You are on page 1of 18

1.

E drejta nderkombetare private - eshte njera nder deget me te reja te se drejtes ne


sistemet juridike te shteteve. Rregullon nje lemi te caktuar te marredhenieve shoqerore
qe nuk eshte objekt i rregullimit juridik te asnje dege tjeter te se drejtes.
2. Objekti i DNP-se Sipas nje grupi autoresh objekt i DNP-se jane marredheniet
juridiko private me element te huaj te cilat rregullohen me normat e DNP-se, sipas
qendrimit te grupit tjeter te objektit te DNP-se jane normat qe rregullojne
marredhenie te caktuara juridiko private me element te huaj.
3. Elementi i huaj juridiko privat- Elementi i huaj ne nje marredhenie juridiko
private eshte nje fakt nje rrethane faktike e cila nje marredhenie konkrete juridike
te formesuar e lidh me sovranitetin e shtetit te vendit dhe te huaj ku per rregullimin
e kesaj marredhenie jane te interesuara te pakten dy shtete, secili ne baze te
sovranitetit te vete.
4. Faktet e identifikimit - jane ato fakte ose kuptime juridike me ndihmen e
te cilave identifikohet prania e elementit te huaj ne nje marredhenie juridiko
private me element te huaj.
5. Pikat e lidhjes {faktet vendimtare}- Dallohen nga faktet ne baze te cilave
krijohet elementi i huaj juridiko privat per nga funksioni dhe roli, gjithashtu edhe
nga elementi i huaj juridiko privat. Roli i fakteve vendimtare eshte qe te percaktoje
se sipas cilave parime te normave per te drejtat civile te huajve ose kolizionit te
juridiksioneve ose te kolizionit te ligjeve do te rregullohet marredhenia juridiko
private me element te huaj.
6. Shmangiet nga normat kompetente te DNP-se- Shmangie do te thote
kur ligjdhenesi i nje shteti ne baze te elementeve te pergjithshme e formeson
normen e DNP-se para te cilit shtrohet qeshtja qe duhet ti zbuloje normat e
sistemit juridik te atij shteti, nuk do te thote qe duhet patjeter te veproje sipas
atyre normave.
7. Cilesimi- Eshte institute juridik me anen e te cilit caktohet se kategorite juridike
dhe nocionet juridike te permbajtura ne normat e DNP-se do te kuptohen ashtu siq
e percakton e drejta e vendit ose e drejta e huaj.
8. Qeshtja paraprake - Perkufizohet si marredhenie juridike nga dispozitivi i
normes materialo -juridike, respektivisht te drejtes kompetente per qeshtjen
kryesore.
9. Riintegrimi- Personi i cili dikur e ka pasur shtetesine e shtetit konkret dhe pastaj
e ka humbur, me ane te riintegrimit perfiton shtetsine e shtetit te njejte.
10. Kolizioni i shtetesive- Qdo shtet ne menyre sovrane i percakton me ligj
kushtet sipas te cilave fitohet dhe humbet shtetesia. Duke u nisur nga interesat e
veta personale dhe specifike, shtetet parashohin kushte dhe menyra te ndryshme
per fitimin dhe humbjen e shtetesise.

11. Kolizioni i juridiksioneve- Konsiderohet si detyre nderkombetre e


nje shteti qe ti lejoje shtetasit te huaj qe te paraqitet para gjykatave te veta
madje parimisht me kushte qe i percakton dhe ne kete menyre te siguroje
mbrojtjen e te drejtave te tij.
12. Cautio indicatum solvi { e drejta e te huajit te paraqitet para
organit te shtetit te vendit}- Ne formen e vete paraprake cautio
indicatum solvi si institute i DNP-se paraqet institutin e tille sipas te ciles
paditesi i huaj ka per detyre qe te jape shumen e caktuar te te hollave ose
ndonje garancion tjeter per sigurimin e shpenzimeve te kontestit, ne qoftese
hap kontestin kunder shtetasit te vendit, i padituri kerkon qe te jepet ky
kaucion.
13. Njohja e fuqise argumentuese - Me fjalen njohje e fuqise
argumentuese te dokumenteve te huaja publike kuptojme mundesine qe nje
dokument i tille te perdoret si argument para gjykatave dhe para organeve
te nje vendi. Kerkohet qe ai te jete i realizuar ne pikepamje nderkombetare
te jete plotesuar kushti i reciprocitetit dhe te mos jete ne kundershtim me
rendin publik nderkombetar te shtetit.
14. Konventat nderkombetare- Jane akte juridike me anen e te cilave
subjektet e se drejtes nderkombetare, me marreveshje marrin te drejta dhe
detyrime reciproke per rregullimin e marredhenieve midis tyre.
15. Zakonet nderkombetare- Zakoni ne te drejten nacionale eshte
rregull e pa shkruar e sjelljes, te cilen per shkak te perdorimit te
detyrueshem nje kohe te gjate, per rregullimin e marredhenieve konkrete,e
sanksionon shteti dhe e perfshine ne sistemin juridik.
16. Zbrastesirat juridike- ne rastet kur nuk mund te gjenden burime
konkrete as ne konventat nderkombetare ose ne ligjet e shteteve konkrete, e
as ne rregullat zakonore, shtrohet qeshtja e zbraztesirave juridike.
17. Kodifikimi i DNP-se- Nenkupton tubimin dhe sistematizimin e
dispozitave me karakter nderkombetar juridiko privat nga burime te
ndryshme ne nje tersi qe e bene lidhenesi i nje shteti ose konferencave
nderkombetare diplomatike ne baze te parimeve te caktuara.
18. Autonomia e vullnetit te paleve- Perfaqeson mundesine e
parapare me ligj qe palet kontraktuese vet te caktojne te drejten
kompetente ose organin kompetent per zgjidhjen e kontesteve qe mund te
paraqiten gjate permbushjes se kontrates.
19. Locus regit actum- Per rregullimin e formes se marredhenieve
detyrimore ne te gjitha shtetet, por jo qdo here per te njejtat raste aplikohet
rregulla locus regit actum.

