You are on page 1of 5

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË
KOLEGJI CIVIL

Nr. 11115-03965-00-2016 i Regj. Themeltar


Nr. 00-2022-298 i Vendimit (20)

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët:

Ervin PUPE - Kryesues


Artur KALAJA -Anëtar
Albana BOKSI -Anëtare

Sot më datë 17.01.2022, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen gjyqësore me


nr. 11115-03965-00-2016 regjistri, që u përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: Këshilli i Ministrave

I PADITUR: Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë


Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Rajonale Sarandë
Trashëgimtarët ligjorë të trashëgimlënësit Xhule Metaj:
Gjolekë Metaj
Xheko Metaj
Florike Metaj
Bajrame Metaj
Shefiko Metaj
Frederik Metaj
Kastriot Metaj
Ilir Metaj
Arjan Metaj

OBJEKTI: 1. Detyrimin për njohje pronar dhe kthimin në favor të shtetit


shqiptar të sipërfaqje prej 76 ha, pyje dhe kullota, në vëndin e
quajtur “Drago”, Delvinë, Qarku Vlorë. Sipërfaqja e mësipërme ju
është njohur dhe kthyer trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar
Xhule Metaj sipas vendimit nr. 88, datë 19.04.2002 të Zyrës
Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë.
2. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 88, datë
19.04.2002 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave Vlorë, zgjidhjen e pasojave nga regjistrimi i saj.
1
3. Rregullimin e pasojave të pavlefshmërisë së aktit, duke u
detyruar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Sarandë, të bëjë regjistrimin e pronës së regjistruar në emër të
trashëgimtarëve të trashëgimlënësit Xhulo Metaj dhe të çdo
transaksioni tjetër të mëvonshëm të kryer për pronën.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 33, 202 dhe 310 të Kodit të Procedurës Civile;
Nenet 92/a/b, 106, 296, 297 e vijues të Kodit Civil;
Ligji nr. 9235, date 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e
pronës”, me ndryshimet përkatëse, deri në momentin e daljes së
vendimit të pronave;
Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 2, date 21.01.2011;
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 27, date 26.05.2010.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ervin Pupe dhe diskutoi në dhomë këshillimi çështjen në
tërësi,

VËREN:

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Këshilli i Ministrave ka


paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, kërkesëpadinë me objekt dhe shkak ligjor,
sikurse pasqyrohet në pjesën hyrëse.
2. Të paditurit, trashëgimtarë ligjorë të Xhule Metaj dhe Hamit Metaj, nëpërmjet
përfaqësuesit të tyre me prokurë i janë drejtuar Zyra Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave, Qarku Vlorë, me kërkesë për njohjen dhe kthimin e pronave të
ndodhura në Bashkinë Delvinë të Qarkut Vlorë.
3. Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Prefekturën e Qarkut Vlorë, me
vendimin nr. 88, datë 19.04.2002, ka vendosur: “T’i kthejë ish pronarit Xhule
Metaj(trashëgimtarëve të tij), kullotë- 28 ha në Vllah-Dhrovja, parcela F. Dragorit, Ambela,
Lagjia nr. 3 e 5, pyll – 48 ha në Rrazomë, Parcela K. Qytetit nr. 1”.
4. Ky vendim është objekt ankimi dhe gjykimi pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Sarandë, e cila me vendimin nr. 455, datë 29.04.2003, ka vendosur: “Ndryshimin e pjesshëm të
vendimit nr. 88, datë 19.04.2002 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Prefektura e Qarkut Vlorë, duke iu kthyer trashëgimtarëve të ish pronarit Xhule Metaj edhe
sipërfaqen e kullotës prej 60 ha e ndodhur në vëndin e quajtur “Drago” në Delvinë dhe e
kufizuar: Jugu-Kullotë, fshati Kostar; Lindja -kullotë shtetërore në majën 46.8; Perëndimi- prona
e kthyer me vendimin nr. 88, datë 19.04.2002”.
5. Në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë është regjistruar
sipërfaqja prej 76 ha sipas vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të
Prefekturës së Qarkut Vlorë nr. 88, datë 19.04.2002, në Nr. 53 Ind, datë 15.05.2002, libri i

