You are on page 1of 6

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË
KOLEGJI ADMINISTRATIV

Nr. 31003-00017-00-2016 i Regj. Themeltar


Nr. 00-2016-693 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Ardian DVORANI Kryesues


Andi ÇELIKU Anëtar
Arjana FULLANI Anëtare

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 14.01.2016, çështjen administrative që i


përket:

PADITËS: Meleq Shosha; Shazive Shosha; Shqipe Shosha; Robert


Shosha; Lirika (Elvira) Zifla;

I PADITUR: Refije Muhaj; Zagoll Shosha; Zijan Shosha; Zyra Vendore


e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër;

OBJEKTI: 1-Detyrimi i te paditurve të na njohin pronar për sipërfaqet:


-prej 13040 m2 të ndodhur në fshatin ” Asim Zeneli”
Gjirokastër, ”mbi rrugë” me kufizime; V-kanal, L-Selman
Guga, J-kanal dhe P-Gëzim Shosha.
-prej 5500 m2 të ndodhur në fshatin “Asim Zeneli”
Gjirokastër, në vendin e quajtur ” Bixhak” me kufizime; V-
rrugë, L-ledh, J-kanal dhe P-Gëzim Shosha.
-prej 4960 m2 të ndodhur në fshatin ” Asim Zeneli”
Gjirokastër, ”ana e lumit” me kufizime; V-ledh , L-Alem
Serjani, J-ledh dhe P-Fejzo Imeri.
-prej 550 m2 të ndodhur në fshatin ” Asim Zeneli” Gjirokastër,
’’Boçet” me kufizime; V-Fejzo Imeri, L-ledh , J-Subi Hysi dhe
P-ledh.
2-Detyrimin e ZRPP Gjirokastër të regjistrojë pasurinë e
mësipërme në emër të familjes bujqësore, e pikërisht të : Meleq
Shosha,Shazive Shosha, Shqipe Shosha,Robert Shosha, Lirika
(Elvira) Zifla,sipas pjesëve takuese për gjithsecilin, sipas aktit
të marrjes së tokës në pronësi me nr.2069.
BAZA LIGJORE: Neni 31, 32 e 154 e vijues i K.Pr.Civile, Ligji 7501 datë
19.7.1991 ”Për Token”, neni 163 i Kodit Civil, ligji nr.7843
datë 13.7.1994 ”Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” të
ndryshuar, neni 38,48, nenet 192 , 193, 197 të K.Civil, 296 të
K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr. 21-2015-1722/666 datë


30.10.2015, vendosi: “Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Gjirokastër për gjykimin e çështjes civile me nr. Them. 679/21269-00681-21-2015, datë
regjistrimi 20.07.2015 që u përket palëve ndërgjyqëse: Paditës: Meleq Shosha; Shazive
Shosha; Shqipe Shosha; Robert Shosha; Lirika (Elvira) Zifla, Të paditur: Refije Muhaj;
Zagoll Shosha; Zijan Shosha; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Gjirokastër, Objekti: 1-Detyrimi i te paditurve të na njohin pronar për sipërfaqet: -prej
13040 m2 të ndodhur në fshatin “Asim Zeneli” Gjirokastër, ”mbi rrugë” me kufizime; V-
kanal, L-Selman Guga, J-kanal dhe P-Gëzim Shosha. -prej 5500 m 2 të ndodhur në fshatin
“Asim Zeneli” Gjirokastër, në vendin e quajtur ” Bixhak” me kufizime; V-rrugë, L-ledh, J-
kanal dhe P-Gëzim Shosha. -prej 4960 m2 të ndodhur në fshatin ” Asim Zeneli” Gjirokastër,
”ana e lumit” me kufizime; V-ledh , L-Alem Serjani, J-ledh dhe P-Fejzo Imeri. -prej 550 m 2
të ndodhur në fshatin ” Asim Zeneli” Gjirokastër, ’’Boçet” me kufizime; V-Fejzo Imeri, L-
ledh , J-Subi Hysi dhe P-ledh. 2-Detyrimin e ZRPP Gjirokastër të regjistrojë pasurinë e
mësipërme në emër të familjes bujqësore, e pikërisht të : Meleq Shosha,Shazive Shosha,
Shqipe Shosha,Robert Shosha, Lirika (Elvira) Zifla,sipas pjesëve takuese për gjithsecilin,
sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi me nr.2069. Dërgimin e akteve Gjykatës
kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13
pika 1 dhe 5 , të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së
Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën për shqyrtimin e
çështjes, duke pasqyruar shkaqet e mëposhtme:

 Në kuptim të vendimeve unifikuese nr. 4/2013 dhe nr. 3/2014 të Kolegjeve të


Bashkuara të Gjykatës së Lartë, rezulton se në rastet kur padia është paraqitur në
gjykatë pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 49/2012 dhe kërkimet janë të natyrave të
ndryshme civile dhe administrative ato nuk gjykohen bashkë por veçohen duke u
gjykuar nga gjykatat përkatëse që kanë kompetencën lëndore për çdo kërkim.
 Ndërsa kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë, mosmarrëveshja objekt gjykimi
rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me
natyrë civile mund të urdhërohet kryerja e disa veprimeve administrative si p.sh
urdhërimi i ZVRPP për të kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar
atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton
mosmarrëveshjet civile.
 Në rastin objekt shqyrtimi ndodhemi para një padie të paraqitur në gjykatë, pas hyrjes
në fuqi të ligjit nr. 49/2012. me kërkime të natyrave të ndryshme civile dhe
administrative.
 Konkretisht është i natyrës civile kërkimi që ka të bëje me detyrimin për të njohur
pronar. Për gjykimin e këtij kërkimi është kompetente gjykata civile.
 Kërkimet në padi që kanë të bëjnë me Detyrimin e ZVRPP Gjirokastër të bëjë
regjistrimin e pronës të llojit tokë arë ne emër te paditësve, janë pasojat e
mosmarrëveshjes civile për detyrimin për njohje pronarë të kësaj prone. Pra, janë
veprime administrative të ZVRPP që lidhen me regjistrimin e pronës bazuar në
vendimin e gjykatës mbi njohjen pronar.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, paditësit Meleq Shosha;
Shazive Shosha; Shqipe Shosha; Robert Shosha; Lirika (Elvira) Zifla janë banorë në fshatin
Asim Zeneli, Gjirokastër.

2. Me aktin e marrjes së tokës në pronësi nr. 2069 datë 15.05.1993, Komisioni i Ndarjes së
Tokës së Fshatit Asim Zeneli i ka dhënë shtetasit Dine Jaho Shosha 23.470 më tokë
bujqësore e ndodhur në fshatin Asim Zeneli.

3. Pala paditëse Meleq Shosha i është drejtuar Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të
pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Gjirokastër për ndryshimin e AMTP-së ku në sipërfaqen e
marrë nga i ati i tij të përfshihej edhe paditësi.

4. Me shkresën nr. 732/1 prot., datë 13.03.2015 KVVTP ka sqaruar paditësin se nuk është ne
kompetencë të tij ndryshimi i gjendjes juridike të pronësisë dhe për zgjidhjen e këtij problemi
duhet ti drejtohet gjykatës.

