You are on page 1of 7

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

VENDIM

K.P.P.225/2016

Komisioni i Prokurimit Publik, i përbërë nga:

Gentian Këri Kryetar


Spiro Kuro Zv/Kryetar
Juliana Hoxha Anëtar
Leonard Gremshi Anëtar
Hektor Balluku Anëtar

Në mbledhjen e datës 14.04.2016 shqyrtoi ankesën me:

Objekt: Shfuqizimin e vendimit të KVO-së lidhur me


skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik
“Albtelecom” sh.a nga procedurën e prokurimit
“Kërkesë për Propozime”, me Nr. REF-22045-01-21-
2016, me objekt “Shërbim Interneti 2016” me fond
limit 4,909,300 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë
22.02.2016 nga autoriteti kontraktor,Drejtoria Arsimore
Rajonale Tiranë.

Ankimues: “Albtelecom” sh.a


Autostrada Tiranë Durrës, Km.7 Kashar.

Autoriteti Kontraktor: Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë


Rruga “Jeronim De Rada” Tiranë.

Baza Ligjore: Ligji nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin


Publik”, i ndryshuar, neni 19/1 e vijues, Vendimi i
Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014 “Për
Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i
ndryshuar, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 184,
datë 17.03.2010, “Për miratimin e rregullores “Për

1
organizimin dhe funksionimin e Komisionit të
Prokurimit Publik”, i ndryshuar;

Komisioni i Prokurimit Publik, pasi dëgjoi relatorin e çështjes, shqyrtoi parashtrimet me


shkrim të ankimuesit, dokumentacionin e paraqitur nga autoriteti, pretendimet e ankimuesit,
dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N:

I
Vlerësimi paraprak

I.1. Komisioni i Prokurimit Publik konstatoi se operatori ekonomik ankimues ka prima facie
interes në këtë procedurë prokurimi dhe për këtë arsye legjitimohet për të paraqitur ankesë në
lidhje me të, bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit. nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin
publik”, i ndryshuar.

I.3. Operatori ekonomik ka paraqitur fillimisht ankesë pranë autoritetit kontraktor, i cili i ka
refuzuar atë, dhe më pas ka paraqitur ankesë, me të njëjtin objekt, pranë Komisionit të
Prokurimit Publik, si organi më i lartë në fushën e prokurimeve, që shqyrton ankesat për
procedurat e prokurimit, në përputhje me kërkesat e percaktuara në ligjin nr. 9643, datë
20.11.2006 “Për prokurimin publik”;

I.4. Ka respektuar afatet ligjore të paraqitjes së ankesës pranë autoritetit kontraktor dhe
Komisionit të Prokurimit Publik.

Në këto kushte Komisioni i Prokurimit Publik mori në shqyrtim në themel objektin e


ankesave të operatorëve ekonomikë ankimues.

II

Rrethanat e çështjes

II. Në datën 21.01.2016 është publikuar në sistemin e prokurimeve elektronike, procedura e


prokurimit “Kërkesë për Propozime”, me Nr. REF-22045-01-21-2016, me objekt “Shërbim
Interneti 2016” me fond limit 4,909,300 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 22.02.2016 nga
autoriteti kontraktor, Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë.
II.1. Në datën 22.02.2016 autoriteti kontraktor zhvilloi procedurën e prokurimit, objekt
ankimi.

