You are on page 1of 81

E DREJTA

NDËRKOMBËTARE
PUBLIKE
UHZ
PEJË
16 TETOR 201 8
Natyra Juridike, Subjektet e Drejtës
Ndërkombëtare, dhe Raporti me të
Drejtën e Brendshme
PËRMBAJTJA
1. Cili është nocioni i Drejtës Ndërkombëtare?
2. Si përkufizohet e Drejta Ndërkombëtare?
3. Cilët janë subjektet e së Drejtës Ndërkombëtare?
4. Si ndahet e Drejta Ndërkombëtare?
5. Cila është natyra juridike e Drejtës Ndërkombëtare?
6. Cili është raporti në mes të drejtës ndërkombëtare dhe nacionale?
NOCIONI I TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE

•Emërtimi i lëndes

•Përkufizimi i lëndes
NOCIONI I TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE

Emërtimi i lëndes:

•Jus-Gentium -E Drejta e popujve


– Romakët e vjetër
•Jus-inter-Gentes -E drejta midis popujve (XVI-XVII
– Francisco de Vitoria & Zouche
•Jus-inter-Civitates – E drejta midis shteteve (XVII
• Groci
International Law-E dr. Ndërkombëtare (1789)
• Jeremy Bentham
• Law of Nations – E drejta e popujve (kombeve)
• E Drejta Ndërkombëtare Publike (në gj. Shqipe)
PËRKUFIZIMI I TË DREJTËS NDËKOMBËTARE

Grupi I:

•Tërësi e rregullave që përcakton të drejtat dhe detyrat e shteteve në marrëdhënie midis


tyre (Paul Fauchile)
•E Drejta Ndërkombëtare rregullon marrëdhëniet midis shteteve të pavarura (GJND-rasti
Lotus _Francë-Turqi, 1927)

Grupi II:

•Tërësi rregullash që rregullon marrëdhëniet midis njerëzve (Krabbe, Politis, Scelle)

Grupi II:

•Tërësi rregullash dhe parimesh e destinuara të rregullojë të drejtat dhe detyrat


ndërkombëtare si të shteteve dhe disa organizmave ndërshtetëror, ashtu edhe të
individëve ( Accioly, Le Fur, Devaux, etj).
PËRKUFIZIMI I TË DREJTËS NDËKOMBËTARE

Tërësia e rregullave dhe normave të sjelljes


ndërmjet subjektëve të së drejtës
ndërkombëtare.
SUBJEKTET E SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE

•Kanë subjektivitet juridik ndërkombëtar:


– bartës të drejtave dhe detyrave sipas të drejtës/në marrëdhëniet ndërkombëtare

Shtetet (klasikët)
Shtetet + Individët (Fiore, Martens, Kaufman)
Individët (Digi, Politis, Scelle)
Shtetet + Organizatat Ndërkombëtare (OKB, Unioni
Afrikan, BE, etj)
Subjektët tjerë: OJQ , Vatikani

Objektet e së drejtës ndërkombëtare nuk kanë të drejta dhe detyra, por janë vetëm objekt
i të drejtave dhe detyrave të subjektit (p.sh. një territor dhe burimet natyrore brenda tij).
NDARJA E TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE
Ndarja e të Drejtës Ndërkombëtare:

Publike vs. Private


Përgjithëshme vs. Regjionale (Drejta ndëramerikane)
Pozitive vs. Natyrore
Zakonore vs. Kontratktuese
Detyrueshme (jus Cogense), p.sh. Karta e OKB-së
Lufte vs. Paqe
Degët e veçanta: E Drejta Ndërkombëtare Ekonomike, E Drejta Ndërkombëtare e
Komunikacionit, E Drejta Ndërkombëtare Penale, E Drejta Ndërkombëtare Kozmike,
E Drejta Detare, E Drejta Konsullore, Diplomatike, etj.
NATYRA JURIDIKE E DREJTËS NDËRKOMBËTARE

Hobs, Pufendorf , Spinoza, Kant, Hegel, Austin, Lukic:


E Drejta Ndërkombëtare nuk ka karakterin e së drejtës pozitive,
sepse shtetet janë sovrane dhe mbi to nuk mund të ketë çfarëdo të
drejte që do t’i detyronte…
Argumentet: Mungesa e organit suprem (ligjvënës), mungesa e
gjykatave, sanksioneve

Groci, Selden, Zouche, Rahel:


E Drejta Ndërkombëtare është e drejtë pozitive sepse shtetet ia
njohin forcën detyruese
RAPORTI NË MES TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE NACIONALE

Teoria Dualiste (Triepel, Anciloti):


E drejta ndërkombëtare dhe e drejta e brendshme janë dy sisteme
juridike të veçanta reciprokisht të pavarura dhe të ndara
Dallimet në subjekt:
E Drejta e Brendshme është e destinuar të rregullojë marrëdhëniet midis
subjekteve të parapara nga ligjëvënesi: rregullon marrëdhëniet brenda një
shteti
E Drejta Ndërkombëtare është e destinuar të rregullojë, para së gjithash,
marrëdhëniet midis shteteve të cilat janë midis tyre juridikisht të barabarta:
rregullojnë marrëdhëniet që kalojnë hapësirën e një shteti ose ‘punët e
jashtme’
Dallimet në burime jurdike:
 E Drejta e brendshme: Vullnetin e shtetit
 E Drejta Ndërkombëtare: Vullneti i përbashkët
RAPORTI NË MES TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE NACIONALE

