You are on page 1of 129

PERMBAJTJA

Çështje Civile

Nr. DATA PALET Faqe


130 8.2.2001 Firma "Teuta" Sh.P.K. kundër Firma "Ermal" Durres.....................5
131 6.2.2001 Marios Kasaj kundër Engjellushe Shehi (Duka),
Suzana Tole, Halil Kurshuni, Vath Kurshuni, etj............................7
132 7.2.2001 Ilmi Bekteshi, Agim Katundasi Durres kundër
K.K.P. Prane Bashkise Durres, Fatmir Cerloi Durres...................10
133 7.2.2001 Agim Bocaj Vlore kundër K.K.P. prane Bashkise Vlore,
Qirjo Bezhani, Ferdinand Bezhani Vlore......................................12
136 6.2.2001 Agim Gjikondi Vlore kundër Batije Aliaj Vlore...........................15
137 6.2.2001 Dilaver Lushaj Vlore kundër Hajdar Lushaj Vlore,
K.K.P. Prane Bashkise Vlore........................................................18
148 7.2.2001 Tatjana Cuadari, etj. kundër Fatbardha Kadiu, etj.,
A.K.P. Tirane, Arjana Dhimitri ....................................................21
152 20.2.2001 Nebi Sefa Lushnje kundër K.K.P. Lushnje....................................23
153 27.2.2001 Xhavit Metalla Shijak kundër Bashkia Shijak,
Avni Xhafa, Hysen Rinxhi, Ibrahim Llaftiu, Ardian
Llaftiu ne mungese.......................................................................25
154 27.2 2001 Liri Gjora Tirane kundër Bashkia Tirane ne mungese...................28
155 28.2.2001 Qemal Çela ne mungese kundër Xhemali Salla ne
mungese, Arben Vrapi ne mungese, Shyqyri Gremi ne
mungese, Arjan Xhoxhaj ne mungese...........................................31
156 28.2.2001 Myrteza Hoxha kundër Komuna Preze ne mungese,
Abdulla Sheshori ..........................................................................33
157 28.2.2001 Sefer Ballabani Tirane kundër Bashkia Tirane ..............................35
158 27.2.2001 Jorgo Spiro Sarande kundër Sajmet Beshiri Tirane.......................37
159 28.2. 2001 Kontrolli i Larte i Shtetit Tirane kundër Keshilli i Rrethit
Devoll, Komisioni i Ndarjes se Tokave ne Fshatin
Kapshtice, Petrit Kullolli...............................................................39
161 27.2.2001 Gafur Muca kundër K.K.P., Bashkia Tirane, Bedri Muca,
etj. ne mungese.............................................................................42
162 27.2.2001 Petraq Vasili, Marika Pojani, Valentina Ilo Tirane kundër
Shoqeria "Delta 1" Tirane.............................................................44
197 7.2.2001 Resul Karafilim Permet kundër Drejtoria e
Sherbimit Pyjor Permet.................................................................45
200 7.2.2001 Arben Harka Permet kundër Dega e Bankes se
Kursimeve Permet.........................................................................47
201 7.2.2001 Dega e Karburantit Laç kundër Drejtoria e Shendetit Publik........50
202 7.2.2001 Tafil Toska ne mungese kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve Shoqerore Berat, Zyra e Gjendjes Civile
Komuna Poshnje Berat.................................................................52
311 28.2.2001 Halil Mehdi Kurti Bradashesh kundër
Komuna Bradashesh ne mungese..................................................54
335 28.2.2001 Zenel Halil Beta Tepelene ne mungese
kundër Dega I.N.S.I.G. Tepelene ne mungese..............................56

1
Çështje Penale

60 1.2.2001 Te Pandehur: Albert Leka, Tomor Pengu......................................59


61 1.2.2001 I Pandehur: Edmond Mustafaj......................................................62
62 1.2.2001 I Pandehur: Kudret Isuf Hoxha Fier..............................................64
63 1.2.2001 I Pandehur: Kudret Isuf Hoxha Fier..............................................66
64 1.2.2001 I Pandehur: Behar Haxhimali........................................................68
65 1.2.2001 Të Pandehur: Afrim Vlashi ..........................................................70
81 6.2.2001 I Pandehur: Elbert Dervishi Tirane.................................................72
82 7.2.2001 I Pandehur: Elvis Lelaj Tirane........................................................74
84 6.2.2001 Te Pandehur: Aristir Nako, Veri Nako, Ilir Haliti.........................76
85 1.2.2001 I Pandehur: Basri Onuzi................................................................78
86 1.2.2001 I Pandehur: Hajdin Qevani............................................................80
87 8.2.2001 I Pandehur:Sabri Cevani...............................................................82
89 8.2.2001 Te Pandehur: Leonard Pasho, Alfons Ago....................................84
90 8.2.2001 I Pandehur: Shkelqim Qosja Berdice-Shkoder..............................86
91 8.2.2001 Te Pandehur: Saimir Cani, Dashamir Shkoza,
Besim Shkoza, Sokol Shkoza, Skender Shkoza............................88
92 8.2.2001 Te Pandehur: Valentin Jaku Gojan i Vogel- Puke,
Ndue Lleshi Gojan i Vogel - Puke,
Mikel Perdeda Gojan i Vogel - Puke.............................................90
94 8 2 2001 I Pandehur: Mevlan Arapi .............................................................92
97 11.12.2000 I Pandehur: Gezim Çela................................................................95
100 1.2.2001 I Pandehur: Fatos Xhemal Aliaj....................................................97
101 1.2.2001 Te Pandehur: Ilir Met Dedaj Delvine,
Admirim Mullaj Sarande..............................................................99
104 21.2.2001 I Pandehur: Sinan Thika Kukes, i paraburgosur..........................100
105 6.2.2001 E Pandehur: Saide Sinani............................................................102
106 19.2001 I Pandehur: Engjell Feim Bardhi Laç, i paraburgosur,
ne mungese.................................................................................104
111 8.2.2001 I Pandehur: Lorenc Sokoli..........................................................105
112 1.2.2001 Te Pandehur: Fredi Ridvan Gora Buçimas,
Artan Agim Çekiçi Buçimas, Stilian Bujar Çerepi
Buçimas......................................................................................107
113 21.2.2001 I Pandehur: Bledar Matja............................................................109
114 8.2.2001 Te Pandehur: Arben Neim Fasho Kakac-Korçe ne
mungese, Ylli Neim Fasho Kakac-Korçe ne mungese................111
116 23.2.2001Te Pandehur: Florian Babaxhani Leskovik
i paraburgosur, Albert Vllaka Leskovik i paraburgosur..............113
117 6.2.2001 Te Pandehur: Izmir Zhukri, Durim Lusha,
Lulzim Ahmetaj, Eduart Pllakalliu..............................................115
118 12.2.2001 Te Pandehur: Altin Fejzi Liçaj Vlore ne mungese,
Florian Fejzi Liçaj Vlore ne mungese........................................117
121 12.2.2001 I Pandehur: Vlash Ndoja.............................................................118
153 8.2.2001 I Pandehur: Pajtim Arifi..............................................................119

2
154 9.2.2001 I Pandehur: Fatmir Meta.............................................................121
158 9.2.2001 I Pandehur: Ismet Haxhia............................................................123
159 8.2.2001 I Pandehur: Ismet Jovani.............................................................125
177 8.2.2001 Te Pandehur: Çlirim Ali Alzoti Delvine ne mungese,
Dritan Muço Kuçi Delvine ne mungese, Agron Spiro
Qurku Sarande ne mungese, Janaq Spiro Qurku Sarande
ne mungese, Andrea Vladimir Foti Sarande ne mungese............127

3
ÇESHTJE CIVILE

4
VENDIM
NË EMËR TE REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Natasha Sheshi Anetare
Valentina Kondili Anetare
me pjesemarrjen e prokurorit, ne seancen gjyqesore te dates 06.02.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.
1172/55 qe i perket:

PADITËS: Firma “Teuta” Sh.P.K


I PADITUR: Firma “Ermal” Durres
OBJEKTI I PADISË: Pagim detyrimi.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. 881, date 16.09.1999, ka vendosur:


Pranimin e kerkese padise, detyrimin e firmes “Ermal” e Gezim Dervishi, t’i paguaje
paditeses shumen 8.895.925 leke si dhe kamate vonesat.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 621,date 18.11.1999 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 869, date 16.09.1999 te Gjykates se Rrethit Durres.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, kane bere rekurs Firma “Ermal” dhe Gezim Dervishi, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Sasine prej 105 ton makarona e kisha mare ne treg dhe jo paditesit, ne lidhje me kete jane
dokumentat qe gjykata nuk i ka administruar.
- Gjykata nuk ka zbatuar nenin 226 te K.Pr.Civile.
- Akti i ekspertimit nuk eshte i sakte, eshte ne favor te paditesit.
- Nuk eshte vertetuar terheqja e sasise 105 ton makarona.
- Gjykata ka marre ne konsiderate deklarimet e anes paditese per sasine 8.911.109 leke me
deshmitare, kur nje veprim juridik i tille nuk lejohet te provohet me deshmitare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese Niko Kondakciu, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit, avokatin e pales se paditur Fatmir Tartale qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates
se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se
pare dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit, eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Firma “Teuta” sh.p.k Durres, ka paditur firmen “Ermal” sh.p.k.Durres, duke kerkuar detyrimin e saj t’i
paguaje diferencen e cmimit te papaguar si dhe kamat vonesat, te llogaritura sipas marreveshjes se lidhur
midis tyre.
Ne daten 04.11.1998, palet kane lidhur midis tyre kontrate furnizimi sipas se ciles ana e paditur ka
marre persiper detyrimet qe kish ndaj anes paditese si dhe kane percaktuar te drejtat dhe detyrimet
reciproke qe u lindnin nga kjo kontrate furnizimi.
Nga kontrata e furnizimit rezulton se firma “Teuta” do te furnizonte firmen “Ermal” me makarona,
prodhim i saj, ne sasine 305 ton dhe kjo e fundit do te furnizonte repartin ushtarak 5011 Tirane, duke

5
perfituar 3,5 leke per kg. Furnizimi i repartit ushtarak ne sasine 305 ton, sikurse rezulton prej vertetimit date
10.09.1999, eshte realizuar plotesisht.
Ana paditese ka pretenduar se ana e paditur megjithese e ka terhequr plotesisht sasine prej 305 ton
makaronash, nuk i ka shlyer detyrimet prej 105 ton makaronat.
Gjykatat kane zbatuar drejt ligjin dhe kane vleresuar drejt provat duke dhene nje vendim llogjik me
pranimin e padise.
Ana e paditur ne rekursin e paraqitur ka pretenduar se kontrata e furnizimit nuk eshte e ligjshme,
pasi ne kontrate jane pasqyruar dhe marredheniet e lidhura midis tyre para lidhjes se kesaj kontrate dhe se
cfare parashtrohet ne kontrate, nuk i pergjigjet se vertetes, pasi objekti qe formon lenden e kontrates nuk
eshte i percaktuar drejte.
Pretendimet e ngritura nuk jane te ligjshme.
Palet kane lidhur kontrate. Kjo kontrate eshte e ligjshme, pasi nga permbajtja e saj, del se
plotesohen kushtet e nevojshme per qenien e kontrates, pelqimi i pales qe merr persiper detyrimin, shkaku i
ligjshem ne te cilin mbeshtetet detyrimi, objekti qe formon lenden e kontrates dhe forma e saj e kerkuar nga
ligji.
Kushtet e kontrates palet i kane percaktuar dhe pranuar dhe per me teper rezulton qe te jene te
ligjshme.
Mosmarreveshja eshte ne lidhje me ekzekutimin e kontrates ne lidhje me moslikujdimin e nje pjese
te cmimit te mallit.
Pala paditese ka pretenduar se nuk eshte bere likujdimi dhe njekohesisht ne perputhje me ligjin, ka
provuar pretendimet e saj, nepermjet dokumentacionit te paraqitur dhe perfundimit te arritur nga eksperti.
Ana e paditur megjithese procedurialisht ka pasur te drejte te pretendoje dhe detyrimin, ne perputhje
me ligjin te provoje faktet mbi te cilat ka bazuar pretendimet e saj, nuk ka paraqitur asnje prove qe te
vertetoje se 105 ton makaronat e fundit nuk i ka marre nga furnizimi prej anes paditese, por se i ka blere ne
treg te lire.
Nga sa u parashtrua me siper rezulton se ana e paditur nuk ka parashtruar ne rekurs asnje nga
shkaqet e parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 621, date 18.11.1999 te Gjykates se Apelit Durres.

Nr. 1172/55 i Regj. Themeltar.


Nr. 130 i Vendimit

6
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Natasha Sheshi Anetare
Valentina Kondili Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 06.02.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1173/56 qe i perket:

PADITËS: Marios Kasaj, banues i perkoheshem ne Eretrias ne Greqi,


perfaqesuar nga perfaqesuesi i tij ligjor Rudin Kasaj, me
avokat Gezim Lame.
TË PADITUR: Engjellushe Shehi (Duka)
Suzana Tole
Halil Kurshuni
Vath Kurshuni etj,
OBJEKTI I PADISË: Pavlefshmeri testamenti, leshim te deshmise se trashegimise
dhe detyrim per njohje pronar.
Baza Ligjore: Nenet 118/c, 104/2, 80 te K.Civil i vitit 1981.

Gjykata e Rethit Durres, me vendimin nr. 673, date 02.07.1999, ka vendosur:


Konstatimin e pavlefshmerise se testamentit nr. 3, date 19.10.1994.
Leshimin e deshmise se trashegimise per trashegimlenesen Makbule Kasaj.
Detyrimin e te paditurve Engjellushe Shehi, Suzana Tole, Halil Kurshumi, Agron Duka, ta
njohin pronar paditesin Marios Kasaj, mbi 1/6 pjese te siperfaqes se prones prej 3600 m2.
Pushimin e gjykimit persa i takon te paditurve Petrit Kurshumi, Bujar Kurshumi, Vath
Kurshumi e Fatmir Belegu.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 630, date 19.11.1999, ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit civil nr. 673, date 02.07.1999 te Gjykates se Rrethit Durres.
Rrezimin e padise se paditesit Marios Kasaj, kunder te paditurve Engjellushe Shehi (Duka)
etj, me objekt pavlefshmeri testamenti si te pabazuar ne ligje.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e
vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr. 630 date 19.11.1999 e te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit
Durres, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e apelit nuk ka nje kuptim te qarte per institutin e trashegimise e per rrjedhoje e ka
gjykuar gabim.
- Eshte shkelur e gjykuar ne kundershtim me nenin 46 paragrafi i fundit dhe nenin 96 te K.Civil
te vitit 1982, kjo si rezultat i interpretimit te gabuar te nenit 113/2 te K.Civil.
- Testamenti eshte i pavlefshem ne baze te nenit 118 shkronja “ç” te K.Civil te vitit 1982, pasi
nuk eshte ruajtur rezerva ligjore.
- Jane percaktuar trashegimtare persona qe nuk jane ne rrethin e trashegimtareve sipas nenit
103 te K.Civil, te vitit 1982, pasi nuk jane femije te vellezerve e motrave te paravdekur.
- Vendimi i Apelit eshte haptazi jollogjik e i pa plote, ai nuk ju ka dhene pergjigje gjithe
kerkimeve dhe pikave te tjera te vendimit te Gjykates se Rrethit Durres.

7
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit perkates dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i drejte, sepse nuk eshte respektuar dhe eshte zbatuar keq
ligjin.
Paditesi me perfaqesues ligjor babane e tij, ka kerkuar konstatimin e pavlefshmerise se testamentit,
me pretendimin se eshte prekur rezerva ligjore.
Testatoria Makbule Kasaj, ka perpiluar testamentin objekt mosmarreveshje ne daten 19.10.1994,
duke percaktuar si trashegimtare per nje pjese te pasurise se saj, femije te vellait e motres, konkretisht te
paditurit.
I vetmi trashegimtar ligjor i radhes se pare, i saj eshte djali i saj i biresuar Rudin Kasaj. Testatoria ka
vdekur me daten 24.10.1994, kurse paditesi Marios, djali i Rudinit ka lindur ne daten 24.02.1995.
Duke patur parasysh daten e vdekjes se testatores me daten e lindjes se trashegimtarit Marios,
rezulton se ai ka lindur plot kater muaj pas vdekjes se testatores.
Duke patur parasysh kohen e vdekjes se trashegimleneses, konkludohet se fitimi i pronesise me
trashegimi, per rastin konkret rregullohet nga dispozitat qe rregullojne kete institut ne Kodin Civil te vitit 1982.
Rezerva ligjore eshte e parashikuar ne nenin 113/2 i K.Civil te vitit 1982. Sipas nenit 118/ç e ketij
kodi, pra disponimi me testament ne kundershtim me kerkesat e nenit 113/2, sjell pavlefshmerine e
testamentit.
Gjykata e apelit referencen ligjore, e ka drejte, por ka zbatuar keq ligjin.
Koha e celjes se trashegimise eshte koha e vdekjes se trashegimleneses, pra data 24.10.1994 dhe
jo dita e celjes se testamentit sikurse gabimisht ka pranuar gjykata (neni 95 i K.Civil).
Me kohen e celjes se trashegimise kushtezohet gjithashtu dhe percaktimi i rrethit te trashegimtareve.
Si trashegimtare sipas nenit 96 te K.Civil, thirren jo vetem personat qe jane gjalle ne kohen e celjes se
trashegimise por dhe ata qe jane zene, konceptuar para vdekjes se trashegimlenesit dhe kane lindur gjalle.
Personi behet subjekt i se drejtes civile vetem pasi ka lindur, mbasi ne kete kohe fitohet zotesia
juridike. Ligji per efekte trashegimie per te mbrojtur interesat pasurore te femijeve te palindur por qe jane
zene ne kohen e celjes se trashegimise, ka pranuar qe ne rast se lindin gjalle te thirren ne trashegim bashke
me personat e tjere qe ishin gjalle kur u cel trashegimia.
Ne rastin konkret paditesi Marios ka lindur ne nje date e cila ne menyre te pa kundershtueshme,
verteton faktin se ka qene konceptuar para vdekjes se testatores dhe perderisa ka lindur gjalle fiton te drejtat
si trashegimtar. Duke fituar te drejtat si trashegimtar, ne rastin e disponimit me testament ka te drejten te
kerkoje rezerven ligjore si i mitur.
Gjykata e apelit nuk e ka konsideruar te mitur se sipas arsyetimit te saj duhet te ishte i lindur dhe i
mitur ne kohen e vdekjes se testatores. Ky perfundim eshte i gabuar se ligji duke e barazuar te konceptuarin
me te gjallin, nenkuptohet se ai qe lind eshte i mitur, pasi sipas nenit 46 te K.Civil zotesia juridike fillon ne
castin e lindjes se personit dhe merr fund me vdekjen ose me shpalljen e tij si te pagjetur, kurse femija gezon
zotesine juridike qe nga koha e zenies ne qofte se lind gjalle.
Persa parashtrohet tek neni 46 i Kodit Civil, nuk ka pse te perseritet tek neni 113 i ketij kodi, pasi del
qarte qe femija Marios per efekt trashegimie barazohet me te miturit e konkretisht nen moshen 14 vjeç
(sepse mbi kete moshe fitohet edhe zotesia per te vepruar deri 18 vjeç ka zotesi te kufizuar per te vepruar
dhe mbi 18 vjeç i lind zotesia e plote per te vepruar).
Meqenese paditesi gezon zotesine juridike sipas nenit 47 te Kodit Civil, çdo veprim qe kufizon kete
zotesi eshte i pavlefshem dhe ne rastin konkret testamenti ka kufizuar zotesine juridike, konkretisht
mundesine per te trasheguar si i mitur prandaj dhe eshte i pavlefshem.
Gjykata e apelit gjithashtu, ka gabuar duke arsyetuar se babai i tij (Rudini) nuk eshte perjashtuar nga
trashegimia, prandaj nuk ka pse te hyje ne zevendesim paditesi.
Ne rastin konkret kemi te bejme me rezerve ligjore qe e gezojne vetem femijet e mitur, kurse
trashegimi me perfaqesim (zevendesim) parashikuar nga neni 104/2 i K.Civil, eshte institut me i gjere, pasi
dhe trashegimtaret qe trashegojne me perfaqesim mund te perjashtohen nga trashegimia, por te miturit jo,
pasi gezojne nje mbrojtje ligjore te posaçme te drejten e rezerves ligjore. Babai i paditesit si trashegimtar i
vetem ligjor i radhes se pare, duke mos u caktuar si trashegimtar testamentar konsiderohet se eshte
perjashtuar nga trashegimia, sepse ne te kundert do te ishte ai i vetmi trashegimtar i testatores.
Persa siper problemi ligjor i ngritur ne rekurs ne lidhje me njohjen e paditesit si trashegimtar te
testatores Makbule Kasaj, eshte i drejte dhe per rrjedhoje duhet pranuar duke prishur vendimin e gjykates se
apelit.
Meqenese gjykata e shkalles se pare ka respektuar dhe zbatuar drejte ligjin duke pranuar padine e
paditesit ka vend qe vendimi i saj te lihet ne fuqi.

8
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres me nr. 630, date 19.11.1999 dhe lenien ne fuqi te
vendimit te Gjykates se shkalles se pare Durres me nr. 673 date 02.07.1999.

Nr. 1173/56 i Regj. Themeltar.


Nr. 131 i Vendimit

9
VENDIM

NË EMËR TE REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Natasha Sheshi Anetare
Metush Saraci Anetar
Perikli Zaharia Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 07.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:
PADITËS: 1. Ilmi Bekteshi,
2. Agim Katundasi, Durrës
I Paditur: 1. K. K. K. Te Pronave Prane Bashkise Durrës,
2. Fatmir Cerloi, Durres
OBJEKTI I PADISE: Anullimin e vendimit nr.345, date 08.03.1994 të K.K.K.P.,
Durrës
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e
Pronave ish-Pronareve” dhe neni 311 i Kodit te Procedures Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.724, date 13.07.1999 ka vendosur:


Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësave Ilmi Bekteshi dhe Agim Katundasi, duke
anulluar pjesërisht vendimin e K.K.K.P. Durrës, me nr.345, date 08.03.1994 dhe duke
detyruar të paditurin Fatmir Cerloi të njohë bashkëpronarë Sulltane Cerloin, Mirash
Katundasin, Agim Katundasin, Hamid Katundasin, Hatlije Katundasin, Hilmi Bekteshin, Yzeir
Bekteshin, Fiqirete Bekteshin, Aishe Bekteshin dhe Hyjrie Bekteshin mbi një truall me
sipërfaqe 200 kutë, të ndodhur në lagjen “Varosh” Durrës, me kufij: djathtas - magazina e
ndame e Rifat Cerloit dhe pjesëtarë, majtas - dyqani i Hysen Halimit, prapa - Sulejman Isuf
Aga dhe përpara - rruga e përgjithshme.
Në pronën e sipërcituar të paditurit Fatmir Cerloit i takojnë 14 pjesë në 48 pjesë, ndërsa
trashëgimtarëve të Ymer Abdulla Cerloit (paditësave dhe personave të sipërpërmendur) ju
takojnë 34 pjesë në 48 pjesë.
Urdhërohet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajteshme të çregjistrojë regjistrimet e kësaj
prone në regjistrat nr.748, date 10.08.1995 dhe nga regjistri nr.380, date 08.08.1994 dhe të
regjistrojë vendimin nr.724, date 13.07.1999 të gjykatës së rrethit Durrës, pasi të ketë marre
formë të prerë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr. 586, date 04.11.1999 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit civil nr.724, date 13.07.1999 të Gjykatës së Rrethit Durrës. Pranimin
e padisë së paditësave Ilmi Bekteshi dhe Agim Katundasi, duke detyruar të paditurin Fatmir
Cerloi dhe Bashkinë Durrës (KKKP) të njohë pronare mbi një truall me sipërfaqe 200 kutë, të
ndodhur në lagjen “Varosh” Durrës, me kufij: djathtas - magazina e ndame e Rifat Cerloit
dhe pjesëtarë, majtas – dyqani i Hysen Halimit, prapa - Sulejman Isuf Aga dhe përpara -
rruga e përgjithshme, Sulltane Cerloin, Mirash Katundasin, Agim Katundasin, Hamid
Katundasin, Hatlije Katundasin, Hilmi Bekteshin, Yzeir Bekteshin, Fiqirete Bekteshin, Aishe
Bekteshin dhe Hyjrie Bekteshin.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs i padituri, Fatmir Cerloi, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Prona objekt gjykimi më është kthyer me vendim të KKKP dhe është e regjistruar në
hipotekë. Nga kqyrja e regjistrave të hipotekës qe ka bere gjykata e rrethit ka rezultuar se, kjo
10
pronë ka qenë në bashkëpronësi ndërmjet trashëgimlënësve të palëve në gjykim që para
shtetëzimit dhe mbi këtë bazë dha vendimin, duke na njohur bashkëpronarë sipas pjesëve që
janë përcaktuar në aktin e pronësisë.
- Gjykata e apelit pa argumentuar se si e kanë fituar këtë pjesë të pronësisë, ka dhene vendimin
në favor të paditesave. Gjykata është e detyruar të argumentojë bazën ligjore të ndryshimit te
vendimit te gjykates se rrethit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesen e te paditurit, av.Flutura Kone, e cila kerkoi
prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit dhe si bisedoi
ceshtjen ne teresi,
VËREN
Vendimi nr.586, datë 04.11.1999 i Gjykatës së Apelit Durrës është rezultat i zbatimit të gabuar të
ligjit, prandaj ai duhet te prishet.
Rezulton se :
KKKP prane Bashkise Durres, me vendimin nr. 345, date 08.03.1994, i ka njohur të paditurit Fatmir
Cerloit Cerloi, si trashëgimtar i trashegimlënësit Myftar Cerloit Cerloi, një truall me sipërfaqe prej 200 kutë në
lagjen “Varosh” Durrës. Kjo prone është regjistruar në hipotekë.
Mbi këtë truall ka qenë një dyqan i Sulejman Cerloit, ndërsa sot është i lire. Me vdekjen e tij kjo
pronë është trashëguar nga e veja, Mejtullahe Ballhysa dhe fëmijtë Muharrem, Qazim dhe Myftar Cerloi.
E veja e Sulejman Cerloit dhe dy fëmijët, Muharrem e Qazim pjesën e tyre të pandarë të dyqanit ia
kanë shitur Ymer Cerloit, trashegimlënës i paditësave.
Paditësit kanë kërkuar anullimin e vendimit të mësipërm të KKKP pranë Bashkisë Durrës me
pretendimin se, ky i fundit me vendimin nr.830, date 13.04.1995 ia ka kthyer truallin me sipërfaqe prej 200
kutë trashëgimtarëve të Ymer Cerloit dhe ata e kanë regjistruar në hipotekë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka provuar se, e veja e Sulejman Cerloit dhe dy fëmijët, Muharrem
e Qazim i kanë shitur trashegimlënësit të paditësave, Ymer Cerloit, vetëm pjesën e tyre të pandarë të
dyqanit prej 34 pjesë, nga 48 pjesë të pandame që përbëhej ai. Ndërsa djali tjetër i Sulejmanit, Myftari,
trashëgimlënës i të paditurit, pjesën e tij prej 14 pjesë nuk e ka shitur. Kjo pjesë i ka kaluar trashëgimtarit të
tij, të paditurit Fatrmir Cerloi.
Ne kete menyre, gjykata e rrethit me te drejte ka anulluar pjeserisht vendimin nr.345, date
08.03.1994 te KKKP prane Bashkise Durres, duke konkluduar se palët ndergjyqese janë bashkepronare te
pronës së mesiperme, sipas pjesëve te lartpermendura.
Gjykata e Apelit gabimisht e ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit, duke i njohur pronesine mbi
pronen e mesiperme vetem paditesave dhe trashegimtareve te tjere te trashegimlenesit Ymer Cerloi,
mbeshtetur ne një kontratë qiraje të lidhur midis bashkëshortes së ketij te fundit dhe Kooperatives së
Artizanat-Veshmbathjes në vitin 1964, me një afat 20 mujor.
Siç dihet, ne kushtet e bashkepronësisë, secili nga bashkepronaret ka te drejte te lidhe kontrate
qiraje. Por, pavaresisht se kontrata e qirase lidhet ne emer te nje bashkepronari, si qiradhenes, kjo nuk do te
thote se sendi i dhene me qira eshte vetem ne pronesi te tij.
Edhe sipas nenit 221 te Dekretit “Mbi Pronësinë” që vepronte ne atë kohë, me kontratën e qirasë
njera palë (qiradhënësi) detyrohet t’i japë palës tjetër (qiramarrësit) kundrejt shpërblimit një send të caktuar
në gëzim të përkohëshëm. Por, si palë qiradhënëse nuk përjashtohet që të jetë ose të figurojë vetëm njëri
prej bashkëpronarëve. Nga ana tjeter, siç del edhe nga permbajtja e nenit 74 të dekretit të mësipërm, çdo
bashkepronar ka te drejte te perfitoje nga dobite e sendit te perbashket ne perpjestim me pjesën e tij.
Ne keto rrethana, gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin, prandaj vendimi i saj duhet te prishet dhe
te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se rrethit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/b te K. Pr. Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.586, datë 04.11.1999 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të
vendimit nr.724, datë 13.07.1999 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Nr. 1188/63 i Regj. Themeltar


Nr. 132 i Vendimit

11
12
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Natasha Sheshi Anetare
Metush Saraci Anetar
Perikli Zaharia Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 07.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: Agim Bocaj, Vlorë


E PADITUR: 1. K.K.K.P. Prane Bashkise Vlorë,
2. Qirjo Bezhani (Ferdinand Bezhani), Vlorë
OBJEKTI I PADISË: Anullimin e vendimit nr.73, date 23.02.1995 të K.K.K.P.
Vlorë
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe
Kompensimin e Pronave ish-Pronareve”

Pas kthimit të çështjes për rigjykim Gjykata e Rrethit Vlorë me vendimin nr.739, date 05.12.1997 ka
vendosur:
Rrëzimin e padisë së paditësit Agim Bocaj kundër të paditurve K.K.K.P. dhe Qirjo Bezhanit
(Ferdinand Bezhanit) me objekt kundërshtim vendimi, si të pabazuar në ligj, me arsyetimin
se:
Nga akti i ekspertimit, kqyrja që bëri në vend gjykata rezulton se, dy banesat e paditësit janë
ndërtuar në truallin e te paditurit dhe në mënyrë të përgjithshme kanë lidhje funksionale me
banesën e të paditurit dhe nuk përmbushin kushtet përkatëse normale dhe për te deriçka e
vogël e hapur pa leje nga paditësi duhet të kalosh nga trualli i të paditurit, pra pengohet në
ushtrimin e të drejtave si pronar.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.202, date 23.06.1998 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.739, date 05.12.1997 të Gjykatës së Rrethit Vlorë dhe kthimin e
çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues, me arsyetimin se:
Çështja të kthehet për rigjykim dhe të gjykohet së bashku me çështjen tjetër me objekt
pavlefshmërinë e kontratës së privatizimit të dy dhomave objekt gjykimi, meqënëse kanë
lidhje me njëra tjetrën, në bazë të nenit 98 të K.Pr.Civile të vjetër.

Gjykata e Lartë me vendimin nr.386, date 08.04.1999 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr. nr.202, date 23.06.1998 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e
çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues, me arsyetimin se: Çështja
të gjykohet në themel nga gjykata e apelit për arsye se, në dosje nuk gjendet ndonjë kërkesë
apo dokument ku të vërtetohet se ka çështje tjetër në gjykim, që të ketë lidhje me këtë
çështje. Çështja të gjykohet sipas dispozitave të Kodit të ri të Procedures.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.32, date 02.11.1999 ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.739, date 05.12.1997 të Gjykatës së Rrethit Vlorë, me
arsyetimin se: Shtesat janë në qendër të oborrit dhe pengojnë lidhjen funksionale të dy
banesave të të paditurit. Pretendimi se ato nuk mbështeten në murin e të paditurit nuk doli e
provuar, përkundrazi ato mbështeten teresisht në murin e tij.

13
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili kërkon prishjen e vendimeve dhe
gjykimin e çështjes në fakt, duke parashtruar keto shkaqe:
- Përfundimi i arritur nga gjykata vjen në kundërshtim me nenin 13 të Ligjit nr.7698, date
15.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ish-Pronarëve”, ç’ka tregon se gjykatat
nuk kanë reflektuar ndaj vërejtjes së bërë nga Gjykata e Lartë.
- Neni 13 i ligjit kërkon që në objektet e ish-pronarëve të jenë bërë ndryshime në strukture,
shtesa kati apo shtesa anësore, ndërsa dy dhomat objekt gjykimi janë ndërtuar plotësisht nga
shteti dhe janë ndërtim i ri.
- Fakti se e vetmja hyrje për të shkuar në këto dy dhoma është korridori nuk do të thotë se kanë
lidhje funksionale.
- Vendi ku ndodhet porta nuk është prone e të paditurit, por e të tjerëve dhe nuk kemi asnjë
mosmarrëveshje me ta.
I padituri ka paraqitur kundërrekurs, ku parashtron:
- Gjykata e Kasacionit ka lënë si detyrë caktimin e një grup ekspertësh dhe gjykat e apelit e ka
zgjidhur këtë problem. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se, banesa trekatëshe me atë të
paditësit kanë lidhje funksionale midis tyre.
- Pretendimi i paditësit lidhur me barren çon në përfundimin që banesat kanë lidhje funksionale
midis tyre.
- Shtesat janë ndërtuar pa leje ndërtimi dhe Evgjeni Gogo ka lidhur kontratën e qirasë me
pronarin Bezhani në vitin 1993, për të përfituar statusin e të pastrehit, si dhe qiraxhinjtë e
tjerë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditesit, av.Gani Dizdari, i cili kerkoi
prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe atij te gjykates se rrethit dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e
te paditurit, av.Syrja Dosti, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, dhe si bisedoi ceshtjen
ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.32, date 02.11.1999 i Gjykates se Apelit Vlore qe ka lënë në fuqi vendimin nr.739, date
05.12.1997 të Gjykatës së Rrethit Vlorë eshte i mbeshtetur ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Gjykata e apelit, pasi ka marre e vleresuar pretendimet e paleve ndergjyqese, ka arritur ne
perfundimin se, padia e paditesit eshte e pambeshtetur ne ligj e ne prova dhe per kete arsye e ka lene ne
fuqi vendimin e gjykates se rrethit.
Siç ka rezultuar, K.K.K.P. prane Bashkise Vlore me vendimin nr.4, date 30.08.1993 i ka kthyer të
paditurit Ferdinand Bezhani,, qe ka zene vendin e trashegimlenesit Qirio Bezhani, një banesë tre katëshe
dhe nje oborr me siperfaqe 100 m2, si dhe nje aneks nje katesh dhe nje dyqan të ndodhur në lagjen
“Muradie”, Vlore.
Ndersa me vendimin nr.73, date 23.02.1995 KKKP i ka kthyer ne natyre te paditurit edhe dy shtesa
anësore objekt gjykimi, me siperfaqe te pergjithshme 20 m2, te ndodhura ne oborrin e lartpermendur.
Keto shtesa qe jane perdorur per banim, jane privatizuar dhe hipotekuar me 15.06.1994 nga e
vjehrra e paditësit, Evgjeni Gogo, megjithese kjo e fundit ne vitin 1993 kishte lidhur kontratë qiraje me afat
deri me 31.12.1994 me pronarin e ketyre objekteve, te paditurin Qirio Bezhani. Pas hipotekimit, keto objekte
ajo ia ka lënë me testament të bijës, Elsa Bocaj.
Vendimin nr.73, date 23.02.1995 te K.K.K.P. e ka kundërshtuar paditësi me pretendimin se, keto
objekte, edhe pse janë ndërtuar në truallin e të paditurit, nuk janë shtesa anësore dhe nuk kanë lidhje
funksionale me banesen e të paditurit.
Por nga gjykimi ne gjykaten e faktit dhe ate te apelit qe kane pasur per baze aktin e ekspertimit te
grupit te eksperteve dhe kqyrjen ne vend, ka dale se ato objekte kane lidhje funksionale me banesen e te
paditurit dhe se nuk mund te quhen “banesa”, per shkak te mungeses se kushteve te domosdoshme. Nga
ana tjeter, ato pengojne funksionimin normal te baneses se te paditurit.
Ne keto rrethana, përfundimi i arritur nga gjykatat e mesiperme, ndryshe nga sa pretendon paditesi,
nuk vjen në kundërshtim me nenin 13 të Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompesimin e
Pronave ish-Pronarëve”.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K. Pr. Civile,

14
VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.32, date 02.11.1999 te Gjykates se Apelit Vlore.

Nr. 1192/64 i Regj. Themeltar


Nr. 133 i Vendimit

15
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Valentina Kondili Anetare
Natasha Sheshi Anetare
Valentina Kondili Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 06.02.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1175/57 qe i perket:

PADITËS: Agim Gjikondi, i biri i Alemit, datelindja 1947, banues ne


L. “Lirim”, Rr. “Zigur Lelo”, nr. 31, Vlore.
I PADITUR : Batije Aliaj, e bija e Jeminit, datelindja 1947, banues ne
L. “Lirim”, Vlore, perfaqesuar nga avokat Petraq Curi.
OBJEKTI I PADISË: Kthim sendi, banese dhe oborr rrethues prej 220 m2.
Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Vlore me vendimin nr. 476, date 21.05.1999 ka vendosur:


Rrezimin e kerkese padise se Agim Gjikondit kunder Batie Aliaj me objekt kthim dhe dorezim
sendi si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 606, date 16.11.1999 ka vendosur :


Ndryshimin e vendimit nr. 476, date 21.05.1999 te Gjykates se Rrethit Vlore dhe duke e
gjykuar ceshtjen ne fakt pranimin e padise se paditesit. Detyrimin e pales se paditur te liroje
dhe dorezoje paditesit Agim Gjikondi nje banese te ndodhur ne lagjen “Lirim” te qytetit te
Vlores, nje kateshe, te perbere nga dy dhoma dhe aksesore, me siperfaqe ndertimi 32 m 2 se
bashku me oborrin 220 m2 me kufijte : V – Mevlan Tare, L – Agron Bimo, J – Sokrat Duka, P
– Arianit Lamaj.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs e paditura e cila kerkon prishjen e ketij
vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit duke parashtruar keto shkaqe:
- Eshte provuar me prova se une kam ndertuar shtepine me leje ndertimi ne vitin 1987. Kjo
shtepi me eshte shembur ne menyre te kundraligjshme nga Komisariati i Policise me kerkese
te paditesit. Ne baze te lejes se re te dates 27.06.1995 e kam rindertuar kete banese.
- Paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise per kthim sendi.
- Vendimi i gjykates eshte alogjik dhe tejkalon kufijte e kerkimit te paditesit pasi eshte
vendosur qe t’i kthehet atij nje banese qe nuk ekziston.
- Paditesi duhet t’i ishte drejtuar KKKPronave per pronen e pretenduar.
- Nuk eshte e vertete qe paditesi ne vitin 1993 eshte rivendosur ne banesen e vet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, dhe avokatin Petraq Curi i cili kerkoi prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pasi bisedoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN

16
Paditesi pretendon se eshte pronar i nje shtepie banimi njekateshe dhe nje trualli te ndodhur lagjen
“Lirim” te qytetit te Vlores. Kjo shtepi aktualisht posedohet nga e paditura.
Kjo prone ka qene e regjistruar ne regjistrin e transkiptimeve te Hipotekes Vlore me nr. 2218 date
02.11.1993 ne emer te Alem Gjikondit , trashegimlenesit te paditesit, ne baze te akt njoftunise se dates
26.02.1945 te Gjykates se Nenprefektures Popullore Vlore.
Ne vitin 1987 eshte konstatuar se banesa ka qene plotesisht e amortizuar dhe eshte rekomanduar
qe ne te, te mos banoje njeri pasi kishte rrezik shembjeje, gje qe del nga raporti teknik mbi gjendjen teknike
te baneses. Ne keto kushte paditesi eshte sistemuar nga organet e pushtetit lokal ne nje banese tjeter.
Paditesi pretendon se ne vitin 1987 kjo shtepi prone e tij eshte zene forcerisht nga e paditura.
Sipas paditesit, ai eshte rivendosur ne banese ne vitin 1993 dhe e ka gezuar vazhdimisht ate. Per
kete ka paraqitur vendimin e dates 01.06.1994 te Komisariatit te Policise Vlore, sipas te cilit me date
24.11.1993 eshte liruar me kerkesen e paditesit nje siperfaqe toke duke u prishur nje ndertim pa leje i te
paditurve.
Kjo shtepi eshte ndertuar perseri nga pala e paditur. Kjo provohet me vendimin nr. 47 date
15.1.1996 te Gjykates se Rrethit Vlore.
Sa me siper, paditesi me padine objekt gjykimi duke pretenduar se ka cilesine e pronarit per truallin
dhe shtepine, pasi prona sipas tij nuk eshte shtetezuar kerkon kthim dhe dorezim sendi, shtepi dhe truall.
E paditura, nga ana e saj, pretendon se pala paditese nuk legjitimohet per nje kerkim te tille pasi nuk
ka titull pronesie per truallin. Gjithashtu, sipas saj, shtepia qe ajo banon eshte bere me leje ndertimi qe eshte
dhene ne emer te bashkeshortit te saj. Fillimisht eshte dhene leje ndertimi per shtepine nr. 33 me date
04.04.1987 nga ish Komiteti Ekzekutiv i Keshillit Popullor te Qytetit, Vlore.
Nga vendimi nr. 2270 date 30.08.1994 i Gjykates se Rrethit Vlore, per ceshtjen civile me pale
padites Agim Aliaj, i paditur Komisariati i Policise Vlore, me objekt shperblim demi, rezulton se me date
23.04.1993, Komisariati i Policise, me kerkesen e Agim Gjikondit ka prishur ndertesen e Agim Aliajt, duke e
konsideruar si ndertim pa leje. Meqenese gjate ketij gjykimi ka rezultuar se ndertimi ishte me leje ndertimi te
dates 04.04.1987, gjykata ka detyruar Komisariatin e Policise t’i paguaje Agim Aliajt demin e shkaktuar ne
shumen 223 436 leke .
Sa me siper vertetohet dhe me shkresen e dates 30.11.1993, nr. 1446 prot. leshuar nga Zyra e
Urbanistikes prane Bashkise Vlore.
Me vendim nr. 8139 date 27.06.1995 te KRRT Vlore i eshte dhene leje e re ndertimi (rinovim)
trashegimlenesit te te paditures, i cili ka ndertuar banesen objekt gjykimi te perbere nga nje dhome, guzhine,
korridor me kufizime : V – Mevlan Tare, L – Agron Bimo, J – Sokrat Duka, P – Arianit Llanaj. Ky fakt eshte
vertetuar gjyqesisht me vendimin nr. 47 date 15.01.1996 te Gjykates se Rrethit Vlore dhe ne baze te
kontrates se dhurimit te dates 12.11.1996 me nr. 2231 rep, nr. 2622 kol. Kjo prone eshte regjistruar ne
regjistrin hipotekor te Zyres se Hipotekes Vlore me nr. 3460 date 13.11.1996 ne favor te Batie, Ramiz dhe
Marenglen Aliaj.
Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj dhe ne
prova me arsyetimin se ndertimi I pales se paditur eshte ndertim i ligjshem. Pretendimi i paditesit se nuk
eshte shpronesuar nuk qendron pasi ai eshte zhveshur nga zoterimi i kesaj prone, qe kur shtepia ka qene ne
rrezik te shembej (neni 1 i ligjit nr. 7698 date 15.4.1993).
Gjykata e Apelit Vlore ka ndryshuar vendimin dhe ka pranuar kerkese padine duke e detyruar te
padituren te liroje dhe dorezoje shtepine dhe truallin me aresyetimin se paditesi legjitimohet ne kerkimin e tij
pasi ai ka titull pronesie, pavaresisht se nuk i eshte drejtuar KKK Pronave sepse siperfaqja e truallit te
kerkuar nuk eshte shtetezuar, shpronesuar apo konfiskuar sic parashikon ligji Nr. 7698 date 15.4.1993.
Sipas gjykates se apelit banesa njekateshe eshte zene nga e paditura ne menyre te paligjshme.
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i kundraligjshem dhe aresyetimi i tij eshte haptazi jo logjik.
Paditesi nuk ka titull pronesie per truallin objekt gjykimi, pavaresisht se nuk ka vendim shtetezimi,
shpronesimi apo konfiskimi per te. Gjate gjykimit ka rezultuar e provuar se objekti mbi truall ka qene i
amortizuar dhe paditesi eshte larguar nga shtepia duke ju dhene nje ambient tjeter banimi. Gjithashtu mbi
kete truall nga ana e organeve kompetente i eshte dhene leje bashkeshortit te te paditures per ndertimin e
nje shtepie banimi.
Ne keto kushte, me te drejte gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e kerkese padise per
mungese legjitimiteti. Paditesi duhej t’i drejtohej Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per te
fituar te drejten e pronesise, qe te legjitimohej te ngrinte padi per kerkimin e sendit .
I gabuar eshte edhe arsyetimi qe ben gjykata e apelit se banesa nje kateshe eshte zene nga e
paditura ne menyre te paligjshme. Nga hetimi gjyqesor ka rezultuar se shtepia objekt gjykimi eshte ndertuar
dy here me leje ndertimi nga pala e paditur,

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/b te Kodit te Procedures Civile

17
VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 606 date 16.11.1999 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te
vendimit nr. 476 date 21.05.1999 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.