II.2. Në datën 10.03.2016, autoriteti kontraktor ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës,


nëpërmjet sistemit të prokurimeve elektronike (S.P.E.), mbi rezultatet e vlerësimit të
Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ku rezulton si më poshtë vijon:

2
- Albtelecom 2,015,000 I skualifikuar

- Abissnet 2,758,000 I kualifikuar

- A.S.C 2,785,678 I skualifikuar

- Abcom 4,140,000 I skualifikuar

II.3. Në datën 10.03.2016 operatori ekonomik “Albtelecom” sh.a është njoftuar elektronikisht
për klasifikimin e ofertave si dhe skualifikimin e tij në këtë procedurë prokurimi për arsyet e
mëposhtme:
- Subjketi ka detyrime tatimore në kundërshtim me pikën 1 “Kriteret e Përgjithshme të
Kualifikimit” shtojca 8 sipas përcaktimeve të nenit 6 të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008
“Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

II.4. Në datën 10.03.2016 operatori ekonomik “Albtelecom” sh.a ka paraqitur ankesë pranë
autoritetit kontraktor me pretendimet si me poshte:

- Vendimi juaj për skualifikimin e kompanise Albtelecom nga tenderi me pretendimin se


ka detyrime tatimore të papaguara është joligjor.Kompania Albtelecom nuk ka asnjë
detyrim tatimor të papaguar në afat në buxhetin e shtetit. Kompania Albtelecom nuk
ka borxhe tatimore të papaguara në buxhet.Neni 88 i Ligjit Për procedurat tatimore
në Reppublikën e shqipërsisë përcakton qartë se kush quhet detyrim tatimor i
papaguar.

- Neni 88 i ligjit parashikon shprehimisht se Administrata tatimore ka autoritetin dhe


kompetencat e dhëna sipas këtij kreu për të mbledhur detyrimet tatimore të papguara
për të cilat nuk është ushtruar e drejta e ankimiit apo kanë kaluar të gjitha fazat e
shqyrtimit administrativ dhe gjyqësor.

- Sqarojmë se detyrimet që janë të regjistruara në sistemin e DPT janë në proces


apelimi gjyqësor që do të thotë se konform kërkesave të ligjit është bërë pagesa e
detyrimit principal dhe interesave dhe është zbatuar e drejta e apelimit tatimor.

- Neni 89: Nëse tatimpaguesi nuk përdor të drejtën e ankimit dhe nuk paguan detyrimin
tatimor administara tatimore duhet të mbledhë tatimin duke përdorur njërën ose disa
prej mënyrave të parashikuara në ligj.

- Kompania Albtelecom nuk është në proces të mbledhjes së detyrimit të papaguar dhe


ndaj saj nuk zbatohet asnjë masë shtrënguese nga Administrata Tatimore pasi kemi
përdorur të drejtën e ankimimit.

- Për sa më sipër ju sqarojmë dhe njëherë se Albtelecom sh.a nuk ka borxhe tatimore të
papaguara prandaj dokumentacioni ynë i paraqitur në tender duhet të konsiderohet i
rregullt.

3
II.5. Me shkresën nr.932/1 Prot datë 18.03.2016 autoriteti kontraktor i ka kthyer përgjigje
ankimuesit duke vendosur mospranimin e ankesës së paraqitur prej tij.

II.6. Në datën 25.03.2016 ankimuesi ka paraqitur ankesë pranë Komisionit të Prokurimit


Publik me të njëjtin objekt ankese drejtuar autoritetit kontraktor.

II.7. Në datën 07.04.2016 me anë të shkresës nr.1115/1 datë 05.04.2016 autoriteti kontraktor
ka dorëzuar informacionin e kërkuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik për procedurën e
prokurimit objekt ankimi.

III

Komisioni i Prokurimit Publik

pas shqyrtimit të ankesave, dokumentacionit bashkëngjitur, dokumentave të dërguara nga


autoriteti kontraktor,
Arsyeton

III.1. Lidhur me pretendimin e operatorit ekonomik ankimues “Albtelecom” sh.a për


kundërshtimin e skualifikimit të ofertës së tij me arsyetimin se “Subjketi ka detyrime tatimore
në kundërshtim me pikën 1 “Kriteret e Përgjithshme të Kualifikimit” shtojca 8 sipas
përcaktimeve të nenit 6 të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në
Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar Komisioni i Prokurimit Publik, vëren se:

III.1.1. Në nenin 46, pika 1, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”
parashikohet shprehimisht se: “Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e
prokurimit, duhet të kualifikohen, pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti
kontraktor i vlerëson të nevojshme, për sa kohë që ato janë në përpjestim me natyrën dhe
përmasat e kontratës që do të prokurohen dhe jodiskriminuese.”