Teoria Moniste (Kelsen):


‘Sistemi piramidor i normave’ – ‘norma origjinare‘ si bazë e së
drejtës
E Drejta Ndërkombëtare dhe e brendshme janë dy pjesë të një sistemi të
përgjithshëm unik

Epërsia e së drejtës ndërkombëtare :


E Drejta e Brendshme aplikohet brenda një sfere territoriale, personale dhe
kohore të përcaktuara nga rendi juridik ndërkombëtar dhe kështu gjendet e
nënshtruar nga e drejta ndërkombëtare

Epërsia e së drejtës së brendshme:


 E Drejta Ndërkombëtare bëhet e vlefshme për shtetin vetëm nëse i përgjigjet
vullnetit të tij ose nëse rendi juridik i një shteti përmban normë që
marrëdhëniet e atij shteti me shtetet të tjera i nënshtrohen të drejtës
ndërkombëtare
Teoria Moniste
Si mund një gjykatë kombëtare të miratojë një ligj
ndërkombëtar të bazuar në teorinë e monizmit dhe
dualizëm?
Diskutoni me Kolegën
Kushtetuta e Francës parasheh që marrëveshjet ndërkombëtare janë ‘ligje’ që
duhet zbatuar në sistemin juridik të Francës.

A miratonë Franca qasjen moniste apo dualiste ?


ZBATIMI I TEORIS MONISTE NGA GJYKATA
NACIONALE
Traktatet (konventat) dhe urdhrat e organizatave
ndërkombëtare janë të zbatueshme pa qenë e
nevojshme marrja e ndonjë veprim për të kthyer të
drejtën ndërkombëtare në ligje vendore.

E Drejta Ndërkombëtare Automatikisht Gjykata Kombëtare


ZBATIMI I TEORIS DUALISTE NGA GJYKATA KOMBËTARE

Gjykata kombëtare mund të zbaton të drejtën ndërkombëtare vetëm kur ai ka


qenë i përfshir në të drejtën e vetë të brendshme.

Miratimi/ Legjislacioni
Drejta Ndërkombëtare nacional
Inkorporimi
A mendoni se e Drejta Ndërkombëtare mund të has
në konflikt me të Drejtën e Brendshme?
RAPORTI NË MES TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE NACIONALE

Qëndrimi i shteteve:
SHBA, Franca, Gjermania, Italia: E Drejta Ndërkombëtare epërsia ndaj ligjeve vendore

Praktika Ndërkombëtare:
Epërsia ndaj ligjeve vendore

Qëndrimi i Kosovës:
Epërsia ndaj ligjeve vendore
BURIMET E TË DREJTËS
NDËRKOMBËTARE
PËRMBAJTJA
1. Cilat janë burimet e Drejtës Ndërkombëtare?
2. Si klasifikohen burimet e të drejtës ndërkombëtare?
3. Si definohet e drejta zakonore, e drejta kontraktore, parimet e
përgjithshme, praktika gjyqësore?

4. Si interpretohet traktati?
Neni 38 i Statutit të GJND-së

Burimet e të drejtës ndërkombëtare që mund të zbatohen nga ana


e GJND-së janë:

◦Konventat ndërkombëtare, qoftë të përgjithshme ose të veçanta,


vendosin rregulla të njohura shprehimisht nga shtetet kontraktuese;

◦Zakonet ndërkombëtare, si dëshmi e një praktike të përgjithshme


dhe të pranuara si ligj;

◦Parimet e përgjithshme të së drejtës të njohura nga kombet e


qytetëruara;

◦Vendimet gjyqësore dhe librat e publicistëve (doktrina) më të


kualifikuar të kombeve të ndryshme.
KLASIFIKIMI I BURIMEVE TË SË DREJTËS
NDËRKOMBËTARE

BURIMET THEMELORE
 traktatet-konventat,
 zakonet ndërkombëtare,
 parimet e përgjithshme juridike

BURIMET NDIHMESE
 Jurisprudenca – praktika gjyqësore, dhe

 doktrina

REZOLUTAT NDËRKOMBËTARE
Kuptimi i tre burimet kryesore të se drejtës
ndërkombëtare
E Drejta Ndërkombëtare kontraktuese përbëhet nga
detyrimet e shteteve të pranuara shprehimisht;

E Drejta Ndërkombëtare zakonore rrjedh nga praktika


konsistencë e shteteve të shoqëruar nga vetëdija e
shteteve që duhet respektuar atë praktikë, p.sh. bindja
e shteteve që një praktikë konsistentë kërkohet nga një
detyrim ligjor.

