You are on page 1of 5

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË
KOLEGJI CIVIL

Nr. 11112-01301-00-2018 i Regj. Themeltar


Nr. 00-2021-936 (15) i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ervin PUPE - Kryesues


Albana BOKSI - Anëtare
Sandër SIMONI - Anëtar

Sot më datë 16.06.2021, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile me


nr.11112-01301-00-2018, Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 18.04.2018 që i përket:

PADITËS: Zyra Përmbarimore Private Erion Bejko

I PADITUR: Shino Hodo Shino


Xhevahire Reshat Shino
Aneta Shino Shino
Hodo Shino Shino
Gentjan Shino Shino
Fatri Shino Shino

PERSON I TRETË: Adriatik Dilaver Muça

OBJEKTI: Pjesëtim pasurie në bashkëpronësi.

BAZA LIGJORE: Nenet 205, 227 e vijues të Kodit Civil si dhe nenet 369, 578 e
vijues të Kodit të Procedurës Civile

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SE LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ervin Pupe dhe si shqyrtoi çështjen në dhomë këshillimi
në tërësi,
V Ë R E N:

I. Rrethanat e çështjes

1
1. Gjatë shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se, me vendimin nr. 23-2016-151 (77), datë
20.01.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka vendosur detyrimin e të paditurit Fatri Shino
Shino, që të dëmshpërblejë paditësin Adriatik Muça, në shëndetin e tij, dëmin pasuror dhe jo
pasuror, në shumën 399.417.8 leke. Për këtë vendim është lëshuar edhe urdhri i ekzekutimit.
2. Me shkresën nr.15/2 Prot., datë 11.02.2016, “Lajmërim për ekzekutim vullnetar”, mbi
kërkesën e kreditorit Adriatik Muça, përmbaruesi privat Erjon Bejko ka kërkuar nga debitori
ekzekutimin vullnetar të titullit ekzekutiv, në shumën 545.129 lekë. Në kushtet kur detyrimi nuk
është përmbushur në mënyrë vullnetare përmbaruesi ka nisur procedurën e ekzekutimit të
detyrueshëm duke vënë sekuestro mbi pasuritë e debitorit.
3. Nga hetimi gjyqësor ka rezultuar se me aktin e marrjes së tokës në pronësi nr. 18 regjistri,
lëshuar nga komisioni i ndarjes së tokës, i fshatit Vllahat, rrethi Delvinë, shtetasi Rasho Hodo
Shino, ka përfituar tokë bujqësore dhe truall, me sipërfaqe në total prej 4200 m 2, si kryefamiljar.
Ndërsa, me aktin e marrjes së tokës në pronësi nr. 19 regjistri, kjo familje ka përfituar tokë të
llojit arë, ullishte dhe truall, me sipërfaqe totale prej 24320 m 2. Nga përmbajtja e çertifikatës
familjare datë 26.04.2016, lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile, Delvinë, ka rezultuar se shtetasi
Fatri Shino Shino, në datë 01.08.1991 ka qenë në përbërje të familjes me kryefamiljar Rasho
Hodo Shino. Persona të tjerë në përbërje të familjes janë edhe shtetasit Shino Hodo Shino,
Xhevaire Reshat Shino, Aneta Shino Shino, Hodo Shino Shino dhe Gentian Shino Shino.
