You are on page 1of 143

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

801 18.07.2001 Thoma Stillo, Sotir Karkashina, Qendro Premti,


Andre Kolagji, Taqi Kostaqi kundër Fatmir Ruci,
Bashkia Sarande, Seksioni i Finances.............................................5
902 30.07.2001 Sadik Xhepa Tirane, Agim Xhepa Tirane kundër
Kastriot Lubonja Tirane..................................................................8
971 31.07.2001 Shefki Bejko kundër Mimoza Manxhari ne mungese...................10
972 25.09.2001 Feruze Berberi Pogradec, Ryfete Berberi Pogradec,
Nafije Berberi Pogradec kundër Xhevat Berberi Pogradec...........13
973 25.09.2001 Fadil Ymeraj kundër Myqerem Zeneli, Ndermarrja Komunale
Banesa Tirane...............................................................................15
974 25.09.2001 Jorgo Pogaçe, Marie Pogaçe kundër Korporata Elektro
Energjitike - Filiali Fier................................................................17
976 25.09.2001 Shoqata Humanitare e Invalideve Vlore kundër
Enti Kombetar i Banesave Vlore..................................................19
977 25.09.2001 Riza Hysa Peshkopi kundër Qendra e mobilizimit Diber.............21
978 25.09.2001 Alfred Ngjela Durres, Odise Ngjela Durres kundër
Dhame Ngjela Durres, Violeta Ngjela Durres...............................23
979 25.09.2001 Zenepe Cejku Laç kundër Sokrat Prillo Laç.................................26
980 27.09.2001 Ymer Isufi kundër Seksioni i Finances prane Keshillit te
Rrethit Kavaje...............................................................................28
981 27.09.2001 Kozma Rista Fier kundër Kujtim Rama Fier, Pellumb .............................
Osmani, Pali Kerri, Zyber Hatija, K.K.K.P. prane Bashkise ......................................
Fier 30
982 27.09.2001 Fatos Haxhia Tirane kundër Rabo International Advisory
Servise (RIAS)..............................................................................33
983 25.09.2001 Firma “Shehi” Vlore kundër Dogana Vlore..................................36
984 25.09.2001 Simon Ceka Tirane kundër Agjensia Kombetare e Privatizimit
ne mungese...................................................................................38
985 25.09.2001 Viktor Paskali, Janulla Paskali kundër Androkli Paskali,
Sofokli Paskali, Zhaneta Ndreci Paskali, Zhaneta Gani
Paskali 40
986 27.09.2001 Buradin Beqiraj, Gjerman Beqiraj ne mungese, Firet Beqiraj
ne mungese, Ethem Beqiraj ne mungese kundër Kudrani
Beqiraj ne mungese.......................................................................42
987 27.09.2001 Fatime Husi Sarande kundër Dervish Mati Sarande ne
mungese, Edmond Mati Sarande, Vjollca Mati Sarande
ne mungese, Bukurie Mati Sarande ne mungese,
Xhelo Mati Sarande, Vullnet Mati Sarande ne mungese,
Fuat Mati Sarande ne mungese, Haxho Mati Sarande ne
mungese........................................................................................45
988 27.09.2001 Eduart Susaj Shkoder kundër Taip Bardhi....................................48
989 27.09.2001 Ikbal Barbullushi, Bukurie Jaho, etj kundër Drejtoria e
Spitaleve Shkoder.........................................................................50
990 27.09.2001 Idriz Sabri Bregu Fier ne mungese kundër I.N.G.Patos,
Albpetrol sh.a. Fier.......................................................................52
992 27.09.2001 Frederik Spiro Bakalli Durres kundër Gasper Ismet Dautaj
Durres ne mungese, Fadil Fetah Thaçi Durres ne mungese..........54

1
993 27.9.2001 Enver Halili Tirane, Flora Halili Tirane,
Gent Halili Tirane kundër Jorgjie Opari Tirane, Ardian Opari
Tirane, Ndermarrja Komunale Banesa Tirane ne
mungese………………56
994 27.09.2001 Banoret e Pallatit Nr.9, Rruga “Mihal Grameno” Tirane
kundër Firma Ndertuese “Lushnja” Konstruksion”.......................58
1007 25.09.2001 Shoqeria “Mema” sh.p.k. Sarande ne mungese kundër
Zyra e punesimit Sarande ne mungese..........................................60

Çështje Penale

432 06.07.2001 I pandehur: Gentian Shehu Tirane................................................64


436 03.07.2001 Të pandehur: Petrit Sorra, Perparim Cali,
Genc Gjoka, Flamur Sorra............................................................66
457 20.07.2001 I pandehur: Sajmir Sula................................................................71
458 23.07.2001 I pandehur: Klodian Kociu i arrestuar...........................................73
459 23.07.2001 I pandehur: Azgan Haklaj i paraburgosur.....................................75
460 23.07.2001 I pandehur: Eqerem Kociu............................................................78
461 26.07.2001 Të pandehur: Besnik Geca Krume, Besim Geca Krume...............80
463 23.07.2001 Të pandehur: Ardian Freskina, Arben Lluka, Arian Zoga............83
464 16.07.2001 I pandehur: Nebi Ajazi..................................................................86
465 09.08.2001 I pandehur: Rasim Lleshi i arrestuar.............................................88
466 09.08.2001 I pandehur: Shpetim Ciciku i arrestuar.........................................90
467 09.08.2001 I pandehur: Gani Lita Domje - Tirane...........................................92
468 06.08.2001 I pandehur: Lavderim Cena Domje - Tirane.................................95
469 10.08.2001 Të pandehur: Afrim Toska Bajram Curri,
Besnik Shiqiruka Bajram Curri.....................................................97
471 10.08.2001 I pandehur: Arben Islam Çetaj i arrestuar.....................................99
474 17.08.2001 I pandehur: Gezim Gjini Fushe kuqe - Laç.................................101
475 28.08.2001 Të pandehur: Maliq Memçaj Reç – Malesi e Madhe,
Brahim Maleci Reç – Malesi e Madhe,
Qamil Selaj Reç – Malesi e Madhe.............................................103
476 04.09.2001 I pandehur: Agim Allko Stranik – Librazhd, i paraburgosur
105
477 06.09.2001 I pandehur: Giuseppe Martinelli.................................................107
478 06.09.2001 Të pandehur: Giuseppe Martinelli, Gezim Sallaku
Hamallaj – Durres, Rabi Kurti Manze – Durres,
Seit Cerma Kulle - Durres...........................................................110
484 24.09.2001 I pandehur: Naim Shera..............................................................113
485 24.09.2001 Të pandehur: Festim Domi Kukes, Hazbi Veseli
Morine–Kukes, Natalia Petrashku Pelivan - Moldavi.................116
494 26.09.2001 I pandehur: Eduard Gjergji.........................................................118
495 26.09.2001 I pandehur: Altin Faciro Tirane..................................................120
496 26.09.2001 E pandehur: Ollga Gora Korçe....................................................123
497 27.09.2001 E pandehur: Dile Mirashi Tirane................................................125
498 26.09.2001 Të pandehur: Ermal Toro ne mungese,
Maringlen Zanaj ne mungese......................................................127
499 26.09.2001 Të pandehur: Lavdi Karaxhuku..................................................129
500 26.09.2001 I pandehur: Andrea Kutulla i arrestuar........................................131
501 26.09.2001 I pandehur: Albert Allkaj............................................................135
502 26.09.2001 I pandehur: Afrim Ismaili...........................................................138
503 26.09.2001 I pandehur: Arben Zymo.............................................................140
516 27.09.2001 I pandehur: Petrit Brahja i arrestuar............................................142

2
3
ÇËSHTJE CIVILE

4
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Valentina Kondili “
Agron Lamaj “
Evgjeni Sinoimeri “
ne seancen gjyqesore te dates 21.6.2001 dhe 18.7.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1786/373, qe i
perket:

PADITËSA TË KUNDËRPADITUR: THOMA STILLO


SOTIR KARKASHINA
QENDRO PREMTI
ANDRE KOLAGJI
TAQI KOSTAQI

I PADITUR KUNDËRPADITËS: FATMIR RUCI

TË PADITUR: BASHKIA SARANDE


SEKSIONI I FINANCES

OBJEKTI I PADISË
Anullim i aktit administrativ te vendimit nr.1
date 29.5.1998, te Keshillit Bashkiak.
Baza ligjore: Nenet 202, 206, 324 dhe 331
te K.Pr.Civile.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË
Pavlefshmeri e kontrates se shitblerjes midis
Seksionit te Finances dhe Thoma Stillos.
Baza ligjore: Neni 160 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Sarande, me vendimin nr. 59 date 7.2.2000 ka vendosur:


Rrezimin e padise se paditesave te kunderpaditur Thoma Stillo, etj.
Pranimin e kunderpadise te te paditurit kunderpadites, Fatmir Ruci.
Konstatimin e pavlefshmerise se kontratave te shitjes nr. 728 rep. 266 kol., date 26.4.1996
si dhe kontrates nr. 2053 rep. 504 kol., date 15.11.1998 dhe kthimin e paleve ne gjendjen e
meparshme.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 244 date 25.4.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit gjyqesor nr. 59 date 7.2.2000 te Gjykates se Rrethit Sarande.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster ka bere rekurs pala paditese, e cila kerkon ndryshimin
e vendimit te Gjykates se Rrethit Sarande dhe Apelit Gjirokaster e pranimin e padise, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Trualli eshte marre ne menyre te rregullt me vendimet e Keshillit Bashkiak nr. 1, date
7.7.1995 dhe nr. 2 date 8.5.1996.

- Me vendimin nr. 1 date 29.5.1998 te Keshillit Bashkiak i njejti truall (shesh ndertimi) i jepet
te paditurit, pa u shfuqizuar akti administrativ qe ishte shprehur per paditesit.

5
- Vendimi i gjykatave justifikohet me destinacionin se gjoja eshte i parashikuar per lokal dhe
jo banese.
- I pambeshtetur eshte arsyetimi i gjykates dhe per problemin e dokumentacionit qe gjoja nuk
eshte i rregullt sepse nga 80 m2 eshte blere 120 m2, pra indirekt pranohet e rregullt blerja e
80 m2, ne nje kohe qe e deklaron te pavlefshme gjithe kontraten.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese Spiro Peci qe kerkoi prishjen e
vendimeve, avokatin e pales se paditur A. Haderi qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe
pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Paditesat Thoma Stillo, Sotir Karkashina, Qendro Premti, Andrea Kolagji dhe Taqi Kostaqi kane paditur
Fatmir Rucin dhe Bashkine e qytetit Sarande duke kerkuar anullimin e akteve administrative ne lidhje me
dhenien e sheshit dhe lejes se ndertimit te paditurit Fatmir.
Gjate gjykimit dhe i padituri Fatmir Ruci ka paraqitur nje kerkese padi, te cilesuar kunderpadi, duke
kerkuar anullimin e kontrates se shitblerjes se trojeve lidhur midis Seksionit te Finances prane Keshillit te Rrethit
Sarande dhe paditesit Thoma si dhe kontrates se shitjes midis paditesit Thoma dhe paditesave te tjere.
Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise dhe pranimin e kunderpadise, vendim i cili
eshte lene ne fuqi dhe prej gjykates se apelit.
Vendimi i gjykates se apelit si dhe vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te prishen dhe ceshtja
te dergohet per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare pasi prej gjykatave jane lejuar shkelje te parashikuara
nga neni 467 i Kodit te Procedures Civile.
Paditesi Thoma me kontraten e shitblerjes me nr. 728 rep. nr. 266 kol. date 26.4.1996 ka blere prej
Seksionit te Finances prane Keshillit te Rrethit Sarande nje siperfaqe trualli prej 120 m2 per ndertim banese. Me
kontraten e shitblerjes me nr. 209 rep. 304 kol. date 5.11.1998 u ka shitur kater paditesave te tjere 4/5 (kater
te pestat) pjese te ketij trualli, per ndertimin e shtesave banese, sipas kateve perkatese.
Keshilli i Bashkise Sarande me vendimin nr. 1 date 29.5.1998 ka miratuar ne favor te te paditurit Fatmir
Ruci dhenien e sheshit te ndertimit per objektin banese e lokal me nje siperfaqe prej 165 m2, ne te cilen ne fakt
perfshihet edhe siperfaqja prej 120 m2 e perfituar prej paditesave.
Leja e ndertimit per objektin e te paditurit eshte dhene me vendimin nr. 2 date 16.03.1999 te KRRT –
Sarande.
Paditesat per te mbrojtur te drejten e pronesise te pretenduar se u eshte cenuar, kane paraqitur padine,
por nuk kane percaktuar drejt objektin e padise, pra ate qe kerkojne konkretisht. Per kete duhet te percaktonin
sakte se cilat akte administrative kundershtonin vendimin per dhenien e sheshit te ndertimit apo dhe vendimin
per dhenien e lejes se ndertimit. Po ashtu paditesat duhet te percaktonin qarte shkakun ligjor, ate per ç’ka
kerkonin, duke evidentuar dhe bazen ligjore perkatese.
Mospercaktimi drejt i objektit dhe shkakut te padise ka sjelle si rrjedhoje dhenien e vendimeve jo ligjore,
pasi vendimet e dy gjykatave jane jologjike dhe me arsyetime kontradiktore.
Sipas kerkesave proceduriale vendimet duhet te permbanin bazen ligjore mbi te cilen bazohet zgjidhja e
mosmarreveshjes analizen e provave dhe menyren e zgjidhjes se saj.
Po ashtu, gjykata ka gabuar duke pranuar si kunderpadi nje kerkese padi te te paditurit, e cila gjithashtu
ka mangesi proceduriale ne percaktimin drejt te objektit dhe shkakut te padise.
Kunderpadia eshte padi e te paditurit kundrejt paditesit qe ngrihet ne nje gjykim te filluar. Palet ne
gjykim duhet te jene po ato, por mbajne njekohesisht secila prej tyre poziten proceduriale si padites dhe i
paditur. Ne rast se pale ne gjykim thirret dhe nje person tjeter atehere kerkesa e paraqitur nuk eshte ne kuptimin
procedurial kunderpadi, por nje padi e re . Bashkimi i saj ne nje gjykim me padine objekt gjykimi mund te çmohet
nga gjykata sipas kerkesave proceduriale.
Vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte shpallur ne mungese te dy paleve ndergjyqese Bashkise
Sarande dhe Seksionit te Finances prane Keshillit te Rrethit Sarande. Nuk rezulton qe vendimi i gjykates se
shkalles se pare t’u jete njoftuar paleve sipas urdherimit te bere ne dispozitiv, ç’ka nuk mund te legjitimonte
gjykaten e apelit ne shqyrtimin e çeshtjes. Gjykata e apelit ka gjykuar çeshtjen ne mungese te Seksionit te
Finances prane Keshillit te Rrethit Sarande dhe per me teper ne procesverbalin e seances gjyqesore te mbajtur
ne kete gjykate, Seksioni i Finances nuk eshte pasqyruar si pale dhe per rrjedhoje nuk jane kryer as veprimet e
nevojshme per zhvillimin e gjykimit ne mungese.
Te gjitha keto shkelje proceduriale kane sjelle si pasoje qe te zhvillohet nje proces jo i rregullt ligjor,
prandaj ka vend qe vendimet te prishen dhe çeshtja te dergohet per rigjykim.
Ne rigjykim, gjykata eshte e detyruar te zbatoje me korrektese kerkesat ligjore proceduriale si dhe tu
kerkoje paleve qe secila prej tyre qe pretendon nje te drejte ka detyrimin qe ne perputhje me ligjin te provoje
faktet mbi te cilat bazon pretendimin e saj.

6
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.244, date 25.4.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe te vendimit nr. 59 date
7.2.2000 te Gjykates se shkalles se pare Sarande dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles
se pare Sarande me tjeter trup gjykues.

Tirane me 18.7.2001

Nr. 1786/373 i Regj.Themeltar.


Nr. 801 i Vendimit

7
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Irma Bala Anetare
Metush Saraci “
Evgjeni Sinoimeri “
Natasha Sheshi “
ne seancen gjyqesore te dates 29.5.2001dhe 30.7.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1611/228 qe i
perket:
PADITËSAVE TË KUNDËRPADITUR: SADIK XHEPA, banues ne Tirane
AGIM XHEPA, banues ne Tirane,
perfaqesuar nga avokate Idajete
Kundraxhi.

TË PADITUR KUNDËRPADITËS: KASTRIOT LUBONJA – TIRANE,


perfaqesuar nga avokat Kujtim Capo.

OBJEKTI I PADISË
Pushim cenimi.
Baza ligjore: neni 302 i K.Civil.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË
Pushim cenimi nedoresie. Heqjen e mureve
te banjove nga prona.
Baza ligjore: Neni 302 i Kodit Civil.

Gjykata e Kasacionit, me vendimin nr. 1295 date 17.11.1998 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr. 990 date 5.6.1998 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e
ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 1 date 25.02.2000 ka vendosur:


Pranimin e padise. Detyrimin e te paditurit kunderpadites te pushoje cenimin ne pronesine e
paditesit duke ulur murin rrethues nga cepi banjos deri ne fund ne lartesine 1,40 m. Te
mbyllet dera e hapur nga i padituri.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur kunderpaditese, e cila kerkon
prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ekspertet nuk ju pergjigjen ankesave tona ne lidhje me sqarimin e aktit te ekspertimit.
Paditesave nuk ju lind e drejta te pretendojne per pushim cenimi ne nje kohe qe hapesirat ne
murin jugor i ka ne kundershtim me rregullat urbanistike.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka, avokatin e pales paditese qe kerkoi lenien ne fuqi, ate te pales
se paditur qe kerkoi prishjen e vendimit e dergimin e ceshtjes per rigjykim dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,
VËREN
Palet pjesemarrese ne gjykim, i kane banesat ne afersi te njera-tjetres, ne distance me pak se 1 meter
dhe hapesira ndermjet tyre ka formen e nje rrugice me gjatesi 8.45 m. Muri i baneses dhe ne vazhdim muri
rrethues i familjes Lubonja kufizon te dy pronat. Nga ana e familjes Lubonja eshte vendosur nje porte metalike

8
per te komunikuar me kete pjese ndarese midis pronave dhe muri rrethues nga 1.40 meter eshte ngritur ne 2.80
meter.
Mosmarreveshjet ndermjet paleve lidhur me murin rrethues kane qene bere objekt gjykimi edhe disa
vjet me pare. Me vendimin nr. 1566, date 20.10.1970, te Gjykates se Rrethit Tirane eshte vendosur qe muri
rrethues te jete deri ne 1.40 meter mbi lartesine e xokulit, per te mos penguar ndriçimin e dritareve te baneses
se familjes Xhepa.
Edhe ne rastin ne gjykim, Gjykata e Apelit Tirane, qe ka shqyrtuar ceshtjen pas dergimit per rigjykim
nga Kolegji Civil, ka arritur ne te njejtin perfundim se lartesimi i murit rrethues mbi 1.40 m cenon ne pronesi
familjen Xhepa. Ky konkluzion mbeshtetet edhe ne ekspertimin e kryer nga gjykata. Gjithashtu, me te drejte
gjykata ka konkluduar edhe per mbylljen e portes nga ana e te paditurit, duke njohur te drejten e tij per te
perdorur truallin e paditesave ne rast te sherbimeve ndaj prones se tij.
Ne rrethanat e mesiperme, vendimi i gjykates se apelit, per pjesen qe ka pranuar kerkese padine, duhet
te lihet ne fuqi si i bazuar ne ligj. Ndersa persa i perket pjeses qe ka vendosur rrezimin e kunderpadise, vendimi
duhet te prishet dhe te pushohet gjykimi. Te paditurit kane ngritur kunderpadi ne gjykimin ne apel, duke kerkuar
pushimin e cenimit ne pronesi per dy banjo qe paditesit kane te vendosura ngjitur me murin e prones se tij.
Kunderpadia nuk eshte ngritur ne perputhje me nenin 160 te K.Pr.Civile. Sipas kesaj dispozite, i padituri ka te
drejte te paraqese kunderpadi, kur kerkimi i kunderpadise ka lidhje me ate te padise, ose midis tyre mund te
behet kompesim. Siç del e qarte, ne rastin konkret keto kushte nuk ekzistojne.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte bazuar ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 1, date 25.2.2000 te Gjykates se Apelit Tirane per pjesen qe ka vendosur
pranimin e kerkese padise.
Prishjen e ketij vendimi per pjesen qe ka vendosur rrezimin e kunderpadise dhe pushimin e gjykimit per
kete pjese.

Tirane me 30.7.2001

Nr. 1611/228 i Regj. Themeltar.


Nr. 902 i Vendimit

9
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Valentina Kondili …“
Vladimir Bineri “
Irma Bala “
ne seancen gjyqesore te dates 31.07.2001 dhe 31.08.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale.
PADITËS I KUNDËRPADITUR: SHEFKI BEJKO

E PADITUR KUNDËRPADITËSE: MIMOZA MANXHARI, ne mungese

OBJEKTI I PADISE:
Ndryshimi i vendimit nr.4535, date 28.12.1998
te Gjykates se Rrethit Tirane ne lidhje me menyren e takimit te te paditures
me femijen Kristi nga 2 here ne muaj, 3 here ne vit,
heqja e se drejtes per te mbajtur ne pushimet vjetore 15 dite,
caktim i pensionit ushqimor.
OBJEKTI I KUNDËRPADISË:
Ndryshimi i vendimit nr.4535, date 28.12.1998 te gjykates se rrethit Tirane,
duke ju lene kundrapaditeses femijen Kristi per rritje dhe edukim.
Baza ligjore: Nenet 98/2 e 78 te Kodit te Familjes.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.34 date 15.01.2001 ka vendosur:


Detyrimin e te paditures kunderpaditese Mimoza Manxhari te paguaje pension ushqimor ne
masen 7 mije lek ne muaj ne favor te femijes Kristi, nga data 22.12.1999.
Rrezimin e padise per pjesen tjeter.
Rrezimin e kunderpadise si te pabazuar ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.587 date 14.05.2001 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.34 date 15.01.2001 te gjykates se rrethit Tirane per te gjithe
pjeset e tjera, dhe ndryshimin e tij pjeserisht duke i hequr te paditures te drejten per te
mbajtur femijen Kristi per pushimet vjetore, qe e mbante ne baze te vendimit nr.453, date
28.12.1998 te gjykates se rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs ne Gjykaten e Larte e paditura kunderpaditese
Mimoza Manxhari e cila parashikon:
- gjykata e apelit nuk flet kerkund per interesat e femijes dhe pamvaresisht nga ligji yne duhet
mbajtur parasysh Konventa e OKB-se mbi te Drejtat e Femijes miratuar me 1989 ku ne
kemi aderuar me 1992.
- as gjykata e rrethit as edhe ajo e Apelit nuk kane marre parasysh provat dhe mendimin e
eksperteve te fushes perkatese (mjekeve psikolloge), por pa e pare as me sy femijen
deklarojne se ai gezoka shendet te plote.
- gjykata e apelit arsyeton se nga teresia e provave ajo krijoka bindje se une nuk mund ta
mbaj femijen 15 dite ne vit gjate pushimeve verore. Cilat jane keto prova, gjykata nuk i
permend.
Gjithashtu ka ushtruar kunder-rekurs edhe paditesi i kunderpaditur Shefki Bejko, i cili parashtron sa me
poshte:

10
- vendimi i gjykates se Apelit eshte juridikisht i drejte dhe i bazuar ne provat konkrete qe
administrohen ne dosje.
- paditesja ndonese citon Konventen e Keshillit te Europes etj., ka demtuar rrende interesat e
femijes se saj prej 4-vjetesh duke demostruar sjellje deri kriminale (per cka eshte ne gjykim
e siper ne gjykaten e Rrethit Tirane).
- per marrjen e nje eksperti ankuesja abuzon ne menyre flagrante, kete pretendim e ka ngritur
duke paraqitur nje raport te fallsifikuar.
- konkluzioni i te gjithe mjekeve dhe i mjekes se familjes ka qene qe femija eshte me intelekt
mbi normalin dhe i shendetshem.
- per sa siper mbeshtetur ne nenin 477, 456 te K.Pr.Civile kerkoj rrezimin si te pabazuar te
rekursit te bere nga ankuesja Mimoza Manxhari.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
paditesin e kunderpaditur qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se Apelit, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne
teresi,
V Ë R E N:
Nga gjykimi i ceshtjes ne shkalle te pare dhe ne Apel rezulton si me poshte:
Palet ndergjyqesa kane qene bashkeshorte, por martesa e tyre eshte zgjidhur me vendimin nr.4535,
date 28.12.1998 te gjykates se rrethit gjyqesor Tirane. Kjo gjykate ka vendosur, nder te tjera, qe vajza e mitur t`i
lihet per rritje dhe edukim nenes, te paditures Mimoza, ndersa djali i mitur t`i lihet per rritje dhe edukim babait,
paditesit Shefki.
E paditura Mimoza, sipas vendimit te mesiperm, ka pasur te drejte te takohet dhe ta mbaje djalin Kristi
dy here ne muaj ne periudha te shkurtera kohe te percaktuara, si dhe 15 dite gjate pushimave nga 1 deri ne 15
gusht te cdo viti.
Rezulton gjithashtu se vajza e mitur Skerda, qe i ishte lene te paditures, ka vdekur aksidentalisht me
11.09.1999, gjate kohes qe kishte shkuar per pushime me te emen. Kjo ngjarje tragjike i ka acaruar akoma me
teper marrdheniet midis ish bashkeshorteve. Paditesi Shefki ka pretenduar vazhdimisht qe vdekja e vajzes ka
qene rrjedhoje e pakujdesise se rende te te paditures Mimoza.
Ne padine per ndryshimin e vendimit nr.4535, date 28.12.1998, paditesi Shefki ka kerkuar qe te
paditures t`i reduktohet ne maksimum koha e takimeve me djalin e mitur 5–vjecar Kristi, me pretendimin se ajo
eshte nervoze, e dhuneshme, krijon skena te renda e perdor fjale fyese ndaj reagimeve normale te femijes etj.
Ai ka pretenduar gjithashtu se e paditura nuk ka qene korrekte edhe persa i perket dorezimit ne kohe te femijes
pas realizimit te takimeve sipas vendimit gjyqesor.
Ndersa e paditura, me ane kunderpadie ka kerkuar qe vendimi nr.4538 date 28.12.1998 te ndryshohet
duke vendosur qe femija Kristi t`i lihet asaj per rritje dhe edukim sepse ai, duke qene i mitur, ka nevoje te
domosdoshme per dashurine dhe perkujdesjen e nenes dhe se kjo e fundit i ka te gjitha mundesite dhe kushtet
per permbushjen e ketij detyrimi ne interes te mirerritjes dhe edukimit te femijes.
Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.34, date 15.01.2001, ka vendosur pranimin pjeserisht
te padise duke vendosur detyrimin ushqimor te te paditures ne favor te femijes Kristi, si dhe rrezimin e padise
per pjesen tjeter. Gjithashtu eshte vendosur edhe rrezimi i kunderpadise.
Gjykata e Apelit Tirane, pas ankimit te te dy paleve, me vendimin nr.587, date 14.05.2001, ka vendosur
ndryshimin pjeserisht te vendimit te shkalles se pare, duke i hequr te paditures te drejten per te marre ne takim
femijen 15 dite ne muaj gjate pushimeve verore.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjate shqyrtimit te kesaj ceshtjeje konstaton se vendimi i Gjykates se
Apelit eshte marre ne shkelje te renda te rregullave procedurale (neni 472, pika “b”, i K.Pr.Civile ne lidhje me
nenin 467, pika “a” dhe “b” te K.Pr.Civile).
Rezulton se gjykimi i ceshtjes ne gjykaten e Apelit Tirane ka filluar me date 24.04.2001 nga nje trup
gjykues i perbere nga gjyqtaret Fatmira Laska, Seit Xhoxhaj dhe Shpresa Beca. Palet jane shprehur dakord me
kete perberje te trupit gjykues, por e paditura ka kerkuar shtyrjen e gjykimit per t`iu dhene mundesia te
perfaqesohej me avokate ne nje seance tjeter.
Gjykata vendosi shtyrjen e gjykimit per me date 03.05.2001.
Ne dosje ndodhet nje kerkese pa date e gjyqtares Fatmira Laska, drejtuar Kryetarit te Gjykates, me te
cilen ajo heq dore nga gjykimi i ceshtjes, per shkak njohjeje pune me paditesin dhe per shkak se ka biseduar me
te me pare per ceshtjen.
Kryetari i Gjykates se Apelit me vendimin date 27.04.2001 ka vendosur te pranoje kerkesen e
doreheqjes se gjyqtares Fatmira Laska, ndonese ajo kish marre pjese ne nje gjykim te meparshem qe lidhej me
ceshtjen e paleve, si dhe ne seancen e dates 24.04.2001, kohe kur ajo e dinte shkakun e perjashtimit nga
gjykimi. Rezulton se mbi kete vendim Kryetari i Gjykates ka bere shenimin per kryesekretarine : “gjyqtaret

11
ushtarake te njoftohen per gjykimin e kesaj ceshtjeje”. Kjo perben ne vetvehte nje dhumim te hapur te rregullave
procedurale, sepse gjykimi kishte filluar me trup gjykues te perbere edhe nga dy gjyqtaret e tjere, Seit Xhoxhaj e
Shpresa Beca, per te cilet nuk rezulton ne dosje ndonje vendim per doreheqjen apo perjashtimin e tyre, as
ndonje arsye tjeter e perligjur.
Rezulton se seanca gjyqesore nuk eshte celur me date 03.05.2001 ora 12 30 , kur ishte vendosur nga
trupi gjykues qe filloi gjykimin e ceshtjes, por me date 14.05.2001, dhe me nje trup gjykues teresisht te
ndryshuar dhe me perberje tre gjyqtaret ushtarak te Gjykates Ushtarake te Apelit, Shaqir Gradica, Naum Pejo
dhe Ylli Minka.
Nga sa me lart rezultojne dy shkelje te renda te rregullave procedurale, te tilla qe perbejne shkak
absolut per prishjen e vendimit:
1. Gjykata (trupi gjykues) ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencen (neni 467, pika “a” i
K.Pr.Civile). Gjykata Ushtarake e Apelit, ne perberje te se ciles jane tre gjyqtaret qe kane gjykuar kete ceshtje
civile, ka juridiksion dhe kompetenca te percatuara me ligje te vecanta.
Per me teper nuk rezulton i pasqyruar ne dosje ndonje akt delegimi per keta tre gjyqtare, i marre sipas
ligjit nga Keshilli i Larte i Drejtesise.
Por, edhe sikur te ekzistonte nje akt delegimi, perseri eshte lejuar nje shkelje tjeter e rende procedurale,
qe analizohet me poshte:
2. Perberja e trupit gjykues nuk ka qene e rregullt (neni 467, pika “b”, i K.Pr.Civile). Nuk mund te quhet i
rregullt nje trup gjykues kur dy gjyqtare zene arbitrarisht vendin e dy gjyqtareve te tjere te shpallur publikisht ne
perberje te nje trupi gjykues, i cili ka filluar gjykimin ne nje seance te mepareshme dhe ka caktuar daten dhe
oren e seances tjeter.
Keto shkelje te renda te rregullave procedurale te lejuara gjate gjykimit ne Apel bien ndesh gjithashtu
me te drejten kushtetuese te paleve per nje proces te rregullt ligjor dhe per t`u gjykuar nga nje gjykate
kompetente e caktuar me ligj, te parashikuara ne nenin 42 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe ne
Konventen Europiane te te Drejtave e Lirive Themelore te Njeriut.
Vetem per shkaqet e mesiperme vendimi i gjykates se Apelit prishet dhe ceshtja dergohet ne Apel per
te vazhduar gjykimi atje ku eshte lene nga tre gjyqtaret me date 24.04.2001. Trupi gjykues duhet te vazhdoje
gjykimin duke pasur ne perbere gjyqtaret Seit Xhoxhaj e Shpresa Beca, per te cilet nuk rezulton te jete paraqitur
ndonje kerkese perjashtimi apo heqje dore nga gjykimi, si dhe nga nje gjyqtar tjeter i gjykates se Apelit, qe duhet
te caktohet me short sipas ligjit.
Persa i perket pretendimeve te paleve te ngritura ne rekurs e ne kunder-rekurs e qe kane te bejne me
themelin e ceshtjes, nuk mund te shprehet Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pa u shprehur me pare gjykata e
Apelit.
Lidhur me gjykimin e kesaj ceshtjeje Gjykata e Larte i terheq vemendjen gjykates se Apelit Tirane dhe
kerkon prej saj qe shkelje te tilla te renda te rregullave procedurale te mos perseriten ne te ardhmen, sepse ato
duke shkaktuar zvarritje ne gjykim, demtojme interesat e paleve, ulin autoritetin e drejtesise dhe besimin e
publikut ndaj saj.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “c” te K.Pr.Civile,

VENDOSI:
Prishjen e vendimit nr.587, date 14.05.2001 te gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per
rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.
Tirane, 31.08.2001
Nr. 2107 Regjistrit .Themeltar
Nr. 971 Vendimit
MENDIM I PAKICES
Ne lidhje me vendimin e Gjykates se Apelit Tirane me nr.587, date 14.05.2001 qe u përket paleve
ndergjyqese padites i kunderpaditur Shefki Bejko, e paditur kunderpaditese Mimoza Manxhari me objekt
ndryshim vendimi persa i perket menyres se takimit me femijen Kristi kam mendimin se ai eshte i drejte e i
bazuar ne ligj si dhe ne vleresimin drejt te rrethanave faktike si dhe per rrjedhoje duhet te lihej ne fuqi.
Parashtrimi prej shumices se ka shkelje te rregullave proceduriale pasi eshte gjykuar me trup
gjykues te perbere prej tre gjyqtareve ushtarake mendoj se nuk qendron, pasi gjyqtaret ne gjykimin e kesaj
ceshtje kane ushtruar funksionin e Gjykates se Apelit Civil Tirane c`ka del nga permbajtja e vendimit dhe
palet ne shpalljen e trupit gjykues nuk kane pasur kundershtim. Keto rrethana tregojne se anetaret e trupit
gjykues per rastin konkret jane caktuar te gjykojne prane Gjykates se Apelit Tirane dhe jo prane Gjykates
se Apelit Ushtarak Tirane.
Valentina Kondili

12
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Ylvi Myrtja “
Irma Bala “
Metush Saraçi “
ne seancen gjyqesore te dates 25.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1719/308 qe i perket:

PADITËS: FERUZE BERBERI – POGRADEC


RYFETE BERBERI “
NAFIJE BERBERI “

I PADITUR: XHEVAT BERBERI – POGRADEC

PERSON I TRETË: LUMTURI BERBERI etj.

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e anes paditur te na njohe bashkepronare
mbi nje siperfaqe prej 9.5 dynym ne 1/5 pjese.
Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Pogradec, me vendimin nr. 517, date 10.12.1999 ka vendosur:


Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr. 104, date 10.03.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.517, date 10.12.1999 te Gjykates se Rrethit Pogradec.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e te dy
vendimeve duke parashtruar keto shkaqe:
- Ne kemi qene anetare te familjes bujqesore, gje qe vertetohet nga akti ne dosje.
- Nga ana e gjykatave eshte zbatuar keq ligji dhe aresyetimi i vendimit eshte haptaz jologjik.
- Nuk kemi hequr asnjehere dore nga trashegimia.
- Kerkojme prishjen e dy vendimeve e pranimin e kerkeses.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraçi, ne mungese te paleve dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Korçe nr. 104 date 10.03.2000 eshte i mbeshtetur ne ligj dhe si i tille duhet
te lihet ne fuqi.
Ka rezultuar se paditesat Feruze, Ryfete, e Nafije Berberi, kane paraqitur padi kunder te paditurit
Xhevat Berberi me objekt; “Detyrimin e anes se paditur te na njohe bashkepronar mbi nje siperfaqe prej 9.5
dynym ne 1/5 pjese”.
Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Pogradec ka vendosur; rrezimin e kerkese padise. Mbi
ankimin e paditesave, Gjykata e Apelit Korçe ka vendosur; lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit.
Ky konkluzion i gjykates eshte i drejte, por arsyetimi i vendimit eshte jo i sakte.
Ne gjykim eshte vertetuar se per siperfaqen objekt shqyrtimi, nuk ka asnje dokument pronesie ne emer
te babait te paleve ndergjyqese. Ka dokumenta qe provojne se prona e mesiperme ka qene prone e familjes
bujqesore me kryefamiljar te paditurin Xhevat Berberi, per rrjedhoje nuk mund te behet fjale per pasuri

13
trashegimore, qe pretendojne paditesat. Ne reformen agrare eshte bere rregjistrimi i prones ne emer te
kryefamiljarit.
Paditeset kane qene anetare te familjes bujqesore me kryefamiljar te paditurin Xhevat, sipas rregjistrimit
te gjendjes civile te vitit 1945. Paditesja Nafije eshte larguar nga kjo familje para vitit 1945. Ndersa dy paditset e
tjera jane larguar ne vitet 1948 e 1950 dhe nuk kane kerkuar qe te marrin pjese ne kete siperfaqe toke ne rast
se pretendonin se ju takonte ne baze te ligjeve ne fuqi te asaj periudhe.
Aktet ligjore qe rregullojne pronesine dhe trashegimine kane dale ne vitet 1954, Dekreti “Mbi pronesine”
dhe Dekreti “Mbi trashegimine”. Sipas nenit 19 e 65/ç te ligjes “Mbi trashegimine”, trashegimtaret kane te drejte
te ngrejne padi kunder personit qe mban pasurine trashegimore, per t’u njohur e drejta e trashegimise, si dhe
per t’u dorzuar pasuria trashegimore brenda 6 vjeteve nga koha e çeljes trashegimise. Me kalimin e ketij afati kjo
padi parashkruhet.
Ne nenin 58 te ketij ligji shprehet se trashegimia ne familjen bujqesore, nuk lejon çeljen e trashegimise
kur vdes njeri nga anetaret e familjes bujqesore lidhur me pasurine e perbashket te ekonomise. Edhe ne
legjislacionin e mevonshem nuk eshte lejuar nje gje e tille.
Ndersa ne nenin 90/2 te Dekretit “Mbi pronesine shprehet se; “Personat qe hyjne si anetare ne nje
familje bujqesore per shkak martese…..” humbasin te drejtat qe kishin si anetare ne familjen bujqesore ne te
cilin benin pjese”.
Pra, edhe ne kete kendveshtrim, paditeset nuk kane te drejte ne kerkimin e tyre.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.104, date 10.03.2000 te Gjykates se Apelit Korçe.

Tirane me, 25.09.2001

Nr. 1719/308 i Regj. Themeltar.


Nr. 972 i Vendimit

14
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Ylvi Myrtja Anetar
Irma Bala Anetare
Metush Saraci Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 25.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: FADIL YMERAJ

I PADITUR: 1.MYQEREM ZENELI


2.NDERMARRJA KOMUNALE BANESA, TIRANE

OBJEKTI I PADISË:
Lirim e dorezim sendi.
Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

OBJEKTI I K/PADISË:
Pavlefshmeri e kontrates shitblerjes date 28.03.1995,
fshirjen e regjistrit ne hipoteke per ambientin bodrum
dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin Nr. 2619, date 17.09.1999, ka vendosur :


Pranimin e padise. Rrezimin e kunderpadise.
Detyrimin e te paditurve per lirimin e dorezimin e bodrumit qe eshte ne pronesi te Fadil e
Zhaneta Ymaraj.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.291, date 28.03.2000, ka vendosur:


Mospranimin e ankimit ndaj vendimit civil nr.2619, date 17.09.1999 te Gjykates se Rrethit
Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala e paditur e cila kerkon prishjen e te
dy vendimeve, dergimin e ceshtjes per gjykim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e shkalles se pare nuk ka thirrur ne gjykim si pale Nd. Komunale me gjith kerkesen
time, duke zhvilluar gjykimin ne mungese.
- Gjykata nuk ka administruar pretendimet e mija te paraqitura me shkrim duke me hequr te
drejten e mbrojtjes.
- Gjykata e Apelit nuk ka zbatuar kerkesat e nenit 455 te K.Pr.Civile duke mos njoftuar palet
per ndreqjen e te metave te ankimit.
- Ceshtja eshte zgjidhur gabim ne themel.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, perfaqesuesin e pales paditese av. Denisa Doka qe u
shpreh per lenien ne fuqi te vendimit, ne mungese te paditurit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte dhene ne kundershtim me kerkesat e ligjes, e si i tille ai duhet
te prishet e ceshtja duhet te dergohet per rishqyrtim ne kete gjykate.
Objekt i shqyrtimit gjyqesor eshte mosmarreveshja e lindur midis paleve ndergjyqesa Fadil Ymeraj e
Myqerem Zeneli, lidhur me nje bodrum ndodhur ne pallatin nr.32, lagja Nr.8 me siperfaqe 65 m2. Paditesi

15
pretendon lirimin e dorezimin e sendit (bodrumit), ndersa i padituri kunderpadites kerkon pavlefshmerine e
kontrates se shitjes nr.1547/1153 date 28.03.1995.
Gjykata e Rrethit, pasi e ka shqyrtuar ceshtjen ka vendosur; pranimin e kerkesepadise dhe rrezimin
e kunderpadise.
Kunder ketij vendimi i padituri ka paraqitur ankim, prane Gjykates se Apelit Tirane. Por, Gjykata e
Apelit me vendimin e saj nr.291, date 28.03.2000 ka vendosur; “mospranimin e ankimit ndaj vendimit civil
nr.2610, date 17.09.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane”. Ne vendim arsyetohet se ankimi eshte nenshkruar
nga avokati G. Alanaj dhe jo nga i padituri, per rrjedhoje ky ankim nuk duhet pranuar neni 450 pika “c” i
K.Pr.Civile per shkak se; Sipas nenit 453 te K.Pr.Civile kur ankimi behet nga avokati ai duhet te jete i pajisur
me prokure cka nuk ekziston. Edhe ne veshtrim te nenit 455 pika “b” te K.Pr.Civile kerkohet patjeter prokure
kur ankimi paraqitet nga avokati…….”
Kolegji Civil cmon se, perfundimi i arritur nga gjykata e apelit, per mospranimin e ankimit te pales se
paditur eshte i gabuar, sepse dispozitat proceduriale lidhur me ankimin, percaktojne kushte e kritere te tjera,
nga ato qe jane pranuar e arsyetuar ne vendimin e Gjykates se Apelit.
Ne nenin 455 te K.Pr.Civile ne piken “b” paragrafi i dyte percaktohet se “Ne rast se ankimi nuk
ploteson kushtet e mesiperme, si dhe kur ankimi nuk eshte nenshkruar, gjykata njofton palen qe te ndreqe te
metat brenda 5 diteve ne te kunderten ankimi quhet si i paparaqitur”. Pra, ne kete dispozite proceduriale
shprehet qarte detyrimi i organeve gjyqesore per te ndihmuar palet ankuese lidhur me parregullsite e lejuara
ne paraqitjen e ankimit. Ne ceshtejn ne shqyrtim nuk rezulton te jete zbatuar kjo norme ligjore.
Ne nenin 453 te K.Pr.Civile qe ben fjale per nenshkrimin e ankimit percaktohet se “Ankimi qe i drejtohet
Gjykates se Apelit duhet te nenshkruhet nga vete pala, avokati ose perfaqesuesi i i pajisur me prokure”. Ne
rastin ne shqyrtim ankimi eshte nenshkruar nga avokati i te paditurit i cili eshte caktuar avokat prej tij me
deklarim ne seance gjyqesore. Gjykata e Apelit e ka keqinterpretuar dispoziten proceduariale te mesiperme kur
shprehet se avokati qe neshkruan ankimin duhet patjeter te jete i pajisur me prokure.
Ne keto rrethana ankimi i paraqitur nga i padituri i ploteson kushtet ligjore per t`u shqyrtuar nga
gjykata dhe nuk vjen ne kundershtim me piken “c” te nenit 450 te K.Pr.Civile.
Edhe ne ndryshimet e reja qe i jane bere K.Pr.Civile me ligjen nr.8812, date 17.05.2001, e pikerisht
nenit 455 paragrafi i fundit shprehet se; “Ne rast se ankimi nuk ploteson kushtet e mesiperme, si dhe ato te
neneve 453 dhe 454 te ketij kodi, gjykata njofton palen qe te ndreqe te metat brenda 5 diteve, ne te kundert
ankimi kthehet”. Pra, vullneti i ligjevenesit eshte qe te rregulloje e ndihmoj palet ankuese lidhur me paraqitjen
e ankimit prane Gjykates se Apelit, me qellim qe ato te mos e humbasin te drejten e gjykimit, ne kete shkalle
gjyqesore.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.281, date 28.03.2000, te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per
rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 25.09.2001

Nr.1826/403 i Regj Themeltar


Nr. 973 i Vendimit

16
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Ylvi Myrtja Anetar
Irma Bala Anetare
Metush Saraci Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 25.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: 1. JORGO POGACE


2. MARIE POGACE

I PADITUR: KORPORATA ELEKTROENERGJITIKE, FILIALI- FIER

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin te na liroje dhe dorezoje dhomen prone e jona,
si dhe te ardhurat qe do fitonim nga perdorimi i sendit.
Baza Ligjore: Nenet 296, 801 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin Nr. 825, date 15.06.1999, ka vendosur :


Pranimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin Nr.508, date 01.10.1999, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit me plotesimin qe transformatori te qendroje aty derisa pala e
paditur ta sistemoje ne nje vend tjeter.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka ushtruar rekurs pala e paditur e cila kerkon prishjen e te
dy vendimeve, kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ne baze te ligjit 7962, date 13.07.1995 gabinat elektrike jane pasuri e KESH-it.
- Ne baze te ligjit 7698, date 15.04.1993 neni 16 kur trojet jane zene me ndertime te
perhershme pronaret vetem kompesohen.
- Perllogaritja e fitimit te munguar eshte bere ne vlere te madhe duke e trajtuar kete siperfaqe
si ne qender dhe jo periferi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, perfaqesuesin e pales se paditur Eduard Janushi qe u
shpreh per prishjen e vendimeve, ne mungese te pales paditese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimi i Gjykates se Rrethit Fier, jane dhene ne
kundershtim me ligjin, e si te tille, te dy keto vendime duhet te ndryshohen.
Eshte vertetuar ne gjykim se pala paditese Jorgaq e Marie Pogaci nepermjet kerkesepadise,
kerkojne detyrimin e pales se paditur Korporata Elektroenergjitike Filiali Fier qe t`ju liroje e dorezoje dhomen
e tyre, si dhe te ardhurat qe do te fitonin nga perdorimi i sendit.
Gjykata e Rrethit Fier, pasi e ka shqyrtuar ceshtjen ka vendosur detyrimin e pales se paditur te liroje
e dorezoje dhomen me permasa 4x5 m te ndodhur ne godinen dy kateshe te NPV-se Fier duke hequr
transformatorin qe ka te instaluar, si dhe te paguaj 64.890 leke ne muaj qe nga data 01.10.1998 e deri ne
ekzekutimin e vendimit.
Gjykata e Apelit Vlore, e ka shqyrtuar ceshtjen mbi ankimin e pales se paditur dhe ka vendosur;
“lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, me plotesimin qe transformatori elektrik te qendroj deri sa
pala e paditur ta sistemoje ne nje vend tjeter”.

17
Kolegji Civil cmon, se vendimet e sipercituara jane te paligjshem. Te dy gjykatat kane konstatuar se
paditesat jane pronar te objektit dy katesh NPV-se Fier dhe se ne kete objekt ndodhet edhe nje dhome me
siperfaqe 4x5 m ne te cilen eshte i vendosur prej vitesh transformatori elektrik. Ato (paditesat dhe
bashkepuntoret e tjere jane bere pronare te objektit te mesiperm me date 05.07.1994 me kontraten e lidhur
me Agjensine e Privatizimit Fier e Drejtorine e NPV-se dhe se kjo kontrate eshte transkiptuar prane zyres se
hipotekes Fier, me noten e transkiptimit nr.1264, date 08.07.1994. Mbeshtetur ne kete fakt dhe me nje
vendim gjyqesor nr.347, date 17.03.1999, te dy gjykatat kane aritur ne perfundimin e pranimit te
kerkesepadise.
Por, gjykatat formalisht konstatojne pronesine mbi objektin si nje te tere, nderkohe qe dhoma 4x5 m ne
te cilen eshte i vendosur transformatori elektrik nuk mund te privatizohej nga asnje pale, sepse ajo eshte prone
e Korporates Elektroenergjitike. NPV-ja Fier nuk kishte te drejte qe te bente shitjen e nje pasurie qe nuk e kishte
ne zoterim te saj. Paditesat ne asnje rast nuk mund te beheshin pronar te nje sendi qe nuk lejohej shitja, e per
rrjedhoje nuk mund te kerkojne detyrim nga personat e tjere per nje send te vene ne pronesi, ne menyre te
kundraligjshme. Nga gjykatat nuk jane patur parasysh dispozitat ligjore qe rregullojne mardheniet juridike lidhur
me pronesine e te gjitha pronave te Korporates Elektroenergjitike si Ligji nr.7962, date 13.07.1995 “Per
energjine elektrike”, ne te cilin nder te tjera percaktohet se (nenet 2,3,6) KESH-i ka te drejta te plota si
ndermarrje me kapital 100% shteteror dhe se ato jane pasuri shteterore dhe te tilla mbeten. Edhe ne ligjin
nr.7698, date 15.04.1993 dhe VKM nr.161, date 08.04.1993 jane vendosur kufizimet perkatese lidhur me
kompesimin e ketyre lloj pronave, ish pronareve. Pra, ne thelb mardhenia juridike e krijuar midis pales paditese
dhe NPV-se lidhur me privatizimin e objektit prone e kesaj te fundit, nuk mund te riprodhoje pasoja edhe per
palet e tjera qe nuk jane pjesmarres ne lidhjen e kesaj kontrate. Ne rastin ne shqyrtim pala e paditur (KESH) nuk
eshte pjesmarrese ne lidhjen e kesaj kontrate, e si e tille nuk mund te marr persiper detyrime, nderkohe qe
ligjerisht eshte e ndaluar shitja e objekteve prone e KESH-it.
Mbeshtetur ne dispozitat ligjore te K.Civil qe rregullojne kreun “mbi pavlefshmerine e veprimeve
juridike”, neni 92 shkronja “a”, 105 e 106 te tij, konstatohet pavlefshmeria absolute e veprimeve juridike te
kryera ne dem te nje pale jo kontraktuese, e cila e ka te ndaluar nga ligja te krijoj marredhenie te tilla juridike.
Njekohesisht konstatohet se vendimi i dhene nga gjykata lidhur me shumen prej 64.890 leke te
konsideruar si e ardhur qe do te nxirrej nga perdorimi i sendit duke filluar nga data 10.11.1998 e deri ne
ekzekutimin e vendimit, eshte nje zgjidhje e padrejte dhe e kunderligjshme. Percaktimi i nje shume te tille
per nje dhome 4x5 m ne periferi te Fierit, eshte e papranueshme, dhe tregon njeanshmeri ne zgjidhjen e
ceshtjes objekt gjykimi. Meqenese nuk pranohet kerkimi lidhur me lirimin e dorezimin e sendit, rrjedhimisht
edhe kerkimi i dyte duhet te rrezohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.508, 01.10.1999 te Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimit nr.825,
date 15.06.1999 te Gjykates se Rrethit Fier, ne kete menyre, rrezimin e kerkesepadise si te pabazuar ne ligj.

Tirane, me 25.09.2001

Nr.2002 i Regj Themeltar


Nr.974 i Vendimit

18
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka Kryesues


Irma Bala Anetare
Metush Saraci Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Natasha Sheshi Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 25.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: SHOQATA HUMANITARE E INVALIDEVE-VLORE

I PADITUR: ENTI KOMBETAR I BANESAVE-VLORE

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e pales se paditur per kthim shume.
Baza Ligjore: Neni 653 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin Nr.158, date 17.02.2000, ka vendosur :


Detyrimin e Entit te Banesave Vlore t`i ktheje Shoqates se Invalideve Vlore shumen
514.320 leke te anetarit Maksim Gogo.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin Nr.304, date 26.05.2000, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.158, date 17.02.2000, te Gjykates se Rrethit Vlore.

Kunder vendimeve te gjykatave ka ushtruar rekurs pala e paditur, Enti Kombetar i Banesave, e cila
kerkon prishjen e vendimeve dhe rrezimin e kerkesepadise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ne baze te neneve 90 e 95 te K.Pr.Civile duhej te ish vendour pushimi i gjykimit, padia
nuk duhej te ish ngritur nga Shoqata e Invalideve, por nga qytetari Maksim Gogo, i cili kish
krijuar marredhenie juridike me Entin e Banesave.
- Gjykatat kane gabuar ne interpretimin dhe zbatimin e ligjit, pasi kontrata e shitjes se
apartamentit eshte lidhur me date 18.10.1999 dhe dispozitat perkatese kishin humbur fuqine
e tyre dhe kishin ndryshuar. Sipas dispozitave te ndryshuara qytetaret qe do te blejne
banesa jane te detyruar te paguajne cmimin e apartamentit te nxjerre nga Enti i Banesave ne
momentin e shitjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares, Natasha Sheshi dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj. Paditesi ka kerkuar prane gjykates
detyrimin e anes se paditur Enti Kombetar i Banesave Vlore, per t`i kthyer shumen 514320 leke qe i perket
anetarit te saj Maksim Gogo.
Nga shqyrtimi ceshtjes ka rezultuar se anetari i kesaj shoqate, Maksim Gogo ka privatizuar banesen
1+1 ne vlere, duke i paguar shumen 514320 leke anes se paditur.
Te dyja gjykatat e kane pranuar padine. Maksim Gogo duke qene invalid i punes, ne baze te nenit 2 te
Ligjit 7828, date 01.06.1994, perfiton privatizimin e banesave shteterore falas. Ne keto kushte me te drejte
gjykatat kane vendosur qe ana e paditur t`i ktheje anes paditese shumen 514320 leke per ankimin e saj Maksim
Gogo.
Pretendimet e ngritura ne rekurs nga ana e paditur jane te pabazuara. Rezulton se kontraten e
privatizimit, Maksim Gogo e ka lidhur qe ne vitin 1994, kur ai e perfitonte sipas ligjit te cituar me siper, privatizimi

19
falas. Aktet ligjore qe kane dale me vone, nuk mund t`ja hiqnin te drejten qe ai e kishte fituar me pare, perderisa
nuk eshte e parashikuar ne menyre te shprehur e kunderta. Edhe shoqata humanitare, bazuar ne statutin e saj,
ka te drejte te ngreje padi per te mbrojtur interesat e anetareve te saj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.304, date 26.05.2000 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 25.09.2001

Nr. 2137/686 i Regj Themeltar


Nr.976 i Vendimit

20
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka Kryesues


Natasha Sheshi Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 25.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: RIZA HYSA, banues ne Peshkopi

I PADITUR: QENDRA E MOBILIZIMIT- DIBER

OBJEKTI I PADISË:
Zgjidhjen e mosmarreveshjes me te paditurin dhe
detyrimin e tij per te me paguar pagen qe nga data 11.11.1998
si dhe shperblimet per pushimet vjetore.
Baza Ligjore: Neni 94/5, 109/1; 110 si dhe 172 i K.Punes.

