You are on page 1of 8

Burimi i materialit: Armand Krasniqi, Edmond Beqiri dhe Alma Shehu Lokaj, ‘’ E drejta bankare: bankat

dhe e-banking’’, 2017 Prishtinë

BANKAT, PUNËT BANKARE DHE


LETRAT ME VLERË (KAMBIALI, ÇEKU)
E DREJTA BANKARE

Termi e ‘’drejta bankare’’ buron nga e drejta biznesore amerikane (Bank Law), që është shfrytëzuar si
sinonim për marrëdhënie specifike të së drejtës biznesore. Si e tillë, e drejta bankare paraqet një
disciplinë relativisht të re juridike, e cila është krijuar në vitet e fundit të shekullit XX. Zhvillimi dinamik i
marrëdhënieve afariste, e posaçërisht zhvillimi i qarkullimit të pagesave nacionale dhe ndërkombëtare
rrjedhimisht kanë sjellë edhe krijimin e marrëdhënieve të reja juridike, e njëra prej tyre është edhe e
drejta bankare. Bankat dhe institucionet financiare janë pjesë përbërëse e rëndësishme e sistemit
ekonomik të secilit shtet. Pikërisht për shkak të punëve dhe veprimtarive specifike të cilat i ushtrojnë
bankat dhe organizatat e tjera financiare me ekonomi të zhvilluar më heret kanë formuar një disciplinë
të veçantë shkencore e cila njihet me emrin e Drejta Bankare.

Në Kosovë, e drejta bankare është konsoliduar si degë e pavarur në kuadër të sistemit juridik-ekonomik.
Edhe pse rregullat bankare kanë lindur dhe kanë ekzistuar në kuadër të së drejtës civile, me kalimin e
kohës pasi bankierët janë konsideruar tregtar dhe veprimtaria e tyre është cilësuar si veprimtari
tregtare, rregullat e së drejtës bankare e kanë gjetur vendin në kuadër të së drejtës tregtare. Prandaj,
sot e drejta bankare paraqet një degë të së drejtës tregtare me specifikat të cilat e karakterizojnë dhe të
cilat e dallojnë atë në raport me degë të tjera në kuadër të së drejtës tregtare.

Kur flasim për lëndën e të drejtës bankare, mund të themi se përmbajtja e të drejtës bankare e çdo
shteti mvaret nga kushtet shoqërore-politike, ekonomike, historike si dhe kushtet tjera të cilat ekzistojnë
në çdo shtet. Në Kosovë, e drejta bankare paraqet një degë të së drejtës tregtare, prandaj edhe rregullat
e qarkullimit me të mira biznesore janë të vlefshme edhe për të drejtën bankare, natyrisht me disa
modifikime në përmbajtjen e tyre.

Vështruar nga ky aspekt, e drejta bankare paraqet një tërësi të normave juridike me të cilat rregullohen
marrëdhëniet në mes institucioneve bankare dhe institucioneve të tjera financiare me organet dhe
institucionet shtetërore , duke përfshirë këtu edhe normat juridike të cilat i rregullojnë marrëdhëniet e
ndërsjellta të këtyre organizatave në njërën anë dhe marrëdhëniet e tyre me personat tjerë fizik dhe
juridik në anën tjetër.

BURIMET FORMALE TË SË DREJTËS BANKARE

Si burime formale të së drejtës bankare na paraqiten:

1|Page
Burimi i materialit: Armand Krasniqi, Edmond Beqiri dhe Alma Shehu Lokaj, ‘’ E drejta bankare: bankat
dhe e-banking’’, 2017 Prishtinë

 Kushtetuta- Sistemi bankar në Republikën e Kosovës është i organizuar dhe funksionon


