You are on page 1of 128

ÇËSHTJE CIVILE

4
Nr.2623/505 i Regj. Themeltar
Nr.1281 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita Kryesuese


Agron Lamaj Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.09.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:
PADITËS: SHKËLQIM TROSHKU, në mungesë
I PADITUR: INSTITUTI I SIGURIMEVE (INSIG)
SHA DEGA DURRËS, përfaqësuar nga
Avokati i Shtetit Kosta Gazeli dhe nga
znj. Esmeralda Hasho

OBJEKTI I PADISË:
Shpërblimi i demit
dhe shpërblimi i fitimit të munguar.
Baza Ligjore: Nenet 608 e vijues të K.Civil.

Gjykata e shkallës së parë Durrës me vendimin nr.1986, date 18.11.2003


ka vendosur:
Pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë së paditësit Shkëlqim Troshku
kundër pales së paditur INSIG sha, dega Durrës, me objekt
shpërblimin e dëmit dhe shpërblimin e fitimit të munguar, duke u
detyruar pala e paditur t’i paguajë paditësit shpërblimin e demit në
masën 710.000 lekë.
Rrëzimin për pjesën tjetër të padisë për shpërblimin e fitimit të
munguar në masën 942.500 lekë.

5
Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.274, date 21.05.2004 ka
vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.1986, date 18.11.2003 të Gjykatës së
shkallës së parë Durrës.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila


parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- Emri i Rexhep Rucit nuk është përfshirë në kontratën 1+2 të lidhur midis
palëve. Pala e paditur nuk eshte vene ne dijeni se automjeti i është dhënë
në përdorim një personi tjetër, duke mos u respektuar kushtet e
parashikuara në kontratë.
- Vlera që i është dhënë paditësit 79.000 leke nuk përfaqëson shumën e
demit të llogaritur nga një ekspertim vlerësues. Kjo shumë është miratuar
me një deklaratë noteriale të përfaqësueses se tij ligjore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, Avokatin e Shtetit Kosta Gazeli, i cili
kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit e te atij te gjykates se shkalles se pare dhe
rrezimin e padise dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Paditësi Shkëlqim Troshku është pronar i autobusit tip “Fiat” me targë
LA 2373A, të cilin e ka siguruar pranë pales së paditur, INSIG, dega Durrës me
kontraten nr.0001374, date 29.07.2001, për periudhën 30.07.2001 deri me
29.07.2002.
Autobusi i është dhënë në huapërdorje shoqërisë “Kurbini” shpk për
periudhën 08.03.2002 deri me 08.03.2003. Gjate drejtimit të tij nga shtetasi
Rexhep Ruçi më datën 04.04.2002 në aksin rrugor Burrel-Laç, autobusi eshte
rrëzuar në përrua duke u demtuar, si pasoje e daljes nga rruga per te ruajtur nga
përplasja dy femije qe po kullotnin bagetite.
Paditësi ka njoftuar për rastin e sigurimit palën e paditur dhe kjo e fundit
ne përfundim te praktikave ka pranuar ta shperbleje ate per demin e pesuar në
masën 790.000 lekë (kjo shume i është dhënë paditësit pas ngritjes së padisë.)
Paditësi i është drejtuar gjykatës për shpërblimin e dëmit në vlerën e plotë
të tij (1.500.000 lekë), si dhe fitimin e munguar, me pretendimin se midis paleve
eshte lidhur kontrate sigurimi kasko, prandaj duhen paguar te gjitha dëmet e
shkaktuara.
Pala e paditur ka prapsuar se, paditësi përjashtohet nga përfitimi i
shpërblimit, pasi nuk ka respektuar kushtet e kontrates, duke mos marrë
pëlqimin e siguruesit për përdorimin e mjetit nga të tretë.

6
Gjykata e shkalles e pare, sic u permend, ka pranuar pjeserisht padine,
duke detyruar palen e paditur te shperbleje paditesin per pjesen e papaguar te
vleres se plote te demit dhe ka rrezuar padine per pjesen qe ben fjale per fitimin
e munguar. Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se
pare.
Ky Kolegj konstaton se, si gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe ajo e
apelit, nuk kane mbajtur parasysh kushtet e kontrates se sigurimit 1+2 te lidhur
vullnetarisht midis paleve.
Keshtu, sipas Seksionit II te kesaj kontrate, ne pjesen perjashtuese, tek
pika e Transferimit, parashikohet se: “Te drejtat dhe detyrat e te siguruarit ne
kete kontrate nuk mund te kalojne tek nje person tjeter pa miratim me shkrim te
siguruesit. Ky miratim do te shoqerohet me ndryshimet perkatese ne policen e
sigurimit”.
Paditesi e ka bere te ditur perdoruesin e mjetit te tij ne momentin e lidhjes
se kontrates, duke shenuar si te tille te vellane, te quajtur Seit Troshku. Persa i
perket kontrates se huaperdorjes, me te cilen ai ka transferuar te drejten e
perdorimit te mjetit, duke ia kaluar ate te quajturit Rexhep Ruci, nuk ka vene ne
dijeni siguruesin.
Keshtu, ky drejtues i autobusit, ndonese ishte i autorizuar nga paditesi,
nuk ishte i shenuar ne kontraten e mesiperme te sigurimit.
Ne baze te kontrates se sigurimit 1+2 nuk eshte e mjaftueshme ajo qe
pranojne gjykatat, vetem autorizimi i te siguruarit per drejtuesin e mjetit, por
edhe miratimi me shkrim qe duhej te merrte paditesi nga siguruesi (pala e
paditur) per kalimin e te drejtave, per t’i dhene nje drejtuesi tjeter te drejten per
te drejtuar mjetin.
Vihet ne dukje se, njohja e perdoruesit ne kontraten e sigurimit 1+2 ka
rendesi, pasi ne varesi te moshes, eksperiences dhe sjelljes se perdoruesit, i cili
mbart rrezikun e kontrates se sigurimit, percaktohet nese kjo kontrate do te
lidhet nga pala e paditur ose jo.
Ne keto kushte, bazuar ne “Perjashtimet e Pergjithshme” te kontrates se
mesiperme te lidhur midis paleve, pala e paditur nuk detyrohet te mbuloje demet
qe shkaktohen nga perdorues (te mjetit), emrat e te cileve nuk jane shenuar ne
kontraten e sigurimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/d te K.Pr.C.,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.274, date 21.05.2004 te Gjykatës së Apelit
Durrës dhe te vendimit nr.1986, date 18.11.2003 te Gjykates se shkalles se pare
Durres dhe rrezimin e padise.

7
Tirane, me 20.09.2005

8
Nr.2829/686 i Regj. Themeltar
Nr.1282 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita Kryesuese


Agron Lamaj Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.09.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: KRENAR ISLAMAJ, ne mungese


TË PADITUR: BEHAR KURTI, LINDITA KURTI,
ne mungese
ENTI KOMBËTAR I BANESAVE,
DEGA GJIROKASTËR, përfaqësuar
nga av. i shtetit Flutura Guri
PERSON I TRETË: BASHKIA SARANDË, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Konstatimi i pavlefshmërisë absolute
të kontratës së shitblerjes date 14.12.1999
dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.
Baza Ligjore: Neni 92/a i Kodit Civil
dhe neni 154 i Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e shkallës së parë Sarandë me vendimin nr.1301, date 10.11.2003


ka vendosur:
Pranimin e padisë.
Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes
nr.2288 Rep. e nr.750 Kol., date 14.12.1999 lidhur ndërmjet të
paditurve Enti Kombëtar i Banesave Sarandë me cilësinë e shitësit

9
dhe Behar Kurti me cilësinë e blerësit, si veprim që vjen në
kundërshtim me ligjin (neni 92/a i K.C.).
Rregullimin e pasojave te rrjedhura nga veprimi juridik i
paligjshëm, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme.

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.36, date 27.01.2004 ka


vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.1301, date 10.11.2003 të Gjykatës së
shkallës së parë Sarandë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kanë bere rekurs të paditurit, te cilët


parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:

Avokati i shtetit:
- Paditësi nuk legjitimohet në ngritjen e padisë, pasi nuk është asnjë nga
rastet e parashikuara nga neni 32 i K.Pr.C. Objekti i blerë nga te paditurit
ka ekzistuar më parë se paditësi të blinte siperfaqen e truallit. Fakti qe
paditesi ka marre leje ndertimi dhe nuk mund ta realizoje ndertimin, nuk
vjen si rrjedhoje e shitblerjes, por te qënies faktike të objektit. Ndërtimi
do te jete i parealizueshem edhe sikur te prapsohej shitblerja, pasi objekti
do t’i kthehej shtetit.
- Te paditurve u është mohuar e drejta ligjore për paraqitjen e
kundërpadisë. Ky fakt është kundershtuar edhe ne ankimin e paraqitur
nga te paditurit, por gjykata e apelit arsyeton se, një gjë e tillë nuk është
kërkuar nga ankuesit.

I padituri Behar Kurti:


- Duke qenë se banesa ka qenë përpara se t’i shitej trualli paditësit, kemi
paraqitur padi për pavlefshmërinë e shitjes, por ajo nuk na është pranuar.
- Banesa dhe trualli jane privatizuar prej meje me cilesine e ish ushtarakut
dhe jane paguar te gjitha detyrimet.
- Gjykata, ne kundershtim me ligjin, nuk pranoi te shqyrtonte
kunderpadine, me pretendimin se nuk ruhet ndërgjyqësia.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi kerkesen paraprake te Avokatit te Shtetit per heqje dore nga
rekursi dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
I padituri Behar Kurti dhe Avokati i Shtetit kane paraqitur perpara
Gjykates se Larte rekurs kunder vendimit nr.36, date 27.01.2004 te Gjykates se
Apelit Gjirokaster, me te cilin eshte lënë në fuqi vendimi nr.1301, date

10
10.11.2003 i Gjykatës së shkallës së parë Sarandë.

11
Perpara relatimit te ceshtjes ne seancen e ketij Kolegji, ne fazen e
kerkesave paraprake, Avokati i Shtetit kerkoi heqje dore nga rekursi, duke
paraqitur nga ana formale edhe kerkesen nr.357 Prot., date 19.09.2005 te
Avokatit te Pergjithshem te Shtetit per kete qellim.
Nga ana tjeter, ky Kolegj u vu ne dijeni se edhe i padituri Behar Kurti ka
hequr dore nga rekursi, me paraqitjen e kerkeses date 25.03.2004 te nenshkruar
nga vete ai dhe e paditura tjeter, Lindita Kurti dhe te administruar ne dosjen
gjyqesore.
Ne keto kushte, meqenese plotesohen kerkesat e nenit 490 te K.Pr.C., qe
ben fjale per heqjen dore nga rekursi, ky Kolegj konkludon se, shqyrtimi i
ceshtjes ne Gjykaten e Larte duhet te pushoje.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 490 te K.Pr.C.,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit te ceshtjes me nr.akti 2829/686 ne Gjykaten e Larte.

Tirane, me 20.09.2005

12
Nr.2844/701 i Regj. Themeltar
Nr.1283 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita Kryesuese


Agron Lamaj Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.09.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: DONIKA BITRI, përfaqësuar


nga av. Antoneta Çunaj
TË PADITUR: K.K.K.P. PRANË QARKUT FIER,
në mungesë
VANGJEL KOLA, KOZMA KOLA,
LLAZI KOLA, ANIJE CENKO (KOLA),
EDMOND NAKA, VASILLAQ NAKA,
MINELLA NAKA, PANO NAKA,
ALEKSANDER KOLA, PIRRO KOLA,
përfaqësuar nga av. Serafin Guxho

OBJEKTI I PADISË:
Kundershtim i vendimit
nr.541, date 09.06.2000 te K.K.K.P.
Baza Ligjore: Neni 324 i K.Pr.C.
dhe ligji nr.7698, date 15.04.1993
“Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve”.

Gjykata e shkallës së parë Fier me vendimin nr.1436, datë 04.12.2001 ka


vendosur:
Rrëzimin e padisë.

13
Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.341, datë 28.05.2002 ka
vendosur:
Prishjen e vendimit nr.1436, date 04.12.2001 te Gjykatës së
shkallës së parë Fier dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë
gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Gjykata e shkallës së parë Fier me vendimin nr.823, date 14.05.2003 ka


vendosur:
Rrëzimin e padisë.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.261, datë 18.05.2004 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.823, datë 14.05.2003 te Gjykatës së shkallës
së parë Fier dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs paditësja, e cila parashtron këto


shkaqe për prishjen e tij:
- Gjykata e apelit ka vendosur pushimin e çështjes me arsyetimin se, kam
ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihej, ne vend qe te ngrihej padia per
njohje pronesie. Ky arsyetim eshte i gabuar, pasi une jam njohur pronare
me vendim te K.K.K.P.
- Prona na eshte kthyer me vendim te K.K.K.P. në vitin 1995, ndersa pales
se paditur i eshte kthyer prona ne vitin 2000. K.K.K.P. ka gabuar, pasi
nuk kishte te drejte te shprehej me vendim dy here per te njejten prone.
- Gjykata ka gabuar kur shprehet se te dy palet kane akte pronesie te vjetra,
ne nje kohe qe ne na eshte kthyer prona mbi bazen e tapive te
paraclirimit, ndersa pales se paditur mbi bazen e nje vendimi gjyqesor.
- Ne arsyetimin e vet gjykata e apelit shprehet se, eshte mbeshtetur ne
vendimin nr.1056, date 14.10.1999 te Gjykates se Larte. Ky vendim jo
vetem qe nuk ka lidhje me çështjen tone, por dhe nuk është detyrues,
sepse nuk është vendim unifikues.

Te paditurit Vangjel Kola, etj., kane paraqitur kundërrekurs, duke


parashtruar:
- Me te vertete qe vendimet unifikuese jane te detyrueshme, por edhe
vendimet e tjera te Gjykates se Larte perbejne praktike gjyqesore e duhen
zbatuar.
- Ne kemi bere gjykim per njohje pronesie dhe jo sepse nuk kemi pasur
tapi te vjetra, por sepse ashtu e kerkon ligji.
- Pretendimi se, K.K.K.P. kishte marre nje vendim dhe nuk mund te
shprehej perseri, nuk eshte i bazuar. Kjo ka ndodhur sepse dosjet e

14
K.K.K.P. ne vitin 1997 u dogjen.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesen e
paditeses, av. Antoneta Çunaj, e cila kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates
se apelit dhe te atij te gjykates se shkalles se pare dhe pranimin e padise,
perfaqesuesin e te paditurve, av. Serafin Guxho, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Me vendimin nr.155, date 15.08.1995 te K.K.K.P. prane Bashkisë Fier
trashëgimtareve te ish pronarit Xoxi Bitri, midis te tjerave u eshte kthyer i lire
nje siperfaqe trualli prej 6647 m2 (te ndare ne kater parcela) te ndodhur ne lagjen
Afrim i Ri të qytetit të Fierit. Vendimi është dhënë mbi bazën e një note
transkriptimi te vitit 1934.
Me vendimin nr.541, date 09.06.2000 te K.K.K.P. prane Këshillit të
Rrethit Fier trashëgimtarëve të ish pronarit Loni Kola, midis të tjerave u është
kthyer i lire nje siperfaqe trualli prej 5000 m 2 të ndodhur ne lagjen Afrim të
qytetit të Fierit. Vendimi është dhënë mbi bazën e një vendimi gjyqësor të vitit
1996.
Paditesja, me padine ne gjykim, ka kerkuar anullimin e vendimit të
K.K.K.P. dhene ne favor te te paditurve, me pretendimin se te dyja siperfaqet
kane mbivendosje me njera tjetren.
Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise.
Gjykata e apelit, ne rigjykim, ka vendosur prishjen e vendimit te gjykates
se shkalles se pare dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.
Kjo gjykate ne vendimin e saj arsyeton nder te tjera se, ne kushtet kur te
dyja palet ndergjyqëse kane dokumenta te plota pronësie, si të origjines ashtu
edhe te reja dhe kane pretendime pronesie per te njejten siperfaqe (trualli), te
drejtat e tyre mund t’i mbrojne vetem me padine e njohjes pronar.

15
Mbi bazen e ketij arsyetimi dhe duke i’u referuar nje vendimi te Kolegjit
Civil te Gjykates se Larte me nr.1056, date 14.10.1999, gjykata e apelit ka
konkluduar se paditesja ka ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihej dhe prandaj
ka pushuar gjykimin e ceshtjes, konform nenit 468 te K.Pr.C.
Ky Kolegj cmon se, arsyetimi i vendimit te Gjykates se Apelit Vlore
eshte i gabuar dhe per rrjedhoje edhe vendimi i saj qe bazohet ne kete arsyetim
vjen ne kundershtim me ligjin nr.7698, date 15.04.1993 “Për kthimin dhe
kompensimin e pronave ish pronarëve”.
Se pari, paditesja me te drejte eshte bazuar ne kete ligj per te
kundershtuar perpara gjykates vendimin e K.K.K.P., qe ka vendosur njohjen dhe
kthimin e te njejtes prone qe i eshte njohur dhe kthyer asaj.
Se dyti, me anen e kesaj padie paditesja i ka te gjitha mundesite te
provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin e saj te pronesise dhe t’i kerkoje
gjykates te vendose mbi themelin e ketij pretendimi, duke e shpallur ate te
bazuar ose jo.
Pra, kjo padi, si padi themeli, i hap rrugen zgjidhjes se konfliktit te
pronesise, meqenese jane dhene dy vendime te kunderta nga K.K.K.P.
Konkretisht, anullimi i vendimit te K.K.K.P. te dhene ne favor te njeres
pale do t’i mohonte asaj pale te drejten perkatese te pronesise dhe cfare rrjedh
prej saj, duke e detyruar te njohe pronare palen tjeter ne ate siperfaqe trualli.
Nga ana tjeter, ky Kolegj konstaton se, vendimi i lartpermendur nr.1056,
date 14.10.1999 i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte (i cili nuk eshte vendim
unifikues), nuk ka lidhje me zgjidhjen e nje ceshtje te ngjashme me kete ne
gjykim, prandaj Gjykata e Apelit Vlore nuk kishte perse t’i referohej.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.261, date 18.05.2004 te Gjykatës së Apelit Vlorë
dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.09.2005

16
Nr.2843/700 i Regj. Themeltar
Nr.1285 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita Kryesuese


Perikli Zaharia Anetar
Agron Lamaj Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.09.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËSE: ENKELEJDA PLEQI, ne mungese


I PADITUR: ARDIAN PUKA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pjestim pasurie ne bashkepronesi.
Baza Ligjore: Neni 207 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.359, date 10.03.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise se pales paditese Enkelejda Pleqi, ndaj pales se
paditur Ardian Puka, me objekt pjestim pasurie ne bashkepronesi,
duke i takuar respektivisht secilit ndergjyqes ne natyre:
Per palen paditese Enkelejda Pleqi:
Toke truall prej 750 m2 te ndodhur ne lagjen "Bishanake" Fier e
ndodhur ne anen jugore te truallit prej 1430 m2 (sipas aktit te
ekspertimit te ekspertes Nurie Kipe).
Autoveture tip “Alfa Romeo”, me targe FR.0125 A.
Nje shume prej 225.000 leke, si dhe interesat perkatese te Bankes
se Kursimeve nga data 04.05.1998 deri ne diten e ekzekutimit te
vendimit.
Nje shume prej 3.550.000 Dhrahmi Greke, te konvertuara ne
monedhe "EURO", ne kohen e dhenies se parave nga Agjensia e

17
kambizmit "Gjallica" Vlore, keto sipas librezes ne emer te saj date
04.11.1996.
Per palen e paditur Ardian Puka:
Nje siperfaqe trualli prej 715 m2, te ndodhur ne lagjen "Bishanake"
te qytetit Fier, te ndodhur ne anen veriore te truallit prej 1430 m2
(sipas aktit te ekspertimit te ekspertes Nurie Kipe).
Nje shume prej 50.000 lekesh nga pjestimi ne natyre i autovetures,
shume te cilen i detyrohet paditesja Enkelejda Pleqi.
Nje shume prej 1.450.000 Dhrahmi greke, te konvertuara ne
monedhe "Euro", ne kohen e dhenies se parave nga Agjensia e
kambizmit "Gjallica" Vlore, sipas librezes ne emer te Enkelejda
Pleqi ne date 04.11.1996.
Nje shume prej 2.100.000 Dhrahmi greke, te konvertuara ne
monedhe "Euro", ne kohen e dhenies se parave nga Agjensia e
kembimit "Gjallica" Vlore, keto sipas librezes ne emer te tij date
09.11.1996.
Ky vendim shoqerohet me aktin e ekspertimit te ekspertes Nurie
Kipe.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendim nr.94, date 08.06.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.359, date 10.03.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Fier, persa i perket pjestimit te pasurise ne lidhje
me makinen tip "Alfa-Romeo" dhe shumen e lekeve.
Ndryshimin e ketij vendimi persa i perket pjestimit te truallit prej
1.500 m2 ne kete menyre:
Siperfaqja prej 715 m2, t'i lihet paditeses Enkelejda Pleqi, sipas
planvendosjes se bere nga eksperti Yzeir Muco ne pjesen "A" me
kufizimet perkatese: V - Piro Vero, P - rrugica e Llazar Cukos, L -
Zamo Braka, J - pjesa "B".
Siperfaqja e truallit prej 715 m2, t'i lihet te paditurit Ardian Puka
sipas pjeses "B" te akt-ekspertimit me kufizimet: V - pjesa "A", J -
Rruga e fushes se sportit, P - rrugica e Llazar Cuko, L - Zana
Braka.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit


te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Enkelejda Pleqi, e cila kerkon prishjen e
ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier
nr.359, date 10.03.2003, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi eshte cenuar per shkak te korrupsionit, kete e verteton vete
vendimi i cili pjeset e truallit i ka lene po te barabarta ashtu sikunder i
kishte vendimi i Gjykates se Fierit.
- Trualli i cili eshte 1.430 m2, Gjykata e Apelit Vlore e ka bere 1500 m2.

18
- Kufizimet e truallit jane komplet te ndryshem nga ato qe jane realisht dhe
te percaktuara ne vendimin e Gjykates se Fierit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, ne mungese te paleve
dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.94, date 08.06.2004 i Gjykates se Apelit Vlore, eshte
rrjedhoje e respektimit dhe zbatimit te drejte te ligjit dhe, per kete shkak, duhet
te lihet ne fuqi.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes rezulton se, ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor
Fier, ka ngritur padi paditesja Enkelejda Pleqi me pale te paditur Ardian Puken
dhe me objekt pjestim gjyqesor te pasurise ne bashkepronesi mbeshtetur ne
nenin 207 te Kodit Civil.
Sipas vendimeve te te dy gjykatave, ne gjykim eshte vertetuar se palet
ndergjyqese kane qene bashkeshorte dhe kane zgjidhur martesen. Kjo rezulton
nga vendimi nr.1865, date 17.12.1998 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier.
Gjykata ne fazen e pare te pjestimit gjyqesor hetoi dhe ka percaktuar si
sende te vena gjate marteses dhe qe i nenshtrohen pjestimit ne pjese te barabarta
mes dy paleve ndergjyqese, nje siperfaqe trualli ne qytetin e Fierit me siperfaqe
1430 m2, nje autoveture te markes Alfa Romeo, nje libreze kursimi depozite ne
shumen 450.000 leke, dy kontrata huaje perkatesisht ne shumat 5 milion dhe 2.1
milion Dhrahmi Greke te dhena Agjencise se Kambizmit "Gjallica" Vlore,
shoqeri ne administrim. Ne perfundim te gjykimit te fazes se dyte te pjestimit,
duke bere vleresimin e pasurive te luajteshme dhe te paluajteshme, mundesise,
menyres se ndarjes ne natyre dhe kompensimit te mundshem te tyre ndermjet
paleve ndergjyqese, gjykatat kane vendosur pjestimin gjyqesor duke caktuar
pjeset e pasurise se perbashket per secilin bashkepronar.
I pambeshtetur ne ligj eshte pretendimi i pales paditese ne rekurs, sipas te
ciles per siperfaqen e truallit te ndare ne natyre ne menyre te barabarte ndermjet
paleve, gjykata e apelit ka marre parasysh mendimin e ekspertit te caktuar prej
saj, nderkohe qe ajo pretendon se ka kerkuar perjashtimin e ketij eksperti dhe te
nje gjyqtari te trupit gjykues per njeanshmeri. Nenet 74, 76 dhe 224/c te Kodit te
Procedures Civile parashikojne se, eshte e detyrueshme qe te behet kerkese me
shkrim per perjashtimin e gjyqtarit a ekspertit. Nga shqyrtimi i akteve
procedurale te ceshtjes dhe procesverbaleve te seancave, nuk rezulton te jete
bere nje kerkese e tille me shkrim dhe te jete reflektuar ne procesverbalin e
seancave nje deklarim i tille nga pala paditese. Gjithashtu, nga kjo pale nuk

19
rezulton te jete bere ankim i vecante lidhur me mangesite a pavlefshmerine
eventuale te procesverbalit te seancave.

20
Kolegji Civil cmon se, kerkimet e tjera ne rekurs nuk permbajne elemente
apo ceshtje qe kane te bejne me zbatimin e ligjit nga gjykata e shkalles se pare
dhe te apelit, sipas rasteve te parashikuara ne nenin 472 te Kodit te Procedures
Civile. Persa i perket gabimeve materiale ne vendimin e gjykates se apelit,
mbeshtetur ne nenin 312 te Kodit te Procedures Civile, palet mund t’i kerkojne
gjykates te ndreqe gabimet e bera ne shkrim ne vendimin e dhene.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485, shkronja "a" te
Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.94, date 08.06.2004 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 20.09.2005

21
Nr.2591/482 i Regj. Themeltar
Nr.1286 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita Kryesuese


Perikli Zaharia Anetar
Agron Lamaj Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.09.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: LINDITA HAJDINI, perfaqesuar


nga Av. Serafin Guxho
TË PADITUR: ZINI BEQIRI, JONUZ KOCIAJ,
perfaqesuar nga Av. Antoneta Çunaj

OBJEKTI I PADISË:
Lirim e dorezim sendi.
Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.1243, date 15.09.2003 ka


vendosur:
Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.235, date 11.05.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.1243, date 15.09.2003 te
Gjykates se shkalles se pare Fier.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te


K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs Lindita Hajdini, e cila kerkon prishjen e ketij
vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Fier nr.1243, date
15.09.2003, ndersa i padituri Jonuz Kociu ka ushtruar k/rekurs.

22
Shkaqet e parashtruara ne rekursin e Lindita Hajdinit:
- Vendimi eshte ne kundershtim me nenet 163 e 164 te K.Civil, pasi eshte
rrezuar padia me arsyetimin se nuk provohet pronesia e paditeses.
- Konkluzioni i arritur nga gjykatat eshte ne kundershtim me provat qe jane
administruar ne dosje sic eshte dhe vertetimi hipotekor, etj.
- Gjykata arsyeton se i padituri Zini Beqiri, e mban kete pjese te objektit ne
menyre te ligjshme, duke e konsideruar prove noten e transkriptimit
nr.533, date 03.04.1998, ne nje kohe qe rregjistrimi eshte bere mbi bazen
e vendimit gjyqesor per vertetim fakti, ne kundershtim me ligjin. Dhe i
padituri Jonuz Kociaj, nuk provon qe te jete pronar i ambjentit qe ka
zene.

