You are on page 1of 116

www.kpp.

al

PROCEDURAT E ANKESAVE
TË PROKURIMIT PUBLIK
Ankesa PËR OPERATORËT EKONOMIKË

TIRANË, 2024

1
PËRMBAJTJA

I. HYRJE...........................................................................................................................6
II. KORNIZA LIGJORE......................................................................................................7
III. ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT..................................................................8
3.1 Elementet formale të ankesës .........................................................................10
3.1.1 Paraqitja e ankesës përmes sistemit të ankesave elektronike...................10
3.1.2 Formulari i Ankesës.....................................................................................14
3.1.3 Pagesa e tarifës të ankesës.........................................................................20
3.1.4 Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës............................21
3.1.5 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave
të Operatorëve Ekonomik, për dokumentet standarde të tenderit.........24
IV. ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR................27
4.1. Procesi i ankimit në formë skematike..............................................................27
4.2. Legjitimimi i ankimuesit...................................................................................28
4.3. Elementet formale të ankimimit......................................................................30
4.3.1 Paraqitja e ankesës përmes sistemit të ankesave elektronike...................30
4.3.2. Formulari i ankesës....................................................................................34
4.3.3. Pagesa e tarifës të ankesës........................................................................40
4.3.4. Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës...........................41
4.3.5 Aplikimi për Argument në rrugë elektronike.............................................43
4.4 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave
të Operatorëve Ekonomik për vendimin e vlerësimit/klasifikimit
përfundimtar...............................................................................................45
4.5 Procedura e ankimit pranë KPP-së kundër vendimit të Autoritetit/
Entit Kontraktor nga operatorët ekonomikë të interesuar që kanë paraqitur
argumente.....................................................................................................48

2
PËRMBAJTJA

V. ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA..............................................49


5.1 Procesi i ankimit në formë skematike...............................................................50
5.2 Legjitimimi i ankimuesit....................................................................................51
5.3 Elementet formale të ankesës..........................................................................53
5.3.1 Paraqitja e ankesës përmes sistemit të ankesave elektronike...................53
5.3.2 Formulari i ankesës....................................................................................56
5.3.3 Pagesa e tarifës së ankimit.........................................................................63
5.3.4 Documentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës............................65
5.3.5 Aplikimi për Argument në rrugë elektronike.............................................66
5.4 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave
të Operatorëve Ekonomik, për procedurat e prokurimit me faza...................68
5.5. Procedura e ankimit pranë Komisionit të Prokurimit Publik kundër vendimit
të Autoritetit/Entit Kontraktor nga operatorët ekonomikë të interesuar që
kanë paraqitur argumente...............................................................................71
VI. ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE PËR RIHAPJEN E KONKURRIMIT PËR
LIDHJEN E NJË KONTRATE NË BAZË TË NJË MARRËVESHJEJE KUADËR, ME DISA
OPERATORË EKONOMIK, REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR.
162/2020, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR........................................72
6.1 Legjitimimi i ankimuesit...................................................................................73
6.2 Elementet formale të ankesës .........................................................................75
6.2.1 Paraqitja e ankesës përmes sistemit të ankesave elektronike...................75
6.2.2 Formulari i ankesës.....................................................................................76
6.2.3 Pagimi i tarifës së ankesës..........................................................................76
6.2.4 Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës............................77
6.3 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave
të Operatorëve Ekonomik, për rihapjen e konkurrimit për lidhjen e një
kontrate, në bazë të një marrëveshjeje kuadër................................................78

3
VII. ANKESAT PËR PROCEDURËN E PROKURIMIT ME NEGOCIM, PA SHPALLJE
PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS..........................................................79
7.1 Legjitimimi i ankimuesit....................................................................................79
7.2 Elementet formale të ankesës .........................................................................81
7.2.1 Paraqitja e ankesës përmes sistemit të ankesave elektronike...................81
7.2.2 Pagimi i tarifës së ankesës..........................................................................81
7.2.3 Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës............................82
7.3 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave
të Operatorëve Ekonomik, për procedurën e prokurimit me negocim,
pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës............................................83
VIII. ANKESAT NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE TË LIDHUR
PA ZHVILLUAR NDONJË NGA PROCEDURAT E PROKURIMIT TË PARASHIKUARA
NË KËTË LIGJ DHE/OSE NË RASTIN KUR NUK ËSHTË PUBLIKUAR NJOFTIMI I
FITUESIT OSE NJOFTIMI I KONTRATËS SË NËNSHKRUAR NGA AUTORITETI/ENTI
KONTRAKTOR.......................................................................................................84
8.1 Legjitimimi i ankimuesit....................................................................................84
8.2 Elementet formale të ankesës..........................................................................85
8.3 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave
të Operatorëve Ekonomik, për rastin e konstatimit të një kontrate publike
të pavlefshme....................................................................................................85
8.4 Shqyrtimi i Ankesës nga Komisioni i Prokurimit Publik.....................................86
IX. PROCEDURA E ANKIMIMIT PRANË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK...........88
9.1 Veprimet paraprake mbi shqyrtimin e ankesës nga KPP..................................88
9.2 Trajtimi i ankesës nga KPP.................................................................................88
9.3 Vendimet e ekspertizës.....................................................................................91
9.4 Seancat dëgjimore............................................................................................92

4
9.5 Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik.........................................................92
9.6 Ankesat kundër vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik në Gjykatën
Administrative...................................................................................................95
X. MBI PËRDORIMIN E TË DHËNAVE TË HAPURA OCDS NË FAQEN E KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK..........................................................................................96
XI. VENDIMMARRJET INTERPRETUESE DHE PRAKTIKA GJYQËSORE..........................98
XII. BIBLIOTEKA E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK............................................99
XIII. PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH................................................................100
XIV. NDIHMË DHE SUPORT ......................................................................................109
XV. BURIMET KRYESORE: INSTITUCIONET, KONTAKTET DHE LIDHJET WEB.............111
XVI. PËRMBLEDHJA E TABELAVE................................................................................112
XVII. SHKURTIME........................................................................................................114

5
HYRJE

I. HYRJE

Ky manual është përgatitur me qëllim ofrimin e udhëzimeve të qarta dhe


praktike për operatorët ekonomikë dhe autoritetet/entet kontraktore në lidhje
me procedurat e ankimimit pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) dhe
Autoriteteve/Enteve Kontraktore në kuadër të marrjes pjesë në procedurat e
prokurimit publik, në përputhje me ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të
ndryshuar. Rëndësia e këtij manuali bazohet në faktin se ai është një mjet kryesor
për të kuptuar dhe zbatuar me saktësi hapat e procedurave të ankimimit, duke
i lehtësuar përdoruesit në procesin e dorëzimit dhe shyqrtimit të ankesave për
procedurat e prokurimit publik.
Ky manual, gjithashtu synon të shmangë përsëritjen e gabimeve proceduriale
nga ana e autoriteteve/enteve kontraktore në kuadër të rishikimit administrativ
të vendimmarrjes së autoriteteve/enteve kontratore në procedurat e prokurimit
publik.
Bazuar në Ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar, si dhe
praktikës së Komisionit të Prokurimit Publik, është parë e arsyeshme nevoja
për krijimin e një manuali të strukturuar, i cili do t’i vijë në ndihmë operatorëve
ekonomikë dhe autoriteteve/enteve kontraktore, me qëllim kuptimin dhe
zbatimin e ligjit të prokurimit publik në mënyrë sa më efikase dhe praktike sa
i përket procedurave të ankimit. . Ky manual ofron një shpjegim të detajuar të
procedurave, duke adresuar pikat kyçe të ligjit dhe duke i bërë ato të kuptueshme
dhe të aplikueshme, duke ndjekur hapat e paraqitur në këtë manual.
Ky manual përfshin informacion të gjerë, duke filluar nga hapat dhe veprimet
proceduriale që duhet të kryejnë operatorët ekonomikë në kuadër të procedurave
të ankimit, komunikimit elektronik midis autoriteteve/enteve kontraktore dhe
operatorëve ekonomikë, procedurat hap pas hapi në faza të ndryshme të procesit
të ankimit, si dhe paraqitje skematike, të cilët tregojnë hapat që duhen ndjekur
në një procedurë ankimimi.
Duke përdorur këtë manual, pritet që operatorët ekonomikë dhe autoritetet/
entet kontraktore të shmangin gabimet njerëzore dhe proceduriale, si dhe të
zbatojnë me saktësi, efiçencë dhe efikasitet procedurat e prokurimit publik, duke
qenë të përpiktë në zbatimin e ligjit.

6
KORNIZA LIGJORE

II. KORNIZA LIGJORE

Ky manual është hartuar në përputhje me Ligjin 44/2015, “Kodi i Procedurave


Administrative në Republikën e Shqipërisë, ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin
publik”, të ndryshuar, VKM nr. 285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave
të prokurimit publik”, të ndryshuar, VKM Nr. 486, datë 21.07.2022, “Për
Përcaktimin e Rregullave për Pavlefshëmrinë e Kontratave të Prokurimit Publik”,
VKM Nr. 236, datë 20.04.2023 “Për Përcaktimin e Rregullave dhe tarifës së
Pagesës për Ankimin në një Proceurë Prokurimi pranë Komisionit të Prokurimit
Publik”, Vendim i KPP nr. 766, datë 13.10.2021, “Për miratimin e rregullave dhe
për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, Vendim
i KPP nr. 328, datë 06.04.2022, “Për Miratimin e Manualit të Operatorëve
Ekonomik për Përdorimin e Sitemit të Ankesave Elektronike dhe Dorëzimin e
Ankesave Nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike”, Vendim i KPP Nr. 329,
datë 06.04.2022 “Për Miratimin e Manualit të Autoriteteve/Enteve Kontraktore
për Përdorimin e Sitemit të Ankesave Elektronike dhe Shqyrtimin e Ankesave
Nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike”.

Gjithashtu ky manual është miratuar me Vendimin nr. 301, datë 25.03.2024 të


Komisionit të Prokurimit Publik.

7
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

III. ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

Me ndryshimet e ligjit të prokurimit publik, ankesa dhe çdo komunikim në kuadër


të shqyrtimit të ankesave do të kryhen përmes Sistemit të Ankesave Elektronike.
Operatori ekonomik ankimues do të dërgojë njëkohësisht ankesën në autoritetin
ose entin kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik në Sistemin e Ankesave
Elektronike.

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i paraqitjes së ankesave në Autoritetin/


Entin Kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik dhe legjitimimi i palëve;
Verifikimi i elementëve formal të ankesës; Formulari i ankesë, Pagesa e tarifës
së ankesës, Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës.

1 HAPI I PARË:

Ratione in personae (Legjitimimi i palës): Fillimisht operatori ekonomik duhet


të legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë autoritetit/entit kontraktor dhe
Komisionit të Prokurimit Publik, operatori ekonomik duhet të ketë ose ka pasur
interes në një procedurë prokurimi, dhe duhet të jetë dëmtuar ose rrezikohet të
dëmtohet nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit/entit kontraktor, për të
cilat pretendon se janё në kundërshtim me ligjin, në kuptim të nenit 109 të ligjit
Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Ratione temporis (Legjitimimi kohor): Pas evidentimit të problematikave
në dokumentet e tenderit, ose publikimit të ndryshimeve të kërkesave në
dokumentet e tenderit, operatori ekonomik duhet të identifikojë periudhën
kohore që ka në dispozicion për të paraqitur ankesën, sipas parashikimeve të
pikës 1, të nenit 110, të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
Për procedurat e prokurimit ku fondi limit është “Mbi kufirin e lartë monetar”,
e drejta për të paraqitur ankesë për dokumentet standarde të tenderit ushtrohet
brenda një periudhe kohore prej 10 (dhjetë) ditësh kalendarike, brenda 10 ditëve
nga publikimi i njoftimit të kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në
dokumentet e tenderit, (duke përfshirë edhe datën e publikimit), pra operatori

8
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

ekonomik fillimisht duhet të identifikojë datën në të cilën është publikuar njoftimi


i kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit dhe
brenda afatit 10 (dhjetë) ditor (duke përfshirë dhe datën e publikimit) ka të drejtë
që të paraqesë ankesë për dokumentet e hartuara nga autoriteti kontraktor.
Për procedurat e prokurimit ku fondi limit është “Nën kufirin e lartë monetar”, e
drejta për të paraqitur ankesë për dokumentet e tenderit ushtrohet brenda një
periudhe kohore prej 7 (shtatë) ditësh kalendarike, 7 ditë nga publikimi i njoftimit
të kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit
(duke përfshirë edhe datën e publikimit), pra operatori ekonomik fillimisht duhet
të identifikojë datën në të cilën është publikuar njoftimi i kontratës ose publikimi
i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit dhe brenda afatit 7 (shtatë)
ditor (duke përfshirë dhe datën e publikimit), ka të drejtë që të paraqesë ankesë
për dokumentet standarde te hartuara nga autoriteti kontraktor.
Kufijtë monetarë të procedurave të prokurimit, janë përcaktuar në nenin 111,
të vendimit Nr. 285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar.

KUJDES: Fondi limit i procedurave të prokurimit si në vijim: “Procedurë e Hapur


- Punë Publike”; “Procedurë e Hapur - Mallra”; “Procedurë e Hapur - Shërbime”;
“Procedurë e Kufizuar - Punë Publike”; “Procedurë e Kufizuar - Mallra” dhe
“Procedurë e Kufizuar - Shërbim”, “Procedurë e Hapur - Punë Publike / Marrëveshje
Kuadër”; “Procedurë e Hapur - Mallra / Marrëveshje Kuadër”; “Procedurë e
Hapur-Shërbime / Marrëveshje Kuadër”; “Procedurë e Kufizuar - Punë Publike /
Marrëveshje Kuadër”; “Procedurë e Kufizuar - Mallra / Marrëveshje Kuadër” dhe
“Procedurë e Kufizuar - Shërbim / Marrëveshje Kuadër”, Procedurat e kufizuara
(Dialog Konkurrues, Partneriteti për Inovacion, Procedurë me Negociim pa
Shpallje Paraprake të Njoftimit të Kontratës, Procedurë me Negociim me Shpallje
Paraprake të Njoftimit të Kontratës), mund të jenë “mbi kufirin e lartë monetar”
ose “nën kufirin e lartë moneta”, ndërsa fondi limit i procedurave të prokurimit si
në vijim: “Procedurë e Hapur e Thjeshtuar - Punë Publike”; “Procedurë e Hapur
e Thjeshtuar - Mallra” dhe “Procedurë e Hapur e Thjeshtuar - Shërbim” është
gjithmonë nën kufirin e ulët monetar.
KUJDES: Në rastet kur dita e fundit për paraqitjen e ankesës bie ditë e shtunë,
ditë e dielë ose ditë feste zyrtare, atëherë operatori ekonomik ka të drejtë të
paraqesë ankesën e tij ditën pasardhëse të punës.

9
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

3.1 Elementet formale të ankesës

1 HAPI I PARË:

3.1.1 Paraqitja e ankesës përmes sistemit të ankesave elektronike


Në datën 27.10.2021, Komisioni i Prokurimit Publik ka implementuar Sistemin
e Ankesave Elektronike, duke mundësuar tashmë për të gjithë operatorët
ekonomikë paraqitjen e ankesës në të njëjtën kohë, pranë Komisionit të
Prokurimit Publik dhe Autoritetit/Entit Kontraktor, në rrugë elektronike. Me
dorëzimin e ankesës në sistemin e ankesave elektronike, në përputhje me afatet
në ligjin 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, ankesa menjëherë
konsiderohet e dorëzuar pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit të
Prokurimit Publik, njëkohësisht në të dyja institucionet.
Referuar nenit 111, të ligjit nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar,
ankesat dorëzohen vetëm në rrugë elektronike.
Referuar Manualit “Manual i Përdorimit - Për Ankesë, Argument nga Operatorët
Ekonomikë” miratuar me Vendim Nr. 328, date 06.04.2022, të Komisionit të
Prokurimit Publik, Operatorët Ekonomik mund të log-ohen nëpërmjet portalit
e-Albania në mëyrë që të të kryejnë aplikim për “Ankesë dhe Argument”.
Në portalin e Komisionit të Prokurimit Publik (Kpp.al) në ndërfaqen kryesore të
portalit, menuja “Kreu”, ofrohet mundësia e aplikimit për ankesë elektronike
ose argument mbi ankesë për Operatorët Ekonomikë.
Me klikim të një prej butonave si në imazhin më poshtë ju mund të aplikoni për
ankesë ose për argument.
Kur klikohet butoni “Ankesë” kryhet:
Aplikim për Ankesë nga Operatorët Ekonomikë kryhet për Procedurat e
Prokurimit Publik pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit të
Prokurimit Publik, ndërsa aplikimi për ankesë për Leje Minerare, Ankand ose
Koncension kryhet vetëm pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

10
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

Figura 1 - Aplikim për Ankesë

Klikimi në butonin “Ankesë” (Aplikim për Ankesë nga Operatorët Ekonomikë


për Procedurë Prokurimi Publik, Leje Minerare, Ankand ose Koncension) do t’ju
drejtojë në portalin e- albania, në seksionin e dedikuar për aplikimet për ankesë.

Figura 2 - Ridirektimi në portalin e-Albania

● Operatori Ekonomik Shqipëtar nuk disponon llogari ne e-albania

● Nëse nuk dispononi një llogari në e-albania paraprakisht duhet të


regjistroheni duke klikuar mbi butonin “Regjistrohu”.

11
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

● Operatori Ekonomik i Huaj nuk disponon llogari ne e-albania

● Nëse nuk dispononi një llogari në e-albania paraprakisht duhet të


regjistroheni duke klikuar mbi butonin “Regjistrohu” (Regjistro biznesin
tuaj si shtetas i huaj).
● Nëse ju dispononi një llogari në e-albania, ndiqen hapat e mëposhtëm:

● Kliko butonin “Hyr”. Me klikimin e këtij butoni duhet të përzgjidhni mënyrën


e identifikimit si biznes (klikohet mbi butonin “Biznes”).
● Pasi të keni klikuar mbi butonin “Biznes” ju duhet të vendosni kredencialet
(Numrin personal dhe fjalëkalimin), në mënyrë që të hyni në sistem.
● Pasi të plotësoni kredencialet, duhet të klikoni mbi butonin “Hyr”

● Me klikimin në butonin “Hyr”, ju jeni identifikuar tashmë në portal si


Operator Ekonomik dhe do të aksesoni menunë e aplikimit për një ankesë
të re ose gjurmimin e statusit të një ankese ekzistuese. Sistemi i Ankesave
Elektronike ju mundëson vetëm gjurmimin e ankesës tuaj.

Figura 3 - Krijo aplikim të ri

12
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

● Për të krijuar një ankesë të re, duhet të klikoni mbi butonin “Krijo aplikim
i ri”
Pasi të plotësohen të gjitha fushat duhet të klikohet mbi butonin “Nënshkruaj
Ankesën”; me kryerjen e këtij veprimi personit të autorizuar që është i pajisur
me nënshkrim elektronik sipas përcaktimeve ligjore të parashikuara në ligjin
Nr. 9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, i shkon në
mënyrë automatike me sms kodi i nënshkrimit elektronik.
Me klikim të butonit “Dërgo”, dërgohet ankesa Për Procedurat e Prokurimit
Publik njëkohësisht pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe institucionit të
Komisionit të Prokurimit Publik, dhe nga sistemi do të gjenerohet një numër
aplikimi elektronik.
Numri i aplikimit elektronik do t’ju mundësojë gjurmimin e statusit të ankesës
tuaj të dërguar, në faqen kryesore ku u iniciua ankesa, në seksionin “Lista e
ankesave pranë autoritetit/entit kontraktor dhe Komisionit të prokurimit publik”.
- Vendosni numrin e aplikimit, dhe me klikim të butonit “Kërko”, do t’ju
pasqyrohet:
● Emri i shërbimit

● Statusi

- Kujdes: Statusi fillestar i ankesës është “Paparaqitur mandat - pagesa”,


- Pagesa mund të kryhet në dy mënyra:
● Në bankë

Ose
● Online (Nëpërmjet Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike,

e cila është e lidhur me institucionet bankare dhe jo-bankare)


Ju mund të shkarkoni mandat - pagesën duke klikuar mbi butonin “Shkarkoni
mandat - pagesën”.
Komunikimi nëpërmjet Komisionit të Prokurimit Publik dhe Operatorit Ekonomik
kalon nëpërmjet sistemit, së bashku me komunikimin mes Autoritetit/Entit
Kontraktor dhe Operatorit Ekonomik.

13
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

3.1.2 Formulari i Ankesës

2 HAPI I DYTË:

Operatori ekonomik ka detyrimin të plotësojë me korrektësi secilën rubrikë të


Formularit të Ankesës.

KUJDES! Në Seksionin I. Identifikimi i ankimuesit, operatori ekonomik duhet të


plotësojë secilën rubrikë të përcaktuar në të.

Në Seksionin II. Informacion mbi procedurën, duhet të plotësohen të gjitha


rubrikat me përjashtim të rubrikave në pikën 7 dhe pikën 8.
Në Seksionit III. Përshkrimi i ankesës, operatori ekonomik ankimues duhet
të potësojë të gjitha rubrikat. Në rubrikën e pikës 2 duhet të klikojë opsionin
“Modifikim i dokumenteve të tenderit” dhe në rastin kur krahas kërkesës për
modifikimin e dokumenteve të tenderit ka edhe ndonjë pretendim tjetër, duhet
që të klikojë opsionin “Tjetër”, duke cituar pretendimin konkret që ka. Në rubrikën
e pikës 3, duhet të përshkruajë rrethanat dhe faktet, duke përmendur vetëm
datën e publikimit të procedurës dhe nëse ka patur modifikim të dokumenteve
të tenderit duhet përmendur data e modifikimit të dokumenteve të tenderit. Në
rubrikën e pikës 4, operatori ekonomik duhet të identifikojë qartë pretendimin e
tij lidhur me dokumentet e tenderit, duke shprehur nëse kërkon modifikim apo
heqje të një përcaktimi të bërë nga ana e Autoritetit/Entit Kontraktor.
Për të krijuar një ankesë të re, duhet të klikoni mbi butonin “Krijo aplikim i ri”
dhe ndiqen hapat e mëposhtëm.

14
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

Identifikimi i të dhënave të ankimuesit:


Pasi të keni klikuar butonin “Krijo një aplikim të ri” do t’ju shfaqet forma e
aplikimit sipas figurës Nr. 4. me të dhënat përkatëse

Figura 4 - Identifikimi i të dhënave të ankimuesit

● Nuis/NIPT, plotësohet me NIPT-in e loguar

● Emri i plotë i ankimuesit

● Adresa

Sistemi i merr në mënyrë automatike të plotësuara nga integrimi me sistemin


e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të
Tatimeve (DPT).
Të dhënat e tjera si më poshtë plotësohen manualisht nga ana juaj (sipas
formatit të përcaktuar):
● Numër telefoni.

● Email.

● Shteti, plotësohet nëpërmjet përzgjedhjes nga lista e konfiguruar e


shteteve.

15
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

● Qyteti, në rast se përzgjidhet shteti “Shqipëri”, qyteti mund të


përzgjidhet nga lista e konfiguruar e qyteteve; nëse përzgjidhet një
shtet tjetër, qyteti do të plotësohet manualisht.
● Kod postar, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar.

● Numër Fax, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar.

