You are on page 1of 59

SHOQATA PROFESIONALE PËR CERTIFIKIMIN E

KONTABILISTËVE DHE AUDITORËVE


EDUKIM I VAZHDUESHËM PROFESSIONAL

PRISHTINË, SAMI SALIHU, Ligjërues


1 4 N ë nto r 2 0 2 0 sa misa lih u @ikaf. o rg

WWW.IKAF.ORG 1
Objektivat mësimore
 Momenti i lindjes së detyrimit për TVSH, ngarkimi me TVSH dhe shuma e tatueshme;
 Momenti i lindjes së detyrimit tatimor për TVSH sipas rregullave të përgjithshme;
 Momenti i lindjes së detyrimit tatimor për TVSH sipas rregullave të veçanta;
 Momenti i lindjes së detyrimit dhe ngarkimi me TVSH për importimin e mallrave;
 E drejta për të zbritur TVSH-në;
 Ushtrimi/Mënyra e ushtrimit të së drejtës për zbritje të TVSH-së së zbritshme;
 Llogaritja e pjesës së TVSH-së së zbritshme që lejohet si e zbritshme;
 Zbritja e TVSH-së së zbritshme në fillim të aktivitetit ekonomik;
 Rregullimi i zbritjeve.

WWW.IKAF.ORG 2
Momenti i lindjes së detyrimit dhe ngarkimi me TVSH
për furnizimet e mallrave/shërbimeve
Rregullat e përgjithshme
◦ Furnizimi i mallit apo shërbimit;
◦ Lëshimi i faturës në lidhje me mallin/shërbimin;
◦ Pranimi i pagesës në avancë / paradhënie.

Rregullat e veçanta (speciale)


◦ Pagesat e njëpasnjëshme;
◦ Furnizimi i vazhdueshëm i mallrave (interval mujor);
◦ Kontrata afatgjata (interval vjetor);

WWW.IKAF.ORG 3
Momenti i lindjes së detyrimit tatimor
për TVSH sipas rregullave të përgjithshme

 Furnizimi i mallit apo shërbimit

 Lëshimi i faturës në lidhje me mallin/shërbimin

 Pranimi i pagesës në avancë / paradhënie

WWW.IKAF.ORG 4
Momenti i lindjes së detyrimit tatimor
për TVSH sipas rregullave të përgjithshme

 Në momentin e lindjes së detyrimit tatimor nuk ndikojnë afati i pagesës, si dhe mundësia e
shtyrjes së pagesës apo e kreditimit.

 Për furnizimet e shërbimeve për të cilat TVSH-ja paguhet nga pranuesi i furnizimit (aplikimi i
ngarkesës së kundërt për TVSH për shërbimet e blera jashtë vendit), momenti i lindjes së
detyrimit për TVSH është në të njëjtën periudhë tatimore në të cilën shërbimi është pranuar.

WWW.IKAF.ORG 5
Shembull 1: Rregulli i përgjithshëm
momenti i lindjes së detyrimit tatimor
Kompania A ia shet një makinë Kompanisë B. Çmimi i rënë dakord është 30,000 Euro. Me
nënshkrimin e kontratës më 15 janar, Kompania A pranon një pagesë paraprake prej 3,000 Euro.
Më 28 shkurt makina i dorëzohet Kompanisë B dhe më 1 mars lëshohet fatura.

 Përshkruaj kur duhet ngarkuar TVSH-ja?

WWW.IKAF.ORG 6
Zgjidhje 1: Rregulli i përgjithshëm
momenti i lindjes së detyrimit tatimor
 Më 15 Janar duhet njohur si të hyra 3,000€.
 Më 28 Shkurt duhet njohur si të hyra vlerën prej 27,000€

WWW.IKAF.ORG 7
Shembull 2: Rregulli i veçantë
momenti i lindjes së detyrimit tatimor
Një kompani prodhuese e mobileve ka një kontratë vjetore me një kompani tjetër për
konsultime.

 Përshkruaj kur duhet ngarkuar TVSH-ja?

WWW.IKAF.ORG 8
Zgjidhje 2: Rregulli i veçantë
momenti i lindjes së detyrimit tatimor
Pavarësisht se kontrata është vjetore kompania konsulentë duhet të lëshoj faturë mujore dhe ta
ngarkoj me TVSH kompaninë për prodhimin e mobileve.

