You are on page 1of 7

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË
KOLEGJI CIVIL

Nr. 11243-03698-00-2017 i Regj.Themeltar


Nr. 00-2017- 2591 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej gjyqtarëve:

Artan Broci Kryesues


Medi Bici Anëtar
Shkëlzen Selimi Anëtar

Në dhomën e këshillimit të datës 30.11.2017, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

Paditës: Këshilli i Ministrave, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit

E Paditur: Agjencia e Trajtimit të Pronave, Tiranë


Shkëlqim Selami
Naze Selami
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë
Objekti: 1. Deklarimin e pavlefshëm të vendimit nr. 181/1, datë 10.04.1997 të
K.K.K.P.-së Këshilli i Rrethit Vlorë si dhe çdo veprimi juridik të
mëvonshëm që mund të jetë kryer me pronën.
2. Deklarimin e pavlefshëm të Kontratës së shit- blerjes datë 12.10.1999
nr. 2350 rep, midis shitëses Naze Selam Meminaj dhe blerësit Shkëlqim
Selam Memini për sipërfaqen e truallit prej 5000 m 2 të ndodhur në Parkun
kombëtar Llogara sipas kufijve në Kontratë.
3. Detyrimin për njohje pronar të Shtetit Shqiptar të pronës me sipërfaqe
10.000 m2 të ndodhur në Fshatin Dukat në vendin e quajtur “Pasha” me
kufizimet përkatëse në vendim si dhe për pronën me sipërfaqe 5000 m 2
ndodhur në vendin e quajtur “Pylli i Bregasit” në parkun Kombëtar
“Llogara”, përfituar me vendimin nr. 181/1 datë 10.04.1997 të KKKP-së
Këshilli i Rrethit Vlorë nga trashëgimtarja e ish- pronarit Alem Bushi,
Nazo Selami (Blushi), regjistruar në ZVRPP në numrin hipotekor 793, viti
1999.
4. Zgjidhjen e pasojave të pavlefshmërisë së vendimit nr. 181/1 datë
10.04.1997 te KKKP-së Këshilli i Rrethit Vlorë dhe kontratës së shit-
blerjes datë 12.10.1999 nr. 2350 rep, duke fshirë Regjistrimin hipotekor të

1
pronësisë së kryer në emër të palës përfituese në ZVRPP Vlorë.
Regjistrimin e pronës në emër të shtetit shqiptar.

Baza ligjore: Nenet 31, 32, 33, 202, 310 të K.Pr.Civile; neni 92/a/b, 106, 296, 297 e
vijues i K.Civil; Ligji nr. 7698, datë 15.04.1994 “Për Kthimin dhe
Kompensimin e Pronës” të ndryshuar; etj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 598, datë 10.04.2017 ka vendosur:
Shpalljen e moskompetencës funksionale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shqyrtimin e
çështjes me nr. 1002 regj, them, datë 30.01.2017.
Dërgimin e akteve që i përkasin çështjes me nr. 1002 regj, them, datë 30.01.2017 për shqyrtim
Gjykatës së Apelit Vlorë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar
ky afat nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit për palën paditëse prezent dhe nga dita e
nesërme e marrjes dijeni për vendimin për subjektet e tjerë në mungesë.

Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar ankim të veçantë Avokatura e Shtetit, e cila kërkon:
Prishjen e vendimit nr. 598, datë 10.04.2017 të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe kthimin e
çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me një tjetër trup
gjykues; duke parashtruar këto pretendime:

- Ne Avokatura e Shtetit, përfaqësues të Këshillit të Ministrave në këtë proces gjyqësor,