Nr. 1175/57 i Regj. Themeltar


Nr. 136 i Vendimit

18
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Valentina Kondili Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Natasha Sheshi Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 06.02.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1177/ 58, qe i perket:

PADITËS : DILAVER LUSHAJ, i biri i Xhevitit, datelindja 1920,


banues ne L. “15 Tetori”, Vlore.
I PADITUR : 1. Hajdar Lushaj, i biri i Ismetit, datelindja 1945,
banues ne L. “15 Tetori”, Vlore.
2. K. K. K. Te Pronave Prane Bashkise Vlore.
OBJEKTI I PADISË: Kundershtim i vendimit te formes se prere nr. 819,
date 15.12.1997.
Baza Ligjore: Neni 503 i Kodit te Procedures Civile.

Gjykata e Rrethit Vlore me vendimin nr. 671, date 01.07.1999 ka vendosur:


“Te pranoje padine e Dilaver Lushaj kunder te paditurve Hajdar Lushaj e Komisionit te
Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Vlore, dhe te ndryshoje vendimin nr. 819 date
15.12.1997 te Gjykates se Rrethit Vlore duke u kthyer ne natyre 1005 m 2 truall, ne lagjen
Karabash, Vlore vec trashegimtareve ligjore te Ismet Lushajt dhe paditesit Dilaver Lushaj si
trashegimtar ne pjese te barabarta te trashegimleneses Salushe Lushaj”.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 542, date 19.10.1999 ka vendosur :


“Lenien ne fuqi te vendimit nr.671, date 01.07.1999 te Gjykates se Rrethit Vlore”.

Kunder vendimeve te gjykates se shkalles se pare dhe te gjykates se shkalles se dyte ka bere
rekurs i padituri, i cili kerkon ndryshimin e ketyre vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise, duke parashtruar
keto shkaqe:
- Gjate gjykimit duhet te ishin thirrur dhe hallat e tij si trashegimtare ligjore te radhes se pare te
Salushe Mustafait, nenes se tyre, nga e cila kishte rrjedhur kjo pasuri.
- Ne vitin 1949 eshte bere pjesetimi vullnetar i pronave duke marre babai yne truallin objekt
gjykimi, ndersa paditesi mbajti shtepine e prinderve ku jeton sot. Nga viti 1949 – 1970 kur
trualli objekt gjykimi u shpronesua paditesi nuk ka pretenduar ne lidhje me pronesine mbi te.
Ne keto kushte I padituri pretendon se e ka fitur pronesine mbi truallin me parashkrim fitues.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, degjoi avokatin e pales paditese qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Paditesi Dilaver Lushaj dhe i padituri Hajdar Lushaj jane xhaxha e nip. Me kerkese te pales se
paditur, KKKPr prane Bashkise Vlore me vendimin nr. 75 date 21.03.1995 ka vendosur te njohe si ish

19
pronar Ismet Lushaj, trashegimlenesin e te paditurit, per nje truall me siperfaqe 2500 m 2 te ndodhur ne lagjen
“15 Tetori”, Vlore per te cilen do te kompensohej ne nje nga menyrat e parashikuara ne ligjin nr. 7698 date
15.04.1993.
Ne dhenien e vendimit komisioni eshte bazuar ne nje vendim gjyqesor nr. 2018 date 29.07.1994 te
Gjykates se Rrethit Vlore me objekt vertetim fakti
Me vendimin nr. 3909 date 14.11.1996 te Gjykates se Rrethit Vlore, ne ceshtjen civile me pale :
padites Dilaver Lushaj, te paditur Hajdar Lushaj dhe KKK Pronave, prane Bashkise Vlore me objekt detyrim
per njohje bashkepronar dhe ndryshimin e vendimit nr. 75 te KKK Pronave eshte vendosur: Detyrimi i
trashegimtareve te trashegimlenesit Ismet Lushaj te njohin bashkepronar xhaxhane e tyre paditesin Dilaver
Lushaj ne pjese te barabarta te pasurise se tyre te lene trashegim nga Salushe Lushaj. Gjykata e Rrethit
Vlore me vendimin e saj nr. 3909 te cituar me siper ka ndryshuar dhe vendimin nr. 75 date 21.3.1995 te KKK
Pronave duke njohur si bashkepronar dhe paditesin Dilaver Lushaj.
Ne dhenien e ketij vendimi gjykata eshte bazuar ne aktin e shitblerjes se dates 20.12.1930 te
redaktuara para avokatit ne Vlore, sipas te cilit nena e paditesit dhe njekohesisht gjyshja e te paditurit ka
blere nga Shyqyri Shabani per llogari te djemve te saj, Dilaver e Ismet, kundrejt 30 napolonave flori nje bace
me 7 rrenje ullinj dhe token prej 2 vreten ku eshte dhe nje dyqan, ne vendin Tefter, Vlore (prona objekt
gjykimi).
Vendimi i gjykates se rrethit eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane. Kunder vendimit te
gjykates se apelit nuk eshte bere rekurs.
Ne nje gjykim tjeter me pale padites Hajdar Lushaj, i paditur KKK Pronave me objekt kundershtim i
vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave, Gjykata e Rrethit Vlore me vendimin nr. 819 date 15.12.1997 ka
vendosur ndryshimin e vendimit nr.75 date 21.03.1997 te KKK Pronave prane Bashkise Vlore ne piken 1/b te
tij, duke i kthyer ne natyre trashegimtareve te Ismet Lushajt nje siperfaqe trualli 1005 m 2 te ndodhur ne lagjen
“15 Tetori” e kufizuar nga V – Vakfi Mysliman, L – djemte e Ferrik Tausha, J – rruga, P – Ndermarrja e
Ujrave.
Paditesi gezon te drejten e parablerjes se objekteve shteterore mbi pronen e tij. Ky vendim ka marre
forme te prere pa u kundershtuar.
Paditesi me kerkese padine objekt gjykimi kundershton vendimin e mesiperm te formes se prere nr.
819 date 15.12.1997 te Gjykates se Rrethit Vlore, bazuar ne nenin 503 te KPr Civile, duke pretenduar se nga
ky vendim jane shkelur te drejtat e tij si bashkepronar. Sipas paditesit, meqenese me vendimin gjyqesor te
formes se prere nr. 3909 date 14.11.1996 eshte njohur bashkepronesia e paleve ndergjygjese mbi truallin
me siperfaqe 2500 m2, qe ne baze te vendimit te komisionit do t’I kompensohej ish pronareve ne nje nga
menyrat e parashikuara nga ligji nr. 7698 date 15.04.1993, atehere ata duhet te jene bashkepronare dhe mbi
truallin qe perfshihet brenda siperfaqes 2500 m 2 qe i eshte kthyer ne natyre trashegimtareve te Ismet Lushajt
me vendimin e gjykates qe kundershtohet ne kete gjykim. I padituri ne kuadrin e prapsimeve ka pretenduar
se ne gjykim duhet te thirreshin dhe hallat e tij si trashegimtare ligjore te radhes se pare te Salushe Lushaj,
nenes se tyre nga e cila ka rrjedhur kjo pasuri. Ne vitin 1949 eshte bere pjestimi vullnetar i pronave duke
marre babai yne truallin objekt gjykimi, ndersa paditesi mbajti shtepine e prinderve ku jeton edhe sot. Nga viti
1949–1970 kur trualli objekt gjykimi u shpronesua, paditesi nuk ka pretenduar ne lidhje me pronesine mbi te.
Pra ne kemi fituar pronesine mbi truallin me parashkrim fitues.
Gjykata e Rrethit Vlore ka vendosur pranimin e kerkese padise duke ndryshuar vendimin nr. 819
date 15.12.1997 te Gjykates se Rrethit Vlore duke i kthyer ne natyre 1005 m 2 truall vec trashegimtareve
ligjore te Ismet Lushajt dhe paditesit Dilaver Lushaj si trashegimtare ne pjese te barabarta te
trashegimleneses Salushe Lushaj.
Ky vendim eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit.
Kolegji Civil I Gjykates se Larte cmon se gjykata e apelit dhe gjykata e rrethit e kane zgjidhur drejt
ceshtjen pasi, palet ndergjygjese jane njohur bashkepronare ne pronen objekt gjykimi ne baze te vendimit nr.
3909 date 14.11.1996 te Gjykates se Rrethit Vlore. Sa me siper, vendimi nr. 819 date 15.12.1997 i po kesaj
gjykate, i cili ka marre forme te prere dhe ka vendosur kthimin ne natyre te truallit me siperfaqe 1005 m 2 (qe
ndodhet brenda siperfaqes 2500 m 2 ) vetem te paditurve ka shkelur te drejten e bashkepronesise se
paditesit. Persa i perket pretendimeve te te paditurit se bashkepronare duhet te jene dhe hallat, sqarojme se
u perket atyre, n.q.s. kane pretendime konform dispozitave ligjore te kerkojne pronesine mbi truallin.
Ndersa ne lidhje me pretendimin e te paditurit per pjesetim vullnetar, sqarojme se ky problem eshte
zgjidhur me vendimin nr. 3909 date 14.11.1996 te Gjykates se Rrethit Vlore, i cili ka marre forme te prere ku i
padituri ka qene pale ne gjykim..
Sa me siper, nga ana ketij kolegji cmohet se kerkese padia eshte e bazuar.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/a te K Pr Civile,

20
VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 542, date 19.10.1999 te Gjykates se Apelit Vlore.

Nr. 1177/ 58 i Regj. Themeltar


Nr. 137 i Vendimit

21
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Natasha Sheshi Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Metush Saraci Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 07.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1203/67 qe i perket:

PADITËS: Tatjana Cuadari Etj.


I PADITUR: 1.Fatbardha Kadiu Etj.
2.Agjensia Kombetare e Privatizimit Tirane
3.Arjana Dhimitri, etj
OBJEKTI I PADISË: Deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitjes se privatizimit
me nr.6337/1813, 06.12.1996 te farmacise nr.3, dhe te
kontrates se shitjes me nr.966/3930, date 05.06.1997 duke i
kthyer palet ne gjendjen e meparshme.
_____

Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin nr.449, date17.02.1999 ka vendosur:


Rrezimin e kerkesepadise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1032, date 14.09.1999 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.449, date 17.02.1999 te gjykates se rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e te dy
vendimeve, pranimin e padise tone duke parashtruar keto shkaqe:
- Te dyja vendimet e mesiperme nuk i jane permbajtur objektit te padise te ngritura nga ana
jone.
- Kontrata e privatizimit te ketij lokali te farmacise eshte realizuar ne kundershtim me
dispozitat ligjore ne fuqi.
- Privatizimi eshte bere ne nje kohe qe paditesat kishin ngritur nje padi per anullimi e vendimit
te K.K.Pronave.
- Gjithashtu privatizimi eshte bere ne kundershtim me V.K.M nr.155, date 04.03.1996 dhe
nr.781, date 11.11.1998.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi avokatin e pales paditese Viktor Konomi, i cili u shpreh per heqje dore nga rekursi, avokatin e
pales se paditur Gjergji Sauli qe kerkoi pranimin e heqjes dore nga rekursi dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne
teresi,
VËREN
Me vendimin civil nr.1032, date 14.09.1999 gjykata e apelit Tirane ka vendosur: Lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se rrethit Tirane nr.449, date 17.02.1999 me te cilin eshte vendosur rrezimi i
kerkesepadise.
Kunder vendimit te sipercituar ka paraqitur rekurs brenda afatit ligjor pala paditese, ne permbajtjen e
te cilit nuk parashtrohet asnje shkak ligjor per cenimin e vendimit.

22
Por, pala paditese para celjes se seances gjyqesore, e pikerisht me shkresen date 05.02.2001,
njofton heqjen dore nga rekursi e kerkojne pushimin e shqyrtimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte.
Ne keto rrethana Kolegji Civil cmon se heqja dore nga rekursi eshte ne perputhje me kerkesat
ligjore, e pikerisht nenin 490 te K.Pr.Civile, rrjedhoje e se ciles duhet te vendoset pushimi i gjykimit te kete
gjykate.
PËR KËTO ARSYE
Keshilli gjyqesor i Kolegjit Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 e 490 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit ne kete gjykate per shkak heqje dore nga rekursi te pales paditese.

Nr.1203/67 i Regj. Themeltar.


Nr. 148 i Vendimit

23
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka Kryesues


Metush Saraci Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Natasha Sheshi Anetare
Valentina Kondili Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 20.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: Nebi Sefa-Lushnje perfaqesuar nga av. Ali Zanko


I PADITUR: K.K.K. Pronave-Lushnje
PERSON I TRETË: Drejtoria Arsimore Lushnje perfaqesuar nga Namik
Toshkollari
OBJEKTI I PADISË: Kundershtim vendimi K.K.K.Pronave Lushnje dhe rivendosje
ne afat te ketij kundershtimi.

Baza Ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993


_____

Gjykata e Rrethit Lushnje, me vendimin Nr.405, date 08.07.1999 ka vendosur :


Pranimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin Nr. 560, date 26.10.1999 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit persa i perket kthimit ne natyre te shteses anesore sebashku me
sendin. Prishjen e vendimit e pushimin e gjykimit per pjeset e tjera.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs personi i trete, i cili kerkon prishjen e vendimit
te gjykates se apelit Vlore, duke parashtruar keto shkaqe:
- Eshte zbatuar gabim ligji nr.7952, date 21.06.1995.
- Ekspertimi eshte me te meta dhe kerkojme riekspertim. Paditesi nuk eshte pronar dhe per
rrjedhoje nuk legjitimohet ne ngritjen e padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Ka rezultuar se me vendimin nr.21, date 09.02.1994 te Komisionit te Kthimit dhe te Kompesimit te
Pronave prane Bashkise Lushnje i eshte njohur pronesia dhe i eshte kthyer shtepia paditesit Nebi Sefa,
ndersa per “Shtesen anesore” eshte vendosur qe te ngelet prone shteterore.
Eshte pranuar ne gjykimin e ceshtjes se shtepia e ish pronarit deri ne vitin 1989 eshte perdorur si
gjykate e rrethit Lushnje. Ne vitin 1973 shtepise i eshte shtuar nje ndertim dykatesh qe gjithashtu ka
sherbyer per zyra dhe ambjente pune per organet e gjykates dhe prokurorise se rrethit. Ne vitin 1989, mbas
sistemimit te ketyre organeve ne nje godine tjeter, ne “shtesen anesore” eshte vendosur shtepia e pionierit
dhe me pas Drejtoria Arsimore Lushnje, duke u mbyllur komunikimi me shtepine e ish pronarit dhe duke u
hapur dere komunikimi e vecante.
Ne gjykimin e ceshtjes, nga gjykatat mbi pretendimin e paleve, eshte vene ne bisedim raporti ne
vlere ndermjet “prones se ish pronarit” (shtepise) dhe “shteses anesore” si dhe per faktin se ne rastin konkret
ekziston “shtese anesore” dhe duhet zbatuar neni 13 i Ligjit 7698, date 15.04.1993 apo eshte “ndertim i ri” i

24
cili funksionon ne menyre te pavarur nga shtepia ish prone e paditesit dhe kerkohet trajtim tjeter juridik i
ceshtjes.
Per ceshtjen e pare, pra per raportin e vlerave ndermjet “prones” se ish pronarit dhe “shteses
anesore” nga gjykata e apelit jane lejuar shkelje, te cilat e bejne te nevojshme kryerjen e nje ekspertimi te ri.
Keshtu, pala e paditur Drejtoria Arsimore Lushnje ne kerkesen ankimore ka pretenduar per perllogaritje te
gabuar nga ekspertet e caktuar ne gjykimin e shkalles se pare si dhe per faktin qe ne vleresimin e bere eshte
futur edhe vlera e truallit qe eshte jashte objektit. Kete fakt, e pranon edhe pala paditese ne shpjegimet me
shkrim qe ka dhene para gjykates se apelit, dhe duke “ bere vete llogaritjet paditesi” e nxjerre raportin e
vlerave nga 16.1% qe e kishin nxjrre ekspertet ne 17.7 %. Kete perfundim e “pranon” te mireqene edhe
gjykata e apelit kur arrin ne perfundimin qe “shtesa anesore” t`i kthehet ish pronarit pa kundershperblim
sepse vlera e shteses se bere nga shteti eshte nen 20%, pa kryer asnje ekspertim per te korigjuar kete
pasaktesi, si dhe per t`i dhene pergjigje pretendimeve te pales se paditur per projektet dhe preventivat e
pasakte.
Ne vendimin e gjykates nuk ka asnje arsyetim; te bazuar edhe ne faktet e administruara, se per c`far
shkaqesh prej saj trajtohet objekti si ”shtese anesore” apo per c`fare shkaqesh rrezohen pretendimet e pales
se paditur per qenien e objektit te nje “ndertimi i ri”, fakt ky qe ka rendesi per percaktimin e dispozites
perkatese te ligjit 7698 qe do te zbatohet per zgjidhjen e mosmarreveshjes, sepse ky ligj jep zgjidhje te
ndryshme per “shtesat anesore” me pronat e ish pronarit si dhe per ndertimet e kryera ne menyre te ligjshme
me truallin prone e ish pronarit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.560, date 26.10.1999 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e ceshtjes per
rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr. 2453/1116/41 i Regj Themeltar


Nr. 152 i Vendimit

25
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Natasha Sheshi “
Metush Saraci “
Nikoleta Kita “
ne seancen gjyqesore te dates 27.2.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1156/51 qe i perket:

PADITËS: Xhavit Metalla – Shijak perfaqesuar me prokure nga avokat


Sadik Qorduka.
I PADITUR: Bashkia Shijak
Avni Xhafa
Hysni Rinxhi
Ibrahim Llaftiu
Ardian Llaftiu (ne mungese)
OBJEKTI I PADISË Detyrimin e Bashkise Shijak te zbatoje vendimin
Nr. ¼ ,date 9.2.1995 te Komisionit te KK Pronave Shijak.
Detyrimin e te paditurve te lirojne siperfaqen e zene me
ndertim dhe gardh.
Baza ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. 1752, date 27.11.1998 ka vendosur:


Detyrimin e Bashkise Shijak te zbatoje vendimin nr. ¼ date 9.2.1995 te KKK Pronave Shijak
duke bere kthimin ne natyre te siperfaqes 4500 m2 truall me kufijte perkates.
Detyrimin e te paditurit Avni Xhafa t’i liroje e dorezoje paditesit Xhavit Metalla siperfaqen e
truallit 203,5 m2.
Detyrimin e te paditurit Hysni Rinxhi t’i liroje e dorezoje paditesit siperfaqen e truallit prej 247
m2.
Detyrimin e te paditurit Ardian Llaftiu t’i liroje e dorezoje paditesit siperfaqen 104 m2 te zene
me ndertim e gardh.
Siperfaqet e mesiperme i kthehen paditesit Xhavit Metalla me qellim qe t’u dorezohen dhe
trashegimtareve te tjere te trashegimlenesit Qerim Metalla.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 511, date 27.9.1999 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit civil nr. 1752 date 27.11.1998 te Gjykates se Rrethit Durres.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres kane bere rekurs Avni Xhafa, etj. te cilet kerkojne
prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Dokumentat e paraqitura nga paditesi jane te dyshimta.
- Ekspertet nuk plotesuan mangesite e aktit te ekspertimit qe ishin kryer ne gjykaten e shkalles
se pare.
- Shtepine e kemi ndertuar duke respektuar ligjin.
- Vendimi i komisionit dhe vertetimi i pronesise nuk japin kufizimet e verteta te prones.

26
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita, perfaqesuesin e paditesit avokat Sadik Qorduka
qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, pasi shqyrtoi dhe analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te prishet per shkak se nuk eshte i mbeshtetur ne ligj.
Mbi padine e ngritur nga Xhavit Metalla, Gjykata e Rrethit Durres ka vendosur detyrimin e Bashkise
Shijak te zbatoje vendimin nr. ¼ date 9.2.1995 te Komisionit te KK Pronave Shijak duke bere kthimin ne
natyre te 4500 m2 truall me kufijte perkates te percaktuar ne vendim si dhe detyrimin e te paditurve Avni
Xhafa, Hysni Rinxhi dhe Ardian Llaftiu te lirojne respektivisht siperfaqet prej 203.5 m2, 247 m2 dhe 104 m2
ne favor te paditesit me arsyetimin se me vendim nr. ¼ date 9.2.1995 te KKK Pronave keto siperfaqe i jane
kthyer paditesit dhe trashegimtareve te tjere te Qerim Metalles.
Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durres kunder te cilit kane bere rekurs te
paditurit.
Shkaqet e parashtruara ne rekurs gjenden te bazuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe bejne te
cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Durres prandaj ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per
rishqyrtim.
Nga teresia e rrethanave te ceshtjes rezulton se konflikti midis paleve eshte krijuar mbas daljes dhe
zbatimit te vendimit nr. ¼ date 9.2.1995 te Komisionit te KK Pronave qe ju kthen paditesit dhe
trashegimtareve te tjere te Qerim Metalles siperfaqen e truallit prej 4500 m2.
Pala e paditur vazhdimisht ka pretenduar se Komisioni i KK Pronave ka trajtuar te zena siperfaqet qe
ata disponojne, nuk i ka kthyer ato si te lira ne favor te paditesit dhe rregjistrimi ne hipoteke eshte i erret, i
paqarte dhe nuk i pergjigjet vendimit te KKK Pronave nr. ¼ date 9.2.1995, e megjithate, ndonese ky vendim
perbente prove vendimtare per zgjidhjen e ceshtjes dhe nga pala e paditur eshte kerkuar vazhdimisht, ai
nuk eshte marre dhe administruar nga gjykata çka perben edhe shkelje proceduriale sipas, pikes “c” te nenit
472 te K.Pr.Civile dhe dikton patjeter prishjen e vendimit te gjykates.
Administrimi i vendimit te Komisionit te KK Pronave do te sqaronte ne se siperfaqet e trojeve te
pretenduara nga paditesi jane kthyer ose jo si te lira ne favor te tij dhe gjithashtu ne se regjistrimi ne hipoteke
i pergjigjej ose jo me saktesi prones te trajtuar ne vendimin e KKK Pronave. Vetem mbasi te verifikonte dhe
krijonte bindjen per sa siper gjykata do ishte ne gjendje te zgjidhte drejt edhe konfliktin midis paleve per
lirimin e siperfaqeve te trojeve qe disponohen dhe mbahen nga te paditurit. Me i domosdoshem behet
administrimi i kesaj prove per rastin konkret nisur edhe nga mendimi i grupit te pare te tre eksperteve te
caktuar nga gjykata e rrethit, te cilet per shkak te mungeses se dokumentacionit ne dosjen e KKK Pronave
nuk kane mundur te konkludojne per kufijte dhe planvendosjen e prones te paditesit.
- Vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet edhe per shkak se nuk permbush kerkesat e nenit
126 te Kodit Pr. Civile si nje vendim perfundimtar.
- Me vendim gjyqesor Bashkia Shijak eshte detyruar te zbatoje vendimin nr. ¼ date 9.2.1995 te
KKK Pronave duke kthyer ne natyre ne favor te paditesit nje truall me siperfaqe 4500 m2, por si
gjykata e apelit edhe ajo e rrethit ndonese e pranojne kete detyrim nuk permendin ne vendim
bazen ligjore ku ato jane mbeshtetur per arritjen e ketij konkluzioni.
- Nga siperfaqja e pergjithshme per nje pjese te saj prej 5545 m2, krahas Bashkise Shijak, gjykata
ka detyruar edhe te paditurit ta lirojne dhe dorezojne ate ne favor te paditesit, pra per te njejten
siperfaqe gjykata ka detyruar njeheresh Bashkine dhe te paditurit cka do te thote se nuk eshte e
sakte ne percaktimin e detyrimeve te paleve.
Per pjesen tjeter te siperfaqes qe nuk mbahet nga te paditurit gjykata nuk ka sqaruar ne cfare
gjendje ndodhet kjo siperfaqe e lire apo e zene me ndertime dhe ndonese detyron Bashkine Shijak ta ktheje
ne natyre ne favor te paditesit, nuk arsyeton ne se Bashkia detyrohet ta ktheje ne natyre se mbahet
padrejtesisht prej saj apo pavaresisht nga kush mbahet, ajo ka detyrimin te zbatoje vendimin e Komisionit te
KK Pronave, detyrim ligjor i cili gjithashtu nuk eshte percaktuar.
- Gjykata e Apelit Durres ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit dhe me nje shprehje te
vetme ka pranuar se Bashkia duhet te zbatoje vendimin e KKK Pronave, pasi nje gje e tille nuk
eshte bere, arsyetim haptazi jo logjik qe gjithashtu ne baze te pikes “ç” te nenit 472 te K.Pr.Civile
e ben vendimin te cenueshem.
Pervec sa siper konstatohet se gjykata ka vendosur edhe ne kundershtim me kerkimet e paditesit te
parashtruara ne objektin e padise. Sipas objektit te padise paditesi ka kerkuar detyrimin e Bashkise te beje
saktesimin e truallit 4500 m2 te kthyer me vendim te KKK Pronave nr. ¼ date 9.2.1995, pra saktesimin e
prones dhe jo detyrimin per ta kthyer ne natyre siperfaqen prej 4500 m2 si ka vendosur gjykata, çka ve ne
dyshim, natyren e mosmarreveshjes te paleve dhe ate cfare kerkohet nga palet sepse ne baze te nenit 6 te
K.Pr.Civile, gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithcka, qe kerkohet dhe vetem per
ate qe kerkohet.
Megjithate ndonese behet fjale per dy detyrime te Bashkise per saktesim trualli per siperfaqen 4500
m2 dhe dorezimin e tij ne natyre si ne objektin e padise dhe ne vendimin e gjykates nuk percaktohet ku

27
konsiston ky detyrim, duke mosplotesuar keshtu nje nga kerkesat e nenit 126 te K.Pr.Civile sipas te cilit
vendimi perfundimtar nder te tjera duhet te permbaje bazen ligjore mbi te cilen bazohet zgjidhja e
mosmarreveshjes.
- Ne kundershtim me nenin 126 te K.Pr.Civile gjykata e apelit nuk ben asnje analize provash ku
ajo mbeshtet konkluzionin e saj. Nder provat e tjera midis akteve ndodhen edhe dy akte
ekspertimi me permbajtje te ndryshme por pavaresisht nga konkluzionet e dy akteve te
ekspertimit gjykata e apelit, ishte e detyruar ti analizonte dhe mbeshtetur ne njerin apo tjetrin prej
tyre jo vetem do te arsyetonte qendrimin e saj por duhet te kishte dhene pergjigje edhe
shkaqeve te parashtruara ne ankim meqenese te paditurit kane patur pretendime per aktin e
dyte te ekspertimit.
- Perderisa aktet e ekspertimit krahas provave te tjera jane administruar si prova ne séance
gjyqesore ato duhet te analizoheshin dhe te cmoheshin nga gjykata ne baze te bindjes se saj te
brendshme dhe te formuar nga shqyrtimi ne teresine e tyre i rrethanave te ceshtjes, sepse
keshtu gjykata do te mbeshteste vendimin e saj edhe sipas kerkesave te nenit 29 te K.Pr.Civile,
ne te kundert nje vendim pa analize provash dhe i paargumentuar gjendet edhe i pabazuar.
Per shkaqet e permendura me lart vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet
per rishqyrtim ne menyre qe pasi te plotesoje sa me siper gjykata do te zgjidhe drejt konfliktin midis paleve
dhe te jape nje vendim te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 511, date 27.9.1999 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e ceshtjes per
rishqyrtim po prane asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Nr. 1156/ 51 i Regj. Themeltar.


Nr. 153 i Vendimit

28
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Natasha Sheshi “
Metush Saraci “
Nikoleta Kita “
ne seancen gjyqesore te dates 27.2.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1159/52 qe i perket:

PADITËS: Liri Gjora - Tirane perfaqesuar nga av.Fatmir Braka.


I PADITUR: Bashkia Tirane - ne mungese.
PERSONI I TRETË: Arjan Cipo – Tirane perfaqesuar nga Arben Vani.
PERSONI I INTERESUAR: 1. Enti Kombetar i Banesave- ne mungese
2. Ministria e Mbrojtjes - ne mungese
OBJEKTI I PADISE: Respektimin e marreveshjes date 11.6.1997 duke me
dhene apartamentin 1+1 ndodhur ne rrugen “M.
Gjollesha” P. 63/1/3, si dhe shpalljen e pavlefshmerise
se kontrates se shitjes nr. 3351/1672,date 22.5.1996, si
dhe te gjitha akteve dhe veprimeve qe bien ne
kundershtim me akt-marreveshjen e mesiperme.
Baza ligjore: Neni 94 i K.Civil dhe Vendimit nr. 530,
date 17.10.1994 e 528, date 17.10.1994 i Keshillit te
Ministrave.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin nr. 901 date 24.3.1999 ka vendosur:


Detyrimin e Bashkise Tirane per te respektuar dhe zbatuar akt-marreveshjen date 1.6.1991
duke i dhene paditeses Liri Gjora apartamentin 1+1 te ndodhur ne rrugen “M. Gjollesha”
pallati 63, shkalla 1, apartamenti 3.
Shpalljen e pavlefshmerise se kontrates se shitjes me nr. 3351/1672, date 22.5.1996 si dhe
te gjitha veprimeve qe bien ne kundershtim me akt-marreveshjen.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 1007 date 27.7.1999 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 901 date 14.3.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs Arjan Cipa, i cili kerkon prishjen e
vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk jane zbatuar udhezimet e Gjykates se Larte te vena ne vendimin nr. 538 date 21.1.1998.
- Konkluzionet e gjykates nuk jane ne pajtim me provat qe ndodhen ne dosje.
- Veprimet tona jane realizuar ne pajtim te plote me nenet 83 e 164 te Kodit Civil. Keto
kontrata jane te lidhura rregullisht dhe kane forcen e ligjit per palet:
- Ministria e Mbrojtjes nuk ka qene pale ne akt-marreveshje prandaj nuk kishte te drejte per
planifikim shperndarje te baneses.
- Sipas akt-marreveshjes me ish KP Lagjes nr. 31 dhe KE te KP te Rajonit nr. 2 keto te fundit
merrnin persiper te sistemonin paditesen nga kati i pare ne te pestin dhe jo pikerisht ne
apartamentin qe me eshte dhene mua.

29
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita, perfaqesuesin e personit te trete Arjan Cipo,
avokatin Arben Vani, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim,
perfaqesuesin e paditeses Liri Gjora avokatin Fatmir Braka qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, pasi e
shqyrtoi dhe analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet per shkak se nuk eshte i mbeshtetur ne ligj.
- Nga materialet e ceshtjes rezulton se me date 11.6.1991 ndermjet paditeses Liri Gjora dhe
organeve te pushtetit lokal te asaj kohe eshte lidhur nje akt-marreveshje mbi bazen e se ciles
pas shpronesimit paditesja do te strehohej ne nje apartament 1+1 dhome e kuzhine ne pallatin
63 ne rrugen “ Muhamet Gjollesha”, qe do te ndertohej nga Reparti Ushtarak nr. 3780 Farke.
Akt-marreveshja eshte quajtur nga vete palet si nje kontrate tip dhe eshte nenshkruar rregullisht
prej tyre.
- Ne zbatim te kesaj marreveshje Keshilli Bashkiak Tirane me vendim nr. 57, date 30.4.1996 ka
vendosur te strehoje paditesen Liri Gjora ne nje apartament 1+1 dhome e kuzhine te ndodhur ne
rrugen “Sh. Ishmi”, pallati 67, shkalla 1, apartamenti 22. Po kjo banese ishte administruar edhe
me pare nga Bashkia me vendimin nr. 91 date 1.8.1995 ne favor te Diana Elezit dhe mbi padien
e kesaj te fundit Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 7573 date 18.9.1996 ka detyruar Entin
Kombetar te Banesave ta privatizoje ate ne favor te Diana Elezit, vendim i cili ka marre formen e
prere. Per kete pjese te objektit te padise ne gjykimet e meparshme paditesja ka hequr dore dhe
ka konsideruar te zgjidhur konfliktin me Diana Elezin dhe ka vazhduar gjykimin e ceshtjes per
pjesen tjeter te saj per detyrimin e Bashkise Tirane te respektoje akt-marreveshjen duke vene ne
dispozicion te saj apartamentin 1+1 dhome e kuzhine te ndodhur ne rrugen “M. Gjollesha” pallati
63, shk. 1, ap. 3 si dhe pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes se kesaj banese me nr.
3351/1672 date 25.5.1996 ne emer te personit te trete Arjan Cipo.
- Gjykata e Rrethit Tirane ka vendosur pranimin e padise dhe detyrimin e Bashkise Tirane te
respektoje akt-marreveshjen e dates 1.6.1991 duke i dhene paditeses Liri Gjora apartamentin e
planifikuar per te 1+1 dhome e kuzhine ne rrugen “M. Gjollesha” pallati 63, shk.1, ap. 3 si dhe
shpalljen e pavlefshme te kontrates se shitblerjes nr. 3351/1672 date 22.5.1996 dhe te gjitha
veprimeve qe bien ne kundershtim me akt-marreveshjen.
- Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga gjykata e apelit kunder te cilit ka bere rekurs personi i
trete Arjan Cipa.
- Shkaqet e parashtruara ne rekurs gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile prandaj vendimi
i gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim.
- Konflikti midis paleve ne gjykim rrjedh nga mosrespektimi i akt-marreveshjes te lidhur midis tyre
ne vitin 1991. Kjo akt-marreveshje nga vete palet eshte quajtur kontrate tip prandaj per te
zgjidhur drejt konfliktin dhe per te percaktuar te drejtat dhe detyrimet e tyre gjykata duhet t’i
referohet me saktesi dhe kujdes permbajtjes se akt-marreveshjes.
- Rezulton qe shpronesimi te jete bere me kerkesen dhe pelqimin e paditeses dhe ne kuadrin e
studimeve urbanistike pra me deshiren dhe vullnetin e te dy paleve. Ne akt-marreveshje thuhet
shprehimisht se organet e pushtetit pas shpronesimit merrnin persiper te sistemonin paditesen
ne nje apartament 1+1 dhome e kuzhine ne pallatin e ri nr. 63 qe do te ndertohej ne rrugen
“Muhamet Gjollesha” nga kati i pare deri ne te pestin, por nuk e kane percaktuar konkretisht ate.
Duke ju referuar permbajtjes te akt-marreveshjes per kete pjese duket kontradiktor dhe jo llogjik
konkluzioni i gjykates qe edhe pse e detyron Bashkine Tirane te respektoje marreveshjen e
detyron kete te fundit te vere ne dispozicion te paditeses apartamentin objekt gjykimi qe nuk
eshte i percaktuar ne kontrate, pra e detyron anen e paditur te jape nje apartament qe vete ajo
nuk e ka marre persiper ta disponoje ne favor te paditeses.
- Ne dhenien e vendimit te saj per arritjen ne konkluzionin qe paditeses duhet t’i jepet apartamenti
1+1 dhome e kuzhine e ndodhur ne rrugen “ “M. Gjollesha” pallati 63, shk. 1, ap. 3, Tirane,
gjykata e apelit eshte mbeshtetur ne nje njoftim te Ministrise se Mbrojtjes nr. 3974 date
14.8.1995 qe i behet Bashkise Tirane dhe Entit Kombetar te Banesave per planifikimin dhe
strehimin e paditeses ne apartamentin objekt gjykimi. Konkluzioni i gjykates nuk eshte i
mbeshtetur ne ligj sepse gjykata nuk ka analizuar cfare fuqi detyruese kishte ky akt i Ministrise
se Mbrojtjes per organet e pushtetit lokal, si eshte respektuar ne teresi dhe ne vecanti per te
shpronesuarit dhe ne se jo cilat kane qene shkaqet qe e kane penguar. Ne vartesi me natyren e
shkaqeve, objektive apo subjektive gjykata do te nxjerr edhe pergjegjesine ligjore te Bashkise
dhe detyrimin konkret te saj per respektimin e akt-marreveshjes. Keshtu do t’i jape pergjigje
edhe pretendimeve te personit te trete Arjan Cipo sipas te cilit planifikimi i Ministrise Mbrojtjes
ne teresi nuk eshte zbatuar sepse pallati i ri nuk u ndertua prej saj por nga shoqeria
sipermarrese “Arturi” Imp. Eks. Albania dhe me tjeter konstruksion me nje numer me te vogel

30
apartamentesh nga sa ishin projektuar fillimisht. Analiza e provave per sa permendet me lart do
te sqaroje rrethanat e ceshtjes dhe do te ndihmoje gjykaten ne zgjidhjen drejt te konfliktit te
paleve dhe percaktimit te detyrimeve konkrete te tyre sepse per rastin konkret nuk diskutohet
strehimi i paditeses ne banese, por fakti ne se kjo banese do te jete pikerisht apartamenti qe
disponon personi i trete apo apartament ne adrese tjeter. Ketu konsiston edhe thelbi i konfliktit
midis paleve.
Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit edhe ne pjesen ku behet fjale per
pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes dhe ne vendimin e saj me nje shprehje te vetme konkludon se drejt
ka vendosur gjykata e rrethit qe ka shpallur te pavlefshme kontraten e shitblerjes per banesen objekt gjykimi,
duke mos bere asnje analize te provave dhe arsyet ne te cilat ajo mbeshtet konkluzionin e saj. Gjykata nuk
permend asnje shkak ligjor qe sipas saj e ben veprimin juridik te shitblerjes te pavlefshem.
Ne objektin e padise, gjykata e apelit si baze ligjore per zgjidhjen e ketij konflikti ka percaktuar nenin
94 te Kodit Civil por ajo nuk i referohet asnje nga rasteve konkrete te permendura ne kete dispozite dhe qe
perbejne shkak ligjor per te shpallur te pavlefshem veprimin juridik. Keshtu mungesa e arsyetimit, e analizes
se provave dhe percaktimit te sakte te bazes ligjore ku gjykata mbeshtetet per zgjidhjen e mosmarreveshjes
bejne qe vendimi te vije ne kundershtim me kerkesat e nenit 126 dhe 310/II pika 3 e K.Pr.Civile, prandaj sa
me siper duhet te kihet parasysh ne rishqyrtim te ceshtjes, sepse respektimi i kerkesave proceduriale do
orientoje gjykaten edhe per zgjidhjen drejt ne themel te konfliktit midis paleve.
- Pervec sa permendet me lart, pavaresisht nga menyra si ka konkluduar gjykata, perderisa ajo ka
pranuar te shpalle te pavlefshem veprimin juridik te shitblerjes ajo nuk duhej te mjaftohej me kaq
por mbeshtetur ne nenin 106 e vijues te Kodit Civil ishte e detyruar te zgjidhte edhe pasojat e
pavlefshmerise te veprimit juridik, mangesi tjeter kjo qe ka te beje me mosrespektim te ligjit
material dhe qe ne baze te nenit 472/a te K.Pr.Civile e ben gjithashtu vendimin e gjykates te
cenueshem.
Ne rrethanat e mesiperme vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per
rishqyrtim ne menyre qe zbatimi drejt i ligjit material dhe procedurial te ndikoje edhe ne zgjidhjen drejt te
konfliktit midis paleve.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 1007, date 27.7.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e ceshtjes per
rishqyrtim po prane asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Nr. 1159/52 i Regj. Themeltar.


Nr. 154 i Vendimit

31
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Bashkim Caka Anetar
Ylvi Myrtja “
Perikli Zaharia “
Agron Lamaj “
ne seancen gjyqesore te dates 28.02.2001 moren ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITES: Qemal Cela, Perfaqesuar nga Av.Arben Ristani.


