You are on page 1of 8

ABSTRAKTI

Ky punim fillimisht synon te jape nje pamje te gjere te sistemit te taksave ne Shqiperi,
legjislacionin dhe ndryshmin e tij,dhe nder te tjera te beje krahasirnin me vende te tjera te rajonit
pak apo shume te zhvilluara.
Krahasimi midis llojeve te taksimit brenda vendit tone dhe anet pozitive dhe negative te seciles.
Nga krahasimi dalin rezultate se ne menyre qe te rritet efikasiteti i sistemit te taksave, duhet te
trajohet evazioni fiskal dhe mashtrimi tatimor. Masa te ndryshme mund te kontribuojne per te
permiresuar mbledhjen e taksave dhe per te rritur perpuethshmerine .

Kriza e fundit ekonomike boterore dhe e rajonit ka influencuar dhe ndikuar ne kete administrim
fiskal duke u diktuar gjithe qeverive te uitin me shurne performancen tatimore ne drejtim te
minimiz.imit te jnformalitetit dhe luftes ndaj evazionit fiskal.
Duke bere krahasimin e sistemit tatimor bejme gjithashtu evidentimin e probemeve ne te.

FJALET KYCE
1-TATIM
2-SISTEM TATIMOR
3-Parime
4-
SISTEMI TATIMOR NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE
1.1 Kuptimi dhe perkufizimi i tatimit
Tatimet paraqesin burimin kryesor te te hyrave publike me te cilat shteti i ploteson shpenzimet
publike. Sot (tatimet jane bere te hyra te perhershme, te rregullta dhe te hyra me me rendesi te
eilat mblidhen prej personave fizik. dhe juridik dhe sherbejne per financimin e shpenzimeve
publike (shteterore). Tatimi eshte ajo pjese e pasurive te cilin cdo qytetar ia jep shteit, nje
definicion tjeter thote se tatami eshte dhene ne para te cilat shteti i mbledh prej individeve ne
baze te sovranitetit te vet, pa kundershperblim te drejlperdrejte me qellim te financimit
shpenzimeve publike.
Tatimi është një pagesë në buxhetin e shtetit me natyrë të detyrueshme dhe të pakthyeshme, i
cili përfshin edhe dënimet administrative si dhe interesat për pagesa të vonuara të përcaktuara në
ligj. Me fjalë të tjera tatimet janë pagesa të detyrueshme që shteti u ngarkon kontribuesve të
ndryshëm, të cilat përdoren për të mbuluar shpenzimet publike me karakter të përgjthshëm, në
mënyrë që shteti të përmbushë funksionet e veta. Tatimet nuk burojnë drejtpërdrejt nga prona e
shtetit ose nga të drejtat pasurore mbi të, por ato derivojnë nga pasuria dhe forca ekonomike e
personave privatë.
Legjislacioni Tatimor
Sipas legjislacionit shqiptar

Dy karakteristika bazë të tatimeve janë :

 Pagesave tatimore u mungon kushti i kthimit dhe i kompensimit të drejtpërdrejt. Kjo do të


thotë se në rastin e tatimeve nuk aplikohet parimi një për një siç ndodh me pagesat e tjera
(p.sh taksat)
 Tatimet si rregull janë të hyra pa paracaktim. Në rastet më të përgjithshme, destinacioni i
përdorimit të tatimeve nuk përcaktohet.
Tatimet si instrumenti kryesor dhe më i rëndësishëm i mbledhjes së të hyrave publike paraqiten
në një shumëllojshmëri formash. Në legjislacionin shqiptar, duke pasur parasysh momentin e
krijimit të të ardhurave dhe momentin e shpenzimit të këtyre të ardhurave, tatimet ndahen në të
drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Kështu, sipas këtij kriteri tatimet që paguhen në momentin e
krijimit të të ardhurave përfaqësojnë grupin e tatimeve të drejtpërdrejta kurse ato që realizohen
në momentin e shpenzimit të të ardhurave të siguruara përfshihen në grupin e tatimeve të
tërthorta.
Tarifat është një kontribut i detyrueshëm për tu paguar nga çdo person i cili drejtpërdrejt
përfiton një shërbim publik. Pra, tarifat paraqesin një kompensim për shërbimet publike speciale
që kryhen nga shteti në favor të personave të ndryshëm. Këto shërbime lidhen me një apo disa
dobi të drejtpërdrejta të shtetasve. Disa karakteristika të veçanta të taksave janë si më poshtë :