20. Rendi publik nderkombetare- Ekzistojne dy perkufizime: 1.


Perkufizimi elektik- nenkuptone teresine e ligjeve imperative te cilat duhet
patjeter te aplikohen gjate rregullimit te marredhenieve juridiko private me
element te huaj, 2. Perkufizimi abstrakt- rendi publik eshte nje institute me
karakter te jashtezakonshem dhe se rrethi I normave qe e sajojne rendin
publik te nje shteti mund te perfshihen me nje klauzol te pergjithshme.
21. Bishterimi i ligjit- Perkufizohet si shmangie nga aplikimi i normave
kompetente te shtetit te vendit ne baze te veprimeve konkrete te
individeve. Elementet konstituive jane: 1. shfrytezimi i se drejtes subjektive.
2.Qellimi per tju shmangur aplikimit te normes kompetente,3. sanksioni.
22. Reciprociteti- Eshte relacioni ne mes te dy shteteve sipas te cilit
secili prej tyre garanton trajtimin e caktuar juridik te shtetasve te shtetit te
huaj, ose ua njeh te drejtat qe ne baze te ligjeve te atij shteti nese edhe ai
vepron keshtu me shtetasit e shtetit te vendit dhe me te drejtat e krijuara
sipas ligjit.

23. Teresite e DNP-se jane:

1.kolizioni I ligjeve

2.kolizioni I juridiksionit

3.te drejtat civile te shtetasve te huaj

4.te drejtat civile te shtetasve te vendit.

24. Pengesat martesore:

1. ekzistimi I kurores
2. gjinia e gjakut

3. semundja psikike

4. ndryshimi absolute fetar.

25. Teoria e statuteve- Nenkupton teorite e pjestareve te shkolles se statuteve


lidhur me zgjidhjen e problemit te konfliktit te kytymeve ne mes te qyteteve apo
provincave te nje sovraniteti te vetem.

26. Perfaqesuesi me i rendesishem i shkolles holandeze - eshte Ulrich


Hubert gjithashtu Paul Voet. Perfaqesuesit e kesaj shkolle per dallim nga
perfaqesuesit tjere, keta e kane zgjedhur kolizionin e ligjeve ne mes shteteve
sovrane.

27.Pikat e lidhjes tek marredheniet kontraktuale jane:


1. Vendi i lidhjes se kontrates
2. Vendi i permbushjes, ekzekutimit te kontrates
3. Vendbanimi domicili i debitorit dhe 4. Lidhshmeria e afert etj.

28. Cili problem u shtrua tek shkolla italiane per tu zhvilluar


shkolla italiane e statuteve kane ndikuar marrdheniet ekonomiko-shoqerore,
si tregtia detare dhe tokesore. Problemi ishte se si te percaktohet se cili nga
statutet eshte real e cili personal.

29. Qfare roli luan retorsioni retorsioni shprehet ne rastet kur


gjykatesi ose ndonje organ tjeter i vendit nuk i njeh te huajit disa te drejta
nuk e pranon kompetencen e gjykates se huaj, nuk i njeh vendimet e saj ose
nuk e zbaton te drejten e huaj, e cila do te duhej te zbatohet sipas normave
te kolizionit te shtetit te vendit, nuk i njeh vendimet e gjykatave te tij dhe
nuk e zbaton te drejten e tij.

30. Kolizioni i ligjit te deliktet e komunikacionit rrugor Me keto


delikte juridiko-civile me element te huaj nenkuptohen fatkeqesit e
shkaktuara me automjete ne komunikacion rrugor ne te cilat eshte qofte
subjekti, qofte objekti, qofshin te drejtat dhe obligimet apo te gjitha
kumulativisht shprehje te jashtme. Kolizioni i ligjit ne fatkeqesite e
paramenduara te komunikacionit me element te huaj gati ne te gjitha
shtetet e kohes sone zgjidhet sipas normes kolizive e cila aplikohet ndaj
delikteve dhe kuazi delikteve juridiko-civile me element te huaj.

31. Zakonet ne DNP - Zakoni ne te drejten nacionale eshte rregulla e pa


shkruar e sjelljes te cilen per shkak te perdorimit te detyrueshem nje kohe te
gjate per rregullimin e marrdhenieve konkrete, e sanksionon shteti dhe e
perfshin ne sistem juridik. Ne DNP zakoneve nderkombetare nuk u njihet
karakteri imperativ. Aplikohen si burim i se drejtes per rregullimin e nje
marrdhenie konkrete juridiko-private me element nderkombetar, vetem ne
qoftese shteti pranon ne menyre shprehimore ne qoftese zakonet udhezojne
ne zbatimin e tyre.