Parimet e Përgjithshme të së drejtës janë parimet


ligjore të përbashkëta të sistemeve të mëdha ligjore.
Zakonet ndërkombëtare

E drejta zakonore ndërkombëtare është:

◦ rezultat i praktikës konsistente të shumicës së shteteve të


mbështetura nga besimi se praktika është obligim (opinio juris).
P.sh. ju nuk mund të përdorni territorin tuaj në atë mënyrë që të
shkaktojë dëm në shtetet e tjera;

◦ ligj për të gjitha shtetet, pavarësisht nëse ata kanë marrë pjesë në formimin e zakonit.
Zakonet ndërkombëtare
Dikur e Drejta Ndërkombëtare ka qenë e përbëre kryesisht nga
rregulla zakonore
◦ A kanë humb rendësin zakonet kohëve të fundit (mesi i shekullit
XIX)?
◦ A kanë ngele si burim me rëndësi për pjesët ku nuk është kryer
kodifikimi?

Sipas GJND-së, gjykatat duhet ti zbatojë zakonet ndërkombëtare si një


dëshmi e një praktike të përgjithshme e cila është pranuar si e drejtë
Elementet qenësore për ekzistimin e zakonit janë:
◦ Praktika e përgjithshme e shteteve
◦ Vetëdija e subjekteve që duke vepruar në një mënyre të caktuar, veprojnë në
pajtim me rregullat zakonore.
Zakonet ndërkombëtare
Zakonin Ndërkombëtar e bëjnë :

◦ PRECEDENTET ( përsëritja e shpeshtë)

◦ OPINIO JURIS SIVE NECESSITATIS (vetëdija mbi detyrimin për t’u sjellë në një
mënyre të caktuar)
Jus Cogens
Kategori e veçantë e rregullave zakonore: jus cogens

janë rregullat e së drejtës ndërkombëtare të cilat janë


konsideruar aq thelbësore që ato kurrë nuk mund të
shfuqizohen

◦ P.sh.ndalimi i torturës, skllavëris, gjenocid. Dy ose më shumë


shtete nuk mund të bëjë një marrëveshje të vlefshme duke bërë
veprime të torturës, skllavërisë apo gjenocidin.
Traktatet
‘…një marrëveshje ndërkombëtare e lidhur ndërmjet
shteteve në formë të shkruar dhe udhëhequr nga e drejta
ndërkombëtare, qoftë mishëruar në një instrument të
vetëm ose në dy apo më shumë instrumente të lidhura dhe
me çfarëdo emërtimi të veçantë: “

- traktat, konventë, protokoll, statut, akt, marrëveshje, apo


ndonjë emër tjetër...

-Parimi kryesor: vullneti për lidhjen


Traktatet
Element qenësor për ekzistimin e traktatit është:

• pajtimi i vullnetit të subjekteve i cili shprehet përmes organeve


kompetente

–Pra, pajtimi arrihet në traktat nëpërmjet shprehjes se vullnetit


dhënë shprehimisht

–Për dallim nga zakonet ndërkombëtare tek të cilat vullneti shprehet


heshtazi
Llojet e Traktateve
Traktatet dërkombëtare mund të klasifikohen sipas:

– sipas lendes (politike, ekonomike)


– sipas objektivave (paqes, mbrojtjes)
– formës (me shkrim, me gojë)
– mënyrës se lidhjes (solemne, të thjeshta)
– kohës sa do jenë në fuqi
– hapësirës gjeografike në të cilën shtrihen, etj.
Llojet e Traktatave
1. Traktate ligje-normave janë:
◦ burim i drejtpërdrejte i se drejtës ndërkombëtare
◦ kontraktojn rregulla të reja të sjelljes ose vërtetohen,
përkufizohen, abrogohen rregullat e ekzistuese zakonore
ose kontraktuese të karakterit përgjithshme
◦ Të paafatizuara dhe prodhojnë efekte shpeshherë edhe për
palët që nuk kanë marrë pjese në lidhjen e tyre

2. Traktatet kontrata, marrëveshje mes dy ose disa shteteve që


kanë për objekt rregullimin e një çështje të caktuar mes atyre
shteteve
◦ Ato janë të kufizuara në pikëpamje kohore dhe ‘konsumohen’ me
plotësimin e obligimeve reciproke të palëve kontraktuese .
Interpretimi i të Drejtës Ndërkombëtare

Neni 31(1) i Konventes së Vjenës për të Drejtën e


Traktateve:

“Një traktat interpretohet me mirëbesim në


përputhje me kuptimin e zakonshëm që do t’i jepet
traktatit në kontekstin e tyre dhe në dritën e objektit
dhe qëllimit”
Komponentat e Nen. 31(1)
"Kuptimi i zakonshëm": një interpretim kufizues
i cili bazohet në tekstin aktual (qasja tekstuale).

“Në kontekstin e tyre": ideja prapa traktatit;


çfarë qëllimi kishin hartuesit, kur ata shkruan
tekstin (qasja subjektive).

