You are on page 1of 11

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR


TIRANE
Nr. 2477 AKTI Nr. 1595 VENDIMI
Dt.Rregj 07.07.2020 Dt.27.07.2020

VENDIM
“NE EMER TE REPUBLIKES”
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane e perbere nga:

GJYQTAR ARBEN MICKAJ

Asistuar prej sekretares gjyqësore Merita Drishti (Kuci), sot me


datë 27.07.2020, mori në shqyrtim ne seance gjyqësore publike çështjen penale me
nr. 2477 akti dhe datë ardhje 07.07.2020, në ngarkim:

I PANDEHUR: K. D. – identifikuar me ane te kartes ID-


., i biri i . dhe i , i datelindjes
., lindur dhe banues ne Tirane, Rr.”F.Konica”,
Kompleksi 3 Kullat pas Stadiumit Kombetar “Air
Albania”, Kulla nr.2, Ap.21, i divorcuar me nje femije,
me arsim te larte, me shtetesi shqiptare, hetuar me mase
sigurimi “Arrest ne shtepi”. Mbrojtur ne gjykim nga Av.
Suad Idrizi, anetar i Dhomes se Avokatise Tirane.

I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Dhune ne familje”dhe


“Veprime ne kundershtim me vendimin e gjykates” te
parashikuar nga neni 130/a,1, 321/2 i K.Penal.

ME PREZENCEN: E përfaqësuesit të organit të Prokurorisë prane kësaj


gjykate Z. Shpetim Garunja.

VIKTIMA: Dorina Duro(Prifti), identifikuar me ane te kartes ID-


I85101062A, Pandeli dhe Dijes, dtl.01.01.1988, lindur
ne Gramsh e banuese ne Tirane, Rr.”Janush Kuniadi”,
pall.ri, me arsim te larte, e padenuar me pare, me shtetesi
shqiptare.
Gjykata me vendim ka konstatuar kryesisht juridiksionin dhe kompetencën e saj si
lëndore ashtu edhe tokësore për të gjykuar këtë çështje penale dhe në bazë të
Neneve 69, 74 e 76/1 të Kodit Proçedures Penale ka vendosur gjykimin e saj.

PROKURORI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës penale të


“ Dhunë në familje” dhe në bazë të nenit 130/a/1 të Kodit Penal dënimin e tij
me 1(një) vit burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës penale të
“ Veprime ne kundershtim me vendimin e gjykates” dhe në bazë të nenit 321/2
të Kodit Penal dënimin e tij me 6(gjashte) muaj burgim.
3. Ne baze te nenit 55 te K.Penal, ne bashkim te denimeve, caktimin e nje denimi
te vetem per te pandehurin Klodian Duro me 15(pesembedhjete) muaj burgim.
4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e një të tretës së dënimit.
5. Llogaritja e denimit per te pandehurin Klodian Duro, duhet te filloje nga data e
arrestimit te tij, date 25.03.2020 dhe duhet te kihet parasysh se i pandehuri
eshte gjykuar me mase sigurimi « Arrest ne shtepi’.
6. Ne baze te nenit 59 te K.Penal, pezullimin e denimit me burgim me afat sa
dyfishi i kohes se denimit,

-Ne zbatim te nenit 60/1 pike 9 dhe 61 te K.Penal, urdherohet i pandehuri


Klodian Duro qe gjate kohes se proves, te mos shoqerohet me persona te
denuar per te njejtat vepra penale.
-Bazuar ne nenit 261/1-b dhe 389 te K.Pr.Penale, te vendoset shuarja e mases
se sigurimit « Arrest ne shtepi », caktuar ndaj te pandehurit Klodian Duro, me
vendimin nr.590 Akti, date 28.03.2020 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

7. Shpenzimet proçeduriale t`i lihen ne ngarkim të të pandehurit.

AVOKATI I TE PANDEHURIT:
- kerkojme pushimin e ceshtjes persa i perket dhunes ne familje denimin e tij ne
minimumin e denimit.
-I pandehuri Klodian Duro, respektoj vendimin tuaj.
-Viktima i kerkoi gjykates denimin e te pandehurit, dhe pasi shqyrtoi ceshtjen ne
teresi ;
V Ë R E N