Gjykata e Rrethit Diber, me vendimin Nr.168, date 18.06.1999, ka vendosur :


Zgjidhjen e mosmarreveshjes duke anulluar urdherin nr.26, date 10.11.1998 te leshuar nga
pala e paditur. Detyrimin e pales se paditur, Qenderes se Mobilizimit Diber, t`i paguaje
paditesit pagen per periudhen e mbetur ne dispozicion nga 11.11.1998 deri me 06.05.1995.
Detyrimin e pales se paditur t`i paguaje paditesit lejen e zakonshme te vitit 1998.

Gjykata e Apelit Tirane, (mbi ankimin e pales se paditur) me vendimin Nr.1440, date 23.12.1999, ka
vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.168, date 18.06.1999, te Gjykates se Rrethit: Detyrimin e pales se
paditur Qendra e Mobilizimit Diber te rimarre ne punen e meparshme paditesin, Riza Hysa,
ne detyren qe ka pasur. Detyrimin e pales se paditur t`i paguaj pagen nga dita e largimit deri
ne ekzekutimin e vendimit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs pala e paditur e cila kerkon prishjen e vendimit
te Gjykates se Apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Nga ana e Gjykates se Apelit eshte shkelur rende procedura, pasi ne diten e gjykimit nga
kjo gjykate, une nuk kam patur asnje fare njoftimi, me gjithe interesimin tim te
herepashershem. Vetem duke patur parasysh kete fakt, kerkoj prishjen e vendimit.
- Gjithashtu, theksoj faktin se ne ushtri operohet ne baze te rregullores ushtarake dhe ne kete
kontekst paditesi duhej fillimisht te zbatonte urdherin tim si epror per te kaluar ne nje detyre
tjeter dhe pastaj te dilte ne raport.
- Gjykata e Apelit e ka tejkaluar objektin e kerkesepadise dhe ka vendosur rikthimin e tij ne
punen e meparshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka, avokatin A. Keta, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe
pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN

21
Paditesi ka filluar pune prane anes se paditur, Qendra Mobilizimit Diber me 16.10.1996, me detyren e
referentit te regjistrit themeltar. Me daten 10.11.1998, paditesit i komunikohet vendimi i pales se paditur, sipas te
cilit largohet nga detyra dhe vihet ne dispozicion te Repartit Nr. 3300, sipas marreveshjes se pretenduar se
eshte kryer. Ne vend te paditesit eshte caktuar ne pune Afrim Hajdari.
Paditesi, bazuar ne Kodin e Punes ka kundershtuar ne gjykate vendimin e pales se paditur.
Gjykatat kane konstatuar me te drejte qe vendimi i pales se paditur nuk eshte i bazuar ne ligj. Venia
e paditesit ne dispozicion te nje personi tjeter juridik, me te cilin nuk ka asnje lidhje, nuk e ndryshon
paligjshmerine e vendimit te pales se paditur, aq me teper kur pretendohet per ekzistencen te nje
marreveshje gojore.
Gjykata e Apelit ka vendosur detyrimin e pales se paditur te rimarre ne punen e meparshme
paditesin ne detyren qe ka pasur, si dhe detyrimin e saj qe t`i paguaje pagen nga dita e largimit deri ne diten
e ekzekutimit te vendimit.
Kodi i Punes, ku eshte mbeshtetur kerkesepadia, nuk e parashikon kthimin ne punen e meparshme.
Ne rastin e largimeve te menjehershme dhe te pajustifikuar nga puna, Kodi i Punes parashikon detyrimin per
pagimin e demshperblimit, kufiri maksimal i te cilit eshte deri pagen e nje viti.
Per kete shkak vendimet e gjykatave duhet te ndryshohen. Nisur nga fakti qe paditesi ka nje kohe
te gjate pa pune, cmohet nga Kolegji Civil qe pala e paditur duhet te paguaje si demshperblim pagen e nje
viti.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.1440, date 23.12.1999 te Gjykates se Apelit Tirane, te vendimit nr.168,
date 18.06.1999 te Gjykates se shkalles se pare Diber dhe detyrimin e pales se paditur t`i paguaje paditesit
pagen e nje (1) viti.

Tirane, me 25.09.2001

Nr.1820/397 i Regj Themeltar


Nr.977 i Vendimit

22
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Natasha Sheshi “
Irma Bala “
Metush Saraci “
ne seancen gjyqesore te dates 25.9.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2502/1034 qe i perket:

PADITËS: ALFRED NGJELA - DURRES


ODISE NGJELA - DURRES

I PADITUR: DHAME NGJELA – DURRES


VIOLETA NGJELA – DURRES

OBJEKTI I PADISË
Kthim shume.
Baza ligjore: neni 1050 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. 852, date 11.7.2000 ka vendosur:


Pranimin e pjesshem te padise.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 490, date 16.10.2000 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e padise.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres kane bere rekurs paditesat, te cilet kerkojne prishjen e
vendimit duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata ka vleresuar ne menyre te njeanshme provat. Gjykata ka ngaterruar akt-
marreveshjen.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Palët ndërgjyqese janë banorë të qytetit të Durrësit dhe kanë marrëdhënie të posaçme me njëri-
tjetrin. Paditësat të paditurin Dhame e kanë xhaxha dhe e paditura Violeta është bashkëshorte e tij.
E paditura është pronare e një lokali (Pranvera) të ndodhur në lagjen 11, Durrës.
Paditësat me pretendimin se kanë kontribuar në blerjen e lokalit dhe rikonstruksionin e tij, kanë
kërkuar kthimin e shumës prej 12.000.000 lekë dhënë të paditurve. Per te provuar pretendimin e tyre
paditesit kane paraqitur nje akt-marreveshje me date 28 mars 1995, sipas se ciles i padituri Dhame pranon
se u ka marre paditesave qe nga viti 1994 borxh ne shumen 12 milion leke, dhe se borxhi, sic cilesohet ne
akt-marreveshje, eshte marre per privatizimin e lokalit dhe blerjen e pajisjeve. Paditesit kane pretenduar se
akt-marreveshja eshte shkruar nga vete i padituri, fakt ky qe mohohet nga ana e ketij te fundit. Kjo akt
marreveshje egziston vetem si fotokopjo. Paditesit kane pretenduar se origjinali i saj i eshte dhene avokatit
te tyre, te ndjerit K.Koci dhe nuk eshte gjendur. Laboratori Qendror i Kriminalistikes nuk ka kryer ekspertimin
e kerkuar nga gjykata me arsyetimin se nuk mund te jepet nje konkluzion i sakte e i bazuar shkencor per
shkak se akt marreveshja objekt ekspertimi eshte i fotokopjuar.
Paditesat kane paraqitur si prove edhe akt marreveshjen e dates 13 prill 1999 te nenshkruar prej
tyre dhe te paditurit Dhame para noterit ku thuhet se:
“Per kontributin e dhene nga ne tre personat e lartpermendur qe nga viti 1994 per privatizimin e lokal
“Pranvera” te ndodhur ne lagjen 11 Durres, jemi angazhuar ne ndjekjen e te gjitha problemeve dhe ceshtjeve
gjyqesore, per blerjen e lokalit dhe venien e tij ne pune qe nga prilli i vitit 1995 e ne vazhdim…”

23
Rezulton nga materialet e dosjes se me deklaraten noteriale nr. 2024/1280, date 18.07.1999 i padituri
Dhamo Ngjela ka marre hua nga paditesit Alfred dhe Odise Ngjela shumen prej 1.300.000 lekesh, e cila nuk
eshte objekt i kerkimit ne kete gjykim por ne nje ceshtje tjeter te vecante
Gjykata e shkallës së pare Durrës me vendimin nr. 852, date 11.07.2000 ka vendosur: Pranimin e
pjesshëm të kërkesëpadisë së paditësave Alfred e Odise Ngjela duke detyruar te paditurin te paguaje
shumën 6.506.433 lekë që rrjedh si bashkëinvestitor në 2/3 pjesë në lokalin “Pranvera” e ndodhur në lagjen
11, Durrës, sipas aktmarrëveshjes noteriale nr. 227/85, date 13.04.1999, duke rrëzuar pjesën tjetër të
objektit të padisë, si të pabazuar në prova e në ligj, me arsyetimin se, nga analiza e provave del kontributi i
paditësave në masën 2/3 për rikonstruksionin e lokalit (akt vleftësimi i bar bufes, preventivi për
rikonstruksionin, aktmarreveshje 13.04.1999).
Gjykata e Apelit Durres ka ndryshuar vendimin nr. 52, date 11.07.2000 të Gjykatës së Rrethit Durrës
dhe ka vendosur rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova.
Ndersa gjykata e shkalles se pare nuk i referohet si prove aktmarreveshjes se dates 28 mars 1995,
Gjykata e Apelit Durres arsyeton se kjo shkrese e thjeshte ”nuk duhet te vleresohej dhe merrej nga gjykata si
prove per zgjidhjen e konfliktit”. Me arsyetimin se duke qene fotokopjo dhe jo origjinal nuk eshte kryer ekspertimi
grafik i tij.
Duke vepruar si me siper gjykata e apelit nuk ka zbatuar drejt ligjin. Sic u theksua ne kete gjykim me
objekt kerkim huaje ne shumen 12 milion leke paditesit kane paraqitur si prove shkresen e thjeshte te
nenshkruar, nga permbajtja e seciles del se i padituri ka marre kete shume nga paditesit. I padituri ka
kundershtuar kete pretendim te tyre, duke pretenduar se shkresa e thjeshte, eshte fotokopjo dhe se nuk eshte
shkruar dhe nenshkruar prej tij. Pra paditesi, kunder te cilit eshte paraqitur si prove kjo shkrese ka kundershtuar
vertetesine e saj ne perputhje me piken “a“ te nenit 277 te Kodit te Procedures Civile. Ne keto rrethana shkresa
e thjeshte e mesiperme eshte prove. Gjykata duhet te kontrolloje vertetesine e shkreses se thjeshte si prove ne
kete gjykim, e cila per shkak te njohurive te posacme qe nevojiten kryhet me ane te eksperteve ne fushen
grafike, duke ju vene ne dispozicion mostra te marra ne seancen gjyqesore dhe mostra te lira te mjaftueshme
per kryerjen e ekspertimit. Caktimi i eksperteve, detyrat e vena atyre dhe vleresimi i konkluzioneve te ekspertimit
kryehet sipas neneve 225-230 te Kodit te Procedures Civile. Keto dispozita nuk jane zbatuar nga gjykata.
Shkresa administrative e kthyer si pergjigje nga Laboratori Qendror i Kriminalistikes nuk eshte akt ekspertimi.
Gjykata e apelit ka gabuar edhe ne arsyetimin jo ne perputhje me ligjin edhe te pjeses tjeter te vendimit.
Gjykata e apelit shprehet ne vendimin e saj se: “akt marreveshjet e bera midis paleve date 13.4.1999 dhe
18.7.1999,qe bejne fjale per te marre secili nga 100 m2 nga lokali “Pranvera” (qe ne fakt eshte Violeta Ngjela
pronare e vetme) dhe per nje shume prej 1.300.000 lekesh te marre nga Dhamo Ngjela me 8 shkurt 1995, nuk
mund te merren si prove nga gjykata, sa kohe ato jane shqyrtuar nga nje trup gjykues tjeter dhe pas berjes se
kompensimeve ky trup gjykues me vendimin nr.902, date 17.07.2000 ka pranuar padine e paditesave Alfred dhe
Odise Ngjela, duke detyruar te paditurin Dhamo Ngjela te paguaje shumen prej 2,327.907 leke.”
Qendrimi i mbajtuar nga Gjykata e Apelit Durres nuk eshte i bazuar ne ligj.
Megjithese vendimi gjyqesor nr. 902,date 17.07.2000 nuk eshte i administruar ne dosje, rezulton qarte
nga materialet e ceshtjes si dhe nga procesverbali gjyqesor se, per shumen prej 1.300.000 lekesh te pretenduar
nga paditesit se i kane dhene hua te paditurit, me daten 8 shkurt 1995 , ka qene duke u zhvilluar nje proces
tjeter gjyqesor, me objekt detyrimin e te paditurit te permbushe detyrimet qe rrjedhin nga deklarata noteriale
nr.2024/1280 date 18.07.1999. Sipas arsyetimit te mesiperm te gjykates se apelit, del sikur kerkimi i paditesave
per shumen 12.000.000 leke qe eshte objekt i ketij gjykimi eshte zgjidhur ne gjykimin e ceshtjes me nr. 902, fakt
ky qe nuk qendron per arsye se jane dy kerkime te ndryshme dhe me gjithe kerkesen e paleve ne gjykim nuk
eshte pranuar nga gjykata per tu bashkuar ceshtjet ne nje gjykim te vetem.
Ne arsyetimin e vendimit te gjykates se apelit, nuk jane mbajtur parasysh dispozitat proceduriale, te
cilat rregullojne menyren e vleresimit te provave te administruara gjate gjykimit. Sipas nenit 253 te Kodit te
Procedures Civile “Aktet zyrtare qe perpilohen nga nepunesi i shtetit ose personi qe ushtron veprimtari publike,
brenda kufijve te kompetences se tyre dhe ne formen e caktuar, perbejne prove te plote te deklarimeve qe jane
bere perpara tyre per faktet qe kane ngjare ne prani te tyre, ose per veprimet e kryera prej tyre. Lejohet te
provohet e kunderta vetem kur pretendohet se shkresa eshte e fallsifikuar”. Ne rastin ne shqyrtim paditesit kane
pretenduar te provojne kontributin e dhene ne privatizimin e lokalit, angazhimin ne blerjen e lokalit dhe venien e
tij ne pune, nepermjet aktmarreveshjes noteriale me nr. 227 rep dhe nr.85 kol te bere tek noteri Sabri Limanaqi.
Ne keto rrethana kjo akt marreveshje nuk ka shkaqe qe te mos vleresohet si prove nga ana e
gjykates.Nisur nga dispozita ligjore e permendur lidhur me fuqine provuese te saj, eshte gjykata ajo qe mbasi
ben te gjithe vleresimin e fakteve te paraqitura nga palet, duke i cmuar ato ne teresine e tyre dhe sipas bindjes
se saj te brendshme, arrin ne perfundimin mbi bazueshmerine ne prova te kerkese padise se paraqitur per
gjykim. Ne kete aspekt perbejne prove ne kuptimin procedural si vleresimi dhe preventivi i lokalit ashtu dhe
faktet e paraqitura nga te paditurit per marrjen e kredise ne banke e te tjera. Eshte gjykata qe pas kesaj e
mbeshtet vendimin ne provat e paraqitura nga palet, duke cmuar provat qe ndodhen ne aktet. Eshte detyrim
procedural per gjykaten qe ne vendimin e saj te beje analizen e provave.

PËR KËTO ARSYE

24
Kolegji Civil i Gjykates se Larte bazuar ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.490, date 16.10.2000 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e ceshtjes
per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane me 25.9.2001

Nr. 2502/1034 i Regj. Themeltar.


Nr. 978 i Vendimit

25
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Natasha Sheshi “
Irma Bala “
Metush Saraci “
ne seancen gjyqesore te dates 25.9.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2175 qe i perket:

PADITËS: ZENEPE CEJKU - LAÇ

I PADITUR: SOKRAT PRILLO – LAÇ

PERSONI I TRETË: BANKA E KURSIMEVE - LAÇ

OBJEKTI I PADISË
Pjestim pasurie.
Neni 370 e vijues i K.Pr. Civile.

Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr. – date 24.7.2001 ka vendosur:


Moskompetencen e saj dhe dergimin e akteve Gjykates se Larte.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit ka bere rekurs paditesi, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Kerkesa e te paditurit nuk eshte bere ne formen e kerkuar ligjore.
- Kerkesa e te paditurit dhe vendimi i gjykates jane te pabazuara ne ligjin procedurial.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Paditesja Zenepe Cejku ka kerkuar ne Gjykaten e Rrethit Kurbin pjestimin e pasurise
bashkeshortore, bazuar ne nenin 207 te Kodit Civil. Paditesja eshte punonjese e kesaj gjykate. I padituri
Sokrat Prillo, bazuar ne kete fakt ka kerkuar perjashtimin e te gjithe trupit gjykues nga gjykimi i ceshtjes dhe
dergimin per shqyrtim ne nje gjykate tjeter.
Gjykata e Rrethit Kurbin, pa u shprehur lidhur me kerkesen e te paditurit per perjashtimin e trupit
gjykues, me vendimin gjyqesor te dates 24.7.2001 arsyeton se nuk eshte kompetente per te vendosur lidhur
me kerkesen e te paditurit per transferimin e ceshtjes ne nje gjykate tjeter dhe ka vendosur mos
kompetencen e saj per shqyrtimin e kerkeses per transferimin e ceshtjes, dhe duke e pezulluar gjykimin e ka
derguar ceshtjen per kompetence ne Gjykaten e Larte.
Duke vepruar si me siper, Gjykata e Rrethit Kurbin nuk ka zbatuar drejt ligjin procedural.
Ne baze te ndryshimeve qe jane bere ne Kodin e Procedures Civile, te cilat kishin hyre ne fuqi para
se gjykata te merrte vendimin, kerkesa per perjashtimin e gjyqtareve shqyrtohet ne séance nga i njejti trup
gjykues qe gjykon ceshtjen. Ne zbatim te ketij detyrimi procedural, gjykata duhet ta kishte shqyrtuar e me
pas te merrte vendim lidhur me kerkesen e te paditurit per perjashtimin e trupit gjykues.
Gjykata ka gabuar edhe kur e konsideron Gjykaten e Larte si gjykate kompetente per te vendosur
transferimin e ceshtjeve civile nga nje gjykate ne nje gjykate tjeter. Kodi i Procedures Civile nuk e njeh
institutin e transferimit te ceshtjes. Gjykata e Larte, ne baze te neneve 59 deri 64 te Kodit te Procedures
Civile zgjidh kundershtimet qe behen nga palet lidhur me juridiksionin ose kompetencen. Ne ceshtjen ne
shqyrtim nuk eshte shtruar ceshtje e kompetences, sepse Gjykata e Rrethit Kurbin eshte gjykata
kompetente per gjykimin e kerkese padise per pjestimin e pasurise bashkeshortore.
PËR KËTO ARSYE

26
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485 te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit date 24.7.2001 te Gjykates se Rrethit Kurbin dhe dergimin e ceshtjes ne po ate
gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 25.09.2001

Nr. 2175 i Regj. Themeltar.


Nr. 979 i Vendimit

27
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Thimjo Kondi Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Agron Lamaj Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1733/322 me pale:

PADITËS: YMER ISUFI, me përfaqesues av.Agim Hoxha

TE PADITUR: SEKSIONI I FINANCËS PRANË KËSHILLIT TË


RRETHIT KAVAJË

PERSON I TRETE: SELAUDIN MAXHUNI, me përfaqesues av.Kujtim Capo

OBJEKTI I PADISË:
Vërtetim fakti të pronësisë mbi një sipërfaqe
toke bujqësore prej 32 dynym
Baza ligjore: Neni 388 i K.Pr.Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavajë me vendimin nr. 352, date 16.11.1999 ka vendosur:
Rrëzimin e padisë së paditësit Ymer Isufi kundër të paditurit, Seksionit të Financës së
Këshillit të Rrethit Kavajë dhe pales së tretë, Selaudin Maxhuni dhe duke vërtetuar faktin
juridik se Abdulla Maxhuni ka qenë i vetmi pronar mbi një sipërfaqe toke bujqësore prej 32
dynym të ndodhur në fshatin Karpen, me emrin popullor “Kripore”, me kufijt përkatës.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.144, date 22.03.2000 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.352, date 16.11.1999 të Gjykatës së Rrethit Kavajë.
Pranimin e padisë së paditësit Ymer Isufi, duke vërtetuar faktin juridik të pronësisë mbi një
sipërfaqe toke bujqësore prej 32 dynym, të ndodhur në fshatin Karpen, me kufizimet
përkatëse.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs person i tretë, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e apelit me inisiativë ka ndryshuar pozitën time proceduriale, nga ndërhyrës kryesor
në person të tretë.
- Gjykata ka shkelur nenin 28 të K. Pr. Civile, duke u shprehur vetëm për pretendimet e
paditësit, ndërsa në lidhje me pretendimet e mia si pale ndërgjygjëse nuk është shprehur
fare.
- Gjykata e apelit nuk ka analizuar drejt provat që janë administruar në dosje.
- Gjykata ka keqinterpretuar vendimin nr.47, date 25.05.1994 të gjykatës së rrethit Kavaje,
sipas të cilit familja Maxhuni ka vërtetuar faktin e pronësisë së 57 dynym truall në qytetin e
Kavajës dhe jo të tokës bujqësore, siç pretendohet në gjykim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, përfaqesuesin e personit te trete, av.Kujtim Capo, i cili kërkoi
prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit, perfaqesuesin e pales paditese, av.Agim Hoxha, i cili kerkoi
lënien në fuqi te vendimit te gjykates se apelit e pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

28
VËREN
Vendimi nr.144, date 22.03.2000 i Gjykates se Apelit Durres dhe ai nr.352, date 16.11.1999 i
Gjykates se Rrethit Gjyqesor jane te padrejte per shkak te mosrespektimit ose zbatimit te gabuar te ligjit,
prandaj ato duhet te prishen dhe çështja te pushohet.
Gjykatat ne zgjidhjen e kesaj çështjeje, ne vend qe te zbatonin nenin 392 te Kodit te Procedures
Civile, gabimisht kane zbatuar nenin 388 te ketij Kodi. Sipas kesaj dispozite te fundit, kur nga nje fakt varet
lindja, ndryshimi ose shuarja e te drejtave personale apo pasurore te nje personi dhe akti qe verteton ate
eshte zhdukur, ka humbur dhe nuk mund te behet perseri ose nuk mund te merret me ndonje rruge tjeter,
personi i interesuar ka te drejte te kerkoje qe fakti te vertetohet me vendim te gjykates.
Por, sipas nenit 392 te Kodit te Procedures Civile parashikohes se, kur, gjate shqyrtimit te kesaj
kerkese, lind nje konflikt midis kerkuesit dhe nje personi tjete te interesuar, per te drejten civile qe ka lidhje
me vertetimin e faktit, gjykata vendos pushimin e shqyrtimit te çështjes. Ne kete rast pelet mund t’i drejtohen
gjykates me padi, sipas rregullave te pergjithshme.
Ne rastin ne gjykim si paditesi Ymer Isufi, ashtu edhe personi i trete Selaudin Maxhuni, kane ndjekur
te njejten rruge, ate te vertetimit te faktit juridik te pronesise mbi te njejten siperfaqe toke bujqesore prej 32
dynym, te ndodhur ne vendin e quajtur “Kripore” te fshatit Karpen, Kavaje. Te dy ata kane plotesuar te
njejtat dokumente, siç kerkohet ne menyre te specifikuar nga Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr.560, date
16.10.1995, ‘Per masat ne zbatim te ligjit nr.7699, date 21.04.1993 “Per kompensimin ne vlere te ish-
pronareve te tokes bujqesore”.
Ne keto rrethana, pavaresisht se Vendimi i mesiperm i Keshillit te Ministrave kerkon qe, ne rastet e
mungeses se te dhenave nga ana e Zyres se Kadastres per te leshuar vertetim zyrtar te pronesise sipas
regjistrave perpara reformes agrare (per ato zona ku eshte zbatuar kjo reforme), vertetimi i pronesise behet
me vendim te gjykates, pas plotesimit te dokumentacionit te kerkuar, ky konflikt nuk mund te zgjidhet nga
gjykata me vertetim fakti pronesie, sipas nenit 388 te Kodit te Procedures Civile.
Ne keto raste, siç u permend, zbatohet neni 392 i Kodit te Procedures Civile, pasi jane kushtet e
kerkuara nga ky nen; personi i trete ka konflikt me paditesin per vertetimin e faktit te pronesise mbi te njejten
siperfaqe toke bujqesore.
Prandaj, vendimet e te dyja gjykatave duhet te prishen dhe çështja te pushohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/e te K.Pr.Civile

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.144, date 22.03.2000 te Gjykates se Apelit Durres dhe te vendimit nr.352,
date16.11.1999 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Tirane, me 27.09.2001

Nr. 1733/ 322 i Regj. Themeltar


Nr. 980 i Vendimit

29
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Thimjo Kondi Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Agron Lamaj Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: KOZMA RISTA, FIER

I PADITUR KUNDËRPADITËS: KUJTIM RAMA, FIER

TË PADITUR: 1. PËLLUMB OSMANI,


2. PALI KERRI,
3. ZYBER HATIJA,
4. KOMISIONI I KTHIMIT DHE
KOMPENSIMIT TË PRONAVE (KKKP)
PRANË BASHKISË FIER

OBJEKTI I PADISË:
Pushim cënimi e kthim e lirim trualli;
neni 128 i Kodit Civil e 86 i Kodit të Procedures Civile

OBJEKTI I KUNDERPADISË:
Kundershtim i vendimit nr.45, date 11.05.1995 të KKKP
pranë Bashkisë Fier; Ligji nr.7698, date 15.04.1993

Gjykata e shkallës së pare Fier me vendimin nr.592, date 26.04.1999 ka vendosur:


Pranimin e padisë së paditësit të kundërpaditur Kozma Rista kundër të paditurit Zyber Hatija
dhe detyrimin e tij t’i lirojë paditësit truallin prej 20 m 2 të ndodhur në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Rrëzimin e padisë së paditësit të kundërpaditur Kozma Rista kundër të paditurit Pëllumb
Osmani, si të pambështetur në ligj e në prova.
Rrëzimin e padisë së paditësit të kundërpaditur Kozma Rista kundër të paditurit Pali Kerri si
të pambështetur në ligj e në prova.
Rrëzimin e padisë së paditësit të kundërpaditur Kozma Rista kundër të paditurit Kujtim
Rama, si të pambështetur në ligj e në prova.
Pranimin e kundërpadisë se te paditurit kundërpaditës Kujtim Rama kundër paditësit të
kundërpaditur Kozma Rista dhe të paditurit KKKP pranë Këshillit të Rrethit Fier, duke
ndryshuar vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit te Pronave nr.45, date
11.05.1995 dhe duke i zbritur sipërfaqes së përgjithshme të truallit të kthyer trashëgimtareve
të ishpronarit Gjergji Rista sipërfaqen prej 633 m 2.

Gjykata e apelit Vlorë me vendimin nr.669, date 21.12.1999 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.592, date 26.04.1999 të gjykates se rrethit Fier dhe duke e gjykuar
çështjen në fakt :
Pranimin e pjesëshëm të padisë së paditësit të kundërpaditur Kozma Rista. Detyrimin e të
paditurit kundërpaditës Kujtim Rama të lirojë e t’i dorëzojë paditësit Kozma Rista sipërfaqen
prej 78 m2, detyrimin e të paditurve Pëlllumb Osmani e Pali Kerri te lirojnë e t’i dorëzojnë
paditësit Kozma Rista respektivisht 20 m 2 dhe 153 m2 sipërfaqe këto me ngjyrë të verdhë në
skicën që shoqëron vendimin.

30
Pranimin e pjesshëm të kundërpadisë, duke u anulluar vendimi i KKKP nr.45,
date 11.05.1995 për sipërfaqen 930 m 2, duke urdhëruar kompnesimin e paditësit për këtë
sipërfaqe, pasi ajo është e zënë (404 m2 trotuar dhe 526 m2 të paditurit.
Lënien në fuqi të vendimit të mësipërm për të paditurin Zyber Hatija.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili parashtron keto shkaqe per
prishjen e tij :
- Gjykata ka lejuar shkelje të rënda proceduriale ne gjykimin e çështjes; ajo nuk ka marre
parasysh dokumentat dhe aktet zyrtare qe une kam paraqitur gjate gjykimit dhe qe jane
pranuar nga gjykatat.
- Me vendimin nr.2173, date 29.09.1999 të Gjykates se Kasacionit mua më është marrë
shtëpia dhe jo trualli prej 692 m2 që më mban peng Kujtim Rama.
- Gjykata e faktit ka bërë shkelje ne pranimin e dokumenteve te paleve, pasi ata i kane
paraqitur 1 vit me vone se une kisha paraqitur padinë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia në mungesë të perfaqesuesve te palëve ndërgjyqëse dhe
pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga paditesi i kunderpaditur Kozma Rista nuk permban asnje nga rastet qe
parashikon neni 472 i Kodit te Procedures Civile, por ben fjale per analizen dhe vleresimin e provave te bere nga
Gjykata e Apelit.
Ne keto kushte ai nuk duhet te pranohet dhe vendimi i gjykates se mesiperme duhet te lihet ne fuqi.
Ka rezultuar se paditesi i kunderpaditur, Kozma Rista eshte nje nga trashegimtaret e ish-pronarit Gjergji
Rista, te cilit me vendimin nr.45, date 11.05.1995 te KKKP Fier i eshte njohur dhe kthyer nje truall ne lagjen
“8 Shkurti” Fier. Paditesi i kunderpaditur eshte bere pronar vetem i dy parcelave te ketij trualli. Ai ka kerkuar
lirimin dhe dorezimin e siperfaqeve te teperta qe kane zene i padituri kunderpadites, Kujtim Rama dhe te
paditurit Pellumb Osmani, Pali Kerri dhe Zyber Hatija ne truallin (parcelat) e tij.
I padituri kundërpaditës Kujtim Rama ka paraqitur kundërpadi, me ane te se ciles ka kërkuar
anullimin e vendimit të KKKP Fier për pjesën e truallit mbi të cilën gjendet shtëpia e tij dhe siperfaqet
funksionale te saj, me pretendimin se kete shtepi e ka blerë në bazë të një kontrate shitblerjeje te vitit 1991,
pra, perpara se te dilte ligji nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave
ishpranareve”. Paditësi ka kërkuar pavlefshmërinë e kësaj kontrate dhe kthimin e sendit, por me vendimin
nr.2173, date 29.09.1994 të Kolegjit Civil të Gjykates se Kasacionit (sot Gjykata e Larte) i është rrëzuar
padia.
I padituri Pëllumb Osmani ka ndertuar nje objekt ndertimi (banese & lokal) në baze te lejeve te ndertimit
te dhëna nga organet e pushtetit lokal me 1990 dhe 1992 dhe së fundi me 1994, ndersa i padituri Pali Kerri ka
ndertuar po me lejen e ketyre organeve nje shtëpi që në vitin 1979. Por, qe te dy keta kane zene me teper
siperfaqe trualli se sa u eshte akorduar.
I padituri Zyber Hatija ka ndërtuar nje lokal ne vitin 1994 pa lejen e organeve kompetente.
Gjykata e Apelit, mbi kerkesen e vazhdueshme te paditesit te kunderpaditur ka perseritur ekspertimin,
duke thirrur nje grup te ri ekspertesh per te percaktuar perfundimisht siperfaqet e teperta qe i padituri
kunderpadites dhe te paditurit e tjere kane zene ne truallin (parcelat) e paditesit te kunderpaditur.
Ne perfundim, ekpertet kane percaktuar keto siperfaqe te teperta dhe mbi kete baze Gjykata e Apelit ka
vendosur lirimin e dorezimin e tyre nga i padituri kunderpadites dhe te paditurit e tjere, si dhe kompensimin e
paditesit te kunderpaditur per ate siperfaqe trualli te zene nga trotuari dhe banesat e te paditurve. Ndersa trualli
qe ka zene lokali i te paditurit Zyber Hatija eshte konsideruar i lire, ashtu siç me te drejte ka konkluduar gjykata e
rrethit, meqenese ai lokal ishte ndertuar pa lejen e organeve kompetente.
Ne keto rrethana, vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte, i bazuar ne ligj e ne prova,
prandaj duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

VENDOSI

31
Lënien në fuqi te vendimit nr.669, date 21.12.1999 të Gjykates se Apelit Vlorë.

Tirane, me 27.09.2001

Nr. 1750/339 i Regj. Themeltar


Nr. 981 i Vendimit

32
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Thimjo Kondi Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Agron Lamaj Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: FATOS HAXHIA, TIRANË përfaqesuar nga av.Artan Zeneli

E PADITUR: RABO INTERNATIONAL ADVISORY SERVISE (RIAS),


me qendër pranë Bankës së Kursimeve sh.a Tiranë,
me përfaqesuese te saj znj. Joana Symms, në mungesë

PERSON I TRETË: BANKA E KURSIMEVE SH.A TIRANË, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:
Deklarimin e pavlefshëm të zgjidhjes së kontratës së punës
dhe shpërblimin e demit të shkaktuar duke më paguar pagën
për kohën e parashikuar në kontratë
Baza ligjore: Neni 144 e 155 të Kodit të Punës

Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin nr. 1441, date 24.04.2001 ka vendosur:


Pranimin e kërkesëpadisë.
Konstatimin e pavlefshëm të zgjidhjes së kontratës së punës të z.Fatos Haxhia, nga ana e
RIAS, në dispozicion të të cilit ai ishte vënë për një periudhë të caktuar kohe.
Detyrimin e të paditurit RIAS të shpërblejë paditësin me pagën e tij të tre muajve, në vlerën
900 USD.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.650, date 29.05.2001 ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.1441, date 24.04.2001 të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila parashtron këto shkaqe
për prishjen e vendimeve dhe rrëzimin e padisë:
- Vendimi i gjykates eshte alogjik, fakti qe paditësi eshte vene ne dispozicion e perjashton
ekzistencen e një kontrate pune me R.I.A.S.-in, kjo duke ju referuar nenit 137/1 të Kodit të
Punes.
- Në rastin që pranohet se ekziston një kontrate pune konform nenit 140/a të Kodit të Punës
nuk ka pse te aplikohet neni 137/1 i Kodit të Punes për vënien ne dispozicion.
- Në vendimin e gjykates se apelit thuhet se nuk disponohen prova per te vertetuar se kontrata
eshte zgjidhur per shkaqe te arsyeshme , ku në deklarimin e avokatit të paditësit në gjykaten
e shkalles se pare pranohet qe ai ka mashtruar ne lidhje me kilometrat por ajo ka qene
simbolike ne krahasim me pagen qe ai paguhej.
- Në prokurorine e rrethit Tirane është regjistruar një kallzim penal kunder paditësit, i cili nuk
u morr parasysh nga gjykata në kundershtim me nenin 297/a te Kodit të Procedurës Civile.
- Duke u pranuar fakti i ekzistences se kontrates se punes me Bankën dhe jo me RIAS nuk
mund te legjitimohet z.Haxhia, si pale në proces me RIAS, kjo e fundit duhet te jete si
person i trete në procesin e z.Haxhia me Banken.

33
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Perikli Zaharia, përfaqesuesin e pales paditëse av.Artan Zeneli, i cili kërkoi
lënien në fuqi te vendimeve, ne mungese te perfaqesuesit te pales se paditur dhe te personit te trete, dhe
pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Si vendimi i Gjykates se Apelit, ashtu edhe ai i Gjykates se Rrethit jane te padrejte, per shkak se jane
shkelur rende rregullat proceduare, neni 467/d i Kodit te Procedures Civile, si pasoje e mosrespektimit ose
zbatimit te keq te ligjit, Kodit te Punes.
Paditësi ka qene i punësuar si shofer pranë personit të tretë, Banka e Kursimeve sh.a. Tiranë. Në
bazë të një marreveshjeje midis kesaj Banke dhe pales së paditur RIAS, paditësi si punëmarrës është vënë
në dispozicion të kesaj pale.
Palët ndërgjyqëse kanë lidhur një marreveshje pune midis tyre me daten 04.10.2000, ku janë
parashikuar paga e paditësit, kushte te njëjta pune me ato të punëmarresve te tjerë si dhe zgjidhja e saj, në
rast te zgjidhjes se kontrates mes RIAS dhe Ministrise se Financave.
Me 29.01.2001 përfaqesuesja e pales se paditur ka lajmëruar Drejtorin e Bankës së Kursimeve për
largimin nga puna te paditësit.
Më 31.01.001 paditësit i komunikohet largimi nga puna, duke iu paraqitur si shkaqe: sjellja totalisht e
papranueshme dhe agresive në kapacitetin e tij si shofer dhe inflacioni i madh i fletëve të kilometrave ditore.
Më date 07.02.2001 është bërë zgidhja e kontrates se punes nga Banka e Kursimeve.
Paditësi ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës (marreveshjes) se punes me palen e
paditur dhe pagimin e shpërblimit të demit të shkaktuar, me pretendimin se zgjidhja e kesaj kontrate eshte
bërë pa shkaqe te arsyeshme dhe se nuk është respektuar procedura e largimit nga puna, sipas dispozitave
ligjore.
Pala e paditur ka prapsuar se, nuk ka pasur kontrate pune me paditësin, pasi ai është vënë në
dispozicion të saj nga punëdhënësi i mëparshëm, Banka e Kursimeve.
Në gjykimin në shkalllë të pare është thirrur nga gjykata, si person i tretë Banka e Kursimeve sh.a
Tiranë.
Pala e paditur ka bërë edhe kallzim penal ndaj paditësit për veprën penale te fyerjes dhe për këtë
arsye ka kërkuar pezullimin e gjykimit të çështjes gjate gjykimit.
Gjatë gjykimit në shkallë të pare nuk është pranuar nga gjykata kërkesa e pales së paditur për
bashkimin e kësaj çështjeje me çështjen tjetër civile me të njëjtin paditës dhe me pale të paditur Bankën e
Kursimeve.
Gjykata e Apelit dhe ajo e Rrethit edhe pse kane pranuar se paditesi eshte vene ne dispozicion te
pales se paditur nga Banka e Kursiomeve, detyrimin për pagimin e dëmshpërblimit ia kane njohur pales se
paditur.
Sipas nenit 137/1 te Kodit te Punes, kur punedhenesi ve ne dispozicion te nje punedhenesi tjeter nje
punemarres te tij, ne kete rast mbetet ne fuqi kontrata fillestare midis punedhenesit dhe punemarresit.
Pra, pavaresisht se paditesi eshte vene ne dispozicion te anes se paditur, RIAS, ai nuk e ka zgjidhur
kontraten e punes me Banken e Kursimeve si punëdhënëse, prandaj ne kete rast kjo kontrate ka mbetur ne
fuqi.
Per rrjedhoje, per konfliktin e lindur midis tij dhe anes se paditur, paditesi duhej t’i drejtohej
punedhenesit, Bankes se Kursimeve, e cila eshte e detyruar te permbushi detyrimet e saja, si punedhenese,
kundrejt paditesit, si punemarres.
Sipas nenit 137/4 te Kodit te Punes, kur punedhenesi nuk permbush detyrimet e tij kundrejt
punemarresit, te vene ne dispozicion te nje punedhenesi tjeter, ky i fundit pergjigjet si solidar me punedhenesin
e pare per detyrimet kundrejt punemarresit.
Pra, ne kete rast paditesi kerkimin duhej t’ia drejtonte Bankes se Kursimeve dhe kjo e fundit, nese
do ta konsideronte kete kerkim te drejte, do t’i kerkonte pales se paditur per tu pergjigjur per detyrimin
kundrejt paditesit.
Ne kete rast si pale e paditur duhej te ishte Banka e Kursimeve dhe jo RIAS. Kjo e fundit duhej te
pozicionohej si person i trete, duke u bashkuar me Banken e Kursimeve.
Ne keto rrethana, gjykata e rrethit dhe ajo e apelit, duke mos respektuar nenin 137 te Kodit te
Punes, kane shkelur rende rregullat proceduriale, nenin 467/d te Kodit te Procedures Civile, duke vazhduar
gjykimin me ndergjyqesine e mesiperme. Prandaj te dy vendimet e dhena prej tyre duhet te prishen dhe
çështja te dergohet per rishqyrtim ne gjykaten e rrethit, duke u mbajtuar ne vemendje sa me siper.
Pavaresisht se paditesi paraqiti nje kerkese qe mban daten 26.09.2001 me emrin e perfaqesuesit te
pales se paditur RIAS per pushimin e gjykimit te çështjes, me arsyetimin se kjo pale eshte larguar perfundimisht
nga Shqiperia, behet e qarte se ne kete faze, kur eshte paraqitur rekursi dhe eshte vene ne levizje Gjykata e
Larte, nuk mund te kerkohet pushimi i gjykimit te çështjes, por heqja dore nga rekursi i paraqitur. Sipas nenit
490 te Kodit te Procedures Civile, heqja dore nga rekursi behet me shkrim, e nenshkruar nga vete pala ose
avokati i saj, i pajisur me prokure per kete qellim. Konstatohet se kjo kerkese nuk ploteson kushtet e

34
parashikuara nga kjo dispozite, sepse nuk eshte e shoqeruar me prokuren perkatese, prandaj nuk merret
parasysh.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.650, date 29.05.2001 të Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.1441, date
24.04.2001 të Gjykates se Rrethit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykaten e Rrethit Tiranë me
tjetër trup gjykues.
Tirane, me 27.09.2001

Nr. 2065 i Regj. Themeltar


Nr. 982 i Vendimit

35
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Nikoleta Kita “
Natasha Sheshi “
Irma Bala “
ne seancen gjyqesore te dates 25.9.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2235/783 qe i perket:

PADITËS: FIRMA “SHEHI” VLORE

I PADITUR: DOGANA VLORE

OBJEKTI I PADISË
Kthim shume.
Neni 34 i Kodit Doganor.

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr. 306 date 28.3.2000 ka vendosur:


Pranimin e padise duke e detyruar palen e paditur t’i ktheje paditeses shtesen e tarifes
doganore 1369207 leke.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 280 date 19.5.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 306 date 28.3.2000 te gjykates se rrethit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs Drejtoria e Pergjithshme e Doganave e cila
kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit duke parashtruar keto shkaqe:
- Prane autoriteteve doganore eshte paraqitur vetem deklarata doganore nje “fature” sherbimi
e anijes transportuese.
- Subjekti duhej te paraqiste konform nenit 23 te Kodit Doganor, dokumentacionet perkatese,
si flete-porosi, kontrate-shitje, etj.
- Autoriteti doganor ka kerkuar paraqitjen e dokumenteve por nuk i eshte vene ne
dispozicion.
- Te zbatohet vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 205 date 13.4.1999.
Pala paditese ka paraqitur kunderrekurs me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se
apelit duke parashtruar keto shkaqe:
- Rekursi nuk eshte nenshkruar nga vete pala por nga zv/drejtori i Drejtorise se Pergjithshme
te Doganave ne kundershtim me nenin 474 te K.Pr.Civile.
- Dyshimi per vleren e fatures se mallit ka qene fare i pabazuar.
- Cmimi i blerjes eshte kontrolluar edhe me pare nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese ne mungese, ate te pales se paditur ne
mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 280 date 19.5.2000 i Gjykates se Apelit Vlore nuk eshte i drejte e si i tille duhet prishur dhe
çeshtja te kthehet per rishqyrtim asaj gjykate.
Nga gjykimet ka rezultuar se pala paditese eshte person juridik privat qe ushtron aktivitet tregtar import
eksport mallrash te ndryshme, me qender ne qytetin e Vlores.

36
Me date 1.2.2000 ka importuar nga Italia nje sasi prej 2850.9 ton çimento, transportuar me anijen
italiane “Philippos” nga Otranto ne Vlore. Paraqitja e mallit te importuar per te kryer procedurat doganore eshte
bere ne Degen e Doganes Vlore. Nga pala paditese eshte paguar sipas mandat arketimit nr. 159681
date 1.2.2000 tarifa doganore perkatese per çdoganimin e mallit. Meqenese organi doganor nuk eshte bindur
per vleren e mallit te deklaruar nga pronari ose nendoresi (paditesi), pra se kjo vlere perfaqeson shumen totale
te paguar realisht nga pala paditese per blerjen e mallit, ka aplikuar nje tarife doganore shtese ne shumen
1.373.315 leke e cila eshte paguar nga pala paditese me mandat arketimin nr. 119463 date 1.2.2000. Duke
pretenduar se çmimi i mallit, eshte ai i deklaruar ne dogane e perputhet me dokumentat e paraqitura prane
autoritetit doganor paditesi i eshte drejtuar gjykates per kthimin e shumes 1.373.315 leke mbajtur padrejtesisht
nga ana e paditur.
Gjykata e Apelit Tirane ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit qe pranonte padine e paditesit, pa
hetuar konform nenit 14 te K.Pr.Civile, e arsyetuar ne menyre jo logjike.
Baza ligjore e zgjidhjes se mosmarreveshjes mes paleve jane “Kodi Doganor i Republikes se
Shqiperise”, ligji nr. 7609 date 22.9.1992 “Per tarifat doganore” (me ndryshimet perkates), si dhe aktet nenligjore
ne zbatim te tyre, ne te cilat duhej bazuar vendimi i gjykates.
Nuk eshte hetuar nese subjekti i kontrollit doganor (paditesi) i ka paraqitur organit doganor dokumentet
perkatese konform nenit 65 te Kodit Doganor, se deklarata doganore me shkrim e paraqitur nga paditesi eshte
konform neneve 68, 87, 88, 89, 91 etj. te Kodit Doganor e ka bindur anen e paditur se çmimi i mallit i deklaruar
eshte ai qe realisht eshte paguar sipas kontrates se shitjes se mallit, ne vendin ku eshte realizuar shitja.
Nuk eshte hetuar nese ana e paditur ka zbatuar nenet 34, 35, 36 te Kodit Doganor ne percaktimin e
vleres doganore, kerkesat e ligjit te sipercituar “ Per tarifat doganore”, te VKM nr. 205 date 13.4.1999 “Per
dispozitat zbatuese te Kodit Doganor”, vecanerisht ne lidhje me menyren e nxjerrjes se detyrimit doganor,
udhezimet nr. 2 date 24.5.1998 e nr. 2/1 date 24.5.1998 te Ministrise se Financave, pra nese autoriteti doganor
ka aplikuar drejte tarifen doganore shtese, apo duhet te zbatonte ne percaktimin e vleres doganore metoden e
vleres se transaktuar (çmimin realisht te paguar). Nese ana e paditur ka qene para rrethanave te tilla qe nuk e
lejonin te zbatonte nenet 34, 35 te Kodit Doganor, por nje dispozite tjeter, ne vleresimin doganor te caktuar prej
saj.
Gjykata e apelit nuk mund te arrije ne konkluzione te drejta, nese eshte llogaritur drejte ose jo tarifa
doganore, pa marre mendimin e eksperteve specialiste ne fushen e doganave te cilet nuk jane thirrur ne asnje
shkalle gjykimi, per te dhene mendim, mbi bazen e dokumentave te paraqitura nga palet e administruar nga
gjykata.
Sa siper, jane te detyrueshem per zbatim nga gjykata e apelit gjate rishqyrtimit te ceshtjes e cila
konform nenit 465 te K.Pr.Civile, ka te drejte te perserise teresisht ose pjeserisht hetimin gjyqesor.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 280, date 19.5.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e ceshtjes per
rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.

Tirane me 25.9.2001

Nr. 2235/783 i Regj. Themeltar.


Nr. 983 i Vendimit

37
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Natasha Sheshi Anetare
Ylvi Myrtja Anetar
Irma Bala Anetare
Ne seancen gjyqesore te dates 25.09.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr 2297/841 qe i perket:

PADITËS: SIMON CEKA, banues ne Tirane

I PADITUR: AGJENSIA KOMBETARE E PRIVATIZIMIT ne mungese

PERSON I TRETË: NDERMARRJA E PERBASHKET INDUSTRI TREGETI


TRANSPORT

OBJEKTI I PADISË
Kthim shume

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.3690, date 14.12.1999 ka vendosur:


Pranimin pjeserisht te padise.
Detyrimin e AKP t’i ktheje paditesit Shoqerise “Ceka” sh.p.k shumen 906.000 leke.
Rrezimin e kerkeses per shumen e indeksuar dhe interesat bankare.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 674, date 29.06.2000, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 3690, date 14.12.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane me
plotesim qe t’i paguhen interesat bankare deri ne ekzekutimin e vendimit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs pala e paditur e cila kerkon ndryshimin e vendimit
duke parashtruar keto shkaqe:
- Trupi gjykues nuk ka vepruar drejt ne rregullsine e ndergjyqesise duke mos thirrur si pale
ne kete proçes perfaqesuesin e shoqerise aksionere dhe MEE Privatizimit.
- AKP nuk eshte pale pjesemarrese ne kontrate e ligji nuk parashikon qe per detyrimet mes
paleve te perfshihet personi i trete.
- Te thirret perfaqesuesi i shoqerise aksionere dhe MEE Privatizimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales padise ne mungese, ate te pales se paditur ne
mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 3690 date 14.12.1999 i Gjykates se Rrethit dhe vendimi nr. 674 date 29.06.2000 i Gjykates
se Apelit Tirane, duhen prishur per shkak se nuk eshte formuar drejt ndergjyqesia konforme nenit 467 /d te
K.Pr.Civile.
Nga gjykimet ka rezultuar se paditesi Simon Ceka me cilesine e presidentit te Shoqerise “Ceka”
shpk, shoqeri kjo e krijuar per ruajtjen e objekteve me roje private ka ngitur padi kunder AKP, per kthimin e
shumes 906.000 leke. Ky detyrim sipas paditesit mbetur pa u likujduar konforme aktmarreveshjeve date
31.12.1995 dhe date 01.01.1997 me Ndermarrjen e Perpunim Drurit Laç per ruajtjen e objekteve e pasurive te
kesaj Ndermarrje me roje private.
Detyrimet e mbetura pa u likujduar, nga hetimi gjyqesor ka rezultuar se i perkasin periudhes nentor –
dhjetor 1996 dhe janar- mars 1997.

38
Veprimi juridik rezulton te jete kryer mes Shoqerise “Ceka” te ruajtjes se objekteve dhe shoqerise
tregtare te Perpunim Drurit Laç si i tille ky jo veprim juridik ka synuar te krijoje ndryshoje ose te shuaj te drejta e
detyrime juridike civile vetem per palet qe kane shfaqur ligjerisht vullnetin e tyre per kryerjen e ketij veprimi siç
jane palet e cituara ne akt marreveshje.
E paditura Agjensia Kombetare e Privatizimit e cila eshte pranuar me kete cilesi edhe nga te dy gjykatat
nuk eshte pale ne veprim juridik e nuk mund te detyrohet te pergjigjet per mosmarreveshje qe kane palet e tjera
pjesemarrese ne veprim juridik.
Nese gjykata provonte se personi juridik shteteror, qe ka nenshkruar marreveshjen me paditesin ka
mbaruar sipas Ligjit 7926 date 20.04.1995 “Per transformimin e ndermarrjeve shteterore ne shoqeri tregtare”,
duke u transformuar ne nje shoqeri te re, e per pasoje duhej te zbatohej neni 9 i ligjes, pra te thirrej ne gjykim
shoqeria e re e krijuar e cila merr persiper te gjitha detyrimet qe ndermarrja ka patur para transformimit, shoqeri
anonime.
Konforme dispozitave te ligjit te sipercituar AKP nuk eshte cilesuar si perfaqesues i shtetit qe te zoteroje
kapitalin e shoqerise ose te jete pronar i prones shteterore te kesaj shoqerie, gjate ose pas transformimit, siç
eshte cilesuar Ministria e Financave .
Per formimin e drejte te ndergjyqesise e percaktimin e personit pergjegjes per pagimin e detyrimit
pretenduar nga paditesi gjykata e rrethit duhet te therrase ne gjykim MEE Privatizimit e Ministrine e Financave,
ose ndonje person juridik shteteror tjeter, per te sqaruar ne lidhje me procesin e transformimit, kush e zoteron
aktualisht kapitalin e shoqerise nese kjo e fundit vazhdon aktivitetin e plote etj.
Sa siper vleresohet se çeshtja duhet derguar per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Tirane.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 674 date 29.06.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr. 3690 date
14.12.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Tirane me
tjeter trup gjykues.
Tirane me 25.09.2001

Nr. 2297/841 i Regj. Themeltar.


Nr. 984 i Vendimit

39
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Bashkim Caka Kryesues


Nikoleta Kita Anetar
Natasha Sheshi Anetar
Irma Bala Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 25.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: 1. VIKTOR PASKALI


2. JANULLA PASKALI

I PADITUR: 1. ANDROKLI PASKALI


2. SOFOKLI PASKALI
3. ZHANETA NDRECI PASKALI
4. ZHANETA GANI PASKALI

OBJEKTI I PADISË:
Pjestim Trualli.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin Nr.42, date 13.01.2000, ka vendosur:


Pjestimin e nje siperfaqe trualli 138 m2 ndodhur ne Korce pjese funksionale e nje shtepie
banimi ndodhur ne Lagj.2, Rr.”Mendelejev” nr.20. (sipas dispoztivit).

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin Nr.249, date 19.07.2000, ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.42, date 13.01.2000 te Gjykates se Rrethit Korce (sipas
dispozitivit).

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs pala paditese,duke parashtruar keto shkaqe:
- Arsyetimi i Gjykates se Apelit eshte i kundraligjshem jo vetem se perben kapercim te
objektit te padise por e zvoglon objektin e padise.
- Vendimi i gjykates se apelit Korce ligjeron ndertimet e paligjshme te Sofokli Paskali.
- Gjykata e eksperti ka gabuar ne variantin e pranuar prej saj per pjestimin e truallit.
- Shtesa e re e Sofokli Paskalit me pengon marrjen e drites e nuk lejon shikimin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese ne mungese, ate te pales se paditur
ne mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.249, date 12.07.2000 i Gjykates se Apelit Korce eshte i bazuar ne ligj e si i tille duhet te lihet
ne fuqi.
Sic kane pranuar gjykatat, palet ndergjyqesa me padine ne gjykim kane kerkuar pjestimin e nje
siperfaqe trualli me siperfaqe 138 m2, ndodhur ne qytetin e Korces, pjese funksionale e nje shtepie banimi
prone e paleve.
Me vendim te fazes se pare te pjestimit Gjykata e Rrethit Korce ka vendosur:
Lejimin e pjestimit te nje siperfaqe trualli 138 m2 te ndodhur ne Korce pjese funksionale e nje
shtepie banimi ne Lagj.2, Rr. “Mendelejev” duke i takuar paditesave Janulla Paskali e Viktor Paskali 1/3
pjese te pandare, te paditurve Sofokli Paskali e Zhaneta Paskali 1/3 pjese te pandare, te paditurve Androkli
Paskali e Zhaneta Paskali 1/3 pjese te pandare.

