit ne gjykaten e apelit avokati i caktuar kryesisht per te
pandehurin Alfred Kolbucaj ka kerkuar lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se
faktit per te pandehurin e tij.
Gjykata e Apelit Shkoder ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se
pare Shkoder me arsyetimin se:
 Provat e administruara gjate gjykimit hedhin poshte pretendimet e
ngritura nga i pandehuri Fran Zefi se Lin Dardha eshte vrare nga Alfred Hila, pasi
deklarimet e deshmitareve te pyetur ne seance gjyqesore provojne te kunderten.
 Nga fakti i ekspertimit mjeko ligjor per viktimen Lin Dardha nuk ka
rezultuar qe te kete faktore plotesues te qitjes, gje qe do te ishte e pamundur nese
vrasja do te ishte bere nga Alfred Hila, i cili ndodhej shume prane viktimes, ne te
njejtin mjet e bile duke u kacafytur me njeri tjetrin.
 Ne aktin mjeko ligjor provohet se drejtimi i qitjes me arme ka qene
nga prapa para, qe perforcon edhe nje here bindjen se viktima nuk eshte qelluar
nga Alfred Hila.
 Alfred Hila ishte ne pozicionin e drejtuesit.

507
 Viktima eshte qelluar nga jashte.
Vendimi i dhene nga Gjykata e Apelit Shkoder, nuk eshte ankimuar nga
asnjeri prej te pandehurve, as nga i pandehuri qe ka marre pjese ne gjykim Fran
Zefi dhe as nga i pandehuri ne mungese Alfred Kolbucaj. Vendimi i dhene nga
gjykata e apelit nuk eshte ankimuar as nga avokati i caktuar kryesisht per te
pandehurin Alfred Kolbucaj.
Me vendimin nr.15, date 18.06.2004 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder
eshte rivendosur ne afat e drejta e te pandehurit Alfred Kolbucaj per te bere ankim
kunder vendimit te dhene ne mungese, me arsyetimin se nuk rezulton asnje akt
deftese komunikimi per vendimin e gjykates se apelit qe ta kete vene ne dijeni ate
apo familjaret e tij. Sipas gjykates qe ka pranuar rivendosjen ne afat cmohet se
plotesohen kriteret e parashikuara ne nenin 147/2 te K. Pr. Penale, te cilin gjykata e
citon:
"Ne qofte se eshte dhene vendimi ne mungese, i pandehuri mund te kerkoje
rivendosjen ne afat per te bere ankim kur provon se nuk ka marre dijeni per
vendimin".
Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstatoi se, kerkesa per rivendosjen ne
afat te se drejtes per te bere ankim nuk eshte bere nga i pandehuri Alfred Kolbucaj,
por nga nje avokat i emeruar nga babai i te pandehurit i quajtur Mark Kolbucaj me
prokuren nr.1852/189, date 07.05.2004 rreth 4 muaj pas dhenies se vendimit nga
gjykata e apelit.
Sipas paragrafit te dyte te nenit 147 te K.Pr.Penale, ne qofte se vendimi i
gjykates jepet ne mungese te te pandehurit, atehere vetem ai mund te kerkoje
rivendosjen ne afat te se drejtes per te bere ankim, por me barren per te provuar se
nuk ka marre dijeni per vendimin. Vetem ne ato raste kur provohet se i pandehuri
nuk ka marre dijeni per vendimin gjyqsor, mund te rivendoset ne afat e drejta per
te bere ankim.
Ne paragrafin e dyte te nenit 147/2 te K.Pr.Penale eshte sanksionuar se e
drejta per te kerkuar rivendosjen ne afat te ankimit eshte e rezervuar vetem per te
pandehurin e gjykuar ne mungese qe nuk ka marre dijeni per vendimin.
I pandehuri Alfred Kolbucaj eshte mbrojtur gjate gjykimit ne gjykaten e
faktit dhe ate te apelit nga nje avokat i caktuar kryesisht nga gjykata. Ky avokat ka
patur te drejte te beje ankim ne baze te nenit 410/2 te K.Pr.Penale, por nuk e ka
bere. Ky avokat ka patur te drejte te kerkoje rivendosjen ne afat te ankimit me
detyrimin te provoje se nuk ka patur mundesi te respektoje afatin e ankimit per
shkak te rastit fator ose te forces madhore, ne baze te nenit 147/1 te K.Pr.Penale.
Leximi dhe interpretimi i paragrafit te pare dhe te dyte te nenit 147 te
K.Pr.Penale nxjerrin ne pah dallimet qe ekzistojne ndermjet ketyre paragrafeve.
Dallimi i pare eshte se sipas paragrafit te pare subjektet qe mund te kerkojne
rivendosjen ne afat jane disa: si prokurori, i pandehuri, palet private dhe mbrojtesit,

508
ndersa sipas paragrafit te dyte subjekt eshte vetem i pandehuri i gjykuar ne
mungese. Dallimi i dyte eshte tek shkaqet per te cilat mund te kerkohet e vendoset
rivendosja ne afat. Sipas paragrafit te pare, subjektet rivendosen ne afatin e caktuar
kur provojne se nuk kane patur mundesi ta respektojne afatin per shkak te rastit
fator ose te forces madhor. Sipas paragrafit te dyte, i pandehurit mund te kerkoje
rivendosjen ne afat per te bere ankim kur provon se nuk ka marre dijeni per
vendimin.
Ne rastet e parashikuara ne paragrafin e pare kerkesa per rivendosjen ne afat
paraqitet brenda dhjete diteve nga zhdukja e faktit qe perbente rast ose force
madhore, kurse ne rastet e parashikuara na paragrafin e dyte, nga dita kur i
pandehuri ka marre dijeni efektivisht per vendimin e gjykates (neni 147/3 i
K.Pr.Penale).
Kodi i Procedures Penale parashikon ne menyre te shprehur kalimin e te
drejtave nga i pandehuri tek mbrojtesi i tij. Ne baze te nenit 50/1 te K.Pr.Penale,
mbrojtesi ka te drejtat qe ligji i njeh te pandehurit, pervec atyre qe i rezervohen
personalisht vetem te pandehurit. Paragrafi i dyte i nenit 147 te K.Pr.Penale, te
drejten per te kerkuar rivendosjen ne afat e ka rezervuar vetem per te pandehurin
qe nuk ka marre dijeni per vendimin e gjykates.
Per pasoje vendimi nr.15, date 18.06.2004 i Gjykates se shkalles se pare
Shkoder vjen ne kundershtim me nenet 50/1 dhe 147/2 te K.Pr.Penale.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimi nr.15, date 18.06.2004,
me te cilin eshte vendosur ne afat e drejta e te pandehurit per te bere ankim, eshte
absolutisht i pavlefshem.
Ne keto rrethana, bazuar ne nenet 128 dhe 420 te Kodit te Procedures Penale
duhet te vendoset mospranimi i rekursit.
Meqenese vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne mungese te te
pandehurit Alfred Kolbucaj, ai kur te marre dijeni efektivisht per kete vendim
mund te kerkoje rivendosjen ne afat per te bere ankim, me detyrimin per te provuar
se nuk ka marre dijeni per vendimin.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne baze te nenit 420/2 te Kodit te
Procedure Penale,
VENDOSI
Mospranimin e rekursit te paraqitur nga i gjykuari Alfred Kolbuçaj.

Tirane, me 11.05.2005

509
Nr.846/162 i Regj.Themeltar
Nr.307 i Vendimit

VENDIM
NË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Bineri Anëtar
Ylvi Myrtja Anëtar
Besnik Imeraj Anëtar
Spiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 11.05.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURIT: FATMIR HOXHA, i biri i Aliut,


i dtl.1950, banues në
Mallakastër, i padënuar.

A K U Z U A R:
Për krimin e përdorimit të
dokumenteve shkollore të falsifikuara,
parashikuar nga neni 187/I i K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Fier, me vendimin nr.273, datë 08.12.2003,


vendosi
Të deklarojë të pafajshëm të pandehurin Fatmir Hoxha.

Ky vendim u ndryshua nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.149, datë


19.05.2004, të saj, me të cilin u vendos:
Deklarimi fajtor i të pandehurit Fatmir Hoxha për krimin e përdorimit
të dokumenteve shkollore të falsifikuara dhe, në zbatim të nenit 187/I
të K.Penal, dënimi i tij me 150.000 (njëqintë e pesëdhjetë mijë) lekë,
gjobë.

510
Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë paraqitur rekurs, në Gjykatën e
Lartë, i gjykuari dhe mbrojtësi i tij - av.Safet Haxhiraj me të cilin kërkojnë prishjen
e tij dhe pafajësi, duke parashtruar:
- Provat e paraqitura nga organi i akuzës u morën apriori në formën dhe
mënyrën që i paraqiti prokurori, pa bërë analizën e tyre.
- Mbi bazën e diplomës është ngritur kariera ime profesionale si agronom,
deri në nivele drejtuese të larta, që nga viti 1978 e në vazhdim. Unë nuk
mund të përgjigjem, pas më shumë se 25 vjet bashkëjetesë me këtë diplomë,
për ndonjë gabim material të një nëpunësi të Institutit Bujqësor Lushnjë.
Gjykata e apelit nuk i hedh poshtë këto argumente, por kapet pas asaj që
objektivisht, tek emri është shtuar shkronja "a", duke më ngarkuar me
përgjegjësi objektive, pa i a nënështruar verifikimit se cila është kjo
"Fatmira" se cilës i përket diploma në fjalë - Aq më tepër që korrektime të
natyrës së diplomës sime kishte edhe në diploma të studenteve të tjerë.
- Provat e paraqitura nga ana ime u injoruan tërësisht nga gjykata e apelit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro; prokurorin Artur Selmani, i cili
kërkon prishjen e vendimit të gjykatës se apelit e kthimin e çështjes, për rigjykim
dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Se, gjatë shqyrtimit të akteve që ndodhen në fashikullin e procedimit penal
që i përket të gjykuarit Fatmir Hoxha u konstatua se, nga ana e prokurorisë pranë
Gjykatës së shkallës së parë Fier, është paraqitur kërkesë për gjykimin e tij për
krimin e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, parashikuar nga neni 187/I i
K.Penal. Sipas kërkesës, nga verifikimet e bëra prej D.B.U - Mallakastër, rezultoi
se ai kishte përdorur diplomë sikur ishte diplomuar në degën e Agronomisë (Filiali
Lushnjë), në një kohë kur diploma e paraqitur prej tij rezulton e falsifikuar.
Me vendimin nr.273, datë 08.12.2003, me arsyetimin se fakti për të cilin
ishte akuzuar i gjykuari nuk provohet, Gjykata e shkallës së parë Fier vendosi
deklarimin e pafajshëm të të gjykuarit Fatmir Hoxha dhe diploma me numër serie
80/K që ishte sekuestruar si provë materiale, t’i kthehet atij.
Megjithëse, në arsyetimin e vendimit të saj, kjo gjykatë, bazuar në
përfundimet e ekspertimit tekniko-grafik që i është nënshtruar diploma me nr.80/K,
pranon se në të u konstatuan katër elementë të falsifikuar, duke bërë analizën e
provave që u administruan gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes, arriti në
përfundimin se, dijenia e të gjykuarit Fatmir, lidhur me këtë fakt, mbetet në

511
kuadrin vetëm të një dyshimi të pabazuar në prova të tjera. Në favor të këtij
përfundimi, gjykata e shkallës së parë, rendit një seri prova të administruara gjatë
shqyrtimit të çështjes prej saj, sikurse janë deklarimet e disa dëshmitarëve, një
pjesë e të cilave, sipas tyre kanë filluar dhe përfunduar studimet në filjalin Lushnjë,
në degën e agronomisë, në të njëjtën kohë dhe bashkë me të gjykuarin, kurse pjesa
tjetër janë akte zyrtare të paraqitura nga i gjykuari, akte këto që ndodheshin në
dosjen personale të tij, nga përmbajtja e të cilave rezulton se ai jo vetëm që
figuronte me profesion agronom, fillimisht i mesëm dhe për periudhën e
pretenduar i lartë, por edhe se kishte kryer detyra të rëndësishme si agronom dhe
përgjegjës sektori, K/agronom dhe Kryetar Kooperative bujqësore (të kohës),
mësimdhënës dhe në sektorë të tjerë në fushën e bujqësisë dhe në organet e
pushtetit lokal, duke filluar nga data 01.10.1968 deri më 01.10.1992, periudhë kjo
brenda së cilës përfshihet edhe koha në të cilën, sipas akuzës, është përdorur prej
tij diploma e falsifikuar.
Gjykata e Apelit Vlorë, me arsyetimin se falsiteti i këtij dokumenti (është
fjala për diplomën nr.80/K, në emër të të gjykuarit) është i dukshëm, i provuar me
akt - ekspertim dhe nuk ka vend që të pranohet e kundërta me dëshmitarë, me
vendimin nr.149, datë 19.05.2004 të saj, ndryshoi vendimin e gjykatës së shkallës
së parë, duke e deklaruar fajtor të gjykuarin për krimin për të cilin është akuzuar
dhe, në zbatim të nenit 187/I të K.Penal, e dënoi me 150 mijë lekë, gjobë, vendim
ky, i cili u rekursua nga i gjykuari dhe mbrojtësi i tij, për shkaqet e parashtruara
prej tyre në pjesën hyrëse (kokën) të këtij vendimi.
Edhe përfaqësuesi i prokurorisë, në seancën dëgjimore që u zhvillua në
Gjykatën e Lartë, me arsyetimin se nga ana e gjykatës së apelit nuk është bërë
arsyetim mbi provat dhe pretendimet e mbrojtjes, detyrim ky që rrjedh nga
përmbajtja e dispozitës së nenit 383/"e" të K.Pr.Penale, i konsideroi të drejta
pretendimet e rekursit dhe kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe
kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë.
Duke marrë parasysh sa u parashtrua më lart dhe, duke konstatuar edhe vete
mangësi të rëndësishme procedurale në arsyetimin e vendimit të gjykatës së apelit,
Kolegji Penal i Gjykates së Lartë, arriti në përfundimin se ai duhet të prishet.
Kolegji arriti në këtë përfundim, pasi argumenti i përdorur nga gjykata e
apelit, sipas të cilit falsiteti është i provuar me akt-ekspertim dhe nuk ka vend që të
provohet e kundërta me dëshmitarë, bie ndesh me përmbajtjen urdhëruese të pikës
1 të dispozitës së nenit 152 të K.Pr.Penale, sipas së cilës çdo provë i nënshtrohet
shqyrtimit dhe nuk ka vlerë të paracaktuar. Kuptohet që edhe akti i ekspertimit, si
një nga llojet e provave që parashikohen në seksionin e VI të, të kreut të IItë të
K.Pr.Penale, duhej të çmohej nga gjykata sipas bindjes së formuar prej saj, pas
shqyrtimit që duhej t’u ishte bërë edhe të gjitha provave të tjera (në tërësinë e tyre),
që ishin administruar gjatë shqyrtimit të çështjes që i përket të gjykuarit Fatmir në

512
gjykatën e shkallës së parë, prova këto, të cilat janë renditur dhe analizuar me
hollësi prej kësaj të fundit në vendimin e saj.
Të bazuar në ligj ky Kolegj gjeti edhe pretendimet e parashtruara në rekurs
dhe në kërkesën e përfaqësuesit të prokurorisë, në lidhje me mosrespektimin e
urdhërimeve që përmban shkronja "ç" e dispozitës së nenit 383 të K.Pr.Penale.
Në kundërshtim me përmbajtjen e kësaj dispozite, u konstatua se, vendimi i
gjykates së apelit nuk përmban as parashtrimin, qoftë edhe në mënyrë të
përmbledhur të një seri rrethanash faktike që kanë lidhje me objektin e të provuarit
të kësaj çështjeje penale (megjithëse ato, sikurse u përmend, ishin përfshirë, me
hollësi në vendimin e gjykatës së shkallës së parë), as edhe arsyet për të cilat ajo
(gjykata e apelit) i quajti të papranueshme provat e kundërta me provat e paraqitura
nga i gjykuari dhe mbrojtësi i tij në të dy shkallët e gjykimit të çështjes.
Përkundrazi, pa realizuar as këtë detyrim, as përsëritjen qoftë edhe të pjesshem të
shqyrtimit gjyqësor të çështjes, ajo arriti në përfundime diametralisht të kundërta
me përfundimet në të cilat kishte arritur gjykata e shkallës së parë.
Përpos këtyre, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arriti dhe në përfundimin se,
për plotësimin e tablosë së rrethanave faktike që kanë lidhje me objektin e të
provuarit të kësaj çeshtjeje, gjatë rigjykimit, veç momenteve që do të çmohen prej
vete asaj, se duhen zgjeruar apo plotësuar, duhet të pyetet si dëshmitar edhe
personi, i cili gjatë kohës që pretendohet se është plotësuar diploma në emer të të
gjykuarit Fatmir, ishte i ngarkuar me detyrën e sekretarit të degës së agronomisë në
filialin Lushnjë, nga ku pretendohet se është plotësuar dhe lëshuar diploma në
emrin e të gjykuarit Fatmir.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"ç" të K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.149, datë 19.05.2004 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe
kthimin e akteve, për rishqyrtim, në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër.

