You are on page 1of 93

www.kpp.

al

MANUAL
MBI ANKIMIN ADMINISTRATIV
Ankesa
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT PUBLIK
PËR AUTORITETET/ENTET KONTRAKTORE

TIRANË, 2024

1
PËRMBAJTJA

I. HYRJE......................................................................................................................................4

II. KORNIZA LIGJORE..................................................................................................................5

III. VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR


PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE TË OPERATORËVE EKONOMIKË, PËR DOKUMENTET
STANDARDE TË TENDERIT.....................................................................................................6
3.1. Hapat proceduralë për ankesat mbi dokumentet e tenderit........................................6

IV. TRAJTIMI I ANKESËS PËR VLERËSIM/KLASIFIKIM PËRFUNDIMTAR......................................13

V. TRAJTIMI I ANKESËS PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA.......................................21


5.1. Trajtimi i ankesës për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës
së parakualifikimit......................................................................................................21
5.2. Trajtimi i ankesës për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar.....................28

VI. ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE PËR RIHAPJEN E KONKURRIMIT PËR LIDHJEN E NJË
KONTRATE NË BAZË TË NJË MARRËVESHJEJE KUADËR, ME DISA OPERATORË EKONOMIKË,
REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I
NDRYSHUAR.......................................................................................................................35
VII. ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE ME NEGOCIM PA SHPALLJE
PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS........................................................................44

VIII. ANKESA NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE TË LIDHUR PA ZHVILLUAR


NDONJË NGA PROCEDURAT E PROKURIMIT TË PARASHIKUARA NË LIGJIN PËR
PROKURIMIN PUBLIK DHE/OSE NË RASTIN KUR NUK ËSHTË PUBLIKUAR NJOFTIMI I
FITUESIT OSE NJOFTIMI I KONTRATËS SË NËNSHKRUAR..................................................50
IX. VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE............................................................................57

2
PËRMBAJTJA

X. PROCEDURA E ANKIMIMIT DREJTUAR KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK.....................67


10.1 Veprimet paraprake mbi shqyrtimin e ankesës nga Komisioni i Prokurimit Publik......67
10.2 Trajtimi i ankesës nga KPP............................................................................................67
10.3 Vendimet e ekpertizës .................................................................................................70
10.4 Seancat dëgjimore.......................................................................................................71
10.5 Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik....................................................................71
10.6 Ankesat kundër vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik
në Gjykatën Administrative..........................................................................................74

XI. MBI PËRDORIMIN E TË DHËNAVE TË HAPURA OCDS


NË FAQEN E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK.............................................................75

XII. VENDIMMARRJET INTERPRETUESE DHE PRAKTIKA GJYQËSORE.......................................77

XIII. BIBLIOTEKA E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK.........................................................78

XIV. PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH................................................................................79

XV. NDIHMË DHE SUPORT.........................................................................................................88

XVI. KEY RESOURCES: INSTITUTIONS, CONTACTS, AND WEB LINKS.........................................90

XVII. SHKURTIME......................................................................................................................91

3
HYRJE

I. HYRJE

Ky manual është përgatitur me qëllim ofrimin e udhëzimeve të qarta dhe praktike


për autoritetet/entet kontraktore në lidhje me procedurat e ankimimit pranë
Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), në kuadër
të paraqitjes së ankesave në procedurat e prokurimit publik, në përputhje me
ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Rëndësia e këtij manuali
bazohet në faktin, se ai është një mjet kryesor për të kuptuar dhe zbatuar me
saktësi hapat e procedurave të ankimimit, duke udhëzuar palët në procesin e
dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesave për procedurat e prokurimit publik.
Ky manual, gjithashtu synon të shmangë përsëritjen e gabimeve procedurale nga
ana e autoriteteve/enteve kontraktore, në kuadër të rishikimit administrativ të
vendimmarrjes së autoriteteve/enteve kontratore në procedurat e prokurimit
publik.
Bazuar në Ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe
praktikën e Komisionit të Prokurimit Publik, është parë e arsyeshme nevoja për
krijimin e një manuali të strukturuar, i cili do t’i vijë në ndihmë operatorëve
ekonomikë dhe autoriteteve/enteve kontraktore, me qëllim kuptimin dhe
zbatimin e ligjit të prokurimit publik në mënyrë sa më efikase dhe praktike sa
i përket procedurave të ankimit. Ky manual ofron një shpjegim të detajuar të
procedurave, duke adresuar pikat kyçe të ligjit dhe duke i bërë ato të kuptueshme
dhe të aplikueshme, duke ndjekur hapat e paraqitur në këtë manual.
Ky manual përfshin informacion të gjerë, duke filluar nga hapat dhe veprimet
procedurale që duhet të kryejnë operatorët ekonomikë në kuadër të procedurave
të ankimit, komunikimit elektronik midis autoriteteve/enteve kontraktore dhe
operatorëve ekonomikë, procedurat hap pas hapi në faza të ndryshme të procesit
të ankimit, si dhe paraqitje skematike, të cilat tregojnë hapat që duhen ndjekur
në një procedurë ankimimi.
Duke përdorur këtë manual, pritet që operatorët ekonomikë dhe autoritetet/
entet kontraktore të shmangin gabimet njerëzore dhe procedurale, si dhe të
zbatojnë me saktësi, efiçencë dhe efikasitet, procedurat e ankimit në prokurimin
publik, duke qenë të përpiktë në zbatimin e ligjit.

4
KORNIZA LIGJORE

II. KORNIZA LIGJORE

Ky manual është hartuar në përputhje me Ligjin 44/2015, “Kodi i Procedurave


Administrative në Republikën e Shqipërisë, ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin
publik”, të ndryshuar, VKM nr. 285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”, të ndryshuar, VKM Nr. 486, datë 21.07.2022, “Për Përcaktimin
e Rregullave për Pavlefshmërinë e Kontratave të Prokurimit Publik”, VKM Nr.
236, datë 20.04.2023 “Për Përcaktimin e Rregullave dhe tarifës së Pagesës për
Ankimin në një Procedurë Prokurimi pranë Komisionit të Prokurimit Publik”,
Vendimin e KPP-së nr. 766, datë 13.10.2021, “Për miratimin e rregullave dhe
për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, Vendimin
e KPP-së nr. 328, datë 06.04.2022, “Për Miratimin e Manualit të Operatorëve
Ekonomikë për Përdorimin e Sitemit të Ankesave Elektronike dhe Dorëzimin e
Ankesave Nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike”, Vendimin e KPP-së Nr.
329, datë 06.04.2022 “Për Miratimin e Manualit të Autoriteteve Kontraktore
për Përdorimin e Sitemit të Ankesave Elektronike dhe Shqyrtimin e Ankesave
Nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike”.

Gjithashtu ky manual është miratuar me Vendimin nr. 300, datë 25.03.2024 të


Komisionit të Prokurimit Publik.

5
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE TË OPERATORËVE EKONOMIKË,
PËR DOKUMENTET STANDARDE TË TENDERIT

III. VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR


PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE TË OPERATORËVE
EKONOMIKË, PËR DOKUMENTET STANDARDE TË TENDERIT

3.1. Hapat proceduralë për ankesat mbi dokumentet e tenderit

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i pritjes së ankesave nga Autoriteti/Enti
Kontraktor; Pezullimi i procedurës dhe ngritja e KSHA-së; Verifikimi i elementeve
formale të ankesës; Shqyrtimi i ankesës brenda afatit të përcaktuar në ligj dhe
njoftimi i palëve mbi vendimmarrjen; Përmbajtja dhe natyra e vendimit të
KSHA-së; Veprimet e operatorëve ekonomikë pas vendimmarrjes së KSHA-së;
Detyrimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me KPP-në dhe
sanksionet në rast mosbashkëpunimi.

Me ndryshimet e ligjit të prokurimit publik, ankesa dhe çdo komunikim në


kuadër të shqyrtimit të ankesave do të kryhen përmes Sistemit të Ankesave
Elektronike. Operatori ekonomik ankimues do të dërgojë njëkohësisht ankesën
në Autoritetin/Entin Kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik në Sistemin
e Ankesave Elektronike.

1 HAPI I PARË:

Për çdo procedurë prokurimi, për të cilën është kryer publikimi i njoftimit të
kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit dhe
që është me fond limit “Nën kufirin e lartë monetar”, Autoriteti/Enti Kontraktor
ka detyrimin që për 7 (shtatë) ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit
të kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit, të
presë çdo Ankese që dorëzohet për dokumentet e tenderit apo për shtojcën për
ndryshimin e dokumenteve të tenderit.

Nëse dita e 7 (shtatë) është ditë e shtunë, ditë e dielë ose festë zyrtare,
atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë çdo ankesë që dorëzohet për
dokumentet e tenderit ditën pasardhëse të punës.
Për çdo procedurë prokurimi, për të cilën është kryer kryer publikimi i njoftimit të

6
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE TË OPERATORËVE EKONOMIKË,
PËR DOKUMENTET STANDARDE TË TENDERIT

kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit dhe


që është me fond limit “Mbi kufirin e lartë monetar”, Autoriteti/Enti Kontraktor
ka detyrimin që për 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit
të kontratës ose publikimit të ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit,
të trajtojë çdo ankesë që dorëzohet për dokumentet e tenderit apo për shtojcën
për ndryshimin e dokumenteve të tenderit.
Nëse dita e 10 (dhjetë) është ditë e shtunë, ditë e dielë ose festë zyrtare,
atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë çdo ankese që dorëzohet për
dokumentet e tenderit ditën pasardhëse të punës.

KUJDES: Ankesat e paraqitura nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike


konsiderohen të paraqitura njëkohësisht, si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor
ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit Publik”.

2 HAPI I DYTË:

Me ardhjen e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, Autoriteti/


Enti Kontraktor, Operatori Ekonomik dhe Agjencia e Prokurimit Publik, njoftohen
me një mesazh në llogarinë e tyre në portalin e-Albania.
Me marrjen e ankesës, personi përgjegjës për prokurimin konfirmon në bazën e
të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, nёse ankesa është
publikuar në Faqen Zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik “www.kpp.al” në
rubrikën “Regjistri i Ankesave”.
Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor
urdhëron njësinë e prokurimit të pezullojë në sistem vazhdimin e procedurës,
deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, sipas parashikimeve të LPP-së.
Procesi i pezullimit në sistemin e prokurimit elektronik, bëhet sipas udhëzimeve
të APP-së.
Titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor, me urdhёr tё veçantё, cakton një person
ose ngre një komision të përbërë nga të paktën 3 (tre) persona pёr shqyrtimin e
ankesёs.

7
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE TË OPERATORËVE EKONOMIKË,
PËR DOKUMENTET STANDARDE TË TENDERIT

Veprimet dhe vendimet e Autoritetit/Entit Kontraktor sa më sipër, bёhen jo mё


vonё se dita pasardhёse e punёs.
Nëse Autoriteti/Enti Kontraktor konstaton, se ankesa nuk është paraqitur në
përputhje me nenin 110, të LPP-së, e refuzon atë, si të pavlefshme.

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor nuk duhet ta nxjerrë një procedurë nga


statusi i pezulluar dhe nuk duhet të vijojë me hapat e tjerë të procedurës, pa
nxjerrë KPP-ja një vendim për heqjen e pezullimit. Vendimi i KPP-së konsiderohet
i zbatuar vetëm në momentin e heqjes së pezullimit nga ana e këtij të fundit.
(Për me tepër referojuni Rekomandimit të Përbashkët të Komisionit të Prokurimit
Publik nr.1474 prot., Datë 11.11.2020 dhe Agjencisë së Prokurimit Publik nr.7267
prot., datë 11.11.2020, “Rekomandim mbi zbatimin e vendimeve te Komisionit
të Prokurimit Publik në rastet e ankesave për modifikimin e dokumenteve të
procedures së prokurimit”).

3 HAPI I TRETË:

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e


Ankesës, fillimisht verifikon elementet e ankesës sipas parashikimeve të pikës 2 të
nenit 111, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar,
si edhe legjitimimin kohor të ankimuesit dhe të palës.
Elementet e ankesës janë si më poshtë:
Në Formularin e Ankesës duhet të shënohet emri dhe adresa e ankuesit.
Në Formularin e Ankesës, duhet të shënohet numri i referencës për procedurën
konkrete dhe bazën ligjore, ku ankimuesi pretendon për shkelje, si dhe pagesa
e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat
përkatëse, për të cilat mendon, se mbështesin ankimin e tij. Elementet e
sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën
e tarifës përkatëse për ankesën.

8
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE TË OPERATORËVE EKONOMIKË,
PËR DOKUMENTET STANDARDE TË TENDERIT

KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari


nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të
bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo
rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi,
ajo vlerësohet si e paparaqitur.

Autoriteti/Enti Kontraktor, në rast se për shqyrtimin e pretendimeve të ankesës,


i lind nevoja të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afatet e përcaktuara
në “HAPIN E PARË” të këtij seksioni, do të ndërpriten dhe do të rifillojnë, pasi
Autoriteti/Enti Kontraktor të ketë siguruar informacionin e ankesës. Në çdo rast,
për pritjen e informacionit të kërkuar afati nuk duhet të tejkalojë 30 ditë.
Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin të vërë menjëherë në dijeni Komisionin e
Prokurimit Publik dhe ankimuesin për zgjatjen e afatit.
Personi përgjegjës për prokurimin duhet tё kujdeset qё tё njoftojё ankimuesin për
çdo vendim nё procesin e shqyrtimit tё ankesës në Sistemin e Ankesave Elektronike,
jo më vonë se ditën e nesërme të punës pas marrjes së çdo vendimi.

4 HAPI I KATËRT:

Për ankesa për dokumentet e tenderit, Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të shprehet


për ankesën e paraqitur brenda 5 ditëve nga momenti i konfirmimit të regjistrimit
të saj nga Komisioni i Prokurimit Publik.
Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve të nenit 114 të ligjit
162/2020 “Për prokurimin publik”, Autoriteti/Enti Kontraktor mund të vendosë:
a) pranimin e plotë të ankesës;
b) pranimin e pjesshëm të ankesës;
c) refuzimin e ankesës.

9
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE TË OPERATORËVE EKONOMIKË,
PËR DOKUMENTET STANDARDE TË TENDERIT

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë, Komisionin


e Prokurimit Publik dhe ankuesin, brenda ditës së nesërme të punës nga marrja
e këtij vendimi, në Sistemin e Ankesave Elektronike, në zbatim të pikës 4, të nenit
114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik” i ndryshuar.

5 HAPI I PESTË:

Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar


për shqyrtimin e ankesës janë akte administrative individuale në kuptim
të nenit 3 pika 1/a të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative
Republikës së Shqipërisë” (për më tepër referojuni https://qbz.gov.al/eli/
ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-487b57c57a85)
Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar
për shqyrtimin e ankesës duhet të kenë formën e parashikuar në nenin 99 të
ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative Republikës së Shqipërisë”
dhe duhet të përmbajnë numrin, datën, objektin, palën ankimuese, emrat e
anëtarëve të KSHA/emrin e personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës,
bazën ligjore, pjesën arsyetuese, dispozitivin, nënshkrimin e anëtarëve të KSHA/
personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, votimin kundër ose mendimin
paralel.
Në rastin kur ankesa shqyrtohet nga KSHA, çdo anëtar ka të drejtë të kërkojë, që
arsyetimi i mendimit kundër ose paralel t’i bashkëlidhet vendimit.
Arsyetimi i aktit administrativ në kuptim të nenit 100 të ligjit 44/2015 “Kodi i
Procedurave Administrative Republikës së Shqipërisë” duhet të jetë i qartë
dhe të përmbajë: shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë akti;
shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të vlerësimit
të provave; bazën ligjore të aktit dhe një shpjegim pse kushtet ligjore për zbatimin
e tij plotësohen në këtë rast; (për më tepër referojuni https://qbz.gov.al/eli/
ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-487b57c57a85)

10
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE TË OPERATORËVE EKONOMIKË,
PËR DOKUMENTET STANDARDE TË TENDERIT

KUJDES! Në rastin e pranimit të plotë/pjesshëm të ankesës, KSHA/personi


i ngarkuar për shqyrtimin e ankesës duhet të arsyetojë në mënyrë të qartë
ankesën e pranuar për rastet e pranimit të plotë dhe pjesën që ka pranuar në
rastin e pranimit të pjesshëm.
KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor së bashku me vendimin e KSHA/Personit të
ngarkuar për shqyrtimin e ankesës duhet të dërgojë pranë KPP-së në Sistemin e
Ankesave Elektronike çdo dokument tjetër që lidhet me pretendimet e operatorit
ekonomik ankimues (Nëse është rasti procesverbalin e argumentimit të fondit
limit, procesverbalin e hartimit të kritereve etij.)

6 HAPI I GJASHTË:

Sic është përcaktuar në “HAPI I KATËRT” të këtij seksioni në çdo rast, Autoriteti/
Enti Kontraktor vë në dijeni në Sistemin e Ankesave Elektronike për vendimin e
marrë, Komisionin e Prokurimit Publik dhe ankuesin brenda ditës së nesërme
të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe
dokumentacionin përkatës.
Refuzimi i autoritetit/entit ose entit kontraktor, për të bashkëpunuar me
Komisionin e Prokurimit Publik bazuar në nenin 131, të ligjit Nr. 162, datë
23.12.2020 “Për prokurimin Publik” i ndryshuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin
e Autoritetit/Entit Kontraktor dhe dënohet nga këto institucione me gjobë nga
50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
Masa e gjobës vendoset në raport me vlerën e përllogaritur të kontratës dhe
sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik. Kundër vendimit të dënimit
me gjobë sipas pikës 1 të nenit 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik” i ndryshuar, personat e interesuar mund të bëjnë ankim në
gjykatën kompetente.

11
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE TË OPERATORËVE EKONOMIKË,
PËR DOKUMENTET STANDARDE TË TENDERIT

7 HAPI I SHTATË:

Në përputhje me afatet e përcaktuara në ligjin nr, 162/2020 “Për prokurimin


publik”, të ndryshuar Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të publikojë shtojcën
mbi modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit publik. Në shtojcë
duhet të jenë reflektuar qartësisht elementet e ankesës së pranuar nga ana e
Autoritetit/Entit Kontraktor. Autoriteti/Enti Kontraktor në përputhje me ligjin e
prokurimit publik dhe vendimmarrjen e Komisionit të Prokurimit Publik, e cila
do të trajtohet në një seksion të dedikuar të këtij manuali dhe në respekt të
nenit 75 të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, duhet të
zgjasë afatin për dorëzimin e ofertave.

12
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR VLERËSIM/KLASIFIKIM PËRFUNDIMTAR

IV. TRAJTIMI I ANKESËS PËR VLERËSIM/KLASIFIKIM


PËRFUNDIMTART

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i pritjes së ankesave nga Autoriteti/Enti
Kontraktor; Pezullimi i procedurës dhe ngritja e KSHA-së; Verifikimi i elementeve
formale të ankesës; Shqyrtimi i ankesës brenda afatit të përcaktuar në ligj dhe
njoftimi i palëve mbi vendimmarrjen; Përmbajtja dhe natyra e vendimit të
KSHA-së; Veprimet e operatorëve ekonomikë pas vendimmarrjes së KSHA-së;
Detyrimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me KPP-në dhe
sanksionet në rast mosbashkëpunimi.