32. Kolizioni i ligjeve te zotesia kambiore dhe cekore - Kur behet


fjale per zotesine kambiore te personave pa shtetesi ajo vleresohet sipas
ligjit te domicilit te personit pa shtetesi. Te zotesia cekore nuk vleresohet
sipas ligjit nacional te traktatit, por sipas ligjit te shtetit ku eshte vendi i
pageses se qekut.
33. Afersia e te drejtes nderkombetare publike me te DNP- Te dyja
deget e se drejtes i rregullojne marrdhenietmidis shteteve. E drejta
nderkombetare publike I rregullon marrdheniet midis shteteve sovrane si
subjekte politike. DNP i rregullon marrdheniet midis shteteve sovrane, qe
kane te bejne me kompetencen e tyre legjislative dhe gjyqesore lidhur me
rregullimin e marrdhenieve juridiko-private ne mes te personave fizik dhe
juridik qe kane shtetesine e shteteve te ndryshme.
34. Kur aplikohet norma e kolizionit- Norma e kolizionit percakton se a
do te zbatohet e drejta e shtetit te vendit per ta rregulluar marrdhenien
juridiko-private me element te huaj. Norma e kolizionit e udhezon te drejten
materiale per tu zbatuar tek e drejta e vendit, e shtetit te huaj apo me
shume te drejta te shteteve te huaja. Normat e kolizionit gjenden ne
sistemin juridik te shtetit dhe organi qe merr qeshtjen duke respektuar te
drejten e sistemit juridik te vet, ai zbaton edhe normat e kolizionit me te cilat
i rregullon marrdheniet juridiko-private me element te huaj. Norma e
kolizionit bashk me faktet ndihmojne te aplikohet e drejta materiale tek
marrdhenia e caktuar.
35. Ne cilat raste nuk zbatohet shtetesia si pike e lidhjes

1Ne rastin kur shtetasi shqiptar ka shtetesi te ndonje shteti tjeter dhe per
ta zbatuar ligjin atehere epersine e ka shtetesia shqiptare

2. Ne rastin kur i huaji ka dy apo me teper shtetesi zbatohet ai ligj ku ne


shtetesine e atij shteti ka vendqendrim

3. Ne rast se shtetasi i huaj nuk ka vendqendrim te zkonshemne shtetet e te


cilave ka shtetesin zbatohet ligji i atij shteti me te cilin ka lidhje te ngushta.

36. Kushtet materiale per lidhjen e marteses sipas te drejtes sone- Forma
e lidhjes se marteses rregullohet nga ligji i shtetit ku lidhet martesa ndermjet
personave, ku asnjeri prej tyre nuk eshte shtetas i vendit mund te lidhet para
perfaqesise diplomatike apo konsullore te nje shteti te huaj nese ligji i ketij shteti e
lejon kete. Forma e lidhjes se marteses e cila konsiderohet e vlefshme ne baze te
ligjit te shtetit sipas te cilit eshte lidhur, mund te njihet si e tille edhe ne republiken
e vendit tone.

37. E drejta e te huajit te trashegoj ne shtetin e vendit- Kushtezohet me


ekzistimin e reciprocitetit ne mes shteteve shtetesine e te cilit e ka personi qe
trashegon ne shtetin e vendit.

38. Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve te huaja gjyqesore sipas DNP-


Njohja e vendimit te huaj gjyqesor do te thote njohje e autoritetit qeshtjes se
gjykuar ne menyre te prere edhe ne territorin e shtetit te vendit. Kjo do te thote se
si element te ketij kuptimi juridik shfaqen kuptime tjera juridike:

1. Kuptimi i vendimit te huaj gjyqesor


2. Kuptimi i autoritetit te qeshtjes se gjykuar ne menyre te prere

3. Kuptimi i territorit te shtetit te vendit.

39. Kuptimi i se drejtes civile te shtetit te vendit- Me te drejtat civile te


shtetasve te vendit kuptojme rregullat juridike qe percaktojne se shtetasit e vendit
me cilat qeshtje dhe gjera mund te krijojne marrdhenie reciproke juridike civile me
element te huaj, ne qoftese mos respektimi i ketyre normave ka si pasoje
sanksionin personal ose pasuror e jo sanksionin me karakter ndeshkimor.

40. Kolizioni i ligjit te martesa lidhur me perfaqsim konsullor diplomatik-


Eshte e mundur se sikur martesa me element te huaj te lidhet para organit te
vendit te lidhjes ne menyre qe kushtet materiale do te jene plotesuar, dhe sikur
martesa e ketille te lidhet ne te njejtin shtet ne perfaqesine diplomatike-
konsullore, por kushtet materiale te mos plotesohen dhe e kunderta.

41. Si e kane zgjedh perfaqesuesit e shkolles holandeze flamane


kolizionin e ligjeve - perfaqesuesit e kesaj shkolle per dallim nga perfaqesuesit
e tjere e kane zgjedhur kolizionin e ligjeve ne mes shteteve sovrane.

42. Autonomia e vullnetit te paleve ne kuptimin juridiko-privat


nderkombetar- Eshte fakt unik vendimtar primar per kontraten mbi transportin
detar , nderkaq lidhja me e ngushte e kontrates eshte e vetmja pike e lidhjes
subsidiare per te njejten kontrate.

43. Risite e shkolles franceze kytymeve- Dymyleni i ka pararpare dy risi per


zgjidhjen e konfliktit intelektual te kytymeve:

1. E para ka te beje me autonomine e vullnetit te paleve

2. e dyta ka te beje me formen e puneve juridike, ku thekson se rregulla juridike


Locus regit Actum duhet te kete karakter fakultativ e jo detyrues ngase vetem
ne ate rast lehtesohet qarkullimi midis provincave.