40
Ne fazen e dyte te pjestimit gjyqsore te sendit te paluajtshem, objekt pjestimi Gjykata e Apelit Korce
ka pranuar si te drejte pjestimin e truallit sipas variantit te dyte te menduar nga ekspertet si me poshte:
Paditesi Viktor Paskali e Janulla Paskali te marrin pjesen “A” me siperfaqe 36 m2, te paditurit
Androkli e Zhaneta (bashkeshort) pjesen “B” me siperfaqe 39 m2, ndersa pjesa “C” po sipas ketij varianti
me siperfaqe 63 m2 i lihet ne pronesi te paditurve Sofokli e Zhaneta. Ne vendimin e gjykates se apelit jane
caktuar dhe vlerat qe pjesa “C” do te kompesoje “A” dhe “B” per siperfaqen e truallit qe ka me teper ne
shumat, 110.000 leke pjesa “A” dhe 77.000 leke pjesa “B”.
Kolegji vlereson se vendimi i Gjykates se Apelit Korce eshte i bazuar ne ligj, konform nenit 207 te
K.Civil. Sendi eshte ndare ne natyre sipas pjeseve qe kane bashkepronaret, drejte eshte analizuar se kjo ndarje
eshte e mundshme dhe nuk demton qellimin perkates te sendit, pjeset e truallit qe i jane lene ne pronesi
korespondojne me pjeset e shtepise qe palet kane ne pronesi.
I drejte eshte vendimi i gjykates se apelit edhe persa i perket caktimit te vleres se kompesimit, qe
rezulton nga pabarazia e pjeseve.
Pretendimet e pales rekursuese ne lidhje me ndertimet e paligjshme te pales Sofokli Paskali nuk
jane objekt i ketij gjykimi.
Ne lidhje me pretendimet e tjera te paraqitura ne rekurs, per ekspertet, analizen e varianteve te
pjestimit te parashtruara ne aktet e ekspertimit, jane probleme te analizes e vleresimit te provave te marra
gjate gjykimit, te analizuara e vleresuara drejte Gjykata e Apelit Korce, e nuk mund te investojne Gjykaten
e Larte.
Sa siper vendimi i Gjykates se Apelit Korce eshte i drejte, e lihet ne fuqi, ne rekurs te paditurit nuk
parashtrojne asnje nga shkaqet e parashikuara nga neni 472 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.249, date 12.07.2000 te Gjykates se Apelit Korce.

Tirane, me 25.09.2001

Nr.2341/883 i Regj Themeltar


Nr. 985 i Vendimit

41
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Valentina Kondili Anetar
Agron Lamaj “
Perikli Zaharia “
Evgjeni Sinojmeri “

ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2001mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËSA: BURADIN BEQIRAJ, perfaqesuar nga av.Vitore Tusha.


GJERMAN BEQIRAJ, ne mungese.
FIRET BEQIRAJ, ne mungese.
ETHEM BEQIRAJ, ne mungese.

I PADITUR: KUDRANI BEQIRAJ, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:
Pjestim banese.
Baza ligjore: Neni 207 i K.Civil, nenet 358, 369
te Kodit te Procedures Civile.

Gjykata e rrethit gjyqesor Korce me vendimin nr.44, date 14.01.2000 ka vendosur:


Pjestimin e nje banese te ndodhur ne fshatin Pirg te rrethit te Korces te formes nje kateshe
te perbere nga dy dhoma, tre anekse, korridor, ballkon, ahur ne oborr me siperfaqe
ndertimore 150 m2 , siperfaqe oborri 343 m2, gjithsej 493 m2 me kufizime perkatese, midis
paditesit Buradin Beqiraj e te paditurit Kundrani Beqiraj, duke i u lene banesa ne pronesi te
paditurit.
Detyrimin e te paditurit Kundrani Beqiraj te paguaje ne favor te paditesit Buradin Beqiraj
shumen 1.159.658,4 leke si kompensim pjese.

Gjykata e apelit Korce me vendimin nr.141, date 11.04.2000 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.44, date 14.01.2000 te gjykates se rrethit Korce si me poshte:
Pjestimin e nje banese te ndodhur ne fshatin Pirg te rrethit Korce te formes nje kateshe e
perbere nga dy dhoma, tre anekse, korridor, ballkon, ahur ne oborr me siperfaqe ndertimore
150 m2 e siperfaqe oborri 343 m 2, gjithsej 493 m2 me kufizimet perkatese midis paditesit
Buradin Beqiraj e te paditurit Kudrani Beqiraj duke i u lene banesa ne pronesi paditesit
Buradin Beqiraj.
Detyrimin e paditesit te paguaje ne favor te te paditurit Kudrani Beqiraj shumen prej
99.962,66 leke si kompensim pjese.

Kunder vendimit te Apelit Korce ka ushtruar rekurs i padituri Kudrani Beqiraj i cili parashtron keto
shkaqe:
- Gjykata e Apelit ka vepruar ne kundershtim me ligjin dhe ne kundershtim me provat e
paraqitura, pra vendimi eshte allogjik.
- Ne emer te bashkeshortes se paditesit dhe dy femijeve te tij figuron nje apartament prej nje
dhome e guzhine, e cila eshte shitur prej tyre me date 19.01.2000 ne favor te shtetasit
Aleksander Thimi Filipit. Ne certifikaten familjare te dt.05.05.2000 rezulton se ne
perberjen e familjes bejne pjese paditesi Buradin dhe bashkeshortja e tij Ferzilet. Pra
rezulton se paditesi ka patur banese por e ka shitur.
- Argumenti tjeter se une i padituri kam dhe dy banesa te tjera nuk qendron, sepse kam ne
perberjen familjare bashkeshorten, tre femije dhe nje nuse, dhe ne keto banesa jetojne

42
aktualisht kater kurora, nderkohe qe paditesi eshte larguar nga fshati Pirg per mbi njezet vjet
(24.07.1964).
Pala paditese ka paraqitur kunderrekurs me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se
Apelit duke parashtruar keto shkaqe:
- Pretendon per mashtrim nga ana e paditur, per pretendimin qe ngre se kontrata e shitblerjes
eshte kryer me 19.01.2000, nderkohe qe veprimi juridik i kryer nga ana ime eshte bere
shume me perpara se ngritja e padise me 30.07.1994.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATES SË LARTË


Pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Apelit, dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:
Nga materialet e gjykimit ne shkalle te pare e ne Apel ka rezultuar si me poshte:
Me vendimin date 30.09.1999 te fazes se pare te pjestimit eshte lejuar pjestimi i nje shtepie banimi,
anekset perkatese dhe oborri, midis paleve ndergjyqese duke u percaktuar edhe pjeset ideale te
bashkepronesise, duke perfituar paditesit se bashku 22/24 pjese, ndersa i padituri 2/24 pjese.
Kunder vendimit te fazes se pare te pjestimit asnjera nga palet nuk ka bere ankim per rrjedhoje ky
vendim konsiderohet i formes se prere.
Ne fillim te gjykimit te fazes se dyte te pjestimit tre paditesat e tjere kane disponuar pjeset e tyre
ideale ne favor te paditesit Buradin duke hequr dore nga bashkepronesia mbi sendin e duke u bere
perfundimisht paditesi Buradin bashkepronar ne 22/24 pjese.
Sipas nenit 207/1 te K.Civil, “Pjestimi i sendit te perbashket behet me ndarjen e tij ne natyre sipas
pjeseve qe kane bashkepronaret, ne qofte se kjo ndarje eshte e mundeshme dhe nuk demton qellimin e
sendit.”
Te dy gjykatat e faktit, shkalla e pare dhe Apeli, kane arritur ne perfundimin se prona objekt pjestimi
nuk mund te ndahet ne natyre ne dy pjese, prandaj varianti i vetem i mundshem eshte qe ajo t`i lihet ose
njerit ose tjetrit bashkepronar. Ky perfundim nuk eshte kundershtuar nga asnjera prej paleve, as edhe ne
rekursin e parqitur ne Gjykaten e Larte nga i padituri Kundrani. Per rrjedhoje, konflikti midis dy
bashkepronareve eshte reduktuar ne ate se cila pale do te mbaje ne pronesi te tere banesen dhe cila pale
do te kompensoje palen tjeter per pjesen perkatese qe do te perfitoje prej saj.
Ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, gjykata e Apelit Korce eshte bazuar ne nenin 207/4 te K.Civil, sipas
te cilit, “Kur sendi qe nuk mund te ndahet ne natyre, eshte shtepi banimi, gjykata i a le ne pjese, ne kushtet e
sipertreguara, atij nga bashkepronaret qe banon ne ate shtepi ose ka nevoje me shume se te tjeret per ate
siperfaqe banimi”.
Gjykata e shkalles se pare ka konkluduar qe pronen t`i a lere ne natyre te paditurit Kundrani, duke
vleresuar se ai, ndonese zoteron vetem 1/12 pjese ideale, banon ne ate shtepi dhe ka nevoje me shume se
te tjeret per ate siperfaqe banimi.
Ne te kundert, gjykata e Apelit, pas zgjerimit te hetimit gjyqesor, e pas rivleresimit te provave, ka
konkluduar qe prona t`i lihet ne natyre paditesit qe zoteron 11/12 pjese ideale, mbasi ky nuk ka banese qe
prej vitit 1994 dhe ka nevoje te nguteshme per strehim, ndersa i padituri mund te strehohet ne banesat e
tjera qe ka e qe kufizohen me pronen objekt pjestimi.
Ne rekursin e tij i padituri nuk e mohon faktin e pranuar nga gjykata e Apelit qe ai zoteron edhe
banesa te tjera, por pretendon se bashkefamiljaret e tij perbejne familje numeroze.
Duke qene se rekursi nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile (te
ndryshuar), ai nuk duhet te pranohet, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485, pika “a” te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.141, date 11.04.2000 te Gjykates se Apelit Korçe.

43
Tirane, me 27.09.2001
Nr. 1772/ 360 i Regjistrit Themeltar
Nr. 986 i Vendimit.

44
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Valentina Kondili Anetar
Agron Lamaj “
Perikli Zaharia “
Evgjeni Sinoimeri “
ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2001mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: FATIME HUSI, SARANDE, perfaqesuar nga av.Agim


Tarari.
TË PADITUR: DERVISH MATI, SARANDE ne mungese.
EDMOND MATI, SARANDE, ne mungese.
VJOLLCA MATI, SARANDE, ne mungese.
BUKURIE MATI, SARANDE, ne mungese.
XHELO MATI, SARANDE perfaqesuar nga av.Ardian Nuni.
VULLNET MATI, SARANDE, ne mungese .
FUAT MATI, SARANDE, ne mungese .
HAXHO MATI, SARANDE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:
Njohjen e te drejtes se bashkepronesise
per nje lokal qe ndodhet ne fshatin Borsh
si dhe nje truall prej 2000 m2
ne vendin e quajtur “Izvor” ne fshatin Borsh.
Ndryshimin e vendimit nr.3, date 02.11.1993
te K.K.Pronave te Ish-pronareve
Baza ligjore: Neni 199 i Kodit Civil
dhe neni 27/a i Ligjit 7698 date 15.04.1993.

Gjykata e rrethit gjyqesor Sarande me vendimin nr.319, date 24.06.1999 ka vendosur:


Rrezimin e padise si te pabazuar ne prova.

Gjykata e apelit Gjirokaster me vendimin nr.168, date 21.03.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.319, date 24.06.1999 te gjykates se rrethit gjyqesor Sarande.

Kunder vendimit te Apelit ka ushtruar rekurs pala paditese duke parashtruar keto shkaqe:
- Pronat qe K.K.Pronave i ka kthyer Samiut jane te trasheguara nga babai jone Fuat i cili ne
vitin 1944 eshte pushkatuar. Me vendimin nr.33, date 09.02.1946 te Nen Prefektures
Sarande eshte bere sekuestrimi i pasurise se paluajteshme; baçe, toka etj. Ajo pasuri qe u la
pas sekuestrimit u regjistrua ne emer te Samiut i cili ne 1946 ishte 27 vjec, pra keto toka
jane te trasheguara nga babai jone.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e paditeses qe kerkoi ndryshimin e vendimeve, perfaqesuesin e te paditurit qe kerkoi lenien
ne fuqi te vendimeve, dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:

45
Nga materialet e ceshtjes rezulton si me poshte:
Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave Ish-pronareve i rrethit Sarande, me vendimin nr.03,
date 02.11.1993 ka vendosur t`i ktheje ish-pronarit Sami Fuat Mati 2000 m 2 truall, te ndare ne dy parcela
500 m2 dhe 1500 m2, me kufinj te percaktuar te ndodhura ne vendin Izvor ne fshatin Borsh.
Ne parcelen prej 500 m2 ndodhet nje lokal tregetie, te cilin e ka blere ish-pronari Sami Mati me
kontraten noteriale date 10.04.1994.
Paditesja Fatime Husi, me padine objekt shqyrtimi, ka kerkuar te ndryshohet vendimi i mesiperm i
Komisionit te Pronave, duke u njohur edhe ajo bashkepronare ne dy trojet dhe lokalin e tregtise, me
pretendimin se keto prona nuk kane qene te vellait te saj, te ndjerit Sami Mati, vdekur me 1996, por te babait
te tyre, te ndjerit Fuat Mati, i cili eshte pushkatuar me 1944, i cilesuar, sipas akteve te asaj kohe, si “armik i
popullit e kriminel lufte” dhe pas ndryshimeve demokratike te viteve 90 te, si i perndjekur politik.
Ndersa motra tjeter e paditeses Fatime dhe e te ndjerit Sami, e quajtura Haxho Lala, me deklaraten
noteriale nr.1371 Rep., Nr.107 kol., date 10.11.1995, ka deklaruar se heq dore nga pronesia mbi pronat qe i
jane shtetezuar te atit nga rregjimi i meparshem dhe qe i jane kthyer vellait Sami Mati, duke disponuar
perfundimisht dhe ne menyre te pakthyeshme ne favor te te dyve (vellait Sami dhe motres Fatime).
I ndjeri Sami, sa ishte gjalle, dhe me vone trashgimtaret e tij, te thirrur ne gjykimin e ceshtjes me
cilesine e te paditurit, i a kane mohuar paditeses te drejten e bashkepronesise mbi trojet e kthyera nga
Komisioni i Kthimit te Pronave dhe mbi lokalin e tregetise, duke pretenduar se i ndjeri Sami dhe i ati i tij, i
ndjeri Fuat, pronat i kane pasur te ndara, dhe se keto prona qe kerkohen kane qene ne pronesine ekskluzive
te te ndjerit Sami.
Nga aktet qe ndodhen ne dosjet gjyqesore te administruara ne disa gjykime te mepareshme ka
rezultuar se me vendimin nr.33, date 09.11.1946 te Komitetit Ekzekutiv te K.N.Cl. Sarande eshte konfiskuar
e gjithe pasuria e te ndjerit Fuat Mati, pushkatuar me 1944. Ne kete pasuri perfshihen edhe trojet per te cilet
paditesja kerkon te njihet bashkepronare.
Me vone me vendimin nr.198, date 20.04.1947 Komisioni Lokal per konfiskimin e pasurise private te
Prefektures Gjirokaster, ka rrezuar kerkesen e ish-bashkeshortes se te ndjerit Fuat Mati per anullimin e
konfiskimit, duke pranuar te konfiskuar, nder te tjera, edhe nje bahce prej 2 streme (2000 m 2), me nje dyqan,
te ndodhur ne vendin Izvor, me kufinj te percaktuar.
Komisioni, duke konkluduar se i ndjeri Fuat ka pasur ne ngarkim te tij nje familje prej pese frymesh,
ushqimi e banimi i te cileve sigurohej nga pasuria e tij, ka vendosur t`i lere familjes nje pjese pasurie, sipas
pershkrimeve ne kete vendim.
Nuk ekziston ndonje rregjistrim hipotekor apo kadastrar, qe te perbeje titull pronesie e qe te tregoje
origjinen e pronesise se ketyre pronave.
Regjistrimet e mevoneshme, pas vitit 1947, ne emer te te ndjerit Sami Mati nuk tregojne
ekskluzivitet te pronesise se tij dhe, per me teper, nuk perjashtojne ekzistencen me pare te se drejtes se
pronesise se te atit te tij, Fuat Mati, gje qe rezulton nga aktet e konfiskimit te pasurise.
Nese i ndjeri Sami Mati, ka pasur te drejta bashkepronesie, mbi pronat qe i jane konfiskuar te atit,
kjo gje mbetet ne kuadrin e nje pretendimi te paprovuar.
Ne vendimin nr.198, date 20.04.1947, te siperpermendur, nuk permendet i ndjeri Sami si
bashkepronar me te atin, dhe as permendet nje fakt i tille si shkak per perjashtimin e disa pronave nga
konfiskimi.
Duke qene se per te dhenat e dy parcelave qe permenden ne vendimin e Komisonit te Kthimit te
Pronave, me siperfaqe respektive 500 m 2 dhe 1500m2, te pasqyruara ne gen-plan ne vazhdimesi te njera-
tjetres e te ndodhura ne vendin e quajtur Izvor, nuk ka kontestime nga asnjera pale, atehere vendimi i
Komisionit te Kthimit te Pronave, persa i perket vend ndodhjes, madhesise e kufizimeve te parcelave duhet
te konsiderohet i sakte.
Vendimi i Komisionit duhet te ndryshohet persa i perket percaktimit te ish-pronarit, duke u
percaktuar si i tille, i ndjeri Fuat Mati. Ne se bashkepronar me te ne kohen e konfiskimit kane qene edhe
persona te tjere, ne rrethin e trashegimtareve te tij, kjo mbetet per t`u provuar prej atyre qe e pretendojne.
Persa i perket pretendimit te paditeses Fatime per t`u njohur bashkepronare me trashegimtaret e te
ndjerit Sami Mati ne lokalin e tregetise, ky pretendim nuk eshte i bazuar ne ligj.
I ndjeri Sami Mati kete lokal e ka blere nga A.K.P. duke respektuar kerkesat e akteve te kohes. Ka
rezultuar se ky lokal eshte ndertuar nga shteti ne vendin ku kane qene themelet e dyqanit te vjeter, ne
parcelen prej 500 m2. I ndjeri Sami, si bleres i lokalit, perfitonte edhe te drejten e pronesise mbi siperfaqen,
qe sherben si truall i lokalit dhe si siperfaqe funksionale e tij.
Marredheniet e tij me shtetin apo me persona te tjere lidhur me pronesine e lokalit dhe te siperfaqes
funksionale te tij, nuk mund te perfshihen ne objektin e ketij gjykimi. Siperfaqja e parceles ku ndodhet lokali
duhej te konsiderohej e zene dhe nuk duhej te disponohej si siperfaqe e lire nga Komisioni i Kthimit te
Pronave. Megjithate, paditesja Fatime nuk legjitimohet ne kete kerkim, sepse trualli, duke qene i zene, nuk
mund te perfitohej prej saj, edhe sikur te konsiderohej ish-bashkepronare apo trashegimtare e ish-pronarit.
I ndjeri Sami Mati e ka fituar pronesine e lokalit sipas nje menyre origjinale te fitimit te pronesise nga
shteti, si pronar i meparshem i tij.

46
Nuk rezulton deri me sot qe paditesja t`i jete drejtuar Komisionit te Kthimit te Pronave dhe A.K.P. me
kerkime te pavarura per njohjen e bashkepronesise se truallit dhe per ushtrimin e te drejtes se parablerjes
se lokalit me cilesine e ish-bashkepronares se truallit. Aq me teper, nje kerkim i tille nuk mund te ishte, dhe
faktikisht nuk eshte, objekt i ketij gjykimi.
Ne kete kendveshtrim, pavaresisht nga arsyetimi i tyre, vendimet e atakuara, per pjesen e kerkimit
qe paditesja pretendon bashkepronesine mbi lokalin e tregetise e per truallin qe sherben si siperfaqe
funksionale e tij, duhet te konsiderohen te bazuara. Me te drejte eshte rrezuar padia e njohjes se bashkepro-
nesise mbi kete objekt.
Te dy gjykatat kane gabuar, madje kane vepruar arbitrarisht, kur kane vendosur ta perjashtojne
paditesen nga e drejta e bashkepronesise ne parcelen prej 1500 m 2.
Probleme te tjera si: ne se trashegimlenesi i saj, i ndjeri Fuat, ka qene pronar ekskluziv (i vetem) i
kesaj parcele, apo bashkepronar me djalin e tij, te ndjerin Sami, apo me persona te tjere te familjes; sa jane
pjeset e sejcilit bashkepronar (bashketrashegimtar): ne se e gjithe siperfaqja prej 500 m 2 perfshihet ne
siperfaqen funksionale te lokalit te tregetise, te privatizuar nga i ndjeri Sami, etj; nuk perfshihen ne kuadrin e
ketij gjykimi.
Objekti i padise ne kete gjykim eshte vetem ndryshimi i vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave
dhe njohja e paditeses si bashkepronare per shkak te trashegimise.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485, pika “a” dhe “d”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:
Lenien ne fuqi pjeserisht te vendimit nr.168, date 21.03.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe
nr.319, date 24.06.1999 te Gjykates se Rrethit Sarande dhe ndryshimin e ketyre vendimeve si me poshte:
Ndryshimin e vendimit nr.03, date 02.11.1993 te K.K.K.Pronave te Rrethit Sarande, duke e njohur
paditesen Fatime Husi bashkepronare ne parcelen prej 1500 m 2 me perberje e kufinj te percaktuar; si dhe
njohjen e pronesise se ish-pronarit Fuat Mati (trashegimtareve te tij) ne parcelen prej 500 m 2.

Tirane, me 27.09.2001

Nr. 1784/371 i Regjistrit Themeltar


Nr. 987 i Vendimit.

47
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
Valentina Kondili Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2051/608 qe i perket:

PADITËS: EDUARD SUSAJ – SHKODER perfaqesuar nga av.


Kujtim Capo

I PADITUR: TAIP BARDHI

OBJEKTI I PADISË:
Detyrim kthim shume dhe interesave perkatese
te rrjedhura nga kontrata e huase.
Baza Ligjore: Neni 1050 e vijues i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 565, date 06.03.2000 ka vendosur:


Pranimin e padise.
Detyrimin e te paditurit Taip Bardhi t’i kthej paditesit Eduard Susaj shumen 94500 USD dhe
9.041.000 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 566, date 06.06.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 565 date 06.03.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane Nr. 566, date 06.06.2000 ka bere rekurs pala e paditur e
cila kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim duke parashtruar keto shkaqe:
- Çeshtja eshte trajtuar si kontrate huaje, ndonese kemi te bejme me nje kontrate shitje.
- Kontrata e shitjes si nje veprim juridik veç detyrimit nuk pranon interesa.
- Vete paditesi ne gjyq ka pranuar se ka dhene mall per te shitur e jo hua.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese Kujtim Capo qe kerkoi lenien ne
fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit eshte i drejte persa i perket caktimit te detyrimit kryesor, ndersa persa i
perket caktimit te interesit kamatave, gjykatat nuk kane zbatuar drejt ligjin, prandaj per kete pjese vendimi duhet
te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per rigjykim Gjykates se Apelit Tirane.
Paditesi Edmond Susaj, ka paditur Taip Bardhin duke kerkuar detyrimin e tij qe t’i ktheje shumat ne
dollare dhe leke te marra hua si dhe kamat vonesat te percaktuara ne kontraten e huase noteriale me
nr. 6938/609 date 04.12.1998 te lidhur midis paleve.
Sipas kontrates i padituri detyrohej t’i kthente paditesit huane sipas kesteve dhe afateve te percaktuara
ne kontrate, duke likuiduar kestin e fundit ne daten 30.07.1999. Gjithashtu, ne kontrate palet kane parashikuar
se ne rast mos zbatimi te afatit te caktuar i padituri duhet t’i paguante paditesit kamat vonesen 10% (dhjete
perqind) ne muaj te shumes se palikuiduar.
I padituri nuk ka respektuar kushtet e kontrates, prandaj dhe paditesi ne daten 29.09.1999, ka paraqitur
padine objekt shqyrtimi gjyqesor, duke kerkuar detyrimin e te paditurit t’i paguaje detyrimin fillestar si dhe kamat
vonesat sipas marreveshjes se percaktuar ne kontrate.

48
Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane si dhe Gjykata e Apelit Tirane, qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates
se rrethit, kane pranuar kerkesen e paditesit, duke vendosur per detyrimin kryesor dhe per kamat vonesen sipas
marreveshjes se percaktuar ne kontrate.
Persa i perket pranimit te kerkeses ne lidhje me detyrimin kryesor gjykatat e kane zgjidhur
mosmarreveshjen drejt, ndersa persa i perket kamat vonesave mosmarreveshja eshte zgjidhur ne kundershtim
me kerkesat ligjore.
I padituri ka pretenduar se kontrata e lidhur midis tyre nuk eshte kontrate huaje. Duke patur parasysh
dispozitat ligjore qe kane te bejne me interpretimin e kontrates si dhe dispozitat e kodit civil qe rregullojne
marredheniet juridike te paleve qe bazohen ne kontraten e huas, me te drejte kane çuar gjykatat ne konkluzionin
se midis paleve eshte lidhur nje kontrate huaje. Paditesi (huadhenesi), i ka dhene te paditurit (huamarresit) nje
shume te hollash te percaktuar ne numur dhe mase dhe sipas marreveshjes do t’i kthente po ate sasi te hollash
sipas afateve te percaktuara ne kontrate. Nga sa siper del qarte se kontrata eshte lidhur midis paleve dhe me
lidhjen e saj jane percaktuar qarte elementet e kontrates (palet, objekti, te drejtat dhe detyrimet e paleve si dhe
pergjegjesia e tyre).
Palet ne kontrate kane parashikuar se huamarresi duhet t’i paguaje huadhenesit dhe kamatat,
marreveshje qe nuk bie ne kundershtim me sa eshte parashikuar ne nenin 1051 te kodit civil. Sipas paragrafit te
dyte te ketij neni, kamatat per te cilat eshte rene dakort paguhen çdo vit, perveç kur palet kane parashikuar
ndryshe. Ne rastin konkret palet me marreveshje kane parashikuar pagimin e kamates prej 10% te shumes se
palikujduar duke percaktuar afatin 1 (nje) mujor, por se kane parashikuar nje kusht te tille qe sjell humbje ose
demtim te shperpjestuar te interesave te pales kontraktuese sepse ato ndryshojne ne menyre thelbesore nga
parimet e barazise e te paanesise te shprehura ne dispozitat e kodit civil qe rregullojne marredheniet
kontraktuale.
Keshtu ne kete rast detyrimi i caktuar per kamatat eshte nje shume te hollash me e madhe se sa
detyrimi primar, çka te çon ne konkluzionin se duke patur parasysh kerkesat e nenit 686/2 i K.Civil kushti duhet
te konsiderohet i pavlefshem.
Sipas nenit 450 te K.Civil, perqindja e kamates duhet te caktohet me ligj. Perderisa aktualisht nje
percaktim i tille nuk eshte bere dhe nisur nga fakti qe palet kane percaktuar afatin e voneses prej 1 (nje) muaj
per llogaritjen e kamates, ka vend qe kamata ne rastin konkret te llogaritet ne masen e interesit me te larte te
dhene nga Bankat e Shqiperise ne kohen e lidhjes se kontrates per depozita me afat 1 (nje) mujor.
Persa siper ka vend qe vendimi i Gjykates se apelit per kete pjese
te prishet dhe çeshtja te kthehet per rigjykim ne Gjykaten e Apelit e cila duke zbatuar kerkesat e nenit 465 te
K.Pr.Civile do te mund te zgjidhe mosmarreveshjen drejt ne perputhje me kerkesat ligjore.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 480 “a” dhe “c” te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 566 , date 06.06.2000 te Gjykates se Apelit Tirane persa i perket detyrimit
kryesor duke detyruar te paditurin Taip Bardhi t’i ktheje paditesit Edmond Susaj, shumen prej 40.000 (dyzet
mije) dollare amerikane dhe 4.730.000 (katermilion e shtateqind tridhjete mije) leke si dhe prishjen e vendimit te
siperm dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim prane Gjykates se Apelit Tirane me tjeter trup gjykues per te
percaktuar detyrimin qe rrjedh per te paditurin nga kamat vonesa.

Tirane me 27.09.2001

Nr. 2051/608 i Regj. Themeltar.


Nr. 988 i Vendimit

49
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
Valentina Kondili Anetare
Ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2069/625 qe i perket:

PADITËS: 1. IKBAL BARBULLUSHI


2. BUKURIE JAHO etj.

I PADITUR: DREJTORIA E SPITALEVE - SHKODER

OBJEKTI I PADISË
Detyrimin e anes se paditur te na paguaje
shkallen e veshtiresise ne masen e plote 37% mbi pagen
sipas shkreses Nr. 3472/4, date 04.02.1994.
Baza Ligjore: Neni 31 i K.Pr.Civile,
dhe nenet 109, 119 te K.Punes.

Gjykata e Rrethit Shkoder, me vendimin nr. 216, date 17.03.2000 ka vendosur:


Pranimin e kerkese padise.
Detyrimin e anes se paditur, t’i paguaje paditesave shkallen e veshtiresive ne pune ne
masen 37% te pages sipas shkreses Nr. 3472/42 prot, date 04.02.1994.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr. 183, date 12.06.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit Nr. 216, date 17.03.2000 te Gjykates se Rrethit Shkoder.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder Nr. 183 date 12.06.2000, ka bere rekurs pala e
paditur e cila kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk eshte sqaruar imtesisht se ç’fare analizash kryhen ne ate laborator me qellim qe te
vertetohen pretendimet e pales paditese.
- Ndryshimi midis laboratoreve te spitalit e poliklinikes nuk eshte tek krevatet, por tek kufijet
e faktoreve te demshem per shendetin.
- Gjykata e anashkaluar problemin e specifikes se punes te laboratoreve.
- Gjykata nuk ka vleresuar nje prove shkresore te paraqitur nga ne.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese Avni Shehu, qe kerkoi lenien
ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Paditeset jane punonjese ne Polikliniken Qendrore Shkoder, qe eshte ne varesi te Drejtorise se
Spitalit dhe Laboratorit Klinik Biokimik te Spitalit te ketij rrethi.
Ato kryejne detyren e laborantes kliniko-biokimike dhe prandaj kane kerkuar qe per natyren e punes
te perfitojne shkallen e veshtiresise ne pune ne masen 37% mbi pagen e tyre te percaktuar ne shkresen e
Ministrise se Shendetesise nr.3472/2 date 04.02.1994 “shtese page per efekt te veshtiresise ne pune qe
fillojne me date 01.01.1994”.

50
Gjykata e shkalles se pare si dhe Gjykata e Apelit Shkoder, pasi kane degjuar pretendimet e
paditeseve si dhe te anes paditur Drejtorise se Spitaleve Shkoder, duke interpretuar dhe zbatuar drejt dhe
aktet ligjore perkatese, me te drejte kane vendosur pranimin e padise.
Ne aktin nenligjor te cituar me siper jane percaktuar prej Ministrise se Shendetesise: Emertesat
profesionale te Sherbimit Shendetesor dhe kategorite e trajtimit te tyre sipas vendit te punes.
Sikurse ka rezultuar paditeset kryejne detyren e laborantes, kliniko-kimike duke organizuar punen
sipas nevojave konkrete qe paraqiten, pra urdherohen per te kryer detyren ne spital ose ne Polikliniken
Qendrore prej anes se paditur. Perderisa per profesionin e laborantes ne aktin nenligjor nuk jane percaktuar
specifika ne anen e varesise administrative te punonjesve laborante, atehere me te drejte eshte konkluduar
prej gjykatave se paditeset si dhe laborantet e tjera kryejne te njejten detyre sipas organizimit te punes, e
per rrjedhoje dhe trajtimi i tyre, duhet te jete i njellojte.
Sipas nenit 12 te K.Pr.Civile, pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrimin qe ne perputhje me ligjin
te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin e saj. Ne rastin konkret paditeset ne perputhje me aktin
nenligjor qe rregullon emertesat profesionale dhe kategorite e shperblimit, kane provuar se kane kryer
detyren e laborantes qe i takon shperblimi i pretenduar, ndersa ana e paditur nuk ka provuar pretendimet e
saj, porse persa i perket shperblimit ka mbajtur qendrime te ndryshme duke pretenduar se shkalla e
veshtiresise duhet te perfitohet ne masen 15% te pages dhe ne rekurs ka pranuar se duhet te perfitojne 22%
te pages.
Persa u parashtrua me siper rekursi i paraqitur prej anes se paditur nuk ploteson asnje nga kerkesat
ligjore te parashikuar nga neni 472 i K.Pr.Civile, prandaj dhe nuk duhet pranuar. Ne rast se ka paqartesi ne
percaktimin e llojit te emerteses profesionale si dhe shkalles se shperblimit te veshtiresise ne pune siç
pretendon ana e paditur, kjo nuk mund te cenoje interesat e deritanishme te paditeseve qe perfitojne ne
menyre te ligjshme.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.183, date 12.06.2000 te Gjykates se Apelit Shkoder.

Tirane me 27.09.2001

Nr. 2069/625 i Regj. Themeltar.


Nr. 989 i Vendimit

51
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Thimjo Kondi Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Valentina Kondili Anetare
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2001, çeshtjen civile nr. 1497 qe i perket
pjesemarreseve ne proçes:

PADITËS: IDRIZ SABRI BREGU, dtl. 1928 banues ne Patos Fier ne mungese.

TË PADITUR: I.N.G. (INSTITUTI I NAFTES DHE GAZIT) PATOS


ALBPETROL SHA FIER, te perfaqsuar ne gjykim nga
av. Agim Lalaj.
OBJEKTI:
Lirim dhe dorezim objekti, ne baze te Nenit 296 e vijues te KC.

Gjykata e rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr. 1522 ka vendosur


Pranimin e padise se paditesit dhe rrezimin e kunderpadise.
Ky vendim eshte lene ne fuqi me vendimin nr. 279 dt. 19.05.2000 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se


vendimet jane ne kundershtim me ligjin dhe allogjike, kerkon prishjen e vendimeve dhe dergimin e çeshtjes
per shqyrtim ne shkallen e pare.
- privatizimi i bere eshte ne kundershtim me Vendimin e KM nr. 152 dt. 07.08.95 si dhe me
shkresen e Ministrise, qe kane lejuar privatizimin e objektit dhe materialeve. AKP ka lejuar
vetem privatizimin e godines.
- Ka ndryshim pronari. Procedurat jane bere nga Albpetroli (95-96) si pronar ndersa shitja
eshte bere ne 99 kur pronari me VKM 256 dt. 26.11.1998 i kishte kaluar pronesia INGazit si
person juridik me vehte.
- Nenshkrimi eshte bere nga Zonja Dyrmishi, e cila nuk ka qene ne mardhenie pune me ING.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relatimin e anetarit Agron Lamaj, perfaqsuesin e te paditurit, i cili kerkoi pranimin e rekursit,
dmth. prishjen e vendimit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Se argumentet e paraqitura ne rekurs jane te drejta dhe te ligjeshme dhe si pasoje vendimi i
Gjykates duhet te prishet dhe çeshtja te shqyrtohet nga Gjykata e Apelit Vlore me tjeter trup gjykues.
Me vendimin nr. 208 dt. 29.02.1996 paditesit i eshte njohur e drejta e parablerjes mbi objektin
“Ofiçine”. Ne keto kushte ai i eshte drejtuar anes se paditur duke kerkuar privatizimin e saje ne formen e
shitjes ne ankand dhe pjesemarjen e tij ne kete shitje. Me vendimin nr. 152 dt. 07.08.1995 Keshilli ekzekutiv
i Albpetrol ka vendosur kalimin e objektit Ofiçina e ITN se bashku me makinerite ne proçesin e privatizimit.
Po ashtu me dt. 06.11.1995 nga ana e MBME (Ministria e Burimeve Minerare dhe Energjetike) me shkresen
nr 3673 eshte perfshire objekti i mesiperm ne platformen e privatizimit, duke i kerkuar Albpetrolit te pergatise
dokumentacionin perkates dhe te ndjeke proceduren e privatizimit te saj. Ne vazhdim te procedures se
mesiperme nga ana e Albpetrolit me dt. 22.07.1996 eshte caktuar si likuidatore e objektit te mesiperm Znj.

52
Rozeta Dyrmishi dhe pas vlersimit te objektit, rivleresimit te tij dhe shpalljes ne gazete eshte lidhur kontrata
e shitjes me dt. 04. 02.1999.
Ne rrethanat e mesiperme provohet se vullneti i paleve ka qene shitja e objektit te mesiperm dmth.
privatizimi i tij.
Por nga ana e tyre nuk jane respektuar dispozitat ligjore lidhur me formen e veprimit juridik. Ne baze
te Nenit 83 te KC veprimi juridik per kalimin e pronesise se sendeve te palujteshme dhe te drejtave reale mbi
to duhet te behet me akt noterial dhe te rregjistrohet, perndryshe nuk eshte i vlefshem, (Actus omissa forma
legis corruit). Nje pretendim i tille nuk eshte ngritur nga palet dhe ne rigjykim duhet te hetohet nese forma e
veprimit juridik eshte zbatuar ose jo. Ne raport me te duhet te zgjidhen edhe pasojat qe mund te vine nga
mungesa e formes se veprimit juridik duke u orientuar palet drejte lidhur me kerkimet e tyre. Ne rigjykim
duhet te pyetet edhe nepunesi i Zyres se rregjistrimit te pasurive te palujteshme mbi menyren e rregjistrimit
te kesaje pronesie.
Vetem ne perfundim te ketij hetimi gjyqesor mund te arrihet ne perfundimin nese veprimi juridik i
shitjes dhe i kalimit te pronesise mbi objektin e mesiperm eshte realizuar.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji civil i Gjykates se Larte me kete arsyetim dhe ne veshtrim te Nenit 485 c te KPrC

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.279, date 19.05.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e çeshtjes per
rishqyrtim ne ate gjykate por me tjeter trup gjykues.

Tirane 27.09.2001

Nr. 1882/452 Regjistrit themeltar


Nr. 990 Vendimit

53
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Thimjo Kondi Kryetar


Agron Lamaj Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Valentina Kondili Anetare
mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2001, çeshtjen civile nr. 2021 qe i perket
pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: FREDERIK SPIRO BAKALLI, dt. 1952 banues ne


Durres dhe i perfaqesuar ne gjykim nga av. Rustem Syziu.

TË PADITUR: GASPER ISMET DAUPAJ, dt 1960 banues ne Durres,


ne mungese.

FADIL FETAH THACI, dt. 1961 banues ne Durres,


ne mungese.

OBJEKTI:
Lirim dhe dorezim banese,
ne baze te nenit 296 te KC dhe 42/1 te KPrC.

Gjykata e rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr. 408 date 08.03.2000 ka vendosur :
Pranimin e padise se paditesit dhe detyrimin e te paditurve te lirojne dhe dorezojne banesen
objekt gjykimi.
Ky vendim eshte lene ne fuqi me vendimin nr. 300 date 01.06. 2000 te Gjykates se Apelit
Durres.

Kunder vendimeve te mesiperme ka paraqitur rekurs i padituri Daupaj, i cili me pretendimin se


vendimet jane te kunderligjeshme dhe konkretisht se:
- perfiton nga Ligja 7672 dt. 11.02.1993 “Per privatizimin e banesave shtetrore” dhe nga ligja
7698 dt. 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”.
- duhet t’i sigurohet nje siperfaqe tjeter banimi
- eshte qeramarres prej me shume se 10 vjetesh
- Gjykata e Apelit nuk u ka dhene zgjidhje mjaft pretendimeve te tij kerkon prishjen e tij,

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relatimin e anetarit Agron Lamaj, perfaqsuesin e te paditesit, i cili kerkoi lenien e vendimit ne
fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Se vendimi i Gjykates per arsyet e parashtruara me poshte eshte i drejte dhe i bazuar e ligj dhe si i
tille duhet te lihet ne fuqi dhe rekursi nuk mundet te pranohet.
Paditesi eshte pronar (ab intestato) i nje banese te ndodhur ne plazhin e Durresit, Vila nr. 41,
pronesi e cila eshte fituar nepermjet aktit te nxjerre nga organi kompetent administrativ (Vendimi nr. 737 dt.
09.02.1995 i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te pronave) dhe ne perputhje me ligjin. Kete pronesi
paditesi e ka te rregjistruar ne rregjistrin e pasurive te palujteshme.
Te paditurit qendrojne ne banesen e paditesit pa patur asnje titull, pra ne menyre te kunderligjeshme
duke e cenuar ate ne te drejten e lirise se prones (actio negatoria) dhe per pasoje duhet ta lirojne dhe
dorezojne ate.

54
Te paditurit pretendojne se jane qeramarres te baneses objekt gjykimi dhe kane paguar rregullisht
qerane, ujin dhe dritat.
Ky pretendim i tyre nuk qendron per keto arsye:
Qe te paditurit te jene qeramarres duhet te jete edhe paditesi qeradhenes, dhe para tij nje i trete si
qeradhenes. Ne vitin 1992, eshte leshuar nga nje nepunes i Komitetit ekzekutiv pluralist qytetit Durres nje
shkrese, ku expressis verbis kerkohet strehimi i te paditurit Thaçi ne plazh. Ky akt nuk perben ndonje baze
juridike per lidhjen e kontrates se qerase me palen qe ka patur ne disponim banesen.
Qendrimi i te paditureve ne banese kerkohet te justifikohet edhe me nje aktmarveshje te lidhur
ndermjet tyre dhe Drejtorise se sherbimeve qeveritare per kohen nga 01.09.1991 deri me 30.05.1992. Edhe
ky akt nuk perben baze ligjore qe te cilesoje te paditurit si qeramarres (conditio affirmativa). Banesa objekt
gjykimi ka qene vetem ne disponim operativ, d.m.th. per nevoja te rastin ne sherbim te nje grupi te caktuar
personash sipas kritereve te normave nenligjore, por jo se organi i mesiperm kishte te drejten e dhenies me
qera te tyre. Kjo banese si edhe shume te tjera qe ndodheshin ne administrim te atij organi nuk ishin fond
strehimi per popullaten, pra qe administrimi i tyre te kryhej nga organi perkates i baneses ose i komunales,
per pasoje nuk ishin fond shtetror banese dhe nuk mund te jepeshin me qera.
Fakti qe te paditurit kane paguar uje dhe drite edhe “qera” nuk ka te beje me kontraten e qerase. Ata
si perdorues te ketij objekti ishin te detyruar te paguanin shpenzimet e bera ne uje, drite dhe mirmbajtje. Pra
ne perputhje me aktmarveshjen ato kane paguar shperblimin e perfitimit te baneses per kohen qe kane
qendruar provizorisht aty.
Edhe argumenti i te paditureve duke ju referuar ligjeve per privatizimin e baneses shtetrore dhe
kthimit dhe kompensimit te pronave per aresyet e mesiperme nuk mundet te pranohet.
Keto pretendime jane ngritur edhe ne shkallen e pare te gjykimit dhe Gjykata ne menyre bindese, te
drejte dhe ligjore, i ka rrezuar ato.
Ne rrethanat e parashtruara me siper provohet se te paditurit persa kohe qe mungon vullneti i
paditesit, qendrojne ne banesen objekt gjykimi pa patur asnje titull dmth. ne menyre te kunderligjeshme dhe
per pasoje detyrohen ta lirojne dhe dorezojne ate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ te K.Pr.C.

VENDOSI
Lenien ne fuqi te Vendimit nr. 408, date 08.03.2000 te Gjykates se rrethit gjyqesor Durres dhe te
vendimit nr. 300, date 01.06. 2000 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane 27.09.2001

Nr. 2021/580 Regjistrit themeltar


Nr. 992 Vendimit

55
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Thimjo Kondi Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Valentina Kondili Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
ne seancen gjyqesore te dates 27.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: 1. ENVER HALILI, banues ne Tirane


2. FLORA HALILI, banues ne Tirane
3. GENT HALILI , banues ne Tirane perfaqesuar nga av. Arqile
Nini

TE PADITUR: 1. JORGJIE OPARI, banuese ne Tirane


2. ARDIAN OPARI, banues ne Tirane perfaqesuar nga
av. Ilir Selenica
3. NDERMARRJA KOMUNALE BANESA TIRANE (ne mungese)

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i te paditurve te me njohin pronesine ne ½ e ambjenteve ndihmese
(koridorit) dhe fshirja e kesaj siperfaqe banimi nga pronesia e te paditurve
dhe regjistrimi ne emrin tone.
Baza Ligjore: Neni 296, 192, 196 te K.Civil dhe 153 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin Nr. 3566, date 14.11.200, ka vendosur :


Pranimin e padise se paditesave Enver, Flora e Gent Halili. Detyrmin e te paditurve Jorgjie
Opari e Ardian Opari te njohin pronar ne ½ e ambieneteve ndihmese (te koridorit) paditesat
Enver, Flora e Gent Halili (shih dispozitivin).

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr. 635, date 24.05.2001, ka vendosur:


Prishjen e vendimit 3566, date 14.11.2000, te Gjykates se Rrethit Tirane dhe kthimin e
ceshtjes per rigjykim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e
vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes kesaj gjykate qer ta gjykuar ne themel duke parashtruar
keto shkaqe:
- Gjyqtari qe nuk ka qene dakort me vendimin e mesiperm, mendimin e tij e ka shprehur me
shkrim dhe ja ka bashkangjitur vendimit te shumices. Ai ka firmosur dhe vendimin e
zbardhur pra nuk ka abstenuar sic arsyeton gjykata por ka shprehur ne perputhje me nenin
307 e 308 te K.Pr.Civile qendrimin e vet.
- Ne kuptim te nenit 467/e te K.Pr.Civile kjo nuk eshte shkelje e rende e rregullave
proceduriale e vendimi i gjykates nuk mund te quhet “nul”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri, av. e pales paditese Arqile Nini, qe kerkoi prishjen e
vendimit, ate te pales se paditur Ilir Selenica, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen
ne teresi,

56
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr 635, date 24.05.2001, i cili ka prishur per shkelje te renda
procedurale vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane nr 3566 date 14.11.2000 dhe e ka kthyer ceshtjen per
rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues ,eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit procedural ,ndaj
duhet prishur dhe ceshtja duhet kthyer per rigjykim po prane kesaj gjykate.
Gjykata e Apelit ne vendimin e saj ka pranuar se vendimi i gjykates se rrethit Tirane nuk eshte
neneshkruar nga te gjithe anetaret e trupit gjykues- gje qe e ben vendimin “nul” pasi ne mbeshtetje te nenit
307 te K.Pr.Civile asnje nga gjyqtaret nuk mund te abstenoje nga vendimi.Ky arsyetim i Gjykates nuk gjen
mbeshtetje ne materialet e ceshtjes.Nenet 307-308 te K.Pr.Civile ,kur percaktojne detyrimin e cdo anetari te
trupit gjykues per te neneshkruar vendimin si dhe ndalimin e tyre per te abstenuar, ka parasysh qe sejcili
anetar te shprehe qarte vullnetin dhe qendrmin e tij per ceshtjen ne gjykim.Sikurse ka rezultuar ky vullnet ne
rastin konkret eshte shprehur qarte .Eshte e vertete se kryesuesja e trupit gjykues Fida Osmani, e cila ka
patur mendim te kundert me dy anetaret e tjere te trupit gjykues, nuk ka respektuar rigorozisht kerkesat e
nenit 308 te K.Pr.Civile sepse nuk ka neneshkruar ne fund te vendimit te shkruar me shkrim dore,por ka
vendosur vetem fjalen “kunder”. Por fakti qe:
- mendimi i pakices qe ajo ka shkruar dhe neneshkruar vete eshte vazhdim i vendimit te
gjykates;
- ajo ka vendosur nenshkrimin e saj ne vendimin e zbardhur te gjykates;
- ka nenshkruar ne fund te procesverbalit te seances gjyqesore ne te cilin rezulton qarte
vendimi marre nga gjykata, tregon qe kjo anetare e trupit gjykues e ka shprehur qarte qendrimin e saj ne
lidhje me ceshtjen ne fjale dhe nuk ka abstenuar sikurse arsyeton Gjykata e Apelit.
Vec sa me siper ne nje veshtrim te dispozitave konkrete te K.Pr.Civile qe rregullojne menyren e
marrjes se vendimit, nuk rezulton te jete percaktuar shprehimisht se do te konsiderohet vendim origjinal ai i
shkruar me shkrim dore.
Ne kete kuptim gjykata e Apelit ka gabuar duke e konsideruar vendimin e gjykates se Rrethit “nul”.
Nisur nga sa u tha me lart, ky kolegj arrin ne konkluzionin se nuk ndodhemi para shkeljes se rende
te rregullave proceduriale te parashikuara nga neni 467/b te K.Pr.Civile ndaj dhe vendimi i Gjykates se Apelit
duhet prishur dhe ceshtja te dergohet per rigjykim prane po kesaj gjykate me tjeter trup gjykues.

PER KETO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte ,ne baze te nenit 485/c te K.Pr Civile

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr 635 date 24.05.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e ceshtjes per
rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 27.09.2001

Nr.2044 i Regj Themeltar


Nr.993 i Vendimit

57
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Valentina Kondili “
Perikli Zaharia “
Evgjeni Sinoimeri “
ne seancen gjyqesore te dates 27.9.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2230/785 qe i perket:

PADITËS: BANORET E PALLATIT NR. 9, RRUGA “MIHAL


GRAMENO” TIRANE.

I PADITUR: FIRMA NDERTUESE “LUSHNJA KONSTRUKSION”

PERSONI I TRETE: BASHKIA TIRANE

OBJEKTI I PADISË
Kallzimi i nje punimi te ri. Anullimi vendimit
te KRT nr. 121 date 28.7.1999, anullim i
vendimit te KK Pronave per kompesimin ne
natyre te familjes “Tabaku” dhe sigurim padie.
Baza ligjore: Neni 303 i K.Civil, 202 e vijues e
324 e vijues te K.Pr.Civile, ligji nr.
7698 date 15.4.1993.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 433 date 23.2.2000 ka vendosur:


Pushimin e gjykimit te ceshtjes civile nr. 1074 akti, date 22.11.1999. Heqjen e mases se
marre per sigurim padie me te cilen eshte vendosur pezullimi punimeve qe po kryen firma
ndertuese “Lushnja Konstruksion” ne rrugen “Mihal Grameno” prane pallatit nr. 9, Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 617 date 20.6.2000 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 433 date 23.2.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit e rrethit ka ushtruar rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e
dy vendimeve nr. 433 date 23.3.2000 te gjykates se rrethit e nr. 617 date 20.6.2000 te gjykates se apelit, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata ka shkelur nenet 175 e 176 te K.Pr.Civile pasi nuk ka thirrur palet per te bere
legjitimimin e tyre. Pavaresisht se avokati jone ka ardhur me vonese, nje pjese prej nesh
paditesave ka qene e pranueshme ne momentin e gjykimit por gjykata nuk na thirri.
- Gjykata ka shkelur kerkesat e nenit 179 te K.Pr.Civile per pasojat e mosparaqitjes se paleve.
Duke qene se ceshtja po shkonte drejt perfundimit gjykata dhe ne kuptim te kesaj dispozite
nuk duhet ta pushonte ceshtjen.
- Lidhur me kete ceshtje ka praktika te Gjykates se Larte qe kane prishur vendimin e
pushimit.
Pala e paditur ka paraqitur kunderrekurs, me te cilin kerkon lenien ne fuqi te vendimit nr. 617,
date 20.6.2000 te gjykates se apelit duke parashtruar keto shkaqe:
- Firma ndertuese “Lushnja Konstruksion” pengohet ne menyre te paligjshme. Gjykimet jane
karakterizuar nga sorollatjet. Demet e firmes tone nga keto sorollatje jane teper te medha
dhe llogariten rreth 12.000.000 leke. Ne po ndertojme konform te gjithe rregullave te
urbanistikes.
58
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin e dates 7.6.2001 ka vendosur kalimin per gjykim te
ceshtjes se mesiperme. Por ne séance gjyqesore u konstatua se rekursi i paraqitur ne Gjykaten e Larte i cili
eshte depozituar brenda afatit ligjor, vjen ne kundershtim me kerkesat e nenit 474 te K.Pr.Civile. Kjo dispozite
percakton qarte se rekursi qe i drejtohet Gjykates se Larte nenshkruhet nga vete pala, avokati apo perfaqesuesi
i tij i pajisur me prokure.
Ne fakt rekursi qe ka vene ne levizje Gjykaten e Larte nuk shoqerohet me asnje nenshkrim te pales (ne
rastin konkret te banoreve te pallatit nr. 9) por vetem me nje fotokopje te nenshkrimeve te tyre te bera me rastin
e ngritjes se padise.
Rekursi nuk ka gjithashtu as nenshkrimin e avokatit qe ka qene perfaqesues me prokure i kesaj pale.
Pra nuk rezulton qe ai te jete shprehje e vullnetit te pales rekursuese.
Ne rrethana te tilla, duke qene se rekursi i paraqitur nuk ploteson kerkesat ligjore, duhet vendosur
pushimi i gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/e te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit te ceshtjes civile me pale paditese “Banoret e pallatit nr. 9” e te paditur firmen
ndertuese “Lushnja Konstruksion” ne Gjykaten e Larte.

Tirane me 27.9.2001

Nr. 2230/785 i Regj. Themeltar.


Nr. 994 i Vendimit

59
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Bashkim Caka Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Natasha Sheshi “
Nikoleta Kita “
Irma Bala “
Ne seancen gjyqsore te dates 25.09.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.2433/966 qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “MEMA” sh.p.k. SARANDE, ne mungese.

TË PADITUR: ZYRA E PUNESIMIT SARANDE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË
Detyrimi i pales se paditur te me shperbleje shumen 329 716 leke
rrjedhur nga kontrata e sipermarrjes date 16.11.1999.
Baza Ligjore : Neni 850 i K.Civil dhe neni 153 i K Pr Civile.

Gjykata e Rrethit Sarande me vendimin nr. 378, date 23.06.2000 ka vendosur :


Pranimin e kerkese padise si te bazuar ne prova dhe ne ligj.
Detyrimin e pales se paditur Zyra e Punesimit Sarande t’i shperbleje shumen 329 716 leke
pales paditese shoqerise tregtare “Mema “sh.p.k. Sarande, me administrator Hariz Mema,
rrjedhur nga kontrata e sipermarrjes date 16.11.1999 e lidhur midis tyre. Detyrimin e pales
paditese te dorezoje pajisjet e paterhequra pales se paditur ne vleren e mbetur.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 496, date 03.10.2000 ka vendosur :


Lenien ne fuqi te vendimit civil nr. 378, date 23.06.2000 te Gjykates se Rrethit Sarande
persa i perket detyrimit te anes se paditur Zyra e Punesimit Sarande qe t’i paguaje sh.p.k.
“Mema” shumen 329 716 leke dhe ndryshimin e ketij vendimi per pjesen tjeter duke pushuar
gjykimin.

Kunder vendimeve te gjykatave ka bere rekurs pala e paditur, e cila ka kerkuar ndryshimin e tyre
dhe rrezimin e kerkese padise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates eshte jo logjik dhe ne kundershtim me ligjin material, procedurial.
Gjykata nuk ka bere nje percaktim te sakte te natyres juridike te mosmarreveshjes. Midis
nesh dhe pales paditese eshte lidhur nje kontrate shitjeje dhe jo kontrate sipermarrjeje.
- Gjykata ka shkelur nenin 16 te KPr Civile, pasi ka ndryshuar bazen juridike te padise pa
kerkese te paleve.
- Gjykata e rrethit ka tejkaluar ne vendim kufijte e kerkimit.
- Pala paditese nuk ka dorezuar sendet ne afatin e parashikuar ne kontrate, ne cilesine, ne
formen dhe permasat e kerkuara.
- Dhe aresyetimi i gjykates se apelit se paisjet nga ana e pales paditese i jane dorezuar pales
se paditur brenda afatit 18 ditor qe parashikohet ne kontrate nuk qendron, pasi dorezimi i
plote i pajisjeve nuk eshte realizuar.
- Nuk eshte i drejte aresyetimi i gjykates se mallrat jane dorezuar me 04.12.1999, pasi gjate
gjykimit nuk u provua fakti i marrjes se tyre ne dorezim.
- Gjykata e apelit nga njera ane arsyeton se pala e paditur duhet te shperbleje palen paditese
me shumen e percaktuar ne kontraten e sipermarrjes, ndersa nga ana tjeter pranon se eshte i
gabuar vendimi i gjykates per pjesen qe e detyron palen paditese te furnizoje me sendet e
padorezuara palen e paditur, gje qe e ben aresyetimin e saj, haptazi jo logjik.