1 HAPI I PARË:

Për çdo procedurë prokurimi për të cilën është kryer publikimi i njoftimit të fituesit
ose publikimi i njoftimit të anulimit dhe që është me fond limit “Nën kufirin e
lartë monetar”, Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin që për 7 (shtatë) ditë
kalendarike nga data e publikimit të njoftimit të fituesit ose publikimi i njoftimi
të anulimit të procedurës, të presë çdo ankese që dorëzohet për vendimin e
vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të Autoritetit/Entit Kontraktor.
Nëse dita e 7 (shtatë) është ditë e shtunë, ditë e dielë ose festë zyrtare, atëherë
Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë çdo ankesë që dorëzohet për vendimin
e vlerësimit ditën pasardhëse të punës.
Për çdo procedurë prokurimi për të cilën është kryer publikimi i njoftimit të fituesit
ose publikimi i njoftimit të anulimit dhe që është me fond limit “Mbi kufirin e
lartë monetar”, Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin që për 10 (dhjetë) ditë
kalendarike nga data e publikimit të njoftimit të fituesit ose publikimi i njoftimi
të anulimit të procedurës, të presë çdo Formular Ankese që dorëzohet për
vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të Autoritetit/Entit Kontraktor.
Nëse dita e 10 (dhjetë) është ditë e shtunë, ditë e dielë ose festë zyrtare, atëherë
Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë çdo ankesë që dorëzohet për vendimin
e vlerësimit ditën pasardhëse të punës.

13
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR VLERËSIM/KLASIFIKIM PËRFUNDIMTAR

KUJDES! Ankesat e paraqitura nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike


konsiderohen të paraqitura njëkohësisht si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor
ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

2 HAPI I DYTË:

Me ardhjen e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, Autoriteti/


Enti Kontraktor, Operatori Ekonomik dhe Agjencia e Prokurimit Publik njoftohen
me një mesazh në llogarinë e tyre në portalin e-Albania.
Me marrjen e ankesës, personi përgjegjës për prokurimin, konfirmon në bazën
e të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, nёse ankesa është
publikuar në Faqen Zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik “www.kpp.al” në
rubrikën “Regjistri i Ankesave”.
Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor
urdhëron komisionin e vlerësimit të ofertave të pezullojë vazhdimin e procedurës,
deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, sipas parashikimeve të LPP-së.
Me marrjen e ankesës, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor, me urdhёr tё
veçantё, ngarkon një zyrtar ose ngre një komision të përbërë nga të paktën 3
(tre) persona pёr shqyrtimin e ankesёs.
Anëtarët e komisionit/zyrtari i ngarkuar nuk duhet të kenë marrë pjesë në
marrjen e vendimit për të cilin është paraqitur ankesa.
Nëse Autoriteti/Enti Kontraktor konstaton, se ankesa nuk është paraqitur në
përputhje me nenin 110, të LPP-së, e refuzon atë, si të pavlefshme.
Në mënyrë që ankesa të bëhet e aksesueshme, jo vetëm nga Autoriteti/Enti
Kontraktor, por njëkohësisht edhe nga operatorët ekonomikë të interesuar,
Komisioni publikon:
a) arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/
klasifikimit përfundimtar;
b) pretendimet mbi kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve të tjerë, duke
referuar vetëm kriteret për të cilat ngrihen pretendime.

14
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR VLERËSIM/KLASIFIKIM PËRFUNDIMTAR

Veprimet, sipas shkronjave “a”, “b” më sipër, bёhen jo mё vonё se dita pasardhёse
e punёs.

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor nuk duhet ta nxjerrë një procedurë nga


statusi i pezulluar dhe nuk duhet të vijojë me hapat e tjerë të procedurës, pa
nxjerrë KPP-ja një vendim për heqjen e pezullimit. Vendimi i KPP-së konsiderohet
i zbatuar vetëm në momentin e heqjes së pezullimit nga ana e këtij të fundit.

3 HAPI I TRETË:

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e


Ankesës, fillimisht verifikon elementet e ankesës, sipas parashikimeve të pikës
2 të nenit 111, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
Elementet e ankesës janë si më poshtë:
Në Formularin e Ankesës duhet të shënohet emri dhe adresa e ankuesit.
Në Formularin e Ankesës, duhet të shënohet numri i referencës për procedurën
konkrete dhe bazën ligjore, ku ankimuesi pretendon për shkelje, si dhe pagesa
e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat
përkatëse, për të cilat mendon, se mbështesin ankimin e tij. Elementet e
sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën
e tarifës përkatëse për ankesën.

KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari


nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të
bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo
rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi,
ajo vlerësohet si e paparaqitur.

15
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR VLERËSIM/KLASIFIKIM PËRFUNDIMTAR

4 HAPI I KATËRT:

Autoriteti/Enti Kontraktor, në rast se për shqyrtimin e pretendimeve të ankesës,


i lind nevoja të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afatet e përcaktuara
në “HAPIN E PARË” të këtij seksioni, do të ndërpriten dhe do të rifillojnë pasi
Autoriteti/Enti Kontraktor të ketë siguruar informacionin e ankesës. Në çdo rast,
për pritjen e informacionit të kërkuar afati nuk duhet të tejkalojë 30 ditë.
Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin të vërë menjëherë në dijeni Komisionin
e Prokurimit Publik, ankuesin dhe operatorët ekonomikë të interesuar për
zgjatjen e afatit.
Personi përgjegjës për prokurimin duhet tё kujdeset qё tё njoftojё ankimuesit
dhe operatorët ekonomikë të interesuar të përfshirë në proces, pёr çdo vendim
nё procesin e shqyrtimit tё ankesës edhe në adresën elektronike të përcaktuar
prej tyre në formularin e ankesës, jo më vonë se ditën e nesërme të punës pas
marrjes së çdo vendimi.

5 HAPI I PESTË:

Për ankesa, për vendimin e Autoritetit/Entit Kontraktor për vlerësimin/


klasifikimin përfundimtar, Autoriteti/Enti Kontraktor, duhet të shprehet për
ankesën e paraqitur, brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit kohor në dispozicion
të operatorëve ekonomikë të interesuar, sipas parashikimeve në nenin 113 të
LPP-së, për paraqitjen e argumenteve të tyre.

KUJDES! Në çdo rast Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë përfundimin e


afatit kohor të vënë në dispozicion të subjekteve të interesuara, për të paraqitur
argumentet e tyre në përputhje me parashikimet e nenit 113 të LPP-së dhe më
pas të shprehet me vendimmarrje për trajtimin e ankesës.

16
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR VLERËSIM/KLASIFIKIM PËRFUNDIMTAR

Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve të nenit 114 të ligjit


162/2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, Autoriteti/Enti Kontraktor
mund të vendosë:
a) pranimin e plotë të ankesës;
b) pranimin e pjesshëm të ankesës;
c) refuzimin e ankesës.

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë në Sistemin


e Ankesave Elektronike, Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët
ekonomikë të interesuar brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij
vendimi, në zbatim të pikës 4, të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik”, të ndryshuar.

6 HAPI I GJASHTË:

Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar


për shqyrtimin e ankesës, janë akte administrative individuale në kuptim
të nenit 3 pika 1/a të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative
Republikës së Shqipërisë” (për më tepër referojuni https://qbz.gov.al/eli/
ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-487b57c57a85)
Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar
për shqyrtimin e ankesës, duhet të kenë formën e parashikuar në nenin 99 të
ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
dhe duhet të përmbajnë numrin, datën, objektin, palën ankimuese, emrat
e anëtarëve të KSHA/emrin e personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës,
bazën ligjore, pjesën arsyetuese, dispozitivin, nënshkrimin e anëtarëve të KSHA/
personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, votimin kundër ose mendimin
paralel.
Në rastin kur ankesa shqyrtohet nga KSHA, çdo anëtar ka të drejtë të kërkojë që
arsyetimi i mendimit kundër ose paralel t’i bashkëlidhet vendimit.

17
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR VLERËSIM/KLASIFIKIM PËRFUNDIMTAR

Arsyetimi i aktit administrativ në kuptim të nenit 100 të ligjit 44/2015 “Kodi i


Procedurave Administrative Republikës së Shqipërisë” duhet të jetë i qartë
dhe të përmbajë: shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë akti;
shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të vlerësimit
të provave; bazën ligjore të aktit dhe një shpjegim pse kushtet ligjore për zbatimin
e tij plotësohen në këtë rast; (për më tepër referojuni https://qbz.gov.al/eli/
ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-487b57c57a85)

KUJDES! Në rastin e pranimit të plotë/pjesshëm të ankesës, KSHA/personi


i ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, duhet të arsyetojë në mënyrë të qartë
ankesën e pranuar për rastet e pranimit të plotë dhe pjesën që ka pranuar në
rastin e pranimit të pjesshëm.
KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të dërgojë në KPP, në Sistemin e
Ankesave Elektronike, bashkë me vendimin e KSHA-së edhe procesverbalin e
vlerësimit të ofertave, procesverbalin e hartimit të kritereve për kualifikim për
operatorin ekonomik të renditur i pari, dokumentet provuese të deklaruara në
formularin përmbledhës të vetëdeklarimit, sipas parashikimeve të nenit 26, të
VKM nr. 285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,
e ndryshuar, si dhe çdo dokument tjetër që lidhet me pretendimet e operatorit
ekonomik ankimues.

7 HAPI I SHTATË:

Kundër vendimit të Autoritetit/Entit Kontraktor, operatorët ekonomikë të


interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën, kanë
të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik, në varësi të kufijve
monetarë të procedurës (brenda 7 ditëve për procedurat nën kufirin e lartë
monetar ose 10 ditëve për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar)
nga marrja e njoftimit nga Autoriteti/Enti Kontraktor, sipas pikës 5 të nenit 114 të
ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020, “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur ankesë sipas pikës 5
të nenit 114 të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik” i ndryshuar,

18
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR VLERËSIM/KLASIFIKIM PËRFUNDIMTAR

ata nuk do të kenë të drejtë të paraqesin më pas një ankesë për veprimet e
autoritetit/entit ose entit kontraktor, të kryera në zbatim të vendimit të dhënë
nga Komisioni i Prokurimit Publik.

8 HAPI I TETË:

Siç është përcaktuar në “HAPI I PESTË” të këtij seksioni në çdo rast, Autoriteti/
Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë Komisionin e Prokurimit
Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar, brenda ditës së nesërme
të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe
dokumentacionin përkatës.
Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor, për të bashkëpunuar me Komisionin e
Prokurimit Publik bazuar në nenin 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik” i ndryshuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/
Entit Kontraktor dhe dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000
(pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
Masa e gjobës vendoset në raport me vlerën e përllogaritur të kontratës
dhe sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik. Kundër vendimit të
dënimit me gjobë sipas pikës 1, nenit 131 të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik” i ndryshuar, personat e interesuar mund të bëjnë ankim në
gjykatën kompetente.

9 HAPI I NËNTË:

Në përputhje me vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik dhe me afatin e


vendosur nga Komisioni, Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të zbatojë vendimin e
KPP-së për aq sa është shprehur në dispozitivin e vendimit.
Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të njoftojë në Sistemin e Ankesave Elektronike,
mbi zbatimin e vendimit, Komisionin e Prokurimit Publik. KPP-ja pas verifikimit të
zbatimit të vendimit, shprehet me vendim për lejimin ose jo të Autoritetit/Entit

19
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR VLERËSIM/KLASIFIKIM PËRFUNDIMTAR

Kontraktor për të vijuar me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.


Vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit Publik sqarohet në një seksion të
posaçëm të këtij manuali.

KUJDES! Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me


Komisionin e Prokurimit ose moszbatimi brenda afatit i vendimit në mënyrë të
pajustifikuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/Entit Kontraktor dhe
dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500
000 (pesëqind mijë) lekë, në përputhje me nenin 131, të ligjit nr. 162/2020 “Për
prokurimin publik”, të ndryshuar.

20
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

V. TRAJTIMI I ANKESËS PËR PROCEDURAT


E PROKURIMIT ME FAZA

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i pritjes së ankesave nga Autoriteti/Enti
Kontraktor; Pezullimi i procedurës dhe ngritja e KSHA-së; Verifikimi i elementeve
formale të ankesës; Shqyrtimi i ankesës brenda afatit të përcaktuar në ligj dhe
njoftimi i palëve mbi vendimmarrjen; Përmbajtja dhe natyra e vendimit të
KSHA-së; Veprimet e operatorëve ekonomikë pas vendimmarrjes së KSHA-së;
Detyrimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me KPP-në dhe
sanksionet në rast mosbashkëpunimi.

5.1. Trajtimi i ankesës për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës


së parakualifikimit

1 HAPI I PARË:

Për çdo procedurë prokurimi, për të cilën është kryer njoftimi i vendimit të
përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit dhe që procedura e
prokurimit është me fond limit “Nën kufirin e lartë monetar”, Autoriteti/Enti
Kontraktor ka detyrimin që për 7 (shtatë) ditë kalendarike nga data e njoftimit
të vendimit të mësipërm, të presë çdo ankese që dorëzohet për këtë vendim në
Autoritetin/Entin Kontraktor.
Nëse dita e 7 (shtatë) është ditë e shtunë, ditë e dielë ose festë zyrtare, atëherë
Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë çdo ankesë që dorëzohet për vendimin
ditën pasardhëse të punës.
Për çdo procedurë prokurimi, për të cilën është kryer njoftimi i vendimit të
përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit dhe që procedura e
prokurimit është me fond limit “Mbi kufirin e lartë monetar”, Autoriteti/Enti
Kontraktor ka detyrimin që për 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e njoftimit
të vendimit të mësipërm, të presë çdo ankese që dorëzohet për këtë vendim në
Autoritetin/Entin Kontraktor.

21
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

Nëse dita e 10 (dhjetë) është ditë e shtunë, ditë e dielë ose festë zyrtare,
atëherë autoriteti/enti kontraktor duhet të presë çdo ankesë që dorëzohet për
vendimin, ditën pasardhëse të punës.

KUJDES! Ankesat e paraqitura nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike


konsiderohen të paraqitura njëkohësisht, si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor
ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Në rastin e ankesave për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së


parakualifikimit përfundimtar të Autoritetit/Entit Kontraktor, afatet e ankimit
janë të njëjta të trajtuara si në seksionin 2 të këtij manuali.

2 HAPI I DYTË:

Me ardhjen e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, Autoriteti/


Enti Kontraktor, Operatori Ekonomik dhe Agjencia e Prokurimit Publik, njoftohen
me një mesazh në llogarinë e tyre në portalin e-Albania.
Me marrjen e ankesës, personi përgjegjës për prokurimin, konfirmon në bazën
e të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, nёse ankesa është
publikuar në Faqen Zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik “www.kpp.al” në
rubrikën “Regjistri i Ankesave”.
Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor
urdhëron komisionin e vlerësimit të ofertave, të pezullojë vazhdimin e
procedurën, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, sipas parashikimeve
të LPP-së.
Me marrjen e ankesës, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor, me urdhёr tё
veçantё, ngarkon një zyrtar ose ngre një komision të përbërë nga të paktën 3
(tre) persona pёr shqyrtimin e ankesёs.
Anëtarët e komisionit/zyrtari i ngarkuar nuk duhet të kenë marrë pjesë në
marrjen e vendimit për të cilin është paraqitur ankesa.
Nëse Autoriteti/Enti Kontraktor konstaton, se ankesa nuk është paraqitur në
përputhje me nenin 110 të LPP-së, e refuzon atë, si të pavlefshme.

22
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

Në mënyrë që ankesa të bëhet e aksesueshme, jo vetëm nga Autoriteti/Enti


Kontraktor, por njëkohësisht edhe nga operatorët ekonomikë të interesuar,
Komisioni publikon:
a) arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e përzgjedhjes
së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit;
b) pretendimet mbi kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve për vendimin e
përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, referuar
vetëm kriteret për të cilat ngrihen pretendime.
Veprimet, sipas shkronjave “a”, “b” më sipër, bёhen jo mё vonё se dita
pasardhёse e punёs.

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor nuk duhet ta nxjerrë një procedurë nga


statusi i pezulluar dhe nuk duhet të vijojë me hapat e tjerë të procedurës, pa
nxjerrë KPP-ja një vendim për heqjen e pezullimit. Vendimi i KPP-së konsiderohet
i zbatuar vetëm në momentin e heqjes së pezullimit nga ana e këtij të fundit.

3 HAPI I TRETË:

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e


Ankesës, fillimisht verifikon elementet e ankesës, sipas parashikimeve të pikës
2 të nenit 111, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
Elementet e ankesës janë si më poshtë:
Në Formularin e Ankesës duhet të shënohet emri dhe adresa e ankuesit.
Në Formularin e Ankesës, duhet të shënohet numri i referencës për procedurën
konkrete dhe bazën ligjore, ku ankimuesi pretendon për shkelje, si dhe pagesa
e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat
përkatëse, për të cilat mendon, se mbështesin ankimin e tij. Elementet e
sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën
e tarifës përkatëse për ankesën.

23
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari


nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të
bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo
rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi,
ajo vlerësohet si e paparaqitur.

4 HAPI I KATËRT:

Autoriteti/Enti Kontraktor, në rast se për shqyrtimin e pretendimeve të ankesës,


i lind nevoja të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afatet e përcaktuara
në “HAPIN E PARË” të këtij seksioni, do të ndërpriten dhe do të rifillojnë, pasi
Autoriteti/Enti Kontraktor të ketë siguruar informacionin e ankesës. Në çdo
rast, për pritjen e informacionit të kërkuar, afati nuk duhet të tejkalojë 30 ditë.
Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin të vërë menjëherë në dijeni Komisionin
e Prokurimit Publik, ankuesin dhe operatorët ekonomikë të interesuar për
zgjatjen e afatit.
Personi përgjegjës për prokurimin, duhet tё kujdeset qё tё njoftojё ankimuesit
dhe operatorët ekonomikë të interesuar të përfshirë në proces, pёr çdo vendim
nё procesin e shqyrtimit tё ankesës edhe në adresën elektronike të përcaktuar
prej tyre në formularin e ankesës, jo më vonë se ditën e nesërme të punës pas
marrjes së çdo vendimi.

5 HAPI I PESTË:

Për ankesa për vendimin e Autoritetit/Entit Kontraktor, për vendimin e


përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, Autoriteti/Enti
Kontraktor duhet të shprehet për ankesën e paraqitur brenda 5 ditëve, nga
përfundimi i afatit kohor në dispozicion të operatorëve ekonomikë të interesuar,
sipas parashikimeve në nenin 113 të LPP-së, për paraqitjen e argumenteve të
tyre.