sipas parimeve të tregut të lirë. Në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës, Banka Qëndrore e
Kosovës është subjekt juridik publik që ka autonominë administrative, financiare dhe
menaxhuese;
 Ligjet- janë burime të shkruara më të rëndësishme të së drejtës. Sistemi bankar në Kosovë
është i organizuar në dy nivele. Në nivelin e parë bënë pjesë Banka Qëndrore e Kosovës,
ndërsa në nivelin e dytë bëjnë pjesë bankat dhe degët e bankave të vendit apo të huaja si
dhe subjektet financiare jo-bankare që licencohen nga BQK. BQK e ushtron veprimtarinë e
vet në bazë të Ligjit për Bankën Qëndrore të Kosovës, ndërsa sistemi bankar në Kosovë
veprimtarinë e saj e ushtron në bazë të Ligjit për Banka, Institucione Mikrofinanciare dhe
Institucione Financiare Jo Bankare.
o Ligji për BQK parasheh dispozita lidhur me kompetencat e BQK-së dhe
fushëveprimtarinë e vet, pavarësinë e BQK-së në funksion të arritjës së objektivave
të përcaktuara me ligj. BQK është pasardhëse e Autoritetit Qëndror Bankar që ka
funksionuar gjatë administrimit të UNMIK-ut dhe është subjekt juridik publik. Ligji
për Bankat
o Ligji për Bankat, IMF-të dhe IFJB-përcakton parimet kryesore të ushtrimit të
veprimtarisë bankare dhe veprimtarive të tjera financiare në Kosovë, procedurat
dhe rregullat kryesore të licencimit dhe të mbikqyrjës së sistemit bankar në Kosovë.
o Kuadri ligjor i sistemit bankar dhe financiar në Kosovë përbëhet edhe nga një
numër i ligjeve tjera siç janë:
 Ligji për sistemin e pagesave
 Ligji mbi themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet
financiare në Kosovë.
o Bankat e rendit të dytë në Kosovë duhet të jenë të regjistruara në ARBK si shoqëri aksionare
sipas Ligjit për Shoqëri Tregtare, dhe duhet patjetër të kenë licencë të BQK-së e cila lëshohet
sipas Ligjit për Bankat, IMF-të dhe IFJB-të. Nga kjo del se Ligji për Shoqëritë Tregtare është
tjetër burim formal i së drejtës bankare.
 Konventa dhe aktet ndërkombëtare- janë poashtu burim formal i së drejtës bankare.
 Aktet nënligjore- Disa nga aktet të cilat i nxjerrin bankat qëndrore të vendeve konsiderohen
burime të së drejtës bankare. Në mesin e tyre, rëndësi të veçantë kanë rregullat, rregulloret,
udhëzimet, dhe vendimet.
 Doket (zakonet) afariste- Zakonet kanë një ndikim gjithnjë më të madh për rregullimin e
marrëdhënieve afariste edhe në sferën bankare. Mjafton që zakoni të ekzistojë dhe të zbatohet.
Sot zakonet argumentohen shumë lehtë ‘’kështu ka ndodhë më parë’’. Në të drejtën bankare
nuk kërkohet zbatimi afatgjatë i një zakoni që të mund të vërtetohet se ai me të vërtetë
ekziston. Edhe Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve rregullon doket (zakonet) afariste dhe
kërkon që ato të merren në konsideratë kur duhet vlerësuar sjellja e kërkuar dhe efektet e saj
në marrëdhëniet e detyrimeve të subjekteve të detyrimeve.
 Uzansat- Uzansat janë doke (zakone) të grumbulluara, të sistematizuara dhe të publikuara nga
ana e organit përkatës të autorizuar. Ato ndahen në uzansa të përgjithshme dhe uzansa të

2|Page
Burimi i materialit: Armand Krasniqi, Edmond Beqiri dhe Alma Shehu Lokaj, ‘’ E drejta bankare: bankat
dhe e-banking’’, 2017 Prishtinë

veçanta. Uzansat e përgjithshme vlejnë për të sferën e marrëdhënieve bankare, e ato të