● Bashkim Operatorësh Ekonomikë, nëse po ankimoni si Bashkim


Operatorësh Ekonomikë, duhet të klikoni mbi butonin “Bashkim
Operatorësh Ekonomikë” dhe do t’ju shfaqen për plotësim të dhënat
dhe përzgjedhja e anëtarëve të Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë.
● Nuis/NIPT, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të
përcaktuar.
● Emri i plotë i operatorit, plotësohet automatikisht pasi është plotësuar
fusha NIPT, nga integrimi me sistemin e Qendrës Kombëtare të
Biznesit (QKB) dhe Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve (DPT).
● Shteti, plotësohet nëpërmjet përzgjedhjes nga lista e konfiguruar e
shteteve.
● Qyteti, në rast se përzgjidhet shteti “Shqipëri”, qyteti mund të
përzgjidhet nga lista e konfiguruar e qyteteve; nëse Operatori
Ekonomik përzgjedh një shtet tjetër, qyteti do të plotësohet
manualisht.
● Kodi postar, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të
përcaktuar.
● Numër telefoni, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të
përcaktuar.
● Numër Fax, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të
përcaktuar.
● Email, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të përcaktuar.

16
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

Informacion mbi procedurën:


Ky seksion shërben për plotësimin e të dhënave të procedurës për të cilën po
ankimoni. Fushat që nevojiten të plotësohen janë:
● Tipi i procedures, fushë përzgjedhëse (mund të përzgjidhet vetëm një
nga opsionet)
● Procedurë prokurimi publik

● Koncesion

● Leje Minerare

● Ankandet

Varësisht nga lloji i procedurës që keni përzgjedhur shfaqen fushat e nevojshme


për plotësim:
Tipi “Procedurë Prokurimi Publik”.
Nëse po ankimoni për procedurë prokurimi publik, të dhënat që shfaqen për
t’u plotësuar janë:
● Tipi i ankesës, listë me mundesi përzgjedhjeje nga lista e konfiguruar.

● Numri i referencës së procedures, në mënyrë automatike nga integrimi

me Sistemin e Prokurimeve Elektronike (SPE), merren informacionet që i


përkasin numrit të references të vendosur si:
● Lloji i procedurës

● Autoriteti/Enti kontraktor

● Vlera e përllogaritur e prokurimit

● Tipi i kontratës, listë me mundesi përzgjedhjeje nga lista e konfiguruar.

● Data e zhvillimit të procedures, format datë që plotësohet manualisht

● Numri i njoftimit, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar

● Kodi CPV, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar

Të dhënat si më poshtë merren automatikisht nga integrimi me Sistemin e


Prokurimeve Elektronike (SPE-së).
● Objekti i kontratës/Marrëveshjes kuadër

17
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

● Afati i fundit për paraqitjen e ofertës

● Data e publikimit të njoftimit të fituesit

● Data e nënshkrimit të kontratës

Figura 5 - Të dhënat e procedurës

Seksioni III: Përshkrimi i ankesës


Në këtë seksion duhet të plotësoni të dhënat e ankesës si:
● Objekti i ankesës, e dhënë që plotësohet nga lista me mundësi përzgjedhjeje.

Me klikim të butonit (+), do t’ju shfaqet tabela me objektin e ankesës së


përzgjedhur dhe kolonaë për të shkruar shpjegimin përkatës. BDhe butoni (x) ju
shërben për pastrimin e filtrit dhe vendosjen e një opsioni/filtri tjetër.
● Baza ligjore, e dhënë që plotësohet manualisht

● Rrethanat dhe faktet, e dhënë që plotësohet manualisht

● Argument mbi shkeljet e pretenduara, e dhënë që plotësohet manualisht

● Kërkesë për ekspertizë të posaçme, me përzgjedhje të dy opsioneve PO/


JO; nëse përzgjidhet PO shfaqet fusha Komente, për të detajuar përgjigjen
e dhënë.
● Kërkesë për përjashtimin e zyrtarëve që do të merren me shqyrtimin e
ankesës, e dhënë që plotësohet manualisht

18
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

● Lista e informacionit konfidencial, e dhënë që plotësohet manualisht

Sqarim: Sistemi i Ankesave Elektronike (SAE) nuk ka kufizime në lidhje me


numrin e karaktereve në fushat që do të plotësohen manulisht nga Operatorët
Ekonomikë.

Figura 6 - Përshkrimi i ankesës

Pasi të plotësohen të gjitha fushat, duhet të klikohet mbi butonin “Nënshkruaj


Ankesën”; me kryerjen e këtij veprimi personit të autorizuar që është i pajisur
me nënshkrim elektronik sipas përcaktimeve ligjore të parashikuara në ligjin
Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, i shkon në
mënyrë automatike me sms kodi i nënshkrimit elektronik.

19
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

3.1.3 Pagesa e tarifës të ankesës

3 HAPI I TRETË:

Operatori ekonomik duhet t’i bashkëlidhë Formularit të Ankesës, dokumentin


bankar që vërteton pagesën e tarifës përkatëse për ankesën, sipas përcaktimeve
të pikës 2, të nenit 111 të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”,
i ndryshuar.
Vlera e tarifës për ankesë për dokumentet e tenderit është 0.4 % e vlerës së
fondit limit të procedurës së prokurimit që ankimohet, sipas përcaktimeve
të VKM Nr. 236, datë 20.04.2023 “Për përcaktimin e rregullave dhe tarifës së
pagesës për ankimin në një procedurë prokurimi pranë Komisionit të Prokurimit
Publik”.

KUJDES! Operatori ekonomik ankimues mund ta sigurojë mandatin e pagesës,


duke i kërkuar vlerën e tarifës përkatëse për ankesën Komisionit të Prokurimit
Publik në adresën e emailit: fatura-financa@kpp.gov.al.

Gjithashtu, në Sistemin e Ankesave Elektronike, nëpërmjet Platformës


“E-Albania”, vlera e tarifës përkatëse për ankesën dhe numri i llogarisë së
Komisionit të Prokurimit Publik gjenerohet automatikisht nga vetë sistemi.
Statusi fillestar i ankesës është “Paparaqitur mandat - pagesa”,
Pagesa mund të kryhet në dy mënyra:
● Në bankë

Ose
● Online (Nëpërmjet Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike, e cila
është e lidhur me institucionet bankare dhe jobankare)
Ju mund të shkarkoni mandat - pagesën duke klikuar mbi butonin “Shkarkoni
mandat pagesën”, pasi keni gjurmuar ankesën me anë të numrit të aplikimit.
Në dokumentin e shkndër të tjera është i përcaktuar institucioni përfitues
(Komisioni Prokurimit Publik), kodi i institucionit përfitues, si dhe tarifa e

20
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

pagesës që duhet të kryeni për shërbimin e ankesës, tarifë kjo e cila përllogaritet
në mënyrë automatike nga sistemi ankesave elektronike.
Për të ngarkuar mandat - pagesën duhet të klikoni mbi butonin “Ngarko”
Nëpërmjet buonit (+) mund të shtoni mundësinë e ngarkimit të më shumë se 1
dokumenti. Dokumentet që ngarkoni duhet të jenë në formatin pdf.
Me klikim të butonit “Dërgo”, do t’ju shfaqet mesazh “Dokumenti u dërgua me
sukses”.

4 HAPI I KATËRT:

Formulari i Ankesës dhe mandati që vërteton pagesën e tarifës së ankesës


dorëzohen njëkohësisht si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor ashtu edhe pranë
Komisionit të Prokurimit Publik, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike.
Operatori ekonomik duhet që të marrë masa për ngarkimin në Sistemin e
Ankesave Elektronike jo vetëm të Formularit të Ankesës, por edhe të Mandatit
që vërteton pagesën e tarifës së ankesës, ndërkohë që vetë ky sistem i dërgon
njëkohësisht këto dokumente si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor ashtu edhe
pranë Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe duhet që aplikimi dhe dërgimi
i ankesës të bëhet brenda periudhës kohore për paraqitjen e ankesës së
përmendur në rubrikën “HAPI I PARË” i këtij seksioni.

3.1.4 Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës.


Operatorët ekonomikë ankimues, gjatë aplikimit të ankesës për dokumentet
e tenderit, duhet të paraqesin dokumentacionin dhe provat përkatëse, për të
cilat ankimuesi mendon se mbështesin ankimin e tij, në përputhje me pikën 2,
të nenit 111, të ligjit Nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Ankimuesi ka detyrimin që të provojë, se dokumentet standarde të hartuara
nga autoriteti kontraktor, vijnë në kundërshtim me parashikimet e ligjit të
prokurimit publik.
Për të ngarkuar dokumente plotësuese për ankesën ekzistuese duhet të klikoni
mbi butonin “Ngarko”, pasi të keni gjurmuar ankesën me anë të numrit të
aplikimit.

21
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

Figura 7 - Butoni ngarko


Nëpërmjet butonit (+) mund të shtoni mundësinë e ngarkimit të më shumë se
1 dokumenti. Dokumentet që ngarkoni duhet të jenë në formatin PDF dhe me
madhësi jo më shumë se 5 (Megabyte).
Pasi të keni dërguar Ankesën me sukses, sistemi i ankesave elektronike ju
mundëson që të ngarkoni dokumente shtesë, si sqarime apo informacione
plotësuese mbi ankesën ekzistuese, ose në rast se ju kërkohet nga institucioni
informacion shtesë apo sqarime mbi ankesën e bërë nga ana juaj, sistemi ju
mundëson ngarkimin e këtyre dokumenteve.

22
3.1.4.1. Procesi i ankimit në formë skematike

23
Figura 8 - Grafiku për procedurën e prokurimit për Dokumente Tenderi
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

3.1.5 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave


të Operatorëve Ekonomik, për dokumentet standarde të tenderit.

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i pritjes së ankesave nga Autoriteti/Enti
Kontraktor; Pezullimi i procedurës dhe ngritja e KSHA-së; Verifikimi i elementëve
formal të ankesës; Shqyrtimi i ankesës brenda afatit të përcaktuar në ligj dhe
njoftimi i palëve mbi vendimmarrjen.

1 HAPI I PARË:

Për çdo procedurë prokurimi për të cilën është kryer publikimi i njoftimit të
kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit dhe
që është me fond limit “Nën kufirin e lartë monetar” autoriteti kontraktor ka
detyrimin që për 7 (shtatë) ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit të
kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit, të
presë çdo Ankese që dorëzohet për dokumentet standarde të hartuara nga ana
e Autoritetit/Entit Kontraktor.
Për çdo procedurë prokurimi për të cilën është kryer publikimi i njoftimit të
kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit dhe
që është me fond limit “Mbi kufirin e lartë monetar” autoriteti kontraktor ka
detyrimin që për 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit
të kontratës ose publikimi i ndryshimit të kërkesave në dokumentet e tenderit,
të presë çdo Ankese që dorëzohet për dokumentet standarde te hartuara nga
autoriteti kontraktor.

KUJDES! Ankesat e paraqitura nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike


konsiderohen të paraqitura njëkohësisht, si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor
ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

2 HAPI I DYTË:

Me paraqitjen e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, Autoriteti


Kontraktor, Operatori Ekonomik dhe Agjencia e Prokurimit Publik, njoftohen me
një mesazh në llogarinë e tyre në portalin e-Albania.

24
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

Me marrjen e ankesës, Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar


për Shqyrtimin e Ankesës, fillimisht duhet të verifikojë nëse ankesa është
publikuar në Faqen Zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik “www.kpp.al” në
rubrikën “Regjistri i Ankesave”.
Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i autoritetit/entit kontraktor
urdhëron njësinë e prokurimit të pezullojnë në sistem vazhdimin e procedurës,
deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, sipas parashikimeve të LPP-së.
Procesi i pezullimit në sistemin e prokurimit elektronik, bëhet sipas udhëzimeve
të APP-së.
Titullari i autoritetit/entit kontraktor, me urdhёr tё veçantё, cakton një person
ose ngre një komision të përbërë nga të paktën 3 (tre) persona pёr shqyrtimin
e ankesёs.
Nëse autoriteti/enti kontraktor konstaton, se ankesa nuk është paraqitur në
Komisionin e Prokurimit Publik, në përputhje me nenin 110, të LPP-së, e refuzon
atë si të pavlefshme.

KUJDES! Ankesa e paraqitur nëpërmjet Sistemit Elektronik të Ankesave


publikohet e plotë dhe menjëherë nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik në
Faqen Zyrtare “www.kpp.al” në rubrikën “Regjistri i Ankesave”.

3 HAPI I TRETË:

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e


Ankesës, fillimisht verifikon elementet e ankesës, sipas parashikimeve të pikës
2 të nenit 111, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
Elementet e ankesës janë si më poshtë:
Në Formularin e Ankesës duhet të shënohet emri dhe adresa e ankimuesit.
Në Formularin e Ankesës, duhet të shënohet numri i referencës për procedurën
konkrete dhe bazën ligjore, ku ankimuesi pretendon për shkelje, si dhe pagesa
e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat
përkatëse, për të cilat mendon, se mbështesin ankimin e tij. Elementet e
sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi

25
ANKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën


e tarifës përkatëse për ankesën.
Autoriteti kontraktor, në rast se për shqyrtimin e pretendimeve të ankesës, i
lind nevoja të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afatet e përcaktuara
në “HAPIN E PARË” të këtij seksioni, do të ndërpriten dhe do të rifillojnë, pasi
autoriteti kontraktor të ketë siguruar informacionin e ankesës. Në çdo rast, për
pritjen e informacionit të kërkuar, afati nuk duhet të tejkalojë 30 ditë.

KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari


nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë autoriteti ose enti kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të
bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo
rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi,
ajo vlerësohet si e paparaqitur.

4 HAPI I KATËRT:

Për ankesat për dokumentet e tenderit, autoriteti kontraktor duhet të shprehet


për ankesën e paraqitur brenda 5 ditëve nga momenti i konfirmimit të regjistrimit
të saj nga Komisioni i Prokurimit Publik.

KUJDES! Autoriteti ose enti kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë,


Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar
brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij vendimi, në zbatim të
pikës 4, të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i
ndryshuar.

IV. ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT


PËRFUNDIMTAR

4.1. Procesi i ankimit në formë skematike

26
27
Figura 9 - Grafiku për procedurën e prokurimit për vlerësim
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

4.2. Legjitimimi i ankimuesit

Operatori ekonomik legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë autoritetit/entit


kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik kur plotësohen këto kushte:
Çdo operator ekonomik ka të drejtë të paraqesë ankesë për vendimin e vlerësimit/
klasifikimit përfundimtar të autoritetit/entit kontraktor mbi një procedurë
prokurimi.

KUJDES! Kjo e drejtë është e përcaktuar në nenin 110 të Ligjit Nr. 162, datë
23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i paraqitjes së ankesave në Autoritetin/


Entin Kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik dhe legjitimimi i palëve;
Verifikimi i elementëve formal të ankesës; Formulari i ankesë, Pagesa e tarifës
së ankesës, Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës; Paraqitja
e argumenteve nga subjektet e interesuara.

1 HAPI I PARË:

Ratione in personae (Legjitimimi i palës): Fillimisht operatori ekonomik duhet


të legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë autoritetit/entit kontraktor dhe
Komisionit të Prokurimit Publik, operatori ekonomik duhet të ketë ose ka pasur
interes në një procedurë prokurimi, dhe duhet të jetë dëmtuar ose rrezikohet të
dëmtohet nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit/entit kontraktor, për të cilat
pretendon se janё në kundërshtim me ligjin, në kuptim të nenit 109 të ligjit Nr.
162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Ratione temporis (Legjitimimi kohor): Operatori ekonomik duhet të identifikojë
periudhën kohore që ka në dispozicion për të paraqitur ankesën, sipas parashikimeve
të pikës 2, të nenit 110, të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”,
i ndryshuar.
Për procedurat e prokurimit ku fondi limit është “Mbi kufirin e lartë monetar”, e
drejta për të paraqitur ankesë për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar
të autoritetit/entit kontraktor ushtrohet brenda një periudhë kohore prej 10

28
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

(dhjetë) ditësh kalendarike, 10 ditëve nga publikimi i njoftimit të fituesit ose


publikimi i njoftimi të anulimit (duke përfshirë edhe datën e publikimit), pra
operatori ekonomik fillimisht duhet të identifikojë datën në të cilën është publikuar
Njoftimi i fituesit ose njoftimi i anullimit dhe brenda afatit 10 (dhjetë) ditor (duke
përfshirë dhe datën e publikimit), ka të drejtë që të paraqesë ankesë për vendimin
e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të Autoritetit/Entit Kontraktor.
Për procedurat e prokurimit ku fondi limit është “Nën kufirin e lartë monetar”, e
drejta për të paraqitur ankesë për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar
të autoritetit/entit kontraktor ushtrohet brenda një periudhe kohore prej 7 (shtatë)
ditësh kalendarike, 7 ditë nga publikimi i njoftimit të fituesit ose publikimi i njoftimi
të anulimit (duke përfshirë edhe datën e publikimit), pra operatori ekonomik
fillimisht duhet të identifikojë datën në të cilën është publikuar njoftimi i fituesit
ose njoftimi i anullimit dhe brenda afatit 7 (shtatë) ditor (duke përfshirë dhe
datën e publikimit), ka të drejtë që të paraqesë ankesë për vendimin e vlerësimit/
klasifikimit përfundimtar të Autoritetit/Entit Kontraktor.
Kufijtë monetarë të procedurave të prokurimit, janë përcaktuar në gërmën a dhe
b, të nenit 111, të vendimit Nr. 285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave,
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
Referuar Udhëzimit Nr. 07, datë 30.07.2021, “Për mënyrën e zhvillimit të procedurës
së prokurimit me mjete elektronike”, të Agjencisë së Prokurimit Publik, autoriteti
kontraktor, publikon nëpërmjet Sistemit të Prokurimeve Elektronike, “Njoftimin
e fituesit”. Operatorët Ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit, në
rubrikën “Mesazhet e mia”, njoftohen nga autoriteti kontraktor, me mesazhin
e klasifikimit në momentin që mbyllet faza e vlerësimit të ofertave në sistem, si
dhe në rastin e skualifikimit, sistemi dërgon në mënyrë elektronike mesazhin e
skualifikimit, duke përfshirë të gjitha arsyet e shënuara nga anëtarët e komisionit
të vlerësimit të ofertave.
Po ashtu, nëpërmjet Sistemit të Prokurimeve Elektronike, në rubrikën “Mesazhet e
mia”, operatori ekonomik i shpallur fitues do të njoftohet me anë të mesazhit mbi
këtë njoftim. Ndërsa, operatorët e tjerë pjesmarrës në procedurën e prokurimit,
do të marrin njoftimin në rubrikën “Mesazhet e mia”, në Sistemin e Prokurimit
Elektronik, mbi nisjen e afateve të ankimit.

KUJDES! Në rastet kur dita e fundit për paraqitjen e ankesës bie ditë e shtunë,
ditë e diel ose ditë feste zyrtare, atëherë operatori ekonomik mund të paraqesë
ankesën e tij ditën pasardhëse të punës.

29
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

4.3. Elementet formale të ankimimit

2 HAPI I DYTË:

4.3.1 Paraqitja e ankesës përmes sistemit të ankesave elektronike


Në datën 27.10.2021, Komisioni i Prokurimit Publik ka implementuar Sistemin e
Ankesave Elektronike , duke mundësuar tashmë për të gjithë operatorët ekonomikë
paraqitjen e ankesës në të njëjtën kohë, pranë Komisionit të Prokurimit Publik
dhe Autoritetit/Entit Kontraktor, në rrugë elektronike. Me dorëzimin e ankesës në
sistemin e ankesave elektronike, në përputhje me afatet në ligjin 162/2020 “Për
Prokurimin Publik”, i ndryshuar, ankesa menjëherë konsiderohet e dorëzuar pranë
Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, njëkohësisht në
të dyja institucionet.
Referuar nenit 111, të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar,
ankesat dorëzohen vetëm në rrugë elektronike.
Referuar Manualit “Manual i Përdorimit - Për Ankesë, Argument nga Operatorët
Ekonomikë” miratuar me Vendim Nr. 328, date 06.04.2022, të Komisionit të
Prokurimit Publik, Operatorët Ekonomik mund të log-ohen nëpërmjet portalit
e-Albania në mëyrë që të të kryejnë aplikim për “Ankesë dhe Argument”.
Në portalin e Komisionit të Prokurimit Publik (Kpp.al) në ndërfaqen kryesore të
portalit, menuja “Kreu”, ofrohet mundësia e aplikimit për ankesë elektronike ose
argument mbi ankesë për Operatorët Ekonomikë.
Me klikim të një prej butonave si në imazhin më poshtë ju mund të aplikoni për
ankesë ose për argument.
Kur klikohet butoni “Ankesë” kryhet:
Aplikim për Ankesë nga Operatorët Ekonomikë kryhet për Procedurat e Prokurimit
Publik pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik,
ndërsa aplikimi për ankesë për Leje Minerare, Ankand ose Koncension kryhet
vetëm pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

30
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

Figura 10 - Aplikim për Ankesë

Klikimi në butonin “Ankesë” (Aplikim për Ankesë nga Operatorët Ekonomikë


për Procedurë Prokurimi Publik, Leje Minerare, Ankand ose Koncension) do t’ju
drejtojë në portalin e- albania, në seksionin e dedikuar për aplikimet për ankesë.

Figura 11 - Ridirektimi në portalin e-Albania

● Operatori Ekonomik Shqipëtar nuk disponon llogari ne e-albania


Nëse nuk dispononi një llogari në e-albania paraprakisht duhet të regjistroheni
duke klikuar mbi butonin “Regjistrohu”.

31
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

● Operatori Ekonomik i Huaj nuk disponon llogari ne e-albania


Nëse nuk dispononi një llogari në e-albania paraprakisht duhet të regjistroheni
duke klikuar mbi butonin “Regjistrohu” (Regjistro biznesin tuaj si shtetas i huaj).
Nëse ju dispononi një llogari në e-albania, ndiqen hapat e mëposhtëm:
● Kliko butonin “Hyr”. Me klikimin e këtij butoni duhet të përzgjidhni
mënyrën e identifikimit si biznes (klikohet mbi butonin “Biznes”).
Pasi të keni klikuar mbi butonin “Biznes” ju duhet të vendosni kredencialet
(Numrin personal dhe fjalëkalimin), në mënyrë që të hyni në sistem.
● Pasi të plotësoni kredencialet, duhet të klikoni mbi butonin “Hyr”
Me klikimin në butonin “Hyr”, ju jeni identifikuar tashmë në portal si Operator
Ekonomik dhe do të aksesoni menunë e aplikimit për një ankesë të re ose
gjurmimin e statusit të një ankese ekzistuese. Sistemi i Ankesave Elektronike ju
mundëson vetëm gjurmimin e ankesës tuaj.
● Për të krijuar një ankesë të re, duhet të klikoni mbi butonin “Krijo aplikim i ri”.

Figura 12 - Krijo aplikim i ri

32
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

Pasi të plotësohen të gjitha fushat duhet të klikohet mbi butonin “Nënshkruaj


Ankesën”; me kryerjen e këtij veprimi personit të autorizuar që është i pajisur
me nënshkrim elektronik sipas përcaktimeve ligjore të parashikuara në ligjin
Nr. 9880, datë 25.02.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, i shkon në
mënyrë automatike me sms kodi i nënshkrimit elektronik.
Me klikim të butonit “Dërgo”, dërgohet ankesa Për Procedurat e Prokurimit
Publik njëkohësisht pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe institucionit të
Komisionit të Prokurimit Publik, dhe nga sistemi do të gjenerohet një numër
aplikimi elektronik.
Numri i aplikimit elektronik do t’ju mundësojë gjurmimin e statusit të ankesës
tuaj të dërguar, në faqen kryesore ku u iniciua ankesa, në seksionin “Lista e
ankesave pranë autoritetit/entit kontraktor dhe Komisionit të prokurimit
publik”.
- Vendosni numrin e aplikimit, dhe me klikim të butonit “Kërko”, do t’ju
pasqyrohet:
● Emri i shërbimit

● Statusi

- Kujdes: Statusi fillestar i ankesës është “Paparaqitur mandat - pagesa”,


- Pagesa mund të kryhet në dy mënyra:
● Në bankë

Ose
● Online (Nëpërmjet Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike, e
cila është e lidhur me institucionet bankare dhe jobankare)
Ju mund të shkarkoni mandat - pagesën duke klikuar mbi butonin “Shkarkoni
mandat - pagesën”.
Komunikimi nëpërmjet Komisionit të Prokurimit Publik dhe Operatorit Ekonomik
kalon nëpërmjet sistemit, së bashku me komunikimin mes Autoritetit/Entit
Kontraktor dhe Operatorit Ekonomik.

