You are on page 1of 13

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT
TIRANE

Nr.855/158 Regj. Themeltar Nr.683 Vendimi


Date 08.07.2013 Date 24.10.2014

VENDIM
“NE EMER TE REPUBLIKES”

Gjykata e Apelit Tirane e perbere nga gjyqtaret :

KRYESUES : ILIR TOSKA


ANETAR : VALDETE HOXHA
ANETAR : EDLIRA PETRI

asistuar nga sekretarja Rexhina Baçi, ne seancen gjyqesore te dates 24.10.2014, mori ne
shqyrtim ceshtjen civile qe u perket paleve :

KERKUESA : A. G.,

L. G.,

A. A.,

A. A.,

K. G.,

B. G.,

S. B.,

1
V. B.,

PERSON I TRETE : SHOQERIA PERMBARIMORE “EPSA” SH.P.K,

NDERHYRES DYTESOR : SHOQERIA “BANKA CREDIT AGRICOLE


SHQIPERI” SH.A (ISH - BANKA EMPORIKI
SHQIPERI” SH.A),

OBJEKTI : Sigurimin e padisë duke urdhëruar pezullimin e


veprimeve përmbarimore të Shoqërisë Përmbarimore
“EPSA” sh.p.k, të urdhëruara me Shkresen Nr.6066
prot., datë 15.05.2013, “Për fillimin e proçedurës së
shitjes me ankand të pasurive të paluajtshme” mbi
vlerat e përcaktuara sipas Vendimit “Për caktimin e
vlerës së sendit”, Shkresa Nr.6065 prot., datë
15.05.2013.

BAZA LIGJORE : Nenet 202, 204 dhe 206 te Kodit te Procedures Civile.

_________

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.447 Akti, date 28.05.2013, ka


vendosur :

“Pranimin e kërkesës.

Marrjen e masës për sigurimin e padisë, duke urdhëruar pezullimin e veprimeve


përmbarimore të Shoqërisë Përmbarimore Private “EPSA” sh.p.k të njoftuara nëpërmjet
vendimeve : Njoftim Nr.6065 prot., datë 15.05.2013, i Shoqërisë Përmbarimore Private
“EPSA” sh.p.k, “Për caktimin e vlerës së sendit”; Njoftim Nr.6066 prot., datë 15.05.2013,
i Shoqërisë Përmbarimore Private “EPSA” sh.p.k, “Për fillimin e proçedurës së shitjes në
ankand të pasurive të paluajtshme”; deri në përfundim të gjykimit të çështjes në themel.

Kërkuesat A. G., L. G., A. A., A. A., K. G., B. G., S. B., V. B. të depozitojnë në Gjykatën
e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesëpadinë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh. Nëse
kërkuesat nuk paraqesin padinë brenda afatit 15 (pesëmbëdhjetë) ditor, masa e sigurimit
konsiderohet se ka rënë nga fuqia.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë”.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka paraqitur ankim te veçante


personi i trete Shoqeria Permbarimore “EPSA” sh.p.k, qe kerkon ndryshimin e
vendimit, duke parashtruar keto shkaqe :

2
- Vendimi i gjykates eshte haptazi ne kundërshtim me ligjin procedural civil, nenin
202 te Kodit te Procedures Civile, mbasi :

1. Gjykata ka lejuar marrjen e mases se sigurimit te padise, duke pranuar


pretendimin e kërkuesve debitore se vlera e sendeve te sekuestruara ne kuader
te procedures se ekzekutimit te detyrueshem te titullit ekzekutiv ishte me e
larte se ajo e percaktuar nepermjet ekspertit te thirrur ne kete procedure
permbarimore, ndersa duhet te kishte analizuar me gjere rrethanat e rastit dhe
konkretisht :

a. Vlerësimi i bere nga nje ekspert i caktuar nga vete kërkuesit eshte i
njeanshem, duke mos provuar keshtu ky vlerësim ne menyre te qarte dhe
te sakte se ai eshte sipas vleres reale te tregut.

b. Personi i trete dhe nderhyresi kryesor vetem sa jane njohur me vlerësimin


e bere nga ekspert i caktuar nga vete kërkuesit, por pa iu dhene atyre
mundesia te verifikonin kete vlerësim.

c. Kërkuesit ne asnjë moment nuk provuan dhe as pretenduan se ku kishte


gabuar ne vlerësimin e tij eksperti i caktuar nga zyra e përmbarimit.

2. Kerkesa per sigurimin e padise ne rastin konkret nuk plotëson kushtet e


kërkuara nga ligji, qe padia te jete e mbështetur ne prove shkresore, ashtu
sikundër kërkuesit nuk kane vene garanci per demin qe i shkaktohet pales
kreditore ne rastin konkret, Bankes “Credit Agricole Shqiperi” sh.a.

GJYKATA E APELIT TIRANE

Pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ilir Toska; degjoi perfaqesuesin e personit te trete, qe
kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare; degjoi perfaqesuesin e
nderhyresit dytesor, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe
heqjen e mases se sigurimit te padise; ne mungese te kerkuesve, njoftuar rregullisht me
shpallje publike; si dhe pasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

VEREN

Vendimi Nr.447 Akti, date 28.05.2013, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte marre
ne perputhje me provat e administruara ne gjykim dhe ne zbatim te drejte te ligjit, prandaj
ka vend te lihet ne fuqi.