60
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Pala e paditur ka lidhur me date 16.11.1999 nje kontrate per tu pajisur me orendi zyrash nga pala
paditese ne shumen 329 716 leke, pasi kjo e fundit ka fituar tenderin e zhvilluar prej te paditures per kete qellim.
Sipas kontrates pala e paditur do te bente pagesen pas marrjes ne dorezim te mallit nga pala paditese. Sipas
pales se paditur pajisjet do te dorezoheshin brenda 10 diteve nga momenti i lidhjes se kontrates.
Me daten 4.11.1999 pala paditese ka dorezuar prane pales se paditur 6 tavolina te thjeshta, 2 tavolina
kendore, 2 dollape dokumentash, 2 varese rrobash dhe 1 biblioteke. Per mallrat e dorezuara paditesi ka
perpiluar faturen nr. 21 date 4.11.1999. Pritesi i mallit, Zyra e Punes Sarande, ka refuzuar te firmose ne kete
fature.
Me date 08.12.1999 nga nje komision i krijuar vetem nga pala e paditur jane konstatuar disa te meta
te dukshme ne pajisjet e marra ne dorezim, gje qe rezulton nga procesverbali i mbajtur prej saj (nuk eshte i
firmosur prej paditesit).
Per mallrat e marra ne dorezim, pala e paditur nuk e ka bere pagesen, por me shkresen nr. 174
prot. date 08.12.1999, ajo ka njoftuar palen paditese se, per shkak te mosrespektimit te afatit kontraktor dhe
te te metave te pajisjeve, e zgjidh kontraten e dates 16.11.1999 ne menyre te njeanshme. Sipas kesaj
shkrese pala paditese eshte njoftuar qe te terheqe pajisjet e dorezuara.
Pala paditese pretendon se kontrata e lidhur midis paleve ndergjyqese, e pershkruar me lart, eshte
kontrate sipermarrjeje, pasi sipas saj, me porosi te pales se paditur ka prodhuar pajisje zyrash sipas
kontrates.
Sipas pales paditese eshte respektuar afati i parashikuar ne kontrate per dorezimin e mallrave, i cili
sipas saj ka qene 18 dite.
Gjithashtu sipas pales paditese, pala e paditur duhej te njoftonte per zgjidhjen e kontrates dhe jo ta
zgjidhte ate ne menyre te njeaneshme, pa i lene mundesi pales paditese te riparonte difektet brenda 7 diteve
sic parashikohet ne kontrate.
Ne keto kushte, pala paditese, me padine objekt gjykimi ka kerkuar prej pales se paditur
permbushjen e detyrimit qe rrjedh nga kontrata e dates 16.11.1999, ne shumen 329 716 leke.
Gjykata e rrethit ka vendosur pranimin e kerkese padise si te bazuar ne prova dhe ne ligj. Detyrimin
e pales paditur, t’i shperbleje pales paditese shumen 329.716 leke te rrjedhur nga kontrata e sipermarrjes
date 6.11.1999 e lidhur midis tyre dhe detyrimin e pales paditese te dorezoje pajisjet e paterhequra pales se
paditur ne vleren e mbetur me arsyetimin:
- Kontrata e lidhur midis paleve ndergjyqese eshte kontrate sipermarrjeje.
- Nuk qendron pretendimi i pales se paditur, per mosrespektim te afatit te dorezimit te sendeve
objekt kontrate nga ana e pales paditese.
- Edhe ne qofte se qendrojne pretendimet e pales se paditur ne lidhje me te metat e sendeve objekt
kontrate, atehere ne baze te paragrafit 4 te kontrates, pales paditese, duhej t’i ishte lene afati 7 ditor per
riparimin e tyre.
Ne baze te dispozitave te Kodit Civil qe parashikojne kontraten e sipermarrjes, ne qofte se pala e
paditur do te kishte pretendime per mospermbushje detyrimi nga ana e pales paditese, atehere ajo duhej te
kishte kerkuar zgjidhjen e kontrates, por jo ta zgjidhte ate ne menyre te njeanshme.
Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 496 date 3.10.2000 ka vendosur: Lenien ne fuqi te
vendimit civil nr. 378 date 23.6.2000 te Gjykates se Rrethit Sarande persa i perket detyrimit te anes se paditur
Zyra e Punesimit Sarande qe t’i paguaj sh.p.k “Mema” shumen 329 716 leke dhe ndryshimin e ketij vendimi per
pjesen tjeter duke pushuar gjykimin me arsyetimin se eshte i gabuar vendimi i gjykates per pjesen qe detyron
palen paditese te furnizoje me sende te padorezuara anen e paditur pa asnje kerkese.
Gjykata e Apelit Gjirokaster e ka zgjidhur mosmarreveshjen ne kundershtim me dispozitat ligjore
(neni 472/a K.Pr.Civile). Ne baze te nenit 16 te K.Pr.Civile, gjykata e zgjidh mosmarreveshjen ne perputhje
me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj. Nga neni
850 deri ne nenin 876 te Kodit Civil parashikohet kontrata e sipermarrjes. Ne dispozitat e cituara me siper
gjejme perkufizimin e kesaj kontrate, çmimin, te drejtat edhe detyrimet e paleve si dhe zgjidhjen e saj dhe
pasojat qe rrjedhin prej saj. Ne baze te kontrates se lidhur ndermjet paleve ndergjyqese çmimi eshte caktuar
329.716 leke. Ne perfundim te gjykimit si gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit e kane detyruar te
paditurin te shperbleje paditesin me vleren e plote te çmimit te caktuar ne kontrate, me arsyetimin se Zyra e
Punesimit Sarande nuk kishte te drejte te zgjidhte kontraten vete por te kerkonte zgjidhjen e saj ne rruge
gjyqesore. Ky arsyetim i bere nga te dyja gjykatat bie ndesh me nenin 868 te Kodit Civil, ne te cilin thuhet: “
Porositesi mund te terhiqet nga kontrata, edhe kur ka filluar zbatimi i vepres ose kryerja e sherbimit, me
kusht qe ta kompesoje sipermarresin per shpenzimet e kryera, per punimet e bera dhe per fitimin e
munguar”.

61
Ne kete kuader gjykata ka per detyre te percaktoje sakte vleren qe duhet te kompesoje porositesi
kundrejt sipermarresit. Kjo vlere del pasi te preçizohen keto momente se pari: kur eshte terhequr nga
kontrata porositesi, se dyti: çfare volumi punimesh ishin kryer nga sipermarresi deri ne momentin e terheqjes
se porositesit dhe se treti: fitimin e munguar qe ka pesuar sipermarresi. Vetem pasi te plotesohen detyrat e
mesiperme mund te percaktohet sakte demi qe ka pesuar sipermarresi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/c te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 496, date 3.10.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe dergimin e ceshtjes
per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 25.9.2001

Nr. 2433/966 i Regj. Themeltar


Nr. 1007 i Vendimit

62
ÇËSHTJE PENALE

63
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 06.07.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.102 qe i perket :

TË PANDEHURIT: GENTIAN SHEHU, i biri i Aliut, lindur me


1979 ne Tirane, banues ne Tirane, perfaqesuar
me prokure nga av. Bilal Dinoshi
A K U Z U A R:
Per vepren penale te vjedhjes
parashikuar nga neni134/2 i K.Penal.

O B J E K TI :
Kundershtim i vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane
per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.667 Akti , date 17.06.2001, ka vendosur:


Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance.
Caktimin si mase sigurimi personal ndaj te pandehurit Gentian Shehu “arrest ne burg”.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs te drejteperdrejte mbrojtesi i te pandehurit qe kerkoi


shfuqizimin e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:
- I pandehuri eshte kapur nga punonjesit e policise me daten 14.06.2001 dhe deri me daten
15.06.2001 eshte mbajtur ne polici pa asnje dokument. Nadaj tij eshte perdorur dhune per te
siguruar pohimin per vjedhje duke e pyetur pa pranine e avokatit e pa njoftuar prokurorin.
- Veprimet e oficereve te policise gjyqesore jane kryer ne kundershtim me kerkesat e nenit
255 te K.Pr.Penale, duke e marre ne pyetje me dhune e pa pranine e mbrojtesit e prokurorit.
- Duke perdorur dhunen eshte marre pohim sikur sendet e vjedhura ne shtepine e Alket Fonit
jane transportuar me makinen e te pandehurit kur ne fakt diten qe pretendohet se eshte kryer
vjedhja makina ka qene e bllokuar ne repartin e policise Laprake.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokuroren Valentina Ahmetaj, qe kerkoi ndryshimin e
vendimit duke i caktuar si mase sigurimi “arrest ne shtepi” avokatin Bilal Dinoshi, qe kerkoi ndryshimin e
vendimit dhe caktimin si mase sigurimi detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore e si analizoi çeshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Tirane nr.667, date 17.06.2001 me te cilin eshte caktuar si mase sigurimi
ndaj te pandehurit Gentian Shehu “arrest ne burg” eshte i pabazuar ne ligj e si i tille duhet te ndryshohet.
Mbi bazen e kallzimit te bere nga shtetesja Liljana Foni se ne banesen e djalit te saj Alket ishte kryer
vjedhje dhe ishin marre nje televizor me ngjyra, nje magnetofon impiant, sende ushqimore, pije e disa sende
te perdorimit shtepiak eshte bere arrestimi ne flagrance i te pandehurve Klodian Bushi e Gentian Shehu
duke i akuzuar per vjedhjen qe pretendonte Liljana Foni.
Nga provat e marra nga prokuroria del se Alket Foni me rastin e largimit te tij per ne Greqi, ne
muajin maj i ka lene nje kopje te celesit te deres se shtepise te Pandehurit Klodian Shehu per t`u kujdesur.

64
Ky i pandehur bashke me te pandehurin Gentian Shehu kane shkuar disa here ne shtepine ne fjale dhe i
pandehuri Klodian ka kryer porosite qe i ishin lene.
Mbas arrestimit te dy te pandehurve, ata jane marre ne pyetje nga oficeri i policise gjyqesore me
cilesine e deklaruesve te personave ndaj te cileve zhvillohen hetime ku ata kane pranuar se kishin vjedhur
sendet per te cilat kishte denoncuar Liljana Foni. Keto deklarime u jane marre te pandehurve ne kundershtim
me kerkesat e K.Pr.Penale. Ne baze te nenit 37 te K.Pr.Penale kur para autoritetit procedues nje person qe
nuk eshte marre i pandehur ben deklarime nga te cilat dalin te dhena per inkriminimin e tij, autoriteti
procedues nderpret pyetjen dhe fton te caktoje nje mbrojtes. Edhe se nuk eshte respektuar ky detyrim ligjor
qe perben shkelje te te drejtave te personit, gjykata e rrethit nuk e ka vleresuar, i ka marre ato te mireqena
duke i trajtuar si prova qe vertetojne akuzen duke vepruar edhe ajo ne kundershtim me paragrafin e fundit te
nenit 37 te K.Pr.Penale sipas te cilit deklarimet e mepareshme nuk mund te shfrytezohen kunder personit qe
i ka bere.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon te drejta pretendimet e prokurores per bazueshmerine e
dyshimeve qe ka pranuar gjykata e rrethit duke i trajtuar ato si te pabazuara ne prova. Duhet pranuar se ne
rastin konkret kallzimi nuk eshte bere nga pronari i shtepise dhe i sendeve qe jane vjedhur por nga persona
te tjere gje qe ve ne dyshim saktesine e kallzimit te bere.
Ne caktimin e mases se sigurimit arrest me burg, gjykata e rrethit nuk ka zbatuar drejte kerkesat
proceduriale e nuk ka patur parasysh kushtet dhe kriteret per caktimin e mases se sigurimit. Ne baze te
nenit 228 te K.pr.Penale, masave te sigurimit mund t`u nenshtrohen vetem ata persona ndaj te cileve
ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova. Duke analizuar ne teresi materialet qe ndodhen ne
dosje, ne marrjen e vendimit per caktimin e mases se sigurimit arrest me burg per te pandehurin Gentian
Shehu, Gjykata e rrethit ka patur parasysh vetem “dyshimin” dhe jo nje dyshim te arsyeshem te bazuar ne
prova. Dyshim mund te kete e te krijohet per probleme e ne momente te caktuara por detyrimisht kerkohet
qe ky dyshim te jete i bazuar ne prova. Ne kuptim te dyshimit te arsyeshem duhet pranuar qe aq sa prova
jane ne momentin e shqyrtimit te ceshtjes nga gjykata te binde gjykaten per kryerjen e vepres penale.
Ne ngarkim te te pandehurit Gentian Shehu ne dosje nuk ka asnje prove qe te vertetoje akuzen e te
detyronte gjykaten te caktonte si mase sigurimi “arrest ne burg”. Gjithcka bazohet mbi deklarimet e bera
para oficerit te policise gjyqesore ne shkelje te ligjit procedurial penal e qe skane vleren e proves. I
Pandehuri Klodian Bushi ne pyetjen qe i eshte bere me cilesine e te pandehurit (nje dite mbas deklarimeve)
ka mohuar kryerjen e vepres penale megjithese edhe ky veprim eshte bere pa pranine e avokatit e ne
shkelje te ligjit.
Ne kushtet e mesiperme kur nuk ka asnje rrethane qe e bejne te detyrueshme marrjen e mases se
sigurimit arrest me burg per te pandehurin Gentian Shehu, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se duhet
ndryshuar vendimi i gjykates se rrethit duke marre mase tjeter sigurimi deri ne hetimin e plote te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.249 pika 6 dhe 234/1 i K.Pr.Penale.

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.667, date 17.06.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane duke caktuar si mase
sigurimi personal per te pandehurin Gentian Shehu detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore cdo te hene
ne oren 10.00.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Gentian Shehu nga dhomat e paraburgimit.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet Prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 06.07.2001

Nr. 102 i Regj.Themeltar.


Nr. 432 i Vendimit

65
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Valentina Kondili “
Zamir Poda “
Vladimir Metani “
ne seancen gjyqesore te dates 26.6.2001 dhe 3.7.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 415/51 qe i perket:

TË PANDEHURVE: 1. PETRIT SORRA


2. PERPARIM CALI
3. GENCI GJOKA
4. FLAMUR SORRA

A K U Z A:
Petrit Sorra: Mbajtje pa leje te armeve luftarake,
parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.
Perparim Cali: Mbajtje pa leje te armeve luftarake,
parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.
Genci Gjoka: Vjedhje me arme, e kryer ne bashkepunim,
mbetur ne tentative, plagosje e lehte me dashje, armembajtje pa leje,
parashikuar nga nenet 140, 22 e 25, 89, 278/2 te K. Penal.
Flamur Sorra: Vjedhje me arme, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative,
parashikuar nga nenet 140, 22 e 25 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 705 date 9.11.1999 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Petrit Sorra, per mbajtjen pa leje te armeve luftarake,
parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe denimin e tij me 10.000 leke gjobe.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Perparim Cali per mbajtjen pa leje te armeve luftarake,
parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 20.000 leke gjobe.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Flamur Sorra, per vjedhjen me dhune, kryer ne
bashkepunim, mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 139, 22 e 25 te Kodit Penal dhe
denimin e tij me 4 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Genci Gjoka, per vjedhje me arme mbetur ne tentative,
parashikuar nga neni 140 e 22 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 7 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Genci Gjoka, per mbajtjen pa leje te armeve luftarake,
parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 6 muaj burgim.
Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Genci Gjoka per akuzen e plagosjes se lehte me
dashje parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal per mungese provash ne baze te nenit 388/d
te K.Pr.Penale.
Perfundimisht ne baze te nenit 55 te Kodit Penal e denon te pandehurin Genci Gjoka me 7
vjet burgim.
Kthimin e akteve qe i perkasin shtetasit Pellumb Sorra ne Prokurorine e Rrethit Tirane per
fillimin e hetimeve per vepren penale te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 te
Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 371 date 24.12.1999, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 705 date 9.11.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gykates se Apelit Tirane kane bere rekurs te pandehurit Genc Gjoka dhe Flamur
Sorra dhe Gjykata e Larte me vendimin nr. 94 date 24.2.2000 ka vendosur:

66
Prishjen e vendimit nr. 371 date 24.12.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e
akteve per rishqyrtim po asaj gjykate me nje perberje tjeter te trupit gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, ne rigjykim, me vendimin nr. 287 date 27.6.2000 ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr. 705 date 9.11.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane, duke vendosur
per te pandehurin Perparim Cali pushimin e çeshtjes ne ngarkim te tij, si dhe lenien ne fuqi
te vendimit per pjeset e tjera te tij.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane bere rekurs te pandehurit Genc Gjoka dhe Flamur Sorra, te
cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe deklarimin te pafajshem, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nga gjykata e apelit nuk jane respektuar dhe zbatuar detyrat e vena nga Gjykata e Larte,
duke shkelur nenin 477 pika 2 te KPr.Penale.
- Nuk jane marre parasysh pretendimet tona mbi ekzistencen e elementeve te vepres penale.
- Deklarimi fajtor eshte bere vetem mbi deklarimet e te demtuarit qe eshte bashkeipandehur
ne kete proces.
- Nga gjykata e apelit eshte shkelur neni 33 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, dhe
426 i K.Pr.Penale, duke i mohuar te drejten per te marre pjese ne gjykim dhe per tu degjuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, prokuroren Valentina Ahmetaj, mbrojtesin e te gjykuarve Genc
Gjoka dhe Flamur Sorra, te cilet respektivisht kerkuan: Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe
kthimin e akteve per rishqyrtim po kesaj gjykate; prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pushimin e gjykimit
dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 287 date 27.6.2000 i Gjykates se Apelit Tirane eshte ne kundershtim me kerkesat e
dispozitave proceduriale penale, per rrjedhoje ai duhet te prishet dhe aktet duhet t’i dergohen per rishqyrtim po
kesaj gjykate.
Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se si Gjykata e Rrethit Tirane dhe ajo e Apelit Tirane kane
pranuar se te gjykuarit Genc Gjoka dhe Flamur Sorra me date 24.5.2000 rreth ores 21.00 ne vendin e quajtur
“Liqeni i Askajes” duke qene te maskuar dhe i armatosur me arme pistolete vetem Genci, kane ndaluar
shtetasin Perparim Cali, i cili kthehej nga Tirana per ne fshatin Celibreze. I gjykuari Genc Gjoka i ka drejtuar
pistoleten shtetasit Perparim Cali dhe e ka urdheruar ate te moslevizte. Si te gjykuarit ashtu dhe Perparim Cali
jane perleshur midis tyre, nga ku ka rezultuar te jene plagosur i gjykuari Genci Gjoka si dhe shtetasi Perparim
Cali. Si te gjykuarit dhe Perparim Cali jane larguar ne drejtime te ndryshme per te mjekuar plaget e marra si
rrjedhoje e perleshjes me arme.
Per sa me siper, gjykata ka deklaruar fajtore dhe denuar per veprat penale te vjedhjes me dhune
parashikuar nga nenet 139-22 e 25 te Kodit Penal Flamur Sorren dhe per rrjedhoje me ane te perdorimit te
armes Genci Gjoken parashikuar nga nenet 140-22 te Kodit Penal.
Vendimi i gjykates se rrethit eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane. Por sa kemi theksuar dhe
me siper vendimi i gjykates se apelit eshte marre duke moszbatuar kerkesat e neneve 426 e 427 te
K.Pr.Penale. Nga aktet e ndodhura ne dosje nuk rezulton qe te jete urdheruar thirrja e te gjykuarve Flamur
Sorra dhe Genci Gjoka ashtu si parashikon pika 1 e nenit 426 te K.Pr.Penale.
Gjithashtu nga aktet e dosjes nuk rezulton qe njoftimi per diten dhe oren e shqyrtimit te ankimit te tyre
ne gjykate te jete bere konform kerkesave te neneve 139 dhe 140 te K.Pr.Penale.
Sipas nenit 139 te K.Pr.Penale:
1. Njoftimi per te pandehurin e burgosur behet ne vendin e burgimit duke i dorezuar atij aktin.
2. Kur i pandehuri refuzon te marre kopjen e aktit ose kur ai mungon per shkaqe te justifikuara akti i
dorezohet pergjegjesit te institucionit, i cili per rastin e fundit njofton te interesuarin me mjetin me te
shpejte.
Duke vepruar sa me siper te gjykuarve u eshte mohuar nje e drejte themelore kushtetuese ajo e
parashikuar nga neni 33 pika 1 ku percaktohet se “Kushdo ka te drejte te degjohet para se te gjykohet“.
Moszbatimi i kesaj dispozite kushtetuese dhe i kerkesave te neneve 139 dhe 426 /1 te K.Pr.Penale, te cilet
garantojne zbatimin e kesaj te drejte themelore ben qe te gjitha aktet e Gjykates se Apelit Tirane te jene
absolutisht te pavlefshme ne kuptim te nenit 128 germa “c” e K.Pr.Penale. Ne kete dispozite percaktohet se:
1. “Aktet proceduriale jane absolutisht te pavlefshme kur nuk zbatohen dispozitat qe lidhen me:
… thirrjen e te pandehurit ose pranine e mbrojtesit kur ajo eshte e detyrueshme”.
Nga sa me siper Kolegji Penal i Gjykates se Larte i gjen te mbeshtetura ne dispozitat e sipercituara
pretendimet e paraqitura ne rekurs nga mbrojtesi i te gjykuarve Genc Gjoka dhe Flamur Sorra, pretendime keto

67
te cilat ne veshtrim te nenit 432 te K.Pr.Penale passjellin cenimin e vendimit nr. 287 date 27.6.2000 te Gjykates
se Apelit Tirane.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 287, date 27.6.2000 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e akteve per
rishqyrtim po ne kete gjykate me trup tjeter gjykues.

Tirane, me 3.7.2001

Nr. 415/51 i Regj.Themeltar.


Nr. 436 i Vendimit

MENDIM I PAKICES
Me datat 26 dhe 27 maj 1999, oficeret e policise gjyqesore kane mbajtur procesverbalet mbi kallzimin e
krimit te ndodhur me daten 25 maj 1999. Pasi eshte kqyrur vendi i ngjarjes, mbasi eshte kryer kontrolli i baneses
se zotit Petrit Sorra dhe mbasi jane sekuestruar provat materiale, me daten 28.5.1999 jane arrestuar ne
flagrance shtetasit Petrit Sorra dhe Genci Gjoka dhe eshte shpallur kerkimi i shtetasit Flamur Sorra. Ky i fundit
eshte ndaluar me 30.5.1999.
Me daten 29.5.1999, Gjykata e Rrethit Tirane ka vleftesuar te drejta arrestimet ne flagrance te
shtetasve Petrit Sorra e Genci Gjoka, duke i caktuar si mase sigurimi te parit detyrimin per tu paraqitur ne
policine gjyqesore dhe te dytit arrest ne burg.
Me 31.5.1999, e njejta gjykate ka vleftesuar te drejte ndalimin e shtetasit Flamur Sorra, duke i
caktuar si mase sigurimi arrest ne burg.
Ne perfundim te hetimeve prokuroria me daten 20.8.1999 ka paraqitur per gjykim ceshtjen penale ne
ngarkim te te pandehurve Genc Gjoka, Flamur Sorra, Perparim Cali e Petrit Sorra.
Ceshtja eshte gjykuar nga gjykata e shkalles se pare ne shtate seanca. Me perjashtim te seances
se pare, te pandehurit kane marre pjese ne te gjitha seancat e tjera. Mbledhja e provave eshte bere gjate
debatit gjyqesor, ne prezence te te gjithe te pandehurve. Per te provuar pretendimet e tyre te pandehurit
kane paraqitur provat dhe deshmitaret e tyre dhe u kane bere pyetje deshmitareve te tjere.
Vetem i pandehuri Genc Gjoka eshte mbrojtur me avokat. Ne gjykimet e shkalleve te tjera te
pandehurit nuk jane paraqitur. Eshte paraqitur vetem avokati i te pandehurit Genc Gjoka, i cili me vone ka
marre prokure perfaqesimi edhe nga i pandehuri tjeter Flamur Sorra.
Me vendimin nr. 705 date 9.11.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane jane deklaruar fajtor e denuar te
pandehurit Petrit Sorra, Perparim Cali, Flamur Sorra e Genc Gjoka.
Vendimi i mesiperm eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 371 date
24.12.1999.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte me vendimin nr. 94 date 24.2.2000 ka vendosur: “Prishjen e
vendimit nr. 371 date 24.12.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po asaj
gjykate me nje perberje tjeter te trupit gjykues” me argumentimin se vendimit gjyqesor i mungon arsyetimi.
Pas rigjykimit, Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 287 date 27.6.2000 ka vendosur:
“Ndryshimin e vendimit nr. 705 date 9.11.1999 te Gjykates se Rrethit Tirane, duke u vendosur per te
pandehurin Perparim Cali pushimi i çeshtjes ne ngarkim te tij, si dhe lenien ne fuqi te vendimit per pjeset e
tjera te tij.
Gjate rigjykimit, Gjykata e Apelit Tirane i eshte permbajtur vendimit te Kolegjit Penal te Gjykates se
Larte (nenet 440 e 447/2 te K.Pr.Penale).
Ne gjyqtaret ne pakice mendojme se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte, i bazuar ne
prova dhe i mbeshtetur ne ligj.
Avokati i te pandehurve Genci Gjoka e Flamur Sorra ne te gjitha gjykimet ka pretenduar se ne
marrjen e vendimeve, gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit nuk jane udhehequr nga disa parime te se
drejtes proceduriale te parashikuara nga nenet 4, 152 e 380 si prezumimi i pafajesise, çmuarja e provave
dhe provat qe mund te perdoren per te marre vendimin.
Pas rigjykimit ne apel, ne rekursin e paraqitur se fundi ka pretenduar se gjykata e apelit ne
shqyrtimin e kesaj ceshtje ka shkelur kerkesat e nenit 426 te Kodit te Procedures Penale dhe nenit 33 te
Kushtetutes duke e gjykuar ceshtjen ne mungese te te pandehurit pa e njoftuar ate.

68
Gjyqtaret ne shumice arsyetojne: “Moszbatimi i dispozitave te mesiperme kushtetuese e ligjore
bejne qe te gjitha aktet e Gjykates se Apelit Tirane te jene absolutisht te pavlefshme ne kuptim te nenit 128
te Kodit Pr.Penale”.
Ky arsyetim i bere nga shumica nuk na duket i drejte per keto arsye:
Se pari: Gjykata e Apelit Tirane i eshte permbajtur detyrave te vena nga Kolegji Penal i Gjykates se
Larte. Zbatimi i udhezimeve te Gjykates se Larte ka qene detyrues. Ky detyrim rezulton nga neni 440 i Kodit
Pr.Penale, ne te cilin thuhet: “Detyrat dhe konkluzionet e vendimit te Gjykates se Larte jane te detyrueshme
per gjykaten qe rishqyrton ceshtjen”. Gjykata e Apelit Tirane e ka shqyrtuar çeshtjen brenda kufijve ligjore te
parashikuara nga nenet 425 e 447 te Kodit Pr. Penale. Per gjykaten nuk ka qene e nevojshme perseritja e
shqyrtimit gjyqesor as teresisht as pjeserisht (neni 427 i K.Pr.Penale).
Avokati i te pandehurve Genc Gjoka e Flamur Sorra nuk ka kerkuar as rimarrjen e provave te
administruara ne shqyrtimin gjyqesor te shkalles se pare dhe as marrjen e ndonje prove te re. Ne nenin 427
te Kodit Pr. Penale parashikohet shprehimisht se kur mund te perseritet shqyrtimi gjyqesor. Ne piken nje te
ketij neni thuhet: “Kur nje pale kerkon rimarrjen e provave te administruara ne shqyrtimin gjyqesor te
shkalles se pare ose marrjen e provave te reja, gjykata ne qofte se çmon se nje gje e tille eshte e
nevojshme vendos perseritjen teresisht ose pjeserisht te shqyrtimit gjyqesor”. Meqenese per gjykaten nuk ka
qene e domosdoshme perseritja e shqyrtimit gjyqesor, nuk ka qene e domosdoshme as pjesemarrja e te
pandehurve ne gjykim. Interesat e tyre ne gjykim jane mbrojtur nga avokati i zgjedhur lirisht prej tyre. Aktet
nga gjykata e apelit jane shqyrtuar ne prezence te avokatit.
Se dyti: Ne rigjykim nuk mund te ngrihen pavlefshmerite e vertetuara ne gjykimet e meparshme
(neni 447/3 te Kodit Procedures Penale) siç e kemi theksuar edhe me siper kjo ceshtje eshte gjykuar dy
here nga gjykata e apelit. Heren e dyte eshte gjykuar pasi vendimi i pare i saj eshte prishur nga Gjykata e
Larte (neni 443 i K.Pr.Penale). Rigjykimi pas prishjes parashikohet nga neni 447 i K.Pr.Penale. Ne piken 2 te
ketij neni thuhet: “Gjykata e rigjykimit i permbahet vendimit te Gjykates se Larte per çdo çeshtje te se drejtes
qe eshte vendosur ne te”. Me tej ne piken 3 te te njejtes dispozite thuhet se: “Ne rigjykim nuk mund te
ngrihen pavlefshmerite e vertetuara ne gjykimet e meparshme ose gjate hetimeve paraprake”. Te pandehurit
kane munguar edhe ne gjykimin e pare ne apel dhe aktet e hartuara nga kjo gjykate nuk jane kundershtuar e
konsideruar te pavlefshme. Perkundrazi ate vendim Gjykata e Larte e ka prishur vetem se i mungonte
arsyetimi (neni 432/c i K.Pr.Penale). Ne rigjykim gjykata e apelit i eshte permbajtur vendimit te Gjykates se
Larte.
Gjate rigjykimit avokati i te pandehurve Genci Gjoka e Flamur Sorra, megjithese ata mungonin nuk
ka kerkuar thirrjen e tyre, por ka vazhduar me pretendimet e vjetra. Mungesa e tyre gjate gjykimit ne apel
nuk ka sjelle asnje pasoje. Interesat e tyre jane mbrojtur nga avokati. Ne baze te nenit 427 avokati mund te
kerkonte rimarrjen e provave te administruara ose marrjen e provave te reja, por nuk e ka kerkuar. Edhe
gjykata e apelit nuk ka çmuar te domosdoshme pjesemarrjen e te pandehurve ne gjykim.
Se treti, pjesemarrja dhe prezenca e te pandehurve gjate gjykimit ne apel nuk ka qene e
domosdoshme. Nga neni 33 i Kushtetutes rezulton se pjesemarrja dhe prezenca e te pandehurit ne gjykim,
nuk eshte detyrim, por e drejte e te pandehurit. Kodi i Procedures Penale nuk e ka kerkese te
domosdoshme pranine e te pandehurit ne sallen e gjyqit kur gjykohet akuza ne ngarkim te tij. I pandehuri
pyetet vetem ne qofte se jep pelqimin (neni 166 i K.Pr.Penale). Ne çeshtjen objekt gjykimi te pandehurit jane
degjuar nga gjykata e shkalles se pare. Per gjykaten e apelit nuk ka qene e domosdoshme prania e te
pandehurve, ne sallen e gjykimit. Ne baze te nenit 353 te Kodit te Procedures Penale, gjykata mund te
urdheroje shoqerimin e detyrueshem te te pandehurit, qe nuk eshte paraqitur, ne qofte se prania e tij
eshte e domosdoshme per marrjen e nje prove, por jo per pyetjen e tij. Nga dispozita e referuar me
siper rezulton se prania fizike e te pandehurve gjate gjykimit ne apel eshte e domosdoshme vetem kur
kerkohet rimarrja e provave te administruara ne shqyrtimin gjyqesor te shkalles se pare ose marrja e
provave te reja dmth kur kerkohet perseritja e shqyrtimit gjyqesor (neni 427 i K.Pr.Penale). Nje gje e tille nuk
eshte kerkuar dhe as kerkohet nga te pandehurit Genci Gjoka e Flamur Sorra (ankuesit) dhe as nga avokati
i tyre.
Se katerti: Gjate procesit penal, objekt gjykimi, jane respektuar garancite proceduriale penale te
parashikuara nga neni 31 i Kushtetutes.
Te pandehurit jane vene ne dijeni menjehere dhe hollesisht per akuzat dhe te drejtat e tyre.
Jane njoftuar familjet dhe te afermit e tyre. Familjaret e te pandehurit Flamur Sorra i kane sygjeruar
atij qe te mbrohej nga i njejti avokat qe mbrohej i pandehuri tjeter Genci Gjoka. Me aktin noterial Nr.
i pandehuri Flamur Sorra ka deklaruar se kerkon te mbrohet nga i njejti avokat.
Te pandehurit kane patur kohen dhe lehtesite e mjaftueshme per te pergatitur mbrojtjen. Te
pandehurit Petrit Sorra dhe Perparim Cali jane mbrojtur vete kurse te pandehurit Genci Gjoka dhe Flamur
Sorra jane mbrojtur me avokat.
Te pandehurit rekursues jane mbrojtur me ndihmen e avokatit te zgjedhur lirisht prej tyre. Ketyre te
pandehurve nuk ju eshte mohuar e drejta per t’u degjuar. “ E drejta per tu degjuar” eshte sanksionuar ne
Kushtetute me qellim, qe te pandehurve tu sigurohet mundesia per te parashtruar mbrojtjen, njelloj si
prokurori akuzen pa u vene ne gjendje te disfavorshme kundrejt tij. Por vlen te theksohet se te pandehurit
kane te drejte te mbrohen vete ose me ndihmen e mbrojtesit (neni 6/1 K.Pr.Penale). Ne piken e dyte te nenit

69
6 te Kodit te Procedures Penale thuhet shprehimisht: “ Mbrojtesi ndihmon te pandehurin qe t’i garantohen te
drejtat proceduriale dhe t’i ruhen interesat e tij ligjore”. Ne kete kuader avokati i te dy te pandehurve mund te
kerkonte nga gjykata e apelit qe te kryheshin veprime proceduriale tej hetimit gjyqesor te zhvilluar gjate
gjykimit ne shkalle te pare. Avokati mund te kerkonte edhe shtyrjen e shqyrtimit gjyqesor per thirrjen e te
pandehurve te mbrojtur prej tij. Por thirrja e te pandehurve duhet te ishte e detyrueshme. Thirrja e
detyrueshme e te pandehurve siç e kemi permendur edhe me siper parashikohet nga neni 353 i
K.Pr.Penale. E nenvizojme thirrjen e detyrueshme sepse ne zbatim te nenit 128 te K.Pr.Penale “aktet
proceduriale jane absolutisht te pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat qe lidhen me thirrjen e te
pandehurit ose pranine e mbrojtesit kur ajo eshte e detyrueshme “Meqenese thirrja e te pandehurve nuk
ka qene e detyrueshme, ne rastin konkret nuk kemi te bejme fare me pavlefshmeri”. Procesi gjyqesor i
zhvilluar ne ngarkim te gjithe te pandehurve ka qene i drejte, i rregullt dhe ne perputhje me ligjin. Te
pandehurit rekursues jane perfaqesuar ne gjykim nga avokati i tyre.
Duke ja besuar mbrojtjen avokatit te te pandehurit nuk kane pesuar asnje kufizim per nje gjykim te
rregullt ligjor (neni 42 i Kushtetutes).
Ne kete kuader ne gjyqtaret ne pakice mendojme se per kete ceshtje nuk eshte e nevojshme
zgjerimi i metejshem i hetimit gjyqesor.

Valentina Kondili Ylvi Myrtja

70
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Vladimir Metani Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 20.07.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.105, qe i perket:

TË PANDEHURIT: SAJMIR SULA

AKUZA
Perkrahja e autorit te krimit, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal

OBJEKTI:
Ankim kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare Berat,
per vleftesimin e arrestit ne flagrance e caktimin e mases se sigurimit personal “
arrest ne burg me afat 20 ditor “,
bazuar ne nenet 249/1 e 431 te Kodit te Proçedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin Nr.42, date 03.07.2001,


Ka vleftesuar te ligjshem arrestimin ne flagrance te te pandehurit Sajmir Sula per vepren
penale te parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal dhe ka caktuar ndaj tij si mase sigurimi
personal ate te “arrestit ne burg me afat 20 ditor”. Gjithashtu nuk ka vleftesuar te ligjshem
arrestimin e tij ne flagrance vepren penale te parashikuar nga neni 278/2 i K.P.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs te drejteperdrejte ne Gjykaten e Larte, i pandehuri duke
parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij:
- Vendimi eshte marre ne kundershtim me kerkesat e neneve 228 e 229 te K.P.P. prandaj ne
baze te nenit 249 te K.P.P duhet te shfuqizohet.
- Arrestimi eshte bere pa asnje baze por vetem per faktin se i arrestuari ishte ne banesen e
Nuri Bregut, ku pretendohet se ka qene i shumekerkuari Lulzim Caka. Gjykata arsyeton se
duhen kryer veprime te metejshme hetimore per te percaktuar jemi para vepres te
parashikuar nga neni 302 i K.P. dhe prandaj e ka caktuar masen e sigurimit me afat 20 ditor,
por prokurori nuk paraqiti asnje prove qe te vertetonte faktin qe i arrestuari ka kryer
veprime siç kerkon neni 302 i K.P. Ne keto kushte kur ndaj meje nuk ekziston nje dyshim i
arsyeshem i bazuar ne prova dhe ne baze nenit 228/1 te K.P.nuk duhej te caktohej mase
sigurimi qofte edhe me afat.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
prokurorin Vaske Simeoni, i cili kerkoi miratimin e vendimit,
mbrojtesin e te pandehurit, Av. Shuaip Syri, i cili kerkoi shfuqizimin e vendimit dhe lirimin e te pandehurtit,
pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN

71
Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat eshte marre ne aplikim te gabuar te ligjit, e per kete
shkak duhet shfuqizuar.
Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se i pandehuri Sajmir Sula eshte arrestuar ne flagrance,
pasi me daten 30.06.2001 eshte gjetur ne te njejten banese ne fshatin Cukalat te rrethit te Beratit ku ishin
strehuar dy persona te kerkuar nga policia per kryerjen e veprave te ndryshme penale, shtetasit Lulzim Caka
dhe Kastriot Jaupi. Arrestimi ne flagrance i te pandehurit eshte bere per vepren penale te armembajtjes pa
leje dhe perkrahjes se autorit te krimit te parashikuar nga nenet 278/2 e 302/1 te K.P. Lidhur me akuzen e
armembajtjes pa leje Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat me te drejte ka vleftesuar te paligjshem arrestimin ne
flagrance te te pandehurit Sajmir Sula, ndersa per vepren tjeter ajo e ka miratuar arrestimin ne flagrane ne
perputhje me kerkesat e ligjit.
Ne caktimin e mases se sigurimit Gjykata ka gabuar kur ka vendosur ate te arrestimt me afat 20
ditor duke mos patur ne konsiderate kerkesat nenit 245 te K.P.P. Sipas ketij neni, germes “ç”, masa e
sigurimit me arrest ne burg mund caktohet me afat vetem atehere kur ajo eshte urdheruar per te garantuar
marrjen ose vertetesine e proves. Si ne arsyetimin e vendimit, ashtu edhe ne dispozitivin e vendimit per
asnje moment gjykata nuk percakton se kush eshte prova, apo provat qe duhet garantuar marrja apo
vertetesia e tyre. Ne vend te kesaj, gjykata arsyeton se masa e sigurimit duhet dhene me afat “per te
verifikuar deri ne fund pretendimet e te arrestuarit dhe per faktin se keto provat nuk jane shume te plota”.
Nje arsyetim i tille nuk lidhet fare me konceptin e mases se sigurimit me kohezgjatje te caktuar qe
parashikon neni 245/ç i K.P.P.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ndodhur perpara faktit qe ankimi ne kete gjykate eshte bere nga i
pandehuri, e per pasoje pozita e tij proçedurale nuk mund te rendohet dhe se ne diten e gjykimit, te gjykuarit
i mbesin edhe 3 dite nga perfundimi i afatit te caktuar nga gjykata, arrin ne perfundimin se vendimi i Gjykates
se Rrethit Gjyqesor Berat duhet te shfuqizohet, nderkohe qe organi i prokurorise ne kushtet dhe kriteret e
percaktuar ne K.P.P. mund t’i drejtohet gjykates me kerkime te tjera.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te Kodit te Proçedures Penale,

VENDOSI
Shfuqizimin e Vendimit Nr.42, date 03.07.2001, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat si te pabazuar ne
ligj.
Urdherimin e lirimit te menjehershem te te arrestuarit Sajmir Muhamet Sula nga dhomat e paraburgimit.
Njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte per ekzekutimin e ketij vendimi.

Tirane, me 20.07.2001

Nr. 105 Regj.Themeltar


Nr. 457 Vendimit

72
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte,i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Zamir Poda Anetar
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seance gjyqesore, ne date 23.7.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : KLODIAN KOCIU, i arestuar

AKUZA
Trafikim i narkotikeve dhe pastrim i parave te pista,
parashikuar nga nenet 283/a dhe 287/a,te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat,me vendimin Nr 37,date 28.6.2001,ka vendosur :


Vleftesimin te ligjshem te ndalimit te shtetasit Klodian Kociu.
Caktimin, si mase sigurimi personal, arrest ne burg, per shtetasin Klodian Kociu.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat ka bere rekurs te drejteperdrejte i arrestuari
Klodian Kociu, duke parashtruar keto shkaqe :
- se vendimi, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, nr 58,date 26.6.2001,qe ben fjale per
lejimin e ekzekutimit te leter porosise te organeve gjyqsore zvicerane,per kryerjen e disa
veprimeve hetimore,eshte mare ne kundershtim me kerkesat e nenit 505 dhe 506,te Kodit te
Procedure Penale,
- se ndalimi i tij eshte bere ne kundershtim me kerkesat e nenit 253,te Kodit te Procedures
Penale,mbasi per marjen e kesaj mase nuk kishte nje nevoje te ngutshme dhe se nuk
ekzistonte rreziku i ikjes,
- se caktimi i mases se sigurimit personal arrest ne burg eshte mare ne kushtet kur nuk
ekzistojne prova, mbi bazen e te cilave te krijohet ne dyshim i aresyeshem se kam kryer
ndonje veper penale,

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Stiliano Bandilli, i cili kerkoi miratimin e vendimit te Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Berat,
mbasi degjoi mbrojtesin e te arrestuarit,avokat Shuaip Syri,i cili kerkoi shfuqizimin e vendimit te
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat,me vendimin nr 58,date 26.6.2001,ka vendosur lejimin e
ekzekutimit te leter porosise te autoriteteve gjyqesore zvicerane,lidhur me kryerjen,ne qytetin e Beratit, te
disa veprimeve hetimore.
Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat,ne marjen e vendimit te
mesiperm, i ka zbatuar plotesisht kerkesat e neneve 505,506 dhe 507/1,te Kodit te Procedures Penale,qe
bejne fjale per leterporosite nderkombetare.
Pretendimi, i te arrestuarit Klodian Kociu, se gjykata ka vepruar ne kundershtim me ligjin duke lejuar
ekzekutimin e leter porosise,pa mare, me pare, pelqimi i tij,eshte i pabazuar.

73
Neni 505 i Kodit te Procedures Penale,ne piken 2 ,percakton rregullin, per Ministrine e Drejtesise
dhe per rrjedhoje dhe per gjykaten, se leter porosise, nga jashte shtetit, nuk i jepet rruge,pra ajo nuk
pranohet,kur nuk del qe, per te, i pandehuri te kete shprehur lirisht pelqimin e tij.
Per rastin ne shqyrtim,ne leterporosine e shtetit te huaj,pervec te tjerave, behet kerkesa per pyetjen
e shtetasit Klodian Kociu, i cili deri diten e lejimit ,nga gjykata,te ekzekutimit te saj,nuk e kishte cilesine e
personit te mare si i pandehur.
Duke qene ne keto kushte,pra kur Klodian Kociu nuk e kishte cilesine e te pandehurit, del se,
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, e cila ka lejuar ekzekutimin e porosise, te organeve gjyqsore te shtetit
zviceran,nuk kishte asnje detyrim per ti mare atij pelqimin, per kryerjen e ketij veprimi.
Persa u paraqit, cmohet se vendimi, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat,qe ka lejuar ekzekutimin e
leterporosise,eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje.
Lidhur me pretendimin e te arrestuarit Klodian Kociu, se eshte ndaluar ne kundershtim me kerkesat
e ligjit,nga aktet ne dosje,del se ky veprim eshte mare ne perputhje me kerkesat e nenit 253,te Kodit te
Procedures Penale.
Duke patur parasysh materjalin denoncues, te organeve gjyqsore zvicerane,ne te cilin behet fjale se
Klodian Kociu ka kryer trafikim te lendeve narkotike, ne shtetin zviceran, dhe pastrim te parave, qe vinin
nga kjo veprimtari,ne vendin tone,organi procedures, duke qene perpara nje dyshimi te arsyshem, per
kryerjen e veprave penale, si dhe duke cmuar se ekziston reziku i ikjes, mbeshtetur ne kerkesat e dispozites
se permendur,me te drejte ka vendosur ndalimin e tij.
Ne rekursin e drejtperdrejte,i arrestuari Klodian Kociu ka pretenduar se vendimi, i Gjykates se
Rrethit Gjyqesor Berat,per caktimin, ndaj tij, te mases se sigurimit personal, arrest ne burg, eshte i pabazuar
ne ligje, mbasi mungojne provat, mbi baze te te cilave te krijohet nje dyshim i aresyshem se ai i ka kryer
veprat penale, per te cilat eshte arrestuar.
Duke u bazuar ne aktet e ndodhura ne dosje,Kolegji Penal cmon se pretendimi i te arrestuarit
Klodian eshte i pabazuar.
Sic del nga dosja dhe sic u permend me lart,ne ngarkim te te arrestuarit Klodian, ekzistojne fakte,te
pasqyruara ne materjale shkresore,te cilat jane administruar ne gjykim, mbi bazen e te cilave lind dyshimi i
arsyshem se, prej tij, eshte kryer trafik narkotikesh dhe pastrim parash te pista,veprime keto qe
parashikohen si krim nga nenet 283/a dhe 287/a,te Kodit Penal.
Duke qene ne keto kushte,cmohet se, nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat,lidhur me caktimin e mases
se sigurimit personal,arrest ne burg,ndaj Klodian Kociut, jane patur parasysh dhe jane zbatuar drejte kushtet
dhe kriteret, per caktimin e kesaj mase,te parashikuara ne nenet 228 dhe 229,te Kodit te Procedures Penale.
Duke vleresuar sa u paraqit,Kolegji Penal cmon se rekursi i drejtperdrejte, i te arrestuarit Klodian
Kociu, eshte i pabazuar dhe per kete shkak vendimi, Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat,duhet te miratohet

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte,mbeshtetur ne nenin 249,pika 6, te Kodit te Procedures Penale

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr 37,date 28.6.2001,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat,qe ben fjale per
caktimin si mase sigurimi personal,arrest ne burg, per Klodian Kociun.

Tirane me 23.7.2001

Nr 104 i Regj.Themeltar
Nr 458 i Vendimit

74
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Zamir Poda “
Vladimir Bineri “
Artan Hoxha “
ne seancen gjyqesore te dates 23.7.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 4 qe i perket:

TË PANDEHURIT: AZGAN HAKLAJ, i biri i Ahmetit, lindur me


1967 ne B. Curri, i paraburgosur,
mbrojtur nga avokatet Gani Dizdari e Qazim Gjonaj.

OBJEKTI:
Ndryshim i mases se sigurimit
ne baze te nenit 260/2 te K.Pr.Penale.

Ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, i pandehuri Azgan Haklaj nepermjet mbrojtesve te tij ka
paraqitur kerkese per ndryshimin e mases se sigurimit nga arrest ne burg ne detyrim per paraqitje ne policine
gjyqesore, bazuar ne nenin 260 pika 2 te K.Pr.Penale. Ne kerkese si shkak per ndryshimin e mases se sigurimit
paraqitet fakti se i pandehuri ne votimet e bera me 24 qershor 2001, eshte zgjedhur deputet per ne Kuvendin e
Shqiperise ne zonen elektorale nr. 9, gje qe, sipas kerkeses perben ndryshim rrenjesor te rrethanave mbi te cilat
eshte vendosur masa e arrestit ne burg, pasi jane zbutur nevojat e sigurimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr. 564 akti, date 6.7.2001
Ka deklaruar moskompetencen e saj per gjykimin e kerkeses dhe dergimin e çeshtjes
Gjykates se Larte si gjykate kompetente.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela,
mbrojtesit e te pandehurit, avokatet Gani Dizdari dhe Qazim Gjonaj, te cilet kerkuan revokimin e mases se
arrestit,
prokurorin Vexhi Muçmataj qe kerkoi pezullimin e gjykimit te çeshtjes dhe dergimin e saj Gjykates Kushtetuese
pasi analizoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se ndaj te pandehurit Azgan Haklaj ka filluar çeshtja penale
nen akuzen se ne bashkepunim me persona te tjere ka kryer vepra te dhunshme kunder institucioneve
shteterore si dhe ka kryer demtime e shkaterrime masive te pasurise shteterore, te parashikuara si vepra
penale nga nenet 231-25 dhe 263/1 te K.P. Me vendimin Nr. 69 akti, date 21.1.2001, te Gjykates se Rrethit
Tirane, ndaj te pandehurit Azgan eshte caktuar masa e sigurimit “arrest ne burg” ne baze te nenit 238 te
K.Pr.Penale.
Ne daten 27.6.2000, i pandehuri Azgan Haklaj nepermjet avokatit te tij mbrojtes ka bere kerkese ne
Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane per zevendesimin e mases se sigurimit duke parashtruar si shkak
kryesor faktin se ne zgjedhjet e dates 24.6.2001 eshte zgjedhur deputet ne Kuvendin e Shqiperise.
Mbi vendimin Nr. 564 akti date 6.7.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, çeshtja per
revokimin e mases se arrestit ndaj te gjykuarit Azgan Haklaj, i eshte derguar per kompetence gjykimi
Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenit 141 te Kushtetutes se Shqiperise.
Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se me vendimin Nr.11, date 27.6.2001 te Komisionit te
Zones Zgjedhore Nr. 9 “Per shpalljen e deputetit te drejtperdrejte”, administruar si prove nga gjykate e
shkalles se pare, i pandehuri Azgan Haklaj me daten 24.6.2001 ne baze te Tabeles se Rezultateve te
Votimit te drejtperdrejte, mbeshtetur ne nenet 35/12, 107/1 te Ligjit Nr.8609, date 8.5.2000 “Kodi Zgjedhor i
Republikes se Shqiperise”, eshte shpallur deputet ne zonen zgjedhore nr. 9 te Rrethit Tropoje.

75
Ndodhur perpara faktit qe i pandehuri eshte mandatuar deputet ne Kuvendin e Shqiperise nga
organi kompetent, Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se kompetent per shqyrtimin e
kerkeses per zevendesimin e mases se sigurimit ndaj tij ne baze te nenit 141 te Kushtetutes, eshte kjo
gjykate. Me kete rast kolegji arrin ne perfundimin se ndermjet Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe
Kodit te Procedures Penale nuk ka rregullime te ndryshme ligjore dhe se nuk ka vend per pezullimin e
gjykimit te çeshtjes dhe dergimin e saj Gjykates Kushtetuese sikurse kerkoi prokurori. Ne baze te nenit 145
te Kushtetutes se Shqiperise “Kur gjyqtaret çmojne se ligjet vijne ne kundershtim me Kushtetuten, pezullojne
gjykimin dhe ia dergojne çeshtjen Gjykates Kushtetuese”. Ne rastin konkret dispozitat ligjore te K.Pr.Penale
jane ne perputhje te plote me kerkesat kushtetuese e nuk ka vend per pezullimin e gjykimit.
Ndodhur ne keto rrethana, kolegji cmon se me marrjen e mandatit te deputetit, per te pandehurin
duhet te aplikohen te gjitha dispozitat kushtetuese dhe ligjore qe lidhen me qenjen e tij deputet, pavaresisht
se ka nje ceshtje penale apo eshte caktuar mase sigurimi perpara marrjes se ketij mandati.
Per te arritur ne keto perfundime kolegji ka parasysh faktin se sipas nenit 45 pika 1 e Kushtetutes
cdo shtetas ka te drejte te zgjedhe dhe te zgjidhet ne Kuvendin e Shqiperise, me perjashtim te te denuarve
qe jane duke vuajtur denimin me heqje te lirise, qe kane te drejte vetem per te zgjedhur.
I pandehuri Azgan Haklaj eshte kandiduar per deputet ne Kuvendin e Shqiperise ne kohen qe ndaj tij
kish filluar nje procedim penal dhe ishte marre masa e sigurimit me arrest ne burg. Duke qene se ndaj tij nuk
ka patur e nuk ka nje vendim te formes se prere qe ta kete deklaruar fajtor per veprat per te cilat eshte
akuzuar, ne baze te nenit 30 te Kushtetutes e nenit 4 te K.Pr.Penale, ai konsiderohet person i dyshuar per
kryerjen e veprave penale per te cilat akuzohet. Ne momentin qe i pandehuri Azgan Haklaj u mandatua
deputet nga Komisioni Zgjedhor perkates, sipas nenit 71 te Kushtetutes, ai perfiton te gjitha te drejtat
kushtetuese si çdo deputet tjeter lidhur me ndjekjen penale, gje qe gjen shprehje gjithashtu ne dispozitat
proceduriale penale.
Duke patur parasysh sa me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se per te
pandehurin Azgan Haklaj kane ndryshuar kushtet dhe kriteret qe parashikon ligji, nga momenti kur ndaj tij
eshte caktuar masa e sigurimit personal me arrest ne burg. Ne baze te neneve 228 e 229 te K.Pr.Penale
masat e sigurimit jepen per te garantuar prezencen e personit te akuzuar ne zhvillimin e procesit penal ose
per te nderprere nje veprimtari te mundshme kriminale qe mund te kryhet prej tij, kur ka te dhena qe personi
i akuzuar do te kryeje nje veper penale te njejte apo me te rende se ajo per te cilen akuzohet. Zgjedhja e te
pandehurit Azgan Haklaj deputet ne Kuvendin e Shqiperise, bind gjykaten se kushtet e permendura kane
ndryshuar dhe se nuk ekziston tashme rreziku i ikjes dhe se nuk ka te dhena qe ky i pandehur mund te
kryeje nje veper tjeter penale.
Megjithese vepra penale per te cilen eshte akuzuar i pandehuri eshte e rende, duke pranuar faktin
se Azgan Haklaj ka fituar imunitetin si deputet i Kuvendit te Shqiperise, gjykata nuk e sheh me vend te
caktoje nje mase tjeter sigurimi ndaj tij me te bute se ajo e arrestit me burg dhe pranon kerkesen e mbrojtjes
per revokim te mases se sigurimit, ne vend te ndryshimit te saj. Sipas nenit 73 pika 2 te Kushtetutes se
Shqiperise, çdo veprim i metejshem procedurial ndaj deputetit te akuzuar Azgan Haklaj mund te ndermerret
nga gjykata vetem pasi te jete kerkuar me pare nga organi i akuzes dhe te jete dhene autorizimi per ndjekjen
penale nga Kuvendi i Shqiperise.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne baze te neneve 141 e 71 te Kushtetutes se Shqiperise e nenit
260/1 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Revokimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per te pandehurin Azgan Haklaj caktuar me vendim te
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nr. 69 akti date 21.1.2001.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Azgan Haklaj nga dhomat e paraburgimit.
Per zbatimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 23.7.2001

Nr. 4 i Regj.Themeltar
Nr. 459 i Vendimit

MENDIM I PAKICES
Jam kunder vendimit te shumices per shkaqet e meposhtme :

76
Rezulton nga aktet e dosjes se , ndaj Azgan Haklajt , eshte nisur proçedimi penal per shkak se ai
akuzohet per kryerjen e veprave penale te kryerjes se veprimeve te dhunshme ndaj pasurise dhe organizimit
te grumbullimeve dhe manifestimeve te paligjshme me pjesemarrje te personave te armatosur te kryera ne
bashkepunim dhe te parashikuara nga nenet 231 e 25 dhe 263/1 e 25 te Kodit Penal.
Me vendim nr. 69 date 21.1.2001 , Gjykata e Rrethit Tirane ka vendosur caktimin e mases se
sigurimit personal , ate te arrestit ne burg , te parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
I pandehuri Azgan Haklaj ka kerkuar qe kjo mase sigurimi t’i zevendesohet. Shkak per kete ka
parashtruar faktin e zgjedhjes se tij deputet ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise.
Gjykata e Rrethit Tirane , se ciles i eshte drejtuar kjo kerkese , ka vendosur , bazuar ne nenin 141 te
Kushtetutes se Republikes se Shqiperise , dergimin per kompetence gjykimi Gjykates se Larte.
Gjykata e Larte ka shqyrtuar ate dhe ne perfundim ka vendosur pranimin e kerkeses.
Jam i mendimit se shumica ka pranuar shqyrtimin e kerkeses se Azgan Haklajt per revokimin e mases
se sigurimit te arrestit ne burg caktuar ndaj tij , ne kundershtim me percaktimin e pikes 1 te nenit 141 te
Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
Kjo dispozite ka percaktuar se : “ Gjykata e Larte ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka
juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kunder Presidentit te Republikes, Kryetarit dhe anetareve te
Keshillit te Ministrave, deputeteve, gjyqtareve te Gjykates se Larte dhe te gjyqtareve te Gjykates
Kushtetuese.” Ky formulim , perveç gjykimit te akuzes penale per personat e mesiperm, nuk le vend qe
Gjykata e Larte te shqyrtoje dhe kerkesa te tjera te ketyre personave gjate ndjekjes penale, qofshin edhe ato
qe kane te bejne me lirine personale.
Persa parashtrova me siper , Gjykata e Larte nuk kishte pse te pranonte per shqyrtim kerkesen per
revokim te mases se sigurimit te arrestit ne burg te Azgan Haklajt . Ajo duhej t’ia kishte kthyer aktet Gjykates
se Rrethit Tirane , gjykate kjo kompetente per gjykimin e çeshtjes.