33
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

4.3.2. Formulari i ankesës

3 HAPI I TRETË:

Operatori ekonomik ka detyrimin të plotësojë me korrektësi secilën rubrikë të


Formularit të Ankesës.

KUJDES! Në Seksionin I. Identifikimi i ankimuesit, operatori ekonomik duhet të


plotësojë secilën rubrikë të përcaktuar në të.

Në Seksionin II. Informacion mbi procedurën, duhet të plotësohën të gjitha


rubrikat me përjashtim të rubrikave në pikën 7 dhe pikën 8.
Në Seksionin III. Përshkrimi i ankesës, operatori ekonomik ankimues duhet
të plotësojë të gjitha rubrikat. Në rubrikën e pikës 2 duhet të klikojë opsionin
“Kundërshtim i vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave lidhur me
skualifikimin e ofertës së tij, si dhe kur ngre pretendime mbi operatorë e tjerë
ekonomikë të kualifikuar në një procedurë prokurimi, duhet duhet të plotësojë
kundërshtim e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave lidhur me
kualifikimin e ofertës të një/disa operatori/ëve ekonomikë pjesëmarrës në
procedurën e prokurimit, dhe në rastin kur krahas kundërshtimit të vendimit
të vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të Autoritetit/Entit Kontraktor ka edhe
ndonjë pretendim tjetër, duhet që të klikojë opsionin “Tjetër”, duke cituar
pretendimin konkret që ka. Në rubrikën e pikës 3 duhet të përshkruajë rrethanat
dhe faktet. Në rubrikën e pikës 4, operatori ekonomik duhet të identifikojë qartë
pretendimin e tij lidhur me vendimin e vlerësimit/klasifikimit perfundimtar,
duke përshkruar shkeljet e pretenduara, duke argumentuar qartë dhe saktë se
përse pretendon për paligjshmëri në veprimet e autoritetit/entit kontraktor. Në
Seksionin IV: Dokumente Shoqëruese, peratorët ekonomikë ankimues, të cilët
kanë paraqitur ankesë kundër vendimit të vlerësimit/ klasifikimit përfundimtar,
duhet të paraqesin edhe dokumentacionin dhe provat përkatëse, për të cilat
ankimuesi mendon se mbështesin ankimin e tij, në përputhje me nenin 111, të
ligjit Nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”.

34
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari


nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë autoriteti ose enti kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të
bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo
rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi,
ajo vlerësohet si e paparaqitur.

Për të krijuar një ankesë të re, duhet të klikoni mbi butonin “Krijo aplikim i ri”
dhe ndiqen hapat e mëposhtëm.
Seksioni I: Identifikimi i të dhënave të ankimuesit
Pasi të keni klikuar butonin “Krijo një aplikim të ri” do t’ju shfaqet forma e
aplikimit sipas figurës Nr. 13. me të dhënat përkatëse.

Figura 13 - Identifikimi i të dhënave të ankimuesit

● Nuis/NIPT, plotësohet me NIPT-in e loguar

● Emri i plotë i ankimuesit

● Adresa

Sistemi i merr në mënyrë automatike të plotësuara nga integrimi me sistemin e


Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve
(DPT).

35
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

Të dhënat e tjera si më poshtë plotësohen manualisht nga ana juaj (sipas


formatit të përcaktuar):
● Numër telefoni

● Email

● Shteti, plotësohet nëpërmjet përzgjedhjes nga lista e konfiguruar e shteteve.

● Qyteti, në rast se përzgjidhet shteti “Shqipëri”, qyteti mund të përzgjidhet


nga lista e konfiguruar e qyteteve; nëse përzgjedhet një shtet tjetër, qyteti
do të plotësohet manualisht.
● Kodi postar, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar.

● Numër Fax, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar.

● Bashkim Operatorësh Ekonomikë, nëse po ankimoni si Bashkim Operatorësh


Ekonomikë, duhet të klikoni mbi butonin “Bashkim Operatorësh Ekonomikë”
dhe do t’ju shfaqen për plotësim të dhënat dhe përzgjedhja e anëtarëve të
Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë:
- Nuis/NIPT, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të përcaktuar.
- Emri i plotë i operatorit, plotësohet automatikisht pasi është plotësuar
fusha NIPT, nga integrimi me sistemin e Qendrës Kombëtare të Biznesit
(QKB) dhe Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve (DPT).
- Shteti, plotësohet nëpërmjet përzgjedhjes nga lista e konfiguruar e
shteteve.
- Qyteti, në rast se përzgjidhet shteti “Shqipëri”, qyteti mund të përzgjidhet
nga lista e konfiguruar e qyteteve; nëse Operatori Ekonomik përzgjedh
një shtet tjetër, qyteti do të plotësohet manualisht.
- Kodi postar, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të përcaktuar.
- Numër telefoni, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të
përcaktuar.
- Numër Fax, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të përcaktuar
- Email, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të përcaktuar

36
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

Nëse në lidhje me shërbimin ankesë po ankimohet nga dy ose më shumë


Anëtarë të Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë, klikoni mbi butonin (+) për të
mundësuar shtimin e Operatorëve të tjerë Ekonomikë (Anëtarë të BOE).
Nëse po aplikoni për shërbimin ankesë si Operator Ekonomik i huaj, duhet të
klikoni mbi butonin “I huaj”.
Seksioni II : Informacion mbi procedurën
Ky seksion shërben për plotësimin e të dhënave të procedurës për të cilën po
ankimoni. Fushat që nevojiten të plotësohen janë:
● Tipi i procedures, fushë përzgjedhëse (mund të përzgjidhet vetëm një nga
opsionet)
- Procedurë prokurimi publik
- Koncesion
- Leje Minerare
- Ankandet
Varësisht nga lloji i procedurës që keni përzgjedhur, shfaqen fushat e nevojshme
për plotësim:
Tipi “Procedurë Prokurimi Publik”.
Nëse po ankimoni për procedurë prokurimi publik, të dhënat që shfaqen për t’u
plotësuar janë:
● Tipi i ankesës, listë me mundësi përzgjedhjeje nga lista e konfiguruar.

● Numri i referencës së procedures, në mënyrë automatike nga integrimi me


Sistemin e Prokurimeve Elektronike (SPE) merren informacionet që i
përkasin numrit të references të vendosur si:
- Lloji i procedurës
- Autoriteti/Enti kontraktor
- Vlera e përllogaritur e prokurimit
● Tipi i kontratës, listë me mundesi përzgjedhjeje nga lista e konfiguruar.

● Data e zhvillimit të procedures, format datë që plotësohet manualisht

● Numri i njoftimit, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar

37
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

● Kodi CPV, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar

Të dhënat si më poshtë merren automatikisht nga integrimi me Sistemin e


Prokurimeve Elektronike (SPE-së).
● Objekti i kontratës/Marrëveshjes kuadër

● Afati i fundit për paraqitjen e ofertës

● Data e publikimit të njoftimit të fituesit

● Data e nënshkrimit të kontratës

Figura 14 - Të dhënat e procedurës

Seksioni III: Përshkrimi i ankesës


Në këtë seksion duhet të plotësoni të dhënat e ankesës si:
● Objekti i ankesës, e dhënë që plotësohet nga lista me mundësi përzgjedhjeje.

Me klikim të butonit (+), do t’ju shfaqet tabela me objektin e ankesës së


përzgjedhur dhe kolona për të shkruar shpjegimin përkatës. Butoni (x) ju shërben
për pastrimin e filtrit dhe vendosjen e një opsioni/filtri tjetër.
● Baza ligjore, e dhënë që plotësohet manualisht

● Rrethanat dhe faktet, e dhënë që plotësohet manualisht

● Argument mbi shkeljet e pretenduara, e dhënë që plotësohet manualisht

38
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

● Kërkesë për ekspertizë të posaçme, me përzgjedhje të dy opsioneve PO/


JO; nëse përzgjidhet PO shfaqet fusha Komente, për të detajuar përgjigjen
e dhënë.
● Kërkesë për përjashtimin e zyrtarëve që do të merren me shqyrtimin e
ankesës, e dhënë që plotësohet manualisht
● Lista e informacionit konfidencial, e dhënë që plotësohet manualisht

Sqarim: Sistemi i Ankesave Elektronike (SAE) nuk ka kufizime në lidhje me


numrin e karaktereve në fushat që do të plotësohen manulisht nga Operatorët
Ekonomikë.

Figura 15 - Përshkrimi i ankesës

Pasi të plotësohen të gjitha fushat, duhet të klikohet mbi butonin “Nënshkruaj


Ankesën”; me kryerjen e këtij veprimi personit të autorizuar që është i pajisur
me nënshkrim elektronik sipas përcaktimeve ligjore të parashikuara në ligjin
Nr. 9880, datë 25.02.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, i shkon në
mënyrë automatike me sms kodi i nënshkrimit elektronik.

39
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

4.3.3. Pagesa e tarifës të ankesës

4 HAPI I KATËRT:

Operatori ekonomik duhet t’i bashkëlidhë Formularit të Ankesës dokumentin


bankar që vërteton pagesën e tarifës përkatëse për ankesën, sipas përcaktimeve
të pikës 2 të nenit 111 të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”,
i ndryshuar.
Vlera e tarifës për ankesë për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të
autoritetit/entit kontraktor është 0.5% e vlerës së fondit limit të procedurës së
prokurimit që ankimohet, sipas përcaktimeve të VKM Nr. 236, datë 20.04.2023
“Për përcaktimin e rregullave dhe tarifës së pagesës për ankimin në një
procedurë prokurimi pranë Komisionit të Prokurimit Publik”.

KUJDES! Operatori ekonomik ankimues mund ta sigurojë mandatin e pagesës


duke i kërkuar vlerën e tarifës përkatëse për ankesën, Komisionit të Prokurimit
Publik në adresën e emailit: fatura-financa@kpp.gov.al.

Gjithashtu, në Sistemin e Ankesave Elektronike, nëpërmjet Platformës


“E-Albania”, vlera e tarifës përkatëse për ankesën dhe numri i llogarisë së
Komisionit të Prokurimit Publik gjenerohet automatikisht nga vetë sistemi.

KUJDES! Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda dy ditëve nga njoftimi i Autoritetit/
Entit Kontraktor për pagesën e tarifës, ajo vlerësohet si e paparaqitur.

Statusi fillestar i ankesës është “Paparaqitur mandat - pagesa”,


Pagesa mund të kryhet në dy mënyra:
1. Në bankë
ose
2. Online (Nëpërmjet Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike, e
cila është e lidhur me institucione bankare dhe jobankare)
Ju mund të shkarkoni mandat - pagesën, duke klikuar mbi butonin “Shkarkoni
mandat - pagesën” pasi të keni gjurmuar ankesën me anë të numrit të apikimit.

40
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

Në dokumentin e shkarkuar, ndër të tjera është i përcaktuar institucioni


përfitues (Komisioni i Prokurimit Publik), kodi i institucionit përfitues, si dhe
tarifa e pagesës që duhet të kryeni për shërbimin e ankesës, tarifë kjo e cila
përllogaritet në mënyrë automatike nga sistemi i ankesave elektronike.
Për të ngarkuar mandat - pagesën duhet të klikoni mbi butonin “Ngarko”.
Nëpërmjet buonit (+), mund të shtoni mundësinë e ngarkimit të më shumë se 1
dokumenti. Dokumentet që ngarkoni duhet të jenë në formatin PDF.
Me klikim të butonit “Dërgo”, do t’ju shfaqet mesazh “Dokumenti u dërgua me
sukses”.

5 HAPI I PESTË:

Formulari i Ankesës dhe mandati që vërteton pagesën e tarifës së ankesës


dorëzohen njëkohësisht si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor ashtu edhe pranë
Komisionit të Prokurimit Publik, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike.
Operatori ekonomik duhet që të marrë masa për ngarkimin në sistem jo vetëm
të Formularit të Ankesës, por edhe të Mandatit që vërteton pagesën e tarifës
së ankesës, ndërkohë që vetë ky sistem i dërgon njëkohësisht këto dokumente
si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit
Publik, si dhe duhet që aplikimi dhe dërgimi i ankesës të bëhet brenda periudhës
kohore për paraqitjen e ankesës dhe të përmendur në rubrikën “HAPI I PARË”
i këtij seksioni.

4.3.4. Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës

6 HAPI I GJASHTË:

Operatorët ekonomikë ankimues, të cilët kanë paraqitur ankesë kundër


vendimit të vlerësimit/klasifikimit përfundimtar, duhet të paraqesin edhe
dokumentacionin dhe provat përkatëse, për të cilat ankimuesi mendon se
mbështesin ankimin e tij, në përputhje me nenin 111, të ligjit Nr. 162/2020,

41
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

“Për prokurimin publik”, i ndryshuar.


Ankimuesi ka detyrimin që të provojë, se me veprimet e kryera nga autoriteti
kontraktor, i është cënuar një e drejtë e tij, e cila ka çuar në skualifikimin pa
të drejtë të ankimuesit, ose në kualifikimin jo të drejtë të një operatori tjetër
pjesëmarrës në procedurën e prokurimit.

Figura 16 - Ngarko Dokumenta shtesë për ankesën (sqarime, informacion, etj)

Për të ngarkuar dokumente plotësuese për ankesën ekzistuese, duhet të klikoni


mbi butonin “Ngarko”.
Nëpërmjet buonit (+) mund të shtoni mundësinë e ngarkimit të më shumë se
1 dokumenti. Dokumentet që ngarkoni, duhet të jenë në formatin PDF dhe me
madhësi jo më shumë se 5 (Megabyte).
Pasi të keni dërguar Ankesën me sukses, sistemi i ankesave elektronike ju
mundëson që të ngarkoni dokumente shtesë, si sqarime apo informacione
plotësuese mbi ankesën ekzistuese, ose në rast se ju kërkohet nga institucioni,
informacion shtesë apo sqarime mbi ankesën e bërë nga ana juaj, sistemi ju
mundëson ngarkimin e këtyre dokumenteve.

7 HAPI I SHTATË:

Paraqitja e argumenteve, përbën një kusht formal të procedurës së rishikimit


administrativ, i cili lidhet me të drejtën e ankimit mbi vendimin e dhënë, për një
ankesë të paraqitur për të njëjtën procedurë prokurimi. Në rast të mosparaqitjes

42
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

së argumenteve mbi ankesën e paraqitur, operatorit ekonomik të interesuar, i


humbet e drejta për të ankimuar vendimin e dhënë lidhur me këtë ankesë, duke
mos u legjitimuar për të paraqitur ankesën, për arsye të shterimit të ankimit
administrativ.
Në rastet e ankesave për vendimet e autoritetit ose entit kontraktor për procesin
e vlerësimit të ofertave, operatorët ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në
procedurën e prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të
drejtë të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë të fundit, njëkohësisht
pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik sipas
parashikimeve të nenit 113 të ligjit, Nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar.
Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, afati kohor për
paraqitjen e argumenteve, është 7 (shtatë) ditë nga Publikimi i Formularit për
Publikim nga Komisioni i Prokurimit Publik.
Në procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar, ky afat është 5 (pesë)
ditë.

KUJDES! Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur argumente


që kundërshtojnë ankesën, sipas parashikimeve të pikës 1 të nenit 113 të ligjit Nr.
162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, nuk mund të ushtrojnë më pas të
drejtën e ankimit për vendimin e dhënë në lidhje me ankesën për këtë procedurë
prokurimi.
KUJDES! Operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet
e tyre në lidhje me ankesën, kanë të drejtën të ankohen pranë Komisionit të
Prokurimit Publik brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit nga autoriteti ose enti
kontraktor, për procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar dhe brenda
10 ditëve për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, sipas pikës 4,
të nenit 114 të LPP-së, i ndryshuar.

4.3.5 Aplikimi për Argument në rrugë elektronike


Nëse dëshironi të aplikoni për argument, në ndërfaqen kryesore të portalit kpp.
al, duhet të klikoni mbi butonin “Argument” nëpërmjet të cilit kryhet:

43
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

Figura 17 - Argument

Aplikimi për Argument kryhet vetëm për Procedurat e Prokurimit Publik nga
Operatorët Ekonomikë të interesuar pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe
Komisionit të Prokurimit Publik.

KUJDES! Argumenti përbën në vetvete një shërbim të ndryshëm nga Ankesa,


i cili shërben për paraqitjen e fakteve dhe provave nga operatorët ekonomikë
joankimues por pjesëmarrës në një procedurë prokurimi, të cilëve potencialisht
mund t’u cenohen interesat nga paraqitja e ankesave të operatorëvë të tjerë
ekonomikë pjesëmarrës të kualifikuar dhe të skualifikuar. Në zbatim të nenit 113
të ligjit Nr.162/2020, i ndryshuar, “Në rastet e ankesave për vendimet e autoritetit
ose entit kontraktor për përzgjedhjen e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit
ose për procesin e vlerësimit të ofertave, operatorët ekonomikë, të cilët kanë
marrë pjesë në procedurën e prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa/at
e paraqitur/a, kanë të drejtë të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë
të fundit njëkohësisht pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të
Prokurimit Publik. Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, afati
kohor për paraqitjen e këtyre argumenteve është 10 ditë nga publikimi i ankesës
nga Komisioni i Prokurimit Publik. Në procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë
monetar ky afat është 7 ditë.

44
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

KUJDES! Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur argumente


që kundërshtojnë ankesën, sipas parashikimeve të pikës 1, neni 113, nuk mund të
ushtrojnë më pas të drejtën e ankimit për vendimin e dhënë në lidhje me ankesën
për këtë procedurë prokurimi.

4.4 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave të


Operatorëve Ekonomik për vendimin e vlerësimit/klasifikimit
përfundimtar.
Lidhur me të drejtën e operatorit ekonomik, për të paraqitur ankesë për
vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të autoritetit/entit kontraktor,
autoriteti kontraktor ka detyrimin që ta trajtojë atë.

KUJDES! Ky detyrim është i përcaktuar në nenin 114 të Ligjit Nr. 162, datë
23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i pritjes së ankesave nga Autoriteti/Enti
Kontraktor; Pezullimi i procedurës dhe ngritja e KSHA-së; Verifikimi i elementëve
formal të ankesës; Shqyrtimi i ankesës brenda afatit të përcaktuar në ligj dhe
njoftimi i palëve mbi vendimmarrjen.

1 HAPI I PARË:

Për çdo procedurë prokurimi për të cilën është kryer publikimi i njoftimit të
fituesit ose publikimi i njoftimit të anulimit dhe që është me fond limit “Nën
kufirin e lartë monetar”, autoriteti kontraktor ka detyrimin që për 7 (shtatë)
ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit të fituesit ose publikimi i
njoftimi të anulimit të procedurës, të presë çdo ankese që dorëzohet për
vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të Autoritetit/Entit Kontraktor.
Për çdo procedurë prokurimi për të cilën është kryer publikimi i njoftimit të
fituesit ose publikimi i njoftimit të anulimit dhe që është me fond limit “Mbi
kufirin e lartë monetar” autoriteti kontraktor ka detyrimin që për 10 (dhjetë)
ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit të fituesit ose publikimi i

45
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

njoftimit të anulimit të procedurës, të presë dhe trajtojë çdo Formular Ankese


që dorëzohet për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të Autoritetit/
Entit Kontraktor. Nëse dita e 10 (dhjetë) është ditë e shtunë, ditë e diel ose festë
zyrtare, atëherë autoriteti kontraktor duhet të presë dhe trajtojë çdo Formular
Ankese që dorëzohet për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar të
Autoritetit/Entit Kontraktor.

KUJDES! Ankesat e paraqitura nëpërmjet Sistemit Elektronik të Ankesave


konsiderohen të paraqitura njëkohësisht si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor
ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

2 HAPI I DYTË:

Me ardhjen e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, Autoriteti


Kontraktor, Operatori Ekonomik dhe Agjencia e Prokurimit Publik, njoftohen me
një mesazh në llogarinë e tyre në portalin e-Albania.
Me marrjen e ankesës, autoriteti/enti kontraktor, fillimisht duhet të verifikojë
nëse ankesa është publikuar në Faqen Zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik
“www.kpp.al” në rubrikën “Regjistri i Ankesave”.
Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i autoritetit/entit kontraktor
urdhëron njësinë e prokurimit të pezullojë vazhdimin e procedurës, deri në
marrjen e një vendimi përfundimtar, sipas parashikimeve të LPP-së.
Titullari i autoritetit/entit kontraktor, me urdhёr tё veçantё, cakton një person
ose ngre një komision të përbërë nga të paktën 3 (tre) persona pёr shqyrtimin
e ankesёs.
Veprimet dhe vendimet e autoritetit/entit kontraktor sa më sipër, bёhen jo mё
vonё se dita pasardhёse e punёs.

46
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

KUJDES! Ankesa e paraqitur nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike


publikohet nga Komisioni i Prokurimit Publik në Faqen Zyrtare “www.kpp.al” në
rubrikën “Regjistri i Ankesave”, në mënyrë që ankesa të bëhet e aksesueshme,
jo vetëm nga Autoriteti/Enti Kontraktor por njëkohësisht edhe nga Operatorët
Ekonomikë të interesuar, Komisioni publikon:
a) arsyet e skualifikimit në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/
klasifikimit përfundimtar;
b) pretendimet mbi kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve të tjerë, duke
referuar vetëm kriteret për të cilat ngrihen pretendime.

Veprimet sipas shkronjave a) dhe b) më sipër bëhen jo më vonë se dita


pasardhëse e punës.

3 HAPI I TRETË:

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e


Ankesës, fillimisht verifikon elementet e ankesës, sipas parashikimeve të pikës
2 të nenit 111, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
Elementet e ankesës janë si më poshtë:
Në Formularin e Ankesës duhet të shënohet emri dhe adresa e ankuesit.
Në Formularin e Ankesës, duhet të shënohet numri i referencës për procedurën
konkrete dhe bazën ligjore, ku ankimuesi pretendon për shkelje, si dhe pagesa
e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat
përkatëse, për të cilat mendon, se mbështesin ankimin e tij. Elementet e
sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën
e tarifës përkatëse për ankesën .

KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari


nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë autoriteti ose enti kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar të metat e ankesës së
paraqitur.

47
ANKESA PËR VENDIMIN E VLERËSIMIT/KLASIFIKIMIT
PËRFUNDIMTAR

Autoritetit/Entit Kontraktor, në rast se për shqyrtimin e pretendimeve të


ankesës, i lind nevoja të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afatet e
përcaktuara në “HAPIN E PARË” të këtij seksioni, do të ndërpriten dhe do të
rifillojnë pasi autoriteti kontraktor të ketë siguruar informacionin e ankesës. Në
çdo rast, për pritjen e informacionit të kërkuar, afati nuk duhet të tejkalojë 30
ditë.