I PADITUR: Xhemali Salla, ne mungese
Arben Vrapi, “
Shyqyri Gremi, “
Arjan Xhoxhaj, “
OBJEKTI: Pavlefshmeri e veprimit juridik te kontrates se shitblerjes dhe
lirim e dorezim objekti.
Baza Ligjore: Neni 92 e vijues i K.Civil dhe 419 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin nr.161, date 05.02.1998 ka vendosur:


Deklarimin e pavlefshem te kontrates se shitjes nr.1245, date 18.07.1995 lidhur midis te
paditurve Xhemali Salla dhe Shyqyri Gremi mbi objektin “bufe” dhe kontraten e shitblerjes
dt.15.08.1995, lidhur midis te paditurve Xhemali Salla dhe Arjan Xhorxhaj e Arben Vrapi mbi
objektin “magazine nje kateshe” me sip. 208.68 m2, objekte keto te ndodhura ne sip. e truallit
280 m2 ne lagjen “Hekurudha” Elbasan dhe kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme.
Detyrimin e te paditurve t`i lirojne paditesit objektet, bufe dhe magazine, objekt kontrate.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.258, date 10.07.1998 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit me kete ndryshim:
Ne fazen e ekzekutimit Zyra e Permbarimit te beje perllogaritjen e investimeve te bera nga te
paditurit ne lokalin objekt gjykimi, te cilat do te paguhen nga paditesi Qemal Cela.

Gjykata e Larte me vendimin nr.579, date 04.05.1999 ka vendosur:


Prishjen e vendimit te gjykates se Apelit Durres dhe kthimin per rigjykim ne Gjykaten e Apelit
Durres me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.569, date 02.11.1999 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.161, date 05.02.1998 te Gjykates se Rrethit Elbasan.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane bere rekurs te paditurit Arjan Xhoxhaj dhe Shyqyri Gremi,
te cilet kerkojne prishjen e vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk jane respektuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte.
- Nuk eshte mbajtur parasysh neni – 6 i K.Pr.Civile, ku gjykata duhet te shprehet per gjithcka
qe kerkohet.
- Ne kemi qene ne mirebesim ne momentin e blerjes se objektit dhe perpara se te dorezojme
objektin, duhet qe i padituri Xhemali te na ktheje vleften e plote te objektit 1.100.000 leke si
dhe shpenzimet e domosdoshme qe jane kryer.
- Gjykimi ne gjykaten e apelit eshte zhvilluar ne mungese te te paditurit Vrapi.
32
- Nuk eshte marre ne konsiderate kerkesa jone per grup ekspertesh, per vleresim objekti +
shpenzime, se ne kemi qene ne mirebesim.
- Arsyetimi se Xhemaliu ka mashtruar te paditurit nuk qendron se ne momentin e shitjes ai
eshte pronar i vetem.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e ceshtjes nga gjyqtari Thimjo Kondi, e pasi e biseduan ate ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.568, date 02.11.1999 i Gjykates se Apelit Durres, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi
nr.161, date 05.02.1998 i Gjykates se Rrethit Elbasan, eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Nga materialet e gjykimit ne shkalles te pare e ne Apel ka rezultuar si me poshte:
Me vendimin nr.31, date 12.01.1996 te Gjykates se Rrethit Elbasan, qe ka marre forme te prere me
date 10.05.1996, pasi eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres, eshte vendosur te anullohet nje
vendim i Komisionit te Pronave, i cili kishte bere disponime ne favor te te paditurit Xhemali Salla.
Me vone, me vendimin nr.665/2, date 23.09.1996, Komisioni i Pronave ka vendosur te njohe si ish
pronar te truallit perkates trashegimlenesin e paditesit Qemal Cela, t`i njohe trashegimtarit te tij te drejten e
kompensimit te truallit te zene dhe te drejten e parablerjes se objekteve te ndertuara nga shteti.
Me vendimin nr.2681, date 21.10.1996 te Gjykates se Rrethit Elbasan, qe ka marre forme te prere
pasi eshte lene ne fuqi me vendimin nr.977, date 14.02.1997 te Gjykates se Apelit Durres, eshte vendosur
pavlefshmeria e kontrates se shitjes se objekteve (privatizimit) midis A.K.P. dhe te paditurit Xhemali Salla, si
veprim juridik qe bie ne kundershtim me ligjin.
Pavlefshmeria absolute e veprimit juridik te shitjes (privatizimit) e ka zhveshur te paditurin Xhemali
Salla nga te gjitha te drejtat e fituara. Per rrjedhoje edhe kontratat qe ka lidhur ai me te paditurit e tjere Arjan
Xhoxhaj, Arben Vrapi e Shyqyri Gremi, per shitjen e objekteve, jane absolutisht te pavlefshme, prandaj palet
duhet te kthehen ne gjendjen e mepareshme.
Ne ceshtjen objekt shqyrtimi, paditesi Qemal Cela ka synuar realizimin e te drejtave te tij, te fituara
me dy vendime gjyqesore te formes se prere dhe me nje vendim te Komisionit te Pronave te dhene ne favor
te tij, te cituara me lart.
Eshte jashte synimeve e disponibilitetit te tij (paditesit), zgjidhja e pasojave qe vine nga konstatimi i
pavlefshmerise absolute te kontratave te shitjes dt.15.08.1998 dhe dt.18.07.1995, te lidhura midis te paditurit
Xhemali Salla, respektivisht, me te paditurit Arjan Xhoxhaj e Arben Vrapi dhe te paditurin Shyqyri Gremi.
Paditesi Qemal Cela, duke mos qene pale ne keto kontrata, nuk ka interes juridik ne lidhje me zgjidhjen e
pasojave te pavlefshmerise absolute te ketyre kontratave. Menyra e zgjidhjes se padise se paditesit Qemal
Cela, nuk i pengon te paditurit qe mosmarreveshjet lidhur me pasojat e pavlefshmerise se veprimeve juridike
t`i zgjidhin midis tyre me padi te vecante.
Ne kete gjykim te ri ata kane mundesi t`i parashtrojne nga e para dhe t`i mbrojne te gjitha
pretendimet substanciale te parashtruara ne rekursin e tyre.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “a”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.569, date 02.11.1999 te gjykates se Apelit Durres.

Nr. 1227/74 i Regj. Themeltar.


Nr. 155 i Vendimit.

33
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Bashkim Caka Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Agron Lamaj Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 28.02.2001 moren ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITES: Myrteza Hoxha, perfaqesuar nga av. Kujtim Capo.


I PADITUR: Komuna Preze, ne mungese.
Abdulla Sheshori, perfaqesuar nga av.Baftjar Rusi.
OBJEKTI: Deklarimin pjeserisht te pavlefshem te kontrates se shitblerjes
dt.23.06.1994, ndermjet te paditurve dhe detyrimin e te
paditurit Abdulla Sheshori qe te paguaje qira per truallin me
siperfaqe 2350m2.
Baza Ligjore : Nenet –92/a, 103, 106, 296 e 655 te Kodit Civil.
_____

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr.1746, date 01.06.1999 ka vendosur:


Pranimin e kerkese padise.
Deklarimin pjeserisht te pavlefshem te kontrates se shitblerjes se lidhur me dt. 23.06.1994
midis te paditurve Komuna Preze dhe Abdulla Sheshori vetem per piken 7 (depo e
perpunimit te ushqimit) me siperfaqe 390 m 2 dhe kthimin e te paditurve ne gjendjen e
mepareshme.
Detyrimin e te paditurit Komuna Preze t`i ktheje te paditurit Abdulla Sheshori vleren 525.356
leke plus indeksin e rritjes se vleres qe perfaqeson depon e perpunimit.
Detyrimin e te paditurit Komuna Preze te lidhe kontraten e shitjes me paditesin Myrteza
Hoxha per objektin depo e perpunimit te ushqimit me sip.390 m 2 sipas procedurave ligjore, si
dhe te sip.322 m2 pjese funksionale e saj.
Detyrimin e te paditurit Abdulla Sheshori t`i paguaje paditesit Myrteza Hoxha qirane e truallit
ne vleren 48 leke/m2 ne vit per sip.1300 m2  per periudhen dt.04.06.1997 deri ne ekzekutimin
e vendimit.
Urdherohet Zyra e Pasurive te Paluajteshme qe te kryeje ndryshimet perkatese

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1257, date 09.11.1999 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1746 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe rrezimin e padise.

Kunder vendimit te gjykates se Apelit ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e vendimit
te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te gjykates se rrethit duke parashtruar keto shkaqe:
- Kemi te bejme me nje kalim te paligjshem te pronesise si ne forme dhe ne permbajtje.
- Eshte veprim juridik i kryer ne kundershtim me ligjin, sepse e drejta e parablerjes i takon ish
pronarit te truallit.
- Konkluzioni i gjykates per “efekte prapavepruese” nuk eshte i drejte, sepse nuk behet fjale per
to, nderkohe qe veprimi i shitjes eshte absolutisht i pavlefshem dhe nuk sjell asnje pasoje
juridike qe ne momentin e kryerjes se tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e ceshtjes nga gjyqtari Thimjo Kondi e pasi e biseduan ate ne teresi,

34
VËREN
Vendimi nr.1257, date 09.11.1999 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te
lihet ne fuqi.
Nga provat e administruara ne gjykim ka rezultuar si me poshte:
Te paditurit, Komuna Preze dhe Abdulla Sheshori, kane lidhur nje kontrate shitjeje, date 23.06.1994,
per objektin depo e perpunimit te ushqimeve (te ish Kooperatives bujqesore), me siperfaqe te zene nga
objekti prej 390 m2 dhe siperfaqe funksionale prej 322 m 2, kundrejt cmimit 5.971.614 leke, me afat shlyerje
deri ne fund te vitit 1994, me kusht zgjidhjeje kontrate per shkak mospermbushje detyrimi per pagimin e
cmimit.
Komisioni i Kthimit e Komensimit te Pronave me vendimin nr.342, date 16.09.1996 ka vendosur qe
te njohe pronesine e ish-pronarit Abaz Hoxha (trashegimlenes i paditesit) mbi siperfaqen prej 2350 m 2, mbi
te cilen eshte ndertuar edhe objekti ne fjale.
Komisioni ka vendosur qe per kete truall te konsideruar te zene ish-pronari te kompensohet me nje
nga menyrat e parashikuara ne ligj.
Me vendimin nr.1973, date 06.05.1997 Gjykata e Rrethit Tirane ka vendosur t`i njohe paditesit dhe
trashegimtareve te tjere te drejten e parablerjes se objektit.
Nisur nga sa me lart paditesi ka kerkuar te konsiderohet pjeserisht e pavlefshme kontrata e shitjes
date 23.06.1994 dhe te detyrohet i padituri te paguaje qirane perkatese.
Ne kundershtim me sa ka pretenduar paditesi per ta konsideruar kontraten e shitjes veprim juridik
absolutisht te pavlefshem, Gjykata e Apelit Tirane, me te drejte, ka konkluduar se kontrata e shitblerjes eshte
nje veprim juridik per kalim pronesie i kryer ne perputhje me ligjin dhe nuk ka asnje shkak per te vendosur ta
konsideroje ate te pavlefshem. Shitja eshte kryer qe ne vitin 1994 sipas procedurave te parashikuara nga ligji
nr.7745, date 26.07.1993 dhe ligjit nr.7980, date 27.07.1995 “Per shitjen e trojeve”, ndersa e drejta e
parablerjes e ish-pronarit eshte njohur ne vitin 1997, d.m.th. pas tre vjetesh nga kryerja e shitjes. Kjo nuk
perben shkak ne vetvehte per ta konsideruar kontraten absolutisht te pavlefshme.
I pabazuar eshte edhe pretendimi tjeter per mungese forme te veprimit juridik per kalim te pronesise.
Ka rezultuar qe kontrata te jete neneshkruar para noterit dhe te jete legalizuar prej tij.
Ndersa gjykata e Apelit e ka zgjidhur ceshtjen drejt ne pikepamje te faktit dhe te ligjit, gjykata e rrethit
ka bere interpretim te gabuar te ligjit, gje qe eshte korigjuar ne Apel. Mospermbushja e detyrimeve qe
rrjedhin prej nje kontrate, sic eshte ne rastin konkret pretendimi per mospagimin e nje pjese te cmimit, mund
te jete shkak, ne kushte te caktuara, per zgjidhjen e kontrates, por jo shkak pavlefshmerie veprimi juridik.
Keto jane dy koncepte juridike te ndryshme qe nuk duhet te ngaterrohen me njeri tjetrin.
Gjithashtu, zgjidhja e kontrates per mospermbushje detyrimesh mund te kerkohet vetem prej paleve
te saj, ndersa pavlefshmeria mund te kerkohet edhe nga persona te trete qe kane nje interes juridik te
caktuar, qe lidhet me realizimin ne te ardhmen te te drejtave te tyre subjektive.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “a”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1257, date 09.11.1999 te gjykates se Apelit Tirane.

Nr. / i Regj. Themeltar


Nr. 156 i Vendimit

35
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Thimjo Kondi Kryesues


Bashkim Caka Anetar
Agron Lamaj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Perikli Zaharia Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 28.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:
PADITËS: Sefer Ballabani, Tiranë
E PADITUR: Bashkia Tiranë
NDËRHYRËS DYTËSOR
I BASHKUAR ME TË PADITURIN: Ali Rreli, Tiranë
OBJEKTI I PADISË: Anullim i urdhërit administrativ nr.62,
date 10.02.1998
Baza ligjore: Nenet 326 e 329 te K. Pr. Civile

Gjykata e rrethit Tiranë me vendimin nr.1291, date 23.04.1999 ka vendosur:


Pranimin e padisë pjesërisht, duke anulluar tërësisht aktin admnistrativ nr.62,
date 10.02.1998 të Bashkisë Tiranë, për lirimin e truallit dhe ndërtimin e paligjshëm, pasi nuk
është i ligjshëm.
Ligjerimin e mases se sigurimit date 18.02.1998.
Pushimin e gjykimit te padise se ngritur nga paditesi Sefer Ballabani.
Pushimin e gjykimit te kunderpadise se ngritur nga i padituri Ali Reli.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1372, date 09.12.1999 ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.1291, date 23.04.1999 të gjykatës së rrethit Tiranë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila ka parashtruar keto shkaqe
per prishjen e vendimit:
- Interpretimi që i bën gjykata nënshkrimit dhe shënimit të kryetarit te bashkise në kërkesën
ankimore është plotësisht i gabuar dhe jo ligjor. Ai duhet të lëshonte prokure për heqjen dorë
nga ankimi, pra duhet të shfuqizonte prokurën që i kishte dhënë përfaqësueses së tij, e cila
ndodhet në dosje.
- Nga pikpamja e themelit të çështjes, vendimi i gjykatës së apelit është i pabazuar në ligj.
Urdhëri administrativ është nxjerrë për prishjen e një muri të ndërtuar pa leje, pra është i
ligjshëm.
Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs dhe ndërhyrësi dytësor, duke parashtruar këtë shkaqe:
- Gjykata e apelit vendosi me arsyetimin se, kryetari i bashkisë është dakort me padinë e Sefer
Ballabanit. Ky është absurditet, pasi përfaqësuesja e bashkisë me prokure të rregullt ka
deklaruar se nuk është dakort me vendimin e gjykatës së rrethit.
- Eshtë provuar në gjykim dhe ka pranuar dhe vetë paditësi se, muri është i ndërtuar pa leje.
- Gjykata ka dale jashtë objektit të padisë, pasi paditësi ka kërkuar pezullimin e aktit
admnistrativ në bazë të nenit 329 të K. Pr. Civile dhe jo shfuqizimin e aktit admnistrativ, sipas
nenit 324 të K. Pr. Civile. Pra, gjykata ka ndryshuar bazën ligjore të padisë, pa u kërkuar nga
paditësi.

36
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, perfaqesuesen e pales se paditur, Natasha Kondi, e cila
kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e padise, perfaqesuesin e nderhyresit dytesor,
av.Kirov Babliku, qe kerkoi te njejten gje si perfaqesuesi i pales se paditur, perfaqesuesin e paditesit, av.Bilal
Dinoshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 1291, date 23.04.1999 i Gjykates se Rrethit Tirane dhe ai nr.1372, date 09.12.1999 i
Gjykates se Apelit Tirane qe e ka lene ate ne fuqi jane te gabuar, sepse eshte zbatuar keq ligji.
Paditësi Sefer Ballabani është pronar i një shtëpie banimi një katëshe, në rrugën “Jordan Misja”,
Tirane. Regjistrimin e kesaj shtepie ne Hipoteke e ka bërë ne baze të vendimit nr.1656, date 27.05.1992 të
gjykatës së rrethit Tiranë, me vërtetim fakti pronësie.
Paditësi ka rrethuar një sipërfaqe trualli me mur guri, pa lejen e zyres se urbanistikes prane Bashkise
|Tirane.
Bashkia ka nxjerrë urdhrin administrativ nr.62, date 10.02.1998 për prishjen e tij, si ndërtim i
paligjshëm, dhe lirimin e truallit, mbi ankimin e nderhyresit dytesor Ali Rreli, i cili sillet si pronar i truallit.
Këtë urdher administrativ e ka kundërshtuar në gjykatë paditësi me pretendimin se, ky truall nuk
është prone e Ali Rrelit, por prone e tij.
Gjykata e rrethit gabimisht e ka anulluar kete urdher, si te paligjshem.
Urdheri administrativ nr.62, date 10.02.1998 i Bashkise Tirane eshte leshuar sepse paditesi ka
ndertuar nje mur guri rrethues te oborrit pa lejen e organit kompetent shteteror. Ky urdher eshte i bazuar ne
ligjin nr. 7693, date 06.04.1993 “per Urbanistiken”, ndryshuar me ligjin nr. 8015, date 19.101995. Sipas nenit
22 te ketij te fundit, lirimi i truallit dhe prishja e objektit behet me urdher administrativ te kryetarit te bashkise,
sipas informimit me shkrim nga zyra e urbanistikes ne rreth, bashki ose komune, apo nga personi i
interesuar.
Ndertimi i bere nga paditesi ka dale se eshte bere pa lejen e zyres se urbanistikes prane bashkise,
prandaj eshte konsideruar si ndertim i paligjshem.
Ne keto kushte, urdheri i mesiperm konsiderohet i ligjshem.
Gjithashtu, gjykata e rrethit, ne kundershtim me nenin 16/2 te K. Pr. Civile, pa u kërkuar nga paditësi,
ka ndryshuar bazën ligjore të padisë, pasi paditësi ka kërkuar pezullimin e aktit admnistrativ në bazë të nenit
329 të K. Pr. Civile dhe jo shfuqizimin e tij, sipas nenit 324 të K. Pr. Civile. Sipas nenit 16/2 te K. Pr. Civile,
gjykata nuk mund te ndryshoje bazen juridike te padise pa kerkesen e pales.
Gjykata e Apelit Tirane ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm te gjykates se rrethit me arsyetimin se,
meqënëse kryetari i bashkisë ka cikluar se është dakort me kërkesëpadinë e ngritur nga paditësi, vendimi i
gjykatës së rrethit çmohet i drejtë. Por, ajo ka gabuar ne kete perfundim, duke u nisur vetem nga shenimi i tij
i bere mbi kerkesen ankimore “se eshte dakort me kete kerkese padi”.
Neqoftese kryetari i bashkise do te ishte dakort me padine e mesiperme, kjo nenkupton se ai ne
thelb kishte hequr dore nga ankimi. Atehere, ai duhej t’i leshonte perfaqesueses se vet prokure te posaçme,
me anen e te ciles ta autorizonte per te deklaruar parpara Gjykates se Apelit heqjen dore nga ankimi, duke
pranuar ne kete menyre vendimin e gjykates se shkalles se pare.
Me kete rast kryetari i bashkise duhej te shfuqizonte prokuren, me te cilen kishte pajisur
perfaqesuesen e tij. Ndersa Gjykata e Apelit duhet te vepronte sipas nenit 463 te K. Pr. Civile, duke
vendosur pushimin e shqyrtimit te çeshtjes ne ate Gjykate.
Por, kryetari i bashkise nuk del te kete vepruar ne kete menyre, pasi nuk ka qene dakort me
vendimin e gjykates se shkalles se pare.
Prandaj, interpretimi qe i ka bere gjykata e apelit shenimit te kryetarit te Bashkise ne kerkesen
ankimore eshte i gabuar.
Ne keto kushte, vendimi i Gjykates se Apelit, ashtu si ai i Gjykates se Rrethit, eshte i gabuar, prandaj
qe te dy ato vendime duhet te ndryshohen dhe te rrezohet padia e ngritur nga paditesi Sefer Ballabani.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K. Pr. Civile

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.1291, date 23.04.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe te vendimit
nr.1372, date 09.12.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe rrezimin e padise.

Nr. 1237/76 i Regj. Themeltar


Nr. 157 i Vendimit

37
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Natasha Sheshi Anetare
Metush Saraci Anetar
Valentina Kondili Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 27.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1246/79 qe i perket:
PADITËS: Jorgo Spiro, banues ne Sarande
I PADITUR: Sajmet Beshiri, banues ne Tirane
PERSON I TRETË: K.K.K.Pronave Sarande
OBJEKTI I PADISË: Rishikimin e vendimit te formes se prere me nr. 609,
date 11.07.1995 i Gjykates se Rrethit Sarande,ne baze te nenit
494 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Sarande, me vendimin nr.1 date 23.03.1999 ka vendosur:


Mospranimin e kerkeses per rishikimin e vendimit te formes se prere me nr. 609, date
11.07.1995 te Jorgo Spiro.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 211 date 15.06.1999 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr. 1, date 23.03.1999 te Gjykates se Rrethit Sarande dhe kthimin e
ceshtjes per rigjykim me tjeter trup gjykues.

Ne rigjykim Gjykata e Rrethit Sarande me vendimin nr. 2, date 24.09.1999 ka vendosur:


Mospranimin e kerkeses per rishikimin e vendimit te formes se prere me nr. 609, date
11.07.1995.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr. 474, date 21.12.1999 ka vendosur:


Prishjen e vendimit gjyqesor me nr. 2, date 24.09.1999 te Gjykates se Rrethit Sarande, duke
vendosur pranimin e kerkeses per rishikim te paditesit Jorgo Spiro dhe vazhdimin e gjykimit
ne Gjykaten e Rrethit Sarande me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka bere rekurs i padituri duke parashtruar keto shkaqe:
- Dokumenti i paraqitur nga palet nuk eshte prove e re.
- Ai u hodh poshte me dokumentin origjinal te Kryesise se Pergjithshme te Kryqit te Kuq
Shqiptar.
- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pambeshtetur ne ligj.
Ana paditese ka paraqitur kunderrekurs duke parashtruar:
- Vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte.
- Provat shkresore kane rendesi per zgjidhjen e çeshtjes.
- Ato nuk diheshin prej meje gjate gjykimit te çeshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin perkates, avokatin e anes paditur Shyqyri Dylgjeri, qe kerkoi prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, avokatin e anes paditese Vasil Plaku,
qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

38
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster, eshte i mbeshtetur ne ligj e per rrjedhoje duhet te lihet ne
fuqi.
Paditesi Jorgo Spiro, ka paditur Sajmet Beshirin duke kerkuar rishikimin e vendimit civil te formes se
prere me nr. 609 date 11.07.1995 te Gjykates se Rrethit Sarande, bazuar tek neni 494 germa “a” e
K.Pr.Civile duke pretenduar se ka paraqitur prova te reja shkresore qe kane rendesi per çeshtjen, te cilat nuk
diheshin nga pala gjate shqyrtimit te çeshtjes.
Gjykata e shkalles se pare ka vendosur mospranimin e kerkeses. Gjykata e apelit ka prishur
vendimin e gjykates se shkalles se pare me arsyetimin se ka vend per pranimin e kerkeses per kalimin e
çeshtjes per rigjykim sipas nenit 499 te K.Pr.Civile.
Me kete vendim gjykata e apelit ka vendosur se çfare veprimi procedurial duhet te kryente gjykata e
shkalles se pare.
Ne baze te nenit 467 te K.Pr.Civile, gjykata e rrethit ne rigjykim eshte e detyruar t’i permbahet
vendimit te gjykates se apelit per çdo veprim procedurial te vendosur ne te.
Vendimi i gjykates se apelit, nuk eshte ankimuar dhe per rrjedhoje, gjykata e shkalles se pare ishte e
detyruar t’i permbaheshe vendimit te gjykates se apelit.
Megjithese ishte e detyruar, persa u parashtrua, gjykata e shkalles se pare t’i permbahej vendimit te
gjykates se apelit, ajo perseri ka vendosur mospranimin e kerkeses.
Gjykata e apelit ne rigjykim ka vendosur prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke
vendosur vete pranimin e kerkeses per kthimin dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit ne gjykaten
e shkalles se pare.
Pavaresisht se gjykata e apelit ka arsyetuar se provat me shkrese te paraqitura, duhet te
konsiderohen prova te reja dhe pranon kerkesen per kalimin e çeshtjes per gjykim, ne rastin konkret ne se
kishte vend per pranimin ose jo te kerkeses per gjykim, eshte zgjidhur me vendimin e meparshem e per
rrjedhoje procedurialisht kerkesa per kalimin e çeshtjes per gjykim duhej te pranohej.
Persa siper pretendimet qe ngrihen prej pales se paditur ne rekurs ne lidhje me vleresimin e llojit te
proves nuk ndikojne ne ligjshmerine e vendimit te gjykates se apelit, pasi vleresimi i tyre eshte bere ne
vendimin nr. 211 date 15.06.1999 te gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 474, date 21.12.1999, te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Nr. i Regj. Themeltar


Nr. 158 i Vendimit

39
VENDIM

Ne EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Bashkim Caka Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Agron Lamaj Anetar
Perikli Zaharia Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 28.2.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1214/71, qe i perket:

PADITËS : Kontrolli i Larte i Shtetit Tirane


I PADITUR : Keshilli i Rrethit Devoll
Komisioni i Ndarjes se Tokave Ne Fshatin
Kapshtice.
Petrit Kutrolli, i biri i Myrtezait, datelindja 1949, banues ne
fshatin Kapshtice- Devoll, perfaqesuar nga avokat Perparim
Sanxhaku.
OBJEKTI I PADISE: Pavlefshmeri te aktit te marrjes se tokes ne perdorim dhe ne
pronesi.
Baza Ligjore: Neni 92 i KC, Ligji Nr. 7501 date 10.07.1991,
VKM Nr. 116 date 21.03.1994, Ligji Nr. 8053
date 21.12.1995, si dhe VKM Nr. 255 date 02.08.1991.

Gjykata e Rrethit Korce me vendimin nr. 924, date 25.06.1999 ka vendosur:


Rrezimin e kerkese padise me pale padites Kontrolli i Larte i Shtetit, te paditur Keshilli i
Rrethit Devoll, Komisioni i Ndarjes se Tokes se fshatit Kapshtice, Petrit Kutrolli, me objekt
pavlefshmeri te aktit te marrjes se tokes ne perdorim dhe ne pronesi nr. 9 date 27.02.1995
si te pambeshtetur ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Korce me vendimin nr. 270, date 28.10.1999 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 924, date 25.06.1999 te Gjykates se Rrethit Korce.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e ketij
vendimi dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:
- Veprimet e kryera nga i padituri per marrjen ne perdorim te tokes bujqesore me siperfaqe 15
600 m2 jane ne kundershtim dhe ne mashtrim te ligjit.
- Ne momentin e plotesimit me toke te te paditurit ai nuk ishte banor i fshatit Kapshtice. Me
date 21.03.1994 ai ka qene banor i fshatit Bilisht.
- Nuk eshte e vertete qe i padituri Petrit eshte bere pronar i 15 000 m2 me date 18.07.1996.
- Konkluzioni i gjykates se apelit se n.q.s nuk do te shperndahej kjo toke me ligjin nr. 7501, ajo
do t’i kthehej ish pronarit dhe shteti perseri do te shperblente ish pronarin per shpronesimin
eshte i gabuar. Kjo toke eshte prone e shtetit.
I padituri Petrit ka paraqitur kunderrekurs, sipas te cilit :
- Veprimet e kryera nga ana ime dhe e organeve shteterore per marrjen e tokes ne perdorim
jane te ligjshme.

40
- Veprimet e kryera nga ana ime per kalimin e kesaj toke nga perdorimi ne pronesi jane kryer
ne perputhje me ligjin nr. 8053 date 21.12.1995.
- Toka me eshte dhene si bashke-themelues i kooperatives bujqesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja, avokatin e te paditurit Perparim Sanxhaku, i cili kerkoi lenien ne
fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Nga vertetimi i dates 7.7.1997 leshuar nga Komuna Bilisht rezulton se i padituri Petrit Kutrolli ka
qene bashkethemelues i kooperatives bujqesore.
Ne zbatim te nenit 6 te ligjit Nr. 7501 date 19.7.1991, “Per token” dhe nenit 3/1 te vendimit te Keshillit
te Ministrave nr. 255, date 2.8.1991, te paditurit i eshte dhene ne perdorim nje siperfaqe toke bujqesore 4000
m2.
Me kerkese te Kryepleqesise se fshatit date 10.6.1994 drejtuar Komunes Bilisht eshte kerkuar qe i
padituri te plotesohet me toke bujqesore me norme te plote per shtate fryme ne zbatim te vendimit te Keshillit
te Ministrave Nr. 116, date 21.3.1994, me te cilin eshte ndryshuar vendimi nr. 255, date 2.8.1991 cituar me
siper.
Komuna Bilisht ka vendosur qe te paditurit t’i plotesohet siperfaqja e tokes bujqesore me parcelat
kadastrale me nr. 5 dhe nr. 1239, provuar me vertetimin e dates 17.06.1994 te leshuar nga Kryetari dhe
Sekretari i Komunes Bilisht.
Pas miratimit te udhezimit te Keshillit te Ministrave nr. 106, date 23.02.1996 “Per procedurat e kalimit
te tokes nga perdorimi ne pronesi”, qe ka dale ne zbatim te ligjit 8053, date 21.12.1995 “Per kalimin ne
pronesi pa shperblim te tokes bujqesore “, i padituri Petrit Kutrolli ka paraqitur prane Komunes Bilisht me
date 10.03.1996 nje kerkese per kalimin e tokes nga perdorimi ne pronesi.
Me vendimin nr. 1, date 18.07.1996 te Keshillit te Rrethit Devoll eshte vendosur t’i kaloje te paditurit
Petrit nga perdorimi ne pronesi vetem nje siperfaqe prej 5000 m2 dhe i eshte refuzuar per pjesen tjeter prej
1500 m2.
I padituri eshte ankuar kunder vendimit te mesiperm ne Komisionin Qeveritar te Tokes prane
Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit.
Komisioni Qeveritar i Tokes me shkresen nr. 1099, date 29.5.1997 drejtuar Keshillit te Rrethit Devoll
per dijeni dhe ankuesit Petrit Kutrolli sqaron se nuk justifikohet nga ana ligjore heqja e se drejtes se
pronesise per te paditurin.
Pas marrjes se shkreses sqaruese nga Komisioni Qeveritar i Tokes, Keshilli i Rrethit Devoll me date
30.07.1997 ka anulluar piken 1 te vendimit nr. 1, date 18.07.1996 qe nuk i jepte te paditurit 15 000 m 2 . Pa
anullimit te mesiperm i padituri ka marre aktin e marrjes ne pronesi te tokes bujqesore prej siperfaqes 20 000
m2 . Ne dosje ndodhen dy akte, njeri pa date dhe tjetri me date 18.7.1996.
Paditesi me padine objekt gjykimi ka kerkuar pavlefshmerine e aktit te marrjes se tokes ne perdorim
me nr. 9, date 27.02.1995 dhe te aktit te marrjes ne pronesi te po kesaj toke me nr. 9, duke pretenduar :
Akti i marrjes ne perdorim te tokes eshte nenshkruar vetem nga kryetari i Komisionit te Ndarjes se
Tokes dhe perfaqesuesi i Keshillit te Rrethit.
Ne dhenien e tokes ne perdorim nuk jane zbatuar procedurat sipas akteve ligjore dhe nenligjore qe
kane dale per kete problem. Per marrjen e tokes objekt gjykimi ne dosje nuk ka kerkese nga i padituri por nje
kerkese te bere nga kryeplaku i fshatit me date te korigjuar.
Ne periudhen e dhenies se tokes ne perdorim i padituri nuk ka qene banor i fshatit Kapshtice.
Pretendimin e mesiperm, paditesi e bazon ne vertetimin e dates 24.10.1998 te leshuar nga Bashkia Bilisht,
sipas te cilit i padituri Petrit Kutrolli ka bere lejen e tij te banimit ne Bilisht me date 27.03.1993, ne Kapshtice
me date 10.10.1994 dhe ne Pogradec me date 14.10.1996.
Krahas ceshtjes civile ne Gjykaten e Rrethit Korce eshte depozituar per gjykim edhe nje ceshtje
penale ne ngarkim te te paditurit Petrit Kutrolli.
Kjo del nga shkresa nr. 62, date 4.5.2000 te Gjykates se Rrethit Korce. Ne shkrese thuhet se prane
Gjykates se Rrethit Korce eshte ne gjykim ceshtja penale ne ngarkim te te pandehurve Petrit Kutrolli dhe
Fuat Bylyku te akuzuar per fallsifikim te dokumentave dhe shperdorim detyre sipas neneve 186/2-25 dhe
248-25 te Kodit Penal.
Ne gjykimin e ceshtjes penale te pandehurit kane kerkuar pezullimin e gjykimit me arsyetimin se
ceshtja ka lidhje me gjykimin e nje ceshtje civile, e cila ndodhej per gjykim ne Gjykaten e Larte. Behet fjale
per ceshtjen objekt gjykimi me nr. 1214 me pale padites Kontrolli i Larte i Shtetit, te paditur Keshilli i Rrethit
Devoll, Komisioni i Ndarjes se Tokave Kapshtice dhe Petrit Kutrolli me objekt pavlefshmeri e akteve te
marrjes se tokes ne perdorim e ne pronesi nga Petrit Kutrolli.
Gjykata e Rrethit Korce me vendimin e saj date 22.2.2000 ka vendosur pezullimin e gjykimit te
ceshtjes penale deri ne perfundimin e gjykimit te ceshtjes civile nga Gjykata e Larte.

41
Kontrolli i Larte i Shtetit pretendon se i padituri Petrit Kutrolli e ka marre token ne pronesi mbi bazen
e shkresave te fallsifikuara (neni 270 i K.Pr.Civile). Sipas Kontrollit te Larte te Shtetit keto fallsifikime i
atribuohen te paditurit Petrit Kutrolli (neni 271 i K.Pr.Civile). Me qellim per te provuar pretendimet e tij
Kontrolli i Larte i Shtetit ka denoncuar per ndjekje penale te paditurin Petrit Kutrolli. Kjo ceshtje padrejtesisht
eshte pezulluar nga Gjykata e Rrethit Korce.
Meqenese shkresat, me te cilat i padituri ka marre token ne pronesi konsiderohen te fallsifikuara dhe
nuk jane goditur per fallcitet brenda ceshtjes civile objekt gjykimi por eshte ndjekur rruga penale, duhet te
pritet patjeter perfundimi i ceshtjes penale.
Ceshtja civile objekt gjykimi nuk mund te zgjidhet para se te zgjidhet ceshtja tjeter penale (neni 297 i
K.Pr.Civile). Ekzistenca ose jo e shkresave te fallsifikuara ka shume rendesi per zgjidhjen e drejte te
ceshtjes. Ne nenin 70 te Kodit te Procedures Penale thuhet shprehimisht: “Vendimi penal i formes se prere
eshte i detyrueshem per gjykaten qe shqyrton pasojat civile te vepres vetem persa i perket faktit nese vepra
penale eshte kryer dhe nese eshte kryer nga i gjykuari”.
Ne keto rrethana vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim me
qellim qe te merret dhe te administrohet edhe dosja penale pasi te perfundoje gjykimi. Nga dosja penale do
te dalin prova vendimtare ne lidhje me shkresat qe pretendohen se jane te fallsifikuara (neni 467/e te
K.Pr.Civile).
Shkresat e pretenduara te fallsifikuara te verifikohen e analizohen ne perputhje me nenet 270-277 te
Kodit te Procedures Civile. Vetem keshtu mund te verifikohen aktet e marrjes se tokes nga i padituri ne se
ato jane te vlefshme apo te pavlefshme.
I lihet detyre Gjykates se Apelit Korce te pezulloje gjykimin e kesaj ceshtje civile deri ne perfundimin
e ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Petrit Kutrolli.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 270 date 28.10.1999 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e ceshtjes per
rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Korce me tjeter trup gjykues.

Nr. Regj. Themeltar


Nr. 159 i Vendimit

42
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Valentina Kondili Anetare
Natasha Sheshi Anetare
Metush Saraci Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 27.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile Nr.1242/78 me pale:

PADITËS: Gafur Muca i perfaqesuar nga av. Lili Robo


TË PADITUR: K. K. Te Pronave, Bashkia Tirane
Bedri Muca etj., (ne mungese)
OBJEKTI I PADISE: Kundershtim i vendimit nr.1098, date 14.09.1996 te
K.K.Pronave prane Bashkise Tirane.
Baza Ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin Nr.626, date 04.03.1999 ka vendosur :


Rrezimin e kerkesepadise te ngritur nga paditesi Gafur Muca.

Gjykata e apelit Tirane, me vendimin Nr.1147, date 12.10.1999 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.626, date 04.03.1999 te gjykates se rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e
te dy vendimeve, kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk eshte bere drejte vleresimi per menyren e marrjes se kesaj prove si dhe per shpenzimet e
kryera ne te.
- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 192 e 193 te K.Pr.Civile, duke mos thirrur
Nd.K.Banesa per mbrojtjen e interesave te shtetit.
- Gjykata ka vepruar gabim dhe ne kundershtim me nenet 223, 224 te K.Pr.Civile dhe detyron
Nd.K.Banesa per te paraqitur provat qe disponon per kalimin e baneses prone shteterore dhe
shpenzimet per riparimin e saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, avokatin e pales paditese Lili Robo, qe u shpreh per prishjen
e vendimit e dergimin e ceshtjes per rigjykim dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit Tirane nr.626, date 04.03.1999 eshte i pambeshtetur ne ligj dhe nuk
eshte marre nje prove vendimtare e kerkuar nga palet gjate gjykimit dhe si e tille duhet te prishet, e ceshtja
duhet te dergohet per rishqyrtim.
Eshte vertetuar ne gjykim se palet pjesmarres ne kete proces gjyqesor jane ne konflikt lidhur me
vendimin nr.1098, date 14.09.1996 te KKK Pronave prane Bashkise Tirane. Prona objekt gjykimi deri ne vitin
1980 ka qene prone e te paditurve. Me vendimin nr.121, date 14.06.1980 te Komitetit Ekzekutiv te Keshillit
Popullor te Tiranes kjo prone ka kaluar ne pronesi te shtetit. Me vendimin nr.10, date 28.12.1992 te Keshillit
Bashkiak Tirane banesa i eshte kthyer perseri ish pronarit te paditurit Bajram Muca, duke u anulluar vendimi
nr.121, date 14.06.1980 te Komitetit Ekzekutiv Tirane.

43
Gjykata e apelit, duke cituar aktet e mesiperme dhe duke mospranuar te marr provat e pretenduara
nga pala paditese mbeshtetur ne nenin 12 te K.Pr.Civile, arrin ne perfundimin se kerkesepadia e pales
paditese duhet te rrezohet.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne kerkesat e neneve 223, 224 te K.Pr.Civile cmon se
gjykata e apelit padrejtesisht ka refuzuar marrjen e provave qe per palen paditese jane vendimtare ne
zgjidhjen e ceshtjes. Ne nenin 223, 224 te K.Pr.Civile nder te tjera percaktohet se; “Gjykata, me kerkesen e
pales se interesuar, mund te urdheroje palen tjeter ose nje person te trete qe nuk merr pjese ne ceshtje, te
paraqes ne gjykim nje dokument ose nje send tjeter, kur cmohet e nevojshme prej saj….”.
Ne nenin 224 te K.Pr.Civile shprehet se: “Gjykata mund te kerkoje zyrtarisht nga organet e
administrates shteterore te dhena me shkrim per akte dhe dokumente qe ndodhen ne ate organ dhe qe
eshte e nevojshme te shqyrtohen ne procesin gjyqesor….”.
Ne zbatim te kerkesave ligjore, ishte detyre e gjykates qe te urdheronte organet perkatese per
paraqitjen e ketyre dokumentave qe kane te bejne me zgjidhjen e ceshtjes objekt konflikti gjyqesor.
Se pari: duhet te merren aktet e organeve shteterore lidhur me kalimin e kesaj prone, ne pronesi te
shtetit, si dhe aktet e tjera lidhur me vleren e harxhuar nga shteti per riparimin e mirembajtjen e kesaj
banese, si dhe dokumenta te tjera qe ka pretenduar pala paditese te cilat ndodhen ne organet shteterore.
Ne keto rrethana ceshtja duhet te rigjykohet ne perputhje me kerkesat ligjore.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit te Gjykates Apelit Tirane nr.626, date 04.03.1999 dhe dergimin e ceshtjes per
rishqyrtim ne kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

Nr. 1242/78 i Regj Themeltar


Nr. 161 i Vendimit

44
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Natasha Sheshi “
Valentina Kondili “
Metush Saraci “
ne seancen gjyqesore te dates 27.2.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2460/992 qe u perket:

PADITËS: Petraq Vasili


Marika Pojani
Valentina Ilo banues ne Tirane.
I PADITUR: Shoqeria “Delta 1” Tirane
OBJEKTI I PADISË: Shpallja e pavlefshme dhe anullimi i kontrates seshitblerjes.
Baza ligjore: Neni 94/c, neni 95, neni 192 te K.Civil

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 616 date 9.3.2000 ka vendosur:


Pranimin e kerkesepadise.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka ushtruar kerkese ankimore pala e paditur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka, avokatin e pales paditese Shefqet Muci qe kerkoi:
mospranimin e rekursit dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Ka rezultuar se me vendimin nr. 616, date 9.3.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane eshte vendosur
pranimi i kerkesepadise. Pala e paditur shoqeria “Delta 1” ka paraqitur kerkese per rivendosjen ne afat te
ankimit kunder vendimit te mesiperm gjyqesor, e cila eshte rrezuar nga gjyqtari i vetem dhe mbi ankimin e
pales se paditur. Gjykata e Apelit Tirane ka ndryshuar kete vendim duke rivendosur ne afat ankimin kunder
vendimit nr. 616, date 5.5.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.
Pas kesaj, pala e paditur gabimisht e ka drejtuar “kerkesen ankimore” ne Gjykaten e Larte, prandaj
duke qene ne keto rrethana, ceshtja nuk mund te shqyrtohet nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, por ankimi
i rivendosur ne afat, duhet te shqyrtohet nga Gjykata e Apelit Tirane si gjykate kompetente per shqyrtimin e
ankimeve ndaj vendimeve te gjykatave te rretheve gjyqesore. Ky kalim i akteve ne gjykaten e apelit kryhet
me vendim te Kolegjit Civil, per shkak se “gabimi” nuk eshte konstatuar ne rruge administrative dhe ceshtja
eshte rregjistruar.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte,

VENDOSI
Kalimin e dosjes Gjykates se Apelit Tirane si gjykate kompetente.