Shkaqet e parashtruara ne k/rekursin e Jonuz Kocise:


- Pala paditese nuk ishte ne gjendje te sillte kontrate shitje trualli dhe
qellimisht ngaterron shitjen e objektit kinema me ate te truallit.
- Shtepia ime eshte ndertuar jashte objektit kinema dhe jetoj atje qysh nga
viti 1963.
- Kerkimet e parashtruara ne rekurs, nuk jane nga ato te parashikuara ne
ligj dhe per kete kerkojme mospranimin e rekursit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, pasi degjoi mbrojtjen
dhe mendimet e perfaqesuesit te pales paditese Lindita Hajdinaj, avokatit
Serafin Guxho, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit nr.235, date 11.05.2004 te
Gjykates se Apelit Vlore dhe te vendimit nr.1243, date 15.09.2003 te Gjykates
se Rrethit gjyqesor Fier dhe pranimin e kerkese-padise, mbrojtjen dhe mendimet
e perfaqesuesit te paleve te paditura Zihni Beqiri e Jonuz Kociaj, avokates
Antoneta Cunaj, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.235, date 11.05.2004 te
Gjykates se Apelit Vlore dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.235, date 11.05.2004 i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin
eshte lene ne fuqi vendimi nr.1243, date 15.09.2003 i Gjykates se Rrethit
gjyqesor Fier, eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Fier, me daten 14 Prill 2003, eshte
rregjistruar padia e paraqitur nga paditesja Lindita Hajdinaj, me pale te paditur
Zini Beqiri e Jonuz Kociaj, me objekt dhe shkak ligjor lirim dhe dorezim te

23
sendit, nje pjese te pasurise se paluajteshme, ndertese, e ndodhur ne qytetin e
Patosit, mbeshtetur ne nenin 296 te Kodit Civil.
Nga aktet e administruara dhe pranuara nga gjykatat rezulton se, paditesja
Lindita Hajdinaj pretendon se, eshte pronare e nje pasurie te paluajteshme,
ndertesa ish Kinema e ndodhur ne lagjen "Mustafa Matohiti" ne Patos, me
siperfaqe 475 m2, pronesine e se ciles e ka fituar nepermjet privatizimit ne
muajin janar te vitit 1992. Si prova shkresore per vertetimin e pronesise se kesaj
pasurie, paditesja ka paraqitur vertetimin e pronesise leshuar me 10.08.2000,
nga Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme, vertetimin leshuar me
21.04.1995 nga ish Zyra e Hipotekave prane Gjykates se Rrethit Fier, shkresen e
dates 30.01.1992, nga Dega e A.K.P.-se Fier, qe konfirmon pagesen e cmimit te
blerjes se objektit te privatizuar, si dhe aktin e dorezimit te ketij objekti,
ndermjet A.K.P.-se dhe blereses Lindita Hajdinaj.
Paditesi pretendon se, i eshte hequr ne menyre te paligjshme posedimi i
disa pjeseve te prones se saj te lartpermendur, nga te paditurit Zini Beqiri dhe
Jonuz Kociaj, te cilet i perdorin ato per banim, pa shkak ligjor dhe ne kushtet e
keqbesimit.
Nga ana tjeter te paditurit gjate gjykimit kane prapesuar kerkimet e
paditesit, duke pretenduar se ajo nuk provon te jete pronare jo vetem e pjeses se
nderteses qe ata posedojne, por edhe ne teresine e saj, per shkak se paditesi nuk
arrin te paraqese si prove ne gjykim, kontraten e shitblerjes se prones te lidhur
me A.K.P.-ne, qe do te perbente vertetimin e njeres prej menyrave te ligjshme te
fitimit te pronesise.
Sipas pretendimit te tyre, provat shkresore te paraqitura nga paditesi ne
gjykim, nuk perbejne prove te plote per vertetimin e pronesise mbi objektin. Po
keshtu, ata pretendojne se objektet ku ata banojne, nuk bejne pjese ne objektin e
rivendikuar, jane jashte tij si objekte te ish nencentralit elektrik te qytetit.
Se fundi, i padituri Zini Beqiraj, pretendon te jete pronar i nderteses ku
banon e qe kerkohet nga paditesi, duke paraqitur si prove shkresore nje note
transkriptimi nr.533, date 03.04.1998, ku rezulton pronesia e tij mbi objektin e
mbeshtetur ne vendimin nr.294, date 02.03.1998 te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Fier. Ndersa i padituri Jonuz Kociaj, pretendon te jete posedues i ligjshem i
objektit ku banon, duke paraqitur si prove disa vertetime te leshuara nga filiali i
KESH ne Fier, sipas te cilave i padituri banon ne nje objekt te ndodhur prane
nenstacionit elektrik, te dhene atij me autorizim per banim qe nga muaji tetor i
vitit 1963.
Ne gjykimin ne shkalle te pare, per te qartesuar e saktesuar pretendimet e
paleve, eshte zhvilluar ekspertimi lidhur me planvendosjen dhe siperfaqen e
objektit te pretenduar nga paditesi dhe atyre te te paditurve, si dhe per
mbivendosjen e mundshme te tyre. Sipas akt ekspertimit, ne vijim te percaktimit
te vendosjes dhe siperfaqeve perkatese, rezulton nje mbivendosje prej 110 m2,

24
qe konsiston ne mbivendosjen brenda objektit te pales paditese te siperfaqeve te
atyre qe disponojne a posedojne te paditurit.
Ne perfundim te hetimit gjyqesor, gjykata e shkalles se pare vendosi
rrezimin e padise, vetem me arsyetimin se pala paditese, megjithese paraqiti
disa akte zyrtare per vertetimin e pronesise, ne kuptim te elementeve thelbesore
te padise se rivendikimit, nuk arriti te provonte menyren e fitimit te kesaj
pronesie: paraqitjen e kontrates se shitblerjes te lidhur prej saj me A.K.P.-ne
Dega Fier. Ne kete gjykim paditesi pretendoi se kontrata e shitblerjes dhe gjithe
dokumentacioni tjeter prane A.K.P.-se, Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier, etj,
nuk mund te gjenden me per shkak te shkaterrimeve te arkivave te tyre ne vitin
1997, nderkohe qe nuk disponon me kopje te tyre, per shkak se i ka dorezuar ne
procese te tjera gjyqesore prane se njejtes gjykate.
Vendimi i gjykates se shkalles se pare, eshte lene ne fuqi nga Gjykata e
Apelit Vlore, me te njejtin arsyetim: pala paditese nuk vertetoi pronesine sepse,
mbi prapesimin e te paditurve, nuk paraqiti si prove kontraten e shitjes me
A.K.P.-ne Dega Fier, menyra e ligjshme e pretenduar per fitimin e pronesise
mbi pronen objekt gjykimi. Ne vijim, ne kundershtim me arsyetimin e pare, po
kjo gjykate pranon se objekti eshte i paditeses por i renduar "me barre lidhur me
objektet qe posedojne te paditurit".
Kolegji Civil cmon se, vendimi nr.235, date 11.05.2004 i Gjykates se
Apelit Vlore, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.1243, date 15.09.2003 i
Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier, eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit
te gabuar te ligjit.
Shqyrtimi gjyqesor dhe vendimet e te dy gjykatave, nuk kane qartesuar
pretendimet e paleve ndergjyqese, per zgjidhjen e ceshtjes sipas ligjit, si
rrjedhoje e nje hetimi gjyqesor te paplote dhe te pjesshem, me te cilin nuk i jane
dhene pergjigje te gjitha pretendimeve, kerkimeve dhe prapesimeve te paleve.
Gjykata nuk ka respektuar dhe zbatuar drejt ligjin, ka kryer shkelje procedurale
ne marrjen dhe shqyrtimin e provave, nuk ka marre prova vendimtare, shkelje
keto qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.
Ne mbeshtetje te nenit 296 te Kodit Civil, eshte arsyetimi i gjykates sipas
se ciles ne rradhe te pare, duhet qe pala paditese te vertetoje pronesine e sendit
te rivendikuar, si dhe mbajtjen e tij nga pala e paditur. Nga shqyrtimi i akteve
dhe provave te administruara ne gjykim, pala paditese ka paraqitur si prove te
pronesise se tij, dy akte zyrtare: vertetimin e leshuar ne vitin 2000 nga Zyra e
Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme dhe vertetim te leshuar ne vitin 1995
nga Zyra e Hipotekave te Gjykates se Rrethit te Fierit, si dhe aktin e dorezimit te
objektit te privatizuar nga organi shteteror dhe dokumentin per shlyerjen e
cmimit te blerjes se objektit.
Pavaresisht nga keto prova, mbi kerkimin dhe prapesimet e te paditurve,
ne kuader te gjykimit te nje padie rivendikimi, pala paditese kishte barren e
proves per te vertetuar edhe fitimin e pronesise ne nje nga menyrat e

25
parashikuara me ligj dhe, me konkretisht, kontraten e shitblerjes se objektit te
lidhur me organin shteteror kompetent, per privatizimin e tij. Meqenese nuk
paraqiti kete prove vendimtare, gjykata ka çmuar se paditesi nuk provon se
eshte pronar i sendit, pjese te te cilit jane objekt i rivendikimit.
Por gjykata, nga ana tjeter, ne fazen e shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes, nuk
ka respektuar ligjin lidhur me pretendimin e paditesit, per pamundesine e
paraqitjes se proves per shkak se kopjet e saj i kishte dorezuar ne gjykime te
tjera dhe, se e kishte te pamundur marrjen e kopjeve nga organet shteterore
perkatese: Gjykata e Rrethit Fier, A.K.P. - Dega Fier, Ndermarrja, etj., sepse
arkivat e tyre jane djegur ne ngjarjet e vitit 1997. Ne dosje gjyqesore jane
administruar edhe disa akte e vendime gjyqesore te formes se prere, ne te cilat
gjykatat kane disponuar ne favor te paditesit per pushim cenimi pronesie nga te
trete, etj., per te njejtin send objekt edhe i ketij gjykimi. Duke qene se kontrata e
shitblerjes se objektit, perben nje nga provat vendimtare ne kete gjykim, ne
kushtet e pretendimit per shkaqe serioze qe justifikojne mosparaqitjen e kesaj
prove nga paditesi, gjykata e apelit, ne rigjykim, duhet te hetoje dhe kerkoje
zyrtarisht nga organet perkatese shteterore, te dhena me shkrim lidhur me
ekzistencen ose jo te shkakut serioz te pretenduar, si dhe te dokumentave
perkates, sipas kerkesave te neneve 224 e 264 te Kodit te Procedures Civile.
Nese nje rrethane e tille do te provohej, gjykata duhet te mbaje parasysh ne
rigjykim, permbajtjen e akteve zyrtare qe ka administruar ne gjykimet e
meparshme, sikurse jane vertetimet e pronesise leshuar nga Z.RR.P., ish zyra e
hipotekes, etj., per te cilat, ne kuptim te ligjit, ekziston prezumimi ligjor i
vertetesise, pervec kur provohet e kunderta per falsitet.
Perveçse kontradiktore me perfundimet e meparshme, gjykata e apelit ne
pjesen arsyetuese te vendimit, nuk ka respektuar kerkesat e nenit 309 dhe 310 te
Kodit te Procedures Civile. Ndersa shprehet se paditesi nuk provoi qe te jete
pronar i sendit te rivendikuar, vete kjo gjykate, pa mbeshtetje ne ndonje te
dhene e prove te administruar ne gjykim, arsyeton dhe arrin ne konkluzionin se
paditesi objektin e ka marre me barre per pjesen qe posedojne te paditurit,
nderkohe qe sipas perfundimit tjeter te gjykates, objektet nuk i jane hequr nga
posedimi paditesit, pra nuk kane lidhje me ate objekt.
Ne kundershtim me kerkesat e nenit 224/b te Kodit te Procedures Civile,
gjykata e apelit nuk ka arsyetuar perfundimet e saj te kunderta me mendimin e
ekspertit. Ndersa gjykata shprehet se nuk provohet qe objektet e te paditurve t’i
jene hequr nga posedimi paditesit, sipas aktit te ekspertimit, nga siperfaqja e
rregjistruar e objektit prej 475 m2, paditesja posedon vetem 383 m2, ndersa dy
te paditurit posedojne pjese te ketij objekti ne siperfaqet perkatese 44.5 m2 dhe
65.5 m2.
Ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te permbushe kerkesat e dispozites
procedurale te lartpermendur, duke e plotesuar edhe me ekspertim te rrethanave

26
te tilla vendimtare per dhenien e vendimit si koha e ndertimit e lloji i
konstruksionit te objektit, nderhyrjeve dhe shtesave te mundshme te tij.
Ne kushtet e nje hetimi gjyqesor te paplote, ne zbatim te parimeve te
kontradiktorialitetit, barazise se paleve dhe gjykimit te paanshem te
parashikuara ne nenet 20 dhe 28 te Kodit te Procedures Civile, ne rigjykim,
gjykata e apelit, duhet te shqyrtoje dhe analizoje faktet, provat dhe pretendimet
e te paditurve, si dhe kerkimet e prapesimet e paditesit lidhur me ta, persa i
perket ekzistences ose jo te shkaqeve ligjore per menyren e fitimit te pronesise a
posedimit te sendit nga te paditurit, etj. Ne kushtet kur ne dosjen gjyqesore nuk
jane administruar fakte dhe prova vendimtare, gjykata e apelit duhet te plotesoje
hetimin gjyqesor edhe lidhur me pretendimin e te paditurve se objektet e tyre
jane pjese perberese te ish nencentralit elektrik, duke hetuar lidhur me
vendndodhjen e sakte te nencentralit, planimetrine e perberjen, shkakun dhe
kohen e prishjes se tij. Po keshtu edhe lidhur me menyren e fitimit te pronesise
se pjeses se objektit nga ana e te paditurit Zini Beqiri, nese i padituri tjeter Jonuz
Kociaj, posedon objektin me cilesine e qiramarresit me shtetin dhe shlyerjen e
ketij detyrimi prej tij, nese ky objekt ben pjese ne fondin e banesave shteterore,
apo eshte ne inventarin e objekteve te nje subjekti tjeter publik, etj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit
485 te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.235, date 11.05.2004 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me nje tjeter trup
gjykues.

Tirane, me 20.09.2005

27
Nr.2809/668 i Regj. Themeltar
Nr.1287 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita Kryesuese


Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Agron Lamaj Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne daten 20.09.2005 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe ju


perket paleve:

PADITËS: ALEKSANDRA JARANI, ne mungese


TË PADITUR: SKENDER JARANI, ne mungese
LIRIJE JARANI, perfaqesuar nga
Av. Enise Kurteshi.
EVIS JARANI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e te paditurve Skender,
Lirije dhe Evis Jarani te njohin paditesen
bashkepronare ne apartamentin e mesiperm.
Baza Ligjore: Neni 199 e vijues te K.Civil
dhe 202 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3045, date 01.07.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.
Njohjen e paditeses Aleksandra Jarani, si bashkepronare me te
paditurit Skender, Lirije dhe Evis Jarani, te apartamentit qe
ndodhet ne Tiranen e Re, ne Rrugen "Muhamet Gjollesha", Pallati i
Ministrise se Ndertimit, Shkalla 1, Ap.1, te perbere nga tre dhoma,
nje kuzhine dhe ambjentet ndihmese te rregjistruar ne Z.R.P.P.
Tirane, ne rregjistrin hipotekor nr.5506, date 1996.

28
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.713, date 03.06.2004 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.3045, date 01.07.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile,


ka ushtruar rekurs Skender e Lirije Jarani, te cilet parashtrojne keto shkaqe:
- Gjykata e shkalles se pare ka lejuar shkelje te renda procedurale, te cilat
nuk i ka marre ne konsiderate gjykata e apelit.
- Jane shkelur kerkesat e nenit 175 te K.Pr.C., duke u zhvilluar gjykimi ne
mungese, nderkohe qe kemi qene te semure me raport.
- Jane shkelur kerkesat e nenit 184, 185/2 te K.Pr.Civile, ku pa marre
vendim per vazhdimin e gjykimit ne mungese ka pranuar kerkesen per
ndryshim te objektit te padise dhe pakesimin e saj pa na e komunikuar
neve si pale.
- Ka shkelur kerkesat e nenit 180 te K.Pr.C., pasi nuk ka marre shpjegimet
nga pala paditese, e cila ka qene prezent ne gjykim.
- Gjykatat ne kundershtim me kerkesat e ligjit 7652, date 23.12.1992 "Per
privatizimin e banesave shteterore", pasi neni 20 i ketij ligji per efekt te
zbatimit te ketij ligji, kerkon perberjen familjare me date 1 dhjetor 1992.
- Kur ka hyre ligji ne fuqi, paditesja Aleksandra me Gentin kane qene te
ndare qe nga data 26.12.1991 dhe Skenderi ka patur dy dhoma e nje
kuzhine ne Lagjen "Ali Demi" te cilat i ka privatizuar pastaj ja ka shitur
EKB.
- Skender Jarani ne shtator 1996, ka shitur banesen dy plus nje entit te
banesave dhe ka marre dy dhoma plus kuzhine, si i perndjekur politik
ndersa nje dhome e ka blere me Lirine e Evis Jaranin, pa kontribuar ne
kete blerje as Genti e as Aleksandra.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, pasi degjoi Av. Enise
Kurteshi, e cila kerkoi prishjen e vendimeve dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.713, date 03.06.2004 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi
nr.3045, date 01.07.2003 i Gjykates se shkalles se pare Tirane duhet te prishen
per shkelje te renda te normave procedurale dhe te dergohet ceshtja per
rigjykim.
Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesja Aleksandra Jarani ka lidhur
martese me date 11.11.1992 me Genti Jaranin, qe eshte djali i te paditurve
Skender e Lirie Jarani dhe vellai i te paditures Evis Jarani.

29
Palet ndergjyqese kane qene bashkeqiramarres ne nje banese shteterore
ne Lagjen "Ali Demi", Pallati 6, shkalla 1, Ap.4 me dy dhoma e guzhine.
Me kontraten nr.671/186, date 19.08.1996, banesen e siperme e kane
privatizuar Genti Jarani dhe Aleksandra Jarani, te cilen e kane rregjistruar ne
hipoteke me nr.4809, date 24.08.1996.
Me kontrate tjeter shitblerje, nr.6075/2916, date 21.11.1996 i padituri
Skender Jarani, i shet Entit Kombetar te Banesave Tirane, te njejten banese qe
kane privatizuar Genti dhe Aleksandra Jarani, por nuk eshte rregjistruar.
Te paditurit Skender, Lirije dhe Evis Jarani, me kontraten nr.5231/2563,
date 23.09.1996 kane blere nga Enti Kombetar i Banesave Tirane, nje
apartament me tre dhoma e nje kuzhine, ne rrugen "M. Gjollesha", Pallati
M.Ndertimit, shk. 1, ap. 1, ne katin e pare, e cila eshte hipotekuar. Paditesja
Aleksandra Jarani, ka ngritur padi ndaj te paditurve, me objekt detyrimin e te
paditurve ta njohin bashkepronare ne banesen e privatizuar nga te paditurit me
kontraten nr.5231/2563, date 23.09.1996 ne Rr. “M. Gjollesha”, me pretendimin
se, eshte perjashtuar padrejtesisht nga privatizimi, pasi ajo ka qene pjestare e te
njejtes familje qe nga momenti i daljes se ligjit "Per privatizimin e banesave
shteterore".
Ne perfundim te gjykimit, gjykata e shkalles se pare, ka pranuar kerkese
padine e paditeses, duke e njohur bashkepronare me te paditurit ne banesen
objekt konflikti. Gjykata e apelit, ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se
shkalles se pare me arsyetimin se, palet ndergjyqese kane qene
bashkeqiramarres ne nje banese tjeter shteterore ne Rr."A. Demi" por per te
privatizuar kane privatizuar vetem apartamentin objekt gjykimi te ndodhur ne
Tiranen e Re, Rr."M. Gjollesha", Pallati i Ministrise se Ndertimit, pasi ne
zbatim te ligjit "Per privatizimin e banesave shteterore", nuk mund te
privatizonte dy banesa shteterore nga i njejti person.
Ndaj dy vendimeve te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se
pare kane ushtruar rekurs te paditurit Skender e Liri Jarani, te cilet pretendojne
se gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te tyre, duke qene me raport mjekesor, si
dhe eshte ndryshuar objekti i padise pa u marre vendim per vazhdimin e
gjykimit te mungeses dhe pa bere komunikimin pales ne mungese.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se, vendimet e gjykatave jane
marre me shkelje te renda te rregullave procedurale, neni 467/"c", neni 185 te
K.Pr.Civile.
Ne seancat gjyqesore te dates 26.05.2003 dhe 05.06.2003, gjykata e
shkalles se pare, ka konstatuar se, te paditurit Skender dhe Lirije Jarani,
megjithese kane patur dijeni te rregullt per diten e oren e caktuar per zhvillimin
e gjykimit, nuk jane paraqitur per te marre pjese ne zhvillimin e gjykimit, per
shkak se ishin me raport mjekesor dhe me mjekime intensive per 3 muaj (sipas
raporteve mjekesore me nr.162, 163, date 20.05.2003, te administruara ne
gjykim). Duke konstatuar sa siper, qe te paditurit nuk jane paraqitur ne gjykim

30
per nje shkak te arsyeshem, gjykata konform nenit 175 te K.Pr.Civile, paragrafi
i dyte, duhet te kishte shtyre zhvillimin e gjykimit per nje date tjeter.

Nga gjykata, vec qe nuk eshte shtyre gjykimi per nje date tjeter, por ne
mungese te te paditurve eshte ndryshuar objekti i padise dhe pa u konfirmuar
njoftimi i ketij ndryshimi, ka vazhduar gjykimin ne mungese te te paditurve,
duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 185 te K.Pr.Civile.
Gjykimi ne mungese te pales se paditur, pa shkaqe te arsyeshme kur eshte
provuar se pala ka qene me raport mjekesor, perben shkelje te rende
procedurale, ne baze te nenit 472/b te K.Pr.Civile dhe shkak per prishjen e
vendimit te gjykatave, pasi te paditurve nuk ju eshte dhene mundesia e barabarte
me palen paditese, per te mbrojtur interesat e tyre ne gjykim.
Sa siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, duhet te prishen
vendimet e dy gjykatave dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne gjykaten e
shkalles se pare.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.713, date 03.06.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe vendimit nr.3045, date 01.07.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane
dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, me
tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.09.2005

31
Nr.2842/699 i Regj. Themeltar
Nr.1288 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita Kryesuese


Valentina Kondili Anetare
Agron Lamaj Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 20.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.2842/699 Akti, qe


ju perket paleve:

PADITËS: ILIR ALIAJ, ne mungese


TË PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHESHME E
TATIMEVE TIRANE, ne mungese
DEGA E TATIM TAKSAVE VLORE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Shfuqizimi i aktit administrativ
nr.2884/1, date 25.07.2002
dhe nr.2884, date 26.02.2003,
rikthim ne punen e mepareshme
dhe pagimin e pages per kohen e
qendrimit padrejtesisht pa pune.
Baza Ligjore: Neni 146 i K.Punes.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.2190, date 26.12.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise se paditesit Ilir Aliaj duke shfuqizuar
shkresen nr.2884/1, date 25.07.2002 dhe nr.2884, date 26.02.2003
dhe duke vendosur rikthimin ne punen e mepareshme te paditesit
Ilir Aliaj.
Pranimin e pjesshem te padise lidhur me masen e demshperblimit,

32
duke vendosur si demshperblim pagen e nje viti.
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.349, date 30.06.2004 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.2190, date 26.12.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile


ka ushtruar rekurs Dega e Tatim Taksave Vlore e cila parashtron keto shkaqe:
- Nga ana proçedurale jane shkelur:
- Gjykatat kane vepruar ne kundershtim me nenin 8 te K.Pr.Civile, pasi nuk
moren ne konsiderat faktet e paraqitura nga pala shtet.
- Pala e paditur paraqiti deklarata te personave te ndryshem ne gjykate, por
megjithate kerkesat tona per tu degjuar si deshmitar nuk u moren
parasysh.
- Gjykatat kane vepruar ne kundershtim me nenin 14 te K.Pr.Civile, per
kryerjen e nje hetimi gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, gje qe nuk e
kane bere.
- Jane shkelur nenet 16, 20, 29 te K.Pr.Civile si dhe nenet 140 - 158 te
K.Punes e neni 26 i ligjit 8560, date 22.12.1999.
- Ne themel çeshtja nuk eshte zgjidhur drejte, pasi zgjidhja e kontrates se
punes eshte bere mbi bazen e denoncimeve ne drejtim te tij nga subjektet
per marrjen e mites.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, ne mungese te paleve
ndergjyqese dhe si diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.349, date 30.06.2004 i Gjykates se Apelit Vlore, eshte marre
ne zbatim te keq te ligjit, si i tille duhet prishur dhe çeshtja te dergohet per
shqyrtim.
Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesi Ilir Aliaj, ka qene ne marredhenie
pune me palen e paditur ne Degen e Tatim Taksave Vlore me detyren e
nenoficerit.
Me shkresen nr.2884/1, date 25.07.2002 pala e paditur ka njoftuar
paditesin per nderprerjen e marredhenieve te punes. Shkresa e siperme ka si
motivacion per nderprerjen e marredhenieve te punes, se paditesi ka shkelur
rregulloren e institucionit, Kodin e Etikes, qe sipas tyre, jane baze per lidhjen e
kontrates se punesimit. Po keshtu ana e paditur ne marrjen e kesaj mase
disiplinore, eshte bazuar edhe ne detyrat e lena nga Komisioni Antikorrupsion,
per punonjesit nga te cilet ka patur denoncime nga subjekte te ndryshme
tregetare, per mitmarrje.

33
Paditesi me padine ne gjykim ka kerkuar shfuqizimin e shkreses
nr.2884/1, date 25.07.2002 dhe nr.2884, date 26.02.2003, rikthim ne punen e
mepareshme dhe pagimin e pages ne baze te nenit 146 te K.Punes, duke bazuar
pretendimin e tij se ka nje prove, nje vendim gjyqesor te formes se prere,
vendimin nr.28, date 09.06.2003 me te cilen eshte vendosur ndryshimi i
vendimit te pushimit te proçedimit penal filluar ndaj paditesit ne kete menyre:
"Pushimin e proçedimit penal nr.447, date 2002 ndaj te pandehurit Ilir Aliaj per
vepren penale te parashikuar nga neni 181/9 i Kodit Penal (moskryerje e
detyrave te organit tatimor) per shkak se i pandehuri nuk e ka kryer ose nuk
provohet ta kete kryer.
Gjykata e shkalles se pare Vlore duke vleresuar si prove te plote
vendimin gjyqesor te formes se prere, per pushimin e proçedimit penal
parashikuar nga neni 181/a "per moskryerje te detyrave te organit tatimor" ka
çmuar se, nuk ka prova te vertetojne zgjidhjen e justifikuar te kontrates se
punes, pra e ka konsideruar zgjidhje te pajustifikuar, pa hetuar ne drejtim te
shkaqeve te tjera qe kane te bejne me shkeljen e disiplines ne pune, qe
justifikojne ose jo marrjen e mases disiplinore largim nga puna. Nga gjykata e
apelit eshte lene ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se pare, me te cilen eshte
vendosur, rikthim ne pune i paditesit dhe demshperblimin e tij me pagen e nje
viti.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se çeshtja eshte zgjidhur nga
gjykata ne zbatim te keq te dispozitave te K.Punes, Neni 146, 153, 154, 155,
156 dhe Neni 14 i K.Pr.Civile, per nje hetim te gjithanshem te çeshtjes.
Palet ne gjykim rezultojne se kane mosmarreveshje qe rrjedhin nga
marredhenia juridike midis punemarresit dhe punedhenesit. Ky i fundit per
shkak te shkeljes se disiplines ne pune duke zgjidhur kontraten e punes ne nje
nga menyrat qe parashikojne dispozitat e siperme te Kodit te Punes.
Sipas Nenit 153/3 te K.Punes:
"… Konsiderohen shkaqe te justifikuara rastet kur punemarresi shkel
detyrimet kontraktuale me faj te rende, si dhe i shkel detyrimet kontraktuale me
faj te lehte, ne menyre te perseritur …".
Mes paleve rezulton se ka nje kontrate pune qe permban te drejta e
detyrime reciproke per krijimin e ndryshimin e shuarjen e marredhenieve
juridike te punes dhe shkelja reciproke e ketyre detyrimeve rregullohet me
dispozita te veçanta te Kodit te Punes qe sigurojne vendosjen e te drejtave te
shkelura.
Nga gjykata nuk eshte hetuar se cilat jane rastet e pretenduara nga e
paditura qe paditesi ka shkelur detyrimet kontraktuale dhe cilat detyrime
konkrete jane shkelur qe mund te jene me faj te rende apo te lehte dhe bazojne
marrjen e mases se largimit nga puna, sipas dispozitave te Kodit te Punes.
Cilat pika te rregullores se organit tatimor (siç citon shkresa e largimit),
jane shkelur nga paditesi ne kryerjen e detyrave te tij te marra persiper sipas

34
kontrates se punes. Çfare rregullash parashikon Kodi i Etikes, mosrespektimi i
te cilave nga punemarresi, perben shkak per zgjidhje te kontrates se punes, etj.
Ne varesi te sa siper gjykata te konkludoje nese jemi para nje zgjidhje te
justifikuar ose jo te kontrates se punes e per pasoje, pales paditese i takon ose jo
te demshperblehet per demin e shkaktuar nga punemarresi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.349, date 30.06.2004 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.09.2005

35
Nr.2178 i Rregj. Themeltar
Nr.1289 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita Kryesuese


Perikli Zaharia Anetar
Agron Lamaj Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 20.09.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe u


perket paleve:

PADITËS I K/PADITUR: ALB-EUREKA SH.P.K.,


perfaqesuar nga Av. Erinda Ballanca
I PADITUR: K.K.K.PRONAVE PRANE
PREFEKTURES SE QARKUT
TIRANE, ne mungese
I PADITUR K/PADITËS: ARBEN BESHIRI, perfaqesuar
nga Arjan Aliaj

OBJEKTI I PADISË:
Shfuqizimi i vendimit te K.K.K. Pronave
nr.730, date 20.12.2002
dhe prishjen eventuale te regjistrimit te bere
ne Zyren e Regjistrave te Pasurive te Paluajteshme.
Bllokimi i prones objekt konflikti.
Baza Ligjore: Neni 4 e vijues te ligjit nr.7698, date 14.04.1993
"Per kthimin dhe kompensimin e pronave".
OBJEKTI I K/PADISË:
Konstatimin absolutisht te pavlefshem
te vertetimit hipotekor nr.36, date 10.10.2002,
leshuar me date 30.09.2003 si akt i pavertete,
persa i perket titullit ne "pronesi" i truallit
me siperfaqe 15.191 m2 ne pronesi te sh.p.k. “Alb-Eureka"

36
Baza Ligjore: Neni 92/a i K.Civil
dhe 160 i K.Pr.Civile.
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.s’ka, date 10.06.2005
ka vendosur:
Mospranimin e kerkeses per nxjerrjen e ceshtjes civile me nr.105
akti jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder vendimit te ndermjetem ka bere ankim i padituri Arben Beshiri, i


cili parashtron keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates eshte dhene ne kundershtim me kerkesat e nenit 16/2
te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 "Per kthimin dhe kompensimin e
pronave".
- Komisioni ka te drejte te shfuqizoje vendimet administrative te dhene,
ose te kerkoje shfuqizimin e tij ne rruge gjyqesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, degjoi Av. A. Aliaj, i cili
kerkoi prishjen e vendimit te gjykates, degjoi Av. E. Ballanca, e cila kerkoi te
lihet ne fuqi vendimi i gjykates, si dhe pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.s’ka, date 10.06.2005 i Gjykates se shkalles se pare Tirane,
me te cilin eshte vendosur mospranimi i kerkeses per nxjerrjen e ceshtjes jashte
juridiksionit gjyqesor, eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Nga gjykimi rezulton se, pala paditese Alb-Eureka sh.p.k, eshte shoqeri
tregetare me kapital te perbashket. Ministria e Ekonomise zoteron 30% dhe 70%
Fonte Eueka s.p.a. Pala Shqiptare ka kontribuar me terren dhe ndertesa, ndersa
pala Italiane me makineri dhe para.
Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Pronave prane Prefektures se
Qarkut Tirane, me vendimin nr.730, date 20.12.2002 i ka kthyer Arben Beshirit
3.100 m2 truall te lire, i cili bie mbi pronat e pales paditese, Shoqerise Tregetare
Alb-Eureka sh.p.k.
Gjithashtu i padituri Arben Beshiri, ka privatizuar nga A.K.P., nje
kapanon te emertuar "magazina e pijeve", nderkohe qe trualli poshte saj eshte
pjese e kapitalit te pales paditese.
Me padine objekt gjykimi, pala paditese ka kundershtuar vendimin
nr.730, date 20.12.2002 te K.K.K.Pronave, me pretendimin se, Komisioni i
Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ka vepruar ne kundershtim me ligjin
nr.7698, date 13.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish
pronareve", pasi trualli i kthyer si i lire, eshte i zene nga objektet e shoqerise te
krijuar para hyrjes ne fuqi te ligjit.