WWW.IKAF.ORG 9
Shembull 3: Rregulli i veçantë
momenti i lindjes së detyrimit tatimor
Shuma e kontratës arrin 120,000 Euro në total. 60% e punëve
janë përfunduar deri më 31.12.2019, ndërsa faturimi është
bërë në nëntor 2019 vetëm për 40%.

 A duhet paguar TVSH-ja për dhjetor?


 Nëse po, me çfarë shume ?

WWW.IKAF.ORG 10
Zgjidhje 3: Rregulli i veçantë
momenti i lindjes së detyrimit tatimor
Në dhjetor duhet paguar edhe diferenca prej 20% (24,000€) pasi që konsiderohet si punë e
përfunduar brenda vitit 2019.

WWW.IKAF.ORG 11
Momenti i lindjes së detyrimit dhe
ngarkimi me TVSH për importimin e mallrave
Rregullat e përgjithshme
 Importimi i mallrave (kalimi në pikën Doganore)

Rregullat e veçanta
 Vendosja e mallrave në njërën nga aranzhimet doganore

WWW.IKAF.ORG 12
Momenti i lindjes së detyrimit dhe
ngarkimi me TVSH për importimin e mallrave
 Me rastin e importimit të mallrave, detyrimi tatimor lind në ditën e lindjes së detyrimit
doganor.

 Me rastin e importimit të mallrave nuk lind detyrimi doganor, detyrimi tatimor për TVSH lind në
ditën kur do të krijohej detyrimi doganor për t’u paguar.

WWW.IKAF.ORG 13
Shuma e tatueshme për furnizimin e mallrave dhe
shërbimeve
 Shuma e tatueshme për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve - Shuma e tatueshme për
furnizimin e mallrave dhe shërbimeve përfshinë çdo gjë që përben konsideratën e marrë ose që
do të merret nga furnizuesi që është parapa për atë furnizim dhe përfshin: tatimet, detyrimet,
taksat dhe komisionet duke përjashtuar TVSH-në, shpenzimet e rastësishme, paketimit,
transportit, sigurimit etj.

 Duhet pasur kujdes te paketimi i kthyeshëm. Për mos llogaritjen e TVSH-së në vlerën e
ambalazhës duhet plotësuar dy kushte:
• Vlera e tyre të mos jetë e përfshirë në vlerën e faturës.
• Të posedojnë kontratën për dhënien e ambalazhit me kthim.

WWW.IKAF.ORG 14
Shembull 1: Llogaritja e TVSH-së në vlerën e
ambalazhës
 Fabrika e Birrës për produktin e birrës e furnizoj klientin e tij në Prishtinë me 5,000 shishe birrë
në vlerë prej 1,500€. Në çmimin e birrës nuk ishte përfshirë shisheja si ambalazh sepse klienti
duhet t’i kthej shishet .

 Kompania nga Prishtina nuk i kthej 200 shishe (vlera e një shisheje që do të ngarkohet është
0.06€)

WWW.IKAF.ORG 15
Zgjidhje 1: Llogaritja e TVSH-së në vlerën e
ambalazhës
 1500 x 18% TVSH = 270€
 Për korrigjim 200 x 0.06 = 12
 12 x 18% TVSH = 2€

WWW.IKAF.ORG 16
Shembull 2: Shuma e tatueshme
Kompania që shet produkte kozmetike për produktin A ka zbritje në pagesë brenda 7 dite nga data
e faturës dhe një zbritje e zakonshme për konsumatorët e rregullt.

Zgjidhje 2:
Vlera e produktit A – zbritja për pagesë – rabati = Shuma e tatueshme x 18% TVSH apo 8% TVSH

WWW.IKAF.ORG 17
Shuma e tatueshme në lidhje me importimin e mallrave
dhe shërbimeve
 Shuma e tatueshme në lidhje me importimin e mallrave, duhet të jetë vlera për qëllime
doganore, e përcaktuar me legjislacionin doganor të Kosovës në fuqi.
 Shuma e tatueshme duhet të përfshijë faktorët në vijim: Tatimet, detyrimet, taksat dhe
obligimet tjera të pagesave jashtë Kosovës dhe ato që janë obligim për shkak të importimit,
shpenzimet jo të rregullta si ato të paketimit, transportit etj.
 Kur mallrat e eksportuara përkohësisht nga Kosova, ri-importohen në Kosovë pasi që t’i jenë
nënshtruar riparimit, përpunimit apo ri-përpunimit jashtë Kosovës, shuma e tatueshme do të
jetë vetëm vlera e riparimit, përpunimit apo ri-parimit.
 Nëse në faturë, shuma e tatueshme është shënuar në një valutë të huaj, është e detyrueshme
që këto vlera të shprehen dhe shënohen në faturë në valutën euro (€) ekuivalente me kursin e
këmbimit të Bankës Qendrore të Kosovës në momentin kur tatimi bëhet i kërkueshëm, i cili për
qëllime të Ligjit përkon me momentin kur lëshohet fatura.