4 HAPI I KATËRT:

Për ankesa për vendimin e Autoritetit/Entit Kontraktor për vlerësimin/


klasifikimin përfundimtar, autoriteti ose enti kontraktor duhet të shprehet për
ankesën e paraqitur brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit kohor në dispozicion
të operatorëve ekonomikë të interesuar, sipas parashikimeve në nenin 113 të
LPP-së për paraqitjen e argumenteve të tyre.
KUJDES! Autoriteti ose enti kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë,
Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar,
brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij vendimi, në zbatim të
pikës 4, të nenit 114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik’, i
ndryshuar.

4.5 Procedura e ankimit pranë KPP-së kundër vendimit të Autoritetit/Entit


Kontraktor nga operatorët ekonomikë të interesuar që kanë paraqitur
argumente.
Kundër vendimit të autoritetit/entit kontraktor, operatorët ekonomikë të
interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën, kanë
të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik, në varësi të kufijve
monetarë të procedures (brenda 7 ditëve për procedurat nën kufirin e lartë
monetar ose 10 ditëve per procedurat e prokurimit mbi kufirin e larte monetar)
nga marrja e njoftimit nga autoriteti ose enti kontraktor, sipas pikës 5 të nenit
114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik’ i ndryshuar.
Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur ankesë sipas
pikës 5, të nenit 114 të ligjit, Nr. 162, datë 23.12.2020, “Për prokurimin Publik”
i ndryshuar, ata nuk do të kenë të drejtë të paraqesin më pas një ankesë për
veprimet e autoritetit ose entit kontraktor, të kryera në zbatim të vendimit të
dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik.

48
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

V. ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

Procedurat me faza janë: Procedurat e kufizuara (Neni 43, i LPP), Dialog


Konkurrues (Neni 45, i LPP), Partneriteti për Inovacion (Neni 46, i LPP), Procedurë
me Negocim Neni 44, i LPP). Në këto procedura prokurimi me faza, që mund të
përdoren nga çdo autoritet/ent kontraktor që prokuron punë/shërbime/mallra,
mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar.

49
ANKESA NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR NDONJË NGA PROCEDURAT E
PROKURIMIT TË PARASHIKUARA NË LIGJIN PËR PROKURIMIN
PUBLIK DHE/OSE NË RASTIN KUR NUK ËSHTË PUBLIKUAR
NJOFTIMI I FITUESIT OSE NJOFTIMI I KONTRATËS SË NËNSHKRUAR
Figura 18 - Grafiku për procedurën e prokurimit me faza

5.1 Procesi i ankimit në formë skematike

50
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

5.2 Legjitimimi i ankimuesit

Operatori ekonomik legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë autoritetit/entit


kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik kur plotësohen këto kushte:
Çdo operator ekonomik ka të drejtë të paraqesë ankesë në përfundim të Fazës së
Parë, për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit,
për një procedurë prokurimi, pas marrjes dijeni mbi njoftimin e këtij vendimi.
Në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/ klasifikimit përfundimtar të
Autoritetit/Entit Kontraktor (Faza e Dytë), referojuni seksionit 5, të këtij manuali.
KUJDES! Kjo e drejtë është e përcaktuar në nenin 110, pika 3 të Ligjit nr. 162, datë
23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i paraqitjes së ankesave në Autoritetin/


Entin Kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik dhe legjitimimi i palëve;
Verifikimi i elementëve formal të ankesës; Formulari i ankesë, Pagesa e tarifës
së ankesës, Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës; Paraqitja e
argumenteve nga subjektet e interesuara.

1 HAPI I PARË:

Ratione in personae (Legjitimimi i palës): Fillimisht operatori ekonomik duhet


të legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë autoritetit/entit kontraktor dhe
Komisionit të Prokurimit Publik, operatori ekonomik duhet të ketë ose ka pasur
interes në një procedurë prokurimi, dhe duhet të jetë dëmtuar ose rrezikohet të
dëmtohet nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit/entit kontraktor, për të
cilat pretendon se janё në kundërshtim me ligjin, në kuptim të pikës 1 të nenit
94 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin
e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
Ratione temporis (Legjitimimi kohor): Operatori ekonomik duhet të identifikojë
periudhën kohore që ka në dispozicion për të paraqitur ankesën, sipas
parashikimeve të pikës 3 të nenit 110 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
Prokurimin Publik”, i ndryshuar.

51
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

Për procedurat e prokurimit me faza, ku fondi limit është “Mbi kufirin e lartë
monetar” e drejta për të paraqitur ankesë mbi vendimin e përzgjedhjes së
kandidatëve pas fazës së parakualifikimit:
a.Për në rastin e ankesave për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve
pas fazës së parakualifikimit, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të
ankohen brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit për këtë vendim (duke
përfshirë edhe datën e njoftimit), pra nga marrja e njoftimit mbi vendimin
e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit në Sistemin e
Prokurimit Elektronik (SPE).
b. Për në rastin e ankesave për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas
fazës së parakualifikimit, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të ankohen
brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e njoftimit për këtë vendim (duke
përfshirë edhe datën e njoftimit), pra nga marrja e njoftimit mbi vendimin
e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit në Sistemin e
Prokurimit Elektronik (SPE).
c. Në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/ klasifikimit përfundimtar
të Autoritetit/Entit Kontraktor (Faza e Dytë), referojuni seksionit 4, të këtij
manuali.
Kufijtë monetarë të procedurave të prokurimit, janë përcaktuar në gërmën a dhe
b, të nenit 111, të Vendimit Nr. 285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave,
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.

KUJDES! Operatori ekonomik fillimisht duhet të identifikojë datën në të cilën ka


marrë njoftim lidhur me vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së
parakualifikimit (Faza e Parë) në Sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE).
KUJDES! Në rastet kur dita e fundit për paraqitjen e ankesës bie ditë e shtunë,
ditë e diel ose ditë feste zyrtare, atëherë operatori ekonomik mund të paraqesë
ankesën e tij ditën pasardhëse të punës.

52
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

5.3 Elementet formale të ankesës


5.3.1 Paraqitja e ankesës përmes sistemit të ankesave elektronike

2 HAPI I DYTË:

Në datën 27.10.2021, Komisioni i Prokurimit Publik ka implementuar Sistemin


e Ankesave Elektronike, duke mundësuar tashmë për të gjithë operatorët
ekonomikë, paraqitjen e ankesës në të njëjtën kohë, pranë Komisionit të
Prokurimit Publik dhe Autoritetit/Entit Kontraktor, në rrugë elektronike. Me
dorëzimin e ankesës në sistemin e ankesave elektronike, në përputhje me afatet
në ligjin 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, ankesa menjëherë
konsiderohet e dorëzuar pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit të
Prokurimit Publik, njëkohësisht në të dyja institucionet.
Referuar nenit 111, të ligjit nr. 162/2020 të ndryshuar, ankesat dorëzohen
vetëm në rrugë elektronike.
Referuar Manualit “Manual i Përdorimit - Për Ankesë, Argument nga Operatorët
Ekonomikë” miratuar me Vendim Nr. 328, datë 06.04.2022, të Komisionit të
Prokurimit Publik, Operatorët Ekonomikë mund të log-ohen nëpërmjet portalit
e-Albania, në mënyrë që të të kryejnë aplikim për “Ankesë dhe Argument”.
Në portalin e Komisionit të Prokurimit Publik (Kpp.al) në ndërfaqen kryesore të
portalit, menuja “Kreu”, ofrohet mundësia e aplikimit për ankesë elektronike
ose argument mbi ankesë për Operatorët Ekonomikë.
Me klikim të një prej butonave si në imazhin më poshtë, ju mund të aplikoni për
ankesë ose për argument.
Kur klikohet butoni “Ankesë” kryhet:
Aplikim për Ankesë nga Operatorët Ekonomikë kryhet për Procedurat e
Prokurimit Publik pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit të
Prokurimit Publik, ndërsa aplikimi për ankesë për Leje Minerare, Ankand ose
Koncension kryhet vetëm pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

53
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

Figura 19 - Aplikim për Ankesë

Klikimi në butonin “Ankesë” (Aplikim për Ankesë nga Operatorët Ekonomikë


për Procedurë Prokurimi Publik, Leje Minerare, Ankand ose Koncension) do
t’ju drejtoojë në portalin e- albania, në seksionin e dedikuar për aplikimet për
ankesë.
Pasi të plotësohen të gjitha fushat, duhet të klikohet mbi butonin “Nënshkruaj
Ankesën”; me kryerjen e këtij veprimi, personit të autorizuar që është i pajisur
me nënshkrim elektronik sipas përcaktimeve ligjore të parashikuara në ligjin
Nr. 9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, i shkon në
mënyrë automatike me sms kodi i nënshkrimit elektronik.
Me klikimin e butonit “Dërgo”, dërgohet ankesa “Për Procedurat e Prokurimit
Publik” njëkohësisht pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe institucionit të
Komisionit të Prokurimit Publik, dhe nga sistemi do të gjenerohet një numër
aplikimi elektronik.
Numri i aplikimit elektronik do t’ju mundësojë gjurmimin e statusit të ankesës
suaj të dërguar, në faqen kryesore ku u iniciua ankesa, në seksionin “Lista e
ankesave pranë autoritetit/entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit
Publik”.
Vendosni numrin e aplikimit, dhe me klikim të butonit “Kërko”, do t’ju
pasqyrohet:
● Emri i shërbimit

54
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

● Statusi

● Kujdes: Statusi fillestar i ankesës është “Paparaqitur mandat - pagesa”,

● Pagesa mund të kryhet në dy mënyra:

- Në bankë
Ose
- Online (Nëpërmjet Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike, e
cila është e lidhur me institucionet bankare dhe jobankare)
Ju mund të shkarkoni mandat - pagesën, duke klikuar mbi butonin “Shkarkoni
mandat - pagesën”.
Komunikimi nëpërmjet Komisionit të Prokurimit Publik dhe Operatorit Ekonomik,
kalon nëpërmjet sistemit, së bashku me komunikimin mes Autoritetit/Entit
Kontraktor dhe Operatorit Ekonomik.
Nëse dëshironi të aplikoni për argument, në ndërfaqen kryesore të portalit kpp.
al, duhet të klikoni mbi butonin “Argument” nëpërmjet të cilit kryhet:
● Aplikimi për Argument kryhet vetëm për Procedurat e Prokurimit Publik
nga Operatorët Ekonomikë të interesuar pranë Autoritetit/Entit Kontraktor
dhe Komisionit të Prokurimit Publik

KUJDES! Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur argumente


që kundërshtojnë ankesën, sipas parashikimeve të pikës 1 të këtij neni, nuk mund
të ushtrojnë më pas të drejtën e ankimit për vendimin e dhënë në lidhje me
ankesën për këtë procedurë prokurimi.

55
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

Figura 20 - Aplikim për Argument

Pasi të keni klikuar butonin “Argument”, do të drejtoheni në portalin e-albania.


Pasi të keni plotësuar të gjitha të dhënat e aplikimit për argument, me klikim të
butonit “Nënshkruaj argumentin”, automatikisht personit të autorizuar që është
pajisur me nënshkrim elektronik sipas përcaktimeve ligjore të parashikuara në
ligjin Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, i shkon
në mënyrë automatike me sms, kodi i nënshkrimit elektronik.
Me dërgimin me sukses të argumentit, do të gjenerohet nga sistemi një numër
elektronik unik aplikimi, i cili shërben për gjurimim e statusit të argumentit.
Operatori Ekonomik njoftohet tek menu-ja “Mesazhet e mia” në portalin
e-Albania, për aplikimin e Shërbimit “Ankesë dhe Argument”, për dërgimin e
kërkesave nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik, për daljen e vendimit, si
dhe për çdo komunikim nga Autoriteti Kontraktor.

5.3.2 Formulari i ankesës

3 HAPI I TRETË:

Operatori ekonomik ka detyrimin të plotësojë me korrektësi secilën rubrikë të


Formularit të Ankesës.

56
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

KUJDES!Në Seksionin I. Identifikimi i ankimuesit, operatori ekonomik duhet të


plotësojë secilën rubrikë të përcaktuar në të.

Në Seksionin II. Informacion mbi procedurën, duhet të plotësohen të gjitha


rubrikat me përjashtim të rubrikave në pikën 7 dhe pikën 8.
Në Seksionin III. Përshkrimi i ankesës, operatori ekonomik ankimues duhet të
plotësojë të gjitha rubrikat.
a. Në rastin e ankesës për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së
parakualifikimit, ku ankimuesi është skualifikuar dhe kundërshton arsyen e
skualifikimit, në rubrikën e pikës 2 duhet të klikojë opsionin “Kundërshtim
i vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave lidhur me skualifikimin
e ofertës së tij”, duke cituar arsyen/arsyet e skualifikimit të dhëna nga
ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në njoftimin e vendimit të
përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, në Sistemin e
Prokurimit Elektronik (SPE).
b. Në rastin e ankesës për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas
fazës së parakualifikimit, ku ankimuesi është skualifikuar dhe kundërshton
arsyen/et e skualifikimit, si dhe kërkon skualifikimin e ofertuesit/ve të
kualifikuar me ofertë më të ulët, në rubrikën e pikës 2 duhet të klikojë
opsionin “Kundërshtim i Vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
lidhur me skualifikimin e ofertës së tij”, duke cituar arsyen/arsyet e
skualifikimit të dhëna nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
në njoftimin e vendimit të përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së
parakualifikimit në Sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE), si dhe opsionin
“Kundërshtim i vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave lidhur me
kualifikimin e ofertës së një/disa operatori/ëve ekonomikë pjesëmarrës në
procedurën e prokurimit”, duke cituar emrin e operatorit/ëve ekonomikë
pjesëmarrës për të cilin/ët ka pretendime, si dhe duke parashtruar
pretendimin/et konkret që ka.
c. Në rastin e ankesës për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas
fazës së parakualifikimit, ku ankimuesi është kualifikuar, por kundërshton
kualifikimin e ofertuesvë të kualifikuar me ofertë më të ulët, në rubrikën
e pikës 2, duhet të klikojë opsionin “Kundërshtim i vendimit të Komisionit
të Vlerësimit të Ofertave lidhur me kualifikimin e ofertës së një/disa
operatori/ëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit”, duke

57
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

cituar emrin e operatorit/ëve ekonomikë pjesmarrës për të cilin/ët ka


pretendime, si dhe duke parashtruar pretendimin/et konkrete që ka .
Në Seksionin IV: Dokumente Shoqëruese, Operatorët ekonomikë ankimues, të
cilët kanë paraqitur ankesë kundër vendimit të përzgjedhjes së kandidatëve
pas fazës së parakualifikimit, duhet të paraqesin edhe dokumentacionin dhe
provat përkatëse, për të cilat ankimuesi mendon se mbështesin ankimin e tij,
në përputhje me nenin 111, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të
ndryshuar.

KUJDES! Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda dy ditëve nga njoftimi i Autoritetit/
Entit Kontraktor për të plotësuar formularin në formën e duhur, ajo vlerësohet si
e paparaqitur.

Për të krijuar një ankesë të re, duhet të klikoni mbi butonin “Krijo aplikim i ri”
dhe ndiqen hapat e mëposhtëm.
Seksioni I: Identifikimi i të dhënave të ankimuesit
Pasi të keni klikuar butonin “Krijo një aplikim të ri” do t’ju shfaqet forma e
aplikimit sipas figurës Nr. 20. me të dhënat përkatëse.

Figura 21 - Identifikimi i të dhënave të ankimuesit

58
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

Sistemi i merr në mënyrë automatike të plotësuara nga integrimi me sistemin e


Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve
(DPT).
Të dhënat e tjera si më poshtë plotësohen manualisht nga ana juaj (sipas
formatit të përcaktuar):
● Numër telefoni

● Email

● Shteti, plotësohet nëpërmjet përzgjedhjes nga lista e konfiguruar e shteteve.

● Qyteti, në rast se përzgjidhet shteti “Shqipëri”, qyteti mund të përzgjidhet


nga lista e konfiguruar e qyteteve; nëse përzgjedhet një shtet tjetër, qyteti
do të plotësohet manualisht.
● Kodi postar, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar.

● Numër Fax, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar.

● Bashkim Operatorësh Ekonomikë, nëse po ankimoni si Bashkim Operatorësh


Ekonomikë, duhet të klikoni mbi butonin “Bashkim Operatorësh Ekonomikë”
dhe do t’ju shfaqen për plotësim të dhënat dhe përzgjedhja e anëtarëve të
Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë:
- Nuis/NIPT, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të
përcaktuar.
- Emri i plotë i operatorit, plotësohet automatikisht, pasi është plotësuar
fusha NIPT, nga integrimi me sistemin e Qendrës Kombëtare të Biznesit
(QKB) dhe Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve (DPT).
- Shteti, plotësohet nëpërmjet përzgjedhjes nga lista e konfiguruar e
shteteve.
- Qyteti, në rast se përzgjidhet shteti “Shqipëri”, qyteti mund të përzgjidhet
nga lista e konfiguruar e qyteteve; nëse Operatori Ekonomik përzgjedh
një shtet tjetër, qyteti do të plotësohet manualisht.
- Kodi postar, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të
përcaktuar.
- Numër telefoni, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të
përcaktuar.

59
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

- Numër Fax, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të


përcaktuar
- Email, e dhënë që plotësohet manualisht sipas formatit të përcaktuar
Nëse në lidhje me shërbimin ankesë, po ankimohet nga dy ose më shumë
Anëtarë të Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë, klikoni mbi butonin (+) për të
mundësuar shtimin e Operatorëve të tjerë Ekonomikë (Anëtarë të BOE).
Nëse po aplikoni për shërbimin ankesë si Operator Ekonomik i huaj duhet të
klikoni mbi butonin “I huaj”.
Seksioni II : Informacion mbi procedurën
Ky seksion shërben për plotësimin e të dhënave të procedurës për të cilën po
ankimoni. Fushat që nevojiten të plotësohen janë:
● Tipi i procedures, fushë përzgjedhëse (mund të përzgjidhet vetëm një nga
opsionet)
- Procedurë prokurimi publik
- Koncesion
- Leje Minerare
- Ankandet
Varësisht nga lloji i procedurës që keni përzgjedhur, shfaqen fushat e nevojshme
për plotësim:
Tipi “Procedurë Prokurimi Publik”.
Nëse po ankimoni për procedurë prokurimi publik, të dhënat që shfaqen për t’u
plotësuar janë:
● Tipi i ankesës, listë me mundesi përzgjedhjeje nga lista e konfiguruar.

● Numri i referencës së procedures, në mënyrë automatike nga integrimi


me Sistemin e Prokurimeve Elektronike (SPE) merren informacionet që i
përkasin numrit të references të vendosur si:
- Lloji i procedurës
- Autoriteti/Enti kontraktor
-Vlera e përllogaritur e prokurimit
● Tipi i kontratës, listë me mundësi përzgjedhjeje nga lista e konfiguruar.

60
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

● Data e zhvillimit të procedures, format datë që plotësohet manualisht

● Numri i njoftimit, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar

● Kodi CPV, e dhënë që plotësohet sipas formatit të përcaktuar

Të dhënat si më poshtë merren automatikisht nga integrimi me Sistemin e


Prokurimeve Elektronike (SPE-së).
● Objekti i kontratës/Marrëveshjes kuadër

● Afati i fundit për paraqitjen e ofertës

● Data e publikimit të njoftimit të fituesit

● Data e nënshkrimit të kontratës

Figura 22 - Të dhënat e procedurës

Seksioni III: Përshkrimi i ankesës


Në këtë seksion duhet të plotësoni të dhënat e ankesës si:
● Objekti i ankesës, e dhënë që plotësohet nga lista me mundësi
përzgjedhjeje.
Me klikim të butonit (+), do t’ju shfaqet tabela me objektin e ankesës së
përzgjedhur dhe një kolonë për të shkruar shpjegimin përkatës. Butoni (x) ju
shërben për pastrimin e filtrit dhe vendosjen e një opsioni/filtri tjetër.

61
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

● Baza ligjore, e dhënë që plotësohet manualisht

● Rrethanat dhe faktet, e dhënë që plotësohet manualisht

● Argument mbi shkeljet e pretenduara, e dhënë që plotësohet manualisht

● Kërkesë për ekspertizë të posaçme, me përzgjedhje të dy opsioneve PO/


JO; nëse përzgjidhet PO shfaqet fusha Komente për të detajuar përgjigjen
e dhënë.
● Kërkesë për përjashtimin e zyrtarëve që do të merren me shqyrtimin e
ankesës, e dhënë që plotësohet manualisht
● Lista e informacionit konfidencial, e dhënë që plotësohet manualisht

Sqarim: Sistemi i Ankesave Elektronike (SAE), nuk ka kufizime në lidhje me numrin


e karaktereve në fushat që do të plotësohen manulisht nga Operatorët Ekonomikë.

Figura 23 - Përshkrimi i ankesës

62
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

Pasi të plotësohen të gjitha fushat, duhet të klikohet mbi butonin “Nënshkruaj


Ankesën”; me kryerjen e këtij veprimi personit të autorizuar që është i pajisur
me nënshkrim elektronik sipas përcaktimeve ligjore të parashikuara në ligjin
Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, i shkon në
mënyrë automatike me sms kodi i nënshkrimit elektronik.

5.3.3 Pagesa e tarifës së ankimit

4 HAPI I KATËRT:

Operatori ekonomik duhet t’i bashkëlidhë Formularit të Ankesës, dokumentin


bankar që vërteton pagesën e tarifës përkatëse për ankesën, sipas përcaktimeve
të pikës 2, të nenit 111, të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin
publik”, i ndryshuar.
Vlera e tarifës për ankesë, për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas
fazës së parakualifikimit, është 0.5% e vlerës së fondit limit të procedurës së
prokurimit që ankimohet, sipas përcaktimeve të VKM nr. 236, datë 20.04.2023
“Për përcaktimin e rregullave dhe tarifës së pagesës, për ankimin në një
procedurë prokurimi pranë Komisionit të Prokurimit Publik”.

KUJDES! Operatori ekonomik ankimues mund ta sigurojë mandatin e pagesës,


duke i kërkuar vlerën e tarifës përkatëse për ankesën Komisionit të Prokurimit
Publik, në adresën e emailit: fatura-financa@kpp.gov.al.

Gjithashtu, në Sistemin e Ankesave Elektronike, nëpërmjet Platformës


“E-Albania”, vlera e tarifës përkatëse për ankesën dhe numri i llogarisë së
Komisionit të Prokurimit Publik, gjenerohet automatikisht nga vetë sistemi.
KUJDES! Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda dy ditëve nga njoftimi i Autoritetit/
Entit Kontraktor për pagesën e tarifës, ajo vlerësohet si e paparaqitur.

Statusi fillestar i ankesës është “Paparaqitur mandat - pagesa”,


Pagesa mund të kryhet në dy mënyra:
● Në bankë

63
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

ose
● Online (Nëpërmjet Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike,
e cila është e lidhur me institucione bankare dhe jobankare)
Ju mund të shkarkoni mandat - pagesën, duke klikuar mbi butonin “Shkarkoni
mandat - pagesën”, pasi të keni gjurmuar ankesën me anë të numrit të apikimit.
Në dokumentin e shkarkuar ndër të tjera është i përcaktuar institucioni përfitues
(Komisioni i Prokurimit Publik), kodi i institucionit përfitues, si dhe tarifa e
pagesës që duhet të kryeni për shërbimin e ankesës, tarifë kjo e cila përllogaritet
në mënyrë automatike nga sistemi i ankesave elektronike.
Për të ngarkuar mandat - pagesën duhet të klikoni mbi butonin “Ngarko”.
Nëpërmjet butonit (+) mund të shtoni mundësinë e ngarkimit të më shumë se 1
dokumenti. Dokumentet që ngarkoni duhet të jenë në formatin PDF.
Me klikim të butonit “Dërgo”, do t’ju shfaqet mesazh “Dokumenti u dërgua me
sukses”.