Se nga organi i Prokurorisë pranë kësaj gjykate ështe sjellë per gjykim çështja
penale me Nr. 2477Akti dhe date ardhje 07.07.2020, në ngarkim te pandehurit
Klodian Duro, akuzuar per vepren penale te “Dhune ne familje” parashikuar nga
Neni 130/a/1 i Kodit Penal si dhe per vepren penale te “Veprime ne kundershtim
me vendimin e Gjykates”, te parashikuar nga neni 321/2 te K.Penal.
Në gjykim, në fazën e hetimit paraprak, nga ana e mbrojtjes të te pandehurit u
kërkua aplikimi i proçedurave të ritit të gjykimit të shkurtuar, duke pranuar
kryerjen e vepres penale dhe njohur vlerën e akteve, kërkesë me të cilën ishte
dakort edhe përfaqësuesi i prokurorisë.
Gjykata si çmoi se çështja mund të zgjidhej në gjëndjen që ishin aktet, vendosi
me vendimin e saj të ndërmjetëm zhvillimin e gjykimit në mbështetje të
proçedurave të parashkuara nga nenet 403 - 406 të K.Pr.Penale, duke pranuar
kështu kërkesën e bërë.
Pas parashtrimit ne menyre sintetike te rezultateve te hetimit paraprak e dhenies
se pelqimit nga i pandehurit se e pranonin vleren e akteve qe kerkoheshin te
administroheshin si prova nga organi i akuzes, per vete parashikimin perjashtimor
qe ben ligji kur aplikon proçedurat e gjykimit te shkurtuar - nga kjo Gjykate u
administrua ne teresi fashikulli i procedimit penal Nr. 2391, i vitit 2020.
Nga shqyrtimi në tërësi i provave, rezultojnë këto rrethana fakti: në datën
25.03.2020, nga shërbimet e policise se shtetit, është arrestuar ne flagrance i
shtretasi Klodian Duro, banues ne Rr.”Faik Konica”-Tiranë, pasi dyshohej se ka
ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes se tij Dorina
Duro, si dhe rezulton se ky shtetas ka vepruar me shkelje te vendimit nr.4627 date
26.06.2019 te Gjykates Rrethit Gjyqësor Tiranë, Lënë ne fuqi me vendimin nr.61
akti date 15.10.2019 te Gjykates se Apelit Tiranë, me objekt “Leshimin e urdhërit
te menjëhershëm te mbrojtjes per paditesen Dorina Duro dhe vajzën e saj Deana ,
ndaj te paditurit Klodian Duro“.
Ngjarja eshte raportuar ne polici nga ish-bashkëshortja e te pandehurit shtetasja
Dorina Duro(Prifti), e cila ka njoftuar shërbimet e policise per faktin e mesiperm ,
ku ne vend ka shkuar policia e cila ka kryer kapjen ne flagrance te shtetasit
Klodian Duro,duke qendruar prane baneses se të dëmtuares.