 Tarifat janë kryesisht burim i të hyrave monetare të organeve lokale të shtetit, të bashkive,
komunave, etj.
 Shërbimet publike për të cilat paguhet tarifa kanë të pranishëm edhe elementin e vullentarisë
gjë e cila në asnjë rast nuk ndodh me tatimet.
 Nga pikëpamja financiare roli i tarifave është shumë më pak i ndjeshëm se sa i tatimeve.
Kështu dhe roli dhe rëndësia e tarifave për përballimin e shpenzimeve për shërbimet është i
ndjeshëm në buxhetin lokal e më pak i ndjeshëm në atë kombëtar.
Detyrimet vilen për marredheniet e tregtisë ndërkombëtare dhe aktivitetin ekonomik ne vend.
Aktiviteti ndërkombëtar mbi mallrat administrohet me legjislacionin doganor dhe administrata
doganore, duke pëfshirë edhe administrimin e mallrave të prodhimit vendas, me akcizë.
Aktiviteti ekonomik në vend si dhe i tregtisë ndërkombëtare të shërbimit administrohet nga
legjislacioni tatimor dhe administrata tatimore.
Legjislacioni doganor përbëhet nga ligje administrative dhe nga ligje më specifike që percaktojne
detyrimet e ndryshme doganore.
Ligji kryesor administrativ është:

 Ligji Nr. 9920, datë19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i


ndryshuar dhe me Paketën Fiskale 2007 , përcakton rregullat e përgjithshme të :
 tatimpaguesve, të drejtat dhe detyrimet, procesin e vetëdeklarimit, përdorimin e përfaqsuesit
tatimor, adreson regjistrimin e tij;
 administratës tatimore, të drejtën për te monitoruar, kontrolluar dhe rivlerësuar detyrimet e
vetë deklaruara;
 administrimit tatimor të ndarë në qëndror (drejtoria e përgjithme e tatimeve dhe drejtoritë
rajonale të saj) dhe sistemi tatimor lokal (njësitë e pushtetit vendor me Zyrat vendore),
mundësinë e delegimit të pushtetit administrativ agjentëve të tjerë publik;
 përcakton evazionin, gjobat, procedurat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
 i jep administratës dhe qeverisë të drejtën për të nxjerrë akte nënligjore;

Përgjegjësia tatimore e një personi fillon kur personi është i përfshirë në veprimtari ose fiton
pasuri të cilat kanë elementë të tatueshëm sipas dispozitave të legjislacionit tatimor.

Përgjegjësia tatimore mbaron kur një person nuk është i përfshirë më në veprimtari ose nuk
zotëron më pasuri të cilat kanë elementë të tatueshëm dhe i ka paguar të gjitha tatimet, taksat,
gjobat dhe interesat për të cilat detyrohet.
Parimet tatimore
I) Parimet bazë të sistemeve tatimore
Parimet kryesore mbi të cilat janë bazuar dhe gjykuar tradicionalisht politikat
tatimore dhe sistemet tatimore janë: barazia, efikasiteti dhe thjeshtësia.
1) Parimi i barazisë (parimi i drejtësisë, i lojës së ndershme) është parimi
kryesor ku bazohet hartimi i çdo sistemi tatimor. Parimi i trajtimit të barabartë
ose “barazia para ligjit” në fakt aplikohet në çdo ligj. Në fakt barazia apo
drejtësia në trajtimin tatimor ka të bëjë me një trajtim relativ të grupeve të
ndryshme të tatimpaguesve. Tradicionalisht janë aplikuar dy tipe të barazisë
tatimore: barazia horizontale dhe barazia vertikale.
• Në bazë të parimit të barazisë horizontale tatimpaguesit në rrethana të njejta
ose të ngjashme duhet të kenë të njejtin trajtim tatimor.
• Ndërsa në bazë të parimit të barazisë vertikale tatimpaguesit me të ardhura
më të larta duhet të përballojnë një barrë fiskale më të lartë. Pra barra
tatimore shpërndahet progresivisht në rritje në përputhje me nivelet në rritje të
të ardhurave.
Parimi i barazisë apo drejtësisë ka kuptimin proçedurial dhe kuptimin
thelbësor. Në kuptimin proçedurial (administrativ) ligji duhet të aplikohet në
mënyrë tërësore, të drejtë dhe neutrale pavarësisht nga statusi i personit të
përfshirë. Kjo do të thotë se askush nuk mund të marrë një trajtim preferencial
ose diskriminues gjatë aplikimit të ligjit. Në kuptimin thelbësor parimi i
barazisë nënkupton faktin se nuk duhet lejuar që ligjet të përdorin kritere të
caktuara që të diskriminojnë tatimpagues apo grupe të caktuara
tatimpaguesish. Parimi kërkon gjithashtu që çdo kriter i përdorur duhet të jetë
mbi baza racionale (të arësyeshme, të llogjikshme). Kjo do të thotë që si
qëllimi i trajtimit të pabarabartë edhe mjetet për ta zbatuar atë duhet të jenë të
llogjikshme.
2) Parimi i efikasitetit ka të bëjë me faktin që sistemi tatimor duhet të hartohet
në mënyrë të tillë që të inkurajojë në maksimum zhvillimin ekonomik. Një gjë
e tillë arrihet kur sistemi tatimor ndikon sa më pak që të jetë e mundur në
sistemin e çmimeve dhe në konkurencën. Pra sistemi tatimor duhet të rëndojë
njëlloj sektorët e ndryshëm dhe të jetë neutral përsa i takon marrjes së
vendimeve të bisnesit.
3) Parimi i thjeshtësisë është gjithashtu nga parimet më të rëndësishme që
trumbetohet gjithnjë e më shumë kohët e fundit, por që edhe është shkelur
për të realizuar arritjen e synimeve të caktuara. Sistemet tatimore duhet të
jenë lehtësisht të asimilueshme jo vetëm nga administrata tatimore por edhe
nga tatimpaguesit dhe konsulentët e tyre. Ka raste kur sistemi tatimor ka
vështirësi për tu kuptuar nga tatimpaguesit dhe vështirsi për tu administruar
nga autoritetet tatimore, një gjë e tillë jo vetëm që rrit koston e administrimit të
tatimeve për tatimpaguesit edhe për administratën tatimore, por çon në
krijimin e skemave evasive të komplikuara që gërryejnë bazën tatimore.
Krijimi i skemave të tilla të sofistifikuara inflyencon në rritjen e kompleksitetit
të sistemit tatimor, gjë që kërkon draftimin e dispozitave ligjore detajuara për
mbylljen e boshllëqeve dhe duplikimeve dhe shmangien e mundësisë së
përdorimit të skemave evasive. Kompleksiteti është vështirë të matet por
volumi në rritje i legjislacionit është një tregues. Thjeshtësia duhet të
mbizotërojë ose të gjendet optimalia midis thjeshtësisë, kompleksitetit dhe
nivelit të administratës tatimore dhe të tatimpaguesve.
TË ARDHURAT TATIMORE RAJONALE NË SHQIPËRI NDAJ
PBB-SË NË 2017