24
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

KUJDES! Në çdo rast Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë përfundimin e


afati kohor të vënë në dispozicion të subjekteve të interesuara për të paraqitur
argumentet e tyre në përputhje me parashikimet e nenit 113 të LPP-së dhe më
pas të shprehet me vendimmarrje për trajtimin e ankesës.

Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve të nenit 114 të ligjit


162/2020 “Për prokurimin publik” Autoriteti/Enti Kontraktor mund të vendosë:
a) pranimin e plotë të ankesës;
b) pranimin e pjesshëm të ankesës;
c) refuzimin e ankesës.

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë në Sistemin


e Ankesave Elektronike, Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët
ekonomikë të interesuar brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij
vendimi, në zbatim të pikës 4, të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik”, të ndryshuar.

6 HAPI I GJASHTË:

Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar për


shqyrtimin e ankesës janë akte administrative individuale në kuptim të nenit 3 pika
1/a të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
(për më tepër referojuni https://qbz.gov.al/eli/ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-
de15-4b0b-a030-487b57c57a85)
Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar për
shqyrtimin e ankesës, duhet të kenë formën e parashikuar në nenin 99 të ligjit
44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative Republikës së Shqipërisë” dhe duhet
të përmbajnë numrin, datën, objektin, palën ankimuese, emrat e anëtarëve të
KSHA/emrin e personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, bazën ligjore, pjesën
arsyetuese, dispozitivin, nënshkrimin e anëtarëve të KSHA/personit të ngarkuar

25
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

për shqyrtimin e ankesës, votimin kundër ose mendimin paralel.


Në rastin kur ankesa shqyrtohet nga KSHA-ja, çdo anëtar ka të drejtë të kërkojë, që
arsyetimi i mendimit kundër ose paralel t’i bashkëlidhet vendimit.
Arsyetimi i aktit administrativ në kuptim të nenit 100 të ligjit 44/2015 “Kodi i
Procedurave Administrative Republikës së Shqipërisë” duhet të jetë i qartë
dhe të përmbajë: shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë akti;
shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të vlerësimit
të provave; bazën ligjore të aktit dhe një shpjegim pse kushtet ligjore për zbatimin
e tij plotësohen në këtë rast; (për më tepër referojuni https://qbz.gov.al/eli/
ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-487b57c57a85)

KUJDES! Në rastin e pranimit të plotë/pjesshëm të ankesës, KSHA/personi


i ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, duhet të arsyetojë në mënyrë të qartë
ankesën e pranuar për rastet e pranimit të plotë dhe pjesën që ka pranuar në
rastin e pranimit të pjesshëm.
KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të dërgojë në KPP, në Sistemin e
Ankesave Elektronike, bashkë me vendimin e KSHA-së edhe procesverbalin e
vlerësimit te ofertave, procesverbalin e hartimit te kritereve per kualifikim, për
operatorin ekonomik të renditur i pari dokumentet provuese të deklaruara në
formularin përmbledhës të vetëdeklarimit sipas parashikimeve të nenit 26 te
VKM nr. 285 date 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
e ndryshuar, si dhe çdo dokument tjetër që lidhet me pretendimet e operatorit
ekonomik ankimues.

7 HAPI I SHTATË:

Kundër vendimit të Autoritetit/Entit Kontraktor, operatorët ekonomikë të


interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën, kanë
të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik, në varësi të kufijve
monetarë të procedurës (brenda 7 ditëve për procedurat nën kufirin e lartë
monetar ose brenda 10 ditëve për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë
monetar) nga marrja e njoftimit nga Autoriteti/Enti Kontraktor, sipas pikës 5 të

26
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik” i ndryshuar.
Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur ankesë sipas
pikës 5 të nenit 114 të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020, “Për prokurimin Publik”
i ndryshuar, ata nuk do të kenë të drejtë të paraqesin më pas një ankesë për
veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor, të kryera në zbatim të vendimit të
dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik.

8 HAPI I TETË:

Siç është përcaktuar në “HAPI I PESTË” të këtij seksioni në çdo rast, Autoriteti/
Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë, Komisionin e Prokurimit
Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar, brenda ditës së nesërme
të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe
dokumentacionin përkatës.
Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor, për të bashkëpunuar me Komisionin e
Prokurimit Publik bazuar në nenin 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik” i ndryshuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/
Entit Kontraktor dhe dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000
(pesëdhjetë mijë), deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
Masa e gjobës vendoset në raport me vlerën e përllogaritur të kontratës dhe
sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik. Kundër vendimit të dënimit
me gjobë sipas pikës 1, nenit 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020, “Për
prokurimin Publik”, i ndryshuar, personat e interesuar mund të bëjnë ankim në
gjykatën kompetente.

9 HAPI I NËNTË:

Në përputhje me vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik dhe me afatin e


vendosur nga Komisioni, Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të zbatojë vendimin
e KPP-së, për aq sa është shprehur në dispozitivin e vendimit.
Autoriteti/Enti Kontraktor duhe të njoftojë në Sistemin e Ankesave Elektronike,

27
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

mbi zbatimin e vendimit, Komisionin e Prokurimit Publik. KPP-ja pas verifikimit të


zbatimit të vendimit shprehet me vendim, për lejimin ose jo të Autoritetit/Entit
Kontraktor, për të vijuar me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.
Vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit Publik sqarohet në një seksion të
posaçëm të këtij manuali.

KUJDES! Refuzimi i autoritetit/entit ose entit kontraktor për të bashkëpunuar me


Komisionin e Prokurimit ose moszbatimi brenda afatit i vendimit në mënyrë të
pajustifikuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/Entit Kontraktor dhe
dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500
000 (pesëqind mijë) lekë, në përputhje me nenin 131, të ligjit nr. 162/2020 “Për
prokurimin publik”, të ndryshuar.

5.2. Trajtimi i ankesës për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar

1 HAPI I PARË:

Për çdo procedurë prokurimi, për të cilën është kryer publikimi i njoftimit të
fituesit ose publikimi i njoftimit të anulimit dhe që është me fond limit “Nën
kufirin e lartë monetar”, Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin që për 7 (shtatë)
ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit të fituesit ose publikimi i
njoftimi të anulimit të procedurës, të presë çdo ankese që dorëzohet për
vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të Autoritetit/Entit Kontraktor.
Nëse dita e 7 (shtatë) është ditë e shtunë, ditë e dielë ose festë zyrtare, atëherë
Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë çdo ankesë që dorëzohet për vendimin
e vlerësimit, ditën pasardhëse të punës.
Për çdo procedurë prokurimi, për të cilën është kryer publikimi i njoftimit të
fituesit ose publikimi i njoftimit të anulimit dhe që është me fond limit “Mbi
kufirin e lartë monetar”, Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin që për
10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit të fituesit ose
publikimi i njoftimit të anulimit të procedurës, të presë çdo Formular Ankese
që dorëzohet për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të Autoritetit/
Entit Kontraktor. Nëse dita e 10 (dhjetë) është ditë e shtunë, ditë e dielë ose
festë zyrtare, atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë çdo ankesë që

28
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

dorëzohet për vendimin e vlerësimit, ditën pasardhëse të punës.

KUJDES! Ankesat e paraqitura nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike


konsiderohen të paraqitura njëkohësisht, si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor,
ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

2 HAPI I DYTË:

Me ardhjen e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, Autoriteti/


Enti Kontraktor, Operatori Ekonomik dhe Agjencia e Prokurimit Publik, njoftohen
me një mesazh në llogarinë e tyre në portalin e-Albania.
Me marrjen e ankesës, personi përgjegjës për prokurimin konfirmon në bazën e
të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, nёse ankesa është
publikuar në Faqen Zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik www.kpp.al, në
rubrikën “Regjistri i Ankesave”.
Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor
urdhëron komisionin e vlerësimit të ofertave të pezullojë vazhdimin e
procedurën, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, sipas parashikimeve
të LPP-së.
Me marrjen e ankesës, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor, me urdhёr tё
veçantё, ngarkon një zyrtar ose ngre një komision të përbërë nga të paktën 3
(tre) persona pёr shqyrtimin e ankesёs.
Anëtarët e komisionit/zyrtari i ngarkuar nuk duhet të kenë marrë pjesë në
marrjen e vendimit për të cilin është paraqitur ankesa.
Nëse Autoriteti/Enti Kontraktor konstaton, se ankesa nuk është paraqitur në
përputhje me nenin 110, të LPP-së, e refuzon atë, si të pavlefshme.
Në mënyrë që ankesa të bëhet e aksesueshme, jo vetëm nga Autoriteti/Enti
Kontraktor, por njëkohësisht edhe nga operatorët ekonomikë të interesuar,
Komisioni publikon:
a) arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/
klasifikimit përfundimtar;

29
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

b) pretendimet mbi kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve të tjerë duke


referuar vetëm kriteret për të cilat ngrihen pretendime.
Veprimet, sipas shkronjave “a”, “b” më sipër, bёhen jo mё vonё se dita
pasardhёse e punёs.

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor nuk duhet ta nxjerrë një procedurë nga


statusi i pezulluar dhe nuk duhet të vijojë me hapat e tjerë të procedurës, pa
nxjerrë KPP-ja një vendim për heqjen e pezullimit. Vendimi i KPP-së konsiderohet
i zbatuar vetëm në momentin e heqjes së pezullimit nga ana e këtij të fundit.

3 HAPI I TRETË:

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e


Ankesës, fillimisht verifikon elementet e ankesës, sipas parashikimeve të pikës
2 të nenit 111, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
Elementet e ankesës janë si më poshtë:
Në Formularin e Ankesës duhet të shënohet emri dhe adresa e ankuesit.
Në Formularin e Ankesës, duhet të shënohet numri i referencës për procedurën
konkrete dhe bazën ligjore, ku ankimuesi pretendon për shkelje, si dhe pagesa
e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat
përkatëse, për të cilat mendon, se mbështesin ankimin e tij. Elementet e
sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën
e tarifës përkatëse për ankesën.

KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari


nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të
bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo
rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi,
ajo vlerësohet si e paparaqitur.

30
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

4 HAPI I KATËRT:

Autoriteti/Enti Kontraktor, në rast se për shqyrtimin e pretendimeve të ankesës,


i lind nevoja të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afatet e përcaktuara
në “HAPIN E PARË” të këtij seksioni, do të ndërpriten dhe do të rifillojnë pasi
Autoriteti/Enti Kontraktor të ketë siguruar informacionin e ankesës. Në çdo
rast, për pritjen e informacionit të kërkuar, afati nuk duhet të tejkalojë 30 ditë.
Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin të vërë menjëherë në dijeni Komisionin
e Prokurimit Publik, ankuesin dhe operatorët ekonomikë të interesuar për
zgjatjen e afatit.
Personi përgjegjës për prokurimin duhet tё kujdeset qё tё njoftojё ankimuesit
dhe operatorët ekonomikë të interesuar të përfshirë në proces, pёr çdo vendim
nё procesin e shqyrtimit tё ankesës edhe në adresën elektronike të përcaktuar
prej tyre në formularin e ankesës, jo më vonë se ditën e nesërme të punës pas
marrjes së çdo vendimi.

5 HAPI I PESTË:

Për ankesa, për vendimin e Autoritetit/Entit Kontraktor për vlerësimin/


klasifikimin përfundimtar, Autoriteti/Enti Kontraktor, duhet të shprehet për
ankesën e paraqitur, brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit kohor në dispozicion
të operatorëve ekonomikë të interesuar, sipas parashikimeve në nenin 113 të
LPP-së, për paraqitjen e argumenteve të tyre.

KUJDES! Në çdo rast Autoriteti/Enti Kontraktor, duhet të presë përfundimin e


afatit kohor të vënë në dispozicion të subjekteve të interesuara, për të paraqitur
argumentet e tij në përputhje me parashikimet e nenit 113 të LPP-së dhe më pas
të shprehet me vendimmarrje për trajtimin e ankesës.

Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve të nenit 114 të ligjit


162/2020 “Për prokurimin publik” Autoriteti/Enti Kontraktor mund të vendosë:
a) pranimin e plotë të ankesës;

31
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

b) pranimin e pjesshëm të ankesës;


c) refuzimin e ankesës.

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë në Sistemin


e Ankesave Elektronike, Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët
ekonomikë të interesuar brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij
vendimi, në zbatim të pikës 4, të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik”, të ndryshuar.

6 HAPI I GJASHTË:

Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar për


shqyrtimin e ankesës janë akte administrative individuale në kuptim të nenit 3
pika 1/a të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së
Shqipërisë”. (për më tepër referojuni
https://qbz.gov.al/eli/ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-
487b57c57a85)
Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar
për shqyrtimin e ankesës, duhet të kenë formën e parashikuar në nenin 99 të
ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative Republikës së Shqipërisë”
dhe duhet të përmbajnë numrin, datën, objektin, palën ankimuese, emrat e
anëtarëve të KSHA/emrin e personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës,
bazën ligjore, pjesën arsyetuese, dispozitivin, nënshkrimin e anëtarëve të KSHA/
personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, votimin kundër ose mendimin
paralel.
Në rastin kur ankesa shqyrtohet nga KSHA-ja, çdo anëtar ka të drejtë të kërkojë,
që arsyetimi i mendimit kundër ose paralel t’i bashkëlidhet vendimit.
Arsyetimi i aktit administrativ në kuptim të nenit 100, të ligjit 44/2015 “Kodi
i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, duhet të jetë i
qartë dhe të përmbajë: shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë
akti; shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të
vlerësimit të provave; bazën ligjore të aktit dhe një shpjegim, pse kushtet ligjore
për zbatimin e tij plotësohen në këtë rast; (për më tepër referojuni https://qbz.
gov.al/eli/ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-487b57c57a85)

32
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

KUJDES! Në rastin e pranimit të plotë/pjesshëm të ankesës, KSHA/personi


i ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, duhet të arsyetojë në mënyrë të qartë
ankesën e pranuar për rastet e pranimit të plotë dhe pjesën që ka pranuar në
rastin e pranimit të pjesshëm.
KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të dërgojë në KPP, në Sistemin e
Ankesave Elektronike, bashkë me vendimin e KSHA-së edhe procesverbalin e
vlerësimit të ofertave, procesverbalin e hartimit të kritereve për kualifikim, për
operatorin ekonomik të renditur i pari, dokumentet provuese të deklaruara në
formularin përmbledhës të vetëdeklarimit, sipas parashikimeve të nenit 26 të
VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,
e ndryshuar, si dhe çdo dokument tjetër që lidhet me pretendimet e operatorit
ekonomik ankimues.

7 HAPI I SHTATË:

Kundër vendimit të Autoritetit/Entit Kontraktor, operatorët ekonomikë të


interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën, kanë
të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik në varësi të kufijve
monetarë të procedurës (brenda 7 ditëve për procedurat nën kufirin e lartë
monetar ose 10 ditëve për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar)
nga marrja e njoftimit nga Autoriteti/Enti Kontraktor, sipas pikës 5 të nenit 114,
të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur ankesë sipas
pikës 5 të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”,
i ndryshuar, ata nuk do të kenë të drejtë të paraqesin më pas një ankesë për
veprimet e autoritetit/entit ose entit kontraktor, të kryera në zbatim të vendimit
të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik.

8 HAPI I TETË:

Siç është përcaktuar në “HAPI I PESTË” të këtij seksioni, në çdo rast Autoriteti/
Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë, Komisionin e Prokurimit
Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar, brenda ditës së nesërme

33
TRAJTIMI I ANKESËS
PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe


dokumentacionin përkatës.
Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me Komisionin e
Prokurimit Publik bazuar në nenin 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik” i ndryshuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/
Entit Kontraktor dhe dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000
(pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
Masa e gjobës vendoset në raport me vlerën e përllogaritur të kontratës
dhe sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik. Kundër vendimit të
dënimit me gjobë sipas pikës 1, nenit 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik” i ndryshuar, personat e interesuar mund të bëjnë ankim në
gjykatën kompetente.

9 HAPI I NËNTË:

Në përputhje me vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik dhe me afatin e


vendosur nga Komisioni, Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të zbatojë vendimin
e KPP-së, për aq sa është shprehur në dispozitivin e vendimit.
Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të njoftojë në Sistemin e Ankesave Elektronike,
mbi zbatimin e vendimit, Komisionin e Prokurimit Publik. KPP-ja pas verifikimit të
zbatimit të vendimit shprehet me vendim, për lejimin ose jo të Autoritetit/Entit
Kontraktor, për të vijuar me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.
Vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit Publik sqarohet në një seksion të
posaçëm të këtij manuali.

KUJDES! Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me


Komisionin e Prokurimit ose moszbatimi brenda afatit i vendimit në mënyrë të
pajustifikuar ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/Entit Kontraktor dhe
dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në
500 000 (pesëqind mijë) lekë, në përputhje me nenin 131, të ligjit nr. 162/2020
“Për prokurimin publik”, të ndryshuar.

34
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR

VI. ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE PËR RIHAPJEN


E KONKURRIMIT PËR LIDHJEN E NJË KONTRATE NË BAZË
TË NJË MARRËVESHJEJE KUADËR, ME DISA OPERATORË
EKONOMIKË, REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT
NR. 162/2020, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR

Referuar nenit 52, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar,
“Marrëveshje kuadër” është një marrëveshje ndërmjet një apo më shumë
autoriteteve ose enteve kontraktore dhe një a më shumë operatorëve
ekonomikë, qëllimi i së cilës është të vendosë kushtet e kontratave, që do të
prokurohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, veçanërisht ato që kanë
lidhje me çmimin dhe aty ku është e përshtatshme, me sasitë e parashikuara.
Kur marrëveshja kuadër lidhet me më shumë se një operator ekonomik, atëherë
kjo marrëveshje kuadër zbatohet në një nga mënyrat e mëposhtme:
a) nëpërmjet zbatimit të kushteve të parashtruara në marrëveshjen kuadër,
pa rihapur konkurrimin;
b) kur marrëveshja kuadër përcakton të gjitha kushtet që rregullojnë ofrimin
e punëve, shërbimeve dhe furnizimeve në fjalë, pjesërisht pa rihapur
konkurrimin në përputhje me shkronjën “a” të kësaj pike, dhe pjesërisht
me rihapjen e konkurrimit ndërmjet operatorëve ekonomikë, palë të
marrëveshjes kuadër, në përputhje me shkronjën “c” të kësaj pike, kur
kjo mundësi është parashikuar nga autoritetet ose entet kontraktore në
dokumentet e tenderit për marrëveshjen kuadër. Zgjedhja nëse punët,
furnizimet ose shërbimet specifike blihen pas rihapjes së konkurrimit ose
direkt sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen kuadër, bëhet në
përputhje me kritere objektive, të cilat përcaktohen në dokumentet e
tenderit për marrëveshjen kuadër. Në këto dokumente duhet gjithashtu, të
specifikohet se cilat kushte mund t’i nënshtrohen rihapjes së konkurrimit.
Mundësitë që parashikohen në paragrafin e parë të kësaj shkronje,
gjithashtu, zbatohen për çdo lot të marrëveshjes kuadër, për të cilët
të gjitha kushtet që rregullojnë ofrimin e punëve, shërbimeve dhe
furnizimeve në fjalë përcaktohen në marrëveshjen kuadër, pavarësisht
nëse janë përcaktuar ose jo të gjitha kushtet që rregullojnë ofrimin e
këtyre punëve, shërbimeve dhe furnizimeve për lote të tjera.

