You are on page 1of 12

Universiteti “ Nënë Tereza ’’ - Shkup

Fakulteti i Shkencave Teknike - Ekonomi e zbatuar dhe


ndërmarrësi

Punim Seminarik nga lënda Financat Publike

Tema: Karakteristikat e tatimeve dhe llojet e tyre

Studente : Mentor:
Jetmira Jakupi prof.Rilind Ademi

Qershor 2020 - Shkup


Përmbajtja

Hyrje ……………………………………………………………………………………….. 3

1. Definimi i tatimeve ………………………………………………………………………. 4

1.2 Karakteristikat e tatimeve …………………………………………………….……….. 6

1.3 Tatimet e drejtpërdrejta dhe llojet e tyre ………………………………………….…… 8

1.4 Tatimet e tërthorta dhe llojet e tyre ……………………………………………….…… 9

Përfundimi …………………………………………………………………………………. 11

Literatura e shfrytëzuar …………………………………………………………………….. 12

2
Hyrje

Çdo shtet në kohën që jemi tani siguron mjete financiare me anë të tatimeve që janë të
nevojshme për buxhetin e shtetit. Me këtë kuptojmë se tatimet janë burim kryesor i të hyrave
publike me ndihmën e të cilave shteti i plotëson nevojat publike, pra tatimet nuk burojnë
drejtpërdrejtë nga prona e shtetit por ato vijnë nga pasuria dhe forca ekonomike e personave
privatë. Personat dhe subjektet ekonomike që paguajnë tatim në bazë të bazës tatimore quhen
tatimpagues dhe si bazë tatimore që përdoren më shumë janë të ardhurat, konsumi si dhe pasuria.
Tatimet ndahen në regresive, progresive dhe proprocionale ku do të sqarohen në faqet e rradhës
në të cilat e kam spjeguar secilin lloj të tatimit në mënyrë të kapshme për lexuesin dhe në mënyrë
të kuptueshme.

3
1. Definimi i tatimeve

Tatim quajmë çdo pagesë e cila është e detyrueshme me ligj, që bëhet në favor të buxhetit të
shtetit. Ato paguhen në bazë të të ardhurave ose fitimeve që realizohen dhe mallrave që
konsumohen. Shumica e studiuesve thonë se tatimi është një raport vlere, mirëpo shtrohet pyetja
se kë duhet të e prekë më shumë tatimi: vlerën e kapitalit apo vlerën e produktit ?

Sipas një përshkrimi të shkurtër të zhvillimit historik të financave tregon se tatimi mbi prodhimin
nga toka dikur bazohej mbi sipërfaqen, e ardhura ka një element personal dhe ndryshon nga
produkti domethënë e ardhura i referohet personit. Në momentin kur produkti shpërndahet midis
agjentëve të prodhimit dallohet ndryshimi midis tyre sepse atëherë nuk thuhet më produkt i
punëtorit ose i pronarit, por thuhet e ardhura e punëtorit ose e ardhura e pronarit ( sipërmarrësit).
Kushti i dytë që produkti të bëhet e ardhur është që ai të shitet dhe të shprehet në monedhë.

Tatimi mbi të ardhurat përbën një element sigurimi për shtetin, sepse luhatjet e çmimeve kalojnë
në ngarkim të tatimpaguesit. Këtë tatim kontribuuesi mund ta paguajë normalisht duke e
pakësuar konsumin privat dhe duke e siguruar vazhdimësinë e prodhimit të të ardhurës së prekur
nga tatimi, kurse tatimi mbi kapitalin është ai që kontribuuesi mund ta paguaj vetëm duke shitur
pjesë të kapitalit, duke e zvogëluar kështu burimin e të hyrave të shtetit si dhe duke sjellë edhe
pasoja për vetë ekonominë e vendit. Për të e zvogëluar burimin e të hyrave të shtetit, tatimi
rekomandohet që më tepër të e prekë produktin ( të ardhurën) dhe jo kapitalin.1

Si ndikojnë tatimet mbi shpërndarjen e të ardhurave ?