Vladimir Metani

77
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Zamir Poda Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 23.7.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 106 qe i perket:

TË PANDEHURIT: EQEREM KOCIU, perfaqesuar nga av. Shuaip Syri.

A K U Z U A R:
Per veprat penale te parashikuara
nga nenet 283/a, 287/a, 191 dhe
278/3 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Berat, me vendimin nr. 38, date 28.6.2001 ka vendosur:
Te vleftesoje si te ligjshem ndalimin e te pandehurit Eqerem Kociu.
Te caktoje si mase sigurimi ndaj tij arrest ne burg.

Kunder vendimit nr. 38 date 28.6.2001 te Gjykates se shkalles se pare Berat, ka ushtruar rekurs te
drejtperdrejte i pandehuri dhe mbrojtesi i tij, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata i ka dhene rruge leterporosise ne kundershtim me nenin 506 e 507 te K.Pr. Penale.
- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 157/2 dhe 296 te K.Pr.Penale, pasi ka pyetur
Eqerem Koçiun pa patur mbrojtes te pranishem.
- Eshte pyetur nena e tij, Flora Kociu, duke vepruar ne kundershtim me nenin 158/1 te
K.Pr.Penale.
- Gjykata ka pranuar ndalimin, i cili eshte bere ne kundershtim me nenin 253 te K.Pr.Penale,
nga ana e oficerit te policise gjyqesore.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin perkates,
pasi degjoi prokurorin Mihallaq Bleta, i cili kerkoi miratimin e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Berat,
pasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe
caktimin e nje mase sigurimi me te lehte,

VËREN
Vendimi nr. 38 date 28.6.2001 i Gjykates se shkalles se pare Berat, eshte marre ne baze e per zbatim
te ligjes. Per pasoje ne mbeshtetje te kerkesave te parashikuara nga neni 249 pika “6” i Kodit te Procedures
Penale, ai duhet te miratohet.
Me vendimin nr. 58 date 26.6.2001 te Gjykates se shkalles se pare Berat, ne perputhje me kerkesat e
parashikuara ne nenet 506 dhe 507 te K.Pr.Penale, eshte vendosur disponimi i ekzekutimit te leterporosise se
autoritetit gjyqesor te Konfederates Zvicerane per marrjen e disa provave, si pyetje deshmitaresh, kontrolle
banesash, sekuestrim dokumentash, etj.
Pas kesaj nga ana e organit te akuzes jane kryer veprimet perkatese duke u pyetur ne cilesine e
deklaruesve, Eqerem Koçiu, Klodian Koçiu, si dhe Flora Koçiu. Eshte kryer kontrolli i baneses se familjes Koçiu,
si dhe eshte vendosur sekuestrimi i disa provave materiale, si karikatore automatiku, fisheke, thike me suste,
çertifikate shkolle, etj.
Duke u mbeshtetur ne provat e administruara si me siper, si dhe te dhenat e paraqitura nga autoriteti
gjyqesor i Konfederates Zvicerane, organi i akuzes, ka arritur ne perfundimin se ne rastin konkret i quajturi
Eqerem Koçiu ka kryer veprat penale te parashikuara nga nenet 283/a, 287/a, 278/3 dhe 191 te Kodit Penal.

78
Per kete, ka vendosur ndalimin e tij dhe ka kerkuar para gjykates se shkalles se pare, vleftesimin dhe caktimin si
mase sigurimi “arrest ne burg”.
Gjykata e shkalles se pare Berat, pas shqyrtimit te kerkeses ne séance gjyqesore, ka vendosur
pranimin e kerkeses duke vleftesuar ndalimin dhe caktuar si mase sigurimi “arrestin ne burg”.
Duke pare ne teresine e tij vendimin e gjykates, si dhe praktiken dokumentare te administruar ne dosjen
gjyqesore, ne raport me rekursin e paraqitur, arrihet ne perfundimin se drejte ka vepruar Gjykata e shkalles se
pare Berat, duke dhene vendimin e cituar me siper.
Gjyqtari i vetem, ka patur parasysh kerkesat e ligjes proceduriale penale dhe konkretisht kerkesat e
nenit 259/3 te K.Pr.Penale, kur ka konkluduar per vleftesimin e ndalimit te bere. Ne rastin konkret kane qene
kushtet e ndalimit ne kuptim te kerkesave te nenit 253 te K.Pr.Penale.
Edhe persa i perket caktimit te mases se sigurimit, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedures
Penale, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se pergjithesisht jane mbajtur parasysh kerkesat e parashikuara
nga nenet 228, 229 dhe 230 te K.Pr.Penale. Siç del nga praktika dokumentare e administruar, ne ngarkim te te
pandehurit ekzistojne dyshime te arsyeshme te bazuara ne prova te tilla si ato te gjetura ne kontrollin e
baneses, telefoni celular, numri i te cilit perkonte me ate te mbajtur nen kontroll nga autoriteti gjyqesor zvicerian,
praktika e paraqitur nga ky i fundit, etj. Nga ana tjeter, kemi te bejme me vepra penale me rrezikshmeri te
theksuar shoqerore, te cilat per pasoje kane te parashikuara edhe sanksione te renda.
Persa i perket rekursit te drejtperdrejte te paraqitur nga ana e te pandehurit dhe mbrojtesit te tij, arrihet
ne perfundimin se pavaresisht nga problemet e ngritura, ai nuk eshte i motivuar dhe i perligjur ne menyre te tille,
qe te beje te cenueshem vendimin e ankimuar te Gjykates se shkalles se pare Berat.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te nenit 249, pika “6” te Kodit te
Procedures Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr. 38 date 28.6.2001 te Gjykates se shkalles se pare Berat.

Tirane, me 23.7.2001

Nr. 106 i Regj.Themeltar.


Nr. 460 i Vendimit

79
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetar
Valentina Kondili “
Perikli Zaharia “
Irma Bala “
ne seancen gjyqesore te dates 26.7.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 362 qe i perket:

TË PANDEHURVE: BESNIK GECA, i biri i Dervishit, lindur me 1971


ne Krume, mbrojtur nga avokat Haki Kraja.
BESIM GECA, i biri i Dervishit, lindur me 1968
ne Krume, mbrojtur nga avokat Haki Kraja.

A K U Z U A R:
Per vepren penale te vrasjes mbetur ne tentative ne bashkepunim
parashikuar nga nenet 76, 22 e 25 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Kukes, me vendimin nr. 96, date 12.11.1999 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Besnik Geca per vepren penale te vrasjes ne
bashkepunim mbetur ne tentative parashikuar nga nenet 76, 22 e 25 te Kodit Penal dhe
denimin e tij me 10 (dhjete) vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Besim Geca per vepren penale te vrasjes mbetur ne
tentative ne bashkepunim parashikuar nga nenet 76, 22 e 25 te Kodit Penal dhe denimin me
10 (dhjete) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder qe ka gjykuar çeshtjen mbi ankimin e te pandehurve me vendimin nr. 62,
date 12.5.2000 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 96 date 12.11.1999 te Gjykates se Rrethit Kukes.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder ka ushtruar rekurs avokati mbrojtes i pandehurve, i cili
parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:
- Gjykatat kane zbatuar gabim ligjin. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor del se i demtuari ka
nje plage ne kercin e kembes se djathte e klasifikuar “demtim i lehte” gje qe tregon se nuk
ndodhemi para vrasjes me dashje por para plagosjes se lehte me dashje.
- Te pandehurit nuk jane autore te vepres penale sepse ne ate kohe nuk kane qene ne Shqiperi.
- I demtuari ndonese i vetmi burim prove nuk ishte pyetur si deshmitar. Asnje deshmitar nuk
ka deshmuar ne ngarkim te te pandehurve dhe ne kontrollin e baneses nuk u jane gjetur
arme.
- Te pandehurit nuk jane thirrur ne gjyq dhe gjykata ne kundershtim me nenin 351 te
K.Pr.Penale nuk ka deklaruar mungesen, gje qe ne baze te nenit 128/c te K.Pr. Penale e ben
te pavlefshem procesin gjyqesor.
- Te pandehurit nuk jane marre asnjehere me kete cilesi, gje qe e ben procesin te pavlefshem.
- Arsyetimi i vendimeve eshte alogjik pasi i demtuari ka pohuar qe erdhen tre vellezerit e
qelluan me automatik kur ne vendgjarje jane gjetur gezhoja te dy automatikeve.
- Per keto arsye kerkon prishjen e vendimit e pushimin e çeshtjes.

80
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Vexhi Muçmataj qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit,
avokatin mbrojtes Haki Kraja qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e ceshtjes e si analizoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder nr. 62 date 12.5.2000, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i
Gjykates se Rrethit Kukes per deklarimin fajtor te te pandehurve Besnik Geca e Besim Geca dhe denimin e tyre
eshte i drejte, i bazuar ne ligj e ne prova e duhet te lihet ne fuqi.
Nga teresia e materialeve qe ndodhen ne dosje dhe provat e administruara gjate gjykimit te
ceshtjes, siç me te drejte kane arritur ne perfundim gjykatat, eshte provuar plotesisht akuza ne ngarkim te te
pandehurve Besnik e Besim Geca. Duke ju referuar materialeve rezulton se me daten 5.4.1997 rreth ores
6.15, ne lokalin e te demtuarit Avni Cenalia, pas pak kohe qe ky ishte futur ne lokal kane shkuar te
pandehurit, te armatosur me automatike, te pamaskuar dhe kane qelluar ne drejtim te te demtuarit. Ne
shpjegimet e dhena, i demtuari ka sqaruar se ai i njihte shume mire te pandehurit dhe se menjehere sa ata
qelluan ai u plagos ne kembe, se u terhoq zvarre duke u fshehur prapa banakut gje qe megjithe plumbat e
shumte qe u shkrehen, beri te mundur qe te shpetonte jeten. Menjehere sa kane dale jashte, te pandehurit
kane qelluar perseri nga dritarja e me pas jane larguar. I demtuari, sikurse ka shpjeguar vete, ka patur ne
lokal nje automatik me te cilin, pasi jane larguar te pandehurit ka qelluar ne ajer per te bere te mundur
realizimin e ndihmes nga persona te tjere qe ndodheshin ne afersi te lokalit.
Pas krismave, me shpejtesi kane shkuar ne vendin e ngjarjes grupi i gatshem i policise me nje
furgon qe kane bere te mundur dergimin e te demtuarit ne spital per t’i dhene ndihmen e nevojshme
mjekesore.
Menjehere pas ngjarjes te pandehurit jane larguar nga vendbanimi i tyre dhe u jane fshehur
hetimeve e gjykimit te çeshtjes.
Nepermjet mbrojtesve te caktuar nga gjykata e ankimeve te paraqitura nga te pandehurit Besnik e
Besim Geca, eshte mohuar akuza dhe fillimisht eshte pretenduar se ata ishin jashte shtetit. Edhe ne
rekursin e paraqitur ne Gjykaten e Larte dhe nga ana e mbrojtesit u pretendua se ata kane qene jashte
shtetit e nuk kane kryer vepren per te cilen akuzohen.
Por duke ju referuar gjithe te dhenave qe jane marre gjate hetimit paraprak dhe gjykimit te ceshtjes
arrihet ne perfundimin se ngjarja e ndodhur kunder te demtuarit ka per autore te pandehurit Besnik e Besim.
Keshtu nuk ka asnje te dhene qe te vere ne dyshim ngjarjen dhe shpjegimet e te demtuarit Avni Cenalia.
Pellumb Pema i pyetur si deshmitar nga gjykata verteton sa ka shpjeguar i demtuari se ishte ftuar nga ky i
fundit per te pire kafe dhe se sa shkoi tek klubi i Shefki Pemes degjoi krisma e kur dolen jashte pane Avni
Cenaline te plagosur. Po keshtu deshmitaret Rexhep Sokoli, Gani Ceca, Hamit Shehu e Rexhep Okoli
(shoferi dhe police te grupit te gatshem) konfirmojne faktin se pasi degjuan krisma armesh kane shkuar
menjehere ne vendin e ngjarjes ku gjeten Avni Cenaline te plagosur, te cilin e derguan ne spital.
Nga procesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes rezultojne te provuara shpjegimet e bera nga i
demtuari. Brenda lokalit e jashte tij jane gjetur nje numer i madhe gezhojash. Banaku, muret, dyert kane
patur vrima e predha te shumta. Me aktin e ekspertimit kimiko-teknik-balistik nr. 317 date 20.3.1997
provohet se gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes jane qitur nga tre automatike njeri prej te cileve eshte ai
qe ju gjet te demtuarit. Po keshtu me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor provohet plagosja qe ka pesuar i
demtuari Avni Cenalia.
Gjithe keto prova e fakte vertetojne se deklarimet e bera nga i demtuari jane plotesisht te
besueshme e nuk ka dyshime per vertetesine e tyre. Gjithashtu ka dale se te pandehurit kane qene te
motivuar ne kryerjen e vepres se tyre pasi sic ka shpjeguar edhe deshmitari Hamit Shehu, ne klubin e te
demtuarit eshte vrare disa kohe para ngjarjes nje vella i te pandehurve.
Fakt eshte qe te pandehurit Besnik e Besim Geca menjehere pas kryerjes se vepres i jane fshehur
hetimit e gjykimit. Familjaret e tyre kane pretenduar se te pandehurit ishin larguar per ne Angli, gje qe nuk i
pergjigjet realitetit. Ne kerkesen ankimore paraqitur me date 13.3.2000 kunder vendimit te Gjykates se
Rrethit Kukes, te pandehurit pranojne se ndodhen ne Shqiperi e me qe kishin dijeni se ndaj tyre ishte
vendosur masa e sigurimit “arrest ne burg” ne mungese nuk moren pjese ne gjykim.
Pretendimet e parashtruara ne rekurs dhe te perseritura ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte nga
mbrojtesi i te pandehurve per probleme te njoftimit, mosdeklarimit te mungeses, mossigurimit te mbrojtjes e
per cilesimin ligjor te vepres jane ngritur edhe ne gjykaten e apelit. Kjo gjykate ka bere arsyetim te plote e
ligjerisht te bazuar per rrezimin e ketyre kerkesave. Keshtu nga dokumentet qe ndodhen ne dosjen hetimore
dhe procesverbali i seancave gjyqesore del se te pandehurve u eshte siguruar mbrojtja ne perputhje me
kerkesat e K.Pr. Penale, qe ne fazen e hetimit e ne cdo shkalle te gjykimit. Menjehere pas ndodhjes se
ngjarjes ata jane kerkuar vazhdimisht per t’u paraqitur ne organin e prokurorise e me qe vete u jane fshehur
hetimit, nga ana e familjareve jane dhene adresa per ne Angli gje qe nuk i pergjigjet se vertetes.
Ne kushtet e mesiperme nga organi procedues fillimisht jane kryer veprimet per kerkimin e te
pandehurve Besnik e Besim Geca e me pas, me daten 13.8.1998, nga Gjykata e Rrethit Kukes mbi

81
kerkesen e prokurorit eshte marre vendim per shpalljen e ikjes se tyre. Me caktimin e dates se gjykimit, i
eshte derguar njoftimi perkates avokatit mbrojtes te te pandehurve i cili ka realizuar mbrojtjen ne perputhje
me interesat e te pandehurve bazuar ne K.Pr.Penale.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se nga gjykata e rrethit jane kryer te gjitha veprimet perkatese
per te siguruar pjesemarrjen e te pandehurve ne gjykim dhe se mosmarrja e vendimit per deklarimin e
mungeses nuk perben shkak per prishjen e vendimit. Duke qene perpara faktit te mungeses dhe largimit te
vullnetshem te te pandehurve, gjykata, pasi e ka vertetuar kete fakt ka zhvilluar gjykimin ne mungese gje qe
eshte ne perputhje me nenin 352 pika 4 e K.Pr.Penale sipas te cilit gjykimi ne mungese mund te behet edhe kur
provohet qe i pandehuri fshihet. Arsyetimi qe ben gjykata e apelit se mosdeklarimi i mungeses nuk perben
shkak per prishjen e vendimit pasi nuk jane kushtet e parashikuara ne nenin 428/6 te K.Pr.Penale eshte i drejte
sepse nuk ndodhemi para asnje nga shkaqet qe parashikohen ne ate nen.
I pabazuar eshte edhe pretendimi i te pandehurve dhe i mbrojtesit se edhe nese do pranohej
autoresia e te pandehurve, vepra nuk duhet te cilesohet si vrasje me dashje e mbetur ne tentative
parashikuar nga neni 76, 22 e 25 te K.Penal por si plagosje e lehte me dashje parashikuar nga neni 89 i
Kodit Penal sepse sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor, demtimet qe ka pesuar Avni Cenalia hyjne ne
kategorine e plagosjeve te lehta.
Per te arritur ne konkluzione te drejta per cilesimin ligjor te vepres nuk mund te merret per baze
vetem pasoja e ardhur por duhen analizuar ne teresi gjithe rrethanat qe kane lidhje me ngjarjen dhe me
pasojen. Ne rastin konkret ndodhemi perpara nje sulmi me intensitet te madh te te pandehurve Besnik e
Besim Geca. Secili prej tyre ka qelluar me nje numer te madh fishekesh ne drejtim te te demtuarit, te cilin
rastesia dhe fshehja pas banakut e shpetuan nga goditja e me shume plumbave. Kjo provohet me numrin e
madh te gezhojave, predhave te gjetura ne vendin e ngjarjes e vrimat e shumta ne banak e ne gjithe
ambientet e lokalit shkaktuar nga plumbat e qelluar prej te pandehurve.
Duke pranuar sa me siper me te drejte gjykata e apelit eshte shprehur ne vendim se nuk ndodhemi
para vepres penale te plagosjes se lehte por se teresia e rrethanave verteton veprimet me paramendim te te
pandehurve per te realizuar krimin e tyre dhe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit per deklarimin
fajtor e denimin e te pandehurve per vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative per shkak se
çeshtja gjykohej mbi ankimin e te pandehurve e nuk mund te rendohej pozita e tyre.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441 pika 1/a te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 62, date 12.5.2000 te Gjykates se Apelit Shkoder.

Tirane, me 26.7.2001

Nr. 362 i Regj.Themeltar.


Nr. 461 i Vendimit

82
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Irma Bala Anetar
Zamir Poda Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 23.07.2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 343/31 qe i perket:

TË PANDEHURVE: ARDIAN FRESKINA,


ARBEN LLUKA, te perfaqsuar nga avokat
Sokol Paruca.
ARIAN ZOGA, perfaqesuar nga avokat Fatos Shanaj.

A K U Z U A R:
Per vepren penale te vjedhjes me perdorim te armes,
vjedhje me pasoje vdekje te kryera ne bashkepunim,
parashikuar nga nenet 140, 141 e 25 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 606, date 01.07.1998 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Ardian Freskina, per vepren penale te vjedhjes me
perdorimin e armes ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te K.Penal, denimin me
11 vjet burgim.
Pushimin e gjykimit per te pandehurin Ardian Freskina, per vepren penale te vrasjes me dashje
parashikuar nga neni 76 i K.Penal.
Pushimin e gjykimit per vepren penale te vjedhjes me ane te perdorimit te armes parashikuar
nga neni 140 e 25 i K.Penal.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Arben Lluka, per vepren penale te vjedhjes me pasoje
vdekjen e personit te kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te K.Penal denimin
e tij me 13 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Arben Lluka, per vepren penale te vrasjes se shtetasit Asim
Selhani dhe denimin e tij ne baze te nenit 141 e 25 te K.Penal me 20 vjet burgim.
Perfundimisht ne baze te nenin 55 te K.Penal denimin e te pandehurit Arben Lluka me 20 vjet
burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Arian zoga, per vepren penale te vjedhjes me perdorim arme
ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 140 e 25 te K.Penal denimin e tij me 12 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 331, date 15.10.1998 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 606 date 01.07.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane, me
saktesimin e paragrafit te katert te dispozitivit te tij: deklarimin fajtor te te pandehurit Arben
Lluka per vepren penale te vjedhjes me arme ne dem te shtetasit Adnan Quku e denimin e
tij ne baze te nenit 140 e 25 te K.Penal me 13 vjet burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, kane bere rekurs avokatet e te pandehurve qe
parashtrojne keto shkaqe per prishjen e vendimit:
- Vendimi eshte marre ne kundershtim me kerksat ligjore dhe provat jane trajtuar ne menyre
te njeaneshme.
- Disa nga provat jane marre ne kundershtim me ligjin procedurial penal.
- Per te pandehurin Arben Lluka, prokuroria ka proceduar dhe derguar per gjykim vetem per
akuzen e vrasjes me dashje, por ne séance gjyqesore u deklarua fajtor edhe per vepren
penale te parashikuar nga neni 140 i K.Penal. Perdersa prokurori hoqi dore

83
- nga akuza e vrasjes, çeshtja i duhej kthyer prokurorise per te vazhduar hetimet per akuzat e
reja qe u ngriten ne gjykim sipas nenit 377 te K.Pr.Penale.
- Gjykata u dha vlere te paracaktuara deklarimeve te bera ne organin procedues duke mos
respektuar kerkesat e nenit 151 te K.Pr.Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokuroren Valentina Ahmetaj qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit per te pandehurit Arben Lluka e Arjan Zoga dhe pushimin e çeshtjes per te pandehurin Ardian
Freskina, mbrojtesin e te pandehurit Arben Lluka, Sokol Paruca qe kerkoi prishjen e vendimit e pushimin e
gjykimit, mbrojtesin e te pandehurit Arjan Zoga, Fatos Shanaj qe kerkoi prishjen e vendimit e pushimin e
çeshtjes e si analizoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se apelit Tirane, nr. 331 date 15.10.1998 eshte i bazuar ne ligj e ne prova e duhet te
lihet ne fuqi per te pandehurit Arben Lluka e Arjan Zoga e duhet te pushohet gjykimi per te pandehurin Ardian
Freskina ne baze te nenit 47/1 te K.Pr.Penale, mbasi ky i pandehur ka vdekur.
Nga provat e marra gjate hetimit paraprak dhe gjykimit te çeshtjes eshte vertetuar plotesisht akuza ne
ngarkim te te pandehurve Arben Lluka, Ardian Freskina e Arjan Zoga. Ne mbremjen e dates 11.11.1995, tre te
pandehurit ne bashkepunim me Gezim Kaçorin (qe ka vdekur), pasi kane ndjekur e verifikuar levizjet e shtetasit
Adnan Quku, i cili merrej me kambizem, me nje makine tip “Talbot” kane dale para ne rrugen qe kalonte Adnan
Quku. Duke qene te armatosur e me maska, sa kane pare te demtuarin qe ishte i shoqeruar nga i jati, kane dale
nga makina dhe u kane prere rrugen. I pandehuri Arben Lluka per te menjanuar kunderveprimin e te demtuarit e
ka qelluar kete me armen qe kishte ne kembe. Per te shmangur vjedhjen e shumes prej rreth 2.300.000 lekeve
qe kishte me vehte, Adnan Quku hedh çanten ku kishte vendosur leket ne kopeshtin e shtetasit Xheladin Myrtja.
Aty shkon menjehere i pandehuri Arben Lluka, i cili merr çanten dhe si e solli tek makina, u larguan me shpejtesi
me makinen qe kishin ardhur. Me pas per te shmangur zbulimin, te pandehurit kane çuar makinen ne nje fushe
larg qytetit dhe e kane djegur.
Ne kundeshtim me sa pretendohet ne rekurs dhe nga mbrojtesi ne gjykim, kjo vjedhje provohet me nje
seri provash. I demtuari Adnan ka sqaruar se ai kishte njohur dy nga vjedhesit, njerin nga syte e vetullat e tjetrin
nga zeri. Ne paraqitjen per njohje pikerisht nga keto karakteristika ai ka njohur te pandehurin Ardian Freskina e
Arjan Zogaj. Kjo akuze provohet edhe me proçes verbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes, shpjegimet e
deshmitareve Ramiz Quku, ekspertimin balistik te armes se kapur te pandehurve dhe gezhojave te gjetura ne
vendin e ngjarjes. Bledar Jaupi me daten 03.05.1996 ka deklaruar se disa dite para se te ndodhte ngjarja te
pandehurit e kane pyetur se kur kthehej Adnan Quku nga Tirane, sa leke mbante, kush e shoqeronte e se mbas
dy ditesh nga ngjarja i kishin dhene 1000 marka gjermane si shperblim per ndihmen e dhene me sqarimet e tij.
I pandehuri Arjan Zoga, ne deklarimet e bera me daten 02.03.1996 ka shpjeguar teresisht ngjarjen e
ndodhur dhe rolin e çdo te pandehuri ne kete vjedhje. Gjithashtu me te drejte gjykatat kane pranuar si fakt qe
provon akuzen edhe rregjistrimet e bisedave te bera midis te pandehurve me ane te pergjimit.
Pretendimet per kundershtimin e akuzes jane ngritur nga mbrojtesit e te pandehurve edhe ne gjykaten e
apelit e cila, mbasi ka administruar provat dhe ka pare ligjshmerine e marrjes se tyre, ka analizuar hollesisht
gjithe pretendimet duke ju dhene pergjigje ne vendim problemeve te ngritura.
Me daten 25.01.1996, persona te armatosur e me maska kane hyre ne shtepine e Shefqet Selhanit i cili
me te degjuar zhurme eshte çuar per te pare se çpo ndodhte. Sapo ka hapur deren e guzhines, ai pa dy
persona njerin te armatosur me pistolete e tjetrin me automatik “skorpions” me silenciator. Menjehere ate e
qelluan me automatik duke e plagosur ne kembe. Ne shtepine e te demtuarit Shefqet Selhani ka shkuar edhe
vellai i tij Hasim Selhani i cili u qellua gjithashtu me automatik dhe u rrezua duke gjetur vdekjen. Mbas kesaj
vjedhesit jane larguar me nje makine qe i priste jashte.
Ngjarja e ndodhur provohet me proçes verbalin e kqyerjes se vendit te ngjarjes, aktin e ekspertimit
mjeko ligjor te viktimes Hasim Selhani e te demtuarit Shefqet Selhani, me shpjegimet e deshmitareve, pjestare
te familjes Selhani te pyetur rreth kesaj çeshtje, proçes verbalin e paraqitjes per njohje, aktet e ekspertimit
balistik dhe regjistrimi i bisedave te pergjimit te te pandehurve qe bejne fjale dhe per autoret e krimit.
Nga hetimi paraprak e gjykimi çeshtjes, provohet se ne kete vjedhje me perdorim arme e me pasoje
vdekjen e viktimes Hasim Selhani autori i vrasjes eshte i pandehuri Arben Lluka. Me deklarimet e bera me date
02.03.1996, Arjan Pjeshka ka bere te njohur personat me te cilet ai ka shkuar per te vjedhur ne shtepine e te
demtuarit Shefqet Selhani duke dhene detaje te hollesishme per organizimin ne krim, pjesemarresit, rolin e
seicilit dhe armet e perdorura. Ai ka deklaruar se ne banese u fut edhe i pandehuri Arben Lluka dhe se kur ky i
pandehur kur erdhi tek makina, nuk kishte fisheke mbasi kishte qitur me automatik, (automatik te cilin me vone i
pandehuri Arben ja ka shitur Arjan Pjeshkes).
Nga akti i ekspertimit tekniko balistik nr. 59 date 26.01.1996 del se 7 gezhojat e gjetura ne shtepine e
Shefqet Selhanit, jane qitur nga nje pistolete tip “skorpions” automatike dhe se kjo pistolete ka qitur edhe tre
gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes ku eshte grabitur Adnan Quku.

84
Duke ju referuar provave te marra e te administruara si nga gjykata e rrethit dhe ajo e apelit eshte bere
nje analize e plote dhe e gjithaneshme e tyre mbi bazen e te cilave eshte arritur ne perfundimin se akuzat ne
ngarkim te te pandehurve vertetohen dhe se ata jane fajtore per veprat penale qe akuzohen.
I pabazuar eshte edhe pretendimi i mbrojtesit te te pandehurit Arben Lluka se duke ju ndryshuar akuzat
gjate gjykimit te çeshtjes jane lejuar shkelje te renda proceduriale mbasi nuk i eshte dhene mundesia e
mbrojtjes. I pandehuri Arben Lluka eshte akuzuar fillimisht per vepren penale te vrasjes me dashje te viktimes
Gezim Kacorri parashikuar nga neni 76 i K.Penal. Por duke ndjekur zhvillimin e gjykimit e provat e marra gjate
gjykimit prokurori ka hequr dore ne seancen e dates 15.02.1997 nga akuza e mesiperme. Duke patur parasysh
provat e marra dhe qe dolen gjate gjykimit ai ka komunikuar akuzat e reja per te pandehurin Arben Lluka per
vjedhje me arme ne bashkepunim te te demtuarit Adnan Quku dhe per vjedhje me pasoje vdekjen e Hasim
Selhanit parashikuar nga neni 140 e 25 dhe 141 e 25 te K.Penal. Keto akuza prokurori i ka njoftuar ne
mbeshtetje te nenit 34/1 e 373 te K.Pr.Penale.
Qendrimi i prokurorit eshte i bazuar edhe ne paragrafin e fundit te nenit 374 te K.Pr.Penale qe ben fjale
per akuza per nje fakt te ri dhe qe i jep te drejten gjykates per te lejuar shqyrtimin ne te njejten séance duke mos
demtuar shpejtesine e procedimit.
Ne seancen e dates se permendur mbrojtesi i te pandehurit Arben Lluka ka kerkuar kohe per te
pregatitur mbrojtjen dhe gjykata ne baze te nenit 376/3 te K.Pr.Penale ka vendosur “te shtyje seancen per me
daten 17.02.1997 per t’i dhene kohe avokatit per t’u pregatitur per akuzat e reja”. Me çeljen e seances ne daten
17.02.1997 eshte lejuar marrja e provave te reja te kerkuara nga avokatet midis te cileve edhe avokati i te
pandehurit Arben Lluka, i cili ka kerkuar pyetjen e disa deshmitareve midis te cileve edhe Ahmet Lluken qe
eshte i jati i te pandehurit. Gjithashtu per tu dhene mundesi mbrojtesve per tu pregatitur eshte shtyre gjykimi per
me daten 20.02.1997 date ne te cilen eshte dhene edhe vendimi.
Pretendimi i mbrojtesit te te pandehurit Arben Lluka, se nuk i eshte dhene kohe per t’u pregatitur per
akuzat e reja behet i pa pranueshem edhe per faktin se vendimi i gjykates se rrethit u prish nga gjykata e apelit
me vendimin nr. 361 date 25.09.1997 (mbas mbi 5 muaj nga dhenia e vendimit nga gjykata e rrethit) dhe
rigjykimi ne Gjykaten e rrethit Tirane ka filluar me 18.03.1998 kohe kjo e mjaftueshme per te realizuar mbrojtjen.
Ne kushtet e siperme Kolegji Penal i Gjykates se Lartei gjen te pabazuara e te papranueshme
pretendimet e mbrojtesve te te pandehurve si ne drejtim te provueshmerise se akuzave edhe te zbatimit te ligjit
procedurial penal.
Nga çertifikata e gjendjes civile e qytetit Shkodres e dates 06.10.2000 del se i pandehuri Ardian
Freskina ka vdekur me daten 24.02.2000 prandaj çeshtja ne ngarkim te tij duhet te pushohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441 pika 1/a, 47 dhe 442 pika 2 e K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 331, date 15.10.1998 te Gjykates se Apelit Tirane persa i perket te
pandehurve Arben Lluka dhe Arian Zogaj.
Pushimin e çeshtjes per te pandehurin Ardian Freskina, mbasi ky i pandehur ka vdekur.

Tirane, me 23.07.2001

Nr. 343/31 i Regj.Themeltar.


Nr. 463 i Vendimit

85
VENDIM
NË EMER TE REPUBLIKES

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Bineri Anetar
Zamir Poda Anetar
Nikoleta Kita Anetar
Vladimir Metani Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 6 dhe 16.07.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen penale me nr.101 akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT : NEBI AJAZI.

AKUZUAR:
Vrasje me paramendim,
parashikuar nga neni 76 dhe 25 te Kodit Penal.
Mbajtje pa leje te armeve luftarake,
parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, me vendimin nr. date 05.06.2001 ka vendosur :


Rrezimin e kerkeses se Nebi Ajazit per shuarjen e mases se sigurimit arrest ne burg.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i pandehuri Nebi Ajazi, i cili kerkon prishjen
e vendimit,duke parashtruar keto shkaqe :
- Vendimi eshte i pambeshtetur ne ligj. Masa e paraburgimit e ka humbur fuqine e saj pasi
kane kaluar afatet ligjore.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, prokurorin Nasip Naço, mbrojtesin Fadil Kaloshi, te cilet
kerkuan respektivisht : lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Diber; prishjen e vendimit dhe lirimin
e menjehershem te Nebi Ajazit nga dhomat e paraburgimit dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber eshte ne kundershtim me kerkesat e pikes 3 te nenit
112 te K.Pr.Penale. Si i tille ai eshte i pavlefshem.
Rezulton nga aktet e ndodhura ne dosje se Nebi Ajazi akuzohet per kryerjen e veprave penale te
vrasjes me dashje dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit parashikuar nga nenet 76-25 dhe
278/2 i Kodit Penal. Ndaj te siperpermendurit eshte caktuar masa e sigurimit personal arrest ne burg me
daten 4.2.2000.
Ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Diber e cila eshte duke shqyrtuar kerkesen per gjykim lidhur me
veprat e lartpermendura te organit te prokurorise prane asaj gjykate, ka paraqitur kerkese gjate atij shqyrtimi
Nebi Ajazi per deklarimin e shuarjes se mases se sigurimit arrest ne burg, pasi kane kaluar afatet e
parashikuara nga ligji. Gjykata e Rrethit Diber, ne seancen gjyqesore te dates 05.06.2001 ka rrezuar
kerkesen e Nebi Ajazit.
Sa kemi permendur dhe me siper, referuar nenit 112/3 te K.Pr.Penale, vendimi i asaj gjykate e cila
rrezon kerkesen e Nebi Ajazit per humbjen e fuqise se paraburgimit, eshte i paarsyetuar. Gjithashtu ai nuk
permban ato elemente te cilet parashikon neni 383 i K.Pr.Penale dhe ne veshtrim te pikes 3 te ketij neni, ai
eshte i pavlefshem, pasi nuk eshte ne formen e kerkuar si dhe mungon dispozitivi me nenshkrimin e
anetareve te trupit gjykues.
Duke qene i tille, konform neneve 128 e vijues te K.Pr.Penale, ai duhet te deklarohet i pavlefshem.

PËR KËTO ARSYE

86
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 112/3 dhe 128 e vijues te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Deklarimin e pavlefshem te vendimit date 05.06.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber.
Kthimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate.

Tirane, me 16.07.2001

Nr. 101 i Regj. Themeltar


Nr. 464 i vendimit

87
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte,i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetar
Evgjeni Sinojmeri Anetare
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seance gjyqesore, ne date 9.8.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : RASIM LLESHI, i arrestuar.

AKUZA
Fallsifikim i dokumentave dhe rezultateve
te zgjedhjeve, kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 326 e 25 i Kodit Penal.

OBJEKTI
Ndryshim i mases se sigurimit personal
nga arrest ne burg ne nje tjeter me te lehte,
neni 260/2 i Kodit te Procedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane,me vendimin nr 734 akti,date 4.7.2001,ka vendosur :


Vleftesimin te ligjshem te ndalimit ne flagrance, te te pandehurit Rasim Lleshi, dhe caktimin,
per te,si mase sigurimi personal, arrestin ne burg,me afat 20 dite.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane,me vendimin nr 847 regj,date 24.7.2001 ka vendosur :


Caktimin si mase sigurimi personal,per te pandehurin Rasim Lleshi,arrest ne burg.

Kunder vendimit, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ka bere rekurs, te drejtperdrejte, mbrojtesi i
te pandehurit, duke parashtruar keto shkaqe :
- se gjykata,ne caktimin e mases se sigurimit personal,arrest ne burg, ka vepruar ne
kundershtrim me kerkesat e nenit 230/1,te Kodit te Procedures Penale, mbasi dispozita, per
te cilen i pandehuri eshte akuzuar, parashikon denim dhe me gjobe,
- se caktimi i mases arrest ne burg eshte bere ne kundershtim me kerkesat e neneve 228/1 dhe
228/2,te Kodit te Procedures Penale,mbasi nuk ekziston nje dyshim i aresyshem dhe i
bazuar ne prova, se i pandehuri ka kryer vepren per te cilen akuzohet dhe se nuk ekzistojne
shkaqe, qe vene ne rrezik marjen apo vertetesine e proves.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Saliko Hajno i cili kerkoi ndryshimin e mases se sigurimit personal,per te
pandehurin Rasim Lleshi,nga arrest ne burg ne nje tjeter me te lehte, ,
mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit,avokat Ilir Murati ,i cili kerkoi shfuqizimin e vendimit te
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se,Rasim Lleshi,nga organi i akuzes, eshte mare si i
pandehur,duke u akuzuar, ne baze te neneve 326 e 25,te Kodit Penal,me arsyetimin se, duke qene
nenkryetar i Komisionit te Votimit,te Qendres nr 5,te Zones 44,Tirane, ka fallsifikuar,ne bashkepunim me

88
persona te tjere, listen e votuesve dhe proces verbalin perfundimtar te rezultatit te zgjedhjeve ,te kesaj
qendre.
Duke u bazuar ne kete akuze,Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane,ka vendosur,per kete te pandehur,
caktimin si mase sigurimi personal,arrest ne burg.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane,gjate gjykimit, per caktimin e mases se sigurimit personal,ka
vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 228,pika 1,te Kodit te Procedures Penale.
Simbas kesaj dispozite, askush nuk mund tu nenshtrohet masave te sigurimit personal ne qoftese,
ne ngarkim te tij, nuk ekziston nje dyshim i aresyshem,i bazuar ne prova,per kryerjen e nje vepre penale.
Per rastin ne shqyrtim,simbas process verbalit gjyqesor,per aq sa eshte administruar ne gjykim,ne
ngarkim te te pandehurit Rasim Lleshi,organi i akuzes nuk ka paraqitur asnje fakt,te dhene apo dokument
shkresor, mbi bazen e te cilave,bazuar ne nenin 228,pika 1,te Kodit te Procedures Penale,gjykata te krijonte
bindjen se ekzistonte nje dyshim i aresyshem, se i pandehuri e kishte kryer vepren penale, per te cilen eshte
akuzuar.
Mungesen e te dhenave,fakteve apo dokumentave,mbi bazen e te cilave te arihej ne nje dyshim te
arsyeshem, se i pandehuri e kishte kryer vepren,e ka konstatuar dhe vete gjykata,duke e paraqitur ne
pjesen aresyetuese te vendimit te saj.
Simbas ketij vendimi,dokumentat origjinale,lista e votuesve dhe proces verbali perfundimtar i
rezultatit te zgjedhjeve, qe pretendohet se jane te fallsifikuara,nuk jane disponuar prej saj dhe kjo per shkak
se,mbeshtetur ne shkresen nr 3818,date 14.7.2001,te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve,kutia, ku ato
ndodhen, nuk gjindet.
Duke vleresuar sa u paraqit,Kolegji Penal cmon se, duke qene ne kushtet e mungeses te plote te
fakteve,te dhenave apo dokumentave,pra te mosekzistences te nje dyshimi te arsyshem, per kryerjen e
ndonje vepre penale,vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, per caktimin e mases se sigurimit
personal, arrest ne burg,per te pandehurin Rasim Lleshi,eshte bere ne kundershtim me kerkesat e nenit
228,pika 1,te Kodit te Procedures Penale,dhe per kete shkak ai duhet te shfuqizohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte,mbeshtetur ne nenin 249,pika 6,te Kodit te Procedures Penale

VENDOSI
Shfuqizimin e vendimit nr 847 rregj.,date 24.7.2001,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane,qe ben
fjale per caktimin e mases se sigurimit personal,arrest ne burg,per te pandehurin Rasim Lleshi.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Rasim Lleshi nga paraburgimi.
Ky vendim i njoftohet prokurorit prane Gjykates se Larte.

Tirane me 9.8.2001

Nr 111 i Regj.Themeltar
Nr 465 i Vendimit

89
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte,i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Natasha Sheshi Anetar
Evgjeni Sinojmeri Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seance gjyqesore, ne date 9.8.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : SHPETIM CICIKU, i arrestuar.

AKUZA
Vrasje me dashje,e mbetur ne tentative
dhe mbajtje e armeve luftarake pa leje,
parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278 te Kodit Penal.

OBJEKTI
Kundershtim i caktimit te mases se sigurimit personal, arrest ne burg,
neni 230/2,i Kodit te Procedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane,me vendimin nr 716 akti,date 15.5.2001 ka vendosur :


Vleftesimin te ligjshem te arrestit ne flagrance te te pandehurit Shpetim Ciciku dhe caktimin
per te,si mase sigurimi personal,arrestin ne burg.

Gjykata e Apelit Tirane,me vendimin nr 76 ,date 6.6.2001, ka vendosur :


Miratimin e vendimit nr 716 akti,date 15.5.2001,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane,qe i
perket te pandehurit Shpetim Ciciku.

Kunder vendimit, te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs i pandehuri Shpetim Ciciku, duke
parashtruar keto shkaqe :
- se caktimi mases se sigurimit personal eshte bere ne kundershtim me kriteret e percaktuara
ne nenin 228 e vijues, te Kodit e Procedures Penale,
- se caktimi i mases arrest ne burg,ne kushtet kur une jam ne gjendje shendetsore tejet te
renduar,eshte bere ne kundershtim me kerkesat e nenit 230/2,te Kodit te Procedures Penale

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Isa Jata i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane,
mbrojtesi i te pandehurit nuk u paraqit,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me arsyetimin se i pandehuri Shpetim Ciciku, ne zenie e siper ka
tentuar te vrase, me arme shtetasin Emin Dalipi, ka vendosur te caktoje ndaj tij si mase sigurimi
personal,arrestin ne burg.
Ky vendim, duke u gjetur i bazuar ne ligje, eshte miratuar nga Gjykata e Apelit Tirane.
Lidhur me sa siper, Kolegji Penal veren se fakti i paraqitur, bazuar ne aktet e perpiluara prej policise
gjyqsore, del i provuar dhe, per kete shkak, ai perben dyshim te arsyshem, ne kuptim te nenit 228/1,te Kodit
te Procedures Penale,se i pandehuri i ka kryer veprat penale,per te cilat eshte akuzuar, te vrasjes me dashje
te mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje,parashkuar nga nenet 76-22 dhe 278/2,te Kodit Penal.
Gjithashtu, Kolegji Penal veren se, ne caktimin e mases se sigurimit personal, ndaj ketij te
pandehuri,nga gjykata jane patur parasysh dhe jane vleresuar drejte kushtet dhe kriteret, e parashikuara ne
nenet 228 dhe 229,te Kodit te Procedures Penale.

90
Lidhur me pretendimin e te pandehurit se ndaj tij, per shkak te demtimeve te renda te shendetit, qe ai
ka pesuar gjate kesaj ngjarje, nuk duhej te caktohej aresti me burg, Kolegji Penal cmon se ai eshte i pabazuar
ne ligje.
Neni 230,pika 3, i Kodit te Procedures Penale, per rastet kur nje person eshte ne gjendje shendetsore
te rende,l ejon caktimin e arrestit ne burg kur ekzistojne shkaqe,sic jane ato per rastin ne shqyrtim,si rendesia e
vecante e veprave penale te kryera, te cilat denohen jo me pak ne maksimum se dhjete vjet burgim, dhe
rrezikshmeria e theksuar e autorit te tyre.
Bazuar ne sa u paraqit, Kolegji Penal cmon se vendimi,i Gjykates se Apelit Tirane, qe ka miratuar
vendimin, e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane,per caktimin, si mase sigurimi personal,arrestin ne burg,per
te pandehurin Shpetim Ciciku,eshte i bazuar ne ligje dhe, per kete shkak, duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441,pika 1,germa a,te Kodit te Procedures
Penale

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr 76, date 6.6.2001, te Gjykates se Apelit Tirane,qe ben fjale per masen
e sigurimit personal,arrest ne burg,per te pandehurin Shpetim Ciciku.

Tirane me 9.8.2001

Nr 110 i Regj.Themeltar
Nr 466 i Vendimit

91
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetar
Vladimir Metani “
Evgjeni Sinoimeri “
Vladimir Bineri “
ne seancen gjyqesore te dates 9.8.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen nr. 109 qe i perket:

TË PANDEHURIT: GANI LITA, i biri i Isakut, lindur me 1965


ne Domje – Tirane e banues po aty,
mbrojtur nga avokat Ilir Murati.

AKUZUAR:
Se ne bashkepunim me persona te tjere
kane fallsifikuar listat e votimit dhe proces
verbalin perfundimtar te votimit
parashikuar nga neni 326 i K. Penal.

OBJEKTI:
Kundershtim i vendimit te Gjykates se Rrethit
Tirane per caktimin e mases se sigurimit arrest
ne burg (neni 249/1 i K.Pr. Penale).

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 848 akti, date 24.7.2001 ka vendosur
caktimin si mase sigurimi ndaj te pandehurit Gani Lita arrest ne burg.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs te drejtperdrejte mbrojtesi i te pandehurit, i cili kerkon ndryshimin e
vendimit e caktim si mase sigurimi detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore duke parashtruar se:
- Nuk ka shkaqe te bazuara se i pandehuri mund te largohet dhe vepra per te cilen akuzohet
parashikon edhe denim me gjobe.
- Eshte shkelur neni 228/1 e i 2 i K.Pr. Penale pasi nuk ekziston asnje dyshim i arsyeshem i
bazuar ne prova per marrjen e mases se sigurimit dhe nuk ka shkaqe qe te vene ne rrezik
marrjen e provave.
- Prokuroria kishte ne dispozicion 20 dite per gjetjen e listes origjinale te zgjedhesve te
qendres se votimit nr. 5 zona 44 Komuna Berxull dhe kryerjen e ekspertimit por nuk i ka
realizuar keto dhe nuk duhet te merret masa e arrestit pa kryerjen e ekspertimit grafik.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno qe kerkoi ndryshimin e vendimit duke
caktuar si mase sigurimi detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore, avokatin mbrojtes Ilir Murati qe kerkoi
caktimin si mase sigurimi detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore e si analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Tirane me te cilin eshte vendosur caktimi si mase sigurimi ndaj te
pandehurit Gani Lita arrest ne burg eshte i pabazuar ne ligj e ne prova e si i tille duhet te shfuqizohet.
Nga aktet qe ndodhen ne dosje, del se Gani Lita eshte akuzuar per vepren penale te fallsifikimit te
dokumenteve te votimit te zgjedhjeve per deputet ne Kuvendin e Shqiperise te dates 24.6.2001 ne bashkepunim
me anetare te tjere te Komisionit te Qendres se Votimit nr. 5 te zones nr. 44 Berxull ku bente pjese.
Dyshohet se ky i pandehur ne bashkepunim me personat e tjere ka fallsifikuar listat e zgjedhesve dhe
procesverbalin perfundimtar te votimit. Mbi bazen e ketij dyshimi prokuroria ka kerkuar ne Gjykaten e Rrethit

92
Tirane caktimin ndaj te pandehurit si mase sigurimi arrest ne burg me afat 30 dite. Gjykata e rrethit me vendimin
nr. 735 akti date 4.7.2001 ka vleftesuar te ligjshem ndalimin e te pandehurit Gani Lita dhe ka caktuar si mase
sigurimi arrest ne burg me afat 20 dite duke arsyetuar se e caktonte kete afat ne pritje te pergjigjes se
ekspertimit grafik te dokumenteve qe pretendohet se jane fallsifikuar ne se dokumentet dhe nenshkrimet ne to
jane nga i njejti person dhe nese ky eshte i pandehuri Gani Lita.
Gjate ketij afati prej 20 ditesh, i eshte kerkuar Komisionit Qendror Zgjedhor qe te vinte ne dispozicion te
organit te hetimit procesverbalin perfundimtar te rezultatit te zgjedhjeve te dates 24.6.2001 te qendres se votimit
nr. 5 te zones 44 Tirane dhe listen e zgjedhesve te kesaj qendre votimi. KQZ me shkresen nr.3818 date
14.7.2001 njofton prokurorine se zona nr. 44 i ka sjelle kutite e votimit te dates 24.6.2001 te paspecifikuara
sakte me qendra votimi dhe se nuk gjenden kutite e votimit te qendres se votimit nr. 5 qe i perkasin Komunes
Berxull. Ky fakt e ka vene ne pamundesi prokurorine per te realizuar ekspertimin e caktuar prej saj dhe te
pranuar per t’u kryer nga gjykata e rrethit. Megjithate, edhe se nuk u muar asnje prove e re ne ngarkim te te
pandehurit dhe ndodhur para faktit qe nuk gjenden dokumentet qe duhen ekspertuar, prokurori kerkon ne
gjykaten e rrethit caktimin si mase sigurimi per te pandehurin Gani Lita arrest ne burg. Gjykata gjate gjykimit
konstaton kete fakt si dhe faktin se ne ngarkim te te pandehurit nuk ka prova mbi bazen e te cilave te lindin
dyshime per kryerjen e vepres penale nga i pandehuri e megjithate me vendimin nr. 848 akti date 24.7.2001
vendos masen e sigurimit arrest ne burg. Duke u ndodhur para mungeses se provave gjykata ne vendim
arsyeton se ishte caktuar arrest ne burg per te pandehurin Gani Lita me afat 20 dite per kryerjen e ekspertimit
grafik, se ky afat ka mbaruar dhe ekspertimi nuk eshte kryer pasi nuk gjenden kutite e votimit te qendres se
votimit nr. 5. Vetem mbi kete baze e pa arsyetim tjeter, gjykata cakton masen e sigurimit arrest ne burg. Ky
vendim eshte marre ne kundershtim me ligjin sepse se pari nuk ka asnje liste, asnje dokument e asnje prove
tjeter qe te fajesoje te pandehurin per kryerjen e vepres per te cilin akuzohet.
Se dyti, gjykata cakton masen e sigurimit arrest ne burg, pa bere arsyetimin se perse duhej te merrej
kjo mase, qendrim ky i kunderligjshem. Ne baze te nenit 142 pika 1 e Kushtetutes se Shqiperise, vendimet
gjyqesore duhet te jene te arsyetuara. Po keshtu ne nenin 112 pika 4 e K.Pr. Penale theksohet se gjykata eshte
e detyruar te arsyetoje vendimin qe merr ndryshe ai eshte i pavlefshem. Nga keto perkufizime del qarte se
gjykata ne cdo rast qe del me urdher apo vendim duhet te beje analizen e rrethanave qe e cojne ne marrjen e
nje vendimi te caktuar. Ky detyrim ekziston edhe ne rastet e caktimit te masave te sigurimit personal pasi kemi
te bejme me nje nga te drejtat me themelore kushtetuese te personit, ate te lirise personale.
Duke mos patur parasysh kete detyrim ligjor, gjykata ka gabuar duke mos bere arsyetimin e vendimit
dhe pa paraqitur argumente per shkaqet qe bejne te domosdoshme marrjen e mases se sigurimit arrest ne burg
per te pandehurin Gani Lita. Ne vendim gjykata shprehet: “ nisur nga rrezikshmeria e vepres e cila ploteson
kushtet per caktimin e masave te sigurimit personal me karakter shtrengues parashikuar nga nenet 228, 229,
230 te K.Pr.Penale çmon se eshte e drejte kerkesa e prokurorit”, por nuk analizon asnje nga keto kushte. Ne
piken 1 te nenit 228 te K.Pr.Penale theksohet se: “askush nuk mund t’u nenshtrohet masave te sigurimit
personal ne qofte se ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova. Ne rastin ne
shqyrtim edhe sikur te pranohet se ndodhemi para nje dyshimi, nuk ka prova qe ta bejne ate dyshim te
arsyeshem. Nga deklarimet dhe shpjegimet e bera nga personat e pyetur rreth kesaj çeshtje nuk del qe i
pandehuri te kete kryer vepren per te cilen akuzohet. Keta persona shpjegojne se kane dorezuar ne rregull
kutite e votimit dhe dokumentacionin perkates dhe askush nuk permend ndonje fallsifikim te bere ne
dokumentet zgjedhore nga i pandehuri apo persona te tjere.
Neni 229 i K.Pr.Penale thekson se ne caktimin e masave te sigurimit, gjykata mban parasysh
pershtatshmerine e seciles prej tyre me shkallen e nevojave te sigurimit si dhe se “çdo mase duhet te jete ne
raport me rendesine e faktit dhe me sanksionin qe parashikohet per vepren penale konkrete. Por, sikurse u tha,
gjykata nuk ka bere asnje analize per pershtatshmerine e mases se sigurimit arrest ne burg per te pandehurin
Gani Lita dhe nuk ka patur parasysh faktin qe neni 326 per te cilin akuzohet i pandehuri parashikon denim me
gjobe ose burgim deri ne 5 vjet.
Ndonese permend nenin 230 te K.Pr.Penale, gjykata nuk ve ne dukje asnje shkak se perse ndaj te
pandehurit duhet te vendoset arrest ne burg kur ne piken 1 te atij neni thuhet se masa e arrestit “vendoset
vetem kur çdo mase tjeter eshte e papershtatshme per shkak te rrezikshmerise te vecante te vepres dhe te
pandehurit”.
Sqarimi i te gjitha ketyre rrethanave ne caktimin e mases se sigurimit perben detyrim per gjykaten e cila
nuk duhet te shprehet se plotesohen kushtet e parashikuara nga K.Pr.Penale pa i analizuar hollesisht kerkesat
ligjore.
Pervec sa me siper, arsyetimi i vendimit behej me i domosdoshem duke patur parasysh se ndaj te
pandehurit Gani Lita, ishte caktuar mase sigurimi arrest ne burg me afat 20 ditor dhe tani pa asnje prove te re
caktohet burg pa afat. Ne rastin ne shqyrtim duke qene para faktit qe per te njejtin te pandehur, me te njejtat
pretendime e prova prokurori kerkon arrest ne burg kur ne gjykimin e meparshem prej tij ishte kerkuar arrest ne
burg me afat 30 dite, gjykata duhej te arsyetonte se perse “e gjen te bazuar kerkesen e prokurorit” duke u
ndodhur edhe para faktit te moszbatimit prej tij te detyres se lene me vendim te gjykates per saktesimin e
provave.
Me vendimin e meparshem (nr. 735 akti date 4.7.2001) gjykata kishte caktuar burg me afat 20 dite.
Duke dhene nje vendim te tille, autoriteti gjyqesor, ne zbatim te ligjit procedurial penal, i ka dhene mundesi

93
organit procedues qe brenda nje afati te caktuar, te realizoje detyrimet ligjore per te siguruar provat e nevojshme
qe lidhen me akuzen ndaj te pandehurit por qe njekohesisht lidhen edhe me llojin e mases se sigurimit qe do te
caktohet perfundimisht ndaj te pandehurit. Gjithashtu caktimi i arrestit me afat krijon mundesi reale per
respektimin e te drejtave te shtetasve per te aplikuar nje mase sigurimi sa me te drejte e te bazuar ne ligj. Ne se
brenda afatit te caktuar nuk merren provat e caktuara ne vendimin e gjykates dhe nuk ka prova te tjera qe ta
bejne te bazuar dyshimin per kryerjen e vepres penale nga i pandehuri, gjykata nuk ka baze ligjore per te
aplikuar masen e arrestit ne burg.
Ne dosje nuk ka asnje prove, asnje dokument qe te jete i fallsifikuar e ne keto rrethana vendimi i
gjykates duhet te shfuqizohet. Duke ndjekur ecurine e hetimit dhe sigurimin e provave, organi procedues duhet
te beje vleresimet dhe kerkesat e nevojshme per caktim mase sigurimi deri ne perfundimin e hetimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Shfuqizimin e vendimit nr. 848 akti, date 24.7.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane me te cilin eshte
vendosur masa e sigurimit arrest ne burg ndaj te pandehurit Gani Lita.
Urdherohet lirimi i menjehershem nga paraburgimi i te pandehurit Gani Lita.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 9.8.2001

Nr. 109 i Regj.Themeltar.