35
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR

c) kur në marrëveshjen kuadër, nëpërmjet rihapjes së konkurrimit ndërmjet


operatorëve ekonomikë, palë të marrëveshjes kuadër, nuk janë përcaktuar
të gjitha kushtet që rregullojnë ofrimin e punëve, shërbimeve dhe
furnizimeve.
Referuar procedurës së ankimit administrativ për procedurat e prokurimit të
zhvilluara me anë të marëveshjes kuadër, për ankesat në lidhje me dokumentet
standarde të tenderit, si dhe për ankesat për fazën e parakualifikimit, referojuni
shpjegimeve në Seksionin 1 dhe Seksionin 6, të këtij manuali.
Në këtë seksion do të trajtohet procedura e ankimit administrativ, për rastet e
rihapjes së konkurrimit për lidhjen e një kontrate, në bazë të një marrëveshjeje
kuadër me disa operatorë ekonomikë, ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara.
Në rast të përdorimit të kësaj lloj marrëveshjeje, Autoriteti/Enti Kontraktor, për
të lidhur kontratë brenda marrëveshjes kuadër, duhet të rihapë konkurrimin.
Operatori ekonomik legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë Autoritetit/Entit
Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, kur plotësohen këto kushte:
Çdo operator ekonomik pjesëmarrës në një procedurë prokurimi, ka të drejtë të
paraqesë ankesë për rihapjen e konkurrimit për lidhjen e një kontrate, në bazë
të një marrëveshjeje kuadër me disa operatorë ekonomikë, brenda afateve të
parashikuara në ligjin për prokurimin publik.

KUJDES! Kjo e drejtë është e përcaktuar në pikën 4, të nenit 110 të Ligjit nr. 162,
datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i pritjes së ankesave nga Autoriteti/Enti
Kontraktor; Pezullimi i procedurës dhe ngritja e KSHA-së; Verifikimi i elementeve
formale të ankesës; Shqyrtimi i ankesës brenda afatit të përcaktuar në ligj dhe
njoftimi i palëve mbi vendimmarrjen; Përmbajtja dhe natyra e vendimit të
KSHA-së; Veprimet e operatorëve ekonomikë pas vendimmarrjes së KSHA-së;
Detyrimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me KPP-në dhe
sanksionet në rast mosbashkëpunimi.

36
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR

1 HAPI I PARË:

Për çdo procedurë prokurimi për të cilën është kryer publikimi i njoftimit të
fituesit ose publikimi i njoftimit të anulimit dhe që është me fond limit “Nën
kufirin e lartë monetar” Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin që për 7 (shtatë)
ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit të fituesit ose publikimi i
njoftimi të anulimit të procedurës, të presë çdo ankese që dorëzohet për
vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të Autoritetit/Entit Kontraktor.
Nëse dita e 7 (shtatë) është ditë e shtunë, ditë e dielë ose festë zyrtare, atëherë
Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë çdo ankesë që dorëzohet për vendimin
e vlerësimit ditën pasardhëse të punës.
Për procedurat e prokurimit të cilat rihapen për konkurrim për lidhjen e një
kontrate në bazë të një marrëveshjeje kuadër, ku fondi limit është “Mbi kufirin
e lartë monetar”, e drejta për të paraqitur ankesë për vendimin e përzgjedhjes
së fituesit për lidhjen e kontratës në bazë të një marrëveshjeje kuadër,
ushtrohet brenda një periudhe kohore prej 10 (dhjetë) ditësh kalendarike, 10
ditëve nga marrja dijeni mbi Njoftimin e Fituesit të publikuar nga Autoriteti/
Enti Kontraktor (duke përfshirë edhe ditën e publikimit të njoftimit të fituesit).
Pra, operatori ekonomik fillimisht duhet të identifikojë datën në të cilën është
publikuar “Njoftimi i vendimit të fituesit” dhe brenda afatit 10 (dhjetë) ditor
(duke përfshirë dhe datën e publikimit të njoftimit), ka të drejtë që të paraqesë
ankesë për vendimin e përzgjedhjes së fituesit nga Autoriteti/Enti Kontraktor.
Për procedurat e prokurimit, të cilat rihapen për konkurrim për lidhjen e një
kontrate në bazë të një marrëveshjeje kuadër, ku fondi limit është “Nën kufirin
e lartë monetar”, e drejta për të paraqitur ankesë për vendimin e përzgjedhjes
së fituesit për lidhjen e kontratës në bazë të një marrëveshjeje kuadër,
ushtrohet brenda një periudhe kohore prej 7 (shtatë) ditësh kalendarike, 7
ditë nga marrja dijeni mbi “Njoftimin e Fituesit” të publikuar nga Autoriteti/
Enti Kontraktor (duke përfshirë edhe ditën e publikimit të njoftimit të fituesit).
Pra, operatori ekonomik fillimisht duhet të identifikojë datën në të cilën është
publikuar “Njoftimi i vendimit të fituesit” dhe brenda afatit 7 (shtatë) ditor
(duke përfshirë dhe datën e publikimit të njoftimit) ka të drejtë që të paraqesë
ankesë për vendimin e përzgjedhjes së fituesit nga Autoritetit/Entit Kontraktor.

37
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR

Kufijtë monetarë të procedurave të prokurimit, janë përcaktuar në gërmën


a dhe b, të nenit 111, të vendimit nr. 285, datë 19.05.2021”, të Këshillit të
Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
KUJDES! Në rastet kur dita e fundit për paraqitjen e ankesës bie ditë e shtunë,
ditë e diel ose ditë feste zyrtare, atëherë operatori ekonomik mund të paraqesë
ankesën e tij ditën pasardhëse të punës.

2 HAPI I DYTË:

Me ardhjen e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, Autoriteti/


Enti Kontraktor, Operatori Ekonomik dhe Agjencia e Prokurimit Publik, njoftohen
me një mesazh në llogarinë e tyre në portalin e-Albania.
Me marrjen e ankesës, personi përgjegjës për prokurimin, konfirmon në bazën
e të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, nёse ankesa është
publikuar në Faqen Zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik www.kpp.al, në
rubrikën “Regjistri i Ankesave”.
Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor
urdhëron komisionin e vlerësimit të ofertave të pezullojë vazhdimin e
procedurën, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, sipas parashikimeve
të LPP-së.
Me marrjen e ankesës, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor, me urdhёr tё
veçantё, ngarkon një zyrtar ose ngre një komision të përbërë nga të paktën 3
(tre) persona, pёr shqyrtimin e ankesёs.
Anëtarët e komisionit/zyrtari i ngarkuar nuk duhet të kenë marrë pjesë në
marrjen e vendimit, për të cilin është paraqitur ankesa.
Nëse Autoriteti/Enti Kontraktor konstaton, se ankesa nuk është paraqitur në
përputhje me nenin 110, të LPP-së, e refuzon atë, si të pavlefshme.
Në mënyrë që ankesa të bëhet e aksesueshme, jo vetëm nga Autoriteti/Enti
Kontraktor, por njëkohësisht edhe nga operatorët ekonomikë të interesuar,
Komisioni publikon:
a) arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/
klasifikimit përfundimtar;

38
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR

b) pretendimet mbi kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve të tjerë, duke


referuar vetëm kriteret për të cilat ngrihen pretendime.
Veprimet, sipas shkronjave “a”, “b” më sipër, bёhen jo mё vonё se dita
pasardhёse e punёs.

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor nuk duhet ta nxjerrë një procedurë, nga


statusi i pezulluar dhe nuk duhet të vijojë me hapat e tjerë të procedurës, pa
nxjerrë KPP-ja një vendim për heqjen e pezullimit. Vendimi i KPP-së konsiderohet
i zbatuar vetëm në momentin e heqjes së pezullimit nga ana e këtij të fundit.

3 HAPI I TRETË:

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e


Ankesës, fillimisht verifikon elementet e ankesës, sipas parashikimeve të pikës
2 të nenit 111, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
Elementet e ankesës janë si më poshtë:
Në Formularin e Ankesës duhet të shënohet emri dhe adresa e ankuesit.
Në Formularin e Ankesës, duhet të shënohet numri i referencës për procedurën
konkrete dhe bazën ligjore, ku ankimuesi pretendon për shkelje, si dhe pagesa
e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat
përkatëse, për të cilat mendon, se mbështesin ankimin e tij. Elementet e
sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën
e tarifës përkatëse për ankesën.

KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari


nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të
bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo
rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi,
ajo vlerësohet si e paparaqitur.

39
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR

4 HAPI I KATËRT:

Autoriteti/Enti Kontraktor, në rast se për shqyrtimin e pretendimeve të ankesës,


i lind nevoja të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afatet e përcaktuara
në “HAPIN E PARË” të këtij seksioni, do të ndërpriten dhe do të rifillojnë pasi
Autoriteti/Enti Kontraktor të ketë siguruar informacionin e ankesës. Në çdo
rast, për pritjen e informacionit të kërkuar afati nuk duhet të tejkalojë 30 ditë.
Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin të vërë menjëherë në dijeni Komisionin
e Prokurimit Publik, ankuesin dhe operatorët ekonomikë të interesuar për
zgjatjen e afatit.
Personi përgjegjës për prokurimin duhet tё kujdeset qё tё njoftojё ankimuesit
dhe operatorët ekonomikë të interesuar, të përfshirë në proces pёr çdo vendim
nё procesin e shqyrtimit tё ankesës edhe në adresën elektronike të përcaktuar
prej tyre në formularin e ankesës, jo më vonë se ditën e nesërme të punës pas
marrjes së çdo vendimi.

5 HAPI I PESTË:

Për ankesa, për vendimin e Autoritetit/Entit Kontraktor për vlerësimin/


klasifikimin përfundimtar, Autoriteti/Enti Kontraktor, duhet të shprehet për
ankesën e paraqitur, brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit kohor në dispozicion
të operatorëve ekonomikë të interesuar, sipas parashikimeve në nenin 113 të
LPP-së, për paraqitjen e argumenteve të tyre.

KUJDES! Në çdo rast Autoriteti/Enti Kontraktor, duhet të presë përfundimin e


afatit kohor të vënë në dispozicion të subjekteve të interesuara, për të paraqitur
argumentet e tij në përputhje me parashikimet e nenit 113 të LPP-së dhe më pas
të shprehet me vendimmarrje për trajtimin e ankesës.

Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve të nenit 114 të ligjit


162/2020 “Për prokurimin publik”, Autoriteti/Enti Kontraktor mund të vendosë:
a) pranimin e plotë të ankesës;

40
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR

b) pranimin e pjesshëm të ankesës;


c) refuzimin e ankesës.
KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë në Sistemin
e Ankesave Elektronike, Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët
ekonomikë të interesuar, brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij
vendimi, në zbatim të pikës 4, të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik”, të ndryshuar.

6 HAPI I GJASHTË:

Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar,


për shqyrtimin e ankesës, janë akte administrative individuale në kuptim
të nenit 3, pika 1/a të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative
Republikës së Shqipërisë” (për më tepër referojuni https://qbz.gov.al/eli/
ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-487b57c57a85)
Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar
për shqyrtimin e ankesës, duhet të kenë formën e parashikuar në nenin 99, të
ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative Republikës së Shqipërisë”
dhe duhet të përmbajnë numrin, datën, objektin, palën ankimuese, emrat e
anëtarëve të KSHA/emrin e personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës,
bazën ligjore, pjesën arsyetuese, dispozitivin, nënshkrimin e anëtarëve të KSHA/
personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, votimin kundër ose mendimin
paralel.
Në rastin kur ankesa shqyrtohet nga KSHA-ja, çdo anëtar ka të drejtë të kërkojë,
që arsyetimi i mendimit kundër ose paralel t’i bashkëlidhet vendimit.
Arsyetimi i aktit administrativ në kuptim të nenit 100, të ligjit 44/2015 “Kodi
i Procedurave Administrative Republikës së Shqipërisë”, duhet të jetë i
qartë dhe të përmbajë: shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë
akti; shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të
vlerësimit të provave; bazën ligjore të aktit dhe një shpjegim pse kushtet ligjore
për zbatimin e tij plotësohen në këtë rast; (për më tepër referojuni https://qbz.
gov.al/eli/ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-487b57c57a85)

41
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR

KUJDES! Në rastin e pranimit të plotë/pjesshëm të ankesës, KSHA/personi


i ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, duhet të arsyetojë në mënyrë të qartë
ankesën e pranuar për rastet e pranimit të plotë dhe pjesën që ka pranuar në
rastin e pranimit të pjesshëm.
KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të dërgojë në KPP, në Sistemin e
Ankesave Elektronike, bashkë me vendimin e KSHA-së edhe procesverbalin e
vlerësimit të ofertave, procesverbalin e hartimit të kritereve për kualifikim, për
operatorin ekonomik të renditur i pari, dokumentet provuese të deklaruara në
formularin përmbledhës të vetëdeklarimit, sipas parashikimeve të nenit 26, të
VKM nr. 285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,
e ndryshuar, si dhe çdo dokument tjetër që lidhet me pretendimet e operatorit
ekonomik ankimues.

7 HAPI I SHTATË:

Kundër vendimit të Autoritetit/Entit Kontraktor, operatorët ekonomikë të


interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën, kanë
të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik në varësi të kufijve
monetarë të procedurës (brenda 7 ditëve për procedurat nën kufirin e lartë
monetar ose 10 ditëve për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar),
nga marrja e njoftimit nga Autoriteti/Enti Kontraktor, sipas pikës 4 të nenit 114,
të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur ankesë sipas
pikës 5 të nenit 114 të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”
i ndryshuar, ata nuk do të kenë të drejtë të paraqesin më pas një ankesë për
veprimet e autoritetit/entit ose entit kontraktor, të kryera në zbatim të vendimit
të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik.

8 HAPI I TETË:

Siç është përcaktuar në “HAPI I PESTË” të këtij seksioni, në çdo rast Autoriteti/
Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë, Komisionin e Prokurimit

42
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR

Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar, brenda ditës së nesërme


të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe
dokumentacionin përkatës.
Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor, për të bashkëpunuar me Komisionin e
Prokurimit Publik bazuar në nenin 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik” i ndryshuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/
Entit Kontraktor dhe dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000
(pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
Masa e gjobës vendoset në raport me vlerën e përllogaritur të kontratës
dhe sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik. Kundër vendimit të
dënimit me gjobë sipas pikës 1, nenit 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik” i ndryshuar, personat e interesuar mund të bëjnë ankim në
gjykatën kompetente.

9 HAPI I NËNTË:

Në përputhje me vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik dhe me afatin e


vendosur nga Komisioni, Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të zbatojë vendimin
e KPP-së, për aq sa është shprehur në dispozitivin e vendimit.
Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të njoftojë në Sistemin e Ankesave Elektronike,
mbi zbatimin e vendimit, Komisionin e Prokurimit Publik. KPP-ja pas verifikimit të
zbatimit të vendimit shprehet me vendim, për lejimin ose jo të Autoritetit/Entit
Kontraktor, për të vijuar me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.
Vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit Publik sqarohet në një seksion të
posaçëm të këtij manuali.

KUJDES! Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me


Komisionin e Prokurimit ose moszbatimi brenda afatit i vendimit në mënyrë të
pajustifikuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/Entit Kontraktor dhe
dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500
000 (pesëqind mijë) lekë, në përputhje me nenin 131, të ligjit nr. 162/2020 “Për
prokurimin publik”, të ndryshuar.

43
ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE
ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT
TË KONTRATËS

VII. ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE ME NEGOCIM


PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i pritjes së ankesave nga Autoriteti/Enti
Kontraktor; Pezullimi i procedurës dhe ngritja e KSHA-së; Verifikimi i elementeve
formale të ankesës; Shqyrtimi i ankesës brenda afatit të përcaktuar në ligj
dhe njoftimi i palëve mbi vendimmarrjen; përmbajtja dhe natyra e vendimit
të KSHA-së; Veprimet e operatorëve ekonomikë pas vendimmarrjes së KSHA-
së; Detyrimi i Autoritetit/Entit Kontraktor, për të bashkëpunuar me KPP-në dhe
sanksionet në rast mosbashkëpunimi.

1 HAPI I PARË:

Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, është


procedurё prokurimi me faza, që mund të përdoret nga çdo autoritet/ent
kontraktor që prokuron punë/shërbime/mallra, vetёm nё rastet e parashikuara
nё nenin 47 tё LPP-së dhe në rregullat e prokurimit publik.
Në rastin e procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të
kontratës, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre
njëherazi në autoritet/ent kontraktor dhe në KPP, përmes sistemit të ankesave
elektronike brenda 30 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit të fituesit (duke
përfshirë edhe ditën e publikimit të njoftimit të fituesit.)
Nëse Autoriteti/Enti Kontraktor ka publikuar njoftimin vullnetar për
transparence, i cili publikohet në sistemin e prokurimit elektronik dhe në
Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së, operatorët ekonomikë kanë të drejtë
të paraqesin ankesën e tyre brenda 10 ditëve nga dita e publikimit të këtij
njoftimi, sa i takon plotësimit të kushteve për përdorimin e kësaj procedure
prokurimi, si dhe përmbajtjes së dokumenteve të tenderit.
Për procedurën e negocimit pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, nuk
zbatohet periudha e pritjes, e parashikuar në nenin 96 të LPP-së dhe për këtë
fakt Autoriteti/Enti Kontraktor do të vijojë me nënshkrimin e kontratës.

44
ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE
ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT
TË KONTRATËS

KUJDES! Operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre


brenda 30 ditëve nga njoftimi i fituesit edhe pse është nënshkruar kontrata.

2 HAPI I DYTË:

Me ardhjen e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, Autoriteti/


Enti Kontraktor, Operatori Ekonomik dhe Agjencia e Prokurimit Publik njoftohen
me një mesazh në llogarinë e tyre në portalin e-Albania.
Me marrjen e ankesës, personi përgjegjës për prokurimin, konfirmon në bazën
e të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, nёse ankesa është
publikuar në Faqen Zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik www.kpp.al, në
rubrikën “Regjistri i Ankesave”.
Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor
urdhëron komisionin e vlerësimit të ofertave, të pezullojë vazhdimin e
procedurës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar sipas parashikimeve
të LPP-së, ngarkon një zyrtar ose ngre një komision të përbërë nga të paktën
3 (tre) persona pёr shqyrtimin e ankesёs dhe kryen të gjitha veprimet e tjera
procedurale të parashikuara në “HAPI I DYTË” i seksionit “4.2 Hapat proceduralë
për ankesat për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar”.

