You are on page 1of 11

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË
KOLEGJI CIVIL

Nr. 11243-00352-00-2017 i Regj. Themeltar


Nr. 00-2017- 87 i Vendimit (8)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Aleksandër MUSKAJ Kryesues


Andi ÇELIKU Anëtar
Shkëlzen SELIMI Anëtar

në datën 16.02.2017 asistuar nga sekretare gjyqësore Dorina Dulaj, shqyrtoi në seancë gjyqësore
çështjen civile me palë:

PADITËSE: Kisha Katolike Urdhëri i Jezuitëve, përfaqësuar në gjyq nga


av.Dhimitër Myslia dhe Olta Cibuku.

TË PADITUR: 1. Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë, në mungesë në gjyq.


2. Persefoni Gjinopulli, përfaqësuar në gjyq nga av. Sokol Puto.
3. Aleko Gjinopulli, përfaqësuar në gjyq nga av. Irena Reso.
4. Vasil Gjinopulli, përfaqësuar në gjyq nga av. Irena Reso.
5. Shpresa Sulaj, në mungesë në gjyq.
6. Kalopi Pulaj, përfaqësuar në gjyq nga av. Sokol Puto.
7. Raimond Perolla, në mungesë në gjyq.
8. Violeta Grillo, në mungesë në gjyq.
9. Vladimir Grillo, në mungesë në gjyq.
10. Eduard Mazi, në mungesë në gjyq.
11.Vjollca Mazi, në mungesë në gjyq.

OBJEKTI: 1. Detyrimin e të paditurës Persefoni Gjinopulli të njohë pronar


Kishën Katolike “Zemra e Krishtit” Urdhëri i Jezuitëve mbi truallin
me sipërfaqe 783,84 m2 e të ndërtesës së ndërtuar mbi të, e
ndodhur në Rrugën “Mujo Ulqinaku”, Nr.11, Tiranë.

1
2. Ndryshimin e vendimit Nr.567, datë 22.05.1996 të KKKP duke u
njohur pronësia e paditësit mbi këtë sipërfaqe. Detyrimin e ZVRPP
Tiranë për regjistrimin e pronës në emër të palës paditëse.
3. Lirimin e dorëzimin e pronës truall me sipërfaqe 783, 84 m2
ndodhur në Rrugën “Mujo Uiqinaku”, Nr.11, Tiranë.
4. Detyrimin e paditurve Persefoni Gjinopulli. Aleko Gjinopulli,
Vasil Gjinopulli, Shpresa Sulaj, Kalopi Pulaj, Raimond Perolla,
Violeta Grillo, Vladimir Grillo, Eduard Mazi, Vjollca Mazi të
njohin pronar Kishën Katolike “Zemra e Krishtit”, Urdhëri i
Jezuitëve mbi sendet e paluajtshme:
-Pasuria Nr.3/127 - G3, vol 15, faqe 199, sip 31,2 m2, pasuri e llojit
Garazhd, Z.K 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku”, Pall jeshil 10 katësh, e
regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Aleko
Gjinopulli;
-Pasuria Nr.3/127 - G5, vol 15, faqe 201, sip 21 m2, pasuri e llojit
“Garazhd”,Z.K 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku” Pall jeshil 10 katësh, e
regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Vasil Gjinopulli.
-Pasuria Nr.3/127 +1-3, vol 15, faqe 204, sip 115 m2, pasuri e llojit
apartament ZK 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10 katësh, e
regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfitueses Shpresa Sulaj.
-Pasuria Nr.3/127 + 1 - 6, vol 15, faqe 207, sip 115,4 m2, pasuri e
llojit apartament ZK 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10
katësh, e regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Vasil
Gjinopulli.
-Pasuria Nr.3/127 +1-7, vol 15, faqe 208, sip 117 m2, pasuri e llojit
apartament ZK 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10 katësh, e
regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Aleko
Gjinopulli.
-Pasuria Nr.3/127 +1-10, vol 15, faqe 211, sip 117 m2, pasuri e
llojit apartament ZK 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10
katësh, e regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfitueses
Kalopi Pulaj.
-Pasuria Nr.3/127 + 1 -25, vol 25, faqe 226, sip 117 m2, pasuri e
llojit apartament, Z.K 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku” Pall jeshil 10
katësh, e regjistruar në ZVRPP Tiranë e përfituar nga Eduard Mazi
dhe Vjollca Mazi të përfituara nga kontrata e realizuar me
shoqërinë “Eco plan” sh.p.k dhe investitorin Luan Mata që i
takojnë pronarit të truallit me sipërfaqe 783,84 m2.
5. Lirimin e dorëzimin e sendeve të paluajtshme paditësve si vijon:
-Pasuria Nr.3/127 - G3, vol 15, faqe 199, sip 31.2 m2, pasuri e llojit
Garazhd, Z.K 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku”, Pallati jeshil 10 katësh,
e regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Aleko
Gjinopulli,
-Pasuria Nr.3/127 - G5, vol 15, faqe 201, sip 21 m2, pasuri e llojit
“Garazhd”,Z.K 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku” Pall jeshil 10 katësh, e
regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Vasil Gjinopulli.