Tiranë, më 11.05.2005

513
Nr.926/240 i Rregj. Themeltar
Nr.330 i vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

në seancen gjyqesore të datës 18.05.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURIT: HASAN KONI

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale
te prerjes se paligjshme te pyjeve.
Parashikuar nga neni 205 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Kruje, me vendimin nr.45, date 01.05.2004 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Hasan Koni per vepren penale te
prerjes se paligjshme te pyjeve dhe ne baze te nenit 205 te K.penal te
denohet me 1 muaj e 15 dite burgim.
Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, perfundimisht i pandehuri
Hasan Koni te denohet me 1 muaj burgim.
Vuajtja e denimit i fillon nga dita e ndalimit, date 29.04.2004.
Detyrimin e te pandehurit Hasan Koni qe t’i paguaje D.SH.Pyjor
Kruje demin 210.000 leke.

514
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.465, date 24.06.2004 ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.45, date 01.05.2004 te Gjykates se shkalles se
pare Kruje dhe pushimin e çeshtjes.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs prokurori,


i cili ka kerkuar pishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles
se pare, per shkaqet:
- Vete i pandehuri ka pranuar kryerjen e vepres penale dhe ka treguar pendim
te thelle per te.
- Ndryshe nga sa arsyeton gjykata e apelit, vetem nje pjese e sasise se drurit
qe bllokuar nga policia ne makine ka qene dru frutor, ndersa pjesa tjeter ka
qene dru zjarri, te cilin i gjykuari ka pranuar qe e ka marre ne pyll.
- Duke qene se nuk kemi te bejme me kundravajtje penale (nisur nga vlera e
demit) dhe nisur nga perhapja qe kjo veper penale ka marre ne vendin tone,
duke u bere problem shqetesues, me te drejte gjykata e shkalles se pare e ka
deklaruar fajtor te pandehurin.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, degjoi prokurorin Saliko
Hajnaj, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes
per rigjykim ne po ate gjykate dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
I pandehuri, banor i qytetit te Krujes, me date 29.04.2004, ne oren 16 30, eshte
arrestuar ne flagrance nga policia duke transportuar me nje automjet tip “Ifa”, pa
targa, nje sasi prej 7 mst (4,5 m 3) lende drusore, me vlere 210.000 leke, pa lejen e
organeve kompetente.
Ka rezultuar se lenda drusore ka qene e llojit dru shkoze, shtog, verri dhe
drure frutore.
Per veprimet e kryera, i pandehuri eshte akuzuar per vepren penale te
“Prerjes se paligjshme te pyjeve” te parashikuar nga neni 205 i K.Penal.
Nga ana e prokurorit eshte kerkuar te procedohet me gjykim te
drejtperdrejte, ndersa prej te pandehurit eshte kerkuar gjykim i shkurtuar.
Gjykata e shkalles se pare Kruje, duke gjykuar se çeshtja mund te zgjidhej
me gjendjen e akteve ne fashikull, ka vendosur te procedoje me gjykimin e
shkurtuar dhe ne perfundim, me vendimin nr.45, date 01.05.2004 ka deklaruar
fajtor dhe denuar te pandehurin me nje muaj burgim per vepren penale te prerjes se
paligjshme te pyjeve, bazuar ne nenin 205 te K.Penal dhe 406 te K.Pr.Penale, duke

515
e detyruar gjithashtu t’i paguaje Drejtorise se Sherbimit Pyjor Kruje demin
210.000 leke.
Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.465, date 24.06.2004 ka vendosur
prishjen e vendimit nr.45, date 01.05.2004 te Gjykates se shkalles se pare Kruje
dhe pushimin e çeshtjes, duke arsyetuar se organi i akuzes, i cili ka per detyre te
paraqese ne gjykim provat per te provuar akuzen, nuk ka provuar se keto dru ishin
prere ne pyll, si dhe vleren e lendes drusore. Pjesa me e madhe e tyre jane dru
frutore, te cilat jane prere ne pronen e vete te pandehurit.
Vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit penal.
Vete ajo ka arritur ne konkluzionin se nje pjese e drureve qe ishte duke
transportuar i pandehuri Hasan Koni, ne momentin e ndalimit nga policia kane
qene drure zjarri, te cilat ishin prere prej tij ne pyll. Gjithashtu ka rezultuar e
provuar se nga keto veprime te te pandehurit eshte shkaktuar nje dem qe kalon
vleren 1.000 leke, te cilen ligji “Mbi pyjet” e ka caktuar si vlere kufi per
percaktimin nese kemi te bejme me kundravajtje administrative apo kundravajtje
penale.
Nisur nga sa e siper, ekzistojne elementet e anes objektive te kundravajtjes
penale te parashikuar nga neni 205 i K.Penal dhe me te drejte gjykata e shkalles se
pare e ka deklaruar fajtor te pandehurin Hasan Koni per kryerjen e saj. Dhe vete ky
i fundit, ne gjykim ka pranuar kryerjen prej tij te vepres penale per te cilen
akuzohet, si dhe ka treguar pendim te thelle per te.
Ne keto kushte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se duhet prishur
vendimi i gjykates se apelit dhe duhet lene ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se
pare.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 420/c te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.465, date 24.06.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
lenien ne fuqi te vendimit nr.45, date 01.05.2004 te Gjykates se shkalles se pare
Kruje.

Tirane, më 18.05.2005

516
Nr.969/283 i Regj.Themeltar
Nr.331 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penale i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Bineri Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURVE: 1. ISUF BUNA


2. UZRI TOMÇINI

A K U Z U A R:
Isuf Buna: Për veprat penale te
vrasjes me dashje te mbetur ne tentative,
të parashikuar nga nenet 76 e 22 te Kodit Penal,
dy here per vrasje nga pakujdesia,
parashikuar nga neni 78 i K.P.Ushtarak
dhe te plagosjes se rende nga pakujdesia,
parashikuar nga neni 80 i K.P.Ushtarak.
Uzri Tomçini: Per vepren penale te plagosjes se rende
ne gjendje te tronditjes se forte psikike,
parashikuar nga neni 88/a i Kodit Penal.

Gjykata Ushtarake e shkallës së parë Tirane, me vendimin nr.67, datë


30.03.2004, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Isuf Buna për veprën penale të
vrasjes me dashje te mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76 e 22
i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pese) vjet burgim.

517
Deklarimin fajtor të të pandehurit Isuf Buna për veprën penale të
vrasjes nga pakujdesia, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal
Ushtarak dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Isuf Buna për veprën penale të
vrasjes nga pakujdesia, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal
Ushtarak dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Isuf Buna për veprën penale të
plagosjes se rende nga pakujdesia, parashikuar nga neni 80 i Kodit
Penal Ushtarak dhe dënimin e tij me 6 (gjashte) muaj burgim.
Ne zbatim te kerkesave te nenit 55 te Kodit Penal e denon me 9 vjet
burgim.
Bazuar ne nenin 406 te K.Pr.Penale e denon perfundimisht me 6 vjet
burgim
Deklarimin fajtor të të pandehurit Uzri Tomçini për veprën penale të
plagosjes se rende ne kushtet e tronditjes se forte psikike, parashikuar
nga neni 88/a i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (kater) vjet e 6
(gjashte) muaj burgim.
Bazuar ne nenin 406 te K.Pr.Penale e denon perfundimisht me 3 (tre)
vjet burgim.

Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane, me vendimin nr.39, datë 02.07.2004, ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.67, date 30.03.2004 të Gjykatës Ushtarake të
shkallës së pare Tirane e dergimin e çeshtjes per rigjykim po kesaj
gjykate, por me trup tjeter gjykues.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs prokurori i Prokurorise Ushtarake te


Apelit, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- 1. Vendimet e marra si nga Gjykata Ushtarake e shkalles se pare dhe ajo e
apelit jane ne kundershtim me kompetencen lendore dhe ate tokesore, pasi
ngjarja e ndodhur dhe veprat e kryera si nga i pandehuri Isuf Buna, ashtu dhe
Uzri Tomçini nuk jane kryer gjate sherbimit e per motive qe lidhen me te si
dhe nuk eshte kryer nga nje subjekt ushtarak ne marredhenie vartesie ndaj
njeri-tjetrit, prandaj gjykata e apelit duhet t’ia dergonte aktet gjykates
kompetente.
- 2. Nga ana jone eshte kerkuar edhe ne ankimin e bere qe te ndryshohet
kualifikimi ligjor, pasi ne veprimet e te pandehurit Isuf Buna jane
konsumuar elementet e veprave penale te parashikuara 79/dh, 82 e 22 te
Kodit Penal dhe prandaj duhet bere dergimi i akteve Gjykates se Krimeve te
Renda per kete te pandehur.

518
- 3. Po ashtu eshte e provuar se i pandehuri Isuf ka qene me detyre shofer i
drejtorit te policise se Prefektures Diber, ndersa i pandehuri Uzri ka qene me
detyren e radistit ne kete komisariat dhe ne kohen e ndodhjes se ngjarjes ka
qene me leje te zakonshme.

Ky vendim eshte ankimuar edhe nga i pandehuri Isuf Buna, nepermjet avokatit
te tij, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- 1. Vendimi i Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane eshte i pabazuar, pasi eshte
rrjedhoje e mosrespektimit e zbatimit te gabuar te ligjit penal, pasi arsyetimi
i kesaj gjykate se nuk duhej te pranoheshin kerkesat e te pandehurve per
gjykim te shkurtuar nuk qendron, meqenese kjo nuk lidhet aspak me
aplikimin e asnje kushti siç ndodh ne gjykimin e drejtperdrejte dhe gjykata e
shkalles se pare ka çmuar se çeshtja mund te zgjidhej ne gjendjen qe jane
aktet, gje qe nuk ka lidhje me faktin nese pranohet apo jo fajesia.
- 2. I mbrojturi prej meje eshte arrestuar qysh me 14.09.2002 e duke vazhduar
te jete ne nje gjendje te rende shendetesore si rezultat i demtimeve te
shkaktuara me arme zjarri te rrezikshme per jeten ne momentin e shkaktimit
te tyre dhe po te mos ishte nderhyrja mjekesore e kualifikuar jeta e tyre ishte
e rrezikuar plotesisht, prandaj ka kerkuar aplikimin e gjykimit te shkurtuar
per veprat penale qe ai ka kryer dhe qe e ndjen veten fajtor.
- 3. Apelimi kunder vendimit te shkalles se pare eshte realizuar per te bere nje
kualifikim ligjor te bazuar te vepres penale te kryer nga i mbrojturi prej meje
si dhe aplikimin e nje mase me te bute, meqenese i mbrojturi prej meje ka
nxjerre pistoleten duke u gjendur ne kushtet e nje zjarri te kryqezuar nga ana
e te dy vellezerve Afrim e Uzri Tomçini dhe ka qelluar ndaj Afrim Tomçinit
me qellim qe te parandalonte veprimet e metejshme te tij, por jo kurrsesi per
te realizuar vrasjen e tij, megjithese i ka patur te gjitha mundesite.
- 4. Kerkesa e prokurorit me te larte nuk eshte e legjitimuar nisur dhe nga
udhezimi i Prokurorit te Pergjithshem, i cili ka percaktuar rastet e ankimit e
ngritjes se akuzes, pasi nisur dhe nga koha e gjate e vazhdimit te ketij
procedimi me te arrestuarin, prokurori i ka patur te gjitha mundesite dhe
mjetet ligjore per te ngritur e riformuluar ne procedim dhe gjykim nese
ndodhemi para nje vepre tjeter me te rende penale.

519
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Besnik Imeraj, prokurorin Artur Selmani, i cili
pasi hoqi dore nga rekursi i tij kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates
Ushtarake te Apelit, av. Petraq Semani, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates
Ushtarake te Apelit dhe dergimin e akteve po kesaj gjykate, si dhe pasi bisedoi ne
teresi çeshjen,

VËREN
Se vendimin nr.39, date 02.07.2004 i Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane
duhet te prishet dhe aktet te dergohen per gjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup
gjykues.
Ka rezultuar e provuar se ne daten 12.09.2002, i pandehuri Uzri Tomçini,
vellai i te pandehurit tjeter Afrim, ka filluar te zihet me fjale brenda oborrit te
Drejtorise se Policise Qarkut Diber me te pandehurin Isuf Buna per shkak se nje
dite me pare ka patur nje grindje mes djalit te tij, shtetasit Ridian Tomçini dhe te
pandehurit Isuf Buna e punonjesve te tjere te policise ne nje ndeshje futbolli te
luajtur ndermjet drejtorise se policise se qarkut dhe ekipit te Korabit. Debati me
fjale fyese ka vazhduar te ashpersohej dhe jashte murit rrethues, ne rrugen
automobilistike, ku i pandehuri Uzri i ka treguar vellait te tij, te pandehurit Afrim
Tomçini per çfare po debatohej me te pandehurin Isuf Buna. Ky konflikt eshte bere
edhe me i ashper duke u perdorur edhe armet, pasi ne te eshte futur edhe i
pandehuri Afrim Tomçini. Si rezultat i shkembimit te zjarrit ndermjet te
pandehurve Isuf Buna e Uzri Tomçini, ku prezent ka qene dhe i pandehuri tjeter
Afrim Tomçini me arme ne dore, ka mbetur i vrare ne vend shtetasi Bashkim
Ashiku, i cili ndodhej ne sportelin e pasaportave, eshte plagosur rende dhe me vone
ka vdekur ne spitalin ushtarak shtetasi Zenel Prençi, ish efektiv i Komisariatit te
Policise Diber, eshte plagosur rende shtetasi Xhelil Uka, polic efektiv i drejtorise
se policise dhe i pandehuri Isuf Buna, si dhe eshte plagosur lehte i pandehuri Afrim
Tomçini dhe shtetasi Lavdrim Cerian.
Hetimi i kesaj çeshtje eshte kryer nga prokuroria ushtarake dhe gjykimi ne
shkalle te pare eshte zhvilluar nga Kolegji Ushtarak i Gjykates se rrethit Tirane, e
cila mbasi me vendimin e ndermjetem te dates 17.02.2004 ka veçuar çeshtjen e te
pandehurit Afrim Tomçini, ka vazhduar gjykimin me gjykim te shkurtuar per te
pandehurit Isuf Buna e Uzri Tomcini. Ne vazhdim, me vendimin nr.67 te dates
30.03.2004 kjo gjykate ka vendosur te deklaroje fajtor dhe denoje te dy te
pandehurit, duke aplikuar ne denimin e tyre edhe kerkesat e nenit 406 te
K.Pr.Penale.
Gjykata e Ushtarake e Apelit, me vendimin nr.39, date 02.07.2004, ka
vendosur te prishe kete vendim duke ja kthyer çeshtjen per gjykim te njejtes

520
gjykate por me tjeter trup gjykues. Ky vendimin i Gjykates Ushtarake te Apelit
gjendet i pabazuar ne ligj nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte per arsye se:
Se pari: Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane e ka bazuar vendimin e saj ne
kerkesat e germes "C" te nenit 428 te K.Pr.Penale dhe ka arsyetuar se gjykata
ushtarake e shkalles se pare ne gjykimin e kesaj çeshtje nuk ka respektuar
dispozitat qe lidhen me paraqitjen e akuzave te reja, nderkohe qe as ne gjykimin ne
shkalle te pare dhe as gjate gjykimit ne apel nuk rezulton qe te pandehurit duhet te
pergjigjen per akuza te reja te pa ngritura ne hetimin e çeshtjes, duke bere keshtu te
gabuar aplikimin e kerkesave te nenit 428 te K.Pr.Penale.
Se dyti: Arsyetimi i Gjykates Ushtarake te Apelit se gjykata ushtarake e
shkalles se pare ka gabuar ne veçimin e çeshtjes se te pandehurit Afrim Tomçini
nuk gjen baze ligjore, si dhe nuk mbeshtetet ne provat e administruara ne dosjen
gjyqesore. Bazuar ne vendimin nr.02, date 09.01.2003 te Kolegjeve te Bashkuara,
nuk ka vend me te diskutohet ne lidhje me ndarjen e drejte apo jo te kesaj çeshtjeje,
mbasi me provat e administruara ne dosje, Gjykata ushtarake e shkalles se pare, ka
mundur te krijoje bindje rreth menyres si eshte zhvilluar ngjarja, fajesise se te
pandehurve dhe ne keto kushte ajo nuk mund dhe nuk duhet t’i mohonte dy te
pandehurve te drejten per te perfituar nga kerkesat e nenit 406 te K.Pr.Penale. Ne
raste se Gjykata Ushtarake e Apelit, gjate gjykimit te kesaj çeshtje nuk do te jete ne
gjendje te krijoje bindje mbi fajesine e te pandehurve, apo do te kete te nevojshme
perseritjen teresisht ose pjeserisht te hetimit gjyqesor, duhet te vendosi per
themelin e çeshtjes pa e kthyer ate per rigjykim, e drejte kjo qe buron nga
permbajtja e nenit 425 te K.Pr.Penale. Rastet kur kjo gjykate mund te ktheje
çeshtjen per rigjykimin ne gjykaten e shkalles se pare jane rigorozisht te
percaktuara ne nenin 428 te ketij Kodi.
Se treti: I pabazuar eshte vendimi i gjykates ushtarake te apelit edhe lidhur
me kompetencen lendore mbasi rezulton e provuar se i pandehurin Isuf eshte
akuzuar dhe derguar per gjykim per veprat penale te vrasjes me dashje te mbetur
ne tentative, dy here per vrasje nga pakujdesia dhe plagosje te rende nga
pakujdesia, dy veprat e fundit te parashikuara nga nenet 78 e 80 te K.P.Ushtarak
duke bere keshtu kompetente Gjykaten Ushtarake te shkalles se pare. Vete Gjykata
Ushtarake e Apelit Tirane ne arsyetimin e ketij vendimi eshte kontradiktore. Edhe
pse ka pranuar faktin se nuk eshte gjykata ushtarake kompetente per gjykimin e
kesaj çeshtjeje, gjykata e apelit ka vendosur qe çeshtjen ta ktheje per rigjykim ne
ate gjykate.