jemi të mendimit se gjykata ka gabuar teksa ka shpallur moskompetencën lëndore për
zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe e ka konsideruar gjykatën e apelit si gjykatë
kompetente për të shqyrtuar si shkallë e parë kërkesë padinë me kërkimet e paraqitura në
hyrje të kërkesë padisë.
- Theksojmë se padia e paraqitur nga Këshilli i Ministrave nuk është e bazuar në Ligjin e ri
133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”,
por në dispozita të Kodit Civil dhe në ligje në fuqi në kohën e dhënies së vendimit për të
cilin kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë. Gjithashtu kjo padi nuk është ngritur brenda
afatit 30 ditor, siç përcakton neni 29 i ligjit 133/2015.
- Kërkesë padia e Këshillit të Ministrave nuk ka për objekt konstatimin pavlefshmërisë së
një Vendimi te Agjencisë së Trajtimit të Pronës, siç parashikon neni 29 i ligjit 133/2015,
por një Vendim të mëparshëm të Komisionit të Kthimit të Pronave.
- Kjo do të thotë që konform qëllimit dhe procedurave të parashikuara me ligjin e ri
133/2015, ATP do të nxjerrë vendime, të cilat me tej mund të ankimohen nga subjektet e
interesuara, sipas parashikimeve të këtij ligji. Sipas qëndrimit tonë në lidhje me këtë
çështje, të gjitha të drejtat dhe detyrimet procedurale të personave të tjerë, që nuk janë
subjekte të këtij ligji, nuk duhet të trajtohen me këtë ligj, aq më tepër që në këtë rast
kërkimet kryesore dhe objekti i kërkesë padisë së Këshillit të Ministrave ka një kërkim
real që është detyrimi i të paditurve të njohin pronar Shtetin Shqiptar.
- Me vendimin e saj Gjykata ka shmangur apo hequr një shkallë të gjykimit, të parashikuar
jo vetëm nga Kodi i Procedurës Civile, por edhe nga Kushtetuta e Republikës së
Shqipërisë. Padia e Këshillit të Ministrave paraqet disa kërkime të natyrave të ndryshme
të cilat nuk mund të shmangen nga trajtimi i tyre në shkallën e parë të gjykimit.

2
- “Qëllimi i këtij ligji është: a) përfundimi, në përputhje me këtë ligj, i procesit të trajtimit
nëpërmjet njohjes dhe kompensimit të pronave të subjekteve, të cilave u janë
shpronësuar, shtetëzuar ose konfiskuar pronat, sipas akteve ligjore e nënligjore,
vendimeve penale të gjykatave ose të marra me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti
komunist prej datës 29.11.1944; b) rregullimi dhe shpërblimi i drejtë i kompensimit të
pronës, ekzekutimi i vendimeve përfundimtare të kompensimit, si dhe përfundimi i
procesit të kompensimit, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj, nëpërmjet fondit të
kompensimit. ”
- Neni 29 Ankimi “Kundër vendimit të ATP-se për njohjen e së drejtës, palët e interesuara
dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e
njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të
Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.”
- Kodi i Procedurës Civile ka parashikuar mundësinë që gjykata të shpallë
moskompetencën e saj lëndore në çdo moment që ajo e çmon apo konstaton atë, por
konstatimi i saj duhet që të ndjekë parimet e përgjithshme të përcaktimit të kompetencës,
qoftë lëndore, qofte territoriale. Këto parime janë përcaktuar në mënyrë të qartë në
dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.
- Gjykata nuk ka vlerësuar aspak objektin dhe bazën ligjore të kërkesë padisë së paraqitur
nga Këshilli i Ministrave. Nëse do të ishte njohur me kërkesë padinë dhe me shkaqet e
ngritjes së saj, kjo e fundit do të kishte konstatuar se në thelb të kësaj padie qëndron
kërkimi për njohjen pronar të Shtetit Shqiptar dhe jo kundërshtim i një vendimi të ATP
Tiranë, të dhënë në interpretim të gabuar të ligjit.
- Kërkimi kryesor i kësaj padie ka të bëjë me një të drejtë reale mbi pasurinë objekt
material i gjykimit. Sipas nenit 45 K.Pr.Civile i cili parashikon se: “Paditë për të drejta
reale mbi sende të paluajtshme... ngrihen në gjykatën e vendit ku ndodhen sendet ose
pjesa më e madhe e tyre”, gjykatë kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje
është gjykata e shkallës së parë Vlorë.
- Këtij arsyetimi do t’i shtojmë edhe faktin se kjo gjykatë i është referuar ligjit të posaçëm
për të përcaktuar kompetencën lëndore. Gjykata Kushtetuese ka vendosur standardin
tashmë se në zgjidhjen e prioritetit të zbatueshmërisë të ligjit, ka prioritet dhe si kriter
merret edhe hierarkia e ligjit në korpusin ligjor. Kjo do të thotë se duke qenë se Kodi i
Procedurës Civile është miratuar me një shumicë të cilësuar, normat e tij janë të
zbatueshme në raport me ligjin specifik që është miratuar me një shumicë të thjeshtë. Pra,
duke qenë se ky Kod përcakton se cila gjykatë është kompetente, sipas nenit 45 të tij, i
takon Gjykatës së shkallës së parë që ta shqyrtojë këtë çështje.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Shkëlzen Selimi, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