37
Me kunderpadi, i padituri Arben Beshiri, me bashkepronaret e tjere ka
kerkuar te konstatohet absolutisht i pavlefshem vertetimi hipotekor nr.36, date
10.10.2002, persa i perket titullit te pronesise me siperfaqe 15191 m2, ne
pronesi te sh.p.k. Alb - Eureka, me pretendimin se trualli me qira, eshte
shkruajtur ne pronesi.
Gjate gjykimit te ceshtjes, i padituri kundrapadites Arben Beshiri, i ka
kerkuar gjykates te nxjerrin ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, me arsyetimin
se kjo ceshtje duhet te shqyrtohet paraprakisht ne rruge administrative nga
Komiteti Shteteror per Kthimin e Kompensimin e Pronave, bazuar ne Ligjin
nr.9235, date 29.07.2004, i cili pas hyrjes ne fuqi ne date 16.09.2004, ka
shfuqizuar Ligjin nr.7698, date 15.04.1993.
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin e ndermjetem date
10.06.2005, ka vendosur mospranimin e kerkeses per nxjerrjen e ceshtjes jashte
juridiksionit gjyqesor, me arsyetimin se nuk ekzistojne kriteret ligjore, pasi
padia eshte rregjistruar para daljes se ligjit nr.9235, date 29.07.2004 kur ceshtja
ka qene ne juridiksion gjyqesor.
Kunder ketij vendimi, ka ushtruar rekurs i padituri kunderpadites, Arben
Beshiri, i cili parashtron se gjykata ka vendosur ne kundershtim me kerkesat e
nenit 16/2 te Ligjit nr.9235, date 29.07.2004 "Per Kthimin dhe Kompensimin e
Pronave".
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se vendimi i Gjykates se shkalles
se pare Tirane, qe ka vendosur mospranimin e kerkeses per nxjerren e ceshtjes
jashte juridiksionit gjyqesor, eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne
fuqi.
Nga aktet e administruara ne dosje, rezulton se ceshtja eshte rregjistruar
ne gjykate me date 01.04.2003, para se te hyje ne fuqi ligji nr.9235, date
29.07.2004 dhe gjykata ne zbatim te ligjit te kohes, ka marre ceshtjen ne
shqyrtim, ne perputhje me kompetencat dhe juridiksionin e saj dhe ka qene ne
ushtrim te funksioneve te saj te ligjshme, mbeshtetur ne nenin 36 te K.Pr.Civile
dhe dispozitat e tjera ligjore.
Perderisa ceshtja objekt gjykimi ka te beje me kundershtimin e vendimit
te K.K.K.Pronave, qe eshte marre ne zbatim te ligjit nr.7698, date 15.04.1993
dhe eshte kundershtuar ne gjykate perpara hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9235, date
29.07.2004 "Per kthimin dhe kompensimin e prones" eshte ne juridiksion
gjyqesor dhe jo ne ate administrativ dhe gjykata e shkalles se pare me te drejte
nuk e ka nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, por e ka mbajtur ta
perfundoje, duke ju referuar ligjit te meparshem. Sa siper konform edhe me
vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.7, date
24.03.2005.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

38
VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr. s'ka, date 10.06.2005 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.
Tirane, me 20.09.2005

39
Nr.2600/489 i Regj. Themeltar
Nr.1290 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita Kryesuese


Agron Lamaj Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 20.09.2005 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile, qe ju


perket paleve:

PADITËS: SINDIKATA E PAVARUR E


PUNONJESVE TE NAFTES PATOS,
ne mungese
E PADITUR: BASHKIA PATOS, perfaqesuar nga
Avokati i Shtetit Petrit Myftari

OBJEKTI I PADISË:
Lirim e dorezim sendi.
Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.755, date 05.05.2003, ka


vendosur:
Rrezimin e padise se pales paditese, Sindikata e Pavarur e
Punonjesve te Naftes Patos, kunder te paditurit Bashkia e qytetit
Patos me objekt, lirim dhe dorezim sendi (ish Pallati i Kultures
Patos) si te pambeshtetur ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.411, date 24.10.2003, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier.

40
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te
Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Sindikata e Pavarur e Punonjesve te
Naftes Patos, e cila parashtron keto shkaqe:
- Moskonfirmimi nga Kryeministri i Dekretit nr.204, date 05.06.1992, nuk
ka te beje me heqjen e pronesise sindikatave, pasi kete interpretim ka te
drejte ta beje vetem Gjykata Kushtetuese.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales se
paditur Av. e Shtetit Petrit Myftari, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te
gjykates se apelit, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.411, date 24.10.2003 i Gjykates se Apelit Vlore, eshte i
bazuar ne ligj.
Me padine ne gjykim, bazuar ne nenin 296 te K.Civil, paditesja Sindikata
e Pavarur e Punonjesve te Naftes Patos, ka kerkuar kthimin e sendit prone e tij,
Pallatin e Kultures Patos. Pronesia, mbi kete send te paluajteshem, sipas
paditesit eshte fituar mbi bazen e nje akt marreveshje vullnetare pjestimi,
realizuar ndermjet punonjesve te Naftes Patos dhe rregjistruar ne hipoteke,
marreveshje kjo bazuar, sipas tyre, ne Dekretin e Presidentit nr.204, date
05.06.1992, "Per Pasurine e Sindikatave dhe ligjit ne zbatim te tij".
Pala e paditur Bashkia Patos, ka pretenduar se, i ka kaluar asaj pronesia
mbi sendin objekt konflikti, pasi me vendimin nr.12, date 30.12.1997 te
Keshillit Mbikqyres "Albpetrol" sha, eshte vendosur te behet transferimi kapital
i Pallatit te Kultures Patos, Bashkise Patos.
Gjithashtu me shkresen nr.1019, date 16.13.1998 te Ministrise se
Ekonomise Publike eshte miratuar kalimi kapital i objektit ne pronesi te
Bashkise. Me urdherin nr.342, date 22.09.1998 te Ministrise se Pushtetit Lokal
dhe Ministrise Publike dhe Privatizimit, eshte urdheruar kalimi ne pronesi te
Bashkise Patos dhe eshte rregjistruar ne favor te saj ne Z.R.P.Paluajteshme, me
nr.93, date 25.02.2003.
Pra te dy palet, pretendojne pronesine mbi objektin, duke u bazuar ne
pretendimin e sipercituar.
Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.755, date 05.05.2003 ka
vendosur, rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj. Vendimi i siperm eshte lene
ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.411, date 24.10.2003.
Ne rekursin e paraqitur nga paditesja, parashtrohen shkaqet qe jane
pretenduar edhe gjate gjykimeve ne lidhje me kalimin e pronesise mbi sendin,
ne baze te akt marreveshjes se arritur per pjestimin e pasurise, bazuar ne
Dekretin nr.204, date 05.06.1992 dhe ligjin nr.8340/1, date 06.05.1998.

41
Gjykatat nder te tjera, ne vendimet e tyre, kane arsyetuar se, duhej rrezuar
padia, pasi paditesat nuk jane pronare te objektit dhe nuk mund te mbrohen me
padine e kthimit te sendit, bazuar ne nenin 296 te K.Civil, pasi Dekreti mbi te
cilin bazohet pala paditese, nuk ka marre fuqi ligjore.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, e gjykon te drejte vendimin e Gjykates
se Apelit Vlore, me te cilin lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare
Fier, qe rrezon padine.
Pretendimi i pales paditese se, pronesine e kane fituar ne baze te
aktmarreveshjes se pjestimit te pasurise arritur ne vitin 1994, bazuar ne Dekretin
nr.204, date 05.06.1992 eshte i pabazuar ne ligj.
Dekreti i Presidentit nr.204, date 05.06.1992 "Per pasurine e sindikatave"
percakton se cilat ishin pasurite e sindikatave qe ishin deri atehere ne
administrim te tyre dhe qe i sherbenin veprimtarise sindikale, se ku behej
inventarizimi i kesaj pasurie dhe ndarja e saj, mes sindikatave te ndryshme, etj.
Dekreti i siperm, konform nenit 28, pika 19 te ligjit nr.7491, date
29.04.1991 "Per dispozitat kryesore Kushtetuese", nuk i eshte paraqitur per
miratim Kuvendit ne sezonin me te afert dhe nuk eshte kunderfirmuar nga
Kryeministri apo Ministri i Financave, sipas nenit 29 te ligjit Kushtetues te
sipercituar.
Per rrjedhoje konkludohet se, Dekreti nuk ka marre fuqi juridike dhe
gjithe veprimet qe jane kryer mbi bazen e tij, perfshire dhe aktmarreveshjen e
arritur mes punonjesve te sindikates per pjestimin e pronave dhe kalimin ne
pronesi te tyre, ne lidhje me sendin objekt konflikti "Pallati i Kultures Patos"
jane veprime juridike absolutisht te pavlefshme.
Paligjshmeria per shkaqet e sipercituara e Dekretit te vitit 1992, eshte
konstatuar edhe ne periudhen pas daljes se tij, ku me ligjin nr.8340, date
06.05.1998, eshte vendosur mosmiratimi i Dekretit nr.204, date 05.06.1992.
Sa siper, pala paditese, Sindikata e Pavarur e Punonjesve te Naftes Patos,
nuk mund te pretendoje per te drejta pronesie bazuar ne Dekretin nr.204, ku per
shkaqet qe u permenden me siper, akti nuk ka marre fuqi juridike, qendrim ky i
mbajtur edhe nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me vendimin
unifikues nr.85, date 26.06.2001.
Po keshtu, ligji per rregullimin e pasojave qe kane rrjedhur nga zbatimi i
Dekretit nr.204, date 05.06.1992, per pasurine, nuk i kalon te drejta pronesie
pales paditese.
Siç eshte konkluduar edhe nga vendimi unifikues i Kolegjeve te
Bashkuara i sipercituar, ligji i miratuar disa vjet me vone, nuk ka fuqi
prapavepruese dhe nuk mund te shuaje pasojat qe kane ardhur si rezultat i
zbatimit te ligjit te kohes dhe normave juridike ne fuqi, ky ligj nuk rregullon
marredheniet juridike qe nuk ishin rregulluar me pare juridikisht e as shfuqizon
apo ndryshon norma juridike, duke bere rregullim tjeter, ndryshe nga sa
pretendon pala paditese.

42
Sa siper shkaqet e paraqitura ne rekurs, nuk jane te bazuara ne rastet qe
parashikohen ne nenin 472 te K.Pr.Civile, si te tille e bejne ate te papranueshem
dhe vendimi lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 485/"a" te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.411, date 24.10.2003 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 20.09.2005

43
Nr.2315/298 i Regj. Themeltar
Nr.1300 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.2315/298, qe i perket:

PADITËS: FIQIRETE ARAPI


HAMIT ARAPI
BASHKIM ARAPI
EDUART ARAPI
MILVA ARAPI
BARDHYL ARAPI, te perfaqesuar
nga av.Viktor Ikonomi
TË PADITUR: MELIHA KERCOVA (KOKOBOBO)
AGIM KERCOVA
ADREANA KERCOVA, te perfaqesuar
nga av.Shpetim Beqiraj
DEGA E A.K.P. DURRES, ne mungese
KESHILLI I QARKUT TE PREFEKTURES
DURRES, ne mungese
BASHKIA DURRES, ne mungese
PERSONA TË TRETË: JORDAN MISJA
QEMAL LAHO, te perfaqesuar nga
av. Adrian Nuni
MANUSHAQE SALIANJI, ne mungese

44
OBJEKTI I PADISË:
Ndryshimin e vendimit nr.857, date 16.05.1995
te K.K.K.Pronave te anulluar pjeserisht me vendimin
nr.197, date 23.01.1996 dhe te interpretuar e plotesuar
me vendimin nr.17, date 13.02.1996 te Gjykates se Rrethit Durres
vetem per pjesen qe njihen pronare te paditurit “Kercova”.
Detyrimin e te paditurve “Kercova” te njohin pronare paditesat
si trashegimtare dhe pronare te vetem te pasurise se lene
nga Syme Kercova si trashegimtare e Bahri Kercoves.
Konstatimin e pavlefshem te deshmise se trashegimise
nr.224, date 15.03.1994.
Konstatimin e pavlefshem te kontrates se shitjes
date 07.05.1996, kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.
Baza Ligjore: Nenet 92/a, 343/1, 394, 350, 296 te K.Civil,
neni 27/a i Ligjit 7698, date 15.04.1993,
neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.3256, date 26.09.1996,


ka vendosur:
Njohjen e Syme Kercoves (Sallaku) si trashegimtare te vetme
ligjore te trashegimlenesit Bahri Kercova.
Detyrimin e te paditurve Majmine Kercova, Agim Kercova, Meliha
Kercova e Adreana Kercova t’i dorezojne paditesit Rexhep Arapi
pasurine trashegimore prej 2464 m2 truall te kufizuar: V. - toka e
vet, J. - Rruga Durres-Tirane, L. Nd/ja e Plastikes, P. - Enver Daja.
Detyrimin e te paditurve te siper permendur te njohin pronar
paditesin Rexhep Arapi per sip.e truallit prej 12.500 m2 te ndodhur
ne L.14 Shkozet Durres, duke patur ky te drejten e parablerjes mbi
objektet qe ndodhen ne kete siperfaqe.
Konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontratave te shitblerjes
nr.3361/656, nr.3357/652, nr.3358/653, nr.3360/655, nr.3359/654,
nr.3356/651 dhe 3362/657, date 07.05.1996.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.6303, date 27.11.1996, ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.3256, date 26.09.1996, te Gjykates se
Rrethit Durres dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim.

45
Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr.272, date 26.02.1998, ka
vendosur:
Te njohe trashegimtare ligjor te trashegimlenesit Bari Hysen
Kercova te ndjeren Syme Brahim Kercova dhe trashegimtare ligjor
te Syme Brahim Kercoves te njohe Rexhep Hamit Arapin.
Detyrimin e te paditurve Majmine Kercova, Agim Kercova, Meliha
Kercova e Adriana Kercova te njohin pronare paditesin Rexhep
Hamit Arapin per siperfaqen e truallit prej 12.500 m2, ndodhur ne
lagjen 14 Shkozet Durres, duke patur paditesi te drejten e
parablerjes mbi objektin qe ndodhet ne kete siperfaqe.
Detyrimin e te paditurve Majmine Kercova, Agim Kercova, Meliha
Kercova e Adreana Kercova, t’i dorezojne paditesit Rexhep Hamit
Arapi, pasurine trashegimore nje truall me siperfaqe 2464 m2, i
kufizuar: V. - me token e vete, J. - me rrugen Durres-Tirane, L. -
me Ndermarrjen Plastike, P. - me pronen e Enver Dajes.
Konstatimin e pavlefshmerise se kontratave te shitblerjes
nr.3357/652, 3359/654, 3358/653, 3356/651, 3662/657, 3661/656
dhe 3360/655, date 07.05.1996.
Konstatimin e pavlefshem te kontratave te shitblerjes ndermjet
personave te trete: Jordan Misja, Qemal Laho, Manushaqe Salianji
dhe Majmine Kercoves, Agim Kercoves, Meliha Kercoves dhe
Adriana Kercoves.
Kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.181, date 16.06.1998, ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.272, date 26.02.1998 te Gjykates se rrethit
Durres dhe gjykimin e ceshtjes ne fakt.
Pranimin pjeserisht te padise se paditesit Rexhep Arapi duke
detyruar te paditurit Majmine Kercova, Meliha Kercova, Agim
Kercova dhe Adreana Kercova qe t’i kthejne paditesit 1/2 e
pasurise trashegimore te lene nga trashegimlenesi Bahri Kercova.
Rrezimin e padise se paditesit Rexhep Arapi per te konstatuar te
pavlefshme kontratat e shitblerjes nr.3357/652, 3359/654,
3358/653, 3356/651, 3662/657, 3661/636, 3360/655 te gjitha te
datave 07.05.1996 dhe cdo veprim juridik te rrjedhur prej tyre.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.1480, date 15.12.1998, ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.272, date 26.02.1998 te Gjykates se rrethit
Durres dhe vendimit nr.181, date 16.06.1998 te Gjykates se Apelit
Durres dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim.

46
Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr.1467, date 24.11.2000, ka
vendosur:
Rrezimin e padise se paditesave Fiqiret Arapi, etj., ndaj te
paditurve Meliha Kercova, etj., dhe personave te trete Jordan
Misja, etj., me objekt: Ndryshimin e vendimit te K.K.K.P. nr.857,
date 16.05.1995, detyrimin e te paditurve “Kercova” te njohin
pronare paditesat si trashegimtare te Syme Kercova, konstatimin e
pavlefshem te kontratave te shitjes, te deshmise se trashegimise,
kthimin e sendit e kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.292, date 06.06.2001, ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.1467, date 24.11.2000 te Gjykates se
Rrethit Durres.
Konstatimin e pavlefshem te deshmise se trashegimise nr.224, date
15.03.1994 si e paligjshme.
Te njohe trashegimtare ligjor te trashegimlenesit Bahri Hysen
Kercova, te ndjeren Syme (Gjylsyme) Kercova dhe trashegimtare
ligjor te saj, te njohe te ndjerin Rexhep Hamit Arapi.
Ndryshimin e vendimit te K.K.K.P prane Bashkise Durres nr.857,
date 16.07.1995, te anulluar pjeserisht me vendimin te Gjykates se
Rrethit Durres nr.197, date 23.01.1996, interpretuar e plotesuar me
vendimin e Gjykates se Rrethit Durres nr.17, date 13.02.1996,
vetem per pjesen qe njihet pronare dhe percaktohen te drejta
trashegimtarit te Bahri Hysen Kercova dhe Syme (Gjylsyme)
Kercoves, te ndjerin Rexhep Hamit Arapi.
Detyrimin e te paditurve Majmine Kercova, Agim Kercova, Meliha
Kercova e Adreana Kercova te njohin pronare trashegimtaret e te
ndjerit Rexhep Hamit Arapi per siperfaqen e truallit prej 12.500 m2
i ndodhur ne L.nr.14 Shkozet Durres, duke pasur te drejten e
parablerjes mbi objektet qe ndodhen mbi kete siperfaqe me
kufizime: V. - Ibrahim Kusi, J. - rruga automobilistike Durres-
Tirane, L. - Ndermarrja e Plastikes, P. - Enver Daja.
Detyrimin e te paditurve Majmine Kercova, Agim Kercova, Meliha
Kercova e Adreana Kercova, te dorezojne trashegimtareve te
Rexhep Arapit siperfaqen prej 5.000 m2 si truall i lire.
Konstatimin e pavlefshmerise se kontratave te shitjes nr.3357/652,
3359/654, 3358/653, 3356/651, 3662/657, 3661/656 dhe 3360/655,
date 07.05.1996, te lidhur ndermjet te paditurve Kercova dhe
Deges se AKP Durres dhe Nd.Industriale Kepuce-Goma, Durres.
Konstatimin e pavlefshem te kontratave te shitblerjes ndermjet

47
personave te trete Jordan Misja, Qemal Lako, Manushaqe Salianji
dhe Majmine Kercova, Agim Kercova, Meliha Kercova dhe
Adreana Kercova nr.3426/674, date 14.5.1996, 3457/686,
3658/653, date 15.05.1996 dhe kthimin e paleve ne gjendjen e
meparshme.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.426, date 12.02.2003, ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.292, date 06.06.2001 te Gjykates se Apelit
Durres dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.228, date 26.04.2004, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1467, date 24.11.2000 te Gjykates se
Rrethit Durres.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, kane paraqitur rekurs paditesit


nepermjet perfaqesuesve Hamdi Arapi dhe Av. Viktor Ikonomi, i cili kerkon
prishjen e tij, duke parashtruar ne menyre te permbledhur keto shkaqe:
- Gjykata e apelit nuk ka zbatuar detyrat e Gjykates se Larte, ne
kundershtim me nenin 486, 493 te K.Pr.Civile.
- Vendimi i gjykates nuk eshte i mbeshtetur ne prova e ne ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTE


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
av. Viktor Ikonomi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit
dhe pranimin e padise, av. Shpetim Beqiraj, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit, av. Adrian Nuni, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte i mbeshtetur ne ligj e per
pasoje duhet lene ne fuqi.
Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se paditesat kane paditur familjen
Kerçova dhe duke rregulluar gjate gjykimit objektin e padise, kane kerkuar te
ndryshojne vendimin e K.K.K.Pronave qe ka njohur pronar te paditurit dhe te
detyrohen ata qe te njohin pronar paditesat si trashegimtare te Syme Kerçoves
dhe per pasoje te konstatohen te pavlefshme veprimet e kryera ne ate prone prej
te paditurve.
Rezulton se sipas deshmise se trashegimise te dates 16.03.1994, pas
vdekjes se Bari Kerçoves ne vitin 1968, trashegimtare e vetme ligjore e rradhes
se pare ka qene bashkeshortja Syme Kerçova. Ne vitin 1990 pas vdekjes se
Syme Kerçoves, e ne mungese te trashegimtareve te rradhes se pare e te dyte

48
jane thirrur ne rradhe te trete femijet e vellait te vdekur te Bari Kerçoves,
Majmine, Agim, Meliha e Adreana Kerçova. Keta te fundit i kane kerkuar
K.K.K.Pronave prane Bashkise Durres qe t’u njihet pronesia mbi nje siperfaqe
trualli prej 12.500 m2 te ndodhur ne Shkozet Durres, si dhe te drejtat e tjera qe
ligji u njeh per privatizimin e objekteve te ndodhura ne kete siperfaqe. Me
vendimin nr.857, date 16.05.1995, K.K.K.Pronave ka pranuar kerkesen e tyre
duke i njohur e kthyer ne natyre dhe kompensuar pronen.
Paditesi Rexhep Arapi me pretendimin se eshte trashegimtar i vetem
ligjor i Bari e Syme Kerçoves, ka paditur familjen Kerçova, K.K.K.Pronave,
A.K.P., duke i kerkuar keto te drejta ne favor te tij dhe konstatimin e
pavlefshem te kontratave te shitjes qe te paditurit kane lidhur me personat e trete
ne kete gjykim per objektet qe ata kane privatizuar me te drejten e parablerjes si
pronare te truallit nga A.K.P. Paditesi Rexhep Arapi, me pretendimin se eshte
trashegimtar i vetem ligjor i Bari e Syme Kerçoves, ka paditur familjen
Kerçova, K.K.K.Pronave, A.K.P., duke i kerkuar keto te drejta ne favor te tij
dhe konstatimin e pavlefshem te kontratave te shitjes qe te paditurit kane lidhur
me personat e trete ne kete gjykim per objektet qe ata kane privatizuar me te
drejten e parablerjes si pronar te truallit nga A.K.P. Paditesi Rexhep Arapi
mbeshtet pretendimin e tij ne deshmine e trashegimise te vitit 1996 me te cilen
ai rezulton se eshte trashegimtar si nip i te ndjeres Syme Kerçova, djali i motres
se saj te quajtur Xhemile Arapi.
Lidhur me kete konflikt te pales paditese me palen e paditur, persa i
perket percaktimit se kush jane trashegimtare te pasurise se lene nga Bari
Kerçova e me vone Syme Kerçova, jane bere disa gjykime ku gjykatat kane
arritur ne perfundime te ndryshme. Ne gjykimet e fundit Gjykata e Rrethit
gjyqesor Durres me vendimin nr.1467, date 24.11.2000, ka vendosur te rrezoje
padine e ngritur nga Rexhep Arapi, i cili meqenese ka vdekur gjate gjykimit,
eshte zevendesuar nga trashegimtaret e tij. Gjykata e Apelit Durres e ka
ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka pranuar padine e
paditesave, vendim ky qe eshte prishur nga Gjykata e Larte, e cila duke i vene
detyra konkrete asaj gjykate ne rigjykim, me qellim qe te arrihej nje perfundim
ligjor persa kerkohej.
Gjykata e Apelit Durres, ka marre ne shqyrtim ne teresi aktet e ndodhura
ne dosje, ka perseritur shqyrtimin gjyqesor persa eshte kerkuar nga Gjykata e
Larte dhe ne perfundim ka arritur ne konkluzionin se paditesat nuk jane
trashegimtare te te ndjeres Syme Kerçova, pasi Xhemile dhe Feride Hoxholli
nuk jane motra te saj.
Per te arritur ne kete perfundim, gjykata e apelit ka bere dhe nje analize te
hollesishme te shkaqeve ne pjesen arsyetuese te vendimit dhe ka krijuar bindjen,
qe vendimi i gjykates se shkalles se pare qe kishte rrezuar padine duhet lene ne
fuqi.

49
Pretendimet e ngritura ne rekurs nga paditesit dhe te argumentuara ne
seance gjyqesore nga mbrojtesi i tyre nuk gjeten mbeshtetje ligjore per te cenuar
vendimin e gjykates se apelit. Shkaqet e ngritura jane te tilla qe kane te bejne
me vleresimin e provave dhe krijimin e bindjes se brendeshme te gjykates se
shkalles se pare e te dyte, gje qe nuk eshte ne juridiksionin e vleresimin e
Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 472 te K.Pr.Civile.
Gjykatat kane analizuar ne detaje kontradiktat qe kane aktet e gjendjes
civile te paraqitura ne gjykim me te cilat eshte dashur te provohet lidhja e gjakut
mes trashegimleneses Syme Kerçova me Xhemile e Feride Hoxholli. Gjykatat,
si e shkalles se pare ashtu dhe e apelit, duke perseritur shqyrtimin gjyqesor kane
argumentuar se certifikatat e lindjeve dhe te vdekjeve ne mungese te nje
certifikate trungu familjar, tregojne diferenca ne emrat e prinderve apo dhe te
vete emrit te trashegimleneses Syme Kerçova, te cilat nuk i kane bindur gjykatat
per qenien e tyre motra me njera tjetren. Po ashtu, keto certifikata tregojne se
midis dy motrave te trashegimleneses, diferenca ne moshe eshte nje muaj e disa
dite, gje qe tregon pasaktesi pasi perjashtohet mundesia shkencore e lindjes se
femijeve me nje diference te tille.
Pavaresisht sa arsyetohet me siper, Kolegji i parashtroi keto fakte ne
vendim per te dhene nje shpjegim te pergjithshem te situates se pranuar nga
gjykatat dhe jo per te bere vleresimin e tyre ndryshe ose ne favor te asaj qe
arsyetohet, pasi nuk e ka nje te drejte te tille. Bazuar mbi kete, Kolegji, ne
referim te nenit 494 te K.Pr.Civile, konsideron se pala paditese ka te drejte qe
duke shtuar bazen e proves persa ajo pretendon, mund ta rivere ne diskutim
pretendimin e saj se eshte trashegimtar i pasurise se Syme Kerçoves, pasi per aq
sa eshte paraqitur deri tani nuk ka arritur te binde gjykatat e faktit persa ka
kerkuar.
Lidhur me sa pala paditese parashtron edhe perpara Gjykates se Larte se,
te paditurit ne baze te dekretit mbi trashegimine te vitit 1954, qe eshte dhe ligji i
aplikueshem ne kete rast, nuk jane trashegimtare te Bari Kerçoves dhe Syme
Kercoves, eshte nje pretendim qe nuk legjitimohet te ngrihet prej tyre. Ata
legjitimohen te kerkojne te drejta te tyre ndaj te treteve, por jo te drejta te shtetit
tek te paditurit. Nese trashegimtar i kesaj pasurie do te jete shteti apo te
paditurit, neqoftese shteti do kishte pretenduar per kete, eshte ky i fundit qe ka
te drejte ta kerkoje nje gje te tille. Pavaresisht nga gjykimi mes paditesave Arapi
e te paditurve Kerçova, shtetit nuk i humbet e drejta qe me padi te vecante te
kerkoje nga te paditurit Kerçova qe te njihet si trashegimtar i trashegimleneses
Syme Kerçova, (trashegimtar i rradhes se katert).

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit te
Procedures Civile,

50
VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.228, date 26.04.2004 te Gjykates se Apelit
Durres.
Tirane, me 22.09.2005

Nr.2850/707 i Regj. Themeltar


Nr.1301 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.2850/707, qe i perket:

PADITËS: NURI STEPA, ne mungese


I PADITUR: ZONA ELEKTRIKE E
SHPERNDARJES FIER, perfaqesuar nga
Av. i Shtetit Flutura Guri

OBJEKTI I PADISË:
Shperblim demi.
Baza Ligjore: Neni 608 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.1602, date 07.10.2003,


ka vendosur:
Pranimin e padise se paditesit Nuri Stepa kunder te paditurit, Zona
Elektrike e Shperndarjes Fier dhe detyrimin e te paditurit te
paguaje ne favor te paditesit Nuri Stepa shumen 2.089.050 leke.