2
-Pasuria Nr.3/127 +1-3, vol 15, faqe 204, sip 115 m2, pasuri e llojit
apartament ZK 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10 katësh, e
regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfitueses Shpresa Sulaj.
-Pasuria Nr.3/127 +1-6, vol 15, faqe 207, sip 115,4 m2 pasuri e
llojit apartament ZK 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10
katësh, e regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Vasil
Gjinopulli.
-Pasuria Nr.3/127 + 1-7, vol 15, faqe 208, sip 117 m2, pasuri e
llojit apartament ZK 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10
katësh, e regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Aleko
Gjinopulli.
-Pasuria Nr.3/127 +1-10, vol 15, faqe 211, sip 117 m2, pasuri e
llojit apartament ZK 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10
katësh, e regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfitueses
Kalopi Pulaj.
-Pasuria Nr.3/127 + 1 -25, vol 25, faqe 226, sip 117 m2, pasuri e
llojit apartament, Z.K 8380, Rr. “Mujo Ulqinaku” Pall jeshil 10
katësh, e regjistruar në ZVRPP Tiranë e përfituar nga Eduard Mazi
dhe Vjollca Mazi, si pasojë e konstatimit të pavlefshmërisë absolute
të kontratave:
-Kontratë e shitjes me Nr.446 rep. dhe Nr.33 kol., datë 21.01.2004
e nënshkruar përpara notere Shkëndie Shahu.
-Kontratë e shitjes me Nr.443 rep. dhe Nr.30 kol., datë 21.01.2004
e nënshkruar përpara notere Shkëndie Shahu.
-Kontratë e shitjes me Nr.420 rep. dhe Nr.86/1 kol., datë 27.02.2007
e nënshkruar përpara notere Merita Prifti.
-Kontratë e shitjes me Nr.444 rep. dhe Nr.31 kol., datë 21.01.2004
e nënshkruar përpara notere Shkëndie Shahu.
-Kontratë e shitjes me Nr.445 rep. dhe Nr.32 kol., datë 21.01.2004
e nënshkruar përpara notere Shkëndie Shahu.
- Kontratë e shitjes me Nr.447 rep. dhe Nr.34 kol., datë 21.01.2004
e nënshkruar përpara notere Shkëndie Shahu.
-Kontratë e shitjes me Nr.9119 rep. dhe Nr.671 kol., datë
31.10.2005 e nënshkruar përpara notere Shkëndie Shahu të lidhura
midis të paditurve.
-Akt dhurimi prone pasurisë së paluajtshme (apartament banimi)
me Nr.3679 rep. dhe Nr.2658 kol., datë 07.11.2012 e nënshkruar
përpara notere Violeta Sulkaj.
-Lirimin e dorëzimin e shtëpisë ekzistuese objekti një katësh me mur
tulle dhe çati i ndërtuar sipas lejes së ndërtimit Nr.9 e vitit 1939 për
ndërtimin e shkollës së jezuitëve afer Kishës Katolike mbi truallin
objekt i akt - shitjes Nr.14688 rep. dhe Nr.8672 kol., datë 28.02.
1938 blerë nga At Luigji Santi pronë e cila është e shitur nga shteti
shqiptar Avierini Ziko sipas Notë - Transkriptimi 10481/532, datë
28.08.1959.