4. Nga përmbajtja e çertifikatës së vdekjes datë 10.03.2017, lëshuar nga Zyra e Gjendjes
Rrethi Gjirokastër, rezulton se Rasho Shino ka vdekur në Gjirokastër më datë 12.06.2008. Me
kërkesë të përmbaruesit gjyqësor është lëshuar dëshmia e trashëgimisë ligjore për të ndjerin, akti
noterial nr. 776 rep., nr. 388/1 kol., datë 02.06.2017, duke përcaktuar si trashëgimtar ligjor të
radhës së tretë të tij Shino Hodo Shino, i cili e trashëgon trashëgimlënësin në të gjithë pjesën e
pasurisë trashëgimore, si dhe përgjigjet për detyrimet e tij trashëgimore në të njëjtën masë.
5. Në vijim, në bazë të nenit 578 të Kodit të Procedurës Civile përmbaruesi gjyqësor i është
drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë me padinë objekt gjykimi, e cila është regjistruar
në datën 10.01.2017.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr. s’ka, datë 12.09.2017, ka
vendosur: “-Pranimin e kërkesës. 1. Lejimin e pjesëtimit të pasurive të paluajtshme, -me numër
367, volumi 2, faqja 117, tokë “truall”, me sipërfaqe 300 (treqind) m 2, e ndodhur në fshatin
Vllahat, të Bashkisë Delvinë, zona kadastrale Nr. 3800; -me numër 294/3, volumi 3, faqja 222, e
llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 11400 (njëmbëdhjetëmijë e katërqind) m 2, e ndodhur në fshatin
Vllahat, të Bashkisë Delvinë, zona kadastrale Nr. 3800; -me numër 297/1, volumi 3, faqja 214, e
llojit “ullishte”, me sipërfaqe 2600 (dymijë e gjashtëqind) m 2, e ndodhur në fshatin Vllahat, të
Bashkisë Delvinë, zona kadastrale Nr. 3800; -me numër 562, volumi 3, faqja 62, e llojit “tokë
arë”, me sipërfaqe 1000 (njëmijë) m2, sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi dhe 2449
(dymijë e katërqind e dyzet e nëntë) m 2, sipas matjeve, e ndodhur në fshatin, Vllahat, të Bashkisë
Delvinë, zona kadastrale Nr. 3800; -me numër 473, volumi 2, faqja 223, e llojit “tokë arë”, me
sipërfaqe 87684 (tetëdhjetë e shtatëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër) m 2, sipas Aktit të
Marrjes së Tokës në Pronësi, dhe 91157 (nëntëdhjetë e njëmijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë)
m2, sipas matjeve, e ndodhur në fshatin Vllahat, të Bashkisë Delvinë, zona kadastrale Nr. 3800,
nga të cilat familjes me kryefamiljar Shino Hodo Shino, i përkasin 4900 (katërmijë e nëntëqind)
m2, në vendin e quajtur “Baçe Rashos”; 1800 (njëmijë e tetëqind) m 2, në vendin e quajtur “Baçe
Selfos” dhe 1820 (njëmijë e tetëqind e njëzet) m 2, në vendin e quajtur “në stere”; -me numër
368, volumi 2, faqja 118, me sipërfaqe 2000 (dymijë) m 2, sipas Aktit të Marrjes së Tokës në
Pronësi dhe 1344 (njëmijë e treqind e dyzet e katër) m2, sipas matjeve, e ndodhur në fshatin
Vllahat, të Bashkisë Delvinë, zona kadastrale Nr. 3800; 2. Ky vendim i bashkohet vendimit të
ndërmjetëm me Nr. 11112-00021-23-2017/289 akti, dt.12.09.2017, të Gjykatës së Rrethit