Nr. 2460/992 i Regj. Themeltar.


Nr. 162 i Vendimit

45
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Natasha Sheshi Anetare “
Metush Saraçi Anetar
Perikli Zaharia Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 07.02.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1200/66 qe i perket:

PADITËS: Resul Karafili – Permet


I PADITUR: Drejtoria e Sherbimit Pyjor Permet
OBJEKTI I PADISË: Vertetim i faktit juridik te pronesise.
Neni 388 i K.Pr.Civile, VKM nr. 66, date 11.02.1997.

Gjykata e Rrethit Permet, me vendimin nr. 254, date 17.09.1999, ka vendosur:


Pranimin e pjesshem te padise.
Vertetimin e faktit juridik te pronesise te te ndjerit Arif Karafili, mbi nje siperfaqe pylli prej 10
ha, te ndodhur ne ekonomine bujqesore “Dhembel- Kala” ne ngastren me nr. 79/a ne vendin
e quajtur “kullusme” me vendosje sipas skices.
Rrezimin e padise per pjesen tjeter si te pabazuar ne prova.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.472, date 20.12.1999, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 254, date 17.09.1999 te Gjykates se Rrethit Permet.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit, ka bere rekurs paditesi, dhe parashtron keto shkaqe per
ndryshimin e tij:
- Dokumentacioni i paraqitur nga ana ime, vertetonte qarte pronesine mbi 95 ha Pyje Kullota,
por dy gjykatat nuk kane vleresuar drejte provat e paraqitura.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin me prokure te paditesit Avokatin Arben Kujosa
qe kerkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, Prokurorin Arqile Lole, qe kerkoi prishjen e
vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Me padi drejtuar gjykates, paditesi Resul Karafili, ka paditur Drejtorine e Sherbimit Pyjor Permet dhe
ka kerkuar vertetimin e faktit juridik te pronesise ne emer te atit te tij Arif Karafili, mbi siperfaqen 95 ha pyje e
kullota te ndodhura ne fshatin Bual -Permet.
Gjykata e Rrethit Permet ka pranuar pjeserisht padine, duke vertetuar faktin juridik te pronesise per
te ndjerin Arif Karafili, vetem per nje siperfaqe pylli prej 10 ha, me kufi te percaktuar dhe rrezimin e padise
per pjesen tjeter te saj, si te pabazuar ne prova. Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit
Gjirokaster.
Dy vendimet e lartpermendura vijne ne kundershtim me ligjin, prandaj ato duhet te prishen dhe te
vendoset pushimi i gjykimit te çeshtjes.
Paditesi Resul Karafili, ka kerkuar te vertetoje ne rruge gjyqesore, pronesine e atit te tij, mbi nje
siperfaqe pyje e kullota dhe gjykata ka pranuar pjeserisht padine, vetem per 10 ha pyll ne emer te te ndjerit
Arif Karafili, por ndonese pranon Resul Karafilin si trashegimtar te atit te tij, ajo nuk ka administruar asnje
prove per vdekjen e ish pronarit ashtu dhe trashegimtareve te tij mbas vdekjes.

46
Per rastin konkret kerkohet njohja e pronesise per siperfaqe pyje dhe kullota por qe te justifikohet
ligjerisht kerkimi duhet qe kjo e drejte te realizohet vetem nga personi qe i takon pra nga ish pronari ose
mbas vdekjes nga trashegimtaret e tij.
Vetem keta persona, do legjitimohen ne ngritjen e padise dhe qe ne terminologjine proceduriale
pranohet si ligjitimimi aktiv. Ne te kundert asnje person tjeter nuk legjitimohet te ngreje padi dhe te vertetoje
ne rruge gjyqesore pronesine ne emer te Arif Karafilit.
Per kerkimin e parashtruar ne gjykim eshte e nevojshme qe paditesi te kete interes, kusht ky i
percaktuar ne nenin 32 te K.Pr.Civile, sipas te cilit padia ngrihet vetem kur personi ka interes te ligjshem ne
njohjen ose rrezimin e nje pretendimi.
Ne rast se paditesi do te ishte trashegimtar i ish pronarit Arif Karafili, interesi i tij ne ngritjen e padise
eshte i ligjshem sepse lidhet me interesa pasurore, por derisa nuk rezulton te jete trashegimtar i ish pronarit,
mbeshtetur ne nenin 32 te K.Pr.Civile nuk qendron interesi i tij e per rrjedhoje nuk konsiderohet legjitim ne
ngritjen e padise.
Mbi sa siper vendimet e dy gjykatave duhet te prishen dhe te pushohet gjykimi i çeshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/e te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 472, date 20.12.1999 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe vendimit nr. 254
date 17.09.1999 te Gjykates se Rrethit Permet dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes qe ju perket paditesit
Resul Karafili, e paditur Drejtoria e Sherbimit Pyjor Permet, me objekt vertetim fakti pronesie per pyje dhe
kullota.

Nr. 1200/66 i Regj. Themeltar.


Nr. 197 i Vendimit

47
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetar
Natasha Sheshi Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Metush Saraçi Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 07.02.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1199/65 qe i perket:

PADITËS: Arben Harka - Permet


I PADITUR: Dega e Bankes se Kursimeve Permet
OBJEKTI I PADISË: Pavlefshmeri e zgjidhjes kontrates se punes.
Nenet 146 dhe 153 /3 te K.Punes.
_____

Gjykata e Rrethit Permet, me vendimin nr. 280, date 11.10.1999, ka vendosur:


Pranimin e padise.
Detyrimin e pales se paditur Dega e Bankes Kursimeve Permet, te demshperbleje paditesin
Arben Harka, me pagen e nje viti pune, te patur ne momentin e shkeputjes se
marredhenieve te punes, si pasoje e zgjidhjes se kontrates se punes pa shkaqe te
arsyeshme.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr. 454, date 14.12.1999, ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr. 280, date 11.10.1999, te Gjykates se Rrethit Permet dhe duke
gjykuar çeshtjen ne fakt vendosi:
Pushimin e gjykimit te çeshtjes me padites Arben Harka dhe te paditur Dega e Bankes
Kursimeve Permet.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs paditesi Arben Harka dhe parashtron keto
shkaqe per ndryshimin e tij:
- Vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster, duhet te prishet per shkelje proceduriale, sipas nenit
472/b te K.Pr.Civile, sepse ai eshte perpiluar me date 14.12.1999 dhe eshte shpallur me date
15.12.1999.
- Vendimi i gjykates eshte allogjik sepse, ndonese arsyeton qe organi punedhenes ka te drejten
e organizimit dhe struktures se brendeshme, nuk referohet per kete arsye dispozite ligjore.
- Shkresa e Drejtorise se Pergjitheshme te Bankes se Kursimeve nr. 4601, date 09.11.1998, nuk
ka te beje me shkurtim vendi pune, por me shkurtim te numurit te punonjesve.
- Nuk duhet te largohem une nga puna kur nga ana e paditur mbahen ne pune punonjes me
arsim te mesem.
- Kam pranuar te punesohem ne pune tjeter per nevoja familjare, por jo sepse kam quajtur te
ligjshem largimin tim nga puna.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesen me prokure te pales se paditur juristen Luiza
Halili qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne
teresi,

48
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster, duhet te ndryshohet per zbatim te gabuar te ligjit
procedurial.
Ka rezultuar gjate gjykimit se, nga viti 1994 e ne vazhdim, paditesi Arben Harka, ka qene ne
marredhenie pune prane Deges Bankes Kursimeve sh.a Permet, fillimisht me detyren e Drejtorit dhe me
vone ekonomist ne sektorin e kontabilitetit.
Drejtoria e Personel Organizimit prane Drejtorise Pergjitheshme te Bankes Kursimeve Tirane, ka
njoftuar Banken e Kursimit Permet se ne kuadrin e ristrukturimit dhe organizimit ka vendosur qe, duke filluar
nga data 01.12.1998 ne numurin e punonjesve te asaj Banke, shkurtoheshin 6 vete ndermjet te cileve 2
punonjes ne sektorin e kontabilitetit ku punonte edhe paditesi Arben Harka.
Mbeshtetur ne kete vendim te Drejtorise se Pergjitheshme, me date 25.11.1998, ana e paditur ka
urdheruar largimin nga puna te paditesit per shkak te shkurtimit te vendit te punes.
Gjykata e Rrethit Permet, ka vendosur pranimin e padise te ngritur nga Arben Harka dhe sipas nenit
146/3 te K.Punes, detyrimin e Bankes se Kursimeve te demshperbleje paditesin me pagen e nje viti pune,
me arsyetimin se kontrata e punes eshte zgjidhur pa shkaqe te arsyeshme per shkak se, nuk jane vleresuar
drejte arsimi dhe aftesite profesionale te paditesit.
Mbi ankimin e pales se paditur, ndryshe nga Gjykata e Rrethit, Gjykata e Apelit ka arritur ne
konkluzionin se, zgjidhja e kontrates se punes, eshte bere per shkaqe te arsyeshme dhe ka vendosur
prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.
Konkluzioni i Gjykates se Apelit, per zgjidhjen e kontrates se punes per shkaqe te arsyeshme eshte i
drejte dhe i mbeshtetur ne ligj.
Per rastin konkret ne kuadrin e organizimit dhe ristrukturimit ne Banken e Kursimeve Permet, ne
sektorin e kontabilitetit, shkurtohen dy punonjes prej te cileve nje specialist dhe nje arketar fakt i pranuar dhe
i pakontestueshem nga asnjera pale. Por konflikti midis tyre qendron vetem ne ate, nese specialisti qe
shkurtohej do te ishte paditesi apo punonjesi tjeter, qe kryente te njejten detyre. Perfundimisht e orientuar
edhe nga kriteret e percaktuara ne shkresen e Drejtorise se Pergjitheshme si aftasia profesionale, arsimi,
perkushtimi ne realizimin e detyrave etj, ana e paditur ka konkluduar per largimin e paditesit nga puna dhe
me date 25.11.1998, i ka komunikuar atij edhe urdherin perkates.
Pretendimi i paditesit se per largimin e tij nga puna, nuk jane patur parasysh kriteret dhe nuk jane
vleresuar drejte arsimi dhe aftesite e tij profesionale nuk gjendet i bazuar.
Ne gjykimin e çeshtjeve qe kane per objekt konfliktet qe rrjedhin nga marredheniet e punes dhe
kryesisht nga zgjidhja e kontrates se punes, gjykata vetem konstaton faktin ne se, zgjidhja e kontrates se
punes eshte bere per shkaqe te arsyeshme apo per shkaqe te paarsyeshme e drejte e saj, kjo sipas nenit
153/3 te K.Punes dhe ne mvartesi me te percakton edhe te drejtat dhe detyrimet e paleve dhe ne veçanti
detyrimin e punedhenesit mbeshtetur ne nenin 146/3 te K.Punes, per demshperblim deri ne nje vit page
punonjesit, kur kontrata eshte zgjidhur pa shkaqe te arsyeshme.
Perveç sa siper, gjykata nuk ka te drejte dhe as eshte ne gjendje te vleresoje zbatimin e kritereve te
vendosura per shkurtimin e punonjesve nga puna si mund te jene, aftesite profesionale, perkushtimi ne
detyre etj, per rrjedhoje as te percaktoje kategorine e punonjesve qe preken nga ristrukturimi dhe organizimi,
ndryshe ajo do te nderhynte ne kompetenca qe me ligj ju perkasin organeve te tjera si eshte Keshilli Drejtues
prane Deges Bankes Permet.
Detyre e Gjykates eshte vetem te konstatoje drejte faktin ne se kontrata e punes eshte zgjidhur per
shkaqe te arsyeshme apo te paarsyeshme dhe per te konkluduar drejte ne kete drejtim, mbahen parasysh
kerkesat e pikes 2 te nenit 153 te K.Punes. Sipas kesaj dispozite konsiderohen si shkaqe te arsyeshme te
gjitha rrethanat qe objektivisht nuk lejojne ti kerkohet atij qe ka zgjidhur kontraten, vazhdimi i marredhenieve
te punes, e perderisa ne rastin konkret behet fjale per shkurtim te numurit te punonjesve, marredheniet e
punes nuk mund te vazhdojne me, kontrata e punes konsiderohet e zgjidhur per shkaqe te arsyeshme dhe
ana e paditur nuk mund te detyrohet per demshperblim sipas nenit 146/3 te K.Punes.
Ne rrethanat e permendura me lart, me te drejte Gjykata e Apelit ka arritur ne konkluzion se kontrata
eshte zgjidhur per shkaqe te arsyeshme dhe padia eshte e pabazuar, por ajo ka gabuar ne pjesen
urdheruese te vendimit ku shprehet, per prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit dhe pushimin e gjykimit te
çeshtjes.
Pushimi gjykimit nuk i referohet asnje dispozite ligjore, vjen ne kundershtim me pjesen arsyetuese te
vendimit dhe nuk zgjidh perfundimisht mosmarreveshjen midis paleve.
Prandaj, per te rregulluar kete mangesi ne pjesen urdheruese, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon
se vendimi i Gjykates se Apelit, te ndryshohet duke u vendosur rrezimi i padise si i pabazuar ne ligj. Keshtu
do te perputhen pjesa pershkruese arsyetuese me pjesen urdheruese te vendimit dhe ne teresi elementet qe
kane te bejne me permbajtjen e vendimit sipas nenit 310 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile,

49
VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr. 454, date 14.12.1999 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe rrezimin e
padise te ngritur nga Arben Harka si te pabazuar ne ligj.

Nr. 1199/65 i Regj. Themeltar.


Nr. 200 i Vendimit

50
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Metush Saraci Anetar
Natasha Sheshi Anetare
me pjesmarrjen e prokurorit Arqile Lole ne seancen gjyqesore te dates 07.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen
civile Nr.1211/69 me pale:

PADITËS: Dega e Karburantit -Laç


TË PADITUR: Drejtoria e Shendetit Publik Kruje
OBJEKTI I PADISË: Kthim shume 114.500 leke.
Baza Ligjore: Neni 164 e 200 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Kruje, me vendimin Nr.109, date 30.03.1999 ka vendosur :


Lenien ne fuqi te vendimit nr.109, date 30.03.1999 te Gjykates se Rrethit Kruje.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.1340, date 01.12.1999, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.109, date 30.03.1999 te gjykates se rrethit Kruje.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit dhe apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur e cila kerkon
prishjn e dy vendimeve dhe pranimin e pjesshem te detyrimit ne shumen prej 18.400 leke, duke parashtruar
keto shkaqe:
- Shkaku i mos terheqjes se gjithe sasise te karburantit por vetem 230 litrave benzine me vleren
18.400 leke eshte se gjate muajit mars 1997 ndodhen trazirat dhe pikat e shperndarjes se pales
paditese u grabiten kurse zyrat u mbllokuan nga pronaret e tokes.
- Pala paditese nuk ka pesuar asnje dem ekonomik, ne kemi tehequr prej saj tollonat, por jo
mallin i cili ndodhet gjendje ne magazinat e saj.
- Meqe pala paditese disponon kartelat per cdo institucion, me kohen qe rifilloi punen duhej t'i
rakordonte me ne jo te na hedhin ne gjyq pas 22 muajsh.
- Ne jemi dakort per te paguar vetem 18.400 leke prandaj kerkojme prishjen e vendimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Arqile Lole qe kerkoi ndryshimin e vendimit dhe
detyrimin e anes se paditur vetem per shumen 18400 leke,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi i Gjykates se Rrethit Kruje jane te pambeshtetura ne
ligj.
Nga gjykimi i ceshtjes ka rezultuar se pala e paditur, Drejtoria e Sherbimit Publik ne kruje eshte
furnizuar nga pala paditese, dega e karburantit Lac, me 130 cope tollona 10 litershe gazoil ne vlften 45 leke
litri dhe 70 cope tollona 10 litershe benzine me vlere 80 leke litri me nje vlefte totale prej 114.500 leke, kete
furnizim pala e paditur e ka bere ne muajin mars 1997.
Me kerkesen objekt gjykimi dega e karburantit Lac kerkon detyrimin e pales se paditur t`i ktheje
shumen 114500 leke qe jane vlefte e tollonave benzine dhe gazoil.
Te dyja gjykatat si e shkalles se pare dhe ajo e apelit qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se
rrethit, e kane pranuar kerkesepadine dhe kane detyruar palen e paditur t`i ktheje shumen 114500 leke. Ato

51
kane pranuar gjithashtu se ana e paditur eshte furnizuar vetem me sasine e 230 litrave benzine me nje vlere
18400 leke, ndersa per pjesen tjeter te karburantit, per shkak te rrethanave te vecanta qe u krijuan ne muajin
mars te vitit 1997, ana e paditur nuk arriti ta terheqe.
Gjykatat kane pranuar detyrimin e pales se paditur, me arsyetimin se tollonat e paperdorura duhej t`i
dorzoheshin brenda dates 3 te muajit pasardhes.
Ky konkluzion i gjykatave nuk gjen mbeshtetje ne asnje dispozite ligjore apo ne ndonje marreveshje
te arritur e te nenshkruar midis paleve, ku te jene percaktuar detyrimet konkrete qe ne rast te mosterheqjes
se karburantit, te dorezohen tollonat brenda nje afati kohor te percaktuar. Nga ana tjeter mosdorezimi i
tollonave nuk i ka sjelle asnje dem ekonomik anes paditese, pasi karburanti eshte ne gjendje si sasi. Ne
rastin konkret ana e paditur duhet detyruar t`i paguaje anes paditese vetem shumen 18400 leke, vleften e
230 litra benzine te terhequr gjate muajit mars.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.1340, date 01.12.1999 te Gjykates se Apelit Tirane, te vendimit nr.109,
date 30.03.1999 te Gjykates se Rrethit Kruje e duke e gjykuar ceshtjen ne fakt te detyroje anen e paditur
Drejtorine e Shendetit Publik Kruje t`i pguaje anes paditese Deges Karburantit Lac shumen prej 18.400 leke,
kundervlefta e 230 litra benzine te terhequra gjate muajit Mars 1997.
Rrezimi i kerkesepadise per pjesen tjeter.

Nr. 1211/69 i Regj Themeltar


Nr. 201 i Vendimit

52
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Metush Saraci Anetar
Natasha Sheshi Anetare
me pjesemarrjen e prokurorit Arqile Loli, ne seancen gjyqesore te dates 7.2.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen
civile nr. 1213/70 qe i perket:

PADITËS: Tafil Toska, ne mungese


PALË E INTERESUAR: Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Berat.
Zyra e Gjendjes Civile Komuna Poshnje Berat.
OBJEKTI I PADISË: Korigjim moshe.
Baza Ligjore : Neni 388 i Kodit Procedures Civile.
_____

Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr. 149 date 23.3.1999 ka vendosur:


Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 306 date 7.5.1999 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr. 147 date 23.3.1999 te Gjykates se Rrethit Berat e duke e gjykuar
ceshtjen ne fakt: Pranimin e padise duke korigjuar datelindjen e kerkuesit Tafil Toska nga e
gabuara 25 dhjetor 1940 ne te verteten 1.4.1938.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs pala e interesuar Instituti i Sigurimeve
Shoqerore Drejtoria Rajonale, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te rrethit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi eshte marre ne mungese te paleve, pra perben shkelje te rende proceduriale, neni
472/b i K.Pr. Civile.
- Nga kqyrja e amzes rezulton se ajo eshte e korigjuar.
- Dhe me dt. 25.12.1940 ai mund te hynte ne klase te pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Arqile Loli qe kerkoi prishjen e dy vendimeve
dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Me padine drejtuar gjykates, paditesi Tafil Toska ka kerkuar korigjimin e moshes nga ajo e gabuara
25 dhjetor 1940 qe figuron i regjistruar ne Zyren e Gjendjes Civile te fshatit Syzes rrethi Lushnje, ne ate te
verteten me 1 prill 1938.
Gjykata e Rrethit Lushnje e ka rrezuar kerkesen e kerkuesit Tafil me arsyetimin se nga kqyrja e
regjistrit te akuzes nr. 183/1 ne te cilin figuron emri i kerkuesit, rezulton se viti i lindjes 1938 eshte i korigjuar
dhe se provat e tjera me deshmitare nuk krijuan bindje per datelindjen e vertete te kerkuesit.
Gjykata e Apelit Vlore e ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Lushnje dhe duke e gjykuar
ceshtjen ne fakt ka vendosur pranimin e kerkeses duke korigjuar datelindjen e kerkuesit nga 25.12.1940 ne
1.4.1938. Gjykata e apelit ka arsyetuar se nga vertetimi i shkolles 8-vjecare “5 Deshmoret” Suk 1, del se
kerkuesi figuron i datelindjes 1938 dhe ka mbaruar shkollen fillore ne vitin shkollor 1950-1951. Gjykata

53
pranon se datelindja e kerkuesit ne kete vertetim amza eshte e korigjuar, por ky korigjim eshte ne favor te
kerkuesit, pasi sipas ketij korigjimi (numri 3 eshte korigjuar me numrin 4 tek shifrat 1938), del qe kerkuesi te
kishte filluar klasen e pare ne vitin 1948, pra 1 vit para se te lindte. Sipas gjykates del se dhe personat e tjere
te regjistruar jane te datelindjes 1938 dhe se korigjimi nuk eshte bere me qellim te caktuar.
Konkluzioni i gjykates se apelit nuk eshte i mbeshtetur ne ligj.
Ne certifikaten e lindjes kerkuesi figuron i datelindjes 25 dhjetor 1940 dhe kjo presupozohet se eshte
datelindja e vertete. Ne vertetimin e sjell nga shkolla 8-vjecare, viti i lindjes eshte i korigjuar dhe del se ka
mbaruar shkollen fillore ne vitin 1950-1951. Edhe sipas certifikates se lindjes, ku kerkuesi figuron i
datelindjes 1940, del qe ai te kete filluar klasen e pare 7 vjec ne vitin 1947 dhe te kete mbaruar shkollen
fillore ne vitin 1951, pra ashtu sic eshte ne realitet. Vertetimi i shkolles 8-vjecare mund te sherbente si prove
per te korigjuar aktin e gjendjes civile, vetem nqs nga perllogaritjet do te dilte se ai e ka filluar klasen e pare
ne moshen 7 vjec e poshte gje qe nuk e lejonte ligji.
Ne keto kushte vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte me i drejte dhe i bazuar ne ligj e ne
prova. Shkaqet e ngritura ne rekurs nga personi i trete jane te mbeshtetura ne nenin 472 te Kodit Procedures
Civile.
Vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se
pare.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 306, date 7.5.1999 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit
nr. 149 date 23.3.1999 te Gjykates se shkalles se pare te Rrethit Berat.

Nr. 1213/70 i Regj. Themeltar.


Nr. 202 i Vendimit

54
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Bashkim Caka Anetar
Agron Lamaj Anetar
Perikli Zaharia Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 28.2.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1223/73 qe i perket:

PADITËS: Halil Mehdi Kurti, i datelindjes 1952 lindur e banues ne


fshatin Bales, Bradashesh, perfaqesuar ne gjykim nga avokat
Lisenko Moçka.
E PADITUR: Komuna Bradashesh (ne mungese)
OBJEKTI I PADISË: Shfuqizim akti administrativ.

Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr. 1002, date 5.10.1999 ka vendosur:


Rrezimin e kerkese padise se paditesit.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 679 date 7.12.1999 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te ketij vendimi.

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs paditesi i cili pretendon se vendimet jane ne kundershtim me
ligjin dhe haptazi jologjik me argumentet:
- Ato bazohen ne nje vendim te komisionit te tokes se komunes, i cili eshte absolutisht i
pavlefshem.
- Vendimi i Komisionit te Ndarjes se Tokes ka marre forme te prere, ne keto kushte kerkon
prishjen e vendimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e ceshtjes nga anetari Agron Lamaj, perfaqesuesin e paditesit avokatin Lisenko Moçka,
i cili kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Se rekursi i paraqitur nga paditesi eshte i drejte dhe si i tille duhet te pranohet dhe vendimet e
gjykatave (Gjykates se Rrethit Elbasan dhe Gjykates se Apelit Durres) per zbatim te gabuar te ligjit duhet te
prishen.
Nga aktet e ndodhura ne dosje ka rezultuar se ana e paditur nepermjet vendimit te saj nr. 1,
date 26.3.1999 i ka hequr paditesit nga perdorimi nje ngaster toke me siperfaqe prej 1600 m2 me emertimin
“kopesht”. Kete ngaster paditesi e kishte fituar ne baze te nje akti administrativ dhe konkretisht te vendimit te
Komisionit te Ndarjes se Tokes (ne perputhje me ligjin Nr. 7501 date 19.7.1991), vendime te cilat ishin te
formes se prere. Ky vendim u miratua edhe me pas nga nje komision tjeter i ngritur ne vitin 1998.
Vec kesaj, paditesi paraqiti edhe nje vertetim te leshuar nga Komuna Bradashesh, sipas se ciles
perseri kjo komune ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Komisionit te Ndarjes se Tokes te vitit 1991.
Pavaresisht nga kjo, perderisa keto vendime jane te formes se prere goditja e tyre duhet te behet vetem ne
baze te kritereve ligjore dhe derisa nuk ka ndonje akt ligjor qe te percaktoje menyren e goditjes se ketyre
akteve gjykata gabimisht ka rrezuar kerkesen e paditesit.

55
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte bazuar ne nenin 485/b te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 1002, date 5.10.1999 te Gjykates se Rrethit Elbasan dhe te vendimit nr. 679,
date 7.12.1999 te Gjykates se Apelit Durres dhe pranimin e padise duke anulluar aktin administrativ nr. 50
date 14.5.1999.

Nr. 1223/73 i Regj. Themeltar.


Nr. 311 i Vendimit

56
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej:

Thimio Kondi Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Bashkim Caka Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 28.02.2001 çeshtjen civile Nr.1221 qe i perket
pjesmarreseve ne proçes:

PADITËS: Zenel Halil Beta, dt. 1952 lindur dhe banues ne


Tepelene, (ne mungese)
E PADITUR: Dega Insig Tepelene (ne mungese).
OBJEKTI: Shperblim demi

Gjykata Rrethit Tepelene me vendimin nr. 135 dt. 04.10.1999 ka vendosur:


Rezimin e kerkese padise se paditesit Zenel Beta si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 432 dt.09.12.1999 ka vendosur:


Prishjen e vendimit dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt pranimin e kerkese padise.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se:
- Kemi te bejme me nje simulim dhe jo rast real pasi automjeti nuk eshte perplasur me
autoveturen qe pretendohet,
- Se process verbali nuk eshte i sakte,
- Kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se
rrethit Tepelene.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Se rekursi i paraqitur nga ana e paditur eshte i drejte dhe si i tille duhet te pranohet dhe vendimi i
Gjykates se Apelit per zbatim te gabuar te ligjit duhet te prishet dhe, çeshtja ti dergohet per rishqyrtim
Gjykates se Apelit Gjirokaster por me tjeter trup gjykues.
Nga shqyrtimi i akteve te ndodhura ne dosje rezulton se paditesi nepermjet kontrates se sigurimit (nr.
0330652 dt. 01.02.1999) te lidhur me anen e paditur, ka siguruar prane kesaje te fundit automjetin prone e
tije “FIAT” me targe TP 0015 B. Kontrata eshte lidhur per nje periudhe kohe prej 12 muaj.
Me pretendimin se me dt. 04.02.1999 gjate nje aksidenti automobilistik eshte demtuar mjeti i
paditesit, ai kerkon ne rruge gjyqesore realizimin e kontrates nga ana e paditur. Ana e paditur duke
pretenduar se ne rastin konkret nuk jemi para zbatimit te kontrates pasi mungon rasti i sigurimit meqenese
kemi te bejme me nje simulim dhe jo aksident real, ka refuzuar pagimin e sigurimit.
Gjykata e Apelit ne shqyrtimin e çeshtjes nuk i ka analizuar te gjitha provat qe te vij ne konkluzionin
nese me te vertete jemi para rastit te simuluar apo aksident te vertete. Percaktimi i qarte dhe i sakte i ketije
fakti eshte i lidhur drejteperdrejte me zbatimin e kontrates. Ne rigjykim duhet te theriten punonjesit e
qarkullimit rrugor dhe te ballafaqohen theniet e tyre, per te percaktuar menyren e ndodhjes se aksidentit.
Nga ana tjeter ne gjykim duhet te theritet edhe punonjesi i qarkullimit i cili ka anulluar proces verbalin e
ndodhjes se aksidentit. Theniet e tije kane rendesi per te percaktuar nese ky kishte nje kompetence te tille

57
(anullimin e aktit) dhe mbi çbaze ky arriti ne konkluzionin se procesverbali i mbajtur ishte fiktiv. Po ashtu ne
gjykim te çeshtjes mungon edhe mendimi i ekspertit ne percaktimin e sakte te vleres se demit.
Ne rrethanat e mesiperme Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se çeshtja duhet ti kaloje per
rishqyrtim edhe nje here Gjykates se Apelit Gjirokaster, por me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte bazuar edhe ne Nenin 485 § c te KPrC.

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr. 432 dt.09.12.1999 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe dergimin e çeshtjes
per rishqyrtim asaj Gjykate por me tjeter trup gjykues.

MENDIMI I PAKICES
Ne çeshtjen ne fjale gjykoj se rekursi i paditesit duhet te pranohet per keto arsye:
Ndermjet paleve eshte lidhur nje kontrate, e cila duhet te zbatohet. Pas zbatimit te saj, nese I.N.S.I.G
gjen se kemi te bejme me nje rast fiktiv, te cilen duhet ta provoje, ka te drejte te kerkoje kthimin e shumes.
Rasti ne fjale eshte pasoje e mungeses se konkurences, pasi ne kohne e lidhjes se kontrates ishte vetem
I.N.S.I.G qe siguron automjetet. Nese ajo ka dyshime mbi vleren e makines kishte te drejte te mos lidhte
kontrate.
Po ashtu nuk ka asnje dispozite ligjore ose nenligjore qe i jep te drejte shefit te qarkullimit te anulloje
proçes verbalin e shkaktimit te demit, akt i cili ka fuqi ligjore ne baze te ligjit "Mbi qarkullimin rrugor".
Ne keto kushte rekursi duhej te pranohej.

A. LAMAJ

Nr. 1221/72 i Rregj. Themeltar


Nr. 335 i Vendimit

58
ÇËSHTJE PENALE

59
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte,i perbere nga :

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne séance gjyqesore,ne date 1.2.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURVE : Albert Leka


Tomor Pengu
A K U Z A: Vrasje me paramendim ngelur ne tentative, kryer ne
bashkepunim, mbajtje armesh luftarake pa leje,
parashikuar nga nenet 78,22,25 dhe 278/2, te Kodit
Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce,me vendimin nr 131,date 31.5.2000,ka vendosur :


Deklarimin fajtor te te pandehurit Tomor Pengu, per kryerjen e veprave penale te vrasjes me
paramendim,te ngelur ne tentative,kryer ne bashkepunim,dhe mbajtjes se armeve luftarake
pa leje,parashikuar nga nenet 78,22,25 dhe 278/2,te Kodit Penal,duke e denuar me 5 vjet
dhe 6 muaj burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Albert Leka, per kryerjen e veprave penale te vrasjes me
paramendim,ngelur ne tentative,kryer ne bashkepunim,dhe bajtjes pa leje te armeve
luftarake,parashikuar nga nenet 78,22,25 dhe 278/2,te Kodit Penal,duke e denuar me 5 vjet
dhe 6 muaj burgim.

Gjykata e Apelit Korce,me vendimin nr 78,date 10.7.2000,ka vendosur :


Lenien ne fuqi te vendimit nr 131,date 31.5.2000,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce.

Kunder vendimit, te Gjykates se Apelit Korce, kane bere rekurs prokurori dhe i pandehuri duke
paraqitur keto shkaqe :
Prokurori :
- se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce nuk ka zbatuar normat juridike te ligjit penal materjal per
menyren e caktimit te denimit,duke ulur denimin nen minimumin e parashikuar nga ligji.
I pandehuri Tomor Pengu :
- se ne vendimet e te dy gjykatave nuk eshte bere nje analize e hollesisheme e te gjithe provave
te administruara dhe per kete shkak atyre ju mungon aresyetimi,
- se gjykata e shkalles se pare ne vendimin e saj paraqet perfundime kontradiktore lidhur me
gjykimin per sigurmin e proves,bere gjate hetimit paraprak,
- se gjykata e apelit nuk i ka vleresuar drejte pretendimet e bera nga mbrojtja per shkeljet
ligjore qe jane lejuar gjate gjykimit per sigurimin e proves.
I pandehuri Albert Leka :
- se vendimet e te dy gjykatave nuk mbeshteten ne prova te plota dhe se perfundimet e saj jane
kontradiktore,
- se mungon aresyetimi,ne te dy vendimet e gjykatave,per shakun e mosmarjes ne shqyrtim te
provave te kerkuara nga mbrojtja,

60
- se ne te dy gjykimet,ne kundershtim me ligjin,eshte refuzuar pa te drejte kerkesa e mbrojtjes
per marjen e provave dhe ne raste te tjera gjykatat per keto kerkesa nuk kane disponuar me
vendim,
.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
mbasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Bineri
mbasi degjoi prokurorin Dashamir Sula i cili kerkoi pranimin e rekursit te prokurorit,
mbasi degjoi mbrojtesit e te pandehurve,avokatet Raqi Ceta dhe Dylber Mani,te cilet kerkuan
deklarimin te pafajeshem te te pandehurve,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Korce,i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Korce,eshte i pabazuar ne ligjin procedurialo penal dhe si i tille duhet te prishet.
Nga aktet e mara ne shqyrtim del se gjykimi i zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Korce eshte bere ne
kundershtim te urdherimeve te ligjit procedurialo penal.
Ne kete gjykim,nga mbrojtja e te pandehurve jane bere disa kerkesa, per te cilat gjykata ka
disponuar me vendim per mospranimin e tyre,pa treguar shkaqet ligjore qe e kane detyruar ate te arije ne
kete perfundim.
Keshtu,eshte kerkuar te administrohet si prove nje kasete filmike ne baze te te ciles i pandehuri
Albert Leka ngre alibi.Eshte kerkuar administrimi i nje peticioni,i firmosur nga disa banore te fshatit
Sovjan,dhe pyetja e tyre,per te verifikuar alibine e te pandehurit Albert.
Arsyetimi i gjykates,ne vendimin e mare gjate séances gjyqesore,per keto dy kerkesa te
rendesishme per sqarimin e rethanave te ngjarjes,eshte se ato “…konsiderohen te ezauruara.”.
Ne kuptim te nenit 112.pika3,te Kodit te Procedures Penale ky vendim cmohet i parasyetuar, mbasi
ne te nuk parashtrohen fakte dhe argumenta ligjore dhe per rjedhoje ai eshte i pavlefshem.
Ne te dy rekurset e te pandehurve dhe gjate diskutimit ne gjykim, te dy mbrojtesit e te pandehurve
kane pretenduar se gjykimi i zhvilluar,gjate hetimit paraprak per sigurimin e proves,eshte bere ne shkelje te
Kodit te Procedures Penale,duke paraqitur dhe dispozitat perkatese.
Ky pretendim i mbrojtjes, i cili ka te beje me proven kryesore te akuzes, nuk eshte mare ne shqyrtim
nga kjo gjykate mbasi per te, si ne proces verbalin gjyqesor dhe ne vendimin perfundimtar,nuk behet fjale
fare.
Kete pretendim, gjykata ishte e detyruar ta merte ne shqyrtim dhe te vendoste duke aresyetuar
pranimin ose jo te tij,detyrim ky qe rjedh nga neni 112,pika 3,e Kodit te Procedures Penale.
Pervec sa siper,ne gjykimin e kesaj ceshtje, te zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Korce,verehet se
urdherimi i nenit 425,pika 1,te Kodit te Procedures Penale,per gjykimin e ceshtjes ne teresi dhe jo vetem mbi
shkaqet e paraqitura ne ankim,nuk eshte zbatuar.
Simbas akteve ne dosje,konkretisht te informacionit,te oficerit te policise gjyqesore,date
21.10.1998,del se vrasja e viktimes mund te jete kryer dhe nga nje person i vetem.Ky fakt i rendesishem, per
sqarimin e rethanave te ngjarjes,si nga organi i akuzes ashtu dhe nga te dy gjykatat, nuk eshte mare ne
konsiderate,ndonese ai eshte bere prezent nga mbrojtja,gjate zhvillimit te gjykimit ne shkalle te
pare.Ekspertimi i gezhojave, te gjetura ne vend ngjarje, nuk duhej te mjaftohej vetem ne lloin e armeve qe i
perdorin ato por dhe ne faktin se sa arme realisht i kane qitur ato.
I rendesishem ne kete akt,dhe gjithashtu i paverifikuar, nga te dy gjykatat,eshte dhe fakti se ne te
behet fjale per persona te maskuar me maska.Per te njejten gje flet dhe proces verbali i kallzimit,pa date,i
bere nga i demtuari,perpara oficerit te policise gjyqesore si dhe proces verbali, date 6.1.2000,i gjykimit per
sigurimin e proves, faqe13.
Sa u paraqit,duhej te ishin mare ne shqyrtim nga te dy gjykatat dhe mbi bazen e analizes se tyre, ne
raport dhe me provat dhe te dhenat e tjera ne dosje, duhej te arihej ne nje perfundim,te shprehur te vendim,
per vertetesine ose jo te shpjegimeve te te demtuarit.
Pervec sa u paraqit,Kolegji Penal veren se ne vendimin e gjykates se shkalles se pare, ne pjesen
aresyetuese,aty ku behet fjale per lloin dhe masen e denimit ,mungon plotesisht aresyetimi ligjor per dhenien
e denimit.
Duke mos u permendur asnje dospozite dhe asnje shkak tjeter i ligjshem,qe te justifikonte denimin e
te pandehurit me burgim nen minimumin e parashikuar nga dispozita perkatese,si dhe duke u shprehur me
dyshim se vepra eshte kryer nga i pandehuri,kjo gjykate ka gabuar rende,ne caktimin e mases se denimit.
Ne te njejtin gabim ka rene dhe gjykata e apelit e cila kete fakt nuk e ka mare fare ne shqyrtim,duke
mos bere fjale ne vendim.
Persa u paraqit,Kolegji Penal cmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i pabazuar ne ligje dhe per
kete shkak ai duhet te prishet.Akte duhet ti kalojne,per rigjykim, asaj gjykate.

61
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte,mbeshtetur ne nenin 441,pika c,te Kodit te Procedures Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr 78,date 10.7.2000,te Gjykates se Apelit Korce,dhe kthimin e akteve per
rishqyrtim,po nga ajo gjykate,me trup tjeter gjykues.

Nr 357/32 Regj.Themeltar
Nr 60 Vendimi

62
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte,i perbere nga :

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seancen gjyqesore,ne date 1.2.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : Edmond Mustafaj


A K U Z A: Kundershtim i punonjesit te policise se rendit publik,
parashikuar nga neni 236/2,te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Kavaje,me vendimin nr 39,date 25.4.2000,ka vendosur :


Deklarimin fajtor te te pandehurit Edmond Mustafaj,per kryerjen e vepres penale te
kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik,parashikuar nga neni 236/2,i Kodit
Penal,duke e denuar me 2 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres,me vendimin nr 140,date 29.6.2000,ka vendosur :


Lenien ne fuqi te vendimit nr 39,date 25.4.2000,te Gjykates se Rrethit Kavaje.

Kunder vendimit, te Gykates se Apelit Durres,ka bere rekurs i pandehuri duka parashtruar keto
shkaqe :
se vepra e kryer prej meje nuk i permban elementet e vepres penale te kundershtimit te
punonjesit te policise se rendit publik,parashikuar nga neni 236/2,i Kodit Penal,por ate te goditjes per
shkak te detyres,parashikuar nga neni 237,te Kodit Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Bineri
mbasi degjoi prokuroren Irena Vojoshi,e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit
Durres,
mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit,avokat Jorgji Koroveshi,i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit,
te Gjykates se Apelit Durres, persa i perket fajesise,lloit dhe mases se denimit,duke pezulluar ekzekutimin e
vendimit,ne baze te nenit 59,te Kodit Penal.

VËREN
Nga aktet e ndodhura ne dosje del e provuar plotesisht se ne daten 11.11.1999,rreth ores
13.00,punonjesi i policise se rendit publik,te sektorit te qarkullimit rugor,Latif Hasani,ka qene duke kryer
detyren,ne nje ruge ,prane qender te qytetit te Kavajes.
I pandehuri Edmon Mustafaj,i porsa kthyer nga varezat,ku kishte shkuar per te perkujtuar 40
diteshin e vdekjes se babait te tij,i aksidentuar ne nje aksident automobilistik,ka kaluar ne afersi te punonjesit
te policise dhe ka pare se ky po kontrollonte dokumentat e nje autoveture te ndalur.
Ne kete cast aty prane kalon nje autoveture tjeter dhe i pandehuri,pa patur asnje shkak te ligjeshem,i
eshte drejtuar punonjesit te policise, duke i kerkuar qe ai te linte kontrollin e makines se ndaluar dhe te
kontrollonte makinat qe ishin ne levizje dhe mbas kesaj e ka goditur ate, me grusht ne fytyre,duke i
shkaktuar demtime te lehta.
Vepren e kryer i pandehuri e ka pranuar plotesisht dhe per te paraqitet i penduar.Provat e
administruara,te shqyrtuara dhe te cmuara nga te dy gjykatat,provojne plotesisht se i pandehuri e ka
penguar me dhune,pa patur asnje shkak te ligjshem,punonjesin e policise se rendit, per te kryer detyren.

63
Bazuar ne sa siper,Kolegji Penal cmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje,i lene ne
fuqi nga Gjykata e Apelit Durres,lidhur me fajesine e te pandehurit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje.
Nga aktet e mara ne shqyrtim, del se, mbas ngjarjes se ndodhur,i pandehuri Edmond Mustafaj eshte
arestuar ne flagrance dhe ndaj tij gjykata ka caktuar, si mase sigurimi personal, arrestin ne burg.
Ne daten 19.1.2000,bazuar ne nenin 260,pika 2,te Kodit te Procedures Penale,gjykata, me
aresyetimin se masa e sigurimit personal te zbatuar nuk i pergjigjet me rendesise se denimit qe mund te
caktohet,ka bere zevendesimin e mases se arrestit ne burg, me arrest ne shtepi.
Duke analizuar rrethanat e ndodhjes se ngjarjes,faktin, qe pranohet dhe nga te dy gjykatat,se i
pandehuri vepren e ka kryer nen pershtypjen e ngjarjes qe i kishte ndodhur me pare babait te tij,moshen e re
te te pandehurit,pendimin e tij per vepren e kryer,faktin qe ai nuk ka qene i denuar me pare,Kolegji Penal i
Gjykates se Larte,mbeshtetur dhe ne nenin 59,te Kodit Penal, cmon se vendimi i Gjykates se Apelit Durres
duhet te ndryshohet,duke urdheruar pezullimin e ekzekutimit
te denimit te mbetur,per te pandehurin Edmond Mustafaj,per dy vjet,me kusht qe gjate kohes se
proves te mos kryeje veper tjeter penale po aq te rende apo me te rende.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte,mbeshtetur ne nenet 441,pika 1,germa b,te Kodit te Procedures
Penale,dhe 59,te Kodit Penal

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr 140,date 29.6.2000,te Gjykates se Apelit Durres,vetem persa i perket
denimit,duke urdheruar pezullimin e ekzekutimit te denimit te mbetur,per te pandehurin Edmond
Mustafaj,per dy vjet,me kusht qe gjate kohes se proves ai te mos kryeje veper tjeter penale po aq te rende
apo me te rende.