44. Indiciet te cilat e caktojne lidhjen me te afert me kontraten jane:

1.Selia e borgjliut, 2.Vendi i permbushjes se prestacionit karakteristik

Locus Regit Actum- zbatohet per rregullimin e formes se marredhenieve


detyrimore ne te gjjitha shtetet, por jo qdo here ne te njejtat raste.
Lex rei sitae - zbatohet e drejta e shtetit ku gjenden sendet e paluajtshme.

Forum delicti commissi- zbatohet si fakt vendimtar per kompetencen gjyqesore


te deliktet dhe kuazi deliketet juridiko-civile me element te huaj.

Funksioni i rendit publik nderkombetar- Eshte evitimi i pasojave negative nga


zbatimiiI te drejtes se huaj.

Bishterimi i ligjit- Perkufizohet si shmangie nga zbatimi i normave kompetente


te shtetit te vendit ne baze te veprimeve konkrete te individeve.

Qeshtja procedurale - duhet te zgjidhet sipas ligjit te gjykates lex fori.

Qeshtjet meritore- duhet te zgjidhen sipas ligjit te vendit ku eshte lidhur


kontrata lex loci contractus.

Lex domicili- aplikohej te marrdheniet statusore dhe trashegimore.

Locus regit actum ( ligji I vendit te lidhjes)- percaktohet forma e puneve


juridike.

Lex rei sitae- aplikohet te marrdheniet juridiko-sendore qe kane per object


sendet e paluajtshme.

Lex loci delicti commissi (e drejta e vendit te kryerjes se deliktit)-


aplikohet per veprimet kunderligjore.

45. Burimet e DNP-se jane: burimet nacionale dhe burimet nderkombetare.

1. grupin e pare e perbejne ato shtete qe kane miratuar ligje te veqanta per DNP

2. grupin e dyte e perbejne ato shtete te te cilat normat per rregullimin e


marrdhenieve juridiko-private me element te huaj jane te perfshira ne kodet e
ndryshme civile.

Burimet nderkombetare te DNP_se jane: Konventat nderkombetare dhe


Zakonet nderkombetare.

Konventat nderkombetare - jane akte juridike, me anen e te cilave subjektet e


DNP-se me marreveshje marrin te drejta dhe detyrime reciproke per rregullimin e
marredhenieve midis tyre.
Zakoni ne te drejten nacionale- eshte rregull e pa shkruar e sjelljes te cilen per
shkak te perdorimit te detyrueshem nje kohe te gjate, per rregullimin e
marrdhenieve konkrete, e sanksionon shteti dhe e perfshin ne sistemin juridik.

46. Kodifikimi i DNP-se nenkupton tubimin dhe sistematizimin e dispozitave


me karakter nderkombetar juridiko-privat nga burime te ndryshme ne nje teresi qe
e bene ligjedhenesi i nje shteti.

47. Elementet e pergjithshme te formesimit te norms se DNP-se:

1. Elementi i huaj juridiko-privat

2 Faktet ne baze te cilave krijohet elementi i huaj j-p me element te huaj (faktet e
identifikimit)

3. Faktet vendimtare (pikat e lidhjes)

4. Shmangiet nga normat kompetente te norms se DNP-se

Elementi i huaj juridiko privat eshte nje fakt, nje rrethane faktike e cila nje
marrdhenie konkrete e lidh me sovranitetin e shtetit te vendit dhe te huaj.

Format e shprehjes se elementit te huaj juridiko-private jane: Kryesore dhe


Plotesuese

Format kryesore (themelore) te shprehjes se elementit te huaj j-p jane kur ai


shprehet ne subject, object dhe ne te drejta dhe detyrime te marrdhenies konkrete
juridiko-private.

Format plotesueseperveq qe elementi I huaj j-p mund te shprehet ne format


themelore edhe ate ne subject, object dhe ne te drejta dhe detyrime, at edhe
Brenda per Brenda subjektit dhe objektit ose te drejtave dhe detyrimeve mund te
shprehet ne forma te ndryshme.

48. Shmangiet nga normat kompetente te DNP-se jane:

1. Rendi publik nderkombetar

2. Bishterimi i ligjit
Rendi publik nderkombetar- ekzistojne dy perkufizime:

Perkufizimi elektik- nenkupton teresine e ligjeve imperative te cilat duhet pa tjeter


te aplikohen gjate rregullimit te marrdhenieve juridiko-private me element te huaj.

Perkufizimi abstract- rendi public eshte nje institute me karakter te jashte


zakonshem dhe se rrethi I normave qe e sajojne rendin public ten je shteti mund te
perfshihen me nje klauzole te pergjithshme.Rendi publik zbatohet vetem te
teresite konkrete qe e sajojne DNP.

Bishterimi I ligjit perkufizohet si shmangie nga aplikimi i normave kompetente


te shtetit te vendit ne baze te veprimeve konkrete te individeve.

Elementet konstituive jane:

1. Shfrytezimi i se drejtes subjektive

2. Qellimi per tiu shmangur aplikimit te normes kompetente

3. Sanksioni

Bishterimi I ligjit zbatohet te te gjitha teresite qe e sajojne te DNP, te drejtat civile


te te huajve, te drejtat civile te shtetasve te vendit qe te krijojne marrdhenie
juridiko-private me element te huaj, te kolizioni i juridiksioneve dhe te kolizioni i
ligjeve.