Lidhur me faktin shtetasja e demtuar Dorina Duro ka paraqitur para policise


kallzim penal. Ne kallzimin e saj nder te tjera viktima deklaron se;... me ish
bashkeshortin e saj, shtetasin Klodian Duro eshte divorcuar zyrtarisht prej dates
27.01.2020 si dhe ajo dhe vajza e tyre Deana Duro jane pajisur me urdher mbrojtje
qe prej muajit maj 2019, rinovuar se fundmi ne tetor 2019. Prej shume kohesh para
se te kerkonte urdher mbrojtje deklaron kallzuesja, eshte perndjekur nga
bashkeshorti i saj, pasi prej nje viti nuk jetonin se bashku me per shkak te
problemeve, duke e shqetësuar gjate gjithe kohës si ne punë dhe kur dilte me
shoqërine, si duke qëndruar i fshehur dhe duke i dale perpara dhe per kete
shkak thote ajo ka nisur dhe proceduren per divorc.
Për daten e ngjarjes, 24.03.2020, per te cilen ajo ka paraqitur kallzim, ajo njofton
se rreth ores 20.00, Klodiani ka ardhur tek banesa e saj dhe filloi ti binte ziles pa
pushim dhe nuk largohej.Une nuk ja hapa deren thote ajo, pasi ndihej e kercenuar
dhe neqoftese do ta hapte deren ai mund te futej brenda dhe mund te behej i
rrezikshem dhe per kete arsye ka njoftuar policine. Ajo shton se kjo eshte nje
sjellje e perseritur e tij, pasi ka ardhur edhe here te tjera ne banese por kryesisht ne
ambientin e punes dhe e besdiste duke krijuar debate pa fund lidhur me problemet
ndermjet tyre pasi refuzon ndarjen, ku pretendon se gjate debateve te zhvilluara
ne ambientet e punes ai e ka kercenuar edhe me jete. Kjo eshte nje situate shume
shqetesuese per mua dhe vajzen e tyre, sidomos pas vendimit te divorcit .
Të njëjtat shpjegime shtetasja Dorina Duro i jep edhe gjate pyetjes se saj si
deklaruese nga policia, ku sqaron se kur ish bashkeshorti i saj vjen kunder dëshires
se saj ne ambientet e punes ku ajo punon, debaton pafund pasi refuzon ndarjen mes
tyre dhe kërkon qe te rikthehen bashke perseri. E gjithe kjo situate thote e
dëmtuara i ka krijuar tek ajo shqetesime dhe stres psikologjik shume te madh.
Përsa i përket dhunës fizike ajo shton se ne nje rast me date 05.03.2020, kur
Klodiani ka shkuar ne punen e saj dhe kane nisur te debatojne, ne debat e siper ai e
ka kapur nga fyti duke e kërcenuar me jete. Per kete ngjarje, thote e demtuara, ka
edhe pamje filmike nga kamerat e sigurise se punes te cilat i ka vendosur ne
dispozicion te policise gjyqesore.
Gjithashtu e dëmtuara sqaron, se per këto veprime ajo ka bërë edhe herë te tjera
kallzime dhe ka njoftuar policine, ku ne deklarimin e fundit ne polici është
shprehur sipas saj, se nësë thyen sërish urdhrin e mbrojtjes ish-bashkëshorti duhet
te ndiqet penalisht .
Me proçesverbalin dt.25.03.2020 “Mbi kqyrjen e pamjeve filmike”, policia ka
kryer kqyrjen e pamjeve filmike te nje USB prove materiale te dorezuar nga e
dëmtuara ,te cilat i perkasin dates 05.03.2020, ku bazuar p/verbalit konstatohet se
në një ambient zyre , ku punon e dëmtuara , ka shkuar ish bashkëshorti i saj,
shtetasi Klodian Duro, ku shfaqen duke debatuar me gjeste te dukshme ne duar,
duke e shtyre te demtuaren dhe nje rast i vendos asaj duart ne fyt.
Bazuar raporte shërbimit dt.24.03.2020, mbajtur nga sherbimet e policise per
rastin , thuhet ndër te tjera se “ ..kane marre njoftim se te Rr.”Adem Jashari”, ishte
