You are on page 1of 33

E DREJTE BIZNESI

Prof.As.Dr. Kestrin KATRO/


M.P. A. Elvina DAJA
Koncepti I se drejtes dhe ndarjet
kryesore
• Koncepti I se drejtes
• E drejta natyrore dhe e drejta pozitive
• E drejta publike dhe e drejta private
• E drejta civile
• E drejta objektive dhe e drejta subjektive
• Raporti I se drejtes me shkencat e tjera (A eshte e
drejta shkence apo art?)
• Shteti dhe e drejta - parimi I shtetit te se drejtes
Koncepti I se drejtes
• Analiza dhe sqarimi I ketij koncepti me rendesi ne
aspektin jo vetem doktrinal, por edhe ne ate praktik:
jeta e njeriut, nga lindja deri ne vdekje ecen nepermjet
nje nr te pakufi marrdhedheniesh te vendosura me te
tjeret, marredhenie te cilat kane nevoje per nje
rregullim racional
• Juriste, sociologe, politologe jane perpjekur t’I japin
shpjegim pyetjes “c’eshte e drejta?” si dhe te sqarojne
konceptin dhe permbajtjen e kesaj pyetje
• Vellime te tera veprash mbi te drejten; perkufizime
nga studiues te ndryshem
Platoni (Athine 427 p.e.s.-347 p.e.s.)
• Platoni (filozof i greqisë antike )
• vlen si nje ndër filzofët më të rëndësishem të
historisë;
• student i Sokratit, autor i disa dialogjeve
filozofike dhe themelues i Akademisë në
Athinë ku studioi edhe Aristoteli;
• Kjo Akademi qëndroi nëntë shekuj me rradhë.
• E drejta eshte nje forme e kontrollit social;
Aristoteli (Stagira, Maqedoni 384
p.e.s.-322 p.e.s.)
• filozof i Greqisë së lashtë;
• Ai së bashku me Platonin mendohet si një nga personat më
me ndikim në filozofinë e botës perëndimore;
• shkroi shumë libra mbi fizikën, letërsinë, retorikë,
biologjinë, zoologjinë, dhe qeverisjen e shtetit;
• ishte student i Platonit dhe mësues i Aleksandrit të Madh;
• Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në
Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me
radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni;
• E drejta eshte nje rregull sjellje, nje kontrate, nje ideal I
arsyes;
Ciceroni (106-43 p.e.s)
• Ishte nje filozof , jurist, burre shteti, orator dhe
kostitucionalist romak;
• Ai solli ne Romen e asaj kohe mendimet dhe
idete e shkollave kryesore te filozofise greke;
• Ciceroni u be armik I perandorit Mark Anton dhe
e sulmoi ate me disa fjalime publike;
• U deklarua armik I shtetit nga triumvirati I dyte
dhe u vra ne vitin 43 p.e.s.;
• E drejta eshte marreveshja midis arsyes dhe
natyres, dallimi midis te drejtes dhe te padrejtes;
Tomas Akuini (1225-1274)
• Filozof dhe prift domenikan; eshte nderuar si shenjtor I kishes
katolike dhe doktor I saj;
• Perfaqeson nje nga shtyllat kryesore te teologjise dhe filozofise se
kishes katolike;
• Ai konsiderohet si nje mendimtar qe bashkon filozofine klasike
greke me ate kristiane;
• Mesuesit e tij jane Platoni, Sokrati dhe Aristoteli si dhe autore
elenistike si Plotino;
• Feja dhe Arsyeja kane pika te perbashketa (arsyeja u sherben
njerezve per te shtruar pyetje per ceshtje qe feja I konsideron
enigma; qellimi I fese dhe I arsyes eshte I njejte: nqs arsyeja bie ne
kundershtim me fene, ajo duhet t’I lere vendin kesaj te fundit)
• E drejta eshte nje urdher I arsyes per te miren e perbashket;
Fransis Bacon (1561-1626)
• Filozof, burre shteti, shkencetar, jurist, si dhe
autor dhe pioner I metodes shkencore- njihet si
babai I empiricizmit;
• Vdes nga pneumonia qe merr gjate nje studimi te
tij mbi efektet e ngrirjes ne konservimin e mishit;
• Siguria eshte nevoja primare e se drejtes (nevoja
e njerezve per siguri- lidhur me metoden
shkencore- drejtesia si shkence qe jep siguri te
njerezit;)
Thommas Hobbes (1588-1679)
• Filozof anglez, me shume I njohur per veprat e tij ne filozofi
politike;
• Themelues I teorise se filozofise politike te “kontrates
sociale”;
• Perkrahes I absolutizmit te sovranit, megjithese zhvillon
disa koncepte liberale lidhur me te drejtat e njeriut,
barazine natyrore te te gjithe njerezve, bazen e pushtetit
legjitim qe duhet te jete prfaqesimi dhe konsesusi, si dhe
zhvillon nje koncept liberal te interpretimit t ligjit duke
pohuar se njerezit jane te lire te kryejne cdo veprim qe ligji
nuk e ndalon ne menyre te shprehur;
• E drejta eshte urdher I sovranit;
Georg eilhelm Friedrich Hegel
(1770-1831)
• Filozof gjerman, krijon idealizmin gjerman;
• I pari qe ben dallimin midis shoqerise civile
dhe shtetit (shoqeria civile shihet si nje
shkalle/faze e mesme e makro komunitetit te
shtetit dhe mikro komunitetit te familjes;)
• E drejta eshte misherim ose realizim I idese se
drejtesise;
Karakteristikat e se drejtes
• Teoria e sotme e se drejtes shiptare: e drejta perbehet nga
nje teresi normash per rregullimin e marredhenieve
shoqerore, zbatimi I te cilave sigurohet nepermjet zbatimit
te sanksioneve.