Nga aktet e dosjes gjyqesore del se :

Me Kontraten e Huase Nr.2834 rep. dhe Nr.2651 kol., datë 08.09.2010, ndryshuar me
Kontratën Nr.2089 rep. dhe Nr.1647 kol., datë 27.06.2011, lidhur para Noteres Luljeta

3
Kongoli - Tirane, Banka “Emporiki - Shqiperi” sh.a, aktualisht Banka “Credit Agricole
Shqiperi” sh.a, nderhyresi dytesor ne kete gjykim, i ka akorduar Shoqerise “Ora Petrol”
sh.p.k nje kredi ne shumen 700.000 euro, me interes, me afat, kontrate kjo qe per
permbushjen e te ciles si dorezanes kane dale kërkuesit A. A. dhe A. G..

Me Kontraten e Huase Nr.2835 rep. dhe Nr.2652 kol., datë 08.09.2010, ndryshuar me
Kontratën Nr.2087 rep. dhe Nr.1645 kol., datë 27.06.2011, lidhur para Noteres Luljeta
Kongoli - Tirane, Banka “Emporiki - Shqiperi” sh.a, aktualisht Banka “Credit Agricole
Shqiperi” sh.a, nderhyresi dytesor ne kete gjykim, i ka akorduar Shoqerise “Ora Petrol”
sh.p.k nje kredi ne shumen 300.000 euro, me interes, me afat, kontrate kjo qe per
permbushjen e te ciles si dorezanes kane dale kerkuesit A. A. dhe A. G..

Me Kontraten e Huase Nr.3981 rep. dhe Nr.3795 kol., datë 22.12.2010, ndryshuar me
Kontratën Nr.2088 rep. dhe Nr.1646 kol., datë 27.06.2011, lidhur para Noteres Luljeta
Kongoli - Tirane, Banka “Emporiki - Shqiperi” sh.a, aktualisht Banka “Credit Agricole
Shqiperi” sh.a, nderhyresi dytesor ne kete gjykim, i ka akorduar Shoqerise “Ora Petrol”
sh.p.k nje kredi ne shumen 400.000 euro, me interes, me afat, kontrate kjo qe per
permbushjen e te ciles si dorezanes kane dale kerkuesit A. A. dhe A. G..

Kontrata e huase si me lart jane siguruar me hipoteke ne favor te perfituesit te hipotekes,


kredidhenesit Banka “Emporiki - Shqiperi” sh.a, aktualisht Banka “Credit Agricole
Shqiperi” sh.a, nderhyresi dytesor ne kete gjykim. Konkretisht :
sipas Kontrates se Hipotekes Nr.2836 rep. dhe Nr.2653 kol., date 08.09.2010, lidhur
para Noteres Luljeta Kongoli - Tirane, ku hipotekues jane Shoqeria “Salus
Konstruksion” sh.p.k, si dhe kerkuesit ne kete gjykim bashkeshortet S. B. e V. B.. Ne
kete rast, kerkuesit ne kete gjykim, hipotekuesit S. dhe V. B. kane vendosur hipoteke
mbi pasurine ne pronesi te tyre, pasurine nr.186/37/1, toke are, truall dhe kompleks
sherbimesh, me siperfaqe totale 7.126 m2, nga e cila truall 4.970 m2, ndersa ndertese
625 m2, ndodhur ne Fshatin Zhej, Kurbin, regjistruar ne volumin 8, faqe 229, zona
kadastrale 3924;
sipas Kontrates se Hipotekes Nr.3982 rep. dhe Nr.3796 kol., date 22.12.2010, lidhur
para Noteres Luljeta Kongoli - Tirane, ku hipotekues jane kerkuesit ne kete gjykim A.
G. (njeherazi dhe dorezanes) dhe bashkëshortja e tij L. G., bashkeshortet K. G. (djali i
dorezanesit A.) dhe B. G., A. A. (njeherazi dhe dorezanes) dhe bashkëshortja e tij A. A..
Ne kete rast, hipotekuesit kane vendosur hipoteke mbi pasurite ne pronesi te tyre dhe
konkretisht mbi :
pasurine e regjistruar ne emer te A. G.t ne regjistrin hipotekor nr.161, date 18.03.2002
(apo pasuria 4/152, zona kadastrale 8270), apartament, me siperfaqe 131 m2, ndodhur
ne Tirane, Rruga “Perlat Rexhepi”;
pasurine e regjistruar ne emer te A. G.t ne regjistrin hipotekor nr.161, date 18.03.2002
(apo pasuria 4/152, zona kadastrale 8270), garazh, me siperfaqe 28 m2, ndodhur ne
Tirane, Rruga “Perlat Rexhepi”;
pasurine e regjistruar ne emer te K. G.t, pasuria 155/28+1-8, regjistruar ne volumin
16, faqe 140, zona kadastrale 3266, apartament, me siperfaqe 141,76 m2, ndodhur ne
Sauk, Tirane;