nje përson qe kishte thyer urdherin e mbrojtjes dhe përndjek nusen e tij. Kaluan
menjehere atje dhe ne katin e 5-te te pallatit konstatuan nje përson qe qëndronte te
dera e nje banese, i identifikuar si Klodian Duro, ku menjehere u be shoqërimi i tij,
pasi bashkëshortja e tij do te bej kallzim ndaj tij. Gjate shoqerimit nuk pati
probleme..”.
Policia gjyqësore ka derguar se bashku me aktet e tjera , edhe nje kopje te
vendimit nr.61 akti date 15.10.2019 te Gjykatës se Apelit Tiranë , me objekt
“Vertetimin e urdhërit te menjëhershëm te mbrojtjes per paditesen Dorina Duro
dhe vajzen e saj Deana , ndaj te paditurit Klodian Duro “, e cila i shtrin efektet deri
me date 26.06.2020, dhe nder te tjera Gjykata kishte urdhëruar te dyshuarin qe te
mos cenoje dhe ngacmoje te demtuaren Dorina Duro,te mos i afrohet asaj dhe
femijes se tyre ne nje distance 200 m me perjashtim te diteve te takimit me
fëmijen, urdherohet i dyshuari te mos shkoje, te mos hyje dhe te mos qendroje ne
banesen e prinderve te shtetases Dorina Duro, te mos shkoje, te mos hyje dhe te
mos qendroje as ne vendin e punes se te demtuares etj, pasi shkelja e ketij vendimi
përben vepër penale.
Gjithashtu me shkresen nr.2379/1 prot. Date 29.04.2020, Komisariati i Policise
nr.2 Tirane, njofton nder te tjera se nga ana e tyre eshte vene ne dijeni shtetasi
Klodian Duro, lidhur me faktin se ndaj tij Gjykata kishte leshuar nje urdhër
mbrojtje te favor te ish-bashkëshortes se tij Dorina Duro.
Nga veprimet hetimore te kryera për këtë çështje, rezulton se ka fakte dhe te
dhëna jashte çdo dyshimi te arsyeshem se i dyshuari Klodian Duro ka vepruar ne
kundërshtim me vendimin nr.8712 akti date 09.02.2019 te Gjykates Rrethit
Gjyqesor Tirane, lënë në fuqi me vendimin nr.61 akti date 15.10.2019 te Gjykatës
se Apelit Tiranë , me objekt “Vertetimin e urdhërit te menjëhershëm te mbrojtjes
per paditesen Dorina Duro dhe vajzën e saj Deana, ndaj te paditurit Klodian Duro
“, si dhe rezulton e provuar dhuna e ushtruar nga ana e tij ndaj te dëmtuares
Dorina Duro te paktën ne episodin e datës 05.03.2020 , ndodhur ne ambientet e
zyres se punës së te dëmtuarës.
I pyetur nga oficeret e policise gjyqesore, shtetasi Klodian Duro, në prani te
avokatit me cilësine e personit nën hetim ka pretenduar se;... ndodhet ne proces
divorci me Dorinën por marrëdhëniet me të i ka korrekte. Daten e ngjarjes pohon
se ka shkuar tek banesa e saj per ti dërguar ushqime, veprim qe e ka kryer disa
herë këtë periudhe me lejen paraprake te Dorines si dhe i paguan dhe qerane e
baneses, por meqenese nuk kishte arritur te komunikonte daten e ngjarjes me
Dorinën , duke parë edhe gjendjen e emergjencës është bëre merak per vajzën,
ku kur ka shkuar tek dera e baneses ka dëgjuar zhurmat e te bërtitura ku eshte
bere merak dhe ka njoftuar policine. Me pas ka ardhur policia qe e ka gjetur ne
hyrje tek hyrja e pallatit dhe i ka kerkuar atyre ta ndihmonin te shikonte gruan
dhe vajzen se mos kishin ndonje shqetesim.
Në analizë të këtyre provave, rezulton se me veprimet e tij, i pandehuri ka
kryer veprën penale “Dhuna në familje” e parashikuar nga neni 130/a, pg.1 i
K.Penal si dhe vepren penale te “Veprime ne kundershtim me vendimin e
gjykates”, te parashikuar nga neni 321/2 te K.Penal.
Akuza ndaj shtetasit Klodian Duro provohet me provat si me poshte:

 Proçesverbali dt.24.03.2020 i kapjes ne flagrance“te pandehurit


Klodian Duro, mbajtur nga policia e shtetit.
 Proçesverbalet dt.25.03.2020, i arrestimit ne flagrance, te pandehurit
Klodian Duro dhe te kontrollit te tij personal, mbajtur nga policia e
shtetit.
 Proçesverbali dt.24.03.2020, Per kallzimin e vepres penale“,
paraqitur para policise nga e dëmtuara Dorina Duro si dhe
proçesverbali i pyetjes se kësaj shtetase me cilësine e përsonit qe ka
dijeni per vepren penale.
 Dy raportë shërbimet dt.24.03.2020, mbajtur per rastin nga policia e
shtetit.
 Me informacionin, te dhenat dhe vendimet gjyqesore te derguara nga
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane (dhoma civile) me shkresen
nr.2686/1 prot. Date 09.04.2020.
 Proçesverbali dt.24 mars 2020 Kqyrje dhe marrjen e Dokumenteve“,
prova materiale dhe kopjet e vendimit gjyqesor nr.61 dt.15.10.2019
te Gjykates se Apelit si dhe pamjeve filmike.
 Proçesverbali date 25.03. 2020 „Mbi kqyrjen e pamjeve filmike“ te
USB dhe fotot e nxjerra bashkelidhur tij.
 Me informacionin dhe te dhenat e derguara me shkresen nr.2379/1
prot. Date 29.04.2020, nga Komisariati i Policise nr.2 Tirane .
 Me proçesverbalin dt.21 prill 2020 “Per kqyrjen e rregjistrit” te
njoftimeve te salles operative te policise(nr.112/129) dhe te dhenat
lidhur p/verbalit.
 Me proçesverbalin dt.21 prill 2020 “Për kqyrjen e rregjistrit” te hyrje
daljeve te K.Policise nr.2 Tirane per daten e ngjarjes dhe te dhenat
lidhur p/verbalit.
 Me Proçesverbalin e pyetjes se Klodian Duro, ne prani te avokatit ,
me cilësine e përsonit nën hetim.
 Me vendim gjyqesor nr.590 akti date 28.03.2020, me objekt vleftesim
arresti ne flagrance dhe caktim mase sigurimi per te pandehurin
K.Duro.
 Me çertifikatat personale dhe familjare te gjendjes civile per
shtetasin Klodian Duro si dhe vertetimin e tij te gjendjes gjyqësore
etj
 Me deklarimet e shtetasve Dorina Duro,Sokol Fana, etj.
 Si dhe nga akte e prova te tjera qe administrohen ne
fashikullin penal nr.2391 v.2020.

Me date 14.05.2020, organi i prokurorise ka vendosur te mare si te pandehur


shtetasin Klodian Duro duke e akuzuar per kryerjen e vepres penale ate te “Dhune
ne familje”, te parashikuar nga neni 130/a,1 te K.Penal dhe « Veprime ne
kundershtim me vendimin e gjykates », te poarashikuar nga neni 321/2 te K.Penal
dhe me kete akuze e ka derguar ceshtjen ne gjykim.
Ne perfundim te hetimeve ne date 14.05.2020 organi i akzues ka vendosur te
dergoje per gjykim procedimin penal 2391te vitit 2020 ne ngarkim te te pandehurit
Klodian Duro te akuzuar per vepren penale “Dhune ne familje”, te parashikuar nga
neni 130/a,1 te K.Penal dhe « Veprime ne kundershtim me vendimin e gjykates »,
te poarashikuar nga neni 321/2 te K.Penal .
Ne perfundim te gjykimit organi i akuzes i kerkoi gjykates deklarimin fajtor te te
pandehurit Klodian Duro akuzuar per vepren penale te “Dhunes ne familje” te
parashikuar nga neni 130/a,1 te K.Penal duke kerkuar qe te denohet ky i pandehur
me 1(nje) vit burgim. Deklarimin fajtor per vepren penale te « Veprime ne
kundershtim me vendimin e gjykates », te parashikuar nga neni 321/2 te K.Penal
duke kerkuar qe te denohet me 6(gjashte) muaj burgim. Ne baze te nenit 55 te
K.penal ne bashkim te denimeve te denohet me 15(pesembedhjete) muaj burgim,
ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ulet 1/3 e denimit dhe ne baze te nenit 59
te K.Penal pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim dhe venien ne prove per
nje periudhe sa dyfishi i kohes se denimit dhe detyrimin per te mbajtur kontakt me
Sherbimin e Proves. Shuarjen e mases se sigureimit te vendosur me vendimin
nr.590 akti, date 28.03.2020 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor.
Avokati i te pandehurit ne konkluzionet e saj perfundimtare i kerkoi gjykates,
pushimin e ceshtjes persa i perket dhunes ne familjes, denimin e tij ne minimumin
e saj.
Ndodhur perpara ketyre parashtrimeve, gjykata cmon se veprimet e te pandehurit
Klodian Duro plotesojne te gjithe elementet qe kerkon legjislacioni penal shqiptar
per t’i cilesuar keto veprime si element te figures se vepres penale te dhunes ne
familje te kryer ndaj shtetases Dorina Duro te parashikuar nga neni 130/a,1 te
Kodit Penal si dhe “Veprime ne kundershtim me vendimin e gjykates” te
parashikuar nga neni 321/2 te K.Penal.