Nr. 467 i Vendimit

94
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Bineri Anetar
Vladimir Metani “
Natasha Sheshi “
Evgjeni Sinoimeri “
ne seancen gjyqesore te dates 6.8.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 112 qe i perket:

TË PANDEHURIT: LAVDERIM CENA, i biri i Ademit, lindur


ne Kukes me 1970, banues ne Domje Tirane
mbrojtur nga avokat Ilir Murati.

A K U Z U A R:
Per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave
dhe rezultatit te zgjedhjeve neni 326 i K.Penal.

OBJEKTI:
Kundershtim i vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane
per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 849, date 24.7.2001 ka vendosur


Caktimin si mase sigurimi ndaj te pandehurit Lavdrim Cena arrest ne burg.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs te drejtperdrejte mbrojtesi i te pandehurit qe kerkon ndryshimin
e mases nga arrest ne burg detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk ka shkaqe te bazuara per caktimin si mase sigurimi arrestin me burg edhe se dispozita
per te cilen akuzohet i pandehuri parashikon dhe denim me gjobe.
- Eshte dhene arrest ne burg me afat 20 ditor per te kryer ekspertimin e prokuroria ndonese ka
marre pergjigje negative nga KQZ per gjetjen e dokumentit origjinal vazhdon t’i mbaje ne
gjendje arresti.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno qe kerkoi ndryshimin e vendimit duke
caktuar si mase sigurimi ndaj te pandehurit Lavdrim Cena detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore, avokatin
mbrojtes qe kerkoi te ndryshohet vendimi sipas kerkeses se prokurorit e si analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr. 849 akti date 24.7.2001 i Gjykates se Rrethit Tirane me te cilin eshte caktuar mase sigurimi
arrest ne burg ndaj te pandehurit Lavdrim Cena eshte i pabazuar ne ligj e per pasoje duhet te shfuqizohet.
I pandehuri Lavdrim Cena eshte akuzuar se ne bashkepunim me persona te tjere ka fallsifikuar listat e
zgjedhesve dhe proces verbalin perfundimtar te votimeve te zhvilluara per deputete ne Kuvendin e Shqiperise
me date 24.6.2001.
Nga dokumentet qe ndodhen ne dosje rezulton se i pandehuri ka qene anetar i Komisionit te Votimit ne
Qendren e Votimit nr. 5 te zones nr. 44 Berxull Tirane. Ne perfundim te votimeve jane perpiluar procesverbalet
perkatese te rezultatit te votimeve, te cilat bashke me dokumentat e tjera jane futur ne kutite e votimit qe jane
mbyllur me kodet perkatese dhe jane dorezuar ne Komisionin Zonal Zgjedhor dhe ky i fundit i ka dorezuar ne
Komisionin Qendror Zgjedhor.
Me pas ndaj te pandehurit Lavdrim e dy anetareve te tjere te Komisionit te Qendres se Votimit Nr. 5
eshte filluar ceshtja penale per vepren e fallsifikimit te dokumentave dhe rezultatit te votimeve ne baze te nenit
326 e 25 te Kodit Penal. I pandehuri Lavdrim eshte ndaluar i dyshuar per vepren e mesiperme. Mbi kerkesen e

95
prokurorit, Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 733 akti, date 4.7.2001 ka vleftesuar si te ligjshem ndalimin
dhe ka caktuar si mase sigurimi arrest ne burg me afat 20 dite. Kete mase gjykata e ka vendosur me arsyetimin
qe brenda ketij afati, organi procedues te siguronte pergjigje per ekspertimin grafik te dokumenteve qe
pretendohet se jane fallsifikuar per te arritur ne perfundimin e autorit te fallsifikimeve.
Perpara ketij fakti, prokuroria ka kerkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor qe t’i viheshin ne dispozicion
per nevojat e hetimit procesverbali perfundimtar i zgjedhjeve te dates 24.6.2001 dhe listen e zgjedhesve te
qendres se votimit nr. 5 te zones nr. 44 Tirane. Me shkresen nr. 3818 date 14.7.2001 KQZ njofton prokurorine
se “nga verifikimi i bere nga ana jone nuk gjenden kutite e votimit te qendres se votimit nr. 5 qe i perkasin
Komunes Berxull. Ne keto kushte u be e pamundur realizimi i ekspertimit grafik e per pasoje nuk u sigurua
prova qe fajesonte apo jo te pandehurin Lavderim Cena.
Edhe se e ndodhur ne kushtet e mungeses se proves kryesore, me 24.7.2001, prokuroria ka kerkuar ne
Gjykaten e Rrethit Tirane caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg per te pandehurin Lavdrim Cena. Sikurse
del nga procesverbali gjyqesor, prokurori nuk ka paraqitur asnje prove ne ngarkim te te pandehurit dhe ka
ritheksuar se per shkak te mosgjetjes se dokumenteve origjinale nuk mund te kryhej ekspertimi grafik duke
mbetur i pa qarte fakti ne se ka apo jo fallsifikime dhe kush i ka bere ato. Edhe se ne keto kushte, pa prova qe
te krijojne dyshime te bazuara, Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 849 akti date 24.7.2001 ka vendosur
caktimin si mase sigurimi ndaj te pandehurit Lavdrim Cena arrest ne burg.
Ne vendimin e saj, gjykata nuk ben asnje arsyetim per nevojen e vendosjes se mases se sigurimit dhe
te llojit te saj por pranon vetem se “nisur nga rrezikshmeria e vepres, e cila ploteson kushtet per caktimin e
masave te sigurimit personal me karakter shtrengues parashikuar nga nenet 228, 229, 230 te K.Pr.Penale çmon
se kerkesa e prokurorit eshte e bazuar dhe duhet pranuar”. Ky arsyetim jo vetem qe nuk eshte i plote por bie
ndesh me vete kerkesat e neneve qe permend gjykata ne vendim. Sigurisht rrezikshmeria e çdo vepre penale
paraqitet edhe ne vete cilesimin ligjor te saj por nuk eshte neni per te cilin akuzohet i pandehuri ai qe percakton
edhe nevojen e marrjes se masave te sigurimit. Ne nenin 228 pika 1 e KPr.Penale theksohet “askush nuk mund
t’u nenshtrohet masave te sigurimit personal, ne qofte se ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem,
i bazuar ne prova”. Ne rastin ne gjykim, nuk eshte paraqitur ndonje prove qe te krijoje dyshimin e arsyeshem e
per pasoje caktimi i mases se sigurimit per te pandehurin Lavdrim Cena eshte marre ne kundershtim me
kerkesat ligjore. Kjo behet me e dukshme kur mungojne edhe vete dokumentat per te cilat pretendohet se jane
te fallsifikuara. Gjithashtu edhe personat e pyetur rreth kesaj ceshtje si Ahmet Abazi, Sulltan Balavia, Hajri
Skeja, Ramazan Kolgjegja kane shpjeguar se nga ana e Komisionit te qendres se votimit nr. 5 jane dorezuar ne
rregull ne Komisionin Zonal Zgjedhor kutite e votimit dhe dokumentet e tjera te zgjedhura.
Mungesa e dokumentave te pretenduara per fallsifikim dhe e provave te tjera qe mund te sqaronin kete
ceshtje detyrimisht qe nuk krijon baza ligjore per caktimin e mases se sigurimit ndaj te pandehurit Lavdrim Cena
e per rrjedhoje vendimi i gjykates se rrethit duhet te shfuqizohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249 pika 6 e K.Pr.Penale,

VENDOSI
Shfuqizimin e vendimit nr. 849 akti, date 24.7.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane me te cilin eshte
caktuar masa e sigurimit arrest ne burg per te pandehurin Lavderim Cena.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Lavderim Cena nga paraburgimi.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 9.8.2001

Nr. 112 i Regj.Themeltar.


Nr. 468 i Vendimit

96
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Natasha Sheshi Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare
Ne seancen gjyqesore te dates 10.08. 2001mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.114 qe u perket :

TË PANDEHURVE: 1. AFRIM TOSKA, i biri i Syles, lindur me 1978


ne Bajram Curri e banues po aty.
2. BESNIK SHIQIRUKA, i biri i Halilit, lindur me
1967 ne Bajram Curri e banues po aty.

A K U Z U A R:
Per veprat penale te vjedhjes se kryer ne bashkepunim
dhe fallsifikim te dokumentave
parashikuar nga nenet 134-25 e 186/1 i K.Penal.

OBJEKTI:
Kundershtim i vendimit te gjykates se rrethit per
caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg.

Gjykata e Rrethit Kukes, me vendimin nr.43, date 19.07.2001 ka vendosur:


Te vleftesoje te ligjshem arrestin ne flagrance te te pandehurve Afrim Toska e Besnik
Shiqiruka.
Te caktoje si mase sigurimi “arrest ne burg” te parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale per
te pandehurit Afrim Toska e Besnik Shiqiruka per veprat penale te parashikuara nga nenet
134-25 e 186/1 i K.Penal.

Kunder vendimit te gjykates se Rrethit kane ushtruar rekurs te pandehurit qe kerkojne shfuqizimin e
tij duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk ka prova per tu provuar se automjetet me te cilat udhetonim jane te vjedhura prej nesh.
Ne u morem vetem me drejtimin e automjeteve qe na porositi nje kosovar i quajtur Flamur
Shala per t`i çuar ne Kukes.
- Gjykata nuk ka respektuar kerkesat e neneve 228,229,230 te K.Pr.Penale mbasi nuk
ekziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova qe te pandehurit kane kryer veprat penale
per te cilat akuzohen. Nuk ka prova qe te jene vjedhur makinat dhe te pronareve qe u jane
vjedhur.
- Dokumentat e kapura te pandehurve nuk jane fallsifikuar prej tyre dhe ata nuk e kane ditur
se jane te fallsifikuara e nuk ka prova qe te vertetohet e kunderta.
- Gjykata ne caktimin e mases se sigurimit nuk ka patur parasysh faktin se te pandehurit nuk
vene ne rrezik marrjen e provave e nuk ekziston rreziku qe ata te largohen.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno qe kerkoi miratimin vendimit te
Gjykates se Rrethit e si analizoi çeshtjen ne teresi,

97
VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Kukes nr.43, date 19.07.2001 me te cilin ndaj te pandehurve
Afrim Toska e Besnik Shiqiruka eshte caktuar masa e sigurimit “arrest ne burg” eshte i bazuar ne ligj e
duhet te miratohet.
Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se me daten 15.07.2001 rreth ores 20, ne vendin e quajtur
“Ura e Drinit” policia e Komisariatit te Kukesit ka ndaluar per kontroll automjetet vetura tip fuoristrate “Tajota”
me targe TR- 2379 E dhe “Mitsubishi” me targe Dr- 5800 A. Keto makina drejtoheshin prej te pandehurve
Afrim Toska e Besnik Shiqiruka. Mbas verifikimit te dokumentave dhe dyshimeve te lindura per pronesine e
autoveturave, policia bllokoi mjetet dhe u zbatua ndalimi i te pandehurve.
Per te arritur ne perfundime te drejta, Drejtoria e Policise e Qarkut Kukes me shkresen nr.872, date
16.07.2001 i ka kerkuar Ministrise se rendit Publik (Zyres Interpol Tirana) per te konfirmuar faktin ne se
ekzistonin te vjedhura dy automjetet e siperme duke dhene karakteristikat dhe numurin e shasise.
Ne pergjigjen e derguar, Ministria e Rendit Publik sqaron se mjetet me numurat e shasive te
derguara nga Komisariati i Policise Kukes nuk figurojne te vjedhura por se nuk mund te jepej pergjigje e
plote mbasi verifikimet jane te vlefshme per disa vende ku nuk perfshihen Greqia, Austria, Hungaria, Zvicra,
Franca dhe Spanja te cilat nuk i kane te dhenat ne kete arkiv per mjetet e vjedhura. Gjithashtu ne kete
pergjigje theksohet se sipas verifikimeve me targat rezulton se targa TR-2379 E (qe mbante autovetura
Tajota) i perket mjetit tip Fiat autobus ne pronesi te Parkut te Udhetareve Tirane ndersa targa DR-5800 A
(qe mbante autovetura “Mitsubishi”) i perket mjetit tip Benz 190 ne pronesi te shtetasit Arian Laçi banues ne
Durres.
Nga dokumentat e paraqitura prej te pandehurve rezulton se ato nuk pasqyrojne te verteten dhe se
ju perkasin shtetasve Mark Lleshi e Hasan Nuri.
Ne kushtet e siperme ndodhemi para faktit qe te pandehurve u jane bllokuar automjetet qe ata
drejtonin pa dokumentat perkatese, me dokumenta te fallsifikura dhe targa qe ju perkasin dy automjetve te
tjera. Ne keto kushte ne kundershtim me sa pretendohet ne rekurs gjykata ka marre vendimin duke zbatuar
te gjitha kerkesat ligjore.
Ne baze te nenit 228/1 e K.Pr.Penale “askush nuk mund tu nenshtrohet masave te sigurimit
personal ne qofte se ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i bazuar ne prova”. Nga dokumentat e dosjes
del qarte dyshimi i bazuar ne prova duke patur parasysh faktin qe te pandehurve ju kapen autovetura pa
dokumenta, me targa qe ju perkasin automjeteve te tjera dhe me dokumenta te fallsifikuara.
Gjykata ka zbatuar dhe kerkesat e nenit 229/2 e K.Pr.Penale sipas te cilit “çdo mase duhet te jete
ne raport me rendesine e faktit dhe me sanksionin qe parashikohet per vepren penale konkrete”. Vlera e
automjeteve qe ju kapen te pandehurve e qe dyshohet se jane vjedhur eshte e madhe. Ndodhemi para nje
fenomeni shume te perhapur (vjedhjes se makinave) si dhe para faktit qe vjedhja kur kryhet ne
bashkepunim, ne baze te nenit 134 paragrafi i dyte i K.Penal (ndryshuar me ligjin nr.8733, date 24.01.2001)
denohet me burgim nga pese gjer ne pesembedhjete vjet, d.m.th. parashikohet nje sanksion me mase
denimi te rende.
Duke ju referuar shkaqeve te parashtruara ne rekurs, arrihet ne perfundimin se me to atakohet
pranueshmeria e veprave penale per te cilat akuzohen te pandehurit dhe fajesia e tyre. Keshtu problemi se
ku dhe kujt i jane vjedhur autoveturat, ne se i kane fallsifikuar apo jo ato dokumentet qe u jane gjetur jane
probleme qe i perkasin fazes se hetimit dhe gjykimit te ceshtjes dhe jo fazes per caktimin e mases se
sigurimit qe ligji ve si kriter ekzistencen e nje dyshimi te arsyeshem te bazuar ne prova qe, sikurse u tha, ne
rastin konkret ekziston dhe eshte patur parasysh nga gjykata.
Ne kushtet e siperme vendimi i gjykates eshte i drejte.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.249 pika 6 e K.Pr.Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr.43, date 19.07.2001 te Gjykates se Rrethit Kukes me te cilin ndaj te
pandehurve Afrim Toska e Besnik Shiqiruka eshte caktuar masa e sigurimit personal “arrest ne burg”.

Tirane, me 10.08. 2001

Nr. 114 i Regj.Themeltar.


Nr. 469 i Vendimit

98
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte,i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Natasha Sheshi Anetare
Evgjeni Sinojmeri Anetare
Vladimir Bineri Anetar
ne seance gjyqesore, ne date 10.8.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : ARBEN ISLAM CETA, i arrestuar.

AKUZA
Vrasje me paramendim dhe armembajtje pa leje,
parashikuar nga nenet 78 dhe 278/2 te Kodit Penal.

OBJEKTI
Humbje e fuqise se paraburgimit,
neni 263, pika 6, germa b e Kodit te Procedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan,me vendimin e ndermjetem, nr s’ka, date 20.7.2001,ka vendosur :
Rrezimin e kerkeses, te mbrojtesit te te pandehurit,per shuarje te mases se sigurimit,per
shkak se afatet e paraburgimit,te parashikuara ne nenin 263,pika 6,germa b,te Kodit te
Procedures Penale, nuk kane kaluar.

Kunder vendimit, te ndermjetem, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, ka bere rekurs, te


drejteperdrejte, i pandehuri,duke parashtruar keto shkaqe :
- se gjykata, duke lejuar mbajtjen time,ne kushte paraburgimi,me shume se nje vit,pa u dhene
vendimi perfundimtar, ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 28, pika 3, te
Kushtetutes se Shqiperise,dhe nenit 263,pika 6,germa b,te Kodit te Procedures Penale,

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Isa Jata, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Elbasan,
mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit,avokat Gezim Veleshnja,i cili kerkoi urdherimin per humbjen
e fuqise se paraburgimit,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se, i pandehuri Arben Ceta,i akuzuar per vrasjen e shtetasit
Astrit Stambollxhiu (Paprri),ne date 5.8.1999, dhe per armembajtje pa leje, eshte ndaluar, nga policia
gjyqesore, e prokurorise,prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan,ne daten 30.12.1999.
Ne daten 1.1.2000,Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan ka vendosur vleftesimin te ligjshem te
ndalimit dhe caktimin si mase sigurimi personal,per te pandehurin Arben Ceta,arrestin ne burg.
Ne daten,20.7.2001,kur ceshtja, ne ngarkim te ketij te pandehuri, ka qene ne gjykim, ne Gjykaten e
Rrethit Gjyqesor Elbasan,mbrojtesi i tij ka paraqitur kerkesen per deklarimin e humbjes se fuqise se
paraburgimit,me aresyetimin se afatet e paraburgimit, te parashikuara ne nenin 263,pika 6,germa b,te Kodit
te Procedures Penale,kane kaluar.
Bazuar ne sa u paraqit,Kolegji Penal veren se,i pandehuri Arben Ceta,deri ne daten 20.7.2001,eshte
mbajte, ne kushte paraburgimi,pa asnje shkeputje,pa u dhene vendimi perfundimtar, per nje kohe prej 1 vit e
6 muaj dhe 19 dite.

99
Neni 263,pika 6,germa b,i Kodit te Procedures Penale, percakton urdherimin se kohezgjatja teresore
e paraburgimit nuk mund te kaloje afatin prej nje viti,kur procedohet per krim.
Per rastin ne shqyrtim,Kolegji Penal cmon se,ne kushtet kur i pandehuri Arben Ceta eshte
proceduar per krim, mbajtja e tij,ne paraburgim,tej afatit ligjor,per nje kohe prej 6 muaj dhe 19 dite,perben
shkelje te urdherimit te dispozites se permendur.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, duke mos pranuar kerkesen e mbrojtesit te te pandehurit Arben
Ceta,ka vepruar ne kundershtim me ligjin.
Kjo gjykate,ne zbatim te ligjit,duke qene ne kushtet e parashtruara, duhej te kishte vendosur
deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit dhe urdherimin e lirimit te menjehershem, te ketij te
pandehuri, nga paraburgimi.
Per shkaqet e parashtruara,Kolegji Penal cmon se rekursi i te pandehurit Arben Ceta eshte i bazuar
ne ligje dhe ai duhet te pranohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte,mbeshtetur ne nenin 263,pika 6,germa b,dhe 266,pika 1,te Kodit te
Procedures Penale

VENDOSI
Deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit (dhene me vendimin nr 2,date 1.1.2000 dhe
nr 131,date 14.6.2001,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan) per te pandehurin Arben Islam Ceta.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Arben Islam Ceta nga paraburgimi.
Caktimin, si mase sigurimi personal,per te pandehurin Arben Islam Ceta, arrest ne shtepi.
Ky vendim i njoftohet Prokurorit,prane Gjykates se Larte.

Tirane me 10.8.2001

Nr 113 i Regj.Themeltar
Nr 471 i Vendimit

100
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Kristaq Ngjela Anetar
Valentina Kondili “
Artan Hoxha “
Vladimir Bineri “
ne seancen gjyqesore te dates 17.8.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 117 qe i perket:

TË PANDEHURIT: GEZIM GJINI, i biri i Xhemalit, lindur


me 1957 ne Fushe Kuqe Laç e banues po aty
mbrojtur nga avokatet Perlat Koçillari e Islam Ismaili.

A K U Z U A R:
Per vepren penale te shfrytezimit per
prostitucion ne bashkepunim parashikuar
nga neni 114/a e 25 i Kodit Penal.

OBJEKTI :
Kundershtim i vendimit te gjykates se rrethit
qe ka caktuar masen e sigurimit arrest ne burg.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 894 akti, date 4.8.2001 ka vendosur:
Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per te pandehurin Gezim Gjini.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs i pandehuri qe kerkon shfuqizimin e tij duke parashtruar keto
shkaqe:
- Jane lejuar shkelje te ligjit pasi nuk rezulton qe te kem kryer veper penale ne Shqiperi e nuk
ka asnje kallzim ndaj meje.
- Prokuroria e shtetit Italian nuk ka kerkuar fillimin e procedimeve por vetem ndihme
juridike.
- Prokuroria e rrethit nuk disponon asnje prove per kryerjen e ndonje vepre penale nga ana
ime.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Hysen Keta qe kerkoi miratimin e vendimit te Gjykates
se Rrethit Tirane, avokatet mbrojtes te te pandehurit qe kerkuan shfuqizimin e vendimit e si analizoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Tirane me te cilin eshte caktuar masa e sigurimit arrest ne burg per te
pandehurin Gezim Gjini eshte e bazuar ne ligj e duhet te lihet ne fuqi.
Nga materialet qe ndodhen ne dosje del se te pandehurit Gezim Gjini, me vendim te Gjykates se
Rrethit Tirane nr. 742 date 5.7.2001 i eshte caktuar masa e sigurimit arrest ne burg me afat 18 ditor. Kjo
mase ndaj tij eshte caktuar ne baze te Konventes se Keshillit te Europes “Per transferimin e procedimeve ne
ceshtjet penale”, ratifikuar me ligjin nr. 8497 date 10.6.1999 te Kuvendit te Shqiperise sepse ndaj tij nga
Prokuroria e Triestes ne Itali ka filluar procedimi per kryerjen e vepres penale te krijimit te organizatave
mafioze.
Meqe nga organet perkatese te shtetit Italian brenda afatit 18 ditor nuk u dergua kerkesa per
procedim penal per te pandehurin Gezim Gjini, me kerkese te Prokurorise se Rrethit Tirane, gjykata e rrethit
me vendimin nr. 839 date 23.7.2001 vendosi zgjatjen e afatit te mases se sigurimit arrest ne burg edhe per

101
12 dite. Edhe brenda ketij afati, nuk eshte derguar kerkese per procedim penal nga ana e autoriteteve
italiane.
Duke analizuar materialet e derguara nga pala italiane, me daten 3.8.2001, Prokuroria e Rrethit
Tirane ka filluar ceshtjen penale dhe ka marre te pandehur Gezim Gjinin per vepren penale te shfrytezimit
per prostitucion ne bashkepunim parashikuar nga nenet 114/a e 25 te Kodit Penal. Mbi kerkesen e
prokurorise, Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 894 date 4.8.2001 ka vendosur caktimin e mases se
sigurimit arrest ne burg per te pandehurin Gezim vendim ndaj te cilit eshte ushtruar edhe rekursi.
Ky rekurs eshte i pabazuar sepse:
- Nga i pandehuri ngrihen probleme qe kane te bejne me zbatimin e kerkesave te Konventes se
Keshillit te Europes “Per transferimin e procedimeve ne ceshtjet penale” ne nje kohe qe dy
vendimet e marra ne zbatim te saj nuk jane ankimuar prej tij. Masat e sigurimit arrest ne burg
me afat 18 dhe 12 dite caktuar me vendime te Gjykates se Rrethit Tirane kane perfunduar, jane
ekzekutuar dhe meqe s’ka patur ankim apo rekurs ndaj tyre, nuk mund te analizohet
bazueshmeria ne ligj e vendimeve gjyqesore.
- Pretendimet e tjera te ngritura ne rekurs kane te bejne me provueshmerine e akuzes ne ngarkim
te te pandehurit Gezim Gjini dhe jo me moszbatimin e kerkesave per caktimin e mases se
sigurimit personal. Ne ligjin tone procedurial penal, neni 228, pranohet se “askush nuk mund tu
nenshtrohet masave te sigurimit personal ne qofte se ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i
arsyeshem i bazuar ne prova”. Nga ky percaktim del qarte se masa e sigurimit nga gjykata nuk
eshte e nderlidhur me provueshmerine e vepres penale per te cilen akuzohet i pandehuri, por
me ekzistencen e dyshimeve qe dalin nga materialet e ceshtjes. Ne rastin konkret, gjykata ne
caktimin e mases se sigurimit ka vleresuar si materiale mbi te cilat ekziston dyshimi i
arsyeshem, deklarimet e bera ne Policine e shtetit Italian nga shtetesja shqiptare Vjollca Alushi.
Ne keto deklarime, Vjollca Alushi shprehet per pjesemarrje te te pandehurit ne grupim me
persona te tjere per shfrytezim prostitucioni e organizim te tij. Duke qene para ketyre fakteve
gjykata ka pranuar dyshimin e arsyeshem per caktimin e mases se sigurimit ndaj te pandehurit
Gezim Gjini. Provueshmeria e shpjegimeve e pretendimeve te ngritur prej shtetases Vjollca
Alushi i perket hetimit te ceshtjes e gjykimit te saj. Me pas, ne lidhje me provat qe do te merren,
do te trajtohen edhe gjithe ceshtjet qe kane te bejne me provueshmerine e vepres penale dhe
bazueshmerine e mases se sigurimit te caktuar ndaj te pandehurit.
Ne caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg gjykata ka patur parasysh edhe kerkesat e neneve
229 e 230 te K.Pr.Penale duke vleresuar pershtatshmerine e saj lidhur me nevojen e sigurimit, me rendesine
e faktit e sanksionin qe parashikohet per vepren penale per te cilen akuzohet i pandehuri si dhe
rrezikshmeria e vecante qe paraqet aktualisht vepra penale e shfrytezimit te prostitucionit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte bazuar ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr. 894 date 4.8.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane per caktimin e mases se
sigurimit arrest ne burg per te pandehurin Gezim Gjini.

Tirane, me 17.8.2001

Nr. 117 i Regj.Themeltar.


Nr. 474 i Vendimit

102
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Bashkim Caka Anetar
Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 28.08. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.119 qe i perket :

TË PANDEHURVE: 1. MALIQ MEMÇAJ, i biri i Metes, lindur me 1950


ne Reç-Malesi e Madhe dhe banues po aty.
2. BRAHIM MALECI, i biri i Ramadanit, lindur me
1957 ne Reç-Malesi e Madhe e banues po aty.
3. QAMILl SELAJ, i biri i Keqanit, lindur me 1941
ne Reç-Malesi e Madhe e banues po aty.

OBJEKTI:
Revokim i mases se sigurimit “arrest ne burg”.
Baza ligjore: Neni 260/2 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.190, date 27.07.2001 ka vendosur:


Mospranimin e kerkeses per zevendesimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” dhene ndaj
te pandehurve Maliq Memçaj, Qamil Selaj e Brahim Maleci me vendimin nr.175, date
13.07.2001 te cilet akuzohen per vepren penale te kultivimit te bimeve narkotike ne
bashkepunim prashikuar nga nenet 284 e 25 te K.Penal.

Kunder ketij vendimi kane ushtruar rekurs te pandehurit te cilet kerkojne ndryshimin e tij dhe
caktimin si mase sigurimi detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore duke parashtruar keto shkaqe:
- Eshte provuar se te pandehurit nuk kane patur per qellim te mbjellin lende narkotike gje qe
tregon mungesen e anes subjektive per kryerjen e vepres penale per te cilen akuzohen.
Qellimi i mbjelljes se bimeve industriale del nga marreveshja bere mes Shoqates se
Fermereve me qender ne Shkrel- Malesi e Madhe dhe Shoqates Angleze Partneriteti per
Rritje.
- Lloji i bimes qe kemi kultivuar nuk ndalohet nga ligji mbasi do perdorej per qellime
industriale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Mihallaq Bleta, qe kerkoi pushimin e gjykimit e si
analizoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Ndaj te pandehurve Brahim Maleci, Qamil Sela e Maliq Memçaj ka filluar proçedimi penal duke i
akuzuar se kane kryer vepren penale te kultivimit te bimeve narkotike parashikuar nga neni 284 i K.Penal.
Mbi bazen e materileve te paraqitura me kerkesen e prokurorit, me vendimin nr.175, date
13.07.2001 Gjykata e Rrethit Shkoder ka caktuar per te tre te pandehurit masen e sigurimit “arrest ne burg”.
Me pretendimin se bima e mbjelle prej tyre nuk eshte bime narkotike por kerp qe perdoret per
qellime industriale dhe se ato e kane mbjelle faren e derguar nga shoqata Angleze e “Partneritetit per Rritje”
ne baze te marreveshjes se lidhur me shoqaten e fermereve me qender ne Shkrel te Malesise se Madhe, te
pandehurit kane bere kerkese per revokimin ose zevendesimin e mases se sigurimit me nje mase me te
lehte.

103
Gjykata e Rrethit Shkoder me vendimin nr.190, date 27.07.2001 ka vendosur mospranimin e
kerkeses, vendim ndaj te cilit te pandehurit kane ushtruar rekurs.
Ne gjykimin e çeshtjes ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte, prokurori kerkoi pushimin e gjykimit
te çeshtjes ne kete Kolegj dhe paraqiti nje vendim te Prokurorise se Rrethit Shkoder me date 14 gusht 2001
me te cilin eshte vendosur pushimi i çeshtjes ne ngarkim te te pandehurve Maliq Memçaj, Brahim Maleci e
Qamil Sela. Njekohesisht ne pushimin e ceshtjes te pandehurit jane liruar nga paraburgimi. Ne vendimin e
prokurorise analizohet fakti se nga te pandehurit nuk eshte kryer vepra penale e kultivimit te bimeve
narkotike pasi bima e kultivuar eshte kerp industrial, kultivimi i te cilit nuk eshte i ndaluar nga ligji.
Ne kushtet kur çeshtja penale ne ngarkim te te pandehurve eshte pushuar dhe eshte hequr masa e
sigurimit arrest ne burg caktuar ndaj tyre, rekursi mbetet pa objekt e per pasoje duhet te pushohet gjykimi i
çeshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.442 1/a te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit te çeshtjes per rekursin e paraqitur nga te pandehurit Maliq Memuçaj, Brahim
Maleci e Qamil Selaj.

Tirane, me 28.08. 2001

Nr. 119 i Regj.Themeltar.


Nr. 475 i Vendimit

104
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Zamir Poda Anetar
Irma Bala Anetare
Vladimir Bineri Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 04.09.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.120 qe i perket :

TË PANDEHURIT: AGIM ALLKO, i biri i Ramadanit, lindur me 1974


ne Stranik-Librazhd, i paraburgosur.

A K U Z U A R:
Akuzuar per vepren penale te vjedhjes me arme ne bashkepunim
parashikuar nga nenet 140 e 25 te K.Penal.

OBJEKTI:
Konstatimi i shuarjes se mases se paraburgimit
ne baze te nenit 263/6 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Librazhd, me vendimin e dates 30.07.2001 ka vendosur:


Rrezimin e kerkeses se bere nga i pandehuri Agim Allko per humbjen e fuqise se
paraburgimit.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs i pandehuri Agim Allko i cili kerkon prishjen e tij dhe
konstatimin e humbjes se fuqise se paraburgimit duke parashtruar keto shkaqe:
- Jam arrestuar me daten 10 shkurt 2000 dhe meqe ndaj meje nuk eshte dhene vendim denimi
e ka kaluar me shume se nje vit paraburgimi e ka humbur fuqine se kane kaluar afatet
teresore.
- Gjykata e rrethit ka rrezuar kerkesen time ne kundershtim me kerkesat ligjore dhe nuk ka
arsyetuar vendimin per te ditur shkaqet e rrezimit te saj.
- Qendrimi im ne gjendje paraburgimi ne kundershtim me nenin 263/6 e K.Pr.Penale bie
ndesh me nenin 28 te Kushtetutes dhe Kartes Nderkombetare te te drejtave te njeriut.
- Gjate shqyrtimit gjyqesor nuk eshte marre asnje vendim per pezullimin e afateve te
paraburgimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno qe kerkoi shfuqizimin e vendimit te
Gjykates se Rrethit Librazhd, pranimin e kerkeses se te pandehurit Agim Allko e urdherimin e lirimit te
menjehershem te tij, e si analizoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Librazhd me te cilin eshte rrezuar kerkesa e paraqitur nga i pandehuri
Agim Allko per humbjen e fuqise se paraburgimit, eshte marre duke zbatuar gabim ligjin procedurial penal e
per pasoje duhet te shfuqizohet.
Nga materialet qe ndodhen ne dosje rezulton se i pandehuri Agim Allko ne bashkepunim me te
pandehurin Klodian Zeneli jane akuzuar se me daten 19.06.1977 kane vjedhur me arme rreth 350.000 leke.
Ne daten e siperme, nga personat e autoriazuar jane terhequr nga banka e Librazhdit shumat e pagave per
arsimtaret dhe pensionistet e Komunes Stranik dhe me makinen qe drejtonte shoferi Hasan Bardhi behej
transportimi i tyre. Ne vendin e quajtur Manastirec kane dale para makines dy persona te maskuar e te
armatosur te cilet kane qelluar disa here me armet qe kishin, kane zbritur e çarmatosur policin Kujtim Klosi
qe shoqeronte automjetin e personat e tjere dhe kane marre leket e terhequra nga banka.

105
Duke akuzuar se kjo vjedhje eshte kryer nga Agim Allko e Klodian Zeneli, organi i akuzes ka bere
ndalimin e te pandehurit Agim me daten 10.02.2000 dhe me daten 11.02.2000 Gjykata e Rrethit Librazhd ka
caktuar ndaj tij masen e sigurimit “arrest ne burg”.
Me daten 05.06.2001 i pandehuri ka paraqitur kerkesen per shuarjen e mases se paraburgimit. Kjo
kerkese ne shkelje te rregullave proceduriale nuk eshte kaluar per gjykim duke cenuar te drejtat e ligjshme
te te pandehurit.
Gjykata e Rrethit Librazhd ne daten 30.07.2001 ka filluar gjykimin e ceshtjes ne ngarkim te te
pandehurve dhe gjate seances avokati mbrojtes i te pandehurit Agron ka kerkuar nga gjykata shuarjen e
mases se paraburgimit me pretendimin se kane kaluar afatet teresore te parashikuara nga neni 263/6 e
K.Pr.Penale. Kjo kerkese nuk eshte pranuar nga gjykata duke u shprehur ne vendimin e marre se bazohet
ne nenin 264/3 i K.Pr.Penale.
Ky vendim i gjykates eshte haptazi jo llogjik dhe nuk gjen mbeshtetje ligjore. Ne marrjen e vendimit
gjykata nuk ka patur parasysh se afatet e kohezgjatjes se paraburgimit parashikohen ne nenin 263 te
K.Pr.Penale dhe nuk ka bere asnje perllogaritje per te arritur ne perfundimin ne se kerkesa e te pandehurit
duhej pranuar apo jo. Sipas pikes 6 te nenit 263 te K.Pr. Penale “kohezgjatja teresore e paraburgimit, duke
marre parasysh edhe zgjatjet e prashikuara nga neni 264, paragrafi 2, nuk mund te kaloje nje vit kur
procedohet per krim”. Ne rastin konkret, i pandehuri Agim Allkaj eshte proceduar, per krimin e parashikuar
nga neni 140 i K.Penal dhe afati teresor i kohezgjatjes se paraburgimit nuk mund te kaloje nje vit. Por
gjykata nuk e ka patur parasysh dhe nuk e ka zbatuar kete kerkese ligjore megjithese nga data e arrestimit
(10-02-2000) deri ne daten e gjykimit te kerkeses (30-07-2000) kane kaluar nje vit 5 muaj e 20 dite.
Afatet e paraburgimit perbejne garanci per mbrojtjen e te drejtave te te pandehurit dhe ata jane te
detyrueshme per tu zbatuar nga gjykata. Keto afate jane taksative ne kohezgjatjen e tyre dhe as organi
procedues as gjykata nuk mund te bejne vleresime qe te cojne ne kalimin e tyre.
Ne rastin ne gjykim kane mbaruar te gjitha afatet e parashikura ne nenin 263 te K.Pr.Penale prandaj
paraburgimi ka humbur fuqine dhe kerkesa e paraqitur nga i pandehuri Agim Allko duhej te ishte pranuar.
Gjykata e Rrethit padrejtesisht i referohet nenit 264/3 te K.Pr.Penale sipas se cilit “kohezgjatja e
paraburgimit nuk mund te kaloje gjysmen e maksimales se denimit te parashikuar per vepren penale qe
procedohet” mbasi ky nen ben fjale per raste te vecanta te zgjatjes se paraburgimit me vendim te gjykates
per rastet kur eshte urdheruar ekspertimi i gjendjes mendore te te pandehurit (pika 1) apo kur prokurori
mund te kerkoje zgjatjen e afateve te praburgimit qe jane ne mbarim e siper (gjate hetimeve paraprake) kur
ekzistojne nevoja te rendesishme qe bejne te domozdoshme zgjatjen e afateve.
Gjithashtu duhet patur prasysh qe ne rastin konkret do te zbatohen afatet e percaktuara ne nenin
263 te K.Pr.Penale para ndryshimeve te bera me ligjin nr.8570, date 20.01.2000. Ne baze te nenit 4 te ketij
ligji “afatet e kohezgjatjes se paraburgimit do te zbatohen ndaj personave qe paraburgosen pas hyrjes ne
fuqi te tij” dhe ne nenin 5 theksohet “ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit te fletores zyrtare”.
Ligji nr.8570 eshte botuar ne fletoren zytare me daten 02.02.2000 dhe per pasoje ka hyre ne fuqi me
17.02.2000 ndersa i pandehuri Agim Allko eshte paraburgosur me 10.02.2000 d.m.th. para hyrjes ne fuqi te
ligjit.
Me qenese per te pandehurin Agim Allko paraburgimi ka humbur fuqine por ekzistojne arsyet per te
cilat ishte vendosur pasi nga materialet e dosjes ekzistojne dyshime te arsyeshme te bazuara mbi prova per
vepren qe ai akuzohet, Kolegji Penal cmon qe ndaj tij ne zbatim te nenit 237 e 266 te K.Pr.Penale te
caktohet si mase sigurimi “arrest ne shtepi”.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Shfuqizimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Librazhd te dates 30.07.2001 me te cilin eshte rrezuar
kerkesa e te pandehurit Agim Allko per shuarjen e parburgimit.
Konstatimin e humjes se fuqise se paraburgimit per te pandehurin Agim Allko.
Caktimin si mase sigurimi personal per te pandehurin Agim Allko “arrest ne shtepi”.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Agim Allko nga paraburgimi.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 04.09. 2001


Nr.120 i Regj.Themeltar.
Nr. 476 i Vendimit

106
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Artan Hoxha “
Vladimir Bineri “
Zamir Poda “
ne seancen gjyqesore te dates 6.9.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 121 qe i perket:

TË PANDEHURIT: GIUSEPPE MARTINELLI, lindur me 1960,


me kombesi e shtetesi italiane, mbrojtur
nga avokat Kristaq Ristollari.

A K U Z U A R:
Per vepren penale te trafikimit te mjeteve motorike
ne bashkepunim dhe fallsifikim te dokumenteve
parashikuar nga nenet 141/a paragrafi 2 e 25 dhe 186 te K.Penal.

OBJEKTI :
Zevendesim i mases se sigurimit arrest ne burg
ne baze te nenit 260 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Pogradec, me vendimin nr. 65, date 16.8.2001 ka vendosur:


Zevendesimin e mases se sigurimit te arrestit ne burg per te pandehurin Giuseppe Martinelli
me detyrimin per t’u paraqitur ne Policine Gjyqesore Pogradec te henen e pare dhe te trete
te cdo muaji ora 11.00 dhe ka urdheruar lirimin e tij nga paraburgimi.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit ka ushtruar rekurs prokurori qe kerkon shfuqizimin e tij duke
parashtruar keto shkaqe:
- Avokati qe perfaqesoi te pandehurin ne seancen gjyqesore nuk kishte tagrin qe ta
perfaqesonte ne mungese.
- Nuk ekziston asnje nga kushtet e parashikuara ne nenin 260 pika 2 e K.Pr.Penale per
zevendesimin e mases se sigurimit.
- Vepren penale i pandehuri e ka kryer per nje kohe te gjate e ne bashkepunim veper penale
kjo qe ka minimumin e denimit 5 vjet burg.
- I pandehuri eshte shtetas italian e nuk ka vend banimi as te perhershem as te perkohshem ne
Shqiperi dhe ekziston rreziku i ikjes se tij.
- Arsyetimi per gjendjen shendetesore te te pandehurit nuk eshte i konfirmuar nga specialistet
perkates e pas mjekimit gjendja shendetesore eshte permiresuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokuroren Valentina Ahmetaj qe kerkoi shfuqizimin e vendimit e
lenien ne fuqi te mases se arrestit ne burg, avokatin Kristaq Ristollari qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit e si
analizoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Pogradec me te cilin eshte vendosur zevendesimi i mases se sigurimit
arrest me burg per te pandehurin Giuseppe Martinelli me detyrimin per paraqitje ne policine gjyqesore eshte i
pambeshtetur ne fakte dhe ne kundershtim me kerkesat ligjore e per pasoje ai duhet te shfuqizohet.

107
Gjykata e Rrethit Pogradec mbi kerkesen e prokurorit, me vendimin nr. 64 date 31.7.2001 ka vendosur
per te pandehurin Giuseppe Martinelli caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg. Ky i pandehur me shtetesi
dhe qendrim te perhershem ne Itali eshte akuzuar per vepren penale te trafikimit te mjeteve motorike ne
bashkepunim dhe fallsifikim te dokumenteve zyrtare parashikuar nga nenet 141/a e 25 dhe 186 te Kodit Penal.
Me daten 6.8.2001, avokati i te pandehurit ka paraqitur ne gjykaten e rrethit nje kerkese per
zevendesimin e mases se sigurimit arrest ne burg per te pandehurin Giuseppe Martinelli me nje mase tjeter me
te lehte. Ne kete kerkese arsyetohet se gjendja shendetesore e tij ishte keqesuar dhe me ate gjendje nuk mund
te perballonte qendrimin ne dhomat e izolimit. Ky pretendim nuk ishte ngritur nga i pandehuri dhe avokati 6 dite
me pare ku u caktua masa e sigurimit. Per te mbeshtetur pretendimin e tij, avokati i ka bashkangjitur kerkeses
nje “recete pa rimbursim”, ku mjekja ka shenuar se i pandehuri eshte ne gjendje pas infarktit dhe mjekimin qe
duhej te merrte.
Gjate gjykimit te ceshtjes, gjykata ka thirrur dhe pyetur mjeken Etleva Shkurti, e cila ka theksuar se nuk
mund te percaktonte diagnozen dhe gjendjen shendetesore te te pandehurit prandaj gjykata me shkresen nr.
9/8 akti date 10.8.2001 i ka kerkuar spitalit te burgut Tirane (ku ndodhej i pandehuri) qe te percaktonte gjendjen
shendetesore te te pandehurit dhe te percaktonte nese me diagnozen qe kishte a mund te perballonte
qendrimin ne dhomat e izolimit.
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, me shkresen nr. 3850 date 15.8.2001 i ka derguar pergjigjen me
ane te nje epikrize ku theksohet se “i pandehuri Giuseppe Martinelli ka gjendje pas infarktit te miokardit
anteroseptol” dhe se me diagnozen e percaktuar nga mjeket specialiste “qendrimi i tij ne dhomat e izolimit
keqeson gjendjen dhe eshte e paperballueshme qendrimi ne keto kushte”.
Duke pranuar te mireqena keto konkluzione (te cilat permenden tekstualisht ne vendim) dhe pa asnje
analize tjeter gjykata, me arsyetimin se gjate gjykimit jane zbutur nevojat e sigurimit per shkak te gjendjes se
renduar shendetesore, arrin ne perfundimin se ne baze te nenit 260/2 te K.Pr.Penale, per te pandehurin duhet
te ndryshohet masa e sigurimit gje qe e ka vendosur me vendimin nr. 65 date 16.8.2001.
Ky vendim i gjykates, me te cilin i caktohet si mase sigurimi te pandehurit “detyrimi per paraqitje ne
policine gjyqesore”, nuk permban nje analize te plote dhe ligjore te fakteve sepse:
- Gjykata nuk ka patur parasysh faktin qe epikriza nuk eshte leshuar nga mjeke specialiste por nga
dy mjeke qe nuk kane paraqitur specialitetin e tyre. Kjo del nga permbajtja e epikrizes ku thuhet se
“me diagnozen e percaktuar nga mjeket specialiste qendrimi i tij ne dhomat e izolimit e keqeson
gjendjen e tij”. Padrejtesisht, gjykata nuk e ka vleresuar kete fakt dhe nuk ka kerkuar qe
konkluzionet te jepeshin nga mjeket specialiste per te arritur ne perfundime te sakta.
- Ne kohen qe zhvillohej gjykimi, i pandehuri Giuseppe Martinelli nuk ndodhej ne dhomat e izolimit
por ne Spitalin e Burgut, gje qe i siguronte atij pranine e vazhdueshme te asistences mjekesore
jashte kushteve te dhomave te izolimit. Ne se e kerkonte gjendja e tij shendetesore, ai do te
vazhdonte te trajtohej prane spitalit ne kushtet me optimale per te ruajtur shendetin.
- Ne baze te dispozitave proceduriale penale ne caktimin e mases se sigurimit percaktohen kushte
dhe kritere te vecanta te cilat duhet te zbatohen edhe ne rastet e revokimit apo zevendesimit te
tyre. Keshtu ne nenin 260/2 thuhet “kur nevojat e sigurimit zbuten… gjykata e zevendeson masen
me nje tjeter me te lehte” ndersa ne nenin 230/2 te KPr.Penale (kriteret e vecanta per caktimin e
mases se arrestit me burg) thuhet “nuk mund te vendoset ndaj nje personi qe ndodhet ne gjendje
shendetesore vecanerisht te rende”. Ky percaktim “vecanerisht te rende” mund te sherbeje edhe
per zevendesimin e mases se arrestit me nje mase tjeter sigurimi. Por ne rastin konkret pervec
faktit qe i pandehuri ndodhet ne gjendje pas infarktit nuk ka asnje te dhene nga mjeket perkates se i
pandehuri ndodhej ne gjendje shendetesore vecanerisht te rende e per pasoje nuk duhej te merrej
vendim per zevendesimin e mases se sigurimit arrest ne burg.
- Nga materialet e dosjes dhe te dhenave te marra prej te pandehurit del se ai eshte shtetas italian,
me banim te perhershem ne Itali dhe se nuk ka patur asnje vendbanim te perkohshem apo te
perhershem ne Shqiperi. Ne keto rrethana eshte evident fakti i ikjes se te pandehurit per t’ju
shmangur hetimit e gjykimit te ceshtjes e per pasoje nuk mund te vendosej si mase sigurimi
“detyrimi per paraqitje ne policine gjyqesore” sepse realisht eshte i pazbatueshem. Eshte e
pakuptimte te pranohet siç shprehet gjykata se “gjykata ka parasysh dhe caktimin e vendbanimit te
ketij te pandehuri tek hotel “Kolombo” ne Durres, jo vetem se nuk mund te caktoje gjykata
vendbanimin por edhe se nuk mund te konsiderohet vendbanimi i nje te huaji ne nje nga hotelet e
Shqiperise.
- Gjykata pa te drejte nuk ka patur parasysh edhe rrezikshmerine e vecante te vepres dhe te te
pandehurit, faktin qe vepra eshte kryer ne bashkepunim e per nje periudhe te gjate kohe, perhapjen
e ketij krimi dhe se vepra ka nje minimum denimi prej 5 vjet burg.
Ne kushtet kur rendesia e faktit i pergjigjet mases se sigurimit me arrest ne burg per te pandehurin
Giuseppe Martinelli dhe duke qene se kushtet shendetesore te tij nuk jane ne gjendje vecanerisht te renda por
te tilla qe mund te perballohen nen kontrollin dhe kujdesin e mjekeve apo dhe me shtrimin ne Spitalin e Burgut,
Kolegji Penal çmon se zevendesimi i mases se sigurimit arrest ne burg me detyrimin per paraqitje ne policine
gjyqesore eshte bere ne kundershtim me kerkesat e neneve 228, 229, 230 e 260 te K.Pr.Penale.

108
Duke patur parasysh sa me siper Kolegji Penal çmon se rekursi i prokurorit eshte i bazuar dhe vendimi i
Gjykates se Rrethit Pogradec me te cilin eshte bere zevendesimi i mases se sigurimit arrest ne burg per te
pandehurin Giuseppe Martinelli duhet te shfuqizohet duke lene ne fuqi masen e arrestit ne burg caktuar nga
gjykata me vendimin nr. 64 date 30.7.2001.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Shfuqizimin e vendimit nr. 65, date 16.8.2001 te Gjykates se Rrethit Pogradec dhe lenien ne fuqi te
mases se sigurimit arrest ne burg per te pandehurin Giuseppe (Xhuzepe) Martinelli.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 6.9.2001

Nr. 121 i Regj.Themeltar.


Nr. 477 i Vendimit

109
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Zamir Poda Anetar
Valentina Kondili Anetare
Vladimir Bineri Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 06.09. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.122 qe i perket :

TË PANDEHURVE: 1.GUISEPPE MARTINELLI, i biri i Petros


lindur me 1960 ne Costa Valpine-Itali, me
Shtetesi e Kombesi Italiane.
2. GEZIM SALLAKU, i biri i Islamit, lindur me 1973
ne Hamallaj Durres mbrojtur nga avokat
Skender Koriku.
3. RABI KURTI, i biri i Baftjarit, lindur me 1964
ne Manze Durres e banues po aty, mbrojtur nga
avokat Saimir Vishaj.
4. SEIT CERMA, i biri i Aliut, lindur me 1967
ne Kulle –Durres e banues po aty, mbrojtur nga
avokat Saimir Vishaj.

TE A K U Z U A R:
Per vepren penale te trafikimit te mjeteve motorike ne bashkepunim
parashikuar nga neni 141/a e 25 i K.Penal.