5 HAPI I PESTË:

Formulari i Ankesës dhe mandati që vërteton pagesën e tarifës së ankesës


dorëzohen njëkohësisht si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor ashtu edhe pranë
Komisionit të Prokurimit Publik, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike.
Operatori ekonomik duhet që të marrë masa për ngarkimin në sistem jo vetëm
të Formularit të Ankesës, por edhe të Mandatit që vërteton pagesën e tarifës
së ankesës, ndërkohë që vetë ky sistem i dërgon njëkohësisht këto dokumente,
si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit
Publik, si dhe duhet që aplikimi dhe dërgimi i ankesës të bëhet brenda periudhës
kohore për paraqitjen e ankesës dhe të përmendur në rubrikën “HAPI I PARË”
i këtij seksioni.

64
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

5.3.4 Documentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës

6 HAPI I GJASHTË:

Operatorët ekonomikë ankimues, të cilët kanë paraqitur ankesë kundër


vendimit të përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, duhet të
paraqesin edhe dokumentacionin dhe provat përkatëse, për të cilat ankimuesi
mendon se mbështesin ankimin e tij, në përputhje me nenin 111, të ligjit nr.
162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Ankimuesi ka detyrimin që të provojë, se me veprimet e kryera nga autoriteti
kontraktor, i është cenuar një e drejtë e tij, e cila ka çuar në skualifikimin pa
të drejtë të ankimuesit, ose në kualifikimin jo të drejtë të një operatori tjetër
pjesmarrës në procedurën e prokurimit.

Figura 24 - Ngarko Dokumente shtesë për ankesën (sqarime,informacion, etj).

Për të ngarkuar dokumente plotësuese për ankesën ekzistuese, duhet të klikoni


mbi butonin “Ngarko”.
Nëpërmjet butonit (+) mund të shtoni mundësinë e ngarkimit të më shumë se
1 dokumenti. Dokumentet që ngarkoni duhet të jenë në formatin PDF dhe me
madhësi jo më shumë se 5 (Megabyte). Pasi të keni dërguar Ankesën me sukses,
sistemi i ankesave elektronike ju mundëson që të ngarkoni dokumente shtesë,
si sqarime apo informacione plotësuese mbi ankesën ekzistuese, ose në rast se
ju kërkohet nga institucioni informacion shtesë apo sqarime mbi ankesën e bërë
nga ana juaj, sistemi ju mundëson ngarkimin e këtyre dokumenteve.

65
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

7 HAPI I SHTATË:

Paraqitja e argumenteve, përbën një kusht formal të procedurës së rishikimit


administrativ, i cili lidhet me të drejtën e ankimit mbi vendimin e dhënë, për një
ankesë të paraqitur për të njëjtën procedurë prokurimi. Në rast të mosparaqitjes
së argumenteve mbi ankesën e paraqitur, operatorit ekonomik të interesuar, i
humbet e drejta për të ankimuar vendimin e dhënë lidhur me këtë ankesë, duke
mos u legjitimuar për të paraqitur ankesën, për arsye të shterimit të ankimit
administrativ.
Në rastet e ankesave për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës
së parakualifikimit, operatorët ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në
procedurën e prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të
drejtë të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë të fundit, njëkohësisht
pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik sipas
parashikimeve të nenit 113 të ligjit Nr. 162 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, afati kohor për
paraqitjen e argumenteve, është 7 (shtatë) ditë nga Publikimi i Formularit për
Publikim nga Komisioni i Prokurimit Publik.
Në procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar, ky afat është 5 (pesë)
ditë.
KUJDES! Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur argumente
që kundërshtojnë ankesën, sipas parashikimeve të pikës 1 të nenit 113 të ligjit Nr.
162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, nuk mund të ushtrojnë më pas të
drejtën e ankimit për vendimin e dhënë, në lidhje me ankesën për këtë procedurë
prokurimi.
KUJDES! Operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet
e tyre në lidhje me ankesën, kanë të drejtën të ankohen pranë Komisionit të
Prokurimit Publik brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit nga autoriteti ose enti
kontraktor, për procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar dhe brenda 10
ditëve për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, sipas pikës 5, të
nenit 114 të LPP-së, i ndryshuar.

5.3.5 Aplikimi për Argument në rrugë elektronike


Nëse dëshironi të aplikoni për argument, në ndërfaqen kryesore të portalit kpp.
al, duhet të klikoni mbi butonin “Argument” nëpërmjet të cilit kryhet:

66
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

Figura 25 - Aplikim për Argument

● Aplikimi për Argument kryhet vetëm për Procedurat e Prokurimit Publik


nga Operatorët Ekonomikë të interesuar pranë Autoritetit/Entit Kontraktor
dhe Komisionit të Prokurimit Publik

KUJDES! Argumenti përbën në vetëvete një shërbim të ndryshëm nga Ankesa,


i cili shërben për paraqitjen e fakteve dhe provave nga operatorët ekonomikë
joankimues por pjesëmarrës në një procedurë prokurimi, të cilëve potencialisht
mund t’u cënohen interesat nga paraqitja e ankesave të operatorëve të tjerë
ekonomikë pjesëmarrës të kualifikuar dhe të skualifikuar. Në zbatim të nenit 113 të
ligjit nr.162/2020, të ndryshuar, “Në rastet e ankesave për vendimet e autoritetit
ose entit kontraktor për përzgjedhjen e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit
ose për procesin e vlerësimit të ofertave, operatorët ekonomikë, të cilët kanë
marrë pjesë në procedurën e prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa/at
e paraqitur/a, kanë të drejtë të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë
të fundit, njëkohësisht pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të
Prokurimit Publik. Në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, afati
kohor për paraqitjen e këtyre argumenteve është 7 ditë nga publikimi i ankesës
nga Komisioni i Prokurimit Publik. Në procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë
monetar ky afat është 5 ditë.

67
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

5.4 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave


të Operatorëve Ekonomik, për procedurat e prokurimit me faza.
Lidhur me të drejtën e operatorit ekonomik për të paraqitur ankesë për vendimin
e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, në procedurat e
prokurimit me faza, nëpërmjet Sistemit të Prokurimeve Elektronike (SPE),
autoriteti kontraktor ka detyrimin që ta trajtojë atë.
KUJDES! Ky detyrim është i përcaktuar në nenin 114 të Ligjit nr. 162, datë
23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i pritjes së ankesave nga Autoriteti/
Enti Kontraktor; Pezullimi i procedurës dhe ngritja e KSHA-së; Verifikimi i
elementëve formal të ankesës; Shqyrtimi i ankesës brenda afatit të përcaktuar
në ligj dhe njoftimi i palëve mbi vendimmarrjen.

1 HAPI I PARË:

Për procedurat e prokurimit me faza, për të cilat operatorët ekonomikë


pjesëmarrës kanë marrë dijeni mbi vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas
fazës së parakualifikimit dhe që është me fond limit “Nën kufirin e lartë monetar”,
autoriteti kontraktor ka detyrimin që për 7 (shtatë) ditë kalendarike nga data e
njoftimit të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, mbi vendimin e përzgjedhjes
së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, të presë çdo Ankese që dorëzohet
për vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit.
Për procedurat e prokurimit me faza, për të cilat operatorët ekonomikë
pjesëmarrës kanë marrë dijeni mbi vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas
fazës së parakualifikimit dhe që është me fond limit “Mbi kufirin e lartë monetar”,
autoriteti kontraktor ka detyrimin që për 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e
njoftimit të operatorëve ekonomikë pjesmarrës mbi vendimin e përzgjedhjes së
kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, të presë çdo Ankese që dorëzohet për
vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit.
KUJDES! Ankesat e paraqitura nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike
konsiderohen të paraqitura njëkohësisht, si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor
ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

68
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

2 HAPI I DYTË:

Me ardhjen e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, Autoriteti


Kontraktor, Operatori Ekonomik dhe Agjencia e Prokurimit Publik njoftohen me
një mesazh në llogarinë e tyre në portalin e-Albania.
Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e
Ankesës, fillimisht duhet të verifikojë nëse ankesa është publikuar në Faqen
Zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik “www.kpp.al” në rubrikën “Regjistri
i Ankesave”.
Nё rast se, ankesa rezulton e publikuar, titullari i autoritetit/entit kontraktor,
urdhëron njësinë e prokurimit të pezullojë në sistem vazhdimin e procedurës,
deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, sipas parashikimeve të LPP-së.
Procesi i pezullimit në sistemin e prokurimit elektronik, bëhet sipas udhëzimeve
të APP-së.
Titullari i autoritetit/entit kontraktor, me urdhёr tё veçantё, cakton një person
ose ngre një komision të përbërë nga të paktën 3 (tre) persona pёr shqyrtimin
e ankesёs.

3 HAPI I TRETË:

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës ose Personi i Ngarkuar për Shqyrtimin e


Ankesës, fillimisht verifikon elementet e ankesës, sipas parashikimeve të pikës
2 të nenit 111 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”, i
ndryshuar.
Elementet e ankesës janë si më poshtë:
Në Formularin e Ankesës duhet të shënohet emri dhe adresa e ankuesit.
Në Formularin e Ankesës, duhet të shënohet numri i referencës për procedurën
konkrete dhe bazën ligjore, ku ankimuesi pretendon për shkelje, si dhe pagesa
e tarifës së ankesës, duke e shoqëruar atë me dokumentacionin dhe provat
përkatëse, për të cilat mendon, se mbështesin ankimin e tij. Elementet e
sipërpërmendura janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Ankimuesi

69
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton pagesën


e tarifës përkatëse për ankesën.
.
KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari
nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë autoriteti ose enti kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin.

Autoritetit/Entit Kontraktor, në rast se për shqyrtimin e pretendimeve të


ankesës, i lind nevoja të kryejë verifikime pranë organeve të tjera, afatet e
përcaktuara në “HAPIN E PARË” të këtij seksioni, do të ndërpriten, dhe do të
rifillojnë pasi autoriteti kontraktor të ketë siguruar informacionin e ankesës. Në
çdo rast, për pritjen e informacionit të kërkuar, afati nuk duhet të tejkalojë 30
ditë.

4 HAPI I KATËRT:

Për ankesa për vendimin e Autoritetit/Entit Kontraktor për përzgjedhjen e


kandidatëve pas fazës së parakualifikimit, autoriteti ose enti kontraktor duhet të
shprehet për ankesën e paraqitur brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit kohor
në dispozicion të operatorëve ekonomikë të interesuar, sipas parashikimeve në
nenin 113 të LPP-së për paraqitjen e argumenteve të tyre.

KUJDES! Autoriteti ose enti kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë


Komisionin e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar
brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij vendimi, në zbatim të pikës
4 të nenit 114 të të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar.

70
ANKESA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT ME FAZA

5.5. Procedura e ankimit pranë Komisionit të Prokurimit Publik kundër


vendimit të Autoritetit/Entit Kontraktor nga operatorët ekonomikë të
interesuar që kanë paraqitur argumente.
Kundër vendimit të autoritetit/entit kontraktor, operatorët ekonomikë të
interesuar, të cilët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me ankesën, kanë
të drejtën të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik në varësi të kufijve
monetarë të procedures (brenda 7 ditëve për procedurat nën kufirin e lartë
monetar ose 10 ditëve per procedurat e prokurimit mbi kufirin e larte monetar)
nga marrja e njoftimit nga autoriteti ose enti kontraktor, sipas pikës 5 të nenit
114, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur ankesë sipas
pikës 5, të nenit 114 të ligjit, Nr. 162, datë 23.12.2020, “Për prokurimin Publik”
i ndryshuar, ata nuk do të kenë të drejtë të paraqesin më pas një ankesë për
veprimet e autoritetit ose entit kontraktor, të kryera në zbatim të vendimit të
dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik.

71
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR.

VI. ANKESAT NË RASTIN E PROCEDURAVE PËR RIHAPJEN


E KONKURRIMIT PËR LIDHJEN E NJË KONTRATE NË BAZË
TË NJË MARRËVESHJEJE KUADËR, ME DISA OPERATORË
EKONOMIK, REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR.
162/2020, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR.

Referuar nenit 52, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar,
“Marrëveshje kuadër” është një marrëveshje ndërmjet një apo më shumë
autoriteteve ose enteve kontraktore dhe një a më shumë operatorëve
ekonomikë, qëllimi i së cilës është të vendosë kushtet e kontratave, që do të
prokurohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, veçanërisht ato që kanë lidhje
me çmimin dhe aty ku është e përshtatshme, me sasitë e parashikuara.
Kur marrëveshja kuadër lidhet me më shumë se një operator ekonomik, atëherë
kjo marrëveshje kuadër zbatohet në një nga mënyrat e mëposhtme:
a) nëpërmjet zbatimit të kushteve të parashtruara në marrëveshjen kuadër,
pa rihapur konkurrimin;
b) kur marrëveshja kuadër përcakton të gjitha kushtet që rregullojnë ofrimin
e punëve, shërbimeve dhe furnizimeve në fjalë, pjesërisht pa rihapur
konkurrimin në përputhje me shkronjën “a” të kësaj pike, dhe pjesërisht
me rihapjen e konkurrimit ndërmjet operatorëve ekonomikë, palë të
marrëveshjes kuadër, në përputhje me shkronjën “c” të kësaj pike, kur
kjo mundësi është parashikuar nga autoritetet ose entet kontraktore në
dokumentet e tenderit për marrëveshjen kuadër. Zgjedhja nëse punët,
furnizimet ose shërbimet specifike blihen pas rihapjes së konkurrimit ose
direkt sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen kuadër, bëhet në
përputhje me kritere objektive, të cilat përcaktohen në dokumentet e
tenderit për marrëveshjen kuadër. Në këto dokumente duhet gjithashtu, të
specifikohet se cilat kushte mund t’i nënshtrohen rihapjes së konkurrimit.
Mundësitë që parashikohen në paragrafin e parë të kësaj shkronje, gjithashtu,
zbatohen për çdo lot të marrëveshjes kuadër, për të cilët të gjitha kushtet që
rregullojnë ofrimin e punëve, shërbimeve dhe furnizimeve në fjalë përcaktohen
në marrëveshjen kuadër, pavarësisht nëse janë përcaktuar ose jo të gjitha
kushtet që rregullojnë ofrimin e këtyre punëve, shërbimeve dhe furnizimeve
për lote të tjera.

72
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR.

c) kur në marrëveshjen kuadër, nëpërmjet rihapjes së konkurrimit ndërmjet


operatorëve ekonomikë, palë të marrëveshjes kuadër, nuk janë përcaktuar
të gjitha kushtet që rregullojnë ofrimin e punëve, shërbimeve dhe
furnizimeve.
Referuar procedurës së ankimit administrativ për procedurat e prokurimit të
zhvilluara me anë të marëveshjes kuadër, për ankesat në lidhje me dokumentet
standarde të tenderit, si dhe për ankesat për fazën e parakualifikimit, referojuni
shpjegimeve në Seksionin 1 dhe Seksionin 6, të këtij manuali.
Në këtë seksion do të trajtohet procedura e ankimit administrativ, për rastet e
rihapjes së konkurrimit për lidhjen e një kontrate, në bazë të një marrëveshjeje
kuadër me disa operatorë ekonomikë, ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara.
Në rast të përdorimit të kësaj lloj marrëveshjeje, autoriteti/enti kontraktor, për
të lidhur kontratë brenda marrëveshjes kuadër, duhet të rihapë konkurrimin.

6.1 Legjitimimi i ankimuesit


Operatori ekonomik legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë autoritetit/entit
kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, kur plotësohen këto kushte:
Çdo operator ekonomik pjesmarrës në një procedurë prokurimi, ka të drejtë të
paraqesë ankesë për rihapjen e konkurrimit për lidhjen e një kontrate, në bazë
të një marrëveshjeje kuadër me disa operatorë ekonomikë, brenda afateve të
parashikuara në ligjin për prokurimin publik.

KUJDES! Kjo e drejtë është e përcaktuar në pikën 4, të nenit 110 të Ligjit nr. 162,
datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i paraqitjes së ankesave në Autoritetin/


Entin Kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik dhe legjitimimi i palëve;
Verifikimi i elementëve formal të ankesës; Formulari i ankesë, Pagesa e tarifës
së ankesës, Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës; Paraqitja e
argumenteve nga subjektet e interesuara.

73
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR.

1 HAPI I PARË:

Ratione in personae (Legjitimimi i palës): Fillimisht operatori ekonomik duhet


të legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë autoritetit/entit kontraktor dhe
Komisionit të Prokurimit Publik, operatori ekonomik duhet të ketë ose ka pasur
interes në një procedurë prokurimi, dhe duhet të jetë dëmtuar ose rrezikohet të
dëmtohet nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit/entit kontraktor, për të
cilat pretendon se janё në kundërshtim me ligjin, në kuptim të pikës 1 të nenit
94 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin
e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
Ratione temporis (Legjitimimi kohor): Operatori ekonomik duhet të identifikojë
periudhën kohore që ka në dispozicion për të paraqitur ankesën, sipas
parashikimeve të pikes 4 të nenit 110 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
Prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Për procedurat e prokurimit të cilat rihapen për konkurrim për lidhjen e një
kontrate në bazë të një marrëveshjeje kuadër, ku fondi limit është “Mbi kufirin e
lartë monetar”, e drejta për të paraqitur ankesë për vendimin e përzgjedhjes së
fituesit për lidhjen e kontratës në bazë të një marrëveshjeje kuadër, ushtrohet
brenda një periudhe kohore prej 10 (dhjetë) ditësh kalendarike, 10 ditëve nga
marrja dijeni mbi Njoftimin e Fituesit të publikuar nga autoriteti kontraktor
(duke përfshirë edhe ditën e publikimit të njoftimit të fituesit). Pra, operatori
ekonomik fillimisht duhet të identifikojë datën në të cilën është publikuar
Njoftimi i vendimit të fituesit dhe brenda afatit 10 (dhjetë) ditor (duke përfshirë
dhe datën e publikimit të njoftimit) ka të drejtë që të paraqesë ankesë për
vendimin e përzgjedhjes së fituesit nga autoriteti kontraktor.
Për procedurat e prokurimit të cilat rihapen për konkurrim për lidhjen e një
kontrate në bazë të një marrëveshjeje kuadër, ku fondi limit është “Nën kufirin e
lartë monetar” e drejta për të paraqitur ankesë për vendimin e përzgjedhjes së
fituesit për lidhjen e kontratës në bazë të një marrëveshjeje kuadër, ushtrohet
brenda një periudhe kohore prej 7 (shtatë) ditësh kalendarike, 7 ditë nga
marrja dijeni mbi Njoftimin e Fituesit të publikuar nga autoriteti kontraktor
(duke përfshirë edhe ditën e publikimit të njoftimit të fituesit). Pra, operatori
ekonomik fillimisht duhet të identifikojë datën në të cilën është publikuar
Njoftimi i vendimit të fituesit dhe brenda afatit 7 (shtatë) ditor (duke përfshirë

74
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR.

dhe datën e publikimit të njoftimit) ka të drejtë që të paraqesë ankesë për


vendimin e përzgjedhjes së fituesit nga Autoritetit/Entit Kontraktor.
Kufijtë monetarë të procedurave të prokurimit, janë përcaktuar në gërmën a dhe
b, të nenit 111, të vendimit nr. 285, datë 19.05.2021”, të Këshillit të Ministrave,
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.

KUJDES! Në rastet kur dita e fundit për paraqitjen e ankesës bie ditë e shtunë,
ditë e diel ose ditë feste zyrtare, atëherë operatori ekonomik mund të paraqesë
ankesën e tij ditën pasardhëse të punës.
KUJDES! Për përllogaritjen e afateve të ankimit lidhur me kufijtë monetarë,
operatorët ekonomikë ankimues, duhet t’i referohen fondit limit të përcaktuar
në konkursin e rihapur apo fondit limit të marrëveshjes kuadër të lidhur mes
operatorëve ekonomikë.

6.2 Elementet formale të ankesës


6.2.1 Paraqitja e ankesës përmes sistemit të ankesave elektronike

2 HAPI I DYTË:

Në datën 27.10.2021, Komisioni i Prokurimit Publik ka implementuar sistemin


e Ankesave Elektronike, duke mundësuar tashmë për të gjithë operatorët
ekonomikë, paraqitjen e ankesës në të njëjtën kohë, pranë Komisionit të
Prokurimit Publik dhe Autoritetit/Entit Kontraktor, në rrugë elektronike. Me
dorëzimin e ankesës në sistemin elektronik, në përputhje me afatet në ligjin
162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar ankesa menjëherë konsiderohet
e dorëzuar pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit
Publik, njëkohësisht në të dyja institucionet. Ankesa dhe e gjithë përmbajtja
e saj është e aksesueshme nga autoriteti kontraktor, në Sistemin e Ankesave
Elektronike.
Referuar nenit 111, të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar,
ankesat dorëzohen vetëm në rrugë elektronike.

75
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR.

Referuar hapave proceduralë që duhet të ndjekë operatori ekonomik ankimues,


për plotësimin e Formularit të Ankesës, nëpërmjet Sistemit të Ankesave
Elektronike, ju lutemi t’i referoheni shpjegimeve sipas pikës 5.3.1 të këtij
manuali.

36.2.2 Formulari
HAPI iIankesës
TRETË:

Operatori ekonomik ka detyrimin të plotësojë me korrektësi secilën rubrikë


të Formularit të Ankesës, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, duke
përzgjedhur arsyen e paraqitjes së ankesës në rubrikën 2, të Seksionit III, të
Formularit të Ankesës, sikurse shpjegohet edhe në Seksionet e mësipërme të
këtij manuali.
Për më shumë shpjegime, ju lutemi t’i referoheni pikës 5.3.2 të mësipërme, të
këtij manuali.

6.2.3 Pagimi i tarifës së ankesës

4 HAPI I KATËRT:

Operatori ekonomik duhet të ngarkojë nëpërmjet Sistemit të Ankesave


Elektronike, edhe dokumentin bankar që vërteton pagesën e tarifës përkatëse
për ankesën, sipas përcaktimeve të pikës 2 të nenit 111 të Ligjit nr. 162, datë
23.12.2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.
Vlera e tarifës për ankesë, në rastin e procedurave për rihapjen e konkurrimit
për lidhjen e një kontrate, në bazë të një marrëveshjeje kuadër me disa
operatorë ekonomikë, është 0.5% e vlerës së fondit limit të procedurës së
prokurimit që ankimohet (fondi limit i marrëveshjes kuadër të lidhur mes
operatorëve ekonomik), sipas përcaktimeve të VKM nr. 236, datë 20.04.2023
“Për përcaktimin e rregullave dhe tarifës së pagesës për ankimin në një
procedurë prokurimi pranë Komisionit të Prokurimit Publik”.

76
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR.

KUJDES! Operatori ekonomik ankimues mund ta sigurojë mandatin e pagesës në


Sistemin e Ankesave Elektronike, nëpërmjet Platformës “E-Albania”, dhe në këtë
rast vlera e tarifës përkatëse për ankesën dhe numri i llogarisë së Komisionit të
Prokurimit Publik, gjenerohet nga vetë sistemi, ose duke i kërkuar vlerën e tarifës
përkatëse për ankesën Komisionit të Prokurimit Publik në adresën e emailit:
fatura-financa@kpp.gov.al.
KUJDES! Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda dy ditëve nga njoftimi i Autoritetit/
Entit Kontraktor për pagesën e tarifës, ajo vlerësohet si e paparaqitur.

Për më shumë shpjegime, ju lutemi t’i referoheni pikës 5.3.3 të këtij manuali.