2
regjistrimeve nr. 3 dhe është shtuar regjistrimi i 60 ha me vendimin nr. 455, datë 29.04.2003,
Gjykat e Shkallës së Parë Sarandë.
6. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të ndodhur në dosjen e Komisionit Vendore të
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Vlorë, rezulton se dokumentacioni bazë, mbi të
cilin është mbështetur pretendimi si ish-pronar, është vendimi nr. 121, datë 05.03.2002 i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
7. Nga paditësi është pretenduar se dokumentacioni që ka shërbyer për dhënien e
vendimit në favor të trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar Xhule Meta, ‘Për njohjen e të
drejtës së pronësisë, kthimit dhe/ose kompensimit të pronës”, janë të falsifikuara, ky vendim
është absolutisht i pavlefshëm.
8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas marrjes në shqyrtim të padisë së Këshillit të
Ministrave, me vendimin nr. 23-2016-1009/552, datë 18.05.2016, ka vendosur: “Të kthejë
kërkesëpadinë dhe aktet bashkëlidhur fashikullit të gjykimit të çështjes civile, me numër regjistri
themeltar 21246-00686-23- 2015/807/68, e regjistruar në datë 24.04.2015, që i përket paditësit
Këshilli i Ministrave, ndaj të paditurve Agjencia e Trajtimit të Pronave, etj.; me objekt:
“Detyrimin për njohje pronar dhe kthimin në favor të shtetit Shqiptar, të një sipërfaqe prej 76
hektarë pyje..., etj.” Heqjen e masës për sigurimin e padisë, e cila do të zbatohet pasi vendimi të
marr formë të prerë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë, brenda 5 ditëve në Gjykatën e
Apelit Gjirokastër, afat që fillon të llogaritet nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit. Për
palët në mungesë ky afat fillon të llogaritet nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.”
  8.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arsyetuar (ndër të tjera) se:
“Gjykata e Rrethit arsyeton se lidhur me padinë e depozituar ajo konsiderohet me të
meta sepse si të paditur janë thirrur trashëgimtarët ligjor të ish pronarit Xhule Metaj por
mungojnë edhe shtetaset Lure Metaj dhe Shano Metaj, të cilat nuk janë thirrur shprehimisht si të
paditura, rrjedhimisht nuk janë njoftuar për të marrë pjesë në gjykim.
Gjykata ia vuri në dukje këtë të metë të padisë, në bazë të nenit 161 të Kodit të
Procedurës Civile, u kërkua thirrja në gjykim edhe e shtetaseve Shano Metaj dhe Lule Metaj,
Nga i padituri Kastriot Metaj, u bë e ditur se shtetasja Shano Metaj ka vdekur.
Gjykata pas verifikimit kryesisht të faktit të sipërcituar rezultoi se në Regjistrin Kombëtar
të Gjendjes Civile të vitit 2010, nuk rezulton të jetë e regjistruar asnjë shtetase me të dhëna
Shano Metaj.
Në konsideratë të nenit 199 të Kodit të Procedurës Civile se kalimi procedural zbatohet
kur një palë vdes gjatë gjykimit, nëse ai ka qenë i vdekur përpara ngritjes së padisë, atëherë
kemi të bëjmë me një të metë thelbësore të padisë.
Në vlerësimin e gjykatës mos thirrja si të paditur e shtetaseve Shano dhe Lure Metaj, dhe
në rast se ato kanë vdekur, i trashëgimtarëve të tyre, përbën të metë thelbësore të padisë.
Së pari, sepse mos formimi i drejtë i ndërgjyqësisë, e bënë procesin të parregullt, dhe
rrjedhimisht vendimi përfundimtar i gjykatës është i destinuar për t’u prishur nga Gjykata e
Apelit.
Së dyti, sepse paditësi në rastin në shqyrtim ka thirrur si të paditur, të gjithë
trashëgimtarët ligjore të trashëgimlënësit Xhule Meta, sipas dëshmisë së trashëgimisë, ligjore,
pa përmendur shprehimisht si të paditura edhe Shano dhe Lure Metaj. Rrjedhimisht nuk janë
njoftuar për të marr pjesë në gjykim.
Në seancën përgatitore të datës 28.04.2016, bazuar në nenin 154/a të Kodit të
Procedurës Civile, gjykata njoftoi përfaqësuesin e palës paditëse, avokatin e shtetit Taulant
Erindi, për plotësimin e të metave të padisë brenda datës 18.05.2016, ora 13:40, me
3
paralajmërimin se mos plotësimi i të metave të padisë brenda këtij afati sjell si pasojë kthimin e
kërkesëpadisë dhe akteve bashkëlidhur.
Me gjithë njoftimin e gjykatës dhe lënies së një afati 20 ditor, nga paditësi nuk u
plotësuan të metat e padisë.
Në këto kushte, neni 154/a të Kodit të Procedurës Civile parashikon se, “Kur paditësi
nuk plotëson të metat brenda afatit të caktuar, kërkesëpadia quhet se nuk është paraqitur dhe i
kthehet paditësit së bashku me aktet e tjera”. 
  8. Kundër vendimit të sipërcituar është bërë ankim nga pala paditëse në Gjykatën e
Apelit Gjirokastër, e cila me vendimin nr. 20-2016-762/470, datë 07.07.2016, ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit “Për kthimin me të meta” të datës 18.05.2016 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Sarandë.”
8.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arsyetuar në të njëjtën mënyrë sikurse ka
arsyetuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë. 
9. Kundër këtij vendimi, me datë 04.08.2016 ka paraqitur rekurs Avokatura e Shtetit,
Zyra Vendore Gjirokastër, e cila ka kërkuar ndryshimin e vendimit nr. 20-2016-762/470, datë
07.07.2016 të Gjykatës së Apelit Gjirokastë dhe të vendimit nr. 23-2016-1009/552, datë
18.05.2016 Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Kthimin e çështjes dhe vazhdimin e gjykimit
në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
10. Rekursuesit në mënyrë të përmbledhur kanë parashtruar këto shkaqe:
10.1. Vendimet e të dyja gjykatave janë të pabazuara në ligj.
10.2. Në kërkesë padinë e depozituar kemi thërritur si të paditur të gjithë trashëgimtarët e
Xhule Meta. Sipas deklaratës noteriale nr. 538. Rep, nr. 432. Kol datë 03.05.2002 trashëgimtarët
e trashëgimlënësit Xhule Meta ia kanë lënë pronën e përfituar trashëgimtarit Kastriot Hamit
Meta.
10.3. Ky fakt provohet nga veprimet administrative të kryera nga Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, ku
pasuria figuron e regjistruar në emër të Kastriot Meta.
10.4. Gjykata e Rrethi dhe Gjykata e Apelit kanë vepruar në mënyrë disproporcionale
duke mos u thelluar në vlerësimin e provave.
10.5. Pala e paditur kërkoi thirrjen në gjykim të dy bashkëtrashëgimtareve të tjera dhe
gjykata duhej tia kërkonte adresën e saktë të banimit palës së paditur.
10.6. Fakti që palët e paditura nuk gjenden në adresat e vëna në dispozicion nga Drejtoria
e Gjëndjes Civile nuk është përgjegjësi e palës paditëse dhe nuk përbën shkak për kthimin e
padisë si me të meta.
10.7. Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Rrethit kanë interpretuar në mënyrë të gabuar nenin
154 të Kodit të Procedurës Civile, pasi nuk është detyrim i palës paditëse rregullimi i
ndërgjyqësisë.
10.8. Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë i mjaftonte të thirrej në gjykim i padituri
Kastriot Meta për të vijuar gjykimin e themelit të padisë.

II. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

11. Paraprakisht, ky Kolegj vlerëson të theksojë qëndrimin e mbajtur për shkak të disa
ndryshimeve thelbësore që ka pësuar legjislacioni procedural nga momenti kur Gjykata e Apelit
Gjirokastër ka marrë vendimin dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Gjirokastër ka ushtruar

4
rekursin në Gjykatën e Lartë (shih vendimin nr. 00–2020-50, datë 27.05.2020 të Kolegjit
Administrativ të Gjykatës së Lartë).

12. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes objekt gjykimi, Kolegji konkludon se në rekursin e


Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Gjirokastër, ekzistojnë shkaqe ligjore nga ato të parashikuara
në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cënimin e vendimit nr. 23-2016-
1009/552, datë 18.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe vendimit nr. 20-2016-
762/470, datë 07.07.2016 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Vendimet janë janë marrë në
interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit procedural prandaj ka shkaqe për prishjen e tyre.
13. Konstatohet se me anë të deklaratës noteriale nr. 538. Rep, nr. 432. Kol datë
03.05.2002 trashëgimtarët e trashëgimlënësit Xhule Meta, kjo pronën i ka kaluar në pronësi
trashëgimtarit Kastriot Hamit Meta.
13.1.Ky fakt është konfirmuar edhe nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme Sarandë, ku pasuria figuron e regjistruar në emër të Kastriot Meta.
14. Kolegji vlerëson se arsyetimi dhe konkluzioni i arritur nga gjykatat e faktit, përsa
kanë të bëjnë me mosplotësimin e të metave të padisë dhe kthimin e saj pa veprim, është i
pambështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme dhe në argumenta të nxjerra nga aktet
procedurale, të krijuara nga palët dhe nga të dy gjykatat e faktit.
15. Mbështetur në sa më sipër, Kolegji vlerëson se gjykatat e faktit duke disponuar me
kthimin e padisë me të meta, kanë shkelur parimin e aksesit në gjykatë dhe zhvilluar në këtë
mënyrë një proces gjyqësor tërësisht të parregullt dhe si rrjedhim vendimi i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Sarandë dhe vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër duhet prishur duke u kthyer
çështja për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

PËR KËTO ARSYE,

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485, pika “e” e Kodit të Procedurës
Civile, i ndryshuar,

V E N D O S I:

Prishjen e vendimit nr. 23-2016-1009/552, datë 18.05.2016 të Gjykatës së Rrethit


Gjyqësor Sarandë dhe vendimit nr. 20-2016-762/470, datë 07.07.2016 të Gjykatës së Apelit
Gjirokastër. Dërgimin për rigjykim të çështje gjyqësore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Sarandë.

Tiranë, më datë 17.01.2022

You might also like