51
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.326, date 18.06.2004, ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1602, date 07.10.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ka paraqitur rekurs Zona


Elektrike e Shperndarjes Fier, e cila kerkon prishjen e te dy vendimeve dhe
pushimin e ceshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ne percaktimin e pergjegjesise per shkaktimin e demit duhet te ekzistoje


elementi faj, si dhe lidhja shkakesore midis veprimit apo mosveprimit dhe
pasojes se ardhur, gje qe ne rastin konkret nuk ekziston.
- Pretendohet se djegia ka ardhur si pasoje e luhatjes se tensionit, por po te
ishte keshtu do te ishin djegur edhe banesa te tjera qe furnizohen nga e
njejta linje.
- Djegia e shtepise ka ardhur si rezultat i mosmirembajtjes se lidhjeve
elektrike brenda shtepise qe ne baze te ligjit 7962, pergjigjet pronari i
shtepise qe eshte dhe pronar i lidhjes elektrike.
- Te dy gjykatat jane cfaqur te njeanshme ne favor te paditesit, duke mos
marre ne konsiderate ceshtjen penale te hetuar nga prokuroria ku eshte
arritur ne konkluzion qe djegia e baneses ka ardhur nga rrjeti i
brendshem.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
avokaten e shtetit Flutura Guri, e cila kerkoi prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore qe ka lene ne fuqi ate te Rrethit
gjyqesor Vlore eshte i mbeshtetur ne ligj e per kete shkak duhet lene ne fuqi.
Paditesi Nuri Stepa ka paditur Divizionin e Shperndarjes Zona Fier te
K.E.Sh., duke i kerkuar ta shperbleje per demin e shkaktuar per shkak se si
rezultat i moszbatimit te ligjit nga kjo e fundit, eshte djegur banesa e tij nga
rryma elektrike.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, duke qene se konkluzioni i eksperteve
te caktuar nga organi i prokurorise qe ka filluar ceshtjen penale per kete rast, ka
qene se djegja e baneses eshte nga brenda jashte, ka caktuar ekspert inxhinierin
elektrik Anastas Koka dhe i ka kerkuar te percaktoje se kush ka qene shkaku per
djegjen e baneses se paditesit. Ne perfundim te konkluzionit te tij, eksperti si
shkak te krijimit te lidhjes se shkurter ka percaktuar luhatjen e tensionit dhe se
pala e paditur nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik per instalimet e

52
jashtme te shtepise ne piken e furnizimit te saj me energji elektrike ne hyrje te
baneses. Marre per baze perfundimet e ekspertit dhe ne analize te provave te
administruara ne gjykim, Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore ka pranuar padine dhe
ka detyruar palen e paditur te shperbleje paditesin ne shumen 2.089.050 leke.
Mbi ankimin e pales se paditur ceshtja eshte shqyrtuar nga Gjykata e
Apelit Vlore, e cila duke konstatuar se ka patur perfundime te ndryshme mes
eksperteve te marre nga prokuroria dhe atyre te caktuar nga gjykata e shkalles se
pare, i ka kerkuar nje grupi ekspertesh qe te japin konkluzionet e tyre persa
pretendon pala e paditur dhe kerkon pala paditese. Ne daten 25.05.2004,
ekspertet Dhimiter Kruta dhe Halil Halili kane dhene konkluzionet e tyre me
shkrim dhe i kane shpjeguar ato ne seance gjyqesore ku edhe ata, kane arritur ne
perfundimin se shkak i zjarrit eshte lidhja e shkurter e krijuar si rezultat i
luhatjes se tensionit dhe se gjithashtu pala e paditur nuk ka zbatuar rregullat e
sigurimit teknik ne hyrje te baneses se paditesit per lidhjen e rrjetit elektrik.
Kolegji Civil, ne kushtet kur nga te dyja gjykatat jane zbatuar dispozitat e
nenit 225 e vijues te K.Pr.Civile dhe kur keto perfundime kane qene te njejta ne
te dyja shkallet e gjykimit, çmon se vendimet e tyre jane te bazuara ligjerisht.
Gjykatat kane arsyetuar ne vendimin e tyre shkaqet pse kane pranuar kerkesen e
paditesit pasi kane analizuar teresisht provat e administruara ne gjykim dhe
interpretuar ato ne perputhje me dispozitat e nenit 309 te K.Pr.Civile. Ne keto
kushte, pretendimet e ngritura ne rekurs nuk gjejne mbeshtetje ligjore per te
cenuar vendimet e te dy gjykatave.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit te
Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.326, date 18.06.2004 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 22.09.2005

53
Nr.2804/665 i Regj. Themeltar
Nr.1302 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.2804/665, qe i perket:

PADITËS: SHPEND STOJKU, perfaqesuar


nga av. Haneme Bakija
E PADITUR: AGJENSIA KOMBETARE E
PRIVATIZIMIT

OBJEKTI I PADISË:
Kundershtim i vendimit nr.2771 prot., date 11.06.2002
dhe detyrim demshperblimi
per zgjidhjen e menjehershme te kontrates se punes.
Baza Ligjore: Nenet 141, 145, 146, 153 e vijues te K.Punes.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1908, date 02.05.2003,


ka vendosur:
Pranimin e padise se paditesit Shpend Stojku.
Detyrimin e pales se paditur A.K.P. Tirane, te demshperbleje
paditesin me pagen e plote te nje viti pune, me pagen e dy muajve
per afatin e njoftimit dhe me pagen e nje muaji e gjysme per
vjetersine ne pune.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.372, date 01.04.2004, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1908, date 02.05.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

54
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs Agjensia
Kombetare e Privatizimit, e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Vendimet e dy gjykatave jane ne kundershtim me ligjin. Paditesi eshte
larguar nga puna ne baze te shkeljeve te konstatuara nga Kontrolli i Larte
i Shtetit te cilat jane bere prezent ne seancen gjyqesore. Persa i perket
njoftimit te largimit nga puna te paditesit, ai emerohet dhe largohet nga
detyra me urdher te titullarit dhe nuk ka asnje kontrate kolektive apo
individuale.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
perfaqesuesen e paditesit av. Haneme Bakija, e cila kerkoi lenien ne fuqi
te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i mbeshtetur ne ligj e per kete
shkak ai duhet te lihet ne fuqi.
Rezulton se paditesi Shpendi Stojku ka qene me detyren e Kryetarit te
Deges se A.K.P. Diber, por me shkresen nr.2771, date 11.06.2002 te
A.K.Privatizimit i eshte njoftuar largimi i tij nga puna. Kunder kesaj shkrese e
cila nga gjykatat konsiderohet si vendim i Drejtorit te Pergjithshem,
punedhenesit, ka bere padi paditesi Shpendi Stojku dhe ne baze te nenit 141,
145, 146, 153 te K.Punes ka kerkuar pas deklarimit te pavlefshmerise se
vendimit te largimit nga puna, te detyrohet pala e paditur ta demshperbleje ate
per zgjidhjen e menjehershme te kontrates pa shkaqe te arsyeshme.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, ka pranuar kerkesen e paditesit duke e
detyruar A.K.P. Tirane ta shperbleje me pagen e nje viti pune si dhe pagen e 2
muajve per mosnjoftimin ne afat te largimit nga puna dhe me pagen e 1 muaj e
gjysem per vjetersi ne pune. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit
Tirane me daten 01.04.2004.
Lidhur me sa pretendon pala e paditur ne rekursin e saj, Kolegji Civil pasi
shqyrtoi aktet e ndodhura ne dosje e degjoi pretendimet e pales paditese ne
gjykim, konstaton se paditesi eshte pushuar nga puna si rezultat i “zbatimit te
detyrave te lena nga Kontrolli i Larte i Shtetit”, i cili ka ushtruar kontroll ne
veprimtarine e Agjensise Kombetare te Privatizimit ne Diber dhe ka konstatuar
shkelje te ligjit per shitjen e disa objekteve nga kjo agjensi per vitet 2000-2001.
Ne perfundim te ketij kontrolli K.L.Sh. ka rekomanduar qe ndaj kryetarit te
deges se A.K.P. Diber, paditesit Shpendi Stojku, te merret masa disiplinore e
largimit nga puna ne baze te K.Punes. Paditesi ka bere observimet e tij lidhur
me sa ka konkluduar K.L.Shtetit, duke mos pranuar se ne veprimtarine e tij ka
shkelje te ligjit dhe akteve nenligjore per privatizimin e objekteve shteterore.

55
Pas largimit te tij nga detyra, rezulton se me shkresen nr.61 prot., date
26.12.2002, lidhur me zbatimin e detyrave te lena nga K.L.Sh., Kryetari i ri i
deges se A.K.P. Diber informon Drejtorine e Pergjithshme persa eshte bere nga
ajo dege, ku nder te tjera, pasi eshte verifikuar i gjithe dokumentacioni (edhe ai i
pa verifikuar me pare), rezulton se pjesa me e madhe e veprimeve te
konsideruara si shkelje nga K.L.Shtetit, nuk kane qene te tilla.
Te dyja gjykatat qe kane shqyrtuar ceshtjen kane analizuar dhe ne vecanti
ajo e shkalles se pare, vecmas te gjitha rastet e konsideruara shkelje te ligjit dhe
akteve nenligjore si dhe kundershtimet qe ka patur paditesi lidhur me to. Ne
perfundim, gjykatat kane arritur ne konkluzionin se nuk eshte provuar shkelje e
rende e ligjit nga ana e paditesit sikurse kerkon neni 153 i K.Punes qe te
justifikoje largimin e tij nga puna.
Kolegji Civil, konstaton se Drejtoria e Pergjithshme e A.K.P., ka sherbyer
ne rastin konkret si nje komunikues midis K.L.Sh. dhe paditesit per largimin
nga detyra, nderkohe qe sipas ligjit nr.8270, date 23.12.1997 “Per Kontrollin e
Larte te Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr.8599, date 10.04.2000, ky i fundit ka
vetem te drejten e rekomandimeve dhe jo vemdimmarrjes. Nga ana tjeter, eshte
punedhenesi i cili sipas K.Punes apo ligjit te aplikueshem, ai qe ka detyrimin te
analizoje veprimtarine e punemarresit dhe te konstatoje nese ka shkelje apo jo
ne veprimtarine e tij, si dhe karakterin e tyre, per efekte te pasojave qe passjellin
ato. Po ashtu, ai eshte i detyruar sipas K.Punes qe te therrase punemarresin, ta
njoftoje lidhur me konstatimet, ti jape mundesine te parashtroje pretendimet e tij
dhe me pas, t’i komunikoje vendimin ne kohen qe percakton ligji. Asnjera nga
keto veprime nuk rezulton te jene kryer nga pala e paditur, gje qe e ben
veprimtarine e A.K.P.-se te jete ne kundershtim me nenet 141 e vijues te
K.Punes. Duke mos zbatuar ligjin dhe duke marre te mireqene rekomandimin e
K.L.Shtetit, pala e paditur ka demtuar ne teresi procesin disiplinor ndaj pales
paditese. Kjo per faktin se edhe pse ne veprimtarine e paditesit ka disa shkelje te
ligjit, te mbetura keto mbas verifikimit te plote te dokumentacionit te
paverifikuar nga K.L.Sh., te mos behej analiza e vleresimit te rendesise se tyre.
Neni 153 i K.Punes, flet per shkelje te renda te cilat justifikojne zgjidhjen e
menjehershme te kontrates se punes nga punedhenesi, analize kjo e pa bere nga
pala e paditur.
Lidhur me pretendimin e ngritur ne rekurs se nuk ekziston nje kontrate
pune midis paditesit dhe pales se paditur, Kolegji mban qendrim se pavaresisht
se nuk ka nje kontrate te shkruar, vete marrja ne pune dhe detyrimet qe burojne
prej saj nga aktet ligjore e nenligjore, ne mungese te nje legjislacioni specifik qe
te rregulloje marredheniet e punes, ben qe ligji i aplikuar ne kete rast te jete
K.Punes, per pasoje dispozitat e aplikuara jane ato qe lidhen me marredheniet e
punes te parashikuara nga Kreu XIV e vazhdim i ketij Kodi.

56
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit te
Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.372, date 01.04.2004, te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 22.09.2005

57
Nr.2214 i Rregj. Themeltar
Nr.1303 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.2214, akti qe i perket:

PADITËS: ZENEKO XHANARI, ne mungese


E PADITUR: SHOQERIA "ALBPETROL" SH.A.
PATOS, ne mungese
PERSON I TRETË: DREJTORIA RAJONALE E
SIGURIMEVE SHOQERORE BERAT, ne
mungese

OBJEKTI I PADISË:
Njohjen si te pavertete te shenimit "ndihmes"
bere ne librezen e punes dhe ne liste-pagesat
per Zeneko Xhanarin.
Baza Ligjore: Neni 32/c i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Berat, me vendim nr.896, date 16.11.2004 ka


vendosur:
Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.770,
me pale paditese Zeneko Xhanari, te paditur Shoqerine "Albpetrol"
sh.a Patos, Fier, person i trete Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqerore Berat, me objekt: njohjen si te pavertete te shenimit
"ndihmes", bere ne librezen e punes dhe listepagesat.

58
Kunder vendimit ka paraqitur ankim te veçante paditesja Zeneko
Xhanari, e cila kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim
prane kesaj gjykate me tjeter trup gjykues, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata ka zbatuar keq ligjin, duke e trajtuar çeshtjen sikur jemi para
ankimit te Vendimit te Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore dhe
si e tille duhet t’i drejtohem me ankim Komisionit Qendror te Apelit
Tirane.
- Emertimi i vendit te punes sime sipas V.K.Ministrave nr.526, date
20.12.1958 ka qene "operatore prodhimi". Pala e paditur, ne kundershtim
me kete vendim, emertimin tim si ne librezen e punes dhe ne listepagesat
(borderote) ka shenuar fjalen "ndihmes". Ky shenim eshte i pavertete pasi
faktikisht kam qene operatore prodhimi e kategorise se ulet dhe jo
ndihmese.
- Ky shenim ka sjelle pasoja juridike per mua ne momentin e lidhjes se
pensionit te pleqerise, duke me ndryshuar kategorine e trajtimit tim me
pension pleqerie.
- Sa me siper konflikti im hyn ne juridiksionin gjyqesor, per kete kam
paraqitur padine ne baze te nenit 32/c te K.Pr.Civile dhe kompetente per
shqyrtim eshte Gjykata e rrethit gjyqesor Berat.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendim nr.27, date 29.03.2005 ka vendosur:


Mosshqyrtimin e çeshtjes duke i kaluar aktet per shqyrtim Gjykates
se Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, ne mungese te paleve
ndergjyqese dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Berat nr.896, date 16.11.2004 me
te cilin eshte vendosur nxjerrja jashte juridiksionit gjyqesor e çeshtjes civile
midis paleve Zeneko Xhanari e Shoqeria "Albpetrol" sh.a., Patos-Fier dhe
person i trete Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Berat me objekt njohje
e pavertetesise se shenimit te librezes se punes, eshte rrjedhoje e zbatimit te
gabuar te ligjit e si i tille ai duhet te prishet dhe çeshtja duhet te dergohet prane
asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.
Nga materialet e çeshtjes ka rezultuar se paditesja ka paraqitur kerkese
prane Agjensise se Sigurimeve Shoqerore Kuçove per te perfituar nga shteti
pension pleqerie te kategorise se dyte por kjo kerkese i eshte refuzuar pasi, sipas
kesaj te fundit, paditesja nuk i plotesonte kushtet per kete lloj pensioni. Kjo per
faktin se, sipas librezes se punes, per vitet 1971-1978 paditesja figuron si
punonjese e Ndermarrjes se Naftes Kuçove me profesion "ndihmes operatore

59
shfrytezimi". Vendimin e mesiperm ajo e ka ankimuar prane personit te trete -
Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore e cila gjithashtu me vendimin
nr.15, date 31.05.2004 ka lene ne fuqi vendimin e Agjensise.
Nisur nga ky fakt paditesja i eshte drejtuar gjykates dhe ka kerkuar prej
saj qe shenimi "ndihmese" i bere ne librezen e punes dhe qe ka qene shkak per
refuzimin e lidhjes se pensionit te kategorise se dyte, te deklarohet i pavertete.
Kerkesen e ka bazuar ne nenin 32/c te K.Pr.Civile.
Gjykata e rrethit mbasi ka kryer hetimin gjyqesor, ka konstatuar se sipas
vendimit te personit te trete i cili i referohet ligjit nr.7703, date 11.05.1993 "Per
Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise" nenit 86/2, paditesja duhej te
ndiqte rrugen administrative te ankimit prane Komisionit Qendror te Apelit
Tirane dhe pastaj t’i drejtohej gjykates. Meqenese kjo rruge nuk eshte ndjekur
gjykata ka konkluduar se ne baze te nenit 59 te K.Pr.Civile çeshtja duhet nxjerre
jashte juridiksionit gjyqesor.
Konkluzioni i mesiperm i gjykates eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te
ligjit.
E drejta e disponimit mbi padine me ligj i eshte njohur paditesit ndersa
gjykata ne baze te nenit 6 te K.Pr.Civile " … duhet te shprehet mbi gjithçka
qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet". Paditesja ne kerkimet e saj
drejtuar gjykates ka kerkuar ti deklarohet i pavertete shenimi i librezes se punes
i cili ka qene shkaku qe asaj i eshte refuzuar kerkesa nga personi i trete. Ajo nuk
ka kundershtuar vendimin e dhene nga ky i fundit dhe nuk e ka mbeshtetur
kerkimin e saj ne ligjin nr.7703, date 11.05.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne
Republiken e Shqiperise". Ne kete gjykim padia eshte ngritur kunder shoqerise
"Albpetrol" sh.a Patos-Fier, e cila ka trasheguar aktivitetin e ish Ndermarrjes se
Naftes Kuçove, qe sipas saj, ka bere shenimin e gabuar. Kerkimet paditesja i ka
mbeshtetur ne nenin 32/c te K.Pr.Civile sipas te cilit: "Padia ngrihet ……c) Per
njohjen e vertetesise ose pavertetesise te nje dokumenti me pasoja juridike per
paditesin". Pra siç shihet ajo e ka te percaktuar qarte ne kerkimet e saj shkakun
dhe objektin e padise i cili eshte krejtesisht i ndryshem nga ai qe gjykata e
rrethit arsyeton ne vendimin e saj. Eshte e vertete se sipas ligjit te cituar nga
gjykata duhet respektuar nje hierarki e percaktuar ankimi administrativ deri ne
Komisionin Qendror te Apelit, por paditesja e ka nderprere kete rruge per arsyet
e saj, ndofta edhe se eshte bindur se duhej kundershtuar shkaku per te cilin u
dha ky vendim dhe jo pasoja. Ndaj ka ngritur nje padi te re e cila eshte teresisht
ne juridiksionin gjyqesor te gjykimit. Gjykata ishte e detyruar qe te shprehej
pikerisht vetem lidhur me ate qe i kerkohej dhe kete ta bente me nje vendim
perfundimtar.
Nga sa me siper çeshtja eshte ne juridiksionin gjyqesor dhe duhet te
dergohet prane asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

60
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 63 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.896, date 16.11.2004 te Gjykates se Rrethit Berat
dhe dergimin e çeshtjes ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues per
vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 22.09.2005

61
Nr.2858/713 i Rregj. Themeltar
Nr.1304 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore date 22.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.2858/713 akti qe i perket:
PADITËS: SHOQERIA "PRESTIGJ" sh.p.k.,
perfaqesuar nga Av. Dashamir Kore
dhe Flamur Çato
I PADITUR: RAJONI HEKURUDHOR TIRANE,
perfaqesuar nga Avokati i Shtetit
Shefqet Muçi

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i te paditurit t'i shperbleje demin paditesit
ne masen 25.307.869 leke.
Baza Ligjore: Nenet 420, 476/b, 690 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendim nr.3615, date 17.11.2000


ka vendosur:
Pranimin e kerkese-padise duke u detyruar i padituri Rajoni
Hekurudhor Tirane t'i shperbleje paditesit "Prestigj" sh.p.k demin e
shkaktuar ne shumen 24.395.340 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.965, date 14.09.2001 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.3615, date 17.11.2000 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane si me poshte:
Detyrimin e pales se paditur Rajoni i hekurudhave Tirane t'i
shperbleje paditesit "Prestigj" sh.p.k demin e shkaktuar ne shumen

62
20.911.391,40 leke.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendim nr.503, date 11.03.2003 ka
vendosur:
Prishjen e vendimit nr.965, date 14.09.2001 te Gjykates se Apelit
Tirane dhe dergimin e saj per rishqyrtim ne po ate gjykate, me
tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.539, date 30.04.2004 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.3615, date 17.11.2000 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane si me poshte:
Detyrimin e pales se paditur Rajoni i Hekurudhave Tirane te
shperbleje paditesit "Prestigj" sh.p.k demin e shkaktuar ne shumen
16.311.952 leke.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs


Avokatura e Shtetit, e cila kerkon ndryshimin e ketij vendimi, ndryshimin e
vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e kerkese-padise,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykatat e kane zgjidhur çeshtjen ne kundershtim me kerkesat e nenit 476
te K.Civil, pasi ka dale e qarte se mospermbushja e detyrimit nuk ka
ndodhur per fajin e pales se paditur, por per faktin e renies se shtetit ne
date 13 Korrik 1997, nje fakt i njohur boterisht.
- Akti i ekspertimit i kryer ne zbatim te detyrave te lena nga Gjykata e
Larte nuk eshte i bazuar pasi nuk eshte mbeshtetur ne dokumentacionin e
dorezuar ne organet tatimore, por ne hamendjet e ekspertes.
- Padrejtesisht gjykata i njeh detyrimin e pales se paditur dhe per shumen
5.154.000 leke te shoqerise "JAL" per te cilen ekziston vetem nje
proçesverbal i dates 18.03.1997 (pra 5 dite pas vjedhjes), ku thuhet se kjo
shoqeri ka lene ne ruajtje nje sasi malli ne kete vlere. Nderkohe ekspertja
jep mendim se nuk ka asnje dokumentacion ligjor ky i domosdoshem per
t'u marre ne konsiderate.
- Ndonese ne gjykimin e çeshtjes ne apel shuma e detyrimit zbriti
ndjeshem, nderkohe qe u kerkua dhe fitimi i munguar, kerkese qe nuk u
pranua, pala paditese nuk u ankua kunder ketij vendimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales
paditese Av. Dashamir Kore, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se
apelit, perfaqesuesin e pales se paditur Avokatin e shtetit Shefqet Muçi, qe
kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe rrezimin e padise dhe si e bisedoi
çeshtjen ne teresi,

63
VËREN
Rekursi i paraqitur nga pala e paditur Rajoni Hekurudhor Tirane nuk
permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj
vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.539, date 30.04.2004 i cili ka ndryshuar
vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane duke detyruar palen e paditur t’i
shperbleje paditesit demin e shkaktuar ne shumen 16.311.952 leke, eshte i drejte
dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se
midis paleve ne gjykim eshte lidhur ne daten 01.06.1996 nje kontrate qiraje
nepermjet te ciles pala paditese ka marre me qira nga Rajoni Hekurudhor nje
magazine dhe pikerisht ate me nr.4/1, me siperfaqe 220 m2 te cilen do ta
perdorte per magazinimin e mallrave gjate ushtrimit te aktivitetit te saj tregetar.
Kontrata eshte lidhur per nje afat nje vjeçar dhe kundrejt qirase mujore prej
41.000 leke. Nga permbajtja e saj e konkretisht neni 4/b rezulton se pala e
paditur ka marre persiper edhe garantimin e ruajtjes se objektit nga rreziqet e
jashtme.
Ne daten 13.03.1997 magazina e mesiperme eshte thyer nga jashte nga
turma njerezish, malli i ndodhur ne te eshte vjedhur ndersa dokumentacioni
eshte djegur totalisht. Pala paditese duke ju referuar detyrimit kontraktor te
pales se paditur ben kete te fundit pergjegjese per mosruajten e magazines dhe
me padine ne gjykim ka kerkuar detyrimin e saj te demshperbleje ne vleren e
mallit te ndodhur ne momentin e thyerjes.
Pala e paditur ne kuadrin e prapesimeve ka pretenduar se duhet te
perjashtohet nga ky detyrim per shkak se mospermbushja ka ndodhur jo per faj
te tij, se çeshtja duhet te trajtohet si rast fator pasi i tille mund te konsiderohej
shkaterrimi i shtetit dhe gjendja e anarkise e krijuar nga turmat e njerezve te
pakontrolluar qe thyenin dhe shkaterronin.
Çeshtja eshte gjykuar dhe rigjykuar disa here por pavaresisht nga kjo,
gjykatat kane qene vazhdimisht konsekuente ne faktin se asnjehere nuk eshte
pranuar se ndodhemi para rastit fator. Per kete ato i jane referuar nje vendimi te
Gjykates se Larte te dale per nje rast analog, sipas te cilit vendosja e gjendjes se
jashtezakonshme nuk mund te konsiderohet si force madhore e per rrjedhoje
edhe si pamundesi per permbushjen e detyrimit.
I ndryshem ka qene qendrimi i gjykatave vetem lidhur me vleren e demit
i cili nga gjykata e rrethit eshte pranuar se eshte ne vleren 24.395.340 (njezet e
katermilione e treqind e nentedhjete e pesemije e treqind e dyzet) leke nga
Gjykata e Apelit fillimisht ne vleren 20.911.391 (njezet milione e nenteqind e
njembedhjetemije e treqint e nentedhjete e nje) leke dhe se fundi prej saj, mbas
prishjes se vendimit nga Gjykata e Larte (vendimi qe po gjykohet) ne vleren

64
16.311.952 (gjashtembedhjete milione e treqind e njembedhjetemije e nendeqint
e pesedhjete e dy) leke.
Ne kete perfundim gjykata e apelit ka arritur mbas plotesimit te detyres se
lene nga Gjykata e Larte per kryerjen e nje ekspertimi te ri, duke u bazuar ne
dokumentacionin qe pala paditese kishte paraqitur ne keto vite prane Deges se
Tatim Taksave. Gjykata e apelit i ka dhene gjithashtu pergjigje edhe pretendimit
te te paditurit per t’u shkarkuar fare nga pergjegjesia duke arsyetuar se nuk ka
rezultuar qe ky i fundit te kete bere edhe me te voglen perpjekje per te shmangur
demin apo pakesuar vleren e tij.
Konkluzioni i mesiperm i gjykates eshte i drejte e i bazuar ne ligj.
Me te drejte eshte arsyetuar nga gjykata se pala e paditur duhet te
pergjigjet per demin e shkaktuar. Gjate gjykimit ka rezultuar se ne daten e
vjedhjes se magazines midis magazinierit te pales paditese dhe sherbimit te
rojeve te pales se paditur eshte mbajtur proçesverbali i dorezimit te magazines e
cila u dorezua ne gjendje te rregullt dhe e mbyllur me çelesa. Pala e paditur edhe
pse fillimisht ka kontestuar se ruajtja e objektit nga jashte ka qene nje detyrim i
percaktuar shprehimisht ne kontrate (fakt qe eshte lene per t’u verifikuar ne
rigjykim), vete ne rekursin e paraqitur e ka pranuar ate. Ndodhur ne keto kushte
barra per te vertetuar se i ka marre te gjitha masat per ruajtjen e objektit i takon
asaj. Por siç pranojne edhe gjykatat pala e paditur nuk arriti te provoje marrjen e
masave per te shmangur vjedhjen. Nese ajo per shkak te gjendjes qe u krijua ne
muajin mars 1997 ishte vene ne pamundesi per sigurimin e magazines, ishte e
detyruar te njoftonte paditesin dhe te kerkonte marrjen e masave prej tij per
sigurimin deri dhe evadimin e mallit. Pra thene ndryshe, pala e paditur nuk arriti
te provoje pafajesine e vete ne permbushjen e ketij detyrimi kontraktor.
Lidhur me vleren e demit ne dokumentacionin e administruar ne dosje
gjenden proçesverbale te mbajtur nga pala paditese me nje komision nje dite pas
vjedhjes se magazines. Por me te drejte ky proçesverbal, duke qene i njeanshem
eshte vene ne kontestim nga gjykata dhe eshte kerkuar mendimi i eksperteve.
Ne ndryshim nga ekspertimet e kryera ne gjykimet e tjera (ku vlera e mallit ka
rezultuar ndjeshem me e larte), ekspertja e thirrur nga gjykata e apelit ne
rigjykim, nuk ka bere nje vleresim apriori te vleres se demit te shkaktuar por i
eshte referuar dokumentacionit qe organet shteterore (Tatim-Taksat)
dispononin per kohen e ngjarjes. Per nje periudhe 6-mujore te vitit 1996 per te
cilen disponoheshin dokumenta te plota (Formularet e deklarimit te pageses
F.D.P.) eshte percaktuar realisht gjendja e mallit ne magazine, ndersa per pjesen
tjeter eshte perdorur metoda e krahasimit.
Pretendimi i pales se paditur se ekspertja eshte bazuar ne llogaritjen e
vleres se demit ne hamendje eshte i pabazuar. Ne aktin e ekspertimit eshte
spjeguar qarte metoda e perdorur per llogaritjen e vleres se mallit per periudhen
qe dokumentacioni mungonte teresisht edhe prane organeve shteterore.

65
Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem
vendimin e gjykates.

66
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.539, date 30.04.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 22.09.2005

67
Nr.2831/688 i Regj. Themeltar
Nr.1305 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: SPIRO BAMIHA, ne mungese


TË PADITUR: MUSTAFA CARA, LUTFIE CARA,
perfaqesuar nga Av. Verdi Haderaj

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e pales se paditur
per te lidhur kontraten e qirase me paditesin
per perdorimin e baneses.
Detyrimin e te paditurve te paguajne shumen 99.999 leke,
si te ardhura per perdorimin e baneses.
Baza Ligjore: Nenet 149 e vijues,
297, 801 e vijues te K.Civil.

PADITËSA: MUSTAFA CARA, LUTFIE CARA


TË PADITUR: SPIRO BAMIHA, ANASTASIA
BAMIHA, ALIQI BAMIHA, JORGO
BAMIHA,
BASHKIA DELVINE,
K.K.K.PRONAVE, PREFEKTURA
VLORE

68
OBJEKTI I PADISË:
Kundershtimi i vendimit nr.170, date 23.11.1995
te K.K.K.Pronave prane Bashkise Delvine, pika 2 e tij,
prishjen e tij dhe fshirjen nga Rregjistri i Pasurive te Paluajteshme
ne librin nr.4, viti 1995, nr.215 indeksi, date 13.12.1995.
Baza Ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993
"Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve”,
neni 153 K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Sarande, me vendimin civil nr.1359, date 26.11.2003 ka


vendosur:
Rrezimin e padise se paditesit te paditur Spiro Bamiha.
Lenien ne fuqi te pikes 2 te vendimit nr.170, date 23.11.1995 te
K.K.K.Pronave te Bashkise Delvine me kete plotesim: "Kalimi
teresisht ne pronesi i shtepise dhe siperfaqes perkatese te truallit qe
ze ajo ne favor te trashegimtareve te ish pronarit, te behet vetem
pasi te paguajne ne favor te te paditurve padites Mustafa Cara dhe
Lutfie Cara vleren e ndryshimeve te bera ne banese ne shumen
102.340 leke (29.08 %), shume e cila te paguhet jo me vone se nje
vit nga marrja forme te prere e vendimit.
Ne raste te mospagimit brenda afatit njevjeçar te kesaj shume
shtepia mbetet ne bashkepronesi. Ne kete rast pjesa e ish pronarit
llogaritet si shume e vleftes se objektit ish prone e tij dhe vleftes se
paguar deri ne perfundim te afatit te pageses”.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin civil nr.81, date 24.02.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1359, date 26.11.2003 te Gjykates se
Rrethit Sarande.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Mustafa Cara, i cili kerkon prishjen e
vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjen per rigjykim, duke
parashtruar sa me poshte:
- Vendimi i gjykates eshte i gabuar pasi eshte bazuar ne nje akt ekspertimi
te gabuar, duke pakesuar perqindjen tone. Nuk jane perfshire punimet
hidraulike elektrike, etj., qe permbysin raportin e perqindjeve ne favorin
tone, etj.
- Vendimi i K.K.K.Pronave te Bashkise Delvine eshte i pavlefshem pasi
nuk eshte rregjistruar ne Z.R.P.Paluajteshme Sarande.
- Vendimi i komisionit eshte i pavlefshem, per arsye se ai eshte i pa
nenshkruar nga shumica e anetareve te komisionit.

69
- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pa arsyetuar dhe jo llogjik.

