You are on page 1of 17

E DREJTA NDËRKOMBËTARE

PUBLIKE

Dr. Erjon Muharremaj


LITERATURA
• “E DREJTA NDËRKOMBËTARE PUBLIKE” – ARBEN PUTO.
• “PUBLIC INTERNATIONAL LAW” – MALCOLM SHAW.
• “PRINCIPLES OF PUBLIC INTERNATIONAL LAW” - IAN BROWNLIE.
• “CASES AND MATERIALS ON INTERNATIONAL LAW” – DJ HARRIS.
• “DROIT INTERNATIONAL PUBLIC” – JEAN COMBACAU, SERGE SUR.
• “DROIT INTERNATIONAL PUBLIC” - NGUYEN QOUC DINH, PATRICK
DAILLIER, ALAIN PELLET.
• “DIRITTO INTERNAZIONALE” – BENEDETTO CONFORTI
• “PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE DIPLOMACIA E FUQIVE TË MËDHA
1912-1914” - ARBEN PUTO.
• “ÇËSHTJA SHQIPTARE NË AKTET NDËRKOMBËTARE TË PERIUDHËS
SË IMPERIALIZMIT” – ARBEN PUTO
• FAQE INTERNETI:
www.icj-cij.org; www.un.org;
Leksioni 1

NOCIONI DHE VEÇORITË E SË DREJTËS


NDËRKOMBËTARE (D.N).

DEBATI MBI NATYRËN JURIDIKE DHE


BURIMET E D.N.

NORMAT E DETYRUESHME PËRGJITHËSISHT TË


PRANUARA TË D.N (jus cogens)
Nocioni i D.N

• Dallimi midis degëve të së drejtës, sipas karakterit të


marrëdhënieve shoqërore që rregullojnë.

• Të gjithë këto degë ekzistojnë brenda shteteve të veçantë.

• E veçanta e D.N: rregullon marrëdhëniet midis shteteve të


ndryshme, midis tyre dhe organizatave ndërkombëtare, si
edhe me individët (nocioni i D.N të sotme).
Veçoritë e D.N
1) Subjektet: a) shtetet;
b) organizatat ndërkombëtare;
c) individët;
2) Objekti: marrëdhëniet midis shteteve të ndryshme, midis tyre dhe
organizatave ndërkombëtare, si edhe me individët.
• Objekti mund të jetë: i) veprim (p.sh. traktat aleance);
ii) mosveprim (p.sh. pakt mossulmimi).
3) Mënyra e nxjerrjes së normave: mungesa e një organi ‘legjislativ’
Baza e D.N. është pëlqimi i përgjithshëm i shteteve të ndryshëm;
Normat e D.N u përpunuan fillimisht në mënyrë spontane në trajtën e
zakonit.
Përpunimi spontan i lë vendin përpunimit të vetëdijshëm të normave
(hartimi i traktateve).
Edhe subjektet e reja të D.N respektojnë normat përgjithësisht të
pranuara.
Elementi i shtrëngimit në D.N.

• E drejta vihet në zbatim nëpërmjet elementit shtrëngues;


• Në dallim nga e drejta e brendshme, në D.N nuk ka një autoritet
superior që të vërë në zbatim elementin shtrëngues;
• Mungesa e elementit shtrëngues nuk mohon ekzistencën e
D.N.
• Vetë shtetet zgjedhin mjetet për mbrojtjen e të drejtave të tyre:
a. Nëpërmjet reagimit individual;
b. Nëpërmjet reagimit kolektiv.
• Zbatimi i akteve të ndryshme të D.N: OKB
• Funksionet ‘ekzekutive’ i ushtron Këshilli i Sigurimit (K.S)
• Kreu VII i Kartës së OKB autorizon K.S të marrë masa kolektive
në rast agresioni apo rreziku për paqen.
• Në funksion të zbatimit të elementit të shtrëngimit janë
krijuar organet gjyqësore:

– Gjykata e Përhershme e Drejtësisë Ndërkombëtare (GJPDN);


– Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND);
– Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP);
– Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi (ICTY);
– Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në Ruanda (ICTR);
– Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut – GJEDNJ (veçantia:
individi del si palë kundrejt shtetit)
Debati mbi natyrën e D.N
• Teza që kundërshton ekzistencën e D.N: normat e D.N
nuk kanë karakter të detyrueshëm, ngelen të
pazbatueshme;
• Teza në favor të D.N: shumë shtete i kanë bërë normat e
D.N pjesë të sistemit të tyre të brendshëm ligjor;
• Kushtetuta e R.SH, neni 122, ‘Çdo marrëveshje
ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të
brendshëm juridik, pasi botohet në Fletoren Zyrtare të
R.SH. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me
ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të.
• Karakteri i detyrueshëm i D.N rrjedh nga ‘pëlqimi i
përgjithshëm i shteteve të ndryshme’;
• Rasti i arrestimit të Gjeneralit Pinoçet, rasti i ndërhyrjes
së NATO-s në Kosovë, etj.
BURIMET E D.N
• BURIME – kuptohen ato dispozita që veprojnë brenda
sistemit ligjor dhe që shërbejnë si bazë për krijimin e
normave juridike.
• Neni 38(1) i Statutit të GJND: “Gjykata, funksioni i së cilës
është të vendosë në përputhje me të drejtën
ndërkombëtare mosmarrëveshjet që i paraqiten, do të
zbatojë:
a. traktatet ndërkombëtare;
b. të drejtën zakonore ndërkombëtare;
c. parimet e përgjithshme të së drejtës;
d. vendimet gjyqësore dhe doktrinat e juristëve më të shquar
të kombeve të ndryshme, si mjete ndihmëse për të
përcaktuar rregullat e së drejtës
• Ky nen është pranuar gjerësisht si deklarata më e
besueshme përsa i përket burimeve të së drejtës
ndërkombëtare.
TRAKTATI
• Përkufizimi: Konventa e Vjenës mbi të Drejtën e
Traktateve, 1969, neni 2: ‘Një marrëveshje
ndërkombëtare me shkrim e arritur midis shteteve
dhe e diktuar nga e drejta ndërkombëtare, qoftë e
mishëruar në një instrument të vetëm apo në dy a më
shumë instrumente përkatës dhe cilidoqoftë qëllimi i
tij’
• Traktati është një akt me anën e të cilit subjektet
rregullojnë një marrëdhënie të caktuar duke marrë
përsipër të drejta dhe detyrime;
• Zë vendin më të rëndësishëm në hierarkinë e
burimeve të DN;
• Përparësi ndaj zakonit sepse përmban norma të
fiksuara të pranuara drejtpërdrejt nga palët
pjesëmarrëse;
Traktatet njihen me emra të ndryshëm: konventa,
marrëveshje ndërkombëtare, pakte, akte të përgjithshme,
deklarata, etj. Këto terma përfaqësojnë të njëjtën gjë,
krijimin e marrëveshjeve me shkrim ku shtetet
pjesëmarrëse angazhohen vetë ligjërisht të veprojnë në
një mënyrë të veçantë ose të vendosin marrëdhënie të
veçanta midis tyre.
• Traktatet ndahen në;
- traktate ligjvënëse ;
- traktate kontrata;
si dhe:
- traktate shumëpalëshe;
- traktate dypalëshe.
• Traktatet ligjvënëse – synojnë të kenë një efekt të
përgjithshëm, jo kufizues, ndërsa traktatet kontrata
rregullojnë vetëm çështje të caktuara midis shteteve.
• Regjistrimi i traktateve - neni 102 i Kartës së OKB: “Çdo
traktat i nënshkruar nga anëtarët e OKB duhet të
regjistrohet pranë Sekretariatit të OKB, në të kundërt palët
nuk mund të kërkojnë ndihmën e OKB në rast shkelje”.
E DREJTA ZAKONORE NDËRKOMBËTARE
• Zakoni konsiderohet si shprehje autentike e nevojave dhe
vlerave të komunitetit në një periudhë të caktuar.
• Zakoni zinte vendin kryesor në D.N deri para Luftës së Dytë Botërore;
• Tipari kryesor: shprehje e një praktike të përbashkët që rrjedh nga
precedentë të mëparshëm, dmth zbatim i përsëritur i zgjidhjeve të
caktuara për raste të njëjta;
• Zakoni ndërkombëtar përbëhet nga dy momente:
1. momenti objektiv, praktikat e formuara nga qëndrimet e shteteve,
përsëritja e rasteve të ngjashme dhe e zgjidhjeve të ngjashme;
2. momenti subjektiv, besimi psikologjik i palëve, të cilat e
pranojnë me vetëdije zgjidhjen, të bindura për nevojën e një
praktike të tillë.
- Besimi nga një shtet se qëndrimi në një mënyrë të caktuar
është një detyrim ligjor për të vepruar në atë mënyrë, quhet
opinio juris (formuluar nga Francois Gény), si një orvatje për të
dalluar zakonin ligjor nga një zakon i thjeshtë shoqëror.
• Vazhdimësia dhe përsëritja e zakonit - Çështja Asylum – GJND në
1950: “një normë zakonore duhet të jetë ‘në përputhje me rregullin
konstant dhe uniform të praktikuar nga shtetet në fjalë”.

• Çështja Lotus – abstenimi mund t’i jepte shkas njohjes së një zakoni
po qe se ai bazohej në një vendim të ndërgjegjshëm që duhej
abstenuar.