WWW.IKAF.ORG 18
Zbritjet për TVSH
Baza Ligjore

 Neni 36 deri 42 i Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH


 Neni 56 deri 63 i Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit nr. 05/L-037 për
TVSH

WWW.IKAF.ORG 19
Shqyrtim i përgjithshëm rreth zbritjes
 Zbritje e plotë
 Mos- zbritje
 Zbritje e pjesshme

WWW.IKAF.ORG 20
Si trajtohen zbritjet?
 Zbritja e plotë - Kur blerja përdoret apo synohet të përdoret vetëm për furnizimet me të drejtë
të zbritjes.

 Mos-zbritja - Kur blerja përdoret apo synohet të përdoret vetëm për furnizimet pa të drejtë të
zbritjes.

 Zbritja e pjesshme - Kur blerja përdoret apo synohet të përdoret për të dyja, furnizimet me të
drejtën e zbritjes dhe furnizimet pa të drejtën e zbritjes.

WWW.IKAF.ORG 21
Shembull:
Një person i tatueshëm ka bërë blerje të shërbimeve nga një person tjetër i tatueshëm. Shërbimet
e blera janë përdorur 90% për furnizimet me të drejtën e zbritjes dhe10 % për furnizimet pa të
drejtën e zbritjes. TVSH e zbritshme është 150€.

 Çfarë shume mund të zbresë kompania?

WWW.IKAF.ORG 22
Zgjidhje:
Kompania mund të zbresë vetëm TVSH-në prej 135€, aq sa i takon 90% të TVSH-së së zbritshme
në total.
Pra, 150*90% = 135€

WWW.IKAF.ORG 23
E drejta për të zbritur TVSH-në
 TVSH bëhet e ngarkueshme
 Pranimi i faturës, deklaratës doganore
 Përdorimi i mallrave/shërbimeve për furnizime të liruara pa të drejtën e TVSH-së së zbritshme
 Përdorimi i mallrave/shërbimeve për furnizime të përziera
 Shpenzimet e përfaqësimit
 TVSH-ja e zbritshme për vetura

WWW.IKAF.ORG 24
E drejta për të zbritur TVSH-në
E drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme duhet të lindë në kohën kur TVSH-ja bëhet e
ngarkueshme. Personi i tatueshëm nuk mund të zbres TVSH-në e zbritshme para periudhës
tatimore në të cilën ai i ka pranuar faturat për mallrat apo shërbimet e furnizuara për të ose në të
cilën ai ka pranuar deklaratën e doganës për mallrat e importuara.

WWW.IKAF.ORG 25
E drejta për të zbritur TVSH-në
Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me Ligjin për TVSH, personi i tatueshëm mund të zbres nga
obligimet e tij të TVSH-së, obligimin e TVSH-së apo TVSH-në e paguar në lidhje me blerjet e
mallrave ose shërbimeve, me kusht që ai të ketë shfrytëzuar apo do të shfrytëzojë ato mallra ose
shërbime për qëllime të transaksioneve të tij të tatueshme apo për transaksione të liruara nga
TVSH me të drejtën e zbritjes së TVSH-së.

WWW.IKAF.ORG 26
E drejta për të zbritur TVSH-në
Për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara ose që do të shfrytëzohen nga një person i tatueshëm,
për transaksionet për të cilat mund të zbritet TVSH-ja dhe për transaksionet për të cilat nuk duhet
të zbritet TVSH-ja, mund të zbritet vetëm ajo pjesë e TVSH-së që i atribuohet transaksionit të parë.
Pjesa e TVSH-së së zbritshme duhet të përcaktohet në pajtueshmëri me nenin 39 të Ligjit për
TVSH, për të gjitha transaksionet e zhvilluara nga personi i tatueshëm.