- Gjykata padrejtesisht nuk mori parasysh kerkesat tona per kryerjen e nje
ekspertimi te ri.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e te
paditurve qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per
rishqyrtim ne gjykaten e apelit dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i drejte dhe duhet te lihet
ne fuqi.
Rezulton se Komisioni i K.K.K.Pronave Bashkia Delvine, me vendimin
nr.170, date 23.11.1995, nder te tjera ne piken 2 te tij i ka njohur edhe kthyer ish
pronarit Taqi Bamiha nje banese dy kateshe me kater dhoma dhe anekse
perkatese me siperfaqe ndertimi dhe oborri, gjithsej 325 m2, te ndodhur ne
qytetin e Delvines.
Kete banese ne vitin 1957 e kane blere nga shteti Familja Cara dhe
vazhdojne te banojne aty edhe sot.
Me padi drejtuar gjykates Spiro Bamiha me cilesine e trashegimtarit te
ish pronarit ka kerkuar detyrimin e te paditurve te lidhin kontrate qiraje per
banesen dhe njekohesisht te paguajne edhe vleren e perdorimit te saj nga koha e
kthimit te prones me vendim te K.K.K.Pronave e ne vazhdim.
Ne kete gjykim kane paraqitur padi edhe Familja Cara dhe kerkojne
anullimin e vendimit nr.170, date 23.11.1995 te K.K.K.Pronave ne piken 2 te tij,
ku ju njeh dhe kthen banesen objekt gjykimi ish pronarit Taqi Bamiha.
Ne perfundim gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise se
ngritur nga Spiro Bamiha dhe lidhur me padine e ngritur nga Familja Cara ka
vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Komisionit te K.K.K.Pronave nr.170,
date 23.11.1995 ne piken 2 te tij, por me plotesimin per detyrimin e ish
pronareve qe te paguajne ne favor te Familjes Cara shpenzimet e bera ne banese
si permendet me saktesi ne pjesen urdheruese dhe qe ju perkasin vleres nga 20%
- 4908% te vleres se pergjitheshme te baneses konform nenit 13/2 te Ligjit 7698,
date 15.04.1993 dhe nenit 9/ç te udhezimit te K.Ministrave nr.3, date
21.06.1993 dale ne zbatim te ligjit te mesiperm.
Gjykata e Apelit Gjirokaster ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se
shkalles se pare Sarande.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane kane bere rekurs te
paditurit Familja Cara, por shkaqet e parashtruara ne te nuk gjejne mbeshtetje ne
rastet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

70
Shkaqet e parashtruara ne rekurs kryesisht kane te bejne me pretendime te
pales se paditur per llogaritje jo te sakte te shpenzimeve te bera nga pala e
paditur ne vite gjate kohes qe ata kane qene pronar te baneses objekt gjykimi
dhe qe ne teresi kane rritur vleren e pergjitheshme te baneses.
Nga perllogaritjet e bera nga Komisioni i K.K.Pronave keto shpenzime
jane pranuar per te paditurit ne masen 15%, ndersa simbas eksperteve te caktuar
nga gjykata keto shpenzime arrijne ne shumen 4908% te vleres se pergjitheshme
te baneses.
Akti i ekspertimit eshte perpiluar nga grup ekspertesh te caktuar nga
gjykata, eshte i plote dhe i qarte per te gjitha detyrat e percaktuara nga gjykata
dhe ndryshe nga sa kerkojne te paditurit nuk kishte arsye qe gjykata te caktonte
eksperte te tjere ne kete drejtim.
I njejti pretendim eshte ngritur edhe ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster dhe
rezulton qe gjykata t’i kete dhene pergjigje ne vendim te saj, prandaj nuk merret
ne konsiderate edhe nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte. Pretendimi i pales se
paditur per aktin e ekspertimit ka te beje me vleresimin e tij, si prove nga ana e
gjykates, e drejte e saj kjo sipas nenit 29 te K.Pr.Civile dhe jo me mosrespektim
apo zbatim te keq te ligjit.
Nuk qendrojne as edhe pretendimet e tjera te pales se paditur per
pavlefshmeri te vendimit te Komisionit te K.K.Pronave per shkak se nuk eshte
firmosur nga te gjithe anetaret e tij.
Kopja e vendimit qe i eshte dorezuar paditesit eshte nenshkruar vetem
nga kryetari i saj dhe ne hyrje te tij permendet gjithe perberja e Komisionit, por
nuk eshte vene ne diskutim marrja e vendimit ne forme kolegjale dhe ne formen
e parashikuar ne ligj, sepse edhe vete paditesit kane kerkuar vetem anullimin e
pikes 2 te vendimit te K.K.K.Pronave dhe jo ne teresi pavlefshmerine e tij,
prandaj gjykata nuk mund te shprehej per kete dhe nenshkrimi i kopjes se
vendimit per efekt te dorezimit tek personi i interesuar vetem nga kryetari i
komisionit nuk e ben ate akt absolutisht te pavlefshem.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.81, date 24.02.2004 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster.

Tirane, me 22.09.2005

71
Nr.2823/680 i Regj. Themeltar
Nr.1306 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:

PADITËS: SHOQERIA “INTERFARINE” sh.p.k.,


perfaqesuar nga av. Lili Robo
E PADITUR: SHOQERIA ANONIME “BUKA” sh.a.,
perfaqesuar nga av. i shtetit Shefqet Muci

OBJEKTI I PADISË:
Shperblim demi per mospermbushje detyrimi
qe rrjedh nga kontrata e depozites,
ne baze te neneve 690 dhe 1000 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1185, date 15.04.1999


ka vendosur:
Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.301, date 20.01.2000 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4130, date 03.12.2001


ka vendosur:
Rrezimin e padise.

72
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.554, date 03.05.2002 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.1754, date 30.10.2003 ka vendosur:


Prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin per rigjykim
ne ate gjykate.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.662, date 25.05.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala paditese Shoqeria


“Interfarine” sh.p.k., duke parashtruar si me poshte:
- Gjykata me pa te drejte nuk ka pranuar padine pasi me nje sere provash
ka rezultuar se malli i magazinuar sipas akt marreveshjes eshte vjedhur
nga persona te paidentifikuar dhe pala e paditur duhet te pergjigjet sipas
kontrates dhe per faktin se me mosveprimet e saj eshte pergjegjese per
demin e shkaktuar, detyre kjo e lene dhe nga Gjykata e Larte dhe qe nuk
eshte zbatuar nga gjykata e apelit.
- Fakt i pergjegjesise se pales se paditur eshte dhe deshmia e magazinierit
te vete pales se paditur Maliq Dunga ku nder te tjera thuhet se “ka pase
dhe mall tjeter qe ishte blere nga nje shoqeri turke, por kjo sasi eshte
ngjitur ne katet e siperme dhe nuk eshte vjedhur dot”.
- Po keshtu ngjitur me mallin tone ka patur miell te magazinuar prane pales
se paditur dhe shoqeria “Trena Ingenering” qe eshte i njejti konflikt dhe e
njejta ngjarje dhe ka fituar gjyqin ne te gjitha shkallet dhe ne Kolegjet e
Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin nr.756, date 12.05.2000.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi prishjen e vendimit te apelit,
perfaqesuesin e avokatit te shtetit qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te apelit,
dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.662, date 25.05.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin
eshte lene ne fuqi vendimi nr.4130, date 03.12.2001 i Gjykates se rrethit
gjyqesor Tirane per rrezimin e padise se pales paditese Shoqeria “Interfarine”
sh.p.k., eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet
per rishqyrtim ne apel.

73
Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel ka rezultuar si me poshte:
Pala paditese, shoqeria “Interfarine” sh.p.k. me date 07.02.1997 ka lidhur
me palen e paditur, Shoqerine “Buka” Sh.a., nje kontrate depozite ne magazine
(depo) te pergjitheshme. Pala e paditur merrte persiper detyrimin qe kundrejt
shperblimit te magazinonte ne nje siperfaqe prej 200 m 2 sasira mielli te pales
paditese. Ne kontrate percaktohej, nder te tjera, se ne rast vjedhjeje nga jashte, si
prishje muri hapje me force etj., pala e paditur (depozitari) detyrohej t`i shlyente
pales paditese (depozituesit) vleften e mallit te vjedhur vleresuar me cmimin e
shitjes se aplikuar.
Me daten 13.03.1997 rezulton qe magazina eshte shperthyer nga jashte
dhe malli i depozituar eshte vjedhur nga persona te paidentifikuar. Pala paditese
ka kerkuar detyrimin gjyqesisht te te paditurit per pagimin e demit qe i eshte
shkaktuar nga vjedhja e mallit, detyrim qe rrjedh prej kontrates se depozitimit.
Te dy gjykatat e faktit e kane rrezuar padine me arsyetimin se i padituri
nuk ka faj ne ardhjen e demit sepse ai i ka marre te gjitha masat mbrojtese,
magazina ruhej me roje, por ato e kishin te pamundur te perballonin turma te
armatosura kur gjithcka ishte jashte kontrollit te shtetit. Ndonese ne arsyetimin e
vendimit te apelit nuk permendet ne menyre te shprehur, ne te lihet te kuptohet
se ndodhemi ne kushtet e shkaktimit te demit nga nje “rast fator”, ne kuptim te
nenit 1000 te Kodit Civil.
Ceshtja eshte shqyrtuar nje here nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i
cili, me vendimin nr.1754, date 30.10.2003, ka vendosur kthimin e ceshtjes per
rishqyrtim ne apel me arsyetimin e meposhtem:“... Ne rrethanat e mesiperme
ishte detyre e anes se paditur dhe jo e paditesit qe te provonte para gjykates se
nga ana e tij jane marre te gjitha masat qe do te ndihmonin per menjanimin e
demit te shkaktuar paditesit, ku perfshihet deri terheqja nga kontrata per shkak
te situates se krijuar.
Ketu duhet te hetohet nese demtimi ka perfshire vetem pasurine e
paditesit apo edhe demtime ne pasuri te personave te tjere ose te vete te
paditurit. Shkarkimi i te paditurit nga pergjegjesia mundet te pranohet kur ai i
ka marre te gjitha masat e domosdoshme per menjanimin ose pakesimin e demit
perfshire edhe njoftimin ndaj paditesit qe edhe ky te merrte masat e duhura per
te mbrojtur sendin e tij. Pra i padituri duhet te provoje gjyqesisht pafajesine e
tij ne ardhjen e demit te shkaktuar anes paditese, qe eshte element kryesor ne
ekzekutimin e detyrimeve. Qendrimi i tij eshte i lidhur gjithnje me detyrimet e
marra persiper nga kontrata e lidhur dhe nga detyrimet qe ai ka marre persiper
qe kane te bejne me sigurimin e te gjitha kushteve qe garantonin nje magazinim
te rregullt dhe ruajtje te pasurise se paditesit nga cdo nderhyrje ose vjedhje nga
jashte.
Vetem nese ne perfundim te hetimit gjyqesor i padituri provon faktet e
mesiperme mundet te lirohet nga pergjegjesia per shkaktimin e demit
kontraktor.....”.

74
Gjate rishqyrtimit te ceshtjes ne apel jane degjuar perseri shpjegimet dhe
pretendimet e paleve, si dhe eshte administruar nje dosje penale e pezullimit te
hetimit per vjedhje ne fabriken e bukes, por nuk eshte percaktuar se cilat jane
faktet dhe rrethanat qe kerkohej te provoheshin e qe rezultonin prej
dokumentave te kesaj dosjeje.
Ne zbatim te detyrave te lena prej Kolegjit Civil te Gjykates se Larte,
gjykata e apelit ishte e detyruar te perseriste hetimin gjyqesor dhe jo te merrte te
mireqena faktet e rrethanat e pranuara nga gjykata e shkalles se pare e te nxirrte
konkluzione vetem bazuar ne to. Sipas nenit 486 te K.Pr.Civile, “Udhezimet dhe
konkluzionet e Gjykates se Larte jane te detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton
ceshtjen”. Po keshtu, sipas nenit 493 te K.Pr.Civile, “... Detyrat e lena nga
Gjykata e Larte jane te detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton ceshtjen, e cila,
pasi zbaton keto detyra, vendos sipas bindjes se saj.
Ne rigjykim palet nuk mund te bejne pretendime te ndryshme nga ato te
pranuara ne vendimin e Gjykates se Larte, pervec nevojes per te arritur ne
perfundime qe dalin nga vendimi i Gjykates se Larte”.
Nisur nga sa me lart, gjykata e apelit qe ne fillim te rigjykimit te ceshtjes
ishte e detyruar te percaktonte cilat jane udhezimet dhe konkluzionet e Gjykates
se Larte si dhe cilat jane detyrat e lena prej saj.
Detyrat mund dhe duhej te percaktoheshin vetem nepermjet perseritjes
pjeserisht te hetimit gjyqesor, duke realizuar nje proces te rregullt gjyqesor
konform nenit 213 ne lidhje me nenin 12 te K.Pr.Civile. Nepermjet ketij
procedimi provues, duke pasur parasysh edhe rregullat mbi barren e proves, do
te arrihej ne perfundimin ne se pales se paditur i eshte shkaktuar dem, sa eshte
vlera e demit, ku qendron kunderligjshmeria e veprimeve apo mosveprimeve te
sejciles pale te percaktuara ne ligj dhe ne kontraten e lidhur midis tyre, ne se
ekziston elementi faj, apo ndodhemi perpara nje “rasti fator”.
Ne rigjykim gjykata e apelit duhet te vleresoje vecanerisht pretendimet e
pales paditese, sipas se ciles, pala e paditur ka marre masa per te ruajtur te
pademtuar dhe ka ruajtur vetem mallin e vet dhe nuk ka treguar te njejtin kujdes
edhe per mallrat e te treteve qe kishte ne ngarkim, denoncimi per ndjekje penale
per vjedhje nuk eshte bere nga pala e paditur, pala e paditur nuk ka marre masa
per te njoftuar paditesin (depozitarin) per situaten e krijuar dhe per pamundesine
objektive per te permbushur me tej detyrimin kontrator.
Pala paditese argumentat e saj i mbeshtet edhe ne perfundimet e arritura
ne vendimin nr.756, date 12.05.2000 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se
Larte, duke pretenduar se ceshtja ne shqyrtim eshte e ngjashme me ate ceshtje.
Gjykata e apelit eshte e detyruar t`i jape pergjigje edhe ketij pretendimi.
Ne arritjen e perfundimit ne se ndodhemi apo jo perpara nje “rasti fator”
ne kuptim te nenit 1000 te K.Civil gjykatat nuk duhet te nisen vetem nga fakti i
njohur boterisht i trazirave te marsit 1997, i mosfunksionimit te strukturave te

75
policise dhe i vendosjes se gjendjes se jashtezakonshme, por ajo duhet te
vleresoje juridikisht faktet dhe rrethanat e ceshtjes konkrete qe ka ne shqyrtim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.662, date 25.05.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.
Tirane, me 22.09.2005

76
Nr.2860/715 i Regj. Themeltar
Nr.1307 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:

PADITËS I K/PADITUR: STEFO DUNI, perfaqesuar


nga av. Rustem Gjata
TË PADITUR K/PADITËS: EQEREM KUSHTA, perfaqesuar
nga av.Sokrat Dautaj
PENELLOPI KAPINOVA,
perfaqesuar nga av. Sokrat Dautaj
SHAZIE GJATA, perfaqesuar nga
av. Mitat Dautaj
HYSNIE PASHA, perfaqesuar nga
av. Sokrat Dautaj
TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE VLORE,
ne mungese
ENTI KOMBETAR I BANESAVE
VLORE, ne mungese
TË KUNDËRPADITUR: RINA DUNI, ne mungese
LEFTER DUNI, ne mungese
ALEKSANDRA DUNI, ne mungese
MARIKA DUNI, ne mungese
MILTO DUNI, ne mungese

77
ELENI DUNI, ne mungese

ADRONIQI DUNI, ne mungese


AMALIA DUNI, ne mungese
EDHOKSI DUNI, ne mungese
KALIOPI DUNI, ne mungese
SPIRO DUNI, perfaqesuar nga
av. Rustem Gjata
PERIKLI DUNI, ne mungese
EVERDHIQI DUNI, ne mungese
FATIMA DUNI, ne mungese
AGLLAI DUNI, ne mungese
ARETUSHE DUNI, ne mungese
PERSON I TRETË: SABAUDIN ABAZI, perfaqesuar
nga av. Sokrat Dautaj
AGRON ABAZI, ne mungese
BASHKIA VLORE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeri e kontratave te privatizimit te lidhur
midis te paditurve k/padites dhe personave te trete
me te paditurin Enti Kombetar i Banesave Vlore.
Ndryshimi i vendimit nr.84, date 27.07.1995
te K.K.K.Pronave Vlore, duke ndryshuar piken 1/a te tij
dhe duke kthyer ne natyre siperfaqen e lire te truallit.
OBJEKTI I KUNDËRPADISË:
Anullim i vendimit nr.84, date 27.07.1995
te K.K.K. Pronave Vlore.

Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.50, date 19.01.2000 ka


vendosur:
Te pranoje pjeserisht padine e Stefo Dunit kunder te paditurve
k/padites Eqerem Kushta, Penellopi Kapinova, Shazie Gjata e
Hysnie Pasha, Entit Kombetar te Banesave e K.K.K.Pronave Vlore
dhe te deklaroje te pavlefshme kontraten e privatizimit te banesave

78
prej te paditurve Shazie Gjata, Hysnie Pasha duke kthyer palet ne
gjendjen e mepareshme.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.364, date 27.06.2000 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.50, date 19.01.2000 te Gjykates se rrethit
gjyqesor Vlore e dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate
gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.1629, date 24.12.2001


ka vendosur:
Pranimin e padise dhe te shteses se objektit te paditesit te k/paditur
Stefo Duni kunder te paditurve k/padites Eqerem Kushta, Penellopi
Kapinova, Shazie Gjata e Hysnie Pasha dhe te paditurve
K.K.K.Pronave prane Qarkut Vlore, Entit Kombetar te Banesave,
Dega Vlore me persona te trete Abaudin Abazi e Agron Abazi e
Bashkia Vlore duke anulluar kontratat e privatizimit te lidhura
midis te paditurve k/padites Eqerem Kushta, Penellopi Kapinova,
Shazie Gjata e Hysnie Pasha e Ndermarrjes Komunale Banesa
Vlore dhe kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme.
Ndryshimin e vendimit nr.84, date 27.07.1995, te K.K.K.Pronave
Vlore ne piken 1/b te tij duke vendosur kthimin ne natyre te nje
siperfaqe trualli prej 267 m2 me keto kufij: Lindja - Shezai Agalliu,
Perendimi - Rr. “H. Rakipi”, Veriu - Stefan Shuka dhe Jugu -
Rruge, ndersa pjesa tjeter te kompensohet sipas disponibilitetit te
K.K.K.Pronave.
Rrezimin e k/padise se te paditurve k/padites Eqerem Kushta,
Penellopi Kapinova, Shazie Gjata e Hysnie Pasha si te pabazuara
ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.10, date 16.01.2004 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1629, date 24.12.2001 te Gjykates se
rrethit gjyqesor Vlore dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt vendosi ne
kete menyre: Rrezimin e padise.
Pranimin e k/padise te paditurve k/padites duke anulluar vendimin
e K.K.K.Pronave Vlore nr.84, date 27.07.1995.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs paditesi i k/paditur Stefo Duni,


duke parashtruar si me poshte:
- Arsyetimi i gjykates se apelit se akti i pronesise eshte nje vendim
gjyqesor deklarativ i vitit 1993, qe nuk verteton pronesine dhe se nuk
provohet qe te jete marre nga shteti me nje nga format qe kerkon neni 1 i

79
ligjit 7698, eshte i gabuar pasi bie ndesh me nenin 22 ku personi ne
mungese te vertetimit te pronesise e verteton kete me proces gjyqesor.

- Ne favor te ish pronareve Thanas, Aleks e Sofo Duni ekziston vertetimi i


pronesise mbi truallin dhe bazuar ne nenin 798 te K.Civil (te vitit 1929) ai
qe ka pronesine mbi truallin ka dhe pronesine te ç`ka ndodhet nen dhe
mbi te.
- Gjykata ka gabuar ne zbatim te nenit 12 te K.Pr.Civile, ku pala qe
pretendon nje te drejte ka detyrimin qe te provoje faktet mbi te cilat i
bazon pretendimet e saj, gje te cilen nuk e beri pala k/paditese.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e paditesit te kunderpaditur, qe kerkoi prishjen e vendimit
te apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, perfaqesuesin e te
paditurve kunderpaditur, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te apelit dhe pasi
e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.10, date 16.01.2004 i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin
eshte ndryshuar vendimi nr.1629, date 24.12.2001 i Gjykates se rrethit gjyqesor
Vlore, duke rrezuar padine dhe pranuar kunderpadine, eshte i pabazuar ne ligj,
prandaj duhet te prishet. Nderkohe duhet te lihet ne fuqi si i bazuar ne ligj
vendimi i gjykates se shkalles se pare me te cilin pranohet padia per anullimin e
kontratave te privatizimit te pjeseve perkatese ne banese prej te paditurve
kunderpadites dhe personave te trete te bashkuar me ta, si dhe padia per
ndryshimin e vendimit nr.84, date 27.07.1995 te K.K.K.Pronave Vlore duke
vendosur edhe kthimin e truallit ish-pronareve (trashegimtareve te tyre), si dhe
rrezohet kunderpadia per anullimin e vendimit te mesiperm te Komisionit te
Pronave Vlore.
Gjate gjykimit nga gjykatat e faktit, shkalla e pare dhe Apeli Vlore, ka
rezultuar si me poshte:
Me vendimin nr.84, date 27.07.1995 te Komisionit te Pronave Vlore
pales paditese te kunderpaditur i eshte njohur dhe kthyer pronesia mbi nje shtepi
2 kateshe me vendndodhje dhe kufij te percaktuar, si dhe kati i trete i ndertuar
nga shteti, per te cilin detyrohen te paguajne vleren ndaj shtetit trashegimtaret e
ish-pronareve. Disa prej te paditurve kunderpadites kane bere edhe privatizimin
e pjeseve te nderteses qe kane poseduar me titull qiraje, te tjeret kane vazhduar
marredhenien juridike te krijuar nga kontratat e qiradhenies me shtetin.

80
Gjykata e shkalles se pare ka arsyetuar se kthimi i baneses
trashegimtareve te ish-pronareve bazohet ne ligjin per kthimin e pronave
nr.7698, date 15.04.1993, nderkohe qe atyre duhet t`u kthehet edhe pronesia mbi
truallin ku eshte ndertuar banesa, brenda kufijve perkates. Ky perfundim
bazohet ne faktin qe pronesia e ish-pronareve mbi truallin rezulton prej
rregjistrimit perkates ne zyren e hipotekave, pronesia mbi banesen prezumohet,
ndersa per efekt te plotesimit te dokumentacionit te Kthimit te Pronave pronesia
mbi banesen eshte provuar edhe me nje vendim gjyqesor vertetim fakti.
Gjykata e shkalles se pare me te drejte arsyeton gjithashtu se, ne kuptim
te nenit 1 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, kthehen jo vetem pronat e
paluajteshme (ndertesa e troje) qe shteti i ka marre nepermjet shtetezimeve,
shpronesimeve, konfiskimeve, etj., por edhe ato qe u jane marre ish-pronareve
me pa te drejte ne cdo menyre tjeter.
Ne te kundert, gjykata e apelit ka arsyetuar se pronesia mbi banesen nuk
mund te bazohet ne nje vendim vertetimi fakti, qe ka thjesht karakter deklarativ,
qe, si i tille, mund te pranohet vetem per sa kohe nuk ka kontestime rreth tij, dhe
qe nuk mund te konsiderohet si titull pronesie. Mirepo, gjykata e apelit nuk ka
pasur parasysh faktin qe pala paditese e kunderpaditur ka provuar faktin e
pronesise mbi truallin ku eshte ndertuar banesa me dokument te rregullt
hipotekor, i cili perben titull pronesie. Gjithashtu eshte provuar ne gjykim se
banesa nuk ka qene e perfunduar prej ish-pronareve dhe se ajo eshte perfunduar
duke u ndertuar edhe kati i trete nga shteti nepermjet ish Ndermarrjes Komunale
Banesa, e cila administronte banesat shteterore qe u jepeshin ne ate kohe me
qira shtetasve. Duke qene se dokumenti hipotekor i pronesise mbi truallin ku
eshte ndertuar banesa i perket vitit 1943, atehere duhet t`i referohemi nenit 798
te Kodit Civil te vitit 1929, qe ishte ne ate kohe ne fuqi, sipas te cilit, “Ay qe ka
zoterimin e tokes ka edhe ate te hapesires q`asht mbi te, si dhe ç’ka ndodhet mbi
e nen siperfaqen, pos perjashtimeve te caktueme prej ligjes”. Ky rregullim ligjor
qe permban nje prezumim pronesie te nderteses se parregjistruar ka vazhduar i
tille edhe ne legjislacionin civil te mevonshem. Pala paditese e kunderpaditur
me te drejte ka argumentuar se rendesia dhe efekti i prezumimit ligjor qendron
ne ate se barra e proves per te provuar te kunderten, d.m.th. qe pronesia e
baneses nuk i takon pronarit te truallit, nuk i ngarkohet pales ne favor te se ciles
ekziston prezumimi ligjor, por pales qe e kundershton ate. Sipas nenit 13 te
K.Pr.Civile “... Faktet, per te cilat ekziston nje prezumim ligjor, nuk duhet te
provohen nga pala ne dobi te se ciles eshte prezumimi”.
Nisur nga sa me lart perfundimi i gjykates se apelit, sipas se ciles “nuk
eshte provuar qe banesa te jete prone e ish-pronarit” rezulton te jete i gabuar.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile,

81
VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.10, date 16.01.2004 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1629, date 24.12.2001 te Gjykates se rrethit
gjyqesor Vlore.
Tirane, me 22.09.2005

Nr.2840/697 i Regj. Themeltar


Nr.1308 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: FERIK META, ne mungese


I PADITUR: INSTITUTI I SIGURIMEVE - DEGA
VLORE, perfaqesuar nga Av. i Shtetit
Abaz Deda dhe juristja Esmeralda Hasko

OBJEKTI I PADISË:
Pagim demshperblimi ne shumen 1.200.000 leke.
Baza Ligjore: Neni 1113, 1114 i K.Civil.

Gjykata e rrethit Vlore, me vendimin civil nr.1707, date 16.12.2002 ka


vendosur:
Te rrezoje padine e Ferik Metes kunder Insig-Dega Vlore, me
objekt pagimin e demshperblimin ne shumen 1.200.000 leke, si te
pabazuar ne ligj e prova.

82
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin civil nr.382, date 13.07.2004 ka
vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.1707, date 16.12.2002 te Gjykates se
Rrethit Vlore dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt:
Detyrimin e pales se paditur Dega Insig-Vlore te paguaje ne favor
te Ferik Metes shumen prej 1.125.000 leke.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Instituti i Sigurimeve-Dega Vlore e


Avokati i Shtetit, te cilet kerkojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Vlore, nr.1707, date
16.12.2002, duke parashtruar sa me poshte:

Rekursi i Institutit te Sigurimeve - Dega Vlore:


- Nga ana e pales paditese nuk eshte zbatuar afati i njoftimit te rastit te
sigurimit qe eshte 48 ore. Ne kete rast siguruesi çlirohet nga detyrimi per
pagimin e demit kur nuk respektohen afatet e njotimit qe percaktohen ne
kontraten e sigurimit.
- Gjykata nuk duhet t’i hynte percaktimit te demit te shkaktuar.

Rekursi i Avokatit te Shtetit i cili ka parashtuar sa me poshte:


- Me vendimin e saj gjykata ka zbatuar keq ligjin.
- Gjykata nuk eshte shprehur fare per pretendimet tona dhe nuk eshte
pasqyruar fare pjesemarrja jone ne proçes, qe perben shkelje procedurale,
parashikuar nga nenet 6, 10, 14 te K.Pr.Civile.
- Gjykata ka favorizuar individin ne menyre te padrejte, duke i shkaktuar
dem interesave te shtetit.
- Gjykata e apelit ka pranuar si te mireqene nje shkrese te thjeshte e cila
emerohet kerkese dhe eshte nje manipulim per te treguar se gjoja njoftimi
eshte bere brenda afatit ligjore.
- Paditesi ka vepruar ne kundershtim me rregullat e sigurimit, duke
çmontuar pjese te makines, pa u bere me pare ekspertimi i saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesit e pales se
paditur, qe kerkuan prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishet per zbatim te keq te
ligjit dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Vlore si i drejte
dhe i bazuar ne ligj.

83
Rezulton se me kontrate tip KASKO nr.serie 0021438, date 11.09.2001 te
lidhur midis paditesit Ferik Meta dhe Institutit te Sigurimeve - Dega Vlore eshte
bere sigurimi i mjetit motorrik Benz 709 me targe VL 28403 prone e paditesit
per nje periudhe nje vjeçare deri me date 11.09.2002.
Me daten 13.10.2001 ne rrugen automobilistike Vlore - Himare paditesi
ka rreshqitur nga rruga dhe ka pesuar demtime, te cilat pothuaj e kane nxjerre
automjetin jashte perdorimit.
Meqenese ana e paditur mbi bazen e kontrates se sigurimit ka refuzuar te
shperbleje paditesin per demin e shkaktuar, per zgjidhjen e ketij konflikti ai i
eshte drejtuar me padi gjykates.
Gjykata e shkalles se pare Vlore ka vendosur rrezimin e padise, ndersa
Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur ndryshimin e ketij vendimi dhe detyrimin e
pales se paditur Dega Insig Vlore te paguaje ne favor te Ferik Metes shumen
1.125.000 leke.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs pala e paditur
dhe shkaqet e parashtruara ne te bejne fjale per zbatim te keq te ligjit dhe gjejne
mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile.
Ne baze te nenit 1126 te K.Civil per ngjarjen e sigurimit, i siguruari
detyrohet te njoftoje siguruesin brenda afatit te parashikuar ne kontrate dhe ne
qofte se nuk ben kete njoftim, siguruesi ka te drejte te mos paguaje shperblimin
e sigurimit ose shumen e sigurimit.
Sipas kontrates se sigurimit lidhur midis paleve pika 15, germa "a",
njoftimi i rastit te sigurimit duhet te behet brenda 48 oreve nga momenti i
ndodhjes se aksidentit prane deges ku ndodhet axhensia qe ka leshuar kontraten
e sigurimit, kusht te cilin paditesi nuk e ka respektuar. Ngjarja ka ndodhur me
date 13.10.2001, ndersa njoftimi i paditesit sipas formularit te plotesuar nga ana
e paditur mban daten 27.11.2001, pra tej afatit te parashikuar ne kontrate.
Pa te drejte Gjykata e Apelit Vlore per efekt njoftimi te aksidentit ka
marre parasysh nje kerkese te paditesit me date 16.10.2001 dhe duke pranuar
daten 16.10.2001 konsideron ne afat paditesin per njoftimin e rastit te sigurimit.
Kjo kerkese nga permbajtja e saj nuk eshte plotesuar konform rregullave
te percaktuara ne kontrate, eshte e nenshkruar vetem nga paditesi dhe nuk
konfirmon marrjen e saj ne dorezim nga ana e paditur.
Sipas pikes 15, germa "f" te kontrates, per njoftimin e rastit te sigurimit
plotesohet nga siguruesi formular standart i pergatitur me pare, e perderisa ky
mban daten 27.11.2001, ky eshte akt zyrtar qe perben prove te plote dhe nuk
mund te hidhej poshte me njoftime te tjera te njeaneshme te perpiluara nga vete
paditesi si ka pranuar gjykata e apelit.
Ndryshe nga sa pranon gjykata e apelit njoftimi i rastit te sigurimit sipas
pikes 15, germa "a" behet brenda 48 oreve dhe jo brenda 3 diteve, prandaj edhe
sikur te pranohet data 16.10.2001 si date e njoftimit te sigurimit perseri eshte
jashte afatit te parashikuar ne kontraten e nenshkruar prej tij me palen e paditur.