veçanta vlejnë për një kategori të caktuar të marrëdhënieve bankare. Uzansat mund të kenë
karakter dispozitiv- pra palët mund t’i ndryshojnë ato me vullnetin e tyre, dhe mund të kenë
karakter imperativ- ku palët nuk mund t’i ndryshojnë ato me vullnetin e tyre. Në Kosovë, për
grumbullimin, sistemimin dhe publikimin e uzansave tregtare është e autorizuar Oda Ekonomike
e Kosovës.
 Kushtet e përgjithshme të biznesit bankar- këto konsiderohen burime juridike të së drejtës
bankare dhe sipas rregullit këto i nxjerrë Banka Qëndrore dhe bankat e rendit të dytë dhe të
cilat synojnë rregullimin e marrëdhënieve ndërmjetë klientit dhe bankës. Përmes kushteve të
përgjithshme synohet të unifikohen dhe racionalizohen raportet që lindin mes bankës dhe
klientëve sipas vullnetit të lirë dhe në suaza të ligjit.
 Kontratat tip dhe formulare- gjithashtu shfrytëzohen kudo në botë dhe këto krijohen nga vet
bankat dhe me to synohet të arrihet unifikimi i veprimtarisë së biznesit bankar duke e bërë atë
më të shpejtë dhe më efikas.
 Praktika gjyqësore dhe e arbitrazhit- Në kohën e fundit në të drejtën tonë praktika gjyqësore
dhe ajo e arbitrazhit nuk konsiderohen të jenë burim formal i së drejtës. Gjykata gjykojnë në
bazë të kushtetutës dhe ligjeve, dhe interpretimi gjyqësor i normave juridike në bazë të cilave
merret një vendim i formës së prerë, nuk e detyron gjykatën që edhe në të ardhmën të
interpretojë njejtë dispozitat juridike e as të merrë një vendim të tillë në një kontest të
mëvonshëm. Nëse vendimin e ka marrë gjykata e instancës më të lartë, në këtë rast gjykatat më
të ulëta zakonisht e miratojnë këtë praktikë në mënyrë që vendimi i tillë të mos mund të
anulohet në procedurën ankimore.

SUBJEKTET E SË DREJTËS BANKARE

Si subjekte të së drejtës bankare janë banka dhe komitenti (klienti).

 BANKAT
o Sipas punëve të cilat i realizon, bankat- ndahen në:
 Banka emisionare (banka e cila realizon shtypjen e të hollave gjegjësisht
mjeteve tjera për pagesë siç është Banka Qëndrore e Kosovës);
 Banka depozitare- të cilat pranojnë nga klientët para, sende të çmueshme dhe
letra me vlerë për ruajtje;
 Banka hipotekare- të cilat me qëllim të sigurimit të kredisë, klienti iu vë në
dispozicion pronën e patundshme mbi të cilën vendoset hipoteka;
 Banka biznesore-komerciale- e cila zhvillon veprimtarinë bankare në llogari të
shoqërive tregtare.
o Sipas hapësirës të ushtrimit të veprimtarisë, bankat ndahen në:
 Banka ndërkombëtare- të cilat paraqiten me rastin e rregullimit të qarkullimit
të pagesave në sferën e biznesit ndërkombëtar;

3|Page
Burimi i materialit: Armand Krasniqi, Edmond Beqiri dhe Alma Shehu Lokaj, ‘’ E drejta bankare: bankat
dhe e-banking’’, 2017 Prishtinë

 Bankat kombëtare- të cilat themelohen sipas kornizës ligjore të një shteti dhe
me seli në atë shtet, por që veprimtarinë e vet mund ta ushtrojnë si në planin
kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar;
 Banka lokale- të cilat themelohen në një territor të vogël siç është bashkia,
qyteti etj.

Meqë e drejta bankare nuk merret vetëm me bankat por edhe me institucionet e tjera financiare të cilat
nuk janë banka, atëherë edhe këto institucione (institucionet mikrofinanciare dhe institucionet
financiare jo bankare) janë po ashtu subjekte të së drejtës bankare. Dallimi mes këtyre dhe
institucioneve financiare dhe bankave është se vetëm bankat mund të pranojnë nga klientët para, sende
të çmueshme dhe letra me vlerë për ruajtje, pra depozita.

 KOMITENTI (Klienti i Bankës)- në cilësi të komitentit mund të paraqiten personat fizik dhe
personat juridik.
o Në varësi të marrëdhënieve të ndërsjellta biznesore me bankën, klientët mund të jenë
të përhershëm , përkohshëm dhe kalimtar.
o Varësisht nga puna juridike që lidhin me bankën, komitenti mund të jetë kreditor ose
debitor i bankës. Në cilësinë e kreditorit, komitenti paraqitet në rast të kontratave për
kursim, kontratës mbi depozitën, ndërsa si debitor paraqitet në rast të kontratës së
kredisë.

Elementi thelbësor i çdo kontrate bankare është detyrim i pagesës, pra lëndë e këtyre kontratave janë
paratë të cilat janë pranuar në cilësi të mjeteve të ligjshme në një vend të caktuar.

