You are on page 1of 11

8.

3 BUXHETI I QEVERISË

FJALË KYÇE: Buxhet, të ardhura qeveritare,


shpenzime qeveritare, shpenzime korente,
shpenzime kapitale
⚫ Buxheti i qeverisë është një plan financiar që përmbledh të ardhurat dhe shpenzimet e
parashikuara të tij për një periudhë kohore prej një viti.

⚫ Shpenzimet e buxhetit përbëhen nga dy grupe kryesore:

1. Shpenzime korente

• Shpenzimet për pagat e punonjësve të institucioneve publike


• Interesat e borxhit
• Shpenzimet operative për mirëmbajtje
• Subvencione
• Ndihma ekonomike, pagesa e paaftësisë dhe papunësisë
• Fondet speciale
• Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
• Shpenzimet për Pushtetin vendor
⚫ Shpenzimet kapitale - Këto shpenzime lidhen me investime kapitale që bën
qeveria, por që efektet ekonomike të tyre shfaqen në vitet në vazhdim. Këto
shpenzimet përfshijnë:

• investimet në arsim, shëndetësi, kërkim shkencor;

• ndërtimin e godinave publike;

• ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, digjitalizimi i sektorëve përparësorë; etj


Te ardhurat e qeverise
⚫ Të ardhurat qeveritare - Të ardhurat e buxhetit të çdo vendi ndahen në dy grupe
themelore:
• të ardhura tatimore
• të ardhura doganore

⚫ Të ardhurat tatimore përbëjnë grupin më të madh të të ardhurave të buxhetit të një


vendi.

• Të ardhurat nga TVSH-ja për mallrat e shërbimet e shitura brenda vendit;


• Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin;
• Të ardhurat nga tatimi i të ardhurave personale;
• Të ardhurat nga taksat kombëtare;
• Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, (DPT).
Pse paguajmë taksa?
⚫ Taksat përdoren për të paguar shpenzimet qeveritare. Qeveritë, si qendrore ashtu edhe
vendore, paguajnë për shërbime si: mbledhja e plehrave, rregullimi i rrugëve, stacionet e
policisë dhe të zjarrfikësve dhe gjykatat.

⚫ Taksat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shkallën e barazisë apo pabarazisë në


shpërndarjen e të ardhurave të një shoqërie.

⚫ Taksat mund të përdoren edhe për uljen e konsumit të produkteve të dëmshme për
ambientin apo dhe për shëndetin e njeriun si duhani, alkooli, karburantet.

⚫ Qeveritë përdorin taksat edhe për të stabilizuar ekonominë, ose për ta mbajtur atë të
qëndrueshme.

⚫ Qeveritë mund t’i përdorin taksat edhe për të ndikuar në mënyrën se si njerëzit i
shpenzojnë paratë.
8.5 DEFICITI BUXHETOR

FJALË KYÇE : deficiti buxhetor, tepricë


buxhetore, buxhet i balancuar, borxh
publik, borxh i brendshëm, borxh i jashtëm
Ç’është deficiti buxhetor?
⚫ Deficit buxhetor - ndodh kur qeveria shpenzon më shumë sesa të ardhurat
që ka grumbulluar nëpërmjet sistemit të taksave.

⚫ Kur shpenzimet qeveritare janë më të ulëta sesa të ardhurat që janë siguruar


nëpërmjet taksave, atëherë kemi tepricë buxhet.

⚫ Kur shpenzimet qeveritare janë të barabarta me të ardhurat qeveritare


atëherë kemi një buxhet te balancuar.
Mënyrat për të ekuilibruar buxhetin, pra për të
mbuluar deficitin janë:

⚫ reduktimi i shpenzimeve publike;

⚫ rritja e taksave/tatimeve, duke supozuar që ato nuk do të ngadalësojnë


aktivitetin ekonomik.

⚫ huamarrja, por ka një kosto shtesë, meqenëse duhet të paguhen interesat;

⚫ përdorimi i rezervave - paraprakisht të akumuluara prej tepricave buxhetore


të realizuara gjatë viteve të mëparshme;

⚫ emetimi i parave shtesë nga Banka Qendrore.


Borxhi publik
⚫ Borxhi publik - përfshin shumën e huave shtetërore dhe të interesave të
pashlyera deri në momentin e llogaritjes së tyre.

⚫ Borxhi publik ndahet në borxh të brendshëm (të marrë nga agjentët ekonomikë
rezidentë në vend) dhe borxh të jashtëm (të marrë nga shtete të tjera ose
organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare).

⚫ Borxhet merren nga bankat, individët, Banka e Shqipërisë , institucione


financiare dhe institucione jo financiare.
Pikëpamje pro dhe kundër deficitit
buxhetor dhe borxhit publik.
Ekonomistët që mbrojnë borxhin dhe deficitin buxhetor, zakonisht sjellin këto
argumente:

⚫ Gjatë periudhave të rënies ekonomike një deficit buxhetor luan një rol të
rëndësishëm për stabilizimin e ekonomisë duke kufizuar edhe rritjen e
papunësisë.

⚫ Sasia e borxhit nuk mund të gjykohet nga pikëpamja e shumës në vlerë të saj,
por duke e krahasuar me vlerën e produktit të përgjithshëm të vendit (PPB).

⚫ Deficiti buxhetor ka kosto ekonomike, por ajo varet nga klima ekonomike e
vendit.
Ekonomistët që janë kundër deficitit buxhetor dhe borxhit
publik përdorin këto argumente:

⚫ Borxhi ka kosto. Niveli i lartë i borxhit do të thotë që shumë para të taksapaguesve


shkojnë për të paguar interesat.

⚫ Deficiti i lartë shoqërohen me presione inflacioniste, sidomos kur qeveria, për mbulimin e
tyre, përdor rrugën e emetimit të parave shtesë.

⚫ Deficiti i lartë nëpërmjet normave të larta të interesit, pengojnë investimet private, sepse
vështirësohet marrja e kredive.

⚫ Qeveritë, që kanë nivele të larta të borxheve publike, rritin nivelin e taksave për të ulur
borxhin publik.

⚫ Rritja e borxheve është edhe një çështje morale.

⚫ Rritja e borxhit dhe kalimi i saj tek brezat e ardhshëm kthehet në një barrë të rëndë për ta.

You might also like