84
I siguruari ne rastin konkret ka vepruar edhe ne kundershtim me kushte te
tjera te percaktuara ne kontrate dhe udhezimin nr.3007, date 20.05.2002 "Mbi
trajtimin e demeve, pasoje e perdorimit te mjeteve motorrike", sipas te cilave
detyrohet te mos beje ndryshime apo riparime te objektit te demtuar, per sa kohe
nuk eshte bere ekspertiza sipas kushteve te pergjitheshme te kontrates. Ai ka
levizur makinen ne nje distance 50 km nga vendi i ngjarjes dhe ka çmontuar
pjese te saj, fakte te cilat ndonese jane pranuar nga gjykata nuk jane vleresuar
nga gjykata per efekt te zgjidhjes drejt te konfliktit midis paleve.
Mbi sa siper, vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishet dhe te
lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Vlore, qe rrezon padine per
shkaqet e permendura me lart si i drejte dhe i bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.382, date 13.07.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
lenien ne fuqi te vendimit nr.1707, date 16.12.2002 te Gjykates se shkalles se pare
Vlore.

Tirane, me 22.09.2005

85
Nr.2834/691 i Rregj. Themeltar
Nr.1309 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.09.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:
PADITËS: BEQIR ZEQO, perfaqesuar ne gjykim
nga Av. Kujtim Capo dhe Artan Haxhia
I PADITUR: NEXHMI RUSTEMI, perfaqesuar ne
gjykim nga Av. Skender Kacupi

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i te paditurit per pagim shume,
ne baze te Nenit 730 e vijues dhe 743 te K.C.

Gjykata e rrethit gjyqesor Kavaje me vendimin nr.467, date 23.12.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.373, date 15.07.2004 ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me


pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjen gabim dhe konkretisht:
- Mos zbatim te nenit 126 te K.Pr.C., vendimi nuk eshte i bazuar ne provat
e paraqitura.
- Gjykata padrejtesisht ka perjashtuar nje prove si te falsifikuar.
- Kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te

86
vendimit te gjykates se shkalles se pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron Lamaj, degjoi
pretendimin e paditesit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, anen e paditur, e cila
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesi ka pretenduar se, me te paditurin kane patur lidhje tregtare,
d.m.th. kane kryer ne vazhdimesi veprimin juridik te shitjes (shitje qumeshti)
dhe se i padituri nuk ka plotesuar detyrimin e tij per pagimin e shumes (çmimin
e blerjes).
Gjykata e shkalles se pare ka pranuar kerkese padine, duke arsyetuar se
pretendimi i paditesit gjendet i provuar dhe se, i padituri nuk ka plotesuar
detyrimin e tij, lidhur me pagesen ndaj paditesit.
Gjykata me tej, ka konsideruar si prove te plote edhe nje dokument
(fature) te paraqitur prej paditesit, duke gjetur te paprovuar pretendimin e te
paditurit per akt te falsifikuar.
Gjykata e apelit ka arritur ne perfundim te kundert dhe konkretisht e ka
konsideruar proven e paraqitur (faturen) si akt te falsifikuar dhe ka rrezuar
kerkese padine.
Vendimi i gjykates per arsyet e meposhtme eshte i gabuar.
I padituri ka pretenduar ne gjykimin ne shkalle te pare se, nenshkrimi i tij
eshte i falsifikuar. Ky pretendim nga provat e administruara, nuk eshte gjetur i
provuar dhe me te drejte gjykata e shkalles se pare e ka rrezuar. Ne aktin e
paraqitur ka patur edhe te dhena te tjera si sasia dhe vlera e objektit te shitur, per
te cilat palet nuk kane paraqitur pretendime dhe qe, gjykata me te drejte nuk ja
ka nenshtruar hetimit gjyqesor.
Gjykata e apelit ka urdheruar perseritjen e aktit te ekspertimit dhe perseri
ekspertet kane arritur ne perfundimin se nenshkrimet jane te sakta, d.m.th. jane
te personit perkates. Lidhur me te dhenat e tjera si çmimi dhe sasia eshte
pretenduar se ka falsifikim te numrit.
Ne keto rrethana, pretendimi i te paditurit se, nenshkrimi nuk eshte i tij
rrezohet. Derisa nenshkrimi provohet se eshte i vertete akti, nuk mundet te
konsiderohet i fallsifikuar ne teresi dhe te perjashtohet nga provat. Gjykata
duhet te hetonte lidhur me permbajtjen e aktit, d.m.th. te elementeve te tjere qe
burojne nga marredhenia juridike qe pjesemarresit ne proces, kane lidhur me
njeri me tjetrin dhe konkretisht lidhur me çmimin dhe sasine e kontrates, per te
cilen i padituri ka paraqitur kontestim.
Nje hetim i tille, nuk mundet te behet nga Kolegji Civil, jo vetem pse kjo
ka te beje me bindje lidhur me provat qe do te administrohen, por edhe me

87
faktin se nje pretendim i tille nuk i eshte nenshtruar hetimit gjyqesor ne gjykaten
me te ulet.

Ne rrethanat e mesiperme, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet


dhe çeshtja te dergohet ne ate gjykate per rishqyrtim. Gjykata duhet te degjoje
pretendimet e pjesemarresve ne proces, lidhur me sasine dhe çmimin e
kontrates, duke kerkuar prej tyre qe ne zbatim te parimit te barres se proves te
provojne pretendimet e tyre qofte edhe me deshmitare dhe prova te tjera
shkresore.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 485§c te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.373, date 15.07.2004 te Gjykates se Apelit Durres
dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres, me tjeter
trup gjykues.

Tirane, me 22.09.2005

88
ÇËSHTJE PENALE

89
Nr.141 i Regj. Themeltar
Nr.112 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.141 Akti, qe i perket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE


RRETHIT GJYQESOR VLORE

OBJEKTI:
Kërkesë për vleftësimin e arrestit ne flagrance
dhe për caktim mase sigurimi.
Baza Ligjore: Nenet 244 e 258 të K.Pr.Penale.

KUNDËR: TE ARRESTUARIT BAJRAM TAHIRI

A K U Z U A R:
Për veprat penale te vjedhjes me mashtrim,
parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Vlore, me vendimin nr.64, datë 15.04.2005, ka


vendosur:
Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Bajram
Tahiri dyshuar per vepren penale te vjedhjes me ane te mashtrimit
ne bashkepunim.
Caktimin si mase sigurimi personal arrest ne burg, parashikuar nga
neni 238 i K.Pr.Penale.

90
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.38, datë 17.05.2005, ka
vendosur:
Shfuqizimin e vendimit nr.64, date 15.04.2005 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Vlore duke urdheruar lirimin e menjehershem te
tij.

Kunder vendimit te gjykatës së apelit ka bërë rekurs prokurori i


Prokurorise se Apelit Vlore, duke parashtruar keto shkaqe për prishjen e tij:
- 1. Gjykata e apelit ne kundershtim me permbajtjen e dispozites penale te
parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, eshte marre me analizen e
qendrimit subjektiv te te demtuarve, duke mos analizuar qendrimin
objektiv te te arrestuarit, i cili me ane te genjeshtres ka arritur ti marre
leket te demtuarve.
- 2. Gjykata e apelit ka arsyetuar gabim kur pranon se te demtuarve nuk u
eshte cenuar asnje e drejte meqe e dinin se i arrestuari nuk ishte nga ata
persona qe kishin ne dore per te nxjerre viza, ne nje kohe qe ana
subjektive e te arrestuarit dhe shokut te tij ne kryerjen e vepres penale te
mashtrimit, rezulton dhe nga veprimet objektive, duke mos kryer asnje
lloj veprimi per te permbushur qellimin e shprehur ne rastin e marrjes se
lekeve, perkundrazi ata jane munduar te mos kontaktojne me te
demtuaren.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Artur
Selmani, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore e lenien ne
fuqi te vendimit te gjykates se rrethit e si analizoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, mbi kerkesen e prokurorit, me
vendimin nr.64, date 15.04.2005, ka vendosur te vleftesoje te ligjshem
arrestimin e shtetasit Bajram Tahiri dyshuar per kryerjen e vepres penale te
vjedhjes me ane te mashtrimit ne bashkepunim, parashikuar nga neni 143/2 i
K.Penal dhe caktimin ndaj tij si mase sigurimi arrest ne burg.
Ne vendimin e saj, gjykata e rrethit, arsyeton se, nga materialet e
administruara ne gjykim ka dyshime te bazuara ne prova se Bajram Tahiri ka
kryer vepren per te cilen akuzohet pasi nga kallezimet e deklarimet e shtetasve
Lindita Tafa, Latif Tafa, etj. dhe dokumentet e paraqitura ka dale se, ne
bashkepunim me shtetasin Kosta Duni, kane shkuar ne shtepine e Hava Velos se
ciles i kane premtuar se do t'i nxirrnin vize ne ambasaden greke asaj dhe dy
femijeve kundrejt shperblimit prej 3.000 euro. Ai ka marre si paradhenie 300
euro dhe pasaportat dhe i ka prentuar Hava Velos se, pas kater ditesh, do te

91
shkonte ne Tirane ku do te gjente te afishuara emrat ne listat e ambasades. Ky
veprim jo vetem nuk u realizua por, me pas, kerkesave te saj per t’u takuar e t’i
kthente eurot e pasaportat u eshte shmangur deri ne arrestimin e tij ne flagrance
me date 11.04.2005. Gjate kontrollit te ushtruar atij ju gjet pasaporta e shtetases
Hava Velos, çertifikata e lindjes se saj dhe fotokopja e pasaportes.
Mbi ankimin e te arrestuarit Bajram Tahiri, Gjykata e Apelit Vlore, ka
shqyrtuar çeshtjen dhe me vendimin nr.38, date 17.05.2005, ka vendosur
shfuqizimin e vendimit te gjykates se rrethit, urdherimin e lirimit te
menjehershem te te arrestuarit duke arritur ne konkluzionin se, ne veprimet e tij
mungojne elementet e vepres penale te mashtrimit. Arsyetohet ne vendim se,
nga materialet qe ndodhen ne dosje rezulton se mungojne elementet e anes
objektive e subjektive te figures se vepres penale te mashtrimit. Duke e trajtuar
teorikisht kete veper penale, gjykata shprehet se, me mashtrimin kuptohet
paraqitja e rreme e rrethanave ose e fakteve si te verteta kur ato objektivisht nuk
jane te tilla. Por pranon gjykata e apelit, ne rastin ne shqyrtim, nuk rezulton qe i
arrestuari te kete perdorur genjeshtren apo shperdorimin e besimit per te shtene
ne dore pasurine e se demtuares, se vete e demtuara ka qene e ndergjegjeshme
se ajo nuk po kontaktonte me ndonje punonjes te ambasades greke qe, per shkak
te detyres, kishte ne dore te nxirrte viza dhe se, duke ditur kete fakt, i arrestuari
Bajram Tahiri e Niko Duni, po merrnin persiper te kryenin nje sherbim qe nuk
ishte ne eksluzivitetin e detyres se tyre e, per pasoje, te demtuares nuk i eshte
cenuar asnje interes i ligjshem sepse i arrestuari Bajram Tahiri, nuk kishte ne
dore te nxirrte viza per jashte shtetit dhe kete e demtuara e dinte fare mire e
megjithate ka kerkuar te perdorte te gjitha mundesite, sigurisht jo ligjore, per te
realizuar marrjen e vizave.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjen te padrejte e te pabazuar ne ligj
arsyetimin e bere ne vendimin e gjykates se apelit: Sipas dispozitave perkatese
te K.Pr.Penale, ne rastin e caktimit te masave te sigurimit, gjykata nuk mund te
beje analizen e provave, por duhet te respektoje rigorozisht kerkesen e nenit 228
te K.Pr.Penale, sipas te cilit askush nuk mund t'i nenshtrohet masave te sigurimit
personal ne qofte se ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem i
bazuar ne prova. Eshte e kuptueshme qe, brenda afatit qe duhet t'i paraqitet nga
prokurori gjykates kerkesa per caktimin e mases se sigurimit personal ndaj nje
personi, provat e marra jane ne fazen fillestare por eshte e domosdoshme qe, per
te vendosur masen e sigurimit, ato te jene te mjaftueshme per te pasur nje
dyshim te arsyeshem per kryerjen e vepres penale prej tij. Ne kete aspekt, baza
kryesore eshte ekzistenca e vepres penale me te gjithe elementet e saj pra,
ekzistenca e faktit kriminal pa te cilin, nuk mund te diskutohet per caktim mase
sigurimi.
Nisur nga keto percaktime, gjykata e apelit, ka perpjekje per te analizuar
ekzistencen e faktit dhe analizon dy nga elementet e vepres penale te

92
mashtrimit, anen objektive dhe anen subjektive por arsyetimet e saj, jane ne
zbatim te gabuar te ligjit material.
Neni 143 i K.Penal percakton si mashtrim vjedhjen e pasurise me ane te
genjeshtres ose shperdorimit te besimit. Ne referim te ketij percaktimi, nga ana
objektive kjo veper kryhet me marrjen e pasurise (ne rastin konkret te te
hollave) me ane te genjeshtres ose shperdorimit te besimit qe ka ose krijon
personi i demtuar ndaj personit te akuzuar dhe ky veprim, kryhet me dashje dhe
me qellim per perfitime materiale, pra me ane te veprimeve te kunderligjeshme.
Eshte e vertete sa pranohet ne vendimin e gjykates se apelit se e demtuara ishte
e ndergjegjeshme se nuk po kontaktonte me punonjes te ambasades greke qe
kishin ne dore te jepnin viza, por po ashtu eshte e vertete qe ajo, e mashtruar nga
i gjykuari e personi tjeter, krijoi bindjen ne qendrimin e fjalet e tyre per
mundesine e nxjerrjes se vizave prej tyre, duke i dhene pasaportat dhe 300 euro
paradhenie sipas kerkeses se Bajram Tahirit. Ne vepren penale te mashtrimit
rrethanat objektivisht nuk jane siç paraqiten nga personi dhe pronari i pasurise
bie ne lajthitje e duke qene i mashtruar, dorezon vullnetarisht pasurine qe i
kerkohet dhe per pasoje, personi me ane te shperdorimit te besimit, ne
mirebesim te te demtuarit hedh ne dore pasurine me qellim pervetesimi.
Nga aktet e administruara ne gjykim del qarte se Bajram Tahiri e Niko
Duni shfrytezuan nevojen e se demtuares Hava Velos per viza per ne shtetin
grek duke i marre te hollat me premtimin e genjeshtres se do i nxirrnin vizat kur
objektivisht nuk e kishin nje mundesi te tille, gje qe del edhe nga materialet e
çeshtjes pasi edhe siç shtine ne dore te hollat, nuk kryen asnje lloj veprimi per te
realizuar detyrimin qe moren.
Kjo analize ka te beje me ekzistencen e faktit si baze per te krijuar
dyshime te bazuara ne prova per caktimin e mases se sigurimit ndersa sqarimi i
plote per kryerjen e vepres penale, i fajesise apo pafajesise se Bajram Tahirit i
takon hetimit paraprak e shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes.
Ne keto rrethana vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i zbatimit te
gabuar te ligjit procedural e material, ndersa vendimi i gjykates se rrethit eshte i
drejte e i bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/d te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.38, date 17.05.2005 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.64, date 15.04.2005 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Vlore.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 26.09.2005

93
Nr.1203/509 i Regj. Themeltar
Nr.624 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURVE:ADRIATIK SHOSHA
ILIR SHOSHA

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale te
"shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese",
parashikuar nga neni 114/a, parag. 1, 4, 5 6 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Berat, me vendimin nr.63, date 10.05.2004 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriatik Shosha, per vepren
penale te shfytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese, te
parashikuar nga neni 114/a pikat 1, 5, 6 te K Penal dhe denimin e
tij me 8 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Ilir Shosha, per vepren penale te
shfytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese, te parashikuar
nga neni 114/a pikat 1, 5, e 6 te K.Penal dhe denimin e tij me 7 vjet
burgim.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 280, date 08.10.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.63, date 10.05.2004 te Gjykates se
shkalles se pare Berat.

94
Kunder ketyre vendimeve kane bere rekurs te gjykuarit Adriatik Shosha
dhe Ilir Shosha, nepermjet mbrojtesit te tyre, qe kerkojne prishjen e tyre dhe
kthimin per rishqyrtim, duke parashtruar keto shkaqe:
- Akuza dhe gjykatat jane mbeshtetur vetem ne kallezimin e Alketa
Allmuçes, per ngjarje e rrethana qe kane ndodhur ne Itali, te pa
konfirmuara nga asnje organ i ketij shteti apo person tjeter.
- Edhe prinderit e saj te pyetur nga gjykata kane deshmuar vetem per ikjen
e saj para dy vitesh.
- Ne kundershtim me nenin 367 te K.Pr.Penale, u refuzua marrja e provave
te reja qe deshmonin per rrethanat e ngjarjes, si deklarata noteriale date
13.10.2003 e te demtuares qe deshmon se ajo ka bere kallezim te rreme
dhe çertifikata martesore date 30.10.2003, mes saj dhe Adriatik Shoshes,
qe provojne kallezimin e bere per xhelozi e hakmarrje dhe pendimin e saj.
- Gjykatat nuk kane vleresuar nje sere faktesh si: provat qe e demtuara ka
prostituar ne Itali, bashkepunimin mes te gjykuarve (kur ajo ka kallezuar
vetem Adriatikun, ndersa per Ilirin ka pohuar se ka patur nje vajze tjeter),
kush jane nje sere personash te paidentifikuar qe permend ajo ne kallzim,
etj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, degjoi prokurorin Saliko
Hajno, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe atij te
gjykates se shkalles se pare, si dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Ne Korrik te vitit 1999, shtetasja Alketa Allmuça (ende ne moshe te
mitur, dt. 1984), banore e qytetit te Tiranes, lagja "Kombinat", ku rrinte me
nenen dhe njerkun, largohet dhe shkon ne Vlore, me nje person te panjohur mire
prej saj. Atje njihet me dy persona te pa identifikuar, te quajtur Ergys dhe Dashi,
me te cilet pas 3-4 muajsh eshte larguar ne Itali, Bolonja dhe me pas me nje
person te quajtur Terri ka shkuar ne shtepine e te gjykuarve Adriatik e Ilir
Shosha, ne Napoli.
Nga nje person i pa identifikuar e demtuara ka mesuar se ajo ishte shitur
per 5 milion lireta tek te gjykuarit Adriatik e Ilir Shosha dhe nen shtytjen e te
gjykuarit Adriatik pas 3-4 muajve, qe ka ndenjur ne kete banese, eshte detyruar
te punoje si prostitute.
Kallzuesja ka pranuar se ka punuar rreth 2 vjet per llogari te te gjykuarve
Shosha dhe gjithe te ardhurat ia dorezonte te gjykuarit Adriatik. Gjate kesaj
periudhe, ka deshmuar se eshte kthyer 3-4 muaj ne Berat me te gjykuarit, ku e
kane prezantuar si te fejuaren e te gjykuarit Adriatik. Me pas, perseri ka ikur me
te gjykuarin Adriatik ne Itali me gomone, ku ky ka ushtruar dhune ndaj saj qe te

95
prostituonte. Per kete shkak ka tentuar dy here te ikte, por eshte kapur nga te dy
vellezerit. Ne nje rast edhe i gjykuari Ilir ka ushtruar dhune ndaj saj.
Ne baze te ketij kallezimi te Alketa Allmuça, ne date 10.05.2003, te
gjykuarit Adriatik e Ilir Shosha, jane akuzuar nga organi i prokurorise per
vepren penale parashikuar nga neni 114/a pikat 1, 4, 5, 6 te K.Penal. Ajo ka
deshmuar te njejtat fakte edhe ne seancen gjyqesore per sigurimin e proves, te
dates 26.05.2003.
Gjykata e shkalles se pare Berat, me vendimin nr.63, date 10.05.2004 i ka
deklaruar fajtore te pandehurit per veprat penale per te cilat akuzohen, duke
caktuar per te pandehurin Adriatik Shosha denimin me 8 vjet burgim, ndersa te
pandehurin Ilir Shosha me 7 vjet burgim.
Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin
nr.280, date 08.10.2004.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, gjykata e apelit ka vepruar ne
kundershtim me nenin 152 te K.Pr.Penale, sipas te cilit ajo percakton vertetesine
e fuqine provuese te te gjithe provave, qe merren gjate shqyrtimit gjyqesor dhe
mbi bazen e tyre krijon bindjen per vertetesine dhe saktesine e seciles prej tyre.
Ne rastin konkret, ne dhenien e vendimit per deklarimin fajtor te te
pandehurve eshte bazuar ne theniet e te demtuares ne sigurimin e proves, si dhe
te deshmitareve Shadije Dhija (nena e saj) dhe Andrea Dhija (njerku) ne seance
gjyqesore, nderkohe qe nga keto te fundit nuk del asnje fakt per fajesine e tyre.
Prej saj (gjykates) nuk eshte lejuar marrja e provave te reja ne gjykim,
duke arsyetuar ne menyre te gabuar se, ne baze te nenit 356/3 te K.Pr.Penale,
ato duhet te ishin kerkuar ne fillim te shqyrtimit gjyqesor dhe se pyetja e
kallezueses, perseri mund te ndikohet nga dhuna e kanosja e te pandehurve, me
qellim ndryshimin e thenieve.
Ndermjet provave te pretenduara eshte paraqitur edhe nje çertifikate
martesore e dates 30.10.2003, qe tregon se e demtuara ka lidhur martese me te
pandehurin Adriatik Shosha. Kjo prove eshte lene padrejtesisht dhe ne
kundershtim me ligjin jashte shqyrtimit gjyqesor. Provat e paraqitura nga palet, i
sherbejne gjykates jo vetem per te vertetuar kryerjen ose jo te vepres penale, por
dhe per te vertetuar pasojat e ardhura, fajesine ose pafajesine e te pandehurit e
sidomos shkallen e pergjegjesise se tij (neni 149 i K.Pr.Penale).
Nisur nga sa me siper, arrihet ne konkluzionin se duhet prishur vendimi i
gjykates se apelit dhe çeshtja duhet kthyer per rigjykim po prane asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te
K.Pr.Penale,
VENDOSI

96
Prishjen e vendimit nr.280, date 08.10.2004 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po prane asaj gjykate, me tjeter trup
gjykues.

Tirane, më 21.09.2005

97
Nr.535 i Rregj. Themeltar
Nr.625 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Ylvi Myrtja Anetar
Besnik Imeraj Anetar

ne daten 21.09.2005 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURIT: ARBEN BRAHUSHAJ, perfaqesuar nga


avokate Antoneta Çuni

A K U Z U A R:
Per vepren penale te shfrytezimit
te prostitucionit ne rrethana renduese,
parashikuar nga neni 114/a, 1, 5 i Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Fier, me vendimin nr.189, datë 08.09.2003, ka


vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Brahushaj, për veprën
penale te shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese,
parashikuar nga neni 114/a, pika 1 dhe 5 te Kodit Penal dhe
dënimin e tij me 9 (nente) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.332, datë 24.12.2003, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.189, date 08.09.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Fier.

98
Gjykata e shkallës së parë Fier me vendimin nr.241, datë 17.11.2004, ka
vendosur:
Rivendosjen e kerkuesit Arben Brahushaj ne afatin e rekursit ne
Gjykaten e Larte Tirane, kunder vendimit nr.332, date 24.12.2003
te Gjykates se Apelit Vlore.

I gjykuari Arben Brahushaj, ka paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte, duke


parashtruar keto shkaqe per prishjen e vendimit nr.332, date 24.12.2003 te
Gjykates se Apelit Vlore:
- Gjykata e apelit, nuk ka vleresuar faktin qe gjykimi ne shkallen e pare,
eshte zhvilluar ne mungesen time, duke mos u respektuar dispozitat qe
lidhen me njoftimin e te pandehurit.
- Edhe gjykimi ne gjykaten e apelit eshte zhvilluar ne mungesen time duke
u shkelur dispozitat qe bejne fjale per njoftimin e te pandehurit dhe
deklarimi i mungeses, eshte bere ne kundershtim me kerkesat e nenit 140
te K.Pr.Penale.
- Edhe persa i perket arsyetimit te vendimeve, te dy gjykatat kane arsyetuar
ne menyre te gabuar, arsyetim i bere krejt ne menyre te kundert me provat
e parashtruara ne gjykim, pasi po t'i referohemi thenieve te te demtuares
edhe nese do t’i marrim te mireqena, rezulton se e demtuara ka punuar si
prostitute, vetem nje nate dhe jo per nje kohe te gjate, siç pranon gjykata,
pa marre parasysh se ne deklarimet e te emes se te demtuares, ajo ka
thene se u ndava nga i pandehuri se nuk punova si prostitute, etj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj, prokurorin Bujar Sheshi,
qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, av. A. Cuni, qe kerkoi
prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne
po ate gjykate, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

VËREN
Se vendimi nr.332, date 24.12.2003 i Gjykates se Apelit Vlore, duhet te
prishet dhe aktet te kthehen per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup
gjykues, por jo per shkaqet e ngritura ne rekurs.
Rezulton se, nga ana e organit te Prokurorise prane Gjykates se rrethit
Fier, kjo gjykate, ka gjykuar dhe deklaruar fajtor te pandehurin Arben
Brahushaj, me akuzen e shfrytezimit te prostitucionit. Ky vendim eshte lene ne
fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlore dhe, duke qene se i pandehuri eshte
gjykuar ne mungese, pas ekzekutimit te vendimit te gjykates se apelit, atij i
eshte rivendosur ne afat e drejta per te ushtruar rekurs ne Gjykaten e Larte.
Ne fillim te seances gjyqesore ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte,
prokurori kerkoi te vendosej mospranimi i rekursit, duke arsyetuar se ai ishte

99
paraqitur jashte afatit ligjor prej 30 ditesh. Kjo kerkese nuk u pranua mbasi
provohet se rekursi eshte paraqitur ne afatin e parashikuar nga ligji. Rezultoi se
menjehere pasi eshte vene ne dijeni te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore,
konform kerkesave te nenit 147/2 te K.Pr.Penale, i pandehuri i eshte drejtuar
gjykates me kerkese per rivendosje ne afat te rekursit, duke i bashkengjitur kesaj
kerkese edhe vete rekursin me shkrim. Ne keto rrethana, duke vendosur te
pranoje kerkesen e te pandehurit per tu rivendosur ne afat, Gjykata e Rrethit
Fier, ka regjistruar edhe rekursin te cilin pas dhenies se vendimit, ja ka
komunikuar edhe Prokurorit te Rrethit, duke bere keshtu te provuar faktin se ky
rekurs ka qene i depozituar ne sekretarine e gjykates ne afat.
Nga dosja gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Arben Brahushaj, ka
rezultuar se ne muajt e pare te vitit 1998, duke punuar tokat e bashkeshorteve
Niko e Stavrulla Xhokaxhi, ne fshatin Hambar te Komunes Cakran, i pandehuri
eshte njohur me vajzen e tyre, te demtuaren Majlinda Xhokaxhi. Megjithese i
martuar, i pandehuri i premton te demtuares se, do te ndahej nga bashkeshortja
dhe do te martohej me te. Me daten 24.08.1998, i pandehuri se bashku me te
demtuaren, jane larguar nga vendbanimi i tyre dhe kane shkuar ne qytetin e
Vlores, ku pas 6 ditesh, jane larguar me skaf per ne qytetin e Barit. Nga ketu,
kane udhetuar me tren dhe jane vendosur ne qytetin e Torinos, tek nje kushuriri
i te pandehurit. Pas nje muaji e gjysem, qendrimi tek kushuriri i te pandehurit,
ku jetonin me te ardhurat qe fitonte ky i fundit, i pandehuri e ka detyruar te
demtuaren te dilte ne rruge, ku ajo eshte bashkuar me dy vajza te tjera qe
ushtronin prostitucion dhe qe mbaheshin nga dy shoke te te pandehurit. E
demtuara Majlinda, ka filluar te ushtroje prostitucion, ku naten e pare ka fituar
200.000 lireta dhe te ardhurat ia dorezonte te pandehurit. Ne rruge e demtuara
njihet me nje vajze nga Tirana, te quajtur Lindita Bushaj, e cila e ka ndihmuar te
demtuaren te shkeputej me te pandehurin dhe e ka mbajtur per 3-4 muaj. Ne
prill te vitit 1999, i pandehuri ka arritur ta gjeje te demtuaren dhe i vene ne
dijeni te kallzimit te bere nga e ema e te demtuares, deshmitarja Stavrulla
Xhokaxhi, i ka kerkuar kesaj te fundit te terheqe denoncimin qe t'i sillte vajzen
ne Shqiperi. Gjate ushtrimit te prostitucionit, e demtuara eshte kapur nga policia
italiane dhe eshte derguar ne nje shkolle femijesh, ku ka qendruar per afro nje
vit dhe me ndihmen e nje kuzhiniereje te shkolles dhe me kerkesen e kesaj te
fundit, e demtuara ka pranuar te kujdesej per nenen e kesaj te fundit, ne shtepine
e asaj ne Rome. Edhe ketu, e demtuara Majlinda ka vazhduar te ushtroje
prostitucion e vetme dhe ne nentor te vitit 2001, ajo ka shkeputur lidhjet dhe me
nenen e kuzhinjeres. Pas rreth 2 muajsh, pikerisht ne 16.01.2002, e pandehura
eshte kapur nga policia italiane dhe eshte derguar ne Shqiperi. E demtuara ne
kohen qe behet fjale ka qene e mitur, pasi eshte e datelindjes 28.10.1998.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte gjen te pabazuara pretendimet e
mbrojtjes se te pandehurit per mos zbatimin nga ana e gjykatave te kerkesave
proceduriale qe lidhen me njoftimin e te pandehurit.