5. Ndodhur në këto kushte paditësit i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
me padinë objekt shqyrtimi.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr. 21-2015-1722/666 datë


30.10.2015, vendosi: “Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Gjirokastër për gjykimin e çështjes civile me nr. Them. 679/21269-00681-21-2015, datë
regjistrimi 20.07.2015 që u përket palëve ndërgjyqëse: Paditës: Meleq Shosha; Shazive
Shosha; Shqipe Shosha; Robert Shosha; Lirika (Elvira) Zifla, Të paditur: Refije Muhaj;
Zagoll Shosha; Zijan Shosha; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Gjirokastër, Objekti: 1-Detyrimi i te paditurve të na njohin pronar për sipërfaqet: -prej
13040 m2 të ndodhur në fshatin ” Asim Zeneli” Gjirokastër, ”mbi rrugë” me kufizime; V-
kanal, L-Selman Guga, J-kanal dhe P-Gëzim Shosha. -prej 5500 m 2 të ndodhur në fshatin
“Asim Zeneli” Gjirokastër, në vendin e quajtur ” Bixhak” me kufizime; V-rrugë, L-ledh, J-
kanal dhe P-Gëzim Shosha. -prej 4960 m2 të ndodhur në fshatin ” Asim Zeneli” Gjirokastër,
”ana e lumit” me kufizime; V-ledh , L-Alem Serjani, J-ledh dhe P-Fejzo Imeri. -prej 550 m 2
të ndodhur në fshatin ” Asim Zeneli” Gjirokastër, ’’Boçet” me kufizime; V-Fejzo Imeri, L-
ledh , J-Subi Hysi dhe P-ledh. 2-Detyrimin e ZRPP Gjirokastër të regjistrojë pasurinë e
mësipërme në emër të familjes bujqësore, e pikërisht të : Meleq Shosha,Shazive Shosha,
Shqipe Shosha,Robert Shosha, Lirika (Elvira) Zifla,sipas pjesëve takuese për gjithsecilin,
sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi me nr.2069. Dërgimin e akteve Gjykatës
kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër”.
6.1 Arsyetimi i gjykatës: “Referuar kërkimit të padisë arrihet në konkluzionin se
mosmarrëveshja objekt gjykimi ka të bëjë me titullin e pronësisë së palëve të paditura që
është akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP). Akti i marrjes së tokës në pronësi është një
akt administrativ. Pavarësisht se në objektin e padisë është përcaktuar si kërkim për njohje
bashkëpronare në thelb goditet akti i marrjes së tokës në pronësi .Duke qenë një akt
administrativ ky kërkim nuk mund të jetë i natyrës civile , por i natyrës administrative sikurse
edhe kërkimi i dyte i përcaktuar në objektin e padisë. Paditësja ka pretenduar se
mosmarrëveshja midis palëve ndërgjyqëse ka ardhur si pasojë a veprimeve të ZRPP
Gjirokastër e cila nuk ka regjistruar pronën në emër të saj. Gjykata çmon se mosmarrëveshja
midis palëve ndërgjyqëse rrjedh nga veprimtaria e organit shtetëror gjatë pajisjes me tokë
bujqësore familjes me kryefamiljar Dine Shosha”.

7. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni
13 pika 1 dhe 5 , të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së
Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën për shqyrtimin e
çështjes, duke pasqyruar shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

8. Dispozitat e Kushtetutës në të cilat është parashikuar:

8.1 Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave
të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një
gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e
paanshme e caktuar me ligj”.

8.2 Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

8.3 Dispozitat e ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” ;

8.4 Vendimi unifikues nr. 3 datë 28.4.2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:

9. Se vendimi nr. 21-2015-1722/666 datë 30.10.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor


Gjirokastër, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i
dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Gjirokastër, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet
dhe çështja duhet të dërgohet në po atë gjykatë.
10. Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e
gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e
rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka
juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat
që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

11. Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të


natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson
të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Gjykata nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të
këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që në
rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

12. Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është: “ (i) Detyrimi i të
paditurve të na njohin pronar për sipërfaqet: prej 13040 m 2 të ndodhur në fshatin ” Asim
Zeneli” Gjirokastër, ”mbi rrugë” me kufizime; V-kanal, L-Selman Guga, J-kanal dhe P-
Gëzim Shosha. prej 5500 m2 të ndodhur në fshatin “Asim Zeneli” Gjirokastër, në vendin e
quajtur ” Bixhak” me kufizime; V-rrugë, L-ledh, J-kanal dhe P-Gëzim Shosha. prej 4960 m 2
të ndodhur në fshatin ” Asim Zeneli” Gjirokastër, ”ana e lumit” me kufizime; V-ledh , L-
Alem Serjani, J-ledh dhe P-Fejzo Imeri. prej 550 m2 të ndodhur në fshatin ” Asim Zeneli”
Gjirokastër, ’’Boçet” me kufizime; V-Fejzo Imeri, L-ledh , J-Subi Hysi dhe P-ledh. (ii)
Detyrimi i ZRPP Gjirokastër të regjistrojë pasurinë e mësipërme në emër të familjes
bujqësore, e pikërisht të : Meleq Shosha,Shazive Shosha, Shqipe Shosha,Robert Shosha,
Lirika (Elvira) Zifla,sipas pjesëve takuese për gjithsecilin, sipas aktit të marrjes së tokës në
pronësi me nr. 2069.

13. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin unifikues nr. 3 datë 28.04.2014,
kanë vendosur të njehsojnë praktikën në lidhje me gjykatën kompetente për shqyrtimin e
padisë, që përmban kërkime mikse, qofshin këto një bashkim i thjeshtë apo i ndërvarur.

14. Kolegji, vëren se qëndrimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër vjen në interpretim
të gabuar të qëndrimeve unifikuese të mbajtura nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së
Lartë me vendimin unifikues nr. 3 datë 28.04.2014, i cili ka njehsuar praktikën gjyqësore sa
më poshtë:
 Kur në objektin e gjykimit të një çështje ka disa kërkime si të natyrës civile dhe
administrative, këto kërkime pavarësisht faktit nëse kanë një lidhje të thjeshtë në mes tyre,
apo janë edhe të ndërvarura nga njëra tjetra, referuar nenit 61 dhe 159 të K.Pr.Civile dhe
13 dhe 23 të ligjit 49/2012, gjykata duhet të veçojë kërkimet që nuk janë në kompetencën e
saj lëndore, duke ia kaluar ato gjykatës kompetente.
 Çështjet të cilat në objektin e tyre kanë disa kërkime si të natyrës civile dhe
administrative, kërkime të cilat janë paraqitur përpara datës 04.11.2013, do të vazhdojnë të
gjykohen nga gjykata ku ato janë paraqitur”.

15. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se padia e cila është paraqitur për
shqyrtimin përmban kërkime mikse të përbëra nga kërkime civile siç është (i) Detyrimi i të
paditurve të na njohin pronar dhe kërkime administrative siç është (ii) Detyrimi i ZRPP
Gjirokastër të regjistrojë pasurinë.

16. Nga aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore rezulton se padia është paraqitur në gjykim në
datën 16.07.2015. Sa më sipër nisur nga natyra e kërkimeve në padi, dhe nga fakti që padia
është paraqitur pas datës 04.11.2013, çështja duhet të kthehet në gjykatën në të cilën është
paraqitur padia, që në rastin konkret është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

17. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër pasi të analizojë kërkimet e padisë duhet të bëjë
veçimin e tyre, duke mbajtur për gjykim kërkimet me natyrë civile, ndërsa kërkimet me
natyrë administrative pas veçimit duhet ti dërgojë në gjykatën administrative kompetente.

18. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin


se vendimi nr. 21-2015-1722/666 datë 30.10.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Gjirokastër, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e
gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe
funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

VENDOSI

Prishjen e vendimit nr. 21-2015-1722/666 datë 30.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor


Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 14.01.2016

ANËTARE ANËTAR KRYESUES


Arjana FULLANI Andi ÇELIKU Ardian
DVORANI

Vërtetohet njësia me origjinalin P.Z. Adm. Gjyq. D.Qerimi D.D

You might also like