4
pasurine e regjistruar ne emer te K. G.t, pasuria 155/28+1-G4, regjistruar ne volumin
16, faqe 125, zona kadastrale 3266, garazh, me siperfaqe 15 m2, ndodhur ne Sauk,
Tirane;
pasurine e regjistruar ne emer te K. G.t, pasuria 155/28+1-G5, regjistruar ne volumin
16, faqe 126, zona kadastrale 3266, garazh, me siperfaqe 15 m2, ndodhur ne Sauk,
Tirane;
pasurine e regjistruar ne emer te A. A.s, pasuria 14/190+1-29, regjistruar ne volumin
15, faqe 106, zona kadastrale 3101, apartament, me siperfaqe 80,1 m2, ndodhur ne
Qerret, Kavaje;
pasurine e regjistruar ne emer te A. A.s, pasuria 14/190+1-28, regjistruar ne volumin
15, faqe 105, zona kadastrale 3101, apartament, me siperfaqe 53,9 m2, ndodhur ne
Qerret, Kavaje;
pasurine e regjistruar ne emer te A. A.s, pasuria 14/190+1-G7, regjistruar ne volumin
15, faqe 75, zona kadastrale 3101, garazh, me siperfaqe 11,5 m2, ndodhur ne Qerret,
Kavaje;
pasurine e regjistruar ne emer te A. A.s, pasuria 14/190+1-G8, regjistruar ne volumin
15, faqe 76, zona kadastrale 3101, garazh, me siperfaqe 11,5 m2, ndodhur ne Qerret,
Kavaje;
sipas Kontrates se Hipotekes Nr.201 rep. dhe Nr.182 kol., date 17.01.2011, lidhur para
Noteres Luljeta Kongoli - Tirane, ku hipotekues eshte kredimarresi Shoqeria “Ora
Petrol” sh.p.k. Ne kete rast, hipotekuesi ka vendosur hipoteke mbi pasurite ne pronesi
te tij, pasurine regjistruar ne regjistrin hipotekor nr.330, date 22.09.2010 (apo pasuria
1/282, regjistruar ne volumin 13, faqe 36, zona kadastrale 8210), truall, me siperfaqe
176 m2, ndodhur ne Tirane, Rruga e Durresit, si dhe pasurine e regjistruar ne regjistrin
hipotekor nr.329, date 22.09.2010 (apo pasuria 1/281, regjistruar ne volumin 13, faqe
35, zona kadastrale 8210), truall, me siperfaqe 893 m2, ndodhur ne Tirane, Rruga e
Durresit;
sipas Kontrates se Hipotekes Nr.2090 rep. dhe Nr.1648 kol., date 27.06.2011, lidhur
para Noteres Luljeta Kongoli - Tirane, ku hipotekues jane shtetasit Petrit Rama dhe
Eliona Rama. Ne kete rast, hipotekuesit kane vendosur hipoteke mbi pasurine ne
pronesi te tyre, pasurine nr.186/38/1, toke are, me siperfaqe 5.021 m2, ndodhur ne
Fshatin Zhej, Kurbin, regjistruar ne volumin 8, faqe 12, zona kadastrale 3924.

Del qe kredia bankare sipas Kontrates se Huase Nr.2834 rep. dhe Nr.2651 kol., datë
08.09.2010 (e ndryshuar) eshte levruar ne favor te kredimarresit Shoqeria “Ora Petrol”
sh.p.k, nderkohe qe nga ana e saj nuk jane shlyer rregullisht kestet mujore te kredise.

Per kete shkak, mbi kerkesen e kredidheneses Banka “Emporiki - Shqiperi” sh.a,
aktualisht Banka “Credit Agricole Shqiperi” sh.a, nderhyresi dytesor ne kete gjykim,
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me Vendimin Nr.8883 Akti, date 27.07.2012, ka
leshuar urdhrin per ekzekutimin e titullit ekzekutiv, Kontrates se Huase Nr.2834 rep. dhe
Nr.2651 kol., datë 08.09.2010 (ndryshuar me Kontratën Nr.2089 rep. dhe Nr.1647 kol.,
datë 27.06.2011).

5
Me tej, del qe kredia bankare sipas Kontrates se Huase Nr.2835 rep. dhe Nr.2652 kol.,
datë 08.09.2010 (e ndryshuar) eshte levruar ne favor te kredimarresit Shoqeria “Ora
Petrol” sh.p.k, nderkohe qe nga ana e saj nuk jane shlyer rregullisht kestet mujore te
kredise.

Per kete shkak, mbi kerkesen e kredidheneses Banka “Emporiki - Shqiperi” sh.a,
aktualisht Banka “Credit Agricole Shqiperi” sh.a, nderhyresi dytesor ne kete gjykim,
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me Vendimin Nr.8882 Akti, date 09.10.2012, ka
leshuar urdhrin per ekzekutimin e titullit ekzekutiv, Kontrates se Huase Nr.2835 rep. dhe
Nr.2652 kol., datë 08.09.2010 (ndryshuar me Kontratën Nr.2087 rep. dhe Nr.1645 kol.,
datë 27.06.2011).

Ne vijim, del qe kredia bankare sipas Kontrates se Huase Nr.3981 rep. dhe Nr.3795 kol.,
datë 22.12.2010 (e ndryshuar) eshte levruar ne favor te kredimarresit Shoqeria “Ora
Petrol” sh.p.k, nderkohe qe nga ana e saj nuk jane shlyer rregullisht kestet mujore te
kredise.

Per kete shkak, mbi kerkesen e kredidheneses Banka “Emporiki - Shqiperi” sh.a,
aktualisht Banka “Credit Agricole Shqiperi” sh.a, nderhyresi dytesor ne kete gjykim,
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me Vendimin Nr.8878 Akti, date 03.09.2012, ka
leshuar urdhrin per ekzekutimin e titullit ekzekutiv, Kontrates se Huase Nr.3981 rep. dhe
Nr.3795 kol., datë 22.12.2010 (ndryshuar me Kontratën Nr.2088 rep. dhe Nr.1646 kol.,
datë 27.06.2011).