100
Si ne gjykimin ne shkalle te pare ashtu edhe ne gjykimin ne apel, gjykatat
i kane dhene mundesi te pandehurit dhe mbrojtesit te tij qe te jene te pranishem
ne te gjitha seancat gjyqesore, por nga njoftimet e kryera, del e qarte se i
pandehuri nuk ka marre pjese ne kete gjykim, jo sepse nuk eshte njoftuar, por
sepse ka qene jashte shtetit. Sipas kerkesave te nenit 132 e vijues te K.Pr.Penale,
gjykata detyrohet qe te njoftoje te pandehurin ne banesen e tij, por kur provon se
ai nuk gjendet, ky njoftim realizohet nepermjet mbrojtesit te tij. I pandehuri
Arben, eshte njoftuar duke u thirur edhe familjaret e tij perfshire edhe babain te
cilet ne mungese te te pandehurit, kane caktuar edhe mbrojtes me prokure.
Por Kolegji Penal i Gjykates se Larte, cmon se vendimi i Gjykates se
Apelit Vlore, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.189, date 08.09.2003 i
Gjykates se Rrethit Fier, eshte dhene ne kundershtim me detyrimet e nenit 380
te K.Pr.Penale dhe si i tille, duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim.
Rezulton e provuar se, gjate hetimeve te kesaj ceshtje, organi i
prokurorise ka patur te dhena se ne ngarkim te te pandehurit Arben Brahushi,
per te njejten veper penale, ishin filluar hetimet edhe ne shtetin italian dhe mbi
kete baze, ne daten 31.05.2002, Prokuroria e Pergjitheshme ka kerkuar
zyrtarisht sqarime ne Zyren e Nderlidhjes se Policise Italiane Interforce ne
Tirane. Pa marre pergjigje dhe pa verifikuar nese ky dyshim ishte ose jo i
vertete, Gjykata e Apelit Vlore, ka vendosur te lere ne fuqi vendimin e Gjykates
se Rrethit Fier. Ne kuptim te paragrafit te dyte te nenit 6 te K.Penal, ndaj nje
shtetasi shqiptar, nuk mund te zbatohet ligji penal i Republikes se Shqiperise,
per veper te kryer ne territorin e nje shteti te huaj ne rast se, ndaj tij eshte dhene
nje vendim nga nje gjykate e ketij shteti, per te njejten veper.
Ne rigjykimin e ceshtjes, eshte e domosdoshme te verifikohet ne rruge
zyrtare nese i pandehuri Arben Brahushi eshte denuar nga ndonje gjykate e
shtetit Italian dhe nese po, denimi i tij lidhet me te demtuaren apo ben fjale per
episode te tjera. Ketu duhet te mbahet parasysh edhe fakti se vete e demtuara, ne
kallzimin e saj ka spjeguar se i pandehuri vetem nje here dhe ne nje nate, e ka
shtyre per prostitucion.
Duke qene se, gjykimi i kesaj ceshtje ne te dyja shkallet e gjykimit eshte
zhvilluar ne mungese te te pandehurit, nderkohe qe aktualisht ai eshte duke
vuajtur denimin e dhene, ne rigjykim duhet te behet e mundur edhe pyetja e
ketij te pandehuri. Administrimi dhe verifikimi i pretendimeve te te pandehurit,
lidhur me akuzen do te ndihmoje gjykaten e apelit qe ne marrjen e vendimit te
zbatoje kerkesat e nenit 379 e vijues te K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/c te
K.Pr.Penale,

VENDOSI

101
Prishjen e vendimit nr.332, date 24.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 21.09.2005

102
Nr.991 i Rregj. Themeltar
Nr.626 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Spiro Spiro Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Ylvi Myrtja Anetar
Agron Lamaj Anetar
Besnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.09.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURIT: VANGJEL AFEZOLLI, perfaqesuar


nga Av. Vasil Plaku

A K U Z U A R:
Për kryerjen e veprës penale të
"Fallsifikimit të dokumentave",
parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.1046, datë 08.11.2004


ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Vangjel Afezolli, për kryerjen e
veprës penale të përdorimit të dokumenteve të fallsifikuara,
parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me
150.000 lekë gjobë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.265, datë 22.04.2005 ka


vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.1046, datë 08.11.2004 të Gjykatës së
shkallës së parë Tiranë.

Kundër vendimit nr.265, datë 22.04.2005 të Gjykatës së Apelit Tirane ka


bërë rekurs i pandehuri Vangjel Afezolli, duke parashtruar se:
- Dokumenti nuk është përgatitur nga unë, por nga punonjës së Z.R.P.P.-së.

103
- Nuk janë vërtetuar rrethana të tilla, të cilat llogjikisht do të çonin në
ekzistencën e ndonjë bashkëpunimi të mundshëm ndërmjet meje dhe
nepunësit shtetëror.
- Une jam pronar i prones qe ben fjale vertetimi qe pretendohet i
fallsifikuar dhe e ka perdorur ate ne gjykate, duke e ditur te vertete. Në
këtë drejtim mungon ana subjektive e veprës penale, të cilat lidhen me
elementët dashje dhe qëllimi.
- Të dhënat thelbësore të këtij dokumenti, që kanë lidhje të drejtpërdrejta
me përmbajtjen e tij të saktë, në ballafaqim me parregullsitë e tjera,
përjashtojnë ekzistencën e një dokumenti të fallsifikuar në kuptimin e
veprës penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj, prokurorin Bujar Sheshi,
qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, av.
Vasil Plaku, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe
pushimin e gjykimit, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

VËREN
Se vendimi nr.265, date 22.04.2005 i Gjykates se Apelit Tirane, duhet te
prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate, per t'u gjykuar me
tjeter trup gjykues.
Rezulton se, i pandehuri Vangjel Afezolli, në daten 09.06.2000 i është
drejtuar Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, me një kërkesë padi me palë
paditës Vangjel Afezolli, me objekt privatizimin e truallit të oborrit të banesës
së tij.
Veç provave të tjera, në këtë proces gjyqësor, nga ana e të pandehurit
Vangjel Afezolli, është paraqitur edhe një vërtetim i leshuar nga Zyra e
Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme, ne baze te se cilit vertetohet se, ne
regjistrin hipotekor nr.57, date 12.04.1994, figuron ne emer te te pandehurit nje
pasuri me siperfaqe 59 m2. Ky vërtetim është lëshuar me datë 24.07.2000, sipas
kërkesës nr.124 të datës 14.07.2000.
Mbi bazën e kallzimit penal të shtetasit Aleko Afezolli, prokuroria ka
filluar procedimin penal ndaj të pandehurit Vangjel Afezolli, duke e akuzuar se
ka kryer veprën penale të përdorimit të dokumentave të fallsifikuar dhe
konkretisht të vërtetimit hipotekor nr.57, i cili sipas aktit të ekspertimit nr.1197,
date 08.03.2004 dhe kqyrjeve të tjera që i janë bërë, ka rezultuar se eshte fallco.
Mbi kete baze, Gjykata e Rrethit Tirane, ka krijuar bindjen se i pandehuri
Vangjel Afezolli, ka kryer vepren penale te fallsifikimit te dokumentave ne
formen e perdorimit te tij dhe per kete, e ka deklaruar fajtor dhe denuar sipas
nenit 186-1 te K.Penal.

104
Edhe pse i pandehuri ka ankimuar kete vendim ne Gjykaten e Apelit
Tirane, kjo e fundit ka vendosur te lere ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit,
vendim i cili gjendet i pabazuar ne ligj dhe si i tille duhet te prishet dhe ceshtja
te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, per shkak se:
Se pari: I pandehuri Vangjel Afezolli, eshte gjykuar dhe deklaruar fajtor,
mbasi eshte akuzuar se ka perdorur nje dokument te fallsifikuar. Nderkohe vete
i pandehuri ne hetim dhe gjykim, ka pretenduar se ai kete dokument jo vetem
nuk e ka fallsifikuar, por as ka ditur qe eshte i tille mbasi i eshte leshuar nga
sporteli i Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme.
Per te verifikuar pretendimet e te pandehurit, Gjykata e Apelit Tirane,
duhet te sqaroje ne rigjykim nese dokumenti objekt i ketij gjykimi, vertetimi
hipotekor nr.57, eshte shkruar ose jo nga i pandehuri. Ne rast se nga ekspertimi i
shkrimit, nuk del shkrimi i te pandehurit, eshte e domosdoshme te behet
krahasimi i shkrimit me te gjithe punonjesit e Z.R.P.P., qe kane plotesuar apo
leshuar vertetime ne te njejten periudhe qe eshte leshuar edhe vertetimi nr.57.
Kryerja e ketyre ekspertimeve, do te krijoje bindjen tek gjykata, nese i
pandehuri vertetimin e ka mare rregullisht ne Zyren e Pasurive te Paluajteshme,
apo ky dokument eshte leshuar jashte kesaj zyre.
Se dyti: Ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme, eshte e
nevojshme te hetohet rreth vertetimit objekt i akuzes, mbasi i pandehuri ka
pretenduar se ai, mbasi ka bere nje kerkese dhe kryer pagesen perkatese, eshte
paraqitur ne daten e caktuar, kur ka marre edhe kete vertetim.
Ne rigjykim duhet te sqarohet nese, nga ana e te pandehurit eshte
depozituar nje kerkese e tille, nese eshte bere pagesa per kete sherbim, nese
eshte leshuar nje vertetim pronesie ne pergjigje te kesaj kerkese dhe nese
ekzistojne praktika, lidhur me leshimin e vertetimeve te pronesise.
Se treti: Sic ka pretenduar i pandehuri, ndermjet permbajtjes se vertetimit
qe pretendohet te jete i fallsifikuar dhe shenimeve te regjistrit hipotekor, nuk ka
asnje te dhene te rreme mbasi i pandehuri eshte pronar i nje apartamenti me
siperfaqe 59 m2 dhe me te njejtat kufizime, sic edhe jane shenuar ne vertetimin
e pronesise. Edhe pse dispozita penale per te cilen eshte akuzuar i pandehuri,
nuk kerkon qellim ne vetvete per perdorimin e nje dokumenti te fallsifikuar,
eshte detyre e gjykates qe ne gjykim te sqaroje nese permbajtja e ketij vertetimi,
ka ndryshuar apo jo te verteten rreth prones dhe vendndodhjes se saj dhe nese i
pandehuri do te kishte mundur te blinte truallin pa patur kete vertetim. Per kete
kerkohet edhe mendimi i kualifikuar i nje specialisti.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne kerkesat e nenit 441/ç te
K.Pr.Penale,
VENDOSI

105
Prishjen e vendimit nr.265, date 22.04.2005 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.
Tirane, me 21.09.2005

106
Nr.880 i Rregj. Themeltar
Nr.627 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Shpresa Beçaj Anetare

ne seance gjyqesore me date 21.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i


perket:
TË PANDEHURIT: VEBI HEPAJ

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale te
"Fallsifikimit te leternjoftimeve apo vizave"
dhe "Kalimit te paligjshem te kufirit",
parashikuar nga nenet 189/1 e 297 te Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.910, date 08.10.2004


ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Vebi Hepaj për veprën penale të
"Fallsifikimit të letërnjoftimeve apo vizave" dhe në bazë të nenit
189/1 të K.Penal e dënon me 6 muaj burgim dhe 400.000 lekë
gjobë.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, pas uljes 1/3 së dënimit, i
pandehuri dënohet me 4 muaj burgim dhe 266.666 lekë gjobë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Vebi Hepaj, për kryerjen e
veprës penale të "Kalimit të paligjshëm të kufirit" dhe në bazë të
nenit 297 të K.Penal e dënon me tre muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe
dënohet me 2 muaj burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, përfundimisht i pandehuri Vebi
Hepaj dënohet me një dënim të vetëm prej 4 muaj burgim dhe

107
266.666 lekë gjobë.
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.154, date 11.03.2005 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.910, date 08.10.2004 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Vebi


Hepaj nepermjet mbrojtesit te tij, avokatit Ferdinand Doja dhe av. Klojda Dashi,
te cilet kane kerkuar prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e akteve per rigjykim
ne po ate gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:
- Mosmarrja dijeni e te pandehurit per zhvillimin e seances gjyqesore ka
ardhur si pasoje e bllokimit te rrugeve nga debora ne Malesine e Madhe
ku i pandehuri jeton.
- Gjykata ka gabuar ne marrjen e vendimit per zhvillimin e seances
gjyqesore pa pranine e te pandehurit me avokat te caktuar kryesisht, ne
nje kohe kur i pandehuri kishte shprehur vullnetin me prokure te posaçme
qe te mbrohej nga ne.
- Sipas Nenit 349 te K.Pr.Penale gjykata ka qene e detyruar te perserise
thirrjen per te pandehurin sa kohe ai nuk kishte marre njoftim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Shpresa Beçaj, prokurorin Artur
Selmani, qe kerkoi pranimin e rekursit, Av. F. Ndoja, qe kerkoi pranimin e
rekursit dhe mbasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet per shkak se gjykimi
i kryer ne kete gjykate per çeshtjen penale ne ngarkim te te pandehurit Vebi
Hepaj, i akuzuar ne baze te neneve 189/1 e 297 te K.Penal, eshte bere ne shkelje
te rregullave proçedurale te cilat garantojne te drejten e te gjykuarve per tu
degjuar ne gjykim.
Ne gjykimin e çeshtjes ne Gjykaten e Larte, nga shqyrtimi i akteve qe
ndodhen ne fashikullin e proçedimit penal te te gjykuarit Vebi Hepaj, u
konstatua se, prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Tirane, mbi bazen e
materialit kallzues ka filluar proçedimin penal nr.1641, te vitit 2004 ne ngarkim
te te pandehurit te siperpermendur, duke e akuzuar ate per kryerjen e vepres
penale te fallsifikimit te leternjoftimeve e vizave, te parashikuar nga neni 189/1
te K.Penal dhe kalim te paligjshem te kufirit, te parashikuar nga neni 297 te
K.Penal.
Ne gjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, i pandehuri ka qene ne
mungese, por eshte perfaqesuar nga avokate te pajisur me prokure, te cilet ne

108
baze te tagrave te dhena prej tij, kane kerkuar para gjykates gjykim te shkurtuar
dhe gjykata e ka pranuar.
Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.910, date 08.10.2004,
ka vendosur deklarimin fajtor te te pandehurit Vebi Hepaj per dy veprat penale
per te cilat eshte akuzuar dhe denimin e tij perfundimisht me 4 muaj burgim dhe
266.666 leke gjobe, vendim i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i
gjykuari, i cili ka parashtruar se gjykimi i çeshtjes ne kete gjykate eshte bere ne
shkelje te nenit 349 te K.Pr.Penale dhe ne shkelje te se drejtes per t’u mbrojtur
nga avokati i zgjedhur nga vete i pandehuri.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte si shqyrtoi aktet qe ndodhen ne dosje
dhe degjoi palet, arriti ne konkluzionin se, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane
eshte marre duke mos u respektuar kerkesat e K.Pr.Penale ne lidhje me
pjesemarrjen e te pandehurit ne gjykim.
Kolegji Penal arriti ne kete perfundim pasi nga shqyrtimi i akteve te
dosjes gjyqesore ne gjykaten e apelit, ka rezultuar se seancat gjyqesore te datave
26.01.2005 dhe 16.02.2005 jane shtyre pasi i pandehuri nuk kishte marre dijeni
per daten e oren e gjykimit, si rezultat i motit me debore ne zonat e thella te
Shkodres, dhe avokatet e caktuar me prokure prej tij, nuk kane mundur ti
komunikojne leterthirrjen qe ato kishin marre persiper ne seancat gjyqesore
perkatese. Ne seancen e dates 11.03.2005 nuk eshte paraqitur as i pandehuri i
cili nuk ka rezultuar te jete njoftuar, as avokati i caktuar prej tij, i cili kishte
marre dijeni rregullisht ne seancen e dates 16.02.2005. Ne rrethanat e ndodhura,
gjykata e apelit ka caktuar avokat kryesisht per mbrojtjen e te pandehurit, i cili
si eshte njohur me dosjen ka pranuar te beje mbrojtjen. Siç del nga permbajtja e
proçesverbalit gjyqesor dhe akteve te njoftimit ne gjykaten e apelit, rezulton se
gjykimi i çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Vebi Hepaj eshte bere ne
shkelje te rregullave proçedurale qe kane te bejne me njoftimin e te pandehurit.
Per rrjedhoje mosrespektimi i dispozites te parashikuar nga neni 128/1, pika "c"
i K.Pr.Penale e ben vendimin e marre nga Gjykata e Apelit Tirane nje akt
absolutisht te pavlefshem.
Lidhur me pretendimin ne rekurs se Gjykata e Apelit Tirane ka gabuar
duke caktuar nje mbrojtes kryesisht, Kolegji Penal çmon se veprimet
proçedurale nga gjykata per caktimin e avokatit kryesisht per te pandehurin,
jane kryer ne perputhje me nenin 48/5 te K.Pr.Penale, sipas te cilit, kur nje
mbrojtes nuk paraqitet ne seance dhe ka marre dijeni rregullisht, gjykata cakton
nje zevendesues te tij.
Pavaresisht nga pabazueshmeria e ketij pretendimi, vendimi i gjykates se
apelit duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim per shkak te
mosrespektimit te dispozitave qe kane te bejne me thirrjen e te pandehurit ne
seancen gjyqesore.

109
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441 germa "ç" te
K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.154, date 11.03.2005 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 21.09.2005

110
Nr.1206/512 i Regj. Themeltar
Nr.628 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Shpresa Beçaj Anetare

ne seance gjyqesore, me date 21.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURVE: 1. HEKURAN HOXHA


2. ARSEN LIKA

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale te
"Transportit dhe mbajtjes
se lendeve narkotike ne bashkepunim",
parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

TË PANDEHURIT: 3. PAJTIM HOXHA

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale te
"Mbajtjes se lendeve narkotike",
parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal.

TË PANDEHURIT: 4. BESHIR ALIAJ

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale te
"Moskallezim krimi",
parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal.

111
Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.207, date 08.07.2004
ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Hekuran Hoxha per kryerjen e
vepres penale te transportimit dhe mbajtjes se lendeve narkotike,
ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe denimin
e tij ne baze te neneve 49 e 283/2 te K.Penal me 7 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Arsen Likaj per kryerjen e
vepres penale te transportimit dhe mbajtjes se lendeve narkotike,
ne bashkepunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe
denimin e tij ne baze te neneve 48/ç/d e 283/2, 284/b te K.Penal
me 2 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Pajtim Hoxha per kryerjen e
vepres penale te mbajtjes se lendeve narkotike, parashikuar nga
neni 283 i K.Penal dhe denimin e tij ne baze te neneve 48/ç, 49 e
283/1 te K.Penal me 5 vjet burgim.
Ne zbatim te nenit 59 te K.Penal urdherohet pezullimi i
ekzekutimit te denimit per te pandehurin Pajtim Hoxha, duke u
vene i pandehuri ne prove per nje periudhe pesevjeçare me kusht
qe gjate periudhes se proves te mos kryeje veper tjeter po aq te
rende ose me te rende.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Beshir Aliaj per kryerjen e
vepres penale te moskallezimit te krimit, parashikuar nga neni 300
i K.Penal dhe denimin e tij ne baze te neneve 48/ç, 49 e 300 te
K.Penal me 100.000 leke gjobe.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.297, date 20.10.2004 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.207, date 08.07.2004 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Vlore dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate
me tjeter trup gjykues.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs prokurori, i cili


kerkon prishjen e tij dhe kthimin per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pabazuar ne ligjin procedural.
- Menyra e mbajtjes se proçesverbalit te seances gjyqesore parashikohet ne
nenin 345 te K.Pr.Penale, ku percaktohet mbajtja nga sekretari dhe
vistimi nga gjyqtari, qe eshte bere ne çdo rast, ne çdo faqe.
- Seanca e dates 01.04.2004 eshte nderprere per 30 min, per ti dhene kohe
avokatit te njihet me materialet dhe ka rifilluar perseri po ne kete date dhe
ne fund eshte vistuar nga gjyqtari, per pasoje nuk ka shkelje parashikuar

112
nga ky nen.

- Gjykata i referohet gabimisht neneve 117 e 122 te K.Pr.Penale, sepse ato


nuk bejne fjale per proçesverbalet e seances, madje aty permendet
tekstualisht "Proçesverbali, me perjashtim te atij qe mbahet ne seancen
gjyqesore …".
- Nuk mund te konsiderohet parregullesi nga ana e gjykates, zevendesimi i
avokatit te te pandehurit Hekuran Hoxha, pasi ne nje vendim te tille ka
çuar mosparaqitja per tre here me rradhe e tij, kur kishte dijeni per
gjykimin. Per me teper, caktimi i avokatit kryesisht ka mbetur nje
formalitet, pasi keto seanca jane shtyre te gjitha dhe me pas gjykata e ka
revokuar vendimin e saj per mbrojtesin kryesisht.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj, prokurorin Artur Selmani
qe kerkoi pranimin e rekursit dhe mbasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga Prokuroria prane Gjykates se Apelit Vlore kunder
vendimit nr.297, date 20.10.2004 te kesaj gjykate, permban shkaqe qe
parashikon neni 435 i K.Pr.Penale.
Te gjykuarit Hekuran Hoxha, Arsen Lika e Pajtim Hoxha jane marre ne
pergjegjesi penale nga organi akuzes per vepren penale te transportit dhe
mbajtjes se lendeve narkotike te kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga nenet
283/2, 284/b dhe 48 te K.Penal.
Gjykata e shkalles se pare Vlore si ka shqyrtuar aktet e vena ne
dispozicion te saj nga organi i prokurorise, me vendimin nr.207, date
08.07.2004 ka deklaruar fajtore te gjykuarit per kryerjen e vepres penale per te
cilen jane akuzuar, duke i denuar respektivisht, me 7 vjet burg te gjykuarin
Hekuran Hoxha, 2 vjet burg te pandehurin Arsen Likaj, 5 vjet burg duke u
pezulluar ekzekutimi i denimit per te gjykuarin Pajtim Hoxha. Ndersa i gjykuari
Beshir Aliaj eshte deklaruar fajtor per kryerjen e vepres penale te moskallezimit
te krimit te parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe eshte denuar me 100.000
leke gjobe.
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.297, date 20.10.2004 ka
vendosur prishjen e vendimit nr.207, date 08.07.2004 te Gjykates se shkalles se
pare Vlore dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, me arsyetimin se: "Vendimi i
gjykates se shkalles se pare eshte absolutisht i pavlefshem pasi proçesverbali i
seances se dates 01.04.2004 nuk eshte firmosur nga gjykata, duke sjelle
pavlefshmerine e tij sipas neneve 117 e 122 te K.Pr.Penale dhe njekohesisht dhe
te vendimit. Gjithashtu jane shkelur te drejtat e te pandehurit per tu mbrojtur

113
me avokatin e zgjedhur per tij, pasi gjykata dy here e ka zevendesuar ate me
mbrojtes kryesisht".
Kolegji Penal i Gjykates se Larte si shqyrtoi aktet qe ndodhen ne
fashikullin e proçedimit penal dhe dosjen gjyqesore, pretendimet e parashtruara
ne rekurs, konstaton se pretendimet e ngritura ne rekurs jane te bazuara ne ligj.
Kolegji Penal arrin ne kete konkluzion pasi veren se Gjykata e Apelit
Vlore u eshte referuar gabim neneve 117 e 122 te K.Pr.Penale. Keto dispozita
nuk bejne fjale per proçesverbalet e seances gjyqesore por ne menyre te
shprehur dispozita e nenit 117 parashikon: "proçesverbali, me perjashtim te atij
qe mbahet ne seance gjyqesore ...". Menyra e mbajtjes se proçesverbalit
gjyqesor parashikohet ne nenin 345 te K.Pr.Penale, ku percaktohet mbajtja nga
sekretari dhe vistimi nga gjyqtari. Nga menyra se si eshte mbajtur dhe
nenshkruar proçesverbali i seancave gjyqesore ne Gjykaten e shkalles se pare
Vlore, nuk verehen shkelje te parashikuara nga kjo dispozite. Proçesverbali i
seances eshte mbajtur nga sekretari gjyqesor dhe eshte vistuar nga gjyqtari ne
çdo rast e ne çdo faqe. Seanca e dates 01.04.2004 eshte nderprere per 30 minuta
per t’i dhene kohe avokatit te njihet me materialet e çeshtjes dhe ka rifilluar
perseri pas 30 min, po ne kete date. Proçesverbali eshte firmosur ne çdo faqe si
nga sekretarja dhe nga gjyqtari dhe ne keto rrethana Kolegji Penal çmon se nuk
jemi perpara shkeljeve qe passjellin pavlefshmerine e proçesverbalit gjyqesor.
Gjithashtu Kolegji Penal konstaton se, Gjykata e Apelit Vlore po ne
menyre te gabuar ka konsideruar shkelje proçedurale ne gjykim ne shkalle te
pare, zevendesimin e avokatit te te gjykuarit Hekuran Hoxha me mbrojtes
kryesisht. Nga aktet e ndodhura ne dosje ka rezultuar se caktimi i avokatit
kryesisht ne seancen e dates 29.01.2004 eshte bere nga gjykata per shkak se dy
seancat para kesaj date jane shtyre per mospjesemarrje pa shkaqe ligjore te
avokatit L. Xhuveli i zgjedhur nga i pandehuri, i cili ka patur dijeni per daten e
oren e gjykimit. Caktimi i avokatit kryesisht nga gjykata ka mbetur nje
formalitet pasi ka rezultuar se gjithe seancat gjyqesore jane shtyre dhe ne
seancen e dates 01.04.2004 eshte paraqitur perseri avokati L. Xhuveli, i
zgjedhur nga i pandehuri dhe gjykata e faktit ka revokuar vendimin e caktimit te
avokatit kryesisht.
Persa u arsyetua me siper, duke konstatuar se vendimi i Gjykates se
Apelit Vlore eshte i pabazuar ne ligjin proçedural, çmojme prishjen e vendimit
te asaj gjykate dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.297, date 20.10.2004 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

114
Tirane, me 21.09.2005

115
Nr.539 i Regj. Themeltar
Nr.636 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.09.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.539 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: ERMAL TAHIRAJ, perfaqesuar nga


avokat Bledar Bajri

A K U Z U A R:
Per veprat penale te
kundershtimit te punonjesit te policise
dhe te armembajtjes pa leje,
parashikuar nga nenet 236/1 dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tropoje, me vendimin nr.35, datë 02.06.2004


ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermal Tahiraj për veprën penale
te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal
dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermal Tahiraj për veprën penale
të kundershtimit te punonjesit te policise, parashikuar nga neni
236/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashte) muaj burgim.
Ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, denimin e te pandehurit
Ermal Tahiraj perfundimisht me 3 (tre) vjet burgim.
Ne aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale dhe 59 te Kodit Penal, i
pandehuri Ermal Tahiraj te denohet me 2 (dy) vjet burgim, duke
pezulluar ekzekutimin e vendimit per dy vjet kohe.

116
Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.220, datë 20.10.2004 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.35, date 02.06.2004 te Gjykates se
Rrethit Tropoje persa i perket fajesise, mases se denimit per veprat
penale te armembajtjes pa leje dhe kundershtim te punonjesit te
policise, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 236/1 i Kodit Penal.
Ndryshimin e vendimit persa i perket pjeses se vendimit per
pezullimin e ekzekutimit te vendimit, duke e anulluar kete urdher.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i gjykuari, nepermjet avokatit te tij, i


cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- 1. Gjykata e apelit ndryshe nga sa ka arsyetuar gjykata e shkalles se pare
nuk ka marre parasysh se veprimet e te pandehurit kane ardhur si rezultat
i pijes alkolike, ka treguar pendim te thelle per vepren e kryer, si dhe
ç'eshte me kryesorja i gjykuari eshte nxenes ne vitin e fundit te shkolles
se mesme.
- 2. Duke qene se eshte ne nje moshe te re vuajtja e denimit prej dy vjetesh,
do ti shkaktonte shume pasoja per jeten e tij, pasi do ti hiqte mundesine
per te vazhduar shkollen e larte, duke ia veshtiresuar te ardhmen dhe
perspektiven, ne nje kohe qe denimi me kusht ka te njejtin efekt per te
parandaluar veprime te tjera si keto.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTE


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Skender
Breca, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, mbrojtesin
av.Bledar Bajri, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit dhe
pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
I gjykuari Ermal Tahiraj eshte deklaruar fajtor dhe denuar nga Gjykata e
Rrethit gjyqesor Tropoje per veprat penale te kundershtimit te punonjesve te
policise, parashikuar nga neni 236/1 i K.Penal dhe mbajtjes pa leje te armeve
luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal. Ne baze te ketyre neneve dhe
nenit 406 te K.Pr.Penale e 59 te K.Penal eshte denuar perfundimisht me 2 (dy)
vjet burgim duke urdheruar pezullimin e ekzekutimit te vendimit me burgim per
nje periudhe prej dy vjetesh.
Ne caktimin e llojit, mases se denimit dhe pezullimit te ekzekutimit te
vendimit, gjykata e rrethit, ka pranuar se i gjykuari paraqitet me nje personalitet
te mire e paraqet rrezikshmeri te paket shoqerore, se ka parasysh rrethanat e
kryerjes se veprave penale, faktin qe nuk ka qene i denuar me pare, pendimin e
thelle, qe porsa kishte mbushur 18 vjeç dhe qe ishte nxenes ne shkollen e
mesme.

117
Gjykata e Apelit Shkoder qe ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e
prokurorit, me vendimin nr.220, date 20.10.2004, ka vendosur lenien ne fuqi te
vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tropoje persa i perket fajesise e mases
se denimit dhe e ka ndryshuar ate ne pjesen qe ben fjale per pezullimin e
ekzekutimit te vendimit te denimit me burgim duke anulluar kete urdher. Ne
vendimin e saj, gjykata e apelit arsyeton se nuk ekzistojne rrethanat e aplikimit
te nenit 59 te K.Penal, pasi ai ka perdorur armen ne qender te qytetit Bajram
Curri, se veprat paraqesin rrezikshmeri te larte shoqerore e se nga rrethanat e
çeshtjes, nuk rezultojne rrethana lehtesuese deri ne ate shkalle sa te aplikohet
neni 59 i K.Penal.
Referuar nenit te mesiperme, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se
trajtimi i bere nga gjykata e apelit nuk eshte i bazuar. Ne çdo proçes penal,
gjykata duhet te hetoje, percaktoje e te pasqyroje ne vendimin e saj rrethanat
lehtesuese parashikuar nga neni 48 i K.Penal dhe renduese, parashikuar nga neni
49 i K.Penal te cilat kane te bejne me caktimin e denimit ndaj personit te
akuzuar. Ato, sipas rastit, ndikojne ne dhenien e nje denimi me te lehte apo me
te rende brenda masave te denimit e llojit te tyre percaktuar ne dispoziten
perkatese. Ndersa aplikimi i pezullimit te ekzekutimit te vendimit me burgim
parashikuar nga neni 59 i K.Penal ka te beje me alternativen e denimit me
burgim duke respektuar kerkesat e tij qe kane te bejne me rrezikshmerine e
paket te personit, rrethanave te kryerjes se vepres penale dhe kushtit tjeter qe te
jete dhene nje denim me burgim gjer ne pese vjet. Ne kete kuader ndodhemi
para faktit qe gjykata ka caktuar denimin me burgim gjer ne pese vjet, ka
pasqyruar e vleresuar rrethanat qe kane influencuar ne caktimin e mases se
denimit dhe analizon ne se ekzistojne kerkesat e nenit 59 te K.Penal per
pezullimin e ekzekutimit te vendimit me burgim dhe ne kete aspekt duhet
pranuar se nuk jane rrethanat lehtesuese (siç pranon gjykata e apelit) qe
determinojne ne aplikimin e nenit 59 te K.Penal. Kryesorja tashme mbetet
vleresimi ne se i gjykuari paraqet rrezikshmeri te paket dhe ne se duhet apo jo te
kryeje denimin me burgim. Ne aplikimin e denimit alternativ, kemi kufizimin e
lirise se personit qe i nenshtrohet nje periudhe prove ne anen e te cilit tentohet
qe ai t'i shmanget bashkejeteses me te burgosurit e tjere e, ne kete rast, kjo mase
alternative eshte perzierje e kontrollit dhe ndihmeses mbi ate person pra, kemi
perfshirjen e tij ne shoqeri e jo izolimin e me pas, pasi te kaloje proven ne afatin
e caktuar nga gjykata, rehabilitimin.
Gjykata e rrethit, pasi ka caktuar masen e denimit me burgim, ka çmuar e
arsyetuar se i gjykuari Ermal Tahiraj duhet te ndodhet para alternatives se
denimit me burgim, qendrim ky qe Kolegji gjen te drejte, ndersa gjykata e apelit
nuk ka mundur te arsyetoje te kunderten, qe do ta bente te domosdoshme
vuajtjen fizikisht nga i gjykuari e ne keto rrethana vendimi i saj duhet te
ndryshohet duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.