Shembull: Supozojmë se çmimi i një shisheje me qumësht në Maqedoni është 30 denarë. Qeveria
vendos një tatim 4 denarë për shishe, të cilin e mbledh agjenti tatimor. Një vëzhgues i rastit
mund të thotë se ai që e paguan tatimin është shitësi.

Supozojmë se pas disa javëve, tatimi ndikon në rritjen e çmimit të qumështit në 34 denarë dhe
kuptohet që shitësi e merr të njejtë shumë për shishe. Me këtë tatimi nuk e keqësoi gjendjen e

1
Alma Zisi - Ekonomi e Përgjithshme 2012, fq.38

4
shitësit. Konsumatori e paguan të gjithë tatimin me një çmim më të lartë. Nga ana tjetër nëse
çmimi rritet për vetëm 33 denarë, pronari merr vetëm 30 denarë për shishe pra gjendja i
keqësohet me 3 denarë për shishe. Por edhe gjendja e konsumatorit keqësohet sepse duhet të
paguaj më shumë. Në këtë rast, prodhuesit dhe konsumatorët e ndajnë barren tatimore.

Taksat, sistemet tatimore dhe reformat tatimore,sistemet e të ardhurave përbëhen nga një larmi
taksash, ku secila shkakton pasojat e saj ekonomike dhe shpërndarëse. Në ndërtimin dhe
ndryshimin e sistemeve fiskale, politikëbërësit duhet të vlerësojnë madhësinë dhe
bashkëveprimin e efekteve të tilla.2

Tatimet mund të ndahen në :

 Progresive - ku prej njerëzve me të ardhura të mëdha marrin një pjesë relativisht më të


madhe të të ardhurave sesa prej atyre që kanë të ardhura të ulëta.
 Regresive - nga njerëzit me të ardhura të larta marrin relativisht më pak se sa prej atyre
me të ardhura të ulëta që do të thotë se tatimi regresiv është e kundërta e tatimit
progresiv.
 Proporcionale - pjesa relative e të ardhurave që tatohen është e njejtë si për të pasurit
ashtu edhe për të varfërit.
Tatimi mund të llogaritet me normën mesatare dhe margjinale të tatimit.
Norma mesatare tatimore tregon raportin midis tatimit total dhe të ardhurave totale kur
norma margjinale tatimore tregon raportin midis tatimit që duhet të paguhet nëse të
ardhurat shtohen me një njësi monetare.
Ku ndikojnë tatimet ?
Tatimet ndikojnë në efikasitetin dhe shpërndarjen e të ardhurave. Si pikë e parë, normat e
tatimit ndikojnë në vendimet e investimit dhe në kursimin e njerëzve. Për shembull nëse
caktohen tatime të larta për investimet që janë të rrezikshme, atëherë njerëzit do t’i
investojnë mjetet e tyre në mjetet e tyre në punë me rrezik më të vogël me qëllim që të
paguajnë më pak tatim. Dhe si pike e dytë, tatimi ndikon në sistemin kohor të të
ardhurave dhe kjo ndodh më ardhurave dhe kjo ndodh veçanërisht kur ndërrohet ligji i
tatimit në shtet ose partia në pushtet.

2
The Political Economy of Taxation Stanley L. Winer, Paola Profeta, Walter Hettich

5
1.2 Karakteristikat e tatimeve

Legjislacioni i të gjitha vendeve përcakton llojet dhe masën e tatimeve. Disa karakteristika të
tatimeve janë :

 Tatimet i përmbushin të hyrat publike për t’i kryer shpenzimet publike .