WWW.IKAF.ORG 27
Shembull:
Personi i tatueshëm “A” posedon një biznes për pajisje hidraulike dhe importon rubinetat direkt
nga furnizuesi që gjendet në Austri. Në fund të qershorit ai ka importuar një sasi të rubinetave
dhe ka pranuar deklaratën doganore me TVSH të paguar më 15 korrik.

 Ai e përfshin këtë në deklaratën e TVSH-së për qershor.


 A paraqet ky ndonjë problem?

WWW.IKAF.ORG 28
Zgjidhje:
Tatimpaguesi nuk mund të zbresë TVSH-në e zbritshme në periudhën qershor, por duhet të zbresë
në periudhën korrik pasi që deklaratën doganore me TVSH të paguar e ka pranuar në korrik.

WWW.IKAF.ORG 29
Kufizimet e të drejtës për të zbritur TVSH
Personi i tatueshëm nuk duhet të zbret TVSH-në e zbritshme në:
 Jahtet dhe barkat me destinim për sport dhe rekreacion, aeroplanin privat, veturat dhe
motoçikletat e shfrytëzuara për qëllime jo biznesore, derivatet dhe lubrifikantët, dhe pjesët
rezervë dhe shërbimet të lidhura me këto, ndryshe nga anijet ose automjetet e shfrytëzuara për
lizing dhe për dhënie me qira, për rishitje dhe automjetet e shfrytëzuara në shkollat për vozitje,
për ofrimin e programit të trajnimit për vozitës në pajtueshmëri me rregulloret në fuqi,
automjetet e kombinuara për të zhvilluar një aktivitet të linjës publike dhe linjës speciale të
transportit. Nëse automjeti nuk është shfrytëzuar ekskluzivisht për zhvillimin e një aktiviteti për
transport publik dhe për linjë speciale të transportit, personi i tatueshëm mund të kërkojë
zbritje të TVSH-së vetëm për pjesën që lidhet me zhvillimin e këtij aktiviteti.
 Vlera totale e blerjes dhe shpenzimet rrjedhëse lidhur me veturat e shfrytëzuara edhe për
qëllime personale, njëkohësisht për qëllime biznesi. Në këto raste e drejta për të zbritur TVSH-
në e zbritshme lejohet deri në pesëdhjetë përqind (50%).

WWW.IKAF.ORG 30
Kufizimet e të drejtës për të zbritur TVSH
 Nuk lejohet zbritje e TVSH-së për shpenzimet e përfaqësimit që përfshijnë shpenzimet për
mikpritje dhe zbavitje gjatë kontakteve shoqërore dhe të biznesit, duke përfshirë shpenzimet e
ushqimit, pijet dhe shpenzimet e akomodimit.
 Në rast se pasuria e paluajtshme që është pjesë e aseteve të biznesit të një personi të
tatueshëm dhe shfrytëzohet për qëllime të biznesit të personit të tatueshëm dhe për
shfrytëzim privat ose për stafin e tij, ose në përgjithësi, për qëllime tjera nga ato të biznesit të
tij, TVSH-ja mbi shpenzimet që lidhen me këtë pasuri do të jetë e zbritshme vetëm deri në
proporcionin e shfrytëzimit të pasurisë për qëllime të biznesit të personit të tatueshëm.

WWW.IKAF.ORG 31
TVSH-ja e zbritshme për vetura
Nëse vetura është përdorur vetëm dhe vetëm për qëllime biznesore dhe njëkohësisht arsyetohen
shpenzimet me dokumentacion, atëherë e drejta për zbritje të TVSH-së së zbritshme është 100%.

WWW.IKAF.ORG 32
TVSH-ja e zbritshme për vetura - dokumentet
Për të zbritur TVSH-në e zbritshme në lidhje me veturat e udhëtarëve, tatimpaguesi është i
detyruar të paraqes dokumentacionin në vijim:
 Dëshmitë mbi blerjen e veturës (faturë, DUD)
 Të gjitha shpenzimet e ndodhura
 Libri i udhëtimit (duhet të shënohen saktë kilometrat nga nisja deri në destinim të fundit,
arsyen e udhëtimit)
 Çdo dokument tjetër relevant që do të arsyetoj shpenzimet e ndodhura.