3 HAPI I TRETË:

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e


Ankesës, fillimisht verifikon elementet e ankesës, sipas parashikimeve të pikës
2 të nenit 111, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
Elementet e ankesës janë si më poshtë:
Në Formularin e Ankesës duhet të shënohet emri dhe adresa e ankuesit.
Në Formularin e Ankesës, duhet të shënohet numri i referencës për procedurën

45
ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE
ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT
TË KONTRATËS

konkrete dhe bazën ligjore, ku ankimuesi pretendon për shkelje, si dhe pagesa
e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat
përkatëse, për të cilat mendon, se mbështesin ankimin e tij. Elementet e
sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën
e tarifës përkatëse për ankesën.
KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari
nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të
bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo
rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi,
ajo vlerësohet si e paparaqitur.

4 HAPI I KATËRT:

Autoriteti/Enti Kontraktor, në rast se për shqyrtimin e pretendimeve të ankesës,


i lind nevoja të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afatet e përcaktuara
në “HAPIN E PARË” të këtij seksioni, do të ndërpriten dhe do të rifillojnë, pasi
Autoriteti/Enti Kontraktor të ketë siguruar informacionin e ankesës. Në çdo
rast, për pritjen e informacionit të kërkuar afati nuk duhet të tejkalojë 30 ditë.
Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin të vërë menjëherë në dijeni në Sistemin e
Ankesave Elektronike, Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin dhe operatorët
ekonomikë të interesuar, për zgjatjen e afatit.
Personi përgjegjës për prokurimin, duhet tё kujdeset qё tё njoftojё në Sistemin
e Ankesave Elektronike, ankimuesit dhe operatorët ekonomikë të interesuar të
përfshirë në proces, pёr çdo vendim nё procesin e shqyrtimit tё ankesës, jo më
vonë se ditën e nesërme e punës pas marrjes së çdo vendimi.

5 HAPI I PESTË:

Për ankesa për vendimin e Autoritetit/Entit Kontraktor, për ankesat për


procedurën e negocimit pa shpallje, Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të

46
ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE
ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT
TË KONTRATËS

shprehet për ankesën e paraqitur, brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit kohor
në dispozicion të operatorëve ekonomikë të interesuar, sipas parashikimeve në
nenin 113 të LPP-së, për paraqitjen e argumenteve të tyre.

KUJDES! Në çdo rast Autoriteti/Enti Kontraktor, duhet të presë përfundimin e


afatit kohor të vënë në dispozicion të subjekteve të interesuara, për të paraqitur
argumentet e tyre, në përputhje me parashikimet e nenit 113 të LPP-së dhe më
pas të shprehet me vendimmarrje për trajtimin e ankesës.

Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve të nenit 114, të ligjit


162/2020 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, Autoriteti/Enti Kontraktor mund
të vendosë:
a) pranimin e plotë të ankesës;
b) pranimin e pjesshëm të ankesës;
c) refuzimin e ankesës.

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor vë në dijeni në Sistemin e Ankesave Elektronike


për vendimin e marrë, Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët
ekonomikë të interesuar, brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij
vendimi, në zbatim të pikës 4, të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik,” i ndryshuar.

6 HAPI I GJASHTË:

Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar për


shqyrtimin e ankesës janë akte administrative individuale në kuptim të nenit 3,
pika 1/a të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së
Shqipërisë”.
Për më tepër, mbi natyrën e vendimit të KSHA-së si akt administrativ individual,
përmbajtjen e tij, dhe dokumentacionin që duhet të ketë bashkëlidhur, shih
“HAPI I GJASHTË” i seksionit “IV”. Trajtimi i Ankesës Për Vlerësim/Klasifikim
Përfundimtar”, të këtij manuali.

47
ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE
ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT
TË KONTRATËS

7 HAPI I SHTATË:

Kundër vendimit të autoritetit/entit kontraktor, operatorët ekonomikë të


interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën,
kanë të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik, në varësi
të kufijve monetarë të procedurës (brenda 7 ditëve për procedurat nën kufirin
e lartë monetar ose 10 ditëve, për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë
monetar), nga marrja e njoftimit nga Autoriteti/Enti Kontraktor, sipas pikës 5 të
nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur ankesë sipas
pikës 5 të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”,
i ndryshuar, ata nuk do të kenë të drejtë të paraqesin më pas një ankesë, për
veprimet e autoritetit/entit ose entit kontraktor, të kryera në zbatim të vendimit
të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik.

8 HAPI I TETË:

Siç është përcaktuar në “HAPI I PESTË” të këtij seksioni, në çdo rast, Autoriteti/
Enti Kontraktor, vë në dijeni për vendimin e marrë, Komisionin e Prokurimit
Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar, brenda ditës së nesërme
të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe
dokumentacionin përkatës.
Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me Komisionin e
Prokurimit Publik bazuar në nenin 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik”, i ndryshuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/
Entit Kontraktor dhe dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000
(pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
Masa e gjobës vendoset në raport me vlerën e përllogaritur të kontratës
dhe sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik. Kundër vendimit të
dënimit me gjobë sipas pikës 1, nenit 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik”, i ndryshuar, personat e interesuar mund të bëjnë ankim në
gjykatën kompetente.

48
ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE
ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT
TË KONTRATËS

9 HAPI I NËNTË:

Në përputhje me vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik dhe me afatin e


vendosur nga Komisioni, Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të zbatojë vendimin
e KPP-së, për aq sa është shprehur në dispozitivin e vendimit.
Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të njoftojë në Sistemin e Ankesave Elektronike,
mbi zbatimin e vendimit, Komisionin e Prokurimit Publik. KPP-ja pas verifikimit të
zbatimit të vendimit shprehet me vendim, për lejimin ose jo të Autoritetit/Entit
Kontraktor, për të vijuar me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.
Vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit Publik sqarohet në një seksion të
posaçëm të këtij manuali.

KUJDES! Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me


Komisionin e Prokurimit ose moszbatimi brenda afatit i vendimit në mënyrë të
pajustifikuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/Entit Kontraktor dhe
dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500
000 (pesëqind mijë) lekë, në përputhje me nenin 131, të ligjit nr. 162/2020 “Për
prokurimin publik”, të ndryshuar.

49
ANKESA NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR NDONJË PROCEDUR PROKURIMI

VIII. ANKESA NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE


PUBLIKE TË LIDHUR PA ZHVILLUAR NDONJË
NGA PROCEDURAT E PROKURIMIT TË PARASHIKUARA
NË LIGJIN PËR PROKURIMIN PUBLIK DHE/OSE NË RASTIN
KUR NUK ËSHTË PUBLIKUAR NJOFTIMI I FITUESIT OSE
NJOFTIMI I KONTRATËS SË NËNSHKRUAR

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i pritjes së ankesave nga Autoriteti/Enti
Kontraktor; Pezullimi i procedurës dhe ngritja e KSHA-së; Verifikimi i elementeve
formale të ankesës; Shqyrtimi i ankesës brenda afatit të përcaktuar në ligj dhe
njoftimi i palëve mbi vendimmarrjen; Përmbajtja dhe natyra e vendimit të
KSHA-së; Veprimet e operatorëve ekonomikë pas vendimmarrjes së KSHA-së;
Detyrimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me KPP-në dhe
sanksionet në rast mosbashkëpunimi.

1 HAPI I PARË:

Në rastin kur operatorët ekonomikë konstatojnë një kontratë publike të lidhur


pa zhvilluar ndonjë nga procedurat e prokurimit të parashikuara në ligjin për
prokurimin publik dhe/ose në rastin kur nuk është publikuar njoftimi i fituesit
ose njoftimi i kontratës së nënshkruar, autoriteti/enti kontraktor ka detyrimin,
që jo më vonë se 6 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës, të presë çdo
ankese që dorëzohet.

KUJDES! Ankesat e paraqitura nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike


konsiderohen të paraqitura njëkohësisht, si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor
ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

50
ANKESA NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR NDONJË PROCEDUR PROKURIMI

2 HAPI I DYTË:

Me ardhjen e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, Autoriteti/


Enti Kontraktor, Operatori Ekonomik dhe Agjencia e Prokurimit Publik, njoftohen
me një mesazh në llogarinë e tyre në portalin e-Albania.
Me marrjen e ankesës, personi përgjegjës për prokurimin, konfirmon në bazën
e të dhënave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, nёse ankesa është
publikuar në Faqen Zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik www.kpp.al, në
rubrikën “Regjistri i Ankesave”.
Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor
urdhëron komisionin e vlerësimit të ofertave, të pezullojë vazhdimin e
procedurën, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, sipas parashikimeve
të LPP-së.
Me marrjen e ankesës, titullari i Autoritetit/Entit Kontraktor, me urdhёr tё
veçantё, ngarkon një zyrtar ose ngre një komision të përbërë nga të paktën 3
(tre) persona, pёr shqyrtimin e ankesёs.
Anëtarët e komisionit/zyrtari i ngarkuar, nuk duhet të kenë marrë pjesë në
marrjen e vendimit, për të cilin është paraqitur ankesa.
Nëse Autoriteti/Enti Kontraktor konstaton, se ankesa nuk është paraqitur në
përputhje me nenin 110, të LPP-së, e refuzon atë si të pavlefshme.
Në mënyrë që ankesa të bëhet e aksesueshme, jo vetëm nga Autoriteti/Enti
Kontraktor, por njëkohësisht edhe nga operatorët ekonomikë të interesuar,
Komisioni publikon:
a) arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/
klasifikimit përfundimtar;
b) pretendimet mbi kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve të tjerë, duke
referuar vetëm kriteret për të cilat ngrihen pretendime.
Veprimet, sipas shkronjave “a”, “b” më sipër, bёhen jo mё vonё se dita
pasardhёse e punёs.

51
ANKESA NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR NDONJË PROCEDUR PROKURIMI

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor nuk duhet ta nxjerrë një procedurë nga


statusi i pezulluar dhe nuk duhet të vijojë me hapat e tjerë të procedurës, pa
nxjerrë KPP-ja një vendim për heqjen e pezullimit. Vendimi i KPP-së konsiderohet
i zbatuar vetëm në momentin e heqjes së pezullimit nga ana e këtij të fundit.

3 HAPI I TRETË:

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e


Ankesës, fillimisht verifikon elementet e ankesës, sipas parashikimeve të pikës
2 të nenit 111, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
Elementet e ankesës janë si më poshtë:
Në Formularin e Ankesës duhet të shënohet emri dhe adresa e ankuesit.
Në Formularin e Ankesës, duhet të shënohet numri i referencës për procedurën
konkrete dhe bazën ligjore, ku ankimuesi pretendon për shkelje, si dhe pagesa
e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat
përkatëse, për të cilat mendon, se mbështesin ankimin e tij. Elementet e
sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën
e tarifës përkatëse për ankesën.

KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari


nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të
bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo
rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi,
ajo vlerësohet si e paparaqitur.

52
ANKESA NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR NDONJË PROCEDUR PROKURIMI

4 HAPI I KATËRT:

Autoriteti/Enti Kontraktor, në rast se për shqyrtimin e pretendimeve të ankesës,


i lind nevoja të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afatet e përcaktuara
në “HAPIN E PARË” të këtij seksioni, do të ndërpriten dhe do të rifillojnë, pasi
Autoriteti/Enti Kontraktor të ketë siguruar informacionin e ankesës. Në çdo
rast, për pritjen e informacionit të kërkuar, afati nuk duhet të tejkalojë 30 ditë.
Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin të vërë menjëherë në dijeni, Komisionin
e Prokurimit Publik, ankuesin dhe operatorët ekonomikë të interesuar, për
zgjatjen e afatit.
Personi përgjegjës për prokurimin duhet tё kujdeset qё tё njoftojё ankimuesit
dhe operatorët ekonomikë të interesuar të përfshirë në proces, pёr çdo vendim
nё procesin e shqyrtimit tё ankesës edhe në adresën elektronike të përcaktuar
prej tyre në formularin e ankesës, jo më vonë se ditën e nesërme të punës, pas
marrjes së çdo vendimi.

5 HAPI I PESTË:

Për ankesa, për vendimin e Autoritetit/Entit Kontraktor, për vlerësimin/


klasifikimin përfundimtar, Autoriteti/Enti Kontraktor, duhet të shprehet për
ankesën e paraqitur brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit kohor në dispozicion
të operatorëve ekonomikë të interesuar, sipas parashikimeve në nenin 113 të
LPP-së, për paraqitjen e argumenteve të tyre.

KUJDES! Në çdo rast Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të presë përfundimin e


afati kohor të vënë në dispozicion të subjekteve të interesuara, për të paraqitur
argumentet e tij në përputhje me parashikimet e nenit 113 të LPP-së dhe më pas
të shprehet me vendimmarrje, për trajtimin e ankesës.

Në përfundim të shqyrtimit të ankesës sipas parashikimeve të nenit 114 të ligjit


162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar Autoriteti/Enti Kontraktor mund
të vendosë:
a) pranimin e plotë të ankesës;

53
ANKESA NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR NDONJË PROCEDUR PROKURIMI

b) pranimin e pjesshëm të ankesës;


c) refuzimin e ankesës.

KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë në Sistemin


e Ankesave Elektronike, Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët
ekonomikë të interesuar, brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij
vendimi, në zbatim të pikës 4, të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik”, të ndryshuar.

6 HAPI I GJASHTË:

Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar


për shqyrtimin e ankesës, janë akte administrative individuale në kuptim
të nenit 3, pika 1/a të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i
Republikës së Shqipërisë”. (për më tepër referojuni https://qbz.gov.al/eli/
ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-487b57c57a85)
Vendimet e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesës ose të personit të ngarkuar
për shqyrtimin e ankesës, duhet të kenë formën e parashikuar në nenin 99, të
ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative Republikës së Shqipërisë”
dhe duhet të përmbajnë numrin, datën, objektin, palën ankimuese, emrat e
anëtarëve të KSHA/emrin e personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës,
bazën ligjore, pjesën arsyetuese, dispozitivin, nënshkrimin e anëtarëve të KSHA/
personit të ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, votimin kundër ose mendimin
paralel.
Në rastin kur ankesa shqyrtohet nga KSHA-ja, çdo anëtar ka të drejtë të kërkojë,
që arsyetimi i mendimit kundër ose paralel t’i bashkëlidhet vendimit.
Arsyetimi i aktit administrativ në kuptim të nenit 100, të ligjit 44/2015 “Kodi
i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, duhet të jetë i
qartë dhe të përmbajë: shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë
akti; shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të
vlerësimit të provave; bazën ligjore të aktit dhe një shpjegim, pse kushtet ligjore
për zbatimin e tij, plotësohen në këtë rast; (për më tepër referojuni https://qbz.
gov.al/eli/ligj/2015/04/30/44/49b2fb39-de15-4b0b-a030-487b57c57a85)

54
ANKESA NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR NDONJË PROCEDUR PROKURIMI

KUJDES! Në rastin e pranimit të plotë/pjesshëm të ankesës, KSHA/personi


i ngarkuar për shqyrtimin e ankesës, duhet të arsyetojë në mënyrë të qartë
ankesën e pranuar për rastet e pranimit të plotë dhe pjesën që ka pranuar në
rastin e pranimit të pjesshëm..
KUJDES! Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të dërgojë në KPP, në Sistemin e
Ankesave Elektronike, bashkë me vendimin e KSHA-së edhe procesverbalin e
vlerësimit të ofertave, procesverbalin e hartimit të kritereve për kualifikim për
operatorin ekonomik të renditur i pari, dokumentet provuese të deklaruara në
formularin përmbledhës të vetëdeklarimit, sipas parashikimeve të nenit 26, të
VKM nr. 285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,
e ndryshuar, si dhe çdo dokument tjetër që lidhet me pretendimet e operatorit
ekonomik ankimues.

7 HAPI I SHTATË:

Kundër vendimit të Autoritetit/Entit Kontraktor, operatorët ekonomikë të


interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën,
kanë të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik, në varësi
të kufijve monetarë të procedurës (brenda 7 ditëve për procedurat nën kufirin
e lartë monetar ose 10 ditëve për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë
monetar), nga marrja e njoftimit nga Autoriteti/Enti Kontraktor, sipas pikës 4 të
nenit 114 të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur ankesë sipas
pikës 5 të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”,
i ndryshuar, ata nuk do të kenë të drejtë të paraqesin më pas një ankesë, për
veprimet e autoritetit/entit ose entit kontraktor, të kryera në zbatim të vendimit
të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik.

8 HAPI I TETË:

Siç është përcaktuar në “HAPI I PESTË” të këtij seksioni, në çdo rast Autoriteti/
Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë, Komisionin e Prokurimit

55
ANKESA NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR NDONJË PROCEDUR PROKURIMI

Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar, brenda ditës së nesërme


të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me shpjegimet dhe
dokumentacionin përkatës.
Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me Komisionin e
Prokurimit Publik bazuar në nenin 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik” i ndryshuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/
Entit Kontraktor dhe dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000
(pesëdhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
Masa e gjobës vendoset në raport me vlerën e përllogaritur të kontratës
dhe sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik. Kundër vendimit të
dënimit me gjobë sipas pikës 1, nenit 131, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
prokurimin Publik” i ndryshuar, personat e interesuar mund të bëjnë ankim në
gjykatën kompetente.

9 HAPI I NËNTË:

Në përputhje me vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik dhe me afatin e


vendosur nga Komisioni, Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të zbatojë vendimin
e KPP-së, për aq sa është shprehur në dispozitivin e vendimit.
Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të njoftojë në Sistemin e Ankesave Elektronike,
mbi zbatimin e vendimit, Komisionin e Prokurimit Publik. KPP-ja pas verifikimit të
zbatimit të vendimit shprehet me vendim, për lejimin ose jo të Autoritetit/Entit
Kontraktor, për të vijuar me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.
Vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit Publik sqarohet në një seksion të
posaçëm të këtij manuali.

KUJDES! Refuzimi i Autoritetit/Entit Kontraktor për të bashkëpunuar me


Komisionin e Prokurimit ose moszbatimi brenda afatit i vendimit në mënyrë të
pajustifikuar, ngarkon me përgjegjësi titullarin e Autoritetit/Entit Kontraktor dhe
dënohet nga këto institucione me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 500
000 (pesëqind mijë) lekë, në përputhje me nenin 131, të ligjit nr. 162/2020 “Për
prokurimin publik”, të ndryshuar.

56
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

IX. VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR


NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

Komisioni i Prokurimit Publik ka mundësuar që prej vitit 2021, përdorimin e


“Sistemit të Ankesave Elektronike”, ku nëpërmjet tij mundëson Autoritetet
Kontraktore, të kryejnë shqyrtimin e ankesave.
Referuar Manualit “Manual i Përdorimit - Portali kpp.al/Llogaria e Autoritetit
Kontraktor” miratuar me Vendimin Nr. 329, date 06.04.2022, AK mund të
aksesojë modulin e shqyrtimit të ankesave në portalin e Komisionit të Prokurimit
Publik, duke u log-uar nëpërmjet e-Albania.
Për të aksesuar portalin e-Albania si Autoritet Kontraktor, ju duhet që paraprakisht
të dispononi një llogari në portalin www.kpp.al. Autoritetet e krijuara rishtaz do
të regjistrohen pranë KPP-së nëpërmjet NIPT-it të institucionit.
KUJDES! Kredencialet e Autoritetit Kontraktor janë ato që institucioni disponon,
për të aksesuar portalin e -Albania.