3
-Shpërblim i dëmit të shkaktuar nga përdorimi i banesës ekzistuese
në formën e qerasë nga viti 1996 - 2014 si dhe i përdorimit të
sendeve të paluajtshme.
-Pasuria Nr.3/127 - G3, vol 15, faqe 199, sip 31.2 m2, pasuri e llojit
Garazhd, Z.K 8380, Rr “Mujo Ulqinaku”, Pallati jeshil 10 katësh,
e regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Aleko
Gjinopulli,
-Pasuria Nr.3/127 - G5, vol 15, faqe 201, sip 21 m2, pasuri e llojit
“Garazhd”, Z.K 8380, Rr “Mujo Ulqinaku” Pall jeshil 10 katësh, e
regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Vasil Gjinopulli.
-Pasuria Nr.3/127 +1-3, vol 15, faqe 204, sip 115 m2, pasuri e llojit
apartament ZK 8380, Rr “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10 katësh, e
regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfitueses Shpresa Sulaj.
-Pasuria Nr.3/127 +1-6, vol 15, faqe 207, sip 115,4 m2, pasuri e
llojit apartament ZK 8380, Rr “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10
katësh, e regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Vasil
Gjinopulli.
-Pasuria Nr.3/127 +1-7, vol 15, faqe 208, sip 117 m2, pasuri e llojit
apartament ZK 8380, Rr “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10 katësh, e
regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfituesit Aleko
Gjinopulli.
-Pasuria Nr.3/127 + 1-10, vol 15, faqe 211, sip 117 m2, pasuri e
llojit apartament ZK 8380, Rr “Mujo Ulqinaku”, pall jeshil 10
katësh, e regjistruar në ZVRPP Tiranë në emër të përfitueses
Kalopi Pulaj.
-Pasuria Nr.3/127 + 1 -25, vol 25, faqe 226, sip 117 m2, pasuri e
llojit apartament, Z.K 8380, Rr “Mujo Ulqinaku” Pall jeshil 10
katësh, e regjistruar në ZVRPP Tiranë e përfituar nga Eduard Mazi
dhe Vjollca Mazi nga data e realizimit të kontratave të shitjes për
secilin send respektivisht deri në ditën e lirimit e dorëzimit të
sendeve dhe i shtëpisë ekzistuese objekti 1 katësh.

BAZA LIGJORE: Nenet 296, 584 të Kodit Civil; nenet 154-157 dhe 202 të
K.Pr.Civile; Ligji Nr.7698, datë 15.04.1993 “Për Kthimin dhe
Kompensimin e Pronave ish - Pronarëve”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.272 akti, datë 15.11.2016 ka vendosur:
“Rrëzimin e kërkesës së përfaqësueses të të paditurit Aleko Gjinopulli, për nxjerrjen e çështjes
civile me Nr. Regj. Themeltar 272 jashtë juridiksionit gjyqësor.
Kundër këtij vendimi ka paraqitur ne datën 21.11.2016 ankim te veçante i padituri Aleko
Gjinopulli dhe ka kërkuar: “Ndryshimin e vendimit dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit të
gjyqësor.”
KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; dëgjoi përfaqësuesit e palës paditëse
av.Dhimitër Myslia dhe Olta Cibuku të cilët kërkuan: Lënien në fuqi të vendimit të ndërmjetëm
4
Nr. 272 akti, datë 15.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; dëgjoi përfaqësuesen e palës
së paditur Aleko Gjinopulli e Vasil Gjinopulli, av.Irena Reso e cila kërkoi nxjerrjen e çështjes
jashtë juridiksionit gjyqësor, dëgjoi përfaqësuesin e palëve të paditura Kalopi Pulaj e Persefoni
Gjinopulli, av.Sokol Putaj i cili kërkoi nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, në
mungesë të palëve të tjera, si shqyrtoi në tërësi çështjen,

VЁREN

I. RRETHANAT E FAKTIT

1. Pala paditëse Kisha Katolike, Urdhëri i Jezuitëve rezulton që më datë 25.01.2000 ti jetë
drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë -padi me anë të së cilës fillimisht ka
kërkuar :
“1. Detyrimin e të paditurës Persefoni Gjinopulli të pushojë cënimin e pronësisë dhe të njohë
palën tonë si pronare dhe të dorëzojë shtëpinë dhe truallin që ndodhet në Tiranë, Rr “Mujo
Ulqinaku”, Nr.11.
2. Marrjen e masës së sigurimit duke pezulluar punimet për ngritjen, ndërtimin e një pallati
dhjetë katësh në truallin prej 783,84 m2 në pronën e Kishës Katolike duke urdhëruar fshirjen
nga regjistrimi i hipotekës.
3. Ndryshimin e vendimit Nr.567, datë 22.05.1996 i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave Nr.2 Tiranë ”.