2
Gjyqësor Sarandë, i ndrequr dhe bëhet pjesë e tij. 3. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. …”
Gjykata ka korrigjuar vendimin e saj bazuar në kërkesën e palës.
7. Në pjesën arsyetuese Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndër të tjera, shprehet se,
shtetasi/debitori Fatri Shino rezulton se ka qenë në përbërjen familjare të Shino, i cili ka përfituar
tokë në bazë të ligjit 7501 “Për Tokën”. Në kushtet kur të paditurit nuk paraqitën asnjë provë në
proces për kontributin që gjithsecili anëtar ka pasur, ose shtimin e pasurisë së familjes bujqësore,
për pasojë pjesët e tyre do të prezumohen të barabarta në pjesë. Anëtarëve të familjes referuar
çertifikatës familjare të datës 01.08.1991 u përket nga 1/6 pjesë e pasurisë së përfituar me
AMTP. Shtetasi Shino Hodo Shino është trashëgimtar i vetëm i z.Rasho Hodo Shino duke
përfituar nga e gjithë pasuria e përfituar me AMTP nr.18 regj. lëshuar nga komisioni i ndarjes së
tokës, i fshatit Vllahat të Rrethit Delvinë.
8. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor ka paraqitur ankim pranë Gjykatës së
Apelit pala e paditur Fatri Shino, duke kërkuar ndryshimin e vendimit gjyqësor dhe rrëzimin e
padisë, për këto shkaqe:
-Përmbaruesi gjyqësor në proces ka depozituar dëshminë e trashëgimisë për Rasho Shino,
sipas së cilës trashëgimtarë i vetëm ligjor është i vëllai i tij Shino Hodo Shino. Sipas përbërjes
familjare rezulton se ai ka vëllezërit Elmaz Shino, Sali Shino, si dhe trashëgimtarët e Idriz Shino,
si dhe motrata Mevlude Hakarepi (Shino), Lumturi Konsaj (Shino), si dhe trashëgimtarët e
Fatime Vaja (Shino), të cilët janë përfitues nga kjo pasuri. Noteri ka përjashtuar nga trashëgimi
personat të cilët janë përfitues.
9. Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr. 20/2018-149/75, datë 14.02.2018 ka
vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr. s’ka, datë 12.09.2017 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Sarandë ”. Gjykata e Apelit arsyeton njëlloj si gjykata e shkallës së parë.
10. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit është paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë nga
pala e paditur Fatri Shino.
11. Gjykimi në gjykatën e Apelit është zhvilluar në prani të palës së paditur, ndërsa rekursi
është regjistruar në datën 13.03.2017. Përmes rekursit pala e paditur kërkon ndryshimin e
vendimit të Gjykatës së Apelit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë kësaj gjykate me tjetër
trup gjykues.
12. Rekursuesi, pala e paditur Fatri Shino, parashtron këto shkaqe:
-Përmbaruesi gjyqësor në proces ka depozituar dëshminë e trashëgimisë për Rasho Shino,
sipas së cilës trashëgimtarë i vetëm ligjor është i vëllai i tij Shino Hodo Shino. Sipas përbërjes
familjare rezulton se ai ka vëllezërit Elmaz Shino, Sali Shino, si dhe trashëgimtarët e Idriz Shino,
si dhe motrata Mevlude Hakarepi (Shino), Lumturi Konsaj (Shino), si dhe trashëgimtarët e
Fatime Vaja (Shino), të cilët janë përfitues nga kjo pasuri. Noteri ka përjashtuar nga trashëgimi
personat të cilët janë përfitues;
-Pasuria nr. 367 nuk duhet të përfshirë në pjestim sepse nuk është përfituar sipas ligjit nr.
7501 “Për tokën”;
-Pala e paditur Fatri Shino nuk është më në përbërjen familjare të familjes buqësore;
-Gjykata nuk ka kryer një hetim të thellë dhe të plotë të çështjes sipas nenit 222 të Kodit
Civil, pasi mohohet e drejta e kontributit të bashkshortes së të paditurit;

II. Vlerësimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë

13. Paraprakisht, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji) vlen të evidentojë faktin
e ndryshimeve ligjore që ka pësuar Kodi i Procedurës Civile me ligjin nr. 44/2021, botuar në
fletoren zyrtare në datën 14 Maj 2021 dhe që kanë hyrë në fuqi në datën 29 Maj 2021. Në nenin
32 të ligjit nr. 44/2021, mbi dispozitat tranzitore parashikohet se, “...2.Rekurset e paraqitura, por
ende të pashqyrtuara, konsiderohen të pranueshme nëse plotësojnë parashikimet e ligjit në fuqi
3
në kohën e depozitimit të tyre.”. Në rastin e rekurseve të cilat janë depozituar dhe regjistruar
përpara datës së hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, në funksion edhe të garantimit të të
drejtave të palëve ndërgjyqëse, për efektet e pranueshmërisë së rekursit mbahet parasysh ligji I
kohës së regjistrimit të tyre.
14. Në referim të ligjit të sipërcituar rezulton të ketë ndryshuar edhe mënyra e operimit të
Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, në atë kuptim që parimisht shqyrtimi i rekursit kryhet mbi
bazë dokumentesh nga trupi gjykues në dhomë këshillimi, pasi më herët relatori i çështjes ka
vendosur datën dhe orën e gjykimit të saj. Përjashtimisht, Kolegji vendos të kalojë çështjen në
seancë dëgjimore në prani të palëve vetëm në dy raste: së pari, kolegji vlerëson se çështja
paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore; së
dyti, nisur nga problematikat e parashtruara apo për shkak të kompleksitetit të çështjes është e
domosdoshme dëgjimi i palëve. Në çdo rast, referuar ndryshimeve që ka pësuar Kodi i
Procedurës Civile në nenin 485 të tij, në dhomë këshillimi apo në seancë dëgjimore, Kolegji ka
të drejtë të disponojë në një nga këto mënyra: “… a) mospranimin e rekursit në rastet kur është
bërë për shkaqe të ndryshme nga ato që parashikon neni 472 i këtij Kodi; b) prishjen e vendimit
të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; c)prishjen e
vendimit të gjykatës së apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër
trup gjykues; ç) prishjen e vendimeve të gjykatës së apelit dhe të gjykatës së shkallës së parë dhe
dërgimin e çështjes për rigjykim në shkallë të parë kur vendimi jo përfundimtar i gjykatës së
shkallës së parë është marrë në kundërshtim me ligjin dhe kjo shkelje nuk është konstatuar nga
gjykata e apelit; d) prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit
dhe pushimin e gjykimit të çështjes; dh) ndryshimin e vendimit të shkallës së parë dhe të vendimit
të gjykatës së apelit dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes kur zbatimi i ligjit procedural apo
material nuk diktohet nga nevoja për rishqyrtimin dhe rivlerësimin e fakteve apo të provave të
çështjes; e) lënien në fuqi të vendimit të apelit. …”. Në këtë kuptim dhe referuar edhe dispozitës
së sipërcituar, nenit 32 të ligjit nr. 44/2021, pavarësisht kohës së regjistrimit të rekursit, Kolegji,
ndër të tjera, sa i takon formimit të trupit gjykues, procedurës së gjykimit si dhe mënyrës sesi
disponon me vendimmarrjen e saj, i referohet dispozitave që janë aktualisht në fuqi.
15. Duke ju rikthyer mosmarrëveshjes objekt gjykimi, rezulton se rekursi është regjistruar
pranë Gjykatës së Lartë në datën 18.04.2018 dhe shqyrtimi i tij në këtë moment bazohet në
natyrën dhe llojin e mosmarrëveshjes objekt gjykimi si dhe në përcaktimet e nenit 472 paragrafi i
dytë i Kodit të Procedurës Civile. Në rastin konkret, Kolegji ka vlerësuar se ekzistojnë shkaqe
objektive-ligjore për shqyrtimin me përparësi të një kategorie të caktuar çështjesh (rekurset për
paditë me vlerë të vogël, paditë me objekt pjesëtim pasurie faza e parë, rekurset e paraqitura
jashtë afatit, etj) me qëllim mbarëvajtjen e çështjeve gjyqësore, eficiencës dhe uljen e ngarkesës