49. Normat e kolizionit- jane instrumente themelore dhe esenciale te menyres


indirekte te rregullimit. Kane per detyre te rregullojne marrdheniet j-p me element
te huaj.

Sipas sistemit juridik te shteteve njohja dhe te provuarit e te drejtes se huaj behet
sipas detyres zyrtare (ex officio).

Regullimi I marrdhenieve me element te huaj permes menyres se kolizionit


nenkupton dhe presupozon shmangien konkrete nga sovraniteti absolut territorial.

Cilesimi ne kuptim te gjere- nenkupton interpretimin e normave te kolizionit.

Cilesimi ne kuptim te ngushte- nenkupton percaktimin e kuptimit juridik dhe


permbajtjes juridike te norms se kolizionit.

50. Si fakte vendimtare {pika te lidhjes} te kategorive ta caktuara te


marrdhenieve j-p me element te huaj mund te paraqiten:
1. Shtetesia, 2. Vendbanimi {domicili}, 3. Vendi ku gjendet sendi, 4. Vendi i
lidhjes se punes juridike, 5. Vendi i kryerjes se deliktit.

Keto fakte vendimtare ne sistemet juridike te shteteve te ndryshme mund te kene


emertime te njejta por domethenie te ndryshme juridike, andaj edhe shfaqet
konflikti latent i ligjeve, konflikti i nocioneve te fakteve vendimtare.

51.Menyrat e zgjidhjes se cilesimit jane:

1. Lex fori, 2. Lex causae, 3. Sipas kuptimeve autonome, 4. Sipas cilesimit te


shkallezuar.

52. Menyrat e fitimit te shtetesise : Menyrat kryesore dhe Menyrat


plotesuese.

Menyrat plotesuese te fitimit te shtetesise jane: 1. Me natyralizim, 2. Me


ndryshime territorial, 3. Martesa 4. Adoptimi.

Menyrat e fitimit te shtetesise me natyralizim:

Natyralizimi madh dhe i vogel

Natyralizimi i rregullt

Natyralizimi me lehtesime speciale

Natyralizimi i jashtezakonshem

a.Natyralizimi me lehtesime- u lejohet fitimi i shtetesise nje kategorie te


caktuar te huajsh.

b.Natyralizimi i rregullt e fiton qdo i huaj i cili e paraqet kerkesen, i ploteson


kushtet e caktuara dhe me nxjerrjen e vendimit nga ana e organit kompetent.
Kerkohet qe te parashtrohet kerkesa, aftesia per pune, qendrimi i pa nderprere nje
kohe te caktuar ne shtetin shtetesia e te cilit deshirohet te fitohet, mosha madhore
etj.

c.Natyralizimi i jashtezakonshem- u mundesohet atyre te huajve qe kane


merita te veqanta per shtetin shtetesine e te cilit deshirojne ta fitojne.

d.Qe te fitohet shtetsia sipas ndryshimeve territorial duhet te plotesohen


keto kushte:
1. te ekzistoje traktati nderkombetar i cili e rregullon mundesine e fitimit te
shtetesise

2.ndryshimi i sovranitetit mbi territoret e caktuara te shteteve konkrete

3. e drejta e optimist te popullsise qe te zgjedhe midis dy shtetesive.

53. Menyrat e humbjes se shtetesise:

1.Me vdekjen e personit fizik, 2.Me vendim te organit te shtetit konkret, 3. Heqja
dore nga shtetesia, 4. Lenja e shtetesise, 5.Marrja, 6.Mungesa, 7.Martesa me
shtetas te huaj, 8.Shkurorzimi i marteses etj.

54. Humbja e shtetesise per shkak te shprehjes se vullnetit te individit:

1.Dalja nga shtetesia, 2.Heqja dore nga shtetesia, 3.Humbja e shtetesise sipas
traktateve nderkombetare.

55. Menyrat e humbjes se shtetesise per shkak te mos permbushjes se


detyrimeve te shtetasit ndaj shtetit jane:

1.Marrja e shtetesise, 2. Mungimi nga shteti.

56. Konflikti i shtetesive- shfaqet ne rastet kur personi nuk i ploteson kushtet
per fitimin e shtetesise sipas te drejtes se asnje shteti {konflikti negative}

Ne rastet kur personi i ploteson kushtet per fitimin e shtetesise sipas te drejtes se
dy apo me teper shteteve dhe kur dy ose me teper shteteve ua njohin shtetsine e
tyre {konflikti pozitiv}.

Kriteret per caktimin e shtetesise efektive merren: gjuha amtare, momenti i fitimit
te shtetesise, ku perparesi i ipet asaj shtetesie qe personi e ka fituar te fundit.

57. Shmangiet nga shtetesia si fakt vendimtar:

1.proteksionizmi nacional

2.per shkak te masave te perkohshme

3.per shkaqe humanitare.

58. Llojet e vendbanimit: 1. V. me deshire, 2.V. ligjor, 3. Kuazi vendbanimi


Deshmimi te provuarit- Te te provuarit e vendbanimit varet se cili vendbanim
deshmohet vendbanimi ligjor ose me deshire, edhe menyrat e te provuarit
dallohen.