WWW.IKAF.ORG 33
Shembull 1: TVSH-ja e zbritshme për vetura
Personi i tatueshëm, brenda muajit Tetor/2020 ka pasur blerje vendore të tatueshme në vlerë prej
12,000€+2,160€ TVSH, si dhe ka importuar një veturë në vlerë prej 6,000€+1,080€ TVSH, të cilën
do ta përdorë për qëllime biznesore edhe personale,.

 Sa është TVSH-ja maksimale që personi i tatueshëm mund ta zbres për këtë periudhë tatimore?

WWW.IKAF.ORG 34
Përgjigje 1: TVSH-ja e zbritshme për vetura
Personi i tatueshëm, brenda muajit Tetor/2020 maksimalisht mund të zbres TVSH-në prej:
• Blerje vendore 12,000€ * 18% = 2,160€
• Vetura 6,000€ * 18% = 1,080€ * 50% = 540€

TVSH e zbritshme = 2,160€ + 540€ = 2,700€

WWW.IKAF.ORG 35
Shembull 2: TVSH-ja e zbritshme për vetura
Personi i tatueshëm, në muajin Tetor/2020 ka bërë blerjen e një veture në vlerë prej 30,000€ +
TVSH 5,400€. Vetura e blerë do të përdoret edhe për qëllime biznesore edhe për qëllime
personale. Për qëllime biznesore do të përdoret 70%, ndërsa për qëllime personale 30%.
 Sa është TVSH-ja e zbritshme maksimalisht e lejuar për zbritje?

WWW.IKAF.ORG 36
Përgjigje 2: TVSH-ja e zbritshme për vetura
Edhe pse vetura e blerë do të përdoret 70% për qëllime biznesore ndërsa 30% për qëllime
personale, TVSH-ja e zbritshme maksimalisht e lejuar për zbritje është 50%, pra 2,700€.

WWW.IKAF.ORG 37
Shembull 3: TVSH-ja e zbritshme për vetura
Personi i tatueshëm, në muajin Tetor/2020 ka bërë blerjen e një veture në vlerë prej 50,000€ +
TVSH 9,000€. Vetura e blerë do të përdoret edhe për qëllime biznesore edhe për qëllime
personale. Për qëllime biznesore do të përdoret 20%, ndërsa për qëllime personale 80%.
 Sa është TVSH-ja e zbritshme maksimalisht e lejuar për zbritje?

WWW.IKAF.ORG 38
Përgjigje 3: TVSH-ja e zbritshme për vetura
Pasi që vetura e blerë do të përdoret 20% për qëllime biznesore ndërsa 80% për qëllime
personale, TVSH-ja e zbritshme maksimalisht e lejuar për zbritje është 20%, pra 1,800€.

WWW.IKAF.ORG 39
Shembull 4: TVSH-ja e zbritshme për vetura
Personi i tatueshëm, në muajin Tetor/2020 ka bërë blerjen e një veture në vlerë prej 60,000€ +
TVSH 10,800€. Vetura e blerë do të përdoret 100% për qëllime biznesore.
 Sa është TVSH-ja e zbritshme maksimalisht e lejuar për zbritje?

WWW.IKAF.ORG 40
Përgjigje 4: TVSH-ja e zbritshme për vetura
Pasi që vetura e blerë do të përdoret 100% për qëllime biznesore, TVSH-ja e zbritshme
maksimalisht e lejuar për zbritje është 100%, pra 10,800€.

WWW.IKAF.ORG 41
Ushtrimi dhe mënyra e ushtrimit të
së drejtës për të zbritur TVSH-në e zbritshme
 Për të ushtruar të drejtën e tij për zbritje të TVSH-së së zbritshme, personi i tatueshëm duhet
që së paku të posedoj:
• Faturën,
• DUD-in, apo
• Ndonjë dokument që shërben si faturë (p.sh. Nota debitore).
 Krahas dokumenteve të sipërpërmendura, për të ushtruar të drejtën e zbritjes së TVSH-së,
kërkohen edhe dokumentet, si në vijim:
• Kontrata mbi shitblerjen në qoftë se kemi një kontratë të nënshkruar nga palët kontraktuese;
• Dëshmi në lidhje me pagesën, në përputhje me dispozitat e parapara në Ligjin për
Administratën Tatimore dhe Procedurat.
• Çdo dokumentacion tjetër përcjellës, i cili është relevant në lidhje me transaksionin.