3
VËREN

I. Rrethanat e faktit

1. Pala paditëse, Këshilli i Ministrave nëpërmjet përfaqësuesit me autorizim,


Avokatura e Shteti ka paraqitur më datë 30.01.2017 përpara gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë,
kërkesë padinë me objektin e pasqyruar në pjesën hyrëse të vendimit.
2. Me vendimin 181/1 datë 10.4.1997 të KKKP-se, Këshilli i Rrethit Vlorë, është
vendosur: “ 1.Ti njohi pronën z. Alem Blushi, trashgëmtarëve znj.Nezon Selami sipërfaqe toke
truall prej 10 ha. 2. Në bazë të disponibilitetit të Bashkisë Orikum si dhe të Komisionit, trojet e
zëna kompesohen me trojet respektive në zonat urbane ose turistike, mbështetur në ligjin nr.
7980, dt 27.07.1996, pika 4 dhe në kërkese personale e pasqyruar në dosje mbi të drejtën e
përdorimit të kompensimit fizik në sheshet e ndërtimit të miratuara. 3. I jepet znj. Nazo Selami e
drejta e kompensimit fizik duke u kompensuar me një truall me sipërfaqe 5000 m 2 të ndodhur në
vendin e quajtur Pylli Bregasit, në parkun kombëtar Llogara.
3. Ky vendim figuron i regjistruar në ZVRPP, në numrin hipotekor 793, viti 1999.
Mbi bazën e këtij vendimi të KKKP-së së Këshillit të Qarkut Vlorë, përfituesja Nazo Selami
(Selam Memini) ka nënshkruar kontratën e shitblerjes së truallit datë 12.10.1999, nr. 2350 rep.,
midis shitëses Naze Selam Meminaj (Selami) dhe blerësit Shkëlqim Selam Memini (Selami)
djalin e saj, për sipërfaqen e truallit prej 5000 m2, e ndodhur në parkun kombëtar Llogara.
4. Paditësi pretendon se Kontrata e shitblerjes së truallit datë 12.10.1999, nr. 2350
rep., midis shitëses Naze Selam Meminaj (Selami) dhe blerësit Shkëlqim Selam Memini
(Selami) për sipërfaqen e truallit prej 5000 m 2, e ndodhur në parkun kombëtar Llogara, nën
cilësinë e palës shitëse dhe të paditurit nën cilësinë e palës blerëse, është veprim juridik
absolutisht i pavlefshëm. Pala shitëse nuk ka qenë asnjëherë pronare e sipërfaqes që ajo ka
disponuar nëpërmjet kontratës së shitjes. Vendimi nr. 181/1, datë 10.4.1997 të KKKP-së,
Këshilli i Rrethit Vlorë së cilës i është referuar pala shitëse me cilësinë e pronares, nuk e ka bërë
asnjëherë pronare të këtij trualli. Paditësi ka pretenduar se në kushtet kur subjekti në emër të të
cilit është kryer veprimi juridik si më sipër (kontrata e shit-blerjes së pasurisë së paluajtshme
objekt gjykimi), është titullare e së drejtës së pronësisë mbi pronën, në vështrim të praktikës
gjyqësore, rruga ligjore për kërkimin e titullit të pronësisë nga paditësi është padia civile e
rivendikimit, e cila në vetvete përbëhet nga dy kërkime: (i) njohja pronar dhe (ii) kthimi i sendit.