• Karakteristikat e se drejtes:
• 1- E drejta eshte nje grup rregullash per te drejtuar sjelljen
e njerezve ose nje rregullim racional I gjerave, I cili eshte I
lidhur me te miren e pergjithshme;
• 2- E drejta, mund te percaktohet si nje grupim normash I
nevojshem per te vendosur nje ekuiliber midis interesave
te ndryshme ne shoqeri (funksioni I se drejtes eshte ndalimi
I perdorimit te dhunes ne zgjidhjen e konflikteve);
• 3- E drejta dallon per karakterin e saj detyrues. Keshtu,
normat e se drejtes kane fuqi detyruese ;
• 4- Legjitimiteti I se drejtes eshte konsensusi, jo pushteti; (e
drejta eshte ne fuqi sepse eshte pranuar nga shumica e
personave qe I nenshtrohen asaj);
Ndarjet kryesore B-teE drejta
se pozitive
drejtes (1)
(doktrine
A- E drejta natyrore (doktrine materialiste)
idealiste)
• Shkolla e se drejtes natyrore • Pozitivizmi e redukton te
eshte nje shkolle shume e drejten ne ate qe quhet e
vjeter; shfaqet ne filozofine drejte pozitive, dmth ne
greke; (“Antigona” e teresine e rregullave ne fuqi
Sofokliut, ku Antigona I ne nje kohe te caktuar, ne
drejtohet mbretit Kreon: “Nuk nje vend te caktuar.
e mendoja se urdherat tuaja • Rrenjet e pozitivizmit I
do dilnin mbi vullnetin e te
gjejme te Makiaveli dhe te
pavdekshmeve, mbi keto ligje
qe nuk jane te shkruara dhe qe Hegeli.
nuk mund te shkruhen kurre. • E drejte pozitive quhet e
Keto ligje nuk jane as te drejta ne fuqi ne nje shtet
sotmet, as te djeshmet; ato te dhene, ne nje kohe te
jane te te gjitha koherave dhe dhene, ne dallim nga te
askush nuk mund te thote se drejta e huaja (te shteteve
kur kane lindur.” te tjera) ose nga te drejtat e
vjetra.
Ndarjet kryesore te se drejtes (2)
A- E drejta natyrore (doktrine idealiste)
• Teoria e se drejtes natyrore laicizohet nga B- E drejta pozitive (doktrine materialiste)
autoret e shek 17 dhe 18. Rusoi te
“Kontrata sociale” thote se njerezit
fillimisht kane jetuar ne gjendjen e tyre • Vlera: E drejta pozitive
natyrale dhe me vone, nepermjet garanton me konkretisht
kontrates sociale, ata I dorezuan pushtetit
shoqeror nje pjese te prerogativave te barazine e qytetareve.
tyre, por vetem nje pjese, sepse ata
ruajten prerogativa te caktuara te pandara Keshtu, nenshtrimi I te
nga natyra njerezore, sic jane e drejta per gjitheve ndaj te njejtit
jeten, liria e levizjes, liria e ndergjegjes etj.