Ndërsa në nenin 53/3 të LPP-së përcakohet se: “Autoriteti kontraktor, në zbatim të pikës 4 të
këtij neni, vlerëson një oferte të vlefshme, vetëm nëse ajo është në përputhje me të gjitha
kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dokumentat e
tenderit..”

III.1.2. Në shtojcën 7 “Kriteret e Përgjithshme të Kualifikimit”, pika 2 të dokumentave të


tenderit të procedurës objekt ankimimi përcaktohet se:

- Kandidati/ ofertuesi duhet të dorëzojë: Një dokument që vërteton se subjketi juaj


a) ka plotësuar detyrimet fiskale
b) ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore të lëshuara nga Administarat
Tatimore.

4
II.1.3. Nga verifikimet ne sistemin e prokurimeve elektronike rezulton se operatori ekonomik
ankimues “Albtelecom” sh.a në përmbushje të kriterit sa më sipër për shlyerjen e të gjitha
detyrimeve tatimore ka paraqitur dokumentacionin si më poshtë:

Vërtetim nr.960 prot datë 19.01.2016 me përmbajtje si vijon: Vërtetojmë se tatimpaguesi


Albtelecom sh.a ........nuk ka detyrim tatimor më kontribute të sigurimeve shoqërore,
shëndtësore, tatim mbi të ardhurat personale, por ka detyrime (gjoba) të cilat janë në
procedurë ankimimi administrativ në:

- Tatimin mbi vlerën e shtuar 34,282,905 lekë

- Tatimin mbi fitimin 15,029,292 lekë

- Tatim i mbajtur në burim 1,716,883 lekë

- Dënim pa tatim 40,000 lekë

- Gjithsej 51,069,080 lekë.

III.1.4. Komisioni i Prokurimit Publik, për të arritur në vendimarrje vlerësoi se duhej të kishte
parasysh:

- jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese (shiko Vendimin nr.16, datë 25.07.2008) - në


bazë së të cilës janë bërë dhe ndryshime në legjislacionin tatimor;

- Vendimin Unifikues nr.4, datë 30.05.2011 të Gjykatës së Lartë – i cili shprehet se:

“Me “detyrim tatimor”, Ligji nr.9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë”, në nenin 6/3 nënkupton “tatimin, kamatëvonesat, si dhe gjobat, për
rastet e parashikuara nga ky ligj”.
Dallohet qartësia në ligj që, për t’u marrë në shqyrtim ankimi, detyrimisht duhet që të
parapaguhen, sipas aktit administrativ Njoftim-Vlerësimit, detyrimi tatimor, i cili duhet të
ketë të përfshirë tatimin dhe kamatëvonesat.
Gjobat, megjithëse konsiderohen sipas nenit të cituar, si pjesë e detyrimit tatimor, nuk
përfshihen, si pjesë e parapagimit të detyrimit, si një kusht i domosdoshëm për të marrë në
shqyrtim ankimin administrativ.”

- Ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në RSh” (ndryshuar me Ligj
Nr. 179/2013, dt. 28.12.2013), neni 107 i të cilit parashikon se:

“1.Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji, duhet që
bashkë me ankesën të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor ose të vendosë garanci
bankare për shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të
administratës tatimore.
2. Shuma e pagueshme ose shuma e vënë si garanci bankare, sipas pikës 1 të këtij neni,
përjashton gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar.

5
3. Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është
objekt i ankimit, ose ka paraqitur dokumentin bankar që vërteton vendosjen e garancisë, sipas
përcaktimit të pikave 1 dhe 2 të këtij neni.”