OBJEKTI:
Vleftesimi i ndalimit dhe caktim mase sigurimi
ne baze te neneve 258/1 e 24 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Pogradec, me vendimin nr.64, date 31.07.2001, ka vendosur:


Te vleftesoje te ligjshem ndalimet e bera ndaj te pandehurve Guisepe Martinelli e duke
caktuar si mase sigurimi arrest ne burg; te Gezim Sallakut e caktimin si mase sigurimi arrest
ne shtepi dhe te Rabi Kurtit e Seit Cermes duke urdheruar lirimin nga paraburgimi te tre
personave te fundit.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit ka ushtruar rekurs prokurori qe kerkon shfuqizimin e tij persa i
perket refuzimit te kerkuar ndaj te pandehurve Gezim Sallaku, Rabi Kurti e Seit Cerma duke parashtruar
keto shkaqe:
- Gjykata ka shkelur kerkesat proceduriale pasi ka vleresuar dhe interpretuar provat jo per
caktimin e masave te sigurimit por sikur do te jepte vendim perfundimtar.
- Gjykata nuk ka vleresuar drejt provat. Ka dale se te pandehurit Gezim, Rabi e Seit, ne
marreveshje me njeri tjetrin, me 26.07.2001 jane nisur nga Durresi per ne Bllade-Diber e
prej aty ne Tushemisht per te pritur te pandehurin Guiseppe Martinelli. Nga verifikimi i
dokumentacionit te makines te shtetasit italian rezultoi se ato ishin te fallsifikuara dhe
makina e vjedhur sillej ne Shqiperi per qellime trafikimi. U bllokua mjeti, dokumentat dhe
u ndaluan te kater te pandehurit.
- Fakti qe gjykata ka vleresuar te ligjshem ndalimet tregon se duhej te pranonte kerkesen per
caktimin e masave te sigurimit. Ajo nuk ka patur parasysh se ekzistojne dyshime te

110
arsyeshme te bazuara ne prova, shkaqe qe vene ne rrezik marrjen e provave, rrezikun qe te
pandehurit mund te largohen dhe vepra denohet me nje maksimum prej 5 vjet burg.
Te pandehurit Gezim Sallaku, Rabi Kurti e Seit Cerma kane ushtruar apel kundershtues duke
parashtruar se;
- Nuk qendrojne argumentat e parashtruara nga prokurori. Me te drejte gjykata ka vleresuar te
ligjshme ndalimet dhe kerkesat e nenit 228 te K.Pr. Penale.
- Aktet e paraqitura nga prokurori nuk kane vleren e proves pasi nuk provohet qe mjeti eshte i
vjedhur.
- Nuk eshte paraqitur asnje prove per ekzistencen e marreveshjes midis kater personave.
- Nuk duhet te pranohen procesverbalet e pyetjes se te pandehurve pasi nuk jane marre ne
perputhje me rregullat ligjore.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokuroren Valentina Ahmetaj qe kerkoi ndryshimin e
vendimit e caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg per te pandehurit Gezim Sallaku, Rabi Kurti e Seit
Cerma, avokatet mbrojtes Skender Korriku e Saimir Vishaj qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit e si analizoi
ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Pogradec me te cilin eshte vendosur masa e sigurimit arrest ne shtepi per
te pandehurin Gezim Sallaku dhe mospranimin e kerkeses se prokurorit per caktim mase sigurimi per te
pandehurin Rabi Kurti e Seit Cerma, eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit e per pasoje duhet te ndryshohet.
Duke ju referuar akteve qe ndodhen ne dosje rezulton se ne daten 27.07.2001 ne piken e kalimit te
kufirit ne Tushemisht Pogradec eshte ndaluar shtetasi italian Guizeppe Martinelli per arsye se makina tip
PORCHE me te cilen do hynte ne Shqiperi ishte me targa te fallsifikuara. Nga verifikimi qe u be doli se edhe
dokumentat e makines te paraqitura prej tij ishin te fallsifikuara.
Njekohesisht rreth ores 03 te kesaj date u ndaluan edhe shtetasi shqiptare Gezim Sallaku Rabi Kurti
e Seit Cerma me dyshimin se kishin dale ne doganen e Tushemishtit per te pritur te pandehurin Guiseppe
Martinelli, me te cilin bashkepunonin per trafikimin e automjeteve (vetura) qe sillte ne Shqiperi.
Mbasi jane kryer veprimet perkatese nga organi procedues i eshte kerkuar Gjyktes se Rrethit
Pogradec vleresimi i ndalimit dhe caktimi i mases se sigurimit arrest ne burg per te kater te pandehurit. Ajo
gjykate me vendimin nr.64, date 31.07.2001 ka vleftesuar te ligjshme ndalimet, ka caktuar si mase sigurimi
arrest ne burg per te pandehurin Guiseppe Martinelli, arrest ne shtepi per te pandehurin Gezim Sallaku dhe
nuk ka caktuar mase sigurimi per te pandehurit Rabi Kurti e Seit Cerma me arsyetimin se nuk ekzistojne
kushtet e parashikuara nga nenet 228, 229 e 230 te K.Pr.Penale.
Ky vendim i gjykates per tre te pandehurit shqiptare eshte i pabazuar ne ligj e ne fakt dhe gjykata
duke marre vendimin e siperm ka zbatuar keq ligjin.
Ne nenin 228 te K.Pr.Penale, pika 1, theksohet se “askush nuk mund t`u nenshtrohet masave te
sigurimit personal ne qoftese ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem, i bazuar ne prova…”.
Ne rastin ne shqyrtim gjykates i jane paraqitur nga prokurori dhe jane administuar prej saj prova e materiale
qe krijojne dyshime per kryerjen nga te pandehurit ne bashkepunim te vepres penale te trafikimit te mjeteve
motorike parashikuar nga neni 141/a e 25 i K.Penal. Ka te dhena dhe dokumenta se i pandehuri Guiseppe
Martinelli eshte futur ne Shqiperi nga pikat e kalimit kufitar Qaf Thane e Tushemisht ne 8 raste nga data
24.02.2001 deri ne 18 .07.2001. Ne baze te vertetimeve te hyrjeve ai ka hyre ne teritorin doganor te
Republikes se Shqiperise i destinuar per qendrim te perkohshem me vetura te markes BMV, Benz,
Mitsubishi, Audi, Jeep, Krajzer qe te gjitha prodhime te viteve te fundit. Ky i pandehur gjithmone eshte
larguar me avion nga Rinasi dhe nuk ka dokumenta per marrjen e automjeteve nga Shqiperia.
Te pandehurit Gezim, Rabi e Seit, jane kapur ne afersi te traut ne piken doganore Tushemisht gje
qe krojon dyshime per bashkepunimin me te pandehurin Guiseppe Martinelli. Ky i fundit ne pyetjen e tij ka
pranuar se kishte lidhje me te pandehurin Gezim me te cilin edhe ate nate kishte biseduar me celular tre
here. Rezulton e vertete kjo deshmi nga shikimi qe u eshte bere dy celulareve ku kishin regjistruar numrat e
tyre. I pandehuri Guiseppe ka pranuar edhe se eshte pritur e shoqeruar nga i pandehuri Gezim Sallaku e se
ne rastin e fundit kur ishte nisur nga Patra-Greqi per ne Shqiperi e kishte marre ne telefon i pandehuri Gezim
dhe i kishte thene te kalonte nga Tushemishti gje qe sipas tij “nenkupton se si zakonisht dikush aty me
priste”.
Edhe i pandehuri Gezim Sallaku ka pohuar se i kishte telefonuar nga italia nje italian e kishte thene
se Guiseppe po vinte ne Shqiperi e ta ndihmonte. Keto fakte lidhen me shkuarjen e tre te pandehurve ne
piken doganore Tushemisht, ku jane pare e njohur edhe nga personat e ndodhur aty.

111
Ne kushtet e siperme, gjykata haptazi ne kundershtim me te dhenat, dokumentat e administruara
pranon ne vendim se nuk ekzistojne kushtet ligjore te parashikuara ne nenin 228 te K.Pr.Penale se nuk
ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova. Ne kundershtim me faktin qe per caktimin e mases se
sigurimit ligji kerkon nje dyshim te arsyeshem, gjykata shprehet se aktet e praqitura nga prokurori nuk e
bindin per ekzistencen e nje marreveshje midis shtetasit italian dhe te pandehurve Gezim Sallaku, Rabin
Kurti e Seit Cerma dhe se ne kuptim te nenit 149 te K.Pr.Penale keto akte nuk kane vleren e proves.
Trajtimi si me siper i problemit nga gjykata eshte anti lgjor. Ne gjykimin e ceshtjeve per caktimin e
masave te sigurimit, nuk mund te behet analize e provave as te terhiqen konkluzione per to pasi kjo analize i
perket gjykimit ne themel te ceshtjes. Gjykata duhet te terheqe konkluzione ne se nga provat e paraqitura
krijohet nje dyshim i arsyeshem per te caktuar masat e sigurimit dhe jo te hyje ne analizen e formave dhe
menyres se kryerjes se vepres penale, te bashkepunimit ne krim e te problemeve qe kane te bejne me
hetimin, provueshmerine e vepres per cdo te pandehur.
Terheq vemendjen fakti qe ne vendim gjykata shprehet se per te pandehurin Gezim Sallaku “mund
te ekzistoje nje dyshim lidhur me ekzistencen e numrit te telefonit midis tij dhe shtetasit italian por deri ne
sqarimin me te hollesishem te ketij dyshimi gjykata cmon se masa e sigurimit arrest me burg nuk i pergjigjet
nevojave te sigurimit”. Ne vetvehte ky eshte nje qendrim kontradiktor sepse pranohet ekzistenca e dyshimit
dhe menjanohet problemi i caktimit te mases se sigurimit ne perputhje me kriteret e vendosura ne nenin 229
te K.Pr.Penale.
Duke ju referuar materialeve qe ndodhen ne dosje, Kolegji Penal i Gjykates se se Larte cmon se ne
ngarkim te te gjithe te pandehurve te kesaj ceshtje ekziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se ata
kane kryer vepren penale te trafikimit te mjeteve motorike dhe se ndaj tyre duhet caktohet masa e sigurimit
“arrest ne burg” e kerkuar nga prokurori. Kjo mase duhet caktuar duke patur parasysh shkallen e nevojave
te sigurimit, rendesine e faktit e se ndodhemi para nje vepre penale te kryer ne bashkepunim per nje kohe te
gjate, rrezikshmerine e vecante te vepres qe permban nje sanksion me minimumin 5 vjet burg, shtrirjen
midis personave ne vende te ndryshme si dhe mundesine e ikjes se te pandehurve. Kjo mase duhet te
caktohet per t`i dhene mundesi hetimit te plote e te gjithanshem te ceshtjes ne perputhje me kerkesat
proceduriale per te arritur ne konkluzione te plota per fajesine apo pafajesine e te pandehurve gjate gjykimit
te ceshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.432 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.64, date 31.07.2001 te Gjykates se Rrethit Pogradec, pranimin e kerkeses
se prokurorit dhe caktimin e masave te sigurimit personal per te pandehurin Gezim Sallaku arrest ne burg,
Per te pandehurin Rabi Kurti arrest ne burg,
Per te pandehurin Seit Cerma arrest ne burg.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 06.09. 2001

Nr. 122 i Regj.Themeltar.


Nr. 478 i Vendimit

112
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKË

Kolegji Penal i Gjykates se Larte,i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seance gjyqesore,ne date 24.9.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : NAIM SHERA

A K U Z A:
Mbajtje narkotikesh, mbajtje arme luftarake pa leje,
nenet 283,278/2,te Kodit Penal.

OBJEKTI:
Zevendesim i mases se sigurimit personal,
neni 260,i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres,me vendimin nr 18,date 22.6.2001,ka vendosur :


Rrezimin e kerkeses, te kerkuesit Naim Shera,me objekt zevendesimin e mases se sigurimit
personal arrest ne burg me nje mase tjeter me te lehte.

Gjykata e Apelit Durres,me vendimin nr 35,date 25.7.2001,ka vendosur :


Ndryshimin e vendimit nr 18,date 22.6.2001,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.
Ndryshimin e mases se sigurimit personal,per te pandehurin Naim Shera,nga arrest ne burg
ne arrest ne shtepi.

Kunder vendimit, te Gjykates se Apelit Durres, ka bere rekurs prokurori duke paraqitur keto shkaqe :
- Se ndyshimi i sasise, te lendes narkotike, mbajtur nga i pandehuri, nga 32 kg ne 614 gr, nuk
perben ndryshim te faktit, mbi te cilin eshte bazuar gjykata e shkalles se pare, e cila ka
caktuar,per te, si mase sigurimi personal, arrest ne burg.
- Se shpjegimet e mjekes per gjendjen shendetesore te te pandehurit,nuk jane te mjaftushme,
per te aritur ne nje perfundim te drejte ne se ai vuan ose jo nga ndonje semundje, per shkak
te se ciles nuk mund te qendroje ne kushte paraburgimi.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit,avokat Agim Hoxha,i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te
Gjykates se Apelit Durres,
prokurori nuk u paraqit,
dhe mbasi shqyrtoi aktet ne teresi

VËREN
Nga materjalet e ndodhura ne dosje del se, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres,me vendimi nr
102,date 6.4.2001,per te pandehurin Naim Shera,ka vendosur caktimin, si mase sigurimi personal, arrestin
ne burg,me aresyetimin se ne banesen e tij,nga punonjesit e policise se rendit publik,jane gjetur nje
automatik,dy krehra me fisheke,nje kallep tritoli dhe 32 kg e 480 gr lende narkotike.
Bazuar mbi aktin e ekspertimit kimik,nr 795,date 5.4.2001,te Institutit te Policise Shkencore,prane
Ministrise se Rendit Publik,bere me kerkese te Prokurorise se Rrethit Durres,ku percaktohet se, nga sasia e
materjalit te gjetur, ne banese te te pandehurit, vetem 614 gr. ishin lende narkotike,me perberje
heroine,morfine dhe momoacetilmorfine,mbrojtesi i te pandehurit ka paraqitur, prane Gjykates se Rrethit

113
Gjyqesor Durres, kerkesen, per zevendesimin e mases se arrestit ne burg, me nje tjeter me te lehte,me
aresyetimin se masa e zbatuar nuk i pergjigjet me faktit, per te cilin eshte dhene.
Pervec ketij fakti,ne kerkesen e mbrojtesit te te pandehurit, parashtrohet se zevendesimi i mases se
sigurimit duhet bere dhe per shkakun se i pandehuri vuan nga nje semundje e rende.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres,ne vendimin e saj, duke mos e pranuar kerkesen, e mbrojtesit te
te pandehurit, aresyeton se ndryshimi, ne sasi, i lendes narkotike, gjetur ne banese te te pandehurit,ne
masen 614 gr , nuk e ndryshon akuzen,mbi baze te te ciles, gjykata,ndaj tij, ka vendosur, si mase sigurimi,
arestin ne burg.
Po ashtu, ne vendim,gjykata,lidhur me kerkesen tjeter,te mbrojtesit te te pandehurit,duke mos e
pranuar ate, aresyeton se pretendimi i paraqitur nuk shoqerohet me asnje prove, nga e cila te dale se i
pandehuri vuan nga nje semundje e rende dhe se per shkak te saj nuk mund ti neneshtrohet kushteve te
paraburgimit.
Mbi ankim te mbrojtesit te te pandehurit,Gjykata e Apelt Durres ka vendosur ndyshimin e vendimit te
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres,duke ndryshuar ,per te pandehurin,masen e sigurimit personal nga
arrest ne burg ne arrest ne shtepi.
Lidhur me kete vendim,Kolegji Penal cmon se ai esht i pabazuar ne ligje dhe si i tille duhet te
prishet.
Ne vendimin e saj,Gjykata e Apelit Durres aresyeton se ndryshimi ne sasi i lendes narkotike,nga 32
kg ne 614 gr, te gjetur ne banese te te pandehurit,ne kuptim te nenit 260,pika 2,te Kodit te Procedures
Penale,perben “ zbutje te rendesise se faktit ” dhe per rrjedhoje lejon ndryshimin e mases se sigurimit
personal.
Ky aresyetim i gjykates eshte i gabuar mbasi eshte ne kundershtim me permbajtjen e dispozites se
permendur.
Neni 260,pika 2,i Kodit te Procedures Penale, lejon zevendesimin e mases se sigurimit personal, me
nje tjeter me te lehte,” kur masa e zbatuar nuk i pergjigjet me rendesise se faktit ose denimit qe mund te
caktohet “.
Per rastin abjekt shqyrtimi,ndyshimi ne sasi i lendes narkotike,nga 32 kg ne 614 gr, nuk perben
ndryshim te faktit kriminal,pra te vepres penale te ndodhur.Per te dy rastet, vepra penale e kryer eshte
mbajtje lendesh narkotike, e parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.Ekzistenca e kesaj vepre penale,me
rrezikeshmeri te theksuar dhe me perhapje te gjere ne vendin tone,e perligj,ne cdo rast, caktimin e mases
se sigurimit arrest ne burg.Per me teper,perligjja e kesaj mase sigurimi personal ndikohet dhe nga minimumi
i denimit, qe parashikon kjo dispozite, e cila eshte 5 vjet burgim.
Gjykata e Apelit Durres,ndryshimin e vendimit,e aresyeton dhe me gjendjen e rende shendesore
shendetesore te te pandehurit.
Simbas kesaj gjykate,nga provat e mbledhura prej saj,gjendja shendetsore e te pandehurit paraqitet
e renduar dhe se ajo,ne kushtet e spitalit te burgjeve,mund te rendohet dhe me tej.Ky perfundim i gjykates
mbeshtetet kryesisht ne shpjegimet e dhena,ne gjykim, nga mjekja kuruese e te pandehurit.
Lidhur me kete perfundim,Kolegji Penal cmon se ai eshte i pambeshtetur ne prova te plota dhe
bindese.
Per rastet kur i pandehuri,duke qene ne kushte paraburgimi, vuan nga nje semundje e rende dhe e
pasherushme apo kur, per shkak te paraburgimit, semundja mund te rendohet,duke rezikuar jeten e tij,eshte
e domosdoshme qe,pervec te tjerave,nga gjykata,institucionit, qe meret me trajtimin shendetesor te te
paraburgosurit, ti kerkohet mendim i argumentuar me shkrim,i bazuar ne rezultatet e analizave,mjekimit dhe
perfundimeve te specialisteve perkates.
Mendimet e cfaqura me goje,qofte dhe perpara gjykates,nga nje mjek,jane te pamjaftushme per te
bindur gjykaten per saktesine dhe objektivitetin e ketyre shpjegimeve.
Per shkaqet e parashtruara,Kolegji Penal arrin ne perfundimin se, masa e arrestit ne burg, e zbatuar
ndaj te pandehurit Naim Shera, dhe e lene ne fuqi nga gjykata e shkalles se pare,mbas shqyrtimit te
kerkeses per ndryshimin e saj,i pergjigjet plotesisht rendesise se faktit, per te cilin eshte dhene, dhe denimit
qe mund te caktohet.
Duke qene ne keto kushte,Kolegji Penal cmon se rekursi i prokurorit duhet pranuar dhe se vendimi, i
Gjykates se Apelit Durres, qe ka ndyshuar vendimin, e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres,duke ndryshuar
masen e sigurimit personal,per te pandehurin Naim Shera,nga arrest ne burg ne arrest ne shtepi,eshte i
pabazuar ne ligje dhe si i tille duhet te prishet.

PËR KËTO ARSYE

114
Kolegji Penal i Gjykates se Larte,mbeshtetur ne nenin 441,pika 1,germa c,te Kodit te Procedures
Penale

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr 35, date 25.7.2001 te Gjykates se Apelit Durres, qe ben fjale per ndryshimin
e mases se sigurimit personal per te pandehurin Naim Shera.
Lenien ne fuqi te vendimit, nr 18,date 22.6.2001,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres,qe ben fjale per
rrezimin e kerkeses, te mbrojtesit te te pandehurit Naim Shera,per zevendesimin e mases se sigurimit
personal,arrest ne burg.
Ky vendim i njoftohet prokurorit prane Gjykates se Larte.

Tirane me 24.9.2001

Nr 126 i Regj.Themeltar
Nr 484 i Vendimit

115
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Zamir Poda Anetar
Agron Lamaj Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 24.9.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 127 qe i perket:
TË PANDEHURIT: 1. FESTIM DOMI, i biri i Shemsiut,
lindur me 1975, banues ne Kukes.
2. HAZBI VESELI, i biri i Hakikut, lindur
me 1982 ne Morine Kukes, banues po aty.
3. NATALIA PETRASHKU, e bija e Juanit lindur
me 1979 ne fshatin Pelivan – Moldavi,
me kombesi moldave mbrojtur nga avokat Ramiz Lala.

A K U Z U A R:
Te pandehurit Festim Domi dhe Hazbi Veseli
per vepren penale te favorizimit per prostitucion
parashikuar nga neni 114 e 25 i Kodit Penal dhe
e pandehura Natalia Petrashku per veprat penale te ushtrimit
te prostitucionit dhe kalim te paligjshem te kufirit shteteror
parashikuar nga nenet 113 e 297 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Kukes, me vendimin nr. 53, date 27.8.2001 ka vendosur:


Te vleftesoje te ligjshem arrestimin ne flagrance te te pandehurve Festim Domi, Hazbi
Veseli e Natalia Petrashku dhe caktimin ndaj tyre masen e sigurimit “arrest ne burg”.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs e pandehura Natalia Petrashku, e cila kerkon shfuqizimin e tij
dhe lirimin e menjehershem nga paraburgimi duke duke parashtruar keto shkaqe:
- Arrestimi i saj eshte bere per kryerjen e veprave penale qe nuk ekzistojne. Nuk ka asnje
prove se e pandehura ka ushtruar prostitucion.
- Trafikantet kane ushtruar presion per ta futur ne rrugen e prostitucionit dhe sjellja ne
Shqiperi eshte bere pa dijenine e saj.
- Nuk ekziston vepra penale e kalimit te paligjshem te kufirit mbasi kam kaluar nepermjet
vend kalimit te Morines.
- Nuk duhet tu nenshtrohen masave te sigurimit mbasi nuk ekziston dyshimi i arsyeshem i
bazuar ne prova.
- Nuk kam kryer asnje veper ne territorin e Shqiperise por jam person i demtuar nga veprimet
e trafikanteve.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, avokatin Ramiz Lala qe kerkoi shfuqizimin e vendimit e pasi
analizoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Masa e sigurimit arrest ne burg qe ka caktuar Gjykata e Rrethit Kukes per te pandehuren Natalia
Petrashku eshte e bazuar ne ligj e ne fakt e per pasoje vendimi i gjykates duhet te miratohet.
Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton se me daten 23.8.2001, e pandehura Natalia Petrashku
pasi kishte biseduar me pare me nje person tjeter eshte nisur nga Prizreni per ne drejtim te Kukesit. Sikurse

116
del nga raportet e sherbimit te policise kufitare dhe shpjegimet e se pandehures, ajo mbasi eshte shoqeruar
nga dy persona, me njerin prej tyre ka kaluar kufirin e Republikes se Shqiperise ne menyre te
kunderligjshme duke mos ju nenshtruar kontrollit te policise. Me pas ka hipur ne nje autoveture tip Benz me
targe KU 1241 A te drejtuar nga Festim Domi e jane nisur ne drejtim te Kukesit por u kapen dhe u ndaluan
nga organet e policise te Kukesit, te cilat ishin njoftuar per veprimin e kunderligjshem te te pandehures dhe
shoqeruesve te saj.
Mbi kerkesen e prokurorise se rrethit, Gjykata e Rrethit Kukes ka vendosur masen e sigurimit arrest
ne burg edhe per te pandehuren Natalia Petrashku.
Ne marrjen e kesaj mase sigurimi, gjykata e rrethit ka patur parasysh kerkesat ligjore duke bere
edhe nje vleresim te drejte te dyshimeve qe dalin nga provat e paraqitura ne gjykim.
Eshte e vertete sa ngrihet ne rekursin e paraqitur se nuk ka asnje prove qe e pandehura te kete
ushtruar prostitucionin ne Shqiperi. Por ka te dhena e prova te mjaftueshme se ka kaluar ne menyre te
paligjshme kufirin shteteror te Republikes se Shqiperise. Gjithashtu ekziston dyshimi i bazuar ne prova se ne
rastin konkret ndodhemi para nje rrjeti personash qe veprojne ne Kukes te lidhur me persona te tjere ne
Kosove per shfrytezimin e prostitucionit. Sikurse del nga materialet e administruara ne gjykim, se bashku me
te pandehuren Natalia (shtetase moldave) jane kapur nga organet e policise e eshte vendosur masa e
arrestit ne burg edhe per te pandehurit Festim Domi e Hazbi Veseli, te cilet nepermjet nje marreveshjeje te
meparshme me persona te tjere ne Kosove kane pritur e shoqeruar te pandehuren Natalia Petrashku ne
territorin e Republikes se Shqiperise, i jane fshehur bashkarisht kontrollit te policise ne vendkalimin e kufirit
duke kryer edhe mjaft veprime te tjera te organizuara per t’ju shmangur organeve te policise qe ishte vene
ne ndjekje te tyre e sidomos per te mos u kapur e pandehura Natalia.
Ne kushtet e parashtruara, ekzistenca e dyshimeve per nje veprimtari te organizuar per shfrytezimin
e prostitucionit eshte evidente dhe nevojat e hetimit shtrojne nevojen e marrjes se mases se sigurimit arrest
ne burg edhe per te pandehuren. Nje qendrim i tille eshte plotesisht i bazuar edhe ne nenin 229/1 sipas te
cilit “ne caktimin e masave te sigurimit gjykata mban parasysh pershtatshmerine e seciles prej tyre me
shkallen e nevojave te sigurimit qe duhen marre ne rastin konkret"” Deri ne daten e caktimit te masave te
sigurimit nga ana e organit procedues jane kryer ato veprime hetimore qe ishin me te ngutshme, qe nuk
mund te shmangeshin dhe qe sherbyen per te kerkuar caktimin e masave te sigurimit. Sqarimi i plote i
ceshtjes kerkon kryerjen e shume veprimeve te tjera hetimore, nepermjet te cilave do te sqarohen edhe
pretendimet e se pandehures dhe te te pandehurve te tjere. Duke qene ne kushtet e kryerjes se nje vepre
ne bashkepunim, nisur dhe nga rrezikshmeria e saj ne kushtet aktuale, me te drejte duhet pranuar
pershtatshmeria e mases se sigurimit arrest ne burg per te pandehuren Natalia Petrashku.
Duke ju referuar provave te paraqitura ne gjykimin e ceshtjes gjykata ka vleresuar drejt shkaqet e
posaçme dhe te dhenat qe perligjin masen e sigurimit arrest ne burg. Kjo duhet pare lidhur edhe me te
pandehuren Natalia, e cila eshte shtetase e huaj me banim te perhershem qe nuk i dihet, rrethana keto qe
bejne te pamundur aplikimin e nje tjeter mase sigurimi pasi ka shkaqe te bazuara per te menduar se ka
rrezik ikjeje per t’ju shmangur hetimit e gjykimit te ceshtjes.
Persa i perket pretendimeve te tjera te ngritura ne rekurs se nuk ka prova per kryerjen e veprave
penale per te cilat akuzohet e pandehura, se trafikantet kane ushtruar presion mbi te per ta futur ne rrugen e
prostitucionit, se kalimin e kufirit e ka bere ne perputhje me rregullat ligjore, jane probleme qe i takojne
hetimit, provueshmerise ose jo te akuzave te ngritura ndaj saj dhe jo probleme qe kane te bejne me
aplikimin e masave te sigurimit.
Ne kushtet e siperme, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se Gjykata e Rrethit Kukes ka zbatuar
drejt te gjitha kerkesat proceduriale ne caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg per te pandehuren
Natalia Petrashku.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr. 53, date 27.8.2001 te Gjykates se Rrethit Kukes, me te cilin eshte vendosur
masa e sigurimit arrest ne burg per te pandehuren Natalia Petrashku.

Tirane, me 24.9.2001
Nr. 127 i Regj.Themeltar.
Nr. 485 i Vendimit

117
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Bashkim Caka Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 26.09. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.78 qe i perket :

KËRKUES: EDUARD GJERGJI

OBJEKTI:
Lirim para kohe me kusht.
Baza Ligjore: Nenet 64 i K.Penal dhe 477 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Mat, me vendimin nr.4, date 16.02.2001, ka vendosur:


Rrezimin e kerkeses per lirim para kohe me kusht te te denuarit Eduard Pjeter Gjergji, si te
pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1145, date 03.03.2001, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.4, date 16.02.2001 te Gjykates se shkalles se pare Mat.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs i pandehuri, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Te dy vendimet e Gjykatave vijne ne kundershtim me nenin 432 pikat a dhe c te
K.Pr.Penale, mbasi kemi mosrespektim apo zbatim te gabuar te ligjit penal dhe mungese
arsyetimi ose karakter haptazi jo logjik.
- b.Kam vuajtur me shume se gjysmen e denimit dhe kam patur sjellje korekte, kerkesa e
nenit 64 te K.Penal.
- c.Vendimet ndersa pranojne kerkesat e ligjes, arsyetojne haptazi ne kundershtim me ligjen,
ne perfundim.
- d. Pavaresisht se nuk kam dokumentuar normalizimin e mardhenieve me familjen e
viktimes, eshte fakt se nga ana e tyre nuk ka patur asnje ankese.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda, pasi degjoi prokurorin Vasillaq Simeoni, i cili kerkoi lenien ne
fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, pasi degjoi perfaqesuesin e te denuarit, i cili kerkoi ndryshimin
e te dy vendimeve dhe pranimin e kerkeses,

VËREN
Rekursi i ushtruar nga i denuri Eduard Gjergji dhe perfaqesuesi i tij me prokure, eshte i drejte dhe i
mbeshtetur nga ana ligjore. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga neni 441 germa “c” e
Kodit te Procedures Penale, si vendimi i Gjykates se shkalles se pare ashtu edhe ai i Apelit duhen te prishen
dhe kerkesa duhet pranuar.
Eshte vertetuar se kerkuesi Eduard Gjergji, me vendimin nr.71, date 09.12.1998 te Gjykates se
shkalles se pare Lezhe, lene ne fuqi me vendimin nr. 4, date 18.01.1998 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe
ndryshuar me vendimni nr.208, date 21.04.1999 te Gjykates se Larte, eshte denuar me 7 vjet burgim per
veprat penale te parashikuara nga nenet 82 e 236/1 te K.Penal.
Ne daten 25 janar 2001, i denuari Eduard Gjergji, i eshte drejtuar Gjykates se shkalles se pare Mat,
ku mbeshtetur ne kerkesat e parashikuara ne nenin 64 te K.Penal, kerkon lirimin e tij para kohe me kusht.
Gjate gjykimit te ceshtjes ne kete gjykate eshte vertetuar plotesisht se i denuari, ka vuajtur me shume se

118
gjysmen e denimit te dhene ndaj tij. Po ashtu, sic del nga praktika dokumentare e leshuar nga reparti i
riedukimit, administruar ne dosje, ai ka manifestuar sjellje korrekte e shembullore, gje qe flet se denimi i
vuajtur, ja ka arritur qellimit per edukimin e tij. Nga ana tjeter, duke pare deshmine e penalitetit, rezulton se
ai nuk eshte perserites ne krime dhe se nuk ka perfitime me pare nga falje apo amnisti.
Duke pare vendimet e Gjykatave, si te shkalles se pare ashtu dhe te Apelit, te cilat kane rrezuar
kerkesen e bere nga i denuari, arrihet ne perfundimin se ato jane marre ne kundershtim me kerkesat e
parashikuara ne nenin 432 germa “a” dhe “c” te K.Pr.Penale.
Se pari, sikunder u arsyetua me larte, eshte vertetuar dhe pranuar edhe ne vendimet e Gjykatave,
se kerkesat e parashikuara ne nenin 64, ne rastin konkret jane plotesuar.
Se dyti, ne vendimet e Gjykatave, ndersa pranohet dhe arsyetohet se jane plotesuar kerkesat ligjore
per lirimin para kohe me kusht, konkludohet per rrezimin e kerkeses.
Se treti, Gjykatat “arsyetojne” se nuk vertetohet normalizimi i mardhenieve me familjaret e viktimes
dhe se, sapo eshte plotesuar gjysma e denimit. Te dy keto momente, nuk gjejne mbeshtetje apo referenca
ligjore.
Sa siper, si dhe duke pare se nga dita e paraqitjes se kerkeses e deri ne gjykimin e ceshtjes ne
Gjykaten e Larte, kane kaluar tete muaj, Kolegji Penal i kesaj gjykate, cmon se rekursi i praqitur nga ana e
te denuarit Eduard Gjergji, eshte i drejte dhe i mbeshtetur nga ana ligjore, per pasoje kerkesa per lirim para
kohe me kusht duhet te pranohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenet 64 te K.Penal dhe 441 germa “c” te
K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimeve nr.4, date 16.02.2001 te Gjykates se shkalles se pare Mat dhe nr.145, date
30.03.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe zgjidhjen e ceshtjes, duke pranuar kerkesen e te denuarit Eduard
Gjergji per lirim para kohe me kusht.
Urdherohet lirimi i menjehershem nga Burgu Burrel, i te denuarit Eduard Gjergji.
Te njoftohet menjehere prokurori prane Gjykates se Larte, per marrjen e masave per ekzekutimin e
vendimit.

Tirane, me26.09. 2001

Nr. 78 i Regj.Themeltar.
Nr. 494 i Vendimit

MENDIM PAKICE
Lirimi para kohe me kusht kryhet ne kushtet e parashikuara ne nenin 64 te Kodit Penal.Ne kete
dispozite parashikohet se i denuari me burgim mund te lirohet para kohe nga vuajtja e denimit, kur ka vuajtur
nje kohe te caktuar te denimit ( ne rastin ne shqyrtin gjysmen e tij ) si dhe kur me sjelljen dhe punen e tij
tregon se me denimin e vuajtur i eshte arritur qellimit per edukimin e tij.
Nese i eshte arritur ose jo qellimit per edukimin e tij, me masen e denimit qe ai ka vuajtur.dhe me
sjelljen dhe punen e kryer gjate kesaj kohe, mendoj se eshte nje ceshtje fakti te cilin e cmon gjykata e
shkalles se pare dhe gjykata e Apelit, si gjykata qe kane te drejte te administrojne dhe vleresojne provat.
Megjithese arsyetimi i gjykatave nuk eshte plotesisht i sakte, ato e kane rrezuar kerkesen e te
denuarit per lirim para kohe me kusht. Ne keto rrethana, bazuar edhe ne nenin 431 te Kodit te Procedures
Penale, ku percaktohen kufijte e shqyrtimit te rekursit ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte, dhe ne nenin
441 dhe 442 te Kodit te Procedures Penale, ku parashikohen rastet se kur Gjykata e Larte vendos prishjen e
vendimit dhe zgjidhjen e ceshtjes pa e kthyer per rishqyrtim, mbaj qendrimin se Kolegji Penal nuk duhet te
kishte vendosur zgjidhjen e ceshtjes dhe pranimin e kerkeses.

Bashkim Caka

119
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 26.09. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.249 qe i perket :

TË PANDEHURIT: ALTIN FACIRO, i biri i Mihalit, lindur me


1973 ne Permet, banues ne Tirane, mbrojtur nga
avokat Merko Muhameti.

A K U Z U A R:
Per vepren penale te vjedhjes
parashikuar nga neni 134 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr.527, date 15.06.1998, ka vendosur:


Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Altin Faciro dhe urdherimin e menjehershem te
lirimit nga paraburgimi.

Gjykata e Apelit Tirane, qe ka gjykuar ceshtjen mbi apelimin e prokurorit me vendimin nr.145,
date 10.09.1999 ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.527, date 15.06.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane. Deklarimin fajtor
te te pandehurit Altin Farico per vepren penale te vjedhjes ne shumen 1.270.000 leke dhe
ne baze te nenit 134 te K.Penal e denon me dy vjet burg.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs i pandehuri Altin Faciro qe kerkon
prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:
- Jane shkelur dispozitat proceduriale duke sjelle per pasoje pabazueshmerine e vendimit.
Nuk eshte bere kqyrja e vendit te ngjarjes, jane marre shpjegime nga i pandehuri ne cilesine
e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime pa pranine e mbrojtesit, jane marre pohime prej tij
duke ushtruar dhune.
- Vendimi i gjykates se Apelit bazohet vetem ne dyshime. Nuk ka prova per sasine e lekeve
qe pretendohet se jane vjedhur. Eksperimenti hetimor dhe rindertimi i vendit te ngjarjes
provojne pafajesine e te pandehurit, shpjegimet e deshmitareve jane kontradiktore e te
pabesueshme.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit,
avokatin mbrojtes Merko Muhameti qe kerkoi prishjen e vendimeve e deklarimin te pafajshem te te
pandehurit e si diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
I pandehuri Altin Faciro eshte derguar per gjykim nen akuzen e vjedhjes se 1.270.000 lekeve
parashikuar nga neni 134 i K.Penal. Sipas akuzes se prokurorise, i pandehuri Altin, me date 20.11.1997 rreth
ores 9.15 ka shkuar ne magazinen e firmes private “Nensi” me pronar shtetasin Laver Cobo ne nje kohe qe aty
kishte ndaluar per tu ngarkuar nje furgon tip Benz me targe BR 27-26 A. Gjate kohes qe po ngarkohej furgoni
aty kane qene shoferi, Jashar Cobo, magazinieri Petrit Pellumbi, Mujo Myslimi e Miti Vashi. Te nesermen e
ngarkimit, te furgonit, Miti Vashi ka bere nje denoncim sipas te cilit ato kishin vendosur ne furgon ne nje

120
kasaforte prej llamarine mbrapa sedilies se shoferit nje shume prej 1.270.000 leke te futura ne nje qese
plasmasi dhe se kete sasi lekesh e kishte vjedhur i pandehuri Altin Faciro.
Nga deklarimet e bera gjate hetimit paraprak dhe ne gjykimin e ceshtjes ne gjykaten e rrethit, Miti
Vashi, Mujo Myslimi, Jashar Cobo e Petrit Pellumbi kane pranuar se para se te fillonin ngarkimin e makines
mbyllen dyert e saj me dryn; se Petriti e Miti hyne ne magazine e Mujo e Shkelqim Hajdari po ngarkonin
makinen. Deshmitari Jashar Cobo (shoferi i automjetit) ka shpjeguar se ndonese ishin nje grup personash
per rreth makines e brenda saj, kur po perfundonin ngarkesen pa nje djale qe ishte ne afersi te makines qe
po ikte me vrap dhe thirri “na vodhen” dhe se kur u kthyen ne makine, konstatuan se ishte keputur dryni i
vendosur, ishte shperthyer llamarina e kasetes pa levizur drynin dhe ishin marre 1.270.000 leket. Keta
persona pranojne se brenda ne makine ishte Shkelqim Hajdari, tek dera e pasme e makines rrinte Jashar
Cobo qe kontrollonte ngarkesen dhe se pane te pandehurin qe po ikte me vrap dhe anen e majte te xhupit e
kishte te fryre sepse kishte futur leket e vjedhura. Me tej keta persona shpjegojne se aty kaloi nje makine e
policise e ju treguan ngjarjen dhe se me pas kane ardhur dy hetuesa qe u njohen me pretendimet e tyre dhe
pane furgonin ne gjendjen qe ishte.
I pyetur me cilesine e te pandehurit, Altin Faciro ka pranuar se ka qene ne magazine sebashku me
Altin Bogen dhe ka biseduar me magazinierin per te punesuar aty Altin Bogen e mbasi mori pergjigjen se
nuk kishte pune u largua. Kete fakt e ka pranuar edhe deshmitari Altin Boga si dhe deshmitari Petrit
Pellumbi (magazinieri).
Duke vleresuar rrethanat qe kane paraqitur deshmitaret e akuzes, ata jane pyetur ne gjykimin e
ceshtjes ne se ishte i pandehuri qe ndodhej ne salle personi qe realizoi vjedhjen por Miti Veshi, Jashar
Cobo e Mujo Myshimi jane shprehur se nuk e kane njohur personin qe kreu vjedhjen mbasi e pane nga larg
e nga mbrapa.
Gjykata ka analizuar ne teresi faktet dhe rrethanat e paraqitura dhe ka arritur ne perfundimin se
shpjegimet e deshmitarit Petrit Pellumbi duhen marre me rezerve pasi “te realizohet nje vjedhje e tille mu ne
mes te bulevardit, duke shqyer drynin e makines pa e gervishur ate duke depertuar ne sediljen e pasagjerit,
duke perthyer kapakun e kasetes me nje shpejtesi te rufeshme, te marre parate ne nje shume te
konsiderueshme prej 1.270.000 leke, eshte e pamundur te realizohet nga nje person i vetem qe nuk dinte ku
ndodheshin parate”. Gjithashtu gjykata e rrethit ka permendur edhe punen e pamjaftueshme te organit te
hetimit e te policise, qe, ndonese u njoftuan e shkuan menjehere ne vend, nuk kryen asnje veprim per
kqyrjen e vendit te ngjarjes, te automjetit e veprimet e tjera hetimore qe do te ndikonin ne zbulimin e se
vertetes.
Duke vene ne dyshim akuzen, gjykata e rrethit me vendimin nr.527, date 15.06.1998 e ka deklaruar
te pafajshem te pandehurin Altin Faciro dhe ka urdheruar lirimin e tij nga paraburgimi.
Gjykata e Apelit Tirane qe ka gjykuar ceshtjen mbi apelimin e prokurorit, ne mungese te te
pandehurit (duke caktuar kryesisht avokat mbrojtes), ne vendimin nr.145, date 10.09.1999, ndonese nuk ka
marre asnje prove te re, u ka dhene vleresim tjeter provave te marra ne gjykimin e ceshtjes dhe ka prishur
vendimin e gjykates se rrethit, e ka deklaruar fajtor te pandehurin Altin Faciro per vepren penale te vjedhjes
dhe e ka denuar me 2 vjet burg. Kjo gjykate pranon se i pandehuri ka qene aty gjate kohes qe ngarkohej
furgoni, se “dera e makines ka qene e hapur”, se i pandehuri ka hapur deren, ka thyer drynin e ka marre
leket dhe se perjashtohet vjedhja qe te jete kryer nga punonjesit e firmes.
Konkluzionet e Gjykates se Apelit nuk jane te bazuara ne gjithe materialet e ceshtjes dhe prej asaj
gjykate jane trajtuar problemet vetem mbi bazen e deklarimeve te bera gjate hetimit te ceshtjes pa bere
ballafaqimin ne provat e marra ne gjykimin e saj. Ndonese deshmitaret e pyetur kane shpjeguar se dyert e
makines ishin te mbyllur me dryn, Gjykata e Apelit pranon se dera e makines ishte e hapur. Edhe ne
gjykimin e ceshtjes deshmitaret Jashar Cobo, Miti Veshi ne kundershtim me sa pranon Gjykata e Apelit
pranojne se dyert e makines ishin te mbyllura me dryn, se Jashari qendronte tek dera e magazines pasi
ishin leket brenda e se nuk kane degjuar asnje zhurme.
Duke ju referuar materialeve qe ndodhen ne dosje dhe vendimit te Gjykates se Apelit, Kolegji Penal i
Gjykates se Larte cmon se nga ajo gjykate jane lejuar shkelje te rendesishme proceduriale se ne drejtim te
kerkesave qe kane te bejne me marrjen e administrimin e provave ashtu dhe te atyre qe kane te bejne me
cmuarjen e tyre (nenet 151,152,153 te K.Pr.Penale). Ne kushtet e paraqitjes se ngjarjes gjykata e apelit ne
vleresimin e provave nuk ka zbatuar drejt kerkesat qe bejne fjale per objektin e te provuarit qe ne rastin
konkret ka te beje me gjendjen e makines, gjendjen e lekeve, sasia e tyre, mekanizimi i realizimit te
vjedhjes pa te cilat nuk mund te arrihet ne perfundime te drejta per akuzen qe ngrihet ndaj te pandehurit
Altin Faciro.
Ndonese ka patur pretendime nga mbrojtja per problemet e mesiperme, gjykata e apelit nuk i ka
trajtuar dhe nuk u ka dhene pergjigje.
Ne keto kushte vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet e ceshtja t’i dergohet per rishqyrtim gjate
te cilit ajo duhet te beje nje vleresim te drejte te te gjithe provave qe jane marre. Duke patur parasysh se
gjykimi eshte bere ne mungese te te pandehurit dhe se ky eshte i burgosur, gjykata duhet te beje perseritjen
e hetimit jo vetem per te nxjerre konkluzione te drejta per fajesine e te pandehurit por edhe per te sqaruar
kundershtimet ne deklarimet e bera nga deshmitaret e akuzes ne fazen e hetimeve paraprake dhe ne
gjykimin e ceshtjes. Eshte e nevojshme qe te sqarohet hollesisht fakti qe pretendohet se i pandehuri realizoi

121
vjedhjen duke qene nje ambient ku ishin gjithe personat e pyetur deshmitare. Te trajtohet kerkesa e
mbrojtjes per saktesimin e shumes se lekeve qe pretendohet se ishin ne makine, fakti se si u thye dryni ne
deren e makines pa u demtuar fare makina, mundesia e futjes se nje shume aq te madhe qe pretendohet se
jane vjedhur nga i pandehuri poshte xhupit, perse nuk u degjua asnje zhurme ndonese u thye makina (shih
deshmine e Jashar Cobos ne faqen 69 te dosjes gjyqesore) ose si u fut i pandehuri brenda ne makine pa u
prekur dryni (shih shpjegimet e deshmitarit Miti Veshi) si dhe si duhen trajtuar ndryshimet ne shpjegimet e
deshmitareve.
Ne kushtet e siperme kryerja e gjithe ketyre veprimeve duhet te realizohet ne rigjykim per te arritur
ne perfundime te drejta per fajesine e te pandehurit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.145, date 10.09.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e akteve per
rishqyrtim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 26.09. 2001

Nr. 249 i Regj.Themeltar.


Nr. 495 i Vendimit

122
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Irma Bala Anetare
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 26.09. 2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.267 qe i perket :

TË PANDEHURES: OLLGA GORA, e bija e Seitit, lindur me 1948


ne Korçe e banuese ne Korçe.

A K U Z U A R:
Per vepren penale te kryerjes se veprimeve arbitrare
parashikuar nga neni 250 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Korçe, me vendimin nr. 238, date 25.10.2000, ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehures Ollga Gora per vepren penale te kryerjes se veprimeve
arbitrare dhe ne baze te nenit 250 te K.Penal e ka denuar me 15.000 leke gjobe.

Gjykata e Apelit Korçe, qe ka gjykuar ceshtjen mbi ankimin e te pandehures, me vendimin nr.7, date
17.01.2001 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.238, date 25.10.2000 te Gjykates se Rrethit Korce.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce ka bere rekurs e pandehura Ollga Gora dhe kerkon
prishjen e tij e deklarimin e pafajshme, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e Apelit nuk ka bere analize te fakteve dhe te rrethanave te ceshtjes. Veprimet e se
pandehures ndaj te demtuares nuk kane lidhje me detyren dhe nuk ekzistojne veprimet
arbitrare per te cilat akuzohem.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Mihallaq Bleta qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit
e si analizoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit Korce me te cilin eshte deklaruar fajtore e pandehura Ollga Gora per
vepren penale te kryerjes se veprimeve arbitrare parashikuar nga neni 250 i K.Penal dhe ai i Gjykates se Apelit
Korce me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi jane rezultat i zbatimit te drejte te ligjit e te bazuar ne prova e duhet
te lihen ne fuqi.
Nga materialet e ndodhura ne dosje ka dale e provuar se me daten 29.03.1999 e pandehura Ollga
Gora me detyre Drejtoreshe prane Shtepise se Femijes Korce ka thirur per te sqaruar disa probleme te
punes shefen e finances Tatjana Jahollari. Ndonese kjo e fundit ishte me raport mjeksor, ka shkuar ne zyren
e se pandehures, ku mbasi konsumuan problemin per te cilin u takuan, i thote te pandehures se do te
shkonte ne Tirane per te cuar bilancin. Ne pergjigje e pandehura i thote te demtuares qe nuk do te shkonte
ne Tirane edhe per faktin se ishte e semure dhe se do te shkonte vete (e pandehura). Eshte pikerisht ky
shkembim fjalesh se kush do ta conte bilancin ne Tirane qe revoltoi fillimisht te demtuaren e cila e nervozuar
u largua nga zyra e te pandehures dhe shkoi ne zyren e vet. Sikurse me te drejte pranojne gjykatat mbas
pak minutash, e pandehura ka shkuar ne zyren e se demtuares Tatjana Jahollari e ka goditur kete dhe e ka
kapur per flokesh duke i shkaktuar ne anen e majte te buzes se siperme nje gervishtje qe simbas aktit te
ekspertimit mjeko-ligjor date 02.04.1999 hyn ne kategorine e rrahjeve.
Ne kundershtim me sa pretendon e pandehura se gjykatat nuk jane bazuar mbi provat e marra,
gjithe sa ndodhi eshte vertetuar me shpjegimet e deshmitareve Doloreza Pando, Ekaterina Karafili, Natasha

123
Zere, Sulltana Ylli qe kane degjuar fillimin e mosmarreveshjes dhe kane pare te pandehuren qe po godiste
te demturen. Shpjegimet e te demtuares mbeshteten me shpjegimet e deshmitareve te pyetur nga gjykata
ndersa e pandehura ka pranuar se kane shkembyer fjale se kush do ta conte bilancin ne Tirane dhe se nuk
ka ushtruar dhune mbi te demtuaren.
Duke analizuar gjithe rrethanat e ceshtjes ka dale qarte se goditjet qe i ka bere e pandehura te
demtures Tatjana jane per shkak te mosmarreveshjes ne pune qe u krijua midis tyre, pra per shkak te
veprimtarise shteterore e nuk ka motive personale. E pandehura ka kryer veprime dhune duke qene ne
kryerjen e funksionit te saj dhe ne ushtrimin e detyres ndaj te demtuares Tatjana qe ishte vartese e saj duke
konsumuar keshtu elementet e figures se vepres penale per te cilen eshte akuzuar, pasi goditjet e veprimet
e dhunes ndaj te demtuares jane drejtuar ndaj se demtuares per shkak te veprimtarise se saj ne funksionin
e shefes se finances. Ne kushtet e mesiperme e pandehura ka kryer veprime aktive ndaj te demtures per
shkak te veprimtarise se saj ne funksionin administrativ e me dashje direkte. Ne keto kushte, e pandehura
Ollga Gora duke kryer veprime arbitrare si drejtoreshe e shtepise se foshnjes ndaj shefes se finaces se atij
institucioni ka konsumuar vepren penale te kryerjes se veprimeve arbitrare parashikuar nga neni 250 i
K.Penal. Si gjykata e rrethit dhe ajo e apelit kane analizuar provat e administruara e pretendimet e ngritura
nga e pandehura dhe mbrojtesi i saj qe gjejne pasqyrim ne arsyetimin e vendimeve perkatese. Edhe ne
caktimin e llojit dhe mases se denimit gjykata ka patur parasysh kerkesat ligjore, gjendjen e personalitetin e
te pandehures, rrezikshmerine e vepres dhe te pandehures, interesat qe prek vepra penale e kryer prej saj
dhe i ka dhene denim me gjobe.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.441 germa “a” te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.7, date 17.01.2001 te Gjykates se Apelit Korçe.

Tirane, me 26.09. 2001

Nr.267 i Regj.Themeltar.
Nr. 496 i Vendimit

124
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Irma Bala Anetar
Vladimir Metani “
Zamir Poda “
Vladimir Bineri “
ne seancen gjyqesore te dates 27.9.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 131 qe i perket:

TË PANDEHURES: DILE MIRASHI, e bija e Mirashit, lindur me


1970, ne Kruje, banuese ne Tirane,
mbrojtur nga avokat Gani Dizdari.

AKUZUAR:
Per vepren penale te mbajtjes se lendeve narkotike
parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal.

OBJEKTI:
Kundershtim i vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane
per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg
(neni 249 i K.Pr.Penale).

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 1006, date 6.9.2001 ka vendosur:


Vleftesimin e ligjshem te mases se arrestit te marre nga organi i prokurorise dhe caktimin e
mases se sigurimit arrest ne burg me afat 30 ditor per te pandehuren Dile Mirashi.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs mbrojtesi i te pandehures qe kerkon shfuqizimin e tij dhe urdherimin
e lirimit per te pandehuren duke parashtruar se:
- Vendimi i gjykates vjen ne kundershtim me provat e administruara nga del se nuk kam
patur dijeni per drogen.
- Eshte e vertete qe ne shtepi u gjet lende narkotike por ajo mbahej nga personi me te cilin
bashkejetoja, fakt qe e ka pranuar edhe vete ai (Daut Kadriu).
- Caktimi i mases se sigurimit arrest ne burg me afat 30 dite nuk ka te beje me pergjegjesine
penale te te pandehures pasi ajo ka pranuar qe lenda e gjetur ne banese eshte narkotike.
- Nga gjykata nuk jane zbatuar drejt kriteret e parashikuara nga nenet 229 e 230 te
K.Pr.Penale pasi e pandehura nuk paraqet rrezikshmeri te vecante dhe as vepra per te cilen
akuzohet.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Mihallaq Bleta qe kerkoi miratimin e vendimit, avokatin
mbrojtes te te pandehures Gani Dizdari qe kerkoi shfuqizimin e vendimit e si analizoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Mbi bazen e dyshimeve dhe materialeve te mbledhura ne ngarkim te shtetasit Mehmet Hajdini,
eshte zhvilluar kontrolli ne banesen ku ai bashkejetonte me te pandehuren Dile Mirashi prej disa vjetesh.
Sikurse del nga procesverbali i kontrollit i dates 3.9.2001, mbi nje minibar e ne brendesi te tij jane gjetur disa
copa te ngurtesuara me nje peshe prej 25-6 gram per te cilat dyshohet se jane substanca narkotike. Duke u
mbeshtetur ne materialet e gjetura, me daten 4.9.2001 eshte bere arrestimi ne flagrance i te pandehures
Dile Mirashi. Ne po kete date jane bere edhe aktet e ekspertimit per te percaktuar perberjen e materialeve te

125
gjetura dhe ne se ato jane me permbajtje lendesh narkotike si dhe per te percaktuar nese e pandehura
eshte perdoruese e lendeve narkotike.
Mbi kerkesen e prokurorise, Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 1006 akti date 6.9.2001, ka
vendosur vleftesimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te te pandehures dhe caktimin e mases se
sigurimit arrest ne burg me afat 30 dite.
Ne vendimin e saj gjykata arsyeton se çmon te nevojshme caktimin e mases se sigurimit arrest ne
burg me afat ne baze te nenit 245, 238 e 259 te K.Pr.Penale duke parashtruar domosdoshmerine e
realizimit te ekspertimit dhe te sigurimit te pergjigjes per perberjen e materialeve te gjetura ne banesen e se
pandehures gje qe lidhet edhe me akuzen e bere ndaj saj per vepren penale te mbajtjes se lendeve
narkotike parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal. Njekohesisht eshte caktuar afati i arrestimit edhe per te bere
te mundur verifikimin e pretendimeve te paraqitura prej saj nepermjet kryerjes se veprimeve hetimore.
Pretendimet e ngritura ne rekurs dhe gjate gjykimit te ceshtjes nga mbrojtesi i te pandehures jane te
pabazuara pasi nga gjykata jane respektuar kerkesat ligjore. Ne se lenda narkotike (per te cilen pranohet
nga e pandehura se eshte e tille) qe u gjet ne shtepine e se pandehures eshte mbajtur prej saj apo nga
personi me te cilin bashkejetonte do te zgjidhet gjate hetimit te ceshtjes. Por eshte i pranueshem dyshimi i
bazuar ne prova qe ndaj se pandehures te aplikohej masa e sigurimit arrest ne burg duke patur parasysh
pervec te tjerash rrezikshmerine e vepres dhe faktin qe materialet qe mendohet se jane lende narkotike u
gjeten ne banesen ku bashkejetonte me Mehmet Hajdinin qe eshte person i shpallur ne kerkim
nderkombetar nga disa shtete per trafik te lendeve narkotike (gje qe del nga dokumentat qe ndodhen ne
dosje).
Ne kushtet e para te hetimit te ceshtjes, nuk mund te pretendohet per sqarimin e gjithe rrethanave
qe lidhen me akuzen, provueshmerine e saj, pergjegjesine e personave te akuzuar e te tjera veprime qe
kerkohet tu jepet zgjidhje. Por gjithashtu ne baze te ligjit, gjykata qe cakton masen e sigurimit ka te drejte te
caktoje edhe kohezgjatjen e saj. Keshtu ne baze te nenit 245 te K.Pr.Penale “vendimi qe cakton masen e
sigurimit permban caktimin e kohezgjatjes se mases kur ajo eshte urdheruar per te garantuar marrjen ose
vertetesine e proves”. Ne rastin konkret qe e pandehura Dile Mirashi eshte akuzuar per vepren penale te
mbajtjes se lendeve narkotike problemi kryesor qe duhet te zgjidhet eshte nese materialet e gjetura ne
banesen e saj jane apo jo lende narkotike. Per kete arsye me te drejte gjykata cakton afatin per masen e
sigurimit me qellim qe te sigurohet ekzistenca apo jo e lendes narkotike nepermjet kryerjes se ekspertimit
kimik nga perfundimi i se ciles varet edhe vijueshmeria e procedimit dhe e caktimit te mases se sigurimit. Ne
rekursin e paraqitur thuhet se “caktimi i mases se sigurimit arrest ne burg me afat 30 dite per te pandehuren
Dile Mirashi nuk ka te beje me pergjegjesine penale te te pandehures pasi ajo ka pranuar qe lenda e gjetur
ne banese eshte narkotike” Ky arsyetim eshte i pabazuar pasi nuk mund te pranohet nese nje lende eshte
apo jo narkotike mbi bazen e pohimeve te te pandehures. Ne keto raste eshte i nevojshem zhvillimi i
kerkimeve dhe marrja e te dhenave nga persona qe kane njohuri te posacme shkencore duke realizuar
ekspertimin e lendeve perberja e te cilave kerkohet te sqarohet. Pikerisht nisur nga sa me siper organi
procedues duke bere nje vleresim te drejte se per sqarimin e permbajtjes se lendeve te gjetura ne kontrollin
e baneses se te pandehures kerkohen njohuri te posaçme, ka vendosur kryerjen e ekspertimit. Me te drejte
gjykata ka pranuar domosdoshmerine e kryerjes se ekspertimit gje qe nuk demton por mbron interesat e se
pandehures pasi zgjidhet problemi ne se ka mbajtur apo jo lende narkotike.
I pabazuar eshte edhe pretendimi se nuk jane zbatuar drejt nga gjykata kerkesat e neneve 229 e
230 te K.Pr.Penale. Keshtu gjykata ne caktimin e mases se sigurimit ka patur parasysh pershtatshmerine e
kesaj mase, nevojen e marrjes se saj lidhur me rendesine e faktit dhe sanksionin qe parashikohet ne nenin
283/1 te K.Pr.Penale nga 5 deri ne 10 vjet si dhe rrezikshmerine e vecante qe ka vepra per te cilen akuzohet
e pandehura.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Miratimin e vendimit nr. 1006, date 6.9.2001 te Gjykates se Rrethit Tirane me te cilin eshte vendosur
arrest ne burg me afat 30 dite per te pandehuren Dile Mirashi.