2. Me vendimin Nr.3530, datë 13.11.2000 nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
rezulton të jetë vendosur :
“ - Rrëzimin në tërësi si të pabazuar në prova dhe në ligj të padisë të Kishës Katolike Urdhëri
i Jezuitëve me objekt: 1) Detyrimin e të paditurës Persefoni Gjinopulli të pushojë cënimin e
pronësisë dhe për njohjen pronar të Kishës mbi truallin dhe shtëpinë e ndodhur në Rr: "Mujo
Ulqinaku” Nr.11 si dhe për dorëzimin e kësaj prone. 2) Për marrjen e masës provizore. 3) Për
ndryshimin e vendimit Nr.567, datë 22.05.1996 të Komisionit të Pronave si dhe 4) Për
mbajtjen e punimeve të kryera në këtë truall nga firma “Eco - Plan” në masën 20 % nga ana
e kishës”.

3. Referuar përmbajtjes së vendimit gjyqësor Nr.3530, datë 13.11.2000 të Gjykatës së Rrethit


Gjyqësor Tiranë rezulton se persona të tretë në gjykimin e kësaj çështjeje të kenë qenë edhe
trashëgimtarët e Hajderin Hoxhës.

4. Ndaj vendimit gjyqësor të sipërcituar rezulton të jetë ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit
Tiranë e cila me vendimin Nr.1430, datë 07.12.2001 rezulton të ketë vendosur:“ Lënien në
fuqi të vendimit Nr.3530, datë 13.11.2000 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

5. Ndaj vendimit Nr.1430, datë 07.12.2001 të Gjykatës së Apelit Tiranë rezulton të jetë ushtruar
rekurs në Gjykatën e Lartë e cila me vendimin Nr.1817, datë 14.11.2003 rezulton të ketë
vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit Nr.1430, datë 07.12.2001 të Gjykatës së Apelit Tiranë”.

6. Me vendimin Nr.294, datë 09.05.2013 nga ana e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë pas
shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga pala paditëse Kisha Katolike Urdhëri i Jezuitëve me
5
objekt: “Rishikimin e vendimit Nr.1817, datë 14.11.2003 të Kolegjit Civil të Gjykatës së
Lartë, vendimit Nr.1430, datë 07.12.2001 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit Nr.3530,
datë 13.11.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ” rezulton të jetë vendosur :
“Pranimin e kërkesës. Prishjen e vendimit Nr.1817, datë 14.11.2003 të Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë, të vendimit Nr.1430, datë 07.12.2001 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të
vendimit Nr.3530, datë 13.11.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e
çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me tjetër trup gjykues”.

7. Referuar përmbajtjes së vendimit gjyqësor të sipërcituar rezulton se nga ana e Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë të jenë pranuar këto rrethana fakti:

8. a) Në vitin 1947 shteti shqiptar ka shpronësuar në emër të Institutit të Murgeshave shtëpinë


dhe truallin objekt gjykimi, të cilën në vitin 1959 ia ka shitur të ndjerës Avjerini Zoto dhe pas
vdekjes së saj, kjo banesë së bashku me truallin i ka kaluar në pronësi trashëgimtares ligjore të
të ndjerës Avjerini, të paditurës Persefoni Gjinopulli.

9. b) Me vendimin Nr.1330, datë 28.03.1995 Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,


pranë Bashkisë Tiranë i ka njohur pronësinë dhe kthyer në natyrë pronën në fjalë
trashëgimtarëve të ish - pronarit Hajredin Hoxha, vendim i cili është anulluar me vendimin
Nr.5194, datë 13.10.1997 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke ia lënë përfundimisht
pronësinë e sendit të paditurës Persefoni Gjinopulli, e cila ka lidhur një aktmarrëveshje me
personin e tretë Eco Plan për ndërtimin e një godine banimi shumëkatëshe.