Nr 393/45 i Regj.Themeltar
Nr 61 i Vendimit

64
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates Larte i perbere prej:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Vladimir Metani Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 02.02.2001 çeshtjen penale Nr. 25 qe i perket
TË ARESTUARIT: Kudret Isuf Hoxha, dt. 1959 lindur dhe banues ne Fier
dhe i perfaqsuar ne gjykim nga av. Z. Kiço Nano dhe
Luan Xhuveli.
OBJEKTI: Vleftesim mase arresti.

Gjykata Rrethit Fier me vendimin e saj nr. 2, dt. 03.01.2001 ka vendosur:


Te vleftesoje si te ligjshem arrestin ne flagrance ndaj shtetasit Kudret Hoxha dhe caktimin
ndaj tij si mase sigurimi “Arrest ne burg” me afat 20 dite.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin e saj nr. 3, dt. 19.01.2001 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr. 2, dt. 03.01.2001 te Gjykates Rrethit Fier dhe caktimin ndaj tij si
mase sigurimi ate te arrestit ne burg pa afat.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs i pandehuri. i cili me pretendimin se


- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pabazuar ne ligj, kerkon ndryshimin e mases se sigurimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, mbrojtjen e cila kerkoi pranimin e rekursit, si
shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Se rekursi i paraqitur nga i arrestuari eshte i drejte dhe si i tille duhet te pranohet dhe vendimi i
gjykates se apelit duhet te prishet.
Ne baze te normave proceduriale eshte detyre e organit te prokurorise te kerkoje caktimin e nje
mase sigurimi ndaj nje personi te akuzuar per nje krim. Mbi kete baze ky organ ka kerkuar ndaj te arrestuarit
Hoxha masen e sigurimit arrest ne burg. Gjykata e rrethit nepermjet vendimit te saj ka argumentuar se ndaj
te arrestuarit duhej te jepej si mase ajo e arrestit ne burg, por me afat 20 ditor. Gjykata e apelit kete vendim e
ka ndryshuar por nuk ka permendur asnje shkak pse ajo gjykate arrin ne nje perfundim te kundert nga ai i nje
gjykate tjeter. Ne baze te Nenit 245 te K.Pr.P. vendimi i gjykates duhet te permbaje nje parashtrim
permbledhes te fakteve duke tregurar edhe nenet e ligjit qe konsiderohen te shkelura. Po ashtu ajo eshte e
detyruar te parashtroje edhe shkaqet dhe te dhenat qe perligjin ate mase sigurimi. Keto kerkesa te ligjit nuk
jane zbatuar nga ana e gjykates se apelit, veprim i cili e ben te cenueshem vendimin e saj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar edhe ne nenin 441 § ç te K.Pr.P.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 3, dt. 19.01.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit
nr. 2, dt. 03. 01. 2001 te Gjykates se rrethit Fier.

65
MENDIM PAKICE
Pakica ka mendimin se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore, nr. 3 date 19.1.2001 eshte i drejte e se
duhej lene ne fuqi.
Eshte i vertete fakti, qe ne vendimin e saj Gjykata e Apelit Vlore ka nje arsyetim te paplote, me te
cilin ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier per caktim mase sigurimi. Ne aktet e
ndodhura ne dosje rezulton, se me daten 30.12.2000, pas kontrollit te baneses qe i eshte bere te pandehurit
nga organi i policise i jane gjetur 2 kg heroine dhe 2 arme automatike e fisheke pa leje. Fakti i gjetjes ne
flagrance ne banesen e te pandehurit i nje sasie te tille lendesh narkotike, tregon rrezikshmerine e madhe
shoqerore te vepres dhe te autorit, veç kesaj ky lloj krimi me kete sasi te lendes narkotike te gjetur, tregon se
vepra penale kryhet ne bashkepunim me persona te tjere. Lenda narkotike, pasi eshte kthyer ne formen e
perpunuar, e gjetur ne banesen e te pandehurit, llogjikisht tregon se edhe do shperndahej, apo shitej, apo
transportohej per te nxjerr fitime. Hetimet e ketyre veprave jane komplekse dhe ne keto raste perfshijne me
shume se nje person. Pakica ka mendimin, se kane ekzistuar te gjitha shkaqet dhe rrethanat parashikuar ne
nenet 228, 229 te Kodit te Procedures Penale, qe ndaj te pandehurit te caktohej nje mase sigurimi arrest ne
burg. Nje mase e tille, pervec rrezikshmerise qe paraqet vepra dhe autori, do te ndikonte dhe ne mundesine
e demtimit te provave nga gjendja e tij e lire. Ne perforcim te asaj sa u arsyetua me lart, lidhur me
rrezikshmerine e vepres dhe te autorit eshte edhe fakti qe ne banesen e te pandehurit jane gjetur dy arme
automatike se bashku me municionin perkates. Gjykata e Apelit Vlore, megjithese ka vendosur drejt duke
konsideruar te paligjshem vendimin e gjykates se shkalles se pare, ka pasur detyrimin qe kete paligjshmeri
ta argumentonte ne menyre te detajuar dhe te arsyetonte shkaqet qe e kane cuar gjykaten per ndryshimin e
mases se sigurimit.
Pakica ka mendimin, se nuk ka ekzistuar shkaku i nenit 245/ç te K.Pr.Penale, qe masa e sigurimit
me arrest ne burg ndaj te pandehurit Kudret Hoxha te ishte me afat te percaktuar ashtu sikurse ka vendosur
gabimisht Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier.
Gjithashtu, pakica ka mendimin, qe Kolegji Penal duhej t’i terhiqte vemendjen Gjykates se Apelit
Vlore lidhur me arsyetimin e paplote te vendimit te saj, por jo ta shfuqizonte ate.

V. METANI A. HOXHA

Nr. 25 i Regj. Themeltar


Nr. 62 i Vendimit

66
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere prej:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Vladimir Metani Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 02.02.2001 çeshtjen penale Nr. 26 qe i perket :

TË ARESTUARIT: Kudret Isuf Hoxha, dt. 1959 lindur dhe banues ne Fier
dhe i perfaqsuar ne gjykim nga av. Z. Kiço Nano dhe
Luan Xhuveli.
OBJEKTI: Vleftesim mase arresti.

Gjykata Rrethit Fier me vendimin e saj nr. 23, dt. 21.01.2001 ka vendosur:
Te vleftesoje si te paligjshem masen e ndalimit ndaj shtetasit Kudret Hoxha dhe caktimin
ndaj tij si mase sigurimi “Arrest ne burg” pa afat.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs i pandehuri, i cili me pretendimin se


Vendimi i gjykates eshte i pabazuar ne ligj, se ndaj tij nuk ka asnje prove ose dyshim, kerkon
ndryshimin e mases se sigurimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SE LARTE


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, mbrojtjen e cila kerkoi pranimin e rekursit, si
shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Fier eshte i ligjshem e per kete shkak duhet lene ne fuqi.
Nga kontrolli i baneses date 30.12.2000, qe i eshte bere te pandehurit Kudret Hoxha ka rezultuar e
provuar se jane gjetur dy shtetas te kerkuar nga organi i Policise per kryerjen e veprave te tjera penale,
Migjen dhe Eduard Xhaferi. Organi i Prokurorise ka marre te pandehur Kudret Hoxhen per vepren penale te
perkrahjes te autorit te krimit te parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe per kete shkak ka urdheruar
ndalimin e shtetasit Kudret Hoxha dhe ka kerkuar vleresimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit
arrest ne burg ndaj tij. Me te drejte gjykata nuk e ka vleresuar te ligjshem ndalimin, pasi i pandehuri Kudret
Hoxha ne momentin e ndalimit ka qene i arrestuar. Nga ana tjeter, gjykata me te drejte ka vendosur te
pranoje kerkesen e prokurorit per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se, caktimi i kesaj mase eshte ne perputhje me ligjin.
Personat e gjetur ne shtepine e te pandehurit Kudret jane akuzuar per vrasje me dashje ne bashkepunim
ndaj shtetasit Florenc Kastrati e te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative ndaj shtetasve Arben Kastrati e
Baki Taullahu. Me vendimin nr. 1, date 3.1.2001, Gjykata e shkalles se pare Fier ka vendosur masen e
sigurimit arrest ne burg per te pandehurin Eduard Xhaferi, vendim ky qe nuk eshte ekzekutuar per shkak se
ai i fshihet drejtesise. Ky person ne kerkim eshte dhe njeri prej atyre personave qe u gjend i fshehur dhe u
kap ne banesen e te pandehurit qe gjykohet, Kudret Hoxha.
Ndodhur ne keto kushte, Kolegji Penal cmon se dyshimi i arsyeshem per kryerjen e vepres penale te
parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, eshte i bazuar ne prova te plota. Lidhur me caktimin e mases se
sigurimit, Kolegji Penal arrin ne perfundimin, se ekzistojne te gjitha kushtet dhe kriteret e percaktuara ne
nenin 228-229 te K.Pr.Penale, pasi personi paraqet rrezikshmeri te larte shoqerore dhe eshte perfshire
njekohesisht ne disa vepra penale. Aktualisht, ai eshte akuzuar edhe per kryerjen e krimit te mbajtjes se
lendeve narkotike, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe te armembajtjes pa leje parashikuar nga neni
278 i Kodit Penal, vepra keto me rrezikshmeri te larte shoqerore.

67
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar edhe ne Nenin 249 § 6 te KPrP.

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr. 23, date 21.02.2001 te Gjykates se Rrethit Fier.

MENDIM I PAKICES
Vendimi i Gjykates se rrethit Fier eshte ne kundershtim me ligjin per keto arsye:
1. Eshte provuar gjate seances gjyqesore se te gjitha te dhenat kane dale pasi ne banesen e te
arrestuarit eshte bere nje kontroll nga organi i policise. Po ashtu eshte vertetuar se kontrolli i kryer
nga organi i policise ka qene i paligjshem. Ne keto kushte kemi te bejme me te dhena qe jane
marre ne menyre te paligjshme. Vetem ky fakt hedh dyshime mbi objektivitetin e akteve perkatese.
Per me tej, edhe po te shihet procesverbali i kontrollit te baneses rezulton se fillimisht thuhet se u
gjenden dy shtetas te cilet u shoqeruan per ne komisiariat. Vetem ne kohen e procedimit eshte
dhene identititeti i tyre duke u pretenduar se jane dy persona te akuzuar per vrasje. Gjykata duhet te
bazohet ne te drejten, e cila sipas nenit 4 te Kushtetutes perben bazen dhe kufijte e veprimtarise se
shtetit. Nuk mundet te vihet ne dyshim nje person vetem mbi bazen e te dhenave te mbledhura ne
menyre te paligjshme. Ne kete menyre ne heshtim para shkeljes se Kushtetutes dhe ligjit duke
pranuar shkeljen e te drejtave vetjake siç eshte garancia Kushtetuese e paprekshmerise se
baneses.
2. Ne kuptimin juridik per te hedhur dyshime mbi nje person nuk mjafton vetem gjetja ne banesen e tij
e nje personi, qofte edhe i dyshuar per nje veper penale. Ne se do ishte keshtu, duhej qe se pari
avokatet te procedoheshin per perkrahje pas kryerjes se krimit. E para qe duhet te theksohet eshte
venia ne dijeni e vete personit se ne banesen e tij ndodhet nje i kerkuar dhe se dyti dijenia e tij se
personi i kerkuar eshte autor i nje vepre penale, pra te jete ne dijeni te vepres penale dhe ky ne
menyre te vetedijshme e fsheh nga organet e drejtesise. Te gjithe keto elemente ne rastin konkret
nuk ekzistojne, pasi eshte provuar se ne kohen e kontrollit te baneses ka qene jashte rrethit te Fierit
dhe pra nuk ishte ne dijeni se ç'kishte ndodhur ne banesen e tij. Per vendosjen e mases se sigurimit,
arrest ne burg, ligja kerkon ne menyre te domosdoshme ekzistencen e dyshimeve serioze te
bazuara ne prova.
Perderia ne rastin qe paraqitet keto dyshime nuk ekzistojne, nuk mundet qe te vendos
miratimin e vendimit te gjykates. Organi i akuzes i ka te gjitha mundesite qe ta hetoje çeshtjen dhe te
arrije ne konkluzione ose kur ai te mbledhe provat e sakta qe krijojne dyshime serioze, te kerkoje
caktimin e mases ekstreme te arrestit.

A.LAMAJ
Nr. 26 i Rregj. Themeltar
Nr. 63 i Vendimit

68
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 1.2.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 140/3 qe i perket:

KËRKUES: Behar Haxhimali, i biri i Mustafait, lindur me 1976 ne Mullet,


vuan denimin me burgim ne Repartin nr. 302, Tirane.
OBJEKTI: Kerkon lirimin para kohe me kusht ne baze te nenit 64 te Kodit
Penal.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 52, date 5.6.2000 ka vendosur:


Rrezimin e kerkeses se Behar Haxhimalit per lirimin para kohe me kusht nga vuajtja e
denimit me burgim.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 434 date 11.10.2000 ka vendosur


Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane

Kunder te dyja vendimeve ka bere rekurs kerkuesi Behar Haxhimali, i cili kerkon prishjen e tyre dhe
pranimin e kerkeses duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimet e gjykatave kane mungese arsyetimi dhe nuk jane patur parasysh kriteret ligjore per
pranimin e kerkeses.
- I pandehuri ka vuajtur me shume se gjysmen e denimit, nuk eshte perserites dhe nga te dhenat
e Institutit te Riedukimit del se i eshte arritur qellimit per edukimin e tij.
- Kerkuesi ka rrethana shume te veshtira ekonomike ne familje kjo edhe se dhe nje vella vuan
denimin me burgim per te njejten veper qe eshte denuar dhe kerkuesi.
- Gjykatat ndonese pranojne faktin se kerkuesi ploteson kushtet ligjore per t’u liruar para kohe
me kusht, pa arsye bindese rrezojne kerkesen.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit,
avokatin e kerkuesit Sajmir Visha qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se rrethit dhe duke e gjykuar
ceshtjen ne fakt te vendoset pranimi i kerkeses e si analizoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Tirane duhet te prishet e ceshtja te dergohet per rigjykim pasi prej saj
jane lejuar veprime qe perbejne shkelje te renda proceduriale.
Nga shqyrtimi i akteve qe ndodhen ne dosje rezulton se nuk jane zbatuar kerkesat e nenit 345 te
K.Pr.Penale qe bejne fjale per procesverbalin e seances. Sipas pikes 2 te nenit te mesiperm, menjehere pas
mbylljes se seances, procesverbali i nenshkruar ne fund te cdo flete nga ai qe e ka mbajtur, i paraqitet
kryetarit per ta vistuar. Por nga shikimi i dokumenteve del se procesverbali ka mangesi thelbesore jo vetem
se nuk eshte vistuar nga kryetari por edhe se ne seancen e fundit ai nuk eshte plotesuar. Ne seancen e
dates 5.6.2000 jane paraqitur diskutimet perfundimtare te paleve, administrimi i provave dhe kerkesat e
paleve si dhe deklarimi i mbyllur i shqyrtimit gjyqesor por me pas mbas shenimit trupi gjykues u terhoq per
vendim dhe pasi u kthye vendosi, nuk ka me asnje shenim, nuk eshte pasqyruar vendimi dhe nuk eshte
nenshkruar nga kryetari fakt ky, qe ne baze te nenit 122 e ben ate te pavlefshem.

69
Ndonese vendimi i gjykates eshte i rregullt dhe i nenshkruar nga te tre gjyqtaret, pavlefshmeria e
procesverbalit te seances ben qe gjykimi te konsiderohet i tille e per pasoje çeshtja duhet te rigjykohet.
Procesverbali i seances gjyqesore eshte dokumenti baze e me kryesor i çdo gjykimi te cilit i referohet
vendimi qe merr gjykata si dhe çdo shqyrtim i mevonshem i ceshtjes prandaj mosplotesimi i tij si me siper
eshte nje e mete thelbesore ne gjykimin e ceshtjes se kerkuesit Behar Haxhimali.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 493, date 5.6.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per
rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr. 140/3 i Regj.Themeltar.


Nr. 64 i Vendimit

70
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 1.2.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen penale nr. 149/5 qe i perket:

KËRKUES Afrim Vlashi, i biri i Eqeremit, lindur me 1971, vuan


denimin me burgim ne Institucionin e Riedukimit Vaqar.
OBJEKTI: Kerkon lirimin para kohe me kusht ne baze te nenit 64 te
K.Penal.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 91 akti, date 7.7.2000 ka vendosur:


Rrezimin e kerkeses se bere nga i denuari Afrim Vlashi per lirim para kohe me kusht.
Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 439,
date 11.10.2000.

Kunder vendimeve te mesiperme ka bere rekurs kerkuesi i cili kerkon prishjen e tyre, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Vendimet nuk mbeshteten ne prova e ne ligj.
- Ne kundershtim me sa arsyetojne gjykatat, une plotesoj te gjitha kerkesat qe parashikon neni
64 i K.Penal per lirimin para kohe me kusht, pasi kam vuajtur me shume se gjysmen e
denimit, kam respektuar rregullat e kerkesat e rregulloreve duke mos sjelle asnje shqetesim,
nuk jam perserites ne krim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, avokatin Seit Zeqiri, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe
pranimin e kerkeses per lirimin para kohe me kusht te te pandehurit e pasi analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimet e gjykatave jane te drejta, te bazuara ne ligj e per pasoje duhet te lihen ne fuqi.
Nga materialet e dosjes rezulton se kerkuesi Afrim Vlashi eshte deklaruar fajtor dhe eshte denuar
me dy vjet burgim per krimet e shfrytezimit per prostitucion, fallsifikim dokumentash dhe fallsifikim leter
njoftimi. Nga denimi i dhene deri ne paraqitjen e kerkeses per lirim para kohe me kusht ka vuajtur rreth 15
muaj burgim dhe i mbeten per te vuajtur edhe rreth 11 muaj dhe nisur nga ky fakt kerkuesi Afrim Vlashi ka
bere kerkese per lirim para kohe me kusht bazuar ne nenin 64 te Kodit Penal.
Ne gjykimin e ceshtjes, gjykata ka patur parasysh dhe ka marr te dhena e ka analizuar secilen nga
kerkesat qe parashikon neni 64 i Kodit Penal per lirimet para kohe me kusht por nuk ka qendruar indiferente
ne trajtimin e plote te tyre per te arritur ne perfundimin ne se duhej pranuar apo jo kerkesa. Ne kundershtim
me sa ngrihet ne rekurs gjykata ka pranuar se ekziston kushti qe kerkuesi ka vuajtur me shume se gjysmen
e kohes se denimit e se nuk ka qene perserites ne krim por duke analizuar dokumentet perkatese te
derguara nga institucionet ku kerkuesi ka vuajtur denimin si dhe shpjegimet e perfaqesuesit te Institucionit te
Riedukimit Vaqar se nuk mund te jepeshin mendime te sakta ne se me kohen e vuajtur i eshte arritur qellimit
per riedukimin e kerkuesit Afrim Vlashi, ajo nuk e ka anashkaluar kete problem por e ka vene me te drejte ne
qender te arsyetimit per mospranimin e kerkeses mbasi elementi i arritjes se qellimit te riedukimit eshte me
kryesori ne trajtimin e problemeve per lirimet para kohe me kusht.
Mbrojtja e kerkuesit parashtron se vendimi eshte marre ne kundershtim me nenin 64 te K. Penal se
kerkuesi i ploteson te trija kushtet qe parashikohen ne te dhe qe sipas tij e bejne te detyrueshme pranimin e

71
kerkeses. Trajtimi si me siper i problemit nuk eshte i drejte pasi kushtet qe parashikon neni 64 jane kushte te
domosdoshme realizimi i te cilave i jep te drejten nje te denuari qe te kerkoje lirimin para kohe me kusht por
vleresimin ne teresi te te gjitha kerkesave ligjore dhe ne se i denuari duhet apo jo te lirohet para kohe me
kusht e ben vetem gjykata. Plotesimi i kushteve te nenit 64 te K.Penal nuk e ve gjykaten perballe detyrimit qe
te pranoje kerkesen por si cdo ceshtje tjeter i nenshtrohet vleresimit dhe bindjes se saj ne dhenien e
vendimit.
Duke patur parasysh sa me siper del e qarte se gjykata ka analizuar me objektivitet e ne menyre te
plote kerkesen e bere nga kerkuesi dhe vendimin e ka marre duke u mbeshtetur ne dispozitat proceduriale
penale si cdo ceshtje tjeter qe gjykohet ne gjykate e ne keto rrethana rekursi nuk duhet te pranohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441 pika 1, germa “a” e K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 91, date 7.7.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Nr. 149/5 i Regj. Themeltar.


Nr. 65 i Vendimit

72
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 6.2.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 31 qe i perket:

KËRKUESIT: Elbert Dervishi, biri i Hodos, lindur me 1978 ne Tirane e


banues po aty.
OBJEKTI: Kerkon ndryshimin e mases se sigurimit arrest ne burg.

Gjykata e Rrethit Korçe me vendimin nr. 267, date 24.12.2000 ka vendosur:


Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit te Elbert Dervishit dhe caktimin ndaj tij si mase sigurimi
personal arrest ne burg per vepren penale te shfrytezimit per prostitucion parashikuar nga
neni 114/1 e 25 te Kodit Penal.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs te drejtperdrejte kerkuesi Elbert Dervishi qe parashtron keto
shkaqe per ndryshimin e tij:
- Vendimi i gjykates dhe caktimi i mases se sigurimit arrest me burg eshte i pabazuar ne ligj e
ne prova dhe jo logjik.
- Vendimi eshte marre pa patur parasysh shkeljet proceduriale pasi ne marrjen e deklarimeve ne
polici nuk ka marre pjese mbrojtesi dhe eshte ushtruar dhune fizike.
- Nuk ka dyshime te bazuara ne prova dhe nuk eshte pyetur per kete ceshtje vajza qe
pretendohet se do e favorizonin per tu bere prostitute.
- Nga organet e policise eshte ushtruar dhune ndaj Alketa Panos per ta detyruar te firmoste
deklaraten dhe me daten 29.12.2000 ajo ka leshuar nje deklarate noteriale ku mohon
nenshkrimin prej saj te deklarimeve ne prokurori.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Hysen Keta qe kerkoi miratimin e vendimit te
Gjykates se Rrethit Korce, avokatin Fatmir Bimbashi qe kerkoi ndryshimin e mases se sigurimit nga arrest ne
burg ne garanci pasurore dhe si analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Korce nr. 267, date 24.12.2000 me te cilin eshte vleftesuar i ligjshem
ndalimi i te pandehurit Elbert Dervishi dhe eshte caktuar si mase sigurimi arrest ne burg eshte i drejte, i
bazuar ne ligj e per pasoje ai duhet te miratohet.
Nga dokumentat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore dhe ne ate te hetimeve paraprake rezulton se i
pandehuri Elbert Dervishi ne bashkepunim me te pandehurin Elvis Lelaj, pasi ka siguruar lidhje telefonike me
nje person jashte Shqiperise e eshte orientuar qe nepermjet nje numri telefoni te lidhej me te pandehurin
Astrit Kreka ne qytetin e Korces per te marre nje vajze e per ta derguar ne Itali per te ushtruar prostituten,
me daten 20.12.2000 kane shkuar per te realizuar veprimin e siperm. Pasi eshte lidhur ne telefon me te
pandehurin Astrit Kreka bene takimin ne nje lokal duke i kerkuar ketij te fundit qe te merrte dhe vajzen me
vete. Ne takimin e bere midis te pandehurve dhe shtetases A.P. i pandehuri Elbert ka shkembyer mendimet
per realizimin e vepres si dhe per shperblimin qe do te merrte i pandehuri Astrit Kreka prej 660 dollaresh
amerikane.

73
Me daten 21.12.2000 sipas bisedes se bere, te pandehurit Albert e Elvis kane shkuar tek furgonat ku
me pas kane ardhur dhe i pandehuri Astrit me vajzen A.P. dhe pasi ka marre shperblimin i pandehuri Astrit,
dy te pandehurit e tjere bashke me vajzen kane hipur ne furgon dhe jane nisur per ne Tirane.
Kur kane zbritur ne qytetin e Pogradecit vajza ka zbritur nga furgoni dhe nuk ka pranuar qe te
vazhdonte me tej me te pandehurit, te cilet pas ketij qendrimi jane kthyer ne qytetin e Korces ku kane takuar
te pandehurin Astrit dhe i kane kerkuar atij t'u kthente leket e marra nga ku lindi dhe grindja qe u be shkak
per kapjen dhe ndalimin e te pandehurve.
Ne gjykim, gjykata e rrethit ka analizuar te gjitha materialet rreth kesaj ceshtje dhe ka arritur ne
perfundimin se ne veprimet e kryera prej te pandehurit Elbert Dervishi ekzistojne dyshime te bazuara ne
prova per kryerjen prej tij te vepres penale te shfrytezimit te prostitucionit ne bashkepunim parashikuar nga
neni 114 dhe 25 i Kodit Penal dhe pasi ka vleftesuar te ligjshem ndalimin ka caktuar si mase sigurimi ndaj tij
arrest ne burg.
Nga sa u theksua me siper eshte i pabazuar pretendimi qe ngrihet ne rekurs se vendimi eshte i
pabazuar ne ligj e ne prova.
I pabazuar eshte edhe pretendimi se vendimi i gjykates eshte marre duke mospatur parasysh
shkeljet proceduriale qe jane lejuar ne marrjen e deklarimeve nga i pandehuri pasi ne to nuk ka marre pjese
mbrojtesi. Ne baze te nenit 37 te K.Pr.Penale kur para autoritetit procedues nje person qe nuk eshte marre i
pandehur ben deklarime per inkriminimin e tij, autoriteti procedues duke u paralajmeruar se pas ketyre
deklarimeve mund te zhvillohen hetime ndaj tij dhe e fton te caktoje nje mbrojtes. Nga procesverbali i dates
21.12.2000 per deklarimet nga personi ndaj te cilit zhvillohen hetime rezulton se te pandehurit i eshte bere e
qarte permbajtja e nenit te siperm dhe te drejten qe kishte per te marre avokat dhe ai eshte shprehur se
deshironte te jepte shpjegime te lira pa pranine e avokatit. Ky qendrim nuk detyron organin perkates qe te
mos vazhdoje marrjen e deklarimeve, pasi sikurse del nga permbajtja e nenit 37 i pandehuri ftohet te caktoje
nje mbrojtes e nese ai nuk cakton, vazhdon marrja e deklarimeve pasi nuk ndodhemi para rasteve qe ligji
procedurial penal e ben te detyrueshme pranine e mbrojtesit.
Lidhur me pretendimet e tjera qe parashikohen ne rekurs arrihet ne perfundimin se jane te
pabazuara pasi ato jane veprime qe kryhen gjate hetimit te ceshtjes.
Ne kushtet e siperme gjykata e rrethit ka dhene nje vendim duke patur parasysh te gjitha kerkesat
ligjore qe lidhen me caktimin e mases se sigurimit personal ne pergjithesi e me caktimin e arrestit ne burg ne
vecanti.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr. 267, date 24.12.2000 te Gjykates se Rrethit Korce.

Nr. 31 i Regj.Themeltar.
Nr. 81 i Vendimit

74
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji penal i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 07.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen penale nr.30 qe i perket:

KËRKUESIT: Elvis Lelaj, biri i Yllit, lindur me 1977 ne Gramsh e banues ne


Tirane
OBJEKTI: Kerkon ndryshimin e mases se sigurimit arrest me burg.

Gjykata e rrethit Korce, me vendimin nr.268, date 24.12.2000 ka vendosur:


Vleftesimin e ndalimit te te pandehurit Elvis Lelaj duke caktuar ndaj tij mase sigurimi arrest
me burg.

Kunder vendimit ka bere rekurs te drejteperdrejte kerkuesi Elvis Lelaj qe kerkon ndryshimin e mases
per keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates qe ka caktuar mase sigurimi arrest me burg eshte jo llogjik dhe i pabazuar
ne prova.
- Gjate gjykimit kemi ngritur probleme te shkeljeve proceduriale te kryera nga oficeri i policise
gjyqesore duke marre shpjegime pa prezencen e mbrojtesit dhe faktin qe ndaj meje eshte
ushtruar dhune fizike.
- Nuk jane respektuar kerkesat ligjore per caktimin e mases se sigurimit arrest me burg mbasi
nuk ka prova qe te kem kryer krimin per te cilin akuzohem dhe nuk eshte pyetur shtetesja
Alketa Pano per te cilen akuzohem se e kemi favorizuar per prostitucion.
- Une nuk kam ditur asgje rreth ketij problemi por kam shoqeruar shokun tim Elbert Dervishi
qe me tha se do martohej me nje vajze nga Korca.
- Kerkoj ndryshimin e mases duke u dhene nje mase tjeter sigurimi.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Hysen Keta qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit,
avokatin mbrojtes Fatmir Bimbashi qe kerkoi ndryshimin e vendimit,duke caktuar si mase sigurimi garanci
pasurore ne shumen 1.000.000 leke e si shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga kerkuesi Elvis Lelaj eshte i drejte e duhet te pranohet dhe per pasoje vendimi
gjyqesor i kundershtuar duhet te ndryshohet.
Nga studimi i materialeve te ceshtjes ka dale se kerkuesi Elvis Lelaj eshte ndaluar nga organet
perkatese se me date 22.12.2000 per shkak se ne bashkepunim me nje te pandehur tjeter me date
21.12.2000 kane shkuar nga Tirana ne qytetin e Korces per te blere nje vajze me 660 dollare amerikane e
per ta perdorur ate per ushtrim prostitucioni. Ndaj tij dhe dy te pandehurve te tjere ka filluar ceshtja penale
nen akuzen e prostitucionit parashikuar nga neni 114/1 i K.Penal dhe gjykata e rrethit, mbi kerkesen e
prokurorit ka caktuar ndaj tij si mase sigurimi arrest me burg.
Ne kundershtim me sa parashikon kerkuesi ne rekurs, gjykata e rrethit Korce ne marrjen e vendimit
ka patur dyshime te bazuara per akuzen qe u eshte bere te tre te pandehurve. Nga materialet e ceshtjes e
provat e paraqitura nga prokuroria ka dale si i pandehuri ndonese nuk ka patur rolin kryesor ne realizimin e

75
vepres penale per te cilen akuzohet ka bashkepunuar me te pandehurit Elbert Dervishi dhe Astrit Kreka per
nxitjen e shtetases A. P. eshte realizuar gjate hetimeve paraprake ku dhe prej tij eshte pohuar fakti qe ai
shoqeroi shokun e tij, te pandehurin Elbert dervishi per ne qytetin e Korces duke qene ne dijeni te plote per
qellimin e shkuarjes dhe realizimin e blerejes se shtetases A.P. e per ta derguar ate jashte Shqiperise per te
ushtruar prostitucion. Kerkuesi ka qene i pranishem ne te gjitha veprimet e bisedat e bera me te pandehurin
Astrit Kreka, ne momentin e dhenies ketij te fundit te 660 dollareve si dhe ne shoqerimin e shtetases A.P. ne
furgon nga Korca ne Pogradec ku ajo ka zbritur dhe nuk ka pranuar te vazhdoje me tej.
Vertetohet se Elvis Lelaj eshte pyetur nga oficeri i policise gjyqesore per rrethanat e kryerjes se
vepres penale pa pranine e mbrojtesit por atij i jane bere te qarta te drejtat qe i garantonte ligji procedurial
penal duke i kerkuar qe te mos jepte shpjegime deri sate sigurohej nje mbrojtes dhe kerkuesi ka shpjeguar
se nuk donte mbrojtes e do te vazhdonte pa pranine e tij.
Megjithate Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon te bazuar kerkesen e te pandehurit dhe te
mbrojtesit te tij per te caktuar nje mase sigurimi, ate te garancise pasurore nga neni 236 i K.Pr.Penale e cila
u realizua duke leshuar deklarate noteriale avokat Fatmir Bimbashi si dhe me pagimin e 1.000.000 lekeve
duke i depozituar ato ne banken Italo-Shqiptare me daten 06.02.2001 me dokumentin nr.-prot 216 DEK
2001/NSH.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.268, date 24.12.2000 te Gjykates se Rrethit Korce dhe caktimin si mase
sigurimi ndaj te pandehurit Elvis Lelaj garanci pasurore ne shumen prej 1.000.000 (njemilion) leke.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Elvis Lelaj nga dhomat e paraburgimit.
Vendimi i komunikohet Prokurorit prane Gjykates se Larte.

MENDIMI I PAKICES
Pakica ka mendimin se vendimi i gjykates se rrethit gjyqesor Korce eshte i bazuar ne ligj dhe ne fakt
e per pasoje duhej miratuar.
Ashtu sikurse rezulton nga aktet e ndodhura ne dosje dhe pranuar edhe nga shumica, i pandehuri
Elvis Lelaj eshte akuzuar se ne bashkepunim me te pandehurit Elbert Dervishi dhe Astrit Kreka kane kryer
vepren penale te shfrytezimit te prostitucionit, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.
Pakica ka mendimin se pavaresisht nga roli i gjithesecilit nga te pandehurit, vepra penale eshte kryer
ne bashkepunim, vepra eshte e rende dhe se ekzistojne te gjitha kushtet dhe kriteret e parashikuara nga
nenet 228 e ne vazhdim te K.P.P dhe nuk eshte vendi per ndryshimin e mases se sigurimit nga “arrest ne
burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Proçedures Penale, ne ate te garancise pasurore, parashikuar nga
neni 236 i po ketij kodi per te pandehurin Elvis Lelaj.
Pranimi i nje roli te ndryshem midis autoreve te dyshuar se kane kryer nje veper penale eshte i lidhur
me deklarimin e tyre fajtor, si dhe me percaktimin e llojit e te mases se denimit. Nevojat e sigurimit jane te
lidhura me kushtet dhe kriteret per caktimin e tyre per te garantuar nje proçedim te rregullt, apo per te
parandaluar kryerjen e nje krimi tjeter.
Per keto arsye, vendimi i gjykates se rrethit gjyqesor Korçe duhej te ishte miratuar e ndaj te
pandehurit Elvis Lelaj te mbetej masa e sigurimit “arrest ne burg”.

V. METANI A. HOXHA

Nr. 30 i Regj. Themeltar.


Nr. 82 i Vendimit

76
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Artan Hoxha Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 06.02.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.27, qe i perket:

TË PANDEHURVE: Aristir Nako


Veri Nako
Ilir Haliti
A K U Z A: Dhenia ndihme e te burgosurit per largim, parashikuar nga neni
324/2 i Kodit Penal

OBJEKTI: Ankim kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare


Lushnje, per vleftesimin e arrestit ne flagerance e caktimin e
mases se sigurimit personal “arrest ne burg” ndaj te
pandehurve Aristir Nako e Ilir Haliti, ne baze te nenit 259/3 e
249/1 te Kodit te Proçedures Penale.

Gjykata e Rrethit Lushnje, me vendimin Nr.01, date 10.01.2001,


Ka vleftesuar te ligjshem “arrestimin ne flagrance” te te pandehurve Aristir Nako, Veri Nako e
Ilir Haliti dhe ka caktuar ndaj tyre si mase sigurimi personal ate te “arrestit ne burg”.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs te drejteperdrejte ne Gjykaten e Larte, i pandehuri Aristir Nako e
Ilir Haliti, duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij:
I pandehuri Aristir Nako:
- Arrestimi ne flagrance” eshte i kundraligjshem, pasi nuk kane qene kushtet e flagerances,
parashikuar ne nenin 252 te K.P.P.
- Vepra nuk ka asnje dyshim te bazuar ne prova.
- Proçes-verbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes, nuk eshte prove direkte qe te provoje qe vepren
e kam kryer une.
-
I pandehuri Ilir Haliti:
- Vendimi i gjykates eshte i pabazuar ne prova e ne ligj, megjithese argumentimi ne lidhje me
ngjarjen ka qene i plote dhe krejtesisht ne favorin tim, perseri gjykata vendosi te quaj te drejte
kerkesen e prokurorit.
- E vetmja prove qe kishte organi i akuzes ishte kqyrja e vendit te ngjarjes. Kjo prove qe
parashtron prokurori eshte apsurde, pasi une nuk kam te bej fare me trajtimin qe i ben akuzes
prokurori.
KOLEGJI PENAL I GJYKATES SE LARTE
pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Mihallaq Bleta, i cili kerkoi miratimin e vendimit,
mbrojtesin e te pandehurit Aristir Nako, Av. Alfred Balla, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit dhe vleftesimin e
paligjshem te arrestit ne flagrance, avokati i te pandehurit Ilir Haliti, ne mungese megjithese njoftuar me
shpallje dhe pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

77
VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Lushnje, eshte i bazuar ne ligj e per kete shkak duhet miratuar.
Nga aktet e ndodhura ne dosje ka rezultuar e provuar se me daten 07.01.2001, rreth ores 3 te
mengjesit eshte larguar nga dhomat e paraburgimit te komisariatit te policise Lushnje i denuari Lulzim Caka,
i cili eshte denuar me vendim te formes se prere me 25-vjet burgim. Nga kqyrja e vendit te ngjarjes ka
rezultuar se largimi eshte bere nepermjet prerjes se hekurave te dritares se dhomes se paraburgimit dhe ne
te jane gjetur nje pale pinca. Gjithashtu llampa e ndriçimit te jashtem te dhomave te parburgimit u gjend e
çvidhosur per te mos funksionuar. Nga sa kane deshmuar te paraburgosurit e tjere ka rezultuar gjithashtu se
i denuari Lulzim Caka eshte ndihmuar dhe nga persona te tjere nga jashte.
Ne keto rrethana, Kolegji Penal çmon te drejte qendrimin e mbajtur nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor
Lushnje, se i denuari Lulzim Caka, nuk mund te largohej dot nga dhomat e paraburgimit pa ndihmen e
personave qe punojne ne keto dhoma. Gjithashtu Kolegji arrin ne perfundimin, se per te pandehurit Aristir
Nako, Veri Nako e Ilir Haliti, ekziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se kane kryer vepren penale te
dhenies se ndihmes te burgosurit per largim nga persona te ngarkuar per ruajtjen e tij, parashikuar nga neni
324/2 i K.P. Po keshtu, gjykata ka çmuar drejt rrezikshmerine e madhe te vepres, rendesine e ngjarjes dhe
mundesine e zbulimit te se vertetes e mbi kete baze ne perputhje me kriteret e kushtet e percaktuara ne
nenet 228-230 te K.P. ka caktuar masen e sigurimit per te pandehurit Aristir Nako, Veri Nako e Ilir Halit, ate
te “arrestit ne burg”.
Kolegji i terheq vemendjen gjykates, qe ne vendimin e saj duhej te kishte percaktuar me drejt
individualizimin e veprimeve kriminale te secilit te arrestuar, per kryerjen e vepres penale per te cilen
akuzohen.
Nisur nga sa arsyetohet me siper, Kolegji Penal arrin ne perfundimin, se vendimi i gjykates se rrethit
gjyqesor Lushnje, eshte i bazuar ne ligj dhe per kete shkak nuk cenohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6, te Kodit te Proçedures Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit Nr.01, date 10.01.2001, te Gjykates se Rrethit Lushnje.

Nr. 27 Regj.Themeltar
Nr. 84 Vendimit

78
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Vladimir Metani Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 01.02.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.427, qe i perket:

TË PANDEHURIT: Basri Onuzi


A K U Z A: Vrasje me dashje e mbetur ne tentative dhe
armembajtje pa leje, parashikuar nga nenet 76-22 e
278/2 te Kodit Penal

Gjykata e Rrethit Kukes, me vendimin Nr. 79, date 21.06.2000,


Ka deklaruar fajtor te pandehurin per vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne
tentative dhe ate te armembajtjes pa leje dhe ne baze te neneve 76-22, 278/2 e 55 te Kodit
Penal e ka denuar me 10-vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin Nr.119, date 19.09.2000,


Ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit gjyqesor Kukes.