Neni 130/a/1 i Kodit Penal theksohet se: “Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune
ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-
bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me
pasojë cënimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me
burgim gjer në dy vjet.”
Konkretisht ne analize juridike te elmenteve te figures se vepres penale te
konstatuar ne veprimet e te pandehurit, gjykata krijon bindjen se veprimet e te
pandehurit jane te kundraligjshme dhe me rrezikshmeri shoqerore, pasi kane per
objekt dhe kane cenuar ato mardhenie juridike te vendosura per te mbrojtur e
siguruar harmonine familjare, shendetin e te gjithe anetareve te familjes te
mbrojtuar me legjislacion penal nga veprimet kriminale.
Vepra penale “Dhuna në familje” e parashikuar nga neni 130/a, prg. i parë i
Kodit Penal, ka për objekt mbrojtjen e marrëdhënieve juridike të vendosura për të
siguruar shëndetin e personave që janë apo kanë qënë të afërt me njëri-tjetrin, për
shkak bashkëjetese, martese, gjinie apo krushqie.
Në anën objektive kjo figurë vepre penale kryhet përmes disa mënyrave, si
rrahje apo vepra të tjera dhune, të cilat shkaktojnë si pasojë cënimin e integritetit
fizik, psiko-social dhe ekonomik të të dëmtuarit.
Në anën subjektive kjo vepër penale kryhet me dashje.
Për të qënë subjekt i kësaj figure vepre penale, përveç kritereve të
përgjithshme si mosha për përgjegjësi penale apo të qënurit i përgjegjshëm,
kërkohet edhe ekzistenca aktuale apo e mëparshme e një lidhjeje afektive si
rrjedhim i bashkëjetesës, martesës, krushqisë apo gjinisë, midis subjektit aktiv dhe
pasiv të kësaj figure vepre penale.
Në lidhje me cilësimin ligjor, neni 321/2 i Kodit Penal parashikon se : “Veprime
ne kundershtim me vendimin e gjykates, ne lidhje me detyrat e lindura nga
urdherat e mbrojtjes te dhena prej saj, perben kundravajtje penale dhe, dënohet
me burgim gjer në dy vjet.
Objekt i kundravajtjes penale jane mardheniet juridike te vendosura me ligj qe
sigurojne zbatimin e vendimeve te gjykates ne lidhje me detyrimet e lindura nga
denimet plotesuese te saj, te mbrojtura posacerisht me legjislacionin penal nga
veprimet ose mosveprimet kriminale .
Nga ana objektive,kundravajtja penale kryhet me veprime aktive te
klundraligjshme per te kundershtuar vendimin e gjykates ne lidhje me detyrimet e
lindura nga vendimet plotesuese te dhena prej saj.
Subjekti i kundravajtjes penale mund te jete cdo person qe ka mbushur moshen
per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem dhe qe kundershton vendimet e
gjykates
Nga ana subjektive, kundravajtja penale kryhet me dashje. Motivet dhe qellimi
nuk jane elemente perberese te figures, ato mund te jene te ndryshme, por nuk kane
ndonje rendesi per cilesimin juridik te vepres.
Ne caktimin dhe llojin e mases se denimit gjykata duhet te kete parasysh si
rrezikshmerine e kesaj vepre e cila ka gjetur nje perhapje te madhe ne vendin tone,
ashtu dhe qendrimin e te pandehurit gjate gjykimit.