Në imazhin e-Albania, në të djathtë duhet të klikoni “Hyr me e-Albania Autoritet


Kontraktor”

Figura 1 - Butoni “Hyr me Autoritet Kontraktor”

Automatikisht portali do t’ju drejtojë në e-Albania, ku nevojitet identifikimi me


kredencialet që ju dispononi si Autoritet Kontraktor;

57
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

Vendosni kredencialet: Numrin e identifikimit dhe fjalëkalimin të


llogarisë në e-Albania.
Një nga menutë që ju aksesoni pasi jeni identifikuar në portal si Autoritet
Kontraktor, është menuja ‘Ankesat’, që përfshin dy nënmenu.

Figura 2. Vendosja e kredencialeve në e-Albania

Ankesat në shqyrtim
Në këtë ambient shfaqën të gjitha Ankesat në kohë reale dhe në proces
shqyrtimi nga KPP-ja.
Ju keni akses në këtë ambient, për të shkarkuar dokumentet që lidhen me
secilën ankesë; shkarkimi në format JSON të të dhënave të ankesës, si dhe të
jepni vendim mbi Ankesën, duke klikuar mbi butonin “Jep vendim”.

Figura 3 - Menutë e aksesuara nga Autoriteti Kontraktor

58
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

Pasi të keni klikuar mbi butonin ‘Jep Vendim’, do t’ju shfaqen rubrikat dhe
pamja si në figurën nr. 4, më poshtë:
● Ankesa dhe Argumente

● Kërkesë për Informacion KPP

● Kërkesë për Informacion OE

● Vendime të ndërmjetme

● Shtyrje Afati

● Vendim Përfundimtar Ak

Figura 4. Ankesa dhe Argumente

Rubrikat që do të aksesohen nga autoriteti kontraktorë janë:


● Ankesa dhe Argumente

● Kërkesë për Informacion KPP

● Kërkesë për Informacion OE

● Vendime të ndërmjetme

● Shtyrje Afati

● Vendim Përfundimtar Ak

59
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

Ankesa dhe Argumente


Në këtë seksion jepen të detajuara të dhënat e ankesës, duke përfshirë edhe
dokumentet që lidhen me ankesën.
Gjithashtu, do të aksesohen edhe pretendimet që lidhen me ankesën përkatëse.

Figura 5. Argumente për ankesën

Kërkesë për informacion KPP


Në këtë seksion, Komisioni i Prokurimit Publik mund t’ju dërgojë kërkesë për
informacion dhe ju mund të përgjigjeni mbi këtë kërkesë duke klikuar mbi
butonin “Dërgo Informacion”, nëpërmjet të cilit do t’ju mundësohet kthimi i
përgjigjes dhe të dërgoni dokumente pranë institucionit.

KUJDES! Çdo dokumentacion do të dërgohet me firmë elektronike të personit


të autorizuar.

60
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

Figura 6. Kërkesë për informacion KPP

Pasi të keni klikuar butonin “Dërgo Informacion”, do t’ju shfaqet për plotësim
tabela me të dhënat:
● Emërtimi i dokumentit; e dhënë text

● Data dhe ora; e dhënë format datë

● Personi përgjegjës; personi i autorizuar për komunikimin dhe


nënshkrimin e dokumenteve

Figura 7. Dërgimi i informacionit në KPP

61
1
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

Pasi të keni plotësuar të dhënat dhe të keni ngarkuar dokumentin (mund të


ngarkoni më shumë se një dokument dhe ta nënshkruani secilin prej tyre), do
të duhet ta nënshkruani elektronikisht, duke klikuar mbi butonin ‘Nënshkruaj
dokumentin’.
Me klikimin e këtij butoni, do t’ju dërgohet një kod me sms, dhe pasi të keni
vendosur kodin në sesionin e dedikuar që do t’ju shfaqet në portal, duhet të
klikoni mbi butonin ‘Dërgo’. Në këtë mënyrë informacionet dhe dokumentet do
të dërgohen te Komisioni i Prokurimit Publik.

Kërkesë për Informacion OE


Ky seksion ju jep informacione të përmbledhura të ankesës, si dhe ju mundëson
veprimet:

Figura 8. Kërkesë për Informacion OE

● Korrigjim i të metave të ankesës

● Kërkimin e mandat - pagesës

Informacioni i kërkuar nga ju i shkon Operatorit Ekonomik në llogarinë e tij, te


mesazhet e mia në e-Albania. Si dhe do të regjistrohet në sistemin e Komisionit
të Prokurimit Publik.

Vendime të ndërmjetme
Te vendimet e ndërmjetme pasqyrohen vendimet e ndërmjetme të marra nga
Komisioni i Prokurimit Publik për ankesat.

62
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

Shtyrje Afati
Në këtë seksion, ju mund të kërkoni shtyrje afati për shqyrtimin e një ankese, ku
mund të jepni arsye/komente, ngarkoni dokumente për shtyrje afati të vendimit
për një ankesë.
● Të dhënat që duhet të plotësoni janë:

● Data e shtyrjes së afatit

● Komente

Dokumenti/et bashkëngjitur, të cilat duhet pararpakisht t’i nënshkruani


elektronikisht, duke klikuar mbi butonin ‘Nënshkruaj dokumentin’.

Figura 9. Të dhënat e “Shtyrje Afati” për ankesë

Të gjitha të dhënat e plotësuara në këtë seksion, do të regjistrohen në sistemin


e Komisionit të Prokurimit Publik, si edhe në seksionin e dedikuar në llogarinë
tuaj në portal, si në figurën më sipër.

Vendim përfundimtar AK
Në këtë seksion, ju mund të jepni vendimin përfundimtar mbi ankesën; duke
plotësuar të dhënat:
● Person Përgjegjës;

● Tipi i vendimit (e dhënë që plotësohet me përzgjedhje);

● Vendimi;

● OE i interesuar;

● Ngarko dokumente, mund të ngarkoni dokumente në formatin pdf.

63
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

Pasi të keni plotësuar të dhënat e mësipërme, dhe të keni ngarkuar dokumentin,


përpara se ta dërgoni vendimin, ju duhet ta nënshkruani atë, duke klikuar mbi
butonin ‘Nënshkruaj’.
Më pas me klikimin e butonit “Dërgo Vendimin”, vendimi postohet në sistemin
e menaxhimit të ankesave nga Komisioni i Prokurimit Publik.

KUJDES! Çdo dokumentacion që do të dërgohet me firmë elektronike të personit


të autorizuar, duhet të përmbajë këto kushte:

● Nuk duhet që në emërtimin e dokumentit të ketë karaktere speciale.

● Sigurohuni që formati i dokumentit të jetë në pdf.

● Madhësia e dokumentit të mos jetë më shumë se 25 MB.

Figura 10. Plotësimi i të dhënave për dhënien e vendimit

64
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

Historiku i Ankesave
Në këtë seksion shfaqen të gjitha ankesat për të cilat janë marrë vendime nga
KPP-ja. Pra, vetëm mund të lexohen informacione mbi ankesën/ankesat, nuk
shqyrtohen dhe as jepen vendime për ankesat.

Figura 11 - Menutë e aksesuara nga Autoriteti Kontraktor

Në këtë seksion shfaqen të gjitha ankesat për të cilat janë marrë vendime nga
KPP-ja. Pra, vetëm mund të lexohen informacione mbi ankesën/ankesat, nuk
shqyrtohen dhe as jepen vendime për ankesat.
Çdo ankesë mund të shkarkohet në formatin pdf ose të dhënat e ankesës në
formatin Json. Gjithashtu, duke klikuar mbi butonin ‘Më shumë informacione’,
do t’ju shfaqen detaje të tjera mbi ankesën.

Figura 12. Detaja të tjera mbi ankesën

1
65
VEPRIMET E AUTORITETIT/ENTIT KONTRAKTOR
NË SISTEMIN E ANKESAVE ELEKTRONIKE

Klikimi i butonit “më shumë informacion”, ju pasqyron të detajuar ciklin që


është ndjekur për një ankesë, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga
KPP-ja, si në figurat referuese.
Me largimin e informacionit të pasqyruar nëpërmjet butonit ‘X’, shfaqet sërish
regjistri i Historikut të ankesave, në të cilin ju jepet mundësia e kërkim/filtrimit
të ankesave, për të cilat janë marrë vendime ndër vite.

66
PROCEDURA E ANKIMIMIT DREJTUAR KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

X. PROCEDURA E ANKIMIMIT DREJTUAR KOMISIONIT


TË PROKURIMIT PUBLIK

10.1 Veprimet paraprake mbi shqyrtimin e ankesës nga Komisioni i Prokurimit


Publik
Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ në fushën e
prokurimeve, që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit dhe kryen çdo
detyrë tjetër që i ngarkohet me këtë ligj dhe akte të tjera ligjore brenda fushës
së kompetencave të tij.
Komisioni me regjistrimin e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike,
publikon në bazën e të dhënave të tij, brenda ditës së nesërme të punës nga
regjistrimi i saj, ankesën e plotë, në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit,
ndërsa në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar,
publikohet “Formulari për Publikim”.

KUJDES! Ankesat e regjistruara në bazën e të dhënave të Komisionit të Prokurimit


Publik, i gjeni në rubrikën “Regjistri i Ankesave”, ku me plotësimin e disa filtrave
kërkimi, ankesa për të cilën kërkoni informacion, aksesohet më lehtësisht.

Figura 13 - Filtrat e kërkimit

10.2 Trajtimi i ankesës nga KPP-ja


Referuar nenit 114, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar,
Autoriteti/Enti Kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë Komisionin e
Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar, brenda
ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me
shpjegimet dhe dokumentacionin përkatës.

67
PROCEDURA E ANKIMIMIT DREJTUAR KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

Komisioni i Shqytimit të Ankesave i ngritur pranë Autoritetit/Entit Kontraktor,


mund të vendosë pranimin pjesërisht të ankesës, pranimin e plotë të ankesës,
ose mospranimin e ankesës së paraqitur nga një operator ekonomik ankimues.
Në çdo rast, Autoriteti/Enti Kontraktor ka detyrimin të argumentojë në mënyrë
të qartë, se cilat prej pretendimeve të ankesës janë pranuar dhe cilat prej tyre
nuk janë pranuar, duke paraqitur dhe arsyet e pranimit/ mospranimit.
Në rastet kur Autoriteti/Enti Kontraktor ka vendosur pranimin pjesërisht të
ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik vazhdon shqyrtimin:
● Për pjesën e ankesës/pretendimeve që nuk janë pranuar;

● Për pjesën e ankesës/ankesave për pjesën që është pranuar, nëse ka


ankesa nga operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur
argumentet e tyre për këtë pjesë në përputhje me nenin 113 të këtij ligji;
● Në rastet kur Autoriteti/Enti Kontraktor ka vendosur pranimin e plotë të
ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik do të vijojë shqyrtimin e ankesës,
nëse ka ankesë nga operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë
paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën në përputhje me
nenin 113 të këtij ligji;
● Në rastet kur Autoriteti/Enti Kontraktor ka vendosur mospranimin e
ankesës.
Në rastin kur Autoriteti/Enti Kontraktor pranon pjesërisht ankesën për
dokumentet e tenderit dhe në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/
klasifikimit kur nuk ka ankesa nga operatorët ekonomikë të interesuar, të
cilët kanë paraqitur argumentet e tyre sipas pikës 1, të nenit 113, të ligjit nr.
162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik
vazhdon procedurën për pjesën tjetër të ankesës dhe me mbylljen e shqyrtimit
të çështjes, duhet të shprehet me vendimmarrje deklarative për pjesën e
pranuar, sipas parashikimeve të shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 118, të ligjit nr.
162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, së bashku me vendimmarrjen
për pjesën tjetër.
Në rastin kur Autoriteti/Enti Kontraktor pranon plotësisht ankesën, Komisioni i
Prokurimit Publik:
nxjerr një vendim deklarativ për mbylljen e çështjes brenda 3 ditëve
nga marrja e vendimit të dhënë nga Autoriteti/Enti Kontraktor për këtë
ankesë, nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur

68
PROCEDURA E ANKIMIMIT DREJTUAR KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

argumentet e tyre sipas pikës 1, të nenit 113 të ligjit nr. 162/2020, “Për
prokurimin publik”, i ndryshuar;
nxjerr një vendim deklarativ për mbylljen e çështjes brenda 3 ditëve
nga përfundimi i afatit kohor të përcaktuar në pikën 5, të nenit 114 të
këtij ligji, nëse operatorët ekonomikë të interesuar, që kanë paraqitur
argumentet sipas pikës 1, të nenit 113 të ligjit nr. 162/2020, “Për
prokurimin publik”, i ndryshuar, nuk kanë ankimuar vendimin e dhënë
nga Autoriteti/Enti Kontraktor.
Në rast se Autoriteti/Enti Kontraktor nuk ka marrë vendim sipas përcaktimeve të
nenit 114 të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, Komisioni i
Prokurimit Publik menjëherë, por në çdo rast, jo më vonë se 3 ditë nga mbarimi
i afatit të mësipërm, i kërkon dërgimin e informacionit apo dokumentacionit
përkatës. Në këtë rast, Autoriteti/Enti Kontraktor, brenda 3 ditëve nga marrja
dijeni, ka detyrimin të paraqesë në Komisionin e Prokurimit Publik informacionin
dhe dokumentacionin e kërkuar.
Për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, Komisioni i Prokurimit
Publik merr vendim jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së informacionit apo
dokumentacionit nga Autoriteti/Enti Kontraktor.
Për procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar, ky afat është jo më
vonë se 20 ditë.
Në rastin kur për shqyrtimin e ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik ka nevojë
të kërkojë ekspertizë nga palë të treta ose të kryejë verifikime pranë organeve
të tjera, afati i përcaktuar në pikën 4, të nenit 115, ndërpritet dhe rifillon, pasi të
ketë siguruar informacionin e kërkuar. Afati për marrjen e vendimit nuk duhet
të tejkalojë 30 ditë.
Në çdo rast, Komisioni i Prokurimit Publik ka detyrimin të vërë në dijeni palët.
Komisioni ka të drejtë të shqyrtojë ankesën brenda objektit dhe shkaqeve të
parashtruara në ankesë. Por në rast se, objekti i ankesës lidhet me vendime
ose veprime të kryera nga Autoriteti/Enti Kontraktor, Komisioni ka të drejtë të
shqyrtojë dhe ligjshmërinë e veprimeve procedurale të kryera nga Autoriteti/
Enti Kontraktor.
Për trajtimin e ankesës, KPP-ja heton të gjitha faktet dhe vlerëson të gjitha
provat e paraqitura për zgjidhjen e çështjes, duke përcaktuar në mënyrë të
pavarur shtrirjen e hetimit administrativ. Në rast se Komisioni konsideron

69
PROCEDURA E ANKIMIMIT DREJTUAR KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

nevojën e provave/espertizave, ka të drejtë të kërkojë eskpertizë nga palë të


treta, apo të kryejë verifikime pranë organeve të tjera.

10.3 Vendimet e ekpertizës


Nëse gjatë shqyrtimit paraprak të ankesës, Komisioni vlerëson, se për sqarimin
e fakteve kërkohen njohuri të posaçme në fushat e shkencës, teknikës,
teknologjisë ose artit, urdhëron marrjen e mendimit të ekspertëve ose kryerjen
e eksertizës në laboratorë të specializuar, të cilët përzgjidhen nga lista vjetore e
ekspertëve të miratuar.
Me marrjen e vendimit për kryerjen e ekspertizës, Komisioni njofton palët në
proces për vendimin e ekspertimit, mbi tarifën e shpenzimit procedural dhe
datën e zhvillimit të seancës dëgjimore, e cila zhvillohet sipas shpjegimeve në
pikën 10.4 të këtij seksioni.

KUJDES! Operatori ekonomik ankimues, ka detyrimin të kryejë pagesën për


shpenzimet procedurale të kryerjes së ekspertizës, për llogari të ekspertit të
caktuar nga Komisioni, brenda afatit të përcaktuar në vendimin e Komisionit
për kryerjen e ekspertizës. Pagesa kryhet në llogarinë bankare të ekspertit të
përzgjedhur dhe jo të Komisionit të Prokurimit Publik. Dokumenti bankar që
vërteton pagimin e shpenzimit, duhet të ngarkohet nëpërmjet Sistemit të
Ankesave Elektronike.

Për të ngarkuar mandat - pagesën duhet të klikoni mbi butonin “Ngarko”.


Nëpërmjet buonit (+), mund të shtoni mundësinë e ngarkimit të më shumë se 1
dokumenti. Dokumentet që ngarkoni, duhet të jenë në formatin pdf.
Me klikimin e butonit “Dërgo”, do t’ju shfaqet mesazh “Dokumenti u dërgua
me sukses”.
Eksperti jep mendimin e tij me shkrim, por mund të marrë pjesë në seancë dhe
të pyetet nga Komisioni dhe nga palët. Në rast se operatori ekonomik ankimues,
nuk kryhen pagesën për shpenzimet procedurale të kryerjes së ekspertizës,
për llogari të ekspertit të caktuar nga Komisioni, atëherë shqyrtimi i ankesës
së tij do të ndërpritet për pretendimin për të cilin është thërritur eksperti dhe
Komisioni do të vijojë gjykimin për pretendimet e tjera (nëse ka) të ankesës së
paraqitur nga operatori ekonomik ankimues.