118
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/b te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.220, date 20.10.2004 te Gjykates se Apelit
Shkoder ne pjesen qe ka anulluar pezullimin e ekzekutimit te vendimit dhe
lenien ne fuqi te vendimit nr.35, date 02.06.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Tropoje.

Tirane, me 21.09.2005

MENDIMI I PAKICËS
Në lidhje me vendimin nr.636, datë 21.09.2005, të Kolegjit Penal të
Gjykatës së Lartë.
Votova kundër vendimit të shumicës së Kolegjit Penal me të cilin u
ndryshua vendimi nr.220, date 20.10.2004 i Gjykatës së Apelit Shkodër (në
pjesën që ai kishte anulluar pezullimin e ekzekutimit të vendimit) dhe u la në
fuqi vendimi nr.35, datë 02.06.2004 i Gjykatës së shkallës së parë Tropojë, për
arsyet si më poshtë:
Si nga gjykata e shkallës së parë, ashtu edhe nga ajo e apelit dhe Kolegji
Penal i Gjykatës së Lartë, është pranuar se, i gjykuari Ermal Tahiraj, rreth orës
17.30 të datës 04.04.2004, pasi kishte përdorur pije alkoolike, me automjetin që
drejtonte, ka ecur në kundërshtim me Kodin Rrugor, në rrugën kryesore të
qytetit të Bajram Currit dhe nuk i është përgjigjur thirrjes për të ndaluar të
punonjësve të policisë. Kanë pranuar gjithashtu se, edhe mbasi u kthye tek vendi
ku ndodheshin këta punonjës, përdori fjalë fyese ndaj tyre dhe, me kapadaillek,
shtiu në ajër, me një armë që mbante pa leje.
Megjithësë në këto kushte, gjykata e shkallës së parë, duke arsyetuar për
personalitetin, sipas saj, të mirë të të gjykuarit dhe të qënit në vitin e fundit të
shkollës së mesme, të tij, vendimin e dënimit me dy vjet burgim dhene ndaj tij, e
pezulloi, kurse Gjykata e Apelit Shkodër e ndryshoi vendimin e saj, pikërisht në
këtë pjesë të tij, ndryshim, i cili, për mendimin tim, është i drejtë, i bazuar si në
ligj, ashtu edhe ne rrethanat faktike në të cilat u krye vepra penale dhe atyre që i
referohen rrezikshmerisë, për mendimin tim, jo të pakët të autorit të saj.

119
Nga aktet e dosjes, rezulton që gjykata e apelit ka arsyetuar gjërësisht,
shkaqet ligjore të cënimit të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe
ndryshimin e tij në pjesën në të cilen është zbatuar prej saj dispozita e nenit 59
të K.Penal.
Ndryshe nga ky qëndrim, i drejte i gjykatës së apelit, për mendimin tim,
Kolegji Penal ndryshoi vendimin e saj, duke bërë vetëm komentimin teorik të
përmbajtjes së dispozitës së nenit 59 të K.Penal, pa argumentuar me fakte që
duhej të gjenin pasqyrim në aktet e dosjes, të këtij ndryshimi.
Prandaj, jam i mendimit që vendimi nr.220, datë 20.10.2004 i Gjykatës së
Apelit Shkodër duhej lënë në fuqi.

Spiro Spiro

120
Nr.548 i Regj. Themeltar
Nr.637 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anëtare
Ylvi Myrtja Anëtar
Besnik Imeraj Anëtar
Spiro Spiro Anëtar

ne seancën gjyqësore të datës 21.09.2005 mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURIT: DASHAMIR BANUSHI, i biri i


Shyqyriut, i datl.1976, banues ne Elbasan

A K U Z U A R:
Për krimin e shfrytëzimit te prostitucionit në rrethana rënduese,
parashikuar nga neni 114/"a", pikat 1, 4 dhe 5 të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Elbasan, me vendimin nr.153, date 14.06.2004,


vendosi:
Të deklarojë fajtor të pandehurin Dashamir Banushi, për krimin e
shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe, në zbatim të
nenit 114/"a"-pikat 1, 4 dhe 5 të K.Penal, dënimin e tij me 8 (tetë)
vjet burgim.
Në zbatim të nenit 34/v të K.Penal, ky i pandehur u dënua dhe me
150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë gjobë, të cilën detyrohet
ta shlyejë brënda një viti pasi vendimi të marrë formë të prerë.

Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.320,


date 02.11.2004 të saj.

Kundër vendimit te gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs, në Gjykatën e


Lartë, i gjykuari dhe mbrojtësi i tij, me të cilin kërkojnë prishjen e tij dhe
zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rigjykim, duke parashtruar:

121
- Gjykata e apelit duhej të kishte prishur vendimin e gjykatës së shkallës së
parë, e cila i ka dhene vlerë të paracaktuar sigurimit të provës dhe nuk ka
arsyetuar se përse i quan të papranueshme provat e kundërta, siç
parashikohet në nenin 383 të K.Pr.Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro, prokurorin Skënder Breca, i
cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit, mbrojtësin e të gjykuarit Av. A.Kalia, i
cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes, për rishqyrtim, në
gjykatën e shkallës së pare dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Se, nga aktet që ndodhen në fashikullin e procedimit penal që i përket të
gjykuarit Dashamir Banushi dhe në përfundim të shqyrtimit të çështjes në
ngarkim të tij, në Gjykatën e Lartë, rezultoi se, si vendimi nr.153, datë
14.06.2004, i Gjykatës së shkallës së parë Elbasan, ashtu edhe vendimi nr.320,
datë 02.11.2004, i Gjykatës së Apelit Durrës, janë të bazuara në ligj e në prova.
Prandaj, ato duhet të lihen në fuqi.
Gjatë shqyrtimit te akteve që ndodhen në dosje, u konstatua se, në themel
të vendimeve, të dy gjykatat kanë vënë shpjegimet (me detaje të shumta), me
vijimësi kronologjike dhe logjike, të dëshmitares Etleva Koçi (e dëmtuara nga
shfrytëzimi i prostitucionit). Këto shpjegime u dhanë prej saj, në seancën
gjyqësore, datë 14.10.2003 që, në zbatim të dispozitës së nenit 316 të
K.Pr.Penale, u zhvillua për sigurimin e provës, mbas kallëzimit që ajo kishte
bërë me 23.07.2003, përpara oficerit të policise gjyqësore Artur Kupi dhe
deklarimeve, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, bërë para një oficeri
tjetër të policisë gjyqësore, më shumë se një muaj më vonë (29.08.2003), në
prani edhe të nënës së saj, dëshmitares Burbuqe Koçi.
U konstatua gjithashtu se, në pjesën më të madhe të tyre, shpjegimet e
dhëna prej saj deri në përfundim të hetimit, janë në përputhje të plotë me
deklarimet edhe të vet te gjykuarit Banush, të bëra, si gjatë pyetjes së tij më
29.08.2003, në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, ashtu edhe
gjate pyetjes si i pandehur, më 02.10.2003, në prani të mbrojtësit. Prandaj, në
këto rrethana, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, e gjeti të pabazuar pretendimin
e parashtruar në rekurs sipas të cilit gjykatat i kanë dhënë vlerë të paracaktuar
sigurimit të provës së dëshmisë së të dëmtuarës Etleva.
Përsa i përket vlerës provuese të shpjegimeve që u dhanë nga e dëmtuara,
në seancën gjyqësore zhvilluar për sigurimin e provës, ky Kolegj çmon se, ato
kanë vlerën e provës në kuptimin që i jep asaj dispozita e nenit 149 të
K.Pr.Penale, pasi janë marrë në përputhje me të gjitha kërkesat që ligjvënësi ka
parashikuar, si për rastet se kur mund dhe duhet proceduar për marrjen e saj,

122
organin kompetent për kryerjen e nje veprimi të tillë, ashtu edhe të gjitha
procedurat që duhen ndjekur nga gjykata për kryerjen e këtij veprimi procedural
(nenet 316-322 të K.Pr.Penale). Kështu që përdorimi nga gjykatat i
procesverbalit datë 14.10.2003, mbajtur në seancën e sigurimit të provës, në
këto kushte, është në përputhje me kërkesen e dispozites së nenit 380 të
K.Pr.Penale, sipas së cilës gjykata nuk mund të përdorë prova të tjera, veç atyre
që janë marrë ose verifikuar në shqyrtimin gjyqësor.
Me këtë rast, Kolegji e gjen me vend të shprehet se, procesverbali i
seancës gjyqësore të sigurimit të provës edhe pse është veprim procedural që
kryhet gjatë fazës së hetimeve paraprake, kur është mbajtur në përputhje me të
gjitha kërkesat e dispozitave të neneve 316-322 të K.Pr.Penale, përbën provë me
të njëjtën vlerë dhe fuqi provuese si të gjitha provat e tjera që merren ose
verifikohen gjatë shqyrtimit gjyqësor, në fazën e gjykimit të çështjes. Kurse
çmimi i kësaj prove, ashtu sikundër i të gjitha provave të tjera, duhet bërë në
përputhje me urdhërimet e dispozitës së nenit 152 të K.Pr.Penale, sikundër është
bërë në çështjen ne gjykim.
Kolegji çmon se, e veçanta që duhet patur parasysh në çmimin e sigurimit
të provës në çështjen objekt gjykimi, sikurse edhe në përgjithësi, është vet
natyra e kësaj prove, e cila ka të bëjë me rreziqet që i kanosen qëndrueshmërisë,
deri në fund te procedimit penal, të saj, gjë që përben edhe qëllimin (ratio legis)
që ka patur ligjvënësi, për të parashikuar nevojën dhe rastet e kryerjes së një
veprimi të tillë. Kështu, sipas përmbajtjes së shkronjes "a" të nenit 316 të
K.Pr.Penale, një nga rastet kur prokurori ose i pandehuri mund të kërkoje nga
gjykata, apo të marrë vendim për të proceduar me sigurimin e provës, është dhe
marrja e dëshmisë së një personi (sikurse në rastin e të dëmtuarës Etleva) kur ka
arsye të bazuara për të menduar se ai gjatë kohëzgjatjes së procedimit penal,
deri në përfundim të saj, për shkak të dhunës, kanosjes ose premtimeve për t'i
dhënë para ose përfitime të tjera, mund të detyrohet ose të manipulohet për të
ndryshuar thëniet e mëparëshme, të mos bëjë dëshmi apo të bëjë dëshmi të
gënjeshtërt.
Edhe kur ndodh, sikurse në rastin e të dëmtuarës Etleva, që personi me të
cilin është proceduar për sigurimin e provës, thirret gjatë shqyrtimit të çështjes
në fazën e gjykimit, vërtetësia dhe fuqia provuese e sigurimit të provës, mund të
vihet në dyshim, jo thjeshtë dhe vetëm se vetë dëshmitari mund të ndryshojë
qoftë edhe pjesërisht thëniet e tij, por vetëm atëherë kur nga provat e tjera të
administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, rezultojne fakte të pa kundërshtueshme,
të cilat hedhin dritë për të kundërtën e dëshmisë së sigurimit të provës, gjë që
nuk ka ndodhur në çështjen penale që i përket të gjykuarit Dashamir.
Përkundrazi, konstatohet se, edhe pse gjatë ballafaqimit që u bë me dëshmitaren
Burbuqe Koçi, gjate gjykimit, më 08.04.2004, e dëmtuara ka ndryshuar
pjesërisht thëniet e bëra në sigurimin e provës, jo vetëm për shkak të kohës që
kishte kaluar nga sigurimi i provës dhe mundësive të krijuara për manipulimin e

123
saj, por bazuar në përmbajtjen e thënieve të saj edhe gjatë gjykimit të çështjes,
konstatohet përputhje në pjesën më të madhe të fakteve që përmbanin si
kallëzimi, procesverbali i pyetjes së tij si i pandehur, fakte të cilat, me
përjashtim të mohimit të shtrëngimit që ajo të ushtronte prostitucion jashtë
shtetit, përputhen plotësisht edhe me shpjegimet që vet i gjykuari kishte dhënë
më 29.08.2003, para oficerit të policisë gjyqësore, në cilësinë e personit ndaj të
cilit zhvillohen hetime, si dhe me shpjegimet që ai dha gjatë shqyrtimit gjyqësor
të çështjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbeshtetur në nenin 441/"a" të
K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr.320, date 02.11.2004 të Gjykatës së Apelit
Durrës.

Tirane, me 21.09.2005

MENDIMI I PAKICËS
Referuar provave dhe materialeve te tjera te administruara gjate
procedimit te te gjykuarit Dashamir Banushi, pakica ka mendimin se, ndodhemi
para nje rasti tipik te mosrespektimit nga gjykatat te kerkesave te nenit 152 te
K.Pr.Penale. Per kete problem nuk mund te menjanohet fakti se, deklarimi fajtor
e denimi i te gjykuarit, eshte bere vetem mbi bazen e deklarimeve te bera me
rastin e sigurimit te proves nga e demtuara Etleva Koçi, gje qe perben nje non
sens te plote me parimin e hetimit te plote e te gjithanshem te çeshtjes dhe qe
tregon njeanshmerine e gjykates ne trajtimin e provave e vleresimin e tyre, gje
qe nuk i ben bindese konkluzionet e arritura nga gjykatat.
Ne menyren si eshte ndjekur e shqyrtuar çeshtja, eshte e veshtire te
nxirren konkluzione te drejta per fajesine e te gjykuarit, gje qe eshte pasoje e
mos hetimit te plote te çeshtjes, e mungeses se analizes se provave, e
mbivleresimit vetem te nje prove qe vete e demtuara e ka vene jo vetem ne
diskutim, por edhe ne dyshim gjithe procesin, pasi per mendimin tim ajo mbetet
e vetmja prove, e pranuar e kontestuar e pa analizuar ne kompleksitetin e vet, ne
vendimet e te dyja gjykatave dhe qe nuk gjeti analize as ne Kolegjin Penal te
Gjykates se Larte.

124
Nuk mund te vihet ne dyshim fakti i veshtiresive qe paraqet hetimi dhe
pranimi i nje vepre penale, si ajo e shfrytezimit te prostitucionit per natyren,
pjesemarresit, vendin ku kryhet. Por mbetja e te demtuares si e vetmja
protagoniste, nuk do te thote qe çdo gje qe ajo deklaron eshte e vertete e me tej
nuk duhet t'i lejoje organeve te procedimit shmangie nga detyra e marrjes se
gjithe provave pro dhe kunder te pandehurit, e aq me teper analizes se tyre.
Ne kallzimin e dates 23.07.2003, e demtuara Etleva Koçi, ka shpjeguar
se, u dashurua me te gjykuarin ndonese e dinte se ai ishte i martuar, se pas disa
ngjarjeve, shkuan bashke ne qytetin e Parisit ne France ku i gjykuari, qe naten e
pare qe shkuan ne hotel, e ka rrahur, kercenuar e detyruar qe te dilte per te
prostituar dhe ajo, ne kushtet e krijuara, e trembur, ushtroi kete profesion per
rreth nje muaj e gjysem dhe te ardhurat qe siguronte ja merrte i gjykuari
Dashamir.
Ne deklarimet e bera me 29 gusht 2003, si person qe tregon per vepren
penale, krahas asaj qe i gjykuari e kercenoi, e rrahu per t'u detyruar qe te
prostituonte, ka deklaruar se kishte folur ne telefon me nenen e saj Burbuqe
Koçi, se ciles i kishte thene se Dashi (i gjykuari) e kishte nxjerre ne rruge e ajo i
kishte thene te largohej prej tij e ta denonconte ne polici, por ajo kishte frike.
Theksojme ketu se keto deklarime jane bere para oficerit te policise gjyqesore
ne prani te se jemes Burbuqe Koçi. E permendim kete per sa do te veme ne
dukje me pas lidhur me deklarimet para gjykates te te demtuares e Burbuqe
Koçit). Edhe ne kallzimin e saj, e demtuara Etleva Koçi, ka deklaruar se kur
punonte ne rruge, mori ne telefon prinderit e ju tha. Edhe se nuk ishte pjese e
Kolegjit analiza e te provuarit, nuk mund te mos ndalem pikerisht ne kete
moment qe citova me lart. Eshte pyetur ne seancen gjyqesore te dates
08.04.2004 me cilesine e deshmitarit Burbuqe Koçi e cila, midis te tjerave ka
deklaruar "ne telefon nga Franca vajza me tha kam ngelur vetem pasi Dashi ka
ikur me nusen". "Nuk eshte e vertete qe vajza te me kete thene qe Dashi me ka
nxjerre ne rruge, me ka rrahur, pra me ka nxjerre ne rruge prostitute". "Vajza me
tha se kishte dale ne rruge me deshiren e saj e jetonte me leket qe
fitonte"."Vajza me tha qe iku vete ne France e jo me Dashin" dhe se "Dashi s'ka
faj per kete pasi vajza iku vete e ka thene se denoncimin e beri se e detyroi
policia".
Mbrojtesi i te gjykuarit kishte kerkuar thirrjen per t'u pyetur ne seance
gjyqesore te te demtuares, kerkese kjo e refuzuar me arsyetimin se ishte bere
sigurimi i proves por, po mbi kerkesen e tij, gjykata pranon te beje ballafaqimin
midis te demtuares dhe Burbuqe Koçit, ne te cilen e demtuara deklaroi se ne
France, kishte shkuar vete e se nuk ishte e vertete, qe i gjykuari e kishte
shfrytezuar per prostitucion. Siç shihet mohimet, per sa kishte pohuar jane te
rendesishme por ketij fakti, gjykatat nuk i kushtojne asnje rendesi. Edhe se dihet
detyrimi qe parashikohet ne K.Pr.Penale, qe ne vendimin e saj gjykata duhet te
analizoje si problemet qe jane ne favor te akuzes dhe ato qe jane kunder saj,

125
kontradiktat qe u krijuan nuk analizohen e nuk ka asnje arsyetim per mos
pranimin e deklarimeve te bera ne ate seance gjyqesore e shkaqet e tij. Per me
teper nuk ka arsyetim perse nuk pranohen deklarimet e deshmitares Burbuqe
Koçi. Qofte edhe per kete mungese arsyetimi, vendimet e gjykates se rrethit dhe
i apelit jane te cenueshem.
Perqendrimi i gjthe procedimit dhe vetem tek deklarimet e se demtuares
ka qene i pjesshem e jo ne gjithe sa ajo ka pranuar edhe ne seancen gjyqesore te
dates 14.10.2003. Keshtu ajo ka pranuar se ishte kapur dy here nga policia
franceze, ku kishte deklaruar se prostituonte vete e se nuk kishte tutor, duke
vazhduar me tej se nuk e denoncoi te gjykuarin pasi kishte frike. Pa paragjykuar
qendrimin dhe vertetesine e ketyre deklarimeve, ne kushtet kur ndodhemi para
nje prove te pranuar e te mohuar nga e demtuara, pakica ka mendimin se organi
procedures nuk duhej t'a linte menjane sqarimin e kesaj rrethane, duke kryer
veprimet e nevojshme ne baze te kerkesave te K.Pr.Penale, lidhur me organet e
policise franceze, me emrin qe ka perdorur e gjykuara.
Ne dosje ndodhet deklarata noteriale e dates 27.11.2003, e leshuar nga e
demtuara Etleva Koçi e cila ndonese nuk eshte pranuar si prove nga gjykata,
nuk eshte lene jashte trajtimit ne seancat gjyqesore. Ne keto kushte as pakica
nuk mund t'a pranoje si prove, por gjithashtu nuk mund t'a lere jashte
vemendjes.
Ne kete deklarate ajo shprehet se, kishte bere denoncim ndaj Dashamir
Banushit se kishte disa mosmarreveshje per shkak xhelozie, se ai nuk shkonte
më me te, se ai e braktisi dhe ajo nga urrejtja beri kallzimin por "gjithe
deklarimet e mija te bera ne organet e policise te qarkut te Elbasanit nuk jane te
verteta"… se organet e policise i dhane tjeter drejtim kallzimit, duke me bindur
te deklaroje se ai me ka shfrytezuar per prostitucion. Edhe se mund te mos jene
te besueshme sa ajo ka shprehur ne deklaraten noteriale, nuk mund te lihen
jashte dyshimit sa thote se iku me dashje, punoi kamariere ne nje lokal por, me
pas i gjykuari shkoi te gruaja e "mbeta keq e punova prostitute" fakti qe sipas saj
"provohet edhe me deklarimet e bera ne policine franceze ku une jam kapur dy
here dhe kam deklaruar se nuk me detyroi njeri per te bere kete pune".
Terheq vemendjen gjithashtu fakti qe, ne kete deklarate e demtuara
shprehet se dy oficere te policise gjyqesore, kishin ushtruar presion mbi te per te
mos ndryshuar theniet se do te kalbej ne burg e se "keta dy oficere kane qene
prezent kur jam pyetur nga gjykata e shkalles se pare e, nga frika bera ato
deklarime".
Per kete deklarate (ndonese sikurse thame nuk u pranua si prove) eshte
pyetur deshmitarja Burbuqe Koçi, duke shpjeguar se deklaraten e beri vajza e ne
si prinder se i pandehuri ishte kot ne burg.
Eshte e qarte se, si per deklaraten dhe shpjegimet e deshmitares Burbuqe
Koçi, mund te kete patur presione (sikurse shprehen ne nje shkrese organet e
policise) por pakica nuk le jashte vemendjes faktin qe ne seancen gjyqesore te

126
dates 14.10.2003, mbrojtesi i te gjykuarit ka kerkuar qe "oficeret e policise
gjyqesore te mos rrine ne salle se ndikojne ne theniet e deshmitares duke i bere
presion me prezencen e tyre". Gjykata ka vendosur mos pranimin e kesaj
kerkese me arsyetimin se, pjesemarrja e oficerit te policise gjyqesore bashke me
prokurorin si pale nuk eshte ne kundershtim me K.Pr.Penale, kurse pjesemarrja
e agjentit te policise, ka te beje me ruajtjen e rendit ne salle". Kuptohet
pabazueshmeria e ketij arsyetimi dhe trajtimi i gabuar ligjor ndaj e shoh te
panevojshme te bej arsyetim tjeter.

Me te drejte Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne konkluzionin se


proces verbali i seances gjyqesore te sigurimit te proves, perben prove me fuqi
provuese si gjithe provat e tjera, qe shqyrtohen gjate zhvillimit te procesit
gjyqesor, por nuk shprehet se perse ne rastin konkret ai nuk eshte analizuar me
gjithe provat e tjera dhe mendoj se eshte i gabuar konkluzioni se, ai ruan fuqine
provuese edhe nese deshmitari mund te ndryshoje edhe pjeserisht theniet duke
patur gjithmone parasysh faktin se ai nuk mund t'i nenshtrohet vleresimit jashte
provave te tjera por ne perputhje me to.
Per keto arsye mendoj se, vendimet e gjykatave jane te pabazuara e duhej
te vendosej prishja e vendimit te gjykates se apelit e dergimi i akteve per
rishqyrtim asaj gjykate me detyren kryesore qe te respektoje kerkesat e nenit
152 te K.Pr.Penale, per çmuarjen e provave.

Kristaq Ngjela

127
Nr.1011 i Regj. Themeltar
Nr.640 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.09.2005 dhe 26.09.2005, mori ne shqyrtim


çeshtjen penale nr.1011 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURVE: SABRI VOKSHI


ELIS BRAHIMAJ, mbrojtur nga
Av. Hekuran Skuqi.

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale te
"Prodhimit e shitjes se narkotikeve ne bashkepunim".
Baza ligjore: Neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.394, date 11.07.2003,


ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Sabri Vokshi per vepren penale
te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve te kryer ne bashkepunim
dhe ne baze te nenit 283/2 e 51 te Kodit Penal e denon me 3 vjet e
6 muaj burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Elis Brahimaj per vepren penale
te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve te kryer ne bashkepunim
dhe ne baze te nenit 283/2, 51 e 53 te Kodit Penal e denon me 2
vjet burgim.
Ne zbatim te nenit 59 te Kodit Penal, pezullon ekzekutimin e
denimit te mbetur nga denimi i dhene per nje kohe prove prej 3
vjetesh.

128
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.336, date 03.12.2003 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.394, date 11.07.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Durres.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.565, date 10.11.2004,


ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.394, date 11.07.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Durres dhe te vendimit nr.336, date 03.12.2003 te
Gjykates se Apelit Durres duke shfuqizuar aplikimin e nenit 59 te
Kodit Penal per pezullimin e ekzekutimit te pjeses se pavuajtur te
denimit me burgim per te pandehurin Elis Brahimaj dhe lenien ne
fuqi te denimit te tij me dy vjet burgim.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se
Larte.

Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj te dates 01.03.2005, ka


vendosur:
Shfuqizimin si antikushtetues te vendimit nr.565, date 10.11.2004
te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.
Dergimin e çeshtjes per shqyrtim ne Kolegjin Penal te Gjykates se
Larte.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Skender
Breca, qe kerkoi heqjen e pezullimit, mbrojtesin av. Hekuran Skuqi, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimeve dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres dhe i Gjykates se Apelit
Durres jane te bazuar ne ligj e ne prova lidhur me deklarimin fajtor dhe denimin
e te gjykuarit Elis Brahimaj per vepren penale te shitjes se lendeve narkotike ne
bashkepunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal. Por zbatimi i nenit 59 te
Kodit Penal per pezullimin e ekzekutimit te vendimit me burgim eshte marre ne
aplikim te gabuar te kerkesave ligjore.
Eshte pranuar e provuar nga gjykatat se, me daten 21.02.2003, te
gjykuarit Elis Brahimaj e Sabri Vokshi, kane marre e fshehur ne nje vazo lulesh
ne klasen e tyre 330 gram lende narkotike canabis sativa e thare ne formen e
pudres fine me qellim per ta shitur ne nxenesit e tjere te shkolles, gje qe e kishin
bere edhe ne disa raste te tjera. Vlen te ritheksohet fakti se lenda narkotike prej
te gjykuarve u eshte shitur bashkemoshatareve 15 - 16 vjeçare sikurse provohet

129
se do te veprohej dhe ne rastin kur lenda narkotike e mbajtur prej tyre u zbulua
rastesisht dhe u vendos konfiskimi i saj.
Gjykatat kane aplikuar ndaj te gjykuarit Elis Brahimaj zbritjen e denimit
nen minimumin e parashikuar nga ligji duke e denuar me dy vjet burgim, por
njekohesisht kane aplikuar ne favor te tij nenin 59 te K.Penal duke pezulluar
ekzekutimin e denimit me burgim per nje kohe prove prej tre vjetesh.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se aplikimi i nenit 59 te K.Penal
ndaj te gjykuarit Elis Brahimaj, eshte i pabazuar ne ligj. Kushti kryesor per
aplikimin e ketij neni eshte rrezikshmeria e paket shoqerore e vepres krahas
analizes se rrethanave te kryerjes se saj. Rezulton se i gjykuari Elis Brahimaj
nuk mund te pranohet qe ka rrezikshmeri te paket ne nje kohe qe provohet se ai
eshte marre me shitjen e lendeve narkotike. Disa nga deshmitaret e pyetur, kane
deklaruar se ai u shiste ne vazhdimesi lende narkotike sikurse do te vepronte
dhe ne kete rast. Nuk ka ndikime te çastit per kryerjen e vepres penale pra nuk
ka rrethana qe duhet te ndikojne ne aplikimin e nenit 59 te K.Penal, pasi
ndodhemi para nje veprimtarie te mirefillte kriminale ne nxitjen edhe te
bashkemoshatareve te mitur per mbajtjen dhe perdorimin e lendeve narkotike.
Nuk mund te mos vihet ne dukje edhe fakti qe i gjykuari Elis Brahimaj nuk ka
ndihmuar e nuk ka dhene asnje informacion per rrjetin e personave nga
furnizohej me lende narkotike, gje qe tregon per rrezikshmerine e tij jo te paket
shoqerore.
Ne percaktimin e rrezikshmerise se te gjykuarit Elis Brahimaj duhet te
permendet edhe fakti qe mbas leshimit te urdherit per ekzekutimin e vendimit
nr.565, date 10.11.2004 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte me daten
29.12.2004 nuk eshte bere i mundur ekzekutimi (me vendimin e Kolegjit Penal
te Gjykates se Larte u ndryshuan te dyja vendimet e gjykatave duke shfuqizuar
aplikimin e nenit 59 te K.Penal ne favor te tij). Kjo jo vetem per faktin se ai nuk
eshte gjetur dhe eshte shpallur person ne kerkim, por edhe se ka ndryshuar
gjeneralitet e tij nga Elis Brahim Brahimaj ne Elis Vasil Gjika, gje qe provohet
me materialet e paraqitura nga prokurori.
Ne keto rrethana, Kolegji çmon se gjykatat nuk kane zbatuar kerkesat
ligjore per zbatimin e nenit 59 te K.Penal.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/b te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.394, date 11.07.2003 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Durres dhe te vendimit nr.336, date 03.12.2003 te Gjykates se Apelit
Durres, duke shfuqizuar aplikimin e nenit 59 te K.Penal per pezullimin e
ekzekutimit te pjeses se pa vuajtur te denimit me burgim per te pandehurin Elis
Brahimaj dhe lenien ne fuqi te vendimeve per denimin e tij me dy vjet burgim.

130
Per ekzekutimin e ketij vendimi njoftohet prokurori prane Gjykates se
Larte.
Tirane, me 26.09.2005

131

You might also like