10. c)Pala paditëse Kisha Katolike Urdhëri i Jezuitëve duke pretenduar se kjo pronë ka qenë në
pronësi të saj i është drejtuar fillimisht Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
pranë Bashkisë Tiranë, i cili me vendimin Nr.567, datë 22.05.1996 nuk ka pranuar kërkesën,
prandaj ajo i është drejtuar rrugës gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, duke
kundërshtuar vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pranë Bashkisë
Tiranë, njohjen pronar dhe kundërshtimin e të tretit për vendimin e Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë me të cilin është anulluar vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit
të Pronave pranë Bashkisë Tiranë, i cili i jepte pronën objekt gjykimi personit të tretë
trashëgimtarëve të Hajredin Hoxhës.

11. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 11.03.2015 rezulton të ketë vendosur:
“ Rrëzimin e kërkesës së të paditurës Persefoni Gjinopulli për nxjerrjen e çështjes civile me
Nr.Regj. Them 745 jashtë juridiksionit gjyqësor”.

12. Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të jetë paraqitur ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë e
cila me vendimin Nr.357, datë 15.07.2015 ka vendosur: “ Lënien në fuqi të vendimit Nr.745
akti, datë 11.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

13. Pasi u çel seanca gjyqësore e datës 10.11.2016, avokatja e e palëve Aleko dhe Vasil Gjinopulli
paraqiti një kërkesë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit duke pretenduar se, gjykata
nuk ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështje.

6
II. PROCEDURAT GJYQËSORE

14. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.272 akti, datë 15.11.2016 ka
vendosur:“Rrëzimin e kërkesës së përfaqësueses të të paditurit Aleko Gjinopulli, për nxjerrjen
e çështjes civile me Nr. Regj. Themeltar 272, jashtë juridiksionit gjyqësor.”
15. Kundër këtij vendimi ka paraqitur në datën 21.11.2016, ankim të veçantë i padituri
Aleko Gjinopulli dhe ka kërkuar: “Ndryshimin e vendimit dhe nxjerrjen e çështjes jashtë
juridiksionit gjyqësor.”

16. Në shkaqet e ankimit veçohen:

Vendimi i mësipërm i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për mosnxjerrjen e çështjes jashtë
juridiksionit gjyqësor është vendim i marrë në kundërshtim me ligjin dhe provat.

Duke iu referuar objektit të kërkesë padisë dhe kërkimeve të saj, rregullimit ligjor të posaçëm
në rastin tonë në bazë të neni 59 të Kodit të Procedurës Civile i cili parashikon: "Gjykata në
çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që
shqyrtohet është në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ..",

Çështja e cila është duke u gjykuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë bën pjesë në
ato çështje që nuk i përkasin juridiksionit gjyqësor.
Ligji Nr.8902, datë 23.05.2002 "Për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë për Rregullimin e Marrëdhënieve të Ndërsjellta" në nenin 8
të tij parashikon: "Republika e Shqipërisë do të kthejë pronat e Kishës Katolike, ne përputhje
me legjislacionin shqiptar, dhe do të asistojë riregjistrimin e tyre ne emrin e Kishës Katolike
në zyrat kompetente shtetërore."
Në nenin 9 të ligjit parashikohet: "Në rastet e çështjeve të dyshimta, të pazgjidhura dhe të
diskutueshme, të cilat kanë të bëjnë me Kishën Katolike në Shqipëri në përgjithësi, ose me
komunitetet apo institucionet katolike në veçanti, Kisha Katolike në Shqipëri dhe autoriteti
kompetent në Republikën e Shqipërisë do të krijojnë një komision "ad hoc" të përbashkët me
detyrën për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët"
Neni 116 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon: “Aktet Normative që kanë
fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë: a) Kushtetuta, b) marrëveshjet
ndërkombëtare të ratifikuara c) ligjet, d) aktet normative të Këshillit të Ministrave..."