LETRAT ME VLERË – TITUJTË FINANCIAR

Letrat me vlerë janë dokumente të veçanta të cilat në formë të shkruar përmbajnë ndonjë të drejtë
civile ose të drejtë tjetër që është e lidhur me vet dokumentin. Karakteristikë kryesore e letrave me
vlerë është se ato paraqiten si surrogate (zëvendësim) i parave dhe konsiderohen dokumente zyrtare
dhe afariste të cilat zëvendësojnë pjesërisht paranë dhe kanë disa veti të përbashkëta me to (shërbejnë
si mjet pagese në situatat kur mungon paraja efektive-kartmonedha ose monedha). Ai që e lëshon
dokumentin obligohet ta realizojë detyrimin e inkorporuar në atë dokument ndaj personit tjetër i cili
është ligjërisht në posedim të dokumentit.

Bartja dhe realizimi i të drejtave nga dokumenti nuk mund të bëhet pa dokumentin-letrën me vlerë, për
arsye se në letrat me vlerë ekziston e drejta mbi letrën me vlerë dhe e drejta në të drejtat që përmban
letra me vlerë. Letra me vlerë nuk konsiderohet si e tillë nëse nuk përmban ndonjë të drejtë pronësore
edhe pse janë të rëndësishme për krijimin e ndonjë të drejte të tillë si p.sh. testamenti.

Burimi i të drejtave

4|Page
Burimi i materialit: Armand Krasniqi, Edmond Beqiri dhe Alma Shehu Lokaj, ‘’ E drejta bankare: bankat
dhe e-banking’’, 2017 Prishtinë

Burimi themelor i të drejtave për letrat me vlerë është Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve. Disa nga
letrat me vlerë janë të rregulluara me ligje të veçanta. Deri më tani në Kosovë nuk ka ligje të cilat
detajisht rregullojnë tregun e letrave me vlerë dhe instrumenteve të tjera financiare, aksioneve, etj.

Karakteristikat themelore të letrave me vlerë

Pavarësisht llojeve të ndryshme të letrave me vlerë, si karakteristika të përbashkëta të letrave me vlerë


janë si në vijim:

o Çdo letër me vlerë ka formë të shkruar. Forma e shkruar e letrës me vlerë parashihet në LMD.
o Letra me vlerë duhet të përmbajë në veti ndonjë të drejtë pronësore të inkorporuar në atë letër
me vlerë që është bartshme në personin tjetër. Krahas të drejtës pronësore, letra me vlerë
mund të përmbajë edhe ndonjë të drejtë tjetër. Zotëruesi i letrës me vlerë mund të ketë kërkesë
financiare nga ajo letër (çeku, kambiali); kërkesë për dorëzimin e mallit (fletmagazinimi); të
drejtën e anëtarësisë (posedimin me aksione) që është e drejtë pronësore dhe paraqet bazë për
kërkimin e dividentës. Letrat të cilat përmbajnë më shumë se një të drejtë por jo të drejtë
pronësore nuk është letër me vlerë, pa marrë parasysh rëndësinë e tyre (diploma e fakultetit,
çertifikata e shtetësisë etj.).
o E drejta e letrës me vlerë është e inkorporuar në letrën me vlerë (parimi i inkorporimit) që do të
thotë se e drejta është pjesë e pandashme e letrës me vlerë. Zotëruesi i ligjshëm i letrës me
vlerë mund të realizojë të drejta nga letra me vlerë.

Elementet thelbësore të letrave me vlerë

Letra me vlerë konsiderohet vetëm ato dokumente që përmbajnë elementet thelbësore si në vijim:

o Shënimin e letrës me vlerë


o Firma, respektivisht emri dhe selia, apo emri dhe vendbanimi i atij që e lëshon letrën me vlerë
o Firma, respektivisht emri i personit që emërohet si përfitues
o Shënimi i saktë i detyrimit të atij që e lëshon letrën me vlerë, pra detyrimi që lindë nga vet letra
me vlerë
o Nënshkrimi i atij që e lëshon letrën me vlerë.

