You are on page 1of 6

Prishtinë, më 01 mars 2023

NR.REF-1994/AGJ

AKTGJYKIM

rastin nr. KO157/22

Parashtrues

Rion Sadiku dhe 10 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së


Kosovës

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së


Kosovës, nr. 05-V-128, të 4 gushtit 2022

GJYKATA KUSHTETUESE SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

e përbërë nga:

Fjala Selimi, kryetare


En Hyseni, zëvendëskryetar
Jeta Azizi, gjyqtare
Arion Rahimaj, gjyqtar
Liza Iljazi, gjyqtare
Erin Sadiku, gjyqtare
Jora Lipovica, gjyqtare
Ariola Jerliu, gjyqtar dhe
Kaona Leka, gjyqtare

Parashtruesi i kërkesës

1
1. Kërkesa është dorëzuar nga Rion Sadiku, Gresa Nuredini, Artiol Ismajli, Diora
Hajrullahu, Diar Hasani, Liza Kastrati, Arland Kurteshi, Arta Musliu, Besian
Sylejmani, Bledion Muhaxherri dhe Driton Veseli (në tekstin e mëtejmë:
parashtruesit e kërkesës) - të gjithë deputetë të Kuvendit të Republikës së
Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi).

2. Deputetët parashtrues përfaqësohen nga përfaqësuesi i tyre ligjor Erion


Sabedini, nga Prishtina.

Akti i kontestuar

3. Parashtruesit e kërkesës kontestojnë Vendimin e Kuvendit, [nr. 05/V-128],


për shkarkimin e shtatë (7) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Medieve (në
tekstin e mëtejmë: Komisioni i Pavarur), të 4 gushtit 2022.

Objekti i çështjes

4. Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktit të


kontestuar të Kuvendit, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendojnë se
nuk është në përputhshmëri me nenet 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve]
dhe 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në
tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

5. Parashtruesit, po ashtu kanë kërkuar vendosje të masës së përkohshme në


Aktin e kontestuar me justifikimin e “evitimit të mëtejmë të masave që
ndërmerr Kuvendi pas nxerrjes së Vendimit kontestues”.

6. Po ashtu parashtruesit e kërkesës kanë kërkuar edhe mbajtje të një seance


dëgjimore me pretendimet se “rasti i paraqitur para Gjykatës Kushtetuese ka
të bëjë me çështjen e “provave a ligjit” ku nevojitet sqarime shtesë nga palët e
përfshira në këtë rast”.

Baza juridike

7. Kërkesa bazohet në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e


Autorizuara], në nenet 42 [Saktësimi i kërkesës] dhe 43 [Afatet] të Ligjit nr.
03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e
mëtejmë: Ligji) dhe rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe
74 [Kërkesa në pajtim me nenin 113 (5) të Kushtetutës dhe nenet 42 dhe 43 të
Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së
Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

Procedura në Gjykatë

8. Më 11 gusht 2022, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e


mëtejmë: Gjykata) pranoi kërkesën nga parashtruesit e kërkesës.

9. Më 19 gusht 2022, Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtarin En Hyseni gjyqtar


raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Jeta Azizi
(kryesuese), Arion Rahimaj dhe Ariola Jerliu (anëtarë).

2
10. Më 20 gusht 2022, Gjykata njoftoi parashtruesit e kërkesës për regjistrimin e
kërkesës. Po ashtu, në të njëjtën ditë, për regjistrimin e rastit KO157/22, u
njoftuan Presidenti i Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit të
Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kryetarja e Kuvendit) me
kërkesën specifike për njoftimin e deputetëve, Kryeministrin e Republikës së
Kosovës dhe Avokatin e Popullit. Gjykata palët e lartcekura i ftoi që nëse kanë
komente lidhur me kërkesën e parashtruesve, t’i dorëzojnë pranë Gjykatës në
afat prej katërmbëdhjetë (14) ditëve, respektivisht deri më 3 shtator 2022,
përmes postës elektronike apo dorëzimit personal.

11. Po të njëjtën ditë, Gjykata ia përcolli Komisionit të Pavarur një kopje të


kërkesës duke iu ofruar një mundësi për ofrimin e komenteve, nëse ka, jo më
larg se më 3 shtator 2022. Gjithashtu Gjykata kërkoi nga Komisioni i Pavarur
për të gjitha dokumentet relevante lidhur me miratimin e Vendimit të
kontestuar të Kuvendit, në afat deri më 3 shtator 2022, pra me datën me të
cilin ky Institucion mund të paraqesë komente.

12. Më 23 gusht 2022, Gjykata kërkoi nga Sekretariati i Kuvendit të Republikës së


Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Sekretariati i Kuvendit) të gjitha dokumentet
relevante lidhur me rastin KO157/22, respektivisht për Vendimin [nr. 05/V-
128] të 4 gushtit 2022.