II. Procedura gjyqësore

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 598, datë 10.04.2017 ka vendosur:
i. Shpalljen e moskompetencës funksionale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për
shqyrtimin e çështjes me nr. 1002 regj, them, datë 30.01.2017.
ii. Dërgimin e akteve që i përkasin çështjes me nr. 1002 regj, them, datë 30.01.2017 për
shqyrtim Gjykatës së Apelit Vlorë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes.
iii. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke
filluar ky afat nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit për palën paditëse prezent dhe nga dita e
nesërme e marrjes dijeni për vendimin për subjektet e tjerë në mungesë.
6. Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar ankim të veçantë Avokatura e Shtetit, e cila
kërkon: Prishjen e vendimit nr. 598, datë 10.04.2017 të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe

4
kthimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me një tjetër
trup gjykues; duke parashtruar këto pretendime:

III. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, shpallur veten jokompetente nga pikëpamja funksionale
dhe ia ka dërguar aktet gjykatës së apelit, duke argumentuar ndër të tjera se: “...kompetenca
funksionale i përket në rastin konkret Gjykatës së Apelit Vlorë, për sa pasuria e paluajtshme e
njohur dhe e kthyer fizikisht, objekt i disponimit me vendimin nr. 181/1, datë 10.04.1997 të
KKKP-së, Këshilli i Rrethit Vlorë i cili kundërshtohet gjyqësisht, ndodhet në Vlorë. Ndryshimi i
legjislacionit, zbatimi i legjislacionit të ri procedural, ndryshime të cilat përcaktojnë Gjykatën e
Apelit si të vetmin forum gjyqësor kompetent nga pikëpamja e kompetencës funksionale për
vlerësimin e ankimit ndaj vendimeve të ish-KKKP Vlorë, është rrethanë thelbësore qe dikton
gjykatën e shkallës së parë në shpalljen e moskompetencës funksionale dhe kalimin e çështjes për
shqyrtim Gjykatës së Apelit Vlorë në zbatim të ligjit nr. 133/2015...”

IV. Legjislacioni i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:


8.1 Neni 16/1 i K.Pr.Civile që parashikon se:
“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në
fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj...”.
8.2 Neni 45 i K.Pr.Civile që parashikon se:
Paditë për të drejta reale mbi sende të paluajtshme, për pjesëtimin e sendeve të përbashkëta
dhe për posedimin ngrihen në gjykatën e vendit ku ndodhen sendet ose pjesa më e madhe e tyre.
Paditë, që rrjedhin nga kallëzimi i një punimi të ri dhe i një dëmi të mundshëm, ngrihen në
gjykatën e vendit ku ka ndodhur fakti për të cilin është ngritur padia.
8.3 Neni 61 i K.Pr.Civile parashikon se:
“Gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me
kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.”
8.4 Neni 62 i K.Pr.Civile parashikon se :
“Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e
mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të
bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në
gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.
8.5 Në nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të
kompensimit të pronave” është parashikuar se:
Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e
Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë
Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.

V. Në lidhje me ankimin dhe zgjidhjen e çështjes

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 598, datë 1.04.2017, i Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Vlorë, me anën e të cilit, kjo gjykatë ka vendosur shpalljen e moskompetencës
funksionale të saj për shqyrtimin e çështjes objekt shqyrtimi dhe dërgimin e saj për gjykim,