Jo më kot Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka të parashikuar hierarkinë e ligjeve, e


marrëveshjet ndërkombëtare i ka vendosur mbi kodet, e mbi ligjet e posaçëm. Nga ana tjetër
është shteti Shqiptar që ka marrë përsipër me këtë marrëveshje, detyrime karshi Selisë së
Shenjtë, e madje ka parashikuar që gjithë konfliktet që mund të lindin do të zgjidhen nga një
Komision Ad-Hoc, jo Gjykatë Shqiptare.
Siç shihet i nderuar zoti Kryetar kjo çështje ka filluar gjykimin e saj që në vitin 2013 pra ka
rreth tre vite që ngelet e pazgjidhur pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë për shkak të
kompleksitetit të saj dhe përbën një nga rastet tipike të parashikuara nga neni 9 i
marrëveshjes së sipërpërmendur për zgjidhjen e të cilave është e domosdoshme dhe e
detyrueshme nxjerrja jashtë juridiksionit gjyqësor në mënyrë që ti hap rrugë krijimit të

7
komisionit të posaçëm "ad hoc" për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje, por për gjykatën
këto thonë asgjë.

Tentativa për të zgjidhur konfliktin në Gjykatën Shqiptare, siç po ndodh, është haptazi në
kundërshtim me përmbushjen e respektimin e marrëveshjes nga Shteti Shqiptar, e pasojat si di
e s'mund t'i parashikoj. Mbi të gjitha vazhdimi i gjykimit të çështjes nga një gjykatë e cila nuk
ka juridiksion për ta bërë përbën shkelje të parakushteve procedurale, mosrespektimi i të
cilave prodhon pavlefshmërinë e procesit dhe pamundësinë e Gjykatës për të hyrë në
shqyrtimin e themelit të çështjes.

Kodi i Procedurës Civile mungesën e juridiksionit gjyqësor e ka konsideruar shkelje të rëndë


procedurale, gjë që bën të prishet vendimi gjyqësor i dhënë në shkelje të tij.
Përderisa marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara janë pjesë e sistemit të brendshëm
juridik të Republikës së Shqipërisë sipas nenit të sipërcituar, atëherë çmoj se kjo çështje
bazuar në nenin 59 të Kodit të Procedurës Civile duhet të ishte nxjerrë nga Gjykata jashtë
juridiksionit gjyqësor, dhe zgjidhja e saj të bëhet nga komisioni "ad hoc", për krijimin e të cilit
është parashikuar në nenin 9 të Ligjit Nr.8902 datë 23.05.2002.
Ky është moszbatim i hapur i ligjit nga ana e gjykatës i nderuar Zoti Kryetar i Gjykatës.
Gjykata në kundërshtim me ligjin dhe provat nuk e pranoi kërkesën tonë, pa asnjë arsyetim
ligjor. Më në kundërshtim me ligjin nuk mund të jetë ky vendim gjyqësor.

III. ARSYETIMI LIGJOR I VENDIMIT TË ANKIMUAR.

17. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr.272 akti, datë 15.11.2016 ndër të
tjera ka arsyetuar se:

Në nenin 59 parag. 1 të K.Pr.Civile parashikohet shprehimisht se :


“Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse
çështja që shqyrton bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.
Në rastin konkret pretendimet e përfaqësueses së të paditurit Aleko Gjinopulli për nxjerrjen e
çështjes objekt gjykimi jashtë juridiksionit gjyqësor rezulton që të bazohen në dispozitat e
ligjit Nr.8902, datë 23.05.2002 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta” dhe
konkretisht në nenet 8 dhe 9 të këtij ligji, dispozita këto në të cilat parashikohet shprehimisht
se:“Republika e Shqipërisë do të kthejë pronat e Kishës Katolike në përputhje me
legjislacionin shqiptar dhe do të asistojë riregjistrimin e tyre në emrin e Kishës Katolike në
zyrat kompetente shtetërore”.(neni 8).
“Në rastet e çështjeve të dyshimta, të pazgjidhura dhe të diskutueshme, të cilat kanë të bëjnë
me Kishën Katolike në Shqipëri në përgjithësi ose me komunitetet apo institucionet katolike
në veçanti, Kisha Katolike në Shqipëri dhe autoriteti kompetent në Republikën e Shqipërisë do
të krijojnë një komision “ad hoc” të përbashkët me detyrën për gjetur zgjidhje të pranueshme
nga të dyja palët”.(neni 9).
Në rastin konkret nga interpretimi korrekt i dispozitave të cilës përfaqësuesja e të paditurit
Aleko Gjinopulli i referohet në kërkesën e paraqitur prej saj për nxjerrjen e çështjes objekt
gjykimi jashtë juridiksionit gjyqësor dhe në mënyrë të veçantë përcaktimeve të nenit 9 rezulton
8
se në të kundërt nga sa pretendohet nga përfaqësuesja e të paditurit Aleko Gjinopulli,
komisioni “Ad hoc” i përcaktuar në dispozitën e sipërcituar rezulton të ketë për qëllim
rregullimin e mosmarrëveshjeve ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Selisë së Shenjtë lidhur me
trajtimin e atyre çështjeve që konsiderohen të dyshimta, të pazgjidhura dhe të diskutueshme
dhe që janë objekt shqyrtimi në rrugë administrative nga ana e organeve kompetente të Shtetit
Shqiptar.
Në rastin konkret çështja objekt gjykimi nuk përbën një mosmarrëveshje të dyshimtë, të
pazgjidhur apo të diskutueshme ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Selisë së Shenjtë që për
rrjedhojë ti referohemi përcaktimeve të nenit 9 për krijimin e një komisioni “Ad hoc”
ndërmjet palëve. Përkundrazi pala paditëse në këtë gjykim pas ezaurimit të rrugës
administrative për njohjen dhe kthimin e pronës së pretenduar prej saj nga ana e autoriteteve
administrative kompetente të kohës rezulton t’i jetë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë me kërkesë - padi për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje që ajo ka me të tretë dhe me
organin që nuk i ka njohur dhe kthyer pronën e kërkuar prej saj...
IV. NË LIDHJE ME ANKIMIN E VEÇANTË TË USHTRUAR.

18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur
nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që,
motivojnë cenimin e vendimit Nr.272 akti, datë 15.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë.

19. Vendimi Nr.272 akti, datë 15.11.2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë e
respektimit të ligjit material dhe procedural e për këtë shkak, vendimi duhet të lihet në fuqi.

20. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë,
pretendimeve të parashtruara në këto akte, si dhe vendimit të gjykatës, Kolegji Civil i
Gjykatës së Lartë konkludon se, mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit
gjyqësor.

21. Kolegji Civil konstaton se, në gjykim paditësi me padinë objekt shqyrtimi gjyqësor pretendon
detyrimin e të paditurve ta njohin pronar, anullimin e vendimit të KKP, lirimin e dorëzimin e
sendit etj.

22. Në këtë vështrim, Kolegji Civil vlerëson se, me të drejtë gjykata e faktit ka çmuar që të
rrëzojë kërkimin e palës së paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor me
arsyetimin se ”.. Në rastin konkret çështja objekt gjykimi nuk përbën një mosmarrëveshje të
dyshimtë, të pazgjidhur apo të diskutueshme ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Selisë së Shenjtë që
për rrjedhojë ti referohemi përcaktimeve të nenit 9 për krijimin e një komisioni Ad hoc
ndërmjet palëve...”

23. Konkluzionet e arritura nga gjykata e rrethit gjyqësor, janë rrjedhojë e cilësimit të saktë të
fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, në përputhje me dispozitat ligjore dhe
normat e tjera në fuqi, lidhur me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Civile që
rregullojnë juridiksionin e kompetencën e gjykatave.

9
24. Neni 36 i K.Pr.C përcakton se: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet
civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.
Juridiksioni gjyqësor civil ushtrohet sipas dispozitave të këtij Kodi dhe ligjeve të tjera. Asnjë
institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje civile që është
duke u gjykuar nga gjykata. Është e pavlefshme çdo marrëveshje që lidhet në kundërshtim me
këtë dispozitë.”
25. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, Ligji Nr.8902, datë 23.05.2002 "Për Ratifikimin
e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë për Rregullimin e
Marrëdhënieve të Ndërsjellta" në nenin 8 të tij parashikon: "Republika e Shqipërisë do të
kthejë pronat e Kishës Katolike, ne përputhje me legjislacionin shqiptar, dhe do të asistojë
riregjistrimin e tyre ne emrin e Kishës Katolike në zyrat kompetente shtetërore."
Në nenin 9 të ligjit parashikohet: "Në rastet e çështjeve të dyshimta, të pazgjidhura dhe të
diskutueshme, të cilat kanë të bëjnë me Kishën Katolike në Shqipëri në përgjithësi, ose me
komunitetet apo institucionet katolike në veçanti, Kisha Katolike në Shqipëri dhe autoriteti
kompetent në Republikën e Shqipërisë do të krijojnë një komision "ad hoc" të përbashkët me
detyrën për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët".