13. Më 27 gusht 2022, Gjykata pranoi dokumentet relevante nga Sekretariati i


Kuvendit përmes Kryetares së Kuvendit, si në vijim: (1) Vendimi i Komisionit
përkatës parlamentar për Rekomandim tek Kuvendi lidhur me shkarkimin e
shtatë (7) anëtarëve të Komisionit të Pavarur; (2) Vendimi i Kuvendit [nr.
05/V-012] i datës 14 tetor 2021, për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të
Komisionit të Pavarur; dhe (3) Vendimi i Komisionit përkatës parlamentar për
hapjen e konkursit të ri për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Komisionit të
Pavarur.

14. Më 3 shtator 2022, Gjykata pranoi komente vetëm nga Grupi Parlamentar i
Lëvizjes VETËVENDOSJE! (në tekstin e mëtejmë: LVV). Rrjedhimisht,
Gjykata nuk pranoi komente tjera lidhur me rastin e parashtruar.

15. Më 3 shtator 2022, Gjykata pranoi disa dokumente relevante nga Komisioni i
Pavarur, si në vijim: (1) Raporti i Komisionit të Pavarur (nr. 39/2022) i 17
qershorit 2022, i nxjerrur nga Mbledhja e Rregullt; (2) Shqyrtimi i Shkresës së
dorëzuar nga Komisioni parlamentar lidhur me detyrat e kryera nga anëtarët e
Komisionit të Pavarur; (3) Shkresa e Kryetarit të Komisionit të Pavarur
dërguar Komisioni parlamentar lidhur me “Vërejtjet” lidhur me punën dhe
detyrat e kryera nga anëtarët e Komisionit të Pavarur; dhe (4) Shkresa e shtatë
(7) anëtarëve të Komisionit të Pavarur dërguar Komisionit parlamentar dhe
Kuvendit.

16. Më 8 shtator 2022, për komentet e ofruara nga Grupi Parlamentar i LVV-së,
Gjykata njoftoi parashtruesit e kërkesës si dhe palët tjera të përfshira në këtë
rast.

3
17. Më 12 tetor 2022, Gjykata kërkoi sqarime nga Kuvendi lidhur me hapat e
ndërmarra pas miratimit të Vendimit të kontestuar, [nr. 05/V-128], të 4
gushtit 2022.

18. Më 19 tetor 2022, Kryetarja e Kuvendit e njoftoi Gjykatën se (i) më 18 gusht


2022, Kuvendi ka hapur konkursin e ri për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të
Komisionit të Pavarur; (ii) dokumentet lidhur me procedurën e intervistimit
të kandidatëve përkatës nga Komisioni ad-hoc i Kuvendit për zgjedhjen e
shtatë (7) anëtarëve të Komisionit të Pavarur; dhe (iii) Vendimi i Kuvendit [nr.
05/V-137] i 21 shtatorit 2022, për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të
Komisionit të Pavarur.

19. Më 9 nëntor 2022, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues


dhe i rekomandoi Gjykatës kërkimin e sqarimeve shtesë nga Kuvendi lidhur
me Vendimin e kontestuar, respektivisht për hapat e mëtejmë pas miratimit të
saj.

20. Më 11 nëntor 2022, Gjykata kërkoi sqarime shtesë nga Kuvendi lidhur me
hapat e mëtejmë pas miratimit të Vendimit të kontestuar, si në vijim:
“Meqenëse Kuvendi është njoftuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese lidhur me
regjistrimin dhe pranimin e kërkesës KO157/22 të dorëzuar nga
njëmbëdhjetë (11) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përse
Kuvendi i Kosovës ndërmori hapat e mëtejmë procedural për zgjedhjen e
shtatë (7) anëtarëve të rinj të Komisionit të Pavarur, pavarësisht se Vendimi
[nr. 05/V-128] i 4 gushtit 2022 është kontestuar para Gjykatës Kushtetuese”.

21. Më 15 nëntor 2022, Gjykata pranoi një shkresë nga Kryetarja e Kuvendit për
sa i përket sqarimeve të kërkuara nga vet Gjykata se kjo shkresë i është
dorëzuar Komisionit përkatës funksional “për shkak se shkresa nga ana e
Gjykatës Kushtetuese është dorëzuar në rrugë zyrtare tek Kuvendi i
Republikës së Kosovës, pa e specifikuar se përkatësisht se kush është i
autorizuar që të dorëzojë përgjigje”. Më tej në shkresë, Kryetarja e Kuvendit
njoftoi Gjykatën se për sqarimet e kërkuara nga kjo e fundit tek Kuvendi në
përgjithësi, përgjigjet do t’i dorëzojë Komisioni funksional përkatës
parlamentar brenda afateve të përcaktuara.