Keto jane te drejta natyrore dhe pushteti kompleks normativ, perben
nuk mund t’I cenoje. mjetin me adeguat per
• E drejta natyrore eshte e drejta ideale e
cila gjendet ne natyren e njeriut, si nje garantimin dhe realizimin e
qenie racionale. Eshte e drejta per te cilen te drejtave perkatese.
aspirojne te gjithe individet.
• Kritika: bazohet ne koncepte si drejtesia,
arsyeja, e mira e pergjithshme, te cilat ne
praktike lene shkas per interpretime te
ndryshme dhe konfuzion.
• Vlera: e drejta natyrore duhet konsideruar
si nje vlere morale qe udheheq
legjislatorin si dhe si baze krahasimi per te
drejten pozitive (busull)
Ndarjet kryesore te se drejtes
• E drejta publike dhe e drejta private
• Kjo ndarje eshte mjaft e vjeter dhe e ka bazen e saj te e drejta
romake;
• Bazuar ne konceptet tradicionale te ketyre grupimeve, mund te
themi se, e drejta private rregullon marredheniet midis privateve,
ndersa e drejta publike rregullon ato marredhenie ne te cilat merr
pjese shteti;
• Koncepti I sotem per ndarjen ne te drejte publike dhe private ka
ndryshuar mjaft qe nga koha e Romes antike;
• Sot nuk eshte me I vertete pohimi se te gjitha marredheniet ku
merr pjese shteti jane marredhenie qe rregullohen nga e drejta
publike; (nje nr I madh mrrdh ku merr pjese shteti ose ku shteti
eshte njera pale dhe privati pala tjeter, rregullohen nga e drejta
private);
• Normat e Kodit Civil apo te akteve te tjera normative qe I perkasin
te drejtes private zbatohen njelloj si per subjektet private dhe per
ato publike;
Ndarjet kryesore te se drejtes (3)
C- E drejta publike D- E drejta private
• E drejta private eshte nje teresi
• E drejta publike eshte ajo dege e normash juridike qe rregullojne
vecante e se drejtes qe rregullon marredheniet midis personave
organizimin e shtetit dhe te (fizike dhe juridike, perfshire edhe
institucioneve publike, si dhe shtetin) mbeshtetur ne parimin e
raportet e tyre reciproke; barazise se paleve qe marrin pjese
ne marredhenien juridike;
gjithashtu, e drejta publike
• Ne te drejten private bejne pjese: e
rregullon edhe marredheniet e drejta e pronesise, e drejta e
shtetit apo te institucioneve trashegimise, e drejta e
shteterore me individet; detyrimeve- kontratat, shkaktimi I
• Ne te drejten publike bejne pjese: demit, begatimi pa shkak-, e drejta
e autorit, pronesia intelektuale, e
e drejta kushtetuese, e drejta drejta tregtare etj...
administrative, e drejta penale, e • E drejta private formon nje sistem
drejta procedurale penale, e unik normash juridike, linjat e
drejta procedurale civile etj… pergjithshme te te cilit jepen nga
Kodi Civil…
• Ndarja ne te drejte publike dhe private nuk eshte nje ndarje rreptesisht e
percaktuar: ka raste kur elemente private dhe publike bashkeekzistojne ne te
njejten marredhenie dhe per pasoje norma te se drejtes private dhe te se
drejtes publike zbatohen njekohesisht per rregullimin e marredhenies;
• Dallimet:
• 1- palet qe marrin pjese ne marredhenie
• 2- Dallimi konsiston ne faktin se: a- normat e se drejtes publike kane
pergjithesisht karakter urdherues (imperativ) dhe nuk lejojne shmangie nga
urdheri I normes; ndersa e drejta private, perkundrazi, I le nje hapesire mjaft
te gjere autonomise se vullnetit dhe shumica e normave kane karakter
dispozitiv (lejues) si mjeti me I mire per te kenaqur interesat private te
personave dhe per t’u dhene atyre lirine e nevojshme per te vepruar dhe per
te realizuar veterregullimin e ketyre interesave;
• 3- zbatimi I parimit te barazise juridike te paleve;
(e drejta private mbeshtetet ne parimin e barazise juridike te paleve; ndersa
ne marredheniet qe rregullohen nga e drejta publike, si pasoje e ekzistences
se autoritetit te vecante qe mbart shteti, nuk ka gjithnje barazi te paleve;)
• Pabarazia ne te drejten publike justifikohet vetem nga parimi qe interesat e
pergjithshme ose te nje rendesie te madhe per ruajtjen dhe zhvillimin e
shoqerise, dominojne interesat me te vogla apo interesat qe u perkasin
individeve te vecante (shpronesimi per interesa publike)
E- E drejta objektive
• E drejta ne kuptimin objektiv F- E drejta subjektive
eshte nje teresi normash per • E drejta subjektive eshte e
rregullimin e marredhenieve drejta konkrete, e vecante
shoqerore, zbatimi I te cilave
sigurohet nepermjet zbatimit qe I takon nje personi te
te sanksioneve. caktuar.