521
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 443 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.39, date 02.07.2004 te Gjykates Ushtarake te Apelit
Tirane dhe kthimin e akteve po asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.05.2005

522
Nr.968/282 i Regj.Themeltar
Nr.332 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Bineri Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.05.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURIT: AFRIM TOMCINI

A K U Z U A R:
Për vepren penale te vrasjes me dashje
te mbetur ne tentative,
të parashikuar nga nenet 76 e 22 te Kodit Penal.

Gjykata Ushtarake e shkallës së parë Tirane me vendimin nr.120, datë


10.06.2004, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Afrim Tomçini, për veprën penale
të vrasjes me dashje te mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76 e
22 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashte) vjet burgim.

Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane me vendimin nr.50, datë 26.07.2004, ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.120, date 10.06.2004 të Gjykatës Ushtarake të
shkallës së pare Tirane, e dergimin e çeshtjes per rigjykim po kesaj
gjykate por me trup tjeter gjykues, per ta gjykuar si nje çeshtje te
vetme se bashku me te pandehurin Isuf Buna e Uzri Tomçini, sipas
vendimit nr.39, date 02.07.2004 te Gjykates Ushtarake te Apelit.

523
Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs prokurori i Prokurorise Ushtarake te
Apelit, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- 1. Vendimet e marra si nga Gjykata Ushtarake e shkalles se pare dhe ajo e
Apelit, jane ne kundershtim me kompetencen lendore dhe ate tokesore, pasi
ngjarja e vrasjes se mbetur ne tentative e kryer nga i pandehuri Afrim, ne
dem te te pandehurit tjeter Isuf Buna, nuk eshte kryer gjate sherbimit, e per
motive qe lidhen me te, si dhe nuk eshte kryer nga nje subjekt ushtarak ne
marredhenie vartesie ndaj njeri-tjetrit, prandaj gjykata e apelit, duhet t’ia
dergonte aktet Gjykates se Rrethit gjyqesor Diber, si gjykate kompetente.
- 2. Ngjarja e mesiperme ka ardhur si rezultat i nje grindjeje banale qe ka
ndodhur nje dite me pare midis punonjesve te policise se Drejtorise se
Policise se Qarkut Diber dhe nipit te te pandehurit Afrim, ne ndeshjen e
futbollit te zhvilluar ne stadiumin e Korabit, ndermjet atyre dhe ekipit te
Korabit, grindje e cila eshte zgjidhur me pajtim me nderhyrjen dhe te
Drejtorise se Policise, por te nesermen kane qene vete punonjesit e policise
qe kane provokuar nje grindje te dyte me nipin dhe kusheririn e te
pandehurit Afrim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi anetarin Besnik Imeraj, prokurorin Skender Breca, qe kerkoi
prishjen e vendimeve te te dyja gjykatave dhe dergimin e ceshtjes per gjykim ne
Gjykaten e Rrethit Diber, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

VËREN
Se vendimi nr.120, date 10.6.2004 i Gjykates Ushtarake te shkalles se pare
Tirane dhe vendimi nr.50, date 26.7.2004 i Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane,
duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per gjykim ne Gjykaten e Rrethit Diber, si
gjykate kompetente per gjykimin e kesaj ceshtje.
Rezulton e provuar se ne daten 12.09.2002, shtetasi Uzri Tomçini, vellai i te
pandehurit Afrim, ka filluar te zihet me fjale brenda oborrit te Drejtorise se
Policise me shoferin e Drejtorit te Policise se Qarkut Diber, shtetasin Isuf Buna,
per shkak se nje dite me pare ka patur nje grindje mes djalit te tij, shtetasit Ridian
Tomçini dhe Isuf Bunes e oficereve te tjere te policise, per shkak te nje ndeshje
futbolli te luajtur ndermjet drejtorise se policise se qarkut dhe ekipit te Korabit.
Debati me fjale fyese ka vazhduar te ashpersohej dhe jashte oborrit (murit
rrethues), ne rrugen automobilistike, ku shtetasi Uzri eshte shoqeruar prej shtetasit
Xhelil Uka, efektiv i drejtorise se policise, i ndjekur dhe nga i pandehuri Isuf Buna.
Ky konflikt eshte bere edhe me i ashper, pasi ne te eshte futur edhe i pandehuri
Afrim Tomçini, i cili ne ate moment eshte ndodhur ne lokalin peballe Drejtorise se

524
Policise. Kur ka marre vesh se perse kane bere fjale, i pandehuri Afrim ka filluar te
shaje dhe te zihet dhe me te pandehurin Isuf Buna, grindje e cila ka ardhur duke u
ashpersuar derisa te dy te pandehurit ne nje distance 5-6 m larg njeri-tjetrit, kane
nxjerre armet dhe ia kane drejtuar njeri-tjetrit per te qelluar. Ne kete moment ka
patur shkembim zjarri, ku ne fillim duke u treguar me i shpejte, ka qelluar i
pandehuri Isuf Buna dhe si rezultat, eshte plagosur i pandehuri Afrim Tomçini, si
dhe ka qelluar dhe i pandehuri Uzri Tomçini, qe ka plagosur rende te pandehurin
Isuf Buna. Si rezultat i shkembimit te zjarrit perveç plagosjes se dy te pandehurve
te mesiperm, ka mbetur i vrare ne vend shtetasi Bashkim Ashiku, i cili ndodhej ne
sportelin e pasaportave, eshte plagosur rende dhe me vone ka vdekur ne spitalin
ushtarak shtetasi Zenel Prençi, ish efektiv i Komisariatit te Policise Diber, eshte
plagosur rende shtetasi Xhelil Uka, polic efektiv i drejtorise se policise, si dhe
eshte plagosur lehte shtetasi Lavdrim Ceriani.
Prokuroria prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Diber, ka nisur procedimin
penal dhe me vendimin e dates 13.12.2002, ka shpallur moskompetencen lendore
duke ia derguar aktet Prokurorise prane Gjykates Ushtarake te shkalles se pare
Tirane, madje mosmarreveshja e krijuar eshte zgjidhur nga Prokurori i
Pergjithshem.
Perfundimisht Prokuroria prane Gjykates Ushtarake te shkalles se pare
Tirane, ka ngritur keto akuza:
Kunder te pandehurit Isuf Buna, eshte ngritur akuza e vrasjes me dashje e
ngelur ne tentative ne dem te te pandehurit Afrim Tomçini, vrasje nga pakujdesia
ne dem te shtetasve Bashkim Ashiku dhe Zenel Prençi, si dhe plagosje e rende nga
pakujdesia.
Kunder te pandehurit Afrim Tomçini, eshte ngritur akuza e vrasjes me
dashje e mbetur ne tentative, ne dem te shtetasit Isuf Buna, ndersa per te
pandehurin Uzri Tomçini, eshte ngritur akuza e plagosjes se rende ne gjendje te
tronditjes se forte psikike, ne dem te shtetasit Isuf Buna.
Gjykata Ushtarake e shkalles se pare Tirane, ne seancen gjyqesore te dates
17.02.2004, me vendimin e ndermjetem nr.296/5 ka vendosur ne baze te nenit 93/ç
te K.Pr.Penale, te veçoje çeshtjen penale ne ngarkim te te pandehurit Afrim
Tomçini, pasi pranoi kerkesen per gjykim te shkurtuar te dy te pandehurve te tjere,
perkatesisht te Isuf Bunes dhe Uzri Tomçini.
Ky vendim cmohet i drejte dhe i bazuar ne ligj edhe nga Kolegji Penal i
Gjykates se Larte, i cili gjen te pambeshtetur arsyetimin e Gjykates Ushtarake te
Apelit Tirane, pasi ceshtja jo vetem mund te zgjidhej ne gjendjen qe ishin aktet
para fillimit te shqyrtimit gjyqesor, por ne rast te kundert, Gjykata Ushtarake e
shkalles se pare do te vepronte ndesh me orientimet e dhena ne vendimin unifikues
te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte.

525
Por me ndarjen e dy ceshtjeve, gjykata ushtarake e shkalles se pare duhet
menjehere te shpallte moskompetencen e saj per te vazhduar gjykimin e te
pandehurit Afrim Tomcini, mbasi ky i pandehur as akuzohej per veper penale
ushtarake dhe ne kohen e kryerjes se vepres, provohet se nuk ka qene punonjes ne
polici, por ka qene i pezulluar per shkak te nje procedimi tjeter. Ne te njejtin gabim
procedural ka rene edhe Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane, e cila nuk duhet te
vazhdonte gjykimin e ceshtjes, por sipas kerkesave te nenit 86 te K.Pr.Penale,
duhet qe ceshtjen ne ngarkim te te pandehurit Afrim Tomcini ta dergonte ne
Gjykaten e Rrethit Diber, si gjykata kompetente.
Eshte i pabazuar ne ligj edhe arsyetimi qe perdor Gjykata Ushtarake e Apelit
Tirane, se duke u bashkuar keto dy ceshtje me njera tjetren, do te behet kompetente
Gjykata Ushtarake nderkohe qe ky bashkim nuk eshte bere mbasi ceshtjet duhet te
vazhdojne te gjykohen te vecanta, per shkak te kerkeses per gjykim te shkurtuar te
kerkuar nga dy te pandehurit Isuf Buna e Uzri Tomcini dhe te mundesise per
gjykimin e ceshtjes ne gjendjen qe jane aktet.
Duke qene se i pandehuri Afrim akuzohet per nje veper te parashikuar nga
Kodi Penal i zakonshem, vepra nuk eshte kryer gjate sherbimit apo per motive qe
lidhen me te dhe as nga subjekt ushtarak ne marredhenie vartesie ndaj njeri-tjetrit,
çeshtja duhet te gjykohet nga Gjykata e Rrethit gjyqesor Diber, si gjykate
kompetente si nga ana lendore ashtu dhe tokesore.

PËR KËTO ARSYE


Bazuar ne kerkesat e nenit 443 te K.Pr.Penale, Kolegji Penal i Gjykates se
Larte,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.50, date 26.7.2004 te Gjykates Ushtarake te Apelit
Tirane dhe vendimit nr.120, date 10.6.2004 te Gjykates Ushtarake te shkalles se
pare Tirane dhe dergimin e akteve per gjykim ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor
Diber.

Tirane, me 18.05.2005

526
Nr.960/274 i Regj.Themeltar
Nr.335 i Vendimit

VENDIM
NË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anëtare
Ylvi Myrtja Anëtar
Besnik Imeraj Anëtar
Spiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 18.05.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURVE: BIB GJONI, i biri i Gjergjit,


i dtl.1949, banues në Laç, i padënuar

ILIR CAKONI, i biri i Avdiut,


i dtl.1970, banues në Burrel, i padënuar

A K U Z U A R:
Për krimin e falsifikimit të vulave
dhe stampave, të kryer në bashkëpunim,
parashikuar nga neni 190/I i K.Penal,
në lidhje me nenin 25 të tij.

Gjykata e shkallës së parë Kurbin, me vendimin nr.56, date 16.04.2004,


vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bib Gjoni për krimin e falsifikimit
të vulave dhe stampave, të kryer në bashkëpunim dhe, në zbatim të
nenit 190/I të K.Penal, në lidhje me nenin 25 të tij, dënimin e tij me 6
(gjashtë) muaj burgim.
Sekuestrimin e veglave të punës së këtij të pandehuri, të gjetura në
vendin e ngjarjes, datë 15.10.2003.

527
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Cakoni për krimin e falsifikimit
të vulave e stampave, të kryer në bashkëpunim dhe, në zbatim të nenit
190/I të K.Penal, në lidhje me nenin 25 të tij, dënimin e tij me 6
(gjashtë) muaj burgim.
Kthimin e automjetit tip "Benz"-furgon dhe të dokumenteve të
bllokuara që i përkasin targës LA 38 - 35 A, të pandehurit Ilir Cakoni.

Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.481,


datë 25.06.2004, të saj.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë paraqitur rekurs, në Gjykatën e


Lartë, prokuroria e apelit dhe i gjykuari Ilir Cakoni, me të cilin kërkojnë:
Prokuroria - rritjen e masës së dënimit, kurse i gjykuari Ilir - pushimin e çështjes,
duke parashtruar:

Prokuroria:
- Përsërit parashtrimin e ngjarjes së kapjes në flagrancë të të gjykuarve, duke
ndërruar targën e shasisë dhe targën e vogël të një automjeti.

I gjykuari Ilir:
- Edhe sikur të ishte kryer veprimi për të cilin akuzohem, ndodhemi para
kundërvajtjes administrative. Në bazë të nenit 74/6 të Kodit Rrugor, cilido
që falsifikon, heq, zëvendëson, ndryshon, fshin ose bën të palexueshme
tabelën e konstruktorit apo numrin e identifikimit të shasisë, dënohet me
masë administrative.
- Duke qënë para dy dispozitave të ndryshme, (nr.190/I të K.Penal dhe nr.74/6
të Kodit Rrugor), bazuar në nenin 3/III të K.Penal, duhet të zbatohet ligji më
i favorshëm, prandaj ndaj meje as nuk duhej të fillonte procedimi penal.
- Furgonin tim e kam çuar tek Bib Gjoni për të riparuar një difekt dhe jo për të
ndryshuar numrin e shasisë, gjë që është pranuar edhe nga vete Bib Gjoni.
- Me veglat e punës që u sekuestruan nuk mund të stampohen numrat e
shasisë, pasi kërkohet preçizion i lartë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro; prokurorin Artur Selmani, i cili
kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, përsa i përket deklarimit
fajtor dhe cilësimit ligjor të veprës, kurse ndryshimin përsa i përket masës së
dënimit, sipas kërkesës së prokurorit në apel, mbrojtësin e të gjykuarit Ilir Cakoni -
av. Ali Paja, i cili kërkoi pushimin e çështjes dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

528
VËREN
Se vendimi nr.481, datë 25.06.2004 i Gjykatës së Apelit Tiranë është i
drejtë, i bazuar në ligj e në prova. Për rrjedhojë, ai duhet të lihet në fuqi.
Gjatë shqyrtimit të akteve që ndodhen në fashikullin e procedimit penal që i
përket të gjykuarve Bib Gjoni e Ilir Cakoni u konstatua se, nga prokuroria pranë
Gjykatës së shkallës së parë Kurbin është paraqitur kërkesë për gjykimin e tyre me
akuzën e falsifikimit të dokumenteve, parashikuar nga neni 186/I i K.Penal.
Me vendimin nr.56, datë 16.04.2004, Gjykata e shkallës së parë Kurbin,
vendosi deklarimin fajtorë të dy të gjykuarve, për krimin e falsifikimit të stampave,
të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/I i K.Penal, në lidhje me nenin
25 të tij dhe dënimin e tyre me nga 6 (gjashtë) muaj burgim, secilin, vendim i cili u
la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.481, datë 25.06.2004
të saj.
Në të dy këto vendime është pranuar se, i gjykuari Bib, më 15.10.2003, është
kapur në flagrance duke bërë ndryshime në numrat e shasisë të një automjeti që i
përkiste të gjykuarit Ilir për të vendosur, në vend të tyre, numrat e shasisë së një
automjeti tjetër të së njëjtës markë e tip, që i përkiste këtij të fundit, përfundim, të
cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ndryshe nga sa pretendohet në rekursin e të
gjykuarit Ilir, e gjeti të bazuar në ligj e në aktet e dosjes.
Të pabazuar ky Kolegj gjeti edhe pretendimin tjetër të këtij të gjykuari, sipas
të cilit bazuar në pikën 6 të nenit 74 të ligjit nr.8378, datë 22.07.1998 "Mbi Kodin
Rrugor të R.SH-së", fakti për të cilin është deklaruar fajtor dhe dënuar ai nuk
përbën vepër penale, por kundërvajtje administrative.
Në këtë përfundim u arrit pasi, është e vërtetë që, nga përmbajtja e pikës 6 të
nenit 74 të ligjit të sipërcituar, del se cilido që falsifikon, heq, zëvendëson,
ndryshon ose fshin numrin e identifikimit të automjetit dënohet me masë
administrative, por veprimet e kundërligjshme si më sipër, ligjvënësi i konsideron
kundërvajtje administrative, përderisa dhe për aq kohë sa ato nuk përbëjnë vepër
më të rëndë, sikurse është vepra penale e parashikuar nga dispozita e nenit 190 të
K.Penal, në të cilin është parashikuar si figurë e veçantë krimi, pikërisht edhe
falsifikimi i stampave (sikurse është edhe numri i shasisë së automjetit), ana
objektive e së cilës, në rastin në shqyrtim, konsiston në ndërhyrjen e të gjykuarve
për ndryshimin e numrave të shasisë së automjetit "Benz", me targë LA 3835 A.

529
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/a të K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr.481, datë 25.06.2004 të Gjykatës së Apelit
Tiranë.