"Në dritën e objektit dhe qëllimit të saj":


interpretimin që i përshtatet më mirë qëllimit të
traktatit (qasja efektive interpretimi).
Parimet e Përgjithëshme
Parimet e përgjithshme juridike të pranuara nga kombet e
qytetëruara:

◦ Parimi mbi çështjen e gjykuar


◦ Parimi se askush nuk mund të përfitoje nga faji i vet
◦ Parimi i ndalimit të keqpërdorimit të së drejtës
◦ Parimi i përgjegjësisë që lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi i asaj që
është fituar nga pasurimi i pabazë
◦ Parimi se askush nuk mund të bartë me shumë të drejta se që ka, në
tjetër kënd
◦ Parimi Lex Speciales Derogat Generali (ligji i veçante derogon të
përgjithshmin)
◦ Parimi Lex Posterior Derogat Legi Priori (ligji i ri e derogon ligjin e vjetër)
etj…
Vendimet Gjyqësore dhe Doktrina
Janë mjete ndihmëse të cilat shërbejnë që të konstatojnë
rregullat juridike

Roli gjykatave- nuk është për të krijuar të drejtën , por për


ta zbatuar në raste të caktuara…precedentët – nuk i japin
fuqi rregullave, mirëpo gjithashtu nuk mund të mohohet se
në rezonin dhe në marrjen e vendimit nga ana e gjyqtarit –
puna e gjyqtarëve të mëparshëm edhe nëse nuk kanë peshë
vendimtare, megjithatë kanë njëfarë peshe, ndikimi…

Doktrina- roli i autorëve të shquar nuk ka qenë të


krijojnë
TRAKTATET NDËRKOMBËTARE
Përmbajtja
Cili është nocioni i Traktateve Ndërkombëtare?
A është e kodifikuar e drejta e traktateve?
Cilat janë format dhe emërtimet e Traktateve ?
Cilat janë llojet e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Cilat janë palët kontraktuese?
Kush janë organet kompetente për lidhjen e traktateve?
Cila është rëndesia e Pajtimit të Vullnetit?
Cila është lënda e marrëveshjes?
Nocioni i Traktateve
TN konsiderohen çdo pajtim i vullnetit midis shteteve me qëllim
të krijimit, ndryshimit ose ndërprerjes së ndonjë raporti juridik
reciprok (Le Fyr).

TN duhet të lidhen vetëm me shkrim (Alfaro)


KVDT: TN të lidhura me shkrim midis shteteve, të formuluar në
një instrument të veçantë, dy apo me shumë instrumente të
lidhura midis tyre, pa marrë parasysh emrin e tyre (neni 2)

Traktatet përmbajnë të drejta dhe detyra:


◦ Me ato kufizohet liria e veprimit të shteteve ose kufizohet reciprokisht
sovraniteti i tyre

Intensiteti i lidhjes së marrëveshjeve është duke u shtuara (shek.


XIX)
Kodifikimi i të Drejtës së Traktateve

Konventa mbi të Drejtën e Traktateve (Konventa e Vjenës)


1969:
– Vlente vetëm për marrëveshjet në mes të shteteve

Konventa mbi të Drejtën e Traktateve (Konventa e Vjenës)


1986:
– Marrëveshjet midis një apo me shumë shteteve dhe një apo
me shumë organizatave ndërkombëtare
– Marrëveshje midis organizatave ndërkombëtare
Emërtimi i Traktateve
Traktat (M. me të rëndësishme, p.sh. Traktat i Paqes)
Konventë (K. E Hagës mbi Rregullat dhe zakonet )
Pakt (M. Shumë politike, p.sh. Pakti Brian-Kellog mbi Heqjen dorë nga Lufta)
Deklaratë (M. Ligj që krijon rregulla/parime mbi të ardhmen, p.sh. DKB 1942)
Protokoll (M. Të ndryshme jo formale, ose plotësuese për interpretim të M.
Tjera)
Kompromis (M. Mbi zgjidhjen paqësore të konflikteve)
Kartel (M. Ushtarake mbi armëpushim, këmbimin e të plagosurve)
Karta dhe Statut (M. Krijimin, organizimin.. Organeve ndërkombëtare, p.sh.
Karta e OKB-së, K. E OSHA, Statuti i GJND-së, etj.).
Konkordat (M. që lidh Vatikani) , etj
Modus Vivendi (M. Të përkohshme për të cilat pritet që në të ardhmen pritet
të zëvendësohen me një T. Ose K.)
Llojet e Marrëveshjeve Ndërkombëtare
Formës: me shkrim dhe me gojë
Mënyrës së lidhjes: Solemne dhe të Thjeshtësuara
Hapësirës gjeografike: përgjithshme dhe regjionale
Mundësisë së aderimit: Hapura , gjysmë të hapura dhe Mbyllura
Lëndës: politike, ekonomike, juridike, tregtare , etj
Qëllimit: Paqes, Mbrojtjes
Afati kohor: Afatizuara, Pa-afatizuara
Veprimit të normave juridike: Traktate ligje, Traktate kontratat
Numrit të subjekteve: Dypalëshe dhe Shumëpalëshe
Traktatet të Regjistruara dhe të Pa regjistruara (Sekrete dhe Jo
sekrete)
Palët Kontraktuese
Shteti :

◦ Plotësisht sovrane
◦ Shtetet e përbëra (shteti federativ jep leje shteteve)
◦ Shtetet me neutralitet të përhershëm (kapac. Të
kufizuar)
◦ Shtetet gjysme sovranë /shteti vihet në pozitë të
posaçme
Organizatat Ndërkombëtare
Kryengritësit, nëse janë pranuar si palë ndërluftuese
Organet kompetente për lidhjen e traktateve
PA AUTORIZIM:

• Kryetaret e shteteve, qeverive, dhe ministrat e punëve


të jashtme

• Shefat e misioneve diplomatike për marrëveshje midis


shtetit të dërgimit dhe shtetit të pranimit

• Përfaqësuesit e shteteve në konferenca ndërkombëtare


ose ndonjë organ i tyre për pranimin e tekstit të
marrëveshjes në atë konferencë, organizatë ose organ
Pajtimi i Vullnetit

Dhuna (ndaj përfaqësuesit- vis apsoluta, ndaj shtetit- vis compulsiva)


Lajthimi (error facti , p.sh. Kufiri mes Austrisë-Polonisë 1772-1773)
Mashtrimi (dollus, p.sh. Përdorimi i hartës së rrejshme nga njëra palë)
Korrupsioni i përfaqësuesve të shtetit
Lënda e Marrëveshjes
Një ose me shumë detyrime midis shteteve ose vetëm njërës
palë

• Lënda e MN:
– Pamundësi fillestare (p.sh. M. Kundërligjore)
– Juridikisht e lejueshme (p.sh. Nul lejohet M. Për fillim lufte)
– Fizikisht e mundëshme (p.sh. cedimi i një territori të huaj)
– Lënda e ndaluar (p.sh. Detytrimi i shtetit që të mos pengoj
piraterin në detin e hapët) / imponim i detyrimeve ndaj
shteteve të treta)
Lidhja dhe Hyrja në Fuqi e TN
1. AKREDITIMI I NEGOCIATORËVE, PLOTËFUQITË
2. BISEDIMET DHE APROVIMI (2/3 e votave në Kongrese)
3. TË ZGHEDHURIT E GJUHËS
4. AUTENTIFIKIMI (ad referdum ose parafimit) DHE NËNSHKRIMI
5. EKTET E NËNSHKRIMIT (hyrja në fuqi, ratifikimi, pranimi, apo aprovimi)
6. RATIFIKIMI (Pajtim definitiv i palëve me detyrimet nga traktati i nënshkruar nga
përfaqësuesit): kompetencë e legjislativit, ekzekutivit ose të dyjave
7. INSTRUMENTET E RATIFIKIMIT (dok. Shumë formale): deponimi i marrëveshjes
8. ADERIMI
9. HYRJA NË FUQI
10. REGJISTRIMI DHE PUBLIKIMI I TN (1975: 12951 TB, 735 TSHP, 2000 v)
11. REZERVAT –MOMENTI VENIES SE REZERVAV (Rousseau)
12. PJESËT E TRAKTATTIT (ushtrime)
13. MJETET E SIGURIMIT TË TRAKTATEVE
Lidhja dhe Hyrja në Fuqi e TN
MJETET E SIGURIMIT TË TRAKTATEVE :

•Parimi pacta sun servanda:


– Përmbushja e obligimeve me mirëbesim (bona fides)
– Përmbushja domosdo e M.N.
– Ndalesa e shtetit që të thirret në të drejtën e brendshme
– Mos lidhja e M. Në kundërshtim me marrëveshjet paraprake me shtet të tretë
– Ndalimi i mbarimit të njëanshëm, ndryshimit arbitrar

•E Drejta Ndërkombëtare:
– Betimi, dhënia e pengjeve, dhënia e mallit peng (janë zhduk tani), hipoteka,
garantimi nga një shtet i tretë, okupimi i territorit dhe masat e dhunëshme të
bashkësis ndërkombëtare
MBARIMI I VEPRIMIT TË
TRAKTATEVE NDËRKOMBËTARE
Përmbajtja
• Veprim i Traktateve
–Veprimi i Traktateve ndaj Palëve Kontraktuese
–Veprimi i Traktateve në Shtetet e Treta

• Çfarë parasheh KV mbi mënyrat e Mbarimit të


Veprimit të Traktateve Ndërkombëtare ?
– Konventa e Vjenës (neni 42.2)
– Cilat janë mënyrat e mbarimit të veprimit të traktateve të
njohura nga e drejta ndërkombëtare ?
•Veprimi i Traktateve ndaj Palëve Kontraktuese:
– Marrëveshjet shkaktojnë efekte ndaj palëve
kontraktuese
– Marrëveshjet mbesin në fuqi pavarësisht ndërrimeve në
shtet (qeveria, kryetari, etj)/subjekti ndërkombëtar
• Përjashtim: Marrëveshja realizimi i të cilës kërkon
formen e caktuar të qeverisjes, p.sh. Marrëveshja për
mbrojtje mes dy monarkive /njëra monarki bëhet
republikë
•Veprimi i Traktatit ndaj shteteve të treta
–Pacta tertiis nec prosunt (T. U referohen vetëm palëve kontraktuese)
–Përjashtim Efektet ndaj palëve të treta:
–Fitimin e të drejtave (nëse palët kon. kanë pasur për qëllim +pëlqimi i
shteteve)
–Imponimin e detyrave (nëse palët kon. kanë pasur për qëllim +pëlqimi i
shteteve /përjashtim Marrëveshjet e Paqes dhe sugris, regjistrimi i
marrëveshjeve )
Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të Traktateve
Ndërkombëtare

Konventa e Vjenës (neni 42.2):


◦ Mbarimi i marrëveshjes, denoncimi i saj apo
tërheqja e njërës palë kontraktuese vetëm në bazë
të zbatimit
◦ të rregullave kontraktuese ose
◦ Të kësaj Konvente