• E drejta objektive mund te • Ajo perbehet nga dy
quhet ndryshe edhe si e drejte
pozitive. mundesi: a- mundesia qe
• E drejta objektive eshte subjekti te kryeje veprime
premise, kusht, per te caktuara dhe te lejuara
ekzistencen e se drejtes
subjektive. Nuk mund te kete nga norma juridike civile, si
te drejte subjektive pa te dhe nga b- mundesia per te
drejte objektive. kerkuar nga subjekti I
• E drejta objektive parashikon detyruar qe te kryeje ose te
kushtet e lindjes dhe te
realizimit te te drejtave mos kryeje veprime te
subjektive dhe menyrat e caktuara ne dobi te tij.
mbrojtjes se tyre.
Shteti dhe e drejta. Parimi I shtetit te se
drejtes.
• Nga njera ane shteti paraqitet si misherimi I vete idese te se drejtes,
si nje faktor I domosdoshem per t’I dhene efikasitetin e duhur
normes juridike. Nga ana tjeter, shteti nuk mund te veproje pa te
drejten, pasi pushteti I tij mbeshtetet ne normen juridike.
• Parimi I shtetit te se drejtes:
sipas ketij parimi edhe vete shteti I nenshtrohet te drejtes, duke
qene I detyruar te zbatoje ligjet e tij. (rule of lae; sundimi I se
drejtes)
• Funksionet e aparateve te shtetit dhe pushtetet e tyre rregullohen
me ligj.
• Ato ushtrojne sovranitetin e shtetit ne format dhe menyrat e
parashikuara nga ligji.
• Aparatet e shtetit jane te detyruara te respektojne parimin e
ligjshmerise. Ato mund te ushtrojne vetem pushtetet e njohura nga
ligji dhe vetem ne format dhe menyrat e parashikuara po prej ligjit.
Traditat kryesore ligjore. Perkatesia e se drejtes
civile shqiptare
• E drejta civile shqiptare e pare ne • Klasifikimi I sistemeve te se drejtes
aspekt makrokrahasues (ku e ka mbeshtetet ne:
vendin e drejta shqiptare ne a- kritere formale (sic jane burimet e se
klasifikimet sistematike te drejtes); (shtrohet ceshtja nese jane ose
sistemeve ligjore ne shkalle me te jo vendimet gjyqesore burim I se drejtes);
gjere; pra, ku eshte vendi I saj ne • b- kritere te jashtme (ekstraligjore);
“harten ligjore te botes”);
(kriteret e perdorura per kete klasifikim
kane te bejne me llojin e civilizimit, llojin
e ideologjise dhe politikes etj..);
• c- nje tjeter menyre klasifikimi eshte
kombinimi I dy kritereve te mesiperme;
(psh. perqendrimi njekohesisht ne
metoden ligjore si kriter, por njekohesisht
ne bazat filozofike, politike dhe
ekonomike te sistemit ligjor);
2- Familja e common lae dhe 3- familja
1- Familja e se drejtes civile e se drejtes socialiste

• Ndahet ne dy grupe te
medha: a- familja romaniste
dhe b- familja gjermanike;
• Ndryshimi midis tradites se te
drejtes civile dhe common
lae-t, qendron pikesepari ne
kritere formale, sic jane
burimet e se drejtes, menyra
e organizimit te se drejtes
dhe menyra e trajtimit te
materialeve ligjore;
Tradita e se drejtes shqiptare
• Ne Shqiperi, e drejta civile I perkiste familjes se te drejtes socialiste deri
para pak vitesh;
• E drejta socialiste u nda si nje familje me vete e se drejtes, nepermjet
perdorimit te faktoreve ekstraligjore dhe pikerisht te ideologjise dhe
struktures politike;
• Tradita e se drejtes civile shqiptare
• Perpara revolucioneve socialiste, vendet e se drejtes socialiste, perfshire
ketu edhe vendin tone, benin pjese ne familjen e se drejtes civile.