Me date 08.02.2013, mbi kerkesen e kreditorit “Credit Agricole Shqiperi” sh.a, Shoqeria
Permbaruese Private “EPSA” sh.p.k ka regjistruar 3 dosje permbarimore, konkretisht :
dosjen permbarimore nr.534, ne lidhje me ekzekutimin e titullit ekzekutiv, Kontrates se
Huase Nr.2834 rep. dhe Nr.2651 kol., datë 08.09.2010 (e ndryshuar), per shumen e
detyrimit 782.770 euro;
dosjen permbarimore nr.535, ne lidhje me ekzekutimin e titullit ekzekutiv, Kontrates se
Huase Nr.3981 rep. dhe Nr.3795 kol., datë 22.12.2010 (e ndryshuar), per shumen e
detyrimit 500.252 euro;
dosjen permbarimore nr.536, ne lidhje me ekzekutimin e titullit ekzekutiv, Kontrates se
Huase Nr.2835 rep. dhe Nr.2652 kol., datë 08.09.2010 (e ndryshuar), per shumen e
detyrimit 384.875 euro.

Ne procedurat e ekzekutimit te këtyre titujve ekzekutiv, pas fazes se ekzekutimit


vullnetar, permbaruesi gjyqesor ka kaluar ne fazen e ekzekutimit te detyrueshem, duke i
bashkuar keto ceshtje permbarimore ne nje ekzekutim te vetem, ne kuader te te cilit
permbaruesi gjyqesor ka vendosur sekuestro konservative mbi pasurite si me lart te vena
ne hipoteke per efekt te shlyerjes se kredive bankare te marra nga Shoqeria “Ora Petrol”
sh.p.k.

Ne vijim, me Vendimin e dates 18.03.2013, permbaruesi gjyqesor i Shoqerise


Permbaruese Private “EPSA” sh.p.k ka vendosur kryerjen e vleresimit te pasurive te
sekuestruara, duke caktuar si ekspert vlerësues inxhinierin Spartan Kashuta.

6
Mbi kete baze, nga ana e ekspertit Spartan Kashuta eshte pergatitur me shkrim Raport
Vleresimin date 21.03.2013.

Me tej, referuar raportit te vleresimit si me lart, me Vendimin e dates 15.05.2013,


permbaruesi gjyqesor i Shoqerise Permbaruese Private “EPSA” sh.p.k ka vendosur te
caktoje vleren e pasurive te sekuestruara, konkretisht :
te pasurise toke are, me siperfaqe 5.021 m2, ndodhur ne Fshatin Zhej, Kurbin, ne
pronesi te hipotekuesve Petrit dhe Eliona Rama, duke caktuar si vlere te saj 175.230
euro;
te pasurise toke are, truall dhe kompleks sherbimesh, me siperfaqe totale 7.126 m2, nga
e cila truall 4.970 m2, ndersa ndertese 625 m2, ndodhur ne Fshatin Zhej, Kurbin, ne
pronesi te hipotekuesve S. B. e V. B., duke caktuar si vlere te saj 875.800 euro;
te pasurise apartament, me siperfaqe 131 m2, ndodhur ne Tirane, Rruga “Perlat
Rexhepi”, ne pronesi te hipotekuesve A. dhe L. G., duke caktuar si vlere te saj 183.400
euro;
te pasurise garazh, me siperfaqe 28 m2, ndodhur ne Tirane, Rruga “Perlat Rexhepi”, ne
pronesi te hipotekuesve A. dhe L. G., duke caktuar si vlere te saj 18.000 euro;
te pasurise apartament, me siperfaqe 53,9 m2, ndodhur ne Qerret, Kavaje, ne pronesi te
hipotekuesve A. dhe A. A., duke caktuar si vlere te saj 35.500 euro;
te pasurise apartament, me siperfaqe 80,1 m2, ndodhur ne Qerret, Kavaje, ne pronesi te
hipotekuesve A. dhe A. A., duke caktuar si vlere te saj 52.000 euro;
te pasurise garazh, me siperfaqe 11,5 m2, ndodhur ne Qerret, Kavaje, ne pronesi te
hipotekuesve A. dhe A. A., duke caktuar si vlere te saj 9.000 euro;
te pasurise garazh, me siperfaqe 11,5 m2, ndodhur ne Qerret, Kavaje, ne pronesi te
hipotekuesve A. dhe A. A., duke caktuar si vlere te saj 9.000 euro;
te pasurise apartament, me siperfaqe 141,76 m2, ndodhur ne Sauk, Tirane, ne pronesi te
hipotekuesve K. dhe B. G., duke caktuar si vlere te saj 115.000 euro;
te pasurise garazh, me siperfaqe 15 m2, ndodhur ne Sauk, Tirane, ne pronesi te
hipotekuesve K. dhe B. G., duke caktuar si vlere te saj 18.000 euro;
te pasurise garazh, me siperfaqe 15 m2, ndodhur ne Sauk, Tirane, ne pronesi te
hipotekuesve K. dhe B. G., duke caktuar si vlere te saj 18.000 euro.

Ne vijim, me Njoftimin e dates 15.05.2013, permbaruesi gjyqesor i Shoqerise


Permbaruese Private “EPSA” sh.p.k ka njoftuar palen debitore, dorezanesit dhe
hipotekuesit se, nese brenda 10 ditesh nuk do te permbushej detyrimi ne favor te pales
kreditore, do te fillohej procedura e shitjes ne ankand te pasurive te sekuestruara si me
lart.