Kunder vendimit te gjykates se ka bere rekurs i pandehuri duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykatat kane aplikuar gabim ligjin, pasi nuk ndodhemi perpara vrasjes me dashje te mbetur
ne tentative por, perpara plagosjes se rende ose asaj te lehte, parashikuar nga nenet 88 ose 89
te Kodit Penal.
- Gjykata duhej te mbante me mire parasysh, kryerjen e krimit ne rrethana lehtesuese dhe eshte
rasti per aplikimin e pezullimit te ekzekutimit te vendimit ne baze te nenit 59 te Kodit Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurori ne mungese, avokatin Haki Kraja, i cili kerkoi prishjen
e vendimit dhe kthimin e çeshtjes ne Gjykaten e Apelit, ose ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres dhe uljen e
denimit nen minimumin e parashikuar ne ligj, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi Nr.119, date 19.09.2000, i Gjykates se Apelit Shkoder qe ka lene ne fuqi vendimin Nr.79,
date 21.06.2000, te gjykates se rrethit gjyqesor Kukes, eshte i bazuar ne ligj e per kete shkak duhet lene ne
fuqi.
I gjykuari Basri Onuzi, eshte akuzuar per vrasjen e shtetasit Nuhi Onuzi te mbetur ne tentative,
parashikuar nga neni 76 e 22 te Kodit Penal dhe ate te armembajtjes pa leje te parashikuar nga neni 278/2 i
Kodit Penal. Gjykata e rrethit gjyqesor Kukes, me vendimin Nr.79, date 21.06.2000, e ka deklaruar fajtor te
gjykuarin per keto vepra dhe ne bashkim te denimeve e ka denuar me 10-vjet burgim, vendim i cili eshte lene
ne fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder.
Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton e provuar se, ne fshatin Nang te rrethit te Kukesit i gjykuari
Basri Onuzi, ka qelluar me arme zjarri pistolet, te demtuarin Nuhi Onuzi, duke i shkaktuar atij plagosje te
rende. Ashtu sikurse eshte pranuar nga te dyja gjykatat, ngjarja ka ndodhur per nje grindje te meparshme
midis tyre dhe pasi i gjykuari eshte kthyer rreth dy ore pas konfliktit qe kishte pasur me te demtuarin kane
filluar te zihen me njeri tjetrin.dhe ne zenie e siper i gjykuari e ka qelluar me pistolete te demtuarin Nuhi duke
i shkaktuar atij plagosje te rende. Ne rekurs, mbrojtja parashtron si shkak per prishjen e vendimit, aplikimin e

79
gabuar te ligjit nga gjykatat lidhur me cilesimin juridik te vepres, duke pretenduar se ne rrethanat e ndodhjes
se ngjarjes nuk jemi para vrasjes me dashje te mbetur ne tentative, por plagosjes se rende, ose te lehte te
parashikuara nga neni 88 e 89 te K.P.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se shkaku i ngritur ne rekurs nuk eshte i mbeshtetur dhe dhe
nuk perputhet me rrethanat e ndodhjes se vepres penale. Ka rezultuar e provuar se i gjykuari ne grindje e
siper ka nxjerre pistoleten qe e mbante pa leje dhe ne nje distance te afert ja ka drejtuar te demtuarit duke e
qelluar ate drejtperdrejt dy here nga te cilat plumbi i pare e godet te demtuarin ne mjeker duke i shkaktuar
plagosje te rende, ndersa i dyti per shkak te nderhyrjes se vajzes se te demtuarit eshte devijuar duke mos e
prekur ate.
Kolegji Penal se ndodhur ne keto kushte, arrin ne konkluzionin se te dyja gjykatat, kane vleresuar
drejt faktin duke pranuar cilesimin e duhur ligjor te vepres. Kolegji pranon se nuk mund te ndodhemi perpara
plagosjes se rende kur i gjykuari synon drejtperdrejt fytyren e viktimes dhe kur ai insiston me nje goditje te
dyte, por qe per shkaqe qe nuk varen prej tij, nuk realizon qitjen e tij per se dyti ne drejtim te viktimes. Nese
erdhi apo nuk erdhi pasoja nga vepra penale, pra vrasja e viktimes kjo nuk do te thote domosdoshmerisht se
cilesimi juridik i vepres te ndryshohet nga vrasje me dashje ne plagosje te rende me dashje. Ne rekurs eshte
ngritur si shkak per prishjen e vendimeve edhe fakti se gjykatat nuk kane mbajtur mire parasysh rrethanat
lehtesuese ne kryerjen e krimit dhe se eshte vendi qe per te gjykuarin te aplikohet neni 59 i K.P, pezullimi i
ekzekutimit te vendimit. Kete kerkese mbrojtja e ka ndervarur me kerkesen e pare, qe vepra te cilesohet si
plagosje e rende ose e lehte ne perputhje me nenin 88 e 89 te K.P. Duke mos u pranuar shkaku i pare i
ngritur ne rekurs per prishjen e vendimit, automatikisht kjo kerkese mbetet e pambeshtetur ne ligj. Ne kushtet
kur kemi te bejme me nje vrasje te mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje, parashikuar nga neni 76-22
e 278/2 i K.P. dhe fakti qe i gjykuari i fshihet proçedimit, Kolegji cmon se nuk ka vend per aplikimin e nenit 59
te K.P. Nga ana tjeter, gjykata e shkalles se pare e ka denuar te gjykuarin Basri Onuzi me 10 vjet burgim per
vepren penale te vrasjes te mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76-22 i K.P. dhe 6 muaj per vepren
penale te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i K.P dhe ne aplikim te nenit 55 te K.P. e ka
denuar perfundimisht me 10-vjet burgim. Kjo gjykate ne vendimin e saj i eshte referuar rrethanave
lehtesuese ne menyre specifike dhe duke i analizuar ato ne menyre te veçante ka dhene minimumin e
denimit te parashikuar nga vepra penale me e rende dhe ka thithur denimin per vepren penale te
armembajtjes pa leje.
Ndodhur ne keto rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon te drejte e te bazuar ne ligj te dy
vendimet gjyqesore dhe se shkaqet e ngritura ne rekurs nuk qendrojne per ti bere te cenueshem keto
vendime.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te Kodit te Proçedures Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit Nr.119, date 19.09.2000, te Gjykates se Apelit Shkoder.

Nr. 427/57 Regj. Themeltar


Nr. 85 Vendimit

80
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 01.02.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.429, qe i perket:

TË PANDEHURIT: Hajdin Qevani


A K U Z A: Vrasje me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit
Penal, vrasje me dashje te mbetur ne tentative,
parashikuar nga neni 76-22 i Kodit Penal dhe te
armembajtjes pa leje parashikuar nga neni 278/2 i
Kodit Penal

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.410, date 09.06.2000, ka vendosur:


Ndryshimin e cilesimit juridik te vepres penale te vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76
i K.P. ndaj viktimes Ervis Roshi e kryer nga i pandehuri Hajdin Qevani , ne ate te vrasjes nga
pakujdesia, parashikuar nga neni 85 i K.P.
Ndryshimin e cilesimit juridik te vepres penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative,
parashikuar nga neni 76-22 i K.P.ndaj shtetasit Reshit Sinakolli, ne ate te plagosjes se rende
me dashje, parashikuar nga neni 91 i K.P.
Pushimin e gjykimit per keto vepra.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Hajdin Qevani per vepren penale te armembajtjes pa leje
dhe ne baze te nenit 278/2 te Kodit Penal e ka denuar me 100.000 leke gjobe.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.377, date18.09.2000, ka vendosur


Mos pranimin e ankimit te prokurorit kunder vendimit Nr.410, date 09.06.2000, te Gjykates
se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs Prokurori i Pergjithshem, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Heqja dore e prokurorit te Apelit, nuk eshte e bazuar ne provat e administruara ne fashikujt e
hetimit e te gjykimit, pasi nuk i ka trajtuar ato ne harmoni me njera tjetren per te nxjerre ne
pah te gjitha veprimet e te pandehurit.
- I pandehuri eshte gjykuar ne mungese dhe ai ka marre te gjitha masat duke prishur vendin e
ngjarjes.
- I pandehuri duhet te pergjigjet per veprat penale, sipas akuzave te ngritura nga Prokuroria
prane Gjykates se shkalles se pare Tirane.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokuroren Alma Muça, e cila kerkoi prishjen e vendimit te
Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e çeshtjes ne ate gjykate, avokatin Neshat Fana, i cili kerkoi lenien ne
fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi Nr.377, date 18.09.2000, i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne aplikim te drejte te ligjit
e per kete shkak nuk ka vend te cenohet.

81
I gjykuari Hajdin Qevani eshte akuzuar nga organi i prokurorise per vepren penale te vrasjes me
dashje, parashikuar nga neni 76 i K.P, vrasjes me dashje mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 76-22 i
K.P dhe armembajtjes pa leje te parashikuar nga neni 278/2 i K.P. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, ne
perfundim te gjykimit ka vendosur ndryshimin e cilesimit juridik te vepres penale per te gjykuarin, per akuzen
e vrasjes me dashje ndaj shtetasit Ervis Roshi, ne vrasje te kryer nga pakujdesia, parashikuar nga neni 85 i
Kodit Penal dhe per akuzen e vrasjes te mbetur ne tentative, ne plagosje te rende nga pakujdesia,
parashikuar nga neni 91 i Kodit Penal. Ne zbatim te neneve 59 e 387/1 te K.P.P ka pushuar gjykimin per
keto vepra pasi nuk ka ankim nga te demtuarit apo familjaret e tyre. Lidhur me vepren penale te
armembajtjes pa leje gjykata e ka deklaruar fajtor te gjykuarin dhe e ka denuar me 100.000 leke gjobe.
Kunder ketij vendimi ka bere ankim Prokurori i Rrethit prane gjykates se shkalles se pare, ne Gjykaten e
Apelit Tirane duke kerkuar ndryshimin e vendimit dhe denimin e te gjykuarit ne perputhje me akuzat e
ngritura nga prokuroria. Ne gjykimin e çeshtjes ne gjykaten e apelit prokurori i Prokurorise se Apelit Tirane
ne aplikim te nenit 418/3 te K.P.P, ka hequr dore nga ankimi i Prokurorit te Rrethit me arsyetimin se,
ndryshimi i cilesimit juridik te veprave nga gjykata e rrethit gjyqesor Tirane dhe vendimi i saj jane ne
perputhje te plote me ligjin dhe provat e administruara ne kete gjykim. Mbi kete baze Gjykata e Apelit Tirane,
me vendimin Nr.377, date 18.09.2000, ka vendosur mos pranimin e ankimit te prokurorit duke iu referuar
nenit 418/1 e 420/ç te K.P.P. Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs ne Gjykaten e Larte,
Prokurori i Pergjithshem duke parashtruar si shkak se doreheqja e prokurorit te Apelit, nuk eshte e bazuar ne
provat e administruara ne fashikujt e hetimit dhe gjykimit. Edhe ne gjykimin ne Gjykate te Larte, prokurori i
seances mbajti te njejtin qendrim me rekursin, duke u shprehur lidhur me prishjen e vendimit te Gjykates se
Apelit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se kerkesat e prokurorit nuk jane te mbeshtetura ne ligj dhe
shkaqet e ngritura per prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit nuk qendrojne. Prokurori i Gjykates se Apelit
i ka ushtruar funksionet e tij ne perputhje te plote me dispozitat e Kodit te Proçedures Penale, neni 418 e per
kete shkak gjykata ne mbeshtetje te nenit 420/ç, pa e shqyrtuar çeshtjen ne themel ka vendosur me te drejte
mospranimin e ankimit. Gjykata e Apelit ne kete rast eshte kushtezuar ne vendimin e saj nga kerkimi i
prokurorit, heqja dore nga ankimi detyrimisht gjykaten do ta çonte drejt atij vendimi qe ka marre,
mospranimin e ankimit. Fakti qe ky vendim eshte i ligjshem i marre ne perputhje te plote me dispozitat e
Kodit te Proçedures Penale e ben ate te pacenueshem. Qendrimet e prokurorit ne séance gjyqesore nuk
jane objekt i shqyrtimit te nje gjykate me te larte, ato mund te jene objekt i qendrimeve qe mund te mbahen
brenda organit te prokurorise. Gjykata per kete merr ne konsiderate nenin 25/3 te K.P.P e cila thote se
prokurori i seances ushtron funksionet e tij ne pavaresi te plote. Nga ana tjeter, vete organi i prokurorise ne
rekurs nuk kerkon prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se, e cila duke e gjykuar ne themel çeshtjen ka
bere ndryshimin e kualifikimit ligjor te vepres penale dhe qe mund te ishte objekt i vleresimit nga Kolegji
Penal i Gjykates se Larte. Ne keto kushte duke mos qene i ankimuar ai vendim, por vetem ai i mospranimit
te ankimit, nuk i jep te drejte Gjykates se Larte qe te shqyrtoje bazueshmerine ligjore te vendimit te gjykates
se shkalles se pare. Ashtu si çdo gjykate tjeter edhe Gjykata e Larte eshte e kufizuar ne gjykimin e saj per qa
sa i kerkohet nga palet ne proçes. Per rastin konkret kjo do te thote qe Kolegji Penal nuk legjitimohet te
shprehet lidhur me vendimin e dhene nga gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, i cili mund te ishte objekt i
ankimit ne Gjykate te Larte.
Ndodhur ne keto kushte dhe duke vleresuar se nuk ekziston asnje shkelje ne dhenien e vendimit te
Gjykates se Apelit, Kolegji çmon se ky vendim eshte i bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te Kodit te Proçedures Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit Nr.377, date 18.09.2000, te Gjykates se Apelit Tirane.

Nr. 429/59 Regj. Themeltar


Nr. 86 Vendimit

82
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga :

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne séance gjyqesore,ne daten 8.2.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

KËRKUESIT : Sabri Cevani


OBJEKTI: Rishikim i vendimit penal, nenet 449,450,te Kodit te
Procedures Penale.

Gjykata e Rrethit Durres,me vendimin nr 90,date 22.9.2000,ka vendosur :


Dergimin e kerkeses,te kerkuesit Sabri Cevani,per rishikim te vendimit penal,per
kompetence gjykimi,ne Gjykaten e Rrethit Kavaje.

Gjykata e Rrethit Kavaje,me vendimin nr 89,date 15.11.2000,ka vendosur :


Dergimin e akteve,ne Gjykaten e Larte,per zgjidhje te mosmareveshjes lidhur me
kompetencen e gjykimit,te kerkeses se kerkuesit Sabri Cevani,me objekt rishikimin e
vendimit penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin, i cili kerkoi dergimin e akteve, per kompetence gjykimi,ne Gjykaten e Rrethit
Durres,
kerkuesi nuk u paraqit,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se,ne kerkesen e tij,te dates 14.8.2000,kerkuesi Sabri Cevani,ka
kerkuar,nga Gjykata e Rrethit Durres, rishikimin e vendimit penal,nr 382,date 12.12.1975,te dhene nga
Gjykata e Rrethit Durrres.
Gjykata, e Rrethit Durres, ka vendosur moskompetencen e saj,per shqyrtimin e kerkeses, dhe aktet
ja ka derguar, per shqyrtim, Gjykates se Rrethit Kavaje,me aresyetimin se kerkuesi,ne kohen qe eshte
deklaruar fajtor, ka punuar ne rrethin e Kavajes dhe se vendimi dhe aktet,e ceshtjes se gjykuar,ndodhen ne
kete gjykate.
Gjykata e Rrethit Kavaje,ne vendimin e saj,duke kundershtuar, sa me siper,argumenton se dhe ajo
nuk eshte kompetente, per gjykimin e kerkeses,mbasi ceshtja penale, per te cilen kerkohet rishikimi i
vendimit, nuk eshte gjykuar nga Gjykata se Rrethit Kavaje por nga Gjykata e Rrethit Durres,me vendimin nr
237,date 14.11.1975.
Lidhur me sa u paraqit,Kolegji Penal veren se kerkesa, e kerkuesit Sabri Cevani, ben fjale per
vendimin penal, nr 237,date 14.11.1975,te Gjykates se Rrethit Durres.
Duke qene ne keto kushte,si dhe duke patur parasysh urdherimet e nenit 452,pika 1,te Kodit te
Procedures Penale,simbas te cilit kerkesa e rishikimit paraqitet ne sekretarine e gjykates qe ka dhene
vendimin,Kolegji Penal cmon se vendimi, i Gjykates se Rrethit Durres, qe ka vendosur moskompetencen e
saj,per gjykimin e kerkeses,te kerkuesit,eshte i gabuar dhe ne kundershtim me ligjin.
Duke qene i tille, ky vendim duhet te prishet dhe aktet t'i kalojne, per gjykim, Gjykates se Rrethit
Durres.

83
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte,mbeshtetur ne nenin 91,pikat 1 dhe 2,te Kodit te Procedures
Penale
VENDOSI
Prishjen e vendimit, nr 90,date 22.9.2000,te Gjykates se Rrethit Durres,qe ben fjale per
moskompetencen e saj, per gjykimin e kerkeses,te kerkuesit Sabri Cevani.
Kalimin e akteve,per gjykim,Gjykates se Rrethit Durres.
Ky vendim ju njoftohet Gjykates se Rrethit Kavaje,Prokurorive te Rretheve Kavaje dhe Durres si dhe
kerkuesit Sabri Cevani.

Nr 507/136 i Regj.Themeltar
Nr 87 i Vendimit

84
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Kico Ngjela Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 08.02.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.441/70 qe i perket :

TË PANDEHURVE: Leonard Pasho


Alfons Ago
A K U Z U A R: Per vjedhje me arme ne bashkepunim parashikuar nga
nenet 140-25, te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Vlore , me vendimin nr.112, date 13.07.2000, ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Alfons Ago per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me
arme, ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 140-25, e denimin e tij me 13 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Leonard Pasho per kryerjen e vepres penale te vjedhjes
me arme, ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 140-25, e denimin e tij me 10 vjet burgim

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.131, date 12.09.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.112, date 13.07.2000 te gjykates se shkalles se pare Vlore.

Kunder vendimit nr.131, date 12.09.2000, ka bere rekurs i pandehuri Leonardo Pasho, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Gjykimi ne apel eshte bere ne kundershtim me kerkesat proceduriale, duke mos me thirrur ne
gjykim.
- Gjykata e shkalles se pare ka vepruar ne kundershtim me nenin 165/2 te K.Pr.Penale, duke
lejuar arrestimin ne salle nga prokurori te deshmitarit.
- Po ky deshmitar u lejua te deshmoje te kunderten kur ishte nen akuzen e deshmise se rreme.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda, pasi degjoi prokurorin S. Hajno, i cili kerkoi, lenien ne fuqi te
vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, pasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit Leonardo Pasho, i cili kerkoi
prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po prane asaj gjykate,

VËREN
Vendimi nr.131, date 12.09.2000 i Gjykates se Apelit Vlore, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te
ligjes. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 441 germa “c” i K.Pr.Penale, ai duhet
prishur dhe aktet e ceshtjes duhen te kthehen per rishqyrtim.
Eshte vertetuar se ne daten 24 korrik 1999 rreth ores 14.00, eshte vjedhur me perdorim arme, i
quajturi Besnik Kapllani, kambist ne qytetin e Vlores. Nga hetimet paraprake dhe gjykimi i ceshtjes, eshte
pranuar se autore te kesaj vjedhje me arme, kane qene te pandehurit Leonard Pasho dhe Alfons Ago,
banore po te qytetit te Vlores. Sipas gjykimit, te permendurit mbasi kane hedhur ne dore nje autoveture, te
paisur me maska dhe arme automatike, kane sulmuar te demtuarin Besnik Kapllani, prane baneses se tij. Ky
i fundit ka qene i shoqeruar nga deshmitari Bashkim Dalipi, i cili ne momentin e sulmit eshte larguar. Mbasi e
kane qelluar me automjetin, me qyten e armeve dhe me thike, ata i kane marre te demtuarit parate qe ka
patur me vete.

85
Hetimet paraprake kane bere te mundur kapjen dhe arrestimin vetem te te pandehurit Leonard
Pasho, ndersa i pandehuri tjeter Alfons Ago eshte ne mungese.
Nga shqyrtimi i akteve te administruara ne dosjen gjyqesore, ka rezultuar se gjate gjykimit ne
gjykaten e apelit, ne kundershtim me kerkesat e parashikuara ne nenin 426 te K.Pr.Penale nuk eshte
realizuar thirrja dhe pjesmarrja e te pandehurit Leonard Pasho.
Duke pare ne teresi kete dispozite, arrihet ne perfundimin se, qe ne veprimet paraprake ne gjykimin
ne apel, Kryetari i Kolegjit te gjykates se apelit urdheron thirrjen e te pandehurit. Sic shihet, kjo thirrje nuk
eshte fakultative por nje detyrim ligjor, qe nuk le shteg per ekuivoke.
Ne keto kushte, gjykata duhej te urdheronte thirrjen e te pandehurit, ne konformitet me kerkesat
ligjore qe kane te bejne me njoftimet e te pandehurit te burgosur, sipas nenit 139 te K.Pr.Penale. Ne kete
kendveshtrim te gjitha aktet proceduriale te realizuara gjate, gjykimit ne apel, ne perputhje me kerkesat e
parashikuara ne nenin 128 germa “c” te K.Pr.Penale jane absolutisht te pavlefshme.
Nga sa u tha dhe analizua me larte arrihet ne perfundimin se vendimi nr.131, date 12.09.2000 i
Gjykates se Apelit Vlore behet i cenueshem.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.441 germa “c” te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.131, date 12.09.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e akteve per
rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

...............................................................................................
Nr. 441/70 i Regj.Themeltar.
Nr. 89 i Vendimit

86
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Zamir Poda Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 8.2.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 475/104 qe i perket:

TË PANDEHURIT: Shkelqim Qosja, i biri i Gjokes, lindur me 1977, ne


Berdice – Shkoder dhe banues po aty.
A K U Z U A R: Per veprat penale te vrasjes me paramendim dhe
mbajtje pa leje te armeve luftarake parashikuar nga
nenet 78 dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Shkoder me vendimin nr. 258, date 18.7.2000


Ka deklaruar fajtor te pandehurin Shkelqim Qosja per vepren penale te vrasjes me
paramendim dhe ne baze te nenit 78 te Kodit Penal e ka denuar me 20 vjet burgim, e ka
deklaruar fajtor per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve dhe ne baze te nenit 278/2
te Kodit Penal e ka denuar me dy vjet burgim.
Perfundimisht ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e ka denuar me 20
vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder qe ka gjykuar ceshtjen mbi ankimin e te pandehurit me vendimin nr. 137
date 6.10.2000
Ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Shkoder.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder ka ushtruar rekurs i pandehuri qe parashtron keto
shkaqe per prishjen e tij:
- Vendimi i gjykates eshte i pabazuar ne ligj e ne prova dhe jane pranuar si prova veprime te
kryera ne kundershtim me K.Pr.Penale.
- Gjykata ka pranuar te mireqene nje pohim te bere ne Policine Gjyqesore ne nje kohe qe eshte
vertetuar pretendimi im se pohimi eshte marr duke perdorur dhune dhe pranohet nje deklarim
i marre ne kundershtim me nenet 36 e 37 te K.Pr.Penale.
- Ne kundershtim me kerkesat proceduriale jane pranuar shpjegimet e deshmitareve qe kane
thene se c’kane degjuar ne publik pa kryer veprime per vertetesine e tyre.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela e si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder Nr. 137 date 6.10.2000 duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet
per rigjykim sepse nga gjykata jane lejuar shkelje te renda proceduriale qe pas sjellin pavlefshmerine e
akteve.
Ne kundershtim me kerkesat e nenit 426 te K.Pr.Penale eshte zhvilluar gjykimi i ceshtjes pa thirrur te
pandehurin per te marre pjese ne gjykim. Sikurse del nga aktet qe ndodhen ne dosje, ne daten 20.9.2000 i
eshte derguar nje shkrese Komisariatit te Policise ku i njoftohet data dhe kerkohet te merren masa per
sjelljen e te pandehurit ne gjyq por nuk ka pergjigje nga ky komisariat dhe nuk ekziston asnje e dhene ne se i
eshte njoftuar kjo te pandehurit Shkelqim Qosja ne baze te rregullave te percaktuara per njoftimin ne nenin

87
139 te K.Pr.Penale pika 1 sipas te cilit njoftimi per te pandehurin behet ne vendin e burgimit duke i dorezuar
atij aktin.
Ndonese ne gjykim ka marre pjese mbrojtesi mosthirrja e te pandehurit perben shkelje te normave
proceduriale qe pas sjellin pavlefshmerine e akteve nga shkelja e nje te drejte te ligjshme te te pandehurit
gje qe parashikohet ne nenin 128 germa “c” e K.Pr.Penale sipas te cilit jane absolutisht te pavlefshme aktet
proceduriale kur nuk jane respektuar dispozitat qe lidhen me thirrjen e te pandehurit.
Pjesemarrja e mbrojtesit nuk i heq te drejten e thirrjes per ne gjykim te pandehurit me perjashtim kur
ai i ka njohur te drejten mbrojtesit te vazhdoje gjykimin ne mungese te tij ose kur vertetohet me akte te
rregullta se i pandehuri ka njoftuar per mos pjesemarrjen e tij. Ne rastin konkret nga permbajtja e prokures
se posacme nr. 404 rep. date 19.10.1998 leshuar nga i pandehuri Shkelqim Qosja per avokatin del se e ka
autorizuar kete te fundit per te vepruar per llogari te tij (te te pandehurit) per ta perfaqesuar prane gjykates se
shkalles se pare dhe ne gjithe shkallet e gjykimit gje qe pasqyron qarte se nuk i ka dhene te drejten ta
perfaqesoje ne mungese te tij.
Duke u ndodhur para kesaj shkelje proceduriale, vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder duhet te
prishet e ceshtja te kthehet per rigjykim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.137, date 6.10.2000 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe dergimin e ceshtjes
per rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr. 475/104 i Regj.Themeltar.


Nr. 90 i Vendimit

88
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Zamir Poda Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 8.2.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 516/114 qe i perket:

TË PANDEHURVE: Saimir Cani


Dashamir Shkoza
Besim Shkoza
Sokol Shkoza
Skender Shkoza
A K U Z U A R: Per vepren penale te vjedhjes me arme ne
bashkepunim parashikuar nga neni 140 e 25 i Kodit
Penal.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 615, date 2.7.1998 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit:
Dashamir Shkoza per krimet e vrasjes me dashje ne bashkepunim (neni 76 e 25 i Kodit
Penal) per vjedhje me arme ne bashkepunim (neni 140 e 25 i Kodit Penal) armembajtje pa
leje ( neni 178/2 i Kodit Penal) dhe e ka denuar me 25 vjet burgim.
Besim Shkoza per krimet e vrasjes me dashje ne bashkepunim, e armembajtje pa leje dhe
ne baze te neneve 76-25 e 278/2 te Kodit Penal e ka denuar me 15 vjet burgim.
Sokol Shkoza per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 e ka
denuar me kohen e paraburgimit.
Skender Shkoza per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te
K.Penal e ka denuar me kohen e paraburgimit.
Saimir Cani per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe ne baze te nenit
140 e 25 e ka denuar me 12 vjet burgim.

Gjykata e Apelit qe ka gjykuar ceshtjen mbi ankimin e te pandehurve Besim Shkoza e Dashamir
Shkoza me vendimin nr. 300 date 24.9.1998 ka vendosur
Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane nr. 615, date 2.7.1998.

Meqenese gjykimi per te pandehurin Saimir Cani eshte bere ne mungese ne nje kohe qe ai ka qene i
arrestuar per nje veper tjeter penale, me 13.12.1999 ka bere kerkese ne Gjykaten e Rrethit Tirane per
rivendosjen ne afat te se drejtes se ankimit kunder vendimit te asaj gjykate nr. 615, date 2.7.1998 dhe
Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 29 akti, date 18.4.2000 ka vendosur te pranoje kerkesen per
rivendosje ne afat ne lidhje me te drejten e ankimit te te pandehurit Saimir Cani kunder vendimit nr. 615, date
2.7.1998.
Mbi bazen e ketij vendimi, i pandehuri ka ushtruar ankimin perkates dhe Gjykata e Apelit Tirane me
vendimin nr. 510, date 21.11.2000 ka vendosur dergimin e dosjes per shqyrtim Gjykates se Larte.

89
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokuroren Valentina Ahmetaj qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit e pasi analizoi çeshtjen ne teresi,
VËREN
Vendimi nr. 510 date 21.11.2000 i Gjykates se Apelit Tirane me te cilin i dergohet dosja per shqyrtim
Gjykates se Larte eshte i pabazuar ne ligj e si i tille duhet te prishet e ceshtja t’i dergohet per gjykim po asaj
gjykate.
Ne vendimin e saj, gjykata e apelit pranon se ceshtja ne ngarkim te te pandehurve qe u permenden,
pra edhe per te pandehurin Saimir Cani eshte shqyrtuar prej saj dhe eshte lene ne fuqi dhe se ajo gjykate ne
baze te nenit 425 te K.Pr. Penale brenda kufijve te shqyrtimit te ceshtjes e ka shqyrtuar ate ne teresi qe do te
thote dhe per pjesen qe ju takon te pandehurve qe nuk kane bere ankim.
Ky konkluzion i gjykates se apelit nuk eshte i bazuar sepse :
Ne paragrafin e pare te nenit 425 theksohet se gjykata e apelit shqyrton ceshtjen ne teresi edhe ne
pjesen qe u takon bashketepandehurve qe nuk kane bere ankim por ky shqyrtim behet brenda kufijve qe
referojne shkaqet e ngritura ne ankim.
I pandehuri Saimir Cani eshte rivendosur ne afat ne te drejten e tij per tu ankuar kunder vendimit nr.
615 date 2.7.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe perderisa vendimi i gjykates date 18.4.2000 ka marre
forme te prere, gjykata e apelit ne zbatim te neneve 420 e 428 te K.Pr.Penale duhet ta shqyrtonte ceshtjen
ne pjesen e ankimuar dhe ne perputhje me kerkesat ligjore te vendoste mospranimin e ankimit ose ta
shqyrtonte ate ne themel dhe te vendoste sipas nenit 428 te K.Pr.Penale.
Duke mos vepruar sipas ketyre kerkesave ligjore, gjykata e apelit ka marre nje vendim per dergim
per kompetence gjykimi, kur eshte Gjykata e Larte i vetmi organ qe zgjidh konfliktet e kompetences qe mund
te krijohen.
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane ne menyren si eshte trajtuar nuk hyn ne kategorine e vendimeve
te asaj gjykate qe duhet te marre ne baze te neneve 420 e 428 te K.Pr.Penale mbasi ne pjesen arsyetuese
shprehet se ankimi nuk duhet pranuar ne dispozitiv shprehet se dosja i dergohet per shqyrtim Gjykates se
Larte gje qe nuk perben dispozitiv vendimi te gjykates se apelit.
Duke patur parasysh se ankimi i te pandehurit Saimir Cani eshte ushtruar mbi bazen e nje te drejte
te rifituar me vendim te gjykates se rrethit, ai duhet te shqyrtohet nga gjykata e apelit duke qene e detyruar
kjo gjykate qe te vendose ne perputhje me nenin 428 te K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 510, date 21.11.2000 te Gjykates se Apelit Tirane e dergimin e ceshtjes per
rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr. 516/114 i Regj.Themeltar.


Nr. 91 i Vendimit

90
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Zamir Poda Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 08.02.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.495/124 qe i perket:

TË PANDEHURVE: 1. Valentin Jaku, lindur me 1973 ne Gojan i vogel te


Rrethit Puke
2. Ndue Lleshi, biri i Gjonit, lindur me 1967 ne Gojan i
Vogel i Rrethit Puke
3. Mikel Perdeda, biri i Dedes, lindur me 1971 ne
Gojan te Rrethit Puke
A K U Z A: Ne bashkepunim me njeri tjeterin kane kryer vepren
penale te vjedhjes me arme parashikuar nga neni 140 e
25 te K.Penal dhe te pandehurit Ndue Lleshi e Mikel
Perdeda edhe per vepren penale te mbajtjes pa leje te
armeve te zjarrit e municioneve luftarake parashikuar
nga neni 278/2 i K.Penal.

Gjykata e rrethit Puke, me vendimin nr.82, date 17.11.1999 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Valentin Jaku per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me
arme ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te K.Penal e ka denuar me 10 vjet
burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Ndue Lleshi per vepren penale te vjedhjes me dhune ne
bashkepunim dhe te mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake dhe ne baze te
neneve 140 e 25, 278/2 e 55 te K.Penal e ka denuar me 10 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Mikel Perdeda per vepren penale te vjedhjes me arme ne
bashkepunim dhe e ka denuar me 10 vjet burgim si dhe ka pushuar ceshtjen penale ne
ngarkim te tij per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake
parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Gjykata e apelit Shkoder, qe ka gjykuar ceshtjen mbi ankimin e tre te pandehurve me vendimin
nr.140, date 12.10.2000
Ka lene ne fuqi vendimin nr.82, date 17.11.1999 te gjykates se rrethit Puke.

Kunder vendimit te gjykates se apelit Shkoder kane bere rekurs te pandehurit Valentin Jaku e Ndue
Lleshi duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij:
- Gjykata e apelit ne kundershtim me kerkesat proceduriale penale nuk me ka thirrur ne
gjykimin e ceshtjes dhe e ka gjykuar ate pa pranine tone ndonese kishim kerkuar te mernim
pjese ne gjykim dhe nuk kishim autorizuar mbrojtesit qe te na perfaqesonin ne mungese.
- Pervec shkeljes se normave proceduriale penale ajo gjykate nuk ka zbatuar detyrat e lena nga
Kolegji Penal i Gjykates se Larte per pjesmarrjen tone ne gjykim.

91
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokuroren Valentina Ahmetaj qe kerkoi prishjen e vendimit e
dergimin e ceshtjes per rigjykim gjykates se apelit, avokatin e te pandehurit Mikel Perdeda qe kerkoi
prishjen e vendimeve e dergimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e rrethit Puke dhe pasi e bisedoi
çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder nr.140, date 12.10.2000 eshte dhene ne kundershtim me
kerkesat e neneve 426/1, 432/b e 128/c te K.Pr.Penale e per pasoje ai duhet te prishet e ceshtja te dergohet
per rigjykim.
Çeshtja ne ngarkim te te pandehurit Valentin Jaku, Ndue Lleshi e Mikel Perdeda eshte gjykuar edhe
me pare ne Gjykaten e Apelit Shkoder e cila kishte lene ne fuqi vendimin e Gjykates se se Rrethit Puke
nr.82, date 17.11.1999 me vendimin nr.1, date 14.01.2000 por ky vendim u prish nga Kolegji Penal i
Gjykates se Larte me vendimin nr.177, date 25.5.2000 dhe ceshtja u dergua per rigjykim me arsyetimin se
jane shkelur te drejtat e te pandehurve per thirrjen dhe pjesmarrjen e tyre ne gjykim prane asaj gjykate.
Por, sikurse del nga materialet qe ndodhen ne dosje perseriGjykata e Apelit Shkoder ka lejuar
shkelje te renda proceduriale duke mos realizuar thirrjen e te pandehurve ne gjykim. Ne baze te nenit 426 te
K.Pr.Penale, gjykata e apelit urdheron thirrjen e te pandehurit dhe te mbrojtesve e perfaqesuesve te tyre.
Percaktimi i mesiperm perben nje detyrim per gjykaten e apelit e nuk eshte lene ne cmimin e saj thirrja e te
pandehurve e megjithate, Gjykata e Apelit Shkoder nuk ka zbatuar kete detyrim por eshte mjaftuar me
shkresa per njoftimin e avokateve pa marre masat e nevojshme per thirrjen e te pandehurve. Keshtu me
13.09.2000 u eshte derguar nga nje shkrese te pandehurve te adresuara ne fshatin Gojan i Vogel kur duhet
qe te pandehurit Valentin Jaku e Ndue Lleshi ndodhen ne institucion riedukimi e i pandehuri Mikel Perdeda
eshte gjykuar ne mungese. Po ne daten e siperme i eshte derguar nje shkrese Drejtorise se Pergjithshme te
Burgjeve dhe Komisariatit te Policise Puke duke kerkuar qe te shoqeronin e sillnin prane gjykates te
pandehurit me daten 28.09.2000. Nga keto institucione u eshte kthyer perjigje ne 22.09.2000 Komisariati i
Policise Puke ku sqaron se te pandehurit Valentin Jaku e Ndue Prenga (Lleshi) jane transferuar ne kampin e
Burrelit dhe shoqerimi nga ana e tij ishte i pamundur. Gjykata e apelit me 28.09.2000 i ka perseritur kerkesen
e saj Drejtorise se Kampeve e Burgjeve per te marre masa per shoqerimin e te pandehurve me daten
12.10.2000 por edhe se nuk ka marre asnje pergjigje ne kete date, pa sqaruar nese te pandehurit ishin
njoftuar apo jo per daten e gjyqit e qendrimin e tyre, ka zhvilluar gjykimin ne mungese.
Edhe se ne gjykimin e ceshtjes kane marre pjese, mbrojtesit e te pandehurve, nga gjykata e apelit
nuk ka respektuar normat proceduriale penale per thirrjen e te pandehurve qe parashikojne si pasoje
pavlefshmerine e akteve dhe perbejne shkeljen e nje te drejte te ligjshme te te pandehurve gje qe del nga
permbajtja e nenit 128/c te K.Pr.Penale sipas te cilit aktet proceduriale jane absolutisht te pavlefshme kur
nuk respektohen dispozitat qe lidhen me thirrjen e te pandehurve mbasi u mohohet e drejta per tu degjuar
ne kete shkalle gjykimi, per rimarrjen e provave te administruara apo per marrjen e provave te reja.
Nga permbajtja e nenit 426 te K.Pr.Penale del qarte se thirrja e te pandehurit ne gjykim nuk eshte
nje e drejte e gjykates por nje detyrim ligjor i saj dhe nuk mund te shmanget me thirrjen e pjesmarrjen ne
gjykim te mbrojtesit. Gjykata e apelit vazhdon gjykimin pa pjesmarrjen e te pandehurve vetem kur verteton
se i pandehuri ka marre dijeni per thirrjen (duke patur paraysh rregullat e pergjithshme te njoftimit te akteve)
dhe se eshte shprehuar se nuk deshiron te marre pjese ne gjykim.
Ne kushtet kur gjykata nuk ka provuar njoftimin e te pandehurve per thirrjen e bere per te marre
pjese ne gjykim dhe qendrimin e tyre ndaj kesaj thirrje, nuk duhej te zhvillonte gjykimin dhe me qe ajo e ka
zhvilluar dhe ka marre vendim, ka lejuar shkelje te renda te kerkesave proceduriale qe sjellin pavlefshmerine
e tij.
I terhiqet vemendja Gjykates se Apleit Shkoder se per te njejtat shkelje eshte prishur vendimi nr.1,
date 14.01.2000 dhe kthyer ceshtja per rigjykim e perseri ka lejuar te njejtat shkelje ne gjykim duke mos
respektuar njekohesisht detyrimin qe lind nga vendimi i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte i cili eshte i
detyrueshem per te, sipas nenit 440 i K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.441/c te K.Pr.Penale,
VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.140, date 12.10.2000 te Gjykates se Apelit Shkoder e dergimin e ceshtjes per
rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr.495/124 i Regj.Themeltar.
Nr. 92 i Vendimit

92
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Zamir Poda Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Tefta Zaka Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 08.02.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.452, qe i perket:

TË PANDEHURIT: Mevlan Arapi


A K U Z A: Vjedhja e prones ushtarake ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 59/2 i K. P. Ushtarak e 25,
vjedhje ne bashkepunim parashikuar nga neni 134-25 i
K.P, marredhenie seksuale me kercenim per
perdorimarme, parashikuar nga neni 104 i K.P,
fallsifikim i dokumentave, parashikuar nga neni 186/1
i K.P, fallsifikim i dokumentave shkollore,
parashikuar nga neni 187/1 i K.P dhe armembajtje pa
leje, parashikuar nga neni 278/2 i K.P.

Gjykata Ushtarake Tirane, me vendimin Nr. 84, date 06.07.1999, ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Mevlan Arapi, per veprat penale te parashikuara nga nenet
104 te K.P(5-vjet burgim), 134 e 25 te K.P(8-muaj burgim), 278/2 te K.P(1-muaj burgim),
186, 48/c te K.P dhe 406 te K.P.P.(4-muaj burgim), 187/1 te K.P dhe 406 te K.P.P.(4-muaj
burgim). Perfundimisht ne baze te nenit 55 te K.P. e ka denuar me 5-vjet burgim.
Pushimin e çeshtjes per vepren penale te vjedhjes se prones ushtarake, parashikuar nga
nenei 59/2 i K.P.Ushtarak.

Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane me vendimin Nr.68, date 22.09.2000, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit Nr. 84, date 06.07.1999, te Gjykates Ushtarake te Tiranes.

Kunder vendimit te gjykates ka paraqitur rekurs prokuroria e Apelit Usharak Tirane duke parashtruar
keto shkaqe per prishjen e tij:
- Vendimi eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit material e proçedural.
- Vendimi eshte jo logjik e i pa arsyetuar mire.
- Caktimi i mases se denimit eshte i gabuar, pasi nuk eshte mbeshtetur ne rrezikshmerine
shoqerore te vepres e te autorit.
- Eshte ligjeruar zbatimi i gabuar dhe shkelja e ligjit, ne rastin e konsiderimit te mireqene te
aplikimit te nenit 406 te K.P.P, per veprat penale te parashikuara nga nenet 186/1 dhe 187/1 i
K.P.
- Nuk eshte vendosur per ankimin e prokurorit.
- Ndryshe nga sa ka pretenduar gjykata, nga prokurori eshte kerkuar ndryshimi i mases se
denimit per disa vepra penale.
- Akuza per vjedhje te prones ushtarake eshte e provuar plotesisht.
Rekurs ka paraqitur edhe i pandehuri duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata duhet te vendose pafajesi per vepren penale te mardhenies seksuale me perdorim
arme, pasi e gjithe akuza mbeshtetet ne theniet e deshmitares Kristina Papa, thenie te cilat
jene te pavlefshme, sepse ne sigurimin e proves, deshmitarja nuk ka bere betimin. Prova e
sjelle nga akuza, akti i ekspertimit, i ardhur ne rruge private, nuk ka vleren e proves.