së Gjykatës së Lartë.
16. Kolegji, referuar akteve dhe provave që janë administruar në dosjen gjyqësore dhe të cilat
i janë nënshtruar hetimit gjyqësor, por pa i hyrë analizës dhe vlerësimit të tyre, vlerëson se në
rekursin e paraqitur nga pala e paditur, ekzistojnë shkaqet ligjore të parashikuara në nenin 472 të
K.P.Civile, të cilat, e bëjnë të cenueshëm vendimin e gjykatës së apelit.
17. Kolegji thekson se në kuptim të neneve 369 e vijues të Kodit të Procedurës Civile si dhe
nenit 207 të Kodit Civil, gjykimi për pjesëtimin e sendit në bashkëpronësi ka një natyrë të
veçantë dhe kalon në dy faza: në fazën e parë gjykata për detyrë të përcaktojë sendin apo sendet
(pasuritë) që do t`i nënshtrohen pjesëtimit, rrethin e bashkëpronarëve dhe pjesët takuese ideale të
secilit bashkëpronar. Vendimi i fazës së parë të pjesëtimit përbën një vendim gjyqësor sui
generis sepse nuk ka thjesht karakter procedural, por përmes tij zgjidhen në themel dhe në
mënyrë përfundimtare çështjet e përmendura më lart. Në vijim, pasi vendimi merr formë të prerë,
në mënyrat që parashikon kodi, gjykata zhvillon fazën e dytë të pjesëtimit, gjatë së cilës merren
në shqyrtim kërkesat që mund të kenë bashkëpronarët si dhe llogaritë që eventualisht duhet të
4
japin midis tyre dhe që rrjedhin nga marrëdhëniet e bashkëpronësisë. Në këtë fazë Gjykata lejon
kryerjen e aktit të ekspertimit për vlerësimin e sendeve që do të pjesëtohen, si dhe
mundësinë/mundësitë që sendet të ndahen në natyrë duke u formuar aq pjesë sa janë edhe
bashkëpjesëtarët. Nëse ka një pabarazi në natyrë midis pjesëve bëhet kompensimi në para. Në
vendimin përfundimtar gjykata cakton pjesën e secilit bashkëpjesëtar. Megjithëse nuk ka një
parashikim të qartë ligjor, në raste specifike dhe me qëllimin e vetëm për të individualizuar
sendin apo sendet Gjykata mundet edhe të lejojë marrjen e provës me ekspert.
18. Në rastin objekt shqyrtimi Kolegji çmon se gjykatat e apelit nuk ka përmbushur një nga
detyrimet primare të fazës së parë të pjestimit të pasurisë, atë të lidhur me rrethin e
bashkëpronarëve dhe pjesët takuese ideale të secilit bashkëpronar. Nga aktet e dosjes gjyqësore
rezulton se gjatë gjykimit në gjykatën e apelit noteri, i cili ka lëshuar dëshminë e trashëgimisë
ligjore për të ndjerin Rasho Hodo Shino ka depozituar një njoftim noterial ku konstaton faktin se
ky shtetas nuk ka patur vetëm të vëllanë Shino Shino, por edhe motra e vëllezër të tjerë. Në këto
kushte, Kolegji vlerëson se çështja duhet të kthehet për rigjykim pranë gjykatës së apelit me
qëllim që të hetohet në drejtim të rrethit të trashëgimtarëve të shtetasit Rasho Hodo Shino, i cili
rezulton në përbërjen familjare të datës 01.08.1991.
19. Në këtë këndvështrim, në rigjykim gjykata e apelit në kuadër të hetimit të plotë e të
gjithanshëm të çështjes duhet të administrojë nga Zyra e Gjendjes Civile dokumenta nëse i ndjeri
Rasho Hodo Shino ka patur trashëgimtarë të tjerë ligjore si dhe për faktin nëse nga noteri është
ndryshuar dëshmia e trashëgimisë ligjore për këtë shtetas.
20. Për sa më sipër, ky Kolegj, vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Fatri Shino,
përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të K.P.Civile dhe për këtë arsye, duhet të
vendoset prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe kthimi për rigjykim pranë të
njëjtës gjykatë me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE,

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 482 dhe 485 shkronja c) të KPC,

V E N D O S I:

Prishjen e vendimit nr.20/2018-149/75, datë 14.02.2018 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër


dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më
16.06.2021

You might also like