Tiranë, më 18.05.2005

530
Nr.952/266 i Regj. Themeltar
Nr.336 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Ylvi Myrtja Anetar
Besnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.952/266 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: KRENAR HOXHA

A K U Z U A R:
Per veprat penale te "vrasjes me paramendim"
dhe "vrasjes me dashje 2 here",
parashikuar nga nenet 78 e 76 - 2 here te K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr.25, date 15.02.1999 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Krenar Hoxha per vepren penale te
vrasjes me paramendim ne rrethana renduese te shtetasit Ilmi Kasemi
dhe ne baze te nenit 78 e 50/a te K.Penal, e denon me burgim te
perjetshem.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Krenar Hoxha per vepren penale te
vrasjes me paramendim ne rrethana renduese te shtetases Roza
Kasemi dhe ne baze te nenit 78 e 50/a te K.Penal, e denon me burgim
te perjetshem.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Krenar Hoxha per vepren penale te
vrasjes me paramendim ne rrethana renduese te shtetasit Eltion
Kasemi dhe ne baze te nenit 78 e 50/a te K.Penal, e denon me burgim
te perjetshem.

531
Ne aplikim te nenit 55/1 te Kodit Penal, ne bashkim te denimeve i jep
nje denim perfundimtar me burgim te perjetshem.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.53, date 14.05.1999 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.25, date 15.02.1999 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Fier dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me
tjeter trup gjykues.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr.367, date 02.11.2000 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Krenar Hoxha per vepren penale te
vrasjes me paramendim te shtetasit Ilmi Kasemi dhe ne baze te nenit
78 te Kodit Penal, e denon me 18 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Krenar Hoxha per vepren penale te
vrasjes me dashje te shtetases Roza Kasemi dhe ne baze te nenit 76 te
Kodit Penal, e denon me 14 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Krenar Hoxha per vepren penale te
vrasjes me dashje te shtetasit Eltion Kasemi dhe ne baze te nenit 76 te
Kodit Penal, e denon me 14 vjet burgim.
Perfundimisht ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te Kodit
Penal i pandehuri Krenar Hoxha denohet me 22 vjet burgim.
Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ngelet te vuaje nje denim prej
14 vjet e 8 muaj burgim, duke i filluar vuajtja e denimit nga dita e
zbatimit te ketij vendimi.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.232, date 15.11.2002 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.367, date 02.11.2000 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Fier dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me
tjeter trup gjykues.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.215, date 30.04.2003 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.232, date 15.11.2002 te Gjykates se Apelit
Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me
tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.194, date 25.06.2004 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.367, date 02.11.2000 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Fier dhe dergimin e akteve per rigjykim ne po ate gjykate,
por me tjeter trup gjykues.

532
Kunder ketij vendimi, te gjykates se apelit ka bere rekurs prokurori i cili
kerkon prishjen tij dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Vendimi i gjykates se apelit nuk eshte dhene ne perputhje me nenin 428/1,
germa "c" te K.Pr.Penale dhe as me germen "ç", qe percakton kur prishet nje
vendim i shkalles se pare dhe kthehet çeshtja per rigjykim.
- Pretendimi i ngritur nga gjykata ne lidhje me njoftimet per te pandehurin e
gjykuar ne mungese nuk gjejne mbeshtetje ne materialet e dosjes gjyqesore.
- Sikunder ka orientuar edhe Gjykata e Larte, gjykata e apelit duhet ta zgjidhte
vete çeshtjen, perfshire prishjen e vendimit te ndermjetem per gjykimin e
shkurtuar.
- Ne baze te nenit 427 te K.Pr.Penale gjykata mund dhe duhet te kishte
vendosur perseritjen e shqyrtimit gjyqesor dhe te procedonte me marrjen e
prova qe kane qene te domosdoshme.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno, i
cili kerkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, pasi e bisedoi
çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.194, date 25.06.2004 me te cilin eshte
vendosur prishja e vendimit nr.367, date 02.11.2000 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Fier dhe dergimin e akteve per rigjykim asaj gjykate eshte i pabazuar ne
ligj e duhet te prishet.
Gjykata e apelit arsyeton se, nga ana e gjykates se rrethit jane shkelur
dispozitat ligjore qe kane te bejne me njoftimin e te pandehurit Krenar Hoxha,
shqyrtimi i çeshtjes ne ngarkim te tij eshte bere ne mungese.
Konkluzionet e gjykates se apelit jane te pa bazuara ne materialet e
administruara ne dosje. Duhet theksuar fakti se, ngjarja per te cilen akuzohet i
pandehuri Krenar Hoxha, ka ndodhur me date 29.07.1996. Gjate periudhes se
hetimeve paraprake, eshte leshuar urdheri per gjetjen e te pandehurit dhe, nga
proçes verbali i kerkimit te personit i dates 02.12.1996, rezulton se ai ishte larguar
jashte shtetit per t’ju fshehur procedimit. Ne kushtet e mungeses se tij eshte
kerkuar caktimi i mases se sigurimit dhe gjykata e rrethit, me vendimin nr.353,
date 13.11.1996 ka caktuar ndaj te pandehurit Krenar Hoxha masen e sigurimit
arrest ne burg. Ne perputhje me kerkesat ligjore, me date 29.02.1997, njoftimi i
akuzes ne ngarkim te te pandehurit Krenar Hoxha i eshte bere mbrojtesit Spiro
Kaso. Gjate hetimeve paraprake eshte bere kontrolli i baneses se te pandehurit,

533
kane bere deklarime si persona qe kane dijeni per rrethanat e çeshtjes apo si te
pandehur familjare e te afert te te pandehurit, si: Kudret Hoxha (i vellai), Kozeta
Hoxha (gruaja), Drita Hoxha (e motra), e te aferme te tij si Daut Hoxha, Haxhire
Hoxha, etj. Keto fakte krijojne bindjen se i pandehuri, pavaresisht nga qendrimi per
akuzen, ka qene ne dijeni se ndaj tij ishte hapur çeshtja penale.
Seanca e pare gjyqesore, ka filluar me 19.01.1998, date per te cilen ka leter
thirrje nga gjykata e rrethit ne emer te Krenar Hoxhes, qe eshte kthyer me shenimin
"nuk ndodhet ne shtepi". Ne dosje eshte administruar nje raport i inspektorit te
policise se rendit i dates 06.09.1998 ku theksohet se i pandehuri ishte larguar jashte
shtetit. Por duhet theksuar se me daten 07.05.1999 i vellai i te pandehurit, Krenar
Hoxha ka leshuar nje prokure, me te cilen autorizon avokat Luan Xhuvelin, te
mbroje ne gjykim te pandehurin dhe me tej, eshte paraqitur nje prokure ne gjykate
nga avokat Luan Xhuveli, leshuar nga vete i pandehuri me, date 13.11.1999 me te
cilen i jepte te drejta avokatit t’a perfaqesonte ne te trija shkallet e gjykimit, te
kerkonte gjykim te shkurtuar dhe "te mbaje qendrimin qe do ta shikoje me vend
per pranimin e fajesise per vrasjen e tre viktimave". Duhet theksuar fakti se,
prokura e te pandehurit eshte leshuar pasi gjykata e apelit, me vendimin nr.53, date
14.05.1999, kishte vendosur prishjen e vendimit nr.25, date 15.02.1999 te Gjykates
se Rrethit gjyqesor Fier dhe çeshtja ishte per rigjykim ne kete gjykate.
Teresia e rrethanave te parashtruara nuk mund te merret si konkluzion se i
pandehuri nuk ka patur njoftim, siç pa te drejte ka arritur ne perfundim gjykata e
apelit, se ciles i behet verejtje per qendrimin e mbajtur. Arsyetimi i gjykates se
apelit behet i papranueshem edhe per faktin se gjykata e rrethit ka zbatuar kerkesen
e nenit 141/3 te K.Pr.Penale, sipas te cilit "njoftimi per te pandehurin e fshehur ose
te arratisur behet nepermjet dorezimit te kopjes se aktit mbrojtesit". I pa
pranueshem eshte arsyetimi edhe per faktin sa paraqitet ne arsyetimin se ne
gjykimin ne shkalle te pare nuk eshte realizuar njoftimi i te pandehurit me
vendimin nr.194, date 25.06.2004, kur çeshtja shqyrtohej per here te trete ne
Gjykaten e Apelit Vlore (vendimi i pare me date 14.05.1999, i dyti me date
15.11.2002), pra mbas nje periudhe prej mbi pese vjetesh nga gjykimi ne shkalle te
pare dhe rreth 8 vjetesh nga fillimi i procedimit penal, gje qe ka hequr mundesine e
gjykimit te çeshtjes ne nje afat te pershtatshem. Po keshtu theksojme se gjykata e
apelit ishte e detyruar te vazhdonte shqyrtimin e çeshtjes perderisa me vendimin e
Kolegjit Penal te Gjykates se Larte nr.215, date 30.04.2003 eshte vendosur dergimi
i çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka terhequr ne vazhdimesi dhe terheq
vemendjen e gjykatave per respektimin rigoroz te kerkesave ligjore per njoftimin e
te pandehurve per gjykim, si dhe per nje analize me objektive te gjykatave te apelit
per te arritur ne konkluzione te drejta ne kete drejtim e nese ndodhemi apo jo para
pavlefshmerise absolute te akteve.

534
Ne rastin ne shqyrtim, konfirmohet plotesisht se i pandehuri i fshihet
procedimit penal, gje qe e rikonfirmon edhe prokura e leshuar nga vellai i tij dhe,
sikurse u permend nuk mund te thuhet se i pandehuri s’ka dijeni per gjykimin kur
ai vete leshon prokure e autorizon mbrojtesin per ndjekjen e çeshtjes.
Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Vlore, duhet te realizoje detyrat e vena nga
Kolegji Penal i Gjykates se Larte nr.215, date 30.04.2003 duke mos ju shmangur
detyrimeve qe parashikon neni 440 i K.Pr.Penale, sipas te cilit "detyrat dhe
konkluzionet e vendimit te Gjykates se Larte jane te detyrueshme per gjykaten qe
rishqyrton çeshtjen" sikurse ka vepruar ne rastin qe shqyrtohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.194, date 25.06.2004 te Gjykates se Apelit Vlore e
dergimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.05.2005

535
Nr.920/234 i Regj. Themeltar
Nr.337 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.920/234 akti qe i perket:

TË PANDEHURVE: NEKI DREDHA, perfaqesuar


nga Av. Beqir Fejzo
MEDIN XHELILI
LLAMBRO BERBERI
DHIMITER SPIROPALI
GJYZELA MURATI

A K U Z U A R:
Per kryerjen e veprave penale
te "Shperdorimit te detyres"
dhe "Fallsifikimit te dokumentave zyrtare",
parashikuar nga nenet 248 dhe 186/2 te K Penal.
Gjyzela Murati: Per kryerjen e vepres penale
te "Shperdorimit te detyres",
parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

536
Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.223, date 24.11.2003 ka
vendosur:
Te deklaroje fajtore te pandehurit Medin Xhelili, Neki Dredha,
Dhimiter Spiropali dhe Gjyzela Murati, per kryerjen e vepres penale
te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe i
denon:
Te pandehurin Medin Xhelili, sipas nenit 248 te K.Penal me 800.000
leke gjobe, e cila paguhet brenda 2 muajve, pasi vendimi te marre
forme te prere.
Te pandehurin Neki Dredha, sipas nenit 248 te K.Penal me 800.000
leke gjobe, e cila paguhet brenda 2 muajve, pasi vendimi te marre
forme te prere.
Te pandehurin Dhimiter Spiropali, sipas nenit 248 te K.Penal me
300.000 leke gjobe, e cila paguhet brenda 1 muaji, pasi vendimi te
marre forme te prere.
Te pandehuren Gjyzela Murati, sipas nenit 248 te K.Penal me 200.000
leke gjobe, e cila paguhet brenda 1 muaji, pasi vendimi te marre forme
te prere.
Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Llambro Berberi per kryerjen
e vepres penale te shperdorimit te detyres, ne zbatim te neneve 21, 24
te K.Penal dhe 388, germa ç te K.Pr.Penale.
Te deklaroje te pafajshem te pandehurit Medin Xhelili, Neki Dredha,
Dhimiter Spiropali dhe Llambro Berberi, per vepren penale te
fallsifikimit te dokumenteve zyrtare, parashikuar nga neni 186/2 i
K.Penal, sipas nenit 377 dhe 388 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.143, date 14.05.2004 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.223, date 24.11.2003 te Gjykates se shkalles se
pare Vlore dhe kthimin e çeshtjes ne ate gjykate, me tjeter trup
gjykues.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka paraqitur rekurs prokurori, i


cili ka kerkuar prishjen e tij dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate,
per shkaqet:
- Fakti qe gjykimi i çeshtjes ka filluar me tre gjyqtare dhe me pas ky trup
gjykues ka vendosur konform nenit 13/2, germa a te K.Pr.Penale, qe gjykimi
te behet nga nje gjyqtar i vetem, nuk perben shkelje procedurale. Gjithashtu,
ndryshe nga sa arsyeton gjykata e apelit, nuk jemi para rastit te parashikuar
nga neni 342/4 i K.Penal, pasi nuk kemi zevendesim te anetareve te trupit

537
gjykues me gjyqtare te tjere, por largimin nga gjykimi i çeshtjes se dy prej
gjyqtareve dhe vazhdimin e tij vetem me nje gjytar.
- I gjykuari Neki Dredha eshte perfaqesuar ne gjykim nga mbrojtesit e tij, te
caktuar prej tij me prokure. Ne keto kushte, gjykata konform nenit 352/1, 2
te K.Pr.Penale ka zhvilluar gjykimin ne mungese te tij.

Nga ana e te gjykuares Gjyzela Murati eshte paraqitur kunderrekurs, me te


cilin kerkohet rrezimi i rekursit te paraqitur nga prokurori, per shkaqet:
- Objekt i vepres penale jane veprimet e kryera ne vitin 2000 - 2001, periudhe
ne te cilen une nuk kam qene ne marredhenie pune, pasi me, date 16.09.1998
jam larguar nga detyra e shefes se kadastres. Edhe gjate periudhes qe kam
qene ne kete detyre, nuk kam firmosur asnje dokument te kalimit ne pronesi
per punetoret e zones se Ujit te Ftohte, asnje vendim dhe asnje proçedure per
kete qellim. Ne keto kushte, gjykata duhej te kishte vendosur veçimin e
çeshtjes sime penale nga te tjeret.

Nga ana e te gjykuarit Dhimitraq Spiropali eshte paraqitur kunderrekurs, me


te cilin kerkohet rrezimi i rekursit te paraqitur nga prokurori, per shkaqet:
- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 342 te K.Pr.Penale, kur pas
ndryshimit te me shume se dy anetareve te trupi gjykues ka vazhduar
gjykimin e aty ku e kishte lene dhe nuk e ka filluar nga e para.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Bujar Sheshi, qe
kerkoi prishjen e vendimit, mbrojtesin av. Beqir Fejzo, qe kerkoi prishjen e
vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit
procedural e per pasoje duhet te prishet.
Me vendimin nr.143, date 14.05.2004, kjo gjykate ka vendosur prishjen e
vendimit nr.223, date 24.11.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Vlore dhe
kthimin e akteve per rigjykim ne ate gjykate, me arsyetimin se jane lejuar shkelje
te renda te rregullave procedurale qe konsistojne ne formimin e trupit gjykues dhe
mosnjoftimin e dates per gjykim te pandehurit Neki Dredha.
Ne seancen e dates 21.09.2002, arsyeton gjykata e apelit, gjykata ka
vendosur gjykimin e çeshtjes qe deri atehere ishte gjykuar me tre gjyqtare me nje
gjyqtar, se ne kete seance gjyqtari i çeshtjes nuk ka marre pelqimin e paleve me
kete ndryshim te trupit gjykues dhe se, gjyqtari i vetem nuk eshte shprehur per

538
veprimet procedurale qe ishin kryer. Sipas ligjit, arsyetohet ne vendim, gjyqtari i
vetem, ishte i detyruar qe ta bente prezent ndryshimin, te fillonte gjykimin nga e
para e jo ta vazhdonte aty ku ishte lene pa u shprehur per veprimet procedurale qe
ishin kryer, duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 342/4 te K.Pr.Penale.
Duke ju referuar akteve gjyqesore, rezulton se me daten 17.06.2002 eshte
çelur proçesi gjyqesor ne ngarkim te te pandehurve dhe palet kane qene dakord me
perberjen e trupit gjykues nga gjyqtaret Hektor Sinani, Lek Mehilli e Thoma Nika.
Perberja e trupit gjykues me tre gjyqtare bazohej ne nenin 13/2 te K.Pr.Penale sipas
te cilit, gjykatat e rretheve, gjykojne me trup gjykues te perbere nga tre gjyqtare
kur shqyrtojne krimet. Mbas kesaj, jane çelur edhe tre seanca gjyqesore me te
njejtin trup gjykues.
Ne seancen e dates 26.09.2002, pas verifikimit te paraqitjes se paleve eshte
marre vendimi per vazhdimin e gjykimit me nje gjyqtar. U veprua ne kete menyre
pasi, me ligjin nr.88/3, date 13.06.2002 "Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin
nr.7905, date 21.03.1995 "Kodi i Proçedures Penale i Republikes se Shqiperise", u
ndryshua neni 13/2 duke percaktuar qe, ne gjykatat e rretheve gjykohen me nje
gjyqtar veprat penale per te cilat parashikohet denim me gjobe ose me burgim ne
maksimum jo me shume se 7 vjet. Neni 248 i K.Penal, per te cilin akuzohen te
pandehurit, me ndryshimet e bera me ligjin nr.8733, date 24.01.2001, parashikon
denimin me gjobe gjer ne 7 vjet e per pasoje gjykimi behet me nje gjyqtar.
Sa arsyetohet ne vendimin e gjykates se apelit se nga gjykata e rrethit nuk
jane zbatuar kerkesat e nenit 342/4 te K.Pr.Penale eshte e pabazuar. Gjykimi ka
vazhduar nga gjyqtari Hektor Sinani per pjesemarrjen ne gjykim te te cilit, palet
kane dhene pelqimin ne seancen e dates 17.06.2002. Ne kete nen percaktohet se,
kur ndryshon perberja e trupit gjykues, antari i ri, duhet te njihet me permbajtjen e
proçes verbalit, perveç rastit kur kerkohet prej tij qe çeshtja te shqyrtohet nga
fillimi. Ne rastin ne shqyrtim nuk behet fjale per nje anetar te ri ne perberjen e
trupit gjykues, por per vazhdimin e gjykimit nga nje gjyqtar qe ka qene ne
perberjen e trupit gjykues e per pasoje, nuk eshte e nevojshme qe te njihet me
permbajtjen e proçes verbalit dhe aq me teper te fillonte gjykimi nga e para, siç
shprehet ne vendim gjykata e apelit.
Ne rrethanat e siperme, gjykata e apelit padrejtesisht pranon se ndodhemi
para nje proçesi te parregullt gjyqesor e se jane lejuar shkelje te kerkesave qe
percakton neni 342/4 i K.Pr.Penale.
Me tej, arsyetohet ne vendimin e gjykates se apelit, gjykimi ka vazhduar ne
mungese te te pandehurit Neki Dredha, pa u njoftuar ai per diten dhe oren e
gjykimit, duke marre te mireqene prokuren e lene avokateve mbrojtes ku nuk eshte
percaktuar e drejta e tyre per te vazhduar gjykimin ne mungese te te pandehurit.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte terheq vemendjen e gjykates se apelit per
arsyetimin e gabuar te faktit te mesiperm dhe moskuptim te drejte te tagrave qe i