WWW.IKAF.ORG 42
Mënyra e ushtrimit të së drejtës për të zbritur
TVSH-në e zbritshme
 Personat e tatueshëm bëjnë zbritjen duke zbritur nga shuma totale e obligimit të TVSH-së për
një periudhë të caktuar tatimore, shumën totale të TVSH-së në lidhje me të cilën gjatë së
njëjtës periudhë ka lindur e drejta për ta zbritur TVSH-në.
 Nëse personi i tatueshëm nuk e zbret TVSH-në e tij të zbritshme në këtë periudhë tatimore,
ai mund ta zbres këtë shumë të TVSH-së së zbritshme në çdo kohë pas kësaj periudhe tatimore,
mirëpo, jo më vonë se në periudhën e fundit tatimore të vitit kalendarik që vijon pas vitit në të
cilin ai e ka pasur të drejtën që të zbres TVSH-në e zbritshme.

WWW.IKAF.ORG 43
Mënyra e ushtrimit të së drejtës për të zbritur
TVSH-në e zbritshme
 Nëse personi i tatueshëm pranon një faturë që tregon TVSH-në, nga personi i cili nuk ka të
drejtë të llogarisë TVSH-në sipas Ligjit, personi, i cili pranon faturën, pavarësisht se e ka paguar,
nuk duhet të zbresë TVSH-në e paraqitur në faturë, ndërkohë që personi që e ka llogaritur
padrejtësisht duhet të paguajë TVSH-në në llogari të Administratës Tatimore.
 Personi i tatueshëm, i cili ka pranuar një faturë për një furnizim malli apo shërbimi, i cili në fakt
nuk ka ndodhur (transaksion fiktiv), TVSH-ja edhe pse mund të jetë paguar nga personi, nuk ka
të drejtë të zbresë TVSH-në e shënuar në atë faturë
 Nëse një person i tatueshëm pranon një faturë që tregon një shumë të TVSH-së e cila e tejkalon
shumën e TVSH-së, e cila është dashur të ngarkohet sipas këtij ligji, personi i tatueshëm nuk
duhet të zbres shumën e tepërt si TVSH të zbritshme, edhe nëse është paguar ajo TVSH.

WWW.IKAF.ORG 44
Mënyra e ushtrimit të së drejtës për të zbritur
TVSH-në e zbritshme
 Për avanset e dhëna, TVSH mund të zbritet në periudhën tatimore në të cilën është paguar
avansi, nëse për të është lëshuar fatura tatimore nga ana e pranuesit, si dhe kjo faturë është
pranuar nga paguesi i avansit, pavarësisht që furnizimi i mallrave apo shërbimeve ende nuk ka
ndodhur.
 Nëse pas pagesës së avansit nuk vije deri tek furnizimi i mallrave apo shërbimeve dhe avansi i
paguar i kthehet paguesit, atëherë i njëjti e humb të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme.
Në këtë rast ai duhet që në formë të shkruar ta lajmëroj pranuesin e avansit që e ka kryer
korrigjimin e TVSH-së së zbritshme, kurse pranuesi i avansit zvogëlon detyrimin e TVSH-së për
pagesë.

WWW.IKAF.ORG 45
Shembull 1:
Personi i tatueshëm zbret TVSH në një faturë si tatim të zbritshëm dhe pastaj zbulon se furnizuesi
nuk është regjistruar dhe se përdor numër të falsifikuar.

 A mund ta zbresin ata tatimin e zbritshëm?

WWW.IKAF.ORG 46
Zgjidhje 1:
Nëse personi i tatueshëm pranon një faturë që tregon TVSH-në nga personi i cili nuk ka të drejtë
që të kërkojë TVSH-në, ai nuk duhet të zbres TVSH-në e paraqitur si TVSH të zbritshme,
pavarësisht nga ajo se ai e ka paguar atë TVSH.

WWW.IKAF.ORG 47
Shembull 2:
I njëjti person i tatueshëm gjen se furnizuesi tjetër e ka llogaritur gabim normën e TVSH-së dhe e
ka mbingarkuar TVSH-në.

 A duhet që personi i tatueshëm ta zbresë shumën në faturë?

WWW.IKAF.ORG 48
Zgjidhje 2:
Nëse një person i tatueshëm pranon një faturë që tregon një shumë të TVSH-së e cila e tejkalon
shumën e TVSH-së e cila është dashur të ngarkohet, personi i tatueshëm nuk duhet të zbres
shumën e tepërt si TVSH të zbritshme, edhe nëse është paguar ajo TVSH.