5 HAPI I PESTË:

Operatori ekonomik duhet që të marrë masa për ngarkimin në sistem, jo vetëm


të Formularit të Ankesës, por edhe të Mandatit që vërteton pagesën e tarifës
së ankesës, ndërkohë që vetë ky sistem i dërgon njëkohësisht këto dokumente,
si pranë Autoritetit/Entit Kontraktor ashtu edhe pranë Komisionit të Prokurimit
Publik, si dhe duhet që aplikimi dhe dërgimi i ankesës të bëhet brenda periudhës
kohore për paraqitjen e ankesës dhe të përmendur në rubrikën “HAPI I DYTË” i
këtij seksioni.

6.2.4 Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës


Operatorët ekonomikë ankimues, të cilët kanë paraqitur ankesë për procedurat
e konkurimit të rihapura në bazë të një marëveshjeje kuadër, duhet të paraqesin
edhe dokumentacionin dhe provat përkatëse, për të cilat ankimuesi mendon se
mbështesin ankimin e tij, në përputhje me nenin 111, të ligjit nr. 162/2020, “Për
prokurimin publik”, i ndryshuar.
Ankimuesi ka detyrimin që të provojë, se me veprimet e kryera nga autoriteti
kontraktor, i është cenuar një e drejtë e tij, e cila ka çuar në mospërzgjedhjen pa
të drejtë të ankimuesit, ose në përzgjedhjen jo të drejtë të një operatori tjetër
pjesmarrës në procedurën e rihapur të konkurimit, në bazë të një marrëveshjeje

77
ANKESAT REFERUAR PIKËS 4, TË NENIT 110, TË LIGJIT NR. 162/2020,
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR.

kuadër me disa operatorë ekonomikë.


Për më shumë shpjegime, ju lutemi t’i referoheni pikës 5.3.4, të këtij Manuali.

6 HAPI I GJASHTË:

Në rastet e ankesave për rihapjen e konkurrimit për lidhjen e një kontrate, në


bazë të një marrëveshjeje kuadër, operatorët ekonomikë, të cilët kanë marrë
pjesë në procedurën e prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur,
kanë të drejtë të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë të fundit
njëkohësisht pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit
Publik sipas parashikimeve të nenit 113 të ligjit nr. 162 “Për prokurimin publik”,
i ndryshuar.
Lidhur me hapat proceduralë që duhet të ndjekë një operator ekonomik
ankimues, për paraqitjen e argumenteve nëpërmjet Sistemit të Ankesave
Elektronike, ju lutemi t’i referoheni shpjegimeve në pikën 5.3.4, “HAPI I
SHTATË”, të këtij seksioni.

6.3 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave të


Operatorëve Ekonomik, për rihapjen e konkurrimit për lidhjen e një kontrate,
në bazë të një marrëveshjeje kuadër.
Lidhur me të drejtën e operatorit ekonomik për të paraqitur ankesë për
vendimin e përzgjedhjes së kandidatëve pas fazës së parakualifikimit nga ana
e Autoritetit/Entit Kontraktor nëpërmjet Sistemit të Prokurimeve Elektronike
(SPE), autoriteti kontraktor ka detyrimin që ta trajtojë atë.

KUJDES! Ky detyrim është i përcaktuar në nenin 114 të Ligjit nr. 162, datë
23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar.

Për më shumë shpjegime, ju lutemi t’i referoheni pikës 5.3.5, të këtij seksioni.

78
ANKESAT PËR PROCEDURËN E PROKURIMIT ME NEGOCIM,
PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS.

VII. ANKESAT PËR PROCEDURËN E PROKURIMIT ME NEGOCIM,


PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS.

Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, është


procedurё prokurimi me faza, që mund të përdoret nga çdo autoritet/ent
kontraktor që prokuron punë/shërbime/mallra, vetёm nё rastet e parashikuara
nё nenin 47 tё LPP-së dhe në rregullat e prokurimit publik.
Sipas Udhëzimit nr. 06, datë 16.07.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik,
“Mbi përdorimin e procedurës me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit
të kontratës dhe zhvillimit të saj me mjete elektronike”, në procedurën e
prokurimit me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, nuk
krijohet njoftim kontrate, pasi kjo procedurë nuk bëhet publike për të gjithë
operatorët ekonomikë. Në këtë kuptim, vetëm operatorët ekonomikë të cilët
ftohen tek faza “Njoftimi i Operatorëve Ekonomikë”, marrin mesazhin dhe kanë
të drejtë të ofertojnë në këtë procedure prokurimi.
Pavarёsisht se publikimi i njoftimit tё kontratёs nuk ёshtё i detyrueshёm nё
rastin e procedurёs me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës,
autoriteti/enti kontraktor, mund tё vendosё tё publikojё njё njoftim pёr tё rritur
transparencёn dhe konkurrueshmёrinё nё procedurё.
Në këtë seksion do të trajtohet procedura e ankimit administrativ, për rastet e
ankesave mbi procedurat e prokurimit me negocim pa shpallje.

7.1 Legjitimimi i ankimuesit.


Operatori ekonomik legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë autoritetit/entit
kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, kur plotësohen këto kushte:
Çdo operator ekonomik pjesmarrës në një procedurë prokurimi, ka të drejtë të
paraqesë ankesë mbi një procedurë me negocim pa shpallje, brenda afateve të
parashikuara në ligjin për prokurimin publik.

KUJDES! Kjo e drejtë është e përcaktuar në pikën 5, të nenit 110 të Ligjit nr. 162,
datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.

79
ANKESAT PËR PROCEDURËN E PROKURIMIT ME NEGOCIM,
PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS.

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i paraqitjes së ankesave në Autoritetin/


Entin Kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik dhe legjitimimi i palëve;
Verifikimi i elementëve formal të ankesës; Formulari i ankesë, Pagesa e tarifës
së ankesës, Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës; Paraqitja e
argumenteve nga subjektet e interesuara.

1 HAPI I PARË:

Ratione in personae (Legjitimimi i palës): Fillimisht operatori ekonomik duhet


të legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë autoritetit/entit kontraktor dhe
Komisionit të Prokurimit Publik, operatori ekonomik duhet të ketë ose ka pasur
interes në një procedurë prokurimi, dhe duhet të jetë dëmtuar ose rrezikohet të
dëmtohet nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit/entit kontraktor, për të
cilat pretendon se janё në kundërshtim me ligjin, në kuptim të pikës 1 të nenit
94 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin
e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
Ratione temporis (Legjitimimi kohor): Operatori ekonomik duhet të identifikojë
periudhën kohore që ka në dispozicion për të paraqitur ankesën, sipas
parashikimeve të pikës 5, të nenit 110 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
Prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Në rastin e procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të
kontratës, operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre
brenda 30 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit të fituesit (duke përfshirë
edhe ditën e publikimit të njoftimit të fituesit). Pra, operatori ekonomik fillimisht
duhet të identifikojë datën në të cilën është publikuar Njoftimi i fituesit dhe
brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor (duke përfshirë dhe datën e publikimit të
njoftimit) ka të drejtë që të paraqesë ankesë pranë Autoritetit/Entit Kontraktor,
si dhe njëkohësisht pranë Komisionit të Prokurimit Publik, nëpërmjet Sistemit
të Ankesave Elektronike.
Në rast se autoriteti/enti kontraktor, ka publikuar njё njoftim pёr tё rritur
transparencёn dhe konkurrueshmёrinё nё procedurё, i cili publikohet nё
sistemin e prokurimit elektronik dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike,

80
ANKESAT PËR PROCEDURËN E PROKURIMIT ME NEGOCIM,
PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS.

operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre brenda 10


ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, sa i takon plotësimit të kushteve për
përdorimin e kësaj procedure prokurimi, si dhe përmbajtjes së dokumenteve të
tenderit.

KUJDES! Për procedurën e negocimit pa shpallje paraprake të njoftimit të


kontratës nuk zbatohet periudha e pritjes, e parashikuar në nenin 96 të LPP-
së dhe për këtë fakt autoriteti/enti kontraktor do të vijojë me nënshkrimin e
kontratës.
KUJDES! Operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesat e tyre
brenda 30 ditëve nga njoftimi i fituesit edhe pse është nënshkruar kontrata.

7.2 Elementet formale të ankesës

2 HAPI I DYTË:

7.2.1 Paraqitja e ankesës përmes sistemit të ankesave elektronike


Referuar hapave procedurale që duhet të ndjekë operatori ekonomik ankimues,
për plotësimin e Formularit të Ankesës, nëpërmjet Sistemit të Ankesave
Elektronike, ju lutemi t’i referoheni shpjegimeve sipas pikës 5.3.1 të këtij
manuali, duke përzgjedhur arsyen e paraqitjes së ankesës në rubrikën 2, të
Seksionit III, të Formularit të Ankesës.

7.2.2 Pagimi i tarifës së ankesës.

3 HAPI I TRETË:

Operatori ekonomik duhet të ngarkojë nëpërmjet Sistemit të Ankesave


Elektronike, edhe dokumentin bankar që vërteton pagesën e tarifës përkatëse
për ankesën, sipas përcaktimeve të pikës 2 të nenit 111 të Ligjit nr. 162, datë
23.12.2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar.

81
ANKESAT PËR PROCEDURËN E PROKURIMIT ME NEGOCIM,
PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS.

Vlera e tarifës për ankesë, në rastin e ankesave për procedurat me negocim pa


shpallje, në rastin e ankesave për vlerësim, është 0.5% e vlerës së fondit limit
të procedurës së prokurimit që ankimohet, sipas përcaktimeve të VKM nr. 236,
datë 20.04.2023 “Për përcaktimin e rregullave dhe tarifës së pagesës për ankimin
në një procedurë prokurimi pranë Komisionit të Prokurimit Publik”, ndërsa në
rastin e ankesave për dokumentet standarde kur autoriteti/enti kontraktor ka
publikuar Njoftimin Vullnetar për transparencë, tarifa e pagesës për efekt të
ankimit është 0.4% e vlerës së procedurës së prokurimit që ankimohet.

KUJDES! Operatori ekonomik ankimues mund ta sigurojë mandatin e pagesës në


Sistemin e Ankesave Elektronike, nëpërmjet Platformës “E-Albania”, dhe në këtë
rast vlera e tarifës përkatëse për ankesën dhe numri i llogarisë së Komisionit të
Prokurimit Publik, gjenerohet nga vetë sistemi, ose duke i kërkuar vlerën e tarifës
përkatëse për ankesën Komisionit të Prokurimit Publik në adresën e emailit:
fatura-financa@kpp.gov.al.
KUJDES! Nëse mungon ndonjë nga elementet e sipërpërmendura ose formulari
nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë autoriteti ose enti kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të
bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike, dhe në çdo
rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi,
ajo vlerësohet si e paparaqitur.

Për më shumë shpjegime, ju lutemi t’i referoheni pikës 4.3.3 dhe pikës 5.3.3 të
këtij manuali.

7.2.3 Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës


Operatorët ekonomikë ankimues, të cilët kanë paraqitur ankesë për procedurat
me negocim pa shpallje, duhet të paraqesin edhe dokumentacionin dhe
provat përkatëse, për të cilat ankimuesi mendon se mbështesin ankimin e tij,
në përputhje me nenin 111, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar.
Ankimuesi ka detyrimin që të provojë, se me veprimet e kryera nga autoriteti
kontraktor, i është cenuar një e drejtë e tij, e cila ka çuar në mospërzgjedhjen pa
të drejtë të ankimuesit, ose në përzgjedhjen jo të drejtë të një operatori tjetër
pjesmarrës në procedurën e prokurimit me negocim pa shpallje.

82
ANKESAT PËR PROCEDURËN E PROKURIMIT ME NEGOCIM,
PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS.

Për më shumë shpjegime, ju lutemi t’i referoheni pikës 4.3.4 dhe pikës 5.3.4, të
këtij seksioni.

4 HAPI I KATËRT:

Në rastet e ankesave për procedurat me negocim pa shpallje, operatorët


ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit dhe mund të
cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të drejtë të paraqesin argumentet e tyre
në lidhje me këtë të fundit, njëkohësisht pranë autoritetit ose entit kontraktor
dhe Komisionit të Prokurimit Publik, sipas parashikimeve të nenit 113 të ligjit nr.
162 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Lidhur me hapat proceduralë që duhet të ndjekë një operator ekonomik
ankimues, për paraqitjen e argumenteve nëpërmjet Sistemit të Ankesve
Elektronike, ju lutemi t’i referoheni shpjegimeve në pikën 4.3.4 dhe pikën 5.3.4,
të këtij Manuali.

7.3 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave të


Operatorëve Ekonomik, për procedurën e prokurimit me negocim, pa
shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.
Lidhur me të drejtën e operatorit ekonomik për të paraqitur ankesë për
procedurat me negocim pa shpallje, nga ana e Autoritetit/Entit Kontraktor
nëpërmjet Sistemit të Prokurimeve Elektronike (SPE), autoriteti kontraktor ka
detyrimin që ta trajtojë atë.

KUJDES! Ky detyrim është i përcaktuar në nenin 114 të Ligjit nr. 162, datë
23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar.

Për më shumë shpjegime, ju lutemi t’i referoheni pikës 4.3.5 e në vijim, si dhe
pikës 5.3.5 e në vijim, të këtij Manuali.

83
ANKESAT NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR PROCEDUR PROKURIMI

VIII. ANKESAT NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE


PUBLIKE TË LIDHUR PA ZHVILLUAR NDONJË NGA
PROCEDURAT E PROKURIMIT TË PARASHIKUARA NË
KËTË LIGJ DHE/OSE NË RASTIN KUR NUK ËSHTË
PUBLIKUAR NJOFTIMI I FITUESIT OSE NJOFTIMI I
KONTRATËS SË NËNSHKRUAR NGA AUTORITETI/ENTI
KONTRAKTOR

Operatorët ekonomikë të interesuar, në rastin e konstatimit të një kontrate


publike të lidhur pa zhvilluar ndonjë nga procedurat e prokurimit të
parashikuara në këtë ligj dhe/ose në rastin kur nuk është publikuar njoftimi i
fituesit ose njoftimi i kontratës së nënshkruar nga autoriteti kontraktor, kanë të
drejtë të paraqesin ankesë nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, duke
kërkuar pavlefshmërinë e kontratës, referuar pikës 6 të nenit 110, të ligjit “Për
prokurimin publik”, të ndryshuar.

Çështje për t’u trajtuar: Afati kohor i paraqitjes së ankesave në Autoritetin/


Entin Kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik dhe legjitimimi i palëve;
Verifikimi i elementëve formal të ankesës; Formulari i ankesë, Pagesa e tarifës
së ankesës, Dokumentacioni dhe provat në mbështetje të ankesës; Paraqitja e
argumenteve nga subjektet e interesuara.

8.1 Legjitimimi i ankimuesit

1 HAPI I PARË:

Ratione in personae (Legjitimimi i palës): Fillimisht operatori ekonomik duhet


të legjitimohet për të paraqitur ankesë pranë autoritetit/entit kontraktor dhe
Komisionit të Prokurimit Publik, operatori ekonomik duhet të ketë ose ka pasur
interes në një procedurë prokurimi, dhe duhet të jetë dëmtuar ose rrezikohet të
dëmtohet nga veprimet ose mosveprimet e autoritetit/entit kontraktor, për të
cilat pretendon se janё në kundërshtim me ligjin, në kuptim të pikës 1 të nenit
94 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin
e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.

84
ANKESAT NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR PROCEDUR PROKURIMI

Ratione temporis (Legjitimimi kohor): Operatori ekonomik duhet të identifikojë


periudhën kohore që ka në dispozicion për të paraqitur ankesën, sipas
parashikimeve të pikës 6, të nenit 110 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për
Prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Operatorët ekonomikë ankimues, duhet të respektojnë afatet ligjore mbi
paraqitjen e ankesës, për konstatimin e pavlefshmërisë së një kontrate të lidhur,
sipas pikës 6 të nenit 110, të ligjit “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, ku
konkretisht ligjvënësi ka parashikuar se afati për paraqitjen e një ankese lidhur
me këtë kontratë, është 60 ditë nga dita e konstatimit të saj, por jo më vonë se
6 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

8.2 Elementet formale të ankesës.

2 HAPI I DYTË:

Operatori ekonomik ankimues, duhet të plotësojë ccdo rubrikë të Formularit


të Ankesës, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike, si dhe të bashkëlidhë
dokumentacionin dhe provat përkatëse, për të cilat ankimuesi mendon se
mbështesin ankimin e tij, në përputhje me nenin 111, të ligjit nr. 162/2020,
“Për prokurimin publik”, të ndryshuar.
Operatori ekonomik ankimues ka detyrimin të ngarkojë nëpërmjet Sistemit
të Ankesave Elektronike, mandatin bankar të kryerjes së pagesës, për efekt të
ankimit të paraqitur, sipas gërmës c, të pikës 2, të vendimit nr. vendimit nr. 236,
datë 20.4.2023 “Për përcaktimin e rregullave dhe tarifës së pagesës për ankimin
në një procedurë prokurimi pranë Komisionit të Prokurimit Publik”.
Kur ankesa paraqitet për pavlefshmërinë e kontratës, operatori ekonomik
ankimues, për shqyrtimin e ankesës, detyrohet të paguajë pranë Komisionit të
Prokurimit Publik tarifën prej 0.5% të vlerës së kontratës së nënshkruar.

8.3 Veprimet e Autoritetit/Entit Kontraktor për shqyrtimin e ankesave të


Operatorëve Ekonomik, për rastin e konstatimit të një kontrate publike të
pavlefshme.
Lidhur me të drejtën e operatorit ekonomik për të paraqitur ankesë për

85
ANKESAT NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR PROCEDUR PROKURIMI

konstatimin e një kontrate publike të lidhur pa zhvilluar ndonjë nga procedurat e


prokurimit të parashikuara në këtë ligj dhe/ose në rastin kur nuk është publikuar
njoftimi i fituesit ose njoftimi i kontratës së nënshkruar, autoriteti kontraktor ka
detyrimin që ta trajtojë atë.

KUJDES! Ky detyrim është i përcaktuar në nenin 114 të Ligjit nr. 162, datë
23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar.

Lidhur me veprimet procedurale që duhet të ndjekë autoriteti kontraktor, mbi


trajtimin e një ankese, ju lutemi t’i referoheni seksioneve të mësipërme të këtij
manuali.

8.4 Shqyrtimi i Ankesës nga Komisioni i Prokurimit Publik

4 HAPI I KATËRT:

Referuar pikës 3, të nenit 118, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i
ndryshuar, pas lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, kur gjykon se
një vendim apo veprim i autoritetit ose entit kontraktor është në kundërshtim
me ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë:
a) të deklarojë absolutisht të pavlefshme kontratën e nënshkruar, në
përputhje me parashikimet e këtij ligji;
b) të urdhërojë autoritetin kontraktor për shkurtimin e kohëzgjatjes së
kontratës dhe të kërkojë ndërprerjen e parakohshme të saj;
c) të marrë një vendim deklarativ, në bazë të të cilit pushteti gjyqësor mund
të dëmshpërblejë ankuesin, që ka pësuar humbje ose dëme si rezultat i
shkeljes së këtij ligji.
Vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit Publik, rregullohet nga vendimi nr.
486, datë 21.7.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave
për pavlefshmërinë e kontratave të prokurimit publik”, ku KPP me marrjen e
ankesës, vendos pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të kontratës, me anë
të një vendimi të ndërmjetëm, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Komisioni i Prokurimit Publik mund të shpallë një kontratë absolutisht të
pavlefshme, kur konstaton ekzistencën e kushteve të përcaktuara në pikën 1, të

86
ANKESAT NË RASTIN E KONSTATIMIT TË NJË KONTRATE PUBLIKE
TË LIDHUR PA ZHVILLUAR PROCEDUR PROKURIMI

nenit 119, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.


Në përfundim të shqyrtimit të ankesës, në rastin kur nuk shpallet pavlefshmëria e
kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, vendos:
a) të shkurtojë afatin e zbatimit të kontratës;
b) dënimin me gjobë të autoritetit ose entit kontraktor, për shkeljet e konstatuara,
sipas këtij vendimi. Gjoba duhet të vendoset në raport me vlerën e kontratës
së nënshkruar, por në çdo rast, jo më shumë se 10% e kësaj vlere, duke marrë
në konsideratë elementet e parashikuara në pikën 7, të vendimit nr. 486,
datë 21.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për
pavlefshmërinë e kontratave të prokurimit publik”.

87
PROCEDURA E ANKIMIMIT PRANË KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

IX. PROCEDURA E ANKIMIMIT PRANË KOMISIONIT


TË PROKURIMIT PUBLIK

9.1 Veprimet paraprake mbi shqyrtimin e ankesës nga KPP.


Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ në fushën e
prokurimeve, që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit dhe kryen çdo
detyrë tjetër që i ngarkohet me këtë ligj dhe akte të tjera ligjore brenda fushës
së kompetencave të tij.
Komisioni me regjistrimin e ankesës nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike,
publikon në bazën e të dhënave të tij, brenda ditës së nesërme të punës nga
regjistrimi i saj, ankesën e plotë, në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit,
ndërsa në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar,
publikohet “Formulari për Publikim”.

KUJDES! Ankesat e regjistruara në bazën e të dhënave të Komisionit të Prokurimit


Publik, i gjeni në rubrikën “Regjistri i Ankesave”, ku me plotësimin e disa filtrave
kërkimi, ankesa për të cilën kërkoni informacion, aksesohet më lehtësisht.

Figura 26 - Filtrat e kërkimit

9.2 Trajtimi i ankesës nga KPP


Referuar nenit 114, të ligjit nr. 162/2023, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar,
autoriteti ose enti kontraktor vë në dijeni për vendimin e marrë Komisionin
e Prokurimit Publik, ankuesin, operatorët ekonomikë të interesuar brenda
ditës së nesërme të punës nga marrja e këtij vendimi, duke e shoqëruar me
shpjegimet dhe dokumentacionin përkatës, sipas pikës 4.3.5 dhe pikës 5.3.5 të
këtij manuali.
Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave i ngritur pranë Autoritetit/Entit Kontraktor,
mund të vendosë pranimin pjesërisht të ankesës, pranimin e plotë të ankesës,
ose mospranimin e ankesës së paraqitur nga një operator ekonomik ankimues.