93
- Gjykata duhet te deklaronte te pafajshem te pandehurin, per akuzen e armembajtjes pa leje,
ngjarje qe ka ndodhur ne te njejten dite me vepren tjeter, ate te vjedhjes se prones ushtarake,
per te cilen gjykata e shkalles se pare ka pushuar gjykimin.
- Akuza per vjedhje nuk qendron, pasi automjetin e pretenduar si te vjedhur e ka pronari i tij.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha.
Prokurorin Kujtim Luli, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per cilesimin juridik
te veprave penale per te cilat eshte deklaruar fajesia dhe ndryshimin e mases se denimit per to, duke
kerkuar denimin e te gjykuarit me 8-vjet burgim. Prishjen dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e
Apelit Ushtarak me tjeter trup gjykues per vepren penale te vjedhjes se prones ushtarake, parashikuar nga
neni 59/2 i K.P.Ushtarak.
Avokatin Fatmir Gjika, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit per mospranimin e ankimit te prokurorit,
ndryshimin e vendimit dhe lenien ne fuqite tij vetem per veprat penale te fallsifikimeve. Ne perfundim kerkoi
denimin e te mbrojturit prej tij me kohen e paraburgimit.
Kolegji pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi Nr.68, date 22.09.2000, i Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane, marre ne kundershtim me ligjin e per
kate shkak duhet te prishet.
I gjykuari Mevlan Arapi eshte akuzuar nga organi i prokurorise per veprat penale te vjedhjes se
prones ushtarake ne bashkepunim, te vjedhjes kryer ne bashkepunim, te marredhenies seksuale me
kercenim per perdorim arme, te fallsifikimit te dokumentave, te fallsifikimit te dokumentave shkollore, dhe te
armembajtjes pa leje, te parashikuar nga nenet 59/2 i K.P.U.e 25, 134-25, 104, 186/1, 187/1e 278/2 te Kodit
Penal. Ne gjykimin ne shkalle te pare eshte pushuar çeshtja ne ngarkim te tij per vepren penale te
parashikuar nga neni 59/2 i K.P.U. dhe eshte deklaruar fajtor per veprat e tjera duke marre edhe denimin me
5-vjet burgim. Mbi ankimin e prokurorit dhe te te pandehurit, çeshtja eshte shqyruar nga Gjykata Ushtarake e
Apelit Tirane, e cila me vendimin Nr.30, date 03.09.1999, ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se
pare dhe duke pranuar ankimin e prokurorit dhe shqyrtuar çeshtjen ne teresi, ka denuar perfundimisht te
pandehurin me 20-vjet burgim. Ky vendim i Gjykates se Apelit eshte prishur me te drejte nga Kolegji Penal i
Gjykates se Larte, per shkak se gjykata ka dhene vendim mbasi eshte bere kerkese per perjashtimin e trupit
gjykues. Sipas vendimit Nr.21, date 02.02.2000, Kolegji Penal i Gjykates se Larte i ka kthyer aktet per
rishqyrtim Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane per te gjykuar çeshtjen me tjeter trup gjykues. Ne gjykimin ne
Apel, gjykates i eshte bere kerkese nga mbrojtja qe te mospranohet ankimi i prokurorit ne baze te nenit 412
e 420/ç te K.P.P., per shkak se ne te, nuk ishin paraqitur shkaqet per prishjen e vendimit. Gjykata eshte
shprehur me vendim te ndermjetem se lidhur me kete kerkese te mbrojtjes do te dispononte ne vendimin
perfundimtar. Gjykata e Apelit duke vazhduar ne kete linje, ka shqyrtuar teresisht çeshtjen ne disa seanca
gjyqesore, duke i degjuar pretendimet si te mbrojtjes ashtu edhe te akuzes. Megjithate, ne vendimin
perfundimtar ajo shprehet se nuk pranon ankimin e prokurorit per shkaqet e parashikuara nga neni 412 e
420/ç i K.P.P.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates eshte marre ne kundershtim me
dispozitat e K.P.P. Gjykata ka patur detyrimin qe ta shqyrtoje çeshtjen ne teresi ashtu sikurse ka vepruar
edhe ne fakt dhe ne perfundim, tu jepte pergjigje pretendimeve te paleve, gje qe nuk e ka bere lidhur me ato
te organit te prokurorise te shprehura ne ankim dhe te parashtruara ne detaje gjate shqyrtimit gjyqesor.
Ankimi i prokurorit ne vetevehte, eshte pranuar per shqyrtim nga gjykata si ne gjykimin e pare ne Apel,
vendimi i te cilit u prish nga Gjykata e Larte, jo per kete shkak, ashtu dhe ne gjykimin e dyte ne Apel.
Rezulton nga procesverbali gjyqesor se pretendimet e prokurorit jane pranuar per t’ju nenshtruar debatit
gjyqesor ne seancat e gjykimit. Nga ana tjeter, Gjykata Ushtarake e Apelit ne rastin e dyte eshte vene ne
levizje per shqyrtimin e çeshtjes nga Gjykata e Larte dhe jo nga palet.
Kolegji çmon se ne rastin konkret per te gjitha shkaqet qe u parashtruan me lart, vendimi i Gjykates
Ushtarake te Apelit Tirane eshte i kundraligjshem dhe ne kundershtim me nenin 1, 383/ç, 440/1 e 447/2,3 te
K.P.P. Fakti qe gjykata nuk i ka dhene pergjigje pretendimeve te prokurorit e ben te detyrueshem
rishqyrtimin e kesaj çeshtje ku duhet tu jepet pergjigje edhe pretendimeve perkatese.
Vendimi i gjykates eshte gjithashtu alogjik ne arsyetim, pasi nga njera ane vendos mospranimin e
ankimit te prokurorit dhe nga ana tjeter analizon dhe u jep pergjigje disa prej pretendimeve te prokurorit, gje
qe e ben vendimin te cenueshem edhe per shkak te nenit 432/c te K.P.P.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se vendimi i Gjykates Ushtarake te Apelit
Tirane Nr.68, date 22.9.2000, duhet te prishet edhe per faktin tjeter se ne kundershtim me nenin 33/1 te
Kushtetutes dhe te nenit te 128 pika 1, germa c, te K.P.P, megjithe insistimin e te gjykuarit qe te marre pjese
ne gjykimin ne Gjykaten e Apelit, nuk eshte bere e mundur realizimi i pjesmarrjes se tij. Gjykimi ne Apel

94
eshte bere ne mungese te te gjykuarit, i cili ka qene ne gjendje arresti dhe duhej te thirrej per gjykim ne
perputhje me kerkesat e nenit 139 te Kodit te Procedures Penale.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te Proçedures Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit Nr.68, date 22.09.2000, te Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane dhe kthimin e
akteve per rishqyrtim ne kete gjykate, por me nje tjeter trup gjykues.

Nr. 452/81 Regj. Themeltar


Nr. 94 Vendimit

95
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Zamir Poda Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 11.12.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.39 qe i perket:

I PANDEHUR: Gezim Cela, perfaqesuar nga Av. Dino Leli


A K U Z A: Per veprat penale te parashikuara nga nenet 79/c, 114, 115,
278/2, 333 dhe 334 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.27Akti, date 11.01.2001 ka vendosur:


Te vleftesoje si te ligjshem ndalimin e dates 9 janar 2001 per te pandehurin Gezim Cela. Te
caktoje si mase sigurimi ndaj tij arrest me burg.

Kunder vendimit nr.27 Akti, date 11.01.2001 te gjykates se shkalles se pare Tirane, ka bere rekurs
te drejteperdrejte i pandehuri,duke parashtruar keto shkaqe:
- a.Gjykata nuk ka mbajtur parasysh kerkesat e nenit 228 te K.Pr.Penale, mbasi ne ngarkim te
Gezim Celes, nuk ka patur asnje dyshim te arsyeshem te mbeshtetur ne prova.
- b.Nuk jane mbajtur parasysh kerkesat e nenit 494 te K.Pr.Penale, mbasi arresti me burg eshte
kryer per llogari te Prokurorise Italiane.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin perkates, pasi degjoi prokurorin Artan Bajrami, i cili kerkoi: lenien ne fuqi te vendimit te
gjykates se shkalles se pare Tirane, pasi degjoi perfaqesuesin e te pandehurit, i cili kerkoi shfuqizimin e
vendimit te gjykates se shkalles se pare Tirane per caktim mase sigurimi “arrest ne burg”,

VËREN
Vendimi nr.27 i Aktit date 11.01.2001 i gjykates se shkalles se pare Tirane eshte i drejte dhe
rrjedhoje e respektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne mbeshtetje te kerkesave te parashtruara nga neni
249 pika “1” e “6” i Kodit te Procedures Penale, vendimi duhet te miratohet.
Eshte vertetuar se nga ana e Prokurorise prane gjykates se shkalles se pare te Triestes ne Itali,
eshte filluar procedimi penal ne ngarkim te te pandehurit Gezim Cela, per veprat penale te krijimit te
organizates kriminale, favorizim dhe shfrytezim i prostitucionit, favorizim i emigracionit klandestin, mbajtje e
perdorim i paligjshem i lendeve eksplozive, vrasje me paramendim ne rrethana renduese.
Po ashtu, duke pare se veprat penale te mesiperme jane kryer edhe ne teritorin e Republikes se
Shqiperise dhe parashikohen si te tilla nga legjislacioni penal shqiptar, eshte filluar gjithashtu procedimi
penal edhe nga ana e Prokurorise prane gjykates se shkalles se pare Tirane, si dhe eshte realizuar ndalimi
Gezim Celes.
Nga ana e organit te prokurorise, mbas marrjes se kerkeses nga ana e pales italiane, ne veshtrim
edhe te kerkesave te parashikuara nga neni 494 i Kodit te Procedures penale, eshte kerkuar para gjykates
se shkalles se pare Tirane, vleftesimi i mases se ndalimit si dhe caktimi i mases se sigurimit “arrest ne burg”.
Me te drejte gjykata e shkalles e pare Tirane, ka realizuar vleftesimin e ndalimit si dhe duke pare edhe
kerkesat e parashikuara nga nenet 228,229 e 230 te K.Penal, ka caktuar mase sigurimi “arrest ne burg”.
Gjykata ne vendimin e saj, objektivisht dhe ne perputhje me kerkesat ligjore, ka arsyetuar shkaqet
qe e kane cuar ne nje perfundim te tille: rrezikshmeria e theksuar shoqerore e veprave penale si dhe e vete
atij.

96
Persa i perket rekursit te paraqitur nga ana e te pandehurit, ne te nuk prashtrohet asnje shkak apo
arsye e perligjur, ne veshtim te kerkesave te parashikuara nga neni 249 pika 1 te K.Pr.Penale qe te motivoje
ate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.249 pika “1” dhe “6” te K.Pr.Penalet,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr.27 te Aktit date 11.01.2001 te gjykates se shkalles se pare Tirane.

Nr.39 i Regj.Themeltar.
Nr. 97 i Vendimit

97
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji penal i Gjykates Larte i perbere prej:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Vladimir Metani Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 01.02.2001 çeshtjen penale Nr. 359 qe i perket:

TË PANDEHURIT: Fatos Xhemal Aliaj dt. 1977 lindur ne Lezhe dhe


banues ne Shengjin, ne mungese dhe i mbrojtur ne
gjykim nga Av. Petrit Hysi.
A K U Z U A R: Per vjedhje me dhune ne bashkepunim (dy here),veper
kjo e parashikuar si krim nga Neni 139-25 KP.

Gjykata Rrethit Lezhe me vendimin e saje nr. 62 dt. 27.04.2000 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te pandehurit per akuzen ne ngarkim dhe denimin e tij perfundimisht me 12
vjet burgim.
Ky vendim eshte lene ne fuqi me vendimin nr. 94 dt. 30.06.2000 te Gjykates se Apelit
Shkoder.

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs i pandehuri, i cili me pretendimin se:


- Nga ana e Gjykates nuk jane marre ne konsiderate pretendimet e ngritura ne séance;
- Vendimi nuk eshte bazuar ne ligj dhe prova;
- kerkon prishjen e vendimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, Prokurorin Bujar Sheshi, i cili kerkoi rrezimin e
rekursit, mbrojtjen e cila kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Se rekursi i paraqitur nga i pandehuri eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te pranohet dhe çeshtja
te shqyrtohet edhe nje here nga Gjykata e Apelit Shkoder.
Ne rastet kur Gjykata jep vendim fajesie ajo duhet ti permbahet kerkesave te ligjit lidhur me
permbajtjen e vendimit dmth. te elemeneteve perberes te tij. Kjo kerkese eshte parashikuar ne Nenin 383 te
KPrP. Nje nder to eshte edhe detyrimi i Gjykates per te parashtruar ne vendimin e saj ne menyre te
permbledhur rrethanat e faktit dhe provat mbi te cilat bazohet vendimi si edhe arsyet per te cilat gjykata i
quan te papranueshme provat e kunderta.
Si ne vendimin e Gjykates se rrethit ashtu edhe ne ate te Apelit ndersa arsyetimi per njeren veper
(vjedhja e anijes FELIAS) eshte ne teresi i plote, nuk parashtrohen keto elemente ne episodin tjeter te krimit.
Po ashtu Gjykata mundet qe t'i merrte ne konsiderate pretendimet e mbrojtjes dhe nese nuk i
pranonte ato te shprehej me vendim. Mbrojtja ka kerkuar nder te tjera edhe pyetjen e te pandehurit tjeter
(Preka) si deshmitar. Ne rastin konkret kemi te bejme me dy çeshtje penale dhe atribuimet qe i ben i
pandehuri tjeter jane e vetmja prove direkte per fajesine e autorit te saj.
Respektimi i kerkesave te mbrojtjes si edhe arsyet per te cilat gjykata i quan te papranueshme
provat e kunderta do te benin bindes dhe te plote vendimin e Gjykates.
Ne keto rrethana kolegji çmon se çeshtja duhet te shqyrtohet edhe nje here nga nje trup tjeter
gjykues, e Gjykates se Apelit Shkoder.

98
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar edhe ne Nenin 441ç te KPrP.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 94 dt. 30.06.2000 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe dergimin e çeshtjes per
rigjykim prane kesaj Gjykate me tjeter trup gjykues.

MENDIMI I PAKICES
Jam i mendimit qe vendimi nr. 94 date 30.06.2000, i Gjykates se Apelit Shkoder, persa i perket
vjedhjes se bere me date 01.02.1999, parashikuar nga neni 139 e 25 te K.Penal, duhet te lihet ne fuqi,
ndersa persa i perket vjedhjes se bere me date 07.11.1998, parashikuar nga neni 139 e 25 te K.Penal,
vendimi duhet te prishet dhe aktet duhet t’i kthehen per rishqyrtim po asaj gjykate.
Pajtohem me aresyetimin e shumices lidhur me vepren penale te vjedhjes te dates 07.11.1998.
Ky arsyetim nuk qendron per vjedhjen e kryer me date 01.02.1999. Gjykata e Apelit Shkoder, ka
parashtruar ne vendimin e saj te gjitha rrethanat e faktet dhe provat mbi te cilat mbeshtetet vendimi,
gjithashtu ajo ka marre ne analize dhe i eshte pergjigjur pretendimeve te parashtruara nga i gjykuari Fatos
Aliaj, per mungesen e provave, per deklarimin fajtore per veprat penale per te cilat ai eshte gjykuar dhe
denuar.
Ndodhur çeshtja sa me siper per vepren penale te vjedhjes se parashikuar nga nenet 139 e 35 te
K.Penal, kryer me 01.02.1999, vendimi duhej lene ne fuqi me verejtje per cilesim te gabuar ligjor, pasi
ndodhemi para vepres penale te vjedhjes me arme parashikuar nga neni 140 i K.Penal.

V. METANI

Nr. 359/33 i Rregj. Themeltar


Nr. 100 i Vendimit

99
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji penal i Gjykates Larte i perbere prej:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Vladimir Metani Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 01.02.2001 çeshtjen penale Nr. 416 qe i perket
TË PANDEHURVE: Ilir Met Dedaj, datl. 1971 banues Delvine.
Admirim Mullaj, datl. 1975 banues ne Sarande,
mbrojtur nga Av. Fatmir Tartale
A K U Z A: Shkelje e rregullave te shoqerimit, parashikuar si krim
nga neni 44 §2 i KP (ushtarak).

Gjykata Ushtarake Gjirokaster me vendimin nr. 28, dt. 13.12.1999


Ka deklaruar fajtor te pandehurit per akuzen ne ngarkim dhe i ka denuar secilin me nga 5
vjet burgim.

Gjykata Ushtarake e Apelit me vendimin nr. 41, dt. 15.06.2000 ka vendosur:


Prishjen e vendimit dhe dergimin e akteve gjykates ushtarake Vlore per rigjykim

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs Prokuroria prane Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane, e cila
me pretendimin se nuk jane respektuar normat proceduriale kerkon prishjen e vendimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, Prokurorin Vasillaq Simeone, i cili kerkoi prishjen e
vendimit te Gjykates ushtarake te apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim po ne ate gjykate, si shqyrtoi dhe
bisedoi ne teresi çeshtjen
VËREN
Se rekursi i paraqitur nga organi i Prokurorise eshte i pabazuar ne ligj dhe si i tille nuk mundet te
pranohet dhe vendimi duhet te lihet ne fuqi.
Pretendimet e ngritura ne rekurs jane parashtruar edhe gjate gjykimit ne gjykaten e Apelit dhe me te
drejte ajo Gjykate i ka rrezuar si te pabazuara.
Keshtu me te drejte Gjykata e Apelit ka arsyetuar se ne rastin konkret te pandehurit i eshte cenuar e
drejta e mbrojtjes, e cila duke qene se i pandehuri ishte ne mungese ishte e detyrueshme.
Ekzistenca e kesaj shkelje eshte nje shkak absolut per prishjen e vendimit, e cila e ka detyruar
gjykaten te vendose prishjen e vendimit dhe dergimin e akteve per gjykim, Gjykates Ushtarake te Vlores.
Ne keto rrethana vendimi i dhene eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar edhe ne Nenin 441§ a, i KPrP.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 41 dt. 15.06.2000 te Gjykates Ushtarake te Apelit Tirane.

Nr.416/52 i Rregj. Themeltar


Nr.101 i Vendimit

100
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Tefta Zaka Anetar
Zamir Poda Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 21.02.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 40 qe i perket:

KËRKUESIT: Sinan Thika, i biri i Selmanit, lindur me 1963 ne Kukes, i


paraburgosur.
OBJEKTI: Zevendesimin e mases se sigurimit te caktuar, ndaj tij “arrest
ne burg” me nje mase tjeter sigurimi.
Baza Ligjore: Neni 230 e 260 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Kukes, me vendimin nr. 2, date 23.01.2001, ka vendosur:


Rrezimin e kerkeses se kerkuesit Sinan Thika, per zevendesimin e mases se sigurimit
“arrest ne burg” me nje mase tjeter sigurimi me te lehte duke e gjetur kerkesen te pabazuar.

Kunder vendimit ka bere rekurs te drejteperdrejte kerkuesi, duke parashtruar keto shkaqe per
ndryshimin e tij:
- Gjykata ka rrezuar kerkesen ne kundershtim me nenin 260/2 te K.Pr.Penale, duke lene masen
e sigurimit “arrest ne burg” pa zbatuar kerkesat e neneve 228, 229, e 230 te K.Pr.Penale.
- Gjykata nuk mori parasysh kerkesen e prokurorit qe kerkoi zevendesimin e mases se
sigurimit, megjithese keto masa vendosen nga gjykata mbi kerkesen e prokurorit per nevoja
hetimi.
- Gjykata nuk mori ne konsiderate raportet mjekesore nga del gjendja e rende shendetesore.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Mihallaq Bleta, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te
gjykates se rrethit e caktimin si mase sigurimi detyrimin per t’u paraqitur ne policine gjyqesore, avokatin e te
pandehurit Myrteza Miftari, qe kerkoi ndryshimin e vendimit e caktimin e nje mase tjeter sigurimi e si analizoi
çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 2, date 23.01.2001, i Gjykates se Rrethit Kukes, eshte rezultat i moszbatimit te te gjitha
kerkesave ligjore, i mos analizes se problemeve qe lidhen me rrezikshmerine e vepres e te te pandehurit dhe
i akteve qe lidhen me gjendjen e tij shendetesore e per pasoje duhet te ndryshohet.
Me vendimin nr. 106, date 24.10.2000, te Gjykates se Rrethit Kukes, mbi kerkesen e prokurorit ka
vendosur vleftesimin e “arrestit ne flagrance” ndaj te pandehurit Sinan Thika dhe ka caktuar ndaj tij si mase
sigurimi “arrest ne burg” mbasi kishte dyshime te arsyeshme te mbeshtetura mbi provat e administruara se
kishte kryer veprat penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe mbajtjen pa leje nga organet
kompetente te nje arme gjahu parashikuar nga nenet 278/2 e 280 te K.Penal.
Gjate kohes se qendrimit ne dhomat e paraburgimit, gjendja shendetesore e kerkuesit Sinan Thika
ka adhur duke u keqesuar, mbasi qe ne femijeri ai vuan nga asthma bronchiale me atake te perseritura
astmatike. Per keto arsye ai u transportua ne qendren spitalore te burgjeve qe me daten 26.10.2000, ku
vazhdon te qendroje me kura intensive e me atake te perseritura qe, sikurse del nga akti mjekesor, nuk
dominohen nga terapia dhe disa here eshte derguar ne urgjencen e spitalit nr. 1 Tirane, per shkak te
gjendjes se renduar shendetesore.

101
Kjo gjendje shendetesore e kerkuesit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, lidhur dhe me gjithe
rrethanat e tjera çmon se duhet te merret ne konsiderate per ndryshimin e mases se sigurimit. Keshtu me
vendim te prokurorit date 22.01.2001 eshte pushuar akuza e armembajtjes pa leje ne ngarkim te te
pandehurit Sinan Thika parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal, dhe ne ngarkim te tij ka mbetur akuza per
kundervajtjen penale te mbajtjes pa leje te armes se gjahut parashikuar nga neni 280 i K.Penal qe
parashikon si denim gjobe ose burgim gjer ne dy vjet.
Duke patur parasysh sa me siper faktin, qe kerkuesi qendron prej rreth 4 muajve i arrestuar dhe qe
nuk paraqet rrezik qe te largohet e t’u fshihet hetimit apo gjykimit, ndaj kerkuesit duhet te caktohet nje mase
tjeter sigurimi nga ajo e “arrestit me burg” qe eshte caktuar ndaj tij, ne mbeshtetje edhe te kritereve te
veçanta per caktimin e mases se “arrestit ne burg” parashikuar ne nenin 230 pika 2 sipas se ciles nuk mund
te vendoset “arresti me burg” ndaj nje personi qe ndodhet ne gjendje shendetesore veçanerisht te rende dhe
pika 3 sipas se ciles ne rastet e parashikuara ne piken 2 “arresti me burg” mund te vendoset vetem kur ka
shkaqe te nje rendesie te veçante per krimet qe denohen jo me pak ne maksimum se 10 vjet burgim.
Gjithashtu Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka parasysh kerkesen e nenit 260 pika 2 te K.Penal, sipas te
cilit kur nevojat e sigurimit zbuten ose kur masa e zbatuar nuk i pergjigjet me rendesise se faktit, gjykata e
zevendeson masen me nje tjeter me te lehte.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Kukes, nr. 2, date 23.01.2001 dhe zevendesimin e
mases se sigurimit “arrest ne burg” caktuar ndaj kerkuesit Sinan Thika me detyrim per paraqitje ne policine
gjyqesore ne datat 15 e 30 te çdo muaji.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Sinan Thika nga dhomat e paraburgimit.
Vendimi i komunikohet prokurorit prane Gjykates se Larte.

Nr. 40 i Regj.Themeltar.
Nr. 104 i Vendimit

102
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Metani Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 06.02.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.29 qe i perket:

TË PANDEHURËS: Saide Sinani


A K U Z A: Favorizim te prostitucionit, parashikuar nga neni 140 i
K.Penal.
OBJEKTI: Ankim kunder vendimit te caktimit te mases se
sigurimit.

Gjykata e Rrethit Kukes, me vendimin nr. 103, date 14.10.2000, ka vendosur:


Te quaje te paligjshem “arrestin ne flagrance” vendosur ndaj te pandehures Saide Sinani.
Te caktoje ndaj te pandehures masen e sigurimit, ate te detyrimit per t’u paraqitur çdo te
hene ora 10.00 prane policise gjyqesore Prokuroria Kukes.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit ka bere rekurs te drejteperdrejte prokurori, i cili kerkon
shfuqizimin e vendimit dhe miratimin e kerkesave te paraqitura nga prokuroria, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Jane zbatuar drejte kerkesat e neneve 251 dhe 252 te K.Pr.Penale, ne rastin e “arrestimit ne
flagrance”.
- Organi i akuzes, veç kallezimit, disponon dhe deshmi te tjera te cilat, per nevoja hetimi, per
shkak dekonspirimi nuk i jane vene ne dispozicion gjykates.
- Me caktimin e mases se sigurimit, gjykata ka kapercyer objektin e shqyrtimit te kerkesave te
paraqitura. Masa e caktuar nuk i pergjigjet rrezikshmerise shoqerore te vepres dhe autorit,
duke demtuar interesat e metejshme te hetimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, prokurorin Hysen Keta, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit
duke caktuar si mase sigurimi per te pandehuren Saide Sinani “arrestin ne burg”, dhe pasi e bisedoi çeshtjen
ne teresi,
VËREN
Vendimi nr. 103, date 11.10.2000, i Gjykates se Rrethit Kukes, persa i perket vleftesimit si te
paligjshem te “arrestimit ne flagrance” te te pandehures, eshte i pabazuar ne ligj, per rrjedhoje ai duhet te
ndryshohet; ndersa persa i perket caktimit te mases se sigurimit per te pandehuren Saide Sinani, ate te
detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqesore çdo te hene ora 10.00, eshte i drejte e i bazuar e si i tille ne
kete pjese ai duhet te miratohet.
Gjykata e Rrethit Kukes, ne perfundim te shqyrtimit te kerkeses se prokurorit per vleftesimin e
“arrestimit ne flagrance” dhe caktimin e mases se sigurimit personal te “arrestit ne burg” me afat 30 dite, per
te pandehuren Saide Sinani, akuzuar per kryerjen e vepres penale te favorizimit te prostitucionit, ka
vendosur te vleftesoje te paligjshem “arrestimin ne flagrance” dhe ka caktuar mase sigurimi personal ate te
detyrimit per paraqitje ne policine gjyqesore.
Deklarimi i paligjshem i “arrestimit ne flagrance” i te pandehures Saide Sinani, nga Gjykata e Rrethit
gjyqesor Kukes, vjen ne kundershtim me kerkesat e nenit 252 te K.Pr.Penale.

103
Nga materialet e dosjes rezulton se Fabiola Korumi, me date 11.10.2000, ka bere kallxim per krimin
e kryer ndaj te pandehures Saide Sinani. Ne procesverbalin perkates kallzuesja ben fjale se e pandehura
Saide Sinani rreth ores 23.00 te dates 10.10.2000 e ka detyruar te shkoje me Bilbil Diden dhe se ky i fundit
do ta çonte ne Belgjike. Te nesermen e kallximit policia gjyqesore ka bere “arrestimin ne flagrance” te te
pandehures Saide Sinani. Ky veprim i policise gjyqesore eshte ne konformitet me kerkesat e nenit 252 te
K.Pr.Penale.
E pandehura Saide Sinani menjehere pasi e demtuara ka bere kallzimin per kryerjen e krimit, pra
menjehere pas kryerjes se ketij te fundit ka qene ne ndjekje nga ana e policise gjyqesore. Duke qene keshtu,
gjykata nuk kishte pse e vleftesonte si te paligjshem ‘arrestimin ne flagrance” te te pandehures Saide Sinani.

Vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Kukes, eshte i drejte e i bazuar ne ligj, lidhur me caktimin e
mases se sigurimit personal. Gjykata ka marre me te drejte ne konsiderate rrethana personale te te
pandehures si moshen e saj madhore, qenien e vetme me 4 femije dhe e padenuar me pare.
Per kete pjese vendimi duhet te miratohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 249 pika 6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Shfuqizimin e vendimit nr. 103, date 14.10.2000, te Gjykates se Rrethit gjyqesor Kukes, persa i
perket deklarimit te paligjshem te “arrestimit ne flagrance” te te pandehures Saide Sinani dhe vlersimin e tij
te ligjshem.
Miratimin e vendimit nr. 103 date 14.10.2000, te asaj gjykate per detyrim per paraqitje ne policine
gjyqesore.

Nr. 29 i Regj.Themeltar.
Nr. 105 i Vendimit

104
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates Larte i perbere prej:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Metani Anetar
Zamir Poda Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 19.02.2001 çeshtjen penale Nr. 42 qe i perket

TË AKUZUARIT: Engjell Feim Bardhi, 1975, lindur dhe banues ne Laç, i


paraburgosur dhe ne mungese.
OBJEKTI: Vleftesim mase sigurimi.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendimin nr. 31 dt. 11.01.2001 ka vendosur:


Vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance ndaj te akuzuarit;

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 15 dt. 02.02.2001 ka vendosur


Miratimin e vendimit te mesiperm.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs i akuzuari, i cili me pretendimin se


- Vendimi eshte i pa bazuar ne ligj, pasi nuk ploteson kushtet per caktimin e masave te
sigurimit personal parashikuar nga Neni 228 i KPrP, si edhe per aresye personale dhe
familjare, kerkon caktimin e nje mase sigurimi me te bute.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Se rekursi i paraqitur nuk eshte i bazuar ne ligj dhe per pasoje nuk mundet te pranohet dhe vendimi
gjyqesor i rekursuar duhet te lihet ne fuqi.
Nga studimi i materialeve te ndodhura ne dosje rezulton se i akuzuari eshte kapur ne flagrance te
kryerjes se krimit nga organi i policies, shkak ky qe me te drejte e ka çuar Gjykaten ne konkluzionin se
vleftesimi i ndalimit eshte i ligjshem. Kriteri baze qe kerkon ligja (Neni 228 i KPrP) ne caktimin e mases se
sigurimit eshte ekzistenca e nje dyshimi te arsyeshem te bazuar ne prova. Edhe ne kete drejtim vendimi i
gjykates eshte i bazuar dhe i ligjshem.
Lidhur me pretendimet per rrethana personale dhe familjare, i akuzuari i ka parashtruar keto
pretendime edhe ne dy gjykimet e para dhe nuk jane marre ne konsiderate pikerisht, per faktin se ne kete
rast shqyrtohet vetem masa e sigurimit personal dhe jo problemi i fajesise dmth. i mases se denimit.
Ne rrethanat e parashtruara me siper vendimi i Gjykates se Apelit duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar edhe ne nenin 441§ a te KPrP.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.15 date. 02.02.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Nr. 42 i Rregj. Themeltar


Nr. 106 i Vendimit

105
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Zamir Poda Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 08.02.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 453/82 qe i perket:

TË PANDEHURIT: Lorenc Sokoli


A K U Z A: Shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor dhe largim
nga vendi i aksidentit, parashikuar nga nenet 290/1 dhe
273 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Kavaje, me vendimin nr. 57, date 14.07.2000, ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Lorenc Sokoli, per veprat penale te shkeljes se rregullave
te qarkullimit rrugor dhe ne baze te neneve 48/e, 49, 290/1 e 34 te K.Penal e denon ate me
80.000 leke te reja gjobe.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Lorenc Sokoli, per vepren penale te largimit nga vendi i
aksidentit dhe ne baze te nenit 48/e, 49, 273 e 34 te K.Penal, e denon me 20.000 leke te
reja gjobe.
Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te
pandehurin Lorenc Sokoli, me 100.000 leke te reja gjobe.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 203, date 05.10.2000, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 57, date 14.07.2000, te Gjykates se Rrethit Kavaje, persa i
perket pavlefshmerise dhe cilesimit juridik te veprave penale.
Ndryshimin e ketij vendimi, persa i perket mases se denimit si me poshte:
Deklarimin fajtor te pandehurit Lorenc Sokoli, per vepren penale te shkeljes se rregullave te
qarkullimit rrugor dhe ne baze te nenit 290/1 te K.Penal, denimin e tij me 6 muaj burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Lorenc Sokoli, per vepren penale te largimit nga vendi i
aksidentit dhe ne baze te nenit 273 te K.Penal, denimin e tij me 1 muaj burgim.
Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te K.Penal, denimin e tij me 6 muaj burgim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka bere rekurs i pandehuri, i cili kerkon ndryshimin persa i
perket llojit te denimit ose pezullimin e ekzekutimit te denimit duke parashtruar keto shkaqe:
- Ndryshimi i vendimit persa i perket llojit te denimit, nuk i pergjigjet rrezikshmerise shoqerore
te vepres dhe personit, si dhe shkalla e fajesise se autorit.
- Gjykata e apelit nuk ka patur parasysh personalitetin e te pandehurit.
- Arsyetimi i vendimit gjyqesor eshte i manget dhe nuk eshte analizuar rrezikshmeria shoqerore
e vepres dhe autorit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, prokurorin Vasillaq Simeon, qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit, avokaten Haneme Bakija, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se
Rrethit Kavaje, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

106
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Durres, nr. 203, date 05.10.2000, ne te cilin eshte vendosur lenia ne
fuqi e vendimit te gjykates se rrethit, persa i perket cilesimit ligjor te veprave penale dhe ndryshimi i vendimit
persa i perket llojit te denimit, eshte dhene ne zbatim te gabuar te ligjit penal, ndaj si i tille duhet te
ndyshohet.
Keshtu, ka rezultuar e provuar ne gjykimet e meparshme, se i pandehuri ne date 09.05.1998, rreth
ores 18.30, duke udhetuar me shpejtesi me automjetin e tij ka aksidentuar rende te demtuarin, i cili ishte
duke udhetuar me biçiklete ne krahun e tij. Pas aksidentit i pandehuri eshte larguar nga vendi i ngjarjes,
duke konsumuar keshtu veprat penale te parashikuara nga nenet 290/1 dhe 273 te K.Penal.
Vendimi i gjykates se apelit, gjendet i drejte, per ate pjese qe deklaron fajtor te pandehurin per
veprat penale per te cilat akuzohet, duke lene ne fuqi per kete pjese vendimin e gjykates se rrethit.
Persa i perket caktimit te llojit dhe mases se denimit, gjykata e apelit ka gabuar ne vleresimin e
rrezikshmerise shoqerore te veprave penale te konsumuara dhe te autorit. Keshtu, prej kesaj gjykata nuk
eshte analizuar fakti qe i pandehuri ka dashur t’i jape ndihme te demtuarit, por i friksuar nga deklarimet e te
pranishmeve se mund ta vrisnin, eshte detyruar te largohet nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, nuk eshte
mbajtur parasysh prej kesaj gjykate as rrethana lehtesuese e parashikuar nga neni 48 germa “e” e K.Penal.
Keshtu, nga deklarata noteriale date 23.05.2000 nr. 1645, Rep e administruar ne gjykim, rezulton qe
marredheniet mes te demtuarit dhe te pandehurit jane normalizuar.
Analize e gabuar i eshte bere dhe rrezikshmerise shoqerore te vepres penale, pa mbajtur parasysh
pasojen e ardhur nga kjo veper.
Vetem pasi te analizoheshin ne teresi rrethanat e mesiperme, do te behej e mundur zbatimi i drejte i
nenit 47 te K.Penal, duke bere individualizim te drejte te denimit.
Ne kete aspekt, gjendet i drejte vendimi i Gjykates se Rrethit Kavaje, i cili ne caktimin e llojit dhe
mases se denimit ndaj te pandehurit ka mbajtur parasysh rrezikshmerine shoqerore te veprave penale dhe
autorit, shkallen e fajesise si dhe rrethanat lehtesuese.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 203, date 05.10.2000, te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te
vendimit nr. 57, date 14.07.2000 te Gjykates se Rrethit Kavaje.

Nr. 453/82 i Regj.Themeltar.


Nr. 111 i Vendimit

107
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji penal i Gjykates Larte i perbere prej:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Vladimir Metani Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 01.02.2001 çeshtjen penale Nr. 419 qe i perket:

TË PANDEHURVE: Fredi Ridvan Gora, dtl. 1974 lindur dhe banues ne


Buçimas, i mbrojtur ne gjykim nga Av. Petraq Semani.
Artan Agim Çekiçi, dtl. 1973 lindur dhe banues ne
Buçimas, mbrojtur ne gjykim nga Av. Naim
Hoxhallari.
Stilian Bujar Çerepi, dtl. 04. 10. 1980, lindur dhe
banues ne Buçimas i mbrojtur ne gjykim nga Av. Riza
Xhixho.
A K U Z U A R: Per vjedhje me dhune ne bashkepunim dhe armembajte
pa leje, vepra keto te parashikuara si krim nga Nenet
139, 27, 278§2 te KP.

Gjykata e Rrethit Pogradec me vendimin nr. 54 dt. 11.05.2000 ka vendosur


Deklarimin fajtor te pandehurve per akuzat ne ngarkim dhe denimin e tyre respektivisht:
Te pandehurin Fredi Ridvan Gora me 10 vjet burgim,
Te pandehurin Artan Agim Çekiçi me 9 vjet burgim dhe
Te pandehurin Stilian Çerepi me 5 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr. 96 dt 06.09. 2000 ka vendosur


Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Pogradec.

Kunder vendimit kane paraqitur rekurs te pandehurit, te cilet me pretendimin se


- Vendimi eshte i padrejte pasi atyre i eshte cenuar e drejta e mbrojtjes, kerkojne prishjen e tij
dhe rigjykimin e çeshtjes nga Gjykata e Apelit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, mbrojtjen e cila kerkoi pranimin e rekursit, si
shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Se rekursi i paraqitur nga te pandehurit eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te pranohet dhe
vendimi i Gjykates se Apelit per shkelje te rende te rregullave proceduriale duhet te prishet dhe çeshtja te
dergohet per rigjykim prane Gjykates se Apelit Korçe.
Nje nder parimet baze te sanksionuara ne KPrP dhe qe e gjen burimin nga Kushtetuta eshte parimi i
mbrojtjes. Ky parim detyron Gjykaten e Apelit qe ne gjykimin e çeshtjeve penale duhet te urdheroje thirjen e
te pandehurit. Per çeshtjen object gjykimi, te pandehurit kane kerkuar qe te paraqiten ne gjykimin e çeshtjes
dhe Gjykata nuk ka marre masat e duhura per te realizuar te drejten e tyre proceduriale te mbrojtjes para
Gjykates. Ky veprim perben nje shkelje te rende proceduriale qe pasjelle si pasoje edhe prishjen e vendimit.

108
Nga ana tjeter vendimi i rekursuar eshte edhe jo llogjik pasi siç citohet edhe ne pjesen arsyetuese te
saje: vendimi nr. 54 dt. 11.05.2000 i Gjykates se shkalles se pare Pogradec ndonse eshte i pabazuar ne ligj
per shkak se shqyrtohet mbi ankim duhet te lihet ne fuqi.
Ne kushtet e parashtruara me lart vendimi i Gjykates se Apelit duhet te prishet dhe aktet ti dergohen
Gjykates se Apelit Korçe per rigjykim te tyre por me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar edhe ne Nenin 441ç te KPrP.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 96 dt. 06.09.2000 te Gjykates se Apelit Korçe dhe dergimin e çeshtjes per
rigjykim prane kesaj Gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr.419/53 i Rregj. Themeltar


Nr.112 i Vendimit

109
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Tefta Zaka Anetar
ne seancen penale te dates 21.02.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.45 qe i perket :

TË PANDEHURIT: Bledar Matja, perfaqesuar nga Av.Saimir Visha


A K U Z U A R: Vjedhje me pasoje vdekjen, parashikuar nga neni 141 e
25 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.s`ka, date 31.01.2001, ka vendosur:


Caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” per te pandehurin Bledar Matja.

Kunder vendimit date 31.01.2001 te gjykates se shkalles se pare Tirane, ka bere rekurs i
pandehuri, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nga gjykata jane dhene tre masa sigurimi per te njejten veper dhe dhe te njejtin fakt.
- Ndaj meje nuk ka asnje prove.
- Vendimi i gjykates eshte haptazi jologjik mbasi ben fjale se procedimi eshte filluar ne vitin
2001 kur ai eshte filluar ne vitin 1999.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin perkates, pasi degjoi prokurorin Mihallaq Bleta, i cili kerkoi, miratimin e vendimit te
Gjykates se shkalles se pare Tirane, pasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit, Saimir Visha, i cili kerkoi prishjen
e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe caktimin si mase sigurimi ate te te detyrimit per paraqitje ne
organin e policise gjyqesore,

VËREN
Vendimi nr. s`ka, date 31.01.2001 i Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte i drejte dhe rrjedhoje e
respektimit te kerkesave ligjore. Per pasoje ne mbeshtetje te kerkesave te parashikura nga neni 249 pika “1”
e “6” i Kodit te Procedures Penale, vendimi duhet te miratohet.
Eshte vertetuar se ne daten 02.09.1999 ne qytetin e Tiranes, ne banesen e saj eshte gjetur e vrare
e quajtura Sofije Bogdani.
Sipas organit te prokurorise, i pandehuri Bledar Matja, i shoqeruar nga te quajturit Shkelzen Dibra,
Ardian Serezi, etj. kane shkuar ne banesen e viktimes Sofie Bogdani per te vjedhur. Ne banese ata mbasi
kane mbytur kete te fundit, kane vjedhur 3000 USD, 100.000 GRD, si dhe nje shume te madhe parash
shqiptare.
Nga ana e organit te prokurorise, ne daten 29.12.2000, eshte kryer ndalimi i te paditurit Bledar Matja.
Pas kesaj, eshte kerkuar para Gjykates se shkalles se pare Tirane, vleftesimi i ndalimit dhe caktimi i mases
se sigurimit “Arrest ne burg”.
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin date 31.12.2000 ka bere vleftesimin e ndalimit dhe
ka caktuar si mase sigurimi “arrest ne burg” me afat 1 mujor. Ne kete vendim jane orientuar kryerja e disa
veprimeve hetimore per administrimin e provave.
Nga ana e organit te prokurorise, mbasi jane kryer veprimet, sic ishin sigurimi i provave, etj., eshte
kerkuar caktimi i mases se sigurimit nga “arrest ne burg” me afat 1 muajor, ne “arrest ne burg”.
Gjykata ne perputhje me kerkesat e parashikura ne nenet 228,229 dhe 230 te Kodit te Procedures
Penale, ka vendosur caktimin e mases sigurimit duke konkluduar per “arrest ne burg”. Ajo ne vendim me te
drejte arsyeton shkaqe qe cojne ne kete perfundim. Keshtu gjykata permend faktin se ne rastin konkret kemi

110
te bejme me vepra penale qe praqesin rrezikshmeri shoqerore, si dhe rrezikun e fshehjes se te pandehurit
ndaj hetimit.
Persa i perket rekursit te paraqitur nga ana e te pandehurit, ne te nuk parashtrohet asnje shkak apo
arsye e perligjur, ne veshtrim te kerkesave te parashikuara nga neni 249 pika “1” te K.Pr.Penale, qe te
motivoje ate.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.249, pika “1” dhe “6” te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit date 31.01.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Nr.45 i Regj.Themeltar.
Nr. 113 i Vendimit

111
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji penal i Gjykates Larte i perbere prej:

Agron A. Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Metani Anetar
Zamir Poda Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 08.02.2001 çeshtjen penale Nr. 411 qe i perket

TË PANDEHURVE: Arben Neim Fasho datl. 1974 lindur dhe banues ne


Kakac, Korçe, (ne mungese)
Ylli Neim Fasho, datl. 1976 lindur dhe banues ne
Kakac, Korçe. mbrojtur ne gjykim nga Av. Sotiraq
Ceta.
A K U Z U A R: Per vrasje me paramendim, ne bashkepunim, si edhe
armembajtje pa leje, veper penale kjo e parashikuar si
krim nga Nenet 78 e 27, dhe 278 §2 i KP.

Gjykata Rrethit Pogradec, me vendimin e saj Nr. 14 dt. 11.02.2000 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te pandehurve per akuzen ne ngarkim dhe denimin e tyre reciprokisht, i
pandehuri Arben Fasho me burgim te perjetshem dhe te pandehurin Ylli Fasho me 25 vjet
burgim.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr. 52 dt. 15.02.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit lidhur me te pandehurin Arben Fasho dhe ndryshimin e tij per te
pandehurin Ylli Fasho duke e deklaruar te pafajshem per akuzen ne ngarkim.