Pas komunikimit te vendimit te permbaruesit gjyqesor per caktimin e vleres se sendeve te


sekuestruara dhe njoftimit per fillimin e procedures se shitjes ne ankand te pasurive,
dorezanesit dhe hipotekuesit si me lart, konkretisht A. dhe A. A., A. dhe L. G., K. dhe B.
G., si dhe S. B. e V. B., me date 18.05.2013, nepermjet sherbimit postar, kane paraqitur ne

7
gjykaten e shkalles se pare nje kerkese, me te cilen, ndersa kane thirrur si person te trete
Shoqerine Permbarimore Private “EPSA” sh.p.k, kane kerkuar sigurimin e padise perpara
ngritjes se saj, duke urdheruar pezullimin e ekzekutimit te veprimeve permbarimore të
urdheruara me Shkresen Nr.6066 prot., datë 15.05.2013, “Për fillimin e proçedurës së
shitjes me ankand të pasurive të paluajtshme” mbi vlerat e përcaktuara sipas Vendimit
“Për caktimin e vlerës së sendit”, Shkresa Nr.6065 prot., datë 15.05.2013.

Shqyrtimi i kerkeses eshte bere ne seancen e dates 28.05.2013, ku me kerkese me shkrim


te pales kreditore, Bankes “Credit Agricole Shqiperi” sh.a, kjo e fundit eshte lejuar te
marre pjese ne gjykim si nderhyres dytesor.

Ne kerkesen per sigurimin e padise, kerkuesit si me lart kane parashtruar se :


vlera e caktuar per pasurite e sekuestruara nga permbaruesi gjyqesor, mbi bazen e
vleresimit te bere nga eksperti vlerësues Spartan Koshuta, nuk ishte vlera reale ketyre
pasurive, veprim permbarimor per te cilin do ta kundërshtonin gjyqesisht;
vlera e pasurive përcaktuar nga eksperti i caktuar nga përmbaruesi gjyqësor, ne masen
1.508.930 euro, mbi bazen e te ciles per ato do te fillonte procedura e shitjes ne ankand,
ishte dukshëm nën vlerën e tregut te ketyre pasurive, ku per kete ata dispononin nje
vleresim te ndryshem te bere nga nje ekspert vleresues i licensuar kontraktuar prej tyre,
inxhinieri Genci Madhi, sipas te cilit vlera totale e atyre pasurive ishte ne masen
1.790.700 euro;
si rezultat i caktimit te nje vlere me te ulet se ajo reale te pasurive te sekuestruara, vlere
e cila do te ulej akoma me 20% ne proceduren e shitjes se tyre ne ankand, ekzistonte
rreziku i humbjes nga ata te nje vlere ne masen 533.675 euro;
ne kushtet e nje situate emergjente, per shkak se përmbaruesi gjyqësor kishte njoftuar
tashme per fillimin e procedures se shitjes ne ankand te atyre pasurive mbi vleren e
caktuar prej tij, ishte vendi per lejimin nga gjykata te sigurimit te padise, c’ka do të
krijonte një gjendje pezullimi apo një gjendje të ngrirë të konfliktit juridik mes palëve,
ndersa do të bënte të mundur shqyrtimin në kushte normale të procesit gjyqësor të
pretendimeve të tyre, duke garantuar në thelb realizimin e vendimit përfundimtar të
gjykatës nëse ajo do të vendosë pranimin e padisë, nderkohe qe nga mosmarrja e masës
se sigurimit te padisë per ata mund të vinin pasoja të rënda, pasi të drejtat e tyre për
themelin e cështjes, mund të bëheshin të paekzekutueshme apo të vështira për t’u
ekzekutuar, nëse gjykata, në përfundim te gjykimit, do të pranonte padinë e tyre;
kerkesa per sigurimin e padise bazohej ne nenet 202 e vijues të Kodit te Procedures
Civile, duke qene padia qe ata do te paraqisnin e mbeshtetur ne prova shkresore,
nderkohe qe, nisur nga natyra e konfliktit gjyqësor të paraqitur në shkakun e kërkesës,
si dhe nisur nga efekti i asaj që synohet të arrihet përmes procesit gjyqësor, ishte e
nevojshme që si mase sigurimi te lejohej ajo e pezullimit te procesit të ekzekutimit të
detyrueshëm të titujve ekzekutiv ne rastin konkret, referuar nenit 206/b te Kodit te
Procedures Civile.

Ne funksion te vertetimit te pretendimeve te tyre, kerkuesit kane paraqitur ne gjykim disa


Raport Vleresimi Maj 2013 te inxhinierit/vleresues i pasurive te paluajtshme Genci
Madhi, sipas te cileve :