88
PROCEDURA E ANKIMIMIT PRANË KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka detyrimin të argumentojë në mënyrë të


qartë, se cilat prej pretendimeve të ankesës janë pranuar dhe cilat prej tyre nuk
janë pranuar, duke paraqitur dhe arsyet e pranimit/ mospranimit.
a. Në rastet kur autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur pranimin pjesërisht
të ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik vazhdon shqyrtimin:
1. Për pjesën e ankesës/ pretendimeve që nuk janë pranuar;
2. Për pjesën e ankesës/ankesave për pjesën që është pranuar, nëse ka
ankesa nga operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur
argumentet e tyre për këtë pjesë në përputhje me nenin 113 të këtij ligji;
b. Në rastet kur autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur pranimin e plotë të
ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik do të vijojë shqyrtimin e ankesës, nëse
ka ankesë nga operatorët ekonomikë të interesuar, të cilët kanë paraqitur
argumentet e tyre në lidhje me ankesën në përputhje me nenin 113 të këtij
ligji;
c. Në rastet kur autoriteti ose enti kontraktor ka vendosur mospranimin e
ankesës.
Në rastin kur autoriteti ose enti kontraktor pranon pjesërisht ankesën për
dokumentet e tenderit dhe në rastin e ankesave për vendimin e vlerësimit/
klasifikimit kur nuk ka ankesa nga operatorët ekonomikë të interesuar, të
cilët kanë paraqitur argumentet e tyre sipas pikës 1, të nenit 113, të ligjit nr.
162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik
vazhdon procedurën për pjesën tjetër të ankesës dhe me mbylljen e shqyrtimit
të çështjes duhet të shprehet me vendimmarrje deklarative për pjesën e
pranuar sipas parashikimeve të shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 118, të ligjit nr.
162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, së bashku me vendimmarrjen
për pjesën tjetër.
Në rastin kur autoriteti ose enti kontraktor pranon plotësisht ankesën, Komisioni
i Prokurimit Publik:
a. nxjerr një vendim deklarativ për mbylljen e çështjes brenda 3 ditëve nga
marrja e vendimit të dhënë nga autoriteti ose enti kontraktor për këtë
ankesë, nëse operatorët ekonomikë të interesuar nuk kanë paraqitur
argumentet e tyre sipas pikës 1 të nenit 113 të ligjit nr. 162/2020, “Për
prokurimin publik”, i ndryshuar;

89
PROCEDURA E ANKIMIMIT PRANË KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

b. nxjerr një vendim deklarativ për mbylljen e çështjes brenda 3 ditëve nga
përfundimi i afatit kohor të përcaktuar në pikën 5 të nenit 114 të këtij ligji,
nëse operatorët ekonomikë të interesuar, që kanë paraqitur argumentet
sipas pikës 1 të nenit 113 të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”,
i ndryshuar, nuk kanë ankimuar vendimin e dhënë nga autoriteti ose enti
kontraktor.
Në rast se autoriteti ose enti kontraktor nuk ka marrë vendim sipas përcaktimeve
të nenit 114 të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar,
Komisioni i Prokurimit Publik menjëherë, por, në çdo rast, jo më vonë se 3
ditë nga mbarimi i afatit të mësipërm, i kërkon dërgimin e informacionit apo
dokumentacionit përkatës. Në këtë rast, autoriteti ose enti kontraktor, brenda
3 ditëve nga marrja dijeni, ka detyrimin të paraqesë në Komisionin e Prokurimit
Publik informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar.
Për procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, Komisioni i Prokurimit
Publik merr vendim jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së informacionit apo
dokumentacionit nga autoriteti ose enti kontraktor.
Për procedurat e prokurimit nën kufirin e lartë monetar ky afat është jo më
vonë se 20 ditë.
Në rastin kur për shqyrtimin e ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik ka nevojë
të kërkojë ekspertizë nga palë të treta ose të kryejë verifikime pranë organeve
të tjera, afati i përcaktuar në pikën 4, të nenit 115, ndërpritet dhe rifillon pasi të
ketë siguruar informacionin e kërkuar. Afati për marrjen e vendimit nuk duhet
të tejkalojë 30 ditë.
Në çdo rast, Komisioni i Prokurimit Publik ka detyrimin të vërë në dijeni palët.
Komisioni ka të drejtë të shqyrtojë ankesën brenda objektit dhe shkaqeve të
parashtruara në ankesë. Por në rast se, objekti i ankesës lidhet me vendime ose
veprime të kryera nga autoriteti kontraktor, Komisioni ka të drejtë të shqyrtojë
dhe ligjshmërinë e veprimeve procedurale të kryera nga autoriteti kontraktor.
Për trajtimin e ankesës, KPP heton të gjitha faktet dhe vlerëson të gjitha provat
e paraqitura për zgjidhjen e çështjes, duke përcaktuar në mënyrë të pavarur
shtrirjen e hetimit administrativ. Në rast se Komision konsideron nevojën e
provave/ ekspertizave, ka të drejtë të kërkojë ekspertizë nga palë të treta, apo
të kryejë verifikime pranë organeve të tjera.

90
PROCEDURA E ANKIMIMIT PRANË KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

9.3 Vendimet e ekspertizës


Nëse gjatë shqyrtimit paraprak të ankesës, Komisioni vlerëson, se për sqarimin
e fakteve kërkohen njohuri të posaçme në fushat e shkencës, teknikës,
teknologjisë ose artit, Komisioni urdhëron marrjen e mendimit të ekspertëve
ose kryerjen e ekspertizës në laboratorë të specializuar, të cilët përzgjidhen nga
lista vjetore e ekspertëve të miratuar.
Me marrjen e vendimit për kryerjen e ekspertizës, Komisioni njofton palët në
proces për vendimin e ekspertimit, mbi tarifën e shpenzimit procedural dhe
datën e zhvillimit të seancës dëgjimore, e cila zhvillohet sipas shpjegimeve në
pikën 9.4 të këtij seksioni.
KUJDES! Operatori ekonomik ankimues, ka detyrimin të kryejë pagesën për
shpenzimet procedurale të kryerjes së ekspertizës, për llogari të ekspertit të
caktuar nga Komisioni, brenda afatit të përcaktuar në vendimin e Komisionit
për kryerjen e ekspertizës. Pagesa kryhet në llogarinë bankare të ekspertit
të përzgjedhur dhe jo të Komisionit të Prokurimit Publik. Dokumenti bankar
që vërteton pagimin e shpenzimit duhet të ngarkohet nëpërmjet Sistemit të
Ankesave Elektronike.

Për të ngarkuar mandat - pagesën duhet të klikoni mbi butonin “Ngarko”.


Nëpërmjet buonit (+) mund të shtoni mundësinë e ngarkimit të më shumë se 1
dokumenti. Dokumentet që ngarkoni duhet të jenë në formatin PDF.
Me klikim të butonit “Dërgo”, do t’ju shfaqet mesazh “Dokumenti u dërgua me
sukses”.
Eksperti jep mendimin e tij me shkrim, por mund të dëgjohet në seancë dhe të
pyetet nga Komisioni dhe nga palët. Në rast se operatori ekonomik ankimues,
nuk kryen pagesën për shpenzimet procedurale të kryerjes së ekspertizës, për
llogari të ekspertit të caktuar nga Komisioni, atëherë shqyrtimi i ankesës së
tij do të ndërpritet për pretendimin për të cilin është thërritur eksperti dhe
Komisioni do të vijojë gjykimin për pretendimet e tjera (nëse ka) të ankesës së
paraqitur nga operatori ekonomik ankimues.

91
PROCEDURA E ANKIMIMIT PRANË KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

9.4 Seancat dëgjimore


Në rast se Komisioni gjykon të nevojshme, se për zgjidhjen e çështjes nevojitet
prania e palëve për të dëgjuar mbi provat dhe pretendimet e tyre, ka të drejtë
të vendosë zhvillimin e mbledhjeve të hapura/ seancave dëgjimore, përmbajtja
e të cilave duhet të pasqyrohet në një procesverbal.
Komisioni njofton palët mbi datën, orën dhe vendin se ku do të zhvillohet
seanca dëgjimore, në mënyrë që të garantohet njoftimi i palëve të interesuara.
Njoftimi bëhet në formë shkresore, si dhe me mjete elektronike, të paktën 72
(shtatëdhjetë e dy) orë përpara datës së mbledhjes, sipas nenit 23, të vendimit
nr. 766, datë 13.10.2021, të Komisionit të Prokurimit Publik, “Për miratimin e
rregullave për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”.
Gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore, mbahet procesverbali nëpërmjet
regjistrimit audio, i cili është pjesë përbërëse e dosjes së shqyrtimit të ankesës.
Materiali i regjistrimit i dërgohet Autoritetit/Entit Kontraktor në llogarinë e tij në
Sistemin e Ankesave Elektronike, ndërsa operatorëve ekonomikë të interesuar,
materiali i regjistrimit do t’i dërgohet në version digjital.
Në rast se palët nuk paraqiten në seancën dëgjimore, sipas njoftimit të vendimit
mbi caktimin e datës, orës dhe vendit të zhvillimit të seancës, Komisioni vendos
shtyrjen e zhvillimit të seancës dëgjimore, kur palët kanë njoftuar një shkak të
ligjshëm për mospraqitjen e tyre. Në rastin kur verifikohet se palët kanë marrë
dijeni mbi zhvillimin e seancës, si dhe nuk kanë paraqitur një shkak të ligjshëm
për mosparaqitjen e tyre, atëherë Komisioni vijon shqyrtimin e ankesës në
mungesë të palëve. Vendimi i Komisionit i bëhet i njohur Autoritetit/Entit
Kontraktor, Agjencisë së Prokurimit Publik, subjekteve të tjera që preken nga ky
vendim, si edhe publikohet në faqen e internetit të Komisionit, brenda 2 ditëve
nga dalja e tij.

9.5 Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik


Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik, është një akt administrativ, i cili
përmban organin që e ka nxjerrë, numrin, datën, objektin, palën ankimuese,
autoritetin kontraktor, bazën ligjore, pjesën arsyetuese, dispozitivin, nënshkrimin
e titullarit, vulën e Komisionit, anëtarët e pranishëm në mbledhje, relatorin e
çështjes, votimin kundër (nëse ka), si dhe të drejtën e ankimit në gjykatë.
Komisioni i Prokurimit Publik, në kuadër të veprimtarisë së shqyrtimit të

92
PROCEDURA E ANKIMIMIT PRANË KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

ankesave, procedon me:


- Vendim për refuzimin e ankesës, për shkak të mosplotësimit të
elementeve formale të ankesës, sipas parashikimeve të nenit 111, të
ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, ose për shkak të
paraqitjes së ankesës jashtë afateve të parashikuara nga neni 110, i ligjit
për prokurimin publik;
- Vendim për pranimin e plotë/ të pjesshëm të ankesës dhe urdhërimin e
autoritetit të anulojë plotësisht ose pjesërisht një veprim ose vendim të
nxjerrë në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik;
- Vendim për refuzimin e ankesës dhe lejimin e Autoritetit/Entit
Kontraktor të vijojë procedurën e prokurimit, kur gjykon se nuk ka shkelje
të dispozitave ligjore;
- Vendim deklarativ për mbylljen e çështjes, për pjesën e pranuar të
ankesës nga autoriteti kontraktor, kur nuk ka ankesa nga operatorët
ekonomikë të interesuar;
- Vendim deklarativ për mbylljen e çështjes, kur autoriteti kontraktor ka
pranuar plotësisht ankesën, dhe kur operatorët ekonomikë të interesuar
nuk kanë paraqitur argumentet e tye sipas nenit 113, të ligjit nr. 162/2020,
“Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
- Vendim deklarativ për mbylljen e çështjes, nëse operatorët ekonomikë
të interesuar kanë paraqitur argumentet sipas nenit 113 të ligjit për
prokurimin publik, por nuk kanë ankimuar vendimin e dhënë nga autoriteti
kontraktor;
- Vendim për refuzimin e ankesës, në rastet kur objekti i saj kundërshton
një vendim të dhënë nga Komisioni i Prokurimit Publik, në rast të një
ankese tjetër, që i përket të njëjtës procedurë dhe të paraqitur nga i njëjti
operator ekonomik;
- Vendim për mbylljen e çështjes, në rast të tërheqjes së ankesës nga
operatori ekonomik ankimues, e cila konsiderohet si mospranim i ankesës,
sipas nenit 117, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Komisioni i Prokurimit Publik ndërpret shqyrtimin e saj menjëherë dhe
merr vendim për mbylljen e çështjes.

93
PROCEDURA E ANKIMIMIT PRANË KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

Gjithashtu, Komisioni i Prokurimit Publik mund të lejojë autoritetin ose entin


kontraktor, me anë të një vendimi të ndërmjetëm, deri në marrjen e një vendimi
përfundimtar, të vazhdojë procedurën e prokurimit, nëse pezullimi i procedurës
dëmton tërthorazi interesin publik, autoritetin kontraktor ose ofertuesin.
Pas lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim
apo veprim i autoritetit ose entit kontraktor është në kundërshtim me ndonjë
nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë:
a. të deklarojë absolutisht të pavlefshme kontratën e nënshkruar, në
përputhje me parashikimet e këtij ligji;
b. të urdhërojë autoritetin kontraktor për shkurtimin e kohëzgjatjes së
kontratës dhe të kërkojë ndërprerjen e parakohshme të saj;
c. të marrë një vendim deklarativ, në bazë të të cilit pushteti gjyqësor mund
të dëmshpërblejë ankuesin, që ka pësuar humbje ose dëme, si rezultat i
shkeljes së këtij ligji.
Në përfundim të shqyrtimit, vendimi i marrë nga Komisioni, përveç palëve në
proces, i bëhet i njohur Autoritetit/Entit Kontraktor, Agjencisë së Prokurimit
Publik, subjekteve të tjera që preken nga ky vendim, si edhe publikohet në
faqen e internetit të Komisionit, brenda 2 ditëve nga dalja e tij.
Pas marrjes dijeni mbi vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik, autoriteti
kontraktor ka detyrimin të njoftojë Komisionin mbi zbatimin e vendimit,
duke bashkëlidhur dokumentacionin shoqërues që provon se konstatimet e
Komisionit janë zbatuar. Pas informacionit të ardhur nga autoriteti kontraktor,
mbi zbatimin e vendimit, Komisioni nxjerr një vendim mbi lejimin e autoritet
kontraktor për të vijuar me procedurën e prokurimit, ose në rast se autoriteti
nuk ka zbatuar vendimmarrjen e Komisionit, KPP vendos moslejimin e vijimit të
procedurës së prokurimit, deri në zbatimin e plotë të vendimit të KPP.
Vendimet mbi lejimin/moslejimin e Autoritetit/Entit Kontraktor mbi
vijueshmërinë e procedurës së prokurimit, iu bëhen të njohura Autoritetit/Entit
Kontraktor, Agjencisë së Prokurimit Publik, subjekteve të tjera që preken nga
këto vendime, si edhe publikohen në faqen e internetit të Komisionit, brenda 2
ditëve nga dalja e tyre.
Komisioni i Prokurimit Publik, kryesisht ose me kërkesën e palëve, mund të
korrigjojë gabimet materiale të shkrimit, gabimet në përllogaritje dhe pasaktësi
të tjera të dukshme në një vendim.

94
PROCEDURA E ANKIMIMIT PRANË KOMISIONIT
TË PROKURIMIT PUBLIK

9.6 Ankesat kundër vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik në Gjykatën


Administrative
Pas shqyrtimit administrativ të ankesës, vendimi i marrë nga Komisioni i
Prokurimit Publik, përveç palëve në proces, i bëhet i njohur edhe subjekteve të
tjera që preken nga ky vendim, si edhe publikohet në faqen e internetit të këtij
institucioni brenda 2 ditëve nga dalja e tij. Vendimi i Komisionit publikohet dhe
i njoftohet me shkresë zyrtare palës ankimuese, Autoritetit/Entit Kontraktor,
subjekteve të tjera të prekura, si dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.
Vendimet e marra nga Komisioni janë administrativisht përfundimtare dhe
referuar nenit 121, të ligjit Nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, ndaj vendimit
të Komisionit të Prokurimit Publik, palët e interesuara kanë të drejtë të
ankohen në Gjykatën Administrative të Apelit, që shqyrton mosmarrëveshjet
administrative, brenda 45 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.

95
MBI PËRDORIMIN E TË DHËNAVE TË HAPURA OCDS
NË FAQEN E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

X. MBI PËRDORIMIN E TË DHËNAVE TË HAPURA OCDS


NË FAQEN E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

Komisioni i Prokurimit Publik në vijim të ndërmarrjes së reformave për më


shumë transparencë, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për publikimin e të
dhënave sipas Standardit të të Dhënave të Hapura (Open Contracting Data
Standard OCDS).
Ky standard i publikimit është realizuar në mbështetje të partnerëve tanë Open
Contracting Partnership (OCP).
Sipas standardit OCDS të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit
Publik, do të gjeni “Regjistrin e Ankesave” dhe “Regjistrin e Vendimeve”.

Figura 27 - Ankesa në regjistrin e ankesave

Figura 28 - Ankesa në regjistrin e vendimeve

Gjithashtu, pjesë e standardit OCDS është edhe shkarkimi i regjistrit të


vendimeve në formatin JSON. Ky format mundëson marrjen e një informacioni
të plotë dhe të strukturuar për të gjitha të dhënat e publikuara nga Komisioni i
Prokurimit Publik.

96
MBI PËRDORIMIN E TË DHËNAVE TË HAPURA OCDS
NË FAQEN E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

JSON është një formë për të mbrojtur të dhënat e transmetuara drejt standardit
OCDS ose burimeve të tjera. Në formatin JSON është mundësuar gjithashtu
shkarkimi i një periudhe 1- vjeçare të vendimeve të Komisionit të Prokurimit
Publik.

Figura 29 - Vendime 2023 në formatin JSON

Publikimin e të dhënave sipas standardit OCDS, mund ta gjeni në faqen zyrtare


të Open Contractin Partnership, duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
Search for and download OCDS data | OCP Data Registry (open-contracting.org)
Komisioni i Prokurimit Publik po implementon standardin OCDS edhe për
historikun e vendimeve të viteve 2010-2020.

97
VENDIMMARRJET INTERPRETUESE DHE PRAKTIKA
GJYQËSORE

XI. VENDIMMARRJET INTERPRETUESE DHE PRAKTIKA


GJYQËSORE

Referuar pikës 3, të nenit 24, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të
ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik merr vendime për ankesat e paraqitura
para tij dhe nxjerr interpretim për rregullat ose parimet ligjore, që duhet të
zbatohen për objektin e ankesës, të cilat zbatohen për sa janë të vlefshme në
vendimmarrjet e ardhshme.
Komisioni i Prokurimit Publik, publikon në mënyrë transparente vendime
interpretuese në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik.
Gjithashtu, vendimet interpretuese publikohen rregullisht dhe në buletinin
mujor të Komisionit të Prokurimit Publik.
Për t’i ardhur në ndihmë Operatorëve Ekonomikë dhe Autoriteteve/Enteve
Kontraktore, KPP publikon vendimmarrje të Gjykatës Europiane të Drejtësisë në
fushën e prokurimit publik.

98
BIBLIOTEKA

XII. BIBLIOTEKA E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

Komisioni i Prokurimit Publik në mbështetje të ligjit Nr. 162/2020 “Për


Prokurimin Publik”, të ndryshuar; ligjit Nr. 8576/2000 “Për bibliotekat në
Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; ligjit Nr. 9887/2008, “Për Mbrojtjen e të
Dhënave Personale”, i ndryshuar; ligjit Nr. 9616/2006 “Për librin në Republikën
e Shqipërisë”, i ndryshuar; ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të
drejtat e tjera të lidhura me to”, urdhrit Nr. 03/2022 “Për miratimin e rregullores
së brendshme për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit
Publik”; me urdhrin Nr. 531, datë 03.11.2022, ka miratuar rregulloren për
organizimin dhe funksionimin e Bibliotekës së Komisionit të Prokurimit Publik.
Kjo bibliotekë është ngritur në kuadër të rritjes së kapaciteteve të të gjitha
subjekteve të interesuara. OE-të dhe AK-të kanë mundësi që të konsultohen
me literaturë ndërkombëtare në fushën e prokurimit publik, duke iu ardhur
në ndihmë në procesin e dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesave. Për më shumë
informacion në lidhje me aksesimin e bibliotekës online, mund të adresoheni
në linkun e faqes zyrtare të KPP-së.

99
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

XIII. PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

1- A ruhet në draft materiali nëse nuk kemi plotësuar ende nënshkrimin


elektronik dhe kemi një problem kompjuterik ose shkëputje të energjisë
elektrike?
Nëse gjatë plotësimit të ankesës, do t’ju ndodhë një problem në
kompjuterin tuaj, si shkëputje e internetit apo probleme teknike në lidhje
me funksionimin e pajisjes tuaj kompjuterike dhe nëse materiali që ju
keni krijuar nuk ka përfunduar totalisht apo ende nuk është nënshkruar
materialisht, materiali i krijuar nga ana juaj nuk ruhet ne draft.
2- Kush e ka të drejtën për nënshkrimin elektronik ?
Çdo person fizik dhe juridik, publik apo privat, krijues i një dokumenti (akti)
elektronikisht, ka të drejtën e nënshkrimit elektronik. Dokumenti elektronik,
i cili mban emrin e nënshkruesit dhe nënshkrimin e tij të kualifikuar, ka të
njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese me formën shkresore.
4- Në cilat mënyra mund ta dërgojmë mandatin e pagesës?
Mandati i pagesës dërgohet vetëm në mënyrë elektronike, duke e ngarkuar
në sistemin e ankesave elektronike. Pasi të keni përfunduar me sukses
ngarkimin dhe dërgimin e ankesës në sistemin e ankesave elektronike,
ju do të njoftoheni për numrin e aplikimit (ankesës), nëpërmjet të cilit ju
do të gjurmoni statusin e ankesës, si dhe do të kaloni në fazën tjetër, atë
të kryerjes së pagesës dhe ngarkimit të mandat - pagesës në sistemin e
ankesave elektronike.
5- Mund të dërgohen argumente të tjera edhe jashtë afateve të përcaktuara
ligjore?
Sistemi i ankesave elektronike ju mundëson të ngarkoni argumente,
pretendime apo dokumente të tjera plotësuese në vazhdim të ankesës, por
çdo dokument, argument apo pretendim i juaj, do të trajtohet nga Komisioni
Prokurimit Publik në përputhje me parashikimet e ligjit “Për Prokurimin
Publik”. Pasi të keni përfunduar me sukses aplikimin nëpërmjet sistemit,
ju do të njoftoheni për numrin e aplikimit, me anë të të cilit ju përveçse do
të gjurmoni ankesën se në cilën fazë ndodhet, gjithashtu nëpërmjet këtij
numri ju do të keni mundësi të ngarkoni mandat - pagesën, apo dokument

100
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

shtesë në lidhje me ankesën, pa qenë nevoja e krijimit të një aplikimi të ri.


Në mënyrë më të detajuar të gjitha hapat që duhen ndjekur, do të sqarohen
nga Komisioni i Prokurimit Publik në manualet përkatëse.
6- Vlen pagesa nga e-albania, edhe pse se ka vulën e njomë?
Çdo pagesë e kryer elektronikisht nga portali e-albania, ka të njëjtën vlerë si
pagesat e kryera nëpërmjet bankës.
7- Palët e treta të interesuara, njoftohen për vendimmarrjen?
Të gjitha subjektet e interesuara, interesi i të cilave do të cenohet si nga
vendimmarrja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave pranë Autoritetit/
Entit Kontraktor, ashtu edhe nga vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit
Publik, do të njoftohen nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike me anë
të një kodi gjurmimi, ku në hapësirën mesazhet e mia në portalin e-albania,
do t’u dërgohet kodi i gjurmimit, më anë të të cilit do të mund të shkarkojnë
vendimin e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, si dhe vendimin e
Komisionit të Prokurimit Publik. Veprimet procedurale më të detajuara, do
të sqarohen në manualet që do të miratohen së shpejti nga Komisioni i
Prokurimit Publik.
8- Në sistem hyjnë vetëm persona të autorizuar? Mund të futet dhe një
auditues i jashtëm për të parë, se si ka ecur procedura?
Në sistem kanë të drejtë të logohen vetëm personat e autorizuar nga
titullarët e Autoriteteve/Enteve Kontraktore dhe Komisioni i Prokurimit
Publik. Sistemi nuk iu jep mundësinë personave të jashtëm, të kenë akses
në lidhje me gjurmimin e ecurisë së procedurës apo dhe shikueshmërinë
e korrespondencës. Të drejtë kanë vetëm personat e autorizuar, të cilët
janë të pajisur me kredencialet përkatëse, si dhe vetë operatori ekonomik
ankimues, i cili gjurmon vetëm ankesën e bërë prej tij.
9- Llogaria në e-albania e AK, është një e vetme apo çdo person duhet të ketë
llogari?
Çdo autoritet/ent kontraktor ka vetëm një llogari në sistemin e ankesave
elektronike, nëpërmjet së cilës do të mund të logohen vetëm personat e
autorizuar (nëpunësit) nga autoriteti/enti kontraktor.