22. Më 23 nëntor 2022, Gjykata pranoi përgjigje nga Komisioni përkatës


parlamentar përmes Kryetares së Kuvendit, me sqarimet se “Kuvendi i
Republikës së Kosovës është e detyruar që të ndërmarrë hapat dhe
procedurat e mëtejmë pas shkarkimit të shtatë (7) anëtarëve të KPM-së,
meqenëse Gjykata Kushtetuese nuk ka nxjerrë ende ndonjë Vendim Pezullues
në Vendimin [nr. 05/V-128] të 4 gushtit 2022, me të cilin Kuvendi do të ishte
i përmbajtur në hapat e mëtejshëm për çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të
rinj për KPM-Në, bazuar në Ligjin nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të
Medieve, përkatësisht në nënpar. 2.1 të par. 2 të nenit 11 (Zgjedhja e
anëtarëve të KPM-së), me të cilin përcaktohet afati prej gjashtëdhjetë (60)
ditëve pas shpalljes së vendit të lirë për pozitën e anëtarit përkatës”. Po
ashtu, Komisioni përkatës solli para Gjykatës rastin KO127/21 me parashtrues
Abelard Tahiri dhe 10 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

4
23. Më 16 dhjetor 2022, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues
dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës pranueshmërinë e kërkesës, ndërkaq për
meritat e rastit kërkoi plotësime shtesë.
24. Më 14 shkurt 2023, Gjykata shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri
vendosi që: (i) të shpallet kërkesa e pranueshme; (ii) të konstatojë se Vendimi
[nr. 05-V-128] i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i 4 gushtit 2022, nuk
është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 141 [Komisioni i Pavarur i
Medieve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) Vendimi i lartcekur
shfuqizohet; (iv) Vendimi [nr. 05-V-137] i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
i 21 shtatorit 2022, për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Komisionit të
Pavarur të Medieve, është i pavlefshëm për shkak të shfuqizimit të Vendimit
fillestar apo të kontestuar, për shkarkimin e shtatë (7) anëtarëve të Komisionit
të Pavarur të Medieve; (v) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme; dhe
(vi) të refuzojë kërkesën për seancë dëgjimore.

Përmbledhja e fakteve

25. Më 14 tetor 2021, Kuvendi përmes Vendimit [nr. 05/V-012] zgjodhi shtatë (7)
anëtarët e Komisionit të Pavarur, në bazë të propozimit të Komisionit ad-hoc
të Kuvendit dhe në bazë të Ligjit nr. 04/L-044 për Komisionin e Pavarur të
Medieve (në tekstin e mëtejmë: Ligji për Komisionin e Pavarur).

26. Më 12 korrik 2022, në bazë të nën-paragrafit 2.1 të paragrafit 2 të nenit 14


[Shkarkimi nga KPM-ja dhe sjellja e anëtarëve] të Ligjit për Komisionin
e Pavarur, Komisioni per Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media
dhe Zhvillim Rajonal (në tekstin e mëtejmë: Komisioni për Administratë
Publike) i rekomandoi Kuvendit që në bazë të nenit 6 [Konflikti i
interesit] të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit
në Ushtrimin e Funksionit Publik (në tekstin e mëtejmë: Ligji për
Konflikt të Interesit) që ndaj shtatë (7) anëtarëve të Bordit të Komisionit
të Pavarur “egziston një konflikt interesi për shkak të veprimeve të tyre
në kundërshtim me procedurat përkatëse të Ligjeve ne fuqi,
përkatësisht për Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në
Ushtrimin e Funksionit Publik, në bazë të veprimeve të tyre, kanë
cenuar paanshmërisë e Komisionit të Pavarur të Medieve, si
institucion i cili garantohet me Kushtetutë, ne bazë të deklaratave për
media, të shprehura në kundërvajtje të Kuvendit dhe Qeverisë”.

27. Më 25 korrik 2022, Kuvendi mbajti seancë dhe mbajti diskutim dhe
shqyrtim lidhur me propozimin e Komisionit për Administratë Publike,
për shkarkimin e shtatë (7) anëtarëve të Komisionit të Pavarur, për
shkak të veprimeve të tyre,në rezultim të shkeljes së Ligjit për Konflikte
të Interesit, ku mbi të gjitha, Kuvendi diskutoi lidhur me (i) shqyrtimin
dhe propozimin e Komisionit për Administratë Publike; dhe (ii) lindja e
konfliktit të interesit tek shtatë (7) anëtarët përkatës të propozuar për
shkarkim, në bazë të Ligjit për Konflikt të Interesit.

28. Më 4 gusht 2022, Kuvendi

5
6

You might also like