70
PROCEDURA E ANKIMIMIT DREJTUAR KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

10.4 Seancat dëgjimore


Në rast se Komisioni e gjykon të nevojshme, se për zgjidhjen e çështjes nevojitet
prania e palëve për t’u shprehur mbi provat dhe pretendimet e tyre, ka të drejtë
të vendosë zhvillimin e mbledhjeve të hapura/seancave dëgjimore, përmbajtja
e të cilave duhet të pasqyrohet në një procesverbal.
Komisioni njofton palët mbi datën, orën dhe vendin, se ku do të zhvillohet
seanca dëgjimore, në mënyrë që të garantohet njoftimi i palëve të interesuara.
Njoftimi bëhet në formë shkresore, si dhe me mjete elektronike, të paktën 72
(shtatëdhjetë e dy) orë përpara datës së mbledhjes, sipas nenit 23, të vendimit
nr. 766, datë 13.10.2021, të Komisionit të Prokurimit Publik, “Për miratimin
e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit
Publik”.
Gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore, mbahet procesverbali nëpërmjet
regjistrimit audio, i cili është pjesë përbërëse e dosjes së shqyrtimit të ankesës.
Materiali i regjistrimit i dërgohet Autoritetit/Entit Kontraktor në llogarinë e tij në
Sistemin e Ankesave Elektronike, ndërsa operatorëve ekonomikë të interesuar,
materiali i regjistrimit, i dërgohet në version digjital.
Në rast se palët nuk paraqiten në seancën dëgjimore, sipas njoftimit të vendimit
mbi caktimin e datës, orës dhe vendit të zhvillimit të seancës, Komisioni vendos
shtyrjen e zhvillimit të seancës dëgjimore, kur palët kanë njoftuar një shkak të
ligjshëm për mospraqitjen e tyre. Në rastin kur verifikohet, se palët kanë marrë
dijeni mbi zhvillimin e seancës, si dhe nuk kanë paraqitur një shkak të ligjshëm
për mosparaqitjen e tyre, atëherë Komisioni vijon shqyrtimin e ankesës në
mungesë të palëve. Vendimi i Komisionit, iu bëhet i njohur Autoritetit/Entit
Kontraktor, Agjencisë së Prokurimit Publik, subjekteve të tjera që preken nga ky
vendim, si edhe publikohet në faqen e internetit të Komisionit, brenda 2 ditëve
nga dalja e tij.

10.5 Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik


Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik, është një akt administrativ, i cili
përmban organin që e ka nxjerrë, numrin, datën, objektin, palën ankimuese,
autoritetin/entin kontraktor, bazën ligjore, pjesën arsyetuese, dispozitivin,
nënshkrimin e titullarit, vulën e Komisionit, anëtarët e pranishëm në mbledhje,
relatorin e çështjes, votimin kundër (nëse ka), si dhe të drejtën e ankimit në
gjykatë.

71
PROCEDURA E ANKIMIMIT DREJTUAR KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

Komisioni i Prokurimit Publik, në kuadër të veprimtarisë së shqyrtimit të


ankesave, procedon me:
Vendim për refuzimin e ankesës, për shkak të mosplotësimit të
elementeve formale të ankesës, sipas parashikimeve të nenit 111, të
ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, ose për shkak
të paraqitjes së ankesës jashtë afateve të parashikuara nga neni 110, i
ligjit për prokurimin publik;
Vendim për pranimin e plotë/ të pjesshëm të ankesës dhe urdhërimin
e autoritetit/entit të anulojë plotësisht ose pjesërisht një veprim ose
vendim të nxjerrë në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik;
Vendim për refuzimin e ankesës dhe lejimin e Autoritetit/Entit
Kontraktor të vijojë procedurën e prokurimit kur gjykon, se nuk ka
shkelje të dispozitave ligjore;
Vendim deklarativ për mbylljen e çështjes, për pjesën e pranuar
të ankesës nga Autoriteti/Enti Kontraktor, kur nuk ka ankesa nga
operatorët ekonomikë të interesuar;
Vendim deklarativ për mbylljen e çështjes, kur Autoriteti/Enti
Kontraktor ka pranuar plotësisht ankesën, dhe kur operatorët
ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur argumentet e tyre sipas
nenit 113, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
Vendim deklarativ për mbylljen e çështjes, nëse operatorët ekonomikë
të interesuar kanë paraqitur argumentet sipas nenit 113 të ligjit për
prokurimin publik, por nuk kanë ankimuar vendimin e dhënë nga
Autoriteti/Enti Kontraktor;
Vendim për refuzimin e ankesës, në rastet kur objekti i saj kundërshton
një vendim të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik, në rast të një
ankese tjtër, që i përket të njëjtës procedurë dhe të paraqitur nga i njëjti
operator ekonomik;
Vendim për mbylljen e çështjes, në rast të tërheqjes së ankesës nga
operatori ekonomik ankimues, e cila konsiderohet si mospranim i
ankesës, sipas nenit 117, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”,
i ndryshuar. Komisioni i Prokurimit Publik ndërpret shqyrtimin e saj
menjëherë dhe merr vendim për mbylljen e çështjes.

72
PROCEDURA E ANKIMIMIT DREJTUAR KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

Gjithashtu, Komisioni i Prokurimit Publik mund të lejojë Autoritetin/Entin


kontraktor, me anë të një vendimi të ndërmjetëm deri në marrjen e një vendimi
përfundimtar, të vazhdojë procedurën e prokurimit, nëse pezullimi i procedurës
dëmton tërthorazi interesin publik, Autoritetin/Entin kontraktor ose ofertuesin.
Pas lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim
apo veprim i Autoritetit/Entit ose entit kontraktor është në kundërshtim me
ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë:
● të deklarojë absolutisht të pavlefshme kontratën e nënshkruar,
në përputhje me parashikimet e këtij ligji;
● të urdhërojë Autoritetin/Entin kontraktor për shkurtimin e kohëzgjatjes
së kontratës dhe të kërkojë ndërprerjen e parakohshme të saj;
● të marrë një vendim deklarativ, në bazë të të cilit pushteti gjyqësor
mund të dëmshpërblejë ankuesin, që ka pësuar humbje ose dëme, si
rezultat i shkeljes së këtij ligji.
Në përfundim të shqyrtimit, vendimi i marrë nga Komisioni, përveç palëve në
proces, iu bëhet i njohur Autoritetit/Entit Kontraktor, Agjencisë së Prokurimit
Publik, subjekteve të tjera që preken nga ky vendim, si edhe publikohet në
faqen e internetit të Komisionit, brenda 2 ditëve nga dalja e tij.
Pas marrjes dijeni mbi vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik, Autoriteti/
Enti Kontraktor ka detyrimin të njoftojë Komisionin mbi zbatimin e vendimit,
duke bashkëlidhur dokumentacionin shoqërues që provon, se konstatimet
e Komisionit janë zbatuar. Pas informacionit të ardhur nga autoriteti/enti
Kontraktor, mbi zbatimin e vendimit, Komisioni nxjerr një vendim mbi lejimin
e autoritetit kontraktor, për të vijuar me procedurën e prokurimit, ose në rast
se autoriteti/enti nuk ka zbatuar vendimmarrjen e Komisionit, KPP-ja vendos
moslejimin e vijimit të procedurës së prokurimit, deri në zbatimin e plotë të
vendimit të KPP-së.
Vendimi mbi lejimin/moslejimin e Autoritetit/Entit Kontraktor mbi
vijueshmërinë e procedurës së prokurimit, iu bëhet i njohur Autoritetit / Entit
Kontraktor, Agjencisë së Prokurimit Publik, subjekteve të tjera që preken nga ky
vendim, si edhe publikohet në faqen e internetit të Komisionit, brenda 2 ditëve
nga dalja e tij.

73
PROCEDURA E ANKIMIMIT DREJTUAR KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

Komisioni i Prokurimit Publik, kryesisht ose me kërkesën e palëve, mund të


korrigjojë gabimet materiale të shkrimit, gabimet në përllogaritje dhe pasaktësi
të tjera të dukshme në një vendim.

10.6 Ankesat kundër vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik në Gjykatën


Administrative
Pas shqyrtimit administrativ të ankesës, vendimi i marrë nga Komisioni i
Prokurimit Publik, përveç palëve në proces, iu bëhet i njohur edhe subjekteve të
tjera që preken nga ky vendim, si edhe publikohet në faqen e internetit të këtij
institucioni brenda 2 ditëve nga dalja e tij. Vendimi i Komisionit publikohet dhe
iu njoftohet me shkresë zyrtare palës ankimuese, Autoritetit/Entit Kontraktor,
subjekteve të tjera të prekura, si dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.
Vendimet e marra nga Komisioni janë administrativisht përfundimtare dhe
referuar nenit 121, të ligjit Nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, ndaj
vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, palët e interesuara kanë të drejtë
të ankohen në Gjykatën Administrative të Apelit, që shqyrton mosmarrëveshjet
administrative, brenda 45 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.

74
MBI PËRDORIMIN E TË DHËNAVE TË HAPURA OCDS
NË FAQEN E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

XI. MBI PËRDORIMIN E TË DHËNAVE TË HAPURA OCDS


NË FAQEN E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

Komisioni i Prokurimit Publik në kuadër të reformave për më shumë


transparencë, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për publikimin e të dhënave
sipas Standardit të të Dhënave të Hapura (Open Contracting Data Standard
OCDS).
Ky standard i publikimit është realizuar në mbështetje të partnerëve tanë Open
Contracting Partnership (OCP).
Sipas standardit OCDS të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit
Publik, do të gjeni “Regjistrin e Ankesave” dhe “Regjistrin e Vendimeve”.

Figura 14 - Ankesa në regjistrin e ankesave

Figura 15 - Ankesa në regjistrin e vendimeve

75
MBI PËRDORIMIN E TË DHËNAVE TË HAPURA OCDS
NË FAQEN E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

Gjithashtu, pjesë e standardit OCDS është edhe shkarkimi i regjistrit të


vendimeve në formatin JSON. Ky format mundëson marrjen e një informacioni
të plotë dhe të struktuaruar, për të gjitha të dhënat e publikuara nga Komisioni
i Prokurimit Publik.
JSON është një formë për të mbrojtur të dhënat e transmetuara drejt standardit
OCDS ose burimeve të tjera. Në formatin JSON është mundësuar gjithashtu,
shkarkimi i një periudhe 1 vjeçare të vendimeve të Komisionit të Prokurimit
Publik .

Figura 16 - Vendime 2023 në formatin JSON

Publikimin e të dhënave sipas standardit OCDS, mund ta gjeni në faqen zyrtare


të Open Contractin Partnership, duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
Search for and download OCDS data | OCP Data Registry (open-contracting.org)
Komisioni i Prokurimit Publik po implementon standardin OCDS edhe për
historikun e vendimeve të viteve 2010-2020.

76
VENDIMMARRJET INTERPRETUESE
DHE PRAKTIKA GJYQËSORE

XII. VENDIMMARRJET INTERPRETUESE


DHE PRAKTIKA GJYQËSORE

Referuar pikës 3, të nenit 24, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të
ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik merr vendime për ankesat e paraqitura
para tij dhe nxjerr interpretim për rregullat ose parimet ligjore, që duhet të
zbatohen për objektin e ankesës, të cilat zbatohen për sa janë të vlefshme në
vendimmarrjet e ardhshme.
Komisioni i Prokurimit Publik, publikon në mënyrë transparente vendime
interpretuese në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik.
Gjithashtu, vendimet interpretuese publikohen rregullisht dhe në buletinin
mujor të Komisionit të Prokurimit Publik.
Për t’iu ardhur në ndihmë Operatorëve Ekonomikë dhe Autoriteteve
Kontraktore, KPP-ja publikon vendimmarrje të Gjykatës Europiane të Drejtësisë
në fushën e Prokurimit Publik.

77
BIBLIOTEKA

XIII. BIBLIOTEKA E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

Komisioni i Prokurimit Publik në mbështetje të ligjit Nr. 162/2020 “Për


Prokurimin Publik”, të ndryshuar; ligjit Nr. 8576/2000 “Për bibliotekat në
Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; ligjit Nr. 9887/2008, “Për Mbrojtjen e të
Dhënave Personale”, i ndryshuar; ligjit Nr. 9616/2006 “Për librin në Republikën
e Shqipërisë”, i ndryshuar; ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të
drejtat e tjera të lidhura me to”, urdhrit Nr. 03/2022 “Për miratimin e rregullores
së brendshme për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit
Publik”; me urdhrin Nr. 531, datë 03.11.2022, ka miratuar rregulloren për
organizimin dhe funksionimin e Bibliotekës së Komisionit të Prokurimit Publik.
Kjo bibliotekë është ngritur në kuadër të rritjes së kapaciteteve të të gjitha
subjekteve të interesuara. OE-të dhe AK-të kanë mundësi që të konsultohen
me literaturë ndërkombëtare në fushën e prokurimit publik, duke iu ardhur
në ndihmë në procesin e dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesave. Për më shumë
informacion në lidhje me aksesimin e bibliotekës online, mund të adresoheni
në linkun e faqes zyrtare të KPP-së.

78
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

XIV. PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

1-A ruhet në draft materiali, nëse nuk kemi plotësuar ende nënshkrimin
elektronik dhe kemi një problem kompjuterik ose shkëputje të energjisë
elektrike?
Nëse gjatë plotësimit të ankesës do t’ju ndodhë një problem në kompjuterin
tuaj, si shkëputje e internetit apo probleme teknike në lidhje me funksionimin
e pajisjes suaj kompjuterike dhe nëse materiali që ju keni krijuar nuk ka
përfunduar totalisht apo ende nuk është nënshkruar materialisht, materiali
i krijuar nga ana juaj nuk ruhet ne draft.
2-Kush e ka të drejtën për nënshkrimin elektronik ?
Çdo person fizik dhe juridik, publik apo privat, krijues i një dokumenti (akti)
elektronikisht, ka të drejtën e nënshkrimit elektronik. Dokumenti elektronik,
i cili mban emrin e nënshkruesit dhe nënshkrimin e tij të kualifikuar, ka të
njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese me formën shkresore.
4- Në cilat mënyra mund ta dërgojmë mandatin e pagesës?
Mandati i pagesës dërgohet vetëm në mënyrë elektronike, duke e ngarkuar
në sistemin e ankesave elektronike. Pasi të keni përfunduar me sukses
ngarkimin dhe dërgimin e ankesës në sistemin e ankesave elektronike, ju
do të njoftoheni për numrin e aplikimit (ankesës), nëpërmjet të cilit, ju
do të gjurmoni statusin e ankesës, si dhe do të kaloni në fazën tjetër, atë
të kryerjes së pagesës dhe ngarkimit të mandat - pagesës në sistemin e
ankesave elektronike.
5- Mund të dërgohen argumente të tjera edhe jashtë afateve të përcaktuara
ligjore ?
Sistemi i ankesave elektronike ju mundëson të ngarkoni argumente,
pretendime apo dokumente të tjera plotësuese në vazhdim të ankesës, por
çdo dokument, argument apo pretendim i juaj, do të trajtohet nga Komisioni
i Prokurimit Publik, në përputhje me parashikimet e ligjit “Për Prokurimin
Publik”. Pasi të keni përfunduar me sukses aplikimin nëpërmjet sistemit, ju
do të njoftoheni për numrin e aplikimit, me anë të të cilit ju përveçse do

79
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

të gjurmoni ankesën se në cilën fazë ndodhet, gjithashtu nëpërmjet këtij


numri do të keni mundësi të ngarkoni mandat -pagesën, dokument - shtesë
në lidhje me ankesën, pa qenë nevoja e krijimit të një aplikimi të ri. Në
mënyrë më të detajuar, të gjithë hapat që duhen ndjekur, do të sqarohen
nga Komisioni i Prokurimit Publik në manualet përkatëse.
6- Vlen pagesa nga e-Albania, edhe pse nuk e ka vulën e njomë?
Çdo pagesë e kryer elektronikisht nga portali e-Albania, ka të njëjtën vlerë si
pagesat e kryera nëpërmjet bankës.
7- Palët e treta të interesuara, njoftohen për vendimmarrjen?
Të gjitha subjektet e interesuara, interesi i të cilave do të cenohet si nga
vendimmarrja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave pranë Autoritetit/
Entit Kontraktor, ashtu edhe nga vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit
Publik, do të njoftohen nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike me anë
të një kodi gjurmimi, ku në hapësirën mesazhet e mia në portalin e-Albania,
do t’iu dërgohet kodi i gjurmimit, më anë të të cilit do të mund të shkarkojnë
vendimin e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, si dhe vendimin e
Komisionit të Prokurimit Publik. Veprimet procedurale më të detajuara, do
të sqarohen në manualet e miratuara së shpejti nga Komisioni i Prokurimit
Publik.
8- Në sistem hyjnë vetëm persona të autorizuar? Mund të futet dhe një auditues
i jashtëm për të parë se si ka ecur procedura?
Në sistem kanë të drejtë të logohen vetëm personat e autorizuar nga titullarët
e autoriteteve kontraktore dhe Komisioni i Prokurimit Publik. Sistemi nuk iu
jep mundësinë personave të jashtëm, të kenë akses në lidhje me gjurmimin e
ecurisë së procedurës apo dhe shikueshmërinë e korrespondencës. Të drejtë
kanë vetëm personat e autorizuar, të cilët janë të pajisur me kredencialet
përkatëse, si dhe vetë operatori ekonomik ankimues, i cili gjurmon vetëm
ankesën e bërë prej tij.
9- Llogaria në e-Albania në AK, është një e vetme apo çdo person duhet të ketë
llogari?
Çdo autoritet/ent kontraktor ka vetëm një llogari në sistemin e ankesave
elektronike, nëpërmjet së cilës do të mund të logohen vetëm personat e
autorizuar (nëpunësit) nga Autoriteti/Enti Kontraktor.