 Tatimet janë të hyra të detyrueshme të shtetit. Pagesa e tatimit është obligim i
përgjithshëm i cili nuk varet prej dëshirës së personave fizik dhe juridik, por bazohet në
sovranitetin financiar të shtetit. Detyrimi pra si karakteristikë e tatimit do të thotë se
detyruesit tatimor janë të obligueshëm të paguajnë tatimin, sepse nëse nuk e paguajnë do
të bëhet arkëtim i dhunshëm.
 Tatimet kanë një rol të rëndësishë në rishpërndarjen e të ardhurave kombëtare. Ato i
rëndojnë më shumë të pasurit se sa të varfërit, të shkathëtit më shumë se sa individët
apatikë ( të dëshpëruar ) .
 Për të i mbuluar shpenzimet publike dihet se shteti e përdor në metodën e tatimeve në
fillim. Për të ndërtuar rrugë, urra, shkolla, spitale etj shteti nuk ka nevojë vetëm për para,
por edhe për burime ekonomike si përshembull për çimento, hekur, lëndë druri etj. Kur
parlamenti vendos shumën dhe llojet e tatimeve ai në fakt vendos se si do të sigurohen
burimet për t’i plotësuar nevojat publike dhe sit ë vihen ato në funksion të pushtetit
publik për konsumin e tyre si mallra dhe shërbime.
 Tatimet kanë karakter antiinflacionist3 sepse me tatimet që shtetasit paguajnë e pakësojnë
sasinë e monedhës në qarkullim, e kufizojnë kërkesën e individëve për mallra në treg dhe
kështu ndikojnë në frenimin e rritjes së nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe
shërbimeve.
 Sistemi tatimor e ndryshon shpërndarjen e të ardhurave midis kapitalistëve, pronarëve
dhe punëtorëve. Kjo quhet shpërndarje funksionale e të ardhurave sepse shumë njerëz që
e nxjerrin pjesë më të madhe të të ardhurave nga puna, kanë llogari kursimi ose aksione.
 Përveç tatimeve të drejtpërdrejta apo direkte (tatimet mbi të ardhurat, mbi fitimin, mbi
pasurinë etj), vendosen edhe tatimet indirekte që përfshihen në madhësinë e çmimit të

3
Antiinflacion - deflacion rrënie e nivelit të çmimeve

6
produkteve, të mallrave dhe shërbimeve dhe derdhen në buxhetin e shtetit nga ata persona
që janë shitës të produkteve ( tatimi mbi vlerën e shtuar) .
 Tatimet nuk janë në lidhje me nënshtetësinë. Pra tatim mund të paguajnë të gjithë
personat në territorin e një shteti të cilët realizojnë të ardhura ose kanë trashëguar pasuri
të patundshme në shtetin përkatës pa marrë parasysh nëse janë apo nuk janë shtetas të atij
shteti.

Tabela për detyrimet tatimore sipas një sistemi tatimor

Të ardhurat Detyrimi Tatimor Tarifa mesatare e tatimit

1.000 100 0,10

4.000 0 0

5.000 400 0,08

10.000 1.700 0,17

35.000 7.000 0,20

Mashtrimi në tatim

Njerëzit bëjnë mashtrime tatimore në shumë mënyra të ndryshme, si :

 Mbajnë dy libra regjitrimi të transaksioneve të biznesit, njëri e regjsotron biznesin e vërtetë


dhe tjetri i paraqitet organeve të tatimit
 Këmbejnë mall me mall : “ Unë do ta rregulloj veturën, nëse ju më jepni 3 bukë dhe 2 paqeta
cigare “. Kur pagesa bëhet në vend të parave, me ligj ky transaksion është i tatueshëm.
 Veprimet me para në dorë, gjë që është e vështirë pë zyret e tatimeve sepse të mirat dhe
shërbimet paguhen me para në dorë

7
1.3 Tatimet e drejtpërdrejta dhe llojet e tyre

Tatimet e drejtpërdrejta apo direkte caktohen drejtpërdrejtë për individ ose ndërmarrje.