8
pasuria toke are, me siperfaqe 5.021 m2, ndodhur ne Fshatin Zhej, Kurbin, ne pronesi te
hipotekuesve Petrit dhe Eliona Rama, kishte nje vlere tregu prej 250.000 euro;
pasuria toke are, truall dhe kompleks sherbimesh, me siperfaqe totale 7.126 m2, nga e
cila truall 4.970 m2, ndersa ndertese 625 m2, ndodhur ne Fshatin Zhej, Kurbin, ne
pronesi te hipotekuesve S. B. e V. B., kishte nje vlere tregu prej 1.000.000 euro;
pasuria apartament, me siperfaqe 131 m2, ndodhur ne Tirane, Rruga “Perlat Rexhepi”,
ne pronesi te hipotekuesve A. dhe L. G., kishte nje vlere tregu prej 235.000 euro;
pasuria garazh, me siperfaqe 28 m2, ndodhur ne Tirane, Rruga “Perlat Rexhepi”, ne
pronesi te hipotekuesve A. dhe L. G., kishte nje vlere tregu prej 25.000 euro;
pasuria apartament, me siperfaqe 53,9 m2, ndodhur ne Qerret, Kavaje, ne pronesi te
hipotekuesve A. dhe A. A., kishte nje vlere tregu prej 37.700 euro;
pasuri apartament, me siperfaqe 80,1 m2, ndodhur ne Qerret, Kavaje, ne pronesi te
hipotekuesve A. dhe A. A., kishte nje vlere tregu prej 56.000 euro;
pasuria garazh, me siperfaqe 11,5 m2, ndodhur ne Qerret, Kavaje, ne pronesi te
hipotekuesve A. dhe A. A., kishte nje vlere tregu prej 11.000 euro;
pasuria garazh, me siperfaqe 11,5 m2, ndodhur ne Qerret, Kavaje, ne pronesi te
hipotekuesve A. dhe A. A., kishte nje vlere tregu prej 11.000 euro;
pasuria apartament, me siperfaqe 141,76 m2, ndodhur ne Sauk, Tirane, ne pronesi te
hipotekuesve K. dhe B. G., kishte nje vlere tregu prej 127.000 euro;
pasuria garazh, me siperfaqe 15 m2, ndodhur ne Sauk, Tirane, ne pronesi te
hipotekuesve K. dhe B. G., kishte nje vlere tregu prej 19.000 euro;
pasuria garazh, me siperfaqe 15 m2, ndodhur ne Sauk, Tirane, ne pronesi te
hipotekuesve K. dhe B. G., kishte nje vlere tregu prej 19.000 euro.

Nderkohe, përmbaruesi gjyqësor person i tretë ne gjykim dhe kreditori Banka “Credit
Agricole Shqiperi” sh.a ndërhyrës dytësor ne gjykim, jane shprehur kunder kerkeses per
sigurimin e padise, duke kërkuar rrëzimin e saj, me pretendimet se :
veprimet permbarimore te realizuara deri ne ate moment per ekzekutimin e
detyrueshem te atyre titujve ekzekutiv ishin ne përputhje me ligjin;
vlerësimi i bere nga eksperti vlerësues Spartan Koshuta ishte real;
kërkesa per sigurimin e padise nuk plotëson kriteret e përcaktuara nga neni 202 i Kodit
te Procedures Civile dhe se nga kërkuesit nuk eshte depozituar asnjë garanci pasurore
per demin qe mund t’i shkaktohej pales kreditore.

Ne përfundim te shqyrtimit, pasi ka administruar akte te praktikes se procedurave


permbarimore te ndjekura ne rastin konkret, si dhe Raport Vleresimin Maj 2013 te
ekspertit vlerësues Genci Madhi, gjykata e shkalles se pare ka gjetur te drejte kerkesen
per sigurimin e padise, duke vendosur pranimin e saj.

Ne vendimin e saj, gjykata e shkalles se pare ka arsyetuar se :

9
kërkesa per sigurimin e padise plotëson kushtet e vendosura nga legjislatori në nenin
202/a të Kodit të Procedures Civile dhe kërkuesit legjitimoheshin në ngritjen e kësaj
kërkese, duke duke mbajtur në konsideratë faktet e pretenduara nga ata, si dhe
ekzistencën e provave shkresore, përmes të cilave identifikohet parimisht e drejta
subjektive e kërkuesve për ngritjen e një padie;
referuar fakteve konkrete dhe shpjegimeve të kërkuesve, rezulton qe kërkimi për
sigurimin e padisë te jete i bazuar në nenin 202/a të Kodit të Procedurës Civile, sipas te
cilit “Sigurimi i padisë lejohet kur : a) padia mbështet në prova me shkresë ...”, ku në
aspektin formal, në kundërshtim me sa u parashtrua nga personi i tretë dhe ndërhyrësi
dytësor, kërkesa për sigurimin e padisë ishte e mbështetur në provat shkresore të
nevojshme mbi te cilat gjykata mund te shprehej për këtë kërkim, pasi nga shqyrtimi
parimor i tyre identifikohej e drejta subjektive të kërkuesve, pavarësisht vlefshmërisë
apo pavlefshmërisë ligjore të tyre, ku vlefshmëria e dokumentave shkresore pjese e
praktikes permbarimore ne rastin konkret, si dhe aftësia e tyre për të provuar faktet e
pretenduara nga kërkuesit, ishte çështje e shqyrtimit gjyqësor në thelb të pretendimeve
të tyre në padinë e themelit që ata do të paraqesin për shqyrtimin gjyqësisht në lidhje
me faktet e pretenduara, nderkohe qe, ne kete shqyrtim gjykata udhëhiqet në
konstatimin e ekzistencës së provave shkresore përmes të cilave provohen të drejta
subjektive të kërkuesve dhe ngjarjet e pretenduara nga ata, pa i vlerësuar thellësisht ato
në lidhje me themelësinë e çështjes dhe fuqinë e tyre provuese;
kërkesa per sigurimin të padisë duhet te pranohej sepse ishte një kërkim që lidhej
drejtpërdrejtë me themelin e çështjes në eventualitetin e pranimit të padisë dhe do të
krijonte një garanci më tepër për palën paditëse (kërkuesit) për të bërë të mundur (nëse
do të pranohej kërkesëpadia), ekzekutimin e vendimit përfundimtar të gjykatës;
në referim të neneve 202/a dhe 206/a të Kodit të Procedurës Civile vlerësohet se
ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësave (kërkuesave) do të bëhej tejet i vështirë
në rast të mos vendosjes së një mase sigurimi, pasi në këtë mënyrë pasojat do të ishin të
rënda për kërkuesit dhe do të vështirësonte ekzekutimin e vendimit të themelit apo do ta
bënte atë të paekzekutueshëm, nëse do të pranohej padia e paditësave (kërkuesave) për
çështjen në themel;
lejimi nga gjykata i marrjes së mases se sigurimit ne rastin konkret çmohej si i
domosdoshëm edhe në zbatim të arsyetimit të Vendimit Unifikues te Gjykates se Larte
Nr.10, datë 24.03.2004, sipas të cilit, vendimet për marrjen e masave provizore për
sigurimin e objektit të padisë kanë për qëllim të krijojnë një gjendje të ngrirë të
konfliktit midis palëve derisa ky konflikt të zgjidhet në themel përmes një vendimi
gjyqësor përfundimtar dhe të formës së prerë;
lidhur me llojin e masës së sigurimit të objektit të padisë, vlerësohet se masa e
propozuar nga kërkuesit ishte e përshtatshme për të krijuar garancitë e nevojshme për
ruajtjen e një gjendje pezull në konfliktin juridik midis palëve, deri në përfundim të
shqyrtimit gjyqësisht të pretendimeve të palëve, pasi, nepermjet marrjes se nje mase te
tille sigurimi padie, gjykata garantohej edhe se vendimi i saj (në rastin eventual të
pranimit të padisë së themelit) do të ishte i zbatueshëm dhe efiçent;
në rrethanat kur lejimi i kësaj mase sigurimi bëhej në kushtet e nenit 204 të Kodit të
Procedures Civile, kërkuesve iu lihet nje afat i mjaftueshem per të marre masat për
depozitimin e kërkesëpadisë për gjykimin e konfliktit juridik në themel, ku