WWW.IKAF.ORG 49
Llogaritja e pjesës së TVSH-së së zbritshme që
lejohet si e zbritshme
 Në rastin e mallrave dhe shërbimeve të shfrytëzuara nga personi i tatueshëm për realizimin e
transaksioneve për të cilat TVSH-ja është e zbritshme për mallrat dhe shërbimet e shfrytëzuara
dhe për realizimin e transaksioneve lidhur me të cilat TVSH-ja nuk është e zbritshme për mallrat
dhe shërbimet e shfrytëzuara, është e zbritshme vetëm pjesa e TVSH-së që i atribuohet
transaksioneve për të cilat TVSH-ja është e zbritshme.
 Proporcioni i zbritshëm gjendet sipas formulës:

Qarkullimi total me të drejtë kreditimi


____________________________________________________________
Qarkullimi total me të drejtë kreditimi + Qarkullimi pa të drejtë kreditimi

WWW.IKAF.ORG 50
Llogaritja e pjesës së TVSH-së së zbritshme që
lejohet si e zbritshme
 Proporcioni i zbritshëm i TVSH-së duhet të përcaktohet në baza vjetore si përqindje dhe duhet të
rrumbullakohet në një numër të plotë që pason.
 Proporcioni i zbritshëm për vitin aktual duhet të përcaktohet përkohësisht duke u bazuar në të
dhënat e transaksioneve të vitit të mëparshëm si proporcioni i përkohshëm i zbritshëm. Në
mungesë të të dhënave mbi transaksionet e vitit të mëparshëm ose kur shumat kanë qenë të
parëndësishme, proporcioni i përkohshëm i zbritshëm duhet të përcaktohet nga personi i
tatueshëm bazuar në parashikimet e tij, për të cilin duhet të njoftojë ATK-në.
 Proporcioni i zbritshëm përfundimisht duhet të përcaktohet kur vëllimi aktual i transaksioneve
është i njohur në vitin për të cilin është përcaktuar proporcioni i tatueshëm si proporcioni aktual i
zbritshëm

WWW.IKAF.ORG 51
Llogaritja e pjesës së TVSH-së
së zbritshme që lejohet si e zbritshme
Nëse është parë se zbritja e TVSH-së së zbritshme, duke u bazuar në proporcionin e përkohshëm të
zbritshëm, ka qenë më e lartë apo më e ulët se sa që është dashtë të jetë në lidhje me të dhënat
aktuale mbi vëllimin e transaksioneve, zbritja e TVSH-së së zbritshme duhet të rregullohet sipas
rrethanave në deklaratën tatimore të periudhës tatimore të janarit të vitit vijues, i cili është viti në
të cilin është përcaktuar proporcioni aktual i zbritshëm.

WWW.IKAF.ORG 52
Zbritjet e TVSH-së së zbritshme në fillim të aktivitetit
ekonomik si person i tatueshëm i regjistruar për TVSH
 Në ditën kur regjistrimi për nevoja të TVSH-së bëhet i vlefshëm, personi i tatueshëm duhet të
fitojë të drejtën për zbritje të TVSH-së së zbritshme për mallrat të cilat ai i ka në stok në
momentin e arritjes së limitit.
 Kushtet që duhet të plotësohen për të ushtruar këtë të drejtë janë si në vijim:
• mallrat që do të shfrytëzohen për kryerjen e furnizimeve që e kanë të drejtën e zbritjes;
• personi i tatueshëm duhet të disponojë listën e stoqeve të specifikuar në sasi dhe me
datën e regjistrimit të stoqeve në momentin e arritjes së limitit apo në momentin e
regjistrimit vullnetar për TVSH;
• duhet që të ketë faturë me TVSH siç është përcaktuar në Kreun XV të Ligjit;
• duhet të ofrojë evidencë për regjistrimet siç është paraparë me legjislacion tatimor.