Vendbanimi ligjor- krijohet ne rastet kur e cakton ligji, dhe ky vendbanim ne


shumicen e rasteve deshmohet me ane te dokumenteve zyrtare te leshuara nga
organet kompetente.

Qe te provohet vendbanimi sipas deshires - duhet te konstatohet se personi


a eshte juridikisht i afte per te vepruar te kete zotesi juridike, te jete vendosur ne
nje shtet.

Kuazi vendbanimi i zgjedhur- ekziston ne disa shtete. Palet kontraktuese me


marreveshje e caktojne nje vendbanim te perbashket per te dy palet dhe vlene
vetem per ate marrdhenie juridike.

59. Vendbanimi si fakt vendimtar- Ne baze te vendbanimit percaktohet


zbatimi i te drejtes se shtetit te vendit ose te huaj, dhe percaktohet kompetenca e
gjykates se shtetit te vendit ose te huaj te marredheniet statusore dhe
trashegimore me element te huaj.

Vendbanimi si fakt vendimtar primar- Vendbanimi ne shtetet e imigracionit e


ka te njejtin rol dhe rendesi si fakt vendimtar qe e ka shtetesia ne shtetet e
emigracionit.

Vendbanimi si fakt vendimtar subsidiar - Ne shtetet e emigracionit te te cilat


shtetesia sherben si fakt vendimtar, vendbanimi sherben si fakt vendimtar
subsidiar.

60. Roli i perkatesise se personave juridik- konsiston ne identifikimin e


presences se elementit te huaj ne subjekt te marredhenies juridiko-private dhe e
ka te njejten detyre si shtetesia dhe vendbanimi te marredheniet statusore me
element te huaj.

61. Rendi publik nderkombetar- Ekzistojne dy perkufizime:

1. Elektik- nenkupton teresine e ligjeve imperative te cilat duhet pa tjeter te


aplikohen gjate rregullimit te marredhenieve juridiko-private me element te huaj.
2. Abstrakt- eshte nje institute me karakter te jashte zakonshem dhe se rrethi i
normave qe e sajojne rendin public te nje shteti mund te perfshihen me nje
klauzole te pergjithshme.

62.Bishterimi i ligjit- Perkufizohet si shmangie nga aplikimi i normave


kompetente te shtetit te vendit ne baze te veprimeve konkrete te individeve.
Elementet konstituive jane:

1. Shfrytezimi i se drejte subjektive,

2. Qellimi per tju shmangur aplikimit te normes kompetente

3. Sanksioni.

63. Reciprociteti- eshte shprehje e aspirates qe te sigurohet bashkepunimi


reciprok dhe i barabarte ne mes shteteve. Trajtohet ne dy menyra:

1. Nga aspekti i menyres se krijimit: Ligjor, Diplomati dhe Faktik.

2. Nga aspekti i permbajtjes juridike: Formal, Material dhe Efektiv.

Reciprociteti ligjor- krijohet me miratimin e ligjeve paralele nga shtetet e


interesuara.

Reciprociteti diplomatik- krijohet me marreveshje te drejteperdrejte bilateral


ose multilateral midis shteteve.

Reciprociteti faktik- ekziston atehere kur ushtrimi I te drejtave konkrete nga te


huajt nuk eshte i garantuar as me traktat nderkombetar e as me ligje paralele te
miratuara nga shtetet e interesuara.

Reciprociteti formal- ekzistone atehere kur shteti i vendit dhe shteti i huaj i
barazojne te huajt dhe shtetasit e vendit lidhur me ushtrimin e te drejtave
konkrete.

Reciprociteti material- u mundeson te huajve ushtrimin e te drejtave te njejta


te cilat shtetasit e shtetit te vendit mund ti ushtrojne ne shtetin e huaj.
Reciprociteti efektiv- I mundeson te huajit ushtrimin e te drejtave te caktuara
ne shtetin e vendit, ne qoftese mund ti ushtroje ato te drejta, shtetasi i vendit ne
shtetin e huaj ne ate sasi dhe menyre qe zbatohet ne shtetin e huaj.

64.Retorsioni- eshte nje institute juridik i cili paraqitet te te drejtat civile te


huajve dhe te kolizioni i juridiksioneve. Ne lemin e te drejtave civile te huajve,
zbatohet ne dy raste:

1. Ne rastin e pare zbatohet kur shteti i huaj nuk i barazon shtetasit e shtetit te
vendi me shtetasit me shtetasit e vet lidhur me ushtrimin e te drejtave private,
kurse shteti i vendit e bene kete.

2.Ne rastin e dyte retorsioni zbatohet kur shtetasit e shtetit te vendit ne shtetin e
huaj jane te diskriminuar lidhur me ushtrimin e te drejtave private ne relacion me
te huajt e shteteve tjera.

65.E drejta e prioritetit- Sipas te drejtes se brendshme paraqet te drejten e atij


qe i pari paraqet fleteparaqitjen per patentin, vulen, modelin dhe mostren, per te marre
patentin, vulen, modelin dhe mostren para te gjithe atyre qe paraqiten pas tij per kete te drejte.

66. E drejta e personit te huaj per veprimtari- Personi juridik i huaj ne territorin e shtetit tjeter mund te
ushtroje dy lloje te veprimtarive:

1. Veprimtari te perhershme- e cila krijohet vetem ne baze te lejes.

2. Veprimtari e perkohshme- nuk kerkohet leja.

Sipas te drejtes sone personat e huaj juridik mund te punojne ne vendin tone vetem perveq perfaqesive
tregtare dhe keta nuk mund te punojne ne Jugosllavi permes filialeve te veta perveq rasteve te veqanta.