Sipas karakterisitikave të tyre, tatimet direkte grupohen në: tatime reale dhe personale.

Tatimet reale i përfshijnë : tatimet mbi tokat, mbi ndërtesat, mbi të ardhurat nga pasuria e
luajtshme dhe tatimi i zakonshëm mbi pasurinë.

1. Tatimi mbi tokat - subjekt i tatimit është pronari i tokës i cili si rregull e përgjithshme
duhet të e paguaj shumën e plotë të tatimit, kurse objekt i tatimit është e ardhura neto që
pronari e mer nga toka që është punuar. Tarifa e tatimit këtu është zakonisht
proporcionale, ndërsa madhësia e tatimit varet nga politika ekonomike financiare në
shtet.
2. Tatimi mbi ndërtesat - subjekt i tatimit mbi ndërtasat është ai person i cili e shfrytëzon
dhe e përdorë atë prone. Ky tatim në bazë të trashëgimisë si dhe në bazë të shitblerjes së
pronës në Republikën e Maqedonisë paguhet në mënyrë proporcionale. Ai i cili blen
ndërtesë banimi nga pronari i mëparshëm do të paguajë 3% tatim, kurse trashëgimtarët e
rendit të parë janë të lirë nga pagesa e tatimit.
3. Tatimi mbi të ardhurat nga pasuria e paluajtshme - ky tatim e prek interesin e kapitaleve,
fitimin e industries dhe tregtisë si dhe i prek të ardhurat nga puna.Këtu subjekt është çdo
individ i vendit dhe i huaj për të ardhurat që i siguron nga pasuria e paluajtshme që
zotëron në shtet.
4. Tatimi i zakonshëm mbi pasurinë - e prek vlerën e gjitha llojeve të pasurisë së tundshme
dhe të patundshme, frytdhënëse ose jofrytdhënëse por kur e kalon një shumë të caktuar
pasi që detyrimet nga vlera e kapitalit zbriten. Objekt i tatimit është pasuria që ekziston
mbrenda vendit për shembull : xhamitë, varrezat, kishat etj.

Tatimet personale
Karakteristika që e dallon tatimin personal është se i marrin parasysh kushtet personale të atij
që e paguan tatimin dhe u japin përjashtime dhe lehtësime. Llojet e këtij tatimi janë:

8
1. Tatimi për kokë - është tatim që është përdorur në kohën e lashtë dhe tani në kohë
bashkëkohore nuk përdoret vetëm se në ushtrim ushtarak.
2. Tatimi plotësues mbi të ardhurat komplekse - u themelua në shekullin e kaluar dhe
ekziston edhe sot që lindi për t’i siguruar kërkesat, vëretjet për një drejtësi më të
madhe në shtet sepse ishte diçka e padrejtë që të gjithë të paguanin në mënyrë të
barabartë tatim. Subjekt i këtij tatimi është kryetari i familjes i cili tatohet edhe për të
ardhurat e pasurisë që u takojnë fëmijëve.
3. Tatimi mbi beqarët - rritet barra e tatimit mbi personat beqarë dhe të martuar pa
fëmijë, kurse familjet që kanë shumë fëmijë mund edhe të përjashtohen nga tatimi.
4. Tatimi mbi trashëgimitë dhe dhurimet- thuajse në të gjitha vendet ka ligj që përcakton
masën e tatimit ku subjekt i këtij tatimi është trashëgimtari i atij që ka vdekur.
5. Tatimi mbi shoqëritë dhe entet kolektive - mund të quhen si ndërmjetës që arkëtojnë
dhe i paguajnë shtetit tatim që janë personat fizik ( aksionarë, punëtorë).4

Tatimet e tërthorta dhe llojet e tyre

Tatimet e tërthorta ose indirekte janë ato tatime që caktohen për të mirat dhe shërbimet dhe
rrjedhimisht vetëm tërthorazi mbi individët. Degët kryesore të tatimeve indirekte janë :
Tatimet mbi konsumit dhe tatimet mbi xhiron ( transferimin e pronësisë )