26. Bazuar në ligjin e mësipërm, prej vitit 1995 pala paditëse ka filluar procedurat për njohjen,
kthimin, lirimin e pronave të pretenduara. Ajo pas ezaurimit të rrugës administrative për
njohjen dhe kthimin e pronës së pretenduar prej saj nga ana e autoriteteve administrative
kompetente të kohës, rezulton t’i jetë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë
- padi për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje, që ajo ka me të tretë dhe me organin që nuk i ka
njohur dhe kthyer pronën e kërkuar prej saj...(shih me sipër rrethanat e faktit).

27. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i referohet edhe praktikës së mbajtur prej saj, si dhe asaj të
Gjykatës Kushtetuese ku: Gjykata ka theksuar se, nga parimi kushtetues i shtetit të së drejtës
buron e drejta e kujtdo, që pretendon se të drejtat ose liritë e tij janë cenuar, për një gjykim të
drejtë përpara një gjykate të pavarur dhe të paanshme të caktuar me ligj; që kjo e drejtë nuk
mund të kufizohet artificialisht dhe që zbatimi i saj nuk duhet të pengohet në mënyrë të
paarsyeshme; që e drejta e individit kundër veprimeve të paligjshme të individëve të tjerë apo
institucioneve shtetërore nuk duhet të mbrohet vetëm formalisht, por dhe realisht e efektivisht.

28. E drejta për t’iu drejtuar gjykatës (e drejta e aksesit), si një nga aspektet e së drejtës për një
proces të rregullt ligjor, në kuptim të nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së,
nënkupton të drejtën që ka çdo individ për të ngritur padi në një gjykatë që ka juridiksion të
plotë për të zgjidhur çështjen. Këto dispozita sanksionojnë në vetvete jo vetëm të drejtën e
individit për t’iu drejtuar gjykatës, por edhe detyrimin e shtetit që t’ia garantojë atij këtë akses
(shih vendimin Nr.17, datë 19.06.2009 të Gjykatës Kushtetuese).

29. Kjo e drejtë duhet kuptuar si mundësi e çdo individi për të pasur mjete të caktuara procedurale
për të kundërshtuar vendimin e dhënë nga një gjykatë më e ulët në një gjykatë më të lartë,
duke i garantuar atij të drejtën për t’u përballur me drejtësinë në të gjitha nivelet e saj (shih
vendimin Nr.5, datë 06.03.2009 të Gjykatës Kushtetuese).

10
30. Kolegji Civil vlerëson se, në këtë lloj gjykimi, i cili lidhet me të drejta subjektive dhe synon
njohjen e të drejtës së pronës mbi sende të caktuara, mund të bëhet vetëm nga gjykatat e
zakonshme civile në përputhje me dispozitat e K.Civil dhe të K.Pr.Civile. Gjykata zhvillon një
gjykim themeli lidhur me titullin e pronësisë duke ndryshuar apo shfuqizuar vendimin e
K.K.K.Pronave apo A.K.K.Pronave, si dhe duke zgjidhur në themel këtë konflikt që në esencë
është një konflikt pronësie, pra i natyrës civile.

31. Në përfundim të më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i gjen të pabazuara pretendimet e
parashtruara në ankimin e veçantë nga pala e paditur Aleko Gjinopulli lidhur me
cënueshmërinë e vendimit Nr.272 akti, datë 15.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 59, 60, 63 e 485/a të Kodit të Procedurës
Civile,
VENDOSI

Lënien në fuqi të vendimit të ndërmjetëm Nr.272 regjistri, datë 15.11.2016 të Gjykatës së


Shkallës së Parë Tiranë.

Tiranë, më 16.02.2017

AN Ë TAR AN Ë TAR KRYESUES


Andi ÇELIKU Shkëlzen SELIMI Aleksandër MUSKAJ

Vërtetohet njësia me origjinalin P.Adm.Gjyq. D.Qerimi F.M.

11

You might also like