67. Nocioni juridik i vendbanimit- Vendbanimi si kuptim juridik ekziston dhe perdoret
edhe ne te drejten e brendshme edhe ne DNP. Permbajtja e tij juridike dallohet,
respektivisht ndryshon kur perdoret ne te drejten e brendshme per dallim nga DNP.

Ne te DNP eshte qender e marredhenieve jetesore te nje personi ne nje shtet te caktuar qe do te thote se
per DNP-ne eshte me rendesi se ku ndodhet ajo qender.

68. Faktet vendimtare te marredheniet jashtekontraktuese- Sipas ligjit per zgjidhjen e kolizionit te
ligjeve, si fakt vendimtar per caktimin e te drejtes kompetente te demet e shkaktuara nga pergjegjesia
jashte kontraktuese, ne qofte se me ligj ose traktate nderkombetare nuk eshte caktuar ndryshe zbatohet e
drejta ku eshte ndermarre veprimi ose e drejta ku eshte shkaktuar pasoja varesisht se cila nga keto dy te
drejta jane me te favorshme per palen e demtuar, i njejti fakt vendimtar zbatohet edhe te kompenzimi i
puneve te huaja.
69. Arsyeja per shfaqjen e ridegimit- Ne qoftese norma e kolizionit te shtetit te vendit parasheh se
marredhenia konkrete juridiko-private do te rregullohet sipas te drejtes ndonje shteti tjeter atehere me
qka do te kuptohet me te drejte e shtetit te huaj? A do te kuptohet e drejta materiale qe ne menyre te
drejteperdrejte do ta rregulloje, dhe meritore do ta rregulloje marredhenien juridiko-private ne fjale ose
duhet te kihet parasysh sistemi juridik i shtetit te huaj ne teresi, keshtu qe ne keto raste do te vij deri te
shfaqja e institutit te ridergimit.

Ridergimi vjen ne shprehje ne rastet kur norma e kolizionit qe ta rregulloje nje marredhenje juridiko-
private me element te huaj dergon tek zbatimi i te drejtes se shtetit te huaj, sit e asaj material edhe te
drejtes kolizive.

70. Menyrat e caktimit te kompetencave te arbitrazhit- Behet ne dy menyra:

1. Me sovranitetin personal te nje shteti te caktuar- Ne qoftese si kriter per perkufizimin e


sistemit te vendimit te huaj te arbitrazhit merret lidhja e tille me sovranitetin personal te nje shteti te
caktuar sipas nje pikepamje si kriter merret shtetesia e paleve qe marrin pjese ne proceduren e
arbitrazhit, ndersa sipas pikepamjes tjeter merret shtetesia e arbitrave qe kane marre vendimin e
arbitrazhit.

2. Sipas sovranitetit territorial - karakteri I vendimit te huaj te arbitrazhit duhet te percaktohet sipas
vendit ku eshte marre vendimi i arbitrazhit.

71. Arsyet qe vijne deri te shmangia e rendit publik nderkombetar- Funksioni koleziv juridik i rendit
publik nderkombetar konsiston ne nderrimin e faktit vendimtar, ne baze te te cilit caktohet e drejta e
huaj kompetente. D.m.th pas refuzimit te se drejte se huaj krijohet nje vakum juridik e cila ne disa raste
mund te plotesohet me zbatimin e dispozites adekuate te se drejtes se huaj p.sh ne Virgjini dhe Floride
ka ekzistuar ndalesa sipas se ciles pjestaret e races se zeze nuk kane pasur te drejte te lidhin martese
me pjestaret e races se bardhe. Pra, ne qoftese keta persona deshirojne te lidhin martese para cilit do
shtet evropian do te mund te lidhin martese.

72. Si provohet domicili te provuarit e domicilit varet se cili vendbanim deshmohet, vendbanimi
ligjor ose vendbanimi me deshire ngase edhe menyrat e te provuarit dallojne.

Vendbanimi ligjor krijohet ne rastet kur shprehimisht cakton ligji dhe ky vendbanim ne shumicen e
rasteve deshmohet me ane te dokumenteve zyrtare te leshuara nga organet kompetente. Qe te
aprovohet vendbanimi sipas deshires duhet te konstatohet se personi a eshte juridikisht i afte per te
vepruar, te kete zotesi juridike, te jete vendosur ne nje shtet, ne disa shtete deshmohet edhe vullneti se
aty deshiron pergjithmone te jetoi.

73. Pikat e lidhjes te sendet e paluajtshme- Sendet e paluajtshme jane pjese e territorit shteterore
dhe te vet shtetit, asnje fakt vendimtar nuk eshte aq stabil i qarte dhe i sigurt siq eshte statusi i tokes.
Te marredheniet juridiko-sendore me element te huaj qe kane per objekt sendet e paluajtshme {lex rei
sitae} dhe se per ato marredhenje eshte kompetente gjykata e shtetit ne territorin e te cilit gjenden
sendet e paluajtshme {forum rei sitae}.
74. Procedura lidhur me ndihmen juridike- Sa i perket procedures lidhur me dergimin e akteve
gjyqesore dhe jo gjyqesore dhe kryerjen e veprimeve procesore ne baze te kerkeses se gjykates se
huaj duhet theksuar se behet gjithmone ashtu siq behet me ligjin e vendit {lex fori}. Kjo do te thote se
vet procedura e marrjes ne pyetje te deshmitarit mandej shikimi i vendit te ngjarjes dhe veprimeve te
tjera te proceseve si rregull behet ne baze te ligjit te vendit ku duhet te kryhet veprimi. Ne qoftese
gjykata jone duhet te shikoje vendin e ngjarjes ne baze te lutjes se gjykates se huaj, kete duhet ta beje
sipas ligjit tone.