• Legjislacioni civil shqiptar I periudhes se para Luftes se Dyte Boterore,
konsistonte ne Kodin Civil te vitit 1929 dhe ne Kodin Tregtar te vitit 1932,
kode te cilet ishin pararendur nga zbatimi I se drejtes turke;
• (kodi civil shqiptar I 1929, u hartua nen ndikimin e drejtperdrejte te
modeleve romaniste te se drejtes private;
• Arsyet e ndjekjes se kesaj tradite: 1- juristet shqiptare te kohes kishin
studiuar ne France, Itali, Turqi (e drejta turke gjate shek. 19 ishte
influencuar nga e drejta franceze); 2- afersia territoriale me Italine dhe
vendet e tjera te tradites romaniste;
• Konkluzion: duke lene menjane influencen e se drejtes zakonore (e cila
vazhdoi te jetonte paralelisht me te drejten pozitive ne vendin tone pas
Luftes se Dyte Boterore), e drejta civile shqiptare qartesisht I perkiste
tradites se te drejtes civile.
Familja socialiste e se drejtes dhe e drejta shqiptare e
pas Luftes se Dyte Boterore
• Nisur nga kritere teknike (institutet e se drejtes civile, metodologjia
ligjore dhe organizimi I pergjithshem I se drejtes), sistemi I se drejtes
socialiste, nuk dallonte shume nga sistemi I se drejtes civile;
• Ndarja qe I eshte bere familjes socialiste nga pjesa tjeter e botes se te
drejtes civile eshte mbeshtetur ne kritere ideologjike;
• E drejta civile shqiptare, e cila para Luftes se Dyte Boterore, I perkiste
tradites se te drejtes civile, me ndryshimet qe pesoi pas luftes u rendit
ne familjen socialiste te se drejtes;
• 1- u shoqerizuan te gjitha mjetet e prodhimit; 2- u vendos nje kontroll
I rrepte mbi te gjitha aspektet e jetes sociale,3- marksizmi u pranua si
e vetmja ideologji sunduese;
• Gjithe sa me siper sollen ndryshime edhe ne sistemin ligjor ne
pergjithesi;
• Me ardhjen ne fuqi te komunisteve u shfuqizua I gjithe sistemi ligjor ne
Shqiperi; (me ligj 1945 “mbi abrogimin e dispozitave ligjore te
promulguara gjate okupacionit te huaj..)
• …nga viti 1945 deri ne 1957, legjislacioni civil I vendit tone ishte I varfer
dhe I pasistemuar…);
• Sistemimet e para fillojne me hyrjen ne fuqi te ligjit te ‘56 “Mbi
veprimet juridike dhe mbi detyrimet”;
• Ne kete ligj dukeshin qarte karakteristikat e se drejtes
socialiste, te cilat morren formen e tyre me te plote me Kodin
Civil te vitit 1981; ky legjislacion u hartua nen influencen e
Legjislacionit Civil te Bashkimit Sovietik);
• Eliminimi I prones private (me perjashtim te prones vetjake, e
domosdoshme per perdorimin ose konsumin vetjak te
njerezve);
• Ekonomia e centralizuar zevendesoi tregtine private…dhe e
drejta civile tradicionale mbeti e kufizuar vetem ne
marredheniet ndermjet personave fizike (shtetasve) ne raste te
kufizuara si: martesa, trashegimia dhe deri diku, pronesia mbi
banesat ne perdorim vetjak;
• Kontratat e humben rendesine e tyre dhe koncepti I lirise
kontraktore nuk ekzistonte; (marredheniet kontraktore u
rregulluan nga nje grup I ri rregullash ligjore qe absolutizonin
planin e shtetit);
• E drejta private u thith nga e drejta publike;
• Konkluzion: nje familje apo nje tradite ligjore,
nuk duhet kuptuar si nje grupim normash
juridike qe rregullojne institute te se drejtes si
pronesia, kontratat, por gjithashtu, si nje teresi
konceptimesh rreth natyres se ligjit, rolit te tij,
rreth parimeve baze mbi te cilat mbeshtetet
sistemi ligjor, rreth menyres se si behet ligji, si
zbatohet, si persoset e si u mesohet studenteve;
• Nga sa me siper, ngjashmerite teknike te
mbetura midis sistemit te familjes socialiste dhe
sistemit te se drejtes civile, behen te
paperfillshme perballe tipareve politike dhe
ideologjike qe e ndajne te drejten socialiste nga
tradita e se drejtes civile;
Klasifikime me moderne te se drejtes
• Ndarja ne tre grupe e sistemeve ligjore bashkekohore:
• 1- sistemet perendimore ose tradita ligjore perendimore (common lae dhe civil lae); ky
grup konsiderohet nga predominanca e idese se ligjit ku ligji eshte I ndare nga politika,
feja dhe tradita filozofike;
• 2- sistemet ligjore te vendeve ne zhvillim dhe te vendeve postkomuniste (Shqiperia);
• idea e ligjit nuk ka zene ende vend; si pasoje procesi politik dhe procesi ligjor nuk mund
te ndahen nga njeri-tjetri;
• Vleresimet politike kane tendencen te dominojne mbi ligjin;
• Ne kete grupim perfshihet edhe vendi yne;
• 3- tradita ligjore te lindjes (ketu perfshihen vende si Japonia, Kina, Irani dhe India ku
konfucianizmi, islami etj luajne nje rol te rendesishem.