WWW.IKAF.ORG 53
Zbritjet e TVSH-së së zbritshme në fillim të aktivitetit
ekonomik si person i tatueshëm i regjistruar për TVSH
 Nëse personi i tatueshëm e ka zbritur TVSH-në për mallrat në stoqe, të cilat më vonë do t’i
shfrytëzojë si furnizime të liruara pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme, në
periudhën kur mallrat do të shfrytëzohen si furnizime të liruara pa të drejtën e zbritjes, duhet
të lëshoj faturë të brendshme e shitjes dhe TVSH-në e llogaritur duhet të paguaj.
 Personi i tatueshëm nuk ka të drejtë të kërkojë rimbursim për TVSH-në e zbritur në stoqet në
momentin e arritjes së limitit për TVSH apo në momentin e regjistrimit vullnetar për TVSH.

 Shembuj Neni 42 i Ligjit për TVSH.docx

WWW.IKAF.ORG 54
Rregullimi i zbritjeve
 Zbritja fillestare duhet të rregullohet si në vijim:
• në qoftë se përcaktohet më vonë se zbritja e TVSH-së së zbritshme është llogaritur më lartë
ose më ulët sesa shuma për të cilën personi i tatueshëm ka pasur të drejtë.
• pasi që të dorëzohet deklarata e TVSH-së, ndodhin ndryshime në faktorët që shfrytëzohen për
zbritje të TVSH-së së zbritshme, ku për shembull blerjet anulohen ose çmimet janë ulur pasi që
ka ndodhë furnizimi.
 Në lidhje me mallrat kapitale, rregullimi duhet të kryhet gjatë pesë (5) viteve kalendarike. Për
pasurinë e paluajtshme duhet të vlejë një periudhë njëzet (20) vite.
 Nuk do të bëhet asnjë rregullim në zbritjen e TVSH-së së zbritshme nëse diferenca në
proporcionin aktual të zbritshëm, koeficienti i kreditimit tatimor, është më pak se sa tre përqind
(3%) të vlerës së TVSH-së së zbritshme.

WWW.IKAF.ORG 55
Rregullimi i zbritjeve
 Rregullimi i zbritjeve për mallrat kapitale (1/5) dhe pasurinë e paluajtshme (1/20) do të bëhet
vetëm njëherë lidhur me gjithë periudhën e mbuluar nga periudha korrigjuese që mbetet për
t’u shfrytëzuar.
 Personi i tatueshëm nuk është i detyruar të korrigjojë zbritjen nëse diferenca në proporcionin
aktual të zbritshëm (koeficienti i kreditimit tatimor) është më pak se sa tre përqind (3%) e vlerës
së TVSH-së së zbritshme.
 Rregullimi i zbritjes për secilin vit kalendarik duhet të bëhet përmes deklaratës tatimore më së
voni në Janar të vitit pasues.

WWW.IKAF.ORG 56
Rregullimi i zbritjeve
Shkatërrimi i mallrave të dala jashtë përdorimit
 Nuk kryhet rregullimi i zbritjes së TVSH-së për daljet jashtë përdorimit të mallrave për shkak se
janë të papërdorshme, ose u ka kaluar afati i përdorimit të tyre, të provuara apo të konfirmuara,
sipas procedurave përkatëse ligjore e nënligjore.

 Nëse mallrat për të cilat nuk zbatohet rregullimi i TVSH-së së zbritshme sipas këtij neni personi i
tatueshëm përfiton dëmshpërblim për arsye të sigurimit të mallit, atëherë për vlerën e përfituar,
personi i tatueshëm llogarit TVSH. Vlera e tatueshme në këtë rast është vlera e përfituar minus
TVSH përkatëse.

WWW.IKAF.ORG 57
Rregullimi i zbritjeve
Vjedhja ose humbja e pasurisë
 Për rastet e një humbjeje të pasurisë për shkak të vjedhjes, kryhet rregullimi i zbritjes së TVSH-
së për vlerën e zbritur të TVSH-së së mallit të vjedhur.
 Rregullimi i TVSH-së regjistrohet në libër në kolonën përkatëse, si dhe në deklaratën e TVSH-së
të periudhës tatimore kur ka ndodhur vjedhja ose humbja.
 Në rastet kur malli i vjedhur ka qenë i siguruar pranë një shoqërie sigurimi apo ri-sigurimi dhe
personi i tatueshëm përfiton një dëmshpërblim të dëmit të pësuar të pasurisë së tij, atëherë
për vlerën e dëmshpërblimit në këtë rast nuk zbatohet TVSH.

WWW.IKAF.ORG 58
JU FALEMINDERIT
PËR VËMENDJE!

WWW.IKAF.ORG 59

You might also like