80
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

10- Në fushat/hapësirat ku ekziston opsioni i plotësimit me tekst, ka numër të


kufizuar fjalësh apo jo?
Në sistemin e ankesave elektronike, te dritarja plotëso me tekst, nuk ka
numër të kufizuar fjalësh në lidhje me parashtrimin e rrethanave të çështjes.
11- Data e pagesës së faturës (mandati), lë gjurmë në sistem?
Çdo veprim i kryer, si nga operatorët ekonomikë ashtu edhe nga autoritetet/
entet kontraktore në sistemin e ankesave elektronike, lë gjurmë në sistem.
12- Ku mund ta shohë AK-ja pagesën e mandatit?
Çdo person (nëpunës) i autorizuar nga Autoriteti/Enti Kontraktor, pasi të jetë
loguar në sistemin e ankesave elektronike dhe pasi të klikojë mbi ankesën
brenda seksionit të ankesës, do t’i shfaqen të dhënat mbi ankesën, mbi
pagesën e kryer, si dhe të dhënat mbi operatorin ekonomik. Gjithashtu, ky
informacion shfaqet edhe te të dhënat e publikuara në regjistrin e ankesave
në faqen web të Komisionit të Prokurimit Publik https://kpp.al/al/Ankesa.
13-Ku duhet të hyjmë për t’u aksesuar në sistem? Në faqen e KPP-së apo në
e-Albania?
Autoritetet/entet kontraktore, për të aksesuar në sistem, do të duhet të
hyjnë në web https://kpp.al/. Në këtë web do t’ju shfaqet një dritare “Hyr
me e-Albania Autoritet Kontraktor”. Pasi të klikoni mbi këtë dritare, sistemi
do të ndërlidhet në mënyrë automatike me sistemin e-Albania, ku më pas
t’ju do të duhet të logoheni në sistem me kredencialet tuaja. Të gjithë hapat
që duhet të ndiqen, do të sqarohen në mënyrë të detajuar në manual.
Ndërsa operatorët ekonomikë për të aksesuar në sistem do të duhet të
hyjnë në web:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14680.
Pasi të klikoni mbi dritaren hyr, do të shfaqet mënyra e identifikimit.
Operatorët ekonomikë do të identifikohen si biznes me kredencialet e tyre.
Të gjitha hapat që duhet të ndiqen, do të sqarohen në mënyrë të detajuar
në manual.
14- Ankesa është publike, apo jo?
Ankesat janë publike ne përputhje me nenin 112, pika 4 të Ligjit nr. 162/2020
“Për Prokurimin Publik”. Komisioni i Prokurimit Publik, në mënyrë që ankesat

81
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

të jenë të aksesueshme, si për autoritetet/entet kontraktore, ashtu edhe


për operatorët ekonomikë të interesuar, publikon të dhënat si më poshtë:
1. Në rastin e ankesave për dokumentet standarde të tenderit, Komisioni
publikon ankesën e plotë në linkun:
https://kpp.al/Ankesa?nrReferimi=&nrProtokolli=&autoriteti/
entiKotraktues=&id=.
2. Në rastin e ankesave për vlerësim publikon arsyet e skualifikimit për
vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar në linkun:
https://kpp.al/Ankesa?nrReferimi=&nrProtokolli=&autoriteti/
entiKotraktues=&id=.
3. Ofertuesve të tjerë, duke referuar vetëm kriteret për
të cilat ngrihen pretendimet në linkun https://kpp.al/
Ankesa?nrReferimi=&nrProtokolli=&autoriteti/entiKotraktues=&id=.=
15- Si orientohemi me numrin e gjurmimit apo referencës?
Operatorët ekonomikë, pasi të jenë loguar në sistemin e ankesave elektronike
me kredencialet e tyre si biznes, do t’iu shfaqen dy dritare, 1- aplikim i ri
dhe 2- gjurmim (kërko). Te hapësira gjurmim, operatori ekonomik duhet të
vendosë numrin e aplikimit (ankesës) dhe më pas do të ketë mundësi të
gjurmojë fazën në të cilën ndodhet ankesa.
16- Në cilën llogari dërgohet pagesa në momentin e kthimit të tarifës? Atë
personale apo në llogarinë në mandat - pagesë?
Pagesa në lidhje me kthimin e tarifës, kur ankesa është pranuar pjesërisht,
totalisht, apo dhe në rastin e anulimit të procedurës, do t’i rikthehet
operatorit ekonomik ankimues në llogarinë me të cilën ka kryer mandat -
pagesën.
17- Ku logohemi për të gjetur “regjistrin e ankesave”?
Çdo autoritet kontraktor, operator ekonomik, si dhe subjekte të interesuara, për
të aksesuar regjistrin e ankesave të publikuar nga Komisioni i Prokurimit Publik
mund të vizitojnë adresën: https://kpp.al/Ankesa? nrReferimi = & nrProtokolli
=&autoriteti/entiKotraktues=&id=.

82
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

18- Autoriteti/Enti Kontraktor, kur të marrë në shqyrtim ankesën, kjo e fundit


duhet të jetë me vule digjitale apo mjafton vetëm skanimi? A duhet Autoritetet/
Entet kontraktore t’i nënshkruajnë elektronikisht kthim - përgjigjet?
Çdo ankesë e bërë nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike nga
operatorët ekonomikë, duhet të jetë e nënshkruar elektronikisht nga
operatori ekonomik ankimues, kjo në përputhje me nenin 4, “Vlefshmëria
ligjore e nënshkrimeve elektronike”, të ligjit Nr. 9880, datë 25.02.2008 “Për
Nënshkrimin Elektronik”. Gjithashtu, edhe aktet e hartuara nga Autoriteti/
Enti Kontraktor, si kthim - përgjigjet, të cilat do të bëhen përmes një
dokumenti elektronik, duhet të nënshkruhen elektronikisht. Çdo dokument
elektronik, i cili mban emrin e nënshkruesit dhe nënshkrimin e tij elektronik,
ka të njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese, si çdo dokument tjetër i
krijuar në formë shkresore. Vetë sistemi i ankesave elektronike iu mundëson
autoriteteve kontraktore nënshkrimin elektronik të dokumenteve.
19- Si do ta administrojë autoriteti/enti anën shkresore të dokumentit
elektronik?
Çdo dokument elektronik, që është pjesë e një praktike shkresore, printohet
dhe i bashkëngjitet praktikës shkresore. Vërtetimi i kopjes në letër, të
dokumentit elektronik nga institucionet publike, kryhet nga persona të
autorizuar nga titullari i institucionit. Kopja në letër e dokumentit elektronik,
ka të njëjtën vlerë ligjore me dokumentin elektronik, kur ajo është realizuar
sipas përcaktimeve të nenit 10, të ligjit Nr. 10273, datë 29.04.2010 “Për
Dokumentin Elektronik”. Elementet që duhet të përmbajë ky dokument,
janë të përcaktuara në pikën 5, të udhëzimit Nr. 1, datë 31.12.2012 “Për
Vërtetimin e Kopjes në Letër të Dokumentit Elektronik nga Institucionet
Publike”.
20- Ky sistem funksionon edhe për blerjet e vogla? Si do të trajtohen blerjet e
vogla?
Sistemi i ankesave elektronike funksionon vetëm për ankesat në lidhje me
Procedurat e Prokurimit, Ankandet, Lejet Minerare dhe Koncensionet. Ky
sistem nuk funksionon për procedurat blerje të vogla dhe për sistemin
dinamik të blerjeve.

83
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

21- Si mund të bëj një ankesë drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik në rrugë
elektronike?
Komisioni i Prokurimit Publik ka miratuar me vendimin nr. 328, datë
06.04.2022, “Manualin e operatorëve ekonomikë për përdorimin e sistemit
të ankesave elektronike dhe dorëzimin e ankesave nëpërmjet Sistemit
të Ankesave Elektronike”, të cilin mund ta aksesoni në faqen zyrtare të
KPP-së, https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë dhe Suport”, ku do të gjeni
dhe sqarimet e duhura mbi mënyrën e paraqitjes së ankesave në rrugë
elektronike.
22- A mund të bëjë ankesë Operatori Ekonomik, përmes punonjësit të pajisur
me nënshkrim elektronik?
Komisioni i Prokurimit Publik ka miratuar me vendimin nr. 328, datë
06.04.2022, “Manualin e operatorëve ekonomikë për përdorimin e sistemit
të ankesave elektronike dhe dorëzimin e ankesave nëpërmjet Sistemit të
Ankesave Elektronike”, të cilin mund ta aksesoni në faqen zyrtare të KPP-së,
https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë dhe Suport”. Në këtë manual do të
gjeni dhe sqarimet e duhura mbi mënyrën e paraqitjes së ankesave në rrugë
elektronike, ku konkretisht lidhur me nënshkrimin elektronik, që duhet të
jetë i pajisur zyrtari i autorizuar për paraqitjen e ankesës, në faqen 18 të
tij, thuhet: “Nënshkrimi i zyrtarit të autorizuar, checkbox/buton që duhet
çekuar për zyrtarin që nënshkruan elektronikisht (Zyrtari i autorizuar duhet
të zotërojë nënshkrim elektronik në përputhje me përcaktimet e bëra në
ligjin Nr. 9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar )”.
23- Nëse ankesa paraqitet nga një operator ekonomik i huaj, duhet të shtohet
sqarimi tek opsioni përkatës?
Shpjegimet mbi paraqitjen e ankesës nga një operator i huaj, i gjeni në
faqen 37, të “Manualit të operatorëve ekonomikë për përdorimin e sistemit
të ankesave elektronike dhe dorëzimin e ankesave nëpërmjet Sistemit të
Ankesave Elektronike”, të miratuar me vendimin nr. 328, datë 06.04.2022, të
Komisionit të Prokurimit Publik, të cilin mund ta aksesoni në faqen zyrtare të
KPP-së, https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë dhe Suport”.
24- CN Number, a mund të sqarohet se ku gjendet?
Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, në rubrikën “Njoftimi i
Kontratës së Shpallur”, te të dhënat kryesore të një procedure prokurimi,

84
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

gjeni të publikuar, numrin e njoftimit. Shembull i një numri njoftimi të një


procedure prokurimi: CN/24***/****2023.
25- A mundet të pranohet edhe mandati i pagesës elektronike përmes
sistemeve të treta nga bankat, jo vetëm me vulë të njomë? Shumica e bankave
tregtare për pagesat elektronike nga sistemet e tyre, lëshojnë vetëm një fletë
informative për pagesën dhe detajet e pagesës.
Referuar nenit 120, të ligjit 162/2020, “Për prokurimin publik”, kusht formal
për paraqitjen e ankesës pranë KPP-së dhe Autoritetit/Entit Kontraktor,
është kryerja e pagesës së tarifës së ankesës pranë Komisionit të Prokurimit
Publik, si dhe referuar nenit 111, të ligjit për prokurimin publik, ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit, dokumentin bankar që vërteton
pagesën e tarifës përkatëse për ankesën. Pagesat e kryera elektronikisht
pranohen nga Komisioni i Prokurimit Publik, për sa kohë përmbajnë detajet
e plota të pagesës, të dhënat e ankimuesit, si dhe të dhënat e institucionit
ose Degën e Thesarit.
26- Si funksionon shqyrtimi i një ankese?
Referuar nenit 114, të ligjit nr. 162/2020,‘‘Për prokurimin publik“, ankesa
fillimisht shqyrtohet nga Autoriteti/Enti kontraktor, i cili ka detyrimin të
shprehet mbi pranimin e plotë/të pjesshëm ose refuzimin e ankesës, duke
vënë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik, brenda afateve të parashikuara
në dispozitën e sipërpërmendur.
Komisioni i Prokurimit Publik shqyrton ankesën e paraqitur, si dhe vendimin
e autoritetit ose entit kontraktor, së bashku me dokumentet dhe shpjegimet
shoqëruese, që mbështesin këtë vendim, bazuar në nenin 115, të ligjit
nr. 162/2020,‘‘Për prokurimin publik“. Në çdo rast, vendimi i Komisionit
të Prokurimit Publik, iu bëhët me dije palëve në procesin e shqyrtimit të
ankimit administrativ.
27- A është e mundur që heqja e pezullimit të procedurave të publikohet online
pa njoftimin që vjen me postë, pasi mesazhet qe vijnë nga APP-ja nuk janë
gjithmonë korrekte, duke qenë se shpeshherë AK-të e heqin vetë nga pezullimi
proceduren, pa marrë akoma vendimin e KPP-së dhe ndodh që ose anulohen
ose zgjaten e pezullohen sërish procedurat?
Komisioni i Prokurimit Publik, duke filluar nga janari 2024, do të publikojë në
faqen zyrtare të tij, në rubrikën “Registri i vendimeve”, edhe vendimmarrjet

85
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

mbi zbatimet e vendimeve të Komisionit, bazuar nga informacioni i ardhur


nga Autoriteti/Enti Kontraktor.
28- Si mund të paraqiten argumentet nga operatorët ekonomikë të interesuar?
Referuar nenit 113, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, në rastet
e ankesave për vendimet e autoritetit ose entit kontraktor për përzgjedhjen
e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të
ofertave, operatorët ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në procedurën e
prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të drejtë të
paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë të fundit, njëkohësisht pranë
autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik. Në
manualin e operatorëve ekonomikë për përdorimin e sistemit të ankesave
elektronike dhe dorëzimin e ankesave nëpërmjet Sistemit të Ankesave
Elektronike, në faqen 31 të tij, do të gjeni dhe sqarimet e duhura mbi
mënyrën e parqitjes së argumenteve në rrugë elektronike. Manualin mund
ta aksesoni në faqen zyrtare të KPP-së, https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë
dhe Suport”.
29- A publikohen argumentet e paraqitura nga operatorët ekonomikë të
interesuar?
Referuar nenit 113, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, në rastet
e ankesave për vendimet e autoritetit ose entit kontraktor për përzgjedhjen
e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të
ofertave, operatorët ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në procedurën e
prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të drejtë të
paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë të fundit, njëkohësisht pranë
autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
Komisioni i Prokurimit Publik, publikon në rubkrikën ”Regjistri i Ankesave”,
nëse janë paraqitur argumente ose jo nga operatorët ekonomikë të
interesuar.
30- Kur duhet të dorëzohet mandat - pagesa për një procedurë ankimimi?
Referuar nenit 111, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar, që vërteton
pagesën e tarifës përkatëse për ankesën. Nëse mandat - pagesa nuk paraqitet
njëkohësisht me ankesën, atëherë Autoriteti/Enti Kontraktor duhet të vërë
në dijeni ankimuesin për të plotësuar të metat e ankesës. Njoftimi mund të

86
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe


në çdo rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve
nga njoftimi, ajo vlerësohet si e paparaqitur. Në çdo rast, paraqitja e ankesës
shoqërohet me mandat - pagesën e bërë pranë Komisionit të Prokurimit
Publik.
31-Si mund të dorëzojmë mandat - pagesën e tarifës së ankesës së paraqitur
pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik?
Në rastin e paraqitjes së ankesave eletronike, mandat - pagesa mund të
ngarkohet në Sistemin e Ankesave Elektronike, sipas sqarimeve në faqen
29, të manualit për operatorët ekonomikë, për përdorimin e sistemit të
ankesave elektronike dhe dorëzimin e ankesave nëpërmjet Sistemit të
Ankesave Elektronike”, të cilin mund ta aksesoni në faqen zyrtare të KPP-
së, https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë dhe Suport”. Gjithashtu, mandat
- pagesën mund ta dorëzoni fizikisht pranë Komisionit të Prokurimit Publik,
në zyrën e Protokollit të institucionit.
32- Pas ankimimit online drejtuar AK-së dhe KPP-së, është e nevojshme të
dërgojmë dosje fizike të materialit të ngarkuar në e-Albania, ankesë dhe
argument?
Operatorët ekonomikë ankimues, në rastet e paraqitjes së ankesës në
rrugë elektronike, sipas sqarimeve në faqen 24, të manualit për operatorët
ekonomikë, për përdorimin e sistemit të ankesave elektronike dhe dorëzimin
e ankesave nëpërmjet “Sistemit të Ankesave Elektronike”, të cilin mund ta
aksesoni në faqen zyrtare të KPP-së, https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë
dhe Suport”, nuk kanë detyrimin që të parqesin edhe fizikisht materialin e
ngarkuar në Sistemin e Ankesave Elektronike.

87
NDIHMË DHE SUPORT

XV. NDIHMË DHE SUPORT

Komisioni i Prokurimit Publik, për t’iu ardhur në ndihmë Autoriteteve


Kontraktore, Operatorëve Ekonomikë dhe subjekteve të interesuara, ka
vendosur në dispozicion disa shërbime. Këto shërbime ofrohen në mënyrë
digjitale si më poshtë.
Rubrika “Ndihmë dhe Suport” - https://kpp.al/
“Pyetje - Përgjigje” - https://kpp.al/NdihmeDheSuport/PyetjePergjigje
“Manuale Përdorimi” https://kpp.al/NdihmeDheSuport/ManualePerdorimi
“Video Tutorial” - https://kpp.al/NdihmeDheSuport/VideoTutorial

Chat nëpërmjet të cilit mund të jepet asistencë teknike, për përdorimin e


Sistemit të Ankesave Elektronike.
https://kpp.al/

Numër i gjelbër, i cili ju mundëson komunikim direkt dhe asistencë tenike


falas, për përdorimin e Sistemit të Ankesave Elektronike.

88
NDIHMË DHE SUPORT

https://kpp.al/

“Aplikacioni mobile” të cilin mund ta shkarkoni në smartphon-ët tuaj, për


të aksesuar më lehtë faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik.
Përdoruesit do të kenë mundësinë të shfletojnë informacionin, të dorëzojnë
dokumentacionin dhe të ndjekin statusin e aplikimeve të tyre, duke bërë gjithë
këtë në mënyrë efikase, përmes pajisjeve të tyre mobile.
Gjithashtu Autoriteti/Enti Kontraktor, mund të përdorë llogarinë si AK nëpërmjet
këtij aplikacioni.
Në përpjekje për të krijuar mbështetje të plotë për operatorët
ekonomikë dhe subjektet e interesuara, Komisioni i Prokurumit Publik
ka vendosur një Info Point në ambientet e tij.
Personeli i trajnuar do të jetë në dispozicion, për të ofruar asistencë teknike
për përdorimin e Sistemit të Ankesave Elektronike. Ky shërbim do të krijojë një
ndërveprim me anë të komunikimit online me ankimuesit, duke i ndihmuar ata
në orientimin dhe plotësimin e aplikimit për ankesë dhe argument.
1

89
BURIMET KRYESORE: INSTITUCIONET, KONTAKTET
DHE LIDHJET WEB

XVI. BURIMET KRYESORE: INSTITUCIONET, KONTAKTET


DHE LIDHJET WEB

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Kontakt: Tel/Fax: +355 42232599,


Web: https://www.parlament.al/
KRYEMINISTRIA, Kontakt:+355 4 2277 369,Email: info@kryeministria.al,
Web: https://www.kryeministria.al/

KPP - KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK, Kontakt: Tel: +3554 2281851,


Email: Kpp_info@kpp.gov.al, Web: https://kpp.al

APP - AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK, Kontakte: https://www.app.gov.al/


rreth-nesh/kontakte/, Web: https://www.app.gov.al/

QBZ - QENDRA E BOTIMEVE ZYRTARE, Kontakt: Tel: 0800 1010,


Email: info@botimezyrtare.gov.al, Web: https://qbz.gov.al/
SIGMA OECD, Kontakt: Tel: +33 (0)1 45 24 82 00,
Email: sigmaweb@oecd.org, https://www.sigmaweb.org/contactus/,
Web: https://www.sigmaweb.org/
OCP - OPEN CONTRACTING PARTNERSHIP, Kontakt:
https://www.open-contracting.org/about/contact/,
Web: https://www.open-contracting.org/

90
SHKURTIME

XVII. SHKURTIME

KPP - Komisioni i Prokurimit Publik


SAE - Sistemi i Ankesave Elektronike
AK - Autoritet Kontraktor
OE - Operator Ekonomik
LPP - Ligji i Prokurimit Publik
QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit
DPT - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
NIPT - Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm
Kodi CPV - Kodi Përkatës në Fjalorin e Përbashkët të Prokurimit
VKM - Vendim i Këshillit të Ministrave
BOE - Bashkim i Operatorëve Ekonomikë
SPE - Sistemi i Prokurimeve Elektronike
APP - Agjencia e Prokurimit Publik
OCDS - Open Contracting Data Standard
OCP - Open Contracting Partnership
KVO - Komisioni i Vlerësimit të Ofertave
KSHA - Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave

91
Ky manual u hartua nga Komisioni i Prokurimit Publik me kontributin e
stafit:

Z. Jonaid Myzyri,

Znj. Aurela Toma Gera,

Znj. Teodora Mehmetaj,

Z. Erion Gjyshi,

Znj. Erjola Nasufi,

Z. Albi Dvorani,

Z. Ndue Lleshaj.

Ky manual është konsultuar dhe rishikuar nga SIGMA - OECD.

92
www.kpp.al

1 93

You might also like