539
pandehuri i jep mbrojtesit. Nga proçes verbali i seances gjyqesore te dates
01.07.2002, rezulton e shenuar se nuk u paraqit i pandehuri Neki Dredha e ka
dijeni nga seanca e mepareshme (ku ai ka qene i pranishem). Me tej shenohet se
nga avokatet u paraqit prokura e dates 01.07.2002, ku i autorizon ata ta
perfaqesojne ne mungese te tij dhe eshte vendosur deklarimi i mungeses se te
pandehurit Neki Dredha e vazhdimin e gjykimin me prezencen e mbrojtesve.
Ne dosje eshte administruar prokura e dates 01.07.2002 leshuar nga i
pandehuri Neki Dredha ku ai shprehet: "autorizoj avokatet Ilirjan Deshalla e Beqir
Fejzo qe, se bashku apo veç e veç, qofte ne prezencen apo mungesen time te
realizojne mbrojtjen ne gjykimin e çeshtjes penale ne te cilen une akuzohem per
veprat penale te shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te dokumenteve".
Dispozitat e K.Pr.Penale percaktojne te drejten e te pandehurit per t’u
mbrojtur ne gjykim nga mbrojtesi i cili ndihmon ate qe t’i garantohen te drejtat
procedurale dhe t’i ruhen interesat ligjore dhe kjo e drejte parashikohet ne nenin
6/1 te K.Pr.Penale, sipas te cilit i pandehuri ka te drejte te mbrohet vete ose me
ndihmen e mbrojtesit. Kur i pandehuri e zgjedh vete mbrojtesin, ne baze te nenit
50/1 te K.Penal, ky ka te drejtat qe ligji i njeh te pandehurit perveç atyre qe i
rezervohen personalisht te pandehurit. Kur i pandehuri i jep tager mbrojtesit ta
perfaqesoje ne gjykim dhe ne mungese te tij, kjo e drejte realizohet me pranine e
mbrojtesit pa qene e domosdoshme prezenca e te pandehurit e, ne kete rast, sikurse
eshte vepruar nga gjykata e rrethit ne shqyrtimin e çeshtjes, gjykata deklaron
mungesen e vazhdon gjykimin me pjesemarrjen e mbrojtesit. Kjo del edhe nga
permbajtja e nenit 352 te K.Pr.Penale, sipas te cilit: Kur i pandehuri kerkon ose jep
pelqimin qe shqyrtimi gjyqesor te behet ne mungese te tij perfaqesohet nga
mbrojtesi.
Moskuptimi i qarte i dispozitave te mesiperme ligjore e ka çuar gjykaten e
apelit ne perfundimin e gabuar se, ndodhemi para shkeljes se kerkesave ligjore per
pjesemarrjen e te pandehurit ne gjykimin e çeshtjes, si dhe ne pasaktesine se
mbrojtesit nuk kane qene te autorizuar te perfaqesojne te pandehurin Neki Dredha
ne mungese te tij, gje qe e ben te cenueshem vendimin e gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.143, date 14.05.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
dergimin e akteve per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.05.2005

540
Nr.964/278 i Regj. Themeltar
Nr.338 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.964/278, qe i perket:

KËRKUES: ALFONS AGO, mbrojtur nga avokat


Vladimir Meçe e Irena Stana

OBJEKTI:
Rivendosje ne afat te ankimit kunder vendimit
nr.297, date 11.12.2001 te Gjykates se Apelit Vlore,
parashikuar nga neni 147/2 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.152, date 23.12.2003, ka vendosur:


Rrezimin e kerkeses per rivendosjen ne afat te ankimit kunder
vendimit nr.297, date 11.12.2001 te Gjykates se Apelit Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs kerkuesi Alfons


Ago, nepernjet avokateve te tij mbrojtes, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi
dhe rivendosjen ne afat te ankimit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ky vendim eshte sa arbitrar dhe alogjik, pasi e drejta per te rivendosur ne
afat ankimin mund te ushtrohet edhe nga mbrojtesi i caktuar me prokure nga
familjaret e te pandehurit, i ligjeruar ky fakt nga Gjykata Kushtetuese me
vendimin nr.15, date 17.04.2003, qe i dha zgjidhje ketij problemi.

541
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Bujar Sheshi, qe
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, mbrojtesit av. Vladimir Meçe e Irena Stana, qe
kerkuan prishjen e vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi

VËREN
Me vendimin nr.12, date 13.07.2000 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Vlore
kerkuesi Alfons Ago eshte deklaruar fajtor per vepren penale te vjedhjes me arme
ne bashkepunim dhe, ne baze te nenit 140 e 25 te K.Penal, eshte denuar me 13 vjet
burgim. Mbi ankimin e te gjykuarit çeshtja eshte shqyrtuar nga Gjykata e Apelit
Vlore, e cila me vendimin nr.297, date 11.12.2001, ka vendosur lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se rrethit.
Rezulton nga aktet se, procedimi penal per te gjykuarin Alfons Ago, eshte
bere ne mungese, pasi ai i eshte fshehur hetimit paraprak dhe gjykimit te çeshtjes
dhe eshte realizuar mbrojtja me avokat te vendosur kryesisht.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nuk eshte ushtruar rekurs ne
Gjykaten e Larte.
Me daten 04.11.2003, Sokrat Ago, babai i kerkuesit, ka leshuar nje prokure
per mbrojtjen e interesave te djalit te tij, duke autorizuar avokatet Vladimir Meçe e
Irena Stana, midis te tjerash edhe per te bere kerkese per rivendosje ne afat te se
drejtes se ankimit kunder vendimit te gjykates se rrethit dhe asaj te apelit. Mbi kete
baze mbrojtesit kane bere kerkesen ne gjykaten e apelit per rivendosje ne afat me
arsyetimin se Alfons Ago nuk eshte njoftuar e nuk ka marre pjese ne gjykimin e
çeshtjes dhe se ne gjykimin e çeshtjes nuk ka patur mbrojtes qe te mund te mbronte
interesat e te drejtat e te rekursonte vendimin e gjykates se apelit.
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.152, date 23.12.2003 e ka gjetur te
pabazuar dhe ka rrezuar kerkesen per rivendosjen ne afat me arsyetimin se, e drejta
per te bere kete kerkese, i perket te pandehurit qe eshte gjykuar ne mungese dhe
nuk mund te ushtrohet kjo e drejte nga mbrojtes te autorizuar me prokure nga
familjaret.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i
bazuar ne ligj e duhet te lihet ne fuqi.
Per rivendosjen ne afat ben fjale neni 147 i K.Pr.Penale, ne te cilin
percaktohen dhe kriteret se kur mund te behet kerkesa. Sipas pikes 1 te ketij neni,
prokurori, i pandehuri, palet private dhe mbrojtesit rivendosen ne afatin e caktuar
kur provojne se nuk kane patur mundesi ta respektojne afatin per shkak te rastit
fator ose te forces madhore. Ne kete rast (qe ka te beje me gjykimet ne prani te te
pandehurit) te drejten per rivendosjen ne afat e kane gjithe palet qe marrin pjese ne

542
gjykim, te cilet duhet te provojne rastin fator ose te forces madhore qe ka passjelle
mosrealizimin e ankimit brenda afateve ligjore.
Neni 147/2 i K.Pr.Penale percakton se: "ne qofte se eshte dhene vendimi ne
mungese, i pandehuri mund te kerkoje rivendosjen ne afat per te bere ankim kur
provon se nuk ka marre dijeni per vendimin". Nga ky percaktim del qarte se
subjekti i vetem qe mund te kerkoje rivendosjen ne afat per te bere ankim kunder
vendimit te dhene ne mungese te te pandehurit eshte vetem i pandehuri, i cili duhet
te provoje se nuk ka marre dijeni per vendimin. Sikurse shihet, percaktimi i bere ne
nenin 147/2 te K.Pr.Penale, te drejten per te kerkuar rivendosjen ne afat e lidh
vetem me te pandehurin, si nje te drejte personale te tij.
Ne ankimin paraqitur Gjykates se Larte kunder vendimit te Gjykates se
Apelit Vlore pretendohet edhe se, me vendimin e Gjykates Kushtetuese nr.15, date
17.04.2003 eshte zgjidhur problemi i se drejtes per te ushtruar ankim e rekurs
kunder vendimeve gjyqesore pa qene e nevojshme qe mbrojtesi te pajiset me akt
perfaqesimi te leshuar nga i pandehuri.
Ky pretendim eshte i pabazuar per faktin se vendimi i permendur i Gjykates
Kushtetuese ben fjale per shfuqizimin si antikushtetues te nenit 410/2 te
K.Pr.Penale, i cili shprehej se "Kunder vendimit te dhene ne mungese, mbrojtesi
mund te beje ankim vetem kur eshte i pajisur me nje akt perfaqesimi te leshuar nga
i pandehuri ne format e parashikuara nga ligji" me arsyetimin se, sipas praktikes se
Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut, ne zbatim te nenit 6 te Konventes,
shtetet pale lejohen te kene nje kufi vleresimi per te bere kufizime te te drejtave,
por me kusht qe kufizimi mos reduktoje te drejten ne nje mase qe te preket thelbi i
saj e te mos kete disproporcion midis mjeteve te perdorura dhe qellimit qe synohet
te arrihet. Gjithashtu ne kete vendim theksohet se, garantimi i se drejtes per te bere
ankim, si e drejte Kushtetuese dhe e njohur nga Konventa Europiane per te Drejtat
e Njeriut, shtron detyren qe organi ligjvenes jo vetem te mos e pengoje individin te
ushtroje nje te drejte, por t’i siguroje atij mjetet e nevojshme per ushtrimin efektiv
te saj.
Ne teresine e tij, vendimi i Gjykates Kushtetuese ben fjale vetem per nenin
410/2 te K.Pr.Penale dhe nuk analizon nene te tjera qe kane te bejne ngushtesisht
me te drejten e vetem te pandehurit, sikurse eshte dhe neni 147/2 i K.Pr.Penale, te
cilat do te respektohen ashtu siç parashikojne dispozitat perkatese.
Ne zbatim te nenit 147/2 te K.Pr.Penale, kerkuesi Alfons Ago, nese provon
se nuk ka marre dijeni per vendimin, ka te drejte te beje kerkese per rivendosje ne
afat.

543
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.152, date 23.12.2003 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 18.05.2005

544
Nr.855/171 i Regj. Themeltar
Nr.339 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Vladimir Bineri Anetar
Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 04.05.2005 dhe 18.05.2005, mori ne shqyrtim


çeshtjen penale nr.855/171, qe i perket:

TË PANDEHURIT: GANI SHEHU, mbrojtur nga


av. Fatos Shanaj

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale te
"Vjedhjes se pasurise me ane te mashtrimit",
ne vleren 115.000.000 leke, ne dem te 1430 personave,
parashikuar nga neni 143/1 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.854, date 09.10.2003 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Gani Shehu, per vepren penale te
"Vjedhjes se pasurise me ane te mashtrimit", ne vleren 115.000.000
leke, ne dem te 1430 personave dhe ne baze te nenit 143 te K.Penal te
pandryshuar, denimin e tij me 5 vjet burgim.
Ne aplikim te nenit 59 te K.Penal, pezullimin e ekzekutimit te denimit
per te pandehurin Gani Shehu, duke u vene ne prove per nje periudhe
kohe prej 5 vjetesh, me kusht qe te mos kryeje asnje veper tjeter
penale, kaq te rende apo me te rende.

545
Urdherohet lirimi i menjehershem nga burgu i te pandehurit Gani
Shehu.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.282, date 21.04.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.854, date 09.10.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane, persa i perket kualifikimit ligjor, deklarimit
fajtor dhe mases se denimit per te pandehurin Gani Shehu.
Ndryshimin e vendimit te mesiperm, duke revokuar pezullimin e
ekzekutimit te pjeses se denimit te pavuajtur dhe njekohesisht
urdherohet ekzekutimi i pjeses se pavuajtur te denimit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka paraqitur rekurs mbrojtesi


i te gjykuarit Gani Shehu, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe te vendimit te gjykates
se shkalles se pare, dhe deklarimin e pafajshem te te gjykuarit Gani Shehu, duke
parashtruar shkaqet:
- Gjate shqyrtimit te çeshtjes eshte provuar se i gjykuari, ne cilesine e
administratorit te shoqerise, ne perputhje te plote me Kodin Civil Shqiptar
ka marre hua nga shtetas te ndryshem ne Berat dhe Tirane, me kontrata
noteriale.
- Ne fillim te vitit 1997, ai ka filluar kthimin e tyre, gje qe ka vazhduar deri ne
mars 1997, kur filiali i shoqerise ne Berat eshte sulmuar, vjedhur dhe
shkaterruar plotesisht nga persona te armatosur dhe te paidentifikuar, per te
cilen, mbi kallezimin e te gjykuarit dhe punonjesve te tij, ka nisur procedimi
penal ne prokurorine Berat, procedim ky qe eshte pezulluar per mosgjetje
autoresh.
- Duke qene se si rezultat i kesaj, ne kasaforten e shoqerise eshte vjedhur
shuma 2.500.000 USD, shoqeria eshte vene ne pamundesi shlyerje te
metejshme te kreditoreve, gje qe eshte pranuar dhe nga gjykata e shkalles se
pare.
- Ka rezultuar se ne shkurt te 1997, shuma ne dispozicion te shoqerise
(345.580.000 leke) ka qene e mjaftueshme per shlyerjen e borxhit.
- Jane evidentuar perpjekjet e te gjykuarit per shlyerjen e detyrimit ndaj
kreditoreve, te cileve deri ne vitin 2000 i eshte shlyer 50% e detyrimit, ne
shumen 115.000.000 leke.
- Ka rezultuar se shumat i kam marre hua ne vitin 1996, kur ne fuqi ishte Kodi
Penal i Republikes se Shqiperise, miratuar me ligjin nr.7895, date
27.01.1995. Ne kete te fundit, vepra penale e vjedhjes me ane te mashtrimit
parashikohej nga neni 143 i K.Penal, nderkohe qe kjo dispozite ka ndryshuar
me ligjin nr.8733, date 24.01.2001, duke u rritur masa e denimit te
parashikuar. Ne keto kushte, bazuar ne nenin 3/3 te K.Penal, ndaj te

546
gjykuarit duhej zbatuar ligji, dispozitat e te cilit ishin me te favorshme per
personin qe kishte kryer vepren penale.
- Vepra penale per te cilen eshte hetuar dhe gjykuar i gjykuari eshte
parashkruar. Ajo eshte kryer ne vitin 1996, ndersa çeshtja penale ka filluar
me daten 25.06.2002, nderkohe qe sipas nenit 66 te K.Penal "Nuk mund te
behen ndjekje penale kur nga kryerja e vepres, deri ne çastin e marrjes se si
te pandehur kane kaluar 5 vjet, per krimet qe parashikojne denim gjer ne 5
vjet burgim ose gjobe".