• Charles de Visscher – ‘shtetet më influencues të botës hapin rrugën


më me forcë dhe tentojnë të bëhen garantuesit dhe mbrojtësit e ecjes
përpara’.

• Kohëzgjatja dhe përgjithësimi i një praktike mund të jetë në rend të


dytë ndaj rëndësisë relative të shteteve për krijimin e një rregulli
zakonor.

• Organizatat ndërkombëtare mund të jenë instrumentale në krijimin e të


drejtës zakonore. P.sh. Opinioni këshillimor i GJND, kur deklaroi se
OKB posedon personalitet ndërkombëtar, bazohej vetëm pjesërisht në
rregullimin ligjor që i bëhej OKB.
Parimet e përgjithshme të së drejtës
• Rezoluta 2625 (1970) e Asamblesë së Përgjithshme për ‘Deklaratën mbi
parimet lidhur me marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin midis
shteteve’ ka të bëjë me detyrimet e shteteve për përmbushjen me
mirëbesim të plotë të detyrimeve të tyre që rrjedhin nga e drejta
ndërkombëtare e përgjithshme, përfshirë traktatet.

► Burime të tjera të mundshme të së drejtës ndërkombëtare


• Çështja Nikaragua: ‘formulimi i deklaratave të caktuara të Asamblesë
së Përgjithshme të miratuara nga shtetet vërteton njohjen prej tyre të
parimit për ndalimin e forcës si një çështje kategorike e së drejtës
zakonore ndërkombëtare’
• Instrumentet apo dokumentet jo-shtrëngues ose dispozitat jo-
shtrënguese në traktate formojnë një kategori të veçantë që mund të
quhet ‘ligj i butë’.
• Një dokument nuk është e nevojshme të përbëjë një traktat detyrues
para se ai të ushtrojë një ndikim në politikat ndërkombëtare (shembull:
Akti Final i Helsinkit, 1975)
Vendimet gjyqësore dhe doktrinat e juristëve më të
shquar të kombeve të ndryshme, si mjete ndihmëse
• Neni 38 i Statutit të GJND i përcakton këto si burime
ndihmëse dhe i referohet nenit 59, i cili thekson se
vendimet e GJND janë të detyrueshme vetëm për palët në
proces.
• Në vendimet e saj, GJND i referohet kurdoherë që është e
mundur, vendimeve të saj të mëparshme për çështje të
ngjashme.
• Shprehja ‘vendimet gjyqësore’ përfshin gjithashtu edhe
vendimet e gjykatave të arbitrazhit, si dhe ato të gjykatave
kombëtare. Këto të fundit mund të shërbejnë për të
provuar ekzistencën e një norme zakonore.
• Ndikimi i juristëve të tillë si Groci, Gentili, Pufendorf,
Bynkershoek, Vattel, Kelzen, etj., ka qënë i tillë që i ka
dhënë trajtë D.N dhe ka bërë plotësimin e boshllëqeve të
saj.
Burime të tjera të mundshme
• Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme (A.P)
• Disa prej tyre janë të detyrueshme për anëtarët e
OKB (p.sh. Neni 17 i Kartës së OKB, përcaktimi i
buxhetit). Të tjerat kanë thjesht karakter
rekomandues.
• Mënyra se si shtetet votojnë në A.P dhe shpjegimet
që japin në raste të tilla përbëjnë praktikë shtetërore
dhe tregojnë mënyrën se si shtete të veçanta e
konceptojnë D.N. P.sh. në çështjen Nikaragua k.
SHBA, GJND u shpreh: ‘Formulimi i deklaratave të
caktuara të A.P të miratuara nga shtetet vërteton
njohjen prej tyre të parimit për ndalimin e forcës si
një çështje kategorike e të drejtës zakonore
ndërkombëtare’
Hierarkia e burimeve dhe jus cogens
• Renditja e paragrafëve të nenit 38(1) të Kartës së OKB
përcakton hierarkinë e normave.
• Ka disa detyrime të shteteve, ndaj të cilave nuk mund të
lejohet shmangie (detyrime erga omnes). P.sh. dënimi i
agresionit, i genocidit, skllavërisë, diskriminimit racor,
piraterisë, torturës, etj.
• Konventa për të Drejtën e Traktateve, 1969, Neni 53: ‘Një
traktat anulohet , nëse në kohën e përfundimit të tij, ai bie
ndesh me një normë të pakundërshtueshme të së drejtës
ndërkombëtare të përgjithshme – jus cogens’.
• Sipas konventës, normat jus cogens janë pranuar dhe
njohur nga komuniteti ndërkombëtar i shteteve në tërësi si
norma prej të cilave nuk lejohet shmangie dhe që mund të
ndryshohen nga norma të mëvonshme të D.N, të cilat kanë të
njëjtin karakter.

You might also like