Në grafik, është prezantuar llogaritja e të ardhurave tatimore, që mblidhen nga administrata


qendrore dhe vendore tatimore, doganat, institutet për kontributet sociale prezantohet pesha e të
ardhurave që ka arkëtuar dhe kontribuar në buxhet secili qark dhe Bashkia e Sarandës në
Shqipëri në raport me PBB-në rajonale në vitin 2016 dhe 2017.

Rajoni i Tiranës dhe Vlorës kanë një rënie të barrës tatimore në vitin 2017 me 2.4 pikë përqind
dhe 0.9 pikë përqind. Ndërkohë, rajonet e Kukësit, Dibrës, Korçës, Beratit, Shkodrës, Elbasanit
dhe Lezhës si dhe Bashkia e Sarandës kanë rritur peshën e të ardhurave tatimore të mbledhura
duke ndikuar në rritjen e barrës tatimore nga 2.3 pikë përqind në Lezhë deri në 9.3 pikë përqind
në Sarandë.

Pesha e barrës tatimore rajonale (tatimet dhe taksat qendrore dhe vendore) ndaj prodhimit të
brendshëm, përfshin llogaritjen e tatimeve të paguara në buxhetin e shtetit nga secili qark ndaj
PBB-së së vendit. Në këtë kategori të ardhurash përfshihen barra tatimore që mbajnë tatimpaguesit
për llogari të administratës tatimore qendrore (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve), si dhe
administratat tatimore vendore (Bashkitë dhe njësitë)
Barra tatimore për gjithë qarqet në vitin 2017 peshon sa 25.9% e PBB-së. Peshën kryesore e mban
qarku Tiranës me një barrë tatimore që është sa 11.6% e PBB-së sw vendit, e ndjekur nga Durrësi
dhe Fieri me një peshë respektive sa 2.7% dhe 2.4% e PBB-së. Më shumë se gjysma e barrës
tatimore që është derdhur në formën e taksave dhe tatimeve në buxhet nga administrata tatimore
dhe doganore i përket zonës së Tiranës dhe Durrësit.

Nga analiza e renditjes së peshës së të ardhurave në PBB me peshën e banorëve ndaj popullsisë së
vendit shikohet, se përveç tre qarqeve më të mëdhenj të pozicionuar në tre vendet e para, gjithë
qarqet e tjera kanë një peshë të ardhurash më të vogël se pesha e banorëve. Kjo mospërputhje
spjegohet, me përqëndrimin e konsumit dhe industrisë e tregtisë me shumicë në këto qarqe të
mëdha.

You might also like