• Konkluzion: A- e drejta shqiptare po rikthehet gradualisht ne traditen e se drejtes civile
prej se ciles ka ardhur;
• Megjithate ajo ka tipare te tranzicionit, te cilat e vecojne ate nga vendet e tjera te
tradites se te drejtes civile;
• Ne nje aspekt krahasues, e drejta shqiptare mund te futet ne kategorine e sistemeve te
se drejtes civile ne tranzicion, te influencuara nga sisteme te ndryshme brenda se
drejtes civile; dege te ndryshme te se drejtes civile shqiptare e kane burimin ne modele
te ndryshme;
• B- Gjithashtu, kthimi ne traditen e se drejtes civile, eshte I lidhur ngushte dhe me
ceshtjen e shtetit te se drejtes; dhe megjithe ndryshimet e bera, shteti I se drejtes eshte
ende nje sfide per te ardhmen e vendit tone me shume se nje realitet I diteve tona.
Veprimi I ligjit ne kohe (hyrja ne fuqi dhe shfuqizimi), hapesire
dhe ndaj personave
• Veprimi I ligjit ne kohe
• Ligji ne pergjithesi vepron (shtrin efektet e tij) nga dita e hyrjes ne fuqi deri ne
diten e shfuqizimit te tij. Momenti I hyrjes ne fuqi te ligjit percaktohet nga
Kushtetuta.
• 1- Hyrjen ne fuqi te ligjit, Kushtetuta e lidh me formalitetin e publikimit.
• Publikimi (a- e ben ligjin te njohur ne menyre te drejtperdrejte per cdo person
mbi te cilin ky ligj shtrin efektet e tij, madje edhe per ata persona qe jane ne
pamundesi absolute per te njohur ligjin; b- njohja e ligjit eshte njohje
abstrakte dhe e prezumuar; c- vlen parimi qe padijenia e ligjit nuk e
perjashton pergjegjesine;).
• 2- Shfuqizimi -NE MENYRE TE SHPREHUR: (a- percaktohet shprehimisht me
nje ligj te mevonshem; b- vendoset me referendum; c- si pasoje e nje vendimi
te Gjykates Kushtetuese;)
• - NE MENYRE TE HESHTUR: (a- normat e ligjit vijne ne kundershtim me normat
e nje ligji te ri; b- ligji I ri ben nje rregullim te ndryshem te marredhenieve ne
krahasim me ligjin e vjeter;).
• Pranohet se ligji I ri eshte me I mire se ligji I vjeter. Por zbatimi I tij, duke qene
I menjehershem ka te ngjare qe te cenoje interesat legjitime te subjekteve.
• Per kete arsye, ndonjehere eshte e veshtire te percaktohet nese eshte ligji I ri
apo I vjetri ai qe do te zbatohet ne nje situate te caktuar.
• Pergjithesisht pranohet se ligji rregullon vetem per
te ardhmen; kjo nenkupton se: a- ka efekt te
menjehershem; dhe b- nuk ka fuqi prapavepruese.
(nuk rregullon marredhenie qe jane krijuar para
hyrjes se tij ne fuqi; ligji nuk duhet te krijoje gjendje
pasigurie te subjektet e se drejtes).
• Per kete arsye, nje marredhenie e krijuar ne baze te
ligjit dhe ne perputhje me ligjin, duhet te
respektohet dhe te mbrohet, pavaresisht nga
menyra e rregullimit qe sjell ligji I ri.
• Por, ne jeten e perditshme rastet praktike jane aq te
larmishme, sa shpeshhere zbatimi I ketij rregulli nuk
eshte shume I thjeshte, por le hapesira per
interpretime. Dy teori jane zhvilluar njera pas tjetres:
teoria klasike dhe teoria moderne.