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno, qe
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, mbrojtesin av. Fatos Shanaj, qe kerkoi pushimin
e gjykimit te çeshtjes dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, ka deklaruar fajtor te gjykuarin Gani
Shehu per vepren penale te vjedhjes me ane te mashtrimit parashikuar nga neni 143
i K.Penal dhe e denuar me pese vjet burgim, duke urdheruar njekohesisht
pezullimin e ekzekutimit te vendimit per nje periudhe prej pese vjetesh, bazuar ne
nenin 59 te K.Penal.
Pranohet ne vendimin e gjykates se, i gjykuari Gani Shehu ka qene
administrator dhe ortak i vetem i shoqerise "Global Foods" rregjistruar ne gjykaten
e rrethit me vendimin nr.15992, date 11.06.1996 dhe krahas aktiviteteve te
percaktuara ne vendim per veprimtarine e shoqerise, ka filluar aktivitetin
mashtrues duke marre hua nga publiku i gjere. Ne kontrata tip te lidhura
parashikohej kthimi i menjehershem prej 30% mbi shumen e depozituar ne fillim
per periudhat tre ose gjashte muaj dhe nje interes prej 7% mbi depoziten fillestare.
Kete aktivitet i gjykuari e ka shtrire kryesisht ne qytetin e Beratit e me pas ne
Tirane, duke shperndare informacione te rreme per pasurine e shoqerise. Gjithashtu
i gjykuari ka hetuar edhe plane biznesesh, si per fabriken e sallamit ne Fier e
hotelin "Valbona" ne Tropoje.
Nga perllogaritjet e bera rezulton se per shumat e depozituara nga shtetasit,
kishte nje shkalle interesi prej 163% ne vit.
Nepermjet kesaj veprimtarie te ushtruar deri ne muajin janar te vitit 1997,
ndonese brenda nje periudhe te shkurter, i gjykuari arriti te grumbulloje 3.5 milion
dollare amerikane dhe, i vene para presioneve ne janar te vitit 1997 filloi te shlyeje
disa kreditore ne qytetin e Tiranes duke kthyer 73.000.000 leke.
Pas daljes se ligjit per kontrollin financiar te personave juridike jo bankare
qe kane marre hua nga publiku i gjere, nga kontrolli financiar i ushtruar ne

547
shoqerine "Global Foods", rezultoi se ajo shoqeri gjate aktivitetit tregtar, ka patur
si asete nje fabrike per prodhimin e sallamit ne Fier (e cila nuk ishte vene ne pune),
nje hotel ne Tropoje, nje apartament banimi ne Tirane e disa autovetura ndersa ne
banke kishte gjendje 3.000.000 leke. Perfundimisht nga aktet e mbajtura prej
administratoreve te kesaj shoqerie, rezulton se jane 1430 kreditore te cileve ajo
detyrohet t’u ktheje 230.000.000 (dyqind e tridhjete milion) leke. I gjykuari gjate
viteve pas venies ne administrim te shoqerise ka bere perpjekje per shlyerjen e
detyrimeve ndaj kreditorve, por nuk ka mundur te ktheje shumen prej 115.000.000
lekesh ne dem te 1430 personave.
Ne kushtet e mesiperme (arsyeton gjykata) krijohet bindja se i gjykuari Gani
Shehu ka kryer vepren penale te mashtrimit ne dem te 1430 personave ne shumen
115.000.000 leke, pasi marrja nga publiku i gjere i shumes prej 3,5 milion
dollaresh nepermjet perdorimit te genjeshtres qe konsiston ne mungesen e aseteve,
normes se larte te interesit, pamundesise per te kthyer shumat e marra hua,
perdorimi i genjeshtres per moskthimin e tyre, harxhimi i vlerave te
konsiderueshme per interesa personale, permbajne elementet e kesaj vepre penale.
Ne caktimin e mases se denimit, gjykata e rrethit shprehet se ka parasysh
rrezikshmerine shoqerore te vepres, faktin qe eshte kryer ne dem te shume
personave, faktoret politiko - ekonomike dhe ligjet e kohes qe favorizuan krijimin
e firmave piramidale, por edhe faktin qe vuan nga semundja e turbekulozit, qe
pranon detyrimet e nuk i eshte fshehur transparences, rrethana keto qe kane
ndikuar ne urdherimin e pezullimit te ekzekutimit te vendimit me burgim me nje
afat prej 5 vjetesh, ne baze te nenit 59 te K.Penal.
Me te njejtat argumenta, Gjykata e Apelit Tirane ka pranuar fajesine e te
gjykuarit Gani Shehu dhe masen e denimit me pese vjet burgim, por e ka ndryshuar
vendimin e gjykates se rrethit duke revokuar pezullimin e ekzekutimit te vendimit
me burgim me arsyetimin se, zbatimi i nenit 59 te K.Penal eshte i pambeshtetur ne
ligj pasi nuk plotesohet asnje nga kushtet qe kerkon kjo dispozite. Kjo per faktin se
vepra eshte kryer ndaj 1430 personave, gje qe tregon konseguence ne veprimtarine
kriminale e rrezikshmeri te madhe shoqerore te vepres e te autorit dhe se pranimi
nga gjykata e rrethit si rrethane lehtesuese i faktoreve politiko-ekonomike te kohes
eshte i pabazuar.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i gjen te bazuara pretendimet e ngritura ne
rekurs kunder vendimit te gjykates se apelit. Veprimtaria e te gjykuarit Gani Shehu
lidhur me marrjen e huave nga publiku i gjere, ndonese e zhvilluar per nje periudhe
te shkurter per gati tre muaj, ka nje shtrirje te gjere ne numrin e personave dhe me
menyren e veprimit, duke caktuar ne kontratat qe lidhte me kreditoret nje interes
efektiv prej 168% ne vit dhe 22% nese interesi ridepozitohej, sikurse ka dale qarte
nga ekspertimet dhe aktet e tjera qe jane administruar, e vinin te pandehurin ne

548
pamundesi te plote qe te shlyente kreditoret, gje qe perben edhe vepren e
mashtrimit te kryer prej tij.
Ka dale qarte gjate hetimeve paraprake dhe shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes
se, nisur nga qellimi i terheqjes te sa me shume huamarrese, i pandehuri
reklamonte gjeresisht shoqerine "Global Foods", si nje shoqeri me gjendje
monetare te shumte, me aktivitet te madh eksport - importi e mundesi te medha per
te realizuar bisnese te ndryshme fitimprurese.
Duke bere nje analize teresore te provave, gjykatat me te drejte kane arritur
ne perfundimin se marrja e nje shume prej 3.5 milion dollaresh nga nje numur
shume i madh kreditoresh nepermjet genjeshtres per mundesine e shlyerjes se
huave me fitime te medha per kreditoret e pamundesise reale per likuidimin e tyre,
harxhimi i vlerave te konsiderueshme per nevojat personale, sponsorizimet e bera
per veprimtari te ndryshme artistike dhe mungesa e dokumentimit te veprimtarise
financiare te shoqerise, tregojne per mashtrimin e realizuar nga i gjykuari Gani
Shehu.
Eshte e vertete sa pretendon i gjykuari se me nisjen e trazirave popullore ka
bere perpjekje per likuidimin e kreditoreve dhe gjate muajit janar 1997 i ka shlyer
ata ne nje vlere prej 73 milion leke, por njekohesisht nderprerja e likuidimeve per
mungesa financiare flet qarte per pamundesine qe kishte shoqeria per likuidimin e
vlerave te marra ne forme huaje. Kjo gje behet me e dukshme po te kihet parasysh
edhe fakti se po gjate muajit janar 1997 (3 deri me 16) jane marre hua ne vlera te
konsiderueshme nga 223 persona qe te rriten pamundesite e shlyerjes se
kreditoreve.
I gjykuari pretendon se ai i ka patur mundesite reale financiare per shlyerjen
e detyrimeve pasi ne muajin shkurt te vitit 1997 ka patur gjendje 345.580.000 leke
por u vu ne pamundesi shlyerje per shkak te vjedhjes se 2.5 milion dollare ne
filialin e shoqerise ne Berat. Ky pretendim eshte i pabazuar, sepse me nisjen e
revoltave te kreditoreve e daljen e akteve ligjore per ndalimin e veprimtarise se
shoqerive huamarrese, shoqerise "Global Foods" ju bllokuan 330.000 dollare
amerikane dhe 2.3 milion leke, vlera keto te pamjaftueshme per likuidimin e
kreditoreve. Eshte e vertete se eshte sulmuar, vjedhur e shkaterruar nga persona te
shumte te armatosur filiali i shoqerise ne Berat. Por nuk ka asnje prove apo
dokument veç pretendimit te te gjykuarit se ai kishte derguar 2.5 milion dollare ne
Berat, qe u vodhen ne rastin qe u permend.
Duke ju referuar materialeve te administruara, del se i gjykuari disa here ka
premtuar se do te shlyente detyrimet pasi i kishte gjendje nje milion dollare (gje qe
del nga shkembimi i korespondeces me administratoret, apo nga deklarimet e tij
bere ne seancen gjyqesore te dates 10.04.2003 ku eshte shprehur se "sot qe po flas
kam mundesine te derdh ne banke 100 milion leke e, po te dal i likuidoj kreditoret
per nje periudhe 3-4 mujore"), sikurse eshte fakt e nuk ka asnje prove qe ai te kete

549
bere perpjekje pas venies se shoqerise ne administrim per likuidimin e kreditoreve,
duke mbetur vetem ne kuadrin e pretendimeve.
Ne rekurs ngrihet pretendimi edhe se ndaj te gjykuarit Gani Shehu nuk mund
te behet ndjekje penale e çeshtja ne ngarkim te tij duhet te pushohet, pasi kane
kaluar 5 vjet nga kryerja e vepres penale deri ne marrjen si te pandehur, gje qe
tregon se eshte parashkruar ndjekje penale ne baze te nenit 66/c e K.Penal, sipas te
cilit nuk mund te behen ndjekje penale kur nga kryerja e vepres deri ne çastin e
marrjes se personit si te pandehur kane kaluar pese vjet per krimet qe parashikojne
denim gjer ne pese vjet burgim ose gjobe. Edhe ky pretendim eshte i pabazuar, pasi
vepra penale e kryer nga i gjykuari perben nje veper latente (krim vazhdues) per
faktin se nuk ka shlyer 1430 debitore ne shumen prej 115.000.000 leke. Perveç
kesaj, nuk mund te merret se veprimtaria e shoqerise u mbyll ne muajin janar 1997,
pasi ajo ju nenshtrua administrimit me vendim te Keshillit Ministrave nr.325, date
22.08.1997 "Per caktimin e personave qe do t’i neneshtrohen dispozitave te ligjit
nr.8227, date 30.07.1997 per disa shtesa e ndryshime ne ligjin nr.8215, date
09.05.1997 "Per kontrollin financiar te personave juridike qe kane marre hua nga
publiku i gjere". Edhe po te pranohej data 22.08.1997 si date ligjore per mbylljen e
aktivitetit te shoqerise "Global Foods", ne baze te V.K.Ministrave nr.325 perseri
nuk jane plotesuar afatet e parashkrimit, pasi te gjykuarit i eshte komunikuar akuza
me date 05.07.2002.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte gjen te drejte cilesimin ligjor te bere nga
gjykatat per vepren penale te kryer nga i gjykuari Gani Shehu si mashtrim
parashikuar nga neni 143 i K.Penal. Duke analizuar ne teresi provat e
administruara, ne vendimin e gjykates se rrethit e te apelit eshte pranuar se, marrja
e provave nga publiku i gjere ne emer te shoqerise "Global Foods" eshte bere me
premtime te rreme per kthimin e tyre ne afat e me interesa te larta, ne nje kohe qe i
gjykuari e dinte dhe del qarte se nuk i kishte mundesite dhe garancite financiare
per kthimin e tyre, pasi sikurse rezulton, kjo shoqeri qe ne filllim te veprimtarise se
saj e deri ne mbylljen e aktivitetit e me pas, nuk ka patur pasuri te luajteshme apo
te paluajteshme qe te garantonte kthimin e shumave te marra ne nje kohe qe ka
shpenzuar vlera monetare te konsiderueshme per interesat e tij dhe per te tjeret, gje
qe permban gjithe elementet e vepres penale te vjedhjes me ane te mashtrimit.
Kolegji e gjen te drejte e te bazuar arsyetimin e bere ne vendimin e gjykates
se apelit per revokimin e aplikimit te nenit 59 te K.Penal per pezullimin e
ekzekutimit te vendimit me burgim, duke patur parasysh numrin e madh te
personave te mashtruar, vleren e konsiderueshme te te hollave te grumbulluara me
ane te mashtrimit, gje qe tregon konseguencen e te gjykuarit Gani Shehu ne
kryerjen e vepres kriminale dhe rrezikshmerine e madhe shoqerore te vepres e te
autorit te saj.

550
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.282, date 21.04.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 18.05.2005

551
Nr.949/263 i Regj.Themeltar
Nr.357 i Vendimit

VENDIM
NË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anëtare
Ylvi Myrtja Anëtar
Besnik Imeraj Anëtar
Spiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 25.05.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

KËRKUESIT: PROKURORIA E RRETHIT TIRANË

OBJEKTI:
Vendosje sekuestro.
Baza Ligjore: Neni 210 i K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me vendimin nr.465, datë 11.05.2004,


vendosi:
Sekuestrimin e dokumenteve bankare të ndodhura pranë: KREDIT
BANK, BIA dhe TIRANA BANK, që kanë lidhje me pagesat e Luigj
Aliaj dhe Shefqet Kastrati.
Sekuestrimin e llogarisë prej 2 milion Euro pranë TIRANA BANK,
paguar nga KREDIT BANK në favor të Vehbi Velisë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.389, datë 03.06.2004:


Ndryshoi vendimin e mësipërm, duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë
për vendosjen e sekuestros mbi dokumentet bankare të ndodhura
pranë: KREDIT BANK, BIA dhe TIRANA BANK që kanë lidhje me
pagesat e Luigj Aliaj dhe Shefqet Kastratit, si dhe sekuestron mbi

552
llogarinë prej 2 milion Euro, prane TIRANA BANK, e paguar nga
KREDINS BANK në favor të Vehbi Velisë.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, prokuroria e


apelit, me të cilin kërkon ndryshimin e tij dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës
së shkallës së parë, duke parashtruar:
- Argumentimi se nuk provohen dyshimet e arsyeshme për kryerjen e veprës
penale nga Vehbi Velia është i pabazuar në provat e administruara. Në rastin
konkret jemi para hetimit të një vepre penale për mashtrim në shuma të
medha, prandaj ka vend për zbatimin e nenit 210 të K.Pr.Penale, aq më tepër
kur kjo çështje ka lidhje me atë të sekuestros preventive të një sipërfaqeje
ndërtimore prej 386 m2, veprimet për të cilën janë kryer nëpërmjet bankave.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Spiro Spiro dhe prokurorin Bujar Sheshi, i
cili hoqi dorë nga rekursi,

VËREN
Se në kërkesat paraprake të seancës dëgjimore datë 25.05.2005, përfaqësuesi
i organit të prokurorisë paraqiti deklaratën me shkrim për heqjen dorë nga rekursi i
prokurorit të apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 420/"ç" të K.Pr.Penale,

VENDOSI
Mospranimin e ankimit të prokurorit të apelit paraqitur kundër vendimit
nr.389. datë 03.06.2004 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tirane, më 25.05.2005

553
Nr.991/304 i Regj. Themeltar
Nr.359 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Ylvi Myrtja Anetar
Besnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 25.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.991/304 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: KADRI OMERI

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale
te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor,
parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare Kruje, me vendimin nr.16, date 10.02.2004, ka


vendosur:
Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Kadri Omeri, per vepren
penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, te parashikuar
nga neni 290/1 i K.Penal.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.532, date 09.07.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.16, date 10.02.2004 te Gjykates se
shkalles se pare Kruje.