Ndarja e letrave me vlerë

Letrat me vlerë mund të klasifikohen sipas shumë kritereve.

o Sipas llojit të së drejtës së inkorporuar në letrën me vlerë ato mund të klasifikohen në:
o Letra me vlerë që në vete përmbajnë një të drejtë sendore në pasuri të luajtshme apo të
paluajtshme (siç është hipoteka) apo ndryshe që quhen letra me vlerë reale;
o Letrat juridike detyruese- që përmbajnë ndonjë të drejtë detyruese siç është kambiali,
çeku, letrat e kreditit, dhe aksionet dhe ndryshe njihen edhe si letra me vlerë monetare.
o Sipas mënyrës së përcaktimit të mbajtësit të të drejtave, letrat me vlerë ndahen në:
o Letra me vlerë sipas prurësit – këto letra me vlerë nuk përmbajnë të dhëna në lidhje me
shfrytëzuesin e tyre por supozohet se zotëruesi i letrës me vlerë ka të drejtën në

5|Page
Burimi i materialit: Armand Krasniqi, Edmond Beqiri dhe Alma Shehu Lokaj, ‘’ E drejta bankare: bankat
dhe e-banking’’, 2017 Prishtinë

kërkesën e shkruar në letrën me vlerë dhe të njejtën e ka arritur në mënyrë të


ndershme.
o Letra me vlerës sipas urdhërit- këto dokumente përmbajnë emrin e zotëruesit të saj
dhe po ashtu përmbajnë klauzolën sipas të cilës zotëruesi mund me urdhërinë e vet ta
autorizojë personit tjetër si zotërues të dokumentit. Kjo klauzolë njihet si klauzola e
indosamentit.
o Letra me vlerë me emër- këto dokumente përmbajnë ekskluzivisht emrin e zotëruesit
dhe si zotërues ligjor i letrave me vlerë me emër konsiderohet personi emri i të cilit
është shënuar në letrën me vlerë, apo personi në emër të të cilit është bartë ajo letër
me vlerë në mënyrë të ligjshme.
o Varësisht nga subjekti që emeton letra me vlerë, ato mund të jenë:
o Shtetërore (emetohen nga Ministria e Financave, Banka Qëndrore ose Institucionet
Tjera Shtetërore siç janë obligaionet, bonot e thesarit);
o Private (emetohen nga ndërmarrjet private, bankat ose qytetarët).

KAMBIALI

Kambiali është letër me vlerë me urdhër, me të cilin emetuesi apo lëshuesi i saj (trasanti) i jep urdhër pa
kusht personit tjetër (trasatit) që shfrytëzuesit të dokumentit (remitentit) t’ia paguaj shumën e caktuar
të parave. Kambiali ka disa funksione:

 Është mjet pagese


 Është mjet kreditues
 Është mjet për sigurimin e kredisë.

Në Kosovë materia e kambialit nuk është e rregulluar me ligj prandaj edhe këto letra me vlerë nuk
gjenden në qarkullim në vendin tonë.

Parimet e kambialit

Këto janë parimet e kambialit:

o Parimi i formalitetit- kambiali është dokument formal, dhe duhet të plotësohet kushti me
shkrim në mënyrë që të konsiderohet si kambial.
o Parimi i inkorporimit- nuk mund të krijohet detyrimi me kambial pa ekzistimin e dokumentit
mbi kambialin.
o Parimi i detyrimit fiks- te drejtat dhe detyrimet duhet të theksohen në dokumentin e kambialit.
o Parimi i rigorozitetit- kambiali është dokument rigoroz sidomos ndaj debitorit. Rigoroziteti është
material dhe formal. Rigoroziteti material buron nga pavarësia e punës juridike me rastin e së
cilës është lëshuar kambiali, ndërsa rigoroziteti formal pasqyrohet në veprimet e definuara që
janë të obliguara të cilat duhet të ndërmerren për t’u siguruar dhe realizuar kërkesa nga
kambiali.

6|Page
Burimi i materialit: Armand Krasniqi, Edmond Beqiri dhe Alma Shehu Lokaj, ‘’ E drejta bankare: bankat
dhe e-banking’’, 2017 Prishtinë

o Parimi i solidaritetit-nëse debitori kryesor i kambialit nuk e paguan shumën e theksuar në


kambial, borxhlinjtë tjerë sipas kambialit në mënyrë solidare janë përgjegjës për të paguar atë
shumë.
o Parimi i pavarësisë – çdo borxhli me nënshkrimin e kambialit e merr detyrimin e pavarur. Pra
përveç përgjegjësisë solidare është edhe përgjegjësia personale.
o Parimi i drejtpërdrejtshmërisë- kreditori mund ta kërkojë pagesën nga cilido debitor nëse
debitori kryesor nuk paguan.