Teoria klasike dhe teoria moderne
Teoria klasike Teoria moderne
• Percakton dy raste situatash:
• Ka dallim midis te drejtave
• 1- ato qe lindin mbas hyrjes se
te fituara dhe te drejtave qe ligjit ne fuqi; dhe
pret te fitosh; • 2- ato qe kane lindur ose jane
• Psh. Nqs ligji I ri, modifikon realizuar plotesisht para hyrjes
ne fuqi te ligjit dhe per te cilat
rrethin e trashegimtareve zbatohet ligji I vjeter;
ligjore duke e ngushtuar • 3- VESHTIRESIA ne kete ndarje,
kete rreth, ai do te qendron ne situatat juridike te
cilat kane lindur para hyrjes ne
aplikohet menjehere, por fuqi te ligjit dhe vazhdojne te
jo per trashegimite tashme prodhojne pasoja edhe mbas
te celura, nepermjet te hyrjes se tij ne fuqi.
• Ne kete rast, parimi I zgjidhjes
cilave trashegimtaret ligjore se percaktuar nga juristet
nderkohe kane fituar qe ne franceze eshte I tille: ligji I ri
momentin e celjes se duhet zbatuar, por duhen
dalluar situatat ligjore nga ato
trashegimise (vdekja e kontraktore.
trashegimlenesit).
Teoria moderne
A- Situate ligjore B- Situate kontraktore
• Parimi I autonomise se vullnetit, sipas te cilit
• Ligji I ri do te palet lirisht percaktojne permbajtjen e kontrates,
rregulloje ne I kundervihet demtimit qe ligji I ri mund t’I sjelle
kete rast interesave te njeres pale ne dobi te pales tjeter.
• Ne fushen kontraktore, pranohet predominanca
vetem e ligjit te vjeter, I cili do te zbatohet derisa te
pasojat e permbushen plotesisht detyrimet e lindura nga
ardhshme, pa kontrata. (psh. Nje ligj qe kufizon perqindjet e
interesave ne nje kontrate, nuk mund te
ndryshuar zbatohet per kontratat e lidhura me pare. Por
pasojat edhe ketu ka nje PeRJASHTIM: nqs normat e ligjit
nderkohe te te ri vleresohen si norma te rendit publik, ato
jane imperative dhe do te zbatohen lidhur me
ardhura. pasojat e ardhshme te veprimit juridik; (psh. Nje
ligj I ri qe zgjat periudhen e lejeve te paguara
konsiderohet si rregullim I rendit publik dhe
eshte I detyrueshem per zbatim edhe per
punonjesit, kontratat e punes se te cileve jane
lidhur para hyrjes se tij ne fuqi, ndonese keto
kontrata parashikonin leje te pagueshme me te
shkurtra).
• Predominanca e ligjit te vjeter ne fushen e marredhenieve kontraktore eshte nje
perjashtim nga rregulli I pergjithshem;
• Nje perjashtim I dyte eshte ai I ligjit prapaveprues. Fuqia prapavepruese e ligjit eshte e
rralle.
• Fuqia prapavepruese zakonisht zbatohet ne kater raste:
• 1- kur ligji eshte konfirmues, pra kur ai nderhyn per te bere ligjore situata te paligjshme
deri ne ate kohe; (ligji per legalizimet)
• 2- kur ligji eshte interpretues, dmth kur synon t’u jape fund mosmarreveshjeve lidhur
me anet e erreta te nje ligji te meparshem. Ne kete rast ligji zgjidh konfliktet e krijuara
per shkak te ketyre aneve te erreta.
• 3- Ligji penal konsiderohet pjeserisht me fuqi prapavepruese, vetem ne ato raste kur ai
parashikon denim me te bute se ligji I meparshem;
• 4- Ligji procedural zbatohet edhe ne rastet e lindura para hyrjes se tij ne fuqi.
• Konkluzion: ligji civil zbatohet vetem per ato marredhenie juridike te cilat lindin mbas
hyrjes se tij ne fuqi. Ai nuk ka fuqi prapavepruese, pra nuk zbatohet per marredheniet
juridike te lindura para hyrjes se tij ne fuqi, dmth nen regjimin e ligjit te vjeter.
• Perjashtimisht, ligji civil mund te kete fuqi prapavepruese, por vetem kur nje gje e tille
parashikohet nga ligji ne menyre te shprehur.