- Udhëzimin nr.24, datë 02.09.2008 të Ministrit të Financave i cili parashikon se:

“Shuma e detyrimit për t'u paguar përfshin vetëm shumën e tatimit dhe interesin, nëse ka, në
aktin administrativ që ankimohet, që është i pagueshëm në momentin e ankimimit, duke
përjashtuar gjobat e përfshira në aktin administrativ objekt ankimimi”.

Bazuar në gjithë sa më sipër, Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se, skualifikimi prej
autoritetit kontraktor i një operatori ekonomik pjesmarrës në një procedurë prokurimi me
argumentin se “ka detyrime tatimore të pashlyera”, kur me këto të fundit nënkuptohen gjoba
të cilat janë në proces ankimimi, nuk është në përputhje me frymën e legjislacionit për
prokurimin publik.

Komisioni vlerëson të adoptojë një interpretim të ngushtë e teleologjik të togflalëshit


“detyrimet për pagimin e tatimeve” të parashikuar nga neni 45, pika 2, gërma “dh” i Ligjit
nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” (të ndryshuar), në funksion të një prej
qëllimeve të këtij ligji, që është nxitja e pjesëmarrjes dhe e konkurrencës së operatorëve
ekonomikë, në kuptim të rritjes së eficencës dhe efikasitetit të procedurave të prokurimit
publik.
Në balancën mes përpjekjes për të siguruar pagesën e plotë të të gjithë elementëve të detyrimit
tatimor,nga njëra anë, dhe mirpërdorimin e fondeve publike – që arrihet përpara së gjithash
përmes një pjesmarrje të gjerë e konkurruese të operatorëve ekonomikë, nga ana tjetër,
Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se, në ato raste kur nga operatori pjesmarrës në
procedurën e prokurimit është paguar tatimi përkatës dhe interesi, ndërkohë që gjoba është në
proces ankimimi, autoriteti kontraktor nuk duhet ta skualifikojë këtë operator në lidhje me
mospagimin e gjobës.

Ndërsa gjoba do të paguhet në një kohë të dytë – nëse ankimi i operatorit rezulton i
pasuksesshëm, dëmi që mund t’u vijë financave publike nga skualifikimi i një operatori që
potencialisht mund të ketë ofertuar me çmimin më të ulët, por që është skualifikuar për
mospagimin në kohë të saj, është i pariparueshëm.

Për sa më sipër, pretendimi i ankimuesit qëndron.

Për sa më sipër në mbështetje të nenit 19/1 dhe vijues, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për
Prokurimin Publik”, të ndryshuar, nenit 28 të VKM-së nr. 184, datë 17.03.2010 “Për
miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit
Publik”, të ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik, njëzeri

6
Vendos

1. Të pranojë ankesën e operatorit ekonomik “Albtelecom” sh.a, për procedurën e


prokurimit “Kërkesë për Propozime”, me Nr. REF-22045-01-21-2016, me objekt
“Shërbim Interneti 2016” me fond limit 4,909,300 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë
22.02.2016 nga autoriteti kontraktor, Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë.

2. Autoriteti kontraktor të anullojë vendimin e KVO-së lidhur me skualifikimin e


operatorit ekonomik “Albtelecom” sh.a duke e kualifikuar atë.

3. Autoriteti kontraktor, brenda 10 ditëve, të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit


Publik për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryera.

4. Ngarkohet zyra e financës të bëjë kthimin e tarifës financiare të paguar nga operatori
ekonomik “Albtelecom” sh.a

5. Kopje e këtij vendimi i dërgohet për njoftim Agjencisë së Prokurimit Publik.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Nr.679 Prot ;Datë 25.03.2016

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Zv/Kryetar Anëtar Anëtar Anëtar


Spiro Kuro Juliana Hoxha Leonard Gremshi Hektor Balluku

Kryetar
Gentian Këri

You might also like