554
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs prokurori, i cili ka
kerkuar ndryshimin e tij duke u deklaruar fajtor i pandehuri per vepren penale te
shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal
dhe denimin e tij me 8 muaj burgim, per shkaqet:
- Ne momentin e ndodhjes se aksidentit makina ka qene ne levizje dhe i
pandehuri ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor te permendur ne aktin e
ekspertimit autoteknik.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno, qe
kerkoi prishjen e vendimeve e kthimin e akteve per rishqyrtim ne gjykaten e rrethit
dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi

VËREN
Me daten 17.06.2003, si pasoje e rrezimit nga automjeti qe drejtonte i
gjykuari Kadri Omeri, ka gjetur vdekjen viktima Drini Hasani.
Per kete ngjarje eshte marre i pandehuri Kadri Omeri i akuzuar per vepren
penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekje, parashikuar
nga neni 290/1 i K.Penal.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Kruje, ne perfundim te gjykimit, ka vendosur te
deklaroje te pafajshem te pandehurin Kadri Omeri per vepren penale te shkeljes se
rregullave te qarkullimit rrugor, vendim qe eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e
Apelit Tirane.
Ne vendimet e gjykatave arsyetohet se, i gjykuari Kadri Omeri ka qene i
punesuar ne firmen "Falkone" qe merrej me rregullimin e rruges automobilistike
Fushe Kruje Tapize, per mbushjen e nivelimin e pjeseve anesore te karaxhades me
zhavor. Per realizimin e kesaj detyre, per transportimin e punetoreve dhe te
veglave te punes, i gjykuari ka perdorur automjetin e tij personal tip Nisan – Petrol,
megjithese ky mjet nuk ishte posaçerisht i caktuar per kete transport. Me daten
17.06.2003, per te bere punimet, i gjykuari ka marre ne makine kater punetore,
Feriz Hoxhen (qe ka hipur ne kabine bashke me te gjykuarin), Ervis Vishen, Albert
Kullen e Drini Hasanin, qe kane hipur ne karrocerine e automjetit spondet e te cilit
jane 45 cm e i pa pajisur me stola. Duke ju referuar provave te administruara,
gjykatat pranojne se, ne fshatin Larushk, perballe shkolles 8-vjeçare ndersa mjeti
ishte i ndaluar e punetoret po merrnin veglat e punes, ka rene nga makina viktima
Drini Hasani, i cili ndonese u dergua ne spital, si pasoje e plageve te shkaktuara ne
koke, ka gjetur vdekjen.
Lidhur me pasojen e ardhur arsyetojne gjykatat, nuk arrihet ne konkluzionin
se ndodhemi perpara shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor nga i gjykuari,

555
pasi ajo, nuk eshte rezultat i veprimeve apo mosveprimeve shoqerisht te
rrezikshme te kryera nga i gjykuari. Ne arritjen e ketij konkluzioni, perveç
shpjegimeve te deshmitareve Ervis Visha e Albert Kurti se, kur ra viktima nga
automjeti makina ka qene e ndaluar, i referohen aktit te ekspertimit autoteknik
nr.49, date 20.06.2003 ku thuhet se nga ana e drejtuesit te mjetit eshte bere
transport i punetoreve me nje mjet qe nuk eshte caktuar per transport te tille, por
sipas materialeve te dosjes hetimore, ne teresine e veprimeve te drejtuesit te mjetit
nuk ka shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor pasi ne momentin e rrezimit te
viktimes, mjeti ka qene i ndaluar e jo ne levizje.
Nga analiza e gjithe provave, arsyetojne gjykatat, nuk del lidhja shkakesore
midis veprimeve te te gjykuarit dhe pasojes se ardhur gje qe e perjashton ate nga
pergjegjesia penale.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i gjen te bazuara ne fakt e ne ligj vendimet
e gjykatave.
Neni 290 i K.Penal eshte nje dispozite e bardhe e nuk jep ne menyre
pershkruese rregullat e qarkullimit rrugor shkelja e te cilave perben vepren penale
ndaj, ne çdo rast, gjykata eshte e detyruar qe, per zgjidhjen e çeshtjes t’i referohet
Kodit Rrugor per te percaktuar se cila dispozite e tij eshte shkelur. Por gjithashtu,
eshte domosdoshmeri qe krahas shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor dhe
pasojes se ardhur, te konstatohet lidhja e drejt per drejte shkakesore midis tyre. Per
te vene para pergjegjesise penale nje person per pasojat e demshme qe kane ardhur
nga vepra e tij duhet qe, nga ana subjektive, te percaktohet se ato pasoja kane
lidhje shkakesore ne veprimet apo mosveprimet e tij shoqerisht te rrezikshme.
Gjykata e rrethit dhe ajo e apelit per rastin ne shqyrtim kane arritur ne
perfundimin se pasoja shoqerisht e rrezikshme, vdekja e viktimes Drini Hasani ka
ardhur jo per shkak te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor nga i gjykuari
Kadri, por nga pakujdesia qe ka treguar viktima. Ne kete perfundim gjykatat kane
arritur duke zbatuar kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale per çmuarjen e provave,
nga teresia e te cilave ka dale se ne momentin qe viktima u rrezua, makina ka qene
e ndaluar. Eshte e vertete qe automjeti qe drejtonte i gjykuari nuk ishte i
pershtatshem per transportimin e punonjesve per shkak edhe te mos pasjes se
superspondeve, por nuk eshte ky shkaku qe solli pasojen.
Ne keto rrethana vendimet e gjykatave jane te bazuara ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a te K.Pr.Penale,

556
VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.16, date 10.02.2004 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Kruje dhe te vendimit nr.532, date 09.07.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 25.06.2005

MENDIMI I PAKICËS
Me daten 17.06.2003 Kadri Omeri, ne cilesine e topografit, kishte marre
detyren qe te kontrollonte punimet ne rrugen Fushe Kruje - Tapize. Per realizimin
e detyres ai kishte marre me vete ne karrocerine e autovetures se tij tip “Nissan
Petrol” punetoret Feriz Hoxha, Ervis Visha, Albert Kulla dhe viktimen Drini
Hasani. Shtetasi Feriz Hoxha ka hipur ne kabine se bashku me te pandehurin,
ndersa tre punetoret e tjere kane hipur ne karroceri.
Ne fshatin Larushk te rrethit Kruje, perballe shkolles 8-vjecare, viktima
Drini Hasani ka rene nga karroceria e mjetit, duke marre demtime ne pjese te
ndryshme te trupit dhe per pasoje ka gjetur vdekjen.
Pasi jane kryer veprimet e nevojshme hetimore, Kadri Omeri eshte marre i
pandehur dhe eshte derguar per gjykim per shkelje te rregullave te qarkullimit
rrugor.
Gjykata e shkalles se pare Kruje ka deklaruar te pafajshem te pandehurin,
me arsyetimin se viktima ishte rrezuar nga automjeti kur ai ka qene i ndaluar.
Vendimi i dhene nga gjykata e shkalles se pare eshte apeluar nga prokurori.
Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se faktit, me arsyetimin se
provat e administruara nuk jane bindese dhe te mjaftueshme per te vertetuar
fajesine e te pandehurit.
Vendimi i dhene nga gjykata e apelit eshte rekursuar nga prokurori. Ne
rekurs pretendohet se fajesia ne ngarkim te te pandehurit provohet me aktin e
ekspertimit autoteknik, procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes, skicen,
tabelen fotografike dhe shpjegimet e deshmitareve Ali Lloshi e Ervis Visha.
Une gjyqtari ne pakice kam mendimin se pretendimet e ngritura ne rekursin
e prokurorit qendrojne. Arsyetimi i bere ne vendime, si nga gjykata e faktit dhe ajo
e apelit, vijne ne kundershtim me provat e administruara gjate gjykimit. Argumenti

557
kryesor ku jane mbeshtetur gjykatat per deklarimin e pafajshem te te pandehurit
eshte fakti i pranuar prej tyre se ne momentin e ndodhjes se aksidentit, automjeti ka
qene i ndaluar. Une mendoj se te gjitha provat e administruara ne gjykim flasin per
te kunderten. Sipas cmuarjes qe i bej une provave rezulton se renia e viktimes nga
karroceria e automjetit ka ndodhur ne kohen kur mjeti ka qene ne levizje. Ky
konkluzion i imi del nga keto prova:
Proces verbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes, skica, tabela fotografike,
proces verbali i kqyrjes se kufomes, proces verbali i kqyrjes se autovetures, akti i
ekspertimit auto-teknik, aktet e ekspertimit mjeko-ligjor dhe pyetja e deshmitareve.
Nga proces verbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes, skica dhe tabela
fotografike rezulton se kur eshte rrezuar viktima, autovetura ka qene ne mes te
rruges dhe me nje distance ndermjet tyre prej 10 metrash, çka tregon se automjeti
ka qene ne levizje. Themi se ka qene ne levizje se eshte e ndaluar te ndaloje pa
shkak ne mes te rruges. Distanca ndermjet autovetures dhe viktimes tregon se ajo
ka vazhduar te levize per inerci edhe pas renies se viktimes.
Konkluzioni i mesiperm perforcohet edhe nga proces verbali i kqyrjes se
kufomes dhe aktet e ekspertimit mjeko-ligjor. Eksperti mjeko-ligjor Dr. Anesti
Vako, i pyetur per here te dyte, ka konkluduar: “Demtimet e konstatuara ne trupin
e viktimes Drini Hasani (shih piken e pare te konkluzionit te aktit nr.97, date
17.06.2003) nga karakteristikat e tyre ka mundesi te jene shkaktuar me
mekanizmin e rrezimit nga makina (perplasje, rrokullisje, etj.)”.
Shoket e punes se viktimes, deshmitaret Ervis Visha dhe Albert Kulla kane
shpjeguar para gjykates, se pervec tyre ne karrocerine e autovetures ka patur te
hipur edhe nje biciklete e disa vegla pune. Deshmitari Ervis Visha ka shpjeguar:
“… morem veglat e punes dhe i cuam ne makine, ndersa Drini mori bicikleten e
hypi lart ne makinen tip fuoristrade e zbuluar me karroceri … une i rashe kabines
dhe i thashe ra Drini nga makina …”. Kete fakt e konfirmon edhe deshmitari
Albert Kulla, qe ka shpjeguar: “Ne karroceri ka patur dhe nje biciklete dhe
vegla…”
Deshmitari okular Ali Lloshi, i ndodhur rastesisht ne vendin e ngjarjes, ne
fazen e hetimit ka deklaruar: “… makina nga ka rene ky person ishte ne levizje ne
udhetim, … makina ishte e ndalueme 10 (dhjete) metra para te demtuarit”. Ne
gjykim ky deshmitar i ka ndryshuar pjeserisht theniet. Ne zbatim te nenit 362 te
Kodit te Procedures Penale, prokurori ka kundershtuar deshmine e ketij deshmitari
dhe ka kerkuar leximin e thenieve te bera ne fazen e hetimit. Kerkesa e prokurorit
eshte pranuar nga gjykata me vendim te ndermjetem, e cila ka lejuar leximin e
thenieve te bera ne hetim. Pasi jane lexuar theniet e deshmitarit te bera para oficerit
te policise gjyqesore, deshmitari Ali Lloshi ka deklaruar: “Ate dite kam qene i
turbulluar dhe e vertete eshte ajo qe thashe sot”. Deklarimet e ketij deshmitari ne
fazen e hetimit lidhen me prova te tjera te analizuara me siper, si proces verbali i

558
kqyrjes se vendit te ngjarjes, skica, tabela fotografike, aktet e ekspertimit mjeko-
ligjor dhe akti i ekspertimit auto-teknik.
Sipas aktit te ekspertimit auto-teknik nr.49, date 20.06.2003, i pandehuri ka
kryer shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, pasi ka transportuar pasagjere ne
karrocerine e aotovetures qe nuk ka qene e destinuar per kete transport.
Ne rrethanat e mesiperme, une gjyqtari ne pakice mendoj se vendimi i
Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne kundershtim me kerkesat e nenit 112/3
dhe 383/1, pika “c” te Kodit te Procedures Penale. Per pasoje, duhej vendosur
prishja e vendimit dhe kthimi i akteve per rishqyrtim.

Ylvi Myrtja

559
Nr.956/270 i Regj.Themeltar
Nr.360 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Shpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 25.05.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.956/270 qe i perket:

TË PANDEHURVE: GENCI TAFILI, mbrojtur


nga Av. Q. Gjonaj
SHKELQIM JAHJA
SKENDER JAHJA, mbrojtur
nga Av. S. Varfi

A K U Z U A R:
I pandehuri Genci Tafili: per vepren penale te
"vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative".
Baza Ligjore: Neni 78-22 i K.Penal.
Te pandehurit Skender e Shkelqim Jahja:
per vepren penale te "vrasjes me dashje
te kryer ne bashkepunim".
Baza Ligjore: Neni 76-25 i K.Penal

Gjykata e Rrethit gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.13, date 17.03.1999 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Genci Tafili per vepren penale te
vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 78-
23 te K.Penal e denon me 4 vjet burgim.

560
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.129, date 26.04.1999 ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.13, date 17.03.1999 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Kurbin dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.22, date 07.03.2000 ka


vendosur:
T’i kaloje aktet e çeshtjes penale nr.18/050 Prokurorise se Rrethit
Kurbin.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.45, date 18.03.2003 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Genci Tafili per vepren penale te
vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 78-
23 te K.Penal e denon me 14 vjet burgim.
Ne aplikim te nenit 51 te K.Penal, e denon me 7 vjet burgim.
Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale e denon perfundimisht me 4
vjet e 8 muaj.
Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Shkelqim Jahja per vepren
penale te vrasjes me dashje kryer ne bashkepunim, parashikuar nga
neni 76-25 te K.Penal.
Pushimin e gjykimit te çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit
Skender Jahja per vepren penale te vrasjes me dashje ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 76-25 te K.Penal.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.343, date 04.06.2003 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.45, date 18.03.2003 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Kurbin dhe dergimin e akteve per rigjykim po asaj gjykate,
por me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.40, date 26.03.2004 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Genci Tafili per vepren penale te
vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 78-
23 te K.Penal e denon me 8 vjet burgim.
Ne aplikim te nenit 51 te K.Penal, meqenese i pandehuri Genci Tafili
ka qene i mitur e denon perfundimisht me 4 vjet burgim.
Pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Skender Jahja
per vepren penale te plagosjes se rende me dashje, sipas nenit 88/2 te
K.Penal per shkak te amnistise me ligjin nr.8202, date 27.03.1997
"Per amnistine".

561
Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Shkelqim Jahja per vepren
penale te vrasjes me dashje kryer ne bashkepunim, parashikuar nga
neni 76-25 te K.Penal.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.508, date 06.07.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.40, date 26.03.2004 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Kurbin.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs prokurori


dhe i pandehuri Genc Tafili.

Prokurori, kerkon prishjen e tij per keto shkaqe:


- Masa e denimit per te pandehurin Genc Tafili eshte e ulet.
- Per te pandehurin Skender Jahja, gjykata ka gabuar ne ndryshimin e
kualifikimit ligjor ne nenin 88 te K.Penal.
- I pandehuri Shkelqim Jahja padrejtesisht eshte deklaruar i pafajshem.

I pandehuri, nepermjet mbrojtesit te tij, kerkon prishjen e tij dhe deklarimin


e pafajshem, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin penal dhe kane lejuar shkelje procedurale qe
kane ndikuar ne dhenien e vendimit, kane qene te njeanshme ne trajtimin e
provave dhe gjykata e apelit nuk ka marre fare ne shqyrtim pretendimet e
ngritura nga ne.
- I pandehuri eshte i pafajshem sepse nuk ka qene ne vendngjarje, gje qe eshte
pohuar nga shume deshmitare.
- Nga te gjitha rrethanat provohet plotesisht se, eshte qelluar fillimisht me dy
lloj armesh viktima, Xhemal Tafili, nga fisi "Jahja", dhe me pas eshte qelluar
e plagosur Artur Jahja.
- Edhe sikur te provohet fajesia e te pandehurit kualifikimi ligjor eshte i
gabuar, sepse e gjithe ngjarja ka ndodhur ne grindje e siper dhe ai duhej te
pergjigjej per plagosje te rende te kryer ne kapercim te mbrojtjes se
nevojshme dhe ne aplikim te ligjit per amnistine çeshtja duhej te pushohej.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Shpresa Beçaj, prokurorin Artur Selmani, i
cili kerkoi prishjen e vendimit e kthimin per rigjykim, Av. Q. Gjonaj, qe kerkoi
prishjen e vendimit te gjykates se apelit e pushimin e gjykimit per te pandehurin
Genc Tafili, Av. S. Varfi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit
e si shqyrtoi aktet ne teresi,

562
VËREN
Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Kurbin ka nisur proçedimin
penal ndaj te gjykuarit Genc Tafili dhe e ka derguar per gjykim per kryerjen e
vepres penale te vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative, te parashikuar nga
nenet 78 - 22 te K.Penal. Per te pandehurit Shkelqim e Skender Jahja ka nisur
proçedimi penal dhe e ka derguar per gjykim per kryerjen e vepres penale te
vrasjes me dashje te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 76 e 25 te
K.Penal.
Ne perfundim te gjykimit Gjykata e shkalles se pare Kurbin ka deklaruar
fajtor te pandehurin Genc Tafili per kryerjen e vepres penale te vrasjes me
paramendim te mbetur ne tentative te parashikuar nga neni 78 e 22 te K.Penal,
duke arsyetuar se nga provat e shqyrtuara eshte provuar se i pandehuri Genc Tafili
ka konsumuar elementet e vepres penale per te cilen akuzohet. Ai se bashku me
babain e tij i ka bllokuar rrugen automjetit te familjes Jahja me te cilet kane patur
konflikt, kane provokuar grindjen dhe i pandehuri Genc Tafili ka qelluar me arme
te demtuarin Agron Jahja duke i shkaktuar plage te renda.
Te pandehurin Skender Jahja e ka deklaruar fajtor per kryerjen e vepres
penale te plagosjes se rende me dashje me pasoje vdekje, te parashikuar nga neni
88/2 te K.Penal, duke arsyetuar se nga provat e shqyrtuara ka rezultuar se i
pandehuri Skender Jahja nuk ka patur qellim te vrase viktimen Xhemal Tafili, por
vetem te palgose ate mbas tentimit qe ka bere per te zbritur te demtuarin Agron
Jahja nga automjeti mbas palgosjes me arme nga i biri i tij Genc Tafili. I pandehuri
Skender Jahja i kishte te gjitha mundesite per ta qelluar perseri ose ta shkelte me
rrotat e makines. Ne baze te ligjit nr.8202, date 27.03.1997 "Per amnistine"
Gjykata e faktit Kurbin ka pushuar çeshtjen penale ne ngarkim te te pandehurit
Skender Jahja.
Te pandehurin Shkelqim Jahja e ka deklaruar te pafajshem per vepren penale
te vrasjes me dashje te kryer ne bashkepunim te parashikuar nga neni 76 e 25 te
K.Penal, duke arsyetuar se nga provat e shqyrtuara eshte vertetuar se ai nuk ka
qene ne vend ngjarje, por ka qene ne shtepine tij duke thurur gardhin dhe nuk ka
levizur deri ne momentin qe eshte derguar ne shtepi i demtuari Agron Jahja, te cilit
i ka dhene ndihmen e pare.
Mbi apelin e prokurorit çeshtja penale objekt gjykimi eshte shqyrtuar nga
Gjykata e Apelit Tirane, e cila ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates
se shkalles se pare Kurbin duke e çmuar te drejte vendimin e dhene prej saj, si
persa i perket mases se denimit per te pandehurin Genc Tafilin, cilesimit ligjor te
vepres ne ngarkim te te pandehurit Skender Jahja dhe deklarimit te pafajshem te te
pandehurit Shkelqim Jahja.