Tatimet mbi konsumin kanë të bëjnë me shpenzimin, konsumin e të ardhurës, kurse tatimet
mbi transferimin e pronësisë kanë të bëjnë me kursimin. Kush shpenzon shumë dhe kursen
pak, paguan më shumë tatime konsumi dhe më pak tatime mbi transferimin e pronësisë. Dhe e

4
Alma Zisi - Ekonomi e përgjithshme 2012 , fq.52

9
kundërta, kush shpenzon më pak dhe kursen më shumë do të paguajë më pak tatime mbi
konsumin dhe më shumë tatime mbi xhiron.
Disa studime statistikore mbi buxherin familjar dhe studimet e kryera nga disa studiues ( p.sh
Engelsi ) kanë vërtetuar se me rritjen e së ardhurës :

Edhe pse ka shumë tatime ndër të gjitha vlen të ceket tatimi mbi vlerën e shtuar ( TVSH )
sepse përdoret në vendin tonë si dhe nëpër të gjitha vendet e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të
Bashkuara të Amerikës5. Tvsh’ja për nga karakteri është regresiv që përllogaritet në bazë të
vlerës që ndërmarrjet e ndryshme ua shtojnë të mirave në faza të ndryshme të prodhimit.E taton
shitjen e tërësishme finale për shkak se taton shumën e punës, kamatave dhe përbërësve të vlerës
së shtuar.
Pagimi i tatimeve është detyrë kombëtare dhe përgjegjësi shoqërore. Kështu, shteti do të jetë në
gjendje të ndërtojë shkolla dhe spitale, ura dhe rrugë, e të ngjashme.6

5
Alma Zisi - Ekonomi e Përgjithshme 2012

6
Husejn Shahata- Business ethics in Islam 2019

10
Përfundimi

Me përfundimin e punimit seminarik në financat publike, u sqarua se çka janë tatimet e një shteti
të caktuar.
Nocionet kyçe të kësaj teme të punuar ishin : definimi i tatimit, karakteristikat e ndryshme të
tatimeve,tatimet regresive , progresive dhe proporcionale , mashtrimet e llojllojshme që ndikojnë
në mënyrë negative te tatimet sepse shkaktonin probleme, llojet e drejtpërdrejta apo direkte të
tatimeve si dhe llojet e tërthorta apo indirekte të tatimeve që kishin secili lloj një rol të
rëndësishëm dhe të obligueshëm për çdo person i cili posedon ose investon diçka, sepse gjithçka
e tillë është e detyrueshme me ligj të shtetit që të tatohet.
Në fund gjatë hulumtimeve rreth tatimeve gjeta rastin të e lexoj një thënie të një filozofi anglez i
cili tha :
“ Përpiquni dhe sajoni çfarë të dëshironi, vendosini tatimet e juaja si të ju pëlqejë, por si do që
të jetë tregtarët do t’i zbresin ato nga fitimi i tyre. ‘’ - John Locke

11
Literatura e shfrytëzuar

1. Alma Zisi - Ekonomi e Përgjithshme, Shtëpia Botuese e Librit Universitar Tiranë 2012
2. Husejn Shahata- Business ethics in Islam 2019
3. The Political Economy of Taxation Stanley L. Winer, Paola Profeta, Walter Hettich
4. http://shtetiweb.org/2012/09/29/cjane-tatimet-dhe-taksat/
5.http://www.maturskiradovi.net/forum/Thread-vidovi-danoci-ekonomija-
%D1%81%D0%B5%D0%BC%D0%B8%D0%BD%D0%B0%D1%80%D1%81%D0%BA
%D0%B8-%D1%80%D0%B0%D0%B1%D0%BE%D1%82%D0%B8
6. http://njohligjin.al/tatimet-dhe-taksat/

12

You might also like