ÇEKU

Çeku është letër me vlerë me të cilën lëshuesi (trasanti) i jep urdhër trasatit që zotëruesit të çekut
(remitentit) ose vet trasantit t’ia paguajë shumën e parave të theksuara në dokument. Përdoret shumë
shpesh dhe funksioni parësor i saj është ta zëvendësojë paranë e gatshme, meqë paraqitet si mjet
pagese.

Elementet thelbësore të çekut

Çeku është dokument i shkruar dhe karakterizohet me elemente të veçanta siç janë:

o Fjala ose shenja se është çek


o Udhëzimi-urdhëri i pakusht që të paguhet shuma e caktuar nga mbulesa e trasantit
o Emri i trasatit (ai që duhet bërë pagesën)
o Vendi ku bëhet pagesa
o Dita dhe vendi i lëshimit të çekut
o Nënshkrimi i trasantit

Llojet e çeqeve

Çeqet ndahen sipas mënyrës në të cilën është definuar poseduesi i të drejtave që burojnë nga çeku:

o Sipas urdhërit-njësojë si më lartë tek ndarja e Letrave me Vlerë


o Sipas prurësit-njësojë si më lartë tek ndarja e Letrave me Vlerë
o Alternativ – është ai çek i cili krahas shënimit të emrit të remitentit përmban edhe klauzolën
‘’ose prurësit’’ ashtu që trasati mund t’ia paguajë shumën e cekur në çek.

Veprimet në lidhje me çekun

Janë disa veprime në lidhje me çekun e ato janë emetimi i çekut, bartja apo kalimi i çekut, avalimi i çekut
dhe pagesa e çekut.

o Emetimi i çekut-është veprimi i parë me çekun. Çdokush me zotësi veprimi që ka mbulesë të


mjaftueshëm të çekut në të holla në bankë mund të emetojë çekun. Ky person njihet si trasanti.
Nëse nuk ka mbulesë të çekut, emetuesi i çekut i nënshtrohet përgjegjësisë civile dhe penale.
Emetimi i çekut pa mbulesë është vepër penale dhe kundërvajtëse. Përgjegjësia civile e

7|Page
Burimi i materialit: Armand Krasniqi, Edmond Beqiri dhe Alma Shehu Lokaj, ‘’ E drejta bankare: bankat
dhe e-banking’’, 2017 Prishtinë

emetuesit të çekut pa mbulesë krijon detyrime që zotëruesit të çekut t’ia paguajë dëmin e
shkaktuar.
o Bartja apo kalimi i çekut- Çeku mund të bartet me indosament në çekun sipas urdhërit dhe me
cesion në çekun me emër, ose me dorëzimin e thjeshtë kur kemi të bëjmë me çekun sipas
prurësit. Ajo çfarë është me rëndësi te çeku sipas urdhërit që bartet me indosament është se
bartja duhet të jetë e pakusht, dhe ekzistimi i çfarëdo kushti do ta bëjë çekun të pavlefshëm.
o Avalimi i çekut- avali është garanci për çekun me të cilin dikush tjetër nga emetuesi i saj, me
nënshkrimin e vet në çek garanton se shuma e cekur në çek do të paguhet. Avali nuk është i
detyrueshëm për ekzistimin e çekut. Avaluesi garanton në cilësinë e personit që ka dhënë avalin.
Detyrimi i tij është solidar, i drejtpërdrejtë dhe i pavarur.
o Pagesa e çekut- Çeku arrin për pagesë në të parë. Trasati është i obliguar që shumën e shënuar
në çek ta paguaj menjëherë kur i njejti prezantohet për pagesë nëse për të ka mbulesë. Nëse
zotëruesi i çekut nuk e prezanton çekun me kohë për pagesë i humb e drejta e regresit ndaj
debitorëve të çekut. Trasati ka për detyrë që shumën e theksuar në çek ta paguajë në tërësi.

8|Page

You might also like