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs organi i Prokurorise prane Gjykates se Apelit Korçe, i cili me
pretendimin se
- Vendimi eshte i pabazuar, jo llogjik dhe ne mosrespektim te ligjit material dhe procedurial
penal, kerkon prishjen e tij.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, prokurorin Dashnor Sula, i cili kerkoi prishjen e
vendimit te Gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare, mbrojtjen e cila
kerkoi rrezimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Se rekursi i paraqitur eshte i pabazuar ne ligj dhe si i tille nuk mundet te pranohet dhe vendimi duhet
te lihet ne fuqi.
Nga shqyrtimi gjyqesor penal eshte provuar se me date 08.04.1999 tek vendi i quajtur “Pusi i
Verçunit” eshte vrare me arme zjarri shtetasi Fatmir Fasho dhe eshte tentuar te vritet edhe shtetasi Aurel
Fasho. Per kete jane marre si te pandehur dhe jane gjykuar te dy te pandehurit, per te cilet gjykata e
shkalles se pare ka dhene vendim fajesie dhe ajo e Apelit e ka konsideruar te pandehurin Ylli te pafajshem.
Ne ndryshimin e cilesimit juridik per te pandehurin Ylli, Gjykata e Apelit ka marre ne konsiderate dhe ka
analizuar hollesisht te gjitha provat e administruara duke arritur perfundimisht ne nje konkluzion te tille.
Analiza qe kjo gjykate i ka bere provave eshte bindese dhe e argumentuar.

112
Ne kuptim te Nenit 432 te KPrP rekurs ne Gjykaten e Larte kunder vendimeve te formes se prere
mund te behet per
- mosrespektim ose zbatim te gabuar te ligjit penal ose te normave te tjera juridike;
- per mosrespektim te normave proceduriale qe parashikojne si pasoje pavlefshmerine, mospranimin
ose humbjen e nje te drejte te ligjeshme si edhe per
- mungese te arsyetimit ose karakterit haptazi jollogjik te vendimit.
Duke ju referuar rekursit te paraqitur konstatohet se ai i referohet vetem provave te marra dhe te
shqyrtuara gjate hetimit gjyqesor. Gjykatat ne shqyrtimin gjyqesor qe i kane bere çeshtjes kane administruar
dhe shqyrtuar te gjitha provat e paraqitura dhe ne perputhje me to kane arritur ne nje perfundim te caktuar.
Rishqyrtimi i ketyre provave dhe dhenia e nje konkluzioni tjeter nga ai i pranuar nuk eshte detyre e ketije
kolegji, perderisa ky kolegj e shqyrton çeshtjen Brenda kufijve te shkaqeve te ngritura. Po ashtu Kolegji nuk
çmon se ne rastin konkret kemi te bejme me nje çeshtje te shkeljes se ligjit, e cila edhe mund te shihej
kryesisht.
Ne rrethanat e mesiperme rekursi nuk mundet te pranohet dhe vendimi duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar edhe ne Nenin 441a te KPrP.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.52, date. 15.05.2000 te Gjykates se Apelit Korçe.

Nr. 411/49 i Rregj. Themeltar


Nr. 114 i Vendimit

113
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Zamir Poda “
Vladimir Metani “
Tefta Zaka “
ne seancen gjyqesore te dates 23.2.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 48 qe u perket:

KËRKUESVE: 1. Florian Babaxhani, i biri i Selaudinit, lindur me


1976 ne Leskovik, i paraburgosur.
2. Albert Vllaka, i biri i Kristaqit, lindur me 1972 ne
Leskovik, i paraburgosur.
OBJEKTI: Kerkojne ndryshimin e mases se sigurimit arrest me
burg dhe zevendesimin me nje mase tjeter sigurimi ne
baze te nenit 248 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Kolonje, me vendimin nr. 7/1, date 7.12.2000 ne zbatim te nenit 248 te KPr.P, dy
dite pasi eshte zbatuar masa e arrestit per kerkuesit Florian Babaxhani e Albert Vllaka i ka marre ne pyetje
kerkuesit per te verifikuar kushtet e zbatimit te mases se arrestit dhe nevojat e sigurimit dhe ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 7 date 4.5.2000 te Gjykates se Rrethit Kolonje me te cilin eshte
vendosur caktimi i mases se sigurimit arrest me burg per te dy kerkuesit.

Gjykata e Apelit Korce, qe ka gjykuar ceshtjen mbi ankimin e kerkuesave, me vendimin nr. 1, date
16.1.2000 ka vendosur :
Ndryshimin e vendimit nr. 7/1 date 7.12.2000 te Gjykates se Rrethit Kolonje si me poshte:
Miratimin e vendimit nr. 7 date 4.5.2000 te Gjykates se Rrethit Kolonje me te cilin eshte
vendosur masa e arrestit me burg per te pandehurit Florian Babaxhani e Albert Vllaka.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce kane ushtruar rekurs kerkuesit qe parashtrojne keto
shkaqe per prishjen e tij:
- Vendimi eshte i pabazuar ne ligj, sepse me vendimin nr. 21, date 8.9.2000 Gjykata e Rrethit
Kolonje ka vendosur dhenien e pafajesise per vepren qe akuzohemi dhe eshte deklaruar i
pavlefshem vendimi per caktimin e mases se sigurimit arrest me burg.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin e saj ka prishur vendimin e Gjykates se Rrethit Kolonje dhe e
ka derguar ceshtjen per rigjykim por nuk eshte shprehur per masat e sigurimit e per pasoje cdo mase
sigurimi e marre me vone eshte e pavlefshme.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Mihallaq Bleta, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit
te Gjykates se Apelit Korce e pasi e analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 1 date 16.1.2001 i Gjykates se Apelit Korce eshte i drejte, i bazuar ne ligj e duhet te lihet
ne fuqi.
Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se me vendimin nr. 7, date 4.5.2000, Gjykata e Rrethit
Kolonje ka vendosur caktimin e mases se sigurimit me burg ndaj te pandehurve Florian Babaxhani e Albert

114
Vllaka per akuzen e prodhimit e shitjes se lendeve narkotike parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Ne
marrjen e ketij vendimi jane zbatuar drejt kerkesat ligjore proceduriale penale pasi ka patur prova te
mjaftueshme per te krijuar dyshime te arsyeshme per kryerjen e vepres nga te pandehurit (kerkese kjo e
nenit 228 pika 1 e K.Pr.Penale).
Ekzekutimi i vendimit te Gjykates se Rrethit Kolonje per arrestimin e te pandehurve eshte bere nga
organet e policise me daten 4.12.2000 pasi te pandehurit nuk jane paraqitur prane organit te prokurorise e
gjykates dhe per ta ishte bere deklarimi i ikjes.
Pas ekzekutimit te mases se arrestit ndaj te pandehurve Florian Babaxhani e Albert Vllaka, gjykata
ne zbatim te nenit 248 te K.Pr.Penale ka marre ne pyetje personat e arrestuar per te verifikuar kushtet e
zbatimit te mases se arrestit dhe nevojat e sigurimit dhe pasi ka arritur ne konkluzionin se ekzistonin keto
kushte, me vendimin nr. 7/1 date 7.12.2000 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr. 7 date 4.5.2000, me te
cilin ishte caktuar masa e sigurimit arrest me burg per te dy te pandehurit. Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe
nga Gjykata e Apelit Korce me formulimin “miratimin e vendimit nr. 7 date 4.5.2000 te Gjykates se Rrethit
Kolonje.
Sikurse del nga materialet e dosjes, dyshimi i bazuar mbi prova te mjaftueshme eshte i drejte dhe
per pasoje i bazuar eshte edhe vendimi per caktimin e mases se sigurimit arrest me burg per dy te
pandehurit.
Nga aktet qe ndodhen ne dosje del se ceshtja penale ne ngarkim te te pandehurve Florian
Babaxhani e Albert Vllaka i eshte derguar per gjykim Gjykates se Rrethit Kolonje, e cila ka zhvilluar gjykimin
ne mungese te te pandehurve dhe me vendimin nr. 21, date 8.9.2000 ka deklaruar te pafajshem te
pandehurit si dhe ka deklaruar te pavlefshme masat e sigurimit arrest me burg te marra ndaj tyre me
vendimin e dates 4.5.2000. Por ky vendim eshte prishur nga Gjykata e Apelit Korce, e cila me vendimin
nr. 116, date 2.11.2000 ka vendosur “prishjen e vendimit nr. 21, date 8.9.2000 te Gjykates se Rrethit Kolonje
dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim.
Ne kundershtim me sa pretendohet ne rekurs se masat e sigurimit kane rene pasi Gjykata e Apelit
Korce nuk eshte shprehur per to dhe ato jane deklaruar te pavlefshme nga gjykata e rrethit, duhet pranuar se
gjykata e apelit ka prishur ne teresi vendimin e gjykates se rrethit nga del qarte se ka prishur edhe pjesen qe
ben fjale per deklarimin e pavlefshem te masave te sigurimit arrest me burg. Ne vendimin e saj, gjykata e
apelit shprehet se vendosi prishjen e vendimit nr. 21, date 8.9.2000 te Gjykates se shkalles se pare Kolonje
dhe kthimin e akteve asaj gjykate per rigjykim dhe jo per prishjen e pjesshme te vendimit.
I pabazuar eshte edhe pretendimi se pas dhenies se vendimit nga gjykata e apelit cdo mase sigurimi
qe mund te merret eshte e pavlefshme sepse ne rastin konkret nuk kemi te bejme me caktimin e nje mase
sigurimi nga gjykata, por me marrjen ne pyetje te te pandehurve per te verifikuar kushtet e zbatimit te mases
se arrestit dhe nevojat e sigurimit dhe duke i gjetur keto te bazuara gjykata vendos miratimin e mases se
sigurimit arrest me burg.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne mbeshtetje te nenit 441/a te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1, date 16.1.2001 te Gjykates se Apelit Korce.

Nr. 48 i Regj.Themeltar.
Nr. 116 i Vendimit

115
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Bineri “
Artan Hoxha “
Vladimir Metani “
ne seancen gjyqesore te dates 6.2.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 28 qe u perket:

TË PANDEHURVE: Izmir Zhukri


Durim Lusha
Lulzim Ahmetaj
Eduart Pllakalliu
A K U Z U A R: Dhenie ndihme nje te burgosuri per largim,
parashikuar nga neni 324/1 i K.Penal.
OBJEKTI : Ankim kunder vendimit te caktimit te mases se
sigurimit.

Gjykata e Rrethit Lushnje me vendimin nr. 2, date 10.1.2001 ka vendosur:


T’u caktoje te pandehurve Durim Lusha, Izmir Zhukri, Lulzim Ahmetaj dhe Eduart Pllakalliu,
masen shtrenguese “arrest ne burg” si mase sigurimi personal.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit kane bere rekurs te drejtperdrejte te pandehurit te cilet
kerkojne shfuqizimin e vendimit gjyqesor te mesiperm, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk ekziston asnje lloj veprimi apo mosveprimi nga ana jone qe te kete ndihmuar te larguarin
te largohej nga dhomat e izolimit.
- Nuk kemi patur dijeni te meparshme per mendimin e tij kriminal apo pergatitjet per realizimin
e tij.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, prokurorin Mihallaq Bleta, mbrojtesin e te pandehurve Izmir
Zhukri dhe Durim Lusha, avokatin Arben Hajdini, te cilet respektivisht kerkuan: lenien ne fuqi te vendimit te
Gjykates se Rrethit Lushnje; shfuqizimin e vendimit te asaj gjykate dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 2 date 10.1.2001 i Gjykates se Rrethit Lushnje eshte i drejte e i bazuar ne ligj, per
rrjedhoje ai duhet miratuar.
Nga shqyrtimi gjyqesor i kerkeses se prokurorit per caktimin e mases se sigurimit personal arrestimi
ne burg per te pandehurit Izmir Zhukri, Durim Lusha, Lulzim Ahmetaj dhe Eduart Pllakalliu ka rezultuar se
me daten 7.1.2001 rreth ores 03 eshte larguar nga dhomat e paraburgimit i denuari Lulzim Qafa. Ky i fundit,
eshte larguar nga dhoma e paraburgimit, ku ka pas qendruar se bashku me te pandehurit e mesiperm, nga
dritarja, hekurat e se ciles i ka prere.
Duke qene ne te njejten dhome me te denuarin e larguar, nisur dhe nga veprimet e kryera, nga ana
e gjykates eshte pranuar ekzistenca e dyshimit te arsyeshem te bazuar ne prova, se te pandehurit Durim
Lusha, Izmir Zhukri, Lulzim Ahmetaj dhe Eduart Pllakalliu kane kryer vepren penale te parashikuar nga neni
324/1 te K.Penal.

116
Kolegji Penal i kesaj gjykate cmon te drejte e te bazuar ne ligj konkluzionin e Gjykates se Rrethit
Lushnje, lidhur me ekzistencen e dyshimit te arsyeshem te bazuar ne prova, se ne rrethanat konkrete i
denuari Lulzim Caka eshte ndihmuar per tu larguar nga dhoma e paraburgimit edhe nga te pandehurit e
mesiperm.
Ne caktimin e mases se sigurimit arrestim ne burg, Gjykata e Rrethit Lushnje ka vleresuar dhe
cmuar te gjitha rrethanat e ngjarjes, si dhe rrezikshmerine e madhe te vepres dhe te pandehurve, te cilet
jane te denuar ose akuzohen edhe per kryerjen e veprave te tjera penale te renda.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne piken 6 te nenit 249 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr. 2 date 10.1.2001 te Gjykates se Rrethit Lushnje.

Nr. 28 i Regj.Themeltar.
Nr. 117 i Vendimit

117
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji penal i Gjykates Larte i perbere prej:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Vladimir Metani Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 12.02.2001 çeshtjen penale Nr. 32 qe i perket

TË PANDEHURVE: Altin Fejzi Liçaj, dt. 1973 lindur dhe banues ne Vlore,
ne mungese.
Florian Fejzi Liçaj, dt. 1977 lindur dhe banues ne
Vlore ne mungese; te perfaqsuar ne gjykim nga
Av. Kastriot Brahimaj.
OBJEKTI: Vleftesim mase arresti.

Gjykata Rrethit Vlore, me vendimin nr. 266 dt. 30.11.2000 ka vendosur ndaj te pandehurve
Caktimin si mase sigurimi ate te arrestit ne shtepi.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 39 dt. 28.12.2000 ka vendosur


Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe caktimin si mase sigurimi ndaj te pandehurve ate te
arrestit ne burg.

Kunder vendimit kane paraqitur rekurs te pandehurit te cilet pretendojne se vendimi bie ne
kundershtim me konventat nderkombetare dy paleshe ku ka aderuar edhe Shqiperia dhe se per te
pandehurit nuk ka asnje prove qe te legjitimoje marrjen e mases se arrestit si mase sigurimi.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, Prokurorin Mihallaq Bleta, i cili kerkoi rrezimin e
rekursit, mbrojtjen e cila kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Se rekursi i paraqitur nga te pandehurit nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i tille nuk mundet
te pranohet dhe vendimi i Gjykates se Apelit duhet te lihet ne fuqi.
Eshte provuar gjate séances gjyqesore se ne ngarkim te pandehurve ka filluar nje çeshtje penale ne
shtetin Italian, per te cilin eshte nxjerre edhe nje urdher arresti. Lidhur me kete çeshtje ne dosje ndodhet
gjithe korespondenca qe krijon dyshime mbi veprimtarine kriminale te dy te pandehurve, dyshime te cilat
jane te bazuara ne provat e marra nga autoritetet gjyqesore italiane.
Ekzistenca e ketyre dyshimeve te bazuara ne prova eshte e mjaftueshme qe ndaj te pandehurve te
jepet si mase sigurimi arresti ne burg.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar edhe ne Nenin 441 § a te KPrP.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 39 dt. 28.12.2000 te Gjykates se Apelit Vlore.

Nr.32 i Rregj. Themeltar


Nr.118 i Vendimit

118
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji penal i Gjykates Larte i perbere prej:

Agron A. Lamaj Kryesues


Metush Saraçi Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 12.02.2001 çeshtjen penale Nr. 505/134 qe i perket

TË GJYKUARIT: Vlash Ndoja ne vuajtje te denimit, perfaqesuar ne


gjykim nga Av. Stavri Çeço dhe Bardhok Jushi.
OBJEKTI: Kerkese rishikim vendimi penal.

Gjykata Rrethit Mirdite, me vendimin nr. 46 dt. 03.10.2000 ka vendosur:


Rrezimin e kerkeses se te gjykuarit.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 475 dt. 06.11.2000 ka vendosur


Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Mirdite.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs i gjykuari i cili me pretendimin se vendimi eshte ne
kundershtim me ligjin dhe provat kerkon prishjen e tij dhe pranimin e kerkeses.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, Prokurorin Isa Jata, i cili kerkoi rrezimin e rekursit,
mbrojtjen e cila kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Se rekursi i paraqitur nga i gjykuari nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i tille nuk mundet te
pranohet dhe vendimi i Gjykates se Apelit duhet te lihet ne fuqi.
I gjykuari ka kerkuar rishikimin e nje vendimi penal te formes se prere duke pretenduar se disponon
prova, te tilla qe po te diheshin nga ana e Gjykates ne kohen e dhenies se vendimit do te ndikonin ne
dhenien e nje vendimi te drejte. Per kete ai paraqet disa deklarata personale te noterizuara.
Instituti i rishikimit te nje vendimi penal te formes se prere eshte nje rruge e jashtezakonsheme, e
cila ka te beje me garancine dhe sigurine qe jep zbatimi i nje vendimi penal. Vetem ne raste te percaktuara
shprehimisht nga ligja mundet te lejohet zbatimi i institutit te rishikimit. Nje rast i tille eshte edhe neni 450 § c
i KPrP (kur pas vendimit kane dale ose jane zbuluar prova te reja, te cilat vetem ose sebashku me ato qe
jane vleresuar njehere tregojne se vendimi eshte i gabuar).
Siç citohet edhe me lart, ligja ben fjale per prova te reja. Ne rastin konkret kemi te bejme vetem me
disa deklarata personale, te cilat ne veshtrim te nenit 149 te KPrP nuk kane fuqine e proves. Pra me te drejte
Gjykata ka rrezuar kerkesen e te gjykuarit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar edhe ne Nenin 441 § a te KPrP.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 475 dt. 06.11.2000 te Gjykates se Apelit Tirane.

Nr.505/134 i Rregj. Themeltar


Nr.121 i Vendimit

119
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Kristaq Ngjela “
Zamir Poda “
Artan Hoxha “
ne seancen gjyqesore te dates 8.2.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 458/87 qe i perket:

TË PANDEHURIT: Pajtim Arifi


A K U Z U A R: Vjedhje me arme e kryer ne bashkepunim, parashikuar
nga nenet 140 e 25 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Puke me vendimin nr. 33, date 7.6.2000 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Pajtim Arifi per vepren penale te vjedhjes me arme ne
bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te Kodit Penal denimin e tij me 10 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr. 126, date 26.9.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 33, date 7.6.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Puke.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs i pandehuri, i cili kerkon prishjen e vendimeve
dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:
- Sigurimi i proves eshte bere ne kundershtim me K.Pr.Penale.
- Te demtuarit jane lejuar te takohen me njeri tjetrin dhe eshte lejuar rihapja e seances se
sigurimit te proves pasi ajo ishte deklaruar e mbyllur.
- Mungesa e te pandehurit ne njohjen e personit perben shkelje te nenit 173 te K.Pr.Penale.
- Policia gjyqesore ka kryer veprime ne vendngjarje pa vendim delegimi nga prokurori.
- Gjykata e fajeson te pandehurin pa patur fakte dhe prova por me hamendje.
- Ndaj te pandehurit eshte ushtruar dhune.
- Eshte shkelur neni 426/1 i K.Pr.Penale. Gjykimi ne apel eshte zhvilluar ne mungese te te
pandehurit pa dhene ai me pare pelqimin.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin perkates, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, avokatin Halil
Ahmetaj qe kerkoi ndryshimin e vendimit duke ndryshuar cilesimin juridik te vepres, nga neni 140 ne 302 te
Kodit Penal,
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder nr. 126, date 26.9.2000, me te cilin eshte vendosur lenia ne
fuqi e vendimit gjyqesor nr. 33, date 7.6.2000 te Gjykates se Rrethit Puke, eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe
ne prova dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Keshtu, ka rezultuar e provuar ne gjykimet e meparshme se i pandehuri, ne date 15.7.1999 se
bashku me shtetasin Arif Dushaj (Ponari), rreth ores 23.00 ne vendin e quajtur “Qafa e malit” pergjate rruges
Tropoje-Kukes, ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe persona te tjere duke perdorur arme zjarri, kane vjedhur
automjetet dhe sende te tjera te tre shtetasve kosovare. Pasi kane realizuar veprimet kriminale, ata jane
larguar, per ne Komunen Dushaj dhe pasi kane ndare materialet, i pandehuri eshte larguar per te shkuar ne
banesen e tij. Pas njoftimit qe kane bere ne polici te demtuarit, eshte realizuar kapja e te pandehurit.
Nga kontrolli personal qe eshte ushtruar mbi te, i jane gjetur shume nga sendet e vjedhura. Mbi kete
baze eshte bere dhe arrestimi ne flagrance i te pandehurit.

120
Ne provueshmerine e fakteve te siperverejtura, konstatohet se prej gjykates jane respektuar drejt
normat proceduriale penale mbi marrjen, administrimin dhe vleresimin e provave gjate shqyrtimit gjyqesor.
Ne kete aspekt, gjendet i pabazuar pretendimi i ngritur ne rekurs mbi pavlefshmerine e sigurimit te proves
per shkak te shkeljes se dispozitave te K.Pr.Penale. Sipas nenit 129 pika 2 te K.Pr.Penale, pavlefshmerite
lidhur me aktet e hetimeve paraprake dhe me ato te kryera per sigurimin e proves, duhet te kundershtohen
para se te filloje shqyrtimi gjyqesor, gje e cila nuk rezulton te jete bere as nga i pandehuri, as nga mbrojtja.
Jo vetem kaq, por ne deklarimin fajtor te te pandehurit, gjykata rezulton te jete mbeshtetur dhe ne prova te
tjera te cilat te marra ne unitet me njera-tjetren, e kane cuar gjykaten ne nje perfundim te tille.
Persa i perket njohjes se sendeve prej te demtuarve vec argumentit te mesiperm qe ka te beje me
kerkesat e nenit 129 te K.Pr.Penale, çmohet prej gjykates se edhe ne marrjen e kesaj prove, jane respektuar
kerkesat e nenit 173 te K.Pr.Penale.
Pretendimet e ngritura ne rekurs mbi veprimet hetimore, marrjen e provave dhe vlefshmerine e
akteve te hetimeve paraprake, rezulton te jene shqyrtuar nga gjykata e apelit dhe te jene gjetur te
pabazuara. Ky konkluzion i kesaj gjykate, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.
Mospjesemarrja e te pandehurit ne gjykim ne apel, nuk perben shkak per prishjen e vendimit, sipas
nenit 426 pika 1 te K.Pr.Penale pasi, sic rezulton nga deklarata e dates 25.9.2000, i pandehuri ka dhene
pelqimin per zhvillimin e gjykimit pa pranine e tij, duke hequr dore nga kerkesa e meparshme date 6.9.2000.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/1/a te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder nr. 126, date 26.9.2000.

Nr. 458/87 i Regj.Themeltar.


Nr. 153 i Vendimit

121
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne senacen gjyqesore te dates 09.02.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.35 qe i perket :

TË PANDEHURIT: Fatmir Meta


A K U Z U A R: Vrasje me dashje per shkak te cilesive te vecanta te
viktimes, e kryer ne bashkepunim, vrasje me
paramendim ne bashkepunim, vrasje me paramendim
ne bashkepunim mbetur ne tentative, parashikuar nga
nenet 79/c, 78,78 e 22 e 25 te Kodit Penal.
OBJEKTI: Ankim kunder vendimit gjyqesor te caktimit te mases
se sigurimit.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.48, date 17.01.2001 ka vendosur:


Vleftesimin si te ligjshem te ndalimit te bere ne date 15.01.2001 te shtetasit Fatmir Meta.
Caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg, parashikuar nga neni 238 i K.Penal, ndaj te
pandehurit Fatmir Meta.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit ka bere rekurs te drejteperdrejte i pandehuri, i cili kerkon
ndryshimin e vendimit dhe caktimin si mase sigurimi garanci pasurore, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi eshte alogjik, eshte rezultat i mosrespektimit te gabuar te ligjit procedurial penal dhe
eshte haptazi jo logjik sepse:
- Se pari: ndalimi i te pandehurit eshte bere ne kundershtim me nenin 253 te K.Pr.Penale, pasi i
pandehuri nuk paraqet rrezik ikje, ndaj ai eshte i paligjhem dhe nuk duhet miratuar.
- Se dyti: ne caktimin e mases se sigurimit, nuk jane respektuar kriteret dhe kushtet per
vendosjen e nje mase me karakter shtrengues, vendimi bie ndesh me nenet 228 dhe 229 te
K.Pr.Penale, pasi nuk u paraqit asnje prove, fakt, apo dyshim i arsyeshem. I pandehuri nuk i
shmanget hetimit, nuk ka rrezik ikje.
- -Se treti: gjykata ka dale jashte objektit te kerkesave duke i hyre themelit te ceshtjes.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, prokurorin Haxhi Giu, mbrojtesit e te pandehurit Fatmir
Meta, avokatet Hysni Beti dhe Saimir Vishaj te cilet respektivisht kerkuan miratimin e vendimit te gjykates
rrethit Tirane, shfuqizimin e vendimit dhe caktimin e nje mase sigurimi me te bute,

VËREN
Vendimi nr.48 Akti, date 17.01.2001 i gjykates se rrethit Tirane persa i perket caktimit te mases se
sigurimit peronal arrestim ne burg per te panherurin Fatmir Meta eshte i drejte e i bazuar ne ligj per rrjedhoje
duhet te miratohet, ndersa persa i perket vleftesimit te ligjshem te ndalimit ai eshte ne kundershtim me ligjin
e si i tille duhet te shfuqizohet.

122
Nga teresia e materialeve te ndodhura ne dosje ka rezultuar se: prokuroria prane gjykates se rrethit
gjyqesor Tirane ka kerkuar nga kjo e fundit qe te vleftesoje si te ligjshem e ndalimin e Fatmir Metes dhe te
caktoje si mase sigurimi personal per te, ate te parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor gjykata ka vleftesuar te ligjshem ndalimin me arsyetimin e
percaktuar ne piken 1 te nenit 253 te K.Pr.Penale…. “ Se ka shkaqe te bazuara per te menduar se ka rrezik
ikjeje…”,
Sa me siper eshte kerkese e ligjes, gjykata duhet te administroje dhe cmoje ku ato( shkaqet)
konsistojne, gje qe ne rastin konkret nuk del nga materialet e dosjes gjyqesore te jene parashtruar nga
prokurori ne kerkesen e tij ashtu dhe gjate gjykimit.
Duke u ndodhur ne keto kushte Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon te pa bazuar ne ligj ndalimin
e te pandehurit Fatmir Meta.
Vendimi i gjykates eshte i drejte e i bazuar ne ligj persa i perket caktimit te mases se sigurimit
personal arrestim ne burg.
Gjykata me te drejte nisur nga rrezikshmeria e theksuar e vepres dhe ekzistenca e shkaqeve te
parashikuara nga neni 228 i K.Pr.Penale dhe kriteret e parashikuara ne nenin 229 te ketij Kodi, ka caktuar si
mase te sigurimit personal ate te parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale arrestim ne burg.
Pretendimet e ngritura ne rekurs, per mungesen e dyshimit te arsyeshem bazuar ne prova, jane te
pabazuara dhe ne kundershtim me aktet e ndodhura ne dosje.
Gjykata cmon dhe konsideron te mbeshtetur ne prova dyshimin se Fatmir Meta eshte bashkepuntor
ne vrasjen e deputetit Azem Hajdari, fakte te tilla si dhenia e automjetit dhe te aparatit telefonik celular te tij
jane perdorur ne kryerjen e vrasjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249 pika 6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Shfuqizimin e vendimit nr.48 Akti, date 17.01.2001 te gjykates se rrethit gjyqesor Tirane persa i
perket vleftesimit te ligjshem te ndalimit te Fatmir Metes dhe deklarimin e tij te paligjshem.
Miratimin e vendimit persa i perket mases se sigurimit arrest ne burg per Fatmir Meten.

Nr. 35 i Regj.Themeltar.
Nr. 154 i Vendimit

123
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Vladimir Metani Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 09.02.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.36 qe i perket:

TË PANDEHURIT: Ismet Haxhia


A K U Z A: Per vepren penale te vrasjes, parashikuar nga nenet 79
germa “c”, 78, 78 e 22 e 25 te K.Penal.
O B J E K T I: Ankim kunder vendimit gjyqesor te caktimit te mases
se sigurimit.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 77, date 24.01.2001, ka vendosur:


Te vleftesoje te ligjshem ndalimin dhe te caktoje si mase sigurimi per te pandehurin Ismet
Haxhia, ate te “arrestit ne burg” pa afat, duke e siguruar ate ne dhomat e paraburgimit.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit, ka bere rekurs te drejtperdrejte i pandehuri, i cili kerkon
shfuqizimin e vendimit dhe urdherimin e lirimit te tij, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi gjyqesor eshte i pabazuar dhe per rrjedhoje, edhe i paligjshem sepse:
- Urdheri i ndalimit eshte i paargumentuar, duke shkelur kerkesat e nenit 253 dhe 259 te
K.Pr.Penale. Mosekzistenca dhe mosvertetimi i kushteve te ndalimit, nuk justifikon kete
mase. Ndaj vendimi gjyqesor qe e vlefteson te ligjshem kete mase, eshte i kundraligjshem.
- Nuk ka patur asnje te dhene qe i akuzuari mund te largohej dhe t’i fshihej hetimeve.
- Ne caktimin e mases se sigurimit, nga gjykata nuk jane zbatuar kerkesat e nenit 228 te
K.Pr.Penale, sidomos evidentimi i dyshimit te bazuar ne prova. Gjykata nuk ka administruar
provat qe tregojne dyshimin e pjesemarrjes te te akuzuarit ne kryerjen e veprave penale.
- Mosshpallja e vendimit gjyqesor, ne kuptim te neneve 339 pika 1 dhe 384 te K.Pr.Penale e
ben kete akt te pavlefshem.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, prokurorin Haxhi Giu, mbrojtesin e te pandehurit Ismet
Haxhia, av. Agim Dishnica, te cilet respektivisht kerkuan lenien ne fuqi te vendimit dhe shfuqizimin e vendimit
te Gjykates se Rrethit Tirane, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 77 aktit, date 24.01.2000, te Gjykates se Rrethit Tirane, persa i perket vleftesimit te
ligjshem te ndalimit te te pandehurit Ismet Haxhia, eshte i pabazuar ne ligj, per rrjedhoje ne kete pjese ai
duhet te shfuqizohet, ndersa persa i perket caktimit te mases se sigurimit “arrest ne burg” per kete te
pandehur vendimi eshte i drejte e i bazuar ne ligj, e si i tille duhet te miratohet.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton qe i pandehuri Ismet Haxhia te jete ndaluar me 22.01.20001
per shkak se ai dyshohet te jete bashkepunetor ne vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
Nga ana e organit te prokurorise, eshte kerkuar vleftesimi i ligjshem i ndalimit dhe caktimit si mase
sigurimi personal “arrest ne burg”.

124
Sa kemi permendur dhe me lart, nga ana e gjykates jane pranuar kerkimet e prokurorit si nga ana e
prokurorit, ashtu dhe gjykata ne vendimin e saj nuk jane parashtruar shkaqet mbi te cilat sherbejne si baze
per te menduar se Ismet Haxhia si i dyshuar, per kryerjen e krimit te vrasjes per shkak te cilesive te veçanta
te viktimes parashikuar nga neni 79/c e K.Penal ka rrezik ikjeje.
Ne vendimin e saj per sa me siper gjykata perveçse ka perifrazuar kerkesat e pikes 1 te nenit 253 te
K.Pr.Penale, konkretisht se cilat jane dhe e kane çuar gjykaten ne perfundim se ekziston rreziku i ikjes se te
pandehurit nuk gjenden ne vendim.
Vleftesimi i ndalimit te pandehurit Ismet Haxhia, si i ligjshem ne rastin konkret, nuk mund te
konsiderohet i ligjshem.
Gjykata ne vendimin e saj duhet te analizoje permbushjen e kerkesave te pikes 1 te nenit 253 te
K.Pr.Penale, e jo siç ka vepruar ne fakt.
Vendimi i mesiperm lidhur me caktimin si mase te sigurimit personal ate te “arrestit ne burg” per te
pandehurin Ismet Haxhia, eshte i drejte e i bazuar ne kerkesat e parashtruara ne nenet 228 e vijues te
K.Pr.Penale.
Gjykata duke vleresuar ne kompleks si rrethanat e ngjarjes, rrezikshmerine e theksuar shoqerore te
vepres dhe pasojave te saj e duke i gjetur te bazuara dyshimet se i pandehuri Ismet Haxhia eshte
bashkepunetor ne kryerjen e kesaj vepre penale ka caktuar per te masen e sigurimit te “arrestit ne burg”.
Pretendimi ne rekurs per te administruar ne Gjykate provat ne ngarkim te te pandehurit Ismet
Haxhia, nuk kane te bejne me kete faze procedimi, ato i takojne gjykimit ne themel te çeshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne piken 6 te nenit 249 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Shfuqizimin e vendimit nr. 77 akti, te Gjykates se Rrethit Tirane, persa i perket vleftesimit te ligjshem
te ndalimit te te pandehurit Ismet Haxhia duke e deklaruar ate (ndalimin) te paligjshem.
Miratimin e ketij vendimi persa i perket caktimit te mases se sigurimit “arrest ne burg” per te
pandehurin Ismet Haxhia.

Nr. 36 i Regj.Themeltar.
Nr. 158 i Vendimit

125
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 08.02.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.450, qe i perket:

TË PANDEHURIT: Ismet Jovani


A K U Z A: Vrasje me dashje, parashikuar nga neni 76 i
Kodit Penal

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin Nr.446, date 23.06.2000,


Ka deklaruar te pafajshem te pandehurin Ismet Jovani (Ramadani) per vepren penale te
vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76 i K.P.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.422, date 04.10.2000,


Ka lene ne fuqi vendimin Nr.446, date 23.06.2000, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder ketyre vendimeve ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi eshte rrjedhoje e mosrespektimit te ligjit dhe zbatimit te gabuar te tij.
- Eshte provuar sikurse rezulton nga provat e administruara ne dosje se autori i vrasjes eshte i
pandehuri. Gjykata ka bere nje vleresim te gabuar dhe te njeanshem te provave.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokuroren Alma Muça, e cila kerkoi prishjen e vendimit dhe
denimin e Ismet Jovanit me 18-vjet burgim, mbrojtesin e te gjykuarit, avokatin Andi Çeliku, i cili kerkoi lenien
ne fuqi te vendimeve dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi Nr.446, date 23.06.20000, i Gjykates se Rrethit Tirane eshte marre ne kundershtim te hapur
me ligjin dhe duke qene se ky vendim eshte lene ne fuqi me vendimin Nr.422, date 04.10.2000, te Gjykates
se Apelit Tirane, i ben te dy keto vendime te cenueshem.
I gjykuari Ismet Jovani eshte akuzuar nga organi i prokurorise per vepren penale te vrasjes me
dashje te shtetasit Agim Zani. Gjykata e shkalles se pare ne perfundim te hetimit gjyqesor e ka deklaruar te
pafajshem, vendim i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane. Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe
sa rezultoi e provuar ne seancen gjyqesore te dates 02.03.2000 (fillimi i shqyrtimit gjyqesor), prokurori ne
kerkesat paraprake i ka kerkuar gjykates ne aplikim te nenit 377 te K.P.P, terheqjen e akteve per shkak te
bashkimit te çeshtjes ne fjale me nje çeshtje tjeter. Gjykata e shkalles se pare, pasi ka marre mendimin e
mbrojtesit te te pandehurit lidhur me kerkesen e organit te akuzes, per terheqjen e akteve, ka vendosur ne
baze te nenit 354 te K.P.P, ta rrezoje kerkesen e prokurorit dhe ka deklaruar te hapur shqyrtimin gjyqesor
dhe pas disa seancave gjyqesore ka dhene vendimin perfundimtar te saj.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, qendrimi i gjykates eshte haptazi ne kundershtim me
nenin 377 te K.P.P. Ne rastin kur gjykates nga prokurori i kerkohet kalimi i akteve organit te prokurorise, kur
ne gjendjen qe jane provat gjykata nuk konkludon per pafajesine e te pandehurit, ose per pushimin e
çeshtjes eshte e detyruar te vendose kalimin e akteve organit te prokurorise. Nje qendrim i ndryshem nga sa
parashtron neni 377 i K.P.P. perben aplikim te gabuar te ligjit proçedural penal, ne kuptim te nenit 432 pika
1, germa ”a” te K.P.P e per pasoje, edhe shkak per prishjen e vendimit.

126
Kolegji Penal arrin ne perfundimin se, nuk mund te kete gjykim pa akuze te prokurorit. Eshte e
vertete qe prokurori ka marre pjese ne shqyrtimin e metjeshem te çeshtjes nga gjykata, po kjo jo per shkak
se ai ka qene dakort me vazhdimin e ketij gjykimi. Ne kundershtim me dispozitat e K.P.P., vendimi i gjykates
qe ka rrezuar kerkesen e prokurorit e ka detyruar kete te fundit te vazhdoje gjykimin ne kundershtim me
qendrimin e tij lidhur me kete proçedim, duke e vene gjykaten ne nje rol qe nuk eshte i saj.
Mbeshtetur sa me siper, vendimet e te dyja gjykatave jane marre ne kundershtim me ligjin e per kete
shkak duhet te cenohen.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te Proçedures Penale,

VENDOSI
Prishjen e te dy vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e Rrethit Gjyqesor
Tirane, me tjeter trup gjykues.

Nr. 450/79 Regj. Themeltar


Nr. 159 Vendimit

127
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates Larte i perbere prej:

Agron Lamaj Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Kristaq Ngjela Anetar
Vladimir Metani Anetar
Zamir Poda Anetar
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 08.02.2001 çeshtjen penale Nr. 409/47 qe i perket :

TË PANDEHURVE: Çlirim Ali Alizoti, dtl. 1960, banues ne Delvine, ne


mungese;
Dritan Muço Kuçi, dtl. 1970 banues ne Delvine, ne
mungese;
Agron Spiro Qurku, dtl. 1972 banues ne Sarande, ne
mungese;
Janaq Spiro Qurku, dtl. 1964 banues ne Sarande, ne
mungese;
Andrea Vladimir Foti, dtl. 1975 banues ne Sarande,
ne mungese;
A K U Z U A R: Per vepren penale te vjedhjes se bankes, ne
bashkepunim si edhe mbajtje pa leje te armeve
luftarake, vepra keto te parashikuara si krim nga nenet
136, 256 dhe 278 §2 K.Penal.

Gjykata e Rrethit Sarande me vendimin nr. 22 date 20.04.2000 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurve per vepren penale te vjedhjes se bankes dhe denimin e
tyre respektivisht, i pandehuri Agron Qurku, me 6 vjet burgim; i pandehuri Janaq Qurku me 9
vjet burgim, i pandehuri Andrea Foti me 5 vjet burgim dhe i pandehuri Dritan Kuçi me 5 vjet
burgim. Deklarimin e tyre te pafajshem nga akuza tjeter. Deklarimin e te pandehurit Çlirim
Alizoti te pafajshem nga akuza ne ngarkim.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 59 date 04.07.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit per te pandehurit Agron, Janaq, Andrea dhe Çlirim. Deklarimin te
pafajshem nga akuza ne ngarkim per te pandehurin Dritan.

Kunder ketij vendimi ka parashtruar rekurs organi i Prokurorise se Apelit Gjirokaster, i cili me
pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjin procedurial dhe provat e administruara, pasi gjykata
nuk eshte shprehur per nje te pandehur, i cili ishte derguar per gjykim, kerkon prishjen e vendimit dhe
dergimin e akteve per shqyrtim gjykates se shkalles se pare.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, Prokurorin Bujar Sheshi, i cili kerkoi pranimin e
rekursit dhe prishjen e vendimit dhe dergimin e akteve per rishqyrtim prane gjykates se shkalles se pare, si
shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

128
VËREN
Se rekursi i paraqitur nga Prokurori i Apelit eshte i drejte dhe duhet te
pranohet, per pasoje vendimi i gjykates per shkelje te rende te normave proceduriale duhet te prishet
dhe çeshtja ti dergohet per rishqyrtim Gjykates se shkalles se pare Sarande.
Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se te pandehurit Agron dhe Janaq Qurku si
edhe te pandehurit Andrea Fati, Dritan Kuçi, Çlirim Alizoti dhe Fatmir Abazi jane akuzuar per vjedhje banke
ne bashkepunim dhe armembajtje paleje, vepra penale keto te parashikuara si krim nga nenet 136, 278§2
dhe 25 te K. Penal.
Nga ana e gjykatave eshte arritur ne perfundimin se akuza e vjedhjes se bankes ne bashkepunim
per te pandehurit Qurku dhe Fati eshte e provuar plotesisht duke i dhene edhe masen e denimit ndersa per
te pandehurit Alizoti dhe Kuçi gjykata ka dhene vendim pafajesie. Ne te njejten kohe nga pergjegjesia penale
gjykata i ka perjashtuar te gjithe te pandehurit per vepren penale te armembajtjes pa leje. Per te pandehurin
Abazi, aktet e procedimit gjykata i a ka kaluar per hetim te metejshem organit te prokurorise.
Ky vendim i gjykates nuk eshte i drejte dhe si i tille duhet te prishet dhe aktet ti dergohen per rigjykim
Gjykates se shkalles se pare Sarande. Ne rigjykim gjykata duhet qe lidhur me percaktimin e fajesise ose te
pafajesise per te dy te pandehurit (Alizoti dhe Kuçi) te marre ne analize te gjitha provat qe disponohen ne
akte, pra si ato te grumbulluara gjate hetimit ashtu edhe gjykimit, ne kompleks dhe vetem pas nje vleresimi
ligjor te tyre te krijoje perfundimin lidhur me fajesine ose pafajesine. Edhe per pafajesine lidhur me vepren
penale te armembajtjes pa leje (neni 388§1 germa “d” te KPrP) Gjykata eshte mjaftuar vetem me faktin se
kjo veper eshte amnistuar dhe gabimisht ka dhene vendim pafajesie ne vend qe ajo me kete rast te vendoste
vetem pushimin e gjykimit te çeshtjes.
Nje e mete e vendimit te gjykates eshte edhe lidhur me dhenien e mases se denimit, duke i dhene te
tre te pandehurve nje mase te njejte denimi. Ajo duhej te percaktonte qarte te gjithe elementet qe lidhen me
caktimin e mases se denimit, si shkalla e pjesemarrjes se tyre ne krim, roli i secilit prej tyre, etj. dhe vetem
pas kesaj analize te jepte nje mase te caktuar individuale denimi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar edhe ne nenin 441§ç te Kodit te Pr. Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 59 date 04.07.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe dergimin e akteve
per shqyrtim Gjykates se shkalles se pare Sarande.

Nr. 409/47 i Regj. Themeltar


Nr. 177 i Vendimit

129

You might also like