10
mosdepozitimi i kerkesepadise nga ata bente qe masa e sigurimit te konsiderohej e rene
nga fuqia “ispo iure”.

Sic u parashtrua, ceshtja ka ardhur per gjykim ne apel mbi ankimin e vecante te personit
te trete Shoqerise Permbarimore Private “EPSA” sh.p.k, ku si shkaqe ngrihen pretendime
per pabazueshmeri ne prova dhe ligj te vendimit te gjykates se shkalles se pare,
pretendime te cilat gjenden te pabazuara nga gjykata e apelit.

Ne gjykimin ne apel te ceshtjes, nga personi i trete dhe nderhyresi dytësor u pohua fakti
se nga kërkuesit ne kete gjykim ishte paraqitur kerkesepadia per kundërshtimin e veprimit
përmbarimor te caktimit te vleres se sendeve te sekuestruara, kerkesepadi mbi te cilen ne
Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane ishte regjistruar ceshtja Nr.3337 Regjistri Themeltar,
ku ne gjykimin e te ciles, sipas personit te trete dhe nderhyresit dytësor, gjykata kishte
vendosur pushimin e gjykimit per shkak te mosparaqitjes se paditesave, sipas Vendimit
Nr.5083, date 23.04.2014, ndaj te cilit ata, paditesat, kishin paraqitur ankim ne gjykaten e
apelit, ku ceshtja nuk ishte shqyrtuar ende.

Ne lidhje me ankimin e paraqitur nga personi i trete ne kete gjykim kunder vendimit te
gjykates se shkalles se pare per sigurimin e padise, ndryshe nga sa pretendohet, gjykata e
apelit cmon se ne rastin konkret ekzistojne arsye te dyshohet se ekzekutimi i nje vendimi
te mundshem per te drejtat e kërkuesve/paditesave do te behet i pamundur ose i veshtire,
kur sic rezulton pasuria (pasurite) mbi te cilen ata gezojne te drejta pronesie eshte
perfshire ne nje procedure ekzekutimi te detyrueshem qe synon tjetersimin (shitjen me
ankand) te saj tek te trete, si dhe nga e cila, ne finale, vlera e përfituar nga shitja do te
shkoje per përmbushjen e detyrimit, sipas atyre titujve ekzekutiv, ne favor te kreditorit
Banka “Credit Agricole Shqiperi” sh.a, ne nje kohe kur konflikti qe ekziston ne rastin
konkret lidhet pikërisht me pasurine objekt ekzekutimi te detyrueshem, si dhe vleren e
caktuar te kesaj pasurie per efekt tjetërsimi (shitje ne ankand). Gjykata e apelit ka ne
konsiderate shumen e detyrimit referuar titujve ekzekutiv, pasurine objekt te kontrates se
hipotekes, pasurine (pasurite) ne pronesi te kërkuesve/paditesave qe eshte/jane
sekuestruar ne kuader te ekzekutimit te detyrueshem te titujve ekzekutiv, ashtu sikunder
edhe argumentet e kërkuesve/paditesave per pasaktesine e vleresimit te bere nga eksperti
i caktuar gjate ekzekutimit te detyrueshem, argumente qe ne dukje prekin/vene ne
diskutim disa aspekte thelbesore te ketij vleresimi.