E njëjta rregull vlen edhe për ndërprerjen


(suspendimin) e zbatimit të një traktati
Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të TN sipas të Drejtës
Ndërkombëtare

1. Kalimi i afatit të traktatit


2. Plotësimi i qëllimit të traktatit
3. Marrëveshja e palëve kontraktuese
4. Lidhja e marrëveshjes së re e cila shkakton abrogimin
(zhvleftësimin) e palëve kontraktuese
5. Pamundësia që të plotësohet marrëveshja
6. Lajmërimi i njërës palë kontraktuese (DENONCIMI)
7. Zhdukja e njërës palë si subjekt
8. Veprimi i klauzolës rebus sic stantibus* ndryshimi
qenësor i rrethanave
Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të TN sipas të Drejtës
Ndërkombëtare

• Kalimi i afatit të traktatit

– Marrëveshjet e tilla janë mjaft të shpeshta


– Palët nuk janë të obliguara të njoftojnë njëra tjetrën
– Përtërihet ose vazhdohet
– Përjashtim bëjnë marrëveshjet ligje që pothuajse asnjëher
s’janë të afatizuara
Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të TN sipas të Drejtës
Ndërkombëtare

Plotësimi i qëllimit të traktatit


◦ Psh. Marrëveshja mbi ndërtimin e urës mbi lumin kufitar
◦ P.sh. Marrëveshja mbi përcaktimin e kufijve

Kur lënda e marrëveshjes bëhet e pakuptimt


◦ Kur qëllim i marrëveshjes arrihet në mënyra tjera
Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të TN sipas të Drejtës
Ndërkombëtare

Pamundësia që të plotësohet marrëveshja


◦ Forcës madhore, shkatërrimit
◦ Zhdukjes se objektit të traktatit, p.sh.: Një shtet, në bazë të
detyrimeve nga aleanca, është dashur t’u japë ndihmë dy
shteteve tjera, të cilat kanë hy në luftë.

Nëse pamundësia është e përkohshme, zbatimi i saj


vetëm pezullohet

Pamundësia e përhershme: marrëveshja mbi


shfrytëzimin e ujërave të lumit , /shterja e lumit
Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të TN sipas të Drejtës
Ndërkombëtare

Tërheqja e njërës palë kontraktuese (DENONCIMI):


Është heqje dorë nga marrëveshja
Paralajmërimi: 6 muaj ose 1 vit
Traktatet të cilat nuk e parashohin shprehimisht
denoncimin :
◦ Parimisht M. nuk mund të denoncohen pa pajtim të P.K.
◦ Praktika ka sjell raste
Traktatet për të cilat nuk lejohet tërheqja: T. Paqes
dhe kufijtë - vetëm me pëlqimin e dy palëve
Denoncimi të T. Dypalëshe dhe Shumëpalëshe (shteti depozitar/
minimumi i shteteve kërkuar për hyrje në fuqi)
Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të TN sipas të Drejtës
Ndërkombëtare

Lidhja e marrëveshjes së re mes palëve të njëjta


kontraktuese (mutuus dissenssus): neni 57 (b) TVDT
•Marrëveshja e re mjafton shkëmbimi i Notave
–Pëjashtim nëse nga marrëveshja del se palët kanë patur për qëllim
të japin fund marrëveshjes se parë:
1. Nga marrëveshja e mëvonshme del se palët kontraktuese kanë pasur
për qëllim që atë çështje të rregullojnë me marrëveshjen e re

2. Rregullat e marrëveshjes së mevonshme janë inkompatibile me


rregullat e marrëveshjes së mëparshme deri në atë masë sa që është i
pamundshëm zbatimi i tyre paralel (neni 59.1.), p.sh. Miratimi i Statutit
të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësis /Statutin e GJ.së Përhershme të
Drejtësis Ndërkombëatre

• P.K. Me marrëveshje mund të ndërprejnë M. Para afati


Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të TN sipas të Drejtës
Ndërkombëtare
Pamundësia që të plotësohet marrëveshja:
Traktat dy palësh:
•Shkelje e rënd
•Shkelja e pjesëshme, pala e dëmtuar lirohet nga ajo
pjesë
•Traktati shumëpalësh:
1. Palët kanë të drejtë suspendimin e përgjithshëm
ose pjesshëm
2. Palës së demtuar të suspendoj zbatimin e
traktatit në përgjithësi ose pjesërisht në
marrëdhënie mes asaj dhe shtetit shkelës
Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të TN sipas të Drejtës
Ndërkombëtare

Pamundësia që të plotësohet marrëveshja:


1. Shkelja apo cenimi i një traktati nuk e shkakton
mbarimin e tij automatikisht (ipso facto) por vetëm u
jep të drejtë palëve të dëmtuara të mbarojnë ose
suspendojnë
Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të TN sipas të Drejtës
Ndërkombëtare
Ndërrimi i Statusit të Njërës Palë Kontraktuese:
• Anulimi i Traktateve Ipso facto:
–Ndërrimi i statusit të njërës palë kontraktues / kur ai hyn dhe
bëhet pjesë e shtetit tjetër
•Ndryshimi Qenësor i Rrethanave (rebus sic stantibus )
a) ndërrimi i rrethanave qenësore që palët i kanë pasur parasysh me rastin e
lidhjes së traktatit,
b) vënia në dukje e ndryshimit të rrethanave që kanë ndodhur me vonë dhe
palët s’kanë mundur t’i parashohin;
c) ndërrrimi i rrethanave është shkaktuar pavarësisht nga vullneti i palëve
kontraktuese, dhe
d) krijimi i rrethanave të reja qenësore e bëjnë plotësimin e mëtejmë të
traktatit të dëmshëm për njërën palë
Mënyrat e Mbarimit të Veprimit të TN sipas të Drejtës
Ndërkombëtare

Ndikimi i Luftës në Traktatet Ndërkombëtare:


I. Disa traktate mbarojnë së vepruara, p.sh. T. Për miqësi,
aleancë, ndihmë reciproke, mos sulm, etj

II. Disa pezullohen vetëm dhe riaktivizohen me mbarimin e


luftës, p.sh. Traktatet normavënese

III. Traktate që rregullojnë raporte mes shteteve në gjendje


lufte, p.sh. Konventa e Hages, K. E Gjenevës, M.për
neutralizem , etj
SHTETI DHE NJOHJA

Pejë, 15.11.2017
PËRMBAJTJA

KONCEPTI (NOCIONI) I SHTETIT


LINDJA E SHTETEVE
ZHDUKJA E SHTETEVE
NJOHJA :
◦ LLOJET E NJOHJES
◦ NJOHJA E QEVERISË DHE KRYETARIT TË SHTETIT
◦ NJOHJA E KRYENGRITËSVE SI PALË NDËRLUFTUESE

LLOJET E SHTETEVE
KONCEPTI (NOCIONI) I SHTETIT
“Institucioni i krijuar nga grupi për realizimin e disa
qëllimeve, prej të cilëve më të rëndësishmet janë:

•Ruajtja e së drejtës dhe rendit brenda kufijve, dhe


•Ruajtja e pavarësisë së popullit në marrëdhënie me
popujt e tjerë, ose

“Bashkësi që në një hapësirë të caktuar vepron si


organizatë më e lartë e rendit juridik e njëkohësisht nuk
është e nënshtruar asnjë organizate tjetër “
KONCEPTI (NOCIONI) I SHTETIT
Konventa mbi të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve
(Montevideo 1933):

1. Popullsia e Përhershme: përfaqëson tërësinë e individëve të të


dy gjinive, të cilët jetojnë bashkërisht në një bashkësi dhe janë të
lidhura në shtet juridikisht dhe politikisht
2. Territori i caktuar: përfaqëson vendin ku është vendosur
popullsia dhe mbi të cilin shteti ushtron kontroll ose shtrin
sovranitetin territorial
Pushteti Sovran: përfaqëson pushtetin suprem ose autoritetin i
cili është i pavarur nga cilido autoritet tjetër botëror

◦ Aftësia për të hyrë në marrëdhënie me shtete të tjera


LINDJA E SHTETEVE
E Drejta Ndërkombëtare nuk merret me çështjen e
paraqitjes se shtetit para se ai të jetë paraqitur faktikisht.

Ky moment merret si pikënisje e një gjendje juridike

Nuk është me rendësi mënyra e krijimit të shtetit: a


krijohet në pajtim me rendin juridik ndërkombëtar apo të
brendshëm

Shteti i ri i krijuar me akt juridik të ekzistoj në të vërtet


LINDJA E SHTETEVE
Shteti mund të krijohet në mënyra të ndryshme:
1. Origjinale: krijimi i shtetit në territore të pabanuara ose ku nuk ka pasur
shtet, në të cilin transferohet popullsia p.sh. Liberia 1822
2. Derivative (të prejardhur): shtetet mund të krijohen në territorin e një
province ose regjioni nga shteti të cilit i ka takuar me parë ose me ndarjen
e një shteti në dy ose me shumë shtete (ndarja e tillë bëhet me dhunë
/kryengritje ose me marrëveshje /në mënyrë paqësore),
3. Bashkimi i dy ose me shumë shteteve , p.sh. Serbí-Mal i Zi 1918
4. Me një akt juridik:
◦ Ligj të brendshëm –Filipine 1934
◦ Traktat Ndërkombëtar – Irlanda 1921
◦ Vendim të një organizate ndërkombëtare –Izraeli 1947, Libia 1952
◦ Parimi i Vetëvendosjes: Karta e OKB-Neni 1.2. Kombet e Bashkuara
kanë për obligim zhvillimin e marrëdhënieve miqësore të
mbështetura në respektimin e barazisë dhe vetëvendosjes se
popujve
ZHDUKJA E SHTETEVE
Çështje faktike dhe jo juridike

1) Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element


(popullsisë, territorit apo sovranitetit)

2) Zhdukja e pushtetit shtetëror:


i. Pushtimi
ii. Aneksimi
iii. Ndarjen e territorit të tij nga shtetet tjera
iv. Me bashkimin vullnetar të dy ose më shumë
shteteve
NJOHJA E SHTETEVE
E
E Drejta Ndërkombëtare niset nga fakti se krijimi i shteteve të reja
është çështje faktike dhe jo juridike, prandaj merret si shtet i ri me
paraqitje bëhet subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Ekzistojnë dy teori lidhur me shtetin:

•TEORIA KONSTITUIVE (shek. XVIII-XIX)


•TEORIA DEKLARATIVE (shek. XIX)
NJOHJA E SHTETEVE

Llojet e Njohjes:

•SHTETEVE
•QEVERIVE
•KRYETARIT
•KRYENGRITËSVE
NJOHJA E SHTETEVE
Llojet e Njohjes së shteteve:

•DE JURE dhe DE FACTO


•SHPREHIMISHT dhe HESHTAZI
•INDIVIDUALISHT dhe KOLEKTIVISHT (p.sh.
Rumania, Serbia dhe Mali i Zi, Shiqperia ne Konferences e
Londres 1913
•Me KUSHTE dhe PA KUSHTE
•Pranimi në OKB: Asambleja e Përgjithëshme
2/3 votave pas rekomandimit te Këshillit te
Sigurimit
NJOHJA E QEVERIS DHE KRYENGRITËSVE

•QEVERIA: njohja është akti i ndarë


nga njohja e shteteve
NJOHJA E QEVERIS DHE KRYENGRITËSVE
• Lufta mund të marr karater të permasave të gjëra
nëse :
a) Kryengtitësit kanë një qeveri dhe një organizatë ushtarake
të vetën
b) Kryengritja zhvillohet në formë të luftes e jo të revoltes së
vogël
c) Qeveria e kryengritësve ushtron kontroll efektiv mbi
pjesët e territorit të shtetit në të cilin zhvillohet lufta civile
• Me njohjen e kryengritësve aksionet e tyre ushtarake nuk
konsiderohen krime, dhe ata nuk trajtohen si ‘’rebelë’’

Nëse kryengritësit pësojnë disfatë ose fitojnë?


LLOJET E SHTETEVE
Cilat janë kriteret e ndarjes së shteteve?
1. Shtetet sovrane (190), gjysme sovrane dhe shtetet nën sundimin kolonialë
(dy grupet e fundit në zhdukje/zhdukur )
2. Madhësia:
a) të mëdha,
b) të vogla
3. Potenciali ushtarak
a) Shtetet në superfuqi (SHBA),
b) Fuqi të mëdha (Angli, Franca)
4. Forma e Qeverisjes
a) Monarki
b) Republikë
c) Kapitaliste dhe socialiste
5. Shkalla e Zhvillimit
a) Shumë të zhvilluara dhe shtete në zhvillim
LLOJET E SHTETEVE
1. Konfederatë (Zvicra ??)
– Konfederata është lidhje mes dy apo me shumë shteteve të pavarura
– Krijohet me marrëveshje ndërkombëtare
– Qëllim mbrojtjen e pavarësis se jashtme ose të brendshme të antarëve (në disa
raste krijohet për të evituar shtetin e fortë)
– Ruajnë pavarësinë e tyre të plotë si mbrenda ashtu edhe jashtë
– Janë subjekt të veçantë të së drejtes ndërkombëtare

2. Federatë
– Është bashkësi e më shumë shteteve dhe krijohet me akt publikë të brendshëm
(kushtetutë)
– Është si tërësi si subjekt i veçantë, megjithëse edhe antarëve ju pranohet
sovraniteti i veçant , p.sh. Kanë pasur të drejtë të shkëmbejnë përfaqësues
diplomatikë dhe jo vetëm mes vet por edhe me shtete tjera
– Të drejtat dhe autorizimet e tyre rrjedhin nga Kushtetuta
TË DREJTAT THEMELORE DHE
DETYRAT E SHTETEVE
Përgjegjësia ndërkombëtare

Pejë, 21.11.2017
PËRMBJTJA
Drejtat Themelore:
◦ Cilat janë pesë parimet e të Drejtës Ndërkombëtare?
◦ Cilat janë të Drejtat Themelore të Shteteve?
PËRMBJTJA DHE KLASIFIKIMI I TË DREJTAVE THEMELORE
Përpjekjet e para për përcaktimin e këtyre të drejtave:

◦ Abati GREGOAR, 1792

◦ Projekti nuk u realizua, por


◦ Disa nga PARIMET e kanë begatuar të Drejtën
Ndërkombëtare të asaj kohe
PËRMBJTJA DHE KLASIFIKIMI I TË DREJTAVE THEMELORE
•PARIMET:

1. Popujt janë të Pavarur dhe Sovran

2. Popujt kanë të drejtë të organizojnë dhe ndryshojnë


formen e tyre të Qeveisjes

3. Çdo popull është zot në territorin e tyre

4. Asnjë popull nuk ka të drejtë të përzihet në punët e


brendshme të një populli tjetër

5. Traktatet janë të shenjta dhe të pa cenueshme


PËRMBJTJA DHE KLASIFIKIMI I TË DREJTAVE THEMELORE

•Pesë (5) të Drejta Themelore që ju përgjigjen detyrimet e


shteteve tjera :

1. E Drejta e Sovranitetit dhe Pavarësis

2. E Drejta për Ekzistencë (Mbrojtje)

3. E Drejta e Barazisë

4. E Drejta për tu respektuar

5. E Drejta për Komunikim me shtetet tjera

You might also like