75. Konflikti i ligjit- eshte pjese e DNP te cilen e perbejne te gjitha dispozitat juridike me te cilat
caktohet se a do te mund te rregullohen te drejtat dhe detyrimet nga raportet juridiko-civile me
elementin e huaj, te cilat nuk kane qene ne kontakt direkt me organin e sovranitetit te huaj sipas te
drejtes se huaj, kur dhe nen te cilat kushte.

76. Funksioni i konfliktit te ligjeve-

1. Sipas qendrimit te pare ka karakter teknik dhe ka per qellim te perkufizoj sferat e veprimtarise se
legjislaturave te ndryshme ne raportet juridiko-civile me element te huaj. Ky qendrim nuk eshte I
pranuar per arsye se sot nuk ekziston pushtet mbi shtetet sovrane I cili do te mund te bente kete
perkufizim.

2. Sipas qendrimit te dyte- konflikti i ligjeve shprehet me dhenien e udhezimeve gjyqtarit apo organit
tjeter per menyren se si ai duhet te veproi ne qoftese para tij shtrohet raporti juridik me elementin e
huaj.

3. Sipas qendrimit te trete- funksioni i konfliktit te ligjeve eshte qe ai te rregulloje raportet juridiko-civile
me element te huaj ne menyre indirekte respektivisht me norma kolizive dhe material ne te cilat
udhezojne ato te parat.

77. Normat kolizive - aplikohen ne momentin kur shtrohen para gjykates se shtetit te huaj, qeshtja e
atij raporti vetem atehere kur jane ne pyetje raportet qe hyjne ne grupin e raporteve juridiko-civile me
element te huaj, te cilat lindin pa pjesemarrjen e organit te sovranitetit te huaj.

78. Arbitrazhet e tregtise se jashtme - jane institucione qe jane krijuar me qellim qe te evitohen ato
pengesa juridike per zhvillimin e qarkullimit nderkombetar ekonomik, qe pasonin per shkak te
kompetences se gjykatave qe te shqyrtojne kontestet juridike civile me element te huaj.

79. Kemi tri kategori te dokumenteve te udhetimit:

1. Dokumentet e udhetimit te cilat nje shtet i leshon ne baze te lidhjes se personit me sovranitetin e tij
personal

2. Dokumentete e udhetimit te cilat nje shtet ia leshon personit te caktuar ne baze te lidhjes se tij me
sovranitetin e tij territorial

3. Dokumentet e udhetimit qe mund tI leshojne organet nderkombetare.


80. Cautio iudicatium solvi- eshte institute qe njihet edhe ne te drejten romake dhe permendet se
pari ne institucionet e Gajsit dhe ne kodeksin e Justinianit.

Sipas ketij instituti paditesi i huaj ka per detyre qe te jap shumen e caktuar te te hollave ose ndonje
garancion tjeter per sigurimin e shpenzimeve te kontestit, ne qoftese e hap kontestin kunder shtetasit
te vendit dhe nese shtetasi I vendit, I padituri kerkon qe te jepet ky kaucion.

81. Forum retorsionis- eshte competent ne te gjitha ato raste kur shteti i huaj shqyrton ato konteste
juridiko-civile me element te huaj permes gjykatave te veta per te cilat eshte parashikuar kompetenca e
gjykatave te vendit ne mbeshtetje te dispozitave vendase.

82. Forum non conveniens- eshte karakteristike per sistemin juridik anglez, paraqet mundesine qe
gjykata angleze te mos shqyrtoje kontestin juridiko-civil me element te huaj ne qoftese konsideron se
padia te gjykata angleze eshte paraqitur vetem me qellim qe te ngarkohet me teper i padituri.

83. Procedura per njohjen dhe per ekzekutimin me dhune te vendimeve te huaja gjyqesore:

1. Procedura e ekzekuatures se thjeshte

2. Procedura delibacionuese

3. Procedura prima facie evidens

Procedura e ekzekuatures se thjeshte mjafton qe te paraqitet kerkesa me titullin qe duhet te


zbatohet, te i dergohet gjykates te shkalles se pare te njerit prej ketyre vendeve, i cili pa gjykim
paraprak verbal shqyrton plotesimin e kushteve qe i parashikon ligji.

Procedura e delibacionit eshte qenesore qe qeshtja e permbarimit te vendimit te huaj gjyqesor nuk
zgjidhet ne gjykaten e shtetit ku kerkohet permbarimi, pa pjesemarrjen e ekzekutuesit.

Procedura prima facie evidens konsiston ne fillimin e kontestit te ri, kurse aktgjykimi i huaj
trajtohet vetem si prove solide per ate kontest, palet duhet ti mbroje avokati, i padituri mund te
theksoje se aktgjykimi i gjykates se huaj mbeshtetet ne premisat e gabueshme te argumentoj se
ekziston rasti grosly ingyst ose dolus me fjale te tjera mund te beje verejtje te natyres material.

You might also like