Gjykata e apelit cmon te pabazuar, ne raport me lejimin nga gjykata e shkalles se pare te
marrjes se mases se sigurimit te padise, pretendimin e ngritur ne ankim se nga marrja e
kesaj mase kreditorit Banka “Credit Agricole Shqiperi” sh.a i shkaktohej dem. Lidhur me
kete, ne raport me faktin se kujt mund t’i shkaktohet dem dhe, ne kete kuptim, cili eshte
subjekti qe tërheq interesa per ngritjen e nje kundërshtimi te tille, gjykata e apelit
vlerëson se përmbaruesi gjyqësor nuk eshte pikërisht subjekti qe pretendohet se mund te
jete i demtuar. Nga ana tjeter, lidhur me thelbin e këtij pretendimi, gjykata e apelit
vlerëson se eshte fakt se pezullimi i ekzekutimit con ne nderprerjen e procedurave
permbarimore nepermjet te cilave synohet rikuperimi i detyrimit sipas titullit ekzekutiv,
nderprerje kjo qe passjell mosrikuperimin ne kohe te detyrimit per kreditorin, qe
parimisht mund te shkaktoje dem. Por, ne rastin konkret, ndodhemi para nje situate kur
dy nga kërkuesit/paditesa, per shkak te qenies dorezanes, jane debitore solidar sipas 3
titujve ekzekutiv ne procedure ekzekutimi te detyrueshem, procedure ekzekutimi ne te

11
cilen, ne funksion te ekzekutimit te detyrimit kunder debitorit kryesor (Shoqerise “Ora
Petrol” sh.p.k), kërkuesve/paditesave iu jane sekuestruar disa pasuri ne pronesi te tyre te
vena nga ata ne hipoteke per garantimin e kredive bankare te marra nga debitori kryesor.
Ne nje situate te tille, gjykata e apelit vlerëson si jo te përshtatshme dhe disproporcionale
kërkimin ndaj kërkuesve/paditesave te dhënies garanci pasurore per demin qe mund t’i
shkaktohej kreditorit nga sigurimi i padise, pervec se kur, ne rastin konkret, ne funksion
te ankimit/padise per kundërshtimin e atij veprimi përmbarimor (per caktimin e vleres se
sendeve te sekuestruara), sipas nenit 610 te Kodit te Procedures Civile, nga ana e tyre
eshte paraqitur si prove nje vlerësim teknik nga nje specialist i licencuar fushes, qe ne
aspektin teknik ve ne diskutim vertetesine/saktesine e vlerësimit teknik te realizuar nga
specialisti i fushes i caktuar nga përmbaruesi gjyqësor dhe mbi te cilin, ky i fundit, ka
percaktuar vleren e sendeve te sekuestruara objekt ankimi gjyqësor, c’ka do te thote qe ne
kete faze fillestare ankimi gjyqësor i kërkuesve/paditesave ka nje mbështetje ne aspektin
e te provuarit, duke qene pjese e gjykimit ne themel arritja ne përfundime konkrete per
bazueshmerine ose jo te pretendimeve thelbesore te ankimit te tyre gjyqësor. Po keshtu,
gjykata e apelit vlerëson se fakti qe nga lejimi i marrjes se mases se sigurimit kreditorit
ne rastin konkret mund t’i shkaktohet dem, nuk perben shkak sipas ligjit per moslejimin e
marrjes se mases se sigurimit, perkundrazi, ligji lejon marrjen e mases se sigurimit te
padise edhe ne kete rast, nderkohe qe, si dhe me lart u parashtrua, tashme ne proceduren
permbarimore eshte vendosur sekuestrua ndaj pasurise (pasurive) te
kerkuesve/paditesave/debitor solidar, duke ekzistuar keshtu nje garanci per demin qe
mund t’i shkaktohet kreditorit nga marrja e mases se sigurimit te padise.

Pretendimet qe ngrihen ne ankim ne lidhje me ligjshmerine dhe rregullshmerine e


veprimeve permbarimore ne pergjithesi, si dhe atij ne lidhje me përcaktimin e vleres se
pasurive te sekuestruara per efekt te shitjes ne ankand, cmohet nga gjykata e apelit se i
përkasin themelit te gjykimit te ceshtjes se ngritur tashme nga kërkuesit/paditesa.

Gjykata e apelit cmon te pabazuar pretendimin e parashtruar ne gjykimin ne apel nga


personi i trete dhe nderhyresi dytësor per ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se
pare dhe heqjen e mases se sigurimit te padise per shkak te pushimit te gjykimit te
ceshtjes se themelit nga gjykata e shkalles se pare dhe urdhërimit nga ajo te heqjes se
mases se sigurimit te padise, persa kohe nga vete pretenduesit pranohet se vendimi i
gjykates se shkalles se pare (referohet Vendimi Nr.5083, date 23.04.2014, i Gjykates se
Rrethit Gjyqesor Tirane) nuk ka marre forme te prere dhe ai eshte tashme objekt kontrolli
gjyqësor nga gjykata e apelit mbi ankimin e paraqitur nga paditesat ne ate rast. Gjykata e
apelit vlerëson se nese ky pretendim i personit te trete dhe nderhyesit dytësor do te merrej
ne konsiderate prej saj, ajo, pervec se do te kapërcente objektin e shqyrtimit te saj, do te
duhet te pranonte apriori si te ligjshem vendimin e gjykates se shkalles se pare per
pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Sa mesiper, gjykata e apelit cmon se vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te lihet
ne fuqi.

PER KETO ARSYE

Gjykata e Apelit Tirane, bazuar ne nenin 466, germa “a”,

12
te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.447 Akti, date 28.05.2013, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Tirane.

U shpall, sot me date 24.10.2014, ne Tirane.

ANETAR ANETAR KRYESUES

EDLIRA PETRI VALDETE HOXHA ILIR TOSKA


dv. dv. dv.

Vertetohet njesia me Origjinalin


KANCELAR
ARBER KUSHE

13

You might also like