5
Gjykatës së Apelit Vlorë, është një vendim i marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural, ndaj
për këtë shkak, ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë, për vazhdimin e
gjykimit.
10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se,
kompetenca e gjykatës për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element
që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të
gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit
përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural. Në përcaktimin e kompetencës
lëndore/tokësore ose funksionale, gjykata i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes
nëse është e natyrës civile apo administrative, përfshihet ose jo në territorin ku shtrin
veprimtarinë e saj gjykata në fjalë, ose gjykimi i çështjes i përket gjykatës së shkallës së parë,
ose një gjykatë më të lartë, që në rastin në shqyrtim është gjykata e apelit në territorin e së cilës
ndodhet sendi.
11. Kolegji Civil e vlerëson jo të bazuar në ligj arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, sepse kjo gjykatë nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të
mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të ligjit, duke mos bërë një identifikim të elementëve
dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës. Është
detyrë e gjykatës të identifikojë natyrën e mosmarrëveshjes objekt gjykimi si e natyrës civile apo
asaj administrative duke iu referuar për këtë qëllim kërkimeve dhe shkakut që rezulton nga
shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit
se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar.
12. Në çështjen objekt shqyrtimi, Pala paditëse e ka depozituar kërkesëpadinë në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësor Vlorë në datën 30.01.2017 me objektin të përshkruar në pjesën hyrëse. Në
nenin 29 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit
të pronave” është parashikuar se: Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e
interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e
njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile
të Republikës së Shqipërisë.
13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, kërkimi i palës paditëse për kundërshtimin e
vendimit të komisionit nuk është kërkimi kryesor i padisë, pasi shkaku i padisë është i lidhur
pazgjidhshmërisht me të drejta pronësie të pretenduara. Padia në shqyrtim ka për shkak të drejtën
e pronësisë së pretenduar nga ana e palës paditëse për sipërfaqen e truallit prej 5000 m 2, e
ndodhur në parkun kombëtar Llogara, e njohur dhe kthyer me vendimin nr. 181/1, datë
10.04.1997 të K.K.K.P.-së Këshilli i Rrethit Vlorë trashëgimtarëve të z. Alem Blushi, dhe më pas
përfituesja Nazo Selami (Selam Memini) ka nënshkruar kontratën e shitblerjes së truallit datë
12.10.1999, nr. 2350 rep., midis shitëses Naze Selam Meminaj (Selami) dhe blerësit Shkëlqim
Selam Memini (Selami) djalin e saj, po për këtë sipërfaqe truallit prej 5000 m 2, e ndodhur në
parkun kombëtar Llogara, që pretendohet nga paditësi.
14. Në këto rrethana, fakti juridik që paditësi ka vënë në themel të kërkimit përbën shkakun e
padisë. Për këtë arsye ai është fakti nga i cili rrjedh e drejta materiale që paditësi e pretendon si të
shkelur. Kolegji vlerëson se konflikti midis palëve, që duhet të marrë zgjidhje nga gjykimi, është
konflikt lidhur me pronësinë mbi sendin.
15. Në argument sa më sipër dhe në rrethanat kur marrëdhënia juridike për shkak të së cilës
ka lindur konflikti ka në themel probleme që kanë të bëjnë me të drejta reale mbi sende të
paluajtshme, ky Kolegj vlerëson se në përcaktimin e kompetencës lëndore gjykata duhet ti

6
referohet dispozitave të Kodit Civil të zbatueshme për çështjen konkrete për njohjen e së drejtës
së pronësisë të pretenduar nga paditësi.
16. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë duke pasur kompetencë tokësore e përcaktuar në nenin
45 të K.Pr.Civile e cila është një nga rastet e kompetencës tokësore ekskluzive referuar dhe
vendimit unifikues nr. 4, datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë sipas të
cilit gjykimet me objekt kundërshtimin e vendimeve të ish Komisioneve të Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave në Bashki apo Rrethe, si dhe kundërshtimin e vendimeve të ish Zyrave
Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Qarqe dhe të Agjencisë së Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave rezulton të jenë konsideruar si mosmarrëveshje të natyrës civile ka dhe
kompetencën lëndore për zgjidhjen përfundimisht në themel të së drejtës së pasurisë objekt
gjykimi ndërmjet palëve në gjykim pasi në thelb kemi të bëjmë me padi rivendikimi me dy
komponentët e saj (i) njohja pronar dhe (ii) kthimi i sendit.
17. Kolegji për sa më lart arsyeton, vlerëson se Gjykata e Apelit nuk mund të ketë
kompetencë lëndore për gjykimin në shkallë e parë të çështjes objekt gjykimi, referuar shkakut
dhe objektit të padisë pasi në të kundërtën palëve, do ti mohohej e drejta e gjykimit në një
shkallë të gjyqësorit për çështjet me të njëjtën natyrë duke e bërë procesin të parregullt ligjërisht.
18. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr. 598, datë
1.04.2017, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me të cilin është shpallur moskompetenca
lëndore për gjykimin e çështjes civile, duhet të prishet e kthimin e çështjes në po atë gjykatë për
vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 61 të Kodit të Procedurës Civile;

VENDOSI

Prishjen e vendimit nr. 598, datë 10.04.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe
dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 30.11.2017

You might also like