2- Veprimi I ligji ne hapesire (neni 116 I Kushtetutes se
Republikes se Shqiperise)
• Aktet normative te nxjerra nga Kuvendi I Republikes • Ndersa aktet
normative te
se Shqiperise, nga Keshilli I Ministrave, nga ministrat organeve te
dhe nga organet drejtuese te institucioneve te tjera pushtetit lokal e
qendrore kane fuqi ne te gjithe territorin e Republikes shtrijne veprimin e
tyre vetem ne
se Shqiperise. territorin e njesise
• Aktet normative qe kane fuqi ne gjithe territorin e administrative ku
R.Sh. Jane: Kushtetuta, marreveshjet nderkombetare ato veprojne.
• Por, norma te se
te ratifikuara, ligjet, aktet normative te Keshillit te drejtes shqiptare
Ministrave dhe aktet normative te ministrave dhe te mund te zbatohen
organeve te tjera qendrore brenda sferes se edhe ne territorin
juridiksionit te tyre. e shteteve te tjera,
ne kushtet e
• Por mund te ndodhe qe nje akt normativ, I cilesuar ne percaktuara nga
Kushtetute si “me fuqi ne gjithe territorin e R.Sh,”, ne ligji si dhe ne rastet
e aplikimit te
fakt, te kete fuqi vetem mbi nje pjese te territorit. normave te se
• Kjo ndodh –kur akti normativ e percakton nje gje te drejtes
nderkombetare
tille ose kur kjo rezulton nga vete permbajtja e aktit. private.
3- Veprimi I ligjit ndaj personave (A- persona shqiptare; B-
shtetas te huaj; C- shtetas shqiptare jashte territorit te vendit
tone)
• 1- E drejta shqiptare, si rregull, e shtrin veprimin e saj ndaj te gjithe
personave fizike dhe juridike shqiptare; (parimi I barazise: te gjithe jane te
barabarte para ligjit..<neni 18/1 I Kushtetutes>)
• Megjithate, ka norma juridike qe zbatohen vetem ndaj personave fizike
(normat ne lidhje me marredhenie familjare si martesa etj), ose vetem ndaj
personave juridike apo vetem ndaj nje kategorie te caktuar personash
juridike. (karakteri I kufizuar I sferes se veprimit te normes juridike ndaj
personave, ne keto raste, rezulton nga vete permbajtja e normes);
• 2- normat e se drejtes civile shqiptare e shtrijne veprimin e tyre edhe ndaj
shtetasve te huaj; (“te huajte gezojne po ato te drejta dhe detyrime qe u
njihen shtetasve shqiptare, pervec perjashtimeve te caktuara me ligj”,- neni
3 I Kodit Civil; “te drejtat dhe lirite themelore, si dhe detyrimet e
parashikuara ne Kushtetute per shtetasit shqiptare, vlejne njelloj edhe per
te huajte e per personat pa shtetesi ne territorin e R.Sh., me perjashtim te
rasteve kur Kushtetuta e lidh ne menyre te posacme me shtetesine
shqiptare ushtrimin e te drejtave e lirive te caktuara”,- neni 16 I
Kushtetutes;
• Psh., nje rast perjashtimi I caktuar me ligj eshte psh. Perjashtimi qe
ben neni 5/2 I ligjit nr. 7980, date 27.7.1995 “Per shitblerjen e trojeve”
lidhur me blerjen e truallit nga persona fizike ose juridike te huaj;
“personave fizike apo juridike te huaj u lind e drejta te blejne truall
pasi te kene arritur kryerjen e investimeve ne perputhje me lejen e
ndertimit, deri ne nje vlere jo me te vogel se tre here vlera e truallit
sipas percaktimit te Keshillit te Ministrave”;
• Ose kufizime per personat fizike e juridike te huaj mund te vendosen
edhe ne zbatim te parimit te reciprocitetit, kur te njejtat kufizime
vendosen nga nje shtet tjeter ndaj personave fizike ose juridike
shqiptare; psh. Ligji nr. 7980, date 27.7.1995 “Per shitblerjen e
trojeve” neni 5/6, I cili lidhur me blerjen e truallit per ndertimin e
selive te misioneve te shteteve ose organizatave nderkombetare,
percakton se: “perfitimi nga kjo e drejte behet mbi baze reciprociteti,
duke perfituar ai shtet qe I njeh te njejten te drejte shtetit shqiptar”;
• 3- E drejta civile shqiptare zbatohet edhe ndaj shtetasve shqiptare
jashte territorit te R.Sh., nqs ai ka te beje me gjendjen dhe zotesine e
personave dhe me statusin e tyre personal.

You might also like