563
Kolegji Penal i Gjykates se Larte Tirane si shqyrtoi aktet e dosjes hetimore
dhe asaj gjyqesore, rekurset e paraqitura nga prokurori dhe i gjykuari Genc Tafili
veren se, vendimi nr.508, date 06.07.2004 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte
persa i perket te gjykuarit Genc Tafili dhe te gjykuarit Shkelqim Jahja.
Cilesimi ligjor i vepres se kryer nga i pandehuri Skender Jahja si plagosje e
rende me dashje me pasoje vdekjen, ne baze te nenit 88/2 te K.Penal eshte i
gabuar.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon te bazuar vendimin e Gjykates se
Apelit Tirane per sa i perket te gjykuarve Genc Tafili dhe Shkelqim Jahja dhe gjen
te pambeshtetura ne prova e ne ligj pretendimet e ngritura ne dy rekurset per
shkaqet si me poshte:
Siç ka rezultuar nga gjykimet e kryera ne te dy shkallet e gjykimit ka
rezultuar e provuar se me daten 09.09.1996 rreth oreve te drekes, viktima Xhemal
Tafili se bashku me djalin e tij Genc Tafili, kane dale ne rrugen e fshatit dhe kane
filluar te hapin nje kanal per te bllokuar levizjen e mjeteve motorike qe te çojne ne
drejtim te shtepise se fisit "Jahja". Kur aty ka mberritur kamioni i drejtuar nga i
gjykuari Skender Jahja se bashku me nipin Agron, ky i fundit ka filluar te debatoje
me viktimen Xhemal per bllokimin e rruges. Ne kete moment i gjykuari Genc
Tafili, i cili ka qene i fshehur ne nje ferre aty prane, ka qelluar me çifte ne drejtim
te Agron Jahjes, duke e plagosur ate. I demtuari duke ndjere se eshte plagosur dhe
nga rreziku se mos qellohej perseri ka hipur ne kamion duke i thene xhaxhait te
nisej. Sa eshte nisur makina, viktima Xhemal Tafili ka hipur tek dera e pasagjerit
dhe ka tentuar ta ulte poshte te demtuarin e plagosur Agron Jahja. Ne kete moment,
i gjykuari Skender Jahja duke pare tentativen e viktimes per te zbritur nga makina
te demtuarin e plagosur, ka qelluar me arme gjahu ne drejtim te viktimes Xhemal i
cili eshte rrezuar per toke. Me shume kujdes i gjykuari Skender ka manovruar me
makine me qellim qe te mos e shtypte te demtuarin Xhemal dhe eshte larguar per te
derguar nipin Agron per t’i dhene ndihmen e pare.
Ndryshe nga sa pretendon i gjykuari Genc Tafili ne rekursin e paraqitur,
eshte provuar nga provat e shqyrtuara se ai ka qene ne vendin e ngjarjes dhe me
paramendim bashke me te jatin, viktimen Xhemal, kane dalur te armatosur per t’u
konfliktuar me fisin "Jahja" me te cilet kishin konflikte te mepareshme pronesie.
Gjithashtu pretendimet e ngritura nga prokurori ne rekurs jane te pabazuara.
Nga aktet e ndodhura ne dosjet perkatese hetimore e gjyqesore nuk eshte vertetuar
qe i pandehuri Shkelqim Jahja te kete qene ne vendin e ngjarjes dhe demtimet ne
trupin e viktimes kane qene vetem me arme gjahu. Nga bllokimi i pistoletes
personale te te pandehurit Shkelqim Jahja dhe akti i ekspertimit, date 10.09.1996
nuk percaktohet nese eshte qitur me pistolete dhe nuk kane rezultuar gjurme
plumbi as ne trupin e viktimes dhe as ne vendngjarje.

564
Lidhur me masen e denimit per te pandehurin Genc Tafili gjykatat kane
zbatuar drejt ligjin, duke patur parasysh se ne kohen e kryerjes se vepres penale i
gjykuari Genc Tafili ka qene i mitur, vepra e kryer prej tij ka mbetur ne tentative,
nga kjo ngjarje te gjykuarit i ka mbetur i plagosur dhe me pas i ka vdekur babai i
tij, viktima Xhemal Tafili.
Pretendimi i ngritur nga prokurori se cilesimi ligjor i vepres se kryer nga i
pandehuri Skender Jahja duhet te jete sipas akuzes eshte i pabazuar. Gjithashtu
edhe ndryshimi i cilesimit juridik te vepres nga gjykata per te pandehurin Skender
Jahja nga vrasje me dashje ne plagosje te rende eshte i gabuar. Kolegji Penal arrin
ne kete konkluzion per shkak se nga aktet e ndodhura ne dosje dhe te shqyrtuara si
prova nga gjykata, vertetohet se i gjykuari Skender Jahja e ka kryer vepren penale
te vrasjes ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme. Ne rastin konkret i
gjykuari ka kryer nje veprim me arme gjahu kunder viktimes Xhemal Tafili per te
parandaluar vrasjen e te demtuarit Agron Jahja. Jeta e te demtuarit Agron Jahja
ishte vene ne rrezik imediat pasi ishte plagosur rende nga i gjykuari Genc Tafili.
Sulmi nga i gjykuari Genc dhe viktima Xhemal Tafili ishte i padrejte, ne
kundershtim me ligjin, i vertete, real, i çastit. Ne kushtet konkrete ne te cilat ka
vepruar i gjykuari Skender Jahja per te sprapsur sulmin ndaj Xhemal Tafilit, mjetet
mund te ishin te nje rrezikshmerie me te vogel dhe ne rastin konkret mund te ishte
vepruar me qyten e armes dhe jo te shtihej me arme.
Ne keto rrethana, Kolegji Penal çmon ndryshimin e vendimit nr.508, date
06.07.2004 te Gjykates se Apelit Tirane ne lidhje me te gjykuarin Skender Jahja,
duke ndryshuar cilesimin ligjor te vepres penale nga neni 88/2 te K.Penal ne nenin
83 te K.Penal. Meqenese ngjarja ka ndodhur ne vitin 1996 dhe vepra per te cilin
akuzohet i gjykuari Skender Jahja eshte amnistuar me ligjin 8202, date 27.03.1997
"Per amnistine", çeshtja ne ngarkim te tij duhet te pushohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit441/"a" "b" te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.508, date 06.07.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane persa i perket te gjykuarve, Genc Tafili dhe Shkelqim Jahja.
Ndryshimin e vendimit te mesiperm persa i perket te pandehurit Skender
Jahja duke ndryshuar cilesimin ligjor te vepres penale nga neni 88/2 i K.Penal ne
nenin 83 te K.Penal dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te pandehurit Skender
Jahja per shkak te amnistise.

Tirane, me 25.05.2005

565
Nr.994/307 i Rregj. Themeltar
Nr.361 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

në seancen gjyqesore të datës 25.05.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURVE: AGRON MYRTEZA


ASTRIT KREKA
ALBERT KREKA

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale te
"Trafikimit te femijeve", te kryer ne bashkepunim.
Parashikuar nga neni 128/b, paragrafi II i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Pogradec me vendimin nr.56, date 26.11.2003 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Agron Hajdar Myrteza per kryerjen
e vepres penale te "trafikimit te femijeve", te kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 128/b, paragrafi i II i K.Penal dhe denimin e tij
me 18 vjet burgim.
Vuajtja e denimit fillon nga dita e ndalimit, date 14.09.2002.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Astrit Ferik Kreka, per kryerjen e
vepres penale te "trafikimit te femijeve", te kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 128/b, paragrafi i II i K.Penal dhe denimin e tij
me 18 vjet burgim.

566
Vuajtja e denimit fillon nga dita e ndalimit, date 10.02.2003.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Albert Ferik Kreka, per kryerjen e
vepres penale te "trafikimit te femijeve", te kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 128/b, paragrafi i II i K.Penal dhe denimin e tij
me 18 vjet burgim.
Vuajtja e denimit fillon nga dita e ndalimit, date 10.02.2003

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.67, date 20.05.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.56, date 26.11.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Pogradec.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs mbrojtesja e te


gjykuarve Astrit dhe Albert Kreka, e cila ka kekuar ndryshimin e tij dhe pushimin
e çeshtjes per te pandehurit, per shkaqet:
- Gjykata nuk ka pranuar kerkesen tone per riçelje te hetimit gjyqesor, per te
administruar vendimin gjyqesor te Gjykates se shkalles se pare Korçe, nga i
cili del se ne periudhen e ngjarjes objekt gjykimi, i pandehuri Astrit Kreka,
ka qene duke vuajtur denimin per nje veper tjeter.
- Vendimet e gjykates jane te pabazuara ne prova.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, degjoi prokurorin Artur
Selmani, qe kerkoi mospranimin e rekursit si te paraqitur jashte afatit ligjor dhe
pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Te gjykuarit Astrit Kreka, Albert Kreka dhe Agron Myrteza, jane akuzuar
per kryerjen e vepres penale te trafikimit te femijeve, ne bashkepunim, te
parashikuar nga neni 128/b, paragrafi i dyte i K.Penal.
Gjykata e shkalles se pare Pogradec, me vendimin nr.56, date 26.11.2003 ka
vendosur deklarimin fajtore te tyre dhe i ka denuar me nga 18 vjet burg ata, per
vepren penale per te cilen akuzohen.
Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.67, date 20.05.2004 ka vendosur
lenien ne fuqi te vendimit te siperpermendur.
Kunder tij, ka paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte, mbrojtesja e te
gjykuarve Astrit dhe Albert Kreka, i cili eshte postuar me date 21.03.2001, tre dite
jashte afatit ligjor 30 ditor te parashikuar ne nenin 435/1 i K.Pr.Penale. Sipas kesaj
dispozite "Rekursi duhet te paraqitet me shkrim brenda 30 diteve nga data qe
vendimi ka marre formen e prere".

567
Ne rastin konkret, vendimi ka marre forme te prere me date 20.05.2004,
diten e shpalljes se tij nga gjykata e apelit, nderkohe qe rekursi duhej te ishte
paraqitur brenda dates 18.03.2001.
Sa me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, rekursi eshte
paraqitur nga mbrojtesja e te gjykuarve Astrit dhe Albert Kreka jashte afatit ligjor,
prandaj duhet vendosur mospranimi i tij.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 420/c te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Mospranimin e rekursit te paraqitur nga mbrojtesja e te gjykuarve Astrit dhe
Albert Kreka, kunder vendimit nr.67, date 20.05.2004 te Gjykates se Apelit Korçe.

Tirane, më 25.05.2005

568
Nr.932/246 i Regj. Themeltar
Nr.363 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Imeraj Anetar

në seancen gjyqesore të datës 25.05.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURIT: KUJTIM QORDJA, mbrojtur


nga Av. Marash Ibraj

A K U Z U A R:
Për veprat penale të vrasjes me paramendim
dhe të armëmbajtjes pa leje.
Baza Ligjore: Nenet 78, 25 e 278/2 të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me vendimin nr.819, datë 20.12.1999 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Qordja për veprën penale të
vrasjes me paramendim në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/2 e
25 të K.Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Qordja për veprën penale të
armëmbajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe
dënimin e tij me 2 vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të K.Penal, dënimin e tij përfundimisht me burgim
të përjetshëm.

569
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.21, datë 25.01.2002 ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.819, date 20.12.1999 të Gjykatës së shkallës së
pare Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim po asaj gjykate, me
tjetër trup gjykues.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me vendimin nr.1091, datë 09.12.2003 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Qordja për veprën penale të
vrasjes me paramendim në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/2 e
25 të K.Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Në bazë të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e tij përfundimisht me
25 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.564, datë 21.07.2004 ka vendosur:


Lënien në fuqi te vendimit nr.1091, date 09.12.2003 të Gjykatës së
shkallës së pare Tiranë.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i gjykuari, i cili parashtron këto shkaqe
për prishjen e tij:
- Gjykata e shkallës së pare nuk ka zbatuar një prej detyrave të lëna nga
gjykata e apelit, për të verifikuar, nëse i pandehuri ka pasur automjet në
pronësi. I pandehuri nuk ka pasur në pronësi automjet, çka vërtetohet me
shkresën zyrtare të DPTRRSH. Rrjedhimisht, i pandehuri nuk ka pasur
konflikt më pare me viktimën dhe kështu s’ka pasur arsye për të marrë hak.
- Gjykata nuk ka hetuar për bashkëpunimin, siç i kishte lënë detyrë gjykata e
apelit, dëshmitari i vetëm i ngjarjes përjashton faktin që i pandehuri të ketë
qenë i shoqëruar.
- Gjykata kane gabuar ne kualifikimin ligjor të veprës penale, pasi viktima i
është nënshtruar një operacioni dhe ka vdekur pas dy ditesh dhe nuk është
hetuar shkaku i vdekjes, i cili është misterioz.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Besnik Imeraj, prokurorin Skender Breca, qe
kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e akteve ne po ate
gjykate, av. M. Ibraj, qe kerkoi prishjen e vendimeve te dy gjykatave dhe dergimin
e akteve per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, si dhe pasi shqyrtoi
aktet ne teresi,

570
VËREN
Se vendimi nr.564, date 21.07.2004 i gjykates se apelit duhet te prishet dhe
çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.
Ka rezultuar se ne daten 17.01.1999, viktima Petrit Ulliri ka qene duke
udhetuar me motorçiklete se bashku me deshmitarin Arben Salla. Ne vendin e
quajtur "Ura e Babrus", ju ka dale perpara i gjykuari Kujtim Qordja se bashku me
nje person tjeter te panjohur. Duke qene se viktima dhe personi qe e shoqeronte e
njihte te gjykuarin, shenjes se tij per te ndaluar motorin i jane pergjigjur pozitivisht
duke ndaluar. Ne kete moment i gjykuari dhe personi tjeter i panjohur kane
sulmuar viktimen duke e goditur ne pjese te ndryshme te trupit me grushta e
shqelma dhe ne vazhdim e kane qelluar edhe me arme zjarri, duke e lene te
plagosur rende ne toke dhe jane larguar. Deshmitari Arben Salla eshte larguar per
te kerkuar ndihme dhe kur eshte kthyer, ne vendin e ngjarjes kishin mberritur edhe
persona te tjere, te cilet e kane shoqeruar viktimen ne spital ku edhe ka vdekur pas
dy ditesh si rezultat i plageve te marra gjate sulmit te te gjykuarit.
Gjykata e Apelit Tirane, duke lene ne fuqi vendimin nr.1091, date
09.12.2003 te Gjykates se rrethit Tirane ka pranuar se i gjykuari Kujtim Qordja ka
kryer vepren penale te vrasjes me paramanendim te kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 78 e 25 te K.Penal.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte gjen te pabazuar ne prova e ligj kete
vendim te Gjykates se Apelit Tirane dhe çmon se çeshtja duhet te prishet dhe t’i
kthehet per rigjykim po asaj gjykate per arsye se:
Si gjate hetimit dhe gjykimit te çeshtjes ne shkallen e pare dhe ne apel,
personat e pyetur me cilesine e deshmitareve nuk kane mundur te identifikojne
autorin tjeter te vepres penale dhe nuk rezulton se ndaj ketij personi te
paidentifikuar te kete filluar ndjekja penale.
Mos identifikimi i personit te dyte qe pretendohet ne gjykim se eshte
bashkepunetor me te pandehurin Kujtim Qordja ne kryerjen e vepres penale,
mbeshtetur edhe ne qendrimin e mbajtur nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte, nuk
mund ta çonte Gjykaten e Apelit Tirane ne perfundimin se i pandehuri duhet te
akuzohet edhe sipas nenit 25 te Kodit Penal, pasi ne fakt nuk provohet se cili ka
qene ky bashkepunetor, nese ka qene i pergjegjeshem ose jo para ligjit per shkak te
moshes apo gjendjes shendetesore e rrethana te tjera te kesaj natyre, te cilat eshte e
domosdoshme te hetohet e sqarohen gjate rigjykimit te çeshtjes.
Eshte gjithashtu e domosdoshme per kualifikimin ligjor te vepres te
provohet pretendimi i organit te akuzes lidhur me paramendimin e te gjykuarit ne
realizimin e vepres penale. Ne dosjen gjyqesore jane te administruara disa prova
kontradiktore lidhur me shkakun qe i gjykuari ka patur per realizimin e vrasjes dhe

571
qe eshte nje konflikt lidhur me djegjen e nje veture te te gjykuarit nga ana e
viktimes.
Duke qene se kualifikimi ligjor i vepres eshte i lidhur ngushte me masen e
denimit qe duhet te caktohet ndaj personit te deklaruar fajtor, ne rigjykim duhet te
hetohet lidhur me kete pretendim te akuzes dhe te mbrojtjes. Kolegji Penal i
Gjykates se Larte i terheq vemendjen te dyja gjykatave lidhur me sa siper, pasi
gjykata e rrethit, mbas kthimit te çeshtjes per rigjykim me vendimin e gjykates se
apelit te dates 25.01.2002 nuk ka kryer asnje prej detyrave te lena nga kjo gjykate,
e cila nga ana e saj, pas rigjykimit te çeshtjes jo vetem nuk ka arsyetuar perse ka
hequr dore nga detyrat e parealizuara te gjykates se shkalles se pare por edhe nuk
ka bere asnje tentative qe duke perseritur vete shqyrtimin gjyqesor te mundesonte
ate ç’ka vete e kishte çmuar te nevojeshme per nje gjykim objektiv dhe te
gjithanshem.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/1ç te
K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.564, date 21.07.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 25.05.2005

572

You might also like