Tirane, me 27.9.2001

Nr. 131 i Regj.Themeltar.


Nr. 497 i Vendimit

126
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seance gjyqesore, ne date 26.9.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : ERMAL TORO, ne mungese.


MARINGLEN ZANAJ, ne mungese.

A K U Z A:
Kanosje serioze per vrasje, mbajtje pa leje te armeve luftarake,
parashikuar nga nenet 84 dhe 278/2,te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr 160, date 3.11.2000, ka vendosur :


Deklarimin fajtor te te pandehurit Ermal Toro per kryerjen e veprave penale te kanosjes
serioze per vrasje dhe te mbajtjes te armeve luftarake pa leje, parashikuar nga nenet 84 dhe
278/2,te Kodit Penal, duke e denuar perkatsisht,per cdo veper,me 3 muaj dhe 6 muaj
burgim.
Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55,te Kodit Penal, e denon me 8 muaj burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Maringlen Zanaj per kryerjen e kundervajtjes penale te
kanosjes serioze per vrasje, parashikuar nga neni 84,i Kodit Penal, duke e denuar me me 3
muaj burgim.

Gjykata e Apelit Vlore,me vendimin nr 1, date 12.1.2001, ka vendosur :


Mospranimin e ankimit te mbrojtesit te te pandehurit Ermal Toro.

Kunder vendimit, te Gjykates se Apelit Vlore, ka bere rekurs mbrojtesi i te pandehurit Ermal Toro,
duke parashtruar keto shkaqe :
- Se vendimi, i gjykates se apelit, per mospranimin e ankimit, eshte i pabazuar ne ligje dhe
cenon te drejten per mbrojtje te te pandehurit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Vaske Simeoni, i cili kerkoi prishjen e vendimit, te gjykates se apelit, dhe
kthimin e akteve per rishqyrtim,po ne ate gjykate, ,
mbrojtesi i te pandehurit nuk u paraqit,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se,per te pandehurit Ermal Toro dhe Maringlen Zanaj, duke
qene se gjykoheshin mungese,Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore,per te realizuar mbrojtjen e tyre, ka
caktuar,kryesisht,me vendim,dy mbrojtes,per secilin te pandehur.
Mbrojtesi i te pandehurit Ermal Toro,duke mos qene dakort me vendimin e dhene, kunder te
mbrojturit prej tij,nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore,brenda afatit ligjor,ka paraqitur ankim,prane Gjykates
se Apelit Vlore.
Gjykata e Apelit Vlore,me vendimin e saj,duke u bazuar ne nenin 410,pika 2,te Kodit te Procedures
Penale,si dhe duke ju referuar vendimit nr 371,date 27.10.2000,te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se
Larte, ka vendosur mospranimin e ankimit, me aresyetimin se avokati, i caktuar kryesisht,nga gjykata e
shkalles se pare,duke mospatur akt perfaqesimi, nga i pandehuri, qe gjykohet ne mungese,nuk ka te drejte
te beje ankim,ne gjykaten e shkalles se dyte.

127
Lidhur me kete vendim, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ai eshte i pabazuar dhe vjen
ndesh me vendimet nr 17,date 17.4.2000, dhe nr 5,date 7.2.2001,te Gjykates Kushtetuese .
Gjykata Kushtetuese,ne keto dy vendime,te detyrushme per zbatim,ka sqaruar se praktika gjyqsore
e ndjekur, lidhur me mbrojtjen e te pandehurit ne mungese,ka qene e gabuar dhe ka cenuar te drejten e
mbrojtjes dhe te individeve,per nje proces te rregullt ligjor.
Ne aresyetim, keto vendimeve,midis te tjerave,parashtrojne se “ Caktimi i mbrojtesit,perfshire dhe
mbrojtesin e caktuar kryesisht, ne menyrat dhe kriteret e parashikuara nga ligji, dhe njekohesisht e drejta e
tyre per te bere ankim, ndaj vendimit te gjykates,ka per qellim respektimin e procesit te regullt ligjor,ne te
gjitha shkallet e gjykimit…”
Bazuar ne sa siper,praktika gjyqesore ka ndryshuar dhe per rrjedhoje ankimi apo rekursi,i bere nga
mbrojtesi, i caktuar kryesisht nga gjykata, apo i bere nga mbrojtesi, i zgjedhur nga familjaret e te
pandehurit,eshte i ligjshem dhe si i tille duhet te meret ne shqyrtim.
Duke qene ne keto kushte, vendimi i Gjykates se Apelit Vlore, i cili nuk ka pranuar shqyrtimin e ankimit,
te mbrojtesit te te pandehurit Ermal Toro te caktuar kryesisht nga gjykata, duhet te prishet dhe aktet t’i kalojne
per rishqyrtim po asaj gjykate

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa c te Kodit te Procedures
Penale

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr 1,date 12.1.2001,te Gjykates se Apelit Vlore,qe ben fjale per mospranimin e
ankimit, te mbrojtesit, te te pandehurit Ermal Toro.
Kthimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore.

Tirane me 26.9.2001

Nr 279 i Regj.Themeltar
Nr 498 i Vendimit

128
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte,i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Irma Bala Anetare
Vladimir Bineri Anetar
ne seance gjyqesore, ne date 26.9.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : LAVDI KARAXHUKU, i arestuar.

A K U Z A:
Vjedhje me dhune,e kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga nenet 139 e 25,te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce ,me vendimin nr 224,date 5.10.2000, ka vendosur :


Deklarimin fajtor te te pandehurit Lavdi Karaxhuku,per vepren penale te vjedhjes me
dhune,e kryer ne bashkepunim,parashikuar nga nenet 139 e 25,te Kodit Penal,duke e
denuar me 5 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Korce,me vendimin nr 135,date 20.12.2000,ka vendosur :


Lenien ne fuqi te vendimit nr 224,date 5.10.2000,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce kane bere rekurs prokurori dhe i pandehuri, duke
parashtruar keto shkaqe :
Prokurori :
- se gjykatat, e Rrethit Gjyqesor Korce dhe e Apelit Korce, vepren e kryer nga i pandehuri, e
kane cilesuar, pa te drejte ne baze te nenit 139 te Kodit Penal, vjedhje me dhune, kur duhej
te cilesohej ne baze te nenit 140 te Kodit Penal, si vjedhje me arme.
I pandehuri :
- se vendimi, i gjykates se apelit, qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare,
eshte i paargumentuar dhe i pambeshtetur ne prova te plota dhe bindese.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokuroren Valentina Ahmetaj e cila kerkoi,prishjen e vendimeve, te Gjykates se
Rrethit Gjyqesor Korce dhe te Gjykates se Apelit Korce,zgjidhjen e ceshtjes ne fakt,duke e deklaruar te
pandehurin fajtor per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme dhe denimin e tij me 10 vjet burgim,
mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit,avokat Skender Kacupi ,i cili kerkoi pushimin e gjykimit per
mungese te provave bindese,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Nga aktet e ndodhura ne dosje, ka dale e provuar se, paraditen e dates 22.9.1999,nje grup prej 9
veteshe,banore te rrethit te Lezhes,duke udhetuar per ne drejtim te kufirit me shtetin grek,kane ndaluar,per
te pushuar,ne nje lokal,te fshatit Tren,te Rrethit Devoll.
Gjate kohes se ndenies ne lokal, shtetasve lezhiane,pervec te tjerave, ju kane terhequr vemendjen
tre djem te rinj, te cilet po bisedonin me nje djale te mitur.
Ne mesdite, ata jane larguar, per ne drejtim te kufirit me Greqine.
Ne kohen qe ndodheshin ne vendin e quajtur Lera, afer piramides 21,atyre ju kane dale perpara tre
persona,te armatosur, me arme automatike,me fytyra te mbuluara me maska, te cilet, nen kanosjen e
armeve,ju kane bere thirje qe te dorezonin te gjitha sendet me vlere qe kishin me vete.

129
Duke qene ne keto kushte,vjedhesit kane mundur tju marin, ketyre shtetasve, 10.000 leke,40.000
dhrami,dy ore dore dhe nje aparat celulari.
Po kete dite,tre nga te demtuarit,Gezim Sokoli,Petrit Brahimi dhe Petrit Kini,duke pretenduar se i
njihnin vjedhesit, kryesisht nga veshja,duke ecur ne qytetin e Bilishtit,te shoqeruar dhe me punonjes te
Komisariatit te Policise Devoll,kane njohur nje nga vjedhesit dhe pikerisht te gjykuarin Lavdi Karaxhaku.
Simbas shpjegimeve te deshmitarit Gezim Sokoli ai ka mundur ta identifikoje te gjykuarin Lavdi,si
nje nga tre personat qe ai dhe shoket e tij kishin pare, ne lokalin e fshatit Tren,dhe qe realizuan vjedhjen.
Ngjarja, e parashtruar,eshte e provuar me prova te plota dhe bindese dhe, ne kete drejtim, deklarimi
fajtor i te gjykuarit Lavdi Karaxhuku eshte i bazuar.
Pretendimi i te pandehurit se fajesia e tij nuk gjen mbeshtetje ne prova te plota eshte e pabazuar.
Persa i perket cilesimit ligjor te vepres, te kryer nga ky i gjykuar, gjykata e shkalles se pare ka
zbatuar gabim ligjin.
Ne vendimin e saj, gjykata, ndonese ka pranuar qe i gjykuari Lavdi dhe bashkepunetoret e tij
vjedhjen e kane realizuar me perdorim arme,vepren penale, te kryer prej tij, e ka cilesuar si vjedhje me
dhune,parashikuar nga neni 139,i Kodit Penal.
Nga permbajtja e nenit 139, te Kodit Penal,del se vepra penale, e vjedhjes me dhune, quhet e kryer
atehere kur i pandehuri vjedhjen e realizon vetem me dhune,fizike ose psihike.Mungesa e dhunes fizike ose
psihike ben qe vepra e kryer te cilesohet ne baze te nenit 134,te Kodit Penal.
Per rastet, kur vjedhja kryhet dhe me perdorim te armes luftarake,duke qelluar ose jo me te,me
qellim per te trembur apo kanosur,poseduesin e pasurise,per te hequr dore prej saj, vepra duhet te cilesohet
ne baze te nenit 140,te Kodit Penal.
Bazuar ne sa u paraqit,Kolegji Penal cmon se vendimi, i gjykates se shkalles se pare,i cili, si rezultat
i zbatimit te gabuar te ligjit penal,vepren e kryer, nga i gjykuari Lavdi Karaxhuku, e ka cilesuar si vjedhje me
dhune, eshte i i pabazuar.
Po ashtu,ne kushtet kur gjykata e pranon faktin,vjedhjen me perdorim te armeve luftarake, dhe ben
cilesim ligjor te gabuar, duke e quajtur vjedhje me dhune,vendimi i dhene prej saj eshte haptazi jo logjik.
Lidhur me cilesimin e gabuar te vepres, te kryer nga i gjykuari Lavdi Karaxhuku, eshte shprehur, ne
vendimin e saj, dhe gjykata e apelit.
Kjo gjykate e ka konstatuar shkeljen dhe per te,bazuar ne nenin 425,pika 3,te Kodit te Procedures
Penale,me te drejte, ka bere vetem verejtje, mbasi ne kushtet qe apelues ka qene vetem i pandehuri ajo nuk
mund te vendoste ne rendim te pozites se tij.
Duke patur parasysh sa u paraqit,Kolegji Penal cmon se rekursi i prokurorit eshte i drejte dhe i bazuar
ne ligje dhe per kete shkak duhet te pranohet.
Ne kushtet kur fakti eshte plotesisht i provuar dhe nuk ka vend per te kryer hetim gjyqesor,Kolegji
Penal gjithashtu cmon se vendimet, e te dy gjykatave, per cilesimin ligjor te vepres,duhet te ndryshohen nga
vjedhje me dhune,parashikuar nga neni 139,te Kodit Penal,ne vjedhje me arme,parashikuar nga neni 140,te
Kodit Penal,duke caktuar, si mase denimi,per te gjykuarin Lavdi Karaxhuku,10 vjet burgim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa b te Kodit te Procedures
Penale

VENDOSI
Nryshimin e vendimeve nr 224, date 5.10.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce dhe nr135,
date 20.12.2000 te Gjykates se Apelit Korce, lidhur me cilesimin ligjor te vepres ne ngarkim te te gjykuarit
Lavdi Karaxhuku, duke e deklaruar ate fajtor per vepren penale te vjedhjes me arme, kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga nenet 140 e 25 te Kodit Penal dhe duke e denuar me 10 vjet burgim.

Tirane me 26.9.2001

Nr 272 i Regj.Themeltar
Nr 499 i Vendimit

130
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte,i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Zamir Poda Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 26.9.2001,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : ANDREA KUTULLA, i arrestuar.

A K U Z A:
Rrembim personi, kanosje serioze per vrasje,
kundershtim me dhune i punonjesit te policise se rendit publik,
mbajtje te armeve luftarake pa leje dhe fallsifikim i pasaportes,
parashikuar nga nenet 109/1, 84, 236/2, 278/2 dhe 189 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr 188, date 12.12.2000, ka vendosur :


Deklarimin fajtor te te pandehurit Andrea Kutulla per kryerjen e veprave penale :
te heqjes se paligjshme te lirise se personit, parashikuar nga neni 110/2, i Kodit Penal,duke
e denuar me 4 vjet burgim ; te kanosjes serioze per vrasje te personit, parashikuar nga neni
84 i Kodit Penal, duke e denuar me 3 muaj burgim ; te kundershtimit me dhune te
punonjesit te policise se rendit publik,parashikuar nga neni 236/2, i Kodit Penal, duke e
denuar me 2 vjet burgim; te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni
278/2, i Kodit Penal, duke e denuar me 1 vit burgim, dhe te fallsifikimit te pasaportes,
parashikuar nga neni 189, i Kodit Penal, duke e denuar me 6 muaj burgim.
Perfundimisht, ne baze te nenit 55/1 te Kodit Penal, duke bere bashkimin e denimeve,e
denon me 5 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi ankim te prokurorit, me vendimin nr 19,date 6.2.2001, ka vendosur :
Lenien ne fuqi te vendimit nr 188, date 12.12.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore,
lidhur me fajesine, masen e denimit dhe cilesimin ligjor te veprave penale: te kanosjes
serioze per vrasje te personit, parashikuar nga neni 84,i Kodit Penal, te mbajtjes pa leje te
armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2, i Kodit Penal, te fallsifikimit te pasaportes,
parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal, te kryera nga i pandehuri Andrea Kutulla.
Ndryshimin e vendimit nr 188,date 12.12.2000, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, duke
e deklaruar te pandehurin Andrea Kutulla fajtor, per kryerjen e veprave penale te rrembimit
te personit, parashikuar nga neni 109, i Kodit Penal, dhe te mosbindjes ndaj urdherit te
punonjesit te policise se rendit publik, parashikuar nga neni 242,i Kodit Penal, duke e
denuar perkatesisht me 10 dhe 3 vjet burgim.
Perfundimisht, ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, e denon me 11 vjet burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs mbrojtesi i te gjykuarit, duke parashtruar
keto shkaqe :
- Se veprimet e te gjykuarit nuk perbejne elementet e vepres penale te rrembimit te personit,
parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal, siç ka vendosur gjykata e apelit, por perbejne
elementet e vepres penale te heqjes se paligjshme te lirise, parashikuar nga neni 110 te
Kodit Penal.
- Se gjykata e apelit, duke mos zbatuar drejt nenin 242 te Kodit Penal, ka caktuar si mase
denimi per te gjykuarin, 3 vjet burgim, ne nje kohe qe denimi maksimal simbas kesaj
dispozite eshte vetem 3 muaj burg.

131
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Hysen Keta, i cili kerkoi prishjen te vendimit, te Gjykates se Apelit Vlore,
per masen e denimit, te te gjykuarit, per vepren penale te mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te policise
se rendit publik, duke e denuar me 3 muaj burgim; ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres, te kryer nga i
gjykuari, nga rrembim i personit, parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal, ne rrembim te personit ne rrethana
lehtesuese, parashikuar nga neni 109/a,te Kodit Penal,duke e denuar me 5 vjet heqje lirie;denimin
perfundimtar te te gjykuarit me 5 vjet burgim,
mbasi degjoi mbrojtesin e te gjykuarit avokat Pelivan Malaj i cili kerkoi po si prokurori,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN
Nga aktet e ndodhura ne dosje, ka dale e provuar, me prova te plota dhe bindese, se, ne oret e para
te mengjesit, te dates 13.2.2000,ne qytetin e Himares i gjykuari Andrea Kutulla, i maskuar ne fytyre, me nje
bluze, dhe duke patur ne duar ne automatik, ka hyre ne furren e bukes,me pronar Harilla Meniko,nga ku ka
mare me vete,duke e terhequr prej krahu, me force, punetoren e kesaj furre, deshmitaren Vera Hoxha.
Duke dale nga furra e bukes dhe ne kete kohe, duke qene me fytyre te zbuluar, i gjykuari i ka thene
deshmitarit Harilla Meniko qe mbas gjysem ore, te lajmeronte policine, duke i treguar asaj se ai deshmitaren
Vera do ta mbante me vete,si peng, deri sa, prej tyre, te lirohej, nga paraburgimi, shoku i tij, Edmond Qirjaqi.
Mbas daljes nga furra e bukes, i gjykuari, bashke me deshmitaren Vera, duke e terhequr kete prej
krahu dhe duke e kanosur me arme, eshte fshehur ne nje tunel buze detit, ne te dale te qytetit te Himares.
Brenda ne tunel, deshmitarja Vera i ka kerkuar te gjykuarit, disa here, qe ta linte te lire por ai
kerkesat e saj nuk i ka pranuar, duke i thene se nje gje te tille do ta bente mbasi te lirohej, nga paraburgimi,
shoku i tij.
Te njoftuar nga pronari i furres, forcat e policise, rreth ores 10.00,te kesaj dite, te shoqeruar dhe nga
Kujtim Hoxha, bashkeshorti i deshmitares Vera, kane mundur te gjejne dhe kane rrethuar vendin ku fshihej i
gjykuari.
Fillimisht, ne tunel, ka hyre deshmitari Kujtim Hoxha, bashkeshorti i deshmitares Vera, i armatosur
me nje pistolete, por ai, mbasi eshte kanosur per vrasje, me arme, nga i gjykuari, ka dale prej andej,duke u
ribashkuar me forcat e policise.
Te gjykuarit, nga rrethuesit, i eshte bere thirje, disa here, per te liruar pengun dhe per t’u dorezuar.
Duke mos ju pergjigjur thirjes per tu dorezuar, i gjykuari, ne vendin ku ndodhej, per te trembur rethuesit,
qe te mos hynin ne tunel, ka qelluar, pa adrese, disa here me arme.
Ne nje moment, i gjykuari, duke e lene deshmitaren Vera vetem,ka tentuar per te dale nga tuneli,
nga nje dalje e tij, ne buze te detit, por aty eshte diktuar nga forcat e policise dhe, duke qene nen presionin e
tyre se do te qellohej, eshte dorezuar.
Deshmitarja Vera, duke kuptuar se ishte vetem, ka dale ne hyrjen e tunelit, ku eshte pritur nga
bashkeshorti i saj dhe punonjesit e policise.
Duke e pranuar ngjarjen si me siper, lidhur me deklarimin fajtor dhe cilesimin ligjor te veprave penale
te kryera nga i gjykuari Andrea Kutulla, te kanosjes serioze per vrasje, te shtetasit Kujtim Hoxha,
parashikuar nga neni 84,i Kodit Penal, te mbajtes pa leje te armes luftarake, parashikuar nga neni 278/2 te
Kodit Penal dhe te fallsifikimit te pasaportes, parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal, vendimi i Gjykates
se Rrethit Gjyqesor Vlore, cmohet i drejte dhe i bazuar ne ligje.
Gjithashtu, i drejte cmohet vendimi, dhe per caktimin e denimit, per keto tre vepra penale, mbasi,
nga gjykata, eshte vepruar ne perputhje me kerkesat e ligjit, duke u vleresuar drejt, rrezikeshmeria e
veprave te kryera, rrezikshmeria e autorit te tyre, shkalla e fait dhe rrethanat renduse dhe lehtesuese.
Persa i perket akuzave, te heqjes se paligjeshme te lirise, parashikuar nga neni 110/2,te Kodit
Penal, dhe kundershtimit me dhune te punonjesit te policise se rendit publik, parashkuar nga neni 236/2,te
Kodit Penal, gjykata ka bere cilesim ligjor te gabuar, duke zbatuar gabim ligjin.
Bazuar ne rrethanat e ngjarjes, te pranuara ne vendimet e te dy gjykatave, del se, i gjykuari Andrea
Kutulla, marjen nga furra e bukes dhe mbajtjen ne tunel per disa ore te shtetases Vera Hoxha, pa ushtruar
torture mbi te, pa i shkaktuar vuajtje te renda fizike apo demtime te shendetit, e ka kryer per te ushtruar
presion mbi organet e drejtesise dhe te policise se rrethit Vlore, per te realizuar lirimin e shokut te tij te
paraburgosur.

Duke qene ne keto kushte, veprimet e te gjykuarit nuk mund te cilesohen si heqje e paligjeshme e
lirise
Vepra penale, e heqjes se paligjeshme te lirise, parashikuar nga neni 110, paragrafi i pare dhe i dyte
te Kodit Penal, ndryshuar me ligjin nr 8733, date 24.1.2001, ekziston ne cdo rast qe personit i hiqet liria, per
cfaredo lloj forme dhe shkaku, me parjashtim te rasteve qe ajo kryhet me rrembim dhe mbajtje peng te

132
personit, per shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 109,te Kodit Penal, ndryshuar me ligjin nr 8733,
date 24.1.2001.
Kur heqja e lirise se personit, kryhet ne formen e rrembimit apo te mbajtjes peng me qellim per te
fituar pasuri ose cdo lloj tjeter perfitimi, per te pergatitur krijimin e kushteve lehtesuese per kryerjen e nje
krimi, per te ndimuar fshehjen ose largimin e autoreve ose bashkepunetoreve ne kryerjen e nje krimi, per tju
shmangur denimit,per te detyruar realizimin e kerkesave apo kushteve te caktuar, per qellime politike ose
cdo qellim tjeter,vepra penale duhet cilesuar ne baze te nenit 109 te Kodit Penal.
Gjykata e Apelit Vlore, per kete pjese te vendimit, ka vendosur ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres
penale, nga neni 110/1 ne nenin 109/1 te Kodit Penal, te pandryshuar me ligjin nr 8733, date 24.1.2001.
Lidhur me kete pjese te vendimit, Kolegji Penal cmon se ai eshte i drejte dhe i bazuar ne Kodin
Penal, te pandryshuar.
Ndryshimet ne Kodin Penal, me ligjin e cituar, kane hyre ne fuqi ne daten 10.3.2001. Me kete ligje,
ne Kodin Penal, eshte shtuar neni 109/a, i cili, duke patur parasysh permbajten e tij, eshte favorizues per te
gjykuarin.
Duke patur parasysh permbajtjen e nenit 109/a te Kodit Penal, dhe urdherimet e nenit 3/3, te Kodit
Penal, se, ku ligji i kohes kur eshte kryer vepra penale, dhe ligji i mevonshem jane te ndryshem, zbatohet ai
ligj dispozitet e te cilit jane me te favorshme, per personin qe ka kryer vepren penale, Kolegji Penal cmon se,
per kete fakt, kerkesa e prokurorit dhe e mbrojtesit te te gjykuarit, eshte e bazuar dhe si e tille duhet te
pranohet.
Te dy gjykatat ne vendimet e tyre, kane pranuar se, rrembimi, i shtetases Vera Hoxha, dhe mbajtja
e saj peng, nga i gjykuari, eshte bere pa u ushtruar torture, pa i shkaktuar demtime te shendetit, pa u
realizuar qellimi i rrembimit dhe se lirimi, i saj, eshte realizuar vullnetarisht, prej tij, para afatit 7 ditor.
Duke vleresuar sa u paraqit, Kolegji Penal cmon se vendimi, i Gjykates se Apelit Vlore, lidhur me
cilesimin ligjor te vepres, te kryer nga i gjykuari, dhe denimin e tij, duhet te ndryshohet, duke u kualifikuar
vepra penale ne rrembim dhe mbajtje peng te personit ne rrethana lehtesuese, parashikuar nga neni 109/a,i
Kodit Penal,dhe duke u denuar me 3 vjet burgim.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, mosbindjen e te gjykuarit, per te dale nga tuneli dhe per tju
dorezuar forcave te policise e ka cilesuar si kundershtim me dhune te punonjesve te policise se rendit publik,
parashikuar nga neni 236/2,te Kodit Penal.
Duke u bazuar ne provat e administruara, ne gjykim, dhe me sa pranon, ne vendim, gjykata e
shkalles se pare, Gjykata e Apelit Vlore, me te drejte ka cmuar se i gjykuari, ndaj forcave te policise se
rendit, nuk ka ushtruar asnje lloj dhune fizike, sic kerkon dispozita, ne ngarkim te tij.
Duke qene ne keto kushte, me te drejte, Gjykata e Apelit Vlore, duke ndryshuar vendimin, e
gjykates se shkalles se pare, veprimet, e te gjykuarit, i ka cilesuar mosbindje ndaj urdherit te punonjesit te
policise se rendit publik, parashikuar, si veper penale nga neni 242 i Kodit Penal.
Lidhur me caktimin e mases se denimit, per kete veper penale, Gjykata e Apelit ka gabuar, mbasi
ajo,ne kundershtim me nenin 242,te Kodit Penal,e ka denuar, te gjykuarin, me 3 vjet burgim,ne nje kohe qe,
kjo dispozite, maksimumin e denimit e ka 3 muaj burgim.
Duke u mbeshtetur ne sa u paraqit, Kolegji Penal cmon se, dhe ne kete drejtim, kerkesa e prokurorit
dhe e mbrojtesit, te te gjykuarit, eshte e bazuar dhe duhet te pranohet.
Per kete shkak, vendimi i Gjykates se Apelit duhet te ndryshohet, duke u caktuar, per te
gjykuarin,per kryerjen e vepres penale te mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te policise se rendit publik,3
muaj burgim.
Perfundimisht, Kolegji Penal, duke patur parasysh kerkesat e nenit 55/1,te Kodit Penal,cmon se i
gjykuari, Andrea Kutulla,duhet te denohet me 5 vjet burgim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa b te Kodit te Procedures
Penale

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit, nr 19,date 6.2.2001,te Gjykates se Apelit Vlore, persa i perket cilesimit ligjor
te vepres, ne ngarkim te te gjykuarit Andrea Kutulla, nga rrembim personi, parashikuar nga neni 109,i Kodit
Penal, (te pandryshuar) ne rrembim dhe mbajtje peng e personit ne rrethana lehtesuese, parashikuar nga
neni 109/a, te Kodit Penal, (ndryshuar me ligjin nr 8733,date 24.1.2001),dhe denimin e tij me 3 vjet burgim.
Ndryshimin e vendimit, nr 19,date 6.2.2001 te Gjykates se Apelit Vlore, persa i perket mases se
denimit, te te gjykuarit Andrea Kutulla, per vepren penale te mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te
policise se rendit publik, parashikuar nga neni 242 te Kodit Penal, duke e denuar me 3 muaj burgim.
Ndryshimin e vendimi nr 19, date 6.2.2001 te Gjykates se Apelit Vlore, per masen e denimit
perfundimtar, duke e denuar te gjykuarin Andrea Kutulla me 5 vjet burgim.
Lenien ne fuqi te vendimit, nr 19, date 6.2.2001 te Gjykates se Apelit Vlore per pjeset e tjera te tij.

133
Tirane me 26.9.2001
Nr 283 i Regj.Themeltar
Nr 500 i Vendimit

134
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Bineri Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Vladimir Metani Anetar
Zamir Poda Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 26.09.2001 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 246 qe i perket :

TË PANDEHURIT: ALBERT ALLKAJ, perfaqesuar nga


avokat Neshat Fana.

A K U Z U A R:
Vjedhje me arme ne bashkepunim,
armembajtje pa leje, sigurim i mjeteve per vjedhje,
parashikuar respektivisht nga nenet 140-25,
278/2 e 142 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tepelene, me vendimin Nr 23, date 28.06.2000, ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Albert Allkaj, per vepren penale te vjedhjes me arme ne
bashkepunim e ne baze te neneve 140-25, 48/ç dhe 49 te K.Penal, e denon me dhjete vjet
burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Albert Allkaj, per vepren penale te armembajtjes pa leje te
armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 te K.Penal dhe denimin e tij me 2 vjet burgim.
Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Albert Allkaj, per vepren penale te sigurimit te
mjeteve per vjedhje, parashikuar nga neni 142 te K.Penal.
Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, e denon perfundimisht me 11 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin Nr. 115, date 28.12.2000, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 23, date 28.06.2000 te Gjykates se shkalles se pare Tepelene
persa i perket:
Deklarimit fajtor te te pandehurit Albert Allkaj, per vepren penale te armembajtjes pa leje si
dhe deklarimit te pafajshem persa i perket vepres penale te sigurimit te mjeteve per vjedhje.
Ndryshimin e vendimit te mesiperm persa i perket deklarimit fajtor per vjedhje me arme dhe
duke e gjykuar çeshtjen vendos:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Albert Allkaj, per vepren penale te vjedhjes me arme e
mbetur ne tentative. Ndryshimin e vendimit persa i perket mases se denimit duke e denuar
perfundimisht te pandehurin Albert Allkaj me 7 (shtate) vjet e kater muaj burgim.

Kunder vendimit nr.115, date 28.12.2000 te Gjykakates se Apelit Gjirokaster, kane bere
rekurs prokurori i Apelit Gjirokaster dhe i pandehuri Albert Allkaj, duke parashtruar keto shkaqe:
Prokurori:
- a. vendimi i gjykates se apelit eshte i gabuar. Keshtu ne kundershtim me nenin 404 e 406 te
K.Pr.Penale, aplikohet gjykimi i shkurtuar, kur nje gje e tille eshte ne çmim te gjykates se
rrethit.
- b. Gjykata e apelit ka gabuar edhe ne ndryshimin e kualifikimit ligjor te vepres.
- c. Perfundimisht kerkohet prishja e vendimit te gjykates se apelit dhe lenia ne fuqi e
vendimit te Gjykates se rrethit Tepelene.

I pandehuri:

135
- a. Vendimi i gjykates se apelit eshte i gabuar persa i perket deklarimit fajtor per vepren
penale te vjedhjes me arme te mbetur ne tentative.
- Ne rastin konkret, ndodhemi para “ekcesit” te bashkepunetorit, mbasi une dija se do te
vidhnim parate e Komunes e jo te pasagjereve.
- Edhe fakti qe kam pranuar shumen 1700 leke nga i pandehuri tjeter, nuk do te thote se une
jam bashkepunetor ne vjedhje.
- b. Gjykata me denon per nje veper per te cilen nuk ka patur akuze, pra ajo merr rol aktiv.
Per pasoje per kete veper une duhet te deklarohem fajtor.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda, prokurorin Saliko Hajno, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates
se apelit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne gjykaten e apelit, pasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit, i cili
kerkoi prishjen pjeserisht te vendimit te gjykates se apelit duke pushuar gjykimin persa i perket vepres penale te
armembajtjes pa leje.

VËREN
Vendimi nr. 115 date 28.12.2000 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, eshte rrjedhoje e zbatimit te
gabuar te ligjes. Per pasoje ai ne perputhje me kerkesat e parashikuara ne nenin 441 germa “c” te
K.Pr.Penale, duhet te prishet.
Eshte vertetuar se ne daten 18 shkurt 1999 te pandehurit Albert Allkaj dhe Bledar Mahmuti (materiali ne
ngarkim te tij veçuar) ne bashkepunim me njeri tjetrin, rreth ores 11.30 te armatosur me nje arme automatike
dhe nje granate, si dhe te maskuar ne maske e çorape, kane zene prite per te vjedhur parate e Komunes Buz,
qe transportoheshin me nje makine. Mbasi eshte pare kjo e fundit, i pandehuri Bledar Mahmuti, i armatosur me
automatik, ka qelluar dy here ne ajer dhe pastaj e ka bllokuar ate, ndersa i pandehuri Albert Allkaj, ka bere roje i
armatosur me granate. Gjate kontrollit i pandehuri Bledar, nuk ka gjetur parate e Komunes. Ne keto kushte ai ka
vjedhur parate personale te pasagjereve si dhe nje pistolete, ne posedim te deshmitarit Sulo Shehu polic. Pas
kesaj te dy te pandehurit jane larguar nga vendi, duke ndare parate. I pandehuri Albert Allkaj ka marre shumen
1700 leke.
Duke e pare vendimin e gjykates se apelit ne teresin e tij dhe ne raport me vendimin e gjykates se
shkalles se pare arrihet ne perfundimin se ai eshte marre ne kundershtim me keresat ligjore.
Sikunder u permend me lart, eshte vertetuar plotesisht, madje dhe eshte pranuar gjate gjykimit nga
vete i pandehuri Albert Allkaj, se ai ne bashkepunim me te pandehurin tjeter, te armatosur dhe te maskuar
kane dale per te vjedhur parate e komunes. Fakti se nuk jane gjetur keto para, por jane vjedhur parate e
pasagjereve, nuk ndryshon asgje persa i perket kualifikimit te vepres penale, te pranuar ne vendimin e
gjykates se shkalles se pare. Kjo e fundit me te drejte dhe duke bere nje analize logjike konkrete, te plote
dhe te mbeshtetur nga ana ligjore, ka deklaruar fajtor te pandehurin edhe per vjedhje me arme ne
bashkepunim, parashikuar nga neni 140 e 25 te K.Penal. Megjithate, duke pare ndryshimet e bera ne Kodin
Penal, me Ligjin nr. 8733 date 24.01.2001, kohe qe perkon ne periudhen nga gjykimi ne apel deri ne kete
gjykim, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, nisur edhe nga kerkesat e parashikuara ne nenin 3/3 te K.Penal,
çmon se jane kushtet per aplikimin e nenit 140 te ndryshuar te K.Penal. Sipas kesaj dispozite te fundit,
“Vjedhja e pasurise, e shoqeruar me mbajtjen pa leje te armeve dhe municioneve luftarake ose ne
perdorimin e tyre, denohet….”. Siç shihet, momenti “Mbajtja e armeve, bombave, minave apo lendeve
plasese pa lejen e organeve kompetente…”, ne rastin konkret, eshte i perfshire ne dispoziten e cituar me
siper- neni 140 i ndryshuar i K.Penal. Ne keto kushte nuk ka vend per aplikimin e akuzes se parashikuar nga
neni 278/2 i K.Penal.
Edhe persa i perket aresyetimit qe Gjykata e Apelit Gjirokaster, ben ne vendimin e saj per aplikim te
kerkesave te parashikuara nga nenet 404 dhe 406 te K.Pr.Penale, pra per gjykim te shkurtuar, Kolegji Penal
i Gjykates se Larte çmon se eshte gabuar. Duke pare me kujdes kerkesat e parashikuara ne dispozitat
proceduriale penale qe kane te bejne me gjykimin e shkurtuar, arrihet ne perfundim, se pranimi ose jo i
kerkeses bere nga i pandehuri ose perfaqesuesi i tij i posaçem, per gjykim te shkurtuar, eshte nje disponim
qe mbetet vetem ne çmim te gjykates se shkalles se pare. Ky eshte edhe qendrimi i vazhdueshem qe ka
mbajtur edhe praktika e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.
Persa i perket rekursit te paraqitur nga ana e te pandehurit Albert Allkaj dhe mbrojtesit te tij, rezulton
se ai nuk eshte i motivuar nga ana ligjore.
Ne te pretendohet per “ekces” egzekutori, kur behet fjale per veprimet e kryera nga i pandehuri tjeter
Bledar Mahmuti. Duke pare te gjithe veprimet e kryera prej ketij te fundit dhe vete te pandehurit Albert Allkaj,
si biseda paraprake per vjedhjen me arme, armatosja dhe maskimi, shkuarja ne vend, ndarja e detyrave,
veprimet aktive ne vend, ndarja e parave me pas, etj, te cilat ne teresi perbejne anen objektive te vepres
penale te kryer, rezulton se ato nuk lene shteg per ekuivoke. Ne rastin konkret ana subjektive, qellimi final i

136
te pandehurit Albert dhe bashkepunetorit te tij, qe rrjedh pikerisht nga te gjitha veprimet e cituara me siper,
ishte vjedhja me arme, veper penale, e cila eshte kryer plotesisht prej tij.
Persa u tha dhe analizua, arrihet ne perfundimin se vendimi nr. 115, date 28.12.2000 i Gjykates se
Apelit Gjirokaster, behet i cenueshem.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te parashikuara nga neni 441
germa “c” te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr. 115, date 28.12.2000 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe,
Ndryshimin e vendimit nr. 23, date 28.06.2000 te Gjykates se shkalles se pare Tepelene, persa i
perket akuzes per vepren penale te vjedhjes me arme, duke aplikuar nenin 140 te K.Penal te ndryshuar me
ligjin nr. 8733, date 24.01.2001 dhe e denon te pandehurin Albert Allkaj me 10 (dhjete) vjet burgim.
Pushimin e gjykimit persa i perket akuzes se mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga
neni 278/2 te K.Penal.
Lenien ne fuqi te vendimit persa i perket deklarimit te pafajshem te te pandehurit, per vepren penale
te parashikuar nga neni 142 te K.Penal.

Tirane, me 26.09.2001

Nr. 246 i Regj.Themeltar.


Nr. 501 i Vendimit

137
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates26.09. 2001, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.303 qe i perket :

TË PANDEHURIT: AFRIM ISMAILI.

A K U Z A:
Kundershtim i punonjesit te policise se rendit publik,
parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal.
Fyerje per shkak te detyres,
parashikuar nga neni 239/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr. 137, date 6.12.2000 ka vendosur:


Te deklaroje fajtor te pandehurin Afrim Ismaili per kundravajtjen penale te kundershtimit te
punonjesit te policise se rendit publik te parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal dhe ne
baze te ketij neni e denon me 3 muaj burgim.
Te deklaroje fajtor te pandehurin Afrim Ismaili per kundravajtjen penale te fyerjes per shkak
te detyres te parashikuar nga neni 239/1 i Kodit Penal dhe ne baze te ketij neni e denon me
1 muaj burgim.
Ne baze te nenit 55/2 te Kodit Penal e denon me 3 muaj burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.17, date 2.2.2001 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.137 date 6.12.2000 te Gjykates se Rrethit Berat.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs prokurori dhe mbrojtesi i te gjykuarit duke
kerkuar ndryshimin e te dy vendimeve lidhur me cilesimin ligjor nga neni 236/1 ne 242 te Kodit Penal, per
keto shkaqe:
- Sic del nga provat dhe pranohet nga gjykatat, i pandehuri nuk i eshte bindur urdherave te
ligjshme te policit, por gjykata ne menyre te gabuar i cileson keto veprime si kundershtim
qe i behet punonjesit te policise.
- Lloji i denimit te dhene nga gjykata nuk eshte i justifikueshem. Gjoba eshte nje lloj denimi
me i pershtatshem.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, pasi degjoi prokurorin Vaske Simeoni qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne dhomen e keshillimit, pa pjesemarjen e paleve.

VËREN
Vendimi nr.17, date 02.02.2001, i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.137,
date 06.12.2000 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat eshte i drejte e i bazuar ne ligj persa i perket cilesimit ligjor
te vepres penale te fyerjes per shkak te detyres parashikuar nga neni 239/1 i K.Penal dhe fajesine, ndersa
persa i perket cilesimit ligjor per vepren penale te kundershtimit te punonjesit te policise neni (236/1 i K.Penal)
llojit dhe mases se denimit eshte i gabuar dhe i pabazuar ne ligj. Ky vendim pjeserisht duhet te lihet ne fuqi e
pjeserisht duhet te ndryshohet.
Rezulton nga aktet e dosjes gjyqesore se i gjykuari Afrim Ismaili me date 27.10.2000 rreth ores 18.15
kishte qendruar makinen e tij ne kundershtim me kerkesat e Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise. Per kete

138
ai eshte urdheruar 2 here rradhazi nga punonjesi i policise Fatmir Keli. I gjykuari jo vetem qe nuk e ka zbatuar
urdherin e ligjshem te punonjesit te plolicise se rendit por kur ky i fundit ka kryer veprimet e nevojshme per
ndeshkimin e tij per shkeljen e ka fyer ate dhe ne kohen qe ne ndihme te Fatmirit po vinin forca te tjera policie
eshte larguar me vrap.
Sa me siper Gjykata e Rrethit ka deklaruar fajtor e denuar Afrim Ismailin per veprat penale te
kundershtimit te punonjesit te policise rendit publik dhe te kryerjes per shkak te detyres parashikuar nga nenet
236/1 dhe 239/1 te K.Penal.
Cilesimi ligjor lidhur me vepren penale te kundershtimit te punonjesit te policise rendit sipas nenit 236/1 i
K.Penal eshte i gabuar. Nga teresia e rrethanave te ngjarjes rezulton se i gjykuari Afrim Ismaili ka konsumuar
vepren penale te mosbindjes ndaj urdherit te policise se rendit publik parashikuar nga neni 242 i K.Penal. Nga
ana objektive kjo veper kryehet me mosveprim ndaj urdherave te ligjshme te punonjesit te policise se rendit.
Konkretisht i gjykuari nuk i eshte bindur urdherave te punonjesit te policise se rendit publik Berat Fatmir Keli per
te hequr makinen nga vendi ku ai kishte ndaluar. Si gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit Vlore, ndonese arsyetimet e
vendimeve te tyre bejne fjale per mosbindje ndaj urdherave te policise nga i gjykuari, kane vendosur te
kunderten.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte duke e gjetur te gabuar cilesisimin ligjor te vepres penale te kryer nga
i gjykuari Afrim Ismaili, cmon njekohesisht qe ndaj tij duhet te caktohet nje lloj denimi me i bute e konkretisht ai
me gjobe. Ky denim duhet te caktohet dhe per kundervajtjen penale te fyerjes per shkak te detyres parashikuar
nga neni 239/1 i K.Penal.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin nr.441 pika 1 germa “b” te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.17, date 02.02.2001, te Gjykates se Apelit Vlore persa i perket cilesimit
ligjor te vepres nga neni 236/1 te K.Penal ne nenin 242 te K.Penal te llojit te denimit nga burgim ne ate me
gjobe dhe konkretisht per vepren penale te parashikuar nga neni 242 te K.Penal Afrim Ismaili te denohet me
20 mije leke gjobe, per vepren penale te fyerjes per shkak te detyres te denohet me 10 mije leke gjobe.
Perfundimisht bazuar nenin 55/1 te denohet me 30.000 ( tridhjet mije) leke gjobe.

Tirane, me 26.09.2001

Nr. 303 i Regj.Themeltar.


Nr. 502 i Vendimit

139
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Zamir Poda Anetar
Vladimir Metani Anetar
Ne seancen gjyqesore te dates 26.9.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen penale me nr. 306 akti qe i perket :

TË PANDEHURIT : ARBEN ZYMO

AKUZA
Vjedhje me dhune e mbetur ne tentative
e kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga nenet 139, 22 e 25 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce, me vendimin nr. 41 date 26.2.1999 ka vendosur:


Deklarimin fajtor te te pandehurit Arben Zymo per vepren penale te vjedhjes me dhune
mbetur ne tentative kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 139, 22 e 25 i Kodit Penal
dhe denimin e tij me 2 vjet burg.

Gjykata e apelit me vendimin nr. 66 date 19.11.1999 ka vendosur :


Lenien ne fuqi te vendimit nr. 41 date 26.2.1999 te Gjykates se shkalles se pare Korce.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari, i cili kerkon prishjen e vendimit
dhe deklarimin te pafajshem, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nga gjykata nuk duhej bere vecimi i ceshtjes dhe pranimi i kerkeses per gjykim te shkurtuar
per te pandehurin tjeter i akuzuar si bashkepunetor.
- Ne gjykim nuk rezultojne as provat minimale per te fajesuar te pandehurin.
- Jane shkelur dispozitat procedurale mbi leximet e lejueshme.
- Nuk jane lexuar deklarimet e te pandehurit tjeter ne gjykim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, prokuroren Valentina Ahmeti qe ne perfundim kerkoi prishjen e
vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e akteve per shqyrtim po ne ate gjykate me tjeter trup gjykues dhe
pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Korçe nr. 66 date 19.11.1999, me te cilin eshte vendosur lenia ne fuqi e
vendimit nr. 41 date 26.2.1999 te Gjykates se shkalles se pare Korçe, eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe ne
prova dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Ka rezultuar e provuar se i gjykuari Arben Zymo, se bashku me te gjykuarin tjeter Bujar Morava,
pasi jane marre vesh me njeri-tjetrin, ne date 13.10.1997, kane shkuar se bashku ne banesen e shtetases
Zerdelie Llapanji, me qellim per te vjedhur ne banesen e saj. Pasi kane hyre ne banese, veprimet e tyre jane
ndjere nga e zonja e shtepise, e cila ka reaguar. Ne te tilla rrethana, te gjykuarit nuk kane arritur dot te
realizojne vjedhjen dhe jane larguar nga banesa.
Mbi keto fakte te gjykuarit jane marre te pandehur prej organit te prokurorise, jane sjelle per gjykim dhe
jane deklaruar fajtor nga gjykata per vepren penale te vjedhjes se mbetur ne tentative te kryer ne bashkepunim,
te parashikuar nga nenet 134, 22 dhe 25 te Kodit Penal.
Sa me siper eshte pranuar nga gjykatat qe kane administruar provat gjate gjykimit. Pretendimet e
ngritura ne rekurs nga i gjykuari, jane paraqitur dhe ne ankimin drejtuar gjykates se apelit, e cila ne

140
perfundim te gjykimit, i ka analizuar dhe i ka rrezuar ato. Shkaqet e ngritura ne rekurs, Kolegji Penal i
Gjykates se Larte i gjen te pabazuara dhe ne kundershtim me aktet e ndodhura ne fashikullin gjyqesor.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1 germa “a” te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. 66 date 19.11.1999 te Gjykates se Apelit Korçe.

Tirane.me 26.9.2001

Nr. 306 i Regjistrit themeltar


Nr. 503 i vendimit

141
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte,i perbere nga :

Kristaq Ngjela Kryesues


Zamir Poda Anetar
Irma Bala Anetare
Vladimir Metani Anetar
Vladimir Bineri Anetar
ne seance gjyqesore, ne date 27.9.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : PETRIT BRAHJA, i arrestuar.

A K U Z A:
Vjedhje e bankes e kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 136 e 25 ,te Kodit Penal.

OBJEKTI:
Kundershtohet caktimi i mases se sigurimit personal.
Neni 249 i Kodit te Procedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr 994 akti, date 2.9.2001, ka vendosur :
Vleftesimin te ligjshem te ndalimit te te pandehurit Petrit Brahja.
Caktimin ndaj te pandehurit Petrit Brahja si mase shtrenguese arrest ne vendin ku kurohet,
duke e siguruar me roje.Konkretisht ne Spitalin Ushtarak Tirane.
Dergimin e akteve Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tropoje,si gjykate kopetente per ceshtjen
penale ne ngarkim te ketij te pandehuri.

Gjykata e Apelit Tirane , me vendimin nr 120,date 14.9.2001, ka vendosur :


Miratimin e vendimit me nr akti 994, date 2.9.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit, te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs i pandehuri Petrit Brahja, duke
parashtruar keto shkaqe :
- Se ndalimi im eshte bere ne kundershtim me kerkesat e nenit 253 te Kodit te Procedures
Penale, mbasi une nuk jam autor i vjedhjes se bankes dhe se nuk paraqes rrezik per ikje, per
t’ju shmangur hetimit.
- Se duke mos patur dyshim te arsyeshem, te bazuar ne prova, caktimi si mase sigurimi, arrest
ne vendin e kurimit, eshte bere ne kundershtim me kerkesat e nenit 228/1 te Kodit te
Procedures Penale.
- Se kerkesa ime, per te caktuar si mase shtrenguese garancine pasurore, pa te drejte me eshte
refuzuar nga gjykata.
- Se duke mos me mare ne pyetje brenda tre diteve nga dita e caktimit te arrestit ne vendin e
kurimit, masa shtrenguese e mare ndaj meje, bazuar ne nenet 248/1 dhe 261 eshte shuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokuroren Valentina Ahmetaj e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se
apelit,
mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit,avokat Nik Progri, i cili kerkoi prishjen e vendimit e dy
vendimeve dhe caktimin si mase sigurimi personal garancine pasurore,
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

VËREN

142
Nga aktet e ndodhura ne dosje del se, ndaj te pandehurit Petrit Brahja, Prokuroria prane Gjykates
se Rrethit Tropoje, ka filluar procedimin penale, per vepren penale te vjedhjes se bankes, kryer ne
bashkepunim, parashikuar nga neni 136 e 25 te Kodit Penal.
Ndodhur ne kushtet e tentatives se te pandehurit, per tu larguar jashte shtetit, Prokuroria e
Pergjithshme ka bere ndalimin e tij,duke e siguruar, per shkak te gjendjes shendetesore, ne ambjentet e
Spitalit Ushtarak Tirane
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin e saj,per te pandehurin Petrit Brahja, ka vendosur,
pervec vleftesimit te ndalimit,duke u bazuar ne nenin 237 te Kodit te Procedures Penale, caktimin si mase
sigurimi personal arrestin ne vendin ku kurohet, Spitali Ushtarak Tirane, duke e siguruar me roje (polic).
Krahas kesaj, kjo gjykate, ne kete vendim, duke deklaruar moskompetencen e saj, ka urdheruar dergimin e
akteve Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tropoje, si e vetmja gjykate kompetente per gjykimin e procedimit ndaj
tij.
Lidhur me kete vendim, Kolegji Penal cmon se ai eshte mare ne perputhje te plote me kerkesat e
nenit 88 te Kodit te Procedures Penale.
Simbas kesaj dispozite, gjykata, ne rastin konkret Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, legjitimohet qe
duke mosqene kompetente, ne raste te vecanta te vendose per caktimin e masave te sigurimit personal.
Duke vendosur masen e sigurimit personal, gjykata, ashtu sic ka vepruar Gjykata e Rrethit Gjyqesor
Tirane, eshte e detyruar qe te urdheroje dergimin e akteve per shqyrtim ne gjykaten kompetente.
Duke u mbeshtetur ne permbajtjen e kesaj dispozite, del gjithashtu se,per keto raste te vecanta,
vendimi i marre nga nje gjykate jokompetente eshte i perkohshem dhe si i tille, qe te behet perfundimtar,
detyrimisht brenda afatit dhjete ditor nga marja e akteve duhet te rishqyrtohet nga gjykata kompetente.
Ankimet e paleve ne gjykim ndaj vendimit, te mare nga gjykata jo kompetente, simbas rregullave te
pergjithshme, drejtohen vetem ne gjykaten kompetente.
Duke qene ne kundershtim me kete rregull, ankimi i te pandehurit Petrit Brahja ndaj vendimit te
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, drejtuar Gjykates se Apelit Tirane, eshte i pabazuar.
Po ashtu i pabazuar eshte dhe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, e cila ka vendosur miratimin e
vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Gjykata e Apelit Tirane, duke mos patur parasysh kerkesat e nenit 88 te Kodit te Procedures
Penale, pra duke qene perpara nje vendimi te mare nga nje gjykate jo kompetente, ka vepruar ne
kundershtim me permbajtjen e nenit 86, pika 1, te Kodit te Procedures Penale, mbasi ajo nuk legjitimohej
per ta shqyrtuar ate dhe per me teper per te vendosur per themelin e vendimit.
Duke qene ne keto kushte, gjykata e apelit, meqenese ceshtja nuk ishte shqyrtuar nga gjykata
kompetente, jo vetem qe nuk kishte te drejte qe ta merte ate ne shqyrtim, por prej saj, aktet duhej ti
dergoheshin per gjykim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tropoje, si e vetmja gjykate gjykate qe ka te drejte te
vendose perfundimisht per masen e sigurimit personal te dhene ndaj te pandehurit Petrit Brahja.
Duke qene perpara ketyre shkaqeve, Kolegji Penal cmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane,
duhet te prishet dhe aktet t’i kalojne per shqyrtim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tropoje.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa c, te Kodit te Procedures
Penale

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr 120, date 14.9.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.
Dergimin e akteve per kompetence gjykimi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tropoje.

Tirane me 27.9.2001

Nr 130 i Regj.Themeltar
Nr 516 i Vendimit

143

You might also like