101
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

10- Në fushat/hapësirat ku ekziston opsioni i plotësimit me tekst, ka numër të


kufizuar fjalësh apo jo?
Në sistemin e ankesave elektronike, te dritarja plotëso me tekst, nuk ka
numër të kufizuar fjalësh në lidhje me parashtrimin e rrethanave të çështjes.
11- Data e pagesës së faturës (mandati) lë gjurmë në sistem?
Çdo veprim i kryer, si nga operatorët ekonomikë, ashtu edhe nga autoritetet/
entet kontraktore në sistemin e ankesave elektronike, lë gjurmë në sistem.
12- Ku mund ta shohë AK pagesën e mandatit?
Çdo personi (nëpunës) i autorizuar nga autoriteti kontraktor, pasi të jetë
loguar në sistemin e ankesave elektronike dhe pasi të klikojë mbi ankesën
brenda seksionit të ankesës, do t’i shfaqen të dhënat mbi ankesën, mbi
pagesën e kryer, si dhe të dhënat mbi operatorin ekonomik. Gjithashtu, ky
informacion shfaqet edhe te të dhënat e publikuara në regjistrin e ankesave
në faqen web të Komisionit Prokurimit Publik https://kpp.al/al/Ankesa.
13- Ku duhet të hyjmë për t’u aksesuar në sistem? Në faqen e KPP-së apo në
e-albania?
Autoritetet kontraktore, për të aksesuar në sistem, do të duhet të hyjnë në
web https://kpp.al/. Në këtë faqe web-i do t’ju shfaqet një dritare “Hyr me
e-Albania Autoritet Kontraktor”. Pasi të klikoni mbi këtë dritare, sistemi do
të ndërlidhet në mënyrë automatike me sistemin e-albania, ku më pas t’ju
do të duhet të logoheni në sistem më kredencialet tuaja. Të gjitha hapat që
duhet të ndiqen, do të sqarohen në mënyrë të detajuar në manual. Ndërsa
operatorët ekonomikë për të aksesuar në sistem do të duhet të hyjnë në
web:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_
code=14680. Pasi të klikoni mbi dritaren hyr, do të shfaqet mënyra e
identifikimit. Operatorët ekonomikë do të identifikohen si biznes me
kredencialet e tyre. Të gjitha hapat që duhet të ndiqen, do të sqarohen në
mënyrë të detajuar në manual.
14- Ankesa është publike, apo jo?
Ankesat janë publike ne përputhje me nenin 112 pika 4 të Ligjit nr. 162/2020
“Për Prokurimin Publik”. Komisioni Prokurimit Publik në mënyrë që ankesat

102
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

të jenë të aksesueshme, si për autoritetet kontraktore ashtu dhe për


operatorët ekonomikë të interesuar, publikon të dhënat si më poshtë:
1. Në rastin e ankesave për dokumentet standarde të tenderit, Komisioni
publikon ankesën e plotë në linkun: https://kpp.al/Ankesa?nrReferimi= &
nrProtokolli= &autoritetiKotraktues=&id=.
2. Në rastin e ankesave për vlerësim publikon arsyet e skualifikimit për
vendimin e vlerësimit/klasifikimit përfundimtar në linkun: https://kpp.al/
Ankesa?nrReferimi=&nrProtokolli=&autoritetiKotraktues=&id=.
3. Ofertuesve të tjerë duke referuar vetëm kriteret për të cilat ngrihen
pretendimet në linkun https://kpp.al/Ankesa? nrReferimi= &nrProtokolli=
&autoritetiKotraktues=&id=.
15- Si të orientohemi me numrin e gjurmimit apo referencës?
Operatorët ekonomikë, pasi të jenë loguar në sistemin e ankesave elektronike
me kredencialet e tyre si biznes, do t’ju shfaqen dy dritare 1- aplikim i ri
dhe 2- gjurmim (kërko). Te hapësira gjurmim, operatori ekonomik duhet
të vendosi numrin e aplikimit (ankesës) dhe më pas do të ketë mundësi të
gjurmojë fazën në të cilën ndodhet ankesa.
16- Në cilën llogari dërgohet pagesa në momentin e kthimit të tarifës? Atë
personale apo në llogarinë në mandat - pagesë?
Pagesa në lidhje me kthimin e tarifës, kur ankesa është pranuar pjesërisht,
totalisht, apo dhe në rastin e anulimit të procedurës, do t’i rikthehet
operatorit ekonomik ankimues në llogarinë me të cilën ka kryer mandat -
pagesën.
17- Ku logohemi për të gjetur “regjistrin e ankesave”?
Çdo autoritet kontraktor, operator ekonomik, si dhe subjekte të
interesuara, për të aksesuar regjistrin e ankesave të publikuar nga
Komisioni Prokurimit Publik mund të vizitojnë adresën: https://kpp.al/
Ankesa?nrReferimi=&nrProtokolli=&autoritetiKotraktues=&id=.

103
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

18- Autoriteti kontraktor, kur të marrë në shqyrtim ankesën, duhet të jetë me


vule digjitale apo mjafton vetëm skanimi? A duhet Autoritetet Kontraktore t’i
nënshkruajnë elektronikisht kthim - përgjigjet?
Çdo ankesë e bërë nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike nga
operatorët ekonomikë, duhet të jetë e nënshkruar elektronikisht nga
operatori ekonomik ankimues, kjo në përputhje me nenin 4 “Vlefshmëria
ligjore e nënshkrimeve elektronike”, të ligjit Nr. 9880, datë 25.02.2008 “Për
Nënshkrimin Elektronik”. Gjithashtu edhe aktet e hartuara nga autoriteti
kontraktor, si kthim - përgjigjet, të cilat do të bëhen përmes një dokumenti
elektronik, duhet të nënshkruhen elektronikisht. Çdo dokument elektronik,
i cili mban emrin e nënshkruesit dhe nënshkrimin e tij elektronik, ka të
njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese, si çdo dokument tjetër i krijuar
në formë shkresore. Vetë sistemi i ankesave elektronike iu mundëson
Autoriteteve/Enteve Kontraktore nënshkrimin elektronik të dokumenteve.
19- Si do ta administrojë autoriteti anën shkresore të dokumentit elektronik?
Çdo dokument elektronik, që është pjesë e një praktike shkresore, printohet
dhe i bashkëngjitet praktikës shkresore. Vërtetimi i kopjes në letër të
dokumentit elektronik nga institucionet publike, kryhet nga persona të
autorizuar nga titullari institucionit. Kopja në letër e dokumentit elektronik,
ka të njëjtën vlerë ligjore me dokumentin elektronik, kur ajo është realizuar
sipas përcaktimeve të nenit 10 të ligjit Nr. 10273, datë 29.04.2010 “Për
Dokumentin Elektronik”. Elementet që duhet të përmbajë ky dokument,
janë të përcaktuara në pikën 5 të udhëzimit Nr. 1, datë 31.12.2012 “Për
Vërtetimin e Kopjes në Letër të Dokumentit Elektronik nga Institucionet
Publike”.
20- Ky sistem funksionon edhe për blerjet e vogla? Si do të trajtohen blerjet e
vogla?
Sistemi i ankesave elektronike funksionon vetëm për ankesat në lidhje me
Procedurat e Prokurimit, Ankandet, Lejet Minerare dhe Koncensionet. Ky
sistem nuk funksionon për procedurat për blerje të vogla dhe për sistemin
dinamik të blerjeve.
21- Si mund të bëj një ankesë drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik në rrugë
elektronike?
Komisioni i Prokurimit Publik ka miratuar me vendimin nr. 328, datë

104
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

06.04.2022, “Manualin e operatorëve ekonomikë për përdorimin e sistemit


të ankesave elektronike dhe dorëzimin e ankesave nëpërmjet Sistemit
të Ankesave Elektronike”, të cilin mund ta aksesoni në faqen zyrtare të
KPP-së, https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë dhe Suport”, ku do të gjeni
dhe sqarimet e duhura mbi mënyrën e paraqitjes së ankesave në rrugë
elektronike.
22- A mund të bëjë ankesë Operatori Ekonomik përmes punonjësit, të pajisjur
me nënshkrim elektronik?
Komisioni i Prokurimit Publik ka miratuar me vendimin nr. 328, datë
06.04.2022, “Manualin e operatorëve ekonomikë për përdorimin e sistemit
të ankesave elektronike dhe dorëzimin e ankesave nëpërmjet Sistemit të
Ankesave Elektronike”, të cilin mund ta aksesoni në faqen zyrtare të KPP-së,
https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë dhe Suport”. Në këtë manual do të
gjeni dhe sqarimet e duhura mbi mënyrën e paraqitjes së ankesave në rrugë
elektronike, ku konkretisht lidhur me nënshkrimin elektronik, që duhet të
jetë i pajisur zyrtari i autorizuar për paraqitjen e ankesës, në faqen 18 të
tij, thuhet: “Nënshkrimi i zyrtarit të autorizuar, checkbox/buton që duhet
çekuar për zyrtarin që nënshkruan elektronikisht (Zyrtari i autorizuar duhet
të zotërojë nënshkrim elektronik në përputhje me përcaktimet e bëra në
ligjin Nr. 9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar )”.
23- Nëse ankesa paraqitet nga një operator ekonomik i huaj, duhet të shtohet
sqarimi tek opsioni përkatës?
Shpjegimet mbi paraqitjen e ankesës nga një operator i huaj, i gjeni në
faqen 37, të “Manualit të operatorëve ekonomikë për përdorimin e sistemit
të ankesave elektronike dhe dorëzimin e ankesave nëpërmjet Sistemit të
Ankesave Elektronike”, të miratuar me vendimin nr. 328, datë 06.04.2022,
të Komisionit të Prokurimit Publik, të cilin mund ta aksesoni në faqen zyrtare
të KPP-së, https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë dhe Suport”.
24- CN Number, a mund të sqarohet se ku gjendet?
Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, në rubrikën Njoftimi i
Kontratës së Shpallur”, te të dhënat kryesore të një procedure prokurimi,
gjeni të publikuar, numrin e njoftimit. Shembull i një numri njoftimi të një
procedure prokurimi: CN/24***/****2023.

105
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

25- A mund të pranohet edhe mandati i pagesës elektronike përmes sistemeve


të treta nga bankat, jo vetëm me vulë të njomë? Shumica e bankave tregtare për
pagesat elektronike nga sistemet e tyre, lëshojnë vetëm një fletë informative
për pagesën dhe detajet e pagesës.
Referuar nenit 120, të ligjit 162/2020, “Për prokurimin publik”, kusht formal
për paraqitjen e ankesës pranë KPP dhe Autoritetit/Entit Kontraktor, është
kryerja e pagesës së tarifës së ankesës pranë Komisionit të Prokurimit
Publik, si dhe referuar nenit 111 të ligjit për prokurimin publik, ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit dokumentin bankar që vërteton
pagesën e tarifës përkatëse për ankesën. Pagesat e kryera elektronikisht
pranohen nga Komisioni i Prokurimit Publik, për sa kohë përmbajnë detajet
e plota të pagesës, të dhënat e ankimuesit, si dhe të dhënat e institucionit
ose Degën e Thesarit.
26- Si funksionon shqyrtimi i një ankese?
Referuar nenit 114, të ligjit nr. 162/2020,‘‘Për prokurimin publik“, ankesa
fillimisht shqyrtohet nga autoriteti kontraktor, i cili ka detyrimin të shprehet
mbi pranimin e plotë/të pjesshëm ose refuzimin e ankesës, duke vënë në
dijeni Komisionin e Prokurimit Publik, brenda afateve të parashikuara në
dispozitën e sipërpërmendur.
Komisioni i Prokurimit Publik shqyrton ankesën e paraqitur, si dhe vendimin
e autoritetit ose entit kontraktor, së bashku me dokumentet dhe shpjegimet
shoqëruese që mbështesin këtë vendim, bazuar në nenin 115, të ligjit
nr. 162/2020,‘‘Për prokurimin publik“. Në çdo rast, vendimi i Komisionit
të Prokurimit Publik iu bëhët me dije palëve në procesin e shqyrtimit të
ankimit administrativ.
27- A është e mundur, që heqja e pezullimit të procedurave të publikohet
online pa njoftimin që vjen me postë, pasi mesazhet qe vijnë nga APP nuk janë
gjithmonë korrekte, duke qenë se shpeshherë AK e heqin vetë nga pezullimi
proceduren pa marrë akoma vendimin e KPP dhe ndodh që ose anulohen ose
zgjaten, e pezullohen sërish procedurat?
Komisioni i Prokurimit Publik, duke filluar nga janari 2024, do të publikojë në
faqen zyrtare të tij, në rubrikën “Registri i vendimeve”, edhe vendimmarrjet
mbi zbatimet e vendimeve të Komisionit, bazuar nga informacioni i ardhur
nga autoriteti kontraktor.

106
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

28- Si mund të paraqiten argumentet nga operatorët ekonomikë të interesuar?


Referuar nenit 113, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, në rastet
e ankesave për vendimet e autoritetit ose entit kontraktor për përzgjedhjen
e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të
ofertave, operatorët ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në procedurën
e prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të drejtë
të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë të fundit njëkohësisht
pranë autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit
Publik. Në manualin e operatorëve ekonomikë për përdorimin e sistemit
të ankesave elektronike dhe dorëzimin e ankesave nëpërmjet Sistemit të
Ankesave Elektronike, në faqen 31 të tij, do të gjeni dhe sqarimet e duhura
mbi mënyrën e parqitjes së argumenteve në rrugë elektronike. Manualin
mund ta aksesoni në faqen zyrtare të KPP-së, https://kpp.al/, në rubrikën
“Ndihmë dhe Suport”.
29- A publikohen argumentet e paraqitura nga operatorët ekonomikë të
interesuar?
Referuar nenit 113, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, në rastet
e ankesave për vendimet e autoritetit ose entit kontraktor për përzgjedhjen
e kandidatëve pas fazës së parakualifikimit ose për procesin e vlerësimit të
ofertave, operatorët ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në procedurën e
prokurimit dhe mund të cenohen nga ankesa e paraqitur, kanë të drejtë të
paraqesin argumentet e tyre në lidhje me këtë të fundit njëkohësisht pranë
autoritetit ose entit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
Komisioni i Prokurimit Publik, publikon në rubkrikën, ”Regjistri i Ankesave”,
nëse janë paraqitur argumente ose jo nga operatorët ekonomikë të
interesuar.
30- Kur duhet të dorëzohet mandat - pagesa për një procedurë ankimimi?
Referuar nenit 111, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, ankimuesi
është i detyruar t’i bashkëlidhë ankimit, dokumentin bankar që vërteton
pagesën e tarifës përkatëse për ankesën. Nëse mandat - pagesa nuk
paraqitet njëkohësisht me ankesën, atëherë autoriteti ose enti kontraktor
duhet të vërë në dijeni ankimuesin, për të plotësuar të metat e ankesës.
Njoftimi mund të bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën
elektronike, dhe në çdo rast dokumentohet. Nëse ankesa nuk korrigjohet

107
FAQ PYETJET QË DREJTOHEN MË SHPESH

brenda 2 ditëve nga njoftimi, ajo vlerësohet si e paparaqitur. Në çdo


rast, paraqitja e ankesës shoqërohet me mandat - pagesën e bërë pranë
Komisionit të Prokurimit Publik.
31- Si mund të dorëzojmë mandat - pagesën e tarifës së ankesës së paraqitur
pranë Autoritetit/Entit Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik?
Në rastin e paraqitjes së ankesave eletronike, mandat - pagesa mund të
ngarkohet në Sistemin e Ankesave Elektronike, sipas sqarimeve në faqen
29 të manualit për operatorët ekonomikë, për përdorimin e sistemit të
ankesave elektronike dhe dorëzimin e ankesave nëpërmjet Sistemit të
Ankesave Elektronike”, të cilin mund ta aksesoni në faqen zyrtare të KPP-
së, https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë dhe Suport”. Gjithashtu mandat
- pagesën mund ta dorëzoni fizikisht pranë Komisionit të Prokurimit Publik,
në zyrën e Protokollit të institucionit.
32- Pas ankimimit online drejtuar AK dhe KPP, është e nevojshme të dërgojmë
dosje fizike të materialit të ngarkuar në e-albania, ankesë dhe argument?
Operatorët ekonomikë ankimues, në rastet e paraqitjes së ankesës në
rrugë elektronike, sipas sqarimeve në faqen 24 të manualit për operatorët
ekonomikë, për përdorimin e sistemit të ankesave elektronike dhe dorëzimin
e ankesave nëpërmjet “Sistemit të Ankesave Elektronike”, të cilin mund ta
aksesoni në faqen zyrtare të KPP-së, https://kpp.al/, në rubrikën “Ndihmë
dhe Suport”, nuk kanë detyrimin që të paraqesin edhe fizikisht, materialin e
ngarkuar në Sistemin e Ankesave Elektronike.
Ky seksion pyetjesh dhe përgjigjesh, publikohet në faqen zyrtare të KPP dhe
përditësohet në mënyrë periodike në varësi të pyetjeve që vijnë nga pale të
interesuara.

108
NDIHMË DHE SUPORT

XIV. NDIHMË DHE SUPORT

Komisioni i Prokurimit Publik, për t’iu ardhur në ndihmë Autoriteteve


Kontraktore, Operatorëve Ekonomikë dhe subjekteve të interesuara, ka
vendosur në dispozicion disa shërbime. Këto shërbime ofrohen në mënyrë
digjitale si më poshtë.
1) Rubrika “Ndihmë dhe Suport” - https://kpp.al/
“Pyetje - Përgjigje” - https://kpp.al/NdihmeDheSuport/PyetjePergjigje
“Manuale Përdorimi” https://kpp.al/NdihmeDheSuport/ManualePerdorimi
“Video Tutorial” - https://kpp.al/NdihmeDheSuport/VideoTutorial

2) Chat nëpërmjet të cilit mund të jepet asistencë teknike, për përdorimin


e Sistemit të Ankesave Elektronike.
https://kpp.al/

Figura 30 - Chat-i për asistencë teknike

109
NDIHMË DHE SUPORT

3) Numër i gjelbër, i cili ju mundëson komunikim direkt dhe asistencë tenike


falas, për përdorimin e Sistemit të Ankesave Elektronike.
https://kpp.al/

Figura 31 - Numri i gjelbër për asistencë teknike

4) “Aplikacioni mobile” të cilin mund ta shkarkoni në smartphon-ët


tuaj, për të aksesuar më lehtë faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit
Publik.
Përdoruesit do të kenë mundësinë të shfletojnë informacionin, të dorëzojnë
dokumentacionin dhe të ndjekin statusin e aplikimeve të tyre, duke bërë gjithë
këtë në mënyrë efikase, përmes pajisjeve të tyre mobile.
Gjithashtu Autoriteti/Enti Kontraktor, mund të përdorë llogarinë si AK nëpërmjet
këtij aplikacioni.
5) Në përpjekje për të krijuar mbështetje të plotë për operatorët
ekonomikë dhe subjektet e interesuara, Komisioni i Prokurumit Publik
ka vendosur një Info Point në ambientet e tij.
Personeli i trajnuar do të jetë në dispozicion, për të ofruar asistencë teknike
për përdorimin e Sistemit të Ankesave Elektronike. Ky shërbim do të krijojë një
ndërveprim me anë të komunikimit online me ankimuesit, duke i ndihmuar ata
në orientimin dhe plotësimin e aplikimit për ankesë dhe argument.
1

110
BURIMET KRYESORE: INSTITUCIONET, KONTAKTET
DHE LIDHJET WEB

XV. BURIMET KRYESORE: INSTITUCIONET, KONTAKTET


DHE LIDHJET WEB

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Kontakt: Tel/Fax: +355 42232599,


Web: https://www.parlament.al/
KRYEMINISTRIA, Kontakt:+355 4 2277 369,Email: info@kryeministria.al, Web:
https://www.kryeministria.al/

KPP - KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK, Kontakt: Tel: +3554 2281851,


Email: Kpp_info@kpp.gov.al, Web: https://kpp.al

APP - AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK, Kontakte: https://www.app.gov.al/


rreth-nesh/kontakte/, Web: https://www.app.gov.al/

QBZ - QENDRA E BOTIMEVE ZYRTARE, Kontakt: Tel: 0800 1010,


Email: info@botimezyrtare.gov.al, Web: https://qbz.gov.al/
SIGMA OECD, Kontakt: Tel: +33 (0)1 45 24 82 00,
Email: sigmaweb@oecd.org, https://www.sigmaweb.org/contactus/,
Web: https://www.sigmaweb.org/
OCP - OPEN CONTRACTING PARTNERSHIP, Kontakt:
https://www.open-contracting.org/about/contact/,
Web: https://www.open-contracting.org/

111
PËRMBLEDHJA E TABELAVE

XV. PËRMBLEDHJA E TABELAVE

Figura 1 - Aplikim për Ankesë


Figura 2 - Ridirektimi në portalin e-Albania
Figura 3 - Krijo aplikim të ri
Figura 4 - Identifikimi i të dhënave të ankimuesit
Figura 5 - Të dhënat e procedurës
Figura 6 - Përshkrimi i ankesës
Figura 7 - Butoni ngarko
Figura 8 - Grafiku për DST
Figura 9 - Grafiku për vlerësim
Figura 10 - Aplikim për Ankesë
Figura 11 - Ridirektimi në portalin e-Albania
Figura 12 - Krijo aplikim i ri
Figura 13 - Identifikimi i të dhënave të ankimuesit
Figura 14 - Të dhënat e procedurës
Figura 15 - Përshkrimi i ankesës
Figura 16 - Ngarko Dokumenta shtesë për ankesën (sqarime, informacion, etj)
Figura 17 - Argument
Figura 18 - Grafiku për procedurat e prokurimit me faza
Figura 19 - Aplikim për Ankesë
Figura 20 - Aplikim për Argument
Figura 21 - Identifikimi i të dhënave të ankimuesit
Figura 22 - Të dhënat e procedurës
Figura 23 - Përshkrimi i ankesës

112
PËRMBLEDHJA E TABELAVE

Figura 24 - Ngarko Dokumente shtesë për ankesën (sqarime,informacion, etj).


Figura 25 - Aplikim për Argument
Figura 26 - Filtrat e kërkimit
Figura 27 - Ankesa në regjistrin e ankesave
Figura 28 - Ankesa në regjistrin e vendimeve
Figura 29 - Vendime 2023 në formatin JSON
Figura 30 - Chat-i për asistencë teknike
Figura 31 - Numri i gjelbër për asistencë teknike

113
SHKURTIME

XVI. SHKURTIME

KPP - Komisioni i Prokurimit Publik


SAE - Sistemi i Ankesave Elektronike
AK - Autoritet Kontraktor
OE - Operator Ekonomik
LPP - Ligji i Prokurimit Publik
QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit
DPT - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
NIPT - Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm
Kodi CPV - Kodi Përkatës në Fjalorin e Përbashkët të Prokurimit
VKM - Vendim i Këshillit të Ministrave
BOE - Bashkim i Operatorëve Ekonomikë
SPE - Sistemi i Prokurimeve Elektronike
APP - Agjencia e Prokurimit Publik
OCDS - Open Contracting Data Standard
OCP - Open Contracting Partnership

114
Ky manual u hartua nga Komisioni i Prokurimit Publik me kontributin e
stafit:

Z. Jonaid Myzyri,

Znj. Aurela Toma Gera

Znj. Teodora Mehmetaj

Z. Erion Gjyshi

Znj. Erjola Nasufi

Z. Albi Dvorani

Z. Ndue Lleshaj

Ky manual është konsultuar dhe rishikuar nga SIGMA - OECD.

115
www.kpp.al

116
1

You might also like