Nga cmuarja e provave dhe per sa me siper, gjykata arrin ne konkluzionin se i


pandehuri Klodian Duro, me faj ka konsumuar plotesisht elementet e figures se
vepres penale te te “Veprime ne kundershtim me vendimin e gjykates”,

Lidhur me llojin dhe masen e denimit gjykata bazuar ne nenet 47,48,49 te Kodit
Penal merr ne konsiderate faktin qe kjo veper penale ka nje perhapje te gjere,
gjykata merr ne konsiderate rreziksherine shoqerore te saj.
-Faktin qe vepra eshte kryer per motive te dobta;
-Faktin e rreziksherise se paket te te pandehurit i cili rezulton te jete i padenuar me
pare;
Persa me siper gjykata arsyeton se lloji i denimit te kerkuar nga organi i akuzes
ndaj te pandehurit i pergjigjet natyres se vepres penale dhe saksionit te parashikuar
nga dispozita penale perkatese dhe eshte ne raport te drejte me rrezikshmerine e
vepres penale .
Përsa më sipër gjykata arrin në konkluzionin se i pandehuri Klodian Duro , duhet
të deklarohet fajtor për veprën penale të “Dhunes ne familje” parashikuar nga Neni
130/a/1 i Kodit Penal, dhe duhet te denohet me 4(kater) muaj burgim. Deklarimin
fajtor te te pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës penale të “Veprime ne
kundershtim me vendimin e gjykates” dhe në bazë të nenit 321/2 të Kodit Penal
dënimin e tij me 6(gjashte) muaj burgim. Ne baze te nenit 55 te K.Penal, ne
bashkim te denimeve, caktimin e nje denimi te vetem per te pandehurin Klodian
Duro me 6(gjashte) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e
një të tretës së dënimit, duke e denuar te pandehurin Klodian Duro perfundimisht
me 4 (kater) muaj burgim. Bazuar ne nenit 261/1-b dhe 389 te K.Pr.Penale, shuarja
e mases se sigurimit « Arrest ne shtepi », caktuar ndaj te pandehurit Klodian Duro,
me vendimin nr.590 Akti, date 28.03.2020 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Ne perfundim te ketij arsyetimi gjykata çmon se ky lloj denimi do te vleje me


shume per parandalimin e kryerjes se veprave penale nga i pandehuri, edeukimit
dhe rehabilitimit te te pandehurit si dhe parandalimit te pergjitheshem te kesaj
vepre penale ne shoqeri.

PER KETO ARSYE


Në bazë të Neneve 47, 49,130/a/1, 321/2 të Kodit Penal
Nenet 370, 380, 381, 382, 383, 384, 387/1, 390, 393, 485, të Kodit Proçedures
Penale.

VENDOSI

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës


penale të “ Dhunë në familje” dhe në bazë të nenit 130/a/1 të Kodit Penal
dënimin e tij me 4(kater) muaj burgim.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës
penale të “Veprime ne kundershtim me vendimin e gjykates” dhe në bazë të
nenit 321/2 të Kodit Penal dënimin e tij me 6(gjashte) muaj burgim.
10. Ne baze te nenit 55 te K.Penal, ne bashkim te denimeve, caktimin e nje denimi
te vetem per te pandehurin Klodian Duro me 6(gjashte) muaj burgim.
11. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e një të tretës së dënimit, duke e
denuar te pandehurin Klodian Duro perfundimisht me 4 (kater) muaj burgim.

-Bazuar ne nenit 261/1-b dhe 389 te K.Pr.Penale, shuarja e mases se sigurimit


« Arrest ne shtepi », caktuar ndaj te pandehurit Klodian Duro, me vendimin
nr.590 Akti, date 28.03.2020 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
- Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit.
-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë
brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.
U shpall në Tiranë sot në dt.27.07.2020.
SEKRETARE GJYQTAR

Merita Drishti(Kuci) ARBEN MICKAJ

SHPENZIMET HETIMORE
1 600 (njëmijë e gjashtëqind) lekë
SHPENZIMET GJYQESORE
Njoftime 4x150(njeqindepesedhjte)leke

You might also like